Kategori
Uncategorized

Gjethja si mbulon të tëra.

2016-09-25-17-20-57
Jepni legjendë

1. Humbja e Cështjes së Bankers. Me kosto 100 milion euro, të paktën.

2. Cështja ‘Cez Albania’, kosto disa qindra milionë euro të tjera. Dorëzim ndaj kompanisë ceke me një faturë të paktën 500 milion euro, ku pisllëku korruptiv, është trasversal. Majtas dhe djathtas.

3. Cështja ARMO, “gropa financiare” e miqve të kryeministrit të sotëm dhe të kryeministrit të djeshëm, bashkarisht, si një shoqëri aksionere, pamvarsisht se grinden në Kuvend: mbi 450 milione euro të tjera. Të cilat humbasin nëpër labirintet e shkresurinave dhe nuk ka asnjë vullnet transparence të mirëfilltë qeveritare. Të gjitha këto, vetëm një ministri e vetme, ajo e Energjisë, e Damian Gjiknurit.

4. Koncesionet në shëndetësi, 400 milion dollarë të tjera, të shtrira në 10 vjet. Dukshem, favore të mirëfillta financiare , ndaj miqve te tjere Shiko investigimet e ndershme të BIRN për këtë. Riktheju fakteve. Jane dhene 100 milion dollarë për check up, nje kompanie te vetme qe do te organizoje ganizojë parandalimin e sëmundjeve të shqiptarëve.

Një kompanie që shiste cigare, pasta dhëmbësh, produkte industrial, karta telefonash dhe shitblerje me shumicë.

85 milionë dollare, për hemodializën, një kompanie “fake” që shiste 10 birra dhe 7 kola me kanoce në ditë, në një kafe të Beratit… (BIRN). Ndërkohë që një nënë dhe foshnja e saj, vdiq e masakruar, për neglizhencë dhe për mungesë parash, në trajtimin financiar të rojeve të natës në spitalet shtetërore shqiptare.

5. Reforma e telekomanduar në arsim. Shpartallimi i Universiteteve të shtetit dhe “përcjellja klienteliste” drejt Universiteteve private. Të cilat dhe ato, Universitetet pra, janë disa të njerkës dhe disa të nënës parti apo nenes qeveri. Por këtë sektor, si edhe të gjitha sa të përmenda përciptas, ti i njeh edhe më mirë se sa unë.

Kategori
Uncategorized

35% e familjeve shqiptare marrin borxh për të mbijetuar.

Familjet shqiptare kanë rritur huamarrjen për konsumin e mallrave të përditshëm. Banka e Shqipërisë në raportin e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e parë të 2016  bëri të ditur se 35 për qind e familjeve huamarrëse e kanë marrë kredinë  për konsum. Banka intervistoi një kampionin rastësor prej 1.209 familjesh, ku rreth 54% i përkasin zonave urbane dhe 44% zonave rurale. Rreth 30% e familjeve kanë deklaruar se kanë hua për të paguar dhe kjo peshë ka rënë pak krahasuar me 6-mujorin e kaluar, por rezulton më e lartë se një vit më parë. Në 94% të rasteve, huamarrja është në lekë. Në 43% të rasteve të huamarrjes, familjet i janë drejtuar burimeve formale (banka dhe institucione jobankare) dhe në 57% të rasteve i janë drejtuar burimeve joformale, kryesisht në cash. Kjo shpërndarje është zhvendosur në favor të huamarrjes formale kundrejt asaj joformale, si rezultat i rritjes së rasteve të huamarrjes nga bankat.

Tre qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten për konsum (35% e rasteve të huamarrjes), blerje/riparim prone (31% e rasteve) dhe zhvillim biznesi (13% e rasteve). Në ndryshim nga prirja e viteve të fundit, gjatë periudhës së vrojtuar, shpërndarja e qëllimit të kredisë është zhvendosur në favor të huamarrjes për blerje/riparim prone, në përputhje me zhvillimet në tepricën e kredisë së individëve. Familjet huamarrëse vlerësojnë rënie të këstit të kredisë gjatë periudhës referuese, duke reflektuar uljen e normës së ponderuar të kredisë për individët.

 

 Bizneset

Raporti i kredive me probleme për bizneset në valutë është përkeqësuar, duke qëndruar në nivelin e 25.3% në fund të gjashtëmujorit të pare. Banka e Shqipërisë në analizën për vlerësimin e stabilitetit financiar pohon se rreziku i kreditit është rritur. Kredia me probleme u rrit sërish në 20%, ndërkohë që ka pasur ulje të mbulimit me provigjione dhe ulje të mbulimit me kapital. Kategoria më problematike për moskthimin e kredive është huaja për bizneset në valutë në afat të mesëm. Huatë me probleme për biznesin vlerësoheshin në 24.4% në fund të qershorit, duke u rritur me 3 pikë përqindje në krahasim me dhjetorin 2015, ndonëse është ulur me 0.5 pikë përqindjeje në raport me një vit më parë. Më problematike është kredia në valutë. Raporti i kredive me probleme për bizneset në valutë është përkeqësuar, duke qëndruar në nivelin e 25.3% në fund të gjashtëmujorit të parë. Në të kundërt, kredia me probleme për individët është përmirësuar, duke u ulur me 2.9 pikë përqindjeje, në 12% në fund të 6-mujorit. Banka e Shqipërisë vlerëson se rreziku i tregut është i ndjeshëm dhe i pranishëm në kursin e këmbimit dhe normën e interesit. Ajo rekomandon që bankat duhet të komunikojnë me klientët për të vlerësuar drejt rrezikun.

Kategori
Uncategorized

Zbulim i rrallë:Mozaik i lashtë i gjetur në një Sinagogë i cili paraqet Aleksandrin e Madh

Një mozaik i lashtë në Izraelin verior i cili mund të portretizojë Aleksandrin e Madh.

Ekspertët janë tronditur nga zbulimi i këtij mozaiku e cili është zbuluar në katin e sinagogës shekullit të pestë në Huqoq. “Cilësia e mozaikut është e jashtëzakonshëme, fakti se ajo mund të përshkruajë një takim në mes të Aleksandrit të Madh dhe kryepriftit hebre është gjithashtu e mahnitshme,” tha Drejtorja e Gërmimeve,nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Chapel Hill Profesoresha Jodi Magness të dielën për Fox News .

alexander-in-synagoge

Mozaiku i supozuar Alexanderit të Madh është e para storie jo-biblike e gjetur ndonjëherë dhe e cila dekoron një sinagogë të lashtë.

Magness shpjegoi se mozaiku është i ndarë në tre shirita horizontal, të njohur si regjistra, që lexohen nga poshtë lartë. Top regjistri,i cili është më i madh, tregon një takim mes dy figurave meshkuj që janë më të mëdha se figurat e tjera të portretizuar, kështu duke theksuar rëndësinë e tyre.

Mozaik i rrallë që përshkruan Arkën e Noes zbuluar në sinagogën e lashtë
Crusader epokës granatë dore befason arkeologët
Skeleti i lashtë grek mund të jenë mbetjet e sakrificës njerëzore të Zeusit
Arkeologët zbulojnë lashtë, furrë unik dhe punëtori në Izrael
Një figurë, një burrë i moshuar me mjekër veshur tërësisht me të bardha, besohet të jetë një kryeprift judë. Magness shpjegoi se figura tjetër , i cili është më i ri, por edhe me mjekër, është i veshur me një veshje të përpunuar ushtarake dhe ofron zbukurime të një mbreti, të tilla si çallmë, ose shirit që tregon sovranitetin, dhe një mantel të purpurt.

“Ai është i shoqëruar nga të gjitha llojet e figurave që tregojnë se ai është një mbret i epokës së aleksandrit – ka një formacion ushtarak pranë tij, ka elefantët betejë,” tha Magness. “Këto janë të gjitha gjërat që janë të lidhura me mbretërit koha e Aleksandrit të Madh.”

Megjithatë, profesori vëren se takimi në mes të kryepriftit dhe Aleksandrit të Madh i përshkruar në mozaik ndoshta kurrë nuk ka ndodhur. “Kjo ishte një histori që ka qarkulluar shumë në lashtësi,” tha ajo. “Në shekujt pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, kur ai u bë i famshëm dhe mori epitetin” i Madh “, nga që Judenjtë kërkonin ta lidhin veten e tyre me Aleksandrin edhe historitë filluan të qarkullojnë në lidhje me një takim si ky duke duke zënë vendin e tyre.”

Por Jo të gjithë janë të bindur se mozaiku tregon mbretin e famshm Lekën. Historiania e artit Karen Britt inga Universiteti i Karolinës Perëndimore, ie cila është specialiste mozaikësh të gërmuar, beson se mbreti Antioku VII është përshkruar, sipas National Geographic. Antioku VII udhëhoqi sulmin Seleucid në Jeruzalem në 132 B.C. dhe Britt beson se mozaiku tregon atë duke negociuar një armëpushim me priftin e lartë çifut dhe me liderin e Judejëve John Hyrcanus I.

Kategori
Uncategorized

Shqipëria nuk e meriton fatin e Uen’anit.

Albina Ferko Nanaj

Nga Albina Ferko Nanaj/

Keni dëgjuar ndonjëherë për Uen’an-in? Përpara 20 vitesh Uen’ani ishte një parajsë baritore, një rajon agrikulturor i mirënjohur për përrenjtë e tij, për pemët e pjeshkave dhe peizazhin e praruar. Njerëzit që akoma e kujtojnë këtë, psherëtijnë thellë kur sjellin në mendje dheun erëmirë, ritualin e peshkimit dhe netët klimëbuta të verës. Ishte koha kur bulkthat dhe bretkosat mbytnin zhurmën e bisedave njerëzore.

Sot, konteja e Uen’anit është zemra e industrisë së përpunimit të mbetjeve plastike në Kinë, dhe duke qenë se Kina është importuesi dhe përpunuesi më i madh i mbetjeve plastike në botë, ajo është qendra e tregtisë globale të plastikës.

Detajet e sakta sesi Uen’ani u shndërrua në qendrën e riciklimit global të plastikës kanë humbur përgjatë historisë. Megjithatë, duke diskutuar me banorët e zonës, qartësohet se ishte më shumë diçka aksidentale sesa e planifikuar. Dikush filloi të merrej me këtë biznes dhe fitoi goxha mirë, prandaj edhe të tjerët bënë të njëjtën gjë. Qeveria e konsideroi si burim të bollshëm të ardhurash përmes taksave dhe e inkurajoi industrinë, derisa u shndërrua në diçka të rëndomtë.

Sipas mjekëve të zonës, që nga vitet 80’-të, presioni i lartë i gjakut është shndërruar në diçka të zakonshme. Në të shkuarën askush nuk vuante nga një problem i tillë. Sëmundja shfaqet tek të rinjtë, duke nisur nga mosha 28 vjeçare dhe shoqërohet me probleme pulmonare që kufizojnë lëvizjen. Njerëz të moshës 30 vjeçare nuk mund të lëvizin. Ata janë të paralizuar. Kur pyet mjekët se cili është shkaku, përgjigja është e prerë, “Ndotja! 100% ndotja!”

Këto detaje nga libri i Adam Ëinter i titulluar Planeti si Kosh Plehrash: Rrugëtime në Tregtinë Miliardëshe të Mbetjeve ofrojnë një pasqyrë të qartë të efekteve që shoqërojnë vizionet zhvillimore të ngritura mbi industrinë e riciklimit të mbeturinave.

Por sot, ky libër është më i vlefshëm se kurrë edhe për ne, për të kuptuar çfarë e shtyu qeverinë të ndryshonte 180 gradë qëndrimin e saj mbi këtë çështje, në mënyrë krejt të beftë, duke i vendosur vetes vulën e pabesisë dhe tradhtisë politike. Një lëvizje në kufijtë e të pabesueshmes që zhgënjeu shumëkënd që besoi sinqerisht në kauzën që vetë kjo qeveri, atëherë në opozitë, mbështeti dhe promovoi aq fuqishëm. Një lëvizje që edhe njerëz pranë qeverisë, mbështetës të saj, analistë të majtë, e kanë të pamundur t’i japin një shpjegim logjik. Aq më tepër në prag të zgjedhjeve të vitit 2017-të.

Dhe absurdi bëhet akoma më kokëfortë sepse të njëjtat argumente të ofruara sot nga qeveria, ishin njësoj të vlefshëm edhe në 2013-ën. Dihej që një vendim i tillë do të shkaktonte “lëngatë” tek bizneset e riciklimit, të cilët, megjithatë, vijuan të investonin fuqishëm. Edhe në kushtet kur punonin vetëm me 20% të kapacitetit.

Çudia është se kjo keqardhje e ndjerë qeveritare, për një industri që ka investuar 240 milion euro dhe ka punësuar rreth 3000 vetë (sipas të dhënave të qeverisë), vjen pikërisht në çastin kur një investitor që pritej të investonte 450 milionë euro u rrah barbarisht, duke u detyruar të largohej nga vendi, për t’u konsideruar me cinizëm thjesht si një rast i izoluar.

E gjithë kjo paturpësi ka vetëm një shpjegim. Lejimi i importit të mbetjeve nuk rrjedh nga nevoja për të shpëtuar biznesin vendas të riciklimit, por për t’i hapur rrugën shndërrimit të Shqipërisë në qendër të industrisë së riciklimit në Evropë, duke sanksionuar ligjërisht garancitë e nevojshme për “investitorët bujarë” që do të mësyjnë për të ngritur impiantet e përpunimit të mbetjeve. Zona të ndotura që do të shërbejnë si mikpritëse të impianteve të tilla nuk mungojnë në Shqipëri, po ashtu infrastruktura e dikurshme komuniste, uzina dhe fabrika të shkretuara, mund të adoptohen shumë lehtë për të tilla aktivitete. Pajisja me licencën përkatëse të importit pa limit të plehrave është thjesht një formalitet, sepse askush s’mund të pengojë një biznes të operojë në mënyrë të ligjshme.

Biznes fitimprurës, lëndë e parë e sigurt, tokë kundrejt një shpërblimi qesharak prej vetëm një euro, krah i lirë pune, mungesë e standardeve të mbrojtjes mjedisore, korrupsion galopant…Çfarë më tepër mund të kërkojnë lobingjet e errëta ndërkombëtare që zakonisht sundojnë këtë industri?

Uen’ani është shembulli vajtues i progresit me kosto të papërballueshme. Është shembulli i shkatërrimit të së ardhmes së përbashkët për hir të interesave të momentit të të paktëve, të zhvillimit imagjinar, rritjes helmuese të GDP-së, mirëqenies perfide.

Ne kemi fatin historik të mësojmë nga Uen’ani, sepse Shqipëria dhe shqipëtarët nuk e meritojnë fatin e Uen’anit.

Kategori
Uncategorized

20 korrik 2016: Ligji i ri që ndikon tek azilkërkuesit dhe familjet shqiptare në Suedi.

20 juli 2016: Ny lag som påverkar asylsökande och deras familjer – albanska

Parlamenti i Suedisë ka miratuar një ligj të ri që kufizon mundësitë  e azilkërkuesve për të marrë  lejen e qëndrimit dhe për t’u ribashkuar me familjet e tyre. Ky ligj i ri hyri në fuqi në 20 korrik 2016, por do të ndikojë  edhe tek ata që kanë kërkuar azil para 20 korrikut. Ligji i ri është i përkohshëm dhe do të zbatohet për tre vjet.

 Leje të përkohshme të qëndrimit.

Sipas ligjit të ri, azilkërkuesit që janë nën  mbrojte  do të marrin vetëm leje të përkohshme qëndrimi në Suedi. Personi që me status shpallet refugjat do të marrë leje qëndrimi për tri vjet, ndërsa ai/ajo që merr statusin e nevojtarit alternativ për mbrojtje do të marrë leje qëndrimi për 13 muaj.

Fëmijët e pashoqëruar dhe familjet me fëmijë nën moshën  18 vjeç që kanë kërkuar azil jo më vonë se data 24 nëntor 2015, data kur qeveria propozoi ligjin e ri, do të shqyrtohen sipas ligjit të vjetër dhe do të kenë mundësi për leje të përhershme qëndrimi me kusht që fëmija të jetë ende nën 18 vjeç kur Agjencia e Migracionit të marrë vendimin.

Mundësi e përkufizuar për ribashkim familjar

Ligji i ri kufizon edhe mundësinë e azilkërkuesve për t’u ribashkuar me familjet e veta. Personi që merr statusin e refugjatit dhe leje qëndrimi për tri vite do të ketë mundësi për ribashkim familjar.

Personit që i është dhënë një deklaratë  e statusit të mbrojes plotësuese   dhe që ka aplikuar për azil jo më vonë se data 24 nëntor, do t’i jepet edhe mundësia për ribashkim familjar. . Por ata që e marrin statusin e mbrojtjes së përkohshme e që kanë kërkuar azil para 24 nëntorit, do të kenë të drejtë ribashkimi me familjet e veta vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Nëse ju jepet leje e përkohshme qëndrimi vetëm bashkëshorti/ bashkëshortja/ partneri i regjistruar/bashkëjetuesi dhe fëmijët e pamartuar nën moshën  18 vjeç mund të aplikojnë për leje qëndrimi për t’u shpërngulur te ti në Suedi. Për të marrë leje, kërkohet që ti dhe partneri i yt t’i keni mbushur 21 vjet.Përjashtimet nga kërkesat  në lidhje me  moshën mund të bëhen vetëm nëse keni fëmijë së bashku.

Kërkesa të shtuara rreth mbajtjes së familjes në raste të ribashkimeve familjare

Sipas rregullave e reja ti që ke marrë leje qëndrimi duhet ta mbash vetë familjen tuaj e cila dëshiron të shpërngulet tek ti në Suedi. Ti poashtu duhet të kesh banesë të madhësisë së mjaftueshme dhe standardin e duhur për të banuar ju bashkë në të.

Kërkesa e mbajtjes së familjes vlen si për ata që kanë leje të përhershme qëndrimi ashtu edhe të përkohshme. Kërkesa për mbajtje nuk vlen nëse të afërmit tuaj aplikojnë për leje qëndrimi brenda tre muajve pasi që ti ke marrë leje qëndrimi.

Statusi i mbrojtjes

Skyddsstatus – albanska

Suedia ka nënshkruar Konventën e OKB-së për Refugjatët. Sipas konventës, refugjatët kanë të drejtën të marrin një status si refugjatë të njohur zyrtarisht.

 Ligji Suedez për të Huajt ndjek gjithashtu Direktivën Kualifikuese të BE-së, e cila u jep edhe të drejtën e një statusi zyrtar të gjithëve që marrin leje qëndrimi për arsye se u nevojitet mbrojtje.

Nëse konsideroheni se jeni refugjat do t’ju jepet deklarata e statusit të refugjatit – një status i njohur në nivel ndërkombëtar bazuar në rregullat e Konventës së Gjenevës si edhe Direktivës Kualifikuese të BE-së.

Nëse konsideroheni se jeni person në nevojë për mbrojtje të përkohshme do t’ju jepet deklarata e statusit të mbrojtjes së përkohshme – një status i njohur në nivel ndërkombëtar bazuar në rregulloret në Direktivën Kualifikuese të BE-së.

Ekziston edhe një lloj i tretë statusi mbrojtjeje, si person në nevojë tjetër për mbrojtje. Ky status aplikohet vetëm në Suedi dhe nuk përdoret, si rregull i përgjithshëm, pas datës 20 korrik 2016. Si rezultat i një ligji që hyri në fuqi në datë 20 korrik 2016, ky status mbrojtjeje mund t’u jepet vetëm fëmijëve dhe familjeve me fëmijë që kanë bërë kërkesë për azil deri në datën 24 nëntor 2015, me kusht që fëmija të jetë ende nën moshën 18 vjeçare kur merret vendimi.

Leja e përhershme ose e përkohshme e qëndrimit

Të gjithë atyre që u është dhënë leje qëndrimi si refugjat, si person në nevojë për mbrojtje të përkohshme ose person në nevojë tjetër për mbrojtje përpara datës 20 korrik 2016 kanë marrë leje të përhershme qëndrimi.

Të gjithë ata që konsiderohen si refugjatë dhe kanë marrë një vendim pas datës 20 korrik 2016 do t’u jepet leje e përkohshme qëndrimi me afat trevjeçar.

Të gjithë ata që konsiderohen si persona në nevojë për mbrojtje të përkohshme dhe kanë marrë një vendim pas datës 20 korrik 2016 do t’u jepet leje e përkohshme qëndrimi me afat 13 muaj.

Leja e përhershme e qëndrimit për azilkërkuesit

Permanent uppehållstillstånd för asylsökande – albanska

Nëse ju jepet leje e përhershme qëndrimi ju keni të drejtën të jetoni dhe të punoni në Suedi me të njëjtat kushte si kushdo tjetër që banon këtu.

Leja juaj e përhershme e qëndrimit është e vlefshme për sa kohë që jetoni në Suedi. Ju do të merrni kartën e lejes së qëndrimit si provë se keni marrë lejen e qëndrimit. Karta nuk është dokument identifikues apo dokument udhëtimi. Ju mund të udhëtoni brenda dhe jashtë vendit, por nëse largoheni nga Suedia duhet të keni një pasaportë të vlefshme dhe lejen e përhershme të qëndrimit për të rihyrë në vend. Ju duhet të ruani gjithashtu edhe njoftimin e vendimit që ju jep lejen e përhershme të qëndrimit. Kjo do t’ju hyjë në punë nëse ju nevojitet të kontaktoni me agjencitë e tjera qeveritare.

Nuk është nevoja që të bëni kërkesë për shtyrje të afatit të qëndrimit, por karta e lejes së qëndrimit është e vlefshme vetëm deri në pesë vjet. Për të marrë një kartë të re qëndrimi duhet të paraqiteni tek Agjencia Suedeze e Migracionit që të fotografoheni dhe t’ju merren sërish shenjat e gishtave.

Lexoni më shumë rreth kartave të lejes së qëndrimit (në anglisht)

Regjistrimi në regjistrin e popullsisë

Kur të merrni lejen e përhershme të qëndrimit duhet të regjistroheni në regjistrin e popullsisë pranë Agjencisë Suedeze të Tatimeve (Skatteverket) sa më shpejt të jetë e mundur. Regjistrimi në regjistrin e popullsisë kërkohet përpara se të mund të merrni pjesë në orët mësimore të “Suedishtes për emigrantët” (sfi) dhe të keni të drejtën për të marrë përfitimet nga sistemi suedez i sigurimeve sociale. Pasi të jeni regjistruar në regjistrin e popullsisë ju mund të merrni gjithashtu edhe një kartë identiteti suedeze e cila do t’ju nevojitet, për shembull, nëse dëshironi të hapni një llogari bankare.

Për t’u regjistruar në regjistrin e popullsisë duhet të shkoni tek Agjencia Suedeze e Tatimeve e cila do të regjistrojë vendin ku jetoni, gjendjen tuaj civile (nëse jeni i martuar apo jo), nënshtetësinë tuaj dhe vendin e lindjes. Kur të shkoni tek Agjencia Suedeze e Tatimeve duhet të merrni me vete edhe kartën e lejes së qëndrimit, si edhe një dokument të vlefshëm identifikimi. Nëse dokumenti i identifikimit mbahet nga Agjencia Suedeze e Migracionit, mund të kërkoni të merrni një kopje të tij. Kopja duhet të jetë e nënshkruar nga personi që vërteton se kopja është e njëjtë me origjinalin. Ky person duhet të shkruajë gjithashtu emrin në shkronja kapitale dhe të japë numrin e tij të telefonit.

Informacion i Agjencisë Suedeze të Tatimeve mbi regjistrimin e popullsisë (në anglisht)external link, opens in new window

Ribashkimi familjar

Nëse ju është dhënë leje e përhershme qëndrimi, familja juaj mund të bëjë kërkesë për leje qëndrimi në mënyrë që të bashkohet me ju në Suedi.

Ju mund t’i nënshtroheni të ashtuquajturës kërkesë për aftësi mbajtëse financiare. Kjo do të thotë se duhet të jeni në gjendje të mbani financiarisht si veten ashtu dhe familjen tuaj. Ju duhet gjithashtu të keni një shtëpi të një madhësie dhe standardi të përshtatshëm ku mund të jetoni së bashku kur familja juaj të zhvendoset në Suedi.

Lexoni më shumë rreth ribashkimit familjar dhe kërkesës për aftësi mbajtëse financiare (në anglisht)

Leja juaj e qëndrimit mund të tërhiqet

Leja juaj e përhershme e qëndrimit mund t’ju tërhiqet nëse largoheni nga Suedia. Nëse njoftoni Agjencinë Suedeze të Migracionit se dëshironi të mbani lejen e përhershme të qëndrimit, ju mund të qëndroni jashtë vendit për deri në dy vjet pa ndikuar kjo te leja e qëndrimit.

Nëse nuk ktheheni në Suedi pas dy vjetësh, Agjencia e Migracionit mund ta tërheqë lejen tuaj të qëndrimit. Leja e qëndrimit mund të tërhiqet nëse keni dhënë identitet të rremë kur keni bërë kërkesë për leje qëndrimi, ose nëse me dashje keni gënjyer ose nuk keni përmendur diçka që ishte e rëndësishme për lejen e qëndrimit. Nëse jeni dënuar për një krim, gjykata mund të vendosë që ju të dëboheni.  Agjencia e Migracionit më pas do ta tërheqë lejen tuaj të qëndrimit. Leja juaj e qëndrimit mund të tërhiqet edhe nëse e keni pasur lejen e qëndrimit për disa vjet.

Njoftimi se dëshironi të mbani lejen e përhershme të qëndrimit

Për të deklaruar se dëshironi të ruani lejen e përhershme të qëndrimit kur kaloni një kohë të gjatë në një vend tjetër, ju duhet të plotësoni formularin “Anmälan om att få behålla permanent uppehållstillstånd” (Njoftim për dëshirën për të ruajtur lejen e përhershme të qëndrimit), numër 186011. Dërgojeni formularin në adresën migrationsverket@migrationsverket.se ose me postë në adresën Migrationsverket, 601 70 Norrköping. Njoftimi duhet të mbërrijë tek Agjencia Suedeze e Migracionit jo më vonë se një javë përpara se të largoheni nga Suedia. Nëse udhëtimi juaj anulohet, ju duhet të njoftoni Agjencinë Suedeze të Migracionit për këtë jo më vonë se dita kur kishit qëllim të udhëtonit.

Lejet e qëndrimit për personat që kanë marrë statusin e mbrojtjes së përkohshme

Uppehållstillstånd för dig som har fått status som alternativt skyddsbehövande – albanska

Nëse ju është dhënë statusi i mbrojtjes së përkohshme, ju do të merrni leje qëndrimi 13-mujore. Nëse ende keni arsye për të kërkuar mbrojtje kur të skadojë leja e qëndrimit, ajo mund të shtyhet

Leja e përkohshme e qëndrimit ju jep të drejtën të jetoni dhe të punoni në Suedi për 13 muaj. Gjatë kësaj periudhe keni të drejta të njëjta për të marrë kujdes mjekësor si një person me leje të përhershme qëndrimi.

Si provë e lejes së qëndrimit, ju do të merrni një kartë për leje qëndrimi. Kjo kartë nuk është dokument identifikues apo dokument udhëtimi. Ju mund të udhëtoni brenda dhe jashtë vendit për aq kohë sa është e vlefshme leja, por nëse udhëtoni jashtë Suedisë duhet të keni një pasaportë të vlefshme dhe lejen e përhershme të qëndrimit që të jeni në gjendje të ri-hyni në vend.

Lexoni më shumë rreth kartave të lejes së qëndrimit (në anglisht)

Regjistrimi në regjistrin e popullsisë

Kur të merrni lejen e përkohshme të qëndrimit duhet të regjistroheni në regjistrin e popullsisë pranë Agjencisë Suedeze të Tatimeve (Skatteverket) sa më shpejt të jetë e mundur. Regjistrimi kërkohet përpara se të mund të merrni pjesë në orët mësimore të “Suedishtes për emigrantët” (sfi) dhe të keni të drejtën për të marrë përfitimet nga sistemi suedez i sigurimeve sociale. Pasi të jeni regjistruar në regjistrin e popullsisë ju mund të merrni gjithashtu edhe një kartë identiteti suedeze e cila është e nevojshme, për shembull, nëse dëshironi të hapni një llogari bankare.

Për t’u regjistruar në regjistrin e popullsisë duhet të shkoni tek Agjencia Suedeze e Tatimeve e cila do të regjistrojë vendin ku jetoni, gjendjen tuaj civile (nëse jeni i martuar apo jo),  nënshtetësinë tuaj dhe vendin e lindjes. Kur të shkoni tek Agjencia e Tatimeve duhet të merrni me vete kartën e lejes së qëndrimit dhe një dokument të vlefshëm identifikimi. Nëse dokumenti i identifikimit mbahet nga Agjencia Suedeze e Migracionit, mund të kërkoni të merrni një kopje të tij. Kopja duhet të jetë e nënshkruar nga personi që vërteton se kopja është e njëjtë me origjinalin. Ky person duhet të shkruajë gjithashtu emrin në shkronja kapitale dhe të japë numrin e tij të telefonit.

Informacioni i Agjencisë Suedeze të Tatimeve mbi regjistrimin e popullsisë (në anglisht)external link, opens in new window

Puna në Suedi

Nëse keni leje të përkohshme qëndrimi me vlefshmëri 13-mujore ju lejohet të punoni në Suedi. Agjencia e Migracionit lëshon leje pune për personat të cilëve u nevojiten. Nëse keni një punë që ju mundëson të mbani veten tuaj financiarisht kur skadon leja e përkohshme e qëndrimit, mund të bëni kërkesë për leje të përhershme qëndrimi.

Kur aplikoni për punë duhet të merrni me vete kopje të dokumenteve që tregojnë se keni të drejtën të jetoni dhe të punoni në Suedi. Gjithashtu, merreni me vete edhe kartën e lejes së qëndrimit. Punëdhënësi do të dojë të dijë se sa kohë ju lejohet të punoni në Suedi dhe nëse leja e punës në Suedi ka ndonjë kufizim. Punëdhënësi do të dojë të ketë kopje të dokumenteve tuaja dhe gjithashtu do të njoftojë Agjencinë Suedeze të Tatimeve se ju jeni punësuar.

E drejta e kufizuar për ribashkim familjar

Familja juaj ka të drejtën për të marrë leje qëndrimi për t’u bashkuar me ju në Suedi vetëm në raste të veçanta. E drejta juaj për ribashkim familjar varet nga koha kur keni bërë kërkesë për azil.

Nëse keni bërë kërkesë për azil deri në datë 24 nëntor 2015

Nëse jeni deklaruar se keni të drejtë për mbrojtje të përkohshme dhe keni bërë kërkesë për azil deri në datë 24 nëntor 2015, familja juaj mund të bëjë kërkesë për leje qëndrimi në mënyrë që të mund të bashkohen me ju në Suedi. Për leje qëndrimi mund të bëjnë kërkesë vetëm bashkëshorti, bashkëshortja, partneri i regjistruar ose bashkëshorti/bashkëshortja joformale dhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare. Si ju ashtu edhe partneri juaj duhet të jeni të paktën 21 vjeç. Gjithashtu duhet të keni jetuar së bashku përpara se të zhvendoseshit në Suedi. Përjashtime nga kërkesa e moshës mund të bëhen nëse keni fëmijë së bashku. Familja juaj mund të marrë leje qëndrimi për sa kohë që është e vlefshme leja juaj.

Nëse keni të drejtën për ribashkim familjar, mund t’i nënshtroheni të ashtuquajturës kërkesë për aftësi mbajtëse financiare. Kjo do të thotë se duhet të jeni në gjendje të mbani financiarisht si veten ashtu dhe familjen tuaj. Ju duhet gjithashtu të keni një shtëpi me madhësi të mjaftueshme dhe standard të përshtatshëm ku mund të jetoni së bashku kur familja juaj të zhvendoset në Suedi.

Nëse keni bërë kërkesë për azil pas datës 24 nëntor 2015

Nëse ju është dhënë statusi i mbrojtjes së përkohshme dhe keni bërë kërkesë pas datës 24 nëntor 2015, mundësitë që familja juaj të bashkohet me ju në Suedi janë shumë të kufizuara. Familjes tuaj mund t’i jepen leje qëndrimi vetëm nëse ekzistojnë rrethana të veçanta që do të thotë se vendimi për t’i refuzuar lejet e qëndrimit familjes suaj do të ishte shkelje e angazhimeve ndërkombëtare të Suedisë. Shembuj të këtyre rrethanave të veçanta përfshijnë personat në familjen tuaj që kanë probleme të rënda mjekësore ose kanë qenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore. Megjithatë, në shumicën e rasteve pjesëtarëve të familjes suaj nuk do t’u jepen leje qëndrimi.

Leja juaj e qëndrimit mund të tërhiqet

Leja e qëndrimit mund t’ju tërhiqet nëse keni dhënë identitet të rremë kur keni bërë kërkesë për leje qëndrimi, ose nëse me dashje keni gënjyer ose nuk keni përmendur diçka që ishte e rëndësishme për lejen e qëndrimit.

Nëse jeni dënuar për një krim, gjykata mund të vendosë që ju të dëboheni. Agjencia e Migracionit më pas do ta tërheqë lejen tuaj të qëndrimit. Leja juaj e qëndrimit mund të tërhiqet edhe nëse e keni pasur lejen e qëndrimit për disa vjet.

Shtyrja e afatit të një lejeje të përkohshme qëndrimi

Kur skadon leja e përkohshme e qëndrimit ju do të jeni në gjendje të bëni kërkesë për shtyrje të afatit dhe Agjencia e Migracionit më pas do të shqyrtojë sërish arsyet tuaja për azil. Nëse keni ende arsye për mbrojtje, mund t’ju jepet një leje qëndrimi e përkohshme e cila do të aplikohet për një afat maksimal prej dy vjetësh.

Nëse jeni në gjendje të mbaheni financiarisht në kohën kur skadon leja e qëndrimit, mund të keni të drejtën për të marrë një leje të përhershme qëndrimi. Nëse jeni në gjendje të mbaheni financiarisht, por nuk keni mbushur 25 vjeç, mund t’ju jepet një leje e përhershme qëndrimi vetëm nëse keni përfunduar arsimin e mesëm ose ekuivalentin e tij.

Kategori
Uncategorized

rama-lu-meta
Jepni legjendë

Nga Poli Hoxha/

Nuk dihet pse edhe opozita, edhe analistët që me shkrimet e tyre e kritikojnë apo bëjnë sikur, kanë “harruar” që Edi Rama karrierën e tij politike e ka të ndarë në dy epoka. Në të dyja ai ka qenë në pushtet plot 13 vjet, si ministër Kulture (1998-2000) dhe veçanërish  (2000-2011) si kryetar i bashkisë më të madhe në vend, Tiranës. Praktikisht Edi Rama ka qëndruar në opozitë shumë më pak se politikanë të tillë që e kanë nisur karrierën që në vitin 1990, siç është Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Por po ndodh një fenomen, një tip hipnoze kolektive që e projekton Edi Ramën vetëm në epokën e tij të dytë, atë të kryeministrit këto tre vitet e fundit. E vërteta është, se ai nuk është “një dhëndurë i ri“ i pushtetit dhe kulisave të tij, por një ujk i vjetër. Duket se këtë fakt e ka harruar lidershipi i opozitës dhe veçanërisht ortaku i tij “nga halli”, Ilir Meta.

Partia Demokratike ka iniciuar tre komisione hetimore parlamentare për Edi Ramë si kryetar Bashkie, por ai që mbahet mend nga publiku është ai “Olldashi” në vitin 2003, i cli mblodhi “një kamion” me fakte për abuzimet në Ministrinë e Kulturës dhe bashkinë e Tiranës, kur drejtoheshin prej kryeministrit të sotëm. Tashmë dihet sesi dosjet e “kamionin Rama” të mbledhura nga deputetët e Partisë Demokratike, prokuroia i rrasi në bodrumet e saj dhe ndoshta tani pas kaq vitesh, kanë përfunduar në brumatriçet e ndonjë fabrike që riciklon letër.

Ai akuzohej në atë kohë, veçanërisht për një skemë të pastër korrupsioni me lejet e ndërtimit. Vite më pas, kur kryeministri i sotëm tentoi nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese që firmosi me Berishën, të eliminonte nga skena politike partitë e vogla me shënjestër të paracaktuar LSI-në, Ilir Meta gjatë një shpërthimi të pazakontë përpara kamerave, lëshoi akuzën e rëndë për mënyrën sesi i qaset pushtetit ortakui i tij i sotëm; “një pallat, një votë”.

Asnjëherë nuk u hetua për akuzat në medie por edhe nga biznesmenë me emër dhe mbiemër, se Rama si kryetar i kantierit gjigant të ndërtimit siç ishte kryeqyteti në kohët e tij, për çdo leje kërkonte 20% të objektit ose vlerës së tij. Duket se sot të gjitha këto janë harruar nga të gjithë pa përjashtim, por shprehja e famshme e vetë Ramës që, “nuk ka bir nëne dhe bir kurve të gjejë gjë në xhepat e mi”, pas kaq vitesh na shtyn të pyesim;

Po sot si kryeministër, çfarë mund të ketë në xhepat e Edi Ramës? Paratë e taksapaguesve shqiptarë për të cilat akuzohet se po i grumbullon çdo ditë, të pjesës që i japin kultivuesit dhe trafikantët e drogës sipas opozitës, apo çfarë?!

Nëse atëherë kur ishte kryebashkiak, komisioni “Olldashi” nuk arriti dot ti kontrollonte xhepat për ti gjetur 20 përqindshin e biznesit të ndërtimit, sot e akuzojnë se paratë që ka grumbulluar atëherë dhe po grumbullon me shpejtësi sot, nuk ja mban më xhepi, prandaj i ka transferuar të gjitha nga ferri shqiptar në parajsë, pra në shtete offshore. Në qoftë se i marrim të mirëqena këto akuza, i bie që Edi Rama sot si kryeministër të jetë i qetë, sepse në xhepat e tij nuk ka gjë dhe kushdo “bir nëne apo kurve”, do të ngelet i zhgënjyer nëse fut duart për të bërë kontrollin që nuk e bën prokurorët e Theodhori Sollakut.

Por xhepat e kryeministri Rama, nuk mund të jenë kurrsesi bosh. Dhe kjo duket nga siguria, arroganca që shfaq, edhe kur e akuzojnë për gjëra shumë e shumë më të rënda, se gjoba permanente ndaj biznesit të ndërtimit, edhe kur duket se nuk i ka punët mirë me situatën ekonomike dhe atë të krimit të organizuar, as kur shumë fërkojnë duart se në mos sot nesër, Ilir Meta do ta rrëzojë nga froni.

Diçka të fortë, më të vlefshme edhe se paratë ka në xhepat e kryeministrit, përndryshe nuk ka se si shpjegohet karshilliku që i bën opozitë, madje edhe votuesve të tij, sa herë që i jepet mundësia.

Për të mësuar të vërtetën, ndoshta nuk është nevoja fare tani pas 10 vitesh të kërkojmë ndihmën e ndonjë biri nëne apo kurve qoftë, që të fusë duart në xhepat tashmë të zmadhuar e të sofistikuar të kryeministrit, sepse ai na i tregon vetë.

Në dy seancat e fundit parlamentare Edi Rama, ka folur fare qartë. Sa herë që i kërkojnë llogari për situatën e rëndë kriminale me ferma kanabisi, për avionë, pista e punishte të përpunimit të drogës, ai ju përplas në fytyrë emrin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Donald Lu. Dhe nuk është i vetëm rasti i deputetes Jozefina Topalli, kur i tundte në parlament foton e avionit të Ishmit. Kaq shumë u shtua presioni publik për heshtjen e “çuditshme” të tij, sa që u detyrua më në fund të flasë përpara studentëve të gazetarisë. Por çfarë tha? Ndryshe nga herët e tjera kur flet për temën e tij të preferuar të krim-pushtetit me fakte konkrete, lëshoi një konstatim “as mish as peshk”; Fajin për drogën e kanë të gjitha qeveritë.

