Kategori
Uncategorized

Sa i pa fat paskerke qene or Taulant.

http://press-independent.net/2016/03/22/sa-i-pa-fat-o-taulant-balla/.

Kategori
Uncategorized

TRE MASHTRIMET E NJË KRYETARI PA MANDAT.

Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë sot në Kongresin e PS-së. Në fjalën e tij spikatën të paktën tre momente ku Rama rezulton se ka mashtruar hapur duke manipuluar të vërtetën.
-Pika e parë ishte problemi i zbatimit të statutit për kryetarin.
Shprehet Rama:
Ka edhe një pakicë shumë të vogël, e cila nga ky kongres pret të gjejë se si do i bëhet hallit statutor të mandatit tim, që sot këtu jam sipas saj, i pazgjedhur – do të diskutojmë hapur sot edhe për këtë, në pjesën e tretë të Kongresit.
Rama e konsideron si ‘pakicë të vogël’ atë pjesë të partisë socialiste që ka kërkuar zbatimin e statutit. Ky pohim ka dy probleme.
Së pari askush nuk e ka matur apo vlerësuar se ç’pjesë të partisë Rama e konsideron të tillë, sepse për 3 vite rresht nuk ka pasur kurrëfarë diskutimi/zgjedhje për këtë problem dhe nuk ka si të matet nëse është pakicë apo shumicë.
Së dyti, ky pohim i Ramës nëse do të ishte i vërtetë, do ishte tregues se pjesa dërrmuese e Partisë Socialiste është dakordësuar me shkeljen e statutit, pra me shkeljen e rregullave të ‘shtëpisë’ së kësaj partie, pohimi i Ramës nuk bën gjë tjetër veçse masivizon shkeljen e parimeve dhe rregullave në këtë parti dhe rrit përmasën e implikimit. Justifikimi është tipik bolshevik, i papërgjegjshëm dhe i pacipë.
-Pika e dytë lidhet me qëndrimin e Ramës në lidhje me problemin e borxheve.
Shprehet Rama:
Vërtet morëm borxh 1.6 miliardë dollarë, po deri tani kemi larë 2.2 miliardë dollarë. Sikur të mos na duhej të merrnim borxh për të shlyer mospagesat e qeverisë së vjetër, sot borxhi publik i Shqipërisë do të ishte ulur drastikisht, në 65% presje diçka.
Kryeministri ka pretenduar se qeveria e tij ka shlyer 2.2 miliardë dollarë borxhe dhe se qeveria e tij ka shlyer më tepër borxh nga sa ka marrë. Kjo është një shifër surprizë e padëgjuar më parë. Por nëse qeveria ka rritur aftësinë shlyese të borxhit, si shpjegohet që borxhi publik po shkon drejt 75% dhe rritet vit pas viti?
HashtagAL publikoi disa ditë më parë dhe një raport të KLSH-së që jepte alarmin për zhytjen e vendit në borxhe, ndërsa kryeministri i vendit pretendon krejt të kundërtën. Pa dhënë asnjë referencë thjesht e ofron shifrën kështu në hava, a thua se 2.2 miliardë dollarë ky vend i gjeneron çdo javë.
-Pika e tretë ishte qëndrimi i Ramës për koncesionet.
Shprehet Rama:
Check Up-i falas, hemodializa e mundur në të gjithë territorin, materialet dhe instrumentat e reja mjekësore në dispozicion të spitaleve tona, janë histori të mirëfillta suksesi. Sepse nuk paguajnë qytetarët që të fitojë privati, për një shërbim që i duhet shtetit, siç ndodh me koncesionet e qeverisë së vjetër. Po investon privati, që qytetarët të marrin shërbime shumë më cilësore, pa paguar asnjë qindarkë. Ndërsa shteti shlyen privatin, në një periudhë të arsyeshme kohore.
Të treja koncensionet që përmendi kryeministri kanë treguar që niveli i investimit të koncesionarëve privatë ka qenë minimal dhe se me fitimet që korrin këta koncesionarë e shlyejnë vlerën e investimit që vitin e parë. Për të mos përmendur favorizimet dhe mungesën e kontrollit në cilësi pune dhe pagesa nga ana e qeverisë. Rasti i pagesave të Check-Up nga qeveria tregoi se kompanisë koncensionare i ishin dizbursuar rreth 1.7 milionë dollarë më tepër. / HashtagAL

Kategori
Uncategorized

Tre mashtrimet e një kryetari pa mandat.

Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë sot në Kongresin e PS-së. Në fjalën e tij spikatën të paktën tre momente ku Rama rezulton se ka mashtruar hapur duke manipuluar të vërtetën.
-Pika e parë ishte problemi i zbatimit të statutit për kryetarin.
Shprehet Rama:
Ka edhe një pakicë shumë të vogël, e cila nga ky kongres pret të gjejë se si do i bëhet hallit statutor të mandatit tim, që sot këtu jam sipas saj, i pazgjedhur – do të diskutojmë hapur sot edhe për këtë, në pjesën e tretë të Kongresit.
Rama e konsideron si ‘pakicë të vogël’ atë pjesë të partisë socialiste që ka kërkuar zbatimin e statutit. Ky pohim ka dy probleme.
Së pari askush nuk e ka matur apo vlerësuar se ç’pjesë të partisë Rama e konsideron të tillë, sepse për 3 vite rresht nuk ka pasur kurrëfarë diskutimi/zgjedhje për këtë problem dhe nuk ka si të matet nëse është pakicë apo shumicë.
Së dyti, ky pohim i Ramës nëse do të ishte i vërtetë, do ishte tregues se pjesa dërrmuese e Partisë Socialiste është dakordësuar me shkeljen e statutit, pra me shkeljen e rregullave të ‘shtëpisë’ së kësaj partie, pohimi i Ramës nuk bën gjë tjetër veçse masivizon shkeljen e parimeve dhe rregullave në këtë parti dhe rrit përmasën e implikimit. Justifikimi është tipik bolshevik, i papërgjegjshëm dhe i pacipë.
-Pika e dytë lidhet me qëndrimin e Ramës në lidhje me problemin e borxheve.
Shprehet Rama:
Vërtet morëm borxh 1.6 miliardë dollarë, po deri tani kemi larë 2.2 miliardë dollarë. Sikur të mos na duhej të merrnim borxh për të shlyer mospagesat e qeverisë së vjetër, sot borxhi publik i Shqipërisë do të ishte ulur drastikisht, në 65% presje diçka.
Kryeministri ka pretenduar se qeveria e tij ka shlyer 2.2 miliardë dollarë borxhe dhe se qeveria e tij ka shlyer më tepër borxh nga sa ka marrë. Kjo është një shifër surprizë e padëgjuar më parë. Por nëse qeveria ka rritur aftësinë shlyese të borxhit, si shpjegohet që borxhi publik po shkon drejt 75% dhe rritet vit pas viti?
HashtagAL publikoi disa ditë më parë dhe një raport të KLSH-së që jepte alarmin për zhytjen e vendit në borxhe, ndërsa kryeministri i vendit pretendon krejt të kundërtën. Pa dhënë asnjë referencë thjesht e ofron shifrën kështu në hava, a thua se 2.2 miliardë dollarë ky vend i gjeneron çdo javë.
-Pika e tretë ishte qëndrimi i Ramës për koncesionet.
Shprehet Rama:
Check Up-i falas, hemodializa e mundur në të gjithë territorin, materialet dhe instrumentat e reja mjekësore në dispozicion të spitaleve tona, janë histori të mirëfillta suksesi. Sepse nuk paguajnë qytetarët që të fitojë privati, për një shërbim që i duhet shtetit, siç ndodh me koncesionet e qeverisë së vjetër. Po investon privati, që qytetarët të marrin shërbime shumë më cilësore, pa paguar asnjë qindarkë. Ndërsa shteti shlyen privatin, në një periudhë të arsyeshme kohore.
Të treja koncensionet që përmendi kryeministri kanë treguar që niveli i investimit të koncesionarëve privatë ka qenë minimal dhe se me fitimet që korrin këta koncesionarë e shlyejnë vlerën e investimit që vitin e parë. Për të mos përmendur favorizimet dhe mungesën e kontrollit në cilësi pune dhe pagesa nga ana e qeverisë. Rasti i pagesave të Check-Up nga qeveria tregoi se kompanisë koncensionare i ishin dizbursuar rreth 1.7 milionë dollarë më tepër. / HashtagAL

Kategori
Uncategorized

RAPORTI I AVOKATIT TË POPULLIT: SI PO E USHQEN QEVERIA MJERIMIN.

Avokati i Popullit ka surprizuar me raportin e fundit të dorëzuar në Kuvend, duke folur për herë të parë për difekte dhe probleme në themel të sistemit shoqëror dhe shtetëror.
Në një analizë të qartë mbi shkaqet që nxisin varfërinë në Shqipëri, institucioni ofron konstatime të qarta mbi mënyrën se si qeveria dhe politikat qeverisësë nxisin fukarallëkun.

Zakonisht, Avokati i Popullit nuk ka ofruar më shumë se sa raporte mediokre dhe sipërfaqësore, fotografi propagandistike me të cilat ilustrohet ndonjë shembull i gjendjes së mjeruar dhe bën thirrje populiste që kalojnë pa asnjë lloj impakti.
Thjesht arkivohen si “reagime”

Por këtë radhë ka folur ndryshe.
Në mënyrë të përmbledhur, sipas Avokatit të Popullit, pikat në të cilat Qeveria ‘ushqen’ mjerimin janë:
Së pari.
Ende nuk dihet zyrtarisht minimumi jetik në Shqipëri, si koncept që lidhet ngushtësisht me nevojat që ka njeriu për të siguruar mbijetesën në kushtet aktuale, si dhe me përcaktimin dhe nivelet e përfitimeve në skemat e mbrojtjes sociale, sigurimeve shoqërore, sistemit të pagave, etj.
Së dyti.
Sot aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike trajtohen rreth 82 mijë familje dhe individë në nevojë. Por, në realitet nuk është ky numri i familjeve që kanë nevojë për mbështetje nga skema, pasi numri i kërkesave është shumë më i madh. Kriteret e përcaktuara për përfitimin e ndihmës ekonomike janë të tilla që përjashtojnë padrejtësisht individë, apo familje që, në fakt janë në kushtet e varfërisë. Edhe familjet dhe individët që përfitojnë pagesën e ndihmës ekonomike, nuk arrijnë të përmbushin nevojat bazë jetike me këtë pagesë.
Së treti.
Papunësia është në nivele të larta dhe mundësia e punësimit nuk ofrohet sipas një skeme prioritare për individët e familjeve të varfra.
Së katërti.
Një familje ekstremisht apo absolutisht e varfër, nuk ka mundësi pagese të energjisë elektrike që mund të konsumojë, dhe në rastin më të keq i hiqet aksesi në rrjetin e furnizimit me energji elektrike, për shkak të mospagimit.
Së pesti.
Një familje ekstremisht apo absolutisht e varfër nuk ka mundësi pagese të ujit të pijshëm që konsumon, dhe në rastin më të keq i hiqet aksesi në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të mospagimit.
Së gjashti.
Sistemi ynë i sigurimeve shoqërore në kushtet e mospagesës së kontributeve për shkak të varfërisë së individit, siguron vetëm përfitimin e një pensioni social në një masë krejtësisht të pamjaftueshme për përmbushjen e nevojave bazë të jetesës, pas arritjes së moshës së pensionit.
Së shtati,.
Mungesa e një kuadri të përshtatshëm ligjor për të drejtën për strehim, sot ka sjellë pasoja serioze dhe konflikte të reja sociale, gjatë trajtimit të rasteve të dëbimeve me forcë, si mungesën e sigurimit të një strehimi të përshtatshëm, për familjet me të ardhura të ulta (në varfëri ekstreme, apo absolute), familjet përfituese nga skemat e ndihmës ekonomike, gratë e pastreha viktima të dhunës në familje, apo edhe për kategorinë e ish qiramarrësve të strehuar në banesat shtetërore.

Kriteret aktuale të përcaktuara në ligj nuk sigurojnë akses në sistemin e trajtimit me strehim social për individët dhe familjet varfra.
Edhe kur arrihet ky akses nuk garantohet qëndrueshmëria e zgjidhjes së strehimit me banesë sociale, për shkak të mungesës së të ardhurave, apo të ardhurave të ulëta.

Kategori
Uncategorized

Sali Berisha befason sërish: Arrestimi i Fatos Nanos ishte i gabuar! Më mundën me armë, por i munda me vota!

Intervista e zotit Berisha dhënë gazetarit Ridvan Berisha për emisionin politik “Debat” në televizionin RTK!

PYETJE: Jemi këtu në Tiranë për të intervistuar një nga figurat qendrore të politikës shqiptare, që identifikohet me shembjen e komunizmit, transformimin e madh të qeverisjes nga një sistem i egër diktatorial në atë pluralist, zotin Sali Berisha. Mirëmbrëma zoti Berisha dhe faleminderit për këtë intervistë.

BERISHA: Ju falënderoj unë ju dhe përshëndes me këtë rast të gjithë teleshikuesit e televizionit tuaj në mënyrën më të përzemërt.

PYETJE: Siç e thashë në fillim, ju identifikoheni me shëmbjen e komunizmit, një periudhë mjaft e egër për shqiptarët në Shqipëri, identifikoheni me periudhën e transformimeve të mëdhaja politike, sikurse identifikohet dhe i gjithë Ballkani Perendimor me transformimin e përgjakshëm që ndërmori ish regjimi Millosheviçit me luftërat që ndërmori, flasim për periudhën e pluralizmit në gjithë Ballkanin Perendimor. Sot jemi gati 30 vite pas shembjes së komunizmit, si në ish Jugosllavi dhe Shqipëri. Shohim një përpjekje aktive të rusëve për ta rikthyer ndikimin ende në Ballkan. Cka ju kujton ajo kohë? Cili është leksioni i asaj periudhe të reformave të mëdhaja politike demokratike, dhe, sot, ballafaqimi me temat e mëdha që e presin rajonin siç janë integrimi evropian etj.

BERISHA: Së pari, dua të them se shqiptarët, përmbysjen e komunizmit ia dedikojnë, para së gjithash, atyre studentëve që u ngritën mbi shtypjen më të egër, mbi mjerimin më të madh mbi zenitin e guximit njerëzor dhe që me protestat e tyre gjunjëzuan diktaturën dhe çelën portat e pluralizmit në Shqipëri. Duke thënë këtë, unë kam ardhur në vitin 90 si një intelektual që kisha arritur të paraqesë një platformë të tërë e cila fillonte me lirinë e mendimit, me ç’demonizimin e kundërshtarit, me dënimin e censurës por dhe të autocensurës, dënonte izolimin, burokracinë, privilegjet, pabarazinë ligjore. I kërkova Ramiz Alisë të heqë nga Kushtetuta, atë që i kërkoi Saharovi, Gorbaçovit, nenin i cili i jepte fuqi hegjemone PPSH-së dhe partia të marrë atë që meriton. I kam thënë se Stalini është armik i kombit shqiptar dhe i kam kujtuar në atë takim se çfarë shkruan Gjilasi në bisedat me Stalinin, i kam kërkuar në shkrime të tjera që të hapet pluralizmi politik meqë nuk po zhvillohet pluralizmi mendimit. Shqipëria ishte vendi i monizmit total më ekstrem që ekzistonte. Por, duhet t’ia u dimë të gjithë për nder studentëve. Në mënyrë absolute nuk kisha menduar kurrë se do shihja një ditë të lirë dhe nuk isha angazhuar për asnjë qëllim tjetër por për të bërë si intelektual atë që s’kisha bërë për të dalë nga konformizmi im si intelektual dhe për të treguar veten time pavarësisht nga çmimi që unë do paguaja. Në dhjetor, sa mora lajmin u nisa fluturim dhe jam nisur tek studentët. Ndonëse thashë se isha i bindur se nuk do shihja një ditë të lirë, për vete, por isha i bindur se një ditë do vinte, kur 700 mijë të rinj që kishte Shqipëria të flisnin me zërin e tyre për ta ndryshuar situatën, por Sali Berisha, atë ditë, mendoja unë se nuk do ta arrinte.

