Kategori
Uncategorized

Deklarata e fortë e ambasadorit britanik: Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndryshohen me plumba.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’connell në një intervistë dhënë për Frotnal Live në T7 ka deklaruar që qeveria e Britanisë është kategorikisht kundër idesë së presidentit Thaçi për ndarje të territorit.

Madje ka deklaruar që kjo mund të sjelltë edhe precedent të tjerë në Ballkan.

“Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndërrohen me plumba”, tha ai.

Facebook

View Video (31:31)

Posted by T7

Ai ka thënë se nuk e kupton ku është dallimi mes korrigjimit, apo shkëmbimit të territorit.

O’connell ka thënë se trajtimi i shqiptarëve të Preshevës nga qeveria e Serbisë duhet të jetë i barabartë me qytetarët e tjerë që janë atje. Madje ai ka thënë se shqiptarët duhet të pranojnë faktin që Lugina tashmë nuk është pjesë e tyre.

Ai ka deklaruar se normalizim mes Kosovës dhe Serbisë për momentin nuk ka por që dialogu final, marrëveshja finale duhet patjetër të sjell një gjë të tillë.

Britaniku për T7 ka folur edhe për dukurinë e shpëlarjes së parasë në Kosovë, ku ka thënë se shumë politikanë mund të jenë të përzier në këtë çështje. Ai ka bërë thirrje që çdo rast të raportohet.

Ai ka folur edhe për dhunën në familje, konkretisht për vrasjen e Valbona Markut dhe vajzës së saj, për të cilën ka thënë trajtimi i grave dhe vajzave në Kosovë nuk është në pozitën e mirë. Ai ka thënë se gratë në Kosovë vazhdojnë të stigmatizohen.

Kategori
Uncategorized

Dosja e 1945-ës/ Gjyqi i vështirë i Abdulla Ramit, si i shpëtoi dënimit me vdekje avokati i diplomuar në Montpelier

Pse kërkonte me çdo kusht dënimin me vdekje për avokat Ramin prokurori Nesret Osmani? Dëshmia e bashkëshortes së Abdulla Ramit, Gjyrxhies:“Gjithë floririn që kishim ia dhamë kryetarit dhe anëtarëve të gjyqit, – tregonte ajo. Ndryshe Abdullain do ta kishin pushkatuar si shumë intelektualë të tjerë të pafajshëm…ˮ

Nga Ermira Xomaqi Godo/

Procesi gjyqësor i Abdulla Ramit është një model i proceseve gjyqësore formale e krejtësisht të sajuara të kryera në vitet e para të vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri. Ai është një ndër ato qindra e mijëra procese të cilat çuan në dënimin kapital si edhe në burgime të gjata të gjithë elitës intelektuale dhe politike, të gjithë atyre njerëzve të cilët i bënë qëndresë dhe kundërshtuan vendosjen e këtij regjimi. Dënimi i tij është një nga aktet më të padenja që shënoi shkatërrimin përfundimtar të krejt karrierës së juristit të diplomuar në Europë, të së ardhmes së tij dhe gjithë familjes që ai përfaqësonte.

Proces gjyqësor i detajuar si më poshtë, është paraqitur në bazë të dosjes nr 522,  që gjendet në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shtetit Shqiptar. Dhe pavarësisht nga procedura formale e gjykimit të Abdulla Ramit, ai bënte pjesë në listën e personave që me urdhër të Enver Hoxhës, duhej të merrnin dënimin maksimal.

Abdulla Rami vuajti për rreth dy vjet në Burgun e Kalasë së Gjirokastrës. Edhe procesi gjyqësor i tij u bë në Gjirokastër. Sikurse dëshmon edhe bashkëvuajtësi Kajtaz Çelo, në kujtimet e tij:

“Dalin në gjyq me rradhë, profesori jurist Abdulla Rami, i cili dënohet thjesht për bindje politike. E dënuan me 30 vjet burg nga të cilat vuajti 18 vjet. Haki Tahiri dënohet me 30 vjet burgim dhe vdes në burg. Avdulla Haxhiu dënohet me 15 vjet burg…ˮ

Më poshtë është një paragraf i shkëputur nga proces verbali i Prokurorisë së Gjyqit Ushtarak pranë qarkut të Gjirokastër, mbajtur më 27 Korrik 1945.

Këshilli Gjyqësor Ushtarak

Pranë Komandës së Qarkut të Gjirokastrës. Nr 88 dosje.

27/07/1945

Proçes verbal

Sot me kohë të caktuar gjyqi u formua prej:

Mustafa Qilimi, Kryetar i Gjyqit, Ago Çela, Anëtar, Xhemal Shehu,  Anëtar

Duke qenë gati, prokurori i Gjyqit Kiço Proko, me asistencën e sekretarit Teli Zoto.

Tasho Lolin, Avokat

U soll nga burgu duke qenë i shoqëruar i pandehuri Abdulla Rami dhe duke mos qenë i penguar u vu në vendin e posaçëm dhe gjyqi u çel botënisht.

Mbi këtë i pandehuri tha se: emëroj përfaqësues dhe avokat mbrojtës z. Tasho Loli. Ky i fundit duke qenë gati e pranoi. Gjyqi fillon botënisht.

Abdulla Rami i biri i Tasimit dhe i Alimes, vjeç 37, lindur në katundin Tatzat të Delvinës, i martuar me tre fëmijë, i padënuar, gjyqtar i karrierës, me shkollë universitare, në kohën e Ballit ka qenë Sekretar i Komitetit në Gjirokastër. Në kohën e Zogut është dënuar si antizogist.

U këndue akuza e të pandehurit dhe kur u pyet deklaron:

Unë kam ardhur në Gjirokastër (nga Kosova) në muajin gusht 1943, domethënë pas mbledhjes së Mukjes, me detyrë si sekretar në Komitetin e Ballit të Gjirokastrës… me urdhrin e Komitetit Qëndror, me qëllim që të bëhej një punë konform dekalogut (…). Komiteti i  Gjirokastrës në të cilin dhe unë bëja pjesë si sekretar, kishte vendosur luftën kundër okupatorit… dhe jo vetëm luftën kundër italianëve por edhe kujtdo tjetër që okuponte vendin tonë (…). Dhe kjo organizatë luftoi disa herë, në Vlorë me Hysni Lepenicën e gjetkë. Balli Kombëtar ka luftuar edhe kundër gjermanëve në Cepo (…). Kur është kthyer Neshat Kolonja nga pozicionet kundra gjermanëve e kam takuar në katundin Zhulat dhe më ka thënë se kishin luftuar kundra gjermanëve. Eshtë e vërtetë që kam qënë në katundin Tatzat ku atje kam propaganduar në favor të Ballit (…). Eshtë e vërtetë që kam bërë mbledhje në katundin e Kalasës, me rastin e formimit të çetës së Nazif Haderit dhe këtu kam folur në bazë të dekallogut të Ballit (…). kur kam qënë në Gjirokastër dhe pikërisht me Merçes Alinë më është hedhur një bombë (…). Në Dhjetor 1943,  kam mbajtur një fjalim kur ka vdekur Haziz Çami, ku kam lavdëruar të kaluarën e tija. Haziz Çami ishte eksponent i Ballit Kombëtar dhe u vra nga Fronti Nacional Çlirimtar. Kam marrë pjesë në mbledhjen e Vaut të Dafinës (…). Në atë mbledhje morën pjesë edhe Haki Tahiri si përfaqësues i Ballit, Fadil Çuçi, Koço Muka… Është e vërtetë që në shtëpinë time në Tatzat, në shtator të vitit 1943 kam biseduar me Jaho Gjolikun, Mustafa Matohitin dhe të tjerë anëtarë të FNÇ. Në këtë bisedë krejtësisht Akademike, kam mbrojtur gjithashtu idenë se Balli Kombëtar është një organizatë me tendenca krejtësisht Demokrate, ndërsa Lëvizjes Nacional Çlirimtare është me tendenca krejtësisht komuniste.ˮ

Akuza

Në mbështetje të normave përkatëse të ligjit mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake, pasi i përmënduri rëndohet me akuza të tilla që e karakterizojnë si armik të popullit, referohet për gjykim.

1)         Pse si sekretar i Komitetit Qarkor të Ballit Kombëtar për Gjirokastrën, ka punuar me zell për të lidhur popullin e Gjirokastrës me këtë organizatë (…)

2)         Pse ka bërë axhitacion në favor të Ballit Kombëtar (…)

3)         Pse ka përvetësuar parrullat e Ballit Kombëtar (…)

Pas kësaj seance gjyqësore për dëgjimin e dëshmitarëve të provës dhe të akuzës, gjyqi shtyhet për në datën 31 Korrik 1945 në orën 5 mbasdite.

Në pretencën e tij Prokurori i këshillit të Gjyqit ushtarak, Kiço Proko, kërkon dënimin me vdekje:

Abdulla Rami nga Tatzati vjeç 37 (…)

Eshtë koshient për gjithë aktivitetin e tij të zhvilluar në organizatën e Balli Kombëtar

Kërkojmë të vendoset fajtoria e tij dhe njëkohësisht dënimin e tij me vdekje.

2 Gusht 1945

Nënshkrimi, Prokurori i Gjyqit Ushtarak

Kiço Proko

Abdulla Rami u mbrojt në gjyq nga avokati Tasho Loli, i cili paraqiti mbrojtjen e tij më 2 gusht 1945. Mbrojtja e tij u përballua me akuzën e prokurorit të gjyqit, i cili kërkonte dënimin e Ramit me vdekje. Në mbrojtjen e avokatit Tasho Loli, ndër të tjera shkruhej:

1 Kryetar

Z.Z. Gjykatës

I përfaqësuari im Abdulla Rami duke u bazuar në dekallogun e famshëm të organizatës Balli Kombëtar që midis të tjerave predikonte dhe luftën kundër okupatorit, u bë anëtar i kësaj organizate dhe pranoi detyrën që ju ngarkua nga komandanti i jugut Hysni Lepenica si sekretar i Komitetit Qarkor të Gjirokastrës (…) Ka bërë mbledhje në Vaun e Dafinës, në fshatin Kalasë ku ka shpjeguar Degallogun. Në fshatin Tatzat biseda me shokun Mustafa Matohiti, ka qenë një bisedë private Akademike rreth pikës politike të Ballit dhe Frontit Nacional Çlirimtar (…)

Meqënëse apologjinë e tij përpara gjyqit e bëri me sinqeritet të plotë dhe pa gënjyer gjyqin e popullit (…)

Meqënëse gjatë kohës që ka shërbyer si Sekretar i Organizatës për Qarkun e Gjirokastrës, nuk rezulton të jetë nxitës ose autor i ndonjë vepre kriminale (…)

Meqënëse para Gjyqit ka mbajtur një qëndrim shumë të mirë dhe ka treguar sjellje shumë të mira.

Meqënëse mbas largimit të okupatorit nuk mendoj asnjëherë të dilte jashtë kufijve ose të fshihej si kundër vepruan shumë të tjerë. 

Kërkoj:

Për të gjitha këto, shkaqe lehtësore që konkurojnë në favorin e të përfaqësuarit tim, ndëshkimi i tij të jetë kondisionel.

Gjirokastër 2/08/1945

Vdekje Fashizmit Liri Popullit

Nënshkrimi, Av. Tasho Loli.

Në disa nga deklaratat e paraqitura në këtë proçes gjyqësor shkruhet:

Deklaratë

Unë Ago Çela, komandanti i Qarkut dhe banues në Gjirokastër, deklaroj se në muajin shtator 1943, kemi qenë në katundin Tatzat të Delvinês dhe pikërisht në shtëpinë e Hasan Ramit së bashku me Mustafa Matohitin dhe Jaho Gjolikun. Këtu ka ardhur dhe Abdulla Rami dhe kemi biseduar rreth organizatës “Balli Kombëtar”.  Abdulla Rami merr fjalën dhe na thotë: “mbas Nacional Çlirimtares është fshehur një komunizëm i gjallë!” Mustafa Matohiti i përgjigjet: “një ditë shpejt ose vonë do të dilni në gjyq para popullit për të dhënë llogari”.

26 Korrik 1945, Firma.

Deklaratë

I nënshkruari Avokat Aristidh Totozani:

Gjatë kohë së qëndrimit të Abdulla Ramit në Tiranë në vitin 1944, kam biseduar shumë herë me të për çështje profesionale (…). Përpiqesh që të çelte Zyrë Avokatore, të cilën e hapi në Prizren.

Lëshoj këtë deklaratë për ta paraqitur ku t’i shfaqet nevoja.

Tiranë 1 Gusht 1945, Firma.

Deklaratë

Kam dijeni të plotë për qëndrimin e tij politik qysh në beharin e vitit 1941. I kthyer atëherë nga Franca, kishte një urrejtje për Italinë dhe një simpati për Demokracinë frënge. Më 1942 ka qenë gjykatës në Gjilan të Kosovës, kur unë ndodhesha mësues në Prishtinë. Më vonë mora vesh se ai qe me Ballin dhe bile kish ardhur nga anët e Delvinës… ka qenë shumë kryelartë.

Ymer Malo

3 Gusht 1945 Gjirokastër, Firma.

Deklaratë

Të nënshkruarit Këshilla e Frontit dhe e Pushtetit të Katundit Tatzat deklarojmë si më poshtë:

Mustafa Matohiti dhe Jaho Gjoliku kanë pasë ardh në katun dhe janë prit për darkë nga Abdulla Rami… Kur është vrarë Hazis Çami në Tiranë, Abdullai mbajti fjalim n’emën të popullit të Gjirokastrës, midis të tjerash tha: Komandant gjunjëzohem para teje. Të vranë terroristat, të shiturit, por shpejt do të merret haku.

Tatzat 16.3.1945

Kryetari i Këshillës Niazi Tahiri, Isuf Reizi, Mejdan Dino, Zeko Miraçi.       

Më 2 gusht 1945, Abdulla Rami, i vënë në bankën e të akuzuarve, paraqet përpara trupit gjykues fjalën e mbrojtjes që e titullon “Promemorie”. Ky dokument hedh dritë edhe njëherë mbi veprimtarinë, aktivitetin dhe pikëpamjet e tij politike në periudhën e vitit 1943 deri në dhjetor të vitit 1944.

Më poshtë një fragment nga kjo promemorje shkruar dhe nënshkruar prej tij, në burgun e Kalasë së Gjirokastrës, më 3 korrik 1945.

Promemorje

1 Kryetar

Z.Z. Gjyqtarë

Siç deponova në hetuesi edhe para asaj të ndershmes Gjykatë, vënia ime në lëvizje lidhet qysh më datën 2 Gusht 1943, me “Mbledhjen e Mukjes”, ku të dy frontet erdhën në kontakt dhe përfunduan në një rezolutë harmonie dhe bashkëpunimi, duke ruajtur secili personalitetin dhe individualitetin e tij për një luftë të pamëshirshme kundër çdo okupatori dhe për këtë u krijua «Komiteti për çlirimin e Shqipërisë», i cili u pranua unanimisht nga të dy palët.

Me këtë frymë bashkëpunimi, unë marr pjesë në disa mbledhje ku shpjegoj programin e Ballit Kombëtar simbas dekallogut; në këto konferenca kanë qënë prezent edhe përfaqësues të Frontit Nacional Çlirimtar dhe problemi është rrahur në frymë bashkëpunimi (…).

Konviksjonet dhe bindjet intime të çdo njeriu janë ato më të shenjtat, që formohen mbas një përvoje të gjatë dhe vdesin vetëm me njerinë, janë aq të shtrenjta sa jeta vetë, kështu që këto nuk mund të preken as që mund të pranojnë cënimin më minimal (…).

1 Kryetar Z.Z. Gjyqtarë:

Duke e ndjerë veten krejt të pafajshëm e bile shumë koseguent me mobilet që më determinuan në pjesëmarje t’organizatës Balli Kombëtar,

KËRKOJ

Nga ajo Gjykatë deklarimin e pafajësisë sime.

Në rast të kundërt akordimin e ndëshkimit kondicjonel, konformë Nenit 16, paragrafi i parë, Nenit 19 paragrafi i I dhe V, Nenit 26 e 29 paragrafi i I-rë .

 Paraqitur në  Gjykatën Ushtarake më datën, 3 Korrik 1945.

I akuzuari Avokat  (Abdulla Rami) firma

Në këtë “Promemorie”, Abdulla Rami kërkon pafajësinë, kërkon pezullimin e çështjes, dhe në bazë të Nenit 19 paragrafi I, kërkon shkaqe lehtësore, kërkon apelim. I kërkon Gjykatës të ngrihet në sferën më të lartë të misionit të saj, duke gjykuar me ndërgjegje të lirë sipas Nenit 26 dhe 29 të Kodit Penal.

Trupi gjykues tërhiqet për të marrë vendimin dhe më 6 Gusht 1945, jepet  gjykimi përfundimtar.

Vendim

Abdulla Rami i biri i Tasimit dhe i Minesë, 37 vjeç, i martuar me tre fëmijë, gjyqtar i karrierës universitare, i dënuar në kohën e Zogut si anti-zogist, në kohën e Ballit, ish sekretar i Komitetit të Gjirokastrës, deklarohet fajtor dhe cilësohet: armik i popullit për këto faje:

Ka bashkëpunuar dhe ndihmuar në forcimin e organizatës tradhëtare Balli Kombëtar…

Ka vepruar kundër interesave të nalta të atdheut, kundër frontit e lëvizjes Nacional Çlirimtare, si propagandist e axhitator …”

Në vazhdim të këtij proçesi gyqësor, me vendim të Gjykatës Ushtarake Gjirokastër dhe me aprovimin e Akt-gjykimit Nr. 88 të kësaj Gjykate:

Abdulla Rami dënohet me 30 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtave qytetare dhe politike për 10 vjet kohë”.

Gjykata

“ … i akordon të pandehurit  shkaqe lehtësore të parashikuara nga Neni 16 paragrafi i I, Nr. 41, datë 14.01.1945. Për këto arsye dhe në bazë të Nenit 15 dhe 16 paragrafi i I.18 gërma G, të ligjit mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Ushtarake… Nenit 18 gërma G dhe 19 paragrafi III dhe Neni 12 dhe 29 paragrafi i I të ligjit në fjalë, si dhe i ligjit mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake: unanimisht u vendos siç përshkruhet në dispozitivin e këtij vendimi.

Gjirokastër 6/8/1945

Kryetari

Miço Gramatiko, Firma

Sekretari

Mustafa Qilimi, Firma

Rreth një muaj më pas, Prokurori i Gjyqit Ushtarak, të rrethit të Fierit, Nusret Osmani, kërkon rigjykimin e çështjes së Avokat Ramit dhe dënimin më të rëndë për të. Si më poshtë deklarata e tij:

Ushtria Kombëtare Shqiptare                                                            

V.F.L.P

Prokuroria Ushtarake                                                                        

Fier më 25/9/1945

Nr Extra

Shok Prokuror dhe shok Gjyqtar

Deklaratë

Mbi të pandehurin Abdulla Rami

Unë i nënshkruari Nusret Osmani nga Tatzati dhe me detyrë këtu në Fier si Prokuror i Gjyqit Ushtarak, Deklaroj: Mbasi muarëm vesh dënimin e çuditshëm të tradhëtarit me damkë Abdulla Rami që u dënua me 30 vjet burg, na bëri që të bëhemi pesimistë dhe të detyrohemi t’i vëmë në dukje edhe njëherë krimet dhe tradhëtitë e tija (…). Ka qenë adjutant i Ismail Hakiut krahu i djathtë i tija. (…) Abdulla Rami ka punuar me misionin e tij propagandist: në Rrëzomë, Delvinë, Gjirokastër, Këlcyrë, Berat, Lushnje, Tiranë, Shkodër e Prizren, kudo ka treguar aktivitetin e tij, këto janë fakte (…). Me dy fjalë Tatzati ka qenë qëndra e reaksionit, ka penguar gjithë luftën tonë në gjithë rajonin e Gjirokastrës. Ka qënë prezent në mbledhjen që u bë në Tatzat ku ishte i deleguari i Partisë shoku tonë Mustafa Matohiti, i cili përpara popullit i deklaroi dënimin me vdekje nga ana e frontit (…). Me urdhërin e Partisë kemi kryer dy atentate mbi të dhe nuk e vramë dot, d.m.th. dënimi i tija me vdekje ka qenë marrë dy vjet më përpara nga neve…

Le të marrë parasysh kjo Gjykatë deklaratën tonë (…) dhe në radhë të dytë të shikohen deklaratat mbrojtëse të Enver Zazanit me shokë.

Neve me padurim presim rikthimin e tija në gjyq dhe dënimin e merituar.

Të fala shoqërore

Prokurori i Gjyqit Ushtarak të Fierit

Kapiten Nusret Osmani,

Firma

Vite më pas e shoqja e Abdulla Ramit, Gjyrxhia tregonte që i paguan me florinj anëtarët dhe kryetarin e gjyqit për të shpëtuar Abdullain nga vdekja:“Gjithë floririn që kishim ia dhamë kryetarit dhe anëtarëve të gjyqit, – tregonte ajo. Ndryshe Abdullain do ta kishin pushkatuar si shumë intelektualë të tjerë të pafajshëm…ˮ

Kategori
Uncategorized

Po, por ti s’qënkërke më ai Urimi i parë jo.

Mos bërtit or burri i dheut.

Ishte ora 2 mbas mesnate, veç të ftohtit të hidhur dhe dëborës që nuk pushonte, autobuzat e linjes Athinë apo Selanik drejt Tiranës plot me vizitorë, emigrantë, kondrabandistë dhe mallra kondrabandë, që prisnin radhen për tu kontrolluar.

Tek tuk syri të zinte policë kufitarë që bënin detyrën, agjentë të antidrogës, krimit ekonomik, apo ata shërbimit informativ.

Temperatura shënonte -15 gradë celsius, dallohej vetëm avulli i nxierrë nga goja ndërsa gishtat e duarve nuk po i ndjenim më.

Gjatë kontrollit rutinë bashk me of/policisë pamë se në autobus veç çantave me tesha apo ndonjë arkë me pjeshkë a mollë të emigranteve kishte të fshehura dhe mallra kondrabandë (konfeksione kineze) mbas dhe nën çantat e emigrantëve.

I drejtohem shoferit të autobuzit.
Këto kush i ka?

Megjithse pa dijeninë e tyre (shoferëve) nuk bëhej asgjë, ai mbledh supet.

Dakort i them…shumë e thjeshtë.

Zbriti emigrantët të marrin sejcili bagazhet e veta, nëse nuk del personi përgjegjës i këtyre mallrave, përgjegjës për to je ti, dhe do bllokohen në doganë.

Askush nuk po dilte nga autobuzi.
Ngjit shkallet e autobuzit dhe ngre zërin.

Ju lutem kemi një problem me kontrollin, kush ka bagazhe të zbresi poshtë dhe ti merrni sejcili të tijat, vetëm shpejt se mbaruam nga e ftohta.

Nga fundi dëgjoj një zë.

🗣️Po or burrë i dheut po, veç më ngavash mos bërtit, kemi 6 orë që udhëtojmë mes dëborës, sapo kaluam dhe kontrollin dy orë në doganën greke, dhe jemi të lodhur, të plevitosur, na bërtitën deri tani ata policët grekë, të paktën ti mos na bërtit.

Ore zbrit i them, dhe merr bagazhet se nuk kemi kohë, janë edhe dhjetë autobuzë të tjerë në radhë për tu kontrolluar .

Mirë mirë vazhdon bisedën duke ecur tjetri, por të thashë, të paktën ti mos na bërtit.

Dhe a e di pse? Vazhdoi fjalën duke dalë nga autobuzi.

Ti…a nuk je Urimi !? Ne të kemi sjellë këtu.

Ti i them?

Mua?

Ti më ke sjellë këtu?

Qesha me ironi dhe për të mos e zgjatur bisedën, vazhdoj kontrollin.

Ndoshta tani që je ngitur në detyrë edhe nuk më mban mënd, por unë kam bërë pjesë në seksionin e PD Mirditë në Selanik, jam vëllai i Dodë Lleshit (Doda miku im, bashkëthemelues i degës tonë) më thotë mbasi mbaruam kontrollin dhe bllokuam kondrabanden e futur enkas poshtë çantave të emigrantëve.

Dikur takoheshim çdo javë në Selanik dhe qytetet e tjera.
Ti që na ngrite zërin sot ne emigrantëve, dikur si emigrant që ishe na organizoje dhe na jepje shpresë me politikat e Partisë Demokratike në emigracion.

Harrove shpejt që mblidheshim mbrëmjeve të gjithë bashkë në shtëpia e jote, kush më shumë e kush më pak të gjithë punuam dhe ndihmuam në fitoren e Partisë Demokratike.

Por ti s’qënkërke më ai Urimi i parë jooo.

Duke u munduar të shfaqësohesha po i tregoja se kondrabandistet shfrytëzojnë emigrantët nepermjet autobuzave dhe fusnin mallra kondrabandë, por ishte e kotë.
Fjala që ai emigrati im më tha tani më peshonte si plumb.

Ndjeva se po më binin djersë të ftohta.

Vërtet ai malsor më tha diçka që e kisha harruar.

Ai po më thoshte një të vërtetë.

Ne….. apo mi mirë unë….. e “kisha harruar” që dikur ishim emigrantë si ai, dhe se pjesë e fitores së PD ishte edhe investimi i atij djaloshi, dhe vota e jonë e përbashkët e emigranteve dhe familjeve tona.

Votë e atyre emigrantëve, ishte votë për një shqiperi europiane, pa ndonjë interes material.

Unë isha dhe ngela pjësë e tyre.

E ftoj për kafe.
Vi, por me një kusht më thotë. Kafen do e paguaj unë……..


Ti hajde i them duke qeshur se kafja nuk na rëndon më shumë se ajo fjala e vërtetë që më the pak më parë …

Fund

Në një takim të degës së PD-së, Selanik, me pr Malltezi dhe Duka /
↕️Pr Luan Malltezi me aktivistë te degës së PD, Athinë dhe Selanik, në një takim me degën e PD-së Selanik /

⬆️Në foton lart një takim vjetor i degës me Ridvan Bode, sekretar i përgjithshëm, dhe Sokol Olldashi .

⬆️Në një aktivitet me Prefektin Psomiadhi, dhe pr/Malltezi .

⬆️Në protestë në Tiranë

⬆️Rexhep Dollapi (baca) aktivist i degës së PD në Selanik

⬆️Prefekti i Makedonia Thrakis (Selanik) Panajoti Psomiadhis dhe Pr Luan Malltezi të ftuar në një aktivitet të degës së PD-së, Selanik

⬆️Alfred Jubani, Klevis Milo, Urim Gjata në një takim në ambjentet e zyrës së Prefektit Makedonia Thrakis, Panajotis Psomiadhis .

⬆️Aktivitet kulturor i organizuar nga dega e PD-së Selanik dhe shoqata Shqiptarët e Selanikut (Mimoza Dako) në bashkpunim me dy prefekturat Selanik-Korçë /

⬆️Lart Drejtuesi i Nea Demokracisë për veriun e Greqisë Jakov Fruxhis dhe kryetari i degës së PD-së Selanik Urim Gjata.

⬇️Poshtë me dy n/kryetarët e degës Selanik, Dodë Lleshi – Ramiz Datja .

Ndërsa partia socialiste (“rilindja”) mbas 2013 punësoj në institucionet e shtetit në Shqipëri, por dhe në përfaqsitë diplomatike (ambasada-Konsullata) një numur jo të pakët (jo intelektualë emigrantë) por aktivistë të saj politikë në emigracion të cilët vazhduan dhe vazhdojnë aktivitetin e tyre partiak duke i mbajtur gjallë dhe forcuar për disa fushata të tjera elektorale lidhjet ndërmjet emigrantëve dhe RamëRilindjes .

Partia Demokratike i “harroj” menjëherë drejtuesit dhe aktivistët e saj në emigracion sapo mori pushtetin, në administratën shtetërore në Shqipëri nuk u fut askush, ndërsa një pjesë e mirë e vëndeve në përfaqsitë diplomatike u mbushën me sekserë, miq, shokë, dhe farefis politikanësh që nuk kishin asnjë lidhje me diplomacinë apo emigrantët dhe emigracionin shqiptar në greqi.

Nëpër takime të rralla elektorale filluan të vinin jo më drejtuesit e Partisë Demokratike, por pushtetarët lokalë me kostume firmato dhe xhipat e zinj që xhironin gomat, kështu ndodhi edhe zhgënjimi, dhe pak nga pak edhe dremitja përfundimtare e degëve të PD në emigracion …

🔻⬆️-Kjo foto vjen nga takimi i fundit elektoral që realizoj dega e PD-së, Selanik 🥲

⬆️( Vili Minarolli ; Diplomati që jo vetëm drejtoi veprimtarinë e degës së Partisë Demokratike në Selanik, por ishte politikani i parë që theu akullsinë politike ndërmjet dy forcave politike ND (Demokracia e Re) Partia Demokratike Shqiptare.

Takim ky i realizuar në ambientet e institutit Karamanli Selanik, nga dega e jonë të përfaqsuar nga Ana Kapia dhe Urim Gjata,-ndërmjet z.Minarolli dhe ekipit grek me drejtuesit e (ND) demokracia e re për veriun e Greqisë, eurodeputetit Nikos Vakalis, dhe presidentin e avokatëve të veriut të Greqisë Dhimitër Garufas, takime që vazhduan rregullisht me drejtuesit politikë qëndrorë dhe vendorë në veriun e greqisë )

Por supet e Minarollit, sado të forta nuk mund të mbanin dot më peshën e “harresës” dhe çorganizimit nga lart poshtë …

Konsulli i përgjithshëm Shqiptar në Selanik Thoma Nini. një intelektuar atdhetar fisnik

Me Konsullin gjeneral të SHBA-së në Selanik, më pas Zv/ndimës sekretar i shtetit

Së bashku me Klevis Milon në pritjen e dr Berishën në aeroporti Makedonia në Selanik në takimin e PPE-së

Nuk mund të të lesh pa përmëndur ndimën e çmuar nga dy kontributorë paqeje, – dhe ata janë dy zotërinjtë, Flamur Shehu, dhe Astrit Memia .

Kategori
Uncategorized

Shqiptarë të diasporës: bëhuni si rumunët!

Ne nuk largohemi pa u larguar ata», «Mjaft është mjaft», «Largohuni para se të vdesë dikush», «Zgjedhje», «Nuk dorëzohemi dhe sërish do të dalim në rrugë», «Poshtë qeveria e mafies».

Vetëm ata shqiptarë që janë të pavarur financiarisht mund t’i përzënë nga pushteti politikanët e korruptuar të Kosovës. Shqiptarët e punësuar në Zvicër, Gjermani e Austri, të cilët zemrat dhe familjet i kanë në Kosovë, kanë protestuar në sheshet e Europës për lirinë e Kosovës, kanë dhuruar miliona për fondet e rezistencës, kanë luftuar për lirinë e Kosovës – dhe tani duhet t’i prijnë edhe njëherë çlirimit të Kosovës, kësaj radhe nga kasta e korruptuar dhe moralisht e kalbur e «komandantëve» pa ideale dhe bashkëpunëtorëve shumëvjeçarë të UDBËS, të instaluar në qeverinë e Kosovës.

Nga Enver Robelli

«Ne nuk largohemi pa u larguar ata», «Mjaft është mjaft», «Largohuni para se të vdesë dikush», «Zgjedhje», «Nuk dorëzohemi dhe sërish do të dalim në rrugë», «Poshtë qeveria e mafies». Me këto parulla, thirrje e brohoritje dhjetëra-mijëra rumunë kanë protestuar edhe të dielën në mbrëmje kundër qeverisë së korruptuar të kryeministres Vasilica Viorica Dăncilă, e cila i takon partisë postkomuniste PSD. Shefi i PSD-së Liviu Dragnea është kryetar i paralementit dhe i dënuar për manipulim të zgjedhjeve. Të premtën protestat u shtypën nga policia rumune. Sipas të dhënave zyrtare u lënduan 452 persona, mes tyre 11 policë. 70 të lënduar u dërguan në spitale.

Vala e re e protestave në Rumani filloi pas një fushate në mediat sociale të diasporës rumune. Shumë rumunë të punësuar në vendet perëndimore ndiejnë obligim moral të angazhohen që atdheu i tyre të bëhet shtet funksional. Sipas shumë analizave dhe anketave Rumania konsiderohet ndër shtetet më të korruptuara të BE-së.

Një studim i Parlamentit Europian ka treguar se kostoja e korrupsionit në vitin 2016 arrinte në rreth 24 miliardë euro. Protestat në Bukuresht dhe shumë qytete të tjera rumune drejtohen kundër partisë PSD, e cila po përpiqet të fusë nën kontroll drejtësinë relativisht efektive rumune. Qeveria po ashtu po tenton të ndryshojë Kodin Penal me qëllim që të vështirësojë ndjekjen e politikanëve të korruptuar. Shumë politikanë të PSD-së kanë probleme me ligjin dhe dyshohet se janë pasuruar ilegalisht.

Këtë situatë nuk duan ta durojnë shumë rumunë, sidomos ata të diasporës, të cilët kanë braktisur vendin kundër vullnetit të tyre. Ata po angazhohen gjithnjë e më shumë për ndryshime rrënjësore në Rumani. Diaspora rumune ka luajtur rol të rëndësishëm në zgjedhjen e kryetarit Klaus Johannis, i cili është me origjinë gjermane. Johannis po përpiqet që në kuadër të kompetencave të tij të pengojë demontimin e sistemit të drejtësisë në Rumani. Shefi i PSD-së Dragnea e ka akuzuar presidentin Johannis për tradhti – një akuzë e pabesueshme.

Armiku tjetër i kastës së korruptuar rumune, krahas presidentit, janë rumunët e diasporës, shumë prej të cilëve kanë hequr dorë nga pushimet verore dhe janë kthyer në atdhe për të mbështetur bashkëkombësit në betejën për një shtet funksional. Një zyrtar shtetëror i quajti rumunët e diasporës «vjedhës, lavire dhe lypsarë». Në 15 vitet e fundit katër milionë rumunë kanë braktisur vendin e tyre në kërkim të perspektivës në BE. Rroga mestare në Rumani është vetëm 520 euro.

A mund të mësojnë diçka nga rumunët e diasporës shqiptarët e punësuar në Perëndim? Po, shumë madje. Pa angazhimin e diasporës ndryshimet janë të vështira në ato shtete ku partitë shërbejnë vetëm si instrumente për nepotizëm, për rehatim të militantëve dhe injorantëve në adminsitratën shtetërore dhe për ndarje të resurseve publike brenda një bande politike. Kjo ka ndodhur në Rumani që nga rënia e komunizmit. Një pjesë e madhe e popullsisë, përkundër anëtarësimit në BE më 2007, e ka humbur shpresën se është e mundshme të luftohet korrupsioni. Drejtësia ka kryer deri-diku punën e saj, por moçali politik mbetet ende i thellë. Njerëzit janë dëshpëruar, zhgënjyer, kanë rënë në apati. Andaj ndihma nga diaspora është e mirëseardhur në Bukuresht.

Kundër kësaj bande duhet të nisë një kryengritje sidomos diaspora e Kosovës, të cilën hajdutët e Prishtinës dhe mecenarët e tyre publicistikë nuk mund ta shantazhojnë.

*Enver Robelli është një publicist i angazhuar që jeton në Zvicër dhe drejton revistën dialogplus.ch.

Kategori
Uncategorized

Meraku i gazetareve dhe i punetoreve te ERTV nuk mund te jete i njejte…

Meraku i gazetareve dhe i punetoreve te ERTV nuk mund te jete i njejte…

Shkruan Basir Çollaku/

Kam shkruar pak rreshta dy dite me heret rreth nje fotokopje lajmi ku dyshohej nje ngjarje ne te cilen permendej emri i biznesmenit Zamir Manes per nje rrethane te pakendshme. Une pyeta nese gazetaret. Theksoj gazetaret e jo biznesmenet gazetare kishin dijeni rreth asaj qe thuhet se mund te kete ndodhur..

Nder gazetaret e pare komentues ne faqen time ne fb ishte kolegu Artan Hoxha, i cili me tha se kishte hulumtuar dhe nuk i kishte dale i vertete. Pas disa mendimeve ndryshe Tani ishte dakort te presim nje vijimsi diskutimi nese ditet do te na sillnin prova. Tani dha versionin e tij. Une e respektoj. Meraku kish marre alarmin nga Elvi Fundo dikur gazetar afer qeverise se shkuar, ne profesion sot sipermarres i nje portali afer qeverise aktuale.
Pune dhe zgjedhje e tij. Fundo shqetesohej se une kisha genjyer dhe sipas tij Artan Hoxha e kishte nxjerre ne pah te paverteten time. Fundo kishte merak se opozitarizmi im dhe sidomos kjo pyetje kishte te bente me perpjekjen time per tu zgjedhur deputet i PD nga Lulzim Basha. Krisjet e tij leksikore shkonin me larg se ne Gjermani ku gjendet sepse eshte i rrezikuar nga opozita. Po perse ky merak koleg. Une skam dashur as dua te behem parlamentar sepse e dua gazetarine si profesion me shume nga te gjithe punet. Dhe po te isha deputet i PD do isha qindra here me i dobishem per demokratet se sa shoket e shokeve te merakosur. Sepse une sdi te vjedh e te jem maskara. Ky eshte lriter pengues. Gazetaria pra.Ky eshte pasioni im. Po Fundon e ha meraku se me ka genjyer e me genjen Basha. Pike e zeze. Kur une kritikoja qendrime te PD edhe te Berishes edhe te Bashes me.editoriale te RD Fundo ishte i zene me hallet qe i falte pushteti. Pastaj eshte si te mesohesh.

Kthehem te pyetjet

Po e nis me kolegun Artan Hoxha?

Tani une pyes nese ke.dijeni per nje ngjarje ku dyshohet te kete qene Zamir Mane objekt agresoni?!?!?!

Nese investigimi qe ke bere te ka rezultuar i pavertete ky pretendim i qarkulluar dashakeqesisht, mendon se nje koleg tjeter mund te kete gjetur prova qe te na binde te dyve, te gjitheve??!!

Nuk e gjen gje asnje biznesmen qofte ky edhe me i pushtetshem se qeveria nese publikohet nje e vertete apo pjese te saj, apo hipoteza qe te çojne drejt saj.

Nje gardist ekselent Martin Nika u “aksidentua”. Te gjithe ne gazetaret rame dakort me versionin policor. Ishte aksident. Ne kafe koleget te gjithe dyshojne ndryshe. Neper redaksi ska minutazh per keto hamendesime profesionale..!!! Ketu vetevritesh me 3 apo 5 deri ne 7 plumba dhe i ben naften shkences se kriminalistikes..!!!

Kolegu Gjergj Zefi, me te cilin ndaj qendrime ndryshe shume here me kritikoi me vend dhe te drejte. Ne portalin e tij Pamfleti ai kishte shkruar per nje ngjarje ne Kosove ku Mane ishte objekt i nje sherri te dhunshem me punetore te nje kompanie. Zefi ketu na qortonte mua dhe kolegeve me fakt konkret.

Tani une pyetjet ne shkrim i kisha per gazetare rrace te cilet i vleresoj pa kushte per perkushtimin e sakrificen. Pergjigjet serioze.do vlenin nga çdo gazetar por sidomos nga Anila Hoxha, Flamur Vezaj, (ndonese ne USA) Armand Bajrami, Klodiana Lala, Spartak Koka, Elton Qyno, Nikoleta Kovaçi, Anila Prifti, Poli Hoxha, Anduena Llabani, Ferdinand Dervishi, e shume te tjere. Keta dine me shume se botuesit dhe redaksite, sepse kane mbetur gazetare dhe sjane marre me biznes fjale. Tani gazetaria ka nevoje per terren dhe jo zyra luksi e asistence te Zuckerbergut. Montaneli thote diku se une do ta vrisja nje gazetar qe i thote prokurorit me fal. Ne kemi profesion dyshimin dhe provueshmerine e tij me fakte dhe deshmi.

Ne te kundert nese gazetari ulet ne preher te pushtetit, qofte ky qeveritar apo opozitare, eshte thjesht nje deshtim i trishtueshem, koston e te cilit e peson demokrcia duke u bere e pashendetshme !!! Sepse meraku dhe misioni i gazetareve nuk mund te jete i njejte me ERTV…

Kategori
Uncategorized

Një VIDEO që duhet ta shikojë Thaçi, Vuçiç, Rama e Soros.

Sot Hashim Thaçi si president i Kosovës, kërkon që të ndajë vendin e tij, për të cilin dhanë jetën e gjakun mijëra djem të rinj.

Por duket se Thaçi vetë, 19 vite pas luftës së madhe ka harruar se çfarë ka ndodhur në Kosovë.

Por videon e mëposhtme të filmuar në Pejën e vitit 1999, duhet ta shohë edhe njëherë Hashim Thaçi për të kujtuar pamjet e shkatërrimeve serbe.

Por këtë herë, siç duket ai duhet të thërrasë edhe Aleksandër Vuçiç, Edi Ramën dhe Sorosin e vogël e ta shikojnë bashkarisht se çfarë ka bërë makineria serbe e luftës, fakte për të cilat Hashim Thaçi sot duket se i ka harruar.

Video Player

Your browser does not support HTML5 video.

00:04 | 09:13

Kategori
Uncategorized

Operativi i Burgut.

Nga Kastriot Dervishi

Në çdo kamp apo burg të diktaturës komuniste vepronte një oficer i Sigurimit të Shtetit. në vitet e para këto lloj oficerësh quheshin “referentë”, ndërsa më pas u quajtën “punëtorë operativë”.

Një kamp ose burg, drejtohej nga komandanti për anën ushtarake dhe komisari për atë ideologjike. Këta, personali i njësisë dhe ushtarët vareshin nga Policia.

I vetmi jashtë pjesës e organikës drejtuese të burgut ishte punëtori operativ.

Ai varej nga dega e punëve të brendshme të rrethit ku ishte kampi ose burgu dhe nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit.

Operativi merrej me anën agjenturiale-operative. Ai rekrutonte agjenturën nga radhët e të burgosurve dhe personelit (ushtarë e policë), si dhe drejtonte punën për ndjekjen e personave brenda vendit të vuajtjes së dënimit.

Femiu ishte një prej operativëve të burgjeve. Edhe ky me 5 klasë fillore. Për 10 vjet (1957-1967) ai ishte një fytyrë e urryer për të dënuarit e kampeve dhe burgjeve. Në vitet 1957-1960 ishte në Punëtorinë Qendrore të Artizanalit në Tiranë.

Më 1960-1963 shërbeu në repartin nr.303 Tiranë në kohën kur ndërtoheshin vepra të ndryshme në kryeqytet (sanatoriumi, kombinati i mishit, ferma “Gjergj Dimitrov”, etj).

Më 1963-1965 po me repartin nr.303 në Vlorë për ndërtimin e fabrikës së sodës kaustike dhe në vitet 1965-1967 në Elbasan për ndërtimin e fabrikës së çimentos Elbasan.

Nga të burgosurit e rekrutuar, pjesën më të madhe e zinin ato ordinerë dhe elementi antiparti. Këta ishin më të gatshëm për të pranuar kushtet e rekrutimit, kundrejt premtimit për lirim apo për një pjatë supë më shumë. Nga të dënuarit politikë, përgjithësisht, rekrutoheshin ato që kishin dënime të përziera ose ato me pak vite dënimi.

Operativ Femiu mbeti deri në fund një fytyrë e urryer. Nami i tij negativ ishte sidomos në Punëtorinë Qendrore të Artizanalit, në të cilën vuanin dënimin edhe gratë. Femiu mbeti një operativ me fillore, ashtu si shumica e oficerëve të këtij lloji. Në një vlerësim të vitit 1958 për të thuhej:

“Vijën politike e zbaton dhe ruan mirë duke mos patur asnjë masë apo vërejtje…

Paraqitjen ideologjike nuk e ka të mjaftueshme pasi bën pak përpjekje për studimin e literaturës marksiste-leniniste…Për vitin 1957-1958 për një kohë ka vazhduar klasën e parë të shkollës së mesme, por nga mosndjekja e rregullt, largohet nga shkolla dhe regjistrohet te format e edukimit”.

Edhe nga pikëpamja antropologjike, operativët janë një shembull i rrallë që nuk lidhet me vetëm me kureshtjen njerëzore. Pamja e tyre flet shumë.

Kategori
Uncategorized

Ne kishim Ideale.

Ne kishim ideale!

Ne kishim besimin e emigrantëve, ne dinim të organizoheshim dhe organizonim emigrantët.

Ne dinim të përcillnim politikën e Partisë Demokratike tek institucionet politike-shtetërore greke dhe tek emigrantët shqiptarë në emigracion.

Ne dinim të përcillnim mesazhet e miqësisë dhe bashkpunimit ndërmjet dy forcave politike, por dhe ndermjet dy popujve tanë.

Ne dinim të kerkonim dhe mbronim të drejtat tona (në bashkpunim me LSHSH) në institucionet shtetêrore greke.

Ne ishim pjesë e fitores së Partisë Demokratike më 2005.

Sot???

Sot nuk po arrini të mbushni as një tavolinë, jo më të bëni të tilla organizime.

Ku i keni sot anëtarët dhe militantët emigrantë të Partisë Demokratike.

Kush i ç’organizoj dhe dëmtoj këto organizime aq të nevojshme !?

Pse duhet të minimizoheshin deri në shuarje aktivitetet e degeve te PD ne emigracion,menjehere sapo PD mori pushtetin dhe dergoj perfaqsuesit e saj në Perfaqsite diplomatike ne Greqi?

Kush e hodhi të famshmen tezë nga Tirana…(zyra e organizimit) se tani nuk që morem pushtetin nuk na duhen më degët e PD ne Greqi?

Kujt i interesonte shuarja e zërit të degëve të PD në Greqi dhe e emigrantëve në përgjithësi?

Ku i keni “ushtarët” Gjeneral!

9 Gusht 2006

Ky ishte një prej aktiviteteve i realizuar nga Dega e Partisë Demokratike, dhe Demokracia e Re në Selanik.

Shoqata “Shqiptarët e Selanikut”, konsullata shqiptare, në bashkpunim, ndihmën morale dhe 100% financiare të Prefekturës së Selanikut, dhe direkt Prefektit Panajotis Psomiadhis.

Aktivitet ku veç pjesmarrjes së madhe të emigrantëve, këngëtarëve të ftuar nga Shqipëria, morën pjesë për herë të parë dhe personalitetet më larta shtetërore,politike, kulturore, dhe fetare nga të dy qarqet dhe bashkitë, Korçë-Selanik — with Partia Demokratike.

Kategori
Uncategorized

CIA deklasifikon dokumentet, ja klanet që krijuan Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, rreth 10 mijë shqiptarë u arratisën drejt Jugosllavisë gjatë regjimit komunist

Për amerikanët Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu prej vitesh ishin në rivalitet mes tyre.

Në një dokument të deklasifikuar për vitin 1953, tregohen dy klanet e krijuara prej tyre. Secili kishte grupin e mbështetësve pas vetes. Nga ana tjetër tregohet se si u arratisën drejt Jugosllavisë rreth 10 mijë shqiptarë dhe ata nisën të organizohen kundër regjimit komunist të Hoxhës.

Janar 1955

Rezistenca opozicioni

Në Shqipëri nuk ekziston rezistencë e organizuar ndaj regjimit, por vetëm elementë të izoluar në zonat malore që nuk efektivitet. Sistemi i ashpër i i sigurisë ka arritur të ndalojë organizmin e lëvizjeve opozitare. Por mes popullsisë ka mjaft pakënaqësi ndaj komunizmit, kritika ndaj padrejtësive, metodave arbitrare dhe veprimeve individuale të komunistëve. Në përgjithësi askush mund të shprehet kundër regjimit komunist përveçse brenda shtëpisë së tij apo rrethi të ngushtë të miqve. Një grup komunistësh dhe zyrtarësh ushtarakë të rangut të lartë, të cilët kanë qenë intelektualë në radhët e partizanëve të luftës, shpesh takohen me njëri-tjetrin dhe diskutojnë për politikë. Ata nuk e kritikojnë komunizmin si sistem dhe as sovjetizimin drejtpërsëdrejti. Ata dënojnë veprimet individuale të zyrtarëve të caktuar komunistë që shfrytëzojnë postin e tyre për interesat e vogla personale, si dhe paaftësinë e disa zyrtarëve të nivelit të lartë që janë të paarsimuar dhe egoistë.

Ata ankohen se njerëz të tillë në majë të pushtetit abuzojnë me njerëz të tjerë më të aftë poshtë tyre, që duhet të bëjnë të gjithë punën për ta. Tensionet dhe rrymat e ndryshme në parti po zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme që prej luftës. Pas vitit 1944 influenca e BRSS në Shqipëri ishte e vogël në krahasim me atë të Jugosllavisë, e cila ishte shumë aktive në punët e Shqipërisë. Reagimi kundër influencës jugosllave kryesohej nga Mehmet Shehu, Nako Spiru dhe Liri Belishova para prishjes së 1948. Shehu u shkarkua nga kreu i ushtrisë dhe mori postin pa influencë në ministrinë e komunikimeve, pasi u akuzua si anti-jugosllav dhe anti-sovjetik. Belishova humbi postin e saj ndërsa Nako Spiru u raportua se vrau veten. Pas prishjes së 1948 Enver Hoxha nisi një fushatë politikash oportuniste duke pritur se cilën palë i leverdiste të zgjidhje dhe më në fund doli si mbështetës i Moskës. Shehu i rivendos në postet e tij me influencë. Pas prishjes me Jugosllavinë udhëheqja ra tërësisht në duart e Hoxhës, me Shehun si krahun e tij të djathtë, e pas tij Liri Belishova dhe Tuk Jakova. Në partinë e Punës së Shqipërisë u bënë gjithashtu ndryshime teksa Pandi Kristo, Ramadan Çitaku dhe Pëllumb Dishnica u shkarkuan.

Ndarja e klaneve

Në sytë e publikut udhëheqësit e vërtetë ishin Hoxha, Jakova, Spahiu e Shehu. Por ishin në fakt Hoxha e Shehu ishin rivalët e vetëm për pushtetin. Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Gogo Nushi, Kiço Ngjela, Manol Konomi dhe Teodor Heba. Ndërsa Mehmet Shehu kishte mbështetjen e Hysni Kapo, Manush Myftiu, Kadri Hazbiu (mik i ngushtë) Vito Kapo, Eleni Terezi, Maqo Çomo e Bilbil Klosi. Çdo lider ka grupin e ti të mbështetësve në parti or ka gjithashtu figura që trehojnë njëfarë pavarësie. Hoxha është më shumë i mbështetur në parti, por ai asnjëherë nuk ka zëruar mbështetjen deh aftësitë ushtrake të Shehut.

Edhe gjatë luftës ai nuk ka komanduar kurrë brigadat partizane ne terren por punën e tij e kryente nga selitë e partisë. Shehu raportohet se ia rënë vendit anekënd me brigadën e tij dhe është kthyer në një figurë terrori për popullin e Shqipërisë. Për sa kohë që Enver Hoxha të jetë në krye të fraksionit kryesor dhe sekretar i partisë ai mbetet numri 1, edhe pse Shehu mund të ketë më shumë autoritet dhe gjithmonë dallohet më shumë në takimet e partisë. Në 1954 në Tiranë flitej se do të bëheshin ndryshime në qeveri për të zbatuar parimin e udhëheqjes kolektive. Largimi i Hoxhës nuk është një detyrë e lehtë. Në vitin 1953 ai humbi postin si komandant i përgjithshëm i ushtrisë dhe ministër i jashtëm, ndërsa tani nuk është më kryeministër. Nuk ka gjasa të ketë ndryshime në gjashtë muajt që do të vijnë dhe Hoxha nuk do të rrëzohet me lehtësi.

Nuk ka pasur shenja të dukshme titizmi apo deviacione të tjera që prej 1948, por ka pasur disa raste të shprehjes së mendimit të pavarur. Major gjeneral Gjin Marku, një njeri i aftë dhe ambicioz ka bërë disa deklarata që diskreditojnë Beqir Ballukun kur u bë komandant i ushtrisë dhe gjithashtu ka folur kundër Mehmet Shehut. Pas prishjes së 1948 Marku u shpreh hapur si mbështetës i Moskës dhe u përpoq të shkarkonte të gjithë komitetin e partisë me argumentimin se ishin pro-titistë. Por ky veprim i bëri atij shumë armiq dhe në zgjedhjet e radhës ai mbeti jashtë Byrosë Politike. Në 1952 ai humbi dhe postin e tij të drejtorit të artilerisë në ushtri dhe u caktua të drejtonte shkollën ushtarake Enver Hoxha. Por pritet që ai të ringrihet përsëri.Nëse do të ketë tentativa për të rihapur marrëdhëniet me perëndimin kjo nuk do të vijë prej politikave të pavarura të Shqipërisë por prej urdhëresës së Bashkimit Sovjetik.

Refugjatët shqiptarë në Jugosllavi

Ka rreth 10 000 refugjatë shqiptarë në Jugosllavitë arratisur nga regjimi komunist i Hoxhës. Ata përfshijnë rreth 8000 burra që punojnë në dyqane, fabrika e miniera, të cilët janë gjithashtu të organizuar si ushtarë. Ata zotërojnë armë dhe kryejnë stërvitje thuajse të rregullta. 2000 meshkujt e tjerë janë fëmijë ose të vjetër. Prej tyre grupi më aktiv është ai pranë Prishtinës në provincën e Kosovës. Dhe selia e komiteti shqiptar të refugjatëve është në Prishtinë, ndërsa grupe të tjera të konsiderueshme ka në Gjakovë, Prizren, Dinër e Shkup, të gjitha këto vende pranë kufirit me Shqipërinë. Kreu i komitetit shqiptar të Jugosllavisë është Apostol Tenefi nga Korça. Ai është shqiptar me origjinë bullgare, sllave ortodokse. Para se të arratisej ishte mësues në Shqipëri. Zv. kryetar është Lutfi Spahiu, mysliman shqiptar, i cili ka mbështetur fashizmin në kohën e luftës. Ai ka simpati federaliste dhe mbështet federalizmin e Shqipërisë brenda Jugosllavisë pas rrëzimit të Enver Hoxhës.

