Kategori
Uncategorized

Minister Beqaj presion firmave farmaceutike: “Dua lekë, nuk dua ilaçe”.

halim_kosovaZ Minister:

“Më vjen shume keq që ju i keni bërë presion firmave farmaceutike, gjë që do ta vërtetojmë dhe bashkarisht, duke u thënë që nuk dua ilaçe por dua lekë”.

Unë po e bëj publike, ka organe që mund t’i futen punës, është shumë e lehtë të kontrollosh një firmë farmaceutike, çfarë kontrate ka patur, sa ilaçe ka future në spital, dhe ne do t’i shkojmë deri në fund sepse është shumë e rëndësishme që për hir të xhepit të lësh pacientin pa ilaçe..”

Halim Kosova-Beqajt: U ke bërë presion firmave farmaceutike duke u thënë – “Dua lekë, nuk dua ilaçe”

Gjatë seancës dëgjimore me përfaqësues të Urdhërit të Mjekut në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, ministri Ilir Beqaj u akuzua nga parardhësi i tij Halim Kosova se u ka bërë presion  kompanive farmaceutike për të përfituar financiarisht prej tyre.

Zbardhja e një pjesë të shqetësimeve që ngriti ish-ministri i Shëndetësisë Halim Kosova edhe për një çështje tjetër që ka të bëjë me  dhënien e shërbimit të mirëmbajtjes së aparaturave në QSUT një firme që është nën hetim për abuzime të mëdha nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“..Më vjen shume keq që ju i keni bërë presion firmave farmaceutike, gjë që do ta vërtetojmë dhe bashkarisht, duke u thënë që nuk dua ilaçe por dua lekë. Unë po e bëj publike, ka organe që mund t’i futen punës, është shumë e lehtë të kontrollosh një firmë farmaceutike, çfarë kontrate ka patur, sa ilaçe ka future në spital, dhe ne do t’i shkojmë deri në fund sepse është shumë e rëndësishme që për hir të xhepit të lësh pacientin pa ilaçe..”

“..Në qoftë se aparaturat e sistemit shëndetësor kanë çaluar, kanë çaluar sepse nuk u është bërë shërbim. Në qoftë se auditi i Ministrisë së Shëndetësisë dorëzon një material shumë të kompletuar për x firmë e cila ishte përgjegjëse për këto aparatura dhe ministria duke e parë problemin shumë serioz ia çon Kontrollit të Lartë të Shtetit kam informacione që me ardhjen tuaj në pushtet po kjo firmë pa u mbaruar gjykimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është kthyer dhe ka marrë atributet e mëparshme..”

Kategori
Uncategorized

Loja e Edi Ramës me të përndjekurit, si fabula e gjarprit me bariun.

imgresNga :  Sejdi  PEKA

Një bari po ruante delet dhe kishte bërë një marrëveshje me një gjarpër.

Bariu do t’i milte për çdo ditë një pagure me qumësht që pinte gjarpri, ndërkohë në këmbim të kësaj gjarpri sillte çdo ditë një monedhë floriri. Dhe kështu vazhdoj ujdia në mes tyre. Edhe bariu edhe gjarpri ishin të kënaqur. Por një ditë bariu plak u sëmur dhe në vendin e tij delet do t’i ruante i biri. E porositi të birin që brinjë një shkëmbi do të linte paguren me qumësht dhe pas pak do të shkonte të merrte aty një monedhë floriri. I biri i bariut mori paguren me qumësht dhe e dërgoj në vendin e caktuar por nuk u largua. I fshehur në një vend po shikonte se kush do të sillte monedhën e floririt. I habitur dëgjoj një fëshfërimë nëpër gjethe dhe një gjarpër që u afrua dhe po pinte në paguren me qumësht. I biri i bariut nuk e zgjati më po nxori nga brezi kosorën, duke e goditur gjarprin, i këputi atij bishtin. Gjarpëri duke parë se çfarë i kishin bërë ju hodh djalit të bariut dhe e kafshoj për vdekje. Kur i sollën djalin të vdekur në shtëpi, bariu plak e kuptoj se çfarë gabimi kishte bërë. Të nesërmen shkoj në mal dhe e thirri gjarprin. –

