Kategori
Uncategorized

MEGASKANDALI/ Edi Rama jep bazën e Pashalimanit për 1 Euro.

edi rama - sul rusi -nendetsja

Mund të quhet fare mirë një aferë megaskandaloze ajo që ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ditët e fundit që ishte për vizitë në Majami, duke dhënë për 1 Euro bazën e Pashalimanit.

Gjatë vizitës së fundit në SHBA, kryeministri ka arritur një marrëveshje me biznesmenin shqiptar Sal Rusi që jeton në Nju Xhersi, një kushëri jo i largët i Nexhmije Hoxhës, i cili në SHBA është i hetuar për afera të dyshimta.

Edhe vizita e kryeministrit Edi Rama në Majami besohet se ka qenë e paguar nga biznesmeni shqiptar, ndërsa shkuesi për këtë aferë skandaloze e ka bërë Martin Vulaj, një avokat shqiptar që jeton në Nju Jork.

Por çfarë do të bëhet kjo bazë?

Pasha Limani mësohet se do të kthehet në një qendër për çmontimin e anijeve nga e gjithë bota me qëllim që të dërgohen më pas për skrap. E nëse do të bëhet kjo atëherë deputeti i Vlorës, kryeministri Edi Rama do ta kthejë Gjirin e Vlorës në gjirin e skrapit, duke e shkatërruar njëherë e mirë bregdetin e Vlorës.

Kjo ashtu siç aktualisht është duke ndodhur me “lungo maren”, projekti i nisur për të bërë një shëtitore në anë të detit, por që fakt deri më tani ka shkatërruar zonën që njihej me emrin “plazhi i marinës”.

Marrëveshja e kryeministrit Rama me Sal Rusin është arritur ende pa u bërë zyrtarisht shpallja publike e tenderit për dhënien me qira të bazës së Pasha Limanit, veprim që do të ndodhë në datën 1 Shkurt dhe vendimi i shpalljes së fituesit do të bëhet në datën 1 Mars.

Por shpallja e datës për dhënien me qira dhe shpallja e fituesit do të jetë një formalitet, sepse marrëveshja për bazën e Pasha Limanit duket se është mbyllur nga negociatat private dhe të fshehta të kryeministrit Edi Rama në SHBA.

Kategori
Uncategorized

Krimet politike të SHIK-ut në Kosovë dhe dora e zgjatur e Fatos Klosit.

2016-01-11_13-42-18
 U mbushën 17 vjet që kur gazetari dhe atdhetari me emër, Enver Maloku, u vra pabesisht prej falangave të krimit shqiptar.
Kategori
Uncategorized

25 vite më parë kur në Tropojë lindi fenomeni “Antimiting”.

Screenshot_2016-01-11-12-54-47-1

25 vite me pare ne Tropoje lindi fenomeni “Antimiting”

Si sot 25 vite me pare ne qytetin e Bajram Currit ne sheshin para Shkolles tetevjecare qe aso kohe mbante emrin “Asim Vokshi” do te ndodhte nje ngjarje e paprecedente , do te shfaqej nje fenomen i panjohur me pare “Antimitingu”. Ne Tropoje kishin ardhe per te legalizuar themelimin e Partise Partia Demokratike Shqiptare Azem Hajdari, Sali Berisha, Arben Imami, dhe disa eksponent te larte te partise qe s’kishte mbushuar akoma muajin nga themelimi i saj. Ramiz Alia dhe drejtuesit kryesor te Komitetit te Partise se rrethit si dhe eksponente te sigurimit te shtetit, pa medyshjen me te vogel te sintonuar me UDB/ne (sherbimi sekret i ishJugosllavise per brezin e ri) kishin mbledhur me qindra buste te diktatorit Enver Hoxha ne korridoret e Komitetit te Partise dhe atij ekzekutiv dhe prisnin qe ti nxirnin ne shesh pas prishjes se mitingut legalizues te Partise Demokratike. Situata dukej gri ne rrjeshtin e pare te mitingut ishin fisi i Gjongecajve, djemte e Halucave, pak Mustafaj, Hoxhajt e Gashit te Luzhes, te Bytycit dhe ekponente tradicionale te disidences se qytetit . Pastaj kishte disa metra bosh, dhe bri permendores se Barjam Currit kishte me qindra njerez ne medyshje ti bashkoheshin rrjeshtave te pare apo te prisnin daljen e busteve te diktatorit. Regjia ishte pothuaj e njohur, heshtja, ankthi, deshira dhe tulatja nderthureshin natyrshem tek cdo njeri ne ate shesh. Mitingu filloj ne kete atmosfere. Tribuna e improvizuar ishte me pak njerez i kutoj me mirenjohje Ram Dunishen , Avdyl Matoshin, Rasim Hasanin , Haki Hoxhen, Guxim Tosken, Rifat Muhametajn, Sabah Jemishten, Adem Krasniqin, veten time qe me ishte caktuar te mbaja edhe nje fjale ne emer te studenteve. Te me ndjejne ata qe s’i kujtoj me emra ne ate tribune te improvizuar. Folen me radhe Berisha , Azem Hajdari, Arben Imami fola edhe une.Berisha mbajti fjalimin me te ashper ne memorjen time kunder Enver Hoxhes por kjo nuk ishte sebebi i asaj qe do te ndodhte pak minuta me vone. Gjithcka ishte pregatitur nga Tirana. Partia Demokratike duhej goditur ne vendlindjen e liderave te saj. Une kisha pregatitur nje fjale shume te shkurter, tri te katertat e nje faqeje farmat, te shtypur ne shpine e Rasim Hasanit ai kishte makine shkrimi ne shpi.Nderkohe qe po flisja une dy ish te denuar ordiner Sadik Kertoci dhe Sadri Metaliaj te dirigjuar nga dega e puneve te brendeshme dhe komiteti i partise u ngjiten ne tribune dhe ma moren mikrofonin nga dora. Haki Hoxha dhe disa te tjere ju a moren me “dhune” , me pas mikrofonin e mori Azem Hajdari , i cili mbajti nje fjalim te gjate dhe prekes duke revokuar historine e dhunimit te treves se Tropojes nga diktatura. Ndersa Azem Hajdari fliste nga godina e komitetit te partise sot Bashkia e Tropojes u derdhen qindra njerez ngarkuar me bustet e renda te diktatorit, turma qe ju bashkua busteve e tejkaloj shume shpejt numrin e mbeshtesve tane.Mitingu i Partise Demokratike kishte marre fund. Njerezit qe rinin prane permendores se Bajram Currit dhe prisnin ti bashkoheshin mitingut tone u bashkuan me turmen e busteve.Me cjerrjen e tyre bastarde, Ne mbetem pakice, Berisha, Azemi dhe shumica e tribunes moren rrugen pas Pallatit te Kultures dhe ju hipen makinave per tu sistemuar tek shpia e Azem Hajdarit ne lagjen Partizani. Une zbrita shkallet dhe ju afrova telave rrethues te stadiumit te lojrave me dore ku me priste baba dhe vellai i madh. I thash babes qe duhet te marrim nje rruge tjeter per te dale nga pazari, keshtu e kemi pas thirre shetitoren e vetme te qytettit aso kohe. Ai me tha prere “tash qe i ke hy kesaj pune do i biesh mes per mes pazarit”. Pershkuam pazarin kundra rrjedhes mes ulerimave cjerrese qe bartnin ne shpinat e tyre buste te renda prej betoni dhe allcie nxjerre prej zyrave te koperativave dhe ndermarrjeve te gjithe rrethit. Pash disa shoke te mi te shkolles tetevjecare qe me drejtoheshin me fjalet “armik” “armik” me vinte me qesh, por edhe me qa. Kishim nda me ta copat e bukes te lyera me sheqer dhe vaj. Sekretari i Pare Rakip Balla kishte dale ne ballkon dhe pershendeste turmen e terbuar qe s’dinte cka bante. Te shpia e “Pionerit” morem shkallet dhe u ngjitem per tek shtepia e Azem Hajdarit. Kur hyme ne sallon (Azemi ne ate kohe ka pase nje shtepi qe ne sallon mund te rrinin ulur te pakten 20 burra) babes i bane vend , ndersa une mbeta ne kembe afer tij. Sali Berisha e kish ule koken dhe askush s’po fliste. Baba i tha ” Mos u ligshto, mbaje kryet nelt, ne asnjehere se kemi vleresue dhe dashte njeriun tone” Nderhyri piktori Nazmi Hoxha “edhe profetet i kane gjujte me gure ne vendin e tyre”. Biseda mori udhe natyrshem sic rrjedh ajo ne odat malesore. 10 Janari i vitit 1991 ne Tropoj shenoj antimitingun e pare qe me pas do te perhapej ne te gjitha rrethet periferike te vendit qe kundershtonin pluralizmin politik ne Shqiperi. Pergjate ketyre 25 viteve shume prej atyre qe ate dite i pash me bustet e Enver Hoxhes ngarkuar ne shpine, apo ata qe me thane “armik i popullit” i kam takuar jo nje here ne te njejtat tribuna me veten time shpesh edhe ne poste shume te larta.

Bislim Ahmetaj.

Kategori
Uncategorized

Udhëpërshkrim: Festë në bunkerin komunist të kohës së gurit.

Udhëpërshkrim: Festë në bunkerin komunist të kohës së gurit
Shqipëria si vend udhëtimi ofron më shumë se vetëm plazhe të bukura. Në rrugën e tyre për në Evropë, shqiptarëve ju duhet t’i mundin ende mbetjet e komunizmit. Sot vendi është i sigurt, autentik dhe para se gjithash i nduarnduarshëm. – See more at: http://www.albinfo.ch/feste-ne-bunkerin-komunist-te-kohes-se-gurit/#sthash.cFIKVhhC.dpufSituata gjeopolitike mund edhe t’i pështirë gëzimet e udhëtimit. Dy të njohur të mi janë të goditur në mënyrë akute nga kjo. Njëri prej tyre e ka shënjuar Greqinë, por brenga e mungesës së parave të gatshme ka bërë që organizatori i udhëtimeve puashale ta heqë atë hë për hë nga programi. Tjetri ka planifikuar një udhëtim ac hoc në Tunizi – dhe ndërkohë po mendon për një ndërrim të destinacionit. Kur në pyetjen e tyre për ndonjë propozim alternativ ua preferova Shqipërinë, mora si përgjigje habinë e madhe. Një përgjigje që shpesh e kam marrë edhe nga të tjerët e edhe nga vetë bashkëshortja ime, e cila pas terminit tonë të bërë aty për aty u shndërrua nga Saul në Shën Pal të Shqipërisë*.Vendi është i sigurt për turistët, veç kësaj edhe autentik dhe në aspektin kulturor dhe gjeografik jashtëzakonisht i nduarnduarshëm. Brenda një sipërfaqeje, që i përgjigjet sipërfaqes së Landit të Brandenburgut, has në peizazhe malesh që të lënë pa frymë, det, rrënoja kështjellash, qytete historike, vende të paprekura dhe mbetje të një komunizmi ekstrem paranoik. Kush e ka ndërmend ta njohë Shqipërinë me automobil, rrugët e saj nuk i përgjigjen të shpeshtën standardeve të Evropës së Mesme.

Emri i keq i vendit buzë Adriatikut duhet të jetë pasojë e rrëfimeve të tmerrshme të Karl May-it “Mbi vendin e shqiptarëve”, të ngulitura thellë në vetëdijën kolektive gjermane. Apo të mos harrojmë edhe atë se Shqipëria deri më 1990 ishte një eksponat unikat në Evropë. Vendi ishte cepi i errët i komunizmit, nga i cili s’dilte kush dhe në të cilin s’donte të shkonte askush. Për shkak të deviacionizmit, diktatori Enver Hoxha i shfaqi shoqëri socialiste së pari Bashkimit Sovjetik e pastaj Kinës. I izoluar, ngjashëm si Korea e Veriut, Stalini shqiptar marshonte drejt shoqërisë joklasore. Rezultati: rënia e tërësishme e vendit ballkanik, i cili konsiderohej për një kohë të gjatë si “vatra e varfërisë së Evropës”. Shqipëria u deklarua si vendi i parë ateist në botë: xhamitë dhe kishat u shndërruan në salla sporti apo në depo. Pamja e jashtme diktohej sipas një kodi unik. Flokët e meshkujve duhej të ishin ekstremisht të shkurta; nga rrobat ishin në përdorim vetëm prodhimet e këqia vendore.

Të njohura janë anekdotat e futbollistëve gjermanë, të cilët me rastin e udhëtimeve për lojërat për Kupën e Botës apo të Kupave të Evropës detyroheshin t’i shkurtonin flokët dhe magazinat për meshkuj të marra me vete ju konfiskoheshin nga doganierët dhe përfundonin në koshërat e mbeturinave socialiste.

Me të gjitha këto që u përmendën Shqipëria moderne s’ka më asgjë të përbashkët. Vendi është i larmishëm, i gëzuar dhe ndonjëherë në kuptimin pozitiv kaotik. Derisa menyja në kohën e socializmit ishte e varfër, ofertat në restorante dhe në kafene tashmë janë të shumta dhe të mira. Gjithnjë e më shumë befasohesh nga kualiteti i ushqimeve dhe i espresove. Edhe në vetë tavernat e fshatrave të largëta lëngu i kaftë është më i mirë sesa në shumë shopingje gjermane kafesh. Gjellët e freskëta si mishi i pjekur i qengjit, peshku apo kosi me mjaltë të bëjnë të harrosh çdo plan për dietë.

Me çdo kilometër të udhëtuar nëpër vend të bëhet e qartë: doktrina e lajthitjes komuniste është tempo passato. Që nga viti i kaluar Shqipëria është edhe vend kandidat për hyrje në BE. Në vend të satujave të Hoxhës kudo has në reklama perëndimore dhe në pllakata të tashmë shenjtorës nacionale Nënë Tereza.

Si vendi me gjasë i vetëm në botë, Shqipëria ka rrugë që e mbajnë emrin e Georg W. Bush (sepse ai ishte presidenti i parë amerikan që i vizitoi shqiptarët). Bile edhe Franz Josef Strauss, që vizitoi Shqipërinë në “dasmën” e Luftës së Ftohtë, është emërdhënësi i një sheshi të kryeqytetit. Rrugët me emrin Marks apo Lenin nuk më ranë në sy. Kush e ka shijuar socializmin në tërë spektrin e tij ka arsye të jetë i dëshpëruar thellë. Lavjerrësi duket se po bie më shumë në kahun tjetër. Kështu, kryeministri aktual socialist, Edi Rama, një piktor, e thekson “ mungesën e plotë të sindikatave”, të cilat, sipas mendimit të tij, po i mbrojnë të privilegjuarit dhe jo të dobëtit e shoqërisë.

Shqiptarët janë “ të çmendur” pas Perëndimit – dhe në veçanti ndaj Gjermanisë dhe mercedesit. Thuhet se vendi ka gjoja dendësinë më të madhe të mercedesëve në botë – që para së gjithash janë fabrikate të forta që iu përshtaten pistave të mbushura me gropa e që shqiptarët i quajnë rrugë.

Bëhen ndërtime të larta. Ndërtesat e larta në Tiranë tash ua kalojnë pirgjeve të kishave dhe minareve të xhamive. Në vitin 2012, kur udhëtova në vend, ishin universitet private ndërtesat me më së shumti shkëlqim. Biznesi me arsimin duket të jetë diç dobiprurëse. Rinia shqiptare po ngarend drejt dijes, nga e cila synon të përfitojë diku jashtë vendit, sepse edhe përkundër një ngarendjeje ekonomike nga mesi i viteve të 90-ta të ardhurat në vend kanë mbatur të ulëta. Kështu, ciceroni i udhëtimit, Martini, fiton me turizëm shumë më tepër sesa në Universitetin e Tiranës, ku ai si docent merr vetëm 250 euro në muaj. Falë njohurive të tij akademike ai është në gjendje të bëjë shpjegime të hollësishme mbi qytetet mesjetare, mbi traditat arkaike, por edhe mbi absurditetet e kohës së gurtë të komunizmit, siç janë bunkerët e betonuar, e të cilët Hoxha paranoik i ndërtoi kudo në vend. Numri i tyre sillet nga 2500’000 deri në 700’000. Shumica prej tyre sot shërbejnë si imbise, disa si diskoteka e disa të tjerë u janë shitur për para të majme koleksionistëve amerikanë dhe japonezë me pasione të çuditshme.

Shqiptarët janë disi edhe pragmatikë. Këtu ka vend edhe një anektodë e kohës osmane e prirjes së shqiptarëve për bashkëshortësi të përziere mes të krishterëve dhe myslimanëve. Kështu fundmja do të mund të shtohej edhe numri i ditëve festive. Një përcaktim që do ta bënte më të mirë dhe botën tonë – dhe i cili disi do të ishte edhe në kundërshtim me interpretimin dogmatik të socializimit të Hoxhës. Në mënyrë pragmatike shqiptarët shkojnë edhe me dy trashëgimi të diktatorit – shtëpinë e tij të lindjes në trashëgiminë kulturore botërore të UNESCOS në Gjirokastër, që tash është një muze i vendit, dhe me shtëpinë e tij të banimit në lagjen e qeveritarëve në Tiranë (“blloku”), e cila shërben si institut gjuhësor. Kudo përreth gjenden bare dhe birrari elegante. Aty ku dikur kishin rezidencën pashallarët e kuq, sot sillen vërdallë “Jeunesse dorée”(të rinjtë që bëjnë jetë begatë e të pabrenga).

Prirja e shqiptarëve për pragmatizëm ka edhe anën e vet negative – si në ndërtimin e papenguar të vendpushimit pitoresk të Sarandës. Një zbatim më rigoroz i ligjit mbi ndërtimin sigurisht se do t’i bënte mirë zhvillimit turistik në Shqipëri. Poaq grishës është edhe gadishulli i Ksamil-it – jo larg nga vendpushimi i Sarandës – me ndoshta plazhin më të bukur të vendit. Para gjirit ishujt që shtrihen në Detin Jon, të rrethuar gjithashtu me plazhe të bardha, grishin për larje. Nga këtu Ballkani duket sikur shtrihet në Karibik. Me keqardhje të madhe për gruan time u desh ta lëmë majtas Ksamilin dhe ta ndjekim pas Martinin për të parë pika të tjera kulminante kulturore – si vendin antik, Butrintin. Por, megjithatë, kjo është një shtytje për të ardhur sërish në Shqipëri dhe për të parë se si ka përparuar vendi në rrugën e tij drejt Evropës dhe në luftën e tij kundër trashëgimisë së komunizmit – si korrupsioni dhe tarafet kriminale.

Të gjithë atyre që nuk kanë qenë në Shqipëri ju them: Sa më shpejt që të shkoni, aq më mirë, sepse edhe përkundër asaj se shqiptarëve ju dëshirojmë rritje ekonomike dhe zhvillim evropian, me këtë do të humbasë një pjesë e sharmit dhe një pjesë e autenticitetit.

PS: Këtë shtyllë as nuk e ka sponzorizuar Lidhja Turistike Shqiptare, e as unë si autor nuk kam lidhje biznesi me vendin. I (pothuajse) vetmi qëllim imi është t’i heqë paragjykimet mbi Shqipërinë, e cila në aspektin e turizmit ka një emër ende shumë të keq. /Andreas Kern “The European”/

Kategori
Uncategorized

Historia e ish-Bllokut: Sekretet dhe intrigat e lagjes më të famshme të Tiranës.

Për pjesën më të madhe të qytetarëve të Tiranës, ish-Blloku është lagjja më në modë dhe më e gjallë e kryeqytetit. Për guidat turistike ai është vendi që rekomandohet për një pije në orët e vona të natës dhe për te kuptuar jetën vibrante të Tiranës. Pak qytetarë e kanë njohur atë si “zonën e ndaluar” ku jetonin drejtuesit e lartë komunistë dhe ku merreshin vendimet politike. Po si lindi Blloku dhe cila është historia e tij? Me poshtë shpjegohet historia e lagjes prej nga Enver Hoxha dominoi me dorë të hekurt Shqiperinë për 46 vjet!

“Blloku”

Në dhjetor të vitit 1960, ndërsa avioni zyrtar shqiptar – një “Antonov” me 4 motorë – u ul në aeroportin e Rinasit, Enver Hoxha padyshim që nuk e ka menduar se ky do të ishte udhëtimi i tij i fundit jashtë Shqipërisë. Për 24 vjet me radhë Hoxha do të ndrydhej në Shqipëri. Do të lëvizte në një territor tejet të ngushtë, në një nga lagjet qendrore të Tiranës, ku qe vendosur që në vitin 1944 dhe ku do jetonte deri në fund të jetës: në një lagje të quajtur “Bllok i Udhëheqjes”, krejtësisht të izoluar dhe të mbrojtur nga forca të armatosura dhe nga agjentë të Drejtorisë së Dytë të Sigurimit të Shtetit.

Historia e Bllokut është tejet interesante, një imitim i Kremlinit, por që shërbente njëkohësisht edhe si stil jete, edhe si rang hierarkik, edhe si ndërtim i kultit të individit.

Historia e tij fillon në nëntor të vitit 1944.

Liri Belishova, e dërguara e Qeverisë Provizore që do të vinte nga Berati, u befasua kur dëgjoi që komandanti ushtarak i Tiranës Mehmet Shehu kishte menduar për të gjitha. Pas një qëndrimi të shkurtër në hotel “Dajti”, drejtuesit kryesorë do të vendoseshin në një lagje në krah të bulevardit të ri, krejt përballë Kryeministrisë dhe Legatës Britanike. Enver Hoxha do të qëndronte në shtëpinë e Inxhinier Bellonit, një italian i larguar nga Shqipëria, ndërsa Xoxe në një shtëpi përbri. Blloku përshkohej nga një rrugë e drejtë, që në një anë mbaronte në bulevard dhe në tjetrën në një prej rrugëve të sapohapura të Tiranës së Re.

Hierarkia në Bllok ishte e qartë: aty rrinin familjet e anëtarëve dhe të kandidatëve të Byrosë Politike dhe të kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Nuk lejoheshin anëtarët e Qeverisë që nuk ishin anëtarë të Byrosë Politike.

Deri në vitin 1947 rruga që kalonte përballë shtëpisë së Hoxhës ishte e hapur. Që nga ai vit ajo u mbyll dhe, me kalimin e kohës, Blloku filloi të marrë edhe rrugët paralele. Më 1985 ishte një lagje prej afro 151 400 metrash katrorë dhe tashmë, përpara derës së shtëpisë së Hoxhës, nuk mund të kalonin në këmbë as anëtarët e Byrosë Politike.

Jeta në Bllok është njëra ndër temat e ndaluara, por edhe më misterioze të Shqipërisë komuniste. Ruajtja e tij bëhej me aq fanatizëm, sa pushteti në Shqipëri filloi të konsolidohej edhe përmes martesave të brendshme dhe lidhjeve të krushqisë, lidhje që nisën qysh herët në ditët e para të krijimit të tij dhe që u konsoliduan edhe në brezin e dytë e madje edhe të tretin, siç dëshmon Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit për 27 vjet të Shqipërisë, Mehmet Shehut. Në librin “Vjeshta e ankthit”, botuar në Paris dhe në Tiranë pas daljes nga burgu në vitin 1991, ai e përshkruan kështu rrjetin nepotik të Bllokut:

“kjo u shfaq që në fillimet e këtij pushteti, kur filluan të lidhen varg e varg e radhë-radhë krushqitë brenda tij. Kësisoj, që nga Enver Hoxha që lidhi krushqi me Gogo Nushin, duke i dhënë vëllait të këtij të fundit mbesën e vet; e pastaj te Hysni Kapo, gruaja e të cilit është motra e Alqi Kondit dhe e Pirro Kondit, i cili është baxhanak i Manush Myftiut, motra e të cilit është gruaja e Pilo Peristerit dhe po kështu, motra e Ramiz Alisë u bë gruaja e Reiz Maliles, motra e të cilit, është gruaja e Xhaferr Spahiut, kurse gruaja e Bilbil Klosit është motra e gruas së Ramiz Alisë. Të gjithë këta anëtarë të Byrosë, Komitetit Qendror ose ministra dhe zëvendëskryeministra [… ] Dhe nga martesat e njerëzve të pushtetshëm, sikurse më së shpeshti nga çdo martesë, lindën fëmijë dhe këta fëmijë u rritën dhe dikur u erdhi mosha edhe këtyre për t’u martuar […] Dhe kështu u martuan e bija e Adil Çarçanit me të birin e Manush Myftiut […] thuajse njëkohësisht u fejua i biri i Enver Hoxhës me të bijën e vëllait të Ramiz Alisë […] por edhe Kadri Hazbiu u lidh me Enver Hoxhën, kur të bijën e Enver Hoxhës e mori i vëllai i të shoqit të një mbese të gruas së Kadri Hazbiut…”.

Të njëjtën gjë dëshmon edhe nusja e djalit të vogël të Enver Hoxhës, Liljana Hoxha, në një intervistë të vitit 2010:

“Krushqitë në Bllok ishin të gjitha aleanca politike, por paksa të studiuara që të mos bëheshin në gradën e parë. Për shembull, tek anëtarët e Byrosë, midis fëmijëve të anëtarëve të Byrosë, por të bëhej që një djalë të marrë mbesën e tjetrit e me radhë. Dhe të gjitha martesat u kryen brenda Bllokut…”.

Nuk ka asnjë dyshim që lidhjet dhe krushqitë brenda Bllokut qenë njëra ndër temat më të komentuara në vend. Në vitin 1991, kur komunizmi ra, gazeta e parë e opozitës së re arriti numrin rekord të shitjeve me një artikull të kryeredaktorit të saj Frrok Çupi të titulluar “Përse nuk çahet Blloku”? Artikulli shënonte se Blloku nuk ishte një nocion gjeografik, nuk ishte një lagje, për një mënyrë të jetuari, anëtarët e së cilit veç statusit politik i lidhin mijëra fije familjare dhe farefisnore.

Pjesëtarët e Bllokut kishin një trajtim special: personel shërbimi, shitore ku mund merrnin ushqim dhe veshje perëndimore, një seri vilash, shtëpish pushimi në gjithë Shqipërinë dhe shumë favore të tjera. Por me kalimin e viteve jeta e banorëve të paktë të Bllokut u bë më e ndërlikuar. Bashkim Shehu e përshkruan kështu jetën në Bllok:

“Në atë lloj niveli, të atij sistemi, nuk ka miqësi. Në njerëz që kanë qenë të lidhur fort me njëri-tjetrin ka bashkëfajësi dhe lidhje interesi, që shtypin shumë e shumë njerëz të tjerë. Ai që ka epërsi nga pushteti, në këtë rast Enver Hoxha, është më i kthjellët me idenë që këtu s’kemi të bëjmë me miqësi, ndërsa caku i secilit varet nga numri një, përpiqet që të gënjejë veten që ka besnikëri, miqësi etj. Me sa kam mundur të vëzhgoj tim atë në qëndrimin ndaj Hoxhës, ka qenë një lloj adhurimi ndaj tij dhe një njeri që ai mendonte se duhet të ishte besnik ndaj tij dhe duhet të punonte bashkë me të”.