Në fakt shqetësimi dhe presioni publik ka qenë për atë që po ndodh sot dhe jo për “historikun” e drogës këto 25 vite në Shqipëri, prandaj edhe shqetësimi publik për këtë sjellje “të çuditshme” të ambasadorit të respektuar, vazhdon.

Nuk bëjmë ndonjë herezi nëse themi se është krijuar perceptimi, se të paktën për disa çështje madhore, siç është edhe ajo e kultivimit masiv të kanabisit në të gjithë vendin, kryeministri “e ka në xhep” ambasadorin Lu. Ne e dimë shumë mirë që ai mund të jetë kudo, në zyrën, banesën e tij, te gazetarët, biznesmenët e huaj apo përpara laptopit duke bashkëbiseduar me qytetarët dhe jo te xhepi i Edi Ramës, qoftë edhe te i madhi. Por kryeministri me deklaratat e tij, na cyt që ne të kuptojmë të kundërtën. Kjo besojmë se e do një përgjigje të prerë nga ambasadori, sepse ashtu si në SHBA edhe këtu në Shqipëri, heshtja nënkupton pohim dhe aprovim.

Nga ana tjetër Edi Rama nuk ndalet që të na lërë të kuptojmë, opozitës në veçanti, se ai përveç xhepit të madh të xhaketës, edhe të voglin nuk e ka bosh. Në seancën e fundit për importimin e mbetjeve, kur i përgjigjej opozitës për këtë çështje apo edhe kanabisin, më shumë se të justifikohej, u kujdes tu tregonte plot triumfalizëm, se më në fund me Ilir Metën kishte arritur marrëveshjen për të qenë bashkë edhe në zgjedhjet e vitit 2017. Ilir Meta nuk e mohoi këtë zhvillim dhe duket qartë që faza shantazh-kudërshantazh është mbyllur ashtu si këmbëngulte Rama. Prandaj edhe është bërë kohët e fundit kaq euforik dhe ka shtuar dozat e arrogancës.

Nuk e dimë se çfarë kanë menduar ata që kanë shpresuar te Ilir Meta deri atë ditë, se ai ishte një nga mënyrat për të ndalur turavrapin drejt greminës ku po e çon vendin Rama, por një psherëtimë të tipit “ e futi edhe këtë në xhep”, logjikisht e kanë lëshuar.

Me pak fjalë kryeministri po na thotë hapur se në xhepin e madh ka futur ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kurse në atë të voglin “mbretbërësin” Ilir Meta.

Ne nuk na ngelet gjë tjetër, veçse të presim e të shohim, (nëse është krejtësisht e vërtetë  kjo mburrje e kryeministrit), se sa gjatë do të qëndrojnë në xhepat e tij Lu dhe Meta, të cilët deri tani na janë paraqitur si burra të fortë.

Kurse opozita të fsheh lotët nëse qan ashtu si i paralajmëroi kryeministri në parlament, të hedh sytë nga qytetarët, të përvesh mëngët, të heq komplekset ndaj diplomatëve në Tiranë…

Për sa i përket Ilir Metës, opozita do të bënte mirë që të mos e llogariste më në përpjekjet e saj për të shpëtuar vendin, veten, njëkohësisht edhe Partinë Socialiste nga një individ i vizatuar qartë tashmë si autokrat dhe i dyshimtë në shërbesat e tij ndaj krimit ekonomik dhe atij të organizuar. Nuk është ndonjë mëkat që herë pas here, “politikisht” ta kthejë kokën edhe nga ai, por vetëm atëherë kur të ketë dalë përfundimisht nga xhepi i vogël, ku Rama thotë se më në fund ka futur Ilir Metën./SYRI.net/

Kategori
Uncategorized

Zoti Kryeministër, në histori hyet më lehtë si tradhtar se si baba i kombit.

Jepni legjendë

Një zë i spikatur mes qytetarëve aktivë për çështjet publike, Anxhela Çikopano, i ka shkruajtur Kryeministrit Rama në faqen e tij në Facebook në lidhje me një nga pikat më të ulta të qeverisjes së tij: vendim-marrjen e fshehtë pa asnjë lloj informimi të publikut.

Lejimi i importimit të plehrave ka ngjallur një zëmëratë të gjerë e cila ndër të tjera ndihet në komentet e qytetarëve në faqen në Facebook të kryeministrit Rama. Ndoshta për të zbutur këtë zëmëratë Kryeministri (ose ata që menaxhojnë faqen e tij) ka filluar t’u kthejë përgjigje këtyre komenteve. Kjo sjellje e rrallë e Kryeministrit ka ngjallur ironinë e qytetares, e cila i është drejtuar me këto fjalë Kryeministrit:

Çfarë ka ndodhur që ju ktheni përgjigje njerëzve duke “i sqaruar” pasi keni tre vjet që shkelni çdo ligj të informimit publik dhe të procedurave të vendimmarrjeve me ndikim në mjedis? Apo ju kujtohet shija e hidhur e armëve kimike? Pa merak, se këtë herë do të jemi edhe më shumë!

Kryeministri Rama i është përgjigjur në mënyrë arrogante duke tundur tezën e padijes dhe injorancës të kujtdo që e kritikon (gabimet ortografike janë në origjinal):

[K]thej pergjigje pikërisht sepse te njejtet sharlatane perpiqen t’i hedhin njerezve trute e gomarit, nderkohe qe ligji qe kaluam dje eshte krejt e kunderta e zhurmes qe mesa duket ju ka ndikuar edhe juve! Prandaj edhe besoj se duhet kujtuar qe Padija nuk eshte argument! Frika qe kallin ne mendjen e njerezve sharlatanet politike apo mediatike jo e jo! Eshte shume e thjeshte dhe ne interes te plote te vendit e te njerezve ajo qe kemi bere. Importohen vetem mbetje te gjelberta (leter, shishe plastike, kanoçe alumini dhe mbetje druri) qe nuk vijne ne Shqiperi as per t’u djegur as per t’u groposur si plehrat, po drejt e ne fabrika riciklimi per tu kthyer ne lende te pare per prodhim! Kjo fuqizon industrine, rrit punesimin e te ardhurat dhe mbi te gjitha rrit kapacitetet per e industrise vendase per riciklimin e mbetjeve tona qe jane rrugeve! Doni ta kuptoni kete apo doni te degjoni zerin e frikes qe kallin sharlatanet? Siç bejne me drogen, maturantet e me ç’tu dale perpara! Kaq.

Kësaj arrogance, qytetarja i është përgjigjur me një kritikë sarkastike, duke e quajtur Kryeministrin tradhtar të interesave të vendit:

Unë nuk kam frikë zoti Rama dhe fatkeqësisht nuk gënjehem lehtë. Unë di, shikoj, lexoj, analizoj, gjykoj, sot me mendje më të kthjellët se kurrë dhe nëse ka një gjë në jetë që nuk do t’ia fal vetes është vota për Rilindjen. E kuptoj përgjigjen tuaj gjaknxehtë (paçka se mjaft shabllon) se ju shoh gabimet drejtshkrimore pa fund. Ju nuk respektoni as gjuhën e mëmës, le pastaj të tjerat. Sa për industri e për ekonomi edhe Sali katili, që sa herë e mori, i vuri zjarr më keq se turku, nuk e çoi vendin në këtë mjerim që e çuat ju, në një kohë kaq të shkurtër. Nëse plani juaj ka qenë ta zbrazni Shqipërinë e ta shisni pa kokëçarje, duheni lëvduar se ia keni dalë mbanë më së miri: merita juaj më e madhe në këto 3 vjet, duhet ta pranojmë këtë! Me këto mesazhet kopjo+ngjit mund t’i mbushni mendjen vetes (fenomen i njohur kur përpiqesh të mbash mend gënjeshtrat që thua) dhe nëse ju gënjen mendja se jeni më i zgjuari në një shtet plot me gomerë, sot e morët përgjigjen nga mbarë Shqipëria. Njeriu hyn me vështirësi në histori si baba kombi, por fare lehtë si tradhtar i tij

Kategori
Uncategorized

Modeli dhe misioni Llalla!

Dr. ENVER BYTYÇI/

Sot mesuam se prokurori i Pergjithshem, Adriatik Lalla, qe prej muajsh e ka larguar familjen e tij nga Shqiperia, me qellim qe ta shpetoje nga hakmarrja e nje atentati mafioz te nje grupi kriminal ne hetim. Ndersa kohe para largimit te familjes se tij ai ka marre nje mesazh kercenimi nga ky grup kriminal, gje qe te kujton situatat dramatike kriminale te viteve 1920-1930 ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, e emertuar si koha e Al Kapones, apo kohen e fundit te viteve ’70 ne Itali, kur ish-kryeministri i vendit u mor peng dhe ekzekutua nga grupet kriminale mafioze.

Kryeprokurori Lalla heshti, nuk u ndje, nuk mori flamurin e “heroit” e nuk luajti rolin e viktimes. Ai e fshehu per me shume se dy muaj lajmin dhe qendroi ne detyre pavaresisht kercenimeve te vrasesve, gjobevenesve, trafikanteve, gjysma e te cileve gjenden ne tempullin e demokracise qe quhet parlament dhe pjesa tjeter me kallashnikove shetisin nen kujdesin e qeverise rrugeve, shesheve, fushave, kodrave dhe maleve te Shqiperise kanabiste.

Ai kishte te gjitha shanset qe te shpallej mediatikisht si “heroi” i luftes se krimit”. Ose mund te bente pakt me krimin dhe jo vetem familjen ta mbante ne Shqiperi, por edhe te “korrte” disa miliona, me kushtin qe ta pushonte luften kunder tij. Kryeprokurori Llalla, me qendresen e tij, e me shume se me qendresen, me heshtjen e tij, ka dhene shembullin e vetem ne kete vend se i perket atyre njerezve te perkushtuar e te ndershem qe luftojne me patriotizem krimin dhe kriminelet ne Shqiperi. Nuk e ka bere kete as kryeministri, as kryeparlamentari, as ndonje politikan tjeter shqiptar. I vetmi eshte Adriatik Llalla.

Ai ka sakrifikuar familjen e tij vetem e vetem qe shqiptaret te jetojne te qete e te jene te sigurt ne nje vend ku qetesia dhe siguria jane gjeja me e pavlere. Eshte sakrifice te ikesh nga vendi yt, sepse do te duhet te jetosh nje jete te re, krejt e ndryshme nga ajo jete qe ke bere ne vendin tend. Aq me teper kur e zonja e shtepise dhe familja pret te vije nje femije i trete ne jete.

Llalla u ka dhene shembullin e tij te gjithe prokuroreve, gjyqtareve, para se gjithash politikaneve, se krimi nuk luftohet me rrahje gjoksi, se krimi perballohet me pune dhe jo me shou televiziv, se krimi mund te mposhtet, nese je i perkushtuar dhe je patriot i vendit tend.

Nje sms kercenues i ka shkuar kryeministrit dhe e mori vesh gjithe bota se “kryeministri yne ndjehet i kercenuar”. Nje telefonate e Gjutajt i shkoi Saimir Tahirit dhe ministri i brendshem inskenoi gjithcka te paligjshme e te turpshme per t’i inkriminuar ata gjoja se paskan vene bomben te farmacia e babit. Nje fjale t’ia thone Erion Veliajt dhe ai alarmon boten se po kryen akte heroizmi para atyre qe nuk e duan. Adriatik Llalla nuk doli ne ekrane e te bente martirin, heroin apo viktimen. Adriatik Llalla nuk e la hetimin ndaj grupit kriminal.

Ata qe shpallen “te kercenuar” nga nje sms ne fakt e bejne kete, sepse duan te fshehin lidhjet e tyre me krimin. Keta politikane jane te prirur qe ta shpallin opoziten “armike” te vendit, ne vend qe te denoncojne kriminelet qe masakrojne sipermarres qindramilionesh. Keta politikane, te cilet japin urdhera ne favor te grupeve kriminale kane nevoje te shpallen “te kercenuar” ose si “heronj” te luftes kunder krimit, sepse ne kete menyre i mbulojne ne opinion lidhjet e verteta me krimin. Keta politikane madje i kemi pare te kercenojne edhe kryeprokurorin e Republikes, ne emer “te drejtesise”, gjithnje kur u jane cenuar pozitat e tyre nga zbulimi i lidhjeve me krimin dhe organizatat kriminale.

Adriatik Llalla nuk ndjeu nevojen e te dukurit si viktime, sepse duket qarte se ai ka zero lidhje me krimin dhe kriminelet. Ai heshturazi i mori masat per te mbrojtur familjen e tij, duke e derguar ne nje vend mik europian. Por nuk e la punen, as foli, as akuzoi, as u shpall viktime e as hero. Vijoi punen e tij si zakonisht, pa u fjalosur, pa u vene re, duke besuar se do te vendose nje gur themeli ne drejtesine e pavarur shqiptare.

Nderkohe shpata e ekzekutivit i ka qendruar te koka. Sa here i jane cenuar interesat ketij ekzekutivit tone, adresa e kritikes, e akuzes, e asaj qe ky ekzekutiv e quan “e keqja” e Shqiperise ka shkuar te drejtesia e Kryeprokurorit. Kaloresi me i madh i kesaj beteje antikryeprokuror eshte shpallur ministri i Brendshem.

Dhe nga e gjithe kjo histori nxjerrim nje perfundim jetik: Mos u besoni atyre qe shpallen viktima te paqena. Viktimat e shtirura jane agresoret me te rrezikshem. Viktimat e verteta nuk flasin, heshtin, sepse jane ne kete bote per nje mision. Uroj qe Adruatik Llalla ta konsideroje detyren e tij si mision. Pas asaj qe ka ndodhur me te e me familjen e tij une besoj se ai po kryen nje mision.

Kategori
Uncategorized

Kërcënohet Adriatik Llalla, kryeprokurori detyrohet të largojë familjen nga Shqipëria.

Kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla është detyruar të largojë fëmijët dhe bashkëshorten shtatzënë nga Shqipëria në një vend aleat, pas kërcënimeve që ka marrë për shkak të hetimit të një dosjeje të fortë kriminale.

Ngjarja daton së paku dy muaj më parë kur në telefonin e kryeprokurorit Adriatik Llalla kanë mbërritur telefonata dhe mesazhe kërcënuese anonime. Burimet i pohojnë Top Channel se kërcënimi ka qënë serioz dhe i drejtpërdrejtë në drejtim të zotit Llalla dhe familjarëve të tij më të afërt.

Të njëjtat burime citojnë gjithashtu gjendjen e shqetësuar të kryeprokurorit, bashkëshortja e të cilit priste dhe pret edhe një fëmijë të tretë. Kryeprokurori ka njoftuar autoritetet qeveritare, Presidentin e Republikës, Shërbimin Informativ dhe më pas janë shtuar masat e sigurisë, qoftë në prokurori, shtëpinë private si dhe eskortat për familjarët, dy fëmijët e tij të cilët janë në shkollë dhe bashkëshorten.

Por të njëjtat burime pohojnë se sërish në drejtim të kryeprokurorit kanë vijuar të vijnë sinjalizime, kryesisht në formë miqësore apo këshillash lidhur me zëra për një hakmarrje të mundshme fizike ndaj tij dhe familjes së tij. Natyra e kërcënimit nuk dihet, por flitet se i ka ardhur për shkak të një dosjeje hetimore ndaj një grupi të supozuar kriminal.

Top Channel ka mësuar se për këtë janë vënë në lëvizje edhe shërbimet partnere dhe ambasadat e huaja në Tiranë, kryesisht ato të Bashkimit Europian, një prej të cilave i ka ofruar kryeprokurorit sistemimin e familjes së tij në këtë vend europian në mënyrë përfundimtare.

Thuhet se pas një reflektimi personal, kryeprokurori ka pranuar këtë zgjidhje. Zhvendosja e familjes së kryeprokurorit tashmë ka ndodhur, përpara fillimit të vitit të ri shkollor. Ata ruajnë identitetin e tyre, por janë në ruajtje të plotë 24 orëshe nga forcat policore të këtij vendi partner dhe banesa e tyre private është vetëm pak kilometra larg stacionit të policisë së vendit përkatës.

Kryeprokurori Llalla thuhet se i viziton rregullisht familjarërt e tij nën masa të rrepta sigurie, pasi bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së tretë, por pohojnë nivelin e shtuar të stresit të tij personal dhe familjar me përshtatjen e detyruar me jetën e re.

Por Top Channel ka mësuar se sistemimi i familjes së kryeprokurorit nuk do të jetë një masë e përkohshme por e përhershme, duke detyruar njeriun më të rendësishëm të akuzës, të bëjë një jetë personale të vështirë, për shkak të kërcënimeve që ka marrë për shkak të detyrës.

Prej janarit të këtij viti Prokuroria e Përgjithshm e numëron me qindra procese të forta hetimore ndaj grupeve kriminale të suposuara dhe të akuzuara për vepra të rënda, që kanë ndodhur kohët e fundit. Kryeprokurori i Republikës deklaroi në fund të muajit janar se në vend operojnë banda të strukturuara kriminale me lidhje politike dhe premtoi luftë të hapur ndaj tyre.

Kërcënimi ndaj tij, që provohet me faktin e spostimit të familjes së tij jashtë shtetit, është ndoshta ngjarja më e rëndë që i ka ndodhur një kryeprokurori që prej vrasjes së shoferit të punës të ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku në vitin 2003, si dhe bomba në shtëpinë e ish-kryeprokurorit Alush Dragoshi, në vitin 1996 ku u plagosën disa të afërm të tij.

Kategori
Uncategorized

Majlinda Bregu, si “faj” i Saliut.

Kategori
Uncategorized

“Life-long Education”, ëndrra që vdiq me rilindjen.

Nga Dr. Albano ZHAPAJ

“Facere docet philosophia – shkruante filosofi i vjetër Seneka”: “Puna jonë duhet udhëhequr nga dituria”. Është puna jonë, veprimet tona, aksionet që ndërmarrim, marrëdhëniet njerëzore që krijojmë, ato të cilat  na bëjnë të zbulojmë vetveten, se kush jemi, ç`farë kërkojmë nga vetja e të tjerët, përse sillemi në këtë apo atë mënyrë, përse mbajmë një qëndrim në vend të një tjetri, etj.

Qysh kur kemi lindur e deri në fund të ditëve tona, është tek të vepruarit që ne ndërtojmë veten tonë, botën që na rrethon dhe instrumentet për ta njohur e kuptuar botën.  Në fillimet e kulturës së lashtë, në shkollat (skole`) Aristoteliane apo Platonike, kush mësonte në to ishin të rriturit dhe jo fëmijët. Pra objekt i edukimit nuk ishte fëmija por ishte aduti(i rrituri), adult i cili mbante në këmbë një sistem arsimimi e të nxëni të domosdoshëm për kohën në fjalë.

Vetëm pas shumë shekujsh, nën presione të vazhdueshme politike apo fetare, censurash e kontrollesh u bë i mundur mbyllja përfundimtare e skole`-ve spontane dhe zëvendësimi i tyre me struktura arsimi dhe edukimi, në fillim të niveleve elitarë e më pas të urdhrave fetarë, organizimeve ushtarake dhe të korporatave profesionale.

Në këto shkolla nxënësi ishte akoma një djalosh i rritur, por në ndryshim nga ajo antike duhej të ishte i shkëputur nga ambienti i punës apo i profesionit.  Më tej me ardhjen e industrializimit filloi të merrte formë arsimimi i planifikuar i të rinjve dhe në shkollën moderne filloi edhe i ashtuquajturi “detyrim” i përndjekjes së shkollës nga ana e nxënësve.

Ky organizim i ri, i programuar dhe i modeluar për grup mosha të ndryshme dhe që përgatiste tashmë të riun për në jetë, nga mosha e fëmijërisë deri në adoleshencë, vazhdoi gjatë për të arritur deri në ditët tona. Arsimi modern në këtë mënyrë la jashtë skenës arsimore të rriturin, adutin, i cili një herë përfunduar ciklin e detyruar shkollor, supozohej jashtë çdo koncepti edukues, dhe i dhurohej me kaq tregut të punës, me preokupimet e mbarëvajtjes së prodhimit dhe lënies së botës së diturisë shkollore pas krahëve.

Sot shikojmë se kohët kanë ndryshuar  dhe tregu i punës, teknologjitë dhe komunikacionet ndryshojnë vazhdimisht  në mënyrë radikale, dhe me to edhe shoqëria. Tregje të ndryshme, të ndryshme nga këndvështrimi gjeografik sesa përmbajtjesor,  kanë filluar të ndërlidhen gjithnjë e më shumë në mënyrë dinamike, duke thyer kështu kufijtë territorialë duke ushqyer një konkurrencë që bëhet gjithnjë e më aktive. Paralelisht me evoluimin e habitshëm të teknologjive të fabrikimit në prodhimin e të mirave materiale, këto të fundit synojnë të jenë produkte cilësore dhe është pikërisht cilësia e tyre ajo që i nxjerr nga uniformizmi e i bën të dallojnë nga të tjerët.

Për t`u bërë e tillë kërkon punë gjithashtu cilësore, e puna cilësore vjen nga njerëz të përgatitur e të formuar, jo vetëm nga ana praktike, por të mbartur edhe me njohuri e dituri shkencore teorike. Me fjalë të tjera, burimet njerëzore duhet të jenë të axhornuara e të pajisura vazhdimisht me teori “të freskët”, të jenë të trajnuara e të edukuara në mënyrë permanente.

Për këtë arsye ne sot shikojmë domosdoshmërinë dhe kthimin e adutit në procesin e të nxënit të vazhduar, pra në  “mësim”.  Tashmë i rrituri duhet të mësojë jo vetëm jashtë procesit të aktiviteteve të tij profesionale, por koherent me punën dhe profesionin e tij, në kurse, seminare, aktivitete trajnuese e shkëmbime të eksperiencës.

Sot në çdo vend të Evropës perëndimore në skenën e edukimit permanent, po rikthehet një i nxënë i vazhduar i mbartur prej  adultëve të cilët shfaqen në këtë skenë me eksigjenca e nevoja të reja, me prirje e vullnet për të mësuar gjëra të reja, me dëshirë për të krijuar marrëdhënie njerëzore cilësore, në mënyrë për të përmirësuar e forcuar identitetin e tyre përballë diturisë dhe punës që i lidh ata me botën përreth.

Nisur nga këto premisa, edhe në vendin tonë, lind natyrshëm nevoja për një formim të vazhdueshëm për të gjithë, sidomos për mësimdhënësit, në mënyrë që të jenë të aftë të realizojnë këtë pedagogji të re, që përveç transmetimit të dijes, ka qëllim të mbështetet mbi kolonat e komunikimit dhe bashkëbisedimit, dhe që ecën drejt një formimi personal e profesional të njeriut, si domosdoshmëri e kërkuar nga tregu i sotëm i punës dhe shoqëria njëkohësisht.

Kërkesat e shumta nga ana e adultëve për të ndjekur arsimin e lartë “Part-time” apo kurse të trajnimit e formimit profesional, kultural e gjuhësor, vërtetojnë më së miri atë që do ta quaja nevoja e “rikthimit në dije i adultëve”, dhe duke shtuar do t`a quaja një revolucion të thellë në praktikat edukative dhe mësimdhënëse, edhe pse akoma në kontekstin tonë arsimor nuk po i jepet aspak rëndësi këtij “rikthimi”, për të thënë që është zhdukur edhe si terminologji.

Për të kuptuar plotësisht proceset e transformimit edukativ adultë që është në vijim, edhe praktikat edukative kanë të domosdoshme përfshirjen e të rriturve në procesin edukativ permanent, si dhe duhet të analizojnë më mirë artikulimet gjithnjë e më të ngushta që po lindin midis tregut të punës dhe edukimit permanent të të rriturve, axhornimin e vazhdueshëm, mësimin përgjatë gjithë jetës.

Në këtë mënyrë fillojnë e vihen edhe bazat e përvetësimit të komunikimit pedagogjik të përgjegjshëm, duke futur mësues e nxënës së bashku, në praktikat e  teknikat e reflektimit dhe formimit të vazhduar mbështetur jo vetëm në transmetim mekanik të dijes, por mbi të gjitha në ndërveprim të ndërsjelltë të përvojave njërëzore të gjithsecilit.

Rrjedhimisht këtu futen në punë kujtesa, inteligjenca, imagjinata e ndjenjat për të kuptuar domethënien dhe vlerën thelbësore të asaj që quhet filozofi e komunikimit edukativ, për të zbuluar lidhjen me aspekte të tjera të njohjes së aktivitetit njerëzor, për të çmuar implikimet në një kërkim të vazhdueshëm të dijes dhe së vërtetës.

“Life-long-education” – të mësuarit gjatë gjithë jetës është një ekzigjencë që vërehet tashmë në çdo lloj forme organizuese, qoftë shtetërore apo private, dhe ajo çka është më e rëndësishme qëndron në faktin se edukimi permanent nuk fokusohet vetëm në nivelet drejtuese, por shtrihet tek çdo individ, në çdo nivel, pasi ajo që ka më rëndësi në shoqërinë e sotme është të ketë anëtarë të saj në gjendje të jenë autonomë e të përgjegjshëm, njerëz me kompetenca dhe zhvillim jo vetëm profesional por edhe shoqëror e njerëzor.

Në këtë kontekst shoqëror të formimit të vazhduar natyrisht që adulti përveç se realizimit personal dhe profesional të vetvetes, duhet patjetër të bashkëpunojë edhe me faktorë të tjerë të kontekstit dhe shoqërisë, në mënyrë që të gjithë të jenë pjesë dhe të kenë në konsideratë kontekstin real në të cilin jeton edhe vet njeriu, d.m.th. familja, kushtet shoqërore, vetë ambienti arsimor, politika, ekonomia, klima kulturore etj.

Mbyllja e sistemit “Part time” të arsimit të lartë është padyshim shuarja e mundësive dhe e ëndrrave të shumë shqiptarëve, që për një arsye apo një tjetër, në momentin e duhur nuk kanë mundur të kryejnë dot studimet universitare, kësisoj u është varrosur mundësia dhe shpresa për të realizuar jo vetëm ëndrrën e mbetur pezull, por edhe mundësinë për t`u pajisur dhe azhurnuar me dijet e nevojshme që kërkon koha sot.

Kategori
Uncategorized

Tregu Shqiptar ka pula kancerogjene.

Me autokolona maunesh futen pulat skarco të pa kontrolluara ne pikat kufitare, ato bashk me mishin e kalbur te pulave plaka te pularive vendase, te cilat ne vend qe te skartohen me groposje nentokesore pas 2 vitesh jete e prodhim, cohen ne treg si mish i fresket dhe cilesor per shqiptaret!

Tregu shqiptar ka pula kancerogjene.

ka pula pa asnje vlere ushqimore, ka pula te fryra e te forcuara me injeksione kimike!

Ka pula me mish, qe u zberthiehet edhe me uje dushi! Ka pula, kockat e te cilave Jane kalbesira! Keto pula plehurina e vrasese, pa asnje vlere ushqyese, paketohen e etiketohen jashte kufirit por dhe brenda Shaqiperise, me te dhena sikur jane me standarde te tregjeve te vendeve te BE dhe u shiten shqiptaréve! Madje, ka edhe sasi tonelata pulash skarco qe u falen prej tregut te pularive te huaja.

Pulat e vendit paketohen e cohen ne treg me gjithe pjesen e kercirit té kémbes, kur kjo eshte kategorikisht e ndaluar edhe prej BE, por edhe me ligjin shgiptar te ushqimit.

Pse?

Sepse kercinjte e kembes se pules, pas rriepjes dhe kontaktit me sistemin ngrires e ftohés, clirojnie e pércjellin 31 doza té rrezikshme infeksioni per jeten e konsumatorit madje edhe per veté infektimin me to té krejt mishit té pulés, duke e mbushur me permbajtje kancerogjene.

Ka nj fakt krahasues:

Edhe pse pulat qe vijne nga importi jane kalbesira dhe mish kancerogjen prej abuzimeve me rritjen dhe shéndoshjen e tyre me kimikate, ato nuk lejohet te futen ne treg me pjesen e kercirit te kembés. beni ballafaqimin e pulave te importit dhe pulave te vendit ne treg dhe e konstatoni kete fakt.

Pse nuk kapet dhe te vihet ne banken e drejtesise, ky krim e skandal ushqimor qe bejne komplekset e mishit pules ne Shgiperi?

Keta e konfirmon nje kasap pulash ne nje nga komplekset qe therin e Shesin pula ne Shaqiperi.

Sipas déshmise se tij, kjo behet per fitim ne peshe!

Konkretisht, nje pjese kerciri e pulés peshon 33 grame, ose 66 gram e te dyja kémbet. Llogaria béhet me numrin e pulave qe komplekset therrin e hedhin ne treg. Kjo per te fituar edhe nepermjet krimit te certifikuar nga bozhibozuket dhe xhambazet e AKU ne zona qe hartojne raportet veterinare e te standardeve dhe shefave te AKU ne qendér te cilet u pranojne akt-kontrollet dhe raportet si”té rregullta”!

Vetem nje fakt:

Shgiperia importon mbi 6 mije ton pula kalbesira ne muaj. A hane nga keto lloj pulash,  Kryeministri, ministrat, deputetet dhe drejtuesit apo kontrollorët AKU në pikat doganore dhe në treg?

Cilét jané até qe e lejojné kete krim ushqimor?

Kategori
Uncategorized

A po e godet Majlinda, Lul Bashën nën brez?

Prej disa ditësh, deputetja disidente brenda PD-së, Majlinda Bregu, është shndërruar në një star të mediave, sidomos të atyre pranë pushtetit. Me qëndrimet në grupin parlamentar, me statuse në Facebook dhe me intervista televizive, Bregu po konfirmon se diçka po zien në selinë blu.

Në shumë nga gjërat që thotë, ajo ka të drejtë. Mjafton të shikoje fjalën e saj dhe reagimet e kolegëve në mbledhjen e deputetëve pas katastrofës së Dibrës, për të kuptuar se disa herë Majlinda ngjante si një njeri normal i futur gabimisht në një spital psikiatrik. Prandaj zëri i saj, që kërkonte kthimin e shikimit nga vetja, binte në një kontrast radikal me ata që çirreshin se vota qe vjedhur, se droga kishte nënshtruar qytetarët, duke e hequr të gjithë përgjegjësinë nga vetja.

Majlinda Bregu ka të drejtë edhe kur flet për riorganizim të strukturave, edhe kur prononcohet për marrëdhënien ambigue me LSI-në, edhe kur hedh dyshime për shpresat që Basha mund të ngjallë tek fitorja.

Por atje ku ajo gabon, madje ku gabon qëllimisht dhe tinëz, duke e goditur kryetarin e PD-së nën brez, është kur ajo e krahason atë me Berishën.

Deklaratat e saj të fundit, se partia ishte më mirë me Berishën sesa me Bashën, më shumë i ngjajnë një shantazhi politik aspak bindës për publikun. Bregu bëri bujë në prill të këtij viti kur në emisionin “6 ditë pa Ermalin”, e pyetur nga drejtuesi se kë do më shumë, Bashën apo Berishën, ajo u përgjigj: “Berishën e dua më shumë, ai më ka ftuar në PD. Edhe po të pyesni Bashën kë do më shumë veten apo Berishën, me siguri do të thotë Berishën”.

Bregu e përsëriti edhe këto ditë bujën e krahasimit mes dy figurave duke deklaruar në emisionin “Oktapod” se zgjedhja e Bashës mund të kish qenë e gabuar dhe se e kishte menduar se PD mund të qe më mirë me Berishën.

Po a mund të qe PD edhe sot më mirë me Berishën? A mund të qe më mirë me njeriun e që e çoi në katastrofën e vitit 2013? A mund të qe më mirë ajo me bilancin e qeverisjes 8 vjeçare, me privatizime të dështuara, me korrupsion marramendës dhe për më tepër me viktima si ato të Gërdecit dhe 21 janarit?

Kushdo që nuk do të flasi për t’u pëlqyer vetëm brenda mureve të selisë blu, por do ta shtrijë rrezen e audiencës së tij edhe tek publiku i gjërë, e ka të vështirë ta sulmojë Bashën si më te keq se Berisha. Ai mund të kritikohet, ashpër madje, se nuk po shkëputet dot nga trashëgimia berishiste, se po sakrifikon të ardhmen në emër të mbrojtjes së bilancit të qeverisjes së vjetër. Kjo po, që do të ishte një kritike reale për Bashën.

Por mënyra se si po e sulmon Majlinda Bregu, duke e shantazhuar me Berishën, më shumë i ngjan një mërie personale (për njeriun që nuk e votoi për kryetar PD-je në garën me Olldashin) sesa një aksion në favor të interesit publik. /Lapsi.al/

Kategori
Uncategorized

Pse u futën në rresht “rrebelët e PD”?

Pse u futën në rresht "rrebelët e PD"?

Tërhiqen dhe futen në rresht rebelët e Partisë Demokratike, të cilët në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, por edhe në mbledhje të mëparshme, kanë akuzuar kryetarin Lulzim Basha për humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhje, për mungesë shprese, për çorganizimin e strukturave, aleanca individuale, katapultim në forume të njerëzve anonimë, mungesë të aksioneve politike, mungesë vizoni etj. Kthesa e befasishme vjen 9 muaj para zgjedhjeve të parlamentare, ku shumë anëtarë të grupit aktual parlamentar demokrat, nuk kanë siguri nëse do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm. Linjës kundër Lulzim Bashës vijojnë t’i qëndrojnë vetëm Majlinda Bregu dhe Eduard Selami, ndërsa kundërshtarët e tjerë të deklaruar, befas kanë nisur të dezertojnë apo të heshtin, siç është rasti i Jozefina Topallit. Nëse Berisha dhe Basha mendojnë për sfidën e zgjedhjeve të 2017 dhe justifikimin e një humbjeje të mundshme në horizont, deputetët e PD duket se janë të shqetësuar për renditjen e emrit të tyre në listën e kandidatëve për deputetë.


Tërheqja e parë
Deputeti demokrat Roland Keta, i cili në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar kërkoi shkarkimin e të besuarit të Bashës, Sekretarit Organizativ Enno Bozdo, është tërhequr nga kritikat. Ndryshe nga qëndrimi në mbledhjen e grupit, deputeti Keta, me anë të një posti në rrjetin social facebook, ka mbështetur linjën e Lulzim Bashës për zgjedhjet në Dibër, ndërsa ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama. “Kam parë fatkeqësisht që shumë mediat pranë qeverisë na kishin ndarë në grupe pro dhe kundër Bashës. Ky është grupi ku unë bëj pjesë. Sepse unë besoj fort se Lulzim Basha bëri gjënë e duhur në Dibrën, veproj drejt dhe i faktoi çdo qytetari, çdo analisti, çdo partneri se si Edi Rama i trajton zgjedhjet. Ky ishte testi se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vetëm ata që mendojnë si Edi Rama e gjejnë fajin te opozita”, shkruan Keta.

Kthesa e Genc Rulit
Pas largimit të Sali Berishës, deputeti Genc Ruli ka kritikuar në mënyrë sistematike mënyrën se si Basha e ka drejtuar Partinë Demokratike. Madje, Ruli ka hedhur dyshime se Lulzim Basha mund të fshihej pas akuzave të krerëve të degëve ndaj ish-ministrave. Megjithatë, Ruli ka befasuar dje me një qëndrim gjatë një takimi nga Maliqi me degën e PD, për zgjedhjet për kryetar. Ruli ka deklaruar se e djathta e ka betejën e saj me kundërshtarin politik dhe jo me veten, duke i dalë në mbrojtje Bashës. “PD është përçuese e mentalitetit perëndimor. Betejën sot e kemi me kundërshtarin politik, jo me veten. Nesër është beteja jonë e madhe. Kjo do jetë fushata më e vështirë në këto 25 vite. Sot kemi regjimin që nuk ka dalë nga vota. E majta e vërtetë është më e zhgënjyera sepse sot është pushteti i bandave. Dibra tregoi se e keqja është e madhe. Kjo është republika e kanabisit. Kjo mortje duhet mbytur në 2017. Nëse ka një forcë që ka mundësinë për të rrëzuar këtë pushtët, jemi vetëm ne PD”, tha Ruli. Shpesh herë Bashës i është kërkuar nga baza që të largojë kastën e vjetër për të futur një frymë të re. Nga ana tjetër, Basha është kritikuar se nuk mund të fitojë me buzëqumësht. Ndaj, dilema e madhe vazhdon.

Heshtja e Topallit
Kundërshtarja më e përbetuar politike e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, vijon të heshtë për disfatën dramatike në Dibër. Humbja e Dibrës ka turbulluar ujërat në PD, por çuditërisht, Jozefina Topalli vijon të mos artikulojë asnjë fjalë. Për humbjen e Dibrës, Lulzim Basha u kritikuar edhe nga Arben Imami, por nga Topalli, jo. Nuk dihet nëse zonja Topalli ka marrë ndonjë garanci për listën e kandidatëve për deputetë apo pret rezultatin e zgjedhjeve të 2017, për një betejë finale me Lulzim Bashën. Edhe deputeti Astrit Patozi, javët e fundit, ka ndryshuar kurs në raport me Bashën. Patozi denoncoi farsën zgjedhore për kreun e Partisë Demokratike, ndërsa pas zgjedhjeve të 2015, Patozi deklaroi se PD kishte humbur, ndaj kur humbet nuk mund të bësh dasmë. Megjithatë, në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, Patozi është zhvendosur më pranë linjës së kryetarit, ku madje e konsideroi pozitive humbjen në Dibër, pasi kundërshtarit iu zbulua skema që do të përdorte në zgjedhjet e 2017.
Kategori
Uncategorized

Çfarë i kërkohet Bashës, padrejtësisht.

Alfred LelaNga Alfred Lela/

Në shtypin e ditëve të fundit kanë ‘rrjedhur’ debatet e zhvilluara përgjatë takimit të përjavshëm të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Disidenca ndaj Bashës dhe lidershipit të tij është konturuar kryesisht nëpërmjet Eduard Selamit dhe Majlinda Bregut, ndërkohë që Astrit Patozi e ka mbajtur në terma makro argumentin.

Deputeti Selami, ish-Kryetar i Partisë Demokratike, e ka zhvilluar në terma të institucionales pakënaqësinë e vet duke i kërkuar shefit të partisë një përgjigje për mosmbledhjen e strukturave, përkatësisht të Këshillit Kombëtar. Me anashkalimin e strukturave, edhe në rastin e caktimit të kandidatit të Dibrës, Sherefedin Shehu, Selami ka shoqëruar edhe humbjet e PD nën Bashën.

Në Partinë Demokratike, të shumtë janë ata që ankohen për këtë mosbegenisje të Bashës, qoftë në nivel personal apo institucional. Selami ka kurorëzuar, me sa duket, ankimimet e të gjithëve, por me zemërim dhe haptaz. Nëse nuk mund ta qortosh kur i kërkon kryetarit të partisë respekt ndaj strukturave të njohura me statut, një pikëpyetje megjithatë shkon për qëndrimin e deputetit demokrat në lidhje me numrin dhe cilësinë e humbjeve. Basha ka humbur vetëm një palë zgjedhje: ato lokale të vitit 2015. Sfidat e ndërmjetme, ato të Korçës dhe të Dibrës, janë derivate. Kjo sa për sasinë.

Sa i takon cilësisë, apo vendosjes së humbjes/eve në një kontekst politik, duhet thënë se kryetari i ri i PD nuk del jashtë ‘rregullit’ të historisë së zgjedhjeve në Shqipëri. Palët kanë ndërruar vend çdo tetë vjet dhe, përjashto Nanon që ka qenë liberali i vetëm ndër kryetarët e partive në Shqipëri, të tjerët e kanë pritur me shpirt në dhëmbë përfundimin e ciklit tetë vjeçar të pushtetit të kundërshtarit. Pa e ravguar dorëheqjen apo pendimin. Sigurisht, në mes të durimit dhe pritjes kanë hyre si rrufe përbetimet për vjedhje të zgjedhura, hapje kutish, dhunë elektorale, mujshari politike, e të tjera. E gjitha për të mbushur hendekun kohor të ciklit tetë vjeçar.