PYETJE: Pse është me rëndësi ta kujtojmë këtë moment të jashtëzakonshëm të transformimit shoqëror?

BERISHA: Moment i jashtëzakonshëm sepse pluralizmi hapi dy mundësi. Hapi mundësinë e vendosjes së standarteve demokratike të njeriut dhe hapi mundësinë e zgjidhjes së çështjes kombëtare. Në takimin tim të parë me Azem Hajdarin, kur unë kam shkuar për t’u bashkuar te demostrata e tyre, më tregon një listë kërkesash, ishte ndër to dhe krijimi i një organizate rinore intelektuale të pavarur. I them se krijimi i pluralizmit politik është interesi jetik i Shqipërisë, ky është interesi jetik i Kosovës, se nuk ka Kosovë të lirë pa një Shqipëri të lirë dhe se ne na takon të bëjmë gjithçka duke patur parasysh këtë, se çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet me një Shqipëri të pushtuar nga brenda.

Dy ditë pasi u themelua partia, dy miq të mi vijnë e më thonë: “Sali tani t’u themi mirupafshim e të vazhdojmë punën tonë ne, ti lëmë këta”. Jo, i them, për dy arsye. E para sepse unë jam gjakftohtë, mua këta që janë në pushtet nuk më impresionojnë për asgjë sepse unë i kam marrë vendimet e mia me kohë, dhe së dyti, është çështja e Kosovës dhe unë do të qëndroj për çështjen e Kosovës. Dhe në mitingun e parë të legalizmit të PD-së kam deklaruar se PD ka për detyrë zgjidhjen e çështjes kombëtare, ylli ynë polar do të jetë çështja kombëtare dhe se PD ka për detyrë bashkimin e kombit shqiptar dhe proceset integruese europiane. Kjo ka qënë deklarata e javës së parë të Sali Berishës.

PYETJE: Zoti Berisha po i referohesh pluralizmit dhe vështirësisë së këtij procesi kaq të vështirë jo vetëm në Shqipëri por për të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor. Cilat kanë qenë tre momentet më të vështira si president republike? Mbaj mënd atë kohë kur paga juaj ishte 25 dollarë…

BERISHA: Në fakt, po të korrigjoj pak, ishte 16 dollarë, dhe kur unë jam ulur në Shtëpinë e Bardhë dhe në krahun tjetër të oxhakut kisha Xhorxh Bushin unë isha presidenti me rrogë 16 dollarë. Por përsëri unë kisha besim të pathyeshëm tek liria e individit. Ridvan, që të dish ti se ku ishim ne me njohuritë për tregun, në tetor të 1990, unë pyes një profesore të ekonomisë politike që më solli nipin për t’ja vizituar dhe i them se “a ka ndonjë syth tregu ky fjalimi i Ramiz Alisë” dhe më thotë “doktor, unë tezën e bëj për anti tregun, kundra tregut”. Pra kjo ishte një përgjigjë si për të thënë që, të lutem mos më provoko me këtë pyetje. Dhe, kur në një tryezë me Fatos Nanon, Alfred Uçin që e organizoi Zëri i Popullit unë kërkoj që të hapet debati për ekonominë e tregut, unë të garantoj se kisha zero njohuri për ekonominë e tregut por kisha parë se ajo kishte bërë magji në shoqëritë e lira dhe bësoja se ajo do bëntë magji edhe në Shqipëri.

PYETJE: Cilat ishin tre problemet më të mëdha që u ballafaquat në vitet e para?

BERISHA: Varfëria më ekstreme. Shqipëria renditej sipas BB si vëndi i tretë më i varfër i planetit me Ugandën dhe Angolën, por mos harro se këto dy vende ishin të vendosura në kontinentin në atë kohë më të varfër që ishte Afrika, kurse Shqipëria ishte e vendosur në kontinentin më të pasur dhe nuk ka gjë më të trishtueshme sesa të jesh i varfër midis të pasurve siç ishim ne. E dyta, psikologjia moniste. Shkalla e indoktrinimit të shqiptarëve nga regjimi komunist ishte e jashtëzakonshme. Nuk duhet të harrojmë, se vërtet Enver Hoxha nuk ja doli të vendoste kultin e tij në vend të kultit të Zotit, por vendosi gjenerata të tëra ateiste, dhe këtu s’është se nuk pati sukses. Vërtet krijoi kolektivizmin total, por krahas tij zhduku absolutisht nocionet e pronës tek shumica dërrmuese e shqiptarëve.

PYETJE: Sot Shqipëria ka ende probleme të pronës…

BERISHA: Sot ka Shqipëria probleme shumë të mëdha sepse më gjithë përpjekjet që janë bërë për të zgjidhur, dhe mbi 80% e saj është zgjidhur, përsëri ka me mijëra dosje të pazgjidhura për shkak të zhvillimeve shumë të shpejta që ndodhën në vitet 90. Shqipëria në vitet 90, fshati shqiptar shëmbëllente me një rezervat njerëzor. Po të jap vetëm shëmbullin e familjës time direkt. Aty ku unë kisha lindur ishin vetëm tre familje, kurse në vitin 90 aty ishin 13 familje, dhe imagjino që po ajo tokë ishte. Kjo pra ishte lëvizja, sepse nuk lejohej që të ikje nga vendi i banimit. Pra ishte psikologjia moniste…

PYETJE: Keni jetuar dy periudha, atë të diktaturës dhe atë të demokracisë. A është përmbledhur gjithë ai rrëfim për shikuesit dhe lexuesit e rëndomtë? A është njohur opinioni në Shqipëri dhe kudo me rrënjët e këqija që ka lënë diktatori Hoxha?

BERISHA: Jo absolutisht nuk është njohur. Së pari, shumë e shumë gjëra në atë kohë nuk janë njohur. Unë kam qënë pedagog në universitet, kam punuar me kolegët e mi, por unë jam bërë president republike dhe nuk e kam ditur se ishin qindra e qindra shqiptarë të ndryrë në spitalet psikiatrike për motive politike. Unë këtë e kam zbuluar, dosjen e kam gjetur vetëm pasi jam bërë president por dersa kam gjetur dosjet, ishin jo të paktë të huajt që më pyesnin nëse kishim patur ndryrje në spitalet psikiatrike dhe unë u thoja se nuk ka patur, sepse nuk e dija. Verndi jetonte me një lëvizje tmerrësisht të bllokuar dhe të ngadaltë. Duhet të kishe lidhje direkte dhe familjare që të dije se çpo ndodhte në periferi. Shqipëria ishte një bunker, në kuptimin absolut, ku të merrje vesh se ç’ndodhte në bizat e bunkerit ishte absolutisht e vështirë.

PYETJE: Ju identifikoheni me figurat qendrore që lidhen me transformimet më të mëdha që ka pësuar Shqipëria, që nga diktatura në sistem pluralist. A e keni përdorur pushtetin dhe besimin publik, për sa kohë që keni qëndruar, për ti demonizuar kundërshtarët politik? Po flas pas vitit 90, si jeni sjellë me kundërshtarët politik?

BERISHA: Unë mendoj se me kundërshtarët politik, përveç arrestimit të Fatos Nanos, arrestim i cili, dosja e të cilit nuk kishte absolutisht asnjë element të shtuar nga Sali Berisha. E kishte përgatitur vetë PS në pushtet dosjen e Nanos. Unë nuk them se ishte fajtor apo jo sepse është çështje gjykate, por arrestimi i tij në atë kohë në avancë ishte një hap shumë i gabuar që në mënyrë kategorike s’kishte të bënte me Sali Berishën. Por Sali Berisha përgjegjësisë nuk i ikën, nuk thotë se nuk isha president. Unë isha president dhe ajo ndodhi. Në raste të tjera kam bërë gjithçka për të gjetur gjuhën me kundërshtarët politikë në çdo moment. Fakti që ata erdhën në pushtet me rebelim komunist, ata erdhën në pushtet duke gjuajtur me armë presidencën dhe unë ndodhesha brenda në detyrë, duke menduar se mund të pushtonin presidencën, dhe unë i largova me votë nga pushteti, kjo dëshmon besimin tim të madh tek ato parime që unë kisha shpallur.

PYETJE: Duke iu referuar dhe Kosovës dhe problemit të shqiptarëve në rajon, çështjen e integrimit që ju e keni artikuluar që në atë kohë, zoti Rugova e ka përfaqësuar lëvizjen më të madhe politike në Kosovë, Lidhjen Demokratike të Kosovës në rrethana mjaft të egra në atë kohë. Ca bashkëpunimi keni patur me Rugovën, a ka ekzistuar koordinimi i mirëfilltë midis jush dhe zotit Rugova?

BERISHA: Dua të theksoj se Rugova, është në vlerësimin tim një nga tre gjenitë e kombit shqiptar. Në letra, është Ismail Kadare; në humanizëm, është Nënë Tereza; në politikë, është Ibrahim Rugova. Bashkëpunimi ynë, që nga data 21 shkurt që Ibrahim Rugova ka shkelur në Shqipëri, ku ka ardhur për vizitë duke deklaruar që në aeroport që vinte me ftesë të Sali Berishës, ka qënë një bashkëpunim i ngushtë dhe intensiv, një bashkërendim i ngushtë i të gjitha përpjekjeve për të promovuar dhe për të çuar drejt zgjidhjes problemin e Kosovës. Do të të tregoj një gjë interesante. Asokohe këtu stërviteshin grupe luftëtarësh, kishin filluar nga gjysma e dytë e vitit 91 dhe vazhduan dhe gjatë vitit 92’. Që të jem i sinqertë ishin që të gjithë nën patrinazhin e qeverisë së Kosovës. Në pranonim një lloj kuverture por ajo ishte e tëra nën patronazhin e qeverisë së Kosovës. Një ditë më kërkon takim një grup prej tyre dhe i pres në presidencë, 48 apo 50 prej tyre. Nuk i njihja. U fola për Shqipërinë dhe për Kosovën dhe në fund pasi fola 40 min sa ngrihet njëri dhe thotë: “tani na thuaj se çfarë do bësh për Kosovën”. I them se “unë të garantoj ty dhe të gjithë këta se 50% e kohës time unë do ja kushtoj Kosovës dhe 50% të kohës sime do ja kushtoj Shqipërisë”. Dhe këta, pasi diskutuam aty dolën dhe bën ënjë mbledhje për të analizuar takimin me mua dhe në fund konkluduan që janë në rregull sepse unë i kisha dhënë fjalën se 50% të kohës do ja kushtoja Kosovës. Sepse unë u thashë që në luftë me Millosheviçin ne nuk hapim sepse jemi për zgjidhje.., por nëse ai ndërmerr veprime, ne absolutisht, e kishim thënë, që do reagojmë si një komb i vetëm. Kështuqë, me presidentin Rugova ne bashkërendonim në tërësi qëndrimet dhe bashkëveprimet. I një rëndësie të madhe për mua ishte promovimi i personalitetit të tij dhe që të kishte takime sa më të shumta. Dhe më kujtohet që kryeministri parë që e ka pritur në takim ishte ai grek, Mitsotaqis, sepse i thashë në Stamboll kur e takova që “ti shkon dhe takon Millosheviçin gjaksor dhe nuk takon njëriun paqësor Ibrahim Rugovën”. Po pse ta takoj më tha? Si pse ta takosh, – i them, – po pse, për dy milionë shqiptarë në Kosovë, Millosheviçin do takosh? Dhe e priti ç’është e vërteta.

PYETJE: A ka patur midis jush dhe presidentit Rugova telefonata javore?

BERISHA: Jo telefonata nuk ka patur, kemi komunikuar me takime dhe me njerëz që vinin dhe shkonin por jo me telefonata. Kështuqë, u arrit një hap i madh shumë në rrafshin ndërkombëtar, në Helsinki. Në samitin e Helsinkit, diplomacia shqiptare ia doli të vendosi në dokumentin e samitit një paragraf të veçantë për Kosovën pasi deri në ato momente Kosova futej në kuadrin e Serbisë. E nxorrëm nga kuadri Serbisë, e nxorrëm si të ishte entitet, si të ishte republikë. Kjo i tërboi rusët, kjo çeli rrugën e veprimit të pavarur të ndërmjetësve ndërkombëtar. Se në atë paragraf, pasi dënuam politikën e Millosheviçit, se edhe ata politikën e Millosheviçit e dënonin, por problemi ishte se çështjet duhet të zgjidheshin ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në praninë e një pale të tretë, me një ndërmjetës, këtu ishte gjithë kleçka por rusët nuk e pranonin kurrësesi praninë e palës së tretë. Prania e palës së tretë, dhe amerikanët më thonin ta hiqja praninë e palës së tretë, jo i thoja, sepse pala e tretë ju do jeni, nuk do jetë Shqipëria. Dhe pas kësaj Lordi Ouen dhe Cyrus Vance bënë vizitën e parë të rëndësishme në Kosovë, pasi erdhën një herë në Shqipëri dhe në fakt ja u sugjerova, ku më kërkuan që të bisedoja me Rugovën për ti thënë të hynin në zgjedhje. I thashë se edhe po t’ja thëm Rugovës, le që nuk ja them kurrë, por dhe po ti them, dhe po tu thotë Rugova shqiptarëve, ata nuk i dalin, dhe ju nuk keni asnjë interes sepse ju diskretitoni në këtë mënyrë të vetmin interlokutor dhe lider që keni në Kosovë. Por i këshillova të shkonin dhe ti bënin një vizitë në selinë e tij dhe të bisedonin me të. E pranuan në fakt dhe kur u kthyen më thanë që kisha patur të drejtë. Patën një aksident atje sepse i tha Panic që do i shoqëronte ai, ndërkohë Millosheviçi lajmëroi serbët e Kosovës, ata vetëm sa nuk u shndërruan në trupa , tek Ibrahimi shkuan dhe gjetën një personalitet kret tjetër nga ç’mund tu ishte thënë dhe u ndanë shumë të kënaqur dhe më thanë se kisha të drejtë. Dhe Beogradi, Millosheviçi më pas nuk donte ti priste ata, sepse u thoshte se ju nuk mund të veproni në mënyrë të pavarur, mirëpo ata kishin mbrojtjen ndërkombëtare.