Ky komitet dhe në përgjithësi të gjithë shqiptarët e ardhur në Jugosllavi ndihmohen materialisht nga qeveria e Titos. Anëtarët marrin rroga të rregullta. Kreu i organizatës Tenefi është drejtor i liceut shqiptar në Prishtinë por në fakt merret më shumë me punët e komitetit. Qeveria komuniste jugosllave i ka ndihmuar gjithmonë punëtorët shqiptarë, duke u përpjekur të fitojë besimin e tyre në kauzën komuniste. Refugjatët shqiptarë janë punësuar të gjithë pa përjashtim. Mes udhëheqësve të komitetit të refugjatëve nuk ka figura me karakter, por të tillë nuk ka as mes refugjatëve të tjerë. Tito e ka kuptuar se mes refugjatëve në Jugosllavi nuk ka liderë të vërtetë që mund të luajnë rol në çlirimin e Shqipërisë nga Hoxha. Krahu i djathtë i tij për çështjet shqiptare Dushan Mugosha është përfaqësues i qeverisë jugosllave në komitet. Ai është një 46 vjeçar inteligjent dhe energjik, i cili ka stërvitur Hoxhës gjatë kohës së luftës. Mugosha ka kaluar një periudhë të gjatë në malet e Shqipërisë si përfaqësues i Titos me partizanët shqiptarë. Ai flet shkëlqyeshëm gjuhën shqiptare dhe merr pjesë në të gjitha grumbullimet e shqiptarëve në Jugosllavi ku flet në mbrojtje të politikave të Titos.

Opozicioni ndaj federalizimit të Titos.

Refugjatët shqiptarë që jetojnë në zonën e Kosovës nuk shkojnë mirë me shqiptarët vendas pasi nuk e preferojnë Titon. Ata e dinë se ai nuk ka hequr dorë nga ideja e federalizmit të Shqipërisë në Jugosllavi dhe kjo do të thoshte heqjen e pavarësië së vendit. Këta refugjatë janë arratisur drejt Jugosllavisë prej komunizmit dhe e dinë se në zemër shumë shqiptarë nuk do të bëheshin kurrë komunistë por gjithsesi pranojnë më mirë Enver Hoxhën si shqiptar sesa një komunist të huaj. Enver Hoxha duket se është dijeni të kësaj pike të dobët të Titos dhe në propagandën e tij në radio e shtyp gjithmonë thekson pretendimet territoriale të Greqisë e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë, dhe se ato nuk kanë hequr dorë prej tyre. Për deklaratën e fundit greko-turko-jugosllave ku vendet shpreheshin në favor të pavarësisë dhe kufijve aktuale, qeveria e Hoxhës nuk ka përmendur asgjë.

Si shqiptarët komunistë dhe ata jo-komunistë besojnë se Hoxha ka një kartë të firtë atë të nacionalizimit dhe pretendimet se Tito kërkon ta bëjë Shqipërinë një republikë të shtatë jugosllave. Për këtë një pjesë e barrës bie mbi forcat aleate që lejuan ngritjen e Hoxhës, fillimisht si kukull e Titos e më pas e Moskës, pas prishjes me të parin. Ndërsa tani ata nuk po bëjnë asgjë në një kohë kur Tito po organizohet për çlirimin e Shqipërisë nga Hoxha. Ndërsa në 1944-1945 aleatët mbështetën hapur Hoxhën ndërsa tani që Shqipëria është kthyer në një ishull komunizmi në Evropë ata nuk e ndihmojnë, as të paktën sa ç’po bëjnë për ishullin kinez Farmosan të kryesuar nga Çang Kai Shi. Në verën e 1952 komiteti shqiptar i Jugosllavisë i dërgoi ftesa udhëheqësve shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme për të marrë pjesë në kongresin e Prishtinës. Letrat iu drejtuan individëve dhe jo grupeve të organizuara pasi komiteti jugosllav nuk i njeh grupet e tjera të shqiptarëve në emigracion. Njerëzit e ftuar ishin nga partia e ish-mbretit Zog, Balli Kombëtar dhe grupe të tjera të pavarura. Dy persona erdhën në gusht nga Stambolli dhe një nga Egjipti. Por edhe me ato pak anëtarë të mbledhur, kongresi i Prishtinës nuk arriti të gjente gjuhën e përbashkët mes përfaqësuesve. Komiteti është tërësisht i kontrolluar nga zyrtarët jugosllavë të Titos. Por shqiptarët nuk duan Titon për vetëm spastrimin e vendit të tyre nga komunistët. Kongresi nuk dha rezultate konkrete pasi nuk mund të kishte koordinim mes grupeve të lira shqiptare dhe grupeve të kontrolluara nga Tito. Komiteti i refugjatëve mbajti një tjetër kongres në 1 korrik 1953 që ishte një çështje lokale me grupet brenda Jugosllavisë.

Shkurt 1953

Gazeta Flamuri i Lirisë

Konferenca e emigrantëve shqiptarë në Jugosllavi

Sesioni i dytë i konferencës së refugjatëve shqiptarë në Jugosllavi u mblodh në Shkup në 25-26 tetor 1952. Mes pjesëmarrësve ishin Dushan Mugosha, mik i Shqipërisë dhe anëtar i komitetit jugosllav të Ballit Kombëtar të Maqedonisë, Reiz Shaqiri anëtar i pleniumit dhe anëtarë të këshillit ekzekutiv të lidhjes shqiptare. Apostol Tenefi, kryetari i Lidhjes hapi sesionin me një fjalim dhe më pas i la fjalën Tajar Hatipit. Hatipi nisi fjalimin duke vlerësuar sukseset e arritura nga Jugosllavia e Re, duke thënë se jo vetëm populli por dhe minoritetet po gëzonin liri politike, kulturore, ekonomike e shoqërore. Ai citoi shembuj të ndërtimeve industriale në zona të ndryshme të vendit duke përmendur fabrikën e pambukut në Kosovë dhe hidrocentralin në Gjakovë. Hatipi tha se me veprimet e saj Jugosllavia kishte treguar se nuk ndiqte politika imperialiste por të promovimit të paqes dhe të bashkëpunimit me të gjithë, ai citoi rëndësinë e kongresit të gjashtë të partisë komuniste jugosllave dhe dënoi politikat e Bashkimit Sovjetik deh vendeve të tij satelite.

Duke u rikthyer të Shqipëria, Hatipi diskutoi kushtet aktuale atje dhe tha se aty ekzistonte vetëm varfëria, shkatërrimi dhe tortura. Ai tha se duhet të kujtojmë se një numër i madh shqiptarësh janë larguar drejt Jugosllavisë prej skllavërimit në Shqipëri, e cila është i vetmi vend në Evropë që nuk njihet nga shumica e shteteve të botës. Ai tha se qeveria e Enver Hoxhës komandohet nga Kremlini prandaj nuk është në gjendje të tregojë individualitet kombëtar. Ai më tej e quajti Shqipërinë një kamp të madh përqendrimi. Hatipi vazhdoi: Ekonomikisht Shqipëria është vendi më i varfër i Evropës. Edhe pse dihet që industria dhe bujqësia e saj nuk janë të zhvilluara dhe të shfrytëzuara në maksimum, populli shqiptar më parë ka qenë i pasur. Por qeveria aktuale, në vend të zhvillimit të ekonomisë së vendit, e ka varfëruar edhe më të varfrin në një masë të tillë që shqiptarët tashmë nuk kanë veshje dhe ushqim. Kjo situatë ekonomike është shkaktuar nga BRSS, i cili po grabit vendin dhe po i mëson mbështetësve të Enver Hoxhës të torturojnë popullin e pafajshëm. Çdo ditë anijet ngarkohen në portet shqiptare me mallra si metale, lëkurë, vaj, ullinj, naftë, asfalt, lesh, vezë, mish etj, dhe nisen drejt BRSS. Megjithatë radio e shtypi shqiptar nuk pushon së lavdëruari Bashkimin Sovjetik për ndihmën që po i jep vendit.

Ato që Enver Hoxha konsideron ndihmë materiale e BRSS janë në fakt materiale të vjetra që nuk mund të përdoren më nga BRSS ose satelitët e tij. Kjo situatë theksohet nga ekzekutimi i Niazi Islamit, i cili megjithëse ishte pjesë e qeverisë së Tiranës, nuk mund të duronte një shfrytëzim të tillë të Shqipërisë. Më tej Hatipi tha se qeveria komuniste e ka sovjetizuar dhe jetën sociale e kulturore të vendit, gjë që mund të shuhet në shkolla, konferenca, këngë e valle, teatro e kinema. Ky proces po solidifikohet me anë të shoqatës kulturore shqiptaro-sovjetike, tha ai. Qatipi tha më tej: Gjatë udhëtimit të tij në veri të Shqipëri, Enver Hoxha në fjalime e tij tentoi të jepte përshtypjen se Shqipëria është e pavarur. Kjo është gënjeshtër. Shqipëria komandohet nga Moska dhe është e izoluar nga të gjitha anët e tjera. Asnjë popull nuk mund të ketë pavarësi dhe paqe të brendshme nëse nuk ka marrëdhënie të mira me fqinjët e tij. Por ne e dimë se jo të gjithë fqinjët e Shqipërisë janë armiqtë e saj. Ne që jetojmë në Jugosllavi si refugjatë politikë kemi prova për këtë miqësi. Me një mik të mirë e të paanshëm si Jugosllavia e re, rreziku për Shqipërinë po shuhet dhe shpresa e shpëtimit po afrohet.

Por duke parë situatën aktuale kritike, detyra e shqiptarëve është të mendojnë thellë, ta hapin sytë dhe të përpiqen, pasi ditët në vijim do të thonë se për Shqipërinë do të zgjidhet mes vdekjes dhe lirisë. Tajar Hatipi diskutoi më tej problemin e shkollimit të fëmijëve të anëtarëve të Lidhjes Shqiptare, duke thënë se prej mungesës së ambienteve në Maqedoni, 38 studentë u transferuan në PEjë, Mitrovicë e Prishtinë. Sot ka rreth 170 fëmijë të refugjatëve shqiptarë që mësojnë në shkollat fillore jugosllave, 61 në shkollat e mesme, 4 në shkollat normale të Gjakovës e Shkupit dhe 25 në universitete. Një nga sukseset e mëdha të Lidhjes, tha Hatipi, është publikimi i gazetës “Flamuri i Lirisë”, që konsiderohet si një fitore e madhe nga refugjatët shqiptarë në Jugosllavi. Me anë të kësaj gazete ata mund të shprehin idetë e tyre të bashkëpunimit për çlirimin e Shqipërisë. Një tjetër folës në sesion ishte Mik Sokoli, zv. kryetar i lidhjes, i cili theksoi se detyra kryesore ishte të sigurohet që të gjitha forcat të punojnë për qëllimin e vetëm të çlirimit të Shqipërisë./Kliti TOPALLI

Kategori
Uncategorized

Zogu I/ Mbreti i shqiptarëve, që u mbijetoi 55 atentateve

Zogu I, është ndoshta sundimtari më pak i njohur europian i shekullit XX, dhe pothuajse me siguri më ekstravaganti. Revista “Times” e quante atë “i çuditshmi Mbreti Zog”, ndërsa disa nga bashkëkohësit e tij e përshkruan si “një despot hajdut”, ose si “mbreti i fundit i romantizmit”.

Zogu I, mbreti i shqiptarëve

Zogu I, që e kishte shpallur veten mbret të shqiptarëve në vitin 1928, sundimtar i vetëm i besimit mysliman në Europë, u përpoq të modernizojë një vend të prapambetur, ku ende një pjesë e madhe e pushtetit, mbahej nga krerët e fiseve dhe bejlerët, që kishin sunduan Shqipërinë gjatë Perandorisë Osmane.

I njëjti Zog I (1895-1961), që quhej Ahmet Myftar Bej Zogolli, ishte i biri i një pashai, një udhëheqësi fisnor që dominonte feudin e Matit. Në vitin 1912, Shqipëria u bë shtet i pavarur, edhe pse nën ndikimin e Habsburgëve, dhe i riu Zogolli nisi një karrierë politike, me një ngjitje të shpejtë në pushtet pas vitit 1920, kur Lufta e Parë Botërore kishte ndryshuar strukturën e e Europës.

Shqipëria u drejtua nga qeveri jetë-shkurtra, në të cilat Zogu (shkurtoi mbiemrin, që shpesh kujtonte gjuhën turke) mbajti poste shumë të rëndësishme, si Ministër i Brendshëm dhe drejtues i ushtrisë, derisa u dëbua nga vendi në qershorin e vitit 1924 nga Fan Noli, një prift ortodoks që mori pushtetin me anë të një revoltë të armatosur, të mbështetur nga forcat e së majtës.

Ishte vetëm një periudhë e shkurtër, pasi Zogu, i ndihmuar nga qeveria italiane e Benito Musolinit, si dhe nga myslimanët konservatorë, dhe forcat e ushtrisë së vjetër ruse cariste, u strehua në Jugosllavi. Më 21 janar 1925, ai u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë, përpjekjet reale për të modernizuar një vend ende të strukturuar sipas një skeme feudale, ku bejlerët shfrytëzonin fshatarët që ishin në të vërtetë skllevër, u ndërmorën paralelisht me krijimin e një shteti policor, ku nuk ekzistonin liritë civile dhe ato të shtypit, dhe ku kundërshtarët politikë u eliminuan fizikisht.

Më 1 shtator 1928, Shqipëria nga republikë u bë monarki:Presidenti Zog u bë Zogu I, mbreti i shqiptarëve. Edhe pse ishte një monarki kushtetuese, mbreti praktikisht kishte kompetencat e një diktatori. Edhe pse vuri në zbatim reforma të mëdha, si heqjen e ligjit islamik dhe bujkrobërinë, si dhe hapjen e kufijve për refugjatët hebrenj në vitin 1938.

Zogu I, që nuk u konsiderua kurrë si një sovran “i vërtetë” nga monarkët e tjerë europianë, gjatë mbretërimit të tij të shkurtër, shënoi mori një rekord të paarritshëm:i mbijetoi 55 atentateve që synonin t’i merrnin jetën. “Gjakmarrja”, ishte ende shumë i gjallë në traditën shqiptare, dhe madje as edhe sundimtari i vendit nuk ishte i sigurt prej saj, një dukuri që mbetet ende një plagë sociale në disa zona rurale të veri të vendit.

Menjëherë pasi u bë mbret, Zogu I prishi fejesën me vajzën e një beu. I ati i ofenduar, kishte të drejtën të vriste njeriun që kishte shkelur premtimin, por jo vetëm kaq:vrasja ishte një detyrim social, që duhet të lante njollën e turpit si pasojë e poshtërimit.

Ndoshta kjo është arsyeja, se përse Zogu I rrallë shfaqet në publik, i rrethuar gjithnjë nga rojet e tij besnikë, të cilët ishin nga fisi i tij, dhe për të njëjtën arsye, nëna e tij sj ishte në krye të mbikëqyrjes së kuzhinës mbretërore, për të parandaluar çdo përpjekje për helmimin e të birit. Megjithatë, atentati i parë ndaj tij, u bë para se të bëhej mbret më 23 shkurt 1924, ndërsa Zogu ndodhej në Parlament.

Beqir Valteri qëlloi dy herë mbi të, në njërën dorë dhe në shpatull, por mbreti i ardhshëm u ul gjithsesi në tryezën e tij, duke thënë:”Gjëra të tilla ndodhin shpesh – ne nuk mund të themi se kur apo ku – prandaj ta marrim këtë çështje me qetësi”. Edhe pse atentatori u “fal”, porositësi i supozuar, opozitari Avni Rustemi, u vra disa muaj më vonë.

Një ngjarje që flet shumë për karakterin e Zogut

Më 21 shkurt 1931, dy burra qëlluan në drejtim të Zogut I, teksa ai po largohej nga Opera e Vjenës. Atentatorët nuk goditën dot objektivin, por qëlluan në kokë njërin prej truprojave të tij. Duket se Zogu, nxori armën që mbante me vete, dhe iu kundërpërgjigjur zjarrit, pa arritur të godasë ndonjërin nga atentatorët.

Policia austriake arrestoi më vonë dy atentatorët, të cilët i përkisnin një rrjeti opozitarësh të mbretit. Ndërkohë, ndërhyrja e qeverisë së Benito Musolinit në çështjet e Shqipërisë, ishte bërë gjithnjë e më e fortë, derisa pas disa masave të Zogut I për të reduktuar ndikimin italian, Shqipëria u pushtua prej Italisë.

Ajo u bë një protektorat i sunduar nga Viktor Emanueli III. Ahmet Zogu I dhe familja e tij (trashëgimtari i fronit, kishte lindur vetëm dy ditë më parë) nuk kishin zgjidhje tjetër, veçse të arratisej, fillimisht në Britani, më pas në Egjipt, dhe pastaj në Francë.

Prona e blerë nga Zogu I në Shtetet e Bashkuara

Mbreti shpresonte të shkonte në Shtetet e Bashkuara, së bashku me një numër të konsiderueshëm të pasuesve të tij. Kjo është arsyeja pse ish-mbreti kishte blerë një pallat prej 60 dhomash pranë Nju Jorkut, që megjithatë nuk u banua kurrë nga familja mbretërore (Shtetet e Bashkuara nuk i dhanë viza të gjithë anëtarëve të oborrit).

Pavarësisht nga kjo, legjenda thotë se mbreti shqiptar e ka fshehur thesarin në një kështjellë misterioze, që me kalimin e kohës u shkatërrua, ndoshta nga dikush që besohet se ka gjetur kushedi sa pasuri.

Zogu I, e shiti më pas shtëpinë e madhe në SHBA në vitin 1955, për t’u transferuar në Francë, ku jetoi pa burime të mëdha financiare. Prandaj s’ka gjasa që ai të ketë fshehur një thesar në shtëpinë e tij në Amerikë, që pastaj u rrënua pjesërisht. Ahmet Zogu, vdiq në Francë në vitin 1961, për një sëmundje që nuk u bë kurrë e njohur. Por ndoshta nuk ishin pa faj, 200 cigaret që mbreti pinte çdo ditë… / VanillaMagazine/ Nga Annalisa Lo Monaco, Bota.al

Kategori
Uncategorized

Fjalë të urta popullore: Guri i rëndë peshon në vendin e vet.

Like2

“Sërmaja e njeriut është mendja.”

“Tri herë mat, e një herë prej!”

“Dardha e ka bishtin prapa.”

“Guri i rëndë peshon në vendin e vet.”

“Lypësi, gjetësi.”

“Dardha pik nën dardhë.”

“Qeni që leh, nuk kafshon.”

“Ai që ta bën rrafsh, ka qejf me të dalë kodër.”

“Nata s’ka ispat.”

“Kush qeshë, veshë.”

“E di luga çka ka vekshi.”

“Dardha molla s’bën.”

“Bukë e kripë e zemër.”

“Burri me dy gra, këmishën pa la.”

“Kur të vijnë mendtë, ikin dhentë.”

“Ku dhemb dhëmbi, shkon gjuha.”

“S’mbahen dy kunguj nën një sqetull.”

“Mos piq qiqrra në hell!”

“Pyka nxirret me pykë.”

“Pa ngrënë hudhër, s’të vie era.”

“Uji që s’ec, s’pihet.”

“S’jipen njëqind pite për një laknor.”

“Mos bëj petulla në ujë!”

“Kush s’ka mend, mend shet.”

“Kur digjesh nga qumështi, i fryen edhe kosit.”

“Mendja e madhe, e zeza vetes.”

“Sa pata qura e qurana, pata miq edhe jarana.”

“Mos ia këqyr dokën, po këqyrja kokën.”

“Ai që rri nën dardhë, ha dardha.”

“Me një lule s’çel pranvera.”

“Ai që vjen rrallë ha bakllavë. Ai që vjen shpesh ha përshesh.”

“Rruga e shkurtër del më e gjatë.”

“Ai që ngutet, gjithherë vonohet.”

“Tupani rreh për kënd ka veshë.”

“As me miq, as me armiq, gojën mos e fëlliq!”

“Babain/nënën e mirë nderoje, babain/nënën e keqe duroje!”

“Besnik bëhu, e besë mos zër!”

Përzgjodhi: Selvije Mazreku

Kategori
Uncategorized

“Lutja” e Ish-ofierit të Antidrogës: Mos më dëboni! Në Shqipëri jam 100% i vdekur.

Ish-oficeri i antidrogës Antonio Nazëraj i cili së bashku me Dritan Zaganin ishte pjesë e njësisë Antidrogë të Policisë së Fierit dhe kryen ndalimin e Habiljave, kushërinjve të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në aksin Levan-Tepelenë u ka bërë thirrje autoriteteve holandeze që të mos e dëbojnë në Shqipëri pasi siç duket autoritetet këtij vendi do ta dëbojnë për në Shqipëri duke e konsideruar si një vend të sigurtë.

Siç shkruan media holandeze “Eenvandaag”, Nazëraj ish-polici shqiptar rrezikon të dëbohet por ka frikë për jetën e tij

“Kur të kthehem, jam 100 për qind e vdekur”, mësohet të ketë deklaruar Nazëraj për “Eenvandaag”.

voor uitzetting: ‘Als ik terugga ben ik dood’

“Ministri ndaj të cilit drejtohej hetimi doli të ketë lidhje me kriminelët e drogës dhe që atëherë ka dhënë dorëheqjen”, shkruan media vendase duke treguar për frikën e ish-agjentit shqiptar të antidrogës.

Më tej në shkrim media holandeze shkuan “ Është e habitshme që gjyqtari në Zwolle i tha Shërbimit të Imigracionit të shikonte përsëri dhe më mirë rastin e këtij oficeri të policisë, Antonio Nazeraj”.

“Këshilli i Shtetit vendosi dy javë më parë që Nazeraj dhe familja e tij duhet të largohen nga Holanda”, vijon artikulli.

“Shqipëria duhet të jetë e sigurt për Nazërajn. Kjo ka të bëjë me Shqipërinë që është shpallur një vend i sigurt”, thotë avokati Maartje Terpstra.

Ish-agjenti thotë se “Unë nuk e shoh Shqipërinë si një vend të sigurt për veten time, kam frikë nga grupet kriminale që unë kam hetuar më parë, të cilët kanë marrë kontrollin e trafikut të drogës dhe po marrin mbështetje të fortë politike!”.

Në artikull flitet edhe për zbulimin e Antonio Nazëraj dhe kolegëve të tij të antidrogës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ku makina e të cilit u përdor “Gjerësisht për trafikun e drogës”.

Anëtarë të tjerë të ekipit të drogës, kolegët e Nazairej, gjithashtu ndiheshin të pasigurt dhe ikën në Zvicër. Ata tani kanë marrë azil”, thuhet në shkrim.

Ndërkohë Nazeraj dhe avokati i tij po planifikojnë të fillojnë një procedurë të re azili dhe të përpiqen përsëri për të parandaluar dëbimin.

Kategori
Uncategorized

Fëmijë pa bukë, pa ujë, pa drita….

Lerini retorikat, por shiheni të vërtetën në sy.

Fëmijë pa bukë, pa ujë, pa drita….

Kjo familje përbehet nga 4 anëtarë, kryefamiljari Kujtim Prengzi, gruaja Valbona dhe dy fëmijët e vegjël, përkatësisht katër dhe dy vjeç.

55-vjeçari së bashku me familjen e tij jeton në fshatin Dojan, shumë pranë Bajram Currit ne Tropojë. Burrë e grua marrin një asistencë qesharake me një shumë prej 40 mijë lekësh në muaj, shumë kjo që nuk del për ilaçe, jo më për jetesë.

Ajo që e bën akoma më të trishtë këtë histori është fakti që kjo familje nuk ka shtëpi, por jeton në banesën e dikujt tjetër që nga momenti në moment mund t’i nxjerrë në rrugë. Ata ndihen të braktisur nga shteti dhe nga të gjithë, janë lënë në mëshirë të fatit, në mes të rrugës me dy fëmijë të vegjël.

Ambienti i shtëpisë ku ata jetojnë është plotësisht i amortizuar, pa tavane, pa sova, me çati të dëmtuar që shiu e dëbora depërtojnë lehtësisht.

OSHEE dhe Ujësjellësi i ka dhënë goditjen e fundit, pasi familja Prengzi nuk ka energji elektrike dhe as ujë të pijshëm, ndriçimi bëhet me fenerë, tamam si në mesjetë.

Ajo që të këput shpirtin është shikimi i këtyre fëmijëve, ata kërkojnë ushqim, veshmbathje, edukim e shumë nevoja të tjera, por fatkeqësisht varfëria u ka mohuar gjithçka.

Kujtimi bashkë me Valbonën ka trokitur në disa dyer për të gjetur punë, pak shpresë për t’ju dhënë jetë fëmijëve të tyre, por kjo derë u është përplasur në fytyrë. Ata sot kanë nevojë për ndihmën tonë, këta fëmijë nuk duan luks, por pak shpresë, pak jetë që të mund të shohin dritë në këtë tunel të errët që nuk po u ofron asnjë dalje.

Kategori
Uncategorized

Gazetari shqiptarë letër presidentit Macron: Mbyllni dyert e Elysée, mbroni refugjatët shqiptarë.

Presidenti Francez Emanuel Macron

Në dyert e Elysée është nisur një letër drejtuar Presidentit të Republikës së Francës Emanuel Macron nga një gazëtarë shqiptarë që jeton prej vitesh në Francë  i cili është dhe President i një Association i miratuar nga vetë Ministria e Shtetit Francez, ky është Leon Molla, gazetar dhe publicist i njohur për mbarë opinionin si përsoni që kundërshtoj hapur kandidaten për Presidente të Francës Marine Le Pen pa llogaritur pasojat.

I emigruar prej disa vitesh në Francë, gëzon statusin e veqantë politik me katër konveta, nga Parisi, Gjeneva, Brukseli dhe New York, jo vetëm kundërshtimit të idesë Marine Le Pen kunër shqiptarëve, denoncoi dhe për vrasjet ndaj emigrantëve shqiptarë në Francë dhe neglizhenca e tyre për zbardhjen e këtyre krimeve.

Gazetari ka marrë hapin tjetër të guximshëm që ti shkruaje vetë Presidentit Francez Emanuel Macron që e kritikon për pritjen e tij i cili i bën kryeministrit Shqiptarë Edi Rama dhe politikanëve të tjerë të këtij vendi.

Në një pjesë të letrës së tij mësojmë që ai ka shkruajtur:

‘’Elysée është shtëpia e gjithë Francës dhe i zoti i shtëpisë duhet të presë miq të mirë dhe jo kriminelë, mos u gënjeni nga atletiket e bardha të kryeministrit Shqiptarë Edi Rama sepse atletiket e tij janë të lyera me gjak që nuk mund ta kuptoni se mbi tapetin e kuq të Elysée ai lë njolla gjaku.
Ai është i biri i Kristaq Ramës ish anëtarë i Komitetit Qëndror të Regjimit Komunist në Shqipëri dhe nipi i Spiro Kolekës që ka kryer masakra të pa shembullta në kohën e regjimit diktatorial në Shqipëri …
Ju duhet të mbyllni dyert e Elyseé për politikanët shqiptarë sepse të gjithë janë të korruptuar si nga pozita dhe nga opozita, ata po vrasin popullin fizikisht dhe ekonomikisht.
Mbroni azil kërkuesit shqiptarë sepse jeta e tyre ndodhet në rrezik, dhe ata që vriten nuk ngushllohen sepse vetë qeveria urdhëron likujdimin e tyre për të tërhequr vëmendjen e popullit shqiptarë nga ngjaret e rënda korruptive dhe mafioze politike që kryejnë.
Elisée duhet të marrë masa sa më parë për emigrantët e këtij vendi pasi janë në rrezik dhe ti mbyllë dyert për të gjithë politikanët shqiptarë pa përjashtim nga pozita dhe opozita sepse të dy palët janë rrezik për popullin shqiptarë të cilët po e qojnë këtë popull drejt falimentimit ekonomik dhe moral’’.

Kjo është një pjesë e tekstit të letres së gazetarit Leon Molla që i ka dërguar presidentit të Francës Emanuel Macron ku ndër të tjera ka paraqitur fakte kundër politikanëve shqiptarë dhe rrezikun e popullit shqiptarë që kanë në vendlindjen e tyre.

Press Independent

Kategori
Uncategorized

I ndanë në copa me sëpatë 4 veta dhe një foshnjë, si u varën në mes të fshatit vëllezërit hajdutë.

Ngjarja më 29 maj 1992 me 8 persona të vdekur është cilësuar si një ndër më makabret .

Shumë njerëz kanë kërkuar dënim me vdekje për autorin, Ritvan Zykën, ndërsa të tjerë thonë se ai duhet varur apo i duhet prerë mishi me thikë.

Por një ngjarje e të tilla përmasave, me 5 persona të një familjeje, përfshirë edhe një foshnjë, u vranë nga dy vëllezër hajdutë, të cilët kishin shkuar për të vjedhur në banesë, ka tronditur shumë vite më parë qytetin e Fierit.

Bëhet fjalë për vëllezërit nga fshati Libofshë, Josif dhe Dritëbardh Çuko, të cilët shkuan për të vjedhur në familjen Puto, ku pasi vranë një çift bashkëshortësh, vjehrrën e vjehrrin, nuk e kursyen dorën edhe ndaj vajzës së mitur disa muajshe të çiftit.

Vëllezërit hajdutë u dënuan me varje dhe u lanë për disa orë në mes të sheshit të fshatit, për tu bërë shembull për të tjerët.

Ngjarja më 29 maj 1992

Sipas raportit të shënuar në policinë e Fierit: Pak pas mesnate, kur ora shënonte 00:45 minuta, në banesën e familjes Puto, autorët kanë hyrë nëpërmjet dhomës ku flinte vogëlushja 8- muajsh, Mardalena. Dritares i kanë përthyer hekurat dhe xhamin e saj e kanë hequr me mjeshtëri, me qëllim hyrjen në brendësi të banesës pa bërë zhurmë.

Si fillim, pa kërkuar asnjë shpjegim, vrasësit kanë gjuajtur me një sëpatë mbi 30-vjeçarin Agim Puto, djali i vogël i familjes, që kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Greqia, ku kishte emigruar për afro 1 vit.

Më pas, vrasësit godasin po me sëpatë mbi bashkëshorten e Agimit, vetëm 25 vjeçe, e cila, sipas policisë, ka ndjerë zhurmat dhe ka dalë nga dhoma, por është qëlluar me sëpatë, duke vdekur me dorën mbi ballë, për t‘u mbrojtur nga goditja.

Policia dyshon se vrasësit kanë ushtruar presion dhe tortura mbi gruan e moshuar, me qëllim që ajo të tregonte se ku ishin fshehur sendet me vlerë, që familja i kishte trashëguar, si dhe kursimet e të birit.

Hezitimi i kësaj, si dhe lënia në dorë të vrasësve e valixhes së vetme me sende të shtrenjta, që babai i Zenepes kishte sjell përpara shumë vitesh nga Egjipti, ka bërë që vrasësit ta lënë në grahmat e fundit të jetës.

Qarja e foshnjës në mënyrë të vazhdueshme, bëri që autorët të shkojnë në dhomën ku ajo flinte dhe pas goditjes me thikë në qafë i përdrodhën kokën.

Agimin e ditës pasardhëse, Mitat Puto, djali i madh i familjes, që jetonte në shtëpinë ngjitur, hyri në shtëpi dhe u përball me skenën e llahtarshme. Ai ka parë në fillim nënën, që ishte mbuluar nga gjaku dhe ndodhej e shtrirë në korridor, ndërsa në të gjithë banesën muret e tavanet ishin gjakosur.

Zenepja vdes gjatë udhës për në spitalin e Fierit, rreth dy orë pas ngjarjes. Ndërsa vogëlushja tetëmuajshe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ekspertizat mjeko-ligjore të asaj kohe, të cilat janë dokumentuar të gjitha, kanë nxjerrë se çifti i bashkëshortëve, Agim dhe Rajmonda Puto, vdiqën në vend pas goditjes. Ndërkohë, policia saktësoi se katër viktimat me moshë të madhe, përjashto vogëlushen tetëmuajshe, kishin shenjën e thellë të goditjes me sëpatë në mes të ballit.

Kjo nuk u arrit kurrë të shpjegohej prej organeve policore.

https://alinsweden.blog/2016/06/01/masakra-e-libofshesdhe-gjyqtarit-qe-tha-varje-ne-litar/

Kategori
Uncategorized

1944/“Martesa” e retushuar fotografike e E.Hoxhës me Nexhmijen.

Sipër fotografia origjinale dhe poshtë, dy variantet e fotos së albumet të ndryshme të kohës

Nga Kastriot Dervishi

Në gusht 1944 rinia komuniste zhvilloi një kongres në Helmës të Skraparit. Në ato ditë vere, në kohën kur ushtria pushtuese gjermane po tërhiqej dita-ditës, të vetmen gjë që bënin komunistët ishte organizimi i kongreseve e shtimi i radhëve për të qenë një forcë sa më e madhe në pushtetin e nesërm.

Betejat me pushtuesit janë thuajse simbolike, ndërsa betejat me shqiptarët të etiketuar “reaksionarë” apo “ballisto-zogistë”, janë qëllimi i vërtetë i luftës.

Në gusht 1944 udhëheqësi i luftës është Miladin Popoviçi, ndërsa pas largimit të tij do të jetë Velimir Stojniçi.

Në gusht 1944, në Helmës janë gjendur Enver Hoxha, Nexhmije Xhuglini (Hoxha), etj. Midis të tjerash është shkrepur edhe kjo foto ku janë plot 8 persona.

Fotoja është botuar në mënyrë e kohë të ndryshme në dy albume. Kjo sepse ata harronin çfarë kishin botuar më parë. Vini re origjinalin (fotoja sipër që gjendet në Arkivin e PPSH-së) dhe dy variantet e botuara në albumet e asaj kohe.

Nga origjinali janë hequr Koçi Xoxe, oficerë të huaj dhe partizanë shqiptarë.

Në variantin e parë kanë ngelur Nako Spiru dhe Omer Nishani. Ndërsa në variantin e fundit, paraqiten Enver Hoxha dhe Nexhmije Xhuglini së bashku. Nëpërmjet këtij falsifikimi u arrit edhe “martesa” e parë fotografike e Enver dhe Nexhmije Hoxhës.

Çfarë prisni ju t’ju tregojnë historinë këta të këtyre fotove. Kur nuk të tregojnë as pamjet, mos prisni t’i keni fjalët e vërteta të tyre.

Kategori
Uncategorized

Mos u çudisni prej monstrave. Po na e fusin cfurkun e injorancës në fyt përditë.

Ralf Gjoni 

E PSE BËNI SIKUR ÇUDITENI? Monstra të tilla psiqike i kemi gjithandej, na rrethojnë në shoqëri, në lagje, në familje, nëpër rrugë mbi timon, në fshatra e në qytete ku na kanë ardhur me cfurkun e injorancës e agresivitetit në dorë, të cilin po na e fusin në fyt përditë. Ata kanë lindur injorantë, e më pas transformohen në debilë psikopatikë prej mungesës së arsimit e kulturës, shoqërisë patriarkale të dhunshme e prej ambientit maskilinist ku rriten.

Ky është problem kombëtar, jo thjesht një rast i izoluar.

Ne na duhet të hapim sytë e të kuptojmë se jeta jonë në Shqipëri është gjithnjë nën kërcënimin e një mase tejet agresive, nervoze e të rrezikshme të popullatës, e cila vuan prej sëmundjeve psiqike të pa konstatuara e të pa kuruara. Përtej kësaj, shqiptarët janë masivisht të armatosur dhe ekstremisht të dhunshëm deri në budallallëk, sa që të vrasin për një fjalë goje. Sa herë na dëgjojnë veshët në lajme se qëlloi për ‘motive të dobëta’?

Sa herë dëgjojmë për vrasje kot, për një zënkë idiote apo për një konflikt pronësie e zënka familjare xhelozie?

Mbi 3000 vetë u vranë nga plumba fluturakë, pa asnjë arsye në 1997.

Mbi 10,000 veta janë vrarë për konflikte pronësie gjatë këtyre viteve.

Mijëra e mijëra të tjerë janë vrarë ose plagosur gjatë këtyre tre dekadave nga idiotësia e momentit e thjesht për një fjalë goje.

Agresori është gjithnjë një injorant nervoz i cili nuk ka frikë as nga ligji, as nga shteti, as nga shoqëria dhe as s’e çan kokën për vlerën e jetës së tjetrit apo të vetes.

Unë çuditem se si nuk kemi më tepër ngjarje të tilla monstruoze. Politikanët sot duhet të mbyllin gojën e të përplasin kokat në Parlament për të gjetur zgjidhje urgjente e radikale, me qëllim çarmatosjen kësaj mase të rrezikshme të popullsisë nga armët, e pastaj nga sëmundjet psiqike që po i detyrojnë njerëzit të braktisin vendin e tyre.

Duhet aksion i pamëshirshëm kundër armëve dhe psikopatëve që i gjejnë ato

lirisht.

Kategori
Uncategorized

Reshat Badallaj: Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak se 2200 udbashët dhe me të rrezikshmit nga këta 720 i shpërndan si vaji në lakra në Kosovë, që kanë bërë tmerr, batërdi e lemeri, duke vrarë shqiptarët me sakicë e hanxhar dhe i kanë humbur pa shenjë e pa dokë.

Serbia fashiste i paguante mirë langonjtë që jepnin haber dhe merrnin me mend dhe analizoni me gjakftohtësi se në Kosovë, para luftës ishin mbi 880 fshatra etnikisht të pastra dhe Beogradi i dinte të gjitha lëvizjet dhe sa lugë kishte një familje. Nga ky soj kriminelesh të kopesë ku strehoheshin spiunët ishte edhe Baton Fazli Haxhiu

BATON HAXHIU LOKALET E UDB-SË SERBE NË BEOGRAD I KA SHËTITUR MË SHUMË SE DHOMAT E TIJ

Të shkruash për luftën kundër turqve dhe të mos përmendet Gjergj Kastrioti – Skënderbeu nuk ka kuptim, të shkruash për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe te mos përmendet Abdyl Frashëri, Sylejman Vokshi, Ymer Prizreni, nuk ka kuptim të shkruash për Shpalljen e Shtetit Shqiptar e të mos përmendet Isamail Qemali, plaku i Vlorës, nuk ka kuptim dhe të shkruash për luftën titanike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e të mos përmendet kapedani Adem Shaban Jashari, hiç nuk ka kuptim. Këta janë katër epokat shqiptare dhe nuk ka epokë tjetër dhe mos i besoni askujt. Pra, këto epoka kanë qenë në syrin vëzhgues të pushtuesve, që nga Sulltan Sulejmanët e Top Kapisë, dërgutë e osmanë, pastaj zhabarë, andaj dhe me të poshtrit në planet kanë qenë dhe do jenë serbosllavët zhupanë e vojvodë që ia kishin zënë më kohë frymën kombit tonë dhe nuk i lanë të marrin frymë lirisht. Argatin e kësaj kulshedre, murtaje dhe kolere të zezë pa dyshim se i kanë ndihmuar zagarët dhe langonjtë shqipfolës, shpirtzinj dhe shpirtshitur, që i binin kambanave të mortit kundër kombit dhe se dëgjonin edhe frymëmarrjen e atdhetarëve që kishin nisur vallen e çlirimit dhe pastaj bëhej hataja. Dua të them se të shkruash për spiunët, tradhtarët, zagarët e pushtuesit pansllavist serbosllav, nipave të Drazh Mihajlit, Aleksandër Rankoviqit, pastaj qenit plak Titos, Slobodan Millosheviqit, kasapit te shqiptarëve dhe të mos përmendësh UDB-në,KOS-in dhe langonjtë shqipfolës vërtet nuk ka kuptim.

Batonit për spiunim nuk ia gjen shoqin Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak se 2200 udbashët dhe me të rrezikshmit nga këta 720 i shpërndan si vaji në lakra në Kosovë, që kanë bërë tmerr, batërdi e lemeri duke vrarë shqiptarët me sakicë e hanxhar dhe i kanë humbur pa shenjë e pa dokë. Serbia fashiste i paguante mirë langonjtë që jepnin haber dhe merrnin me mend dhe analizoni me gjakftohtësi se në Kosovë, para luftës ishin mbi 880 fshatra etnikisht të pastra dhe Beogradi i dinte të gjitha lëvizjet dhe sa lugë kishte një familje. Nga ky soj kriminelesh të kopesë ku strehoshin spiunët ishte edhe Baton Fazli Haxhiu, djali i Fazli Qelit po ashtu, me tradita të moçme antishqiptare. Ky këlysh daton herët në shërbim të tyre, por që nga viti 1990 është me librezë zyrtare dhe se lidhjet me ketë organizatë terroriste që quhej UDB, nuk i shkëputi kur edhe bëhet miku me i ngushtë me shefin e tij kryeudbashin dhe kriminelin antishqiptar Jovica Stanishiq, por kurrë nuk i ka shkëputur lidhjet ditë e natë edhe me Zoran Stijeviqin. Kjo specie e rrezikshme, Baton Haxhiu, lokalet e UDB-së serbe në Beograd i ka shëtitur më shumë se dhomat e tij dhe ishte shumë i privilegjuar për argatin që ia bënte dhe natyrisht se shpërblehej me para me thasë. I shante shqiptarët në çdo tre rreshta edhe pse si gazetar nuk vyen as dy para, kurse dorën në zemër për spiunim nuk ia gjen as shoqin, sepse këtë zanat e kanë në gjak. Baton Fazli Haxhiu, apo njihet si djali i Fazli Qelit, nga kreu i pis kopesë kriminale, Jovica Stanishiqi, merr nofkën “NOVINAR” që në gjuhën shqipe do të thotë gazetar. Shushunja serbe, Baton Haxhiu, në Serbi hynte e dilte pa therë në këmbë ku nuk guxonte askujt t´i shkelte këmba. Kur iu vu flaka Beogradit, askush jo vetëm nga shqiptarët, por rrallë kush qe mundi të futej atje, Batoni aty ishte i pari dhe zgërdhihej tamam si zagarët e Zhivoradit dhe jo që raportonte ndonjë gjë, por ama atje duhej të ishte.

Takimi me Stanishiqin Gjatë kohës së luftës në Kosovë, ky nuk ik fare nga Kosova, përkundrazi rri i ruajtur rreptësisht nga organizata terroriste e tij UDB-JA në hotelin “GRAND” në Prishtinë dhe bashkë me Vetoin Surroin dhe me një gazetare greke. Në Kosovë, behej nami, sallamadi, hata e kasaphanë që nuk e njeh bota e civilizuar nga pushkaxhinjt sllavo-jugor ortodoks, mercenarë rusë dhe se zotëronin makinerinë më moderne të luftës kundër popullatës shqiptare që mbronin pragun e shtëpisë.

Kosovës, hordhitë çetnike-serbe ia kishin vënë flakën duke e djegur tokën që na kishte lënë ZOTI hise, ndërkaq ky langua bënte dyzen ahengu në Prishtinë bashkë me këta kriminel të “Zikina colos”, me harmonikë e violinë duke kënduar:”Ko to kaze, ko to laze, da je Serbija malaKush thotë dhe kush gënjen se Serbia është e vogël”, duke menduar se ajo do te zgjerohet në truallin e ish-Jugosllavisë të qenit plak Titos. Fushave, maleve, rrugëve të Kosovës, shkonte gjaku lumë dhe nga çetniket e droguar pihej me lugë, personalisht Kosovës ia mësyn kryekrimineli i Serbisë fashiste Jovica Stanishiqi me gardën e tij, pushkaxhinj e kasap të kasaphanës dhe drejt e në çerdhen e kopesë të staneve kriminele ku ishte Batoni, djali i Fazliut. Këtë, Jovica me gardën e tij e marrin dhe i´a mësynë vendit të flladshëm të bjeshkëve të Kosovës që quhet BREZOVICË dhe vendosen pikërisht ne hotelin piktoresk të kësaj perle të vendit të shqipeve dhe fije për pe jep informacionet dhe se ku gjenden istikamet e të tremburve djemve dhe vajzave me të fortë të kombit që quhej UÇK dhe jo ata kopilët e Bukoshit, hajnit dhe atyre burrave që paguheshin nga kopili i Titos, Isa Mustafa e hajni, Bujar Bukoshi, i kishin bërë argatin 50 vjet makinerisë vrastare serbe që me zinxhirët e tankeve grinin trupat e njomë të shqiptarëve, bile edhe të atyre qe ishin shtalb e djem hasreti. Batoni kërkon të bëhet tebdil, të mos hetohet se është bashkëpunëtor i tyre, por, kot u kap me pelë për dore. Në Brezovicë bëjnë dyzen ahengu dhe plane ogurzeza për kombin tonë në përgjithësi. Si gjithmonë, ky këlysh që ushqehej nga çorba e kuzhinave të Zemunpoljes, sajon se kinse është vrarë, krejt më qellim për t´iu hedhur pluhur syve popullit, për të turbulluar dhe hutuar. Pasi mbështet për muri dhe nuk mund t´i fshinte këmbët e gjarprit, miqtë e tij të vjetër UDB-a, BIA SERBE ME VETURËN E TYRE, ME PËRCJELLJE E FUSIN SI NUSE NË MAQEDONI.

Eh, arsyetimi i këtij ishte kinse këtë e kanë marrë si ndërmjetësues për takimin MILLOSHEVIQ-BAKALLI, duke harruar se populli pyet:Perse pikërisht Batonin, djalin e Fazli Qelit, përse UDBA SERBE DHE JO DIKUSH TJETËR!? Çuditërisht, spiuni i rrezikshëm i kombit shqiptar, langoi dhe zagari serb, “NOVINARI”- Baton Haxhiu, duke parë se Kosovën e përgjakur që nga paslufta e kanë zaptuar e deri më sot nga banditët e kryebanditët, nga hajnat, nga mafio-oligarkët, nga tyxharët, nga kurvat e kurvarët, e pati lehtë për të manipuluar me këtë, manipuloi dhe depërtoi lehtësisht dhe jo vetëm këtë, por u privilegjua. Vagabondët nga frika se Serbia do ngrejë padi penale e ledhatuan Batonin, djalin e Fazli Qelit dhe këta i kishin duart e lira për të vrapuar pas hajnisë si zagarët pas kockave dhe fukarenjtë e qitur, që para lufte nuk kishin bukë për të ngrënë u bënë supermilionerë.

Paguhet shtrenjtë nga shovinizmi serbo-çetnik Ky spiun i fton këta vagabondë në kanalin KLAN SERBIA DHE ATA QË NUK E DINË KY KANAL POSAÇËRISHT I PAGUAR PËR PËRÇARJE E VËLLAVRASJE, PAGUHET NGA BANDA SERBOÇETNIKE “DEVOLLI”, KETË E THEKSOVA NDOSHTA NUK E DI DIKUSH DHE NDALUNI DHE MENDONI PAK ESËLL SESA SERBIA FASHISTE E KA DORËN E GJATË. KETË E FUT DHE E BËN KËSHILLTAR DHE MIK TË HASHIMIT TË BROJËS, TË KADRI TOPUZIT, KRYEPLAKUT TË MEZLISHTIT RRUGAÇËSH E KOPILËSH, TË EDVINIT TË KRISTAQIT, QË DIKUR KRISTAQI E DËNON POETIN KUKSIAN ME VARJE… Spiuni dhe kopili i UDB-së, Baton Haxhiu, djali i Fazli Qelit, paguhet shtrenjtë nga shovinizmi serbo-çetnik dhe shumë suksesshëm ka depërtuar në kopenë e kopilëve dhe vagabondëve që me vota të vjedhura, të manipuluara, pameritueshëm e kanë bërë ZAP VENDIN. Ky qelbësirë, Baton Fazli Qeli, sipas informacioneve që jemi duke zbuluar një nga një ia kalon edhe ish-jugosllavëve, titistëve që quhet LDK. KAM FAKTE DHE KAM SHKRUAR QËLLIMISHT SHPESHHERË SE LDK-ja JANË TË DALA NGA BISHTAT E UDB-së DHE PJELLA MË E NDYRË TITISTE. POR, DALLIMI ËSHTË SE KËLYSHËT E LDK-së IU KISHIN SHITUR FALAS UDB-së SERBE, NDËRKAQ KY LANGUA PAGUHET SHTRENJTË. POR HISTORIA THOTË SE NË FUND KANË PËRFUNDUAR SHUMË KEQ, IU KA LIDHUR LAKU RRETH QAFE DHE GJITHMONË I KANË BARTUR THASËT ME VETI PËR T´I MBLEDHUR ESHTRAT. KY ZUZARË KA LIDHJE TË NGUSHTA EDHE ME KLANIN BANDITESK, TRADHTAR, HAJDUT QË QUHET “PRONTO”.

Dhe, krejt në fund, a ka ndonjë njeri në tokë të thotë se është gazetar ky qelbësirë, Batoni i Fazli qelit, ky nuk ka habere për gazetari, i shkathet është për spiunazh dhe tradhtar, sepse e kanë në gjak dhe me para të vjedhura del e leh në KLAN SERBIA. Pra, është zbuluar se spiuni serb i UDB-së serbe me librezë zyrtare nga viti 1990, me nofkën “NOVINAR”, është baton Haxhiu, djali i Fazli Qelit. Faj të madh kanë pa dyshim edhe kopilët që për interesa të tyre personale që i theksova më lart e bënë këshilltar! Këta të paudhë do të vijë koha që do të përgjigjen. Një gjë mos të harrojnë se TOKA NUK SILLET VETËM PËR KËTA KOPILË DHE HAJNA, PËR KËTA BABËZI E SHPIRTZI. Qofshi mallkuar për jetë e mot! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike

Kategori
Uncategorized

Patriotizmi i turistëve nga Kosova VDIQ, shkaku është gjoba që po i vendosin me Rrugën e Kombit

Blerina Hoxha

Këtë vit turistët kosovarë në masë të madhe kanë ndërruar destinacion. Me mungesë turistësh sivjet më së shumti është prekur Durrësi, që për 18 vjet ishte i mbushur me kosovarë gjatë verës.

Të ndodh rrallë që edhe në ditët e pushimeve të harrosh veset e “profesionit”.

Ndërkohë që je në shezlon dhe në mungesë dëshire, dëgjon bisedën e një çadre ngjitur teje dhe kupton që janë disa italianë që “qanin” hallet e krizës ekonomike në Itali.

Dy çadra më tej dëgjon 2 anglezë (të paktën nga theksi dukeshin të tillë) që flisnin për motin dhe disa batuta “elegante” të llojit të tyre.

Një çadër më përpara dëgjon ca kinez që flasin me zë të lartë nga çka thanë vetëm fjalën “Ni hao” arrita të kuptoj dhe diku aty rrotull ca çekë që s’iu mora vesh asnjë fjalë nga diskutimi i bërë.

Pas disa minutash reflektimi, kuptoja që mungonte diçka!

Ende nuk kisha dëgjuar “dialektin e ëmbël” prej Kosove të më përshëndeste “Ani de, shka po ban?”

Në marketin e lagjes, diku në Durrës nuk ka radhë të gjata njerëzish që blejnë “pandofla” as te furra e bukës nuk e dëgjoja më shprehjen “mi ban 3 panina”.

Për më tepër shitësja e furrës më thotë gjithë pikëllim “jam gati të ul qepenin e biznesit se nuk ka turistë që vijnë të blejnë…”.

Në 20 vitet e fundit Durrësi ka qenë mbipopulluar nga turistët kosovarë, por jo këtë vit.

Fillon njeriu dhe analizon çfarë po ndodh?

Kam besimin se shumë prej jush e kanë harruar zhurmën e taksës së Rrugës së Kombit. Ca e kanë harruar nga pushimet, ca po janë të zënë me Reformën në Drejtësi, ca të tjerë kanë hallet e veta dhe s’merren dot me hallet e “Shqipërisë”.

Me sa duket nuk ishin vetëm kuksianët ata që protestuan për taksën e Rrugës së Kombit që u propozua të vendosej 5 euro për vetura (10 euro për autobusë) por edhe shqiptarët e Kosovës.

Këta të fundit protestuan në një mënyrë më elegante, duke bojkotuar pushimet në Shqipëri. Do thoni ju s’kanë ku të shkojnë! Sigurisht që kanë.

Kanë Malin e Zi, i cili jo vetëm që ofron çmime më të mira por edhe kushte dhe shërbim më të mirë.

Shpresoj shumë që ky dështim i turizmit në Shqipëri këtë sezon të jetë një mësim i mirë për “politikëbërësit”, për të reflektuar që ka diçka që nuk shkon me taksën e Rrugës së Kombit.

Dikush nga ju mund të dalë e të më thotë që këtë taksë e ka gjithë bota, por ne nuk jemi “gjithë bota” dhe përpara se të vendosim një taksë duhen analizuar pak edhe pasojat në afatmesëm.

Më vjen keq t’ju them por patriotizmi i turistëve nga Kosova VDIQ dhe shkaku i kësaj është taksa e Rrugës së Kombit.

Kategori
Uncategorized

LISTA e të gjitha Krimeve makabre të ndodhura në Shqipëri, nga varja e dy vëllezërve në Libofshë tek Dritan Dajti

Vrasja e tetëfishtë e ndodhur pasditen e 10 gushtit në fshatin Resulaj të Selenicës është ndër më të rëndat të ndodhura në Shqipëri në vite. Ridvan Zykaj sharroi me automatik pa dallim, fëmijë, gra, të moshuar dhe burra. Detajet nga ngjarja ishin të tmerrshme dhe midis viktimave ishte edhe Ledjoni 8 vjeçar, që vdiq duke ngrënë bukë.

