Kategori
Uncategorized

LUFTETARJA E LIRISE_se, KRYETARE E E PPD_se

Rruga jonë, e juaja dhe imja, e anëtarëve dhe simpatizantëve të PPD ka qenë e vështirë për të ardhur deri në këtë Kongres sepse zhurma për riorganizimin e PPD ishte shumë e madhe dhe shqetësimi i kallur brenda nesh nga skenarë të sajuar nga dashakeqët ishin tmerrsisht shqetësues, por ne shkuam tek çdo njeri që në zemër kishte PPD, biseduam me çdo shqiptar që ende ruante me fanatizëm librezën e anëtarësimit të PPD, folëm me fjalë zemre. Fjalët e mia dhe të bashkëpuntorëve të mi janë të sinqerta, ato vijnë nga thellësia e shpirtit të pastër, prandaj ne triumfuam dhe jemi bashkë këtu sot, në këtë Kongres për tju treguar se, PPD me popullin shqiptar vazhdojmë të ecim përpara.

Kongresi i 6-të i PPD-së. Llalla: Partia do të jetë e popullit dhe jo e liderit10940617_1376413456000846_5894810526209367532_n

Partia për Prosperitet Demokratik, sot ora 13, në Tetovë ka mbajtur Kongresin e saj të 6-të.

Teuta Llalla është zgjedhur kryetare e re e kësaj partie. Ajo është zotuar se do të punojnë për realizimin e vizionit të përbashkët politik ashtu siç kanë vepruar rilindësit tanë në të kaluarën e jo ashtu siç veprojnë politikanët ballkanas: paraja mbi të gjitha, njofton gazeta “Lajm”.

“Partia do të jetë e popullit dhe jo e liderit”, ka thënë mes tjerash Llalla.

Fjala e kryetares Teuta LLALLA

Të nderuar delegatë,

Të nderuar simpatizantë dhe anëtarë të PPD-së,

Më lejoni që t’Ju falënderohem për përkrahjen dhe votëbesimin që më dhatë në këtë detyrë të lartë politike, qëllimi i të cilës është rikthimi i shpresës dhe i dinjitetit kombëtar. Që prej kaq vitesh sa nuk ishte PPD aktive në Kuvendin e Maqedonisë këto cilësi janë shkelur.

Ky rikthim kësaj rradhe ishte më i mundimshëm se herëve tjera sepse dolën nga burgu i padrejtë Vullneti, Adnani dhe Amiri, nga guximi dhe dëshira e 1.000 qytetarëve që haptazi para notarit të nënshkruajnë fletë aderimin për PPD-në si dhe nga guximi i 186 qytetarëve që ta mbrojnë platformën politike të PPD-së para gjykatës dhe ai lindi nga vullneti dhe këmbëngulja e nismëtareve të PPD-së për ta rikthyer këtë fole të demokracisë në jetën politike.

Më lejoni që me këtë rast ta falënderoj Përfaqësuesin dhe Prezantuesin e deritashëm të PPD-së zotin Vullnet Halilin i cili dha kontributin e tij rinor për rregjistrimin e partisë si dhe anëtarët e deritashëm të Kuvendit Qendror dhe Kryesisë së Partisë për mundin e pafund që e dhanë për këtë kauzë.

Të nderuar delegatë,

Sot gjendja e shqiptarëve në Maqedoni është me keq se në komunizëm. Partia shqiptare në pushet, disa vite me radhë nuk arrin të zgjedhë problemin e emërtimit të tabelave të rrugëve dhe shkollave. Ata nuk janë në gjendje të kuptojnë ende se çfarë është parlamenti dhe çfarë është qeveria si koalicion politik. Ata, nuk mund të kuptojnë kush i sulmon nxënësit shqiptarë në Shkup prej kaq kohësh. Ata, nuk mund të kuptojnë se ku shkojnë paratë e shqiptarëve dhe sa harxhohen për Shkupin 2014. Po ashtu, ata nuk mund të kuptojnë ende pse ikin të rinjtë në kurbet. Askush nuk merret me çështjen pse u mbyllën shkollat shqipe? Pse braktisja e fshatrave po bëhet përditë dhe duke filluar nga Likova e Kërcova, Dibra, Shkup etj.

