Kategori
Uncategorized

Donald Lu me shpresë tek “përgjegjësitë individuale” të Doshit e Prengës?

13414625_1123334004397412_1000946343_n

Prej ditë së djeshme, amabasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, është i thirrur në apel me vetë qëndrimet e veta. Ato që ka mbajtur qëkur ka mbërritur në tokën shqiptare e deri dje, dhe ato që do ti duhet të mbajë nga dita e djeshme e në vazhdim. Ambasadori amerikan, është padiskutim një nga njerëzit që për problemet e drejtësisë, ka folur më shqip se kushdo tjetër. Jo vetëm për reformën si e tillë, por për raportin që drejtësia si koncept ka krijuar me të ligjshmen dhe të paligjshmen në këtë vend.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale. Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike”- ishte kjo deklarata që Ambasada e SHBA-së lëshoi në kulmin e konfliktit Doshi-Meta. Shqiptarët realisht ndjenë në atë çast ndoshta pas shumë kohësh ndoshta, “dorën e ngrohtë” të mikut historik, e që kishte formën e pëllëmbës së Donald Lu-së. Dhe që atë ditë, “dora që tund djepin” është përcjellë me vëmendjen maksimale sa herë është vërvitur, kurdoherë.

E njëjta ndjesi ishte edhe kur Ambasada e SHBA-së bëri të njëjën deklaratë thuajse në rastin e Armando Prengës.

Të gjithë e mbajnë mend gëzimin e shprehur publikisht nga ambasadori amerikan Donald Lu, kur pas arrestimit të Tom Doshit, përgëzoi socialistët që e përjashtuan nga grupi parlamentar. Ndërsa pas lirimit të Armando Prengës, deuputetit socialist që qëlloi më armë në komisariat, reagoi ashpër dhe i shqetësuar. Dhe jo vetëm Lu por edhe diplomatët europianë.

E gjitha kjo deri dje!…

Kjo sepse nga dje Donald Lu në mungesë të votave për të miratuar reformën në drejtësi sipas aprovimit të kryeministrit Rama, ju ka bërë thirrje deputetëve të plotësojnë numrin 94 duke marrë përgjegjësi individuale para votuesve. Por këtu është edhe momenti kur Z. Lu bie në kontradiktë me vetë qëndrimet e tij. Thënë kjo, a e mirpret Donald Lu votën e Doshit dhe Prengës? A i kujtohet në këtë pikë Zotit Lu deklarata e lëshuar pak kohë më pare: “Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. Mbështesim me forcë punën e kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014. Më tej, i bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet”?.

A ka ndryshuar qëndrim ambasadori parimor Donald Lu për dy deputetet në fjalë? Dhe kush do të negociojë me dy deputetët në fjalë? Doshi nuk e konverton votën me interes ekonomik, por për atë politik ka treguar se po. Në këtë pikë, intervistën e radhës të deputetit Doshi tek Zëri i Amerikës me shumë gjasa ka mundësi ta negociojë vetë Lu. Po deputeti Prenga a do të tregojë përgjegjësinë individuale për të miratuar Reformën në Drejtësi, si një ligjvënës i përgjegjshëm që kërkon një drejtësi të pastër?

E pra duke i marrë të mirëqenë qëndrimet e ambasadorit Lu për spastrimin e elementit kriminal nga rradhët e parlamentit, a beson ai në pikë ku jemi se edhe vota “e të inkriminuarve” është po aq e moralshme sa imoraliteti i thyerjes së vendimit politik të grupit demokrat (nëse kjo ndodh), vetëm e vetëm për të votuar Reformën në Drejtësi?

Në fund të ditës pyetja kryesore që lind është: A është e ndershme që për hir të një gradë më lart në karrierën diplomatike, ti të shënon në CV-në tënde “Shqipëri, Reforma në Drejtësi”, dhe për këtë të japësh miratimin në heshtje e të mbyllësh sytë, duke  e bërë të gjithë këtë në kurriz të parimeve, normave

Kategori
Uncategorized

S’ka rrugë të mesme – Nga Artan Hoxha.

artan-hoxha-drejtesia

Nga Artan Hoxha.

Çështja e përgjimeve dhe ajo e ndryshimeve kushtetuese për sistemin e drejtësisë kanë bërë lëmsh këtë javë jo vetëm politikën shqiptare, por edhe ndërkombëtarët.

Lidhur me reformën e drejtësisë Lulzim Basha i tha JO ofertës hileqare të Edi Ramës, i cili, me demek, ofroi “me bujari” votimin me 94 vota të përfaqësuesve të politikes në organet qeverisëse të drejtësisë. Oferta ishte si supa që dhelpra i dha lejlekut në pjatë.

Çfarë qëndron pas votimin me 94 vota, si hile e stërholluar nga një arkitekturë e komplikuar institucionesh, procedurash e kriteresh nga e cila Edi Rama nuk hiqte dore, e që e bëjnë tërësisht fiktiv votimin me 94 vota, është shpjeguar në media ndaj s’po zgjatem.

Lulzim Basha bëri mjaft mirë që nuk pranoi. Në të kundërt do t’i kishte dhënë me duart e veta Edi Ramës mundësi reale, natyrisht jo 100%, për të emëruar kë të donte në këto organe e, përmes tyre, të bënte spastrim sipas idesë së vet ne gjykata e prokurori, e për të emëruar me pas gjykatës e prokurorë të bindur krahas të bindurve që do t’i shpëtonin, me apo pa të drejtë, spastrimit – apo siç tha vetë Basha -ta mbërthente drejtësinë pa treguar duart.

Për aq sa ç’do te ishte i mundur realizimi i këtij skenari, drejtësia e mëpasshme do te ishte me e keqja e mundshme pasi s’ka drejtësi më të keqe se ajo e kontrolluar dhe e komanduar nga Qeveria, aq me shumë nga një Qeveri thellësisht e gjerësisht e mpleksur me krimin si e sotmja. Cilido shqiptar që nuk arrin ta kuptojë se sa e keqe do ishte një drejtësi e këtillë me gjasa nuk është mirë nga trutë e kokës e duhet te vizitohet.

JO-ja e Lulzim Bashës të hënën e kaluar ishte beteja e radhës e fituar kundër supermazhorances supearrogante dhe projektit të saj, kryesisht Rilindës, të vënies nën kontroll të të gjitha pushteteve. Deri këtë të hënë janë fituar shumë beteja pararendëse kundër Rilindjes, por pa ndalur dot ofensivën Rilindëse.

Më parë janë fituar thuajse një duzinë betejash ligjore në Gjykatën Kushtetuese kundra akteve të supermazhorancës, kryesisht nisma Rilindëse, disa edhe të mbështetura nga LSI, akte që, sipas rastit, ose rrëmbenin, në kundërshtim me Kushtetutën, kompetenca të caktuara të Gjykatave, Prokurorisë, Presidentit, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bashkive, ose krijonin norma të reja që shkelnin liritë dhe të drejtat themelore.

Ndonëse i humben këto beteja ligjore Rilindësit kanë imponuar në masë të konsiderueshme, me presion të hapur a të fshehtë, vullnetin e tyre, duke mundësuar de facto marrjen a zbatimin e një pjesë të mirë të synimeve që nuk i arritën de jure. Një zot e di se si do ishte Shqipëria nëse do të kishin pasur mundësi edhe de jure.

Një betejë pararendëse e fituar ishte edhe ajo kundër projektit të parë Rilindes, shtator 2015, për ndryshimet kushtetuese për drejtësinë, projekt që, edhe me kontributin e LSI, u masakrua nga Komisioni i Venecias. Kjo u pasua nga beteja e fituar mbi projektin e dytë Rilindës të 15 janarit 2015.

Nëse projekti më i fundit nuk pëson ndryshime që do të ulin ne minimumin e mundshëm rrezikun e kapjes dhe kontrollit të drejtësisë nga Qeveria, kurrë mos u miratoftë.

Qëndrimet e BE dhe SHBA, vlerësuese për “fleksibilitetin” qeveritar dhe inkurajimi që i dhanë Qeverisë të provojë njëanshmerisht votimin e paketës në Kuvend është i gabuar. Ky s’është as i pari e as i fundit gabim. Kanë bërë plot të këtilla.

Me gjasa, gabimi i tyre vjen pasi ata kanë tjetër metër e peshë për përfitimet dhe rreziqet e projektit që mbështesin krahasuar me metrin e peshën tonë që jetojmë këtu, ndaj duhen mirëkuptuar, por edhe mirëinformuar me durim, pa pritur që duhet të arrijnë me doemos në të njëjtin vlerësim.

Gjithashtu e, tek e fundit, kemi te bëjmë me organizma politike që rendin me pragmatizëm pas arritjeve, janë ca më pak të ndjeshëm dhe kanë fleksibilitet në raport me sistemet e së drejtës ndaj dhe s’duhen dëgjuar për çdo gjë a për hir të fjalës së mire që mund të thonë, përveçse Komisionit të Venecias që duhet dëgjuar e ndjekur në rekomandimet e veta pasi është, për definicion, organizmi ndërkombëtar edhe më parimor edhe më profesional për reformat kushtetuese.

Si për ta konkretizuar se ç’do të thotë drejtësi e rilindur shërben edhe ngjarja më e fundit e nismës së Prokurorisë për të hetuar përgjimet të kryera ilegalisht nga Policia. Rilindja është në alarm dhe vjell veç vrer ndërsa ka plot indicie që Rilindja po bën ç’ka në dorë e nën rrogoz për të ndalur hetimin. Në çdo rast që i janë cenuar interesat a shfaqur një rrezik Rilindja ka bërë të njëjtën gjë ndonëse janë përbetuar se nuk do të komentojnë a pengojnë vendimet e drejtësisë.

Por, ne rastin e përgjimeve janë demaskuar keqas, me keq se ai ditëziu me brekë te shpuara mu në vrimën e sumës. Pajisja, qoftë edhe me minimumin e kapacitetit të vet teknologjik, ka funksione përgjimi sipas ligjit shqiptar, le pastaj nëse ka qenë e pajisur edhe me elementë shtesë. Mosnjoftimi i Prokurorisë është në vetvete shkelje e qarte ligjore siç është armëmbajtja pa leje. Fshehja e pajisjes dhe driblimi që i bënë Prokurorisë është një tjetër shkelje evidente.

Sipas pohimeve të policëve nën hetim para prokurorëve, pajisja është përdorur jo vetëm për trainim, por edhe për operacione reale policore. Këto pohime demaskojnë deklarimet rilindëse të mëparshme dhe vënë nën dyshim edhe Ministrin e me gjasa edhe Kryeministrin ndërsa nxjerrin blof institucionet italiane që mund të kenë vepruar në mirëbesim pa përjashtuar përfshirjen personale të ndonjë zyrtari italian.

Mbi këta gënjeshtarë kapur në flagrance e shkelës të ligjit kapur në flagrancë, kushdo ka të gjithë të drejtën të dyshojë se qëllimi i futjes dhe i përdorimit të fshehtë të pajisjes ka qenë përgjimi për qëllime politike dhe/ose private.

Ecuria e hetimit të çështjes në fjalë ka marrë kështu përmasat e një çështjeje të rëndësisë jetike, siç është edhe vetë reforma e drejtësisë, ajo e dekriminalizimit, e zgjedhjeve, çështje këto me efekte përcaktuese në vijimin e mëtejshëm të trajektores se zhvillimeve, ose drejt fitores së Rilindjes mbi Demokracinë ose te fitores së Demokracisë mbi Rilindjen.

Rruge të mesme s’ka.

Kategori
Uncategorized

ÇFARË DUHET TË BËJË OPOZITA QË TË JETË FLEKSIBËL.

ilir kadiaBlog Autor: Ilir Kadia

Që opozita te jete fleksibel:

Lul Basha duhet te shkoje ne Fier urgjent dhe te gjeje dike me emrin Vangjel.Ketij Vangjeli t’i marre deshmine se sa rendesi ka zgjedhja apo mos zgjedhja e tij ne Keshill te Fierit per votimin e Reformes ne Drejtesi.

Pastaj te shkoje ne Turqi dhe te marre ndonja 20 shtatore te bardha qe kur te hapen para kryministrise te bllokojne gjithe sheshin para nderteses se Qeverise dhe te ngjajne me rrethimin qe Sulltan Murati i beri Krujes ose si cadrat ne fushen e Lirzes kur shoku Ramiz mbante Kongresin e Helmesit.

Shtatoret duhet te shihen nga satelitet domosdo qe hallin e Vangjelit ta mesoje Amerika permes CNN dhe BBC.

Italia eshte afer e meson live me ngjyra me ate makinen e pergjimit.

Por ne Itali duhet te shkoje Lul Basha e te takoje Elsa Lilen qe te vije kendoje si Dhora Leka perpara deputeteve me shall te kuq te cilet duhet te kene secili nga 5 milion euro e lart per te mbrojtur.

Dhe ato te jene te mbetura pas darovitjes per nderkombetaret qe do bejne sehir autombulancat qe do marrin me tezga grevistet me sheqer te ngritur nga brumi i petullave dhe byreqeve.

Lul Basha nuk duhet te jete ne cader vete! Ai duhet ti porosise grevistet vangjeliane qe ne ekran te dalin me qime pra qe te mos e rruajne fare per tre jave…mjekren!

Kategori
Uncategorized

Ora për tu përballur me juntën!!

nga Ferdinant Veliu

(Mesazhi është i qartë edhe për disa burokratë europianë,Shqipëria ka zot dhe shqiptarët nuk mund të pranojnë të bien përsëri në diktaturë.Njëherë e braktisët këtë popull me indiferencën tuaj,të jeni të sigurt se nuk ka për të ndodhur më.Forcat progresiste në Parlamentin Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë për ta mirëkuptuar kauzën e shënjtë të një populli që kërkon liri,mirqënie qetësi,demokraci,drejtësi .Ora që Shqipëria të ngrihet duke u përballur me juntën!

Shqipëria ndodhet tashmë në ditët e saj më të zeza duke rënë nga çasti në çast më thellë në humnerën e krimit,korrupsionit,trafikut,humbjes së të drejtave njerëzore dhe për fat të keq dhe sovranitetit.
Zyrtarisht jemi në diktaturë.Partia në pushtet po na tregon me arrogancë se është ajo mbi çdo institucion të pavarur.Një Kryeministër delirant që flet me gjuhën e urrejtjes ndaj opozitës,qytwtarëve,biznesit.,drejtësisë është sot një e keqe që ka shtrirë tentakulat helmuese kudo.Banda qeveritare nuk ndalet në shkatërrimin e çdo vlere dhe norme të demokracisë duke instaluar kontigjentin më të rrezikshëm të krimit në çdo institucion.Gjatë gjithë kësaj kohe në rrugëtimin e antivlerave që ka përcjellë ajo është ndeshur me qëndrimin dinjitoz të një Opozite të zgjuar,por as toleranca nuk i ka bërë” gjeneralët” e rilindjes të reflektojnë ata vazhdojnë të grabisin çdo pasuri kombtare,të kontrollojnë të gjitha trafiqet,me etjen e përhershme për të kontrolluar jo vetëm politikën,drejtësinë,por madje edhe jetën e çdo qytetari që nuk pranon diktatin e tyre.Varfëria,papunësia,arbitrariteti,krimi,dhuna në familje janë sot në rekorde historike duke konkuruar edhe vëndet me konflikt si Sirinë,Irakun apo vënde të tjera në afrikën qëndrore.Ajo që të acaron më tepër është tallja prej arroganti që ju bën qytetarëve i çmënduri Kryeministër i cili duke qënë në atë botën e tij flet për suksese imagjinare,për parajsa ekonomike për qetësi absolute për shpresa të mëdha.Në fakt ky barbon kur thotë këto ka parasysh Gregun,Zahon,Lindën,sepse këto të mira në realitet vetëm për ta ekzistojnë.
Në projektin e tij të çmëndur për të përvetësuar çdo të drejtë dhe liri Edi Rama është një rrezik imediat i cili duhet parandaluar me çdo formë(edhe jo demokratike)në rrugëtimin vrastar për ekzekutimin e çdo elementi demokratik.Pra e thënë shkurt është ora për të nisur mosbindjen civile ku qytetarët të mbrojnë çdo institucion duke flakur jashtë tyre pengmarrsit,trafikantët,përdhunuesit,hajdutët dhe çdo lloj laroje që i fshehur nën pektun e rilindjes uzurpoi shtetin.Tentimi i tij i maskuar nën të ashtëquajtur reformë në drejtësi kërkon të kap edhe pushtetin e fundit të ngelur në këmbë drejtësinë,me të cilën do kërcënojë dhe do hakmerret kundër çdo zëri opozitar apo do nisë rehabilitimin e kupolës kriminale që e solli në pushtet.
Përballë kësaj katastrofe ajo që duhet të bëjë sot një Opozitë e përgjegjshme është të menaxhoj dhe të udhëheqë këtë revoltë për drejtësinë e munguar.Mesazhi është i qartë edhe për disa burokratë europianë,Shqipëria ka zot dhe shqiptarët nuk mund të pranojnë të bien përsëri në diktaturë.Njëherë e braktisët këtë popull me indiferencën tuaj,të jeni të sigurt se nuk ka për të ndodhur më.Forcat progresiste në Parlamentin Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë për ta mirëkuptuar kauzën e shënjtë të një populli që kërkon liri,mirqënie qetësi,demokraci,drejtësi .Ora që Shqipëria të ngrihet duke u përballur me juntën!)

Kategori
Uncategorized

Ilir Kulla: Donald Lu dhe Romana Vlahutin nuk po shërbejnë siç duhet, po shpenzojnë të ardhura për gjëra të parëndësishme.

ilir-kulla-659x350

Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla ka deklaruar se Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe Ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin nuk janë duke shërbyer siç duhet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kulla shprehet se Vlahutin duhet të kishte dalë në mbrojtje të gruas që u dhunua nga ish-bashkëshorti i saj në Vlorë. Kulla sugjeron se Vlahutin mund t’i jepte nje ndihme simbolike femijeve të gruas së dhunuar, ndërsa shton se vetem vlera e nje dreke nga ato qe BE harxhon per LGBTI do ti lejonte ketyre femijeve te jetonin në dinjitet te plote.

“Do kisha dashur ta shihja kete kokekuqen ambasadoren e BE te shkonte ne Vlore dhe te gjendej ne krah te asaj gruas qe u dhunua ne menyre shtazarake nga ai pijaneci i shoqi dhe ti jepte nje ndihme simbolike atyre femijeve ne mjerim, ndoshta vetem vlera e nje dreke nga ato qe BE harxhon per LGBTI do ti lejonte ketyre femijeve te jetonte ne dinjitet te plote.” shprehet Kulla.

Ai vijon më tej duke u shprehur se Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu mund të ndihmonte të moshuarën në Mirditë, e cila para se të ndërronte jetë denoncoi faktin që i ishte ndërprerë energjia elektrike, ndërsa jetonte e vetmuar. “Do kisha dashur qe ambasadori i SHBA te kishte vajtur te vizitonte qofte edhe 1 here te vetme ate zonjen plake te vetmuar qe vdiq ne mjerim ne Mirdite e ndoshta do nerrte edhe bekime te medha sikur nga ato 7 milione dollare te reformes ne drejtesi te kishte ndare 700 dollare me te cilen ajo plake e ndjere do te kishte zbutur disi disa vite te fundit te jetes se mjeruar qe i kishte mbetur. Pikerisht do kisha dashur se ne fakt mendoj te perkthej Poemen e Mjerimit te Migjenit e t ja coj te gjitheve me e mail per te kuptuar se kujt dhe per cfare jane duke sherbyer” ka përfunduar reagimin e tij Ilir Kulla.

Kategori
Uncategorized

Saimir Tahiri kundër Frontit të së Keqes

Armand ShkullakuNga Armand Shkullaku

Shumë herë e kemi dëgjuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, me zë dhe figurë, të deklarojë për akuzat e shumta që i janë bërë: “drejtohuni në Prokurori, më hetoni, jam i gatshëm të përgjigjem përpara drejtësisë etj…”. Por kur hetimi troket në portën e tij, ministri transformohet papritur. Prokuroria dhe gjykatat qenkan të qelbura nga koka, ato u përdorkan politikisht nga opozita, edhe kjo e qelbur nga koka, prokurorët dhe gjyqtarët janë të korruptuar dhe shërbëtorë politikë. Ata janë të gjithë Fronti i së Keqes dhe Sa i Miri është Fronti i së Mirës. Po atëherë ndaj kujt është i hapur ministri që të hetohet, ndaj drejtësisë hyjnore?

Ministri Tahiri është në të drejtën e tij të dyshojë apo të ketë objeksione për hetimin e nisur nga Prokuroria. Ai mund të ketë edhe bindjen se vartësit e tij janë të pafajshëm dhe nuk kanë bërë asnjë shkelje. Madje, ka të drejtë të paragjykojë edhe se pas hetimit ka një sfond politik. Por ai nuk mund të përdorë pushtetin ekzekutiv për të sulmuar drejtësinë, pikërisht në momentin kur po hetohet edhe vetë prej saj. Agresiviteti, gjuha e urrejtjes, epitetet denigruese, akuzat populiste, që ministri përdori dje përpara kamerave, janë sulm politik dhe jo mbrojtje e dinjitetshme, qoftë edhe ndaj një akuze të padrejtë.

Saimir Tahiri dha shembullin, se një segment i shtetit që i ka caktuar vetes pozitën e Frontit të së Mirës, mund t’i lejojë vetes të sillet si asgjësues ndaj një segmenti tjetër, pa përfillur asnjë parim dhe ligj formal të një vendi demokratik. Tahiri dhe kryeministri Rama nuk i thanë lavire prokurorisë dhe as horra gjyqtarëve, por hiç më pak se “killer me pagesë”, “të korruptuar”, “të qelbur”, “shërbëtorë”, “derdimenë pa din e pa iman”. A mund të flasë me një gjuhë të tillë qeveria, vetëm e vetëm sepse u prek direkt nga një hetim i prokurorisë? A mund të sillet në këtë mënyrë, një ekip që premtoi të rilindë një kulturë të re komunikimi mes institucioneve? A mund të kërcënojë ekzekutivi një pushtet tjetër, qoftë edhe kur ky i fundit ndërmerr veprime apo vendime që atij i duken të padrejta?

Padyshim që kjo sjellje e Tahirit dhe e Ramës është shpërthimi i pakontrolluar i një krize nervash, që prej më shumë se një viti i mban ata të mbërthyer. Ministri i Brendshëm nuk ka ditë që të mos korrë dështimet e rendit të Rilindjes. Nga bombat e dekriminalizimit e deri te shpërthimet e vërteta, që herë pas here na kujtojnë sa të pambrojtur jemi. Nga vrasjet mafioze në mes të Tiranës, deri te tonelatat e drogës që kapërcejnë Adriatikun. Nga krimet pa autor e deri tek ato ku autori dihet por nuk guxon kush ta arrestojë. Nga bandat që po shtohen e deri tek oficerët e policisë që korruptohen. Ndaj Tahirit i duhet të shpërthejë ndaj “Frontit të së Keqes”, për të mbuluar të keqen që shqiptarët e ndeshin çdo ditë.

Shpërthimi i pazakontë i Tahirit lidhet edhe me faktin që këtë herë hetimi i prokurorisë është shumë afër tij. Ai thotë se është i gatshëm të hetohet, por kur kjo mund të ndodhë, atëherë prokuroria është e qelbur dhe gjyqtarët janë shërbëtorë. Prokuroria dhe gjykatat në Shqipëri janë plot mëkate, edhe të korruptimit edhe të përdorimit, ndaj është e lehtë të mbrohesh duke i sulmuar ato. Por kjo nuk është e ndershme kur e bën një ministër, një njeri me pushtet aq të madh ekzekutiv.

Ministri dhe kryeministri nuk përdorën të njëjtën gjuhë kur prokuroria dhe gjykata vendosën arrestin në flagrancë për Fullanin, për Spiro Kserën apo ndonjë rast tjetër. Madje nuk cilësuan killer asnjë gjyqtar që liroi Arben Frrokun, por e çuan atë në fushatë në Pukë pas lirimit. Nuk janë ndjerë as kur janë mbyllur procese në favor të tyre e as kur janë dënuar pjesëtarë të opozitës. Prokuroria dhe gjykatat nuk janë të qelbura nga koka vetëm kur prekin Tahirin, prandaj përdorimi i një mëkati për të larë një tjetër, bëhet edhe më i madh.

Nevoja e sulmit politik të Tahirit ndaj drejtësisë, përveç se nga dështimet në rend dhe prekja direkt nga hetimi për përgjimet, mund të shpjegohet edhe nga pozitat e tij personale në qeveri. Gjetja e një përgjuesi në paradhomën e ministrit ia ka shtuar shqetësimin dhe paranojën se dikush brenda mazhorancës nuk ka hequr dorë nga mënjanimi i tij. Dhe hetimin e fundit të prokurorisë mund ta lexojë edhe në konturet e një lufte të fshehtë ndaj tij.

Prej disa kohësh, Tahiri po përpiqet të forcojë pozicionin, madje me shfaqje të çuditshme që nuk janë rroba e tij. Ai pak nga pak po bëhet kopja e kopjes, domethënë po imiton Veliajn, që nga ana e tij kopjon Ramën. Motori i Xhemilit, policët spajdermenë nëpër dritaret e pediatrisë dhe së fundi, kutia e zezë që ironizonte hetimin e prokurorisë për përgjimin, janë gjetjet alla Veliaj të Saimir Tahirit. Por që gjithsesi, nuk po ia japin qetësinë dhe sigurinë që po kërkon.

Kutia e zezë u kthye në ironinë e ironisë. Pas kësaj, Tahiri nuk rrethoi gjykatën si Erioni, por bërtiti edhe më fort kundër prokurorisë dhe gjykatave. Ata janë “Fronti i së Keqes”, që po e mundon dhe po e lodh ministrin e së Mirës.

Kategori
Uncategorized

Lulzim Basha duhet të na tregojë “inbox-in”.

lu-vllahutin-basha

Nga Çim Peka.

Ambasada e SHBA-ve dhe BE-së sot ka marrë qartësisht anë në krah të qeverisë, duke akuzuar opozitën për tërheqje në minutat e fundit nga drafti për reformën në drejtësi. Madje, ambasadat në mënyrë direkte kanë ofruar si zgjidhje atë që ne në Tiranë e konsiderojmë “trafik mandatesh”. Ju kanë bërë thirrje deputetëve të votojnë individualisht.
Po dje shefi i opozitës, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se ka komunikimin elektronik me partneret dhe propozimet e tyre që Edi Rama po i refuzon.
Cilin duhet të besojmë, Lulzim Bashën, Donald Lu apo Romana Vlahutin?
Ky është rasti ku Basha përveç se duhet të garantojë opininion publik se ai jo vetëm që nuk gënjen edhe për orën, por duhet të tregojë se sot po gënjejnë në emër të tij pasi ky vet po kujdeset që të mos e kapërcejë vijën e kuqe, por edhe atë që janë nga ana tjetër të mos avancojnë në të njëjtin drejtim. Në mes nuk është thjeshtë një raport “politically correct” mes Bashës dhe Lu-së dhe Romanës, në mes është nevoja që ka sot opinioni publik për të dalluar qartë se kush e kërkon reformën në drejtësi për vete, kush e do të pavarur dhe kush po gënjen. E vërteta ka më shumë rendësi në këtë moment se gjithçka, sidomos për Lulzim Bashën.
Publikimi i një komunikimi zyrtar mes Selisë Blu, “Rrugës së Elbasanit” dhe “21 katëshit”, nuk cënon aspak raportin e përkorë “Tirana Confidential”, por thjeshtë ndihmon në çlirimin e energjive mjaft pozitive të një procesi që për momentin duket i humbur në përkthim.
Për të gjithë ata deputet të cilëve ndoshta u ka shkuar në inboxin e tyre ftesa për votimin e Reformës në Drejtësi (sipas shëmmbëlltyrës së Edi Ramës) me fjalët “just do it”, duhet të kuptojnë se kartoni jeshil për një draft që nuk ka konensusin politik të PD-së, do ti skuqë ata shumë më shumë sesa e kuqja e kartonit kundër një drafti të tillë. Jo se ata do të thyejnë vullnetin politik të partisë së tyre, por se duke dalë përtej një procesi që është në zhvillim e sipër, ata do të bëhen pjesë një Reforme në Drejtësi që thjeshtë i jep drejtësisë shqiptare, formën që i shërben vetëm Edi Ramës.
Sot publikimi i përmbajtjes së “inbox-it” të Lulzim Bashës është një detyrim përcaktim që do ti shërbejë atij vetë të parit, më pas Zotit Lu, zonjë Vlahutin, deputetëve demokratë me karton jeshil në xhep dhe për të keqen e atij që në një proces neogicatash shkon me dy fjalime në xhep dhe në fund lexon vetëm atë e që atij i intereson.
Luzim Basha nuk ka nevojë sot për një “Mero” që të shruaj për “Rrezikun anglo-amerikan”, nuk ka nevojë ti bëjë telefonata mediave të sponsorizuara nga ”shtëpitë e drogës”, as atyre që nuk u dha leje ndërtimi për kulla që sot së paku presin një ndjesë prej tij, që të raportojnë të vërtetën.
Lulzim Basha sot duhet të hap “inboxin” elektronik e të na tregojë se varianti për “vendet e rezervuara” është nja propozim i “OPDAPT” dhe “Venecias”, gjithmonë nëse është kështu. Pas kësaj, nuk ka shumë rendesi nëse Edi Rama, Lu dhe Vlahutin do të arrijnë të trafikojnë vota mjaftueshëm për variantin që do ai që kush është kundër tij ju thotë: “Ta di shtëpinë, do kesh fatin e diversantit si në filmat e kinostudios”.
Le ta miratojnë.
Në këto kushte rëndësi ka që qytetarët të binden që kanë një kryetar opozite sot dhe një kryeministër neser, që nuk i genjen por ju thotë të verteten.

Kategori
Uncategorized

Unioni i Gjyqtarëve reagon pas akuzave të Tahirit: Sjellje e papranueshme dhe e përsëritur.

unioni-i-gjyqtareve

Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar pas akuzave të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për gjyqtarin që pezulloi nga detyra Haki Çakon, duke e quajtur gjyqtarin Arjan Aliaj të korruptuar.

Në një deklaratë të dërguar për mediat, Unioni thotë se sulme të tilla nga ministra janë të papranueshme dhe nuk është hera e parë që ndodh.

Reagimi i Unionit të Gjyqtarëve

Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje deklaratën e paprecedente në media dhe reagimin aspak etik dhe insititucional të Ministrit të Brendshëm, ndaj Gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Z. Arjan Aliaj, i cili gjatë ushtrimit të detyrës kushtetuese, me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit masa sigurimi personal në funksion të një procedimi penal të iniciuar prej Prokurorisë.

Në mënyrë të përsëritur dëshirojmë të theksojme se UGJSH mirëpret dhe inkurajon çdo kritikë ndaj gjyqtarëve dhe punës së tyre, kur këto kritika janë brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore, të cilat kanë për qëllim t’i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Por, nga ana tjetër shpreh shqetesimin e tij të thellë kur sheh se i njëjti përfaqësues i politikës dhe ekzekutivit në mënyrë të përsëritur, bën deklarata dhe ndërmerr reagime, të cilat nuk kanë për qëllim forcimin e pavarësisë së vendimarrjes së gjykatave dhe forcimin e parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor. UGJSH vëren se përsëritja e sjelljeve të tilla ka intimiduar gjithë trupën gjyqësore dhe e ka vendosur nën një presion sistematik gjatë ushtrimit të detyrës konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, në funksion të garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve.
Këto deklarata dhe sjellje të papranueshme, të cilat nuk kanë aspak lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike, vishen nën petkun e një aspirate madhore që është “Reforma në drejtësi’, duke mos patur aspak lidhje me reformën e aspiruar prej Shqiptarëve dhe mbështetur fuqimisht prej Ambasadorëve, vecanërisht nga Z. Lu dhe Znj. Vlahutin. Prandaj, gjejmë rastin të kërkojmë prej tyre që të tregohen të vëmëndshëm dhe të mbajnë qëndrimin e duhur ndaj deklaratave dhe sjelljeve të tilla, të cilat nuk kanë aspak lidhje me shtetin e së drejtës, parimet themelore të funksionimit të shtetit, apo reformën në drejtësi.