Raste ndër vite janë vërtetë tragjike, por jo të këtyre përmasave përjashtuar vitin e mbrapshtë 1997. Në 20 vite demokraci, Shqipëri ka regjistruar krime nga më të bujshmet dhe nisin që nga viti 1992.

29 maj 1992- Në Libofshë të Fierit, dy vëllezërit Ditbardh dhe Josif Çuko, hyjnë në banesën e familjes Pupa dhe vrasin 5 pjesëtarë të saj, duke përfshirë edhe një foshnje pak muajshe. Krimi makabër u shoqërua me varjen në litar të dy vëllezërve, që shënoi edhe rastin e fundit të dënimeve të tilla në Shqipëri.

Viti 1997 ka regjistruar krime të bujshme nga vrasje e djegie kufomash. Ngjarja e Levanit në Fier mund të konsiderohet ndër më të rëndat, pasi u vranë 20 persona, ndërsa në Cakran u vranë 6 gardistë dhe u plagosën 22 të tjerë.

–9 shkurt 2006-Në fshatin Kozarë të Kuçovës, gjenden të pajetë në banesën e tyre tre pjesëtarët e një familje, kryefamiljari, gruaja e tij shtatzënë dhe djali i tyre 3 vjeçar. Për këtë krim është arrestuar vëllai i viktimës, por ai nuk e ka pranuar krimin.

–7 mars të vitit 2009-Në lagjen “Allias” në Tiranë regjistrohet një vrasje e trefishtë. Dhëndri vret me pistoletë vjehrrin, vjehrrën dhe pasi plagos edhe djalin e tij 16-vjeçar vret veten. Sipas policisë, shkak ka qenë grindja ne familje.

–7 gusht 2009:  Dritan Dajti qëlloi dhe la të vdekur 4 efektivë policie, dhe i vdekur ka mbetur edhe një person i cili shoqëronte Dajtin. Katër punonjës të policisë kanë mbetur të vdekur në afërsi të pistës “Ilira” në Durrës

–1 shkurt 2010- Arrestohet vrasësi i tre vëllezërve Mulliri. Në fund të janarit të 2010 një breshëri automatiku u shkreh mbi tre vëllezërit Mulliri në fshatin Vidohovë të Devollit. Të vdekur mbetën Taulant, Xhiliani dhe Edi Mulliri. Autori i ngjarjes Besim Karaj besonte se kishte zbuluar një lidhje jashtëmartesore të gruas me më të madhin e vëllezërve ndaj nuk ia kurseu plumbat as të tjerëve. Vëllëzërit Mulliri kishin ndërkohë nënën në burg. Liljana Mulliri kishte vrarë e copëtuar nipin 8 vjeçar të burrit më të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore.

–19 mars 2011-Tre persona të së njëjtës familje janë vrarë dhe një është plagosur, në Elbasan. Një person ka hyrë në banesën e familjes Mahmuti dhe ka vrarë tre burrat e familjes. Viktimat janë Emin, Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, ndërsa i plagosur ka mbetur një anëtar tjetër i familjes, një femër, Myzejen Mahmuti, krimi u dyshua se ndodhi për hakmarrje.

–7 gusht 2012- Jo më pak tronditës ka qenë dhe një krim i ndodhur në Poliçan të Skraparit, në 7 gusht të vitit 2012, kur roja i uzinës vret shefin e vet dhe më pas veten. Më pas vëllai i të vrarit dhunoi kufomën e vrasësit.

–11 tetor 2012- Pak muaj më vonë, në 11 tetor të 2012 në Xhafzotaj të Durrësit, gjendet trupi pa kokë i një 18 vjeçareje. Autori rezultoi të ishte 80-vjeçari Shaban Norja, i cili pasi ka vrarë studente 18 vjeçare me të cilën kishte një lidhje sentimentale dhe e kishte lënë shtatzënë i preu kokën. Vajza sipas të moshuarit ia kishte kërkuar vetë që ta vriste. Vendi shushatet nga makabriteti dhe skenari i ngjarjes.

–11 dhjetor 2012– Dy muaj më vonë, në 11 dhjetor të vitit 2012 Në Orikum të Vlorës një burrë masakron me sqepar gruan shtatzënë dhe për dy netë fle në shtëpi duke patur kufomën aty.

–31 janar 2013-Në fund të janarit të vitit 2013 Në Elbasan babai vret djalin dhe nusen e tij italiane pas një debati lidhur me mënyrën e jetesës dhe pronësinë e shtëpisë.

–23 shkurt 2013-Një tjetër krim tronditës me disa viktima në familje regjistrohet në Levan të Fierit në 16 shkurt të 2013 kur Riza Latifi ka vrarë vjehrrin, vjehrrën, ka plagosur bashkëshorten dhe një javë më vonë vrau dhe veten pasi u rrethua nga policia.

–28 korrik 2013- Vera e 2013 –ës u përgjak në plazhin e Ujit të Ftohtë në Vlorë, kur një 18-vjeçar, me 28 korrik ekzekutoi me breshëri automatiku tre pushues. Sipas policisë, autori i arrestuar do të qëllonte disa të rinj me të cilët kishte patur konflikt, por gabimisht vrau tre pushues, mes të cilëve edhe një grua.

–8 janar 2014- 4 të vrarë është bilanci i masakrës me armë që Bashkim Latollari kreu mbrëmjen 8 janarit të 2014  në Gjonomadh të Korçës. 40-vjeçari, vrau  dy çifte bashkëshortësh, të afërm mes tyre. Viktimat ishin Belimon dhe Daniela Meçollari, 31 dhe 30-vjeç dhe Rexhep e Valentina Metollari, 55 dhe 50-vjeç. Vrasja e katërfishtë u konsiderua si krim pasioni

–23 mars 2014 – Në Kurbin u vra me armë zjarri një 15 vjeçare. Autore e krimit ishte e ëma, e cila më pas vrau veten.

–29 maj 2014- Një krim tjetër i ngjashëm ndodhi me 29 maj të vitit 2014 edhe në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë në Dibër, kur babai vrau të bijën 21-vjeçare me 8 plumba. E reja ishte shtatzënë në muajin e pestë.

–4 nëntor 2014– 4 nëntori i 2014 u zbardh i përgjakur nga 4 viktimat e shkaktura nga Kostandin Xhuvani. Ngjarja e ndodhur në një lokal në rrugën e Elbasanit në Tiranë i kushtoi jetën Enea Xhajit, Edison Jahos, Arbër Demirajt, Xhanpaolo Azolos. Xhuvani po vuan dënimin me 35 vjet heqje lirie.

18 gusht 2016- Jorgo Zani, i sëmurë mendor në Palasë të Himarës vrau dhe masakroi një fëmije 12 vjeçar, kushëri i tij. Vogëlushi kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet. Zani pak pas krimit ndërroi jetë në spitalin e burgut në Fushë-Krujë ku kreu vetëvrasje.

3 dhjetor 2016 – Ferdinand Ruko 52 vjeç nga Fieri, pasi e rreh dhe e zhvesh lakuriq bashkëshorten e tij Liljana Ruko, 43 vjeç, e hedh nga dritarja duke i shkaktuar vdekjen.

5 dhjetor 2016– Naum Toshi, 41 vjeç në qytetin e Korçës ka mbytur tre fëmijët dhe më pas është vetëvarur në shtëpinë e vet, pas braktisjes nga bashkëshortja.

25 tetor 2017– Në 25 tetor të vitit të kaluar në lagjen Palorto të Gjirokastrës Apostol Kosta ekzekuton Aleks dhe Afërdita Kostën, më pas tenton vetëvrasjen. Ngjarja e rëndë erdhi pas një konflikti për çështje pronësie/oranews.

Kategori
Uncategorized

Komisari i parë i kampit të Spaçit, ja si portretizohet.

Nga Kastriot Dervishi

Në libra të ish të dënuarve politikë, ndër të tjera gjenden plot portretizime për persekutorët e tyre nëpër hetuesi, burgje, kampe dhe internime.

Ata që kanë mundur të shkruajnë kujtimet e (vlerësohet se është numër shumë i vogël), bëjnë fare mirë grafinë njerëzore e politike të hetuesve, prokurorëve, gjyqtarëve, oficerëve të Sigurimit, komandantëve, komisarëve, etj. Në sistemin e kampeve dhe burgjeve, komandanti merrej me anën ushtarake, ndërsa komisari me atë politike. D.m.th. komisari do edukonte politikisht të dënuarit që nuk e donin regjimin.

Në të shumtën e rasteve, këta komisarë nuk ishin gjë tjetër veçse njerëz me arsim të kufizuar, të cilët prej shkollës kishin mësuar vetëm të shkruanin e këndonin.

Sot ju njoh me një prej komisarëve të kampeve, atij të repartit nr.303 në vitet 1967-1969, përkatësisht me vendqëndrim në Elbasan (fabrika e çimentos) dhe rrjedhimisht i pari që shkoi në Spaç (në vitin 1968), Niko Kolitharin. Deri në vitin 1944 ai nuk kishte bërë veçse 5 klasë fillore. Me gjithë mundimet e bëra paslufte nuk mundi kurrë të përfundojë ndonjë të mesme. Duke pasur profesionin e bujkut, Kolithari doli partizan si shumica e shokëve të tij, në vitin e fundit të luftës, më 13 prill 1944.

Uran Kalakulla që ka vuajtur dënimin edhe në repartin nr.303, e quan një “gërdallë të shëmtuar”, “imazh të vdekjes”. Në librin e tij “21 vjet burg komunist”, Tiranë 2001, në faqen 271, i ndjeri Kalakulla shkruan:

“Ajo fytyra e tij e stërzgjatur, i ngjante gjethit të një lëpirje të vyshkur. Sytë i kishte si gëlbazë veremliu, ashtu, hem të verdha.

Hem të kuqe bashkë dhe hunda një shpatore e hollë, në majë në fund e me një samar të dukshëm fort, ndërsa goja si një plagë e hapur, nga dilnin disa dhëmbë si të kalit, të verdha dhe ata, sikur kishin bluar tagji nga trasta e ustait të vet. Apo s’kishte edhe një zë si të zvargur, ky Kolithari.

Me ca klithma që i ngjanin maçokut të tërbuar ose kur është në kohën e përndezjes seksuale. Dhe në mënyrë të veçantë, ajo e folura e tij. Jo vetëm nga përmbajtja, por edhe nga forma ishte e neveritshme. …Ishte vërtet si një kalë i cofët: brinjëdalë, qafëhollë e nofulla e dhëmbëdalë diçka si Rosinanti i Don Kishotit”.

Ndërsa i ish dënuari tjetër politik Agim Musta, në librin “Dosjet e gjalla”, Tiranë 1995, në faqet 101-102 shkruan: “Rolin e provokatorit, persekutorit dhe të terroristit, e kish marrë përsipër komisari i kampit Niko Kolithari…I gjatë, pak i kërrusur, me një fytyrë prej kali, me gishta si dhëmbët e sfurkut, që tundte vazhdimisht dëftuesin, sa herë fliste, të ngjallte neveri, jo vetëm nga pamja e tij, por dhe nga jargët që lëshonte nga goja e shtrembër.

Te ai njeri, shpirti, mendja dhe pamja ishin në akord të plotë. Slogani i tij i preferuar, sa herë që na mblidhte në oborrin e kampit ishte: “Për ju s’do të ketë kurrë pranverë”. Dhe fillonte të stigmatizonte me gishtin e tij të gjatë të burgosur, që sipas tij ëndërronin kohë të tjera”.

Kategori
Uncategorized

Nga se vdiq “dëshmori”?

Nga Kastriot Dervishi/

Më 7 maj 1953 Presidiumi i Kuvendit Popullor, në mbledhjen e radhës diskutoi edhe për anulimin e një dekreti të vitit 1946, sipas së cilit ishte caktuar një shumë pensioni për një “familje dëshmori”. Një prej të ftuarve në mbledhje, thotë se i përmenduri nuk duhej konsideruar dëshmor pasi kishte vdekur nga “karqinua”. Meqë kjo fjalë nuk ekziston në fjalorin tonë, kush mund të na thotë nga se vdiq heroi?

Kategori
Uncategorized

Nuk vriten engjujt…!

Nga Pranvera Eva Vatoci/

——————————–

Nje krim i rende ne kufijte e tragjedise ndodhi keto dite ne periferi te Gjakoves.

Viktima eshte Valbona 40-vjeçare dhe vajza e saj.Valbona Marku ishte nene e mire qe pas luftes se Kosoves si shume vajza nga vendlindja u martua ne Kosove per te ripertrire traditen e ndare 5 dekada nga regjimi e kufiri mes shqiptaresh.

Por jeta e saj jo nuk u lumturua por u keput ne mes perdhunisht e barbarisht nga nje monster..i cili nuk kurseu plumbat ndaj ish bashkeshortes dhe vajzes se tij minore.

Ky pleher qe ne lufte nuk shkrehu nje plumb ndaj serbit e ruajti merine e shpirtit te zi per ta shprazur mbi nje nene e nje femije.

Por po aq e rende eshte indiferenca e organeve ligjzbatuese te Kosoves qe prej neglizhence a ryshfeti liruan nga qelite kriminelin me precedente te provuar…

Besoj dhe apeloj Kryeministrin Haradinaj qe te ndeshkoje Kryepolicin e Gjakoves si dhe presidentin Thaçi te ushtroje autoritetin ndaj organeve preverse juridike te asaj Komuna.Rasti i Valbones eshte nder te tjera dhe nje mine ne marredhenjet shekullore ndershqiptare te Malesise se Gjakoves(Tropoje)me Gjakoven dhe rrafshin e Dukagjinit.

E ti Valbone qe mban emrin e lumit tone te kristalte me vogelushen qe dhe ngjyren e syve e te shpirtit e ka nga ky lum…pushoni ne paqe.Zoti eshte teper me i madh se batakçinjte e drejtesise qe lejuan nderprerjen e jeteve tuaja ne lulen e rinise!

Kategori
Uncategorized

Bildt: A e dinë çfarë duhet të bëjnë SHBA dhe Brukseli për planin Vuçiç-Rama-Thaçi.

Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, në analizën e bërë për “Washington Post”, mes të tjerave shqyrton edhe pozicionin e Washington-it dhe Bruksel-it, në gjithë këtë situatë që është krijuar pas shpalljes së planit nga ana e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për shkëmbim territoresh mes dy vendeve.

Sipas Bildt ka disa zëra edhe në Washington dhe në Bruksel, të cilët thonë se përse duhet të kemi kundërshtim, nëse liderët e dy vendeve  bien dakord për këtë gjë. Por ai thotë më tej, se qëndrime të tilla janë të rrezikshme dhe shton, se e gjithë vëmendja duhet ti kushtohet nxitjes së stabilitetit dhe jo “të ftosh destabilitetin, për dekadat e ardhshme”.

“Ka nga ata në Bruksel dhe Uashington që mund të thonë se nëse liderët në rajon bien dakord për një shkëmbim territori mes Serbisë dhe Kosovës, pse duhet të kemi ndonjë kundërshtim? Sidomos nëse përfshihet krijimi i marrëdhënieve të plota diplomatike? Por një qëndrim i tillë është i rrezikshëm. Në një kohë kur e gjithë vëmendja duhet t’i kushtohet nxitjes së stabilitetit, të kalosh në anën tjetër të kësaj  çështje do të thotë ‘të ftosh’ destabilitetin për dekadat e ardhshme.

Pa dyshim, duhet të gjendet një kompromis midis Beogradit dhe Prishtinës, për të çuar më tej ambiciet e integrimit evropian dhe atlantik të të dy vendeve. Kjo mund të përfshijë një shkallë më të madhe të decentralizimit për pjesët serbe të Kosovës dhe mund të nënkuptojë pranimin e Kosovës edhe në Kombet e Bashkuara. Ka më shumë se pesë vjet që nga BE ndërmjetësoi një marrëveshje që tregon rrugën drejt marrëdhënieve normale mes dy vendeve, por që atëherë, përpjekjet diplomatike të BE dhe  SHBA janë venitur. Si rrjedhojë, prirja për ndarje është kthyer në rajon, i cili tashmë është ballkanizuar shumë.

Kjo është e rrezikshme, dhe Uashingtoni dhe Brukseli duhet të zgjohen ndaj rreziqeve. Integrimi gradual për Serbinë dhe Shqipërinë në BE dhe NATO, e gjitha në bazë të kufijve ekzistues, është e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm në rajon. Luajtja me kufijtë dhe ndarjet në Ballkan ishte e rrezikshme në fillim të viteve 1990 dhe mbetet kështu edhe tani”, analizon ish-ministri i jashtëm i Suedisë qëndrimin e Washingtonit dhe Brukselit, në këtë situatë.

Kategori
Uncategorized

Lajmi që xhindosi Koçi Xoxen: “Mark Gjon Markaj me 50 burra u fut në fshat e iku pa e kap…”

Një raport i shkurtër i Spiro Panos dërguar Koçi Xoxes e ka xhindosur këtë të fundit pasi i shumëkërkuari nga komunistët, në mars 1946, Mark Gjon Markaj u kishte kaluar para hundëve forcave të Mbrojtjes bashkë me 50 burra, e kishte rrethuar mëhallën, kishte pushuar gjithë natën, kishte marrë edhe furnizime ushqimore në fshat e ishte larguar pa i hyrë gjemb në këmbë.

Në raportin e ngjarjes, Spiro Pano tregon imtësisht hyrjen e e Mark Gjon Markajt, datën 22 mars 1946, dy orë pasi kishte rënë mbrëmja , qëndrimin e tij deri në dy orë pa zbardhur dita e re, rrethimin e mëhallës me forcat e tij , dhe furnizimet që kishte mundur të merrte me vete.

Informacionet tregojnë se komunistët e kishin zhvilluar më së miri rrjetin informativ, ama i frikësoheshin shumë Mark Gjon Markut dhe forcave të tij e nuk guxonin as ti afroheshin.

Përgjigja e Koçi Xoxes tregon revoltë dhe vë në dukje se si duhet të kishte vepruar organizata komuniste për të ndihmuar forcat e Mbrojtjes. Më poshtë i botojmë të plota në “Kujto.al- Arkiva e Viktimave të Komunizmit” dy telegramet e shkëmbyera mes tyre.

(Në foto: Mark Gjon Markaj)

Nr. 233

24/III/46.

Koçi Xoxe

Më datën njëzet e dy mars dyzet e gjashtë në mbrëmje mbasi kanë shkuar dy orë natë, Mark Gjon Markaj me pesdhjetë të arratisur ka hyrë në mëhallën Ndër Shetiroshit mbasi ka okupue shtëpit e vendos rojet ka qëndruer deri dy orë pa dalë drita pastaj asht nisur, duhet të kenë marrë drejtimin fshatit, ka kërvënue katundarët e ka marrë bukë, djathë dy bagëti.

Ka thanë që Rusija e pat mbaroji, asht formue me ne Qeverija Shqiptare me të cilën kemi lidhje, Ballistat Zogistat po pergatiten për kryengritje, mbrënda dy ose tre muajvet fillon lufta e përgjithëshme.

Partija Komuniste nuk ka ma forca me dërgue në Mirditë. Na jemi me Anglo Amerikanët. Forcat janë nisur në ndjekje. Në lidhje me këto lëvizje ju kemi propozuar forcimin e reparteve ose dhe për krijimin e Kompanis shetitëse kundra Mark Gjon Markaj.

Spiro Pano

Nr. 24/I Res.

Komitetit Qarkor

SHKODËR

Në gjegje të radjogramit t’uaj Nr.233 dt.24.III.946.

Fakti që ju nuk jemi preokupuar nga dalja e Marka Gjonit në një fshat të Mirdotës me 50 veta tregon disinteresim.

E njëjta gjë shihet edhe tek Seksioni i Mbrojtjes.

Ju me këtë rast, në çast, duhet të kishit mobilizuar gjith organizatën për të ndihmuar në maksimum me informata forcat e Mbrojtjes dhe se edhe vetë p.sh. sekretari Politik duhet të shkonte për të ndihmuar shtabin që udhëheq forcat, me anën e organizatës, për çfarosjen sa më parë të tyre. Po këtë gjë duhet t’a bënte edhe shefi i mbrojtjes me kohë për t’i furnizuar me informata nga afër forcat operuese.

Prandaj i është dhënë urdhër gjith forcave ushtarake për t’u vënë në ndjekje të tyre porse organizata duhet të lozij rolin kryesor për të zbuluar bazat e tyre.

Bashkëpunimi i ngushtë midis jush e forcave ushtarake të jetë i plotë.

Na vini në korent të ngjarjeve.

Koçi Xoxe

Kategori
Uncategorized

Ndoc Gjoni, legjenda e boksit shqiptar që u vra me pistoletë në kokë gjatë tentativës së arratisjes (u tha se u mbyt në Bunë).

Kategori
Uncategorized

Burimi diplomatik francez: Plani ‘A’ ndarja e Kosovë/ Plani ‘B’ zhdukja e Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për një të përditshme modeste afër Edi Ramës, tha se po dështoi plani ‘A’ që është sipas tij ‘korrigjim kufijsh’ por që në fakt është ndarja e Kosovës.

Ka një plan ‘B’.

Po cili është plani ‘B’ që ka Thaçi në mendje?

Sipas një burimi diplomatik francez në Bruksel, Hashim Thaçi po mendon tërheqjen nga Mitrovica me argumentin se nuk e marrim dot nën kontroll dhe një bashkim të copave të mbetura të Kosovës me Shqipërinë duke e zhdukur de facto Kosovën si shtet të krijuar pas 100 viteve mbijetesë, mijëra të vrarëve për liri dhe dhjetë vjet përpjekje për njohjen e saj në arenën ndërkombëtare.

Qëllimi sipas burimit francez është zhdukja e Kosovës si juridiksion shtetëror për të zhbërë Gjykatën Speciale dhe Hashim Thaçi për të shpëtuar veten.

Kategori
Uncategorized

Vi måste höja rösten mot ett tiggeriförbud!

Agera med Amnesty International Sverige

Temperaturen stiger i valrörelsen. En av de frågor som debatteras allt flitigare är om det ska bli förbjudet att tigga i Sverige. Från höger till vänster hörs röster om att tiggeri ska kriminaliseras för att det är “ovärdigt” att tigga eller för att “tiggeri göder brottslighet”. Vissa kommuner vill likt Eskilstuna införa tillståndsplikt för att tigga, vilket i praktiken innebär ett förbud.

Amnesty har bestämt sig för att kraftfullt ta ställning i frågan. Att kriminalisera eller införa tillståndsplikt för att tigga är att försöka förbjuda fattigdom, och leder inte till något annat än en ytterligare stigmatisering av samhällets allra mest marginaliserade.

Vår målsättning är tydlig. Det finns inga förbud mot att fattiga människor ber förbipasserande om hjälp i dag, och vi vill inte ha några sådana förbud i framtiden heller. Vi vägrar vara tysta när vi ser utsatta människor stigmatiseras än mer. Amnesty tar strid för dem som behöver det mest. Gör detsamma! Påverka din lokala politiker!

Läs mer om Amnestys nej till tiggeriförbud på amnesty.se/tiggeriförbud

Hur kan jag engagera mig?

Amnesty befarar att flera kommuner likt Vellinge och Eskilstuna kommer att försöka införa lokala tiggeriförbud eller tillståndsplikt för att tigga under de kommande månaderna. Det är oerhört viktigt att agera snabbt, och där behövs du.

Vi vill därför att du kontaktar lokala politiker och företrädare för utvalda politiska partier. Målet och syftet med kampanjen är dels att bilda opinion i frågan men också självklart se till att inga tiggeriförbud eller tillståndsplikter införs. Vi har tagit fram ett utförligt material som gör det enkelt för dig att delta i kampanjen.

Arbetet under kampanjen består av fyra huvuduppgifter:

-Att kontakta lokala företrädare för S, C, L och KD (= de partier som ännu inte tagit ställning i frågan om tiggeriförbud).

-Att skriva brev till Stefan Löfvén, Annie Lööf, Jan Björklund och Ebba Busch Thor.

-Att skriva insändare till lokala tidningar.

-Att arbeta med information och opinionsbildning.

Anmäl dig och beställ material här!

Anmäl dig till kampanjen!

För anmälan och materialbeställning till kampanjen behöver du bara klicka på den gula knappen och fylla i anmälningsformuläret.

Så snart du anmält dig kommer du få ett aktionspaket skickat hem till dig som innehåller utförliga instruktioner, mallar, kontaktuppgifter och bakgrundsinformation i frågan.

Anmäl dig och beställ material här!

Kategori
Uncategorized

Sëmundja nga e cila vuan Presidenti Thaçi

Shkruan Berat Buzhala:

. Ai me duar të hapura e pranon edhe cmimin si kryemanipulatori i Kosovës. Ai këtë e do. Këtë e deshti. Këtë ia dhamë. Nuk patëm rrugë tjetër.

Pehlivani kryesor i skenës politike, ai që nuk pushon as verë e as dimër, as të shtune e as të diele, ai që nuk ka jetë private, ka disa javë që është në pole position, krahasuar me liderët tjerë në vend.

Presidenti Thaci bëri ç’bëri dhe u kap për një teme interesante politike, cmimin e të cilës ka mundësi ta paguajë Kosova, por që një gjë e tillë nuk e le pa gjumë atë.

Ajo cfarë po ndodhë në vendin tonë aktualisht, pra një fushatë banale për korrgjime të kufijve, është model mjaft ilustrativ se si mund të përmbyset debati në një shoqëri. Studiuesit do të mund ta trajtonin këtë rast, për të analizuar se si një lider – që konsiderohej i vdekur – arrinë që me dy tre poteza të rikthehet në jetë, madje duke e diktuar tempon e lojës – si playmaker.

Paramendojeni, shkoi aq larg, bëri aq shumë mjegull, sa ia turbulloi mendjen edhe një teknokrati si Avdullah Hotit, duke e nxitur që të flasë për këmbime territoriale. Një ekspert i financave, i nxehur me temën, flet se si Kosova do të marrë territor në Serbi, por edhe do t’i ruaj tokat tona.

Përvec z. Hoti, Thaci me agjendën e tij të re politike e zuri të papërgatitur Lëvizjen Vetëvendosje. Edhe më tutje nuk po dinë të artikulohen saktësisht përballë kësaj situate të re. Ata që ishin prijetar të ideve të tilla radikale. sot janë shndërruar në vrojtues.

Se cfarë mendon Veseli për këtë temë e lexuam dje. Në një qëndrim – nëse mund të quhet qëndrim – Veseli merrej më shumë më rrjetet sociale dhe me portalet, se sa me kryeprotagonistin e zhvillimeve të fundit.

Kryeministri Haradinaj, në anën tjetër, kohë pas kohe, në zemërimë e sipër i shkrepë dy tre fishek. Një gjë e tillë nuk e pengon shumë Thacin. Për të është shumë e rëndësishme që qeveria të funksionojë kështu sic po funksionon, deri në momentin që atij i duhet.

Në këtë moment, nëse Presidenti Thaci është duke e lexuar këtë shkrim, duhet të këtë filluar të nënqeshet, i ekzaltuar si një fëmijë në shitore të lojërave, që po i jap kredit. Nuk është e rëndësishme se për cfarë krediti bëhet fjalë. Ai me duar të hapura e pranon edhe cmimin si kryemanipulatori i Kosovës. Ai këtë e do. Këtë e deshti. Këtë ia dhamë. Nuk patëm rrugë tjetër. Presidentin, pa marrë parasysh sa joserioz është, sa manipulator është, është e vështirë ta injorosh.

Presidenti Thaci, i mbetur pa kauzë serioze tash e dy vjet, përvec asaj kauzës së Tribunalit Special në dimrin e kaluar, e kishte tepër të rëndësishme të akomodohej disi, ta gjënte një rol të madh për vetën. Nuk mund të pajtohej më faktin që të jetë edhe President i shtetit, e edhe të zhduket politikisht, sic bie fjala ka ndodhur me Atifete Jahjagen. Kjo e fundit nuk bëri kurrfarë gabimi. Thjesht hyri dhe doli nga politika.

Prandaj Thaci, për të mos e përjetuar një fat të tillë, jo shkëmbim të territorëve, por për t’u faktorizuar, për të qënë prezent në cdo portal dhe në cdo palë lajme, do ta konsideronte opcion më serioz shitjen e Kosovës se sa asgjësimin.

Pra, mund të themi me siguri të plotë se Thaci vuan nga një fobi e parëndësisë politike. Dikush e ka fobi liftin, një tjetër qenin a macën, kurse Thaci e ka fobi defaktorizimin. Kjo është ajo cfarë e lë pa gjumë. Me të drejtë.

Thaci e di se në momentin kur mbetet pa rol, në momentin kur ujërat qetësohen, në momentin kur nuk i përmendet emri as për mirë e as për keq, kur në Bruksel do ta gjëjnë dikë tjetër që do ta zëvendësonte, atëherë ka mundësi që do të fillonte epoka e re – ajo e dhënies së llogarive për cfarë ka bërë ai që nga viti 1999 e deri më sot. Dhe kjo cfarë po e them tashmë nuk është kurrfarë sekreti. Se Thaci po improvizon skandale politike, për ta neutralizuar Tribunalin Special, këtë e kanë thënë tashmë pothuajse të gjithë. Kjo është një hamendje e lehtë.

Mirëpo ajo cfarë unë dëshiroj të them është se Thaci, edhe sikur të mos ishte afera e Tribunalit Special, ai prapë njëjtë do të vepronte.

Do të përplasej poshtë e lart, do ta hante vetën, nuk do t’i linte dy gurë pa i rrotulluar, do t’i shkonte Lutfi Hazirit pas mesit të natës në shtëpi, nëse nuk do të ekzistonte Lutfi Haziri do ta lindte një tjetër, derisa do ta tërhiqte vëmendjen. Dhe këtë nuk besoj që do ta bënte për të keqen e askujt, por vetëm pse e urrenë vetminë. E urrenë irrelevancën dhe pafuqinë. Thaci fillon e shqetësohet nëse dy net me radhë nuk është kryelajm, në portale a në televizione. Në atë moment ai ka mundësi që e kërkon emrin e tij në Google.

Me fjalë të tjera, Thaci, jo President, por edhe sikur të ishte menaxher i të gjitha nevojtoreve publike në Republikën e Kosovës, nëse do ta konsideronte që nuk po trajtohet me respektin e duhur, ose nëse do ta konsideronte që nuk po merret shumë parasysh pozita e tij menaxheriale, për ta rikthyer reputacionin e humbur dhe relevancën ai do t’ua vinte drynin të gjitha nevojtorëve, derisa qytetarët të fillonin ta bënin në brekë. Kur kjo do të fillonte të ndodhte, ai pastaj do të dilte me ndonjë ide kreative se si të zhbllokohen nevojtorët, të cilat i kishte bllokuar ai. Të gjitha ata që do të fillonin ta sulmonin atë për sabotazh, ai do t’i pyeste me plot zemërim: Pse po dëshironi ta dënoni popullin për ta kryer në brekë? Pastaj në mënyrë triumfaliste do të kërcënonte se do të organizonte referendum, do ta bartte pushtetin të populli, se si do të dëshironin ata të zgjidhej ky misteri i nevojtoreve.

Pra, ky është Thaci.

Sigurisht që Kosova është organizatë komike në vetëvete, mirëpo persona, ose personalitete sikur Thaci, në shoqëri dhe shtete që janë më të mëdha dhe më të organizuara, dinë të shkaktojnë mjaft kokëçarje me të tilla tema nacionale. Plot autokratë dhe diktatorë janë zhvilluar përafërisht kështu sikur Thaci. Fillimisht revolucionar. Pastaj disa vite tranzicion dhe vjedhje. Krejt në fund nacionalizëm. Po të mos ishte KFOR’i, po të mos ishin edhe shumë faktor të tjerë që janë prezent në vendin tonë, që e bëjnë situatën komplekse, Thaci do ta kishte momentin përfekt që të niste edhe një fushatë të arrestimeve ndaj kundërshtarëve të ideve të tij – posacërisht mediave. Yrrnek për një gjë të tillë ka sa të duash te partneri i tij në Lindje. Madje, partneri i tij në Lindje, mund të jetë edhe i habitur përse vëllai i tij në vilajetin e Kosovës nuk ka kaluar ende në fazën e domosdoshme të pastrimit të terrenit nga armiqtë e brendshëm.

Kategori
Uncategorized

Dokumenti i 1945/ Kush ishin 25 shkodranët e parë të burgosur nga diktatura.

Vdekje Fashizmit, Liri Popullit

Shtabi i Bragadës II-të Mbrojtjes Popullit

Shkodër, 14.2.1945

DREJTORIS MBROJTJES POPULLIT

T I R A N Ë

Me urdhër të Komandës Operacionit po ju dërgojmë të burgosurit të cilët janë të dënuar me burgim. Shtojmë se këta do të nisen për në Burgun e Beratit.

1) Kol Marku ish Këshilltar i Trushit, bashkpuntor me tradhëtarin kundër Pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

2) Dan Velia nga Berdica, bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

3) Shaban Dini nga Berdica bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

4) Martin Lorja nga Berdica bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

5) Faik Lana nga Berdica bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

6) Kin Shuku nga Berdica bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

7) Kol Gjoka nga Ivanaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit të Popullit me 20 vjet burgim.

8) Llesh Zefi nga Gryk’e Manatis Leshit disfatist e sabotator i lëvizjes N.Çl. me 15 vjet burgim.

9) Geg Engjëlli ish Këshilltar i Beltojës përkrahës i armiqvet të Popullit me 15 vjet burgim.

10) Zef Gjoni nga Ivanaj përkrahës i armiqvet të Popullit me 15 vjet burgim.

11) Nikoll Toma nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

12) Zef Toli nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

13) Kol Gjetja nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

14) Gjok Gjoni nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

15) Kol Marashi nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

16) Gjeto Toli nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

17) Preng Kola nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

18) Gjok Gjini nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit të Popullit me 30 vjet burgim.

19) Tom Zefi nga Malkolaj bashkpuntor me tradhëtarë kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

20) Shyqyri Bushati nga Shkodra strehus i Sulçe Begut me ____ vjet burgim.

21) Shefki Bushati nga Shkodra strehus i Sulçe Begut me 30 vjet burgim.

22) Myfit Bushati mnga Shkodra strehus i Sulçe Begut me 30 vjet burgim.

23) Jak Lushi ish Këshilltar i Beltojës bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

24) Rrok Gjushi ish Këshilltar i Beltojës bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

25) Gjon Pjetri ish Këshilltar i Beltojës bashkpuntor me tradhëtarët kundër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

26) Lal Meti ish Këshilltar i Trushit bashkpuntor me tradhëtarët kondër Pushtetit Popullit me 30 vjet burgim.

Shtabi i Brigadës II Mbrojtjes Popullit

K O M I S A R I

K O M A N D A N T I

(Lako Polena)

(Kap.I-rë Petro Bullati)

Komandës Operacionit

Shefit Mbrojtjes Popullit

Seksionit Mbrojtjes Popullit

K ë t u

Për njoftim.

Shtabi i Brigadës II Mbrojtjes Popullit

K O M I S A R I

(Lako Polena)

K O M A N D A N T I

(Kap.I-rë Petro Bullati)

Burimi: AQSH, F.14, v.1945, d.215.

Kategori
Uncategorized

Dokumenti përfundimtar i Marrëveshjes për emrin e Maqedonisë, ja çfarë përmban?!

MARRËVESHJE

MARRËVESHJA  PËRFUNDIMTARE  PËR  ZGJIDHJEN  E  DALLIMEVE  TË  PËRSHKRUARA NË REZOLUTAT 817 (1993) DHE 845 (1993) TË  KËSHILLIT TË SIGURI MIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA, PËR  SHFUQIZIMIN E MARRËVESHJES SË PËRKOHSHME TË VITIT 1995,  DHE PËR VENDOSJEN E PARTNERITETIT STRATEGJIK NDËRMJET PALËVE

PREAMBULA

Pala e parë, Greqia (“Pala e parë”) dhe Pala e dytë, e cila ishte pranuar në Kombet e Bashkuara në pajtim me rezolutën 47/225 të 8 prillit 1993 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (“Pala e dytë”), të emëruara së bashku si “Palët”,

• Duke u thirrur në parimet dhe qëllimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, Dokumentit përfundimtar të Helsinkit i vitit 1975, akteve relevante të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës,

• Të udhëhequra nga fryma dhe parimet e demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore dhe dinjitetit,

• Duke iu përmbajtur dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe veçanërisht atyre të cilat kanë të bëjnë me obligimin e shteteve në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të cilitdo shtet,

• Duke e theksuar angazhimin e tyre të plotë për parimet për mos-cenimin e kufijve dhe integritetit territorial të shteteve, të përfshirë në Dokumentin Përfundimtar të Helsinkit të vitit 1975,

• Duke e vërtetuar kufirin ekzistues ndërmjet tyre si kufi ndërkombëtar i përhershëm,

• Të pajtuar plotësisht për nevojën e përforcimit të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në Evropën Juglindore,

• Me dëshirë që ta përforcojnë atmosferën e besimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore në Rajon dhe t’i ndërpresin në mënyrë të përhershme të gjitha qëndrimet armiqësore, të cilat do të mund të qëndrojnë ende dhe duke u pajtuar për nevojën e përmbajtjes nga irredentizmi dhe revizionizmi në cilëndo formë,

• Duke u thirrur në obligimin e tyre, në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare, nën çfarëdo preteksti dhe në çfarëdo forme, të mos përzihen në punët e brendshme dhe kompetencat e Palës tjetër,

• Duke e nënvizuar, gjithashtu, vlerën e zhvillimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet shteteve dhe nevojën kontestet të zgjidhen në mënyrë të qetë, në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara,

• Duke i zgjidhur dallimet në pajtim me Rezolutën 817 (1993) të 7 prillit 1993 dhe Rezolutën 845 (1993) të 18 qershorit 1993, të Këshillit të Sigurimit, si dhe nenin 5 të Marrëveshjes së Përkohshme të 13 shtatorit 1995 në mënyrë dinjitoze dhe të qëndrueshme, duke i pasur parasysh vlerën e çështjes dhe ndjeshmërisë së secilës Palë,

• Duke e marrë parasysh Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme  47/225 të 8 prillit 1993,

• Duke e pasur parasysh Marrëveshjen e përkohshme, Memorandumin e 13 tetorit 1995 për masat praktike të lidhura me Marrëveshjen e përkohshme, Memorandumin për vendosje të ndërsjellë të zyrave për lidhje në Shkup dhe Athinë të 20 tetorit 1995, si dhe procesin e Masave për ndërtimin e besimit,

• Duke e nënvizuar dëshirën e tyre të fuqishme për miqësi të ndërsjellë, fqinjësi të mirë dhe partneritet për bashkëpunim,

• Me angazhim t’i përforcojnë, zgjerojnë dhe thellojnë marrëdhëniet e tyre bilaterale dhe të vendosin themele të forta për përforcimin dhe respektimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe për zhvillimin e bashkëpunimit të tyre bilateral,

• Duke kërkuar që ta përforcojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin e vet bilateral dhe ta mbindërtojnë në nivel të partneritetit strategjik, në sferat e bujqësisë, mbrojtjes civile, mbrojtjes, ekonomisë, energjisë, mjedisit jetësor, industrisë, infrastrukturës, investimeve, marrëdhënieve politike, turizmit, tregtisë, bashkëpunimit tejk ufitarë dhe transportit, duke i shfrytëzuar pastaj përfitimet nga Masat ekzistuese për ndërtimin e besimit,

U dakorduan si vijon:

PJESA 1

ZGJIDHJA E DALLIMIT RRETH EMRIT, ÇËSHTJEVE TË PAPËRFUNDUARA LIDHUR ME TË NJËJTIN DHE PËRFORCIMI  I MARRËDHËNIEVE TË FQINJËSISË SË MIRË

Neni 1

1. Kjo Marrëveshje është përfundimtare dhe me hyrjen e saj në fuqi shfuqizohet Marrëveshja e përkohshme mes palëve, e nënshkruar në Nju Jork, më 13 shtator 1995.

2. Palët e pranuan si obligues rezultatin nga negociatat, të cilat u zhvilluan nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, e të cilat Palët ishin të obliguara t’i udhëheqin në pajtim me Rezolutën 817 (1993) dhe Rezolutën  945 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe në pajtim me Marrëveshjen e përkohshme të vitit 1995.

3. Në pajtim me këto negociata, në mënyrë të ndërsjellë janë pranuar dhe dakorduar këto, si vijojnë:

а) Emri zyrtar i Palës së dytë do të jetë “Republika e Maqedonisë së Veriut”, i cili do të jetë emër Kushtetues i Palës së dytë dhe do të përdoret erga omnes, siç është paraparë me këtë marrëveshje.  Emri i shkurtër i Palës së dytë do të jetë “Maqedonia e Veriut”.

b) Shtetësia e Palës së dytë do të jetë maqedonase/ qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç do të shënohet në të gjitha dokumentet e udhëtimit.

c) Gjuha zyrtare e Palës së dytë do të jetë “gjuha maqedonase”, siç është pranuar në Konferencën e tretë të KB-së për standardizimin e emrave gjeografike, e mbajtur në Athinë në vitin 1977 dhe siç është e përshkruar në nenin 7, paragrafi  (3) dhe paragrafi (4) i kësaj marrëveshje.

ç) Termet “Maqedonia” dhe “maqedonase” e kanë domethënien e dhënë në nenin 7 të kësaj marrëveshje.

d) Kodi i vendit në targat e regjistrimit të automjeteve të Palës së dytë do të jetë NM ose NMK. Për të gjitha qëllimet tjera, kodi i vendit mbetet MK dhe MKD, siç është e përcaktuar zyrtarisht nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO).

dh) Mbiemri lidhur me shtetin, organet e tij zyrtare dhe institucionet tjera publike do të jenë në pajtim me emrin zyrtar të Palës së dytë ose me emrin e tij të shkurtër, përkatësisht “të Republikës së Maqedonisë së Veriut” ose “të Maqedonisë së Veriut”.  Përdorime të tjera të mbiemrit, duke përfshirë edhe ato lidhur me entitetet dhe aktorët privatë, të cilët janë të lidhur me shtetin dhe entitetet publike, që nuk janë të themeluara me ligj dhe nuk marrin mbështetje financiare nga shteti për aktivitete jashtë shtetit, mund të jenë në pajtim me nenin 7, paragrafi (3) dhe paragrafi (4).  Përdorimi i mbiemrit për aktivitete mund të jetë në pajtim me nenin 7, paragrafi (3) dhe paragrafi (4).  Kjo nuk ndikon në procesin e përcaktuar sipas nenit 1, paragrafi 3 (ë) dhe në emrat e përbërë të qyteteve që ekzistojnë në datën e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

e)  Pala e dytë do ta pranojë emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” si emër të saj zyrtar, si dhe termet e cekura në nenin 1, paragrafi (3), duke e zbatuar procedurën e brendshme e cila është e obligueshme dhe parevokueshme, që do të përfshijë miratimin e amendamentit të Kushtetutës, siç është përcaktuar me këtë marrëveshje.

ë) Lidhur me emrin e lartpërmendur dhe terminologjitë në emrat komercialë, markat tregtare dhe emrat e markave, Palët pajtohen që t’i mbështesin dhe inkurajojnë komunitetet e tyre afariste që të vendosin dialog të sinqertë, të strukturuar dhe të mirë, në kuadër të të cilit do të kërkojnë dhe do të arrijnë zgjidhje të përbashkëta për çështje të cilat dalin nga emrat komerciale, marka tregtare dhe emrat e markave dhe për të gjitha çështjet relevante, në nivel bilateral dhe ndërkombëtar. Për zbatimin e dispozitave të lartpërmendura, do të formohet grup ndërkombëtar i ekspertëve, të cilin do ta përbëjnë përfaqësues të dy vendeve, në kontekst të Bashkimit Evropian (BE) me kontributin përkatës të Kombeve të Bashkuara dhe ISO.   Ky grup i ekspertëve do të formohet në vitit 2019, dhe do ta përfundojë punën e vet brenda tri vitesh.  Asnjë dispozitë e nenit 1, paragrafi 3 (ë) nuk do të ndikojë mbi përdorimin e tanishëm komercial derisa nuk arrihet pajtim i ndërsjellë, siç është paraparë në këtë aline.

4. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Palët do t’i marrin hapat në vijim:

a) Pala e dytë, pa prolongim, do t’ia paraqesë Marrëveshjen Kuvendit për ratifikim.

b) Pas ratifikimit të Marrëveshjes në Kuvendin e Palës së dytë, Pala e dytë do ta njoftojë Palën e parë se Kuvendi i Palës së Dytë e ka ratifikuar Marrëveshjen.

c) Pala e dytë, nëse vendos ashtu, do të mbajë referendum.

ç) Pala e dytë do të nisë procesin për miratimin e amendamenteve kushtetuese, siç është paraparë në këtë marrëveshje,

d) Pala e dytë në tërësi do t’i miratojë amendamentet kushtetuese deri në fund të vitit 2018.

dh) Pas njoftimit të Palës së dytë për përfundimin e procedurës për miratimin e amendamenteve të lartpërmendura të Kushtetutës dhe për përfundimin e të gjitha procedurave të brendshme juridike  për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje, Pala e parë menjëherë do ta ratifikojë këtë marrëveshje.

5. Pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, Palët do ta përdorin emrin dhe terminologjitë e përmendura në nenin 1, paragrafi 3 në të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare, multilaterale dhe rajonale, institucionet dhe forumet, përfshirë edhe të gjitha mbledhjet dhe korrespodencën dhe në të gjitha marrëdhëniet bilaterale me të gjitha shtetet – anëtare të Kombeve të Bashkuara.

6. Konkretisht, menjëherë pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, Pala e dytë do t’i:

a) Njoftojë të gjitha organizatat ndërkombëtare, multilaterale dhe rajonale, institucionet dhe forumet, anëtare e të cilave është, për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje dhe pastaj do të kërkojë nga të gjitha ato organizata, institucione dhe forume ta pranojnë dhe përdorin emrin dhe terminologjitë e përmendura në nenin 1, paragrafi 3  të kësaj marrëveshjeje për të gjitha përdorimet dhe qëllimet.  Të dyja Palët, gjithashtu, do t’i drejtohen Palës së dytë në pajtim me nenin 1, paragrafi 3 në të gjitha komunikimet ndaj, me dhe në kuadër të organizatave, institucioneve dhe forumeve të tilla.

b) Njoftojë të gjitha shtetet – anëtare të Kombeve të Bashkuara për hyrjen e kësaj marrëveshjeje në fuqi dhe do të kërkojë nga të njëjtat ta pranojnë dhe ta shfrytëzojnë emrin dhe terminologjitë e përmendura në nenin 1, paragrafi 3 nga kjo marrëveshje për të gjitha përdorimet dhe qëllimet, duke përfshirë edhe në të gjitha marrëdhëniet e saja bilaterale dhe komunikim.

7. Pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje dhe në pajtim me dispozitat e nenit 1, paragrafi (9) dhe paragrafi (10) termet “Maqedoni”, “Republika e Maqedonisë”, IRJ e Maqedonisë”, “IRJ. e Maqedonisë”, në formë të përkthyer ose të pa-përkthyer, si dhe emri i përkohshëm “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” dhe akronimi “IRJM” nuk do të përdoren ndaj Palës së dytë në cilindo kontekst zyrtar.

8. Pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, e duke marrë parasysh nenin 1, paragrafin (9) dhe paragrafin (10), Palët do ta shfrytëzojnë emrin dhe terminologjitë nga neni 1, paragrafi 3 për të gjitha përdorimet dhe qëllimet erga omnes, përkatësisht për përdorimin e brendshëm, dhe në të gjitha marrëdhëniet e veta bilaterale dhe në të gjitha Organizimet dhe institucionet  rajonale dhe ndërkombëtare .

9. Pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, Pala e dytë menjëherë dhe në pajtim me praktikat e shëndosha administrative do t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme me qëllim që organet kompetente të vendit që tani e tutje në mënyrë të brendshme ta përdorin emrin dhe terminologjitë nga neni 1, paragrafi 3 i kësaj marrëveshjeje në të gjitha dokumentet e reja zyrtare, në korrespodencë dhe në materiale relevante.

10. Në lidhje me rëndësinë e dokumenteve dhe materialeve tashmë ekzistuese të    lëshuara nga autoritetet e Palës së dytë, Palët dakordohen të ketë dy periudha kalimtare, një “teknike” dhe një “politike”:

a) Periudha kalimtare “teknike” do t’u referohet të gjitha dokumenteve dhe materialeve zyrtare të administratës publike të Palës së dytë për përdorimin ndërkombëtar dhe dokumenteve për përdorimin e brendshëm, por të cilat mund të përdoren edhe jashtë shtetit. Këto dokumente dhe materiale do të përtëriten në pajtim me emrin dhe terminologjitë e theksuara në nenin 1, paragrafi 3 i kësaj marrëveshjeje, më së voni në afat prej pesë vitesh pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje.

b) Periudha kalimtare “politike” do t’u referohet të gjitha dokumenteve dhe materialeve, të cilat janë veçanërisht për përdorim të brendshëm në Palën e dytë.  Lëshimi i dokumenteve dhe materialeve të tilla që janë në këtë kategori në pajtim me nenin 1, paragrafi 3 do të fillojë gjatë hapjes së secilit kapitull në fushën relevante në negociatat në Bashkimin Evropian dhe do të përfundojë në afat prej pesë vitesh nga atëherë.

11. Procedurat për miratimin e shpejtë të amendamenteve kushtetuese të Palës së Dytë, e me qëllim të zbatimit të plotë të dispozitave të kësaj marrëveshjeje, do të fillojnë pas ratifikimit të kësaj marrëveshjeje nga Kuvendi i saj ose pas referendumit, nëse Pala e dytë vendos të mbajë referendum.

12. Emri dhe terminologjitë e përmendura në nenin 1 të kësaj marrëveshjeje do të përfshihen në Kushtetutën e Palës së dytë.  Ky ndryshim do të bëhet menjëherë me një amendament.  Sipas këtij amendamenti, emri dhe terminologjitë do të ndryshohen në të gjitha nenet e Kushtetutës. Më tej, Pala e dytë do ta nisë procedurën për miratimin e amendamenteve përkatëse të Preambulës, neni 3 dhe neni 49 të Kushtetutës, gjatë procedurës për ndryshimin e Kushtetutës.

13. Në rast të gabimeve dhe lëshimeve në përdorimin e drejtë të emrit dhe terminologjive të përmendura në nenin 1 paragrafi 3 i kësaj marrëveshjeje në kontekst të organizatave ndërkombëtare, multilaterale dhe rajonale, institucioneve, korrespodencës, mbledhjeve dhe forumeve, si dhe në marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale të Palës së dytë me shtete dhe entitete të treta, cilado nga Palët mund të kërkojë menjëherë të bëhet korrigjimi dhe të mënjanohen gabimet e ngjashme në të ardhmen.

NENI 2

1. Pala e parë pajtohet që të mos i kundërshtojë kërkesat për anëtarësim ose anëtarësimin e Palës së dytë, me emrin dhe terminologjitë nga neni 1, paragrafi 3 i kësaj marrëveshjeje në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, multilaterale dhe rajonale në të cilat Pala e parë është anëtare.

2. Pala e dytë do të kërkojë pranimin në organizata dhe institucione ndërkombëtare, multilaterale dhe rajonale me emrin dhe terminologjitë nga neni 1, paragrafi 3 i kësaj marrëveshjeje.

3. Pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, e në pajtim me nenin 1 të kësaj marrëveshjeje, Pala e parë do të ratifikojë çfarëdo marrëveshje për aderimin e Palës së dytë në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Pala e parë është anëtare.

4. Në veçanti, sa i përket procesit të integrimit të Palës së dytë në Bashkimin Evropian (BE) dhe Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), do të aplikohen:

a.    Pala e dytë do të kërkojë anëtarësim në NATO dhe BE me emrin dhe terminologjitë nga neni 1 i kësaj marrëveshjeje. Anëtarësimi në NATO dhe BE do të bëhet me të njëjtin emër dhe terminologji.

b.  Pas marrjes së njoftimit se Kuvendi i Palës së dytë e ka ratifikuar këtë marrëveshje, Pala e parë menjëherë:

(i) do ta njoftojë kryetarin e Këshillit të Bashkimit Evropian se e mbështet fillimin e negociatave për anëtarësimin e Palës së dytë në Bashkimin Evropian, me emrin dhe terminologjitë nga nenit 1 i kësaj marrëveshjeje.

(ii) do ta njoftojë sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s se e mbështet ftesën për anëtarësimin e Palës së dytë. Mbështetja e tillë e Palës së parë kushtëzohet, së pari, me rezultatin e referendumit, nëse Pala e dytë vendos të mbajë referendum në pajtim me këtë marrëveshje dhe së dyti, me miratimin e plotë të amendamenteve kushtetuese, siç është e paraparë në këtë marrëveshje. Pas marrjes së njoftimit nga Pala e dytë se i ka përfunduar të gjitha procedurat e saj të brendshme juridike të nevojshme për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje, duke përfshirë edhe referendum të mundshëm nacional me një rezultat në përputhje me këtë marrëveshje dhe pas përfundimit të procedurës për miratimin e amendamenteve kushtetuese të Palës së dytë, Pala e parë do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Palës së dytë në NATO. Kjo procedurë e ratifikimit do të përfundojë së bashku me procedurën e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

NENI 3

1. Palët me këtë e vërtetojnë kufirin e tyre të ndërsjellë ekzistues si kufi ndërkombëtar i pacenueshëm dhe i përhershëm. Asnjëra nga palët nuk do të mbrojë ose mbështesë kurrfarë pretendimesh ndaj cilësdo pjesë të territorit të Palës tjetër, e as pretendime për ndryshim të kufirit të tyre të ndërsjellë ekzistues. Përveç kësaj, asnjëra nga Palët nuk do të mbështesë çfarëdo lloj pretendimesh të tilla të cilat mund t’i shprehin palët e treta.