O gjarpër i tha, ka ndodhur çfarë ka ndodhur hajde t’i harrojmë dhe përsëri të vazhdojmë marrëveshjen tonë. Jo, u përgjigj gjarpri, tani çdo gjë ndërmjet nesh ka marrë fund. Unë bishtin e këputur dhe ti djalin në varr nuk mundet t’i harrojmë kurrë. -Në këtë kontekst, nuk ka hipokrizi më të shpifur se loja e Edi Ramës me ish-të përndjekurit politikë.

Kur po shikoja në edicionin e lajmeve Edi Ramën në një tryezë me disa ish të përndjekur politikë, me të vërtetë nuk po u besoja syve. Për të mos mjaftuar i biri i Kristaq Ramës që me firmën e tij si Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, i vuri litarin në grykë poetit disident antikomunist Havzi Nela në pragun e lirisë me 10 Gusht 1988, në krye të kësaj tryeze ishte edhe Gramoz Ruçi, ish-Ministri i Sigurimit komunist që përgjaku Shkodrën me masakrën e 2 Prillit e me dhjetëra të rinj shqiptarë të vrarë në kufi. Mediat pranë Edi Ramës u përpoqën sa mundën që kësaj tryeze t’i bënin mjaft publicitet si një ngjarje e rëndësishme. Dukeshin si ujqërit që kishin hedhur në kurriz lëkurën e qengjit. Dhe “qengjat e përndjekur” qëndronin përballë duke shikuar me trishtim dhëmbët e ujqërve që nuk kishin ndryshuar me maskat dhe makiazhet e tyre. Sigurisht që këta ish të përndjekur nuk përfaqësonin aspak ata qindra dhe mijëra ish të burgosur dhe të përndjekur politik nga regjimi komunist,ashtu sikundër historia ka treguar se nuk është e vështirë të gjenden disa ndoca mercenarë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë t’i shërbejnë padronit që i mashtron dhe i paguan.

Gjesti i tij vetëm sa ka fyer në ekstrem të gjithë ish të përndjekurit politikë të Shqipërisë. Edhe njëherë tjetër i sëmuri psiqik i PS tregoi se është një njeri eksiq nga koka. Një maskaradë e tillë nuk është parë dhe as dëgjuar. Duke bërë lojën e strucit, duke fshehur kokën për të kaluarën kriminale të familjes së tij, Edi Rama del cullak si në fotot e tij nudo që kanë bërë xhiron e botës.

imgresMë së paku duhet të kishte kërkuar falje publike për babanë e tij kriminel, ndërkohë askush nuk mundet që t’ia heqë nofkën se ai është i biri i një krimineli. Dikush edhe mundet të më thotë se nuk ka drejtësi në botë që “i biri të dënohet për babanë”. Por ka një kod moral të trashëguar në shekuj deri në ditët tona se “I biri i një krimineli nuk mundet të bëhet i pari i fshatit”. Nga ana tjetër, Edi Rama duhet të sqarojë edhe pozicioni e tij se ka qenë bashkëpunëtor i zellshëm i ish-sigurimit në revistën famëkeqe “në shërbim të popullit”. Ai është Kryetar i Partisë Socialiste, si pasardhëse e drejtpërdrejtë e Partisë Komuniste që vetëm emrin i kanë ndryshuar komunistët në Qershor të vitit 1991. Kjo parti asnjëherë nuk është distancuar nga e kaluara e saj kriminale e partisë shtet të diktaturës komuniste. Ish Sigurimi komunist i diktaturës ishte instrumenti “arma syshqiponjë e diktaturës së proletariatit dhe e Partisë Punës”. Barbaria kundër popullit të tyre nuk kishte të ndalur. Sipas një raporti të OKB dhe të bërë publik, “vetëm nga viti 1945-1956 në Shqipëri janë pushkatuar 10.000 persona për bindje politike me ose pa gjyq,16.000 të tjerë janë burgosur, 80.000 njerëz janë internuar dhe shumë prej tyre kanë vdekur nga vuajtjet dhe uria”. Akoma edhe sot njerëz me kazma e lopata në duar kërkojnë varret e njerëzve të tyre duke vendosur veshin në tokën e ftohtë se mos dallojnë një “zhurmë”, një boshllëk që të tregojë se aty ka një varr. Dhe nuk janë pak por lart më shumë së 4500 njerëz të pushkatuar me dhe pa gjyq që nuk u gjejmë varret. Dhe kriminelët janë kudo. Janë në kupolën e Partisë Socialiste. Sot për fatin e keq të Shqipërisë, kjo parti që ka ndryshuar vetëm emrin në një Kongres fasadë të mënyrës marksiste, ka grumbulluar në elitën e sajë dhe ka ricikluar në politikë të gjith bijtë e ish bllokmenëve dhe të kastës së kuqe enveriste me në krye Edi Ramën, Gramoz Ruçin, Gjonët, Klosët, Minxhozët, Bushatët, Fidelët etj.