Republika e Shqipërisë është një republikë parlamentare, ku ndarja e pushteteve e sanksionuar qartësisht në Kushtetute, është një ndër shtyllat kryesore, mbi të cilat është ndërtuar dhe qëndron demokracia jonë parlamentare dhe zhvillohet shoqëria jonë. Në këtë kuadër kushtetues funksionon edhe sistemi gjyqësor dhe ushtrohet vendimarrja nga gjykatat. Është ky kuadër kushtetues dhe ligjor, sipas të cilit janë përcaktuar saktë subjektet, koha dhe mënyrat e kontrollit të një vendimi gjyqësor, i cili kursesi nuk lejon përfaqësues të pushteteve të tjera të anatemojne vendimet e gjykatave e aq me keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve, kur nuk u pëlqejnë vendimet e tyre.

Çdo veprim i kujtdo qoftë, që shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, jo vetem që nuk i shërben forcimit të shtetit ligjor, por përkundrazi, është një hap prapa për pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Për më tepër, duhet përmendur fakti se sjellje të tilla, të cilat pretendohet se janë në funskion të respektimit të ligjit, janë krejtësisht të kundraligjshme, në kufijtë e konsumimit të disa veprave penale të parashikuara prej Kodit Penal.

Së fundmi UGJSH dëshiron të theksojë edhe një herë angazhimin e tij maksimal kundër çdo fenomeni antiligjor të vërejtur në punën e përditshme të gjykatave, sikurse dhe angazhimin e tij të plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend.

BORDI DREJTUES
UNIONI I GJYQTARËVE TË SHQIPËRISË

Kategori
Uncategorized

Ministri grek Kotzias: Në 1 orë takim, Rama nuk më foli për çështjen çame.

kotzias3

Diplomacia greke ka një bazë të fuqishme dhe nuk ka frikë për të diskutuar çdo çështje, ka deklaruar ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, duke bërë një vlerësim të vizitës së tij dyditore në Shqipëri.
“Bëmë hapa pozitive në marrëdhëniet dypalëshe. Është e rëndësishme që në takimin prej gati një ore, kryeministri Edi Rama nuk foli aspak me mua për çështjen aq të diskutueshme (të çamëve), për të cilën kishte folur të shtunën e kaluar”, ka thënë ai.

“Edhe me zotin Bushati, i cili në mënyrë të përsëritur theksoi se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale për çështjen e çamëve, diskutuam për bashkëpunimin tonë, krijuam një grup me sekretarët tanë të përgjithshëm, të cilët do të perballen gjatë një afati kohor të caktuar dhe hartës së rrugës, me të gjitha problemet që shpresojmë t’i zgjidhim deri në fillim të vitit të ardhshëm”, ka deklaruar Kotzias për agjencinë shtetërore greke.

Ministri i Jashtëm grek ka sqaruar gjithashtu se ai i ka shpjeguar homologut të tij shqiptar dhe bashkëbiseduesve të tjerë se Greqia mbështet perspektivën europiane të Shqipërisë, mjafton që ajo të sillet në mënyrë europiane, çka nënkupton se nuk duhet të ketë brenda kësaj sjelljeje asnjë element nacionalizmi.

I pyetur nëse mënyra dhe këmbëngulja me të cilën ngriti çështjen e çamëve udhëheqja shqiptare, si dhe tubimi i protestuesve para Ministrisë së Jashtme vështirësojnë përpjekjen për një qasje, Kotzias u përgjigj: “Është një problem i njohur, që disa bëjnë politikën e jashtme duke shikuar frontin e tyre të brendshëm. Shqipëria hyn në fushatë zgjedhjesh në fillim të vitit që vjen dhe të gjithë kërkojnë aleanca për një pozicion në qeverinë e ardhshme. Nëse do të bënim politikën e jashtme duke parë vetëm brenda vendit tonë, nuk do të kishte diplomaci ndërkombëtare. Por duhet të theksoj se edhe në Greqi ka forca politike që nuk kuptojnë nga politika e jashtme, nuk e njohin diplomacinë, por përpiqen vetëm për të kënaqur sipas tyre disa audienca ekstreme”.

/ Top Channel/

Kategori
Uncategorized

Dështimi Rama-Basha, si fillim i suksesit të reformës.

Arion SuloNga Arion Sulo

Duket si paradoks apo provokim të thuash sot se Reforma në Drejtësi ka më shumë shanse se dje për t’u votuar me konsensus. Pas dështimit të takimit Rama-Basha, të gjithë nxituan të merreshin me rezultatin më shumë sesa me pozicionet e palëve, duke mos i kushtuar vëmendje faktit se tanimë ka vetëm një pikë mosdakordësie, ndër 58 nene të paketës kushtetuese.

Dita e djeshme largoi shumë mjegull nga qielli i Reformës për Drejtësi. Pas deklarimeve të Bashës se PD kishte rënë dakord me ambasadorin amerikan për “vendet e rezervuara” (e vetmja kërkesë e mbetur e PD) peshorja e deritanishme e së drejtës që anonte nga Rama, përkundër skepticizmit dhe frenimeve të Bashës është ekuilibruar jo pak.

Diferenca mes dy palëve është vetëm një në parim; si do të votohen një pjesë e anëtarëve të institucioneve të drejtësisë? Varianti i “vendeve të rezervuara”, fatmirësisht është i shkruar nga Komisioni i Venecias dhe jo i nxjerrë me magji të zezë nga opozita në çastin e fundit si pretekst.

Mjafton që Rama ta pranojë parimin e Venecias, të cilin opozita e ka zgjedhur mes pesë mënyrave të votimit dhe ambasadori amerikan (sipas Bashës) e ka pranuar, dhe të gjitha implikimet me bojkot e djegie mandatesh, me kriza politike apo përjashtime nga integrimi, do të mbeteshin kujtime.

Para interesit për të ndryshuar sistemin e kapur dhe të korruptuar të drejtësisë, s’ka më pikë rëndësie se çfarë historie dashurie apo urrejtjeje kanë pasur në zemër Basha, Rama, Meta dhe Berisha për Reformën në Drejtësi. Rëndësi ka fakti që paketa mund të kalojë për një javë në Kuvend dhe të miratohet. Njësoj siç ndodhi me dekriminalizimin, që PS dhe sot e kësaj dite nuk e do, por s’bën dot asgjë për të ndalur rënien “dëshmor” njëri pas tjetrit të kryebashkiakëve të saj.

Po pse palët janë sot më afër se dje për Reformën në Drejtësi?

Së pari, propozimi i opozitës është i certifikuar nga Venecia, që është arbitër i ndryshimeve kushtetuese. Madje, nuk është as propozim, por zgjedhje mes pesë alternativave që i janë paraqitur nga ekspertët e huaj.

Së dyti, opozita ka të drejtë dhe si e tillë nuk mund të hidhet poshtë apriori. Ajo kërkon një garanci, një siguresë për mos kapjen e sistemit të drejtësisë qysh në letër nga shumica e sotme. Me draftin që është, çdo votim për institucionet (kryesoret janë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë) bëhet me 2/3 sipas premtim-lëshimit që bëri Rama, por me mekanizëm zhbllokues, siç edhe rekomandon Venecia. Dyshimi i arsyeshëm i opozitës kërkon zgjidhje juridike, sepse jemi si në situatën e zgjedhjes së presidentit, ku duhen në fillim 84 vota, por në raundin e fundit, kreu i shtetit mund të zgjidhet edhe me shumicë të thjeshtë. Atëherë, çfarë garancie ka opozita se PS-LSI nuk do të bëjnë të njëjtën gjë kur të vijë puna për të zgjedhur anëtarët e qeverisë së gjyqësorit dhe ajo të rrijë e të vështrojë? Çfarë vlere ka ‘lëshimi” i Ramës për 2/3-at, kur mazhoranca hipotetikisht mund t’i marrë të pesë anëtarët?

Së treti, opozita nuk kërkon të përmbysë skemën, me të cilën zgjidhen qeveria e gjyqësorit dhe ajo e prokurorisë. Zgjedhja e saj e ruan procesin e nominimit të kandidatëve, derisa vijnë në Kuvend. Ajo i lë siç janë shumicën e tyre, jashtë politikës; 6 për KLGJ dhe 6 për KLP.

Përzgjedhja e dy anëtarëve s’do të jetë e opozitës, ajo është në dorë të Këshillit të Emërimeve dhe më parë në dorë të avokatëve, shoqërisë civile, pedagogëve dhe noterëve, që në Shqipëri më shpesh anojnë nga qeveritë.

Në mbështetje të këtij argumenti, në shkurt, Komisioni i Venecias shkruante se “Në lidhje me anëtarët jo gjyqtarë, procesi inominimit (kandidimit) të tyre është po aq i rëndësishëm sa metoda e zgjedhjes së tyre.”

Kundërshtimi kryesor i shumicës për zgjedhjen e opozitës ka të bëjë se me këtë parim, ku nëse ca do të zgjidhen nga PS e ca nga PD, reforma politizohet. Në fakt, s’është kështu. Sepse Kuvendi zgjedh pakicën e gjyqësorit dhe të Këshillit të Prokurorisë dhe PD nuk po kërkon t’i propozojë vetë emrat, siç është rasti i KQZ. Ajo po kërkon të vërë një siguresë, pikërisht që sistemi të mos kapet lehtësisht apo që të gjithë anëtarët të jenë zgjedhje e shumicës.

Së katërti, s’mund të shkohet në zgjidhje unilaterale për një reformë që do të këtë pasoja për të paktën disa dekada. Opozita s’mund të jetë vetëm për dekor dhe të japë votat, pa qenë pjesëmarrëse në proces.

Së pesti, kërkimi i kompromisit në orët që kanë mbetur është një detyrim, përballë cirqeve me “bindje nga jashtë” dhe blerje votash nga opozita. Pasojat e një plani të tillë do të jenë më keq sesa shtyrja e reformës.

Së fundmi, me dështimin e reformës edhe Rama del i humbur. Reformimi i drejtësisë përbën sot një domosdoshmëri për vendin dhe një ndër shtyllat kryesore të qeverisjes së tij, suksesi i së cilës do t’i ngrinte aksionet një pushteti që nuk po del dot nga përkufizimi se “të gjitha fajet i ka Saliu”.

Reflektimi i ambasadorit amerikan pas takimit Rama-Basha dhe davaritja e mjegullës se kush janë të mirët dhe të këqijtë e reformës, ka hapur rrugën për një negociatë të fundit të vërtetë, pa fjalime të parapërgatitura dhe ndoshta, me një kurs të ndryshuar në dobi të Reformës në Drejtësi

Kategori
Uncategorized

NË SHTETIN E BANDAVE.

klodian tomorriBlog Autor: Klodian Tomorri

Konfirmi zyrtar se Policia e Shtetit ka pergjuar masivisht ne menyre te paligjshme eshte nje nga skandalet me te medha ne historine e Shqiperise.

Ky eshte falimentimi i shtetit ligjor. Eshte konfirmimi se ne Shqiperi, pushteti nuk e ka frike shtetin.

Shikoni se sa here eshte shkelur ligji:

Se pari, pajisja eshte futur pa u regjistruar ne dogane

Se dyti, eshte futur pa autorizimin e Prokurorit te Pergjithshem

Se treti, jane penguar oficeret e policise gjyqesore te marrin pajisjen

Se katerti, kane pergjuar dhe administruar numra IMEI masivisht

Une nuk e kuptoj se ku e kane gjetur guximin keta zyrtaret qe kane bere keto gjerat me siper. Nuk e kuptoj se si nuk kane frike nga ligji. Nuk e kuptoj fare. Por eshte e tmerrshme ta mendosh qe keta zyrtaret qe kane bere keto, jane shteti.

Nje shtet qe perdhos ligjet e veta ne kete forme nuk eshte me shtet, por nje organizate kriminale.

Kjo eshte pertej politikes. Kjo eshte nje ceshtje qe cenon drejteperdrejte sigurine kombetare.

Kategori
Uncategorized

Skandali i përgjimeve, pezullohet nga detyra drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako. “Arrest në shtëpi” për dy zyrtarë të tjerë.

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën ndaluese “pezullim nga detyra” për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, për konsumimin e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në vijim të hetimit për dyshimet mbi ekzistencën e një pajisje përgjimi, e administruar në kundërshtim me ligjin nga ana e Policisë së Shtetit. Po me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në shtëpi” me mbikqyrje elektronike për shtetasit Artion Duka, me funksion Drejtor i Forcave Operacionale (F.O) dhe Entiol Xhelilaj, specialist pranë F.O, të dy të dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Prokuroria e Tiranës, në kuadër të veprimeve hetimore të deritanishme, dyshon se këta persona, me veprime ose mosveprime, kanë lejuar aktivitet të kundërligjshëm përgjimi.

 

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të provuar nëse, pas veprimeve të dyshuara si të kundërligjshme, ka edhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.

Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, ka nisur hetimin kryesisht, në bazë të një materiali procedurial, sipas të cilit, Policia e Shtetit ka në dispozicion një pajisje përgjimi, “IMSI Catcher”. Sipas informacionit, kjo pajisje ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizojë interceptime telefonike.

Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal, në kuadër të cilave ka kryer një sërë veprimesh hetimore. Deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar, në mënyrë të përmbledhur, si vijon:

Shtetasi Haki Çako, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nuk ka marrë masat që i takojnë me ligj për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e një pajisje specifike, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi, siç deklarohet nga të dyshuarit. Kjo pajisje ka hyrë në territorin e vendit tonë pa iu nënshtruar regjimit doganor të përkohshëm dhe, për më tepër, pa marrë autorizimin përkatës nga Prokurori i Përgjithshëm, si autoriteti i vetëm që jep lejen për përdorimin e mjeteve të tilla. Nga të dhënat e deklaruara nga të dyshuarit, kjo pajisje ka aftësi, ndër të tjera, që të identifikojë numrat IMEI të telefonave, e cila është një procedurë që i nënshtrohet legjislacionit për interceptimin.

Nga hetimi ka rezultuar se gjatë seksioneve të praktikës është ndërhyrë disa herë në segmentin aparat fundor-antenë ligjore. Në hapësirën kohore të këtij veprimi, dyshohet se antena ligjore nuk regjistron aparatët fundore që tentojnë të lidhen me të. Pra, dyshohet se aparatë celularë të ndryshëm mund të kenë qenë nën administrimin e paligjshëm të pajisjes “IMSI Catcher”.

I dyshuari Çako, ka mbajtur në vijimësi qëndrim mohues ndaj faktit që kjo pajisje mund të jetë përdorur për përgjime të paligjshme. Por disa të dhëna hetimore, kanë krijuar dyshimin te Prokuroria e Tiranës se ky shtetas ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në bazë të Marrëveshjes së vitit 2007 për mbështetjen teknike të Policisë Shqiptare nga ana e INTERFORZE-s italiane, u takon autoriteteve shqiptare që të ndërmarrin veprimet në përputhje me ligjin, siç janë hyrja e rregullt e pajisjeve të tilla në Republikën e Shqipërisë. Në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shtetasi Çako rezulton që nuk ka marrë asnjë masë për të rregulluar hyrjen e pajisjes në territorin e Shqipërisë dhe, për më tepër, rezulton që ai nuk ka asnjë dijeni për regjimin doganor që aplikohet në këto raste.

Po ashtu, shtetasi Çako ka deklaruar se pajisja “IMSI Catcher” është administruar gjatë të gjithë kohës nga ekspertët italianë. Ndërkohë, rezulton që në të paktën dy raste, mjeti ku gjendej pajisja, ka lëvizuar nga specialisti i F.O, Ention Xhelilaj.

Gjithashtu, në dt. 13.05.2016, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër për sekuestrimin e pajisjes, e cila dyshohej se ishte në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës kanë hyrë në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në datën 13.05.2016, midis orës 11.45 dhe 12.00. Në këto ambjente nuk gjendej shtetasi Haki Çako dhe oficerët kanë vijuar të prisnin ardhjen e tij. Në orën 12.10 nga kqyrja e librit të hyrje-daljeve në ambjentet e F.P.O. automjeti që mbarte paisjen ka dalë nga këto ambjente në drejtimin e shtetasit shqiptar Entiol Xhelilaj, pra rreth 10 minuta pasi O.P.Gj-të ishin paraqitur në D.P.Policisë me vendimin për sekuestrimin e  kësaj paisje. Nga krahasimi i periudhës para datës 12.05.2016 dhe pas kësaj date, Prokuroria dyshon se për anëtarët e Policisë së Shtetit dhe pjestarët e grupit trajnues ka ndodhur diçka thelbësore, pasi automjeti në periudhën para kësaj date rrinte shumicën dërrmuese të kohës brenda ambjenteve të F.P.O. dhe pas kësaj date ka dalë për të mos u kthyer më. Ka dyshime që hapsira kohore prej gjysëm ore ka shërbyer për të bërë të pamundur sekuestrimin e aparatit.

Shtetasi Artion Duka, në cilësinë e Drejtorit të Forcave Operacionale, nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit. Fakti që mjeti, së bashku me pajisjen “IMSI Catcher” ka lëvizur në të paktën dy herë nga një specialist shqiptar, është një prej arsyeve që e ngarkon me përgjegjësi titullarin e Forcës.

Po ashtu, ky shtetas ka deklaruar se pajisja, në përfundim të çdo seance trajnimi, lëvizte së bashku me ekspertët italianë. Ky deklarim rezulton i rremë, pasi, siç shkruhet nga libri i hyrje-daljeve, mjeti me pajisjen ka qëndruar thuajse gjatë të gjithë kohës së trajnimit në ambjentet e Forcës Operacionale.

Pika e fundit e shkeljeve të dyshuara se janë kryer nga shtetasi Artion Duka është edhe me e rëndësishmja. Ky shtetas merr përsipër me përgjegjësinë e tij, pa kryer asnjë hulumutim të natyrës penale apo administrative, se gjatë veprimtarisë së përdorimit të aparatit IMSI CATCHER nuk është kryer asnjë veprim i jashtëligjshëm. Ka dyshime të arsyeshme se kjo gjë nuk është e vërtetë. Kështu nga hetimi ka rezuluar se aparati konkret funksionon duke u klonuar si një antenë e rrjetit telefonik Mobile dhe duke marrë rolin e antenës ligjore. Antena e gënjeshtërt emeton një sinjal më të fortë se antena ligjore dhe kësisoj shkakton lidhjen e aparateve fundor nga antena ligjore te antena e gënjeshtërt. Kjo gjë bie ndesh me detyrimet e ligjit 9918 Neni 123/2.

Shtetasi Ention Xhelilaj, me funksion Specialist pranë Forcës Operacionale, ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen “IMSI Catcher” pa asnjë urdhër me shkrim. Veprimtaria e tij nuk është rregulluar ligjërisht nga eprorët e tij. Ai ka dijeni se në cilën pikë kufitare ka hyre automjeti, ku qëndronte ai gjatë kohës së trajnimit dhe jashtë kësaj kohe. Ai është në dijeni të parametrave teknike të automjetit dhe çfarë ushtrimesh janë kryer në bazë. Ky shtetas nuk ka asnjë tagër ligjor që të ishte kaq afër dhe kaq në dijeni të fakteve. Nga kqyrja e librit të hyrje-daljeve të mjeteve dhe personave në F.O, del qartë se ai ka hyrë e ka dalë me mjetin, të paktën dy herë, duke qenë në drejtim të tij. Ai ka hipur në automjet edhe ditën kur ka dalë vendimi i sekuestrimit për mjetin dhe pajisjen.

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet mbi këtë rast, për të provuar, ndër të tjera, edhe zyrtarë të tjerë të lartë që mund të jenë përfshirë në veprimtarinë e dyshuar si të paligjshme të përgjimeve.

 

Kategori
Uncategorized

Skandali i përgjimeve, pezullohet nga detyra drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako. “Arrest në shtëpi” për dy zyrtarë të tjerë June 7, 2016 LAJMI FUNDIT OK Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën ndaluese “pezullim nga detyra” për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, për konsumimin e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në vijim të hetimit për dyshimet mbi ekzistencën e një pajisje përgjimi, e administruar në kundërshtim me ligjin nga ana e Policisë së Shtetit. Po me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në shtëpi” me mbikqyrje elektronike për shtetasit Artion Duka, me funksion Drejtor i Forcave Operacionale (F.O) dhe Entiol Xhelilaj, specialist pranë F.O, të dy të dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Prokuroria e Tiranës, në kuadër të veprimeve hetimore të deritanishme, dyshon se këta persona, me veprime ose mosveprime, kanë lejuar aktivitet të kundërligjshëm përgjimi. Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të provuar nëse, pas veprimeve të dyshuara si të kundërligjshme, ka edhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë. Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, ka nisur hetimin kryesisht, në bazë të një materiali procedurial, sipas të cilit, Policia e Shtetit ka në dispozicion një pajisje përgjimi, “IMSI Catcher”. Sipas informacionit, kjo pajisje ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizojë interceptime telefonike. Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal, në kuadër të cilave ka kryer një sërë veprimesh hetimore. Deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar, në mënyrë të përmbledhur, si vijon: Shtetasi Haki Çako, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nuk ka marrë masat që i takojnë me ligj për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e një pajisje specifike, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi, siç deklarohet nga të dyshuarit. Kjo pajisje ka hyrë në territorin e vendit tonë pa iu nënshtruar regjimit doganor të përkohshëm dhe, për më tepër, pa marrë autorizimin përkatës nga Prokurori i Përgjithshëm, si autoriteti i vetëm që jep lejen për përdorimin e mjeteve të tilla. Nga të dhënat e deklaruara nga të dyshuarit, kjo pajisje ka aftësi, ndër të tjera, që të identifikojë numrat IMEI të telefonave, e cila është një procedurë që i nënshtrohet legjislacionit për interceptimin. Nga hetimi ka rezultuar se gjatë seksioneve të praktikës është ndërhyrë disa herë në segmentin aparat fundor-antenë ligjore. Në hapësirën kohore të këtij veprimi, dyshohet se antena ligjore nuk regjistron aparatët fundore që tentojnë të lidhen me të. Pra, dyshohet se aparatë celularë të ndryshëm mund të kenë qenë nën administrimin e paligjshëm të pajisjes “IMSI Catcher”. I dyshuari Çako, ka mbajtur në vijimësi qëndrim mohues ndaj faktit që kjo pajisje mund të jetë përdorur për përgjime të paligjshme. Por disa të dhëna hetimore, kanë krijuar dyshimin te Prokuroria e Tiranës se ky shtetas ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Në bazë të Marrëveshjes së vitit 2007 për mbështetjen teknike të Policisë Shqiptare nga ana e INTERFORZE-s italiane, u takon autoriteteve shqiptare që të ndërmarrin veprimet në përputhje me ligjin, siç janë hyrja e rregullt e pajisjeve të tilla në Republikën e Shqipërisë. Në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shtetasi Çako rezulton që nuk ka marrë asnjë masë për të rregulluar hyrjen e pajisjes në territorin e Shqipërisë dhe, për më tepër, rezulton që ai nuk ka asnjë dijeni për regjimin doganor që aplikohet në këto raste. Po ashtu, shtetasi Çako ka deklaruar se pajisja “IMSI Catcher” është administruar gjatë të gjithë kohës nga ekspertët italianë. Ndërkohë, rezulton që në të paktën dy raste, mjeti ku gjendej pajisja, ka lëvizuar nga specialisti i F.O, Ention Xhelilaj. Gjithashtu, në dt. 13.05.2016, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër për sekuestrimin e pajisjes, e cila dyshohej se ishte në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës kanë hyrë në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në datën 13.05.2016, midis orës 11.45 dhe 12.00. Në këto ambjente nuk gjendej shtetasi Haki Çako dhe oficerët kanë vijuar të prisnin ardhjen e tij. Në orën 12.10 nga kqyrja e librit të hyrje-daljeve në ambjentet e F.P.O. automjeti që mbarte paisjen ka dalë nga këto ambjente në drejtimin e shtetasit shqiptar Entiol Xhelilaj, pra rreth 10 minuta pasi O.P.Gj-të ishin paraqitur në D.P.Policisë me vendimin për sekuestrimin e kësaj paisje. Nga krahasimi i periudhës para datës 12.05.2016 dhe pas kësaj date, Prokuroria dyshon se për anëtarët e Policisë së Shtetit dhe pjestarët e grupit trajnues ka ndodhur diçka thelbësore, pasi automjeti në periudhën para kësaj date rrinte shumicën dërrmuese të kohës brenda ambjenteve të F.P.O. dhe pas kësaj date ka dalë për të mos u kthyer më. Ka dyshime që hapsira kohore prej gjysëm ore ka shërbyer për të bërë të pamundur sekuestrimin e aparatit. Shtetasi Artion Duka, në cilësinë e Drejtorit të Forcave Operacionale, nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit. Fakti që mjeti, së bashku me pajisjen “IMSI Catcher” ka lëvizur në të paktën dy herë nga një specialist shqiptar, është një prej arsyeve që e ngarkon me përgjegjësi titullarin e Forcës. Po ashtu, ky shtetas ka deklaruar se pajisja, në përfundim të çdo seance trajnimi, lëvizte së bashku me ekspertët italianë. Ky deklarim rezulton i rremë, pasi, siç shkruhet nga libri i hyrje-daljeve, mjeti me pajisjen ka qëndruar thuajse gjatë të gjithë kohës së trajnimit në ambjentet e Forcës Operacionale. Pika e fundit e shkeljeve të dyshuara se janë kryer nga shtetasi Artion Duka është edhe me e rëndësishmja. Ky shtetas merr përsipër me përgjegjësinë e tij, pa kryer asnjë hulumutim të natyrës penale apo administrative, se gjatë veprimtarisë së përdorimit të aparatit IMSI CATCHER nuk është kryer asnjë veprim i jashtëligjshëm. Ka dyshime të arsyeshme se kjo gjë nuk është e vërtetë. Kështu nga hetimi ka rezuluar se aparati konkret funksionon duke u klonuar si një antenë e rrjetit telefonik Mobile dhe duke marrë rolin e antenës ligjore. Antena e gënjeshtërt emeton një sinjal më të fortë se antena ligjore dhe kësisoj shkakton lidhjen e aparateve fundor nga antena ligjore te antena e gënjeshtërt. Kjo gjë bie ndesh me detyrimet e ligjit 9918 Neni 123/2. Shtetasi Ention Xhelilaj, me funksion Specialist pranë Forcës Operacionale, ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen “IMSI Catcher” pa asnjë urdhër me shkrim. Veprimtaria e tij nuk është rregulluar ligjërisht nga eprorët e tij. Ai ka dijeni se në cilën pikë kufitare ka hyre automjeti, ku qëndronte ai gjatë kohës së trajnimit dhe jashtë kësaj kohe. Ai është në dijeni të parametrave teknike të automjetit dhe çfarë ushtrimesh janë kryer në bazë. Ky shtetas nuk ka asnjë tagër ligjor që të ishte kaq afër dhe kaq në dijeni të fakteve. Nga kqyrja e librit të hyrje-daljeve të mjeteve dhe personave në F.O, del qartë se ai ka hyrë e ka dalë me mjetin, të paktën dy herë, duke qenë në drejtim të tij. Ai ka hipur në automjet edhe ditën kur ka dalë vendimi i sekuestrimit për mjetin dhe pajisjen. Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet mbi këtë rast, për të provuar, ndër të tjera, edhe zyrtarë të tjerë të lartë që mund të jenë përfshirë në veprimtarinë e dyshuar si të paligjshme të përgjimeve.

LAJMI FUNDIT OK

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën ndaluese “pezullim nga detyra” për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, për konsumimin e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në vijim të hetimit për dyshimet mbi ekzistencën e një pajisje përgjimi, e administruar në kundërshtim me ligjin nga ana e Policisë së Shtetit. Po me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në shtëpi” me mbikqyrje elektronike për shtetasit Artion Duka, me funksion Drejtor i Forcave Operacionale (F.O) dhe Entiol Xhelilaj, specialist pranë F.O, të dy të dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Prokuroria e Tiranës, në kuadër të veprimeve hetimore të deritanishme, dyshon se këta persona, me veprime ose mosveprime, kanë lejuar aktivitet të kundërligjshëm përgjimi.

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të provuar nëse, pas veprimeve të dyshuara si të kundërligjshme, ka edhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.

Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, ka nisur hetimin kryesisht, në bazë të një materiali procedurial, sipas të cilit, Policia e Shtetit ka në dispozicion një pajisje përgjimi, “IMSI Catcher”. Sipas informacionit, kjo pajisje ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë pa autorizimin përkatës dhe mund të realizojë interceptime telefonike.

Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal, në kuadër të cilave ka kryer një sërë veprimesh hetimore. Deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar, në mënyrë të përmbledhur, si vijon:

Shtetasi Haki Çako, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nuk ka marrë masat që i takojnë me ligj për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e një pajisje specifike, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi, siç deklarohet nga të dyshuarit. Kjo pajisje ka hyrë në territorin e vendit tonë pa iu nënshtruar regjimit doganor të përkohshëm dhe, për më tepër, pa marrë autorizimin përkatës nga Prokurori i Përgjithshëm, si autoriteti i vetëm që jep lejen për përdorimin e mjeteve të tilla. Nga të dhënat e deklaruara nga të dyshuarit, kjo pajisje ka aftësi, ndër të tjera, që të identifikojë numrat IMEI të telefonave, e cila është një procedurë që i nënshtrohet legjislacionit për interceptimin.

Nga hetimi ka rezultuar se gjatë seksioneve të praktikës është ndërhyrë disa herë në segmentin aparat fundor-antenë ligjore. Në hapësirën kohore të këtij veprimi, dyshohet se antena ligjore nuk regjistron aparatët fundore që tentojnë të lidhen me të. Pra, dyshohet se aparatë celularë të ndryshëm mund të kenë qenë nën administrimin e paligjshëm të pajisjes “IMSI Catcher”.

I dyshuari Çako, ka mbajtur në vijimësi qëndrim mohues ndaj faktit që kjo pajisje mund të jetë përdorur për përgjime të paligjshme. Por disa të dhëna hetimore, kanë krijuar dyshimin te Prokuroria e Tiranës se ky shtetas ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në bazë të Marrëveshjes së vitit 2007 për mbështetjen teknike të Policisë Shqiptare nga ana e INTERFORZE-s italiane, u takon autoriteteve shqiptare që të ndërmarrin veprimet në përputhje me ligjin, siç janë hyrja e rregullt e pajisjeve të tilla në Republikën e Shqipërisë. Në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shtetasi Çako rezulton që nuk ka marrë asnjë masë për të rregulluar hyrjen e pajisjes në territorin e Shqipërisë dhe, për më tepër, rezulton që ai nuk ka asnjë dijeni për regjimin doganor që aplikohet në këto raste.

Po ashtu, shtetasi Çako ka deklaruar se pajisja “IMSI Catcher” është administruar gjatë të gjithë kohës nga ekspertët italianë. Ndërkohë, rezulton që në të paktën dy raste, mjeti ku gjendej pajisja, ka lëvizuar nga specialisti i F.O, Ention Xhelilaj.

