Kategori
Uncategorized

MOS KOSOVË

edison ypi

nga Edison Ypi…

Kosovë e dashur, e di që nuk i ke mirë punët dhe po do me vra veten me plumb n’tamth.

Mos Kosovë.

Më lër ta bëj unë i pari rrugën e plumbit dhe vij të tregoj çfarë pashë.

Ja, ika, dhe erdha.

Pashë kalorës trima diva dardanë. Fluturonin mbi kuaj. Mposhtnin Keltë në luftëra të përgjakta. Ishin aleatë me Trojanë. Sulmonin me shpata dhe mbroheshin me parzmoret më të mira të kohës që i përgatisnin me duart e veta.

Pashë barinj që ëndërronin të bëheshin, dhe bëheshin, perandorë.

Pashë malësorë që thurnin balada dhe këndonin Epe.

Pashë Isa Boletinin, Hasan Prishtinën, Abdyl Frashërin.

Me Histori në thellës, shkumë deti në perëndim, qiell blu përmbi, në lindje ty Kosovë e bukur, gjatë rrugës së plumbit tënd kuptova pse jetoj i mbështjellë me ëndërr.

Nuk bindesh ? Ende nuk e heq dorën nga këmbëza ?

Ke të drejtë. Fluturova tepër lart. Po nisem përsëri.

Toka ishte e ngrohtë si bukë e porsapjekur.

Dy bujq u ngutën të saktësonin me krenari identitetin e tyre fshatar brënda të cilit ishin të vetmjaftueshëm.

Pashë një qytet të therur në mes që kullonte gjak.

Pashë male me pyje ku endeshin Zana mjegullash dhe perri’ ujrash. Nëpër pyje nuk kishte drurë të sharruar pa shkak nga njerëz pa shpirt.

Pashë manastire ortodoksë, mistikë, sentimentalë, lakrimogjenë.

Pashë afër-e-afër Prizrenin qiellor me Kukësin skëterrë.

Pashë në disa vende tre, katër, pesë, deri në dhjetë shtëpi identike gjigande vëllezërish në emigracion të cilat nga larg duken si koshere bletësh.

Pashë një tank të KFOR-it që ruante një shtëpi të rrethuar ku gdhiheshin e ngryseshin dy pleq serbë burrë e grua.

Në një kafene, kafexhiu që e kuptoi se vija nga Tirana, bëri sikur nuk kishte kusur.

-E ke prej mejet, mirardhç.

-Ndoshta nuk vij këtu përsëri.

-Do vish,do vish, tha mendushëm kafexhiu.

-U bëftë si thu Ti o kafexhi i ndjeshëm.

Pashë një bujk i cili sapo kishte kaluar tërthor rrugën me traktor, tejet i preokupuar po pastronte baltën e sjellë me rrotat e traktorit të vet mbi asfaltin e të gjithëve.

Takova miq të mirë që kanë gjith’ jetën që mendojnë ditë e natë për Kosovë e Shqipëri.

Në një dasëm “Kënga e Traktoristit me Mësuesen” këndohet si këngë dashurie. Nuk i binda dot se ka qënë propagandë kurviste.

Në një Çarshi të vjetër hyra në restorantin e djegur të një serbi. Pronari më tha se para djegjes së Çarshisë pronari serb i kishte bërë këtë propozim; Restorantin do ta ruaj unë nga djegja. Nëse këtu do mbetemi ne serbët, restoranti do jetë i imi. Nëse do vini ju, e gëzofsh ti. Në restorantin e solidaritetit konspirativ ballkanik, hëngra një Pasul madhështor kosovar dhe piva dhallë mbijetese shqiptarie.

Nuk bindesh ?!

Po nisem përsëri nëpër rrugën e plumbit.

Takova shkencëtarin e Gjuhës Shqipe. Ate që i di dhe i flet rrjedhshëm krejt dialektet e Kosovës dhe të Shqipërisë. Ai dhe vëllai i tij që kanë studiuar të dy në Londër, kur të gjithë merrnin arratinë, ishin të parët që bënë rrugën e kthimit.

Takova tradicionalin e pa mposhtur, konservativin e pa shërueshëm të Suharekës duke pirë raki’ të përzier me ujë të gazuar. Konservativi ma kallxoi një të fortë; Më ’91-shin kur kishte ardhur për herë të parë në Shqipëri nga Qafa e Thanës kishte parë disa fshatarë të Rrajcës përmbys mbi një ngastër. I habitur kishte ndalur makinën.

-Çfarë bani aty o vllazën ?!

-Po pastrojmë ngastrën nga gurët.

-A nuk j’u mjaftun dyzet vite me i heq ata gurë prej asaj ngastre ?!

Në Prizren pyeta një fëmijë; Çfarë je ti ? Tyrk, tha, jam.

Në Fush Kosovë më ndali një autostopist serb i cili m’lypi dhjetë Euro. Nuk ja dhashë sepse mu duk shqiptar.

Afër Ferizajt më ndali një tjetër autostopist kosovar i cili më lypi njëzetë Euro. Ja dhashë sepse mu duk serb.

Takova dikend që ja kishte ndal kerrin një patrullë me polica shqiptarë. Qeshkej kosovari.

-Nuk ma ndalën shkiet, djemtë tanë ma ndalën. Edhe mos me ma dhan kurrë çat kerr, hiç s’më bëhet vonë.

Takova dikend që më bëri dy kërkesa; t’i gjeja një nuse në Tiranë, dhe t’i sillja nga Shqipëria një Kalashnikov.

Takova disa kosovarë që flisnin me gjuhën e Zërit të Popullit.

Në Istog më ndali një pastbllok spanjoll. Ushtari që kontrolloi makinën fërshëllente “La leyenda del Beso”. Në katundin Popoc ka hebrej të ardhur nga Spanja. Gjithçka në rregull. Hasta siempre comandante.

Pashë ndërkombëtarë fukarenj që paguhen mirë ardhur prej kahmosit.

Kqyra burokrata fosila me orë të mbetur te Tito dhe titizmi.

Ma shpifën do soc-artista.

Ma kallën datën do akademika.

Më zbavitën me marrinat e tyne gjuhësore do rokera, do kullera.

Rrugën e plumbit disa herë për Ty e përshkova.

Largoje gishtin Kosovë.

Nuk i ke fort keq punët sa kohë vendet meshkuj, Afganistani, Pakistani, Iraku, Irani, mbulojnë femrat, ndërsa vendet femra, Anglia, Amerika, Gjermania, Italia, Belgjika, Suedia, Shqipëria, mbulojnë meshkujt.

Kategori
Uncategorized

BESETHYERI EDI RAMA.

2016-02-26 10.48.49

BESETHYERI EDI RAMA.

nga Jakup Gjoçaj gazetar…

Nje personalitet qe te behet Nje lider, nje Udheheqes i popullit,
pertej permasave partiake te nje kryetari partie politike,
apo te pretendoje qe te jete i tille,
perveç karizmave si:
– Largpamesia,
– Personaliteti
– Intelektualizmi
– Kultura
– Modestia
– Thjeshtesia
duhet te karakterizohet mbi te gjitha
nga BESA, nga FJALA E MBAJTUR,
per te dhene perceptimin
se Lideri dhe Udheheqesi
i mazes popullore
te jep BESIMIN
se e mban FJALEN E DHENE
per
çfare te premton!
A eshte i tille Edi Rama, si kryeminister i Shqiperise?
Shqiptaret me 23 qershor 2013
votuan ne zgjedhjet parlamentare,
pertej programit elektoral partiak te PS,
Per Edi Ramen
ne ate premtimin e madh
qe ai vete, EDI RAMA
me shume si kryetari i OPOZITES
sesa si kryetari i PS,
qe ne qeverisjen e re,
do te ngrihej
mbi partitizmin qeveritar,
do te sillte ndryshimin e madh
ne qeverisje:
Do te behej kryeministri i te gjitha shqiptareve
PAPERJASHTIM.
– Do te ishte kryeministri
edhe i atyre shqiptareve qe nuk i dhane votbesimin,
– Do te ndertonte marredhenie te reja bashkepunimi me Opoziten,
larg konflikteve te intetesave partiake.
– Qeverisja e Rilindjes do te ishte qeverisja e te gjithe se MAJTES
qe kontribuoi me vote ne fitoren e Opozites se Majte ne 23 qershor 2013.
– Do te ndertonte nje Shtet te se Drejtes Sociale,
ne ndihme te shtresave dhe familjeve te varfera
– Do te krijonte nje barazi te konkurences se lire ne TE BERIT BIZNES ne Shqiperi.
– Do te zbatonte nje politike fiskale, Te TATIMIT te ndershem!
Mirepo,
Deri tani Kryeministri Edi Rama
mund te vleresohet
ne ate qe kane perceptuar deri tani shqiptaret,
per imazhin e tij politik,
si kryeminister:
EDI RAMA- NJE BESETHYER,
nje FJALEHENGRES,
– Se pari
Kryeministri Edi Rama GENJEU Aleatet e tij politike
duke:
– Mos i vleresuar per kontributin qe i dhane ata ne 23 qershor 2013 ne fitoren zgjedhore me 110.000 vota
dhe nuk i beri pjese dhe aleate ne qeverisje.
Kryeministri Edi Rama pushtetin qe i dha Aleanca ne 23 qershor 2013
nuk e ndau me aleatet politike,
por e perqendroi ne duart e tij
si monark
si diktator
emeroi
ministra
drejtore te Pergjithshem
anbasadore, etj
njerezit e tij
servila
te paafte
te papersonalitet
por
besnike-qeni
ndaj interesave personale te kryeministrit Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama
BERI PAZARE POLITIKE
me kundershtaret politike parlamentare,
si PDIU, PDK,
perjashtoi PBDNJ,
aleatet e tij politike joparlamentare, si Milo, Gjinushi, Idajet Beqiri etj
VETEM E VETEM
qe te konsolidoje pushtetin ABSOLUT PERSONAL,
duke u dhene poste qeveritare
PDIU,
qe ishte ne 23 qershor 2013
aleat i se Djathtes!
– Kryetari i PS Edi Rama mashtroi rende socialistet e vertete sepse, pasi u mori votat ne 23 qershor 2013, si kryetari i PS i braktisi socislistet si kryeminister, duke mos i shperblyer ata per kontributin qe dhane ne fitoren elektorale te PS, nuk i punesoi, nuk i vleresoi as me meritokraci per ne Administraten Publike,
-Edi Rama shkaterroi PS, duke e katandisur ne nje klub miqsh e shokesh, duke emeruar vetem servile te zellshem te tij, e mbushi PS me PAPAGALLE, e duke perjashtuar nga PS personalitete politike.
– Edi Rama si kryeminister i MASHTROI shqiptaret,
sepse ndertoi nje ADMINISTRATE PUBLIKE
me emerime nepotike, klienteliste, emeroi drejtore te Pergjithshem tipa si Elisa Spiropali e KOKTHI, qe korrupsionin ne Dogana dhe Tatime e shnderruan ne MODEL QEVERISJEJE!
– Kryeministri Edi Rama
GENJEU SHQIPTARET
sepse
NUK NDERTOI SHTETIN E SE DREJTES SOCIALE
-braktisi shqiptaret e varfer
– U rriti atyre KOSTON E JETESES,
duke
-Rritur 24 % çmimin e energjise elektrike
– U nderpreu ndihmeswn sociale
– Nuk rriti pagat dhe pensionet e ulta ne keto 3 vjet qeverisje
– Rriti papunesine
– Shperdoron Buxhetin e Shtetit me koncensionet qe u jep miqve te tij klienteve politike.
-Ashpersoi Kodin Penal,
duke mbushur burgjet me te varferit qe nuk paguajne dot energjine elektike,
kur nderkohe
– Ministrat e tij jane te paprekshem nga Gjyqesori per korrupsionin dhe shperdorimin e detyres.
– Kryeministri Edi Rama luftou konkurencen e lire dhe klimen e TE BERIT BIZNES TE NDERSHMEN,
pasi monopolizoi ne klientet e tij politike te gjitha KONCENSIONET PUBLIKE.
– RRITI TAKSAT per bizneset e vogla e te mesme, luftoi me SELEKTIZEM PARTIAK ato biznese qe nuk e mbeshtetin ate financiarisht.
Kryeministri Edi Rama,
punon ne prapaskene
INTRIGA POLITIKE
edhe kunder Ilir Metes,
per ta perjashtuar LSI nga pushteti dhe nga elektorati i Majte.
Tashme mazhoranca PS-LSI
nuk mbahet mbi frymen e besimit reciprok politik,
pasi Ilir Meta shpesh here eshte ballafaquar me intriga dhe shpifje per korrupsion
te dhena ne media nga vete Kryeministri per perfitime politike personale te çastit.
– Edi Rama po zhvillon politike konfliktuale, perjashtuese, ndaj OPOZITES
madje ushtron edhe DHUNE FIZIKE
ndaj deputeteve te Opozites,
aq sa provokoi BOJKOTIN E OPOZITES per 6 muaj nga Parlamenti.
Keto mjaftojne qe
shqiptaret te kene perceptuar natyrshem bindjen se
EDI RAMA KRYEMINISTER
ESHTE BESETHYER
ESHTE FJALEHENGRES.

Kategori
Uncategorized

BESETHYERI EDI RAMA.

nga Jakup Gjoçaj gazetar…

Nje personalitet qe te behet Nje lider, nje Udheheqes i popullit,
pertej permasave partiake te nje kryetari partie politike,
apo te pretendoje qe te jete i tille,
perveç karizmave si:
– Largpamesia,
– Personaliteti
– Intelektualizmi
– Kultura
– Modestia
– Thjeshtesia
duhet te karakterizohet mbi te gjitha
nga BESA, nga FJALA E MBAJTUR,
per te dhene perceptimin
se Lideri dhe Udheheqesi
i mazes popullore
te jep BESIMIN
se e mban FJALEN E DHENE
per
çfare te premton!
A eshte i tille Edi Rama, si kryeminister i Shqiperise?
Shqiptaret me 23 qershor 2013
votuan ne zgjedhjet parlamentare,
pertej programit elektoral partiak te PS,
Per Edi Ramen
ne ate premtimin e madh
qe ai vete, EDI RAMA
me shume si kryetari i OPOZITES
sesa si kryetari i PS,
qe ne qeverisjen e re,
do te ngrihej
mbi partitizmin qeveritar,
do te sillte ndryshimin e madh
ne qeverisje:
Do te behej kryeministri i te gjitha shqiptareve
PAPERJASHTIM.
– Do te ishte kryeministri
edhe i atyre shqiptareve qe nuk i dhane votbesimin,
– Do te ndertonte marredhenie te reja bashkepunimi me Opoziten,
larg konflikteve te intetesave partiake.
– Qeverisja e Rilindjes do te ishte qeverisja e te gjithe se MAJTES
qe kontribuoi me vote ne fitoren e Opozites se Majte ne 23 qershor 2013.
– Do te ndertonte nje Shtet te se Drejtes Sociale,
ne ndihme te shtresave dhe familjeve te varfera
– Do te krijonte nje barazi te konkurences se lire ne TE BERIT BIZNES ne Shqiperi.
– Do te zbatonte nje politike fiskale, Te TATIMIT te ndershem!
Mirepo,
Deri tani Kryeministri Edi Rama
mund te vleresohet
ne ate qe kane perceptuar deri tani shqiptaret,
per imazhin e tij politik,
si kryeminister:
EDI RAMA- NJE BESETHYER,
nje FJALEHENGRES,
– Se pari
Kryeministri Edi Rama GENJEU Aleatet e tij politike
duke:
– Mos i vleresuar per kontributin qe i dhane ata ne 23 qershor 2013 ne fitoren zgjedhore me 110.000 vota
dhe nuk i beri pjese dhe aleate ne qeverisje.
Kryeministri Edi Rama pushtetin qe i dha Aleanca ne 23 qershor 2013
nuk e ndau me aleatet politike,
por e perqendroi ne duart e tij
si monark
si diktator
emeroi
ministra
drejtore te Pergjithshem
anbasadore, etj
njerezit e tij
servila
te paafte
te papersonalitet
por
besnike-qeni
ndaj interesave personale te kryeministrit Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama
BERI PAZARE POLITIKE
me kundershtaret politike parlamentare,
si PDIU, PDK,
perjashtoi PBDNJ,
aleatet e tij politike joparlamentare, si Milo, Gjinushi, Idajet Beqiri etj
VETEM E VETEM
qe te konsolidoje pushtetin ABSOLUT PERSONAL,
duke u dhene poste qeveritare
PDIU,
qe ishte ne 23 qershor 2013
aleat i se Djathtes!
– Kryetari i PS Edi Rama mashtroi rende socialistet e vertete sepse, pasi u mori votat ne 23 qershor 2013, si kryetari i PS i braktisi socislistet si kryeminister, duke mos i shperblyer ata per kontributin qe dhane ne fitoren elektorale te PS, nuk i punesoi, nuk i vleresoi as me meritokraci per ne Administraten Publike,
-Edi Rama shkaterroi PS, duke e katandisur ne nje klub miqsh e shokesh, duke emeruar vetem servile te zellshem te tij, e mbushi PS me PAPAGALLE, e duke perjashtuar nga PS personalitete politike.
– Edi Rama si kryeminister i MASHTROI shqiptaret,
sepse ndertoi nje ADMINISTRATE PUBLIKE
me emerime nepotike, klienteliste, emeroi drejtore te Pergjithshem tipa si Elisa Spiropali e KOKTHI, qe korrupsionin ne Dogana dhe Tatime e shnderruan ne MODEL QEVERISJEJE!
– Kryeministri Edi Rama
GENJEU SHQIPTARET
sepse
NUK NDERTOI SHTETIN E SE DREJTES SOCIALE
-braktisi shqiptaret e varfer
– U rriti atyre KOSTON E JETESES,
duke
-Rritur 24 % çmimin e energjise elektrike
– U nderpreu ndihmeswn sociale
– Nuk rriti pagat dhe pensionet e ulta ne keto 3 vjet qeverisje
– Rriti papunesine
– Shperdoron Buxhetin e Shtetit me koncensionet qe u jep miqve te tij klienteve politike.
-Ashpersoi Kodin Penal,
duke mbushur burgjet me te varferit qe nuk paguajne dot energjine elektike,
kur nderkohe
– Ministrat e tij jane te paprekshem nga Gjyqesori per korrupsionin dhe shperdorimin e detyres.
– Kryeministri Edi Rama luftou konkurencen e lire dhe klimen e TE BERIT BIZNES TE NDERSHMEN,
pasi monopolizoi ne klientet e tij politike te gjitha KONCENSIONET PUBLIKE.
– RRITI TAKSAT per bizneset e vogla e te mesme, luftoi me SELEKTIZEM PARTIAK ato biznese qe nuk e mbeshtetin ate financiarisht.
Kryeministri Edi Rama,
punon ne prapaskene
INTRIGA POLITIKE
edhe kunder Ilir Metes,
per ta perjashtuar LSI nga pushteti dhe nga elektorati i Majte.
Tashme mazhoranca PS-LSI
nuk mbahet mbi frymen e besimit reciprok politik,
pasi Ilir Meta shpesh here eshte ballafaquar me intriga dhe shpifje per korrupsion
te dhena ne media nga vete Kryeministri per perfitime politike personale te çastit.
– Edi Rama po zhvillon politike konfliktuale, perjashtuese, ndaj OPOZITES
madje ushtron edhe DHUNE FIZIKE
ndaj deputeteve te Opozites,
aq sa provokoi BOJKOTIN E OPOZITES per 6 muaj nga Parlamenti.
Keto mjaftojne qe
shqiptaret te kene perceptuar natyrshem bindjen se
EDI RAMA KRYEMINISTER
ESHTE BESETHYER
ESHTE FJALEHENGRES.

Kategori
Uncategorized

Makap – nga Edison Ypi.

th.jpg

Katundi Makapi një mëngjez u zgjua i shqetësuar. Gjatë natës ishte zhdukur një djalë. Prindërit e djalit thanë se kishte vajtur në disko dhe s’ishte kthyer, e kishin marrë në celular, zilja binte, djali s’përgjigjej. Hamëndje të frikëshme mbushën kafenenë e Makapit. Prindërit e djalit lajmëruan policinë së cilës i kërkuan të vinte urgjent në Makap. Policia u tha; “Djali mbase është diku duke dëfryer me ndonjë femër. Pra mund të jetë nga ato raste që duken si fatkeqësi por janë qef. Policia nuk vete atje ku ka qef por atje ku ka krim, duhet pritur 72 orë”. Kjo përgjigje e Policisë i dëshpëroi prindërit e djalit të zhdukur dhe i habiti banorët e Makapit, të cilët, me këtë rast, me kafe dhe raki përpara, nisën të bëjnë kritika për rendin, shtetin, policinë.

Aty nga mesdita gjendja u rëndua; Dy prindër të tjerë që deri në atë moment kishin heshtur për vajzën e tyre 18 vjeçare të zhdukur nga Makapi para 24 orësh i bënë të ditur kafenesë se vajza sapo kishte telefonuar nga Italia. U kishte thënë se ishte shëndoshë e mirë dhe të mos bëheshin merak. Ishte rrëmbyer me dëshirën e saj me një djalë të cilin e kishte njohur ne Fejsbuk dhe e dashuronte marrëzisht. Shtëpia ku ishin vendosur në Milano ngjante pak si bordello, por i fejuari e kishte siguruar se pas pak do jetonin në një vilë. Megjithse të dyshimta, këto habere s’dukeshin fort të këqia. Prindërit e vajzës i dhanë karar të prisnin derisa të merrej vesh nëse çupa ishte fejuar apo ishte bërë kurvë.

Pa mbaruar muhabeti lidhur me kurvën apo të fejuarën, j’a behu tjetri haber; Ndaj të gdhirë në të dalë të Makapit, dy makapsa i kishin thënë njëri-tjetrit plot mirsjellje “mirmëngjez” kur të dy tërhiqnin nga pas me litar secili nga një lopë. Me të arritur secili në shtëpinë e vet, ishin tmerruar kur kishin parë grazhdin bosh dhe kishin kuptuar se kishin vjedhur lopën e njëri-tjetrit. Njëkohësisht edhe vjedhës edhe të vjedhur, tani ata rrinë në shtëpi me kokën ndër grushta si Hamleti kafkën duke u menduar a duhet lajmëruar Policia.

Rrokada e lopëve të vjedhura reciprokisht i ndezi muhabetet e kafenesë së Makapit si rrallëherë. Për Policinë e cila nuk e bën punën si duhet, për fukarallëkun që po bën kërrdinë, korrupsionin që ka marrë dhenë, etj.
Një makaps që kishte parë botë me sy tha,
-Mos i bini kot më qafë Policisë. Në vendet kapitaliste bilancet e të vdekurve të qefit të fundjavës janë si bilance lufte. Kam parë me sytë e m’i nëpër qytetet e botës tabela që të bëjnë të ditur se në disa lagje rendin e mbrojnë vet banorët. Ejani në vete. Nuk mund të pretendoni nga policia e Makapit më tepër se policia e Londrës.

-Gënjeshtra, j’a priti një tjetër. Ka ca ditë mespërmes Makapit, kaloi një amerikan i veshur teptil, demek si udhëtar, si turist, që në fakt ishte spiun. Ku është syçelësia e makapsave, vigjilenca e Policisë në mbrojtje të tërësisë territoriale të Makapit ?
-O budalla, j’a priti një i tretë, jemi në NATO o idiot. Edhe ajo na duhet, të na ndjekë Policia turistat që na sjellin valutën.
Do kishte plasur sherri sikur në kafene të mos kishte hyrë me vrull një djalosh,
-Dajua vari veten, tha djaloshi duke j’u marrë fryma.
-Ku, si ?
-Në degë të fikut, me tel rreth qafës.
-Pse ?
-Kish ca kohë thoshte; I kam lexuar të tëra librat, i kam parë të tëra filmat, i kam bërë të tëra muhabetet, i kam shijuar të gjitha qejfet, i kam jetuar të gjitha sistemet, tani do iki të shoh ç‘bëhet përtej murit.
-Rrugë të mbarë dajos, thanë njëzëri pijanecët, nisi haber të na ruaj ndonjë qoshe të rehatëshme andej nga Ferri.
Dhe vazhdoi muhabeti.

Një edepsiz kujtoi me simpati të hapur kohën e kurvit kur për të tilla gjëra s’bëhej fjalë. Një tjetër i ftoi makapsit të nënëshkruanin një kushtrim drejtuar trupit diplomatik në Tiranë në mbrojtje të jetës së qytetarëve të pafajshëm. U vu në dukje ngjajshmëria mes ankesave ndaj Policisë me ankesat ndaj grave. Një plak i moçëm spiun me nam i kohës së kurvit u kujtoi kafexhinjve makapsave se nuk ishte mirë të ndodhnin të tilla gjëra në fshatin e tyre ku rreth 100 vjet më parë kishte kaluar Eqerem Bej Vlora. U përhapën atë mbrëmje plot habere të tilla me emaila dhe SMS-ra. Jo vetëm në Makap. Edhe në fshatrat e tjerë aty rrotull. Në Malag ku rritet rrushi, Malaj ku këndon bilbili, Mashkumos ku pihet vera, Marruj ku hidhet vallja, Mathaj ku të kënaq fresku, Mamerr ku kërrcet muhabeti, e deri në Mathith ku bëhet hataja.

Kategori
Uncategorized

Mijëra emra emigrantësh u blenë nga partitë e mëdha dhe u përdorën si votues .

Nuk jemi dele por thjesht heshtim !!

nga Zhevdet Morina.

Po , po votuan .
Mijëra emra emigrantësh u blenë nga partitë e mëdha dhe u përdorën si votues .
Do më pyesni ju ku i marrin të dhënat tuaja . Të bëhesh anëtar i një shoqate të marrin emër dhe mbiemër dhe një kopje pashaporte .
Pra ja vota jote i dashur emigrant , ngrite të gjatin dhe ule të shkurtin !
Ndoshta nesër ngrin të trashin ku i dihet , paraja e kthen lumin përpjetë .
Unë sjam këtu të përmend emra që shumica nga ju i dini fare mirë , por të paktën ata që bënë këto poshtërsi të mos flenë të qetë ,nqs nuk i bren ndërgjegjia . Një ditë dikush do ketë guximin t’jua thotë në sy ,një ditë do të paguajnë për të gjitha , të paktën të futen në strofullën e tyre dhe të heshtin , ta marrin si paralajmërim .

 

Këto kohët e fundit nëpër rrjetet sociale sikur ka rënë një armëpushim .Kriza ekonomike po bën punën e saj .Pyeta një mikun tim para ca ditësh se çfarë po ndodh në gjoja qarqet e përfaqësimit? Pse aq qetësi , vetëm ku e ku qirret ndonjë karakaksë ! Më tha duke buzëqeshur :ata që kanë para do dominojnë . Me të vërtetë emigracioni është ndarë në kasta , që nuk kanë asnjë lloj komunikimi me njëra tjetrën . Në kastën e parë janë parelinjtë e emigracionit që titujt e çilfligjet i blejnë me para, ambasadori dhe rrethi i tij prej hajdutësh që me një përllogaritje të vogël vetëm me rastin e ndërrimit të pashaportave të fëmijëve kanë përfituar në mënyrë korruptive mijëra euro .Kastën e dytë e përfaqësojnë kryetarët , të mëdhenj e të vegjël , të paguar dhe të pa paguar , organizatash shoqërore dhe organizatash politike . Disa nxjerrim mijëra euro e disa të tjerë mjaftohen me ndonjë gotë raki dhe ndonjë meze qyl . Në kastën e tretë futen delet .
Po ,po mirë e them delet . Emigrantët e thjeshtë që janë drejtuar për në thertore po vetëm mbajnë kokën ulur.
E megjithëse i dinë të gjitha nuk flasin .Shikojnë punët e tyre , e cfarë punësh të tyre?
Punët ka kohë që kanë fluturuar !
Bëjnë politikë në kafenete e shumta të Shqiptarëve që kanë mbirë në Omonia , kthejnë dhe ndonjë gotë raki ureje , të fortë e të këndshme Shqipërie .Shajnë të gjatin e të shkurtin po ata nuk e dinë se votuan !!
Po , po votuan .
Mijëra emra emigrantësh u blenë nga partitë e mëdha dhe u përdorën si votues .
Do më pyesni ju ku i marrin të dhënat tuaja . Të bëhesh anëtar i një shoqate të marrin emër dhe mbiemër dhe një kopje pashaporte .
Pra ja vota jote i dashur emigrant , ngrite të gjatin dhe ule të shkurtin !
Ndoshta nesër ngrin të trashin ku i dihet , paraja e kthen lumin përpjetë .
Unë sjam këtu të përmend emra që shumica nga ju i dini fare mirë , por të paktën ata që bënë këto poshtërsi të mos flenë të qetë ,nqs nuk i bren ndërgjegjia . Një ditë dikush do ketë guximin t’jua thotë në sy ,një ditë do të paguajnë për të gjitha , të paktën të futen në strofullën e tyre dhe të heshtin , ta marrin si paralajmërim .
Para gati një viti bëra një shkrim të bazuar në thashetheme siç i quajta , mu lëshuan një batalion i tërë shkrimtarë , avokatë , poetë e sportistë . Më akuzuan për shpifës biles disa shkuan më tutje duke më paditur te krimi elektronik , për këto që them kam prova . U munduan të ma mbyllin gojën me qindra mënyra deri dhe me kërcënime edhe për këto që them kam prova . Por unë jo vetëm sdo hesht por do tjua nxjerr të gjithë të palarat në shesh . Për këtë më duhet ndihma juaj të dashur vëllezër emigrantë , nqs dini ndonjë histori me bëmat e kryetarëve tanë ‘fisnikë’ ma dërgoni në kutinë e mesazheve dhe unë pa mu dridhur fare dora do e publikoj . Ne emigrantët e thjeshtë nuk jemi dele , ne po deshëm bëhemi ujq më të fortë se çakejtë e emigracionit . Ne jemi kasta më e fortë ne jemi kasta e të mjerëve , nuk kemi pasuri e çifligje por kemi fisnikëri e dinjitet .
Comandante Persempre Athinë 2016

Kategori
Uncategorized

Rizgjim miq, jo Rilindje

Nga Eduart Tafaj.

Kryetar i LSI_se per Greqine e veriut.

Mesues i shkolles shqipe ne Volos, drejtues i shoqates se shqiptareve po ne Volos.

Emigrantet!

Cekic mbi koke, kane gjithnje padrejtesine.

E kané githjne aty edhe vete emigrantet, megjithese  eshte e padurueshme, cuditerisht japin nje ikone sikurse s’jetojne dot pa te. E késhtu mbase do vazhdojne do vazhdojné deri ne nje rizgjim! -rizgjim miq, jo Rilindje.

Rilindja, po na i shton me shume thinjat e pleqeris problematike, dhe pa azil ku té fusim edhe koken. Nuk po e politizoj, pasi personalisht dhashé kontributin maksimal, per nje Rilindje edhe per emigracionin.

Nje zhgenjim!

Zhgenjim me sherbimet qe n’a ofron zhgenjim me pasaportat, zhgenjim ne dogana, zhagenjim me siellien ndai nesh,zhgenjim pär mosperfilljen, zhgenjim per te ardhmen.

Mire na e bejne, pasi ne po i ndihmojme me se miri ne kete drejtim. Pasi ju japim voten, tonen, te prinderve, vellezerve, motrave me dhendurre, kusherinjve, miqve e keshtu zinxhiri mund te vazhdoje gjate. Ata sh’nderrohen komplet pastaj, na harrojne! Shume mire do ishte qe té n’a harronin! Por jo!! Na harrojne hallet dhe deshirat qe duhet tu japin zgjidhje. Vetem per nje gje na kane ne zemer, e per kete ju heqim kapelen, ju du hen xhepat tane, edhe té grisur po té j’en.

Aq u bén, ne kemi”detyrime” ndaj atdheut, ne duhet te mendojme” per”a pasi lodhen shume per ne dhe faren tone!

Jane gjithnje ne avion dhe mbi carter Jane mbi shkresa tenderash, qe n’a sjellin zhvillimin” “progresin” e fares tone vellezérve e motra emigrante

Ndaj ne duhet te”kontribojme Me aq sa te mundemi te grisur e te pa’grisur.

Kategori
Uncategorized

Dritan Hila: Kryetari i Tiranës që përçan Shqipërinë!

Të gjithë kundër Veliajt! Dritan Hila: Kryetari i Tiranës që përçan Shqipërinë!
Nga Dritan Hila…
Në prezantimin e vizionit urbanistik të Tiranës, Erjon Veliaj bëri edhe një provokim me ngjyra segregacioni krahinor:
“Vizitorët erdhën në Tiranë, pyetën njerëzit ku është Liqeni, dhe më pas pyetën ku është trageti….”, tha Veliaj. Një ditë përpara, kishte sulmuar protestuesit duke i cilësuar “ose budallenj, ose pa fëmijë”.
Nuk dihet pse është e nevojshme kjo gjuhë fyese dhe provokative e përditshme dhe këmbëngulëse e kryetarit të bashkisë i cili megjithëse nuk ka fëmijë, do të bëjë një park, dhe nuk arrin të kuptojë pse ata që kanë fëmijë nuk duan që ajo copë tokë të betonohet. Nuk dihet a do ti vinte mirë atij nëse protestuesit që ai i quan “budallenj”, ti drejtoheshin me ndonjë epitet të pakëndshëm. Por përshkallëzimi i fundit në leksikun e tij është i rrezikshëm nga pikëpamja politike.
Së pari gjuha e forcës që përdor, është me kosto për koalicionin qeverisës. Nëse kundërshtarët e tij vendosin ta përshkallëzojnë reaksionin e tyre, duke shfrytëzuar edhe fjalorin përbuzës të Veliaj, mund të tensionojnë situatën në Tiranë, dhe më tej. Një opozitë pa kauza, mund ta kapë këtë lajthitje të tij, i cili është edhe eksponent i lartë i PS. Kur konflikti politik të përshkallëzohet, përshkallëzimin sigurisht nuk do ta përballojë Veliaj, por policët që do të hanë në shpinë gurët dhe hunjtë e opozitës.
Së dyti, protestuesit nuk ka pse të ishin nga rrethet. Ata të së dielës ishin tiranas. Të së hënës, ka mundësi një pjesë e tyre ishin nga Kamza. Është lagje organike e Tiranës tashmë, e cila u la jashtë ndarjes së re territoriale, pikërisht se rrezikonte fitoren e Veliaj. Por është me gjithë të drejtat e saj pjesë e kryeqytetit. Një kryetar “çun tirone”, përpara se të shkonte në sharje dhe konfrontim me shtresa të popullsisë, duhet të hapte dialogun dhe dëgjonte zërin e të interesuarve.
Së treti, kryeqyteti i këtij vendi, është i të gjithëve. Ka njohur valë migracioni të brendshëm që në fillim të shekullit të shkuar. Në fillim të dibranëve, pastaj me valë kryesisht nga krahina nga ishte prejardhja e sundimtarit të radhës të Tiranës, dhe së fundmi në këto 25 vjet, nga gjithë rrethet e Shqipërisë. Pa kontributin e tyre, kryeqyteti nuk do të kishte njohur këtë bum zhvillimi, i ardhur kryesisht nga puna e tyre e papaguar. Të jesh i varfër, të punosh në ndërtim apo të shesësh fiq, është një punë e ndershme. Të merresh me politikë është e ligjshme. Të kesh punuar për bukën e gojës, të kesh arritur pozicion të lartë në politikë dhe të tallesh me ata që kanë pasur më pak fat se ty, kjo është sjellje parvenuje.
Kjo sjellje është kosto politike. Hapja e vendit ndaj emigracionit të brendshëm, ka sjellë edhe tensione të kuptueshme mes njerëzve nga krahina të ndryshme të vendit e pasqyruar edhe në politikë. Por ta përdorësh haptas, të tallesh me varfërinë e tyre, aq më shumë nga një përfaqësues i lartë i Partisë Socialiste, parti e cila votohet në jug e në veri, kjo është e pafalshme. Të bësh pastaj ironi, se të ardhurit pyetën “ku është trageti?”, është tregues i parajsës që ke krijuar mbi tokë kur ke qenë ministër i punëve sociale, nga e cila njerëzit duan t’ia mbathin një orë e më parë.
Nëse ka ndonjë këshilltar, duhet t’i thotë që të flasë më pak. Kur flet më shumë sesa ia del të mendosh, është e mira .
Kategori
Uncategorized

Të vërteta të pathëna! Rama, bunkeri dhe 20 shkurti! – Nga Sali Berisha.

sali berisha 1991

Nga Sali Berisha

20 shkurti është dita e lirisë së vërtetë dhe dinjitetit të shqiptareve si dhe dita e kujtesës kombëtare. Këtë vit ishte 25 vjetori i rrëzimit të shtatores se diktatorit Enver Hoxha nga uragani i qytetareve të Tiranes, të mbledhur në qindra mijëra në mbështetje të studenteve tëe ngujuar në grevë urie për t’i hequr emrin e Enver Hoxhës Universitetit të Tiranës.

Mediat konstatuan dhe komentuan se, në këtë 25 vjetor, Edi Rama dhe neo-bllokmenet e tij në qeveri mbajtën heshtje varri për revoltën demokratike më të fuqishme që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj.

Analistet mbajtën qëndrimet e tyre për këtë heshtje, kryesisht sipas orientimeve të tyre politike.

Kështu, papagajtë e qeverisë përcollën dhe ata me heshtje varri 25 vjetorin e njërës prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e Shqipërisë. Bash për shkak të heshtjes, ata, 5 ditë me radhë nuk u paraqitën në studiot televizive dhe nuk nxinë as tre fjale me bojë në mediat e shkruara si dhe u zhduken nga portalet online. Natyrisht kjo nuk ishte miratim me heshtje i rëndësise historike të ngjarjes, por njëlloj si ne rastin e padronit të tyre, ky ishte dënimi me heshtje nga ana e tyre i ngjarjes se shekullit.

Të tjerë që janë afër tij dhe që bëjnë pjesë në ekipin e falsifikatoreve vetëm për një çeshtje, atë të Ramës si dhjetorist pa dhjetor, u zemëruan me idhullin e tyre kallp. Ata, prisnin që Rama të thoshte dy fjale për 20 shkurtin, të paktën të pohonte mashtrimin qe u kishte servirur atyre vite më parë, se atë ditë daj Koleka e kishte nisur përsëri me detyrë jashtë vendi dhe përsëri në Korfuz, në mënyrë që ata te mund të shkruanin se po te ishte atë ditë në Tirane, flamurin në piedestalin e shtatores së përmbysur të Diktatorit nuk do ta ngrinte Artur Zadrimja por Edvin Kristaq Rama!

Por jo, Rama i la kesaj here me duar bosh, apo si te thuash jua ngriu genjeshtren ne goje qatipeve te tij, qe duke fallsifikuar e paraqesin Ramen dhjetorist e madje te zgjedhur apo te propozuar ne Komisionin Nismetar te PD, ne bordin e RD etj, paçka se ai nuk ka marre pjese as dhe nje ore te vetme ne levizjen studentore te dhjetorit ’90 dhe nuk eshte zgjedhur e as propozuar kurre per anetar te Komisionit Nismetar te PD siç pretendon se ka ndodhur Rama, dhe nuk eshte pranuar perpjekja e tij per t’u bere anetar i bordit te gazetes RD.

