Kategori
Uncategorized

Loja e Edi Ramës me të përndjekurit, si fabula e gjarprit me bariun.

imgresNga :  Sejdi  PEKA

Një bari po ruante delet dhe kishte bërë një marrëveshje me një gjarpër.

Bariu do t’i milte për çdo ditë një pagure me qumësht që pinte gjarpri, ndërkohë në këmbim të kësaj gjarpri sillte çdo ditë një monedhë floriri. Dhe kështu vazhdoj ujdia në mes tyre. Edhe bariu edhe gjarpri ishin të kënaqur. Por një ditë bariu plak u sëmur dhe në vendin e tij delet do t’i ruante i biri. E porositi të birin që brinjë një shkëmbi do të linte paguren me qumësht dhe pas pak do të shkonte të merrte aty një monedhë floriri. I biri i bariut mori paguren me qumësht dhe e dërgoj në vendin e caktuar por nuk u largua. I fshehur në një vend po shikonte se kush do të sillte monedhën e floririt. I habitur dëgjoj një fëshfërimë nëpër gjethe dhe një gjarpër që u afrua dhe po pinte në paguren me qumësht. I biri i bariut nuk e zgjati më po nxori nga brezi kosorën, duke e goditur gjarprin, i këputi atij bishtin. Gjarpëri duke parë se çfarë i kishin bërë ju hodh djalit të bariut dhe e kafshoj për vdekje. Kur i sollën djalin të vdekur në shtëpi, bariu plak e kuptoj se çfarë gabimi kishte bërë. Të nesërmen shkoj në mal dhe e thirri gjarprin. –

O gjarpër i tha, ka ndodhur çfarë ka ndodhur hajde t’i harrojmë dhe përsëri të vazhdojmë marrëveshjen tonë. Jo, u përgjigj gjarpri, tani çdo gjë ndërmjet nesh ka marrë fund. Unë bishtin e këputur dhe ti djalin në varr nuk mundet t’i harrojmë kurrë. -Në këtë kontekst, nuk ka hipokrizi më të shpifur se loja e Edi Ramës me ish-të përndjekurit politikë.

Kur po shikoja në edicionin e lajmeve Edi Ramën në një tryezë me disa ish të përndjekur politikë, me të vërtetë nuk po u besoja syve. Për të mos mjaftuar i biri i Kristaq Ramës që me firmën e tij si Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, i vuri litarin në grykë poetit disident antikomunist Havzi Nela në pragun e lirisë me 10 Gusht 1988, në krye të kësaj tryeze ishte edhe Gramoz Ruçi, ish-Ministri i Sigurimit komunist që përgjaku Shkodrën me masakrën e 2 Prillit e me dhjetëra të rinj shqiptarë të vrarë në kufi. Mediat pranë Edi Ramës u përpoqën sa mundën që kësaj tryeze t’i bënin mjaft publicitet si një ngjarje e rëndësishme. Dukeshin si ujqërit që kishin hedhur në kurriz lëkurën e qengjit. Dhe “qengjat e përndjekur” qëndronin përballë duke shikuar me trishtim dhëmbët e ujqërve që nuk kishin ndryshuar me maskat dhe makiazhet e tyre. Sigurisht që këta ish të përndjekur nuk përfaqësonin aspak ata qindra dhe mijëra ish të burgosur dhe të përndjekur politik nga regjimi komunist,ashtu sikundër historia ka treguar se nuk është e vështirë të gjenden disa ndoca mercenarë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë t’i shërbejnë padronit që i mashtron dhe i paguan.

Gjesti i tij vetëm sa ka fyer në ekstrem të gjithë ish të përndjekurit politikë të Shqipërisë. Edhe njëherë tjetër i sëmuri psiqik i PS tregoi se është një njeri eksiq nga koka. Një maskaradë e tillë nuk është parë dhe as dëgjuar. Duke bërë lojën e strucit, duke fshehur kokën për të kaluarën kriminale të familjes së tij, Edi Rama del cullak si në fotot e tij nudo që kanë bërë xhiron e botës.

