
*Atdheu im, nuk jemi ne fajtorë, keqbërja e ne të gjithëve ashtu deshi, me luftë, krime, dëbime, asimilim.
E gjithë kjo ishte pjesë e planit të së keqes, që prej teje të marrin gjithçka, që fëmijëve të tu t’u ndërrojnë kombin për një komb të huaj.

Amina Nurovic (Amina Nuraj)
nga Novi Pazari, studente e trafikut rrugor në Tutin të Sanxhakut
Atdheu im, më fal.
Më fal që s’e kam ditur se jam bija jote.
Më fal që ta kthyem shpinën, por pa fajin tonë.
Na fal që lejuam mes për mes trojeve tona të vendosen kufij dhe të përdhoset gjithçka jotja, jona.
Na fal, Atdhe i dashur, për sllavizimin dhe asimilimin, na fal që lejuam me Sanxhakun të sundojë ai që ty të përdhosi.
Atdheu im, nuk jemi ne fajtorë, keqbërja e ne të gjithëve ashtu deshi, me luftë, krime, dëbime, asimilim.
E gjithë kjo ishte pjesë e planit të së keqes, që prej teje të marrin gjithçka, që fëmijëve të tu t’u ndërrojnë kombin për një komb të huaj.
Atdheu im i dashur, mua nuk më duhet atdhe tjetër, për mua ti je më e mira, më e bukura, më e pastra.
Atdheu im i dashur, u asimiluam, na grabitën nga gjiri jot, por ata harruan në gjakun tënd të pastër që na fale, o Atdheu im, gjakun që derdhe për komb, për ardhmërinë, për fëmijët e tu.
O Atdhe, ata nuk e dijnë se një ditë do të kthehet e gjitha, një ditë kur ndoshta më së paku do e mendojnë.
Atdheu im i dashur, faleminderit; faleminderit për gjakun e pastër që edhe mua gati të asimiluarën më ktheu, faleminderit për historinë tënde të pastër, FALEMINDERIT.
Sa të jem gjallë e sa të shkel mbi tokë do jem bija jote krenare dhe do përpiqem që gjithçka jotja të të kthehet një ditë: Sanxhaku, Maqedonia shqiptare, Çamëria, Presheva, Bujanoci, Medvegja, toka jote e grabitur dhe krenare, bijt’ dhe bijat e tu.
O Atdheu im, vetëm një Zot e di zemra ime sa të dëshiron, sa të dua, sa vlerë ke për mua.
Atdheu im i dashur, nuk lejoj që Ty, keqbërësit emrin të ta cenojnë, me të gjitha forcat do e mbroj emrin tënd të nderuar, nuk të jap për asgjë në botë.
Amina N.
Ndajeni këtë me të tjerët:
- Klikoni për ta shtypur (Hapet në një dritare të re) Shtype
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Pocket-i (Hapet në një dritare të re) Pocket
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Reddit-it (Hapet në një dritare të re) Reddit
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Tumblr-it (Hapet në një dritare të re) Tumblr
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re) Facebook
- Klikoni për ta ndarë me të tjerët në WhatsApp (Hapet në një dritare të re) WhatsApp
- Klikoni që t’i dërgoni një lidhje një shoku me email (Hapet në një dritare të re) Email
- Më