Mbetet në të drejtën e disidentëve në Partinë Demokratike që një gjë të cilën nuk ia kanë kërkuar Berishës t’ia kërkojnë Bashës. T’i bëjnë presion; t’i shtojnë humbjet; t’i përmendin mosfrymëzimin; t’i kujtojnë bjerrjen e shpresës; ta tregojnë me gisht, e me radhë. Por, lumturinë e pushtetit në dy vjet është pak si shumë t’ia kërkojnë.

Gjithaq e palumtur është edhe deputetja Majlinda Bregu së cilës, ashtu si Bashës, i duhet pikasur një element, ai i ‘jetës qeveritare’ dhe jo asaj opozitare. Që të dy kanë mbërritur, të rinj e pa zoritje, në qilimat fluturues të pushtetit duke i njohur opozitarizmit vetëm atë majën e bukur të rrëmbushjes me frymëzim e shpresë, bash në mbyllje të atij ciklit tetëvjeçar të pushtetit të kundërshtarit, të përmendur në fillim të këtij shkrimi. Kështuqë, sjellja e znj. Bregu sikur vjen nga një planet tjetër stërmundimesh opozitare, ku z. Basha nuk rri me shpi, është së tepërmi e kërkuar si dallesë. Jo dallesat, por të përbashkëtat janë ato që si Basha, Bregu dhe Selami duhet të gjejnë. Kjo përbashkësi e bashkqëllimësi mund t’i çojë drejt pushtetit. I cili, kjo është një ‘shpresë’ tjetër që duhet t’i ngjallin publikut, nuk duhet të jetë qëllim në vetvete.

Astrit Patozi, i konsideruar ‘olldashist’ dhe kritik i Bashës, ka qenë më realisti ndër debatuesit. Ai e ka përmbledhur te fryma pafuqinë e opozitës për të triumfuar në Dibër. Ajo që Besnik Mustafaj e quajti ‘shpresë’ nuk rezultoi e tillë, ndërsa ajo që kërkon Patozi është një opozitë cilësore. Hapat e së cilës, duhet thënë, nuk duhet t’i tradhtojë padurimi. Sepse, ndër të tjera, ka padurim të ashpër në radhët e demokratëve para pafuqisë për të ardhur në pushtet TANI, dhe fuqisë që ndjell pushteti. Sidomos ata që e kanë pasur e njohin këtë rrënim, sa të ëmbël, aq dhe të hidhur.

Roger Scruton autori i Si të jesh i djathtë(përkthyer edhe në shqip), i pyetur se me çfarë strategjie mund të vijë e djathta në pushtet në Shqipëri, u përgjigj: me anë të kohës dhe duke e lënë të majtën të gabojë. Dhe, e majta gabon shumë. Një teoricien i së djathës si Scruton nuk sugjeron revolucionin. ‘Teoricienët’ lokalë mund ta ofrojnë gjithë ditën alternativën e  revolucionit, por nuk bëjnë gjë tjetër veçse shtojnë zhurmën e cila i duhet, i del dhe i tepron së majtës për të varur në portën e këtij tërbimi siglën ‘këta janë qeveria e vjetër’.

Te ndjesia e ‘qeverisë së vjetër’ do të varet dështimi i z. Basha dhe te asnjë disidencë e kujtdo qoftë në PD: znj. Bregu, z. Selami, z. Patozi. Dhe te cikli i ndërrimit të pushtetit. Jashtë këtyre dy kushtëzimeve mund të veprojë ndonjë mrekulli. Mrekullitë janë një gjë fort e rrallë në këtë vend.

Kategori
Uncategorized

Shqiptari dërgon gruan me fëmijët në Azil në Gjermani, i gjen fotot në Facebook duke pirë hashash.

Shqiptari dërgon gruan me fëmijët në Azil në Gjermani, i gjen fotot në Facebook duke pirë hashash
Nga: E.Osmani/
Sa e trishtë aq dhe e dhimbshme historia e një ushtaraku shqiptar, i cili tregon se ka një vit pa parë fëmijët e tij. Shqiptari me origjinë nga Librazhdi me iniciale N.H., shprehet se e nisi gruan me mirëbesim në azil në Gjermani për një jetë më të mirë, por pas disa muajsh ai zbuloi tradhtinë e rëndë të gruas së tij.

Pasi u lidh me një maroken, vajza nga Tirana u nda nga ai dhe tani është në një lidhje me një djalë nga Kosova, me të cilin poston foto në klubet e natës në Gjermani.

Rrëfimi i plotë:

“Kjo goca është nëna e fëmijëve të mi, ajo ka një vit që ka ikur në Gjermani dhe më thoshte se jam duke vuajtur dhe kjo dhe disa foto të tjera më detyruan që të hidhem në krahët e dikujt tjetër që më vlerëson, por ndjej humbje për fëmijët e mi.  Kam një vit që mundohem të kontaktoj me fëmijët, por nuk mi jep në telefon, jo s’janë këtu, jo janë në shkollë, duket qartë që rri duke pirë hashash në azilet e Gjermanisë. Unë jam L.H. dhe jam ushtarak dhe më duhet leje një ose dy muaj që të dal nga Shqipëria, prandaj nuk i kam takuar fëmijët. Kam dhe një akt marrëveshje të noteres që i kam dhënë leje deri në Itali për pushime, por që përfundoi në Gjermani dhe me dijeninë time, por jo që të zinte dashnor apo të pinte hashash apo mos të më jap fëmijët në telefon. E kam falur dy herë për hir të dy fëmijëve për të qëndruar një familje që fëmijët të mos rriten me frymë të keqe, por kjo e treta është e tepërt. Ndarje me gjyq nuk kam bërë sepse duhet të jetë vetë këtu, tani ajo ka mbiemrin Aliu, të kollovarit që ka zënë nga Kosova, fëmijët i kam 10 dhe 7 vjeç, por ata bëjnë çfarë u thotë ajo. Justifikimi i saj është që nuk kam lidhje me asnjë, por unë nuk rri dot dhe kam gërmuar në internet me emra të ndryshëm dhe kanë dalë këto foto.  Fëmijët më thonë që ti babi je martuar, por kjo nuk është e vërtetë sepse ashtu u thotë ajo. Unë rimbush telefonin dhe nuk kam arritur të flas me fëmijët, më thotë jo janë në shkollë, jo kanë dalë me ata të socialit. Para se të ikte kishte gjashtë muaj që më thoshte që të çajmë para për fëmijët dhe as muajin nuk bëri dhe u lidh me një maroken që është ky në foto. Ka një mënyrë të vetme këtu që e përmban ligji jonë, të shkoj ajo në burg katër deri në gjashtë vjet për mashtrim dhe mosdeklarim të vendndodhjes gjë që unë nuk dua të jem shkaktar për burgosjen e askujt si dhe për përdorim përfitimi të fëmijëve. Unë i thashë asaj që më tha avokati që ti shkon në burg për këtë arsye atë ditë gjeti mundësinë të mi jepte fëmijët për të më thënë djali pse ti babi do të fusësh mamin në burg. Dhe unë prandaj nuk e kam bërë ndarjen vetëm që atë mos e fusin përndjekje penale, pasi unë mund t’i humbas fëmijët akoma më shumë. Ajo thotë as që dua t’ja di dhe se ka nxjerr urdhër-mbrojtje as unë nuk di si të veproj sepse dhe unë bëra gabim në fillim e kërcënova pa lidhje thjesht t’i jepja lamtumirën dhe kaq, po nuk më ka lënë të qetë për dy muaj rresht di të them që dua të shkoj më i taku pse jo dhe të flas me të se pse kanë ndodhur tre tradhti nga ana e saj. Duke qenë se unë kam pasur dhe jam në dy punë, elektriçist dhe ushtarak, tani më thoni si të veproj se kam kokën lëmsh, bie në gjumë me mendje tek fëmijët, po ashtu ngrihem. Dhe marokeni ka folur me mua duke më thënë se kam shokë në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër, më pak fjalë presione pa lidhje dhe unë si çdo mashkull e kam pas kërcënuar për të qëndruar larg fëmijëve të mi. Jam konsultuar me avokat dhe ajo shkon në burg në të gjitha rastet, jo një, por tre herë e kam  bërë këtë gjë”, është ky rrëfimi që të rrëqeth mishin teksa e lexon dhe akoma më e trishtë bëhet kur shikon fotot e shumta që ka dërguar djali nga Librazhdi, të cilat nuk po i publikojmë të plota, pasi cenojnë imazhin e saj.

Kategori
Uncategorized

Ortodoksët e Korçës…dhe tmerri çupave Korçare.Ç’të bëmë moj Greqi, që na dhe këtë shpërblim!

1 (2)

Nga Vepror Hasani

Ushtria greke hyri në Korçë më 7 dhjetor 1912. Që në çastet e para u përpoq të tregonte se ortodoksët e Korçës ishin vëllezërit e saj. Ata do të ishin të mbrojtur dhe nuk do të pësonin asgjë nga lufta. Kjo ishte dhe arsyeja pse ortodoksët pranuan  t’i vishnin fëmijët me rroba bojëqielli dhe shtëpitë t’i lyenin me ngjyrën e flamurit grek, që vëllezërit të kuptonin që ata ishin të gatshëm të bënin gjithçka për njëri-tjetrin. Madje nuk u kursyen të mbanin në shtëpitë e tyre 15.000 ushtarët e Greqisë.1285248653-greqi_shqiperi

Fillimisht u vu re një miqësi idilike e mbushur me dashuri, sinqeritet dhe çiltërsi, por me të kaluar vetëm pak kohë, gjithë tmerri nisi të binte mbi çupat e Korçës. Grekët harruan që ishin vëllezër. Rrëmbenin çupat dhe i çonin rrugëve të qyteteve të Greqisë. Ato besonin se ishin martuar me djemtë e Greqisë, pa e ditur se e nesërmja për to do të ishte skëterrë. Të gjitha këto do t’i sjellim përmes artikujve të nxjerra nga shtypi i kohës.

“…Këtë vjeshtë në Korçë u martuan shumë vajza me ca kapedanë andarë, oficerë ose ushtarë grekë, pra mësoni se më tepër (pjesa më e madhe) e këtyre nuseve u lanë nga burrat (nga grekët). Nja katër i shpunë gjer në Athinë duke bërë (gjoja) udhëtimin e dasmës, atje i lanë rrugëve të qytetit si dhe në Pire, tetë i shpunë deri në Selanik dhe atje i lëshuan rrugëve, ku s’mbeti gjë tjetër përveçse të zënë udhën e papëlqyer për rrojtjen e tyre. Dy i lanë që në Follorinë dhe ca të tjera nuk i munduan kësisoj, po i lanë që në Korçë. Gjithë këto janë dëshmitë dhe theroritë e liriprurësit – greqizmës dhe të qytetërimit, ose të barbarizmës greke…”

5

(Gazeta “Koha”, 1 prill 1915)

 “…Në Korçë po ngjasin edhe turpe të tjera të papëlqyera dhe na vjen shumë keq që gjenden akoma ca korçarë, të cilët edhe s’kanë kuptuar se ç’zuzarë dhe njerëz janë oficerët e Greqisë. Në Selanik, në Dramë, në Seres, në Karaferje, në Follorinë dhe gjetkë e kuptuan karakterin e ulët, të sjellat e liga të oficerëve grekë dhe sot në gjithë këto qytete, jo (vetëm) që nuk i qasin t’u kapërcejnë pragun e shtëpive të tyre, por asnjë kalimera (mirëmëngjes) nuk këmbejnë me  ta. Kaq u janë mërzitur sa u janë bërë halë në sy. Fatkeqësisht, në Korçë gjenden ca familje që u kanë hapur të dy kanatat e portës dhe i mbajnë në shtëpi me të ngrënë e me të pirë, me të shtruar e me të mbuluar. Edhe këto shtëpi së shpejti do të kuptojnë lajthimin që bëjnë dhe s’ka dyshim që do të pendohen, por është frika se atëherë do të jetë vonë. Neve i dërgojmë në Selanik e në viset (vendet) e zënë ngojesh (në qytetet e përmendura më sipër, shënimi ynë-V.H) që të marrin pak mësim nga sjelljet e vendasve ndër oficerët e Greqisë dhe kështu që Korça dhe viset tona s’kanë asnjë nevojë që të përkëdhelin këta bukuroshë…”

Gazeta “Koha”, 8 prill 1915

“…Letrën që u pata dërguar më parë nuk di në u ra në dorë dhe në mësuat vojtjet tona, për këtë (po) u shkruaj prapë sot, që jeta tonë u bë e paduruar nga të qeverisurit e grekëve. Si mjer dhe mjer neve fukarenjtë që ndodhemi këtej në duartë e barbarëve grekë. Mjerimet, ndjekjet, vdekjet nga uria dhe gjithë të këqijat janë varur mbi kokën tonë dhe nuk shkruhen dot. Mallkimi i Shqipërisë na ndoqi dhe po na ndjek se nuk ia dimë kimetin! (vlerën). Tashi e kuptuam bukur cili është greku, ata që betoheshin “ja vdekje, ja bashkim”, (bëhet fjalë për grekomanët), mallkojnë fatin e lig kur shkeli këmba e grekut këtu (në Korçë) se po e shohim që planet që kishin grekët për të djegur Korçën e ta bënin hi, jo vetëm që e (për)mbushën, (por) përkundrazi e kapërcyen njëqind herë më shumë! Njqind herë më mirë ta kishin djegur se sa ta lënë në mure vetëm, dhe me ca njerëz që s’u ka mbetur as fryma, as shpirti…”(Korça ishte braktisur nga myslimanet, kishin mbetur vetëm ca pleq- shënimi ynë)

(Gazeta “Koha”, 12 gusht 1915)

“…Oficerët grekë zunë të tjera përdorime për t’u zengjinosur (pasuruar), duke na çnderuar vendin dhe zakonet e shenjta që kemi trashëguar nga shtërgjyshërit tanë. Pyesin cilët janë zengjinë nga korçarët dhe kanë çupa, dhe kur mësojnë (cilët janë të pasurit), zënë evgjitët (kështu i quanin korçarët grekët) të shkojnë dendur nëpër ato rrugë duke kërkuar me mënyra të poshtra që të hedhë dashuri ajo çupë ose mos e gënjejë me gënjështrat dhe dhelpëritë! Po kur shikojnë që nuk u ndezin këto zagarllëqe, atëherë përdorin forcën e tyre duke i rrëmbyer çupat me pahir nga gjiri i prindërve, të cilët të shtrënguar, me dashje ose padashje i bëjnë dhëndurë evgjitët, se s’kanë çtë bëjnë. Të tilla poshtërsi kanë ngjarë shumë se nuk ka qeveri që të dëgjojë qarjet e të mbrojë nderin e vendasve dhe tani shpejt ngjau një e këtillë edhe me çupën e Sotir Manos, i cili është zengji i madh dhe shumë i ndershëm. Këtij qytetari i rrëmbyen çupën me pahir nga shtëpia dhe ku e shpunë, Perëndia e di. Prindërit e mjerë u qanë dhe e kërkuan por më kot, kur pas dy jave del një maskara evgjit oficer, i cili thotë që çupën e ka ai dhe e do për grua. Prindërit nuk janë të bindur dhe nuk duanë, andaj nuk dimë qysh do të mbarohet kjo punë që ka brengosur gjithë qytetin…”  2

“…Dasmat e oficerëve grekë me vajzat e Korçës sa vjen dhe po shtohen. Nuk ishte që vjet shumë vajza u martuan e u shkretuan, (mbetën rrugëve të Greqisë), dhe sot po gjezdisin të shkretat nëpër Korçë, Follorinë e Athinë, por edhe të tjera akoma u martuan gjoja, dhe kërkojnë të martohen me grekër (pasi janë mashtruar). Grekët janë prej fisi kaq shumë fallxhin sa të mbushin me gënjeshtra dhe të zënë sytë, përkundrazi neve korçarët nuk jemi asoj  Andaj sot në Korçë tërë sa djem që ndodhen këtu dhe tërë gratë e Korçës janë kaq shumë të egërsuar kundër oficerëve dhe ushtarëve grekë sa të jetë e mundur t’i hanë me dhëmbë…”

(Gazeta “Koha”, 14 shtator 1915)

“…Sot në Korçë asnjërit nuk i vjen mirë të martohen vajzat e Korçës me ca rrjepacakë të Greqisë! Djemtë ashiqare flasin kondra kësoj sjelljeve të oficerëve grekë sa nuk u vjen mirë që vajzat më të mira të marrin ca të pabukshëm të Greqisë. U ka hyrë kaq shumë namuz dhe sedër djemve të Korçës sa nuk do të jetë çudi që të goditen një ditë me oficerët dhe nëpunësit e Greqisë. Nëpër zyrat, nëpër kafenetë dhe kudo që gjenden veçan, nuk flasin për gjë tjetër përveçse për vajzat e Korçës dhe bisedojnë çfarë soj myrafetesh të përdorin, që të marrë cilido akcilën vajzë, bijën e filanit, ato që kanë para, prikë më tepër. Prej korçarëve, sa janë ndodhur mbi kësoj bisedime, e drejta është që u ka ardhur rëndë dhe kurdoherë janë përfolur me grekët për këtë çështje. Të shikojmë si do të venë këto punëra të fëlliqura, po është shpresa se do e fitojnë inatin e korçarëve dhe do t’ua thyejnë turinjtë grekëve…”

Kjo ishte situata pas ardhjes së ushtrisë greke në Korçë, ndërsa prindërit e vajzave nuk ishin në gjendje të bënin asgjë. Të përballeshim me pushtuesin e kishin të pamundur. Por, përveç sa më sipër gazeta “Koha”, zbulon edhe një fakt tjetër mjaft dëshpërues. Një vit para ardhjes së grekëve, në shkollat greke të vajzave luhej kumar. Ja çfarë thuhet në kronikat e saj:

“…Në vend të mësimeve kanë mësuar kumar!!! Përditë lozin në shkollë me të holla dhe jo vetëm kaq, po mblidhen dhe nëpër shtëpi ku lozin shoqet këtë mësim të bukur!

Le të gëzohen prindërit për arsimin dhe përparimin e çupave për të cilat kujdesen dhimogjerondët e fortë dhe mësonjëset që i vraftë mushk’ e priftit!!!”

(Gazeta “Koha”, 10 shkurt 1911)

 Gazeta “Koha” ndihet e shqetësuar, nuk harron të shkruajë përsëri mbi këtë çështje:

“Në numrin që shkojti patmë shkruar një lajm, i cili na pikëllojti zemrën kur e botuam me qëllimin që ishte për çupat tona, të cilat shprehim t’i shohim nesër mëma duke dhënë një arsim të mirë fëmijës. Do të ishim fort të kënaqur ta xvërtetonim (përgënjeshtronim) këtë lajm të keq, por njëkohësisht është e vërtetë, andaj duke kërkuar fajtorët edhe goditur, që të mundim të shpëtojmë fëmijët t’ënë nga ky turp edhe rrezik! Bëmë kërkime dhe mësum që në shkollat greqishte të z. Duro ka kohë që kur çupat losnin me të holla kartat. Kishte arrirë kaq kumari sa losnin me 5 grosh radhën edhe jo të paka çupa kanë humbur mexhitka! Këto të holla i merrnin nga prindërit për libra ose për tjetër gjë q’u duhej. Nuk do tregojmë emra, po duam vetëm të pyesim, cilët janë fajtorët? Fajtorët janë në skolë, të parët Eforët, Dhimogjerondët dhe mësonjëset. Këta zotërinj dhe zonja, të cilëve u janë besuar fëmija t’onë askurrë nuk janë kujdesur për arsimin e fëmijës t’onë…”

(Gazeta “Koha”, 24 shkurt 1911)

“Shkollat, me që është behar janë mbyllur, po tre mësonjësit e muzikës që i kanë sjellë nga Greqia, ata punojnë dhe po u mësojnë vajzave si t’i bienë qitharës, mandolinës, violisë, si të lozin valle dhe si të hedhin këmbët! Korça, ku të gjithë bota nuk kanë bukë të hanë, Korça të paguaj dhe të ushqejë tre mësonjës që t’u mësojnë vajzave si të lozin këmbët! Kjo çudi nuk ka ngjarë në asnjë vend, vetëm këtu në Korçë, ku greku na pruri Eleftherinë dhe na dërgoi të ushqejë tre mësonjës të muzikës, që me kësoj mënyre të na bëjnë që të humbasim dhe nderin, dhe namuzin e familjes dhe të shqiptarëve dhe të na bëjë shok të vetes së tyre. S’t’u thye ajo këmbë moj Greqi, që na solle kësoj eleftheri”.

(Gazeta “Koha”, e shtunë 3 maj 1914)

Çfarë të bëmë moj Greqi?! Kjo ishte pyetja e ortodoksëve të zhgënjyer

Gazeta koha shkruan: “Çtë liga moj Greqi të bëri Korça tynë, që deshe ta prishnje me këtë kryengritjen e fundit (të 2 prillit 1914), që bëre tinë këtu? Vallë nuk është Korça, e cila pothua pareshtur, mbajti nëpër shtëpitë e saj 15.000 ushtarë tënd, që më 7 shënëndre 1912 deri më 18 shkurt 1914? Korçarët janë ata, të cilët pas urdhërit tënd dhe nga shtrëngi e madhe, që u vure, mveshën fëmijën e tyre  me rroba bojëqielli dhe lyen shtëpitë e tyre me bojën tënde nacionale, prishnë kaq të holla badiava nga e keqja, dhe që të mos prishnin qejfin tënd dhe që të tregoheshin që bindeshin me urdhërat tënde. Dhe sa e sa të tjera të mira dhe therori bënë korçarët për ty moj Greqi, të cilat këtu nga vendi i ngushtë i fletës (gazetes) nuk t’i numëroj dot…”

E megjithatë, tmerri që provuan çupat e Korçës për disa vite me radhë, (1912-1916), nuk u harrua kurrë. /tesheshi.com/

Kategori
Uncategorized

Pistoleta e ministrit Ahmet Krasniqi në Kukës dhe Fuat Ramiqi.

Nga Rexhep Shahu/

13 shtator 1998. Ora 15. Tre kilometër pa hy në qytetin e Kukësit, pranë depove të karburantit të shtetit në Mamëz, te kthesa poshtë depove, një grup policësh civilë, gjashtë gjithsej, me pistoleta e armë automatike në duar ndalojnë tre makina që vinin nga Tirana.

Në makinën e parë udhëtonte Fuat Ramiqi, oficer i lartë i Kosovës që përgjigjej për trupat e Kosovës që ishin dislokuar në Kukës e Tropojë.

Image
Rexhep Shahu dhe Fuat Ramiqi

Fuati ishte i pari ushtarak profesionist i Kosovës që kishte ardhë në Kukës bashkë me oficerin tjetër të Kosovës Nehat Koçina për të studjuar e gjetur vendet ku do të instaloheshin apo vendoseshin trupat e Kosovës për t’u stërvitë e për të qenë më afër për të hyrë në luftë në Kosovë. Leja ishte dhënë nga shteti dhe komanda e Divizionit të Kukësit e dinte këtë gjë. Atëherë, në pranverë 1998 e pata parë, njohur e shoqëruar në këtë mision Fuat Ramiqin dhe pata mësuar për luftën që ai kishte bërë në Bosnje kundër serbëve, luftë me armë të vërteta e jo me pushkeë druri..

Në makinën e dytë ishte Ministri i Mbrojtjes i Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi. Në makinën e tretë ishte ushtaraku tjetër i lartë i Kosovës, Ahmet Alishani që drejtonte trupat e Kosovës në Kukës e i niste për Tropojë e Kosovë.
Policët civilë të Kukësit shkojnë me nxitim te makina e mesit dhe pa aspak mirësjellje hapin derën e makinës.
Pa komunikimin e nevojshëm dhe pa etikën më elemetare, dy policë njëherësh, si në garë kush po tregon zell më të madh, flasin me zë të lartë, të akullt: dorëzoni armën ju Ahmet Krasniqi…

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, shtet i njohur nga parlamenti i Shqipërisë, Ahmet Krasniqi shtanget. Jo nga frika prej këtyre policëve civilë, pasi ai kishte luftuar vërtetë me ushtarë e policë serbë në Kroaci, por nga një droje, nga frohtësia e të folurit, nga akullsia e zërit të këtyre policëve civilë që i kishin sjellë nga ana e anës që të policonin në Kukës dhe ta ruanin Shqipërinë prej Kosovës, t’i ruanin shqiptarët e Shqipërisë prej shqiptarëve të Kosovës.
Me qetësi ministri fut dorën në brez dhe ngadalë nxjerr pistoletën.

Ndërkohë e kishte kapë për krahu dhe po e tërhiqte një polic ta zbriste nga makina duke i thënë : Ju Ahmet Krasniqi për armëmbajtje pa leje, duhet të vini në polici…
Sapo ministri zbret në tokë dhe po ia zgjaste pistoletën e tij “Sigsauer” 9 mm policit, mbin fluturimthi aty Fuat Ramiqi dhe e rrëmben pistoletën duke thënë me ton të sertë e të vrazhdë : është arma ime, unë marr çdo përgjegjësi.

Jo, nuk është arma juaj, është e Ahmet Krasnqit, ngre tonin polici, ai duhet të vijë në polici…
Vij unë në polici, unë arrestohem, unë bëj burg, ua kthen qetë e sertë Fuati, pistoleta është e imja.
Polici zgjat duart ta marrë armën nga duart e ministrit por duart e oficerit profesionist që ishte mësuar me armë në luftë, Fuat Ramiqi, u treguan më të shpejta e të forta se duart e policit civil të policisë së Kukësit.
U krijua një heshtje e frikshme. Armë të dyja palët.
Policët bien dakort që të arrestohej Fuat Ramiqi.

Ai hyp në makinën që po e drejtonte vetë, hypin në makinën e tij dy policë që ia kishin drejtuar njëri automatikun e tjetri pistoletën dhe në orën 16 mbërrijnë në komisariatin e Kukësit.
Ministri Ahmet Krasniqi dhe Ahmet Alishani shkojnë te Bar Amerika në Kukës dhe nga aty bëjnë gjithë përpjekjet për ta liruar nga burgu Fuat Ramiqin, por atë natë pa sukses. Edhe Musli Lleshi pronari i Bar Amerikës, me gjithë njohjet e tij, bën përpjekje për ta liruar Fuatin, por mllefi i dikujt ndaj ministrit të Kosovës Ahmet Krasniqi ishte i verbër dhe dështimi për ta arrestuar e poshtruar atë kishte acaruar dikënd shumë.
Ata ishin nisë nga Tirana për Kukës e pastaj për Tropojë. Por u doli kjo pengesë.

Gjithë natën Fuatin në burg e trajtuan si kriminel. Kishin mllef të verbër ndaj tij pse ai i pengoi që ta burgosnin ministrin Ahmet Krasniqi. Dhjetra herë që e merrnin në pyetje e që i flisnin, kishin vetëm një kërkesë : veç thirre Ahmet Krasniqin të vijë këtu…

Por Fuati e kishte ndarë mendjen, do të paguante gjithçka e nuk do të lejonte ta poshtronin ministrin e mbrojtjes të Kosovës Ahmet Krasniqin.
Gjithë natën nuk e lejonin të shkonte as në banjo. Aty ku ishte izoluar në bodrum te qelitë e burgut, nuk kishte banjo. Vonë pas mesnate, duke iu lutë policit, ai e shoqëron për në banjo në katin e dytë. Fuati i shprehu shumë mirënjohje policit që e shoqëroi në banjo, i cili u tremb shumë prej Fuatit.
Gjatë hetimit e marrjes në pyetje Fuatin e fyenin, e kërcënonin në mënyrë të pacipë. Ia nxirrnin Kuranin dhe e shanin, e fyenin atë e Kuranin.
I thonin do të dënohesh me 5 vjet burg. Ja po vjen gjykatësi këtu të ta japë dënimin me 5 vjet burg.

Ju të Kosovës jeni shkërdhata, jeni fondamentalistë.
Akuza jote nuk është thjeshtë armëbajtje pa leje.
Thirre Ahmet Krasniqin të vijë këtu dhe ti lirohesh menjëherë.
Gjatë marrjes në pyetje ngrihen tonet. Tentojnë ta godasin me grushte por Fuati që ishte ushtarak, reagon, mbrohet dhe u thotë: unë jam shtetas i Bosnjes dhe do të reagojë Bosnja për mua, ju nuk mund të më goditni. Jam shqiptar, shtetas boshnjak.
Kur tentativa për goditje arrin kulmin dhe fyrjet e talljet po ashtu, atëhere Fuati thotë se nëse nuk më lëshoni ju, për 24 orë goditet komisariati juaj nga trupat tona…

Me 14 shtator 1998, në orën 7.30 të mëngjesit lirohet nga komisariati i Kukësit Fuat Ramiqi. Shkon te makina e tij që ia kishin kontrolluar e bërë lëmsh. Por policët e Kukësit nuk e kishin gjetë dot pistoletën përsonale të Fuatit të cilën ai e kishte fshehur në makinën e tij. Pistoleta e ministrit Ahmet Krasniqi mbeti në komisariatin e Kukësit, një zot e di se cili shef e ka kujtim…
Mori makinën dhe shkoi te Bar Amerika. Aty e priste ministri Ahmet Krasniqi dhe Ahmet Alishani. Aty në dhomën e vogël të lokalit kanë bërë një takim me dy policë.
Ndërkohë nëpër qytet qe përhapur fjala që kishte thënë Baci, ushtari më i vjetër që ishte në Kolsh, se po nuk u lirua Fuat Ramiqi, nuk do të ketë më komisariat në Kukëks, do ta bëjmë rrafsh… Atëhere Divizioni i Kukësit nuk i kishte as 90 trupa gjithsej. Trupat e Kosovës që stërviteshin në ato kohë në Kukës ishin disa herë më të shumta e profesioniste se ushtria e policia që kishte Shqipëria në Kukës.

Në orën 12 të datës 14 shtator 1998, ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ahmet Krasniqi bashkë me Ahmet Alishanin shkojnë në takim në zyrën e komandantit të divizionit të Kukësit gjeneral Kudusi Lame.
Takim mjaft miqësor, pasi gjenerali kishte në ato kohë shumë nderim për trupat profesioniste të Kosovës. Lufta drejtohet e komandohet nga profesionistët dhe vetëm atëhere mund të jetë e suksesshme, deklaronte gjenerali.

Në këtë takim, gjeneral Lame premton, pas kërkesës që bëri ministri Krasniqi, se do të shohim për baza të reja stërvitore për trupat e Kosovës, që të shtohen ato.
Pasi e pyesin, ai thotë se takohem me Xhavit Halitin, por s’kam gjë më të.
Në këtë takim mjaft miqësor dy Ahmetat i tregojnë gjeneralit Lame për incidentin që kishte ndodhë një ditë më parë dhe që Fuat Ramiqi kishte kaluar natën në burg.
Gjenerali revoltoret dhe shprehet i lënduar që nuk i kishin kërkuar ndihmë.

Ministri Krasniqi i lë gjeneralit një stekë më cigare, por ngaqë gjenerali pinte duhan me të dredhme, shumicën nga ato cigare që ai i quante duhan i butë, i kam pirë unë, pasi mi jepte herë pas here gjenerali. Dhe unë sa herë ndezja nga ato cigare, thoja me zë, t’u rrittë ndera Ahmet Krasniqi!
Gjenerali ishte mjaft i gëzuar nga kjo vizitë e ky takim me ministrin Ahmet Krasniqin e ushtarakun Ahmet Alishani.
Veç është pezmatuar dhe është nxirë kur ka dalë të flasë në televizion Sali Berisha.
Në Tiranë po zhvilloheshin ngjarjet e 14 shtatorit 1998.

*****************

From: Eshref Ymeri <eshrefymeri@gmail.com>
To Flori Bruqi<floribruqi@yahoo.com>

Today at 15:49

I dashur Flori,

Publicistika atdhetare e zotërisë Rexhep Shahu, për mendimin tim, shërben si stoli për faqen internetike “Agjencioni Floripress” dhe për krejt publicistikën shqiptare me orientim nacionalist. Si intelektual me formim nacionalist, zotëria i nderuar Rexhep Shahu qëndron në pararojë të atyre intelektualëve të paktë me formim nacionalist, meqenëse shumica e tyre zvarriten pas partive politike dhe kanë harruar detyrën kryesore të çdo intelektuali, e cila është dhe duhet të jetë pikërisht mbrojtja e interesave kombëtare dhe jo mbrojtja e interesave të partive politike, të cilat as që kanë menduar ndonjëherë të vënë në programet e tyre Çështjen e Ribashkimit të Trojeve Tona Etnike

Ahmet Krasniqi.jpg

Ata që vranë ministrin Ahmet Krasniqi, ashtu siç thoni ju, i dashur Flori, do të mbeten pleh historie, por vetëm nëse do të dalin në dritën e diellit emrat dhe mbiemrat e tyre. Por një gjë e tillë dyshoj se do të jetë e mundur të zbulohet, se rrënjët e atij krimi të rëndë duhet të jenë fshehur thellë. Ata që vranë ministrin Ahmet Krasniqi*, dhanë sinjalin e luftës vëllavrasëse në Kosovë, e cila të kujton luftën vëllavrasëse që shpërtheu Enver Hoxha në fillimvjeshtën e vitit 1943, duke pasur mbi kokë kryeregjizorët e asaj vëllavrasjeje – Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën. Ajo ishte shembulli më tragjik i vrasjes së shqiptarit nga shqiptari, për interesat e sllavogrekëve në gadishullin tonë. Pasojat e saj i kemi konkrete në mbarë trojet shqiptare, pasoja që mishërohen aq dukshëm në përçarjen tragjike brenda vetes sonë.

Prof.Dr.Eshref Ymeri

Kolumbus, Ohajo

17 shtator 2016

*************

Nga Flori Bruqi :

Image result for kush eshte ahmet krasniqi



*Ahmet Krasniqi nga Zhilivoda, Vushtrri, Dardanisë ushtarak shqiptar, hero.Ahmet Krasniqi iu kishte bashkuar forcave shqiptare të (Forcat e Armatosura të Republikës së Dardanisë FARD-ut), si Ministër i Mbrojtjes, që luftonin kundër forcave Jugosllave për çlirimin e Dardanisë dhe për lirinë e shqiptarëve. Ai u vra tradhëtisht në vitin 1998 në Tiranë nga persona me veshje të policisë shqiptare, por rasti ende nuk është zbuluar se kush e kishte dhënë urdhërin për atentatin.

Image result for kush eshte ahmet krasniqi

Vrasja e kolonelit

Në flakën e luftës në Kosovë, në kohën kur makineria serbe ia kishte vënë flakën pothuaj krejt Drenicës, Dukagjinit e pjesëve të tjera të Kosovës, në kohën e ofensivës së fundit të gushtit e fillimit të shtatorit të vitit 1998, një vrasje në Tiranë ka prekur thellë shqiptarët kudo që jetonin, në tmerret e luftës në Kosovë dhe në ethet e luftës jashtë Kosovës. Një vrasje papritur.

Për kolonel Ahmet Krasniqin janë shkruar e janë thënë shumë artikuj e fjalë. Përveç atyre që kanë madhëruar figurën e këtij strategu të luftës për liri, ka pasur edhe asish që kanë bërë përpjekje ta baltosin këtë emër të veçantë të fushës së strategjisë ushtarake për liri të Kosovës.
Kur sekuencat e pakta të TVSh-së së vitit 1998 dhanë lajmin për emërimin e kolonel Ahmet Krasniqit për ministër të Mbrojtjes së Qeverisë së Kosovës në ekzil, shumica e shqiptarëve që ëndërronin lirinë edhe në frontin e luftës, e pranuan këtë lajm si një shpresë më shumë se liria nuk është larg.
Me shumicën bashkëpunëtorëve të Ahmet Krasniqit me të cilët kam biseduar, e kanë përshkruar kolonel Krasniqin si një njeri të dashur, të sinqertë, patriot që kishte vetëm një qëllim, çlirimin e Kosovës nga okupatori serb. Askush prej bashkëbiseduesve të mi nuk më ka thënë as edhe një fjalë të pathënë për Ahmet Krasniqin.

Image result for kush eshte ahmet krasniqi

Gjithçka që kam dëgjuar e lexuar për Ahmet Krasniqin më ka shtuar dhembjen për atë burrë, për atë strateg të luftës dhe për atë shqiptar patriot. Kjo dhembje pastaj më është shtuar me një lloj mllefi që shpërthente atëherë dhe herë pas here edhe sot: kush e vrau Ahmet Krasniqin? Pse e vranë Ahmet Krasniqin? Pse nuk arrestohen vrasësit e Ahmet Krasniqit?

Eshtrat e kolonelit…

Në përvjetorin e 16 të vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, familjarët dhe bashkëluftëtarët e strategut të luftës për liri, kanë një kërkesë shumë njerëzore dhe modeste. Ata duan që eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit të kthehen në atdhe, në Kosovën e lirë. Ai prehet në varrezat në Tiranë, atje ku u vra. Por ai tash duhet të kthehet në Kosovën e lirë, në Kosovën që e ëndërronte.

Image result for kush eshte ahmet krasniqi

Iniciativa për kthimin e eshtrave të kolonel Ahmet Krasniqit është familjare por edhe miqësore. Nuk është iniciativë institucionale. Por kjo iniciativë duhet të realizohet në mënyrë institucionale. Do të duhej që institucionet e Kosovës të merren vesh me institucionet e Shqipërisë dhe të realizojnë këtë ëndërr të parealizuar sa ishte gjallë kolonel Ahmet Krasniqi.
Image result for kush eshte ahmet krasniqi
Familjarët e kolonelit e presin të kthehet në vendlindje birin e tyre të vrarë jo në frontin e luftës por në errësirën e natës së 21 shtatorit të vitit 1998 në Tiranë.

Vendlindja e kolonelit e pret kthimin e eshtrat të bashkëvendësit të tij që të prehet në amshim në “prehrin” e vendlindjes.

Image result for kush eshte ahmet krasniqi

Kosova e lirë e kërkon që ta mbajë pranë luftëtarin e lirisë, kolonel Ahmet Krasniqin!
Është koha kur kolonel Ahmet Krasniqi duhet të kthehet në vendlindje, në atdhe.

Heshtja vrastare për kolonelin…

Po të mos ishin përkujtimet familjare, do të harrohej edhe dita e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit. Por familja ende e mban gjallë…

Image result for kush eshte ahmet krasniqi

Por pse kjo heshtje e rëndë, heshtje institucionale në Kosovë për Ahmet Krasniqin?! Një rrugë, madje një rrugë larg qendrës në Prishtinë mban emrin e Ahmet Krasniqit. Asgjë më shumë!
Derisa ishte gjallë presidentit Ibrahim Rugova organizoheshin akademi përkujtimore për kolonel Ahmet Krasniqin. Viteve të fundit as akademi të tilla nuk mbahen.

Image result for kush eshte ahmet krasniqi

A janë thënë të gjitha të vërtetat për kolonel Ahmet Krasniqin? Të gjitha të vërtetat për strategjinë e luftës së tij, për ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqin, për shqiptarin e vërtetë Ahmet Krasniqin?
A është thënë e gjithë e vërtet

 

nga libri im në proces “Lufta ime për Kosovën”)

Kategori
Uncategorized

Ku je fshehur Don?! – Nga Çim Peka.

lu

Analisti Çim Peka nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, ka ngritur disa pyetje pikante dhe të drejtpërdrejta për ambasadorin e SHBA-ve në Shqipëri Donald Lu. Thelbi i problematikës që ngre Peka është ajo që po habit gjithë opinionin shqiptar; heshtja e këtij ambasadori që nuk lë rast pa folur për praninë e krimit të organizuar në vendin tonë dhe për situatën e jashtëzakonshme kriminale të mbjelljes massive të kanabis Sativa, hesht…

Postimi i plotë i në Facebook:

Ku je fshehur Don?! Të paktën që nga fillimi i viteve 2000, qeveria dhe opozita kanë pritur me ankth Raportin Vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi kultivimin dhe trafikun e drogës. Raporti është konsideruar si dokumenti më serioz dhe i paanshëm, dhe rrjedhimisht është përdorur nga çdo qeveri si dëshmi e sukseseve në luften ndaj drogës, po ashtu edhe opozita ka e studiuar me pikë e presje për të gjetur vërejtjet.
Misioni policor amerikan ICITAP, ka qenë aq prezent në ndihmë, asistencë dhe kritikë ndaj Policisë së Shtetit, sa që edhe struktura e policisë rrugore nuk miratohej po të mos ishin ata dakort. Lëre më pastaj, gradimet, marrjen në punë, apo të tjera si këto.