Portalet ishin te egra dhe te papermbajtura me harresen e Rames per 20 shkurtin. Ato, si te thuash, ja nxoren per hunde ate harrese. Disa pd-iste shkruajten se Rama heshti per 20 shkurtin pasi ai e denon me shpirt e zemer kete dite, sepse kjo ishte dita e permbysjes se eterve te tij shpirteror dhe biologjik dhe nuk mund te pajtohet kurre me kete akt barbar. Ketu ata sollen si fakte perpjekjen e Rames sapo erdhi ne pushtet per rehabilitimin e Enver Hoxhes, duke shfrytezuar 70 vjetorin e Clirimit. Ne kete kontekst, ai jo vetem shperndau krenarisht me FB e tij fotot e Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore por ngriti dhe muzeun shteteror ne nje bunker 5 katesh qe ai e paraqiti para shqiptareve si strehim antinuklear te Enver Hoxhes.

Ne te vertete ai bunker nuk ishte as antinuklear as dhe vendstrehim i Enver Hoxhes, ai ishte thjesht pike dislokimi e shtabit te pergjithshem. Mirepo, Ramen me te e lidhte nje histori tjeter, pervec vjedhjes se fondeve publike me Bolinon e tij. Pati dhe ndonje pjesemarres te levizjes studentore dhe rrezimit te shtatores qe i cituan Rames ne mediat sociale intervisten e tije dhene gazetes “Shqip” (te cilen e varrosi keto dite), ne te cilen ai shprehet se nje nga arsyet kryesore qe nuk hyri ne PD ishin aktet barbare qe kreu kjo parti, duke nenkuptuar me kete permbysjen e shtatores se diktatorit, prerjen e kokes dhe zvarritjen e saj neper qytet.

Se fundi, ne nje portal afer mbreteroreve, po ne kete linje i rikujtuan Rames, si sfide ndaj 20 shkurtit, daljen tek Xhunga ne prag te 25 vjetorit te dites se lirise, javen fill pas intervistes se “zonjes se zeze” Nexhmije Hoxha. Ne te gjitha keto hamendje ka copeza te vertetash te pamohueshme.

Por e verteta e plote qendron diku tjeter. Si per te gjithe Bllokun e asajkohe, edhe per Edi Ramen 20 shkurti i vitit 1991 eshte dita me e urryer, me e zeze, dita e ferrit te jetes se tyre. Ajo ishte dita ne te cilen u vu per here te pare ne zbatim plani “A” per bllokmenet, plan sipas te cilit ne rast lufte nga toka dhe ajri ata evakuoheshin me mace dhe me minj ne bunkeret e Bllokut por jo brenda qytetit. Ne baze te ketij plani, ate dit, ai se bashku me te gjithe klanin Koleka, u evakua ne ora 6:30 te mengjesit me mjete ushtarake pikerisht ne bunkerin e Shtabit te Pergjithshem. Po ne ate bunker u vendos dhe klani Nushi. Por largimi me shpejtesi nga Tirana dhe ngujimi ne bunker, frika dhe tmerri se mos turmat qe permbysen e qe po zvarrisnin shtatoren e Enverit do niseshin drejt Zall Herrit, i shkaktuan traume te rende dhe e dizekujlibruan totalisht Ramen, e zhyten ate ne psikoze te thelle depresive. Ai u be agresiv, keshtu qe gjendja e tij e rende mendore detyruan nisjen e tij pothuaj me urgjence per ne Greqi por kesaj rradhe jo me tek kushuriri i mamase dhe daj Kolekes ne Korfuz ku e nisen me dt 7 dhjetor 1990, date ne te cilen studentet e arteve kishin fiksuar takim per te kujtuar dietlindjen e John Lenon!

Kesaj radhe Ramen e nisen pothuaj me urgjence ne kliniken e famshme te psikiatrise te universitetit “Aristoteli” ne Selanik. Trajtimin ne klinike dhe qetesimin per 20 dite ne nje resort turistik per Ramen, siç do te me tregonte me vone nje zyrtar i larte lokal, i pagoi Bashkia e Selanikut. Pas kthimit, Rama nuk donte t’i degjonte kurre me emrin PD-se, pa lere 20 shkurtit. Per te shkaterruar PD ai ju fut punes, se bashku me te ndjerin Ardian Klosi dhe Takun e Lenes e ndonje tjeter, per krijimin e Partise Kristiano Islamike me iniciale KISI, parti qe u shkri ne qershor te 1991 qe ne mbledhjen e pare te themelimit te saj, per fajin, kesaj radhe jo te Saliut por te SHBA.

Keshtu, te dashur miq, Edi Rames e vetmja gje e mire madje e shtrenjte qe i ka mbetur ne mendje nga 20 shkurti i zi i vitit 1991, eshte bunkeri ku u strehua dhe qe ai beson se e shpetoi nga barbaret. Qe nga ajo kohe, Rama adhuron ate bunker, por dhe bunkeret ne teresi, si simbole shpetimi. Prandaj dhe Rama, sapo u be kryeminister, u kthye tek bunkeri i 20 shkurtit si ne tempullin shpetimtar dhe si mirenjohje e shpalli edhe muze te diktatorit pa çka se ai nuk kishte asnje lidhje me Enver Hoxhen, kurse diten, ngjarjen e 20 shkurtit, e denoi dhe e ndeshkoi me heshtje varri si diten me te zeze, diten e tmerrit, te horrorit, diten e barbarve te jetes se tij!

 

Kategori
Uncategorized

Foreign Polici News: Shërbimi i Jashtëm Shqiptar, korrupsion, afera seksuale dhe emerimë politike.

Nga Peter Tase/Foreign Policy News

Në 2001-shin, qeveria e Shqipërisë nën udhëheqjen e Partisë Socialiste, emëroi z. Fatos Tarifa Ambasador në Shtetet e Bashkuara nga Tirana, Shqipëria. Z. Tarifa ishte një prej ambasadorëve të shumtë shqiptarë të cilët u promovuan në Shërbimin e jashtëm si emërime politike; i cili vinte nga një karrierë e suksesshme akademike, si një profesor i Sociologjisë.

Dymbëdhjet vjet më vonë, në mars të 2013-s, z. Tarifa tha për Top Channel (lidhur me marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet qeverisë të Shqipërisë dhe dy firmave të marrëdhënieve publike në Washington, D.C.): “1.5 millionë dollarë është shumë për të lobuar. Nuk mund të përballohet nga buxheti i ambasadës tonë në Uashington. Kjo është e pajustifikueshme. Ky është një turp dhe tregon se ne nuk jemi seriozë, sidomos me SHBA-në. Nuk mund të mbyllim një ambasadë që po shkërmoqet”.

Si dikush që e ka vizituar Ambasadën Shqiptare në mjaft raste, ndihem i detyruar ta thyej heshtjen për t’i qartësuar gjërat në dobi të interesit publik. Ashtu sikurse për të rrëfyer përmasën e vërtetë të dëmit që ambasadori Tarifa i ka shkaktuar taksapaguesve të Shqipërisë. Veprimet e tij me siguri e kanë njollosur imazhin kombëtar të Shqipërisë gjatë periudhës së tij në Uashington, për mëse 5 vjet. Ambasadori Tarifa ishte i rrethuar nga diplomatë jo-karriere, nga sekretarja e parë e ambasadës dhe nga një mik i ngushtë i Xhoana Nanos (gruas së Fatos Nanos) për shembull.

Sekretarja e parë kishte një apartament përballë zyrës së saj dhe Ambasada paguante qiranë e saj mujore pavarësisht faktit se ajo nuk i kishte paraqitur një kontratë qiraje z. Tarifa. Ndërkohë që z. Tarifa kishte shprehur shqetësimin e tij lidhur me shpenzimin e parave publike në fjalinë e mësipërme: duhet vërejtur gjithashtu se ndërkohë që përfaqësonte vendin e tij përreth Atlantikut, ai kreu udhëtime të shumta për në Las Vegas (me makinë) vetëm për të blerë cigare purp të prodhuara nga modelet e modës së Republikës Domenikane dhe për të kënaqur shijen për stilolapsët organikë, gjithnjë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Për më tepër z. Tarifa nuk pagoi asnjëherë bileta parkimi që kishte prokuruar për dy makinat e ambasadës: një Cadillac Sedan dhe një Dodge Caravan (minivan). Të dyja makinat, sidomos minivani morën mbi 6,000 dollarë bileta parkimi që nuk u paguan asnjëherë gjatë kohës së z. Tarifa. Gjithashtu, gjatë viteve, z. Tarifa futi në xhep të gjitha paratë publike që ishin alokuar vazhdimisht nga qeveria shqiptare për ta meremetuar ndërtesën e ambasadës së saj në rrugën ‘2100’. Nën kujdesin e tij, brendësia e ambasadës arriti një pikë kur vizitorët që vinin nga jashtë duhej të mbanin pallto të trasha brenda edhe gjatë verës. Fenomeni i kundërt ndodhte gjatë sezonit dimëror kur stafi i ambasadës vinte në punë me rroba të trasha dhe më pas dilte me pantallona të shkurtra gjatë orëve në zyrë. Dhjetë vjet pas përfundimit të mandatit të z. Tarifa, historia është përsëritur sërish nga udhëheqja e Partisë Socialiste. Tashmë Partia Socialiste ka dy vite që qeveris dhe i ka rifreskuar praktikat më të fshehta të trashëguara nga qeveria e Fatos Nanos. Ata promovuan menjëherë shumë prej anëtarëve të Byrosë Politike Socialiste, si ambasadorë, që nuk kanë patur ndonjë përvojë në shërbimin e jashtëm.

Favoret seksuale, ryshfeti dhe korrupsioni mbizotëron në Ministrinë e jashtme aktuale shqiptare, kur z. Arben Ahmetaj, ministri i sapoemëruar te Financat ka fluturuar në mënyrë të zakontë (mbi 17 herë) në vende që nga Katari e deri në Hong Kong me avionë privatë qeveritarë të vendeve të Gjirit, me shpenzimet e taksapaguesve shqiptarë. Sidoqoftë emërimi i fundit i z. Genti Gazheli si ambasador në Turqi shërben si dëshmi e praktikave më korruptuese në shërbimin e jashtëm shqiptar. Z. Gazheli ka krijuar një pasuri marramendëse, duke prekur shifrën e miliona Eurove, gjatë ushtrimit të funksionit të tij si një punonjës doganash në disa pika kufitare në Shqipëri. Në uebsajtin e tij aktual zyrtar te Ministria e Financave, z. Gazheli, publikon deklarata për shtyp pa saktësuar as orën apo datën se kur janë kryer takimet, apo emrin e kundërpalës së tij në takime. Kjo praktikë është sjellja tipike e anëtarëve besnikë të partisë, qëllimi i vetëm i të cilëve duket se është shpërdorimi i fondeve publike në mbrojtje të veprimtarive të paligjshme të frymëzuara dhe udhëhequra nga eprorët e tyre. Emërimi i z. Gazheli si kreu i misionit diplomatik të Tiranës në Ankara ngre shumë pyetje, përfshi përvojën e tij profesionale, arsyet e vërteta të emërimit të tij nga Kryeministri i Shqipërisë dhe dyshimet e shumta lidhur me mungesën e lidershipit të tij për sa i takon përcaktimit të një strategjie për ta përforcuar në mënyrë të mëtejshme bashkëpunimin me një prej 20 ekonomive më të mëdha botërore. Për më tepër, Z. Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit të qeverisë së tij kanë reputacionin se i bëjnë telefonata kërcënuese Presidentit të Shqipërisë, me qëllimin që ta trysnojnë kreun e shtetit që të emërojë të caktuarit e besuar politikë në pozicione kyçe si ambasadorë.

Z. Gazheli ka grumbulluar një pasuri të madhe gjatë kohës kur shërbente si një zyrtar i kontrollit të kufijve përgjatë gjithë kufijve që përshkojnë Shqipërinë. Ai dyshohet se është përfshirë në shumë veprimtari të paligjshme gjatë kësaj periudhe të karrierës së tij. Vendosja e z. Gazheli si ambasador në Ankara është një dëshmi e qartë e mungesës së lidershipit në ekzekutimin e një politike të jashtme efikase. Z. Ditmir Bushati dhe eprorët e tij po tallen me marrëdhëniet dypalëshe me një aleat të NATO-s në mënyrë fare të ngjashme me atë që pararendësit e tyre bënë 15 vjet më parë me Shtetet e Bashkuara, kur z. Fatos Tarifa, u dërgua në Uashington DC si një i dërguar i besuar politik i z. Nano. Është cënuar interesi kombëtar i Shqipërisë duke mos dërguar një ambasador karriere në një vend partner të rëndësishëm si Turqia.

Ndërkohë që inkuizicioni ideologjik i rrënoi gramatikisht interesat e Shqipërisë në sytë e botës, këto veprime të vitit të fundit e kanë shndërruar Shqipërinë në një Republikë Bananesh. Të vetmet nisma që mund të pritet se do të përmbushen nga z. Gazheli në Ankara, si një ish-drejtor i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në Tiranë, janë: që të mund të forcojë prezencën dhe të fuqizojë Burimet Financiare të Shtetit Islamik duke përdorur eksperiencën e tij në pastrimin e parave; dhe të ruajë interesat e eprorëve të tij të cilët janë gjithashtu aksionerë të mëdhenj te Süzer Group i Turqisë. Kjo kompani, Süzer Group, pritet të ndërtojë një central hidro-elektrik në Shqipëri si dhe ka mundësinë që të ndërtojë dy diga të tjera hidro-elektrike në disa lumenj të tjerë të Shqipërisë. Nuk ka asnjë dyshim se emërimi i z. Gazheli nga qeveria Rama është reminishencë e viteve të dyshimta të z. Tarifa të mbushura nga një abuzim masiv në shpenzimin e parave publike

Kategori
Uncategorized

Qeni shpis.

edison ypi

nga Edison Ypi

Komunist mos mu boft as qeni shpis !

Sentencën madhështore e uluriti me duart e ndera përpara dhe sytë nga qielli mu në mes të restorantit një mirditor.

Nga këto fjalë të fuqishme me bukuri të pashoqe, të gjithë shtangën, lugët u mbetën pezull, gojët plot me pilaf hapur.

Krejtësisht i ngrirë nga ky befasim i mrekullueshëm, pronari i restorantit j’u drejtua mirditorit; Çfarë është kjo perlë o burr’ i dheut, ku e ke dëgjuar këtë mrekulli ?

Është proverb dibran, tha mirditori me zërin që i dridhej nga emocionet.

Ore, ju drejtua mirditorit një pukjan, e ke gabim. Komunisti nuk është qeni i shpis. Komunisti është muti i shpis.

Aspak, ja preu një shkodran, t’i thuash komunistit mut i bën një kompliment. Muti është lëndë organike. Komunisti është prej guri, pra lëndë inorganike. Dallimin e kanë bërë Darvini dhe Engelsi.

As qeni i shpis, as muti i shpis. Komunisti është gjarpëri i shpis, ndërhyri befas një elbasanlli thatuq.

Ulu ti se s’di gjë, ja priti një lushnjar me berretë. Komunisti është derri i shpis dhe pik.

A ju shplaftë kolera të gjithëve, u ngrit në këmbë duke lënë në mes pilafin e saponisur një kavajs. Mos u mburrni kot me qena dhe komunista. Ajo që u tha këtu për komunistin qen apo qenin komunist, nuk është gjë e re, është proverb që qarkullon në Diasporë. Më zëntë sytë ky pilaf po s’qe kështu, e përfundoi ligjëratën kavajsi, dhe u ul.

U hodh një lab. Komunisti nuk është qen, por qen bir’ qeni, tha labi, dhe jo qen i shpis, qen i gjithë dynjasë.

Ja nisi një tironc; Unë mund ta kuptoj universalitetin e simbolikës së një proverbi me qena dhe komunista, mund të kuptoj e pranoj gjithashtu edhe hilet e secilit prej jush për ta paraqitur proverbin e bukur me qen dhe komunist si të krahinës së vet; nuk kam asnjë kundërshtim edhe që të shpallim një konkurs ku të jepet edhe një çmim për proverba me temë qenat dhe komunistat. Ajo që unë nuk kuptoj dhe me durim prita ta them është se ju, brenda laryshisë së pafundme të qënërisë komuniste, nuk po bëni asnjë saktësim se për çfarë qeni komunist bëhet fjalë, për komunistin qen-zagar, komunistin qen-lagua, komunistin qen bushtër, komunistin qen-kone, apo çfarë tjetër qeni komunist apo komunisti qen ? Jini më seriozë ju lutem.

Jo, i shtrenjti im, u hodh një skraparlli që deri atëhere kishte heshtur, e ke gabim. Sa kohë qeni dhe komunisti s’bëjnë dot pa njëri-tjetrin, është e qartë se si qeni dhe komunisti, qen dhe komunist kanë qënë, qen dhe komunist do mbeten.

Ligjërata fataliste e skraparlliut i ndezi edhe më tepër gjakrat.

U hodh një leskoviqar; Qentë dhe komunistat nuk janë njëlloj. Ka komunist e komunist, po ashtu si ka dhe qen e qen. Ka komunist e qen roje, komunist e qen qefi, komunist e qen rrace, komunist e qen luksi, komunist e qen gjahu ose zagar etj. Ku është në cilësimet tuaja gjithë kjo laryshi qensh dhe komunistash ?

Në atë moment ndërhyri një mustaqelli i panjohur në atë lokal. Po t’u futemi komunistave dhe qenve kaq thellë sa thua ti o leskoviqar, duhet t’i marrim me rradhë pastaj; Qen komunist me shkollë, komunist qen pa shkollë, qen komunist me specializim, komunist qen pa specializim, qen komunist me tituj, komunist qen pa tituj, qen komunist rrace, komunist qen ordiner, qen komunist me lesh, komunist qen pa lesh etj. gjë të cilës s’ja kemi ngenë, se s’po bëjmë simpozium qensh e komunistash këtu, muhabet po bëjmë. Unë, megjithë respektin ndaj jush si analista qensh, ju them një gjë Shpia nuk ka vetëm komunista qen dhe qen komunista. Shpia mund të ketë edhe komuniste bushtër, komunist derr, komuniste dhelpër, komunist iriq, komunist gjarpër, komunist plesht, komunist morr, komunist buburrec. Duhet të thelloheni. Pa folur për qenin komunist të ngordhur dhe qenin komunist zgjebarak, për të cilët me plot të drejtë nuk interesohet kush, po j’u them se mund të durohet një qen komunist i ngopur, mund të përballohet edhe një qen komunist i kamur, por është përtej kapaciteteve njerëzore përballimi me sukses i një qeni komunist llapaqen, i cili, për të vetëm arësye se është qen i ngrënë e i pirë, i veshur e i mbathur, i duket vetja edhe qen i ditur. Unë nuk po them që me qenin komunist llapaqen mediatik, verbal, audio-viziv ose të shkruar, të bëni si bëjnë gjithë bashkitë e botës që atë qen komunist e helmojnë ose e vrasin. Por po vazhduat të merreni me qenin komunist si me ndonjë zotni të madh duke i dedikuar atij qeni proverba e më the e të thashë, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të kënaqeni që haberi mbi shqiptarët që flasin kaq hollësisht por pa asnjë rezultat për qenin komunist dhe komunistin qen, pas pak do marri dhenë si lajmi më i çuditshëm, i disa njerëzve edhe më të çuditshëm, që po thyejnë rekordin botëror të të marrurit pafund me një qen, pa asnjë rezultat.

 

Kategori
Uncategorized

Nga Amerika: Policia rrahu aktivistët, po ndërtohet në parkun e paprekur.

Protesta1Ndryshe nga bashkia, nga Amerika shohin dhunë te protesta pro mjedisit në Tiranë.

Bashkia e Tiranës i konsideroi qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile që protestuan sot, si një pakicë vandalësh të udhëhequr nga Partia Demokratike.

Por nuk ndan të njëtin mendim Zeri i Amerikës.

Në lajmin e përcjellë sot nga televizioni amerikan në shqip thuhet se “Forca të shumta policore arrestuan sot drejtuesit e protestës pro mjedisit në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës”.

Dhe ajo protestuesit, nuk i quan vandalë, ndryshe nga bashkia e Tiranës, por thotë se “Veprimtarët e mjedisit po protestonin kundër ndërtimeve të bashkisë në parkun e Liqenit Artificial. Ata rrëzuan rrethimin e kantierit, ku po nis ndërtimi i bashkisë në mes të parkut.

Veprimtarët e mjedisit po përpiqen të pengojnë një ndërtim të bashkisë në park. Bashkia thotë se po ndërton një park lojërash për fëmijë, por veprimtarët dyshojnë se aty po ndërtohen lokale dhe restorante”.

Theksohet se “Midis protestuesve të arrestuar është edhe Eljan Tanini, themelues i organizatës ‘Mbill Pemën Tënde’ dhe veprimtar i ‘Lëvizjes pro Parkut’. Gjatë arrestimit të veprimtarëve shpërtheu edhe dhuna e policisë ndaj qytetarëve të pambrojtur. Shumë të rinj u arrestuan ndërsa një polic u evidentua qartë nga gazetarët për dhunën ndaj një zonje protestuese, duke e goditur fort në fytyrë”.

“Veprimtarët e kanë kthyer Parkun e Liqenit Artificial në një zonë të protestave të vazhdueshme për ta mbrojtur atë.

Prej disa muajsh ata po protestojnë kundër ndërtimit të disa pallateve shumëkatëshe nën digën e Liqenit Artificial, ja tani edhe mbi digë po protesotjnë kundër betonizimit të hapësirave mes parkut në emër të një këndi lojërash për fëmijët.

Janë po këta protestues, pjestarë të Lëvizjes “Mbill Pemën Tënde”, që kanë mbjellë prej afro dy vjetësh në mënyrë vullnetare disa mijëra rrënjë fidanë në parkun e liqenit artificial dhe në fushën e plehrave në Sharrë.

Ata po përpiqen të mbrojnë mjedisin dhe zonat e pakta që kanë mbetur pa u prekur nga ndërtimet shumëkatëshe të firmave ndërtimore, të cilët, pasi u grabitën fëmijëve të Tiranës oborret dhe këndet lojërave brenda lagjeve, tani po u ngrejnë fëmijëve kënd lojërash në mes të parkut të liqenit, i vetmi, që ka mbetur ende pa u prekur,” shkruan Zëri i Amerikës.

Kategori
Uncategorized

Për shokët e mi të gjimnazit që sot na qeverisin.

fotoNga Anxhela Çikopano

Më vjen turp nga qeverisja që më përfaqëson, sinqerisht, sot më shumë se kurrë!

Kur më qeveriste Nano më vinte ndot se fliste, në emër të shqiptarëve, me prepotencën e një mafiozi të zgjuar e me njërën vetull ngritur mënjanë, se natyrisht kishte zgjedhur rrugën më të lehtë për synimet e tij.

Sa herë ka qeverisur Berisha, më vinte krupë e frikë. Në kohën e tij shkruhej me pseudonime se Sala të vret për armë, për konçesione, për karrige, për ç’të jetë.

Tani kemi një tjetër brez, me Edin në krye. Me Edin që ngjalli shpresa dhe i shuajti që në tre muajt e parë të qeverisjes me armët kimike. Ia qava hallin dikur. U përpoqa edhe ta mirëkuptoj për armët kimike se, domosdo, erdhi pas Saliut që i vuri flakën Shqipërisë sa herë që e mori. Mirëpo ja që s’paskësh qenë fare kështu.

“Gezi Park” e quajti një miku im protestën e sotme për pemët dhe dhunën e ushtruar nga policia. Është saktësisht ashtu. Është kundër arrogancës së vazhdueshme që qeverisja e të gjitha niveleve po tregon ndaj nesh.

Të sqarohemi që në fillim—unë e dua shtetin, e dua ligjin, e dua rendin, e dua garën e barabartë. Mbase dukem idiote, por i dua.

Ama nuk dua të paguaj taksa dhe të mos i shoh në arsim, në mjekësi, në parqe, në biblioteka, në hapësira publike. Nuk dua të mos më pyesin kur duan të më varrosin lëndë kimike në tokë e në ujë; kur më presin pemët; kur më falimentojnë; kur më japin me konçesion lumenjtë, duke shkatërruar turizmin, bujqësinë, detin; kur më plaçkisin si kusarë. Dhe nuk do t’i lejoj të ma bëjnë jetën ferr më shumë nga ç’na e kanë bërë.

Po sot më vjen turp se në krye të shtetit dhe të opozitës janë shokët e mi të gjimnazit. Ua fala makutërinë brezit të shkuar, se ishin barktharë nga koha e Enverit. Po të shoh në krye të vendit shokët e mi të shkollës, që sillen me të tillë arrogancë është e frikshme!

Të dashur shokë qeverisës! Ata që po rrënoni janë shokët e brezit tuaj: ne po hapim sot biznese, ne po rrisim sot fëmijë, ne që dikur bashkë me ju mblidhnim 20 lekshat për kafe e çaj se nuk kishim atëherë, ishim pak a shumë të gjithë pabuksa.

Kur ju hytë në sistem, shpresuam që do të ndryshonit gjëra, sepse ne jemi rritur bashkë, ia dinim hallet njëri-tjetrit, bashkë e kaluam edhe ’97-n, kur shkonim në mësim me qese, kur na kapte ankthi se na mbinte policia në klasë për kontrolle, kur na përzinin me shkopa gome nga Parku Rinia, kur nuk bënim mësim prej shtetrrethimit dhe vdisnim të dilnim pak pas orës 8, se nuk lejohej…

What the fuck did just happen?!

Prisnim të hynit në sistem e ta ndryshonit nga brenda, ta bënit më të mirë se ai që jetuam. Po jo, ju ziheni pa pikë turpi për beton, rrihni njerëzit që duan të mos u priten pemët, rrisni çmime, taksa, ç’të mundni që të na merrni frymën, ndërsa mbajmë shpirtin gjallë për bukë, që të mos mendojmë. E vjetër shumë kjo lojë! Madje edhe na përgjoni nëpër rrjete sociale, sepse e dini mirë sa e kemi takatin, na njihni, dikur kemi qenë shokë, nxeheshim bashkë kundër dhunës së pushtetit qeverisës, i ngrinim bashkë gjimnazet në Tiranë në emër të së drejtës e lirisë së njeriut për të jetuar me dinjitet.

Më vjen turp të them që filanin, filanen, fistekun e të tjerë i kam pasur shokë gjimnazi, sinqerisht. Sepse do më thonë: “brez leshi paskeni qenë edhe ju, po jua fusin tuajt!” Dhe mua s’më mbetet gjë tjetër veç të ngre duart e të dorëzohem, se kanë të drejtë.

Por unë nuk dorëzohem, se familja e vendi im janë gjithçka kam dhe do t’i mbroj fort!

Po ju çfarë ideali keni sot, shokët e mi të dashur të gjimnazit, të majtë, të djathtë e të qendrës?!

Kategori
Uncategorized

Shqipëria në 4 vendet më të varfëra të Europës.

 

Shqipëria klasifikohet në vendin e katërt si më i varfëri në Europë me të ardhura vjetore për frymë në nivelin e 4450 dollarëve.

Renditja është bërë nga gazeta amerikane “Gazzette Review”. “Ndërsa Shqipëria ka burime të shumta natyrore si hekur apo gaz natyror, duket se një pasuri e tillë nuk është përkthyer në pasuri për qytetarët e saj. Si shumë vende të tjera në listë, Shqipëria ende mbështetet tek bujqësia për të punësuar një numër të madh të qytetarëve të saj”, shkruan gazeta në pjesën për Shqipërinë.

Sipas gazetës, shpesh, kur njerëzit të mendojnë për Europën, ata mendojnë në majën e shoqërisë. “Qytetet e bukur, kufijtë paqësorë dhe prosperiteti. Megjithatë, si në të gjitha vendet e botës, Evropa lufton dhe me varfërinë.

Kjo është lista e dhjetë vendeve më të varfëra në Europë bazuar në të ardhurat bruto kombëtare për frymë. Shifrat janë llogaritur nga të dhënat e marra nga Banka Botërore”.
Banka Botërore ka ngritur alarmin se, zhvillimi i dobët i ekonomisë po rrit varfërinë në vend.

Banka Botërore zhvilloi sot një konferencë mbi sfidat e rritjes ekonomike të barabartë dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri. Konferenca e përbashkët me qeverinë shqiptare shqyrtoi mundësitë e përshpejtimit të rritjes dhe zhvillimit ekonomik, si dhe shkëmbimin e pikëpamjeve mbi këto sfida.

Po tregjet e punës, vërejti Banka Botërore, vazhdojnë të jenë të dobëta dhe pengojnë rritjen e ekonomisë shqiptare.
Migracioni i Shqipërisë është i lartë dhe emigrantët janë popullsia më shumë e arsimuar se sa ajo që mbetet brenda vendit.

Studimi i Bankës Botërore pohoi se po kryhen reforma në disa fusha si energjia, tatimet dhe pensionet, për të siguruar rritjen e qëndrueshme. Ato duhet të vazhdojnë me këmbëngulje për të siguruar qëndrueshmërinë fiskale, por treguesit fiskalë mund të rrezikojnë rritjen e ardhshme për Shqipërinë.

“Gjatë hartimit dhe zbatimit të reformave, publiku duhet të jetë i informuar për ndikimin që politikat fiskale kanë mbi varfërinë dhe pabarazinë”, thotë Ellen Goldstein, Drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Europën Juglindore.

Banka Botërore tha se, Shqipëria ka nevojë të ngutshme për politika fiskale të shëndetshme, si qëndrueshmëria e pensioneve, zhdukja e deficiteve në energjetikë, ulja e borxhit dhe e shpenzimeve publike.

Studimi i saj i fundit mbi diagnozën e vendit, vëren se “ulja e zhvillimit ekonomik ka rritur shkallën e varfërisë. Tre vite më parë 14.3% e popullsisë sonë jetonte në varfëri, dhe dyshimet për rritjen e kësaj shifre janë të larta.
Gjatë një analize të zhvillimeve në vend, drejtoresha Rajonale për Europën Juglindore theksoi se përshpejtimi i rritjes ekonomike është i domosdoshëm për të nxjerrë njerëzit nga varfëria. Shqipëria ka nevojë të dukshme për të balancuar e madje ndryshuar llojin e rritjes ekonomike, duke kaluar nga një rritje që bazohet tek konsumi, tek rritje që udhëhiqet nga investimet dhe nevoja për të zgjeruar eksportet. Për këtë, vendi duhet dhe ka filluar një agjendë reformash.

Lista e vendeve më të varfra të Europës dhe të ardhurat për frymë

Moldavia- Të ardhurat për frymë – $2560
Ukraina – Të ardhurat për frymë – $3560
Kosova- Të ardhurat për frymë -$3990
Shqipëria- Të ardhurat për frymë – $4450
Bosnja- Të ardhurat për frymë – $4760
Maqedonia- Të ardhurat për frymë – $5150
Serbia- Të ardhurat për frymë – $5820
Mali i Zi- Të ardhurat për frymë – $7320
Bullgaria- Të ardhurat për frymë – $7620
Rumania- Të ardhurat për frymë – $9520

Kategori
Uncategorized

Artan Fuga-Veliajt: Je pa përvojë dhe pa edukatë demokratike, shërbëtori s’mund të dhunojë zotërinë.

Artan-Fuga

Akademiku Artan Fuga ka reaguar për përleshjet e dhunshme të policisë me protestuesit që kundështojnë ndërtimin e këndit të lojrave brenda parkut të liqenit artificial të Tiranës.

Përmes një postimi në Facebook, Fuga shkruan se të tilla ngjarje nuk duhet të ndodhin dhe Bashkia e Tiranës duhet të konsultohet me qytetarët dhe me specialistët për projekte të tilla që kanë interes publik. Akademiku thotë se në protestën tek liqeni, ishin edhe disa prej studentëve të tij, të cilët u dhunuan nga policia.

Artan Fuga i sjell në kujtesë kryebashkiakut Erion Veliaj kohën kur drejtonte lëvizjen “Mjaft”, grupim që në atë kohë kishte bërë shumë protesta të tilla dhe policia asnjëherë nuk e kishte dhunuar. “Të papërvojë” e cilësoi pedagogu i Fakultetit të Gazetarisë Erion Veliaj, i cili është e shikon pushtetin si personal dhe jo si shërbim ndaj popullit.

Statusi në Facebook i Akademikut Artan Fuga

Urbanizimi i kryeqytetit nuk mund te kryhet ne forma brutale, te dhunshme, duke mbytur zerin qytetar. Administrimi i territorit kerkon metoda demokratike, degimin e zerit te qytetareve. Referendume. Shoh ne foto nga larg dhe dalloj fytyra ish studentesh te mi qe i njoh per qytetare shembullore qe ndjehen te poshteruar dhe dhunuar.. Ata duhen degjuar dhe konsultuar jo perballur me police. Nuk duhen cuar gjerat ne kete pike. Autizmi i pushteti lokal prodhon violence.

Ne duam nje qytet te paqte, jo skena dhune ne Tirane. As improvizime naive ne urbanistike. Jo gjate fushates elektorale qingj e pasi merr votat ujk. Larg pushtetit te parase dhe korrupsionit ! Duhen degjuar keshilltaret. Specialistet. Duhen degjuar qytetaret e Tiranes. Duam pergjegjesi civile. T’i kthehemi arsyes. Argumenta dhe vendimarrje demokratike jo propagande, cinizem dhe konfrontime te pushtetit lokal me qytetaret. Kurre Mjafti nuk eshte dhunuar pavaresisht spektakleve qe ka bere dikur. Kuptojeni rinine. Pasuesit e Krishtit per nje kohe u bene inkuizitore. Rreshkitje nga dehja me pushtet kur je katapultuar atje pa pervoje dhe edukate demokratike, nje pushtet qe ta kane falur si dhurate. Pushteti eshte i qytetareve. Sherbetori nuk mund te dhunoje zotnine !

 

Kategori
Uncategorized

Kurvi s’mundi…

Ne vend te perkujtimit te 25 vjetorit te rrezimit te monumentit te Enver Hoxhes! –

Nga Edison Ypi –

kurvi s’ishte kurv kot. kurvi ishte kurv sepse s’kishte shpirt. Duke mos e pasur, kurvi as nuk e dinte çfarë ishte shpirti. E vetmja gjë që kurvi dinte për shpirtin ishte ndjesia bezdisëse se i mungonte diçka e padukshme, e papeshë, e paprekshme, diçka që padrejtësisht nuk e kishte, por duhej ta kishte, duhej ta gjente. Për ta realizuar këtë ëndërr të çmëndur, kurvi fillimisht priti që një ditë Zoti të kujtohej vetë t’ja plotsonte mungesën makabre që e çirrte nga brenda. Mirpo për rehatinë e brendëshme të kurvit Zoti s’u kujtua kurrë. Pasi e humbi shpresën se Zoti mund t’ja sillte një ditë shpirtin, kurvi ndrroi strategji, priti që ndonjë i vdekur të cilit shpirti nuk i duhej, shpirtin t’ja dhuronte kurvit. Kur pas ca kohësh as kjo nuk ndodhi dhe durimi i kurvit shterri, kurvi j’u vërsul të gjallëve, me mashtrime, premtime, lajka, për t’i bindur t’i shisnin, nëse jo një shpirt të tërë, të paktën disa copa që të gjitha bashkë mund të bënin pakashumë një shpirt. Kur as mashtrimet s’dhanë asnjë rezultat, në kërkim të shpirtit të munguar, kurvi j’u fut vrasjeve. Vendosi të vriste me shpresë se ndonjë i vrarë të cilit shpirti pa trupin nuk i duhej, mund t’ja falte. Vrit e vrit, asnjë të vrari s’ju mbush mendja t’ja falte shpirtin kurvit, asnjë shpirt i vrarë s’pranoi t’i bashkangjitej mishit të kurvit.
Ishte kjo periudhë kur përdorimi i shprehjeve “si shpirt”, “ta marr shpirtin”, “ta këput shpirtin”, “ta thyej shpirtin”, “ta dërrmoj shpirtin”, “shpirtqen”, “shpirtkazëm”, “shpirtkatran”, u shpeshtua si kurrë më parë në historinë e Shqipes.
Për pak shpirt për vete dhe aspak shpirt për gjithë të tjerët, kurvi bëri eksperimente, tentativa, prova, që prova ishin dhe prova mbetën, se shpirti i kurvit s’u pa kurrkundi.
kurvi prishi kisha e xhamia, burgosi, torturoi, pushkatoi, vari në litar, priftërinj, dervishë, hoxhallarë. Megjithatë, mes frikrash e rreziqesh të panumurta, jo pak shqiptarë e gjenin mënyrën për ta mbajtur të gjallë lidhjen me Zotin duke festuar fshehtaz Pashkë e Ramazan, duke zjerë vezë të kuqe, e festuar Bajram. kurvi i friksoi, i tmerroi, i lodhi, i rraskapiti besimtarët, disave u mori një ose disa copa jete, të tjerëve të tërë jetën, megjithatë kurvi asnjë fije shpirt askujt nuk ja mori dot.
kurvi e rrethoi Shqipërinë me tela me gjëmba duke e bërë praktikisht burgun më të madh në historinë e botës, dhe s’la dreqni pa bërë që nga Shqipëria përveç harabelave që fluturonin mbi tela dhe gjarpërinjve që rrëshqisnin nën tela, të mos dilte askush. Kam parë me sytë e m’i në një kryqëzim një demonstrim makabër rë kurvit, kokën e dërrmuar mbi asfalt të dikujt që kishte dashur të arratisej. Megjithatë shqiptarët vazhduan të provojnë të arratisen, sepse shpirtin kurvi nuk ua mori dot.
kurvi i çonte shqiptarët në zborr sipas sloganit “i gjithë populli ushtar” ku duhej të mësonin pjesët e pushkës. Shqiptarët atypëraty mësonin si ta zbërthenin e mbërthenin tytën, shqytën, shulin, llozin. Por harronin në çast me tu larguar nga zborri. Kur vinin herën tjetër në zborr, nuk mbanin ment asgjë. Kjo çudi me “popull ushtar”, zborr, pushkë, harresë, kishte vrenda një tjetër çudi. Oficerin instruktor kjo harresë nuk e habiste aspak. Oficeri vazhdonte avazin çdo herë si herën e parë. Për asnjë arësye tjetër përpos asaj se, bashkë me gjithë të tjerët, thellë-thellë, pjesë e harrimit refuzues ishte edhe vetë oficeri. Refuzimi përmes harrimit të “populli ushtar” ishte një dëshmi mëse e qartë se kurvi shqiptarëve durimin dhe energjinë ua mori, por shpirtin s’mundi tua merrte aspak.
kurvi i kishte shumë qef mbledhjet e kolektivit. kurvi ku ta gjente që në ato mbledhje për vigjilencë, fitore, tejkalim plani, të dërdëllisnin të gjithë. Mirpo fakt është se ngriheshin e llapnin gjithmonë një grusht zagarësh. Të tjerët heshtnin. Të tjerët refuzonin. kurvi nuk mund t’i detyronte. E folura mund të heshtet. Heshtjes s’ke ç’i bën. Heshtjen s’ke ku e kap, pra shpirtin nuk ua mori dot.
E njëjta gjë edhe me fshehjen e antenave për të parë televizor dhe përdorimin e kufjeve për të dëgjuar radio. Fshehja ishte zhdukje. Kufja ishte heshtje. As njerës as fjetrës s’kishte ç’u bënte, dhe shpirtin nuk na e mori dot.
Në përkujdesje të asaj që kurvi me vullnet vampiri e quante “pasurim i jetës shpirtërore” dhe krijimit të “njeriut të ri”, kurvi i vinte hajvanët të bënin filma e shkruanin libra. Të gjitha, “pasurimi”, “jeta shpirtërore”, “krijimi”, “njeriu i ri”, i dolën monstra. Po të llogarisësh trysninë e llahtarshme që kurvi ushtroi me ato lëtyra propagandistike, aq libra sa lexojnë sot shqiptarët, provojnë se kurvi shpirtin shqiptarëve s’mundi tua marë dot.
kurvi kishte urdhëruar sekretarët e partisë dhe spiunët që për hir të “ruajtjes së pastërtisë së moralit komunist” nëse shihnin një djalë dhe një vajzë që bënin çuçuçu më ndonjë qoshe, të raportonin menjëherë emrat e tyre, dhe djali me vajzën të martoheshin urgjentisht. Ky lloj spiunllëku rozë me këto lloj martesash prej të cilave u pollën kryesisht bastarda, ka ndodhur me mijëra herë. Megjithatë edhe djemtë edhe vajzat viktima, pas martesave vazhdonin të bënin dashuri si në haradoz. Që domethënë se ata djem e ato vajza kurvi vërtet i martoi me zor, por shpirtin nuk ua mori dot kurrë.
kurvi ndalonte rreptësisht atë që e quante “depërtimi i modës së huaj”. A thua se ju prish gjiza pasarelave të Milanos dhe Londrës pse nuk mund të depërtonin dot duke grisur rrobat e bukura nëpër telat me gjëmba në vendin e kapur peng nga një kurv. Megjithatë, me tela pa tela, me gjëmba pa gjëmba, moda depërtonte. Në fakt, meqënse shqiptarët kurvi s’mund t’i linte cullak dhe ata gjithsesi diçka duhej të vishnin, donte-s’donte, një lloj mode kurvi e lejonte. Moda që kurvi lejonte ishte moda e viteve ’30, moda e fashizmit. Pavarësisht lojrave kronologjike kurviste me modën, shqiptaret, bënin si bënin gjenin copa, stofa, basma, dhe realizonin modele, nëse jo tamam si në perëndim, aty-aty. Martire të vërteta të këtyre heroizmave që përfundonin edhe me internim dhe burg, ishin rrobaqepëset e lagjeve të cilat me largpamësinë e tyre kalitur gjatë ditëve dhe netëve të pafundme mbi makina “Singer” të kohës së luftës së parë botërore, krijuan sigurinë e brëndëshme se kurvi gjithçka mund tu bënte por Shpirtin nuk ua merrte dot.
Në kuadër të nismës “i gjithë populli hafije”, kurvi mund të më thoshte mua të bëhesha spiun. Por nuk guxoi. Se e dinte që Shpirtin s’mund të ma merrte dot.
kurvi u mori shqiptarëve trurin, zemrën, krahun, këmbën, shikimin, dëgjimin, buzëqeshjen, shëndetin, mishin, kockën, qelizën, yndyrën, sheqerin, ëmbëlsinë, rininë, një pjesë të jetës, të tërë jetën, por shpirtin, shpirtin që shqiptarët ja falën edhe djallit, shpirtin s’mundi tua marrë dot.

