Kategori
Uncategorized

Minister Beqaj presion firmave farmaceutike: “Dua lekë, nuk dua ilaçe”.

halim_kosovaZ Minister:

“Më vjen shume keq që ju i keni bërë presion firmave farmaceutike, gjë që do ta vërtetojmë dhe bashkarisht, duke u thënë që nuk dua ilaçe por dua lekë”.

Unë po e bëj publike, ka organe që mund t’i futen punës, është shumë e lehtë të kontrollosh një firmë farmaceutike, çfarë kontrate ka patur, sa ilaçe ka future në spital, dhe ne do t’i shkojmë deri në fund sepse është shumë e rëndësishme që për hir të xhepit të lësh pacientin pa ilaçe..”

Halim Kosova-Beqajt: U ke bërë presion firmave farmaceutike duke u thënë – “Dua lekë, nuk dua ilaçe”

Gjatë seancës dëgjimore me përfaqësues të Urdhërit të Mjekut në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, ministri Ilir Beqaj u akuzua nga parardhësi i tij Halim Kosova se u ka bërë presion  kompanive farmaceutike për të përfituar financiarisht prej tyre.

Zbardhja e një pjesë të shqetësimeve që ngriti ish-ministri i Shëndetësisë Halim Kosova edhe për një çështje tjetër që ka të bëjë me  dhënien e shërbimit të mirëmbajtjes së aparaturave në QSUT një firme që është nën hetim për abuzime të mëdha nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“..Më vjen shume keq që ju i keni bërë presion firmave farmaceutike, gjë që do ta vërtetojmë dhe bashkarisht, duke u thënë që nuk dua ilaçe por dua lekë. Unë po e bëj publike, ka organe që mund t’i futen punës, është shumë e lehtë të kontrollosh një firmë farmaceutike, çfarë kontrate ka patur, sa ilaçe ka future në spital, dhe ne do t’i shkojmë deri në fund sepse është shumë e rëndësishme që për hir të xhepit të lësh pacientin pa ilaçe..”

“..Në qoftë se aparaturat e sistemit shëndetësor kanë çaluar, kanë çaluar sepse nuk u është bërë shërbim. Në qoftë se auditi i Ministrisë së Shëndetësisë dorëzon një material shumë të kompletuar për x firmë e cila ishte përgjegjëse për këto aparatura dhe ministria duke e parë problemin shumë serioz ia çon Kontrollit të Lartë të Shtetit kam informacione që me ardhjen tuaj në pushtet po kjo firmë pa u mbaruar gjykimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është kthyer dhe ka marrë atributet e mëparshme..”

Kategori
Uncategorized

Loja e Edi Ramës me të përndjekurit, si fabula e gjarprit me bariun.

imgresNga :  Sejdi  PEKA

Një bari po ruante delet dhe kishte bërë një marrëveshje me një gjarpër.

Bariu do t’i milte për çdo ditë një pagure me qumësht që pinte gjarpri, ndërkohë në këmbim të kësaj gjarpri sillte çdo ditë një monedhë floriri. Dhe kështu vazhdoj ujdia në mes tyre. Edhe bariu edhe gjarpri ishin të kënaqur. Por një ditë bariu plak u sëmur dhe në vendin e tij delet do t’i ruante i biri. E porositi të birin që brinjë një shkëmbi do të linte paguren me qumësht dhe pas pak do të shkonte të merrte aty një monedhë floriri. I biri i bariut mori paguren me qumësht dhe e dërgoj në vendin e caktuar por nuk u largua. I fshehur në një vend po shikonte se kush do të sillte monedhën e floririt. I habitur dëgjoj një fëshfërimë nëpër gjethe dhe një gjarpër që u afrua dhe po pinte në paguren me qumësht. I biri i bariut nuk e zgjati më po nxori nga brezi kosorën, duke e goditur gjarprin, i këputi atij bishtin. Gjarpëri duke parë se çfarë i kishin bërë ju hodh djalit të bariut dhe e kafshoj për vdekje. Kur i sollën djalin të vdekur në shtëpi, bariu plak e kuptoj se çfarë gabimi kishte bërë. Të nesërmen shkoj në mal dhe e thirri gjarprin. –

O gjarpër i tha, ka ndodhur çfarë ka ndodhur hajde t’i harrojmë dhe përsëri të vazhdojmë marrëveshjen tonë. Jo, u përgjigj gjarpri, tani çdo gjë ndërmjet nesh ka marrë fund. Unë bishtin e këputur dhe ti djalin në varr nuk mundet t’i harrojmë kurrë. -Në këtë kontekst, nuk ka hipokrizi më të shpifur se loja e Edi Ramës me ish-të përndjekurit politikë.