Tashmë e gjithë kjo duket e kaluar. Vetëm në vitin e parë te mandatit socialist, u hoqën mbi 600 oficerë policie si dhe e gjithë kupola e Policisë së Shtetit. Asnjë fjalë nga ICITAP. Asnjë fjalë nga ambasada.

Te thuash se amerikanët në Tirane nuk e dinë se çfarë po ndodh me policinë e shtetit, kultivimin e drogës apo rolin e policisë është e kotë. Ata dinë më shumë, e me mirë e saktë se ne. Pyetja më e natyrshme që duhet të drejtohet sot, i duhet drejtuar ambasadorit Lu: çfare po ndodh zoti ambasador?
A nuk ishe ti ‘”babai i Reformës në Drejtësi’?
A nuk ishe ti që kërcënove deputetët që nuk votonin reformën?
A nuk je ti, i kudogjenduri, i kudo shprehuri, edhe për gjëra qe nuk kanë lidhje as me diplomacinë, as me marrëdhëniet midis dy vendeve?
Të gjthë po presin që ti të flasësh. Edhe kryeministri, ta la ty topin në derë.
Heshtja u hap rrugën shumë pikëpyetjeve dhe pse jo, edhe teorive konspirative.
Nëse nuk flet për drogën, atëherë hesht për gjithçka tjetër, edhe për reformën, edhe dekriminalizimin, edhe Al Kaponet shqiptarë, edhe për demokracinë, edhe për vlerat që perçon Amerika, kudo në botë…

Kategori
Uncategorized

Kryeministri Rama, “mushkonjat e droguara”, ambasadori amerikan dhe gjethja lakuriqe e kanabisit.

ramaaaa

Nga Dritan Laci

Ra prapë. Dhe për dreq pikërisht kur kryeministri po fliste gjithë pathos për sukseset në luftën kundër kanabis. Dhe për më dreq akoma, prapë një mushkonjë e droguar. Edhe pse qeveria thotë se e ka mbyllur me kohë fushatën e dezinfektimit nga ajri, duket se mushkonjat me helikë në qiellin e Shqipërisë, janë shumuar aq shumë, aq sa, sa herë kryeministri flet për mushkonja të ngarkuara me drogë në mendjet e droguara të opozitës, aq herë ato shfaqen zhurmshëm në ajër duke lëshuar zukatjen e radhës.

Pikërisht ashtu si ndodhi me Riformaton. Kur opozita fliste për avionë me drogë që ngarkoheshin në Shqipëri dhe zbrazeshin në Itali, kurse kryeministri Rama i quante mushkonja të droguara që pickojnë opozitën. Por që sa herë që Rama thotë janë mushkonja po aq herë për mallkimin e tij ato bien si bekim nga qielli në dosjen e kanabisit të opozitës që e ka kthyer në kauzën e saj më madhore denoncimin e përfshirjes së qeverisë në trafikun e lëndëve narkotike.

Ashtu sikurse sot kur një tjetër italian uli “mushkonjën” e tij në fushat e Ishmit. Edhe këtë radhë për dreq në një pistë të improvizuar 1.5 km të gjatë. Për rastësi ashtu si kolegu i tij Riformato edhe Guido po bënte një xhiro qiellore në bukuritë e rrethinave të Durrësit, aty ku jeshilllëku i pamatë i fushave me kanabis shkrihet me blunë e Adriatikut dhe nga ku për 1.30 min udhëtim mund të shijosh një drekë të rehatshme dhe sakaq të pasur me fibra me familjen në Itali.

Ku edhe këtë herë Rama edhe pse opozita ja tundi para syve foton e avionit të rënë vetëm pak metra larg fushave me kanabis, ju hakërrye kundërshtarëve të tij politikë me gjithë arsenalin e arrogancës duke u thënë: “Shkoni tundjani ambasadorit amerikan, jo mua”.

Tani nuk na ngelet vetëm të presim ambasadorin Lu të na shpjegojë se ç’lidhje ka me mushkonjat me helikë. Interesimit tim në sektorin e vektorëve në Institutin e Shëndetit Publik, që merren eksluzivisht me luftën kundër mushkonjave tigër dhe anofele më të përhapurat në Shqipëri, se çlidhje kishte ambasadori amerikan me mushkonjat me helikë që fluturojnë në lartësi të mëdha, këta të fundit mu përgjigjën me një ngritje koke në shenjë habie. Po kështu mu përgjigjën edhe në laboratorin e lëndëve narkotike. Askush nuk e njihte si specialist në departamentin ku punonte.

Tani përgjigjen duhet të na e japë ose ambasadori Lu ose vetë kryeministri. Që këtë herë avionin që ra në Ishëm duhet të gjejë gjethe më madhësi tropikale që ta mbulojë, pasi nuk ka fushatë dezinfektimi që ta shpartallojë nga qielli i Shqipërisë, aq shumë sa është shumuar

Kategori
Uncategorized

VIDEO / Artan Hoxha: Në celularët e sekuestruar kam fakte që inkriminojnë Ramën dhe ekzekutime të punonjësve të policisë

e1908f95-71f1-458b-a838-3e8ad6810260_w640_r1_sGazetari investigativ Artan Hoxha gjatë një deklarate në media ka thënë se Prokuroria i sekuestri dy telefona celularë për shkak se dëshmoi live në emision një sekret hetimor.

Ai i bën thirrje prokurorëve të mos gërmojnë në celularët e tij sepse aty përfshihen afera korruptive të zyrtarëve të lartë duke filluar që nga kryeministri e poshtë si dhe ekzekutime të punonjësve të policisë.

 

I qëndroj asaj që thashë dje. Madje unë informacionin që pata nuk e dhashë dot në televizionin ku punoj, por në një televizion tjetër. Kur ka mbaruar emisioni dje, mendova se si do t’i sqaroja drejtuesit e televizionit ku punoj. E t’i thoja, unë tani e mora këtë informacion.

Mua mu sekuestruan 2 celularët. Njëri është celulari privat. Dhe tjetri është pronë e “News24”, dhe unë e përdor prej 15 vitesh. Dhe e përdor edhe redaksia për qëllim të punës. Nuk e shoh me vend dhe normale që një gazetari t’i hiqen mjetet e punës. I kam bërë me dije prokurorit që dy celularët i kam dorëzuar të fikur. Këto telefona kanë edhe arkiv.

Kam materiale me video dhe audio që akoma nuk i kam publikuar. U bëj thirrje që mos të gërmojnë aty. Nëse i hapin aty do të gjejnë gjëra komprometuese, nga Kryeministri e poshtë. Bëhet fjalë për afera, përfshirje në aktivitete të paligjshme të zyrtareve të administratës, kontakte me botën e krimit. Plus edhe gjëra të mia private.

Aty ka materiale për Skerdilajd Konomin, apo që kanë të bëjë me ekzekutime të punonjësve të policisë. Nuk është hera e parë, janë me dhjetëra raste që unë kam bashkëpunuar me Prokurorinë për ngjarje të rënda kriminale.

Kam materiale që kanë të bëjnë me ngjarje të rëndësishme. Në rastin konkret ne jemi në një betejë me krimin me të paligjshmen. Në vend që të raportonim sot çfarë ndodh me pilotin italian, ne merremi me sa çfarë ka ndodhur me gazetarin dhe çfarë ndodhet pas saj.

Mua nuk më duhen fare deklaratat politike. Vetëm në muajin gusht ka 2 deklarata të PD në mbështetje të punës time e falënderoj. Herë më kanë mbrojtur, herë më kanë sharë, por puna ime nuk matet me këtë, por me vlerësimin e publikut.

Në atë celular do të gjejnë një rast për të cilin unë nuk kam bërë asnjëherë kallëzim, dhe që do të shkojë deri në hetuesit më të lartë. Bëhet fjalë për një aferë korruptive ku përfshihen drejtuesit më të lartë. Kërkoj që kjo të mos përsëritet më.

Pasi është ndërhyrë në memorie dhe janë marrë materiale të tjera. Në ato celularë ka materiale të një gazetari që merret me investigime në këtë vend.Ato materiale i shërbejnë punës së gazetarit. Jo çdo gjë duhet ta nxjerrim në çdo momenti, duhet kohë”. ka thënë Artan Hoxha në News 24.

 

 

 

Kategori
Uncategorized

Videoja/ Ja informatori i Artan Hoxhës, që u ekzekutua në Devoll.


Videoja/ Ja informatori i Artan Hoxhës, që u ekzekutua në Devoll

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer në “Opinion” se një informator i tij në fshatin Koshnicë të Devollit, që e pati ndihmuar të hynte te parcelat e kanabisit është ekzekutuar me plumb pas koke, tre muaj pasi publikoi rrëfimin e tij në News24.

Hoxha tregon momentin kur informatori i tha se ndihej i frikësuar, pasi nëse e shihnin me gazetarin me dylbi nga lart, do ta njihnin dhe do ta ekzekutonin.

Hoxha publikoi videon ku informatori e shoqëron në parcela, duke shfaqur për herë të parë fytyrën dhe emrin e tij. Informatori i Hoxhës duket teksa e shoqëron gazetarin në parcelat e mbjella me kanabis të fshatit të tij, dhe rrëfyer se si zhvillohet aktiviteti ilegal në këtë zonë.

Gazetari thotë se vrasja e informatorit të tij edhe sot e kësaj dite, nuk është zbuluar, ndonëse pasi publikoi historinë, policia ndërhyri dhe e asgjesoi kanabisin.

“Gjatë vitit të kaluar ka qënë kjo situatë që është sot. Pas fushatës anti-kanabis u bë një konferencë. U dhanë disa shifra të policisë së shtetit, një shifër e madhe 99.2 përqind e sipërfaqes së identifikuar. Unë shkova në Devoll, në një fshat që nuk është shquar për mbjellje. Kishim dyshime për bashkëpunim me oficerë të policisë. Kisha dy informatorë që më ndihmuan të shkoja në parcela. Unë shkova me kamera standarte. Fiks tre muaj pasi hymë në këtë zonë, për shkak të konflikteve që janë në këtë zonë, personi në fjalë ishte i trembur që të më bashkëngjitej sepse mendonte që do ta vëzhgonin em dylbi nga lart. Për fat të keq, tre muaj më mbrapa në 19 Dhjetor, ky person është rrëmbyer në banesën e vet, është goditur me plumb pas koke dhe u hodh në kanal. Deri më sot kjo vrasje nuk është zbuluar. I vrari ishte personazh me lidhje të botës së trafikut. Nëse ai do të jetonte unë nuk do ta publikoja videon me fytyrën e tij”.- deklaroi Hoxha.

Informatori i Hoxhës quhej Jani Kollçinaku, ose ndryshe “Landi i Mirasit”, banues në Miras të Devollit. “Landi i Mirasit”, i njohur për lidhjet e tij me narkotrafikun u gjet i vrarë mëngjesin e 20 dhjetorit 2015 në krah të rrugës Korçë-Devoll shumë larg banesës së tij, i qëlluar me një plumb në kokë. Çka ngriti dyshimin te policia se viktima është rrëmbyer dhe më pas ekzekutuar disa kilometra larg banesës së tij.

vrasja e informatorit

INVESTIGIMI I HOXHES

Në fakt, në muajin shtator 2015, menjëherë pas publikimit të parcelave të hashashit nga Artan Hoxha, vetë gazetari dhe operatori janë kërcënuar me një mesazh telefonik. Një mesazh kërcënues ka mbërritur në redaksinë e “News 24”, drejtuar gazetarëve të këtij televizioni. Mesazhi kërcënues mbërriti në një nga telefonat celularë të redaksisë dhe numri i takonte shtetit të Holandës. Ky kërcënim i drejtohej gazetarit Artan Hoxha dhe operatorit Ervin Daja, të cilët realizuan një reportazh në parcelat me hashash të pakorrur në Devoll. Në tekstin e mesazhit thuhej: ‘Për spektaklin që keni bërë me djersën dhe gjakun tonë do paguani me kokë. Çdo rrënjë dhe cent që na çuat dëm, do ta paguani. Faturën do ta paguajnë familjet dhe fëmijët tuaj. Do shihemi shumë shpejt, përshëndetje nga Holanda’. Mesazhi shkruhej nga numri 0031 615 538 xxx dhe për të redaksia njoftoi edhe policinë.

Kategori
Uncategorized

“Clinton është helmuar, ka vdekur dhe ne shohim sozinë e saj”.

Polmonit? Po apo jo? Është kjo pyetja që po mban me frymën pezull të gjithë Amerikën këto ditë. Një mori lajmesh del në publik që nga dita kur zyrtarisht kandidatja demokrate u diagnostikua me polmonit pas gjendjes së të fikëtit në ceremoninë e kujtimit të viktimave të kullave binjake. Pas kësaj Hillari Klinton është mbyllur sërish në vorbullën e lajmeve të vitit 2012 kur një problem intensinal e detyroi të anulojë vizitën në Marok. Por këtë herë në publik duket se ka një shqetësim edhe më të madh. Për më tepër që teoritë konspirative po “çmenden” rreth kësaj historie.

Në momentet e para pas ngjarjes stafi i kandidates demokrate foli për një goditje nga nxehtësia për të justifikuar sëmundjen e kandidates demokrate për presidencën ndërsa më pas u zyrtarizua versioni i polmonitit. Sigurisht që në ueb ishin të shumtë ata që nuk e besuan në asnjë moment versionin zyrtar duke proshur një sërë teorish, shpjegimesh dhe justifikimesh që shkojnë më tej se çdo e dhënë zyrtare.

Hillary ka vdekur

“Hillari ka vdekur kohë më parë. Ajo që shohim në TV është vetëm një sozi. Ky ishte shpjegimi i pjesës më të madhe të përdoruesve të Tëitter pasi një përdorues nga Teksas nxori një sërë provash në favor të teorisë së tij me hashtagët #HillarysBodyDouble dhe #HillaryHealth. Edhe përdoruesit e tjerë të i janë përgjigjur menjëherë masivisht kësaj teorie me komente aprovuese ose kundërshtuese apo edhe ironike.

Shohim vetëm një sozi nga viti 2012

Image result for hillary clinton sosia

“Shikoni Hillarin në një foto të vitit 2012 dhe në një foto aktuale. Nuk është ajo. Nuk ka të njëjtën hundë, rrudhat në fytyrë janë të ndryshme” – shkruan një faqe e quajtur “Gjithmonë Trump” që orë pas ore vetëm publikonte të ashtuquajturat prova në favor të sëmundjes së Hillary apo edhe të një sozie të saj në publik. Historia e polmonitit nuk bëhet fjalë të zihet në gojë.

Ka Parkinson

“I dridhen gishtat. Është një problem neurologjik… Ka parkinson.” Kjo është një tjetër teori e komplotistëve të pakënaqur me shpjegimin zyrtar.

Image result for hillary clinton sosia

Clinton është helmuar

Ka edhe nga ata që janë gati të betohen se bëhet fjalë për diçka tjetër. Helmim të saj. Kjo është një hipotezë deri tani e pabazuar në asnjë “provë”, por e mbështetur fort nga mjeku nigerian Bennet Omalu.

“I këshilloj ata që rrinë pranë Clinton që të bëjnë menjëherë analizat toksike të saj. Ka mundësi që ajo të jetë helmuar” – shkroi mjeku në 11 shtator pak orë pasi ish-sekretarja e shtetit u detyrua të pranonte se kishte polmonit.

Nuk kam besim te Putin e Trump. Me këta të dy gjithçka është e mundur” –shkroi mjeku në një tjetër tëeet. Ai është shtetas amerikan që nga viti 2015 dhe në profesion është neuropatologu që ka zbuluar CTE (encefalopatia kronike traumatike) një sëmundje e trurit pas goditjeve në kokë. Ai e zbuloi këtë në një ish-futbollist amerikan duke arritur të bindë Ligën Kombëtare të Futbollit Amerikan të përballet me sëmundjen që vuajnë shumë ish-lojtarë.

Çfarë thotë Clinton

“I nënvlerësoha këshillat e mjekëve mbi polmonitin tim. Për këtë u sëmura. Tani do të më duhet të pushoj për pak ditë” – tha vetë Clinton në mikrofonin e CNN. “Tani jam mirë” tha ajo duke dashur të mbyllë polemikat që nuk do të mbyllen asnjëherë. Hillary, tashmë është heroina e rrjeteve sociale. A do ta shfrutëzojë këtë vëmendje mediatike apo edhe kjo ka mundësi t’i kthehet kundër? /përgatiti lapsi.al/

Kategori
Uncategorized

E vërteta e tritolit në makinën para Kryeministrisë!”

 

Gysi i Ramës tek tritoli ndaj Dervishit në Kryeministri.

Në dhjetor të vitit 2013, makina tip Peugeot në pronësi të ish-Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi u konstatua se kishte lëndë plasëse në pjesën e poshtme. Rasti u zbulua përpara godinës së Kryeministrisë, kur Besnik Dervishi po shkonte të takonte Kryeministrin Edi Rama. Gardisti i Kryeministrisë që kontrolloi automjetin.

Sipas gardistit, makina nuk ishte në pronësi të Besnik Dervishit, por të drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri, Ergys Hoxha. Por, emri i këtij të fundit nuk u përmend në procesverbalet e hetimit. “Gardisti dixhital denoncon Mashtrimin publik që Rama dhe Tahiri bënë për tritolin në të ndenjurat e Besnik Dervishit! Makina që publikut iu paraqit si e Besnik Dervishit, nuk kishte asnjë lidhje me Dervishin, por ishte e drejtorit të Antikorrupsionit, njeriut të vizave të Edi Ramës, Ergys Hoxhës. Ndëshkimi i gardistit që me shkrim njoftoi të vërtetën për pronësinë e veturës dhe kërcënimet që ai të hiqte dorë nga dëshmia e tij” shkruan Berisha në postimin e tij.

Denoncimi i plotë i Gardistit:

“Jam një gazetar me banim në Suedi, pjesë e Reporters Without Borders në Suedi dhe pak ditë mora këtë e-mail, të cilin paditësi nuk dëshironte t’ua dërgonte vetë direkt, por ndërmjet meje për arsye moszbulimi të mundshëm të adreses IP të e-mail-it dhe adresës së banesës nga kundërshtarët tuaj politikë apo të prekurit nga ky e-mail.
Përshëndetje! Unë që po ju shkruaj quhem Zamir Brahimi. Ish-efektiv i Gardës së Republikës për periudhën prill 2011-qershor 2014 në pozicion si përgjegjës sigurie për aktivitetet e kryetares së Kuvendit, nga korriku 2013 përgjegjës sigurie pranë godinës së Kryeministrisë (ruajtje e jashtme).
E-mail-i konstaton në një ngjarje për mua të rëndësisë së veçantë dhe mendova ta ndaj me Ju duke pasur bindjen dhe besimin e plotë se do të marrë vëmendjen e duhur nga ana juaj për të kërkuar me të detaje dhe vënë para përgjegjësisë ‘kompozuesit’ e këtij skandali.
Më lejoni të futem në detaje pa u zgjatur.
Më 13.12.2013 (siç edhe jeni në dijeni) në ambientet e jashtme të Kryeministrisë gjatë kryerjes së shërbimit në orën 08:40 pas kontrollit rutinë konstatova dhe ndalova një makinë të dyshuar me lëndë plasëse, e cila pas verifikimeve të kryera nga ekspertët u vërtetua se mjeti kishte lëndë plasëse C4 të lidhur me telefon. Grupi i xhenierëve më pas kreu edhe neutralizimin e lëndës plasëse.
Siç u publika në mediat vizive dhe të shkruara makina i përkiste ish-Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, informacion i pavërtetë dhe i servirur nga Policia e Shtetit me tendencën për të fshehur të vërtetën, e cila është se makina e tipit ‘Peugeot’ me targë TR 5066 N përdorej nga vetë drejtori i Antikorrupsionit pranë Kryeministrit, z. Ergys Hoxha. Lidhur me lëvizjet hyrëse-dalëse të mjetit në fjalë ekzistonte një urdhër lejimi nga ana e Sek. të Përgjith., z. Engjëll Agasi. Gjithashtu gjurmë të lëvizjeve të makinës në fjalë gjenden edhe librat e hyrje-daljeve të mbajtur dhe protokolluar nga Garda e Republikës.
Veprimet e mia që nga momenti i evidentimit të lëndës plasëse në makinë janë si më poshtë, kronologjia:
1- Lajmërimi i lëndës operative të GRSH.
2- Krijimi i perimetrit të sigurisë.
3- Vendosja e rojeve siç e parashikon plani i emergjencave për të tilla raste.
I pari në vendngjarje ishte min. Tahiri (kjo vërtetohet edhe me pamjet filmike të mediave), i cili mori dhe drejtimin e operacionit në fjalë. Ministri solli në vendngjarje forcat xheniere, por jo ambulancat dhe zjarrfikëset (siç e parashikon rregullorja për rastet e emergjencave). Sakaq nuk u lejua evakuimi i Kryeministrisë, po prapë me urdhër të ministrit në funksionin e drejtuesit të operacionit njëkohësisht.
Po të njëjtën ditë, rreth orës 13:15 jam paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë për të dhënë deklaratën time lidhur me ngjarjen në fjalë. Para se të futem në zyrat e Drejtorisë së Policisë jam ndaluar nga vetë z. Ergys Hoxha, i cili më ka thënë shprehimisht: Mos guxo të përmendësh emrin tim.
Nuk i jam përgjigjur, por kam vijuar rrugën për në zyrat në fjalë. Në deklaratën e kryer në prani të oficerëve të Policisë Gjyqësore kam përmendur edhe zotërinë në fjalë, pasi doja t’i përmbahesha vetëm të vërtetës.
Kur u paraqita në Prokurorinë e Krimeve të Rënda u njoha me deklaratën, të cilën kisha dhënë pak muaj më parë për OPGJ. Aty mësova se emri i z. Hoxha ishte hequr dhe si rrjedhojë nuk ishte pjesë e hetimit. Veprim, i cili ndryshoi rrjedhën e hetimeve dhe komplet të ngjarjes.
Do të doja të nënvizoj edhe një fakt tjetër. Më datë 15.12.2013, rreth orës 21:30 në ambientet e jashtme të Kryeministrisë është paraqitur z. Gani Hoxha (siç më vonë mësova se quhej) i cili më ka thënë: Jam MIK i ministrit dhe Komandantit të Gardës, ke bërë një gabim, i cili s’do të të kushtojë vetëm uniformën.
Menjëherë kam mbajt raport për ngjarjen dhe kam lajmëruar forcat e policisë.
Gani Hoxha u shoqërua në ambientet e Rajonit Nr. 1 edhe u la i lirë pas pak orësh. Ndërkohë raporti im i shërbimit u injorua totalisht dhe nuk u analizua apo hetuar kurrë, për të bërë lidhje me ngjarjen dhe personin.
Si rezultat i “paprekshmërisë” (siç unë mendoj) personi Gani Hoxha paraqitet përsëri në ambientet e jashtme të Kryeministrisë dhe thotë: Do të takohemi pasi të të heq uniformën se tani e di se jam Mik i Ministrit.
Kam kryer raportin e shërbimit dhe këtë herë kisha edhe kolegët dëshmitarë, të cilët firmosën dhe raportuan, por përsëri u injorua edhe kjo ngjarje. Kam kërkuar edhe ndihmën e policisë pasi bëhej fjalë për ngjarje të përsëritur nga i njëjti person, nuk kam marrë asnjë ndihmë.
Kam kërkuar shpjegim nga drejtues të analizës së GRSH se përse nuk ndiqet dhe më është thënë: Ndiqe privatisht, bëj ç’të duash se s’ka lidhje me ne.
Në muajin maj 2014 jam pezulluar pa arsye 1 muaj dhe në muajin qershor 2014 u lirova nga detyra për shkelje betimi. Informacion i dhënë me gojë dhe kurrë me dokumentet përkatëse apo shpjegimet përkatëse”.

Kategori
Uncategorized

Vetingu/ Ja gjyqtarët e prokurorët e komunizmit që largohen të parët.

Gykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, të gjitha nivelet e sistemit, të mbushur me hetues të kohës së diktaturës. Lustracioni i munguar gjatë tranzicionit 26-vjeçar mund të realizohet përmes reformës në drejtësi, që për ironi të fatit është drejtuar nga një ish-hetues i kohës së komunizmit, Fatmir Xhafaj

Janë me qindra gjyqtarë e prokurorë, të cilët kanë mbushur moshën 55 vjeç dhe kanë përvojë në sistemin e drejtësisë qysh në kohën e komunizmit. 27.al ka hulumtuar në jetëshkrimet (CV) e gjyqtarëve të rëndësishëm që dominojnë sistemin e aktual të drejtësisë dhe ka evidentuar se gjysma e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, kanë punuar si gjyqtarë apo hetues gjatë sistemit komunist. Përveç këtyre dy institucioneve, ndër më të rëndësishmet e sistemit të drejtësisë, në pjesën tjetër nëpër gjykata, e prokurori në Tiranë e në rrethe, janë me qindra prokurorë e gjyqtarë që kanë përvojë pune, kryesisht si hetues në sistemin komunist. Ata kanë vazhduar karrierën e tyre në sistemin e drejtësisë, pas vitit 1990, në varësi të lidhjeve që secili prej tyre ka patur me të majtën ose të djathtën. Shumë prej atyre që kanë punuar hetues në kohën e diktaturës kanë mbërritur deri në nivelin e kryetarit të Gjykatës Kushtetutese, të Gjykatës së Lartë apo edhe të Prokurorit të Përgjithshëm, pas viteve ’90.

Kushtetuta e re i përjashton nga sistemi

Ka një nen në kushtetutën e re pas miratimit të Reformës në Drejtësi, i cili i jep kësaj kategorie prokurorësh e gjyqtarësh, mundësinë të largohen nga sistemi i drejtësisë përmes dhënies së dorëheqjes por duke përfituar pension të plotë. Ky nen është një farë anmistie për këtë kategori që reforma në drejtësi tenton t’i largojë butë nga sistemi. Ata përfitojnë nga kjo anmisti, megjithëse kanë qeverisur këtë sistem të kalbur drejtësi për 26 vite dhe kanë njollën e madhe të përvojës së hetuesit në kohën e komunizmit.

Dihet tashmë aktiviteti kriminal i organit të hetuesisë në sistemin komunist dhe po kaq kriminal është edhe ngritja e një sistemi korrupsioni për 26 vjet, të cilin ne e kemi quajtur sistemi i drejtësisë.

Ata nuk mund të ishin pjesë e këtij sistemi pa bekimin e politikës, pasi dy palët në bashkëpunim me njëra-tjetrën, drejtësia dhe politika, e kanë gatuar këtë sistem korrupsioni, nga i cili Shqipëria është dënuar të jetë vendi më i varfër në Europë. Të dhënat për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese gjenden në faqet zyrtare të këtyre dy institucioneve.

Gjykata Kushtetuese

Vladimir Kristo, lindur më 25.04.1947 në Korçë. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1969. Nga viti 1969 deri në vitin 1983, ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Shkodër dhe në Tiranë dhe në vitet 1983-1992 ka qenë përgjegjës i Sektorit të Studimeve në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sokol Berberi, lindur më 07.01.1967 në Kajro. Pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë të UT-së, ka punuar pranë organeve të drejtësisë në Tepelenë.

Gani Dizdari, lindur më 30.04.1949, në Tropojë. Është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1972. Ka punuar si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tropojë, në periudhën 1973-1982, dhe si prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Departamenti Gjyqësor, në vitet 1982-1989. Nga viti 1989 ka qenë prokuror pranë Gjykatës së Kasacionit, dhe në periudhën 1995-1999 ka ushtruar detyrën e Zëvendës-Prokurorit të Përgjithshëm.

Besnik Imeraj, lindur më 6.12.1954, në Tiranë. Diplomuar për Drejtësi, në vitin 1977, në Universitetin e Tiranës. Në periudhën 1977-1991 ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Elbasan dhe Tiranë.

Gjykata e Lartë

Ardian Dvorani, Ka lindur në Korçë në 20 shkurt 1966. Në vitin 1988 është diplomuar jurist në Universitetin e Tiranës. Ka shërbyer si prokuror në Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Shkodër në periudhën 1988-1991.

Arjana Fullani, Ka lindur në Tiranë më 03 Shtator 1965. Eshtë diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 1987 me rezultate të shkëlqyera dhe në 2007 ka marrë titullin Master i Ligjeve (LLM). Znj. Fullani ka ushtruar funksionin e Prokurores pranë sektorit të Prokurorisë së Rrethit Tiranë në vitet 1987-1992

Tom Ndreca, Është diplomuar në vitin 1980, me titullin Jurist, pranë Universitetit të Tiranës në fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë. Z. Ndreca për një periudhë 4 vjeçare ka ushtruar detyrën e prokurorit gjyqsor dhe prokurorit të rrethit, pranë prokurorisë së rrethit Mirditë.

Mirela Fana (Gjylameti), lindur në vitin 1966 në Tiranë. Zj.Fana është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 1988. Zj. Fana ka ushtruar detyrën e hetueses pranë Hetuesisë së Rrethit të Mirditës, në periudhën 1988-1991.

Gjykatës, prokurorë e avokatë të kohës së komunizmit në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë

Të dhënat e mëposhtme janë marrë në një dokument zyrtarë i viteve të fundit, publikuar nga zyra e shtypit e presidencvës lidhur me kandidatët për të zënë vendet e mbetura bosh në Gjykatën e Lartë. Kandidatët janë gjyqtarë, prokurorë avokatë, pjesë e rëndësishme e sistmit gjatë tranzicionit. Nga lista e gjatë e kandidatëve kemi shkëputur disa prej tyre që në cv kanë vite angazhimi si hetues apo gjyqtarë në kohën e komunizimit.

Njoftimi

Drejtoria e Informimit Publik të Institucionit të Presidentit, në vijim të njoftimit mbi kriteret dhe standardet e sugjeruara nga grupi i punës së asistencës ligjore pranë Presidentit të Republikës, bën publike listën e plotë të aplikuesve për anëtarë të Gjykatës së Lartë:

Vangjel Kosta – Ish anëtar në Gjykatën e Lartë, Pedagog në Shkollën e Magjistraturës prej tetë vjetësh. Gjyqtar në gjykatën e durrësit nga vitit 1983-1991. Është akuzuar se ka marrë pjesë në gjyqe politike në kohëne diktaturës.

Martin Deda – Hetues në Prokurorinë e Rrethit Tiranë për dhjetë vjet, zv/kryetar gjykate i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për pesë vjet, ish anëtar i KLD-së, aktualisht gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Maringlen Rrapi – Hetues për njëzet e një vjet, prokuror për tre vjet, aktualisht noter prej njëmbëdhjetë vjetësh, autor tekstesh juridikë.

Roland Përmeti – Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë për katër vjet, hetues në Hetuesinë e Tiranës për shtatë vjet, avokat për shtatë vjet, Kryetar i Komisionit të Shërbimit Civil për pesë vjet

Skënder Demiraj – Prokuror për njëzet e nëntë vjet, aktualisht avokat.

Zamir Moçka (Stefani) – Hetues për dhjetë vjet, Gjyqtar për dymbëdhjetë vjet, aktualisht Drejtor i Drejtorisë Shërbimeve Juridike në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës

Lefter Jahaj – Gjyqtar prej 26 vjetësh, aktualisht Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej katërmbëdhjetë vjetësh.

Hanëme Bakija – Gjyqtare për shtatëmbëdhjetë vjet, aktualisht avokate prej katërmbëdhjetë vjetësh.

Fatmir Tartale – Hetues në Tiranë për gjashtëmbëdhjetë vjet, zëvendësdekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT për një vit, aktualisht pedagog në Universitetin Publik, në Akademinë e Policisë

Fatos Dervishi – Hetues për pesë vjet, ish-Zëvendësprokuror i Përgjithshëm, avokat në SHBA prej dhjetë vjetësh.

Bashkim Caka – Hetues në Hetuesinë e Rethit Lushnje për shtatë vjet, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, ish deputet, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej dy vjetësh, autor teksesh dhe artikujsh juridike.

Adnand Kosova – Hetues në Hetuesinë e Rrethit Korçë për pesë vjet, Drejtor i Prokurorisë së Rrethit Korçë për gjashtë vjet, Inspektor në Inspektoriatin e KLD-së për pesë vjet.

Artan Tabaku – Jurist prej njëzetekatër vjetësh, pesë vjet hetues në hetuesinë e Rrethit Elbasan, tre vjet Këshilltar Ligjor i Ministrit të Mbrojtjes, dy vjet Drejtor i Drejtorisë së Cilësisë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Privatizimit, aktualisht Drejtor në Drejtorinë Juridike, Burimet Njerëzore dhe Kërkimi Shkencor në KLD, ka marre tiutllin « Doktor i Shkencave Juridike », Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Artur Selmani – Hetues për shtatë vjet, prokuror prej pesëmbëdhjetë vjetësh, aktualisht Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, “Master” në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, ka botuar disa shkrime.

Listës së prokurorëve i shtohet patjetër edhe emrat e prokurorëve, Bilbil Mete, Kujtim Luli, Kasem Beriberi e shumë të tjerë. Ka prej tyre që nuk kanë lëvizur nga godina e prokurorisë së përgjtihshme prej 30 vitesh. Në se do të zbatohet rigorozisht reforma në drejtësi, shpejt do të përballemi me sëri dorëheqjesh të bujshme nga sistemi i drejtësisë, ndoshta atëherë do ti kemi edhe listëne saktë të emrave që do të jenë viktima të Vetingut.

Menjëherë pas pastrimit të sistemit të drejtësisë, jo vetëm nga hetuesit komunist por edhe nga prokurorët e gjyqtarët e korruptuar, rradhën e ka politika. I njëjti process vetingu do të përshkojë edhe klasën politike, atje ku ka hetues, të kohës së komunizmit. Njëri prej tyre, për ironi të fatit ëshët edhe drejtuesi i kësaj reform në drëjtësi. Është Fatmir Xhafaj i cili ka punuar për disa vite si hetues në hetuesinë komuniste.ekspress/

Kategori
Uncategorized

Rrjedhin emailet: Hillary Clinton nuk mund të ngjitet në podium.

clinton

Shëndeti i kandidates demokrate Hillary Clinton është në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve, pasi ajo u diagnostifikua zyrtarisht me pneumoni.Një email i Colin Powell, që ka rrjedhur dhe është publikuar nga faqja DCLeaks.com, përmendet senatori demokrat Sheldon Whitehouse që ka informuar një donator demokrat se shëndeti i Hillaryt është aq keq saqë ajo nuk mund të hedhë këmbët për t’u ngjitur në podium.

Në email thuhet gjithashtu se kandidatja demokrate nuk gëzon aspak shëndet të mirë. Ky email privat i Colin Powell është dërguar në 14 mars të vitit 2015, gjë që tregon se ky shqetësim është mbajtur i fshehtë prej më shumë se 1 viti.

Diskutimet për shëndetin e Clinton kanë forcuar akoma më tepër pozitat e rivalit të saj Donald Trump,  pasi stafi i këtij të fundit kishte paralajmëruar kohë më parë se Clinton nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Screen-Shot-2016-09-14-at-9.48.38-AM-1024x239

Kategori
Uncategorized

Pas zgjedhjeve, ja mesazhi i Shehut për popullit të Dibrës: U kërcënuat me bukën e gojës.

Sherefedi-Shehu-415x260

Kandidati demokrat, Sherefedin Shehu pas humbjes në zgjedhjet e zhvilluara ditën e dielë të 11 shtatorit, u ka drejtuar një mesazh të gjithë dibranëve pa përjashtim, ata që e votuan dhe ata që i thanë jo.

Ja mesazhi i Shehut për dibranët:

Dua t’ju shpreh sot mirënjohjen time të thellë, për mbështetjen, besimin  dhe optimizmin që më përcollët gjatë gjithë fushatës elektorale.

Unë e di se presioni ndaj jush ka qenë i madh. Gardianet e hashashit ju kërcënuan në mënyrë sistematike nën mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e vetë shefit të komisariatit.  Unë e dëgjova nga goja juaj, se e kishit të pamundur të mbillnit tokat tuaja apo të prisni dru në malet tuaja, se trafikantët e mbledhur në Dibër nuk ua lejonin një gjë të tillë.

Varfëria që u thellua në këto tre vjet e rriti tundimin e më të varfërve, e më të pamundurve për ta shitur votën sepse në fund të fundit kjo është filozofia e Edi Ramës, sa me i varfer populli, aq me më e lire vota.

E di se u kërcënuat me bukën e gojës, me ndihmën ekonomike, shumë prej jush jua hoqen atë, u kërcënuat me heqje KEMP-i, u larguat nga puna, u  shantazhuat për votën.

E di se kishte shumë prej jysh që nuk e pranuan shitjen e votës, por ditën e zgjedhjeve përmes kërcënimit, e madje duke u lënë në prag të derës rojet e hashashit me kallashnikov nuk dolën dot të votojnë .

Por përtej të gjitha, unë u jam thellësisht mirënjohës çdo njërit prej jush që më dha votën duke sfiduar krimin e bërë njësh me pushtetin, duke sfiduar kriminelët me uniformë policie, tundimin për shitjen e votës me shuma të majme parash, presionin e deputetëve të krimbur me paratë e korrupsionit.  Sepse ju votuat me mendje dhe zemër dhe unë do tu jem përjetë mirënjohës.

E kam thënë gjatë fushatës elektorale e dua sërish ta kujtoj se përtej të qenit të majtë apo të djathtë ne jemi dibranë dhe jam i bindur që shumë prej jush që për shkak të presionit, varfërisë apo shantazhit nuk më votuat mua, nuk do të jetë e largët dita që mençuria dibrane do të triumfojë e do t’i ktheni shumëfish Edi Ramës dhe bandës së tij fyerjen, dhunimin dhe përçimin që u bëri në këto zgjedhje.

Historia e ka treguar se ne demokratët jemi rikthyer gjithnjë e më të fortë pas dhunës, kërcënimit e vrasjeve që na kanë bërë. Sepse Zoti e desh që ne të jemi forca e lirisë e demokracisë dhe e zhvillimit.

Dhe unë sot jam më i bindur se kurrë se dibranët  do të rikthehen shpejt aty ku e kanë vendin në parajojë të  qendrës për vlerat e lirisë dhe demokracisë.

Kjo ishte një beteje të cilën unë e humba. Por siç thonë  librat e shenjtë :“Jo çdo e keqe vjen për keq!”

Qoftë ky fillimi i fundit të poshtërimit të shqiptareve duke u blerë votën, nderin dhe dinjitetin.

Unë do të vazhdoj të jem pranë jush dhe në çdo ditë të jetës time me aq sa kam mundësi do të mundohem të bej gjithçka për zhvillimin e Dibrës e një jete më të mirë për dibranët.

Kategori
Uncategorized

VIDEO/ “Pse kaq pak? Me r** shpie aq na dhanë”. Prova të tjera të blerjes së votave nga PS.

blerja e votes

Shtohen rastet e denoncimit të blerjes së votave nga Partia Socialiste në Dibër për zgjedhjet bashkiake që u fituan nga kandidati i majtë Muharrem Rama.

Emisioni investigativ “STOP” denoncoi sot prova të tjera që tregojnë skandalin e shitblerjes së votës. Gazetarët e “STOP”, përmes kamerave të fshehta kanë filmuar momentet kur sekseri paguan 20 mijë Lekë qytetarin për të votuar kandidatin e majtë Muharrem Rama.

Qytetari i pyet përse është paguar kaq pak, ndërsa sekseri i drejtohet duke i thënë se kaq kanë shpërndarë.

BISEDAT:

Sekseri- A i more lekët? Do na e japësh votën?

Qytetari- Po po, po pse aq pak?

Sekseri- Jam i sharë me rob shpie, për kokë të fëmijëve, aq na kanë dhënë. Edhe Rufës aq i kanë dhënë, edhe atij tjetrit aq i kanë dhënë, të gjithëve aq.

Qytetari- Po pse kshu, pse aq pak, nga 20 mijë lekë?