Mungesa e sinqeritetit në një jetesë të tillë si ajo në Bllok p dyshim që duhet llogaritur në radhë të parë e mbi të gjitha te vetë Hoxha. Në një filmim propagandistik të vitit 1982 ai shfaqet për krahu me Myslim Pezën e Haxhi Lleshin, miqtë e tij të Luftës. Teksti i shkruar nga Nexhmije Hoxha, që i drejtohet mbesës së saj Valbona, fillon me fjalët:

“Ja, erdhën shokët e gjyshit, i ngjitën shkallët bashkë, ngadalë- ngadalë. Vitet dhe sfidat i kanë lodhur, por ata janë të gjithë të rinj, 41-vjeçarë, se kaq është Partia e tyre”.

Sytë e Hoxhës duken të trishtuar dhe të lëngëzuar nga kujtimet dhe nostalgjia për dy miqtë e vjetër. Pak kohë më parë ai i kishte dhënë Myslim Pezës dekoratën më të lartë në vend në një ceremoni në të cilën, ndër të tjera, kishte mbajtur këtë fjalim për të:

“Këtë titull nuk ta japim se je më i moshuari nga ne, por ky ka një kuptim të madh politik për ato që thashë dhe për veprimin tënd që në kohën e Zogut, kur dhe sinjalin e revoltës dhe vrave pikërisht Osman Balin, torturuesin dhe vrasësin e Haxhi Qamilit, shërbëtorin e Vërlacit e të Ahmet Zogut. Gjesti yt trimëror e burrëror s’ishte një gjest i thjeshtë hakmarrës ose terrorist, por një gjest politik, sepse ai simbolizonte dorën e fshatarësisë sonë patriote që ngrihej kundër tiranëve. Ty këmba- këmbës të ndoqi regjimi i Zogut, prandaj u detyrove të shkoje në mërgim, ku jetove si patriot shqiptar dhe i ndershëm në gjirin e shqiptarëve që jetonin nën varfërinë e kralëve serbe. Ti ashtu jetove, por mendjen e kishe në Pezë, në Shqipërinë e dashur që vuante, pavarësisht se në krye kishte një mbret që vetëm emrin kishte shqiptar, sepse në fakt ai ishte i huaj, i shitur, tradhtar, njeriu i të gjitha të këqijave për popullin tonë fisnik e të shumëvuajtur. Më ka njohur me ty miku yt dhe i imi, patrioti Esat Dishnica. Kemi kaluar ditë të vështira bashkë, por edhe çaste të lumtura kur kemi parë zhvillimin e vendit në rrugën e Partisë e të marksizëm-leninizmit…”.

Por hapja e Arkivave pas vitit 1992 ka dëshmuar se pikërisht në atë kohë, pikërisht kur ai filmim po bënte xhiron e kinemave në Shqipëri, Hoxha hidhte në ditarin  e tij këto mendime për Myslim Pezën, Haxhi Lleshin dhe miqësinë e tyre:

“E hënë 21 qershor 1982.

Me shokët Ramiz [Alia], Simon [Stefani] dhe Kadri [Hazbiu] bisedova për çështjen e shokut Haxhi Lleshi, i cili nuk është korrekt nga ana morale, gjë që e ka shtyrë në një rrugë të kundërt me shokët që punojnë në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Këta të fundit i kanë vënë në dukje qëndrimet armiqësore të një farë D. S. që punon atje dhe që, duke mbajtur Haxhiu  qëndrime jo normale me të, kjo grua po vepron në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor si një provokatore e vërtetë, si një intrigante e përsosur.

E martë 22 qershor 1982.

Po na lind një shqetësim i ri, i rrezikshëm. Kush e shkakton? Ku është burimi? Në kohën kur zbuluam puçin e Beqir Ballukut e kompani, Haxhi Lleshi u fut në konflikt me gruan e tij dhe me të gjithë fëmijët, djem e vajza. Gruaja e Haxhiut, me prejardhje bajraktarësh (Familja Jegeni ka të arratisur politikë në Jugosllavinë titiste) filloi të flasë hapur me këdo kundër Haxhiut. Ajo po bën këtë veprim skandaloz kundër Presidentit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Me Hysninë [Kapon] e thirrëm një herë e dy Haxhinë dhe ia kemi vënë në dukje këto që po ndodhin, i thamë të merrte masa ose të ndalonte që gruaja e tij të izolohej në ndonjë fshat. Përgjigjja e Haxhiut ishte: “Ku të thotë Partia!” Po në këtë kohë filloi edhe lufta e fëmijëve kundër babës [Haxhiut]. Djali i tij R. (që punonte në aparatin e Komitetit Qendror) e akuzoi babën e vet si “tradhtar”. U thirr të shpjegohej, ai nguli këmbë në të tijën. U thirr nga Hysniu Haxhiu. Ky i tha se nuk ka ç’i bën djalit. Hysniu atëherë i shprehu mendimin: Nuk e dërgojmë dhe këtë në fshat të punojë tok me nënën e vet, gruan e Haxhiut?! Ky, si zakonisht, ishte dakord duke thënë: “Si të thotë Partia!” Kështu u mbyll kjo çështje, megjithatë mbeti e dyshimtë për ne. Ku ishin shkaqet?!

Kaluan vitra. Marrëdhëniet e Myslim Pezës me Haxhi Lleshin, si kurdoherë, ishin të shkëlqyeshme, pa asnjë re. Por gjatë vitit të fundit, papritur e pa kujtuar, filloi të vërehej qielli i kësaj miqësie.

Myslim Pezës, që Partia dhe unë ia kemi vënë shumë mirë në dukje rolin që ka lozur në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, i hipi në kokë që në moshën 80 e ca vjeçare dhe i verbër nga sytë të shkruajë kujtime në “tri vëllime”. Ai u mor vesh me Haxhi Lleshin, i cili i rekomandoi që të vinte t’ia regjistronte në shtëpi sekretarja e tij. Dhe kështu u bë. Filloi regjistrimi, por Myslimi nuk “kish durim”, ky donte t’ia shtypte këto sa më shpejt. Pse? Nuk dihet.

Myslimi u zemërua dhe u shpreh se “kjo grua nuk është e mirë, regjistrimet e kujtimeve të mia ajo po i mban në sirtar, pse kërkon t’i përdorë edhe Haxhi Lleshi për veten e tij”. Në fakt, edhe Haxhi Lleshi kishte filluar regjistrimin e kujtimeve të veta. Të dy po vepronin paralelisht dhe të dyja palëve po ua regjistronte këto kujtime e njëjta grua D. S. Myslimi kërkoi me zemërim t’i dorëzoheshin regjistrimet e tij, pse mendonte që “Haxhiu po i hante bukën”. Iu morën regjistrimet kësaj gruaje, e cila nguli këmbë të mos i jepte, pastaj u urdhërua me protesta në Komitetin Qendror.

Myslimit iu dha një person tjetër nga Partia për të vazhduar regjistrimin dhe ky ia regjistroi, ia zbardhi, ia dha një kopje aparatit të Komitetit Qendror të Partisë dhe një kopje ia dha vetë Myslimit. Ky priste që Komiteti Qendror t’ia dërgonte shtypit, por kjo punë po vonohej. Atëherë Myslim Peza shpejt e shpejt ia dërgoi këto Ndërmarrjes së Botimeve, ku personi i ngarkuar me këtë punë, duke i lexuar “këto kujtime”, vuri duart në kokë nga përmbajtja, prandaj lajmëroi Komitetin Qendror të Partisë. Këto kujtime po studioheshin në këtë kohë nga aparati i Komitetit Qendror të Partisë, që kishte ardhur në konkluzionin se nuk mund të shtypeshin, pse kishin të bënin me një histori plot aventura të Myslimit, që ai i konsideronte si akte “heroizmi, patriotizmi” etj., deri në fillimin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, kur ai mori kontakt me ne.

As ngjarjet historike të Pezës, që janë vepër e Partisë, as lufta e pezakëve nuk përmendeshin në këto regjistrime, bile vetë lufta e Myslimit errësohet aty me gojën e tij, jo vetëm me mendime të çoroditura individuale, subjektiviste, të përsëritura, duke u futur në cikërrimat e katundit e të fshatrave, por çka është më e rëndësishmja, në këto materiale janë regjistruar pjesë që kanë të bëjnë me plot aventura të Myslimit në emigracion, në Jugosllavinë e kralëve të Serbisë. Në këtë pjesë të jetës së tij Myslimi tregon se merrte para nga jugosllavët, se këta i kishin propozuar ta bënin agjent, po ai “nuk pranoi”. Megjithatë jugosllavët, tregon aty Myslimi, vazhdonin t’i jepnin rrogë. Kur Myslimi ish akoma në Shqipëri, në kohën e Zogut, Legata Jugosllave i dha 500 napolona, “po Myslimi nuk i mori ato në dorë, por hallexhia”.

Dhe Myslimi vazhdon të tregojë kështu mbi propozimet për të bashkëpunuar kundër Zogut me Gani Kryeziun, familjen e Lleshit [Haxhiut], ose me Irfan Ohrin. Me ndihmën e serbëve Myslimi zgjodhi kështu familjen e Lleshajve, familje “me shumë autoritet në Jugosllavi dhe në Beograd”. Atje ai u njoh me Haxhi Lleshin dhe vazhdojnë të tregohen aventurat e të dyve që i ka regjistruar me gojën e tij.

Gjatë gjithë jetës dhe punës që bëmë së toku me Myslimin asnjëherë ky nuk më ka folur për këto ngjarje të jetës së tij. Pse i mbante ai fshehur këto ngjarje nga unë dhe nga Partia? Pse i nxjerr tash në këtë kohë, kur zbuluam komplotin e Mehmet Shehut? Mos kërkon t’i dalë rrezikut përpara? Mos ka frikë se ia zbulojnë të tjerët? Me këto kujtime që Myslimi kërkon t’i shtypë me këmbëngulje, ky errëson vetë figurën e tij që ia ngritën lart Partia dhe lufta. Po t’i lejojmë ne të shtypen këto aventura të Myslim Pezës, atëherë i kemi dhënë një armë në dorë armikut dhe opinionit: “Me të tillë njerëz ka bashkëpunuar Partia?” Po ne nuk do t’ia japim këtë sadisfaksion as Myslimit, as jugosllavëve. Ne do të bëjmë çmos që Myslim Peza ta ngrysë jetën kështu siç është, me të këqijat dhe të mirat e tij.

E martë 22 qershor 1982

Me këtë “çështje të Myslim Pezës” plekset njëkohësisht edhe çështja e Haxhi Lleshit. Nga gjumi i rëndë ku kish rënë, pas vetëvrasjes së armikut Mehmet Shehu, u zgjua edhe Haxhiu [Lleshi]. Gruaja D. S me biografi të mirë, nëpunëse në Presidiumin e Kuvendit Popullor, na është bërë sekretare e Haxhiut, por ky e ka tepruar me të, siç flitet midis nëpunësve të Presidiumit të Kuvendit, të cilët po i shkruajnë Komitetit Qendror të Partisë që “të pengohet ky skandal”. Por e keqja mbi të këqijat është se kësaj i është rritur aq shumë mendja sa po ngatërron gjithë aparatin duke bërë atje “ligjin” në emër të Presidentit. Por çfarë ligji? Ajo është kthyer në një provokatore pa kufi, flet keq për udhëheqjen kryesore të Partisë dhe arrin deri atje sa t’i thotë një shoku komunist, që punon në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, dhe është ky që i shkruan këtë Komitetit Qendror të Partisë, se “Kur të vdesë Enver Hoxha fuqinë do ta marrë Haxhi Lleshi”. Është e qartë se këto veprime të rrezikshme janë muhabetet që ia bën asaj Haxhi Lleshi, të cilit e pakta që mund t’i themi është se Haxhi plakut i ka hipur në kokë marrëzia dhe “ç’i ka barku, ia nxjerr bardhaku”. Kjo është një.

E dyta: Siç duket, Haxhi Lleshi ia futi edhe Myslimit këtë grua që t’ia regjistronte kujtimet për të parë çfarë pohon ky për periudhën kur ishte i internuar në Jugosllavi. Ç’flet për Haxhinë, për babanë dhe xhaxhallarët e tij me Aqif Lleshin? Haxhiu pa se në këto kujtime ai dhe familja e tij po komprometohej me jugosllavët nga ana e Myslimit. Haxhiu nuk ia kthente këto shkrime Myslimit derisa ky u zemërua dhe u detyrua D. S.-ja t’ia dorëzonte.

Është e qartë për ne se Haxhiu u vu në pozita të vështira nga shoku i tij i vjetër, prandaj krijoi një intrigë të re, thelbi i së cilës mund të jetë i vërtetë. Në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor punon edhe një grua tjetër, që është mbesa e Myslim Pezës. Kjo me siguri duhet t’i ketë treguar Myslimit për marrëdhëniet e Haxhiut me D. S.-në dhe ambiciet, xhelozitë e këtyre dy grave janë bërë problem në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Pas çështjes së regjistrimit të kujtimeve të Myslimit, Haxhi Lleshi përpara shokëve anëtarë të Komitetit Qendror, që punojnë në Presidium të Kuvendit Popullor, Spiro Kolekës, Shefqet Peçit dhe Xhafer Spahiut, ngre çështjen: të përjashtohet nga aparati i Presidiumit një punonjës i Presidiumit dhe mbesa e Myslim Pezës, pse kanë marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin”. Shokët i kërkojnë Haxhiut të japë fakte, po ky nuk dëgjon të japë dhe flet në mënyrë provokative se “duhet bërë kështu si them unë”. Shokët e refuzojnë propozimin e tij dhe Haxhiu, “shoku President”, u thotë: “Dua të shtrohet ky problem në organizatën bazë të Partisë”.

Këtë skandal e mori vesh Myslim Peza, i cili thirri Xhafer Spahiun dhe i tha se “po e bëri Haxhiu këtë, më ka turpëruar mua, dhe unë do të pres çdo marrëdhënie me të”. Haxhiu i thotë Partisë “shkel brezin që po të lëshoj” dhe të bëhet skandal. I bën njëkohësisht shantazh edhe Myslim Pezës, që edhe ky nga ana e vet e kërcënon.

U këshilluan anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë, që punojnë në aparatin e Presidiumit të Kuvendit, që ta trajtojnë çështjen me gjakftohtësi të madhe, se ajo po merr formën e një provokacioni nga ana e Haxhi Lleshit. Të mos transferohet asnjë nga ata të dy nga aparati i Presidiumit, siç do Haxhiu dhe asgjë të mos shtrohet në organizatën bazë.

Gjatë kësaj kohe në Komitetin Qendror të Partisë dhe mua më vijnë letra anonime për lidhjet e Haxhiut me D. S. I vinë letra të tilla dhe Ramizit, me firmë nga një shok komunist që është në Presidium, për pikëpamjet armiqësore që shpreh gruaja, e cila punon sekretare e Haxhi Lleshit. Letra anonime i dërgohet Haxhiut nga sekretari i Komitetit Qendror të Partisë, Simon Stefani, që të marrë dijeni. Haxhiu i përgjigjet Simonit (të gjitha këto letra ndodhen në arkivin e Komitetit Qendror). Haxhi Lleshi tërhiqet nga kërkesa që kishte bërë për përjashtimin e mbesës së Myslim Pezës, por ngul këmbë që të përjashtohet nëpunësi në fjalë dhe si arsye nxjerr disa gjëra të kota. Shokët i vënë në dukje Haxhiut se arsyet që ai jep nuk janë me vend, sidoqoftë ta përjashtojmë nga aparati si atë, si D. S. se po na bëhet skandal dhe i numërojmë Haxhiut sjelljet arrogante dhe armiqësore të saj (pa i thënë gjë për lidhjet me të). Haxhi Lleshi u përgjigjet se ai nuk është dakord me ta. “D. S. unë nuk lejoj të përjashtohet nga Presidiumi i Kuvendit dhe të shkojmë në organizatën bazë”. Anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë, që punojnë në Presidium, i thonë Haxhiut të mos çohet ky problem në organizatë bazë të Partisë, se atëherë do të na dalin në shesh shumë gjëra, që do ta ulin prestigjin e tij si President i Presidiumit. Haxhiu shkoi deri atje, sa t’u thotë shokëve “le të më nxjerrë Partia në pension, duke më hequr nga Presidiumi”.

Këto janë dy probleme që këta dy persona i nxjerrin në shesh dhe i krijojnë kokëçarje Partisë në këtë kohë. Të dy këta dhanë një kontribut në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Partia dhe unë i kemi nderuar, kemi vënë në dukje meritat e tyre, në popull ata njihen si shokë udhëheqës. Për çfarë arsyeje të dy këta, Myslimi dhe Haxhiu, i hapin për herë të parë këto letra të vjetra të tyre dhe në një kohë që Partia po kapërcen me sukses punën shumë armiqësore të Mehmet Shehut si agjent i jugosllavëve? Këta po na krijojnë me këtë një kokëçarje të re. Mos vallë qëndron gishti i jugosllavëve prapa tyre? Përvoja e luftës kundër armiqve të jashtëm dhe të brendshëm na ka dhënë mësime të mëdha. Kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi vigjilentë për të mbrojtur atdheun, Partinë, socializmin.

Do të dëshiroja që në çështjet e këtyre dy shokëve të mos ketë gisht armiku, por vigjilent duhet të jem dhe do të veproj në mënyrë që sadisfaksion armikut jugosllav të mos i jap asnjëherë dhe të mos bie në provokacionet e këtyre dy shokëve në qoftë se janë provokacione. Me gjakftohtësi do të veproj që të mbrohet atdheu, të shmanget skandali që kërkon të bëjë armiku dhe këta dy shokë “të vjetër” të bëhen të parrezikshëm dhe në interesin e Partisë, që sulmohet vazhdimisht nga armiqtë, të marrim ato masa që vetëm armiku të dështojë, kurse Partia e populli të triumfojë”.

Mbi ditar, nga një njeri i afërt – me gjasë Nexhmije Hoxha – është vënë shënimi: “Ta shohë vetëm shoku Ramiz”. Pas viteve 1976-1978, kohë gjer në të cilën ai e shkruante vetë me dorë ditarin e tij, Enver Hoxha nuk ka mbajtur ditar të shkruar. Ai i citonte mendimet e tij, ato zbardheshin, shtypeshin dhe kalonin në fondin e tij, mbi të cilin ai përzgjidhte ato që shkonin për botim dhe ato që s’do të botoheshin kurrë, si këto dy shënime. Ditaret e Hoxhës gjenden tanimë në Arkivin Qendror të Shtetit, të lidhur në disa dhjetëra vëllime.

Liljana Hoxha, nusja e djalit të vogël të Enver Hoxhës, hyri në Bllok në vitin 1973. Ajo ishte studente, kur djali i dytë i tij, Sokoli, i propozoi për martesë. Ishte nga krushqitë jashtë Bllokut dhe vetë Liljana Hoxha është e bindur se vjehrra nuk ia fali kurrë që vinte nga “bota përtej postbllokut”. Për një kohë të gjatë ka mbetur e izoluar, siç dëshmon vetë. Në një intervistë të vitit 2010 ajo kujton:

“Unë jam martuar në vitin 1972 dhe që nga ajo kohë kujtoj se situata në Bllok ka qenë gjithmonë shumë e nderë, shumë e kontrolluar. Mund të them se ai ishte i vetmi vend ku liria mungonte në mundësinë më ekstreme. Kontrollohej çdo gjë,  kush hyn, kush del, me kë shoqërohet, çfarë futi brenda”.

Pyetjes se cilat ishin familjet kryesore në Bllok, ato që në njëfarë mënyre i jepnin tonet atij, ajo i përgjigjet:

“Familjet e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut dhe Hysni Kapos. Por marrëdhëniet midis këtyre familjeve dukeshin që ishin hipokrizi e gjallë. Hipokrizi dhe kishte dhe disnivele. Kishte arsye për të pasur xhelozira. Fiqirete Shehu dhe Vito Kapua vetë ishin më inteligjente se Nexhmije Hoxha. Kishin atë natyrën e protagonizmit, flisnin dhe merrnin pjesë në çdo situatë që u ndodhej. Nexhmija kishte natyrën vetëm të heshtte, të vështronte, të studionte dhe të bënte rolin e një gruaje të tërhequr që ishte vetëm në funksion të të shoqit të saj”.

Fati e solli që, me përjashtim të familjes Hoxha, Kapo dhe Alia, gjithë familjet e tjera të Bllokut të ndryshonin vazhdimisht. Spastrimet qenë arsyeja më e shpeshtë. Por i çuditshëm është fakti se, edhe pas dënimit, edhe pas ndryshimeve të vitit 1990, ish-pjesëtarët e Bllokut, rrallë, shumë rrallë kanë folur për jetën e atjeshme. Në shumë anë, ata i ngjajnë anëtarëve të një sekti, që të detyruar nga një betim a kërcënim, refuzojnë të flasin gjithë jetën për atë pjesë që kanë kaluar aty. Vetëm në vitin 2011, Spartak Ngjela, djali i ish ministrit të Tregëtisë për 28 vjet, Kico Ngjelës, solli në kujtimet e tij detaje dhe analiza realiste nga jeta në Bllok. Të vetmet shënime që hedhin njëfaqësoj dritë mbi atë që realisht ndodhte aty.

Në kujtimet e tij, Ngjela i jep hapësirë një vendi thuajse dominues, “Shtëpisë së Partisë”. Ishte një lloj klubi, brenda Bllokut, në anë të Komitetit Qëndror të PPSH – së. Një shtëpi e bukur, ndërtuar nga ish Kryeministri Koco Kota në fund të viteve ‘ 30 – të si vilë banimi, por ai nuk hyri asnjëherë aty. Kur vila u bë gati, Kota u largua nga Shqipëria bashkë me Mbretin Zog në mërgim. Ai u vendos në Selanik ku qëndroi nga viti 1939 deri më 1945. Në fillim të këtij viti, 3 oficerë të Sigurimit bashkë me disa militantë komunistë grekë e rrëmbyen në një klub të qytetit dhe e sollën fshehtas në Shqipëri. Kota u nxorr përpara Gjyqit Special dhe u dënua me 30 vjet burg. Ndërroi jetë në Burgun e Burrelit, më 1949, në po atë burg, ndërtimin e të cilit, e kishte firmosur dhe ideuar vetë kur ishte Kryeministër. Shtëpia e tij u shndrrua herët, në fund të viteve ’40 – të si një lloj klubi i Bllokut me emrin “Shtëpia e Partisë”. Ajo kishte disa salla ndenjie, sallë bilardoje dhe një kinema ku shfaqeshin filmat e ndaluar për publikun e gjerë. Vizita apo kafja në “Shtëpinë e Partisë” ishte një ritual thuajse i përnatshëm, disa orësh, për drejtuesit e lartë komunistë. Udhëheqësit kryesorë qëndronin në katin e dytë, shpesh të kredhur në biseda të gjata, tonin e së cilave e jepte Hoxha. Nga bisedat e thjeshta, ato për politikën e jashtme e deri tek diskutimet që kishin rëndësi jetike për komunizmin në Shqipëri zhvilloheshin kryesisht aty. Spartak Ngjela kujton se Hoxha donte që gjithë rrethi i tij të ishte aty, përditë, pa mungesa. Ishte një lloj kontrolli, i ngjashëm me atë të Stalinit. Ai donte t’i shihte në sy bashkëpunëtorët, donte ta ndjente dhe ta prekte besnikërinë e tyre. Aq e fortë qe kjo ndjesi, sa një ndër akuzat që i bëri Bedri Spahiut, në vitin 1955 ishte se “prej dy muajësh ai nuk ishte dukur në shtëpinë e partisë”.

Kur nuk ju fliste bashkëpunëtorëve të tij, kur nuk niste ndonjë diskutim të gjatë politik, Hoxha preferonte të luante bilardo. Ai ishte i zoti në këtë lojë. Ata që kanë qenë prezent aty, dëshmojnë se askush nuk e mundte dot. Ishte nga të paktat reflekse të rinisë që i kish mbetur ende. Nuk i pëlqente të pinte. Herë herë preferonte ndonjë gotë uzo të shuar me ujë dhe me akull; i pëlqenin gjërat pikante dhe kamarieri ja shërbente gjithcka me uthull të fortë. Personeli atje, si edhe ai i shtëpisë dhe thuajse gjithë bashkëpunëtorët, e thërriste Komandanti. Një emër që i kish mbetur që pas lufte nga partizanët që u morën në shërbim dhe me të cilin vijuan ta thërrasin deri në vdekje në vitin 1985.

Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik kulti i Hoxhës kishte filluar të ngrihej në kulm. Hoxha po imitonte gjithnjë e më shumë Stalinin dhe po përfshihej nga paranoja që diktatori sovjetik kishte shfaqur afro 40 vjet më parë. Një industri e tërë mediatike dhe kinematografike u vu në shërbim të ngritjes së kultit të tij, të ndërtimit të imazhit të “udhëheqësit” të pagabueshëm dhe babaxhan. Çdo imazh që transmetohej shihej dhe rishihej disa herë për të krijuar pamjen sa më perfekte. Hoxha ishte gjithnjë i krehur, i rregullt, i qeshur, dhe asnjë filmim nuk tregon ndonjë moment dobësie tek ai. Pamjet e transmetuara përcillnin një eufori dhe një entuziazëm të pandërprerë, që të befason.

Por filmimet e paautorizuara, që janë zbuluar më vonë, kanë rrëfyer një Hoxhë krejt tjetër. Në një filmim mbledhjeje të Byrosë Politike, në vjeshtën e vitit 1982, ai është filmuar duke u thënë anëtarëve të Plenumit për Kadri Hazbiun:

“Qijani motrën!”

Në një mbledhje tjetër ai përsëri e pyet me qesëndi Kadri Hazbiun:

“Për kë flet ti mo, për Beqir Ballukun?! Pse s’e dimë ne se ç‘është Beqir Balluku? Një mut muti!”

Filmimet e mbledhjeve të Byrosë dhe të Komitetit Qendror janë të mbushura me fraza të tilla befasuese për një njeri politik. Me gjasë, këto kanë qenë sjellje normale të Hoxhës, nëse u referohesh njerëzve që e kanë njohur atë.

