Njëri nga të dënuarit, Altin Tafa, më shumë se i irrituar duhet të jetë i zhgënjyeri i madh për shkak se dashurinë e tij për Greqinë dhe flamurin bardhë e blu nuk ka ngurruar asnjëherë ta shprehë. Punonjësi i Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme ka postuar disa muaj më parë në rrjetet sociale një foto duke puthur flamurin grek. Dhe nuk bëhet fjalë për një flamur të zakonshëm por pikërisht atë që mban makina e ambasadores greke në Tiranë, të cilin Tafa e ka puthur pikërisht në oborrin e MPJ-së shqiptare.
Çuditërisht shoferi i dënuar tashmë nga gjykata e vendit fqinj nuk ka postuar asnjë foto duke puthur flamurin shqiptar ndaj dhe me të drejtë ai duhet të ndihet i zhgënjyeri më i madh nga ajo që i bënë grekët, dashurinë për të cilët nuk ka ngurruar ta faktojë edhe me foto.
Kategori