Sot Shqiptarët janë pa mbrojtje. Partitë shqiptare në Parlament grinden njëra me tjetrën. Partia në pushtet është shndërruar në zëdhënëse të politikës së VMRO-s. Kuadri i paaftë i sajë është bërë objekt diskutimi i Komisionit dhe i Parlamentit Evropian dhe ambasadave të huaja në vend. Partia tjetër shqiptar në opozitë, kënaqet duke luftuar dhe shkatërruar partitë shqiptare opozitare më të dobta dhe kur i duhet atij për interesa, ia voton buxhetin VMRO-DPMNE, duke e nxjerr nga balta. Nuk duhet njerëzit të mashtrohen me fjalë boshe dhe fjalime emocionale, duhet më shumë dije e guxim, prandaj nuk duhet që shqiptarët të humbin kohën me premtime të parealizueshme. Duhet të veprojmë bashkërisht si një trup, duke protestuar fortë për çdo të drejtë që na shkelet. Vetëm në këtë mënyrë do të ndalen proceset degraduese siç ishin enciklopedia, Brodeci, Radusha, Odri, Vaksinca, rrahjet e nxënësve, dhunimi i lokaleve në emër të ndaljes së duhanit, etj., etj.

10492464_1376396056002586_2330092542284008258_nPër shkaqet e mësipërme vëllezër dhe motra kërkojmë përkrahjen tuaj. Vetëm ju mund të na ndihmoni të ringrihemi përsëri lart, krenar pse jemi shqiptar. Ne, publikisht ua shtrijmë dorën që të na përkrahni ashtu si qëmoti, pra Uniteti është ai që bënë fuqinë dhe përparimi tonë.

Ne, do jemi si gjithnjë në ballë të nismave madhore kombëtare si më 1990, në 1994 dhe në 2001, ishte PPD ajo që i bëri ballë presioneve të pushtetit afatgjatë të diktaturës komuniste, ishte PPD përkrahësja kryesore për themelimin e UT, ishte PPD që u gjend pranë ushtarëve të UÇK, ishte këmbëngulja e PPD për arritjen e një marrëveshje për ndalimin e konfliktit të 2001. E ku s’ka qenë PPD, në krye të lëvizjeve tona kombëtare, por kuptohet këto s’kanë qenë të lehta për ne. Shumë padrejtësi dhe kurthe ju bënë PPD, shumë punuan strukturat shtetërore dhe vasalët e tyre për ta zhdukur rrënjësisht PPD, por nuk ja arritën qëllimeve dashakeqëse sepse PPD nuk jam vetëm unë, PPD nuk jemi vetëm ne që ndodhemi këtu në këtë sallë, por PPD janë të gjithë shqiptarët në Maqedoni dhe Diasporë. PPD është promotoria e lëvizjeve të mëdha kombëtare jo vetëm në Maqedoni, por kudo. Ajo ishte e para dallëndyshe që lajmëroj rënien e diktaturës komuniste, ajo ishte e para që lajmëroi pranverën e demokracisë në Maqedoni.

PPD, ka qenë dhe është pronë e popullit dhe jo e liderit, PPD nuk ka duruar dhe nuk do të durojë asnjëherë diktaturën e liderit, këtë ua premtoj edhe unë që më keni besuar sot këtë detyrë kaq të lartë dhe të vështirë. PPD ka punuar dhe punon për mbrojtjen e vlera kombëtare, për ruajtjen e dinjitetit njerëzor, besimin e njeriut në Zot, që do të thotë se ne ekzistojmë.

10917823_1376379719337553_5075247751827548828_n

PPD ka qenë dhe mbetet ambient demokratik që nuk duron diktatura. Ne do të ndërtojmë ambientin tonë tradicional ku kryetari i partisë do të bashkëveprojë me organet e saja për ndërtimin e platformave politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore. Do të zbatojë platformat dhe nuk do të vihet në pozitën e të gjithë të diturit. Anëtarët e organeve udhëheqëse të PPD-së do të punojnë për realizimin e vizionit të përbashkët politik ashtu siç kanë vepruar rilindësit tanë në të kaluarën e jo ashtu siç veprojnë politikanët ballkanas: paraja mbi të gjitha.

PPD ka qenë dhe mbetet burim i pashtershëm i platformave politike. Koncepti ynë fillestar ka qenë dhe ende më tej mbetet ai i shtetit dykombësh. Nëse për një arsye ose tjetër forca politike të caktuara nuk janë në gjendje ta pranojnë këtë filozofi politike atëherë alternativa jonë do të ishte ajo e qytetarëve të barabartë dhe jo ajo e një kategorie qytetarësh të pagëzuar me emër e mbiemër dhe e qytetarëve numra me përqindje. Thënë shkurt, PPD parimet e veprimit të saj politik i ka paraqitur qysh në Deklaratën e Grupit parlamentar për barazinë e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë në vitin 1992 dhe ato janë parime bazë të veprimit tonë politik.

