Kategori
Uncategorized

SPECIALE/ 50 fakte të veçanta nga jeta e Enver Hoxhës.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga vdekja e tij, Enver Hoxha vazhdon të jetë një personazh enigmatik. Jeta e shqiptarit më të rëndësishëm të shekullit XX është e mbushur plot me mistere dhe kontradikta. Edhe pse ishte një ndër njerëzit më të lexuar, Enver Hoxha ngriti një nga diktaturat më brutale në Shqipëri. Fakti më rrënqethës është se gjatë regjimit të tij janë ekzekutuar 6 027 njerëz, janë burgosur 17 650 dhe janë internuar mbi 20 mijë persona. Gjatë periudhës që ai drejtoi shtetin shqiptar janë vrarë 10 ministra, janë ekzekutuar, burgosur dhe internuar 20 gjeneralë të ushtrisë shqiptare. Si dhe nga krijimi i Partisë Komuniste në vitin 1941 e deri në vitin 1985, 41 drejtues të kësaj partie janë ekzekutuar.

Sot 50 fakte nga jeta e Enver Hoxhës. Që nga propozimi i çuditshëm ndaj Nexhmije Hoxhës, te pasionet, gjërat që urrente më shumë e deri te eliminimet e shokëve të tij më të ngushtë.

1- Diktatori Enver Hoxha lindi më 16 tetor të vitit 1908, në qytetin e Gjirokastrës.

Ai kishte një vëlla dhe dy motra. Ish-diktatori komunist jetoi 76 vjet, 5 muaj e 26 ditë. Enver Hoxha vdiq në 11 prill 1985.

2- Sipas raportit të mjekëve, Hoxha vdiq si pasojë e një ataku në zemër dhe pësoi gjendje koma që në datën 9 prill. Pas dy ditësh atij nuk i funksionoi asnjë organ jetësor duke i sjellë vdekjen.

3- Familja e Hoxhës ishte pronare tokash në Gjirokastër dhe në zonën e Dropullit. Ata ishin të besimit islam dhe i përkisnin sektit bektashinj.

4- Në vitin 1930 Hoxha përfundoi Liceun Francez në qytetin e Korçës me rezultate të larta. Sipas dëshmive, ai ishte nxënës me sjellje të shkëlqyer.

5- Qeveria shqiptare e Ahmet Zogut i dha në vitin 1931 një bursë studimi në universitetin e Montepeljes në Francë, të cilën ai e la përgjysmë.  Në Francë shkroi disa artikuj në gazetën “L’Humanite” me pseudonimin Lulo Malësori, ku denonconte qeverinë e Zogut.

6- Diktatori komunist ka jetuar për gati pesë vjet në disa shtete perëndimore. Por më shumë ai ka jetuar në Francë dhe Belgjikë. Ai shkoi në Bruksel dhe filloi punë atje si sekretar privat i konsullit të Shqipërisë. Sipas biografisë komuniste për shkak të veprimtarisë antizogiste ai shkarkohet nga puna.

7- Në vitin 1936 kthehet në Shqipëri dhe fillon punë si profesor i frëngjishtes në Liceun Francez të Korçës. Pas pushtimit, në vitin 1939 pushohet nga puna se nuk pranoi të regjistrohej në Partinë Fashiste.

8- Më 8 nëntor 1941, ai mori pjesë në mbledhjen e grupeve komuniste dhe ishte dhe ishte një nga themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare.

9- Në vitin 1942, një trup gjykues i Gjykatës Fashiste në Tiranë e dënoi me vdekje në mungesë kryetarin e PKSH-së, Enver Hoxhën. Enver Hoxha ishte një nga themeluesit e gazetës “Zëri i Popullit”. Ajo u themelua në gusht të vitit 1942 dhe ishte organ i Partisë Komuniste Shqiptare.

10- Prej 7 anëtarëve të Komitetit Qendror të Përkohshëm të Partisë Komuniste të krijuar në vitin 1941, vetëm Enver Hoxha mbeti gjallë pas çlirimit, të tjerët, u vranë ose u burgosën.

11- Një nga misteret e mëdha të Enver Hoxhës është padyshim dhe ardhja e tij në krye të Partisë Komuniste më 8 nëntor 1941. Në mbledhje ai nuk u caktua të ishte drejtues, ndërkohë që më parë del si lider i komunistëve. Disa historianë thonë se ishte  ndikimi i jugosllavëve Miladin Popoviç e Dushan Mugosha në ngritjen e tij. Blendi Fevvziu në librin e tij për ish-diktatorin shkruan se prezenca e Enver Hoxhës në mbledhjen e themelimit të Partisë lidhet vetëm me Koço Tashkon. Miladin Popoviçi i kishte thënë se të pestë anëtarët e Grupit Komunist të Korçës ishin ortodoksë dhe duhej që patjetër të ishte edhe një mysliman. Kështu Tashko mori Enverin.

12- Vrasja e Qemal Stafës është një pjesë e errët e historisë së Enver Hoxhës. Edhe pse ish-sekretari i Rinisë Komuniste u vra nga pushtuesit enigmë, kanë ngelur arsyet e urdhrit ndaj tij për të shkuar në Vlorë në 5 maj të vitit 1942.

13- Megjithëse Mbledhja e Mukjes që u mbajt në më 1 gusht 1943, mund të quhet si Parlamenti i Parë Pluralist, ajo u dënua rëndë nga Enver Hoxha, pasi u quajt tradhti. Ymer Dishnica dhe Mustafa Gjinishi do të merrnin dënime të rënda pas Mbledhjes së Mukjes. Enver Hoxha i nxitur nga jugosllavët nuk e miratoi takimin e tyre me eksponentët e Ballit Kombëtar.

14- Ish-diktatori komunist i ka shpëtuar për pak një tentative për vrasje në prill të vitit 1994 në Helmës. Një oficer gjerman i zënë rob arriti të merrte një automatik dhe të rrezikonte seriozisht jetën e Hoxhës.

15- Në mars 1943, në Konferencën e Parë të Partisë  Komuniste u zgjodh Sekretar i Partisë. Këtë funksion e mbajti deri në vdekje. Më 22 tetor 1994, Konferenca e Beratit vendosi krijimin e qeverisë së pavarur shqiptare. Në krye të qeverisë u caktua Enver Hoxha. Në maj të vitit 1944, Enver Hoxha emërohet Komandant i Shtabit Suprem. Ai zëvëndësoi në këtë post ushtarakun e lartë, Spiro Moiusiun.

16- Udhëheqësi komunist u martuar me Nexhmije Xhuglinin nga Dibra më 1 janar të vitit 1945. Nga martesa ata patën tre fëmijë dhe më pas shtatë nipër e mbesa.

17- Në vitin 1946, denoncoi misionin anglez dhe atë amerikan në Shqipëri se bashkëpunonin me kundërshtarët e tij për të rrëzuar regjimin komunist. Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së e Anglisë u ndërprenë në vitin 1946, pas incidentit të Kanalit të Korfuzit.

18- Të parën vizitë jashtë vendit Enver Hoxha e bëri në qershor të vitit 1946, në Jugosllavi, ku takua me Josif Broz Tito. Enver Hoxha është akuzuar nga nacionalistët se ia shiti Kosovën Jugosllavisë. Ndërsa Enver Hoxha në kujtime e tij deklaronte se kishte bërë përpjekjet maksimale për të bashkuar Kosovën me Shqipërinë. Madje që këtë ia kishte kërkuar edhe vetë Titos.

19- Hoxha ma mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes në vitin 1944, të Ministrit të Punëve të Jashtme në vitet 1946-1953 dhe të Kryeministrit në vitet 1944-1954.

20- Pas Çlirimit, në vitin 194, Enver Hoxha krijoi Gjykatën Speciale, e cila dënoi me vdekje qindra intelektualë të asa kohe, ndërmjet tyre edhe Bahri Omari, kunati i Hoxhës. 16 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë u ekzekutuan më 10 tetor 1947 nga regjimi komunist. Akuza ndaj tyre ishte se donin të rrëzonin regjimin komunist.

21- Për herë të parë në arenën ndërkombëtare, Enver Hoxha doli në gusht të vitit 1946, kur mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, si kryetar i qeverisë shqiptare. Për herë të parë Enver Hoxha e ka takuar diktatorin rus Josif Stalin në korrik të vitit 1947, pas një ftesë që i bën për një vizitë në Bashkimin Sovjetik. Pesë herë është takuar udhëheqësi komunist me Stalinin. Për herë të fundit ai është takuar në prill të vitit 1951.

22- Takimin e parë me Nikita Hrushovin, drejtuesi i Partisë Komuniste Enver Hoxha e bëri në në qershor të vitit 1954 në Moskë. Në maj të vitit 1959, drejtuesi i Bashkimit Sovjetik Nikita Hrushov viziton Shqipërinë, duke u bërë i pari kryetar shteti  i BS që viziton vendin tonë.

23- Enver Hoxha e ka vizituar vetëm njëherë Kinën në vitin 1956 dhe është takuar njëherë me Mao Ce Dunin. Udhëtimi i fundit që ka kryer jashtë vendi Enver Hoxha ka qenë në vitin 1960, në Mbledhjen e 81 Partive Komuniste në Moskë.

24- Gjatë pjesëmarrjes në Mbledhjen e 81 Partive Komuniste në Moskë. është hedhur dyshimi se sovjetikët kishin bërë një plan për të eliminuar Enver Hoxhën. Për këtë arsye, diktatori komunist u kthye deri në Itali me tren dhe më pas me avion. Një nga arsyet e prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, ishte se Moska i kërkoi Tiranës të rehabilitonte shqiptarët që ishin dënuar pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë.

25- Shqipëria u bë pjesë e Traktatit të Varshavës në vitin 1955. Në vitin 1962, Tirana del de facto nga ky traktat dhe de jure në vitin 1968. Shqipëria bëhej vendi i parë që largohej nga ky traktat që ishte një rivalitet i Moskës ndaj NATO-s. Pas prishjes së marrëdhënieve më sovjetikët në vitin 1960, Enver Hoxha dënoi dy nga drejtuesit e Partisë së Punës, Liri Belishovën dhe Koço Tashkon, me akuzën si bashkëpunëtorë të Nikita Krushovit.

26- Gjatë regjimit të Enver Hoxhës, në vitet 1945-1946 në Shqipëri u krye Reforma Agrare. Një reformë kjo që bëri pronarë tokash shumicën e fshatarësisë, por që ua mori me dhunë pronarëve duke i shpronësuar. Gjatë regjimit të Hoxhës, u bë kolektivizmi i pronës. U zhduk prona private, fshatrat u kthyen në kooperativa, kurse ndërmarrjet e vogla private u shtetëzuan.

27- Në 27 dhjetor 1967, Shqipëria u bë shteti i vetëm në botë ateist. U ndalua besimi në Zot dhe praktikimi i feve. U shkatërruan 2200 kisha dhe xhami që ndodheshin në vendin tonë.

28- Nga krijimi i qeverisë të pasluftës e deri në vitin 1981, të gjithë ministrat e Brendshëm: Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu, Mehmet Shehu dhe Feçorr Shehu, janë akuzuar nga Hoxha si agjentë të të huajve.  Shefi i truprojave të Enver Hoxhës ishte Sulo Gradeci. Ky i fundit i shërbeu Hoxhës për 30 vite duke qenë kështu edhe njeriu më i besuar i diktatorit.

29- Gjatë periudhës së tij si drejtues i Partisë së Punës, Enver Hoxha ka pasur vetëm dy aksidente të vogla me makinë, por pa rrezik për jetën. Shërbimet sekrete të huaja, por edhe individë brenda vendit, kanë ndërmarrë aksione për vrasjen e Hoxhës. Por zyrtarisht që nga marrja e pushtetit e derisa vdiq nuk njihet asnjë atentat i kryer ndaj tij.

30- Sëmundja e tij u mbajt e fshehtë për një kohë të caktuar. Enveri kishte pasur dy hemorragji cerebrale, më 1983-in dhe 1984-ën, kishte humbur gati krejtësisht sytë në mënyrë të pakthyeshme, ndërkohë që dy ditë para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt. Tashmë është shkruar mjaft për faktin se diabeti i rëndë kishte ndikuar në këtë fund të keq. Humbja progresive e mundësive të tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij të tmerrshëm, atë pushtet, që njerëzit e tij të afërm, me një fshehtësi gjithnjë e më të madhe, e ruanin deri në absurditet, duke shkaktuar situata tragjike. Më 11 prill të 1985 Enver Hoxha deklarohet zyrtarisht i vdekur. Ceremonia e tij u shoqërua me homazhe madhështore, sa në psikozën e njerëzve u duk se nga ai moment e pas Shqipëria nuk do të kishte më të ardhme.

31- Plot 40 vjet jetoi Enver Hoxha në zonën e ish-Bllokut. Ai u vendos aty në vitin 1945, në një vilë së bashku me Koçi Xoxen, por shumë shpejt lëvizi në një tjetër vilë. Ish-diktatori komunist kishte shtëpi pushimi pothuajse në të gjitha qytetet më të rëndësishme të vendit. Por dy vendet që ai preferonte më shumë të kalonte pushimet ishte Driloni në Pogradec dhe Vlora.

32- Enver Hoxha ka udhëtuar rrallë me mjetet e transportit ajror. Me avion, Hoxha ka udhëtuar drejt Moskës dhe Pekinit, kurse me helikopter vetëm disa herë brenda Shqipërisë. Mungesa e udhëtimeve vinte edhe si shkak i izolimit të Shqipërisë nga bota.

33- Hoxha e niste ditën duke lexuar të gjitha gazetat. Çdo mëngjes atij i linin mbi tavolinë të gjitha gazetat e vendit, madje edhe ato lokale. Ndërkohë që ai lexonte edhe shtypin ndërkombëtar, veçanërisht prestigjiozen franceze “Le Monde”.

34- Është i vërtetuar fakti se udhëheqësi komunist ka lëvizur me sozi gjatë vizitave që ai bënte në qytete të ndryshme të vendit. Hoxha ka pasur katër sozi. Për sigurimin e jetës së Enver Hoxhës, në udhëtimet jashtë Tiranës, sidomos gjatë pushimeve në malin e “Dajtit”, në vilat e plazhit të Durrësit, në Vlorë, Pogradec ose vizita të ndryshme të vendit, mobilizohej Drejtoria e dytë ose drejtoria e “sigurimit të Udhëheqjes”, Garda dhe grupi i sigurimit të afërt. Byroja Politike kishte hartuar një rregullore të posaçme, e cila detyronte të gjitha Degët e Punëve të Brendshme në rrethet ku do të kalonte autokolona, të qëndronin në gatishmëri numër një, 24 orë përpara dhe për disa orë me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve në rruge.

35- Ajo që është e vërtetë në të gjithë këtë histori, është fakti se sozitë e tij, më së shumti ishin manekinë, pra njerëz që mbanin veshur brenda makinës gjatë udhëtimit, vetëm rrobat e tij. Sozitë Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane “luajtur” kurrë Enver Hoxhën jashtë hapësirës së brendshme të “Mercedezit” të zi. Megjithëse askush nuk e pranon këtë fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizëm, si një nga shumë enigmat që kanë shoqëruar regjimin komunist në Shqipëri.

36- Por, për të kuptuar më së miri detyrën specifike ekstra të katër sozive të diktatorit, mjafton të përmendet një fakt i panjohur: Megjithëse ata kanë siguruar në 46 vjet pa ndërprerje jetën e Hoxhës, në dhjetëra e qindra dalje të tij në publik, portreti i tyre nuk figuron në asnjë prej mijëra fotografive të publikuara të ish kreut të shtetit. Madje as në njërën nga fotot e albumit të madh e luksoz të botuar me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Enverit.

37- Gjatë sundimit të tij janë dënuar 29 ministra, zëvendësministra dhe drejtues të Partisë së Punës, shumica me akuzën si agjentë të shërbimeve sekrete të huaja. Gjatë 41 viteve të regjimit të tij janë vrarë 9 ministra të qeverive të asaj kohe dhe një kryeministër. Vdekja e Mehmet Shehut u cilësua si vetëvrasje, por në fakt la shumë dyshime dhe mistere. Gjatë sundimit të tij, 22 gjeneralë të ushtrisë shqiptare janë ekzekutuar, persekutuar dhe dënuar me shumë vite burgim.

38- Gjatë sundimit të tij janë ekzekutuar për arsye politike, si armiq të pushtetit ose si bashkëpunëtorë te shërbimeve të huaja 6027 persona. Gjatë regjimit të Enver Hoxhës janë janë burgosur 17 650 persona, nga të cilët, 1065 persona kaba vdekur nëpër burgjet e tmerrshme komuniste.

39- Enver Hoxha fliste rrjedhshëm frëngjisht, por njëkohësisht njihte disa gjuhë të huaja, si italisht, serbo-kroatisht, rusisht dhe anglisht. Shkrimtarët më të preferuar të Hoxhës ishin Molieri, Gëte dhe Bajronin.

40- Ai kishte rreth 45 mijë libra. Shumica e tyre ishin libra enciklopedikë Laruse, albume e shumë të tjera, kryesisht në gjuhën franceze. Pas viteve ’90 shumica e tyre u shkatërruan dhe familja e tij mori vetëm një pjesë të vogël.

41- Enver Hoxha e pasuronte vazhdimisht bibliotekën e tij private me publikimet më të fundit të ardhura nga Franca. Sipas Blendi Fevziut, materialet që ai importonte për të lexuar nuk kufizoheshin në traktatet e fryra për Marksizëm-Leninizmin. Shija e Hoxhës për librat ishte e gjerë. Ai porosiste libra mbi jetën e Papëve dhe shenjtëve të tjerë katolikë, e madje edhe libra për vampirët, çuditërisht, mes tematikave të tjera.

42- Enver Hoxha e kishte pasion gjuetinë, por asnjëherë nuk është shquar në ushtrimin e këtij sporti. Dëshmitarë të asaj kohe tregojnë se ai shkonte për gjah kur e thërrisnin Mehmeti dhe Kadriu.

43- Sipas Nexhmije Hoxhës, gjëja që urrente më shumë Enver Hoxha, ishin borxhet. “E kishte në gjak zakonin e Gjirokastrës, borxhin nuk e donte, e dinte që borxhi të bënte skllav. Edhe për Titon ashtu thoshte. Kosovarët kanë bërë kaq borxhe me të, madje ata kanë thënë, qan fëmija në bark të nënës, pra kur do t’i paguajnë këto borxhe”. ka thënë Nexhmija Hoxha në intervistën e fundit për Rudina Xhungën.

44- Nexhmija Hoxha në një intervistë të dhënë për Rudina Xhungën ka deklaruar dhe se e propozoi Enver Hoxha në qershor të vitit 1942.

“Kështu që një ditë, kur Enveri e pa që unë nuk merrja vesh ose bëja sikur, vendosi të flasë vetë. Një ditë vere më tha, po shtrihem të fle, më zgjo në orën 5. Unë shkova ta zgjoj, por ai në fakt nuk kishte fjetur, ndoshta kishte ndenjur për të marrë vendimin e tij. Aty më bëri propozimin për martesë, një propozim aq prozaik, sa nuk e kisha menduar kurrë. Ai, përpara se të më thoshte shprehimisht të dua, më tha, tek po bëja kafenë që më kishte kërkuar:- “Unë dua të martohem me ty”. Unë ngriva, mbeta aty, duke bërë kafenë, e nuk po lëvizja, ndërsa ai më thotë:- “Po, hë, supë po bën? Ulu këtu se nuk të ha!”, domethënë, u mundua të më shkrifëronte pak. Me kokën ulur, i thashë:- “Unë nuk martohem gjatë luftës”. “Po kush tha që do martohemi në luftë”, -tha ai. “Në fillim do u themi miqve, por mendohu mirë, se ti je e re e kemi diferencë moshe”. Pastaj vazhdoi:- “Por unë nuk mund ta zgjas shumë, se aneja pret, ngaqë jam djalë i vetëm”. Unë nuk iu përgjigja në atë kohë, por kaloi nja një muaj e pak dhe pastaj i ktheva përgjigje:- “Diga e ideve të mia u thye”.

45- Në biografinë që i ka bërë ish-diktatorit, Blendi Fevziu e përshkruan Hoxhën si një psikopat paranojak, me shumë pak ose aspak tipare pendese, që së bashku me gruan e tij organizuan vdekjen e shpejtë të cilitdo që hyri në rrugën e tyre. Në vitet e tij të fundit, shkruan Fevziu, Hoxha jetoi papritmas një jetë të vetmuar, sepse deri në atë kohë ai kishte vrarë shumë nga shokët e tij të luftës, sa që vështirë që tani të kishte dikë me të cilin të bisedonte.

46- Udhëheqësi komunist e pësoi infarktin e parë në vitin 1972. Për gati dy vjet iu nënshtruar mjekimeve të shumta dhe gjendja e tij u përmirësua në vitin 1974.

Varrimi i Enver Hoxhes

47- Ai u varros në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Por në maj të vitit 1992 u zhvarros për t’u vendosur në varrezat e Sharrës.  Organizata e Kombeve të Bashkuara në muajin prill të vitit 1985 mbajti një minutë heshtje për vdekjen e Enver Hoxhës.

48- Ish-diktatori komunist u varros në arkivol. Ai e kishte lënë amanet që trupi i tij të mos balsamosej si Lenini. Është zbuluare se gjatë ditës së homazheve atij iu përgatit një maskë mortore për fytyrën.

49- Gjatë kohës së Luftës, për t’i shpëtuar ndjekjes së fashistëve, Enver Hoxha ka mbajtur disa pseudonime, si: Tarasi, Hasani, Saliu, Malo, Valbona dhe Shpati. Dy pseudonimet e fundit ua vuri si emra mbesës dhe nipit të tij.

50- Enver Hoxha është i vetmi personalitet shqiptar i përfshirë ne Enciklopedinë Botërore të vitit 2005. Emri i tij shënohet në faqen 430, aty ku sipas rendit alfabetik vjen shkronja H. Historiani Bernd Fisher e ka cilësuar Enver Hoxhën si shqiptarin më me ndikim të shekullit XX./ Tirana Observer/

Kategori
Uncategorized

Qeveria pasi mposhti krimin, tani kërkon burg kush braktis gomarin!

2016-09-08-11-00-09

Qeveria Rama, pasi mposhti krimin, korrupsionin, rriti mirëqënien ekonomike , rriti punësimin, uli çmimet, shtoi paratë e pensioneve me trefish, etj, pra pasi gjithçka e bëri si në Zvicër ka menduar që të rrisë masat ndëshkuese, deri në burg kur të ngordh një kafshë.

“Braktisja, keqtrajtimi, dhuna, plagosja, vrasja, konkurset e forcës, luftimet ndërmjet kafshëve, publikimi i foto e video, eksperimentet e paligjshme me kafshë, do propozoj të jenë vepra penale të dënueshme”, – shkruan Ministri Tahiri ne Facebook.

Ai thotë se kjo nismë vjen pas qindra komunikimeve me shumë qytetarë lidhur me keqtrajtimin sistematik të kafshëve, pas sqarimeve të vazhdueshme mes pafuqisë ligjore për të vepruar dhe indiferencës së shumë institucioneve, pas qindra foto e video ku dhuna e luftimet ndërmjet kafshëve kthehen në sipërmarrje gangstërlleku a përfitimi, është e domosdoshme ndërmarrja e një nisme ligjore, që i jep fund vakumit normativ dhe torturave çnjerëzore që disa të papërgjegjshëm i shkaktojnë kafshëve.

Tahiri thotë deri më sot nuk ka pasur asnjë dispozitë që dënon keqtrajtuesit e kafshëve dhe një gjë e tillë, sipas tij, duhet patjetër.

“Mbase sot e në vijim, do ketë shumë njerëz që do e konsiderojnë të tepërt. Disa do thonë se Shqipëria ka probleme më të mëdha! Disa të tjerë do thonë të shohim njerëzit një herë, pastaj kafshët. Unë mendoj të kundërtën! Asnjë problem tjetër, sado i madh, nuk mund të jetë kurrë justifikim aq sa të jemi indiferent ndaj dhunimit të kafshëve në vendin tonë”, thekson Tahiri në postimin e tij.

Ministri publikoi edhe tekstin që do të propozojë, ndërsa shprehet se për miratimin e tij duhet ndihma e të gjithëve.

“Më poshtë, teksti që do propozoj! Duhet ndihma e të gjithëve, për ta miratuar në parlament ndaj shpërndaje, thuaj tendën, nqs mendon se kafshët duhen respektuar e mbrojtur”.

Neni 1

“Keqtrajtimi i kafshëve”

1. Braktisja e kafshëve përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 lekë gjer në 30.000 lekë.

2. Kushdo që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshe, apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga 3 muaj gjer në 6 muaj.

3. Kur si pasojë e veprimeve të kryera në pikat 1 dhe 2 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënohet me burgim nga 6 muaj gjer në 12 muaj dhe me gjobë nga 50.000 lekë gjer në 100.000 lekë.

Neni 2

Shfaqjet, konkurset dhe luftimi ndërmjet kafshëve

1. Shfaqjet dhe konkurset e jashtëligjshme ku marrin pjesë kafshë, dënohen me gjobë nga 20.000 deri në 50.000 lekë

2. Prodhimi, shpërndarja, shitja e botimi i imazheve të luftimeve ndërmjet kafshëve, me çdo mjet ose formë, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 200.000 lekë ose me burgim deri në 1 vjet.

3. Organizimi i luftimeve dhe veprimtarive të dhunshme me kafshët, dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë.

4. Luftimi mes kafshëve që organizohet për qëllime përfitimi financiar dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 500.000 deri në 1.000.000 lek

5. Nëse nga aktet e përcaktuara në pikën 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënohet me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.

Neni 3

Kryerja e eksperimenteve me kafshë

1. Kryerja e eksperimenteve të jashtëligjshme me kafshët dënohet me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë

Neni 4

“Përdorimi për qëllime përfitimi të lëkurës së kafshës”

1. Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës së kafshëve shtëpiake, për prodhimin e artikujve prej lëkure, dënohet me burgim 2 vjet deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 500.000 lekë.

2. Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës, pendëve apo pjesëve të tjera të trupit të kafshëve të shpallura specie të rrezikuara dënohet me burgim deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.

Kategori
Uncategorized

NJË PYETJE PËR AMBASADORIN AMERIKAN.

lu-rama-metaAmbasadori amerikan Donald Lu u ra fort këmbanave të alarmit sot: “Situata e krimit të organizuar në Shqipëri është e rëndë; shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës me kriminelët në politikë; korrupsioni është në nivele të larta; Shqipëria ka nivelin më të ulët të arrestimit për rastet kriminale; bosët e krimit lëvizin të lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz me ndikim”.

Le t’i marrim me radhë në përpjekje për hedhur dritë sadopak mbi arsyet se përse Shqipëria gjendet në këtë situatë.

Si rast për fuqizimin e krimit të organizuar dhe lirshmërinë me të cilët lëvizin kriminelët ai mori sërish Emiljano Shullazin.

Shullazi është akuzuar nga opozita si krahu i djathtë i Minitrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Është akuzuar si “krimineli i i privilegjuar”; nuk u arrestua kur u përplas me armë më 5 janar 2015 në Qafë Kashar; gjurmët e barutit të gjetura në dorë u tha se i kishin ardhur ngaqë ishte ngrohur pranë një zjarri dhe ishin shenjat e tymit.

Nuk u arrestua kur kërcënoi kreun e opozitës. As kur kërcënoi një diplomat të njohur. Edhe kur u ndalua pasi kërcënoi rektorin e UT, Dhori Kule dhe kandidatin për rektor, Mynir Konin që të tërhiqej nga gara, ishte këmbëngulja e prokurorisë ajo që e mbajti pas hekurave.

Burime të lapsi.al thanë në atë kohë se drejtues të lartë të policisë ishin kundër arrestimit të Shullazit. Ata drejtues janë ende sot në detyrë. Edhe kur u shoqërua për në polici, opozita tha se u njoftua paraprakisht që të pastronte shtëpinë pasi do t’i bëhej kontroll.

Vetë ambasadori ka shprehur habi se si një emër i tillë, i akuzuar edhe për gjobëvënie e kërcënim nga një biznesmen me pasaportë amerikane, kishte kaq shumë pushtet e lëvizte lirëshëm pa i hyrë gjëmb në këmbë.

Arrestimi i tij u krye kur Edi Rama dhe Saimir Tahiri gjendeshin në vizitë ne SHBA. Debati në parlament mbi prangosjen e Shullazit la krejt në hije edhe takimin mes Ramës dhe presidentit Obama. Kjo, sa për të treguar rëndësinë që pati emri i Shullazit në politikë.

***

Kriminelët në politikë janë përmendur si fenomeni më i rëndë në historinë politike postkomuniste shqiptare edhe në raportin e vitit të kaluar të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku vihej theksi te fakti se një anëtar i kuvendit të Shqipërisë ishte i dënuar për prostitucion. Ky deputet, siç kishin faktuar dokumentet e drejtësisë italiane të publikuara nga opozita, ishte përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Lezhë, Arben Ndoka.

Partia Socialiste nuk pati guximin ta përjashtonte nga grupi parlamentar. E pranoi atë pavarësisht alarmit të Uashingtonit, deri sa ai vendosi të ikte vetë, kur ligji për dekriminalizimin ishte në prag të votimit dhe ai do të prekej prej tij.

Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës me të tillë personazhe, – thotë ambasadori Lu. Por Arben Ndoka, që u largua nga parlamenti, është sërish në politikë. Ai është eksponenti kryesor i PS në Lezhë, merr pjesë në aktivitete te qeverisë në këtë qytet, është i pranishëm në prezantimin e prefektit të ri, së fundi është angazhuar edhe në fushatën elektorale në Dibër.

Se kush i solli dhe po i mban të tillë personazhe në politikë, ambasadori amerikan s’e gjen me vend të tregojë gishtin nga përgjegjësi. Kur dëshiron, ai di të jetë konkret.

Kur në parlament është folur për kriminelët në politikë, deputetë të rëndësishëm të kuvendit, përfshirë edhe Ben Blushin e PS, e kanë drejtuar gishtin nga Edi Rama. Si në rastin e Elvis Roshit. Kryebashkiaku i Kavajës është faktuar se ka qenë i dënuar për përdhunim në Itali, por qeveria nuk e shkarkon nga detyra. Ai është në gjendje arresti, por Edi Rama e mban në drejtimin e bashkisë së Kavajës. Kryeministri ka pranuar publikisht kur është pyetur për Ndokën apo Roshin: Do të kishte bërë të njëjat zgjedhje nëse koha do të ishte kthyer pas.

***

Nëse ndalemi tek arrestimet e kriminelëve, mjafton të shohësh operacionet antikanabis. Ashtu sin ë Lazarat, ku përpara drejtësisë nuk u dërgua ndonjë “peshk i madh”, por ata “u përfaqësuan” nga Gatja, edhe në aksionet e këtyre ditëve në pranga janë vënë fshatarë e barinj, të cilët, në rastin më të keq kanë qenë të punësuar. Organizatorët, financuesit, kultivuesit e trafikantët, janë të lirë. Si mund t’i arrestojë policia kur drejtues të saj, sipas një raporti të SHISH, janë bashkëpunëtorë të kultivuesve e trafikantëve?

Vrasje të tipit mafioz, rreth të cilave kanë dalë vazhdimisht emra punonjësish policie, kanë mbetur pa u zbardhur apo me autorë në arrati. Një prej të akuzuarve si narkotrafikanti më i madh në jug të vendit, Klemend Balili, ish –drejtor i Transporteve të Sarandës, nuk u arrestua nga policia shqiptare, ndonëse kërkohej nga drejtësia greke. Policia shqiptare konstatoi vetëm se ai ishte larguar, ndonëse Balili organizoi një konferencë shtypi ku njoftonte dorëheqjen, pak ditë pasi emri i tij doli në mediat greke.

***

Nëse bosët e krimit lëvizin lirshëm, kjo ndodh vetëm për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz të pushtetshëm, ashtu siç me të drejtë konstaton amabasadori i SHBA. Rasti më flagrant ishte ai të kërkuarit për trafik droge nga autoritetet shqiptare dhe italiane pas një operacioni të përbashkët në Lezhë, Bardhok Pllana.

Një raport sekret i policisë, i publikuar nga lapsi.al dhe ABC News, në mars të vitit 2015, vërtetonte se në tetor të vitit 2014, Pllana i kishte shpëtuar policisë pasi ishte strehuar në makinën e deputetit të mazhorancës, Mark Frroku. Raporti i policisë tregonte se makina e deputetit ishte ndaluar nga njësitë e antidrogës, por deputeti Frroku nuk kishte lejuar kontrollin. Brenda mjetit të deputetit, ishte vërtetuar se gjendje Bardhok Pllana. Edhe pas publikimit të raportit, Partia Socialiste nuk e përjashtoi Mark Frrokun nga grupi parlamentar i saj, ku ai bënte pjesë.

Ndaj tij nuk u mor asnjëherë asnjë masë. Me mosveprimin e saj, PS mori në mbrojtje deputetin që kishte mbrojtur një shumëtëkërkuar. A mund të ketë provë më të fortë se kjo për motivin përse bosët e krimit lëvizin lirshëm?

***

Nëse korrupsioni ka prekur nivelet më të larta të qeverisë, siç thuhet në një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit, kjo ka ndodhur për shkak të shpërndarjes së parasë publike me komandim nga sipër. Dhjetëra biznemenë pranë kryeministrit janë denoncuar nga opozita si fitues tenderash publikë, herë pa garë, herë me ofertat me të larta. Dhe janë gjithnjë të njëjtët biznemenë apo deputetë të mazhorancës; Carapuli që ndërton shtëpinë e kryeministrit në Surrel dhe që vazhdon të marrë tendera milionash për rikonstruksion zyrash në OSHEE; Nushi që edhe pse tregton alkool e cigare fiton tenderin 120 milionë eurosh në shendësi për check up falas; Sadri Abazi që fiton tendera në Tiranë, Dibër e gjetkë me kompani të regjistruar në emër të familjarëve; Sulaj “i Tajavnit”, që sipas opozitës ka monopolizuar së fundi edhe përpunimin e naftës, djemtë e Valentina Leskajt që fitojnë tenderin e hekurudhës. Të gjithë këto emra dhe të tjerë, si Gjici apo Pjerin Ndreu, të denoncuar nga opozita, vazhdojnë të kenë të njëjtat “privilegje” nga mazhoranca. Si mund të luftohet korrupsioni, kur atë akuzohet se e bëjnë njerëzit më të pushtetshëm të mazhorancës? Si mund të veprojë drejtësia, kur një gjykatës që pezulloi drejtorin e policisë së shtetit, Haki Çakon, me kërkesë të prokurorisë për skandalin e pajisjes italiane të përgjimeve u bë objekt i një sulmi frontal nga vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri?