Sekseri- Ehh pra pyeti! Unë sa më kanë dhënë… jam i sharë…aq u kam dhënë.

Qytetari- Po shumë pak…

Sekseri- Për kokë të fëmijëve, unë po të bëj be për kokë të fëmijëve. I kanë rënë lapsit… Pse a jam në zor unë të marr lekët?

Ta q… nënën, I thanë “ta bëj gungën kur të dua”. Xhevit nuk ia dhanë lekët të shkretit, e turpëruan Xhevin. Unë i mora që të mos turpërohem me shokët, të mos i pres në besë shokët.

Qytetari- po qenkan legena mo…

Sekseri- Thuj Lules… thuaji, edhe nja 40 mijë lekë thuaji Lules, e duhet të iki… Edhe tí jap unë pastaj. Edhe t’i them atij unë. Po m’i dha mire, po ashtu… Merre Dulen në telefon dhe thuaji kështu kështu…

Qytetari- Po me këta të miat?

Sekseri- Po mirë, hajde në makinë merri aty edhe….

DHËNIA E LEKËVE

Qytetari- Sa ashtu janë si… Sa vota janë, sa parti janë?

Sekseri- Po ti shënoje te 1-shi.

Qytetari- Te njëshi?

Sekseri- A mirë, si shkuat? A mirë?

Qytetari- C’a të bëj tani?

Sekseri- Shko jepja Dules

Qytetari- heee…

Sekseri- Jo, jam vëzhgues. Jam këtu jashtë.

Qytetari- Të shkoj tí them edhe për ata të dy.

Sekseri- Urdhëro..?

Qytetari- Të shkoj t’í them edhe për Sinanin,  për ata të dy… edhe për ata… dy vota.

Sekseri- E ke numrin e Denis Miftarit?

Qytetari- Jo

Sekseri- Futi more lekët në cantë tani….

(Afrohet një person tjetër….)

Sekseri- O Ashim, o Ashim…

Ashimi- Po…

Sekseri- A e ke numrin e Denis Miftarit? T’ía coj me mesazh Maksit, se i ka letrat e hapura, t’í thotë Maksi si të duash, luaje bythën.

Qytetari- Në rregull. Po shife, se mos del ndonjë kafe tjetër, se t’i thyej hundët.

Sekseri- ku të shoh more?

Qytetari- Po ti shif more…

Sekseri- Ku të shoh? Po ti në qoftë se i mban, merr more, q… nënën, ore budall. Vetëm mos bjer në sy, se thonë njerëzit e Gencit, ku shkojnë.

Qytetari- Po c’ke more ti.Unë po e mora kafen, do bëj sikur shoqërohem me ata, por ti e di që…

Sekseri- Jo,jo, jo… se më prish punë mua, se e di që je njeri i imi ai… i kam thënë unë, kështu kështu ka bërë shkollën, i kam thënë për punë. Beni e di, se ti duhet të bësh gjasme për punë, mos bjer në sy. Ti merr lekë, por mos bjer në sy, se dalin më thonë pastaj: O Genc, po ti a bën fushatë kundër? A dëgjon? Ti merri, por vetëm mos të të shohë Shemsiu, se te gjithë e dijnë për ty.

stop-7

stop-6-1

stop-3-1

stop-4-2

Kategori
Uncategorized

Orizi plastik, rreziku më i fundit që vjen nga Kina.

nga AgroWeb/

Tre pjata me oriz plastik të prodhuar me patate dhe plastikë janë të barazvlefshme me një qese plastike.

Foto: Flickr Kina është një nga vendet më të mëdha në botë, popullësia në rritje e së cilit është transformuar në një problem të mirëfilltë ekonomik. Burimet ushqimore të këtij vendi janë të pamjaftueshme për të ofruar siguri për popullatën dhe kjo është arsyeja kryesore përse fenomeni i falcitetit dhe mashtrimit ushqimor është në majën më të lartë, duke rrezikuar jetët e të gjitha vendeve që kanë partneritet ekonomik me Kinën, përfshirë Shqipërinë. Në të shkuarën jemi përballur me një sërë lajmesh mbi produktet e rreme që vijnë nga Kina, por askujt nuk ia merrte mendja që në Kinë prodhohen ushqime të manipuluara që vetëm ushqime nuk mund të quhen. Kinezët janë profesionistë të vërtetë dhe pirateria e ushqimit në këtë vend ka arritur nivele alarmante duke vënë në rrezik shëndetin e njerezve jo vetëm në Kinë dhe në mbarë botën. Deri më tani janë identifikuar raste të makaronave të prodhuara me kimikate, mishit të derrit me baktere fosforishente, vezëve falso, hudhrave, qumështit me melaminë, arrave të mbushura me çimento, mishit të miut të maskuar si mish viçi, lëngut të frutave të shitur si verë dhe së fundmi por jo për nga rëndësia, orizit plastik. Orizi është pjesë e çdo gatimi në vendet Aziatike dhe konsumohet rregullisht çdo ditë. Nga Azia, orizi eksportohet në shumicën e vendeve perëndimore. Por tani rreziku i eksportit të orizit plastik në këto vende ka shkaktuar alarm dhe frikë. Raste të orizit plastik janë identifikuar në Indi, Indonezi, Vietnam dhe Singapor. Besohet që orizi plastik përmban materiale sintetike, vdekjeprurëse, dyll pishe dhe patate. Ai përzjehet me oriz natyral dhe është pothuajse e pamundur ta dallosh me sy të lirë. Por ama, nëse e gatuan, orizi plastik është i fortë, ndërsa supa mban era plastikë të djegur. Tre pjata me oriz plastik të prodhuar me patate dhe plastikë janë të barazvlefshme me një qese plastike. Pak kohë më parë, Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore publikoi raportin vjetor për rreziqet që i kanosen konsumatorit Evropian dhe orizi plastik ishte një prej syresh. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët Evropianë ngrejnë shqetësime të tilla. Në vitin 2013, Parliamenti Evropian kërkoi më shumë sqarime nga Komisioni Evropian në lidhje me parandalimin e hyrjes së orizit plastik në vendet e BE-së sipas legjislacionin në fuqi. Asokohe vetë Britania e Madhe theksoi rëndësinë e diskutimit dhe zbatimit të një mbrojtje më të madhe ligjore ndaj futjes së këtij orizi në territorin Evropian. Më 20 Shtator të vitit 2013, Komisioni Evropian raportoi që produktet e orizit me origjinë Kineze ishin të përfshira në Direktivën 2013/287/EU që theksonte se “produktet e orizit me origjinë nga Kina mund të lejohen në qarkullim, vetëm nëse shoqërohen me një raport analitik ku tregohet se nuk janë produkte të modifikuara gjenetikisht, dhe me një çertifikatë shëndetësore të lëshuar nga autoritetet kompetente Kineze ku tregohet se orizi është prodhuar, përpunuar, paketuar dhe transportuar në përputhje me praktikat e higjenës së lartë”. Ndonëse në dukje këto praktika janë të zbatueshme, Britania e Madhe dëshiron të rihapë një diskutim për të vlerësuar më mirë rreziqet që i kanosen BE-së si pasojë e “përfshirjes së një vendi të tretë” në tregtimin e një produkti të tillë. Ndërkohë, Rrjeti Ndërkombëtar për Sigurinë Ushqimore, ka marrë një sërë kërkesash nga vëndet anëtare në Azi për të hedhur dritë mbi lajmin e prezencës së orizit plastik në tregje dhe i ka kërkuar Kinës më shumë informacion. Kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë të tillë, ndonëse një vend Aziatik raportoi për një sëmundje të shkaktuar nga konsumimi i këtij orizi, edhe pse një gjë e tillë nuk u konfirmua. Të dhënat nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë tregojnë që shkëmbimet tregëtare me Kinën vitet e fundit pësuan një rritje të ndjeshme, duke e pozicionuar këtë vend si partnerin e dytë tregëtar të vendit. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, eksportet drejt vendit Aziatik arritën 909 milionë lek ndërsa importet arritën në vlerën e 12,152 milionë lekëve. Ndonëse tregëtia me këtë vend është orientuar më shumë drejt importeve të pajisjeve, pjesëve të këmbimit, tekstileve etj, rreziqet për prezencën e orizit plastik në vendin tonë janë të larta në një kohë kur mbrojtja ligjore ndaj fenomeneve të tilla lë shumë për të dëshiruar. /AgroWeb.org

Kategori
Uncategorized

Letra e panjohur: S’ka grekë në Athinë, e kanë pushtuar shqiptarët.

KËNGËT E SULJOTËVE

Fauvel, i cili ishte njëkohësisht dhe folklorist (pasi ai ka botuar një vëllim më vete me këngë të grekëve dhe shqiptarëve, shumë këngë dhe të suljotëve, si për Baoçarët, Xhavellat, Mosko-n etj.), kishte udhëtuar fillimthi në Athinë në vitin 1780, ku gjatë dy vjetëve u mor me eksplorimin e qytezave arkeologjike të antikitetit grek. Ky erudit dhe më pas një diplomat i spikatur, iu rikthye sërish Greqisë për të ndihmuar mikun e tij, kontin francez Choiseul-Gouffier, i cili ishte bërë ambasadori i mbretit francez në Portën e Lartë, në Stamboll. Kështu, Fauvel filloi të punonte në Athinë si “anëtar asocié” i “Institut de France”, çka i lejonte të kishte para dhe të bënte kërkimet e tij. Fillimisht ai u vendos në një kuvend të kapuçinëve. Por “Fushata e Egjiptit”, e lançuar nga gjenerali Bonaparte, i cili zbarkoi në Aleksandri e Kajro, solli burgosjen e tij nga turqit dhe dërgimin më pas në burgun e tmerrshëm të Stambollit (ku lindi Bubulina shqiptare), siç u dërgua dhe François Pouqueville, më pas konsull i Francës në Janinë. Por me rivendosjen e paqes, ata i përzunë nga Stambolli. Me t’u kthyer në Paris, Fauvel, i cili donte gjithnjë të vazhdonte kërkimet e tij arkeologjike, kërkoi të shkonte si konsull në Athinë dhe më në fund atë e dërguan si zëvendëskonsull. Ishte pikërisht kjo kohë kur në Greqi filluan të zbarkojnë disa arkeologë e shkrimtarë, siç ishte dhe Gerard de Nerval apo Chateaubriand, i cili u shoqërua nga Fauvel. Të tjerë historianë priti e përcolli Fauvel, madje shumë artistë, siç ishte dhe Louis Dupré, autori i portretit të Ali Pashës në liqenin e Butrintit. Madje me këtë rast, veç portreteve të familjes së Ali Pashës si dhe të suljotëve që takoi në Korfuz, Dupré pikturoi dhe vetë konsullin Fauvel. Por dhe Fauvel ishte një mjeshtër e vizatues i hollë, çka e ka treguar në pikturat e tij.

SHQIPTARËT/
LETRAT E PANJOHURA

Me fillimin e kryengritjes kundër pushtuesve turq, Fauvel na zbulon se të parët e shpërthimit të revolucionit grek ishin shqiptarët e Athinës (dhe jo arvanitasit e Hidrës dhe Specajt, me Bubulinën apo kapedanët e tjerë Miauli, Kondurioti, Tobazi, Kriezi etj). I frikësuar nga kaosi i madh në Athinë në prill të vitit 1821, kur 2000 shqiptarët e rrethinave kishin tashmë qytetin në dorë, dhe duke qenë se për nevoja të gërmimeve të tij arkeologjike e kishte mirë me guvernatorët turq, ai u largua shpejt në një ishull, në pritje të ngjarjeve. Në disa letra dërguar në këtë kohë, të cilat ruhen në departamentin e dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Francës, në Paris, ai na jep një tablo të panjohur më parë nga studiuesit tanë. “Nuk ka më athinas në qytet, – njoftonte ai Ministrinë e Jashtme franceze, – por dhe po të kishte, konsulli s’kishte ç’të bënte për ata. Shtëpitë janë djegur. Sot athinasit nuk janë më asgjë, por zotër janë të huajt, barbarët e maleve të Epirit. Ata janë shërbëtorë të devotshëm të despotit Gura, që është prijësi aktual i tyre. Ndër 100 banorë mund të ketë ndoshta një athinas. Janë ilirianët, epirotasit, që nuk e flasin gjuhën greke, dhe unë vdiqa këtu duke përsëritur të njëjtën gjë: në Paris duan ripërtëritjen e Greqisë dhe besojnë në këtë. Edhe tregtarët grekë e latinë e thonë këtë me klithmë. Elita e fisnikërisë së Europës së veriut vjen këtu në ndihmë të këtyre që pretendojnë se janë pasardhës të helenëve, duke u vrarë pa asnjë lloj rezultati, duke vdekur madje dhe urie. Nuk ka më komb në Athinë dhe ju s’mund ta mbroni konsullin tuaj. Ai nuk ju është më i nevojshëm për asgjë. Përse atëherë doni ta nisni përsëri në Athinë?…”

Turqit kishin sulmuar sërish Athinën dhe e kishin pushtuar, por muaj më vonë, shqiptarët kishin sulmuar sërish dhe i kishin larguar që andej. Në fakt, konsulli i Francës në Smirnë të Turqisë, konti Alex Beaurepaire, i kishte shkruar Fauvel-it që ai të ikte nga Zéa ku ishte fshehur dhe të shkonte përsëri në Athinë, në postin e tij, por në letrën e 22 shkurtit të vitit 1823, Fauvel i kthente përgjigje: “Jam i habitur, zoti konsull, që ju më këshilloni të kthehem në Athinë midis rebelëve. Po çfarë do të përfaqësoj atje dhe me kë do kem të bëj? Fshatarët që komandojnë atje, a njihen nga Franca? Ju më thoni se atje janë konsujt e tjerë, por ju duhet ta dini se ata janë disa lloj tregtarësh që përfitojnë në kurriz të grekëve. Madje dhe orenditë e francezëve i kanë ata. Tashmë gjithçka është blerë dhe ndodhet tek ata me qëllim që më pas të shitet përsëri. Ata janë të pandershëm dhe e njollosin flamurin e tyre. Nuk besoj se ministri do më urdhërojë të kthehem atje. Edhe atij do t’i shkruaj të njëjtën gjë si ty. Nuk mund të ketë konsull te rebelët, me të cilët qeveria jonë nuk ka asnjë lidhje. Kur qeveria greke të njihet, atëherë le të më dërgojnë me letra-kredenciale, ndryshe unë nuk shoh një mundësi tjetër…”
Në prill, qetësia e Athinës u prish akoma më shumë. Më pas mijëra fshatarë arvanitas përreth Athinës ishin bërë zotër të qytetit antik. Në gusht të atij viti, Fauvel ishte ende në mërgim, i fshehur, kur mori vesh se ishte dekoruar me Legjionin e Nderit.

Dihet që shqiptarët ishin vendosur në Greqi që në kohën bizantine, veçanërisht në Arta dhe ishujt, siç e dokumenton dhe historiani gjerman Carl Hopff në gjenealogjitë e familjeve të mëdha shqiptare që kishte gjetur në kishat e vjetra greke dhe që i kishte botuar në librin e tij Kronikat greko-romane të pabotuara e pak të njohura, që nisin që në vitet 1200 (botuar më 1873). Në shekullin XVII, ishte konsulli tjetër francez François Giraud që duke përshkruar jetën e Athinës më 1674, në “Relation sur de l’Attique”, ndër të tjera për shqiptarët e qytetit antik, shkruante: “Lidhur me shqiptarët, ata janë të paktë brenda qytetit, por të shumtë në rrethinat e Athinës. Gjithë fshatrat janë të banuara nga shqiptarët, të cilët kanë ardhur prej kohësh nga Shqipëria. Ata janë të fuqishëm dhe gazmorë, pavarësisht se ushqehen shumë keq, duke jetuar me bukë e me ujë, me djathë, prodhime qumështi e ullinj e që rrallë pinë verë, ku brenda një muaji veç një herë hanë mish. Janë në një mjerim të skajshëm dhe kohë më kohë në burgje, pasi s’kanë para të paguajnë haraçin. Më së fundi, turqit e grekët e Athinës dolën nga qyteti me nja 700 luftëtarë për të rrethuar shqiptarët, por ata u mbrojtën aq fort, sa ditën të tërhiqen drejt malit të Telo Vuni, ku filluan të bëjnë dredha duke luftuar me aq furi, sa shumë prej turqve e grekëve u plagosën dhe të tjerët më së fundi u kthyen në qytet. Thuhet se midis Moresë, Athinës, Tebës e Negropontes, gjenden 60.000 shqiptarë, të gjithë të lindur në halle, por të mirë në rast nevoje. Ata ecin shumë shpejt, çka dhe lloji i veshjes së tyre i ndihmon për këtë. Si veshje kanë një këmishë dhe një jelek të ngushtë, mëngët e të cilit shkojnë gjer në bërryla; kanë çorape të gjata si pantallona të ngushta dhe këmishën e mbajnë jashtë. Jelekët i kanë në ngjyrë të bardhë, me një lloj cohe të bardhë që kushton shumë lirë, dhe mbajnë një kapele të bardhë. Kur shqiptarët bëjnë dasmë, festa e tyre bëhet gjatë tetë ditëve me tambura e fyej dhe kur marrin nusen në shtëpi, e marrin mbi kalë, të mbuluar me një shami fare të çelët. Edhe kur martohet, të gjithë shqiptarët shkojnë e puthin në ballë, edhe pse ajo është e mbuluar nga vello, dhe në një pjatë ata hedhin disa monedha…”
Duke iu rikthyer edhe njëherë konsullit Fauvel, le të kujtojmë dhe kohën kur në vitin 1806 ai bëhej gati të dërgonte një mori antikitetesh me një anije për në Francë, por guvernatori turk i Athinës e pengonte, meqë ishte lordi britanik Elgin që kishte ndërhyrë pranë tij në mënyrë që ato t’i merrte Anglia. Atëherë Fauvel iu drejtua konsullit të Janinës François Pouqueville, i cili meqë atë kohë kishte raporte mjaft të mira me Ali Pashën, mund ta ndihmonte në këtë drejtim. Dhe Pouqueville i kërkoi Aliut ta ndihmonte, i cili nuk mungoi t’i dërgonte një ferman guvernatorit të Athinës që konsullin Fauvel ta linte të lirë në punën e tij. Kështu, një anije u ngarkua me statuja e kapitele, meqë pashai i Janinës donte t’ia bënte dhuratë Napoleon Bonapartit, por më pas, askush nuk e mori vesh se ku përfunduan antikitetet që ishin nisur për Bonapartin e famshëm… Me siguri kishin përfunduar në duart e anglezëve. Greqia ende nuk po e gëzonte lirinë e saj të sapofituar, fryt i një lufte të përgjakshme e të përbashkët të grekëve e shqiptarëve. Ja pse historia duhet të jetë një mësonjëse e madhe…

Kategori
Uncategorized

Të godasësh Lulëzim Bashën, pjesë e “Operacionit Peshkopia”.

zheji-basha

Nga Artur Zheji

Në mënyrë të sinqertë ose jo, u shtuan këto orë zërat kundër Lulëzim Bashës, kryetari i PD. Sigurisht në “popullin e gjerë të djathtë”, ka nga ata që e duan dhe nga ata që nuk e duan Bashën.

Gjëja më ë thjeshtë sot, është ti kërkosh llogari Lulit, se ku i ka ai grupet me lekë, ku i ka sot Luli të fortët, ku i ka sot Luli votat që i rrëmbeu në Dibër, Partia Socialiste. Luli nuk ka asnjë nga këto ekuacione në dorë. Sepse e tillë është struktura e shoqërisë shqiptare.

Të fortët ndjekin paranë e pushtetit, si peshkaqeni vazhdën e gjakut. Grupet me lekë, që dje lëpisheshin te zyrat e PD apo të zyrat e qeverisë së PD, sot janë të orientuar në zyra të tjera, gjithmonë të qeverisë. Kësaj rradhe me ngjyrë tjetër politike. Po paraja ka dhe njeh vetëm ngjyrën e parasë, aty ku ajo shumëfishohet si larvat. Afër ujrave të ngrohta të pushtetit edhe ato.

Dhe meqë nuk pati programe, nuk pati projekte dhe as bilance, pati natyrshëm nga pala më e fortë, oferta më të forta, të të gjitha llojeve sigurisht.

Dhe ky nuk është as krimi dhe as paaftësia e Lulëzim Bashës. Të paktën në këtë rast.

Kjo është vetëm të realizosh, me ose pa dashje, segmentin e fundit të “Operacionit Peshkopia”, Goditjen e Liderit të Opozitës, duke e konsideruar atë të paaftë, të pazoti, e të tjera e të tjera si këto.

Argumenta këto që shërbejnë si një Alibi perfekte, për masakrën e Dibrës dhe “Operacionin Peshkopia”, të kryeministrit me shokët e tij.

Operacion i përsosur padyshim, sidomos në segmentin e tronditjes së besimit, të besimpakëve të PD dhe ata që sillen rrotull saj./360 gradë.al/

Kategori
Uncategorized

BASHA DUHET TË NDALË MODELIN E ‘MJAFT’-it NË PD.

sokrat2Blog-Autor: Sokrat Turtulli

Nuk e mora vesh kurre se pse duhej te ishte gjithe ajo”ushtri” e derguar nga PD-ja ne Diber. Per te ruajtur voten?!. E bene dot kete? E ruajten, apo e rruajten?!

-Akoma se keni kuptuar se nuk mund te shkosh kurre me ushtri ne nje zone te panjohur, pasi vetem deshtim do pesosh?- Akoma se keni kuptuar se partia funksionon 24-ore ne dite dhe jo vetem nje muaj qe eshte periudha e zgjedhjeve?- Akoma se keni kuptuar se demokratet e vertete nuk shiten apo blihen dhe nuk kane nevoje per stimul?- Po si mund te dergosh kete ushtri kaq te madhe ne nje fushbeteje qe e ke fituar gjithmone?-Po si mund te dergosh atje ushtare per te ruajtur voten ne nje kohe qe keta nuk e kane bere ne zonat e tyre ku jane, por jane te mbuluar nga humbja?- Pse nuk e bene keta ate pune qe “Fiksi” e beri me dy vete? Nuk kishin mundesi, apo nuk kishin materiale pergjuese dhe filmuese? U kapen ketu, u kapen atje dhe ne fund i dorezohen “Fiksit” qe nje zot e di pse e publikoi duke iu bere nje te “keqe”te vogel atyre qe i ushqejne.

-Ata atje vajten per te ndihmuar Sherefedin Shehu, apo per t”u bere xhiro lokaleve dhe per te deklaruar fitoren dy jave para mbarimit te procesit?-

-Nuk e kuptoj se si nje demokrat nga Gjirokastra apo nga Korca do ti mbushte mendjen nje Dibrani per te votuar per PD-ne?- A i njihnin keta kush eshte demokrat dhe kush socialist ne zone qe me pas te punonin per t’ju mbush mendjen nga ta hidhnin voten?

-A ka bere zgjedhje PD-ja ne Diber per strukturen e saj?- A jane zgjedhur ata qe deshen demokratet apo u zgjodhen ata qe u rekomanduan nga lart? Derisa ne struktura do zgjidhen persona pa kontribut, por me lidhje tarafesh, klanesh, shokesh, dashnoresh, keshtu ka per te vazhduar. Demokratet kane nevoje per demokratet qe njohin zonen dhe funksionimin e partise. Qe njohin njerezit dhe jo qe te njihen prej tyre me gisht.

– U terbova dje kur shikoja me ze dhe figure shit-blerjen e votes nga socialistet ne Diber, dhe ne cast ia futa me grusht vetes per te erdhur ne vete kur kujtova se kjo shit-blerje vote eshte bere edhe brenda strukturave te partise neper dege dhe biles ne shuma me te medha. Kur e ben nje “demokrat” brenda partise se tij, cfare pret nga nje socialist apo LSI-st i konvertuar ne demokrat?!

Basha duhet ti therrasi mendjes. Basha duhet ti ngreje nga karrigia e selfieve keta demokrat te rilindur qe nuk dijne te bejne gje tjeter vecse”share”statuseve te tij dhe ti ul me kembe ne toke duke iu kerkuar bashkpunim me kontribuesit e vjeter te PD-se. Ata nuk dijne si punohet, ata nuk dijne si flitet dhe behet per vete nje votues i lekundur, ata nuk dijne sa vlere dhe peshe ka nje vote e vetme, ata nuk e dijne dhe nuk kane si ta dijne kur deren dhe seline e PD-se e kane pare ne vitin 2016…

-Basha nuk ka nevoje per “Mjaft” te ri ne PD. Dhe nese e ushqen, e mban prane vetes,e promovon, i jep pushtet, eshte e sigurt qe pushteti i tij dhe i joni do jete shume larg.

Basha duhet te ngreje ne kembe te gjithe demokratet dhe ti pajise ata me KOSORE per te shkuar vete ne cdo parcele hashashi ne te gjithe Shqiperine. Duhet ta bej tani dhe te mos merret me Dibren nese nuk do qe te humbasi Shqiperine. Nese hektaret me hashash do vazhdojne te prodhojne pare krimi, ne kete vend nuk do kete kurre vote te lire! Nuk duhet pritur me nga policia, pasi sic me tha dikush qe njeh fushen dhe parcelat me hashash, ato qe jep tv si shkaterrim dhe prerje nga policia te rrenjeve te hashashit, jane parcela qe jane caktuar qe me pare nga trafikantet per tu asgjesuar dhe bere show-n. Parcelat e verteta nuk jane prekur. Ato vazhdojne te gelojne arome krimi…

Kategori
Uncategorized

Me shume se kurre ndihet mungesa e jote Azem Hajdari.

Idealistet nuk i bejne llogarite me parate!

Se nese llogarit nuk je idealist!

Une mund te besoj se drejtoresha e tatimeve mund te kete patur nje rroge me te madhe dikur ( zyrtarisht, se realisht nuk e besoj se ka futur ne xhep me shume para se sot), por kurrsesi qe eshte idealiste!
* * *
Me shume se kurre ndjehet mungesa jote Azem Hajdari!
* * *
Ne kete bote rolet ishin ndare:

Aktoret lozin ne skene e njerezit ne jete!

Por…sot …ka njerez ne skene dhe aktore ne jete!
* * *
Ripublikim!
PD ka bere opozite me disa njerez dhe ka qeverisur me ca te tjere!
U ka dhene lemoshe (informative) ca mediave ne opozite dhe miliona (leke) ca mediave te tjera ne pushtet!
* * *
Hera e pare qe i besoj nje deputeti (Ndoka) : nese ne parlament do te praktikohej doreheqja e njerezve te denuar nga gjykatat, ne salle do mbeteshin vetem 75 deputete!!! ( I bie qe 65 deputete te jene te denuar nga gjykatat)!!!
* * *
Basha perpara se t’i kerkoje popullit t’i shkoje pas, duhet te kerkoje se pari te braktise injorantet qe e rrethojne (se pas tyre nuk shkon askush) dhe te angazhoje te mencurit e te kulturuarit dhe, se dyti, te investohet ne mediat e djathta, (qe jane per t’u qare hallin nga indiferenca “shekullore” e PD-se ndaj tyre) e jo ne kamaleonet mediatike!
* * *
Lexhendari Enver Hoxha – lexova diku…!
* * *
Grupi me i madh parlamentar do te krijohet se shpejti ne burgjet e vendit! Sikur te kishte “burgje” edhe per injorancen, ne sallen e Parlamentit do mbeteshin apo jo nja 10 deputete…!
* * *
Fjala “dekriminalizim¨” eshte e do mbetet nje metafore politike perderisa deputetet zgjidhen nga Kryetaret e Partive per t’i perfaqesuar ata ne Parlament e jo popullin! Atyre ju duhen numrat, ndaj nuk u interesojne aspak nese njerezit e zgjedhur prej tyre jane kriminele, trafikante apo injorante!
* * *
Po shoh nje deputet te veshur shik, qe ka bere disa selfie perpara godines ku “punon”, (kurre nuk e kam pare e as degjuar ne sallen e Parlamentit te flase)! Mirepo krahas selfie-ve ka marre guximin te shkruaje dicka edhe per diciture, ne nje shqipe qe as nxenesit e klases se trete te fillores nuk e shkruajne aq keq! Por e rendesishme eshte se keshilltari i tij i “luk-ut” ka patur rezultate te shkelqyera ne punen e tij, por mesuesit e tij (te gjuhes shqipe te pakten) duhen pushuar ne vend nga puna sepse i kane vene note kaluese ketij kodoshi te politikes!
* * *
Vazhdoj te besoj tek kjo Kombetare!

Suksese sot!
Eshte e vetmja gje per te cilen duhet te ndjehemi krenare sot : lojtare qe perfaqesojne gjithe gjymtyret e kombit dhe qe po japin me te miren e tyre per kombin!

Kategori
Uncategorized

Krushqit e humbjes në Dibër.

Krushqit e humbjes në Dibër

Nga Rexhep Shahu/

Ju, që qartësisht për interesat tuaja të shumëllojshme, të karrierës, të biznesit etj etj., u ngritët nga Tirana dhe nga vende të tjera dhe shkuat në Dibër pa ju thirrë askush, që shkuat me hypë si gjeli majë plehut, gjasme për të ndihmuar Sherefedin Shehun, por në fakt shkuat pastër për llogari tuajën, për t’iu kacavjerrë Partisë Demokratike, që t’ju shihte fizikisht Lulzim Basha, t’i binit në sy, mundësisht të uleshit në kafe me të, t’i jepnit ca ekspertizë, t’i shisnit ca pordhë nga përvojat tuaja shtetare dhe t’i kujtonit atij se jemi të rëndësishëm edhe ne që kemi rënë nga fiku, edhe ne limonët e shtrydhur, që t’i imponoheshit Lulzim Bashës t’u fuste në toplistë deputetësh të ardhshëm e shtetarësh të lartë të nesërm, si po ndjeheni sot pas fitores së humbjes së PD në Dibër?

A ndjeheni ndopak sjellës të kësaj humbje, ju krushq të humbjes, arkitektë e regjisorë të kësaj humbje që u bëtë të pamëshirshëm dhe vetëm shikuat si e si të delnit të sipërfaqe, si e si t’i hynit në sy Bashës dhe t’i thonit se jemi të mirë, ani se na ka shporrë Berisha, ju xhenaze politike që shkuat në Dibër jo për fitoren e PD dhe të kandidatit të saj por për tu ngjallë vetë, për të ngjallë veten tuaj politike, a ndjeheni ndopak fajtorë, apo jeni gëzuar në fshehtësi dhe kini bërë gati lerat e gurëve dhe do të gjuani t’ia theni tjegullat e xhamat e shtëpisë së partisë Lulëzim Bashës e të kërkoni dëbimin e tij, për ta bërë edhe atë xhenaze politike.

Ju që shkuat në Dibër, për selfie për FB për dashnoret e gratë, nga Tirana e vende të tjera, që shkuat për eskursione qejfi atje dhe ia shitet PD dhe Lulzim Bashës ato eskursione si kontribute e sakrifica për kandidatin Sherefedin Shehu e për PD, si ndejheni sot?

Ju që shkuat në Dibër nga Tirana, që dolët prej harrimit e anonimatit ku ishit varrosë, pasi kishit shirë lamat tuaja, pasi kishit fituar dhe humbur betejat tuaja, që shkuat për t’ia humbë betejën edhe Sherefedinit e për ta rreshtuar me humbësit, ju që shkuat e i fyet dhe nervozuat deri në kulm dibranët duke u thënë, votoni këtë e atë se ju e dini më mirë se dibranët që votojnë aty se kush, kë duhet votuar, sikur ju e dini më mirë se vetë dibranët të mirin e të keqin, ju pra mentarë shëtitësa që me mënyra të tilla keni blerë përherë postet tuaja, si po ndjeheni sot pas fitores së humbjes në Dibër?

Ju shokë e shoqe spiuna të vegjël, bashkëpunëtorë të shefave tashmë pleq të rrjedhur, të të gjitha kohrave, shteteve, llojeve, specieve, ngjyrave, që si misionarë u dërguat në Dibër dhe luajtët lojë dy e tre fishe, si po ndjeheni sot para tutorëve, para detyrëdhënësve, para shefave, a jeni të qetë, të sigurtë se nuk do t’u shihen këmbët aq sa karuci gjelit apo shurra pulës…

Ju që paguheni majtas, gjithmonë majtas dhe shiteni se mendoni, këshilloni, veproni dhe ecni djathtas, që dini të shiteni dhe kini fatin e kurvave që marrin djemtë më të mirë, si po ndjeheni sot, që shkuat në Dibër sa për dallavere dhe “fitimi ndashtë, veç dallaverja të luhet…”, hë pra si po ndjeheni pas kësaj fitoreje të humbjes?

Ju që kujtuat se jeni me peshë, se ju ecën fjala e selami prej së largu, kur në fakt nuk iu ecën as te gratë tuaja, ju që fluturuat me pras në bythë, që deklaronit mashtrimin se e kemi të sigurtë fitoren ende pa u zhvilluar ndeshja, që e patë nga larg votuesin por dorën nuk ia dhatë, në katër sy me të nuk u patë, si ndjeheni sot, pse u refuzuat prej dibranëve, me thoni …

Ju katunarë rivalë të Sherefedinit në parti e në pushtet, të Maleve e të fushës, që u është dukë vetja më të mirë se ai, më të fisëm, më të zotët dhe që u fyet pse të vinte kandidati prej Tirane kur ju ishit aty, si po ndjeheni tani, a u knaqet boll, a u ba bash mejr or tej…

Ose, ose, mos më thoni mua asgjë, thojani vetes. Mua as më keni mashtruar se nuk ju kam besuar kurrë asnjë çast as gjatë rreth 50 ditëve që kam qëndruar në fushatë në Dibër në 2009 kur PD fitoi 4 me 2 ndaj PS me Jemin Gjanën e Sherefedin Shehun, as nuk do te keni shans të më mashtroni.

Mund ta gënjeni sërish Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike të cilen doni ta shihni më të dobët se sa e dëshiron Edi Rama, por mua nuk mund të më gënjeni asnjëherë se unë kam mijëra sy dhe shoh edhe me bythë se çfarë bëni e kurdisni ju, ju që ju ka vdekë morali.

E di se do të ndizni luftë të rreptë fjalësh kundër mazhorancës së pamoralshme, kundër dibranëve dhe do t’i akuzoni dibranët se nuk refuzuan me votë Shukrizimin e pushtetit, por do të harroni ndërkohë se beteja e parë duhet fituar me veten, dhe kur ta fitosh veten nis luftë me kundërshtarin. Do t’ua kujtoni dibranëve se nxorën deputet Paskal Milon në këmbim të disa qindra vizave për të dëbuar dibranë jashtë shteti për punë.

Të gjithë akuzat ngijini, të gjitha armët shkehini kundër mazhorancës, por më parë shikoni rreth e rrotull, kontrolloni llogoret tuaja, shokët që kini në krah në llogore a janë të PD apo janë argatë që kanë ardhë për me kositë një rend livadhi. Ata që deri dje ia shponin barkun me bajonetë PD, që ishin gati ta digjnin në furrë të gëlqeres, që e akuzonin me akuzat më të rënda të turpit kombëtar, si u ndjenë në Dibër në krah të PD, si u bënë krushq të humbjes, pasi u refuzuan nga mazhoranca për të hyrë në grazhdin e saj. Kush është tani imoraliteti më i madh, kurvëllëku më i madh, shukrizimi më i madh. Ku e ka shtëpinë morali… Asnjëherë asnjë aleancë me askënd përveç me shqiptarët nuk e ka ndihmuar PD. Ata që i janë bashkangjitë PD për aleancë ia kanë faturuar asaj turpet gjithmonë, siç edhe ndodhi e do të ndodhë.

Kundërshtari është i keq, shumë i keq, por si është e mundur që ky popull ia jep votën.

Mund të thoni hipërbola se gjithë votuesit u shitën për miell e pak euro, por kjo nuk besohet, ky kalë është i çalë dhe nuk na çon kurrë në fitore përveçse kur të na e dhurojë fitoren mazhoranca e sotme pasi të lodhet prej pushtetit e të vilet prej amëlsisë së tij.

Fitorja dhe humbja gjithmonë janë brenda demokratëve, brenda Partisë Demokratike, kësaj banke morali të shqiptarëve idealistë që nuk kanë asgjë të përbashkët me krushqit e humbjes së Dibrës dhe as me një pjesë artificiale e teatrale të administratës së PD që nuk ngjit me PD sepse asnjë demokrat i lirë i këtij vendi nuk duron karshillek nga asnjë lloj nëpunësi partie që sfilon me bythë e rroba të shtrenjta dhe që e sheh PD si OJF me fitue fonde projektesh përmes saj.

Kategori
Uncategorized

Testamenti i Muhametit është paqja (Fragment poeme).

Testamenti i Muhametit është paqja (Fragment poeme)

Unë tok i mbaj Bibël e Kuran,

e ti Jezusin pa një shkak ma shan,
nga Muhameti yt-mëso o burrë,
e njohu Krishtin dhe s’e shau kurrë!

Përse hakmarrje ti kërkon-o vëlla,
se gjak e shpatë në Kuran nuk ka,
dhe Muhamet Profeti asnjëherë,
nuk bëri luftë këtu me të krishterë!

Unë s’jam idiot si ti-të shaj Profetin,
që Një i Vetëm ndryshoi gjithë Planetin,
planetin ku jetojmë të dy-o xhan,
ku janë shkruar Bibël e Kuran!

Këtu jetuan Krisht e Muhamet,
se për të gjithë ka ajër ky Planet,
Profeti juaj ua ka ndritur faqen,
luftoi me shpatë-po shpata solli paqen!

Kur lart u ngrit Profeti Muhamet,
as gjak-as shpatë nuk la amanet,
po paqe të pafund dhe vëllazërinë,
me paqe Allahu sundon njerëzinë!

Mbase Zoti s’kish një Bir të Vetëm,
ky është misteri që kurrë nuk e gjetëm,
veç tyre lart askush s’është ngritur dot,
dhe atje sipër ka vetëm një Zot!

Kur lart në qiell Krishti fluturoi,
një Lajm të Ri Zoti na dërgoi,
dhe Muhametin zgjodhi Lajmëtar,
që Lajmin ta përhapte sa më parë!

Te Muhameti Lajm i Ri qe sjellë,
por do ta merrte mbyllur në një shpellë,
kur hyri brenda qe analfabet,
u bë kur doli i vetmi Profet!

Për dyzet ditë u shkrua Lajm’ i mirë,
dhe Krishti dyzet ditë në shkretëtirë,
jo kot Islami edhe Krishtërimi,
kanë në çdo faqe veç pika takimi!

Fjalë e Allahut u shkrua në Kuran,
plot emra Bible nëpër rreshta janë,
ndaj mendjen vrite pak-more njeri,
pse njeh Allahu Krisht edhe Moisi?!

Mëndja ime një mendim s’e ndan,
se kanë shumë lidhje Bibël e Kuran,
se gjithë Botën time-Botën tënde,
është krijuar nga e njëjta mëndje!

Po ta kujtoj dhe nuk bëj shaka,
ne kemi Evë e ju kini Hava,
as vetë s’e di-ndaj s’di si ta them,
përse Adami ynë u bë Adem?!

A.Duka.

Kategori
Uncategorized

Monstrat që na drejtojnë, i kanë fëmijët e tyre jashtë vendit!

Monstrat që na drejtojnë, i kanë fëmijët e tyre jashtë vendit!

Nga Ilirian DEMIRI  Se në ç’nivel është sot arsimi shqiptar nuk është nevoja të na përrallisë Lindita Nikolla, bile as Edi Rama, apo Lulzim Basha.

Gjithë shqiptarëve këtë ua tregojnë vetë oligarkët, që e kanë vënë nën thundër Shqipërinë. Ndërsa i gjithë pushteti është vënë në shërbim të këtyre pak oligarkëve që po i varfërojnë nga dita në ditë shqiptarët e shkretë.

Lindita përpiqet të na mbushë mendjen se me ligjin e ri ka më tepër drejtësi e transparencë. Të paktën transparencë nuk ka. Ndërsa Lindita na nxjerr udhëzime si e kur t’i vijnë nëpër mend. Kështu është edhe udhëzimi për fazën e dytë të përzgjedhjes nga maturantët, të preferencave të tyre të studimit. Tashmë maturantët sapo e kanë mësuar se, nuk duhet të zgjedhin 10 preferenca, por vetëm 5. Këtë e mësuan në faqen online të Ministrisë së Arsimit.