Pas 25 vitesh zhvillim demokratik platforma e PPD-së ende nuk është realizuar plotësisht, ende duhet kohë për realizimin e saj. Nuk është ndonjë thënie e mençur po qe se themi se aktiviteti ynë politik do të mbështetet kryekëput në Marrëveshjen e Ohrit. Fundja ajo marrëveshje bazë politike ka pasur platformën e PPD-së, madje edhe e hartuar nga ekspertë të PPD-së, e hartuar për kohë të caktuar dhe rrethana të caktuara. Por, çdo gjë jeton në kohë dhe hapsirë. Marrëveshja e Ohrit e humbi shansin të hyjë në histori si marrëveshje e realizuar, si një marrëveshje që i dha fund luftës dhe pabarazisë. Sot ajo duhet riplotësuar, rishkruar.

PPD, gjithnjë ka qenë partia që ka vërtetuar se për çështjet e mëdha kombëtare dhe shoqërore, ka afruar zgjidhje dhe bashkëpunim. Është PPD, ajo që i mundësoi formacionit ushtarak të papranuar nga komuniteti ndërkombëtar që të paraqitet me subjekt politik, por kjo parti e nëpërkëmbi sinqeritetin e PPD-së dhe anëtarëve të saj dhe u angazhua për zhdukjen e saj nga skena politike. Të mos harrojmë se PPD është partia mëmë e këtyre dy partive dhe është mëkat të sulmohet dhe shpifet pa fakte për të. PPD-ja afirmon vendosjen e partneritetit dinamik me tërësinë e organizmave dhe asociacioneve të shoqërisë civile.

Juve që më votuat për një dëshirë, për ëndrrën e rikthimit me nder të PPD në skenën politike, që më mbështesni në kohët e vështira dhe që më keni besuar postin e kryetarit nuk do t’ju tradhtoj, nuk do t’ju braktis kurrë për asnjë interes e asnjë çmim dhe asnjëherë për ndonjë përfitim personal. Nuk do të bëj pas shpinës suaj asgjë që do të cënojë jetën, dinjitetin, të ardhmen dhe shpresën tuaj. Nuk do të marrë asnjë vendim pa e ndarë me ju, pa u këshilluar me ata që më kanë besuar dhe votuar, sepse nuk do të gjej paqe në shpirtin tim për shkak të trazimit të besimit dhe shpirtit tuaj.

10941006_1379979232310935_5890982992387334766_nRruga jonë, e juaja dhe imja, e anëtarëve dhe simpatizantëve të PPD ka qenë e vështirë për të ardhur deri në këtë Kongres sepse zhurma për riorganizimin e PPD ishte shumë e madhe dhe shqetësimi i kallur brenda nesh nga skenarë të sajuar nga dashakeqët ishin tmerrsisht shqetësues, por ne shkuam tek çdo njeri që në zemër kishte PPD, biseduam me çdo shqiptar që ende ruante me fanatizëm librezën e anëtarësimit të PPD, folëm me fjalë zemre. Fjalët e mia dhe të bashkëpuntorëve të mi janë të sinqerta, ato vijnë nga thellësia e shpirtit të pastër, prandaj ne triumfuam dhe jemi bashkë këtu sot, në këtë Kongres për tju treguar se, PPD me popullin shqiptar vazhdojmë të ecim përpara.

Ju gjyshër, e prindër, të rinj, kudo që jeni, në këtë sallë, në Maqedoni dhe jashtë saj keni pritur me zemër të dridhur nëse PPD do riorganizohet apo të zhduket.

E pra, na kujtohet të gjithëve koha e PPD kur lumi i njerëzve nuk ndalej përballë hermelinave dhe kordoneve policore për të votuar për intelektualët e vërtetë, për të dërguar me votën e lirë profesorë të dëshmuar përballë të tjerëve.

Më lejoni t’jua them sot, hapur, në sy, se ne punojmë dhe përpiqemi të rikthejmë krenarinë dhe dinjitetin kombëtar, të rikthejmë besimin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë, të dërgojmë me votën tuaj njerëzit më të suksesshëm në institucionet shtetërore. Por gjithnjë ua kam përsëritur miqve, bashkëpunëtorëve të mi se na duhet votëbesimi i gjithë popullit, për të dalë faqebardhë, më të fortë me qëllimin e mirë që rinia shqiptare të mos largohet për të emigruar. Na ndihmoni pra, për të kontribuar të gjithë bashkë për të mundur të keqen, për të dalë nga balta ku na kanë futur prej kaq vitesh politikanët vasal, planprishës dhe keqpërdorues të besimit të popullit. Duke kontribuar të gjithë bashkë për të mirën e njerëzimit, për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë, për brezat që vijnë pas. Duhet të dimë se është mëkat që PPD të mbetet jashtë Kuvendit të Maqedonisë, sepse ajo ka qenë dhe është partia e vlerave të larta, partia që bëri historinë e vërtetë të shqiptarëve në Maqedoni.