Ambasadori amerikan thotë se shpreson që situata do të ndryshojë tani me miratimin e reformës në drejtësi, me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Por a do të mund t’i luftojnë këto struktuar autorët e kësaj situate, kur ata janë në krye të pushtetit dhe po e konsolidojnë gjithnjë e më shumë atë, në një kohë kur edhe ambasadorët e huaj mbeten “memecë” ndaj fenomeneve të rënda, siç është së fundi mbulimi i të gjithë vendit nga droga?

Kategori
Uncategorized

Zbardhen dokumentet e CIA për eksodin e 1990, ja si njerëzit u dyndën drejt ambasadave, në Tiranë luftë për pushtet mes Ramiz Alisë dhe radikalëve komunistë, roli i Adil Çarçanit dhe tentativat e qeverisë për të ndalur largimet.

Shërbimi sekret amerikan, përveç tentativave për rrëzimin e regjimit komunist, i ka kushtuar një rëndësi dhe viteve të para të tranzicionit. Në një dokument të deklasifikuar pak ditë më parë për vitin 1990, tregohet dyndja e refugjatëve drejt ambasadave. CIA shkruan se në korrik të 1990 rreth 6 mijë persona ishin futur nëpër ambasada, ku gjysma e tyre në ambasadën gjermane. Nga ana tjetër thuhet se në Tiranë kishte një luftë për pushtet mes njerëzve të Ramiz Alisë që kishin nisur të lëshonin pushtetin dhe radikalëve komunistë, që kishin pas vetes Sigurimin e Shtetit. Po ashtu tregohet roli që kishte Adil Çarçani dhe frika e Greqisë dhe Jugosllavisë për një luftë ballkanike.

6 korrik 1990

Negociatat mes pushtetit dhe ambasadave të huaja ku janë strehuar qindra azilkërkues, janë ndërprerë mes sinjaleve të aktivitetit anti-regjim. Policia shqiptare lejoi dje një valë prej 100 shqiptarësh të hynte në ambasadat e huaja, ndërsa Tirana nuk ka pranuar kërkesën e gjermanëve dhe italianëve për të sjellë ushqim dhe mjekime me avionë. Kritikat e vendeve perëndimore për situatën e djeshme dhe për sigurinë e refugjatëve, bënë qe qeveria të mohonte se kishte pasur të vdekur gjatë demonstratave të së hënës. Tirana zyrtare thotë se shqiptarët kanë të drejtë të udhëtojnë jashtë shtetit dhe se prezenca e tyre në ambasada është e panevojshme. Komiteti qendror i Partisë Komuniste u takua dje dhe pritet të aprovojë emigrimin e atyre që janë strehuar në ambasada. Sipas raportimeve të shtypit, po merren në konsideratë ndryshime në qeveri, ndërsa të tjera demonstrata janë planifikuar.

Koment

Qeveria shqiptare po përpiqet të kalojë fajin e refugjatëve te ambasadat e huaja që po strehojnë njerëzit. Ndoshta Tirana mendon se duke lejuar të hyjnë më shumë refugjatë, me mungesa ushqimi dhe kushtesh sanitare, qeveritë perëndimore më në fund do të detyrohen t’i kthejnë ata. Vazhdimi i demonstratave me siguri do të përkeqësojë situatën, duke detyruar liderët të nisin fushatën e shtypjes së trazirave. Mosbindja publike ka gjasa të përhapet në qytetet e tjera të mëdha, ku dhe regjimi mund të përdorë forcë më të madhe shtypëse larg fushëpamjes së monitoruesve perëndimorë. Në Tiranë, lufta për pushtet mes të moderuarve të presidentit Alia, dhe radikalëve komunistë pritet të vazhdojë. Në rast të një përplasjeje finale, radikalët kanë më shumë lidhje me forcat e rendit dhe Sigurimit, dhe me shumë gjasa do të fitonin.

9 korrik 1990

Situata në Shqipëri është e trazuar dhe pritet të vazhdojë e tillë. Zyrtarët nuk po dërgojnë një mesazh të qartë mbi çështjen e refugjatëve dhe ndryshimet në kabinet në fundjavë nuk sollën fytyra të reja në qeveri. Autoritetet morën aplikimet e pasaportave të refugjatëve në të paktën katër ambasada dje. Fluksi i refugjatëve në ambasadat e huaja duket se ka ndaluar për momentin, por numri i tyre besohet se i ka kaluar 6000 vetët, nga të cilët rreth 3000 vetëm në ambasadën gjermane. Kushtet sanitare dhe të ushqimit në ambasada po përkeqësohen. Kryeministri Çarçani dhe liderë të tjerë po mbajnë një linjë të ashpër dhe po fajësojnë vetë ambasadat për situatën, duke denoncuar “ndërhyrjen brutale” në punët e brendshme të Shqipërisë. Çarçani përsëriti refuzimin e Tiranës për lejimin e avionëve perëndimorë, për sjelljen e ndihmave dhe mjekimeve. Zona rreth ambasadave u mbyll dje nga rrethimi i policisë, duke ndaluar hyrjen e refugjatëve të tjerë. Raportime të pakonfirmuara nga burime greke sugjerojnë se edhe shqiptarë që përpiqen të kalojnë kufirin drejt Greqisë, janë vënë përballë zjarrit të forcave kufitare shqiptare. Të shtunën, qeveria shqiptare njoftoi ndryshime në qeveri, pas takimit dy-ditor të komitetit qendror të Partisë Komuniste. Ministrat e ashpër komunistë, Stefani i Ministrisë së Brendshme dhe Murra i Ministrisë së Mbrojtjes, humbën postet e tyre bashkë me disa anëtarë të moshuar të Partisë Komuniste nga Byroja Politike. Stefani e ruajti vendin në Byronë Politike dhe u zëvendësua nga Hekuran Isai. Presidenti Alia njoftoi të tjera reforma politike dhe ekonomike, veçanërisht atë për bizneset private dhe sektorin e shërbimeve që do të lejohen të zgjerohen. Regjimi duket se po lëviz drejt lirimit të refugjatëve, por masat e lehtësimit mund të sjellim përkeqësim të incidenteve. Ndoshta pushteti po e bën këtë me shpresën se zbutja e rregullave mund të zbusë tensionet, por premtimet mund të mos mjaftojnë për qetësimin e turmave, të cilat kërkojnë ndryshime reale drejt përmirësimit të kushteve të jetesës dhe demokracisë. Anëtarët e larguar të Byrosë Politike mund të kenë qenë të planifikuar prej kohësh, dhe zëvendësuesit e tyre pritet të jenë më të moderuar, por fakti që Stefani ruajti vendin në Byro do të thotë se komunistët radikalë mbeten ende një faktor.

10 korrik 1990

Trazirat shqiptare përhapen në rajon

Greqia duket se po përgatitet për një fluks refugjatësh dhe ka kërkuar nga Shqipëria siguri për komunitetin minoritar grek në Shqipëri, ndërsa Beogradi shqetësohet se trazirat mund të përkeqësojnë gjendjen delikate në Jugosllavi. Greqia ka angazhuar forcë komando dhe mjete detare në kufijtë me Shqipërinë, sipas raportimeve të shtypit. Një njësi elitare greke e Naous pranë kufirit me Jugosllavinë, ndoshta me rreth 350-500 njerëz, raportohet të jetë transferuar në Janinë pranë kufirit me Shqipërinë. Një forcë detare me të paktën një frigatë, është vendosur në brigjet jugperëndimore pranë ishullit të Korfuzit. Beogradi ka kufizuar përfshirjen e tij në dhënien e ndërmjetësimit me anë të ambasadorit të tij. Nuk është vërejtur asnjë lëvizje e pazakontë e forcave ushtarake jugosllave pranë kufijve me Shqipërinë. Me shumë gjasa, Athina kërkon të sigurojë kufijtë e saj për të evituar një vërshim të mundshëm nga refugjatët shqiptarë, si dhe për të treguar vendosmërinë e saj në mbrojtjen e minoritetit grek në vend. Qeveria e saj konservatore nacionaliste me siguri preferon të punojë me anëtarët e këshillit evropian për zgjidhjen e konfliktit, por çdo veprim dhune ndaj anëtarëve të minoritetit grek do të vinte nën presion qeverinë për të shtuar forcat ushtarake në kufi, dhe si në raste ekstreme, të veprojë ushtarakisht brenda Shqipërisë. Beogradi padyshim trembet se vazhdimi i trazirave do të rrisë tensionet në provincën shqiptare të Serbisë, Kosovë, si dhe mundësia e një fluksi refugjatësh.

Ndryshimet në qeveri

Në Tiranë, ndryshimet e djeshme të qeverisë prekën ministrat e ekonomisë dhe kishin si qëllim qetësimin e situatës së ushqimit dhe mangësive të tjera. Shtypi raportonte se po vazhdojnë demonstratat në Kavajë dhe grevat në Elbasan në kombinatin metalurgjik. Sigurimi dhe ushtria ka bllokuar rrugët drejt Tiranës dhe linjat e trenave drejt kryeqytetit janë ndaluar. Qeveria duket se po mban premtimin për të lejuar largimin nga vendi të rreth 6000 refugjatëve në ambasadat e huaja. Ambasadat gjermane, italiane, hungareze e të tjera kanë nisur mbushjen e formularëve të azilit dhe rreth 3000 refugjatët që llogariten të jenë strehuar në ambasadën gjermane pritet të largohen nesër ose të enjten, megjithëse ende nuk janë bërë plane konkrete për nisjen e tyre. Qeveria italiane po mendon largimin e rreth 3000 refugjatëve në rrugë detare. Numri i madh i refugjatëve dhe analfabetizmi i tyre ka ngadalësuar procesin e regjistrimit. Ndërkohë, Shqipëria ka shtrënguar dhënien e vizave për korrespondentët e huaj. Nja gazetar grek konfirmonte se zyrtarët kanë ndaluar gazetarë të huaj në aeroport dhe detyrojnë të kthehen mbrapsht ata që nuk kanë vizë.

30 qershor 1994

CIA për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë përkeqësuar shumë pas një sulmi të dhunshëm kufitar në prill, incidenti i fundit gjatë tre vjetëve marrëdhëniesh të tensionuara. Greqia ka shtuar retorikat akuzuese për represion ndaj minoritetit grek, kurse Tirana trembet se Athina ka plane për minoritetin në Jug të Shqipërisë. Greqia akuzon se Tirana thyen sistematikisht të drejtat e minoritetit me qëllim largimin e tij nga Shqipëria, por këto nuk kanë baza. Raporti i zyrtarëve të OSBE thotë se të drejtat e minoritetit grek përputhen me direktivat e OSBE. Shqipëria trembet se politika ekspansioniste greke nxitet nga dështimet e Athinës në kontrollin ndaj nacionalizmit ekstremist, i cili kërkon provokimin e minoritetit grek. Kjo ka përforcuar dyshimet se organizata kryesore politike greke në Shqipëri manipulohet nga Greqia. Një krizë bilaterale mbi minoritetet mund të destabilizojë qeverinë pro-amerikane të Tiranës, në avantazh të ish-komunistëve, dhe mund të ketë pasoja për rajonin.

Përplasje të ashpra diplomatike mes dy vendeve

Qeveria greke e Papandreut e konsideron çështjen e minoritetit grek në Shqipëri si më eksploziven në politikën e Greqisë. Riafrimi i marrëdhënieve duket se është i pamundur pa ndihmën e Perëndimit për qartësimin e informacioneve dhe keqinterpretimet nga të dyja palët. Tensionet kanë qenë të përhershme në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri në vitet e fundit. Vitin e kaluar, Greqia largoi nga vendi rreth 25.000-30.000 shqiptarë pa dokumente, pas përjashtimit nga Tirana të një kleriku grek, që supozohej të kishte shpërndarë literaturë ekspansioniste (pretendime territoriale) greke. Marrëdhëniet u përkeqësuan pas incidentit kufitar të 10 prillit ku dy oficerë shqiptarë u vranë. Autoritetet shqiptare pretendojnë se sulmuesit u larguan drejt territorit grek. Një organizatë e panjohur terroriste e quajtur Fronti Çlirimtar i Vorio-Epirit (MAVI) mori përgjegjësinë për sulmin, sipas medieve greke. Presidenti Shqiptar, Berisha, akuzoi publikisht qeverinë greke për mbrojtje të përgjegjësve, por qeveria mohoi çdo përfshirje. Më pas, Tirana arrestoi gjashtë liderë grekë etnikë me akuza për promovim të separatizmit grek. Berisha siguroi se gjyqi i gjashtë grekëve do të bëhej publik dhe i hapur për ekzaminim ndërkombëtar. Ata mbanin poste në organizatën etnike greke OMONIA. Qeveria akuzoi Tiranën për persekutim të minoritetit grek. Athina ka anuluar dy herë takimet për përmirësimin e marrëdhënieve, çka ka sjellë bllokim të fondeve evropiane për Shqipërinë dhe protesta. Shqipëria protestoi te disa organizata ndërkombëtare. Pas presionit të brendshëm, Greqia shtoi presionin diplomatik ndaj Shqipërisë dhe nisi diskutimin e mbylljes së kufirit dhe deportimin e shqiptarëve ilegalë. Hetimet e policisë mbi incidentin kufitar sollën ashpërsime të tjera të retorikës, pas marrjes në pyetje të rreth tridhjetë grekëve etnikë në maj. Athina akuzoi Tiranën për nisje të një vale arrestimesh dhe shtytje për largim të grekëve nga Shqipëria. Berisha u tha gazetarëve se mund të shkonte për bisedime në Athinë nëse ftohej.

Gjendja e minoritetit grek në vitin 1994

Nuk kemi gjetur prova se Tirana zbaton politika sistematike frikësimi dhe presioni ndaj minoritetit grek. Informacionet sugjerojnë se përkundrazi, Athina ka shkelje të të drejtave të njeriut, më të rënda sesa akuzat e saj në krah të kundërt. Komisionari i lartë i OSBE për Minoritetet, Max Van der Stoel vizitoi dy herë Shqipërinë vitin e kaluar dhe tha se pretendimet greke nuk kishin baza, (nuk ka sinjalizim me programe të largimit të minoriteteve. Tirana po rivendos disa familje të varfra prej Veriut në toka bujqësore në qendër të Shqipërisë, zonat e minoriteteve janë të paprekura). Shumica e grekëve etnikë udhëtojnë drejt Greqisë për arsye ekonomike dhe jo për t’i shpëtuar diskriminimit.

Lidhjet e OMONIA-s me organizata radikale greke

Prishja e marrëdhënieve me Greqinë ka shtuar dyshimet e Tiranës për lidhje të mundshme mes OMONIA-s dhe Athinës. Grupi është themeluar në vitin 1991 me mbështetje nga disa organizata greke. Omonia mban lidhje me disa organizata radikale greke që mbrojnë hapur teorinë e “Vorio Epirit” dhe liderët e saj udhëtojnë në Greqi e priten nga zyrtarë të Athinës. Megjithëse shumica e liderëve të saj janë të moderuar dhe angazhohen me sistemin shqiptar, disa elemente, siç ishte një prej gjashtë të arrestuarve në prill, bëri thirrje publike për bashkimin e Jugut të Shqipërisë me Greqinë. Disa prej të arrestuarve kishin kryer aktivitete ekspansioniste. Liderët e OMONIA-s mohojnë lidhjet me Greqinë dhe kohët e fundit në një konferencë shtypi kanë deklaruar se janë të pavarur nga forcat e jashtme dhe relativisht të distancuara nga qeveria e Tiranës. Disa ankesa të grekëve etnikë ndaj Tiranës janë legjitime, veçanërisht ato në lidhje me përfaqësimin e grekëve etnikë në arsim, polici dhe ushtri. Grekët janë ankuar dhe për refuzimin e kthimit të pronave të kishës ortodokse greke.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Kategori
Uncategorized

Kaosi i pranimeve të reja në universitet, një skemë korruptive e mirëmenduar.

 

Nga Dr. Albano ZHAPAJ

Duke filluar nga sot e deri në fund të muajit Tetor 2016, çdo shqiptare e shqiptar, nisur nga kaosi i krijuar për pranimet në universitete, do të kuptojë përfundimisht se kjo qeveri nuk ka synim përmirësimin arsimin e lartë, e aq më tepër rritjen e cilësisë dhe zhvillimin e tyre. Sot mbas tre viteve qeverisjeje të majtë, nuk shikohet ende në horizont se cili është vizioni i kësaj qeverisjeje për arsimin e lartë.

Për sa i përket pranimeve në universitete, nuk po dallohet ende se cilat janë rregullat e lojës, pasi duket qartësisht që nuk janë ato rregulla që ka parashikuar ligji i arsimit të lartë. Neni 69 i ligjit  80/2015, për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, thotë qartë se: “pranimet e studentëve në institucionet e arsimit të lartë në të gjitha programet e studimit bëhen me vendim të universiteteve”, por nuk po shikojmë asnjë vendim të universiteteve.

Mbas tre viteteve (keq)menaxhimi të arsimit në përgjithësi dhe të pranimeve të reja në universitetet publike në veçanti,  po kuptohet se gjithë ky zinxhir kaosi i krijuar nga mungesa e informacionit,  e udhëzimeve orientuese,  nuk është pasojë e paaftësisë së ekzekutivit të arsimit, por është pasojë e një skeme korruptive të mirëmenduar.

Argumentet që na bindin se kemi të bëjmë me një skemë të mirëmenduar përfitimi financiar në kurriz të familjeve shqiptare, janë të shumëfishta, por mjaft të analizosh të gjitha hallkat e procesit të pranimeve në universitet, dhe kupton se si po luhet në kurriz të universiteteve publike, në mënyrë që të shtyhen maturantët e rinj të shkojnë e të studiojnë tek privati.

Ku fillon dhe si është e ndërtuar kjo skemë korruptive?

Së pari; kjo skemë fillon tek krijimi i formularit të aplikimit, dhe menaxhimi i tij nga ana e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, e bërë kjo në afatet limite të kohës, kur njerëzit janë me pushime. Në asnjë pikë apo nen të ligjit, nuk parashikohet një menaxhim apo formular i tillë. Matura shtetërore do të ishte dalëse, dhe pranimet do ti bënte vetë universiteti, dhe këtu s`ka shqiptar e shqiptare që mos ta mbaj mend që ka qenë trumbetuar fort nga kjo qeveri.

Ndryshimi i rregullave të lojës dhe mos zbatimi i ligjit që nga vetë kjo maxhorancë është miratuar, është tregues i qartë se kjo qeveri e ka centralizuar qëllimisht këtë proces, për të menaxhuar kuotat e përfitimit që vijnë nga universitetet private.

Së dyti; mungesa e numrit të kuotave të pranimit në universitetet publikë, dhe e udhëzimeve të qarta të hapave që duhen ndjekur mbi këtë proces. Këto akte ligjorë apo nënligjorë, për kë nuk e ka idenë se si krijohen, u them se nuk kanë as më të voglën vështirësi për t`u bërë, aq sa edhe një specialist i papërvojë i administratës së arsimit, do të ishte në gjendje t`i hartonte, e jo më një administratë e tërë.

Vonesa e udhëzimeve për të tretin vit radhazi është shenjë e qartë e krijimit të kaosit informativ, me qëllim destabilizimin e ekuilibrit të përzgjedhjes së degëve nga ana e të rinjve dhe familjeve të tyre, në mënyrë që këta të fundit, nga frika se mos mbesin pa shkollë,  të shkojnë dhe aplikojnë tek privati.

Së treti, futja në formularin e aplikimit për në universitet, të programeve të studimit të institucioneve të arsimit të lartë privat. Në këtë mënyrë jo pa qëllim është ngatërruar “keku me byrekun” bashkë, pasi detyron maturantët të mendojnë e më tej pranojnë se ekziston edhe arsimi privat, përveç se atij publik. Duke mos pasur një sistem vlerësimi referues, pra që të kuptojnë maturantët se me sa pikë mund të shkohet në një degë të caktuar, mbi 90% e tyre do të vendosin kryqin edhe tek një degë e universitetit privat, që me shumë gjasa del fitues që në raundin e parë. Në këtë mënyrë qeveria e ka “sajdisur” privatin me klientë të rinj, dhe s`ma do mendja se shqiptarët janë aq naivë sa të besojnë se qylaxhinjtë qeveritarë të mos marrin këtu “pjesën e tyre”.

Së katërti; mungesa e informacionit mbi raundet e mundshme të aplikimit. Dihet se gjatë fazës së parë, nga 42 mijë maturantë, përfitojnë vetëm 15 mijë prej tyre, dhe mbeten ende kuota bosh që duhen plotësuar, të paktën në universitetet publike. Por sivjet, kur në formular ka hyrë në lojë edhe privati, kuotat për t`u zëvendësuar do të jenë më të larta.

Me këtë sistem të centralizuar pranimesh, kuptohet qartë se vonesa e informacionit, dhe mos deklarimi i rregullave paraprake të lojës, do të dëmtojnë edhe universitetet private, përveç se atyre shtetërore. Por ndërkohë që universitetet shtetërorë paguhen nga shteti, ato privatë janë biznese, dhe biznesit kur ja ul nga “lart” fitimet, e destinon të mbyllet.

Pra, në këtë formë, qeveria ka në dorë jetën apo vdekjen e institucionit privat, gjë që e detyron këtë të fundit, që për arsye mbijetese, të shkojë të “kollitet” në vendin e duhur. S`ma do mendja të ketë shqiptar që të mos ta dijë se sa të nevojshme janë, për qenërinë, këto gjëra në prag të zgjedhjeve.

Së pesti; procesi i munguar, deri më tash, i transferimit të studimeve, është bërë monopol i ekzekutivit të arsimit dhe ka dalë jashtë çdo kontrolli dhe çdo llogjike të Sistemit të Bolonjës. Transferimet e studimeve janë po aq të rëndësishme sa edhe pranimet e reja, dhe shumë të rinj studentë investohen fort për të ndryshuar degën apo institucionin ku studiojnë. Kur them investohen, nuk e kam fjalën vetëm për investim të tipit shpirtëror, por edhe ekonomik të familjes së studentit.

Edhe procesi i transferimeve jo pa qëllim është centralizuar dhe është lënë në dorë të ekzekutivit të arsimit, ose më saktë të një grupi të vogël aty brenda. Qeveria në këtë mënyrë, përveç se të ketë në dorë t`i heqë ndonjë privati ca studentë (dihet që shumica duan të transferohen nga privati tek shteti, dhe privatit kjo gjë nuk i leverdis), “sajdis” edhe “ushtarët e vet” që punojnë për të në ekzekutiv, përveç se të bëjë edhe nderet e radhës, ndonjë familjeje që ka kontribuar ose premton të kontribuojë në zgjedhjet e ardhshme. Mungesa e informacionit për këtë proces, shkon në të njëjtën linjë korruptive të pranimeve të reja.

Së gjashti; kuotat e munguara të pranimit për studime të dyta, pra për ata persona që ose për vullnet të tyre personal, ose për zgjedhje të gabuar në studimet e mëparshme, kanë vendosur të aplikojnë për një program të dytë studimi.

Edhe këto kuota, ende nuk janë përcaktuar si numër, dhe për më tepër edhe si procedura. Kjo gjë i çon të interesuarit automatikisht t`i adresohen apo drejtohen për ndihmë ekzekutivit të arsimit. Mungesa e informacionit deri në ditët afër fillimit të vitit akademik, do t`i detyrojë të interesuarit, sidomos atyre që e kanë të domosdoshëm këtë proces, të pranojnë “kushtet e lojës”, pra në të njëjtën formë si tek transferimet.

Së shtati; mungojnë jo pa qëllim kuotat dhe rregullat e pranimeve për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë vendit. Dihet se shumë shqiptarë nga Lugina e Preshevës, nga Bujanovci, Medvegja, nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, çdo vit vijnë dhe studjojnë në universitet tona. Është i treti vit radhazi që këta studentë “menaxhohen direkt nga ekzekutivi i arsimit, dhe jo nga universitetet. Ky proces tash e tre vjet po kalon një periudhë të errët menaxhimi, si nga ana e informacionit, ashtu edhe nga mënyra e përzgjedhjes së fituesve. Vitin e kaluar është folur për shifra që kalojnë nga pesë deri tetë mijë euro për kandidatë të caktuar “fitues” nga trojet që kanë shkuar në programet e mjekësisë.

Së teti; mungesë e qartë informacioni mbi kuotat e shtresave në nevojë, si persona me aftësi të veçanta, të verbrit, tetraplegjikët apo paraplegjikët, si dhe kandidatë të tjerë që vijnë nga komunitetet e romëve dhe egjiptianëve. Procesi i tre viteve të kaluara për këto persona ka qenë tërësisht i menaxhuar nga ekzekutivi i arsimit, në një kuadët të mbyllur procedural me shumë dritëhije. Këto lloj kategorish nuk është se janë shumë të preferuara nga qeveria, pasi këto kategori historikisht janë përjashtuar nga tarifa e studimit, dhe bëhet çdo gjë, për ti lodhur e stresuar nga ana procedurale dhe informative, në mënyrë që të heqin dorë nga shkollimi.

Kështu që edhe kjo kategori bëhet kontingjent për të shkuar e studiuar tek privati, me shpresën se ndonjë shoqatë ao fondacion i paguan tarifën e studimit, në ato raste kur familja nuk e përballon dot.

 

Së nënti; vënia e pragut të notës mesatare gjashtë, si kriter për hyrjen në universitete, dhe pranimet e lira në programet dy vjeçare profesionale, për ata që kanë mesataret nën notën gjashtë, ka bërë një një sërë institucionesh të arsimit të lartë privat të hapin programe studimi dy vjeçare, në mënyrë që të thithin edhe kontingjentin e fundit të “dhuruar” nga qeveria.

Çfarë pritet të ndodhë me pranimet?

Këto tre muajt e ardhshëm do të shikojmë se si ekzekutivi i arsimit do të xhonglojë me aktet nënligjorë dhe udhëzimet e pranimit, me afatet e regjistrimit, me fazat e aplikimit për në universitet, me ndryshimet e vazhdueshme të udhëzimeve dhe afateve të tyre, me synimin e vetëm: rrënimin e universitetit publik, dhe furnizimin me kandidatë të universiteteve private, me qëllim përfitimin personal të atyre që janë direkt pjesë e lojës, apo klientëve qeveritarë që marin përsipër dhe ndryshojnë rregullat e lojës, në favor të universiteteve privatë.

Nëse reflektojmë dhe gjykojmë në mënyrë të kthjellët, proceduralisht, për sa argumentuam më sipër, padyshim që dalim në konkluzionin se nuk kemi të bëjmë as me kaos rastësor dhe as me paaftësi të qeverisë, por kemi të bëjmë me një skemë të mirëmenduar korruptive, e cila sjell në vit miliona euro përfitime për buxhetin e universiteteve private, e kush me to është bashkëpunëtor e përfitues në qeveri.

Kategori
Uncategorized

Shën Tereza dhe qoftëlargu në Shqipëri.

Shën Tereza dhe qoftëlargu në Shqipëri

Prof. Dr. Lisen Bashkurti/

Shën Tereza është me gjak shqiptare. Ajo theksonte se atdheu i saj është një vendi i vogël, Shqipëria. Vetë jeta, veprimtaria dhe individualiteti i Shën Terezës sintetizon identitetin shqiptar dhe vlerat universale.

Shën Tereza ka percjelle me kujdes Shqipërinë e shqiptarët kudo në botë. Ajo vizitoi disa herë Shqipërinë e Kosovën. Krijoi kudo ne hapsirat shqiptare misionet e saj bamirëse.

Shën Tereza ndikoi direkt mbi zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ajo ndikoi mbi ShBA dhe Presidentin Klinton për ndërhyrje në Kosovë. Vetë Presidenti Klinton theksonte se “Nënë Tereza më bëri ta dua dhe ndihmoj Kombin Shqiptar”.

Por Shën Tereza ka shprehur edhe brengosjen e saj për Shqipërinë dhe Kosovën. Si shenjtore e filozofe Shën Tereza e shprehu brengen e saj në poezi me stil terthor metaforik.

Në këtë poezi te vitit 1997 Shën Tereza përmendi dëshiren për të shkuar në Shqipëri e Kosovë për të ngjallur 12 shenjtore…por siç duket e pengon “QOFTELARGU”…

Ja lexojeni…

Si shumë po vepron
Qoftëlargu në anët tona !
12 shtatore me figura shenjtësh
do të doja të kisha në Shqipëri,

Patjetër dhe në Kosovë 12 të tjera,
të luteshin murgeshat e mia
për të larguar të keqen
nga atdheu im.

Dua të kthehem në SHQIPERI,
tu shërbej më të varfërve të gjakut tim.

Dhe në nderim të kujtimit të prindërve dua të kthehem,
pranë tyre të mbyll sytë.

Ta dimë, secili nga ne
është krijuar për të bërë vepra të mëdha.

Ku eshte qoftelargu per Shen Terezen?

Atje ku ka konfliktet politike dhe sherret politike eshte ndjenja e urrejtjes, armiqesise dhe hakmarrjes, atje eshte qoftelargu.

Atje ku ne pellgun e varferise ngrihet luksi i babezitjes, kur mjerimi dhe pasuria distancohen perhere e me shume, ku uria ekonomike dhe orgjia e bollekut, ku skamja e skajshme dhe shperdorimi kuterbues bashkejetojne, atje eshte qoftelargu.

Atje ku mungon kohezioni shoqeror, ku perplaset kupola abuzive me rrenojat e mjerimit pa shtrese te mesme, atje eshte qoftelargu.

Atje ku femijet, grate dhe te moshuarit jetojne te pambrojtur e te kercenuar cdo dite, pa arsim e pa shendetsi te sigurt, pa institucione e mjedise clodhese e rekreative, atje eshte qoftelargu.

Atje ku droga mbulon token e shenjte shqiptare, ku mbillet helmi, vdekja, plaget shendetsore e sociale, atje eshte qoftelargu.

Atje ku krimi ben kerdine, ku vrasjet nuk pushojne, ku vjelljet lulezojne si ferrat ne cdo cep, atje eshte vendosur qoftelargu.

Atje ku korrupsioni ka mbire si virus kancerogjen ne nivele te larta te drejtesise, politikes dhe administrates publike, ku diskriminimi zoteron drejtesine, atje eshte qoftelargu.

Tani Shen Tereza eshte prane Zotit. Shen Tereza eshte ndermjetesuesja jone me Perendine. Eshte ndermjetesuesja jone me popujt e botes. Eshte ndermjetesuesja jone ndermjet besimeve te ndryshme. Eshte ndermjetesuesja jone me vlerat universale te mbare njerezimit.

Tani Shen Tereza do na ndihmoje
ne shqiptareve per te perzene edhe qoftelargun njehere e pergjithmone nga trojet ku thone “buke dhe uje”.

Mbare shqiptaret lypet t’i luten Shen Terezes!

Kategori
Uncategorized

“Lamtumirë profesori im”. Myftiu i Devollit Artur Vrenozi, qan ndarjen nga jeta të priftit Dhimitraq Verriga.

14218043_1190568674340611_1970741977_n

Harmonia fetare në Shqipëri është e njohur botërisht.

Por kjo harmoni nuk do të vazhdonte gjatë nëse edhe drejtuesit fetarë nuk do të jepnin kontributin apo shembullin e tyre për respektimin e fesë së tjetrit.

I tillë ka qenë edhe rasti i myftiut të Devollit, i cili në një postim në faqen e tij të facebook ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së një prifti.

Statusi i plotë i myftiut të Devollit:

prifti

Kategori
Uncategorized

ISH-KREU I SHIK NXJERR DOKUMENTET: NJË MIJË TË VRARË NGA DIVERSANTËT NË SHQIPËRI, JA PSE DËSHTOI CIA!

 

 Ish-kreu i SHIK nxjerr dokumentet: Një mijë të vrarë nga diversantët në Shqipëri, ja pse dështoi CIA!
Studiuesi Irakli Koçollari, ish-shef i Shërbimit Informativ Shtetëror, zbulon dokumentet e CIA-s amerikane ku, sipas të cilave, grupet diversante që kanë hyrë në Shqipëri në vitet 1948-1956 kanë vrarë mbi një mijë roje kufiri, oficerë dhe civilë të pafajshëm gjatë misioneve të tyre, ndërsa shërbimet kufitare shqiptare kanë asgjësuar apo kapur 300 prej tyre.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Koçollari shprehet se dështimi i misioneve të huaja që hynin në Shqipëri nga ajri apo dhe nga toka kishin si qëllim rrëzimin e pushtetit të dalë pas luftës, ndërsa meritë për asgjësimin e tyre ka qenë plotësisht e inteligjencës dhe trimërisë së forcave shqiptare. Këtë fakt ai e mbështet në dokumente sekrete tashmë më të deklasifikuara të shërbimeve të huaja, sipas të cilave ka qenë faktori shqiptar që ka çuar në dështimin e këtyre misioneve. Koçollari për herë të parë tregoi në emision se dokumentet fillojnë që me planin e parë të hartuar për vendimin e marrë për operacione kundër Shqipërisë, i cili ishte një plan për t’u admiruar.

Në një plan prej 97 faqesh, në vitin 1949 u hartua nga Frenk Wizner, një nga oficerët e lartë të CIA-s, që synonte jocopëtimin e Shqipërisë për rrëzimin e pushtetit komunist të dalë nga Lufta e Dytë Botërore. Sipas Koçollarit, në takimet me ekspertët e CIA-s në ditët tona, dështimi i këtyre misioneve pranohet hapur, edhe pse ky fakt është mbajtur sekret për dekada të tëra.

Zoti Koçollari, më ndjeni të them se teoria juaj se shërbimet sekrete të huaja në Shqipëri kanë dështuar për shkak të shqiptarëve, nuk më ka mbushur ndonjëherë mendjen plotësisht.

Është normale të tundohesh dhe të ruash këtë mendim. Hamendësitë e kanë një bazë, por unë do të doja të thoja që operacionet e tyre kanë dështuar këtu. Tani jemi përpara një kohe tjetër dhe kemi edhe gjëra të tjera, të cilat fatmirësisht mbështesin konkluzionin tim që dështimi nuk ka qenë për shkak të rusëve.

Po të kujt?

Merita i takon vetëm specialistëve të shërbimit sekret shqiptar. Njeriu i parë që shkroi për këtëo operacione të organizuara nga CIA, bashkë me të cilën ka qenë shërbimi sekret britanik, shërbimi sekret jugosllav, (të dihet mirë) dhe shërbimi sekrete grek. Natyrisht kanë qenë edhe italianët bashkëpunëtorë të këtij plani. Duhet kuptuar një gjë që ata nuk do të vinin vetëm nga ajri dhe ju duhej edhe mbështetja e grekëve, përmes territoreve të tyre.