Për maturantët e këtij viti, përzgjedhja e degës së studimeve të larta është kthyer në një ferr të vërtetë. Jo vetëm për ta, por edhe për prindërit. Se kështu iu tek ta organizonte ministria, që pas protestave u përpoq të na mbushte mendjen se kështu dilte më në shesh e vërteta. Po se cila e vërtetë, deri tani asnjë shqiptar nuk e ka marrë vesh. Dhe ndoshta shumica e shqiptarëve nuk do të marrin vesh ndonjëherë se ç’ndodh në të vërtetë me arsimin shqiptar. Vetë arsimi ka në themel të tij drejtues që as nuk duan t’ia dinë se ç’hapa bëhen. Në qendër të vëmendjes kanë vetëm nivelin e fitimeve të tyre. Duke orientuar studentët në universitetet private, apo deri edhe duke u tregtuar mësuesve kreditet, edhe pse në të vërtetë këto dy vitet e fundit një proces i tillë është lënë mënjanë, era e fëlliqur ndoti një sipërfaqe të gjerë.

Niveli në rritje i ndotjes së arsimit po çudit shqiptarët që të zënë në lak, nuk dinë nga t’ia mbajnë. Sepse oligarkët që kanë karrigen e pushtetit, për vete e kanë gjetur zgjidhjen. Të gjithë fëmijët e tyre i dërgojnë për studime në universitetet e huaja. Ndonjë edhe duke e punësuar nëpër ambasada. Kësisoj, një rrugë e dy punë. Edhe fiton diplomën universitare, edhe punësohet në shërbimin diplomatik, që nuk është pak dhe të cilin e ëndërrojnë shumë shqiptarë.

O shqiptarë! Vëreni me kujdes! Nuk është vështirë të kryeni një kontroll, qoftë edhe të përciptë. Të jeni të bindur se të gjithë oligarkët gjysmëanalfabetë, po me xhepat e mbushur plot me para dhe oligarkët që kanë zaptuar karriget e pushtetit i kanë të gjithë fëmijët e tyre në universitetet e botës. Është kjo arsyeja e vërtetë që edhe Lindita këto ditë vetëm tallet me kandidatët për studentë. Dhe nxjerr udhëzime si t’i vijë për mbarë asaj. Se edhe ajo si oligarkët e tjerë e di se fëmija e saj studion nëpër universitetet evropiane.

Në këto kushte, as nuk duhet pritur se do të përmirësohet ndonjë gjë në sistemin arsimor shqiptar. Gjithçka vetëm do të shkojë drejt përkeqësimit, përderisa çdo karrige pushteti, apo e drejtimit të arsimit do të jetë në duart e oligarkëve. Ashtu siç janë vendet e punës. E keni vënë re? Vendet e punës janë për pinjollët e oligarkëve që kanë studiuar jashtë. Dhe në fillim të kërkesës është shënuar: të ketë studiuar jashtë. Po ata që kanë mbaruar me nota shumë të mira në universitetin shqiptar ? Eh, ata me të parë e me të bërë. Mund të punësohen ndonjëherë kamarierë. Siç po ndodh realisht në këtë Shqipërinë tonë të shkretë.

Është kjo arsyeja që ne shqiptarëve nuk na ka mbetur gjë tjetër të bëjmë, por vetëm të largohemi. Të largohemi sa më shpejt larg këtyre monstrave që kanë në qendër të vëmendjes shkatërrimin e jetës sonë. Fëmijët tanë nuk i kanë mundësitë të studiojnë jashtë, ashtu si fëmijët e oligarkëve të paskrupullt. Sepse ne nuk i kemi as mundësitë t’i shkollojmë jashtë. E keni vënë re? Çmimet gjatë këtyre 3 viteve janë rritur ndjeshëm. Po pagat tona nuk u rritën asnjë qindarkë. Tani oligarkët thonë se do t’ua rrisim. Ç’maskarallëk! Kur paga jonë tani nuk del as për të kaluar muajin me bukë e presh (sa për të mos na luajtur as njëri vesh kundër këtyre oligarkëve të paskrupullt).

Tani po nis viti i ri shkollor. Ne vrapojmë nga lokali në lokal ku shiten librat dhe ende nuk po i gjejmë të gjitha. Është një mënyrë talljeje me ne, shumicën e stërvarfëruar nga oligarkët pa zemër. Vërdallosemi gjithë ditën dhe nuk arrijmë t’i gjejmë të gjithë librat.

Edhe pse tregtimi i tyre ka nisur që me datën 25 gusht. Të paktën sipas Linditës. Në realitet edhe arsimi, ashtu si drejtësia në këtë Shqipëri duket se po shkon drejt ngordhjes. Ç’nuk do të na shohin sytë këtë vit shkollor, kur pritet të startojë fushata elektorale dhe oligarkët do të kërkojnë të mbajnë medoemos karrigen e pushtetit. Sepse ata asnjëherë nuk janë të ngopur me fitime.

Kategori
Uncategorized

Më dhanë 2 mijë lekë për të votuar Ramën.

Zelie Gjoni

Një rast i pasqyruar sot në media, tregon se akuzat se PS po blen votat në Dibër, qëndrojnë.

Rahim Etemi, vëzhgues nga radhët e PD-së në qendrën 11/00 në Maqellarë, akuzon kryetaren e këshillit bashkiak të Dibrës, Lule Dani, se ka ushtruar presion duke detyruar një të moshuar të votojë për kandidatin e Partisë Socialiste .

Teksa gazetari i “News 24” në Dibër , Enver Doçi, ka tentuar të marrë një deklaratë të palës tjetër lidhur me këto akuza të ngritura nga PD, ai është shtyrë dhe i është kërkuar të largohet nga komisionerë dhe militantë të PS.

Por, pavarësisht presioneve për të mos xhiruar me kamera, gazetari ka arritur të marrë edhe reagimin e kryetares së këshillit bashkiak Lule Dani, e cila pranon se ka shoqëruar të moshuarën drejt kutisë së votimit, por këtë, sipas saj, e ka bërë për ta ndihmuar pasi e moshuara nuk dinte të votonte.

Gazetari ka insistuar edhe më tej duke marrë prononcimin e vetë të moshuarës Zelie Gjoni, e cila deklaron se është paguar në shumën 20 mijë lekë të vjetra për të votuar për kandidatin e majtë Muharrem Rama. /BW/

Kategori
Uncategorized

Klithmë nëne në shkallët e Parlamentit.

Gjendja e vështirë ekonomike e ka çuar në dyert e institucioneve për të zgjidhur situatën. Kryefamiljarja jeton vetëm me 5600 lekë të reja bashkë me të birin, të paktën siç deklaroi sot në dyert e kryesisë së Kuvendit, Pranvera nga Përmeti.

Protesta vjen pasi prej vitesh nuk është pritur nga institucionet, ndërkohë që me prerjen e energjisë, të ujit, dhe të kempit ndjehet e lënë në mëshirë të fatit. “Kam tre vjet, me prenë kempin, më prenë dritat. Shteti nuk ma zgjidh mi ka prerë të gjitha. Për këtë kam ardhur”,­ thoshte gruaja duke bërtitur.

Të bërtiturat u bënë shqetësuese, aq sa ndërhyri edhe policia, që e shoqëroi Pranvera Mehmetin në komisariat.

Debati i plotë me policët

Gruaja: Mos më prek!

Policja: Nuk të prek po hajde…

Gruaja: Mos më prek se t’i je qytetare do më mbrosh mua, unë jam mamaja jote

Policja: Ec..

Gruaja: Më lër të qetë se kam 3 vjet, që ky shtet po tallet me një nënë kryefamiljare (Policët e kapin prej krahu)

Polici: Mos e prek me zor, lëre se vjen vetë kjo…

Gruaja kundërshton sërish policen: Moj zonjë çfarë bën kështu? Më lër të qetë!

Ndërhyn polici: Hajde me mua të lutem flasim bashkë

Gruaja: Prit se po pres përgjigje nga ata (deputetët)

Policët e fusin me forcë në makinë/news24.

 

Kategori
Uncategorized

Rama për Ambasadorin Lu: U mbars Mali bëri Mi.

rama

Bashkimi Europian e ka ndarë mendjen se me Edi Ramën në krye të qeverisë s’mund t’i ngjizet kurrfarë bashkëpunimi që e afron Shqipërinë me Evropën. Në vendin e duhur për të shpallur lajmin se reforma në drejtësi do të shpërblehej me rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit, Mogherini dhe Hahn e thanë qartë mesazhin: “Jeni ende nën vëzhgim deri në zgjedhjet e reja. Vendi ende nuk ka bërë hapat e duhur”

Fakti/Mosbesim i madh ndaj një kryeministri që nulifikon rezultatet e dekriminalizimit

Vëzhgimi/Rama sulmon në Bruksel ambasadorin Lu, rekomandimet e tij i quan: “U mbars mali e polli një mi”

 

Pas aprovimit të reformës së gjyqësorit, Edi Rama shkoi personalisht në Bruksel për Këshillin e stabilizim-asocimit BE-Shqipëri me shpresën për të dëgjuar togfjalëshin e shumëpritur: rekomandim për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Por Bashkimi Europian nuk e përmendi hapjen e negociatave të anëtarësimit, pasi për të, vendi nuk ka dhënë ende prova të mjaftueshme për të kaluar në këtë shkallë deçizive. Për Komisionin Europian, aprovimi i reformës në drejtësi është një hap madhor, por sfida më e madhe është zbatimi i saj:shefja e diplomacisë, BE Federica Mogherini, theksoi se puna e zbatimit të reformës në Drejtësi mbetet thelbësore. “Nuk mund të paragjykoj punën e Këshillit të ministrave, por e kemi përcaktuar reformën e drejtësisë si thelbësore dhe reforma e drejtësisë ka filluar  të zbatohet në mënyrë impresionuese gjatë verës dhe me një kurajo dhe vendosmëri politike impresionuese”. Ndërsa Johannes Hahn, komisioner për fqinjësinë dhe negociatat e anëtarësimit deklaroi se do të ishte e parakohshme që të jepja një deklaratë finale tani, sepse kjo është detyra e progres-raportit. “Ju mund t’ a kuptoni se duhet të bëjmë një sërë konsultimesh të brendshme, që të prezantojmë një vlerësim solid në interesin e të gjithëve ne. Pas aprovimit të reformës së gjyqësorit, duhen  marrë hapat e duhur dhe dhënë të gjitha garancitë e nevojshme për të na siguruar se reforma e drejtësisë nuk ekziston vetëm në letër, por edhe në realitet”. Edi Rama i zënë ngushtë tregoi angazhimin për reformën, por ai nuk dha shpjegime për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe pse kryetarë bashkiakë me të dhëna kriminale si Elvis Roshi janë ende në detyrë. Shefja e diplomacisë, BE,  Federica Mogherini, lidhur me krimin e organizuar, korrupsionin dhe drogën, tha se kjo është një çështje që Shqipëria duhet të trajtojë. Kjo nuk është vetëm një sfidë  e Shqipërisë. Rëndësia e trajtimit të këtyre probleme nuk është më shumë për integrimin evropian, por për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë që kanë të gjithë të drejtën që të jetojnë në një vend të çliruar nga këto fenomene”. Komisioneri, Johannes Hahn theksoi se presin aksione që të çojnë progresisht në krijimin e një gjurmë provash të bindshme të hetimeve pro-aktive. “Deri tani kemi parë disa arrestime dhe procese gjyqësore, por lidhur me peshq të vegjël apo të mesëm. Unë pres kapjen e peshqve të mëdhenj. Kjo do ishte ajo që do të na bënte të thonim, që kjo është një arritje domethënëse në këtë sektor “ Aktualisht, Komisioni Evropian pret fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe arrestime të peshqve të mëdhenj para së të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Konferencën në Bruksel, Rama e shfrytëzoi për t’u hedhur në sulm ndaj ambasadorit Lu, një ditë pasi diplomati amerikan theksoi rëndësinë e procesit të dekriminalizimit, në veçanti për pikën e dobët të Edvinit, Emiliano Shullazi. Duke folur për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, Rama ka përdorur shprehjen që rezultoi te mos jetë vetëm shqiptare, “U mbars malli e polli një mi”. Natyrisht, pas arrestimeve të Frrokëve e tufës së deputeteve kriminelë, rezulton se i vetmi që është mbarsur është Edi Rama që s’ka lënë kriminelë pa pjellë.

Kategori
Uncategorized

Fitorja e Dibrës, fundi i horrave.

Dibra, jo plaçkë e Ramës

Lulzim BASHA/

Ju dëgjoj të thërrisni fitore dhe fitore do të jetë për Dibrën e çdo dibran. Shoh në sytë tuaj entuziazëm dhe shpresë, optimizëm dhe vendosmëri. Dhe kjo është energjia dhe bekimi i vërtetë, bashkimi për Dibrën dhe dibranët. Do të doja të ndaja me ju një zemër të gëzuar. Por e vërteta është se me gjithë gëzimin dhe optimizim e fitores që shoh në sytë tuaj e ndjej në zërat tuaj, vij sot këtu me një zemër të rënduar nga dhimbja, nga trishtimi. Kemi qenë bashkë në këtë muaj në çdo cep të Dibrës, në çdo fshat e lagje të qytetit. Kam qenë në këto tre vite në çdo cep të Shqipërisë, në çdo fshat e çdo qytet, kudo është shtuar varfëria dhe shkaku është elita e korruptuar politike që grabit shumicën për t’ia dhënë pakicës. Kudo ka izolim, ka prapambetje, ka vuajtje dhe i vetmi shkak për këtë është korrupsioni dhe keqqeverisja. Anembanë Dibrës dhe Shqipërisë ka papunësi të skajshme, pasiguri për të nesërmen, pamundësi dhimbëse si ato që Sherefedini i përmendi e që i ka prekur dhe ndjerë në çdo takim me dibranët e dibranet në oda, në ara, në kodra, sheshe dhe salla.
Ka papunësi të skajshme dhe shkaku është shpërfillja, braktisja dhe arroganca nga ata që Agim Kaca i përmendi këtu si socialist i ndershëm dhe mijëra të tillë si ai. Nga ata që 3 vite më parë i besuan Edi Ramës me shokë se do të sillnin ndryshimin. Por i vetmi ndryshim i mirë që sollën ishte për veten e tyre dhe familjen e tyre. Dhe ndryshim negativ për mijëra e mijëra familje të ndershme dibrane demokratë dhe socialistë. Ky është realiteti vëllezër e motra.
Dhe sot nga ky shesh i entuziazmit dhe i fitores dua t’ju them atyre që na ndjekin përmes ekranit se, realitetin duhet ta shohim ashtu siç është, pa zbukurime, pa gënjeshtrat e qeverisë. Ju e keni parë fytyrën e vërtetë të pushtetit dhe e njihni më mirë se kushdo tjetër. Keni parë banda që vijnë vërdallë, banditë të importuar që sillen si çamër, por që s’kanë asgjë të përbashkët as me çamë, as me kosovarë, as me dibranë, as më lebër, por janë horra dhe banditë.

Kë përfaqësojnë vallë këta kriminelë?!

Mos përfaqësojnë vallë Partinë Socialiste?! Nuk e besoj. Ata nuk përfaqësojnë socialistët e ndershëm. Unë i kam takuar ata, ne bashkë i kemi takuar, patëm privilegjin t’i dëgjojmë nga afër këtu para disa ditësh dhe sot përfaqësuesit e tyre folën këtu në shesh të burrave para jush. E treguan publikisht socialistët e ndershëm, kundërshtarët tanë politikë se ata nuk ndihen të përfaqësuar, ata dolën sot në këtë shesh, siç dolën para disa ditësh në mes të Peshkopisë për t’i thënë çdo dibrani: Socialistët e ndershëm të distancohen nga krimi! Kë përfaqësojnë vallë këta kriminelë?!
Përfaqësojnë vetëm Edi Ramën dhe janë këtu, sepse duan Bashkinë e Dibrës si plaçkë. Që ta coptojnë e ta ndajnë mes vete. Duan tenderat, emërimet korruptive, duan ta mbjellin me drogë cep më cep e të korrin fitime për vete e për bandat. E keni parë gjithë këtë kohë fytyrën e pushtetit, duket në kodrat e mbushura me drogë, ku dibranët nuk shkojnë dot, ku fshatarët janë ndaluar të shkelin, të presin dru apo të çojnë dhentë dhe bagëtitë e tyre.
Me drogë dhe banditë përfaqësohet Edi Rama sot në Dibër. Por ai ka ardhur këtu dhe është ulur këmbëkryq edhe në forma të tjera, me mënyra të tjera, njësoj të barabarta e kriminale. Duke shtuar varfërinë, duke shtuar papunësinë, duke shtuar mjerimin tuaj, duke ju rritur faturat të energjisë elektrike, të ujit, duke ju rritur taksat, duke ju rritur barrën e rëndë që çdo familjar duhet të mbajë deri sa nuk e sheh dot në sy fëmijën e vet. Mbylli universitetin dhe ju hoqi të rinjve dibranë një mundësi të mirë për t’i dhënë drejtim të ardhmes së tyre me kosto shumë të ulta.
Mbylli projektin e Rrugës së “Arbrit”, e varrosi atë duke lënë mbi 100 mijë dibranë në izolim e në arrest. E ndaloi projektin, sepse nuk i interesonte Dibra, nuk i interesonin dibranët, donte vetëm të merrte milionat e qeverisë kineze, ai dhe vetëm ai. Bëri plane në hotelet luksoze të Stambollit, në avionët privatë të Arben Ahmetajt për Skavicën, pa pyetur askënd, as në Dibër, as në Tiranë, sepse do të përmbytë dhe zhvendosë gjysmën e Dibrës, gjysmën e dibranëve nga pronat e tyre dhe t’i çojë refugjatë.
Cili dibran nuk e di se ai i jep Bashkisë së Dibrës, edhe tani që kryetarin e kishte të zgjedhur vetë, 4 herë më pak para në vit sesa ç’i jep Sadri Abazit, 5 herë më pak në vit se sa ç’shpenzon për avionët e tij privatë dhe për biletat e avionit për qeverinë?! Asnjë lopatë dheu nuk e lëvizi për Rrugën e “Arbrit”. Kontratën e tunelit e kishte mbi tavolinë, sot erdhi me një fjalim ordiner, me gënjeshtra ordinere që nuk meriton t’i dëgjojë asnjë shqiptar e aq më pak dibranët e zgjuar që të japin ujë në bisht të lugës. Dhe e mbani mend. 12 herë e premtoi, 12 herë e premtoi, por e prishi se iu prish pazari.

Nëse i lëshojmë krimit politikën, Shqipëria do të shuhet

Nuk ka lek, ju tha. Nuk ka lek për Dibrën, sepse lekët për Dibrën bëhen rrush e kumbulla nga një njeri i vetëm, i cili me tenderat që merr dhe vetëm me fitimin e këtyre tenderave do të mjaftonin për të futur në ndihmë ekonomike të gjitha familjet dibrane pa përjashtim. Këto të gjitha ju i dini e unë nuk dua të zgjatem. Por, dua të flas hapur me ju në këtë shesh dhe me mijëra të tjerë që na ndjekin përmes ekranit. Ndaj me ju atë që ndjej, jo vetëm si kryetar i opozitës, por edhe si njeri, si qytetar, si prind dhe si bir nëne. Problemet e Dibrës janë të mëdha. Ato duan kohë, punë dhe kurajë që të zgjidhen. Ato duan njerëz që i dinë problemet, i njohin problemet, i ndjejnë problemet dhe dinë t’i zgjidhin, duan t’i zgjidhin dhe do t’i zgjidhin.
Dhe i tillë është Sherefedin Shehu, biri juaj. Dibrani shembullor që ngërthen në vetvete tre veçoritë, për të cilat kombi çmon Dibrën dhe dibranët. Mençurinë, punën  dhe ndershmërinë, si prind, si familjar, si ekonomist, si menaxher, si politikan dhe nesër me votën tuaj, si kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Dibrës. Problemet janë të mëdha, por ato janë të zgjidhshme. Ndaj këto muaj Sherefedin Shehu ka bërë takime në çdo fshat të Dibrës, në çdo komunë të saj, për t’ju treguar se si, me zemrën që ndjen me zemrat tuaja, me eksperiencën e çmuar dhe besimin që ka nga shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare, mund të ndihmojë që jeta juaj të jetë pak më e lehtë, mund të ndihmojë që jeta juaj të jetë pak më e mirë. Është e mundur, që Dibra të dalë nga izolimi, është e mundur që Dibra të dalë nga varfëria, është e mundur që Dibra të ketë një të ardhme të denjë për veten e saj dhe për fëmijët.
Por për këtë gjërat duhet t’i themi troç. Duhet ta shohim realitetin siç është e të mos mashtrohemi. Ndaj së pari i bëj thirrje çdokujt që nuk është akoma mendjendarë në atë pakicë, sepse shumica e ka ndarë mendjen për 11 shtatorin. Mos u gënjeni nga propaganda. Mos u gënjeni nga mashtrimet. Mos u bëni viktimë e parasë. As e presionit për t’ju marrë votën. Ata që sot duan t’ju blejnë votën, ata do t’jua marrin me dhunë nesër gjithçka që keni. Nderin, pasurinë, të ardhmen. Ata nesër do ju nëpërkëmbin, do ju shpërfillin, e do ju përçmojnë.
Ata që sot nuk duan t’ju lënë të zgjidhni me vullnetin e lirë, nesër nuk do t’ju pyesin për asgjë. Dibra është bërë në mënyrë të pamerituar arena ku po bëhet prova për rrëmbimin me lek dhe krim të zgjedhjeve të vitit 2017. Edi Rama i ka dhënë liri krimit, të bëjë çdo gjë në Shqipëri. Të vjedhë, të vrasë, ta kthejë Shqipërinë në Kolumbinë e Europës. Si shpërblim ai i ka kërkuar kriminelëve që të qëndrojë në pushtet, duke vjedhur votat tuaja, duke vjedhur zgjedhjet. Ne do t’i themi ndal këtu, në Dibër. Ndal në emër të Dibrës. Ndal, në emër të çdo shqiptari të ndershëm këtij bashkëpunimi kriminal, kundër lirisë, kundër njerëzve, kundër demokracisë, kundër vlerave.
Ne nuk do të lejojmë që në pushtet të vijnë përfaqësues të krimit që nesër me hir e me pahir do t’i shërbejnë atij. Nëse i lëshojmë krimit politikën, Shqipëria do të shuhet një herë e mirë.
Dje, ambasadori amerikan bëri thirrje që të largojmë vrasësit, trafikantët, dhunuesit nga Parlamenti dhe nga bashkitë. Ju keni shansin ta bëni të parët.
Mos e lejoni qytetin tuaj të bjerë preh e krimit, mos e lejoni drogën në tokat tuaja, në shtëpitë tuaja. Mos ju jepni fëmijëve të ardhmen e drogës.
Unë e di që varfëria, frika, joshja bëjnë punën e tyre, por sot dua t’ju them se e di që jeni kurajozë, jeni të matur, jeni trima, jeni të vendosur.
Nuk është e largët dita kur gjerat do të kthehen për të mirë.

re premtimet për dibranët

Partia Demokratike, aleanca jonë e zgjeruar dhe e bashkuar do të punojnë për këtë ditë, për Dibrën dhe gjithë Shqipërinë. Ndaj ju premtoj 3 gjëra. Ju premtoj një kryebashkiak të ndershëm që do të punojë vetëm për ju siç ka punuar tërë jetën për të mirën publike. Një kryebashkiak që nuk do të jetë peng as i grupeve kriminale, as i biznesmenëve të pangopur. Sherefedin Shehu ka shërbyer në shtet dhe ka një jetë faqebardhë. Nuk ka për ta nxirë faqen tani që po i zbardhen flokët. Thinjat e tij janë jo vetëm garancia e ndershmërisë dhe pjekurisë, por edhe dashurisë dhe përkushtimit për ju dhe Dibrën.
Ju premtoj se së bashku të bashkuar siç jemi sot edhe më shumë do të fitojmë zgjedhjet e vitit që vjen dhe së bashku do të zgjidhim problemet më të mëdha që ju keni; izolimin për shkak të mungesës së infrastrukturës, papunësinë për shkak të mungesës së çdo lloj mbështetjeje për ju e për bujqësinë në veçanti. Ju jap fjalën, se atë që bashkë nisëm, bashkë do ta përfundojmë me ndihmën e Zotit dhe dibranëve dhe gjithë shqiptarëve, Rrugën e “Arbrit”, rrugën e bashkimit.
Ju premtoj ju dhe përmes jush, këtu në Dibër çdo shqiptari, nga Jugu në Veri, se Partia Demokratike dhe unë, se çdo anëtar i koalicionit tonë të vlerave do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë dhe çdo sakrificë për ta kthyer pushtetin tek ju, për ta kthyer fuqinë tek njerëzit, për t’u sjellë ju në pushtet. Ne do të bëjmë gjithçka që të keni zërin tuaj, mundësitë tuaja të ndershme, dinjitetin që meritoni.
Zgjedhja juaj është e thjeshtë. Mes të mirës e së keqes, një zgjedhje midis integritetit dhe krimit,
Një zgjedhje mes njeriut të lirë dhe njeriut të kapur,
Një zgjedhje mes atij që do t’i shërbejë Dibrës dhe shërbëtorit të mafias,
Një zgjedhje mes atij që do të punojë për Dibrën dhe ta shfrytëzojë atë
Dhe ndaj jam i bindur se zgjedhja juaj quhet Sherefedin Shehu.

Mos guxoni të prekni një votë të vetme

Kam një mesazh për çakejtë dhe orlat e Edi Ramës që sillen vërdallë. Mos guxoni të prekni një votë të vetme. Mos fusni duart në vullnetin e sovranit se do të jetë një përgjegjësi që nuk do tua mbajnë dot gjunjët. Ne opozita, Partia Demokratike, vëzhguesit, njerëzit tanë, jemi të pranishëm kudo. Ne jemi garancia se vota nuk do të preket, se Dibra do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Se Dibra është dhe do të jetë e dibranëve dhe jo e trafikantëve, e punës dhe jo e drogës, e dinjitetit dhe jo e nëpërkëmbjes. Dibra është e burrave e grave të saj, e bijëve të saj më të mirë. Nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë plaçkë e Edi Ramës. Ndaj dhe t’i japim së bashku fund këtu nga Dibra politikës së përçarjes që i shërben një pakice të babëzitur, duke plaçkitur dhe robëruar një popull të tërë. Le t’i themi së bashku nga Dibra; jo mashtrimit, jo plaçkitjes, jo krimit, jo drogës. Le ta fillojmë nga Dibra ndryshimin që do ta çojmë në të gjithë Shqipërinë për të rikthyer jo thjeshtë dhe vetëm Partinë Demokratike, por qytetarët shqiptarë në pushtet dhe në qeverisje. Së bashku të ngjallim shpresën e vrarë, t’i sjellim mundësitë e mohuara, të sjellim mirëqenien. Si thoni o rini e Dibrës, ju që e nisët këtë fushatë me zjarrin e zemrave tuaja?! Ju që e bëtë natën ditë. Ju që keni ndezur rrezen e shpresës në çdo zemër dibrane, në çdo zemër shqiptare. Le të bëhemi kjo rreze drite të dielën e 11 shtatorit, duke votuar për Dibrën dhe dibranët, Sherefedin Shehun kryetar bashkie.

Kategori
Uncategorized

Mesjeta e errët, nuk ishte aq e errët!

Periudha 476-1000 p.e.s. është ndër periudhat më të keqtrajtuara të historisë. Kjo periudhë e njohur si Mesjeta e Hershme, referohet ende si Epoka e Errët.

Në fakt termi “Epoka e Errët” është thuajse po aq i vjetër sa vetë periudha. Ai është përdorur në vitin 1330 nga Petrarka, shkrimtar italian, për t’iu referuar Perëndimit të letërsisë latine. Ky term u përdor nga reformatorët protestantë (shekulli XVI) dhe më vonë nga iluministët (shekulli XVIII), si një term degradues në kuptim shumë më të gjerë, pasi ata e shihnin “iluminizmin” e tyre si një mungesë të prodhuar nga periudha e mëparshme.

Për fat të mirë, për studentët modernë të historisë, termi zyrtar i përdorur është Mesjeta e Hershme, një term që nuk mbart konotacione. Për këtë periudhë mund të lexoni 10 arsye se pse “Epoka e Errët” nuk ka qenë aq e errët, por me progres dhe dritë.

1. Lindin universitetet

Arsimi klasik (i përdorur ende në disa shkolla sot) ishte sistemi i përdorur nga universitetet që u krijuan në Mesjetën e Hershme, për herë të parë në histori. Në universitet mësohej arti, ligji, mjekësia dhe teologjia (studimi i fesë). Universiteti i Bolonjës (i krijuar në vitin 1088) është universiteti i parë që dha gradat përkatëse. Krahas strukturës klasike (të bazuar në arsimin e lashtë grek), këto universitete mesjetare u ndikuan ndjeshëm nga arsimi islamik, i cili lulëzoi në atë kohë. Pavarësisht se gjinia femërore nuk lejohej të shkonte në universitet fillimisht, arsimimi i saj ishte i mundshëm. Manastiret e asaj kohe arsimonin gratë e reja, të cilat shkonin atje përgjithësisht në moshë shumë të re. Një grua e tillë (Hildegard Von Bingen) është ndër gratë më të njohura të epokës së Mesjetës, e cila pati influencë të madhe te burrat në pushtet.

2. U zhvillua shkenca

Pavarësisht se progresi i shkencës ishte i ngadaltë, ai ishte i qëndrueshëm dhe me cilësi të lartë. Ishte ky progres i cili i hapi rrugë lulëzimit të shkencës gjatë periudhës më të ndritur të Mesjetës. Mund të thuhet me siguri se pa studimin e shkencës në Mesjetën e Hershme, do të ishim mjaft mbrapa sa u takon njohurive tona shkencore të tanishme. Ronald Numbers (profesor në Universitetin e Kembrixhit), ka thënë: “Nocione të tilla si ‘përhapja e krishterimit vrau shkencën antike’, ‘Kisha e mesjetës ndaloi zhvillimin e shkencave natyrore’, ‘të krishterët e mesjetës besonin se toka ishte e rrafshët’, apo ‘Kisha ndaloi autopsinë dhe analizën gjatë Mesjetës’, janë shembuj të miteve popullore, të cilat merren ende për të vërteta historike, ndonëse nuk mbështeten në asnjë kërkim historik”.

3. Rilindja Karolinjane

Rilindja Karolinjane ishte një periudhë arritjesh në letërsi, shkrim, arte, arkitekturë, jurisprudencë, studime liturgjike dhe biblike në fund të shekullit VIII dhe gjatë shekullit IX. Perandoria Karolinjane konsiderohet si rilindje e kulturës së Perandorisë Romake. Në atë kohë, latinishtja popullore filloi të zëvendësohej nga një sërë dialektesh, të cilat filluan të përdoreshin në Evropë, kështu që krijimi i shkollave ishte me rëndësi të madhe në përhapjen e njohurive për një masë më të madhe njerëzish. Kjo ka qenë periudha kur u krijua edhe Muzika Klasike Perëndimore.

4. Epoka e artë bizantine

Nën sundimin e Justinianit, kjo periudhë dha Korpusin e Ligjit Civil (Corpus Juris Civilis): një përmbledhje e ligjit romak. Shumë njerëz dinin shkrim e këndim, arsimimi fillestar ishte i përhapur (edhe në periferi), arsimimi i mesëm ishte i mundur për shumëkënd dhe arsimimi i lartë, siç e përmendëm sa më sipër, ishte gjerësisht i përhapur. Në Perandorinë Bizantine, gjatë kësaj periudhe dolën në qarkullim shumë libra, enciklopedi, leksione dhe antologji. Ndonëse ato nuk prodhuan qasje të re mendimi, ato forcuan dhe mbrojtën shumëçka, duke bërë të mundur përdorimin e kësaj literature në të ardhmen.

5. Uniteti fetar

Kjo është një temë delikate, por faktet tregojnë se gjatë Mesjetës së Hershme, Evropa ka pasur një Kishë të bashkuar, unitet rreth mësimeve të Biblës dhe një traditë filozofike të zhvilluar. Kjo shërbeu, siç mund të pritet, drejt një periudhe të artë paqeje mes shteteve perëndimore. Pavarësisht se Islami nuk ishte dakord me doktrinën e Perëndimit, pati shkëmbime të çmuara informacioni dhe kontributi islamik ndihet në Perëndim edhe sot. Ky unitet në besim mundësoi një progres të tillë intelektual, të paparë që nga koha e Perandorisë Romake. Në një kuptim, ju mund ta konsideroni këtë periudhë si qetësia para stuhisë, pasi 100 vite më vonë ndodhi Kryqëzata e parë, e cila kërkonte rimarrjen e Jerusalemit nga myslimanët , një ngjarje që i dha fund shkëmbimit të njohurive mes Perëndimit dhe Lindjes.

6. Lindi algjebra

Falë njerëzve myslimanë të Lindjes, bota mori librin e parë mbi algjebrën: përmbledhja e llogaritjeve, i shkruar nga Al-Khwarizmi (790-840). Titulli në arabisht na dha edhe termin “algjebra”. Ndërsa, fjala “logaritëm” vjen nga emri i Al-Khwarizmit. Ky libër na dha zgjidhjen e parë sistematike të ekuacioneve lineare dhe kuadratike. Përkthime të mëvonshme të librit na dhanë gjithashtu sistemin e numrave decimalë (me presje), të cilin e përdorim ende sot. Al-Khwarizmi, së bashku me Diofantin, konsiderohet Babai i Algjebrës.

7. Arti dhe Arkitektura

Gjatë Mesjetës së Hershme, arkitektura ka qenë e larmishme dhe inovative. Ajo paraqiti idenë e imazheve realiste në art dhe punoi në hije për periudhën e Rilindjes, e cila filloi që në Lulëzimin e Mesjetës. Kjo periudhë përfshiu dhe paraqiti gjithashtu format dhe konceptet klasike të arkitekturës. Mund të thuhet me siguri se kjo periudhë ka qenë periudha e parë e artit cilësor, pasi stilet e mëparshme kanë qenë më tepër funksionale sesa artistike. Në Mesjetën e Hershme fillon historia mahnitëse e artit dhe arkitekturës.

8. Moti fantastik

Sado e parëndësishme të duket, moti luajti një rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve të zakonshëm gjatë Mesjetës së Hershme. Kur mendojmë për “Epokën e errët”, priremi të shohim pamje me borë, shi, stuhi dhe errësirë. Fakti është që në Mesjetën e Hershme, rajoni i Atlantikut Verior po ngrohej, aq sa në fillim të Lulëzimit të Mesjetës (1100), rajoni gjendej prej 100 vitesh në atë që njihet si periudha e ngrohtë e Mesjetës. Kjo periudhë e ngrohtë shkriu borën dhe i mundësoi vikingëve të kolonizonin Grenlandën dhe vende të tjera në veri. Për ironi të fatit, reforma protestante (shekulli XVI) deri në shekullin XIX vuajti nga periudha e shkurtër e akullit. Periudha e iluminizmit ishte literalisht më e errët dhe më e ftohtë sesa Epoka e “Errët”. Gjatë kësaj periudhe reformat dhe njohuritë e mira agrikulturore i dhanë hov furnizimit me ushqim.

9. Ligjet bëhen më të drejta

Mesjeta e Hershme ka pasur një sistem kompleks të ligjeve, të cilat shpesh nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin, por ishin efektive dhe të drejta në shumicën e tyre. Për tregtarët që udhëtonin, ekzistonte Ligji i Tregtisë (Lex Mercatoria), i cili nuk u krijua në atë kohë, por evoluoi ndjeshëm. Ky ligj përfshinte arbitrimin dhe promovonte praktikat e mira mes tregtarëve. Në të njëjtën kohë u krijua Ligji Anglosakson, fokusi i të cilit ishte vendosja e paqes. Ndërsa kjo eventualisht solli disa ligje të ashpra, periudha në sistemin ligjor të Mesjetës së Hershme ishte me gjasa koha më e mirë për të jetuar. Sistemi ligjor i tretë i rëndësishëm ishte Ligji Gjermanik, i cili i lejonte çdo personi të gjykohej nga njerëzit e tij, në mënyrë që të mos kishte disavantazhe për shkak të injorancës apo ndryshimeve të mëdha kulturore.

10. Lulëzimi agrikulturor

Nëse ju do të donit të vdisnit si martir nga uria, Mesjeta e Hershme nuk do të ishte koha më e përshtatshme për këtë. Si pasojë e motit të favorshëm dhe njohurive të mëdha agrikulturore, Perëndimi pati kohë të arta. Veglat prej hekuri përdoreshin gjerësisht në Perandorinë Bizantine, feudalizmi ofronte menaxhim efecient të tokës dhe të korrat ishin kaq të bollshme saqë kafshët nuk ushqeheshin me bar, por me drithëra. Siguria publike garantohej nën sistemin feudal. Kaq paqe dhe prosperitet do të thoshte shumë për shumicën e njerëzve.

Kategori
Uncategorized

“Moj e bukura More”, çfarë fsheh historia e këngës 600-vjeçare shqiptare.

arvanitasit

Sipas filologut arbëresh, Dhimitër Kamarda, kënga e ka origjinën tek arbëreshët e Italisë, të cilët sipas studimit të tij, u detyruan të largohen nga toka greke duke lënë trojet e tyre në vendin e quajtur More. “O e Bukura More” interpretimi i jashtëzakonshëm i artistëve italianë, Lavinia Mancusi, Gabriele Gagliarini.

Moj e Bukura More! Shumë e këndojnë, por pak e dinë se kujt i kushtohet kjo këngë.

arberesh2_zps1774fe7c

More! Është një pasthirrmë?!…  një vajzë e bukur?!  Jo! More është Peloponezi i sotëm i Greqisë. Sipas një studimi të botuar në Itali në vitin 1886, nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda, More është një trevë e madhe, së cilës grekët i kanë ndryshuar emrin dhe e kanë kthyer në Peloponezi. Kënga “O e bukura More” memorizon kujtesën e madhe të një atdheu të humbur. Sipas filologut arbëresh është një toponim i këtij vendi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë.

I vetmi dokument i kësaj kënge, është si material në librin e shkruar prej filologut, arbëresh Dhimitër Kamarda, i cili jetoi në vitet 1821-1882. Ai e ka botuar librin me titull: “Appendice al Saggio di Grammatologia Commprata sulla Lingua Albanese”, dhe është publikuar nga shtëpia botuese “F. Albergueti E.C.” në vitin 1866.

Në këtë libër është publikuar për herë të parë teksti i kësaj kënge i shkruar në shqip. Në libër sqarohet se teksti burimor popullor me ritëm tresh është i vetmi version dhe tekst original i këngës “O e bukura More”. Kjo këngë këndohet prej 600 vitesh dhe ka marrë më shumë përmasat e një kënge mërgimtarësh, e njohur dhe shumë e dashur jo vetëm për arbëreshët, por edhe për arvanitasit e Greqisë dhe shqiptarët e të gjitha trevave.

Një version i jashtëzakonshëm i këngës arbëreshe “O e Bukura More”, vjen përmes interpretimit mjaft interesant të dy artistëve të njohur italianë, Lavinia Mancusi, Gabriele Gagliarini.

Kategori
Uncategorized

Familja në skamje, kërkon ndihmë për librat e 5 fëmijëve (VIDEO).

Familja në skamje, kërkon ndihmë për librat e 5 fëmijëve (VIDEO)

Kjo është familja Saçi, e përbërë nga 8 anëtarë, prindërit dhe 6 fëmijët. Ata banojnë në Kashar, vetëm pak kilometra nga Tirana, në një shtëpi, rikonstruksionin e së cilës e kanë siguruar falë donacioneve. Por përveç mureve të kësaj banese, kjo familje jeton në varfëri totale.