Gjithashtu, në dt. 13.05.2016, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër për sekuestrimin e pajisjes, e cila dyshohej se ishte në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës kanë hyrë në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në datën 13.05.2016, midis orës 11.45 dhe 12.00. Në këto ambjente nuk gjendej shtetasi Haki Çako dhe oficerët kanë vijuar të prisnin ardhjen e tij. Në orën 12.10 nga kqyrja e librit të hyrje-daljeve në ambjentet e F.P.O. automjeti që mbarte paisjen ka dalë nga këto ambjente në drejtimin e shtetasit shqiptar Entiol Xhelilaj, pra rreth 10 minuta pasi O.P.Gj-të ishin paraqitur në D.P.Policisë me vendimin për sekuestrimin e  kësaj paisje. Nga krahasimi i periudhës para datës 12.05.2016 dhe pas kësaj date, Prokuroria dyshon se për anëtarët e Policisë së Shtetit dhe pjestarët e grupit trajnues ka ndodhur diçka thelbësore, pasi automjeti në periudhën para kësaj date rrinte shumicën dërrmuese të kohës brenda ambjenteve të F.P.O. dhe pas kësaj date ka dalë për të mos u kthyer më. Ka dyshime që hapsira kohore prej gjysëm ore ka shërbyer për të bërë të pamundur sekuestrimin e aparatit.

Shtetasi Artion Duka, në cilësinë e Drejtorit të Forcave Operacionale, nuk ka marrë masa për administrimin e pajisjes, si edhe për të siguruar që ajo nuk do të përdorej për qëllime të tjera, përveçse trajnimit. Fakti që mjeti, së bashku me pajisjen “IMSI Catcher” ka lëvizur në të paktën dy herë nga një specialist shqiptar, është një prej arsyeve që e ngarkon me përgjegjësi titullarin e Forcës.

Po ashtu, ky shtetas ka deklaruar se pajisja, në përfundim të çdo seance trajnimi, lëvizte së bashku me ekspertët italianë. Ky deklarim rezulton i rremë, pasi, siç shkruhet nga libri i hyrje-daljeve, mjeti me pajisjen ka qëndruar thuajse gjatë të gjithë kohës së trajnimit në ambjentet e Forcës Operacionale.

Pika e fundit e shkeljeve të dyshuara se janë kryer nga shtetasi Artion Duka është edhe me e rëndësishmja. Ky shtetas merr përsipër me përgjegjësinë e tij, pa kryer asnjë hulumutim të natyrës penale apo administrative, se gjatë veprimtarisë së përdorimit të aparatit IMSI CATCHER nuk është kryer asnjë veprim i jashtëligjshëm. Ka dyshime të arsyeshme se kjo gjë nuk është e vërtetë. Kështu nga hetimi ka rezuluar se aparati konkret funksionon duke u klonuar si një antenë e rrjetit telefonik Mobile dhe duke marrë rolin e antenës ligjore. Antena e gënjeshtërt emeton një sinjal më të fortë se antena ligjore dhe kësisoj shkakton lidhjen e aparateve fundor nga antena ligjore te antena e gënjeshtërt. Kjo gjë bie ndesh me detyrimet e ligjit 9918 Neni 123/2.

Shtetasi Ention Xhelilaj, me funksion Specialist pranë Forcës Operacionale, ka kryer veprime të paautorizuara, siç është përdorimi i mjetit me pajisjen “IMSI Catcher” pa asnjë urdhër me shkrim. Veprimtaria e tij nuk është rregulluar ligjërisht nga eprorët e tij. Ai ka dijeni se në cilën pikë kufitare ka hyre automjeti, ku qëndronte ai gjatë kohës së trajnimit dhe jashtë kësaj kohe. Ai është në dijeni të parametrave teknike të automjetit dhe çfarë ushtrimesh janë kryer në bazë. Ky shtetas nuk ka asnjë tagër ligjor që të ishte kaq afër dhe kaq në dijeni të fakteve. Nga kqyrja e librit të hyrje-daljeve të mjeteve dhe personave në F.O, del qartë se ai ka hyrë e ka dalë me mjetin, të paktën dy herë, duke qenë në drejtim të tij. Ai ka hipur në automjet edhe ditën kur ka dalë vendimi i sekuestrimit për mjetin dhe pajisjen.

Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet mbi këtë rast, për të provuar, ndër të tjera, edhe zyrtarë të tjerë të lartë që mund të jenë përfshirë në veprimtarinë e dyshuar si të paligjshme të përgjimeve.

 

Kategori
Uncategorized

Rama- Basha, ç’thuhet rreth takimit?

Në vigjilje të takimit Rama- Basha dhe pas ndërhyrjeve të forta të personaliteteve amerikane dhe europiane (Han, Mogherini, Nuland) që kanë bërë thirrje për votimin e reformës, në shtypin shqiptar po zien debati.

Pikat e tij më të nxehta janë tre. Ka analistë që e etiketojnë këtë reformë si një përfitim ekskluziv të Ramës dhe i bëjnë thirrje liderit demokrat të mos dorëzohet. Ka që e shohin propozimin e “vendeve të rezervuara”sipas të cilëve PD do të ketë njerëzit e saj në organet e kontrolluese të drejtësisë si përpjekjen e fundit të Berishës për të kushtëzuar Bashën. Ka edhe të tjerë që i shohin thirrjet e fundit nga Brukseli si mbështetje për deputetët opozitarë që ata t’i dalin kundër Berishës për këtë reformë.

Të parët i ka përfaqësuar denjësisht Artur Zheji, i cili me shkrimin “Në duart e Bashës”, në 360gradë, pasi thekson këmbënguljen e amerikanëve, vë alarmin se Rama shumë shpejt mund të ketë në duart e tij kryeprokurorin e ri: “…Duket se shpresat e amerikanëve, kaq shumë të investuar në Reformën në Drejtësi, është edhe fruti, i një kompromisi politik, që do të mund të lindë nga takimi, Rama-Basha.

Janë vërtet orë të ethshme dhe sot, më shumë se asnjëherë, në qendër të vendimmarrjes është LulëzimBasha!

Nëse do të hapë rrugë, ndërmjet të tjerash, për një Prokuror të ri të Përgjithshëm, përveç strukturës së re, formale të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Me anë të kësaj reforme, dhe ashtu si janë përcaktuar kriteret e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, duket se “shorti” do të bjerë, në një figurë juridike, shumë afër influencave të drejtëpërdrejta dhe të tërthorta të Kryeministrit. Dhe kjo është në të vërtetë, një Jo Reformë në Drejtësi”.

Dhe Zheji duke shprehur edhe një merak që e ka edhe LSI-a vë alarmin:

“Është e vërtetë që kemi një Drejtësi të kalbur, por nuk ka Drejtësi më të kalbur dhe vrastare, se sa një drejtësi e komanduar dhe e përdorur, si pisqollë politike, nga një aktor i vetëm”.

Në emër të së njëjtës frikë i bën thirrje edheArian Çani, Lulzim Bashës të mos ketë frikë dhe t’u thotë “Jo” amerikanëve dhe europianëve. “Rama … është duke iu afruar kaq shumë qëllimit të tij politik: Eliminimit me prangat e ndërkombëtarëve të rivaleve të tij politikë brenda dhe jashtë koalicionit. Ndaj ka vetëm një rrugë për ta ndaluar këtë super kryeministër të ketë në duart e tij një super kryeprokuror”, shkruan Çani. Ndaj ai i thotë Bashës:

“Nëse opozita dhe të tjerë bashkë me të, janë të bindur se miratimi i kësaj reforme në drejtësi do të kthehet në një mekanizëm jakobin për të prerë kokat e tyre, ata duhet të tejkalojnë frikën dhe t’u thonë Jo prerazi dhe pa asnjë mëdyshje amerikanëve të Edi Ramës. Pasoja do të kenë, por të paktën do ndjehen të respektuar dhe të drejtë në vendimin e tyre.

Amerikanët janë ende superfuqi dhe ata vazhdojnë të diktojnë politikat e tyre në vende edhe më të forta se Shqipëria. Por tutja (frika) nuk është opsioni i duhur. Qoftë dhe me riskun e zvarritjes në opozitë të gjatë… Lul Basha me të vetët duhet të ketë kurajon t’u thotë Jo Donaldit dhe Viktorias. Më mirë të thonë JO se sa të shkojnë me këmbët e tyre dhe të zbythur në gijotinë”.

Por për të tjerë problemi i Bashës nuk është ky, por Berisha që i ka vendosur përpara një kush të ri, atë të vendeve të rezervuara. Në një editorial të saj «JavaNews» e godiste fort këtë parim që i lejonte opozitës të kishte njerëzit e saj (dhe jo profesionistë të pavarur) në krye të institucioneve që do të kontrollojnë drejtësinë. Ajo e hidhte poshtë modelin e emërimeve si në KQZ, apo në Këshillin e TVSH, të njerëzve që vijnë ekskluzivisht nga partitë. Po në të njëjtën media edhe Arian Vasjari shkruante se « vendet e rrezervuara » janë një formulë e denjë vetëm për në stadiume. Sipas tij kjo formulë bie ndesh me vetë kredon e Bashës se drejtësia është shkatërruar nga politika. Atëhere pyet Vasjari pse i duhet lënë sërish politikës privilegji i emërimeve të njerëzve të saj në krye të drejtësisë?

Ndryshe nga të tjerët, Mero Baze në editorialin e tij në Tema, të titulluar “Brukseli po kërkon “heronjtë” e Perëndimit brenda opozitës” nuk ka besim se Berisha dhe Basha, i kapur peng nga ai, do t’i hapin rrugë reformës. Ai ka shpresë se Brukseli po nxit deputetë të pavarur nga opozita të votojnë reformën kundër urdhërit të partisë së tyre.

“Bashkimi Europian duket se ka një trajektore të re, së paku javët e fundit. Komisioneri për zgjerim Hahn, po ashtu përmendi vetëm termin ligjor “dy të tretat” në thirrjen drejtuar parlamentit shqiptar, ndërsa Mogherini po shkon dhe më tutje duke ju adresuar përgjegjësive personale të deputetëve të secilës parti.

Ky është një sinjal për një votbesim, pro ose kundër Bashkimit Europian në parlament, jo vetëm si forca politike, por dhe si deputetë. Skanimi që perëndimi po i bën vullnetit të çdo deputeti, në këtë rast është një test i rëndësishëm për integritetin e tyre dhe të ardhmen në politikën shqiptare.

Por, nga ana tjetër, kjo thirrje është dhe një lehtësim ndaj atyre deputetëve që mund të dalin nga rreshti dhe do të votojnë reformën.

Qëndrimi i Bashkimit Europian i konsideron ata në një farë mënyre si “heronj” të perëndimit brenda partive refuzuese për reformën”, shkruan Baze.

Se cila nga këto opsione do të triumfojë kjo pritet të shihet pas takimit Rama- Basha. 

Kategori
Uncategorized

OKB publikon shifrat: Ja sa shqiptarë jetojnë jashtë.

emigro40% e shqiptarëve janë tashmë jashtë vendit. Tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me 80 mijë…

Sipas informacioneve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), pjesa më e madhe e emigrantëve kalojnë kufijtë për arsye ekonomike dhe mundësi më të mira sociale.

Sipas të dhënave të bëra publike nga OKB dhe me përpunimin e PewResearchCenter është hartuar harta globale e origjinës dhe destinacioneve të emigrantëve kudo në botë.

Në vitin 2015, harta tregon se 1.120.000 shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të tjera.

Tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me 80 mijë (shiko tabelën).

Në Gjermani dhe Kanada ka nga 20 mijë emigrantë secili dhe në Mbretërinë e Bashkuar 10 mijë.

Sipas censusit të fundit të INSTAT, rezidentë në Shqipëri janë rreth 2.86 milionë banorë, çka nënkupton se ata që kanë ikur jashtë përbëjnë tashmë 40% të atyre që banojnë në vend.

Kjo përqindje ka gjasa të rritet edhe më shumë në periudhën në vijim, pasi vitin 2015 u shënua një rritje e valës së emigracionit, kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Europian por dhe SHBA-ve.

Sipas të dhënave të Eurostat, numri i kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian ka shënuar një rritje të frikshme në vitin 2015.

Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në gati 66 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë.

Një tjetër rekord ishin aplikimet për lotarikë amerikane, që në vitin 2015 arritën në 200 mijë.

Sipas mediave britanike, brigjet e Anglisë po kthehen në destinacionin më të fundit të emigrantëve shqiptarë.

Ndërkohë që ethet e Evropianit vazhdojnë, më poshtë gjeni një koleksion me shqiptarë të shpërndarë kudo në botë, të cilët mbështesin Kombëtaren.

Fotot janë postuar nga faqja e njohur në FB, Shqipëria Ime.

Kategori
Uncategorized

Rama i shpjegon popullit lidhjen e skizofrenisë me reformën në drejtësi.

2016-06-05 22.48.38Vazhdoni imagjinoni akoma sikur Erjon Veliaj me lekët tuaja të ndërrojë mbathjet çdo ditë. Po të marrësh tre nga ato 100-euroshet e ti vësh në radhë bëhen sa kanotjerja e Lali Erit. Imagjinoni për mbathjet sa pak duhen. Madje mund të përdoren dhe monedhat, dhe Erjoni të kompletohet me brekë metalike.

Imagjinoni Sajmir Tahirin që masturbon gjithë ditën në zyrë dhe pastaj të marrë një 100-dollarësh për të fshirë duart. A nuk do të përbëntë dhe kjo një faktor për të detyryar opozitën për të votuar reformën në drejtësi?

PD duhet të imagjinojë sikur Grida Duma ka marrë krem pudër të skaduar tek një nga farmacitë e babit të Saimir Tahrit dhe i ka bërë alergji duke i dalë një puçër e madhe në ballë.

I dashur Sovran!

Desha të dilja diku kur deklarova që ju të imagjinonit sikur unë me Pandin shtrojmë dreka me djersën e popullit dhe pastaj në darkë numërojmë paratë me makineri të sjella nga jashtë, sepse numërimi me dorë është i pamundur për shkak të kubaturës së madhe të parave që më vijnë çdo ditë në Surrel. Atëherë reforma në drejtësi duhet të votohej me patjetër sepse do të përbënte revolucion.

Vazhdoni imagjinoni akoma sikur Erjon Veliaj me lekët tuaja të ndërrojë mbathjet çdo ditë. Po të marrësh tre nga ato 100-euroshet e ti vësh në radhë bëhen sa kanotjerja e Lali Erit. Imagjinoni për mbathjet sa pak duhen. Madje mund të përdoren dhe monedhat, dhe Erjoni të kompletohet me brekë metalike.

Imagjinoni Sajmir Tahirin që masturbon gjithë ditën në zyrë dhe pastaj të marrë një 100-dollarësh për të fshirë duart. A nuk do të përbëntë dhe kjo një faktor për të detyryar opozitën për të votuar reformën në drejtësi?

PD duhet të imagjinojë sikur Grida Duma ka marrë krem pudër të skaduar tek një nga farmacitë e babit të Saimir Tahrit dhe i ka bërë alergji duke i dalë një puçër e madhe në ballë.

Imagjinoni mua dhe Taulant Ballën në një jaht të blerë me lekët e sovranit me një tufë me modele të marra me qira  dhe mes këtyre gocave të jetë edhe Sazan Guri.

Pastaj imagjinoni më të keqen nga të gjitha, sikur Rroshi ta ketë kujtesën shëndoshë e mirë por të bëjë gjoja sikur i është dëmtuar kujtesa nga që do ti shpëtojë drejtësisë dhe nuk do të tregojë të palarat, gjë që nuk bën vaki domethënë.

Imagjinoni sikur Shukriu vazhdon mban akoma brekë të grisura për ngushëllim në burg që t’i kujtohen kohërat kur kishte bashkinë.

Imagjinoni Endri Fugën që me paratë tuaja bën operacion që të rritet me 5 centimetra, në mënyrë që Lali Eri të mos e ironizojë më duke i thënë: ‘ik ti re xhuxh transparent’.
A nuk përbën kjo një tjetër arsye për të votuar me vrap reformën?

Imagjinoni sikur Olsi, vëllai im, të kishte humbur skedinën në ndeshjen e Shqipërisë dhe për të humbur gjurmët të bënte sikur e ka djegur Shalke-04.

Imagjinoni sikur Joleza një ditë të zgjohet e dashuruar me Eljan Taninin.

Dhe në fund, më imagjinoni prapë mua, sikur ato 1 milionë shuplakat e vitit 2013 t’i haja surratit, a nuk do ishte kjo kura perfekte për skizofreninë time të cilën e shpjegova imtësisht për gazetën gjermane?

Ja pra i dashur Sovran, këto janë arsye të mjaftueshme që reforma në drejtësi të votohet dhe çdo shqiptar duhet ta mbështesë fort pas murit këtë reformë, dhe më pas të gjithë me radhë t’i bëjmë‘like’faqes së fejsbukut të Viktoria Nulandit.

Të puth o Popull. Tek gusha. I juaji, Vizatimsi, Edi.

Kategori
Uncategorized

Rama-Roshi, bastion krimi.

2016-06-05 17.53.57

Bastioni i krimit në qeveri e nëpër bashki është i paaftë të ndahet nga njëri-tjetri. Pasi qëndruan të dorëhequr në facebook për tre ditë, Rama dhe Roshi e shpallën njëri-tjetrin si bastion të pandashëm dhe vendosën të qendrojnë së bashku, pavarësisht akuzave për përdhunim, pavarësisht se u bënë gazi i botës. Krimi s’pyet për ligj, prandaj bastioni i krimit shembet nga koka, nga kryeministri që shpërndan çertifikata virgjërie për rroshët e kapur në flagrancë

Pyetja e ditës: A do mblidhet kryesia e PS-së t’i kërkojë ndjesë Elvis Roshit se e përjashtoi pa lejen e të gjatit?

Edi Rama ka urdhëruar Roshin të dorëhiqet nga dorëheqja, duke u garantuar kështu imunitetit ministrave dhe kryebashkiakëve të kapur në video në formatin “Shukri”…

roshiElvis Rroshi është tërhequr nga vendimi për të dhënë dorëheqjen dhe do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Bashkisë së Kavajës, pasi siç thotë ai, ka marrë dy dëshmi të reja të penalitetit në Itali që tregojnë se nuk ka qenë i dënuar. Me urdhër të Ramës, përdhunuesi në grup ka deklaruar se dorë hiqet nga dorëheqja, duke theksuar se është i kulluar. Përmes këtij akti Rama ka grisur procesin e dekriminalizimit, ndërsa kthimi i Rroshit jep sinjalin se të inkriminuarit e tjerë do të mbrohen jo me forcën e ligjit, por me forcën e Ramës. Pjesë e mbrojtjes që siguron kryekrimineli Rama përfshin edhe skandalin e videove me tranvestit të ministrave të tij apo të kryebashkiakëve të tjerë të kapur në formatin “Shukri”. Edvini e do në grupin e tij të rilindjes përdhunuesin në grup, pasi është modeli shembull i përfaqësimit të saj. Përdhosja që Rama po i bën qytetarëve të vet nuk njeh kufij. Gjithçka ngjan si skenar i përgatitur mjeshtërisht, kur në fakt është skenari i Rilindjes së perversitetit. Siç shkruan në Facebook, Rroshi thotë se do të vazhdojë të jetë në krye të Bashkisë deri sa të sqarohet plotësisht kjo ngjarje, që në një rast normal duhet të ishte e kundërta siç ndodh zakonisht, pezullimi deri në sqarimin e situatës. Megjithatë, Elvis Rroshi shton gjithashtu se kanë qenë edhe shumë mbështetës të tij që i kanë mbushur mendjen mos të dorëhiqet dhe të vazhdojë të jetë kryebashkiak i Kavajës. Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama nuk kishte firmosur që prej së hënës dorëheqjen e tij, duke bllokuar shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Elvisi-Ervin na rezulton se është viktimë e dorëheqjes së tij. Ky përdhunues, rekordet e të cilit kapin edhe vepra të tjerë penale po të lëvizimin gishtin në hartën e Europës, na shfaqet si hero ndonëse ka dhënë dorëheqjen për shkak të lidhjeve me krimin. Pra, edhe e ka pranuar edhe shfaqet krenar për ato cka bërë. Në të gjithë këtë propagandë, Roshi shfaqet si bashkëpunëtor ndërsa Rama si ekzekutuesi i krimit. Është Edvini ai që ka organizuar këtë “përdhunimi në grup” ndaj publikut dhe moralit të shoqërisë shqiptare. Në letrën e tij që pasoi dorëheqjen, Edi Rama nuk u disntancua për kandidimin dhe rikandimin e Roshit, por tha se të gjithë emigrantët shqiptarë janë kriminelë si Roshi. Me dorëheqjen e Roshit, krimi ngeli po aty, ndërsa me dorëheqjen e dorëheqjes, ku krim u dyfishua bashkë me peshën kriminale të Ramës. Roshi nuk është vetëm Ervin dhe Elivs, ai është edhe Edvin. Rama ka krijuar një grup të ri me Roshin, të cilët po “përdhunojnë” publikun dhe moralin e shoqërisë shqiptare.
Kategori
Uncategorized

Hamës Demushi Of, policisë, është ai që spiunon agjentët e infiltruar tek rrjeti i kokainës në Tiranë!

Hamez Demushaj ka fotografuar te gjithe agjentet e infiltruar te Policise se Shtetit dhe ja ka shperndare rrjetit te shperndarjes se kokaines dhe heroines ne Tirane, nje pjese e te cilit drejtohet nga biri i drejtuesit te Sektorit te Hetimit nen Mbulim, Spartak Gumaj.

Ky shtetas duke perdorur dhe nje mjet te sekuestruar te tipit Mercedes GL me targa AA355BD, kontrollon shperndarjen e kokaines ne zonen e Ali Demit.

Mjeti Mercedes Benz GL 350, eshte mjet I sekuestruar nga policia e Tiranes, dhe perdoret jashte cdo kriteri ligjor, nuk eshte mjet i rregjistruar ne asnje nga inventaret e policise si dhe targat AA 355 BD rezultojne te falsifikuara.
Arsyeja e dekonspirimit te qindra operacioneve speciale dhe te infiltrimeve eshte vetem dekonspirimi qe i behet agjentave nga Spartak Guma, shef i sektorit te operacioneve speciale, i cili informon rregullisht Shullazin. Per me hollesi lexoni informacionin e tij trondites!
“Sekseri” që u arrestua, sepse kishte ndërhyrë për ta “graduar” policin e kapur me drogë nepermjet shefit te Sektorit te Operacioneve Speciale Spartak Guma. Nga ana tjetër, 43-vjeçari me inicialet Avni.Shaba, nga Petrela, i cili u arrestua më 25 shkurt, teksa kthehej në Rinas, mohon akuzën zyrtare “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ky person, në seancat pyetësore, nuk e pranon se kishte marrë para nga oficeri i Komisariatit Nr. 3, Hamëz Demushi, për t’ia dorëzuar një ish Drejtorit te Forcave Operacionale Albano Ahmetaj me qëllim emërimin e Demushit në radhët e forcave lëvizëse operacionale. Mirëpo, grupi hetimor pretendon se ka prova të mjaftueshme që e implikojnë 43-vjeçarin në dhënien e ryshfetit. Kur ekspertët e shërbimit të çështjeve të brendshme dhe ankesave në Ministrinë e Brendshme shkuan për t’i bërë kontroll në shtëpi 32-vjeçarit Demushi, për t’i gjetur paratë që “sekseri” ia kishte kthyer, pasi ryshfeti nuk u pranua, përveç drogës, u sekuestrua edhe dokumentacioni përkatës, që oficeri kishte plotësuar për t’u bërë pjesë e Sektorit te Operacioneve Speciale. Ky efektiv trafikant eshte zgjedhur nepermjet Shefit aktual te Sektorit Spartak Guma I cili e ka drejtuar per te personi Avni Shaba(sekseri) me qellim perfitime financiare.

Dokumentet
Në njoftimin zyrtar, Ministria e Brendshme tha se “kryeinspektor Hamëz Demushi dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë në kohë dhe vende të ndryshme, ka trafikuar në drejtim të Kosovës lëndë narkotike të llojeve të ndryshme”. Ndërkaq, sipas njoftimit, në banesë është gjetur 3.6 kg e dyshuar e llojit kokainë, dhe 0.5 kg e dyshuar heroinë. Gjithashtu, sipas Ministrisë së Brendshme, është sekuestruar një sasi e madhe dokumentacioni, si akte shitblerjeje apartamentesh e automjetesh, si dhe dokumente të tjera të rëndësishme për hetimet. Pikërisht, mes këtyre dokumenteve të rëndësishme për hetimet, gjendeshin edhe letrat e kthyera mbrapsht.

Në fotot që Ministria e Brendshme dërgoi për mediat, dalloheshin dokumentet e sekuestruara në banesën e Demushit. Mes tyre është edhe një certifikatë, e dhënë kohët e fundit. Oficeri ka marrë pjesë në një seminar, me temë “drejtuesit e agjentëve të infiltruar”. Seminari është zhvilluar nga misioni Pameca IV, nga 2 deri në 5 shkurt, ndërsa firmëtarë të kësaj certifikate janë nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, dhe drejtori i Akademisë së Policisë, Bilbil Mema.

Më tej, mes dokumenteve gjendeshin edhe karta e identitetit, certifikata personale, si dhe diploma e përfundimit të studimeve në polici. Ndërkaq, në banesë iu gjetën edhe dokumente të trajnimeve apo prova të tjera plotësuese. Gjetja e tyre i ka bërë ekspertët të besojnë se ishin pikërisht dokumentet që Demushi kishte dorëzuar për t’u transferuar pranë Forcave Lëvizëse Operacionale dhe që më pas i kishte rimarrë nga “sekseri”. Nga ana tjetër, Demushi po hetohet edhe për pastrim parash. Ai mbahej të paktën prej 1 viti në survejim, nisur nga jeta luksoze dhe dyshimet për përdorim droge. Kontrolli i banesës së tij në Unazën e Re, në Tiranë, u krye pikërisht për t’i gjetur paratë që kishte ofruar dhe gjatë këtij kontrolli u gjetën dokumentet, si dhe sasia e drogës. Për oficerin, gjykata ka vendosur masën e “arrestit me burg”, teksa ende vijojnë hetimet për këtë çështje.

Emerimi i Hamez Demushes prane ketij Sektori kishte per qellim infiltrimin e nje trafikanti ne strukturen me te specializuar te policise se shtetit dhe ne te ardhmen te sherbente si “syri” dhe “veshi” i Emiljano Shullazit ne Drejtorine e Operacioneve Speciale dhe jo vetem.
Nga burime te sigurta brenda ketij Sektori, te cilet pohojne se Hamez Demushaj ka fotografuar te gjithe agjentet e infiltruar te Policise se Shtetit dhe ja ka shperndare rrjetit te shperndarjes se kokaines dhe heroines ne Tirane, nje pjese e te cilit drejtohet nga biri i drejtuesit te Sektorit te Hetimit nen Mbulim Spartak Gumaj. Ky shtetas duke perdorur dhe nje nje mjet te sekuestruar te tipit Mercedes GL me targa AA355BD, kontrollon shperndarjen e kokaines ne zonen e Ali Demit.
Mjeti Mercedes Benz GL 350, eshte mjet I sekuestruar nga policia e Tiranes, dhe perdoret jashte cdo kriteri ligjor, nuk eshte mjet I rregjistruar ne asnje nga inventaret e policise si dhe targat AA 355 BD rezultojne te falsifikuara.

Spartak GUMA
Ky person, njihet si njeri me integritet shume te ulet ne ambjentin ku jeton dhe ku punon. Duke shfrytezuar gjithe burimet e informacionit qe I vihen ne dispozicion per shkak te detyres, zakonisht I dorezon informacionet tek banda e Emiljano Shullazit brenda nje restoranti prane pallatit me shigjeta.
Arsyeja e dekonspirimit te qindra operacioneve speciale dhe te infiltrimeve eshte vetem dekonspirimi qe I behet agjentave nga Spartak Guma.
Drejtuesi I Sektorit te rendesishem Spartak Guma, ne orarin e punes dhe me mjetin e punes,del nga hotel Myrtaj bashke me nje femer ne moshe shume te re, e cila pas aferes seksuale me kete drejtues eshte emeruar ne kete Sektor, duke privuar me qindra efektive te zote dhe te talentuar te behen pjese e strukturave te specializuara te policise, si dhe rrezikimin e dekonspirimit te vazhdueshem te tyre nga persona me mungese integriteti.

Pergjimet;
Shefi do flas me drejtorin

Në datë 26.12.2014, në bisedën e orës 15:11:29 i dyshuari Hamëz Demushi komunikon më një person, i cili del të jetë epërori i drejtpërdrejtë i Hamëz Demushit në Kom nr.3, e merr vetë këtë të fundit në telefon për të mësuar gjeneralitetet e plota të tij, pasi po i bën vlerësimin e punës. Në këtë bisedë ai ndër të tjera e pyet Hamzën: “A mos u emërove gjë o vëlla. … Se mua më thanë më duket se po…”

Hamza i përgjigjet “Edhe mu ashtu më thanë po…akoma… E bardha mbi të zezë akoma s’ka dalë”.Në datë 06.01.2015 Hamëz Demushi është takuar me shefin e Komisariatit të Policisë Nr.3 dhe ky i fundit i thotë se vajti gjatë kjo punë, prandaj kthehu në punë dhe fol me shefin e rendit.

Këtë fakt ai ia ka vënë në dijeni shefit të tij të quajtur “Taku”, i cili thotë se do të flasë me Drejtorin e Përgjithshëm për këtë punë. Më mbrapa në bisedën e orës 15:29 Spartaku e s’qaron Hamzën se ka folur me Albanin, i cili i ka thënë të rrijë i qetë. Në darkën e datës 06.01.2015 Spartaku e merr prapë në telefon Hamzën dhe pasi merr vesh që ai është tek lloto “Niut” (Avni Shaba) i thotë “Ec ec se ka shumë atje. Hajde poshtë hajde” dhe e lënë të takohen bashkë dhe pinë kafe te lokali “Roki i Bardhë”.

Në datë 08.01.2015, ora 12:13,Hamëz Demushi komunikon me Avni Shabën, të cilit i thotë se e kanë marrë ata të rendit në komisariat dhe i kanë thënë të paraqitet në punë të nesërmen, përndryshe do të fillojë ecuria disiplinore.Avniu e sqaron Hamzën se ka folur me “Takun” dhe i ka thënë se “… urdhëri është bërë gati. E ka firmosur edhe nëndrejtori. Ta firmosë edhe drejtori i përgjithshëm dhe mbaroi kjo punë…”.

Hamza këmbëngul që Avniu kur të vijë t’i bëjë një telefon atij (për personin që ka marrë përsipër këtë punë në DPP) se shkon vetë Hamza tek Drejtoria e Përgjithshme. Nga ana tjetër Avniu sqaron se ai i ka thënë se “…marrim urdhërin dorazi masi të mbarojë Drejtori i Përgjithshëm e ia çojmë një kopje. Na…”. Për të festuar këtë lajm, Hamza pasi takohet me Avniun tek lokali i tij e lënë për të ngrënë një drekë në një lokal në Petrelë. Nga vëzhgimi i fshehtë ka rezultuar se në lokalin “Bizanti” kanë drekuar së bashku Hamëz Demushi, Avni Shaba, Altin Mene(officer policie) dhe një person i katërt i paidentifikuar me emrin “Rreli”.

Duke ndjekur gjithe ecurine e hetimeve te SHKB, Spartak Guma ka qene stermbullari i kesaj afere, por si zakonisht edhe me nderhyrjen e Emiljano Shullazit, Spartak Guma ka dale I pafajshem dhe I palagur nga kjo mesele, duke hedhur tere fajin tek Albano Ahmeti…Pasi fundja fundit Albanua sheget, mandarinat dhe kastravecat do ti ndante me Spartak Gumen, I cili eshte dhe fqinj me Avni Shaben…..
Ky manjak esht i filmuar ne ambjentet e nje hoteli ku ky shkon me vajza te reja dhe me pas i emeron ne sektorin e tij duke i mashtruar qe nqs emerohen atje kane premisa per tu titulluar oficere une jam nje oficer policie dhe normalisht ky nuk eshte identiteti im i vertete”

Kategori
Uncategorized
2016-06-04 22.29.45

“Prodhimin e kam të shitur 100% dhe nuk më intereson fare se ku shkon”, thekson ai. Të njëjtin mendim ndan edhe bashkëfshatari dhe bashkëmoshatari i Abedinit, Izet Ç., madje ai shkon më tej me faktet. “Mos kujto o djalë se Lazarati ishte histori suksesi për Policinë e Shtetit, rreth dy vite më parë”, nis “analizën” e tij, Izeti. “Iku Lazarati, por Tepelena, Memaliaj dhe Përmeti është lazarizuar e gjitha”, nënvizon ai.