Anti_Communism1Diversioni komunist kundër shtresës së ish-të përndjekurve politikë nuk është një fenomen i ri. Ai ka vazhduar edhe pas rënies se komunizmit, se ata e kuptojnë fare mirë se ish të përndjekurit janë antikorpet më të fuqishme që e ruajnë dhe e mbrojnë demokracinë nga murtaja komuniste. Sigurisht orvatja e tyre është tejet e dështuar. Neve nuk mundet të harrojmë.

Kategori
Uncategorized

LUFTETARJA E LIRISE_se, KRYETARE E E PPD_se

Rruga jonë, e juaja dhe imja, e anëtarëve dhe simpatizantëve të PPD ka qenë e vështirë për të ardhur deri në këtë Kongres sepse zhurma për riorganizimin e PPD ishte shumë e madhe dhe shqetësimi i kallur brenda nesh nga skenarë të sajuar nga dashakeqët ishin tmerrsisht shqetësues, por ne shkuam tek çdo njeri që në zemër kishte PPD, biseduam me çdo shqiptar që ende ruante me fanatizëm librezën e anëtarësimit të PPD, folëm me fjalë zemre. Fjalët e mia dhe të bashkëpuntorëve të mi janë të sinqerta, ato vijnë nga thellësia e shpirtit të pastër, prandaj ne triumfuam dhe jemi bashkë këtu sot, në këtë Kongres për tju treguar se, PPD me popullin shqiptar vazhdojmë të ecim përpara.

Kongresi i 6-të i PPD-së. Llalla: Partia do të jetë e popullit dhe jo e liderit10940617_1376413456000846_5894810526209367532_n

Partia për Prosperitet Demokratik, sot ora 13, në Tetovë ka mbajtur Kongresin e saj të 6-të.

Teuta Llalla është zgjedhur kryetare e re e kësaj partie. Ajo është zotuar se do të punojnë për realizimin e vizionit të përbashkët politik ashtu siç kanë vepruar rilindësit tanë në të kaluarën e jo ashtu siç veprojnë politikanët ballkanas: paraja mbi të gjitha, njofton gazeta “Lajm”.

“Partia do të jetë e popullit dhe jo e liderit”, ka thënë mes tjerash Llalla.

Fjala e kryetares Teuta LLALLA

Të nderuar delegatë,

Të nderuar simpatizantë dhe anëtarë të PPD-së,

Më lejoni që t’Ju falënderohem për përkrahjen dhe votëbesimin që më dhatë në këtë detyrë të lartë politike, qëllimi i të cilës është rikthimi i shpresës dhe i dinjitetit kombëtar. Që prej kaq vitesh sa nuk ishte PPD aktive në Kuvendin e Maqedonisë këto cilësi janë shkelur.