I pari njeri që shkroi për këto oerpacione, të cilat e kanë marrë çertifikimin që kanë dështuar përpara shqiptarëve, është Nikola Batul, në një botim në vitet ’80, “The great betrayal”. Ai është i pari që ka thënë se dështuan dhe gjithçka ka qenë në heshtje për këto operacione. Ka një ligj që quhet FOIA, që detyron vendet të deklasifikojnë mbas 30 vjetëve dokumentacionin e mbajtur sekret.

Çuditërisht këto operacione janë mbajtur sekret duke shkelur edhe këtë ligj dhe pyetja që shtrohet është “Pse pikërisht ky ligj nuk u respektua?” Natyrisht ka shumë arsye, të cilat thuhen tanimë. Ai thotë se jo vetëm dështuan, por duhet kuptuar që dështimi nuk lidhet vetëm me filmin, por me shërbimin shqiptar të sigurisë. Tani jemi në një stad tjetër. Pas tij ka edhe shumë autorë të tjerë që flasin për këto operacione. Por ajo që është me shumë rëndësi është deklasifikimi i materialeve. Dokumentet fillojnë që me planin e parë të hartuar për vendimin e marrë për operacione kundër Shqipërisë dhe plani për mua është një plan për t’u admiruar.

Pasi bëri një analizë të situatës dhe si e vlerësojnë amerikanët Shqipërinë, autori përcakton në mënyrë konkrete, në një plan prej 97 faqesh, në vitin 1949. Plani i parë i cili i hap rrugë ndryshimeve është miratuar. Hartuesi ëshët Frenk Wizner, një nga kuadrot e CIA-s, i cili ka vdekur herët për shkak të një sëmundejeje. I biri i tij është rikthyer në politikë dhe i është rikthyer temës së shqiptarëve. Frenk Wizner Junior ka qenë ambasador në Kosovë dhe shumë pozitiv në çështjen e pavarsisë së Kosovës.

Dhe çfarë synonte ky plan?

Plani e thotë hapur. Përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e një qeverie pro perëndimore, pro amerikane.

E kishin menduar edhe kë do të vinin?

Kjo është herët.

Si do të realizohej?

Përmes operacioneve sekrete dhe luftës së ftohtë. Duke krijuar baza, rekrutuar njrëz, të cilët do të krijonin terrenin e duhur. Në letër thatë se palni ishte i mirë.

Po në zbatim?

Ata kanë hyrë, kanë kryer veprime spiunazhi, por ka edhe nga ata që janë kapur dhe janë shtënë në kurthe, ndër agjentët më më të aftë të amerikanëve.

Pse dështoi, çfarë ndodhi?

Ka një sërë arsyesh.

E para, ata që erdhën i takonin një kontigjenti njerëzor që ishin kolaboracionistë, ishin larguar bashkë me pushtuesit. Një pjesë e tyre u gjykuan për krime lufte, opinioni i njihte si të tillë.

E dyta, e vërteta ëshët që terrni nuk njihej si duhej. Operacionet filluan në vitet ‘50, nga 44 kishin kaluar disa vite, ndërkohë këtu ishin ngritur institucione që kishin marrrë masa për të parandalaur veprimet dhe kishin një lloj eksperience.

Heronjtë cilët ishin, oficerët e sigurimit, kufitarët që mbronin regjimin komunsit, apo diversantët që donin të rrëzonin atë regjim?

Amerikanët por edhe shërbimet e tjera që kanë organizuar këto operacione shprehen që veprimet nuk janë ligjitime. Në analizën e dokumenteve bëhet e qartë ç’ishte e ligjshme dhe ç’ishte e paligjshme. Amerikanët i qëndruan konsekunetë mendimeve të tyre, për rrëzim të regjimit komunist, por kurrë për copëtim të Shqipërisë. si grekët e jugosllavët. Ata ishin për një Shqipëri sovrane, por me një qeveri pro perëndimore. Ndërsa për herë të parë gjejmë plane për ndërhyrje ushtarake nga jugosllavët dhe amerikanët kanë ndërhyrë me deklaratë të pashpallur publikisht, që vërtetë ne po bëjmë këto operacione, por ne nuk do të lejojmë askënd të cënojë sovranitetin e këtij vendi.

Pse të mos themi që është kjo përçarje është arsyeja e dështimit?

Jo.

Luan Bobrati, Hekuran Bobrati, Hasim Aliko. Si dalin këta personazhe në këndvështrimin tuaj, sipas studimeve? Pse ju i vlerësoni këta shqiptarë?

Këtu ka përballje të intelektualëve të fushave të inteligjencës, për të arritur një synim të caktuar politik dhe ka një plan që bëhet për të arritur objektin dhe një kundër plan për ta penguar. Këtu përballen 2 grupe. Këta njerëz përballaun luftën e ftohtë dhe për dështimin e operacioneve, meritën e kanë këta njerëz. Ka edhe të tjerë që nuk njihen, si Pilo Shanto, një nga punonjësit e inteligjencës së asaj kohe.

Sa të vrarë pati kjo luftë? Të gjithë shqiptarë ishin?

Po, nga ato që di unë, nga grupet e dërguara nga CIA dhe shërbimet e tjera janë rreth 300 të kapur dhe të vrarë, ndërsa, këta njerëz vranë roje në kufij, njerëz të pafajshëm, i kalon mbi 1 mijë të vrarë.

Në cilat vite saktësisht?

Ka filluar në vitet ‘48 dhe ka përfunduar në ‘56.

Siaps jush, a e shfrtyëzoi partia gjithë këtë, sapo morën pushtetin?

U shfrytëzua patjetër edhe nga propaganda. Ka një gjë të çuditshme që e thonë dokumentet amerikane dhe të tjera, sepse ata e kanë parashikuar që do të ketë një propagandë, prandaj në dërgimin e gjithë grupeve është bërë kujdes i madh, që të mos dalin në mënyrë të drejtpërdrejtë, që është dora e shërbimeve sekrete perëndimore, por janë organizime të vetë shqiptarëve në perëndim.

Në takimet tuaja me personalitete të rëndësishme të CIA-s e të tjerë, a është prekur ndonjëherë kjo temë?

Së fundmi institucionalisht, gjithnjë e më shumë ata pranojnë që dështimi ka ardhur nga shqiptarët.

Kategori
Uncategorized

Dardha e ka Korçën prapa.

edison-ypi

 nga Edison Ypi/

Te një restorant buzë Liqerit, në 7 të mëngjezit kamarieri tha se nuk e dinte nëse kishte apo s’kishte pilaf me kos.

Pogradeci pa Lasgush është i pastër, por nuk ka frekuentimin që meriton.

Magjia e trekëndëshit Mali i Thatë, Mali i Ivanit, Fusha e Korçës, edhe mund të përcillet me tekst, por kërkon imagjinatën e Ajnshtainit dhe talentin poetik të

Lasgushit, Homerit, Shekspirit, së bashku. Po s’tu besua, ngrihu nga kafeneja, shko provoje.

E përgjumur, ende e pandarë nga ëndërrat e natës, Zonja Korçë përpëlitet në shtrat, bën ca naze, shtriqet, gjerb kafenë.

Një kalim mespërmes Korçës mëngjezore është melhem që s’ka për ta shpikur dot kurrë asnjë industri farmaceutike.
Dardha, i pari prej dy frutave që do ha sot, ndodhet aty afër, rruga kthen pak para Boboshticës.

Boboshtica ka më tepër lokale dhe hotele se shtëpi. Restorantet kanë emra që dëshmojnë se janë ngritur nga kurbetlinj Amerike. Njëri nga restorantet ka dhe gjol për peshk. Kuzhinë Korçe, peshk gjoli, raki Boboshtice, nëse s’të mjaftojnë, çfarë të mungon është një hu kurrizit.

Prej mani, prej rrushi, me ose pa ngjyrë, kaq apo aq gradë, e pamundur të largohesh nga Boboshtica pa të paktën një litër raki. Merre shtruar. Trokit në cilëndo portë. Do dali një zonjë ose një zotëri. Thuaja hallin. Mos lëviz vendit. Prit te porta sa, zonja ose zotëria, ta zemë Sotiri ose Olimbia, futen në një kthinë a në një bodrum ku hyrja është rreptësisht e ndaluar. Seç bëjnë atje brenda me ca shishka e ca hinka. Dhe të sjellin ilaçin, domethënë rakinë, që po të pish nga një gllënkë çdo mëngjez shëron çdo sëmundje, edhe veremin.

Kishim në lagje një djalë që ndejti ca kohë në shkollën e vagabondave. Pasi doli, provoi të arratisej. E kapën. Po të kapnin duke u arratisur të rrasnin në burg për tërë jetën. Atë jo. Atë edhe e kapën edhe e liruan pas pak muajsh. Thanë se arratisja kishte qënë e stisur. Ai që deri atëhere ishte dukur si rrebel i lavdishëm, kishte qënë një spiun i ndyrë. Ky episod i trishtë i fëmijërisë është arësyeja pse Dardhën e kam pasur të paragjykuar dhe pse për ngrënien e këtij fruti u kujtova me kaq vonesë.

Boboshticë-Dardhë 11 kilometra. Rruga shkon përmes një gryke të thellë të ngushtë të çveshur e të rrjepur për ibret por që gjelbërohet pakngapak pas kilometrave të para gjatë një serpentine malore me shumë kthesa të këndëshme.

Në fillim të asaj gryke se nga u faneps një i moshuar. Në duar mbante një shkop. Shkopi, nga njëra anë ishte krrabë çobani, nga ana tjetër sëpatë e vogël e mprehtë. Ç’e ke këtë ? e pyes. E kam armë të ftohtë, tha plaku 81 vjeç me në gojë vetëm 1 dhëmb që një herë tha se ishte nga Morava, pastaj nga Dvorani, Floqi, Vithkuqi, Luarasi. Kam armiq, vazhdoi me ton ankimtar. Prandaj e mbaj shkopin me sëpatë. Kam punuar 30 vjet në ndërlidhje në kufi në sigurim. Kudo që vete më thonë ke qënë spiun, na ke marrë më qafë. Ma prishi qefin e ngrënies së Dardhës ky që edhe mund t’ja besoja shqetsimim, e ndoshta ta mëshiroja për frikën, por kishte një huq, zhytur në kolltukun e pasagjerit lëvrinte si qefull i kapur në grep, çka është tipike për këta pisa. Në një qafë, do iki të mbledh lajthi, tha. Ik, i thashë. Shkopin në dorë, torbën në krahë, u zhduk si u çfaq, si hizër. S’ma kishte marr mendja se veç shoqërisë civile, biznesit, një pjese të politikës, edhe autostopizmin e bëkan spiunët.

Dardha çfaqet befas si një gëmushë e stërmadhe në një grykë me pamje nga lindja. Një tabelë “Fshati turistik Dardhë”, s’të lë shije të mirë. Ta shkruash këtë në një guidë turistike po. Ama atje ku fshati Dardhë duket me sy se çfarë është, nuk bën sens, tingëllon e sforcuar. Rrugët e përdredhura me kalldrëm lidhin disa hotele dhe restorante brinjëmëbrinjë e bythmëbythë. Duket sheshit se një numur vizitorësh që pas pak do ja rrasin me mish, peshk, pilaf, byrek, raki, nuk kanë ardhur aty sepse është fresk apo bukur, por sepse sepse vendi quhet Dardhë dhe televizori dhe tabelat thonë se është vend turistik. Gjithsesi vend i mirë. Por i vogël, tepër i ngjeshur, pa hapësira për tu arratisur nëpër pyje e nëpër gërrxhe, mbi të gjitha pa atë diçkanë karakteristike për vendet klimatike, atë thëllimin që futet nën rroba, pastaj nën lëkurë, për të depërtuar në pak çaste në mish dhe në të gjitha qelizat.
Ika me vrap nga frika mos më ngjitet pas ndonjëra nga ato plakat dardhare që të tregojnë si bëhet byreku me hithra me saç. Dardhën sa e lëpiva dhe ika. Dardha është Dardha vetëm sepse Dardha e ka Korçën prapa.

Nga Boboshtica në Maliq ka kudo fasule të gatuara në mënyra të ndryshme njëra më e shijshme se tjetra. Pasi u hoqa kapakun tenxhereve dhe u mora erë të gjitha groshëve në çdo fshat, vendosa të ha groshë në Maliq. Me të arritur në Maliq, hyra në një restorant të famshëm, si të thuash në Hiltonin e Maliqit. Pronari u zu ngushtë. Sot nuk bëra fasule, tha, por për ty kam diçka të mirë. Solli një thelë bakllava. Ore, i thashë, dua fasule, nuk dua bakllava. Bakllavanë e ke peshqesh nga unë tha, që jam një lexues i çmendur i shkrimeve të tua. S’besoj se do kem rast tjetër të më bëjnë një kompliment kaq të ëmbël. E mora thelën e bakllavasë, e falenderova. Fasulet i mora në një restorant tjetër. Kur gjithë qef po nisja makinën për t’i ngrënë rrugës në ndonjë hije, erdhi kamarieri që po i merrej fryma. Ke marrë gabimisht me vete lugën, tha. Ja ktheva kamarierit lugën e grabitur padashje dhe ika përmes grykës së Devollit nëpër një kanion që duket si vendi ku është është xhiruar filmi “Deliverance” (Un tranquillo weekend di paura).

Në këto male jetojnë shqiptarë ilirikë, shqiptarë puro, shqiptarë bio në pamje dhe në karakter. Për të mos e lënë në hava kureshtjen e lexuesit, ka sot në mediat tona të paktën dy të kësaj rrace superiore, Çelnik Petriti dhe Bruna Qeva.

Në Lozhan, nja 20 kilometra nga Maliqi, mora një kafe. Në një lokal tjetër pashë çudinë e çudirave, monitor për katër kamera vëzhgimit. Kush vjedh dhe çfarë ka për të vjedhur këtu në mesin e mesit të kurrkundit ?

Nja katër a pesë kilometra përtej Lozhanit më të djathtë ngjitet rruga për te fruti tjetër që do ta ha sot, Strelca. Sapo nis të ngjitesh në Strelcë ndjen atë që Dardhës i mungon, atë që mjerë ai që s’e ka provuar, thëllimin e këndshëm që të depërton në trup. Pas tre a katër kilometrave në një të përpjetë, mbretëresha çfaq tërë hiret e Saja. Strelca, vendbanim i lashtë me histori antike dhe recente, është një tas i madh i thellë, me dy shkëmbinj gjigandë në mes. Pa ojna, pa bojna, pa tabela, pa plaka që të tregojnë si bëhet byreku, Strelca është krejt tjetër gjë nga Dardha. Shumë më e këndshme për syrin dhe veshin. Shumë më e shijshme se Dardha. Strelca Zonjë. Dardha hyzmeqare. Strelca simfoni, Dardha kanconetë. Pa rrugë të ndrequra, pa lokale, se Strelca nuk ka Korçë nga prapa si Dardha.

Strelca prapa ka panxharin e Maliqit të kurvit.

Në Pirg ma lau makinën një çun 13 vjeç.

Kur afër Veliternës pyeta një plak sa vjeç je ? më tha, s’e mbaj mënt.

Në Pogradec, Poetin më elegant dhe më fin të botës, shtatorja gjigande e paraqet si çoban me gunë.

Në Kakavec një tufë kalamajsh kanë emra të personazheve të telenovelave.

Nga pyjet e Stravanjit po zbret një kryevepër, një mrekulli që më del në ëndërr; Një Land Rover i tëri zhgrryer në baltë.
12 orë pa 11 minuta mbi timon.

Ja vlen. Përderisa katundet e Shqipërisë janë të gjitha fruta. Nënat janë të gjitha Shenjtore. Shqiptarët janë të gjithë Leonardo. Shqiptarkat janë të gjitha Monaliza. Shqipëria

Kategori
Uncategorized

WOODROW WILSON-Njeriu që shpëtoi Shqipërinë nga coptimi.

Prof.Dr.Nebi Dervishi

Më 3 shkurt 2016, u mbushën plot 92 vjet nga vdekja e Udro Uilsonit (Thomas Woodrow Wilson) 28 dhjetor 1856 – shkurt 1924). Presidenti i SHBA në vitet 1913-1917 dhe 1917 – 1921, kryetar i delegacionit amerikan në Konferencën e Paqes në Versaj (1919-1920); hartues i Deklaratës së 14 pikave të shpallura më 8 janar 1918, ku kërkohej vendosja e paqes mbi bazën e parimit të kombësisë  dhe vetëvendosjes së popujve; ideator i Lidhjes së Kombeve; Kundërshtoi kompromisi anglo-franko-italian në janarin e 1920, e cila parashikonte kalimin e Shkodrës dhe Shqipërisë së Veriut në kufijtë e Mbretërisë S.K.S vetëm të drejtën e një daljeje ekonomike në territorin e shtetit shqiptar; Ndërhyrja e Presidentit U. Uilson ishte fitim kohe për Lëvizjen Kombëtare shqiptare e cila e organizoi Kongresin e Lushnjës (28-31 janar 1920) dhe Luftën e Vlorës (11 qershor- 2 gusht 1920), që siguruan tërësinë tokësore dhe pavarsinë e Shqipërisë. Pas vdekjes së Presidentit U. Uilson, Ansambleja Kushtetuese më 4 shkurt 1924, nderoi kujtimin e tij, njeriu që e shpëtoi Shqipërinë nga coptimi.

Presidenti U. Uillson ka qenë një mik i përhershëm i shqiptarëve. Ka mbetur prej Tij shprehja lapidare “një votë kam edhe atë do t’ia jap Shqipërisë”. Kjo është një arsye më shumë që figurës së tij t’i kushtoj këtë portret modest, me rastin e 90 vjetorit të vdekjes.

Lindi më 28 dhjetor të vitit 1856,  në një nga shtetet jugore në Virginia, në prag të Luftës Civile (1861-1865), midis Veriut dhe Jugut. N’donëse me origjin nga jugu konservator,  Uilsoni u bashkua me fitimtarët e luftës, progresistët e Veriut. Kishte qenë gjithnjë me pikëpamje liberale, ishte për të drejtuar njerëzore, mbrojtës i të drejtave të grave dhe të zezakëve, në një kohë kur këtyre u mohoheshin të drejtat elementare dhe trajtoheshin si skllevër.

Abraham Linkolni ishte për të një ndër heronjtë më të mëdhenj të ngritjes së kombit të ri, në krah të George Washingtonit.

U diploma në jurispodencë dhe filloi punën si avokat. Më 1902 u zgjodh dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Princeton, të cilin e ktheu në një universitet të madh. Më 1910 ishte tanimë një figurë në shkallë kombëtare, i angazhuar edhe në politikë në radhët e Partisë Demokratike. Ai dilte me një platform progresiste në përkrahje të shtresave të varfra dhe të njohjes së të drejtës për votim. Në vitin 1912 Partia Demokratike e vuri kandidat për president Wilson-i korri një fitore bindëse. Gjatë fushatës elektorale ai zhvilloi një debat të gjallë me presidentin e atëhershëm në post, Theodhor Roosvelt. Henri Kissinger në librin e tij mbi “Diplomacinë” (e botuar edhe në gjuhën shqipe) bënë një pasqyrë shumë të qartë mbresëlënëse të dy personaliteteve dhe dy vizoneve. Nga  ballafaqimi midis tyre del fare i qartë hendeku që ndan dy metoda dhe dy sisteme në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Theodhor Roosvelt, shton Kissinger, – nuk besonte në parimet e larta morale, që nuk mbështeten as në forcën dhe as në vullnetin për t’i vënë ato në jetë”. Dhe citon fjalët që i thoshte një miku i tij: “Po të më duhet të zgjedh midis politikës me zjarr e me hekur dhe politikës gjysmake … unë jam për politikën e kamxhikut”.

SH.B.A nuk do të realizojnë rolin e vet si fuqi botërore duke iu përmbajtur koncepteve të Th. Roosvelti –it. Do të jetë kundërshtari i tij U. Uilson-i, kundërshtar jo vetëm në fushatën për president, por edhe në vision. Që në prononcimet e para si president i SH.B.A.-ve, në dhjetorin e 1913, Uilson formuloi doktrinën e tij. Ai shprehu bindjen se “bazat e rendit ndërkombëtar janë e drejta universal dhe jo ekuilibri”. SH.B.A. besonte te vlera më të larta se ekuilibri i forcës. Politika e jashtme duhet të shprehe të njëjtat norma morale si ato të etikës personale. Uilsoni u jepte vlerave morale amerikane një dimensioni universal.

“Ne thoshte ai-, duan të bëjmë jetën tonë si të  duan, por ne duam që edhe të tjerët të jetojnë. Ne jemi një mik i vërtetë për të gjitha kombet e botës, sepse ne nuk kërcënojmë njeri, nuk duam pronat e askujt, nuk duam të përmbysim askënd”.

Presidenti U. Uilson e urrente luftën me gjithë shpirt, dhe ishte i vendosur të ruante neutralitetin e SH.B.A-ve në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Madje edhe pas përmbytjes së anijes britnaike “Lusitanisë” më 1200 pasagjerë nga gjermanët, me afro 128 qytetarë amerikanë në bordin e saj, ku të gjitha gazetat amerikane ishin mbushur me thirrje për ndëshkim (luftë), Ai përsëri u përmbajt. Presidenti i dërgoi disa mesazhe qeverisë së Kajzerit të mbushura me paralajmërime, duke kërkuar që anijet amerikane të lundronin kudo pa u prekur, në të kundërtën do të priste marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë. Por, ndërkohë që SH.B.A përpiqej të mbante neutralitetin, ambasada gjermane në Uashington D.C. ishte kthyer në çerdhe spiunazhi e sabotatorësh. Ambasadori gjerman kishte në dorë 100 milion dollar dhe i kërkonte lejë qeverisë së vet të “blinte” kongresmenët amerikane duke u dhënë nga 50 mijë dollar secilit. Një nga agjentët e tij më të rëndësishme ishte Franz Von Papen, që më pas ndihmoi Hitlerin për të ardhur në fuqi.Plani i tyre për të koruptuar Kongresin amerikan dështoi, por mjeti i tyre agjenturor e sabotator ishte i shperndarë në tërë vendin.

Më 31 janar 1917, ambasadori gjerman von Bernstorff i dorëzoi një notë qeverisë amerikane ku thuhet se Gjermania do të fillonte një luftë detare të pakufizuar. Zona e vdekjes do të përfshinte detrat rreth ishujve britanike, franceze, Italise dhe Mesdheut. Çdo anije e aleateve që do të hynte në këto ujra do të goditej pa asnjë paralajmërim nga nëndetset gjermane .Kajzeri gjerman sidoqoftë bënte një “Koncesion”-për SHBA. Një anije amerikane në javë , por vetëm një mund të lundronte për në Angli nëse do t’i bindej disa rregullave të caktuara prej tyre. Presidenti Uillson e lexoi, këtë mesazh dhe e rilexoi pa u besuar syve dhe tha me zë të ulët: “Kjo do të thotë luftë”.

Ishte e veçantë e origjinale edhe mënyra se si e justifikoi Presidenti Uilson hyrjen e SH.B.A-ve në Luftën e Parë Botërore. Amerika nuk kishte arsye të veaçntë për hyrjen në luftë dhe nuk kishte të bënte me  interesat e saja të ngushta kombëtare. Lufta për SH.B.A.-të kishte më tepër një bazë morale dhe se objektivi kryesor ishte vendosja e një rendi të ri, më i drejtë ndërkombëtar.

Presidenti e quante se hyrja në Luftë (6 prill 1917 – Kongresi amerikan i shpalli luftë Gjermanisë), ka qenë për të vendimi më i vështirë. “Është e llahtarshme, thoshte ai, – të çojsh në luftë këtë popull të madh paqësor…,  por e drejta është më e çmuar se paqja dhe ne do të luftojmë për demokracinë…, për të drejtat dhe liritë e kombeve të vegjël, për një pushtet universal të së drejtës”.

Për shpërthimin e luftës Wilsoni nuk ia hidhte krejt fajin udhëheqes  gjermane. Kishte pjesën e vet edhe sistemi evropian i ekuilibrit të forcës, të cilin ai e denonconte si një sistem i armiqësive të organizuara” (dy blloqet e Fuqive: Antanta përballë Aleancës Tripalëshe). Presidenti i SH.B.A-ve bënte pyetjen: “A është lufta e sotme një luftë për një paqe të drejtë e të sigurt apo vetëm për një ekuilibër të ri force? “Dhe përgjigjej: “Nuk duhet të ketë ekujlibër force, por bashëksi force, jo armiqësi të organizuara, por një paqe e përbashët e organizuar”. Duhej t’i hapej rrugë një rendi të ri të punëve, në të cilin të vetmet pyetje që mund të bëheshin ishin: “Është e drejtë”? “Është e arsyeshme”, “Është në interest ë njerëzimit” ?.

Shpallja e pavarsisë gjysmane së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 ishte padyshim një përfundim logjikë i përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, por edhe një përcaktim i interesave të Fuqive të Mëdha të kohës. Mirëpo, nga akti sublim i ngritjes së flamurit tonë kombëtar në Vlorë e deri në njohjen e tij përfundimtar si shtet i pavarur me kufi të përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha dhe nga shtetet fqinje, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1912/1913, kaluan plotë tetë (8) vjet. Kështu, nga 1912 deri në 1920, u organizuan disa konferenca ndërkombëtare, u hartuan traktate u arritën marrëveshje, të cilat fatkeqësisht pak ose aspak patën parasysh kërkesat e drejta e të ligjshme të shqipëtarëve. Megjithatë, në këto vite të trazuara e të mbushura me ngjarje të hidhura për Shqipërinë e shqiptarët, u gjenden miq, të cilët ndihuan në qeveritë e tyre për të ndihmuar çështjen shqiptare. Fuqitë, nga të cilat shqiptarët nga të gjitha krahinat e vendit që në fillim patën besim dhe kërkuan fuqimisht përkrahjen e tyre, ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Arkivin Qendror të Shtetit Shqiptar në Tiranë, ruhen mjaft dokumente origjinale të shtetit shqiptar që bëjnë fjalë pikërisht për kërkesat e shqiptarëve drejtuar Qeverisë amerikane për mbështetje të interesave të saja të pavarura. Vështirësitë e panumërta që ndeshen shqiptarët fill pas shpalljes së pavarsisë, rrezikuan seriozisht ekzistencën e shtetit shqiptar. Për veprimtarët politik por edhe për njerëzit e thjeshtë u bë krejtësisht e qartë së Lufta e Parë Botërore (1914-1918) dhe Luftrat ballkanike rrezikonin jo vetëm coptimin e trojeve shqiptare midis fqinjëve, por ndoshta edhe fshirjen përfundimisht nga harta politike e Evropës e një shteti shqiptar.

Në një letër që mban datën tetor 1918, drejtuar Qeverisë italiane nga një grup atdhetarësh shqiptarësh, midis të tjerash lexojmë: “… Populli shqiptar, i bindur në të drejtën e tij për të qenë i lirë dhe i pavarur, dëshiron të jetojë në paqe në shoqërinë e kombeve. Për këtë i bënë thirrje botës liberale italiane të mbrojë çështjen e tij, në përputhje me parimet e shpallura nga Uilsoni dhe pranuar nga aleatët. Kryetari Uilson, në ditën përkujtimore të Gjergj Uashingtonit, përmes përfaqësuesit shqiptar që po i parashtronte dëshirën e bashëpatriotëve të vet, në emrin e shoqërisë Panshqiptare “Vatra” të Amerikës, u shprehu atyre dashamirësinë dhe interesin që ai ushqente për popullin shqiptar, çështjen e të cilit ai e njeh mirë. Ai deklaroi për varrin e Gjergj Uashingtonit, se zëri i tij do të dëgjohej në Konferencën e Paqes në Paris në mbrojtje të të drejtave të popullit shqiptar”.

Më 15 dhjetor 1918, një grup studentësh shqiptarë në Vjenë, i drejtojnë një letër presidentit U. Uilson, ku në mes tjerash thuhet: “… Duke qenë se historia e jonë na la në mesjetë, në errësirë të plotë, politikanët serb e grekë” gjetën rastin të mohojnë të drejtën tonë për një jetë politike. Kështu shkuan kaq larg sa të mos shohin qenjën gjeografike dhe etnografike tonën, ata besuan se Evropa Perëndimore dhe Amerika duhej të lexonin punët e ngatërruara të Ballkanit vetëm mbas shkrimeve të tyre edhe të shohin vetëm me sytë sërbë e grekë… Por fatmirësisht politikanë të mëdhenj që kanë ardhur në kontakt me Shqipërinë janë bërë mbrojtësit më të fuqishëm të çështjes sonë, sepse kanë parë të vërtetën dhe padrejtësinë që bëhet kundra nesh. Midis tyre në radhën e parë është Z. Gjergj Dred Uilliams, ish ministër i SH.B.A. në Athinë, i cili dha dorëheqen më 1913, për të protestuar kundra përdorimit të keq të Shqipërisë prej Fuqive të Mëdha të Evropës.

… Zoti President! Në qoftë se në vendimin e paqes një komb lihet i pambrojtur dhe përdoret kaq mizorisht, a mundet, vallë në atë anë të botës të sigurohet paqja?… Zotëri, Ju lutemi në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar të merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj.

Menjëherë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore rifilloi veprimtaria e atdhetarëve brenda dhe jashtë vendit, për t’i dalë zot tërësisë etnike të Shqipërisë. Këtë çështje e mori përsipër Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, i cili sa po krijohet me seli kryesore në Shkodër e më pasë në Tiranë. Komiteti i drejtoi Qeverisë amerikane me dhjetëra protesta, promemorje, kërkesa, informacione, memorandum etj., duke kërkuar ndihmën e saj për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, si edhe për problemin shumë të mprehtë të të shpërngulurve me dhunë nga trojet shqiptare. Ky Komitet, duke filluar që nga vitit 1918, e deri më 1924, nuk rreshti së kërkuari nga Qeveria amerikane mbështetje e përkrahje për të bërë të mundur shpëtimin e trojeve të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve politike të shtetit shqiptar.

Më 15 janar 1919, Këshilltari i Ambasadës Amerikane në Paris njohton kryetari e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës se: “… Presidenti i SH.B.A-së ka marrë të gjitha notat që Ju keni patur mirësinë t’i dërgonin, mbi gjendjen e tanishme në Kosovë. Si do që të jetë, Presidenti shpreson që gjendja në Kosovë të jetë përmirësuar me mbërritjen e trupave aleate…”

Në zhvillimet tragjike për fatin e popullit shqiptar Mit’hat Frashëri, atdhetari e veprimtari e shquar, do t’i drejtojë një përkujtesë, kryetarit të SH.B.A-ve, V. Uilsonit, për ta ndërgjegjësuar, atë lidhur me padrejtësitë që u ishin bërë e i bëheshin popullit shqiptar nga Fuqit e Mëdha. Në atë dokument, M. Frashëri e vinte në dijeni kryetarin Uilson se Fuqit e Mëdha ishin të obliguar “të rikrijonin një Shqipëri të qëndrueshme”, që kështu të riparoheshin, siç shprehet ai, padrejtësite e dyshimet e shqiptarëve ndaj saj në Konferencën e Berlinit (1878) dhe atë të Londrës më (1913). Kjo sipas M. Frashërit ishte e domosdoshme dhe parakusht për të siguruar paqen në Ballkan, e drejtë kjo “që imponohet nga parimi i Lirisë”. Në fund të Përkujtesës së tij, autori i saj i sugjeronte kryetarit amerikan W. Uilson disa libra e harta nga autorët evropian me anë të të cilëve provohej vërtetësia e pohimeve të tij.

Dy parimet themelore të diplomacisë së Presidentit Uilson kanë qenë: a) mbështetja në drejtësi dhe vetëvendosja për të gjitha kombet, të mëdha e të vogla.

Këto dy parime përjashtojnë pushtimet e huaja e sundimin e çdo forme, qoftë të një fuqie të huaj mbi një vend tjetër. Pikërisht këtë kërkonin shqiptarët: korigjimin e padrejtësive të së kaluarës dhe njohjen e vullnetit të tyre të lirë.

Më 4 korrik 1917, Presidenti Uilson deklaronte për priftin shqiptar Fan S. Noli : “Unë do të kem vetëm një zë në Konferencën e Paqes në Paris, dhe këtë zë do ta përdor për të drejtat e Shqipërisë”. Kjo formulë shpëtimtare karakterizoi qëndrimin e tij ndaj çështjes shqiptare.

Vizioni i Uilsonit për një rend të ri ndërkombëtar, gjeti shprehjen më të plotë në projektin e krijimit të organizatës universale. Nga fundi i Luftës së Parë Botërore, Platformës së tij, Uilsoni i shtoi pikën e 14-të, në të cilën shprehte idenë e “një lidhjeje të përgjithshme të kombeve”, si garanci për të gjithë, të mëdhenj e të vegjël, një alternativë kundrejt monopolit në rrethin e ngushtë të kësaj apo asaj aleance”. Ruajtja e paqes nuk do të vinte më nga llogaritjet tradicionale të forcës, por nga konsensusi mbarëbotëror. Pikërisht për të institucionalizuar këtë konsensus Wilsoni i evancoi idenë e Lidhjes së Kombeve. Kjo do të ishe një organizatë universal, e cila do të kundërbalanconte vendimarrjen në kuadrin e ngushtë të “Koncertit të Fuqive”.

Shqipëria, u pranua në Lidhjen e Kombeve më 17 dhjetor 1920. Noli pak kohë më vonë e rikujton Uilsonin, gjithashtu në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe pavarsia e vendit tonë u njoh zyrtarisht: “Ndjeva një lëmsh malëngjimi në grykë dhe më rrokullonte në kokë një emër, që ka fituar mirënjohjen e të gjithë zemrave shqiptare, emri i Presidentit Uillson”. Duke na dhënë me ngjyra të gjalla vdekjen e Presidentit Amerikan, Noli e vazhdon fjalimin me vlerësimet e panumërta për Uilsonin, duke e quajtur atë: “Profeti bujar i paqes njerëzore, ati spirtual i Lidhjes së Kombeve, titani dhe kalorësi idealist”.

Më 10 shkurt 1920, Presidenti Uilson protestoi kundër metodave anglo-françeze, ndërsa pes ditë më vonë (15 shkurt), Ai deklaroi se “Qeveria amerikane kundërshton me fuqi çdo dam në kurriz të Shqipërisë e në përfitim të Jugosllavisë”. Ai shkoi edhe më larg tue kërcënue bashkëpunimin me europianët dhe tërheqen nga Traktati i Paqes me Gjermaninë. Vetëm një ditë më vonë, Londra e Parisi u tërhoqën para presionit amerikan.

“Më 6 mars 1920, Presidenti Uilson dërgoi një notë tjetër tue kërkue: “… që çështja shqiptare të mos përfshihet në diskutimet e planifikueme në mes Italisë dhe Jugosllavisë, dhe se Presidenti dëshironte me afirmue përsëri se nuk do të pranonte asnji plan që parashikonte dhanjen Jugosllavisë të prefekturave veriore të Shqipërisë, si shpërblim tokësor për çka Jugosllavia humbte në kufinjtë me shtetet e tjera.