imgresMë së paku duhet të kishte kërkuar falje publike për babanë e tij kriminel, ndërkohë askush nuk mundet që t’ia heqë nofkën se ai është i biri i një krimineli. Dikush edhe mundet të më thotë se nuk ka drejtësi në botë që “i biri të dënohet për babanë”. Por ka një kod moral të trashëguar në shekuj deri në ditët tona se “I biri i një krimineli nuk mundet të bëhet i pari i fshatit”. Nga ana tjetër, Edi Rama duhet të sqarojë edhe pozicioni e tij se ka qenë bashkëpunëtor i zellshëm i ish-sigurimit në revistën famëkeqe “në shërbim të popullit”. Ai është Kryetar i Partisë Socialiste, si pasardhëse e drejtpërdrejtë e Partisë Komuniste që vetëm emrin i kanë ndryshuar komunistët në Qershor të vitit 1991. Kjo parti asnjëherë nuk është distancuar nga e kaluara e saj kriminale e partisë shtet të diktaturës komuniste. Ish Sigurimi komunist i diktaturës ishte instrumenti “arma syshqiponjë e diktaturës së proletariatit dhe e Partisë Punës”. Barbaria kundër popullit të tyre nuk kishte të ndalur. Sipas një raporti të OKB dhe të bërë publik, “vetëm nga viti 1945-1956 në Shqipëri janë pushkatuar 10.000 persona për bindje politike me ose pa gjyq,16.000 të tjerë janë burgosur, 80.000 njerëz janë internuar dhe shumë prej tyre kanë vdekur nga vuajtjet dhe uria”. Akoma edhe sot njerëz me kazma e lopata në duar kërkojnë varret e njerëzve të tyre duke vendosur veshin në tokën e ftohtë se mos dallojnë një “zhurmë”, një boshllëk që të tregojë se aty ka një varr. Dhe nuk janë pak por lart më shumë së 4500 njerëz të pushkatuar me dhe pa gjyq që nuk u gjejmë varret. Dhe kriminelët janë kudo. Janë në kupolën e Partisë Socialiste. Sot për fatin e keq të Shqipërisë, kjo parti që ka ndryshuar vetëm emrin në një Kongres fasadë të mënyrës marksiste, ka grumbulluar në elitën e sajë dhe ka ricikluar në politikë të gjith bijtë e ish bllokmenëve dhe të kastës së kuqe enveriste me në krye Edi Ramën, Gramoz Ruçin, Gjonët, Klosët, Minxhozët, Bushatët, Fidelët etj.

Anti_Communism1Diversioni komunist kundër shtresës së ish-të përndjekurve politikë nuk është një fenomen i ri. Ai ka vazhduar edhe pas rënies se komunizmit, se ata e kuptojnë fare mirë se ish të përndjekurit janë antikorpet më të fuqishme që e ruajnë dhe e mbrojnë demokracinë nga murtaja komuniste. Sigurisht orvatja e tyre është tejet e dështuar. Neve nuk mundet të harrojmë.

Kategori
Uncategorized

KOMUNIZMI FAR E KEQE

Nga Kujtim Cekani.969010_4585830458558_1671823702_n

Kohët e fundit më ra në dorë libri “Odiseja e një detektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”.

Libri fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtare e diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjesëtarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….

Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, të ashtuquajturit armiq të klasës. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “engjëjve mbrojtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.

Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një të ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, për sa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpakët u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit. Hamiti është bir i një ish partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohshme në operacionin për t’i nxjerrë. Sipas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos frekuetonte shkolla ushtarake e shpesh u thoshte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mynxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.

Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në radhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karrierës së personazhit të tij :

“ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithçka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fryteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servisi britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”

Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e brendshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një perceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjellët. Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste.

Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofeni, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligjencë Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në radhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.

Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të frikshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumëfishtë, që mbetet e panjohur për shumicën dërrmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shkelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimmarrjeje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithçka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vend qendror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjencë Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vendit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.

“ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qenë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.”

Ky është pohimi i funksionarit të lartë të shërbimit sekret britanik. Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marrëdhëniet e Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund ta konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjencë Servisit për të pasur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.

Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga pas luftës dhe kanë të bëjnë me veprimtarinë antikomuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetëra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të veprës shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë Servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”

Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata të arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku në Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Operacionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”

Rreshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të librit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës së asaj diktature në marrëdhëniet me ‟armiqtë – miq” anglo-amerikanë në më shumë se një gjysmë shekulli.

Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vend të nderuar në letërsinë e pas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyrimit të përgjithshëm, po aq është pranë fateve të atyre që pësojnë historinë.

Në rastin tonë, ajo që del në dritë, sipas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cek absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marrëdhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Libri nuk paraqet dokumente edhe se pohon më shumë se një herë ekzistencën e tyre. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë librin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.

Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajën e burrërinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë skllave të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht mbi të ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaq të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.

Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysmë shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyrimin tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, e kryesisht nga SHBA. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mendje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që, lavdi Zotit, u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjemba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do të ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.

Tani ky libër merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentet, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentet ta përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qenien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qenë Enver Hoxha spiun i Inteligjencë Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sadopak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vende të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admininistratës amerikane për të favorizuar ish-komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i ish-oficerëve shqiptarë të DSJsë (protagonistë të ngjarjeve të librit) që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për ta vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?

Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i librit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vend heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenjë e mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më të errëta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve të ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me transparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjetëve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet ta përvetësojmë, nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendrat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thoshte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar Naim Frashëri.

Kategori
Uncategorized

The protagonist of the revolt forgetting Spac Ulusi Pashollari.

ULUSI REFAT PASHOLLARI.

Bmi4csNCUAA8tsbDJALOSHI QE SHPERTHEU BIRUCAT ME LEVE PER TE LIRUAR SHOKET!

I harruari protagonist i revoltes se Spacit Ulusi Pashollari.

Ec vella Ali, arritem ec dhe pak,ja arritem,arritem shpetuam blebezonte djaloshi imcak duke ndimuar shokun dhe mikun e idealit anti komunist ne rrugen e tyre pa kethim.Ne erresiren e nates Aliu ishte rrezur dhe vrare keq,ndima dhe kurajoja e Ulsit e bente shokun te mblidhte te gjithe forcat.

Dymbedhjete ore qe mundoheshin ti shpetonin te maskuar neper honet e malit syrit te rojeve kufitare.Dymbedhjete ore qe terhiqte mbas vetes shokun e vrare keq,me ne fund dukej se fati po ju buzeqeshte.

Perpara syve ju shfaqet piramida,arritem thote Ulsi me ne fund,cohu Ali Lika cohu, arritem te shpetojme, fituam, dhe perqafon shokun e tij.Por ky gezim dhe ky perqafim nuk do te zgjaste shume.

Nje krisme arme dhe zerat e cjerre ,”Ndaloni jeni te rrethuar” shkeputen ne mes ate gezim femijeror te tyren.

Hidhu Ali bertet Ulsi dhe si shqiponje fluturon ne fund te gremines.

Na iku bertet duke qelluar zeri i cjerre i kapter Myfit Zagorcanit na iku, djaloshi kish fluturuar ne gremine.

Ali bertet Ali kuje Aliiii dhe zeri i tij thyen heshtien e muzgetires se atij mengjezi te vrenjtur.

Aliu nuk kish mundur te ndiqte me shokun e tij,mbi te ishin leshuar si bisha me dhjetra e dhjetra duar dhe trupa kufitaresh,AGBV dhe spiunesh.Ata kishin ore qe prisnin e prisnin ne heshtien e malit. Prita ndaj tyre kishte filluar me kujdes shume heret,spiuni dhe dora e zeze kishte kurdisur gjithshka.

Ah Ali Ali ngasherehet Ulsi i vogel nuk te mora dot,nuk mundem dot ne fund ti gezoheshim fitores.Une ketej dhe ti ne duart e tyre.

Zerri i cjerre i kapterr Myfitit vjen si oshetime ne veshet e djaloshit: Ulusi Pashollari,ne qofte se ti nuk kethehesh shoku jot do te vritet ketu para syve tane dhe te tu,kohe nuk ke, ose ketheu ose harroje shokun dhe mikun tend,ne nuk do ju bejme gje ketheu.

Mbi shkemb shoku i tij i shtrire me tytat e armeve mbi koke dukej sikur i thosh ik Ulsi ik mos degjo keta bisha ikeeee.Une nuk munda te te ndjek deri ne fund Ikeee. Ulsi Pashollari koha po mbaron bertet kapteri dhe qytat e armeve filluan te godasin per vdekje shokun e tij.

Britmat dhimbjes qe leshonte shoku mbas goditjeve shtazarake detyruan djaloshin imcak te kethehet.Ai vendos. Me mire te kethehem se sa te me vrasin shokun.Zeri i tij i fuqishem i beri keta bisha te dridhen.Ndaloni, mos e vrisni po kethehem dhe niset drejt tyre per te shpetuar shokun e vet,pa ditur se kete radhe rruga e tij e kethimit do te ish nje kavalar torturash,denimesh dhe ridenimesh,nje dhimbje e pa fund.

Sapo kemba e tij preku ne token shqiptare, mbi te si bisha u hodhen dhjetra duar e trupa ushtarakesh,ata kishin arritur ta shtinin ne dore kete kriminel te vogel,kete gjarper te sistemit komunist.

Djaloshi qe sfisoj ata dhe vdekjen u rikethye per te shpetuar shokun e vet,ai nuk mund te shkelte mbi betimin qe kishin bere te dy .”Gjalle a vdekur o te lire o te vdekur”Nuk do te ndahemi.