Që nga viti 1960 Blloku filloi të fortifikohej më shumë dhe siguria e Hoxhës filloi të shndërrohet në një lloj paranoje, një paranojë që do të angazhonte disa mijëra vetë çdo ditë./Opinion.al

(Marrë nga Libri “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut)

Kategori
Uncategorized

z.

Kategori
Uncategorized

JOOOO, NUK VDES SKLLAVE UNE! DJE U MPAKTA,

JOOOO, NUK VDES SKLLAVE UNE! DJE U MPAKTA, u mbeshtolla me batanije, ndeza nje drite te vogel mbi tavoline e shkrojta !Sot u ngrita duke u dridhur, piva ilacet, bera gjelperat, ngroha nje pjate makarona te djeshmet me petro-gas dhe u futa ne krevat! Filloi te me shtrengoje zemra, krahu mu mpi, lotet s’prisnin rradhe…mu duk vetja nje SKLLAVE E RRENUAR! U ngrita, ndeza dritat, ndeza kondicionerin, mbusha gjysem gote raki te qetesonja zemren…dhe mora fryme e lire! Le te vine te mi fikin dritat, le te vine te me vene prangat e te me fusin ne burg…te pakten jam e lire ne shpirt, jam luftetare dhe nuk i neneshtrohem frikes! A e dini c’me thane sot ne telefon, pasi me kishin lexuar stasusin ne fb ” Te rrofte ty qe u persekutove gjithe jeten, te rrofte ty qe luftove per Demokraci, te rrofte ty qe luftove kunder korupsionit…po te lene te vdesesh ne nje konvikt, nje pension te hajrit s’te dhane, qe ne fund te benje nje jete normale e te qete…a e di kujt i kane dhene pension special ELENA KADARESE!!!!!!!! ULERITA!!! Prisni t’ju sqaroj, me ELENEN, s’kam asgje…kemi qene shoqe dikur, po me kete QELBESIRE SHTET…KAM! Elena, s’ka asnje merite qe te evidentohet me “pension special”; ka punuar disa vjet ne gazeten PIONIERI, po vetem gazetare nuk ishte…merrte rrogen dhe ishte e shoqja e ISMAIL KADARESE, te perkedhelurit te pushtetit! Atehere ne Tirane thonin “Ate qe dikush ka frike ta mendoje Ismaili, e shkruan” A ishte ISMAILI qe i quajti njerzit qe iken me EKSODIN…JASHTEQITJA E KOMBIT,HE A ISHTE AY!? Oh sa shume i njoh te dy dhe pse kane gati 30 vjet te ikur, prap gryejne nga buka e shqipetareve! TURP PER KETE QEVERI…hajde me vini prangat , me mbyllni gojen…GJITHE BOTES DO TI DREJTOHEM!!!

Kategori
Uncategorized

Korça ka mësuar nga e kaluara.

Nga Vepror Hasani/
Seç zuri një shi-o, zuri një qamet, medet, moj Korçë, medet

Përmes Korçës kalonte një lumë. Ata që zbrisnin nga malet e Moravës e quanin “lumi i Moravës”, sepse buronte prej prej andej. Ata që vinin nga fshatrat përreth Mborjes e njihnin si “lumi i Mborjes”, sepse lumi kalonte edhe aty. Banorët e Korçës e kishin pagëzuar me emrin “lumi i Korçës”, sepse nuk mund ta quanin ndryshe. Megjithatë për shumë kohë e vite lumi mbajti emrin e tij të dikurshëm, “lumi i Moravës”.Ai hynte në Korçë diku aty ku ndodhet sot fabrika e birrës, te vendi që njihet me emrin “çezma e Shetros”. Pikërisht aty, disi pranë apo larg, gjendej një mulli. Mulliri ndante Korçën me Mborjen. Lumi zbriste tatëpjetë dhe hynte mes pazarit, dilte nga qyteti dhe derdhej në kënetën e Maliqit shumë afër me fshatin Sovjan. Të dy anët e qytetit bashkoheshin nga një urë e madhe e gurtë. Përgjatë lumit kishte edhe ura më të vogla. Në verë ishte gjithnjë i thatë, i heshtur krejtësisht si një lumë i vdekur, por në vjeshtë e ndryshonte tërësisht pamjen. Fillonte e mbushej me ujë, rridhte rrëmbyeshëm e bëhej i frikshëm, si një qenie e çuditshme që ngrihej nga varri. Tentonte vazhdimisht të dilte nga shtrati dhe të përhapej në qytet si të donte. Ai do të përbytte dy herë pazarin e Korçës.

Përmbytja
Ishte viti 1929. Nuk dihet cili muaji i vjeshtës apo i dimrit ishte. Në atë kohë Korça kishte tri gazeta: gazetën “Gjorixha” me drejtor Sami Beun, gazetën “Lidia” me drejtor Mihal Gramenon dhe gazetën “Pellasgo” me drejtor Kostandin Skënderi. Ndoshta do të ketë mbetur diçka e shkruar në faqet e tyre. Në kujtimet e njerëzve ai vit ka mbetur i paharruar. Kishte ditë që lumi turfullonte si i çmendur. Sillte shumë ujë dhe nuk ngopej. Po mblidhte gjithë rrëket e malit të Moravës. Diçka e keqe kishte për të ndodhur. “Bënte shumë ftohtë”, kujtojnë më të moshuarit. “Shiu që binte nuk kishte të ndalur”, tregonin pleqtë. Oshëtima e rrjedhës përhapej ditë e natë nëpër qytet, si ulërima e një përbindëshi të plagosur keqazi. Pritej se çfarë do të ndodhte. Më e parashikueshmja ishte se ai mund të rrëmbente pazarin e ta çonte në kënetën e Maliqit. Ashtu ndodhi. Uji doli nga shtrati dhe hyri në pazar. Nuk kishte njeri që mund t’i dilte përpara. Nuk kishte asnjë mënyrë për ta ndalur. Uji përpinte gjithçka. Tmerrin e tregojnë vargjet e një kënge të vjetër: “Seç zuri një shi-o, zuri një qamet,/ medet, moj Korçë, medet…”. Medet oiii. Në shtëpitë e tregtarve kishte pllakosur trishtimi. Gratë vajtonin dhe i luteshin Zotit. Argjendarët vraponin drejt dyqaneve dhe qëndronin të stepur. Lumi i Korçës ishte bërë det. Terzinjtë, këpucarët, qyrkxhinjtë, shajakxhinjtë shinin se si malli i tyre herë zhytej në brendësi të ujit, herë dilte mbi sipërfaqe si për të kërkuar ndihmë. Medet, moj Korçë, medet! Deri atë ditë, por edhe disa vjet më pas pazari kishte qenë tregu më me emër në të gjithë vendin. Të shtunave bëhej gjithnjë pazari i madh, ose siç quhej ndryshe “panair”. Vinin aty nga nahija e Kosturit, nga Naselishti, nga Opari, nga Gora, nga Mokra, nga Kolonja e Leskoviku, nga Pogradeci, nga Prespa, nga Devolli, nga Përmeti e rrethe të tjera. Sillnin dhe blinin prodhime leshi, stofra dhe mbulesa, velenxa dhe qilima, duhan dhe pije, dyllë, qirinj etj Tregtarët e Korçës sillnin mallra nga jashtë vendit sheqer, kafe, prodhime xhami dhe majolike, kadife, pëlhura dhe stofra të shtrenjta, ora, stoli prej ari dhe argjendi, mëndafsh të qendisur në ar dhe argjend, veshje për nuse e dhëndurë. Ndaj edhe në një këngë thuhet: “Me shëndet rrobet, rrobet e Korçës,/ more vëlla, vëllai i motrës./ Tëndet i ke apo të botës,/ more vëlla, vëllai i motrës/ timet i kam dhe jo të botës,/ i kam prerë në pazar të Korçës…”. Tashmë gjithçka ishte varrosur nën llumin e ujit.
O Zot!
Ç’të ishte vallë kjo që po ndodhte me Korçën? Vetëm 107 vjet më parë, më 19 qershor të vitit 1822, kishte ndodhur një gjëmë e tillë. Një zjarr i madh dogji gjithë pazarin. E ktheu në shkrumb e hi. Tregtarët suleshin drejt flakëve dhe ktheheshin mbrapsht të dëshpëruar. Për vite të tëra me radhë nuk e harruan dot atë që kishte ngjarë. Vitet ikin dhe dhimbja filloi të zëvëndësohej me ngritjen e dyqaneve të reja. Ndoshta një tmerr i tillë nuk kishte mundësi të shfaqej përsëri. Jo, do të ishte e pamundur! E keqja u shfaq përsëri pas 33 vjetësh. Tmerri u afrua me të njëjtën fytyrë të frikshme. Ishte viti 1858 kur një zjarr tjetër po kaq i madh dogji përsëri gjithë pazarin. Dëmi u llogarit në 500 mijë lira angleze. Do të digjej vallë përsëri? Tashmë asgjë nuk mund të ishte e pabesueshme, por një djegie e tretë nuk mendohej kursesi. Ndodhi më e pabesueshmja. Kur nga djegia e dytë kishin kaluar vetëm 21 vjet, zjarri tretë erdhi sërish i fuqishëm. Ishte 13 gushti i vitit 1879. Kronikat thonë se kishte kaluar mesnata. Qyteti i Korçës ishte ende në gjumë, por do të ngrihej i llahtarisur. “Po digjet pazari i Korçës!”, ishte thirrja e rojeve të dyqaneve, e njerëzve që atë natë kushedi përse kishin mbetur zgjuar. Pazari ishte mbuluar sërish nga flakët. U dogjën pothujase 600 dyqane, mbetën apo nuk mbetën në këmbë 100 dyqane. Dëmi shkoi në 20 mijë lira. Të gjitha këto njerëzit do ti kujtonin ditën e përmbytjes së madhe. Vargjet e këngës së vjetër thonë: “O ky lum i Mborjes, mbushur mu si det,/ medet, moj Korçë, medet…”

Uji deri te penxheret
Thonë që lumi u kthye në një përbindësh. Mori gjithçka me vete. Dallgët e lumit mbuluan edhe urën e madhe prej guri që bashkonte të dy anët e qytetit. Uji kishte hyrë edhe në rrugët e Korçës. Gjithçka i ngjante një deti që kishte shpërthyer aty dhe nuk gjente dot një shteg për të shkuar tutje. Kështu e thotë edhe kënga e vjetër : “Dolli bulevardit gjer në penxheret,/ medet, moj Korçë medet…”. Tregtarët nuk mundën të shpëtonin asgjë. “Seç mbyti dyqanet mbyti kafenet,/ medet, moj Korçë, medet…”, vijon kënga e vjetër më tej. . . Nuk ishte hera e parë që ndodhte kështu. Lumi i Mborjes e kishte përmbytur pazarin e Korçës edhe më parë. Kishte qenë viti 1907. Edhe atë radhë lumi kishte qenë po kaq i pamëshirshëm. Një vit më vonë nga përmbytja e dytë (1929), në vitin 1930 Korça u trondit nga tërmeti. Përsëri u këndua një këngë tjetër: ” Nuk ishte mjaft lumi, na dhe një tërmet, medet, moj Korça Medet…

ura

Kategori
Uncategorized

RRËFEN MARK DODANI, EKSPONENTI KRYESORË I SIGURIMIT KOMUNIST.

1451326445288NË DOSJET E C.I.A-s

Mark Dodani lindi më 24 shkurt të vitit 1926, në Naraç të Shkodrës, është shkrimtar dhe skenarist shqiptar.
Mbaroi shkollën fillore në Orosh të Mirditës. Më pas mbaron gjimnazin në Tiranë. Në vitin 1964, kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë dhe Letërsi. Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në vitin 1976, pranë shkollës së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ka qenë partizan që në vitin 1943 dhe me përgjegjësi që në kohën e luftës. Ka punuar mbi 35 vjet në organet e Sigurimit të Shtetit ku ka luftuar kundra bandave. Pas daljes në pensionin e parakohshëm, u atashua si shkrimtar i lirë pranë kinostudios “Shqipëria e Re”. Ka shkruar 3 romane, një monografi, dhjetë novela, disa vëllime me tregime, tre skenarë filmash artistikë dhe pesë skenarë dokumentarësh.
Ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit është futur në këtë shërbim në fillim të vitit 1946, i nxitur nga vrasja e babait dhe vëllait te tij në vitin 1945.
Por në mënyrë të drejtpërdrejtë, ai angazhohet në operacione në vitin 1948 pas takimit me Kadri Hazbiun.
“Mendoja se më kishin thirrur për punën time ne zonen ne veri, gje e cila mu perforcua kur aty gjeta edhe Bardhok Biben, por nuk dija se qe në ato momente jeta ime do të merrte rrjedhë tjetër”, ka rrëfyer Dodani për median.
Sipas shënimeve të ish-sigurimsit, Kadriu, i drejtohet Markut:
“Ti je Mark Dodani!”.
“I thashe se unë jam”, – tregon Dodani.
Pa e zgjatur, Kadriu i është drejtuar Bardhok Bibes: “Mos e kërko më Mark Dodanin, ai do të punojë me ne”.
Kështu, për 35 vjet me radhë, Dodani punoi në organet e Sigurimit me pseudonime të ndryshme, ku më kryesorët janë “Xhakoni” e “Studenti”.
Mark Dodani është i rregjistruar në dosjet e C.I.A si njeri me rrezikshmëri të lartë shoqërore në periudhën e Regjimit Komunist Shqiptarë.
Veprimet e tijë kanë qënë hakmarrëse duke shfrytëzuar në këtë rast dhe postin që kishte, poashtu mbështetjen që i jepte Regjimi Diktatorial i Tiranës Zyrtare.
Krimet në emër të tij kanë qënë të pa shembullta, veprimet e këtij përsoni mbeten plotësisht kriminale dhe naive, përson ky që në kujtesën e e historisë konsiderohet një gjakpirës dhe i pa moralshëm për ato që ka bërë.
Vrasjet dhe varjet në masë me urdhin e tij, presekutimet, burgosjet e internimet nuk harrohen dhe nuk mund të harrohen nga asnjëri, pasi mbeten të ngulitura thellë në ç’do kujtesë të përsonave që kanë vuajtur nën emrin e këtij përsoni të urryer, sepse dhe llogjika e dobët që kishte e bëri këtë njeri gjysëm kafshë të pa moralshëm të bënte të tilla krime të pa shembullta.
Skizofren gjakatar, i etur për pushtet, hakmarrës në masë, këto tipare ju dha mundësia që t’i shfaqë në kohën që fati ja solli t’i përdorte për larje hesapesh për interesat e familjes së vet.
Pra ky emër mbetet i shdërvjellët dhe për brezat që do vijnë pas!

INTERVISTA: MARK DODANI
“NË 45-ën, BANDAT E MALEVE MË VRANË BABAIN DHE VËLLAIN”

Zoti Dodani, po bëj një hyrje të shkurtër të jetës suaj, për të vijuar më tej me pyetjet për të cilat do të dëshiroja të më përgjigjeshit.
Kështu, nëse jam i qartë, di se Mark Dodani ka lindur në Mnelë të Mirditës në vitin 1926 dhe sot është plot 86 vjeç. Historia e rrallë e tij lidhet me atë që, gjithë jetën e vet e ka vënë në shërbim të Sigurimit komunist. Kështu që, në fillimet e këtij shërbimi, gjatë kohës së luftës dhe më mbrapa, ai ka qenë eksponent kryesor, duke pasur lidhje direkte me drejtuesit qendrorë si Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.
Ndërkohë, vijojmë më poshtë, zoti Dodani. Siç jemi të informuar, pushtimi fashist i vendit, që është 7 prilli i vitit 1939, ju ka gjetur në klasën e pestë të shkollës fillore, të cilën e kishit nisur në vitin 1935 në vendlindjen tuaj, Orosh.
Pra kjo është një rezyme që munda të bëj unë mbi origjinën tuaj të hershme.
Pyetja ime do të konsistonte pikërisht te ky moment, për të vijuar me jetën tuaj të mëtejshme, e cila për hir të së vërtetës është me ngjarje sa historike aq edhe interesante.
Pra, çfarë mund të flisni për jetën tuaj të mëtejshme pas pushtimit të Shqipërisë?
Është e saktë, siç përmendët juve, se në vitin 1939 kur Shqipëria u pushtua nga Italia, unë kam qenë në klasën e pestë në shkollën e Oroshit. Atëherë madje kam pasur edhe një episod të lezetshëm.
Çfarë episodi?
Po ja, atëherë unë pashë për herë të parë italianë, madje që të shprehem më mirë, do të thoja se deri atëherë nuk kisha parë ndonjëherë njerëz të huaj, aq sa nuk e dija se ata, pra të huajt kishin gjuhë ndryshe nga e jona. Kështu, atë ditë që italianët do të vinin në fshatin tonë, mësuesit tanë po merreshin me përgatitjen e pritjes së tyre.
Si po përgatiteshin?
Po ja, na thonin se si do të rrinim, si do t’i takonim, se duhej të kishim kujdes që të mos turpëroheshim, se ata ishin të huaj. Në ato momente mbaj mend që mësuesi na tha se duhet të kishim parasysh se italianët nuk dinin shqip por flisnin italisht, por ne duhet të kishim durim dhe të bënim kujdes, se atë që do të thonin ata, do të na e përkthente mësuesi, ndërsa atë që do të thonim neve, do ta përkthente po ai për italianët. Në atë moment tepër të çuditshëm për mua, për vetë atë që po dëgjoja, – se në këtë dynja paskësh njerëz që nuk flisnin shqip, – pyeta plot çudi se, “po për të qeshur, a qeshin shqip italianët?”. Kjo ndërhyrje imja mbeti e paharruar përjetë nga shokët e mi të asaj shkolle.
Ju thoni se e pritët italianin me ceremoni?
Ishte mendimi i një pjese të njerëzve, por duhet të kemi parasysh gjithashtu se jo të gjithë luftuan apo e përkrahën Lëvizjen Nacional-Çlirimtare, por që pati dhe shumë të tjerë që u përzien me luftën kundër pushtuesit. Madje u krijuan shumë çeta dhe batalione partizane.
Zoti Mark, pavarësisht se fola diçka, unë do t’ju lutesha si fillim të flisnit personalisht diçka për vendlindjen tuaj.
Pothuajse e përmendët plotësisht juve, megjithatë po ju përsëris se unë kam lindur në Naraç (Mnelë) të Mirditës në vitin 1926 dhe tani i bie të jem faktikisht 86 vjeç, por që unë e konsideroj veten gjithmonë 40 vjeç, se, që ta dish ti, – këtë nuk ta them për ta shkruajtur, – në jetën time kam festuar vetëm dyzetvjetorin dhe asnjë ditëlindje tjetër. Kështu që, siç më sheh, (tregon fizikun e tij që është tepër energjik), më duket se nuk kam gabuar, por aq kam mbetur.
Keni qenë në luftë?
Po, kam qenë. Që në vitin 1942, ku kam qenë pjesëmarrës si i ri komunist në çetën partizane Pukë – Mirditë. Më pas, në batalionin “Perlat Rexhepi” të Pukës. Kjo më bëri që të futem me dëshirë në organet e Sigurimit të Shtetit, për të mbrojtur ato që kishim marrë me gjak.
Pra, pushtetin komunist?
Po. Atë ideal kishim ne, për atë luftonim dhe pak rëndësi kishte nëse ishe komunist apo ballist, pasi ai pushtet iu mor me gjak pushtuesit dhe nuk mund ta linim që të përdhosej.
Zoti Dodani, jeni penduar ndopak që i keni shërbyer me devotshmëri shtetit komunist?
Unë nuk luftoja thjesht për sistemin komunist, por për njerëzit dhe popullin, dhe për këtë kemi qenë shumë idealistë. Mund ta keni mësuar se unë nga kjo luftë e pamëshirshme dhe që quhej “e ftohtë”, kam humbur babain dhe vëllain, të dy shumë të rinj.
Kush jua vrau?
Bandat e “Komitetit të Maleve”, që luftonin për të përmbysur pushtetin dhe këtë e filluan nga njerëzit tanë më të afërt.
Kush ishit juve?
Ne ishim njerëzit që vumë në kokë qefinin e vdekjes dhe thamë, “o ne, o ata”. Kështu, u betuam që të mos i linim kriminelët të bënin çfarë të donin mbi fshatrat e malësisë. Sepse po e pësonin njerëzit e thjeshtë e të pambrojtur deri dhe gratë, të cilat vriteshin pa kurrfarë hezitimi. Por detyra jonë në organet e Sigurimit nuk ishte vetëm të vrisnim njerëzit që ishin anëtarë të këtyre bandave. Këtë detyrë e kishim vetëm për kriminelët që kishin larë duart me gjak dhe nuk dorëzoheshin, ndërsa për të tjerët kishim detyrë që mes amnistish, që kërkonim herë pas here, të ktheheshin në shtëpi, pasi ishin të gënjyer dhe se kishin frikë se mos u ndodhte gjë.
Çfarë kontingjenti ishin këta?
Këta ishin njerëz që për një arsye konflikti apo frike se mos burgoseshin, e të tjera arsye që ishin nga më të ndryshmet, kishin rënë viktimë e strehimit në bandat e shumta, me të cilat ishte mbushur veriu i Shqipërisë. Shërbimi i Sigurimit të Shtetit, këtyre njerëzve, kishte për detyrë t’u thoshte që të mos gjenin strehë te vrasësit, se kishin fëmijë dhe ata i prisnin që t’i rrisnin. Ka qenë luftë e madhe për jetë a vdekje, por që më shumë anonte nga vdekja. Mundësitë për të jetuar ishin shumë të vogla, sepse ishte një terror i paimagjinueshëm. Përditë na vriteshin shokë, kolegë dhe shumë njerëz të tjerë, që ne nisnim t’i vinim në shërbimin tonë. Kini parasysh se në “Komitetin e Maleve” kishte organizata shpagimi, të cilat vrisnin ata që vendosnin në listë.
E kush vendosej në listë?
Në listat e Komitetit, që do të vriteshin nga organet e shpagimit, ishin vënë të gjithë komunistët e zonës, njerëzit që kishin ndihmuar luftën, si dhe kuadrot e lartë të shtetit që vepronin në zonat e veriut. Kështu, për shembull, u vra shoku ynë Bardhok Biba, apo shumë e shumë të tjerë që nuk po ua përmend emrat.
Konkretisht, kur filloi jeta juaj në shërbimin e fshehtë?
Unë kam qenë i lidhur me shërbimin e fshehtë që në kohën e luftës partizane. Atëherë unë kam shërbyer në SH.I.L, që do të thoshte Shërbimi Informativ i Luftës, i cili është themeluar në 20 mars të vitit 1943. Më pas kam qenë në të njëjtin sektor, por që quhej SEMP (Sektori i Mbrojtjes së Popullit).
Me çfarë merreshit konkretisht në këtë shërbim?
Si partizan hyja ilegalisht në Shkodër, ku takoja komunistë të shquar, anëtarë të grupeve të njësiteve guerile. Në kohën që u çlirua Puka, më 20 nëntor të vitit 1944, unë isha sekretar politik i Komitetit të Rinisë Komuniste të nënprefekturës së Pukës.
Kur e konstatuat për herë të parë se ishit përcaktuar nga Sigurimi që të punonit në radhët e tij?
Ka qenë Kongresi i Dytë i Rinisë Antifashiste Shqiptare. Ishte saktësisht muaji prill i vitit 1945. Kongresi u zhvillua aty, ku sot është korpusi kryesor i universitetit. Unë, si sekretar politik i Rininë Komuniste të Pukës, duhej që sipas protokollit të flisja patjetër. Mirëpo menjëherë, para seancës, më takon Nako Spiru dhe më thotë që në materialin që do të lexoja unë në emër të Komitetit të Rinisë së Pukës, të mos përdorja emrin tim, por të dikujt tjetër. Kështu që në diskutim regjistrova emrin e Idris Metit, që ishte një shoku im.
Nga kjo e kuptuat që ishit përfshirë nga organet e Sigurimit?
Patjetër. Ajo, jo vetëm që u la të kuptohej, por zëre se po më thuhej copë. Ndërkohë, dihej se unë me punët e Sigurimit kisha njëfarë eksperience, si shumë të tjerë që e kishim filluar më herët, që kur kemi qenë në luftë, në çetën e zonës Pukë – Mirditë dhe më pas në batalionin e Pukës. Atëherë unë kam shërbyer në SH.I.L dhe më pas kalova në SEMP.
Si vijuan më tej ngjarjet?
Si mos më keq. Dy muaj pasi kisha folur në Tiranë, më vranë babain, Llesh Dodanin, që ishte vetëm 43 vjeç, dhe vëllain, Preng Dodanin. Saktësisht data ishte 24 qershor 1945, kur m’u vranë njerëzit e shtëpisë.
E mësuat kush t’i vrau?
Siç thashë dhe pak më parë, ata m’i vranë bandat e “Komitetit të Maleve”, duke ngarkuar personalisht Preng Bardhokun.
Kush ishte Preng Bardhoku?
Ai “de jure” ishte anëtar i Partisë Komuniste. Ishte njeri që me mënyrën e të sjellurit, kishte fituar besim absolut te komisari i Komandës së Vendit në Vaun e Dejës, Fadil Adem Hoxha. Por me këtë mënyrë, siç u vërtetua më pas, ai kishte mundur të kamuflohej mirë, pasi ishte agjent i “Komitetit të Maleve”. Me ndihmën e komisarit arriti të bëhej dhe komandant i Komandës së Vendit në Vaun e Dejës. Kështu që kur erdhi momenti, ai zbatoi urdhrin e “Komitetit të Maleve” për të vrarë babain dhe vëllain tim në lulen e jetës.
Kush ishte “Komiteti i Maleve” dhe si vepronte ai?
Komiteti i Maleve përbëhej nga shumë banda, që vepronin në zona të ndryshme të malësisë dhe arrinin deri në Vlorë. Këto ishin grupe apo banda të veçanta që vepronin në zona dhe territore të caktuara, duke u drejtuar nga një bërthamë e tillë, e përbërë nga komandantët e grupeve të veçanta. Kështu, bandat e “Komitetit të Maleve” drejtoheshin, për shembull, njëra nga Mark Gjon Markaj, tjetra nga Muharrem Bajraktari, nga Fiqiri Dinja i Dibrës, Banda e Macukullit që drejtohej nga Bilal Kola, duke vazhduar në Lekbibaj që drejtohej nga Nik Sokoli, duke u shtrirë në jug me Bandën e Labërisë që drejtohej nga Lahe Nurja nga Vlora. Ndërkohë, bërthama nga vareshin këto banda, përbëhej nga Mark Gjon Markaj, si kryetar, dhe nga zv/kryetarët Muharrem Bajraktari, Markajak Bajraktari, Pashuk Biba, Gjon Dodani, etj.
Kush ishte ky Gjon Dodani që paska mbiemrin tuaj?
Ishte xhaxhai im. Saktësisht ishte kushëri i parë i babait dhe ishin bërë vëllezër të dy, se Lleshi, babai im, nuk kishte vëlla.
Pra, me sa përmendët më lart, Gjoni ishte një nga personat drejtues të “Komitetit të Maleve”!?
Po, dhe e dinte që Lleshi ishte dënuar nga ky Komitet për t’u vrarë dhe nuk foli që ta mbronte, por heshti.
Pse?
Se Lleshi, pra im atë, ishte kryetar i Këshillit Nacional-Çlirimtar të fshatit, i krijuar që në nëntor të vitit 1944, dhe kishte heshtur kur Gjonin e kërkonin forcat e ndjekjes. Kështu që dhe Gjoni heshti kur im atë kërkohej nga bandat e “Komitetit të Maleve”.
Pse jua vranë babain dhe vëllain?
Babai im ishte kërcënuar që gjatë pushtimit, – se mbante anën e Luftës Nacional-Çlirimtare, aq më shumë që unë isha partizan, – se do t’i digjnin shtëpinë dhe do ta shfarosnin. Në fakt, duke përfituar nga një konflikt që kishim si familje, shtëpinë na e dogjën vërtet, duke u munduar të maskohej si e bërë nga rezultati i konfliktit që ishte krijuar mes fisit tonë.
Ç’bëtë pas vrasjes së babait tuaj?
Gjon Dodani, xhaxhai im, që ta shpjegova më lart, ishte në “Komitetin e Maleve”, megjithëse heshti kur Komiteti mori vendimin të vriste babain dhe vëllanë tim; e vuante vdekjen e tij. Ai nuk mundi të rrinte në qetësi, pasi, sido që të ishin bindjet politike, iu dhimbs vdekja e tim eti, se ishin rritur bashkë dhe kishin jetuar në një çati. Kështu, në këtë situatë psikologjike ai dërgoi një person për të më treguar se kush ishte vrasësi i vërtetë i njerëzve të mi. Ky person që më dërgoi Gjoni, ishte një ish-toger i fashizmit gjatë kohës së luftës, dhe më pas, kur e morën pushtetin komunistët, kaloi në bandat e “Komitetit të Maleve”, pikërisht në bandën e xhaxhait tim, pra Gjonit.
Pse të njoftoi Gjoni për këtë gjë?
Ai më njoftoi për të më treguar se kush ishte vrasësi, me qëllim që unë ta kisha të thjeshtë që ta merrja hakun që më takonte për babain.
Konkretisht, si shkoi takimi me “Kosian”, kur juve ju ndanin dhe bindjet politike?
Këtu hynte dashamirësia dhe flitej për vëllazëri. Mbaj mend që “Kosia” më tha: “Ti je djalë i ri dhe ke nevojë të marrësh hak. A e di kush ta vrau babën?”. “Po, – iu përgjigja, – ma vrau Preng Bardhoku”. Ai ndërkohë m’u përgjigj se ishte e vërtetë dhe se Preng Bardhoku nuk kishte qenë vetëm. “Ai tani është arratisur dhe ka ardhur në mal te ne. Më ka thanë axha yt, që unë të të ndihmoj të të tregoj vrasësin. Unë jam mik dhe besnik i axhës tënd, se burrë më të lartë, besa e zotit, s’ke ku me e gjet. Kështu që unë jam gati të ta marr hakun e Llesh Dodanit, në qoftë se ti e merr në krrabë hakmarrjen. A je i gatshëm?”.
Si ishte fjala “e merr në krrabë”?
Kishte kuptimin që, po ta vriste ai, a e merrja unë përsipër atë hakmarrje, pra që të pranoja që “Kosia” ishte i vënë nga unë për të marrë hakun e Lleshit. Unë menjëherë iu përgjigja, se jo vetëm që e marr përsipër, por i ngelem borxhli tërë jetën. Ku ta gjeja një njeri kaq të mirë, që më përgjigjej me kaq dashamirësi?! Dhe ç’është e vërteta, u bëmë miq e kaluar miqsh.