Kategori
Uncategorized

Kurvi s’mundi.

Kurvi s’ishte kurv kot.

kurvi ishte kurv sepse s’kishte shpirt. Duke mos e pasur, kurvi as nuk e dinte çfarë ishte shpirti. E vetmja gjë që kurvi dinte për shpirtin ishte ndjesia bezdisëse se i mungonte diçka e padukshme, e papeshë, e paprekshme, diçka që padrejtësisht nuk e kishte, por duhej ta kishte, duhej ta gjente.

edision ypi
Jepni legjendë
Si mund te kujtohet 20 vjetori i rrezimit te monumentit te Enver Hoxhes!Nga Edison Ypi

kurvi s’ishte kurv kot. kurvi ishte kurv sepse s’kishte shpirt. Duke mos e pasur, kurvi as nuk e dinte çfarë ishte shpirti. E vetmja gjë që kurvi dinte për shpirtin ishte ndjesia bezdisëse se i mungonte diçka e padukshme, e papeshë, e paprekshme, diçka që padrejtësisht nuk e kishte, por duhej ta kishte, duhej ta gjente. Për ta realizuar këtë ëndërr të çmëndur, kurvi fillimisht priti që një ditë Zoti të kujtohej vetë t’ja plotsonte mungesën makabre që e çirrte nga brenda. Mirpo për rehatinë e brendëshme të kurvit Zoti s’u kujtua kurrë. Pasi e humbi shpresën se Zoti mund t’ja sillte një ditë shpirtin, kurvi ndrroi strategji, priti që ndonjë i vdekur të cilit shpirti nuk i duhej, shpirtin t’ja dhuronte kurvit. Kur pas ca kohësh as kjo nuk ndodhi dhe durimi i kurvit shterri, kurvi j’u vërsul të gjallëve, me mashtrime, premtime, lajka, për t’i bindur t’i shisnin, nëse jo një shpirt të tërë, të paktën disa copa që të gjitha bashkë mund të bënin pakashumë një shpirt. Kur as mashtrimet s’dhanë asnjë rezultat, në kërkim të shpirtit të munguar, kurvi j’u fut vrasjeve. Vendosi të vriste me shpresë se ndonjë i vrarë të cilit shpirti pa trupin nuk i duhej, mund t’ja falte. Vrit e vrit, asnjë të vrari s’ju mbush mendja t’ja falte shpirtin kurvit, asnjë shpirt i vrarë s’pranoi t’i bashkangjitej mishit të kurvit.
Ishte kjo periudhë kur përdorimi i shprehjeve “si shpirt”, “ta marr shpirtin”, “ta këput shpirtin”, “ta thyej shpirtin”, “ta dërrmoj shpirtin”, “shpirtqen”, “shpirtkazëm”, “shpirtkatran”, u shpeshtua si kurrë më parë në historinë e Shqipes.
Për pak shpirt për vete dhe aspak shpirt për gjithë të tjerët, kurvi bëri eksperimente, tentativa, prova, që prova ishin dhe prova mbetën, se shpirti i kurvit s’u pa kurrkundi.
kurvi prishi kisha e xhamia, burgosi, torturoi, pushkatoi, vari në litar, priftërinj, dervishë, hoxhallarë. Megjithatë, mes frikrash e rreziqesh të panumurta, jo pak shqiptarë e gjenin mënyrën për ta mbajtur të gjallë lidhjen me Zotin duke festuar fshehtaz Pashkë e Ramazan, duke zjerë vezë të kuqe, e festuar Bajram. kurvi i friksoi, i tmerroi, i lodhi, i rraskapiti besimtarët, disave u mori një ose disa copa jete, të tjerëve të tërë jetën, megjithatë kurvi asnjë fije shpirt askujt nuk ja mori dot.
kurvi e rrethoi Shqipërinë me tela me gjëmba duke e bërë praktikisht burgun më të madh në historinë e botës, dhe s’la dreqni pa bërë që nga Shqipëria përveç harabelave që fluturonin mbi tela dhe gjarpërinjve që rrëshqisnin nën tela, të mos dilte askush. Kam parë me sytë e m’i në një kryqëzim një demonstrim makabër rë kurvit, kokën e dërrmuar mbi asfalt të dikujt që kishte dashur të arratisej. Megjithatë shqiptarët vazhduan të provojnë të arratisen, sepse shpirtin kurvi nuk ua mori dot.
kurvi i çonte shqiptarët në zborr sipas sloganit “i gjithë populli ushtar” ku duhej të mësonin pjesët e pushkës. Shqiptarët atypëraty mësonin si ta zbërthenin e mbërthenin tytën, shqytën, shulin, llozin. Por harronin në çast me tu larguar nga zborri. Kur vinin herën tjetër në zborr, nuk mbanin ment asgjë. Kjo çudi me “popull ushtar”, zborr, pushkë, harresë, kishte vrenda një tjetër çudi. Oficerin instruktor kjo harresë nuk e habiste aspak. Oficeri vazhdonte avazin çdo herë si herën e parë. Për asnjë arësye tjetër përpos asaj se, bashkë me gjithë të tjerët, thellë-thellë, pjesë e harrimit refuzues ishte edhe vetë oficeri. Refuzimi përmes harrimit të “populli ushtar” ishte një dëshmi mëse e qartë se kurvi shqiptarëve durimin dhe energjinë ua mori, por shpirtin s’mundi tua merrte aspak.
kurvi i kishte shumë qef mbledhjet e kolektivit. kurvi ku ta gjente që në ato mbledhje për vigjilencë, fitore, tejkalim plani, të dërdëllisnin të gjithë. Mirpo fakt është se ngriheshin e llapnin gjithmonë një grusht zagarësh. Të tjerët heshtnin. Të tjerët refuzonin. kurvi nuk mund t’i detyronte. E folura mund të heshtet. Heshtjes s’ke ç’i bën. Heshtjen s’ke ku e kap, pra shpirtin nuk ua mori dot.
E njëjta gjë edhe me fshehjen e antenave për të parë televizor dhe përdorimin e kufjeve për të dëgjuar radio. Fshehja ishte zhdukje. Kufja ishte heshtje. As njerës as fjetrës s’kishte ç’u bënte, dhe shpirtin nuk na e mori dot.
Në përkujdesje të asaj që kurvi me vullnet vampiri e quante “pasurim i jetës shpirtërore” dhe krijimit të “njeriut të ri”, kurvi i vinte hajvanët të bënin filma e shkruanin libra. Të gjitha, “pasurimi”, “jeta shpirtërore”, “krijimi”, “njeriu i ri”, i dolën monstra. Po të llogarisësh trysninë e llahtarshme që kurvi ushtroi me ato lëtyra propagandistike, aq libra sa lexojnë sot shqiptarët, provojnë se kurvi shpirtin shqiptarëve s’mundi tua marë dot.
kurvi kishte urdhëruar sekretarët e partisë dhe spiunët që për hir të “ruajtjes së pastërtisë së moralit komunist” nëse shihnin një djalë dhe një vajzë që bënin çuçuçu më ndonjë qoshe, të raportonin menjëherë emrat e tyre, dhe djali me vajzën të martoheshin urgjentisht. Ky lloj spiunllëku rozë me këto lloj martesash prej të cilave u pollën kryesisht bastarda, ka ndodhur me mijëra herë. Megjithatë edhe djemtë edhe vajzat viktima, pas martesave vazhdonin të bënin dashuri si në haradoz. Që domethënë se ata djem e ato vajza kurvi vërtet i martoi me zor, por shpirtin nuk ua mori dot kurrë.
kurvi ndalonte rreptësisht atë që e quante “depërtimi i modës së huaj”. A thua se ju prish gjiza pasarelave të Milanos dhe Londrës pse nuk mund të depërtonin dot duke grisur rrobat e bukura nëpër telat me gjëmba në vendin e kapur peng nga një kurv. Megjithatë, me tela pa tela, me gjëmba pa gjëmba, moda depërtonte. Në fakt, meqënse shqiptarët kurvi s’mund t’i linte cullak dhe ata gjithsesi diçka duhej të vishnin, donte-s’donte, një lloj mode kurvi e lejonte. Moda që kurvi lejonte ishte moda e viteve ’30, moda e fashizmit. Pavarësisht lojrave kronologjike kurviste me modën, shqiptaret, bënin si bënin gjenin copa, stofa, basma, dhe realizonin modele, nëse jo tamam si në perëndim, aty-aty. Martire të vërteta të këtyre heroizmave që përfundonin edhe me internim dhe burg, ishin rrobaqepëset e lagjeve të cilat me largpamësinë e tyre kalitur gjatë ditëve dhe netëve të pafundme mbi makina “Singer” të kohës së luftës së parë botërore, krijuan sigurinë e brëndëshme se kurvi gjithçka mund tu bënte por Shpirtin nuk ua merrte dot.
Në kuadër të nismës “i gjithë populli hafije”, kurvi mund të më thoshte mua të bëhesha spiun. Por nuk guxoi. Se e dinte që Shpirtin s’mund të ma merrte dot.
kurvi u mori shqiptarëve trurin, zemrën, krahun, këmbën, shikimin, dëgjimin, buzëqeshjen, shëndetin, mishin, kockën, qelizën, yndyrën, sheqerin, ëmbëlsinë, rininë, një pjesë të jetës, të tërë jetën, por shpirtin, shpirtin që shqiptarët ja falën edhe djallit, shpirtin s’mundi tua marrë dot.

Kategori
Uncategorized

Nga fajin e ka Saliu te fajin e kanë shqiptarët.

Nga fajin e ka Saliu te fajin e kanë shqiptarët

A ke dalë ndonjëherë herët në mëngjes nga shtëpia të shikosh si gumëzhin Tirana nga njerëzit që shkojnë të punojnë nga 12 orë në ditë në fasoneri dhe call center për 200 euro në muaj? Po policët e tu që rrinë me orë të tëra në shi e në borë çfarë do ti quash norvegjezë, suedezë, apo amerikanë, se shqiptarë nuk kanë si të jenë“…

Nga Andi Bejtja

Për të justifikuar dështimin në premtimet e qeverisë në lidhje me punësimin, Kryeministri Rama arriti deri aty sa ia vuri fajin të ashtuquajturit formim genetik të shqiptarëve dhe sipas tij konkretisht dembelizmit. Kjo qe jo vetëm një tezë qesharake, kokë e këmbë injorante, që tregon problemet dhe dështimet që Rama ka si kryeministër dhe Edi si person, por në të njëjtën kohë, ky qe ofendimi më i madh që një kryeministër i ka bërë popullit të vet.

Të blasfemosh në shekullin e 21 kategori të tëra, raca, kombe dhe për më tepër racën dhe kombin tënd tregon që shqiptarët në rastin më të mirë kanë për hise një kryeministër injorant, që duke qenë se e ka të pamundur të urrejë dhe të përçmojë vetveten për paaftësinë e vet, është i gatshëm të urrejë gjithë popullin e tij. Dhe të tillë dhe po kaq injorantë janë dhe ato gazetarë që me emisionet e tyre i bëjnë hyzmet tezës së dembelizmit të shqiptarëve e arrijnë deri aty, sa për të shpëtuar fytyrën e njollosur të Kryeministrit, të nxjerrin sondazhe të tilla sikur shqiptarët në shumicë masive mendojnë për vetën që janë dembelë.

Nuk ja vlen të merremi seriozisht me dështimet e premtimeve të Ramës për punësimin: mjafton të kujtojmë që në 2013 tha se ishin 1 milionë të papunë dhe se do hapte 200 mijë vende pune për katër vjet, pra që këtu rrëzohej premtimi se do ta zhdukte papunësinë brenda një apo dy mandateve. Se me një llogari të thjeshtë me 200 mijë veta të punësuar për çdo mandat do t’i duheshin 5 mandate pra 20 vjet, gjithmonë në qoftë se do i besonim këtij premtimi.

Këtë e dinim që kjo nuk do të ndodhte, po nuk prisnim këtë tjetrën që gati në më shumë se gjysmën e mandatit të mos kishim pothuaj asnjë investim të huaj serioz, të rritej taksa për investimet e huaja, ndërkohë që në rajon ulej, Maqedonia me shkallën e papunësisë më të madhe në rajon në 2013 për dy vjet e gjysmë të thithte mbi 2.5 miliardë investime të huaja duke krijuar me mijëra vende pune dhe Shqipëria zero: nuk prisnim që Crown Agents jo vetëm të dështonte në mbledhjen e të ardhurave, por njëkohësisht dhe të na merrte ca miliona euro ekstra. Dhe meqë ra fjala këta nuk ishin shqiptarë po anglezë.

Nuk prisnim që për Francesko Beketin të nxirrnim po nga lekët tona mbi 3 milionë euro vetëm për t’u përballur me një gjyq, se akoma nuk e dimë sa do shpenzohen për t’u përballur në dhjetë të tjerat për të mos folur për faturën totale që do na vijë pak më vonë, por jo për faktin se jemi dembela. Ndaj, mos u habisni fare kur për shembull në revistën The Economist të gjeni shkrim të paguar nga qeveria shqiptare: “Shqiptarët raca më dembele në botë”.

Por gjithsesi, jo si gazetar por si shqiptar i thjeshtë pas gjithë këtij etiketimi si dembel që kryeministri na bëri jo thjesht si individë, por si racë e si komb, i kam disa pyetje: Ti vetë i nderuar kryeministër çfarë je, je shqiptar apo racë tjetër? Se meqë pretendon që po qeveris shkëlqyeshëm dhe po punon fort i bie të mos jesh shqiptar.

Po gruaja jote, fëmijët e tu çfarë race janë? A ke dalë ndonjëherë herët në mëngjes nga shtëpia të shikosh si gumëzhin Tirana nga njerëzit që shkojnë të punojnë nga 12 orë në ditë në fasoneri dhe call center për 200 euro në muaj? Po policët e tu që rrinë me orë të tëra në shi e në borë çfarë do ti quash norvegjezë, suedezë, apo amerikanë, se shqiptarë nuk kanë si të jenë.

Po deputetin tënd që thua ti e ke më punëtorin, që rri aq shumë orë arave të Lushnjës po aq dhe arave të Facebookut, çfarë e konsideron eskimez, se shqiptar, kaq punëtor sa është normalisht nuk i bie të jetë. Ore fundja fundit, çfarë race është babai yt i ndjerë, që ndryshe nga ty, rrinte me orë të tëra në studio dhe fundja fundit pati një produkt me vlerë. Çfarë race është babai yt se shqiptar s’ka si të jetë aq efikas dhe produktiv sa ishte.

Fundja çfarë do t’i thuash gjithë atij brezi të djegur, që pavarësisht se u dogj thau këneta duke punuar ditë e natë, ndërtoi hidrocentrale, hekurudha dhe mbi të gjitha me punë vullnetare. Si do u kërkosh votën 1 milionë emigrantëve shqiptarë që rropaten nga mëngjesi në lloj-lloj punërash në çdo cep të botës, pasi racën e tyre jua ke etiketuar si dembele. E fillove me fajin e ka Saliu, gjatë gjithë fushatës i ndave prapë shqiptarët në kategori, burrat janë parazitë dhe dembelë, gratë janë punëtore, dhe së fundmi dole në tezën “shqiptarët janë dembela”. Unë them se në konceptin që ke ti për shqiptarinë dhe dembelzimin shqiptari i vetëm je ti. Por ti nuk ke për të mbaruar këtu: e ke parë veten sa herë ke artikuluar brenda këtyre tre viteve se europianët janë të mërzitshëm: me dhjetra herë. Tani jam i bindur e kanë radhën ata, europianët, me ne shqiptarët mbarove punë.

Kategori
Uncategorized

Sali Berisha, si i sheh sot ngjarjet e vitit 1990 dhe 1997… dhe disa kujtime të tjera.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një interviste të dhënë në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, risjell kujtimet e tij për fillim vitet ‘90, por edhe për vitin 1997. Pjesë e kujtimeve të rrëfyera prej tij janë edhe vitet e fëmijërisë në fshatin  lindjes dhe një premtim për rikthim. Sali Berisha flet edhe për periudhën kur ishte President por edhe për vitet e më pasme. Ai i ka edhe një mendim për drejtimin e PD-së nga Lulzim Basha…

Rrëzimi i shtatores së diktatorit Hoxha është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë, e cila në mënyrë simbolike shënoi rrëzimin e komunizmit. Ajo që ju keni shkruar dhe thënë lidhur me këtë ngjarje është se rrëzimi i sistemit komunist kishte faktorë të brendshëm dhe faktorë të jashtëm. A mund të na thoni sot pas 25 viteve si ishte ky raport mes këtyre faktorëve?
Faleminderit! Është e vërtetë që rënia e murit të Berlinit dhe rënia në sistem domino të diktaturave të vendeve ish komuniste të Lindjes kishin ndikim tek rinia shqiptare, inteligjenca shqiptare dhe ndofta dhe te shqiptarët në tërësi. Nuk mendoj se Shqipëria do të dilte nga regjimi komunist po të mos kishin ndodhur ato transformime të mëdha në vendet ish komuniste. Dua të them se Shqipëria si vendi më i izoluar i botës, më i shkëputuri, më i shtypuri për kohën, pavarësisht nga rënia e tyre, regjimi bënte gjithçka për të mbijetuar.

Mund të mbeteshim si Kuba?
Qarkullonte gjerësisht kjo fjalë, se Shqipëria mund të mbetej si Kuba. Pse qarkullonte. Po të marrësh të shohësh ngjarjet e vitit 90, përveç ndikimit pozitiv të valëve të Zërit të Amerikës, dhe thirrjeve të herëpashershme të Papës Gjoni Pali II, Shqipëria ishte vendi më i harruar i globit. Pra të krijohej përshtypja se për ne askush nuk kujtohej. Dhe, në qoftë se disidencat ekzistuan në vendet e Evropës Lindore, Shqipëria ishte vendi me tolerancë zero ndaj disidencës. Nëse në vendet ish komuniste u strukturua një lloj solidariteti mes grupeve disidente, në Shqipëri nuk ekzistonte asnjë lloj lidhje me asnjërin prej grupeve të reja që po lindnin dhe kristalizoheshin në vendet ish komuniste, nëse në këto vende ekzistonte vetbotimi i materialeve, një shtyp i fshehtë jo zyrtar, në Shqipëri për një trakt kanë shkuar njerëzit para togës së pushkatimit. Specifika më madhore e lëvizjes demokratike të viteve 90 është se ajo erdhi kryekëput si lëvizje e pastër e shqiptarëve pa ndërhyrje të të tjerëve. Në qoftë se të gjitha grupet politike të deriatëhershme kishin pasur një pleksje shumë të pafavorshme me interesa dhe vende të tjera, ky ishte rasti i parë, që shqiptarët dilnin vetë për lirinë e tyre.

Domethënë bie teza e 2 korrikut të ambasadave me përkimin e 2 korrikut në Kosovë?
Jo, absolutisht, teza e ambasadave, që ishte një ngjarje kulmore në historinë e këtyre vendeve…

A ishte rrëzimi i murit?
Po ishte absolutisht rrëzimi i murit. Por ndodhi që, me vendosmëri të jashtëzakonshme, Ramiz Alia ia doli të rindërtojë murin. Ai i përcolli në një operacion nëpërmjet OKB heronjtë e vërtetë, filloi reprezalje masive. Në rrugët e Shqipërisë çdo grumbullim njerëzish tek stacioni i autobusit, dasmorë apo njerëz të mortit rriheshin masivisht nga policët me qëllim që të mos iu shkojë më mendja për tu futur në ambasada. Pasi ushtroi këtë terror gjatë korrikut, në 17 korrik ai bëri një plenum, në të cilin thotë se këta nuk kanë qëllim tjetër veçse të zhdukin në komunistëve, dhe ndaj njerëzve të tillë mbahej ky qëndrim. Thirri, për ti vënë kurorën rikthimit të perdes së hekurit, takimin me intelektualët. Pavarësisht se dështoi, ai vazhdoi në bindjen e tij se do të bënte demokratizimin me pikatore, me një qengj dhe me një kec, që tani po t’ia tregosh njerëzve do të qeshin me të madhe, por hapjen më të parë që bëri ai për fshatarët që vdisnin urie, ishte t’u lejonte një qengj dhe një kec, ti rrisnin të dy por njërin t’ja dorëzonin kooperativës. Kjo ishte hapja e graduar e tij.

Si ka mundësi që asnjë intelektual apo personazh i njohur nuk ishte aktiv në aksionin për rrëzimin e shtatores?
Nuk është ashtu, Kanë qenë. Të gjithë, nga Sali Berisha e poshtë, janë të filmuar.

Ju ku keni qenë në ato momente?
Unë kam kaluar para. De-Enverizimi ishte detyra më imperative dhe e vështirë e Partisë Demokratike. Ramiz Alia kishte udhëheqjen e vendit, por zot absolut i vendit ishte Enver Hoxha, dhe Nexhmie Hoxha, Sofo Laze dhe Ramiz Alia në shumë raste dukej një kukull në duart e tyre. Në këtë mënyrë enverizmi ishte omniprezent, omnipotent. PD, pas themelimit të saj problemin me themelor kishte de-Enverizimin. De-Enverizimi është një proces shumë i vështirë, shumëplanësh por që duhet të fillonte me simbolet, dhe është vendim i Partisë Demokratike për të filluar de-Enverizimin. Dega e PD në Kamzë me Bislim Ahmetin kryetar, në ditët e para të shkurtit, fillimin e lëvizjes së grevave që çuan në heqjen e emrit, ka vendosur në 13 kërkesat e studentëve heqjen e emrit të universiteti Enver Hoxha, në një kohë kur ata nuk e kishin atë emër. Ato ditë, ka qenë data 6, kemi nisur në Kamzë Azem Hajdarin dhe Arben Imamin. Ndërkohë kam takuar Bislim Ahmetin, kërkesat ishin 13, 2 ishin politike për të cilat ne nuk do të lëshonim. Imami dhe Hajdari, pasi kanë shkuar dhe parë situaten shumë inkandeshente, studentët kishin bojkotuar mësimin dhe po protestonin, janë lexuar kërkesat. Kërkesa e tyre më e madhe ndaj nesh ishte te solidarizohen studentët. Por, Azemi dhe Arbeni kanë ndarë detyrat. Arbeni ka shkuar te Artet për të bojkotuar mësimet dhe solidarizuar me Kamzën, dhe Azemi te Qyteti Studenti. Çfarë ka bërë. Ne një pasdite ka prodhuar të gjithë posterat me të cilat veshi Qytetin Studenti. Të nesërmen është organizuar mitingu. Po në këtë kohë, me dt 9, është bërë aktivi i degës së PD për universitetin në Pallat të Kulturës për të shpallur platformën elektorale, është firmosur peticion për heqjen e emrit. Në vazhdim, në shtëpinë e Gramoz Pashkos me Imamin dhe një grup anëtarësh të komisionit nismëtar të PD, kanë formuluar kërkesat për studentë të UT. Në atë moment u është thënë ayre se “ju do të udhëhiqni, ne do ju mbështesim”. Pse? PD nuk donte që çështjen e heqjes së emrit ta shndërronte në një çështje midis saj dhe Partisë së Punës, se kjo bëhej një çështje ndërpartiake pastaj. PD donte që Partia e Punës të përballej me një forcë të tretë, e cila në tërësinë e saj ishte po PD. E vështirë për tu realizuar por them se u realizua në mënyrë efiçente. Pastaj ne në Qytetin Studenti dukeshim herë pas here por nuk tregonim lidership. Lidershipin e tregonin komisioni i grevës, që të gjithë eksponentë kryesor të PD. Sa i përket shtatores. A ishte e lidhur Shtatorja me kërkesat e studentëve. Jo. Sepse studentët kishin universitetin ndërsa shtatorja ishte problem më i gjerë. Sepse nëse ti merrje përsipër ti zbrisje studentët tek shtatorja, ti mund të krijoje një katastrofë të madhe dhe duhet të ishte shumë i matur. Historiku shtatores është kjo. Nga mesi janarit i thashë Azemit se ne nuk jemi opozitë. Studentët mësojnë në auditore në klasa dhe me tekste që kanë kultin dhe emrin e Enver Hoxhës. Së dyti, ne çdo mëngjes dhe çdo darkë kalojmë përbri diktatorit dhe si na sheh dhe na thotë që vetëm opozitë nuk jeni ju, dhe nuk ishim deri sa ai qëndronte në këmbë 7 metra i gjatë dhe sundonte vendin. Azemi më ka përqafuar nga gëzimi. “Atë, tha, për tre ditë e heq”, por i thashë jo nuk hiqet për tre ditë pasi më shkoi mëndja se ku çfarë donte të bënte. Ai e hiqte por problemi është se e kthenin prapë, kulti i tij ishte absolut, ishte zot i vendit, e kthenin dhe qanin me ligj pastaj. Jo, i them, nuk do të bësh asnjë veprim pa më thënë. Se një herë më tha po i vë një kavo, një herë tjetër më tha se donte të bënte tjetër gjë, por asnjë veprim… Pastaj, vjen pas disa ditësh dhe më thotë “e gjeta, të bëjmë një miting te sheshi, të flasim dhe ju të tjerët ikni, unë marr njerëzit dhe për 5 minuta e rrëzoj”, përsëri nuk pranova sepse kjo krijon përleshje midis PD dhe Partisë së Punës dhe kjo çon në konflikt të gjerë civil, mund të kthehet e gjitha ndaj nesh ndaj dhe kjo nuk mund të bëhet. Në datën 16, se i ziente shpirti, nuk u përmbajt dhe shkon në Qytet Studenti dhe mban një fjalim, ku, pasi i thotë se emri do hiqet, u thotë se edhe ai bust do rrëzohet, do ta heqim. Tani, problemi i simboleve ziente kudo. P. sh.:, në Durrës, pas reprezaljeve që bënë, hapën lajme që do vijnë tre tragete për të marrë punëtorë për në Afrikë të Jugut dhe vërshoi gjithë Shqipëria aty. Ata Enverit iu kthyen pastaj. Ata bënë batërdi, ata nëpër biblioteka çfarë gjetën si p. sh.:, vepra të Hoxhës etj, i grisën dhe i dogjën dhe ku patën pllaka nëpër rrugë me emrin e Hoxhës i bënë copa njerëzit. Pra, dhe ky (Azemi) u thotë se atë shtatore do ta heqim, është e filmuar kjo, me zë e me figurë. E pyeta pse e the, dhe më shpjegoi se dikush tjetër aty mbajti fjlaim më të egër duke bërë thirrje për gjak etj, dhe ai (Azemi) u kishte thënë jo, ne s’kemi punë me gjakun por i kishte treguar objektivat tona. Finalja. Në datën 20, rreth orë 10 – 11, ishte gjithë Tirana, mitingu më i madh që mund të jetë bërë por dhe më i elektrizuar, Rajmonda Bulku thërret: “nëna dhe motra, të shkojmë të mos lëmë djemtë dhe vajzat tona të na vdesin, të shkojmë tek presidiumi i kuvendit popullor të kërkojmë heqjen e emrit dhe lirimin”, dhe janë nisur. Afër ndërtesës një person dhe pastaj të tjerët hodhën sloganin, të cilin Azem Hajdari e kishte të gatshëm, slogani ishte “te sheshi”.

A e gjetët kush ishte ky person?
Jo nuk e kam gjetur. Kam gjetur më vonë filmime kur gjithë masa thotë “statujën do ta rrëzojmë”. E kam atë filmim por se cili ishte ky person që hodhi sloganin nuk e gjeta. Mendova njëherë se ishte Agron Cika, sepse me Agronin, ai (Azemi) punonte shumë. Agroni ishte një aktivist i yni dhe veprimtar shumë aktiv në PD, dhe e pashë që nuk ishte ai sepse isha më afër murit të Kinoteatrit, dhe nuk ishte Agroni sepse Agronin e pashë diku tjetër pastaj. U nisëm, dhe jam nisur dhe unë, sapo është hapur mundësia për t’u nisur. Natyrisht disa shkuan drejt Bllokut dhe disa drejt sheshit dhe ndodhi ajo kryevepër, ai heroizëm.

A keni shquar ndonjë person në atë aksion që ju i kishte në stafin e ngushtë?
E para, në asnjë mënyrë në nuk mund dhe nuk duhet të dilnim si nismëtar. Dhe në këtë sens, e them që bustin e rrëzoi qytetaria e Tiranës dhe e Shqipërisë, por qartësisht projekti u shpall publikisht nga Azem Hajdari në Qytetin Studenti dhe u shfrytëzua momenti. Sepse nëse në datën 20, ajo masë e madhe njerëzish nuk do të ishte e pranishme, busti nuk do të ishte rrëzuar. Rajmonda bëri thirrjen e vet, e cila e orientoi gjithë turmën e madhe të njerëzve drejt qytetit. ai tjetri, i porositur, filloi të bërtasë “të sheshi”. Kjo është historia e rrëzimit. PD ka qenë në çdo moment në ndjekje të këtij procesi dhe është përballur pastaj me pasojat më të egra.

Zoti Berisha disa nga deklaratat tuaja janë historike. Unë kam zgjedhur 50 deklarata tuaja politike nga viti 1990 deri sot. Disa deklarata janë vërtet historike. Mua ajo që më ka mbetur në mëndje dhe në memorie është deklarata që keni mbajtur në legalizimin e PD ku keni përmendur frazën “së bashku me ne festojnë vëllezërit e Kosovës martire që sakrifikuan aq shumë për Nënën Shqipëri”. Si ka mundësi që me atë izolim 50 vjeçar ju përmendni Kosovën?
Në mënyrë të përsëritur kam pohuar një gjë. Më datën 11 dhjetor 1990, kur Besnik Mustafaj dhe Kujtim Çashku më thonë “tani ne e kryem detyrën s’kemi pse shkojmë më”. E ka shkruarr Besniku diku madje. Unë u them që tani fillojmë, ne nuk tërhiqemi. Unë do të qëndroj për dy arsye. Arsyeja e parë është për shkak të Kosovës, tani është koha që ne të ndihmojmë Kosovën dhe e dyta është se unë kam marrë një vendim timin me kohë, jam shumë gjakftohtë, s’më impresionon asgjë dhe unë i ndihmoj këta për të shmangur ndonjë gjakderdhje, për të shmangur gjëra, unë jam gjakftohtë nuk kam më impresione nga pala tjetër dhe do qëndroj ti ndihmoj. Këto ishin e vërteta dhe s’ka qenë kurrë asnjë arsye tjetër që unë nuk kalova në kardiologji.

Kishte ndonjë mundësi që të kalonit?
Edhe mund të kaloja. Qëllimi më maksimal i imi ishte pluralizmi, ai u arrit dhe unë mund të kaloja. Unë kisha qenë kalorës në fushën time, e kisha dashur shumë, kisha investuar shumë dhe kisha patur pasion të madh, por Kosova ishte një çështje e tradhtuar, çështja kombëtare shqiptare ishte një çështje e tradhtuar në mënyrën më të paimagjinueshme.

Nga e njihnit ju kaq mirë këtë çështje?
Tropoja deri në Fierzë është Kosovë,. Unë u rrita në një familje, e cila që nga fëmijëria më e hershme e deri sa jam larguar prej asaj vatre, që nga mëngjesi deri në darkë kishte pothuajse vetëm një temë dhe ajo ishte Kosova. Familja ime të gjitha miqësitë i kishte në Kosovë, kishte përkrahur fuqishëm Luftën duke besuar te konferenca e Bujanit dhe marrëveshja që u arrit që Kosova të bëj referendum pas mbarimit të Luftës. Një familje pa asnjë lidhje ideologjike me komunizmin, kishte përkrahur në mënyrën më të vendosur Luftën për këtë shkak dhe pas vendosjes së kufirit, burrat e shtëpisë sime ishin të brengosur në shkallën më të lartë që mund të imagjinosh. Unë ata si kisha parë kurrë të derdhnin lot as në mort, por janë përlotur për Kosovën. Ne kishim një traditë të familjes së madhe ku veçanërisht dimrit, mblidheshin, bisedonin, këndohej me lahutë, çifteli. biseda dhe kënga ishin gjithnjë Kosova. Këndonin me zë dhe nën zë duke ecur e punuar.

Po kullën e keni rikonstruktuar?
Djali po e rikonstrukton, por nuk ka mbaruar. është ngritur muri dhe është vendosur çatia. Nuk është prishur asgjë, vetëm muret sepse rezultoi që njëri mur ka pasur të mbështetur murin e shtëpisë së një kushëririt tonë. Dhe aty kishte shumë lagështirë që e kishte dëmtuar shumë murin kështu që jashtë parashikimit një pjesë e murit u prish. Them se kulla fillimisht është ndërtuar nga vitit 1860-1870. Aty ka lindur gjyshi im, por jo stërgjyshi, sepse ai ka jetuar gjatë, deri në 120 vjeç. Është pasaportë e shkëlqyer..

Pra kur thoni se do jetoj shumë e keni nga stërgjyshi?
Po, nga ata e kam. Pastaj është djegur 3 herë edhe nga serbët edhe turqit. Po të shkosh aty sheh se ajo ka një pozicion jo shumë të favorshëm, në kuptimin që është në udhëkryq, është rruga që shkon për në Gjakovë dhe rruga të cilën e përdor gjerësisht Hasi për të dalë në bjeshkët e veta. Ajo ka qënë kullë me odë..

Kur keni qenë për herë të fundit atje?
Kam shumë shumë vite. Nga 14 vjeç që jam larguar s’kam shkuar më.

Kur të mbarojë rikonstruksioni do shkoni?
Do të shkoj..

Duke studiuar për Hasan Prishtinën, më del me mbiemrin Hasan Berisha dhe nuk e di lidhjen me mbiemrin tuaj. Aty më del edhe presidentja Jahjaga dhe edhe ish presidenti, legjenda Ibrahim Rugova. Si është e vërteta?
Jo, Rugova është nga Rugova, një luginë malore në veri të Pejës, nuk ka lidhje me këtë zonë. Kurse nga ajo zonë, Dervishaga, Jahjaga ka shtëpinë 20 – 30 metër larg shtëpisë sime, por të larguar mbase 150 vjet përpara ose dhe më shumë në Kosovë. Hasan Berisha besohet se i ka trojet në Kojel, një pjesë e fshatit Tropojë, Berishë janë. Në një fshat afër shtëpisë sime, një katund që quhet Kasaj, në një lagje që quhet Aliaj, thuhet se prej andej është dhe Ramiz Alia. Ramiz Alia kur u bë president, vendosi të kërkojë rrënjët e veta. Në një mënyrë ose një tjetër, dikush i tha që i ke në Aliaj, shumë afër Vuçidolit. Ai vendosi të bëjë një vizitë, nuk e di nëse bëri kërkim më të thellë. Por pas vdekjes së Enver Hoxhës Ramizi erdhi në Tropojë, u përgatitën njerëzit ta prisnin, por nuk shkoi se i tha sigurimi të mos shkonte sepse mund ti bënin atentat dhe ai shkoi në drejtim të kundërt, shkoi në Lekbibaj që është drejtimi kundërt dhe bëri një takim atje. Për të nuk mund të them nëse është apo nuk është nga Aliaj por ai këtë pretendim e shfaqi jo zyrtarisht.

Pra 4 nga politikanët më të rëndësishëm jeni nga një zonë?
Nga një zonë, por Ramizi nuk është Berishë, është nga Fshati Kasaj …Hasani dhe Jahjaga janë Berishë.

Zoti Berisha a ju kujton gjë kjo revistë? Revista “Spektër”?
Vitet 90.

Në një nga numrat e parë, ju mund të keni dhënë intervistën e parë si president me Preç Zogaj, me 4 pyetje. Nuk e di pse Preçi është kursyer kaq shumë dhe ju ka bërë vetëm 4 pyetje. Ju nuk keni bërë asnjë deklaratë të gabuar. Si ka mundësi?
E tërë jeta ime politike ka qenë mbrojtje, qëndrim ndaj një grushti të vogël parimesh, të cilat jam përpjekur ti mbaj dhe të mos i lëshoj asnjëherë, ky është dhe shkaku i konsekuencës sime, unë kam qëndruar konsekuentë, edhe në momentet më të vështira i jam mbajtur atyre parimeve duke ruajtur gjakftohtësinë më maksimale.

Unë do doja një fjali shkurt për aksionet e opozitës në Kosovë. A është e mirë ajo që po bën opozita në Kosovë?
Absolutisht, e kam shprehur dhe e shpreh në mënyrën më të hapur se nuk pajtohem kurrsesi me veprimet e tyre ne sallën e Parlamentit. Opozita me veprimet e veta harron se i vë kazmën themeleve të shtetit. Opozita ka gjithë të drejtën të protestojë, kudo, në mënyrën më të fuqishme, por nuk ka të drejtë që me bomba gazi të bllokojë e asgjësojë parlamentin e Kosovës. Aty ka një qeveri të zgjedhur në mënyrë legjitime, marrëveshjet, nëse janë të gabuara, kanë shkuar në Gjykatë Kushtetuese të shqyrtohen por hedhja e gazit në parlament, është për mua një akt tërësisht i papranueshëm.