Telat me gjemba lidhen duart dhe trupat gjysem te pa jete te te dy djemloshve,a`thua kishin te benin me dy femije apo me ndonje bande te armtosur,ata u terhoqen zvarre nga vija kufitare ne malin e Thate drejt fshatit Alarup te Pogradecit,nga pas i ndiqnin qindra (fitimtare) dhe nje lukni ushtarakesh perballe dy djelmoshave qe akoma nuk kishin vene brisk ne faqe Buzet e thara per uje dhe gjaku qe ju rrithte ne fytyre dhe cdo pjese te trupit tregonte gjitheshka ishte bere mbi trupat e lidhur te tyre,gjitheshka jo njerezore.

Njerezit me uniforma ushtarake ndiheshin krenare per detyren ndaj atdheut.Kushdo qe do guxonte te prekte kufijte e shenjte kete fund do te kish,ndoshta dhe me keq. E cfare ishte ne fund te fundit nje plumb per keta dy gjarperinj te vegjel,asgje.

Makina e zbuluar e kufirit mori me vete dy djemte e rinj dhe grupin e ushtareve,oficereve,hetuesve dhe drejtuesve te deges se brendeshme,fytyrat e tyre te egersuara tregonin se cfare do behej se shpejti me keta dy fatkeqe.Kavalari i tyre sapo kishte filluar,telat me gjemba ishin vetem fillimi i odisese ogurzeze te tyre. Fole bertiste hetuesi ndaj nje njeriu te lidhur gjysem te vdekur nga torturat e xhelateve per dite te tera me radhe.

Fole, nuk e kupton se nuk do te dalesh dot me i gjalle nga keto biruca?

Tani je ne duart e mija mor kelysh i armikut, ketu as djalli vete nuk do te marre vesh se cfaredo te ndodhi me ty dhe jo me te tjeret ata miqte e tu,fole qen. Trupi i dobet filloj tju neneshtrohej torturave nga me te ndryshmet.Vezet e zjera dhe kunjat e pishave ne thonjte e djaloshit po tregonin me se miri egersine me te cilen e kishin marre kete detyre xhelatet.Urrejtja dhe hakmarrja ishin pjese e jetes se ketyre ndaj dy viktimave te radhes.

Te arrestuar dhe njerezit e tjere te familjes,spiuni i fshatit kishte vepruar me se miri,ai ndihej krenar per detyren ndaj atdheut,buzeqeshia e tij nga dhembet e krrimbura dhe duart qe i dridheshin ,tregonin se sa i peshtire ishte zanati i tij ndaj fshatareve te vet.Ai ndiente gezimin e fitores mbi dhimbjet dhe plaget e dy te rinjve.Bisha kenaqej dhe dehej nga era e gjakut.

Ju i nipi i armikut te popullit Bedri Pashollari,i arratisur me 1946, i kini drejtuar nje leter dhe Sekretarit te pare shokut Enver,kush ju ka mesuar,kush fshihet mbas jush,kush ja u futi ne mendie kete loje.Kush,kush,kush.

Askush une jam nje djale fshati nxenes shembullor ne shkolle dhe ne jete, une vete i jam drejtuar drejtuar Enver Hoxhes ,pa ditur se po i drejohesha bishes se komunizmit,ju jeni te gjithe bisha,qelloni keshtu te lidhur sic me kini,cfare prisni me qelloni.

Hetuesi i dehur vazhdonte te qellonte pa pushim ne nje trup gjysem te vdekur i lidhur dhe torturruar prej ditesh dhe netesh pa pushim,ju nipi i armikut kini kerkuar te shkoni ne shkolle ushtarake,ha ha ha qeshte krimineli me duart e ngjyera me gjakun e djaloshit .

Ju gjarper kini kerkuar te futeshit ne ushtrine shqiptare,ju armiku i partise,ju gjarperinj te sistemit tone,ju. .

Nje goditje shtazarake e fut perseri djaloshin ne kllapi. Para sysh i kujtohet viti 1964 se si i lindi ideja se duhej ti drejtohej shokut Enver,ndoshta ai nuk e di se une jam i pa fajshem ne fund te fundit nje femije qe sapo mbarova shkollen jam,e clidhje kam une me arratisjen e xhaxhait une dua te mesoj dua te shkoj ne shkolle.

Gishtat e tij me penen shtrenguar filluan te nisnin nje leter per komandantin e pergjitheshem,leter qe do ish fillim nisja e thyerjes se enderres se tij femijerore,leter qe do e mesonte Ulsin se rruga e tij e enderruar per tu shkolluar ketu merrte fund.

Por dhe te mos ishte ajo leter dicka tjeter do ja thyente enderren e tij rinore. 12 km larg ne kembe drejt postes se Maliqit,rrugen e beri me kembe por lodhjen nuk e ndiente, gezimi se dikush do e ndimonte te vazhdonte shkollen e bente te ndihej krenar. Dite mbas ditesh,priste nje pergjigje, postieri ishte i vetmi njeri qe sapo vinte ne fshat i jepte lajmin se akoma nuk ka ndonje leter per ty vogelush qe e pret me kaq anth.