RRËFEN – MARK DODANI
1. “BANDAT E MIRDITËS URDHËRUAN VRASJEN E MEHMET SHEHUT”
2. “BEQIR BALLUKU NA VURI NË DISPOZICION ALFRED MOISIUN”
3. “NË ’59-ën ZBULUAM NË DEVOLL, GRUPIN AGJENTUROR TË ASFALISË GREKE”
4. “12 PRILL 195, PAL MELYSHI U BRESHËRUA NGA USHTARËT E KADRI HAZBIUT”
5. “HYSNI KAPO HOQI PRITËN QË MË KISHIN BËRË KOLEGËT E SIGURIMIT”
6. “NË VERËN E 52-it U FUTËM NË GRUPIN DIVERSIONIST TË ZENEL SHEHUT”
-Mark Dodani është njëri prej eksponentëve kryesorë të Sigurimit komunist, të cilit i kushtoi gjithë jetën e vet, duke u përfshirë që nga periudha e luftës partizane kur u krijua ky shërbim. Ai me veprimtaritë e tij, u bë një nga njerëzit me tepër efikasitet në radhët e këtij Sigurimi, duke vendosur kështu lidhje direkte për punën e vet me drejtuesit qendrorë të Sigurimit komunist, si Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun. Biografia e tij e punës është ndërtuar kryesisht në luftën e madhe që është bërë nga Sigurimi i Shtetit me bandat e “Komitetit të Maleve” që vepronin në zonën e veriut, të cilat luftonin në një organizim të përsosur për të rrëzuar me çdo formë, mënyrë dhe mjet sistemin komunist të drejtuar nga Enver Hoxha. Nga numrat e kaluar keni lexuar pikërisht se si hyri Mark Dodani në këtë shërbim. Vrasja e babait dhe vëllait të tij, pas një aktivizimi në Kongresin e Dytë të Rinisë Antifashiste në Tiranë. Hakmarrja që vendosi ta bënte në emër të shtetit me ndihmën e Sigurimit, duke përdorur një lojë të gjatë të miratuar që nga Tirana. Kur e dëgjoi për herë të parë emrin e Kadri Hazbiut dhe si u gjend papritur ndër emrat më të besuar të Sigurimit të Shtetit për operacionet më sekrete që ndërmerrte Ministria e Brendshme. Mënyrat e Sigurimit për të përçarë dhe eliminuar bandat e maleve dhe si bënin të mundur futjen e njerëzve të vet në radhët e tyre.
Ndërkohë, në vijim të intervistës së tij, Mark Dodani dëshmon për urdhrin e marrë për të bërë kontaktin e fundit me bandat në veri dhe thirrja që duhej t’u bënte atyre. Si e mësoi lajmin e tmerrshëm, se “Komiteti i Maleve” kishte dënuar me vdekje Mehmet Shehun. Fakti dramatik, kur kolegu i Mark Dodanit u ngatërrua nga bandat me Mehmet Shehun. Si arriti ai t’i shpëtonte plumbit që i ishte bërë gati. Gjithçka do mësohet, në intervistën e mëposhtme të vetë zotit Dodani.
* * *
BANDAT E MIRDITËS URDHËRUAN VRASJEN E MEHMET SHEHUT

Zoti Dodani. Le të flasim hollësisht për punën tuaj në strukturat më speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të shtetit komunist, kur dihet se të arrije aty, kërkohej një besim absolut nga të gjitha strukturat e ingranazhit të sofistikuar të atij shërbimi. Në lidhje më këtë, unë do të doja të dija se kur shkuat saktësisht me emërim në atë ministri?
Nga fundi i vitit 1948, si kisha shpëtuar me ndihmën e Hysni Kapos nga vrasja që më ishte organizuar nga Koçistët, u emërova në dikasterin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Mirëpo kjo nuk i pëlqeu shumë sekretarit të parë të Mirditës, Bardhok Biba. Ai donte që ne, djemtë e Mirditës, të mos largoheshim nga vendi ynë, se aty mund të ishim shumë të efektshëm, pasi njihnim mentalitetin, zakonet dhe njerëzit e zonës. Kështu që, Bardhoku shfrytëzoi një mbledhje të Komitetit Qendror dhe takoi Kadri Hazbiun. Mirëpo kërkesës së Bardhokut, Kadriu iu përgjigj menjëherë se, nuk kishte forcë në këtë emërim, pasi ishte porosia e Mehmet Shehut, prandaj ta linte këtë problem të mbyllur.
Ku synonte puna juaj në atë kohë?
Puna jonë si specialistë në dikaster u përqendrua te problemi dhe lufta e madhe që duhej të bënim ndaj bandave, të cilat po përfshinin shumë njerëz nga dita në ditë. Të shumtët arratiseshin për t’u shpëtuar konflikteve që kishin krijuar. Ky kontingjent kryesisht kërkonte ndihmën dhe mbrojtjen e Sigurimit të Shtetit. Ishte kjo situatë që doli si detyrë emergjente, që unë dhe shefi im i asaj kohe, Idriz Seiti, të shkonim në Mirditë si të ngarkuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të marrë kontakt me bandat.
Çfarë do të bënit konkretisht në banda?
Nëpërmjet një amnistie të miratuar ato ditë, kishim detyrë të takonim dhe të tërhiqnim sa më shumë njerëz nga bandat, – ata që nuk kishin bërë krime, – që të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Kjo ishte një punë e madhe, që do të bëhej me ndihmën e fuqishme të këshillave të fshatrave dhe të njerëzve patriotë me influencë. Detyrë tjetër, e ngarkuar direkt nga Kadri Hazbiu, ishte që të zbulonim organizimin e grupeve të bandave dhe si vepronin ato në drejtim të larjes së hesapeve me njerëzit e shumtë që kishin vënë në lista, të cilët bëheshin më pas objekt i organeve të shpagimit të këtyre bandave. Më kryesorja ishte detyra specifike e njerëzve të strehuar në banda, të cilët donin me patjetër që pushtetin ta merrnin me dhunë, ku në qendër të veprimtarisë së tyre kishin terrorin në popull.
Si e organizonin këtë terror?
Thjesht fare. Ata vrisnin njerëz të piketuar që kishin ndihmuar luftën. Vrisnin njerëz që ishin anëtarë partie, madje dhe në qoftë se ishin të thjeshtë. Por më e tmerrshmja ishte se, në shumë njerëz bënin tortura, që i kalonin logjikës njerëzore. Kështu kishin arritur të torturonin dhe të vrisnin gra e vajza përparimtare, që edhe të t’i kujtoj, s’ka nevojë, se tashmë dihen. E pra, ky ishte objekti i punës sonë: Të shuanim këtë revansh që kishte shpërthyer tek kaçakët e maleve.
Shkuat në Mirditë pas urdhrit që morët?
Po. U paraqitëm për koordinim dhe bashkëpunim, direkt e në zyrën e Bardhok Bibës. Ai sa na pa, kujtoi se mos unë isha kthyer në Mirditë sipas kërkesës që ai kishte bërë te Kadri Hazbiu. “Hë, erdhët?, – na tha. – E dija që do të vinit, se kisha folur me shokun Kadri”. “Erdhëm, – ia ktheva unë, – por këtë herë unë nuk ju kam shef juve, por Idriz Seitin. “Mirë, mirë, – tha. – E di që keni ardhur për Sigurimin, por edhe ai për partinë punon”. Unë i tregova detyrën e posaçme që më ishte ngarkuar nga Kadri Hazbiu, madje dhe me dijeni të Mehmet Shehut. Bardhoku u kënaq në mënyrë të jashtëzakonshme. Kuptova se gjithçka e kishte, që Tirana nuk e linte në harresë Mirditën, por e mbante në konsideratë të vazhdueshme. “Nga do t’ia fillosh?, – më tha”. “Nga njerëzit e mi, nga fisi im fillimisht”, – iu përgjigja. Kështu, u ndava me të, duke marrë urimet për detyrën e vështirë që do të kryenim dhe ndërkohë, duke shprehur gatishmërinë e tij në rast nevoje.
Si e filluat aktivitetin?
Para se të fillonim takimin me njerëzit e bandave, erdhi për koincidencë edhe vetë Mehmet Shehu. Siç duket, për të elektrizuar situatën në favor të shtetit, për vetë gjendjen e vështirë që ekzistonte në atë zonë. Mehmeti, sipas planit të bërë më parë bashkë me Bardhok Bibën, bëri një miting në Shpal (Mirditë). Ndërmjet të tjerash ai bëri dhe prezantimin e misionit tim, duke thënë:
“Këtu ju kam dërguar Mark Dodanin, për t’ju ndihmuar për qetësimin e situatës, për problemet dhe konfliktet që keni me bandat. Ai do të arrijë atë që i kërkohet këtu, kur të ndihmohet mirë dhe fuqishëm nga të gjithë”.
Ju, u ndodhët në miting?
Ku më tepronte koha mua në këtë mënyrë! Pastaj, me se do të shkoja aq larg dhe si do të zhvendosesha menjëherë në një zonë tjetër?! Gjithsesi, në ato momente ndodhi një peripeci e madhe, gjë që më ngeli mua mbi kurriz dhe që ma vështirësonte shumë punën.
Çfarë peripecie?
“Komiteti i Maleve” siç quhej, apo i bandave të themi për t’u kuptuar më mirë, duke parë se nga ana e shtetit po intensifikohej një punë e madhe kundër tyre, duke parë se Mehmet Shehu e elektrizoi shumë situatën në disfavor të tyre, morën vendim për ta vrarë. “Të vritet Mehmet Shehu me patjetër, kudo që të ndodhet!”, – ishte vendimi i prerë i tyre.
Po si do të mund ta zbatonin këtë urdhër, kur Mehmet Shehu kishte ikur?
Kjo është peripeci tjetër. Pikërisht këtu qëndron gjithë meseleja, se ata e dinin që ai nuk do të ikte dhe meqenëse kishte përmendur emrin tim, kujtonin se do të vazhdonte të punonte me mua, duke u ulur gju më gju me njerëzit.
Pse, njiheshe mirë ti nga bandat?
Si emër po. Ndërkohë më njihnin shumë edhe si fytyrë, pasi shumë prej tyre i kisha pasur shumë shokë që në fëmijëri, apo që në shkollën e Oroshit. Kështu u ndamë atëherë: Nga shokë të ngushtë që kishim qenë dikur, më pas e kërkonim njëri-tjetrin në vrimë të miut, apo i punonim njëqind e një rrengje për ta futur në grackë. Ç’ta zgjasim, se këto janë gjëra të njohura.
Dhe si vepruan?
Që në atë moment, kur u mor vendimi për t’u vrarë Mehmet Shehu, u caktuan njerëz që ta bënin një gjë të tillë. E veçantë dhe paksa humoristike ishte fakti se kolegu im i Sigurimit, Idriz Seiti, mendohej nga të gjithë se ishte vetë Mehmet Shehu. Kështu që filluan të më ndiqnin mua, që të gjenin Mehmet Shehun.
Pse, nuk njihej Mehmet Shehu në publik?
Njihej, por sidoqoftë, jemi në vitet e para pas çlirimit dhe mendja vizive nuk ishte e hapur masivisht. Aq më shumë që Idriz Seiti ngjet shumë me Mehmet Shehun. Po ta shikoje atë jo me shumë vëmendje, aq më tepër për njerëz që nuk kishin qenë afër tij, të ngjante me të vërtetë sikur ishte Mehmet Shehu. Më shumë për këtë gjë ndikoi dhe fakti që Mehmet Shehu kishte folur për emrin tim gjatë mitingut në Shpal dhe të gjithë mendonin, se ne ishim shokë dhe bashkëpunëtorë të përditshëm, se ai kishte ardhur si ilegal me mua. Mentalitetet e zonave të largëta janë të çuditshme.
Si vepruan?
Unë, siç të thashë më lart, kur fola për Bardhok Bibën se punën do ta nisnim nga njerëzit e fisit tim, apo si të thuash nga miqtë e trungut tonë të familjes, shkuam në fshatin Dom të Mirditës (tani është i Pukës) dhe bujtëm në shtëpinë e Llesh Dedës, që është konkretisht i fisit të Bibajve, pra i një fisi me ne. Aty fola me Lleshin për misionin tim që më ishte ngarkuar nga Tirana, pa ditur gjë se unë po kërkoja bandat për të biseduar, ndërkohë, po kërkohesha edhe prej tyre për të më vrarë “Mehmet Shehun” që kisha në krah, (Idriz Seitin). Dhe kjo nuk zgjati shumë, por përplasja e parë u bë që të nesërmen.
Si ndodhi?
Ndërsa rrinim në shtëpinë e Lleshit, aty erdhi na takoi njëri, që ishte anëtar i bandave të maleve. Quhej Zef Përpjetri. E kisha pasur shumë shok që në shkollën e Oroshit, ku kishim qenë bashkë. Ne kujtuam se erdhi për të biseduar me mua për sa i përkiste pendimit të tij, apo për ndonjë propozim a gjë tjetër. Mësuam se kishte ardhur jo në emrin e tij, por në emër të “Komitetit të Maleve” dhe kishte detyrë të veçantë për të kryer. Zefi, si u shtrua në muhabet, m’u drejtua mua disi në konspiracion: “Ne, meqë të kemi njeri të njohur të fisit, pra të kemi gjak, aq më shumë që je në shtëpinë e Llesh Dedës, duam të ta kursejmë jetën. Vendimi ynë është që të vrasim Mehmet Shehun që ti po e shoqëron, dhe mos kujto se keni mundur ta maskoni. Prandaj, që të mos të të ha në besë, po të them që të mundohesh të ndahesh nga ai. Në të kundërt, po të themi se jo vetëm ti, por edhe Lleshi, apo kushdo që ka qejf të rrijë me të, nuk do të mundë të shpëtojë dot nga vdekja”. Atëherë unë ia ktheva: “Dëgjo mirë dhe mos merr flakë si kashta. Se kush është ky, s’ka rëndësi. Por ne kemi ardhur si burrat këtu dhe jo të fshehur. Dhe ashtu siç është detyra juaj që të vrisni Mehmet Shehun, po ju tregojmë detyrën tonë, që ka të bëjë me takimin me të gjithë ju. Qëllimin e kemi për t’ju dalë borxhit, që t’ju bëjmë edhe njëherë thirrje që, kush s’ka bërë krime, të kthehet në shtëpi. Ne do t’i dalim garant për ta mbrojtur. Në të kundërt, duhet të dish një gjë, ti dhe kush të ka ngarkuar ty, që na ndan një rrugë: O t’ju vrasim, o të na vrisni!”.
Pse nuk iu treguat që shoku juaj nuk ishte Mehmet Shehu?
E para, po t’ua thoja, do të mundohesha kot, se nuk do të më besonte njeri, pasi do të mendonin se e thoja për t’i mashtruar nga frika. Ndërsa e dyta është që, le të mendonin si të donin, unë doja t’i jepja njëfarë rëndësie vetes, se shoqërohesha me njerëz të mëdhenj të qeverisë dhe se ato që iu premtoja, nuk do të viheshin në diskutim, për vetë mbështetjen që gëzoja nga shteti.
Pse nuk e arrestuat?
Ne mund ta arrestonim kur të donim, por qëllimi ishte gjetkë dhe s’ishte për të arrestuar një njeri. Në radhë të parë, donim që ai t’u çonte fjalë shokëve të bandave për sa po i tregonim, dhe e dyta ishte se, kishim qëllim që ta vinim në shërbimin tonë.
A pranoi më pas të vinte në shërbimin tuaj?
Absolutisht jo. “Çdo gjë pranoj, – tha, – vetëm që t’i shërbej Sigurimit tuaj nuk pranoj kurrë”.
Si e pati përfundimin ai?
Në burg.
Patët kërcënim tjetër?
Si s’patëm. E di ç’do të thoshte të vinte detyrë emergjente “Komiteti i Maleve” që të vritet Mehmet Shehu dh e që të kujtohet si Mehmet Shehu, ai që ti ke në krah?! Llesh Deda, i zoti i shtëpisë ku kishim bujtur, mori përsipër që të na ndihmonte në punën tonë, duke na bërë të mundur takime me pjesëtarë të ndryshëm të bandave. Kështu, më pas, ai na takoi në fshatin Kimëz me një të arratisur tjetër që quhej Pjetër Kimza, i cili më vonë përfundoi në Amerikë. Mbaj mend mirë që atë takim e kemi bërë te një mulli. Ai, sa na takoi, tha: “Unë e shikoj që ti ke ardhur me Mehmet Shehun; e di dhe urdhrin që kam marrë unë apo të gjithë ata që e takojnë apo e shikojnë, që ta vrasin në vend. Këtë besoj se e dini dhe ju. Por unë po ju them gjithashtu, se e mora vesh dhe qëllimin që kishit, kur më bëtë haber të vija te ju. Megjithatë, unë ju them se personalisht nuk do të ngre pushkë mbi ju, por edhe me ju nuk do të bëhem sa të jem gjallë”.
Po si mundët të shpëtonit nga ndonjë plumb, kur ishte dhënë një urdhër i tillë?
Po edhe mund të vriteshim dhe kjo mund të ndodhte në çdo çast. Madje unë i thoja me shaka Idrizit, – që e kujtonin të gjithë se ishte Mehmet Shehu: “Idriz, do ta hash në ndonjë çast, por është mirë që të më lësh porositë, para se të na lësh shëndenë”. Ai më kthehej po me të njëjtën shaka, që, “Po e hëngra unë, mos kujto se do të shpëtosh ti që je shoqëruesi i ‘Mehmet Shehut’”. Ne kthim mbrapa nuk dinim, sido që të komplikoheshin situatat. Sigurisht, marrja e sinjalit që ishim vënë në shënjestër për t’u ekzekutuar, na ndihmoi që të mbroheshim dhe të siguroheshim në baza të mira, duke thërritur në takime banditë të shoqëruar nga njerëz të njohur dhe duke përdorur normat morale të besës. Megjithatë, ishte një stres dhe tension i madh të punoje në ato kushte, kur në çdo moment mund të të fishkëllente plumbi, kur s’e kishe në mendje.
Rezultati i atij misioni tepër të vështirë?
Atë unë e konsideroj një aksion me rezultate të shkëlqyera. Qindra e qindra anëtarë të bandave që ishin arratisur, duke u gënjyer apo nga ndonjë frikë tjetër, u kthyen në shtëpi. Këtu sigurisht nuk është vetëm kontributi ynë, por i shumë shokëve, që i kishin ngarkuar për të njëjtin qëllim. Sidomos vlerën e veçantë në këtë mision e ka Bardhok Biba. Sigurisht, në këtë kontekst, ne kemi punën tonë modeste dhe vetëm kaq. Ndërkohë, për shumë të tjerë që nuk dorëzoheshin dhe kishin dhënë prova të padiskutueshme si kriminelë, ne shfrytëzuam konfliktet që kishin mes tyre dhe që i njihnim mirë, për të bërë të mundur acarimet e situatave dhe si përfundim të kalonin në vrasjen e njëri-tjetrit.
Ka shumë viktima të kësaj kategorie?
Plot. Thonë se në këto forma është arritur deri te vrasja e Llesh Gjon Markajt, që ishte i biri i Gjon Mark Gjonit.
Pse e jep të pasigurtë; ti, a nuk ishe në këto procese të Sigurimit?
Unë të bëj të ditur fjalën “thonë”, kur flitet për Gjon Markajn, se jo për çdo gjë kisha dijeni dhe se jo në çdo vend isha i pranishëm. Unë kisha dhe shumë shokë të tjerë, prandaj nuk i di mirë të gjitha gjërat. Për ato që isha kompetent, po të tregoj, madje me ndërgjegje shumë të qetë.
* * *
BEQIR BALLUKU NA VURI NË DISPOZICION ALFRED MOISIUN