Ky rikthim kësaj rradhe ishte më i mundimshëm se herëve tjera sepse dolën nga burgu i padrejtë Vullneti, Adnani dhe Amiri, nga guximi dhe dëshira e 1.000 qytetarëve që haptazi para notarit të nënshkruajnë fletë aderimin për PPD-në si dhe nga guximi i 186 qytetarëve që ta mbrojnë platformën politike të PPD-së para gjykatës dhe ai lindi nga vullneti dhe këmbëngulja e nismëtareve të PPD-së për ta rikthyer këtë fole të demokracisë në jetën politike.

Më lejoni që me këtë rast ta falënderoj Përfaqësuesin dhe Prezantuesin e deritashëm të PPD-së zotin Vullnet Halilin i cili dha kontributin e tij rinor për rregjistrimin e partisë si dhe anëtarët e deritashëm të Kuvendit Qendror dhe Kryesisë së Partisë për mundin e pafund që e dhanë për këtë kauzë.

Të nderuar delegatë,

Sot gjendja e shqiptarëve në Maqedoni është me keq se në komunizëm. Partia shqiptare në pushet, disa vite me radhë nuk arrin të zgjedhë problemin e emërtimit të tabelave të rrugëve dhe shkollave. Ata nuk janë në gjendje të kuptojnë ende se çfarë është parlamenti dhe çfarë është qeveria si koalicion politik. Ata, nuk mund të kuptojnë kush i sulmon nxënësit shqiptarë në Shkup prej kaq kohësh. Ata, nuk mund të kuptojnë se ku shkojnë paratë e shqiptarëve dhe sa harxhohen për Shkupin 2014. Po ashtu, ata nuk mund të kuptojnë ende pse ikin të rinjtë në kurbet. Askush nuk merret me çështjen pse u mbyllën shkollat shqipe? Pse braktisja e fshatrave po bëhet përditë dhe duke filluar nga Likova e Kërcova, Dibra, Shkup etj.

Sot Shqiptarët janë pa mbrojtje. Partitë shqiptare në Parlament grinden njëra me tjetrën. Partia në pushtet është shndërruar në zëdhënëse të politikës së VMRO-s. Kuadri i paaftë i sajë është bërë objekt diskutimi i Komisionit dhe i Parlamentit Evropian dhe ambasadave të huaja në vend. Partia tjetër shqiptar në opozitë, kënaqet duke luftuar dhe shkatërruar partitë shqiptare opozitare më të dobta dhe kur i duhet atij për interesa, ia voton buxhetin VMRO-DPMNE, duke e nxjerr nga balta. Nuk duhet njerëzit të mashtrohen me fjalë boshe dhe fjalime emocionale, duhet më shumë dije e guxim, prandaj nuk duhet që shqiptarët të humbin kohën me premtime të parealizueshme. Duhet të veprojmë bashkërisht si një trup, duke protestuar fortë për çdo të drejtë që na shkelet. Vetëm në këtë mënyrë do të ndalen proceset degraduese siç ishin enciklopedia, Brodeci, Radusha, Odri, Vaksinca, rrahjet e nxënësve, dhunimi i lokaleve në emër të ndaljes së duhanit, etj., etj.

10492464_1376396056002586_2330092542284008258_nPër shkaqet e mësipërme vëllezër dhe motra kërkojmë përkrahjen tuaj. Vetëm ju mund të na ndihmoni të ringrihemi përsëri lart, krenar pse jemi shqiptar. Ne, publikisht ua shtrijmë dorën që të na përkrahni ashtu si qëmoti, pra Uniteti është ai që bënë fuqinë dhe përparimi tonë.