Në 12 janar 1991 keni thënë për Zërin e Amerikës: “unë personalisht nuk dua dhe nuk do të mohoj asgjë pozitive që ka arritur Shqipëria gjatë 40 apo 400 viteve, por unë nuk pranoj kurrë popullin tim si një popull paralitik që çdo gjë ia kanë dhuruar” dhe “Enver Hoxha udhëhoqi luftën Nacionalçlirimtare, shkëputi Shqipërinë nga Traktati i Varshavës duke korrigjuar kështu një gabim të madh historik që e kishte renditur vendin tonë në një botë nga e cila kishte parë mjaft të zeza. Nën drejtimin e tij Shqipëria shënoi arritje të pamohueshme në shumë fusha. Por ai ndërtoi një regjim diktatorial në Shqipëri dhe ishte një diktator. Drejtimi i gabuar që në fillim i çështjes kombëtare, kulti i madh që ngriti më vonë, lufta politike ndaj kundërshtarëve, lufta e klasave, politika izolacioniste që ndoqi, aleancat fatkeqe që zgjodhi janë ndër faktorët kryesorë të krizës së madhe ekonomike politike dhe sociale që përjeton sot Shqipëria”.  mbaheni sot kësaj?
I përmbahem plotësisht. Unë i përkas atyre që e konsiderojnë veprim të drejtë organizimin e rezistencës ndaj pushtuesve. Këtu unë nuk kam asnjë hezitim. Unë jam person që jam marrë shumë me histori. Natyrisht në qoftë se mbizotëroi Enver Hoxha, mbizotëroi për shkak të dobësisë së nacionalistëve shqiptarë. Ata që udhëhoqën luftën, SHBA dhe Britania e Madhe nuk kishin asnjë pasion për të ndihmuar në Shqipëri forcat komuniste. Por ata ndihmonin ata që luftonin me parimin “një armë, një pushkë, çdo burri dhe gruaje që lufton”.

Po bëni fajtor Abaz Kupin?
Jo, përkundrazi ai është nga më luftëtarët. Ai është një hero i vërtetë. Por të jemi realistë, nacionalizmi ynë është nacionalizëm që ka pasur momente të lavdishme dhe momentet e rënies të tij. Nacionalizmi shqiptar çliroi Kosovën dhe kjo është një nga faqet me te ndritura në historinë e një kombi. Nacionalizmi shqiptar nuk ishte tërësisht i kthjellët në vitet 12, nuk arriti të marrë flamurin e Luftës Çlirimtare megjithëse është i pari që nisi luftën, i pari që shkrepi pushkën por nuk arriti kurrë të kapë dhe të bëhet flamurmbajtës kryesor i rezistencës së shqiptarëve. Dhe për fajin tonë më të zi u bënë ata që do u bënin gjëmën Shqipërisë, u bënë serbët që erdhën dhe themeluan… Por po të mos ishte Lufta Çlirimtare nuk dihet se çdo ndodhte me Shqipërinë mbrapa, pasi nuk është se nuk kishte skenarë. Pra në këtë drejtim Enver Hoxha kishte të drejtë.

Edhe për largimin nga traktati i Varshavës?
Po, ne e kemi mirëpritur atë. Po të kthehemi në atë kohë, problemi më madhor ishte Rusia dhe filorusizmi, i cili ishte një armik, i shndërruar në sundimtar të vendit. Nëse Hoxha do të merrte rrugën e hapjes së vendit, absolutisht ai do kishte arritur të kishte një vend tjetër në historinë e vendit dhe do ishte meritë që ai e shkëputi vendin nga Rusia sepse ai e rreshtoi vendin me armiqtë shekullorë tradicionalë. Rusia nuk kishte ëndërr tjetër pas Dardaneleve, ëndërr më të madhe sesa Durrësi. Ata që njohin historinë e dinë mirë që ambicia më madhore në Ballkan ishte Durrësi, natyrisht nëpërmjet Serbisë. Natyrisht, barbaritë që bëri, e bënë Hoxhën Hitlerin e shqiptarëve.

Ish-kryeministri Vilson Ahmeti ka thënë se shkatërrimet e viti 91 i shkaktoi sigurimi i shtetit serb. Ndërsa ju keni thënë se dhe eksodin e gushtit të vitit 1991 dhe pakënaqësi të tjera ia atribuoni sigurimit të shtetit. A keni prova për këtë?
Absolutisht të gjitha janë të faktuara. Çfarë ndodhi në vitin 1991? Sigurimi i Shtetit vendosi urat më të fuqishme me shërbimin serb. Ramiz Alia dhe Millosheviçi bënë gjithçka që të mbeten në pushtet si Gorbaçovët e Ballkanit. Ishte një moment jashtëzakonisht i vështire kur agjentura serbe vërshonte në mbështetje të regjimit të Ramiz Alisë, dhe po këto veprime bëheshin në Kosovë.

A e konfirmoni atë që është shkruar në media që në parlamentin serb është thënë që ku shkuan 20 milionë dollarë që dhamë për destabilizimin e Shqipërisë?
Absolutisht po. Unë kisha informacion edhe për personat që i kishin sjellë.

Si ka mundësi që ju keni qenë 5 vjet president, 8 vjet kryeministër dhe në periudhën që ju keni drejtuar nuk është dënuar një shqiptar i lidhur me agjenturën serbe?
Kjo është relative. Se nuk është tamam kështu por ka dhe që janë dënuar por jo sa duhet, sepse veprimet e kryera nga agjentura serbe ’90 – ’92 i mbuloi ajo shqiptare. PD nuk kishte asnjë lloj aksesi dhe fuqie në vitet ’92. Ata që janë dënuar nuk ka interes ti bëjmë publikë.

Një nga fjalët tuaja gjatë që është mbajtur mend gjatë fjalimit kur morët detyrën e Presidentit ka qenë fjala “bashkëpërgjegjës” dhe “bashkëviktima”. Sot keni ndonjë koment më specifik?
Po, shoqëria shqiptare në ato vite 90 – 92 përbëhej nga njerëz të shtypur, torturuar, internuar, burgosur dhe nga pjesa tjetër, që kishte qytetarë të thjeshtë, fshatarë shumica, barbarë, xhelatë, njerëz që kishin vrarë pa gjyqe, njerëz që kishin spiunuar, vëllai vëllain, djali të birin, burri gruan. Nuk synoja me “bashkëvuajtës” dhe “bashkëfajtorë” as shtresën e shtypur, të burgjeve as edhe xhelatin por të gjithë të tjerët që nuk kishin rezistuar ndaj kësaj barbarie, që ishin shumica dërrmuese e shqiptarëve. Po e ilustroj me ngjarjen e ambasadave, që ishte akti më heroik në historinë e vendit dhe akti më heroik në gjithë Evropën ish komuniste sepse dihej që shtypja në Shqipëri ishte e pakrahasueshme me atë të çdo vendi tjetër në Europë. Këta djem, në tërësi punëtorë, shumë pak intelektualë, disa prej tyre të persekutuar, vunë jetën dhe gjoksin e tyre në shembjen e perdes së hekurt dhe hapën për shqiptarët dyert e lirisë. Ku ishim ne të tjerët? A u mbushën sheshet e Tiranës? Fare, vetëm përcjellje që dolën njerëzit dhe u thanë fjalë të mira dhe kaq. Po nëse sheshet e Tiranës mbusheshin, dhe ajo ngjarje nuk është se zgjati 3 orë, por gati dy javë, pra a nuk ishim ne bashkëfajtorë që shkonim dhe votonim si automatë? 99%? Pra kjo që kam thënë nuk i përket atyre të cilët patën integritetin dhe që vendosën për të dalë para skuadrave të pushkatimit, as xhelatëve e as të shtypurve, por pjesës tjetër të shqiptarëve.

Jeni shprehur se po të gërmohet në dosjet e sigurimit të shtetit do të ndodhte një tragjedi kombëtare dhe këtë e ka kundërshtuar shumë fort shkrimtari Ismail Kadare.
Unë mbaj pikëpamjen time, sepse kanë ekzistuar rreth 140 mijë dosje agjentësh sigurimi shteti. Kishte prej tyre që kishin spiunuar shkrimtarë, dhe pa diskutim që përqendrim të madh kishte te shkrimtarët sepse ishin figura publike, por ky përqendrim ishte edhe në skajet më të largëta dhe në çdo qoshe të vendit, ku rekrutonin vëllain për të denoncuar vëllain, rekrutonin djalin për të denoncuar të atin, rekrutonin nusen për të denoncuar burrin, dhe në qoftë se ky kapitull hapej në Shqipëri mund të krijohej një dezintegrim të mijëra e mijëra familjeve.

Që mund të hakmerreshin?
Dezintegrim në radhë të parë. Ata që shohin filmin e Liri Beges, që është një nga familjet më të nderuara, do të gjejnë në atë film domethënien më të madhe. Megjithatë, dy gjëra do them. Shqipëria dhe Sali Berisha është vendi i dytë në Evropën ish komuniste që bëri ligjin e hapjes së dosjeve për ata që do të garonin në politikë dhe ata që donin ti shihnin. Ne u bëmë vendi i parë në vendet ish-komuniste që miratuam dhe është në fuqi ligi për dënimin e genocidit komunist dhe vetëm 10 vjet më pas, ka bërë Polonia të njëjtin ligj. E majat e botës kundër meje, por unë kam mbajtur të drejtën e vendit tim dhe unë e kam mbrojtur atë me ndershmëri. E majat u tërbua që unë e bëra atë ligj. E bëra ligjin se kishte pasur genocid në Shqipëri dhe unë s’bëra një gjë artificiale. U dënuan 73 vetë nga ky ligj.

Pati gabime në listat e politikanëve të rinj?
Po pati. Problemi është këtu. Se ti bëje procese me atë drejtësi që kishte vepruar me atë mekanizëm “në emër të popullit” 40 vjet. Nuk kam rast konkret, nuk marr përsipër që ato ishin procese në kuptimin e plotë të drejta. Më pas kam menduar që do të ishte më e drejtë të kërkonim gjykatë ndërkombëtare. Ne dënuam 73 vetë. Ajo ishte drejtësia. Ata kishin kryer krime monstruoze, Ramiz Alia, si anëtar i byrosë politike kishte firmosur ekzekutimin e 27 intelektualëve të diplomuar në perëndim një ditë para gjyqit duke përdorur bombën e ambasadës sovjetike, që të mendosh se Ramizi dukej si më i hapur. Besoj se Shqipëria bëri veprime shumë të forta, kurse këta i anuluan të gjitha. Dëmshpërblyen ata që janë dënuar për genocidin, gjë që se bën kush kurrë në botë, Edi Rama me partinë e tij e bëri, dhe sot miratojnë një ligj krejtësisht të pavlerë sepse s’ka lustracionin brenda.

Si ka mundësi që nuk ia hoqët titujt dhe gradat që mbante diktatori? Ato janë të gjitha të hequra. Kjo është legjendë, ato janë të hequra, ka rezoluta parlamenti që në vitin 92 dhe janë të hequra që të gjitha. Në një dokument të datës 14 shtator 1998 kërkohej nga kuvendi popullor i Republikës së Shqipërisë, heqjen e imunitetit ndaj Sali Berishës, dhënien e lejes për procedim penal dhe arrestimin. Ju kujtohet?
Përpara kësaj ka një kërkesë tjetër ku burgosën të gjashtët dhe u kërkua dhe heqja e imunitetit tim, nuk më arrestuan, dhe doli Arben Rakipi, ku në tavolinë kishte vendosur një shishe Pepsi Cola dhe që tha se ishte prova, këtë ka përdorur Berisha si helm kundër njerëzve në Vlorë dhe një gazetare i tha se ajo është thjesht një Pepsi Cola.

A keni kafshuar ndonjëherë buzën për ndonjë deklaratë tuajën?
Mundet, s’ka diskutim. Nuk më kujtohet por s’ka diskutim.

Po për prokurorin e përgjithshëm?
Ai ishte puç, atë nuk e heq.

E kam fjalën për horrin e bulevardit…
Ato mund të mos i kisha thënë me atë term dhe e kam thënë edhe mbrapa këtë, por ai ishte puç i shëmtuar, ishte grusht shteti, ishte i katërti grusht shteti që bëhej në Shqipëri. Grusht shteti bëri Ramiz Alia në 20 shkurt të 91 dhe unë e denoncova në atë kohë dhe i gjithë shtypi i botës e ka që “kreu i opozitës denoncon grushtin e shtetit brenda shtetit”. Por skenari që u zhvillua në rrugët e Tiranës nga data 21 deri në datën 26 shkurt, ishte përpjekja më e shëmtuar për finalizimin total të grushtit të shtetit që synonte asgjësimin e PD. Të vrasësh tek dera e Shkollës së Bashkuar policin dhe të thuash se e vrau Azem Hajdari me Fiatin sepse dhe ne kishim një Fiat të bardhë, që të gjitha ishin përpjekje për të kompletuar një grusht shteti me forcat më konservatore. Ramizi pasi u rrëzua busti, është e paqartë nëse urdhëroi të qëllonte apo jo. Pse them që është e paqartë. Hekuran Isai ka thënë se i është dhënë urdhër. Ramzi nuk e kundërshtoi që ka dhënë urdhër. Nëse Ramizi do kishte dhënë urdhër që të qëllohet tek shtatorja, unë druaj se ai e paguante me lëkurën e tij atë. Shkuarja e 100 e ca mijë vetëve drejt shtatores, thirrja jonë ishte “te sheshi”, ama nëse kjo masë do shkonte drejt Bllokut atëherë do bëhej pluhur çdo gjë. Dhe Ramizi e dinte që po të qëllonte tek shtatorja ata i ktheheshin Bllokut dhe për gjysmë ore i nxirrnin ujin e zi.

Nexhmija kishte dhënë urdhër që të mos qëllohej në Bllok..
Jo, Nexhmije Hoxha atë ditë ishte në Dajt, nuk ishte në Bllok, ja kishin mbathur. Mund të ketë dhënë urdhër, s’them dot, por meqenëse nuk u qëllua, Ramiz Alia, mizorisht, organizoi gjithçka pas datës 21 me Shkollën e Bashkuar, ku u vranë njerëz edhe një 13 vjeçare, Olta, dhe ndaluan vetëm kur ne morëm veten pas goditjeve që pësuam. U ushtrua një terror i paparë, njerëzit tanë i lidhën pas busteve dhe i tërhoqën zvarrë, në Borsh, në Vlorë, i futën dinamit kryetarit të PD në Vlorë, i lidhën mbrapa kamionëve për t’u thënë që do ju marrim shpirtin duke ju tërhequr. Ne bëmë Kavajën postbllok, s’kalonte më makinë në Tiranë. Dibra reagoi në mënyrë të shkëlqyer.

Si e komentoni shprehjen që keni thënë “ju betohem se do tua ngrijmë buzëqeshjen në buza dhe se ata nuk do ta gëzojnë mandatin”, në fushatën elektorale në ‘97?
Ishte një rebelim komunist, ishin mandate të marra me dhunë dhe nuk duhet ta gëzonin. I qëndroj plotësisht kësaj, ishte rebelim, ishte marrje e pushtetit. Grushti i tretë i shtetit ishte tek presidenca, erdhën dhe sulmuan. Në atë kohë ne po bënim bisedime dhe po bënim përpjekje për zgjidhje politike.

Kush ishte oficeri i presidencës ato ditë?
Unë dhe i gjithë stafi, oficerët e mi edhe roje të tjerë, natyrisht presidencën se merrnin kurrë ata. Ata erdhën qëlluan, u asgjësuan dhe kaq. “Çobani i deleve të egra është më i vjetër se vetë ato. Ata që sponsorizuan terroristët janë më të zinj se ata”… Po shumë mirë, qëndron ajo plotësisht. kjo është e vërtetë.

Zoti Berisha, pas 4 muajsh mbushen 3 vjet që Partia Demokratike drejtohet nga Lulzim Basha. Si kanë qenë sipas jush këto 3 vite nën drejtimin e tij?
Kanë qenë 3 vite shumë të vështira për PD sepse PD humbi zgjedhjet. Përveç humbjes së zgjedhjeve, unë dhashë dorëheqjen dhe nuk kemi të bëjmë më me një kalim të drejtimit nga një kryetar tek një tjetër, por nga një gjeneratë në një gjeneratë tjetër. Ky është ndryshimi më i madh, më i thellë. Basha është gjeneratë tjetër. Kjo ndofta është specifika, e cila për mendimin tim është pozitive, por nga ana tjetër adaptimi ndaj një ndryshimi kaq të madh është një proces më kompleks. Kështu e gjykoj unë. Përpjekjet e PD janë të mëdha. Ka arritur në këtë periudhë, duke mos injoruar dobësitë dhe të metat, por ka arritur disa suksese spektakolare të qëndrueshme, të rëndësishme. Së pari, PD është e bashkuar pavarësisht nga diversitetet e mendimeve , por ajo doli nga ky proces si një forcë politike e bashkuar dhe unë e quaj pozitive këtë. A ka luajtur rol kryesor këtu Lulzim Basha? Unë them se ai ka luajtur rol kryesor. Së dyti, ia doli t’i bëjë vendit një shërbim unë e quaj të madh për dekriminalizimin.

A është fitore personale e zotit Basha? Sepse inicimi ishte i tij realisht?
Merita është e tij më shumë se e kujtdo tjetër. Kur një forcë politike bën kazus, dhe me bojkot, dekriminalizimin, asgjë më të vështirë nuk ka. Ku është parimi dhe ku është mbështetja. Dhe e arriti, dhe fakti që John Kerry e paraqiti këtë si gjënë më konkrete që vlerësoi në zhvillimet, është një arritje për opozitën. Paçka se Edi Rama ditën tjetër del me Roshin dhe me Poçin, këto janë…

A ju erdhi keq që sekretari Kerry nuk ju takoi? Vetëm ju dhe zotin Meta nuk ju takoi?
Absolutisht jo, pse duhet të më takojë? Nuk kishte përse të më takonte. Përse do më takojë. Unë jam një..

Zoti Kukan ju takoi..
Sekretari Kerry erdhi këtu për katër orë dhe do ishte absurde të mendoja qoftë dhe për një sekondë të mendoje se do më takonte..

Zoti Berisha, kur ju e merrni fjalën në Parlament e tronditni Parlamentin dhe opozita aty shënon pikun më të lartë të saj. Shumë në ato momente që ju flisni, akuzoni, kritikoni, dhe e bëni zjarr por jo me bomba molotov si opozita në Kosovë, mendoj se në ato momente realisht ju dukeni kryetari i Partisë Demokratike. Tani si ju mbushet mëndja këtyre njerëzve dhe si e ndjeni ju në atë momente? A ju duket që në ato momente zoti Basha sfumohet edhe për shkak të faktit që nuk është në Parlament? Por edhe për shkak se demokratët, Partia Demokratike, militantët dhe anëtarësia e saj e gjerë, do që t’ju ketë akoma kryetar të PD?
Jo, jo. Problemi është kështu. Së pari, në mënyrë absolute, në vlerësimin tim nuk ka asnjë lloj interference. Unë e kam thënë të qartë që në fillim, se unë tërhiqem nga çdo funksion në PD, përveç deputetit. Dhe nëqoftëse kam dhënë dorëheqje nga funsksionet, nuk kam dhënë dorëheqje nga Sali Berisha. Sali Berisha fjalën e tij e thotë vetëm me një qëllim. Unë nuk kam asnjë interes karriere më. Kategorike.

Një pjesë ju kërkojnë të ktheheni në krye të PD…
Jo. Nuk ndodh kjo. Nuk kam interes personal. Gjithçka bëj aty, gjithçka them, gjithçka shkruaj e bëj për një qëllim, të mbroj interesin publik siç e gjykoj unë. Pa pretenduar se unë kam monopolin e të vërtetës për interesin publik. Por siç e gjykoj. A mundem unë të rri indiferent ndaj interesit publik? Kurrë. Tjetër gjë dua të sqaroj. Unë shfrytëzoj gjysmën e kohës që më takon si deputet në një seancë. Duhet të dijë çdo njeri që për çdo ligj që diskutohet në seancë, çdo deputet kanë 10 minuta kohë. Për çdo marrëveshje që diskutohet deputeti ka të drejtë 20 minuta. Tejkalime në diskutime ka, por të parët që e thyejnë rregullin janë ministrat. E dyta, aty është vënë një rregull, që kur flet kryetari i mazhorancës duhet të flasë edhe kryetari i grupit tonë ose një i deleguar nga grupi. Ndaj dhe në kohën time, unë flas në kohën time, por ata e urrejnë Parlamentin.

Kush ata?
Edi Rama

Por kuvendin e drejton Ilir Meta
Rama e urren parlamentin.

A ia njihni si mirënjohje Ilir Metës që ju jep më shumë minuta?
Edi Rama, në qoftë se e ke vënë re, bën një fushatë të hapur publike kundër parlamentit, si p. sh.:, e enjtja e zeze. Kur thuhet nga Bibël “e premtja e zezë”, ai thotë e enjtja e zezë. Pse. Sepse ballafaqimi me të zezat që bën e tërbon në Parlament, kurse unë jam aty për ti thënë ato. Tani, a e eklipson kjo Lulzim Bashën? Kjo është absolutisht nonsens. Ata që pretendojnë që Sali Berisha të mos jetë Sali Berisha, ata gabojnë shumë rëndë dhe tregojnë një arsyetim absolutisht në kundërshtim flagrant me çdo standard të lirisë së shprehjes.

Një anëtare e Partisë Demokratike e mori vesh rastësisht që unë po vija këtu dhe më tha a ka mundësi ti bësh një pyetje zotit Berisha: A ka nevojë Partia Demokratike për një Ben Blush?
Ashtu të pyeti?

Fiks fare. Nuk dua ti nxjerr emrin por ajo e shikon.
Meqë po më pyet po i përgjigjem me shumë respekt. Larg dhe sa më larg një Ciprasi, një njeriu që imiton Ciprasin. Se ai nuk është as Ciprasi, se Ciprasi është vendimmarrës, është karizmatik kurse ky është një njeri që shpall platformë pothuaj të ekstremit të majtë dhe që.. mund të them se PD ka fat që nuk ka një si ai.

Çfarë note i vini Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike? Ju jeni mësues i tij. Duke qenë se keni qenë edhe pedagog?
Shiko cili është problemi. Raportet e mia dua ti saktësoj. Në mënyrë absolute, raporti im me të është ky: Po më pyeti i them atë që mendoj.

Ju ka pyetur?
Më ka pyetur pa diskutim. Po s’më pyeti, në mënyrë absolute nuk i them kurrë pse s’më pyete. Se, unë jam Sali Berisha. Pra, unë jam Sali Berisha. Unë, pavarësisht nga çdo gjë tjetër, dua të mbetem Sali Berisha. Partinë Demokratike e ka Lulzm Basha. Partia Demokratike udhëhiqet nga Lulzim Basha. Organizohet, motivohet, frymëzohet nga Lulzim Basha. A i përshtaten Partisë Demokratike këto? Shpresoj se po pasi i përshtaten interesit publik të gjerë. Por unë betejën kryesore e kam me Edi Ramën, e kam me Ilir Metën, e kam me qeverinë. I pari që është i pa interesuar është… A e ke vënë re ti. E tha Edi Rama, na del në gjumë tha. Nuk e thashë unë këtë. A është e vërtetë kjo? E tha në Vlorë. Më del në mesnatë në ëndërr tha. Atëherë unë atë qëllim kam, s’kam qëllim tjetër..

Zoti Berisha, Shqipëria ka pasur dhe ka 9 presidentë dhe 33 kryeministra. Kë do veçonit për mirë dhe për keq nga presidentët dhe kryeministrat?
Nga kryeministrat do të vlerësoja sigurisht të parin, Ismail Qemalin. Nga kryeministrat shumë të mirë kanë qenë Sulejman Delvina, për të cilin kam vlerësimin më të lartë.

I vetmi kryeministër që ka bërë një luftë…
Ai bëri edhe luftë por bëri më shumë diplomaci dhe në fakt ai bashkë me Ahmet Zogun janë autorët e vendosjes së Pavarësisë së vërtetë. Sepse njerëzit nuk e kanë të qartë se pavarësia nga gjysma e dytë e vitit ’13 iku. Vetë shqiptarët e shkelmuan dhe të tjerët e shfrytëzuan dhe këta dy burra e rivendosën pavarësinë. E rivendosën në ato kufij që ishin përcaktuar në ’13-ën në konferencën e Londrës. E vendosën me guxim të madh. Me diplomaci sepse kur erdhën në pushtet në të katër anët e territorit nuk kishte nuk ishte nën kontrollin e shqiptarëve. Sepse qeveria e Durrësit ishte një qeveri që donte me çdo kusht ta shndërronte në protektorat të Italisë. E të tjera me radhë. Pra nga kryeministrat unë vlerësoj Sulejman Delvinën. Ne u përpoqëm ti japim atë që i takonte atij për nderim.

Por nuk i është dhënë vlera që i takon?
Jam dakord me ty.

Varri i tij ende është në Delvinë..
Jo. Nuk kam kundërshtim për varrin. Ne u përpoqëm. Ne ridimensionuam Kongresin e Lushnjes, i cili për shkak të Ahmet Zogut si eksponent kryesor.

Pra, Sulejman Delvina. Dmth njeriu që përdori diplomacinë në interes të vendit. Dhe jashtë klaneve dhe i vetëm…
Po, jashtë klaneve. Ai arriti që nëpërmjet diplomacisë të nxjerrë grekët nga Korça dhe Gjirokastra. Arriti që nëpërmjet diplomacisë dhe luftës të përzërë.

Luftën e Vlorës ai e bëri…
Po, Luftën e Vlorës ai e bëri. Në luftën e Vlorës ai pati ministër Spiro Kolekën. Spiro Koleta ishte ministër i tij i ngarkuar për Luftën e Vlorës dhe kjo është faqe e ndritur e historisë sonë kombëtare.

Dhe komandant i Luftës së Vlorës ishte Qazim Koculi ai që qëndroi vetëm 1 ditë kryeministër. Kjo ishte e vetmja qeveri që ka bërë luftë.
Bëri luftë dhe luftë të egër. Kështu që besoj se ai ishte kryeministri më i mirë.

Po president?
Kurse shtetin e ndërtoi Ahmet Zogu. Si president vlerësoj Ahmet Zogun. Ai e ndërtoi shtetin në një shoqëri post-otomane ose pothuaj otomane. Në një shoqëri kryekëput rurale ai bëri gjithçka për të ndërtuar një shtet perëndimor. Cilido që studion historinë ajo që të mahnit më shumë te beu i Matit, se familje bejlerësh ishin ata, ishte orientimi i tij pro-perëndimor. Ai bëri gjithçka që Shqipëria, e cila kishte jetuar pesë shekuj nën Perandorinë Osmane të merrte orientimin perëndimor dhe vokacionin e saj perëndimor.

Zoti Berisha, 7 kryeministra nga 33 që ende e kanë varrin jashtë Shqipërisë, fjala vjen Fiqiri Dine akoma varrin në Bruksel, Rexhep Mitrovica në Stamboll etj. A kanë të drejtë këta të kenë 2 metër katror varr në tokën që drejtuan qeverinë?
Po e kanë këtë të drejtë. Ne filluam një proces. Ne filluam procesin të kthenim kokën e Ali Pashës, por autoritetet turke treguan një mendësi perandorake që nuk e lejuan. Ngritëm një komision për të gjetur varrin e bashkëshortes së Ismail Qemalit, Kleoniqi. U raportua se nuk u gjet, ndërkohë që ka dëshmitarë, edhe gazetarë që thonë se e kanë parë.

Po, kjo është e vërtetë. është një gazetar që ka punuar në ambasadë dhe e ka vizituar varrin.
Këto përpjekje duet të vazhdojnë dhe ne duhet ti rikthejmë ata siç kthyem mbretin, i drejtë por i vonuar. Historia në këtë mënyrë plotësohet. Unë kuptoj që ka prej tyre që kanë bërë gabime por historia duhet të studiohet gjithnjë në raport e kohën.

Më mbeti pa bërë një pyetje. Si president i republikës keni drejtuar një herë mbledhjen e qeverisë Meksi. A mund ta sillni në memorie. Kjo gjë nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Si e kujtoni këtë moment?
Unë si president isha me fuqi ekzekutive.

Po atëherë përse drejtuar vetëm një mbledhje?
Sepse unë doja të ruaja karakterin parlamentar të Republikës. Por kur unë u zgjodha unë president, absolutisht jo me nismë timen, morën dhe vunë prerogativë sipas të cilës presidenti mund të kryesorë mbledhjen e qeverisë ç’ka ishte prerogativë presidenciale. Kam kryesuar mbledhjen, nuk më kujtohet mirë, ose tek letrat me vlerë, ose privatizimi, një nga këto raste. Në përgjithësi kam ndjekur në tërësi punën e qeverisë. Për shembull bëmë liberalizimin e çmimit të bukës nga 26 në 400 lekë. Ajo ishte një rritje stratosferike. Duhej të merreshin vendimet. Por qeveria ka funksionuar dhe në vlerësimin tim, Aleksandër Meksi për kohën që ishte, ishte kryeministri më i mirë, pa diskutim nga paraardhësit, por ishte kryeministër shumë i mirë.

Dhe pyetja e fundit: Në fjalimin tuaj që mbajtën në 25 vjetorin e themelimit të PD ka bërë përshtypje dhe ka mbetur në memorien e njerëzve, unë isha edhe vetë në sallë, për një frazë tuajën: Sikur edhe 1 të mbetet unë do jem njëri prej jush.
Po. Normal. Unë isha shansin.

Përse iu rikthyer Hygoit? Përse iu referuat Hygoit?
Sepse është një varg i famshëm i tij dhe desha t’ju them që jam me ta në çdo vështirësi. Nuk mund të them se nuk jam me ta. Përpiqem nga mëngjesi në darkë të mbroj interesin publik, që besoj është edhe interesi i PD. Por i pari është për publikun.

Zoti Berisha ishe kënaqësi që përreth dy orë ndamë bashkë ishit pjesë e emisionit tim. Unë synova të ishte një intervistë ndryshe. Nuk e di për publikun nëse e kemi arritur. Ju falënderoj!
Faleminderit shumë!

Kategori
Uncategorized

Gjergji Thimio: Për arrestimin tim ndikoi Janullatos. Më kërcënuan ‘vajzës do t’ia presim kokën, gruan do ta përdhunojmë’.

 

Nga burgu, në News24 për të folur për të vërtetën e tij.

Koleksionisti Gjergji Thimio ka marrë leje nga burgu dhe ka mbërritur në studion e News24, në rubrikën Opinion për të folur për akuzat ndaj tij të bëra nga kryeministri Edi Rama. Thimio tha se operacioni i arrestimit të tij dhe sekuestrimi i veprave të artit ishte një njollë turpi në gjoksin e policisë shqiptare.

“Nuk ishte operacion për të luftuar trafikun e veprave të artit. Ishte një show. Ishte një operacion banditesk, kriminal, i ideuar në skutat më të errëta nga qarqet shoviniste. Zhduku një nga muzetë e licencuar në Ballkan, mbi 3 mijë objekte. Mbronte ekzistencën e shtetit shqiptar”, deklaroi Thimio.

Ai tha se ‘Gjergji Thimio nuk është ashtu si e etiketoi kryeministri’. “Kryeministri pas këtij operacioni është shprehur para mediave ‘Falënderoj policinë për kapjen e kësaj bande’. Koleksionin tim të ligjshëm e quajti një thesar në duart e trafikantëve. Zoti Kryeministër më dënove padrejtësisht,. Gjegji Thimio është më i ligjshëm se vetë ligjet.

Galeria ime ishte veprimtari e aprovuar nga Ministria e Kulturës. Unë nuk jam hajdut. Të gjithë aktivitetin tim e quajte të paligjshëm, aktiviteti im është i ligjshëm”, u shpreh koleksionisti.

Ai ka treguar foto, në të cilat shfaqet edhe kryeministri Edi Rama, gjatë ekspozitave të tij, ku janë shfaqur pikërisht pikturat dhe veprat e sekuestruara. “Kjo është ekspozita e parë e organizuar nga Kryeministri Edi Rama, këtu është trupi diplomatik, në të njëjtën ekspozitë. Limpreht ka urdhëruar që të bëhej dokumentari Heronjtë e Shqipërisë për ekspozitën time. Në vitin 2006 është organizuar në Shqipëri një konferencë për luftën kundër trafikut të veprave të artit. Ja ku janë ikonat që Kryeministri i quajti të vjedhura”, ka vijuar më tej Thimio.

Gjergji Thimio akuzoi ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se e ka kërcënuar me kokën e vajzës. Megjithëse u pyet nga gazetarët për më shumë detaje lidhur me këtë pretendim, Thimio nuk pranoi të fliste më gjatë. Ai këmbëngul se ka vepruar në përputhje me ligjin, dhe është dënuar padrejtësisht.
“Zoti kryeministër unë do të të akuzoj publikisht dhe do të denoncoj. Nuk e kemi sistemin e drejtësisë të kalbur pavarësisht se me keni dënuar padrejtësisht. Unë jam arrestuar për ikonën e Onufrit. Aktualisht ndodhet në muzeun historik kombëtar. Gjergji Thimio është më i ligjshëm se vetë ligji.”- shprehet ai.

Gjergji Thimio thotë se është i sigurt për ndikimin e kryepeshkopit Janullatos në arrestimin e tij.
“Këtu është ndikimi i Anasatas Janullatos. Unë jam nga Vithkuqi i Korçës, jap nipi i priftit që u helmua nga patriarkana, pasi këndohej shqip në kishë. Kam nënshtetësi e pasaportë amerikane. Dhe një nga shkaqet që unë jam arrestuar është implikim i qarqeve sllavo-ortodokse dhe Anasatas Janullatos.”- u shpreh ai.

Sipas Thimios, policia fshehu procesverbalin origjinal të sekuestrimit të ikonave.
“Unë nuk kam firmosur  procesverbalet e sekuestrimit. Nuk janë 1170 sa tha policia, në procesverbal mbetën 174. Policia fshehu procesverbalin origjinal dhe nuk ma jepte. Muzeu im ka patur mbi 3000 objekte, një pjesë e mirë e tyre ka qenë e regjistruar, një pjesë ka qenë vepra arti pa rëndësi dhe një pjesë tjetër ka qenë e një niveli të mesëm, për të cilën unë kam kërkuar të ngrihet një grup pune për inventarizimin.”- theksoi Thimio.

I pyetur se si ka arritur t’i zotërojë këto pasuri, Thimio u shpreh se një pjesë kanë qenë të babait të tij, prift dhe një pjesë i ka mbledhur në jug të vendit, duke i shpëtuar nga Greqia dhe shkatërrimi. Ai tregoi një rast, ku një ikonë e kishte marrë nga dera e haurit të një fshatari.

“Unë jam shprehur dhe i kam dërguar një relacion ambasadës së SHBA-ve. Aktualisht është një material i plotë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Koleksionin e monedhave të Alekesandrit i ka pasur babai im që në 1974, babai im ka qenë prift. E ka njohur edhe Rita Marko. Unë kam bredhur gjithë jugun dhe i kam mbledhur për t’i shpëtuar nga Greqia. Në kohën e diktuaturës i kemi ruajtur fshehtas. Babain tim kanë dashur ta dënojnë por ka shpëtuar sepse ka qenë partizan, ka pasur vëllain dëshmor dhe ka qenë mik i Rita Markos. I kam denoncuar në SHISH dhe punën time nuk ka shqiptar që ta dorëzojë. Gjergji Thimio është nga ata që këto vepra i kam dorëzuar me certifikata. Limpreht më bëri hero të Shqipërisë”, tha ai.

Thimio akuzoi drejtpërdrejt për arrestimin e tij dhe operacionin “Ikona” kryeministrin Edi Rama, deputetin Koço Kokëdhima, kreun e ALUIZNI-t Artan Lame si dhe ish-drejtorin e Muzeut “Onufri”, Sami Starovën.

“Sami Starova i vidhte ikonat e Onufrit dhe ja jepte Edi Ramës. Kokëdhima më ke kërkuar të çoj koleksionin tim në Itali e Francë kundrejt pagesës prej 1 milion e 100 mijë euro por nuk kam pranuar se ke dashur ta zëvendësosh me vepra të falsifikuara. Me ligjin e vitit 1996 njihet e drejta e koleksionimit. Koleksionet dhe muzeumet private i kam përkrahur i pari. Veprat e mia janë të regjistruara në qendrën e inventarizimit. I kam shpëtuar nga shkatërrimi. M’i vodhi Koço Kokëdhima që 4 vjet hiqej si mik shtëpie, e mbante nipin tim në krah e i thoshte do të çoj në shkollë, ja ngriu buzëqeshjen në buzë”, tha koleksionisti.

Gjergji Thimio i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga kërcënimet duke denoncuar letrat kërcënuese që i kanë shkuar në burg.

“Thirrje kryeministrit: Hiq dorë nga kërcënimet! Në burgun e Fierit në datë 25 shtator, para apelit oficeri i policisë së burgut, Fitim Mora më solli deklaratën ta firmosja në emër të Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës, që mos të flisja në apel për ta, për Toni Blerin. Më kanë çuar letra, vajzës do t’ia presim kokën si ISIS, gruan do ta përdhunojmë”, deklaroi ai. (Thimio tregon fotot e veprave të tjera që sipas tij kanë qenë të tijat)

“Kryeministër hajdut Edi Rama, nuk ta kam frikën. Prokuroria të nisë hetimet. Akuzoj për operacionin Ikona, deputetin Kokëdhima, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ikonat i ka vjedhur Koço Kokëdhima. Zoti Llalla ja ku është hajduti (tregon në ekran, deputetin Kokëdhima). Ato janë ikona të David Selenicës”, deklaroi koleksionisti Thimio.

Koleksionisti Thimio i bëri thirrje publikisht Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ambasadës Amerikane të mbrojnë familjen dhe jetën e tij.

“Zoti prokuror i përgjithshëm nis hetimet për Ramën, Kokëdhimën dhe Tahirin, dhe më mbro jetën. Unë kam dalë nga burgu për sjellje të mirë. I bëj thirrje Ambasadës së SHBA ju lutem më mbro familjen dhe veten time me këtë denoncim publik që i bëj Ramës, Kokëdhimës, Tahirit, prokurorit Karanxha. Unë nuk e di si do dal nga studio tani, kam frikë mos ha plumbin kokës.”- deklaroi koleksionisti.

Ai u shpreh i bindur se do të fitojë mbi padrejtësinë që po i bëhet.  “Në fund të fundit zoti zgjodhi Gjergji Thimion për të mbrojtur ikonat”- tha ai.

“Më ke futur me një të sëmurë psikik të më eliminonte fizikisht në burg. Më vjen mirë që televizioni juaj ka bërë një investigim, paska dhe televizion të pandikuar.”- theksoi Thimio.

Kategori
Uncategorized

Raporti global i urisë 2016, 5 % e popullsisë shqiptare, gjithnjë e uritur.

femija_i_varfer_152959383

Në publikimin e fundit të “Hunger Report 2016”, të përpiluar nga Instituti Amerikan “Bread for the world”, tregohet se ushqyerja e shëndetshme është thelbësore për një rritje dhe zhvillim të qenësishëm të një shteti. Ajo mund të parandalojë kosto të shumta shëndetësore.