Dhe dita e shume pritur erdhi,pergjegjesi i vatres se kultures E.Shparthi erdhi vete ne shtepi per ti lajmeruar se Ulsin e priste sekretari i komitetit te partise ne Maliq Vait Kolaneci.

Ate nate nuk kish gjume, me ne fund komandanti e kish marre letren e tij,fati dukej se po i trokiste ne deren e ketij vogelueshi, si gjithe shoket e tij do te vazhdonte ne mos shkollen Skenderbej nje shkolle tjeter se zben,neser do te merrte vesh gjitheshka.

Pa gedhire me vrap mori rrugen e gjate 12 km me kembe drejt Maliqit vraponte dhe kendonte,kendonte me gezimin femijeror,ai kish nje gezim si gjithe shoket e tij do te kish mundesine te shkollohej.Nje ore para se te hapej zyra ai ishte atje jashte dhe priste ta therrisnin,priste ti buzeqeshnin dhe ti thoshin.

Djalosh shoku Enver ju ka derguar nje leter,ju do te shkoni ne shkollen e mesme,urime vogelush.Pritja dhe enderrimet nuk po mbaronin aq sa nuk e vuri re dhe shikimin e shtrember qe i dha atij sekretari i partise Vait Kolaneci ndersa ngjiste shkallet e komitetit te partise.

Dikush e thirri mbas disa oresh pritjeje, ashtu me nxitim duke i kaperxyer shkallet dy e nga dy djaloshi u gjend perballe nje dere te rende,dikush e futi brenda,perballe me sekretarin shokun Vait i cili ne duart e tij qe i dridheshin mbante nje leter, ishte ajo letra qe ai vete i kish nisur shokut Enver.

Nje ze i trashe rrengjethi trupin e vogel te djaloshit. Ju nipi i armikut te partise Bedri Pashollarit i jeni drejtuar shokut Enver dhe kerkoni te shkolloheni?

kush ju ka mesuar, si e keni marre kete guxim,a e dini kush jeni ju mor nip armiku.Ne nuk luftuam per shkollomin tuaj, por per tju denuar te gjithe ju gjarperij armiq te betuar te partise,ti duhet te ulesh koken dhe te punosh atje ku duam ne,koka e juaj do te rrije ulur gjithe jeten perballe nesh..

Djaloshit imcak me enderren e madhe per shkolle po i rrotullohej tavani, ne ate zyre te akullt dhe te zeze per te.Doli jashte pa u ndiere duke lene sekretarin te fliste akoma me vete-veten pa e pare qe djaloshi ishte larguar. Ai as vete ne moshen e tij nuk e dinte se cfare i kishin bere ketij pushteti,vinte nga nje familje e varfer fshati me dy prinder bujq.

E vetmja njolle e zeze ishte arratisja e xhaxhait qe nuk kishte asnje te dhene ku dhe si jetonte. Diku aty prane i kish ardhur i jati, Xha Refati i ferkon koken dhe te dy marrin rrugen e kethimit,mos bir qaj i thote i jati nuk kemi cfare te bejme ikim dyert keta na i kane mbyllur njehere e pergjithmone.

Te dy u kethyehen ne mbremje ne fshat, frika se mos kryetari i keshillit nje mik i ngushte i sigurimit te shtetit i ndiqte nga pas, ai mund tju dilte perpara dhe ti pyeste apo ti provokonte, i detyroj te futen ne fshat nga rruga e malit,eh kryetar kryetar cfare te kemi bere.

Nje kove me uje e nxierr nga kllapija duke i i prere gjithe enderrimin qe nuk dinte se sa ore ishte ne kete gjendie. Tani djaloshin 17 vjecar vetem urrejtja e mbante gjalle perballe ketyre bishave me fytyre njeriu,trupi i tij ishte kethyer ne nje poligon goditjesh dhe torturash cnjerezore. Ne dera e trepallancive ne Korce,nje grua plake e kerrusur veshur me te zeza kishte dite qe nuk i ndahej asaj banese te tmerreshme per torturat qysh nga koha e Zogut,birucat e saj te nenedheshme te mbushura me uje kishin marre jetet e dhjetra dhe qindra bij nenash.

Kush futej aty nuk dilte me i gjalle.Aty tani ishte locka e nenes Lekes asaj i kishin marre shpirtin dhe po ja torturonin cnjerezisht.A do te mund ti duronte torturat trupi i tij i dobet,a do e lejonin xhelatet te dilte i gjalle prej andej?