Mbështetja nga ana e SH.B.A dhe kryetarit Uilson e shumëkërkuar dhe shumëdëshiruar prej shqiptarëve nuk ishte ajo që pritej. Në ato vite, edhe pse SH.B.A. ishte një fuqi ekonomike gjithnjë në rritje, nuk ishte ende një fuqi e rëndësishme politike botërore. Pasha e këtij vendi të madh në vendimarrjet më të rëndësishme të botës do të ndihen më vonë, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore. Për popullin shqiptar mbështetja amerikane ishte vendimtare gjatë viteve të fundit të shek. XX, e sidomos gjatë shpërbërjes së ish- Jugosllavisë, pjellës së sëmurë e Konferencës së Paqes në Versaj e viteve 1919 – 1920.

Nga ledhet e fortesës së “Vatrës” qe edhe një tetjër shqiptar i madhë që falënderoi Amerikën dhe presidentin Uilson për të mirat që gatuan për vendin dhe popullin tonë dhe vlerësoi lart idealet e tyre. Ai qe Faik Bej Konica: “Jemi bindur se çdo shqiptar di dhe kupton- shkroi ai se ç‘borç të madh i kemi Eilsonit. Në qoftë se ka ndonjë shqiptar që s’merr vesh se shpëtimi dhe liria e vëndit (të) tij i detyrohet kryesisht Eilson – it, ai nuk është njeri dhe duhet të kemi mëshirë për verbësinë dhe errësirën që i ka mbuluar trutë”… “Ndërgjgja e drejtësisë njohu përsëri zërin e madh, dhe u drodh nga gëzimi; se Elison-i duke mbrojtur Shqipërinë nuk e mbronte një popull të vetëm, por mbronte gjithë popujt, e mbronte parimin”. Kur vdiq presidenti; Elison, ai shkroi: “Gjithë shqiptarët duhet t’i ngrejnë Elison-it një monument të pavdekur në zemrat e tyre. Edhe po t’ishte i vogël për të tjerët, Eilson-i duhet t’ishte i madh për Shqiptarët.

Për Uilson-in dhe SH.B.A. në një rast do të shkruanin “Amerika, ajo nënë bujare që i ka dhënë botës Uilsonin, ka për të lindur edhe të tjerë kalorës si ay, kalorës të cilët të kenë sqytin e tyre kryefjalën e Virxhilit: “Të mbrojsh të vegjëlit, të mposhtësh kryelartë” (Regere parvos, debellare superbas) të cilët mbrojnë të vegjëlit dhe përunjin kryelartët, kalorës të cilët vazhdojnë dhe të mbarojnë veprën e paqes, e vëllazërimit, e mirëdashjes ndërkombëtare” dhe vërtet, SH. B.A. Dhe populli amerikan, në ditët më të vështira për kombin shqiptar, në vitet e fundit të shek. XX, kur barbaria serbe e etur për gjak u përpoq të zhduke nga faqja e dheut një pjesë të gjakut tonë, e lindi kalorsin e madh, Bill Klintonin, që :të mbrojë veprën e paqes, të vëllazërimit e të mirëdashjes ndërkombëtare”. Dhe poashtu, ajo lindi George W. Bushin, i cili në vizitën më 10 Qershor 2007, në Tiranë, deklaroi qëndrimin amerikan: “Kosova do të bëhet e pavarur”. Dhe në emër të Amerikës, e njohu Pavarsinë e saj të shpallur më 17 shkurt 2008.

Presidenti i parë dhe historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova ia pat dedikuar gjithë këtë mrekulli të admirimit dhe respektit të madh që kanë shqiptarët ngado për Amerikën, Vashingtonin, Uilsonin, Regan, Bush – plaku, Klintonit dhe Bushtit ë ri, që i thanë ndal genocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.

Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, shpesh herë thoshte se “Ne i duam Amerikanët sepse ata na dhuruan lirinë, që ne e dëshironin”. “Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha”. Ai gjithmonë pati thënë se dëshironte Pavarsinë e Kosovës me miqësi të përjetshme me SH.B.A.-së”.

Në vigjilje të 90 vjetorit të vdekjes së Presidentit Uilson (3 shkurt 2014, populli shqiptar u janë mirënjohës miqve të shumtë amerikanë, ndër të cilët presidentit Woodrow Wilson, për përpjekjet që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për kombin tonë dhe për ruajtjen e miqësisë shqiptaro-amerikane.

Dhe kjo është në traditën amerikane, në politikën që ka mbajtur gjithnjë kundrejt Shqipërisë, filluar prej presidentit të madh, Woodrow Wilson, kujtimi i të cilit ka mbetur i paharruar në zemrat dhe mëndjet e shqiptarëve, sepse në Konferencën e Paqes në Paris më 1919, ai hodhi posht Traktatin e Fshehtë të Londrës (26 prill 1915), që sakrifikonte të drejtat legjitime të Shqipërisë dhe njëherit, ai u kërkoi përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, respektimin e pavarsisë së plotë të Shqipërisë. Pra, njeriu që e shpëtoi Shqipërinë.

Pas vdekjes së U. Uilsonit, më 4 shkurt 1924, Ansambleja Kushtetuese e Shqipërisë e nderoi kujtimin e tij, në shenjë respekti për kontributin që dha dhe shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi i sigurtë, ndërmjet Italisë, Greqisë dhe Mbretërisë S.K.S.

Kategori
Uncategorized

KRIMI I ORGANIZUAR, DASHURIA E TIJ ME PUSHTETIN OKULT.

Besim Dervishi
Për sa kohë një teser partie do të ketë fuqi më shumë se shteti. Ne kurrë nuk do ta mundim mafien….”

Carlo Alberto Dalla Chiesa

Kohët e fundit, janë shtuar zërat  për dekriminalizimin e politikës, dekriminalizimin e institucioneve publike, parlamentit,  njësive vendore, sistemit te drejtësisë, sistemit mediatik. Fjala “Dekriminalizim” është bërë tema kryesore e ditës. Krimi i organizuar shqiptar  i ka  fillesat e tij rreth viteve 1990,  kryesishtë kriminel ordiner u dyndën drejtë  vendeve fqinje duke u marrë  me aktivitete të vogla klandestine të tilla si trafiku i  ashtëquajtur i “Mishit i Bardhë”, i vjedhjes së banesave dhe shfrytëzimit të fëmijëve për lypje. Disa vite më vonë aktivitetet e grupeve shqiptare kaluan në një nivel më të lartë, në trafikimin e substancave psikotrope, drogës dhe kontrabandimit të mallrave dhe njerëzve. Fitimet nga ky trafik ishin marramëndës sa  rreth viteve 2000 kriminel ordiner papritur u shfaqen ne tregun vëndas si afaristë të fuqishëm, sipërmarrës të suksesshëm në fusha si  biznesi i ndërtimeve, ai i hidrokarbureve, turizmit dhe bankave.  Ky ishte dhe fillimi i katapultimit të tyre në politik. Dikur banditët ishin përdorur nga parti te ndryshme si “krahu i tyre i armatosur”,  për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa ne vitet 2000  kishte ndryshuar taktika. Partitë tani nuk kishin më nevojë për “muskujt e të fortëve” por për  xhepat e tyre, parat e tyre. Kishin ardhur kohët kur zhvilloheshin fushata elektorale  “Perëndimore”, “Evropiane” me bankete, banderola, vargje makinash llukzose, me tam – tame dhe koncerte madhështore, dhe  për të  gjitha keto duheshin mjete financiare. Ketu lindi “dashuria” e politikës me të ashtëquajtur të “fortë”. Politika kishte nevojë për parat e tyre, kurse ata kishin nevojë për pastrimin e figurës, për më shumë respekt sipas devizës  së njohur mafioze: “Më shumë para, më shumë respekt”. Askush nuk doli nga forumet partiake kundër kësaj politike nihiliste, askush.  Kishte ndonjë  “intelektual” që  kundërshtoj por atij ju kujtua se; jemi në ekonomi tregu dhe se kush ka para  ka dhe pushtet. Pastaj pasoj heshtja derisa ne vitet 2015- 2016 faktori ndërkombëtar nuk mund të pranonte  kriminel ordiner  në rangje të ndryshme të shtetit. Ndërhyrja e ndërkombëtarve dhe aleatve  strategjik ishte e fortë, ata kishin investuar për Shqiperin dhe nuk mund ta linin atë në dorë te krimit te organizuar. Ata kishin plane të tjera, plane  ku të ndërtohej një shtet i së drejtes i mbeshtetur  tek parimet demokratike dhe jo shtet i cili kontrollohej nga “Puparët”. Po intelektualët, po drejtuesit e ndershëm në forumet e partisë ku ishin? Pse heshtën kur teserat për antarsime në parti vërshonin lumë?

Unë do t’ju tregoj një histori pak mizore për të kuptuar se cfar rendesie ka pushtetit politik për krimin e organizuar dhe mafien, një histori e vjetër e treguar në Janar 1983 nga gazetari legjendar italian Xhuzepe Fava, i ekzekutuar  barbarishtë nga krimi i organizuar më 5 Janar 1984, pasi ai denoncojë lidhjet e pushtetit okult me mafien.  Kjo histori ka ndodhur disa vjet më parë, në Mars te viti 1957 por  edhe sot ajo tingëllon aktuale:
“…. Në qytetin Kamporeales, provincë e Palermos, në zemër të Sicilisë, ishte një kryetar bashkie demokrat, një demokrat i ndershëm, i quajtur Paskuale Almeriko, i cili duke qënë edhe Sekretar Bashkiak i Partisë Demokristiane, i refuzojë kartën e anëtarësimit në parti nje patriarku të mafias, të quajtur Vanni Sacco dhe të gjithë miqëve te tij, si dhe aleatëve dhe bashkëpunëtorve te tij. Katerqind persona. Katerqind tesera te refuzuara. Pranimi i tyre do të kishte qënë një triumf politik për partinë në një zonë çiflig deri në atë kohë nga liberalët dhe monarkistët, por kryetari i bashkisë Almeriko e dinte se këto katërqind tesera do të mernin shumicën në këshillin bashkiak dhe do ta plaçkisnin qytetin për interesat e mafias. Me një gjest të guximshëm ai i refuzoj teserat 400 mafiozëve. Kryetari i Bashkise Almeriko besonte tek Partia e tij Demokristiane, besonte tek parimet dhe idealet demokratike. Dhe si nje burrë me “tope” ai vazhdonte t’ju thoshte jo mafiozve për të hyrë në Parti. Por një sekretar provincial  i Partisë pezullon nga forumet e saj Alemrikon dhe pranojë 400 mafiozët në parti duke ju shpërndarë dhe teserat. Almeriko i shkrojë një leter Sekretariatit Kombëtar të Partisë për atë që po ndodhte, madje ne leter ai tregojë emrat e mundëshëm të vrasësve të tij. Askush nuk reagojë. Askush nuk i dha atij te drejtë. E braktisën të gjithë, madje edhe miqtë e ngushtë. Deri sa një natë Marsi teksa po dilte nga zyra 50 plumba automatiku dhe armë gjahu u shkrehën mbi trupin e tij. Kryetari Paskuale Almeriko ishte coptuar nga plumbat, shpërfytyruar dhe vrarë mizorishtë, mafiozet ishin bërë padronët e qytetit. Paskuale Almeriko, për vite e vite me radhë, në qarqet zyrtare të partisë u konsiderua si një kujtim i çmendur, nje idealist i çmendur…”

Dhe së fundi dua ta mbyll kete shkrim me fjalët e gjeneralit të vrarë nga dora e Krimit te Organizuar por me shume gjasa e  porositur nga pushteti okult, gjeneralit Carlo Alberto Dalla Chiesa

“….Për sa kohë një teser partie do të ketë fuqi më shumë se shteti. Ne kurrë nuk do ta mundim krimin e organizuar dhe mafien….”

Këmbanat po bjenë fortë. A do ti dëgjojnë këto shqipëtarët.

Besim DERVISHI – Mrsc Criminal Justice.

Kategori
Uncategorized

Ujku shqiptar që sundoi Moldavinë për 19 vjet.

Një nga figurat më pak të trajtuara nga historiografia shqiptare është padyshim ajo e Vasil Koçit ose Vasil Lupu, siç njihet më gjerë, njeriu që për më se 19 vjet qëndroi mbi fron si princ i Moldavisë. Por kush ishte Vasil shqiptari, siç i pëlqente shpesh të identifikohej apo ujku, siç e njihnin të tjerët për shkak të intrigave të shumta që e hipën në pushtet

Image result for vasil koci (vasil Lupu)

Ujku shqiptar që sundoi Moldavinë

Për prejardhjen e familjes Koçi ka disa teza. Njëra prej tyre i identifikon paraardhësit me rrënjë nga Shqipëria Jugore, të emigruar në fshatin Arbanas në Bullgari, ku ende jeton një komunitet shqiptar. Një tjetër i vendos, pas mbërritjes në Bullgari, në një zonë pranë qytetit Razgrad. Duke qenë se studimet e mirëfillta për këtë figurë mungojnë, edhe vendi i origjinës së saktë të familjes është i vështirë të thuhet. Elementi që bashkon të gjithë studiuesit dhe historianët është fakti se rrënjët e tij ishin qartësisht shqiptare, kjo edhe sepse ai identifikohej me origjinën e tij.

Vasili lindi në vitin 1595, duke qenë një nga 8 fëmijët e Nikollë Koçit. Ky i fundit u vendos në territoret rumune pas një kryengritjeje të dështuar, me ndihmën e një prej princërve të kohës, Radu Mihneas. Pas vdekjes së të atit, familja u vendos në Moldavi, ku nisi rrugëtimin ujku shqiptar.

Vasili pati pozicione të larta gjatë viteve 1626 1629 dhe 1633, kur në sundim të Moldavisë ishte Miron Barnovchi. Në 1634-n, si kundërpërgjigje e fisnikëve vendas ndaj forcimit të konkurrentëve grekë dhe levantinë, ai u zgjodh princ i Moldavisë. Ky vendim ishte rezultat i vendosmërisë dhe forcës që ai tregoi në revoltën ndaj princit Alexandru Ilias dhe njerëzve të tij. Vasil Koçi u mbështet mjaft edhe nga një sundimtar tjetër, Matei Basarab, princ i Vllahisë, si dhe pashai turk i Silistrës, Mehmet Abza. Hipja në fron e sundimtarit shqiptar konsiderohej si një sukses jo thjesht ushtarak, por edhe për vetë reformat modernizuese që ai  ndërmori, ashtu si edhe investimet që ruhen ende sot.

Vasil Lupu njihet si sundimtari i parë që kodifikoi ligjet në Moldavi. Ky dokument i veçantë u quajt Romanesca de Invitatura ose kodi i Vasil Luput dhe i dha prioritet jo thjesht anës juridike, por edhe elementeve të tjera, siç ishte gjuha rumune. Kjo reformë shënoi kalimin nga ligjet e pashkruara e të bazuara më së shumti në zakonet e kohës tek ato zyrtare, të hartuara dhe publikuara sipas një stili romano bizantin.

Jo më kot filozofi dhe historiani Dimitrie Cantemir, që jetoi gjatë viteve 1673 1723, e konsideronte periudhën e sundimit të Vasil Koçit si atë të rizgjimit dhe rikthimit në dritë nga errësira e barbarive që shtriheshin në vend. Vasili ishte një drejtues i aftë jo thjesht në politikën e brendshme, por edhe në rrafshin diplomatik. Ai mbajti marrëdhënie me të gjitha superfuqitë përreth, duke forcuar lidhjet me Vjenën, Varshavën, Moskën etj. Pozita e tij u bë kaq e rëndësishme sa shpesh ai ndërhyri për të forcuar rolin dhe pushtetin e tij edhe në konflikte, siç është ai në Krime, në vitet 1635 1637 apo në krizën turko ruse për qytetin e Azovit, në vitet 1637 1642.

Princi themeloi, në vitin 1640, shkollën e parë, që njihet si Akademia Vasiliane, duke u dhënë mundësi në këtë mënyrë të rinjve vendas të mësonin aty pa u dashur të largoheshin drejt Polonisë, siç kishte ndodhur deri në atë kohë për pinjollët e familjeve të mëdha. Biblioteka e Universitetit të Lashit ishte gjithashtu vepër e tij, ndërsa shtypshkronja e parë ishte një tjetër investim që u ngrit me mbështetjen e fortë të sundimtarit dhe që shënoi nisjen e një tjetër epoke për publicistikën vendase.

Ai ndërtoi mjaft objekte kulti, ndër të cilat edhe kishën e Tre Hierarkëve, një monument i mbrojtur nga UNESCO.  Në fakt, princi Vasil u shndërrua në një mbrojtës të ortodoksisë jo vetëm në territoret e tij, por edhe shumë më gjerë.  Shuma të mëdha parash iu dhanë, me urdhrin e tij, Patriarkanës së Kostandinopojës dhe Jerusalemit, ashtu si manastirit të malit Athos në Greqi. Më se 30 kisha dhe manastire në Moldavi u ngritën prej tij, ndërkohë që bamirësi të tjera bëri edhe në Poloni, Bullgari etj.

Vasil llupoParalelisht me investimet, Vasil Koçi kërkoi të forconte pushtetin duke u përpjekur të përfshinte nën sundim zotërime të reja. Nëse me princin e Transilvanisë, Gheorghe Rakoczi I, mbajti marrëdhënie mjaft të mira të bazuara mbi dy traktate të nënshkruara në vitet 1638 dhe 1646,  me një ish-aleatin e dikurshëm, princin e Vllahisë, Matei Basarab, që e mbështeti për të hipur në fron, gjërat shkuan ndryshe. Etja për territore bëri që Vasil Koçi ti shpallte luftë rivalit të tij. Për këtë qëllim, ai lidhi  edhe krushqi me ushtarakun e lartë të kozakëve, Bohdan Chmelnyckij, i njohur ndryshe si Bogdani i Zi.  Princi shqiptar i dha vajzën e tij, Ruksandrën, djalit të Bohdanit. Pozicionet kyçe nën sundimin e tij i mbanin jo thjesht njerëzit më besnikë, por mbi të gjitha të afërmit. Mjafton të përmendet fakti se 10 nga 17 guvernatorë ishin familjarë të sundimtarit tregues i kujdesit që Vasil Koçi tregonte për të mos forcuar njerëz të jashtëm që mund ti cenonin pushtetin, por ishte pikërisht kjo etje për rritje të pushtetit që e rrëzoi.

I forcuar edhe me koalicionin e ri pas martesës së të bijës, Vasili mendoi se do ta kishte më të lehtë të shkatërronte princin e Vllahisë. Plot tri herë ushtritë u përplasën në 1639-n, në Ojogeni e më pas në Nenisori, e në fund në 1653-shin në Finta. Në të tria rastet, ushtritë e sundimtarit shqiptar u mposhtën. Beteja e fundit  rezultoi më fatalja.

Pas kësaj beteje nisi një rebelim i menjëhershëm i fisnikëve moldavë, të cilët 19 vjet më parë e kishin mbështetur. Ujku nuk mundi këtë herë të qetësonte gjërat me dredhitë e tij dhe përfundoi i zëvendësuar në fron nga princi Gheorge Stefan. Vasili u largua drejt Stambollit, ku jetoi në ekzil për vite të tëra. Ka të dhëna s 5 vite ai i kaloi në një nga burgjet e perandorisë, i arrestuar nga autoritetet osmane.

Ndonëse nuk rreshti për asnjë moment në përpjekjet e tij për rikthimin në pushtet, kjo nuk ndodhi më kurrë.  E megjithatë, Vasili arriti të shihte nga larg, në vitin 1559, hipjen në fron të djalit të tij, Stefan Lupu. Në vitin 1661, sundimtari i dikurshëm, që kaq shumë ndihmoi në zhvillimin e principatës së drejtuar prej tij, vdiq në ekzil në Stamboll, ndërsa vetëm pak kohë më pas djali i tij ra nga froni. Stefani, mesa duket, nuk kishte trashëguar aftësitë e të atit për të qëndruar gjatë në pushtet përmes aleancave të ndryshme, duke e mbajtur atë vetëm dy vjet.

Trupi i sundimtarit shqiptar që udhëhoqi Moldavinë për 19 vite sot prehet në katedralen e Tre Hierarkëve në Lashi.

Vasil Lupu ishte i pari i një pushteti shqiptar, që më pas vijoi edhe me dinastinë e famshme të familjes Gjika, që drejtuan për breza Vllahinë e Moldavinë apo edhe familjet Duka, Shucu, Balsha etj.

Kategori
Uncategorized

Atëherë dhe tani!

Ilir Kalemaj

Nga Ilir Kalemaj/

Dikur radhë për qumësht, tani radhë për libra.

Dikur të spiunonte miku më i mirë për një fjalë goje, tash të merr malli të të zënë ngoje….

Dikur fusje mik për të ardhur në Tiranë, për një punë a specializim. Tani ja kemi marrë dorën dhe e kemi shtrirë të njëjtin ves në shkallë kombëtare.

Dikur punën ta gjente me detyrim-përcaktim shtet-partia, tani thonë që ka punë, por mungon profesionist-mavria.

Dikur të vërdalloseshe kot quheshe vagabond, tani rrugët plot me qenë endacak që je me fat po shpëtove pa u lag.

Dikur lexonim klasike dhe fshehurazi ndonjë modernist që kalonte dorë me dorë, sot kanë grada e tituj pa prekur libra me dorë.

Dikur kishe frikë se të spiunonte miku më i mirë, sot ka vet-spiunim kolektiv që gjithsekush e bën plot dëshirë.

Dikur luanin kalamaja jashtë në natyrë, sot luajnë me pokemona e më shumë janë fryrë.

Dikur llafi i thënë pa menduar dy herë, të conte për agjitacion dhe propagandë, sot vet-censurohen pa logjikë e pa shkak.

Kohët ndryshojnë, karvani ecën para 😉

BoldNews.al

Kategori
Uncategorized

Të fala paçEdi, jam gruaja nga Fieri.

Nga Indrit Vokshi.

Edi i dashur, jam gruaja e atij burrit. Ndihem shumë e nderuar që më bëre të fala ndër sy të të gjithë shqiptarëve, megjithëse më erdhi pak inat se nuk ma përmende edhe emrin që të ndihesha pak e vlerësuar para shoqeve. Tani unë po të shkruaj se e pashë që ishe kurioz dhe i shqetësuar se si e duroj unë burrin tim. Edi, unë kam vite e martuar dhe nuk jam divorcuar asnjëherë. E megjithëse ndonjëherë në nerva e sipër mund të kem menduar të divorcohem, prapë kam thënë jo. Jo, sepse kam edhe fëmijë e të jem e sinqertë nuk jam e gatshme për ti traumatizuar. Se siç duhet ta dish, edhe pse duket se nuk e di, kur ke njerëz të tjerë tek të cilët veprimet e tua ndikojnë, nuk mund të bësh e të thuash çtë të vijë ndërmend. Se siç i themi ne këtej nga fshati, nuk lëshohen fjalët siç lëshon lopa bajgat, vend e pa vend, aty ku i vjen për t’i lëshuar e nuk pyet fare ku dhe si i lëshon.

Pra i dashur Edi, se je edhe kryeministër, ma dëgjo një këshillë: mos u sill si lopë dhe mos e trajto fjalën tënde si bajgë. Se mbahesh edhe për orator e po u solle kështu do ta detyrosh popullin që nga orotar të të thërrasë bajgator. Po, bajgator.
E dyta, unë e duroj tim shoq edhe kur nervozohet e bërtet, edhe kur nuk tregon durim e edhe kur më shan ndonjëherë. Kjo sepse ia di hallet, hallet tona të përbashkëta, mundohem ta kuptoj që është në stres, se vetë pa punë, fëmijët pa punë, tokat e të mbjellat, çtë them, nuk na del llogaria. Se as nga ato 300.000 vendet e punës që ti hape, nuk na ra ndonjë vend pune (thanë këta rilindasit e fshatit që ishin me short e iu bien vetën atyre që kanë fat). As nga shëndetësia falas nuk na ra gjë, se kemi paguar rreth 100.000 lekë spitaleve, që spitale iu thënçin. Është futur leku në vrimë të miut Edi. Po thuaj shyqyr që kemi televizor e heqim mendjen duke parë sukseset e zhvillimin që jepet aty. Se të mos ishte televizori, do ishim çmendur. E treta. E duroj sepse une jam fshatare e zakonisht në mentalitetin tonë fshataresk, të paprekur nga feminizmi yt, themi se njeriu duhet të pajtohet me fatin e vet. Ky fat më ka rënë, ketë fat mbaj. Pasi unë nuk jam aq e qytetëruar sa ti, që kur nuk të pëlen fati që të bie, i bie ti fatit, me shpulla e me shkelma, me shpresën se do ndryshojë. E nuk të vjen turp nga kjo gjë edhe pse e merr vesh e tërë Tirana e Shqipëria.
Si përfundim, meqë u hap ky muhabet, njëra nga këto shoqet me të cilat mblidhemi e pimë kafe ne tek shtëpia e secilës, po i qante hallin gruas tënde. Tha, e zeza ajo që e ka brenda. I kujtove kunatin e saj, Nevzatin. Tha, si Nevzati. Që pi e sdi çfarë thotë, është prishur me të tërë se të tërë i shan. Punë jo, lekë në shtëpi jo, i doli goja asaj Zenepes duke i thënë po mjaft se na turpërove. Po smerr se smerr vesh ai.

Të fala gruas. Me ikë atë ditë, se desha të të jap një palë çorape e një sapun dhuratë që tja jepje.

Kategori
Uncategorized

Vendet ku nënshtetësia është në shitje.

Aeroporti Nënë Tereza. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Programe të ndryshme ekonomike po i lejojnë të huajt të blejnë në mënyrë të ligjshme një nënshtetësi apo një leje qëndrimi – në këmbim të investimeve të konsiderueshme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka theksuar rritjen e shpejtë të këtij fenomeni, duke sugjeruar se klima aktuale gjeopolitike i ka shtyrë njerëzit të kërkojnë për “parajsa të sigurisë politike dhe ekonomike”. Por ka shumë raste që blerja e nënshtetësisë apo rezidencës bëhet edhe për të reduktuar detyrimet fiskale.

Pavarësisht se oferta të tilla janë shtuar së fundmi, programe të ngjashme kanë qenë në funksionim në shumë vende prej dekadash. Kombi me dy ishuj St Kitts dhe Nevis, për shembull, kanë ofruar nënshtetësi përkundrejt investimeve që nga viti 1984.

Tabela më poshtë paraqet vendet ku nënshtetësia është e ofruar. Tabela tregon se megjithëse ky është një fenomen më së shumti Europian dhe i zonës së Karaibeve, programe të ngjashme ekzistojnë në Kanada, SHBA, Australi, Singapor dhe Zelandën e Re.

uhf_fFfE0IPa40sh20aSRiwuKE3jp5xGeQ4o0SLbY8Y

Në krye të tabelës janë vendet që ofrojnë një program të “nënshtetësisë ekonomike”, dhe ku nënshtetësia ofrohet brenda një periudhe shumë të shkurtër. Opsioni më i lirë është Dominika, ku mund të bëhesh nënshtetas përkundrejt një investimi prej 100 mijë dollarësh (plus tarifat) dhe me vetëm një intervistë ballë për ballë.

Ka një dallim mes vendeve që ofrojnë drejtpërsëdrejti një pasaportë pa kushte në këmbim të investimit dhe vendeve ku, përveç investimit, ka kushte mbi kohën e qëndrimit apo kohën që duhet të kalojë nga aplikimi deri te marrja e nënshtetësisë.

Kështu, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të vërtetë mund të marrësh nënshtetësi përkundrejt investimit që nga viti 1990, por përveç gjysmë milioni dollarësh minimum investimi, duhet të kalosh procedurat shtatëvjeçare si dhe të jetosh në SHBA për të paktën 180 ditë në vit. Në Zvicër, nënshtetësia jepet përkundrejt një investimi prej 250 mijë frangash zvicerane, por këtu duhet të kalojnë 12 vjet që ta marrësh ndërsa nuk ka nevojë të jetosh në Zvicër asnjë ditë gjatë kësaj kohe. Franca është vendi që pranon në këtë mënyrë vetëm investitorët super të pasur. Atje duhet të investosh 10 milionë euro si dhe të presësh pesë vjet para se të marrësh nënshtetësinë. Nëse dëshiron opsione më të lira për pasaportë europiane, ke Greqinë me 250 mijë euro dhe 7 vjet pritje por jo detyrim për rezidencë, ose Irlandën, ku kërkohen 500 mijë euro por nuk ka periudhë pritjeje dhe as detyrim për të jetuar atje.

Hapja e një vendi ndaj investimeve në këmbim të nënshtetësisë mund të krijojë një kanal të rëndësishëm të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, ku vendi më i suksesshëm duket se është St Kitts dhe Nevis, ku paratë e investuara në këtë mënyrë arrijnë deri në 25 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Një kompani konsulence, Henley & Partners, vlerëson se investitorët kanë investuar deri në 2 miliardë euro në vit në shkëmbim të një nënshtetësie nëpër botë.

Pse njerëzit e blejnë nënshtetësinë?

Arsyeja kryesore është që investitorët gjejnë në këtë mënyrë mundësinë për të vendosur familjen në vende të lakmueshme si SHBA-ja, Britania apo Australia ndërsa për shumë të tjerë, një pasaportë e një vendi të caktuar ofron mundësi të mëdha për udhëtime pa viza në një numër të madh vendesh.

Në këtë drejtim, pasaportat e Maltës apo Qipros ofrojnë një numër të madh vendesh ku udhëtohet pa vizë.

Kategori
Uncategorized

Surpriza në Dibër, 200 socialistë i bashkohen PD_së.

socialistet e dibres

Rreth 200 socialist dibranë kanë vendosur ti bashkohen sot PD-së. Vendimi është bërë i ditur në një takim të organizuar në pallatin e Kulturës në Peshkopi ku i ftuar ishte dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha. Duke shprehur zhgënjimin e madh për partinë e tyre, braktisjen dhe mashtrimin ata kanë grisur në mënyrë simbolike teserat e PS.

Socialistët dibranë janë shprehur se, “Edi Rama i ka harruar socialistët, ata enden rrugëve të papunë, pa bukë, ndërsa pasurohen vetëm një grusht njerëzish”.

Kirurgu Bashkim Murati është shprehur se, “nuk është Dibra vendi që udhëhiqet nga injorantë si ata që ka vendosur Edi Rama të përfaqësojë”.

Një tjetër socialist, Ramazan Kaziu deklaroi se ky ishte një “takim për të shprehur një zemërim popullor dhe socialist”. “Lidhur me mbarëvajtjen e PS-së e cila për hir të së vërtetës me marrjen e pushtetit në 2013 dhe ne 2015 me elektoratin e vet po vjen duke u distancuar duke mos e dëgjuar duke mos kryer ato halle që kanë”, tha Kaziu.

Sipas tij, “ne jemi në prag të një votimi të rëndësishëm. Kryetari i bashkisë është shumë i rëndësishëm në jetën e një bashkie. Shrefedin Shëhu është profesionit, ekonomist, administrator. Jam i bindur se ky burrë që ka sjellË PD-JA do ti menaxhoje siç duhet problemet e Dibrës. Mos te zhgënjehemi më me këto premtime boshe. Do bëjmë rrugën e Arbrit do bëjmë asfaltime të tjera, etj. Këto premtime janë bërë dhe më parë nga PS po asgjë nuk është bërë. Shpresoj që fitorja e Sherefedin Shehut do të jetë shumë e madhe dhe jam i bindur se nuk do të na zhgënjejë. Nëse po e krijojmë këtë distancim dhe zhgënjim për partinë tone e themi se nuk na dëgjon, i ka lënë socialiste rrugëve, pa bukë pa pune. Zoti kryetar Lulzim Basha, po të them dy fjalë se një djalë i zgjuar i thejshtë me këmbë në tokë dhe jam i bindur se nuk do të na zhgënjesh si kryetari ynë, Edi Rama”, tha Kaziu.

Ndërsa Rem Ziu u shpreh se, pasi dhanë kontribute, qeveria i harroi. “Jam anëtar i PS i zgjedhur disa herë në struktura. Dhamë kontributin tonë maksimalisht. Ata zunë karriget dhe nuk pyetën për ne. Duke parë se kryesia e PS u distancua nga ne, dhe ne të mbetur rrugëve pa shpresë do distancoheni prej saj. Distancimi im do të jetë në këtë moment”, u shpreh Ziu.

Kategori
Uncategorized

ILIRIANËT!

Gani Mehmetaj

 

 

Grate ilire

   Ulur në karrigen e parë pas shoferit, në autobusin e linjës Zarë-Split, sodisja me kureshtje peizazhin përrallor të detit të kaltër në të mbyllët. Tej detit ishte Italia e ëndrrave tona. Nga dritarja e hapur para meje depërtonte me vrushkuj fresku i erës së njelmët që me rrihte flokët e shpupuritura e fytyrën dhe më freskonte gjoksin. Dielli i madh mëngjesor përskuqte horizontin, ndërsa dilte nga pas maleve me përpëlitje të vagullta. Topit të zjarrtë i shihej vetëm një cep flakë i përgjakur. Kodrinat e rrëpirëta dhe të zhveshura na dilnin befas para dhe më mbanin pezull në kureshti, ndërsa prapa meje udhëtarët lëkundeshin të përgjumur. Rruga gjarpëronte me kthesa të vrullshme mesdhetare, ku sa të dilte para deti i paanë me kaltërinë e vet disa qindra metra për fundi autobusit, sa të mbyllej pamja me shkëmbinjtë gëlqerorë. Nata në agoni ia lëshonte vendin ditës me diellin e madh që e mbyti në dritë dalëngadalë gjithë horizontin.

   Ende pa u ngopur me pamjen madhështore të mëngjesit bregdetar që të linte pa frymë, shoferi, një burrë i bëshëm me kokë të madhe e flokë të zbërdhulur, i moshës mesatare, më pyeti me kureshtje nga isha. Nuk e di pse më pyeti, mbase të tjerët i njihte, mbase i dukeshin fytyra të njëllojta, ndërsa pamja ime ishte ndryshe apo e huaj, por më zuri ngushtë. Ishte e pazakonshme për natyrën e një vendësi të kësaj krahine kureshtja ndaj turistëve. U shkëputa nga ngurrimi i parë dhe iu përgjigja me një lloj indiference, por kumbueshëm në gjuhën e tij. Përgjigjja ime i zgjoi nga përgjumja e mëngjesit në të lindur të diellit edhe të tjerët. Nuk mund të thuhet se u bënë sy e veshë, por një kureshtje dashamirëse pashë që rrezatoi nga sytë e tyre gjysmë të mbyllur.