Ne, do jemi si gjithnjë në ballë të nismave madhore kombëtare si më 1990, në 1994 dhe në 2001, ishte PPD ajo që i bëri ballë presioneve të pushtetit afatgjatë të diktaturës komuniste, ishte PPD përkrahësja kryesore për themelimin e UT, ishte PPD që u gjend pranë ushtarëve të UÇK, ishte këmbëngulja e PPD për arritjen e një marrëveshje për ndalimin e konfliktit të 2001. E ku s’ka qenë PPD, në krye të lëvizjeve tona kombëtare, por kuptohet këto s’kanë qenë të lehta për ne. Shumë padrejtësi dhe kurthe ju bënë PPD, shumë punuan strukturat shtetërore dhe vasalët e tyre për ta zhdukur rrënjësisht PPD, por nuk ja arritën qëllimeve dashakeqëse sepse PPD nuk jam vetëm unë, PPD nuk jemi vetëm ne që ndodhemi këtu në këtë sallë, por PPD janë të gjithë shqiptarët në Maqedoni dhe Diasporë. PPD është promotoria e lëvizjeve të mëdha kombëtare jo vetëm në Maqedoni, por kudo. Ajo ishte e para dallëndyshe që lajmëroj rënien e diktaturës komuniste, ajo ishte e para që lajmëroi pranverën e demokracisë në Maqedoni.

PPD, ka qenë dhe është pronë e popullit dhe jo e liderit, PPD nuk ka duruar dhe nuk do të durojë asnjëherë diktaturën e liderit, këtë ua premtoj edhe unë që më keni besuar sot këtë detyrë kaq të lartë dhe të vështirë. PPD ka punuar dhe punon për mbrojtjen e vlera kombëtare, për ruajtjen e dinjitetit njerëzor, besimin e njeriut në Zot, që do të thotë se ne ekzistojmë.

10917823_1376379719337553_5075247751827548828_n

PPD ka qenë dhe mbetet ambient demokratik që nuk duron diktatura. Ne do të ndërtojmë ambientin tonë tradicional ku kryetari i partisë do të bashkëveprojë me organet e saja për ndërtimin e platformave politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore. Do të zbatojë platformat dhe nuk do të vihet në pozitën e të gjithë të diturit. Anëtarët e organeve udhëheqëse të PPD-së do të punojnë për realizimin e vizionit të përbashkët politik ashtu siç kanë vepruar rilindësit tanë në të kaluarën e jo ashtu siç veprojnë politikanët ballkanas: paraja mbi të gjitha.

PPD ka qenë dhe mbetet burim i pashtershëm i platformave politike. Koncepti ynë fillestar ka qenë dhe ende më tej mbetet ai i shtetit dykombësh. Nëse për një arsye ose tjetër forca politike të caktuara nuk janë në gjendje ta pranojnë këtë filozofi politike atëherë alternativa jonë do të ishte ajo e qytetarëve të barabartë dhe jo ajo e një kategorie qytetarësh të pagëzuar me emër e mbiemër dhe e qytetarëve numra me përqindje. Thënë shkurt, PPD parimet e veprimit të saj politik i ka paraqitur qysh në Deklaratën e Grupit parlamentar për barazinë e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë në vitin 1992 dhe ato janë parime bazë të veprimit tonë politik.

Pas 25 vitesh zhvillim demokratik platforma e PPD-së ende nuk është realizuar plotësisht, ende duhet kohë për realizimin e saj. Nuk është ndonjë thënie e mençur po qe se themi se aktiviteti ynë politik do të mbështetet kryekëput në Marrëveshjen e Ohrit. Fundja ajo marrëveshje bazë politike ka pasur platformën e PPD-së, madje edhe e hartuar nga ekspertë të PPD-së, e hartuar për kohë të caktuar dhe rrethana të caktuara. Por, çdo gjë jeton në kohë dhe hapsirë. Marrëveshja e Ohrit e humbi shansin të hyjë në histori si marrëveshje e realizuar, si një marrëveshje që i dha fund luftës dhe pabarazisë. Sot ajo duhet riplotësuar, rishkruar.