Askush nuk i jepte pergjigje,askush nuk i fliste vec kapterrit te policise qe e urdheronte te largohej prej andej.Ike shtrige,qerou prej ketu,gjarperit tend ketu do ti shkulen dhembet nje e nga nje,ikeeee. Dite,jave dhe muaj te tere tortura.Por nga goja e Ulusiut dhe Aliut nuk doli asnje fjale,as per Vasfi Selamin qe ju tha rruge te mbare,as per miqte dhe shoket qe ne heshtie ju uruan rrugen e tyre,as per vellezerit dhe motrat.

Ata gjithshka e mbajten mbi vete.

Te pakten te tjeret te shpetojne,puna jone u pa. Kerkesa e kryetarit te keshillit G karafili beri qe gjyqi ndaj tradhetareve dhe armiqve te zhvillohej ne mes te fshatit ata duhej te diskretitoheshin ne mes te fshatit,ata dhe te gjithe armiqte qe kishin lidhje me ta,diktatura e proletariatit do te binte tmerresisht dhe mbi keta dy femije.

Nje gjyq me aktore ordinere hajdute dhe kriminele,akuza te sajuara dhe te intriguara mire.

Akuza ku vec arratisjes, agjitacion e prapagande do ishte neni qe do ju shtonte denimin e dhene nga prokurori.Burrat e fshatit ulnin koken perballe kesaj mizorie ndersa spiunet ngriheshin pa pushim, ata diskutonin dhe denonin dy armiqte e partise dhe pushtetit.

Varja eshte pak per keta qener bertiste nje spiune duke treguar grushtin drejt dy femijeve te lidhur dhe ne sallen e inprovizuar te gjyqit ne mes te fshatit.Ore te tera deri sa partia u bind se vec gjyqit ndaj armiqve te klases ishte bere dhe nje pune e mire Agjitacioni per te frikesuar kedo qe do te mendonte te dilte kunder vijes se partise. Eleni Selenica me nje urrejtje patologjike jep vendimin e denimit.

17 vjecari Ulusi Pashollari denohet me 15 vte burg. Dhe 19 vjecari Ali Likaj me 13 vite. Nisi keshtu jeta e e veshtire e burgjeve per ta dhe familjen qe e ndiqte nga pas kudo,por as vitet e burgut dhe operativi i sigurimit nuk po e thyenin dot karakterin e Ulsit ai sa vinte burrerohej,ne dokumentat e burgut shkruhej ky i denuar eshte nje anti komunist i vendosur ky sa vjen dhe behet me i rrezikshem per shtetin tone socialist,ky nuk duhet te dali me i gjalle nga burgjet.

Veprimtaria e tij nacionaliste dhe anti komuniste brenda te burgosurve ra ne sy te komandes, njerezit e saj brenda te burgosurve mbanin nen vezhgim cdo ore djaloshin e dobet por me nje guxim te celiket, Transferimet nga burgu i Elbasanit,Ballshit,Fush-Krujes nuk po thyenin dot me kete njeri.

Spaci u be menjehere vendi i ri per Ulsi Pashollarin. Viti 1973 ishte viti vendimtar ku Ulesi tanime nga nje djale i ri ishte burreruar dhe formuar me se miri me ideologjine e tij antikomuniste Shoket dhe miqte e tij ishin te gjithe ata intelektuale antikomuniste te vendosur deri ne fund,ai aty brenda telave me gjemba kishte gjetur vete-veten. Ata duhej te ngriheshin kunder regjimit,ata duhej te protestonin.

Zeri i tyre duhej te degjohej,bisha komuniste nuk mund te mbyste me dhe shpirtin e tyre te lire,fjala,urrejtja dhe protesta ishte e vetmia arme qe ju kish mbetur. Grupi i pare i antikomunisteve te denuar ne Spac mori drejtimin e Ulsi Pashollarit.

Ata vendosen mos daljen ne pune pa ju plotesuar kerkesat e tyre,ky ishte vetem fillimi i nje revolte te heshtur qe me ne fund po shperthente me zemerim brenda telave me gjemba.

Ne krye te grupit Ulsi djeg stendat e emulacionit dhe fotografine e Enver Hoxhes 12 te denuar dolen me force nga birucat duke ju bashkuar shokeve dhe revoltes e cila po rritej dhe perqafohej cdo ore e me shume nga te gjithe te burgosurit.

Derdhia e ushqimit dhe mos dalja ne pune detyroi vete Kadri Hazbiun te vinte ne Spac, thote i denuari tjeter Bedri Coku,policija nderhyn forcerishte dhe merr Pal Zefin duke e torturuar,por nderhyrja e grupit te te denuarve arrin tja u shkepusi me force shokun e tyre duke e futur ne mes dhe duke rrahur policet e burgut.