– Nga pamja të njoha që je Ilirian, – më befasoi shoferi, ndërsa ndiqte me vëmendje rrugën, duke manovruar me shkathtësi kthesave të forta të dhiareve të asfaltuara bregdetare. Qesha i befasuar e me mosbesim me këtë ndërhyrje, m’u duk diçka e pazakonshme.

–Pse si duken ilirianët?!, -ia ktheva i befasuar dhe i lajkatuar njëkohësisht.

– Ashtu si ti! Prandaj të pyeta, – vazhdoi ai pa e prishur terezinë, duke ndjekur rrugën dhe duke iu shmangur reflektimit të diellit nga sipërfaqja e detit që bartej edhe në retrovizorin e autobusit.

Qesha nën buzë, sepse unë i tregova nga isha dhe nuk i thashë përkatësinë time kombëtare, mirëpo ai më dha cilësimin e paraardhësve të mi pa dyshuar se mund të isha i një kombi tjetër. E dija se vet emri i qytetit tim e bëri të ndjehej i sigurt për prejardhjen time iliriane, sikurse thoshet ai.

Pati kureshtje edhe për emrin tim. Ia thashë pa entuziazëm jo pse nuk doja të pranoja bisedën krejt të pazakonshme, por sepse emri im nuk do t’i shkonte për shtati euforisë së tij për ilirët. Nuk e kisha emrin Dardan, as Ilir dhe as Genc, aq të përhapur te bashkëkombësit e brezit tim.

Sikur të mos e vërente mungesën e entuziazmit, ma priti me pyetjen tjetër: -Të pëlqen Dalmacia jonë?

– Është e mrekullueshme, hyjnore! -ia ktheva aty për aty, jo për t’ia bërë qefin. Ky rrip i gjatë bregdetar disa qindra kilometra gjithnjë më kishte mahnitur. Deti fantastik, vera e bardhë e shkëlqyeshme, proshuta që të shkrihej në gojë, njerëzit e sjellshëm e të butë me shpërthime emocionale mesdhetare, muzika plot mall, më kujtoheshin edhe në acarin kontinental në qytetin tim. Sidomos buzëmbrëmjet të linin pa mend në të perënduar, me netët e freskëta buzë detit kur gdhiheshim në pritje të përflakjes së qiellit, ndërsa i gëzoheshim ditës së re sikur fëmija ëmbëlsirave.

– E di, ti Ilirian, – më pagëzoi ai, duke ma harruar emrin, – Dalmaci vjen nga fisi dalmat, e më duket se ju ngjashëm i thoni edhe sot, apo jo, – më pyeste dhe përgjigjej fare i sigurt në ato që thoshte.

Ia pohova. I cytur nga pohimi im filloi të fliste për epokën e artë të Dalmacisë, për Ilirinë dhe mbretërit e tyre. Shën Jeronimin e Biblës e kishte në majë të gjuhës. –është nga qyteti im – Zara, – mburrej ai.

   Dikur si për ta frenuar entuziazmin e tij, ndryshoi ngjyrim të zërit. – Të gjithë ne dalmatët ishim ilirë, por u përziem. Zoti e di a jemi edhe sot dalmatë apo diçka tjetër. Dalmatë i themi vetes. Unë ende e ndiej veten dalmat – ilir, por fatkeqësisht nuk e di asnjë fjalë ilire, ndërsa ju e keni ruajtur gjuhën, – vazhdonte të fliste shoferi me një ligjërim të kthjellët e të sigurt. E shihja me simpati dhe buzëqeshje të lehtë duke ia pohuar me kokë. Të tjerët që e dëgjonin herë e tumirnin, herë e ndiqnin me interesim. Ai fliste për hordhitë që erdhën e u tërhoqën, për shkatërrimet e vrasjet, thuajse i kishte ndier mbi kurrizin e vet.

 

Mbreteresha Teuta

Mbas fitores së Medonit, mbreti Agron vdiq në

Për përkatësinë e tyre ilire i kisha dëgjuar të flisnin edhe sllovenët sa herë u tregoja nga jam. Sikur e konsideronin kategori më të lartë të qenit ilir. Nuk e di pse i kërkonin këto rrënjë dhe pse donin ta zbusnin të qenit sllav. Një lloj kompleksi i mundonte. Asnjëherë nuk u thellova në këtë temë. Edhe kroatët, ilirët i kishin në majë të gjuhës. Ishin edhe më të zëshëm në deklarimet e tyre se të gjithë ata janë ilirë. Lëvizjen për zgjim nacional në shekullin e nëntëmbëdhjetë e kishim emërtuar “Lëvizje ilire”. Mirëpo, dalmati temperament e vuante humbjen e identitetit dhe mallëngjehej me të qenit ilirian. Të gjithë ata kërkonin rrënjet para sllave dhe donin të dëshmonin se janë vendës. Ardhacakët përbuzeshin gjithandej, qoftë ata që vinin nga katundet në qytet, qoftë ata që vinin nga krahinat e tjera.

Mbi besimet dhe mitologjinë ilire

Sikur të ma kishte lexuar mendjen, m’u drejtua: – Të vjen habi me ato që them?

Nuk ia fsheha habinë. Ndërkaq ai vazhdoi:- rrënjet tona i kam dëgjuar edhe nga gjyshi im, i pushoftë shpirti në paqe. Ai veten e konsideronte ilir. Më tregonte se kemi të gjakut tonë tutje në jug, duke menduar për ju dhe për ata përtej kufirit, – ndërsa ngurronte të përmendte Shqipërinë. Ato ditë ky shtet i vogël i mbyllur pas shtatë drynash ishte nën breshërinë e kryqëzuar të artilerisë së propagandës jugosllave. Heshta.

Sa më shumë iknim drejt jugut dhiareve të asfaltuara bregdetare, dita bëhej më e nxehtë, zëri i pulëbardhave dëgjohej më i thekshëm, ndërsa çadrat e hipive e të studentëve turistë shtriheshin gjithandej buzës së detit apo shkurreve mesdhetare. Ua pata lakmi jetën e tyre pa andralla – e adhuroja lëvizjen hipi. Kthehesha nga një pelegrinazh dhjetëditësh turistik që e kalova në Istër. Pastaj si për ta harruar peizazhin joshës e shtrimë bisedën në temat historike, për Ilirinë, për mesjetën, dyndjet sllave, apo “shçavi”, siç u thoshte ai sllavëve ashtu sikurse i quanin fqinjët italianë, deri vonë zotërues të Dalmacisë, pas ilirëve. Franjo quhej bashkëbiseduesi im. Zotëronte njohuri të habitshme për gjithë këto tema, shquhej për mprehtësi dhe për guxim që rrallë e takoje në këto mjedise, pas fushatës së federatës jugosllave kundër lëvizjes populiste “Mas Pok”, sikurse cilësohej lëvizja kombëtare kroate në vitet e shtatëdhjetë kundër qendërzimit të pushtetit.

Edhe të tjerët më shihnin me simpati për përkatësinë time ilire, apo iliriane sikurse më thoshte dalmati. Këmbyem adresa e numra telefoni. – Nuk i dihet jetës, shtëpia ime është shtëpia jote në çfarëdo kohe, – fliste i mallëngjyer pasardhësi i dalmatëve. Po i afroheshim Splitit. U përshëndeta me të dhe me udhëtarët që më dëshiruan rrugë të mbarë.

-Rrofsh Ilirian!, – më tha ai në fund, kur zbrita në Split. Më duhej të ndërroja autobusin për të vazhduar në Prishtinë.

Më la mbresa shpërthimi nostalgjik i dalmatit, i cili i mburrte bashkëkombësit e mi që nuk e borin gjuhën e të parëve dhe që janë të qëndrueshëm e kryeneçë. Gjuha e dalmatëve iku e vajti, pikëllohej ai. Ka mbetur vetëm ndonjë fjalë dhe malli për atë që ishim, fliste me mallëngjim ai sikur këngëtari i tyre Oliver Dragojeviq në këngën e përmallshme “Adio Pape” .

Gjithë rrugën e mendova dramën e dalmatëve dhe dramën tonë: me shpërngulje e gjenocid, me luftëra të pafundme dhe me heshtjen qindravjeçare, e cila sikur mëkonte e harronte në qetësi plagët e popullatës bregdetare.

*

   Përkatësia ilire edhe një herë më doli si mburrje një mbrëmje me vapë korriku në Dalmaci, në kohën kur në gjithë ish-Jugosllavinë, apo në pjesën më të madhe të këtij shteti mujshar, shtypi dhe televizioni sa nuk tërboheshim, sepse e kishim shkruar në librat shkollorë që jemi ilirë. Nuk e konsideroja as fatbardhësi as fatkeqësi të qenit me prejardhje ilire, ishte fat që nuk e zgjodhëm, as na pyeti kush. Por ata që na sulmonin për këtë prejardhje skandalizoheshin: Pse nuk e kemi lënë dyshimin-mbase mund të ishim trakas, dakë apo diçka tjetër të papërcaktuar nga shekujt e mistershëm të antikës apo nga errësira e mesjetës – pyesnin deh përgjigjeshin të indinjuar propagandistët jugosllavë, kryesisht serbë. Disa intelektualë të kombit tim përpiqeshin të mbroheshin sikur e ndienin veten të fajshëm përkatësinë ilire, por atëherë i tërbonin edhe më shumë prokurorët e medieve. Ftesa për festival filmi në Pulë qe një freski shpëtimtare pas atmosferës së sikletshme në kryeqytetin tim, ku edhe asfalti e rrokaqiejt e betonit lëshonin zabullimë.

Ishte mbrëmje e mrekullueshme në qytetin e Pulës. Deri vonë pas mesnatës pamë filma në Arenën e lashtë të Vespazianit. Pastaj në një anije vazhduam debatin në detin e hapur me verën e bardhë dalmate, proshutën e mrekullueshme të Istrës dhe peshkun e skuqur që “e dehnim” në verë. Gotat mbusheshin e zbrazeshin njëra pas tjetrës, ndërsa biseda kalonte nga filmi në letërsi, pastaj në muzikë, dikur hynim në hullitë e historisë. Prapë e njëjta dashamirësi e një grupi kineastësh për ilirianët: Marko nga Podgorica, me prejardhje nga Limi, fliste gjithë kohën, hercegovasi Stipe me pamje babaxhani nga shkrepat e pas Dalmacisë ia pohonte, kurse dalmati Josip ia plotësonte bisedën me informacione të tjera pikante. Nga efektet e verës dhe të natës së mrekullueshme, ndërsa era e njelmët na i përkëdheltë fytyrat e skuqura, u bëmë më të afërt, më të sinqertë. Nuk e di pse, por të gjithë më drejtoheshin mua, “ilirianit të moçëm”. Gati sa nuk filluan të më rrëfeheshin, pse nuk mbetën edhe ata ilirë.

– Ishim ilirë, pastaj erdhi Bizanti, ndërruam edhe një herë fe. Prapë kur u tërhoqën ata thonë se të parët e mi iu kthyem fesë së parë katolike. Dikur në muzgun e mesjetës apo mbase shumë më vonë, prapë ndërruam fe e gjuhë dhe u ngatërruam as vetë nuk e dimë se si, -fliste podgoriçani i Limit me zërin pak të zvargur dhe sytë në të perënduar nga efekti i verës së bardhë. Pastaj me po atë pamje të përhumbur, kur mendoja se do ta ndërpriste rrëfimin, ai vazhdonte: – E di ti stërnip i ilirëve se gjyshja ime, Zoja, ndjesë pastë, nuk e fliste asnjë fjalë në këtë gjuhë të cilën e flas unë. Gjyshi im, Leka, po ashtu fliste edhe në gjuhën e gjyshes, gjuhën iliriane si tuajën. Ai thoshte se dikur kishte qenë edhe gjuha e tij. Ndërkaq, unë mbaj mend vetëm ndonjë fjalë. Gjyshen e kuptoja kur fliste, por ia ktheja në gjuhën malazeze, të cilën ajo po ashtu e kuptonte, por vazhdonte të mos e fliste.

   Ai rrëfente si për diçka të vdekur, sikur edhe ai të kishte marrë pjesë në mort. Dhe sa më shumë fliste aq më shumë gota rrëkëllente derisa dikur gjuha iu trash, dëgjohej vetëm fërshëllima e tij. Dalmati ia pohonte me refrenin “Gjaku ujë nuk bëhet” thuajse ai rrëfente edhe për tragjedinë e tij, a të familjes së tij. Na kishte zënë gjumi në një cep të anijes.

-Rrofsh Ilirian!, – më përshëndeti për herë të fundit miku i mbrëmjes, të cilin e pashë edhe të nesërmen, por pa euforinë e mbrëmshme. Dy të tjerët: dalmati dhe hercegovasi më ofruan edhe dy-tri herë verë mbrëmjeve në tavernë, por nuk i ftilluam bisedat për ilirët, megjithëse nuk e fshihnin simpatinë ndaj ilirëve. Ndonjëherë dalmati më jepte zemër: “Mos u dorëzoni, s’kanë ç’u bëjnë”, ndërsa mendonte për fushatën e egër që zhvillohej kundër nesh në gjithë hapësirën e shtetit të përbashkët. Ishte mesi i viteve të tetëdhjeta. Përpiqesha të dukesha i shkujdesur.

Në të kthyer nga Pula kujtoja rrëfimin e Markos. Ndërsa fliste nën ndikimin e verës së bardhë dhe euforisë për ilirët, kishte pamjen e njeriut të humbur. E kujtoja me habi: një anas nga shkrepat e Malit të Zi, kundër të cilëve të parët e mi nga Dukagjini e Rugova kishin bërë luftëra të përgjakshme në njëqind vjetët e fundit. Na vranë dhe i vramë mizorisht. Dhe sipas rrëfimit të tij binte se kishim luftuar kundër gjakut tonë. Nuk e flisnim të njëjtën gjuhë, prandaj duket nuk u morëm vesh më.

Derisa sistemoja përshtypjet e bisedave në detin e hapur me kolegët e mi, më kujtohej në prapakthim këmbëngulja e regjisores së krishterë boshnjake për gjakun e njëjtë, por gjuhën e bjerrë. Rrëfimi i saj ishte më pak patetik, por malli për identitetin e mbetur nëpër cepat e shekujve nuk ishte më pak tronditës. Ajo tregonte se si ana nga vinte nuk e flisnin gjuhën e shtetit derisa nuk arsimoheshin në Sarajevë apo Zagreb. Dhe kur ktheheshin në vendlindje nuk merreshin vesh më katundarët. “Ishim të huaj për ta, e kishim tradhtuar katundin. Një krahinë e deltës së lumit Neretva fliste këtë gjuhë, të afërt me gjuhën tuaj”, ishte e sigurt ajo.

Se si më ndrydhej zemra kur kujtoja se me të mbërritur në Prishtinë do të ballafaqohesha me fushatën e egër kundër përkatësisë ilire. Kthehesha në një botë tjetër më reale dhe më të ashpër. “E keni më lehtë ju, nuk pranuat gjuhë tjetër”, me kumbonin në veshë fjalët e regjisores nga lugina e Neretves, e cila asnjëherë nuk më tha cilës etni i takonte. Ajo bëri një film të shkëlqyeshëm për vendlindjen. Unë qeshja thartë me këtë formulë ngushëlluese të saj.

Autobusi vazhdonte të gjarpëronte nëpër rrugët e përthyeshme bregdetare. Fresku i natës dhe aroma e ajrit të njelmët depërtonte brenda. Shumica e udhëtarëve flinin, ndërkaq unë vazhdoja të përpunoja përshtypjet e së kaluarës dhe së tashmes. Dalmacinë e lashë prapa.

Por ende me tingëllonte në vesh urimi i tyre euforik: Rrofsh Ilirian!

Kategori
Uncategorized

NJË IDE QË LË NË RRUGË NJERËZIT E THJESHTË Mendim.

Në median e shkruar na doli edhe një “thagmë” e re, zgjerimi i rrugës Tiranë-Durrës edhe me një korsi më tepër, saktë me tri korsi djathtas e me tri majtas, një autostradë ku makinat do të udhëtojnë me 140 kilometra në orë (!)
Një gazetë “e vogël” shtoi se nga kjo ide do të shkulen pemët aq të përfolura ekzotike që kushtuan 600 mijë euro (!), praktikë kjo e njohur e mendimit jashtë kokës për çdo lloj pune të bëra deri tash në sistemin rrugor shqiptar.
Ideatorët mendojnë për trafikun e makinave, “disiplinimin” e tyre duke u dhënë edhe një korsi kalimi më tepër a thua se kjo korsi, me 140 kilometra në orë, do të shuajë aksidentet e panumërta që përgjakin vazhdimisht asfaltin e rrugës ekzistuese duke çuar në humbje jetësh e duke zhdukur familje të tëra.
Ideatorët në kokën e tyre duke menduar për “kalorësit” harrojnë “këmbësorët”, harrojnë njerëzit e thjeshtë që dalin në anë të rrugës dhe ngrenë dorën për një vend në fugon për të udhëtuar drejt plazhit apo për tu kthyer prej tij. Njerëzit e thjeshtë kanë vetëm këtë alternativë, asnjë tjetër.
Në vitin 1946, me punë vullnetare të rinisë, u ndërtua hekurudha Durrës –Tiranë dhe Durrës-Peqin, për të shtrirë shinat gjatë dy dekadave të ardhshme drejt Pogradecit, Vlorës, Ballshit, Shkodrës…e më tej drejt Malit të Zi.
Për hekurudhat gjatë këtyre 26 viteve mendimi është ndalë vetëm se si ti shkatërrojmë dhe përçudnojmë në të gjithë përbërësit: shkuljen e shinave dhe dërgimin për skrap, shkatërrimin e bazës së riparimit të lokomotivave dhe vagonëve, pushimin e personelit, lënien mënjanë të gjithçkaje që lidhet me të.
Për mos tu ngrënë hakun kryeministrave fluturues mbi politikën shqiptare është folur për “tren elektrik” (Fatos Nano), për lidhje hekurudhore me Prishtinën pa thënë se si e nga, për lidhje me Maqedoninë, madje edhe për lidhje me Greqinë (Berisha, Rama). Të gjitha këto kanë qenë në fjalë në hava serialeve elektorale, vendore apo kuvendare.
Fol e luaj, një shprehje që populli e ka në fjalorin e vet, e ka jetuar dhe e jeton në kurriz tash disa dekadash.
Tirana me Durrësin, është gati njëlloj në gjatësi me Pireun dhe Kifisian, linjën hekurudhore elektrike prej 25.7 kilometra (3.2 kilometra në qendër të Athinës në tunel), linjë e cila daton me vitin 1869.
Linja ka 24 stacione qëndrimi të trenave elektrikë, ngjitje e zbritje të pasagjerëve. Vagonët, jo vetëm në pikun e lëvizjeve në fillim e në mbarim të punës, por gjatë gjithë ditës, që nga ora 5 e mëngjesit e deri në orën 2 pas mesnate, janë të ngarkuar sa rrallë gjen një vend për tu ulur.
Dy linjat tjera nëntokësore (metro) me 17.5 dhe 16.4 kilometra gjatësi kanë po të njëjtën ngarkesë gjatë gjithë orëve të shërbimit.
Në tërë hapësirën e Atikisë, mbi tokë një rrjet i gjerë me autobusë, trolejbusë e tramë nuk pushon së përcjelli pasagjerë në të tri ndërresat e punës dhe shërbimeve.
Athina me Pireun tashmë nuk dallojnë se ku fillon njeri e ku mbaron tjetri, janë shndërruar në një qytet të vetëm gjeografikisht. Midis tyre nuk ka shërbim ndërqytetës (interurban) por shërbim qytetës (urban) me të gjitha mjetet e transportit mbi e nëntokësor.
Dhashë paksa përvojën e shërbimit në hapësirën Athinë-Pire e më gjerë në Atiki ndaj një qyteti që tash numëron rreth 6 milionë banorë, (një shërbim që do ta quaj model sepse nuk njoh shërbimet në vendet tjera të botës), përvojë e fituar gjatë 20 viteve jetë këtu, përvojë që mendoj se duhet të lexohet nga kryeministrat që ngjiten në karrige në vendin tim.
Tirana me Durrësin le të lidhen ashtu siç janë, me rrethim të plotë nga të dy anët (si pjesa Plepa-Kavajë) për ta përqendruar vështrimin në ndërtimin e një hekurudhe dyfishe, me një tren elektrik që vjen e me një që shkon, me stacione qëndrimi e nisjeje që fillojnë në Tiranë e mbarojnë në Kavajë, me nënstacione çdo 5 apo 10 kilometra duke “mbledhë” e “derdhë” dhjetëra mijëra njerëz që përveç këmbëve nuk kanë mjet vetjak për të lëvizur.
Me një çmim të arsyeshëm për nivelin e pagave në Shqipëri, Tirana me Durrësin do të ishin NJË. Njeriu do të ngrihej në mëngjes në Tiranë, ti hipte trenit për tu ndalur në Golem apo Malin e Robit për të kaluar ditën në plazh e për tu kthyer në mbrëmje.
Në bregdetin nga Durrësi tek Mali i Robit ka dhjetëra mijëra apartamente të pa shitura apo që mbajnë jetë pushuesish vetëm tre muaj të verës. Një shërbim popullor me tren do ti kthente këto apartamente në shtëpi familjare për tërë vitin,. Banorët e këtyre hapësirave nëpërmjet një shërbimi të tillë elektrik nuk do ta kishin problem largësinë e vendit të punës.
Kryeministrat që ngjiten fjalë të parë të tyre kanë shtimin e vendeve të punës duke harruar se vendet e punës me këtë infrastrukturë transporti të njerëzve që duan të punojnë, janë larg, shumë larg.
Për mendimin tim, rendja pas autostradave qorrazi, kostoja e të cilave për shkak të shpronësimeve dhe vështirësive të tjera, sa vjen e rritet (duke rritur edhe pakënaqësinë e njerëzve që i kanë ndërtuar bizneset dhe shtëpitë e tyre me djersë e me gjak mërgimtari), është gabim ekonomik, gabim i rëndë që u kushton brezave.
Grekët, jetën e vet si shtet i pavarur nga turqit osmanlinj e nisën me linjat hekurudhore, linjë e vitit 1869.
Edhe Shqipëria, jetën e vet si shtet pas shkatërrimeve të mëdha të Luftës së Dytë Botërore e nisi me hekurudhën e vitit 1946.
Sikur Shqipëria demokratike jetën e vet ta kishte nisur me ndërtim e rindërtim të rrjetit hekurudhor, me modernizimin e linjave ekzistuese dhe lidhjen me fqinjët, jetë tashmë 26 vjeçare, tash do të flisnim me tjetër gjuhë.
Nuk u bë për 26 vjet, pse të mos e bëhet SOT?

Abdurahim Ashiku
Athinë, 4 shtator 2016

Shënim: Lëçitësve të këtyre radhëve u lutem të sjellin përvojat e tyre në vendet ku emigrojnë. Shqipëria ka nevojë për përvojën botërore ani se kush nuk e lexon dhe e dëgjon.

Kategori
Uncategorized

PO TË MOS ISHTE SHUKJA DIBRA NUK DO DUKEJ (!) Fejton.

Po, po. Po të mos ishte Shukja Dibra nuk do të dukej, do të harrohej siç është harruar një çerek shekulli, apo një gjysmë shekulli, do të mbetej larg veshit e larg syrit, e braktisur, lakuriq dhe e sakatosur, shprehje gjeografike…
Iu grisën brekët Shukes dhe të gjitha partitë u dukën në një maratonë të pa parë deri sot, “garën e arnimeve”, secila me ngjyrat e veta… blu, rozë, mavi…
Asnjëherë në jetën e saj historike Dibrës nuk i është kushtuar kaq vëmendje dhe drejt saj të jenë derdhur me mjete tokësore e ajrore kaq njerëz partiakë me grada shkencore, biznesmenë, dhëndurë, dibranë të ikur që në vitin e tmerrshëm 1913, humoristë, piktorë, poetë, shkrimtarë, çamë të PDIU, grekë të PBDNJ…
Për të mos folur pastaj për matjanë, lumjanë, shkodranë, vlonjatë, korçarë, myzeqarë me flamuj e dieta partish në ballë…
Asnjëherë Dibra nuk ka qenë lajm i parë në gazetat e “krahëve të këputur” të politikës shqiptare dhe televizioneve kameleonë.
Rama, i pari, mblodhi “grusht” të binduri e ngjyrës rozë për të mbajtë një fjalim ku nuk harroi “Rrugën e Arbrit” por “harroi” Skavicën dhe Katundin e Ri, thembra e të tashmes dhe të ardhmes së Dibrës.
Basha, i dyti, u djersit si asnjëherë sa pikat e grumbullua në mjekër nuk i retushoi dot asnjë kronikë televizive. Ai nuk tha se pse nuk e ndërtoi partia e tij Rrugën e Arbrit për tetë vjet në pushtet por tha se ai “që e nis, ai e bitis” duke tërhequr të qeshurën e komentuesve në faqet online që shfletonin kronikat dhe deklaroni: “shiritin e nisjes së punimeve e ka prerë Fatos Nano”…
Basha do të bënte edhe thagmën e radhës kur do ti bëhej “krah” Dibrës që ajo të mos mbytej, duke harruar atë që ka thënë me bërtitje që dëgjoheshin deri në majë të Korabit, paraardhësi i tij Sali Berisha…
Dibra po përjeton vëmendjen më të madhe historike, po përjeton marshimin më të madh që është bërë rrugëve të saj jo në 26 vjet por ma herët, shumë ma herët se të lindnin rrugëtarët, Rrugës së Rinisë, rrugë e cila e mbaruar në vitin 1946 është edhe sot me të njëjtën gjerësi, me kalldrëm si plot 70 vjet të shkuara…
Një dhëndër Dibre, ish ministër, shkrimtar i shquar, i veçuar nga politika tash gati një dekadë, u kthye përsëri në “origjinën e vet politike” për të qepur me pe të bardhë arnën e zezë mbi “brekët e grisura” të Dibrës.
Do të kisha ngelur injorant po të mos mësoja rrjedhën e jetës së një politikani tjetër shqiptar i cili deklaron se ka lindur në Tropojë, është rritur në Shkodër dhe është martuar me një dibrane. Madje, në rrëfenjën e tij biografike shtrembëron edhe një thënie për mendjen e cila ka lindë në Shkodër, ka pushuar në Mirditë dhe ka bërë vend në Dibër…
Një karikaturist i njohur edhe kryetar i shoqatës “Dibra” do të deklaronte “votën e tij” në adresë të një dibrani të ikur si ai duke injoruar një djalë Dibre që ka lindur, është rritur dhe i shërben Dibrës tash njëzet vjet.
Taborët e së djathtës po e sulmojnë Dibrën me të gjitha forcat dhe me të gjitha autoritetet e larta…
Dibrës, si njëzet vjet të shkuara në 26 majin e tmerrshëm 1996 po i bien rreth e qark figura që e rrahën me kërbaçin thurur me fije kanabisi duke i vjedhë dhunshëm votën…
Sikur këta njerëz me pozita të larta, me “portofol” në detyrat e larta shtetërore, të kishin ardhur qoftë edhe njëherë të vetme në Dibër gjatë 8 vjetëve qeverisje do të kishte një tjetër Dibër.
Nuk erdhën. Dhe nuk do të vinin po qe se në tavolinën e rrobaqepësit mos kishin dalë “brekët e grisura”.
Dibrës, e majta dhe e djathta, bluja dhe roza, përzierë me ngjyra të tjera bimësh, i janë gjendur vetëm në kohë zgjedhjesh, thjesht për të mbuluar trupin e saj të rreckosur me mballoma, me arna të zeza mbi fytyrën e saj të bardhë…
Po të mos ishte Shukja Dibra nuk do të dukej…
Abdurahim Ashiku
Athinë, 4 shtator 2016

Kategori
Uncategorized

NASA ndryshon Horoskopin! Tani janë 13 shenja, zbuloni çfarë shenje jeni.

NASA ndryshon Horoskopin! Tani janë 13 shenja, zbuloni çfarë shenje jeni

NASA ndryshon shenjat e yjeve për herë të parë në 2000 vjet. Mësohet se horoskopit do t’i shtohet një shenjë e 13-të ndërsa ky ndryshim ndodh për shkak të efektit lëkundës të tokës, i shkaktuar nga forca gravitacionale mes hënës dhe diellit në dy mijë vitet e fundit.

Prej një muaji konstalacionet nuk janë më të njëjtat dhe deri më tani njerëzit kanë ndjekur horoskopin e gabuar. Shenja e 13-të është ajo e Ofikusit dhe përfaqëson një njeri që është duke kapur një gjarpër që njihet kryesisht si “Serpentarius”, mbajtësi i gjarprit. Kjo shenjë është përshtatur në shumë kultura, por në thelb mbetet e njejta.

Në mitologjinë greke Ofikusi identifikohet si “Aslcepiusi”, heroi dhe zoti i shërimit, djali i Apollos.

Ja horoskopi i ri:
Bricjapi 20 Janar- 16 Shkurt

Ujori 16 Shkurt – 11 Mars

Peshqit 11 Mars- 18 Prill

Dashi 18 Prill- 13 Maj

Demi 13 Maj- 21 Qershor

Binjakët 21 Qershor-20 Korrik

Gaforrja 20 Korrik- 10 Gusht

Luani 10 Gusht-16 Shtator

Virgjëresha 16 Shtator-30 Tetor

Peshorja 30 Tetor-23 Nëntor

Akrepi 23-29 Nëntor

Ofikusi 29 Nëntor- 17 Dhjetor

Shigjetari 17 Dhjetor- 20 Janar

Virtytet e Ofikusit
Ja karakteristikat e te lindurve mes 29 Nëntorit dhe 17 Dhjetorit.
Kërkues i paqes dhe harmonisë
Poetik
Kërkues i edukumit dhe zgjuarsisë
Intuitivë
Ka armiq sekretë në familje
Pëlqen të veshësh ngjyra vibruese
Përfiton ndere nga autoritetet
Tërhiqni fat për vete dhe të tjerët

Kategori
Uncategorized

“VALLJA E VDEKJES”.

 

DY DJEM TE VRARE, USHQIM PER DERRAT—-DHE MANI I LALE NDREUT NE FUSHE-LUMTH.

A ka valle Zot, te fale nje krim te tille , mallku qofte dita qe lindi kjo ideollogji.

&&& MARIA TUCIN (MARKATUCI) Ndërfushaz (Rrëshen-Mirditë),

—Vajzen 18 vjecare qe e mbyllën picak në një thes, së bashku me një maçok të egër.

Po nuk e hodhën në liqen.

Tepër e lehtë, një vdekje e tillë.

U dëfryen duke i rënë me shkop thesit, derisa u kthye në një masë gjaku të mpiksur.

&&&&&&&&

&&& Mëhill Preng Kola dhe Preng Ruçi mbasi u vranë nga forcat e ndjekjes,ja u hodhën si ushqim dhe ia vunë përpara Derrave te uritur.

—Dy trupa te rinjsh qe mbas pushkatimit ju hidhen derrave te uritur per ti cqyer cope cope dhe per ti ngrene.

—Prinder te moshuar, te lidhur dhe te detyruar nga “ushtria e ndjekjes” te shohnin femijet e tyre te vrare kur ja u copetonin trupat e pa jete, kopeja e derrave te uritur.

—Trupa te pa jete qe coptohen nga kopeja e derrave te ushtrise te lene disa dite pa ushqim,per te realizuar kete veper mizore.

—Mirdita dhe Mirditoret qe po vriteshin dhe turperoheshin pabesisht, nga bandat e kuqe kriminale.

Mëhill Preng Kola dhe Preng Ruçi mbasi u vranë nga forcat e ndjekjes i lidhen mbas disa kuajve, dhe ashtu duke i terequr zvarrë, mbas disa oresh i cuan në Shën Pal të Mirditës.

Aty ku njerzit e grumbulluar me zorr nga gjithe zona,me urdher te pushtetit po shikonin duke u dridhur se si te dy trupat e pa jete te bere shoshe nga plumbat ju hodhën si ushqim dhe ia vunë përpara Derrave te uritur.

Derrave te ushtrise që i kishin lënë me qellim pa ngrënë prej disa ditësh.

Tmerr ne syte e popullit!
Trupat e dy djeme te pushkatuar u coptuan dhe u asgjësuan në cast nga Derrat .

Bandat e kuqe, nuk ngopeshin me gjakun e ketyre malesoreve te rinj. Kjo komedi dhe hakmarrje e ndyre e sigurimit te shtetit luhej përpara popullit t vet që detyrohej te qendronte me ore te tera i terrorizuar.

Krim makaber i kanibaleve te kuq.
Perpara Prindërve dhe të afërmit e te vrareve te cilet u detyruan të merrnin pjesë, aty ku derrat coptonin dhe hanin trupat e njerezve te tyre me te dashur.

Dhimbja nuk njihte kufij.

Mirdita po vritej dhe turperohej pabesisht nga dora e kuqe kriminale.

Vec loteve te fshehte, askush nuk nxirrte ze.

Malsoret mes urrejtjes dhe dhimbjes shtrengonin mes dhembeve shkopinj te vegjel. Shkopij, qe klithma e dhimbjes te mos dilte nga shpirti i coptuar dhe i pa mbrojtur, para krimineleve dhe krimeve qe diktatura Sllavo-komuniste, po bente mbi ta,familjet dhe femijet e tyre .

Shteti komunist,kerkonte te cburreronte Mirditen dhe Mirditoret.

Ata qe ne shekuj nuk u perulen as Sllavit,as Turkut dhe askujt, popull qe historikisht nuk e kishte ulur qafën për t’u vënë nën zgjedhë. PKSH dhe Enver Hoxha, për gati 10-vjet rresht iu turrën si bisha të tërbuara, për ta gjunjëzuar, copëtuar, shpërbërë, e për t’ia thyer krenarinë e tij të ligjshme si popull kreshnik.

Sepse Mirdita, kjo trevë vitale, kompakte, katolike e antikomuniste nuk nënshtrohej kollaj.

&&&&&&

–MANI I LALE NDREUT, NE FUSHE-LUMTH.

Mani i Lalë Ndreut, në Fushë-Lumth buzë lumit Zme, na kujton nje tragjedi tjeter te dhimeshme Mirditore me shumë akte.

Tek ky man ogurzi pushkatoheshin e vareshin burrat më në zë të Mirditës, veprim ( pushkatim, mbas pushkatimit i varnin te vdekur ) i cili kryhej në të errur (muzg). Trupat e pushkatuar te varur mbas manit, gjithë natën ishin ushqim per dhelprat, korbat e thitë (derrat), duke pire gjak e duke ngrene tru njeriu !!!