2. Secila Palë obligohet  ta respektojë sovranitetin, integritetin territorial  dhe pavarësinë politike të Palës tjetër. Asnjëra nga Palët nuk do të mbështesë çfarëdo lloj aktiviteti të palëve të treta drejtuar kundër sovranitetit,  integritetit territorial ose pavarësisë politike të Palës tjetër.

3. Të dyja Palët, në pajtim me qëllimet dhe parimet  e Kartës  së Kombeve të Bashkuara, do të përmbahen nga kërcënimet ose përdorimi i forcës, duke përfshirë edhe kërcënimet ose përdorimin e forcës me qëllim që të prishet kufiri i ndërsjellë ekzistues.

4.  Të dyja Palët obligohen se nuk do të ndërmarrin, nxisin, mbështesin dhe/ose tolerojnë çfarëdo lloj veprimtarish ose aktivitetesh të karakterit armiqësor drejtuar Palës tjetër.  Asnjëra nga Palët nuk do të lejojë që territori i vet të shfrytëzohet kundër Palës tjetër nga palët e treta, organizatat, grupet dhe individët të cilat kryejnë ose orvaten të kryejnë veprime subverzive, secesioniste, ose veprime ose aktivitete që paraqesin në çfarëdo lloj mënyre kërcënim të paqes, stabilitetit ose sigurisë së Palës tjetër. Secila Palë pa prolongim do t’i përcjellë Palës tjetër informata të cilat ajo i posedon në lidhje me aktivitetet ose qëllimet e tilla.

NENI  4

1.  Secila nga Palët me këtë obligohet dhe deklaron në mënyrë solemne se asnjë dispozitë nga Kushtetuta e saj, siç është në fuqi ose siç do të ndryshohet në të ardhmen, nuk mund dhe nuk duhet të interpretohet si mënyrë, e cila paraqet ose kur do qoftë do të paraqesë bazë për çfarëdo pretendimi ndaj të cilësdo sferë e cila nuk është në kuadër të kufijve të saj  ndërkombëtare ekzistuese.

2.  Secila nga Palët obligohet të mos japë, dhe as të lejojë çfarëdo lloj deklaratash irredentiste dhe se nuk do të miratojë çfarëdolloj deklaratash të tilla të dhëna nga ata të cilët pohojnë se veprojnë në emër ose në interes të njërës prej Palëve.

3.  Secila nga Palët me këtë obligohet dhe deklaron solemnisht se asnjë dispozitë nga Kushtetuta e saj, siç është në fuqi ose siç do të ndryshohet në të ardhmen, nuk mund dhe nuk duhet të interpretohet në mënyrë e cila paraqet ose kurdo qoftë do të paraqesë bazë për përzierje në punët e brendshme të Palës tjetër, në cilëndo formë ose për cilëndo qoftë arsye, duke përfshirë dhe për shkak të mbrojtjes së statusit dhe të drejtave të cilave do persona të cilët nuk janë qytetarë të saj.

NENI 5

1. Në kryerjen e punëve të saj, Palët do të udhëhiqen nga fryma dhe parimet e demokracisë, lirive themelore, respektimit të të drejtave njerëzore dhe dinjitetit  dhe sundimit të së drejtës, në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut1, Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut 2, Konventën Ndërkombëtare për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor 3, Konventën për të drejtat e fëmijës 4, Dokumentin përfundimtar të Helsinkit, Dokumentin nga mbledhja në Kopenhagë e Konferencës për dimensionin njerëzor të Konferencës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë dhe Kartën e Parisit për Evropë të Re, dhe marrëveshjeve tjera ndërkombëtare  dhe instrumente në të cilën kanë aderuar të dyja Palët.

2. Asnjë dispozitë nga cilido instrument i përmendur në paragrafin 1 nuk do të interpretohet se i jep të drejtë cilësdo qoftë nga Palët të ndërmarrin veprime në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara ose Dokumentit Përfundimtar të Helsinkit, duke përfshirë dhe në kundërshtim me parimin e integritetit territorial të shteteve.

NENI  6

1.  Me qëllim të forcimit të marrëdhënieve bilaterale shoqërore, secila nga Palët menjëherë do të ndërmarrë masa efektive për t’i penguar cilat do qoftë aktivitete, veprimtari armiqësore, ose propagandë nga ana e organeve shtetërore ose organet nën kontroll të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të shtetit dhe për të parandaluar veprimtari që mund të nxisin shovinizëm, armiqësi, irredentizëm dhe revizionizëm kundër Palës tjetër.  Nëse paraqiten aktivitete të tilla, të dyja Palët do t’i marrin të gjitha masat e nevojshme.

2.  Secila nga Palët menjëherë do të ndërmarrë masa efektive për të shkurajuar dhe parandaluar çdo veprim nga entitete  private, që mund të nxisin dhunë, urrejtje ose armiqësi kundër Palës tjetër. Nëse entiteti privat i territorit të cilësdo qoftë nga Palët kryen veprime të tilla pa dijeninë e asaj Pale, ajo Palë, sapo të mësojë për veprime të tilla, menjëherë do t’i ndërmarrë masat e nevojshme të parapara me ligj.

3.  Secila nga Palët do të parandalojë dhe shkurajojë veprime, duke përfshirë edhe veprimtari të propagandës nga ana e entiteteve private, veprime që mund të nxisin shovinizëm, armiqësi, irredentizëm dhe revizionizëm kundër Palës tjetër.

NENI 7

1.      Palët pranojnë se kuptimi i tyre përkatës i termeve “Maqedoni” dhe “maqedonas” i referohet kontekstit të ndryshëm historik dhe trashëgimisë kulturore.

2.  Kur i referohemi Palës së parë, këto terme shënojnë jo vetëm sferën e popullit të rajonit të veriut të Palës së parë, por gjithashtu edhe karakteristikat e tyre, si dhe civilizimin helen, historinë, kulturën dhe trashëgiminë në atë rajon që nga antika e deri sot.

3.  Kur i referohemi Palës së dytë, këto terme e shënojnë territorin e saj, gjuhën, popullin dhe karakteristikat e tyre me historinë e tyre, kulturën dhe trashëgiminë të cilat janë të ndryshme nga ato të përmendura në Nenin 7 paragrafi (2).

4.  Pala e dytë deklaron se gjuha e saj zyrtare, gjuha maqedonase, bën pjesë në grupin e gjuhëve të sllavëve të jugut.  Të dyja Palët deklarojnë se gjuha zyrtare dhe karakteristikat tjera të Palës së dytë nuk janë të lidhura me civilizimin helen, historinë, kulturën dhe trashëgiminë e rajonit të veriut të Palës së parë.

5.      Asnjë dispozitë e kësaj Marrëveshjeje nuk ka për qëllim të diskreditojë në çfarëdo lloj mënyre, ndryshojë ose ndikojë në përdorimin nga qytetarët e të dy Palëve.

NENI  8

1.  Në qoftë se cilado nga të dyja Palët beson se një ose më shumë simbole të cilat përbëjnë pjesë të trashëgimisë së saj historike ose kulturore i përdor Pala tjetër, ajo për gjoja përdorimin e tillë do t’i  sugjeroj Palës tjetër ndërsa Pala tjetër do të ndërmarrë veprime korrigjuese përkatëse me qëllim që të merret me çështjen në mënyrë efektive dhe të sigurojë respektim të trashëgimisë së tillë.

2. Në afat prej gjashtë muajsh nga hyrja e kësaj marrëveshjeje në fuqi Pala e dytë do ta shqyrtojë statusin e përmendoreve, ndërtesave publike dhe infrastrukturës së territorit të saj dhe nëse ato në çfarëdo lloj mënyre referojnë në historinë dhe civilizimin helen antik që përbën pjesë përkatëse të trashëgimisë historike ose kulturore të Palës së parë do të ndërmarrë veprime korrigjuese përkatëse me qëllim që në mënyrë efektive ta shqyrtojë çështjen dhe të sigurojë respektimin e trashëgimisë së tillë.

3.  Pala e dytë nuk do ta përdorë përsëri në çfarëdo lloj mënyre dhe në çfarëdo lloj forme simbolin e paraqitur në flamurin e saj shtetëror.  Në afat prej gjashtë muajsh pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, Pala e dytë do ta nisë procedurën për heqjen e simbolit të paraqitur në flamurin e saj të mëparshëm shtetëror nga të gjitha vendet publike dhe nga përdorimi publik në territorin e sajë.  Artefaktet arkeologjike nuk janë të përfshira në këtë dispozitë.

4. Secila nga Palët do t’u përmbahet rekomandimeve të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për standardizim të emrave gjeografike në lidhje me përdorimin e emrave gjeografike zyrtare dhe toponimeve të territorit të Palës tjetër, duke i dhënë prioritet me këtë rast shfrytëzimit të endonimeve në vend të ekzonimeve.

5.  Në afat prej një muaji nga nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje Palët nëpërmjet këmbimit të notave diplomatike,  në bazë  të paritetit, do të formojnë Komitet të përbashkët interdisiplinar të ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore, i cili do ta shqyrtojë interpretimin shkencor objektiv të ngjarjeve historike të bazuara në dëshmi autentike dhe në burime të qëndrueshme historike dhe shkencore dhe gjetjeve arkeologjike. Ministritë e Punëve të Brendshme të të dyja Palëve do ta mbikëqyrin punën e Komitetit në bashkëpunim me autoritetet tjera shtetërore kompetente.  Komiteti do të shqyrtojë edhe nëse mendon se është e përshtatshme, do të kryej revizion mbi cilindo libër shkollor dhe material mësimor ndihmës siç janë hartat, atlaset historike, udhëzimet mësimore të cilat shfrytëzohen nga të dyja Palët në pajtim me parimet dhe qëllimet e UNESKO-së dhe Këshillit të Evropës.  Për këtë qëllim, Komiteti do të caktojë korniza kohore konkrete për të siguruar se në secilën Palë asnjë libër shkollor ose material mësimor ndihmës që shfrytëzohet në vitin pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje nuk përmban çfarëdo lloj referencash revizioniste/irredentiste. Komiteti gjithashtu, do t’i studiojë edhe botimet e reja të librave shkollorë dhe materialeve mësimore ndihmëse, siç është paraparë në këtë nen.  Komiteti do të mbajë mbledhje rregullisht, së paku dy herë në vit dhe do të parashtrojë raport vjetor për aktivitetet e veta si dhe rekomandimet që duhet të miratohen nga Këshilli për bashkëpunim i nivelit të lartë i cili do të formohet në pajtim me nenin 12.

6. Palët pranojnë se zgjidhjet e lartpërmendura të pranuara reciprokisht, që dalin nga negociatat, do të kontribuojnë për vendosje përfundimtare të marrëdhënieve  paqësore dhe të fqinjësisë së mirë  në Rajon, në pajtim me Rezolutën 817 (1993) dhe Rezolutën  845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

PJESA 2 

INTENSIFIKIMI  DHE  PASURIMI  I  BASHKËPUNIMIT NDËRMJET DY PALËVE

NENI  9

1. Palët pajtohen se bashkëpunimi i tyre strategjik do të shtrihet në të gjithë sektorët, siç janë bujqësia, mbrojtja civile, mbrojtja, ekonomia, energjia, mjedisi jetësor, industria, infrastruktura, investimet, marrëdhëniet politike, turizmi, tregtia, bashkëpunimi tejkufitar dhe transporti. Bashkëpunimi i tillë strategjik do të realizohet jo vetëm në sektorët e përfshirë me këtë marrëveshje, por gjithashtu edhe në ato sektorë të cilët në të ardhmen do të konsiderohen të dobishëm dhe të domosdoshëm për të dyja vendet. Të gjithë këta sektorë duhet të inkorporohen në plan veprimin gjithëpërfshirës gjatë zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale.

2. Masat ekzistuese për ndërtimin e besimit do të inkorporohen në plan veprimin e lartpërmendur. Plan veprimi ka për qëllim zbatimin e dispozitave të kësaj pjese nga kjo marrëveshje.  Plan veprimi do të pasurohet dhe zhvillohet vazhdimisht.

MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE

NENI 10

Pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje:

1.      Pala e parë menjëherë do ta ngrit nivelin:

a) e Zyrës së vet ekzistuese për lidhje në kryeqytetin e Palës së dytë në nivel të ambasadës; dhe

b)  të Zyrës së vet ekzistuese për çështje konsullore, ekonomike dhe tregtare në qytetin Manastir, të Palës së dytë, në nivel të Konsullatës së përgjithshme; dhe

2.      Pala e dytë menjëherë do ta ngrit nivelin:

a) e Zyrës së vet ekzistuese për lidhje në kryeqytetin e Palës së parë në nivel të ambasadës; dhe

b) të Zyrës së vet ekzistuese për punë konsullore, ekonomike dhe tregtare në qytetin Selanik, të Palës së parë,  në nivel të konsullatës  së përgjithshme.

BASHKËPUNIMI  NË  KONTEKST TË  ORGANIZATAVE DHE FORUMEVE NDËRKOMBËTARE  DHE RAJONALE

NENI 11

Palët do të bashkëpunojnë në mënyrë të ngushtë, bilaterale dhe në kuadër të organizatave dhe iniciativave rajonale, me qëllim që të sigurojnë se Evropa Juglindore do të bëhet rajon i paqes, zhvillimit dhe prosperitetit për popujt e vet.  Ato do të promovojnë dhe do bashkëpunojnë në definimin e bashkëpunimit në nivel rajonal, si dhe do të bashkëpunojnë edhe në mbështetjen e ndërsjellë të kandidaturave të tyre në kontekst të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, multilaterale dhe rajonale, siç janë Kombet e Bashkuara, OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës.

BASHKËPUNIMI POLITIK DHE SHOQËROR

NENI 12

1.Palët dakordohen që t’i forcojnë dhe zhvillojnë më tej marrëdhëniet e tyre bilaterale politike, përmes  vizitave, takimeve dhe konsultimeve të rregullta në nivel të lartë politik dhe diplomatik.

2. Palët do të formojnë Këshill për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë (KBNL), që do të përbëhet nga përfaqësues të qeverive të tyre, të kryesuar bashkërisht nga kryeministrat e tyre.

3. KBNL-ja do të caktojë mbledhje të paktën një herë në vit dhe do të jetë trup kompetent për zbatimin e duhur dhe efektiv të kësaj marrëveshjeje dhe plan  veprimit që do të dalë nga ajo. KBNL-ja do të marrë vendime dhe do të promovojë aktivitete dhe masa për përmirësimin dhe përsosjen e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy Palëve dhe do të shqyrtojë çdo lloj çështje që mund të dalë gjatë zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe plan veprimit që do të dalë nga ajo, me qëllim të zgjidhjes së çështjeve të tilla.

4.  Palët janë të bindura se zhvillimi dhe forcimi i kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet njerëzve janë me rëndësi esenciale për zhvillimin e miqësisë, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë ndërmjet Palëve dhe popujve të tyre. Ata do t’i mbështesin dhe inkurajojnë kontaktet dhe takimet e tilla ndërmjet qytetarëve të tyre në të gjitha nivelet e duhura.

5.  Palët do të japin mbështetje dhe do t’i nxisin kontaktet ndërmjet shoqërive të tyre civile, si dhe ndërmjet institucioneve të tyre dhe autoriteteve lokale, duke përfshirë dhe aktivitetet për bashkëpunimin ndërmjet të rinjve dhe studentëve, si dhe shkëmbimin e tyre, me qëllim të arritjes së mirëkuptimit dhe bashkëpunimit më të mirë me popujt e tyre.

BASHKËPUNIMI EKONOMIK

NENI 13

Duke marrë parasysh faktin që Pala e Dytë është shtet pa dalje në det, Palët do të udhëhiqen nga dispozitat relevante të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën  në Det, për aq sa është e zbatueshme në praktikë dhe gjatë lidhjes së marrëveshjeve të përmendura në nenin 18 të kësaj marrëveshjeje.

NENI 14

1.  Palët  më tej do ta zhvillojnë bashkëpunimin e tyre ekonomik në të gjitha fushat. Theksi i veçantë do të vendoset në përforcimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e bujqësisë, energjisë, mjedisit jetësor, industrisë, infrastrukturës, investimeve, turizmit, tregtisë dhe transportit. Për arritjen e këtyre qëllimeve, Palët do t’i përdorin dhe shfrytëzojnë Masat ekzistuese për ndërtimin e besimit, të cilat paraqesin platformë reciproke të dobishme për bashkëpunim, e cila do të zhvillohet në  plan veprim.

2.  Palët do t’i inkurajojnë investimet reciproke dhe do t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e tyre efektive, duke përfshirë dhe masat kundër burokracisë së tepërt dhe për tejkalimin e pengesave institucionale, administrative dhe tatimore. Palët veçanërisht do të fokusohen në bashkëpunimin ndërmjet kompanive, subjekteve afariste dhe industrive të secilës prej Palëve.

3.  Palët do të përmbahen nga vendosja e çdo pengese për lëvizjen e personave dhe mallrave ndërmjet territoreve të tyre dhe nëpërmjet  territorit të secilës Palë në territorin e Palës tjetër. Palët do të bashkëpunojnë për ta lehtësuar lëvizjen e tillë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

4. Palët do të zhvillojnë dhe nxisin bashkëpunimin e tyre në sektorin e energjisë, veçanërisht nëpërmjet  ndërtimit, mirëmbajtjes dhe shfrytëzimit të gazsjellësve dhe naftësjellësve interkonektivë (ato që janë në ndërtim e sipër dhe  të projektuarat), ndërsa  do të bashkëpunojnë në lidhje me burimet përtëritëse të energjisë, duke përfshirë kapacitetet diellore, të erës dhe hidrocentraleve. Çështjet e mundshme të pazgjidhura do të shqyrtohen shpejtë dhe do të arrihet zgjidhje e pranueshme reciproke, me ç’rast  do të merret parasysh Politika evropiane për energji dhe legjislacioni evropian në këtë fushë. Pala e parë do ta ndihmojë Palën e dytë nëpërmjet transferimit të duhur të njohurive dhe ekspertizës.

5. Palët do të promovojnë, zgjerojnë dhe përmirësojnë sinergjinë bashkëpunuese në fushat e infrastrukturës dhe transportit, si dhe në bazë reciproke edhe në fushat e transportit rrugor, hekurudhor, detar dhe ajror dhe lidhjet e komunikimeve, duke përdorur teknologjitë dhe praktikat më të mira në dispozicion. Ato, gjithashtu,  do të lehtësojnë transitin e mallrave dhe ngarkesave ndërmjet tyre, nëpërmjet infrastrukturës, duke përfshirë portet dhe aeroportet, në territoret e secilës Palë. Palët  do t’u përmbahen  rregullave dhe rregullativave  ndërkombëtare në lidhje me transitin, telekomunikimet, shenjat dhe kodet. Pala  e parë   do ta bëjë këtë deri në atë masë dhe në mënyrë që do të jetë në përputhje me detyrimet e saj që do të dalin nga anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare. Pala e dytë do ta bëjë  atë deri në atë masë  dhe në mënyrë që do të jetë  në përputhje me detyrimet e tyre  që dalin nga anëtarësimi i saj  në institucionet ndërkombëtare, multilaterale ose rajonale institucionet ose organizatat ku e njëjta është anëtare në kohën e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, si dhe detyrimet që  do të dalin nga anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian, pasi që të propozohet anëtarësimi i saj në të.

6.  Palët do të përpiqen t’i përmirësojnë dhe modernizojnë kalimet kufitare ekzistuese, siç kërkohet nga qarkullimi i komunikacionit, ndërsa  gjithashtu do të ndërtojnë vendkalime të reja kufitare, me qëllim që të inkurajojnë shkëmbimet turistike dhe tregtare ndërmjet tyre.

7.   Palët do të marrin masa për të siguruar mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe ruajtjen e mjedisit natyror në ujërat ndërkufitare dhe mjedisin e tyre dhe do të bashkëpunojnë në përpjekjet për zvogëlimin dhe eliminimin e të gjitha formave të ndotjes. Palët do të përpiqen të zhvillojnë dhe harmonizojnë strategjitë dhe programet për bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

8.  Palët do japin mbështetje për zgjerimin e shkëmbimit turistik dhe zhvillimin e bashkëpunimit të tyre në fushat e turizmit alternativ, duke përfshirë turizmin kulturor, fetar, arsimor, mjekësor dhe sportiv dhe do të bashkëpunojnë për përmirësimin dhe përparimin e udhëtimeve afariste dhe turistike ndërmjet tyre.

9.  Palët do të formojnë  Komitetin e Përbashkët të Ministrave (KPM) i cili do të ketë për qëllim arritjen e bashkëpunimit më të mirë të mundshëm në sektorët e lartpërmendur të partneritetit ekonomik, duke përfshirë dhe nëpërmjet organizimit të forumeve të përbashkëta afariste. Komiteti do të takohet të paktën një herë në vit dhe do të menaxhojë me vijimin e bashkëpunimit ekonomik bilateral, me zbatimin  gjithëpërfshirës të veprimtarive përkatëse sektoriale, protokolleve dhe marrëveshjeve kornizë kontraktuese, si dhe çdo marrëveshjeje relevante në të ardhmen. Palët nxisin bashkëpunim sa më të afërt ndërmjet odave të tyre ekonomike.

BASHKËPUNIMI  NË SFERËN  E ARSIMIT, SHKENCËS,  KULTURËS,  HULUMTIMIT,  TEKNOLOGJISË, SHËNDETËSISË                                                                     DHE SPORTIT

NENI 15

Në epokën e re të revolucionit industrial dhe gjeneratën e dytë të makinave, thellimi i bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe shoqërive është i domosdoshëm më shumë se kurdoherë, veçanërisht  në lidhje me aktivitetet shoqërore, teknologjike dhe kulturore  në kuptimin më të ngushtë dhe më të gjerë. Me qëllim të avancimit të tij:

1.  Palët do të zhvillojnë dhe përmirësojnë bashkëpunimin e tyre shkencor, teknologjik dhe teknik, si dhe bashkëpunimin e tyre në fushën e arsimit. Ato do të intensifikojnë shkëmbimin e informacionit dhe dokumentacionit shkencor dhe teknik dhe do të përpiqen të përmirësojnë qasjen në institucionet shkencore dhe hulumtuese, arkivat, bibliotekat dhe institucionet e ngjashme. Palët do t’i mbështesin iniciativat nga institucionet shkencore dhe arsimore, si dhe nga individët që kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit në fushat e shkencës, teknologjisë dhe arsimit.

2.  Palët do mbështesin dhe inkurajojnë evenimente, si dhe  programe mësimore shkencore në të cilat marrin pjesë anëtarët e komunitetit shkencor dhe akademik pjesëtarët. Ato, gjithashtu, do të mbështesin dhe inkurajojnë organizimin e konferencave bilaterale dhe ndërkombëtare në këto fusha.

3.  Palët i japin rëndësi të madhe zhvillimit të hulumtimit, si dhe zbatimit dhe shfrytëzimit të teknologjive të reja, duke përfshirë teknologjinë digjitale dhe nanoteknologjinë, në mënyrë me të cilën ruhet mjedisi jetësor dhe përsosen aftësitë, kapacitetet dhe gjendja e mirë e përgjithshme e qytetarëve të tyre. Andaj, Palët do të zhvillojnë bashkëpunimin ndërmjet qendrave të tyre hulumtuese, hulumtuesve dhe sistemeve të institucioneve akademike.

4.  Palët do të vendosin theks të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve kulturore ndërmjet dy shteteve, shoqërive të tyre dhe grupeve sociale, duke marrë parasysh veçanërisht artin, vallen, kinematografinë, muzikën dhe teatrin. Në këtë aspekt rëndësi e veçantë i jepet marrëveshjes. Do të avancohet bashkëpunimi bilateral në sferën e shëndetësisë, duke përfshirë edhe mbrojtjen shëndetësore.

 BASHËPUNIMI  POLICOR  NË SFERËN  E MBROJTJES CIVILE

NENI 16

1. Palët do të bashkëpunojnë ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar dhe tejkufitar, terrorizmit, krimit ekonomik, veçanërisht kundër krimit lidhur me tregtinë jolegale dhe/ose eksploatimin e njerëzve, krimit lidhur me prodhimin, tregtinë e palejuar dhe/ose tregtinë jolegale të drogave narkotike dhe substancave psikotrope, prodhimin jolegal dhe tregtimin me armë, pjesët rezerve dhe komponentët e tij, si dhe municionin, pastaj importin jolegal, eksportin dhe bartjen e pronësisë së pronës kulturore, si dhe kundër veprave kundër aviacionit civil dhe veprave të lidhura me falsifikimin dhe/ose kontrabandë me cigare, alkool ose karburante.

2.  Palët do të bashkëpunojnë në mënyrë të ngushtë në sferën e mbrojtjes civile, veçanërisht duke u fokusuar në parandalimin dhe ballafaqimin me katastrofa natyrore dhe katastrofa të shkaktuara nga njeriu dhe në aktivitete për ballafaqim me pasojat nga katastrofat. Secila Palë mund ta shfrytëzojë edukimin e specializuar dhe ekspertizën e Palës tjetër dhe çdoherë kur ajo është e nevojshme dhe e mundur secila Palë do t’i mundësojë Palës tjetër shfrytëzimin e infrastrukturës së vet speciale, veçanërisht për mbrojtje kundër zjarrit. Palët mund ta shqyrtojnë mundësinë për vendosjen e mekanizmit relevant për ndihmë në zbatimin e dispozitave të këtij neni.

BASHKËPUNIMI NË SFERËN E MBROJTJES

NENI 17

Palët do ta përforcojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në sferën e mbrojtjes, duke i përfshirë edhe takimet e shpeshta dhe kontaktet ndërmjet liderëve politikë dhe ushtarakë të fuqive të tyre të armatosura, pastaj nëpërmjet  transmetimit adekuat të njohurive dhe ndihmës për ndërtimin e kapaciteteve, bashkëpunimit në sferat e prodhimit, informimit dhe ushtrimeve të përbashkëta ushtarake. Palët posaçërisht do të fokusohen në trajnimin e personelit të cilin Palët ndërmjet veti mund ta sigurojnë.

MARRËDHËNIET KONTRAKTUESE

NENI 18

1. Pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, në  marrëdhëniet e tyre, Palët do të udhëhiqen nga dispozitat e marrëveshjeve bilaterale të cilat ishin të lidhura ndërmjet ish -Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Palës së Parë, më 18 qershor 1959:

a) Konventa  për marrëdhënie të ndërsjella juridike,

b) Marrëveshja  në lidhje me njohjen e ndërsjellë dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe

c) Marrëveshja për çështjet nga sfera e ekonomisë së ujërave.

2.  Palët pajtohen  se pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, të gjitha dokumentet ndërkombëtare të cilat janë obliguese për Palët do të mbeten në fuqi, përveç atyre shfuqizimi i të cilave është  i paraparë konkretisht me këtë marrëveshje.

3.  Palët ndërmjet veti do të konsultohen  me qëllim  të identifikimit të marrëveshjeve tjera  të lidhura  ndërmjet Ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Palës së parë, për të cilat ato do të konsiderojnë se janë adekuate të zbatohen në marrëdhëniet e tyre të ndërsjella.

4.      Palët obligohen t’i hulumtojnë të gjitha mundësitë për lidhjen e marrëveshjeve plotësuese bilaterale, të nevojshme në sferat me interes të ndërsjellë.

PJESA 3

ZGJIDHJA E KONTESTEVE

NENI 19

1.Palët të gjitha kontestet do t’i zgjidhin vetëm me mjete paqësore, në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara.

2. Në rast se njëra Palë konsideron se Pala tjetër nuk vepron në pajtim me dispozitat e kësaj marrëveshjeje, ajo Palë për shqetësimin e vet do ta njoftojë Palën tjetër dhe do të kërkohet zgjidhje nëpërmjet  negociatave.  Nëse Palët nuk mund ta zgjidhin çështjen në mënyrë bilaterale, Palët mund të pajtohen të kërkojnë nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara t’i përdorë shërbimet e mira të tij për zgjidhjen e çështjes.

3.  Secili kontest që do të paraqitet ndërmjet palëve në lidhje me interpretimin ose zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe i cili nuk do të zgjidhet në pajtim me procedurat e theksuara në nenin 19, paragrafin (2), mund të ngrihet nëpërmjet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.  Palët së pari duhet të insistojnë të arrijnë pajtim me qëllim që së bashku të ngritin kontest të tillë para gjykatës së lartpërmendur. Megjithatë, nëse nuk arrihet pajtim i tillë në afat prej gjashtë muajsh, ose për periudhë më të gjatë për të cilën në mënyrë të ndërsjellë do të pajtohen të dyja Palët, atëherë kontestin e tillë para gjykatës së njëjtë mund ta ngrit secila Palë veç e veç.

DISPOZITA TË FUNDIT

 NENI 20

1. Këtë marrëveshje do ta nënshkruajnë Ministrat e Punëve të Jashtme të të dyja Palëve.

2. Kjo Marrëveshje është lëndë e ratifikimit, në pajtim me procedurën vijuese të paraparë në nenin 1, paragrafi (4).

3. Pas përfundimit të procedurave të domosdoshme të brendshme juridike për hyrje në fuqi të kësaj marrëveshjeje, siç është paraparë në nenin 1, në afat prej dy javëve, Palët me shkrim do të informohen në mënyrë të ndërsjellë për të njëjtën. Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi me datën e pranimit të njoftimit të fundit nga Pala tjetër.

4. Neni 8, paragrafi (5) do të aplikohet përkohësisht edhe para hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje. Nëse kjo marrëveshje nuk hyn në fuqi, kjo marrëveshje, në tërësi dhe çdo dispozitë e saj veçmas nuk do të ketë asnjë efekt ose fuqi, as të përkohshëm, apo çfarëdo tjetër dhe ajo në asnjë mënyrë nuk do ta obligojë cilën do prej Palëve.

5. Dallimi dhe çështjet tjera të paraqitura në Rezolutën 817 (1993) dhe Rezolutën 845 (1993) të Këshillit të KB-së për siguri do të konsiderohen të zgjidhura pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje.

6. Sa më shpejtë që është e mundur, pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, Palët ose njëra prej Palëve do ta informojë sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje, si dhe për datën kur ajo ka hyrë në fuqi, e me qëllim të zbatimit të saj në Kombet e Bashkuara.

7. Kjo marrëveshje nuk është e orientuar kundër ndonjë shteti, entiteti apo individi. Ajo nuk i cenon të drejtat dhe obligimet që rezultojnë nga marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale të cilat janë në fuqi, të cilat të dyja Palët i kanë nënshkruar me shtete tjera ose organizata ndërkombëtare.

8. Pala e parë do ta zbatojë këtë marrëveshje në pajtim me obligimet e saja të cilat rezultojnë nga anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi i saj në institucione ose organizata tjera ndërkombëtare, multilaterale ose rajonale si dhe në pajtim me instrumentet tjera ndërkombëtare. Në mënyrë të ngjashme, Pala e dytë do ta zbatojë këtë marrëveshje në pajtim me obligimet e saj të cilat rezultojnë nga anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi i saj në institucione ose organizata tjera ndërkombëtare, multilaterale ose rajonale si dhe ato në lidhje me Bashkimin Evropian, pas propozimit për anëtarësimin e saj.

9. Dispozitat e kësaj marrëveshjeje mbesin në fuqi në periudhë të papërcaktuar dhe janë të parevokueshme. Nuk lejohet asnjë ndryshim i dispozitave nga neni 1, paragrafi (3) dhe paragrafi (4) i kësaj marrëveshjeje.

10. Kjo marrëveshje do të regjistrohet në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara në pajtim me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, nga momenti i hyrjes në fuqi.

NË DËSHMI TË KËSAJ, Palët nëpërmjet përfaqësuesve të tyre të angazhuar kompetentë, i kanë nënshkruar tre ekzemplarët e kësaj marrëveshjeje finale, në gjuhën angleze.

Përfaqësues i Palës së Parë

I BËRË në Prespë, më 17 qershor 2018

Kategori
Uncategorized

Lista e zezë e xhelatit Mihaj Prifti, vrasja e burrave në bajraqet e Dukagjinit.

Raporti sekret drejtuar shtabit të divizionit 2, ku renditen emrat e kundërshtarëve të regjimit në Nikaj-Mërtur, Shalë e Shosh, Shllak e Drisht por edhe zona të tjera përreth

Nikaj-Mërtur, Shalë e Shosh, bajraqet e Shllakut e drishtit, janë ndër krahinat më të persekutuara gjatë diktaturës komuniste.  Represioni ka nisur qysh në muajt e parë të regjimit komunist. Një dokument që gjendet në Arkivën e  Shtetit, dëshmon përndjekjen që i është bërë që në shkurt të vitit 1945, familjeve të mëdha të atyre krahinave dhe popullsisë së asaj zone në ptërësi.

Në dokument pasqyrohet informacioni që komisari politik Mihaj Prifti I dërgonte  shtabit të divizionit të duytë të LANÇ. Në dokoment citohen emrat e burrave të atyre fshaytrave që nuk kishin lidhje me komunistët dhe që e kundërshtuan atë regjim. Raporti sekret I nënkolonelit, Prifti ishte si një listë e zezë, tek e cila do të mbështetej regjimi dictatorial për të kryer raprezalien pak muaj më pas ku do të p[ushkatoheshin krerët më të rëndësishmë të barjaqeve të Dukagjinit. Më poshte dokumenti jep detaje të rëndësishme për përcaktimin si armik I popullit I disa prej personave që më vonë u ekzekutuan nga komunizmi.

Raporti

USHTRIJA N. Ç. SHQIPTARE                                                                    Vdekje Fashizmit

SHTABI DIVIZIONIT II                                                                               Liri Popullit

Korp Armata e III

Nr. Prot.86

Shkodër, me 7 Shkurt 1945

REZERVAT.

Landa: Dërgim informatash.

Shtabit korparmatës iii-të

S h k o d ë r.

Po u përshkruejm tekstualisht më poshtë disa informata që posa na mërrijtën nga Komisari i Brigadës 23:

“Nga hetimet e bamuna për gjendjen e Zonës Shllak, Dushan, Drishtë, Vilzë dhe Pal mbi bajraqet e Dukagjinit, rezulton të kemi këto informata (të cilat jepen nga dy katundar Shllakas miq t’afërt të Lëvizjes s’onë).

Në Katundin Drisht asht i aratisun për arësye politike i qujtuni Myrto Dani, Bajraktari i këtij Katundit, Metush Halili dhe Zyber Dervishi, t’ikun mbas trathëtarit Xhelal Beg Bushatit.

Në katundin Vilzë, në këto tri ditët e fundit, asht marrë vesht se gjendesh aty i aratisun Faik Çuku dhe në bashkpunim me Sadik Zyberin nga ky katund kan ba ndërlidhje pune me reaksionarët që tash ndodhen në Dushan. Dyshohet se trathëtari Faik Çuku mund të qëndrojnë në nji shpellë të mprrojtur që nga katundi Vilzë.

Në katundin Qerret ditën e Diel me datën 4 të këtij mueji ka pasë vend nji mbledhje e popullit të këtij katundi e organizueme prej dezertorit të ushtris t’onë Martin Ndok Mirashit prej Dushanit dhe dyshohet që të ketë qenë dhe reaksionari me damkë i Merturit Nik Sokoli. Kjo mbledhje ka pasë si qëllim organizimin e ndonji fuqije për me hedhë në luftë kundra ushtërisë s’onë. Ndue Marashi paraqitet si element ma i rrezikëshëm në këtë katund.

Në katundin Mazrrek (Shllak) gjenden disa persona që janë lidhur me reaksionin dhe vazhdojnë të punojnë për të. Këta janë: Kol Mark Toma ish Toger Milicije, lot rrol me randësi Tom Ndoja Zogist dhe Pjetër Kola.

Në katundin Barcoll, Zef Gjergji dallaveraxhi i rrafinuemë dhe asht i kërkuemë prej Komandës Qarkut të Shkodrës por s’asht paraqitë. Paraqitet mjaft i rrezikëshëm. Marash Shytani ish spiun në shërbim të Ballit Kombtar dhe tash vazhdon akoma at havazë.

Në katundin Kroj i math, Zef Jaku i rrezikëshëm dhe kurdisë parolla të ndryshme kundra Pushtetit Demokratik dhe Ushtërisë.

Në katundin Vukaj, i biri i bajraktarit të Shllakut i qujturi Gjon Zefi ka qenë Toger me Ballin Kombëtar. Tash ban sikuer rrin indiferent por n’anë tjetër punon nën rrogozë. Andrron nji rastë të favorshëm me u vue në lëvizje me gjith tarafin e tij. Gjithashtu dhe ndoc Mëhilli tregon haptazi simpathinë e madhe që ushtron për Ahmet Zogollin dhe shpesh herë në mes të fshatarëve me qëllim propagande thrret: Rroftë Zogu se aj do të vij prap. Pret i ngrati kohën e vdekur, dhe që të përsëritet edhe një herë dhe përhapë parulla në dëm të Pushtetit t’onë.

Nga Katundi Dushman (Vatër qëndrimi rreaksionare më me randësi), pjesa më e madhe e këtij katundi qëndron keq e përkrahë kundërshtarët e Lëvizjes t’onë. Përhapë parulla të dëmëshme. Kan deklarue se Partizanët nuk do t’i lamë mbrenda do t’i presim me pushkë. Parulla, kuer të vijë vera do të dalim në Bjeshkë, asht përhapun shumë në Bajraqet Shalë e Shosh dhe Dushman.

Para disa ditësh Martin Ndok Mirashi ka qenë urdhnue prej Komandës Rrethit Dukagjinit që s’bashku me 25 persona të mobilizuemë të paraqitesh në Komandën e Qarkut të Shkodrës. Mirpo ky të Mërrkurrën e kalueme vjen deri ke ura e shtrejtë, kontrollon shtëpitë e lagjeve Toprak, Fikaj e Kurtaj dhe t’Ejten natën ikën prej andej me drejtim tjetër e nuk paraqitet në Shkodër. Largohet nga ana e Shllakut dhe del nga ana e tij në Dushman duke marrë me vedi 14 persona dhe 11 të tjerët që s’kan ndigjue me e pasue janë shpërda. Ata qi janë prej Prekalit janë paraqitë në Komandën e Rrethit Prekal (Dukagjin).

Në këtë Katund janë grumbulluar rreaksionarët të ndryshëm ndër të cilët ata që njifen janë: Bajraktari i Shoshit Lulash Gjeloshi, ish Kapiten Gjergj Vata, ish Aspirant Kol Lulashi, Zef Mirash Zefi dhe Gjon Pepa prej Shoshi bashkpuntor me Bajraktarin e Shoshit, flitet se ndodhet midis tyre dhe i nipi i Gjon Marka Gjonit.

Personat që drejtojnë rreaksionin janë: Lulash Gjeloshi, Nik Sokoli dhe Zef Mirashi.

Në Lagjet Mallagji e Fuska kanë bazat e tyre më të forta. Personat nga Dyshmani që luajnë rrol me * randësi me reaksionin janë këta: Dedosh Kola lagja Kllogjen, Gjelosh Ndoka lagja Mallagji, Mëhill Pali lagje Tejlume, Gjon Deda lagja Tejlume, Lin Kola lagja Malaxhi, Can Dedushi i biri i Dedosh Kolës Ndue Pali lagja Kajval, Kol Cani lagja Kajvall, Mirash Mëhill Nika lagja Vile, Ded Vuksani dhe Ndoc Marku nga lagja Vile.

Martin Ndok Mirashi kudo qi shkon me shokët e tij që mban pas thotë: Poshtë hylli i kuq dhe rroftë Zogu”.

Reaksionarët e Dushmanit janë mburrë karrshi Bajrakut të Shllakut në këtë mënyrë: “Kotecat t’ueja i boshatisim por t’onat besa jo. Gjithashtu edhe për çarmatim e mobilizimin që s’asht krye akoma thonë se “Armët tona nuk merren kollaj sikurse u muerën prej jush.

Bajraqet e Dukagjinit mbas largimit të forcave Partizane prej andej kan thanë se tash këto po largohen. Na në verë do të marrim armët e do të dalim në mal. Në këto krahina asht përhapun shumë parulla “Liri koshit”.

Parullat që hullen nga reaksioni kundra Pushtetit dhe Ushtris N.Ç.

Gjoni i Marka Gjonit dhe Nik Sokoli i Merturit kan shkue me Ingliz dhe kan marrë materjal ushtarak e vesh-mbathje me bollëk. Duem me luftue komunistat se këta janë të pa fè e duen me na prishë Fen e Krishtit. Këta luftojnë për Rusinë për me na e prue këtë këtu.

Donë me çilë shkollat me çue fëmijt në ta për me marrë vllaj të motrën kuer të rriten.

Na liruenë kotecat dhe tash mbetën pa gja.

Mos u rreni i thonë popullit se këta trup jashtë do t’a fitojnë Shqipninë!, këta qi i mbytën morrat si kanë me fitue Shqipninë? Këta duenë me na ba të gjithve barabar, të fikun. Edhe aj qi ka pasuni don me ja marrë dhe me ja dhanë atij që s’ka. Për bagëtinë do të marrin tufat e berrëve e do t’i shpërndajnë ndër ata të pa pasur.

Kuer të vijë vera në çdo vend do të plasi pushka kundra Partizanve.

SHËNIM/

Asht vue oroe se po të njajtat parulla hidhen në Bajraqet e Rrethit të Pukës. Kuptohet mirë se të gjith këto kan nji burrim të vetëm dhe se reaksioni punon në mënyrë t’organizuar.

Në Bajrakun e Shllakut, ka elemente që propagandojnë për ardhjen e Zogut, ndërsa në bajraqet e Dukagjinit dhe të Pukës janë ma të pakët. Vehet oroe gjithashtu se edhe ata elementa qi ishin lidhun ma parë me Ballin Kombtar tashti na paraqiten si Zogista të flakët dhe deklarojnë kudo se na kemi qenë gjithmonë me politikën e Zogut.

Reaksionarët që janë nga katundet: Vilzë, Qerret, Mazrrek, Barcollë, Proj i math, Vukaj gjenden po thuaj se që të gjith në shtëpinë e tyre. Mund të shtihen në dorë fare kollaj.

PËR SHTABIN E DIVIZIONIT II

Komisari Politik:

Nënkolonel:

(Mihaj Prifti). /Kujto.al


Kategori
Uncategorized

Miladini pas Mukjes: Nacionalistët janë qenër, duhen prerë me sëpatë

Trakti nr.1 i Xhelal Staraveckës ku tregon qëndrimin e shefit të komunistëve të Shqipërisë, Miladin Popoviç

Nga Kastriot Dervishi

Para pak ditësh qeveria miratoi vendimin për kthimin e eshtrave të Mit’hat Frashërit në atdhe. Por ama për Mit’hatin deri në vitin 1908 se pas kësaj kohe, ai është i papranueshëm dhe kryetar i organizatës së “pulaxhinjve”. Menjëherë pas kësaj, tabori propagandistik komunist, filluan të riciklojnë plehun e vjetër enverist të historiografisë e filmografisë komuniste kundër ballistëve. Propagandistët e taborit të kuq, që asnjëherë nuk shohin udhëheqësit e vërtetë të komunistëve Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, synojnë të thonë se nacionalistët nuk e donin Shqipërisë, ndërsa dy jugosllavët e përmendur, po i digjte xhani për shqiptarët. Si atëherë, ashtu edhe sot, qëndrimet e dy jugosllavëve dhe propagandistëve komunistë për nacionalistët janë të njëjta.

Marrëveshja e Mukjes ka qenë një përpjekje e Abaz Kupit për të bashkuar organizatat politiko-ushtarake të kohës sipas porosive të anglezëve. Kjo marrëveshje nuk kishte shanse të zbatohej për dy arsye: sepse komunistët nuk donin të ndanin pushtet, por ta merrnin të gjithë atë, si dhe për shkak të çështjes së Kosovës së përmendur aty. Nisja e bisedimeve në Tapizë e më pas në Mukje nuk ishte bërë pa miratimin e Miladinit, Dushanit dhe Enverit. Në kohën e miratimit të marrëveshjes, ata u gjendën në formimin e brigadës së parë komuniste në Vithkuq të Korçës. Çastin kur ato morën vesh marrëveshjen e gjejmë në traktin e një prej dëshmitarëve të ngjarjes, Xhelal Staraveckës. Ky i fundit ishte në fillim me forcat komuniste. Më pas doli kundër tyre. Ai botoi një libër me trakte në vitin 1944, ku shpjegonte shumë ngjarje të asaj kohe.

Ekstrat nga trakti nr.1 i Xhelal Staraveckës

Shokë, e dini pse u prish kongresi i Mukajt, ja pse:

“Në atë kongres ishte shënuar fjala Shqipëri etnike, domosdo për Kosovën. Mirëpo, Dushani e Miladini, banorë të Metohisë, Fushë Kosovës, nuk durojnë që Kosova t’i hiqet Jugosllavisë. Për këto o shokë u prish bashkimi i Mukajt, jam ndodhur vetë me shumë shokë të Qendrorit në krye të të cilëve ishte druzheMiladini, kur me një postë të jashtëzakonshme arriti proklamata e bashkimit të Mukajt. E hapëm proklamatën dhe e kënduam. Në fytyrën e lexuesit shndriti rrezja e gëzimit për sihariq të bashkimit, të gjithë u gëzuam. Më vonë e mora atë proklamatë dhe duke e shpjeguar gjysëm shqip e gjysëm serbisht, pse unë nuk di serbishten, por edhe ai nuk di shqipen, por sido i varfër nga serbishtja ia shpjegova dhe ai e kuptoi, në fytyrën e tij menjëherë hipi një cerge e zezë dhe filloi të thotë: “Nuk pranohet ky bashkim, ne tani po forcohemi, do të fillojmë nga sëpata, e jo të bëjmë lidhje me qentë. Pastaj Skipëri etniçka-jebemtimajku”. Neve që qemë të tërë gjithë gaz morëm ngjyrë serioze duke thënë: “Po këta pizevenër nacionalistë do ta shohin tashmë sa të organizohemi dhe pak ditë se sëpatën do t’u vëmë, e sa e sa të tjera duke thënë se dashkan Shqipëri etnike”.

Kategori
Uncategorized

Legjenda e Safos.

Ardita Jatru

Legjenda e Safos

Ku është Faonas që s’duket gjëkundi mbi det?

Mos varka të kthehet nuk i bindet,

A ndoshta puthet me Aferditën në ndonjë breg.

Oh Faona!

Safo të prêt, buzë greminës tek fari

dhe më digjen mollëzat e gishtave mbi harpë

dhe zëri më meket nga këngët e mallit

për zjarrin që më ndeze shpirtit të etur

ti rinoshi im, i bukuri peshkatar.

***

U ngrit dielli në majë të qiellit krenar

dhe deti vezullonte si perlë

fluturojnë rreth shkëmbit ca ëngjëj me krahë

në majë prêt Safo si hënë e zbehtë

sheh Lefkadhën, Itakën , Kefalonian

dhe një çast bëhet dielli prush mbi det

në rrëzë të shkëmbit me britma vijnë ca dallgë

dhe shfaqet tutje një pikë e vogël e zezë

në mes të vijës, që zmadhohet e rritet

dhe ngrihen zogjtë nga degët për në qiell

ca klithma pulëbardhash, të trembura shkundin krahët

ndalon këngën Safoja

dhe me sytë e padurimit prek pikën që vjen e rritet

e një tufë me flutura i shpërthejnë nga gjoksi

kreh flokët me gishtat e gjakta

shkund cepin e ngritur të fustanit të bardhë

kafshon buzën dhe bëhet gati për çastin

kur t’i shfaqet Faonas peshkatari përballë.

Rrëmben harpën nga toka dhe këngën nis:

Faonasi im i bukuri peshkatar

Ktheu sa më parë në gjoksin e gruas që digjet

Na vraftë Erosi të dyve me një shigjetë

dhe perënditë e Olimpit na bëfshin një varr.

Kthehu e bëhu pika e mbylljes në varg.

Dhe buza i bëhet gjak nga padurimi

dhe gjaku i piket në gushë mbi fustan

dhe pandeh që pika e zezë horizontit

ish Itaka, që nga erërat në qiellin e pastër u shfaq.

Gjëkundi s’duket varka.

Faonas ku je, oiiiii dashuri,

majë shkëmbit u thava një stinë nën far

me vargje lirike vrava pritjen

dhe telat m’u këputën mbi harpë.

Faonas, ku je o dritë,

jam grua e mbytur në mall.

Më shkrumboi dielli

më lëkundën erërat

më gjunjëzoi nata

qielli më rëndon mbi gjoks si pllakë

u verbova tashmë,

sytë m’u bën’ varka me kripë.

Faonas, o peshkatar,

kjo është e fundit fjalë,

u bëftë pritja ime lule e egër mbi shkëmb

e trupin tim e përpiftë kjo dallgë që vjen me zë.

Refuzimi yt u bëftë legjendë.

Po shkoj në Hades, përfundimisht

të endem me shpirtrat mëkatar.

Lamtumirë o fitimtar!

Dhe Safo lëshoi harpën në tokë

zbathi këmbët mbi barin e vestë

çliroi trupin nga fustani i hollë

dhe e hodhi vrik në humnerë.

Lamtumirë o far!

Lamtumirë o peshkatar!

Edmond Shallvari

KËSAJ JETE

Ti më çon der’ në buzë të vetvrasjes

Buzë gremine kam qëndruar dhe për qejf

Buzë dhimbjes ia kam marrë edhe valles

Buzë qarjes jo pak herë buzëqesh.

Dhe në iksha i vetvrarë apo i vrarë

I sëmurë dhe në iksha nga kjo jetë

Ty s’ta bëj kurrë qejfin me të qarë

Qeshjen time do lë vargjesh nëpër fletë.

Mos pyesni se për kë e kam fjalën

Fantazoni më të keqen e së keqes

Kësaj jete ku tërbuar ndesha dallgët

Dhe i mbytur dola gjall’ bregut të vetes.Edmond Shallvari

Kush?!

Kush Adin e zgjoi nga gjumi mitologjik,

të nisë Haronin për shpirtrat e djegur?

Kush botën e bëri kaq të pashpirt

dhe jetën të pajetë mes hirit të mbetur?

Kush zgjoi në Olimp inatin e Zeusit,

njerëzimin ta mashtrojë me tjetër Promethe?

Ta kthejë zjarrin e jetës në zjarr të ferrit

dhe jetë njeriu mos mbetet mbi dhe?

Nuk di kë pyes, askush s’më dëgjon

Perëndi e qiellit apo e tokës qoftë

Feniksi ringjalljen nga hiri s’beson

“As unë s’jam ringjallur”, Krishti më thotë.

Rakela Zoga

Globi lotues!

Ti se kuptove kurrë trishtimin e syve të mi,

As lotin kur mbrëmjeve rridhte lumë

E dija se jeta vertitej tek një glob,

Dhe ai, tek ty isha vetëm unë…

Të pata thënë, unë jam globi i heshtur,

Ti je ai që bën zhurmë..

Kurr ti ulesh sytë ledhatom,

Përqafomë pa të parë unë..

Aty tek ajo qoshe vetmie ,

Do qendroj e heshtur për shumë vjet..

Por tashmë ti me ke zgjedhur..

Prekmë le të mos jem..

Sa herë të shohësh shiun kur bie,

Jam unë ajo, e përlotur që qesh,

Afrohu tek globi me gishtat e butë

Prite lotin që ty të përket..

Mimoza Berisha

* * *

Ne, do vazhdojmë të duhemi!

Pa fjalë të mëdha, pa thënë të dua.

Do vazhdojmë nga vetja të druhemi

E malli në deje, t’na kullojë – përrua.

Ne, do vazhdojmë të vritemi!

Të gjunjëzohemi, e kur të vij mbrëmja.

T’i mohojmë puthjet e zjarrta, të ndahemi

Pa thënë lamtumirë, e fjalë të rënda.

Ne, do vazhdojmë të humbasim në errësirë!

E të kërkohemi kuturu, verbërisht.

Kur të rrëzohemi do themi: shpirt a je mirë?

Të më prekesh, e të të gjej instiktivisht.

Ne, do të ecim brënda njëri – tjetrit

Por, kur t’arrijmë para portës së madhe.

– Mjerisht do pendohemi si përpara zotit

Do na rrëshqasin lot në kërkim të një falje.

Dhe në qiell, do vazhdojmë të duhemi!

Se pa dashuri ç’kuptim do këtë jeta.

Ne, do vazhdojmë të jemi grimca pluhuri

Se prej hiri janë dhe dashuritë e vërteta.

·

* * *

Mbajta vëndin që më takonte!

e tërhequr në veten time të paktë.

Dhimbja këtë rradhë po më gjunjëzonte

e shpirti po merrte flakë.

Më mundi krenaria e verbër!

t’mos ti dua befasisht as lulekuqet.

Biles, kjo erë e mallkuar është e tepërt

nga unë, më të këqija ti ket’ huqet.

Mbajta vëndin që m’takonte!

por hapat më çonin kuturu.

Pranvera, ashpër po më trajtonte

dhe bari i rritur gjer’ në gju.

Rovena Shuteriqi

* * *

S’di kush u sëmurë nga ne të dy!

E kush në të vërtetë, vuan më shumë.

S’di,pse dhimbja jote,

është therrëse edhe për mua!

Di,që kur ti më flet për vete,

unë,njehësohem me ty.

Dua të të ndodhem pranë,

por distanca,nuk na lejon!

Dua dorën të të vë mbi ballë,

me buzë të shoh,mos të djeg më shumë,ai mall?

Mall,që ty ,të bren e vuan!

Vuajta e jote,shpirtin, më bën të rënkojë.

S’di kush u sëmurë më shumë,sot!

Ti, apo unë?

Iliaz Bobaj

NË IKJE

Të shoh largohesh qetë – qetë,

me hap të bukur si dikur,

magjike dhe tani që ikën,

siç ishe kur vije tek unë.

Nuk pres të kthehesh. E ç’vlen kthimi,

një kthim është një pendim i lehtë.