Mund të bëjmë zoti Dodani një rezyme të shkurtër për atë çfarë dëshmuat dje në lidhje me zbulimin e grupit agjenturor të Devollit në shërbim të Asfalisë Greke dhe paskësaj të vijojmë më tej me subjektin e asaj ngjarjeje?
Që mund të përsëris diçka sa për kujtesë. Ju tregova se ka qenë viti 1959. Në zyrën e Kadri Hazbiut vjen një informacion misterioz dhe tepër alarmant. Në zonën e Devollit kishte të dhëna se Asfalia (zbulimi i fshehtë grek) kishte organizuar një rezidenturë të sofistikuar kundër pushtetit popullor. Ky informacion u sigurua nga kundërzbulimi i rrethit të Korçës dhe iu transmetua Kadri Hazbiut nga vetë Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Korçës, Jani Naska. Në informacionin e siguruar nga kundërzbulimi i Korçës, bëhej i ditur një fakt që për ne ishte tepër i rëndësishëm. Ky ishte fakti se informacioni i siguruar kishte arritur që pak a shumë të kishte edhe të dhëna për rezidentin që ishte vetë komandanti i kufirit të zonës së Braçanit në Devoll, i quajtur Jani Zoga. Po ashtu, diheshin edhe emrat e dy prej anëtarëve të atij grupi. Këta njerëz që ishin në shërbim të kësaj organizate në dispozicionin të Asfalisë greke, paguheshin me rroga tepër të majme nga ai shërbim. Ne si grupi special i sigurimit filluam të zbatonim në kohën e duhur, planin e hartuar në moment nga Kadri Hazbiu, pasi ai kishte aftësi të jashtëzakonshme për të vlerësuar situatat dhe për të dhënë udhëzimet mbi to, me një operativitet të mahnitshëm për çdo situatë, sado e vështirë që të ishte. Ne arritëm, pas një jave pa gjumë dhe me stres të madh, të merrnim një informacion tjetër për anën financiare që kishte në dispozicion grupi. Gjithashtu saktësisht mësuam se misioni i tij ishte që të lidhej me Asfalinë për të bërë të mundur që në vendin tonë të vinin diversantë për të kryer veprimtari antishqiptare.
I arrestuat?
Absolutisht jo. Në punën tonë vlerësohen të gjithë elementët para se të bëhet veprimi i fundit. Ne, megjithëse i kishim konstatuar anëtarët e tij, vepronim me mjeshtëri, duke mbledhur fakte të tjera dhe për të zbuluar elementë të tjerë.
Thatë diçka nga numri i kaluar se njerëzit e këtij shërbimi kishin shpërblime të majme nga misioni grek për shërbimet që bënin. Do të dëshiroja për interes të lexuesit të mësoja konkretisht se sa ishte vlera që paguheshin anëtarët e grupit?
Në dispozicion të tyre, – që administroheshin nga Jani Zoga dhe Zenel Tarolli, – ishin mbi një milion lekë të asaj kohe.
Si një milion?
Ato lekë sigurisht që i kishin për momentin që hetohej ngjarja. Po t’i konvertosh me vlerat e sotme, merre me mend sa kishin. Me këto para, paguheshin anëtarët e kësaj organizate.
Si vepruat më tej?
Megjithëse arritëm të siguronim shumë të dhëna, sërish kishim enigma që na shqetësonim. Njëra prej tyre, madje do ta quaja më e veçanta dhe e rëndësishmja, ishte se si e bënin të mundur ndërlidhjen me Shërbimin Grek. Këtu ishte fjala që jo vetëm me radio-transmetuese, por në raste të tilla përdorin dhe shumë mënyra të tjera. Megjithatë fillimisht iu vumë punës për të gjetur radio-ndërlidhjen. Kishin kaluar 7-8 ditë që kur kishim shkuar nga Tirana dhe kishim nisur punën, kur filluam punën për hapin e fundit.
Përse me patjetër duhej gjetur radio-ndërlidhja, kur ju kishit grupin dhe mund ta arrestonit?
Ne, duke gjetur radio-ndërlidhjen, do të merrnim të gjitha mënyrat e komunikimit dhe pastaj arrestonim grupin një e nga një në fshehtësi të plotë dhe fillonim e vinim në shërbimin tonë. Në këtë rast zbulimi grek do të vazhdonte komunikimin dhe këta agjentë do të kthenin përgjigje në praninë tonë.
Pra do të futeshit në lojë me Asfalinë greke?
Patjetër. Ne kemi hyrë shumë herë në lojë me shërbimet e huaja, jo vetëm me grekët por dhe me shërbime të vendeve me eksperiencë në këtë drejtim. Këtë ti e di mirë, se e pranoi humbjen para shërbimit shqiptar dhe vetë Toni Bleri.
Mundët ta gjenit radio-transmetuesen?
Në fillim morëm informacionin shtesë për këtë çështje. Këtë e bëmë të mundur nëpërmjet agjentit tonë, që bënte të mundur kontakte me anëtarë të veçantë të bandës dhe kishte siguruar miqësinë e tyre. Në një farë mënyre ai quhej i pranuar në radhët e kësaj organizate. Konkretisht mësuam se radioja ishte vendosur në fshatin Braçan, dhe pikërisht ishte futur nën tokë në bahçen e një personi që ishte anëtar i grupit agjenturor në shërbimin grek. Këtu ishte një vështirësi tjetër, që të mos na kuptonim se çfarë kërkonim, pasi të thashë që në fillim se po të merrej vesh se ne kishim rënë në gjurmë të grupit, ata merrnin masa dhe neve na binte efikasiteti. Por për të gjetur radion na duhej një specialist i fushës së xhenios në ushtri, pasi të thashë që radioja ishte futur nën tokë.
E morët?
Për këtë i kërkojmë Kadri Hazbiut, – të cilin e informonim në çdo moment për sa arrinim, – që të na dërgonte një specialist xhenier që të kërkonte nën tokë me pajisjet e mina-kërkueseve. Kadri Hazbiu, me seriozitetin që merrte çdo gjë, i kërkoi urgjent ministrit të Mbrojtjes, Beqir Balluku, një nga specialistët më të mirë të fushës së xhenios që kishte ushtria shqiptare, pasi duhej për një detyrë tepër speciale në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Pas kësaj ndërhyrjeje, që të nesërmen na vjen në Korçë një oficer i xhenios që quhej Alfred Moisiu (ish-Presidenti i Republikës).
Ju, e njihnit më parë Moisiun?
Personalisht unë e njoha për herë të parë aty. Mësova që ishte i biri i Spiro Moisiut, pra i një familjeje tepër të njohur në Shqipëri. Megjithatë, që nga ai moment kur ne punuam aty, u bëmë shumë miq.
E gjetët radion pas kësaj?
Këtu është një histori më vete. Ne të gjithë shkuam në fshatin Braçan ku ishte fshehur radioja, të maskuar si fshatarë për të mos u kuptuar që ishim njerëz të Sigurimit. Shkuam në bahçen që kishim të dhënat, duke u paraqitur si punonjës bujqësie dhe kërkonim të hapnim kanal apo pus për të siguruar ujë për vaditjet në bujqësi. Për të siguruar fshehtësinë e plotë ne nuk kishim marrë asnjë punëtor operativ të zonës ku vepronim, se kuptohej që nuk ishte punonjës bujqësie por i Sigurimit. Kështu shkuam që të nesërmen në mëngjes si erdhi Alfred Moisiu dhe filluam nga puna. Ne si punëtorë i jepnim lopatës dhe kazmës që ç’të të them. Po bënim qilizmë dynjanë.
Pse, nuk ishte në gjendje aparatura xheniere për të diktuar radion që ishte fshehur nën tokë?
Ishte dhe shumë bile. Mirëpo ajo kishte aftësi që të jepte sinjal për çdo copë metali që ishte nën tokë, qoftë dhe për një gozhdë. Kështu që ne, pas çdo sinjali që jepte aparatura, detyroheshim që të bënim gropa të thella dhe kur nuk gjenim gjë, vazhdonim kërkimin diku më tej.
E kishit të përcaktuar në cilën pjesë të bahçes ishte futur radioja?
Po, por nuk po e gjenim dhe po humbisnim kohë. Në këtë punë, duke bërë gërmime me metra të tëra, na zuri pasditja. Alfred Moisiu pas kësaj pune, duke parë dhe rezultatet e deri atij momenti, konkludoi në mënyrë tepër profesionale, duke na bërë të ditur që ta ndërprisnim menjëherë punën se radio në atë vend nuk kishte.
Dhe ju e latë punën?
Patjetër. Ndihma e Moisiut ishte që, pasi u bind mirë, na dha mundësinë që të mos humbisnim më kohë, që për ne ishte shumë e çmuar në ato momente.
Çfarë bëtë pas kësaj?
Në këtë situatë, na erdhi një ndihmë tjetër nga një informatori ynë. Konfirmuam se ndërlidhjen me Asfalinë greke, shefi i grupit, Jani Zoga, e mbante duke u takuar dhe fizikisht, pasi kalonte kufirin duke shfrytëzuar detyrën që kishte.
* * *
NË ’59-ën ZBULUAM NË DEVOLL, GRUPIN AGJENTUROR TË ASFALISË GREKE

Zoti Dodani. E ndërpremë intervistën e numrit të kaluar në momentet kur Zef Ndue Doda, – i futuri juaj në radhët e bandës së Ndue Bajraktarit me kodimin “Gjimnazi”, – i shpëtoi vetëm për fat vdekjes së padiskutueshme që iu përgatit duke e lidhur pas trungut që digjej me tërbim. Si vijoi më tej ngjarja, si shpëtoi falë mendjemprehtësisë, me mënyrën si u përgjigj?
Ishte çasti më tragjik i jetës së tij, pasi kuptoi se ishte pikasur dhe se nuk kishte shpëtim nga zjarri që dalëngadalë po e përpinte të tërë lisin ku ishte i lidhur. Në moment, siç jua shpjegova dhe nga numri i kaluar, ai duke mos e humbur toruan, ia ktheu Ndues: “Aaa, e keni fjalën për rastin që më ngarkuan detyrën Bardhok Biba, Pjetër Lufi dhe Zoi Themeli!? Po more, këtu nuk ka ndonjë gjë që nuk shkon. Ata me të vërtetë më kanë thënë që t’ju shërbeja, por varet se, a e pranova unë, dhe më shumë për këtë kam ardhur, që t’ju tregoj çfarë po ndodh rreth jush. Nuk jam gjë unë, por të dini ju sa ‘Gjimnazër’ keni rreth vetes, do të çuditeshit. Po t’i digjnit të gjithë nuk do t’ju mjaftonin lisat”. Pas këtij çasti, Ndue Bajraktari dhe Dod Mark Gjoka, të çoroditur nga sa dëgjuan, dhanë urdhër të zgjidhej menjëherë. Ishte momenti kur digjej trungu pas duarve të Zefit. Kështu, për punë sekondash, ai shpëtoi nga vdekja. Ndërkohë ai e kuptoi se njerëzit e bandës dhe vetë Ndue Bajraktari, kishin informacion të plotë për detyrën që i ishte ngarkuar atij. Pra nuk kishte asnjë mëdyshje se nga dikush ishte tradhtuar.
Megjithatë Ndue Bajraktari, pasi e zgjidhi Zefin i tha që të rrinte me të tjerët dhe do të shikohej më vonë qëndrimi i tij me bandën. Kjo do të thoshte se ai nuk i kishte shpëtuar akoma telashit nëse ishte njeri i Sigurimit. Pra nëse ishte vërtet ashtu siç pretendonte ai, se nuk e kishte pranuar “ofertën” e Bardhok Bibës. Pas kësaj, Ndue Bajraktari u largua po me të njëjtin nxitim që erdhi, ndërsa gjithë të tjerët rrinin në kaçube të veçanta, duke pritur një ushqim karakteristik që përdornin kur ishin në male, që quhej pulendër e që po vlonte në kazan.
Dhe Zefi, ashtu si të tjerët, priste pulendrën që të ziente. Nuk e jepte veten, se binte në sy. Mendonte me veten se kush mund ta kishte tradhtuar. Kishin dijeni vetëm tre vetë për misionin e tij: Bardhok Biba, Zoi Themeli dhe Pjetër Lufi. Këtë duhej ta gjente patjetër, se ndryshe ishin punët pisk. Truri i tij i vënë në aktivitet të plotë në ato çaste, mendoi një zgjidhje të mirë për të zbuluar të vërtetën. Për këtë zgjodhi që të përdorte një nga banditët, të quajtur Ludovik Saraçi.
Pse pikërisht zgjodhi Ludovikun?
Sepse ai ishte personi më i përshtatshëm për të rënë në grackë, se ishte njeri me shkollë dhe nuk i dinte mirë hilet e banditëve.
Si veproi me të?
Ndërsa ndahej pulendra e porsa gatuar, Zefi mori pjesën e vet dhe si me lezet po kërkonte një vend ku mund të ulej. Në çast, sytë gjasme i shkuan vetë te një kaçube e shmangur, në të cilën rrinte i strukur, duke u mbështjellë me kapotë, Ludovik Saraçi. Duke pasur ushqimin përpara dhe duke u strukur që të mos ftohej, bashkë me Ludovikun hapi bisedën si tepër rastësisht: “Ore Ludovik, e pe çfarë thashethemnaje hapin komunistët? Po na detyrojnë të vrasim njëri-tjetrin sa që nuk besojmë fare. Por këtë gjë unë do ta zgjidh shumë shpejt”. “Eh, – ia ktheu Ludoviku, – kanë ardhur kohë të këqija. Janë bërë të gjithë të pabesë”.
“Të drejtë ke ti or zotni Ludovik. A e di se mua më shkoi mendja për ta vrarë atë që është strumbullari i gjithë punëve të këqija që na ndodhin neve?! Dhe ky është Pjetër Lufi, nuk e vë në dyshim fare. Këtë që nuk bëra atëherë, do ta bëj nesër, kur ai të vijë, siç kam marrë vesh. Ky është momenti më i mirë e me këtë rast jap edhe një provë të madhe përballë Ndue Bajraktarit dhe të gjithë juve, që ju kam si vëllazën”.
Pse tha pikërisht për Pjetrin?
Sepse mendja e tij i thoshte se do të ishte Pjetri ai që e kishte tradhtuar. Thjesht futi në veprim logjikën, për të pritur reagimin e Ludovikut.
Si reagoi Ludoviku?
Ashtu siç e mendoi Zefi. Sa përmendi emrin e Pjetër Lufit, Ludoviku u hodh përpjetë sikur ta kishte mbërthyer grenxa, duke thënë: “Jo, jo Pjetrin, se ai është njeriu ynë. Po të mos kishte qenë ai, ne do të na kishin fshirë komunistët”.
“Mirë pra, do të vras Bardhok Bibën”, – vijoi Zefi. “Atë po”, – ia ktheu Ludoviku me atë naivitetin e tij karakteristik. Nga kjo Zefi e mësoi saktësisht se Pjetër Lufi, që kishte fituar besim të madh te Bardhok Biba dhe ishte ngarkuar me detyrën e shefit të Punëve të Brendshme të Mirditës, s’ishte gjë tjetër, por agjent i bandave të maleve në radhët e komunistëve.
E njoftoi Bardhokun?
Menjëherë. U nis që atë natë, sikur do të shkonte të vriste njërin nga drejtuesit e komunistëve për të dhënë prova, siç ishte ngarkuar. Pas kësaj përfundoi në shtëpinë e Bardhok Bibës, ku i tregoi gjithçka.
Kush ishte kundërveprimi i Bardhok Bibës?
Arrestoi menjëherë në fshehtësi të plotë Pjetër Lufin, duke e zëvendësuar me Sulejman Malokun. Për të mos u marrë vesh kjo gjë dhe banda e Ndue Bajraktarit të mos mësonte se Zefi kishte raportuar, kështu që do të ndryshonte qëndrim, hapën fjalë që të nesërmen, se Pjetër Lufi është dërguar në një specializim për disa kohë. Pas jo më shumë se 24 orësh, që i bie natën tjetër, si kish ikur Zefi për t’i treguar Bardhokut, u rrethua gjithë vendi ku ishte përqendruar banda. Forcave të ndjekjes dhe atyre të policisë që merrnin pjesë në aksion, u printe Sulejman Maloku, i cili zëvendësoi Pjetër Lufin.
E dinin saktësisht vendndodhjen e bandës?
Të thashë e dinte Zefi, se ata e prisnin të kthehej pas vrasjes që i kishin ngarkuar. Kështu që, në mesnatë, ishin të rrethuar të gjithë. Afër mëngjesit filloi beteja e rreptë. Deri në të gdhirë, kur ishte zhvilluar 4-5 orë luftë, u eliminua e gjithë banda. Nuk mbeti me sa di unë asnjë njeri i gjallë.
Sa vetë mund të kenë vdekur?
Duhet të kenë vdekur 21 vetë nga të bandës.
Po nga forcat e ndjekjes, a është vrarë njeri?
Nuk di të jetë vrarë njeri.
Po Ndue Bajraktari vetë, a u vra?
Jo, por siç dihet, – nuk e di sa është e vërtetë, – ai nuk ndodhej atje atë natë, se iku që në darkë, pasi zgjidhi Zefin nga pema që po digjej.
Ç’bëri Ndue Bajraktari kur mësoi këtë rreng të Zefit?
U tërbua fare. Më pas mori dhjetë-pesëmbëdhjetë shokë të bandës dhe i veshi si forcat e ndjekjes, me grada, dhe shkoi në shtëpinë e Zefit, për ta kapur të gjallë. Por meqenëse nuk e gjeti në shtëpi, i mori të ëmën, e lidhi bashkë me babain e tij dhe i vrau vetëm babain. Pas kësaj i dogjën shtëpinë.
Pse u veshën si forcat e ndjekjes, kur në të vërtetë ishin banditë?
Që të hapnin fjalë se shtëpinë Zefit po ia digjnin forcat e ndjekjes, për faktin se ishte bashkuar me banditët. Thjesht, që të hapnin panik për forcat e ndjekjes dhe Zefin ta fusnin në shumë konflikte. Por çështja u sqarua shpejt.
Zoti Dodani. Le të kalojmë në një episod tjetër, subjekti i të cilit më ka tërhequr shumë vëmendjen. Fjalën e kam te ngjarja e grupit të Korçës, i cili bashkëpunonte me agjenturën greke, ku kreu i grupit ishte vetë shefi i sigurisë së kufirit shtetëror. Ju lutem, mund ta sillni sërish në vëmendje atë ngjarje?
Ka qenë viti 1959. Në zyrën e Kadri Hazbiut vjen një informacion misterioz dhe tepër alarmant. Në zonën e Devollit kishte të dhëna se Asfalia (zbulimi i fshehtë grek) kishte organizuar një rezidenturë të sofistikuar kundër pushtetit popullor.
Nga u sigurua një informacion i tillë?
Ky informacion u sigurua nga kundërzbulimi i rrethit të Korçës dhe iu transmetua Kadri Hazbiut nga vetë Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Korçës, Jani Naska.
Çfarë është rezidentura?
Rezidentura përbëhet nga një grup njerëzish të pacaktuar në numër (pra si sasi), që kanë të njëjtin qëllim, duke i shërbyer në mënyrën më të kamufluar, brenda një organizimi absolut, një shërbimi të huaj. Individët e kësaj organizate kaq të fshehtë apo rezidenture, siç quhet profesionalisht në gjuhën e shërbimit sekret, funksionon në mënyrë të tillë që, asnjë anëtar i saj nuk e njeh shokun e vet dhe se ai nuk di shumë të dhëna për numrin e përgjithshëm të anëtarëve. Akoma më shumë, që anëtarët e organizatës nuk kanë të drejtë të komunikojnë me askënd në lidhje me detyrën e tyre, madje as me padronët të cilëve u shërbejnë. Ata kanë të drejtë (secili më vete) të komunikojnë vetëm me rezidentin ose shefin siç mund të quhet, dhe vetëm ai komunikon me shërbimin e huaj të cilit i është betuar. Në rastin konkret, shefi lidhej me shërbimin sekret grek ose Asfalinë.
Nga sa personazhe përbëhej konkretisht rezidentura e Devollit sipas informacionit që morët?
Ka pasur aty te 7-8, apo dhe dhjetë veta. Ndërkohë që në informacionin e siguruar nga kundërzbulimi i Korçës, bëhej i ditur një fakt që për ne ishte tepër i rëndësishëm. Ky ishte fakti se informacioni i siguruar kishte arritur që pak a shumë të kishte edhe të dhëna për rezidentin.
Kush ishte rezidenti i atij grupi sipas informacionit që ishte siguruar?
Mësohej të ishte vetë komandanti i kufirit të zonës së Braçanit në Devoll, i quajtur Jani Zoga. Po ashtu, diheshin edhe emrat e dy prej anëtarëve të atij grupi, që ishin pikërisht Zenel Tarolli dhe një farë “Muçeli”. Këta njerëz që ishin në shërbim të kësaj organizate në dispozicionin të Asfalisë greke, paguheshin ndërkohë me rroga tepër të majme nga ai shërbim, duke marrë dhe rrogën në punën që kryenin në Shqipëri sipas vendeve të punës që kishin.
Pra ishin në lojë të dyfishtë?
Po, e vërtetë. Ata ishin në lojë të dyfishtë. Dhe nga shteti i tyre merrnin rrogë se ishin në marrëdhënie pune, ashtu siç merrnin dhe nga shërbimi që i bënin Asfalisë greke.
Si u bë i mundur ky informacion kaq konspirativ?
Sipas të dhënave tona, ai informacion aq i vlefshëm për punën tonë, ishte siguruar nëpërmjet një agjenti të Sigurimit që kishte mundur të depërtonte në radhët e këtij grupi, por që gjithsesi nga mënyra misterioze si funksiononte ai, agjenti ynë pak mundësi kishte që të merrte të dhëna të plota. Jo vetëm kaq, por edhe këto të dhëna nuk kishin garancinë e duhur për vërtetësinë e tyre. Çdo gjë duhej bërë e matur dhe në konspiracion absolut, për t’u shpëtuar skandaleve dhe që të mos i jepnim mundësi grupit të merrte masa mbrojtjeje, se në këto raste mund të dështoje kur të doje. Gjithsesi, në detyrën funksionale që kryente, shefi i Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Korçës, Jani Naska, arriti në mënyrën më urgjente drejt e në zyrën e Kadri Hazbiut.
A e mori seriozisht informacionin e marrë Kadri Hazbiu?
Jo vetëm që e mori shumë seriozisht, por siç e kishte zakon në kësisoj rastesh tepër të vështira dhe shumë urgjente, ai vuri menjëherë në shërbim memorien e tij për të përpiluar në moment një plan të hollësishëm për t’iu përgjigjur situatës së krijuar me emergjencën dhe operativitetin e duhur.
Konkretisht?
Në këto çaste, Kadriu më thërriti dhe mua, ku më ngarkoi me detyrë që të shkoja në Korçë për të ndjekur operacionin sekret që do të ndërmerrej aty, pra, për ta ndjekur nga afër të gjithë situatën e krijuar, pasi operacionin do ta ndërmerrnin organet e shërbimit tonë në Korçë, ku ishte krijuar dhe situata.
Ku ishit juve për momentin?
Unë saktësisht në atë kohë kam qenë specialist në Drejtorinë e Sigurimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Prandaj dhe u ngarkova nga ministri Hazbiu për të ndjekur problemin në vend.
Si vepruat pas këtyre masave?
Filluam të zbatonim në kohën e duhur, planin e hartuar në moment nga Kadri Hazbiu, pasi ai kishte aftësi të jashtëzakonshme për të vlerësuar situatat dhe për të dhënë udhëzimet mbi to, me një operativitet të mahnitshëm për çdo situatë, sado e vështirë që të ishte. Ka qenë vetëm mendja e Kadri Hazbiut që ne, të gjitha strukturat e Sigurimit, kemi njohur në të shumtën e rasteve fitore të mëdhaja, madje dhe shumë emocionale. Kështu dhe në këtë rast. Pasi na shpjegoi me detaje të gjithë procedurën mbi të cilën duhej të organizonim aksionin, ai na uroi sukses dhe gjakftohtësi. Unë me Jani Naskën, që kishte ardhur nga Korça, u nisëm pa humbur kohë për në vendin ku ishte krijuar situata.
Nga e nisët punën saktësisht?
Tani që po të flas unë, mund të të duket si diçka e thjeshtë dhe mund të mendosh se mund t’ia dalësh mbanë menjëherë. Por jo. Vështirësia e parë është verifikimi i informacionit të marrë. A ka gjë të vërtetë në këtë mesele, apo mos është ndonjë dyshim i kotë, që pastaj të na çojë në skandale? Megjithatë, duke ndenjur pa gjumë dhe duke vlerësuar fakte dhe të dhëna dhe duke i krahasuar apo stërkrahasuar me njëra-tjetrën, si dhe duke vënë në përdorim disa agjentë të cilët punonin me një gjakftohtësi dhe me orare të pandërprera, arritëm që brenda disa ditëve të evidentojmë saktësisht se shefi i kësaj organizate ishte, – ashtu siç kishim informacionin, – vetë komandanti i postës së kufirit, Jani Zoga. Kjo do të thoshte se paskësh një organizatë, megjithatë për të shkuar te përfundimi i duhur nuk duhej të mjaftoheshim me kaq. Më tej, me një konspiracion të jashtëzakonshëm evidentuam një e nga një të gjithë anëtarët e grupit (rezidenturës).
I arrestuat?
Absolutisht jo. Në punën tonë vlerësohen të gjithë elementët para se të bëhet veprimi i fundit. Ne, megjithëse i kishim konstatuar anëtarët e tij, vepronim me mjeshtëri, duke mbledhur fakte të tjera dhe për të zbuluar elementë të tjerë.
Ku e kishit qëllimin, kur shumë kollaj mund t’i arrestonit?
Donim të konfirmonim se si funksiononte dhe me çfarë merrej. Shumë gjëra ne i merrnim kur objektet tona, që në këtë rast ishte grupi që i shërbente zbulimit grek në dëm të republikës sonë, ishin në veprim të pandërprerë. Kështu që ne arritëm, pas një jave pa gjumë dhe me stres të madh, të merrnim një informacion tjetër për anën financiare që kishte në dispozicion grupi. Gjithashtu saktësisht mësuam se misioni i tij ishte që të lidhej me Asfalinë për të bërë të mundur që në Shqipëri të vinin diversantë për të kryer veprimtari antishqiptare. Këtë gjë e bënin në këtë mënyrë: Lidheshin fillimisht me padronët e tyre jashtë dhe pasi niseshin agjentët grekë për të hyrë në Shqipëri, grupi në fjalë merrej me dokumentacionin fals me të cilin i pajisnin dhe i instruktonin për mënyrën e të vepruarit këtu, për të mos rënë në sy të askujt deri në zbatimin e detyrave të kryera.
* * *
12 PRILL 195, PAL MELYSHI U BRESHËRUA NGA USHTARËT E KADRI HAZBIUT