Për Shqipërinë, raporti nënvizon se 14.3 % e popullsisë jeton në varfëri (marrë nga të dhëna të studiuara në vitet 2009-2014). Ndërsa tregon se 5 % e popullsisë konsiderohen gjithnjë të uritur (studim i të dhënave të vitit 2013-2015), një tregues ky Brenda mesatares së rajonit. Sa i përket vdekshmërisë foshnjorë, shifrat flasin për 14.9 % e fëmijëve nën 5 vjeç, në vitin 2013.

Rritja ekonomike në vendet në zhvillim, nënvizon raporti, që përfshin edhe vendet ballkanike, i ka dhënë njerëzve më tepër mundësi që të ushqehen siç duhet, por që i ka vënë edhe përballë komplikacioneve si diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardio-vaskulare etj. të cilat janë kosto e shëndetit të tyre.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzojnë më tepër në kujdesin shëndetësor se çdo shtet me të ardhura të larta, ndërsa në shtete më të varfra, flitet për nivele të ulëta si në mbijetesën e fëmijëve, ashtu edhe në indikatorët që varet nga jetëgjatësia, shëndeti etj.

Pabarazitë socio-ekonomike e kanë çuar popullsinë në një shpërndarje të pabarabartë të kujdesit shëndetësor. Faktorë si edukimi, mundësitë e punësimit, aksesi në ushqime të shëndetshme ka një impakt të madh në shpenzimet në shëndet.

Ndërsa, shkalla e urisë vendos në çdo rajon të vendeve në zhvillim, shkalla e lartë e kequshqyerjes, mungesa e vitaminave dhe mineraleve vijon që të vendosë një kosto në jetët e njerëzve. Rritja e nivelit të obezitetit dhe rritja e sëmundjeve kronike po vendosin një barrë për sistemet shëndetësore në këto shtete./Monitor

Kategori
Uncategorized

PO VDES NANË, SOT PO VDES.

Kushtuar vajzës mirditore, mësueses, Marie Tuçi, (1928-1950), të cilën diktatura e proletariatit, e torturoi, në mënyrën më makabre, duke e mbyllur në një thes, lakuriq, bashkë me një mace të egër. Nuk mjaftonin vetëm thonjtë e kafshës se egërsuar, por njëkohësisht ajo goditej me mjete të forta nga hetuesit e gardianët e burgut, në prani të grave të tjera të burgosura… Pse?… Sepse mendonte ndryshe. Vdiq e masakruar nga shqipfolësit, e një ideali pa ideal… Mallkuar qofshin, persekutorët e saj
Meti Fidani
PO VDES NANË, SOT PO VDES

Nan’ e dashtun, sot po vdes
më kanë futur, në një thes
lakuriq, tok me një mace
më kanë mbyll, në thes linace

N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti
po ma merr nan’, shef Seiti
jashtë thesit, shqip po flasin
më shqelmojn’, e më godasin
ligësia, nuk ka ngjyrë
shqelm në bark, shqelm në fytyrë

Po vdes nanë, sot po vdes
një lëmsh gjaku, brenda n’ thes
nuk ka vend imagjinata
kriminel, shpirtzinj si nata
më kanë ça, bark e zorrë
hajde nan, e ver’ një dorë

Mbaju nan’, mbaju burrneshë
më sill teshat, e m’vish murgeshë
mos qaj nan, jam bij Mirdite
s’na kanë mposht, tash ndër vite
as dhe shkau, as dhe turku
as Enveri, as dhe burgu
as bollshik, e as titista
as hetues, as komunista

Po vdes nanë, moj un’ e zeza
shko më sill, një palë ndresa
njëzet e dy, sapo kam mbush
nuk du’ nan’, me m’qa kurkush
as n’ Orrosh, e as Ndërfush
as në bjeshkë, atje thellë
as në Fan, e as në Kthellë
as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë
as kurkund, nëpër Mirditë

Zoti nan, ka pat’ mëshirë
më ka dërgu, të vdes e lirë
më sill ndresat, po të pres
po vdes nanë, sot po vdes

Kategori
Uncategorized

Rroftë Rrota – nga Edison Ypi.

 

Rroftë ajo rrota e mjerë vdekur mbi rërë, rrota e Divjakës, rrota që rrëzoi aeroplanin e drogës, rrota që vuri në lëvizje rrotat e tjera, rrotat e propagandës, rrotaxhilet e gazetave, rrotaxhinjtë e televizioneve.

Rroftë rrota që ndezi fantazinë e shqiptarëve që vrasin babain me kazëm në kurriz, therin fytin e gruas me thikën e bukës, shkulin gurrmazin e ortakut të biznesit me tyrjelën e heqjes së tapës. Rroftë rrota që lëvizi rrotat e Parlamentit, rrotat e pushtetit, rrotat e rendit, rrorat e mendjeve të shqiptarëve.
Rroftë rrota e Divjakës falë së cilës u bë e qartë se kaçatorrat  e drogës i kapim, Mitsubishat i ndalim, trafikantët i burgosim, dhe rrjedhimisht Statusin e meritojmë, në Europë do rrotullisemi.

Rroftë rrota që na bëri të ditur se drogën e transportokemi jo vetëm me rrota mishi, rrota të gjalla, njerëz, mushka, gomerë, por edhe rrota të pashpirta, makina, aviona, motoskafa.

Rroftë rrota e Divjakës që u dha haberin rrotave të Razalatatit, dhe jo vetëm atyre, se hashin mund të vazhdojnë ta kultivojnë, por me pak më tepër vigjilencë, rrotash natyrisht. Rrofshin rrotat që me sebepin e rrotës së Divjakës, po na thonë se hashishi nuk është vdekjeprurës dhe s’kemi pse të mos e legalizojmë.

Rroftë ai rrota që tha se tash e tutje informatorët e rrotave të rëna nga avionat e drogës duhen shpërblyer me titujt; “Hero i rrotës kapiraliste”, “Nderi i drogës së Divjakës”, “Shpëtimtari i hashit të Çermës”, “Martiri i miellit të Karavastasë”, “Lavdia e barit të Bashtovës”.

Punë të mbarë kryepleqve rrotullues të fshatrave ku kultivohet hashishi për më tepër vigjilencë rrotore dhe spiunim rrotaxhil. Edhe pse e prishur, edhepse e hedhur, edhepse mbi rërë e dergjur, rroftë rrota e drogës së Divjakës.

Rroftë e qofshin edhe rrotat e Gjadrit, Razalatit, Rinasit, dhe të gjitha rrotat e tjera ku janë e ku s’janë. Rroftë dhe rrota e Historisë. Që rrotullohet e rrotullohet e kurrë s’ndalet duke na mbajtur nën zapim e frikës së rrotave të drogës.

 

Kategori
Uncategorized

Qeveria e Maqedonisë nxitëse e korrupsionit të shitblerjes së votës në Shqipëri.

nga Urim Gjata…
Para disa ditësh Kryeprokurorja Speciale e Maqedonisë kërkoj arrestimin e disa zyrtarëve të lartë të qeverisë së Maqedonisë të akuzuar për manipulime të procesit zgjedhor, ryshfet në këmbim të votës dhe shkelje të të drejtës për të votuar. Midis të akuzuarve ishte edhe kryetari i bashkisë së Pustecit në Shqipërisë Edmond Temelko. Sipas prokurores FatimeFetai hetim është hapur për: organizim kriminal, lëndim të të drejtës zgjedhore, lëndim të lirisë së zgjedhësve, korrupsion gjatë zgjedhjeve dhe votimit shkatërrim të materialit zgjedhor dhe, keqpërdorim të mjeteve nga kampanja zgjedhore. Sipas elaborimit të detajizuar të prokurores speciale FatimeFetai, në vitin 2012 të dyshuarit në cilësinë e Ministrit për punë të Brendshme, për transport dhe lidhje, sekretar në Qeveri dhe persona tjerë deri tani të panjohur për të qëndruar në pushtet partia në nivel lokal dhe qendror kanë kryer vepra penale për të cilat parashihet dënim me burg nga tre vjet e më tepër. Prokuroria speciale ka bërë të ditur se janë ngritur aktpadi ndaj pesë gjykatësve nga Gjykata administrative si dhe ndaj katër anëtarëve të KSHZ-së nga viti 2013.
Që nga viti 2011 janë prodhuar me mijëra letërnjoftime të Maqedonisë fallco ku bie në sy edhe pajisja në mënyrë të jashtëligjshme të rreth 2.000 sllavo-maqedonas që jetojnë në bashkinë e Pustecit në Shqipërisë. I akuzuari kryesor për pajisjen me letërnjoftime të fallcifikuara të banorëve të Pustecit është kryetari i përjetshëm i bashkisë Edmond Temelko, beniamin i Ambasadorit te Maqedonisë në Tiranë Stojan Karajanov. Temelko u arrestua në aksionin e njohur ,,Titaniku,, por për çudi gjykata e Maqedonisë e liroj atë. Ky fakt vërtetoj edhe njëherë se Institucionet Shtetërore në Maqedoni udhëhiqen nga njerëz të korruptuar që janë vënë në shërbim të politikës ditore të qeverisë së VMRO-DPMNE.
Banorët e Pustecit për herë të parë u shfaqën në zgjedhjet në Maqedoni në vitin 2013. Nga atëherë numri i tyre në zgjedhje vazhdimisht njeh rritej. Kryetari komunës Temelko i mbeshtetur ne cdo hap nga Ambasadori i Maqedonisë në Tiranë Stojan Karajanov ka kthyer komunën në pashallëk të tij, kështu që fjala e tij atje është e pakthyeshme. Disa vite më parë një kanal televiziv në Tiranë kishte filmuar manipulim të votave nga Edmond Temelko gjatë procesit zgjedhor në Shqipëri dhe Maqedoni. Çështja është nëse Gjykata e Shqipërisë do ngrejë akuzë Temelkon për fallcifikim të proceseve zgjedhore? Kryetari i Pustecit Edmond Temelko njihet edhe për deklaratat e tij nacionaliste për nxitje të frymës së urrejtjes etnike dhe fetare.
Skenari i zgjedhjeve të vitit 2013 në Maqedoni do të përsëritet nën dirigjimin e Ambasadorit StojanKarajanov, i cili ka urdhëruar strukturat drejtuese të AMIE (Themelkon dhe Sterjovskin) për përgatitjen e listave me votues nga Golloborda, Korça dhe Pogradeci, pajisjen e tyre me karta ID, për të votuar në favor të VMRO-së.
Gjithashtu edhe koordinatorët e sekretariatit të VMRO-së janë hedhur në aktivitet për këtë qëllim duke aktivizuar komitetet ndërkufitare të zgjedhura prej tyre në Republikën e Shqipërisë.

Kategori
Uncategorized

Linda Rama i shkruan Blushit: Edi im ka plot kukulla dhe arusha në dhomë.

edi rama (1)

Ujngapo Blush.

Me frikë të madhe por e tunduar qamet mora guximin të përshkruaj një nga ndjeshmëritë e pa shfaqura të bashkëshortit tim Edi.

Tundimi vjen nga dëshira për të treguar se sa fëminor është natyra e brishtë e tim shoqi .

Këtë e bëj jo për t’i dhënë rëndësi vetes sepse personalisht kam gjithë rëndësinë e botës në kohën kur shikoj se si luan me arusha bashkëshorti im.

Dhe nuk është fare një shaka të marrësh, Edi im ka një dhomë plot me arusha dhe kukulla me të cilat luan çdo ditë kur vjen nga puna.

Është pastërti hyjnore gjithashtu të kalosh nga tualeti në dhomën e kukullave dhe të shikosh që kukullës barbi së cilës ja ka vënë emrin Briseida Shehaj, ja ka lyer flokët me blu, ja ka lidhur gërshet kuriz peshku dhe i ka veshur minifund dhe një bluzë verore me bark përjashta. Kreativiteti i tij nuk ka fund.

Jo më larg se pardje jam shokuar kur tre arushave u kishte qepur kapuça dhe dorashka për duart. U afrova e përkëdhela tek gusha dhe e  pyeta se si i kishin emrat.

“Ky është Erioni dhe ky tjetri Tahiri, ndërsa ky arushi i madh në mes është Beqaj”, – mu përgjigj çiltër Edi im.

Beqaj qëndronte krenar në mes të dy arushave të tjerë me sy të medhej me shtat pak më të lartë dhe 2 karfica fluturash në kokë. I kishte veshur ca këpucë me kordele dhe mbante veshur një bluzë të rilindjes.

Gjithashtu i shtrenjti im posedon dy makina të vogla të cilat i kanë rënë në vezët Kinder.

Përkatësisht me emrat Ben Blushi dhe Eduart Ndocaj. Zakonisht tek makinat hipën një kukull e cila mban veshur një bluzë ku shkruhet ‘Babastar Records’.  Kësaj kukullës nuk ja kam marrë vesh akoma emrin por që dyshoj se mund ta ketë Joleza.

Simpatinë më të madhe e ka për një bidon bosh uji të cilin e ka lyer me shumë ngjyra dhe i ka vënë emrin Fred Peza. Fredin e mban të varur në një krevat bebesh ku shtrihen kukullat Braçe, Ngjela, Kokëdhima.

Fredin e tund sa herë kukulla Kokëdhima me flokë të verdha grricet me kukullën Ngjela sepse ky i fundit i përdor batanijen me emrin Majlinda Bregu.

Për gjithë ndodhitë e kukullave të tij Edi mban një ditar ku i shkruan me imtësi tekat e kukullave të veta.

Një ditë më habiti dhe më shokoi më një histori të kukullës Cani. Kukulla Cani kishte vjedhur karficën e arushit Beqaj. Beqaj kishte akuzuar bidonin Fred Peza dhe kishte tentuar të hipte në makinën e Eduart Ndocajt pa lejen e kukullës Joleza.

Me shpresën se ja vlejti e gjithë kjo histori kukullash, arushësh, lodrash, bidonësh, jam e gëzuar që sot solli një lodër të re në dhomë, eshtë një tapë bidoni të cilin e vedosi mbi televizorin personal të kukullës Kokëdhima dhe ja vuri emrin Ben Tigri.

Tapa Ben Tigri duket si një relike e veçantë në televizor por megjithatë kukulla leshverdhë Kokëdhima po qan sepse i është prishur skenografia e televizorit me emrin Taulant.

Jam e lumtur që jam e privilegjuar të shoh çdo ditë dhomën e lodrave të tim shoqi.

Kategori
Uncategorized

Enver, ti je?

Edi RamaKryeministri Edi Rama është kritikuar shumë kohët e fundit për autoritarizmin e tij në Partinë Socialiste dhe për faktin se po përpiqet të shmangë garën për kyretar me rivalin e tij direkt Ben Blushi.

Sigurisht, Rama ka në favor të tij shumicën dërrmuese në Kongresin e PS-së si dhe në çdo forum tjetër të partisë.

Mirëpo sikur qoftë edhe një minorancë e papërfillshme të shprehej me votë kundër tij, kjo mund të nxiste edhe të tjerë që mund të jenë stepur deri tani, që ta shfaqnin publikisht pakëanqësinë e tyre.

Kështu që, sipas rregullit te real politikës, është më mirë të ekzistojë një përshtypje se nuk ka asnjë kundërshti të brendshme, duke i shamngur zgjedhjet, se sa të zhvillohen ato dhe të shprehet një kundërshti ndaj Ramës, sado e vogël.

Ndërkohë Rama shkarkoi sot ministrin e Financave Shkëlqim Cani.

Sipas disa mediave shqiptare, ky i fundit e mësoi këtë lajm nga televizori, ndërsa mediat amerikane thonë se shkarkimi u bë pa motivacion.

Sakaq, në rrjet po bën bujë një foto ku Ramën e krahasojnë me mall me Enver Hoxhën.

Kategori
Uncategorized

“Nuk mund të hedhësh gurë në një shtëpi prej qelqi”.

Goditje e fuqishmeRrjeti Al Jazeera, dega e tyre për Ballkanin, ka përgatitur një material për vendosjen e kamerave të trupit nga policët në Shqipëri. Ndërkohë e përditshmja gjermane, Stuttgarter Zeitung sjell këtë shkrim, që mund ta lexoni të plotë më poshtë

Në prezantimin e këtyre kamerave, që gjoja nuk të lejojnë të korruptohesh, nxitoi të ishte i pranishëme dhe njeriu më i fuqishëm i Shqipërisë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se vendosja e kamerave në trupin e policëve është një ‘ndryshim epokal’ në përmirësimin e marrëdhënieve mes policisë dhe qytetarëve.

“Çdo sekondë, zyrtarët do jenë të monitoruar në të ardhmen,” siguroi Rama.

Kamerat e trupit të policisë do e bëjnë punën e tyre më transparente.

Brukseli ka kërkuar në raportin e fundit të progresit një luftë më të ashpër kundër korrupsionit për të nisur negociatat.

3.7 milionë euro janë investuar për blerjen e këtyre pajisjeve anti-korrupsion nga vendi kandidat për BE-në.

Policët shqitparë, ashtu si kolegët e vendeve fqinje, gëzojnë një reputacion si njerëz të pangopur.

Ryshfeti është i zakonshëm në rrugët e Shqipërisë.

Shembulli i keq mbeten shefat

“Qeveria ime ka trashëguar policinë më të keqtrajnuar në Europë,” ankohet kryeministri në detyrë që prej vitit 2013.

Deri më tani janë ndërmarrë 2 mijë procedura disiplinore ndaj forcave të rendit, thotë ministri i Brendshëm.

Falë kamerave të reja, oficerët në të ardhmen nuk do jenë në gjendje të përfitojnë nga këto ‘favore’.

Por kush jeton në një shtëpi qelqi, nuk duhet të hedhë gurë.

Sepse nuk janë vetëm pagat e këqija të policëve problemi, por edhe shembulli i keq nga shefat e tyre, të cilët shpesh e nëpërkëmbin zbatimin e ligjit në vend.

Nuk ka rëndësi cili klan partiak qeveris: në vendin me pagat më të ulëta, ku një rrogë mesatare është më pak se 300 euro, politikanët, gjykatësit dhe prokurorët i janë gëzuar vazhdimisht jetës së mrekullueshme princërore.

Opozita flet për një ‘propagandë mashtruese’

Shefi i opozitës thotë se vendosja e kamerave të trupit është thjesht një propagandë mashtruese.

“Çdo teknologji për të luftuar krimin është e mirëpritur, por në duart e gabuara, ajo ka efektin e kundërt”.

Në momentin e duhur, kamerat e trupit mund të pësojnë një defekt, profetizon me ironi shefi i konservatorëve të PD.

Ky njeri në fakt i di truket e ryshfetit të përditshëm të policisë: si ish-ministër i Brendshëm, ka qenë përgjegjës për shërbyesit publikë me uniformë.

Por pavarësisht parashikimeve të tij të zymta, kamerat kanë procuar të paktën në testime se janë të pamëshirshme ndaj tentativave për korrupsion.

Zyrtarët e korruptuar mund të mos jenë kapur prej tyre, por kamerat e trupit kanë kapur në jo pak raste shoferë të gatshëm për të dhënë ryshfet.

Kategori
Uncategorized

Qeveria e veglave.

Mjaft me ministri me emra që populli nuk i kupton. Si për shembull “Ministria e Punës” për të cilën, punën, në Shqipërinë e sotme s’i bie kujt në men. Duhen ministri me emra veglash me të cilët shqiptarët janë të familjarizuar dhe kanë respekt të veçantë. Për shembull, ajo që deri më sot është quajtur “Ministria e Rendit”, në qeverinë e veglave ska pse të mos quhet thjesht dhe bukur “Ministria e Hurit”, ministër i së cilës, brenda kontekstit të zbutjes së lufës politike, të mos jetë më Gent Tahiri por Saimir Strazimiri.

Për merita të shquara në përdorimin me efikasitet të asaj veglës me bisht druri dhe teh llaburitës, “Ministria e Sëpatës” do t’i besohet të urtës dhe të butës Mimi Bazhdari, ndërsa simotra e kësaj ministrie “Ministria e Konopit”, do drejtohet nga e paepura Keti Kodheli. “Ministria e Zinxhirit”, në varësi të faktit se zinxhirat që do prodhojmë do jenë zinxhira rrahjeje apo zinxhira pantallonash, mund të kryesohet nga Esi Shkjau ose ajo budallaqa tjetër që jep motin te Klani që ja harrova emrin.

“Ministria e Sapunit” ose ministria e pastërtisë, pra ajo që i korrespondon asaj që deri më sot është quajtur Ministria e Shëndefësisë, tu sugjerohet ta udhëheqin dy emrave të shquar, Leonardo Petrela dhe Mentor Solis. Nëse as Leonardoja i bisturisë së rruzave të kolonës, e as Mentori, që si e thotë vetë fjala, e ka kokën plot me ment falë mushkërive të oksigjenuara qysh fëmijë me ajër Leskoviku, nuk do begenisin të bëhen ministra, postin e lartë të higjenizimit të shqiptarëve nga zhulat truporë dhe cerebralë, mund ta mbajnë fare mirë mjeket gjithaq të shquar dhe të nderuar Halim Dokle ose Anika Kosova.

Meqënse Doktori bëri rrugë dhe çpoi tunele, qeveria e re do duhet të bëjë edhe ajo ndonjë gjë të ngjajshme. Për këtë qëllim le të jetë Francesco Bejtja “Ministër i Lekut” pa të cilin nuk bëhen dot as rrugë as tunele as hidrocentrale dhe asgjë prej gjëje. Por meqënse hëpërhë kandidati në fjalë s’dihet se ku ndodhet, atë post le ta marri Andi Becchetti. Me këtë rast Sonila Doda le t’i bëjë Mesila Meços një “Kontrata” me plot të papritura.

“Ministria e Sigurimit”, ministria që do kujdeset për faqet e Internetit ku komentojnë mbeturinat e sigurimit të shtetit, të kryesohet nga Çim Bazja ose Mero Peka. Nëse këto dy emra Parlamenti nuk do t’i aprovojë, s’ka pse të mos propozohen dy të tjerë, të cilët, si dhe dy të parët, çdonjëri në mënyrën e vet, janë gjithaq skrupulozë në dhënien e informacionit, Muç Minxhozi ose Skënder Nanua.

Nëse “Ministrinë e Qelqes”, pra atë të televizionit, do ta refuzojnë si Adi Balla i respektimit të Etikës komunikative dhe Sokol Krasta i hallateve përjashta, le të vijnë nga Italia njëri nga të dy, Pippo Mentana ose Enrico Baudo. “Ministria e medikamenteve” të kryesohet nga dy emra, Tom Lubonja dhe Fatos Doshi. Cili të jetë ministër dhe cili zëvendës ta zgjidhin me njëritjetrin. Duket pa lidhje, por s’ka problem, se nuk është me lidhje, është me zgjidhje.

“Ministrinë e gjumit” që në fakt do jetë ministria e hashishit por me emër të maskuar, do ta drejtojë Koço Tahiri i cili përgjegjës për Bregun, Lazaratin, Tepelenën, Mallakastrën, dhe Luginën e Vjosës deri në Çarshovë, do ketë Saimir Kokëdhimën.
Talentet e spikatura të Robert Çilit dhe Henri Rakipllarit nuk të lenë te dyshosh për përshtatshmërinë e të parit në krye të “Ministrisë së Korentit” që do ndjeki korrentet e inovacioneve mësimdhënëse botërore, dhe të dytit në “Ministrinë e ujit” që do ngërthejë përveç ujrave, të gjitha lëngjet.

“Ministrinë e Thuprës së Thanës”, pra ministrinë e sjelljes në vete të shqiptarëve përmes dhunës së kamxhikut ngaqë ndryshe nuk zënë ment, le ta marrin nën hyqëm kampionet e seriozitetit të padyshimtë dhe vullnetit të hekurt Zonjat e nderuara Elisa Duma dhe Grida Spiropali të cilat për shkak të punës voluminoze që do kryejnë në atë ministri, do punojnë pa u ndalur 24 orë njëra 24 orë tjetra. “Ministria e Tekstit” do ketë për ministër Arjan Zhejin ose Artur Vasjarin. Cili nga të dy ta zgjidhin me njëri-tjetrin.

Ministër pa portofol, por me pare, mund të jenë si Jozefina Xhaçka apo Olta Topalli, po ashtu dhe Arta Bregu apo Majlinda Dade. Qeveria e re do ketë në gjirin e vet edhe një ministri me emrin e një vegle që shqiptarët e kanë shumë qef, “Ministrinë e Gishtit të Mesit” që do kryesohet nga dy njohës të spikatur të teorive dhe praktikave konspiracioniste komplotiste. I pari, eruditi i pakonkurrueshëm me tru më voluminoz se të Leninit dhe Marksit së bashku, Alfred Myftaraj. Tjetri, njohësi i thellë i zgafellave cirkomvolucionare, kolonjari 24 karatësh Kastriot Çako. Nëse, me shpresë të Zotit, kjo do ndodhi, pritet që korifejtë në fjalë pas pak t’i japin publikut shqiptar përgjigje shterruese për pyetjen cfilitëse; Çfarë ka atje ku s’ka asgjë ?
Andrea Fevziu dhe Blendi Stefani do kryesojnë respektivisht dy nga dikasteret më të rëndësishme, “Ministrinë e Kuponit” (tatimor) dhe “Ministrinë e Triskës” (së bukës).

“Ministrinë e Kalemit” apo të lapsit le ta udhëheqin ata që dinë ta përdorin, Andi Qafoku në bashkëpunim me Roland Bushatin. S’ka pse të mos e kryesojë “Ministrinë e Kandilit” Nikollë Ndroqi me ose pa kolaboracionin e Ylli Lesit. “Ministria e Tegut” ose e tregut, të ketë në krye Samir Frangaj dhe Aleksandër Mane veç e veç ose së bashku. Këto dy emërime do bëhen me ndërhyrjen time të drejtpërdrejtë nga inati që kur një herë vajta në Teg për të blerë një elektroshtëpiake, edhepse u thashë se për shkrimet nuk paguhem, nuk ma ulën që nuk ma ulën çmimin.

“Ministria e Fejsbukut” dhe “Ministria e Tuiterit”, do krijohen edhe ato. Por jo tani. Pak më vonë. Kur pas përdorimit të pseudonimeve dhe nick-ave më të ngatërruar se kodet e shpërthimit të bombës atomike të Koresë së Veriut, shqiptarët do kenë harruar përgjithmonë emrat dhe mbiemrat që ua ka vënë mami dhe babi. Për ta bërë të pabesueshme legjendën urbane sipas së cilës demokratët rrugët i bëjnë ndërsa socialistat rrugët i vjedhin, duhet ngritur “Ministria e Urithit”. Do ketë me këtë rast thashetheme sikur kjo ministri do krijohet enkas nga Edi Rama inspiruar nga Ahmet Zogu për t’i djegur të gjallë brenda atij tuneli ministrat turkoshakë që mendjen e kanë gjithë kohën te haremi, hallva, lëngu i shegës. S’ka vend për panik. Do jenë rrena që do t’i përhapin sehirxhinjtë e pluralizmit.

 

Kategori
Uncategorized

Farmaktore.

Nga Edison Ypi…

Po sheh në televizor një sorollop që hiqet për atdhetar, patriot, nacionalist. E ke ditur se shqiptari patriot është njeri inteligjent, thellësisht i kulturuar, i sofistikuar, i sjellshëm, modest. Mirpo ky është budalla me brirë dhe aspak modest, gdhë që ta shpif, aspak i pëmbajtur, invadent dhe burracak. Ndjen si këmbët nuk po të mbajnë, kockat nisin të zbuten, supet të dridhen, dhëmbët të këcasin. Mos u tut bre burr. Shko në farmaktore merr farmaqet e duhura për tu ruajtur nga patriotat shejtanbudallenj. Për rastin në fjalë; Treqint gram allçi për kockat. Një tas spinaq për muskujt. Dhjetë gram çimento për dhëmbët. Futi në një kovë lëveresh. Trazoi me një shkop. Ç‘do mbrëmje nga një garuzhde.
Ta kanë shpifur taborri i hajvanëve të cilët në Fejsbuk gjithë kohës s’bëjnë gjë tjetër veçse mburrin veten. Për të evituar damllanë që për shkak të mutërve autoreferencialë mund të bjeri nga çasti në çast, kura e ilaçeve që në këtë rast duhet të marrësh për të mos u çmendur ësht pak më e komplikuar se ajo e shejtanbudallait patriot.
Thuaji kamarierit të t’i mbledhi gjithë llumrat e kafeve të një dite në një legen. Merre legenin në shtëpi. Shtoi dy litra zhul lëveresh. Valoje. Hidhe mbi kokë. Damllaja do largohet prej teje si djalli nga Zoti.
Bën një biznes të mbarë. Por të ka ikur gjumi. Po të çahen tamthat. Grindesh kot me gruan dhe me cilindo që të del përpara. Në kokë të rreh një pyetje; Shqipërinë e dua shtet të fortë, por taksa nuk dua të paguaj. Si i bëhet ?
I bëhet. Mos e kërko kot ilaçin tek, siç thonë ca leshko, pagimi i taksave, respektimi i ligjit, forcimi i shtetit, ekonomia e tregut, librat e Lokut, teoritë e Smithit. Ke Farmaktoren. Farmaktorja ka zgjidhje edhe për këto raste. Stomakut tënd, përmes tij edhe trurit tënd, i mungon një ingredient esencial. Hidh në një tenxhere një sapllak me shurrë mëngjezi, shtoji pak salep, zjeje, lëre të ftohet. Pi nga një lugë gjelle sa herë të vijë në kokë pyetja mundonjëse me Shqipëri të fortë apo të dobët dhe zell apo përtacllëk për pagim taksash.
Për arësye që s’i di as dreqi, mund të kesh rënë në këtë qerthull përsiatjesh sentimentale; Femrat janë të ëmbla, të këndëshme, mirpo janë dinake, dhe del pyetja; Dinakëria femërore, është e lindur, është genetike, apo femrat janë sociopate, pra dinakëria e tyre është e imponuar nga rrethana shoqërore si reagim vetmbrojtës ndaj vrazhdësisë së burrave ?
Qartësimi i kësaj dileme kërkon një kurë të mundimshme si për tu përgatitur dhe gëlltitur që mund ta gjesh vetëm në farmaktore psikoterapie. Ulëriti gruas një mbrëmje. Si di ti i pyetjeve fondamentale. Me britma dhe kërcënime jo më pak se nja njëzet minuta rresht. Pastaj ndal dhe thuaji të shqiptojë një dinakëri femre nga ato që të lënë pa mënt, që të shushatin fare, nga ato në formë autokritike shoqëruar me lotë pasi kanë bërë një faj inekzistent. Mblidhja lotët dhe rrëketë e djersës së ftohtë përgjatë lugut të kurrizit të dridhshëm. Ktheje me eks. Sapo ta kesh rrëkëllyer eliksirin e magjishëm do të lëvizi ipçka e kokës. Në çast do zbulosh sekretet e të fshehtave frymëndalëse trumpirëse të femrave; temperaturat e ujrave që ua lagin brigjet dhe zgëqet, cunamet që ndjellin dhe ndezin dëshirat, mermerat e gjymtyrëve ku rrëshqasin shikimet, kalldrëmet ku hijshëm trokasin çapat, llagëmet ku u lëvrijnë mendimet, luginat e psherëtimave, rrugicat dhe ngushticat e kënaqësive, qafat e qefeve, brigjet e çlodhjeve, kthesat e taksirateve, semaforat e dilemave, autostradat e udhëtimeve, aeroportet e fluturimeve, dhe më së fundi pas këtyre kuptimeve e ndijimeve do ndalësh së dërdëllituri për dinakërinë e tyre, se na shurdhove bythën dhe ti me gjithato pyetje e ankesa.
Je emigrant apo emigrante. Nuk e do Shqipërinë si ai patrioti i internetit që trimërinë e ka proporcionale me distancën dhe mendjen si e si të ndreqi punët e veta, por e do vërtet, e do pa hile. Bukur. Por meqënse s’ke me kë të llafosesh, i je qepur aq keq kompjuterit, sa pas ca kohësh harron të përkëdhelësh me dorë, të puthësh me buzë, të nuhatësh me hundë.
Nëse virusi ka hyrë kaq thellë, s’të lypset as jë farmaktore. Bëj këtë autoterapi; Merr kompjuterin, modemin, printerin, USB-rat, flash-at, blue toothat, infra redat, chatat, forumat, mailat, JPG-rat, filet, harduerat, softuerat, CD-rat, hidhi nga ballkoni, dhe kërrcitja gjumit. Lindja e dëshirës për blerjen e një bilete për Shqipëri me qëllim një shëtitje në Kanionet e Osumit ose në pyjet e Fush Arrzit a rrëzave të Nëmërçkës që do jetë shenja e parë e përmirësimit që nuk do vonojë.
Jam simpatizant serioz i arsyeshëm, apo fanatik i partisë që më pëlqen ?
Këtë s’e gjen dot kurrë. Për këtë s’të ndihmon dot asnjë libër, asnjë enciklopedi, asnjë Farmaktore. Një herë të duket kështu, tjetrën herë ashtu. Tensioni 18. Pulsi 100. Gunga gjaku nëpër surrat. Dridhesh ngado që vete. Mund të ndihmonte deridiku për këtë rast çaji i një shkurreje që rritet në jug diku mes Këlcyrës dhe Pacomitit, mirpo ai vend tashmë është i mbjellë me hashash, dhe s’ke ç’bën, dilemën cfilitëse do vazhdosh ta vuash derisa të ngordhësh.
Nuk gjen dot asgjë që të bën derman në asnjërin nga kombinacionet e mësipërme me dhe pa Farmaktore ? Të qahet ? Ke lote ? S’ka problem. Është normale për të vdekëtarët e pamposhtur. Fshiji lotët me duar. Mjer’ a ti i mjeri ç‘pate dashuruar.

Kategori
Uncategorized

DHJETË PYETJE NEXHMIJE HOXHËS.

NGA URAN BUTKA

E ndoqa intervistën e gazetares R.Xhunga me Nexhmie Hoxhën mbrëmjen e shkuar. Me këtë rast dëshiroj t’i bëj disa pyetje, që nuk ia bëri gazetarja, për ta nxjerrë sa më të pëlqyeshme dhe të pacënueshme figurën e saj dhe të Enver Hoxhës. Besoj se do të më përgjigjet mua dhe shqiptarëve.

Nuk dua të hyj në polemika me të , për ato çfarë tha e nuk tha , sepse është e drejta e saj. Por nuk mund të hesht, kur cënohet e vërteta, kur provokohet një popull që ka vuajtur dhe është troumatuizuar nga ai regjim, si edhe për hipokrizinë dhe mashtrimin e madh, që ka vazhduar gjysmë shekulli e që vijon edhe sot e kësaj dite dhe që ndikon, që njerëzit e thjeshtë, por edhe të zhgënyerit, të kthejnë kokën pas me nostalgji.

Dua vetëm ta pyes lidhur për disa nga shoqet e saj, që i përmendi në intervistë.
Zonja Nexhmie, ju folët për aktivitetin tuaj revolucinar e antifashist në Institutin “Nëna Mbretneshë”, si edhe përmendët dsa prej nxënseve të asaj shkolle, shoqet e tua, që kishin qënë edhe më aktiviste se ju, si Naxhije Dume, Selfixhe Ciu, Ramize Gjebrea, Fiqrete Sanxhaktari, Drita Kosturi, Safo Marko e të tjera, por nuk rrëfyet asnjë ndjesi për fatin e tyre dhe për përgjegjësinë tuaj.

Po i bëj pyetjet me radhë për ju, por njëherësh po jap edhe ndonjë informacion për ato, në mënyrë që lexuesi, sidomos brezi i ri, të dijë se për çka po flitet.

1. Ju treguat sesi e kini njohur Enver Hoxhën në kohën e Luftës, sese jeni dashuruar dhe takuar me të nëpër bazat ilegale etj. Kjo është një gjë e bukur dhe një një shëmbull i mirë për atë kohë lufte. Ju pyes, përse Enver Hoxha u tregua tolerant, i sjellshëm, i dashur ndaj jush, ndërsa intolerant dhe armiqësor ndaj Ramize Gjebresë?!. Përse edhe ju nuk e mbrojtët dashurinë e saj, siç u kujdesët për dashurinë tuaj? Ajo ishte një vajzë e re, një nga prijëset e demonstratave antifashiste në Tiranë, drejtuese e Rinisë komuniste në Bregun e Detit, publiciste e njohur, bijë e Kosovës etj dhe vetëm se dashuroi Zaho Kokës, u dënua me pushkatim në lulen e rinisë. Edhe dashuria e saj me Zahon ishte e heshtur, e sinqertë dhe e kujdesshme, ashtu si edhe tuaja. U akuzua se Zahua i kishte hedhur kapotën ushtarake tek flinte etj, ndërkohë që ajo ia kishte hedhur pallton e saj një partizani të ri të sëmurë. Pushkatimi i saj antihuman u aprovua nga Enver Hoxha, i cili, si gjatë luftës, ashtu edhe pas luftës, si komandant i përgjithem, miratonte ekzekutimet me vdekje ( ekzistojnë qindra dokumente, ku ai ka firmosur: aprovohet dënimi me vdekje, Enver Hoxha, d.v).
Përse ju, duke e njohur Ramizenë si një vajzë e mrekullueshme, nuk ndihmuat që ajo të mos pushkatohej vetëm pse dashuronte, sikundër ju.Ajo nuk bëri asgjë tjetër, asnjë sjellje apo gjest që të dëmtonte moralin apo luftën. Dhe nëse nuk kishit një mundësi të tillë, pse nuk e kini dënuar kurrë këtë akt barbar dhe burracak!?

2. Ju përmendët Drita Kosturin, një nga aktvistet më të zjarrta, që merrte pjesë active në demontrata, madje me kordele tëkuqe në kokë, siç e thoni edhe ju. Ndryshe nga ju, që punuat në ilegalitet në Tiranë, ajo u hodh në luftën partizane dhe ndihmoi si infermiere në mjekimin dhe shpërimin e jetëve të tyre. Përse u dënua me burg ne Burrel dhe u torturua, madje u përdor edhe elektroshoku ndaj saj , që ia rrezoi flokët dhe dhëmbët. Përse nuk u kujdesët që këto makabritete të mos ndodhnin? Akeni edhe ju përgjegjëse? Ju deklaruat në intervistë që “kam qenë bashkëpunëtore me Enver Hoxhën”.Vetë Drita ka theksuar në intervistat e saj se jeni edhe ju vetë përgjegjëse per fatin e saj . Ndryshe nga ju, që nuk kini bërë asnjë reflektim, as kini kërkuar dhe as kërkoni falje, ajo e kuptoi kohën dhe gabimet e saj dhe ka thënë” Gabimi më i madh i jetës sime, që nuk ia fal, është që u bëra komuniste”.

3. Ju kujtuat Selfixhe Ciun,(Broja) nga Gjirokastra, një poete dhe tregimtare, një nga aktivistet e para të Lëvizjes komunisre, e burgosur nga fashistët, pjesëmarrëse aktive ne demonstratat dhe luftën antifashiste, bashkë më të shoqin, Xhemal Brojën, por që për motive “politike” u dënuan dhe u internuan në Kurvelesh dhe mandej në Gradishtë dhe vuajtën tmerrin e internimeve.
Nga internimi ajo ju dërgoi dorazi një letër, zonja Nexhmie, të cilën e morët, por as i kthyet përgjigje dhe as u interesuat per fatin tragjik dhe të pafajshëm të shoqes suaj dhe të familjes së saj. A thua, e meritonte atë ndëshkim??