Më mirë një ikje dinjitoze,

se sa një kthim pa dinjitet.

Unë përkujdes mungesën tënde,

mungesën tënde të çuditshme,

aty ke lënë të gjithë enigmat,

gjithçka të bukur, të magjishme.

Aty shkëlqejnë si gurë smeraldi,

gjithçka që patëm unë e ti,

ca gjëra që na mbetën peng,

të shtrenjta gjer në shenjtëri.

Nuk di me vete ç’të të jap,

nuk di se çfarë të mbaj për vete,

veçse për ty në shpirtin tim,

nuk gjej gjëkund një pikë urrejtje.

Prandaj rri si pikat e heshtjes,

me sy andej nga ikën ti

dhe të përcjell kështu prej vetes,

me mall, me dhimbje, dashuri…

Agim Bajrami

Etyd per çadren dhe shiun !

Se mora çadren ,pse ta marr?

Edhe pse shiu do nise pas pak

Une vete jam shi, skam frike ta shpall

Qe nga lekura, gjer ne gjak

Se mora çadren, e lash varur !

Ajo se mbron dot trupin tim

Nen strehe te saj me duket vetja

Si liliput dhe anonim

Se mora çadren ,e braktisa

ç’me duhet valle çadra mua ?

Une i kam shok te gjithe shirat

Ata s’me lagin, nese s’dua

Se mora çadren, e urrej

Dhe pse me flet shpesh ime bije

Kur bie shi, une dal kercej

Dhe trupin krejt e le te shkrije

Se mora çadren, e bej shpesh

Ndonese nje kolle po me mundon

Gjithe shirat jane zedhenesa resh

Dhe kjo me qiejt ,me afron

Se mora çadren !

Dhimiter Nica

GOTAT

Mbusha dy gota me verë mbrëmë

për të larguar vetminë e trishtë,

ti ndodhesh shumë larg nga ky vend

por zemra ime të do ngjitur fizikisht.

Kam pirë e kam folur me ty mbrëmë

pastaj vazhduam ëndrrën gjithë natën,

vazhduam gjërat që përgjysëm kishim lenë

e trupat i dogjëm si qirinj, që kurrë s’ i patëm.

Dy gota me verë i mbusha mbrëmë,

për t u kënaqur nga larg të dy, ashtu si kot…

Nuk piva asnjë pikë…, natën e kalova në këmbë

por sot në mëngjes për çudi, gotat i gjeta bosh!

KËMBËT

Sonte ti nuk doje të bënim dashuri!

Të paktën, unë hodha këmbën mbi tënden…

U puthën gishtat, polpet, kofshët…

Vërtet gjithë natën nuk ndjem gjë unë e ti,

por këmbët u rrekën dhe i nxuarën zinë botës…

Diamela Bajo

Kasandra

Nje tjeter nate,nje tjeter enderr

u shfaq ne rruget e qytetit.

Forme e moderuar e Kalit te Trojes,

forme e moderuar e te ardhmes.

Kerkon fitoren,ne hipokrizine.

Me sa me pak dhembje,

me sa me pak klithma.

Njerezim bajat,fantazi e vdekur

per te mijten here

hap dyert e forteses,

i bindur per uljen e zotave,

per kapitullimin pa kushte.

Ha, ha ,ha!

Nuk e shikoni ende?!

Mos valle nga gjiri i nenes keni thithur

ne vend te qumeshtit verberi!

Ata po qeshin mbi kufomen e qytetit;

krahethyer, kembeshqyer,zemerhumbur.

Fajtoret e vetem jeni ju!

Nga ju buron ndershmeria famekeqe,

Dhe une,

qe nuk iu bind dot per vepren tuaj.

Dashmir Zace

Rrugicat e qytetit tim.

Rrugicave te qytetit tim

kam bredhur zbathur dikur,

me kembet e mija putheshin ato ,

te mbathura me gure.

Guret i mbartnin nga lumi

ne kurris i sillte Vjosa nga larg

sa here zgjohej a i delte gjumi

brinjet i frynte cak me cak.

Ikte ne rrugen e gjate drejt detit

kengen e maleve merrte me vete,

perkulej para Gurit te Qytetit

tregonte per vuajtje e per derte.

Rrugicat e qytetit tim me vija,

zbukuruar me gure prej zalli

ruajne kenget e hapave te mija

sa here i kujtoj me djeg malli.

Sot jam burre me kepuce te renda

mbi to me vjen turp te kercej si dikur

zbathur dua te me shkele kemba

te hidhem e te los gur mbi gur.

Shqiponja Dodaj Pepkolaj

Deshtuam

Deshtuam o njerez

nese quhemi njerez.

Ju moren gezimin

i dogjen ne zjarr.

Me falni per shfrimin

ne ket’ dite pranvere

por s’mundem te hesht

kur shoh gjithkund gjak.

Ju moren lodrat

ju dhane kockat.

Ju moren librat

ju dhane armet.

I moren gjirin

femijes nga goja

ja mbushen trupin

me plumba e gezhoja.

Ortak me djallin u bene

Dhe bota hesht

ne varre masive

hesht ne gjame.

Deshtuam o njerez

te gjithe ne deshtuam

Njerezim

do te thote Paqe ,

dhe jo lumenj gjaku vershuar.

Jane ca çaste

Jane ca çaste qe ne heshtje

te shurdhon çdo heshtje

qe godet ne shpirtin e lodhur.

Jane ca çaste

ku edhe me e vogla dashuri

qe te dhurohet eshte ar’

dhe me gjith forcen e shpirtit therret :

“Te ‘falenderoj Zot

per gjithçka me dhuron ”

Jane ca çaste qe gjithe jeten jeton

per nje çast te vetem.

Bilbil Murataj

Plugu dhe parmenda

fabul

I thote plugut parmenda:

-Ku te shkoi vrulli dhe mendja,

bere shume perparime,

por erdhi prape koha ime.

Jo me qe, sic ish njehere,

por me kuaj e me gomere.

Plug i ndryshkur s’di c’ti thote,

mallengjyer neper lote.

Gjen dy fjale ”motres” ia nis,

nen stehen e shtepise:

-Hapi i te zoteve tane,

me te gaforres me ngjane…

Ndaj dhe shume mos derdellit,

se cudia zgjat ca dite…

Thodhori Miho

Luli i vocerr

E pashe Lulin e vocerr duke mbledhur kenaçe,

gavroshçe i veshur kembe e koke,

u ul pastaj ashtu i qete nen te ures harqe,

duart e palara leshoi neper floke….

Migjenit i thirra -Ku je i pavdekur,

ç’ti bejme ketij Luli e Lulashve te tjere?

Me veshtroi dhimbshem, duke folur thekshem

-Te kisha nje grusht….per keta bote sketerrre…

-Migjen thone se te hengri turbekolozi,

te hengri skamja,dhimbja per njerezit e gjore

qe tirnin endra me legjenda misri..

e se bashku me to ngrinin ne ngrice e bore…

Bishat…

Ne enderr te pashe e ik sa munda thirra,

m’u pergjigj vetem era qe loste me pishat.

I baltosur, i rrezuar ne gjunje,

me nje dru te ndezur, larg teje mbaja bishat…

Ishte enderr oh e tmerrshmja enderr,

por une bishat i kam pare me te vertete,

qe perpiqen te shqyejne jo vec trupin tim,

por te shqyejne dhe ”nenoken” e vete…

Gezim Bega

Peshku dhe zogu

.

fabul

Nis fjalimin peshku plake,

perposh shelgut ne liqen,

i thote zogut ne shelg larte

.. Si s’di not more legen!

-Vertete s’di, nuk e mohoj

i thote zogu, te notoje,

Sikur ti miku im,

qe je nul ne fluturim.

Poeti

E shikoni ate atje ?

tek kembet i heq zvarre

poeti, me endrrat deri ne re

me libra ngarkuar ne sup

e ne te trurit sirtare

Sapo ka ardhur nga dheu i huaj.

njerezit gjithandej pershendet,

por asnjeri s’do t’a dije,

sejcili iriq i mbledhur ne boten e vete..

ne boten e tyre, te madhe a te vogel,

e mjegullt kjo bote me vete,thote

sejcili ngarkuar me kryqin e tij,

hejbete e halleve terheqin sa mundin

sot per sot …

Ανιλα Καραπίδου

Kur lëndohet zemra e poetit

Kur lëndohet zemra e poetit,

Mali ndjen dhembje, llavën shpërthen,

Zjarri vërsulet mes erës së etur,

Çdo gjë përpara e djeg, e djeg.

Kur lëndohet zemra e poetit,

Retë bashkohen në një çarçaf të bardhë,

Vetëtimat djegin bregun e detit,

Shiu bie nga qielli me litarë të gjatë.

Kur lëndohet zemra e poetit,

Dielli nuk lind si çdo herë në mëngjes,

Natyra bëhet gri, dallgët rrahin detin,

Zogjtë krahë-lodhur enden me përtesë.

Kur lëndohet zemra e poetit,

Dëbora nxihet, nuk është më e bardhë,

Pemët gulçojnë me rrënjët që dhembin,

Toka rënkon, si një fëmijë qan.

Kur lëndohet zemra e poetit,

Deti egërsohet dallgët i ngre lart,

Era furtunë bëhet edhe gris qiellin,

Faret tutje shuhen,

anijet kthehen frikshëm në liman.

Lutesha

Si një shqiponjë që lirinë kërkon në hapësirë,

Erës iu ngjita e fluturova drejt malit,

Botën nën hapësirë e pashë të mpirë,

Ndërsa era diku në një pllajë më ndali.

Duart që më dridheshin,

drejt qiellit i ngrita Zemra m’u drodh

nga dhembja,

u gris, Me shpirtin plagosur poshtë zbrita,

Iu luta tokës të më dëgjonte mirë.

Zogjtë shtegtarë fluturimin ndalën,

Të mallëngjyer u afruan pranë meje,

Me cicërima e lutje për mua u falën,

Këngë trishtimi më hynë ndër deje.

U lutëm unë, zogjtë, era e mali,

Që bota të jetë e qetë, e lirë,

Një vetëtimë në qiell shkëndija shpërndau,

Lutej dhe vetëtima për një botë të dëlirë.

Drejt qiellit duart i zgjata përsëri,

Të marr një copëz qiell me yj e hënë,

Era të mbjell tokën plot yjësi,

Si farë shprese në rruzullin e ngrënë…

Mes tingujsh, mes zjarrit…

Dua të prek trupin tënd,

Me tela violine trupin tënd të prek,

Dhe sharmi i muzgut mbi ne të zërë vend,

Mes qirinjve, zjarrit dhe epshit violina të bjerë.

Me harkun që dridhet do luaj mbi buzët e tua,

Muzikën aq të ëmbël që veç ty të pëlqen,

Dhe trupat të thuren nën zjarr të përvëluar,

Aty do të treten, do të prehem,

të dridhem si gjethe.

Buzët janë ndezur, puthen trupat tanë,

Harku i violinës luan me nxitim,

Instrumenti i ëmbël në dhomë tinguj shpërndan,

Psherëtimat rrënqethëse bien mbi violinë.

Me harkun e violinës do të prek gjoksin tënd,

Ndjehem e përhumbur, ndezur jam si zjarr,

Ti në mes tingujsh në afron një këngë,

Perdja e mëndafshtë, lëkundet në xham.

Si tigër i zbutur ulesh sipër meje,

Rrëshqet me përkëdhelje, dëshirën ma zgjon

Mes flakësh digjem si gjarpër pranë teje,

Muzika e dhomës ritmin më shumë shton.

Ti tigër unë mace bëhem një trup,

Violina e hedhur në cep të dhomës rri,

Nga puthjet dhe flaka nata seç u skuq,

Trupat në zjarr digjen, treten si qiri.

·

Riza Pajollari

Deti dhe pleshti

I thote qetas deti pleshtit,

Ne rreze te veshit:

-Pleshtuc,kush hyn e lahet te mua,

u heq vapen, bej me ta si te dua…

Eh, gjigand!,ia kthen ky,

Une jam krejt ndryshe nga ajo ane.

ca thumba u ngul dhe te me zene,

djegin varda velenca e jorgane…

Keshtu qe te dy skemi te ngjare,

ti det shuan zjarre sa mund,

dhe une kur dua ndez ndonje zjarr…

Ilia

Një i dehur bërë tapë

I pëlqen vetëm të llapë

E ç’nuk thoshte ai tip

Që kur dehej hiqej vip.

-Jam maestro unë Ilia

Më çon benci vetë tek shtëpia

Më besoni ç’po ju flas

Ska nevojë veç ti jap gaz

-Bre Ilia,-dikush thotë

Gjetkë të çojnë rrotat or rrotë!

Bedri Hoxha

Muret e zemres tende rrenuar

Nga shiu qe solli pikllimi.

Traret e djegur nga rrufet e dashurise se gabuar!

Nisa ti ndertoje nga e para

Nje kala me bese dhe siguri te ngre,

Oxhak vura dashurine time qe te ngrohesh.

komoditet jeten pa kursime.

Themele premtimesh leshuar ne shekuj

te qendroje si ne mitologji

nje legjende e perjetuar .

Tu luta te ndryshosh besimin tend ,

te besoshe tek zoti dashuri .

Ti me pe dhe me fole me doza ironie:

-O mekatar me the ;

Egoizmi per mua eshte zot e perendi

e dua me teper se veten e nuk i bej dy!!!!

Kalane prej dashurie ne ate planet te zemres tende

Furtuna e egos si loder prej rere

e ka prishur

Ti si dallge ike ne detin tend .

une mbeta ne breg si varka

e shkateruar;

i braktisur;

Me pluhur pendimi gjysem i mbuluar

Fjala e fundit

Ne labirintet e mallit kam fshehur nje fjale te fundit.

Ndoshta myshku i kohrave do ta mbuloje,

Por mola e merakut sdo ta lejne te harrohet!

Nje mengjes te ftohte kolla

termet do ti shkund ato labirinthe

edhe pse nje cop te qendisur gezimi mbuluar,

ato do te zbulohen dhe mbasdites bashke

me muzgun zbathur

duke ecur sokaqeve te deshirave

do te arrije para se te mbylle syte dielli,

ku bashke do jete dhe buzeqeshja e fundit

gjysmefryma e mbajtur.

Nese nuk arrine s’do te kalbet nen dhe!

Germoni ne labirinthet e mallit te emigrantit

se aty eshte fshehur fjala e fundit

Dihet se cfare eshte shkruar!!

Merzia

Merzia lindi pas meje,

Para saje ndjehem shume i vogel,

Ja sa nje milingone qe mezi terheq fatin sa nje koker gruri!

Ritem une sa qe terheq nje koker theker, e ajo gjysmen e botes!

Sa e cuditshme merzia !

Thone qe ha koka njerezish prandaj rritet kaq shume!!!!

Une mbeta me fatin tim sa kokra e grurit.qe sa po vjen po vyshket dhe myket!

Eh gjigandia merzi paske fatin e te pafateve:

mbaje se sta kam zili !

Sonte

Sonte ndjehem nje derase e forte

Sqepari i mendimeve godet e godet

nje gozhde merzie vite po me shpon

Une nuk shtremberohem as gozhda jo qe jo, ajo me te drejten e saje,

Une me inatet e mi

Gjithe jeta do vazhdoje e tille,

apo

Do te shtremberohemi te dy!!!!

Ferdinand Shehaj

Rruget ..

Rruget per tu mare jane te veshtira

Te dhimbeshme qenkan dhe ndarjet nga njerezit

E ndien ..mbas do mbetet dashuria dhe e mira

Pertej se panjohures ..pabesia e tjetrit

Ky gur i rende mbi shpirt ç’ me peshon

Njemije burra te mblidhen ..dot s’mund ta zbresin

Mjaftojne ata njerez qe si kam te me shohin

Jo ta rrezojne .., por si pluhur ta tresin ..

Rruget per tu mare qenkan te veshtira ..

E ndien ..mbas do mbetet dashuria dhe e mira.

ME LENDOVE ..

Me lendove moj jete ..

Po po .., bukur me lendove

Kur linda, do kalosh the ..ne te bukurin tapet .

Por hallet m’i fshehe ..rruges m’i tregove

S’m’i the ca te verteta

Qe njeriu mban dhe maske

Me dhe veç nje fytyre..

E te flas dhe pa dorashka

Me lendove moj jete

Po po ..bukur me lendove

Pak meshire nuk ke .., se sheh qe po me vret

Tani ne kete moshe e gjete me rrezove

Nga sot ..do te perbuz

Nuk mundem te ndryshoj

As kurizin s’ta kerrus

E halleve do t’i kendoj

Me lendove moj jete

Po po ..bukur me lendove

Por me i forte prap u ngrita.. si ato malet mbi rete

Sepse un jam NJERIU .., e harrove .!!

Fleta Snalla Satka

Zemra nuk ka fjale, te degjohet

Por…ne heshtje, te gjunjezon

Mendja, e leshon timonin

Dhe ne rrjedhen, e saj shkon

Pasi dhe ndoshta, ka gabuar

Mendja pishman, shkon ne vend

Por… zemra, gjasme e fituar

Ka humbur… pa patur mend

Ndaj’ mos me fol, me per zemren

Kam pare shume, qe vec e mallkojne

Njerez… braktisur veten mjerueshem

Dhe vone kuptuan, se gabojne…!

Agron Elezi

Shkurti s’di të qeshë

Sot,

Kur në ngricë bore u mbyt një zog

Pashë, Diellin çakërr me një shkop

Të dilte nga gjoksi zhelan i qiellit

E të nisej, si lypsi fatkeq i Migjenit

Në fshatin tim plak…

Shtriu dorën:

-Paçi shëndet o të vdekshëm!…

-Eee, ç’ti jepnin fatkeqët?!

Veç një buzëqeshje të krrimbur,

E ,një pako kafe elbi…

-Eh,sot pashë,

-Se në fshatin tim,

Shkurti shpresën se kish therur…

Mirela Papuciu

Jetoj me ikjet

Përdite më troket në derë ikja.

Drojshëm por pa harruar

ta shtrëngojë mes dhëmbësh

dridhjen e buzës

ndërsa lexon vendimin

e pakthyeshëm.

Përdite më troket në derë ikja.

Kjo e keqe e dashur

që më mëson të dua

atë që është, atëhere kur është…

të mos e lë të bëhet ikje,

ta dua aq fort saqë dhe kur të ikë

të mos ikë dot prej meje.

Përditë më troket në derë ikja

Si një shans për ta mbajtur…

* * *

Ngatërrohem me rrënjët që më thonë

të mos flas më me lakuriqtë e natës

pasi qëllimi qendron tek rruga

dhe imja, për piketa ka agimet.

Kristina Demiri Dojce

UNË NUK DI TË SHKRUAJ POEZI

Unë nuk di të shkruaj bukur poezi,

Vjersha patjetër qe të shkruaj di,

Poezi shkruante i madhi Dritero,

Vjershës sime i thash tek ai shko.

Nuk jam e fortë të matem me kuçedra,

Por në shpirt kam një mal me ëndrra,

Më e bukura, më e hijshme është nëna,

Dashuria i ka rrënjët te malli e dhëmbja.

Nuk e di çfarë do thon poetët e lartësuar,

Këtë vjershë të thjeshtë kur ta lexojnë,

E di qe nuk do mendojnë se unë kam gabuar,

Fundja as e vras mendjen se çfarë ata do thonë…

Unë shkruaj për vete dhe për ata që lexojnë,

Shkëndijat e shpirtit përherë i bëj vargje…

Nuk shkruaj që të mbetem një poete ikonë,

Shkruaj dhe gatuaj me miellin që kam ne magje.

Unë nuk jam profesioniste, as poete kalibri,

Por shpirtin unë e kam të ndezur furrë…

Në çdo pore vargu ringjallet nga hiri

Sfinksi i dëshirave që nuk vdesin kurrë.

SHPIRTIN NUK E LAMË TË MERRTE ARRATINË…

Ku mbetën ëndrrat, dëshirat me krahë pëllumbi?

Ku ikën vitet me imazhe ylberi dhe me flatra lirie?

Në humnella dëshirash të befta, koha rrugën humbi,

Dhe ne na vjen nga larg mesazhi me drithërima rinie…

Disa vargje me aromë shpirti po percjell për ju miqtë e mi,

Jeta me dashuri në krahë ëndërrimesh përherë na rriti,

Dielli si medalion në kraharor të ditës seç më rri.

Dhe shpërdan deri në deje çiltërsi e ngohtësi,

Dielli, miku im i mirë i dha dritë rrugës për tek ju,

Të gjithë yjet e mbushen shpirtin tim me ylberësi.

Zoti i erërave urdhëroi për më shumë shpejtësi,

Që unë të mos vonohem për tek tju të sjell veç dashuri.

JAM NË ËNDRRAT E QYTETIT TIM.

KORCA IME

Sapo dielli cel syrin dhe rrezet ngrohin shpinën e tij të plakur,

Të gjitha lulet në ballkone fillojnë të fërfëllojnë petale,

Pleq kafeneve hapin kanë ndalur,

rrufisin ngadalë kafen e ditës të zhytur në ëndrrat finale.

Jam në të gjitha rrugicat me vargje ngrohtësie dhe unë poetja,

Pranë emrit të tij gjithëmonë qëndron dhe emri im,

Shpejtoj të njom me vesën e mëngjezit buzët tharë nga etja ,

Se dua të mbetem gjithëmonë në ëndrrat e qytetit tim.

Jam si një vegim dhe dua të cel mëngjeseve pa zhurmë,

Sytë i mbaj nga lindja dhe trupin kthyer në perëndim,

Se në të gjitha tallovinë e këtij qyteti dua të lë gjurmë,

që të ndjej në thellësinë e shpirtit aromën e atdheut tim.

Rend me ëndërrime cdo ditë dhe dalldisem pa reshtur,

herë bëhem kënge ritmike dhe herë zog në flutyrim,

Në këtë qytet unë kam shpirtin tim përherë të shpleksur,

Aty jam flutur krahëshkruar dhe ëndrër në cdo ëndërrim.

Dashmir Zace

Rrugicat e qytetit tim.

Rrugicave te qytetit tim

kam bredhur zbathur dikur,

me kembet e mija putheshin ato ,

te mbathura me gure.

Guret i mbartnin nga lumi

ne kurris i sillte Vjosa nga larg

sa here zgjohej a i delte gjumi

brinjet i frynte cak me cak.

Ikte ne rrugen e gjate drejt detit

kengen e maleve merrte me vete,

perkulej para Gurit te Qytetit

tregonte per vuajtje e per derte.

Rrugicat e qytetit tim me vija,

zbukuruar me gure prej zalli

ruajne kenget e hapave te mija

sa here i kujtoj me djeg malli.

Sot jam burre me kepuce te renda

mbi to me vjen turp te kercej si dikur

zbathur dua te me shkele kemba

te hidhem e te los gur mbi gur.

Dashnor Selimi

ËNDËRR

Syri prush

përgjonte hënëzën tinzare,

në qiellin e gushtit,

kur drapri i artë kosiste yjet.

Vargjet e mi zgjasin duartë

në oaze të fshehtë,

si të lajnë fytyrën

buzëluleve me vesë.

Në shtegun e natës

dridhej lofata e porsaçelur

në sytë e maces.

Dua t’i flladis me zjarrminë e çastit

e dhimbjen ta mbaj në sy .

Në të gdhirë,

zogjtë do të ulen aty.

Sokrati

Sokrati, është një nga filozofët e lashtësisë Greke për të cilin kanë shkruar të gjithë filozofët e asaj epoke. Sokrati dhe Pithagora janë të vetmit që nuk kanë lënë pas asnjë dorëshkrim e megjithatë, te dy do të kthehet në mit filozofik, Sokrati nga mënyra si jetoi, veproi, u soll dhe u pozicionua për jetën. Nuk ka filozof të lashtësisë Greke që nuk do shkruajë rreth tij.

Aristoteli njeh metodën Sokratiske të të menduarit dhe do shënojë : “mbi Sokratin këtu *e kërkuara rreth natyrës u zgjidh, përsa rreth domosdoshmërisë së virtytit nga filozofët kërkohet”. 24 vjet përpara vdekjes së tij, Aristofani, komediani ndërkombëtar, do t’i kushtojë një komedi të tërë Sokratit. Amfiteatri ishte plot dhe si spektator mes tyre vetë Sokrati. Sigurisht që mes humorit dhe sarkazmës pati batuta që shkaktuan qeshje në publik. Në fund të shfaqes Soktari u ngrit në këmbë, u duartrokit nga të gjithë dhe tha : “ Në një sistem vërtetë të lirë dhe demokratik do kritikohesh mes humorit”.

Jeta e tij.

Lindi në Athina më 470 (para erës së Re) dhe u dënua me vrasje më 399 (para erës së Re). Jetoi në pazarin e lashtë të Athinas. Ishte shpërfillës ndaj stereotipave të shoqërisë. Kështu e konceptonte ai lirinë e vërtetë. I shkurtër dhe i shëmtuar, me një hundë jo të saktë në proporcion me fytyrën. Ecte zbathur dhe nuk i bëhej vonë fare që do emërohej nga Athinasit si i qelbur. Babai i tij ishte skulptor dhe si fillim edhe ai ndoqi për pak profesionin e të atit. U martua në moshë të madhe me Ksanthipin. Një nga gratë më të vështira, llahtarë fare, e kohës së shkuar, të së tashmes dhe të asaj që do vinte.

Kështu përshkruhet në të gjitha shkrimet rreth saj. Jo e rastit shprehja e tij: “Po të marrësh grua të mirë do jetosh dhe po more grua të keqe do bëhesh filozof”. Sa herë Sokrati kthehej natën vonë në shtëpi, ajo e priste dhe i hidhte një kovë me ujë të qelbur në kokë.

Në pyetjen :“si e mban për grua?” ai do përgjigjet: “pse promotorët e kuajve gjëmojnë atë më të sertin që ta shtrojnë? Pasi nëse ja dalin mbarë me një të tillë, kollaj komandojnë të gjithë. Edhe unë përderisa ja dal mbarë me të, do të thotë se mund t’i komandoj të gjithë”.

U bë simbol dhe mit i rinisë së asaj kohe. Metodologjia e tij as sot nuk ka gjetur zëvendësues. U adhurua si askush nga Grekët e lashtë. Emri i tij u bë sinonim i kulturës. Të pasurit e asaj kohe njohjen me Sokratin e përdornin për të treguar nivelin e tyre të lartë. Një ndër ta ishte Platonas. Sokratit i pëlqente të jetonte mes njerëzve të njohur dhe të pasur pasi mes tyre i jepej mundësia të shprehte ato që dinte dhe të evolonte idetë e tij. Pra njerëzit e luksit kanë kohë për filozofira. Jeta e tij mbaroi dhunshëm.

Pse Sokrati u bë mit i filozofisë dhe drejtësisë?

Të gjithë filozofët kërkuan fillimin e krijimit të njeriut dhe brumosjen e tij me ndjenja. Ku dhe si u mbars me pozitivitet dhe negativitet njeriu? Asnjëri nuk ja doli mbarë këtij udhëtimi të brendshëm shpirtëror si Sokrati ndaj drejtësisht do bëhet dhe miti i të miteve të lashtësisë. Sokrati beson se duke bërë aytognosi (njohje të vetes) ke njohur dhe shpjeguar botën. Pra, ai që nuk njeh veten nuk ka si të kuptojë askënd jo më të shpjegojë fenomene sociale.

Njohja e vetes fillon me shpjegimin e kuptimit të së Mirës, Virtytit dhe të Urtësisë. Njerëzit besojnë në shumë krijues të tyre, pra kanë besime fetare të ndryshme. Këtu fillon dhe diferencimi ideor, mendor dhe veprimor i njeriut. Unë besoj në këtë zot dhe ai kënaqet ose dëshpërohet me këto veprime. Po të rendismin se çfarë kërkon një zot tjetër nga njerëzit del se ca zemërohen, ca gëzohen, ca të ndalojnë e ca të lejojnë këtë ose atë gjë. Pra u nda njerëzimi së pari! Morri udhë mentaliteti i secilit aty ku beson. Si mendim dhe si veprim. Si duket kjo? Shpirti është udhëtimi vertikal i njeriut me zotin, qiell-tokë, i vetmi sens jete që shpreh vullnetin e njeriut. Ndërsa mendueshmëria e shpirtit është udhëtimi horizontal i njeriut me shoqërinë. Pra e vështira e jetës. Ecja paralele me njerëz të ndryshëm. Pra shpirti na lejon të udhëtojmë si të duam se unë dhe zoti jemi bashkë, ndërsa mendueshmëria e shpirtit na formon ose degjeneron si njerëz. Pra shpirti as kapet as haet dhe na komandon!

Metoda dialogut e Sokratit.

Sokrati besonte se dialogu (fjala mes dy vetëve) është mënyra më e saktë të njohim dikë. Duke dialoguar, thuaj e thuaj, tjetri nxjerr të vërteta të mëdha rreth vetes. Nuk ka nevojë as ti bësh pyetje as të jesh këmbëngulës. Ai flet, tregon, pohon, zbulon pjesë të shpirtit. Pse çfarë është shoqëria? Një njeri i huaj që duam afër shpirtit që t’i rrëfehemi. Pra kush do të flasë me ne na do dhe na beson. Keni vënë re një nervozizëm kur debatoni me dikë? Nuk e merr shtruar me ju, nuk ju duron dot dhe pa mbaruar biseda ju ofendon. Ai nuk përballon dot logjikën tuaj të ftohtë, e pret udhën e bisedës që të largohet. Ka frikë mos kuptoni atë si njeri. Pra e folura si koncept dhe dialogu meqë është më intim si bisedim, është fillesa e njohjes së dikujt. Fundi i një bisede me fyerje nga tjetri tregon që jo vetëm nuk ju do por nuk ja vlen të jeni me të, pasi ai në vend të logjikës përdor armët e nxehta të saj, urrejtjen, sharjen, fjalën e nxituar. Sokrati nuk ja’u kursente fare kritikat të pasurve dhe kryeneçëve. Ai besonte se si pushtetari, si personi me reputacion në shoqëri janë të korrigjueshëm, të arritshëm dhe nuk dinë gjithçka siç çirren gjithë ditën para miletit.

Metoda obstetrike.

Këtë metodë përdor Sokrati me nxënësit e tij. Në lindjen e një bebi kontribues për fekondimin e tij janë nëna dhe babai që fjetën bashkë. Pra nuk ka kontribut mësuesi. Në orën e lindjes veç, mamija ndihmon fëmijën të dali shëndetshëm nga barku i nënës, pra të dali realiteti ekzistues. Kështu dhe Sokrati përpiqet që idenë studentit t’ja nxjerri nga koka. Pra luan rolin e mamisë, ndihmon një lindjen e idesë të re të cilin studenti e ka të formuluar gati në kokë. Kjo metodë koiçidon me qëndrimin pasiv të Sokratit në bisedë me dikë duke bërë totalisht të paditurin. Bashkëbiseduesi jonë mes pyetjeve që i bëjmë arrin vetë tek e vërteta e tij e cila për Sokratin është dhe e vetmja e vërtetë. Pikërisht për këtë metodë Sokrati gjeni tha shprehjen magjike të të gjithë epokave : “Unë një gjë di mirë, që nuk di asgjë”.

Në çfarë besonte Sokrati?

Ai besonte te arsimimi, te germat, tek ndriçimi i shpirtit, tek zgjuarsia, intelekti. Sokrati tokëzoi filozofinë. Ai e zbriti filozofinë nga yjet në tokë dhe detyroi filozofët të mos merren më me fenomene natyrore por me njeriun. Ai besonte se kur dëmton tjetrin ke dëmtuar edhe veten pasi brenga nuk të lë të jetosh. Ndaj nga dëmtimi i tjetri apo i vetes zgjidh atë të vetes. Dhimbje ka shumë, vuan, të qan shpirti por pas lotimit ai do jetë i pastër. Ai besonte në një shoqëri ku vlera, virtyti, urtësia dhe e mira duhet të mbizotërojnë. Atij i interesonte e përditshmja, sjellja dhe marrëdhëniet me njeriun. Përçonte përvojat e vetes dhe arrinte në konkluzione gjeniale. Nga shprehja e tij : “Askush nuk do të bëjë të keqe me qëllim, pasi njeriu do që të jetë i lumtur dhe i pasur” mund të kuptoni sa ndihmoi drejtësinë me fillesën e idesë së saj bazë se gjithkush nga ne është i mirë deri në vërtetësinë e keqësisë që kemi bërë. Pra një gjykatë fillon gjykimin tënd mbi bazën se je i mirë dhe deri sa të vërtetohet e keqja që ke bërë je zotëri/zonjë. Gjatë shtjellimit të fakteve kthehesh në të akuzuar dhe së fundmi shpallesh i dënuar me heqje lirie dhe pa të drejta politike. Vlera esenciale e njeriut është ajo që do të bëjë dhe ajo ajo që bën. Shikon njerëz që pinë cigare ndonëse e dinë sa dëm ju bën por ata e pinë me mani. Konkluzioni. Nuk kanë kuptuar të keqen që po i bëjnë vetes. Ata duan të rrojnë por shkojnë kundër jetës me armë tymin. Ploutarhos do shkruajë të plotësuar idenë lart me dorëshkrimin:“ Rreth mendueshme risë gjeniale të Sokratit” .

Apologjia e Sokratit.

Vepër e adhuruar ndërkombëtarisht. E përkthyer edhe në Shqip. Është apologjia e tij përpara gjyqtarëve.

Kur Sokrati u bë yll i shoqërisë, simbol, marrëzia reale e adhurimit nga studentët e tij, këshilluesi dhe mëndja e mënçur e kohës, pushteti vendosi ta vrasë. Ai ishte i apasionuar me të vërtetën e jetës. Heshtje dhe jo çudi!… pasi kjo metodë vazhdon ritmikisht deri më sot. Kur thua të vërteta, kur bëhesh shqetësues dhe verbues në shoqëri, ata lart me udhërrëfyes një përçmim njerëzor që ti ke afër, i cili i shkakton vjellje dhe përçmim shoqërisë si tru dhe gjest që zotëron, të ka inat, zili dhe ndihmon që të ta gjejnë anën për tët vrarë. Sokrati thoshte : “ Ai që thotë të vërtetën nuk mund të jetë më kurrë i sigurt për jetën e tij”. E kështu pasi ironizoi ca kërma shoqërie, injorantë dhe shpirtzinj por me ndikim të madh ekonomik te shteti, akuzat u ngritën kollaj. Ai tërhiqte rininë, nuk ishte i respektueshëm, ishte kundër kohës. E burgosën. Gjyqi u bë në pazarin e madh të Athinas aty ku ai lindi, u rrit dhe u zhvillua si gjeniu i njerëzimit. Perde gjigande u vunë ngado për të krijuar idenë e sallës së gjyqit. 500 gjykatës ishin anëtarë të trupit gjykues. Pasi u morr në pyetje votuan kundër tij vetëm 200 gjykatës. Kur ju dha mundësia të mbronte veten gjatë kohës së burgimit, ai nuk e bëri, nuk deshi. Sokrati e dinte pse po dënohej. Ndaj nga miliona mesazhe që përcolli në apologjinë e tij unë zgjodha frazën : “ Ju po dënoni veten dhe jo mua. Ju interesoheni për pasuri e para dhe jo për fëmijët tuaj që do jenë trashëgimtarë të saj. Gjithë shoqëria dhe rinia do ju dënojë për dënimin tim. Breza të tërë do ju dënojnë që më dënuat. Çfarë bëni kështu o milet?….”. Pas kësaj fjale votot kundër tij u bënë 280. I mbyllur në qeli ai nuk besonte dot se ata që e adhuruan po e vrisnin. Studentët e nxisnin të arratisej por ai besonte se askush nuk mund të ngrihet mbi ligjin dhe drejtësinë. “Më mirë një padrejtësi sesa miliona vendime të drejta të pazbatuar”. Qetësisht piu kupën e helmit dhe vdiq me dhimbje të tmerrshme në moshën 70-të vjeçare.

Morali.

Mos prit shumë nga ata që të puthin dhe të adhurojnë dhe të mburrin. Varrin tënd ëndërrojnë sapo kuptojnë që ti i tejkalon në intelekt, zgjuarsi, mençuri. Mbrapa krahëve do shpikin si kurrë dhe do duan tët quajnë njeri pa asnjë vlerë. Idetë e tua do t’i birësojnë si kurrë ndaj të qëndrojnë afër që të t’i rrjepin. Do mundohen të thonë kudo që ka mendime të çuditshme, janë kotësira idetë e saj. Në fakt truri jot i ka lënë pa gjumë gomerët. Inati si tët mbysin dhe përmbysin i bën bisha. Pretendoni të shkruarën. Edhe kokave të pushtetit shkruajuni letra sepse e shkruara mbetet dhe mos kërkoni t’i takoni se nuk ju lë kush. Ata që janë mësuar të lëpinë këpucët shohin gjithmonë baltë dhe llucë. Nuk dinë nga diell e qiell. Të mëdhenjtë i lexojnë letrat dikur diku. Nëse do të shpëtosh nga këto vemje të shoqërisë fol pa ju marrë dorën fare. Fol kudo dhe bërtit me sa zë ke. Dëgjohu nga mileti. Ai vendos. Shoqëria dhe shteti është i joti. Ai është mizë para shoqërisë ndaj një jetë mbeti shërbëtor interesash dhe kurrë udhërrëfyes i saj nuk u bë dot! Sokrati shprehet për rastin konkret: ” Kur të godet një Gomar, nuk ka kuptim ta gjuash edhe ti”.

Sokrati është dashuria dhe prehja e shpirtit tim në këtë jetë. E di përmendësh filozofinë e tij, e dua, qaj për të. Shoqëria sapo e dënoi e piedestalizoi. Ai u bë hymn i paprekshëm i të gjithë epokave. Koka e filozofisë, mburrja e kombit. Pra e vranë që të flisnin lirshëm me idetë e tij!!! Ta lexosh dhe kuptosh Sokratin do të thotë se di të jetosh bukur. Ai të jep armën e filozofisë së jetës në dorë. Jeta do mendim dhe jo keqësi, nerva, sharje. Jeta do filozofi, dashuri, arsimim, pasion. Ai që kupton mjaftueshëm Sokratin është mbret i jetës së tij qoftë dhe heshturazi. Ai do shprehet :” Nuk mund t’i mësoj askujt asgjë, Mund t’i bëj vetëm të mendojnë “.

Ndaj idea magjike e Sokratit të mbush me jetë :” Mëso sa ja vlen o njeri dhe bëhu zoti i vetes”.

Duke e mbyllur mos harroni se: “Nuk është e nevojshme të thuash ato që di, por të dish çfarë thua”.

Përshtati, përktheu dhe bëri zbërthim ideor, Filologia e gjuhës Greke & Italiane Anila Rezhdate dashurosh nje grua..

Ilirjan Sadikaj.

TË DASHUROSH NJË GRUA

(Pjese nga romani me te njejtin titull)

Me të u njoha në dhjetor.Në prag të festave. Festat në vetvete kanë magji në tharmin e tyre. Fshehin mistere. Pra u njoha me të në kohë magjike.

Emri i saj është… Më mirë të mos e tregoj. Të jetë një mister. Inicialet e emrit të saj janë A dhe U. Au është simboli i arit. Do e quaj ‘Ari. Pa dale pak. ‘Ari është shkurtimi i një emri, ndërsa unë ende nuk kam gjetur këtë emër. Më mirë po e quaj Earta. Ajo është vërtetë e artë. Edhe pse flokët i ka të zesë, ajo shkëlqen më shumë se ari. Është e për/rrethuar nga drita boreale. Kur unë iu afrova, rrezet e ftohta çelën pranverën e harruar në jetën time. E pashë dhe e dashurova. Si në rininë time. Vetëm me një vështrim. ( Në fakt s’ishte thjeshtë një çast i vetëm. As një shikim.) Kafenë e pinim në bar Internacional, në qëndër të qytetit. Sapo ndahesha prej saj, mezi prisja t’a takoja përsëri. Nuk mund ta takoja çdo ditë, sepse një burrë që dashuron një grua, duhet të jëtë disi i matur.

Ato ditë bosh, kur s’isha me të, unë shkrova një kartolinë. Do ia dërgoj për Vitin e Ri, mendova. Në fakt, ditët bosh, larg saj, ishin të shumta dhe unë shkrova shumë kartolina. Dhe s’janë vetëm për Vitin e Ri. Janë për çdo ditë dashurie.

Nuk e paskan zjarrin flakadan të rinisë? S’e di. Gjykoni vetë.

MAGJIA

Sapo ndahem prej teje, mezi pres të të takoj përsëri. Kjo është magji.

Supozoj se më kanë bërë magji, apo magjia buron nga brenda meje?

Por në pak sekonda e kuptoj, se magjia je ti vetë. Figura jote e bukur, zëri yt melodik, madje dhe emri yt, është magjia e vërtetë.

Nis e mendoj pastaj, sikur çastet e takimeve tona të ishin aq aq të shumta, sa që praktikisht ne të ishim bashkë përgjithmonë.

Por unë e di që kjo nuk do të ndodhë. Në një realitet tjetër, mbase’.

Atëherë, unë zë dhe modeloj këtë botë imagjinare. Matematikisht, në fillim. Pastaj numrat i shpirtërizoj. Mundësitë, që të jemi bashkë përgjithmonë, shkojnë deri në infinit.

Qoftë e bekuar magjia jote!

Till you see again!

DIMENSIONI I KATËRT

Kur bisedoj me ty, fjalët fitojnë hapësirën tredimensionale. Fjala takim, përshëmbull, janë duart tona, që çuditërisht sa herë preken, lulëzojnë. Veshtrimet tona që kryqëzohen, janë burime drite të syve tanë.

Po buzët e tua? Eh buzët e tua, të më jepnin një puthje! Do të ishte një permasë më tepër në bisedat tona. Tamam si në teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit, me realitetin katërdimensional. Po krahët e tua? Eh, të më përqafonin! Do të ishte sërish përmasa e katërt e takimeve tona.

Por bota që unë jetoj, është vetëm me tre dimensione, pamvarësisht se takohem me ty. Ky është zhgualli ku unë ndjehem komod. T’a bëja therrime këtë korracë! Do të arrija dimensionin e katërt? Do të fitoja ty? Apo do të të humbja? Megjithatë thërras:

Bekuar qofsh, o i arti dimension i katert i dashurisë!

I’M DYING OFF, TILL YOU SEE AGAIN ! *

Do të doja të flija të paktën dhjetë vjet.Do të mbetesha relativisht i ri.Se ne gjumë njerëzit nuk moshohen.

Të zgjohesha vetëm kur të takoja ty. Ti të më telefonoje, për të pirë një kafe bashkë.

Do të jetoja vetëm për ty. Realiteti im do të kthehej në të kundërtën e vet. E përditshmja do të ishte gjumi im. Larg të gjithëve. Kur të zgjohesha për të ardhur tek ti, në fakt kjo do të ishte ëndrra ime.

Si i lodhur më dukesh, do vëreje ti. Si i përgjumur.

Vij nga larg, do përgjigjesha unë. Vij nga e pangjara.

Mund të ndodhë që të mos zgjohem më. Ti nuk më merr më në telefon. Nëpërmjet nën-ëndrrës, para zgjimit tim, unë e kuptoj se ti më ke harruar.

Atëhere, më mirë të flija përgjithmonë.

___________________

*Po vdes pak nga pak, deri në takimin tjetër

PERËNDESHA IME

Ti je perëndesha ime!

Të dashurosh një grua, është trimëri. Të dashurosh një perëndeshë, duhet të bësh trimërira.

Të isha si Herkuli, do të plotësoja 12 trimëri, për të merituar dashurinë tënde.

Por unë jam njeri i zakonshëm. Ç’trimëri mund të realizoj unë, veçse të të dua ty?

Do të dua me mënyrën time. Do të dashuroj 100 vjet edhe për vitet që s’ishim njohur bashkë. Do punoj, do pi kafe, do shkruaj libra dhe do të dashuroj ty, çdo ditë, edhe në ditët që s’të njihja akoma.

Kur të mos jem më, ti do të thuash :

Dikur, një burrë më dashuroi deri në pafundësi.

Paskëtaj, si të gjithë perëndeshat, do të pish një kupë me nektar për mua dhe kupën e artë do t’a flakësh në Olimp.

Një çast më pas, si të gjithë perëndeshat, do të qeshësh e do të harrosh 100 vitet e mia të dashurisë.

Gjithsesi do të ndjehesha i lumtur.

Në një tjetër jetë do të dashuroja sërish!

100 vjet të tjera…

PASQYRA

Kafeneja ndodhet në katin e dytë. Ne dalim dhe ecim nëpër shkallët tëposhtë. Në shesh pushimin e shkallëve është një pasqyrë e madhe.

Si nuk çahet pasqyra nga bukuria jote, them unë, ndërsa zbresim shkallët.

Një ditë, të putha pikërisht në shkallë, përballë pasqyrës. Në fakt s’ishte tamam puthje. Sa cika buzët e tua. Një sekondë ose më pak.

Në çast pasqyra u kris. U dëgjua dhe tingulli i krisjes së saj. Një vizë e hollë, vertikale, e ndau mespërmes.

Kjo është shumë e çuditshme, belbëzove. Ti nuk ke as sy të bardhë.

Herën tjetër, vumë re se pasqyrën e kishin zëvëndësuar. Tanimë ti ecën dy hapa para meje.Të ruaj pasqyrën, më thua.

Por të dy e dimë, që një ditë, ajo do të bëhet copë e thërrime. Do të shkaktojë zhurrmë të madhe.

Do të qeshim dhe do ta paguajmë.

Pastaj do të shohim njeri-tjetrin ndër sy.

Vetëm pasqyrën ?

VEÇAS DHE BASHKË

Ne jemi burrë dhe grua. Veças. Ti me një burrë tjetër. Unë me një grua tjetër.

Ne kemi fëmijët tanë. Veças. Ti ke fëmijën tend. Unë kam fëmijët e mi.

Ne kemi të dashurit tanë. Veças. Ti të tutë e unë të mitë.

Të përbashkët kemi dashurinë tonë.

I u luta Zotit e u bëra 25 vjeç. U ktheva në paramartesën time. Vetëm për të dashuruar ty.

Edhe ti u bëre 20 vjeçe, me hirin tim e me ndihmën e Zotit. Vetëm për të më dashuruar mua.

Tani s’jemi më burrë e grua, por dy të dashuruar në rininë tonë.

Deri në paralindjen time do të rikthehesha në kohë, si rrallë tjetërkush. Deri tek gjyshi e stërgjyshi im.Me një pamje tjetër e mbase me një tjetër emër. Por gjithmonë për të dashuruar veç ty.

JE YLL APO GRUA…?

Je yll apo grua? Pyetje e thënë pa gajle, sepse unë e di që ti je një yll. Mijra vjet drite larg, për një fjalë të vetme…më tako…!

Drita jote e ylltë, e ftohtë, çuditërisht ka risjellë pranverën në jetën time.

Ndërsa ti do të më mbash kaq larg! Të të jem pranë, ti pandeh se do të digjem a do të humbas gravitetin tim?

Në fakt, praën teje, vetëm se kam ndjekur dritën dhe nurin që ti lëshon mbi mua. Për vite me rradhë, si tani. Dhe të kam dashuruar, si tani.

Ti s’mund ta harrosh këtë, edhe pse je një yll. Sepse edhe yjet dashurojnë ndonjëherë. Shkëputen nga qielli dhe bien në tokë, për njerëzit që i duan. Qoftë dhe një çast të vetëm. Puthin, përqafojnë e bëjnë dashuri, pastaj ngrihen sërish në qiell. Të mbretërojnë ftohtë !

Bujar Mucaj

Shtrati i topit

Ishin vite te tjera atehere. Heronjte e vertete sikur dilnin nga dheu, por me shkelqim gati boreal kishin ata fallco qe i kishim perdite para syve. E mbaj mend mire heroin e ketij tregimi te vogel qe po ju nis apo heroin e atehershem qe fryhej perdite para nesh duke reklamuar lart e poshte virtytet e rralla te tij. Ca thoshin se e meritonte ate titull te larte, ca thoshin se e kishte mare duke shtruar dreka e darka, duke sakrifikuar me kete rast nje kope jo te vogel me dhi e dhene lene nga i ati dhe ca zamzane me raki. Tani heronjte s’mund te mereshin me dhi e me dhene, pune te medha kishin bere dhe pune te medha u prisnin tek pragu, ndaj flijimi i tyre qe me vend dhe kishte bere efekt ne ca barqe te medhenj qe s’ngopeshin kollaj sidomos nga nahija e Tirones. Ne shoket e tij te punes nuk kishim pare ndonje cilesi te rralle sidomos ne pune, i zakonshem si gjithe te tjeret, bile kishte te tjere qe ishin shume para nesh ne realizime plani.

Baze e kesaj rrefenje eshte nje dite e larget e 81-shit,kur ne nje pushim dreke ju drejtua Bilalit me te moshurit te asaj brigade shpimi te naftes qe i drejtonte, se a i shkonte ylli i heroit ne kostumin e tij qe e vishte zakonisht te djelave kur vinte per kontroll tek vendi i punes, per te kapur me presh ne duar ndonje qafir qe dhe ja fuste gjumit apo dhe mungonte ne pune. -Te shkon i tha Bilali , por do te shkonte me teper ta kishe me te madh, te ishte sa nje patkua se koken e ke te vogel.

Heroi qe spriste te tille pergjigje u zverdh ne fytyre dhe ne cast drejtoi nje rrebesh fjalesh drejt Bilalit, i cili coi duar perpara si mburoje, nje xhest qe donte te thoshte, me mbyte ,cben!

-Heroit i flet me keto fjale.Une te fus ne burg! Mua me nderon partia dhe ai i madhi atje lart. E kupton se ky eshte ylli i arte dhe kete yll se marin dot as ti e shoket e tu qe me nder u bjene pantallonat rrugeve.

Bilali e pa qe e kishte bere nje fare djallosje duke folur ne ate menyre dhe preferoi me mire per pak kohe te heshte, duke lene te rreshkase orteku i fjaleve te tij me lloj epitetesh te padegjuara me pare nga goja e tij. Pasi foli e foli gjate kesaj radhe futi ne veprim dhe duart duke i mberthyer ”kundershtarit” krahet:

– Dhe degjo, kur te vdes une do te mbahet zi e madhe, do te ngrihen kenge dhe trupi im do te vihet mbi shtrat te topit e do te prehet….

– A ketu s’te le me te flasesh, nderhyri Bilali tashme i cliruar,- s’te leme te vdesesh se po vdiqe ti do mbetet plani pa realizuar.Cdo bejme ne qe na bjene pantallonat rruges, prandaj une mendoj te vdesim si brigade, le te shtojne ca topa te tjere se su be qameti.

-Ju ne topa-iu kthye as qe behet fjale topi eshte i imi dhe pike

Ne ia benim me shenje Bilalit te heshte se heroi kishte dhe nje damar qe kur e kundershtoje ose kur e mundje ne letra ne kohe te lire do te hapte pune pa pune.

Keto mu kujtuan pas tridhjete e nje vjetesh kur pashe rrugeve te qytetit heroin duke terhequr nje karroce tip biciklete me dy rrota qe me kujtoi dhe topin e ketij tregimi te vogel. Koha, ndryshimi i sistemeve se lane te priste i qete shtratin e topit, kishte ardhur koha te levizte me tere mend kembet….

Kategori
Uncategorized

Vendi, protektorat i krimit, Eurostat: Në Shqipëri 2.5 herë më shumë vrasje se në Europë

Vendet e BE-së përllogariten në vitin 2015 gjithsej 3600 jetë të humbura nga vrasjet, por prevalenca për 100 mijë banorë ka shënuar ulje të dukshme, duke arritur 0,7 vrasje për 100 mijë banorë nga 1.3 vrasje për 100 mijë banorë në vitin 2002, sipas të dhënave të Eurostat.

Ndërsa Shqipëria në të njëjtin vit (2015) ka një numër shumë më të lartë vrasjesh për banorë se BE-ja.

Sipas të dhënave kombëtare nga INSTAT në vitin 2015 në Shqipëri ndodhën 54 vrasje, ose 1.8 vrasje për 100 mijë banorë.

Treguesi në Shqipëri është 2.5 herë më i lartë se mesatarja e BE-së.

Nga 5.2 milionë vdekje të raportuara në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2015, 3 600 (0.7%) ishin për shkak të sulmeve të njerëzve ndaj njëri tjetrit. Shumica e viktimave ishin burra (64%).

Në BE, në terma absolutë, Gjermania kishte numrin më të lartë nga vrasjet (441 vdekje) më 2015 dhe Italia (395) regjistruan vdekjet më të mëdha nga sulmet në vitin 2015. Ata u pasuan nga Franca (340), Rumania (301) dhe Polonia (293).

Numri i lartë i vrasjeve në vlera absolute vjen për shkak të popullsisë së madhe të këtyre vendeve. Vrasjet për 100 banorë në këto vende janë më të ultat në BE.

Vrasjet rezultojnë të jenë të larta për numrin e popullsisë në vendet ballatike.

Me 5,1 vdekje në 100 000 banorë, Letonia ka regjistruar normën më të lartë të vrasjeve në mesin e shteteve anëtare të BE-së në vitin 2015.

Dy shtetet e tjera anëtare të Baltikut, Lituania (4.1 vdekje për shkak të vrasjeve) dhe Estonia (3.6) shkalla relativisht e lartë e vdekjeve për shkak të sulmeve.

Në kundërt të shkallës, në vitin 2015, normat më të ulta të vdekjeve për shkak të vrasjeve u regjistruan në Mbretërinë e Bashkuar (0,1) për 100 mijë banorë, Irlandë, Francë dhe Gjermani (të gjitha 0,5).

Në BE-së, norma e vdekjeve nga vrasjet ishte mesatarisht 0.7 për 100 000 banorë në 2015, ndërsa në Shqipëri 1.8.