 

Nga Telnis SKUQI.

“Është krimbur fare. Ngado të hedhësh sytë vetëm parcela me hashash shikon”, nis rrëfimin e tij Benard M,. banor i fshatit Çerriles. “Po kultivohet masivisht”, shton Benardi dhe sakaq më tregon për Arrëzën, Maricajt, Vagalatit, Buzit, Luftinjën, Rabies, Likometit, Zhapokikën, Koshtanit, Mihasit, Dukajt, Gllavën etj.
Në fakt djaloshi ka të drejtë, sepse po të hedhësh një sy të shpejtë nga lugina e lumit të Izvorit deri në Likomet, malet dhe tokat janë bërë pjellore. “As në kohën e Enver Hoxhës nuk kishte kaq shumë toka pjellore, sa se këto tri vitet e fundit”, thotë Benardi. Për të udhëtuar në pjesën veriore të Tepelenës, nuk është e lehtë.
Benardi më rekomandon vetëm “Foristradë” si mjet udhëtimi për të shkelur këto zona të shkreta që janë kthyer në oaz për kultivuesit e bimës narkotike. Teksa udhëton rreth 25 km larg Tepelenës, në drejtim të Beratit, syri kudo të shikon gjelbërim. Është e pabesueshme.
Faqe të pjerrëta mali janë përpunuar dhe disiplinuar nga puna e palodhur e fermerëve të zonës. “Është e vetmja rrugë për të dalë nga fukarallëku”, shprehet Abedini, i cili preferon të mos ta identifikoj vendbanimin e tij. Për të ky është biznes fitimprurës, por i lodhshëm. “E duan ujin këto të mallkuara. E pijnë si dreqi”, tregon Abedini, 55 vjeç. Sipas tij, sivjet janë hapur shumë toka “të vdekura”, sidomos në zona që konsideroheshin të pamundura. “E çfarë të bën paraja, të hedh përpjetë”, shton me humor Abedini. Më tej, Abedini thotë se nuk ka frikë ta kultivojë hashashin, pasi porositësit janë njerëz të afërt të politikës. “Unë fermer jam, me një shkollë 8-vjeçare, por një gjë e kuptoj.
Këto punë nuk bëhen pa mbështetjen e policisë dhe politikanëve”, thotë Abedini. “Prodhimin e kam të shitur 100% dhe nuk më intereson fare se ku shkon”, thekson ai. Të njëjtin mendim ndan edhe bashkëfshatari dhe bashkëmoshatari i Abedinit, Izet Ç., madje ai shkon më tej me faktet. “Mos kujto o djalë se Lazarati ishte histori suksesi për Policinë e Shtetit, rreth dy vite më parë”, nis “analizën” e tij, Izeti. “Iku Lazarati, por Tepelena, Memaliaj dhe Përmeti është lazarizuar e gjitha”, nënvizon ai. “Ke dëgjuar të ankohen fshatarët e jugut, përveç Gjirokastrës, për bukën e gojës? Jo!”, pyet dhe përgjigjet Izeti. Në vlerësimin e tij, Izeti është kundër kultivimit të bimës narkotike, por, sipas tij nuk ka zgjidhje tjetër.
Situata ekonomike, thotë Izeti, është rënduar gjatë tri viteve të fundit. “Para 23 qershorit 2013 njerëzit diskutonin bukën e gojës, por sot njerëzit diskutojnë bukën e fëmijëve. Është një ndryshim i madh”, shprehet Izeti. “Hashashi është bima e vetme që të nxjerr nga varfëria”, përfundon ai.

Kategori
Uncategorized

Sa janë ushtarët grekë të rënë në Shqipëri sipas qeverisë së 1985-s.

Sa janë ushtarët grekë të rënë në Shqipëri sipas qeverisë së 1985-sQeveritë shqiptare gjithnjë kanë qënë të gatshme për të evidentuar në mënyrë reale varret e ushtarëve të rënë grekë në territorin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por që lufta e shifrave ka qënë prezente në përplasjet me qeveritë greke të radhës.

Evidentimi i tyre është bërë në periudhën e regjimit komunist , por në ndryshim nga sa diskutohet ditët e sotme, qëndrimi i qeverisë së asaj kohe ka qënë i prerë:

Vlerësojmë luftën e popullit grek, të rënët në këtë luftë qoftë dhe në territorin shqiptar të pushtuar, por eshtrat e tyre duhet të prehen në atdhe.

Problemi qëndron te numri i ishtarëve grekë, ku pala greke pretendon nga 11 mijë deri në 12 mijë ushtarë të rënë, ndërsa pala shqiptare në vitin 1985 vlerësoi përfundimisht se bëhej fjalë për 2250 varre të grekëve të rënë në Shqipëri, duke i nxjerrë madje dhe sipas qyteteve dhe fshatrave me statistikë të qartë. Kështu, në të gjitha rastet Lufta e II-te Botërore dhe fronti i Shqipërisë për Greqinë mbart dhe një element tepër të rëndësishëm që lidhet me të rënët grekë në territorin shqiptar në lufte kundër Italisë dhe Shqipërisë.

Respekti ndaj të rënëve grekë në Luftën e II-të Botërorë në Shqipëri është subjekt i Marrëveshjes ndërqeveritare së arritur mes dy Ministrive të Mbrojtjes në 9 shkurt 2009 “Mbi kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në lufte në Shqipëri gjate luftës greko-italiane te vitit 1940-1941 dhe ndërtimin e vendprehjes për ta ne territorin e Republikës se Shqipërisë”.

Ne këtë marrëveshje parashikohet ndërtimi i dy varrezave monumentale ne Këlcyrë te Përmetit dhe Bularat te Gjirokastrës për vendprehjen e ushtarëve greke te rene. Ky dokument për Greqinë është dëshmi e konsistencës për te dëshmuar ekzistencën e gjate te se shkuarës greke ne jugun e Shqipërisë dhe qe nëpërmjet simbolikes te evidentohet sakrifica e te rënëve me rrënjët historike.

Filloi më 1973

Kërkesa greke për ndërtimin e vendprehjes për te rënët ne Shqipëri, është me e hershme dhe daton qe ne vitin 1973, por Tirana e atyre viteve, i qëndroi me shume rezistencë idesë se mos ndërtimit te vendprehjes brenda territorit shqiptar. Pas rivendosjes se marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, pala greke u interesua menjëherë dhe vazhdimisht për eshtrat e ushtareve greke te vrare ne Shqipëri, gjate luftës italo-greke. Kërkesa ne fillim ishte vetëm për gjetjen e eshtrave te ushtareve greke te rene ne token shqiptare. Me 28.8.1973 ambasadori grek ne Tirane ne një takim pune ne MPJ shqiptare kërkoi ngritjen e një varreze ne kujtim te ushtareve greke te rene ne token shqiptare.

Kjo kërkesë u përsërit serish ne vitin 1975, duke kërkuar qe varreza te ngrihej ne vendin qe kishte numrin me te madh te te vrarëve. Ne vitin 1976, kërkesa greke ndaj Shqipërisë, evoluoi ne ngritjen e disa varrezave ne kujtim te ushtareve te rene, dhe ne vitin 1977 u artikulua për here te pare nga Athina, shifra e 12.000 ushtarëve greke te rënë, për te cilët Greqia kishte detyrimin qe tu ngrinte varrezat ne kujtim te tyre dhe ne nderim te te afërmve te tyre ne Greqi. Ndërkohë pala shqiptare kishte konfirmuar deri ne këtë kohe 691 varre ushtaresh greke ne territorin shqiptar. Kërkesa e palës greke u përsërit edhe ne vitet 1978 dhe 1982.

Qeveria e Hoxhës: Të prehen në Greqi

Qëndrimi i palës shqiptare ne te gjitha këto raste ka qene se: Shqipëria nuk e ka për praktike ngritjen e varrezave ne territorin shqiptar, për ushtaret e ushtrive te huaja. Por pala shqiptare ka shprehur gjithnjë gatishmërinë qe te ndihmonte palën greke për gjetjen dhe transferimin e tyre ne Greqi. Ne vitin 1984 me porosi te udhëheqjes se kohës ne Tirane, u hartua një Program Pune për gjetjen dhe dorëzimin e eshtrave te ushtareve greke te rene ne Shqipëri gjate luftës italo-greke 1940-1941.

Objekti i punës ishte te verifikohet konkretisht numri 12.000 mije ushtare i palës greke, si dhe te merreshin masa për t’i dorëzuar eshtrat qe do te gjendeshin. Shqipëria angazhoi 7 institucione ne këtë Program Pune, si dhe kryetaret e rretheve Përmet, Tepelene, Sarandë, Gjirokastër, Vlore, Pogradec, Korçë, Skrapar, Kolonje dhe Berat. Gjatë vizitës se Ministrit te Punëve te Jashtme te Greqisë Karolos Papulias ne Shqipëri ne vitin 1984, ai  u shpreh se: “qeveria greke ishte e shqetësuar për këtë çështje dhe ishin te mendimit qe ato eshtra qe mund te gjendeshin te grumbulloheshin, te niseshin ne Greqi dhe ne territorin grek te ngrihej një varreze e përbashkët për ta”. Papulias premtoi se do te dërgonte te dhëna për gjetjen e tyre nga Instituti i Ushtrisë greke, por nga Athina nuk u dërguan këto te dhëna.

Me shkresën e saj 8.11.1985, Ministria e Ekonomisë Komunale njofton se ishin gjetur gjithsej ne territorin e Shqipërisë, 2250 varre ushtaresh grek, dhe ne vijim kjo Ministri kishte hartuar planshetet për çdo varr, me qellim qe grumbullimi i eshtrave te behej me lehtësi. Ju kërkua palës greke te bënte gati procedurat për tërheqjen e tyre. Heshtja e palës greke u konceptua nga Tirana si e ngarkuar politikisht. Athina kërkoi qe varreza te ngrihej ne Shqipëri. Por kjo kërkese, ne vlerësimin e MPJ shqiptare, vinte si objektiv i palës greke, qe te përjetësonte çlirimin e te ashtuquajturit Vorio-Epir dhe ta përkujtojnë atë duke organizuar pelegrinazhe ne këto varreza.

Ndaj pala shqiptare ne vijim, këmbëngul ne dhënien e eshtrave te gjetura Greqisë, por i njëjti qëndrim i te dy palëve vazhdon edhe ne vitin 1986. Kjo çështje u hap edhe ne bisedimet e zhvilluara midis Ministrit te Punëve te Jashtme te Shqipërisë Reiz Malile dhe Ministrit te Punëve te Jashtme te Greqisë Karolos Papulias ne Tirane ne 17.11.1987. Papulias hodhi idenë për ngritjen e një komisioni te përbashkët qe te diskutohej çfarë mund te behej ne lidhje me eshtrat e te rënëve greke ne Shqipëri. Ministri i Jashtëm shqiptar Reiz Malile u përgjigj “ Ushtaret e popullit tuaj te rene ne luftën kundër fashizmit ne i respektojmë, ashtu sikurse respektojmë ushtaret tanë, qe kane rene ne luftën kundër fashizmit, ne luftën e përbashkët kundër te njëjtit armik. Ne jemi plotësisht dakord qe te shohim mundësitë praktike qe eshtrat e tyre te vene ne atdheun e tyre kur te shihet e arsyeshme nga ana e juaj. Jemi te gatshëm te bashkëpunojmë për gjetjen e tyre dhe kjo pune te kryhet me respektin me te madh”.

Te dhënat e para nga pala greke për ushtaret e rene mbërrijnë ne Tirane ne vitin 1989, por një vit me vone palat kane te njëjtat qëndrime. Pala greke kërkon ngritjen e një përmendoreje ne Shqipëri ne një zone qe dëshironte pala shqiptare, por kjo e fundit u shpreh se nuk e ka ne praktiken te saj ndërtimin e varrezave për ushtaret e ushtrive te haja brenda territorit te saj.

Përmbledhje e proces-verbaleve që vinin më 1985 nga zonat ku ishin gjetur varret e ushtarëve greke

Varret jane ndertuar nga italianet, pasi jane shpronesuar tokat kundrejt shperblimit tek fshataret. Nderprerja e gjate e komunikimit me qeverine greke, beri qe te kalonte shume kohe e ne terren te beheshin nderhyrje per nevoja te ndryshme. Ne vvitin 1985 jemi 44 vite  me pas nga lufta italo-greke 1940-1941.

Varret e ushtarëve grekë sipas zonave të eviudentuara përfundimisht më 1985

Gjirokaster

Qyteti Gjirakaster 2 varre
Fshatin Dervican 2 varre.
Fshatin Sopik 3 varre
Fshati Vodhino 4 varre
Fshati Jergucat 2 varre
Fshati Dhuvjan 1 varr
Fshati Kakavie 8 varre
Fshati Drite 8 varre
Fshati Kolonje 10 varre
Fshati Koncke 1 varr
Fshati Zhej 6 varre
Fshati Labove e Vogel  4 varre
Fshati  Çatiste 2 varre
Fshati Gline 11 varre
Fshati Zervat 1 varr
Fshati Labove e Poshtme  1 varr
Fshati Vaniste 2 varre
Fshati Gjat 2 varre
Fshati Grapsh  17 varre
Fshati Bularat 47 varre
Fshati Picar  1 varr
Skrapar

Fshati Kulmak-Ujanik   16 varre

Korçe

Fshati  Sovjan 9 varre
Fshati Dushar 3 varre
Fshati Trebiske 1 varr
Qyteti Korce 1 varr
Erseke

Fshati Borove 2 varre
Fshati Kagjinas 2 varre
Selenice e Pishes 1 varr
Kaltanj 1 varr
Furrat e Gelqeres Borove 2 varre

Kolonjë

Fshati Kaltanj   1 varr
Selenice e Pishes 1 varr
Permet

Qyteti I Permetit 802 varre
Fshati Kutal 25 varre
Qyteti Kelcyre 56 varre
Fshati Psar 2 varre
Fshati Komarak 3 varre

Pogradec

Fshati Remej 17 varre
Varet e Grekut ( Qafa e Lipoves) 41 varre
Leshnice 17 varre
Dardhas 2 varre
Guri I Velgoves1 varr
Osnat  3 varre
Nice 2 varre

Qyteti i Pogradecit 10 varre

Sarande

Fshati Muzine  1 varr
Dhrovanje  2 varre
Qyteti Delvine 38 varre
Nivice 3 varre

Tepelene

Dragoti  674 varre
Vlora

Fshati Kuç 2 varre
Himare (fshat Vanova e Zamarit) 6 varre
Himare ( fshat-Kumano) 1 varr
Himare ( fshat-kisha e Shen Thanasit)1 varr
Himare (qytet) 6 varre
Himare ( Llaman) 3 varre
Vuno (Shengjergj) 3 varre
Vuno (gropa e kishes) 6 varre
Kallarat 1 varr
Vranisht 8 varre
Mali i Skutaras  6 varre
Bolene 22 varre

Kategori
Uncategorized

Cekja i shkruan Bojaxhiut: ‘Biznesi o të zbardh faqen, o të zbardh këmishën’.

BeFunky Collage

O Gjergj Bojallesha.

Hë se bëj shaka re vlla, e kam ngaqë më ke mahnitur. Cekja i Beratit jam.

Më le pa fjalë o qerrata,  a malukat malukat.

Unë dikur kam bërë rolin e borxhliut në telekomedinë me të njëjtën emër.

Kur lexova sot se dhe ti kishe dhënë lekë me fajde, m’u bë zemra mal. Shyqyr që doli një burrë zamani që e shndërroi artin tonë në realitet mendova.

Sa s’më ra vilani nga gëzimi kur pashë që ja kishe lënë interesin 12 për qind atij zotërisë që ja kishe dhënë dollarët. A qerrata qerrata, punojnë kot bankat këtu, ti ja paske rrjepur kokën mirë atij.

Dhe unë kokërrjepur jam, po me 12 për qind interes ti do i kesh rrjepur dhe zbokthin atij.

Po sa më pëlqeu që borxhliun e kishe gjetur anonim për kokën tënde. Se ne kur bëmë atë telekomedinë dinim vetëm skemat e Sudes dhe Xhaferrit, por ti or mik e ke perfeksionuar shumë fajdenë.

Ti shkon dhe u jep borxh atyre firmave ofshore që nuk u dihen pronarët fare. Kjo tregon se mirëbesimi dhe çiltërsia jote, është diku tek 13 për qind.

Në kohën e telenovelës time nuk kishte koncensione, borxhin e mora për të blerë vezë. Po më duhet të pranoj që ne nuk e bënim dot vezën tënde.

Ti e ke vezën allasoj o qerrata, bën dhe vezë nafte, dhe vezë politike dhe vezë fajdeje.

Sikur të kisha blerë dhe unë vezë si të tuat me lekët e borxhit, do më kishte marrë tjetër rrjedhë telekomedia.

Çfarë të të thotë Cekja ty o vlla? Ajo shprehja e telekomedisë time thotë që:“Biznesi o të zbardh faqen o të zbardh prapanicën” , por kjo shprehje nuk vlen për ty o vlla, se ty biznesi të ka zbardhur  vetëm atë këmishën e bukur që vesh gjithmonë dhe që të bën të dukesh aq i pafajshëm… si një princeshë… si një pullumb.

Të përqafoj, Cekja.

Kategori
Uncategorized

Përgjimi, Saje qorri heq edhe suvanë e zyrës së zv.ministrit armik.

2016-06-04 01.59.57

Saimir Tahiri e ka gjetur aparatin e përgjimit të vendosur në zyrën e tij më datë 18 maj.

Menjëherë ai shigjetoi zëvendësministrin e Brendshëm, Ilir Marko të emëruar nga LSI si autorin përgjegjës të kësaj çimke.

Ish-Kryeministri Berisha publikoi dje denoncimin e një oficeri, i cili tregon mbi dyshimet e Saimir Tahirit se pajisjen e përgjimit ia ka vendosur zëvendësministri i LSI. Oficeri bën të ditur se në lidhje me këtë çështje, Tahiri i ka kërkuar Metës shkarkimin e zëvendësministrit, por Meta nga ana e tij i ka kërkuar Tahirit të provojë me fakte pretendimet e tij. Nga ana e tij, Tahiri nuk i ka çuar asnjë provë Metës, por ai ka marrë vendimin të shkarkojë zvendësministrin e LSI duke i ndërprerë aktivitetin politik e në të njëjtën kohë duke e mbajtur atë nën survejim.
“Më dt. 18 maj, ditën që Saje gjeti çimkën në zyrë, menjëherë akuzoi Ilir Markon si autorin e përgjimit të tij dhe dërgoi skuadër policësh me dy makina dhe e morën thuajse menjëherë në një lokal duke i thënë se zyra jote po tymon.
Pasi Iliri hapi zyrën, çunat e krimit menjëherë rrethuan zyrën e tij me shirit ‘zonë krimi’ dhe filluan bastisjen që zgjati 24 orë duke hedhur çdo gjë në tokë, madje edhe suvanë për të gjetur aparatin marrës të videos së transmetuar nga zyra, por nuk gjetën asgjë në zyrën e Markos.
Ndërkohë Saje qorri takon Ilir Metën dhe i thotë se Ilir Marko i ka bërë atij përgjimin ndaj dhe i kërkon largimin e tij të menjëhershëm nga detyra.
Meta i thotë më sill prova që unë të vendos përndryshe ai do të qëndrojë në detyrë për sa kohë të vazhdojë koalicioni.
Saje qorri de facto shkarkon Ilir Markon, informon shtypin se është dënuar si një hajdut ordiner makinash dhe i ndërpret pjesëmarrjen në çdo aktivitet publik, si dhe e vendos në survejim të plotë.

Kështu që të gjithë ata që mund të ftojnë Markon për kafe duhet ta dinë se ai është në survejim dhe përgjim të gjithanshëm”, thuhet në denoncimin e oficerit.
Oficeri thekson se Tahiri nuk e ka përmendur Markon në kallëzimin penal ndaj Prokurorisë sepse ka frikë nga publikimi i videove që sipas tij Marko mund të ketë marrë nga çimka.
“Dje, pra pas dy javësh manipulimi dhe fshirjesh të çimkës, Saje qorri nisi në Prokurori për ndjekje penale jo Ilir Markon sepse ka frikë se i nxjerr videon, por autorin anonim të përgjimit. Ai e bëri këtë sa për të larë duart se gjoja nuk ka frikë se është filmuar cullak etj.
Por nga ana tjetër ai, si të thuash tallet me Prokurorinë, vetë e fsheh autorin e përgjimit, prokurorëve ju thotë gjejeni ju se kush më përgjoi?!
I bëj thirrje Prokurorisë të marrë menjëherë të pandehur Saje qorrin për fshehjen e krimit shtetëror, si për fshirjen e videos ashtu dhe për fshehjen e autorit të regjistrimit si kompromis për të mos i nxjerrë videon me të palarat e tmerrshme të zyrës së tij”, thekson oficeri në postimin e ish-Kryeministrit Berisha.
Kallëzimi penal është bërë një javë më parë, por ndërkohë, lajmi mbi ekzistencën e pajisjes së përgjimit në zyrën e ministrit të Brendshëm është bërë i ditur nga ish-Kryeministri Sali Berisha më datën 20 maj

Kategori
Uncategorized

Këshilltari i Ramës zbulon detaje nga videoja erotike në zyrën e ministrit.

FateEyes Shut

 

I dashur ditar i Fred Pezës.

Fate Velaj jam. Vendosa ta hap zemrën tek ty, meqenëse jam betuar të mos mbaj ditar deri në andropauzë.

Nejse, më shkruajtën dje në inbox nja dy shokët e mi: “O Fate ke ndonjë ide se kush mund të jetë ky ministri që është filmuar në zyrë duke bërë sekës?”

Unë normale që për ide nuk vuaj dhe e kam një ide se kush mund të jetë, por nuk dua të përmend emra.

Unë parapërfytyroj skenën se si mund të ketë qenë dhe sipas detajeve ju mund ta merrni me mend vet se kush është.

Unë kam imagjinuar 1 ditë të plotë me xhirime. Paradite drita e kamerës digjet pak sepse hyn shumë dritë dielli, ndërsa pasdite ndryshon në sepie.

Ndriçimi i fortë i paradites e ka bërë skenën e seksit shumë erotike. Kjo është arsyeja pse është vonuar publikimi, pasi ata të Youporn e duan ekskluzive dhe kanë bërë oferte për ta blerë.

Në video janë bërë disa prerje, pasi në fillim në zyrë hyn pastruesja dhe fillon lan zyrën, pas 5 minutash ajo krruan prapanicën e pastaj largohet. Kjo skenë nuk ka qënë interesante për ata endrifugat e faqes Youporn.

Në skenën e dytë futet ministri, ulet në tavolinë, nxjerr një kivi dhe nis ta kafshojw lehtw. Ndwrkohw se më kë çaton e qesh në kompjuterin e tij.

Vë kufjet, tund kokën për 10 minuta, pastaj duket të përplasë buzët. I troket dera, i hyn sekretarja. Sqarim , sekretarja nuk është protagonistja e videos.

I jep një shkresë dhe ndërsa sekretarja largohet dhe i kthen fundshpinën, ministri i ngul sytë, rrotullohet një herë me karige dhe fërkon sytë.

Bën një selfie duke u munduar të gjejë pozicion të përshtatshëm, nuk i del mirë, ngrihet  dhe zhvendoset tek dritarja .

Në skenën e tretë i troket dera përsëri, vete e hap vetë, është njëra. Po flas për protagonisten. Uffff ka veshur një minifund të gjatë deri tek kërthiza. I zgjat dorën si gocë e mirë, ulen ballë për ballë dhe njësoj si në filmat porno ajo nga pamjet duket se po i  bën një bisedë shumë serioze.

Duket se po e pyet se si i ka patur ata të shtëpisë. Më vonë goca fillon të zbërthehet por ministri nuk tundohet e nuk ja bën syri tërc.

Goca e kap nga cica ministrin dhe aty ai nuk ka ça bën, goca i ka gjetur pikën e dobët dhe ai i dorëzohet.

Ministri has një vështirësi në heqjen e minifundit, por goca i vjen në ndihmë duke ja lehtësuar punën.

Goca tregohet e keqe dhe i kafshon gishtin , ndërsa ministi bërtet duke i thënë: Mojjjj ti e ndyrë..

Gocës i ikën zari që e shau ministri dhe nga inati i heq pantallonat.

Ministri nuk e di se çfarë pëson, për një moment e lë gocën dhe i afrohet dritares… goca tashmë gjendet pothuajse e zhveshur.

I aftohet dhe i thotë: Po ti ç’pate?

Ministri ja kthen: Hiqi çorapet.

Goca heq çorapet dhe pas kësaj seksi vazhdon normalisht, sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave.

Kjo pjesë do të blihet nga Youporn, sa për regjistrimet e tjera nuk dihet asgjë ku kanë përfunduar.

Kategori
Uncategorized

Kinezet Enverit. Ju jeni mosmirnjohes.

Kur Kina na akuzonte për mosmirënjohje

“Kinezët, pavarësisht nga divergjencat politike, që Enver Hoxha i krijoi artificialisht me ta, të gjitha marrëveshjet në fushën ushtarake i kanë zbatuar me një korrektesë të veçantë. Rreth 10 për qind e buxhetit të shtetit tonë në atë periudhë, ishte caktuar për nevojat e ushtrisë dhe e gjithë kjo shumë, mezi përballonte shpenzimet për rrogat e kuadrove e shpenzimet e tjera të ushtrisë dhe deri në masën 50 për qind, ato për shpenzimet për ushqimin e veshmbathjen dhe jo më të përballonte vlerat kolosale të armatimeve, sidomos atyre të rënda. Për t’i blerë ato, nuk mjaftonte jo vetëm buxheti i shtetit tonë i një viti, por as i disa viteve të marra bashkë- thotë Ramohito

 Pra, ishin kinezët që mbajtën në këmbë ushtrinë shqiptare me armë e logjistikë luftarake bashkëkohore?

-Po. Të gjitha këto shpenzime kolosale edhe për ushtrinë, i përballoi populli i Kinës, deri edhe çimenton dhe hekurin me të cilat u bë fortifikimi i vendit. Ndihmat kolosale që na dhanë qeveria dhe populli kinez në fushat ekonomike dhe ushtarake, Enver Hoxha i nënvleftësonte, duke u shprehur, siç thashë edhe më sipër, se ata (kinezët) e kishin për detyrë ta bënin këtë. Përballë kësaj, reaguan dhe kinezët…

 Cili ishte reagimi i kinezëve?

-Qeveria kineze, në një letër prej vetëm një faqeje të vitit 1978, për të gjitha këto ndihma, e akuzon Enver Hoxhën dhe qeverinë shqiptare, por jo popullin shqiptar, duke përdorur fjalën shumë të rëndë, por shumë të merituar “Mosmirënjohës!”.

Fortifikimi i vendit, për kohën ishte i nevojshëm… Këtë punë, jam i bindur se do ta bënte dhe e bën çdo shtet serioz në botë, që mendon sadopak për mbrojtjen e kufijve të vendit të vet, po të ishte në situatën tonë në atë periudhë.

Fortifikimi i vendit, për të cilin ndihmuan dhe kinezët, vazhdon të quhet sot një çmenduri?

Edhe tani, unë mund të deklaroj me bindje se, sidomos ndonjë ushtarak, kushdo qoftë ai, në rast se nuk vlerëson siç duhet punën e fortifikimeve të kufijve të vendit, të lidhur këtë me të dy komponentët e tjerë të luftës, siç janë njerëzit dhe armët, për mua ai nuk meriton të mbajë as gradat e oficerit.

Këtë vlerësim, unë e bëj nga pozitat e një ushtaraku dhe jo të një financieri. Për fat, jeta vërtetoi dikur se sa të nevojshme ishin këto fortifikata të kufirit tonë verior e verilindor, kur u pa e nevojshme që të riviheshin në gatishmëri, për t’u përdorur eventualisht në rastin e ngjarjeve në Kosovë, në verën e vitit 1999.

Bazat tona të fortifikuara ajrore e portuale, të ndërtuara qysh në periudhën kur ne ishim në drejtimin e ushtrisë, siç dihet, iu shërbyen më 1999 edhe forcave të NATO-s, në rastin e ngjarjeve të Kosovës dhe ato iu shërbejnë akoma atyre edhe tani, siç kam dëgjuar, si për shembull rajoni i Bizës, që përdoret si bazë stërvitjeje dhe për të kryer detyra e shërbime të tjera të rëndësishme luftarake, po kështu edhe bazat e tjera në zonat e detit Jon e Adriatik.

Këto objekte të fortifikuara, janë të shtrira në të gjitha drejtimet strategjike të vendit, në grykat e maleve dhe deri në bregdetin e Adriatikut dhe të Jonit.

 

Ramohito, Moskë 1959

Si një nga drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes si në kohën e miqësisë me rusët, ashtu dhe me kinezët, si i vlerësoni ndihmat e tyre ushtarake për Shqipërinë?

-Në bazë të dokumenteve zyrtare, mendoj se ndihma ushtarake që qeveria e RP së Kinës i dha vetëm për periudhën 1963-1975 Shqipërisë, është deri dhjetëfish më e madhe se ndihma që i dha në fushën ushtarake vendit tonë gjatë gjithë periudhës 1947-1961 ish-Bashkimi Sovjetik, duke përfshirë këtu edhe shpenzimet e sovjetikëve për ndërtimin e bazës ushtarake – detare të Pashalimanit.

Megjithëse shpenzimet e sovjetikëve në këtë bazë ishin të konsiderueshme, ato nuk jua kalonin përfitimeve politike, strategjike e ushtarake që ata patën në atëherë në këtë rajon.  

Mund të shtrohet pyetja edhe tani (dhe në fakt ajo bëhet deri edhe nga politikanë e drejtues të lartë të shtetit): Pse u sollën të gjitha ato armë nga Kina e largët në atë periudhë?

-U prunë në sasi dhe cilësi qindra avionë nga më modernet për kohën nga Kina e largët, për të mbrojtur kufijtë e Atdheut. U prunë njëmijë tanke dhe dhjetëra mijë topa të rëndë për t’u matur me tanket e Millosheviçit, që ishin nxjerrë qysh në vitet ‘80-të, por edhe më vonë, nga kazermat dhe ishin lëshuar në sheshet e Prishtinës dhe ishin dislokuar në masë edhe në kufijtë tanë veriorë dhe verilindorë.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për fqinjin tonë jugor, që mbante forca të mëdha e moderne ushtarake në kufi me Shqipërinë, megjithëse nuk kishte dhe s’ka asnjë rrezik prej vendit tonë.

Këto tanke, ne i prumë që nga Kina e largët për t’u përdorur eventualisht në një agresion ushtarak kundër vendit, pasi me “alltiet” e vjetra dhe me “jataganët” e këngëve epike e historike, nuk mund të përballohej teknika luftarake moderne e agresorit eventual.

Ne nuk menduam asnjëherë për t’i përdorur ato kundër popullit tonë, pasi me këtë do të bënim një krim të barasvlershëm me një tradhti të lartë, siç ndodhi në ndonjë rast me veprimet jologjike të ndërmarra gjatë çmendurisë së vitit 1997.

Ndaj marrëdhëniet tona ushtarake me Kinën në vitet 1960-1975, siç thashë, njohën një zhvillim të madh, sidomos në fushën e armatosjes së forcave tona ushtarake.