4. Ju përmendër Naxhie Dumen, komuniste e orëve të para, aktiviste e Luftës NÇ, anëtare e KQ të PPSH, ministrja e parë e shtetit shqiptar, që u godit dhe u internua me gjithë familje, ashtu si edhe Liri Belishova, anëtare e Byrosë Politike, dhe pësuan trauma, siç ndodhi edhe fatkeqsia me vajzën e Lirisë, Dritës, poetes së njomë që vdiq në internim… Ju nuk mbani përgjegjesi për to?

5. E përmendër edhe Fiqrete Sanxhaktarin, për vepritarinë e saj antifashiste, por, për shkak të rivalitetit tuaj me të, si edhe të luftës politike për pushtet, pas vrasjes së Mehmet Shehut dhe damkosjes së tij si poliagjent, u dasmkos me tortura edhe Fiqretja, doli në gjyq dhe shqiptarët nuk e njohën, sepse ishte tjetërsuar nga torturat tuaja. U dënua me vdekje, edhe eshtrat nuk i dihem, si mijëra kundërshtarëve të tjerë. Në atë kohë, ju zonja Makbeth ishit e fuqishme, sdhe sipas të gjitha informacioneve dhe studimeve, ju kini gisht në gjithë këto dënime. Ndërsa sot, në intervistë thoni: “Shoku Enver ka marrë gjithnjë vendime të drejta. Gjithë sa thuhen janë legjenda dhe shpifje”.

6. Nuk e përmendët Liri Gegën, të plotfuqishmen e KQ gjatë luftës, që ka organizuar vrasjen e Mustafa Gjimishit me urdhër të Enver Hoxhës dhe Miladin Popoviçit, por që Enver Hoxha e pushkatoi Lirinë bashkë më të shoqin, gjeneral Dali Ndreun, për motive politike. E vrau Lirinë kur ajo ishte shtatzënë dhe ju nuk e ndalët dorën e tij vrastare, kur ai vrau një grua me një fëmijë në bark. Një krim monsrtuoz, si shumë të tjerë, që ju e quani të drejtë.

7.Kjo ndodhi me shoqet e tua, që përmendëm, por edhe me te tjera, ashtu siç ndodhi më parë edhe me nacionalistet dhe intelektualet e shquara shqiptare, Musine Kokalarin, shkrimtaren e parë shqiptare, opozitaren e pare, që e dënuat pa faj me burg dhe internim deri sa vdiq me kancer, por edhe me intelektualen tjetër të shquar, Sabiha Kasimatin, shkencëtaren e parë shqiptare, pedagogen tuaj në Instituutin femëror “Nëna Mbretneshë”, që e pushkatuat si terroriste me pretekstin e hedhjes së një dinamiti në oborrin e Ambasadës Sovjetike. Ju e dini që Sabihanë e vuri në listën e Vdekjes Enver Hoxha, për motive personale dhe intelektuale. Zonja Nexhmije, ju pyes: A ishte Sabihaja terrotiste? A e hodhi ajo bombën dhe ata 22 intelektualë të shquar që u pushkatuan pa gjyq dhe që u bënë kurbanë më themelet e miqësisë shqiptaro-sovjetike dhe të politikës staliniste të E.Hoxhës? Znj. Nexhmije, a nuk kini edhe ju përgjegjësi për këtë masakër ? Unë them se po. Në atë kohë që ndodhi ky incident ne Ambasadën Sovjetike, ishte mledhur plenumi i KQ të PPSh, për t’i rrëfyer BS dhe Stalinit besnikërinë dhe miqësinë e pathyeshme. Ishit edhe ju në atë plenum që e kam studiuar në një libër të veçantë, dhe ngritët dorën edhe ju për t’i dënuar pa gjyq e pa faj 22 qytetarët e pafajshëm, ndër ta edhe pedagogen tuaj, Sabiha Kasimatin. Nuk ju erdhi ndopak keq, nuk iu dridh dora dhe qerpiku për të dhe nuk kini kurajo të kërkoni falje, të paktën për Sabiha Kasimatin, prdagogen dhe viktimën tuaj?! Znj.Nexhmije, në intervistën tuaj ju thatë se kini qënë ilegale dhe se Enver Hoxha ju ka strehuar në baza të sigurta, sit e shtëpia e Syrja Selfos, ku banonte me të fejuarën. Atje banuat bashkë më Enver Hoxhën gjatë okupacionit Italian dhe Syrjai bashkë më të fejuarën e tij ju ruajtën dhe ju shpëtuan kokat, ju ushqyen dhe ju shërbyen. Ju pyes: Ç’u bë më Syrja Selfon dhe familjen e tij? Enver Hoxha e vrau strehuesin, besnikun, mikun, bashkëpatriotin Syrja Selfo me pabesi. E burgosi dhe e vrau ne burg, pa e nxjerrë në gjyq, që të mos i dilnin në shesh horrlliqet. Dhe ia hodhi fajin Koci Xoxes për këtë vrasje. Por Koci, teneqexhiu, siç e përmendi ju, në gjyqin kundër tij, tha se të gjitha vrasjet janë bërë me urdhër të Enver Hoxhës. Enveri yt i lau duart si Pilati, ndërsa ju, zonja Nexhmije, vazhdoni t’i lani ende.

Në intervistën tuaj ju kërkoni që të rehabilitohet Enver Hoxha dhe shpresoni për këtë gjë. Ju siguroj si historian, se ajo kohë nuk kthehet më. Regjimin e Enver Hoxhës nuk e rrëzoi një person, asnjë grup njerëzish, po një popull i tërë. E rrëzuan studentët , që i hoqëm emrin Universitetit të Tiranës, e hodhën poshtë qytetarët antikomunistë të Tiranës e të gjithë Shqipërisë statujën e diktatorit më të keq të Europës, e dënoi historia dhe asnjë forcë nuk mund ta kthejë atë kohë, as dëshira iluzive dhe nostalgjike e Nexhmije Hoxhës.

Kategori
Uncategorized

Regjistrimi i emigrantëve: Deklaro banesën që ke blerë jashtë vendit, ndryshe penalizohesh.

Në projektligjin e ri të qeverisë parashikohet “një afat prej 90 ditësh për emigrantët kudo që janë, që të deklarojnë banesat ku jetojnë jashtë vendit, në të kundërt do t’u ndërpriten shërbimet në ambasada, apo konsullatat shqiptare”. 
Nga Robert Goro

Nga mënyra se si është formuluar, është e qartë se nuk bëhet fjalë për banesat ku emigrantët rrinë me qera, po për ato që kanë në pronësinë e tyre. Sepse, banesa ku rri me qera, detyrimisht është dhe adresa jote që do të deklarosh pranë qeverisë shqiptare… atëherë, përse nevojitet që të deklarosh edhe benesën që ke në pronësi e madje të kërcënohesh me penalizim, nëse nuk e deklaron?

I reklamuar si një shenjë e prekshme e kujdesit të qeverisë ndaj emigrantëve, klauzola në fjalë, tregon se “diku fle lepuri”. Emigrantët i kanë blerë banesat e tyre me hakun e djersës së tyre të ndershme, me sakrifica e privacione të mëdha. Të paktën në rastin e Greqisë, ata paguajnë taksa ashtu si dhe gjithë qytetarët grekë që kanë banesa në pronësi të tyre. Atëherë, përse duhet të deklarojnë banesën edhe në Shqipëri?

Ky është një nga momentet më të këqija-për mendimin tim- të ligjit mbi regjistrimin e emigrantëve që po lançon me shumë bujë qeveria Rama.

Sipas mediave të Tiranës, që pasqyrojnë punimet e komisionit të ligjeve në kuvend, deputetë jo vetëm nga opozita, por edhe nga LSI, e kanë kundërshtuar me forcë këtë klauzolë në projektligjin përkatës…

Madje, deputetët që i përkasin maxhorancës qeveritare kanë qenë mjaft të ashpër në komentet e tyre ndaj kësaj klauzole të projektligjit.

Drafti i zhdukur pa lënë gjurmë…

Tribuna dëshiron të theksojë se po e kërkon prej disa ditësh një kopje të projektligjit, por deri në momentin që po shkruhen këto rreshta (paradite, 11 shkurt 2016), kjo ende nuk ka qenë e mundur.

Pavarësisht se projektligji u miratua në mnbledhjen e këshillit të ministrave më 11 janar, në portalin e Kryeministrisë nuk ka asnjë lajm për këtë, ndërsa në portalin e ministrisë së brendshme, është publikuar vetëm teksti i prezantimit nga ana e ministrit Tahiri.

Por as në portalin e Kuvendit, ku normalisht duhet të publikohen gjithë draftet e paraqitura në komisionet përkatëse, nuk gjetëm asnjë gjurmë.

Nuk duam të besojmë që kjo është bërë qëllimisht, mirëpo një projektligj që vetë qeveria e ka trumpetuar si jashtëzakonisht të rëndësishëm e novator, mendojmë se do të duhej të ishte në dispozicion të publikut.

Tribuna nuk ka për të shtuar asgjë në komentin e deputetes së LSI, Silva Caka, e cila mendon se një masë e tillë penalizuese “u nxin jetën emigrantëve”

“Sepse ata pikërisht për këtë arsye kanë ikur nga ky shtet, që t’u shmangen këtyre pezullimeve dhe refuzimeve. T’ua nximë jetën dhe tani atje ku jetojnë me pezullime dhe me refuzime është e tepërt. Pikërisht kjo është arsyeja që ata janë larguar nga ky shtet. Nuk i detyrojmë dot”

“Refuzim” apo “pezullim”, rezultati është i njëjtë

Në projektligjin e ri të qeverisë parashikohet një afat prej 90 ditësh për emigrantët kudo që janë, që të deklarojnë banesat ku jetojnë jashtë vendit, në të kundërt do t’u ndërpriten shërbimet në ambasada, apo konsullatat shqiptare.

Por deputetët e Lë[ëvizjrs Socialiste për Integrim në Komisionin e Ligjeve e kanë quajtur si ekstreme këtë pikë të ligjit. Kreu i Grupit të LSI¬s-ë, Petrit Vasili, kërkoi që të gjendet një zgjidhje për këtë çështje sepse nuk mund t’u refuzohen shërbimet qytetarëve.

“Nuk duhet të jemi kaq kategorikë, si fjala “refuzohet” një shërbim. Kjo është një fjalë e rëndë për dikë që jeton me vite jashtë Shqipërisë, mund të ketë jetuar gati 20 vjet dhe i ka sjellë Shqipërisë para për shtetasit këtu, që ne s’ia kemi mbajtur dot. Dhe ne këtu, për një vetëdeklarim që s’e ka bërë në kohë, t’i refuzojmë një shërbim?! Mund të gjenden dhe përcaktime të tjera më lejuese”, tha Petrit Vasili.

Por gjatë diskutimit, relatori i ligjit, Bashkim Fino, propozoi zbutjen e masës nga ndërprerje shërbimi, në pezullim të ofrimit të shërbimeve.

Por për deputeten e LSI-¬së, Silva Caka, shqiptarët kanë ikur në emigracion për të shpëtuar nga ky shtet dhe sipas saj, nuk mund të vazhdohet t’u nxihet jeta edhe në emigracion.

“Refuzimi dhe pezullimi bëjnë të njëjtën gjë. Ne nuk jemi askush. Sepse ata pikërisht për këtë arsye kanë ikur nga ky shtet, që t’u shmangen këtyre pezullimeve dhe refuzimeve. T’ua nximë jetën dhe tani atje ku jetojnë me pezullime dhe me refuzime është e tepërt. Pikërisht kjo është arsyeja që ata janë larguar nga ky shtet. Nuk i detyrojmë dot”, tha Caka, e cila abstenoi gjatë votimit. Por kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, u shpreh se për këtë çështje do të shprehet Komisioni i Sigurisë, i cili drejtohet nga deputeti i LSI¬së, Spartak Braho.

Debati në Komisionin parlamentar

E përditshmja “Panorama” ka publikuar pjesë nga debati i zhvilluar në komisionin parlamentar, ka shfaqen krejt qartazi qëndrimet e deputetëve pjesëmarrës, si të maxhorancës, edhe të opozitës.

Petrit Vasili: Nuk duhet të jemi kaq kategorikë, si fjala “refuzohet” një shërbim. Kjo është një fjalë e rëndë për dikë që jeton me vite jashtë Shqipërisë, mund të ketë jetuar gati 20 vjet dhe i ka sjellë Shqipërisë para për shtetasit këtu, që ne s’ia kemi mbajtur dot. Dhe ne këtu, për një vetëdeklarim që s’e ka bërë në kohë, t’i refuzojmë një shërbim?! Mund të gjenden dhe përcaktime të tjera më lejuese.

Eduard Halimi: Duhet të hiqen sanksionet në mënyrë të padiskutueshme.

Bashkim Fino: Ju jeni kundër në parim dhe bëni vërejtje nen për nen…

Oerd Bylykbashi: Po ligji është i mbushur plot me budallallëqe…

Bashkim Fino: Ju votoni kundër në parim dhe nen për nen, po për kë i bëni vërejtjet? Në nenin 11, ku thuhet “i refuzojnë atij shërbimin e kërkuar”, të zëvendësohet me “pezullohet shërbimi i kërkuar”…

Oerd Bylykbashi: Qytetari ka hall, ju ia pezulloni!

Eduard Halimi: Sot qytetarët shqiptarë që banojnë jashtë e marrin këtë shërbim dhe ju thoni që, në qoftë se ata nuk përmbushin një sërë dokumentesh, që duhen bërë… deklarimi kërkon kontratën e qirasë etj. Por po nuk i bëri këto dokumente, ju ia pezulloni! Qoftë pezullimi, qoftë refuzimi, kjo do të ishte idiotësi. Por pezullimi nuk e zgjidh problemin antikushtetues. Qytetarët, derisa procesi është me iniciativë të qytetarëve, atëherë s’mund të ketë sanksione. Mos i bëni këto ndaj qytetarëve shqiptarë… Të hiqet sanksioni! Kjo është çmenduri!

Bashkim Fino: Pikërisht për këtë, që askujt nuk mund t’i refuzohen shërbimet, ne bëjmë rregullimin që nga refuzim i shërbimeve, themi i pezullohet shërbimi. Në moment që ne bëjmë këtë ndërhyrje ne nuk ia refuzojmë shërbimet. Por i themi që të behet e ndërgjegjshme, të thotë ku banon dhe të regjistrohet.

Oerd Bylykbashi: Ju i gënjeni shqiptarët emigrantë dhe u thoni që e keni me vetëdeklarim, me vullnetin tuaj. Kurse në nenin 9 u thoni që e kanë detyrim, që brenda 90 ditësh, të regjistrohen. Pra ligji nuk është vullnetar, por i detyrueshëm. Dhe pezullimi është i barabartë me mohimin e shërbimit. Ju po i regjistruat në këtë mënyrë, ua hiqni të drejtat, ose i taksoni më pas. Ne, do thuash ti zotëri, merr pagë 2 mijë euro në muaj, 15% do të ma paguash mua.

Silva Caka: Refuzimi dhe pezullimi bëjnë të njëjtën gjë. Unë nuk kam ndonjë propozim konkret, por mendoj se duhet të rregullohet në mënyrë absolute. Ne nuk jemi askush. Sepse ata pikërisht për këtë arsye kanë ikur nga ky shtet, që t’u shmangen këtyre pezullimeve dhe refuzimeve. T’ua nximë jetën dhe tani atje ku jetojnë me pezullime dhe me refuzime është e tepërt. Pikërisht kjo është arsyeja që ata janë larguar nga ky shtet. Nuk i detyrojmë dot.

Fatmir Xhafaj: Ju keni mendimin që të rregullohet, pra abstenoni. Komisioni i Sigurisë është komision përgjegjës, do ta shqyrtojnë ata…

Kategori
Uncategorized

VENDIMI/ Gjithë populli ushtar – Rikthehet “zbori” në Shqipëri.

Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s, aleancës më të madhe ushtarake në botë, nuk do të thotë asgjë për qeverinë, e cila ka rikthyer për shqiptarët edhe një herë kohën kur

“gjithë populli ishte ushtar”.
Qeveria, më se një çerek shekulli nga rënia e komunizmit, nëpërmjet një vendimi ka miratuar “planin e mobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm të burimeve njerëzore e materiale të vendit gjatë periudhës për të cilën kërkohet vendosja e masave të jashtëzakonshme”.
Në këtë vendim parashikohet se, ”mobilizimi ushtarak është detyrim ligjor i shtetasve për të siguruar plotësimin e njësive e të reparteve të strukturave ushtarake me personel gjatë periudhave në të cilat janë vendosur masa të jashtëzakonshme”.
Mobilizimi kryhet në bazë të situatave të veçanta dhe nevojave të Forcave të Armatosura. Është ministria e Mbrojtjes ajo që nëpërmjet Qendrës së Personel-Rekrutimit harton listën e personelit rezervë.

V E N D I M

PËR
MIRATIMIN E PLANIT TË MOBILIZIMIT TË PËRGJITHSHËM OSE TË PJESSHËM TË BURIMEVE NJERËZORE E MATERIALE TË VENDIT GJATË PERIUDHËS PËR TË CILËN KËRKOHET VENDOSJA E MASAVE TË JASHTËZAKONSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 11, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e planit të mobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm të burimeve njerëzore e materiale të vendit gjatë periudhës për të cilën kërkohet vendosja e masave të jashtëzakonshme.
2. Mobilizimi ushtarak është detyrim ligjor i shtetasve për të siguruar plotësimin e njësive e të reparteve të strukturave ushtarake me personel gjatë periudhave në të cilat janë vendosur masa të jashtëzakonshme.
3. Mobilizimi kryhet në bazë të situatave të veçanta dhe nevojave të Forcave të Armatosura. Në rastet e mobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm, thirren shtetasit sipas përcaktimit të bërë në ligjin nr. 9047, datë 10.7.2003, “Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
4. Forcat rezervë, të cilat thirren gjatë mobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm, janë pjesë e Forcave të Armatosura, të cilat janë të gatshme për pjesëmarrje gjatë gjendjeve në të cilat janë vendosur masa të jashtëzakonshme, si dhe për pjesëmarrje në misione/operacione në mbështetje të paqes, jashtë vendit.
5. Ministria e Mbrojtjes, për kapacitetet e domosdoshme të cilat nuk disponohen nga strukturat e saj apo të Forcave të Armatosura, mund të kontraktojë ose të marrë me qira mjete transporti, mjete xheniere dhe pajisje të tjera sipas nevojave. Angazhimi i tyre bëhet kundrejt pagesës së tarifave. Vlera e tarifave të zbatuara është ajo e përcaktuar nga vendimi përkatës i Këshillit të Ministrave për përcaktimin e tarifave për përdorim të përkohshëm nga organet shtetërore, në situatë emergjente, të çdo mjeti privat.
6. Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet Qendrës së Personel-Rekrutimit, harton listën e personelit rezervë që do të thirret gjatë gjendjeve në të cilat janë vendosur masa të jashtëzakonshme.
7. Lista emërore e personelit rezervë bëhet në bazë të nevojave të Forcave të Armatosura, sipas specialiteteve e funksioneve si dhe në bazë të organizimit të njësive të qeverisjes vendore.
8. Lista emërore e personelit në rezervë hartohet nga Qendra e Personel-Rekrutimit, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, brenda muajit janar të çdo viti, e cila është jo më shumë se 25% e numrit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
9. Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet Qendrës së Personel-Rekrutimit, është përgjegjëse për mbajtjen dhe përditësimin e listës së personelit në rezervë që mund të aktivizohet gjatë gjendjeve në të cilat janë vendosur masa të jashtëzakonshme, në bazë të të dhënave që merr nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe njësitë e qeverisjes vendore.
10. Të gjithë ushtarakët në rezervë të Forcave të Armatosura detyrohen të raportojnë pranë Qendrës së Personel-Rekrutimit për ndryshimet e vendbanimit e të numrit të telefonit.
11. Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për transportin, është përgjegjëse për mbajtjen dhe përditësimin e listës së mjeteve e të pajisjeve që do të aktivizohen gjatë gjendjeve në të cilat janë vendosur masa të jashtëzakonshme.
12. Ministria e Mbrojtjes identifikon dhe liston nevojat për mjete e pajisje si dhe nënshkruan marrëveshje ose kontrata huaje me subjektet private dhe kontrata huapërdorjeje me subjektet publike pronare të tyre, ku përcaktohen detyrimet e palëve. Pronarët e mjeteve e të pajisjeve janë të detyruar të njoftojnë strukturat përkatëse në Ministrinë e Mbrojtjes për rastet e ndryshimit të pronësisë ose gatishmërisë së mjeteve e të pajisjeve të tyre.
13. Autoritetet e porteve e të aeroporteve kombëtare civile, nëpërmjet ministrisë përgjegjëse për transportin, deklarojnë në janar dhe në korrik të çdo viti kapacitetet e infrastrukturës së tyre në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe krijojnë të gjitha hapësirat e lehtësirat e nevojshme për trupat e huaja (personelin e pajisjet e tyre) të cilat vijnë në kuadrin e ndihmave për përballimin e gjendjeve në të cilat janë vendosur masa të jashtëzakonshme.
14. Autoritetet e porteve e të aeroporteve kombëtare, si dhe institucionet e tjera që shërbejnë si kapacitete kombëtare caktojnë pikat e kontaktit (personelin koordinator), të cilat ia raportojnë Ministrisë së Mbrojtjes për përballimin e gjendjeve në të cilat janë vendosur masa të jashtëzakonshme.
15. Qendra e Personel-Rekrutimit, prefektët dhe njësitë e qeverisjes vendore marrin masa për njoftimin e shtetasve dhe zbatimin e shpejtë të planit të mobilizimit.
16. Organet e njësive të qeverisjes vendore dhe Policia e Shtetit, për rastet e mobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm, sigurojnë paraqitjen e shtetasve që thirren në bazë të listës emërore të personelit, të dërguar nga Qendra e Personel – Rekrutimit.
17. Trajtimi financiar, material apo me kompensime të tjera të shtetasve që thirren për rastet e mobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm do të jetë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore të trajtimit të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura. 18. Trajnimi i personelit rezervist për kryerjen e misioneve e të detyrave bëhet në bazë të strukturave në të cilat do të angazhohen, mbi bazë vjetore dhe sipas fondeve të caktuara për Ministrinë e Mbrojtjes, në përputhje me kërkesat e  ligjit nr. 9047, datë 10. 07. 2003, “Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
19. Institucionet shëndetësore, private dhe publike, me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes, mbajnë shtretër të lirë për trajtim mjekësor të personelit ushtarak pjesëmarrës në përballimin e gjendjeve në të cilat janë vendosur masa të jashtëzakonshme. Numri i shtretërve përcaktohet me marrëveshje mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Tarifat e rimbursimit për institucionet private caktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Mbrojtjes.
Rimbursimi i trajtimit mjekësor pranë institucioneve shëndetësore private të personelit ushtarak, pjesëmarrës në përballimin e gjendjeve në të cilat janë vendosur masa të jashtëzakonshme, përballohet rast pas rasti nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. 20. Forcat e Armatosura krijojnë rezerva materiale për nevojat e veta dhe për mbështetjen e forcave rezerviste të cilat thirren gjatë mobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm.
21. Në rastet e mobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm Ministria e Mbrojtjes i kërkon ministrit përgjegjës për rezervat materiale të shtetit informacion për gjendjen e rezervave materiale të shtetit dhe lëvrimin e tyre, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9900, datë 10. 04. 2008, “Për rezervat material të shtetit”.
22. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë  dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Kategori
Uncategorized

Akoma gjallë është rrospia?

babo-ok

Nga Ilir Babaramo*

Në mëngjesin e një dimri, dikur në mesin e viteve ’70, mes morisë së shkresave që ju vendosën para Enver Hoxhës, në dosje ishte dhe një letër e ardhur nga Rrësheni.

Autoritetet lokale te regjimit raportonin për fshesaren e rrugëve të qytetit të humbur të quajtur… Musine Kokalari. Me një shkrim nervoz diktatori bëri shënimin: Akoma gjallë është rrospia?

Kishin kaluar mbi 30 vjet që nga koha kur një nga gratë më të ditura dhe të bukura të pushkatuar që në ditët e para kur krerët komunistë zaptuan hotel “Dajtin”. Më pas do vazhdonte burgu, librat e saj do të ndaloheshin.

Dekadat e jetës që kaloi deri sa e çuan për në banesën e fundit, hipur në karrocën e plehrave, ishin vetëm tortura fizike, përbuzje, vuajtje nga të cilat dhe vdekja ishte e pafuqishme ta shpëtonte. Dhe më naivët nuk prisnin që në intervistën e fundit e veja e diktatorit të fliste për Musine Kokalarin, për krimet e të shoqit, për urinë në kuptimin e mirëfilltë biologjik në të cilën e la vendin kur iku nga kjo botë, për shumë e shumë gjëra serioze për të cilët njeriu në atë moshë mund të ketë një breje ndërgjegje, sigurisht nëse ka një të tillë.

Kaq shumë ka shkruar këto 30 vitet e fundit për të mbrojtur çmendurisht, pacipësisht krimet e burrit të saj sa nuk besohej se do ndryshonte kurs. Në atë rrëfim totalisht mediokër, ku i vetmi kuriozitet ishte si ia lypi Enveri tek shtëpia e Bije Vokshit, nuk kishte asnjë surprizë nga Nexhmija që njohim.

E vetmja ndjesi që pata duke lexuar intervistën, ndonëse u përpoqa të fshihja thellë në subkosheincë, ishte ai shënim që burri i saj kishte bërë për një grua tjetër: Akoma gjallë është rospia?

Logoreja e Nexhmijes është një grimcë në malin e fatalitetit tonë. Jemi të fundit që u bëmë shtet i pavarur, kishim regjimin më kriminal nga gjithë vendet komuniste, të fundit që po integrohemi në Evropë, të fundit që rrëzuam komunizmin. Në fakt e kemi merituar Nexhmijen. E kemi merituar ose më saktë burri i saj la pas një shkretëtirë ku nuk mbin gjë tjetër veçse gjëmbaçe urrejtjeje dhe mjerimi. Zhduku gjithë elitat .

Disidenca e Klubit “Petëf” në Budapest, apo Grupi 77 në Pragë as mund të imagjinoheshin në Shqipërinë që la pas Enverr Hoxha. Kjo është dhe arsyeja e antikomunizmit surrogato që emëroi pasuesi i Enverit.

Kjo është arsyeja përse u bë gjyqi i kafeve dhe jo i regjimit. Kjo është arsyeja përse Nexhmija Hoxha nuk pati fatin e Elena Causheskut. Kjo është arsyeja përse ajo guxon të kërkojë rehabilitimin e burrit të saj kur askush nga ata që ajo pranon ta pyesë qoftë dhe në mënyrë evazive: Ç’ishte kjo që na ndodhi 50 vjet ?

Enver Hoxha la pas një shkretëtirë të tillë që dhe gjashtë vjet pas vdekjes alternativë e vetme politike të ishte një mjek ambicioz që për të çarë në jetë i duhej ti servilosej djalit të diktatorit. Imagjinoni pak Valesën të bënte gjithçka të tillë. Por dhe në të majtë situata nuk është më e mirë. Ngrefosjet dhe intonacionet e zërit të Koços janë gjithashtu një surogato e “komandantit”. Dhe për këtë arsye nuk duhet të çuditemi aq shumë nga ato që molloisi Nexhmija.

Ende nuk e kam kuptuar plotësisht si drejtuesit e regjimit komunist mund të ndahen dy grupe. Ata si Nexhmija apo si udhëheqësi tjetër i lavdishëm Muho Asllani në rrëfimet e tyre thonë vetëm se vuanin kaq shumë sa nuk e mbyllnin dot 15­ ditëshin dhe pjesa tjetër, ata që u bënë viktima të paranojës së diktatorit përfunduan në burgun e Spaçit apo Burrelit.

Njëri prej tyre, Bedri Spahiu nxitoi të rrëfejë kujtimet e tij që në çastin e parë kur ju krijua mundësia. Bedri Spahiu dëshmoi krimet e tij dhe të Enverit, kërkoi ndjesë publike duke ikur nga kjo botë me shpirtin e lehtësuar. Në burgun e Burrelit kishte qenë në një qeli me Pjetër Arbnorin. Shumë vite më parë, Mandela shqiptar do më fliste me respekt për karakterin e fortë të ish­ anëtarit të byrosë politike.

Një tjetër karakter njerëzor është padyshim Liri Belishova. Nuk kam njohur grua më të fortë dhe të mëncur . Në vitin 1961 ishte anëtare e byrosë politike kur kundërshtoi diktatorin në vendimin e tij për ta bërë Shqipërinë vendin më të izoluar të botës. 30 vjet i kaloi në burgje e internim, ku i vdiq dhe e bija, e bukur si Drita. I shkruajti Nexhmijes si shoqe e dikurshme e Institutit “Nëna Mbretësha”, i lutej që ta lejonte të sillte nga internimi për tu kuruar në Tiranë të bijën që vuante nga kanceri.Liri Belishova ende nuk ka marrë përgjigje. Pavarësisht se është nga gratë më të vuajtura të diktaturës, Belishova sa herë shfaqet në publik kërkon ndjesë për krimet e diktaturës.

Kurrë nuk do ta harroj intervistën që pata dhjetë vjet më parë. Tërësisht falë meritës së saj intervista ishte një autopsi e diktaturës. Pasi dolëm nga studio e ftova në kafe. Nuk mundem, më duhet të shkoj te vëllai që është në prag të vdekjes, tha me syrin e vetëm që ju mbush me lot. Shtanga. Përse nuk më thatë, intervistën mund ta bënim një kohë tjetër, i thashë i zënë në faj. Absolutisht jo, duhet të vija patjetër sepse sa të kem frymë do flas për çfarë kemi kaluar, mu përgjigj. Tre ditë më pas, në Sanatoriumin e Tiranës, Bardhyli dha shpirt.

Kategori
Uncategorized

Poetët dhe vrastarët.

Dy foto qe te ngjallin dhimbje, mirnjohje dhe urrejtje.

Dhimbje dhe mirnjohje per dy poetet.

Urrejtje jo vetem per vrastaret e diktatures, por edhe per kelyshet e “demokracise” qe mundohen ti mbajne gjalle per te mos u harruar, pse jo per te dhene dhe mesazhin:

Ne jemi akoma gjalle, jemi ketu, pak nga pak po reabilitohemi dhe do rikethehemi perseri, ashtu siç kethehen kriminelet ne vendin e krimit.

Shoh ne nje foto Petrika Leken, djalin e poetit, ish punonjesin e policise, ish kolegun, njeriun e vojtur por qe kurre nuk u ankua, me te cilin punova per pak kohe ne Kapshtice.
Fatkeqesisht sapo ngjyra mavi erdhi ne pushtet e larguan nga puna, si duket nuk ishin ngopur me ate cka i bene familjes se Petrikes per me shume e se gjysem shekulli.
Djali i poetit Genci Lekes te pushkatuar, duke bere nje fotografi me familen e tij bashke me babane e murosur, sepse koha dhe Kuçedra nuk e la ta njihte apo ta shikonte te gjalle.

Kucedra nuk ngopej me gjakun me te mire te pinjolleve nga familjet fisnike shqiptare.

Pantera e zeze kerkon reabilitim.

Po Petrika Lekes kush do ia riketheje vitet sterre te familjes dhe fisit te tij te nderuar, nenes se tij te dashur, si vajze e ish prefektit te Korces .
Kush do ja ketheje dashurine vajzes se tij te vogel te Petrikes, mbeses se poetit, qe pozon prane gjyshit te saj te murosur, vetem si nje koke e prere nga diktatura.

Po familjes se madhe Bllshmi, a do mundet kush ti riketheje gezimin e vjedhur, burgjet, interrnimet, dhe femijet e pushkatuar?

Havzi Neles kush do ja heqi litarin nga fyti?

Po qindra e mijera te tjereve ish te denuar, interrnuar, persekutuar, kur do ju kethehet dinjteti, qe akoma enden rrugeve dhe gjykatave te shtetit?

—–Dhe pantra e zeze pret.

Pres te shkoj prané Enverit.

Ankohet.
E kam lene per shumee kohe vetem.

Por ne qofte se kam jetuar deri tani, nuk kam jetuar per veten time, por kam jetuar vecanerisht per te, per te lare balten qe eshte hedhur mbi te gjate gjithe ketyre viteve.

—–Po kockat e te pushkatuarve pa gjyq, a do te gjenden ndonjehere valle apo do mbeten ashtu te lidhura me telle me gjemba para pushkatimit?

Dhe pantera e zeze vazhdon.

Kurse per Enverin thote, pres.
Pres qe te rehabilitohet Enver Hoxha si udheheqes i ketij vendi, si burre shteti, si udheheqes popullor, i cili beri qe shoqeria shqiptare te ngrihet larte dhe kam besim se do vije nje dite qe kjo do te behet, por une nuk do te jem atehere.
Sidogofte, kam besim tek brezat e rinj te historianeve qofte edhe te politikaneve, qe do té arrijne te nxjerrin te verteten ashtu sic ka qene.

Shkurt 2016.
Ne akoma enderrojme në, dhe për demokraci, pantera në reabilitimin e diktaturës dhe te krimeve të komunizmit.

Mallkuar qofshi.

Kategori
Uncategorized

ARMIKU.

edison ypi

nga Edison Ypi

Cilësimin llahtarisës të pakonkurrueshëm me asnjë makabritet verbal, ekuivalent me vuajtjen e pafundme nëpër internime, burgosjen ose vdekjen, dukej sikur e kishin shpikur pesqintë djaj mbledhur kokmëkokë në një shpellë për pesqint vjet rrjesht.
Nëse do cilësoheshe “armik”, thuhej dhe uluritej se, që prej pellazgëve, ilirëve, Skënderbeut, avni rustemit, e deri tek proletari më i humbur zhulanjos e barkthatë, duke përfshirë diktatorin, por kjo duke u konsideruar paradoks i paradokseve pra diçka absolutisht e pamundur, s’thuhej, të gjithë këta i urreje, dhe duheshe riedukuar, pra rrasur në burg. Nëse konsiderohej se të sipërcituarit nuk i urreje por i doje, nuk thuaj as nuk bërtitej, ishe vetvetiu “shok”. Pra mundësitë ishin dy, “armik” ose “shok”, asgjë e ndërmjetme. Mirpo halli ishte se nuk mund ta dije pse, për cilin shkak, për cilën arësye, meritë ose të metë, armik ishe apo armik s’ishe.

Edepsizët dinin ku të shkonin për të thënë se filani apo fisteku është armik, duhet futur në burg, dhe dëshira u plotësohej menjëherë pa asnjë verifikim. Por s’kishte asnjë zyrë a komitet, ku njerëzit normalë të mund të pyesnin; Shoku Janaq, të lutem më thuaj jam a s’jam armik? Nëse do bëje gabimin të pyesje jo shokun e partisë por ndonjë shok tëndin, të gjente belaja. Shoku që deri në atë moment të ishte dukur çun i mirë, papritmas shndrohej në një djall më i zi se shoku Janaq. Në vendin ku falë vigjilencës popullore armiqtë ishin të gjithë në burg, si mund të dyshoje tek vetja në ishe a s’ishe armik ? Këtu ka një problem. Këtu duhet ndalur. Kjo ha diskutim. Nga frika se po e provokoje, shoku yt ngrinte jakën e palltos, merrte frymë thellë, ikte vrap të spiunonte si armik me lakra në kokë.

Gjatë shqyrtimit brenda vetes të dilemës rrënqethëse nëse ishe a s’ishearmik, një herë të dukej se nuk kishe asnjë arësye të ishe, dhe qetsoheshe njëfarsoj. Por pas një çasti të dukej se nuk kishe asnjë arsye të mos ishe, dhe të kapnin përsëri të dridhurat. Ishe pra i dënuar të mos e dije nëse ishe apo nuk ishe armik. Por që të vazhdoje të gjalloje deridiku i orientuar duhej gjithsesi ta dije njëfarsoj nëse armik ishe apo armik s’ishe. Dukej sikur në këto rrethana e vetmja gjë që mund të bëje për ta shmangur dilemën cfilitëse të të qënit apo mosqënit armik, ishte të tkurreshe e tkurreshe pafund derisa, jo të zhdukeshe apo mos ekzistoje, ç‘ësht’ ajo fjalë, sa kohë armik nuk je për të mirën e popullit dhe të partisë duhej patjetër të vazhdosh të ekzistosh, por jo më i madh se një pikë. Por edhe pika s’ishte zgjidhje. Sa më i mbyllur e i heshtur të ishe aq më tepër dyshime ngjallje. Të damkosnin dhe të burgosnin edhe po të mos thoje asnjë fjalë, mos ta hapje gojën kurrë, madje si misterioz apo i pazbërthyeshëm, më tepër në këto raste.
Armik mund të ishe, por nuk e dije, po ashtu, si armik mund të mos ishe por kujtoje se ishe.

Mund t’i shtrëngoje dhëmbët dhe nofullat sa t’i thyeje, nuk i shpëtoje dot dyshimit që të rrinte mbi krye.
Askush nuk e dinte se çfarë duhej të bënte ose të mos bënte që armik të mos ishe dhe të mos dyshonin se ishe.
Askush nuk e dinte gjithashtu se çfarë kishe bërë a çfarë s’kishe bërë, që armik ishe.
Të ishe por të fshiheshe, ishte e pamundur, të gjenin në brimë të miut.
Të mos ishe dhe të thoshe s’jam, atë s’e hanin.
Të gjithë ishin, dhe askush nuk ishte.
Askush nuk ishte, e megjithatë të gjithë ishin.

Lodhjet për ta gjetur me mendje pse vallë e kërkonin me kaq ngulm armikun, të nxirrnin në përfundimin paradoksal; Duan të kenë sa më tepër armiq, çka s’mund të ishte e vërtetë, dhe lëmshi ngatërrohej. Këshilla e ndonjërit; Hë mo dhe ti ç‘e vret mendjen kot, qepe gojën, ule kokën, puno, dhe je në rregull, as kjo s’ishte zgjidhje. Të shumtit që përfundonin prapa hekurave ishin pikërisht ata që punonin dhe gojën e qepnin. Kur armikun s’e gjenin dot as atje ku ishte as atje ku s’ishte, jo rrallë i vërsuleshin njëritjetrit. Armiku ishte një oqean i pafund dallgët e të cilit përplaseshin të gjitha në një vend, në burg. Jeta rrezëllinte, plani tejkalohej, sukseset s’numuroheshin, ushtria stërvitej, kufitarët vigjëlonin, spiunat spiunonin, fshatarët korrnin drithë pa hesap, proletarët ndërtonin vepra madhështore, ata që ishin në burg edukoheshin, por për çudi, armiqtë shtoheshin.

 

Kategori
Uncategorized

Kërcënimi kryesor i Pentagonit? Rusia

The New York Times

Pentagoni e ka vënë Rusinë në krye të listës së kërcënimeve të sigurisë kombëtare në kuadër të planit të tij për të rritur vendosjen e armëve të rënda, automjeteve të blinduara dhe trupave të NATO-s të angazhuara në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Në një fjalim e të martës, Sekretari i Mbrojtjes Ashton Carter shënjoi një hierarki të kërcënimeve për Shtetet e Bashkuara, e cila përfshinte Kinën, Korenë e Veriut, Iranin dhe në fund, luftën kundër terrorizmit. Por fokusi i saj kryesor ishte Rusia.