Në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 u raportuan 25 vrasje gjithsej nga organet e rendit, me rënie në raport me një vit më parë.

Kategori
Uncategorized

Policët e kampit të Maliqit kishin përdhunuar gra të të dënuarve.

Më poshtë japim të plotë raportin e Qeverisë Amerikane të paraqitur në OKB në shkurt të vitit 1955, përshkrimin e tmerrshëm të kampeve e burgjeve në Shqipëri, si dhe një rast të debatit më të fundit mbi fenomenin e përdhunimit të femrave në diktaturës, si një rast i pa artikuluar më parë dhe e pa pohuar nga kjo kategori. Megjithatë, edhe në këtë libër, duke ardhur si një raport i Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet bindës “fenomeni i përdhunimit” ashtu si është pranuar nga vuajtësit e dënimit, dhe pse nuk kanë pasur fakte konkrete apo denoncime, së paku në këto 25 vjet.

Maj –nëntor 1950

“Në raportin e datës 23.8.1950, për gjendjen në kampe e burgje thuhej se policët e kampit të Maliqit kishin përdhunuar gra të të dënuarve, ndërsa kishin pasur kontakte me femra imorale (AMPB, F.50. V.1950, D.393”, veçohet nga Dervishi në pjesën e kapitullit mbi kampet e punës së të burgosurve në vitet 1947-1951. Ndërsa arkivisti sjell të dhënat e para në raportin e Qeverisë Amerikane paraqitur në OKB në shkurt 1955, ndër të tjera thuhej:

“Midis deklarimeve të kategorisë së parë rreth kolonive penale, është ajo e dhënë nga Skënder Deme, i cili kaloi 5 vjet në këto kampe, para ikjes së tij në Greqi në prill 1951. Sipas tij, deri atë kohë kishte 10 burgje politike në Shqipëri, prej të cilave 10 mijë vetë jetonin në kushte tmerruese. Torturat e tyre dhe trajtimi çnjerëzor ishin përshkruar si të pabesueshme. Vetë Dume shërbeu në dy koloni ndëshkuese në ‘kampin e vdekjes’ në Vloçisht, afër Korçës, ku nga 1.200 persona, kryesisht ishin njerëz të ligjit, doktorë, student, ish-oficerë të lartë, klerikë katolikë dhe myslimane, tregtarë dhe në kampin e Bedenit në Kavajë. Të burgosurit në kampin e parë punonin në projektin e shpallur të Maliqit, ndërsa ata të tjerët në kanalin kullues Peqin- Kavajë. Në kampin e vdekjes në Vloçisht, të burgosurit zgjoheshin në orën 3:30 dhe fillonin punën në kanal në orën 6:00, ktheheshin në kamp orën 20:00. Disa nga shokët që ishin shumë të sëmurë për punë, aktualisht varroseshin të gjallë në kanal, midis këtyre ishin edhe prifti Josif Papamihali –kryetari i kishës unite në Korçë, nënkolonel Sulejman Vuçiterna, hoxha Qazim Melçani, nënkolonel Tefik Hoxha, Riza Qako, Jaçe Zleusha, Luigj Luli, Ali Elezi dhe të tjerë. Për arsye të një thyerje rregulli, një student u lidh nga rojet e burgut me një kolonë dhe u la aty për 72 orë. Kampi në liqenin e Maliqit mund të preket si një shembull tjetër që tregon se si kalojnë të burgosurit politikë në Shqipëri. Të burgosurit në këtë kamp janë organizuar në 12 brigada pune, secila e përbërë nga 120-140 burra. Secila përbëhet nga 3 kompani dhe secila prej tyre prej 3 skuadrash. Personali që komandon njësitë e ndryshme përbëhet nga shokë të tyre, që quhen të dëmshëm nga komandanti i kampit, megjithëse çdo brigadë është nën mbikëqyrjen e fortë të një oficeri të policisë. Të burgosurit i banojnë në baraka dhogash, me një brigadë në secilën barakë. Ato nuk janë të ndara në dhoma, gjatë mureve janë dy rreshta koçekësh me dy krevate, njëra mbi tjetrën, ku flenë të burgosurit. Shteti nuk u jep ndonjë mbulesë dhe ata të burgosur që nuk kanë, duhet të flenë ashtu siç janë mbi kotecin e zhveshur. Barakat nuk janë të mbrojtur prej kohësh. Çdo të burgosuri i kanë dhënë vetëm një palë rroba pune të përbërë nga një pallto, pantallona dhe një këmishë, të cilat shpejt grisen se puna e të burgosurve ka të bëjë me tharjen e liqenit të Maliqit dhe duhet që ata shumicën e kohës të punojnë në ujë. Nëse i burgosuri nuk ka rroba të tij për t’u ndërruar pas pune, duhet të mbetet me veshjen e punës, ashtu i lagur. Si rregull, punojnë 10 orë pune në ditë, nëse nuk shtohen me urdhër të komandantit të brigadës. Në gërmimin e kanalit për tharjen e liqenit të Maliqit, shumica e të burgosurve janë zakonisht në ujë që arrin deri në gjunjë, e disa herë deri në brez. Në kundërshtim me këtë kusht, puna vazhdon pa marrë parasysh kohën ose stinën e burgosurit. Si rezultat, shumë të burgosur sëmurën dhe shpesh rreth 150 prej tyre kishin nevojë mjekësore të përditshme. Vetë doktori i kampit është i burgosur përjetë. Megjithëse është doktor i mirë, ai nuk ka as veglat dhe as barnat e nevojshme. Veç skenës së punës së rregullt, që fillon nga ora 4:00 dhe përfundon në orën 16:00, me dy orët që nevojiten për ecje nga barakat në punë, puna shpesh vazhdon për 1 ose dy orë më shumë. Pushimi jepet 3 herë në ditë. Racioni i bukës është 500 gram, një përzierje gruri dhe thekre, zakonisht e papjekur që u jepej në drekë. Ushqimi i zier u jepet vetëm për mëngjes dhe darkë. Zakonisht përbëhet nga një supë uji me makarona, fasule ose kunguj. Çdo i burgosur duhet të marrë 100 gram mish në ditë, megjithëse kjo ndodh rrallë. Kohë pas kohe, të burgosurit lejohen të marrin pako me ushqime për të shtuar dietat e tyre”. (227 AQSH, F.14/AP strukturë, V.1955, D.176)

Të dënuarit që kishin punuar për hekurudhën Peqin-Kavajë, Urën e Bonës, kishin përfunduar në Orman-Pojan të Korçës, për të vazhduar tharjen e kënetës së Maliqit. Mbi bazën e këtij kampi, u krijua kampi nr.1 (reparti 301 më vonë). Më 1951 mbaruan punimet e Maliqit.

Prill – nëntor 1949

“Në pranverën e vitit 1949 rifilluan punimet për hapjen e kanalit që do të kalonte ujin e kënetës. Patër Zef Pllumin, njëri prej të dënuarve që ka lënë kujtime, e kanë çuar në këtë kënetë. Përkthyesi i famshëm Pashko Gjeçi, nëpunësi i lartë Nedin Kokona etj., punonin aty. Sektori i punës kishte 79-80 cm nën ujë, plot ushunjëza e bretkosa, kallami i kënetës shumë i fortë. Karrocat e drurit ishin të rënda para se të ngarkoheshin, e jo kur bëheshin me peshë, që nuk lëviznin prej vendit. Prej kanalit të madh i kanë çuar në Dunavec, rreth 20-25 km. Po ashtu, Sami Repishti ishte një ndër të burgosurit e burgut të Shkodrës. Sipas kujtimeve të tij, të burgosurit ishin vendosur në Baraka të gjata dykatëshe, të ngjashme si stalla bagëtish. Çatia ishte prej teneqeje e muret me kallama të kënetës. Ishte ftohtë në dimër e vapë e tmerrshme në verë. Mungonin ekskavatorët, puna bëhej nga njeriu i zhytur në ujë të ftohtë, mes atij pisllëku të trashëguar ku ushunjëzat ishin përpara një gjahu të pafund njerëzor. Një rojë i kampit i kishte qorruar një sy me cigare një të dënuari me origjinë armene. Repishti i përshkruan të burgosurit “kufoma lëvizëse”, “leckamanë të mbuluar me baltë”, që po transportoheshin të lidhur me zinxhirë e litarë”

Maj-nëntor 1950

Përshkrimi për tharjen e kënetës së Maliqit, ja si vjen: “Pas një pushimi, punimet rifilluan përsëri më 15 maj 1950 me 550 persona dhe në fund të qershorit edhe 350 të tjerë. Punohej deri në brez me ujë, mes vështirësisë së kallamave ushunjëzave. Transporti i baltës ishte shumë i vështirë. Punohej edhe për kanale dytësore që derdheshin mbi kanalin kryesor. Më 28.1950 Tasi Marko i besuari i udhëheqjes, emërohet sërish komandant i kampit.

Gjatë vitit 1950, Tasi ka qenë komandant kampesh në Maliq dhe në Peqin. “Në punë, për çdo ditë kanë marrë pjesë 1.068 të burgosur. Rendimenti i tyre ka qenë i mirë. Në një konferencë u vendos që ushqimet që u vijnë të burgosurve nga shtresa e lartë, t’u merreshin e t’u jepeshin të gjithëve. Kjo edhe për arsye se ata mbajnë qëndrim të keq, duke mos dhënë rendiment në punë” -thuhej në raportin e datës 13.8.1948. Për vitin 1950, ishin realizuar 110.000 ditë pune, duke bërë më shumë se 15 milionë lekë. Për këtë qëllim, kishin punuar 900 të burgosur.

Kategori
Uncategorized

Të pushkatuar pa gjyq, ngjarja që tronditi Dibrën në 1946, një natë para konferencës së Pezës (VIDEO)

Edhe pse ishte vetëm 9 vjeç, Adnan Nasufi nuk mund ta fshijë nga kujtesa 16 shtatorin e vitit 1946.

Një grup prej shtatë vetësh, ish-xhandarë dhe oficerë të regjimit të Zogut, u pushkatuan rrëzë një kodre në Dobrovë të Peshkopisë, mes të cilëve xhaxhai dhe daja i tij.

Edhe pse një fëmijë i pafajshëm në atë kohë, kujton me dhimbje se që nga ai moment nisi persekutimi.

“Edhe nuk mund t’i qanim, se na thoshin për kë po qani, për armikun”, tregon Adnan Nasufi.

E mban mend mire vendin ku u ekzekutuan pa gjyq ata. Por të nesërmen nuk mund të shkonin të merrnin as kufomat e tyre.

“Këtu te agjencia e transporteve ka qenë një gropë dhe tani është mbushur. Po nuk mund t’i kërkojë, ishte absurde t’i kërkoje”, shprehet Nasufi.

18 vite internime nga njëri kamp në tjetrin. Ka provuar edhe burgun e Spaçit edhe atë të Qafë Barit, por si më të tmerrshmin kujton kampin e Tepelenës.

“Ka qenë çnjerëzor. Jetonim në kazerma ushtarësh në dërrasa, pa dyshek. Na jepnin vetëm 400 gram bukë. Shkonim në shkollë dhe kur ktheheshim nuk kishim ç’të hanim më”, shprehet Adnan Nasufi.

Adnani tregon se tortura vazhdoi edhe pas mbaruan viteve të dënimeve dhe persekutimeve.

“Po edhe kur u kthyem, as njerëzit tanë nuk na flisnin, as dorën në rrugë nuk na jepnin. Nuk na ftonin nëpër dasma se kishin frikë”.

Por ka peng se jo vetëm ai dhe vëllezërit dhe motra nuk mundën të arsimoheshin, por dhe fëmijët e tij u privuan nga arsimi.

“Shkollën e mesme e bëra natën kur isha 45 vjeç. Ditën shkoja në punë, natën në shkollë. Por dhe fëmijët e mi nuk i lanë të bëjë gjimnazin. Shkonin në shkollë bujqësore”.

Në shtatëshen e Dobrovës u pushkatua pa gjyq edh gjyshi, i cili i kërkon me çdo kusht qevrisë gjetjen e eshtrave të të pushkatuarve pa gjyq. E ka amanet nga nëna e tij.

“Ne kërkojmë të gjenden me çdo kusht eshtrat. Kanë gjetur varret e ushtarëve në Ersekë, të grekve dhe të italianëve. Duhet të gjenden pasi dikush ka firmosur.

Nëna ime ka ndërruar jetë. Amaneti i saj i fundit kanë qenë gjetja e eshtrave të babës tim. Nuk ka as vëlla, as motër”, thotë Erion Doda, i persekutuar.

Dibranët nuk reshtin së kërkuari eshtrat e të pushkatuarve pa gjyq gjatë regjimit komunist, të cilët nuk janë pak.

“Kemi shumë të pagjetur. Halil Alinë e kanë vrarë në Kukës dhe e kanë varrosur atje, eshtrat nuk janë gjetur. Lushët nuk janë gjetur, Kalosht nuk janë gjetur. Janë rreth 100 që nuk janë gjetur”, tregon Ilmi Spata, shoqata e të përndjekurve politikë.

Në Dibër janë 295 të pushkatuar një pjesë e të cilëve as dëmshpërblimet nuk i kanë marrë.

Kategori
Uncategorized

Rama e dorzoj shtetin në duart e krimit të organizuar.

Saimir Tahiri nuk është një rast i izoluar, por pjesa që doli zbuluar nga një batak i madh ku Rilindja, dhe jo Partia Socialiste, ka notuar duke ndotur të gjithë vendin. Për herë të parë, Kuvendi i Shqipërisë, u bë streha e individëve me rekorde kriminale, dekriminalizimi likuidoi gjithë listën e Rilindjes në Lezhë, kryetarë bashkish (megjithë përalajmërimin e ambasadorit amerikan) u rikandiduan për interesa të ngushta elektorale e financiare, drejtues të lartë në administratë e polici erdhën nga bota e krimit apo bashkëpunuan me të, kontrabanda dhe korrupsioni u kthyen në medalje të qeverisjes dhe banditë me pushtet u bënë të paprekshëm duke terrorizuar biznesmenë, zyrtarë të hipotekave, të zgjedhur lokalë dhe prokurues tenderash e koncensionesh.

Armand Shkullaku: Nëse perëndimorët vazhdojnë të mbështesin Ramën, kjo do ishte tallje për shqiptarët!!

Nga Armand Shkullaku

Po të ndjekësh videoselfie-t apo statuset e Edi Ramës në facebook, të krijohet përshtypja se ky njeri sapo ka trashëguar një pushtet problematik nga një qeveri tjetër dhe tani po angazhohet me të gjitha forcat t’a ndryshojë atë. Kryeministri “i ri” përbetohet se do të luftojë krimin, drogën, korruspsionin… se do të ngrejë task- forca, se do bashkëpunojë me FBI-në, Italinë, Gjermaninë… se më në fund do t’a çlirojë vendin nga pesha e rëndë e kriminalitetit.

Këto që thotë nuk i ka keq, por problemi është se nuk jemi në vitin 2013 dhe se përpara Rama 2, ka qeverisur Rama 1. Kështu që kryeministri, nëse i ka seriozisht ato që thotë, i bie t’a çlirojë vendin nga qeverisja e tij. Por sigurisht, si gjithnjë, ai nuk e ka seriozisht.

Pasi provoi të lëvizë nga gurët e Himarës e deri tek puset e fshatarëve, me shpresë se do të mbulonte në harresë skandalin Tahiri, Edi Rama po e vendos veten si pa të keq në krye të luftës kundër krimit të organizuar. Ai po sillet si dikush që sapo ka marrë pushtetin, duke shmangur çdo përgjegjësi për qeverisjen e kalbur të drejtuar prej tij, që e ka sjellë vendin në pikën kritike ku gjendet sot. Me këtë demek angazhim serioz që premton se ka ndërmarrë, Rama beson se shqiptarët do të harrojnë Rilindjen e parë dhe do të fillojnë të ëndërrojnë për një Rilindje të dytë.

Duke stërpërdorur propagandën e dalë boje të kazanit mediatik dhe baltës opozitare, që sipas tij po e përdorin luftën kundër krimit për qëllime politike (domethënë kundër Edi Ramës), kryeministri po e vizaton veten si të vetmin lider të pastër e të sinqertë që mund t’i garantojë vendit standartet e duhura perëndimore. Sipas tij, të gjithë shpifin e manipulojnë dhe vetëm ai është lideri i besueshëm që do t’i japë fund sundimit të krimit në Shqipëri.

E gjithë kjo bufonadë do të kishte një grimë besueshmëri, nëse vërtet Edi Rama do të kishte ardhur në pushtet për herë të parë në verën e vitit 2017 dhe ministri i tij më i afërt do të ishte përfshirë në skandal në muajt e parë të qeverisjes. Krimi për të cilin kryeministri betohet se do t’a luftojë, është pikërisht ai që u mboll dhe lulëzoi në katër vitet e famshme të Rilindjes. Nëse raportimet e gazetarëve, denoncimet e opozitës, alarmi i ndërkombëtarëve, do të kishin qenë kazan, baltë, llum, shpifje, atëherë pse duhet një Task- Forcë speciale, pse duhen agjentët e FBI dhe ndihma e shërbimeve partnere? Nëse Shqipëria është ajo që ka pikturuar kryeministri- artist për katër vite me radhë, çfarë shqetësimi ka? Me kë duhet të përballet sot mazhoranca socialiste, kur Edi Rama ka bërë shtet, ashtu siç premtoi kur erdhi në pushtet në 2013-ën? Pse e gjithë kjo zhurmë e gjithë ky shqetësim nga SHBA e deri në Bruksel, ndërkohë që lideri global ka realizuar në Shqipëri atë që nuk u bë në 27 vjet nga politikanët e tjerë?

E vërteta është se Edi Rama vërtet ka bërë në Shqipëri diçka që jo vetëm nuk ishte bërë, por as ishte imagjinuar se do të bëhej ndonjëherë. Me vullnet të plotë ai e dorëzoi shtetin në duart e krimit të organizuar dhe sot, sado të mundohet, ai nuk mund të jetë njeriu tek i cili duhet investuar besimi se do t’a luftojë atë. Saimir Tahiri nuk është një rast i izoluar, por pjesa që doli zbuluar nga një batak i madh ku Rilindja, dhe jo Partia Socialiste, ka notuar duke ndotur të gjithë vendin. Për herë të parë, Kuvendi i Shqipërisë, u bë streha e individëve me rekorde kriminale, dekriminalizimi likuidoi gjithë listën e Rilindjes në Lezhë, kryetarë bashkish (megjithë përalajmërimin e ambasadorit amerikan) u rikandiduan për interesa të ngushta elektorale e financiare, drejtues të lartë në administratë e polici erdhën nga bota e krimit apo bashkëpunuan me të, kontrabanda dhe korrupsioni u kthyen në medalje të qeverisjes dhe banditë me pushtet u bënë të paprekshëm duke terrorizuar biznesmenë, zyrtarë të hipotekave, të zgjedhur lokalë dhe prokurues tenderash e koncensionesh.

Këto nuk thuhen sot për herë të parë, janë thënë me mijëra herë gjatë katër viteve të para të Rilindjes. Atëherë Edi Rama i cilësonte shpifje, ndërsa tani betohet se do t’i luftojë, duke dashur jo thjesht të lajë duart nga mëkatet që mbajnë vulën e tij, por duke shpresuar se kështu do t’i shpëtojë drejtësisë dhe gjykimit publik. Kryeminstri e humbi shansin për të qenë pika e kthesës në historinë politike shqiptare. Duke mbuluar e mospranuar përgjegjësinë personale, duke akuzuar kundërshtarin, duke sulmuar mediat dhe duke manipuluar opinionin, ai po merr gjithnjë e më shumë trajtat bajate të liderëve autokratë kur janë në hall. Edi Rama po shndërrohet në zhgënjim tek ata që e kanë besuar dhe në shqetësim për ata që qeverisen prej tij.

Ky shqetësim duhet të preokupojë sot edhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë. Nëse dikush prej tyre mendon vërtet se kryeministri do të luftojë sistemin që ka ndërtuar vetë, kjo do të ishte një shaka e hidhur për shqiptarët. Tek Edi Rama nuk mund të investohet më besim. Qeverisja e tij është dëshmia më e pastër e abuzimit me votën e shqiptarëve dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ai nuk është asgjë më shumë se sa një lider i modelit ballkanik, që për disa kohë u shit si atraksion turistik.

Kategori
Uncategorized

Besnik Mustafaj, Thaçit/ Je në gjëndje të rëndë psiqike. Mashtrues…

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, deklaron se me qëndrimet që Presidenti i Kosovës po mban për korrigjim të kufijve me Serbinë po mbron interesat e Beogradit.

Mustafaj kujton se pretendimin për të korrigjuar kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë e ka dëgjuar që 15 vite më parë, në kohën kur ishte ministër i Jashtëm. Por, sipas Mustafajt, pretendime të tilla kanë ardhur gjithmonë nga zyrtarë të lartë të Beogradit dhe asnjëherë nga përfaqësues të politikës shqiptare.

Ish-ministri i Jashtëm thekson se Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, pas deklaratave për korrigjim të kufijve me Serbinë, duke përfshirë në territorin e Kosovës Luginën e Preshevës, gjendet përballë një presioni shumë të madh politik dhe publik.

Sipas Mustafajt, ka qenë pikërisht kjo gjendje e rënduar psikike që ka shtyrë Thaçin të artikulojë shumë të pavërteta në drejtim të ishKryeministrit Sali Berisha.

Si e vlerësoni propozimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës dhe më konkretisht për Luginën e Preshevës?

Është një propozim që kam të paktën 15 vjet që e dëgjoj. Por më konkretisht gjatë periudhës 2005-2007, kur kam mbajtur detyrën e ministrit të Jashtëm, më është thënë edhe zyrtarisht nga përfaqësues shumë të lartë të shtetit dhe të qeverisë serbe. Në thelbin e tij, ky propozim është përsëritur në mënyrë insistuese gjatë vitit të fundit nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç dhe tani së fundmi edhe nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Pra, nuk është një propozim i ri dhe nuk është një propozim i lindur në mendjen e Presidentit Thaçi dhe kjo e bën edhe më shqetësues propozimin. Sepse nuk ka asnjë mundësi të besohet se mund të vijë nga Serbia një propozim që është në interesin e Kosovës. Nuk mund të vijë nga Beogradi një ide që synon zmadhimin e Kosovës, ndërkohë që e kundërta ka gjasë të ndodhë. Nga ana tjetër, është një propozim që përmban guximin e faktorit sepse ka brenda premisat për të ngjallur ide të tjera edhe te shtete të tjera të Ballkanit që kanë me njëri-tjetrin problematika të ngjashme.

A ka tagër Presidenti i Kosovës të bëjë një propozim për korrigjim kufijsh?

Ky është një propozim që nuk mund të lejohet. Një propozim i tillë nuk mund të vijë nga një njeri i vetëm, qoftë ky edhe Presidenti i Republikës së Kosovës. Nuk mund të vijë nga asnjë njeri sepse nuk ka mandat kushtetues askush në Kosovë të flasë për ndryshim kufijsh, për dhënie apo për marrje territoresh me një shtet tjetër. Kjo e Thaçit është një ide antikushtetuese dhe për më tepër është një sjellje antikushtetuese nga Presidenti i Kosovës. Fakti që ky lloj propozimi ekziston prej kohësh si një zgjidhje përfundimtare nga ana e Serbisë dhe tani vjen si një artikulim nga Presidenti Thaçi, tregon se kreu i shtetit të Kosovës po artikulon diçka që është në interes të Serbisë.

Sipas jush, pas këtyre deklaratave të Thaçit, pritet të ketë një reagim nga ana e Serbisë për të kërkuar territore të banuara nga popullsi serbe, siç është Mitrovica?

Ky është prapamendimi, ndonëse i pathënë në mënyrë të qartë nga ministri i Jashtëm Daçiç apo edhe Presidenti serb Vuçiç. Synimi i tyre është të marrin tri komunat me shumicë të ndjeshme të popullsisë serbe në veri të Kosovës. Sigurisht që kjo do të çojë pastaj në një zvogëlim të Kosovës si territor, në një varfërim të resurseve të saj nëntokësore, përfshirë edhe ujin. Në këtë mënyrë, do të jetë e vështirë, në mos e pamundur mbijetesa funksionale e shtetit të Kosovës. Synimi kryesor i Beogradit në këtë rast është ta bëjë Kosovën jo funksionale dhe të pamundur për të jetuar në sovranitetin e saj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka artikuluar akuza shumë të forta dhe një gjuhë aspak diplomatike ndaj ish-Kryeministrit Berisha, pas qëndrimeve të këtij të fundit kundër ndarjes së Kosovës. Si i komentoni ju deklaratat e Thaçit?

Unë e kam parë reagimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Kam vënë re një gjendje shumë të rënduar psikologjike nga z.Thaçi. Me sa duket, psikologjikisht ai nuk po e përballon dot ngarkesën që i vjen nga reagimet e gjëra të opinionit publik, të klasës politike, të shoqërisë civile, personaliteteve të ndryshme të Kosovës në lidhje me këtë propozim të tijin. Duke qenë se ka reaguar në një gjendje psikike të rënduar, sigurisht artikulon edhe shumë gjëra jo etike. E dyta, në reagimin e Thaçit një pjesë e madhe e deklaratave që lidhen me periudhën ‘92- ‘97 kur Berisha ishte President, janë shpifje tërësisht. Në atë periudhë, Shqipëria është monitoruar në mënyrë shumë strikte nga përfaqësuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sepse lidhej drejtpërdrejt me respektimin e embargos së vendosur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Raportet për atë periudhë ekzistojnë. Në asnjë prej atyre raporteve nuk vënë në dukje thyerje të embargos. Ky është një thashethem dhe një shpifje e përsëritur prej shumë vitesh në mjediset shqiptare dhe që tani përvetësohet për herë të parë nga Presidenti i Kosovës, si një mënyrë për të larguar vëmendjen negative që ka mbi vete brenda dhe jashtë Kosovës. Panorama

Kategori
Uncategorized

PROCESI I ZENICËS KONSPIRACION I UDB-së!

PROCESI I ZENICËS KONSPIRACION I UDB-së!

PROCESI I ZENICËS KONSPIRACION I UDB-së!

PRESIDENTIT TË FBeH

QEVERISË DHE PARLAMENTIT TË FBeH

MINISTRIT TË DREJTËSISË DHE PROKURORIT TË SHTETIT

S A R A J E V Ë ,

Presidentit të Republikës së Maqedonisë

Qeverisë dhe Parlamentit,

Ministrit të Drejtësisë dhe Prokurorit të shtetit,

Gjykatës supreme të Maqedonisë

S H K U P

Anbasadorëve të shteteve demokratike të komunitetit ndërkombëtar,

Parlamentarëve në Këshillin Europian

B R U K S E L

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Unë Nafi Çegrani me adresë në fshatin Çegran,1237 të Gostivarit Maqedoni, nr. amzës:1010946450188.

Ju drejtohem për drejtësi dhe të di të vërtetën, sepse jam viktimë e një procesi apsulutikisht të montuar dhe të inskenuar në saje të akuzave dhe dëshmive të rreme, kinse për “vrasje” sipas nenit 37 të LP të Maqedonisë Socialiste të viteve 1981, e për çka Gjykata e Zenicës më ka dënuar fillimisht me vdekje- pushkatim, e më pas dënimi është shndërruar në 20 vite burg të rëndë.Por, unë nuk jam AKTOR, as që kam lidhje apo në dijeni për ndonjë “vrasje”! U përballa me një mal gënjeshtrash dhe gènjeshtarè të cilët më akuzonin për gjëra të cilat fare nuk i kasha në dijeni dhe nuk isha aktor i ndonjë vepre penale…

Rreptësisht i rrefuzoj akuzat e kurdisura dhe aktvendimet pa bazë dhe pa fakte të Gjykatës së Zenicës, e cila në mënyrë paushalle dhe të turpshme, duke më përdorur mua si VIKTIMË , bën shkeljen e ligjeve në mënyrë flagrante, ashtu siç bënin policia dhe gjykatësi hetues Bodul Nikica madje dhe prokurorët Mutapqiq e Mensur Hoxhiq, duke më vë mua në pranga në bankën e të akuzuarve, ku me një grup shqiptarësh dhe një Boshnjak më dënojnë siç ceka më lartë, e për çfarë do të jap më poshtë sqarime më të thukëta.

Zotërinj të respektuar,

Unë ju vëretëtoj me saktësi dhe në mënyrë reale, jeni të bindur se gjatë hetuesisë duke bërë terror të paparë dhe gjatë gjykimeve janë përdor mjete dhe metoda të cilat janë të kundërligjëshme dhe të dënueshme me ligj, më kanë zgjedhur si dash për kurban, dhe me vite jam viktimë i procesit të montuar në baza nacionale dhe me motive politike, ose edhe me prapavija të tjera, si hakmarrje etj. /, duke më fut brenda qelive skëterë dhe mureve të kazamateve që nga 01.tetor 1981, e që edhe sot e sot vuaj pasojat e tmerrshme nga terrori, ndëshkimet, vuajtjet shpirtërore dhe fizike, duke më shkatëruar çdo gjë dhe familjen dhe vitet më të mira të rinisë sime.ME VITE E DEKADA MBETA PERSONAZHI MË TRAGJIK I PROCESIT ANTILIGJOR TË ZENICËS! Përse kështu vallë?

Gjatë arrestimit dhe hetuesisë me muaj të tërë mbi mua dhe mbi të akuzuarit tjerë dhe ndaj ,,dëshmitarëve,, është ushtruar një dhunë e paparë psikiko fizike dhe presione brutale policore, kur më tërhiqnin zvarë dhe në pranga nga qelitë e burgut hetues në Zenicë , më dërgonin në podrumet e përgjakura të policisë së Bugojnës në Bosne , ku Ante Bërnada dhe kllapa e tij shoviniste e kriminale bënin kërdi mbi mua, duke këkrkuar të shkruaja edhe të ashtuquajtura ,,Letrat e fundit lamtumirës” për familjen, duke ushtruar dajak, kërkonin të nënshkruaja deklarata kinse unë isha ,,fajtor,, për ,,vrasje,,! Këtë, se çfarë po bënin me mua inspektorët xhelat, edhe pas muajsh të tëra pasi më kishin dorëzuar tek gjykatësi hetues, e kishin në dijeni edhe Bodul Nikica si gjykatës hetues edhe prokurori i Qarrkup në Zenicë, por të gjithë kanë hesht dhe janë bërë veshë të shurdhur, ose ndonjëherë thonin se e ,,atillë ishte procedura hetuese!’’ Po, kështu kishin vepruar edhe Temelko Boshkovski, komandiri i milicisë Zdravko, inspektor Haki Fejzullahi etj në SPB në Gostivar ndaj të pandehurve dhe “dëshmitarëve” / ky I fundit duke ia fut revolen në gojë një dëshmitari/, duke bërë terror mbi to, në saje të ARGUMENTUM BACILINUMIT, me qëllim që sa më shumë t’i ngatërronin dhe sajonin deklarata të rreme, e që të niseshin kështu në rrugën e ferrit, atje ku nuk ndriçonte dielli…

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Gjithmonë APELOJMË NË NDËRGJEGJEN Tuaj që të njoftoheni më tej me rastin se si dhe në çfarë mënyre, përse më kanë dënuar në proces të tillë të kurdisur me akuza të rreme fund e krye, me manipulime dhe intriga për diçka që unë personalisht NUK KAM NË DIJENI a vërtetë egziston ndo një krim i bërë. Ju lutem të viheni në mbrojtje të së vërtetës dhe drejtësisë.Kërkoj me lutje nga Ju që të bëni presion në bazë të ligjit , kompetencave dhe autoritetit Tuaj që vendimet e turpshëm dhe të paligjshëm të Gjykatës së Qarrkut në Zenicë K.133/81 të datës 26.07 1982 dhe K.94/83 të datës 16.09.1983, të anulohen ose të shpallen të pavlefshëm, duke më liruar nga akuzat e sajuara ose të kërkohet të mbahet RIGJYKIM pranë kujdo qoftë Gjykate në Europë, duke e patur gjithmonë parasyshë dhe si bazë ligjore Vendimin e Gjykatës Supreme të BeH në Sarajevë, Kzh.139/83 të datës 13.041983, të gjykatësit Mr. Vllajsavleviq Mirko, i cili konkludon se akuzat e hetuesisë janë të pabaza dhe vetë vendimi i Gjykatës së Qarrkut në Zenicë është paushalle dhe pakurfarë faktesh e baze ligjore…Nafi Çegrani nuk ka motiv të bën vrasjen e persones Melihe Deliq të cilën nuk e njeh dhe nuk e ka parë. Në këtë drejtim, edhe Gjykata e Zenicës nuk ka fakte dhe argument NËSE VËRTETË KA NDODHUR ,,vrasje,,! A Ramadani Vahedin dhe Huseini Hajrullah, kanë pas shkaqe përse kanë gënjyer gjatë hetimeve, dhe deklaratat e tyre janë kontradiktore dhe të dyshueshme, sepse nuk e flasin të vërtetën, duke ia hudhur fajin Nafi Çegranit që të lehtësojnë pozicionin e tyre”- konkludon gjykatësi Mr. Vllajsavleviq Mirko.

Mbetem me shpresë se do të viheni në mbrojtje të së vërtetës dhe të zbardhet pafajsia ime shejtë njerëzore, sepse:

Drejtësi është ndarja e drejtë e padrejtësisë. E drejta është e drejtë, akoma dhe nëse të gjithë janë kundër teje.Eshte jashtëzakonisht e vështirë të gjesh të drejtën në botën tonë ashtu siç është e vështirë të gjesh të vërtetën e shejtë njerëzore.Aty ku ka dhunë, nuk ka drejtësi… E mbi mua dhe shatët shqiptarë dhe një Boshnjak dhe një tabor ,, deshmitarësh,, janë rrah me dajak e çufurra hekuri me muaj të tërë, e dhuna dhe gazepi nuk na është hequr qafe me vite në burgjët e tmërrit dhe ferrit.

Inskenime të tilla dhe terror nuk di a ka pas në ,,çistkat,, e Stalinit, nuk di kaq jo human a janë sjellë gestapovcit e Hitlerit… Po, kështu është ! Dhe dinjiteti im ende mbetet i përballur me intrigat e nëntokës kriminale udbashiane dhe të ,,ustallarëve,, të KOS-it jugosllav…

/ … Gati 3 dekada e gjysë jam në kërkim të drejtësisë dhe zbardhjes të së vërtetës, rreth procesit të montuar gjyqësor në Zenicë të Bosnës ku më kurdisën akuza të rreme dhe inskenime për diçka që nuk kam në dije nëse egziston ose jo ! Dhe, sot kur po shkruaj këto reshta, më riktheu në kujtesë, të gjitha ato mashtrime e trillime gjatë hetuesisë, të gjitha ato manipulime e gënjeshtra gjatë mbajtjes së seancave gjyqësore me muaj e me vite të tëra…

Kur më kanë arrestuar mua në banesën time në Shkup, me 01 tetor të vitit 1981, ose më mirë do kisha thënë: kur më kanë KIDNAPUAR disa persona civil dhe një tabor policësh me uniform dhe të armatosur me ,,mashinka,, nuk kam ditur gjë se për çfarë është fjala, nuk kam ditur përse më arrestojnë dhe në ç’ drejtim më çojnë me ajroplan të kompanisë ,, Inex Adria,,! Fillimisht mendova se këta do jenë oficera të UDB-së dhe KOS-it federative jugosllav dhe se sigurisht destinacioni është Beogradi, sepse kasha dyshime për vitet që isha në përplasje me krerët e atyre Shërbimeve famoze, dhe tanimë që isha kthyer nga Amerika, isha i sigurt se këta kërkonin nga unë shumë sqarrime për arratisjen time në SHBA vite më parë…E tanimë, edhe në Kosovë kishin nis që me pranverën demonstrate shqiptare, dhe mendoja:,,kanë shkas dhe kanë gjet moment të volitshëm që të më arrestonin.

Kështu nisi beteja me djallin, në podrumet dhe qelitë me mure përplotë me njolla gjaku sikur gjendesh në kasaphane!

U krijuan shumë mistere e teori konspiracioni. Konspiracioni i parë, i cili nisi të qarkullonte, e që i dëgjoja nga gojët e inspektorëve gjakpirës dhe nga pyetjet që më bënin, kuptova se bëhëj fjalë rreth kërkimit të një personeje , e që më tregonin një fotografi femre / emrin e të cilës e mësova prej tyre, se quhej Meliha Deliq/ dhe se qenka ,,rrëmbyer,, nga Bosna në mënyrë dhe rrethana të çuditshme, të pa besueshme e që të gjitha këtyre tregimeve u vinin erë sajesash.Por, unë nuk dija asgjë, nuk kisha asnjë lidhje apo njohuri. Inspektorët flisnin kinse UNË mund të isha njëri nga ,,rrëmbyesit” e mundshëm, duke kërkuar nga unë që të jepja sqarrime se si ..paskam qënë në Bosnje,, dhe ku gjendej e humbura Melihe, të cilën as nuk e kisha parë ndonjë herë jetë, as nuk e njihja.

,, Unë nuk di asgjë nga këto gjëra që po dëgjoj prej jush! Nuk e kam të njohur një gjë të tillë dhe nuk njoh ndonjë Melihe Deliq. Gabimisht më merrni në pyetje për gjëra që unë as nuk kam nevojë…!,,

Ata niseshin të revoltuar duke u vërsul mbi mua i lidhur në pranga si të ishin shtazë të egra që kërkonin të pinin gjak njeriu… Më fyeni dhe shanin NËNËN SHQIPTARE !

Madje , sipas zhvillimeve dhe përplasjeve me inspektorët, në pyetjet e tyre se si i njihja Vahedin Ramadanin dhe Hajrullah Huseini. U rrëfeja, se e njihja Vahedinin, dhe se nuk ishte njeri fort i mirë dhe se ishte një tip dallaverexhi, i cili tek unë vjente shpesh dhe kërkonte që t’i bëja disa shërbime / sidomos rreth hapjes së një qebatorje në Shkup. Për këtë edhe isha angazhuar. Kurse Hajrullah Huseinin, nuk më kujtohej fillimisht se kush ishte. Por inspektorët pasi më treguan se ky njeri ka një kafene në Gostivar. Atëherë m’ u kujtua personi, të cilin e njihja vetëm si ,,Hajro,, ! U dhash sqarrime, por çdo gjë ishte e kotë, ata silleshin ndaj meje si xhelatë duke përdorë dhunë psikike dhe fizike, duke më provokuar në baza nacionale dhe duke më sharë e ofenduar. Më thanë:,, Ja, e shikon se e njihkje kush është Hajrullah Huseini?,,- dhe sërish më kërcënonin. Po, e di tani kush është ,,Hajro,, pasi më treguat ju, se ndryshe nuk më kujtohej se as mbiemrin nuk ia dija se quhej ,,Hajrullah Huseini,,!…

Ndjehesha tejet i revoltuar, sepse isha njeri me sedër dhe që kisha dinjitetin tim, edukatën dhe kulturën time si njeri…E nuk kisha përse të gënjeja, por e kuptova se ata kishin një qëllim, një plan të caktuar, ishin mjaft tendencioz dhe donin të më ngatërronin e fusnin në ndonjë lojë apo valle që unë nuk kisha njohuri. Pyetjet e tyre shpesh merrnin kahje ,duke kërkuar të jepja sqarrime në ç’ mënyrë u largova nga ,,SDB,, dhe pse u arratisa në Amerikë, pa informuar askend në Shërbim! Unë edhe për këtë u jepja sqarrtime, duke u thënë se nuk dija, në fakt, se cilat ishin akuzat që më kishin arrestuar, duke pohuar sërish se sa i përkiste asaj se a ka ndodhur ndonjë ,,rrëmbim,, dhe cili ishte fati i Meli Deliq, unë nuk kisha ndonjë njohuri. Këto biseda i dëgjoja për herë të parë prej tyre…Sërish niseshin lojërat e djallit nga fillimi…

Konspiracioni i dytë ishte mundësia e ,,kidnapimit,, të persones Meliha Deliq nga një grup shqiptarësh, emrat e të cilëve do i mësoj më vonë gjatë fazave të hetuesisë , dhe as që kisha në dijeni se në paraburgim në qelitë e burgut hetues të Zenicës gjendeshin edhe persona të tjerë siç ishin Nijazi Hasani, Zuhdi Hasani nga fsh. Forinë, e që unë njihja formalisht vetëm Nijazi Hasanin, pasi e kam pas gjeneratë në shkollën fillore, dhe dija se gjendej në Gjermani/ Nuk kam pas në dijeni se në vite qenka kthyer nga Gjermania dhe se gjendeshka me punë në Visoko.Madje Abdurahman Sheshiq, nga Bosnja dhe Mensur Asani, ky i fundit ishte një bashkëfshatar imi, të cilin dikur e kam pas nxënës, e që kishte qebaptore në Travnik, por që nuk e kisha parë apo takuar disa vite e vite me rradhë. U jepja sqarrime inspektorëve ,madje edhe gjykatësit Bodul Nikica, një njeri shovinist dhe pa fije morali njerzor. Çdo gjë që orvatesha , duke fol vetëm drejtë dhe të vërtetën, ishte e kotë…Lojërat e djallit dhe KENTAURËVE vazhdonin, duke ushtruar dhunë e tmerre ferri. Habitesha nga i gjithë ai terror, dhe këtë nuk arrija ta kuptoja se a ishte e mundur një gjë e tillë të ushtrohej nga njerëz normal, apo janë kriminel të çmendur. Unë, në vazhdimësi , pasi ndjehesha i ofenduar, tejet i nënçmuar dhe i fyer, u kundërvihesha me rreptësi, sepse isha në rrugën e drejtë dhe i pafajshëm. Ata shpesh dinin të më thonin:,,Nëse nuk je fajtor për diçka, atëherë fajtorë janë ata të Shërbimeve të Maqedonisë të cilët kanë dhënë verdiktin e tyre që ty të të marrim në burgjet e Bosnës!,,

,,Si ka mundësi kjo, dhe a është e mundur një gjë e tillë”?-mendoja me vete. Habitesha, dhe bëja pyetje : ,,Përse vallë, cilat janë shkaqet…Madje, përsëri në mëndje më binte arratisja ime në Amerikë! Duke menduar me vete thoja: ,, OK për këtë,,! Por nuk i kuptojë çfarë qëllimi kanë dhe me çfarë marrinash duan të më përziejnë këta që po më terorizojnë, siç ishin bisedat rreth ndonjë ..rrëmbimi,, të persones Meliha Deliq. Çfarë do të thotë kjo? Nuk i merrja me mend gjërat që më përgatisnin / ose që kishin përgatit me muaj të tërë/pas shpine dhe kurthet me lloje të ndryshme deklaratash të kota të marra me dajak nga të pandehurit, e që unë nuk isha në dijeni…

Konspiracioni i tretë diskutohej gjatë hetuesisë për kinse një “takim rasti” midis meje dhe Vahedin Ramadanit apo Hajrullah Huseinit, dhe se me to qenka parë e humbura Melihe, herë në kafenenë e Hajrullahit, e herë ,,tek stacioni i autobisave,, … ,,Apo ndoshta , mund të ketë qenë parë edhe tek stacioni i trenit,, !- thujase hulumtonin ata, e në fakt konstruonin skenarin e tyre sipas planit . U thoja se asnjehërë në jetë nuk kam pas ndonjë rast të tillë të takoja tek ndonjë stacion Vahedinin ose dhe Hajrullahin e me to bashkë të paskesh qënë e humbura Melihe. Për të cilën sërish, dhe në mënyrë kategorike pohoja se nuk e kam njohur as dëgjuar ndonjëherë.

Konspiracioni i katërt dhe disa të tjerë me radhë ishin të turpshëm. Kinse unë me Ramadanin dhe Huseinin paskeshim bërë gjëra të pamoralshme dhe ,,prostitucion,, me Melihe Deliq, e cila paskesh qenë e ,,rrëmbyer,, dhe e sjellë nga Bosnja në Gostivar dhe se do të punonka si kamariere në kafenenë e Hajrullah Huseinit. Dhe një sër budallakirash do të dëgjoja prej tyre, e të cilat do të futeshin në përmbajtjen e aktit të akuzës dhe të gjykimit. Çfarë ironie !

Jepja sqarime se unë në kafenenë e ,,Hajros,, kisha kthyer vetëm 2-3 herë në jetën time dhe nuk kam qënë ,,mysafir i përhershëm,, siç insistonin të formulonin deklaratat dhe akuzat e tyre inspektorët Ante Bërnada, Stipe Grabovac, madje Bodul Nikica si gjykatës hetues dhe disa që tërhiqeshin si ,,prokuror,,!

Disa nga këto teori konspiracioni u disejnuan në godinën e SPB në Gostivar / apo ndoshta edhe në Shkup, nga ata të cilët kërkonin kokën time/, dhe madje në vazhdimësi në godinën e SUP Bugojno dhe qelitë skëterë të burgut hetues në Zenicë, ku në vazhdimësi ushtrohej me muaj të tërë terror dhe dhunë. Teoritë konspirative dhe mjegullnajat e Temelko Boshkovskit dhe jaranave të tij nga Bosnja, u disejnuan me qëllim të keq që aktorët e ,,zhdukjes,, së Melihe Deliq të ,,ishim,, : Unë , Ramadani Vahedin, Huseini Hajrullah, kurse emrat e përsonave që e paskan ,,kryer rrëmbimin,, do të rradhiteshkan në veçanti në aktin e akuzës si : Abdurrahman Sheshiq, Zuhdi Asani, Nijazi Asani dhe Mensur Hsani… Ashtu sin ë filmat e Hiçkos.

Por, një gjë dihet e saktë dhe që ka shumë rëndësi për çështjen, e ajo është se, në fazat e gjykimit u konstatua që: Zhdukja e Melihe Deliq do të ketë ndodhur në Bosnje, ose e fshehur, ose e ndërruar me identitet nga vetë Shërbimet secrete jugosllave, ose e vdekur në ndonjë mënyrë që ende MBAHET E FSHEHUR nga organet policore dhe gjyqësore. U tha se ka ndodhur në Bosnje, sepse sipas tërë kësaj drame të sajuar, nuk ka logjik dhe nuk është e mundur në këtë relacion të gjatë me tren nga Bugojna ose Travniku dhe Zenica, në drejtim të Beogradit,Nishit e gjer në Shkup, dhe madje nga aty gjer në Tetovë e Gostivar, dhe ,,nën presion apo kërcënim ,, nga Zuhdi Hasani se nëse bënte ,,ndonjë zhurmë,, do ta vriste!?!,, Po në tërë këtë relacion të gjatë që udhëtohet me tren gati dy ditë e dy nëtë, ka edhe policë edhe njerëz, rrëmujë pasagjerësh e udhëtarësh , dhe nuk ka shanse të ketë ndodhur ndonjë ,,rrëmbim,, siç e kanë sajuar me imagjinatën e tyre kriminale inspektorët në fjalë AKUZËN , e të cilët duhet të përgjigjen për krim… Gjykata për të Drejtat e njeriut dhe Prokuroria Europiane duhet të kërkojnë përgjëgjësi nga ata të cilët e montuan dhe inskenuan me sajesa të rreme dhe tërë këtë proces turpi gjyqësor në Zenicë të Bosnës, duke na dënuar si një ,,grup kriminelësh,, shqiptarë në kryë të të cilëve paskëshëm qënë UNË !

Por, të shkojmë rradhasi :

– Më kujtohet shumë mirë se gjatë fazave të hetuesisë dhe gjatë seancave maratone të gjykimit të montuar u përmëndën edhe disa raste të mundëshme tjera e dyshime rreth të humbërës Malihe Deliq, si psh se ajo paska qënë në vendin e punës së saj në një Ndërmarje ushatarke në Bugojnë ku ka qënë e punësuar si persone e përshtatshëm dhe me pëlqimin e KOS-it dhe UDB-së jugosllave si bijë oficeri të APJ, dhe se Melihe Deliq e ka të shtypur kartonin për hyrje e dalje gjatë orarit të punës në atë Ndërmarrje 2-3 ditë pas datave që paraqet akuza , dmth me 16 dhe 17 e marsit, kurse akuza thotë se me 12 e 13 marsit është kidnapuar, kurse e ,,vrarë,, është ,,strikt,, me 14/15 e marsit. Gjë që nuk është e mundur dhe nuk ka logjikë as thënia e ,,dëshmitarit,, të rejshëm Arif Zeqirit, kinse ,,rasti në kreçanën e tij ka ndodh me 14 ose 15 e marsit, e nëse kësaj ia përballim argumentin e ALIBIT të Vahedin Ramadanit se me 13,14,15 e marsit ka qënë në Novi Beçej, ku ka vajtur për të dhënë provim për Certifikatë për qebaptore, dhe bashkë me dëshmitarin tjetër Bastri Nuredini kanë bujtë në hotel ,,Beograd,, të Novi Beçejt ku janë të evideëntuar me letërnjohtimet e tyre personale. Këto argument gjenden në dosien e çështjes që mban gjykata e Zenicës. Atëherë, vjen pyetja se a ka qënë e mundur Meliha Deliq të jetë,,rrëmbyer,, sepse datat tregojnë ndryshe. Madje rasti që deklaron edhe Sheshiq Abdurahmani se atë kohë qenka gjet një femër e mbytur në Lumin Vërbas, i cili lum kalon afër shtëpisë së Melihe Deliqit ku ka jetuar, dhe se pas zënkës që paskan pas me të dashurën e tij Abdurrahmani, ajo i ka thënë se nëse nuk e marton, do të mbyteshka në Vërbas. Këtë Abdurrahmani e sqaron edhe para gjykatës.Për këtë ka edhe deklaratë me shkrim. Prindërit e saj i kanë dërguar policia për identifikim, por ata nuk kanë mund të thonin diçka më komnkretisht, pos Sheshiqit i cili thotë se ajo kufomë ishte e Melihe Deliqit dhe se e ka njohur nga dhëmbët që në mes i paska pas ,,dhëmb të rrallë,, etj. Apo, pas të gjitha këtyre, fshihen konspiracionet e UDB-së dhe KOS-it të Jugosllavisë titiste, sepse planët e tyre sekrete janë shumë djallëzore dhe tinëzare. Madje edhe disa dyshime të tjera se mund të qenka e gjallë ku e paskan dërguar UDBJA dhe KOS-i jugosllav dikund në Australi me detyra speciale për spiunazh sepse Meliha si një vajzë oficeri të APJ, e përshtatshme për punë agjenturore, ka qënë e zgjedhur, ose mund të jetë në pyetje edhe ndonjë konspiracion tjetër i mundshëm, sepse Shërbimi i kundërzbulimit jugosllav dhe UDBJA paskan bërë plan sekret për martesën e Miro Bareshiqit, kroat i cili më 1971 ka bërë atentatin ndaj amabasadorit jugosllav Roloviq, dhe se dasma e Bareshiqit në vitin 1981 UDB-së i paska kushtuar disa qindra dollar, për çfarë ato vite kanë shkruar edhe disa gazeta të Zagrebit si ,,Zagrebaçki vjesnik,, madje edhe revista ,,Globus,, etj.Por askush asnjëherë nga prokurorët dhe gjykata e Bosnës ose Maqedonisë si organe të cilët zhvilluan Valcerin e Zenicës nuk kanë ndërmar të bënin diçka në lidhje me zbardhjen e të vërtetës …

Nuk di përse vepruan kështu, apo ndoshta nga se më kishin arrestuar mua dhe kishin shkruar të gjitha gazetat e Jugosllavisë titiste se është burgosur ,,vrasësi,, i Melihe Deliq e i cili pritet të dënohet më vdekje –pushkatim! Çfarë turpi dhe punë kriminelësh, më shpallën ,,fajtor,, dhe dënuar me vdekje, me trillime dhe ende pa u mbajt gjyqi…Dmth. Çdo gjë e paskan pas të planifikuar dhe ,,punë të kryer,, sipas apetiteve të policisë që kishin konstruuar këtë ,,dasëm,, dhe të realizoheshin dëshirat e inspektorëve shovinista Ante Bërnadës, Zhivko Mitevskit, Fikret Bradariqit, Sllobodan Stankoviqit,Temelko Boshkovskit, prokurorëve Mitapqiqa e Mensur Hoxhiqa, të gjykatësve kretenë dhe kapadahinj si Sulejman Kapetanoviq apo edhe nacistit Tihomir Baboviq.