Gjendia sa vinte dhe po rendohej atehere u vendos qe askush nga burgu te mos dali ne pune, te gjithe duhej te perballeshim me diktaturen.Frika ishte thyer ajo nuk kishte me vend tek te denuarit,nje grup i madh shokesh mbaheshin akoma ne birucat speciale te burgut.

Ulsiu merr me vete Dashnor Kazazin dhe te dy me nje leve hekuri arrijne te kepusin drynet e birucave, duke i nxjerre jashte shoket e tyre te sakatuar me muaj ne biruca.Djaloshi 21 vjecar Skender Daja mbahej ne krahe nga shoket ai nuk ecde dot torturat me shufrat e hekurit dhe elektroshok e kishin lene gjysem te paralizuar.

Krismave te armeve keta djem ju pergjigjeshin me thirrjet njerezore mos qelloni ne jemi brenda telave,ne jemi te pa armatosur mos qelloni,ne jemi vellezerit tuaj. Menjehere filluan te zevendesohen ushtaret me police dhe operativet e ardhur me urgjence.

Thyet bibloteka dhe digjen librat e klasikeve te komunizmit se bashku me foton e diktatorit.

Nje carcaf i bardhe po ngjyrosej me gjakun e te denuarve per tu bere flamur,Ulsi ishte i pari qe preu doren per te ngjyrosur flamuri.Flamur me gjakun e heronjve,flamur me dhimbjen dhe fitoren mbi diktaturen.Aty po ngrihej flamuri i Gjergj Kastriotit pa yllin komunist.

Piktori Mersin Vlashi realizoj ne flamurin e te denuarve stemen e shqiponjes. Gjet Kadeli dhe Ulsi Pashollari me nje shtize te gjate ngriten per here te pare flamurin kuq e zi pa yllin komunist ne katin e trete te godines se Burgut.Ky flamur ishte nje shprese per te denuarit dhe nje vdekje per sistmin dhe kriminelet qe kishin rrethuar keta njerez brenda telave Flamuri me gjakun e te denuarve pa yllin Sllav,tmerroj dhe rriti me teper urrejtjen per thyerjen e kesaj revolte me cdo mjet,rrethimet sa vinin dhe shtoheshin.

Ulesiu duke vendiosur flamurin bertet me ze te larte: “Vellezer sot ketu ne Spac,ne zemren e Mirdites,ketu ku po vuajne denimin djemte me te mire te shqiperise, ne te denuarit e ndergjegjies anti komuniste po ngereme flamurin e pare shqiptar. Ky flamur eshte simbol i mijera e mijera te pushkatuarve,denuarve dhe interrnuarve nga ky regjim gjakatar”.

Me 24 Maj diktatura leshoj tanket ndaj ketyre heronjve,ne gryken e Repsit shurma e tyre degjohej deri prane veshit te te denuarve,tymi qe nata ngrinin filloj te dukej me sy te lire.Tanke perballe nje grupi te denuarish te ndergjegjies,revolta duhej te stypej me cdo mjet.Tanket ishin gati te futeshin duke rrafshuar cdo gje se bashku me trupat e ketyr heronjve.Cdo gje ishte e mundur bisha e terbuar nuk pyeste me.Vec ushtareve te armatosur tanket ishin perballe ketyre heronjve te lirise.

Uji u pre,dy dite dhe pa uje,Kucedra po i ndalonte dhe ajrin, bombat kimike te hedhura ne mes te kampit po veshtiresonin frymemarrjen e ketyre njerezve viktima,pa buke pa uje dhe tani pa ajer te paster.

Por as kjo nuk po i mposhte te denuarit,megjithe se forcat po i linin pak e nga pak. Kadri Hazbiu fut nje zevendes minister per te biseduar por Ulsi nuk e lejon qe ai te flasi me te denuarit, qindra forca te armatosura deri ne dhembe u futen pabesisht nga te gjitha anet e burgut.Te lidhur kembe e duar te gjithe u lane jashte ne oborrin e kampit.

Bisha donte gjak,para skuadres se pushkatimit ne prani te te denuarve vrane Ajri Pashain dhe Dervish Bejkon,n dersa 38 te burgosur te tjere se bashku me Ulsin u nisen te lidhur ne Tirane ku mbas nje hetuesie te re disa muajore ju dha si shperblim dhe 13 vite te tjera denim. Se bashku me Caushin dhe Gieten i cojne ne burgun e Burrelit,deri ne vitin 1986. I pa harruari Z Pjeter Arbnori tregonte: Per vuajtjet qe qe kishin kaluar se bashku me Ulsin ne burgun e zi te Burrelit, Per Ulsin thote Pjetri.