PPD, gjithnjë ka qenë partia që ka vërtetuar se për çështjet e mëdha kombëtare dhe shoqërore, ka afruar zgjidhje dhe bashkëpunim. Është PPD, ajo që i mundësoi formacionit ushtarak të papranuar nga komuniteti ndërkombëtar që të paraqitet me subjekt politik, por kjo parti e nëpërkëmbi sinqeritetin e PPD-së dhe anëtarëve të saj dhe u angazhua për zhdukjen e saj nga skena politike. Të mos harrojmë se PPD është partia mëmë e këtyre dy partive dhe është mëkat të sulmohet dhe shpifet pa fakte për të. PPD-ja afirmon vendosjen e partneritetit dinamik me tërësinë e organizmave dhe asociacioneve të shoqërisë civile.

Juve që më votuat për një dëshirë, për ëndrrën e rikthimit me nder të PPD në skenën politike, që më mbështesni në kohët e vështira dhe që më keni besuar postin e kryetarit nuk do t’ju tradhtoj, nuk do t’ju braktis kurrë për asnjë interes e asnjë çmim dhe asnjëherë për ndonjë përfitim personal. Nuk do të bëj pas shpinës suaj asgjë që do të cënojë jetën, dinjitetin, të ardhmen dhe shpresën tuaj. Nuk do të marrë asnjë vendim pa e ndarë me ju, pa u këshilluar me ata që më kanë besuar dhe votuar, sepse nuk do të gjej paqe në shpirtin tim për shkak të trazimit të besimit dhe shpirtit tuaj.

10941006_1379979232310935_5890982992387334766_nRruga jonë, e juaja dhe imja, e anëtarëve dhe simpatizantëve të PPD ka qenë e vështirë për të ardhur deri në këtë Kongres sepse zhurma për riorganizimin e PPD ishte shumë e madhe dhe shqetësimi i kallur brenda nesh nga skenarë të sajuar nga dashakeqët ishin tmerrsisht shqetësues, por ne shkuam tek çdo njeri që në zemër kishte PPD, biseduam me çdo shqiptar që ende ruante me fanatizëm librezën e anëtarësimit të PPD, folëm me fjalë zemre. Fjalët e mia dhe të bashkëpuntorëve të mi janë të sinqerta, ato vijnë nga thellësia e shpirtit të pastër, prandaj ne triumfuam dhe jemi bashkë këtu sot, në këtë Kongres për tju treguar se, PPD me popullin shqiptar vazhdojmë të ecim përpara.

Ju gjyshër, e prindër, të rinj, kudo që jeni, në këtë sallë, në Maqedoni dhe jashtë saj keni pritur me zemër të dridhur nëse PPD do riorganizohet apo të zhduket.

E pra, na kujtohet të gjithëve koha e PPD kur lumi i njerëzve nuk ndalej përballë hermelinave dhe kordoneve policore për të votuar për intelektualët e vërtetë, për të dërguar me votën e lirë profesorë të dëshmuar përballë të tjerëve.

Më lejoni t’jua them sot, hapur, në sy, se ne punojmë dhe përpiqemi të rikthejmë krenarinë dhe dinjitetin kombëtar, të rikthejmë besimin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë, të dërgojmë me votën tuaj njerëzit më të suksesshëm në institucionet shtetërore. Por gjithnjë ua kam përsëritur miqve, bashkëpunëtorëve të mi se na duhet votëbesimi i gjithë popullit, për të dalë faqebardhë, më të fortë me qëllimin e mirë që rinia shqiptare të mos largohet për të emigruar. Na ndihmoni pra, për të kontribuar të gjithë bashkë për të mundur të keqen, për të dalë nga balta ku na kanë futur prej kaq vitesh politikanët vasal, planprishës dhe keqpërdorues të besimit të popullit. Duke kontribuar të gjithë bashkë për të mirën e njerëzimit, për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë, për brezat që vijnë pas. Duhet të dimë se është mëkat që PPD të mbetet jashtë Kuvendit të Maqedonisë, sepse ajo ka qenë dhe është partia e vlerave të larta, partia që bëri historinë e vërtetë të shqiptarëve në Maqedoni.