10933990_1379977412311117_6831875994951737452_nMe vizione të reja, na priftë e mbara!

Teuta Kamberi -Llalla, lindi në Janar të vitit 1977, në qytetin e Tetovës, në një familje me tradita kombëtare nga prindërit Vait Kamberi, nga Malësia e Tetovës, profesor i gjuhës shqipe dhe nëna, Arife Kamberi, nga Shkupi, mësuese.

Që në shkollën e mesme u morr me aktivitete kombëtare dhe letrare. Shtëpia e saj u bë vatër e takimeve për themelimin e Universitetit të Tetovës më 1994 dhe babai i saj Prof.Vait Kamberi është njëri ndër nënshkruesit e aktit të themelimit të UT, ku është nderura me disa Mirënjohje për këto veprimtari kombëtare

E rritur në një familje me tradita kombëtare Teuta Kamberi si nxënëse e shkollës së mesme ishte njëra nga organizatorët e protestave të shkollave të mesme në mbështetje të studentëve të UT
Gjatë kohës së studimeve në Universitetin e Tetovës ishte përfaqësuese e
Fakultetit Filologjik në Unionin e Studentëve në UT dhe përfaqësuese në Unionin e Studentëve mbarë Kombëtare me qendër në Prishtinë.
Mbas mbarimit të studimeve në UT, në bazë të mesatares së lartë të notave u ndal të punojë disa vite asistente e lëndës së Morfologjisë në UT.

10407456_964314980249214_7385771402211058861_nMe fillimin e luftës së 2001 në Maqedoni Teuta Kamberi bashkë me vëllanë e saj iu bashkëngjitën Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ishin pjesëtarë të kësaj ushtrie deri në demobilizimin e saj.
Në vitin 2003, Teuta Llalla filloj punë në gjimnazin e Tetovës duke dhënë mësim lëndën e gjuhë-letërsisë shqipe. Gjithashtu kësaj periudhë është marrë me publicistikë, ku ka botuar shumë shkrime, analizash të probleme shoqërore.
Në vitin 2008 botoj librin e parë të saj me titull: “Antologjia e Poezisë Arvanitase”.
Në vitin 2009 bashkë me disa ish-ushtar të UÇK themeluan shoqatën e veteranëve dhe invalidëve të luftës “KALAJA”, dhe ishte zëdhënëse e kësaj shoqate e dalë nga lufta e 2001.

Nga viti 2010-2012 ka qenë anëtarë e bordit drejtues të Forumit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut, dega Maqedoni.
Në Shtator, 2012, Teuta Llalla bëri një vizitë në SHBA, me ftesë të disa organizatave shqiptaro-amerikane, ku në institucionet demokratike të këtij vendi denoncojë shkeljet e të drejtave të njeriut që bëhen në Maqedoni.
Në Tetor të 2012, themeloj shoqatën humanitare dhe kulturore, Programi Unik Shqiptar-PUSH, dhe u zgjodh kryetare e kësaj shoqate.
Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Forumi Ndërkombëtar Imazh dhe Media, e nderoj me Mirënjohje, Teuta Llalla, me motivacionin Gruaja Humane që mbron të drejtat e njeriut. Kjo Mirënjohje ju dha në Tiranë në një akademi solemne më 28 Nëntor 2012.
Në Mars të vitit 2013, Këshilli i Komunës së Tetovës e nderoj me Mirënjohje shoqatën, Programi Unik Shqiptar, të cilën e drejton që nga themelimi i saj Teuta Llalla
Në Maj të vitit 2013, Këshilli i Gjimnazit të Tetovës i ndau Mirënjohje, për rezultatet e suksesshme të arritura gjatë zhvillimit edukativo-arsimor si dhe për bashkëpunim korrekt.

10923304_1376406949334830_5120057738192597544_nËshtë e martuar me historianin dhe publicistin nga Elbasani Arben Llalla dhe kanë një djalë.

Kategori
Uncategorized

VLLEHET E BALLKANIT DHE TE SHQIPERISE.