PYETJE: Cilat janë momentet që mund ti cilësojmë ndoshta të pakëndshme me zotin Rugova?

BERISHA: Ka patur momente nga vitet 96 ku unë kam qënë për një radikalizim të veprimeve, të jem i hapur. Fhe këtë e kam shprehur. Ai është gjeni në politikën shqiptare dhe ne nga koha e Skëndërbeut, një politikan që të ketë bërë me forcën e ideve atë që ka bërë ai me armë ne nuk kemi patur. Ai është gjeni, por përsëri duhet të jemi realist se zgjidhja përfundimtare nuk vinte vetëm në rrugën paqësore.

PYETJE: Keni patur dallime?

BERISHA: Kemi patur dallime. Unë kam qënë për protesta në Kosovë, nga viti 95-96 kam qënë për nxitje protestash. Kemi qënë plotësisht dakort me ndërmjetësimin që bëri Vatikani për arsimin dhe rikthimin e arsimit, dhe ky ka qënë një qëndrim i bashkërenduar midis Tiranës dhe Prishtinës. Rugova kishte një dashuri të pakufishme për Kosovën dhe nëqoftëse ai i përmbahej vendosmërisht linjës paqësore ndofta e bënte se ai besonte se në këtë linjë do vinte momenti të zgjidhej dhe që Kosova të mos shkatërrohej. Ky besoj ka qënë qëndrimi i tij. Në fakt jam përpjekur edhe gjatë luftës, në mënyrë shumë insistuese, që të mbështesë luftën mirëpo këta bënin lista të papranueshme dhe ndonjëherë detyrohesha ti dënoja si akte terroriste…

PYETJE: Ka patur humbje raportesh midis jush dhe zotit Rugova apo jo?

BERISHA: Kishte në këtë moment, vetëm në 96, por gjatë luftës jo. Ai mbeti Ibrahim Rugova siç ishte, mbeti një njëri, vetja e tij. Ka ardhur këtu nga Rambuje dhe Kosova ishte në flakë dhe u fut drejt e në Kosovë ndërkohë që kishte mundësi të rrinte këtu, kishte mundësi të rrinte kudo.

PYETJE: C’thotë bashkëpunimi juaj me drejtuesit e lëvizjes popullore të Kosovës, lëvizjes ilegale politike e cila kishte shfrytëzuar dhe parë Shqipërinë si adresë të vetme për mobilizim dhe pregatitje ushtarake në mënyrë që kur ti vinte momenti i ballafaqimit ushtarak të ishin të gatshëm për të hyrë në luftë?

BERISHA: Eshtë ashtu siç thoni ju por pak më ndryshe. Unë i njihja këta të LPK-së dhe e vërteta është se unë vlerësoja shumë sakrificat e tyre, më mërziste shumë kur i shihja flamurin me drapër dhe çekan por ata ishin ama për qëndresë ishin. Dhe i them Rugovës se, tani Shqipëria është e lirë dhe se ne duhet të vazhdojmë ti ftojmë ata të vijnë si në vendin e tyre por dhe ti do hapesh ndaj tyre dhe kush të dojë të anëtarësohet në LDK se pavarësisht ata janë atdhetarë dhe njerëz që sakrifikojnë. Dhe ç’është e vërteta jo një por disa degë të tyre kaluan me LDK-në, janë me emër dhe mbiemër ata drejtues. Ata u mobilizuan për luftën dhe unë kam mbajtur qëndrim, jam distancuar shumë me ta dhe me ato listat që bënin të cilat ja shfrytëzonin shtypi ndërkombëtar për ti paraqitur si marksistë leninistë por pavarësisht nga kjo unë kam mbajtur lidhje me të gjithë ata që kanë qënë në Tiranë sikundër kam mbajtur lidhje shumë të ngushta me Bujar Bukoshin dhe me Farkun, kam mbajtur lidhje edhe me të tjerë si psh me zotin Demaçi. Kam mbajtur me Demaçin takime konstante dhe të ngushta dhe takimi im i fundit me të është bërë në Tiranë nga mesi i konferencës së Rambujesë dhe unë kam qënë i hapur dhe jam përpjekur me të gjithë mundësitë e mia..

PYETJE: Afërsia juaj me LDK dhe zotin Rugova ju ka bërë objektiv në trajtimin e krahut tjetër që po e shfrytëzon Shqipërinë për tu pregatitur për luftë?

BERISHA: Problemi është ky. Rugova ka meritën e madhe që themeloi partinë e parë antikomuniste në Ballkan dhe këtë argument i kam dhënë Mitsitaqisit ku i kam thënë që ti nuk takon atë që ka themeluar partinë e parë antikomuniste në Ballkanin e diktaturave komuniste. Ishte partia e parë opozitare e Shqipërisë dhe natyrisht bashkëpunimi deri sa janë krijuar partitë e tjera në Kosovë. Kosova kishte si parti LDK-në dhe kishte një shoqëri civile. Krijimi i partive të tjera, ne kemi vendosur marrëdhënie me partitë e tjera, kemi vendosur bashkëpunim. Edhe zoti Demaçi i cili në ato vite ka ardhur shpesh në Shqipëri dhe me të kemi bërë diskutime të zgjeruara, nuk është se ka qënë kaq kritik ndaj Rugovës. Të gjitha veprimet, ose shumica e veprimeve janë diskutuar me Adem Demaçin në Shqipëri, si psh hapat politike që ndërmerreshin dhe ai ishte i informuar për zhvillimet sepse ai ishte një institucion për mua në atë periudhë, vetë Demaçi ishte një Mandelë. Dhe kur në takimin e fundit i kërkova që të nisej në Rambuje, sepse doja që të kishim në përfaqësim Gandin dhe Mandelën dhe ta bënim sa më impresionant takimin, ai nuk shkoi dhe më vjen keq por nuk shkoi.

PYETJE: Jeni përballur nga prespektiva e një burrështetasi me pushtet të fuqishëm në rrethanat e kohës, por a ka mundur të bëhet më mirë nga viti 94 e tej?

BERISHA: Duke i parë gjërat në tërësi, unë çlirimin e Kosovës e konsideroj mrekullinë më të madhe shqiptare që nga luftërat e Skënderbeut, sepse unë jam i vetëdijshëm se çfarë vështirësie të jashtëzakonshme kishte të lëvizje statusin në Evropë. Europa është kontinenti i konservatorizmit, është kontinenti i kodeve të forta. Lëvizja e këtij statusi nga shqiptarët përbën mrekullinë e tyre më të madhe në histori dhe është faqja më e ndritur e nacionalizmit shqiptar, nacionalizëm i cili ka qenë për fatin tonë jo të mirë në momente të rëndësishme edhe difiçitar. Nacionalizmi shqiptar, në betejën për Kosovën, mposhti nacionalizmat e egra sepse ishte në të drejtë dhe e vendosi çështjen e Kosovës si çështje të Perëndimit, çështje të botës. Në vitin 1994 ka një rezolutë të OKB për Kosovën, të votuar nga 137 shtete, në të cilën kërkohet, pasi dënohet në faqe të tëra aparteidi dhe segregacioni i Millosheviçit në Kosovë, kërkohet ti njihet popullit të Kosovës e drejta për vetvendosje. Dhe ai dokument ndërkombëtar ka qenë dokument që nuk mund të hidhej më poshtë. Në draftin e parë të Rambujesë ka qenë plotësisht i mishëruar dhe në draftin e dytë me nënkuptim e la. Merita tjetër ishte se Ibrahim Rugova, nga ato barake ku ishte, nga një politikan që gazetarët edhe pa shkuar në konferencë shtypi shkruanin se çfarë po thotë, se ishte misionar ai e shpërndante mesazhin me katër fjali. Ibrahim Rugova e ngriti atë çështje nga ajo barake, në dhomën ovale të Bill Klinton, dhe në bisedën e fundit me Klinton, ai i thotë, -Ibrahim çfarë do ti të bëjmë po për pavarësi nuk mund të behet fjalë, – dhe ky që rri pak dhe i thotë, – zoti President përveç pavarësisë asgjë nuk e zgjidh problemin. E ka Ollbrajt në memorie këtë.

PYETJE: Z. Rugova pas vitit 99 u ballafaqua me rivalin e tij serioz le të themi, z. Thaçi tashmë president i zgjedhur nga kuvendi i Kosovës. Çfarë tensioni patët me zotin Thaçi dhe ku u shtensionua ajo situatë nga viti 96?

BERISHA: Unë nuk kam pasur asnjë tension me z. Thaçi. Asnjëherë. Nëse janë kryer veprime, çështje të zbatim ligjit, por jo të qëllimta, sepse nuk e ka ditur kush se ky është udhëheqës i kësaj lëvizje apo asaj lëvizje. Në ’97 unë kam takuar pothuaj rregullisht Xhavid Halitin, Azem Sylën, i cili rrinte ne Tropojë, unë kam mbajtur lidhje konstante dhe ata e dinë mirë që unë, se unë isha në opozitë por i kam pyetur se çfarë mund t‘ju ndihmoj. Nuk kanë kërkuar asgjë. Unë ju kam bërë thirrje të gjitha degëve t’ju japin armë falas sa më shumë. Shqipëria ishte plot armë. Depot ishin të hapura dhe duhet t’ju jepeshin armë. A e kontro lloja unë këtë? Jo absolutisht jo, aty nuk futesha unë, por direktiva ime për degën e PD ishin të mblidhnin dhe t’ju jepnin armë sa të mundeshin. Kurse në shesh, kur është bërë mitingu, kam shkuar unë me Rexhep Mejdanin e Fatos Nanon që kam hedhur kushtrimin “një komb një qëndrim”, motiv që e kisha përdorur edhe përpara qoftë në zyrën e George Bush. I vetmi moment nervozizmi që kam pasur me ta ishte kur bënë listat. Jo se futën Sali Berishën në listë pro kjo nuk shkonte sepse mua më vinin miq nga perëndimi dhe ishin shumë të tërbuar me ta për shkak të kësaj praktike por jo se më futën apo s’më futën mua në listë…

PYETJE: Kosova përjetoi një periudhe të tranzicionit pastaj me mandat ekzekutiv. Është me rendësi një takim që patët ju me presidentin e SHBA këtu në Shqipëri ku Kosova si rezultat i mbështetjes ndërkombëtare fitoi pavarësinë. Na thoni ndonjë detaj interesant nga ky takim?

BERISHA: E vërteta është se ai ishte një takim shumë historik. E vërteta është se kishte përpjekje të mëdha për ta bllokuar pavarësinë e Kosovës dhe kësaj here për fat të keq jo vetëm nga Rusët, por edhe disa kancelari të tjera të mëdha ndryshuan qëndrim qartësisht. Presidenti George Bush erdhi në Shqipëri dhe në bisedë më thotë se dua mendimin tënd për Kosovën dhe se cilën quan ti si zgjidhjen më të mirë për këtë çështje. U thotë atyre se ky e njeh vendin ndaj dëgjojeni. Më tregoi se ne Gjermani, në grupin G8, se e kishte pyetur Putinin se çfarë mendon për pavarësinë e Kosovës, nuk më ktheu përgjigje tha. Pasi mbaroi e kishte pyetur sërish se çfarë mendon për pavarësinë e Kosovës, nuk më ktheu përgjigje. Pasi mbaroi i kishte thënë se “Vladimir, unë jam për Pavarësinë e Kosovës”. Më tregoi sesi ndërhyri një udhëheqës tjetër jo në favor.

Më thotë mua se: “kur thua ti që të shpallet”, tekstualisht. Unë i them: “president, për sa kohë ju e keni bërë mendjen, merr kohën që të duhet dhe për pjesën tjetër merrem unë. Aty ishin të gjithë zyrtarët më të lartë dhe atyre ju erdhi fytyra se menduan se mos po ju them pas një jave.

PYETJE: Paraqitja publike pas atij takimi nuk ju duk befasi?

BERISHA: Paraqitja publike ishte “the time is noë”. Jo sepse ju ishte bërë thirrje kryeministrit të Kroacisë dhe Maqedonisë, me qëllimin e vetëm për t’ju shpjeguar se pavarësia e Kosovës është e rëndësishme, prodhon paqe, prodhon stabilitet. Se maqedonasit nisën të thonë se po u shpall pavarësia e Kosovës do të destabilizohet Maqedonia. Unë ju çoj fjalë duke ju thënë se po e thatë këtë unë do t’ju bëj thirrje shqiptarëve të ngrihen kundër jush, sepse ne nuk mund të sakrifikojmë Kosovën për ju. Si mund të destabilizoheni ju se behet Kosova e pavarur!

Në analet diplomatike, sidomos Brankoja e kishte qarkulluar më shumë dhe kjo ishte shqetësuese.

PYETJE:Nga ky takim ishte qartësuar edhe më parë rruga e Kosovës?

BERISHA: Edhe më parë amerikanët kanë qenë shumë të kthjellët. Në takimin tim të parë me Solanën në 2005, i them se pa pavarësinë e Kosovës, faktori shqiptar mbetet fluid në Ballkan. Ai iu qarkulloi të gjitha vendeve deklaratën time dhe ata erdhën dhe më pyetën për këtë. Po, kam thënë të vërtetën u thashë.

PYETJE:Ka qenë një prej përjetimeve më të mëdha?

BERISHA: Më i jashtëzakonshmi për mua. Ai dy gjëra më njoftoi, Kosovën dhe NATO-n. Dy momentet më kulmore për mua.

PYETJE:Kosova tashmë është shtet i pavarur, por Kosova ka probleme të jashtëzakonshme që zemërojnë njerëzit atje, pavarësisht problemeve social-ekonomike, Kosova ka ende probleme të mëdha me Serbinë, veriu i Kosovës mbetet ende brenda territorit. A është Kosova shtet i bërë përfundimisht apo jo?

BERISHA: Unë jam i bindur se Kosova është shtet i bërë. Kosova këto tetë vite, përveç periudhës më të fundit, ka dëshmuar vitalitet si demokraci, ka zgjidhur çdo krizë, dhe i ka patur siç i ka çdo vend, në mënyrën më demokratike. Ka kapërcyer një seri provash me sukses të plotë. Po ndërton një infrastrukturë jashtëzakonisht impresionante. Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se, Sali Berisha me Aleksandër Meksin kryeministër në vitet 1992-1996, në një mandat kemi arritur të ndërtojmë gjithsej 6 km autostradë, se kaq ishte buxheti, kurse Kosova po plotëson një rrjet rrugor modern dhe me perspektivë shumë të madhe zhvillimi. Ka resurse të jashtëzakonshme natyrore, ka potencial shumë të madh njerëzor. Kosova është në një situatë të vështirë shumë dhe këto kohët e fundit si rezultat i një përballje, i një praktike për mua kryekëput të papranueshme që ndjek opozita në parlament. Unë absolutisht, pavarësisht me lidhjet që kam me LDK, pavarësisht me lidhjet që kam me të gjitha forcat politike, si opozitar duhet të isha vetëm në krahun e opozitës, por kështu në këtë formë unë nuk mundem.

PYETJE:Cili është leksioni për situatën që po jep opozita kosovare?