&&&&&&&&&

–MASAKRA E QAFES SE VALMIRIT

Masakra e Qafës së Valmirit u krye në prani të afro 2500 mirditorëve, (gra dhe burra), ku u ekzekutuan 14 burra, nga më të mirët e Mirditës, 4 prej të cilëvë u varën në litar ndërsa 10-të, të tjerë u pushkatuan, ndërsa tre të tjerë ishin të planifikuar edhe ata për t’u pushkatuar, por shpëtuan përkohësisht dhe dhanë shpirt në burgjet e diktaturës, si rezultat i keqtrajtimeve.Në ndërgjegjen e krejt Mirditës kjo masakër nuk mund të harrohet kurrë.

Aty u luajt “Vallja gjigante” e vdekjes.

Ata të mjerë u martirizuan si Apostujt e Krishtit pa patur asnjë faj, pasi siç u vërtetua më vonë nuk kishin patur asnjë lidhje me vrasjen e Bardhok Bibës.

Po atë ditë pa përfunduar ende mirë masakra, “Perënditë e Olimpit” të zemëruara nga kjo tragjedi njerëzore që po luhej në Qafën e Valmerit, shkrepën mbi Mirditë rrufetë nga qielli të shoqëruara me furtunë dhe shi, breshër dhe dëborë, një fenomen ky i rrallë që nuk kishte ndodhur ndonjë herë dhe as ka ndodhur deri tani, që të bie borë në mes të Gushtit, e toka me qiellin atë ditë u bë një.

O Zot, çfarë dite e zezë qe për Mirditën dhe popullin e saj martir, 17 Gushti i vitit 1949…

–Me 17 Gusht 1949

Aty poshtë Qafës së Valmerit, buzë një prroske ishte hapur një gropë e madhe, ne buzë saj ishin rreshtuar 10-të burra të lidhur njëri me tjetrin me duar pas shpine, e kur krisën pushkët e mitralozët. Ata përnjëherë ranë në gropë duke tërhequr njëri-tjetrin pa u dalë ende shpirti. E andej nga gropa dëgjoheshin thirrjet e burrave që jepnin shpirt.

–“Aman qëlloni se jemi gjallë e mos na lini të na dalë shpirti me zor, he katila!”.
Dhe si rrufe që bie nga qielli ranë mbi ta plumbat e armëve të rënda, atje në fundin e gropës së zezë.
E prej andej copat e mishit fluturonin e binin në prroskë.
Ndërsa 4 të tjerët i varën në litar në katër lisat rreth gropës së zezë, aty ku jepnin shpirt 10 të pushkatuarit”.

Viktimat e kësaj masakre ishin:

Të varur në litar:
Preng Dedë Gjomarkaj, (Orosh), Pjetër Dedë Vila, (Kaçinar), Dodë Marka Biba, (Tenë-Kthellë), Pjetër Paloka, (Kaçinar).

Të pushkatuar:
Nikoll Bardhok Bajraktari, (Rrëshen-Kthellë), Llesh Gjon Melyshi, (Malaj-Kthellë), Ndrec Mark Ndoj, (Kaçinar), Nikoll Llesh Bajarktari, (Orosh), Gjokë Gjin Kaçi, (Bukmirë), Ndoc Gjetë Çupi, (Pshqesh-Blinisht), Bardhok Dodë Gjini, (Prosek-Kthellë), Gjergj Keç Beleshi, (Kthellë-Epër), Preng Shkurt Nikolli, (Orosh), Frrok Gjetë Mata, (Kaçinar).

U burgosen afro 500 burra dhe u internuan mbi 300 familje.

Shkaqet e kësaj masakre kolektive qenë të thella, mllefe të vjetra të rregjimit komunist kundër popullit kreshnik të Mirditës.

Preteksi qe i thjeshtë:
-Vrasja e Bardhok Bibës, më 7 Gusht 1949, me vendim të “Komitetit të Maleve”.

Masakrën e Qafës së Valmirit e drejtuan kriminelët. e Mehmet Shehut si:
Shefqet Peçi, Kadri Hazbiu, Sulejman Ku, Zija Kombo, Medin Bilbili, prokurorët Siri Çarçani, Arianit Çela e plot të tjerë si kjo shpurë, që të gjithë kriminelë me gjene të lindura.

KESHTU I VAJTOI MIRDITA BIJTE E SAJ DITEN E ZEZE TE 17 GUSHTIT 1949.

N’Qaf t’Valmirit të Mirditës.

Fort po vriten krah’t e Shqipes!!

Shkallës Madhe kush po zbret?

T’lidh me tela vajmedet.

Jo ma pak se katërmbdhetë…. …

Shtatë ditë burg e jo ma shumë,

Ditën e tetë n’litar e n’plumb

A ka valle Zot, te fale krim te tille ,

&&&&&&&&&&&&

&&& MARIA TUCIN (MARKATUCI) Ndërfushaz (Rrëshen-Mirditë),
mallku qofte dita qe lindi kjo ideollogji
Beniamin Bakalli
Sot do flas per Maria Tucin (Markatuci) nje vashe e jashtëzakonshme, e pa arritshme, gati-gati qiellore!
Ne, Shqiptarët, që për 50 vjet prekëm fundin e ferrit, në një vend ku fjala e shenjt ishte krim na duket çudi kur mendojmë se shenjtorët ishin e janë mes nesh. Se shenjtorë pati e ka edhe në Shqipëri. Se komunizmi, në vend që t’i zhdukte radhet e shenjtorëve, u shtoi edhe disa emra shqiptarësh. Një prej tyre është edhe Maria Markatuci,
Lindi në Ndërfushaz (Rrëshen-Mirditë), më 12 mars 1928.
Ishte shumë e bukur, e urtë dhe me fe të madhe. Kriminelet, hetuesit komuniste per te kenaqur instinktet e veta, u munduan ne te gjitha menyrat, por vajza rezistoi heroikisht. Pastaj e dhunuan ne menyre barbare, sipas deklaratave të shoqeve të saj të burgosura me të.
Maria u bëri ballë torturave, deri sa u dërmua aq, sa nuk e njohën më as shoqet e qelisë. Ndërmjet tyre, probanda korçare, Gjorgjina Bulgareci, që do të dëshmonte, më pas, për ate qe ndolli ne qelite e sigurimit te shtetit komunist
Ngjarja ndodh në Qytetin e Shkodrëse ne Shqiperi . Europa, që bënte sehir se si kthehej, në një skutë të trojeve Ilire, koha e Neronit, e amfiteatrove. Arena, tejet të përshtatshme për zbatimin e marksizmit në praktikë. E për fundin e Marisë. kthyer në skelet, e mbyllën picak në një thes, së bashku me një maçok të egër. Si Lejlanë, në poemën ekzotike të Bajronit. Po nuk e hodhën në liqen. Tepër e lehtë, një vdekje e tillë. U dëfryen duke i rënë me shkop thesit, derisa u kthye në një masë gjaku të mpiksur.
Marjeta, Maria Goretti shqiptare, ishte vetëm 18 vjeçe kur u arrestua. 22 vjeçe, kur u shua, duke e falur me gjithë zemër atë, që i kishte dhuruar Palmën e Martires. E kaloi provën e madhe, për të na lënë trashëgim aromën e mrekullueshme të jetës së saj të papërlyer.
Vdiq në spitalin e burgut në Shkodër, më 24 shtator 1950

” VALLJA E VDEKJES “. http://wp.me/p4z4nV-7C via @wordpressdotcom

Kategori
Uncategorized

VIDEO/ Shenjtërimi i Nënë Terezës, Donald Trump: Përfaqëson më të mirën e të gjithëve.

Republican presidential candidate Donald Trump speaks to supporters as he takes the stage for a campaign event in Dallas, Monday, Sept. 14, 2015. (AP Photo/LM Otero)

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë Donald Trump ka komentuar shenjtërimin e të madhes Nënë Tereza.

“Nënë Tereza përfaqëson më të mirë e të gjithëve ne.  Ajo ishte e shenjtë dhe e devotshme dhe unë mendoj se është e mrekullueshme të shpesh katolikët anembanë botës duke nderuar kontributet e saj të shumta,” ka shkruar Trump në faqen e tij në Facebook.

Postimin e tij, Trump e ka shoqëruar edhe me një video me disa nga momentet e shenjtores shqiptare. Ceremonia për shenjtërimin e Nënë Terezës do të mbahet nesër në Vatikan nga Papa Françesku. Sakaq yjet e muzikës shqiptare po këndojnë në koncertin që po mbahet  sonte në Vatikan.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FDonaldTrump%2Fvideos%2F10157627260630725%2F&show_text=0&width=400

SHPËRNDAJE NË:
Kategori
Uncategorized

PSE I NDËRRON MBRETI (RAMA) GRATË?

Rama grate kolazh


Nga Habjon Hasani

Gjatë një takimi pune në Patos të Fierit, kryeministri Edi Rama bëri bujë me një deklaratë të papritur mbi gruan e një socialisti që po e bezdiste.

I tha Rama socialistit:

Të lutem. Shiko. Më fal.Gruan mirë e ke?
E di pse po të pyes? Sepse gruaja jote duhet shpallur heroinë që të duron ty. Bëji shumë të fala dhe ta mbash, ta mbash në majë të kokës. Që të duron ty. Kaq. Sakrificë e madhe.”

Kjo përgjigje e Ramës bëri përshtypje dhe është komentuar gjerësisht në media, ndonëse nuk është rasti i parë kur Rama reagon vrazhdë përballë mbështetësve të tij ‘në bazë’ apo dhe të tjerëve.

Mirëpo kësaj here batuta e tij ishte pikante, sepse krejt papritur i kujtoi ‘gruan’ tjetrit, i përdori një familjar për ta intimiduar dhe ironizuar.

Element i gruas merr  ngarkesë dyfishe nëse shqyrtohet dhe trajektorja që Rama ka ndjekur me gratë ‘zyrtare’ të tij. Janë katër gjithsej, femrat që Edi Rama i ka pasur në krahë si gra ose partnere të shpallura.

Një vëzhgim i trajektores që Rama ka ndjekur me to, mund të na vlente për të kuptuar më tepër se pse kryeministri nuk e ka hiç problem të përdorë gratë e njerëzve të thjeshtë si artificë për t’i intimiduar dhe për t’i ironizuar ata.

73-640x360

Matilda Makoçi

E para është znj. Matilda Makoçi,  ish-bashkëshorte e tij me të cilën kanë një fëmijë, Gregorin. Të divorcuar.
Znj. Makoçi ishte gruaja e tij para viteve ‘90, kur Rama nuk kishte ende një profil politik.

Por  në  fushatën zgjedhore të vitit 2009 mediat e kontrolluara prej Ramës, realizuan një  lëvizje ku prindërit e znj.Makoçi u përdorën qartësisht për qëllime politike të ish-dhëndërit të tyre.

Prindërit e znj.Makoçi dolën dhe thanë fjalë të ëmbla për z.Rama dy javë para ditës së zgjedhjeve. Ndonëse të dhëna të tjera sugjeronin për një marrëdhënie të çiftit që kishte mbjellë shumë shqetësime vërdallë.

Ishte një përdorim i prindërve të ish-bashkëshortes, për qëllime të qarta partiake dhe politike.

Por ishte dhe një njollë për median dhe gardën mediatike të Ramës, e cila e dinte shumë mirë se çfarë po kurdiste dhe sa brutalisht po manipulonte, por media e kreu pa asnjë mëdyshje skemën e orientuar nga Rama.

 

Caroline Horstein

Caroline Hornstein

Zonja Hornstein është një shtetase gjermane, ajo është antropologe dhe ka krijuar një lidhje me z.Rama diku nga viti 1997.

Kur Rama nisi punë në kabinetin Nano në vitin 1998, e prezantoi publikisht partneren e tij duke e mbajtur në krahë.

Zonja Hornstein vinte nga një familje me pozitë në Gjermani dhe zotëronte të ardhura të mira financiare. Një element që për z.Rama mund të ketë patur rëndësinë e vetë gjatë kohës kur ishte thjesht një emigrant i papunë.

Me t’u bërë ministër, z.Rama qëndroi dhe pak kohë me partneren e tij, por më pas u ndanë në vitin 1999.

Tashmë Rama jo vetëm ishte një i punësuar, por ishte ministër, në një ministri që kishte marrë fonde të rëndësishme për disa projekte asokohe.

Ndarja me znj. Hornstein ndodhi në periudhën kur emri i Ramës po lakohej si kandidaturë e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës.

FB_IMG_1458128991445


Rudina Magjistari

Ndërsa zoti Rama po gatitej si kandidat potencial i PS-së për Bashkinë, ai nisi të investonte mediatikisht një imazh të vetin, sikur ishte ‘zëri i të rinjve’ në atë Partinë Socialiste ku veteranët dhe brezi i moshës së tretë, ende ruanin ndikime të rëndësishme.

Po a nuk do ishte perfekte që pikërisht këtij imazhi të ‘Liderit të të rinjve’ t’i qëndronte në krahë një ikonë e botës së televizionit që të rinjtë e simpatizonin? Një showgirl?

Zgjedhja nuk mungoi dhe shumë shpejt, zonja Rudina Magjistari u shfaq si partnerja e re zyrtare e z.Rama.

Imazhi i tyre nuk mund të mos elektrizonte të rinjtë, sidomos kur Rama thyente dhe tabutë politike dhe e puthte nëpër Kongrese partneren e tij.

Kjo lidhje zgjati disa vite, por jo deri kur Rama në vitin 2004, nisi planin e ri, për të kapur  kupolën e Partisë Socialiste.

 

Linda rama edi rama

Linda Rama

Në vitin 2005 Rama kapi kreun e Partisë Socialiste dhe mori frenat e partisë më të madhe opozitare në vend. Ai ishte një kryeministër në hije, beqar, pa angazhime të shpallura dhe nga mediat oponente komentohej shpesh herë dhe ‘si në qejf të vetë’ apo komentohej dhe me nota diskriminuese mbi prirjet e veta.

Përtej baltës mediatike mbi mënyrën si komentohej beqaria e z. Rama, ai e dinte se ishte çështje kohe dhe ai do bëhej kryeministër një ditë.

Statura e kryeministrit, ka shumë ndryshim nga ajo e një emigranti të papunë, nga statura e një ministri antikonformist Kulture, apo dhe nga statura e një kryebashkiaku që rinia e adhuron.

Kur je kryeministër, familja dhe raporti me familjen është tregues strategjik dhe element që nuk mund të shpërfillet.

Rama me sa duket e kuptoi në kohë dhe këtë kriter të ri që i solli ambicia dhe u martua me znj. Linda Rama në vitin 2010. Tre vite para se të zgjidhej kryeministër.

Edhe kësaj here, gruan në krahë e kishte në përputhje me kriteret që ja impononte ambicia, posti dhe partia.


Në vend të një epilogu

Duket sikur gratë e zotit Rama janë zgjedhur përherë në funksion të karrierës së tij politike, ambicieve dhe imazhit mediatik.

Prindërit e znj. Makoçi u përdorën arbitrarisht nga media për qëllimet e tij politike.

Antropologia e kamur gjermane, mori valixhet jo shumë kohë pasi emigranti i papunë u bë ministër.

Kur zoti Rama vendosi të kapte Bashkinë nëpërmjet mbështetjes së rinisë, befas një vajzë e botës së spektakleve u shpall partnere e tij.

Dhe kur planet politike arritën kulmin dhe ai synonte postin e kryeministrit, sërish ‘çështja e gruas’ u kopsit sipas kritereve që kërkonte posti.

Ndaj dhe batuta e bujshme e Ramës në Patos, duke i përmendur gruan tjetrit, nuk duhet marrë si ndonjë çudi e madhe.

Sepse dikujt që përdor politikisht gratë e veta, s’mund t’i kërkosh të funksionojë me tjetër standard kur komenton gratë e botës.

Ndoshta kjo është dhe arsyeja pse zoti Rama e ka të vështirë ta kuptojë se si e duron gruaja atë socialistin që e bezdiste në miting.

Gjasat janë që ai socialisti në Patos nuk e ka zgjedhur gruan për t’ia pëlqyer partia, apo për t’iu përshtatur postit.

Por do ishte e tepërt që këtë gjë të përpiqesh t’ia shpjegosh zotit Rama, sepse siç tregon dhe trajektoria e tij, standardet e Ramës me standardet e një socialisti të thjeshtë, nuk kanë asnjë lidhje.


HashtagAL

Kategori
Uncategorized

Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria! Raporti i frikshëm i ILO-s. Renditemi të parët në botë.

Shqipëria zë vendin e parë jo vetëm në Europë por dhe në botë sa i përket fenomenit të të rinjve për të emigruar.

Raporti i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, (ILO) për trendin e punësimit tek të rinjtë, tregon se përqindja më e lartë e të rinjve nga mosha 15 -29 vjeç, që duan të emigrojnë në botë, janë nga Shqipëria.

Në raport thuhet se gatishmëria e të rinjve për të emigruar është nxitur nga deficite të tregut të punës dhe nga një normë e lartë papunësise.

Po ashtu mungesa e mundësive në tregun e punës është një tjetër faktor kyç që i shtyn ata drejt dëshirës për të lënë vendin e tyre.

Shqipëria zë një përqindje të lartë të të rinjve që janë në kërkim të një pune, por që e kanë të pamundur ta gjejnë atë. ILO raporton se 28-35 për qind e grupmoshës 15-24 vjeç në kërkim të një pune në Shqipëri, nuk arrijnë të integrohen në treg.

Në aspektin e vullnetit të përgjithshëm, prirja më të lartë për të lëvizur jashtë vendit, në 38 për qind, është gjetur në Afrikën sub – Sahariane, Amerika Latine dhe Karaibe, e ndjekur nga afër nga Evropa Lindore në 37 për qind.

Kategori
Uncategorized

Eliot Engël nderon Azem Hajdarin: Solli lirinë dhe demokracinë në Shqipëri.

engel-2

Pasi vendosi një tufë me lule në vendin ku humbi jetën 18 vjet më parë udhëheqësi i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, Engël tha se Azem Hajdari dha jetën e tij që Shqipëria të jetojë e lirë dhe në demokraci. I shoqëruar nga personaliteti i njohur shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari, dhe ambasdori i SHBA Donal Lu, Engël citoi një deklaratë të të ndjerit Hajdari deklaruar në dhjetor të vitit 1990.

“Sot në këtë lëvizje studentore, deklaroj pluralizmin politik dhe fillimin e demokracisë në Shqipëri”. Më tej ai tha se është i mrekullueshëm rikthimi në Shqipëri.

“Kam qenë këtu shumë herë, për gjatë gjithë këtyre viteve. Herën e parë që kam ardhur ka qenë viti 1993. Që prej asaj periudhe në Shqipëri ka pasur shumë ndryshime pozitive. Shqipëria është një anëtare krenare e NATO-s. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë një dhe aleatë të ngushtë, por nuk ka qenë e lehtë për t’u arritur. Kanë qenë të shumtë ata të cilët kanë shtruar rrugën në mënyrë që ne të jetojmë në një vend të lirë, në një vend demokratik.

Dhe një nga ata njerëz është Azem Hajdari. z. Hajdari së bashku me persona të tjerë, kanë dhënë jetën e tyre në mënyrë që Shqipëria të jetë e lirë. Ai nuk shqetësohej për veten, por shqetësohej për popullin e tij dhe për vendin e tij.

Për këtë arsye ky memorial që ndodhet këtu për ta përkujtuar nderimin e tij është shumë i përshtatshëm”, tha kongresmeni Eliot Engël pranë memorialit të Azem Hajdarit. Ai shtoi më tej se Azem handari ishte personi që udhëhoqi rininë shqiptare, një prej lëvizjeve më të mëdha, e cila sinjalizoi fundin e diktaturës komuniste në Shqipëri, e cila solli lirinë dhe demokracinë këtu.

“Liria nuk vjen lehtësisht, tha Engël, për demokracinë, tha ai, duhet punuar në mënyrë të vazhdueshme në mënyrë që të funksionojë. Por kjo është duke ndodhur këtu në Shqipëri. Për këtë arsye SHBA e sheh Shqipërinë si një nga aleatët, miqtë më të afërt tanë.

“Kam pasur mundësi ta njoh popullin shqiptar dhe ta dua popullin shqiptar. Punoj ngushtësisht me diasporën në SHBA. Ka pasur shumë patriotë që e kanë bërë të mundur që liria dhe demokracia të jenë këtu.Nderojmë kujtimin e Azem Hajdarit duke vendosur këtë buqetë lulesh në këtë memorial. Mbrëmë kam pasur nderin që të takohem sërish me zonjën Hajdari dhe sigurisht me vajzën e tij, Rudina Hajdari e cila ka punuar me mua në Kongres në SHBA. Ajo besoj se është një nga personat që unë besoj se do të jetë e ardhmja e Shqipërisë, sikurse disa prej të rinjve këtu që janë e ardhmja e Shqipërisë.

Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku si SHBA dhe Shqipëri dhe kurrë nuk kemi për të harruar këta njerëz të cilët kanë dhënë jetën e tyre, në mënyrë që ne të jetojmë në këtë vend pa pasur frikën se policia do të vinte në këtë qoshe. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu në Shqipëri. Është kjo gjendje tani në Shqipëri, për shkak të asaj që ka bërë z. Hajdari.

Nuk do ta harrojmë kurrë dhe do ta kujtojmë gjithmonë dhe rroftë përgjithmonë liria në Shqipëri, rroftë demokracia në Shqipëri dhe miqësi të gjatë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dua gjithashtu të falënderoj z. Harry Bajraktari i cili erdhi në zyrën time dhe më tregoi gjithçka po ndodhte në Shqipëri dhe në Kosovë dhe i jam shumë mirënjohës.

Gjithashtu i jam mirënjohës ambasadorit të SHBA në Shqipëri i cili punon fort për forcimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë. Unë do të vazhdoj të mbështes Shqipërinë”, tha kongresmeni Engël.BW

Kategori
Uncategorized

Në kërkim të mrekullisë tek Kisha e Laçit.

Katolikë, myslimanë dhe ortodoksë mblidhen bashkë ndoshta në vendin më të shenjtë në Shqipëri.

Disa prej tyre vendosin të ecin këmbëzbathur në rrugën e gurtë, të tjerë ngjiten me makina në një trafik të jashtëzakonshëm.

Thuhet se duhet të mbledhësh pesë gurë të bardhë gjatë rrugës dhe sipas traditës, të pëshpërisësh tek secili përpara se t’i vendosësh sërish në tokë.

Kisha1Kisha2Kisha3Kisha4Kisha5Kisha6Kisha7

Kategori
Uncategorized

Artur Zheji: Vendi po rrëshqet në diktaturë.

Mediat qeveritare dhe specialistët e sharjeve të Opozitës, mbas “fitores” së Aleancës së ripërtëritur Rama-Meta, kanë marr hov dhe sulen për të dëmtuar me çdo mjet dhe metaforë, figurën e Lulëzim Bashës.

E paraqesin të brishtë, të paqëndrueshme, problematike, të frikësuar, të pasigurtë, mendjelehtë dhe plot të tjera si këto. Përshkrimi është i ngjashëm, me atë që bëhej për Ramën në vitin 2005, kur erdhi në krye të PS, ku dhe ai shprehte pasiguritë e veta fillestare.

Lulëzim Basha, në mënyrën se si vepron, apo në mënyrën se si nuk vepron, padyshim që mund të ketë mospërputhje me përfytyrimin kolektiv, që lidershipet partiake kanë krijuar në vite. Nuk shtrëngon dhëmbët, nuk ka vështrim të egër dhe nuk kërcënon në mënyrë të personalizuar, kundërshtarët e tij politikë.

Përfytyrimi kolektiv do të donte një “egërsirë” që kundër-shkëmben me egërsi, sulmet e ashpra të Ramës dhe ambicies së tij për të paktën 3 mandate qeverisëse.

Kush nuk e di, duhet ta dijë se pikësynimi i kryeministrit aktual, është për të paktën 3 mandate qeverisëse njeri pas tjetrit.

Bumi i korrjeve kombëtare të kanabis t të ktij viti do të jetë spektakolar dhe do të fusë shumë para të thata në qarkullim. Prania e organizatave mafioze italiane është bërë shumë e dukshme. Ata po blejnë fillimisht struktura turistike, që shërbejnë si pikëmbështetje, për të zhvilluar tregtinë me shumicë të bimës së mrekullueshme.

Pra do të ketë “punë” dhe para në qarkullim. Nga ana tjetër Vettingu kështu si po bëhet në terren, do të sjellë një rritje shumë të madhe të pushtetit të Ramës në gjyqësor, që sjell për pasojë pushtet dhe trembje, për miqtë dhe armiqtë njëkohësisht.

Pra, kryeministri po realizon trekëndëshin e pushtetit të pakufishëm:

Para, pushtet politik dhe Pushtet gjyqësor.

Dhe në të njëjtën kohë, ka siguruar mjeshtërisht, ai e di se si, një mbështetje besnike ndërkombëtare të rangjeve të larta.

Duket se ndërkombëtarët shohin, dëgjojnë dhe besojnë vetëm versionin zyrtar të fakteve, ndërsa çdo gjë tjetër e klasifikojnë si të pabesueshme, të sajuar dhe të pafaktueshme.

Në këtë sfond zymtak, detyra e Opozitës, ajo që kemi dhe ashtu si e kemi, është sot, më e vështira, por edhe më e rëndësishmja. Lulëzim Basha, do të vazhdojë të jetë njeriu më i sulmuar dhe më i vizatuar keq, nga kundërshtari i vet politik.

Porse Lulëzim Basha, është sot për sot, njeriu i vetëm, që mund ti sjellë dhe duhet ti sjellë, pengesa reale diktaturës së kadifenjtë që po afrohet me shpejtësi dhe në verbëri të plotë të shumicës së blerë të mediave shqiptare.

Dikujt Basha mund të mos i duket frymëzues aq sa do të donte. Dikujt tjetër do ti pëlqente më muskuloz dhe më pak dandy, më të shkurtër, më të gjerë apo më të gjatë.

Po të duan le ta pikturojnë një të tillë, por Basha sot është politikani anti-diktaturë, që kush nuk e do diktaturën duhet ta mbështesë!

Jo për kolltukun e nesërm kryeministror të Lulit, por për mbipushtetin e një personi të vetëm, që nuk sjell dot kështu asgjë të mirë për Shqipërinë.

Kategori
Uncategorized

Modeli i falimentuar i arsimit të sotëm profesional

 

Nga Dr. Albano ZHAPAJ

Nën sloganin “punë ka por mungojnë profesionistë” arsimi profesional nga një sistem edukimi dhe arsimimi njerëzor e profesional, është shëndërruar në një sistem “trajnimesh profesionale” dhe  po tentohet të na shitet si e vetmja rrugëdalje ekonomike dhe shpëtimtar i së ardhmes së të rinjve shqiptarë. Reklamat qeveritare na thonë se aty formohen zanatçinjtë e ardhshëm dhe realizohet përfitimi i “aftësive të zanatit” gjithnjë e më specifike, por me sa duket ato zanate apo aftësi tejkalojnë, apo s`kanë lidhje, edhe me kërkesat e tregut të punës.

Është e qartë se duhen shtyrë nxënësit që të regjistrohen sa më shumë në shkollat profesionale, e më tej të dalin nga arsimi i mesëm profesional, me një diplome “profesionale” të shpenzueshme menjëherë në tregun e punës, dhe se ky i fundit mezi po i pret.

Kjo me sa duket është dëshira e qeverisë, që shndërrohen më tej nga ana e menaxherëve të ekzekutivit të arsimit profesional, në reklama propagandistike, për t`u mbushur mendjen të rinjve që të ndjekin shkollën profesionale, në mënyrë që të kapin një zanat, shpejt e shpejt, që të kenë ca lekë në xhep, që të ushqehen, duke filluar nga zanati i saldatorit e duke përfunduar deri tek ai i kamerierit.

Këtu sigurisht që ka diçka që nuk shkon, dhe nuk ma do mendja të jem i vetmi që më shqetësojnë disa pyetje: A mendon ndokush, me të vërtetë,  në këtë qeveri, se kjo është rruga e duhur e krijimit të së ardhmes së një të riu apo të reje? A jemi të sigurt se modeli i të dorëzuarit të të rinjve në zanate kaq teknike, sa ç`është saldatori dhe kamerieri, është modeli i vetëm i sigurimit të së ardhmes ekonomike të një njeriu?

Më duhet të kujtoj një aforizëm të Gëtes, i cili thoshte se “Disiplinat (dmth zanatet) dallohen vetiu në dy mënyra; ose me shtrirjen/përhapjen e tyre, ose thellësinë e madhe në të cilën zbresin. Pra, e thënë ndryshe, zanati përhapet vetiu kur e kërkon konteksti, dhe zhvillohet në brendësi, kur shoqëria kërkon zhvillim. Kë nga këto të dyja po kërkon të promovojë qeveria? Shtrirjen në masë të zanateve, që për hir të së vërtetës nuk dihet se cila industri i kërkon, apo specializimin e thellë në një profil të caktuar, që edhe kjo përsëri për hir të së vërtetës nuk dihet se cila industri i kërkon.

Kërkohen njerëz të formuar dhe profesionistë, apo kërkohen zanatçinj?  Besoj se dikush duhet të marrë guximin dhe ti thotë qeverisë se nuk është e njëjta gjë të jesh një “njeri i formuar dhe profesionist”, dhe të jesh një “zantçi i aftë”. Po për kërkesat që kanë fermerët e veriut për zanatin e çobanit, apo për kërkesat e “fermerëve” të jugut që kultivojnë hashash, çdo bëjë qeveria, a do të hapë profile të reja në arsimin profesional?

Tabloja që po shfaqet në propagandën qeveritare të arsimit profesional është ajo e edukimit të “aftësive të zanatit” dhe jo ajo e “njohurive profesionale dhe të jetës”, dhe kjo gjë është shoqërisht e dëmshme. Edhe vetë shkëputja e arsimit profesional nga habitati i vet natyral dhe delegimi tek Ministria e Punës, është politikisht dhe edukativisht, sa e gabuar, aq edhe e rrezikshme.

Orientimi me detyrim që një ri apo e re, sot në epokën post moderne, të limitohet të mësojë vetëm se si të saldojë, sepse “punë ka por s`ka profesionistë”, është jo vetëm qesharake por aq tragjike sa do kthente përmbys në varr edhe Dante Aligerin, i cili tek “Komedia Hyjnore” kur u drejtohej të rinjve, i inkurajonte me fjalët “Nuk jeni bërë për të jetuar si të shëmtuar, por të ndiqni virtytin dhe dijen (njohuritë).

Pra o miq, dikush i palexuar në qeveri, po tenton me ide perverse që fjalën “njohuri” ta zëvendësojë me fjalën “zanatçi”, duke i shpënë të rinjtë masivisht në zanate të epokës feudaleskë, dhe duke harruar se shoqëria jonë ka nevojë fillimisht për njerëz me një vështrim dhe formim  të përgjithshëm, duke filluar nga deputeti i parlamentit dhe duke përfunduar tek ai bariu në skajin më të largët të vendit.

“Zanatçi” do të thotë një njeri që ka aftësi në një proces pune të caktuar, ndërsa “Njeri me njohuri” do të thotë të kesh aftësinë për të ndryshuar vazhdimisht, edhe atëherë kur proceset apo teknologjia të detyron. Si do tja bëjë saldatori apo kamarieri kur koha të mos ketë më nevojë për ta? Kur u shpik kompjuteri automatikisht u zhduk edhe profesioni i daktilografistit, dhe të gjithë ne e dimë se çdo njeri me formim të përgjithshëm është i aftë të bëjë atë që bënte “zanatçiu daktilografist”.

Modeli i arsimit profesional që ofron qeveria rilindase sot, ka dështuar qysh në nisje, pasi është i ngjashëm me modelin e filmit “Modern Times” (Kohët Moderne),  ku Charlie Chaplin luan rolin e atij punëtorit të “specializuar” në një gjest të vetëm: rrotullimin e çelësit anglez përreth bollonave të zinxhirit të montimit.

I madhi Chaplin mes humorit na përcjell tragjedinë e jetës së individit kur ky i fundit reduktohet në vetëm “zanatçi”, dhe nuk i duhet as të dijë, as të zbulojë e as të reflektojë mbi punën që bën, shoqërinë apo jetën, pasi zanati i jep atij një rrogë “shpejt e shpejt”, “para në xhep” gjithmonë, dhe të tjerat s`kanë asnjë vlerë. Në këtë këndvështrim modeli i arsimit profesional rilindas jo vetëm ka falimentuar, por po rrënon edhe atë pak të mirë që shkolla jona profesionale e ka pasur vetiu.

Kemi mundësinë, falë rrjeteve sociale, të shikojmë njerëz, që njohim apo nuk njohim, të cilët punojnë në arsimin profesional, mësues apo drejtorë, të cilët publikojnë në profilet e tyre “facebook”, apo edhe profile shkollash, foto nga aktivitetet dhe puna në shkollat tona profesionale, ku po t`i vëresh pak me kujdes, më tepër se aktivitete edukimi profesional, duken si trajnime.

Kush punon në sistemin e arsimit profesional, e di shumë mirë se qeveria rilindase e ka shndërruar mësuesin në një mbushës formularësh, ditarësh, hartues planesh pune, apo gjithfarë raportimesh si për dikasterin epror, ashtu edhe në zyrën e partisë shtet (bile edhe vlerësimi i mësuesit bëhet mbi këto kritereve), aq sa mësuesi vetëm mësim që s`ka kohë të bëjë. E lere pastaj të mendojë se si të përditësojë njohuritë, të njohë të rejat shkencore të fushës së vet, të marrë pjesë në trajnime, seminare apo konferenca.

Një mësues duhet të gjykohet nga rezultatet e punës së tij, nga mënyra se si e bën mësimin për nxënësit. Kush e mat apo vlerëson mësuesin e arsimit profesional nga sasia apo cilësia e orëve që bën leksione. Kush e verifikon nëse bëhen më shumë leksione teorike apo vetëm orë praktike. E më tej: kush ka një statistikë të punësimit nëpër zanatet përkatëse të nxënësve me arsim profesional. Me sa duket dikasteri i punës, që është përgjegjës për arsimin profesional, nuk bën as njërën dhe as tjetrën.

Sa më shumë të zgjasë propaganda dhe modeli aktual i arsimit profesional, aq më shumë do rrënohet shkolla profesionale, e cila nga modeli i një “Shkollë Profesionale” që ka qenë nën tutelën dhe kujdesin e Ministrisë së Arsimit është shndërruar në modelin e një “Trajnimi Profesional” nën varësinë e Ministrisë së Punës. Kjo e fundit njihet tashmë nga të gjithë si dikaster ka në menaxhim gjithë papunësinë e vendit, dhe për të qenë të sinqertë e menaxhon dhe e shton më së miri objektin e punës së vet, papunësinë.