Kryefamiljari, Genc Saçi është i papunë dhe invalid. Ai mer vetëm 80 mijë lekë në muaj dhe me këto para duhet të mbajë të gjithë familjen, të paguajë ilaçet etj…

Megjithatë, ndonëse në këto kushte, për mikrofonin e “STOP”, kjo familje nuk kërkon mrekulli, por ndihmë për të siguruar librat e fëmijëve, 5 prej të cilëve këtë këtë vit shkojnë në shkollë.

saci-femijet

Më e madhja e fëmijëve është Mersa, 15 – vjeç. Ajo pret të futet në vit të parë të shkollës së mesme. Fatimja është 14 – vjeç dhe shkon në klasë të tetë, Arjani është 12 – vjeç dhe shkon në klasë të gjashtë, Arseni është 8 – vjeç dhe futet në klasë të tretë, ndërsa Haxherja është 6 – vjeç dhe këtë vit shkon në klasë të parë.

I vetmi në këtë familje që nuk shkon në shkollë është i vogli Isai, 2 – vjeç.

genc saci

“Quhem Genc Saçi dhe jam babai i këtyre 6 fëmijëve. Unë kam arsye tjetër që fëmijët e mi të pajisen me libra shkolle, sepse unë mundësi nuk kam. Mar 80 mijë lekë në muaj. Me këto 80 mijë lekë çfarë të bësh më parë. Të paguash ilaçet, të marrësh bukën, të paguash dritat, ujin, apo librat e kalamajve”.

Kush ju ka ndihmuar deri më sot?

“Për librat e kalamajve, fqinjët, shokët e shoqet e kalamajve. Unë nuk i kam dhënë asgjë”.

Ju z. Genci jeni dhe invalid. Përfitoni Kemp?

“Kam dalë në komision mjeko – ligjor, diagnostikuar me poliomielit dhe më kanë thënë që je i aftë për punë pa ecje. Puna pa ecja quhet dëzhurn ose roje. Këtu s’të mer njeri as për dëzhurn as për roje. Për pasojë jam pa punë”.

saci-babai

Çfarë kërkoni?

“Unë kërkoj që kush ka mundësi financiare, të më marrë librat e kalamajëve. Ishalla Zoti i shpërbleftë të gjithë, të më ndihmojnë mua, kaq…”

saci-goca

Por problemet e familjes Saçi nuk kanë të sosur… Mersa, më e madhja e fëmijëve nuk ka mundur të regjistrohet në vit të parë, pasi nuk kishte para për t’u regjistruar.

“Dje ka qenë afati i fundit për regjistrimin në shkollë. Shkolla që unë doja të regjistrohesha është këtu pranë, që të mos paguaj lekë për autobus. Afati i regjistrimit ishte 1 me 7 dhe unë nuk munda të regjistrohem për shkak të mundësisë që nuk kisha. Tani nuk e di a do të mund të regjistrohem apo jo. Kam frikë se do të ngelem pa shkollë këtë vit. ”

Librat e këtyre fëmijëve do t’i shkojnë dhuratë nga drejtuesit e emisionit “STOP”, Saimiri dhe Genti. Megjithatë, stafi i këtij programi i bën apel kujdo që ka mundësinë që ta ndihmojë këtë familje, që jeton në këto kushte të mjerueshme./tvklan.al

Media

Kategori
Uncategorized

Paradoksi i shekullit: Para 73 vitesh refugjatët grekë kërkuan strehim në Siri nga Lufta Dytë Botërore

327cbdc5-41ee-4e2e-87a6-8d39ac777748_16x9_600x338.jpg

Në rrjetet sociale qarkullojnë foto të vjetra të emigrantëve grekë të cilët u larguan nga mizoritë e Luftës së Dytë Botërore dhe lanë vendin e tyre për të emigruar në vendet e Lindjes së Mesme.

Ky zhvillim i përket shekulli të kaluar ku me mijëra grekë emigruan si refugjatë në qytetin sirian të Halebit. Kjo është ajo që i bën disa njerëz ta përshkruajnë këtë foto si “paradoksi i shekullit” nën dritën e emigrimit të mijëra azilantëve sirianë për në Europë nëpërmjet Greqisë në ditët e sotme.

Fotoja daton që në vitin 1943-ta dhe është ofruar nga siti amerikan “Amazon”. Bëhet fjalë për një grup fotosh të ngjashme të cilat shiten për një vlerë prej 11 mijë dollarë, të cilat datojnë në atë epokë.

Historia përsërit vetveten, por në formë të kundërt tashmë. Këto ditë shohim po të njëjtat imazhe të radhëve të refugjatëve, por kësaj here janë sirianë dhe jo grekë, të cilët janë larguar nga vendi i tyre i shkatërruar prej luftës civile. Kështu shpirti i tyre i bërë plagë nga vuajtjet nuk gjeti rrugë tjetër shpëtimi vetëm se të migronte në Evropë nëpërmjet Greqisë.

Hija e vdekjes nga mbytja apo nga rrugët kanosëse qëndron në pritje të jetëve të tyre, dhe modeli i fëmijës Alan Kurdi qëndron i ngulitur fort para syve tanë, pra imazhi i trupit të tij të pajetë në bregdetin turk i cili tronditi gjithë botën javën e kaluar.

Në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, e cila zgjati nga viti 1939 deri në vitin 1945, mijëra refugjatë evropiane u larguan nga kontinenti vjetër për në Lindje të mesme tek disa vendev arabe, përfshirë edhe Sirinë, në kërkim të një strehe të sigurt.

Sot, pas gati 73 vitesh, miliona sirianë ikin në Evropë, duke lënë pas ferrin e luftës në vendin e tyre. Sirianët zhvendosen nga Turqia në Greqi nëpërmjet detit duke e konsideruar atë si shtegdaljeje për në vendet europiane të cilat presin refugjatë të tilla si Gjermania, Austria, Suedia, Franca dhe vende të tjera.

Çfarë po ndodh sot në Siri na kujton atë që hoqën grekët në dy luftërat botërore, të parën të dytën, pasi ata i ishin nënshtruar pushtimit të italianëve, çka bëri që me mijëra prej tyre të migrojnë në kërkim të një strehë e sigurt në vendet arabe.

Halebi qyteti dytë më i madh i Sirisë ishte një nga qytetet arabe që priti me mijëra grekë bujarisht. Foto publikuar tregon masat e refugjatëve grekë me rrobat të rreckosura dhe djem të rinj të rreshtuar në pritje të ndihmave dhe ushqimeve. Në foto shkruhet se ushqeheshin rreth 12 mijë refugjatë grekë në Haleb.

Marrë nga: El Arabiya, Përshtati: Enklid Pelari

Kategori
Uncategorized

Në Dibër kalon Shkumbini.


Në Dibër kalon Shkumbini

Frrok Çupi/

Nuk është çështje e lumit fizik; çështja është se në Dibër po u vihet kufiri disa çështjeve themeli që janë zgjatuar nëpër jetën tonë, aq të zbehta dhe aq të “pavlera” sa ç’kemi dashur ne vetë t’i shikojmë. Për shembull, qysh në momentin kur fitoi Komunizmi “rrafshues vlerash”, nuk u pranua kurrë se Shkumbini ishte vija ndarëse mes dy dialekteve të shqipes, Toskë dhe Gegë; as se ishte kufiri më verior gjeografik i Epirit. Nuk ka asgjë për të mos u pranuar një e vërtetë historike  dhe etnografike e kombit, por komunizmi që kishte vendosur t’i fuste të gjithë “në një thes”, rrënjosi idenë se është e ndaluar të përmenden  vija dalluese; madje as Shkumbini.

Në fakt, prapa kësaj ngulitjeje ideologjike, disa zona ose personalitete që nuk pranuan dhunimin komunist, u shtypën në mënyrë të veçantë. Por asnjëherë nuk kemi mundur e as kemi dashur ta shikojmë të vërtetën. Një shpatë qëndronte ngritur e bënte me shenjë që askush të mos guxojë.

Mirëpo zgjedhjet e Dibrës për kryetarin e Bashkisë, iu kanë “nxjerr kallajin” dhe iu kanë dhënë peshën e vërtetë punëve tona të lëna zvarrë.  Shkumbini, jo si një lumë fizik, por si një vijë ndarëse, po kalon në Dibër.

Tani mund ta themi, sepse nuk jemi në diktaturë (të paktën legalisht). Mund ta themi se me rastin e zgjedhjeve të Dibrës nxori kokë strategjia e regjimit të diktaturës që “Veriu të shtypet; nuk është me ne!”. Dje, në media, është botuar një dokument i nxjerrë nga arkiva e Mehmet Shehut, ish kryeministër jetëgjatë komunist, ish ministër i Brendshëm (psh., si Tahiri sot), i cili shkruan kështu: “Në Veri nuk do të lëmë shtëpi e njeri më këmbë!”. Gjithë regjimi komunist ka ushtruar këtë peshë në zonat që “nuk janë me ne!”, dhe këto kryesisht ndodheshin në Veri.

Tani mund të themi e të tregojmë çfarë shikojmë dhe çfarë kuptojmë; pa frikën se “Shkumbini” mund të na çojë në ferr. Tani mund të themi, për shembull, se kryeministri është një pinjoll i tipave më të egër të diktaturës, biri i një firmëtari që edhe në sekondat e fundit të diktaturës, (viti 1998) firmosi varjen në litar të një poeti verior, veç dhjetë kilometra larg kufirit të Dibrës. Jo veç ky, por secili në qeveri është zgjedhur me gisht që të jetë vazhdues i idesë së Mehmet Shehut. Edhe në qoftë se përsëri ky ekip do të fitojë zgjedhjet e ardhshme, do t’i fitojë me dhunë dhe do ta votojë ajo pakicë që, edhe pse e rrënuar, do të shikojë tek këta “shpirtin kundër Veriut”. Kështu e gatuan këtë realitet. Kjo është ajo çfarë mund ta tregojmë, pa hezituar.

Mund të tregojmë atë që duket e që flet vetë. Kur kryetari socialist (ish- komunist) i Bashkisë së Dibrës u kap në një skandal seksual; në fakt u kap një qeveri, jo një individ. Qeveria qendrore sa ç’e mbrojti, aq edhe e mallkoi Shukri Xhelilin, tipin që ishte kryetar Bashkie. E mallkoi se i bëri gjëmën qeverisë së majtë, alias Rilindje, duke e detyruar të shkelë prapë në Dibër për të marrë vota. Ajo i kishte vënë vizën Dibrës. Vepra më e madhe e nisur para ardhjes së këtyre në qeverisje, Rruga e Arbërit, është nderë tashmë si një kufomë e pakallur (sipas dialektit Tosk). Qeveria e majtë e neveriti këtë projekt. Qeveria e majtë nuk bëri asnjë investim në këtë tokë;  caktoi më pak fonde për Dibrën se sa për ariun në sheshin e Tiranës që mahnit disa vizitorë të varfër të tjerë. Por kur Shukriu plasi bombën, këta u detyruan të pranojnë se “janë ndarë nga Dibra”. Ndryshe këta do të kishin qëndruar në pozitat e kryeministrit kur vizitoi Kukësin, dhe tha: “Këtu më neveritet atdheu!”.

Në qoftë se sot do të gjenden dibranë që të votojnë për qeverinë “e neveritur” prej dibranëve, atëherë kjo do të shërbente për një ndarje tjetër mes vetë dibranëve.

Ndarjet nuk kanë fund; janë si një procesionare vdekje- prurëse e pishave të Dibrës. Që këtu, në fenomenin “Dibër” tanimë po  ravijëzohen të gjitha ndarjet e krijuara në të parën qeveri post- demokraci. E patë çfarë ndodhi në Shkodër? Shkodra është treva e rezistencës së madhe kundër diktaturës, sepse është qendra e madhe e personaliteteve të kulturës.  Para një jave, kur e vizitoi kryeministri, sapo kaloi Urën e Bunës, duket se nisi t’i hajë lëkura. Këta nuk e durojnë Veriun. Aq “i hante” lëkura kryeministrit, saqë u kthye në fëmijë të sinqertë dhe tha se “ Shkodrës nuk i jap kokërr leku!”. Shkodra do të vdesë sa për qeverinë; dhe, qeveria do të vdesë sa për Shkodrën! Në këtë raport e ka vënë veten qeveria me zona dhe popull të selektuar. Vetëm në qeveritë komuniste punët e shtetit ndahen sipas krahinave dhe preferencave, këta nuk njohin konservatorizëm dhe atdhe të përbashkët.

Në Dibër, sa ka plasur fushata elektorale, kanë plasur edhe të gjitha ndarjet.

Po ndahet kureshtja për të parë mbi kokë njeriun që të mashtron hapur, me njeriun e llojit tjetër; po ndahet sadomazokizmi nga kualiteti njerëzor i cili nuk duron që ta rrahë qeveria; po ndahet burri që flet si burri, nga burri që pas fjalës së parë të thotë: “a ke grua ti?”; po ndahet oxhaku nga balta; po ndahet njeriun nga i panjerëzishmi!

Në “Dibër” po kalon Shkumbini i një fenomeni tjetër pan- perversitet politik. Me ç’po shikoj, këtu në “Dibër” shfaqet bishti i një komete politike që përfshiu rajonin. Lloji i politikanëve që mashtrojnë bukur por  bëjnë “bukur” asgjënë për popullin, ka ardhur më shpejt në Shqipëri, dhe tani është në fund. Nëse e majta tani po copëzohet që  në Francë e gjetkë, këtu është në fundin e saj. Në Dibër, e majta ka hyrë në kolaps; çamët që nuk banojnë në Dibër, po i bëjnë më dibranë se dibranët. Grave të dhunuara psikologjikisht  nga skandali “Shukri”, iu kërkohet që  të mbështesin mëkëmbësin e Shukriut. Gjysma e të majtës, LSI, akoma nuk po hyn në fushën e aleancave.  Po u nda e keqja këtë herë në Dibër, ndahet në gjithë Shqipërinë në zgjedhjet e vitit 2017… Të gjitha në vijë ndarëse, si në dy brigje.

Pyetja shtrohet, më në fund: A do të shkojnë gjërat në vendin e duhur, apo përsëri për keq? Me alegorinë e fillimit: Shkumbini do të shkojë në shtratin e vet, si një lumë në qendër të Shqipërisë?…

Kategori
Uncategorized

Për kukuvajkat e errësirës që duan të na tërheqin pas vetes.

Po mire more kukuvajkat e erresires qe jeni shume te shqetesuar se si do te rrotullohet dielli vitin tjeter si nuk thoni nje fjale te vetme per keta 20 vitet e fundit qe kaluan ne Shqiperi e 17 ne Kosove qe e kishim “diellin “ mbi koke, a kemi blere ndonje “jorgan” nese realisht bota do te beje pak ftohte.

Si guxoni te merrni neper goje ju o shqiptare truthare kandidatin kryesor per President te Shteteve te Bashkuara z. Donald Trump dhe akoma nuk keni arritur te kuptoni se zgjedhjet presidenciale behen ne Shtetet e Bashkuara dhe per Amerikanet.

Shikoni se cfare po bejne kukuvajkat ne Tirane dhe Prishtine o mercenare te pamend dhe mos u merrni me problemin se si bota i rregullon punet e veta se me ata hajna ka shume shanse qe nuk ju pyet as Montenegro me 600 mije banore e Makedonia me nje milion e jo me pak me tej.

Qe kur Kryekukuvajka pa mend e qe kishte harruar me pi ilacet apo i kishte pire me shumice pelliti stacioneve te botes kunder kandidatit repuplikan z. Donald Trump thua se ishte binjaku i tije nuk mbeti rrumepalle shqiptari pa artikuluar e analizuar z. Trump thua se kandidati Repuplikan potencial per President i Shteteve te Bashkuara eshte i pari I fisit te tije.

Tere kori i kukuvajkave shkoje ne konventen e demokrateve dhe sherbetoret nuk mund te bejne dicka tjeter, fundi edhe qeni fillon pas do kohesh qe t’i ngjaje te zotit pas nje sherbimi natyrisht relativisht te gjate e fatekeqesisht shqiptaret jane prej nje kohe te gjate jane sherbetore.

Amerika dhe bota e dine se si eshte katandisur shoqeria shqiptare mbas diktatures cnjerzore e para saje duke vazhduar ne sundimtare dhe sherbetore apo sundimtare dhe skllever te lire se perndryshe fare mire shqiptaret po i pregadisin vetes nje katastrofe kombetare.

A e pate o trushkulur se si kandidati potencial z. Donald Trump u shpreh me respektin me te thelle per Shenjten Tereza ?

Pushoni o korbat e kombit shqiptar se nuk ju ka vene kush qe te rregulloni punet e botes apo i rregulluat punet tuaja dhe nuk late gje mbi toke pa vjedhe ne Tirane e Prishtine dhe ju ka mbetur qe te drejtoni Washingtonin e Brukselin.

Shqiptare, me shume se 100 vjet me radhe ne Shtepine e Bardhe kane hyre president Amerikane pro-shqiptare. Duke qene se kombi shqiptar akoma nuk eshte cliruar nga errsira e mesjetes e stepave te uraleve dhe padituria edhe kesaj radhe nuk ka per te qene ndryshe me Presidentin Trump pervec asaj te pro lirise, demokracise e prosperitetit te Kombit Shqiptar ne Tirane, Prishtine e hapesirat shqiptare ne Ballkan e madje edhe ne krah te diaspores shqiptare ketu ne Amerike.

Nuk ka gje me ironike sesa thirrjet e sundimtareve te Tiranes per diasporen shqiptare te Amerikes se si duhet te votojne kur ne pjesen derrmuese te tyre mbi 95% jane debuar nga Atdheu.
Liria dhe demokracia promovohet ne Washington dhe ne shqiptareve nuk na mbetet gje tjeter vetem te mundohemi te marrim energji dhe te clirohemi nga kulcedra e erresires dhe e paditurise ku me ndihmen e drejteperdrejte te Administrates Amerikane te te gjitha niveleve si deri sot dhe perkrahjen e te gjithe ambasadoreve Amerikan duke filluar me Ryerson, Withers, Arvizu e shqipefolsin e mrekullueshem Donald Lu me siguri te padiskutueshme keshtu do vazhdoje edhe pas Nentorit 2016 , Janarit 2017 e Dhjetorit 2080.

Amerika e lirise dhe e demokracise ka qene dhe do te jete ne krah te kombit shqiptar deri kur te clirohet nga kulcedra e erresires e paditurise dhe e pamundesise, deri sa Kombi Shqiptar te ngrihet ne kembe dhe te rreshtohet aty ku ka qene dikur dhe ku duhet te jete ne krah te kombeve te zhvilluara dhe perparuara te Evropes.

Per kete, qytetaret shqiptare duhet te urojne e diaspora te votoje per kandidatin presidencial ne Shtetet e Bashkuara qe mendojne se do ta beje Ameriken, miken e shqiptarve me te fuqishme e me te pathyeshme ne keto kohe te turbullta qe po kalon sot bota .Vetem keshtu jemi ne sherbim te lirise, demokracise, Amerikes e Shqiperise, pra duke u rreshtuar perkrah prosperitetit dhe te ardhmes se qytetrimit perendimor.

Sa me shpejt qe shqiptaret te clirohen nga sundimtaret mendje shkurter dhe erresira e mesjetes dhe e paditurise aq me shume do t’i afrohen perendimit menderisht e fizikisht sepse sot kemi edhe nje mundesi me shume, kemi ne krah edhe shenjtin me te ri te botes, Shen Tereza.

Kategori
Uncategorized

Blushi lëshon bombën: Rama do të burgosë Ilir Metën para zgjedhjeve.

Deputeti rebel i PS, Ben Blushi, lëshoi një deklaratë bombë sot në Kuvend ku paralajmëroi se Rama do të burgosë edhe Ilir Metën para se të hyjë në zgjedhje.

“Nëse burgu do të shërbente për të nxitur Reformën, ai ka në plan dhe një njeri ta fusë në burg, Ilir Metën dhe besoj se këtë premtim do ta mbajë para se PS të hyjë në zgjedhje,” tha Blushi.

Si gjithmonë, një nga deputetët me kritikë të Partisë Socialiste, Ben Blushi ishte i ashpër me qeverinë. Nga foltorja e Kuvendit, Blushi solli disa dështime, sipas tij të qeverisë Rama.

“Meqë jemi sot në 3 vjet mandat, 1 mijë ditë qeverie, është koha të bëjmë bilancin. Disa javë më parë kur ndodhi referendumi në Angli kam ndjekur qindra mijëra komente që iu bënë punës së tij.

Dikush nga deputetët e tij konservator tha “ky njeri që sot iku nga puna do mbahet mend se krijoi miliona vende pune për Britaninë”. A mund të thuhet sot kjo për ju? Dëgjova para ca ditësh një parazit të Rilindjes dhe ai tha: në 3 vjet kemi mbajtur premtimin për 300 mijë vende pune. Në qoftë se kjo është e vërtetë është sepse keni hapur më shumë vende pune jashtë Shqipërisë sesa brenda. Ka apo nuk ka varfëri në Shqipëri? Rilindja mendon se varfëria nuk ekziston”, deklaroi Blushi.

Në fjalën e tij kritike për varfërinë që ka sjellë Rilindja, Blushi vërejti se në Kuvend “për gjithçka flitet për ekonominë jo” dhe bëri këtë bilanc:

Janë 1 mijë ditë në pushtet dhe e dini si i kalon ditët Rama?!

100 ditë selfie

200 ditë në avion

300 ditë në stadium

400 ditë ditë në burg

Edi Rama nuk bëri vetëm kaq, kur u mor me burgjet 400 ditë.

Po, në burg dhe këtë të fundit jua shpjegoj pse e them. Se Edi Rama i do shumë burgjet. Dhe këto 400 ditë ia dedikoi burgjeve. Futi në burg ata që nuk paguanin energjinë; që ndërtonin një tullë.

Burg burg burg dhe e mbajti premtimin për shkak të kokëfortësisë së vet.

Me bindjen se burgu i shërben për të nxitur reformat, ai ka arritur të bindë edhe një njeri që nuk e ka në plan përkohësisht ta fusë në burg.

Ky njeri është Ilir Meta.

Këtë premtim besoj se Edi Rama do ta mbajë deri në zgjedhjet e ardhshme. Deri ditën kur Rilindja do hyjë në zgjedhje. Megjithatë ky eshte problemi i tij.

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi prekës i Tahirit: ‘Ndonjëherë më hipën dëshira për t’iu lëpirë’.

tahiri-me-qenin

I tronditur çdo ditë e më shumë nga dhuna me të cilën trajtohen xeeeemlat e vogla, kafshët, si qentë, macet, minjtë dhe gomarët në Shqipëri thirra gjithë kabinetin tim për hartimin e një projektligji për keqtrajtimin e kafshëve.

Në instagramin me profil fallco të njërës prej bashkëpunëtoreve të mija kanë ardhur mjaft raportime dhune ndaj kafshëve. Profili mban emrinKuçReDreqAnej_MB dhe ftoj qytetarët të denoncojnë aty çdo rast. Tani, për të patur efektivitet në hartimin e projektligjit vendosa të asocioj kafshët me bishat e politikës sepse thuajse askush nga pjesëmarrësit në tryezën e punës nuk kish dobësi për qentë e macet derisa fillova  ti prek aty ku nuk mbanin.

Si do ndiheshe ti sikur një qytetar të më zinte mua, Sajmir skilen në dru? Apo të më braktiste në rrugë ku të më shqyenin bishat e vërteta, njerëzit?

Kështu, bashkëpunëtorja në krahun tim të djathtë shpërtheu në ngashërima dhe hartoi aty për aty nenin për dhunën dhe braktisjen e kafshëve.

Po ti, ju drejtova njërit në të majtë, si do ndiheshe sikur Erjonin, konen e ëmbël të Rilindjes ta hidhnin në një betejë me Berisha Pitbullin?
Do flije i qetë natën apo Erjoni i bërë cope e thërrime në ëndrra do të bënte të të dukej sikur po të shpëtonte çiçi gjithë natën? Ky njeri, hartoi nenet e nevojshme në lidhje me garat dhe betejat e paligjshme mes kafshëve.

Po ti moj drenushë, pyeta një bashkëpunëtore që po limonite thonjtë, nuk do ndiheshe xheloze nëse sorkadhja Majlindë, kaprollja Elisë dhe kotelja Oltë të merrnin pesë në një konkurs bukurie ku do t’u shitej lëkura shumë shtrenjtë? Do ta lejoje ti një konkurs të tillë?
U hodhën kështu bazat për nenin në lidhje me shfaqjet dhe konkurset e paligjshme ku marrin pjesë kafshë.

Pra, delet e mia, gjëja më e shtrenjtë që kemi sot të veshur është lëkura, organet tona dhe leshi për të padepiluarit. Tani, si do ndih….

Pa mbaruar unë fjalën neni në lidhje me përdorimin e jashtëligjshëm të lëkurës dhe pjesëve të trupit të kafshëve ishte mbi tavolinë i qëndisur.

Buzëqesha fiks si skile dhe u thashë se puna jonë do pëlqehej tejmase nga palloi Edi. Projektligji me nene e dispozita ishte tashmë thuajse i kopsitur. Sigurisht, duhet të bënim sikur kërkonim mendimin e deleve të fejsbukut ndaj e shtruam dhe aty si projektligj por këtë e bëmë për show se majmuni Endri transparenti vdes për çik show të padëmshëm.

Sigurisht, ka hapësirë për përmirësime. Ndoshta do të duhej një ligj i veçantë për mbrojtjen e qenve të stanit si Hakiu im, por këtë gjë do e mendojmë mire, pasi Hakiu aktualisht është përqëndruar në bujqësi tek ato stanet e reja me kanabis, ku jo çdokush mund të kullosë.

Ju dua. Ndonjëherë më hipën dëshira t’iu lëpij si qenush i lumtur.

I juaji, Sajmiri.

Kategori
Uncategorized

50 fakte të rralla nga jeta e Ahmet Zogut.

50 fakte të rralla nga jeta e Ahmet Zogut

Ahmet Zogu është një nga personalitetet më të mëdhenj të historisë shqiptare. Një figurë kontradiktore dhe mjaft komplekse për të cilin janë botuar shumë libra. Ndoshta një portret më të saktë për të jep diplomati i shquar Eqrem bej Vlora, që shkruante për Zogun:Inteligjenca natyrore e këtij njeriu ishte e mahnitshme. Edhe kur ia donte puna të gjykonte dhe zgjidhte probleme shumë të vështira dhe të huaja për të, ai rrallë gabonte. Sikundër edhe në shoqëri me njerëz shumë më të kulturuar ai nuk bënte kurrë figurë të keqe. Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohtë dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij…”.

50 fakte nga jeta e një nga njerëzve më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai kishte pasion tenisin, pinte 250 cigare në ditë, flinte shumë pak, ishte paranojak ndaj atentateve. Dashuritë e tij dhe detaji i veçantë me këmishën e virgjërisë të mbretëreshës Geraldina. Njihuni me jetën e jashtëzakonshme të mbretit të shqiptarëve.

50 fakte të rralla nga jeta e Ahmet Zogut

79668460

1- Ahmet Zogu jetoi 65 vite, 5 muaj e 29 ditë. Lindi në 8 tetor 1895 në fshatin Burgajet të Matit dhe vdiq më 9 prill 1961 në spitalin Fosch, pranë Parisit.

2- Ahmet Zogu ka qenë mbret i Shqipërisë për 10 vjet 7 muaj e 6 ditë. Ai u kurorëzua Mbreti i Shqipërisë më 1 shtator të vitit 1928. Monarkia i tij mori fund kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste më 7 prill 1939.

3- Ahmet Zogu qëndroi për 11 vjet në fronin e mbretit të Shqipërisë, për 3 vjet në detyrën e presidentit, për 2 vjet në detyrën e kryeministrit dhe për 10 muaj në detyrën e ministrit të Brendshëm.

4- Ahmet Zogu ishte djali i Xhemal Zogut, kryetar i një fisi të Matit dhe i Sadije Toptanit, një nga pinjollet e familjes së njohur Toptane nga Tirana. Xhemal Zogu vdiq në moshën 41-vjeçare në rrethana të panjohura. Ndërsa Sadije Toptani vdiq më 24 nëntor 1934.

5- Ahmet Zogu ishte një nga dy djemtë e familjes dhe kishte edhe pesë motra, Adilen, Nafien, Semien, Mexhiden dhe Ruhijen. Ndërsa vëllai i tij, Xhelal, ishte nga martesa e parë e të atit. Princi Xhelal vdiq në Stamboll në vitin 1944 dhe la pesë fëmijë.

6- Mbiemri i vërtetë i familjes mbretërore është Zogolli. Nuk ka një datë të saktë se kur është bërë ndërrimi i mbiemrit, por mendohet se mund të jetë viti 1927. Mbiemri Zogu i përshtatej më shumë një aristokrati sesa mbiemri i mëparshëm Zogolli.

7- Ahmet Zogu mësimet e para i mori në Liceun Perandorak Francez të Gallatasarajit në Turqi. Më pas vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Perandorake në Vjenë. Studimet i ndërpret në vitin 1912 dhe kthehet në Shqipëri.

15647

8- Ahmet Zogu ka qenë pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, si delegat i Matit. Ai në atë kohë ai ishte 17 vjeç dhe cilësohet si aksioni i parë politik i tij

9- Ahmet Zogu ishte 25 vjeç kur mori detyrën e ministrit të Brendshëm; 30 vjeç, kur u bë President i Republikës; dhe 33 vjeç kur vuri në kohë skeptrin e mbretit të shqiptarëve. Në 65 vite të jetës së tij Zogu i provoi të gjitha, që nga dëbimi prej Shqipërisë, rikthimin për të arritur majat e pushtetit dhe ekzili për të mos u kthyer më kurrë.

10- Gjatë mbretërimit të Ahmet Zogut në 11 vite u krijuan tetë kabinete qeveritare. Më kryesorët janë ata me kryeministra Kostaq Kota, Pandeli Evengjeli, Mehdi Frashëri.

Frika nga atentatet dhe pasionet për jetën

11- Pallati i Zogut ruhej nga 500 këmbësorë dhe tridhjetë kalorësiakë. “S’kam asgjë kundër vdekjes në betejë”, thoshte ai. “Por nuk kam në plan të lejoj të më qëllojnë në mes të rrugës si qen”. Betejat e tij me bejlerët rivalë, kosovarët, radikalët që mbështesnin Nolin dhe rebelët dukagjinas e kishin shtënë në gjak me një sërë familjesh. Të fyerit i dërgonin herë pas herë një zarf me plumb brenda, që ishte premtim se plumbin tjetër do e merrte në zverk. Një vizitor britanik guxoi njëherë të sugjeronte se kreu i shtetit duhej të përjashtohej nga ligjet e gjakmarrjes. Një këshilltar i Zogut iu përgjigj: “Mbreti jonë shkëlqesi është një prej nesh, jo si mbreti juaj”.

12- “Njerëzit e Tiranës mund ta shihnin mbretin e tyre duke bërë përshëndetjen në paradat ushtarake në ditët e festa kombëtare. Kur Zogu mori pjesë në një pritje të inaugurimit të ndërtesës së re të Legatës së SHBA-së në vitin 1930, diplomatët e panë të çuditur teksa ai rrëshqiti nga makina, rendi në ndërtesë, dëgjoi fjalimin dhe u zhduk po aq shpejt sërish. Hapja e parlamentit ishte njësoj e nxituar në ato raste të veçanta kur ai mbante fjalimin e mbretit, personalisht. “Të huaj këtu shijojnë herë pas here çaste talljeje me të”, ankohej Rose Ëilder Lane, shkrimtarja amerikane që jetonte në Tiranë dhe që u bë mikja dhe ndoshta edhe e dashura e tij”, shkruante studiuesi Jason Tomes në librin e tij “King Zog: self-made monarch of Albania”.

mcb5dex4heuo8cp2krxv_176_263_S_7013- Herë pas here, kishte ndonjë shfaqje të papritur të mbretit, kur Zogu bënte shëtitje të shkurtra përkrah nënës së tij, përmes kopshtit trekëndësh ndërmjet rezidencave të tyre. Ky park në miniaturë ishte si kopsht bashkiak, me trëndafila dhe stola, ku shoqëria alla-franga vinte të dielash pasdite. Me Sadijen në krahun e tij, ai ishte i sigurt nga vrasësit që respektonin Kanunin. Raste kur dilte nga qyteti ishin të rralla, zakonisht për të shkuar në Mat me motrat e tij, për të ngrënë drekë në shtëpizën e tij në Qafështamë. Ekskursionet kryheshin në rrugë të ndryshme çdo herë, shpërndaheshin informacione false, bëheshin kontrolle për bomba dhe ndryshohej itinerari në momentin e fundit.

14- Frika e mbretit për jetën e tij mund edhe të ketë qenë e ekzagjeruar. Liderë të tjerë kombëtarë mund t’ia besonin mbrojtjen e tyre policisë; Zogu e shihte si të nevojshme që të kujdesej vetë për çdo detaj të mbrojtjes së tij.

15- Të dërguarit diplomatikë të Italisë dhe Jugosllavisë gjithashtu përpiqeshin ta trembnin duke u kaluar shërbimeve sekrete informacione për komplote në radhët e emigrante shqiptarë. Zogu e dinte se ishte i rrethuar nga spiunë italianë, të cilët do mund t’i jepnin informacione shumë të rëndësishme Hasan Prishtinës, nëse Musolini vendoste të ndryshonte lidershipin e Tiranës. Zogu nuk u ankua kurrë për kërcënimet që merrte. “Incidente të tilla ndodhin”, thoshte ai. “Këto janë rreziqe që i kanosen çdo kreu shteti”. Meqë dalja jashtë ishte aq e rrezikshme, ai preferonte të rrinte në pallat.

16- Kompleksi kishte një fushë tenisi dhe palestër, edhe pse mbreti s’i përdorte shpesh ato. Shqiptarët e modës së vjetër nuk e kuptonin pse perëndimorët bënin palestër vazhdimisht. Sporti ishte tipar i shoqërisë evropiane për të mbajtur trupin në formë, gjithsesi Zogu nganjëherë e merrte raketën e tenisit. Ata që lavdëronin lojën e tij nuk njihnin ndonjë standard krahasimi.

141555470

17- Rutina e zakonshme e këtij gjeniu duhanpirës ishte gjithçka përveç se e shëndetshme. “Ai ishte një oxhak njerëzor”, kujtonte një reporter i huaj. “S’kam parë njeri të pijë aq shumë duhan dhe pa ndërprerje”. Sipas këtij burimi, Zogu pretendonte se në 1920-ën e kishte zakon të pinte 250 cigare në ditë. Mbase duhanpirës të tjerë po aq të vullnetshëm mund të gjykojnë më mirë nëse një nivel i tillë konsumi duhani është fizikisht i mundur, por të gjithë bien dakord se ai pinte shumë duhan, edhe sipas standardeve shqiptare’, shkruante historiani Jason Tomes.

18- Zogu thoshte se ngrihej në gjashtë të mëngjesit e shtrihej në mesnatë. Ai normalisht ishte në studion e tij të mbingrohur në orën tetë të mëngjesit dhe plani i tij i punës zgjatej në 14 orë në ditë. Një poet zogist e perifrazoi në vargje, “lumi s’fle, deti s’fle, po ashtu nuk fle as mbreti”.

19- Ushqimi vinte nga pallati i nënës mbretëreshë në një kuti të mbyllur sepse ai kishte besim vetëm tek Sadija. Zakonisht ushqimi përbëhej nga specat, oriz me mish, komposto frutash, djathë i bardhë, bukë e zezë dhe byrek me djathë e arra. Ushqimi i tij i preferuar ishin patëllxhanët e mbushur.

20- Mbreti lexonte shumë ndaj s’kishte një kufi të qartë ndërmjet punës dhe zbavitjes. Pako të tëra me libra dhe revista vinin rregullisht nga Vjena. Ai ruante interesin e tij për historinë ushtarake, veçanërisht për periudhën napoleonike dhe një bust i vogël i Napoleonit qëndronte në tavolinën e tij të punës, përkrah një pllake qeramike të Skënderbeut.

kush-ishte-ahmet-zogu-kjo-ishte-jeta-kontradiktore-e-mbretit-t-euml-shqiptar-euml-ve_hd-780x439

21- Shpeshherë pasi mbaronte ai luante e letra për para me disa prej adjutantëve dhe ministrave të tij. Këto rast shërbenin dhe për të shkëmbyer informacione informale politike. Zogu i mësonte thashethemet më të fundit nga të ftuarit e tij dhe po nëpërmjet tyre përhapte thashethemet për llogari të tij.

22- Zogu e linte Tiranën zakonisht vetëm një herë në vit. Në pik të verës, njerëzit preferonin t’i iknin klimës mbytëse të kryeqytetit. Familja mbretërore udhëtonte drejt Durrësit çdo qershor dhe kalonte pranë detit tre ose katër muaj. Zogu kishte shpresuar ta kthente Durrësin në portën e Shqipërisë. Ishte një prej porteve më të mira në Adriatik, sipas qeverisë shqiptare. Ishte pikërisht këtu në Durrës që në pritje të një ardhmeje më me influencë, Zogu kishte zgjedhur të ndërtonte pallatin e tij veror.

23- Buzë detit, mbreti e ndërronte kostumin e tij të zakonshëm gri me pantallonat bardha prej stofi dhe një xhaketë sportive blu. Pjesën më të madhe të kohës qëndronte në studio, një zyrë e vogël e pajisur me disa karrige të lehta, një tryezë kafeje dhe një tavolinë. Lluca ishte një problem më vete, ndaj vizitoreve femra u kërkohej të mos vishnin taka të larta. Meqë këtu vizitohej nga më pak njerëz se në kryeqytet, Zogu e përdorte shpesh telefonin. Shqipëria nuk ishte lidhur me rrjetin ndërkombëtar, por linjat ndërmjet pallateve, ministrive dhe postave të xhandarmërisë funksionin.

24- Shpeshherë organizoheshin shfaqje filmash në shtëpinë e kinemasë. Motrat e tij dhe fëmijët pëlqenin të shihnin Charlie Chaplin dhe Shirley Temple. Të gjithë binin herët për të fjetur. Ndryshe nga ç’besohet, ballot luksoze, shpenzimet e tepruara dhe format e tjera të ekstravagancës nuk ishin tipar i mbretërisë së Zogut. Kushtetuta e vitit 1928 i kishte caktuar mbretit 500 mijë franga ari në vit, si dhe shpenzimet për stafin dhe udhëtimet. Nëna mbretëreshë dhe princeshat merrnin 120 mijë të tjera. Edhe pse ishte shumë më pak se shuma që i paguhej mbretërve të Rumanisë dhe Jugosllavisë, të ardhurat vjetore zor se i kalonin 1 milionë paund dhe ku thesari ishte gjithnjë në deficit.

zog_2082338i

25- Siç mund të vërenin diplomatët e huaj, shpenzimet e tij më ekstravagante ishin ato që kishin si synim të linin bejlerët në hije. Ai e kishte shumë me qejf që t’i vinte në siklet, kur bëhej fjalë për shkëmbim dhuratash. Prestigji ishte gjithashtu një motiv tjetër për të blerë disa limuzina (më së shumti Mercedez-Benz). Ai nuk i ngiste vetë ato, por rrugët malore kërkonin motorë të fuqishëm. Për t’u bërë përshtypje krerëve të fiseve, mbreti ekspozonte koleksionet e tij të qilimave orientalë dhe armët antike.

26- Shpenzimet më të mëdha dëshmojnë se mbreti paguante trefish më shumë për çdo gjë që familja mbretërore blinte në treg. Mbase mbreti nuk e kuptonte se faturat e ushqimeve të tij fryheshin më shumë se ç’duhej; por në fakt ka më shumë mundësi që ai ta dinte shumë mirë, por dashamirësia e tregtarëve tiranas mendonte ai mund të meritonte një shpërblim të tillë.

Politika mbretërore

27- Kundërshtari politik më i egër i Ahmet Zogut mund të cilësohet Fan Noli. Edhe pse Zogu e rrëzoi nga pushteti në vitin 1924, Noli edhe në emigrim vazhdoi të ishte armiku i tij. Noli e quante oksidentalizmin e Zogut një farsë. Në një nga debatet në parlamentin e viteve 1920-1924, Fan Noli e quan kryeministrin Zog “shakaxhi të përparimit”.