Ju, drejtuesit e ushtrisë shqiptare në monizëm, akuzoheni se keni futur metodat kineze në përgatitjen e gatishmërinë e Forcave të Armatosura?

-Sidomos në vitet shtatëdhjetë, u tentua të futeshin edhe koncepte të mendimit filozofik ushtarak të Maos, si: vija e masave, kontrolli punëtor, demokracia në ushtri, shkuarja e kuadrove për t’u kalitur drejtpërdrejt në prodhim etj. Për vetë mentalitetin tonë, për vetë zhvillimin historik të saj, këto koncepte nuk zunë vend në ushtri, për arsye se, ashtu siç kishte thënë edhe vetë Maoja, “Ato ishin të përshtatshme kryesisht për syrin dhe veshët e mentalitetit kinez”.

Por, megjithatë, vendimet e vitit 1966 për drejtimin e ushtrisë me anën e komiteteve të partisë, vendosja e komisarëve politikë në ushtri, që i kemi pasur edhe ne për një kohë në ushtrinë tonë, vendimi për heqjen e gradave në Forcat tona të Armatosura, ne i kopjuam nga Kina. Këto masa, që u etiketuan si reforma në ushtri, nuk mund të mos sillnin në atë periudhë dobësimin e disiplinës, hierarkisë dhe autoritetit të komandës në ushtrinë tonë.

Vetë kinezët, e kuptuan këtë rrezik dhe në vitet tetëdhjetë, i vendosën përsëri gradat në ushtrinë e tyre, kurse ne pritëm vitin 1992, pas ndryshimeve demokratike në vend, për të rivendosur gradat dhe komandën unike në ushtrinë tonë.

 Po roli i këshilltarëve kinezë në ushtrinë shqiptare?

-Në ushtrinë tonë, nuk kemi pasur, as nuk kemi kërkuar ndonjëherë, të kemi këshilltarë ushtarakë kinezë, përjashtuar ndonjë specialist të veçantë në uzinën e remontit të nëndetëseve. Kjo na diktohej edhe nga fakti se niveli ushtarak profesional i përgatitjes së kuadrove tona të armëve dhe shërbimeve speciale në ushtri në atë periudhë, nuk kishte ndonjë ndryshim nga ai i kinezëve.

Në vendin tonë, kinezët zëvendësuan përkohësisht me njerëzit e tyre vetëm një qendër zbulimi (përgjimi) në Dhërmi të Himarës, të cilën më parë e kishin sovjetikët. Ata ngritën gjithashtu në Cërrik një stacion për ritransmetim të programeve të Radio Pekinit dhe në Universitetin e Tiranës përgatiteshin për gjuhën shqipe rreth 20 oficerë kinezë.

Gjeneral, në vitin 1978, u prenë të gjitha marrëdhëniet e vendit tonë me RP të Kinës, duke përfshirë edhe ato ushtarake. Ushtria shqiptare kaloi një situatë të vështirë?

-Në atë vit, Enver Hoxha, me megalomaninë e tij të njohur, prishjen e marrëdhënieve me Kinën e cilëson si një fitore dhe, për këtë, e gjeti arsyen, kur tha në mënyrë figurative : “Tani, malet tona do të jenë më të larta, pas pushkatimit që iu bëmë agjentëve të tyre në vendin tonë, Beqir Ballukut e Abdyl Këllezit me shokë dhe kjo, ishte arsyeja që i detyroi kinezët të çonin punët deri në shkëputjen e marrëdhënieve të tyre me ne”.

Kështu deklaronte Enveri, por Abdyl Këllezi, Koço Theollosi, Kiço Ngjela, Vasil Kati e të tjerë, siç thashë edhe më sipër, kishin shfaqur në rrugë shtetërore dhe në forma të ndryshme, por përherë hapur, mendime qysh në fillim të viteve shtatëdhjetë se prishja e marrëdhënieve tona me Kinën do të na çonte, siç na çoi më vonë, deri në vendosjen e triskave dhe në një kolaps të plotë ekonomik. Për këto mendime, ata dhe familjet e tyre u persekutuan rëndë, deri me eliminime fizike, burgosje dhe internime politike.

Në këtë kuadër, si e vlerësoni rolin e Beqir Ballukut?

-Po kështu mendonte dhe punonte në atë periudhë edhe Beqir Balluku, i cili, pa mëdyshje, mund të vlerësohet si arkitekti dhe realizuesi i ndihmave masive të Kinës në armatime, që forcuan shumë aftësinë dhe gatishmërinë luftarake të ushtrisë sonë.

Beqiri, i mbështetur edhe nga ne, kuadrot kryesore të ushtrisë, e kuptonte që në atë kohë se prishja e këtyre marrëdhënieve edhe në fushën ushtarake me Kinën, në perspektivë do të dëmtonte shumë edhe mbrojtjen e vendit, siç edhe ndodhi pas vitit 1974.

Por, për vetë kushtet e rënda që ishin krijuar, të gjithë ne, për fat të keq, nuk kishim mundësi të shfaqnim hapur mendimet tona dhe, në disa raste, si rezultat i presionit të ushtruar dhe torturave fizike e morale që na u imponuan, sulmuam e iu kundërvumë edhe njëri – tjetrit.

############

Halim Ramohito ka lindur më 15 shkurt 1925 në Tragjas të Vlorës. Ka mbaruar Shkollën Tregtare të Vlorës dhe Akademinë Ushtarake “Frunxe” në Bashkimin Sovjetik.

Ka marrë pjesë në luftën nacionalçlirimtare brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë, deri në Bosnjë si zëvendës komisar Batalioni dhe përgjegjës i rinisë.

Në shtator të vitit 1957 emërohet si përfaqësues ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Komandën e bashkuar të Forcave Ushtarake të traktatit të Varshavës, njëkohësisht dhe atashe ushtarak në Moskë.

Më 1970 u emerua në krye të MKA (Mbrojtja Kundër Ajrore) e shtetit dhe më 1972 ishte zëvendësshef i Drejtorisë Politike të Ushtrisë.

Në Kongresin e 4 të PPSH më 1961, është zgjedhur Kandidat i Komitetit Qendror të PPSH.

Nga viti 1974 deri në vitin 1990 vuajti familjarisht kalvarin e punës së detyruar, të internimeve dhe të burgut, përfshi atë të sigurisë së lartë të Burrelit.

Është dekoruar 14 herë me Medalje e Urdhra të ndryshme.

Është ushtarak në pension me gradën e Gjeneralit, të marrë në vitin 1959 me rastin e 15 vjetorit të çlirimit të vendit.

 

Kategori
Uncategorized

E RRALLË: Ç’panë ekspertët e FIAT-it në Shqipërinë e vitit 1939.

E RRALLË: Ç’panë ekspertët e FIAT-it në Shqipërinë e vitit 1939Nga Armando Boçe

Me vendosjen e autoriteteve italiane në Shqipëri pas pushtimit fashist, në datat 2,3,4,5 qershor 1939 vendi u vizitua nga një grup specialistësh të firmës së prodhimit të automjeteve FIAT, të cilët do të bënin një gjurmim të gjendjes së përgjithshme të infrastrukturës rrugore të vendit, çmimi i karburanteve, ofiçinat e riparimit, markat e makinave në përdorim, çmimi i tyre, pra çdo gjë që kishte të bënte me industrinë e makinave. Ky grup vizitoi qytetet e Tiranës, Durrësit, Beratit, Vlorës dhe rrethin e Devollit.

Ky grup specialistësh bëri dhe një përshkrim të shkurtër mbi aparaturat dhe nivelin e teknologjisë në vend. Në Shqipëri llogaritej që të kishte rreth 1000 përdorues privatë të telefonave. Numri i biçikletave të përdorura ishte gjithashtu 1000 në të gjithë vendin. Radiot e përdorura ishin të markave amerikane dhe llogaritej që të kishte nga 500 deri në 600 aparate. Ndërsa në të gjithë vendin kishte vetëm dy kasa fiskale.

Shqipëria kishte një sistem rrugor të krijuar me minimumin e ndërhyrjeve nga njeriu, kryesisht rrugë gjarpëruese të hapura me funksion ushtarak. Rrugët jashtë qyteteve ishin në gjendje jo të mirë dhe shumë herë me gropa; mund të thuhet se nuk ishin të përshtatshme për automjetet. Rrugët kryesore brenda në qendrat e banuara kishin një gjerësi nga 5 deri 7 metra. Gjendja e rënduar i bënte me pluhur në kohë të thatë dhe me baltë kur binte shi. Në këtë kohë ashtu siç dhe ky grup vuri re, sapo kishte nisur  një program për ndërtimin e pothuajse të gjithë rrjetit rrugor në vend. Masa e parë ishte hedhja në çdo rrugë e çakullit. Por edhe me këtë masë automjetet (sugjeronte ky grup) duhet të përforcoheshin për të përballuar vështirësitë.

Shqipëria në këtë kohë kishte një trafik automobilistik modest. Për të futur një makinë në Shqipëri taksa ishte e pandryshuar qoftë për përdorim personal, qoftë për biznes, po ashtu edhe për fuqinë motorike. Një makinë zhdoganohej me 50 franga shqiptare. Ndërsa taksa e qarkullimit ishte 5 franga në muaj dhe dyfish për makinat me 7 vende. Kamionët me benzinë ishin të përjashtuar nga taksa e qarkullimit, ndërsa ata me naftë taksoheshin 1 frangë për çdo kuaj fuqi. Kjo favorizonte shumë kamionët e prodhimit amerikan, duke lënë mënjanë kamionët që punonin me naftë dhe ishin shumë herë më efektivë në raport me fuqinë motorike.

Benzina kushtonte 2 lekë litri dhe nafta 0.25 franga, ndërsa vaji lubrifikant kushtonte një bidon 5 kg për 6.50 franga. Konsumi vjetor i karburantit ishte për benzinën 3.5 milionë franga dhe për naftën 2.2 milionë. Pikat e shitjes së karburanteve nuk ishin shumë të përhapur, në gjithë vendin ekzistonin 22 të qëndrueshëm dhe 120 të lëvizshëm. Në raport me vende si Italia çmimi i karburantit ishte më i lirë.

Në Shqipëri deri në vitin 1938 kishte 404 makina për përdorim personal, 124 autobuzë dhe 442 kamionë. Vetëm në vitin 1938 kishin hyrë në vend 205 automjete, nga të cilat 64 vetura dhe 141 makina pune. Asnjë prodhues automjetesh nuk kishte konçensionar të vetin në vend. Tregtia e automjeteve u ishte besuar sipërmarrësve privatë të cilët nuk garantonin asnjë riparim të sigurt dhe të besueshëm nga firma prodhuese. Ofiçinat mungonin totalisht dhe në të gjithë vendin ishte vetëm një vend me një “urë” ku mund të ngrije makinën. Pjesët e këmbimit ishin shumë të pakta për të mos thënë që nuk ekzistonin fare.

Llojet e makinave në vend ishin Shevrolet veturë De Luxe Master që kushtonte 4.800 franga, Kraisler veturë Royal Six që kushtonte 5007 fr.; Ford veturë De Lux V.8 që kushtonte 4700 fr., NASH veturë që kushtonte 5200 fr., dhe Fiat 1100 me çmimin më të lirë 3200 fr. Ndërsa markat e kamionëve ishin katër, me Fordin V.8 që kushtonte 4750 franga, Shevrolet 1.5 ton që kushtonte 4700 franga, REO “14” që kushtonte 5900 fr. dhe Doxh Seria TH më e shtrenjta me 6200 franga. Këto çmime i kishte përcaktuar vetë tregu, makinat plotësonin krejtësisht kërkesat e tregut shqiptar. Shitja bëhej gjithmonë me këste nga 1 deri në 2 vjet.

(Për të dhënë një shembull të vlerës së parasë, çmimi i Shevroletit De Luxe Master, që kushtonte 4800 franga shqiptare ose 30 mijë lireta italiane të kohës, me vlerën e sotme do të ishte rreth 26 mijë euro; në vitin 1939, një mijë lireta kishin vlerën e sotme të 870 eurove).

002001Shërbimi publik ishte i padisiplinuar, nuk kishte orare të sakta, tarifa dhe vendqëndrime. Nuk kishte asnjë shoqëri transporti, çdo linjë drejtohej nga persona privatë. Autobuzët ishit në pjesën më të madhe të prodhimit amerikan dhe mund të arrinin nga 12 deri 30 vende. Udhëtimi ishte shumë i parehatshëm por të paktën nga kryeqyteti kishte udhëtime çdo ditë për çdo qendër të madhe të banuar. Shërbimi taksi nuk ekzistonte fare.

Masat që propozohen nga FIAT

Pasi u krye një kqyrje e detajuar e gjendjes, ky grup vëzhgimi italian zhvilloi një takim me Françesko Jakomonin, mëkëmbësin e Mbretit Viktor Emanuel në Shqipëri, dhe hierarkë të tjerë fashistë. Nga takimi u arrit në përfundimin se duheshin marrë masa në disiplinimin e tregtisë së automjeteve, çmimet etj. Duhej ngritur një ofiçinë qëndrore për rregullime dhe asistencë dhe masa tjetër të disiplinohej transporti urban dhe interurban.

Për disiplinimin dhe ndërhyrjen në tregtinë e automjeteve, kuptohet se u gjykua që të kundërshtohej opinioni se vetëm makinat të prodhimit amerikan janë të suksesshme. Për këtë kërkohej që firmat europiane dhe më saktë FIAT-i të rishikonin çmimet e shitjes për të paktën modelin 1100 (Millecento) për të konkurruar çmimet e markave amerikane, edhe pse firma italiane e kishte të vështirë pasi makinat e destinuara për përdorim në Shqipëri kërkonin përforcime ekstra për të përballuar qarkullimin në rrugët e dëmtuara.

U vendos krijimi i një Ofiçine Qëndrore në Tiranë e cila do të kryente punën për riparimin e automjeteve. Kjo ofiçinë do të shërbente edhe si pikënisje për të hapur degë në disa qytete të cilat do të kryenin riparimet më urgjente. Nëse hapet kjo ofiçinë (mendonin specialistët) do të kthehet padyshim në bërthamën e pranisë së FIAT në Shqipëri. Për këtë arsye ajo mund të dërgonte në vend një drejtues të lartë të sajin i cili mund të bënte një raport të hollësishëm për nevojat në vend. Ky raport do t’u paraqitej autoriteteve më të larta me qëllim realizimin e nevojave.

Çështja e parë për disiplinimin e transportit urban ishte krijimi i një shoqërie transporti. Kjo gjë nuk vonoi shumë dhe në Shqipëri u krijua e mirënjohura “Societa Automobilistica Transporti Albanesi”, shkurt S.A.T.A.

Veturë FIAT Modeli 1100Firma italiane e prodhimit të automjeteve FIAT mund të hynte në tregun e Shqipërisë me dy modele të veturave të saj, Berlina dhe Torpedo me fuqi motorike 1100 dhe 2800. Por të dyja këto modele të përforcuara në llamarina dhe balestra. Ndërsa mund të sillte tri modele kamionësh dhe një autobuzi. Çmimet për këto automjete do të ishin ndryshe nga lista e çmimeve në Itali, gjithashtu FIAT garantonte praninë e saj edhe me pjesët e këmbimit. Transporti i automjeteve do të merrej përsipër nga vetë firma deri në portin e Durrësit. Por kjo barrë kapitali për firmën italiane ishte e madhe prandaj kërkonte që në pjesën më të madhe të rimbursohej nga Shteti.

FIAT, shpresonte që makina që do të kishte sukses në vend do të ishte modeli 1100. Ky model kishte të gjitha karakteristikat për një vend si Shqipëria, ishte i fortë, me kosto të lirë dhe lehtësisht i manovrueshëm. Ky model nuk kishte nevojë për shumë ndërhyrje për t’u përshtatur me mjedisin shqiptar, gjithashtu ky model para 1939 ishte shitur në vend me të njëjtin çmim si në Itali, dhe me ndërhyrjen në çmim vetëm për tregun shqiptar ky model do të bëhej më tërheqës. Sigurisht që kërkesat për këtë model kishin ardhur më parë nga shtetasit italianë të vendosur në Shqipëri.

Veturat në fuqi motorike dhe shasi më të mëdha si modeli 2800 po gjente përdorim tek funksionarët e lartë të huaj dhe shqiptarë. Ky model i përforcuar po konkurronte makinat e prodhimit amerikan. Ishte shumë i përshtatshëm për qarkullimin në distanca të largëta. Çmimi i këtij modeli ishte i shtrenjtë, por firma gjykonte që nëse do të kishte rimbursim nga Shteti Shqiptar nuk do ishte problem.

Sigurisht që nëse FIAT do të investonte dhe do të sillte modelet e saj në Shqipëri, duhej parandaluar që automjetet që shiteshin me një çmim të ulët këtu të mos qarkullonin në hapësirën e  Perandorisë, kjo sepse do të ishte një humbje për firmën. Siç del nga dokumenti, ishte llogaritur që vetura Fiat Millecento të shitej 20 mijë lireta (me vlerën e sotme, diku tek 17 mijë euro)

Vetë firma FIAT njoftoi pas takimit se ka ngarkuar specialistë nga një prej konçesionarëve të saj, që do drejtohet nga një inxhinier. Ky grup do kontaktojë me autoritetet shqiptare për të diskutuar mbi nevojat urgjente që mund të ketë në vend. Firma kërkonte gjithashtu që të krijoheshin edhe kushtet normale të punës, marrëdhënie të mira me autoritetet lokale dhe siguri për njerëzit dhe kapitalet.

Ashtu siç është e njohur për të gjithë, kompanitë gjigante si FIAT do shfrytëzonin pushtimet e Italisë fashiste për të zgjeruar tregun e tyre. Për këtë dokument interesant që po botojmë, vlera e tij qëndron në skanimin që i bëhet situatës së rrugëve, infrastrukturës dhe çmimet e makinave e karburanteve në Shqipërinë e 1939-s. Aq primitiv ishte ky sektor, saqë vetëm me ardhjen e fashistëve dhe, kuptohet, për interesat e tyre, në Shqipëri u formuan mekanikët e parë, shoferët e parë të specializuar. Nuk është aspak e çuditshme, përse për shumë kohë në vend, edhe pas luftës, linjës së autobuzëve shqiptarët i thoshin “SATA”. Nga ana tjetër, pikërisht këtu e ka shpjegimin edhe fakti që sot e kësaj dite, terminologjia në manualet e drejtimit të automjeteve si dhe në të folmen e përditshme, fjalët italisht janë shumë të pranishme, si kamio (kambio), volanti, indietro, sotokarti, kofano, pulexho, kushineta etj etj.

Kategori
Uncategorized

Fati i tatarëve të Krimesë dhe fati i çamëve tanë.

Shaqir Vukaj June 2, 2016 11:30

Fati i tatarëve të Krimesë dhe fati i çamëve tanë

Vitet e fundit festivali evropian po politizohet gjithnjë e më shumë, çka u pa më qartë se çdo herë këtë vit. Duket se edhe rregullorja e re, që u përdor për herë të parë në Eurovizion 2016, sipas së cilës, fituesi u përcaktua nga kombinimi i votave të publikut me ato të jurive të vendeve të ndryshme, e thelloi edhe më shumë përzierjen e politikës në këtë ngjarje kaq të madhe muzikore për Europën e më gjerë (këtë vit festivali u transmetua direkt dhe u pa nga miliona shikues deri në Kinë, ShBA, Australi etj). Siç dihet, çmimi i parë ju dha këngëtares ukrainase (tatare nga babai dhe armene nga nëna) Xhamalla (Susana Xhamalladinova) që interpretoi këngën “1944”, që i kushtohej deportimit të tatarëve të Krimesë drejt vendeve të largëta aziatike të ish Bashkimit Sovjetik.

Që atë natë, festivali u politizua në mënyrë të skajshme, veçanërisht në Rusi dhe Ukrainë. Prej më se dy javësh vazhdojnë komentet, tashmë jo në planin muzikor, por gjithçka është postuar në atë politik.

Me t’u dhënë çmimet, që atë natë, në Rusi gjithçka u komentua si provokacion që i bëhej asaj. Në Ukrainë Xhamalla u prit si heroinë, madje menjëherë ju dha titulli Artiste e Popullit. Presidenti i Ukrainës propozoi që asaj t’i jepej titulli me i lartë, Hero Kombëtar. Marrëzia politike ditët e para nuk njihte kufi as në Rusi, as në Ukrainë…..

Nga ana tjetër, popujt, njerëzit e thjeshtë, teleshikuesit kishin mendime krejtësisht të tjera. Politika është politikë, ekonomia është ekonomi, por muzika duhet të jetë muzikë – thonë dashamirësit e muzikës. Mjafton vetëm shembulli i mëposhtëm. Teleshikuesit rusë i dhanë këngëtares ukrainase 10 pikë (juria ruse nuk i dha asaj asnjë pikë), ndërsa teleshikuesit ukrainas i dhanë këngëtarit rus 12 pikë (juria ukrainase nuk i dha atij asnjë pikë). Komentet do të ishin të tepërta….

Në analizat e bëra jepeshin me hollësi votat e dhëna nga telespektatorët dhe juritë përkatëse. Pothuajse të gjitha komentet ishin politike, me tendencë ndaj njërit vend apo tjetrit. Madje në Moskë arrihej deri aty sa edhe vlerësimi i jurisë serbe për këngëtarin rus, komentohej vetëm politikisht: “Juria serbe e orientuar drejt BE”, larguar nga “bujaria” e Rusisë i dha një pikë Rusisë dhe vendin e dhjetë”. Në Moskë madje grumbulluan 300 mijë firma dhe kërkuan rishikimin e rezultateve të votimit, me pretendimin se votimi nuk ka qenë i rregullt, gjë që sigurisht nuk u pranua.

Dhënia e çmimit të parë këngëtares ukrainase dhe, kryesorja tema që trajtohej në këngën e saj, u bë objekt diskutimesh, analizash, komentesh e artikujsh, duke u përqendruar tek krimet e bëra në të kaluarën, sidomos gjatë Luftës Dytë Botërore. Kështu gazeta gjermane “Abendzitung” i kujtoi Ukrainës “krimin e kryer në vitin 1943, ku ukrainasit kanë vrarë rreth 100 mijë polakë dhe, për të cilën ukrainasit heshtin”. Më poshtë kjo gazetë vazhdonte se “Anglia mund të kërkojë të kthejë në himn bombardimin e Koventrit nga gjermanët, të përfshihen në muzikë bombardimi i Drezdenit, krimi i Srebrenicës në Bosnjë etj”.

Ndërsa gazeta franceze “Le Dauphine Libere” shkruante se fitorja e Ukrainës ngatërroi“marshet ushtarake” të Putinit, me të cilat ai mbyt zhurmën e tankeve të grumbulluara në kufi me Ukrainën apo tanket që morën Krimenë”.

“Po – shkruante “Der Spiegel – vendimi për fitoren e Xhamallas ishte politik”.  “Por në këto kohë të trazuara, konkursi ndërkombëtar nuk mund të ishte apolitik”, shkruajnë me bindje gazetarët e revistës. Revista na kujton se “Xhamalla insistoi që kënga bën fjalë për fatin e familjes, për atë se stërgjyshja e këngëtares, duke qenë pjesë e tatarëve të Krimesë ishte deportuar me urdhër të Stalinit. Kuptohet se, kushdo që dëgjon këngën e Xhamallas menjëherë e çon mendjen tek pushtimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014”, përfundon revista.

Shkrime të kësaj natyre ka pas këto ditë në “The Guardian”, “The Telegraf” etj. ku vihej në dukje ngadhënjimi i politikës mbi muzikën…

Megjithëse kanë kaluar mbi dy vjet nga aneksimi i Krimesë nga Rusia, dukej se ky problem ishte “harruar”, sepse gjithnjë e më pak flitej e shkruhej rreth këtij problemi, aq sa u hodhën dhe ide se Perëndimi ka qenë dakord me aneksimin e Krimesë, madje sikur ka pasur dhe marrëveshje të heshtur midis Rusisë se Perëndimit. Por festivali i fundit duket se ringjalli edhe një herë diskutimet mbi Krimenë e në këtë kuadër, risolli edhe një herë në kujtesë historinë e popullit tatar të Krimesë, një histori sa tragjike aq e dhimbshme.

Sipas të dhënave të ndryshme, në botë jetojnë rreth 8 milionë tatarë. Nga të cilët rreth 5.5 milionë jetojnë në Federatën Ruse, duke qenë kombi i dytë, mbas rusëve për nga numri i popullsisë. Në republikën e Tatarstanit (Republikë me status të veçantë brenda Federatës Ruse) ata përbëjnë rreth 53 përqind të popullsisë. Rreth 2.5 milionë jetojnë në shumicë në ish republikat sovjetike, Uzbekistan (rreth 350 mijë), në Kazakistan (rreth 200 mijë) në Ukrainë (rreth 80 mijë), në Turqi (shifrat për numrin e tyre janë tepër kontradiktore) etj. Ata kanë qenë një popull nomad, dhe me emrin “tatar” njiheshin që nga shekulli i 8-të. Më vonë, në përbërje të Perandorisë Mongole janë shtrirë në rajone të ndryshme, kryesisht të Rusisë së sotme.

Në Rusi, përveç tatarëve të Tatarstanit, njihen tatarët e Astrahanit, të Kasimovskit, të Siberisë, të Krimesë, tatarët polako-lituanezë etj. Por, megjithëse të afërt, ata nuk janë një popull. Edhe sot vazhdojnë diskutimet e polemikat mbi formimin e këtyre popujve, me emër të përbashkët, por jo vetëm me emër. Ata kanë mjaft gjëra të përbashkëta…

Ndërmjet tyre, dallojmë tatarët e Kazanit (Tatarstanit) dhe tatarët e Krimesë, që për shumë studiues janë dy popuj të ndryshëm. Tatarët e Krimesë janë popull i veçantë, madje ata thonë se për ne më lehtë të merremi vesh me turqit, turkmenët e azerbajxhanasit se sa me tatarët e Kazanit. Tatarët e Krimesë janë një popull autokton i gadishullit të Krimesë, që kanë  gjuhën, e tyre, që i përket grupit të gjuhëve turke (Emërtimi i një grupimi të gjerë popujsh të afërt nga gjuha, ku përfshihen tatarët, azerbajxhanasit, uzbekët, kazakët, kirkizët etj). Janë të besimit mysliman. Emërtimi tatarë të Krimesë ka mbetur nga e kaluara, kur në Rusi të gjithë popujt e grupimit të gjuhëve turke, quheshin me një emër të përbashkët, tatarë.

Në vitet 1441-1783 ata kanë pasur shtetin e tyre, por që gjatë historisë kanë qenë vasalë të Perandorisë Osmane. Në vitin 1783 Krimeja u pushtua nga Rusia. Sipas të dhënave të ndryshme, në këtë periudhë Krimeja kishte rreth 500 mijë banorë, nga të cilët rreth 92 përqind e tyre ishin tatarë.

Si rezultat i politikës së ndjekur nga Rusia, gjendja politike, ekonomike e sociale e tatarëve u përkeqësua tepër, aq sa shumë prej tyre emigruan drejt Turqisë. Politika e ndjekur nga Rusia për ndryshimin e përbërjes etnike bëri që në mesin e shekullit XIX qytetet e mëdha të Krimesë (Sevastopoli, Simferopuli, Feodosia etj) u kthyen pothuajse krejtësisht në qytete me popullsi dominuese ruse.

Megjithatë popullsia tatare e mbetur, nuk e ndërpreu për asnjë moment përpjekjet e luftën për të drejtat e tyre. Brenda gadishullit, që tashmë ishte kthyer në një vend me shumë popuj e kombësi, ata vazhdonin të mbeteshin  populli i dytë, mbas rusëve, që në saj të politikës kolonizuese kishin arritur të dominonin jetën në të gjitha fushat.

Mbas krijimit të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, në vitin 1922, Moska i njohu tatarët e Krimesë si popullsi autoktone të Republikës Autonome të Krimesë. Në atë periudhë, në Krime ata kishin institucionet e tyre arsimore, gazetat, revistat, teatrin  etj. Gjuha tatare, krahas asaj ruse ishin gjuhë zyrtare Sipas regjistrimeve të asaj kohe, ata përbenin rreth 30 përqind të popullsisë, me rreth 220 mijë vetë.

Në vitet 30-të politika zyrtare filloi të ndryshojë ndaj tyre, ashtu si dhe ndaj popujve tjerë jo rusë, madje filloi të ndiqej një politikë diskriminuese deri represive. Nën pretekstin e luftës kundër kulakëve filloi deportimi i familjeve ta pasura tatare drejt Siberisë. Më vonë, kjo politikë u thellua nën pretekstin e kolektivizimit dhe në vitet 1937-1937 nën pretekstin e spastrimit të elementëve armiq u kalua në politikë represive ndaj tyre.

Që me fillimin e luftës, duke e konsideruar një pikë tepër të rëndësishme, gjermanët i kushtuan rendësi të posaçme Krimesë, të cilën e pushtuan që në muajin nëntor 1941 dhe e mbajtën deri në maj të vitit 1944.

Gjatë Luftës Dytë Botërore tatarët e Krimesë, ashtu si popujt e tjerë sovjetikë u angazhuan në luftë kundër pushtuesve gjermanë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kohës së Luftës, në radhët e Ushtrisë Kuqe kanë luftuar rreth 60  mijë tatarë, shifër e madhe për një popull prej 220 mijë banorësh. Nga tatarët e Krimesë 1500  vetë kanë qenë oficerë të Ushtrisë së Kuqe. Disa prej tyre janë shpallur heronj të Bashkimit të Sovjetik, pa folur për mijëra të tjerë të dekoruar me dekorata të ndryshme.

Me kohë, që para shpalljes së luftës, gjermanët kishin përpunuar me hollësi politikën që do të ndiqnin ndaj  pakicave, etnive, kombeve e kombësive në vendet e pushtuara. Në këtë kuadër edhe ndaj tatarëve të Krimesë, ata, duke shfrytëzuar padrejtësitë e krimet e bëra nga pushteti sovjetik ndaj tyre, si kudo edhe në radhët e popullit tatar gjetën bashkëpunëtorë, madje jo pak (duhet theksuar se të tillë ata gjetën jo vetëm në radhët e tatarëve, por në radhë të parë në radhët e rusëve, ukrainasve, pa folur për popujt e tjerë jo rusë. Shifrat e botuara vitet e fundit, flasin për miliona sovjetikë të mobilizuar nga gjermanët për të luftuar kundër Ushtrisë së Kuqe dhe partizanëve sovjetikë).

Menjëherë mbas pushtimit, gjermanët organizuan njësi të armatosura për t’i angazhuar në luftë kundër partizanëve dhe Ushtrisë së Kuqe. Sipas të dhënave zyrtare, nënë komandën gjermane kanë luftuar rreth 20 mijë tatarë.

Pa u çliruar Krimeja, në Moskë, përgatiteshin vendimet për deportimin e të gjithë tatarëve. Më 11 maj 1944, Komiteti Shtetëror i Mbrojtjes, nën pretekstin e bashkëpunimit më pushtuesin dhe dezertimin në masë të tatarëve, vendosi deportimin e tyre nga Krimeja. Sipas të dhënave zyrtare (të botuara tani vonë) nga Krimeja janë deportuar 229 mijë vetë, nga të cilët 191 mijë prej tyre tatarë. Gjithçka u organizua dhe u drejtua nga KGB-ja dhe, brenda dy ditëve, më 18-20 maj 1944, ata, të ngarkuar në trena,  nën kontrollin e rreptë të njësive të KGB-së i kanë degdisur disa mijëra kilometra larg, kryesisht në Uzbekistan. Shumë prej tatarëve të Krimesë, që shërbenin në këtë kohë në Ushtrinë e Kuqe (rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 500 oficerë dhe 1300 nënoficerë) i larguan nga fronti dhe i nisën drejt Uzbekistanit, për t’i trajtuar njëlloj si tatarët e tjerë të Krimesë. Duhet vënë në dukje se Moska nuk ka mbajtur këtë  qëndrim ndaj popujve tatarë që jetonin në Bashkimin Sovjetik.