Qeveria dhe këshilltarët pranë saj për arsimin profesional do ishte mirë të kuptonin se arsimi profesional duhet të  synojë dhe realizojë krijimin e një modeli të suksesshëm të ngjashëm me shkolla evropiano perëndimore, çka do të thotë me kurrikula formuese sipas standardeve evropiane, me pajisje, me punishte, e me laboratorë sipas standardeve evropiane, me tekste të nxënësit të përkthyera ose të përshtatura nga tekstet e vendeve të spikatura për suksesin e shkollave profesionale në tregun evropian dhe atë global të punës.

“Të formosh njeriun përpara se të formosh zanatin” ky është modeli i vetëm dhe realiteti i ndërtimit të një shoqërie më të begatë, pra ndërtimi i së ardhmes mbi punën e përgjegjshme të së tashmes, dhe duke përdorur përbërësit më pozitivë që vijnë nga e kaluara. Nëse e injorojmë këtë gjë, ta dimë se jemi jo vetëm profesionalisht, por edhe kulturalisht të vdekur.

Kategori
Uncategorized

Vettingu dhe përralla e tre lopëve me ujkun.

Vettingu dhe përralla e tre lopëve me ujkun

Përralla thotë se ujku kishte uri. Pa tre lopë dhe i rrodhi goja lëng. Por lopët kishin brirë dhe me tu afruar ujku u vendosën shpinë më shpinë dhe e përzunë me brirë dhe ujku ngeli thatë.

Andej kaloi dhelpra, e pa skenën dhe e këshilloi ujkun: përçaji dhe haji një e nga një. Më mbetet edhe mua ndonjë mëlçi.

Dhe ujku dëgjoi atë goxha këshillë. I tha dy prej lopëve, skam pune me ju, por me pullalleshën. Dhe ato e lanë vetëm lopën me pulla dhe ujku e hëngri dhe dhelpra mori pjesën e vet.

Kur e mori sërish uria, i pa prapë lopët kurriz më kurriz dhe kërcënuese me brinjët e tyre. I tha lopës së kuqe, “nuk e kam me ty, por me atë ngjyrë grinë!”.

Dhe i ndau. Dhe i shqeu të dyja një e nga një.

Historia përseritet?
Kë do të hajë më parë Vettingu i njëanshëm?
Ndoshta kjo dihet si pikësynim. Por rradha e ngrënies politike do të vazhdojë.
Me sa duket për të gjithë! Dhe kjo do të jetë një drejtësi e Drejtë!

Kategori
Uncategorized

Misteri i fëmijës që u mbyt në Drin: I pangrënë, i rrahur barbarisht nga i ati dhe njerka.

11 vjecari xholeshi

Më lini të qaj për një fëmijë 10 vjeç. Ai do të varroset sot i pangrënë. Do të përcillet në banesën e fundit me shumë plagë në shpirt. Plagë të hapura më shumë se mjerimi, nga dhuna barbare e babait dhe njerkës së tij. I mituri I.Xh. thanë se u mbyt dy ditë më parë në lumin Drin i Zi. Trupi i pajetë i vocërrakut nga fshati Mazhic i Bulqizës u gjet paraditen e djeshme në afërsi të fshatit Katund i Ri të Dibrës. I mituri u gjet pas shumë orë kërkimesh nga banorët e tri fshatrave, të cilët po e qajnë pa gjetur ngushëllim. Dhe jo vetëm atë, por edhe 7 motrat dhe vëllezërit e tij, të cilët, nëse nuk do të ndërhyjë urgjentisht shteti, rrezikojnë të kenë të njëjtin fat.

Pas lajmit të konfirmuar zyrtarisht edhe nga policia për mbytjen e 10-vjeçarit, “fshihet” një histori tejet e dhimbshme. Histori që vjen nga një zonë, ku varfëria ekstreme i shndërron njerëzit në ‘kafshë’.

Vetë të afërmit e të miturit dhe banorët e fshatit Mazhic, me rrëfimet e dëshmitë e tyre pohuan dje se babai i fëmijës që u mbyt në lumë është kafshë dhe jo njeri. Ata pohuan se djali i rritur pa nënë mund të mos jetë mbytur duke u larë në lumë, por mund t’i ketë dhënë fund jetës për shkak të traumës dhe depresionit. Se vetëm tri ditë para ngjarjes, ai ishte rrahur në mënyrë çnjerëzore nga i ati i tij, Shpëtim Xholeshi. 50- vjeçari e ka shtrirë përtokë djalin që kishte me gruan e parë dhe ia ka shkelur kokën me këmbë. Ky fakt është bërë me dije nga gjyshja 80-vjeçare e të miturit. Por, edhe nga njerka, e cila u shpreh se fëmijët e thjeshtrës i rrihte më pak se i ati i tyre.

DËSHMIA E GJYSHES PËR NGJARJEN

*Mëngjesin e së hënës, unë dhe nipi im 10 vjeç shkuam në pyll për dru. Morëm me vete edhe dy kuajt. Rreth orës 10:30 i thashë djalit të djalit të më sillte njërin nga kuajt për ta ngarkuar. Por, ai iku deri tek ura pa më thënë gjë se ku do të shkonte. E kërkova gjithandej, por nuk e gjeta. Mendova se mos ishte fshehur gjëkundi prej frike. U ktheva në shtëpi, ndërsa ai nuk u kthye. Të gjithë dolëm për ta kërkuar. Banorët e fshatit tonë dhe të Katundit të Ri (i përket rrethit të Dibrës) dolën një për një prej shtëpie dhe bashkë me ne kërkuan deri mëngjesin e sotëm (djeshëm). E gdhimë në bregun e lumit Drin, pasi aty gjetëm dy kuajt, të cilët i kishte marrë nipi”, thotë Hëne Xholeshi. Ndërkaq, e moshuara tregoi se djali i saj, Shpëtimi (babai i viktimës) ishte martuar dy herë dhe se me gruan e parë, të cilën e kishte ndarë, ka 4 fëmijë dhe po 4 fëmijë ka edhe me të dytën. Gjithashtu, 80-vjeçarja u shpreh se familja e saj prej 11 anëtarësh mbahej me pensionin e saj dhe pensionin e dy fëmijëve invalidë të të birit. E moshuara qante për humbjen e nipit, ndërsa krah saj dëneste mbesa e saj më e madhe, motra e 10-vjeçarit.

DËSHMIA E NJERKËS
Dje ajo qante. Njerka e 10- vjeçarit tha: “Unë jam nusja e dytë e Shpëtim Xholeshit, por ai plehra më bërtet edhe mua. Më thotë ik tek nëna jote. Më shan dhe rreh fëmijët. Me të kam 4 fëmijë. Ai na torturon mua dhe fëmijët”. E pyetur nëse i rrihte 4 fëmijët e tjerë që burri kishte me gruan e parë, ajo u shpreh: “Unë nuk i torturoj. Unë i dua, por ai (burri) i torturon më shumë. Kur i them unë mos i prek fëmijët, Shpëtimi më thotë: ‘Se nuk të pyes ty. Unë i ruaj me bukë. Ti nuk ke punë me fëmijët e mi’. Ai i rreh përditë fëmijët. Pi nëpër lokale dhe bëhet tapë. Para tri ditësh, erdhi vjehrra e më tha: ‘Oj nuse, yt shoq e mbyti djalin krejt. Ia ka shtypur kokën me këmbë dhe mezi ia kam nxjerrë nga duart’”. Ndërsa, banorët e fshatit ku ndodhi ngjarja pohuan se 50- vjeçari Shpëtim Xholeshi është baba diktator dhe i pamëshirshëm, pasi në vijimësi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi fëmijët e tij, të cilët duhet të merren urgjentisht në mbrojtje nga shteti. Gjithashtu, banorët thanë se i kanë ndihmuar me bukë, vaj e sheqer dhe me çfarë kanë mundur familjen e varfër Xholeshi./

Kategori
Uncategorized

Mësuesja e moshuar dhe sfida me kokra vezë fshati për vaftin e saj dinjitoz e të ndershëm.

Kategori
Uncategorized

GESTAPO APO VETTING?

Kategori
Uncategorized

Është koha për një ‘AlCanabis Panair’…të presim vetëm sa të mbyllet Panairi i Armëve.

Erdhi koha që vendi ynë të përfaqësohet me një pavion mostrash nga kultivarët më të mirë të drogave.

Nga Ylli Dylgjeri.I vetmi panair i munguar deri me sot. Arritjet e derisotme të hashashit, si në sasi dhe në vairete e kane ofruar shumë vendin me Holandën dhe vendet të tjera model të Amerikës Latine. Një show bashkohor do ti bente publicitet vendit në kete prag integrimi europian. Bota do ta prekte dhe shijonte në sy ashashin shqiptar. Bashke me ritmen e kënges

“O sa mirë me qenë shqiptar” do të krenoheshim edhe nga duart e bujqëve tepelenas krahas atyre krutane e dibrane, skraparllinj e leber, mallakastriote e dukagjinas, kudo ku i ka mbire fara kesaj bime patriotike. Konkurimi i qarqeve ne Panair do te sillte edhe te ardhurat me te larta, ciceronet me te zote, e natyrisht edhe korrieret kembeshpejte.
Dita e Panairit AlCanabis po ofron. Pritet vetem perfundimi i Panairit te Armeve, qe me sa duket me qytetin e Sarandes e mbyll harten e prezantimit./Nga Ylli Dylgjeri/

Kategori
Uncategorized

Një çam bio në Dibër kundër Shpëtim Idrizit: Ja pse je një çam i keq!

shpetim-idrizi1

Po bën gjithnjë e më shumë përshtypje roli i panatyrshëm i Shpëtim Idrizit në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës.

Kjo, pasi kreu i PDIU-së po i jep një ngjyrim të denatyruar aksionit të kësaj partie politike e cila ka lindur dhe punon si e tillë vetëm për të vënë në jetë “çështjen çame”: pra njohjen dhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve të krahinës së Çamërisë, e cila është masakruar dhe dëbuar nga Athina zyrtare.

Lobimi dhe ndërkombëtarizimi i kësaj çështjeje, duke mos u përfshirë në politikën pragmatiste të ditës, (ku ka sjellë shprehjen që është më shumë një batutë tavoline: “Çam nuk lind, bëhesh”), do të ishte roli primar i PDIU-së. Dhe delegacionet e saj do të duhet të shiheshin në Bruksel, Strasburg, Nju Jork, Gjenevë, Vjenë etj, ku dhe kanë selitë organizatat ndërkombëtare.
Nëse do të rrinin pa lëvizur, do të shtynin të miratohej ndonjë rezolutë apo dokument që do të bindte çamët se PDIU është partia që pretendon se mbron interesat e tyre, atëherë do ta votonin pa asnjë hezitim.

Por Idrizi me ndërhyrjen brutale në bashkinë Dibër, ku po përdor njerëz dhe jo korrektë përballë ligjit po prish edhe imazhin e çamëve. Një reagim i ashpër ka ardhur nga mjeku Edmond Hasani, i cili është dibran i lindur, por që ka një prejardhje të pastër çame.
Babai i zotit Hasani, një intelektual i spikatur, Gjyzel Hasani ishte një çam që u dashurua me Dibrën dhe nga Dibranët. Kjo familje me profiling e saj qytetar, padyshim që krijoi një imazh për çamët që asokohe nuk njiheshin në një cep të vendit që është Peshkopia.

Ja ç’shkruan Edmond Hasani në statusin e tij:
“Perpiqem , si i vetmi cam bir Diber te mirkuptoj ‘camet’ e Dibres dhe interesat e tyre te ngushta personale qe detyrojne njerez hallexhinj e te papune, shprese vrare e enderrimtare , batakcinj e mashtrues qe nen siglen e Camerise se vuajtur dhe heroike shqiptare konvertohen nga dibrane safi ne ”cam’!
Mbaj mend disa came te nderuar qe ne vitet e diktatures jetuan e punuan ne Diber, si babain tim Gjyzel Hasani, veteriner Kasemin,,gazetarin e zp Hamdi Jupe dhe natyrisht zyshen e nderuar, te ndjeren Ani Stafa ! Ishin shembuj ndershmerie e qytetarie ! Tani une shikoj ”camet” dibrane aktuale, njerez te njohur te mi, shok, miq ,anonime ,,,! Nuk di si do reagonin keta nese dikush tjeter per perfitime personale, ekonomike, financiare apo politike do perdorte vendlindjen e tyre si maske!
Nuk di nese dikush prej tyre si ‘cam’’ do kercente vallen e Celo Mezanit apo te me fliste per Abedin pashe Dinon, per kriminelin Napoleon Zerva apo per masakren e Paramithise, nuk di nese zonjes se nderuar deputete me origjine dibrane dhe nuse Camerie Mesila Doda i duket moralitet i shendoshe camezimi i Dibres ama di nje gje; Shpetim Idrizi eshte cam i keq !”

Dhe vërtet që statusi i hasanit, i cili evokon qytetari më shumë se qëndrim politik ka të vërtetën e madhe bipatizani.
Gazetai Hamdi Jupe, një çam nga fshatrat e Konispolit ka jetuar në Peshkopi për shumë vite, ku ka qenë mësues gjuhe dhe letërsie.
Jupe dhe bashkëshortja e tij po mësuese lanë një emër të mirë në Dibrën e vogël dhe të ndjeshme ndaj rolit të individit.
Por tani në fushatën elektorale, asnjë nga këta identikite që përshkruan Mondi nuk janë çamët që kërkojnë bashkinë e Dibrës.
Por janë ata që kanë dalë nga aksioma e llahtarshme: “Çam nuk lind por bëhesh”, që s’ka asgjë me identitetin bio dhe të patjetërsueshëm.
PDIU mund të marrë edhe një këshilltarë më sumë më 11 shtator, or do të humbë padyshim një imazh duke hapur hendek mes shqiptarësh: “çamë e jo çamë”.
Por jo çamë”.
Por Shpëtim IDrizit nuk i intereson imazhi dhe pasqyrimi i vlerave çame: atij i duhen drejtorë patentash dhe hipotekash për të mbushur xhepat…/Boom.al/

121

Kategori
Uncategorized

Tjetër viktimë e dhunës policore në Greqi.

Athinë, edhe një shqiptar tjetër vdes nga dhuna e policisë

Nga Shpëtim Zinxhiria.
(Shkon në 96 numri i të vrarëve nga policia greke)
Dyshimi që pata publikuar pak ditë më parë lidhur me zhdukjen e shqiptarit nga punonjës të policisë greke është i vertetë. Ngjarja ka ndodhur kohë më parë nga punojnës të policisë së Rajonit në Agios Pantelimona, 1.5 km larg qendres nga Omonia.
Më shumë rreth kësaj na është premtuar se javën që vjen do të kemi mundësinë për të biseduar me pjestar të familjes se viktimës. Këtë ngjarrje e ka marrë përsipër një avokat grek në Athinë.
Deri tani është verifikuar se shqiptari është ndaluar nga policia pasi po kryente një vjedhje, dhe më pas është gjetur në një përua pranë Detit. Sipas informacionit trupi i viktimës ka shenjat dhunimit dhe të sakatimit në trup.
Tani shtetit i mbetet shtetit shqiptar në bashkëpunim me atë grek të hetojnë edhe për këtë vrasje, pasi ky rast çon numrin e të vrarëve nga policia në 96-të…

Kategori
Uncategorized

Gazetari i ‘The Economist’, Tim Judah,në kurthin e Ramës…?!

tim judah

Tim Judah është një analist politik i gazetës britanike‘The Economist’. Ka qenë shumë i angazhuar, ndër të tjera, edhe për ngjarjet në ish Jugosllavi e Kosovë dhe shkruan artikuj analitikë e reportazhe për vendet e Ballkanit. Ai ka bërë disa reportazhe edhe për Shqipërinë, dhe gjithnjë është kujdesur të jetë në anën e Edi Ramës, duke e përshkuar si një reformator, madje duke mos munguar të marrë prononcime edhe nga Erion Veliaj.

Para disa javësh erdhi në Dhërmi me helikopter Toni Bler që mesa duket ndër të tjera bisedoi më Ramën edhe për reputacionin shumë negativ që është përhapur në Europë e SHBA për kultivimin e kanabisit gjatë qeverisjes Rama. Nuk vonoi, dhe pas disa ditësh u publikua një raport i shërbimeve sekrete të Gjermanisë dhe Italisë ku jo vetëm tregohet se territori i Shqipërisë në 263 ditë është kthyer në një terren të përshtatshëm për kultivimin e kanabisit, por ky operacion kombëtar kryhet nën kujdesin e shefave të policisë dhe fitimet nga ky lloj biznesi shkojnë deri tek ministri. Dhe një nga detyrat e këshilltarit të Ramës duket se mbetet imazhi i qeverisjes në sytë e partënerëve nderkombëtarë. Biseda është përqëndruar se ‘cfarë duhet bërë? Për të ndrequr imazhin”.

Pikërisht pas të gjithë këtyre, Tim Judah vjen në Tiranë. Mënyra sesi është qasur ky gazetar për të bërë reportazhin për kultivimin e kanabisit shqiptar krijon shumë dyshime. Në vend që ky gazetar të fillonte me marrjen e kontakteve me ambasadorët e Gjermanisë e Italisë dhe përfaqësuesit e medias së pavarur, ky e nis reportazhin me një shfaqje publike me Sajmir Tahirin dhe “bandën” e tij të policëve me kallashnikovë. Dhe më tej në vend që t’i marrë një intervistë në zyrë ministrit të Brëndshëm Sajmir Tahiri duke e bombarduar me pyetje që do t’i jepnin mundësi të zbulonte rolin e policisë dhe të tijin personal lidhur me kultivimin e kanabisit, gazetari Judah, çuditërisht fluturon në helikopterin e ministrit dhe  shkon në një operacion të sajuar policie, nga ato që Sajmir Tahiri organizon çdo ditë për të mashtruar publikun shqiptar me mediat e Ramës Top Chanel dhe gazetën Tema. Në ato vende ku Sajmir Tahiri bën sikur shkatërron kanabisin. Dhe kulmi arrin kur në faqen e tij Twiiter, Tim Judah publikon “suksesin imagjinar” të operacionit të Tahirit?!

Të gjithë bëjnë pyetjen, përse Tim Judah nuk ndjek raportin e shërbimeve sekrete për të investiguar direkt në terren se çfarë shkruajnë ato? Përse ky gazetar i një reviste të famshme nuk takohet me specialistë të pavarur për të marrë mendimin e tyre lidhur me kultivimin e kanabisit në Shqipëri? Përse nuk niset vetë ne terren, në ato pika që janë tashmë të publikuara në mediat shqiptare se mbrohen nga ministri Tahiri, po shkon atje ku e çon ky ministër që është përgjegjësi dhe përfituesi i kultivimit të kanabisit. Përse Tim Judah nuk pyet Fatos Lubonjën se çfarë mendon për minsitrin dhe kanabisin? Ertur Zhejin? Andi Bejten? E tjerë e tjerë gazetarë kritikë, por mbyllet në helikopter me Sajmir Tahirin dhe mbrohet nga Mero Baze?

Dyshimet rriten më shumë kur menjëherë hidhet në sulm për ta mbrojtur Mero Baze gazetën ‘The Economist’, sepse e ndjen se të gjithë e shikojnë mashtrimin që nuk mbulohet dot dhe që marrëzia e Ramës e Tahirit po dëmtojnë rëndë imazhin e revistës së famshme. Sapo Sajmiri ka publikuar foton me Tim Judah dhe forcat speciale të gjithë kanë filluar të tallen në rrjetet sociale dhe të artikulojnë shqetësimin se me “paratë e kanabisit, kjo qeveri po blen jo vetëm shqiptarët por edhe ndërkombëtarët”./

Kategori
Uncategorized

“Vëllazërim-Bashkimi”. Vuçiç i boton “Kurbanin”, Rama i ndërton një qendër kulturore dhe kishë serbe në Libofshë.

edi rama - vucic - irinej

Serbia është duke ndërtuar “Qendrën Kulturore Serbe” dhe një kishe po serbe në Libofshë të Fierit.

Financimi nga qeveria serbe dhe zbatimi nga shoqata “Jedinstvo” me aktivitet në Fier. Kjo duket një platformë në heshtje për serbizimin e Shqipërisë.

Projekti ka marrë miratimin e qeverisë shqiptare. Megjithëse firma mbahet e fshehtë.

Në kohën kur mediat e Ramës flasin për “suksesin” e “Kurbanit” në Serbi, kryeministri shqiptar nuk ka humbur rastin për ti shprehur mirënjohjen dhe shpërblimin kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç.

Por këtë lajm deri më sot e kanë mbajtur të fshehur mediat afër kryeministrit dhe vetë qeveria shqiptare.

Pas refuzimit që shteti i ri i Kosovës i bëri “Bashkim-Vëllazërimit” Rama-Vuçiç, këta dy të fundit duket se kanë vendosur të vazhdojnë vetë.

Kategori
Uncategorized

Kjo është ajo çka lanë pas veti kur u larguan kriminelët serb nga Mushtishti (Foto)

Qindra banorë të Mushtishtit që nga orët e hershme të mëngjesit nuk lejuan serbët e zhvendosur të  futen në fshatin e tyre për të kremtuar një festë lokale ortodokse.

Arsyeja e banorëve shqiptarë të kësaj ane ishte krimi që bënë familjarët e këtyre serbëve në vitin 98-99.

Se paramilitarët serbë bënë krime në fshatin Mushtisht të Suharekës e dëshmojnë edhe këto fotografi.

Ndryshe, serbët e zhvendosur nuk u lejuan sot ta shënojnë një festë lokale ortodokse. Ata u larguan pa e vizituar këtë fshat. Qeveria e Kosovës u deklaruar se serbët patën drejtë të kthehen në pronat e tyre.

Ndërsa presidenti i Republikës, Hashim Thaçi tha se serbët kanë të drejtë të kthehen.

Njëjtë u deklarua edhe kryeparlamentari Kadri Veseli. Sipas tij, zhvillimet në Mushtisht mund të keqpërdoren nga Serbia.

Kurse sipas zyres së BE-së në Prishtinë e drejta për kthim të serbëve është e nevojshme.

Kategori
Uncategorized

Çmontimi i një miti të rrezikshëm.

klod tomorri

Nga Klodian Tomorri/

Ka një mit fals, që përhapet sa herë që trafikantet duan të zbusin reagimin e publikut. Ai se droga ndihmon ekonominë kombëtare dhe rrit standardin e jetesës së qytetarëve.

Pikërisht kjo është duke ndodhur në Shqipëri. Për të justifikuar përhapjen masive të kanabisit në të gjithë territorin e vendit, trafikantët dhe njerëzit me pushtet që qëndrojnë pas tyre, janë duke përhapur tezën se droga rrit të ardhurat dhe mirëqenien e fshatarëve të varfër. Dhe fatkeqësisht duket se po ja dalin.

“Ç’të keqe ka nga droga? Përkundrazi. Ajo po ndihmon ekonominë,” është një frazë që e ndesh jo rrallë së fundmi në publik.

Ky është një mit i rrezikshëm. Nëse do të ishte e vërtetë se droga rrit ekonomine, shqiptarët sot do ishin duke plotësuar llotarine kolumbiane dhe nuk do të turreshin në amerikane prej 200 mijë njerëzish në ambasadën amerikane.

E vërteta është krejtësisht ndryshe. Trafiku mbjell mjerim. Mekanizmi është i thjeshtë. Trafiku kontrollohet nga të fortët dhe kriminelët, të cilët i përdorin të ardhurat e jashtëligjshme për të konsoliduar pushtetin e tyre në kurriz të shoqërisë.

Paratë e drogës, blejnë vota. Votat sjellin pushtet. Pushteti vjedh tendera. E gjithë kjo krijon një ekonomi të kriminalizuar dhe informale që minon shtetin ligjor dhe gërryen shërbimet publike.

Ky është një qerthull negativ i rrezikshëm. Jo rastësisht të gjitha vendet ku ka kultivim dhe trafik masiv narkotikësh janë vendet me të varfra të planetit.

Nga ana tjetër, edhe teza e legalizimit si zgjidhje e mundshme e problemit nuk do të ndryshonte asgjë. Legalizimi i kanabisit në Shqipëri nuk nënkupton legalizimin e tij në Itali, Greqi apo çdo vend tjetër ku eksportohet. Rrjedhimisht trafiku i jashtëligjshëm do të vazhdojë. Kriminalizimi i ekonomisë po ashtu

Shqipëria ndodhet në një krize kombëtare. Kriminalizimi kaq masiv i ekonomisë mund të mbjellë farën e rrënimit ekonomik të vendit për një kohë të gjatë. Kjo ka vetëm një zgjidhje. Vullnetin e qeverisë për të luftuar pa asnjë kompromis ekonominë e drogës.

Është e qartë se organika aktuale e Ministrisë së Brendshme nuk mund të garantojë më rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Ndaj duhen ndryshime urgjente. Fillimisht në nivel politik, e më pas në të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Shtetit.

Përtej sondazheve të sponsorizuara që e nxjerrin Policinë e Shtetit si institucionin më të besuar nga qytetaret, e vërteta është se sot Policia është më e diskretituar se kurrë. Kjo jo për fajin e mijëra punonjësve të ndershëm të policisë, të cilët sot janë të tradhtuar, por për shkak të bosëve të tyre.

Në media janë publikuar fakte të pakundërshtueshme se shumë krerë të Policisë në qendër dhe në rrethe janë të përfshire drejtpërdrejtë në trafikun e drogës. Në këtë situatë ruajtja e status-quos do të kishte vetëm një rezultat. Kriminalizimin e mëtejshëm të ekonomisë kombëtare dhe rrënimin e qytetarëve të zakonshëm.

Rikthimi i autoritetit moral në Ministrinë e Brendshme dhe në Policinë e Shtetit është kritik për të triumfuar mbi drogën dhe mjerimin që ajo mbjell. Shqipëria nuk mund të jetë Kolumbia e Europës. Prandaj teza e ekonomisë që rritet nga droga meriton vetëm një përgjigje. Refuzimin me neveri dhe ndëshkimin me pushtetin e sovranit.

Kategori
Uncategorized

“The Guardian”Shqipëria, vend i cili shfrytëzon punëtorët, duke punuar jashtë orarit dhe në kushte të tmerrshme pune.

Fasonët

Një shkrim i prestigjiozes “The Guardian” i kujtoi europianëve që markat me emër që ata blenë me çmime marramendëse në rrugët e Londrës apo Milanos, bëhen në vende ku paga e një punëtori është më e vogël edhe se një palë këpucë.

Shkrimi i gazetës britanike hidhte dritë mbi origjinën e veshjeve apo këpucëve, të cilat nuk ishin Italia apo Anglia, siç kishin emërtimin të gdhendur mbi produktin, por Shqipëria, Maqedonia e Bullgaria, vende të cilat shfrytëzojnë punëtorët, duke punuar jashtë orarit dhe në kushte të tmerrshme pune.

Mes vendeve të botës së tretë, si India, Vietnami apo shtetet afrikane që punojnë me materiale porositëse për shkak të krahut të lirë të punës, është dhe Shqipëria.

Investimet në pajisje  kushtet e punës dhe paga nuk janë të njëjta me vendet fqinjë si Greqia e Serbia.

https://www.theguardian.com/fashion/2016/aug/20/shoes-uk-high-street-made-for-a-pittance-eastern-europe-sweatshop

Kategori
Uncategorized

Erdhi më në fund porosia?

Kryeshefi e mprehu edhe njëherë shpatën për situatën

Fugsi i Vogël, ia kishte gjëtur më në fund Kryeshefit shpatën që kërkonte prej kohësh. Një shpatë japoneze nga Hokaido, nga mjeshtri shpatabërës Hanzo. Shpatë e shtrenjtë. E mprehtë dhe me çelik të rrahur pesë herë. Fugsi i Vogël, e çmbështolli me kujdes dhe i fshiu pluhurin duke kënduar nën zë, këngën e njohur: “Kryeshefi e mprehu shpatën edhe njëherë për situatën/ Kjo është shpata që u rri te koka, të gjithë armiqve që ka bota!”. E nxorri nga këllëfi dhe admiroi vezullimin e tehut të mprehtë. Në këtë kohë ja behu papritur vetë Kryeshefi. Ai hodhi një vështrim qortues dhe Fugsi i Vogël e futi me nxitim shpatën në millin e argjentë stolisur me dy Dragonj të Artë.

– Erdhi më në fund porosia? – tha Kryeshefi duke i admiruar tehun e mprehtë dhe duke lëmuar njëkohësisht ciftin e florinjtë të Dragonjve mbi këllëf. Fugsi nuk foli. Por i zgjati një listë gjërash që kishte porosi për Sammitin e Nishit.

– Ja shef, këto janë pikturat e përzgjedhura për Ekspozitën madhështore! Do tronditen serbët! Skanë parë kurrë një kryeministër piktor në jetën e tyre! Piktor edhe shkrimtar njëherësh! Ai serbi e ka përkthyer mirë në serbisht “Kurbanin”, më tha edhe Këshilltari ynë ndërkombëtar që kemi nga Kosova. Se ai e di serbishten, njësoj si shqipen.

Kryeshefi u mallëngjye. U kujtua proçka e takave të fshehta të këpucëve të Vuços në takimet e mëparshme. Mirëpo sapo do të ishte përsëri qortues ndaj Fugsit të Vogël, Fugsi, ky lexues i mrekullueshëm i mendimeve të Kryeshefit, zgjati përpara këpucët e reja që shkëlqenin.

– Fitojmë edhe ne 2,5 cm nga taka speciale e padukshme. 3 kostumet Brioni janë gati. Kopsat me diamant të vogël të këmishave i kemi të reja dhe të papërdorura asnjëherë në asnjë Summit tjetër. Unë sygjeroj se duhet edhe një qethje e lehtë te Mjeshtri. Ta thërras? Edhe një shkurtim të lehtë të mjekrës dhe një masazh lëkure me atë kremin që na solli ai Ministri që nuk harron asnjëherë…

– I paske vënë në vijë të gjitha vëllaçko! Je i madh! Fjalimin e ka bërë gati Këshilltari Ndërkombëtar? Ma kalo në email, ti fus ca nga ato të miat! Ke lexuar se çfare shkruajnë plerat sot? – foli duke admiruar kopast e këmishës Kryeshefi. I bëri përshtypje kutia e mrekullueshme dhe i bëri një foto, të cilën e çoji me whattsup, aty ku marrin vesh nga e bukura, në një shoqe në Paris. “ajo kupton nga këto llukse!” mendoi me vete Kryeshefi.

– Avioni niset pas 2 orësh shef! Do shkojmë në kohë apo ta vonojmë ca? Të flas me aeroportin?!

Kryeshefi nuk u përgjigj. Mori shpatën japoneze të mjeshtrit Hanzo nga Hokaido, e nxorri nga këllëfi me dragonj të artë dhe e vringëlliu ca herë në ajër. Tehu i shpatës vringëllinte. Sa e bukur ajo kënga e vjetër e Enverit tha me vete Kryeshefi…” e mprehu shpatën edhe njëherë për situatën!/ Ajo është shpata që u rri te koka, të gjithë armiqve që ka bota!… Sa bukur!… I kemi rënë kotë në qafë!” mendoi ai.

– Jemi gati të nisemi Fugs! – dha urdhër Kryeshefi.

– Ndonjë briefing për takimin me Vuçen? Do hedhësh ndonjë sy lëndës që do diskutohet? Një update Shef?!

– Pse ja vlen? Autostrada Fugs! Ekspozita dhe “Kurbani” mjafton! Vuçës nja dy rrahje në shpatlla! Kaq është loja! Pjesën tjetër e bëjnë vetë mediat!

Dhe u nisën për takimin e madh gjeopolitik të Ballkanit. Kryeshefi ishte i paduruar të vinte kopsat e reja në mëngët e këmishës. U rehatua në ndenjësen e makinës, flaku celularin dhe filloi t’i vendosë. Ndërsa shpatën e Hanzos e vendosi në valixhen e vet diplomatike. Serbët po i prisnin me padurim…

Kategori
Uncategorized

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit.

Screen Shot 2016-08-28 at 11.19.05Formimi i lëvizjes Sioniste në fund të shekullit XIX ishte rezultat i erërave nacionaliste që filluan të fryjnë në gjithë Evropën. Lëvizja kërkonte një atdhe për popullsinë e shpërndarë hebrenje, e larguar nga Palestina që në vitin ‘70 p.e.s. si pasojë e persekutimit romak. Fillimi i lëvizjes lidhet me emrin e Theodor Herzl, një gazetar vjenez, që në vitin 1896 shkroi librin e tij “Shteti hebre”, ku bëhej thirrje për krijimin e një shteti kombëtar hebre si zgjidhje e problemit të diasporës dhe të antisemitizmit. Një vit me vonë në Bazel u mblodh Kongresi Botëror i sionistëve që mblodhi në një lëvizje të vetme grupet e ndryshme. Në kongresin e vitit 1903 u shpall çarja e parë mes sionistëve pas debatit nëse atdheu i hebrenjve duhet të ishte Palestina apo Uganda në Afrikë (një propozim ky i Britanisë që u mbështet vetëm nga një pakicë e delegatëve).

Mes lëvizjes sioniste nisi reagimi i arabëve që panë rrezikun e spostimit të tyre prej Palestinës. Presionet arabe bënë që britaniket të kërkojnë kufizimin e imigracionit hebre, por kolonët vazhduan të mbërrijnë në Palestinë, duke parë se qëllimi i tyre për një shtet ishte shumë pranë, si edhe të trembur nga rreziku nazist. Arabët ndërkohë ashpërsuan reagimet e tyre dhe midis dy grupeve filluan përleshjet e armatosura që vazhduan gjatë gjithë Luftës Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

Pas shumë tentativash për arritjen e një zgjidhjeje, Britania, e zhgënjyer, vendosi të heqë dorë nga administrimi i zonës dhe ia dorëzoi mandatin e saj OKB-së se sapo krijuar. Britania u tërhoq nga Palestina në vitin 1947, ndërkohë që hebrenjtë dhe arabët ishin përgatitur për luftë mes tyre.

OKB propozoi një ndarje të Palestinës në dy shtete të pavarura, njëri hebre dhe tjetri arab palestinez, ndërsa Jerusalemi do të ishte nën administrimin ndërkombëtar. Kufijtë u vendosën mbi baza thjesht demografike, pa pasur parasysh kriteret e sigurisë për ruajtjen e kufijve, forma e të dy shteteve duket mjaft e çuditshme në hartë. Arabët e hedhin poshtë planin e OKB-së, ndërsa hebrenjtë shpallin menjëherë krijimin e shtetit te tyre, të quajtur Izrael, në 14 maj 1948 në Tel-Aviv. Lufta filloi menjëherë, pesë shtete arabe (Libani, Siria, Egjipti, Jordania dhe Iraku) sulmuan Izraelin, ndërkohë që gjysma e popullsisë arabe palestineze u detyrua të shpërngulet nga luftimet. Gjatë kësaj lufte Izraeli pushtoi 77 për qind të territorit të Palestinës, si edhe pjesën më të madhe të Jerusalemit, duke kaluar kufijtë e vendosur nga OKB, ndërsa Egjipti dhe Jordania pushtuan pjesën e mbetur te vendit (përkatësisht Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor). Lufta e 1948-es shënoi vetëm fillimin e një vargu të gjatë e të përgjakshëm luftërash mes Izraelit dhe shteteve arabe.