BERISHA: Situatën unë e marr shumë të rrezikshme. Se unë e shoh gjakftohtë këtë punë. Këto veprime, në një kohë kur Kosovën e kanë njohur gjithsej 112 shtete, këto janë veprime toksike për njohjen e Kosovës. Këto janë veprime që dëmtojnë në shkallë maksimale për njohjet e Kosovës, sepse një vend nuk ka pse të vendosë njohje kur në parlament kërkohet të asgjësohet me gaz lotsjellës si në asnjë vend tjetër të botës. Këto veprime bllokojnë tërësisht investitorët e huaj dhe investimet. Por do të shkoj pak më tutje. E kam shumë të vështirë të merrem me konspiracione dhe teori konspirative, por në mënyrë absolute, ky është një skenar i cili i shkon qind për qind për shtat Beogradit dhe nuk mund të mos e them.

Ka bërë gabime kjo qeveri në marrëveshje? Ka bërë gabime. Pra po bëhem me ty le të themi. E dha Gjykata Kushtetuese verdiktin? Atëherë ulu dhe detyro qeverinë të bëjë të gjitha aktet sipas Gjykatës Kushtetuese. Çfarë po bëjmë ne këtu. Vërtet kemi debate, por ama ligjin e dekriminalizimit e hartuam ne, bashkë me mazhorancën, por iniciatorë ishim ne. Ulu dhe harto ligjet dhe të gjitha vendimet në mënyrë që të mos ketë asnjë fuqi ekzekutive shoqata që ti e quan zajednicë. Të mbash Kosovën në këtë mënyrë, ti vetëm sa çon peshë mendjen në Beograd për ndarjen e Kosovës. Unë nuk them se këto porosi vijnë nga Beogradi, por skenari ky është. Kosova dy alternativa ka, le ta dijë çdo qytetar i Kosovës, ose bëhet ose ndahet dhe ndarja e Kosovës është tradhtia më e madhe që mund ti bëhet çështjes kombëtare dhe po të ishte për ndarje në vitin ’93 dhe ’94 Sllobodan Millosheviçi me të tjerë, më dërgonin harta çdo tre muaj.

PYETJE: Daçiç sa ishte kryeministër axhenda e tij ishte vetëm ndarja?

BERISHA: Jo vetëm kaq, po ju them se pasi kam ardhur në pushtet në 2005 kemi qenë në samite ndërkombëtare kur Drashkoviçi më thoshte të ulemi Sali për 24 orë ta zgjidhim problemin. Jo i thoja unë, do e zgjithësh me ata që janë qeveritarët e Kosovës…

PYETJE:Klasa politike po sillet me oportunitet dhe konformimtet më shumë sesa duhet në raport në një raport kompleks siç është ai me Serbinë?

BERISHA: Unë nuk e përjashtoj fuqinë negociuese dhe unë do të thosha se pasi të përshtatet kjo, të shkohet me një fuqi më të madhe negociuese. Ndoshta duhet të shihen mundësi të tjera për të përfshirë si në procesin e Vjenës, sepse edhe komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë më i vëmendshëm në proces, por veprimet që bëhen në sallën e parlamentit janë absolutisht të dënueshme dhe janë kundër interesit total të shqiptarëve dhe janë në interes të plotë të Beogradit.

Që të jem i hapur, unë nativisht për VV kam simpati si parti, sepse ata kan proklamuar idealin kombëtar të bashkimit kombëtar dhe ky është një ideal i shenjtë, unë jam rritur me atë ideal, por si do të bëhet bashkimi? Bashkimin duke copëtuar Kosovën e duartrokiste Millosheviçi dhe e bënte atë brenda tre muajve dhe pa ndonjë luftë të madhe. Bashkimi mund të bëhet por në kuadrin e Bashkimit Europian ose, si parti politike që ke marrë këtë moto, dil bindi gjithë qytetarët e Kosovës, hajde bindi dhe qytetarët e Shqipërisë, bind edhe aleatët tanë, se ne me aleatë e arritëm këto që arritëm…

PYETJE:Janë qëndrime të dëmshme këto që po ndodhin?

BERISHA: Janë të dëmshme edhe për ata, nuk më vjen mirë që të demonizohet, të detyrojnë partnerët tanë të sulmojnë haptas opozitën. Këta që e krijojnë një situatë të tillë, këta bëjnë një gabim shumë të rëndë. Mos harro se Enver Hoxha këtë bëri me Shqipërinë, e shkëputi me amerikanët, e shkëputi nga britanikët, e shkëputi nga Perëndimi, e çoi drejt Beogradit e çoi drejt Rusisë. Ne kemi orientimin natyror, kemi perendimin dhe nuk mund të luhet me një orientim të tillë, sado që mund të ketë ndonjëherë deklarata të nxituar apo qëndrime jo të mira por ne jemi borxhli në jetë të jetëve dhe nuk e kemi vetëm çështje borxhi, por çështje vokacioni. Shqiptarët duhet të kujtohen se asgjë nuk ka vuajtur më shumë sesa vokacioni i tyre perëndimor. Vokacioni perëndimor i kombit është mbajtur gjallë me vështirësitë më absolute. Kur u nda Kisha, linja e Teodosit i erdhi gjatësisht në trup kombit, por mbeti prapë unik dhe nuk u nda kombi. Më pas erdhi Perandoria Otomane 500 vjet për t’ia shpërbërë identitetit, më pas erdhi Enver Hoxha me çdo kusht ti shpërbente identitetin. Nuk e dinë njerëzit që ai sulmoi Rilindjen. Një nga sulmet që bëri në ‘67 ishte sulmi ndaj Rilindjes, Enver Hoxha sulmoi frashërllinjtë sepse donte që të mos quhej e orientuar nga Perëndimi.

Me këtë që po ndodh, është absolutisht në një farë mënyrë atak në thelbin e identitetit tonë. Ke ti vërejtje për ndarjen e kufirit për Malin e Zi? Urdhëro, qeveria e Malit të Zi dhe Kosovës ka thënë hajde ta negociojmë. Një gjë të mos harrojmë se këto kufij janë në trojet tona, këto kufij sido që ti ndash, se tokë shqiptare atje e tokë shqiptare këtej, megjithatë negocio me qeverinë, sill deputetë në Komision, merr ekspertë ndërkombëtarë dhe diskuto. Rrugë tjetër përveç dialogut nuk ka. Protesta në të gjitha format, përveç ajo që ndodh në parlament. Ajo nuk pranohet.

PYETJE:Ka pasur sulme edhe ndaj shtëpisë së kryeministrit?

BERISHA: Akt terrorist. Është tjetër protesta, por ai ka qenë një akt i vetmuar.

PYETJE:Ku e çon kjo gjuhë politike opozitën?

BERISHA: Unë e përjetoj me një dhimbje shumë të madhe këtë që bëjnë këta të Vetvendosjes, siç e thash dhe më lart kjo si parti ka një ideal të shpallur por në këtë mënyrë kjo e shkelmon.

PYETJE:Me ta është dhe z. Haradinaj?

BERISHA: Z. Haradinaj ka bërë një akt, dorëzoi mandatin. Më mirë dorëzimi i mandatit se veprime të tilla në parlament, është më burrërore dhe më e përgjegjshme. Zotëri unë nuk dua të rri në parlament me to, dorëzo mandatin, por jo veprime të tilla në parlament, sepse shumica humbet kuptimin. Ke problem dy marrëveshjet? Urdhëro, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar qeverinë të rishikojë pika të tëra të marrëveshjes dhe nuk ka njëri që ti thotë qeverisë mos e bëj atë, sepse edhe ligji ndërkombëtar njeh ligjin e vendit.

PYETJE:Ju sëbashku me kryeministrin Thaçi ndërmorët një nismë për thellim të bashkëpunimit në shumë fushave. Tani që po flasim shkëmbimet tregtare janë në favor të Shqipërisë por kemi një rritje prej 18 mln euro në këtë vit, kemi rreth 143 mln euro import nga Shqipëria dhe eksport me vlerën e vitit 2014. Pjesa politike dhe ekonomike janë dy gjëra të ndryshme…

BERISHA:Unë jam shumë i pakënaqur me intensifikimin e marrëdhënieve. Ne vitin 2012 dhe fillim të 2013 dërguam një delegacion të doganave tona për të parë modelin Slloveni – Austri. Ne duhet të heqim doganat.

PYETJE:Kosova ka eksportuar në Shqipëri më pak se 30 milion euro ?

BERISHA: Ne duhet të heqim doganat. Dy qeveritë, sapo të hiqen vizat për Kosovën, duhet të ulen dhe të përcaktojnë çështjen e shtetësisë. Pa komplekse. Qytetarët shqiptarë në Kosovë dhe në Shqipëri, duhet të zgjedhin shtetësinë që duan. Dy shtetësi, një shtetësi, çfarë të duan dhe si të duan. Kjo i shërben vetëm stabilitetit. Këtë e kanë bërë të gjitha vendet e Ballkanit.

PYETJE:Ju bëtë rrugën …

BERISHA: Tani duhet hekurudha. Kjo qeveri nuk flet, por edhe qeveria e Kosovës duhet të insistojë. Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës duhet ta kenë të qartë se nuk ka asnjë projekt më fizibël për Shqipërinë, për Kosovën dhe për rajonin sesa hekurudha Tiranë-Prishtinë, e cila është njëqind e ca kilometra sepse në fund të fundit është Milot-Prizren.

PYETJE:Si me e bë klimën e biznesit më miqësor për kosovarët në Shqipëri, sepse në këto momente investimet kosovare këtu mund ti numërojmë me gishta?

BERISHA: Këtu ka një fatkeqësi.. Këtu s’ka klimë miqësore për shqiptarët. Mua do të më vinte për shtat ta akuzoja Edi Ramën se i diskriminon biznesin kosovar por s’mund ta bëj. Ky ka klimë armiqësore ndaj biznesit. Ky është kundër biznesit. Ky çdo muaj, do të lëvizë taksat, do të ndryshojë rregullat, do të lëvizë kontratat. Është në një kundërvënie të madhe biznesit dhe nuk e shoh ketë si një diskriminim që ky u bën biznesmenëve të Kosovës. Jo. Ky ka klientelën e vet. Ky interesohet vetëm për klientelën e vet dhe të tjerët nuk duhet të ekzistojnë. Ndan me Koço Kokëdhimën, ai është një ideolog i mafies i papërmbajtur. Ai ka urrejtje ndaj investimeve të huaja. Ai ndan një mendësi të vjetër, sepse ata do të shfrytëzojnë pasuritë tona dhe e ka bindur edhe kryeministrin dhe kanë krijuar një klimë… Po ikin njëra pas tjetrës bizneset.

PYETJE: Interesat e vendeve janë mbi z. Kokëdhima?

BERISHA: Asnjë përveç Ramës nuk ka mbi zotin Kokëdhima. Merre pak çfarë tha Rama në asamble për ligjin e dekriminalimit. Tha fjalë për fjalë ato që tha Koço Kokëdhima një ditë para në “Opinion”.

PYETJE:Kosova nuk ka liberalizim të vizave, në marrëdhënien Rajonale dhe ndërkombëtare ka probleme, nuk po lëvizin gjërat përsa i përket konsolidimit të shtetit?

BERISHA: Përsa i përket kushteve për vizat unë kam bindjen më të thellë se Kosova i ka plotësuar kushtet. Kam bindjen se Kosova i ka plotësuar në mënyrë shumë serioze dhe unë e quaj një padrejtësi reale mosliberalizimin e vizave me Kosovën. Se po të analizojmë kështu, pellgu i kriminelëve të Evropës është në Serbi, pellgu më i madh i njerëzve që kanë kryer krime ndaj njerëzimit, dhe ata qarkullojnë lirshëm nëpër Evropë, dhe viktimat e tyre, qytetarët e Kosovës nuk qarkullojnë dot dhe kjo nuk qëndron. Unë mendoj se kjo padrejtësi do të marrë shumë shpejt fund. Përsa i përket problemeve rajonale…

PYETJE: Ishte rasti i UNESKO-s…

BERISHA: Unë kam ndjerë shumë keqardhje. Të them të vërtetën të avancojë një mendim që jam në një analizë timen e kam pak të vështirë sepse nuk kam informacionin e duhur. Sepse nëse unë them që nisma duhej marrë vetëm në disa kushte, ndoshta diplomacia shqiptare dhe e Kosovës kanë vepruar pikërisht në atë mënyrë dhe unë i qortoj kot, por dështimi ishte i pamerituar, sepse ne nuk morëm vota të disa vendeve që kanë njohur Kosovën. Qeveria e Tiranës është problematike për Kosovën.

PYETJE:Duke u ndalur ne rajon, kemi një situatë të trazuar edhe në Maqedoni. Ende nuk është përmbushur marrëveshja e Ohrit, apo për shqiptarët në Luginën e Preshevës që përballen po ashtu me probleme fondamentale të drejtave të njeriut?

BERISHA: Kjo që ndodh në Maqedoni, kriza që ne po shohim aty në fakt është krizë ndërmaqedonase, krizë politike ndërmjet maqedonasve. Kriza e madhe e Maqedonisë është kriza e madhe ndër etnike, të cilën përsëri komuniteti ndërkombëtar po e anashkalon dhe mendohet se mund të qetësohet, në një kohë kur ajo veçse zien më shumë, duke zgjidhur kimizmin midis Zahevit dhe kryeministrit.

PYETJE: Cila është porosia juaj për shqiptarët atje?

BERISHA: Unë nuk kam porosi, unë për z. Thaçi dhe Ahmeti kam një gjë. Së pari Kumanova kërkon transparencë. Çfarë ndodhi aty. Është e domosdoshme të bëhet transparenca se kush kishte gisht dhe si ndodhi, përndryshe ai ishte një skenar i shërbimeve te huaja, faturën e të cilës do ta paguanin qytetarë paqësor shqiptar në Kumanovë me qëllim që nga ai qytete të spastrohen shqiptarët. Është shumë e domosdoshme që forcat politike të insistojnë për federalizmin e Maqedonisë.

Nuk është problemi këtu të krijojnë njësi etnikisht të pastërta. Jo. Është problemi të krijojmë njësi vendore, të cilat të kenë një shkallë të gjerë autonomie për të administruar pasuritë e tyre dhe për t’u zhvilluar brenda një shteti, i cili vetëm në absurd që ka ngelur unitar dhe ky është defekti më serioz i Marrëveshjes së Ohrit por kjo nuk do të thotë se ajo nuk mund të rishqyrtohet. E kam theksuar një herë në pranverë të vitit 1992 kur më priti presidenti francëz Miterand dhe natyrisht e gjithë biseda u bë për Kosovën dhe Maqedoninë. Ai kishte pikëpamjet e tij dhe nuk ishte dakort me mua për shumicën por për një gjë ra dakord, kur i thash se kantonizimi i Maqedonisë si puna e Zvicrës do mund të sjellë stabilitet, ai më tha se në këtë pikë ti mund të kesh të drejtë. Nuk them të bëhet si Zvicra por duhet detyrimisht një strukturë…

PYETJE: Po për shqiptarët në Luginën e Preshëvës…

BERISHA: Shqiptarët e Preshevës janë minoriteti më i injoruar në Europë, me më pa të drejta që ekzistojnë në Evropë. Shqiptarët e Preshevës, kanë nevojë të madhe për një vetë organizim. Ata bëjnë gabim shumë nëse bëjnë paralelizëm midis komunave në Kosovë dhe komunave të tyre. Nuk kanë nevojë fare të krijojnë një paralelizëm ata. Janë disa dokumenta. Është Karta Europiane e Minoriteteve që Serbia e ka firmosur, është Karta e Autonomisë Lokale Rajonale që Serbia e ka fimosur, është Kushtetuta e Serbisë që ka hapësirën e vet. Ata duhet të bëjnë gjithçka që ato dokumente ta zbatohen. Në vitin 2013 në ramë dakord, hoqëm veton për Serbinë që të kryesonte bashkë me Zvicrën OSBE, me kushtin e vetëm të cilin e mori përsipër ministri i jashtëm Merkiç, i cili mori përsipër të njohë diplomat e Shqipërisë, dhe deri më sot ata nuk i njohin.

