Kategori
Uncategorized

Zot ruaje Partinë Demokratike dhe Opozitën nga “opozitarët” e rinj.

Avokate Adriana Kalaja /

Zot ruaje Partinë Demokratike dhe Opozitën, nga “opozitarët” e rinj…..

Nga avokate Adriana Kalaja, aktiviste e shoqërisë civile ///

Ndërkohë që ne protestojmë prej 13 javësh para Bashkisë Tiranë, e sidomos sot në 40 ° temperaturë, disa “opozitarë” nuk e shohin të arsyeshme t’ë na bashkohen.

Zgjedhje e tyre.

Dikush, qëndron në shtëpi e preferon t’ë na shohë nëpërmjet kamerave.

Dikush tjetër drekon me Nikoll Lesin, duke ngrënë peshk, ndërkohë që ne hanim dhunën dhe gazin e policisë së narco shtetit.

Dikush, ka preferenca lidhur me organizatorët apo pjesëmarrësit në të.

Të tjerë, nuk vijmë se përfitojnë tendera miliona euro, vetëm se janë “opozitarë”.

Ka arsye të ndryshme, për këta “opozitarë”, por mua më shqetëson ajo që i bashkon ata.

Në një formë a tjetër, dukshëm apo fshehtas, ata më shumë meren me ne, se me ata të korruptuar dhe kriminelë që mbajnë peng institucionet tona, kundër të cilëve protestojmë ne.

Në një formë a në një tjetër, janë të njëjtët që me pult në dorë, mbase edhe me ndonjë birrë të ftohtë, na thonë “si duhet ta bëjmë protestën e si duhet të sillemi”, e pallavra të tjera si këto.

Nuk e di a e keni vënë re, por sa herë ka hall Edvini i Kristaqit, ndryshe vëllai i Olsit të Xibrakës dhe Erioni pa origjinë, këta “opozitarët” na sulen ne?

Madje duke shkelur çdo vijë etike, morali apo norme politike.

Gjithsesi, sot desha T’Ju bëj një pyetje që më mundon prej kohësh e nuk po i jap dot përgjigje…..

A mund të quhet opozitar dikush që:

1) Edvini i Kristaqit, alias vëllai i Olsit të Xibrakës e emëron në drejtësinë e “posaçme”?

2) Bashkëshorten i’a emëron në Gjykatën e Tiranës që njihet si gjykatë kariere?

3) Kanë mentor Dvoranin dhe Sokolët e partisë?

4) Janë këta mentorë që janë investuar në sistemin e drejtësisë për këta “opozitarë”?

5) Sa shohin emra avokatësh të PD apo opozitës, japin vendime kundër tyre dhe në kundërshtim me ligjin, ndryshe nga ato që i shkruajnë nëpër libra e i relatojnë nëpër konferenca?

Ma shpjegoni pak se, si opozitare që jam, për mbi 10 vite, më mbyllet çdo derë.

Se i bie që edhe librat i paskan shkruar për të fituar materialisht por jo se besojnë në to.

Kush do emrat?

Besoj se kush është avokat dhe opozitar, e kupton lehtësisht.

E keni parë si reagonin apo reagojnë kur unë kam denoncuar një mafioze si Griselda Blanco, ndryshe Yuri Kim?

Mbase e kanë pikë të dobët modelin “Griselda” që përfaqëson aq mirë bastardi Veliaj.

Janë të njëjtët që duartrokasin SPAK.

Janë të njëjtët që përfitojnë më shumë tendera se rilindasit, që nga Kunati i Lulzimit e deri te çunat e babi Lekës dhe mami Dhurit.

Janë të njëjtët që kanë frikë të flasin për arrestimin politik të Kryetarit të PDSH-së dhe Liderit të Opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha.

Kontrollojini mediat sociale nëse do gjeni një shkrim mbështetës pro Doktor Berishës.

Pse do thoni Ju?

Se këta ploamelikanët, i tremben ndërprerjes së borderove nga pagatorët e tyre.

Kaq e thjeshtë është.

Gjithsesi,
Kemi kohë plot.

Mua më shqetëson fenoneni dhe jo emrat, por edhe emrat do dalin në momentin e duhur.

Nuk ka ngut kjo punë. 😉

E ngutshme është pastrimi i Partisë Demokratike dhe opozitës nga këta “opozitarë” të cilët janë më të rrezikshëm se vetë patronazhistët.

Dhunën dhe gazin e fal, por tradhëtinë jo.

Edhe në luftë, robërit dorëzohen, ndërsa tradhëtarët, vriten.

Ndaj them:
Zot ruaje Partinë Demokratike dhe Opozitën nga “opozitarët” e rinj.

PS: Më pëlqen fakti se këta “opozitarët” nuk më njohin fare dhe, nuk e dinë se si njohëse shumë e mirë e futbollit, mbrojtjen më të mirë kam kundërsulmin. 😉

Lini një koment