28- Ahmet Zogu është dhe i pari kryetar shteti që ndërmori reforma edhe për emancipimin e gruas. Në vitin 1937 Parlamenti miratoi ligjin për ndalimin e perçes tek gratë myslimane. Ligji i Zogut lejonte ndalimin e perçes edhe me forcë, pasi ai ishte antiligjor dhe antishoqëror.

29- Akuza më e rëndë që i është bërë Ahmet Zogu është dhënia e Shën Naumit Serbisë, në vitin 1925. Sipas historianëve, ky vendim u bë në shenjë falënderimi për ndihmën që i dhanë serbët për ta sjellë në pushtet atë një vit më parë, pas rrëzimit të Fan Nolit.

30- Ahmet Zogu është i pari zyrtar i qeverisë shqiptare që nënshkroi një marrëveshje me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për marrëveshjen e ekstradimit të personave të kërkuar nga drejtësia. Marrëveshja e vitit 1933, e cila është në fuqi edhe sot.

03(18)

31- Mbreti Ahmet Zogu ishte dhe ai që vendosi zhvillimin e Tiranës drejt Jug-Perëndimit në zonën që sot njihet si “Tirana e Re”. Zonë që më pas u zgjodh nga bllokmenët për të banuar. Edhe sot kjo është zona më e urbanizuar e vendit dhe më e rregullta për çështjet e pronësisë.

32- Ahmet Zogu u cilësua fashist dhe nazist nga komunistët, megjithatë është i vetmi monark, qeveria e të cilit hapi dyert për hebrenjtë. Në vitin 1935 delegati i Zogut në Lidhjen e Kombeve pranon këtë bamirësi nga shqiptarët duke u shpëtuar jetën me qindra hebrenjve që erdhën në vendin tonë.

33- Pushtimi italian pritej prej kohësh. Pak ditë para ultimatumit të italianëve, mbreti Zog urdhëroi të hartohej një plan rezistence. Gjeneralët që e hartuan atë ishin Xhemal Araniti dhe Gustaq Mirdaci. Plani parashikonte një rezistencë në gjithë vendin, por kryesisht në portet e vendit. Nën drejtimin e Zogut ushtria shqiptare kishte rreth 1200 kuadro të lartë. Nga këta 2 gjeneralë, 7 kolonelë, 12 nënkolonelë, 42 majorë dhe 860 togerë. Siç shkruan vet Zogu në kujtimet e tij, pak pas hartimit të planit informohet se një pjesë e drejtuesve të ushtrisë ishin të korruptuar nga agjentët italianë.

34- Gjatë ekzilit të tij 22-vjeçar, Ahmet Zogu qëndroi në të paktën 10 shtete. Greqia, Turqia, Polonia, Suedia, Franca, Anglia, Spanja, Egjipti, SHBA-ja, Belgjika. Anglia, Egjipti dhe Franca ishin shtetet nga ku Zogu ka bërë planet kryesore për kthimin e tij në Shqipëri.

3334433

35- Historiani anglez, Jason Tomes, në librin e tij “Mbreti Zog, Monarku i Vetëshpallur i Shqipërisë”, botuar në 2003, thotë se mbreti gjatë qëndrimit në Londër ka kërkuar të blejë gazetën “The Times” me në vlerë prej 10 milionë paund. Gjatë kohës që kanë jetuar në Angli, Zogu bleu dhe jetoi në një kështjellë “Parmoor House”, një komunitet i vogël rural në Buckinghamshire në Angli. Ndërsa pjesën tjetër të qëndrimit në Angli e kaloi në Londër.

36- Gjatë kohës që kanë qenë në Francë, Ahmet Zogu ka blerë në vitin 1955 dhe ka jetuar shtëpinë e piktorit të madh, Pablo Picaso. Edhe pse në ekzil, familja jetonte sipas rangut të saj duke marrë pjesë në të gjitha ceremonitë mondane.

Jeta private

37- Ahmet Zogu ishte i fejuar me vajzën e Shefqet Vërlacit për shtatë vite. Ai u fejua në vitin 1921 dhe u nda nga ajo në vitin 1928. Kjo fejesë ishte dhe një aleancë e nevojshme mes Zogut dhe Vërlacit. Pas ndarjes dy familjet u armiqësuan, ndërsa pushteti e bashkoi përsëri Shefqet Vërlacin me Zogun.

38- Tania Vizirova (Visirova) ka qenë një nga të dashurat e njohura të Ahmet Zogut. Ai e kishte njohur atë në Francë, ku njihej si një kërcimtare profesioniste. Tania me origjinë nga Besarabia dhe Kaukazia, madje erdhi edhe në Shqipëri. Një tjetër histori dashurie e Ahmet Zogut është dhe ajo me gazetaren amerikane, Rose Ëilder Lane. Kur Zogu i propozoi asaj për martesë ishte ende ministër i Brendshëm. Libri i saj për Shqipërinë, “The Peaks of Shala” (Majat e Shalës), brenda pak kohëve u ribotua tri herë në Angli, Francë dhe Amerikë.

Mbreteresha_Geraldina

39- Ahmet Zogu u fejua dhe pas disa muajsh u martua me Geraldinën, një vajzë që rridhte nga një familje mbretërore dhe për bukurinë e saj të jashtëzakonshme ishte shpallur “Trëndafili i bardhë i Budapestit”.  Mbreti Zog u martua me konteshën Geraldine Appony të mërkurën afër drekës, më 27 prill të vitit 1938. Geraldina që nga ai çast mori titullin e Mbretëreshës së Shqiptarëve. Data 27 prill u zgjodh pasi një tjetër ceremoni e tillë u bë afro pesë shekuj më parë në kalanë e Beratit. Më 26 prill 1451 martohej Gjergj Kastrioti me Maria Donikën e Arianitit.

dasma-e-ahmet-zogut-foto-e-rralle-800x597

40- Dasma u bë eveniment botëror. Hotelet e paktë të kryeqytetit qenë rezervuar për të ftuarit e Mbretit dhe 79 fotografët e gazetarët e ardhur nga e gjithë bota, përfshi Afrikën e Jugut, Argjentinën dhe Japoninë. Dhuratat zunë vendin kryesor në shtypin e huaj. Regjenti, Horti, i Hungarisë pati ofruar një pajton tërhequr nga dy kuaj Lipizan, Franca, një servis prej porcelani Sevre, Musolini disa vazo që dikur i përkisnin Napoleonit, ndërsa Mbreti Viktor Emanuel një statujë antike prej bronzi.

Dhurata që binte më shumë në sy ishte ajo e bërë nga kancelari i Gjermanisë, Hitler, një Mercedez sportiv kabriole të kuq.

foto-dasme-

41- Çifti i sapomartuar udhëtoi në mbarim të ceremonive nga Tirana në Durrës me një Mercedes të hapur. Mijëra vetë kishin dalë në anë të rrugës për të parë Mbretëreshën 21- vjeçare.

“Nusja zgjodhi një këmishë nate mëndafshi të bardhë me mëngë të gjata me dantella si këmbanë dhe priste e tmerruar Mbretin në shtratin me tendë.” – dëshmon biografja e Geraldinës.

Pikërisht këmisha e natës ka edhe një histori tipike shqipyare. Të nesërmen në mëngjes ajo nuk gjendej më nga shërbyesja e Mbretëreshës. E shqetësuar, kjo e fundit, ia referoi këtë bashkëshortit. Përgjigjja ishte befasuese: “Të kam folur shumë për mënyrën se si i respektojmë ne femrat, veçanërisht nënat. Ishte e domosdoshme që ti të ishe e virgjër dhe çdo vajzë e huaj që vjen për martesë, duhet t’i nënshtrohet një vizite mjekësore. Unë mburrem me faktin se kam aftësinë t’i njoh njerëzit dhe më mjaftoi vetëm të shikoja sytë e tu. Nuk të thashë asgjë për këtë vizitë, pasi e dija që nuk do të kishe pranuar. Por, në të njëjtën kohë, më duhej t’i jepja prova Parlamentit, kështu që e mora këmishën tënde të natës dhe ia dërgova kryetarit.”  Këmisha e natës kishte shërbyer si provë shtetërore e virgjërisë së Geraldinës.

dasma1

42- Ahmet Zogu ishte 42 vjeç dhe Geraldina Appony ishte vetëm 22 vjeç kur ata vunë kurorë. Vetëm një vit pas martese ata u bënë me djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Leka, për nder të Aleksandrit të Maqedonisë, një nga idhujt. Mbretëresha Geraldinë është e para grua që ngriti një fondacion bamirësie në vendin tonë për të varfrit. Pas martesës ajo u bë një nga femrat me më ndikim në vend për emancipimin e shoqërisë së kohës.

305489zoggeleka44

43- Zogu dhe Geraldina jetuan të pandarë për 23 vjet, derisa ai ndërroi jetë në Paris në Prill 1961. Geraldina vdiq në Tiranë në tetor 2002. Në fund të jetës, i ishte plotësuar amaneti i vetëm, të vdiste dhe të varrosej në vendin që i kishte vënë mbi kokë kurorën. Në vitin 2014, revista “The Richest” e shpalli atë mbretëreshën e pestë më të bukur në historinë e martesave mbretërore. Për të u shkruajtën shumë libra dhe përcaktimi më i shpeshtë që haset është: “Trëndafili i bardhë i Budapestit”!

wx4mlzjjr08ekoy97pzr_580_795_S_70

Vdekja dhe disa vlerësime nga bashkëkohësit

44- Ndaj Ahmet Zogut janë bërë të paktën 11 atentate, të cilat janë deklaruar. Dy me bombë, dy me pistoleta dhe pjesa tjetër janë komplote që shërbimi sekret i ka njoftuar se po përgatiteshin kundër tij. Thënia më e famshme për rrezikun e jetës së Ahmet Zogut është ajo e historianit amerikan, Bernd Fisher, i cili thotë se të ishe badigard i Zogut ishte njëlloj si të ishte roje nate në një fabrikë baruti, rreth e rrotull së cilës shkreptijnë rrufe.

45- Zogu vdiq në spitalin Fosch të Francës pas një sëmundje të rëndë në prani të bashkëshortes Geraldinë. Sipas historianit Ficher, në momentet e fundit të jetës Zogu ka tentuar të vrasë veten. I ka kërkuar Geraldinës t’i japë pistoletën. Ajo ia dha, por pa fishekë. Ndërsa gjendja shëndetësore e Zogut ishte e tillë që ai nuk kish fuqi as të ngrite pistoletën për të qëlluar veten.

46- Pjesa më e errët e veprimtarisë së Ahmet Zogut cilësohet largimi nga Shqipëria, më 6 prill 1939, një veprim që pavarësisht sqarimeve të tij dhe familjes, edhe sot mbetet e pashpjegueshme nga historianët.

48- Vlera më e madhe e historianëve që i japin sot Ahmet Zogut është krijimi i një shteti modern shqiptar, me ligje dhe standarde, dhe ekonomi të kohës që nuk i kishin shumë shtete perëndimore në atë kohë.

42751003ed559af84478411bfd801de9

49-Në disa rreshta lapidar, Faik Konica ka përmbledhur karakterin e Zogut: “Asnjëherë Zogu nuk ka qenë një sundimtar me të cilin mund të merreshe vesh, por në vitet e fundit ai ishte bërë i padurueshëm. Nga natyra ai kishte disa cilësi të shquara dhe në fillim kishte zotësinë t’i maskonte të metat që i kishte më të shumta, derisa një ditë suksesi në rritje e shtyu të hiqte maskën dhe doli siç ishte: Një barbar i paqëndrueshëm dhe bukëshkalë”. Por për Konicën Zogu ka qenë edhe një personazh enigmatik interesant. “Por edhe për ata që u pëlqen, edhe për ata që nuk u pëlqen, ai mbetet një karakter enigmatik interesant, një përzierje e papajtueshme kontradiktash, gjysmë hero e gjysmë karagjoz, i cili për shumë kohë do të tërheqë si mbledhësin e çudirave të historisë edhe studiuesin e psikologjisë”.

wi6rbpu3tgjuyg4rx9p4_580_866_S_7050- Në prag të vdekjes, një prej njerëzve që e ka njohur mirë, diplomati Eqrem bej Vlora, e portretizon Zogun kështu:Në krahasim me bejlerët e tjerë, Zogu nuk kishte mjete, madje mund të themi, ishte i varfër. Por kishte gjëra të tjera që nuk i kishin ata: Ishte më i zgjuar, më trim, më energjik, më serioz, më bindës dhe më popullor se ata. Se ç’përfaqësonte ai në të vërtetë, asnjëri nga ne nuk e dinte mirë, por paraqitja e tij ishte aq bindëse, rrezatonte aq epërsi dhe ai vetë besonte aq fort në misionin dhe në të ardhmen e vet, saqë ishte e vështirë t’i shmangeshe fuqisë tërheqëse të personalitetit të tij.

Inteligjenca natyrore e këtij njeriu ishte e mahnitshme. Edhe kur ia donte puna të gjykonte dhe zgjidhte probleme shumë të vështira dhe të huaja për të, ai rrallë gabonte. Sikundër edhe në shoqëri me njerëz shumë më të kulturuar ai nuk bënte kurrë figurë të keqe. Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohtë dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij…”. / Tirana Observer

Kategori
Uncategorized

50 fakte të rralla nga jeta e Ahmet Zogut.

 

reviews

1

1113

Ahmet Zogu është një nga personalitetet më të mëdhenj të historisë shqiptare. Një figurë kontradiktore dhe mjaft komplekse për të cilin janë botuar shumë libra. Ndoshta një portret më të saktë për të jep diplomati i shquar Eqrem bej Vlora, që shkruante për Zogun: “Inteligjenca natyrore e këtij njeriu ishte e mahnitshme. Edhe kur ia donte puna të gjykonte dhe zgjidhte probleme shumë të vështira dhe të huaja për të, ai rrallë gabonte. Sikundër edhe në shoqëri me njerëz shumë më të kulturuar ai nuk bënte kurrë figurë të keqe. Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohtë dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij…”.

“Tirana Observer” boton në një speciale, 50 fakte nga jeta e një nga njerëzve më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai kishte pasion tenisin, pinte 250 cigare në ditë, flinte shumë pak, ishte paranojak ndaj atentateve. Dashuritë e tij dhe detaji i veçantë me këmishën e virgjërisë të mbretëreshës Geraldina. Njihuni me jetën e jashtëzakonshme të mbretit të shqiptarëve.

50 fakte të rralla nga jeta e Ahmet Zogut

1- Ahmet Zogu jetoi 65 vite, 5 muaj e 29 ditë. Lindi në 8 tetor 1895 në fshatin Burgajet të Matit dhe vdiq më 9 prill 1961 në spitalin Fosch, pranë Parisit.

2- Ahmet Zogu ka qenë mbret i Shqipërisë për 10 vjet 7 muaj e 6 ditë. Ai u kurorëzua Mbreti i Shqipërisë më 1 shtator të vitit 1928. Monarkia i tij mori fund kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste më 7 prill 1939.

3- Ahmet Zogu qëndroi për 11 vjet në fronin e mbretit të Shqipërisë, për 3 vjet në detyrën e presidentit, për 2 vjet në detyrën e kryeministrit dhe për 10 muaj në detyrën e ministrit të Brendshëm.

4- Ahmet Zogu ishte djali i Xhemal Zogut, kryetar i një fisi të Matit dhe i Sadije Toptanit, një nga pinjollet e familjes së njohur Toptane nga Tirana. Xhemal Zogu vdiq në moshën 41-vjeçare në rrethana të panjohura. Ndërsa Sadije Toptani vdiq më 24 nëntor 1934.

5- Ahmet Zogu ishte një nga dy djemtë e familjes dhe kishte edhe pesë motra, Adilen, Nafien, Semien, Mexhiden dhe Ruhijen. Ndërsa vëllai i tij, Xhelal, ishte nga martesa e parë e të atit. Princi Xhelal vdiq në Stamboll në vitin 1944 dhe la pesë fëmijë.

6- Mbiemri i vërtetë i familjes mbretërore është Zogolli. Nuk ka një datë të saktë se kur është bërë ndërrimi i mbiemrit, por mendohet se mund të jetë viti 1927. Mbiemri Zogu i përshtatej më shumë një aristokrati sesa mbiemri i mëparshëm Zogolli.

7- Ahmet Zogu mësimet e para i mori në Liceun Perandorak Francez të Gallatasarajit në Turqi. Më pas vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Perandorake në Vjenë. Studimet i ndërpret në vitin 1912 dhe kthehet në Shqipëri.

8- Ahmet Zogu ka qenë pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, si delegat i Matit. Ai në atë kohë ai ishte 17 vjeç dhe cilësohet si aksioni i parë politik i tij

9- Ahmet Zogu ishte 25 vjeç kur mori detyrën e ministrit të Brendshëm; 30 vjeç, kur u bë President i Republikës; dhe 33 vjeç kur vuri në kohë skeptrin e mbretit të shqiptarëve. Në 65 vite të jetës së tij Zogu i provoi të gjitha, që nga dëbimi prej Shqipërisë, rikthimin për të arritur majat e pushtetit dhe ekzili për të mos u kthyer më kurrë.

10- Gjatë mbretërimit të Ahmet Zogut në 11 vite u krijuan tetë kabinete qeveritare. Më kryesorët janë ata me kryeministra Kostaq Kota, Pandeli Evengjeli, Mehdi Frashëri.

Frika nga atentatet dhe pasionet për jetën

11- Pallati i Zogut ruhej nga 500 këmbësorë dhe tridhjetë kalorësiakë. “S’kam asgjë kundër vdekjes në betejë”, thoshte ai. “Por nuk kam në plan të lejoj të më qëllojnë në mes të rrugës si qen”. Betejat e tij me bejlerët rivalë, kosovarët, radikalët që mbështesnin Nolin dhe rebelët dukagjinas e kishin shtënë në gjak me një sërë familjesh. Të fyerit i dërgonin herë pas herë një zarf me plumb brenda, që ishte premtim se plumbin tjetër do e merrte në zverk. Një vizitor britanik guxoi njëherë të sugjeronte se kreu i shtetit duhej të përjashtohej nga ligjet e gjakmarrjes. Një këshilltar i Zogut iu përgjigj: “Mbreti jonë shkëlqesi është një prej nesh, jo si mbreti juaj”.

12- “Njerëzit e Tiranës mund ta shihnin mbretin e tyre duke bërë përshëndetjen në paradat ushtarake në ditët e festa kombëtare. Kur Zogu mori pjesë në një pritje të inaugurimit të ndërtesës së re të Legatës së SHBA-së në vitin 1930, diplomatët e panë të çuditur teksa ai rrëshqiti nga makina, rendi në ndërtesë, dëgjoi fjalimin dhe u zhduk po aq shpejt sërish. Hapja e parlamentit ishte njësoj e nxituar në ato raste të veçanta kur ai mbante fjalimin e mbretit, personalisht. “Të huaj këtu shijojnë herë pas here çaste talljeje me të”, ankohej Rose Ëilder Lane, shkrimtarja amerikane që jetonte në Tiranë dhe që u bë mikja dhe ndoshta edhe e dashura e tij”, shkruante studiuesi Jason Tomes në librin e tij “King Zog: self-made monarch of Albania”.

Herë pas here, kishte ndonjë shfaqje të papritur të mbretit, kur Zogu bënte shëtitje të shkurtra përkrah nënës së tij, përmes kopshtit trekëndësh ndërmjet rezidencave të tyre. Ky park në miniaturë ishte si kopsht bashkiak, me trëndafila dhe stola, ku shoqëria alla-franga vinte të dielash pasdite. Me Sadijen në krahun e tij, ai ishte i sigurt nga vrasësit që respektonin Kanunin. Raste kur dilte nga qyteti ishin të rralla, zakonisht për të shkuar në Mat me motrat e tij, për të ngrënë drekë në shtëpizën e tij në Qafështamë. Ekskursionet kryheshin në rrugë të ndryshme çdo herë, shpërndaheshin informacione false, bëheshin kontrolle për bomba dhe ndryshohej itinerari në momentin e fundit.

14- Frika e mbretit për jetën e tij mund edhe të ketë qenë e ekzagjeruar. Liderë të tjerë kombëtarë mund t’ia besonin mbrojtjen e tyre policisë; Zogu e shihte si të nevojshme që të kujdesej vetë për çdo detaj të mbrojtjes së tij.

15- Të dërguarit diplomatikë të Italisë dhe Jugosllavisë gjithashtu përpiqeshin ta trembnin duke u kaluar shërbimeve sekrete informacione për komplote në radhët e emigrante shqiptarë. Zogu e dinte se ishte i rrethuar nga spiunë italianë, të cilët do mund t’i jepnin informacione shumë të rëndësishme Hasan Prishtinës, nëse Musolini vendoste të ndryshonte lidershipin e Tiranës. Zogu nuk u ankua kurrë për kërcënimet që merrte. “Incidente të tilla ndodhin”, thoshte ai. “Këto janë rreziqe që i kanosen çdo kreu shteti”. Meqë dalja jashtë ishte aq e rrezikshme, ai preferonte të rrinte në pallat.

16- Kompleksi kishte një fushë tenisi dhe palestër, edhe pse mbreti s’i përdorte shpesh ato. Shqiptarët e modës së vjetër nuk e kuptonin pse perëndimorët bënin palestër vazhdimisht. Sporti ishte tipar i shoqërisë evropiane për të mbajtur trupin në formë, gjithsesi Zogu nganjëherë e merrte raketën e tenisit. Ata që lavdëronin lojën e tij nuk njihnin ndonjë standard krahasimi.

17- Rutina e zakonshme e këtij gjeniu duhanpirës ishte gjithçka përveç se e shëndetshme. “Ai ishte një oxhak njerëzor”, kujtonte një reporter i huaj. “S’kam parë njeri të pijë aq shumë duhan dhe pa ndërprerje”. Sipas këtij burimi, Zogu pretendonte se në 1920-ën e kishte zakon të pinte 250 cigare në ditë. Mbase duhanpirës të tjerë po aq të vullnetshëm mund të gjykojnë më mirë nëse një nivel i tillë konsumi duhani është fizikisht i mundur, por të gjithë bien dakord se ai pinte shumë duhan, edhe sipas standardeve shqiptare’, shkruante historiani Jason Tomes.

18- Zogu thoshte se ngrihej në gjashtë të mëngjesit e shtrihej në mesnatë. Ai normalisht ishte në studion e tij të mbingrohur në orën tetë të mëngjesit dhe plani i tij i punës zgjatej në 14 orë në ditë. Një poet zogist e perifrazoi në vargje, “lumi s’fle, deti s’fle, po ashtu nuk fle as mbreti”.

19- Ushqimi vinte nga pallati i nënës mbretëreshë në një kuti të mbyllur sepse ai kishte besim vetëm tek Sadija. Zakonisht ushqimi përbëhej nga specat, oriz me mish, komposto frutash, djathë i bardhë, bukë e zezë dhe byrek me djathë e arra. Ushqimi i tij i preferuar ishin patëllxhanët e mbushur.

20- Mbreti lexonte shumë ndaj s’kishte një kufi të qartë ndërmjet punës dhe zbavitjes. Pako të tëra me libra dhe revista vinin rregullisht nga Vjena. Ai ruante interesin e tij për historinë ushtarake, veçanërisht për periudhën napoleonike dhe një bust i vogël i Napoleonit qëndronte në tavolinën e tij të punës, përkrah një pllake qeramike të Skënderbeut.

21- Shpeshherë pasi mbaronte ai luante e letra për para me disa prej adjutantëve dhe ministrave të tij. Këto rast shërbenin dhe për të shkëmbyer informacione informale politike. Zogu i mësonte thashethemet më të fundit nga të ftuarit e tij dhe po nëpërmjet tyre përhapte thashethemet për llogari të tij.

22- Zogu e linte Tiranën zakonisht vetëm një herë në vit. Në pik të verës, njerëzit preferonin t’i iknin klimës mbytëse të kryeqytetit. Familja mbretërore udhëtonte drejt Durrësit çdo qershor dhe kalonte pranë detit tre ose katër muaj. Zogu kishte shpresuar ta kthente Durrësin në portën e Shqipërisë. Ishte një prej porteve më të mira në Adriatik, sipas qeverisë shqiptare. Ishte pikërisht këtu në Durrës që në pritje të një ardhmeje më me influencë, Zogu kishte zgjedhur të ndërtonte pallatin e tij veror.

23- Buzë detit, mbreti e ndërronte kostumin e tij të zakonshëm gri me pantallonat bardha prej stofi dhe një xhaketë sportive blu. Pjesën më të madhe të kohës qëndronte në studio, një zyrë e vogël e pajisur me disa karrige të lehta, një tryezë kafeje dhe një tavolinë. Lluca ishte një problem më vete, ndaj vizitoreve femra u kërkohej të mos vishnin taka të larta. Meqë këtu vizitohej nga më pak njerëz se në kryeqytet, Zogu e përdorte shpesh telefonin. Shqipëria nuk ishte lidhur me rrjetin ndërkombëtar, por linjat ndërmjet pallateve, ministrive dhe postave të xhandarmërisë funksionin.

24- Shpeshherë organizoheshin shfaqje filmash në shtëpinë e kinemasë. Motrat e tij dhe fëmijët pëlqenin të shihnin Charlie Chaplin dhe Shirley Temple. Të gjithë binin herët për të fjetur. Ndryshe nga ç’besohet, ballot luksoze, shpenzimet e tepruara dhe format e tjera të ekstravagancës nuk ishin tipar i mbretërisë së Zogut. Kushtetuta e vitit 1928 i kishte caktuar mbretit 500 mijë franga ari në vit, si dhe shpenzimet për stafin dhe udhëtimet. Nëna mbretëreshë dhe princeshat merrnin 120 mijë të tjera. Edhe pse ishte shumë më pak se shuma që i paguhej mbretërve të Rumanisë dhe Jugosllavisë, të ardhurat vjetore zor se i kalonin 1 milionë paund dhe ku thesari ishte gjithnjë në deficit.

25- Siç mund të vërenin diplomatët e huaj, shpenzimet e tij më ekstravagante ishin ato që kishin si synim të linin bejlerët në hije. Ai e kishte shumë me qejf që t’i vinte në siklet, kur bëhej fjalë për shkëmbim dhuratash. Prestigji ishte gjithashtu një motiv tjetër për të blerë disa limuzina (më së shumti Mercedez-Benz). Ai nuk i ngiste vetë ato, por rrugët malore kërkonin motorë të fuqishëm. Për t’u bërë përshtypje krerëve të fiseve, mbreti ekspozonte koleksionet e tij të qilimave orientalë dhe armët antike.

26- Shpenzimet më të mëdha dëshmojnë se mbreti paguante trefish më shumë për çdo gjë që familja mbretërore blinte në treg. Mbase mbreti nuk e kuptonte se faturat e ushqimeve të tij fryheshin më shumë se ç’duhej; por në fakt ka më shumë mundësi që ai ta dinte shumë mirë, por dashamirësia e tregtarëve tiranas mendonte ai mund të meritonte një shpërblim të tillë.

Politika mbretërore

27- Kundërshtari politik më i egër i Ahmet Zogut mund të cilësohet Fan Noli. Edhe pse Zogu e rrëzoi nga pushteti në vitin 1924, Noli edhe në emigrim vazhdoi të ishte armiku i tij. Noli e quante oksidentalizmin e Zogut një farsë. Në një nga debatet në parlamentin e viteve 1920-1924, Fan Noli e quan kryeministrin Zog “shakaxhi të përparimit”.

28- Ahmet Zogu është dhe i pari kryetar shteti që ndërmori reforma edhe për emancipimin e gruas. Në vitin 1937 Parlamenti miratoi ligjin për ndalimin e perçes tek gratë myslimane. Ligji i Zogut lejonte ndalimin e perçes edhe me forcë, pasi ai ishte antiligjor dhe antishoqëror.

29- Akuza më e rëndë që i është bërë Ahmet Zogu është dhënia e Shën Naumit Serbisë, në vitin 1925. Sipas historianëve, ky vendim u bë në shenjë falënderimi për ndihmën që i dhanë serbët për ta sjellë në pushtet atë një vit më parë, pas rrëzimit të Fan Nolit.

30- Ahmet Zogu është i pari zyrtar i qeverisë shqiptare që nënshkroi një marrëveshje me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për marrëveshjen e ekstradimit të personave të kërkuar nga drejtësia. Marrëveshja e vitit 1933, e cila është në fuqi edhe sot.

31- Mbreti Ahmet Zogu ishte dhe ai që vendosi zhvillimin e Tiranës drejt Jug-Perëndimit në zonën që sot njihet si “Tirana e Re”. Zonë që më pas u zgjodh nga bllokmenët për të banuar. Edhe sot kjo është zona më e urbanizuar e vendit dhe më e rregullta për çështjet e pronësisë.

32- Ahmet Zogu u cilësua fashist dhe nazist nga komunistët, megjithatë është i vetmi monark, qeveria e të cilit hapi dyert për hebrenjtë. Në vitin 1935 delegati i Zogut në Lidhjen e Kombeve pranon këtë bamirësi nga shqiptarët duke u shpëtuar jetën me qindra hebrenjve që erdhën në vendin tonë.

33- Pushtimi italian pritej prej kohësh. Pak ditë para ultimatumit të italianëve, mbreti Zog urdhëroi të hartohej një plan rezistence. Gjeneralët që e hartuan atë ishin Xhemal Araniti dhe Gustaq Mirdaci. Plani parashikonte një rezistencë në gjithë vendin, por kryesisht në portet e vendit. Nën drejtimin e Zogut ushtria shqiptare kishte rreth 1200 kuadro të lartë. Nga këta 2 gjeneralë, 7 kolonelë, 12 nënkolonelë, 42 majorë dhe 860 togerë. Siç shkruan vet Zogu në kujtimet e tij, pak pas hartimit të planit informohet se një pjesë e drejtuesve të ushtrisë ishin të korruptuar nga agjentët italianë.

34- Gjatë ekzilit të tij 22-vjeçar, Ahmet Zogu qëndroi në të paktën 10 shtete. Greqia, Turqia, Polonia, Suedia, Franca, Anglia, Spanja, Egjipti, SHBA-ja, Belgjika. Anglia, Egjipti dhe Franca ishin shtetet nga ku Zogu ka bërë planet kryesore për kthimin e tij në Shqipëri.

35- Historiani anglez, Jason Tomes, në librin e tij “Mbreti Zog, Monarku i Vetëshpallur i Shqipërisë”, botuar në 2003, thotë se mbreti gjatë qëndrimit në Londër ka kërkuar të blejë gazetën “The Times” me në vlerë prej 10 milionë paund. Gjatë kohës që kanë jetuar në Angli, Zogu bleu dhe jetoi në një kështjellë “Parmoor House”, një komunitet i vogël rural në Buckinghamshire në Angli. Ndërsa pjesën tjetër të qëndrimit në Angli e kaloi në Londër.

36- Gjatë kohës që kanë qenë në Francë, Ahmet Zogu ka blerë në vitin 1955 dhe ka jetuar shtëpinë e piktorit të madh, Pablo Picaso. Edhe pse në ekzil, familja jetonte sipas rangut të saj duke marrë pjesë në të gjitha ceremonitë mondane.

Jeta private

37- Ahmet Zogu ishte i fejuar me vajzën e Shefqet Vërlacit për shtatë vite. Ai u fejua në vitin 1921 dhe u nda nga ajo në vitin 1928. Kjo fejesë ishte dhe një aleancë e nevojshme mes Zogut dhe Vërlacit. Pas ndarjes dy familjet u armiqësuan, ndërsa pushteti e bashkoi përsëri Shefqet Vërlacin me Zogun.

38- Tania Vizirova (Visirova) ka qenë një nga të dashurat e njohura të Ahmet Zogut. Ai e kishte njohur atë në Francë, ku njihej si një kërcimtare profesioniste. Tania me origjinë nga Besarabia dhe Kaukazia, madje erdhi edhe në Shqipëri. Një tjetër histori dashurie e Ahmet Zogut është dhe ajo me gazetaren amerikane, Rose Ëilder Lane. Kur Zogu i propozoi asaj për martesë ishte ende ministër i Brendshëm. Libri i saj për Shqipërinë, “The Peaks of Shala” (Majat e Shalës), brenda pak kohëve u ribotua tri herë në Angli, Francë dhe Amerikë.

39- Ahmet Zogu u fejua dhe pas disa muajsh u martua me Geraldinën, një vajzë që rridhte nga një familje mbretërore dhe për bukurinë e saj të jashtëzakonshme ishte shpallur “Trëndafili i bardhë i Budapestit”.  Mbreti Zog u martua me konteshën Geraldine Appony të mërkurën afër drekës, më 27 prill të vitit 1938. Geraldina që nga ai çast mori titullin e Mbretëreshës së Shqiptarëve. Data 27 prill u zgjodh pasi një tjetër ceremoni e tillë u bë afro pesë shekuj më parë në kalanë e Beratit. Më 26 prill 1451 martohej Gjergj Kastrioti me Maria Donikën e Arianitit.

40- Dasma u bë eveniment botëror. Hotelet e paktë të kryeqytetit qenë rezervuar për të ftuarit e Mbretit dhe 79 fotografët e gazetarët e ardhur nga e gjithë bota, përfshi Afrikën e Jugut, Argjentinën dhe Japoninë. Dhuratat zunë vendin kryesor në shtypin e huaj. Regjenti, Horti, i Hungarisë pati ofruar një pajton tërhequr nga dy kuaj Lipizan, Franca, një servis prej porcelani Sevre, Musolini disa vazo që dikur i përkisnin Napoleonit, ndërsa Mbreti Viktor Emanuel një statujë antike prej bronzi.

Dhurata që binte më shumë në sy ishte ajo e bërë nga kancelari i Gjermanisë, Hitler, një Mercedez sportiv kabriole të kuq.

41- Çifti i sapomartuar udhëtoi në mbarim të ceremonive nga Tirana në Durrës me një Mercedes të hapur. Mijëra vetë kishin dalë në anë të rrugës për të parë Mbretëreshën 21- vjeçare.

“Nusja zgjodhi një këmishë nate mëndafshi të bardhë me mëngë të gjata me dantella si këmbanë dhe priste e tmerruar Mbretin në shtratin me tendë.” – dëshmon biografja e Geraldinës.

Pikërisht këmisha e natës ka edhe një histori tipike shqipyare. Të nesërmen në mëngjes ajo nuk gjendej më nga shërbyesja e Mbretëreshës. E shqetësuar, kjo e fundit, ia referoi këtë bashkëshortit. Përgjigjja ishte befasuese: “Të kam folur shumë për mënyrën se si i respektojmë ne femrat, veçanërisht nënat. Ishte e domosdoshme që ti të ishe e virgjër dhe çdo vajzë e huaj që vjen për martesë, duhet t’i nënshtrohet një vizite mjekësore. Unë mburrem me faktin se kam aftësinë t’i njoh njerëzit dhe më mjaftoi vetëm të shikoja sytë e tu. Nuk të thashë asgjë për këtë vizitë, pasi e dija që nuk do të kishe pranuar. Por, në të njëjtën kohë, më duhej t’i jepja prova Parlamentit, kështu që e mora këmishën tënde të natës dhe ia dërgova kryetarit.”  Këmisha e natës kishte shërbyer si provë shtetërore e virgjërisë së Geraldinës.

42- Ahmet Zogu ishte 42 vjeç dhe Geraldina Appony ishte vetëm 22 vjeç kur ata vunë kurorë. Vetëm një vit pas martese ata u bënë me djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Leka, për nder të Aleksandrit të Maqedonisë, një nga idhujt. Mbretëresha Geraldinë është e para grua që ngriti një fondacion bamirësie në vendin tonë për të varfrit. Pas martesës ajo u bë një nga femrat me më ndikim në vend për emancipimin e shoqërisë së kohës.

43- Zogu dhe Geraldina jetuan të pandarë për 23 vjet, derisa ai ndërroi jetë në Paris në Prill 1961. Geraldina vdiq në Tiranë në tetor 2002. Në fund të jetës, i ishte plotësuar amaneti i vetëm, të vdiste dhe të varrosej në vendin që i kishte vënë mbi kokë kurorën. Në vitin 2014, revista “The Richest” e shpalli atë mbretëreshën e pestë më të bukur në historinë e martesave mbretërore. Për të u shkruajtën shumë libra dhe përcaktimi më i shpeshtë që haset është: “Trëndafili i bardhë i Budapestit”!

Vdekja dhe disa vlerësime nga bashkëkohësit

44- Ndaj Ahmet Zogut janë bërë të paktën 11 atentate, të cilat janë deklaruar. Dy me bombë, dy me pistoleta dhe pjesa tjetër janë komplote që shërbimi sekret i ka njoftuar se po përgatiteshin kundër tij. Thënia më e famshme për rrezikun e jetës së Ahmet Zogut është ajo e historianit amerikan, Bernd Fisher, i cili thotë se të ishe badigard i Zogut ishte njëlloj si të ishte roje nate në një fabrikë baruti, rreth e rrotull së cilës shkreptijnë rrufe.

45- Zogu vdiq në spitalin Fosch të Francës pas një sëmundje të rëndë në prani të bashkëshortes Geraldinë. Sipas historianit Ficher, në momentet e fundit të jetës Zogu ka tentuar të vrasë veten. I ka kërkuar Geraldinës t’i japë pistoletën. Ajo ia dha, por pa fishekë. Ndërsa gjendja shëndetësore e Zogut ishte e tillë që ai nuk kish fuqi as të ngrite pistoletën për të qëlluar veten.

46- Pjesa më e errët e veprimtarisë së Ahmet Zogut cilësohet largimi nga Shqipëria, më 6 prill 1939, një veprim që pavarësisht sqarimeve të tij dhe familjes, edhe sot mbetet e pashpjegueshme nga historianët.

48- Vlera më e madhe e historianëve që i japin sot Ahmet Zogut është krijimi i një shteti modern shqiptar, me ligje dhe standarde, dhe ekonomi të kohës që nuk i kishin shumë shtete perëndimore në atë kohë.

49-Në disa rreshta lapidar, Faik Konica ka përmbledhur karakterin e Zogut: “Asnjëherë Zogu nuk ka qenë një sundimtar me të cilin mund të merreshe vesh, por në vitet e fundit ai ishte bërë i padurueshëm. Nga natyra ai kishte disa cilësi të shquara dhe në fillim kishte zotësinë t’i maskonte të metat që i kishte më të shumta, derisa një ditë suksesi në rritje e shtyu të hiqte maskën dhe doli siç ishte: Një barbar i paqëndrueshëm dhe bukëshkalë”. Por për Konicën Zogu ka qenë edhe një personazh enigmatik interesant. “Por edhe për ata që u pëlqen, edhe për ata që nuk u pëlqen, ai mbetet një karakter enigmatik interesant, një përzierje e papajtueshme kontradiktash, gjysmë hero e gjysmë karagjoz, i cili për shumë kohë do të tërheqë si mbledhësin e çudirave të historisë edhe studiuesin e psikologjisë”.

Në prag të vdekjes, një prej njerëzve që e ka njohur mirë, diplomati Eqrem bej Vlora, e portretizon Zogun kështu: “Në krahasim me bejlerët e tjerë, Zogu nuk kishte mjete, madje mund të themi, ishte i varfër. Por kishte gjëra të tjera që nuk i kishin ata: Ishte më i zgjuar, më trim, më energjik, më serioz, më bindës dhe më popullor se ata. Se ç’përfaqësonte ai në të vërtetë, asnjëri nga ne nuk e dinte mirë, por paraqitja e tij ishte aq bindëse, rrezatonte aq epërsi dhe ai vetë besonte aq fort në misionin dhe në të ardhmen e vet, saqë ishte e vështirë t’i shmangeshe fuqisë tërheqëse të personalitetit të tij.

Inteligjenca natyrore e këtij njeriu ishte e mahnitshme. Edhe kur ia donte puna të gjykonte dhe zgjidhte probleme shumë të vështira dhe të huaja për të, ai rrallë gabonte. Sikundër edhe në shoqëri me njerëz shumë më të kulturuar ai nuk bënte kurrë figurë të keqe. Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohtë dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij…”. / Tirana Observer