UDBJA dhe KOS-i qëndronin mbi të gjitha, edhe mbi gjykatat. Ato bënin edhe shiun edhe diellin , edhe tmërrin edhe vdekjen në jetën e shqiptarit. E unë që kur isha si zyrtar në rradhët e këtij Shërbimi famoz fillova t’i përbuzja, kur shikoja se banda kriminale mbanin shpatën e diktaturës, revoltohesha edhe për këtë që po ndodhte dhe bënin në hetuesi dhe në gjykatën e Zenicës. Isha i bindur se ata bënin krime…

Shpesh dinin të futeshin natën në qelinë time prëj betoni dhe me maska në krye më shqelmonin deri në alivanosje , të rrahurit me shkopinj gome bëheshin në mënyrë shtazarake, madje më hiqnin zvarë të përgjakur dhe më fusnin në të ashtuquajtur ,,qorrkë,, ku nuk dija nëse jasht ishte ditë apo natë, nuk dija nëse kishte ardh pranvera, nuk dija nëse jasht biente shi apo borë… Vehtja më dukej sikur gjendesha brenda ,,Nëntë rrathëve ,, të Fërrit të Dante Aligerit, në strofullë e djallit dhe të gjarpinjve. Kështu ndodhëte kur vinin natën më mërrnin lidhur në pranga Ante Bërnada dhe të tjerët dhe zvarë më çonin të rrahur e të rraskapitur, të lyer me gjak në podrumet e SUP Bugojno. Kush e lejonte këtë kështu, dhe përse më terorizonin në mënyrë fashistoide edhe pas disa muajsh të tërë të dorëzuar në duarët e gjykatësit hetues në burgun e Zenicës, a thua vallë kjo bëhej me dijeninë e gjykatësit hetues Bodul Nikicës? Po, përse për një gjë të tillë nuk informonte as drejtori i këtij burgu famkeq Fahrudin Jarac? Apo të gjitha këto kështu ishin të koordinuara , dhe marrja nga inspektorët kohë e pa kohë, tërë natën ushtrohej dhunë naciste në podrumet e SUP Bugojno, apo ndoshta e tërë kjo është bërë me dijen e gjykatësit hetues dhe me ,,pëlqimin,, e Drejtorit të këtij burgu Jaracit shkurtabiq dhe të komandirit Zahir Skopljak. Në podrumet përplotë me njolla gjaku, më mbanin të lidhur me zinxhir dhe më terrorizonin ditë e natë me rradhë, dhe në fund, ashtu me gjysë shpirti, as i vdekur dhe as i gjallë , sërisht natën më këthenin në qeli të burgut hetues. Aty bëhej një krim i pa pare si kasaphane …

Pastaj, sërisht vjente gjykatësi hetues me syze të trasha Bodul Nikica, duke më pyëtur se ,,çfarë kishte të re,, dhe se a kisha ndonjë ,,vërejtje,, me sjelljen e gardianëve në burg, ose si ishte ushqimi që na jepnin…Unë nuk përgjigjësha kurgjë, vetëm që protestoja përse më mbanin në burg dhe përse më terorizonin dhe se unë nuk isha fajtor! Ai më shikonte i vrejtur dhe në mënyrë cinike nën xhamat e syzeve, duke thënë se hetuesija ende po vazhdonte / edhepse kishin kaluar 4-5 muaj nga burgosja ime/. Edhe ,,gjykatësit,, tjerë , shpesh kur më vizitonin në qeli të burgut, ishin të shoqëruar me nga 2-3 persona civilë të cilët për mua ishin të panjohur, / e ndoshta ishin UDB-a vetë! Thoshin, se ende ishin duke bërë ,,verifikimin dhe vërtetimin,, e ,,akuzës,,! Unë ua përplasja në sy se ,,akuzat,, që duan të më rëndojnë mua, janë vetëm gënjeshtra dhe pjellë e fantazisë së tyre të prishur ose të inspektorëve si Ante Bërnada, Fikret Bradariq, Temelko Boshkovski dhe shefave të tyre… Dhe të gjithë bashkë, ata dhe tabori nga Bosnja në krye me Baboviqat e Mutapqiqat ishin manipulatorë dhe kombinuesit më të paturpshëm që zhvillonin procese hetimore dhe gjyqësore pa kurfarë bazash ligjore dhe në mënyrë tendencioze, sepse vetë më akuzonin dhe të njëjtit më dënonin… Nuk di nëse një gjë të tillë ka njohur ndonjëherë historia e gjykatave dhe jurisprodencës së B e H dhe Maqedonisë.

***

Ende në fazat e hetuesisë, duke filluar disa herë sërisht nga fillimi, dhe nuk dihej se ku e kishin mbarimin, duke më bërë me qindra e mijëra pyetje nga më të ndryshmet, bile edhe nga jeta ime private, nga koha dhe mënyra e arratisjes sime në Amerikë etj. Madje duke ushtruar dhunë hynin në ,,fazat e hetuesisë,, dhe rreth ,,fajsisë ,, sime, duke më komunikuar shpesh se ata më kishin paraparë , sipas planit që më kishin dënuar me vdekje. Dhe se këtu, nuk paska çfarë të kërkohej nga unë !Duke e arsyetuar terrorin që më bënin, sepse ,, qënkam fajtor,,!

Sa turp… Këtë nuk e kanë bërë as fashistat e Pinoçes.

E gjyqi ishte vetëm një komedi me përmasa qesharake dhe turpi, i inskenuar dhe i cili njashtu e ,,justifikonte,, terrorin dhe dhunën e ushtruar mbi të akuzuarit dhe ,,dëshmitarët,, duke pohuar se ndryshe nuk kanë dash të rrëfenin të ,,vërtetën,, pasi paskëshin dhënë BESËN E ,, MADHE,,! Mund të habitet njeriu normal me budallakira të tilla dhe çfarë manipulimesh fyese dhe në baza nacionale që vepronin këta zullumqarë në emër të ligjit dhe të popullit ! Unë orvatesha tua spjegoja domethënien e fjalës BESË ,dhe çfarë do të thotë kjo, sepse besa nuk i jepet çdo kujt, as nuk mund të kërkohet nga çdokush, e si mund të jepet ose të marrë BESË nga këta ,,burra,, të cilët kur janë në zor shesin edhe mamanë e tyre për 5 lekë vetëm që të kenë gjëndjen e tyre më të lehtësuar…E BESA E SHQIPTARIT është institut i veçantë, është FJALË E DHËNË dhe nuk ka lojë me BESËN siç veproni Ju si gjykatë që jeni duke manipuluar edhe me BESËN dhe me të akuzuarit. Të marrësh në besë dikënd, t’i japësh besën dikujt – të gjitha këto shprehje në traditën e shqiptarit, të ftojnë të jesh i paprekshëm e i pathyeshëm para çdo miklimi, para çdo shpërblimi, para çdo premtimi, para çdo kërcënimi, para çdo flijimi, e edhe përpara vdekjes. Besa është virtyt i traditës së shqiptarit e që lidhet ngushtë me DREJTËSINË. A thua vallë këta ,,trima,, qenkan BURRA TË BESËS? Jo, e nderuar gjykatë, këta janë vetëm trillime që dëshironi, e ky është qëllimi i juaj, që të DEVALVONI vlerat pozitive të fjalës BESË që me shekuj e mbajnë shqiptarët, por për gjëra që kanë vlerë, e nuk jepet besa për të bërë krime, ose siç thuani ju me akuzat e konspiracionit, se paskëshin dhënë besën ,,për të mbuluar krimin,,!Ju as që mund ta kuptoni domethënien e institutit BESA, sepse nuk jeni shqiptar. Kjo që ju jeni duke bërë është turp, sepse kjo kështu siç pohoni ju, bie ndesh me rregullat dhe traditën e shqiptarit.Në sy ua plasja të vërtetën, e gjykatësit ,prokurorët dhe porota ulnin kokën. Vetëm reagonte shovinisti T. Baboviq, sepse ai ishte një gjykatës me shpirt egërsire dhe fytyrë KENTAURI !

Sakrifica ime / dhe e qindra e qindra të burgosurve të tjerë që mund të ishin të pafajshëm, e që i njeh historia e viktimologjisë/, u bëja ballë më dinjitet fortunave të djallit brenda mureve të trasha të strofullëkut të tyre gjakatare. Më dukej si një fenomen i lidhur ngushtë me qëniën dhe moralin e popullit shqiptarë të vuajtur, të survejuar e të syrgjynosur, të shtypur e të sakrifikuar në çdo pikëpamje…Dhe, unë ndaja fatin tragjik të kombit që i takoja .

Kështu me dhunë e dinakëri gjatë hetuesisë por edhe gjatë senacave në gjykatë, përpiqëshin me forcë të detyronin qoftë të akuzuarit me njëri-tjetrin apo ,,dëshmitarin,, në ballafaqim me viktimën, dhe duke e trajnuar që të deklaronte rrejshëm për ,,vepër të kryer,, duke u sul herë ndaj njërës viktimë e herë ndaj tjetrës, kështu duke kryer një VDEKJE MORALE me qëllim që të fusnin grindjen e hakmarrjes dhe të vëllavrasjes, në gjykatën famoze të Zenicës bëhej një kërdi dhe komedi… Unë i kuptoja fare mirë intrigat e tyre, me dinjitet insistoja që të më thuhej e vërteta, duke I lutur t viheshin në mbrojtje të vërtetës dhe drejtësisë, lutesha të më thuhej e drejta, nëse dëshironin që të kishin ndërgjegjen e pastër, edhepse ndërgjegja e tyre ishte e përgjakur fare ! Ata, gjykatësit, si Tihomir Baboviq njashtu edhe Sulejman Kapetanoviq, viheshin të gjithë kundër meje, duke insistuar që të më theni e bëni leckë në aspektin moral. Por, nuk ia arrinin dot! Unë isha dhe mbetem NJERI !

***

Ramadani dhe Huseini, madje edhe ,,dëshmitari,, Arif Zeqiri gjer në vdekjen e tyre e ndjenin vehten TË MASHTRUAR dhe I brente ndërgjegja e tyre / nëse mund të thuhet se a kishin vallë, ndonjë fije ndërgjrgjrje/, pohonin se janë keqpërdorur si vegla të kota nga ana e inspektorëve Temelko Boshkovskit, Ante Bërnadës, gjykatësit hetues Bodul Nikicës dhe shumë të tjerëve të cilët me manipulime dhe dallavere kanë ndikuar direk ose indirekt në montimin e akuzave dhe inskenimeve në gjykatën e kurdisur në Zenicë ku asnjeherë askush prej tyre nuk është përmbajtur linjës së drejtës njerëzore dhe të drejtësisë dhe ligjit, por duke u orvatur të degradojnë personalitetin e viktimës, duke bërë një gjykim për vepër penale ,,vrasje,, QË UNË NUK DI NËSE EGZISTON OSE JO . Por, jam tejet i bindur se e gjithë ajo hallakamë çdo gjë ka qënë konspiracion i UDB-së dhe KOS-it jugosllav , duke synyar shkatërrimin e dinjitetit të njeriut të vërtetë dhe duke e treguar atë nën ngjyra të së keqes dhe nën hijen ,,krimit,, vetëm e vetëm për ta nxirë si korrbin dhe për ta shpallë të pafajshmin ,,fajtor,,!

Gjersa unë po u rrëfeja gjykatësve në fjalën time përfundimtare se këto akuza janë të përpiluara nga njerëz ndjellakëqinj të cilët nuk ia duan të mirën as drejtësisë , se nuk janë njerëz të denj e human, por që kanë shpirt egërsire dhe sadiste, kanë bërë krim gjatë të ushtruarit të detyrës dhe duke e këqpërdorë atë , si persona të autorizuar, durë I kanë të lyrta me gjak. Kanë bërë edhe fallsifikime në deklarata me shumë versione e kontradiktore me logjikën dhe të vërtetën, dhe në tërësi është një inskenim, një farse që merret me gjëra paushale dhe të pabaza ligjore…Atëherë, nga rradhët e gjykatësve dhe porota, vërsulet ndaj meje gjykatësi Tihomir Baboviq duke më thënë që të mos ,,filosofoja,, shumë sepse ata që më herët më paskëshin dënuar me vdekje-pushkatim, e unë ende munduheshkam të ,,mbajë ligjërata,, ! U habita plotësisht edhe nga kjo sjellje jo e drejte dhe jo humane, jo njerëzore e gjykatsit, dhe nga kjo nënkuptoja se edhe vetë gjykatësit nuk e duan drejtësinë dhe të vërtetën, por janë tejet të paskurpullt dhe tendencioz, vetëm për të shpall viktimën ,,fajtor,, je ose nuk je ti në të drejtë të Zotit.

***

NË MBROJTJE TË SË VËRTETËS !

… NGJARJE TË INSKENUARA DHE NË MËNYRË CINIKE E KRIMINALE TË PAPARA DHE QË NUK MUND TA MERR ME MEND MËNDJA DHE TA KAP TRURI I LOGJIKËS SË NJERIUT NORMAL…PËRSE KESHTU , DHE KUJT IU DESH E TËRË KJO HALLAKAMË AKUZASH TË KURDISURA PËR ,,VRASJE,, QË UNË NUK KAM NË DIJENI, E DUKE ZHVILLUAR NJË PROCES GJYQËSOR SIPAS NDONJË URDHËRI SEKRET NGA NËNTOKA E ORGANEVE TË CILËT ATO VITE TË RËNUARA ISHIN SHTET, DHE, DUKE SAJUAR NJË MAL ME AKUZA ME SKENAR TË ÇUDITSHËM DHE ASHTU TË MË NXIRRNIN PARA KORDONIT TË PUSHKATIMIT ! PËR TË QINDËN HERË BËJ PYETJE: PËRSE?

APO E GJITHË KJO ËSHTË NJË PADI E MADHE PËR HAKMARRJE NDAJ MEJE DHE NË BAZA NACIONALE SI SHQIPTAR!

/… Kur është vra kryeministri i Suedisë, Olof Palme, në Stokholm, gruaja e kryeministrit, Lisbet Palme, tha që ishte Cristofer Peterson që e ka vra burrin e saj. Gjykata e shkallës së parë e denoi me burg të përjetshëm “vrasësin”, por Gjykata e shkallës së dytë, nuk i besoi dëshmisë së asaj.Edhe mua, asnjë Gjykatë e vendeve perendimore ku mbisundon drejtësia, nuk do më dënoin as me dy ditë burg, e jo me vdekje –pushkatim e më pas 20 vite burg të rëndë. Përkundrazi, do të dënohej “dëshmitari” i rrejshëm, në rastin e procesit të Zenicës, Arif Zeqiri, për dëshmi të rrejshme, bashkë me prokurorin inspeltkorët Temelko Boshkovskin, Ante Bërnadën, gjykatësi hetues Bodul Nikica dhe prokurorët Mutapqiq dhe Mensur Hoxhiq, të cilë e kanë shpjer hetuesinë në rrugë qorre dhe kanë përgaditur dëshmitë shpifse të interpretuar përmes gojës së Arif Zeqirit, apo trillimeve të pa qëna të Vahedin Ramadanit dhe Hajrullah Huseinit, shpirti i tyre vaft në ferr/.

***

Tani, që kanë kaluar gati 35 vjet nga koha kur më kanë arrestuar dhe dënuar në saje të akuzave të rrejshme, pa argumente e fakte, në procesin gjyqësor të Zenicës së Bosnës, siç kam sqaruar më lartë dhe herë të tjera në luftën time që bëj me vite e dekada për drejtësi, kur sot dëgjon njeriu se çfarë dhune dhe terori është bërë, çfarë gjykimi është zhvilluar aq antiligjor, dhe se çfarë është shkruar nëpër gazetat e Jugosllavisë komuniste dhe mediume të tjera, çfarë është folur e thënë në popull, të ndarë në dy tabore, njëra anë që kanë pohuar pafajsinë time, dhe ana tjetër të cilët kanë thënë se ,,gjyqi e ka akuzuar dhe ata e kanë dënuar,, etj. E njeriu normal, mbetet pa mend. Mbetet pa mend njeriu të cilin ai moment e pati gjetur në moshën e viteve të rinisë dhe tani kur del pas vitesh nga burgu, duket i moshuar , i thinjur, i lodhur, i raskapitur dhe me rrudha balli. Kjo të bën të kuptosh se çfarë ka ndodhur gjatë hetuesisë, gjatë procesit gjyqësor dhe gjatë viteve si i dënuar, e ti nuk di se cili ishte ,,faji,, yt. Kjo është tmerr, sepse gjykatësve të tipit Baboviq dhe prokurorëve si Mutapqiq, nuk iu ka interesuar e vërteta.

Kur njeriu i sotëm lexon apo dëgjon këto tregime, rrjedhimisht nis e mendon për protagonistët e saj, për viktimat apo për “heronjtë” e asaj që quhet ,,ndodhi,, gjykate apo ,,aferë, dhe njeriu bëhet kurioz të dijë se cilat ishin palët e “betejës”, çfarë mjetesh, metodash presionesh e dhune përdorën KENTAURËT , gjatë fazave të hetuesisë dhe seansave gjyqësore, sa zgjati beteja dhe cili ishte bilanci i viktimave, njeriu mbetet i shokuar … Mirë do të ishte që të kishim në dorë shumë dokumente e dëshmi, të brendshme e të jashtme, të hapura e të fshehta, në mënyrë që të krijonim një tablo më bindëse për atë që pati ndodhur atë kohë të vitit 1981 me procesin e Zenicës që unë jam i bindur se ka qënë kryekëput një konspiracion i çuditshëm i UDB-së dhe KOS-it jugosllav. Ky, ndoshta, do të jetë privilegj i brezave të ardhshëm,të mendojnë dhe logjikojnë se çfarë mund t’i ndodh njeriut normal nga njerëz ndjellakëqinj dhe që kanë shpirt krimineli e udhëheqin apo përfaqësojnë organe të shtetit dhe gjykata. Dënojnë në mënyrë më çnjerëzore dhe pa kurrëfarë baze ligjore apo argument për ,,vepër të bërë,,! Këta janë njerëz keqbërës, janë e keqja e vehtes së tyre madje dhe e tërë shoqërisë. Unë jam duke shkruar në baza të reales dhe të vërtetës me aq sa di dhe aq sa kam përjetuar, e këto janë të mjaftueshme për një revision të çështjes dhe zbardhjen e së vërtetës njerëzore e humane, pasi fatumi im është mjaft identik me atë të Drajfusit.

E vërteta është se një tip i tillë siç është Temelko Boshkovski, apo edhe ndonjë Ante Bërnada, Bodul Nikica ose Sulejman Kapetanoviq etj. duhej të mbaheshin sa më larg punëve shtetërore, organeve të policisë dhe gjykatës, nëse gabimet janë të tyre e nuk duan të pranojnë, sepse ishin persona kreten,, qejfli pijesh, kumari dhe vesesh të tjera negative dhe jo humane… Andaj puna e tyre është tipike kriminale dhe që duhet dënuar sipas ligjit. Por, kush duhet ta thotë këtë? Organet e BE nuk duhet të heshtin, as prokurorët as Gjykata ndërkombëtare.

***

MJETET E INFORMIMIT DHE GAZETAT JUGOSLLAVE, MADJE EDHE ,,TANJUGU,, I BEOGRADIT, SHPIFNIN KUNDËR TË VËRTETËS, DUKE E MBAJTUR ANËN E AKUZAVE PREJ GËNJESHTRASH, DUKE IPORBOLIZUAR ,,FAJIN,, E TË PANDEHURVE ! ISHTE NJË PROPAGANDË E PLANIFIKUAR DHE E KONVERTUAR…

-Gazeta që shpif, etiketon dhe dezinformon sikurse bënin ato vite shtypi jugosllav dhe “Tanjugu” i Beogradit ,në rastin konkret , sidomos ndaj personalitetit tim si shqiptar i arrestuar, bënin një lloj agjenture të rrezikshme dhe të dëmshme ndaj meje si viktimë që isha dhe mbetem për të vërtetën universale. Gënjeshtra dhe shpifja nuk janë sensacione pozitive gazetareske, por antiprofesionalizëm, amoralitet dhe papërgjegjësi, të dënueshme me ligjet vendore dhe me Konventat evropiane e ndërkombëtare. Por, këtu ishin në pyetje plani i fshehtë dhe konspiracioni i atyre që dirigjonin me hetuesinë dhe gjykatën e Zenicës ato vite.

Ata shkruanin atë që u servohej nga Gjykata e Qarrkut të Zenicës, por që ishin vetëm çështje dezinformuese antishqiptare, në rolin e një agjenture të rrezikshme aktive në Ballkan për shpartallimin e njerëzve që shteti i kishte si therë në sy, ose siç ishte sjellja ime dhe veprimtaria qoft edhe si gazetar me honorary që isha, UDBJA bëntë çdo gjë që mundej, të shantazhonte e shpifte, të spiunonte dhe t’i anatemonte kulturën, poezinë dhe veprimtarinë patriotike shqiptare jo vetëm në Maqedoni, por edhe në të gjitha trojet ku jetojnë etniciteti ynë, në trojet e veta etnike…Bënin hata duke mos zgjedhur mjete dhe metoda për diskreditimin e personalitetit tim në këtë rast që më kishin ndarë ende pa u mbajt gjykimi, dënimin me vdekje-pushkatim.

P.s.

Shumë vite më vonë inspektori Temelko Boshkovski duke thënë se nuk dëshironka të vdiska me ndërgjegje të papastër, ka  bërë një deklaratë me shkrim dhe të vërtetuar në noteri, ku sqaron se si rasti i ashtuquajtur ,,vrasje,, të Meliha Deliqit është i montuar nga inspektorët Ante Bernada , Sllobodan Stankoviq etj. dhe se unë qenkam dënuar me akuza të kurdisura dhe të rreme.

Kategori
Uncategorized

Nga rrëfimet e mia mbi  rrjetin e UDB-së.                            SPIUNI “DOKTOR ZHIVAGA”

SPIUNI  “DOKTOR  ZHIVAGA”

Nga  NAFI  ÇEGRANI

(…Pas Plenumit  në Brione dhe rënies së Rankoviqit më 1966, brenda aparatit për Sigurimin  e shtetit jugosllav të quajtur UDB, u bënë shumë ndryshime rrënjësore të kompetencave dhe mënyrën e të vepruarit. Por, megjithatë, nuk ndryshuan  metodat dhe mjetet gjatë zhvillimeve që ndërmerrte ky Shërbim në hijearkinë e vet ku direktivat jepeshin nga lartë poshtë të nivelit Federativ dhe gjer te ato republikane apo krahinor, siç ishte rasti me Kosovën)!

Por, si vepronin me mënyrat e rekrutimit të informatorëve dhe spiunëve të trajnuar të cilët angazhoheshin për punë spiunazhi jashtë vendit, ose atje do shërbenin si REZIDENTË  në rrjetin e UDB-së, duhet shkruar në saje të reales dhe synimeve për të mirën dhe interesin e opinionit të gjërë … E të rrëfejsh apo të shkruajsh mbi rrjetin e spiunëve  shqiptarë  të  UDB-së  dhe agjenturës jugosllave të viteve të rrënuara komuniste siç i kam njohur unë, të tregoj histori dhe rrëfime mbi jetën apo veprimtarinë e tyre në rrjetet e spiunazhit, nga pozicioni im si ish zyrtar  operativ  apo edhe si specialist në Sektorin  e  analitikës ku isha për disa vite me rradhë, nuk është një çështje e lehtë, janë gjëra sekrete, andaj  është punë shumë e rrezikshme, duke shpalos atë që gjeta dhe kam lexuar nga arkivat e fshehta të atij Shërbimi famoz, që ende mbahen në fonde  si dokumente top secrete në kasaforte çeliku të blinduara (ose mund që shumica prej tyre edhe të jenë zhdukur).Ndoshta… Nga këto fakte herët edhe ishte rrezikuar jeta ime me arratisjen time  në SHBA… Pas shumë përplasjeve që kisha me krerët mafioz dhe të nëntokës kriminale  të atij Shërbimi, e që pas kthimit tim nga Amerika disa vite më mbajtën nën vëzhgim të rreptë, por që me nisjen e demonstratave në Kosovë  më 1981, duke inskenuar një process të paparë fallco dhe  me  synime antishqiptare dhe të kqija ndaj personalitetit tim, duke shkruar akuza të rreme, të bazuara në gënjeshtra, më dëbuan në burgje për pushkatim…                                                              Por, në këtë artikull t’i qasemi  çështjes rreth rregrutimit, veprimtarisë dhe angazhimeve që kishte nga sfera e spiunazhit si informator  i fshehtë disa vite me rradhë në analet  e UDB-së spiuni me nofkën  “Doktor Zhivaga” ! Dhe të nisemi rradhasi: Cili ishte ky, nga vjente dhe me çfarë merrej? Si ishte involvuar me dëshirën e vet dhe kishte marrë hapa që të spiunonte nga rradhët e krerëve të Emigracionit shqiptarë në perëndim sipas  instruksioneve të parashtruar nga krerët e UDB-së  edhe për disa objektiva që do i survejonte  në  Marsej të Francës,  Romë  të Italisë,  Bruksel të Belgjikës, Gjermani dhe  Stamboll të Turqisë e kështu me rradhë! …

Ende si i ri, kishte punuar në një ëmbëltore në Çaçak të Shumadisë , dhe kishte pas disa  të ashtuquajtura ,,biseda informative,, me operativista të UDB-së atje, ku udhëheqësit  u kishin raportuar kolegëve të tyre në Gostivar  duke u dhënë  propozime-direktivë, shpjegime  me ,,hollësira,, për  prirjen, inteligjencën,, e tij dhe si i volitshëm për ta fut në rrjetin e atij Shërbimi si informator, kishin kërkuar një aprovim të mirëfilltë. Resori përkatës bëri grumbullimin dhe verifikimin e të dhënave biografike, të pasioneve të tij, për  vetitë, veset dhe karaktëristika  të tjera njerëzore, duke e regjistruar me dosje të veçantë si informator.

… Vjente nga një fshat i rrethit të Gostivarit. Të gjithë e thirrnin ,,Fadil,, dhe rrallë kush e dinte emrin e tij të vërtetë. Quhej Vahedin Ramadani, nga babai Shefkiu dhe nëna Fatime, i lindur më 1938. UDB-a e kishte rekrutuar që në moshë  20 vjeçare dhe e kishte angazhuar në rrjetët e  agjenturës së saj si informator, duke spiunuar fillimisht miqët, farefisin dhe të afërmit e vetë. Pas demonstrative të vitit 1968, në muajn nëntor, kryeshefi i UDB-së për  Tetovë dhe Gostivar, Stojçe Gjorgjievski e kishte thirrë në bisedë në zyrën e vetë, dhe pas disa orësh dhënje detyrash , udhëzime dhe instuksione për  strukturat e vëzhgimit dhe se si duhej të sillej, kah do të lëvizëte dhe si duhej të grumbullonte informacione operative për atë që do ia përcaktonin nme  misionin i cili  do vazhdonte për disa vite me rradhë, për dokumentim jashta vendit, e ku do të  sjellej  si një emigrant i arratisur maleve dhe pa dokumente.Të sillej dhe të fliste si emigrantët shqiptar, duke folur keq për regjimin komunist në Shqipëri , e sidimos sharrje ndaj regjimit jugosllav dhe rreth çështjes shqiptare dhe Kosovës si të okupuara nga Tito. Të gjitha këto, tanimë ,,Fadili,, i kishte të qarta.Por, në brendi të shpirtit e mundonte edhe fenomeni i ADHURIMIT  të frikshëm kur duhej ta fitonte besimin edhe nga UDBJA edhe nga rradhët e mërgatës shqiptare ku do vendosej dhe vepronte si spiun i fshehtë dhe në rolin e emigrantit shqiptar i cili do fliste fjalë miradie dhe lëvdata për krerët e mërgatës shqiptare, për organizatat, varësisht ku do gjendej me simpatizan të ,,Ballit Kombëtar,, ose ,,Legalitëtit,, të ,,Lidhjes së Prizrenit,, apo ..Lidhjes Kosovare,, duhej të fliste me dashuri për Abaz Kupin, Rexhep Krasniqin, Luan Gashin, hafiz Jusuf Azemin, për Alinafi Hoxhën  dhe ,,Lidhjen e Vardarit,, ku këtë të fundit do e kishte objektiv përpunimi dhe vëzhgimi në Marsej të Francës për disa vite në vazhdim.

E paisin me pasaportë dhe dokumente fallco, edhepse emrin e tij të vërtetë  rrallë kush që  e dinte në anët e Gostivarit ku banonte. Në marrëveshje me Qendrën operative të UDB-së në Shkup, personi në fjalë regjistrohet në kartotekën e informatorëve me pseodonimin “Doktor Zhivaga” dhe fillimisht niset me trenin ,,Ekpsres Athina- Paris,, në ora 22,00 në mbrëmje. Dy burra hijerëndë të Shërbimit të fshehtë dhe të veshur me mantela të gjatë ngjyrë gri, qëndronin në peron  të stacionit të trenit në Shkup ku e përcjellnin për në Marsej.

Treni u nis në kohë të caktuar… Brenda në kopenë e klasit të parë ishte ulur djaloshi me sy të larëm dhe flokë  bjond në të përhimtë. Veshur me pantolane xhinse dhe një xhaketë prej lëkure ngjyrë kafeje. Nga paraqitja e tij tërheqëse ishte e mjaftueshme për të zgjuar pasionin e çdo femre! Dukej i mbushur me gëzim nga fakti që ishte  i zgjedhur nga elita e UDB-së dhe i ngarkuar me mission në rolin e informatorit jashtë  vendit, dhe ku do të fuste në kurthë personat të cilët vepronin në rradhët e emigracionit si antijgugosllav etj.

Por, historia dhe veprimtaria e  ,,Doktor Zhivagës.. si spiun i fshehtë mbetet mjaft misterioze , ose e njohur më detajisht vetëm për qarrqet e ngushta të Qendrës dhe elitës së UDB-së për Maqedoni ose asaj federative të Beogradit.

***

Në ndërkohë, kryeshefi i SDB-së republikane  për Maqedoni Arso Arsovski  i kishte nënshkruar  dy  depesh  me përmbajtje të thukët, të  cila u dërgoheshin , njëri bordit drejtues të SDB-së Federative në Beograd, dhe tjetri  kryeshefit të atij Shërbimi në Kosovë, Mehmet Shoshit, i  cili në Prishtinë udhëhiqte me SDB krahinore. Në depeshet e përmendura  u  bëhej me die se nga Shkupi për në Francë është nisur me detyra të caktuar dhe në mission përkatës informatori i regjistruar me  pseodonimin  ,,Doktor Zhivago,,  nga i cili, sipas planit dhe programit të caktuar, nga i njëjti  do të pranonin raporte me interes për veprimtarinë ,,armiqësore,, të emigrantëve shqiptarë dhe organizatave të cilat i kishin nën vëzhgim dhe përpunim Shërbimi i fshehtë jugosllav.

… I dërguari në këtë mission delikat dhe të posaëëm ,fillimisht në Francë, ishte trajnuar mirë se sit ë maskohej atje, duke u veshur dhe me sjellje siç bënin emigrantët shqiptarë, dhe duke e këshilluar që pistoleta nuk I hynte fare në punë. Për këtë ishte më mirë që të mos binte në sy dhe të dyshohej, nëse hetohej se ishte person që mbante armë në bres, aq më tepër që të mos vinte në konflikt me policinë franceze. Duhej ecur pa hetuar, pa lënë gjurmë, duke fsheh sekretin e veprimtarisë së tij  si person i angazhuar.

Në foto autori dhe Alinafi Hoxha,

kryetar  i ,,Lidhjes së Vardarit,, në Marsej.

Me arrijtjen e tij në Marsej, ,,Doktor Zhivaga,, sipas adresës që posëdonte të dhënë nga Shërbimi në Shkup, pa hezituar e gjeti shtëpinë dy katshë dhe të rrethuar me hekura dhe me portë  të madhe të blinduar çeliku në ball të oborrit. I rra ziljes, dhe për një çast, në ballkon doli njeriu i vëshur me rrobe sportive, por që mbante mustaqe të mëdha. Ky ishte Alinafi Hoxha, nje emigrant shquptar i ikur nga Jugosllavija shumë vite më herët dhe pasi që ishte vendos në lagjen periferike të Marsejit ku nuk kushte shumë zhurmë, jetonte në qetësi larg rrëmujës dhe rrëmetit, por  që kishte një botë të njeriut kryengritës dhe  udhëhiqte  organizatën ,,ekstreme,, me emrin ,,Lidhja e Vardarit,, !

,,Më falni, zotëri! Unë jam një shqiptar nga ana e Gostivarit…Dhe, doja ta takoja z. Alinafiun!”- foli me një frengjishte të kulluar djaloshi i veshur me xhinse.

“ Uau, qenke vendas imi!- bëlbëzoi si me gjysëm zëri dhe tejet i përmalluar për njerëzit e vendlindjes.

“Urdhëro, shtye  portën dhe futu brenda!,,- u dëgjua zëri i Alinafi Hoxhës të cilin , njëkohësisht e kapluan emocione malli dhe nostalgjie.

…Asaj mbrëmje biseduan gjatë e gjatë, edhe për shumë gjëra që e interesonin Alinafiun për jetën dhe shqiptarët në Gostivar e më gjërë, për  zhvillimet shoqërore e politike nën regjimin jugosllav. Nuk munguan, bile, as bisedimet rreth Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi.

,,Doktor Zhivaga,, dinte të mbajë rolin e një artisti të vërtetë, duke  fitur bindjen e nikoqirit të tij, me sjelljet aq me  xhentilesë, duke menduar dhe bërë planet e vetë edhe Alinafi Hoxha që ta fuste ,,Fadilin,, si të tillë, aktiv dhe me ,,prirje”  në rradhët e organizatës ,,Lidhja e Vardarit,, ku do të vepronte në fushën e veprimeve armiqësore ndaj Jugosllavisë.

Zonja e shtëpisë, një francese me kulturë, ua shtrroi darkën në tavolinën e mbushur me fruta pemësh, hëngrën mirë…të servuar edhe mish të pjekur qengji. Pinë edhe lëng të freskët portokalli.

“ Miku im, ju do vendoseni këtu në shtëpinë time, kam një dhomë të lirë ku mund të bëni gjum, dhe  jini si në shtëpinë tuaj… Do ju gjej edhe një punë ku mund të fitoni edhe para!,,- i tha Alinafiu me një seriozitet në fytyrë.

,,Faleminderit, por…kam droje se mos vallë ju bëhem barrë !- u dëgjua ,,Fadili,,.

,, Jo, jo, sa për barrë, këtë mos e diskutoni…Shtëpia është e madhe!,,

Dhe ashtu u bë…

Kaluan ditë e muaj… ,,Doktor Zhivaga,, i cili pos frengjishtes njihte për mrekulli edhe disa gjuhë të tjera si Gjermanishten, Italishten, Spanjolishten etj. shëtiste trotoareve të Marsejit me një entuziazëm të madh, pasi emigrant shqiptar nga Tërnova e Gostivarit, e kishte nderuar dhe pranuar që të banonte në shtëpinë dykatëshe dhe me oborr të rrethuar me lule dhe pemë. Dhe nga ana tjetër, që i ishin krijuar kushte dhe rrethana të volitshme për të grumbulluara informacione të duhura dhe relevante të cilat i duheshin UDB-së për ndjekjen dhe survejimin e veprimtarisë ,,armiqësore,, të grupeve dhe organizatave emigrante shqiptare në Francë dhe më gjërë në Perëndim.

Tanimë, spiuni ,,Doktor Zhivago,, kishte krijuar edhe rrethe dhe qarrqe të veta ku vepronte mes personave të ekspozuar si emigrant të mmrrezikshëm,, dhe për këtë kishte bërë një raport për DB të cilin  do ia dorëzontë personit  zyrtar të diplomacisë jugosllave i cili, sipas marrëveshjes paraprake me Beogradin, kishin vënë kontakte dhe ky mbahej si resident. Bile, në raport kishte shkruar edhe për disa fenomene që ndodhnin në rradhët e mërgatës shqiptare, rreth përçarjeve dhe grindjeve mes tyre, rreth dogmatizmit dhe mungësës së plotë të çdo lloji respekti dhe kordinimi të veprimtarisë politike emigrante që kishte takuar mes  tyre si në Francë, Gjermani, Belgjikë etj. Kuptohet, raporti prej disa dhjetëra faqesh është i shkruar me synime të këqia që kishin për qëllim të dëmtonin çështjen e mërgatës e cila vepronte për çështjen shqiptare edhe në Amerikë, ku si figura të larta paraqiten  edhe emrat e Prof. Luan Gashit, Vasil Andonit, Hasan Dostit, Abaz Kupit, Abaz Ermenit , hafuz Azemit të Dobroshtit në Aurora, të disa personaliteteve të ,,Lidhjes Kosovare,, të ,,Legalitetit,, dhe ,,Ballit Kombëtarë,, në SHBA.

,,Doktor Zhivaga,, shpesh freguentonte  të shikonte filma me përmbajtje  si ato të  Xhems Bondit apo ,,007,, ! Por, ishte  edhe  njeri i qejfeve me  femra  të bukura françeze, duke u ende nëpër locale nate…

***

Pikërisht, spiuni ,,Doktor Zhivago,, më rrëfeu gjatë e gjatë atë ditë vere kur e takova në Shkup, afër Urës së Gurit, pranë restorantit ,,Pirin Pllanina,, duke më dal përpara:

,, Jungjatjeta ! A jeni ju Nafi Çegrani!?,,- u dëgjua zëri i një njeriu të pashëm ,  gjersa kthehesha nga zyra.

,,Po!- i them unë, duke  e vëzhguar rreptë, sepse nuk e njihja.

,,Unë jam ,,Fadili,,! Jam nga Çajla, jemi vendas nga Gostivari!,,

,,Aha…Ti qenke ai !,,-mendova me vete dhe ia këtheva me të shpejtë: ,,Doktor Zhivaga,, apo?

,,Ashtu është, i nderuar! – duke më lëshuar dorën për përshëndetje, më luti që të uleshim në restorantin afër që të pinim nga një kafe. Pranova pa mëdyshje, sepse më interesonte ky njeri, raportet e të cilit i kisha lexuar dhe analizuar në Sektorin e IV ku punoja.

Ky informator  sekret vendosi që gjatë bisedës me mua të flasë dhe të tregojë për herë të parë se çfarë do të thotë të jetosh për shumë vite i maskuar dhe me emër të imagjinuar.Vazhdimi i këtij rrëfimi do t’ju duket një tregim i gjatë, i zhvilluar  asaj pasdite vere të vitit 1971, ku zbulohet një figurë që nuk është as ajo e James Bond, por e personit të rekrutuar në rrjetin e UDB-së dhe i regjistruar si informatory I kamufluar jashtë vendit që mbante pseodonimin: ,,Doktor Zhivago,, !Pak a shumë puna e spiunit është e njëjtë me atë të aktorit. Duhet të dish të recitosh shumë pjesë, duke iu përshtatur roleve të ndryshme, ashtu siç kishte vepruar vite me radhë gjatë qëndrimit të tij në Francë, por që kishte spiunuar edhe  Rifat Kolgjinin në Bruxsel, vlla i Tahir Kolgjinit, emigrant në Stamboll, dhe disa të tjerë të cilët UDB-a e Mqedonisë, ajo Federative dhe ajo e Kosovës i mbanin në përpunim.

… Gjersa më rrëfente ,,Doktor Zhivaga,, për periudha të gjata dhe veprime të fshehta në kryerjen e misionit për të cilin ishte caktur, në moment pas shpinë më preku një dorë dhe u dëgjua zëri metalik i personit që e njihja. Ishte Kiro Fuze, një operativist I SDB me të cilin disa vite kishim punuar bamshkë në sektorin për ndjekje dhe përcjellje të diplomatëve  dhe atasheve të huaj, bile një kohë edhe kishim banuar bashkë në një apartaman të fshehur në afërsi të hotel ,,Jadranit,, !

,,Ulu, Kire !,- i thashë, duke e njohtuar se personi në tavolinë me mua ishte ,,Doktor Zhivago,,! U habitë, duke e vështruar me vëmendje. Kuese ,,Zhivago,, vazhdoi rrëfimin e tij aty ku kishte ngelur.

,, Siç ceka më herët, detyra ime si një njeri i infiltruar në rradhët e organizatës emigrante ,,Lidhja e Vardarit,, në  Marsej, ishte pak e vështirë, pastaj gjërat u lehtësuan disi  sipas ndodhive globaliste dhe të kohën e Luftës së Ftohtë  që zhvillonin CIA, KGB, MOSSADI dhe Shërbime të tjera të forta  dhe të frikshme, edhe mua m’u desh të përshtatesha me globalizmin…Kaloja periudhë të gjatë duke  lexuar  libra e  romane. Lexoja literaturë që botonin Komitete e emigracionit shqiptarë etj,,-rrëfen aid he vazhdon:

,, Nevoja e parë për mua kur arrita në Marsej ishte të gjeja  një strehë ku të futsha kokën. E këtë ma mundësoi vetë Alinafi Hoxha, të cilit edhe i jam mirënjohës, për arritjen e qëllimeve të mia…!,,- përfundoi ,,Zhivago,, .

Spiuni   Vahedin Ramadani alias  Fadili , me pseodonimin “Doktor Zhivago” të cilin UDBJA e  vlerësonte  si një nga informatorët më produktiv  dhe një punë me rezultate shumë të  mira, gjatë viteve 1973, 1974 dhe 1975. Gjatë arratisjes sime për në SHBA, do ta takoj në Romë të Italisë, tanimë me një pseodonim tjetër, si ,,Federiko Amati,,! Ai gjatë qëndrimit në Romë, kishte vë kontakte të mira edhe me diplomatin shqiptar ,,Xhemalin,, në Ambasadën e Shqipërisë, e që njikohësisht kishte informuat SDB në Shkup edhe për disa kontakte  të mia që kisha pas asaj vere me Ernest Koliqin, Mentor Çokun dhe Sabaudin Haznedarin, para se të fluturoja për në SHBA, njëherit duke realizuar misionin për interese të ngushta të UDB-së e cila e kishte angazhuar sërish… për çfarë do të shkruaj një rradhë tjetër.

***

( Pas këthimit tim nga Amerika , ku isha arratis pas disa konflikteve që kisha me krerët – bylykbasha të  UDB-së para dhe pas vdekjes së Titos, me nisjen e demonstratave në Kosovë më 1981, jam arrestuar në mënyrë të çuditshme, nga oficera të panjohur të cilët në bashkëpunim kurdisën Procesin e  Zenicës me akuza të shkruara prej gënjeshtrash dhe të bazuara vetëm në mashtrime dhe trillime të imagjinuara dhe të inskenuara, me çka më dënojnë me vdekje-pushkatim, pavarsisht se unë nuk kisha njohuri se çfarë po ndodhëte aty, ata kishin bërë plane dhe kurdisje të fshehta,me metoda kriminale, duke e përdorur UDB-a, prokuroria dhe gjykatësit ,,Fadilin,, si dëshmitar të ,,mbrojtur,, por që , për fat të mire, këtij mashtruesi iu zbulua alibi, si fakt i pa kontestueshëm, u dënua me 13 vite burg të rëndë… Kjo është një histori e gjatë e cila rrënjët,  në këtë drejtim, i ka brenda në UDB).

Ky, zatën, është rrëfimi për  spiunin ,,Doktor Zhivago,, siç e kam njohur unë.

-vijon-

Nga  NAFI  ÇEGRANI

(…Pas Plenumit  në Brione dhe rënies së Rankoviqit më 1966, brenda aparatit për Sigurimin  e shtetit jugosllav të quajtur UDB, u bënë shumë ndryshime rrënjësore të kompetencave dhe mënyrën e të vepruarit. Por, megjithatë, nuk ndryshuan  metodat dhe mjetet gjatë zhvillimeve që ndërmerrte ky Shërbim në hijearkinë e vet ku direktivat jepeshin nga lartë poshtë të nivelit Federativ dhe gjer te ato republikane apo krahinor, siç ishte rasti me Kosovën)!

Por, si vepronin me mënyrat e rekrutimit të informatorëve dhe spiunëve të trajnuar të cilët angazhoheshin për punë spiunazhi jashtë vendit, ose atje do shërbenin si REZIDENTË  në rrjetin e UDB-së, duhet shkruar në saje të reales dhe synimeve për të mirën dhe interesin e opinionit të gjërë … E të rrëfejsh apo të shkruajsh mbi rrjetin e spiunëve  shqiptarë  të  UDB-së  dhe agjenturës jugosllave të viteve të rrënuara komuniste siç i kam njohur unë, të tregoj histori dhe rrëfime mbi jetën apo veprimtarinë e tyre në rrjetet e spiunazhit, nga pozicioni im si ish zyrtar  operativ  apo edhe si specialist në Sektorin  e  analitikës ku isha për disa vite me rradhë, nuk është një çështje e lehtë, janë gjëra sekrete, andaj  është punë shumë e rrezikshme, duke shpalos atë që gjeta dhe kam lexuar nga arkivat e fshehta të atij Shërbimi famoz, që ende mbahen në fonde  si dokumente top secrete në kasaforte çeliku të blinduara (ose mund që shumica prej tyre edhe të jenë zhdukur).Ndoshta… Nga këto fakte herët edhe ishte rrezikuar jeta ime me arratisjen time  në SHBA… Pas shumë përplasjeve që kisha me krerët mafioz dhe të nëntokës kriminale  të atij Shërbimi, e që pas kthimit tim nga Amerika disa vite më mbajtën nën vëzhgim të rreptë, por që me nisjen e demonstratave në Kosovë  më 1981, duke inskenuar një process të paparë fallco dhe  me  synime antishqiptare dhe të kqija ndaj personalitetit tim, duke shkruar akuza të rreme, të bazuara në gënjeshtra, më dëbuan në burgje për pushkatim…                                                              Por, në këtë artikull t’i qasemi  çështjes rreth rregrutimit, veprimtarisë dhe angazhimeve që kishte nga sfera e spiunazhit si informator  i fshehtë disa vite me rradhë në analet  e UDB-së spiuni me nofkën  “Doktor Zhivaga” ! Dhe të nisemi rradhasi: Cili ishte ky, nga vjente dhe me çfarë merrej? Si ishte involvuar me dëshirën e vet dhe kishte marrë hapa që të spiunonte nga rradhët e krerëve të Emigracionit shqiptarë në perëndim sipas  instruksioneve të parashtruar nga krerët e UDB-së  edhe për disa objektiva që do i survejonte  në  Marsej të Francës,  Romë  të Italisë,  Bruksel të Belgjikës, Gjermani dhe  Stamboll të Turqisë e kështu me rradhë! …

Ende si i ri, kishte punuar në një ëmbëltore në Çaçak të Shumadisë , dhe kishte pas disa  të ashtuquajtura ,,biseda informative,, me operativista të UDB-së atje, ku udhëheqësit  u kishin raportuar kolegëve të tyre në Gostivar  duke u dhënë  propozime-direktivë, shpjegime  me ,,hollësira,, për  prirjen, inteligjencën,, e tij dhe si i volitshëm për ta fut në rrjetin e atij Shërbimi si informator, kishin kërkuar një aprovim të mirëfilltë. Resori përkatës bëri grumbullimin dhe verifikimin e të dhënave biografike, të pasioneve të tij, për  vetitë, veset dhe karaktëristika  të tjera njerëzore, duke e regjistruar me dosje të veçantë si informator.

… Vjente nga një fshat i rrethit të Gostivarit. Të gjithë e thirrnin ,,Fadil,, dhe rrallë kush e dinte emrin e tij të vërtetë. Quhej Vahedin Ramadani, nga babai Shefkiu dhe nëna Fatime, i lindur më 1938. UDB-a e kishte rekrutuar që në moshë  20 vjeçare dhe e kishte angazhuar në rrjetët e  agjenturës së saj si informator, duke spiunuar fillimisht miqët, farefisin dhe të afërmit e vetë. Pas demonstrative të vitit 1968, në muajn nëntor, kryeshefi i UDB-së për  Tetovë dhe Gostivar, Stojçe Gjorgjievski e kishte thirrë në bisedë në zyrën e vetë, dhe pas disa orësh dhënje detyrash , udhëzime dhe instuksione për  strukturat e vëzhgimit dhe se si duhej të sillej, kah do të lëvizëte dhe si duhej të grumbullonte informacione operative për atë që do ia përcaktonin nme  misionin i cili  do vazhdonte për disa vite me rradhë, për dokumentim jashta vendit, e ku do të  sjellej  si një emigrant i arratisur maleve dhe pa dokumente.Të sillej dhe të fliste si emigrantët shqiptar, duke folur keq për regjimin komunist në Shqipëri , e sidimos sharrje ndaj regjimit jugosllav dhe rreth çështjes shqiptare dhe Kosovës si të okupuara nga Tito. Të gjitha këto, tanimë ,,Fadili,, i kishte të qarta.Por, në brendi të shpirtit e mundonte edhe fenomeni i ADHURIMIT  të frikshëm kur duhej ta fitonte besimin edhe nga UDBJA edhe nga rradhët e mërgatës shqiptare ku do vendosej dhe vepronte si spiun i fshehtë dhe në rolin e emigrantit shqiptar i cili do fliste fjalë miradie dhe lëvdata për krerët e mërgatës shqiptare, për organizatat, varësisht ku do gjendej me simpatizan të ,,Ballit Kombëtar,, ose ,,Legalitëtit,, të ,,Lidhjes së Prizrenit,, apo ..Lidhjes Kosovare,, duhej të fliste me dashuri për Abaz Kupin, Rexhep Krasniqin, Luan Gashin, hafiz Jusuf Azemin, për Alinafi Hoxhën  dhe ,,Lidhjen e Vardarit,, ku këtë të fundit do e kishte objektiv përpunimi dhe vëzhgimi në Marsej të Francës për disa vite në vazhdim.

E paisin me pasaportë dhe dokumente fallco, edhepse emrin e tij të vërtetë  rrallë kush që  e dinte në anët e Gostivarit ku banonte. Në marrëveshje me Qendrën operative të UDB-së në Shkup, personi në fjalë regjistrohet në kartotekën e informatorëve me pseodonimin “Doktor Zhivaga” dhe fillimisht niset me trenin ,,Ekpsres Athina- Paris,, në ora 22,00 në mbrëmje. Dy burra hijerëndë të Shërbimit të fshehtë dhe të veshur me mantela të gjatë ngjyrë gri, qëndronin në peron  të stacionit të trenit në Shkup ku e përcjellnin për në Marsej.

Treni u nis në kohë të caktuar… Brenda në kopenë e klasit të parë ishte ulur djaloshi me sy të larëm dhe flokë  bjond në të përhimtë. Veshur me pantolane xhinse dhe një xhaketë prej lëkure ngjyrë kafeje. Nga paraqitja e tij tërheqëse ishte e mjaftueshme për të zgjuar pasionin e çdo femre! Dukej i mbushur me gëzim nga fakti që ishte  i zgjedhur nga elita e UDB-së dhe i ngarkuar me mission në rolin e informatorit jashtë  vendit, dhe ku do të fuste në kurthë personat të cilët vepronin në rradhët e emigracionit si antijgugosllav etj.

Por, historia dhe veprimtaria e  ,,Doktor Zhivagës.. si spiun i fshehtë mbetet mjaft misterioze , ose e njohur më detajisht vetëm për qarrqet e ngushta të Qendrës dhe elitës së UDB-së për Maqedoni ose asaj federative të Beogradit.

***

Në ndërkohë, kryeshefi i SDB-së republikane  për Maqedoni Arso Arsovski  i kishte nënshkruar  dy  depesh  me përmbajtje të thukët, të  cila u dërgoheshin , njëri bordit drejtues të SDB-së Federative në Beograd, dhe tjetri  kryeshefit të atij Shërbimi në Kosovë, Mehmet Shoshit, i  cili në Prishtinë udhëhiqte me SDB krahinore. Në depeshet e përmendura  u  bëhej me die se nga Shkupi për në Francë është nisur me detyra të caktuar dhe në mission përkatës informatori i regjistruar me  pseodonimin  ,,Doktor Zhivago,,  nga i cili, sipas planit dhe programit të caktuar, nga i njëjti  do të pranonin raporte me interes për veprimtarinë ,,armiqësore,, të emigrantëve shqiptarë dhe organizatave të cilat i kishin nën vëzhgim dhe përpunim Shërbimi i fshehtë jugosllav.

… I dërguari në këtë mission delikat dhe të posaëëm ,fillimisht në Francë, ishte trajnuar mirë se sit ë maskohej atje, duke u veshur dhe me sjellje siç bënin emigrantët shqiptarë, dhe duke e këshilluar që pistoleta nuk I hynte fare në punë. Për këtë ishte më mirë që të mos binte në sy dhe të dyshohej, nëse hetohej se ishte person që mbante armë në bres, aq më tepër që të mos vinte në konflikt me policinë franceze. Duhej ecur pa hetuar, pa lënë gjurmë, duke fsheh sekretin e veprimtarisë së tij  si person i angazhuar.

Në foto autori dhe Alinafi Hoxha,

kryetar  i ,,Lidhjes së Vardarit,, në Marsej.

Me arrijtjen e tij në Marsej, ,,Doktor Zhivaga,, sipas adresës që posëdonte të dhënë nga Shërbimi në Shkup, pa hezituar e gjeti shtëpinë dy katshë dhe të rrethuar me hekura dhe me portë  të madhe të blinduar çeliku në ball të oborrit. I rra ziljes, dhe për një çast, në ballkon doli njeriu i vëshur me rrobe sportive, por që mbante mustaqe të mëdha. Ky ishte Alinafi Hoxha, nje emigrant shquptar i ikur nga Jugosllavija shumë vite më herët dhe pasi që ishte vendos në lagjen periferike të Marsejit ku nuk kushte shumë zhurmë, jetonte në qetësi larg rrëmujës dhe rrëmetit, por  që kishte një botë të njeriut kryengritës dhe  udhëhiqte  organizatën ,,ekstreme,, me emrin ,,Lidhja e Vardarit,, !

,,Më falni, zotëri! Unë jam një shqiptar nga ana e Gostivarit…Dhe, doja ta takoja z. Alinafiun!”- foli me një frengjishte të kulluar djaloshi i veshur me xhinse.

“ Uau, qenke vendas imi!- bëlbëzoi si me gjysëm zëri dhe tejet i përmalluar për njerëzit e vendlindjes.

“Urdhëro, shtye  portën dhe futu brenda!,,- u dëgjua zëri i Alinafi Hoxhës të cilin , njëkohësisht e kapluan emocione malli dhe nostalgjie.

…Asaj mbrëmje biseduan gjatë e gjatë, edhe për shumë gjëra që e interesonin Alinafiun për jetën dhe shqiptarët në Gostivar e më gjërë, për  zhvillimet shoqërore e politike nën regjimin jugosllav. Nuk munguan, bile, as bisedimet rreth Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi.

,,Doktor Zhivaga,, dinte të mbajë rolin e një artisti të vërtetë, duke  fitur bindjen e nikoqirit të tij, me sjelljet aq me  xhentilesë, duke menduar dhe bërë planet e vetë edhe Alinafi Hoxha që ta fuste ,,Fadilin,, si të tillë, aktiv dhe me ,,prirje”  në rradhët e organizatës ,,Lidhja e Vardarit,, ku do të vepronte në fushën e veprimeve armiqësore ndaj Jugosllavisë.