Kishim degjuar, per ate djale te imet por te pa mposhtur ne te gjitha burgjet e shqiperise,por fati e solli qe ai te vinte prane nesh ne Burrel.

Ai kishte nje shpirt te celiket dhe nje kuraje te pa pare ai studionte fliste rrjedhshem disa gjuhe te huaja.Ulsiu mbante gjalle mes te denuarve shpresen e madhe te nderrimit te sistemit gjakatar,por semundia dhe torturat e vazhdueshme neper kampet e punes e kishin dobesuar dhe lodhur fizikisht,por kurre moralisht ai kishte shprese se dita e lirise po afrohej.Izolimi nga bota dhe me ne fund vdekja e diktatorit jane yje nga qielli qe po lajmerojne ardhjen e pranveres thoshte me shprese Ulsi shokeve te burgut.

Por sigurimi i shtetit nuk mund ti ndahej, ai semuret perseri dhe cohet ne spitalin e Burrelit,ku nje mjeku kirurg me emrin Xhelal i kerkohet ti beje nje injeksion vdekjeprures,fatmiresisht mjeku kirurg thote Z Arbnori nuk pranoj dhe jeta e Ulesit u shpetua, ata e donin me cdo kushte te vdekur Semundia dhe 22 vitet e burgjeve kishin bere punen e tyre,ne vitin 1986 ai lirohet me kusht.

Por frika ndaj tij i detyroj qe te shoqerohej nga dy punonjes policije nga Burreli ne Korce,ne vazhden e kesaj e cuan perseri ne policine e Korces per ti treguar dhe nje here vendin aty ku ish torturuar per muaj te tere cnjerezisht nga kriminelet me uniforme shteti,me vete ai kishte sjelle nje valixhe druri mbushur plot e perplot me libra dhurate nga miqte e tij neper burgje.

Takimi naten vone te operativit te sigurimit te shtetit Adhurimit me spiunet e vjeter dhe te rinj ne fshat ngriti vigjilencen.Shtepia filloj perseri te ruhej naten,te gjitha levizjet e Ulsit por dhe te familjareve te tjere filluan perseri te survejohen asgje nuk kish ndryshuar ne keta njerez qe i prene ne mes te rinise jeten dhe lirine vetem e vetem se donte te shkollohej si gjithe shoket e tij .

I vellai Zini Pashollari tregon ka qen data 26 dhjetor 1986 .. ishte mbazdite dimer acar. kur ai mbas kaq vitesh dhe peripecish u kethye i semure perseri ne shtepi .nete te gjata dimri, tregime , vuajtesh, te 22 vite e 75 dite burgu nga me te ndryshmet.. e perse ?

Sepse donte te shkollohej. nuk i jepej e drejta per shkollim se ne kishim nje xhaxha te arratisur.Ai quhej Bedri Pashollari vellai i vogel i Babait ai ishte nje anti komunist qe nuk pranoj te rreshtohej ne forcat komuniste.

Mbas clirimit Bedriu u vu menjehere ne syrin vigjilent te forcave te ndjekjes per tu arrestuar,kjo e detyroj ate si shume e shume atdhetare patriote nacionaliste te marrin rrugen e dhimeshme te arratise.Ne nje nate dimri te vitit 1946 ai iken ne arrati bashke me disa shok te tjere.

Kethimi i Ulsit ne shtepi solli dhe shpresen per nje rrezim te shpejte te pushtetit te diktatures,Burgu ate nuk e kish frikesuar,burgu dhe torturat vetem se kishin forcuar me teper karakterin e tij antikomunist,ai u be nje nga nismetaret ne hedhien e bustit te diktatorit ne Korce,por dhe nje nder firmetaret e pare te krijimit te Partise Demokratike.

Oratoria dhe fjalet e tij zinin vend ne zdo takim me njerzit.Por Ulsi asnjehere nuk u ankua,ai asnjehere nuk kerkoj shperblim per sherbimet e tij ndaj demokracise.Semundia dhe vuajtjet shume vjecare neper kavalarin e burgjeve bene qe ai te largohet nga kjo bote me 15 Shkurt 1995 duke lene pas nje vajze si driten e syve Jeta dhe vdekja e tij kishte nje domethenie jo vetem per ata qe e kishin njohur brenda dhe jashte burgjeve por dhe me gjere.

Ai asnjhere nuk kerkoj shperblim,ai asnjehere nuk kerkoj hakmarrje.Ai kerkonte bashkimin e shqiptareve ne rrugen e demokracise perendimore.larg hakmarrjes dhe dhunes se verber.

Ai erdhi dhe u largua nga kjo jete si nje Zgalem perballe dallgeve.

Ulesi Pashollari ishte nje Zgalem i lirise.