Kur po shikoja në edicionin e lajmeve Edi Ramën në një tryezë me disa ish të përndjekur politikë, me të vërtetë nuk po u besoja syve. Për të mos mjaftuar i biri i Kristaq Ramës që me firmën e tij si Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, i vuri litarin në grykë poetit disident antikomunist Havzi Nela në pragun e lirisë me 10 Gusht 1988, në krye të kësaj tryeze ishte edhe Gramoz Ruçi, ish-Ministri i Sigurimit komunist që përgjaku Shkodrën me masakrën e 2 Prillit e me dhjetëra të rinj shqiptarë të vrarë në kufi. Mediat pranë Edi Ramës u përpoqën sa mundën që kësaj tryeze t’i bënin mjaft publicitet si një ngjarje e rëndësishme. Dukeshin si ujqërit që kishin hedhur në kurriz lëkurën e qengjit. Dhe “qengjat e përndjekur” qëndronin përballë duke shikuar me trishtim dhëmbët e ujqërve që nuk kishin ndryshuar me maskat dhe makiazhet e tyre. Sigurisht që këta ish të përndjekur nuk përfaqësonin aspak ata qindra dhe mijëra ish të burgosur dhe të përndjekur politik nga regjimi komunist,ashtu sikundër historia ka treguar se nuk është e vështirë të gjenden disa ndoca mercenarë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë t’i shërbejnë padronit që i mashtron dhe i paguan.

Gjesti i tij vetëm sa ka fyer në ekstrem të gjithë ish të përndjekurit politikë të Shqipërisë. Edhe njëherë tjetër i sëmuri psiqik i PS tregoi se është një njeri eksiq nga koka. Një maskaradë e tillë nuk është parë dhe as dëgjuar. Duke bërë lojën e strucit, duke fshehur kokën për të kaluarën kriminale të familjes së tij, Edi Rama del cullak si në fotot e tij nudo që kanë bërë xhiron e botës.

imgresMë së paku duhet të kishte kërkuar falje publike për babanë e tij kriminel, ndërkohë askush nuk mundet që t’ia heqë nofkën se ai është i biri i një krimineli. Dikush edhe mundet të më thotë se nuk ka drejtësi në botë që “i biri të dënohet për babanë”. Por ka një kod moral të trashëguar në shekuj deri në ditët tona se “I biri i një krimineli nuk mundet të bëhet i pari i fshatit”. Nga ana tjetër, Edi Rama duhet të sqarojë edhe pozicioni e tij se ka qenë bashkëpunëtor i zellshëm i ish-sigurimit në revistën famëkeqe “në shërbim të popullit”. Ai është Kryetar i Partisë Socialiste, si pasardhëse e drejtpërdrejtë e Partisë Komuniste që vetëm emrin i kanë ndryshuar komunistët në Qershor të vitit 1991. Kjo parti asnjëherë nuk është distancuar nga e kaluara e saj kriminale e partisë shtet të diktaturës komuniste. Ish Sigurimi komunist i diktaturës ishte instrumenti “arma syshqiponjë e diktaturës së proletariatit dhe e Partisë Punës”. Barbaria kundër popullit të tyre nuk kishte të ndalur. Sipas një raporti të OKB dhe të bërë publik, “vetëm nga viti 1945-1956 në Shqipëri janë pushkatuar 10.000 persona për bindje politike me ose pa gjyq,16.000 të tjerë janë burgosur, 80.000 njerëz janë internuar dhe shumë prej tyre kanë vdekur nga vuajtjet dhe uria”. Akoma edhe sot njerëz me kazma e lopata në duar kërkojnë varret e njerëzve të tyre duke vendosur veshin në tokën e ftohtë se mos dallojnë një “zhurmë”, një boshllëk që të tregojë se aty ka një varr. Dhe nuk janë pak por lart më shumë së 4500 njerëz të pushkatuar me dhe pa gjyq që nuk u gjejmë varret. Dhe kriminelët janë kudo. Janë në kupolën e Partisë Socialiste. Sot për fatin e keq të Shqipërisë, kjo parti që ka ndryshuar vetëm emrin në një Kongres fasadë të mënyrës marksiste, ka grumbulluar në elitën e sajë dhe ka ricikluar në politikë të gjith bijtë e ish bllokmenëve dhe të kastës së kuqe enveriste me në krye Edi Ramën, Gramoz Ruçin, Gjonët, Klosët, Minxhozët, Bushatët, Fidelët etj.

Anti_Communism1Diversioni komunist kundër shtresës së ish-të përndjekurve politikë nuk është një fenomen i ri. Ai ka vazhduar edhe pas rënies se komunizmit, se ata e kuptojnë fare mirë se ish të përndjekurit janë antikorpet më të fuqishme që e ruajnë dhe e mbrojnë demokracinë nga murtaja komuniste. Sigurisht orvatja e tyre është tejet e dështuar. Neve nuk mundet të harrojmë.