Zonja e shtëpisë, një francese me kulturë, ua shtrroi darkën në tavolinën e mbushur me fruta pemësh, hëngrën mirë…të servuar edhe mish të pjekur qengji. Pinë edhe lëng të freskët portokalli.

“ Miku im, ju do vendoseni këtu në shtëpinë time, kam një dhomë të lirë ku mund të bëni gjum, dhe  jini si në shtëpinë tuaj… Do ju gjej edhe një punë ku mund të fitoni edhe para!,,- i tha Alinafiu me një seriozitet në fytyrë.

,,Faleminderit, por…kam droje se mos vallë ju bëhem barrë !- u dëgjua ,,Fadili,,.

,, Jo, jo, sa për barrë, këtë mos e diskutoni…Shtëpia është e madhe!,,

Dhe ashtu u bë…

Kaluan ditë e muaj… ,,Doktor Zhivaga,, i cili pos frengjishtes njihte për mrekulli edhe disa gjuhë të tjera si Gjermanishten, Italishten, Spanjolishten etj. shëtiste trotoareve të Marsejit me një entuziazëm të madh, pasi emigrant shqiptar nga Tërnova e Gostivarit, e kishte nderuar dhe pranuar që të banonte në shtëpinë dykatëshe dhe me oborr të rrethuar me lule dhe pemë. Dhe nga ana tjetër, që i ishin krijuar kushte dhe rrethana të volitshme për të grumbulluara informacione të duhura dhe relevante të cilat i duheshin UDB-së për ndjekjen dhe survejimin e veprimtarisë ,,armiqësore,, të grupeve dhe organizatave emigrante shqiptare në Francë dhe më gjërë në Perëndim.

Tanimë, spiuni ,,Doktor Zhivago,, kishte krijuar edhe rrethe dhe qarrqe të veta ku vepronte mes personave të ekspozuar si emigrant të mmrrezikshëm,, dhe për këtë kishte bërë një raport për DB të cilin  do ia dorëzontë personit  zyrtar të diplomacisë jugosllave i cili, sipas marrëveshjes paraprake me Beogradin, kishin vënë kontakte dhe ky mbahej si resident. Bile, në raport kishte shkruar edhe për disa fenomene që ndodhnin në rradhët e mërgatës shqiptare, rreth përçarjeve dhe grindjeve mes tyre, rreth dogmatizmit dhe mungësës së plotë të çdo lloji respekti dhe kordinimi të veprimtarisë politike emigrante që kishte takuar mes  tyre si në Francë, Gjermani, Belgjikë etj. Kuptohet, raporti prej disa dhjetëra faqesh është i shkruar me synime të këqia që kishin për qëllim të dëmtonin çështjen e mërgatës e cila vepronte për çështjen shqiptare edhe në Amerikë, ku si figura të larta paraqiten  edhe emrat e Prof. Luan Gashit, Vasil Andonit, Hasan Dostit, Abaz Kupit, Abaz Ermenit , hafuz Azemit të Dobroshtit në Aurora, të disa personaliteteve të ,,Lidhjes Kosovare,, të ,,Legalitetit,, dhe ,,Ballit Kombëtarë,, në SHBA.

,,Doktor Zhivaga,, shpesh freguentonte  të shikonte filma me përmbajtje  si ato të  Xhems Bondit apo ,,007,, ! Por, ishte  edhe  njeri i qejfeve me  femra  të bukura françeze, duke u ende nëpër locale nate…

***

Pikërisht, spiuni ,,Doktor Zhivago,, më rrëfeu gjatë e gjatë atë ditë vere kur e takova në Shkup, afër Urës së Gurit, pranë restorantit ,,Pirin Pllanina,, duke më dal përpara:

,, Jungjatjeta ! A jeni ju Nafi Çegrani!?,,- u dëgjua zëri i një njeriu të pashëm ,  gjersa kthehesha nga zyra.

,,Po!- i them unë, duke  e vëzhguar rreptë, sepse nuk e njihja.

,,Unë jam ,,Fadili,,! Jam nga Çajla, jemi vendas nga Gostivari!,,

,,Aha…Ti qenke ai !,,-mendova me vete dhe ia këtheva me të shpejtë: ,,Doktor Zhivaga,, apo?

,,Ashtu është, i nderuar! – duke më lëshuar dorën për përshëndetje, më luti që të uleshim në restorantin afër që të pinim nga një kafe. Pranova pa mëdyshje, sepse më interesonte ky njeri, raportet e të cilit i kisha lexuar dhe analizuar në Sektorin e IV ku punoja.

Ky informator  sekret vendosi që gjatë bisedës me mua të flasë dhe të tregojë për herë të parë se çfarë do të thotë të jetosh për shumë vite i maskuar dhe me emër të imagjinuar.Vazhdimi i këtij rrëfimi do t’ju duket një tregim i gjatë, i zhvilluar  asaj pasdite vere të vitit 1971, ku zbulohet një figurë që nuk është as ajo e James Bond, por e personit të rekrutuar në rrjetin e UDB-së dhe i regjistruar si informatory I kamufluar jashtë vendit që mbante pseodonimin: ,,Doktor Zhivago,, !Pak a shumë puna e spiunit është e njëjtë me atë të aktorit. Duhet të dish të recitosh shumë pjesë, duke iu përshtatur roleve të ndryshme, ashtu siç kishte vepruar vite me radhë gjatë qëndrimit të tij në Francë, por që kishte spiunuar edhe  Rifat Kolgjinin në Bruxsel, vlla i Tahir Kolgjinit, emigrant në Stamboll, dhe disa të tjerë të cilët UDB-a e Mqedonisë, ajo Federative dhe ajo e Kosovës i mbanin në përpunim.

… Gjersa më rrëfente ,,Doktor Zhivaga,, për periudha të gjata dhe veprime të fshehta në kryerjen e misionit për të cilin ishte caktur, në moment pas shpinë më preku një dorë dhe u dëgjua zëri metalik i personit që e njihja. Ishte Kiro Fuze, një operativist I SDB me të cilin disa vite kishim punuar bamshkë në sektorin për ndjekje dhe përcjellje të diplomatëve  dhe atasheve të huaj, bile një kohë edhe kishim banuar bashkë në një apartaman të fshehur në afërsi të hotel ,,Jadranit,, !

,,Ulu, Kire !,- i thashë, duke e njohtuar se personi në tavolinë me mua ishte ,,Doktor Zhivago,,! U habitë, duke e vështruar me vëmendje. Kuese ,,Zhivago,, vazhdoi rrëfimin e tij aty ku kishte ngelur.

,, Siç ceka më herët, detyra ime si një njeri i infiltruar në rradhët e organizatës emigrante ,,Lidhja e Vardarit,, në  Marsej, ishte pak e vështirë, pastaj gjërat u lehtësuan disi  sipas ndodhive globaliste dhe të kohën e Luftës së Ftohtë  që zhvillonin CIA, KGB, MOSSADI dhe Shërbime të tjera të forta  dhe të frikshme, edhe mua m’u desh të përshtatesha me globalizmin…Kaloja periudhë të gjatë duke  lexuar  libra e  romane. Lexoja literaturë që botonin Komitete e emigracionit shqiptarë etj,,-rrëfen aid he vazhdon:

,, Nevoja e parë për mua kur arrita në Marsej ishte të gjeja  një strehë ku të futsha kokën. E këtë ma mundësoi vetë Alinafi Hoxha, të cilit edhe i jam mirënjohës, për arritjen e qëllimeve të mia…!,,- përfundoi ,,Zhivago,, .

Spiuni   Vahedin Ramadani alias  Fadili , me pseodonimin “Doktor Zhivago” të cilin UDBJA e  vlerësonte  si një nga informatorët më produktiv  dhe një punë me rezultate shumë të  mira, gjatë viteve 1973, 1974 dhe 1975. Gjatë arratisjes sime për në SHBA, do ta takoj në Romë të Italisë, tanimë me një pseodonim tjetër, si ,,Federiko Amati,,! Ai gjatë qëndrimit në Romë, kishte vë kontakte të mira edhe me diplomatin shqiptar ,,Xhemalin,, në Ambasadën e Shqipërisë, e që njikohësisht kishte informuat SDB në Shkup edhe për disa kontakte  të mia që kisha pas asaj vere me Ernest Koliqin, Mentor Çokun dhe Sabaudin Haznedarin, para se të fluturoja për në SHBA, njëherit duke realizuar misionin për interese të ngushta të UDB-së e cila e kishte angazhuar sërish… për çfarë do të shkruaj një rradhë tjetër.

***

( Pas këthimit tim nga Amerika , ku isha arratis pas disa konflikteve që kisha me krerët – bylykbasha të  UDB-së para dhe pas vdekjes së Titos, me nisjen e demonstratave në Kosovë më 1981, jam arrestuar në mënyrë të çuditshme, nga oficera të panjohur të cilët në bashkëpunim kurdisën Procesin e  Zenicës me akuza të shkruara prej gënjeshtrash dhe të bazuara vetëm në mashtrime dhe trillime të imagjinuara dhe të inskenuara, me çka më dënojnë me vdekje-pushkatim, pavarsisht se unë nuk kisha njohuri se çfarë po ndodhëte aty, ata kishin bërë plane dhe kurdisje të fshehta,me metoda kriminale, duke e përdorur UDB-a, prokuroria dhe gjykatësit ,,Fadilin,, si dëshmitar të ,,mbrojtur,, por që , për fat të mire, këtij mashtruesi iu zbulua alibi, si fakt i pa kontestueshëm, u dënua me 13 vite burg të rëndë… Kjo është një histori e gjatë e cila rrënjët,  në këtë drejtim, i ka brenda në UDB).

Ky, zatën, është rrëfimi për  spiunin ,,Doktor Zhivago,, siç e kam njohur unë.

-vijon-

Kategori
Uncategorized

Trim pas lufte dhe te mençur pas kuvendi, jane vetem ata qe kane mbi shpine padrone.

DEKLARATA E THAÇIT,NJELLOJ SI “ TREGIMI” I DASHNORES SE ARKANIT( CECE).

Nga Deputet Myslim Murrizi/

Kur nje president i nje shteti, qofte ky edhe i KOSOVES, flet si shtepiaket e deshperuara , dhe quan te mireqene “ tregimin” e te dashures se arkanit, eshte per te ardhur keq.

Trim pas lufte dhe te mençur pas kuvendi, jane vetem ata qe kane mbi shpine padrone.

Kosova eshte SHTET me vete dhe apsolutisht ka qeverine, parlamentin dhe presidentin e SAJ.

Nese per hir te padrinove te hershem (serbeve) apo padroneve te sotem ( sorrosit) je i detyruar te “ firmosesh” siç te “URDHEROJNE”, kjo eshte puna jote, dhe HALL I QYTETAREVE TE KOSOVES.

Por qe per hater te “ firmes” se detyruar, te quash te mireqene

“ tregimin” e dashnores se arkanit, kjo eshte me shume se TURP.

Nese dhjetera minjera qytetare te KOSOVES, te vrare, te dhunuar, te masakruar e torturuar nga serbet gjate luftes e nder vite, dhe qindra minjera te tjere te larguar nga shtepite e tyre po nga kjo dhune, mund te ta falin qe te firmosesh siç te kane urdheruar, firmose, por kjo nuk justifikohet me shpifje rrugesh.

Lugen e çorbes se gelltitur heret, po e vuajne qytetaret SHQIPTARE ne te dyja pjeset e SHQIPERISE prej 28 vitesh.

E “ vjella” JUAJ qe veteshpalleni si “ heroj” “ lidera” apo “ udheheqes” historik te pa zevendesueshem ka helmuar kete KOMB prej shume kohesh.

I zgjedhur i nje vendi nuk do te thote “ PRONARE TRUALLI” i atij VENDI.

Per te shitur nje pasuri te paluajtesheme, duhet te firmosin tek noteri e gjithe familja ne moshen mbi 18 vjeç ( gruaja, feminjet, prinderit, motrat dhe vellezerit).

Po per ti “ falur” serbise nje pjese te KOSOVES, kush duhet te “ FIRMOSI”??????

Edhe kur noter mund te jete SORROSI apo “ djalka” i Tij, prap e njenjta proçedure ndiqet.

Prandaj para se te besh fajtore

“ komshine” apo “ kusherinjte”,pyet njehere mire NJEREZIT E FAMILJES.

Sa per tanket e per luften, une si ish deputet i parlamantit Shqiptare ne ato vite, Ty te mbaj mend me shume ne konferenca shtypi tek hotel Tirana me z Jakup Krasniqi, sesa ne DEÇAN apo DRENICE.

Por kjo nuk eshte gje e re dhe nuk je as i pari e as i fundit, se gjith heret keshtu ka ndodhur, qe LUFTEN E BEJNE TE TJERE, DHE FITOREN E GEZOJNE TE TJERE.

Prandaj shife mire ate “ firmen” me Vuçiçin se nuk eshte pune basti por shkak LUFTE.019A9D8D-20B3-4209-AA93-EF8811952E35

Kategori
Uncategorized

Ballistët kishin namin, por kërdinë bënin partizanët me mish në hell.

Ballistët kishin namin, por kërdinë bënin partizanët me mish në hell

Nga Erald Kapri.

Legjenda disa vjeçare e luftës, sipas së cilës ballistët hanin pula dhe partizanët luftonin lakuriq e të pa ngrënë, prej vitesh ka zënë vend në “historinë” shqiptare.

Por, gazetari Erald Kapri sjell një panoramë të përmbysur, ndërsa ka publikuar në profilin e tij një foto ku shkruan, “kjo ishte një nga ditët e zakonshme në një çetë partizane. Mish në hell”.

Postimi i plotë i Erald Kaprit

Një nga mitizimet e luftës është se një palë shqiptarësh hanin pula e një palë tjetër luftonin me trastën e bukës thatë të marrë me vete. E në fakt të bësh një luftë guerrile kërkon nevoja të shumta e një ndër to është edhe nevoja e ushqimit.

Oficerët britanikë kanë raportuar “çudira” të mëdha nga lufta e çetave komuniste.

Një ndër to ishte edhe konfiskimi i bagëtisë që u bëhej familjeve të shumta. Kjo ishte një nga ditët e zakonshme në një çetë partizane. Mish në hell.

Kategori
Uncategorized

Gjergji Dushku: KENGA E IKJES DHE E DHIMBJES SE EMIGRANTEVE.

Gjergji Dushku:

KENGA E IKJES DHE E DHIMBJES SE EMIGRANTEVE.

KENGA E TE IKURVE

Thoni jemi te krishtere,

Thoni c’fare tju vije per mbare,

Por mos thoni or te mjere,

Shqiperia ka shqiptare,

Shqiperia ka shqiptare,

Por jane me prejardhje Greke,

Vendalinj gjen fare rralle,

Tek e tuk ndonje,pasdreke.

@______________________________________________________________@

( 1 )

Ne moshen e djaleris,

Kur isha njezet vjet e ca,

Mora rrugen e Greqise,

Mbushur shpresa te medha,

Per nje jete me te mire,

Si njeri te kem te ha,

Si njeri te pi nje birre.

(2 )

Nuk mu dhimsen c’lashe prapa,

Ishte Korce, a nena ime,

Qe kur syte ne jete i hapa,

Isha rritur me therrime…

Isha rritur me therrime,

Dhe me gjize nga qyteti,

Qe e sillte motra ime,

Qe nga Durresi,qe nga deti.

( 3 )

Se ne fshat nuk kishim dhi,

Dhe kuptohet…s’anim gjize,

Po ti leme keto tani,

U pa pune e Shqiperise,

U pa pune e Shqiperise,

Vec te hyjme ne Greqi,

Me cdo cmim na duhet vize,

Me dollar a me flori.

( 4 )

Ku paguhet?Ku te duash,

Dy mafioze ka ne tre veta,

Nuk te le njeri te vuash,

Po ske vize te merr ceta,

Po ske vize te merr ceta,

Vetem thuaj per ku je,

Se nje cmim nuk ka bileta,

Si per Krete dhe Pire.

( 5 )

Dy e nates mbi Poncare,

Mblidhen cetat,nis marshimi,

“Beni kryqin bre Shqiptare,

Te cdo feje qe te jini,

Te cdo feje qe te jeni,

Ne mengjes gedhin tjeter bote,

Nga nje emer Greku vini,

Thoni:Jemi vorioepirjote.

( 6 )

Thoni jemi te krishtere,

Thoni c’fare tju vije per mbare,

Por mos thoni or te mjere,

Shqiperia ka shqiptare,

Shqiperia ka shqiptare,

Por jane me prejardhje Greke,

Vendalinj gjen fare rralle,

Tek e tuk ndonje,pasdreke.

( 7 )

Thoni fleme neper mullare,

Dhe mbulohemi me kashte,

Se nuk kemi rroba fare,

Se nuk kemi rroba fare,

Dhe i mbajme te tera jashte,

Dhe i mbajne te tera jashte,

Turp i madh por duhet thene,

Burre e grua flene bashke,

( 8 )

Dhe sikur mos u besojne,

Do ta zgjidhin lidhurekun,

Keq per tjetrin te degjojne,

Kjo eshte lumturi per Grekun,

Kjo eshte lumturi pe Grekun,

Kur ul koken dhe i lutesh,

Vec atehere ja merr lekun,

Kushedi se si i dukesh.

( 9 )

Dhe s’kuptojme c’ndodh me ne,

I vume zjarrin Shqiperise,

Lame shtepi e lame atdhe,

Fleme bodrumeve te Greqise,

Fleme bodrumeve te Greqise,

S’e them dot dhe me bark bosh,

Turp or djemte e Ilirise,

Turp qe na vune kaq perposh.

( 10 )

Vec durimi yne po shuhet,

Zemra po na behet gur,

Dhe pa ditur cloje luhet,

Shume nga ne ndrruan flamur,

Shume nga ne nrruan flamur,

Me sa duket na dhane hakun,

Keshtu tha nje plak dikur,

Po kush e degjoi plakun.

( 11 )

Turp ju them/na plaste koka,

Se per turp i zbathem breket.

Sot me ne eshte e tere bota.

Vetem ne jemi me Greket,

Vetem ne jemi me Greket,

Sepse na u gjenden miq,

O’e ate dite qe humbem leket,

Dhe sheqer sjellin Maliq.

( 12 )

Sjellin fruta dhe perime,

Zot nga doli tereky fat,

Te hash qepe Follorine,

Tere vitin Bozhigrad,

Tere vitin Bozhigrad,

Djersa mbetet neper ara,

Dhe prodhim nuk hyn ne fshat,

Hyn komshiu me perpara.

( 13 )

Dhe durimi yne po shuhet,

Me sa duket na dhane hakun,

Keshtu tha nje plak dikur,

Po kush e degjoi plakun.

Marre nga libri.

(Gjysma Tjeter) liber me poezi i Gjergji Dushkut.

Gjergji Dushku, lindi në një fshat të Devollit , Ziçisht. Aty kaloi rininë dhe me pas vazhdoi Institutin e Lartë në Elbasan në degën e Gjuhë – Letersisë.

Me pas punoi si profesor letersie në zonen e Devollit.Në kushtet e veshtira që kalonte Shqipëria u detyrua si shumë Shqipëtarë të tjerë të emigronte jashtë viseve të saj.Kaloi një pjesë të mjaftueshme nga rinia te tij në qytetin e Selanikut, por gjithnjë duke ëndërruar kthimin në Atdhe.

Pas disa vjetesh u kthye pergjithmonë në Shqipëri, jeton i lumtur me bashkëshorten dhe dy fëmijet e tij në fshatin e tij të dashur Zicisht.

Vazhdon te jete nje poet i ndjeshem, dhe po aq romantik.

Ka botuar disa vëllime me poezi, por keto poezi që ju do të lexoni, janë dhe do të ngelen për poetin « Poezitë e humbura të rinisë së shkuar»…

Copëza Frymëzimi.

Vargje në letër…

…Ti kot më pyet pse jam i dëshpëruar,

edhe gëzimet nuk i dua më,

përse shëtis përherë i menduar,

dhe s’më dëgjon më t’ëmblin zë!

Ti kot më pyet përse unë vuaj,

dhe s’bëhem më si ai djali që dikur ish,

pse asnjë vajzë të dashur s’e quaj !!!

druri i djegur a ndizet sërrish ???

Kush qe i lumtur, prap a lumturohet???

kur lumturia vec një herë na ndrin???

tani e shkuara me mall kujtohet

dhe breng e thell, shpirtin ma nxin…..

Nga pjesa «Gosti Gazmore»…

Të pi natën kam dëshirë,

kur gëzimi komandon,

dhe të ndjehem krejt i lirë,

sa më shumë nata shkon.

Kur me thonë shokët – gotën ngrije,

këngët s’rreshtin gjer n’agim,

kur shterron e shtrenjta pije,

dhe kitara s’gjen qetësi…

Pa titull…………

Po ku më qe koh e lumturisë???

guxim i çmendurisë,

ëndërr a shpres ku hesht???

O lotë zjarri,

O moshë e dashurisë,

më kthe,

më kthe nje çast atje …

në djalëri…

nga lajkat e lëvdatat,

Kudo ku ti nuk ishe,

gjithçka ishte e kotë.

Me ty nuk më trembn

zhurmat e shtrëngatat….

Nga pjesa “Deshire Lavdie”…….

Kur puthjen e parë,

Në mesnatë ta dhurova,

Mes luleve të Majit,

nën hënën që ndriste,

E dashur,

ti e di q’ahere nuk mendova,

larg teje e pa ty,

Lavdia të më vinte……

Spektator qëndroja,

për gjithçka në botë,

Trishtimi më mbulonte,

nga lajkat e lëvdatat,

Kudo ku ti nuk ishe,

gjithcka ishte e kotë.

Me ty nuk më trembnin

zhurmat e shtrëngatat…..

Pa titull……….

…….S’më mbetet qejfi për vitet e rinisë,

që dashurisë së çilter ju më brengosni,

S’më mbetet qejfi, neteve të vetmisë,

ku lot i hidhur më mbuloi….

Më hoqet ju miq nga kujtesa,

E nuk më ftoni, për t’mirë e të keq,

s’merzitem unë as per ju vajza të pabesa,

nga qejfet, unë vete dorë po heq…….

Pa titull………….

Nuk e kuptoja q’ahere dashurinë,

por Ti ëmbël shihje syt e mi,

shkelqenin ato plot flakerime,

të thoshin fjalë që ti s’i di….

E libra hapa, e njerëz pyeta,

Të mesoja a më do ???

Shumë u lodha, gjere e gjatë,

Të të thoshja S’agapo.

Shpejt u çele si pranverë,

Se lodhur ishe ti si mua,

Ne gjuhën time për të parën herë,

Pëshpërite : DHE UNË TË DUA…..

Nga pjesa « Do vije……. »

Pa ti puthur buzët ende,

e papushtueshme ngrihej keshtjella jote,

ç’bëre vajzë!!! – që mbi mure mbështete,

Shkallët besimkote……

Pa titull…………

Mbrëmja po bie mbi shkëmbinj të hirtë,

Deti zhurmon aty pranë.

Ne zemër c’më përvëlon trishtimi pa dritë,

Nje pikëllim pa fund, pa anë……

Larg teje merzitem…. kjo mërzia ime,

S’dua fare të më hiqet,

Dhe zemra digjet prap në puthje,

Sepse ajo s’mund të mos digjet…..

Nga pjesa «A.P.Kernes…..»

Në pik’ t’hallit kur vajtoja,

Fatin tim pis të zi,

Ngrita syt’ të shikoja,

Kush hyri ne qeli………

Nga pjesa «Pergjerim…»

Ah, sikur të jetë e vërtetë,

kur bredh hëna nëpër retë,

Meri naten kur kalon,

dhe qetësia mbreteron.

Hapet dheu dhe kudo,

Dalin hijet nga ato.

Do të dal dhe unë, pa pasur frikë,

Ti thuash të dashurës Monikë

Për mua – S’po më tret dheu

Ja ku më ke! – kthehu, kthehun

n’ështe e vërtetë, se shpirti i saj,

po jeton i lirë tek retë,

më kot lodhem e po qaj,

që ti shkoj pranë, – po vdes vetë….

Ajo mkate s’bëri në jetë,

Prandaj me engjejt po jeton,

Po unë ??? – e lashë të shkret !!!

A do t’më falë, a do m’pranoj!!!…

O yll prap shpirtit nuk i thashë,

Që tek unë sa jetë e tërë,

Dhe kur të vdekur ty të pashë,

Vdiqa dhe unë! Lumturi o ëngjëll…..

Ti që jetën dhe për mua,

S’prita dot, të ndoqa pas,

Të të them dhe një herë « TE DUA »,

Por të vdekurës si ti flas ???

Pertej vdekjes s’do t’më falësh,

Barrën e rëndë të tradhëtisë,

një dit’ do të takoj, të ti them dy fjalë,

«S’ka fund themel i Dashurise….».

Kategori
Uncategorized

HAJDUTE, Z/PREFEKT, DHE KRYETAR PARTIE.

HAJDUTE, Z/PREFEKT, DHE KRYETAR PARTIE.

Ne foto Kondrabandisti dhe miku i ngushte i Ministrit Bode.

Njeriu qe nuk ka asnje lidhje me Partine Demokratike por me krimin ekonomik te realizuar me ane te vjedhjeve te pa para ne doganen e Kapshtices.

Krye hajduti qe drejtonte kondrabanden me evazionin fiskal ndaj shtetit.

Krye hajduti qe drejtonte kondrabanden e Kafese dhe Naftes ne Kapshtice.

Ish Drejtori i doganes.

Bosi i kondrabandes shteterore ne Kapshtice.Artan Zaimi.

Z/V Prefekt ne qarkun Korce, dhe kryetar i deges se PD_se ne Devoll.

Bastardi që emëronte dhe mbronte miqtë e tij, socialistët e terbuar ne doganë, si krah i djathtë i tij në kondrabanden dhe korrupsionin doganor.

Dhe qershia mbi tortë, kandidat për deputet në këtë qark.

Prandaj dhe Partia Demokratike merr humbjen elektorale, dështimin në reformat e saj, dhe largimin nga pushteti.

Prandaj dhe demokratet ndihen të lënë në harresë dhe të tradhëtuar.

Kategori
Uncategorized

Thonë s‘ditka Krishti shqip Dhe shqip – fjale s‘pret prej nesh,

Një përgjigje për Pirro Dhimën

Nga: Prof. Dr. LLUKA HEQIMI

Pirro ta duash Greqinë, por ne s‘të kemi asnjë borxh, përkundrazi. Në Shqipëri qave e qeshe për herë të parë, u rrite u bëre i famshëm. Mos i hiq vetes pjesën më të bukur të fëmijërisë dhe rinisë. Mos harro! Shqipëria të lau me flori, nuk ishin pak 15 medaljet e arta si peshëngritës, të bëri Mjeshtër Europe.

Ndjehem i detyruar t’i përgjigjem Pirro Dhimës, ndoshta për një arsye të thjeshtë njohjeje, si mjek sportiv, ku ai kaloi disa herë për tu vizituar dhe analizuar si sportist. Prej teje Pirro ruaj kujtime të mira. Ti ishe peshëngritës i madh i Shqipërisë. Kur kohët ndryshuan dhe ti u përpoqe për një jetë më të mirë, u shndërrove si ajo bima që transportohet në kubikë. Pra ishe formuar këtu, në vendlindje. Mos harro se ke marrë 15 medalje ari për Shqipërinë, disa prej të cilave atje në Greqi. Ke zënë vendin e katërt në Europë për të rritur dhe u bëre Mjeshtër i Europës, për peshëngritjen shqiptare.

Në Litohoro (Piereias) 25 km. nga Katerini, në këmbët e malit Olimp u njohe edhe me shoqen e jetës, Anastasinë. Lindët 4 fëmijë, vajzën tani 17 vjeçe, djalin 14, vajzën 12 dhe të voglin e pleqërisë 3 vjeç. Në këtë drejtim je treguar shqiptar i vërtetë.

Ty Pirro nuk të ngatërron asnjë këtu tek ne me minoritarin, sepse ti je himarjot i lindur në Tiranë dhe po të gërmosh historinë, do të gjesh në Himarë emrat e veriut të Shqipërisë, të njëjtat zakone këngë dhe valle. Himarjotët para se të mësonin greqisht dinin shumë mirë latinisht dhe italisht të paktën kështu thotë historia.

Në një shkollë “Lykeio” Litohoro, mundet nga viti 1997, kur ishe kthyer një peshëngritës i famshëm i Greqisë, “si nga fshati i gruas” u përpoqe të nxish çdo realitet tonin.

– “Unë Pirro Dimas nuk kisha të haja në Shqipëri se isha grek” . Kështu pate thënë në atë shkollë, fjalët pezmatuan jo vetëm shqiptarët, arvanitasit por edhe grekët vetë. Unë që njoh mirë mensën e “KS 17 Nëntori”, e di se sa mirë ju kanë mbajtur me ushqime, megjithëse vendi ishte në krizë. Sepse vendet Pirro kalojnë kriza siç po kalon dhe Greqia tani. Ganimetin, “Momën kuzhinjeren” shpirtmirë ti nuk e harrove, i solle një “dhoro” të vogël, të cilën ajo e tregonte me lot në sy, duke kujtuar me shumë mall Pirron e saj, çamarokun.

– Unë Pirro Dimas nuk më jepnin shkollë se isha grek.

Jo mor Pirro, në kohën që kam përfunduar “Fakultetin e Mjekësisë” ka patur disa djem të mrekullueshëm të minoritetit që janë bërë mjek të zotë. Ti personalisht nuk je shquar në mësime, megjithëse po ta them siç e kam thënë kudo, se gabuan me ty, duke mos të pranuar në ILKF “Vojo Kushi”. Ti mund të zemërohesh me disa shqiptarë, por kjo nuk të lejon të zemërohesh me të gjithë Shqipërinë.

Në stacionin televiziv “Mega”, në vitin 1992, të panë shumë shqiptarë, të cilët kuptuan se truku grek kërkonte që trajnerin tënd, Zef Kovaci ta bënte trajner italian. Në vend të vëllait tënd për të përkthyer, kishte ardhur një grek që dinte italisht për ta përforcuar gënjeshtrën. Kaq inat na paskan, sa dhe emrin e Shqipërisë nuk duan ta dëgjojnë? Çudi!!! S`dimë tu kemi bërë ndonjë të keqe kujt.

Pirro ti ke emrin e madh të Pirro Burrit, Pirros tonë të Epirit, Shqiptarit të madh, por ti gabon kur kërkon të bësh histori, sepse ti, kur flet për Epirin flet për atë politik ndërsa në të vërtetë duhet folur për Epirin gjeografik. Edhe Skënderbeu ynë është quajtur Princi i Epirotëve. Shko e shikoje në Vjenë, armaturën e Heroit tonë Kombëtar. Nëse Greqisë ti i kujton Vorio Epirin, që kërkojnë disa qarqe greke ta sjellin në vëmendje, e ke gabim. Po të kujtoj se në kohën e Perikliut të madh, Greqia ka qenë më pak se 1/3 e asaj të sotmes. Ne, fqinjëve tanë grek mund t’i kujtojmë Revolucionin për Pavarësinë dhe filantropët e mëdhenj shqiptarë, Çamërinë tonë, popullin e saj të shumëvuajtur dhe heroik, marrëveshjen e Fanarit, mallkimet e gjuhës shqipe, çkishërimet, helmimet e misionarëve të gjuhës shqipe dhe të kishës sonë etj. Këtë duhet ta dëgjojnë të gjithë, se kështu shtypet e keqja dhe ruhet fqinjësia e mirë që dëshirojmë. Historia e Greqisë është e bukur, por më e shumta është mitike ndërsa ne shqiptarët kemi histori me të vërtetë heroike. Mos të harrojmë Vangjel Zhapën rilindasin e “Lojërave Olimpike”, që grekët e tu e duan shumë, por harrojnë që ai është shqiptari që ka ndërtuar kisha, manastire, xhami e tyrbe. Pa më thuaj Pirro a ka ndonjë grek që bën xhami? Nga ana tjetër çe shtyu këtë njeri të rilindë Lojërat Olimpike? A mos ish thirrja e të parëve tanë ilirë? T’ja lëmë këtë historisë se ka shumë për të thënë për ne shqiptarët.

Kur erdha në Greqi në vitin 1992 me Ylli Shehun për një ndërhyrje kirurgjikale në gju, ti na prite si miq. Më shumë anoje nga ne, se nga grekët të paktën këtë përshtypje më krijove. Kishe vuajtur, na the, në atë shtëpi bodrumi, ku tubat e ujërave të zeza i kishe gati mbi kokë dhe që shkarkoheshin me zhurmë kohë pa kohë. Na fole për punën e rëndë në ndërtim dhe llaçin që gatuaje me shumë mundime. Për të gjitha këto sakrifica dhe atë vendosmëri të palëkundur për të arritur diçka në sport, u krenova me ty, të admirova.

Por për tu habitur, me kalimin e kohës ti njeri kaq i mirë dhe i famshëm, u bëre i çuditshëm dhe i pakuptueshëm. Mendon se duhet të bësh politikë të tillë, që të jesh deputet i mirë për Greqinë? Por ti s’ke qenë kurrë politikan dhe propozimin për deputet duhet ta kuptosh mirë. Në këto momente krize, politikanët grek janë thuajse të urryer nga populli i tyre. Elektorati thotë më mirë Pirron, që megjithëse nuk njeh politikën, do të jetë i drejtë dhe i mirë me ne, Pirron peshëngritësin e shekullit, Pirron që e kujton Londra me një stacion të metros, nga ku do të hyhet në sallën e peshëngritjes, në Olimpiadën, Londër 2012. Edhe Greqia duhet të të bëj monument dhe e meriton, se në fund të fundit nga monumentet e lavdishëm është bërë dhe vetë ajo. Prit Pirro, prit i qetë dhe mos na “vringëlli armët”. A nuk e kupton se të ka ardhur koha e dilemës më të ligë në jetën tënde? Pjesa më e “keqe” e Greqisë, nuk të duan për të ngritur pesha sepse e dinë që ti nuk mundesh dot tani, por të duan që të jesh i besuar në melodinë Vorio-Epiriote sepse ka shumë grekër që nuk e besojnë më këtë propagandë të dalë – boje. Prandaj kur kërkon të flasësh duke u kthyer nga ne, është mirë tu drejtohesh atyre. Ne e dimë se çfarë është Vorio Epiri. Kjo daulle e çarë, e riparuar shumë herë vazhdon të bjerë duke lodhur më kot daullexhinjtë.

Pirro desha të kujtoj se dhe në ato kohë kur nuk kishim shtet dhe Greqia mund të na uzurponte lehtë, ne shqiptarët e kishin nga një pushkë në shtëpi. Kur duhet shqiptari nuk e turpëron veten për trimëri.

Pra të paktit grekë të duan për të turpëruar. Nuk ka as një shpjegim tjetër, duhet t’i kthesh me turp ato që ke marrë me djersë.

Tani meqë ke kohë që je larguar nga Shqipëria po të shkruaj një vjershë të Petro Nini Luarasit, të freskohesh pak, të bësh politika më të mira dhe me minoritarin, të kuptosh më mirë se kush jemi, kemi qenë e do të mbetemi ne shqiptarët.

Thonë s‘ditka Krishti shqip

Dhe shqip – fjale s‘pret prej nesh,

Vetëm në gjuhë greqisht

Të dëgjon e të mban vesh.

Po dhe Krishti ndë na thëntë

Se- “Jam grek, jakni pas meje”,

Do t‘I themi: – Pa mblidh mëntë,

Se Shqiptari s‘vjen pas teje!

Gjuhënë e kemi tënë

Të vjetërë dhe të vlyer

Nga perëndia ish thënë

Që ta ruajm të çkëlqyer.

Ironia e Petro Nini Luarasit

në poezinë “Kundër mallkimit

të gjuhës shqipe”

Kategori
Uncategorized

Deklarata e Berishës që trembi Thaçin: Jo, ndarjes së Kosovës, jo tregtisë me territoret shqiptare.

Perse i dogji Thaçit deklarata e Berishës? Sepse ai ja plasi ne fytyre se shqiptaret nuk do te lejojne te behet tregti dhe pazare me trojet shqiptare. Keto dite ish kryeministri Berisha priti ne nje takim delegacionin e Partise Demokratike Shqiptare te Lugines se Presheves, te kryesuar nga zoti Ragmi Mustafa.

Ne kete takim zoti Mustafa e njohu zotin Berisha me gjendjen e rende te shqiptareve ne komunat e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes, shkeljen e lirive dhe te drejtave te tyre njerzore,politikat e reja albanofobe te autoriteteve te Beogradit qe synojne çrrenjosjen e historise se lavdishme te shqiptareve te Lugines dhe kultures se tyre.

Per keto qellime, u shpreh zoti Mustafa, Beogradi ka bere gati ligjin e ri albanofob serb per heqjen e monumenteve dhe permendoreve historike te shqiptareve ne Luginen e Presheves dhe ne Pazarin e Ri ne kuadrin e serbizimit total dhe asimilimit te minoriteteve.

Ai theksoi se PDSH kerkon domosdoshmerine e njohjes te te drejtave qe Serbia kerkon per asosacionin e komunave serbe ne Kosove edhe per asosacionin e komunave shqiptare te Lugines se Presheves.

Nga ana e tij zoti Berisha theksoi se shqiptaret ne Luginen e Presheves jane sot minoriteti me i shtypur dhe me te drejtat me te mohuara ne Europe nga autoritetet serbe, i perjashtuar nga investimet ne infrastrukture dhe ne fushat e tjera.

Serbia, theksoi Berisha, kerkon super te drejta per serbet ne Kosove dhe mohon, ne kundershtim me marreveshjet nderkombetare qe ka firmosur, te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves por edhe ne Pazarin e Ri dhe kudo ne territorin e saj.

Zoti Berisha vleresoi se autoritetet shqiptare te Lugines zbatuan me seriozitet marreveshjen e Konçulit kurse Beogradi nuk zbatoi por zgjodhi te dhunoje kete marreveshje.

Ish kryeministri Berisha u shpreh se eshte i zhgenjyer edhe me qendrimet e auroriteteve te Tiranes dhe Prishtines ndaj problemeve te medha politike, ekonomike, infrastrukturore te banoreve te komunave te Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes.

“Te dy qeverite e nisen ndihmen me nje shume qesharake 100 mije euro dhe ne vend qe te rrisnin ndjeshem nga viti ne vit kete shume, e nderprene fare. Ne shtator,ne do kerkojme qe buxhetit ti shtohet zeri per Komunat e Lugines”, theksoi Berisha.

Ai u shpreh se shqiptaret e komunave te Lugines kane nevoje per garantimin e te drejtave te tyre ne perputhje me konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, investime dhe zhvillim dhe jo qe te perdoren per interesa te Serbise per tregti territoresh.

“Eshte fakt i pamohueshem se Serbia gjithnje ka dashur t’u perdori si plaçke tregu dhe per shkembim territoresh. Personalisht une kam qene dhe jam gjithnje per paprekeshmerine e kufijve te Kosoves dhe çdo lloj coptimi, ndarje apo tregtie me territorin e saj dhe kunder çdo diskutimi per keto çeshtje.

Mendoj se te njohesh te drejten Serbise, fuqise se humbur nga lufta, te paraqese pretendime territoriale ndaj Kosoves eshte gabim i madh dhe historik, eshte ne nje fare menyre nje zhberje e qellimit dhe rezultatit te luftes dhe kapitullimit te Serbise.

Por kjo eshte edhe nje zhberje e Kosoves te çliruar ne vitin 1999, te njohur ne dokumentat nderkombetare dhe nga mbi 115 shtete perfshi ketu 95% te vendeve te lira te botes”, u shpreh Berisha.

Zoti Berisha theksoi ze Republika e Kosoves eshte shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijte e saj aktual nderkombetar ndaj Serbia nuk ka asnje te drejte dhe nuk duhet t’i njihet asnje e drejte per te pretenduar qofte edhe nje pellembe toke te territor te Kosoves.

Duke theksuar se Kosova nuk i ka asnje borxh Serbise dhe se ajo nuk ka asnje pellemb toke te territorit te saj pasi e kunderta eshte e vertete, zoti Berisha u shpreh se te pranosh idene e ndarjes se Kosoves ne nje menyre apo ne nje tjeter mbeshtet idene dhe perpjekjen e Beogradit per Serbine e Madhe ne kurriz te Kosoves. Ne rajonin, tha ai, tone zona me tre komuna minoritare si Mitrovica jane disa dhe hapja e nje precedenti qe kerkojne serbet ne Mitrovice do minonte paqen dhe stabilitetin ne mbare rajonin.

“Minoriteti serb ne Kosove, ne perputhje me Dokumentin e Ahtsarit eshte shpallur superminoritet. Atij i jane dhene dhe garantuar te drejta qe nuk i ka asnje minoritet ne Europe, ndaj, theksoi zoti Berisha, pretendimi i Serbise per tre Komunat e Mitrovices nuk ka te beje aspak me garantimin e lirive dhe te drejtave te serbeve por ka te beje vetem me vazhdimin e ides se serbomadhise dhe eshte pretendim territorial ndaj nje shteti sovran te pavarur me qellim zhberjen e Kosoves!”

Ai theksoi se nuk ka asnje dallim edhe ne rastin e “shkembimit” te territoreve pasi kane qene serbet ata qe kane kerkuar gjithnje dhe me insistim patologjik, edhe para shpalljes se pavaresise se Republikes se Kosoves, ndarjen apo tregtine me territoret e saj. Ai u shpreh se e verteta eshte se ne kete rast Serbia kerkon te beje tregti, te perdore si plaçke tregu territoret shqiptare pasi ajo eshte e shqetesuar nga zgjimi gjithnje e me i madh i vetedijes kombetare tek banoret shqiptar te Pazarit te Ri.

Per te gjitha keto zoti Berisha u shpreh se eshte kategorikisht kunder dhe se ka bindje se keto perpjekje destabilizuese te Serbise do te deshtojne. Ai theksoi se cdo marreveshje dhe çdo zgjidhje duhet te jete nje marreveshje midis dy vendeve te pavarura qe njohin dhe respektojne integritetin territorial te njeri – tjetrit.

“Ju nuk duhet ne asnje menyre te behi shkak per keto pazare. Lugina duhet te jete Lugine paqeje, bastion i pamposhtur i vlerave, botes shqiptare dhe europiane, me qytetare te barabarte para ligjit dhe ne rast se Serbia nuk pranon keto parime vetkuptohet qe ajo nuk kerkon marreveshje por konfliktualitet dhe destabilizim”, theksoi ai.

Kategori
Uncategorized

Kosova nuk do të ndahet pse Thaçi i trembet burgut nga Gjykata Speciale!

Hashim Thaçi duket se në premtim apo panik për arrestimin e tij nga ngritja e Gjykatës Speciale është i gatshëm të provokokojë një luftë të re me pretendimin e korrigjimit të kufijve.

‘Një luftë e re duke promovuar një ide të Vuçiç’ siç e tha edhe ish-zyrtari i SHBA-së Daniel Server, mund të shikohet si shpëtim për Thaçin që prej kohesh në Kosovë po flitet për arrestimin e tij për krime pas lufte ndaj funksionarëve të LDK.

Hashim Thaçi që dikur mburrej lokaleve të Tiranes se si kishte bllokuar vizitën e Sali Berishës në Kosovë duke bindur Kushner se mund ta vrisnin, sot gënjente duke ja atribuuar këtë bllokim vizite në vitin 1999, Presidentit Ibrahim Rugova, kur në fakt ishte ky i fundit që kishte ftuar Sali Berishën.

Thaçi që deri dje ishte dakord të dekoronte Sali Berishën, sot ka folur duke aluduar e duke për të përcjellë akuza që dikur i bënte Sheshel.

Por Hashim Thaçi nuk guxon të thotë asnjë fjalë për kryeministrin e tij që ka thënë:

Një ndarje e re do të thotë luftë, dhe Kosova nuk ka asnjë copë tokë për të dhënë.

Reagimi i Hashim Thaçit sot, përfundimisht i heq maskën.

Dy pyetje që Hashim Thaçi nuk i jep përgjigje:

—Pse nuk e komenton Daniel Server, që thotë se një korrigjim kufijsh do të thotë ndarje e Kosovës, dhe një ndarje tjetër sjell sërish luftë?

—E dyta, çfarë bisedoi me Alex Soros, dhe pse nuk i përgjigjet Ramush Haradinajt?

Më poshtë keni edhe shkrimin e Hashim Thaçit të botuar në Facebook, që më shumë se i tij duket sikur është shkruar në plazhet e Shqipërisë nga Fuga i Edi Ramës dhe dërguar Thaçit me porosi nga Sorosi i vogël.

Jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve, po bashkim të Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në

mënyrë paqësore.

Ky proces, nëse tregohemi të mençur dhe të bashkuar, do të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë – Serbi, dhe Kosova do të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare: në BE, NATO dhe OKB.

Nuk duhet t’i përsërisim gabimet siç na ndodhën me vonesën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës apo dhe me votimin e vonuar të demarkacionit me Malin e Zi.

Për procesin e dialogut dhe marrëveshjen paqësore, Kosova e ka mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë rrugëtim të përbashkët, Kosova nuk do ta ketë asnjë mëdyshje, sepse liria dhe pavarësia e Kosovës, është produkt i sakrificës sonë dhe i mbështetjes euroatlantike.

Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike.

Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit.

Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës.

Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste.

Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare.

“HTH”

Kategori
Uncategorized

Ne pritje të përgjigjeve/ 10 pyetje për ‘Gjarprin’ (Hashim Thaçin)

nga Ali Ukaj, ish-zëdhënësi i UÇK-së.

Janë 10 pyetje që presin përgjigje nga ‘Gjarpri’, (Hashim Thaçi), por që ende nuk u ka dhënë.

Bëhet fjalë për atë që Hashim Thaçi thotë se është marrëveshje historike, për ndarjen e Kosovës ku një pjesë do i bashkohet Serbisë.

Këto 10 pyetje që kërkojnë përgjigje i janë bërë Thaçit nga Ali Ukaj, ish-zëdhënësi i UÇK-së.

Më poshtë pyejet:

1. Z Thaci ju thoni jeni per bashkimin me Presheven. Me cilin lidership politik te Presheves, Bujanocit apo te Medvegjes e keni diskutuar kete ceshtje ?

2. Z Thaci para disa muajsh u vra para zyrave te tij ne veri te Mitrovices politikani serb Oliver Ivanovic i cili ishte kunder ndryshimit te kufinjve apo korrektimit sic thoni Ju. Sot pas disa muajsh ajo vrasje eshte pa autor. A dini te na thoni deri ne c’pike jane hetimet dhe a ka lidhje vrasja e Oliver Ivanovicit me ndarjen e Mitrovices ?

3. Z Thaci ju flisni per korrektim te kufinjve dhe per mbeshtetje nderkombetare per nje marreveshje te tille. Nje pyetje a mund te na thoni nese nje nga keta “nderkombetare” eshte z Soros “i riu” qe ju keni takuar para disa kohesh dhe nese mundeni a mund te na thoni nese e dini qe tani e tutje zyrat qendrore te SOROS tani e tutje do te jene pikerisht ne Beograd ?

4. Z Thaci zera koinfideciale por serioze vleresojne se miku dhe lobisti Juaj Tony Podesta kishte krijuar nje marredhenie koinfidenciale mes Jush dhe gjeneralit MC Master ish keshilltar i Sigurise se Presidentit Trump. Pas pak kohesh te takimeve me Ju gjenerali i nderuar u shkarkua nga detyra, a ka lidhje kjo me tema te debatuara pikerisht per ndarjen e Kosoves dhe krijimin e Serbise te madhe me daljen ne detin Adriatik?

5. Z Thaci Presidenti i Serbise ben me dije formalisht dhe informalisht ka mberritur nje marrevshje me Ju per ceshtjen e rishikimit te kufinjve. Ne te njejten kohe edhe Ministri Kotzias thote te njejten gje per marreveshje rishikimi kufinjsh me Shqiperine. A nuk ju duket koincidence qe Serbia dhe Greqia kane te njejten gjatesi vale dhe kohe per ndryshim kufinjsh. Cfare mendoni per kete ceshtje?

6. Z Thaci Ju me vendosmeri po thoni se jeni i gatshem per korrigjim kufinjsh. A jeni konsultuar me zyrtaret dhe lideret e tjere politike ne Shqiperi, Maqedoni dhe Serbi? Nese po me ke ? Dhe nese po cfare ju kane thene ata?

7. Z Thaci ne daten e 10 vjetorit te Pavaresise se Kosoves ju nuk ishit ne Kosove dhe e zhvendoset festen e Pavaresise nje dite me vone sikur te ishte ditelindje e nje katundi ne Drenice, njekoheshisht edhe ne 150 vjetorin e Lidhjes se Prizerenit Ju ishit ne Kanada ne nje axhende te parendesishme a mund te na thoni sa kohe perpara e pergatisni axhenden Tuaj te vizitave zyrtare jashte Kosoves?

8.Z Thaci a eshte e vertete se jeni takuar privatisht ne 2 kryeqytete ne BE me kolegun Tuaj te Serbise z.Vucic?

9.Z Thaci a e keni biseduar kete ceshtje me Kryeministrin e Shqiperise dhe mikun Tuaj Edi Rama nese po cfare Ju k thene ?

10. Z Thaci Miku juaj i kahershem gjeneral brigade Adem Copani nderroi jete para disa kohesh ne Tirane a keni ngushelluar familjen e Tij.

Faleminderit me respekt Ali Ukaj

Kategori
Uncategorized

VIDEO/ Gjyqi i parë politik në Teatrin Kombëtar, kush ishte teneqexhiu që dënoi me vdekje 17 intelektualë

Muajt e parë të pas Luftës sundoheshin nga revanshi i komunistëve për të shtrirë pushtetin në çdo qelizë të jetës në vend. Lajme arrestimesh  dëgjoheshin gjithkund në kryeqytet. Në qendër,  godina elegante e kinema “Kosovës”, dikur “Savoja”, i kishte mbyllur dyer për publikun artdashës.

Data shënonte  1 mars 1945. Pranvera e parë nën regjimin e ri komunist.

Atë ditë dyert e kinema “Kosovës”  do të rihapeshin sërish.  Mbi 1300 vetë do të ishin spektatorë të një  tragjedie, e cila do  të përfundonte vetëm 44 ditë më vonë me 17 intelektualë të pushkatuar.

Në atë  kino-teatër,  të përshtatur si sallë gjyqi, kryeqytetasit do të ishin dëshmitarë të të parit gjyq politik të regjimit komunist në Shqipëri.

Tre muaj pas çlirimit, Shqipëria nuk kishte themeluar ende një Gjykatë, por  Këshilli  Nacional Çlirimtar kishte  firmosur që më 15 dhjetor 1944 ngritjen e të parit Gjyq Special,  i cili nxori në bankën e të akuzuarve 60 nacionalistë, kundërshtarë potencial  të komunizmit, të akuzuar si kriminelë lufte, edhe pse Shqipëria ende nuk kishte ligj për krimet e luftës.

Procesi gjyqësor do zhvillohej në  31 seanca, nga 1 marsi deri në 13 prill 1945.

Në vendet e trupit gjykues ishin ulur 9 drejtues komunistë.

Kryetar i gjyqit ishte emërua Koçi Xoxe (teneqexhi, me 5 klasë shkollë), ndërsa anëtarët e trupit gjykues ishin: Hysni Kapo, Beqir Balluku, Hajdar Aranitasi, Gaqo Boboshtica, Medar Shtylla; Faik Shehu; Halim Budo dhe Gaqo Floqi. Prokuror i Gjyqit ishte  Bedri Spahiu.  Më 10 mars 1945, u emëruan si ndihmësgjyqtarë të Gjyqit Special edhe Bilbil Klosi, Gjon Banushi dhe Haki Toska.

Pas 31 seancave  me 13 prill 1945 u shpall vendimi i këtij gjyqi. Në këtë foto  të Agjencisë telegrafike shqiptare  shafqet Koçi Xoxe në momentin teksa lexon vendimin e gjyqit për 60 të akuzuarit. Në fillim lexon 17 dënime me vdekje:

Aqif Përmeti (politikan, ish-ministër)

Bahri Omari (politikan, ish-ministër)

Beqir Valteri (deputet, antizogist)

Daut Çarçani (prefekt)

Dik Cami (zogist, ushtarak)

Fejzi Alizoti (nënshkrues i Shpalljes së Pavarësisë, disa herë ministër)

Gustav Mirdashi (ish-ushtarak austriak, oficer i lartë i ushtrisë shqiptare)

Hilmi Leka (politikan, ish-ministër)

Ismail Golemi (ushtarak, ballist)

Javer Hurshiti (nëpunës, ish-ministër)

Kolë Tromara (politikan, ish-ministër)

Kostandin Kota (ushtarak, ish-ministër)

Reshit Merlika (deputet, I afërm i Mustafa Merlika Krujës)

Shyqyri Borshni (ushtarak)

Tahsim Bishqemi (ushtarak)

Terenc Toçi (patriot romantik arbëresh, jurist, politikan)

Zef Kadarja (nëpunës karriere, drejtor i Zyrës Sekrete, drejtor i përgjithshëm i Policisë)

Të 17 të dënuarit me vdekje do të shihnin për herë të fundit këtë sallë kinemaje ku regjimi komunist po luante të parën tragjedi të stilit sovjetik për publikun e gjerë. Dy ditë pas këtij vendimi 17 të dënuarit me vdekje do të pushkatoheshin  pranë Kodrës së Priftit në Tiranë.

Të dënuarit e tjerë, pjesa dërrmuese me burgime të gjata do të linin jetën qelive të errëta  e në vuajtje të shumta…

Ky gjyq shënoi veç të tjerash, stacionin e parë të  një serie të gjatë e të pandalur të gjyqeve ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist, që zgjati gati gjysmë shekulli. Kujto.al

Gjyqi i parë politik në Teatrin Kombëtar – Kujto.al | Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit |

An error occurred.

Try watching this video on www.youtube.com, or enable JavaScript if it is disabled in your browser.