Zoti Dodani. Do të doja, në intervistën e numrit të sotëm, të ndaleshim në atë ç’ka ndodhur me mikun tuaj të ngushtë në atë kohë, Pal Melyshi. Si ka nisur historia e tij në shërbim të Sigurimit të Shtetit?
Ka qenë viti 1950, kur Pal Melyshi, i zhytur në një urrejtje të madhe për vrasjen e Bardhok Bibës nga bandat e “Komitetit të Maleve”, donte të hakmerrej me patjetër. Për këtë ka shkuar menjëherë te Mehmet Shehu dhe i ka kërkuar me insistim që të lejohej nga Ministria e Brendshme të futej në bandë. Nuk mund të rrinte dot më. Bardhok Bibën e kishte dashur jashtë mase dhe vrasja e pabesë e tij e kishte irrituar shumë. Pas kësaj, Ministria e Punëve të Brendshme, e drejtuar në atë kohë nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu, vendosi që të dërgojë Pal Melyshin brenda bandave të maleve. Atij iu vendos pseudonimi “Furtuna”.
Përse duhej të shkonte jashtë shtetit në periudhën që u vra?
Sigurimi shqiptar po shikonte shumë larg atëherë. Kishte njerëz të vendosur dhe të përkushtuar, dhe ishte me fat që kishte në drejtim një njeri si Kadri Hazbiu, me synime dhe ambicie për t’iu përkushtuar shtetit dhe jashtë mundësive të veta. Kështu, urdhri për “Furtunën” ishte që të krijonte besim te bandat dhe të mundësohej dalja e tij jashtë shtetit, ku të dërgonte të dhëna që nga jashtë. Këtë, sipas porosive të Kadriut, e arriti me të vërtetë. Ai në një moment u thirr nga Komiteti “Shqipëria e Lirë”, e ndodhur në Paris. Kjo dihet, që Komiteti i Parisit ishte qeveria e përgatitur në emigrim, e cila koordinonte punën e bandave brenda Shqipërisë dhe të diversantëve që përgatiteshin dhe hidheshin nga jashtë. Kjo ishte një fitore jo vetëm për Palin, që kishte siguruar një besim të madh mes bandave dhe komandantëve të tyre, por edhe për Sigurimin e Shtetit, që elementi i vet po bënte aq shumë.
Në ato momente e ngarkoi Kadri Hazbiu për të dalë jashtë shtetit?
Pak kohë para se të vritej. Se kur u vra, ishin tamam çastet kur Pal Melyshi ishte nisur për jashtë shtetit. Ai u paraqit te Kadri Hazbiu, se kështu bënin njerëzit e Sigurimit, disa rrinin si banditë, disa gjendeshin në takimet me kuadrot e lartë të shtetit të atëhershëm. Kadriu tekstualisht i ishte shprehur: “Ti i dashur ‘Furtuna’ nuk je llogaritur për këtu, midis këtyre bandave, prandaj, mundohu të krijosh besimin e këtyre bandave ku je futur, kundër të cilëve ti nuk do të bësh asnjë veprim, bile në raste të caktuara përpiqu të mbrosh dhe jetën e tyre, sepse ti nuk je për të vrarë njerëz, por për t’i shpëtuar ata”. Pastaj e pyeti për të dërguarin tjetër të Sigurimit në bandën ku ishte “Furtuna”. “A u njohe me Preng Mark Stojanin?”. “Po. Mësova që është ‘Gjethi i Kuq’”. Që do të thoshte se ishte i Sigurimit dhe nuk duhej të ngatërrohej me banditët e tjerë. Atëherë ndërhyri sërish Kadriu: “E kemi instruktuar ‘Gjethin e Kuq’, se përpara çdo operacioni që do të bëjnë forcat tona kundër bandave, në të cilat jeni radhitur dhe ju, ai,(“Gjethi i Kuq”) e ka komandantin e vet brenda në bandën ku është futur…. Komandanti yt, – i thamë, – e ka pseudonimin “Furtuna”, prandaj kushdo që të të prezantohet me këtë pseudonim, do t’i vihesh menjëherë nën komandë. Kështu, i dashur “Furtuna”, ai pret që ti të paraqitesh dhe të vihet nën komandën tënde. Aty ke edhe grupin e “Gavetës”, që janë 4 veta. Po ashtu dhe atyre mjafton t’u thuash që je “Furtuna” dhe menjëherë do të të vihen nën komandë. Tani ti në një moment të përshtatshëm duhet të ikësh për të kaluar kufirin. Nuk duhet të harrosh që sa të nisesh, të lësh njoftim në “Pikën e Heshtur” dhe në “Pikën Rezervë”. Kjo të bëhet që të na lësh itinerarin e kalimit, me qëllim që të të sigurojmë rrugën”.
Si mund ta siguronin rrugën?
Pali, kur të ikte për në Komitetin e Parisit, nuk do të ishte vetëm, por me disa banditë. Mirëpo, duke ditur Sigurimi itinerarin e kalimit të tij, do të tërhiqte forcat e ndjekjes apo të mbrojtjes së popullit, si i quanin në përgjithësi atëherë, në rrugën që do të kalonin ata, pasi mund të binin në përpjekje dhe të eliminoheshin.
Kush kishte dijeni për “Furtunën”?
Vetëm Kadri Hazbiu. Kisha kërkuar disa herë të njihesha, por nuk më kishte dhënë mundësi Kadriu. Ishte momenti që “Furtuna” nuk duhej të njihej nga asnjëri, se nuk kishte ardhur situata e nevojshme.
Ju nuk e njihnit fare Pal Melyshin, i quajtur “Furtuna”?
Si nuk e njihja? Por jo si “Furtuna”, por si Pal Melyshi. Unë e kisha shumë shok dhe nuk e dija që ishte i dërguari ynë në banda. Dija që kishte ikur me të vërtetë. Madje atij i ishte internuar dhe familja për këtë gjë, që të mos e kuptonin bandat që ishte i dërguar i Sigurimit. Mirëpo këto gjëra bëheshin kaq të sakta dhe kaq sekrete, saqë nuk kishim kuptuar gjë fare as ne që mbaheshim si tepër të besuar të Sigurimit. Madje më kujtohet, pasi kishte vdekur Pal Melyshi, unë i kërkova sërish Kadriut që të më takonte me “Furtunën”, për të më ndihmuar në koordinim të veprimeve. Kadriu në atë moment u çua në këmbë dhe u skuq. Nuk do ta harroj kurrë atë moment. Ai më shikonte në sy dhe ndërkohë nga sytë e tij dallova lëngëzim lotësh, gjë që nuk e kisha konstatuar herë tjetër. Duke vazhduar të më shikonte me vëmendje, se e dinte që unë Palin e kisha pasur shumë shok, m’u drejtua: “Mark, ai nuk është më. Na u vra në përpjekje me forcat tona”. “Dhe kush është?”, – ia ktheva unë. “Mark, pas “Furtunës” është shoku yt, Pal Melyshi!”. U gjenda keq. Nuk ishte e lehtë ngjarja që po merrja vesh.
Si u vra, kur ishin përcaktuar dhe ishin marrë të gjitha masat?
Ajo ndodhi në mënyrën më të papritur. Pas disa ditësh, si u takua me Kadri Hazbiun, Pali u nis për të ikur jashtë shtetit. Meqenëse nuk kishte lindur nevoja, ai nuk ishte prezantuar as me “Gjethin e Kuq” dhe as me “Grupin e Gavetës”. Mirëpo momenti kur do të ikte Pali nga banda, do të ishte dhe momenti për forcat e shumta të ushtrisë dhe të forcave të ndjekjes, për të goditur dhe asgjësuar bandën. Kështu, sa u nis “Furtuna”, sipas porosisë së Kadri Hazbiut, shkoi në “Pikën e Heshtur” dhe në “Pikën Rezervë” për të lajmëruar ikjen dhe itinerarin e lëvizjes që do të bënte deri në kufi.
Dinte gjë “Furtuna”, se pas ikjes së tij do të sulmohej banda nga forcat ushtarake që kishin kohë që e mbanin në vëzhgim, duke pritur vetëm urdhrin për sulm?
Absolutisht jo. Në Sigurim dihen vetëm ata që do të të takojnë dhe jo gjithçka. Kështu, ndërsa Pali u largua, nga ana tjetër po merreshin masat për sulm. Por e veçanta ishte se brenda bandës ishte dhe “Gjethi i Kuq” dhe “Grupi i Gavetës”, që ta thashë disa herë se ishin të Sigurimit. Ata do të mbroheshin në një formë të tillë, që do të zinin një guvë të përcaktuar më parë, menjëherë sa të fillonte sulmi nga jashtë. Ndërkohë, forcave të ndjekjes do t’u thuhej që të mos qëllonin në drejtim të guvës dhe kështu mund të shpëtonin.
Dinin gjë ushtarët, që kishte njerëz të Sigurimit në bandën që do të qëllonin?
Absolutisht jo. Si mund të thuhej një gjë e tillë? Madje jo vetëm kaq, por këta njerëz që ishin brenda bandës, nuk mund të largoheshin dhe nga banda, sepse kishte rrezik të ndonjë dekonspirimi të planeve dhe pastaj pësohej shumë keq. Kështu që, e vetmja mundësi ishte që të vendoseshin në një vend të paracaktuar dhe duke mos u qëlluar në atë drejtim. Megjithatë, atë ditë që iku Pal Melyshi, u mor vendim që ndaj të gdhirë të sulmohej banda nga forcat e mbrojtjes. Kjo do të thoshte që banda të shfarosej fare. Për të garantuar dhe një herë efikasitetin e goditjeve dhe për të mos dëmtuar njerëzit e Sigurimit, Kadri Hazbiu dërgoi urdhrin urgjent që të evidentohej dhe një herë emër për emër prezenca e bandës. Këtë detyrë e kishte “Gjethi i Kuq”. Nuk zgjati shumë dhe lista me emrat e bandës, e bërë dhe e firmosur nga “Gjethi i Kuq”, u vendos në vendin e fshehtë të ndërlidhjes. Informacioni i marrë nga “Pika e Heshtur” dhe “Pika Rezervë” (ku Pali kishte lënë njoftimin e ikjes) nëpërmjet oficerit Sotir Vaso dhe informacioni që dërgonte “Gjethi i Kuq”, ku në vendndodhjen e bandës së Preng Dod Gjinkeqit mungonte emri i Palit, ndërkohë që ishte ai i kushëririt të parë të tij, Mark Melyshit, përputheshin. Pra Pal Melyshi (“Furtuna”) ishte larguar.
U qëllua banda e Preng Dod Gjinkeqit?
Ishte dhënë urdhri që të veprohej menjëherë ndaj bandës. Në këtë kohë ishin sinjalizuar dhe forcat klandestine të Sigurimit, të cilat do të futeshin në guvën që nuk do të kishte fuqi goditjeje nga forcat e ndjekjes. Ishte nata e 11 prillit duke u gdhirë 12 prill 1950. Banda në fjalë që do të goditej atë natë, e cila drejtohej nga Preng Dod Gjinkeqi, u rrethua në zonën e Ujlurthit. (Vijon)

Kategori
Uncategorized

Pollo dhe OLLDASHI, sa larg me njeri tjetrin.

Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Saturday, 04 November 2006

Nga Kastriot Myftaraj –

Kur Genc Pollo hyri në politikë me instalimin e pluralizmit politik në Shqipëri, pin e ri të partisë së majtë të reformuar që do të dilte nga PPSH, çka pas gjashtë muajsh do të ishte PS.Genc Pollo i përkiste një familjeje të nomenklaturës komuniste të kohës- babai i tij Stefanaq Pollo ishte drejtor i Institutit të Historisë, një post shumë i rëndësishëm ky në hierarkinë akademike të regjimit komunist, që kishte obsesionin e manipulimit të historisë, aq saktë të përshkruar nga George Orwell tek “1984“. Kështu, Genc Pollos i shkonte shprehja “born with a silver spoon in his mouth“ (i lindur me lugë argjendi në gojë) që përdorej dikur për pinjollët e familjeve aristokratike. Genc Pollos në jetë nuk i mbetej veç të shijonte të mirat që do t’ i jepnin me “lugën e argjendtë“. I ati i tij, patriarku i historiografisë komuniste, Stefanaq Pollo, po i përgatiste një karrierë nën hijen e vet. Genc Pollo u diplomua në Universitetin e Tiranës në vitin 1986 për histori, me një specializim në arkeologji. Me të marrë diplomën u emërua në sektorin e kërkimit shkencor në Akademinë e Shkencave, në një kohë që bashkëstudentët e vet merrnin emërimin si mësues historie. Pasi u end për dy vjet korridoreve të Akademisë së Shkencave pa u shquar për ndonjë gjë, në vitin 1988 ai fitoi të drejtën për të bërë një specializim dyvjeçar në Universitetin e Vjenës, në Austri. Izolimi në atë kohë ishte për shqiptarët e thjeshtë, të cilët duhet të mbaheshin larg influencës së dëmshme të botës kapitaliste, ndërsa njerëzit e nomenklaturës ishin të privilegjuar në këtë pikë. Kur u kthye në Shqipëri, në vitin 1990, Pollo u emërua në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë, ku drejtor ishte Neritan Ceka. Pra, Pollo, për nga origjina familjare dhe privilegjet që kishte pasur, i përkiste “establishmentit” komunist që ishte i lidhur me PPSH-në dhe që me ndryshimet politike që po ndodhnin në Shqipërinë e vitit 1990, duhej të qe pjesë e atij grupimi intelektualësh të rinj që do të reformonin PPSH-në duke e shndërruar në një parti të majtë të llojit të socialdemokracisë perëndimore. Në këtë rol do të qe i natyrshëm dhe legjitim angazhimi politik i Genc Pollos me instalimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Përndryshe ishte krejt e panatyrshme dhe kompromentuese për të parën parti opozitare që u krijua në Shqipëri në dhjetor 1990, pra për PD-në, që Genc Pollo dhe të tjerë si ai hynë në lidershipin e kësaj partie me krijimin e saj. Me këta nuk dua të them se komunistët dhe bijtë e familjeve komuniste nuk duhej të hynin në lidershipin e partive opozitare me PPSH. Madje ardhja e tyre ishte e domosdoshme që të çahej blloku monolit që kërkonte të krijonte PPSH me 200 mijë anëtarët dhe kandidatët e partisë dhe njerëzit e familjeve të tyre. Por, këtu duheshin përjashtuar, në mënyrë të natyrshme, njerëzit që u përkisnin 2-3 mijë familjeve të lidhura ngushtë me PPSH-në dhe që përbënin nomenklaturën. Ardhja e njerëzve nga këto familje në lidershipin e PD-së nuk kishte sens as edhe nga pikëpamja elektorale se këta njerëz nuk mund ta bënin shtresën së cilës i përkisnin që votonte për PD-në dhe koha e tregoi se nuk arritën që ta bëjnë dot këtë gjë. Miranda Vickers, reportere për Shqipërinë e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, në librin e saj “Shqipëria-nga anarkia te një identitet ballkanik” e përshkruan kështu Genc Pollon: “Genc Pollo, i biri i njërit nga nomenklatura e vjetër, që më vonë u bë zëdhënësi kryesor i Berishës”. (Miranda Vickers: “Shqipëria- nga anarkia te një identitet ballkanik”, “Toena”, Tiranë 1998, f. 58) Hyrja në lidershipin e PD-së, që me krijimin e kësaj partie, e njerëzve si Genc Pollo mund të shpjegohet vetëm me skemën e regjimit komunist për të kontrolluar partitë opozitare me anë të njerëzve të nomenklaturës. Kur në 13 dhjetor 1990 u krijua komisioni nismëtar prej 16 vetësh i PD-së, që funksiononte edhe si forum drejtues i partisë, Genc Pollo nuk u përfshi atje me ndërhyrjen e Gramoz Pashkos, i cili, duke qenë vetë pinjoll i një familjeje të nomenklaturës, kishte frikë se mos binte në sy për keq që në lidershipin e partisë së re kishte shumë njerëz të nomenklaturës. Por, Genc Pollo, edhe pse mbeti jashtë komisionit nismëtar të PD-së u emërua zëdhënës i partisë së re, së bashku me Preç Zogajn që ishte anëtar i komisionit nismëtar. Pra ishte e qartë se një dorë e fshehtë, donte që ta mbante Genc Pollon, në një mënyrë ose në një tjetër, në lidershipin e partisë së re. Se kush ishte kjo dorë, kjo u kuptua pas disa ditësh në janar 1991, kur gjatë vizitës së kryeministrit grek Micotakis në Tiranë, Genc Pollo u përfshi në përfaqësinë e PD-së që u takua me kryeministrin grek. Në këtë takim kryeministri grek dha të kuptojë simpatinë e tij, në rradhë të parë për Gramoz Pashkon dhe pastaj për Genc Pollon, u përpoq të joshte Azem Hajdarin që ia prezantuan si lider të lëvizjes studentore dhe kryetar të përkohshëm të partisë dhe e injoroi krejtësisht Sali Berishën, “ylli” i të cilit ishte duke u ngjitur në “qiellin” e politikës shqiptare ngase kishte qartas mbështetjen e amerikanëve për të dalë në krye të partisë, çka e kuptonte kushdo edhe nga publiciteti që i bënte “Zëri i Amerikës”.Sjellja e kryeministrit Micotakis në rastin e Genc Pollos e kishte shpjegimin së pari me atë se Genc Pollo qe kristian ortodoks nga një familje tradicionalisht shumë filogreke. Në gazetën “Tema”, të Mero Bazes, në 4 qershor 2000 (f. 12-13) është botuar një dossier me titull “Gjyshi i Genc Pollos kapiten grek” ku botohen dokumente të nxjerra nga arkivi i shtetit që tregojnë se gjyshi i Genc Pollos, Themistokli Pollo (i njohur si Take Pollo) ka qenë oficer i ushtrisë vorio-epirote në vitet 1914-1917, me gradën kapiten. Në këtë dossier thuhet: “Take Pollo është njëri prej tri komandatëve të andartëve grekë që masakruan shqiptarët në Jug të Shqipërisë…Dëshmi mbi këtë veprimtari dhe përplasjen e kapiten Pollos me çetat patriotike të Butkës janë ende të freskëta edhe në zonat e Jugut. Shtëpia e Pollos u dogj në fshatin e tij të lindjes në Përmet, pikërisht nga çeta e Butkës në shenjë hakmarrjeje ndaj udhëheqësit të çetës andarte greke. Biografia e zezë e Take Pollos filloi të përbënte një problem më vete për të birin e tij Stefanaq Pollo pas vendosjes së komunizmit në Shqipëri. Take Pollo andarti që ka rrafshuar 27 fshatra dhe që akuzohet për vrasjen e së paku 440 shqiptarëve në zonën e Lunxhërisë, Hormovës, Leskovik dhe Çarshovë…Tentativa për mbulimin e veprimtarisë së Take Pollos janë bërë edhe nga nipi i tij Genc Pollo. Duke shfrytëzuar emrin e gazetës “55” si gazetë nacionaliste dhe sidomos duke përdorur miqësinë me drejtorin e gazetës, arriti të botojë në atë gazetë një shkrim të montuar keq për veprimtarinë e Take Pollos”. (“Tema”, 4 qershor 2000, f. 12-13) Sigurisht që nipi i Themistokli Pollos qe njeriu i parapëlqyer i Athinës për të qenë në lidershipin e PD-së. Në takimin me kryeministrin grek, gjatë prezantimit, në momentin që ambasadori grek në Shqipëri i tha emrin e Genc Pollon Micotakisit, Pollo ndërhyri dhe duke buzëqeshur tha se emri i tij i pagëzimit qe Jorgo (madje ai tha “Jorgos”), por për shkak të frymës së regjimit komunist, babai i tij kishte qenë i detyruar t’ i vinte emrin “Genc”. Dhe Jorgos (Genc Pollo), para njerëzve të tjerë të habitur të PD-së, vazhdoi të tregonte historinë se si, në vitin 1963, pak kohë pasi kishte lindur, gjyshja e kishte çuar në kishë gjoja fshehur prindërve, siç bëhej në atë kohë, për t’ u pagëzuar sipas ritit të krishterë ortodoks nga gjyshi i Gramoz Pashkos, kryepeshkopi ortodoks i Tiranës dhe Durrësit, Paisi. Micotakis përfitoi nga rast dhe tha se tash që ortodoksët kanë mundësi ta ushtrojnë lirisht fenë e vet, në mënyrë që kjo të realizohet duhet që në Shqipëri të vijnë klerikë grekë, gjë të cilën e mbështetën pa hezitim Pashko dhe Pollo, ndërsa të tjerët nuk dinin se çfarë të thoshin, pasi u zunë të papërgatitur për këtë çështje. Por, impakti kryesor në PD i vizitës së kryeministrit grek në Tiranë qe se Athina zyrtare po nxiste krahun ortodoks në PD që të merrte kontrollin e partisë. Atëherë PD ishte në prag të konferencës konstituive që do të mbahej në shkurt, ku do të zgjidhej kryetari. Që pas takimit të lidershipit të PD-së me kryeministrin grek Micotakis në PD filloi një luftë e ashpër për të marrë kontrollin e partisë, mes dy klaneve, njërit të grumbulluar rreth Sali Berishës dhe tjetrit rreth Gramoz Pashkos-në këtë të fundit bënte pjesë dhe Genc Pollo. Në dinamikë të këtij konflikti qe ambicia e Gramoz Pashkos, e nxitur nga Athina, për t’ u bërë kryetar i PD-së. Që nga takimi me kryeministrin Micotakis, Genc Pollo, në pozitën e tij si zëdhënës i PD-së u bë praktikisht zëdhënës personal i kandidatit për kryetar Gramoz Pashkos, duke bërë në të njëjtën kohë replika të tërthorta me deklaratat e kandidatit tjetër për kryetar, Sali Berisha. Duke nxitur krahun ortodoks në PD të merrte nën kontroll partinë kryeministri grek Micotakis ishte duke prishur një kompromis SHBA-Greqi për politikën shqiptare të erës pluraliste sipas të cilit amerikanët do të dominonin PD-në dhe grekët të dominonin partinë e majtë që po lindte nga reformimi i PPSH. SHBA-të preferonin të mbështeteshin tek njerëzit me origjinë muslimane për të krijuar lidershipin e PD-së, kjo për shkak se muslimanët qenë shumësia e vendit dhe shumësia absolute e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe troje të tjerë në Jugosllavi, ku SHBA-të kishin interesa të posaçme, qenë muslimanë. Në anën tjetër, Greqia, synonte që të mbështetej tek kristianët ortodoksë për lidershipin e PPSH (PS), për shkak se donte ta përdorte fenë e përbashkët ortodokse me atë të një pjese të madhe të shqiptarëve, si premisë për influencë politike dhe madje për asimilim etnik. Në konferencën konstituive të PD-së, në shkurt 1991, klani i Gramoz Pashkos, ku bënte pjesë edhe Genc Pollo, tentoi që ta merrte nën kontroll partinë, duke zgjedhur Gramoz Pashkon kryetar, me anë të një manovre të sofistikuar, sipas së cilës në votimin e parë për kryetar nuk do të fitonte askush dhe në votimin e dytë do të fitonte Gramoz Pashko. Skema funksionoi përgjysmë, pasi në votimin e parë Berisha mori vetëm 9 nga 10 vota që i duheshin në komisionin drejtues prej 19 anëtarësh. Por në vazhdim ky klan e pa se nuk mund ta merrte nën kontroll partinë, kryesisht për shkak të kundërshtimit amerikan, ndaj u mjaftua duke mos lejuar që Berisha të zgjidhej kryetar me një shumësi votash të dalë nga votimi në kryesi, sipas statutit, por me një konsensus të grupeve rivale, çka e bënte pozitën e tij të cenueshme. Pas konferencës konstituive të shkurtit 1991 Pollo mbeti përsëri në një pozitë evazive, me një këmbë brenda lidershipit dhe me një këmbë jashtë, duke qenë se nuk u zgjodh në komisionin drejtues që ishte një lloj kryesie e partisë, por ruajti postin e zëdhënësit të partisë. Në zgjedhjet e para pluraliste, të 31 marsit 1991, Pollo ishte një nga tre kandidatët e PD-së për deputetë që humbën në qytetin e Tiranës, nga 19 vetë që PD kandidoi në qytetin e Tiranës. Kjo humbje, që duhet t’ i atribuohet mosbesimit të elektoratit të PD-së për të, si pinjoll i nomenklaturës, e dobësoi pozitën e Genc Pollos në PD. Në prag të Kuvendit I të PD-së, që u mbajt në shtator 1991, klani kundër Berishës në lidershipin e PD-së u riaktivizua duke planifikuar që të mbështeste kandidaturën e Neritan Cekës, për postin e kryetarit të partisë, në vend të Berishës. Neritan Ceka si drejtor i Institutit të Arkeologjisë vazhdonte që të ishte shefi i Genc Pollos, që vazhdonte të ishte punonjës i këtij Instituti. Kjo ishte një arsye shtesë për të cilën Pollo ishte praktikisht pjesë e stafit të Cekës, që punonte për zgjedhjen e këtij të fundit në postin e kryetarit të partisë. Kjo gjë sigurisht që e rriste distancën mes Pollos dhe Berishës. Me disfatën e Cekës në Kuvend, ku u konfirmua Berisha në postin e kryetarit të PD-së, u frenua dhe ngjitja e Pollos në hierarkinë e PD-së. Pollo u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues (homolog i Këshillit Kombëtar të tashëm) të PD-së, por jo anëtar i kryesisë të partisë. E megjithatë, Pollo vazhdoi të mbante postin e zëdhënësit të partisë. Duke mos qenë mes favoritëve të Berishës, Pollo nuk u fut në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, në zgjedhjet e 22 marsit 1992. Pas moszgjedhjes në kryesi, kjo e mbushi kupën e zemërimit të Pollos për Berishën, çka bëri që të rebelohet në shkurt 1992, duke e akuzuar praktikisht Berishën për “Oksidentofobi”. Rasti që zgjodhi Genc Pollo për ta bërë këtë ishte sinjifikues pasi dëshmonte se ai kërkonte të fitonte kredit grek për ta përdorur në politikën shqiptare. Në shkurt 1991, në kulmin e debatit për ligjin e ri elektoral që ia ndalonte organizatës politiko-kulturore të minoritetit grek, “Omonia“-s, që të ishte një subjekt elektoral, edhe pse kjo gjë u bë me votat e përbashkëta të PS-së që kishte mazhorancën parlamentare dhe të PD-së, Genc Pollo e ndjeu të nevojshme të bënte një distancim në favor të Greqisë. Në një intervistë që i dha gazetës “Hapësirë” të Forumit Rinor të PD-së, në numrin e shkurtit, Pollo, pasi e quajti ndalimin elektoral që iu bë “Omonia”-s si “oksidentofobi” u shpreh se: “ s’ e kishte parë ndonjëherë që valët e oksidentofobisë që e kanë qendrën diku nga mesi i rreshtave të majtë të Kuvendit të përfshijnë edhe rreshtat e djathtë”. Është e qartë se kjo ishte një akuzë për kryetarin e PD-së Berisha, që në këtë rast kishte përgjegjësinë për dominimin e krahut “oksidentofob” në PD, përballë krahut oksidentofil, si kuintesencë e të cilit na dilnin përfaqësuesit politikë të minoritetit grek në Shqipëri, ndërsa si zëdhënës i të cilit në këtë rast dilte Genc Pollo. Pra, paradigma Oksidentofil-oksidentofob që artikuloi Pollo, ishte ajo që kërkonte të induktonte Greqia në mendimin politik shqiptar dhe në kancelaritë perëndimore: Në Shqipëri Oksidentalizmi përfaqësohet nga progrekët, ndërsa oksidentofobia nga antigrekët. Duke qenë se në këtë aferë, si protagonist në debatin në parlament doli deputeti Abdi Baleta, i njohur për proislamizëm, kjo u konvenonte grekëve dhe njerëzve të tyre në Shqipëri për t’ i dhënë paradigmës edhe ngjyrimin fetar aq të pëlqyer për ta, pra që minoriteti