PYETJE:Në lidhje me këtë duket sikur Serbia duket se po luan më dy karta një sy nga Serbia dhe një nga BE…

BERISHA: Serbia është quajtur gjithmonë Rusia e vogël. Ju garantoj se nëse ky term i përshtatej në kohën e Pashiqit nuk i përshtatet më pak në kohën e Nikoliçit. Ky fakt është, por nga ana tjetër proceset integruese euro-atlantike janë të fuqishme dhe ato tentojnë që Serbinë të mos e lënë më Rusi e vogël. A do të mbetet më Serbia një Rusi e vogël, apo do të bëhet shtet pro evropian, pro perëndimor, këtë e përcaktojnë serbët, neve na duhen të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve shqiptarë në Preshëve, Bujanovc dhe Metvegjë. Neve na duhen politikat të cilat burojnë nga dokumentet ndërkombëtare që Serbia ia ka njohur dhe vetë kushtetuta e Serbisë.

PYETJE: Kosova asnjëherë nuk ka dëshmuar krizë bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare megjithëse një ambient tundues ekziston…

BERISHA: Së pari le ta nisim nga vetja jonë. Ajo që po ndodh muajt e fundit në Kosovë është e shëmtuar. Komandantë që delegjitimojnë veten e tyre dhe luftën që kanë bërë. Shkëmbejnë akuza pa u hapur proceset, pa asgjë, por vetëm e vetëm si të faktojnë, si të inkriminojnë njëri-tjetrin dhe ky është një akt jashtëzakonisht i pamençur.

Nuk them unë se brenda kësaj gjykate apo në gjithë këtë histori nuk ka një tendencë. Unë jam për zbatimin e ligjit ndërkombëtar, dhe e kemi firmosur marrëveshjen më të plotë me prokurorin e hetimit të kësaj çështje, si qeveria jonë ashtu edhe qeveria e Kosovës. Natyrisht kur kam parë në raportin e Dik Martit raportin e prokurorit të Beogradit, raport i cili nuk u citua ndonjëherë nga Sllobodani në Hagë, unë nuk mund të them se këtu nuk kemi të bëjmë me një përpjekje të madhe për të nxirë luftën në Kosovë. Duke thënë këtë, unë jam plotësisht për zbatimin e ligjit ndërkombëtar dhe deri tani rekordet më të mira i kanë pasur shqiptarët me qëndrimin e personaliteteve. Ramush Haradinaj për të dytën herë u paraqit në Hagë, burrërisht dorëzoi mandatin edhe si kryeministër dhe nuk shkoi me e fsheh në Alpe apo siç bënë ata të tjerët dhe shkoi duke treguar se respekton ligjet ndërkombëtare. Po këtë ka bërë Fatmir Limaj, po këtë kanë bërë edhe të tjerë. Kosova nuk ka fshehur asnjë person të akuzuar prej saj dhe në këtë drejtim është shembulli më i mirë i respektimit të ligjit. Tani, do ti shohim këto akuza.

Nuk mund të themi se nuk janë bërë gabime, se ajo luftë ka qenë, mund të ketë patur edhe krime, dhe ato duhet të dënohen dhe të zbardhen, dhe ky është absolutisht interesi më i mirë i Kosovës, por beteja publike që mjerisht i bëjnë komandantët njëri- tjetri dhe mediat që lëshohen ndaj tyre në mënyrë të padenjë dhe të pandershme, se në fund të fundit kur ata i thirri atdheu ata u lëshuan në mbrojtje të tij.

PYETJE: Kalojmë tek ambienti politik që ka Shqipëria. Ju shiheni si figura qendrore e opozitbërjes në Kosovë pavarësisht se nuk jeni në mandat të kryetarit të PD. Si po e përjeton Shqipëria këtë periudhë të reformave, si ajo për drejtësi apo ajo e dekriminalizimit?

BERISHA: Shqipëria ka një fatkeqësi. Kjo fatkeqësi quhet qeveri, por përsëri ka ardhur nga zgjedhjet dhe detyra e opozitës është të qëndrojë fuqishëm me të gjitha mjetet legale… Ka një kryeministër që nuk zhvillon dialog me liderin e opozitës, megjithëse lideri i opozitës në mënyrën më të vendosur e fton për dialog. Lideri i opozitës nuk përdor kurrë gjuhën që përdor Edi Rama ndaj tij. Përpiqet që me mjetet më demokratike të arrijë të realizojë axhendën. Kryesoi procesin për dekriminalizimin dhe Rama e shndërron në një letër pa vlerë. Edi Rama po bllokon reformën në drejtësi. Sepse Rama donte të ndërtonte FBI, sepse shifte që Obama ka FBI dhe ky e mendonte veten si Obama por ajo është republike presidenciale ndërsa kjo është republikë parlamentare, nuk mund të ndërtosh ti atë strukturë këtu. Presidenti e ka 4 vjet mandatin, drejtori FBI e ka 7 apo 10 vjet mandatin atje, është krejt sistem tjetër.

PYETJE: Do të gjendet një kompromis?

BERISHA: Ne jemi të gatshëm gjithmonë, të fillojmë të votojmë Byronë. Unë gjithmonë kam qëndruar tek parimet. A ka Shqipëria nevojë për luftën kundër korrupsionit? Ka nevojë aq saç ka nevojë për ajrin. Njeriu duhet të ketë integritet nuk duhet ti masë gjërat e interesit kombëtar me të tijat. Edi Rama kështu e ka. O Byronë që donte vetë, vetë kryehetues dhe vetë kryeprokuror, ose këtë nuk e pranon. Së dyti, cili është parimi i dytë, të mos ketë kapje politike të drejtësisë, nëse biem dakord, nuk ka më asnjë vështirësi. Po pse ke ti vota, ti nuk mund ta kapësh drejtësinë. Së treti, si ta mbrojmë këtë drejtësi nga ndërhyrjet politike. Unë e kam ndjekur me interes të madh, kërkojnë tu regjistrohen telefonat e të tjera, dakord të gjitha këto, por problemi është ndërhyrja politike është më e keqe më shkatërrimtare për drejtësinë. Hajde të bëjmë kaudrin ligjor, çfarë krimi të konsiderojmë ne ndërhyrjen e politikës në drejtësi. Unë them se debati pavarësisht se deri tani jo i frytshëm, shpresoj që ka ngritur lart shkallën e ndërgjegjësimit të qytetarëve shqiptarë për rëndësinë jetike e kësaj reforme.

PYETJE: Cila është afërsia politike e juaj me z. Meta? Shihni ndonjë afrim me të?

BERISHA: Problemi im është ky. Në spektrin politik Meta është po kaq, ndoshta edhe më majtas se Rama. Natyrisht koalicioni i tij me një parti të qendrës së djathtë është një gjë jo normale. Por, ndodhi, sepse midis asaj që, një koalicion me këtë parti apo vendi pa opozitë dhe një koalicion me socialistët, interesi i vendit ishte që socialistët të kenë një opozitë të fortë dhe të ketë një qeveri funksionale. Nuk besoj se PD do të shkojë dhe nuk shkon, jam i sigurt, në zgjedhje në koalicion me këto forca politike, por pas zgjedhjeve PD edhe mund të jetë e detyruar nga rezultati. Në kohën kur unë kam qenë në drejtim, kam qenë i vendosur, nëse qytetarët nuk më jepnin mua shumicën para se të shkoj në zgjedhje do të kërkoja, në përputhje me kushtetuten, shumicën.

PYETJE: Jeni i kënaqur me drejtimin e partisë nga z. Basha?

BERISHA: Lideri i tanishëm, ka arritur të konturojë dhe të kristalizojë opozitarizmin e tij, të stilit të tij, të modelit të tij, i cili, çfarëdolloj vërejtje që kam unë, është për mua shumë herë më i pranueshëm dhe më shumë herë më i dobishëm për PD sesa modeli i Sali Berishës. Pikërisht që të ketë një model tjetër u thash mirupafshim.

PYETJE:Ju shiheni figura kryesore vendimmarrëse opozitare?

BERISHA: Unë qëndroj vetëm në interesin publik. I vetmi moment që ata më japin mundësi, se ata tregojnë që jetojnë në kohën time, se ata fillojnë e mbarojnë me qeverisjen në kohën time, dhe ju them se ju jetoni në kohën time dhe aty ata reagojnë. Unë nuk kam asnjë interes tjetër përveç interesit publik, dhe çdo njëri duhet ta mbrojë ashtu siç e gjykon. Unë nuk kam monopolin e tij, por do ti qëndroj këtij qëndrimi pa asnjë lloj hezitimi me të gjithë mundësitë e mia.

PYETJE: Dua të jepni një këshillë për të gjithë kosovarët?

BERISHA: Unë nuk kam asnjë këshillë, kurrë në distancë dhe në publik, për udhëheqësit e Kosovës, as të Shqipërisë. Në më pyet njëri unë njerëzisht i shpreh miqësisht mendimet e mia. Nëse nuk më pyet, të mos presë kurrë njëri këshillë nga Sali Berisha.

PYETJE: Sot janë shqiptarët faktor në Rajon?

BERISHA: Janë dhe jam i bindur se kanë një të ardhme të shkëlqyer, ne jemi të lirë sot.

Kategori
Uncategorized

Dhimbja e nje Nene Dropullite.

D

 

Dëshmimtar real i kësaj ngjarjeje.

Fundi i viteve 83 do te vinte se bashku me ngricen dhe deboren e madhe.

Kish kohë qe kjo bore nuk ishte dhe pare ne malesi…
Autobuzi i linjes Mjede-Puke,me zor cante rrugen e ngushte mes maleve tashme te mbuluara nga debora dhe ngricat.
Orteket here pas here leshoheshin me zhurmen e frikshme duke mbuluar gjithshka.
Shoferi i autobuzit, Nreca prej Lufi, nje vendali i zoti ne profesion dhe i mesuar me kete kohe te veshtire na keshillonte te zbrisnim disa here nga autobuzi per te kaluar vetem ne timon neper vendet e rrezikshme.
Ne, te rreshtuar ne varg ndiqnim nga pas gomat e autobuzit per te mos rreshqitur ne humneren qe gjendej gjithandej. Mbas pak Ndreca ndalon zbret dhe na i ben me dore qe te futemi ne autobus, afshi i ngrote dhe zhurma e motorrit te gjitheve sikur po na vinte ne gjume, thame se shpetuam me kaq, por kjo ishte vetem nje ender, nje ender e shkurter.
Pa pritur ne maloret e Gomsiqes shoferi ndaloi.
Nje oh kaloj shpejt neper gojet e pasagjereve, mbetem ne rruge, gjithe naten do ta kalojme jashte tha dikush, nepermjet dritave te autobuzit shohim nje makine qe na kish bllokuar rrugen dhe disa njerez qe mundoheshin ta ndimoninduke u munduar ta shtynin, dikush bertiti.

Hej burra kena ngel ne bore, a mundet kush me na ndimu?

Zbritem te gjithe, por cfare te shohim.
Vec dy malsoreve te asaj ane, makinen mundoheshin ta ndimonin dhe nje grua plake me nje veshje te bukur por te cuditeshme ne ato ane, bashke me tre femije te vegjel ku me i madhi nuk i kalonte te 16-mbedhjetat.

Te lagur kembe e koke me duart qe ju ishin skuqur nga i ftohti, mundoheshin te shtynin kamionin.
Mbas disa oresh rruga u hap dhe per cudi gruaja plake me tre femijet e saj te vegjel po mundoheshin te ngjiteshin ne karrocerine e kamjonit, te ngarkuar me disa orendi te pakta shtepije dhe i mbuluar me nje mushama qe era e kishte palosur ne nje ane. Pasagjeret i kerkuan shoferit te autobuzit qe ti mernim me vete megjithese nuk kishte vend, ishte nate dhe shume ftohte.
Ashtu te lagur zorr se do ja dilnin te vinin te gjalle ne shtepite e tyre.
Mbas disa sinjaleve me drita kamioni ndaloj.
Drejt nesh ja behu nje burre i shkurter me nje xhup ushtarak, i cili mbas kerkeses sone per ti marre femijet e vegjel dhe plaken e shkrete ne autobus me nje kapaidallek prej budallaji na u pergjigj:-
Shoke qytetare.
Aa nuk shkojne ne piknik, por ne internim, armiq te pushtetit tone popullor jane, aq dhe pake e kane.
E dini cdo te thote diktatura e proletariatit,- foli duke ngritur zerin dhe duke hapur si pa dashje xhupin e tij te ngrohte per te na treguar nje automatik te shkurter qe e mbante poshte tij.

Hajt naten e m…, por nuk arriti te mbaronte dot fjalen,nje dore e fuqishme e mbertheu ate nga krahet.-

Njerez jena bre burre!
Nuk ban me i lane me dek ata vocerrake, mos na korit, jena malesore, njeres jane, shqiptare jane, nana i ka ba dhe ata. Te gjithe filluan te miratojne fjalet e malesorit, duke e detyruar keshtu kete njeri fodull te bindet, dhe te zbrese shkallet e autobuzit..
Duke u dridhur erdhi gruaja plake me te tre femijet e saj te mbeshtjelle me nje batanie te vjeter.
Dicka mermeriti,dicka tha, desh te na falenderonte,por askush nuk i mori dot vesh fjalet e saj, a thua se i mori era.

Ne fytyrat e pasagjereve po dallohej nje buzeqeshje njerezore.

Koha e keqe,e ftohta, lodhja dhe perpjekjet per ti ndimuar keta njeres thua sikur na beri te harrojme hallet tona, te ftohtin e madh dhe punet qe na prisnin diten tjeter.
Me ne fund mbas kaq oresh te gjata udhetimi arritem ne qytet, ku secili mundohej te rregullonte valixhet e veta dhe askush nuk e pa me ku shkoj gruaja plake me tre femijet e saj te lagur kembe e koke duke u dridhur nga te ftotet, kushedi dhe nga urija.

Kish kaluar shume kohe dhe kjo njgjarje do ish arruar sikur nje dite nje shoku im te mos me tregonte ne rruge nje plake te krrusur me rroba te bukura dropullite, mbeshtetur tek dera e policise me nje traste ne gji, duke mermeritur dhe qare ne heshtje.
E shikon me thote, eshte dropullite e kane interrnuar ketu, e shkreta ajo nje fjale nuk di shqip te komunikoje me komshijte megjithe se te gjithe e duan dhe e respektojne ne heshtje.