Si shkruajnë tani studiues rusë, nga kushtet tepër të këqija, nga torturat, uria dhe puna e rëndë, në periudhën 1944-1945 kanë vdekur afro 25 përqind e tatarëve të Krimesë.

xhamalaPolitika dhe historiografia sovjetike, janë përpjekur me të gjitha mënyrat që të krijonin bindjen e përgjithshme se Krimeja ka qenë historikisht qendër e kulturës sllave, se tatarët e Krimesë nuk kanë mundur asnjëherë të arrinin në këtë vend një civilizim të plotë, se dëbimi i tyre ka qenë “historikisht i përcaktuar”, i “justifikuar” dhe i “domosdoshëm” sepse ata janë njerëz parazitë, shërbëtorë të Turqisë dhe të gjermanëve gjatë kohës së pushtimit.

Në materialet e ndryshme të botuara në atë periudhë për Krimenë, nuk flitej fare për tatarët dhe kulturën e tyre, ose edhe në se thuhej ndonjë gjë, thuhej vetëm në sensin negativ.

Politika e ndjekur ndaj tyre deri në mesin e viteve 90-të ka pas vetëm një qëllim, që ata të zhdukeshin si popull. Duket e pabesueshme, por ata nuk kishin të drejtë ta quanin veten tatarë të Krimesë. Për Moskën zyrtare ata nuk ekzistonin si popull. Është tepër kuptimplotë fakti se ata nuk figurojnë në asnjë prej regjistrimeve të zhvilluara në Bashkimin Sovjetik në  vitet 1959, 1970, 1979.

Në analizat dhe  studimet e viteve të fundit për politikën e ndjekur nga Moska ndaj tatarëve të Krimesë, dominon mendimi se udhëhiqja sovjetike e asaj kohe, duke ndjekur një politikë afatgjatë (sipas saj) e konsideronte Krimenë si një plasdarm strategjik në rast konflikti me Turqinë dhe nuk donte në asnjë mënyrë kthimin e tatarëve në Krime, sepse llogariste se, në rast të një përplasjeje me Turqinë (historikisht këto dy vende kanë qenë në kontradikta e armiqësi me njëri-tjetrin) tatarët do të mbanin anën e Turqisë, pra do të ishin një kontingjent shumë i përshtatshëm për të. Më vonë, veçanërisht mbas vitit 1946, kur praktikisht filloi Lufta e Ftohtë, Krimeja konsiderohej si baza kryesore detare sovjetike në Detin e Zi dhe, në rast të një konflikti me NATO-n ajo do të merrte peshë të veçantë, kështu që “tatarët nuk duhej të kishin më punë në Krime”.

Kësaj teorie i qëndrojnë edhe shumë prej studiuesve e analistëve të kohës së sotme, të cilët edhe deportimin e myslimanëve të Kaukazit (çeçenë, ingushetë, karaçajevcë, ballkarë) në Kazakistan dhe në ish republikat e tjera të Bashkimit Sovjetik e shpjegojnë me këto argumente. Sipas tyre, besimi i tyre mysliman, në rast konflikti me Turqinë e më vonë me NATO-n, ku Turqia ishte avanpost, i jepte avantazhe atyre të gjenin shumë përkrahës në radhët e myslimanëve…

Është interesante edhe një teori tjetër që ka qarkulluar e që vazhdon të përmendet edhe sot. Sipas saj, Stalini ka pasur ndërmend që në Krime, të krijohej një republikë apo shtet i posaçëm për hebrenjtë e Bashkimit Sovjetik, ku llogariste të grumbullonte të gjithë hebrenjtë e shpërndarë në të katër anët e këtij vendi tepër të madh. Sipas të dhënave të  regjistrimit të vitit 1939, në Bashkimin Sovjetik kanë jetuar rreth 5 milionë hebrenj, nga të cilët mbi një milion janë vrarë dhe zhdukur nga pushtuesit gjermanë.

Ekzistojnë shumë dokumente rreth këtij plani apo ideje që ka qarkulluar në atë kohë,  (kohët e fundit shumë prej tyre janë nxjerrë nga arkivat) por siç duket u la shpejt në harresë si diçka e vështirë për tu vënë në jetë. Për më tepër që menjëherë mbas lufte, në Bashkimin Sovjetik filloi të mbahej qëndrim jo miqësor, madje në shumë raste armiqësor ndaj hebrenjve…

Pavarësisht nga politika zyrtare ndjekur ndaj tyre, tatarët e Krimesë nuk kanë pushuar asnjë herë përpjekjet e luftën për njohjen e tyre si popull dhe për tu kthyer në atdheun e tyre.

Politika e re e ndjekur nga Gorbaçovi në mesin e viteve 80-të, krijoi mundësi që, për herë të parë mbas lufte, të flitet për popullin tatar të Krimesë. Madje edhe në vitin 1987, një komision i posaçëm i krijuar për shqyrtimin e problemit të deportimit të tyre, doli me konkluzion që justifikonte deportimin e tyre. Vetëm në qershor të vitit 1989, Presidiumi i Sovjetit Suprem të Bashkimit Sovjetik doli me Deklaratë ku pranohej zyrtarisht se politika e ndjekur ndaj tyre ka qenë e paligjshme dhe një vit më vonë u vendos zyrtarisht që ata lejoheshin të ktheheshin në tokat e tyre.

Sipas regjistrimit të vitit 1989, ku për herë të parë mbas lufte u njoh kombësia e tatarëve të Krimesë, në Bashkimin Sovjetik jetonin 271 mijë tatarë Krimeje ( ndërsa sipas të dhënave të disa studiuesve rusë dhe tatarë në atë periudhë kishte rreth 600 mijë tatarë Krimeje të shpërndarë neper Bashkimin Sovjetik).

Dua të vë në dukje një fakt interesant. Para deportimit të tatarëve të Krimesë, udhëheqja sovjetike, kishte vendosur (nën të njëjtin pretekst, për kolaboracionizëm dhe bashkëpunim me pushtuesin gjerman) deportimin e disa popujve të tjerë të Kaukazit (vetëm brenda pak ditëve, në shkurt të vitit 1944) janë deportuar rreth 400 mijë çeçenë dhe rreth 100 mijë ingushetë, drejt Kazakistanit.

Në ndryshim me popujt e tjerë të deportuar, ndaj të cilëve, që në vitin 1956, udhëheqja sovjetike filloi të tregohej më liberale dhe filloi t’i lejojë të ktheheshin në vendet e tyre, për tatarët e Krimesë as që bëhej fjalë. Ata filluan të kthehen vetëm në vitin 1990.

Kthimi i tyre në vendlindje, ishte një problem sa i vështirë aq edhe i mprehtë nga çdo pikëpamje, veçanërisht nga ana ekonomike, mbasi në tokat e tyre kishte mbi 70 vjet që ishin vendosur kolonë, kryesisht rusë e ukrainas. Pavarësisht problemeve e pengesave të shumta, ata arritën ti kapërcenin pa pasoja të renda e dëme të mëdha dhe gradualisht u instaluan në tokat e tyre. Duhet theksuar se kthimi i tyre u bë në periudhën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, që krahas tjerave u shoqërua me mosmarrëveshje e kontradikta në mes Rusisë dhe Ukrainës, çka kuptohet ishte në dëm të tatarëve. Sipas të dhënave zyrtare, në këtë periudhë janë kthyer në Krime rreth 250 mije tatarë, duke mbetur kështu disa qindra mijë tatarë të tjerë të shpërndarë neper qytete e rajone të ndryshme të ish Bashkimit Sovjetik, kryesisht në Federatën Ruse.

Po t’u referohemi shifrave, ato flasin më mirë se kushdo për fatin e këtij populli. Kështu sipas  regjistrimit të vitit 1897, në Krime kanë jetuar 195 mijë tatarë, (35.5 përqind e popullsisë) ndërsa në vitin 2014 numri i tyre ishte 233 mijë tatarë (10.1 përqind e popullsisë). Duhet vënë në dukje se mbas aneksimit të Krimesë nga Rusia, rreth 20 mijë tatarë kanë ikur nga Krimeja.

Tatarë Krimeje ka me shumicë sot në qytetet kryesore të Rusisë, të cilët dallohen për nivelin e lartë që kanë arritur në shumë fusha si në art, shkencë, sport e kryesisht në biznes. Ata si të gjithë njerëzit e larguar me dhunë nga tokat e tyre janë shumë të lidhur me njëri tjetrin dhe kryesorja të organizuar  në shoqata, Mexhlise apo Bashkësi, ku kanë si qëllim kryesor të jenë të bashkuar dhe të ndihmojnë njëri tjetrin.

Një tjetër fakt interesant. Gjatë punës sime si ambasador në Moskë kam njohur disa tatarë të Krimesë, të cilët tregoheshin shumë miqësorë me ne shqiptarët. Gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, në vitin 1999, kur Rusia përkrahte me të gjitha mënyrat regjimin e Millosheviçit dhe, kur në Rusi regjistroheshin me mijëra vullnetarë për të shkuar në Kosovë, për të luftuar përkrah serbëve, në disa republika dhe popuj jo rusë, filloi regjistrimi i vullnetarëve për të shkuar në Kosovë, por për të luftuar përkrah shqiptarëve, ndërmjet të cilëve binin në sy dhe përfaqësues të tatarëve të Krimesë.

Në mes të prillit na erdhi në ambasadë një material interesant, nëpërmjet të cilit na vinin në dijeni se ata i ishin drejtuar Këshillit të Europës, Lidhjes Federative të popujve të Europës dhe gjithë popujve të botës ku ndërmjet tjerave thuhej:

“Ne përfaqësuesit dhe liderët e bashkësive të pakicave nacionale dhe të popujve me origjinë turke myslimane të Rusisë dhe Europës Qendrore, tatarë të Krimesë (më poshtë vazhdonin vazhdonin emrat e përfaqësuesve të popujve tjerë si karaçanë, ballkarë etj.) dënojmë histerinë masive të të ashtuquajturit solidaritet ruso-serb, që po nxisin forcat politike të Rusisë, shprehim shqetësimin e thellë për fatin e pakicave myslimane shqiptare, viktima të spastrimit etnik dhe të gjenocidit të politikës reaksionare të Serbisë dhe, mbështesim me gjithë shpirt e me ndërgjegje të plotë masat vendimtare të komunitetit botëror, që kanë si qëllim shmangien e katastrofës humanitare në ato rajone të Jugosllavisë, ku jeton populli i pa mbrojtur shqiptar”.

Ndërmjet firmëtarëve binte në sy emri i Kryetarit të Mexhlisit të popullit tatar të Krimesë, E.Kudusov.

Në atë kohë, ambasadori jugosllav në Moskë, vëllai i Millosheviçit ftohej çdo ditë nga të gjitha kanalet e televizioneve dhe radiove ruse, ndërsa për mua, si përfaqësues i Shqipërisë dhe i shqiptarëve të Kosovës ishte tepër e vështirë, për të mos thënë e pamundur të jepja intervista apo të ftohesha në tavolina të rrumbullakëta që organizoheshin shumë shpesh. Televizioni Qendror rus, çdo të diel organizonte një emision tepër të bukur e demokratik, titulluar “ Të dëgjojmë palën tjetër”, që drejtohej nga një prej gazetarëve më të njohur të Rusisë dhe që ndiqej nga miliona rusë. Kisha kohë që përpiqesha të jepja një intervistë në këtë kanal dhe vetëm me ndihmën e disa miqve të mijë, tatarë të Krimesë arrita të organizoja një emision vetëm për Kosovën, ku për  rreth 35 minuta, shpreha qartë qëndrimin, kërkesat dhe luftën e drejtë të shqiptarëve të  Kosovës, qëndrimin e Shqipërisë  etj.

Fati i tatarëve të Krimesë mund të krahasohet shumë mirë me fatin e çamëve tanë, që u dëbuan nga tokat e tyre me pretekstin e bashkëpunimit me pushtuesit. Qëllimi i të dy palëve, i Moskës dhe i Athinës ka qenë i njëjtë, të zhbijnë nga tokat e tyre këto popullsi autoktone, t’i popullojnë me popullsi të tyre dhe, ti mbyllin një herë e mirë problemet me ta. Por në qoftë se tatarët e Krimësë, më në fund fituan disa nga të drejtat që ua kishin mohuar dhe u lejuan të kthehen në tokat e tyre, çamët tanë edhe sot, mbas 70 e sa vitesh, vazhdojnë të persekutohen, madje sipas Athinës, problemi i tyre  të bëhet i paqenë….

Kjo është shkurtimisht historia e tatarëve të Krimesë për të cilën u shkrua kënga “1944” e cila u vlerësua politikisht. Dua ta mbyll këtë shkrim me fjalët e këngëtares Xhamalla, e cila në një intervistë tepër të sinqertë u shpreh: “Unë dëshiroj që këngë 1944 të mos ketë më, që të mos ketë deportime të tilla të tmerrshme, të mos ketë më tragjedi të tilla dhe që kjo këngë të mos kompozohej, dhe që njerëzit të mos vuanin”.

 

Kategori
Uncategorized

Sera kanabisi në (Sinicë) fshat i ish Drejtorit të Shikut Korçë…

June 3, 2016

IMG_5451

Sera kanabisi  mbi fshatin Sinicë,Devoll,(  fshati i ish drejtorit të SHIK_ut, në Qarkun e Korçës) sot përsëri drejtor në një tjetër sektor po në këtë qark.

Serat ndodheshin tek vendi i quajtur “Shkëmbi i Vjeshtës”.

9000 bimë narkotike nga të cilat 1200 bimë të mbjella në tokë dhe 7800 bimë të mbjella në gota plastike në 4 sera.

Gjatë kontrollit të kësaj zone, në një vend të përshtatur, gjithashtu u gjetën dy armë zjarri automatik model 56, 4 krëhëra, si edhe 16 fishekë luftarakë kalibri 7.62 mm.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend,(apo ju nderrua vendi?) me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale. Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve,(kelyshet nuk e kapin dot bushtren plake).

Mos harrojme se aty eshte vendi me i mire dhe me i sigurte jo vetem per tu mbjelle por edhe per tu transportuar drejt Greqise, kjo fale mbrojtjes se shtetit, afersise se kufirit dhe pyejeve te dendura.

U kapen 9000 rrenje.

Por jo Ujku, ai nuk mund të kapet nga këlyshët e tij….

Kategori
Uncategorized

DETAJE TË REJA/ Skandali-seksual i ministrit, cila është vajza e rekrutuar nga shërbimet e huaja sekrete?

pergjim (1)

Teksa prej disa kohësh po qarkullojnë zërat për një video-seksi ku është i përfshirë një ministër shiptar, ……..mëson detaje ekskluzive të kësaj historie por duke rezervuar publikimin e emrit të ministrit.

Në fakt bëhen fjalë për një seri xhirimesh të fshehta të nisura rreth 1 vit më parë dhe që një prej tyre përmban skena të forta erotike.

Ministri i qeverisë aktuale ka kërkuar rreth verës së 2015 një shërbim masazhi në zyrë. Ai ka kontaktuar me një qëndër masazhi dhe është abonuar për këtë shërbim 2 herë në javë.

Qëndra e masazhit ka “ofruar” një vajzë e cila është tranportuar për në zyrë e Ministrit. Burime për Boldnews.al bëjnë me dije se vajza është transportuar gjithmon me makinën e ministrit.

Takimet e shpeshta të vajzës tepër simpatike me ministrin për shërbimin e masazhit, u kthyen në një lidhje pasionante mes zyrtarit të lartë dhe masazhatores.

Skandali thellohet edhe më tej ku dyshimet të çojnë se vajza që ofronte masazhin ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete të një vendi partner.

Pas rekrutimit nga institucionet e huaja të shërbimit sekret, vajza masazhatore mendohet të ketë nisur përgjimet dhe filmimet ndaj Ministrit. Në pjesën më të madhe të filmimive, bisedat mes ministrit dhe vajzës janë intime por ka disa raste ku biseda është fokusuar tek çështjet e ministrisë.

Ky është skandali i dytë më i madh seksual i një zyrtari të kësaj mazhorance. Më herët ishte Kryetari i Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili i cili u filmua duke kërkuar favore seksuale ndaj një 20-vjeçareje në këmbim të një vendi pune./BoldNews/

Kategori
Uncategorized

MESAZHI I DULES PËR RILINDJEN: BERISHA S’MUND TË JETË KOMERDARJA E TË MJERËVE

2016-06-02 16.29.04

Pas fjalës së Ministrit të Financave, Ahmetaj, në foltoren e Kuvendit është ngjitur deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili ka kritikuar deputetët socialistë në lidhje me sulmin që po i bëjnë Ben Blushit.

Këtu nuk jemi në Kongresin e Partisë Socialiste. Keni të drejtë ta shani Blushin sepse bëri gabimin më të madh mbeti socialist kur të gjithë u shndërruat në rilindas alla-Rama. Blushi e ka ngritur stekën në lartësinë e kryeministrit si për nga gjatësia ashtu edhe argumenti dhe nuk mund të përballeni me të.

Më pas ai ka lëshuar edhe një paralajmërim për socialistët për mënyrën sesi po qeverisin duke theksuar faktin se nuk mund të shpëtojnë nga humbja e zgjedhjeve duke u fshehur pas Sali Berishës.

Sali Berisha është lakuar në këtë foltore që prej ardhjes tuaj në pushtet më shumë se kurdoherë. As në periudhën e 21 janarit emri i tij nuk është përmendur kaq shumë. Ju mendoni se Sali Berisha do të jetë komerdarja e shpëtimit tuaj. Kjo nuk mund të ndodhë. Ai e mori përgjigjen në zgjedhjet që humbi, tani është radha juaj. Nuk ka alibi të tipit alla-Sali Berisha që mund t’iu shpëtojë më.

Kategori
Uncategorized

Skandal seksual. Cili ministër do të japë dorëheqjen sot?

2016-06-01 15.01.16

Pas pak do të ketë një lajm bombë, raportojnë disa zëra brenda mediave të Tiranës.

 

Sot që në mëngjes po flitet për një skandal seksual në Amerikën Latine të një ministri shqiptar.

Flitet për një video ku një ministër i Qeverisë Rama është filmuar duke kryer marrëdhenie me njeë tranvestit.

A është ky lajmi bombë që po paralajmërojnë mediat?

Të shohim

Kategori
Uncategorized

Skandal seksual. Cili ministër do të japë dorëheqjen sot?

Pas pak do të ketë një lajm bombë, raportojnë disa zëra brenda mediave të Tiranës.

 

Sot që në mëngjes po flitet për një skandal seksual në Amerikën Latine të një ministri shqiptar.

Flitet për një video ku një ministër i Qeverisë Rama është filmuar duke kryer marrëdhenie me njeë tranvestit.

A është ky lajmi bombë që po paralajmërojnë mediat?

Të shohim

Kategori
Uncategorized

Rama, ky klloun që na bëri gazin e botës

  Rama, ky klloun që na bëri gazin e botës

Nga Andi Bushati

Dje dhe sot, teksa shihja një video të shpërndarë anekënd në rrjet, ku Edi Rama bën rolin e kllounit, duke u prezantuar kavajasve “kriminelin” Elvis Roshi, mu kujtua një zotim që ish aspiranti për kryeministër u bënte të afërmve të tij para zgjedhjeve të vitit 2013.

Në tryeza pas darke, në biseda konfidenciale, ai merrte pozën e një artisti ëndërrimtar dhe shpaloste përpara dëgjuesve “Shqipërinë fantastike” që kishte në mendje: Një vend që do të bëhej pikë referimi për artistët avangardë, një vend ku mund të eksperimentoheshin rrymat më tendencë të kohës, ku do të ekspozoheshin veprat më të çuditshme të botës.

Ai u fliste bashkëbiseduesve gjatë dhe me një zë ëndërrimtar, që i ndërthurrur me sëmundjen e tij të pashërueshme për të tërhequr vëmendjen, me çdo çmim, mund  t’i bënte ata të imagjinonin një atdhe tjetër, epiqendër kulturore të një bote që kish hyrë në shekullin e ri.

Nënteksti qe i qartë. Vendit i duhej një kryeministër artist, një njeri që do i shëronte plagët çerekshekullore jo vetëm me rritje ekonomike, por edhe me penel, jo vetëm me shtim investimesh por edhe me ripërtëritje shpirtërore, jo vetëm me polici por edhe me art.

Ky atdhe i ri nuk do të qe më vendi që bota e njihte për vrasjet politike, sherrnajën e pafundme, drogën, prostitucionin dhe krimin, por një atelie gjigande drejt së cilës mediat perëndimore do të kthenin sytë, ashtu sikurse kishin bërë dikur me bojatisjen shumëngjyrëshe të fasadave të rrënuara të Tiranës.

Nuk e di pse mu kujtua ky zhgënjim i fundëm nga ëndrra e “Rilindjes” kur pashë e ripashë me dhjetra herë, atë videon e Edi Ramës që i fton socialistët e rinj të Kavajës të anëtarësohen në partinë e tij, duke thirrur në skenë Elvis Roshin.

Nuk e di pse mu kujtuan ato fjalë tek e kqyrja të bënte një humor kaps, nëse njeriu që kishte në krah quhej Elvis apo Ervin.

Nuk e di pse bëra një asocacion neveritës kur e shihja që të përbetohej me sarkazëm se kavajsi i tij nuk prekej nga ligji i sapomiratuar i dekriminalizimit.

Po, kishte diçka të përbashkët në këto dy histori.

Kishte një aftësi të dallueshme aktrimi. Por ajo nuk ngjante aspak me ëndrrën ndjellëse të kandidatit të dikurshëm për kryeministër. Ajo vizatonte më tepër profilin e një kllouni të dalë boje.

Sepse me aftësinë e një kllouni, Edi Rama po mundohet t’i përballojë të gjitha njollat e zeza të qeverisjes së tij.

Kështu ka vepruar edhe kur Mark Frroku dhe Armando Prenga përfunduan në burg, edhe kur Arben Noka iku nga parlamenti, me siguri kështu do të sillet edhe kur të dalin emrat e kriminelëve të tij të rinj.

Sepse kështu është sjellë gjithmonë.

Edhe teksa parodizon ata katundarë me mjerimin e të cilëve tallet live në TV, ndërsa u dorëzon çertifikatat e legalizimeve.

Edhe teksa flet me ironi për votat e munguara të atyre aktivistëve që duan të ruajnë ato pak lulishte që po gllabërohen nga klientët e tij.

Edhe teksa i quan si gjuetarë mushkonjash ata që denoncojnë avionët e drogës që ulen në bregdetin shqiptar.

Edhe teksa ironizon mëmësinë e zonjave gazetare që i bëjnë pyetjet e duhura, të cilave ai nuk u përgjigjet dot.

Dhe kjo histori përsëritet.

Sepse me sa duket Edi Rama ka vendosur ta qeverisë Shqipërinë si një klloun që jep shfaqe live në TV.

Po ndërkohë skandalet vazhdojnë të ndodhin.

Trafikantët e drogës largohen në drejtim të paditur.

Policia fsheh gjurmët e aleatëve politikë të shumëkërkuar në perëndim.

Gazetarët e huaj kanë filluar të shtojnë reportazhet dhe investigimet për trafikun e armëve dhe të drogës.

E kur ndonjëri prej tyre tenton ta pyesë për atë që po ndodh, kryeministri nervozohet dhe skërmit dhëmbët.

Sepse hendeku mes asaj që propogandoi dhe asaj që prodhoi është katastrofik.

Shqipëria fantastike që kërkonte të shiste si vitrinë, sot është vendi i krimit, hashashit dhe bandave që po mbysin faqet e shtypit perëndimor.

Rilindja e ëndrrave u shndërrua shumë shpejt në ripërsëritjen e batakut. Aq sa dhe vetë Rama nuk mund ta përballojë këtë zhgënjim.

Ndoshta prandaj, nga mosballafaqimi me të, ai ka vendosur të sillet si klloun. Ashtu si tek ajo videoja me të dashurin e tij kavajas, që gjithkush duhet ta rishikojë dhe njëherë./lapsi.al

Kategori
Uncategorized

Dallgët e jetës dhe dallgët e Rilindjes.

  Dallgët e jetës dhe dallgët e Rilindjes

Nga Armand Shkullaku

Rilindja e Edi Ramës ka hyrë rrufeshëm në fazën e saj të fundit, atë të shndërrimit në qesharake. Zakonisht qeverisjet në Shqipëri kanë kaluar nëpër disa etapa, relativisht të gjata, përpara se të prekin kufirin e fundit, atë të ridikulizimit.

Fatos Nano, për shembull, dhe PS gjatë periudhës së tij, ndërmorën disa reforma, nisën shumë punë dhe kaluan disa prova (stabilizimi i vendit pas ‘97, reforma fiskale, kushtetuese, privatizimet, investime në infrastrukturë etj.) derisa arritën në fund të mandatit të dytë, ku bashkë me degradimin e qeverisjes mbërriti pashmangshmërisht edhe qesharakëzimi. Mbahen mend ende pamjet e Nanos tek përpiqej me shtatin e tij të luante basketboll me “tigrat” e rinj të PS, drejtorë tatimesh e doganash. Ose lulet e dasmës apo festa kitsch e ditëlindjes. Për të mos harruar fjalimin e “zogut vetmitar që prapa i vinte historia”.

Qeverisjes së Sali Berishës, për shkak edhe të karakterit të tij, iu desh më shumë kohë për të mbërritur tek ridikulizimi. Qeverisja e demokratëve gjithashtu, shënoi arritje të mëdha gjatë mandatit të parë, për të shënuar rënie në gjysmën e të dytit dhe për të regjistruar në fund fazën qesharake. Krahasimi me ekonominë gjermane, rekordet e kryeministrit herë në det e herë në male, kandidimi i të majtëve për të djathtë dhe dipendenca nga ngjalat e Metës, janë vetëm disa fragmente nga parodia e fundpushtetit.

Ndërkohë, Rilindja e Edi Ramës ia doli të bëhet qesharake që në krye të herës, madje pa shënuar asgjë tjetër. Absolutisht pa bërë asgjë thelbësore, nga dita e parë e mandatit të bujshëm të 23 qershorit dhe deri më sot, kur ky mandat është katandisur thjesht në një show të lodhur humoristik. Nisi me fotot e lyerjes së kryeministrisë dhe po përfundon me fotot e të brendshmeve të kryetarëve të bashkisë.

Prej marrjes së pushtetit e deri tani, kryeministrit i është dashur të gjejë lloj-lloj argumentesh e të shpikë justifikime për njerëzit e tij, që po i bien dita-ditës si simbole të korrupsionit apo lidhjeve me krimin. I është dashur ta bëjë për Frrokun, Ndokën, Prengën, Roshin, Xhelilin… pa përmendur dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë, që janë varur si medalje degradimi në gjoksin e Rilindjes. Një rekord absolut për një forcë politike në vitet e para të mandatit të saj qeverisës.

Dhe më qesharake e bën Rilindjen nevoja për ta mbuluar këtë degradim të pashembullt. Tashmë janë shndërruar në simbole të gallatës urbane, deklaratat e Edi Ramës për deputetët e “fortë” që i do komuniteti apo për kryebashkiakët me disa emra, që dallgët e jetës i paskan hedhur në mëkatin e krimit.

E nëse qeveritë paraardhëse nisën të latohen nga fundi, kjo e Rilindjes e kapi fundin që në fillim. Sukseset imagjinare në ekonomi, shkëlqimi i kryeministrit si artist ndërkombëtar e si lider global, e deri te deliri provincial për t’u treguar amerikanëve se çfarë presidenti meritojnë, e kanë shoqëruar qeverisjen që në ditën e parë të mandatit të saj. Për të mos harruar gallatën live, gati të përditshme, ku kryeministri përsërit, si një aktor bajat humori, batutat për flokët me xhel, skedinat e lotove apo gratë që ua mbledhin burrave.

Ndoshta kryeministri nuk e kupton që ka ardhur momenti të pranojë abortin e diçkaje që nuk lindi kurrë, e jo më të rilindte. Shqipërinë e premtuar para 23 qershorit. Është më mirë të pranosh dështimin, se sa ta shesësh atë për sukses apo të përpiqesh ta mbulosh me gjethe fiku. Sa më shumë të zgjasë kjo përpjekje butaforike, aq më qesharake do të duken mufkat e kryeministrit përpara kamerave, parqet e lodrave të Erionit apo spajdermenët e Tahirit. Dikush duhet t’u tregojë se janë aty jo për të na gajasur por për të na qeverisur.

Dhe sigurisht që është momenti për të kuptuar se kryeministri nuk është aty për të shkruar çdo ditë hartime e për të justifikuar zgjedhjet skandaloze që ka bërë në Kuvend, administratë e bashki, por për të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Për shkak të këtyre zgjedhjeve dhe qasjes së kryeministrit ndaj tyre, shqiptarët janë përfshirë sot në një debat ku në vend të diskutohet për nivelin intelektual të përfaqësuesve të tyre, llogariten vitet e burgut, ndalimet apo dënimet, mosha kur është bërë krimi apo cili është emri i vërtetë. Kjo është më shumë se qesharake.

Por nëse kryeministri gjykon se duhet të merremi me këto diskutime dhe të zbulojmë se cila dallgë e jetës i ka nxjerrë të zgjedhurit në rrugë të keqe, nuk duhet harruar se dallga e jetës e ka çuar edhe Edi Ramën në karrigen e kryeministrit. Dhe këtu, qesharakja duhet trajtuar seriozisht. Ai nuk ka në dorë thjesht fatin e tij personal, por timonin e anijes ku gjendemi të gjithë, të cilin e ka lëshuar krejtësisht pa duar. Jo dallgët e jetës, po dallgët e Rilindjes, kushedi se ku do të na përplasin./

Kategori
Uncategorized

Britma e Blushit: Nëse të jesh socialist do të thotë të jesh si Roshi, si Kokëdhima, si Shukriu, si Ndoka – unë nuk jam socialist

20160519_180026_19051699_02-5_O4fAyO7

Socialistët kanë replikuar të vetëm shumë ashpër me njeri-tjetrin sot në Kuvend, në një seancë ku nuk ishte e pranishme opozita,  pas debatit që shpërtheu me furi pas fjalimit të deputetit “rebel” Ben Blushi për kandidimin  e “modeleve si Elvis Rroshi”.   

Ben Blushi e ka kundërshtuar me sarkazëm, Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, që reagoi pas fjalës që ai mbajti në fillim, duke i drejtuar ministrit edhe gishtin se me ç’tagër guxonte t’i tregonte se kush ishte socalist!

Blushi e ndau qartë konceptin e tij të Partisë Socialiste nga Rilindja, sepse Rilindja, theksoi ai disa herë, është Vëllazëria e Vesit!

Deputeti i nënvizoi Tahirit se unë nuk kam pse paguaj çmimin e të qenit socialist për njerëz të kandiduar nga Rilindja si Elvis Rroshi, si Koço Kokëdhima, si Shukri Xhelili apo si Arben Ndoka.

“Nëse të jesh socialist do të thotë të jesh si Roshi, si Kokëdhima, si Shukriu, si Ndoka – unë nuk jam socialist!” – thirri Blushi nga foltorja.

“Ky parlament është 20  vite jashtë rendit të ditës, sepse shumë rrallë diskuton, – tha deputeti, duke hedhur poshtë kërkesën e deputetit Erion Braçe për t’iu kthyer rendit të ditës dhe anashkaluar debatin në heshtje.

Më pas, ai iu kthye ministrit Tahiri, duke i nënkuptuar se ishte riosh në PS:

“Për debatet se kush është e s’është socialist, s’ke tagër ti të më tregosh se kush është një socialist. S’ke tagër ti që të më tregon kush është socialist i ndershëm.