487691_296095037182915_958444016_nVllehët e Ballkanit dhe të Shqipërisë Nga Alfred Cako.
Pikë së pari, është e vështirë ti quash vllehët komunitet apo minoritet. Nëse do ti trajtojmë si popullatë nomade dhe si një degë rumune e shkëputur teritorialisht nga populli i saj, sigurisht që duhen quajtur komunitet.
Por nëse i trajtojmë ata si një popullsi e pandërprerë nga Rumania jugore në të dy krahët e Bullgarisë dhe Serbisë, duke u futur në terrenet malore të Greqisë qendrore, zona e Pindit. Madje shpesh herë, ka pasur diskutime nëse mund të ndërtohej një shtet vllah në Ballkan ose shqiptaro-vllah, gjë të cilën e ndaluan politikanët rumunë pas luftrave ballkanike, duke besuar në një simbiozë greko-vllahe, gjë e cila solli një asimilim të vllehëve, ashtu siç solli edhe një asmimilim të arvanitasve, shqiptarëve ortodoksë çamë dhe maqedono-bullgarëve të Greqisë.
Por popullata vllahe sot ka një dizavantazh të madh në krahasim me popullatat e tjera të etnive ballkanike: ajo nuk ka gjuhën e shkruar dhe ka filluar ta humbasë identitetin e saj etnik, pasiqë, siç thotë studiuesi vllah N.Balamaci në parathënien e librit ‘The Vlachs: The History of a Balkan People” të autorit britanik Tom J.Ëinnifrith, botuar në vitin 1975, se vllehët “kanë qenë të zënë me urrejtjen ndaj njëri-tjetrit për të qenë pro-rumunë ose progrekë, duke mos e venë theksin se të gjithë janë vllehë”. Më tej ai shton se “Rumania luftron Hungarinë për Transilvaninë duke pretenduar se vllehët kanë ardhur aty nga Danubi verior.
Bullgaria lufton Serbinë dhe Maqedoninë duke pretenduar se ne (vllehët, dmth) nuk ekzistojmë aty. Greqia lufton Shqipërinë për Epirin e Veriut duke pretenduar se ne jemi grekë. Çdo grup fiton diçka duke sakrifikuar vllehët, përveç nesh që gjithmonë humbim. Por pas kësaj cilët mbetemi ne humbje pas humbjesh? Ne nuk kemi shtet, ne nuk kemi universitete, historianë, biblioteka, politikanë dhe diplomatë që të shohin interesat dhe historinë tonë, për të ndaluar të tjerët nga sakrifikimi ynë”.
Dihet se në Shqipëri, vllehët (fjalë e cila nuk ka kuptim pezhorativ, kundrejt fjalës çoban, që i emëron vllehët jo sedentarë që meren me blegtori) pjesa më e madhe e tyre kanë vendodhjen në kufijtë e Shqipërisë me Greqinë, por edhe me Maqedoninë në zonën e dy liqeneve të Prespës. Në fakt etimologjia e fjalës së vjetër Vllachi është e padeshifrueshme nga ana linguistike. Studiues të ndryshëm duan të thonë se gjuha vllahe ka lidhje me gjuhën rumune, teritori i së cilës u pushtua vetëm 1/3 nga romakët dhe gjithë zona e vjetër e Dakisë ka një unitet gjuhësor.
Ka shumë emra për teritorin e vjetër të dakëve dhe Dakisë që vinë qysh nga antikiteti e deri në kohët e sotme, si: aviii, lahii, laii volcae splash, fellah, bolaci, bellovaci belioaci, Blaca blasci boards Palace blaceni, BELCAIRE, volcae, volsci, vlaqui, Ëallachia, Ëallachia, valahus, Olah , olacz, Ëalach, ëlachos etj.
Mendohet se vllehët, ashtu si shqiptarët, kroatët, sllovenët, boshnjakët, skithët bullgarë të thrakisë para pushtimit turanik të bullgarëve të sllavizuar të sotëm, malazesët, paragrekët e Peloponezit dhe Thesalisë e deri në norët dhe venetët, siç e kemi thënë edhe më parë, janë banorë autoktonë, që rrjedhin nga i njëjti shtrat pellazgjian ose proto-dacian (sipas sudiuesve rumunë). Ndërsa Kadmi dhe Harmonia lindën disa djem, sipas mitologjisë së lashtë, vllehët janë pasardhës të Keltit, nga janë edhe uellsianët dhe skocezët e sotëm, që kanë pasur vëllezërit e tyre dardanë dhe ilirë. Vllehët duan të thonë se ata janë ‘hiporboreanët’ e Homerit. Homeri, në fakt, i quan vllahianët si ‘më të ndershmit vdekatarë’; edhe Herodoti, po njëlloj si Homeri do ti quante 9 shekuj më pas si “më të ndershmit e thrakianëve’.Madje Strabo i konsideronte ata si skithianë (kështu quhen banorët duocefalikë të mbi Danubit, që dallojnë nga sllavët dhe mongolët e rajoneve rusishtfolëse), duke i afruar më shumë me degën dardane sesa me degën kelte të pellazgjianëve.