Por halli ndjek hallin me thote, tani i kane arrestuari dhe dy djemte e vegjel, e shkreta ajo. Ju afrova dhe menjehere njoha ate nenen e krrusur me vocerraket e saj te lagur ne debore ne mes te maleve diten qe interrnohej ne nje qyteze te vogel ne veri.

Po ckishte bere e zeza nene qe kaq halle kish mbi supe?

Burri i kish vdekur nga plaget e marre ne lufte, partizan kish qene, me shume mundime djalin e madh Kriston nena e shkrete e kishte nxjerre me shkolle te larte, deshi fati dhe e caktuan inxhinier ne metalurgji aty e pranuan dhe ne parti.
Nena i gjeti dhe nje nuse te bukur, me e bukura e dropullit thothin,dasem te madhe do benim, dasem qe do tundnim fshane,rrobat e saj te nuserise nena i kish rujtur ne sendyq per nusen e djalit,nena priste gezim, por ne vend te dasmes erdhi gjema.

Spiuni e kish bere punen e vet.

Kristua kish nje daje te arratisur ne Greqi qysh me 46-en, nena e tij vertet ishte grua partizani, por ishte edhe moter armiku, i biri nip i armikut, mblidhet organizata baze e partise dhe menjehere e perjashtojne Kriston nga partia.
Tani e kishte radhen e hetuesia dhe me pas burgu,ai kish genjyer Partine jo vetem duke punuar ne nje sektor te rendesishem, por dhe duke u futur si gjarper brenda saj.

Gjarper ne gjirin tone cirreshin gjarperinjte.
Organizata baze e perjashton Kriston nga partia tani dihej se cfare e priste te ziun djale.

Gjarperi, nipi i armikut, ne gjirin tone cirret sekretari i partise ku eshte vigjilenca,kush e propozoj per antar partie, kushhhh?
Ti ju drejtua Kristos je gjarper, je nipi armikut te klases i futur ne gjirin tone, reflekto dhe neser perseri do vish ketu dhe do te japesh llogari para partise.
Ai e dinte se mbas kesaj akuze nuk do e therrisnin me ne organizaten baze, as ne ne komitetin e partise, por ne degen e puneve te brendeshme……dhe atje gjithshka merrte fundddddddd.

Syte e oficerit te sigurimit, kish dite qe nuk i ndaheshin, ne pune, ne mence, ne qytet, kudo ai i dilte perpara. Nuk ishte rastesi, poŕ nje vorbull e turbull qe po pergatitej ta perpinte

Ashtu te rraskapitur, te perjashtuar nga partija, dhe te ndjekur nga hija e putorit operativ, kembet dhe rruga e nxorren ne agjensine e kamjonave, sheh nje makine te Gjirokastres.

Çte behet le te behet.
Fshehur hipen mbi ngarkese dhe niset ne rrugen e gjate pa kthim.

Ne rrugen e mergimit, per ti shpetuar burgut. Burgut, pa bere asgje.

Ndaj te gedhire arriti prane fshatit, deshi te ndaloje, te cmallet e te puthi nenoken qe me aq mundime e rriti dhe e shkolloj, te puthi dhe perqafoje motren dhe dy vellezerit e vegjel qe aq shume i deshte, te perqafonte te fejuaren e ti te cmallej me njerezit, por nuk mundej.
Hija e sigurimit e ndiqte nga pas, sa me shpejt te kalonte kufirin aq me mire,ndryshe.
Neser ish shume vone.
Lotet nuk i pushonin, a do mundej me te shikonte dhe ti puthte syte e bukur te nenes, ta perqafonte locken e zemres? Çdo behej tani me motren, vellezerit, po me te?

Lindja e diellit e gjeti jashte kufirit, eh sa here kishte luajtur dhe mbledhur lule ne keto kodra,ai iku, iku……
Por pas la gjysmen e zemres,gjysmen e jetes,vuajtjet, pse jo burgun dhe interrnimin e familjes, gjithshka nga nje njlle ne biografi,per te gjithshka ishte shembur si nje piramide rere.
Eh jete jete filloj te mallkoje duke hequr kembet zvarre, dhe duke lotuar, perse keshtu, perse keshtu o zoti im, perse me largove nga ata qe i desha aq shume, perse?

Por parandjenja e tij nuk gaboj e gjith familja muaj te tere u torturua dyerve te hetuesise dhe me ne fund interrnimi.

Me shume mundime nena plake filloj te punonte ne fermen e qytezes bashk me te bijen, dy djemte te e vegjel mundoheshin te ndimonin sa mundnin nenen e shkrete dhe motren,shkolla per ta ishte vetem nje enderr.
Thomaj tani megjithe i vogel ishte bere shtylle e shtepise, mundohej dhe ai te punonte dhe te mesonte fshehur me shoket.
Por per te dhe vellane me te vogel kishte kohe qe po pregatitej dicka tjeter ogur zeze nga sigurimi i shtetit, ata megjithe se te vegjel do i provonin shpejt dyert e birucave dhe torturat e xhelateve qe mezi prisnin ti shtinin ne dore.

Shpejt, shume shpejt dora e sigurimit i futi ne loje.
Keni devijuar nga rruga per tu kethyer ne interrnim, donit te arratiseni si vellaj juaj, tregoni lidhjet qe kini me te dhe dajen, pse shkuat me leje ne venlindje, ke takuat?

Dite e muaj ne hetuesi.
Me ne fund gjyqi i famshem, dy femije qe dridheshin para trupit gjykues, nje juriste (Vali Shkodrani) ne rolin e (avokatit) si femije nen moshe, nje moter e tmerruarr dhe nje nene plake me nje traste ne dore ku dicka mbante brenda saj.

Ju lutem foli nena ne gjuhen e saj, kam sjelle pak pite per djemte, kaq kisha.
Mi lini ti puth, mi lini ti perqafoj, mi lini ju lutem, mi lini o njeres.
Po cfare ju bene femijet e mij, çfare?
Ju lutem, ju lutem, ne kete bote vetem ata kam, ju lutem.

Dikush tentoj te largoj nenen, por ajo tani ish kethyer ne dru, filloj te zverdhej, kembet nuk po e mbanin me,ajo u rrezua, nje rreke gjaku filloj te dilte nga buza e saj.

Mana thirri i vogi, Manaaaaaaa.
Zeri tij femijeror me hekura ne duar oshetiu jashte sallave ogurzeza Manaaaaa, miiii, Manula mu miiiiiii.
Mos na lere vetem neneeee, kam frike neeeeeeene.

Syte ekomshijve qe kishin shkuar ne gjyq, ishin mbushur me lot.

lot per dy femije jetime, nje moter dhe nje nene qe kriminelet i kishin sjelle ne kete dite te zeze, duke i torturur psikologjikisht, dhe moralisht.

Ata dy femije u denuan.

E sa rendesi ka se sa.

Ata kaluan tmerr disa muaj ne hetuesi, dy femije ne birucat, presionin, dhe duart e xhelateve.

Me hyrjen e demokracise Nene Anthula me femijet e saj u percoll me nderim nga qytetaret si nje nene e dashur per ta,megjithe se tani ne moshe shume te thyer ajo nuk harron dhimbjen e madhe, por as ngrohtesine dhe dashurine e qytetareve Pukjane ne ditet me te veshtira te jetes se saj.

Kategori
Uncategorized

SHPULLA.

Edison YPI

-Meqënëse po thonë se të persekutuarit s’kanë goditur kurrë as me një shpullë të vetme ndonjë persekutor, unë që u betova se nuk do kthehem kurrë, erdha t’ja rras me shpullë njërit prej tyre, spiunit tim. E kërkova por nuk e gjeta, kishte vdekur.

Kështu e nisi bisedën miku që iku me lot në sy në ’90-ën. -Më vjen po aq mirë, i thashë, që spiuni yt paska vdekur, sa edhe keq që vdiq pa i hequr ti një shpullë që të shprazje dufin. Duket si hakmarrje e të vdekurit ndaj të gjallit. Sikur spiuni yt paska vdekur për të mos ta mundësuar ty të hakmerreshe ndaj tij duke i dhënë një shpullë surratit. Unë nuk jam i qartë si do isha sjellë në këto rrethana me spiunin tim.

-Edhe ti paske pasur spiun ?

-S’ka shqiptar të mos ketë patur spiun.

-Shpullën që s’ja rrasa dot spiunit, vendosa t’ja ngjesh gjykatësit por dolën disa ngatërresa. Me gjyqin e një nipit tim po merret një shok i ngushtë i ish gjykatësit t’im. Që do të thotë se po t’i fusja shpullën gjykatësit do merrja më qafë nipin.

-Lashë gjykatësin nisa të kërkoj prokurorin t’ja rras atij shpullën. Me prokurorin ishin hakmarrë të tjerë para meje. Kishte rënë viktimë e luftës brenda llojit kur unë isha ende në burg.

Pas prokurorit vendosa të kërkoj hetuesin.

-Hetuesi më doli autoritet i lartë i një universiteti privat. Por në atë universitet studiojnë një mbesë dhe një nip të cilët do gjenin belanë nëse shpullën do ja rrasja hetuesit. U largova nga hetuesi për të gjetur njërin nga dëshmitarët. Atë, i cili, pa më njohur fare, në gjyq tha për mua gjithato gënjeshtra. E takova dëshmitarin rrenacak. Sa më pa nisi të më kërkojë falje në një mënyrë aq të pështirë sa s’ta rrëfej dot.

-U jargavit dhe u zhgërrye aq ndyrë para meje sa mu duk se po tja rrasja një shpullë dora do më ndotej aq tepër sa pas shpullës nuk do mund ta laja dot kurrë, as nuk do mund ta mbaja dot më, por do ta prisja me sëpatë me dorën tjetër. Dhe e lashë atë plehër e nisa të kërkoj një tjetër dëshmitar rrenacak.

E gjeta rrenacakun tjetër, mirpo pak minuta pasi e takova, doli se një djali i tij ishte dashuruar, më pas fejuar dhe në pritje për tu martuar me një kushërirën time. Edhe mund tja kisha futur një shpullë atij ndyrësire. Por halli se pas shpullës mund të bëja lëmsh jetën e kushurirës. Ndërkohë që po mendoja se kush tjetër e meritonte shpullën, mora vesh diçka llahtarisëse;

-Një dhëndërr i familjes t’ime paskësh qënë spiun.

Nuk besoj se na ka dëmtuar direkt. Ama gjithçka që kishim llafosur kishte përfunduar në veshët e syshkabës, Sigurimit. U tmerrova aq tepër sa nisa ta shoh me dyshim krejt farefisin. Nuk më rezultoi që ndonjë apo disa prej tyre kishin qënë spiunë, por të tërë bashkë m’i mbuloi përgjithmonë mjegulla e dyshimit. Megjithatë nuk u ndala në rrugën për gjetjen me çdo kusht të njeriut që meritonte shpullën.

Ku s’më vajti mendja. Kam pasur dy shokë të cilëve u thosha gjithçka.Të dy u zhdukën në mënyrë misterioze njëri në Amerikë tjetri në Itali sapo u muar vesh që diktaturës po i kërrcisnin trarët. Nuk mund të them kanë qënë a s’kanë qënë spiunë. Di të them vetëm se ikja e tyre e beftë mbetet e dyshimtë.

Në këto e sipër mora vesh ca lemerira të tjera;

Njerëzit e spiunit t’im të vdekur, atij që nga njëra anë bënte muhabet me mua, m’anë tjetër shkonte i zbrazte të gjitha, ishin të lidhur prej vitesh me interesa biznesi me ca njerëzit e m’i që jetojnë në një qytet tjetër. Gjykatësi ishte mpleksur në ndërtimin e një pallati trualli i të cilit është i një mikut tim. I zhytur në këto ngatërresa, thash t’ja rrasur shpullën turinjve ndonjë kushuriri nga ata që ma braktisën familjen kur më burgosën. Mendova t’ja rras shpullën më të ndyrit, atij që braktisjen nuk e bëri si të gjithë, nga frika, por me ndërgjegje të plotë duke dhënë spjegime të pështira për luftën e klasave dhe vigjilencën proletare.

Pas gjithë këtyre viteve njerëzit e m’i dhe njerëzit e tij kishin zbutur goxha me njëri-tjetrin, kishin nisur të këmbenin vizita, fëmijët e tij dhe nipat e m’i ishin bërë njësh, kërcitja e shpullës t’ime mbi surratin e kushuririt shejtanbudalla, në këto rrethana s’do kishte kuptim.

Zbulimi se diktatura jonë, si e imja dhe e spiunit t’im, e jotja dhe e spiunit tënd, dhe e të gjithë të tjerëve dhe spiunave të tyre, paska qënë aq e fëlliqur dhe aq e mpleksur, sa po më dëshpëron tej mase.

Mpleksjet shqiptareske me spiuna dhe viktima paskan qënë ndyrësia e kësaj bote. Të lutem më ndihmon të mos kthehem pa ja rrasur dikujt një shpullë.

-Jam gati të ndihmoj, vetëm pare mos më kërko.

-A të ta rras ty shpullën ?

-Dyshon te unë ? Qënke çmendur.

-Me ç’po shoh e dëgjoj s’ka asnjë çudi që të dyshoj, jo vetëm unë tek ty, por edhe ti tek mua, edhe ti tek vetja jote, edhe unë tek vehtja ime. Meqënse ti s’po më ndihmon, unë po ndihmoj veten.

U ngrit në këmbë. Me sa fuqi kishte j’a rrasi vetes një shpullë.

Kategori
Uncategorized

EKSKLUZIVE – SENATORI MASHTRUES I KOÇO KOKËDHIMËS (dosja e FBI zbulon skandalin)

Nga Habjon Hasani

Një lobist amerikan i cili është i lidhur me deputetin shqiptar Koço Kokëdhima, u arrestua të dielën më datën 13 Mars në SHBA.
Cary Lee Peterson, një 36 vjeçar që bënte lobistin dhe pretendonte se kishte ndikim dhe lidhje në Uashington, në fakt rezulton sipas një hetimi të FBI-së, një mashtrues klasi. Ai akuzohet për mashtrim dhe vjedhje.

HashtagAL ka siguruar dosjen e plotë hetimore ndaj tij ku rezulton se z.Peterson kishte ndërtuar një ‘perandori gënjeshtrash dhe mashtrimesh’ nëpërmjet një OJF-je për mjedisin të quajtur ECCO2. Peterson pretendonte se OJF-ja punonte nën autoritetin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Nga ana tjetër z.Peterson rezulton se ka ardhur disa herë në Shqipëri, i ftuar nga deputeti Kokëdhima, ndërsa nëpërmjet disa deklaratave të bujshme mediatike, ata kishin premtuar se do të ndërtonin tregun e ri të shitjes së kanabisit mjekësor.

Peterson tashmë i arrestuar, rezulton se OJF-në e vet të quajtur ECCO2 e ka një organizatë fiktive dhe mashtruese, ndonëse ai u prit në Shqipëri si personalitet i lartë që punonte nën ombrellën e OKB-së.

FBI-ja ka zbardhur mashtrimin dhe manipulimin që Peterson kishte bërë me OJF-në e tij.