Unë nuk kam pse të paguaj çmimin e të qënit socialist, nëse të jesh socialist  mbron përdhunuesit!

Unë nuk kam pse të paguaj çmimin e të qënit socialist, nëse të jesj socialist do të thotë të shkosh të në gjykatë dhe gjykata të thotë se ke abuzuar me fondet publike dhe s’je më deputet!

Unë kam pse të paguaj çmimin e të qënit socialist nëse 10% e kryetarëve të bashkive që kjo parti ka kandiduar, janë në konflikt me ligjin jashtë apo brenda vendit.

Unë nuk kam pse të paguaj çmimin e të qënit socialist, nëse kjo parti cenon çdo ditë interesin publik.

Unë do të sjell një alibi, jo alibi – por mbrojtje pozitive.

Nuk është PS-ja detyrimisht që e ka futur këtë, por Vëllazëria e Vesit ose Rilindja.

Ti nuk mbrojte PS-në, por një skemë të falimentuar të ligjit dhe dhunimit të ligjit prej këtyre njerëzve që u thuhet shkoni e bëni protestë për një njeri që thuhet se ka përdhunuar.

Gjylameti,  çfarë ke?! Unë mbroj interesin tim se ti je rilindase e devotshme.

Ky është Ministri i Brendshëm i Shqipërisë. Foli më shumë për mua se për atë që ka përdhunuar. Kush ka përdhunuar këtu?

Doli kryetari i grupit këtu e tha ky është “një konflikt personal!” Keni dalë shumë prej jush e thatë se s’ka njerëz me precedent penalë!

Po kë mbroni ju? Interesin publik jo, as ata të rinj që duan të bëjnë karrierë pa përdhunuar njeri, me meritokraci.

Dhe unë s’e përballoj dot më këtë. Ky është një çmim që nuk e përballoj dot, ndaj s’ka ardhur koha të më tregosh në jam socialist.

Nëse të jesh socialist do të thotë të jesh si Roshi, unë nuk jam socialist!

Nëse të jesh socialist, do të thotë të jesh si Kokëdhima, unë nuk jam socialist.

Nëse të jesh socialist do të thotë të jesh të Shukriu, unë nuk jam socialist.

Nëse të jesh socialist do të thotë të jesh si Arben Ndoka, unë nuk jam socialist!

Atëherë kush është socialist?! Unë jo e jo e jam i bindur që shumica prej jush skuqeni dhe keni arsye, se mbroni akoma partinë para Shqipërisë!

Kush e ka ndërtuar më shumë Shqipërinë ?! Ata që janë me partinë apo ata që s’janë me parti e ikin për të punuar në Europë.

Ka vetëm një mundësi për ta lënë këtë parti, të mos ia nënshtroni Rilindjes.

Unë po bëj çmos për të thënë që kjo është rruga e nënshtrimit.

Blushi u është drejtuar kolegëve të tij të mazhorancës, duke i pyetur nëse mbrojnë përdhunuesin si model. Sipas Blushit, atë që shoqëria dhe drejtësia italiane e dënoi si përdhunues, në Shqipëri zgjidhet kryetar bashkie, si Roshi në Kavajë.

Theksojmë se opozita ka bojkotuar Parlamentin pas pezullimit të ish-Kryeministrit Sali Berisha për 10 ditë nga jeta parlamentare.

Blushi e nisi fjalënm duke sjellë shembullin e Atlantik City në SHBA, të zhvilluar e pasuruar por prej liderëve të lidhur me krimin.

“Për ca kohë, qyteti lulëzoi, – tha Blushi, – se i hapi rrugë të madhe krimit, parasë së pistë dhe quhet Atlantik City. Ai që e drejtonte ishte dhe politikan dhe kriminel. A keni dëgjuar njeri t’i nderojë ata që e futën në rrugën e krimit? Jo, ata shkuan në burg.

Çështja është se megjithëse ndërtuan një qytet magjik si Atlantik City, a doli Amerika t’i nderonte apo ndonjë njeri që t’i nderonte?!

Nuk ndodhi, askush nuk i mori në mbrojtje. Pse ndodhi kjo në SHBA, që vërtet se ndërtuan një gjë realisht të bukur, ata morën ndëshkim. Sepse shoqëria ka nevojë primare të ndëshkojë të paligjshmen. Nuk iu nënshtrua industrisë krimit, por virtytit, moralit dhe nderit. E përmenda rastin për të treguar sesi shoqëritë kanë një vijë të qartë ndarjeje mes së dëmshmes.

Ky debat ka sot shumë kuptim në Shqipëri dhe besoj se për çfarë e kam fjalën. Ajo që ka ndodhur me kryetarin e bashkisë së Kavajës është shenjë e pastër e degradimit politik.

Ai bëri atë që mendonte se ishte e vlefshme në jetë dhe çau “dallgët”, por ne e morëm e bëmë atë ajkën e shoqërisë, se në këtë shoqëri nuk ka njerëz të ndershëm, profesorë, inxhinjerë, avokatë, juristë, por ka përdhunues. Ja pra kjo është diferenca. Në Itali, 40 milje nga Kavaja, ata e ndëshkuan, ne e bëmë kryetar bashkie!

Problemi nuk është ai, nuk mbaron me aq. Dikush këtu mendon se një djalë kapërceu dallgët e përdhunimit për të çarë jetën e vet. Dhe erdhi këtu gjeti një shok që ë bëri kryetar bashkie dy herë rresht. Çështja është jo ç’ka bëri ai duke kapërcyer rrugët e jetës, po se çfarë debati i ngrihet shoqërisë sonë, çfarë dallgësh i jep kësaj shoqërie?

Ju që e keni mbrojtur këtë model, jo këtë njeri, çna sugjeroni? Që duhet përdhunuar për karrierë? Që të jesh dënuar për të karrierë politike? E po nuk ka më plagë se kaq…

Çështja është që këta njerëz që ligji i kap, Rilindja po i strehon. Ata po kthehen në perandorë të qyteteve të tyre. Ky është dëmi më i madh që Rilindja i ka bërë Shqipërisë dhe Partisë Socialiste.

Nëse sot je socialist, do të thotë të mbrosh përdhunimin, të mbrosh dhunën. Unë sot nuk do të doja të isha socialist. Unë nuk jam më një socialist se këtë gjë nuk e bëj dot. Për fat të keq, kjo nuk është PS që unë njoh, po Rilindja e kthyer në Vëllazëria e Vesit.

Unë do të vazhdoj ta refuzoj këtë normë politike, sepse jam i bindur pse Shqipëria po zvogëlohet, pse nuk ka investime dhe ka kaq shumë krim.”

Kategori
Uncategorized

Fshati i psherëtimave.

Fshati i psherëtimave

Rrëzë kodrave, ca kaçube në hyrje si kondak, në fillim e në fund dy gunga si thep e shqekëz, rruga si tytë, disa parcela tërthor drejt fushës si karikator, fshati i psherëtimave nga larg duket si një kalashnikov i hedhur në ikje e sipër nga një vrasës që ngutet të fshihet.
Fshati i psherëtimave të internimeve nuk ka kala të vjetër, nuk ka krua me ujë të rrjedhshëm, nuk ka pleq të verbër që këndojnë epe me lahutë, nuk ka histori të lashtë. Fshati i psherëtimave është i ri. Fshati i psherëtimave ka vetëm të kaluar të afërt plot e përplot me dhimbje që një çetë banditësh vrasës të quajtur komunistë i shkaktuan të tjerëve shqiptarë.
Rruga për në fshatin e rënkimeve në perëndim të Lushnjes është e drejtë, e fortë, me kalldrëm, si gjithë rrugët që të çonin në fshatrat e internimeve ku Gazi i Degës të hynte e të dilte si i tërbuar.
Fshatrat e Shqipërisë historike me frymëmarrje normale, i kanë shtëpitë të vendosura në mënyrë të çrregullt. Fshati me psherëtima i ka barrakat në rresht si të internuarit në apel.
Rrugica të ngushta, të pista. Avllira edhe më të ngushta. Barrakat e mjera ju kanë rënkuar e psherëtitur me dhjetra vite familjet e shquara Shqiptare të merr të qarët t’i shohësh. Gardhe të shkatërruar. Shtëpi prej kallamash në radhë paralele me nga një rrugicë për ibret në mes. Tavane kashte. Lagështirë dhe minj gjithandej.
Tre-katër “pallate” trekatëshe që lartësohen frikshëm mbi barrakat e vogla i kanë dritaret mbuluar me hekura dhe plastika. Në këto “pallate” kanë “jetuar” kryetarët, sekretarët, komandantët, komisarët, nëpunësit, brigadierët, pra “superstruktura” e fshatit, “të liret” që hynin e dilnin në fshat kryelartë pa u kontrolluar nga policia.
Shumica e familjeve fisnike që këtu kanë kaluar dhjetra vite, tashmë janë larguar në Amerikë, Kanada, Australi, Tiranë.
Megjithatë kanë mbetur disa ish të internuar të mjerë që me kalimin e viteve kanë humbur lidhjet me botën dhe s’kanë ku të venë.
Ja një nga të rrallët e internuar të mbetur. Ja një Robinson i psherëtimave që po tymos duhan mbështetur pas murit të një bilardoje bosh. Është 60 vjeç. Babai pushkatuar më 1958. E kanë plasur këtu dy vite pas pushkatimit të babait. Sy të fikur, gjymtyrë të lëshuara, krejt i painteresuar për ç’ndodh pranë apo larg, edhe po ta shihte botën të bëhej pluhur e hi dhe të gjithë banorët e planetit të therur para syve të tij, nuk do ti bënte asnjë përshtypje.
Në fshatin e psherëtimave një organizatë humanitare ndërkombëtare ka ndërtuar një ujësjellës. Pompa, tuba, rubineta. Ujë s’ka. Rrethuar me pellgje të ndyrë dhe plehra, çezmat të gjitha të thata sikur i ka bllokuar ajo kuçedra të cilën ngaqë nuk e pranon as ferri vazhdon të japi intervista.
Një banor i ardhur rishtaz, duke sfiduar organizatën dhe bamirësinë e saj, ka shpuar një pus në oborr, ka nxjerrë jashtë oborrit një tub llastiku ku graria vinë e marrin ujë që s’pihet për të larë rrobat me bidona plastike mbi karroca dore.
Ana, 72 vjeçe, këtu prej më tepër se dyzet vjet, tregon një histori rënkimtare për burrin e zhdukur që nuk e ka të qartë nëse ja pushkatuan apo ja varën në litar. Dy djemtë, njëri i martuar me një leskoviqare të “deklasuar” me djalë e vajzë, edhe ata jetojnë ende këtu. Tjetri djalë, pa grua e fëmijë, u martua një herë, gruaja e tij erdhi këtu, por u largua pas pak muajsh se nuk duroi dot, nuk mund të nxirrte aq psherëtima sa kërkonte vendi.
Kokekëmbë me të zeza, tek rrëfen me duar të kryqëzuara në prehër dhe kokë të lëshuar si Monaliza, Ana thotë se Zotin e beson, por në kishë nuk vete. Gjëmimtarja e psherëtimave që s’ka në cilën kishë të shkojë të falet, mërmërit për dikend në Tiranë i cili e ka gënjyer disa herë duke i premtuar ta largojë nga ky varr i boshatisur, ky ferr psherëtimash që ende dëgjohen. Një mbesë Anas reciton Lasgushin; “Në këtë ças’ të perënduar, kur po më dehen sytë e qarë…”.
Dehje e syve mes kallamave dhe pellgjeve, rraqeve, kovave me ujë që s’pihet, zheleve të ndera për t’u tharë në një ditë dimri. Bah. Që “dehja e syve” të mos kthehet në “lot të syve” duhet me u largu prej këtu.
Sillem edhe pak nëpër fshat.
Kafene e errët, pa korent, pis, bosh.
“Kanë këmbyer veriun shkëmbor me këto baltovina, vinë pinë ndonjë kafe në mbrëmje dhe bien flenë” thotë pronarja e Qajtores myzeqare.
Mbi dritaren e mbyllur me plastmas të një “Pallati” lexohet; “Partia mbi të gjitha”.
Posta e policisë që gjatë dhjetëra viteve ka bërë çdo mbrëmje “apelin” është shndërruar në banesë provizore derisa dikush ta privatizojë për ta bërë depo zhabash që kanaleve të atyre anëve ka me shumicë.
Disa vocërrakë pranë një çezme të thatë ngrenë dy gishtat duke bërtitur Sali Berisha-Sali Berisha.
Pak më tutje, pranë një kioske, nja katër a pesë vendalinj me kasketa që luajnë domino betohen për kokë të Edi Ramës.
E vetmja ndërtesë e re, e rregullt, e pastër, është në të njëjtën kohë “Qendra Shëndetësore” dhe “Kopshti”. E ka ndërtuar ajo organizata humanitare ndërkombëtare e çezmave të thata.
Pak më tutje, mbi një pllakë mermeri mbi murin e një godine është shkruar; “Në mirënjohje për ndihmesën e dhënë fshatit nga (organizata e thatësirës) për ndërtimin e Qendrës Shëndetësore (bosh), Kopshtit (pa fëmijë) dhe Ujësjellësit (pa ujë)”.
Duke u kthyer, fshati i psherëtimave nuk duket më si kalashnikov por si kobure vetvrasëse.

Kategori
Uncategorized

Letër e hapur Ambasadorit Donald Lu/ Na ndihmoni të “çajmë rrethimin”

lu

Nga Dr. Albano Zhapaj

I nderuar zoti Ambasador,

Ju më shumë se të tjerë, i keni pëlqyer këtij populli qysh në fillim, kur keni ardhur këtu, së pari sepse flisnit shqip. Ne shqiptarët e çmojmë shumë kur i huaji na flet në gjuhën tonë, jo vetëm sepse mendojmë se na kupton më mirë, por, në pozicionin që keni Ju si përfaqësues i një vendi të madh demokrastik, i besojmë faktit se miku që të flet në gjuhën tënde, ka shkaqe më shumë të të ndihmojë, se sa një tjetër që të flet në gjuhën e vet.

Ju flisni shumë mirë shqip, zoti Ambasador, por ajo që na përlen më tepër ne shqiptarëve tek ju, është se flisni “vënçe”, siç i themi ne këtej, ose hapur, pa dorashka. Praktika e ka treguar se ato herë që keni folur “vënçe”, ca gjëra kanë ecur për mirë në këtë vend. Aq shumë i besojmë ne shqiptarët ato që thoni Ju, saqë në disa media online, për t`i dhënë rëndësi diçkaje, e vënë fjalën në gojën Tuaj, pra sikur është e thënë nga Ju.

Kanë plasur shkrime, këto kohët e fundit, në mediat e shkruara, për paburrërinë e shqiptarëve dhe indiferencën e tyre, ndaj padrejtësive, dhe ndaj së keqes dhe krimit në ndonjë rast. Ndoshta këtë indiferencë, veç Jush, mund ta kenë vënë re edhe miq të tjerë ndërkombëtarë, dhe në heshtje mund edhe të çuditen me ne, por mendoj se edhe kjo heshtje dhe mosreagim i shqiptarëve e kanë një shpjegim.

Duket se këtë radhë, me shumë shkrime e prononcime nëpër rrjetet sociale, ne shqiptarët po kërkojmë të vetëvihemi në sedër, për t`u vetënxitur dhe reaguar  ndaj padrejtësive. E thënë ndryshe, po vetëquhemi popull indiferent, frikacak dhe jo reagues, gjë që bie ndesh me disa vyrtyte historike të shqiptarit, siç mund të jetë vyrtyti i trimërisë së këtij populli.

Unë mendoj se historia na mëson se ky popull e ka treguar veten me fakte e vepra, aq shumë herë, që është trim, punëtor dhe i besës, sa do të duheshin netë dimri, e libra pafund për t`i rrëfyer. Por faktet flasin qartë, që shumë shqiptarë po braktisin vendin dhe arsyet janë të dukshme aq sa është i dukshëm një qiell pa re. Ajo që mbetet të kuptohet është nëse ikim se s`jemi trima, apo ikim se nuk e vlerësojmë vendin tonë.

Fjala “Trim”, në fjalorin tonë do të thotë një njeri i fortë, guximtar, i besës dhe fisnik. Unë personalisht dhe shumë shqiptarë të tjerë, dhe shumë të rinj e të reja, jemi kthyer të jetojmë e të kontribuojmë në këtë vend, mbas shumë vjet emigrimi (afro 17 vjet i nënshkruari), sepse besojmë tek ky vend, besojmë tek e drejta për të jetuar dhe ndërtuar lumturinë tonë, në tokën tonë dhe me punë të ndershme, ashtu siç Zoti na e ka shkruar.

E bëra këtë parantezë zoti Ambasador, pasi Ju keni folur shqip e “vënçe”, se ne shqiptarët duhet të dimë të largojmë të keqen me votë, dhe duhet të dimë të zgjedhim në krye persona me integritet dhe të refuzojmë të votojmë persona me të shkuar kriminale.

Ne shqiptarëve zoti Ambasador, në shqipen Tuaj na është zgjuar shpresa, dhe kemi filluar të reagojmë, Ju sigurojmë se nuk jemi frikacakë, dhe nuk i trembemi së ardhmes tonë këtu, por reagojmë me ngadalë e me kujdes, dhe për këtë Ju duhet të na mirëkuptoni, sepse ne jemi një “popull i rrethuar”. Po, po, jemi një popull i rrethuar!

Jo të rrethuar për të qenë të mbrojtur, fizikisht, ashtu siç mund të jenë muret e Ambasadës Amerikanë në Tiranë, por të rrethuar nga keq qeverisja, nga varfëria, nga trysnia e përditshme, nga terrori se mos kur kalojmë tek korridori i pallatit, nuk gjejmë dot faturën e energjisë, dhe mospagesa në kohë, na gjen të përfunduar në ndonjë qeli burgu.

Kemi frikë se po të flasim, ndonjë i afërmi ynë që është në punë, hiqet nga puna, dhe na vret ndërgjegja për këtë. Kemi frikë se po të flasim, mund të shkelim ndonjë “të fortë” në kallo, dhe ju e dini se ata të “fortët”, ta bëjnë gjëmën tek fëmijët apo familjarët, me mënyra nga më të ndryshmet, si ato që dëgjojmë përditë në televizion.

Po ku do të ishte trimëria e shqiptarit, nëse heshtim, do të thonit ju? Në fakt, sikur të na pyesnit, do kishit shumë të drejtë, sepse nuk jemi aq trima, kur stepemi nga ky “rrethim”.

Më vjen në mendje një nga baballarët e filozofisë së lashtë, i madhi Aristotel, i cili kur përkufizonte virtytet e njeriut, ndër të cilat edhe trimërinë, bënte disa ndarje edhe brenda konceptit të trimërisë, ku edhe thoshte: “Trimi që nuk tregohet i tillë, kur armiku i ka rrethuar dhe mban peng, familjen dhe fëmijët, nuk do të thotë se nuk është trim. Ai thjesht është njeri fisnik, që nuk rrezikon familjen për të treguar trimërinë e tij.” Kësaj në një farë mënyre i thonë njerzillëk, humanizëm dhe fisnikëri, pra të rrezikosh/sakrifikosh veten, por jo të tjerët.

I zgjuar Aristoteli, zoti Ambasador, aq sa këto kohët e fundit, disa historianë të shquar evropianë, mendojnë se ishte me origjinë shqiptare. Ç`krenari do të ishte sikur të ishte e vërtetë, pasi listës së gjatë të figurave të shquara të kombit tonë, duke filluar nga Aleksandri i Madh dhe deri tek Nënë Tereza, do ti shtohej edhe një kolos i filozofisë. Por a do të na nxirrte kjo nga rrethimi? Unë them se jo.

Kur ky popull është gjendur në udhëkryqe historike, i ka dalë zot vetes dhe ka luftuar për të përmbysur të keqen dhe të këqinjtë, por tanimë kohët kanë ndryshuar. Qeveritë nuk përmbysen më me revolucione, e as me armë, por vetëm me votën e lirë. Dhe kur kjo e fundit nuk është as e lirë, përsëri nuk i drejtohemi armëve, jo sepse s`jemi trima, por sepse jemi fisnikë.

Ju flisni hapur, shqip dhe “vënçe”, dhe ju përgëzojmë si popull për këtë, kur shikoni se punët e qeverisjes apo të politikës nuk shkojnë siç duhet, por ju keni një avantazh të madh, jeni i “rrethuar” nga miqëqeverisja dhe demokracia e vendit tuaj, dhe jo siç jemi të “rrethuar” ne.

Ne flasim, por nuk dëgjohemi. Amplifikatorët e pushtetit shkojnë vetëm në ato zëra që bëjnë komod pushtetit. Ne shkruajmë, kritikojmë, denoncojmë, japim edhe alternativa, sugjerime dhe këshilla, por amplifikatorët nuk na amplifikojnë zërin, shumica e gazetave nuk na botojnë, televizionet nuk na përfillin. Kurse me ju nuk ndodh kjo.

Kemi parë se si Ambasada Amerikane çdo javë fton dhe pret grupe të tëra të rinjsh, shkolla fillore apo të mesme, private apo publike. Vërejmë se shumë nga këto shkolla pritjen tuaj, e përdorin më shumë si reklamë për të shtuar nxënësit e vitit pasardhës. Fotot tuaja zbukurojnë stendat e shkollave. Mendoni pak se si e përdorin politikanët një takim me Ju. Ndoshta edhe unë po të mund të bëja një foto me ju, me siguri që do më kishin ofruar ndonjë punë të mirë.

Mbështetja që mund t`i jepni Ju intelektualëve shqiptarë, do ta forconte rolin e këtyre të fundit në mirëqeverisjen e vendit, pasi intelektualët janë oponentët më të mirë të sipërmarjeve apo reformave që mund të ndërmarrë një qeveri.

Po të ftonit herë pas here në ambasadë, ndonjë grup intelektualësh shqiptarë, historinë, sociologë, apo pedagogë, do të zgjuanit kurajon intelektuale për reagim. Po të ftonit ndonjëherë në ambasadë, ndonjë grup specialistësh të larguar nga Administrata Publike, që janë me tituj shkencorë e me grada të fituara jashtë vendit, dhe megjithatë janë flakur nga administrata, për t`u zëvendësuar me të diplomuar në universitetet kioska, që vet kjo qeveri i ka mbyllur, me siguri që do të konfirmonit faktin që gjendemi “të rrethuar”.

Mendoni pak zoti Ambasador, se sa do të amplifikohej zëri i intelektualëve, të braktisurve nga pushteti, apo edhe zërave ndryshe, në qoftë se do ftoheshin dhe dëgjoheshin nga Ju.

Mbështetja Juaj do ti jepte më shumë zë dhe më shumë forcë këtyre njerëzve dhe këtij populli, dhe do të shërbente si një shtysë e mëtejshme për të “çarë rrethimin” ku jemi mbyllur, dhe jo të mjaftohemi vetëm duke e vënë në sedër këtë popull, duke i thënë vetëm ngrihu, reago dhe voto.

Ne shqiptarët e dimë shumë mirë se ku qëndron e keqja e këtij vendi, se kush janë politikanët që e mbajnë peng këtë vend, e dimë mirë që në kushtet aktuale s`kemi se çtë bëjmë, prandaj ju shikojmë ju ambasadorëve të perëndimit si “idhuj”.

Mendoni zoti Ambasador, se sa politikanë e keqpërdorin një përqafim apo shtëngim duarsh me Ju, e transmetojmë dhe amplifikojnë këtë në mediat e tyre, si sukses dhe si arritje të punëve të tyre, duke aluduar se Amerika apo Evropa i mbështet. Populli i thjeshtë këto lloj mesazhesh i merr të mirëqena, dhe kësisoj, edhe kur ka diçka që nuk shkon, populli nuk reagon, pasi mendon se ndërkombëtarët i mbështesin këta individë.

I nderuar zoti Abasador, për aq sa unë mund të përfaqësoj dëshirën e shqiptarëv për një shtet më të drejtë, për një ekonomi e jetë më të mirë, Ju lutem të na ndihmoni të dalim nga “ky rrethim”, duke vazhduar të flisni shqip e “vënçe”, dhe duke mbështetur intelektualët shqiptarë, zërat ndryshe, zërat kundër së keqes, ato zëra që janë pjesë e asaj shoqërie që mund t`i japë një shtysë të shëndoshë trenit që do të na shpjerë drejt evropës dhe botës së demokratizuar./

Kategori
Uncategorized

Kryeqyteti ku pret 20 vite për një shtëpi me qira.

Stokholmi – Stokholmi është kryeqyteti europian me rritjen më të madhe, falë emigracionit rekord, një ambienti shumë të mirë për start up-e, shto këtu edhe vendin me përqindjen e lindshmërisë më të lartë në kontinent. Të gjitha këto kanë bërë që banesat për të jetuar të jenë të pakta në numër

Ka një arsye të fshehtë se përse shumë qiramarrës në Stokholm pëlqejnë banesa që kanë një numër të pakët mobiliesh dhe zotërojnë pak të tilla.

Në një kryeqytet  në krizë, pasi numri i apartamenteve është i ulët, nuk është diçka e bukur që të lëvizësh nga njëra shtëpi në tjetrën me plaçka nëpër duar.

Kryeqyteti i Suedisë mund të jetë një nga vendet më të dëshirueshme për të punuar, por kur një i huaj gjen punën, të marrë në duar çelësat e një apartamenti për të banuar, është një sfidë më vete.

Radha e qytetarëve të cilët aplikojnë në institucionet lokale për banesa me qira të kontrolluara nga të parat është aq e gjatë, dhe po merret në konsideratë nga libri i rekordeve “Guiness”.

Mesatarisht duhen rreth 9 vite që të fitosh të drejtën për të marrë me qira të kontrolluar një apartament në Stokholm dhe në disa nga lagjet më të famshme, do të të duhen gati dy dekada që t’ia arrish qëllimit.

Dhoma në apartamentet ekzistuese janë gjithashtu shumë të vështira për t’u gjetur, duke qenë se Suedia ka proporcionin më të lartë të personave të vetëm që zotërojnë prona, krahasuar me vendet e tjera të BE-së.

“Është një treg aq problematik, sa po e prish eksperiencën time për të jetuar në një qytet që unë e dua”, tha inxhinierja 27-vjeçare Maeva Schaller, që u transferua në Stokholm nga Grenoble, Francë, në 2010-n.

Stokholmi është kryeqyteti europian me rritjen më të madhe, falë emigracionit rekord, një ambienti shumë të mirë për start up-e, shto këtu edhe vendin me përqindjen e lindshmërisë më të lartë në kontinent.

Të gjithë këta faktorë kanë bërë që brenda shtatë viteve, popullsia të rritet të paktën me 250 mijë veta.

Në mes të këtyre rregullave strikte dhe mungesës së investimit në dekadat e fundit, qeveritë e mëparshme kanë dështuar që të ndërtojnë banesa mjaftueshëm për banorët që kanë vendosur të qëndrojnë për një kohë të gjatë, e lërë më të ata të rinj.

Kompania e transmetimit të muzikës “Spotify” që u themelua dhe ende ka zyrat qendrore në Stokholm, i dërgoi një letër publike qeverisë që nëse nuk marrin masa, mund ta zgjerojë biznesin në një vend tjetër.

Edhe punonjësit e start up-eve organizuan një protestë ku kërkuan që kjo gjendje të rregullohet.

Sipas tyre, nëse situata nuk ndryshon, kjo do të ketë pasoja na mbajtjen e talenteve.

Në 7 vitet e fundit, Schaller ka jetuar në 9 banesa të ndryshme, në 7 lagje të ndryshme, e në shumicën e rasteve duke ua marrë me qira apartamentin, suedezëve të cilët kanë lidhur kontrata afatgjata.

Si shumë të huaj të tjerë, ajo nuk ka dëshirë të blejë shtëpi, duke qenë se çmimet janë rritur me 14 për qind, për më tepër që ka dëshirë të mos jetë e detyruar të rrijë diku, duke kufizuar karrierën e saj.

Gjithashtu, bizneset pengohen nga rregulla strikte të shoqatave të banesave për të rrëmbyer një numër të madh apartamentesh në një zonë. Shumë pak kompani zgjedhin të blejnë tokë vetë dhe të ndërtojnë.

“Ka shumë njerëz që vijnë këtu e punojnë për kompanitë e mëdha. Përse duhet që të jetë kaq e vështirë që të ndihesh i sigurt për një apo dy vite?”, pyet francezja.

Tregu i dhënies me qira në Stokholm është ndërtuar në mënyrë të tillë që çdo person që nuk ka pronë të vetën, të ketë mundësi të marrë me qira banesë të përballueshme, të mbuluar ose nga këshilli lokal, ose nga kompani private. Kur një person merr të ashtuquajturat kontrata të dorës së parë, ato përgjithësisht zgjasin përjetë.

Por në kryeqytetin suedez, kur të huajt aplikojnë për banesë, do të shikojnë se para tyre në listë janë gjysmë milioni vendas.

Qiramarrësit e rinj kanë si opsione, ose të marrin të nënkontraktuar një banesë nga një person, ose nga një pronar privat.

Përgjithësisht në të tilla raste, kontratat zgjasin vetëm një vit, duke qenë se pronarët apo zotëruesit e kontratës afatgjatë largohen për një periudhë 1-vjeçare.

Sipas statistikave, kostoja e një muaji qira në Stokholm shkon në 6,518 kronora suedezë, ose $78) për një pronë 66 metra katrorë, e cila konsiderohet me kushtet e duhura.

Në ndryshim, kontratat e dorës së dytë mund të ndryshojnë pronar për dyfishin e këtij çmimi në tregun e zi, pavarësisht rregullave mbrojtëse për qiramarrësin.

Konfederata e sipërmarrjes suedeze raporton se 61% e kompanive vendase kanë pasur problem për të gjetur punonjës të rinj. Rreth 31% e firmave vendosën si problemin kryesor mungesën e banesave.

Ndërsa firma të njohura ndërkombëtare si H&M, Ericsson, Spotify dhe firma e kryerjes së pagesave online “Klarna” përdorin agjenci të strehimit për të ndihmuar stafin e ri, shumë kompani më të vogla nuk kanë as kohë dhe as burime.

Disa të tjerë thonë se duhet ndryshuar rregullorja nga institucionet lokale, pasi nuk është normale që kostoja e qirasë së një banese në qendër të qytetit të jetë gati e njëjtë me atë në periferi.

Qeveria nuk ia ka dalë që t’i japë zgjidhje mungesës së banesave të strehimit, por pushteti lokal i frikësuar nga një krizë biznesi, ka nisur që të marrë masa.

Parashikohet që deri në 2020 të ndërtohen 40 mijë banesa të reja, ndërsa në 2030, numri i tyre do të shkojë në 140 mijë. Gjithashtu ka projekte kreative publike dhe private, nga shtëpi modulare të lëvizshme, e deri te hapësira bashkëjetuese e shtrirë në një sipërfaqe të madhe për sipërmarrësit e huaj.

Por banorët pavarësisht krizës, i kërkojnë autoriteteve lokale që të vazhdojnë të ruajnë identitetin e Stokholmit.

“Çdo gjë rreth Stokholmit është e lidhur me balancën punë-shtëpi, parqet, ujin, të qëndruarit jashtë. Kjo nuk duhet prishur”, tha dizajneri 40-vjeçar, Jane Ruffino, që la Dublinin për Stokholmin tri vite më parë. “Unë personalisht mezi po pres të shikoj se si qyteti mund të zhvillohet në një mënyrë që ndihmon të gjithë. Dua të jetoj në një vend ku ka diversitet, jo diku ku start up-et marrin një trajtim special, thjesht, sepse punonjësit e drejtuesit mendojnë se janë mbi të tjerët”.

Kategori
Uncategorized

Thjesht pedero…..

Pishtari i Demokracisë shpërthen kundër Ramës: Mos guxo të prekësh Kavajën dhe demokratët e saj

Nga Dritan Kanapari – EDVIN RAMA, MOS GUXO TE PREKESH KAVAJEN DHE DEMOKRATET E SAJ, FUNDI YT DO NISE NGA KETU!