Për Vllahinë flitet edhe në Gjeneza në Bibël, në vargu 11:12:2 ku Moisiu flet për lumin Fison që rrjedh nga Edeni në tokat e Havilah’ut e ndahet në katër degë. Fison, sipas çifutëve, është në fakt Danubi dhe Havilah është Vllahia, një pjesë e Dakisë. Kështu e quan lumin Danub edhe kronikani Leon Deacon i perandorit Basili i II, i quajtur ‘filozofi’ në shekll.X. pas Kr. Por duke u kthyer në periudhën e fundit osmane, dihet se vllehët kanë jetuar në një masë të madhe në Ballkanin Qendror, ashtu si edhe sot. Në fakt, dy Luftrat Ballkanike u zhvilluan kryesisht mbi teritorin e banuar me shumicë shqiptare, teritore në të cilat vllehët bashkëjetonin me shqiptarët prej shekujsh. Madje dihet se vllehët e Pindit, pas Kongresit të Londrës për teritoret e shtetit shqiptar më 1913, kërkonin të bashkoheshin me Shqipërinë dhe jo me Greqinë. Madje njëra nga arsyet se përse u dëbua nga KNK Ismail Qemali si kryeministër ishte kominikimi i tij me negociatorin Beqir Grebenea, një vllah i muslimanizuar për shkak se nënën dhe motrën e tij i kishin përdhunuar grekët, në lidhje me të ardhmen shqiptare të Meçovës vllehe dhe në lidhje me derën mbretërore osmane të shtetit të ri shqiptar. Komunikimin e I.Qemalit me B.Grebenenë, pas një spiunimi të grekëve te KNK, ja konfiskuan Grebenesë si provë materiale kundër I.Qemalit që ju quajt si komplot kundër vendimeve të Konferencës së Londrës. Gjithashtu, nacionalisti i shquar vllah Apostol Margariti u përpoq ta ndante kishën vllahe nga ajo greke. Vllehët u quajtën milet i veçantë nga Porta Osmane në vitin 1905, si një përpjekje e Portës për ti përçarë vllehët nga grekët. Dihet nga historia se në Ilinden, dy vjet më parë, vllehët u rebeluan në qendrën e tyre Krushevo (Maqedonia e sotme). Pas Krushevos, dy fshatra vllehe, Pisoderi dhe Neveska u kapën nga rebelët vllehë të cilët drejtoheshin nga Pitu Guli dhe Goce Delcev-i. I pari ishte 100% vllah, kurse i dyti ishte një tip Robin Hudi me mama turke, që mbronte çdo fshat ose zonë të shtypur nga administrata qendrore osmane. Gjatë kësaj periudhe, tregëtarët vllehë ishin në krah të Turqisë; të tjerët ishin, sipas rastit, ose me grekët, ose me rumunët, për shkak të kishës, në luftën ndaj Turqisë, por duke ruajtur marrëdhënie shumë të mira me shqiptarët, sidomos me ata ortodoksë. Të dy palët, shqiptarët ortodoksë dhe vllehët, përpiqeshin ti shpëtonin sa më shumë kontrollit ekleziastik grek dhe serb pasi e kishin parë trajtimin e shqiptarëve, kryesisht ortodoksë, që luftuan me grekët për pavarsinë e Greqisë nga Porta Osmane në vitet 1820 dhe përfunduan të vrarë prapa shpine nga grekët, si Ali Farmaqi ose të burgosur si Kollokotroni. Për bashkëpunimin e vllehëve me shqiptarët para Luftrave Ballkanike duhen lexuar, midis të tjerave, dy librat: S. Skendi: Zgjimi Kombëtar Shqiptar (1967) dhe J.Sëire: Shqipëria, Ngritja e një mbretërie (1929). Është fakt se sot ka një rënie të numrit të banorëve të identifikuar si vllehë në zonat e tyre autoktone në Ballkan. (Është domethënës fakti se edhe mali i shenjtë ortodoks Athos ka qenë mal i banuar nga vllehët të cilët u dëbuan nga organizatat e krishtera me gjithë familjet dhe gjënë e gjallë; madje, sipas Eutiucius, patriarkut të Aleksandrisë në vitet 1933-’44, përmendet se edhe Manastiri i Shën Katerinës në Lartësitë e Sinait, është ndërtuar për të ndalur saraçenët, nga një grup prej 100 skllevërish vllehë me familjet e tyre të dërguar aty nga Perandori Justinian). Në censusin e ish Jugosllavisë janë rregjistruar reth 10 mijë vllehë kurse në censusin grek të vitit 1951 kishte rreth 40 mijë vllehë të rregjistruar si të tillë, por sot gjen gjithnjë