Misteret e karrierës së Genc Pollos nipit të oficerit grek Take Pollo

Saturday, 04 November 2006

Nga Kastriot Myftaraj –

Kur Genc Pollo hyri në politikë me instalimin e pluralizmit politik në Shqipëri, pin e ri të partisë së majtë të reformuar që do të dilte nga PPSH, çka pas gjashtë muajsh do të ishte PS.Genc Pollo i përkiste një familjeje të nomenklaturës komuniste të kohës- babai i tij Stefanaq Pollo ishte drejtor i Institutit të Historisë, një post shumë i rëndësishëm ky në hierarkinë akademike të regjimit komunist, që kishte obsesionin e manipulimit të historisë, aq saktë të përshkruar nga George Orwell tek “1984“. Kështu, Genc Pollos i shkonte shprehja “born with a silver spoon in his mouth“ (i lindur me lugë argjendi në gojë) që përdorej dikur për pinjollët e familjeve aristokratike. Genc Pollos në jetë nuk i mbetej veç të shijonte të mirat që do t’ i jepnin me “lugën e argjendtë“. I ati i tij, patriarku i historiografisë komuniste, Stefanaq Pollo, po i përgatiste një karrierë nën hijen e vet. Genc Pollo u diplomua në Universitetin e Tiranës në vitin 1986 për histori, me një specializim në arkeologji. Me të marrë diplomën u emërua në sektorin e kërkimit shkencor në Akademinë e Shkencave, në një kohë që bashkëstudentët e vet merrnin emërimin si mësues historie. Pasi u end për dy vjet korridoreve të Akademisë së Shkencave pa u shquar për ndonjë gjë, në vitin 1988 ai fitoi të drejtën për të bërë një specializim dyvjeçar në Universitetin e Vjenës, në Austri. Izolimi në atë kohë ishte për shqiptarët e thjeshtë, të cilët duhet të mbaheshin larg influencës së dëmshme të botës kapitaliste, ndërsa njerëzit e nomenklaturës ishin të privilegjuar në këtë pikë. Kur u kthye në Shqipëri, në vitin 1990, Pollo u emërua në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë, ku drejtor ishte Neritan Ceka. Pra, Pollo, për nga origjina familjare dhe privilegjet që kishte pasur, i përkiste “establishmentit” komunist që ishte i lidhur me PPSH-në dhe që me ndryshimet politike që po ndodhnin në Shqipërinë e vitit 1990, duhej të qe pjesë e atij grupimi intelektualësh të rinj që do të reformonin PPSH-në duke e shndërruar në një parti të majtë të llojit të socialdemokracisë perëndimore. Në këtë rol do të qe i natyrshëm dhe legjitim angazhimi politik i Genc Pollos me instalimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Përndryshe ishte krejt e panatyrshme dhe kompromentuese për të parën parti opozitare që u krijua në Shqipëri në dhjetor 1990, pra për PD-në, që Genc Pollo dhe të tjerë si ai hynë në lidershipin e kësaj partie me krijimin e saj. Me këta nuk dua të them se komunistët dhe bijtë e familjeve komuniste nuk duhej të hynin në lidershipin e partive opozitare me PPSH. Madje ardhja e tyre ishte e domosdoshme që të çahej blloku monolit që kërkonte të krijonte PPSH me 200 mijë anëtarët dhe kandidatët e partisë dhe njerëzit e familjeve të tyre. Por, këtu duheshin përjashtuar, në mënyrë të natyrshme, njerëzit që u përkisnin 2-3 mijë familjeve të lidhura ngushtë me PPSH-në dhe që përbënin nomenklaturën. Ardhja e njerëzve nga këto familje në lidershipin e PD-së nuk kishte sens as edhe nga pikëpamja elektorale se këta njerëz nuk mund ta bënin shtresën së cilës i përkisnin që votonte për PD-në dhe koha e tregoi se nuk arritën që ta bëjnë dot këtë gjë. Miranda Vickers, reportere për Shqipërinë e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, në librin e saj “Shqipëria-nga anarkia te një identitet ballkanik” e përshkruan kështu Genc Pollon: “Genc Pollo, i biri i njërit nga nomenklatura e vjetër, që më vonë u bë zëdhënësi kryesor i Berishës”. (Miranda Vickers: “Shqipëria- nga anarkia te një identitet ballkanik”, “Toena”, Tiranë 1998, f. 58) Hyrja në lidershipin e PD-së, që me krijimin e kësaj partie, e njerëzve si Genc Pollo mund të shpjegohet vetëm me skemën e regjimit komunist për të kontrolluar partitë opozitare me anë të njerëzve të nomenklaturës. Kur në 13 dhjetor 1990 u krijua komisioni nismëtar prej 16 vetësh i PD-së, që funksiononte edhe si forum drejtues i partisë, Genc Pollo nuk u përfshi atje me ndërhyrjen e Gramoz Pashkos, i cili, duke qenë vetë pinjoll i një familjeje të nomenklaturës, kishte frikë se mos binte në sy për keq që në lidershipin e partisë së re kishte shumë njerëz të nomenklaturës. Por, Genc Pollo, edhe pse mbeti jashtë komisionit nismëtar të PD-së u emërua zëdhënës i partisë së re, së bashku me Preç Zogajn që ishte anëtar i komisionit nismëtar. Pra ishte e qartë se një dorë e fshehtë, donte që ta mbante Genc Pollon, në një mënyrë ose në një tjetër, në lidershipin e partisë së re. Se kush ishte kjo dorë, kjo u kuptua pas disa ditësh në janar 1991, kur gjatë vizitës së kryeministrit grek Micotakis në Tiranë, Genc Pollo u përfshi në përfaqësinë e PD-së që u takua me kryeministrin grek. Në këtë takim kryeministri grek dha të kuptojë simpatinë e tij, në rradhë të parë për Gramoz Pashkon dhe pastaj për Genc Pollon, u përpoq të joshte Azem Hajdarin që ia prezantuan si lider të lëvizjes studentore dhe kryetar të përkohshëm të partisë dhe e injoroi krejtësisht Sali Berishën, “ylli” i të cilit ishte duke u ngjitur në “qiellin” e politikës shqiptare ngase kishte qartas mbështetjen e amerikanëve për të dalë në krye të partisë, çka e kuptonte kushdo edhe nga publiciteti që i bënte “Zëri i Amerikës”.Sjellja e kryeministrit Micotakis në rastin e Genc Pollos e kishte shpjegimin së pari me atë se Genc Pollo qe kristian ortodoks nga një familje tradicionalisht shumë filogreke. Në gazetën “Tema”, të Mero Bazes, në 4 qershor 2000 (f. 12-13) është botuar një dossier me titull “Gjyshi i Genc Pollos kapiten grek” ku botohen dokumente të nxjerra nga arkivi i shtetit që tregojnë se gjyshi i Genc Pollos, Themistokli Pollo (i njohur si Take Pollo) ka qenë oficer i ushtrisë vorio-epirote në vitet 1914-1917, me gradën kapiten. Në këtë dossier thuhet: “Take Pollo është njëri prej tri komandatëve të andartëve grekë që masakruan shqiptarët në Jug të Shqipërisë…Dëshmi mbi këtë veprimtari dhe përplasjen e kapiten Pollos me çetat patriotike të Butkës janë ende të freskëta edhe në zonat e Jugut. Shtëpia e Pollos u dogj në fshatin e tij të lindjes në Përmet, pikërisht nga çeta e Butkës në shenjë hakmarrjeje ndaj udhëheqësit të çetës andarte greke. Biografia e zezë e Take Pollos filloi të përbënte një problem më vete për të birin e tij Stefanaq Pollo pas vendosjes së komunizmit në Shqipëri. Take Pollo andarti që ka rrafshuar 27 fshatra dhe që akuzohet për vrasjen e së paku 440 shqiptarëve në zonën e Lunxhërisë, Hormovës, Leskovik dhe Çarshovë…Tentativa për mbulimin e veprimtarisë së Take Pollos janë bërë edhe nga nipi i tij Genc Pollo. Duke shfrytëzuar emrin e gazetës “55” si gazetë nacionaliste dhe sidomos duke përdorur miqësinë me drejtorin e gazetës, arriti të botojë në atë gazetë një shkrim të montuar keq për veprimtarinë e Take Pollos”. (“Tema”, 4 qershor 2000, f. 12-13) Sigurisht që nipi i Themistokli Pollos qe njeriu i parapëlqyer i Athinës për të qenë në lidershipin e PD-së. Në takimin me kryeministrin grek, gjatë prezantimit, në momentin që ambasadori grek në Shqipëri i tha emrin e Genc Pollon Micotakisit, Pollo ndërhyri dhe duke buzëqeshur tha se emri i tij i pagëzimit qe Jorgo (madje ai tha “Jorgos”), por për shkak të frymës së regjimit komunist, babai i tij kishte qenë i detyruar t’ i vinte emrin “Genc”. Dhe Jorgos (Genc Pollo), para njerëzve të tjerë të habitur të PD-së, vazhdoi të tregonte historinë se si, në vitin 1963, pak kohë pasi kishte lindur, gjyshja e kishte çuar në kishë gjoja fshehur prindërve, siç bëhej në atë kohë, për t’ u pagëzuar sipas ritit të krishterë ortodoks nga gjyshi i Gramoz Pashkos, kryepeshkopi ortodoks i Tiranës dhe Durrësit, Paisi. Micotakis përfitoi nga rast dhe tha se tash që ortodoksët kanë mundësi ta ushtrojnë lirisht fenë e vet, në mënyrë që kjo të realizohet duhet që në Shqipëri të vijnë klerikë grekë, gjë të cilën e mbështetën pa hezitim Pashko dhe Pollo, ndërsa të tjerët nuk dinin se çfarë të thoshin, pasi u zunë të papërgatitur për këtë çështje. Por, impakti kryesor në PD i vizitës së kryeministrit grek në Tiranë qe se Athina zyrtare po nxiste krahun ortodoks në PD që të merrte kontrollin e partisë. Atëherë PD ishte në prag të konferencës konstituive që do të mbahej në shkurt, ku do të zgjidhej kryetari. Që pas takimit të lidershipit të PD-së me kryeministrin grek Micotakis në PD filloi një luftë e ashpër për të marrë kontrollin e partisë, mes dy klaneve, njërit të grumbulluar rreth Sali Berishës dhe tjetrit rreth Gramoz Pashkos-në këtë të fundit bënte pjesë dhe Genc Pollo. Në dinamikë të këtij konflikti qe ambicia e Gramoz Pashkos, e nxitur nga Athina, për t’ u bërë kryetar i PD-së. Që nga takimi me kryeministrin Micotakis, Genc Pollo, në pozitën e tij si zëdhënës i PD-së u bë praktikisht zëdhënës personal i kandidatit për kryetar Gramoz Pashkos, duke bërë në të njëjtën kohë replika të tërthorta me deklaratat e kandidatit tjetër për kryetar, Sali Berisha. Duke nxitur krahun ortodoks në PD të merrte nën kontroll partinë kryeministri grek Micotakis ishte duke prishur një kompromis SHBA-Greqi për politikën shqiptare të erës pluraliste sipas të cilit amerikanët do të dominonin PD-në dhe grekët të dominonin partinë e majtë që po lindte nga reformimi i PPSH. SHBA-të preferonin të mbështeteshin tek njerëzit me origjinë muslimane për të krijuar lidershipin e PD-së, kjo për shkak se muslimanët qenë shumësia e vendit dhe shumësia absolute e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe troje të tjerë në Jugosllavi, ku SHBA-të kishin interesa të posaçme, qenë muslimanë. Në anën tjetër, Greqia, synonte që të mbështetej tek kristianët ortodoksë për lidershipin e PPSH (PS), për shkak se donte ta përdorte fenë e përbashkët ortodokse me atë të një pjese të madhe të shqiptarëve, si premisë për influencë politike dhe madje për asimilim etnik. Në konferencën konstituive të PD-së, në shkurt 1991, klani i Gramoz Pashkos, ku bënte pjesë edhe Genc Pollo, tentoi që ta merrte nën kontroll partinë, duke zgjedhur Gramoz Pashkon kryetar, me anë të një manovre të sofistikuar, sipas së cilës në votimin e parë për kryetar nuk do të fitonte askush dhe në votimin e dytë do të fitonte Gramoz Pashko. Skema funksionoi përgjysmë, pasi në votimin e parë Berisha mori vetëm 9 nga 10 vota që i duheshin në komisionin drejtues prej 19 anëtarësh. Por në vazhdim ky klan e pa se nuk mund ta merrte nën kontroll partinë, kryesisht për shkak të kundërshtimit amerikan, ndaj u mjaftua duke mos lejuar që Berisha të zgjidhej kryetar me një shumësi votash të dalë nga votimi në kryesi, sipas statutit, por me një konsensus të grupeve rivale, çka e bënte pozitën e tij të cenueshme. Pas konferencës konstituive të shkurtit 1991 Pollo mbeti përsëri në një pozitë evazive, me një këmbë brenda lidershipit dhe me një këmbë jashtë, duke qenë se nuk u zgjodh në komisionin drejtues që ishte një lloj kryesie e partisë, por ruajti postin e zëdhënësit të partisë. Në zgjedhjet e para pluraliste, të 31 marsit 1991, Pollo ishte një nga tre kandidatët e PD-së për deputetë që humbën në qytetin e Tiranës, nga 19 vetë që PD kandidoi në qytetin e Tiranës. Kjo humbje, që duhet t’ i atribuohet mosbesimit të elektoratit të PD-së për të, si pinjoll i nomenklaturës, e dobësoi pozitën e Genc Pollos në PD. Në prag të Kuvendit I të PD-së, që u mbajt në shtator 1991, klani kundër Berishës në lidershipin e PD-së u riaktivizua duke planifikuar që të mbështeste kandidaturën e Neritan Cekës, për postin e kryetarit të partisë, në vend të Berishës. Neritan Ceka si drejtor i Institutit të Arkeologjisë vazhdonte që të ishte shefi i Genc Pollos, që vazhdonte të ishte punonjës i këtij Instituti. Kjo ishte një arsye shtesë për të cilën Pollo ishte praktikisht pjesë e stafit të Cekës, që punonte për zgjedhjen e këtij të fundit në postin e kryetarit të partisë. Kjo gjë sigurisht që e rriste distancën mes Pollos dhe Berishës. Me disfatën e Cekës në Kuvend, ku u konfirmua Berisha në postin e kryetarit të PD-së, u frenua dhe ngjitja e Pollos në hierarkinë e PD-së. Pollo u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues (homolog i Këshillit Kombëtar të tashëm) të PD-së, por jo anëtar i kryesisë të partisë. E megjithatë, Pollo vazhdoi të mbante postin e zëdhënësit të partisë. Duke mos qenë mes favoritëve të Berishës, Pollo nuk u fut në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, në zgjedhjet e 22 marsit 1992. Pas moszgjedhjes në kryesi, kjo e mbushi kupën e zemërimit të Pollos për Berishën, çka bëri që të rebelohet në shkurt 1992, duke e akuzuar praktikisht Berishën për “Oksidentofobi”. Rasti që zgjodhi Genc Pollo për ta bërë këtë ishte sinjifikues pasi dëshmonte se ai kërkonte të fitonte kredit grek për ta përdorur në politikën shqiptare. Në shkurt 1991, në kulmin e debatit për ligjin e ri elektoral që ia ndalonte organizatës politiko-kulturore të minoritetit grek, “Omonia“-s, që të ishte një subjekt elektoral, edhe pse kjo gjë u bë me votat e përbashkëta të PS-së që kishte mazhorancën parlamentare dhe të PD-së, Genc Pollo e ndjeu të nevojshme të bënte një distancim në favor të Greqisë. Në një intervistë që i dha gazetës “Hapësirë” të Forumit Rinor të PD-së, në numrin e shkurtit, Pollo, pasi e quajti ndalimin elektoral që iu bë “Omonia”-s si “oksidentofobi” u shpreh se: “ s’ e kishte parë ndonjëherë që valët e oksidentofobisë që e kanë qendrën diku nga mesi i rreshtave të majtë të Kuvendit të përfshijnë edhe rreshtat e djathtë”. Është e qartë se kjo ishte një akuzë për kryetarin e PD-së Berisha, që në këtë rast kishte përgjegjësinë për dominimin e krahut “oksidentofob” në PD, përballë krahut oksidentofil, si kuintesencë e të cilit na dilnin përfaqësuesit politikë të minoritetit grek në Shqipëri, ndërsa si zëdhënës i të cilit në këtë rast dilte Genc Pollo. Pra, paradigma Oksidentofil-oksidentofob që artikuloi Pollo, ishte ajo që kërkonte të induktonte Greqia në mendimin politik shqiptar dhe në kancelaritë perëndimore: Në Shqipëri Oksidentalizmi përfaqësohet nga progrekët, ndërsa oksidentofobia nga antigrekët. Duke qenë se në këtë aferë, si protagonist në debatin në parlament doli deputeti Abdi Baleta, i njohur për proislamizëm, kjo u konvenonte grekëve dhe njerëzve të tyre në Shqipëri për t’ i dhënë paradigmës edhe ngjyrimin fetar aq të pëlqyer për ta

Kategori
Uncategorized

KUSH DHE PSE DONIN TE VRISNIN RUGOVEN.

Gazetarë dhe opinionistë vazhdojnë të sjellin dhe risjellin provat për ekzistencën e listave të vrasjeve politike, ku në krye të tyre gjithherë gjendej presidenti Ibrahim Rugova. Ndërsa, pasohej nga Fehmi Agani dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë shumë prej të cilëve u ekzekutuan.

“Ja një kopje e listës që kishte 101 emra shqiptarësh në krye me Presidentin Rugova për tu likuiduar. Në vitet 1999 kjo listë ishte shpërndarë edhe në qarqe të caktuara në Zvicër nëpër grupet e LPK së që thirreshinj në UCK, nënshkrimi ishte nga Kolonel Bislim Zyrapi në listat likuiduese!!! Andaj ai Q. Kelmendi nuk po rren por po kallxon drejte se ishin hartues të listave, disa u likuiduan e disa shpëtuan…”, shkruan gazetari Xhevat Rexhaj në postimin e tij.

lista2

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ka dëshmuar edhe në rastin “Kleçka”, në të cilin ishin të akuzuar Fatmir Limaj dhe nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij.

Për Zyrapin ishin rezervuar dy ditë që ai të merrej në pyetje nga ana e prokurorit Maurizo Salustro, kryetari i trupit gjykues, dhe pala mbrojtëse.

Gazetari Milaim Zeka kohë më parë ka deklaruar se do të ishte i akzuar edhe Hashim Thaçi e udhëheqës të tjerë të UÇK-së përfshirë Zyrapin, dhe njëra prej akuzave është se ata kanë pranuar ekzekutime, sipas hartimeve të listave të vrasjes.

“Burime tona të informacionit, na bëjnë me dije se, lista e cila është përpiluar ndaj atyre të cilët do të akuzohen për krime lufte, është mbajtur top sekret, nga të gjithë vendorët, po edhe ndërkombëtarët, për aresyen e vetme, se duke u nisur nga ekspriencat e hidhura të së kaluarës, askush nuk donte që ky proces të dështoj.

Kështu që njeriu nr .1, i cili do te akuzohet, nën dyshimet se ka kryer krime të luftës është:

  1. Agim Çeku, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe ish kryeministër i Kosovës.

2, Azem Syla, ish komandant i UÇK- së.

  1. Hashim Thaqi, drejtor në Drejtorinë Politike të UÇK -së. Kryetar i PDK-së, ish kryeministër, dhe aktualisht Ministër i

Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

  1. Kadri Veseli, ish shef i Sherbimit Informativ Kombëtar të UÇK -së, aktualisht Kryetar i Parlamentit të Kosovës, dhe nënkryetar i PDK- së, partisë më të madhe në vend.
  2. Xhavit Haliti, ish antar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, përgjegjës për Shqipëri, dhe ndërlidhës i kësaj organizate me organizmat e ndryshëm ndërkombëtar. Aktualisht, nënkryetar i Parlamentit të Kosovës.
  3. Dr. Shaip Muja, ish përgjegjës për Shendetësi pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK -së, aktualisht deputet i pavarur në Parlamentin e Kosovës, por që vjen nga radhët e PDK -së.
  4. Ajvaz Berisha, komondant i njesiteve speciale të UÇK -së, profesor I Universitetit Publik, aktualisht konzull në Frankfurt.

Këta ishin nga radhët e PDK- së

 

lista1 lista3

Nga radhët e AAK- së:

  1. Daut Haradinaj, ish komandant i UÇK- së, i akuzuar pas luftës për krime lufte, ku ka vuajtur disa vite dënim me burg. Aktualisht, deputet i Parlamentit të Kosovës.
  2. Blerim Kuqi, ish komandant i UÇK- së, ish kryetar Komune në Suharekë.
  3. Lahi Ibrahimaj, ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK se, i akuzuar nga Tribunali i Hagës, së bashku me Ramush Haradinaj. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.

Nga Vetëvendosja
1. Rexhep Selimi, ish antar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK- se. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.

Nga Partia Nisma:

  1. Fatmir Limaj, ish antar i Shtabit të Përgjithshëm, ish ministër në Qeverine e kaluar. Aktualisht kryetar i partisë Nisma, dhe deputet në Parlamentin e Kosovës.

Dhe krejt në fund: Bislim Zyrapi, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK -së, të cilin e zëvendësoi Agim Çeku.

Kjo është lista A, në listën B, do të akuzohen poashtu komandant të rangut të lart, kryesisht nga zona e Drenicës, mirëpo për hir të mos dëmtimit të hetimeve, listën do ta publikojmë më vonë.”, shkruante Zeka.

 

Kategori
Uncategorized

Sheikët e qeverisë, 517 mijë euro për të realizuar….5 konferenca.

COVER rama gjermeni

Transaksionet e thesarit të shtetit(SpendingData.al) kanë zbuluar dy kalime të dyshimta fondesh të Ministrisë së Zhvillimit Urban të konsumuara në fundin e muajit Dhjetor 2015.

Më datën 18 Dhjetor, ministria e znj.Gjermeni, nëpërmjet agjencisë AKPT, i ka kaluar një kompanie të quajtur “Kube Studios” shumën e 11 milionë e 207 mijë lekëve.

Ndërsa natën e vitit të ri, më 31 Dhjetor në thesar AKPT-ja ka kaluar për të njëjtën kompani shumën e 60 milionë e 379 mijë lekëve.

Në total një shifër prej afro 71 milionë e 580 mijë lekësh, ose një shifër afro 517 mijë eurosh.

Këto kalime fondesh nuk rezultojnë të publikuara në buletinët zyrtarë elektronikë të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Por në përshkrimin e bërë në thesar, ministria e znj.Gjermeni i justifikon kalimin e këtyre fondeve, me “realizimin e spoteve publicitare për prezantimin e planit kombëtar të territorit”.

FAKSIMILE TRANSAKSIONI THSAR

Kompania “Kube Studios” që e përfitoi këtë fond të majmë në vigjiljen e vitit të ri, rezulton një kompani e specializuar në realizimin e spoteve dhe eventeve.
Kjo kompani është e gjitha në pronësi të z.Efort Kuke, i biri i artistëve të njohur Pali dhe Zerina Kuke.

HashtagAL, pas një kërkimi në lidhje me produksionet e realizuara deri tani, zbuloi se shuma e majme prej 517 mijë eurosh, është dhënë për të realizuar gjithsej 5 konferenca nëpër qytete, ku pjesëmarrës ka qenë dhe kryeministri, dhe afro 20 klipe, me një kohëzgjatje maksimale prej 20 sekondash secila.

Kaq është produkti i deritanishëm i 517 mijë eurove.

Por që të kemi një ide më të mirë me shifrat, po japim disa të dhëna që u referuan nga ekspertë të fushës së produksionit.
Sot në Shqipëri, një klip muzikor i cilësisë më të lartë për njësi, kushton maksimumi 5 mijë euro, një klip i tillë ka kohëzgjatje maksimale 5 minuta.

Klipet e realizuara

Ndërsa 20 klipet e porositura nga ministria kanë kohëzgjatje totale 10 minuta. Që si rregull sot në treg 10 minuta produksion i cilësisë maksimale për njësi, kushtojnë jo më shumë se 15 mijë euro.
Instalimi i mjeteve në konferenca përfshirë me gjithë të drejtën e transmetimit në televizione nuk e kalon asnjëherë shifrën e 80 mijë eurove sipas ekspertëve.

Që do të thotë se produkti i realizuar deri tani nga ky projekt i ministrisë së znj.Gjermeni ka një kosto që në asnjë rast nuk mund të kalojë shumën e 150 mijë eurove. Por janë dhënë 517 mijë euro ama.

Që të kemi një ide dhe më të qartë, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, ka një buxhet vjetor prej afro 70 milionë  lekësh, pra afro 500 mijë  eurosh. Buxhet për tërë vitin. Dhe buxhet që shërben për prodhimin e filmave dhe dokumentarëve dhe jo thjesht spote nga 20 sekonda.

Në këto kushte bëhet e qartë se nëpërmjet promovimit të planeve të reja territoriale, ministria e Zhvillimit Urban, ka akorduar fonde tepër të dyshimta për prodhimin e spoteve, me buxhete stratosferike të paimagjinueshme e për më tepër që procesi i kontraktimit nuk rezulton i publikuar elektronikisht në regjistrin e tenderëve publikë.

Me sa duket dikush paska vendosur “t’i bjerë me top”, fondeve për prodhimin e spoteve dhe ka akorduar 517 mijë euro për prodhimin e tyre pikërisht në ditët kur pensionistët e vendit morën nga 2 mijë lekë ndihmë nga qeveria me rastin e Vitit të Ri.

Situata bëhet më flagrante kur mendon se socialistët e djeshëm në opozitë, denonconin spotet që siguronte TV-Klan nëpër ministri, madje bënë dhe një kallëzim penal kur erdhën në pushtet, të cilin e tërhoqën më vonë.

Por me sa duket qeveria rilindëse nuk ka tërhequr vetëm kallëzimet, por ka tërhequr në gjirin e vetë dhe skemat e vjetra të kanalizimit të milionave nëpërmjet shpenzimeve të fryra për spote / konferenca mediokre dhe të dyshimta. / HashtagAlbania

Kategori
Uncategorized

Myslim Murrizi: Në PD ka edhe ish-pushtetarë bastardë.

myslim murrizi

Ish deputeti i Partisë Demokratike, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike në Lushnje ka kritikuar ish-pushtetarët demokratë në periudhën 2005-2013 se kanë përgjegjësinë kryesore për humbjen e zgjedhjeve të 2013 dhe 2015.

Në një intervistë për gazetën ‘Sot’, Murrizi i ka konsideruar këta ish-pushtetarë të PD “bastardë” dhe “hajdutë”.

“Për ish-pushtetarët e PD, në vitet 2005-2013, dhe më gjatë, për disa që u strehuan në bashki si vemje që janë, absolutisht kanë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve të vitit 2013, sepse PD nuk i humbi ato zgjedhje se nuk mbajti premtimet elektorale si mazhoranca e sotme, por se pushtetarë bastardë, ordinerë, hajdutë, mosmirënjohës e megalomanë harruan se kush i kishte sjellë në ato karrige dhe nuk vlerësuan kontributin e asnjërit demokrat të thejshtë, që kishte qëndruar në opozitë prej 8 vitesh, ndër më të egrat në Europën ish-komuniste, por menduan se kishin zbritur nga qielli edhe pse një pjesë jo e vogël e tyre kishin ndikuar drejtpërdrejt ose indirekt për rrëzimin e PD nga pushteti.

Z. Berisha, duke dashur të zgjerojë bazën e mbështetësve, solli në karrige edhe plehra që nuk i votojnë as familjarët e tyre, njerëz pa mbështetje, pa personalitet, të pafytyrë dhe të paskrupullt, vemje që edhe sot falë aftësisë së tyre të pistë, që ngjiten pas opingës, vegjetojnë në zyrat e PD si monstra dhe krimba parazit, që veç dëm i bëjnë PD-së, pavarësisht funksionit fals që mbajnë për hatë të ekuilibrave, që me demek ruhen”, thotë ai për gazetën Sot.