Urdherove Gysin tend per prishjen monumentit te dy gishtave dhe shembe shtepiat e pishtareve, dhunove bizneset e kavajsve, betonizove 1 hektare qendren nr-2 (lulishten) me tregun, nderpreve me dhune kabllorin ne vixhilje te kampionatit europian, grabite gjysmen e 12 milion dollareve per sheshin dhe shtrivanin, shatrivan qe pengon faljet e bajrameve, percave, dhunove, burgose.. poshterove socialiste e demokrate, muslimane e te krishtere etj. te siguroj Edvin qe durimit i erdhi fundi. Mbaji larg duart nga Kavaja per te vjedhur serish votat me halabaket tuaj se jam gati te vesh rrobat e luftes ngase ti per mua, per Kavajen dhe te gjithe Shqiperine dhe shqiptaret je nje pushtues.

I bej thirrje Lulzim Bashes, Sali Berishes, Kreshnik Spahiut dhe te gjithe kupoles drejtuese te opozites. te shpallin sa me pare ne Kavaje nje kandidat dinjitoz qe eshte kryesorja per ti kthyer qytetit tim qetesine dhe paqen qe i mungon prej 5 vitesh. Ktheni frymen e bashkimit dhe mos u beni bashke-fajtore me Ramen ne kete moment kritik per Kavajen dhe Shqiperine. Kavaja eshte gati te ndryshoje.. Une dhe shoket e mi pishtare dhe demokrate do te vihemi ne balle edhe nje here si ne 1990 kur rrezuam baballaret e tyre dhe kete obelisk te shemtuar llamarine qe simbolizon PS, do ta sjellim ne Surrel..

Poshte banda dhe kelyshet sorosiane! Poshte pinjollet e kuq!.. Poshte bijte e eterve qe kane marr peng vendin dhe nuk u ngopen me gjak shqiptari. Rroft Kavaja, rrofte Shqiperia.!!

Kategori
Uncategorized

Letra prekëse e Ramës:

As me gruan nuk shkoj kaq mirë sa me Elvisin.

13334766_1361986300495298_478660926_o

Elvis, Visi, Vini,  Uini,  Edi Rama jam .

Dëgjomë mua, nëse nuk je dënuar ndonjëherë edhe qielli me tokën të bashkohen nuk quhesh i dënuar. Është pak e çuditëshme që asnjë nuk të beson që ti nuk e di që të kanë arrestuar në Itali.

Nuk e kuptoj domethënë çfarë ka për të mosbesuar nëse të fusin në burg dhe mos ta mbash mend. Është absurde të mos besosh kaq gjë.

Unë të kuptoj shumë mirë sepse më ka rastisur shpesh herë të vë kafen për të zier dhe ta harroj, ndërsa jam ftilluar vetëm kur e kam parë që është djegur. Pra që ti ke dosje anë e mbanë Evropës dhe që nuk të kujtohet gjë, është mëse normale i dashur.

Ja të sjell unë një shembull të ngjashëm.

Gjatë këtyre ditëve më kap një çupë në rrugë e më thotë: Uaaaaa xhaxhi Edivini..

I qesha, uaaaaaaa xhaxhi Edi më tha prapë, u afrua e më foli. Çkemi, andej këtej, filloi të më flistë sikur të kishte vite që më njihte por që unë nuk e mbaja mend.

Që të mos turpërohesha bëra sikur e dija kush ishte, e pyeta për ata të shtëpisë por dola çik huq më të motrën se e kishte transgjinor dhe si përfundim nuk e  mora vesh kush ishte.

Kur punon sidomos aq shumë sa ty, normale që do harrosh disa gjëra të parëndësishme, aq shumë sa punon ti normale që hutohesh.

Pse doja unë ta harroja atë çupën që më tha xhaxhi Edivini? Normale që jo, të të thërrasë tjetra xhaxhi e ti ta harrosh? Nuk bëhet llaf.

Tani po shikoj foton që kemi dalë të dy dhe me thënë të drejtën po më vjen shumë keq që u largove. Nga fotoja po konstatoj që më shumë shkoj me ty se sa me Lindën.

Tani duhet të mendohemi mirë.

Dua të zëvendësohesh nga dikush që di ta organizojë festën e birrës në Kavajë njësoj si ty, se për këtë detaj më iluminoi Lali Eri kur kishte parë shqetësimin e komentuesve tek statusi yt në fejsbuk.

E meqë ra fjala ne t’i kemi dhënë fondet për të punësuar një njeri që të fshijë komentet negative në fejsbuk, bëj kujdes se ca komente e kishin lagur Lali Erin.

Ne kemi dy punonjës komentesh në çdo dikaster dhe kështu që duhet ta kishe punësuar një të tillë.

Visi, Vini, Elvis…. të ka Edi shpirt…. të ka Edi xhan… ohhhhhh sa shumë të du pz pz pz :(

Kategori
Uncategorized

Masakra e Libofshës,dhe….gjyqtarit që tha: Varje në litar

denimi-me-vdekje

Mureve që u spërkatën me gjak, në korridorin ku gjeti nënën në grahmat e fundit, me imazhin e mbesës që u masakrua foshnje dhe dyshimin që mban prej 24 vjetësh: Në ngjarje ishin më shumë se dy persona.

Disa shkallë, një godinë me  çati mbuluar nga muret prej  blloqesh betoni; planimetri  me tri dhoma dhe një aneks-  kuzhinë, foto të njerëzve  të dashur jetëprerë nga marrëzia, të  varur në mure, ku gëlqerja e bardhë  përpiqet të shuajë ngjyrën e viteve, por  jo kujtimin e gjakut që spërkati këto  mure… Dysheme e ftohtë mbushur me  ajër të mbytur nga ngashërimet. Kjo  është shtëpia ku, më 29 maj të vitit  1992, ndodhi ngjarja më e rëndë e  asaj kohe, e etiketuar si “Masakra e Libofshës”. Shtëpia ndodhet në brendësi  të fshatit Libofshë, në një kënd, ku  është luajtur tragjedia më e dhimbshme  dhe e skalitur në memorien e gjithë  shqiptarëve.

Pesë anëtarët e familjes  Pupa u masakruan dhe u vranë brenda  shtëpisë, ndërsa drejtësia shpalli  fajtor dhe ekzekutoi me dënimin me  vdekje, varje me litar, vëllezërit Josif dhe  Dritëbardh Çuko, nga fshati Libofshë.  Në këtë shtëpi prej vitesh jeton pjesa  e mbetur gjallë e familjes; Mustafa Pupa,  62 vjeç, me bashkëshorten Vezire,  56 vjeçe. Familja përjeton 24-vjetorin  e vdekjes së tyre. Por, për ata, gjithçka  duket sikur ka ndodhur dje. Pengu më i  madh, që i shoqëron në jetë, është pse  nuk u ngritën kur dëgjuan zhurmat dhe  lehjen e qenve, për të ardhur nga shtëpia  e tyre, në shtëpinë ku jetonin babai  me nënën dhe vëllai me bashkëshorten,  po ashtu edhe foshnja 8 muajshe,  Petriti, Zenepja, Agimi, Rajmonda dhe  Magdalena Pupa. Ku i dihet, mbase edhe  mund t`i kishin shpëtuar.

Kujtesë e frikshme 

Të dy bashkëshortët ritregojnë prej  vitesh atë që kanë përjetuar atë  mëngjes të datës 29 Maj, ndërsa  Mustafaj kërkon nga shteti vënien përballë  drejtësisë të autorëve të tjerë që  kanë marrë pjesë në këtë ngjarje. Sipas  tij, nuk mund ta kryenin atë masakër dy  persona. Të tjerët janë të lirë pohon ai.  “Më ka ngelur si peng. Ndjej shtrëngim  në frymëmarrje dhe një ngërç, që më  ka sëmurur e detyruar të marr ilaçe.  Mund të kisha shpëtuar vëllanë, babanë,  nënën dhe, sidomos, mbesën… Isha në gjumë! E kam parasysh si tani  atë natë. Vëllai ishte përgatitur të shiste  disa dele nga tufa e tij në pazar.

Po gdhihej. Qentë lehën aq fortë dhe gjatë  sa dhe ime shoqe më tha që diçka po ndodhte në shtëpinë ngjitur,që ishte e  vëllait. Shtëpi e re, e ndërtuar me kontribut vullnetar nga bashkëfshatarët  që nuk merrnin lekë nga krahu i punës, por vetëm falënderime dhe ushqim për  të gjithë. Unë e qetësova dhe i thashë  se ishin bashkëfshatarë që shkonin për  pazar. Nuk e merrja kurrë më mend se  kur unë flija gjumë, familja ime masakrohej me sëpatë dhe me thika nga  hajdutët. Në mëngjes dëgjova bariun  e dhënëve që thërriste sa emrin e babait  dhe më pas emrin e vëllait. Çudi,-  mendova,- të jenë duke fjetur ende?!  Kapërceva murin ndarës të shtëpive  dhe pashë se vazot e luleve ishin lëvizur  nga vendi.

Pastaj pashë copa qelqeje  nga xhami i dritareve. Dera kryesore  ishte paksa e hapur. Në korridor gjeta  nënën duke dhënë shpirt mes gjakut.  Në njërën dhomë babanë, rënë në  krevat. Në dhomën tjetër ishin vëllai  Agimi me nusen. Ajo kishte dorën vënë  përmbi kokë sikur po mbrohej nga  goditjet. Mbesa e vogël, po në mes të  gjakut, merrte frymë lehtë. Vetëm gjak  në mure dhe në dysheme. Kjo më është  ngulitur thellë në mëndje dhe sa herë  kaloj nëpër korridor apo hyj në dhoma,  shikoj trupat e tyre mes gjakut”.

Rrëfim

“I kam thënë për 24 vjet këto fjalë. Kam  treguar qindra herë këtë ngjarje. Por  pengu, pengu që në këtë ditë që ne  flasim ka ende në liri njerëz që vranë  vëllanë tim dhe familjen time, të  padënuar, më mban frymën”,-ofshan ai.

-Pse thoni se ka patur persona të  tjerë në këtë ngjarje? 

“Ata hajdutët, vrasësit, nuk ishin vetëm.  Nuk mund të shuanin një familje me  pesë anëtarë dy kriminelë ordinerë.  U arrestuan edhe të tjerë, por u liruan.  Dy vetë arritën të futeshin brenda  nëpërmjet dhomës ku flinte vajza e  vogël, mbesa ime Magdalena. Përthyen  hekurat e dritares dhe krijuan një pjesë  të lirë për tu futur brenda shtëpisë. Të tjerët ruanin jashtë. Njëri rrinte te hyrja  e shtëpisë time për të më ruajtur  mua që nëse dilja, të më vriste. Ata e dinin që unë dilja nga shtëpia, sepse prisja ato ditë lopën që ishte barsë.  Por atë natë nuk dola. Komshinjtë i kanë  parë hijet që rrinin jashtë. Ishin më  shumë se dy. Këta më ato punë merreshin.  Pas orës një e gjysmë të natës  vidhnin duke hapur dyert. Gjyqtari këtë  tha në gjyq. Këta meritojnë varje! Në  shtëpitë e vrasësve gjetën mjaft gjëra  të vjedhura nëpër fshat”!

-Tashmë pas 24 vjetësh si shkoni me  familjen e autorëve? 

– Në fillim ishte gjaknxehtësi. Ata janë  tre barqe fëmijësh. Barku i tyre, i sjellë  më vete në fshat nga nëna, u eliminuan  nga shteti. Të tjerët janë bark tjetër,  siç i themi ne. Ata kanë punuar dhe  ndërtuar këtë shtëpi ku jetoj unë tani  e që ka qenë e vëllait. Ndihem keq kur  shikoj fotot e vëllait, kunatës, mbesës.  Ishin më të rinj se unë. Tani kam tre  djem. Jetoj për ata. Nuk dua të përzihem  me askënd e, aq më keq, me fisin  e vrasësve. Ata në punë të tyre, unë  në punë time.

-Keni ngritur akuzë për pjesëmarrës  të tjerë? 

-Po! Kam shkuar në prokurori, tek ajo  më e larta. Kam takuar edhe Azem Hajdarin  ato ditë. Fillimisht ai më tha duke  i rënë drejt. Nuk na lë Europa të varim  njerëz, sidomos dy vëllezër. Por drejtësia  do t`i ndëshkojë vrasësit, më siguroi.  Gjyqi u bë shpejt dhe vrasësit u  varën. Prokuroria nuk e pranoi atëherë  kërkesën time.

Gruaja 

Vezire Pupa sot është 56 vjeçe. Tregon  se ka qenë një ditë më parë në varreza.  “Mundohemi të mbajmë gjallë, jo vetëm  kujtimin e tyre, por edhe këtë shtëpi  që ata e ndërtuan dhe e lanë me gjak.  Ka qenë e enjte… E mbaj mend shumë  mirë sepse të premten ishte ditë pazari.  Kanë ardhur shumë gazetarë këtu në  këtë prag shtëpie. Por nuk kanë shkruar  e thënë të gjithë të vërtetën që kemi  pohuar ne. Kanë shkruar edhe sikur jemi takuar me hasmin. Jo. Kurrë! Nuk  jemi takuar dhe as folur me ta! S`kemi  punë dhe shikojmë hallin tonë. Kunati  kishte ndarë tri dele mënjanë për t`i  shitur. E kishte vendosur që të shkonte  në pazar. Pasi i dhashë të pinte djalit,  ramë të flinim me burrin. Dëgjova zhurma  dhe lehje qensh. “Është ditë pazari”,  –më tha burri. Dhe fjetëm.

Të nesërmen  pasi çobani thirri dhe s’po përgjigjej njëri,  burri u ngrit dhe më tha: Është bërë një  gjë andej nga babai. Po dyshoj… Dhe pasi  hoqi një vazo lulesh për të kaluar, pa  se vazot e tjera ishin larguar nga vendi  dhe xhamat e dritares ishin hequr e disa  kishin përfunduar të thyer. Dera ishte e  hapur. Mamaja ishte në korridor, babai  në një dhomë, çifti në dhomën tjetër. Të  gjithë në mes të gjakut. Pastaj s’mbaj  mend ç’ndodhi. Vetëm ulërima, thirrje,  njerëz, polici, tmerr. Vranë sepse e dinin  që ai ishte njeri punëtor dhe donin të  vidhnin pasurinë e tij, lekët. Por, të lutem,  shkruaje! Kam peng që të paktën  të ishte mbesa e vogël gjallë. Të gëzonte  ajo këtë shtëpi. Shitëm tonën  dhe erdhëm këtu. Por sa do të doja që  kjo shtëpi të ishte të paktën e mbesës”.

Versioni zyrtar i masakrës

I përmendur qindra herë në raportimet  e gazetarëve të medieve të ndryshme  raporti zyrtar sjell para publikut dinamikën  e ngjarjes së ndodhur 24 vjet  më parë. Ngjarja ka ndodhur rreth  orës 00. 45, të datës 29 Maj 1992, në  shtëpinë pronë e familjes Pupa. Ata  kanë shfrytëzuar dritaren e njërës prej  dhomave ku flinte foshnja tetë muajsh,  Magdalena. Kanë përkulur majat  e hekurave të dritares, kanë hequr  njërin prej katrorëve të xhamave të saj  dhe janë futur në brendësi të banesës.  Me qetësi kanë goditur me një sëpatë  mbi 30-vjeçarin, Agim Pupa, që kishte  vetëm pak ditë që ishte kthyer nga  Greqia, ku kishte emigruar për afro 1  vit.

Po me sëpatë ata kanë qëlluar mbi  bashkëshorten e Agimit. Ajo ka ndier  nëpër gjumë hapat e hajdutëve dhe është përpjekur të dalë nga dhoma.  Aty mes dhomës është qëlluar me sëpatë,  duke vdekur me dorën mbi ballë,  për tu mbrojtur nga goditja. Autorët, më pas kanë lidhur nënën e  Agimit, Zenepen, dhe, pasi janë përleshur  me burrin e saj, Petritin, e kanë  qëlluar atë për vdekje. Vrasësit kanë  torturuar gruan e moshuar, duke dashur  që ajo të tregonte lekët, kursime të të  birit, dhe e kanë lënë duke dhënë shpirt  në korridor. Foshnja e vogël ka qarë  vazhdimisht dhe autorët e kanë goditur  atë me levë pas qafe, madje i kanë  përdredhur edhe kokën.

Mustafa Pupa  është përballur me skenën e llahtarshme  në mëngjesin e ditës pasardhëse. Fillimisht ai ka parë nënën e përgjakur  të shtrirë në korridor, muret dhe deri  dhe tavanet e gjakosur. Nëna, Zenepja  ka vdekur dy orë më pas, rrugës për  në spital. Ekspertiza mjeko-ligjore ka  nxjerrë se çifti i bashkëshortëve, Agim  dhe Rajmonda Pupa, vdiqën në vend  pas goditjes. Të katër viktimat kanë  patur shenja të goditjeve të thella me  sëpatë. E mitura, goditje me levë dhe  spërdredhje të kokës!

ANDON BETA, GJYKATESI I FUNDIT QE DHA VENDIMIN PER VARJE

Andon Beta, gjyqtari i  fundit që dha vendim  për dënim me varje  Kryetari i trupës gjykuese të  kësaj çështjeje ka qenë Andon Beta. Sot ai ushtron profesionin  e avokatit pranë Dhomës së  Avokatëve, Fier. Atë ngjarje s`mund ta  harrojë lehtë. E pranon.

Di çdo detaj të  atij vendimi, madje mban mend edhe sallën ku u mbajt seanca. Sigurisht  nuk ka qenë si gjithë seancat e tjera  të jetës së tij: “Atë ngjarje mundohem  ta harroj, por s’mundem. Ishte  tmerr! Me prova shkencore u provua  autorësia e tyre, Plus dhe dy të pandehurit  e pranuan vetë autorësinë,  pa harruar këtu edhe dëshmitarë të  ngjarjes, që identifikuan autorët. Kujtoj  se dënimi u krye shpejt. Ngjarja  ishte tronditëse. Jo vetëm se dënimin  e kërkonte opinioni qytetar, por të  bazuar në ligj shpejtuam gjykimin.  Shorti më ra mua. U futa të studioja  çështjen, përcaktova masat për  gjykim, lajmërimin e të pandehurve,  palës mbrojtëse, dëshmitarëve. Gjyqi  është zhvilluar në një nga sallat kryesore  të gjykatës. U zhvillua me ftesa.  Salla mbante brenda saj 250 vetë. Kaq mund të them se morën pjesë  atë ditë në seancë.

-Çfarë mbani mend nga dhënia e  vendimit? 

Përgjegjësia ishte e madhe për të dhënë  një dënim kapital. Nuk është e lehtë  të japësh një vendim të tillë. Duke patur  parasysh rrezikshmërinë e veprës,  egërsinë me të cilin ishte kryer vepra  penale, sidomos ekzekutimi, jo vetëm  i katër viktimave, por i fëmijës, mbaj  mend në këtë proces skenën e demonstrimit  të të pandehurit për pesë viktimat. Sidomos të fëmijës së goditur  me levë, e thyer qafën. Dhashë vendim;  dënim kapital me varje në litar!  Lexova vendimin .Salla ishte e tëra sy e veshë. Pastaj lexova pjesën e fundit ku  u shpreha se kishin të drejtë të apelonin  vendimin në shkallën e dytë! Jam larguar dhe në dalje të sallës më prisnin  kolegë të mitë. Më dhanë dorën dhe  nuk flisnin. Në shtëpi atë natë s`kam  futur gjumë në sy. Ndihesha mirë si  zbatues ligji. Keq si njeri. Nuk u ankimua  si vendim. Presidenca nuk ushtroi  të drejtën e faljes!

-Sot a jeni takuar ndonjëherë me  pjesëtarë të familjes së të dënuarve  me varje? 

Po, më kanë takuar e ëma dhe motra  e tyre. Fillimisht kishin paqartësi. I kam  pritur dhe takuar e kam biseduar me  to. Është nënë. Është motër. Fillimisht  kishin kritika. Thoshin se në këtë ngjarje  kishin gisht edhe të tjerë. Mirëpo nuk u  provua që kishte të tjerë autorë. Plus  që dy të varurit pranuan gjithçka, deri dhe autorësinë. Ato kanë ardhur vazhdimisht. Ndërsa sa herë me vjen nëpër  mend ajo ngjarje ndihem keq. Sidomos  për viktimat.

Vendimi:Varje në litar 

Varja në litar e dy vëllezërve nga  Libofsha ka shënuar ekzekutimin e  fundit të dënimeve me vdekje në Shqipëri.  Ky dënim u kundërshtua fort  nga organizmat ndërkombëtarë, ndërsa  opinion vendas nisur nga natyra e  krimit, por edhe numri i viktimave, i ka  dhënë dënimit mbështetje maksimale. Pamjet e transmetuara nga televizioni  i vetëm në Shqipëri, ai shtetëror,  tronditën ato kohë publikun, ende  të pamësuar me kronika të llojit të  tillë, skajshmërisht makabre. Procesi gjyqësor zgjati 24 ditë. Në fund të  atij procesi, në sheshin qendror të qytetit u vendosën trekëndëshat me  litar. Vendimi u ekzekutua në orët e  para të ditës së 25 Qershorit 1992.

Josif dhe Dritëbardh Çuko, nga fshati  Libofshë u varën në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë të varur deri  mbrëmjen tjetër, për t’u parë nga  turma njerëzisht që erdhën dhe nga  qytetet e tjera. Dëshmitarë të ndryshëm,  por edhe foto të kohës, tregojnë  ato çaste kur të dy vëllezërit kanë  qëndruar të varur për tu parë nga  të gjithë grupmoshat, fëmijë, të rinj,  të moshuar. Krimi ishte goditur edhe  pse me metoda komuniste. Pasditen  e datës 25 qershor, moti përkeqësohet  papritur. Një shi me erë të fortë  e suferinë i bashkëshoqëruar dhe me  shkreptima rrufesh ka pushtuar zonën.  Moti i egër dhe trupat e pajetë  që tundeshin në erë, janë dëshmia e  fundit e ngjarjes monstruoze të njohur  me emrin “Masakra e Libofshës”! /

Kategori
Uncategorized

Si e rrëmbeu në Selanik Sigurimi dhe KGB, kryeministrin shqiptar Koço Kota.


Si e rrëmbeu në Selanik Sigurimi dhe KGB, kryeministrin shqiptar Koço Kota

Mes 10 kryeministrave të vrarë të shtetit shqiptar dhe 6 prej tyre që nuk kanë varr është edhe Kostaq Kota. Dy herë kryeministër, kryetar i parlamentit, kryetar i Dhomës së Deputetëve, ministër i Brendshëm, kryetar i kryesisë së Kongresit të Lushnjes dhe pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë, Ai mbahet mend se ishte kryeministër më 7 prill 1939 ditën që Shqipëria u pushtua nga Italia dhe që në 1945 u rrëmbye në Athinë duke i vënë pistoletën në kokë nga një agjent i Sigurimit të Shtetit, një agjent i KGB-së ruse dhe një agjent i shërbimit sekret grek për t’u sjellë në Shqipëri. Ironia vazhdon se ai vdiq në Burgun e Burrelit nga torturat çnjerëzore, në burgun që hodhi firmën për ta ndërtuar. Të gjithë këtë histori të trishtë, e solli dje në emisionin Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku, Harallamb Kota, një nga pasardhësit e kryeministrit të 15-të të shtetit shqiptar. Më poshtë është një pjesë e intervistës:

***

Zoti Kota, sipas të dhënave që ju keni, nga ato që keni lexuar, por edhe nga të dhënat familjare, si u rrëmbye kryeministri Koço Kota?

Sapo kishte mbaruar lufta dhe kryeministri Koço Kota jetonte në Selanik në shtëpinë e vjehrrit. Ai kishte kohë që bënte jetën e ilegalit sepse tashmë ishte armik me komunistët shqiptarë, me komunistët grekë dhe natyrisht armik kryesor nga sllavokomunistët jugosllavë. Ai nuk e ndoqi mbretin Zog në mërgim por qëndroi në Greqi duke treguar se nuk ka qenë dakord me të. Ka qenë viti 1945 kur tre persona u paraqitën befas në derën e shtëpisë ku ai jetonte në Selanik. Një prej tyre ishte shqiptar dhe ishte agjent i Sigurimit të Shtetit Shqiptar me emrin Anton Çeti, i dyti ishte një rus, agjent i KGB-së dhe I treti një grek agjent I shërbimit sekret grek. Çudia ishte se të tre flisnin shqip. Në fillim ata u paraqitën me mirësjellje duke i kërkuar Koços të vinin me ta në Shqipëri. Sipas tyre kishin porosi direkt nga Enver Hoxha që Koçoja të kthehej në Tiranë për të marrë një post shtetëror. Madje ata zunë në gojë që ai të rimerrte sërish detyrën e kryeministrit që kishte lënë më 7 prill 1939. Koçoja e kuptoi që kjo ishte një grackë që ata ta likuidonin dhe nuk pranoi. Por menjëherë pas këtij refuzimi të tre agjentët sekretë nxorën pistoletat dhe ia vunë në kokë. Në shtëpi u krijua një gjendje ankthi, frike e terrori sepse gjithçka u krye në sy të gruas së tij dhe prindërve të gruas. Edhe ata e kundërshtuan marrjen e Koços por përpjekja e tyre ishte e kotë. Menjëherë pranë shtëpisë mbërriti një furgon dhe pas e tërhoqën zvarrë Koçon e futën në të. Prej Selanikut e sollën në Tiranë dhe nga Tirana në Burgun e Burrelit. I gjithë operacioni ishte i drejtuar dhe komanduar nga ministri I Brendshëm Koçi Xoxe. Ai ishte armiku numër 1 i Koço Kotës. Xoxi ishte një antishqiptar dhe një armik i betuar i të gjithë atyre që ishin shprehur kundër komunistëve dhe sidomos kundër bashkëpunimit me sllavo komunistët.

Ç’ndodhi më pas me kryeministrin Kota?

Ndodhi ajo që tashmë dihet. Gjyqi special I drejtuar nga Koçi Xoxe kishte vënë në bankën e të akuzuarve personalitetet më të rëndësishme të Shqipërisë. Mes tyre edhe Koço Kottën. Por këtu pati një problem. Prokuroria kërkoi dënim me vdekje por gjykata speciale e dënoi me 30 vjet.

Përse nuk pranoi gjykata kërkesën e prokurorisë?

Sepse jo për 30 vjet por për asnjë ditë nuk kishte prova, Koço ka thënë në sallën e gjyqit pak a shumë këtu: “Më 7 prill të vitit 1939, qeveria jonë jo vetëm që nuk u frikësua, por organizoi edhe rezistencë të armatosur, duke bërë atë që nuk e bëri dot as qeveria çekosllovake, e cila ishte shumë herë më e armatosur se qeveria e jonë. Pikërisht, atë që s’e bëri qeveria çekosllovake e bëri qeveria e vogël e popullit shqiptar”.

Pas dënimit me 30 vjet çfarë ndodhi?

Ndodhi ajo që Koçon e dërguan në burgun e Burrelit, një burg që ai e firmosi për ta ndërtuar vetë kur ishte kryeministër. Po a e dini ju që kryeministri Kotta ka ndërtuar bulevardin e madh të Tiranës, ndërtesat e ministrive dhe shumë e shumë vepra të tjera, rrugë, shkolla e ura. Dhe natyrisht do ndërtonte edhe burg. Por pikërisht aty gjeti vdekjen.

Si ndodhi vdekja e tij?

Nga të gjitha dëshmitë e bashkëvuajtësve, nga dokumente arkivore dhe nga rrëfimet e të afërmve ishte e parapërgatitur që Koçoja duhet të vdiste. Torturat ishin çnjerëzore. Në fillim ai u fut në qelinë numër 7 të burgut. Të burgosurit bënin humor me Koçon. Një prej tyre ka treguar se i ka thënë: “Koço, mirë ta bënë që të futën këtu, sepse nuk e ke bërë të mirë këtë burg”. Më pas u fut në qelinë pa numër. Aty gjithçka ishte në kufijtë e të paimagjinueshmes. E lanë pa bukë e ujë, i jepnin kripë, e godisnin me ç’të mundnin deri me bajonetë dhe thirrjet e tij ishin dëshpëruese. Të burgosurit kanë treguar se dëgjonin për orë të tërë fjalën bukë, bukë bukë, deri sa kjo erdhi duke u zbehur dhe më pas nuk dëgjohej asnjë zë. Mishi në trup nisi të plasaritej nga kjo situatë dhe më pas zëri i tij nuk po dëgjohej fare. Gardianët e pamëshirshëm në vend ta ndihmonin dhe mjekonin e çanin me bajonetë në mish në ato vende ku ishte plasaritur. Deri sa erdhi edhe vdekja e tij përfundimtare. U varros në oborrin e burgut në atë që quhet e famshmja qershi.

Ka disa variante sikur e kanë hedhur nga një lartësi e madhe dhe e kanë shënuar në procesverbal aksident.

Jo. Thjesht fare. Kryeminstri Koço Kota u torturua deri në vdekje. U varros dhe më pas ia zhdukën edhe eshtrat. Sot ai është një nga kryeministrat e vrarë të shtetit shqiptar, pro edhe një nga kryeministrat që nuk ka varr. Ai u eliminua sepse ishte kundërshtar I nacionalistëve fqinj antishqiptarë që synonin marrjen e trojeve dhe viseve shqiptare.

A keni bërë përpjekje si familjarë për t’ia gjetur eshtrat?

Koçoja la dy fëmijë, Nuçin dhe Teftën. Të dy ikën në SHBA. Nuçi ka vdekur, ndërsa Tefta jeton ende. Ata kanë fëmijë dhe ata jetojnë në SHBA. Por imagjinoni se çfarë terrori ka ndodhur me pasardhësit e Koços. Ata dhe të tjerë në Shqipëri ende rrojnë me një frikë në natyrshme me atë që ka ndodhur. Një pjesë janë dënuar dhe internuar. Një pjesë ndërruan deri mbiemrin për të mos pasur asnjë lidhje. Kjo ka sjellë që jo vetëm eshtrat të mos ia kërkojnë por të mos kenë asnjë interes për t’u marrë me historinë e Koço Kotës edhe tani që ka 26 vjet që komunizmi ka rënë. Ju nuk e imagjinoni dot këtë dhe mund të bëni shumë pyetje. Por unë që jam pasardhësi i Koço Kotës e kuptoj shumë mirë. A e mendoni se çfarë krimi kanë bërë. Kanë masakruar një personalitet që tërë jetën e shkriu për këtë shtet: Ishte pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë, ishte dy herë kryeministër, kryetar i parlamentit, ministër i Brendshëm deputet, sekretar i Kongresit të Lushnjes. Çdokush do mburrej për breza të tërë shqiptarësh ai që do ishte pasardhës i një njeriu të tillë. Por kur ky njeri u masakrua nga ky shtet për të cilin ai punoi, ç’duhet të bëjnë dhe mendojnë pasardhësit? Është një krim që do lërë gjurmë terrori edhe në të ardhmen.

Ka një ide për nderimin e kryeministrave që nuk jetojnë. Madje për të ngritur një memorial edhe atyre që nuk kanë varr. Kjo është mbështetur edhe nga ish-kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli por edhe nga ish-kryeministrat Ylli Bufi, Vilson Ahmeti e Aleksandër Meksi. Por a do të donit ju që të ishin bashkë në një memorial edhe Enver Hoxha dhe Koço Kota?

Kurrën e kurrës. Si mendoni ju, a do ishte normale që memoriali i tij të ishte bashkë me Enver Hoxhën njeriun që e masakroi atë. Jo. Duhet të kalojnë breza e brez që të shkëputemi nga një ndjenjë e drejtë që për atë që kemi kaluar duhet ta harrojmë.