Faksimile e dosjes së FBI-së ndaj Cary Lee Peterson

Në dosjen hetimore shkruhet:


Peterson pretendonte se shoqata e tij ECCO2, kishte pronësi intelektuale mbi kompaninë RVPlus dhe se kjo shoqatë vepronte nën autoritetin e Organizatës së Kombëve të Bashkuara, OKB-së.
Peterson pretendonte se ky status i tij nën ombrellën dhe garancitë e OKB-së i kishte mundësuar atij nënshkrimin e kontratave me disa qeveri, që në totalin e tyre arrinin vlerën e 100 miliardë dollarëve si mbështetje financiare për zhvillimin e projekteve nga shoqata e tij ECCO2.
Verifikimet zbuluan se shoqata ECCO2 nuk ka qenë asnjëherë një shoqatë e lidhur me OKB-në dhe gjithçka ishte një mashtrim.
Madje në tre raste OKB-ja i ka shkruar dhe paralajmëruar zyrtarisht shoqatën e Petersonit ECCO2 që të hiqte dorë nga pretendimet mashtruese sikur përfaqësonte OKB-në.
Peterson tashmë rrezikon 20 vite burg dhe një gjobë prej 5 milionë dollarësh për krimet e mashtrimit dhe të vjedhjes.

Nëpërmjet kësaj OJF-je dhe filialeve të saj, Peterson kishte mashtruar duke u hequr si një sipërmarrës i suksesshëm që kishte lidhur kontrata disa qindra milionë dollarëshe me qeveritë e Nigerisë, Haitit, Liberisë etj.

E gjithë skema u zbulua nga FBI-ja, së cilës i rezultoi se Peterson vetëm spekulonte, mashtronte dhe vidhte.

Por disa kërkime të HashtagAL zbulojnë se të njëjtën skemë spekulative z.Peterson e ka aplikuar dhe në Shqipëri, ku pritës dhe partner kishte deputetin Koço Kokëdhima.

Njoftimi i Bashkisë së Fierit, Dhjetor 2013

z.Peterson erdhi për herë të parë në Shqipëri në Dhjetorin e vitit 2013 i ftuar dhe i shoqëruar nga deputeti Kokëdhima. Më datën 23 Dhjetor 2013, OJF-ja e Petersonit lidhi një memorandum bashkëpunimi me Bashkinë e Fierit, pjesë e memorandumit ishin dhe tre OJF të tjera anonime.

Ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo, një mik i Kokëdhimës, e shpalli publikisht memorandumin e bashkëpunimit, por në njoftimet mediatike ndërkombëtare rezulton se ky memorandum i lidhur me Bashkinë e Fierit ishte shitur si një marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë shqiptare.

Edhe agjencia Reuters e kishte shpallur në faqen e lajmeve-marketing nënshkrimin e këtij memorandumi.

Njoftimi i marrëveshjes në agjencinë Reuters

Nga ana tjetër, Kokëdhima më vonë shpalli nismën e tij për legalizimin e kanabisit mjekësor. Nisma u bazua mbi këtë memorandum të Bashkisë së Fierit, sepse shoqata e Petersonit e paraqiste këtë memorandum si një marrëveshje në parim me qeverinë shqiptare për ngritjen e biznesit të kanabisit mjekësor.

Kokëdhima i ofroi më vonë Petersonit dhe një shëtitje ekzotike në bregdetin shqiptar. Ai e prezantoi atë edhe me kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro.

Ndërsa Petersoni shëtiste Rivierën shqiptare, mediat pranë Kokëdhimës i bënin jehonë planit të tij “largpamës” për të ndërtuar tregun dhe eksportet shqiptare të kanabisit mjekësor drejt Shteteve të Bashkuara.

Por ndonëse z.Peterson shfaqej thjesht si kryetar i një shoqate të dyshimtë, në mediat pranë Kokëdhimës ai prezantohej me një status pompoz. Këto media e shmangnin faktin që ai ishte një individ privat dhe nuk kishte asnjë valencë zyrtare.

Njoftim i gazetës Shekulli, 8 Gusht 2015

Kulmi arriti gjatë një takimi mes Petersonit dhe kryetares së Bashkisë së Sarandës Florjana Koka më 8 Gusht 2015. Zonja Koka është një kryebashkiake nën ndikimin e Kokëdhimës, ndërsa gazeta “Shekulli” pranë Kokëdhimës, e paraqiste Petersonin si një senator amerikan, kur në fakt ai ishte thjesht kryetar i një OJF-je që tashmë po hetohet për mashtrim dhe vjedhje në SHBA.

Aq entuziaste u shfaq znj.Koka nga ky takim sa shprehu me një deklaratë dhe besimin e saj se ‘senatori’ Peterson do mundësonte sjelljen e 2 mijë turistëve amerikanë çdo vit.

Peterson ishte pika e kontaktit në SHBA për nismën e Kokëdhimës me qëllim legalizimin e kanabisit mjekësor.

Foto pas një darke mes Peterson e Kokëdhimës, sëbashku me kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli dhe atë të Himarës Jorgo Goro

Kjo nismë pati shumë kundërshtime dhe ngriti shumë dyshime, ndonëse Kokëdhima e mbrojti në çdo dalje publike. Por sot rezulton se deputeti rilindës, e ka bazuar këtë nismë tek një partner personal amerikan që përpiqej ta shiste dhe si senator, por që në fakt FBI-ja e konstatoi thjesht si një mashtrues që kishte manipuluar dhe OKB-në por dhe disa kontrata me qeveritë afrikane me qëllim përfitimin e paligjshëm.

Rasti Peterson është shembulli konkret se si Kokëdhima ka vënë në dispozicionin e interesave të tij dy kryebashkiakë, Baftjar Zeqajn e Fierit dhe Florjana Kokën e Sarandës duke i bërë ata që të nënshkruanin marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi me një OJF mashtruese, me të cilën Kokëdhima kishte shpresë se do ndërtonte linjën e eksportit të kanabisit mjekësor.

HashtagAL

Kategori
Uncategorized

SENATORI MASHTRUES I KOÇO KOKËDHIMËS (dosja e FBI zbulon skandalin).

Kategori
Uncategorized

Majko i shkruan Ramës: Vesha xhupin fësh-fësh dhe u bëra filozof.

I dashur Shef Edi.
Pandi jam Pandi. Ore kokëdërr! Hehehehe shaka 🙂
Shiko Shef, asaj deklarates time për zgjedhjet e parakohshme i doli boja, por më shqetësoi ky Ben Blushi që shet dëngla e më bën si shkrimtar.
Ai ka botuar një libër të ri sot. Por unë si kundërpeshë kam përgatitur një esse artistike që do e lexoj në Kongres.

Ty po ta nis që tani se je kokëdërr ti. Hehehehe shaka 🙂
Lexoje Shef Edi, shijoje esse-në time:
“Sot o Pandi është një ditë e bukur”- më thoshte një shok. Ndërsa unë nga ana tjetër tundja kokën duke ja pohuar, por mendoja thellësisht dhe filozofikisht fjalinë e tij. Nga analizat e mia më rezultonte që koha nuk ishte e bukur por që e dashura e tij ishte e shëmtuar.
Aty mu kujtua një xhiro që kam bërë një pasdite vonë rrugëve të Lanës me kapuç në kokë. Ishte një kohë e errët që pushtoi jetën time, sapo më kishin vjedhur pallton dhe mbaja një xhup fësh-fësh me kapuç.
Në atë xhiro arrita të kuptoja shumë gjëra. Arrita të analizoja me përpikmëri se me çfarë materiali ishin bërë çorapet, përfytyroja rrugëtimin deri në dyqan, qepjen në fabrikë, shitjen dhe stampën.
Arrita të futesha në thelbin e gjërave duke analizuar çfarëdolloj gjëje e cila arrinte të prekte themelet e njerëzimit.
Një qen po kalonte rrugën aty, më erdhi në mendje që qeni ka qime, në qime rritet morri, por nga ana tjetër morrin mund ta ketë edhe delja, por delja prodhon qumësht por qumështi nga ana tjetër prodhohet edhe nga hipopotami.
Hipopotami rritet në Afrikë, por nga ana tjetër në Afrikë rritet dhe Luani. Pikërisht Luani është shenja e horoskopit të Sazan Gurit.
Pasi kam bërë këtë analizë të thellë psikanalitike më del përpara Fate Velaj. Aty kthjellohem dhe i bie lapsit që Fate Velaj i takon Shatërvanit si shenjë horoskopi.
Një tip nirvane më kaploi dhe po kuptoja që po kaloja në një fazë tjetër të jetës, një fazë e cila derteminohej nga një rritje shpirtërore. Çfarë ishte akoma më e dhimbshme ishte fakti se kuptova që unë isha lindur për tu bërë filozof dhe jo politikan.
Një lot më rrëshqiti në faqe, çorapet prej pambuku po më lageshin nga shiu dhe fësh-fëshja vazhdonte t’ia bënte fësh-fësh.
Reflektimi shkoi më keq se kaq, fshiva lotin dhe mendova: Filozofia e drejtë fillon nga një pikë loti, sepse loti që pikon një zemër

Kategori
Uncategorized

Gazetarja Valbona Mezini: Revolucioni demokratik, më së shumti detyrë e të rinjve.

Kategori
Uncategorized

Shqiptaret i dhurojne edhe shenjtore njerezimit.

..

Nga Prof. dr. Lisen Bashkurti…

Midis Lindjes dhe Perendimit te Evropes ndodhet nje popull i vogel. Eshte populli shqiptar. I njohur si nje prej popujve me te lashte autokton dhe autentik ne Evrope, shqiptaret vazhdojne te ruajne mrekullisht historine, gjuhen, kulturen dhe tiparet e tyre antropologjike ne kohet tona.

Te vendosur ne portalin midis Lindjes dhe Perendimit shqiptaret jane konsideruar nga disa “dalja e Lindjes drejt Perendimit” , ndersa nga disa te tjere jane konsideruar “hyrja e Perendimit drejt Lindjes”. E verteta eshte se shqiptaret jane jo pike ndarje, por pike bashkimi midis Lindjes e Perendimit.

Shqiptaret ishin ne kete hapsire gjeografike kur u nda Perandoria Romake e Lindjes ne ate te Perendimit. Vija e Teodosit ra mes permes shqiptareve, por nuk i ndau dot. Shqiptaret i mbijetuan ndarjes me te madhe politike te njerezimit.

Shqiptaret ishin ne kete hapsire gjeografike kur u nda Kisha Katolike nga Kisha Ortodokse. Ndarja e dy kishave kaloi m’u ne mes te shqiptareve, por nuk i ndau dot. Shqiptaret i mbijetuan ndarjes me te madhe te krishterimit.

Shqiptaret ishin ne kete hapsire gjeografike kur nisi dhe bitisi dyndja vale-vale e sllaveve barbare drejt Ballkanit. Ishte dyndja me e eger drejt qyteterimit Evropian. Shqiptaret i mbijetuan dyndjeve sllave dhe ndonese do humbnin mjaft troje dhe popullsi prej tyre, serish do mbijetonin mrekullisht, madje do i rimerrnin disa troje ne kohet moderne.

Shqiptaret ishin ne kete hapsire gjeografike kur Otomanet iu versulen Evropes. Hordhite Otomane e pushtuan kete toke, por nuk e poshteruan popullin shqiptar. Otomanet i tjetersuan pjeserisht edhe besimin fetar, por nuk i cenuan thelbin shpirteror shqiptareve te shenjte.

Shqiptaret ishin ne keto hapsira gjeografike kur shpertheu “Kriza Lindore” midis Rusise Cariste dhe Osmaneve ne vitet 1877-1878. U perplasen dy fuqite me te medha te kohes. Shqiptaret u bene shesh betejash te pafund te interesave imperiale dhe te nacionalizmave Ballkanike. “Nacertanie”, Megaliidea”, “Vorioepiri” dhe endrra te tjera nga Perendimi Latin iu sulen trojeve shqiptare , por shqiptaret mbijetuan serish.

Shqiptaret ishin ne kete hapsire gjeografike kur mes per mes Evropes ra “Perdja e Hekurt” qe rindau serish Lindjen dhe Perendimin mbas Luftes se Dyte Boterore. Nje mur u ngrit ne mes te Berlinit. Nje mur tjeter u ringrit midis shqiptareve. Por shqiptaret mbijetuan mrekullisht.

Dhe si nje magji e shekullit te 21-re, shqiptaret u ringriten akoma me te fuqishem mbi pirgun e gjakosur te shekujve dhe mbi rrenojat e trashegimise tragjike, duke tronditur Kombe te Medhenj e te vegjel te kohes.

Mbas luftrave Ballkanike, dy Luftrave Boterore dhe Luftes se Ftohte gjysem shekullore, Shqiptaret mbrojten shtetin e vjeter, Shqiperine dhe themeluan shtetin e ri, Kosoven. Jo vetem kaq. Shqiptaret krijuan dhe ruajten harmonine fetare e kulturore. Pra Shqiptaret i’u rikthyen vevetes dhe Evropes midis tramundanave te perplasjeve Lindje-Perendim.

Ne historine e njerezimit Shqiptaret kane hyre tanime si nje popull i vogel qe kane krijuar ura lidhje dhe jo ndarje midis civilizimeve, kane krijuar harmoni dhe jo urrejtje midis besimeve, kane krijuar paqe dhe jo luftra midis popujve, kane krijuar solidaritet dhe jo urrejtje midis kombeve, kane krijuar ringjallje dhe varrosje te vlerave.

Shqiptaret kane te drejte te jene krenar. Historia e tyre ka qene tragjike. E sotmja eshte sfidante. Por e ardhmja eshte e ndritur.

Kategori
Uncategorized

GËRDECI, 10 FAKTE QË MEDIA NUK I THOTË.

0128732250085Çdo 15 Mars media ofron detaje dhe fakte të përsëritura mbi dosjen ‘Gërdeci’. Fakte të stërthëna apo detaje të përzgjedhura nga dosja që tregojnë diçka, ndonëse kjo dosje fsheh ende disa të panjohura dhe probleme thelbësore, që media nuk preferon asnjëherë t’i eksplorojë.
HashtagAL ofron në vijim 10 fakte dhe ngjarje, të verifikuara, të cilat japin një tjetër këndvështrim, të ndryshëm nga sa jeni mësuar të lexoni mbi çështjen ‘Gërdeci’.


-1. Nuk dihet arsyeja pse shpërtheu ‘Gërdeci’

Pas shpërthimit, prokuroria shqiptare pajtoi agjencinë amerikane ATF për të hetuar shkakun e shpërthimit. Ekspertët amerikanë kryen studimin dhe konkluzioni që ata dhanë në fakt nuk ishte një konkluzion, por një dilemë.

Ekspertët amerikanë dhanë 5 shkaqe hipotetike që mund të kishin shkaktuar shpërthimin. Ndërsa në raport amerikanët shkruanin: “shkaku i pestë mund të jetë ndonjë arsye tjetër që ne nuk e kemi parashikuar në këtë raport”.