e më pak të rinj me origjinë vllehe që e flasin këtë gjuhë. Në librin e tyre “Nomads of thë Balkans”, pak para fillimit të Luftës së Madhe, dy autorët Ëace dhe Thompson llogarisnin se vllehët e Rumelisë osmane ishin rreth gjysmë milioni banorë, njëlloj si edhe studiuesi gjerman Gustav Ëeigand rreth 15 vjet para tyre. Pra duket se kjo shifër ka përfunduar në 50 mijë vllehë në Maqedoni dhe Greqi dhe ndoshta ky numër sa vjen e po bie për shkaqe emigrimi dhe asimilimi urban. Në Shqipëri dihet se numri i minoritetit grek në Shqipëri ka qenë 0,8 % dhe numri i banorëve të komuniteteve të tjera ka qenë 0,4%. Shumë vllehë kanë qenë të vendosur në zonën e Gramozit dhe e quanin veten nga Gramozsteani. Një pjesë e vllehëve e quajnë veten arumunë. Dihet se vllehët kanë përqafuar fenë ortodokse dhe kjo i lidh ata fort me ortodoksët shqiptarë dhe ata grekë në Greqi, duke qenë një element i fortë asimilimi të tyre. Pra në Shqipëri, maqedonët, vllehët dhe pakicat e tjera kulturore përbëjnë rreth 12 mijë frymë, sipas censusit të fundit që kishte rregjistruar rreth 2,8 milion rezidentë në Shqipëri.
Për shkak të emigrimit të gjitha popullatat, sigurisht që kanë në vlerë absolute një numur më të madh, por, duke parë shkallën e përafërt të largimit nga të gjitha grupet e popullsive, përqindja është shumë e përafërt me këtë census. Gjithsesi, shqiptarët shquhen për bashkëjetesë mes feve të ndryshme të tyre si edhe me pakicat. Kjo duket edhe në tendencën e martesave të përziera dhe në integrimin e vllehëve mes shumicës shqiptare në të gjitha frontet, në administratën publike, në biznese, etj. Vllehët kanë emigruar në Australi, Amerikë, Kanada. Nëse e reduktojmë numrin e vllehëve në Greqi në 20 mijë, llogaritet se në Ballkan mund të jetojnë 100 mijë vllehë. Duke menduar se vllehët janë një popull endogamik (që martohen brenda etnisë së tyre dhe jo me të tjerë) dhe nëse ata kanë qenë rreth gjysmë milioni në fillim të shekullit të 20, ata sot duhet të jenë, të paktën, dy fishi, pra mbi një milion vllehë.
Luftrat Ballkanike dhe ato greko-turke pas Luftës së Madhe zgjidhën disa probleme dhe hapën disa të tjera. Midis dy Luftrave Botërore, shumë vllehë lëvizën nga Ballkani në drejtim të Rumanisë. Jugosllavia e parë dhe Greqia i premtuan Rumanisë të drejtën për të financuar arsimin e vllehëve në këto vende, por kjo marrëveshje nuk funksionoi, sidomos në Jugosllavi. Dihet se shumë vllehë u bashkuan me divizionet naziste rumune, të cilat ishin pjesë e Abvehrit në Greqi dhe këta, ashtu si edhe çamët muslimanë në Akarnani, u dëbuan në Dobruxhën Rumune nga rregjimi grek i pasluftës, si kolaboracionistë. Por tek vllehët bëri kërdi më pas edhe Lufta Civile greke pas Luftës së Dytë Botërore, pasi zona e banuar në shumicë prej tyre, u bë teatri i kësaj lufte në malet e Viçit dhe në Gramoz. Madje një numur jo i vogël vllehësh të përndjekur si bashkëpuntorë të komunistëve grekë, u mirëpritën nga rregjimi i E.Hoxhës dhe u vendosën në juglindje të Shqipërisë, pranë kufirit.
Perdja e Hekurt e dy hemisferave kaloi, gjithashtu, fatkeqësisht, midis tokave ku banonin shqiptarët dhe vllehët dhe kjo ishte një fatkeqësi e madhe e rajonit ku vëllezërit punonin kundër vëllezërve të tyre, secili sipas kampit të madh ideologjik. Në fakt, vllehët në Rumani janë duke u asimiluar. Ka pasur një tendencë që vllehët të quheshin vëllezër me rumunët, por sot vllehët frenohen të kenë aktivitete të spikatura kulturore dhe gazetat e tyre. Në fakt, në Shqipëri, grekët dhe vllehët nuk kanë qenë përndjekur nga rregjimi i E.Hoxhës. Përkundrazi, ata janë trajtuar më mirë se një pakicë jo e vogël shqiptarësh antikomunistë. Edhe Maqedonia ju ka dhënë vllehëve disa liri kulturore dhe lejon emisione në TV publike. Por, ndikimi asimilues shtetëror duket mbi vllehët, psh, në një rast