Ndërkohë që angazhimi duket me vend për të frenuar agresionin rus, propozimi i tij për të katërfishuar shpenzimet ushtarake në Evropë në vitin 2017 në 3,4 miliardë $ nga 789.000.000 $ që ishin, duket i tepruar dhe ngre pyetje nëse kërcënimet e tjera të menjëhershme, si Shteti Islamik, janë duke u nënvlerësuar.

Është e pamohueshme se Rusia është bërë në mënyrë të hapur agresive me presidentin Vladimir Putin, i cili ka shkelur kufijtë sovranë me aneksimin e Krimesë dhe është duke ushqyer luftën civile në Ukrainë. Një armëpushim u shpall në Ukrainë vitin e kaluar, por forcat ruse vazhdojnë të mbajë një prani ushtarake në lindje të Ukrainës, duke ngritur pikëpyetje nëse Rusia mund të përpiqet që ta zgjeruar ndikimin e saj në shtetet baltike.

Ka gjithashtu disa shqetësime të tjera. Rusia ka ndërtuar një rrjet të mbrojtjes komplekse raketore që është një kërcënim për aksesin ushtarak të NATO-s në hapësirën ajrore në një pjesë të Evropës, që përfshin një të tretën e qiellit të Polonisë. Sisteme të ngjashme raketore ruse janë duke u zhvilluar në Krime dhe në Siri, ku rusët kanë përforcuar fushatën e tyre ajrore për llogari të qeverisë së Assadit.

Duke pasur parasysh lëvizjet ruse, është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s të përforcojnë angazhimin e tyre për mbrojtjen e përbashkët, veçanërisht në një kohë kur Evropa është nën stres të madh nga fluksi i sirianëve dhe refugjatëve të tjerë dhe nga rritja e forcave politike të djathta anti-emigrantë.

Gjatë dy viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara i kanë rritur tashmë stërvitjet e veta ushtarake dhe vendosjen e forcave në Evropë. Plani i ri i zotit Carter do të sigurojë se aleanca mund të mbajë një brigadë të plotë të blinduar luftarake, afërsisht 5,000 trupa, në rajon gjatë gjithë kohës, duke përfshirë edhe Hungarinë, Rumaninë dhe vendet baltike. Sipas një marrëveshjeje të vitit 1997, NATO dhe Rusia ranë dakord të mos stacionojnë në mënyrë të përhershme trupa apo armë bërthamore në kufijtë e njëri-tjetrit. Amerikanët thonë se plani i tyre nuk do ta shkelte këtë zotim për shkak se trupat do të jenë me rrotacion, edhe pse efekti i tyre do të jetë një prani konstante.

Investimet e shtuara amerikane i dërgojnë një mesazh zotit Putin dhe hapin rrugën që të kërkohet edhe nga vendet e tjera të NATO-s qët të bëjnë më shumë për të rritur buxhetet e tyre të mbrojtjes. Por madhësia e dukshme të rritjes së shpenzimeve duket si një kthim në rrugën e çekut të bardhë të Pentagonit gjatë kulmit të luftërave në Irak dhe Afganistan.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara shpenzojnë për mbrojtjen më shumë shumë se sa shtatë shtete të marra së bashku, Pentagoni do të tkurrë gjithsesi disa shpenzime në buxhet. Në fakt, rritja e investimeve për mbrojtjen në Evropë pritet të vijë nga një llogari që përdorer për të paguar operacionet e luftës në Irak dhe Afganistan, që i mundëson administratës të manovrojë me limitet buxhetore.

Frenimi i Rusisë është i domosdoshëm. Por kjo nismë duket si një rikthim prapa në atë që Pentagoni ka bërë tradicionalisht – përgatitjen për të luftuar luftërattëe mëdha me armë gjithnjë e më të kushtueshme ndaj kundërshtarëve si Rusia. Kërcënimet nga Shteti Islamik dhe grupet e tjera terroriste janë më të ngatërruara dhe të vështira për t’u parashikuar. Amerika duhet të jetë në gjendje të përballet me të dyja, por është e paqartë nëse plani i zotit Carter vendosë një balancë të drejtë.

Kategori
Uncategorized

Çështja Soros: PSE QENI NUK LEH?

Nga Aurel Plasari

Do të vijë një ditë kur 28 janari 2016 do të përfshihet në historinë politike të shtetit shqiptar si datë historike: ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi në Kuvendin e Shqipërisë “Rrjetin Soros”, organizatën e fshehtë të modeluar simbas praktikave të vjetra të Internacionales Komuniste si shkollë formimi – “fidanishte” – për futjen në dorë edhe në Shqipëri të pushtetit politik, atij ekonomik, madje edhe atij kulturor qysh prej vitit 1993 dhe deri më sot.

Prej vitit 1993 më bie të kem qenë ndër të parët që jam ndeshur me këtë strukturë perverse tanimë famëkeqe, kur Zotëria e tij multimiliarderi superbatakçi zbriti personalisht në Shqipëri dhe më bëri nderin duke më atakuar personalisht në një konferencë shtypi ngase nuk i isha bindur organizatës së ndërtuar prej tij, madje e kisha denoncuar publikisht në shtyp veprimtarinë e saj. Fatmirësisht, ndërsa priste shkarkimin tim nga detyra, të nesërmen, – mbas një takimi në mbrëmje me Presidentin e atëhershëm të Republikës, – u detyrua të zbythej duke njoftuar për shtyp që “pranonte dorëheqjen” e drejtorit të Fondacionit të tij në Shqipëri, Fron Nahzit, të cilit z. Sali Berisha ia shpalli të vërtetën e dosjes pikërisht në këtë fjalë.

Mirëpo a mjafton për opozitën shqiptare vetëm prononcimi publik parlamentar i z. Sali Berisha për “Çështjen Soros”? Afërmendsh që jo. Kam pritur disa ditë dhe po ndjek me vëmendje heshtjen e kryetarit të PD-së, po ashtu edhe heshtjet në shumës të një numri deputetësh të PD-së dhe funksionarësh të saj të zgjedhur ose të emëruar. Më qartë: po përgjoj heshtjen e tyre dhe do të dëshiroja që tanimë çdo opozitar do të duhet ta lexojë këtë heshtje, e cila flet. Për ta lexuar atë më mirë po tregoj një “sekret” nga leximet e hershme prej Sherlock Holmes-it të famshëm.

Në tregimin “The Silver Blaze”, gjatë punës për zbulimin e një rasti kriminal, mes dedektivit zyrtar të Scotland Yard-it dhe Holmes-it privat u zhvillua ky dialog:

Dedektivi: A ka ndonjë pikë tjetër për të cilën do të donit të më tërhiqnit vëmendjen?

Holmes: Po, për incidentin e çuditshëm të qenit gjatë natës.

Dedektivi: Qeni gjatë natës nuk bëri asgjë!

Holmes: Pikërisht ky ishte incidenti i çuditshëm.

Ky fakt e nxori Sherlock Holmes-in në përfundimin që të moslehurit e qenit dëshmonte se qeni jo vetëm që e njihte mirë autorin e krimit, por autori i krimit mund të ishte njëkohësisht edhe i zoti i qenit.

Nga Aurel Plasari.

Kategori
Uncategorized

Eja Moter. Eja në Shqipëri. Eja në vendin tënd brenda indit tënd.

Eja Motër. Eja në Shqipëri. Eja në vendin tënd brenda indit tënd.

Eja eja. Këtu ka aq dhembshuri, mall, dashuri, punë, aq emocione, aq të papritura, sa kurrkund tjetër. Sa nuk numërohen. Sa Yj’ ka në Qiell. Sa disa Infinita rresht. Vetëm në Tiranë dhe vetëm “Te Brryli” ke për të parë të rinj të hatashëm me sy të turbullt që nuk i gjen as në romanet e Dostoievskit as në filmat e Pasolinit.

Aq intriga që nuk do t’ia kishte rrok’ mëndja Shekspirit. Aq meselera, idera, plane, ëndrra, gëzime, krime, qëllime, premtime, shpresa, zhgënjime, dështime, realizime, sa nuk i kap dot asnjë penë, asnjë ngjyrë, asnjë tingull.

Eja Motër. Shqiptarët janë njerëzit më të fuqishëm nën Diellin. Ata janë të gjitha Tigra e Luanë. Por fuqinë, energjinë, imagjinatën, po i shpërdorojnë. Eja t’i mësosh. Luanët, Tigrat, shpejt nuhasin, shpejt kuptojnë, shpejt mësojnë.

Eja Motër eja. Bota i ka bukurit’ nëpër filma. Shqipëria i ka të gjalla. Mund t’i vështrosh e të mahnitesh, t’i dëgjosh e të qash, t’i prekësh e të mrekullohesh. Dhe, pse jo, këto bukuri, mund t’i përdorësh për të fituar duke punuar.

Për këto e të tjera këtu ka grupe djemsh e vajzash që bëjnë udhëtime epileptike nëpër itinerare Shenjtorësh prej ku shohin krejt Qiejt e krejt Universit. Shqipëria është Shtëpia e Çudisë; Është Dimër je diku, kthen kokën, të rrënqeth Pranvera. Hedh sytë, të mbush Vjeshta. Hedh hapin, të deh Vera .
Mbi Shkëmbin e Kavajës do ndjehesh Kleopatra . Mbi Rozafë, Mari’. Mbi Nëmërçkë, mretëreshë. Mbi Tomorr; Perëndeshë.

Eja Motër, se “Më dridhet Shpirti porsi fleta”. Mos ngurro, mos kij frikë. Duart e ashpra dhe mëndja e freskët e shqiptarit do ta eksplorojnë trupin dhe shpirtin tënd, “Porsi me flakë prej rrufeje”. Ato duar do të nxjerrin nga vorbulla e trishtimit. Lëre vorbullën të rrëmbejë kë të dojë por jo Ty. Ato duar do t’i ndezin miliarda qelizat e trurit tënd miliona herë më bukur, më ëmbël, më dridhshëm, më mëshirshëm, më rrënqethshëm, se duart e lodhura të belgut, hollandezit, suedezit, e më the e të thashë.

Eja Motër, “Në këtë çast të perënduar kur po më dirgjen sytë e qarë”. Vëllai që do njohësh këtu, Ay i ashpëri, ay i egri, në dukje i pagdhënduri, të cilin pas pak Ti me urtësinë tënde do ta zbutësh, i habitur si, si e zbulove Ti atë dhe Ai Ty, i përmalluar, me Ballin mbi Tamthat e Tu, do të pëshpërisë me lot në Sy; “Ka plot Dashuri të mëdha të lira si era, lënë tutje-tëhu Botës anembanë, që s’na dinë ku jemi, që s’i dimë ku janë”.

Eja Motër. Eja mësoje vëllain sipërmarrës të respektojë të punësuarit. Eja thuaji se nuk mund të bëhet milioner për tre muaj. Se pagimi i taksave është në të mirë të Tij. Se dollarët dhe Eurot nuk fitohen nga njëqind e njëqind por një nga një.

Eja Motër, eja “Prej hapësirës së pamatë”. Eja thuaji moshatares së këtushme se zyra ku punon nuk është Pasarelë Mode ku shkohet me kërthizë e kurriz përjashta. Eja thuaju miqve e mikeshave se, për asnjë faj gabim apo meritë, në çdo rrethanë apo kombinim rrethanash sado fatlume, me të qënët emigrant, sado të fitosh, nuk del dot kurrë nga pusi i errët i mediokritetit social.

Eja Motër, eja, eja. Jo si atje që paguani të dy. Këtu me të dashurin më modest s’ke për të paguar kurrë kurrgjë. Ai do ta blejë me kredi dhe do ta fali përgjithmonë, nga rrëza në majë, krejt Korabin e zi me në majë akulloren më të bardhë dhe më të madhe në Botë, borën milenare. Vëllai që do gjesh këtu nuk është ai idioti që rri tre orë në Floktore pa u shkulur nga poltrona derisa t’i mbushet mëndja se mjekra ju vizatua përpikmërisht si e tjetrit idiot, yllit të tij të preferuar të telefilmave.

Eja Motër, “Po të thërras me llaftarë”. Eja shpejt sa është gjallë Shqipëria. Mos i dëgjo albanocidët. Ata gënjejnë. Ata nuk duan të vish Ti pa e groposur të bukurën Shqipëri. Ke për ta parë. Kur të jesh Ti këtu, pak nga pak i korruptuari do mësojë të skuqet, do nisë të ketë turp. Polici do jetë më pak i vrazhdë. Politikani budalla do nisi të heshtë. Shkarrashkruasi i gazetave do t’a thyej penën dhe do ta shpjerë penën në muze’. Opinionisti do futet në një shpellë ku do falet për shpëtimin e shpirtit nga marrinat që ka thënë e nuk do të dalë më kurrë prej andej.

Eja Motër, eja. Ah po erdhe; “Ahere soje do buçasë, prej dhemshurish një Yll së brëndi, e pamje e lumtur do më ngjasë, sikur ta shihja përnjimendi”.

Kategori
Uncategorized

Le Iene në Itali: Tutori më i zi i Milanos është sot deputet i Ramës.

 

– Rrëfimi i tutorit:

Një politikan i majtë në rrjetin e prostitucionit dhe vjedhjes së banesave.
– Një rrëfim ekskluziv i mekanizmit të prostituimit të vajzave nga tutorët shqiptarë

Na pret në një lokal në bregdetin e Shëngjinit. Në fillim prezantohet ftohtë dhe shfaqet dyshues. Sokoli (një emër ky i sajuar), është një 40–vjeçar që ka bërë për shumë vite të paligjshmin në Itali, ndërsa prej disa vitesh ka vendosur të tërhiqet për të bërë një jetë të qetë e pa probleme.

Në realitet ai që na shfaqet përpara, jep idenë e një personi disa vite më të ri, jo shumë i gjatë, i veshur firmato, por pa shije, ndërkohë që na shikon nga lart-poshtë disa herë, duke shfaqur haptazi një lloj mosbesimi të momentit.
Për më shumë se një dekadë Sokoli ka shfrytëzuar një numër të madh vajzash në trotuaret e Italisë, por këtë ai e quan thjesht një punë, bashkëpunim me interes dypalësh. Pranon të intervistohet në një tjetër ambient aty pranë duke vënë si kusht bazë fshehjen e identitetit, e kuptueshme për një person që ka krijuar një familje dhe për më tepër ende mund të ketë problem me ligjin. Në intervistë flet gjithë kohën për djem dhe për vajza që në fjalorin e tij përkthehen në tutorë dhe prostituta. Në një moment madje ndërpret intervistën duke na kërcënuar të mos vazhdojmë më tej nëse do të vazhdojnë të përdoren këto dy fjalë.

– Sokol, ti, je një tutor i penduar?
Nuk jam as tutor e as i penduar. Jam një person që asokohe kisha 25 vite moshë dhe si shumë të rinj doja një jetë më të mirë. Shfrytëzova momentin dhe nisa të bëj një punë jo aq të bukur, por gjithmonë me dëshirën e vajzave dhe me bashkëpunimin e tyre për të dalë në rrugë. Asnjëherë me dhunë apo me mashtrime.

– Si nisi kjo histori?
Kisha një të dashur këtu në Shqipëri e duke parë problemet ekonomike si të miat edhe të saj, vendosëm të iknim në Itali. Flitet për 15 vite më parë dhe normalisht u nisëm si klandestinë me gomone nga Vlora. Mbërritëm në Bari ku më kanë pritur dy miq të mi, të cilët prej disa vitesh merreshin me këtë punë.

– Prostitucion?
Le të themi se kishin vajza në punë në zonën e Padovas. Pikërisht në këtë qytet mbërritëm një ditë më pas. Qëndruam tek ata vetëm tre ditë dhe më pas u stabilizuam në një shtëpi krejt për ne të dy. Ishte një shtëpi e vogël, por komode në “Via Annelli” të Padovas. Një zonë problematike në të cilën ndodhte çdo gjë, drogë, grabitje, përdhunime, përplasje mes grupesh. Përveç shqiptarëve aty kishte marokenë, tunizianë, egjiptianë, të cilët merreshin me “pisllëqe” nga më të ndryshmet. Gjatë atyre tri ditëve të para, vajzat e tjera e mësuan të dashurën time sesi duhej të punonte dhe të sillej me klientët në rrugë. Kjo pjesë ishte shumë e rëndësishme pasi klienti duhet të “dashurohet” pas vajzës për t’u kthyer sërish tek ajo ditën tjetër e prapë ditën tjetër.

– E dashura jote e dinte që në nisje që po shkonte në Itali për të bërë prostitutën?
Po. Patjetër. Madje ka qenë ajo që më shprehej se nuk kishte asgjë të keqe që për disa vite të bënte atë punë derisa të kishte një shtëpi të bukur, makinë, veshje të shtrenjta. Kështu pas rreth një jave ajo nisi të punonte bashkë me vajzat e tjera. Ato dilnin në rrugë pak përpara se të errësohej dhe ktheheshin në shtëpi në të gdhirë të ditës tjetër. Për të zënë një vend të mirë në rrugë menduan miqtë e mi dhe nuk pata nevojë të konfliktohem me asnjë person tjetër, pasi gjithmonë ndodhnin përplasje kur vinte një person i panjohur për të sistemuar vajzën e tij aty.

– Ku ishte ky vend kaq i lakmuar? Në cilën zonë?
Ishte një rrugë e gjatë në zonën e quajtur “Limenella”, një rrugë afër daljes së autostradës. Në gjithë gjatësinë e saj, kjo rrugë ishte plot me vajza.

– Si ishte dita e parë? Të kujtohet?
Ishte fundjavë dhe në këto ditë (e premte dhe e shtunë) punohej disi më vonë, deri në 6.00 të mëngjesit. Kur kjo (e dashura) mbaroi punën, më hodhi në prehër 750 mijë lireta (diçka më shumë se 300 euro). Si herë e parë ishin vërtet shumë.

– Sa klientë për atë shumë?
Më shumë se 10 klientë. Duhet të sqarojmë se mënyrat dhe çmimet ishin të ndryshme. Po ashtu edhe lodhja e vajzës shumë herë jo aq e madhe. Për shembull. Për një herë në shtëpi çmimi shkonte 100 mijë lireta. Për një herë në makinë 50 mijë lireta. Për orale 30-40 mijë. Megjithatë nuk është se u befasova aq shumë pasi djemtë aty më kishin treguar më parë sesa mund të bëhet në ditë.

– Më pas si shkoi?
Për rreth gjashtë muaj puna na shkoi shumë mirë. Pa probleme me vendin apo me klientët. I vetmi problem ishin “vizitat” e shpeshta të policisë. Pothuajse çdo të enjte në “Limenella”, policia merrte vajzat nga rruga dhe i dërgonte në kazermë. I mbanin atje gjithë ditën, por për ne ishte një ditë pa punë. Mbaj mend një police që për ne ishte kthyer në problem të madh. Quhej Antonella dhe ishte e tmerrshme. Shkonte aty dhe i merrte vajzat me forcë. Kur ajo ishte në xhiro përgjatë rrugës, asnjë vajzë nuk dilte. Të gjitha rrinin në shtëpi atë ditë.

– Çfarë ndodhte me vajzat në polici? Kishin probleme?
Asnjë gjë serioze. I mbanin një ditë, shenja gishtash, disa pyetje dhe i linin të lira. Ndonjëherë rrallë ndodhte që i kthenin në vendet nga kishin ardhur: Shqipëri, Moldavi, Rumani etj. Por pas disa ditësh, vajzat futeshin sërish në Itali dhe gjendeshin si përherë në vendin e punës. Ne kishim lidhjet e duhura në Vlorë dhe gjithçka ishte e lehtë. Vajza shkonte në Vlorë tek personi i kontaktit tonë, skafisti na e sillte në Bari, lekët skafistit dhe gjithçka OK. Një zinxhir shumë mirë i organizuar.

– Pak më parë the se nuk kishit probleme për territoret, por në realitet të gjithë e dinë “luftën” që bëhet për territoret në zonat e prostitucionit…
Në fillim nuk është se kishte të tilla probleme. Problemet e shumta nisën me hyrjen në masë të rumunëve në Itali. Ata sillnin shumë vajza. Me qindra. Dhe normalisht donin t’i sistemonin sa më mirë e në vendet më të frekuentuara.

– Si gjithmonë të këqinjtë janë të tjerët e jo shqiptarët… Këtë radhë rumunët.
Nuk e thashë këtë. Shumë nga ata janë djem të mirë e të besës. Madje janë shumë guximtarë. Unë kam bashkëpunuar me ta dhe i vlerësoj shumë më tepër se disa shqiptarë. Nuk janë të gjithë hajdutë e keqbërës si i nxjerrin gazetat. Unë thashë se kjo dyndje femrash që sollën rumunët, shkaktoi përplasje të pashmangshme për territore. Gjithsesi për t’u kthyer tek pyetja. Zona që kontrollonim së bashku me dy shokë, ishte rreth 1,5 km. Asnjë vajzë tjetër nuk do të mund të punonte aty përveç vajzave tona. Kush guxonte, ishin vajzat që ia tregonin vendin dhe nëse do të ndërhynte ndonjë mashkull atëherë do e zgjidhnim ne. Kjo ka funksionuar për 13 vite që unë isha aty dhe siç i themi në anët tona: ka dasht Zoti që nuk na kanë provoku se do të ndodhte më e keqja. Gjithsesi nuk të gënjej kur them që ndonjë armë në kokë, disa grushte e shkelma, ndonjëri edhe i ka marrë prej nesh.

– Kur thua se mund të ndodhte më e keqja, nënkupton se dikush mund të vritej? Gjëra që në fakt kanë ndodhur.
Nuk do të kishte asnjë garanci si për ta si për ne. Gjithsesi ju siguroj se tek ne nuk ka ndodhur asnjë gjë e tillë. Mund të verifikoni çfarë ka ndodhur në zonë gjatë atyre viteve për të vërtetuar fjalë e mia. Edhe kanë ndodhur, e vërtetë, por duhet të pranojmë se ka dhe shumë histori të sajuara bukur nga policia apo edhe nga ato shoqatat e Caritasit që angazhoheshin gjoja në shpëtimin e vajzave të rrugës. Ky që bënim ne ishte një biznes fitimprurës dhe normalisht që do të kishte edhe ngjarje nga pas. Por siç ta thashë shumë gjëra janë të shpikura. Maniakë dhe budallenj që mbysin femra ka kudo, por kjo nuk do të thotë se të gjithë ne që bënim këtë punë ishim të dhunshëm. Duhet të dini diçka. Ishte kohë që një permesso di soggiorno vlente shumë atëherë dhe vajzat çfarë nuk bënin për të pasur një të tillë. Gjatë marrjes në pyetje policët dhe këto shoqatat i premtonin dokumentet vetëm që vajzat të dëshmonin kundër të dashurit të tyre. Kur vajzat nisnin të shpreheshin, dilte gjithçka në shesh. Kishin ndodhur në realitet apo jo. Flitej për dhunë, për barbari nga më të ndryshmet, për përdhunime në grup. Më kujtohet një rast konkret me një murator nga një fshat afër Durrësit. Ai kishte shoqëri me njërin nga djemtë dhe herë pas here shkonte në shtëpinë e këtij djalit e flinte atje. Në një rast i arrestuan në shtëpi të gjithë sa ishin dhe vajza që kishte bërë denoncimin, dëshmoi edhe kundër tij. Policia deklaroi se kishte asgjësuar një grup shumë të rrezikshëm, ndërsa ky i shkreti bëri gjashtë muaj burg derisa doli i pafajshëm.

– Gjithsesi faktin që vajza të gënjyera që shfrytëzohen nga tutorët si prostituta nuk mund ta mohojë askush.
E thashë më sipër. Njerëz të dhunshëm, maniakë dhe vrasës ka kudo, edhe aty ku s’e mendon. Kjo nuk mund të fusë në një kallëp të gjithë ata që kanë bërë këtë punë. Do të duhej ta kishit bërë këtë punë për të kuptuar sesi është realiteti. Unë kam njohur persona që kanë rrahur barbarisht vajzat, që kanë marrë gjoja për fejesë edhe komshiet, kanë nxjerrë në rrugë nënën e fëmijës së tyre apo edhe më keq kushërirën e parë. Këta nuk mundem t’i fus në kategorinë e njerëzve. Dhe diçka tjetër. Nëse do që të vazhdojmë normalisht këtë intervistë, nuk dua të dëgjoj as tutor e as prostitutë sepse më ofendon shumë. Ky është kusht nga ana ime.

– Po thua se ke njohur të tillë persona. Sot pas shumë vitesh a ruan kontakte me ndonjërin prej tyre?
Nuk dua të bëj moralistin, por këta tipa i kemi mbajtur larg dhe i kemi përçmuar. Këta edhe hajdutët ordinerë që bënin njëherësh edhe punën tonë me vajzat, por edhe vidhnin apo grabisnin nëpër apartamente e vila.
Unë shkoja shpesh në Milano. Kisha miq të mi atje dhe i frekuentoja. Në një tavolinë kam njohur një tip të tillë që bashkë me vëllezër e kushërinj kishin disa vajza në punë. Aty më treguan se ky grup ishin të specializuar për vjedhje vilash në periferitë e Milanos. Mbaj mend që kemi drekuar me ta në zonën e Pioltellos afër Milanos. Nuk jam i sigurt nëse jetonin aty apo kishin shkuar atë ditë. Para pak vitesh kam fërkuar sytë disa herë kur këtë tipin e pashë në zgjedhje përkrah Edi Ramës.

– Dhe ky sot është në Parlament?
Politikan. Kaq mjafton. Është apo jo në Parlament nuk ka rëndësi se pastaj më mirë ju them emrin. Di të them të saktë se kam qenë në tavolinë me të kështu siç jemi sot bashkë. Hajdut ordiner banesash që kacavirrej nëpër tuba e nëpër ballkone.

– E takon sot?
E kam parë, por s’e kam takuar. Unë s’e kisha shok dhe është humbje kohe të merremi me të tillë persona. (vijon me pjesën e dytë…nesër)

Pamfleti.com

*(Taulant Kopliku është gazetar në emisionin investigativ “Le Iene” në Italia 1. Së bashku me iena Luigi Pelazza kanë realizuar disa tema të aktualitetit si terrorizmi, trafiqet, prostitucioni, korrupsioni etj.)

Kategori
Uncategorized

Tre ish themelues të PS_së. Kjo vetëm Parti Socialiste nuk është.

3 themelues dhe ish-drejtues të larët dhe të strukturave të Partisë Sociaiste mbështesin deputetin Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe Namik Kopliku për mungesën e garës për kryetar por edhe për mënyrën se si po funskionon kjo parti.

Leontiev Çuci, ish-deputet, ish-anëtar kryesie, Hamdi Jupe, ish-deputet dhe ish-anëtar I kryesisë si dhe Majlinda Keta, ish-kryetare e forumit të Gruas të PS dekalruan dje të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku se fakti se në këtë parti nuk ka garë që nga vitit 2007 do të thotë se kjo parti nuk ekziton më. “PS duhet të ndërrojë emrin.

Mund të quhet “Rilindje” ose nuk e di se çfarë, por vetëm Parti Socialiste jo”, tha Çuçi.

majlinda keta

Ndërsa Majlinda Keta ishte edhe më radikale teksa deklaroi se qeverisja e PS ka dështuar dhe se parashikon humbje në zgjedhjet e 2017.

“Mua më habit fakti që edhe ata pak deputetë që kanë themeluar PS dhe janë në grupin parlamnetar nuk flasin për mungesën e ekzistencës së forumeve dhe garës në këtë parti”, tha Keta.

hamdi jupe

Ndërsa Hamdi Jupe, duke u mbështeter në statusin e partisë gjeti mënyrën se si mund të bëhet garë për kryetarin e PS në zgjedhjet në kongresin e 19 marsit.

“Nëse dikush depoziton padi në gjykatë për këtë çështje dhe gjykata shpall vendin vakand për kryetar, vetëm atëherë mund të ndodhë që të bëhet garë për kryetarin e PS”.

Kategori
Uncategorized

Frika e Metës nga burgu mund ta prishë Ramën me ShBA.

Edi Ramës i ka mbetur dopjo gjashta në dorë dhe ai mund të bëhet sërisht pengesë për një kërkesë thuajse ultimative të aleatëve amerikanë, që po i kërkojnë me ngulm ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kush e ka ndjekur me vëmendje sagën e krijimit të kësaj njësie speciale që pritet të çojë prapa hekurave politikanë të lartë, e ka të vështirë të kuptojë se si rolet kanë ndryshuar radikalisht.

Në fillim ishte Rama që e kërkonte më forcë ngritjen e “Byrosë…” dhe qenë demokratët që e shihnin me dyshim. Tani janë Basha me Berishën që bëjnë thirrje për miratimin saj dhe është Rama që përpëlitet dhe heziton.

Pyetja është: përse?

Për të kuptuar këtë duhet të kthehemi pak pas në kohë.

Duke u nisur nga fakti se në Shqipëri të gjithë politikanët e lartë bënin kërdinë amerikanët me mbështetjen e BE-së vendosën ti merrnin vetë në dorë fatet e të bërit drejtësi për ta. Kështu ata projektuan ngritjen e një strukture të ngjashme me FBI-së, ku prokurorë të aftë, të pakorruptuar dhe të përzgjedhur nga ShBA, do të trajnoheshin nga përtej Atlantikut, do të kishin rroga të majme, do të mbikëqyreshin edhe në Shqipëri nga specialistë perendimorë, për të bërë një drejtësi reale.

(Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin afro 10 miljon euro qe te trajnojnë gjashtëdhjetë inspektorë antikorrupsion, të cilët do të kalojnë testin e poligrafit, testin e integritetit dhe atë të edukimit, për të qenë pjesë e Byronsë se Hetimit).

Ideja kish lindur më përpara, por kur Donald Lu zbarkoi në Tiranë ai e kishte një nga prioritetet e dosjes që solli me vehte këtë çështje. Dhe ajo filloi të marri rrugë. Së pari mendohej se ajo do të qe nën sovranitetit e ministrit të brendëshëm Tahiri. Por këtë gjë e kundërshtuan demokratët. Ata e hodhën në gjykatën kushtetuese dhe ajo i dha të drejtë opozitës.

Deri këtu, në pamje të parë, dukej sikur qe PD-ja që i trembej një strukture të tillë dhe socialistët sikur e mirëprisnin atë. Por pas vendimit të kushtetueses loja ndryshoi pak.

Diplomatët e SHBA, të bindur se ata do i kishin nën kontroll njerëzit që do të punonin për “byronë…” pranuan që ajo të ishte edhe në vartësinë e kryeprokurorit.

Kështu u duk se u arrit një marrëveshje dhe në vjeshtën e vitit që shkoi tre liderët kryesorë të vendit dhanë dakordësinë që “Byroja…” të ngrihej. Madje Donald Lu i ftoi të dy Berishën dhe Bashën për drekë në seline e tij për ti marrë OK-jin.

Por çndodhi? Sapo Partia Demokratike u shpreh po, krahu i qeverisë filloji të belbëzonte. Burime brenda kabinetit Rama bëjnë me dije se ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka kundërshtuar reptësisht ta firmosë draftin që mundëson krijimin e kësaj strukture. Madje ata që shkojnë më tej pretendojnë se Meta e caktoi në atë post pikërisht për këtë gjë: si një lloj kamikazi që të pengonte çdo nismë për struktura paralele që do të fillonin hetimin e politikanëve të lartë (përfshi atë vetë).

Meta i trembej një fakti. Ngritja e një strukture të drejtuar dhe kontrolluar nga ShBA, mund ta rrezikonte atë personalisht. Në djeni të fijeve që luajtën dosjen DIA CEZ, dhe të refuzimit që i është bërë nga diplomacia amerikane ai kishte frikë.

Prandaj si nën Saimir Tahirin, si nën Adriatik Llallën, ai nuk e donte ngritjen e kësaj strukture.

Pikërisht në djeni të këtyre fakteve ka qenë Sali Berisha kur e akuzoi Ramën në parlament se “ty nuk ta firmos projektligjin ministri yt i drejtësisë”. Pikërisht sepse ka kuptuar këtë ngërç, Basha dhe Berisha e kërkojnë përditë ngritjen e “Byrosë…”, pasi e dinë që Meta e ka kapur peng Ramën dhe nuk e lejon miratimin e saj.

Pikërisht për këtë, Rama i gjendur ngushtë, sepse e di që nga njëra anë nuk i thotë dot jo “Byrosë…”  së kërkuar nga ShBA dhe nga ana tjetër e di se nuk mund të dali në publik si një shef që nuk e pyesin ministrat e tij, nuk di si të sillet. Ai thjeshtë po përpiqet të fitojë kohë, duke i thënë amerikanëve “PO” për një gjë që nuk e bën dot. Ai po vërsillet të gjejë forma të tjera, të hedhë idenë se ligji për “Byronë…” duhet ingranuar në kuadrin e ndryshimeve kushtetuese e kështu me radhë.

Në fakt ai është në udhëkryq.

Nga njëra anë ka partnerët ndërkombëtarë që e shohin përditë e më shumë si një lider që nuk merr dot vendime dhe nga ana tjetër ka PD në që i lëviz thikën në plagë duke i kujtuar se nuk e mban dot zotimin për ta votuar sëbashku njësinë e kërkuar me këmbënguljen e ShBA.

Kategori
Uncategorized

Kuceder.

Kuçedër – nga Edison Ypi
Moj kuçedër që vazhdon të japësh intervista, po gjallë qënke ende moj gjakpirëse, moj vampire, moj kriminele ? Më mirë që s’ke vdekur. Vazhdo të jetosh. Kurrë mos vdis. Mbetsh në jetë të jetëve as e gjallë as e varrosur, as e vdekur as e groposur. Ik rri krruspull diku pranë Shtish Tufinës Atje do të kapin reumatizmat. Të gjitha llojet e reumatizmave dhe artriteve, që do bëjnë të të dhembin të gjitha kockat dhe mishrat. Lebetitja kockore do vazhdojë derisa këto dhimbje të barazohen deridiku me dhimbjet reumatizmale e të paktën njërës prej atyre mijëra familijeve që i kalbe qelive të burgjeve dhe baltrave të internimeve.
Nga dhimbjet kockat do të zbuten e qullosen, por sytë e thatë e të ftohtë do të mbeten si i ke pasur; gremina që rrëzonin fate, hone që vdisnin ëndërra. Ndërkohë nga goja do të dalin britma komitetesh dhe urdhëra pushkatimesh. Më tutje, sipas shijes tënde prej krimineleje dhe dëshirës prej bqiri të tyt shoqi, do hash menu sloganesh varur mbi mure të pista kooperativash, bukë të mykur me baltë varri sipas sloganit; “Bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim”. Gjatë dimrave do hedhësh mbi supe një kapotë të grisur zborri gjith zhul dhe do mbathësh pa çorape çizme të shqyera llastiku. Që të mos të ngjiten zorrët, edhe do pish diçka, ujë pellgjesh varresh. Kësaj jete fshataro-ushtarake do t’i mungojë “kllasa puntore”. Mos u merakos. “Kllasa” do vijë shumë shpejt kur trupi të mbushet me morra proletarë nga ata të fjetoreve të veprave të pesëvjeçarëve.

Për tu ngrohur gjatë dimrave mos mbaj sobë. Ngrohu sa të mundesh duke u dridhur kur të kujtosh gjakun që ke derdhur dhe krimet që ke bërë. Do lexosh libra. Për shembull atë me letrat e zgjedhura që kurvi i dërgonte popullit të Gjirokastrës, Zhoao Amazonës dhe rrugaçëve anembanë botës. Do presësh edhe miq me të cilët do bëni qokat e dikurshme, do festoni datat jubilare etj. Miqtë veteranë do ngrihen nga varret për të ardhur pranë teje. Ti krruspull në mes, veteranët plot baltë varri rrotull teje, do kujtoni sukseset, telat me gjëmba, rrahjet, spiunimet, internimet, arrestimet, burgosjet, pushkatimet. Pakngapak do rrjedhësh nga trutë. Perëndia nuk mund edhe ta fali përjetësinë edhe ta lëri trurin qiqërr. Me rrëke nëpër turi të atij lëngut të trashë që quhet tru, do t’i lutesh Perëndisë për faljen e mëkateve, shpëtimin e shpirtit. Do jetë e kotë. Edhe ty që t’i numurosh, edhe Perëndisë që t’i dëgjojë llahtaret e tua, koha e pafundme nuk mjafton. Perëndia do dëgjojë sa do dëgjojë, dhe nga marazi do nisi të qajë, dhe shpirti do t’i plasi, dhe kohën do ta ndali, dhe botës fundin do t’i sjelli. Do pyesin; Çmoshë kishte ? Do përgjigjen; S’kishte moshë. Ishe e zeza e njerëzisë.

Kategori
Uncategorized

Minisri shqiptar me çarter privat.

20160127_212134
Ky ministër, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, qëndron më shumë në ajër se sa në tokë. Gazeta SOT do të publikojë në ditët në vijim dokumente rreth udhëtimeve të shtrenjta të këtij ministri, disa herë në muaj. Ndaj dhe pasuria e tij nuk mund të ishte ndryshe veçse e rrethuar me pikëpyetje dhe dyshime. Po cila është pasuria e deklaruarar e Arben Ahmetajt? Deklarata e parë e pasurisë së ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, daton në vitin 2003, periudhë në të cilën ai u emërua zv/ministër i Energjisë. Dhe pikërisht këtu fillon paradoksi. Arben Ahmetaj ka deklaruar një investim prej 330 milionë lekësh aksione tek “Hermes” SH.P.K, duke deklaruar si burim kursimet dhe tre kreditime bankare.
Si e kurseu Ahmetaj një shumë kaq të madhe parash? Po këtë vit Ahmetaj deklaron edhe 100 milionë lekë të tjera kursime. Një familje normale, me punë të ndershme, i duhen 50 vjet për të kursyer 100 milionë lekë. Si mos të mjaftonin këto, pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ai ka deklaruar dy apartamente, me vlera 50 dhe 90 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë që 20 milionë lekë të ardhura kanë qenë nga dhënia me qira e apartamentit. Ndërkohë një pasuri të lartë ka pasur dhe bashkëshortja, paga e së cilës ka kapur shifrën 40 milionë lekë. Nga viti në vit pasuritë e tyre janë rritur, bashkë me to dhe llogaritë bankare. Dy apartamente të tjera janë në pronësi të bashkëshortes, me vlerë nga 75 mijë dollarë dhe 105 mijë euro. Po ashtu, bashkëshortja ka marrë pjesë në një investim godine me vlerë 310 mijë euro bashkë me dy ortakë. Ahmetaj dhe bashkëshortja kanë deklaruar dhe makina luksoze, me vlera 15 mijë euro deri në 30 mijë euro.
Vitet 2004- 2005
Pas marrjes së detyrës së zëvendësministrit të Energjisë, pasuria e Arben Ahmetajt ka vijuar të rritet edhe më tej. Pranë ILDKP për vitin 2004 ai ka deklaruar plot 8 llogari bankare, me vlera nga 300 mijë lekë të vjetra në 35 mijë euro. Nga ana tjetër 18 mijë USD ka përfituar bashkëshortja nga shpërblimet në Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërtimit. 6.5 milionë lekë ajo i ka përfituar nga paga në kompaninë “H-Communication SH.A” ish-Hermes, 6.5. Ndërsa përfitimi nga dividenti nga kjo kompani kap shifrën e 50 milionë lekëve. Edhe në vitin 2005 pasuria e ministrit ka vijuar të rritet dhe të ardhurat më të mëdha kanë ardhur nga kompania “H-Communication SH.A”. Këtë radhë dividenti ka kapur shifrën e 80 mijë USD.
Viti 2010-2014
Gjatë vitit 2010, pasuria e ministrit aktual të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka kapur shifra gjigante. Vetëm në vitin 2010, ai ka deklaruar një llogari bankare me vlerë 300 mijë euro, e cila më pas është ndarë në disa llogari të tjera me vlera të mëdha. Ahmetaj ka përfituar shuma gjigante edhe si konsulent i jashtëm, pasi në “Bendi Integratet”, gjatë periudhës 2008-2009 ka marrë 45 mijë euro. Ndërsa si konsulent në “H-Communication SH.A” ka përfituar 10 milionë lekë. Në këtë vit bashkëshortja ka deklaruar 2 apartamente, me vlerë 75 mijë dollarë dhe 105 mijë euro. Po ashtu, Ahmetaj dhe bashkëshortja e tij kanë deklaruar automjete me vlera 25-30 mijë euro. Në deklaratën më të fundit, atë të vitit 2014 Ahmetaj ka deklaruar disa llogari të majme bankare. Ai ka shitur disa makina dhe apartamente duke futur në bankë 114 mijë euro. Nga ana tjetër, bashkëshortja ka bërë rivlerësimin e banesës, duke deklaruar një çmim prej 560 milionë lekë të vjetra.
Kategori
Uncategorized

“Wall Street Journal”: Krimi i organizuar dhe korrupsioni, problem serioz për Shqipërinë.