Më 1949 Izraeli lejoi kthimin e 150 mijë prej arabëve të larguar, kryesisht për bashkimin e familjeve, pas presioneve ndërkombëtare. Ndërkohë, më 1950 shpallet Ligji i kthimit që jepte nënshtetësi automatike për gjithë imigrantët hebrenj që vendoseshin në Izrael nga e gjithë bota.

Ndërkohë, acarimi vazhdon të jetë i lartë, sidomos në Rripin e Gazës. Në mesin e viteve ’50 të shekullit të kaluar, presidenti Naser i Egjiptit vendos nacionalizimin e Kanalit të Suezit, që shkakton tërbimin e Britanisë dhe Francës, zotëruese historike të Kanalit. Në 1956 Izraeli sulmon Egjiptin dhe pushton Rripin e Gazës dhe gadishullin Sinai, ndërkohë që Franca dhe Britania pushtojnë Kanalin e Suezit. Kërcënimet e ashpra të Bashkimit Sovjetik (që ndërkohë po shtypte revoltën e Hungarisë) dhe frika e SHBA-ve për hapjen e një konflikti te zgjeruar në kulmin e Luftës së Ftohtë, bëjnë që lufta të ndërpritet dhe trupat e tri fuqive pushtuese tërhiqen duke i lënë territoret e okupuara nën kontrollin e OKB-së.

Vetëm 10 vjet më vonë, më 1967, lufta ndizet serish. Egjipti mobilizon forcat ushtarake në Sinaj dhe trupat e OKB-së largohen nga gadishulli, ndërkohë që Izraelit i bllokohet dalja në Detin e Kuq. Izraeli sulmon Egjiptin dhe Sirinë (këtë të fundit sepse nga territori i saj, në lartësitë e Golanit kryheshin sulme të vazhdueshme ndaj ngulimeve hebrenje). Jordania menjëherë sulmon Izraelin. Lufta hyri në histori me emrin “lufta e gjashtë ditëve”, brenda kësaj kohe të shkurtër Izraeli pushtoi Rripin e Gazës dhe gadishullin Sinai (të mbajtura nga Egjipti), lartësinë Golan të Sirisë dhe Bregun Perëndimor e Jerusalemin lindor nga Jordania. Lufta e gjashtë ditëve tronditi thellë botën arabe dhe shënoi acarimin e parë të madh të saj me Perëndimin që mbështeti Izraelin. Gjatë kësaj lufte të shkurtër, por shumë të ashpër, ndodhi eksodi i dytë i madh i palestinezëve, rreth gjysmë milion banorë u detyruan të largohen nga vendi.

Izraeli, shteti nga i cili bota ka kthyer sytë, ka një histori e cila, në fillesat e saj lidhet me Shqipërinë: një shqiptar që donte të ndalonte formimin e këtij shteti.

Në fillim të shekullit XX apo në vitin 1900, shqiptarët kishin zënë ngado vende të rëndësishme në jetën politike dhe administratën osmanë. Libri i kujtimeve të Eqrem bej Vlorës, jep një panoramë të hollësishme të jetës shqiptare gjatë viteve 1885-1912. Ky libër për herë të parë është botuar nga Instituti i Studimeve për Evropën Juglindorë në Munih të Gjermanisë, në vitin 1973. Telegrafi ju sjell më poshtë disa pjesë të saj, përkitazi me fillet e Izraelit të sotëm.

Në vjeshtën e vitit 1904, Eqrem bej Vlora – i cili në atë kohë jetonte në Turqi së bashku me një komision qeveritar – u nis për të përuruar hekurudhën e Hexhazit. Një udhëtim i gjatë e plot të papritura për shqiptarin, i cili edhe ndiqte Juridikun, por edhe punonte në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Gjatë udhëtimit, Eqrem Bej Vlorës i bëri përshtypje të madhe sistemimi i shqiptarëve në poste të rëndësishme.

“Në Rodos na bëri një vizitë guvernatori i përgjithshëm i ishujve të Egjeut, valiu Abedin pashë Dino, një shqiptar nga Çamëria. Ishte diçka e habitëshme”, kujton Eqrem bej Vlora, ndërsa udhëton drejt Rodosit për në Bejrut, ku edhe aty i kishin bërë përshtypje shqiptarët drejtues.

Pas përurimit të hekurudhës së Hexhazit, anija më të cilën udhëtonte Eqrem bej Vlora po udhëtonte drejt Jafës, por, siç kujton dëshmitari, anija e tyre kishte edhe një mision për të kryer, madje mision të fshehtë. Sipas Eqremit, shefi i tij kishte porosi të mblidhte të dhëna informative rreth “Jewish Research Mission” të sapongritur në Tel-Aviv – çështje kjo që i interesonte shumë autoriteteve turke.

“Më kujtohet mirë sesi në dhjetor të vitit 1903 unë u ndodha rastësisht në pallatin e Vezirit të madh të atëhershëm, Ferit pashë Vlorës. Ai na tregoi se pasdite do të priste Baron Rotçildin (Rothschild) nga Parisi. Më vonë mësuam se ai kishte kërkuar marrjen në koncesion, për 99 vjet, të 20.000 hektarëve tokë (duna rëre) në Tel-Aviv, për të cilën ai ishte gati të paguante Qeverisë një qira mjaft të lartë”, kujton në librin e tij Eqrem bej Vlora, duke shtuar se Veziri i madh nuk pranoi në asnjë mënyrë të ndihmonte në këtë marrëveshje.

Me gjithë përpjekjet e Vezirit shqiptar, Rotçildi arriti të marrë drejtpërdrejt nga Sulltani (Abdul Hamid i II-të) lejen për të krijuar në Tel-Aviv një “Komision studimor” dhe ishte ky komisioni, për të cilin anija me të cilën udhëtonte Eqrem bej Vlora, ndaloi për të marrë informacion.

“Në plazhin e Tel-Avivit ishin ndërtuar dy shtëpi të vogla, fare të thjeshta ku punonin pesë agjentë – nëpunës të Kongresit Botëror Çifut, dhe mblidhnin të dhëna për kushtet ekonomike të arabëve në Palestinë”, shkruan Eqrem bej Vlora.

Eqremi shënon se ky komision kishte punuar mirë. Kjo dukej dhe këtë e provonte mënyra e shkathët dhe e zgjuar me të cilën në çastin e përshtatshëm çifutët ua merrnin pronësinë arabëve të paditur dhe të shpërndarë.

Në plotësimet që Eqrem bej Vlora i bën këtij problemi, ai e sheh këtë situatë të krijuar si shumë të favorshme për lindjen e konflikteve dhe akteve të dhunës. Ai nuk fajëson çifutët për këtë, por atyre që ua treguan rrugën dhe ua sheshuan zionistëve rrugën për në Palestinë, pra anglezëve.

Sipas bej Vlorës, kur ky mision filloi t’i kapërcejë caqet e parashikuara jo vetëm nuk i shërbeu, përkundër i dëmtoi interesat britanike. E, si pasojë e kësaj, politika angleze filloi të punojë vërtet në mënyrë aktive kundër ngulitjes masive të çifutëve në Palestinë, po ishte shumë vonë: lumi i imigrimit çifut nuk mund të përmbahej dot.

“Sot ai ka marrë një hov të paparë, ka arritur edhe rezultate të mahnitshme, por shteti artificial i Izraelit që ai ka krijuar, fshehur në vetvete farën e trazirave të ardhshme. Kjo sepse për popujt arabë do të mbetet përherë e papërfytyrueshme të pranojë në heshtje, që një pykë çifute të ndajë më dysh botën arabe”, ishte opinioni i Eqrem bej Vlorës një shekull më parë, ku me situatën e krijuar priteshin luftëra të egra, ato që sot kanë bërë të tundet një botë e tërë.

“Në jemi ngopur me problemet etnike të maqedonasve, grekëve, armenëve dhe nuk kemi asnjë leverdi që tash të arnojmë një problem etnik arabo-çifut. Palestina ka qenë dikur çifute, por që nga koha e Solomonit të madh e Davidit të vogël kanë kaluar mijëra vjet. Me të drejtë apo pa të drejtë, sot ajo është 100 për qind arabe dhe Perandoria Osmanë nuk ka arsye, qoftë politike qoftë sentimentale, ta ndryshojë këtë gjendje”, ka thënë Veziri shqiptar që nuk kishte mundësi të frenonte dhënien e tokave me koncesion, apo fluksin e çifutëve që nisën të zinin vend rreth Izraelit, sepse Sulltani i kishte bërë ndërkohë pazaret e mëdha. /Telegrafi/

Kategori
Uncategorized

Kryeministri i pajtimit me Serbinë dhe i përçarjes së shqiptarëve!

Kryeministri i pajtimit me Serbinë dhe i përçarjes së shqiptarëve!

Nga Enver Bytyçi/

Kur kancelarja gjermane Angela Merkel erdhi në Shqipëri në korrik të vitit 2015 dhe më pas fluturoi drejt Serbisë, ajo u ndal gjatë si në Tiranë edhe në Beograd rreth idesë së “pajtimit shqiptaro-serb”. Në Tiranë, Merkel i kërkoi kryeministrit shqiptar pajtimin me Serbinë dhe bashkëpunim të ngushtë të të dy vendve. Në Beograd ajo i kërkoi kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç, jo vetëm pajtimin me Shqipërinë, por edhe me Kosovën. Rama dhe Vuçiç u zotuan para saj se do të vijonin procesin e pajtimit midis të dy popujve dhe vendeve që ata përfaqësojnë. Sipas gazetës më me emër në Gjermani Frankfurter Allgemeine Zeitung të datës 10 korrik 2015 kjo çeshtje kishte zënë thuajse vendin kryesor në agjendën e vizitës së Merkel në Tiranë.

Por çfarë ndodhi?

Vuçiç është angazhuar vetëm në “pajtimin” me Tiranën dhe Rama i përgjigjet atij pa bërë asnjë përpjekje që në këtë frymë “pajtimi” të përfshihet edhe Kosova. Pas zonjës Merkel Shqipërinë e vizitoi sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Xhon Kerry, i cili udhëtoi gjithashtu në disa vende ballkanike. Ndërsa para pak javësh Xho Biden vizitoi Kosovën dhe Serbinë. Përfaqësuesit amerikanë nuk kishin si agjendë kryesore pajtimin formal midis shqiptarëve dhe serbëve, por respektimin e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë.

Për amerikanët duket se nuk është me rëndësi ndonjë kontribut specifik plus i kryeministrit të Shqipërisë për pajtimin e shqiptarëve dhe serbëve. Kjo jo se ata nuk e duan këtë pajtim, por se duhen respektuar normat morale të sjelljes midis palëve. Për amerikanët duket se sjellja konstruktive e shqiptarëve duhet të vazhdojë, me qëllim garantimin e stabilitetit rajonal, por për ta shqiptarët si viktimë nuk kanë asnjë arësye tu kërkojnë falje agresorëve dhe vrasësve në Serbi. Për amerikanët pajtimi duhet të vijë në linjën Prishtinë-Beograd dhe jo në linjën Tiranë-Beograd. Sjellja morale kërkon që Serbia si shtet të kërkojë falje për krimet makabre që ajo ka bërë në Kosovë e shqiptarët, në radhë të parë e kryesisht ata të Kosovës, t’i përgjigjen pozitivisht, nëse ndjesa serbe është e sinqertë.

Ndërkaq gjatë dy viteve të fundit këmi parë një kryeministër shqiptar, zotin Rama, që të rrëmbejë vullnetarisht, me eufori dhe makinacione mashtrimi, flamurin e pajtimit shqiptaro-serb. Në shumë komente dhe analiza kam shkruar rreth idesë së pajtimit shqiptaro-serb të inicuar në vitin 2011 nga ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, prandaj nuk kam ndërmend të ndaloj në këtë histori. Thjesht po përsëris se iniciativa dhe kërkesa e tij që konfliktin shqiptaro-serb të zhvilluar në Kosovë ta zgjidhë me bisedime midis Tiranës dhe Beogradit ishte një iniciativë provokuese e përçarëse për shqiptarët dhe kombin shqiptar.

Tani jemi para një prove të re të angazhimit të Edi Ramës në intenerarin e përcaktuar nga kumbari i tij, Tadiç. Në tetor kryeministri ynë do të shkojë i shoqëruar me gjysmën e qeverisë së tij në Nish dhe aty do të marrë pjesë në inagurimin e disa projekteve që lidhin Adriatikun me Serbinë. Në këto projekte bëjnë pjesë ndërtimi i autostradës dhe hekurudhës që do të kalojnë nëpër territorin e Kosovës. Gjithçka që do të bisedohet dhe vendoset në Nish ka të bëjë më parë se me Shqipërinë me Kosovën.

Por, Kosova nuk do të jetë e pranishme në këto ceremoni, ajo nuk është pyetur dhe nuk do të pyetet për ato çfarë do të vendosin Rama dhe Vuçiç për të. Thuhet se do të shkojë të marrë pjesë në këtë ceremony një zv. ministër shqiptar i Pushtetit Lokal të qeverisë së Kosovës. Por ky zv. ministër nuk ka tagër dhe dijeni të flaës për projrkte rajonale. E shumta ai mund të ketë dijeni për çeshtjet që lidhen me auronominë lokale, ose për krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Dhe një zv. ministër, nëse merr mandate përfaqësimi nga qeveria e Kosovës, mund të manipulohet shumë, shumë lehtë nga dy “udhëheqësit ballkanikë”, siç kanë dëshirë të prezantohen zoti Rama dhe zoti Vuçiç. Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë pranuar si pjesmarrës në tryezën e Ramës e të Vuçiç për t’i bërë presion për implementimin e marrëveshjes pëe asosacionin e komunave serbe.

Por një gjë është e sigurt, ai nuk është palë në atë aktivitet politik e diplomatik, është viktimë e tij, nëse do të pranojë të jetë i pranishëm. Megjithatë nuk po ndalem në formën dhe formalizimin e çeshtjes. Por ne jemi para një sprove dhe sfide të rrezikshme. Para disa ditësh disa lojtarë të kombëtares së Shqipërisë u larguan nga Tirana dhe shkuan të marrin pjesë në kombëtaren e Kosovës. U ndez një debat i nxehtë, deri te etiketimet si “tradhëtar”. Andi Bushati ishte akuzuesi i madh i atyre djemve që vendosën t’i dalin zot vendit të tyre të sapo pranuar në FIFA dhe UEFA. Po kë kemi parasysh se Bushati asnjë qasje jo atdhetare të qeverisë së të majtëve në Shqipëri nuk e ka kritikuar e qortuar e aq më pak ta ketë cilësuar si “tradhëti”, duket qartë se arma e tij e akuzave për “tradhëti” është e rezervuar për t’u përdorur si armë ideologjike. Por e theksoj përsëri se nuk është ky thelbi i trajtesës që bëj.

Besoj se janë të shumtë ata që besojnë si unë, se shfaqja e këtij konflikte në dukje për sportin, nuk është në fakt për sportin. Eshtë si puna e dikujt që mbushet diku e zbrazet diku tjetër. Futbollistët nga Kosova ishin rrufepritësit, ndërsa rrufetë vinin nga sjellja e kryeministrit Rama në marrëdhëniet e tij me Serbinë e shpërfilljen totale që ai i bën Kosovës. Reagimet nga Kosova ishin të natyrës së kundërshtive me politikat e qeverisë shqiptare ndaj Kosovës. Kryeministri ynë ka marrë përsipër të flasë në emër të të gjithë shqiptarëve në rajon, edhe pse atë e kanë zgjedhur dhe njëkohësisht e kanë tradhëtuar zgjedhësit e tij në Republikën e Shqipërisë.

E kanë tradhëtuar se i ka tradhëtuar ai si demagog, mashtrues dhe gënjeshtar klasi të papërsëritshëm në historinë politike të shtetit shqiptar, madje i pakrahasueshëm edhe me diktatorin dhe diktaturën e regjimit komunist. Ai ka vendosur jo vetëm të rikthejë lavdinë e viteve 1945-1948 në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, por njësoj si atëherë të shpërfillë interesat e viktimave reale të terrorit serb, shqiptarët e Kosovës. Ai po shkon në Nish, jo për të folur e lidhur marrëveshje bilaterale, por për të imponuar marrëveshje që prekin shtetin e Kosovës.

Ndërkaq në Kosovë disa ende e konsiderojnë Edi Ramën si heroin e tyre për shkak të deklaratës në Beograd se “Kosova është shtet i pavarur”. Nëse kjo deklaratë do të ishte e sinqertë, ai nuk mund të vazhdonte më tutje marrëdhëniet aq të ngushta e të ngrohta me qeverinë e Serbisë pa u bërë realitet njohja e Kosovës nga ana e Beogradit dhe pa ardhur ndjesa e Serbisë për krimet shtetërore kundër shqiptarëve në Kosovë. Por nuk ndodhi kjo.

Edi Rama ka vendosur të shkojë jo vetëm në Nish, por edhe në Beograd si piktor me zhgarravinat e tij. Në Beograd do të kujtojnë dhe “ngjarjen historike” të vizitës së një kryeministri shqiptar në Serbi të para dy viteve, 67 vite pas vizitës së diktatorit komunist, Enver Hoxha. Ai nuk le rast pa dëshmuar servilizëm ekstrem ndaj gjermanëve dhe francezëve me pozat e tij pro një pajtimi shqiptaro-serb në modelin e pajtimit gjermano-francez menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe modelin e zgjodhi të njëjtë, aktivizoi si shou të radhës grupet rinore të të dy vendeve për shenjë pajtimi. Dmth kopjoi pikë për pikë modelin gjermano-francez. Por kushtet, rrethanat, territori ku kanë ndodhur krimet serbe nuk janë të njëjta me ato të situatës së krijuar në rastin e pajtimit gjermano-francez. Ato ndryshojnë krejtësisht. Franca u pajtua me gjermanët dhe anasjelltas, por nuk mori përsipër të përfaqësojë bie fjala Belgjikën.Gjermania po ashtu nuk mori përsipër të përfaqësojë bie fjala, Austrinë.

Edi Rama ka marrë përsipër të mënjanojë institucionet e Kosovës, përfaqësuesit legjitimë të saj dhe të hiqet si “udhëheqës panshqiptar”, ndërkohë që ai dëshiron të paraqitet i tillë vetëm në funksion të pajtimit me Serbinë dhe hapjes së rrugës së saj për integrime europiane. Ndërsa për integrimin e Serbisë në NATO nuk bëhet fjalë. Kryeministri shqiptar nuk do të lexojë faktet që rrjedhin nga ngjarjet e fundit ne Ballkan e te serbët. Megjithatë po i kujtojmë se partitë politike nga pesë shtete sllave të Ballkanit, përfshirë dhe partinë në pushtet të kryeministrit Vuçiç, në fund të qershorit të kaluar nënshkruan në Moskë në prani të presidentit rus, Vladimir Putin, një deklaratë të përbashkët “të territorit neutral në Ballkan”.

Ne shqiptarët e dijmë më mirë se të gjithë popujt e tjerë të rajonit, krahas kroatëve, se çdo të thotë një Ballkan “neutral”. Mësë paku do të thotë një zonë e influencuar nga Rusia dhe e pozicionuar kundër NATO-s. Më së paku do të thotë rikthimi i teorisë së sponsorizuar nga Moska dhe e pëlqyer aq shumë nga Milosheviçi dhe e majta shqiptare, “Ballkani ballkanasve”, që do të thotë nxjerrje jashtë tij të SHBA-së dhe rikthim të Moskës në vend të tyre. Ka shumë gjasa që kjo zonë ballkanike të orientohet drejt Bashkimit Europian në pikëpamje ekonomike, një politikë e gjithmonëshme e Serbisë që gjeopolitikisht të qëndrojë në sferën ruse dhe ekonomikisht e fusha të tjera të lidhet me Europën. Por nuk është politikë e integrimit në NATO. Serbia dëshiron marrëdhënie të ngushta me Shqipërinë, por me kush që Shqipëria të injorojë autoritetin e shtetit të pavarur të Kosovës, pra që Tirana zyrtare të ndjekë de facto të njëjtën linjë politike me Beogradin.

Në Europë ka vende, të cilave nuk u prish punë “neutraliteti” i Serbisë, Bosnjës, Maqedonisë, mjafton që këto vende të jenë pjesë e agjendës europiane. Shkurt në Europë nuk ka ndonjë shqetësim të theksuar nëse këto vende bëhen ose jo anëtare të Aleancës atlantike. Por për ne shqiptarët është e duhet të jetë krejt ndryshe. Ne kemi interes jetik pranimin në NATO të të gjitha vendeve ballkanike, me qëllim që t’i jepet fund konfliktit në këtë rajon. Në këtë konteks është enigmë se cilin interes ndjek kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama?! Interesin e pikturave?! Interesin e pushtetit?! Interesa materialiste dhe korruptuese me përmasa rajonale, sepse ky lloj kostumi në Shqipëri i rri ngushtë?! Interesa shpirtërore që lidhen me “lavdinë” dhe tërheqjen e vëmendjes te “partnerët europianë”?! Apo interesin e Rusisë e të Serbisë?! Të gjitha këto pyetje retorike e gjejnë përgjigjen vetëm te kryeministri ynë i pajtimit me Serbinë dhe i përçarjes së shqiptarëve.

Kategori
Uncategorized

Zbardhet emri i policit që mbolli 17 mijë rrënjë kanabis. Ja bashkëpunëtorët e tij

LAJMI FUNDIT OK

Oficeri i Policisë së Komisariatit Kolonjë, Edvin Meko, rezulton të jetë kultivues i drejtëpërdrejtë i lëndës narkotike, si edhe bashkëpunëtor me disa kultivues të tjerë në zonë, të cilët janë identifikuar nga një hetim i Prokurorisë së Korçës dhe ndaj të cilëve gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Oficeri i policisë, Edvin Meko, nëpërmjet familjarëve të tij, ka mbjellë dhe kultivuar disa parcela me kanabis në disa zona malore të Ersekës. Pranë parcelave të familjareve të tij kishin mbjellë lëndë narkotike edhe Krenar dhe Mariglen Nuredini. Oficeri i policisë u kishte dale garant këtyre dy personave se do t’i njoftonte në rast se do të kishte operacione policore në atë zonë.

Në fund të muajit Korrik, Prokuroria e Korçës siguron një informacion, në bazë të të cilit, në zonën ku operonin këta persona, ishin mbjellë sipërfaqe të mëdha me lëndë narkotike. Prokuroria e Korçës zhvilloi hetimet, në bazë të të cilave u krijuan dyshimet e provuara se punonjësi i policisë, Meko, bashkëpunonte me kultivuesit.

Në mesin e gushtit, ndërkohë që prokuroria Korçë po zhvillonte hetimet e saj, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme, referon një informacion po për punonjësin Edvin Meko.

Pasi u sigurua informacioni i nevojshëm, në bazë të urdhërit të Prokurorisë, në datën 22 gusht 2016, u organizua operacioni për zbulimin dhe asgjësimin e parcelave në zonën, e cila ishte objekt i këtij hetimi të Prokurorisë.

Gjate operacionit, u faktuan dyshimet e krijuara nga ana e prokurorisë për kultivim e lëndëve narkotike, pasi aty u zbuluan në total rreth 17.500 rrënjë kanabis.

Prokuroria e Korçës vijoi hetimet për të identifikuar organizatoret dhe porositësit e lëndës narkotike.

Ne vijim të hetimeve, Prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest ne burg”, teë cilat u pranuan nga gjykata për shtetasit, si me poshtë:

  1. Edvin Meko
  2. Krenar Nuredini
  3. Mariglen Nuredini
  4. Jorgo Kristali
  5. Gramoz Bejko

Dy personat e fundit (Kristali dhe Bejko) dyshohet se janë organizatorët dhe porositësit e lëndës narkotike të mbjellë në parcelat e të dyshuarve Nuredini.

Kategori
Uncategorized

Gazetat pranë Ramës kërcënojnë Berishën me dëshmitë e Izet Haxhisë.

Gazetat pranë Ramës kërcënojnë Berishën me dëshmitë e Izet Haxhisë

Sipas një lajmi të botuar në Shqiptarja.com, gazetë dhe portal shumë afër kryeministrit, është botuar sot lajmi se Byroja Kombëtare e Hetimit, do të rihapë dosje të vjetra. Bëhet fjalë për bombën që u vendos te Vefa në vitin 1998.

Dhe për këtë do të pyetet Izet Haxhia, ish body garfit i ish Presidentit Berisha, sot një nga akuzuesit më të mëdhenj të tij.

Duket qartë, se nëse një lajm i tillë është i vërtetë, Byroja Kombëtare e Hetimit, sipas këtij lajmi, sigurisht të gatuar në guzhinën e Qeverisë, do ta fillojë punën e saj duke hapur Dosje hetimore kundër Berishës.

Dhe nëse ky hetim fillon në shtator, kuptohet që do të kulmojë në fushatën elektorale 2017…

“Drejtësia, Byroja e Hetimit do të marrë në pyetje Izet Haxhinë

Byroja Kombëtare e Hetimit pritet të marrë në pyetje Izet Haxhinë, një ndër njerëzit më të afërt dhe të besuar të Sali Berishës gjatë pushtetit të tij të parë, për disa ngjarje të rënda, për të cilat Haxhia ka dy vjet që rrëfen detaje, emra, urdhra, prapaskena dhe rrethana të panjohura më parë.

Vrasje e bomba,dëshmitë e Haxhisë nga bomba te Vefa tek 14 Shtatori ’98

Ngjan si një film triller apo roman policor, por gjithçka ka ndodhur në Shqipëri. Gjatë dy viteve të fundit, Izet Haxhia, ka rrëfyer detaje për disa ngjarje të rënda, në harkun kohor 1992-1998. Në shumicën “bëmave” si protagonist shfaqet Berisha, por edhe aktorë të tjerë të jetës politike dhe mediatike.”/

Kategori
Uncategorized

Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës: Në shtator-tetor do ketë përplasje grupesh për drogën, fitimet do përdoren në fushatën e 2017!

Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës: Në shtator-tetor do ketë përplasje grupesh për drogën, fitimet do përdoren në fushatën e 2017!

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të tjera të detaje mbi drogën masive të kultivuar këtë vit në vend.

Hoxha ka deklaruar se nga trafiku i drogës fitohen qindra miliona euro, një pjesë e të cilavë do të shfrytëzohen për fushatën zgjedhore të 2017.
Ndërsa ka paralajmëruar se në muajt shtator-tetor pritet të ketë dhe përplasje grupesh.
“Në shtator-tetor mund të ketë përplasje grupesh. Qindra miliona eurot që do fitohen nga ky fenomen do të shfrytëzohen për fushatën zgjedhore të 2017”, ka theksuar gazetari Hoxha.
Kategori
Uncategorized

Rama i diskredituar në Shqipëri, kërkon të gjejë shpëtim tek Vuçiç.

artur zheji - rama - vucic

Nga Artur Zheji…

Kryeministri shqiptar është në një krizë të brendshme politike. Rilindja e tij, programi që e shoqëronte, objektivat dhe arritjet që synonte të mbërrinte janë tashmë një ngrehinë prej kartoni të lagur.

Kompromiset e tij në terren me pjesën laramane dhe gri e të nxirosur të shoqërisë shqiptare, janë të dukshme dhe të prekshme.

Konçesionet në fushën e mjekësisë dhe shëndetësisë së sëmurë shqiptare, e kanë diskretituar atë qartazi edhe ndër radhët e partisë së tij.

Ai tanimë është i pafuqishëm për t’u ringritur në një betejë morale, në emër të një të ashtuquajturi Morali Superior, të tijin personal dhe të stafit që drejton me dorë të hekurt.

Ai nuk ka se çfarë t’u thotë më shqiptarëve në Vitin e tretë të qeverisjes së tij të pasuksesshme.

Rama shpreson vetëm në 2 momente. Në “shpartallimin” e armiqve të tij politikë përmes Vettingut, çmontimit të sistemit të tanishëm të Drejtësisë dhe impiantimin aty, të shpurës së vet të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me sfond politik dhe të komandueshëm.

Momenti i dytë, lidhet me të qënit i pëlqyer nga Ndërkombëtarët, si një komisar i paqes dhe dialogut në Ballkan.

Tanimë ai, është i vendosur të luajë Tangon dyshe me Vuçiç, i cili ka halle të ngjashme me Ramën, në Serbi.

Tangon e Armiqësisë Historike të shndërruar në një Miqësi të re, plot bujë dhe pompë, për t’u pëlqyer në Bruksel, si ‘dancing gentelmen’, i piruetave gjeopolitike. Brukseli dhe Ëashingtoni e duan paqen në Ballkan dhe kjo është normale.

Rama dhe këshilltarët e tij, kanë vendosur të luajnë me këtë dobësi të ndërkombëtarëve, që të fitojnë në Beograd, kreditet e humbura më së shumti në Shqipëri.

Padyshim që kjo është pjesë e “lojës” politike, madje një lojë e pëlqyeshme, përderisa nuk shkelen disa kufinj.

Njohja e Kosovës nga Vuçiç! Njohja e Krimeve të Luftës në Kosovë! Njohja e detyrimeve ekonomike dhe të dëmshpërblimeve në Kosovë! Zbulimi, denoncimi dhe bërja publike e të zhdukurve shqiptarë në varret masive që gjenden akoma në territorin e Serbisë.

Një e kaluar që lidhet me Krime kundër Njerëzimit, të cilat Ebrenjtë nuk i harrojnë prej 70 vitesh dhe që shqiptarët nuk mund t’i harrojnë dhe aq më tepër t’i falin, për 15 vjet.

Por kjo lidhet edhe me faktin se askush nuk e di, se ku ishte kryeministri i sotshëm shqiptar gjatë luftës së Kosovës. Ku ishte politikisht si zë dhe si mbështetës i asaj Luftë Historike Çlirimtare.

Tani me pikturat dhe Kurbanin, ai kërkon të rrokë faqet e para të gazetave serbe, që përkthehen në anglisht dhe rusisht menjëherë. Por, këto kredite që kërkon ai të fitojë në Beograd, nuk imponohen dot në Shqipëri!

Sepse shqiptarët nuk ushqehen, nuk shkollohen dhe nuk mjekohen dot me pikturat e kryeministrit të tyre dhe me faqet e mbushura me mllef, të librit të vet të vyer.

Kategori
Uncategorized

Greqi, zhduket edhe një shqiptar tjetër në rajonet e policisë ?

Lajme Shqip,Lajmet e Fundit, Greqi, emigracion,Focus news

dhuna sotFtkeqësisht mësohet se edhe një tjetër shqiptar figuron i zhdukur në ambientet e policise në Athinë.

Ky sinjalizim ka ardhur pak ditë më parë në “FocusNews” nga një emigrant shqiptar. Për këtë dje shkuam në Ambasadën tone në Athinë për të komunikuar me përfaqësuesin e policisë shqiptare, për të vertetuar se sa i vertetë është ky sinjalizim, por përfaqësuesi i policisë shqiptare ishte me leje.

Sipas emigrantit shqiptar, ngjarrja ka ndodhur në një nga rajonet e policisë në Athinë, ku policia kishte ndaluar dy shtetas shqiptar për vjedhje, por vetëm njeri doli nga ambientet e policisë, ndërsa tjetri është zhdukur pa lënë gjurmë.

“Focus News” i vetëm ka ditë që po verifikon këtë sinjalizim. Urojmë që të mos jetë edhe ky një rast i vërtetë !

Për këtë nga ana jonë i kërkojmë shtetit shqiptar angazhimin e tij të plotë për të verifikuar edhe këtë rast…

Kategori
Uncategorized

Të keqen e Lazaratit, të paktēn përmendej vetëm ai; tani ç’të përmendim më parë. Shtet zorrësh e sorrësh njëzet e pesë vjet!

flutura acka

Në Lungare ka pak jetë njerëzore, por ka jetë hashashi me tepri. Të vetmet makina që sheh janë ato që çojnë e marrin punëtorët e ‘kompanise’, ose rojet. Sepse ruhet mirë mali dhe malli, thonë. Madje edhe retë i kemi aleatë, siç edhe duket nga fotoja.

Një i madh ka hise.

Cili ‘i madh’ të jetë valle? Kush e kontrollon territorin? U shqymë e u shamë për ato reformat e territorit dhe prapë fusha e male hashashi e bëmë. Kurrë nuk kemi qenë kaq qesharakë me këtë çështjen e hashashit. Digjen e priten përditē bimë, por pyetja është e thjeshtë: Meqenêse ka kaq shumë, si u mboll kaq shumë ndër sytë tanë?

Të keqen e Lazaratit, të paktēn përmendej vetëm ai; tani ç’të përmendim më parë.

Shtet zorrësh e sorrësh njëzet e pesë vjet!

Kategori
Uncategorized

Mustafaj – dibranëve: Sherefedin Shehu është burrë i mirë, është njeri i lirë.

shehu

Një nga figurat e njohura të PD, Besnik Mustafaj, ka marrë fjalën sot në hapjen e fushatës elektorale të PD-së në Dibër për kandidatin e saj Sherefedin Shehu.

Me gjuhë poetike, Mustafaj ka spikatur në thirrjen që u ka bërë dibranëve se pse duhet ta votojnë Sherefedin Shehun.Mustafaj

“Rinia juaj nuk mund të pajtohet më dëshpërimin, – tha ai. – Sherefedin Shehu është burrë i mirë në kuptimin e gjithë asaj që dibranët i japin asaj fjale.

Sherefedin Shehu është burrë i lirë. I lirë, sepse nuk është i kapur nga korrupsioni. Ja pra, Dibrës i duhet një njeri me këto cilësi,” theksoi Mustafaj.

“Në këto ditë shoh në fytyrat tuaja kthimin e shpresës si në 1990, – iu drejtua të rinjve më pas. – U shpërndaftë kjo erë e mirë në të gjithë Shqipërinë.

Në këtë lumë njerëzor që ka vërshuar sot këtu, shoh që shumica janë të rinj, janë lulja e rinisë dibrane. Këta djem dhe vajza janë burimi i mrekullueshëm i lindjes së shpresës. Ata nuk mund të pajtohen me dëshpërimin. Rinia nuk mund të pajtohet me dëshpërimin.

Dëshpërimin e sjell korrupsioni, frika dhe mashtrimi qeveritar. Rinia nuk mund të pajtohet me këtë mashtrim. Përmes mashtrimit qeveria do ta zbrazë Shqipërinë nga rinia dhe do të ketë një Shqipëri me pleq të nënshtruar”.