10933990_1379977412311117_6831875994951737452_nMe vizione të reja, na priftë e mbara!

Teuta Kamberi -Llalla, lindi në Janar të vitit 1977, në qytetin e Tetovës, në një familje me tradita kombëtare nga prindërit Vait Kamberi, nga Malësia e Tetovës, profesor i gjuhës shqipe dhe nëna, Arife Kamberi, nga Shkupi, mësuese.

Që në shkollën e mesme u morr me aktivitete kombëtare dhe letrare. Shtëpia e saj u bë vatër e takimeve për themelimin e Universitetit të Tetovës më 1994 dhe babai i saj Prof.Vait Kamberi është njëri ndër nënshkruesit e aktit të themelimit të UT, ku është nderura me disa Mirënjohje për këto veprimtari kombëtare

E rritur në një familje me tradita kombëtare Teuta Kamberi si nxënëse e shkollës së mesme ishte njëra nga organizatorët e protestave të shkollave të mesme në mbështetje të studentëve të UT
Gjatë kohës së studimeve në Universitetin e Tetovës ishte përfaqësuese e
Fakultetit Filologjik në Unionin e Studentëve në UT dhe përfaqësuese në Unionin e Studentëve mbarë Kombëtare me qendër në Prishtinë.
Mbas mbarimit të studimeve në UT, në bazë të mesatares së lartë të notave u ndal të punojë disa vite asistente e lëndës së Morfologjisë në UT.

10407456_964314980249214_7385771402211058861_nMe fillimin e luftës së 2001 në Maqedoni Teuta Kamberi bashkë me vëllanë e saj iu bashkëngjitën Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ishin pjesëtarë të kësaj ushtrie deri në demobilizimin e saj.
Në vitin 2003, Teuta Llalla filloj punë në gjimnazin e Tetovës duke dhënë mësim lëndën e gjuhë-letërsisë shqipe. Gjithashtu kësaj periudhë është marrë me publicistikë, ku ka botuar shumë shkrime, analizash të probleme shoqërore.
Në vitin 2008 botoj librin e parë të saj me titull: “Antologjia e Poezisë Arvanitase”.
Në vitin 2009 bashkë me disa ish-ushtar të UÇK themeluan shoqatën e veteranëve dhe invalidëve të luftës “KALAJA”, dhe ishte zëdhënëse e kësaj shoqate e dalë nga lufta e 2001.

Nga viti 2010-2012 ka qenë anëtarë e bordit drejtues të Forumit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut, dega Maqedoni.
Në Shtator, 2012, Teuta Llalla bëri një vizitë në SHBA, me ftesë të disa organizatave shqiptaro-amerikane, ku në institucionet demokratike të këtij vendi denoncojë shkeljet e të drejtave të njeriut që bëhen në Maqedoni.
Në Tetor të 2012, themeloj shoqatën humanitare dhe kulturore, Programi Unik Shqiptar-PUSH, dhe u zgjodh kryetare e kësaj shoqate.
Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Forumi Ndërkombëtar Imazh dhe Media, e nderoj me Mirënjohje, Teuta Llalla, me motivacionin Gruaja Humane që mbron të drejtat e njeriut. Kjo Mirënjohje ju dha në Tiranë në një akademi solemne më 28 Nëntor 2012.
Në Mars të vitit 2013, Këshilli i Komunës së Tetovës e nderoj me Mirënjohje shoqatën, Programi Unik Shqiptar, të cilën e drejton që nga themelimi i saj Teuta Llalla
Në Maj të vitit 2013, Këshilli i Gjimnazit të Tetovës i ndau Mirënjohje, për rezultatet e suksesshme të arritura gjatë zhvillimit edukativo-arsimor si dhe për bashkëpunim korrekt.

10923304_1376406949334830_5120057738192597544_nËshtë e martuar me historianin dhe publicistin nga Elbasani Arben Llalla dhe kanë një djalë.