“Shqipëria duhet të merret seriozisht me korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të ngrejë një sistem të pavarur gjyqësor”. Ky është apeli që bën prestigjiozja “Wall Street Journal”, e cila bashkë me Fondacionin amerikan Heritage në partneritet me Institutin e Adriatikut për Politika Publike botuan indeksin për liritë ekonomike. Natasha Srdoc, kryetare e Institutit të Adriatikut për Politika Publike, e cilëson krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri si një problem serioz që kërcënon ekonominë e vendit, si dhe standardet e jetës së qytetarëve.
Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria ka përmirësuar me 0,2 pikë rezultatet e saj të përgjithshme. Në klasifikimin botëror Shqipëria ka gjithsej 65.9 pikë dhe ngjitet sivjet në vendin e 59-të nga vendi i 63-të që kishte vitin e kaluar. Në klasifikimin europian kalon në vendin e 27-të nga vendi i 29-të që kishte një vit më parë.
Duke komentuar treguesit e mësipërm, Natasha Srdoc, kryetare e Institutit të Adriatikut për Politika Publike, thotë ekskluzivisht për “DW”: “Me këtë klasifikim Shqipëria konsiderohet një vend me liri ekononike jo të plotë në Indeksin e Lirisë Ekonomike 2016. Progresi i saj është në sajë të pikëve të larta në lirinë fiskale, monetare dhe tregtare, që janë më të lartat, rreth 80 pikë. Me politikat e investimeve, ku Shqipëria është më e hapur se mesatarja globale dhe me sektorin bankar relativisht të qëndrueshëm, pikët e Shqipërisë për lirinë e investimeve dhe lirinë financiare janë 80, shifër që klasifikon atë në një vend kryesisht me liri në këto dy fusha”.

Rritja e vakët ekonomike e penguar nga borxhi i lartë publik dhe korrupsioni

Trendi pozitiv i Shqipërisë lidhur me lirinë ekonomike vjen si rezultat i një hapjeje në rritje për investime, shoqëruar me fleksibilitet në 10 vitet e fundit, theksohet në analizën që Indeksi për Lirinë Ekonomike 2016, i kushton Shqipërisë. Ndonëse shteti vazhdon të kontrollojë ndërmarrjet kyçe, sidomos në sektorin energjetik, ekonomia në Shqipëri është në duar të privatëve. Reformat strukturore kanë përfshirë privatizimin e bankave, zbatimin e taksave konkurruese dhe modernizimin e mjedisit rregullor. Shqipëria merr investime të konsiderueshme direkte për të financuar zhvillimin e burimeve të naftës dhe gazit natyror, por transporti dhe infrastruktura e energjisë mbeten larg standardeve europiane. Ekonomia zotërohet nga bujqësia, ku është punësuar pothuajse gjysma e fuqisë punëtore në vend, si edhe nga shërbimet dhe turizmi. Rritja ekonomike është e vakët, e penguar nga borxhi i lartë publik që ka arritur 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP), si edhe nga korrupsioni, analizon Indeksi i sivjetëm për Lirinë Ekonomike në Shqipëri.

Askush mbi ligjin

Parakusht i domosdoshëm për plotësimin e këtyre masave mbetet zbatimi i ligjit. Shqipëria ka një legjislacion që i është adaptuar atij të BE, por që në rastin më të mirë zbatohet i cunguar dhe në rastin më të keq nuk zbatohet fare. “Asnjë individ nuk është mbi ligjin. Në të gjitha masat që identifikon Indeksi për Lirinë Ekonomike 2016, ligji zbatohet njëlloj për të gjithë. Asnjë individ, asnjë organizatë, asnjë pronar apo kompani nuk duhet të favorizohet, asnjë interes i posaçëm nuk duhet lejuar. Korrupsioni duhet dënuar ashpër”, komenton Natasha Srdoc, masat që duhet të ndërmarrë Shqipëria, të identifikuara në Indeksin për Lirinë Ekonomike 2016, të sapopublikuar.

Kategori
Uncategorized

Si i tradhëtoi Edi Rama 1 milion votues?

EDI RAMA dhe Partia Socialiste i kane tradhetuar 1 milione votuesit

Qeveria e Rilindjes e ka humbur ligjitimitetin e qeverisjes, sepse po zbaton praktikisht nje program qeverises te kundert me programin elektoral politik qe parashtroi ne fushaten elektorale te 23 qershorit 2013.
Shqiptaret ne zgjedhjet elektorale te 21 qershorit 2013 votuan Koalicionin e Majte, te udhehequr nga PS, sepse se pari, ishin lodhur nga keqqeverisja 8 vjecare e se Djathtes,
duke shpresuar nje qeverisje qe te kishte prioritet nje politike me sociale, me njerezore ne ndihme te shtresave ne nevoje.
PS dhe kryetari i OPOZITES Edi Rama, kapen kete nevoje kohore te shqiptareve, e kthyen ne sloganin e tyre politik, ndaj ne fushate elektorale te 23 qershorit 2013 premtuan
– Shtet social, ne ndihme dhe mbrojtje te shtresave ne nevoje.
– Sherbim Shendetesor falas per gjithe shqiptaret, domethene sherbim shendetesor publik falas edhe te papunin, te pasiguruarin me libreze shendetesore
– Drejtesi ligjore, ku do te luftohet korrupsioni.
– Investime publike
– Hapje vende pune 300.000 vende te reja
– Barazi dhe konkurence te ndershme ne tregun e punes.
– Ndertimin e nje Administrate Publike, bazuar ne meritokraci, ku intelektualizmi do te ftohet te ndertoje shtetin!
MIREPO
Ne 30 muajt e qeverise se Kryeministrit Edi Rama
te gjitha keto strategji politike qe u bene platforma elektorale e PS per te fituar votbesimin e elektoratit shqiptar ne zgjedhjet e 23 qershorit 2013 nuk jane permbushur ASNJE
jo sepse faktori KOHEQEVERISES eshte i pamjaftueshem,
POR SEPSE
Qeveria e Rilindjes e Kryeministrit Edi Rama
– Ka tradhetuar votbesimin e 1 milione shqiptareve sepse
-Kryeministri Rama dhe Qeveria e tij e Rilindjes kane braktisur cdo premtim elektoral, per te cilat shqiptaret i votuan te qeverisnin sepse
– Tema kryesore politike e qeverisjes se kryeministrit Edi Rama eshte bere DEKRIMINALIZIMI dhe MINISTRAT E KORRUPTUAR!
– Per here te pare ne historine 104 vjecare te Shtetit Shqiptar Parlamenti voton (unanimisht) LIGJ qe te De- Krimi-nalizohet Parlamenti nga deputetet e Partise Socialiste qe qeveris!
Per here te Pare ne Historine e Shtetit Shqiptar Ambasadori Amerikan ne Tirane, pra zyrtarisht SHBA kerkon qe te zbohen nga qeveria ministrat e korruptuar te qeverise se kryeministrit Edi Rama.
– Eshte hera e pare qe ne historine e qeverisjeve te cdo forme dhe rendi shoqeror te Njerezimit, qe nje qeveri sikurse Qeveria e Rilindjes e kryeministrit Edi Rama
te jap me koncension cdo sherbim publik te shtetit me pretekstin sepse Administrata Publike eshte e paafte te …administroje punet e shtetit, deri edhe te menaxhimi i vjeljes se TVSH dhe taksave te shtetit.
– Duke u nisur nga numri i madh i dhenies se koncensioneve te perditshme te qeverise se Rilindjes se Edi Rames, me te drejte ajo vete vetequhet ” Qeveria e 3 P domethene Qeveria e Partneritetit Publik- Privat”.
– Eshte hera e pare ne Historine e Administrimit te Shtetit ne Historine Njerezore qe nje qeveri- sikurse qeveria e Edi Rames do te jape me Koncension edhe testimin e Administrates Publike.
– Kjo nuk ka ndodhur as kur nje vend eshte pushtuar, as kur qeveria e vendit ka qene kolaboracioniste, as kur vendi eshte protektoriat, sikurse e katandis kryeministri Edi Rama Shqiperine.
– Eshte hera e pare ne qe ndodh qe nje qeveri- sikurse qeveria e Edi Rames te mos rrite ne 4 vjet rrogat e nepunesve te shtetit (por edhe ne punesimin privat), pensionet, nderkohe qe:
– Qeveria e Rilindjes e Kryeministrit Edi Rama qe ne vitin e pare te qeverisjes rriti cmimin e energjise elektrike 25 %, kur ne fushate elektorale kushte premtuar uljen e cmimit te kilovatorit te energjise elektrike.
– Administrata Publike qe ndertoi Qeveria e Rilindjes e Edi Rames, u mbush me militante, aq sa drejtore te emeruar nga Qeveria e Edi Rames ishin edhe te denuarit penale per krime, por qe ne fushaten elektorale te PS ne 2013 kishin kontribuar financiarisht per PS. kane qene ne Administraten Zgjedhore ne ZAZ, etj.
– Ne 2 vjetirin e Qeverisjes se Edi Rames ndodhi eksodi me masiv i ikjes se shqiptareve nga Shqiperia si azilkerkues ne Bote, masivisht, mbi 100.000 shqiptare braktisen Shqiperine, duke u krahasuar te dytet, pas sirianeve, te detyruar nga mjerimi ekstrem dhe mosndihma siciale e qeverise se Edi Rames. Nderkohe, ndodhi qe ne 2015 mbi 200.000 shqiptare te tjere ( plus atyre 100.000 shqiptareve azilkerkues) ne Shqiperi aplikuan Loton Amerikane per t’u larguar pergjithmone nga Shqiperia e mjeruar e qeverisjes se Edi Rames
– Qeveria e Rilindjes e Edi Rames per here te pare heq nga programi i ndihmeses sociale te gjitha familjet pate ardhura, vetem e vetem sepse kane ne perdorim famijar nje Televizor, ose lavatrice, ose sobe elektrike.
– Qeveria e Rilindjes eshte sot e vetmja qeveri ne Bote qe nuk ka te zyrtarizuar NIVELIN MINIMUM TE JETESES, per te manipuluar pasketaj, politikat e ndihmeses sociale.
-Qeveria e Rilindjes se Edi Rames, me pretekstin e NDERTIMIT TE SHTETIT ( pasi pretendon se Shteti Shqiptar lindi si shtet ne diten e betimit te Edi Rames si kryeminister i qeverise) quan REFORMA SHTETFORMUES penalizimin ekstrem te Kodit Penal, ku denon me burgime shumeviteshe çfaredo shkelje administrative, civile nga çdo qytetar, me zellin penal, ku edhe monarkite dhe shtetet me diktatiriale qe ka njohur deri me sot Njerezimi, do tja kishin zili politikes se BURGOSJES te qeverise Rama.
– Me qeverisjen e Edi Rames ndodh per here te pare ne Historine e Njerezimit, qe kur jane ndertuar shtetet, qe nje vend qe ka buxhet vjetor 4 miliarde dollare, qeveria te shpenzoje ne vit mbi 140 miliarde leke per te paguar shpenzimet qeveritare te udhetimeve jashte shtetit te KRYEMINISTRIT EDI RAMA dhe te ministrave te tij.
– Edi Rama eshte kryeministri i pare ne Bote qe gjate 2015 ka qendruar ne dite, me shume jashte Shqiperise, ne udhetime qeveritare, madje sipas BBC, Edi Rama ka kaluar edhe ditevizitat neper Bote te Ministrit te Shtetit te SHBA, per vitin 2015.
– Shqiperia sot eshte vendi me i papershtatshem i te berit biznes, sepse Qeveria e Rilindjes se Edi Rames, nepermjet dhenies se koncensioneve vetem 2-3 personave, saqe ish kompania e ministrit Ilir Beqaj merr 28 tendera dhe koncensione nga qeveria e Rames, saqe nuk ka me konkurence biznesi per ata bizmenmene qe nuk kane afere me qeverine e Rames. Treguesi me i drejtperdrejte jane shifrat e investimeve te huaja ne Shqiperi gjate 2014-2015!
– Per keto, dhe aresye politiko-ekonomike te tjera, kjo qeveri e Rilindjes se Edi Rames, e ka humbur ligjitimitetin qe te qeverise akoma, pasi zbaton politika ekonomike, sociale krejtesisht te kunderta me programin elektoral qe u dha shqiptareve dhe ku mori pasketaj edhe votbesimin e tyre me 23 qershor 2013.

Kategori
Uncategorized

Pse u tremb në Vlorë Edi Rama? Kontrolle për armë në hyrje,antareve te PS_se.

edi

elona hadoBurime për Syri.net raportojnë se takimi i zhvilluar pak ditë më parë në Vlorë me anëtarë të PS-së ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, është zhvilluar në masa të rrepta sigurie dhe presioni ndaj të pranishmëve. Si asnjë herë tjetër masat e sigurisë kanë qenë aq të larta sa Garda e Repulikës ka zhvilluar kontrolle të imtësishme me “gjurmues metali” për armë, të cilave i janë nënshtruar të gjithë të pranishmit në sallë, kontroll që është kryer në hyre të pallatit të sportit siç shihet edhe në foton e parë.

Një tjetër masë e marrë sipas udhëzimeve të komisiarit socialist të jugut Koço Kokëdhima, qe që asnjë anëtar që nuk ishte në listat e përpiluara një ditë më parë më parë zyrën e deputetit në Vlorë të mos lejohej të futej brenda qoftë edhe me kartë anëtarësie sic është rasti i këtij zotërie që shfaqjet në foto.

Ndërkohë për të kontrolluar se kush duhej të futej dhe se kush jo në sallën ku do të zhvillohej takimit mes kreut të PS-së Edi Rama dhe simpatizantëve socialistisocialist, ishte caktuar shefja e kabinetit të kryebashkiakut të Vlorës, znj. Elona Hodaj, personi që tregohet nga shigjeta në foto. Detyra e saj ishte të lejonte të futeshin vetëm personat që figuronin në listën e përpiluar nga Kokëdhima dhe për këtë ata futeshin duhet të tregonin kartën e identitetit.

Dhe sëfundi “qershia mbi tortë”, kjo me shumë gjasë për kënaqësinë e komisar Kokëdhimës, ka qenë edhe urdhëri i dhënë për deputetin kundërshtar të Koços në rradhët e PS-së, Fatmir Toçi që të rendte drejt zyrës së super-deputetit të Vlorës aty ku do të bëhej “family portrait” me anëtarët e rinj që morën kartat e anëtarësisë nga vetë Edi Rama.

fatmir tociSipas burimeve të Syri.net qindra simpatizantë të PS-së që kishin me vete edhe kartat e anëtarësisë u detyruan të qëndrojnë jashtë dyerve të pallatit të sportit, sepse ata nuk ishin në listat e përpiluara nga Kokëdhima, duke sjellë kështu një injorim të plotë të kontributit të tyre në rradhët e PS-së, parti e cila sipas tyre tashmë është marrë peng nga Koço Kokëdhima dhe nuk e njohin më si të tyren (shikoni fotot më poshtë).

.foto rradhe 1foto rradhe

Kategori
Uncategorized

Prova qe Rama punoi kunder Metes.

 


Prova që Rama punoi kundër Metës

Kjo është e qartë. Ata që i kërkuan Clifford Chance pastrimin e Metës sot, janë të njëjtët që i përdorën materialet e kësaj studioje edhe për fillimin e fushatës kundër tij, katër muaj më parë. Ata e mbarsën dhe ata e shuan aferën DIA- CEZ. Këtë nuk e provon vetëm dokumenti i fundit, por edhe kronologjia e gjithë kësaj kohe, kur Ilir Meta tentoi të pikturohej si e keqja e vetme”…

Nga Andi Bushati
Publikimi i letrës së studios avokatore Clifford Chance, që mbrojti qeverinë shqiptare në raport me DIA-n e Kastriot Ismailajt, më tepër sesa një pastrim i figurës së Metës, është një dëshmi më shumë se kush e prodhoi dhe se kush po përpiqet ta shfryjë skandalin e të ashtuquajturës afera DIA- CEZ.
Le të jemi të qartë që në fillim: pas saj qëndron Edi Rama.
Po të bëjmë një kronologji të shpejtë dhe t’i vëmë faktet në sfondin e tyre kohor, gjithçka bëhet më e kthjellët.
Afera e shumëpërfolur plasi kur Ilir Meta ishte në syrin e ciklonit. Nga zyra e propagandës së kryeministrit përhapeshin përditë gojëdhëna se parterët ndërkombëtarë i kishin kërkuar Ramës të shkëputej nga partneri i tij i pavirtytshëm. Thuhej se ndihmës sekretarja amerikane e shtetit ia kish thënë Ramës në zyrën e tij këto shqetësime, se izolimi ndërkombëtar për Metën po bëhej edhe më i madh (nuk e takoi as Merkel në Tiranë), se ambasadorët kryesorë qenë tejet të shqetësuar për atë që LSI kërkoi të bënte në zgjedhjet lokale në Vorë.
Po të shkojmë edhe më tej, absurdi arriti deri aty sa Ilir Meta fajësohej nga partneri i tij edhe për krimet e deputetëve të PS-së. Kështu kur gjykata e lartë shpalli të pafajshëm dy deputetët që rrahën para kamerave të parlamentit Strazimirin, Rama u tha ambasadorëve se për këtë vendim kishte ndikuar Ilir Meta. Sipas propaganduesve të kryeministrit, ai e kish bërë këtë pasi njërin prej deputetëve, Arben Ndokën, donte ta përdorte për zgjedhjet lokale në Lezhë. E njëjta fabul u përdor edhe pas skandalit me armë të deputetit tjetër Prenga për Lagunën e Patokut. Edhe këtu e gjithë propoganda pro kryeministrit u vu në punë për të theksuar se ajo i qe bërë atij peshqesh nga ministria e Bujqësisë që komandohet nga LSI-a.
Pra klima që donte të krijonte Rama qe e qartë: ai po qeveriste si rilindas, por imazhin po ia nxinte LSI dhe Ilir Meta. Kryeministri donte t’i tregonte publikut vendas dhe ndërkombëtarëve se ai qe i miri, që po e pengonte hajduti i keq.
Pikërisht në këtë kontekst shpërtheu edhe afera DIA- CEZ.
Ajo kërkonte t’i shërbente të njëjtit qëllim: njollosjes (jo gjithmonë pa faj) të Ilir Metës. Madje edhe me një lloj mbështetjeje ndërkombëtare shpresohej të shkohej edhe më tej, në heqjen qafe politikisht përmes drejtësisë.
Kjo qe dhe pika më e ulët në marrëdhënien Rama- Meta.
Menjëherë pas saj kreu i LSI u fut në punë. Ai filloi shantazhet për korrupsion me ministrat e Ramës. Ai nxiti destabilizimin e qeverisë. Ai kërkoi ndryshimet e ministrave dhe nuk ngurroi të flirtonte me Berishën.
Frika e njeriut të kapur që nuk bën dot drejtësi, ankthi se mos i prishej qeveria, makthi se mos Meta kapërcente sërish ylberin në drejtim të PD-së e bënë Ramën të zbythet.
Ai, pasi kishte heshtur për një kohë të gjatë, për të lënë idenë se qe i papërlyer, doli në parlament dhe ia hodhi fajin për aferën DIA- CEZ qeverisë Berisha. Nxorri të bëjë të njëjtën gjë edhe ministrin Gjiknuri, i cili qe më i shantazhuari prej Metës dhe i cili dyshohej se kish shpërndarë dokumentat e Clifford Chance.
E kështu u vazhdua deri tek mbrojtja e fundit e studios avokatore, e cila dje i shkruante Gjiknurit se nuk ka asnjë provë kundër Metës.
Po mirë a i mbani mend akuzat e para të socialistëve?…
Ata pretendonin se këtë kompani e kish kontaktuar e para PD-ja prandaj dhe ajo i kish nxjerrë edhe dokumentat e skandalit DIA- CEZ.
Po tani që Gjiknurit i erdhi letra e “shfajsimit” të Metës, edhe këtë opozita e sajoi?
Kjo është e qartë. Ata që i kërkuan Clifford Chance pastrimin e Metës sot, janë të njëjtët që i përdorën materialet e kësaj studioje edhe për fillimin e fushatës kundër tij, katër muaj më parë. Ata e mbarsën dhe ata e shuan aferën DIA- CEZ.
Këtë nuk e provon vetëm dokumenti i fundit, por edhe kronologjia e gjithë kësaj kohe, kur Ilir Meta tentoi të pikturohej si e keqja e vetme.

Prova që Rama punoi kundër Metës

Kjo është e qartë. Ata që i kërkuan Clifford Chance pastrimin e Metës sot, janë të njëjtët që i përdorën materialet e kësaj studioje edhe për fillimin e fushatës kundër tij, katër muaj më parë. Ata e mbarsën dhe ata e shuan aferën DIA- CEZ. Këtë nuk e provon vetëm dokumenti i fundit, por edhe kronologjia e gjithë kësaj kohe, kur Ilir Meta tentoi të pikturohej si e keqja e vetme”…

Nga Andi Bushati
Publikimi i letrës së studios avokatore Clifford Chance, që mbrojti qeverinë shqiptare në raport me DIA-n e Kastriot Ismailajt, më tepër sesa një pastrim i figurës së Metës, është një dëshmi më shumë se kush e prodhoi dhe se kush po përpiqet ta shfryjë skandalin e të ashtuquajturës afera DIA- CEZ.
Le të jemi të qartë që në fillim: pas saj qëndron Edi Rama.
Po të bëjmë një kronologji të shpejtë dhe t’i vëmë faktet në sfondin e tyre kohor, gjithçka bëhet më e kthjellët.
Afera e shumëpërfolur plasi kur Ilir Meta ishte në syrin e ciklonit. Nga zyra e propagandës së kryeministrit përhapeshin përditë gojëdhëna se parterët ndërkombëtarë i kishin kërkuar Ramës të shkëputej nga partneri i tij i pavirtytshëm. Thuhej se ndihmës sekretarja amerikane e shtetit ia kish thënë Ramës në zyrën e tij këto shqetësime, se izolimi ndërkombëtar për Metën po bëhej edhe më i madh (nuk e takoi as Merkel në Tiranë), se ambasadorët kryesorë qenë tejet të shqetësuar për atë që LSI kërkoi të bënte në zgjedhjet lokale në Vorë.
Po të shkojmë edhe më tej, absurdi arriti deri aty sa Ilir Meta fajësohej nga partneri i tij edhe për krimet e deputetëve të PS-së. Kështu kur gjykata e lartë shpalli të pafajshëm dy deputetët që rrahën para kamerave të parlamentit Strazimirin, Rama u tha ambasadorëve se për këtë vendim kishte ndikuar Ilir Meta. Sipas propaganduesve të kryeministrit, ai e kish bërë këtë pasi njërin prej deputetëve, Arben Ndokën, donte ta përdorte për zgjedhjet lokale në Lezhë. E njëjta fabul u përdor edhe pas skandalit me armë të deputetit tjetër Prenga për Lagunën e Patokut. Edhe këtu e gjithë propoganda pro kryeministrit u vu në punë për të theksuar se ajo i qe bërë atij peshqesh nga ministria e Bujqësisë që komandohet nga LSI-a.
Pra klima që donte të krijonte Rama qe e qartë: ai po qeveriste si rilindas, por imazhin po ia nxinte LSI dhe Ilir Meta. Kryeministri donte t’i tregonte publikut vendas dhe ndërkombëtarëve se ai qe i miri, që po e pengonte hajduti i keq.
Pikërisht në këtë kontekst shpërtheu edhe afera DIA- CEZ.
Ajo kërkonte t’i shërbente të njëjtit qëllim: njollosjes (jo gjithmonë pa faj) të Ilir Metës. Madje edhe me një lloj mbështetjeje ndërkombëtare shpresohej të shkohej edhe më tej, në heqjen qafe politikisht përmes drejtësisë.
Kjo qe dhe pika më e ulët në marrëdhënien Rama- Meta.
Menjëherë pas saj kreu i LSI u fut në punë. Ai filloi shantazhet për korrupsion me ministrat e Ramës. Ai nxiti destabilizimin e qeverisë. Ai kërkoi ndryshimet e ministrave dhe nuk ngurroi të flirtonte me Berishën.
Frika e njeriut të kapur që nuk bën dot drejtësi, ankthi se mos i prishej qeveria, makthi se mos Meta kapërcente sërish ylberin në drejtim të PD-së e bënë Ramën të zbythet.
Ai, pasi kishte heshtur për një kohë të gjatë, për të lënë idenë se qe i papërlyer, doli në parlament dhe ia hodhi fajin për aferën DIA- CEZ qeverisë Berisha. Nxorri të bëjë të njëjtën gjë edhe ministrin Gjiknuri, i cili qe më i shantazhuari prej Metës dhe i cili dyshohej se kish shpërndarë dokumentat e Clifford Chance.
E kështu u vazhdua deri tek mbrojtja e fundit e studios avokatore, e cila dje i shkruante Gjiknurit se nuk ka asnjë provë kundër Metës.
Po mirë a i mbani mend akuzat e para të socialistëve?…
Ata pretendonin se këtë kompani e kish kontaktuar e para PD-ja prandaj dhe ajo i kish nxjerrë edhe dokumentat e skandalit DIA- CEZ.
Po tani që Gjiknurit i erdhi letra e “shfajsimit” të Metës, edhe këtë opozita e sajoi?
Kjo është e qartë. Ata që i kërkuan Clifford Chance pastrimin e Metës sot, janë të njëjtët që i përdorën materialet e kësaj studioje edhe për fillimin e fushatës kundër tij, katër muaj më parë. Ata e mbarsën dhe ata e shuan aferën DIA- CEZ.
Këtë nuk e provon vetëm dokumenti i fundit, por edhe kronologjia e gjithë kësaj kohe, kur Ilir Meta tentoi të pikturohej si e keqja e vetme.
Kategori
Uncategorized

Ministri shqiptar me çarter privat.

20160127_212134
Ky ministër, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, qëndron më shumë në ajër se sa në tokë. Gazeta SOT do të publikojë në ditët në vijim dokumente rreth udhëtimeve të shtrenjta të këtij ministri, disa herë në muaj. Ndaj dhe pasuria e tij nuk mund të ishte ndryshe veçse e rrethuar me pikëpyetje dhe dyshime. Po cila është pasuria e deklaruarar e Arben Ahmetajt? Deklarata e parë e pasurisë së ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, daton në vitin 2003, periudhë në të cilën ai u emërua zv/ministër i Energjisë. Dhe pikërisht këtu fillon paradoksi. Arben Ahmetaj ka deklaruar një investim prej 330 milionë lekësh aksione tek “Hermes” SH.P.K, duke deklaruar si burim kursimet dhe tre kreditime bankare.
Si e kurseu Ahmetaj një shumë kaq të madhe parash? Po këtë vit Ahmetaj deklaron edhe 100 milionë lekë të tjera kursime. Një familje normale, me punë të ndershme, i duhen 50 vjet për të kursyer 100 milionë lekë. Si mos të mjaftonin këto, pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ai ka deklaruar dy apartamente, me vlera 50 dhe 90 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë që 20 milionë lekë të ardhura kanë qenë nga dhënia me qira e apartamentit. Ndërkohë një pasuri të lartë ka pasur dhe bashkëshortja, paga e së cilës ka kapur shifrën 40 milionë lekë. Nga viti në vit pasuritë e tyre janë rritur, bashkë me to dhe llogaritë bankare. Dy apartamente të tjera janë në pronësi të bashkëshortes, me vlerë nga 75 mijë dollarë dhe 105 mijë euro. Po ashtu, bashkëshortja ka marrë pjesë në një investim godine me vlerë 310 mijë euro bashkë me dy ortakë. Ahmetaj dhe bashkëshortja kanë deklaruar dhe makina luksoze, me vlera 15 mijë euro deri në 30 mijë euro.
Vitet 2004- 2005
Pas marrjes së detyrës së zëvendësministrit të Energjisë, pasuria e Arben Ahmetajt ka vijuar të rritet edhe më tej. Pranë ILDKP për vitin 2004 ai ka deklaruar plot 8 llogari bankare, me vlera nga 300 mijë lekë të vjetra në 35 mijë euro. Nga ana tjetër 18 mijë USD ka përfituar bashkëshortja nga shpërblimet në Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërtimit. 6.5 milionë lekë ajo i ka përfituar nga paga në kompaninë “H-Communication SH.A” ish-Hermes, 6.5. Ndërsa përfitimi nga dividenti nga kjo kompani kap shifrën e 50 milionë lekëve. Edhe në vitin 2005 pasuria e ministrit ka vijuar të rritet dhe të ardhurat më të mëdha kanë ardhur nga kompania “H-Communication SH.A”. Këtë radhë dividenti ka kapur shifrën e 80 mijë USD.
Viti 2010-2014
Gjatë vitit 2010, pasuria e ministrit aktual të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka kapur shifra gjigante. Vetëm në vitin 2010, ai ka deklaruar një llogari bankare me vlerë 300 mijë euro, e cila më pas është ndarë në disa llogari të tjera me vlera të mëdha. Ahmetaj ka përfituar shuma gjigante edhe si konsulent i jashtëm, pasi në “Bendi Integratet”, gjatë periudhës 2008-2009 ka marrë 45 mijë euro. Ndërsa si konsulent në “H-Communication SH.A” ka përfituar 10 milionë lekë. Në këtë vit bashkëshortja ka deklaruar 2 apartamente, me vlerë 75 mijë dollarë dhe 105 mijë euro. Po ashtu, Ahmetaj dhe bashkëshortja e tij kanë deklaruar automjete me vlera 25-30 mijë euro. Në deklaratën më të fundit, atë të vitit 2014 Ahmetaj ka deklaruar disa llogari të majme bankare. Ai ka shitur disa makina dhe apartamente duke futur në bankë 114 mijë euro. Nga ana tjetër, bashkëshortja ka bërë rivlerësimin e banesës, duke deklaruar një çmim prej 560 milionë lekë të vjetra.
Kategori
Uncategorized

Minisri shqiptar me çarter privat.

Ky ministër, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, qëndron më shumë në ajër se sa në tokë. Gazeta SOT do të publikojë në ditët në vijim dokumente rreth udhëtimeve të shtrenjta të këtij ministri, disa herë në muaj. Ndaj dhe pasuria e tij nuk mund të ishte ndryshe veçse e rrethuar me pikëpyetje dhe dyshime. Po cila është pasuria e deklaruarar e Arben Ahmetajt? Deklarata e parë e pasurisë së ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, daton në vitin 2003, periudhë në të cilën ai u emërua zv/ministër i Energjisë. Dhe pikërisht këtu fillon paradoksi. Arben Ahmetaj ka deklaruar një investim prej 330 milionë lekësh aksione tek “Hermes” SH.P.K, duke deklaruar si burim kursimet dhe tre kreditime bankare.
Si e kurseu Ahmetaj një shumë kaq të madhe parash? Po këtë vit Ahmetaj deklaron edhe 100 milionë lekë të tjera kursime. Një familje normale, me punë të ndershme, i duhen 50 vjet për të kursyer 100 milionë lekë. Si mos të mjaftonin këto, pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ai ka deklaruar dy apartamente, me vlera 50 dhe 90 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë që 20 milionë lekë të ardhura kanë qenë nga dhënia me qira e apartamentit. Ndërkohë një pasuri të lartë ka pasur dhe bashkëshortja, paga e së cilës ka kapur shifrën 40 milionë lekë. Nga viti në vit pasuritë e tyre janë rritur, bashkë me to dhe llogaritë bankare. Dy apartamente të tjera janë në pronësi të bashkëshortes, me vlerë nga 75 mijë dollarë dhe 105 mijë euro. Po ashtu, bashkëshortja ka marrë pjesë në një investim godine me vlerë 310 mijë euro bashkë me dy ortakë. Ahmetaj dhe bashkëshortja kanë deklaruar dhe makina luksoze, me vlera 15 mijë euro deri në 30 mijë euro.
Vitet 2004- 2005
Pas marrjes së detyrës së zëvendësministrit të Energjisë, pasuria e Arben Ahmetajt ka vijuar të rritet edhe më tej. Pranë ILDKP për vitin 2004 ai ka deklaruar plot 8 llogari bankare, me vlera nga 300 mijë lekë të vjetra në 35 mijë euro. Nga ana tjetër 18 mijë USD ka përfituar bashkëshortja nga shpërblimet në Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërtimit. 6.5 milionë lekë ajo i ka përfituar nga paga në kompaninë “H-Communication SH.A” ish-Hermes, 6.5. Ndërsa përfitimi nga dividenti nga kjo kompani kap shifrën e 50 milionë lekëve. Edhe në vitin 2005 pasuria e ministrit ka vijuar të rritet dhe të ardhurat më të mëdha kanë ardhur nga kompania “H-Communication SH.A”. Këtë radhë dividenti ka kapur shifrën e 80 mijë USD.
Viti 2010-2014
Gjatë vitit 2010, pasuria e ministrit aktual të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka kapur shifra gjigante. Vetëm në vitin 2010, ai ka deklaruar një llogari bankare me vlerë 300 mijë euro, e cila më pas është ndarë në disa llogari të tjera me vlera të mëdha. Ahmetaj ka përfituar shuma gjigante edhe si konsulent i jashtëm, pasi në “Bendi Integratet”, gjatë periudhës 2008-2009 ka marrë 45 mijë euro. Ndërsa si konsulent në “H-Communication SH.A” ka përfituar 10 milionë lekë. Në këtë vit bashkëshortja ka deklaruar 2 apartamente, me vlerë 75 mijë dollarë dhe 105 mijë euro. Po ashtu, Ahmetaj dhe bashkëshortja e tij kanë deklaruar automjete me vlera 25-30 mijë euro. Në deklaratën më të fundit, atë të vitit 2014 Ahmetaj ka deklaruar disa llogari të majme bankare. Ai ka shitur disa makina dhe apartamente duke futur në bankë 114 mijë euro. Nga ana tjetër, bashkëshortja ka bërë rivlerësimin e banesës, duke deklaruar një çmim prej 560 milionë lekë të vjetra.
Kategori
Uncategorized

Rusia propagandë nga Tirana: Po mbrojmë botën e qytetëruar nga ISIS! (Foto).

Rusia propagandë nga Tirana: Po mbrojmë botën e qytetëruar nga ISIS! (Foto)

Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë, ka shpërndarë sot një njoftim në shqip nëpër rrjetete sociale, ku paraqet një foto-reportazh të ministrisë ruse të Mbrojtjes, në të cilën duken ushtarët rusë të angazhuar në konflikton sirian, në mbështetje të tirranit Bashar Al Assad që po lufton kundër rebelëve të moderuar sirianë dhe terroristëve të ISIS për të rimarrë kontrollin e vendit.

“Federata Ruse vazhdon luftën e vendosur të përditshme kundër ‘Shtetit Islamik” në Siri, duke e parë ISIS-in si një kërcënim të pamohueshëm jo vetëm për vetë Rusinë, por për mbarë botën e qytetëruar’, shkruan ambasada ruse në Tiranë.

Më tej ajo saktëson se “Forcat Ajrore ruse po kryejnë misionin e tyre antiterrorist në Siri me mbështetjen e Flotës Luftarake Detare të Rusisë. Anijet ruse në Detin Mesdhe sigurojnë mbrojtjen kundërajrore për aviacionin rus që kryen fluturime nga baza Khmeimim”.

Më poshtë fotot e grupit detar të përhershëm të Rusisë në Mesdhe të angazhuar për luftën kundër ISIS-it, dhe për të rimëkëbur diktatorin Assad.

Kategori
Uncategorized

Vajzat moderne nga Kosova që tani drejtojnë kampet e ISIS – FOTO.

isss_1453791653-2378784

 

Syri.net

Kosova ka qenë një nga vendet më proamerikane të Evropës qëkur Shtetet e Bashkuara ndihmuan në çlirimin nga regjimi serb. Megjithatë, në një ndryshim gjeneracional në këtë vend me shumicë laike, radikalizmi islamik po gjen shtrirje mes të rinjve. Dhe nuk janë vetëm djem ata që i janë bashkuar ISIS-it. Janë mbi 40 gra nga Kosova, të lindura kryesisht gjatë të 90-ta, që i janë bashkuar kësaj organizate terroriste shkruan një hulumtim i gazetares Arbana Xharra

Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Gjilan dhe Tërpezë

Laura Hyseni ishte një adoleshente tipike e Kosovës, dilte me shoqet nëpër kafene dhe bare dhe nuk i shkaktonte shumë telashe prindërve të saj me mendje të hapur.

“Ajo mund të merrte një taksi dhe të shkonte nëpër takime nëpër kafene me miqtë e saj në qytet. Vishej njësoj si moshataret e saj – në disa raste me minifunde apo me xhinse.

i_1453791603-5472756

Ajo qe shumë moderne”, thotë Faik Uksmajli, djali i të cilit, Arbnori, u martua me të. Lotët i rrjedhin në faqe ndërsa ai kujton, i ulur në një karrige druri në ballkonin e tij në Nerodime të Epërme, një fshat i vogël në rrafshnaltën bujqësore që rrethon qytetin e tretë më të madh në Kosovë, Ferizaj. Jo shumë larg prej këtu gjendet baza kryesore e Ushtrisë Amerikane në Kosovë, Kampi “Bondstill”.

Uksmajli tregon se Arbnori dhe vëllai i tij më i vogël, Alberti, ishin të shoqërueshëm dhe të hapur njësoj si Laura, por pastaj atyre të treve diçka e tmerrshme u ndodhi vitin e kaluar. “Brenda vetëm pak muajsh, hoxha i fshatit dhe bashkëshortja e tij ua shpëlanë trurin”, thotë ai.

Ata u bënë myslimanë striktë dhe u shkëputën nga miqtë dhe rrethi i tyre. Arbnori lëshoi mjekrën, veshi pantallona treçerekëshe, dhe fliste vazhdimisht për Shamin, emri fetar për tokën e Sirisë.

Qamile Tahiri, me dy fëmijët e saj në Siri. Burri është vrarë, por vazhdon të rekrutojë nga Siria përmes internetit, gra e vajza nga Kosova! /Zeri