domethënës kur tre vëllezër nga Nizopolja e Maqedonisë pranë Manastirit, mbanin tre mbiemra të ndryshëm në Australi, në varësi të kohës dhe shtetit që e sundonte fshatin, kur ata janë larguar: njëri quhej Babovic (periudha serbe e kontrollit), Babov (periudha e sundimit bullgar gjatë Luftës së Madhe) dhe Babovski, megjithëse fshati ku ata banonin ishte me shqiptarë dhe të tre vëllezërit dinin shqip, kurse prindërit e tyre dinin edhe turqisht. Në Greqi grekët thonë se të gjithë vllehët janë grekër, por nuk e pranojnë të kundërtën. Por kjo teori është dobësuar pas ardhjes së grupeve vllehe nga Shqipëria në Greqi si emigrantë, të cilët nuk dinë mirë greqisht. Madje vllehët mbajtën një kongres të tyren në Freiburg të Gjermanisë më 1996 ku treguan identitet të fortë ndaj grekëve. Sot komuniteti vllah i ngelur në Greqi, i ndikuar nga vllehët e tjerë nuk e pranon shprehjen se çdo vllah është një grek. Por ata pranojnë se vllehët nuk janë të shtypur nga grekët. Gjithsesi, aspirata e disa të avancuarve në çështjen vllahe është pavarsia e Ruritanian Vlachistanit. Në zonën e Pindit në Greqi po ndodh, dalëngadalë, si në Britani me Uellsin, dhe gaelikët anglo-saksonë të Skocisë Perëndimore. Por grekët kanë frikë nga kufiri verior nga i rrezikojnë turqit, gjermanët, sllavët dhe shqiptarët dhe ata nuk mund të lejojnë një kalë troje vllah në këtë sektor. Grekët i quajnë vllehët e parë si roje të avanposteve romake të martuar me vajza greke e të mbetur në Ballkan e Greqi. Kurse historianët rumunë mendojnë se vllehët janë rumunë që kanë zbritur nga Danubi në jug, në Ballkan në shekujt 6-10 pas Kr. Fëmijët e mësojnë gjuhën nga nëna, pasi baballarët lëvizin pas kullotave dhe i shohin fëmijët e tyre më rrallë. Vllehët e quajnë veten arumunë, grekët i quajnë kucovllah, kurse në Maqedoni i quajnë romanianë dhe tsintsarë në Serbi. Në Maqedoni ata popullojnë zonën e luginës Timok. Sot vllehët quhen sipas vendit nga vinë, si Gramozsteani, Farsherotsi, Pindeani. Një grup vllehësh nga Berati e quajnë veten të krishterë ortodoksë (sipa T.Stoianovich: “The Conquering Balkan Orthodox Merchant”, vt.1960) Në fakt, latinët dhe vllehët u zhdukën në histori pas vitit 586, gati për katër shekuj. Nuk ka ndonjë arsye që ta shpjegojë qartë këtë fakt. Kjo deri në kohën kur vëllai i Perandorit bullgar, Samuelit, ishte vrarë nga disa vllahë të quajtur hoditai (ata që ruajnë rrugën, sinonim i armatolëve dhe kleftëve grekë) në një vend pranë Kosturit dhe Prespës të quajtur Lisat e Drejtë. Edhe sot ky vend banohet nga shqiptarë, grekë, sllavë dhe vllehë. Pavarësisht nga mëtimet bullgare për origjinën familjare të Perandorit të tyre të ritur në Bizant, Samuelit, ka gjasa që ai ka qenë vllah. Pasi Samueli u mund nga Vasil bullgarovrasësi, përsëri kanë qenë vllehët ata që e pësuan nga ndëshkimet. Edhe perandoria e dytë bullgare e asenidëve është quajtur nga burimet bizantine si vllahe. Madje zonën në veri të Maqedonisë së sotme dhe jugperëndimin e Bullgarisë, historianë bizantinë të ndryshëm e kanë quajtur nga ana e racës si “Serbalbanitobulgarovlachos’. Në kohën e sundimit osman, vllehët u morën shumë edhe me tregëti dhe shekujt osmanë ishin kohë lulëzimi për ta. Ata lejoheshin ta flisnin gjuhën e tyre publikisht dhe ta shkruanin me gërma greke, si edhe të luteshin e faleshin në kishë. Kjo ishte, pak a shumë, historia moderne e vllehëve të cilët kanë të gjitha të drejtat e dhëna nga Krijuesi që të jenë të barabartë me të gjithë banorët e tjerë të Ballkanit dhe ata duhet të jenë të lirë që të jetojnë të integruar mes veti si një komunitet i integruar, pavarsisht se ku janë rezidentë: në Greqi, Shqipëri, apo ish Jugosllavi, Bullgari e Rumani. Të gjitha këto vende nuk mund të gëzojnë lirinë e tyre nëse kufizojnë lirinë e cilitdo komunitet etnik a kulturor.