Kategori
Uncategorized

Kërcënohet Sali Berisha. Pas Shullazit, Beso i Tavjanit kërcënon opozitën.

sali berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë një kërcënim. Siç shkruan në një postim të tij në profilin e Facebook, ish-kryeministri Berisha ka denoncuar një mesazh kërcënues që i ka ardhur nga “Beso i Tajvanit”.

“Beso i Tajvanit jam. Po si ste vjen turp qe ke 15 vjet qe meresh me mua! Tani qe je deputet ithjeshte po e kuptoj qe e ke personale. Dhe une te garantoj qe do ta bej me shume se personale. Tani do me njofesh”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.

Statusi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:

Te dashur miq, dy dite me pare une denoncova grabitjen ne prag te Vitit te Ri nga Edivin Kristaq Rama te Parkut Rinia te Tiranes duke i dhene, ne kundershtim me cdo ligj, si koncesion Parkun per ndertimin e nje parkingu gjigand Besnikut te falimentuar apo siç thirret ne gjuhen e vllazerise “çorapja” se partise.

Pse une kam akuzuar direkt per kete vjedhje?Une kam akuzuar Ramët (Edvini dhe Olsin) se qendrojne pas Besit te falimentuar per keto arsye:

– ne te vertete ky koncesion ka nisur ne kohen kur Edi Rama ishte kryetar Bashkie dhe bleu me emrin e Besnikut apo “çorapes’l se Partise (e di ai vet se pse e therrasin edhe me kete nofke) mijera meter katror toke ne parkun Rinia me çmimin qesharak 12 leke metrin

-ditet e fundit te vitit qe kaloi, per te bere te mundur kete afere korruptive te tij, Edi Rama miratoi vendimin e qeverise per dhenien me koncesion privat parqet

-ne kundershtim flagrant me ligjin, Rama urdheroi qe si firme per koncesionin te perdoret firma e falimentuar e “corapes” se partise, me pasuri nen sekuestro per falimentim kurse i vellai i tij per droge

– ne kundershtim flagrant me ligjin Rama urdheroi qe koncesioni i parkut dhe parkingut te jepen me ligjin 2006 dhe jo me ligjin e vitit 2014 pasi me kete te fundit procedura nuk mbyllej dot siç u mbyll me dt 31 dhjetor.

Pas ketij statusi, Edi Rama urdheron fallangat e tij te krimit, pikerisht personin qe kur policia i arrestoi te vellane si megatrafikant Rama detyroi Saje qorrin t’u telefononte per ti siguruar se nuk e kishin nga ai arrestimin por nga SHISH dhe Prokuroria, te heqin çorapen nga koka dhe te nxjerrin ne shesh fytyren e vertet te Edi Rames, te kercenojne ne emer te tij sa vijon: “Beso i Tajvanit jam. Po si ste vjen turp qe ke 15 vjet qe meresh me mua! Tani qe je deputet i thjeshte po e kuptoj qe e ke personale. Dhe une te garantoj qe do ta bej me shume se personale. Tani do me njofesh.”

Me kete rast dua te garantoj Edvin Shullazin: kercenimet ne emer tend dhe te gjitha çorapeve, maskave, koskave mafjoze, trafikanteve, vraseve, pengmarresve te Shqiperise jo qe nuk do me pengojne kurre por vetem se me shtojne vullnetin tim te hekurt per te te denoncuar publikisht aferat tuaja te pista, lidhjet tuaja primitive me krimin dhe mafien.

Une kete nuk e bej kurre se ti je kundershtar politik por e bej se ti ke vjedhur keto 25 vite shqiptaret me shume se sa te gjithe zyrtaret shqiptar te marre se bashku.

Ti je kryeministri i vetem i planetit i njohur boterisht si Mr.20% kur ishe kryetar bashkie, kur u bere kryeminister detyrove ndertuesit dhe bashkite e mbare Shqiperise te te marrin firmen tende per cdo pallat mbi 4 katesh ne menyre qe te merrje jo hyrjet por katet e tua.

Te je kryeministri i vetem i planetit, qe i kapur nga importuesit e birres, sjell ne parlament ligjin per rritjen e akcizes se birres te prodhuar ne vend krahasuar me te importit, ti je kryeministri i vetem i planetit qe pasi une kam denoncuar dy vjet me pare implikimin direkt te Olsit tend ne industrine e bixhozit, ti sjell ne parlament ligjin e dhenies se monopolit te kesaj industrie, vetkuptohet per qellime familjare

Ne te gjitha aferat e pista te Beqeve te tu, ti je aksionisti kryesor ndaj dhe del ne çdo rast ne krah te tyre! Me kete rast dua te te them se je absolutisht i pashprese, drejtesia edhe vonon por ti dhe organizata jote kriminale nuk do ti shpetoni kurre asaj! sb

Kategori
Uncategorized

Dasma mbretërore shqiptare – e rrëfyer nga vetë Geraldina.

Kategori
Uncategorized

Dhimbja e një nëne brenda një letre.

E shtrenjta ime Neida,

Aeroport, Tirane 2 janar 2015.Sot te percolla per ne Bruksel ku ti jeton , por derdha lote. Nuk di, nese ishin thjesht per ty, apo dhe per vehten time.
Pas nje nate te acarte te 12 shkurtit 1997 ne burgun e Bences, une ti dhe babi, ne nje qelie te piste me nje tel te holle reflektori dhe nje batanije cope cope, atje ku kish futur babin tend si opozitar dhe ne krye te nje Levizje per Bashkimin Kombetar Shqiptar, qe atehere nuk guxonte t’a artikulonte njeri ne politike, babi jot n’a urdheroi: “nisuni ne Belgjike ju te katert, se fatit tim dhe te Shqiperise ne kete moment nuk i dihet..
Dhe, pas dy ditesh ne mbrritem ne nje shtet tjeter…Une me 3 femije nen pergjegjesine time…, dhe me koken e kthyer nga Shqiperia.
Por, nqs eshte larg ajo kohe, mua me sjell afer gjendja jote atje…, ke 9 vjet qe perballon jeten vetem…
Une u ktheva ne 2005 ne Shqiperi, se, perseri per arsye politike, babin e kthyen ne Shqiperi..

Ti shpirti im, je bukuria dhe dhimbja e jetes sime.. Dua te jesh lumturia ime e pafund…

Sepse, une te shoh nje vajze te mencur, te pjekur, me personalitet te konfirmuar, me bukuri te admiruar..
Por, e shtrenjta ime, te shoh te brishte, te ndjeshme.
Kam nje ndjenje faji ndaj teje, se te lashe vetem kur ti nuk kishe mbushur as 16 vjec..
Nuk jam prane teje ne te perditshmen tende, por te ndjek dhe me shpirt jam ne cdo rrahje zemre me ty…
E di shkelqimin dhe dritehijet e jetes ne Perendim, prandaj te mendoj pafund..
Ti pret qe une te vi te jetoj aty prane teje, por ja qe une nuk mund te rifilloj edhe njehere jeten ne Bruksel.. Jeta ime shkoi vajtje ardhje ne qytetet e ndryshme te Shqiperise e tani dhe neper bote…
E shtrenjta ime… Nuk dua te kalosh problemet pafund qe kam kaluar une, deri ato para dy vjetesh kur babin tend e ndaluan 40 dite ne Prizren….Por…..
Me mendoni, dhe une kam anet e mia te forta dhe dobesite e mia…Ka filluar me feshferima, e deri tek furtuna e dallge te fuqishme..Dhe ja ku jam, luftoj te jem e denje dhe e vlefshme per vete, per ju dhe per ata qe mendojne se ja vlen ekzistenca e prezenca ime..
Neqoftese ne mars 2002, kur me krijuan nje problem te madh ne shpirtin e jeten time, i lashe nje leter amanet vajzes sime te madhe, dhe motres tende, Evis, kjo leter sot, eshte amanet per ty:

Ti , realisht, ke lindur me kemishe. Te kam falur dashuri pafund si nena jote… Ndryshe, nga dy femijet e tjere, ty te kam mbajtur pas vetes deri ne moshen 16 vjec…
Ti tani je rritur… Ti duhet te fuqizohesh per t’ja dale…., vete, por jo vetem.
Nuk te kemi lene vetem, dhe deri ne frymemarrjen e fundit jam per ty..
Zgjidh njerezit qe ke perreth…
Dhe me e rendesishme, je shume e dashur, fal shume dashuri, miqesi, ndihme, por zgjidh se kujt ja fal..
Ne nje lidhje, se ti je ne moshen e nje lidhje qe do te coje ne nje familje, mendo qe ti te jesh qendra e botes, dhe pastaj ti i ngre ne pediestal ata qe te konsideruan te tille..
Shpirt, zoti te ka falur shume… Falenderoje dhe jetoji bukur ato shanse qe te ka dhene.

Te puth syte e bukur, qe te mund t’i shkelqej dhe me shume.
Te dua pafund shpirt..
Mami.♡♡♡♡♡♡

Nga Nexhi Beqiri.

Kategori
Uncategorized

Kalendari i vjedhjeve të Rilindjes për 2015.

Për nga numri i skandaleve kjo mazhorancë ka thyer çdo rekord botëror. Babëzia e Ramës dhe hajdutëve që ka zgjedhur ministra dhe në çdo nivel të administratës nuk ka të krahasuar edhe me shtetet e dështuara të Afrikës. Kalendari i skandaleve tregon se si janë grabitur çdo ditë dhe muaj të vitit 2015 paratë dhe pasuritë tona kombëtare. Tenderat, koncensionet, privatizimet, konsulencat dhe njëmijë e njëqind marifete të tjera janë përdorur për të pasuruar një kupolë kriminale dhe grabitur këtë popull deri në kacidhen e fundit.
Kryeministri Edi Rama është i gjithëpranishëm në këtë grabitje të organizuar. Ministrat janë vënë në garë se kush i ngjan më shumë kapobandës. Beqaj, Tahiri, Ahmetaj, Veliaj, Kodheli, Harito, Cuci, e shpura tjetër e mamuthëve që kontrollojnë qeverisjen mund të ndryshojnë renditjen ditore dhe mujore, por janë njësoj të zhytur në korrupsion dhe krime.
Ky kalendar nuk është thjesht një kujtesë për shqiptarët se sa dhe kush i ka grabitur në 2015, por edhe provat e krimeve dhe aktpadia për të cilat këta hajdutë do të japin llogari para ligjit dhe popullit.

15/01/2015
Rama 429 mln lekë për gjelbërimin e vilës së tij nga paratë e shqiptarëve.

17/01/2015
Tenderi i Tahirit, 420 mln lekë për materiale pastrimi.

27/01/2015
KLSH, 80 mln euro dëmi ekonomik në buxhetin 2014.

30/01/2015
300 mln USD paradhënie për 20 kompani për projekte që nuk janë marrë në dorëzim.

03/02/2015
Tenderi 7.3 miliardë lekë për kompaninë e Beqajt “Marketing&Distribution”.

04/02/2015
Rama dhe Beqaj, 120 mln euro të tjera Vilma Nushin e “Marketing&Distribution”.

07/02/2015
Rama 4 mln euro fitim nga përmbytjet.

10/02/2015
– Rama dha 200 mijë euro për përmbytjen e Serbisë.
– Zhduken 300 mln USD, tendera bizneseve që s’kryen asnjë projekt.

13/02/2015
Skandali Beqaj, ilaçi 2,9 euro shitet me 29 euro.

17/02/2015
Afera Rama me matësat inteligjentë (45-100 mln euro).

18/02/2015
30 mln USD për makina, fasada dhe iPade të ministrave.

19/02/2015
Qeveria 31,8 miliardë lekë karburat për makinat në vitin 2014.

20/02/2015
Kodheli 83 mln lekë për një WC me 2 aksesorë.

21/02/2015
60 mln USD u morën nga Thesari për shpenzime fiktive.

22/02/2015
Tahiri dhe Kodheli 18 mln euro për makina.

24/02/2015
Matrapazët do të fitojnë 400 mln euro nga taksa për Rrugën e Kombit.

26/02/2015
Koço 150 kontrata biznesi si deputet deri në 3 miliardë lekë.

28/02/2015
Afera 60 mln euro e Canit shqetëson FMN-në.

01/03/2015
Si zhvati Veliaj fondin zviceran prej 3,3 mln eurosh nëpërmjet “Partners Albania”, OJF që drejtohet nga Juliana Hoxha, ish-nënkryetare e G99.

04/03/2015
553 mln lekë shpenzime të pakryera në shëndetësi.

07/03/2015
Mungojnë 9,4 mln lekë nga tatimet dhe doganat.

24/03/2015
Ministria e Financave 1.6 mln USD për dieta dhe udhëtime.

08/04/2015
Afera 5 mln euro e Ramës vë në rrezik qytetarët e Elbasanit.

10/04/2015
Afera 800 mln lekë, nis hetimi ndaj Braçes dhe Kokoneshit për Karavastanë.

15/04/2015
KE: Ku i çoi qeveria 100 mln euro?

22/04/2015
Pasuri 2 mln euro e Dakos dhe masakra në Durrës.

26/04/2015
Kompania e Alba Ballës merr në dorë milionat e materialeve promocionale të fushatës së PS.

28/04/2015
Kandidati Zotka i PS i kallëzuar për fshehjen e 1,5 mln eurove.

29/04/2015
Daja i Gjiknurit 3 mijë euro për një vend pune në Gramsh.

30/04/2015
Ortakut të Metës, Kastriot Ismailaj, i bllokohen 8 mln euro për skandalin prej 200 mln eurosh.

01/05/2015
– Kolaps ekonomik, 1 triliardë lekë borxhe.
– Ora 5 mijë dollarëshe dhe 40 mijë euro kollaret e Ramës.

03/05/2015
Shtëpia 200 mijë euro e Veliajt.

07/05/2015
Drejtoresha Dhame i dha kompanisë së Veliajt tenderin prej 61 mln lekë për vizitën e Papës.

08/05/2015
– Doganat, 700 tonë birrë pa akcizë, 20 mijë tonë miell kontrabandë.
– Mashtrimet me chek up-et falas, ku i zhdukën 120 mln euro? (Aparaturat mjekësore të blera në QSUT).

13/05/2015
Ortaku i Metës vodhi 5 mln euro nga CEZ.

16/05/2015
Afera 780 mln lekë e Lindita Nikollës në kompleksin “Dinamo”.

17/05/2015
Rama asfalton selinë e PS me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve.

20/05/2015
– Meta ashensor 500 mln lekë për zyrën në katin e tretë.
– Tahiri merr 1,6 mln euro për fasadat e ministrisë.

22/05/2015
Rama-Beqaj vodhën 1,5 mln lekë me receta fiktive.

23/05/2015
2,5 mln euro për kullën në Korçë.

26/05/2015
– Kandidatja Bufi në Roskovec, 5 mijë euro fustan dhe 7500 euro orë.
– Rama vendos në Librazhd kandidatin që vodhi 1,5 miliardë lekë me ilaçet.

27/05/2015
Vjedhja 1,5 miliardëshe, u fshehën 43 farmaci të lidhura me Beqajn dhe Ramën.

28/05/2015
Kastriot Gurra 165 mln lekë shpërblim për farefisin.

30/05/2015
– Skema e vjedhjes së 520 mln lekë të Veliajt dhe vëllait.
– 382 mln lekë vjedhje vetëm nga 2 insulina nëpërmjet “Omega Pharma”.

31/05/2015
– Përmet, Gilbert Jaçe vjedh 210 mln lekë me trotuaret.
– Meta mbi 8 mln euro për flamuj.

02/06/2015
Afera 7,8 miliardë lekë e Ramës me Tirana Olimpik Park.

03/06/2015
– Vjedhja me fondet e Abu Dabit, Rama 8,8 mln USD për rifreskimin e MPJ.
– Petrit Sinaj në Berat grabit 44 ha tokë dhe 240 mln lekë.

12/06/2015
Ajola Xoxa në dosjen e Beketit të pastrimit të 46 mln eurove.

16/06/2015
1,4 mln euro për reklamat e Veliajt.

17/06/2015
Kandidatja e LSI në PG, Diana Mile, vjedhje 760 mln nga fondet.

18/06/2015
Veliaj 202 mijë euro spote televizive vetëm për 2 ditë.

23/06/2015
Gropa në buxhet, 16 mln USD për largimet nga puna.

25/06/2015
12 mln për vjedhjen e votave në DR.

27/06/2015
Tahiri 850 mln lekë vjedhje me prokurimet (raporti i KLSH).

05/07/2015
Ministrja Gjosha blen apartament në bllok 230 mijë euro.

14/07/2015
Vlorë, afera e qeverisë me parkimet, privatit i dhurohen 184 miliardë lekë.

15/07/2015
Ministria e Arsimit 771 mijë euro dëm buxhetit.

19/07/2015
1 mln euro dëm në buxhet nga tatimet dhe doganat.

02/08/2015
Koleksioni 30 mijë euro i bizhuve dhe orave të çiftit Balla.

05/08/2015
134 mln USD nga tatimet dhe doganat në xhepat e Ramës dhe klientëve të tij.

08/08/2015
Braçe-Kokoneshi 800 mln lekët fitime në vit.

09/08/2015
Drejtoresha 5 mln euroshe e Doganave.

14/08/2015
Vjedhje 25 miliardëshe në tatime dhe dogana në korrik.

26/08/2015
Tenderi 8,6 miliardë për blerjen e votave në Cërrik.

28/08/2015
Veliaj i jep Maznikut dhe këshilltarit tenderat për banjot publike.

30/08/2015
Rama 160 mln të vjedhura në 7 muaj.

04/09/2015
– Kastriot Ismailajt iu bllokuan 8,3 mln euro.
– Sigurimet shoqërore 148 mln euro dëm në arkën e shtetit.

05/09/2015
– Meta-Ismailaj si i ndanë 4,5 mln euro.
– Roshi 230 mijë euro vjedhje në vit.

09/09/2015
Qeveria plan për të vjedhur 240 miliardë lekë deri në dhjetor.

11/09/2015
Rama i dhuroi CEZ-it 350 mln euro.

12/09/2015
– Raporti sekret i OSBE, Rama 200 mln USD pasuri.
– Ndoka fshehu 1,5 mln euro pasuri.

13/09/2015
Sadri Abazio 1,3 mln euro Ramës për mandatin.

16/09/2015
Tenderi 820 mln lekë i dezinfektimit i jepet kompanisë pranë LSI “NRG”.

19/09/2015
Kryetarja e Bashkisë së Patosit, Raimonda Balili vodhi 180 mijë euro.

22/09/2015
Prenga mori licencën për ta shitur Lagunën e Patokut për 500 mijë euro.

25/09/2015
Ministria e Financave 170 mln lekë vetëm për konsulencë për eurobondin.

27/09/2015
– Vizita në Pragë, Meta mori 2 mln euro në këstin e parë.
– KLSH: Vjedhja tjetër në CEZ 32 mln euro nga blerja e energjisë.

29/09/2015
200 mln USD kontrabandë dhe vjedhje në dogana dhe tatime.

30/09/2015
Skema Rama-CEZ për të ndarë 600 mln eurot.

02/10/2015
Ismailajt iu ofruan 29 mln euro.

04/10/2015
– Kësti i parë i Ramës për CEZ, në gusht kaluan 21,7 mln euro.
– 35 miliardë lekë në 18 muaj për klientët e Ramës në shëndetësi.

07/10/2015
– Carapuli, ndërtuesi që mori 14,8 mln USD në 5 muaj nga Rama.
– Rama dhuratë 4,5 miliardë lekë Carapulit.

08/10/2015
Rama ndan 5,4 milirdë me Carapulët.

09/10/2015
Ahmetaj i jep Olsi Ramës 500 ha tokë në Spitallë.

10/10/2015
6 mln euro për fitoren e Serbisë.

14/10/2015
Beqaj i jep vetes 11 mln USD nëpërmjet kompanisë “Intech”.

15/10/2015
Damiani dhe çeku 479 mln euro.

16/10/2015
Aferat 338 mln euro të Rama-Beqajt.

17/10/2015
Rama-Lame tender fiktiv për vjedhjen e 600 mijë USD.

18/10/2015
Drejtoresha e ALUIZNI-t i jep 650 mln lekë tender burrit të saj.

20/10/2015
– Lame i dha mikut të tij 1,5 mln USD.
– Carapuli 5 miliardë të tjerë tender në Ministrinë e Arsimit nëpërmjet “Eurocol”.
– Qeveria djeg fondin 11 miliardë jen japonezë për kanalizimet e Tiranës.
– Rruga e Kombit, tarifa 21 mln lekë për mirëmbajtjen.

21/10/2015
Tenderat, Sadriu 970 mln, Gjici 850 mln, Nderu 340 mln.
20 mln USD për djalin e Leskajt dhe mikun e Haxhinastos.

22/10/2015
Shtatori rekord vjedhjeje, mungojnë 61 mln USD.

23/10/2015
Tenderi sekret 3 mln euro për 29 makinat e reja të Ramës.

24/10/2015
Pronarja e qofterisë fiton tenderin për hemodializën prej 86 mln USD.

29/10/2015
-130 mln USD vjedhje në “Albpetrol” në 10 muaj.
– CEZ, krushku i Naços fitoi 2,5 mln USD

31/10/2015
Vjedhje 3,6 miliardë lekë me dekoderat.

01/11/2015
– Ortakëria e ministrit me Vilma Nushin dhe 140 milionë eurot e Ramës.
– Afera 145 milionë euro e InfoßTelekom, kërcënohet gazetarja.

03/11/2015
Raporti i KLSH: 777 milionë euro vjedhje në vitin 2014.

04/11/2015
– Vilma Nushi tjetër tender me ofertën më të lartë prej 12 milionësh.
– Drejtori i Antikontrabandës me 1,5 milionë USD abuzime.
– Abuzimi i Ramës dhe ministrave, 2.1 milionë euro korrupsion.

05/11/2015
– Raporti: Në 399 tendera u vodhën 779 milionë euro.
– Vangjush Dako, 1,9 miliardë lekë vjedhje me prokurimet.
– Ilaçet, 2.2 milionë euro vjedhje nga firma “Omega Farma”.

06/11/2015
– 1 mijë ton kontrabandë cigaresh, 43 milionë euro dëm ekonomik.
– Rama tre “Benza” me 700 mijë euro secili.
– Beqaj 3,2 miliardë të tjera për Nadirin e “Omega”-s që mos të flasë.
– Ministrja e Mbrojtjes, 942 mijë euro vjedhje në vetëm katër muaj.

07/11/2015
Nushi, 700 milionë të tjera me ofertën më të lartë.

08/11/2015
– Tenderi për mjetet e blinduara, si u shtuan fiktivisht 220 mijë euro.
– Afera 150 miliardë euro me markimin e karburanteve.

10/11/2015
700 milionë lekë djalit të Leskajt për “stresin” e OSHEE.

13/11/2015
1,6 milionë euro të tjerë djalit të Leskajt.

18/11/2015
– Beqaj 310 milionë lekë Çaushollit për t’i mbyllur gojën.
– 90,2 milionë dollarë më pak nga tatimet dhe doganat.

19/11/2015
360 milionë dollarë në parajsat fiskale.

20/11/2015
Tahiri dhe jahti i luksit “Venus 679”.

21/11/2015
Vilma Nushi 2,1 milionë euro nga ilaçet pa tendera.

22/11/2015
Rama dhe Beqaj 100 milionë euro me sterilizimin.

24/11/2015
Dokumenti si po bredh Rama me paratë e të përndjekurve (80 milionë).

25/11/2015
– Emigranti fiton koncesionin 100 milionë USD të sterilizimit.
– Babëzia, zhdukin 110 miliardë në 10 muaj nga tatimet dhe doganat.

28/11/2015
Beqaj 380 mijë euro për mobilimin e vilës së në Kodrën e Diellit.

29/11/2015
– 210 mijë USD për vilën në Dhërmi, 500 mijë për sigurinë.
– 700 milionë lekë për fasadën e sapondërtuar të “Albcontrol”.
– Rama mbi 530 milionë dollarë shpenzime luksi.

02/12/2015
Qeveria, 27 miliardë lekë për luks.

05/12/2015
Buxheti për Ramën, 31 miliardë lekë më 2016.

13/12/2015
– Rama 80 milionë euro për këshilltarin e tij te studio “Atelier 4”.
– Rama 800 hektarë tokë shtetërore vëllait të deputetit për varreza private.

15/12/2015
-1,3 miliardë lekë tendera kancelarie për Vilma Nushin.
– Hetim koncesioneve 300 milionë euro të Ilir Beqajt.

18/12/2015
Buxheti 60 mln euro për WC-të e ministrave.

20/12/2015
117 milionë dollarë për 9 muaj dëm ekonomik i Briseida Shehaj (raporti i KLSH).

22/12/2015
Rekordi 4,1 milirdë lekë për argëtimin e Ramës në 9 muaj.

23/12/2015
– Dogana, tender 50 milionë lekë për biçikleta.
– Buxhetit i zhvaten 100 milionë lekë të tjera.
– 1,6 miliardë lekë tender për Beqajn.
– Beqaj i jep ortakut tek “Omega Farma” 1,2 miliardë lekë.
– 710 milionë të tjera për Vilma Nushin.
– Sadri Abazi 1,8 miliardë nga KESH.
– Skandali i vjedhjes së Tahirit me uniformat e policisë, zhvaten miliona euro.

24/12/2015
– Bilanci vjetor, 60 mijë ton karburante të pazhdoganuar.
– Beqaj 1,3 miliardë lekë tendera për të tjera nga AKSHI.

Kategori
Uncategorized

Shqiperia e viteve 1940.

 

shqiperia-3Në kuadër të fotove të mbledhura nga studiuesi Robert Elsie, më poshtë vjen një koleksion fantastik nga Shqipëria e vitit 1940.

Fotot janë bërë nga Xhuzepe Masani  një fotograf italian.

Masani udhëtoi gjerësisht në Shqipëri dhe bëri fotografi të mrekullueshme.

Fotot u botuan në vëllimin Albania: testo e foto di Giuseppe Massani [Shqipëria: teksti dhe fotot nga Xhuzepe Masani], Romë 1940.

Të gjitha pamjet e këtij koleksioni janë marrë nga ky libër. Në vitet 1960 dhe 1970 Masani botoi disa albume të tjera, shumica e të cilave tashmë janë lënë në harresë. Albumi i Shqipërisë i vitit 1940, i harruar edhe ai, mbetet i mahnitshëm si pasqyrë e Shqipërisë së vjetër para komunizmit,” shkruan Elsie.