Faksimile raporti i ATF

Me pak fjalë hetimi nuk dha asnjë rezultat, por prokuroria shqiptare mori një nga shkaqet hipotetike të shpërthimit dhe e bëri fakt të kryer. Prokuroria tha se ishte karroca e saldimit shkaku, ndonëse ekspertët thoshnin se kjo s’mund të vërtetohej, por thjesht dyshohej.

Ish-kryeprokurorja Ina Rama nuk u pyet asnjëherë nga media se përse ajo zgjodhi arbitrarisht për të konvertuar në akuzë një fakt hipotetik të pavërtetuar me ekspertizë.


-2. Prokuroria përjashtoi nga hetimi njeriun më të rëndësishëm

Fabrika e Gërdecit ishte ligjërisht në pronësi të biznesmenit amerikan Patrick Cornelious Henry III. Biznesmeni shqiptar Mihal Delijorgji, ishte ligjërisht një nënkontraktor i Henryt.

Por prokuroria shqiptare nuk shpalli asnjëherë fletë-arresti për biznesmenin amerikan Patrick Henry, gjatë gjyqit prokuroria kërkoi që Henry të dëshmonte nga SHBA-ja nëpërmjet një video-konference. Prokuroria shqiptare nuk dha asnjëherë arsye se mbi ç’bazë e përjashtoi z.Henry nga hetimet dhe pse ajo i mori të mirëqëna deklarimet e tij se kontrata e dytë mes tij dhe Ministrisë së Mbrojtjes ishte falsifikuar.

Biznesmeni amerikan mori menjëherë imunitet nga prokuroria shqiptare dhe nuk u bë për asnjë moment objekt hetimi. Një rast i rrallë ky ku arrestohet nën/kontraktori dhe lihet i lirë kontraktori që ka përgjegjësinë direkte.

 

-3. Stafi i Ambasadës Amerikane në Tiranë ishte nën hetim në SHBA

Kongresi në SHBA ngriti një komision hetimor pas artikullit në NYT. Komisioni “Waxman” nisi hetimin e fakteve dhe pjesë e hetimit ishin disa zyrtarë të rëndësishëm të ambasadës amerikane në Tiranë.

Por përtej këtij fakti dhe dyshimeve të bazuara se këta zyrtarë kishin nxitur dhe toleruar këtë biznes, në Tiranë situata paraqitej krejt ndryshe. Ishte ambasada amerikane dhe ky staf që mbikqyrte hetimet dhe që udhëzonte ish-kryeprokuroren Ina Rama mbi mënyrën se si duhej të hetonte.

Ky ishte një nga konfliktet më flagrante të interesit, por askush nuk foli. Askush.

 

-4. Gazeta “New York Times” devijoi investigimin

nyt

Ndonëse gazeta “New York Times” nuk kishte në epiqendër fabrikën e Gërdecit dhe demontimet, por kishte kontratën e shitjes së fishekëve kinezë, ngjarjet lidheshin nëpërmjet disa personazheve.

Por shkrimi i bujshëm i NYT  ofroi një histori rozë me një djalosh që quhej Efraim Diveroli, i cili kishte arritur të fitonte një kontratë të majme në Pentagon për blerjen e fishekëve.

E vërteta është se Efraim Diveroli nuk ka qenë asnjëherë një kontraktor i Pentagonit. Sepse korporata që fitoi kontratën në Pentagon quhej “BETA” dhe është një nga korporatat më të fuqishme në botë në biznesin e armatimit.

Djaloshi Efraim Diveroli, u bë nën/kontraktor i kompanisë “BETA” dhe jo i Pentagonit. Pra ishte kompania “BETA” lojëtari kryesor në këtë histori, por emri i kësaj kompanie thuajse nuk u përmend fare. Me kompaninë “BETA” ishin të lidhur disa drejtues dhe ish-drejtues në dekada të Pentagonit.

“BETA” kishte pajtuar kompaninë e Diverolit për të bërë ‘punët e pista’ me fishekët kinezë. Kjo skemë i vlejti, sepse kur plasi skandali ishte Diveroli ai që u “dogj”, ndërsa reputacioni i kompanisë “BETA” qëndroi i papërlyer.

 

5. Prokuroria shqiptare ndërtoi një akuzë absurde

Akuza kryesore që prokuroria shqiptare ngriti ndaj Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe Dritan Minxollit ishte ajo e “vrasjes me dashje dhe paramendim”.

Absurdi i kësaj akuze qëndronte në faktin se kur akuzon dikë për vrasje me paramendim, duhet me doemos të ofrosh dhe motivin pse është orkestruar vrasja. Motivin prokuroria nuk e jepte dhe nuk dinte ta thoshte.

Për cilën arsye një biznesmen duhej të vriste punëtorët e vetë dhe të hidhte në erë një biznes që i sillte miliona dollarë fitime?

Megjithatë prokuroria i qëndroi kësaj akuze deri në fund, ndonëse gjykata ja rrëzoi duke e konsideruar si një akuzë absurde dhe të pabazuar.


-6. Aksidentin e Kosta Trebickës e ‘certifikoi’ një amerikan

Çdo 15 Mars vijnë në media fakte dhe detaje nga dosja “Gërdeci” e bashkë me to nuk mungojnë asnjëherë dhe dyshimet mbi atë që i ndodhi Kosta Trebickës. Vdekja e Trebickës u klasifikua zyrtarisht si një aksident automobilistik, ndonëse perceptimi publik në shumicën e tij e dyshon si një vrasje.

download (2)Por ajo që mediat shqiptare harrojnë përherë që ta thonë është fakti se janë pikërisht amerikanët ata që e klasifikuan dhe e certifikuan si ‘aksident’ këtë vdekje.

Pas vdekjes së Trebickës, prokuroria shqiptare, me ndihmën e ambasadës amerikane pajtoi një ekspert amerikan të quajtur Kevin Teter, ai rezultonte pronar i një ofiçine mekanike në Kaliforni. Teter erdhi në Tiranë bëri ca matje dhe doli në konkluzionin se Trebicka kishte humbur jetën si pasojë e përmbysjes së makinës së tij.

Raporti autoteknik i ekspertit amerikan ishte dhe baza ku u mbështet prokuroria shqiptare për ta quajtur vdekjen e Trebickës si një aksident.


-7.  CIA i dha certifikatë mirënjohje Ylli Pinarit në burg

Ndërsa ish-drejtori i kompanisë MEICO, Ylli Pinari, ndodhej në qelitë e burgut 313 i arrestuar dhe nën akuzë, brenda qelive të burgut ndodhi një ngjarje e panjohur për publikun e gjerë.

Përfaqësues të shërbimeve amerikane  i dorëzuan atij në burg një certifikatë mirënjohje për disa shërbime që kishte kryer në bashkëpunim me autoritetet e CIA-s.

Pinari kishte bashkëpunuar për interes të shërbimeve amerikane në disa misione jashtë Shqipërisë.

 

-8. Laptopi i Pinarit u bastis dhe materialet i’u dhanë medias

SEANCA PER GERDECIN - Dy prej te akuzuarve per tragjedine e Gerdecit, Ylli Pinari dhe Dritan Minxholli, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Faktit, ku Pinari ka fajesuar Forcat e Komandos se Bashkuar FKB, si pergjegjese per tragjedine e Gerdecit.

Një nga ngjarjet më pikante të ndodhura me hetimin e Gërdecit, ishte dalja në media e të gjithë dosjes që dispononte prokuroria. Mes dokumenteve të shumta ishin dhe materialet e gjetura në laptopin e Ylli Pinarit, ish-drejtor i MEICO.

Disa prej fotove të gjetura e tregonin Pinarin edhe gjatë një vizite në fabrikat e armëve në Korenë e Veriut. Koreja e Veriut është një vend armiqësor ndaj Shteteve të Bashkuara dhe vizita e Pinarit atje ishte për llogari të shërbimeve amerikane.

Por ndonëse ishte një vizitë tepër sekrete dhe delikate, dokumentet dhe fotot e kësaj vizite rrodhën në media duke sjellë një situatë që mund të ndodhë vetëm në republikat e bananeve.

 

-9. Amerikanët kërkuan që Ylli Pinari të mos arrestohej

Arrestimi i ish-drejtorit të MEICO-s Ylli Pinari ka ndodhur mes shumë polemikash. Amerikanët e konsideronin atë një partner efikas dhe tepër të besuar, ndërsa i kërkuan autoriteteve shqiptare që të mos e arrestonin.

Këmbënguljen më të madhe që Pinari të arrestohej e kishte ish-Presidenti Bamir Topi.

Përtej sugjerimeve të partnerëve amerikanë që arrestimi i Pinarit ‘duhej menduar mirë’ Topi i dha dritë jeshile ish-kryeprokurores Ina Rama për të ekzekutuar arrestimin.

Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku është arrestuar drejtori i kompanisë shtetërore të shitblerjes së armatimeve.

Drejtorët e këtyre kompanive kanë një valencë të veçantë, ata nuk janë zyrtarë dosido, por janë nyje ku lidhen shërbime inteligjente dhe interesa strategjike. Janë njerëzit e ‘punëve të pista’ që i ka çdo shtet dhe arrestimi i tyre nuk është thjesht një çështje ligjzbatimi.


-10. Dorëheqja e Zamir Shtyllës ende e pazbardhur

zamir shtylla ina rama

Ish-drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme Zamir Shtylla ishte njeriu kyç që drejtoi hetimet mbi Gërdecin. Por Shtylla dha krejt papritur dorëheqjen nga posti ndërsa prokuroria duhej të vendoste se çfarë do të bënte me Rrahman Selmanllarin, i cili njihej si një mik i Shkëlzen Berishës dhe i dilte emri në disa dokumente dhe kontrata në dosje.

Arsyet e dorëheqjes së Zamir Shtyllës nuk u bënë asnjëherë të qarta për publikun dhe ish-kryeprokurorja Ina Rama nuk sqaroi asnjëherë atë që kishte ndodhur, ndonëse prokuroria mori namin sikur po bënte një hetim ‘rigoroz’ duke përballuar presionet politike.

E vetmja gjë e sigurt që dihet mbi z.Shtylla është se porsa erdhi qeveria Rama në pushtet, e emëroi atë nëndrejtor të Përgjithshëm të Doganave.

Kategori
Uncategorized

Skandalet e Ditmir Bushatit. Prapaskenat, ja si e refuzoi ai ftesën e kryeparlamentarit argjentinas për Ilir Metën.

2016-03-15 00.46.54

Skandalet e Ditmir Bushatit.

Vështirë se një ditë kalon që qeveria e Edi Ramës të mos shënoje abuzim ndaj popullit të vet   përmes përdorimin e zyrave publike për të mirën e anëtarëve të ngushtë të familjes “qeveritare” të cilët marrin pushimet mujore të shtrenjta në Evropë dhe Lindjen e Mesme me paratë e taksapaguesit shqiptarë.

E ndërsa oficerët e zbatimit të logjit tregojnë muskujt e tyre vetëm ndaj shitësit të varfër ambulatore që mezi bë dy dollarë në ditë, ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati vazhdon prej dy vitesh e gjysmë fushatën e tij ndërkombëtar tëhapur kundër rritjes së imazhit pozitiv politik që Ilir Meta ka fituar ndërkombëtarisht, si kryetarin aktual të Kuvendit të Shqipërisë.

Për më tepër Z. Bushati mban – referuar dokumenteve tatimore të Shqipërisë – në eskortën e tij të paktën katër makina luksoze, ndërsa përmes pushimet e shumta në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë vendit, anëtarët e familjes së tij kanë vizituar Italinë, Spanjën, duke përdorur paratë publike dhe automjete të shtrenjta të tilla si Mercedes-Benz (targën CC029) në konsullatën shqiptare në Bari, Itali, e cila kohët e fundit përdoret për kënaqësinë e anëtarëve të familjes Bushati.

Nuk është çudi pse Politika e Jashtme e Shqipërisë ka dështuar të përmirësojë imazhin e Tiranës jashtë vendit. Në të vërtetë, ky qëllim nuk ka qenë kurrë prioritet për djalin e një udhëheqësi besnik të nivelit të lartë të Shqipërisë komuniste.

  1. Bushati do të mbahet mend si një prej ministrave më të dobët të Ministrsë së Punëve të Jashtme që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Kushdo që lexon botimet ditore kombëtare dhe ndërkombëtare mund të konstatojë qartë se Z. Bushati ka ndryshuar papritur rolet e tij, nga të qenit diplomat lartë i Shqipërisë, në shefin e pushimeve të Shqipërisë.

Bushati është i njohur për sjelljen e tij arrogante me vartësit e tij dhe diplomatët e huaj të akredituar në Shqipëri, si dhe për përfshirjen e tij të dyshuar në skemat e pastrimit të parave që përfshijnë deputetët e tjerë shqiptarë dhe anëtarët e tij të familjes. Përveç një përfitues i paligjshëm i fryteve falë detyrës publike, ministri i jashtëm shqiptar vazhdon të jetë një pinjoll besnik i benefiteve prej George Soros.

Më 5 nëntor 2015, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi takime zyrtare me Mauro Vieira, ministri brazilian i Punëve të Jashtme dhe me Presidentin e Dhomës së Deputetëve Cosentino Eduardo da Cunha. Së bashku me të, ai ishte i shoqëruar nga një grup i madh i “stafit” i cili nuk kishte absolutisht asnnjë lidhje me vizitën zyrtare e aq më pak në interes për Politikë të Jashtme të Shqipërisë – ata ishin bashkuar zotin Bushati për kënaqësi dhe ‘vetëm për të patur pak argëtim “dhe kjo gjithmonë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Në takimin me z da Cunha, Ditmir Bushati – në vend që të diskutonte pikat e rendit të ditës të përcaktuara nga paraardhësi i tij, ai vazhdoi me diskursin e tij të vendosur më parë që është i fokusuar në prishjen e imazhit ndërkombëtar të Z. Meta, i urdhëruar nga shefi i tij në Tiranë.

Takimi Bushati - Badou

Sipas burimeve të besueshme nga Buenos Aires, zoti Bushati, më 3 nëntor 2015, kishte refuzuar të merrte në valixhen e tij një letër ftesë që nga z Amado Boudou (Kryetar i Senatit argjentinas) qi adresonte z Ilir Meta, ku e ftonte Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë për të vizituar Argjentinën në fillim të vitit 2016.

Gjatë qëndrimit të tij në Buenos Aires, besohet se zoti Bushati pati një drekë pune me z Juan Ángel Napout, ish-presidenti i CONMEBOL, i cili aktualisht ndodhet nën akuzë për korrupsioni dhe  pastrim parash nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Deri më sot, tema e diskutimit mes Kryediplomatit shqiptar dhe udhëheqësin e CONMEBOL mbetet misterioze.

Në shtator 2015, zoti Bushati pati një takim të fshehtë me ish- Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Štefan Füle, me të cilin është biseduar për përfshirjen e . Meta në skandalin e korrupsionit CEZ, një kompani private që i ishte dhënë koncesion të administrimi i sistemi energjetik në të gjithë Shqipërinë. Edhe një herë, shefi i diplomacisë së Tiranës ka lënë  mënjanë plan strategjik të Politikës së Jashtme të vendit të tij dhe detyra e tij e përditshme ka qenë e fokusuar në atë se si të shkatërrojnë imazhin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, një parti politike e drejtuar nga z Meta e cila po bëhet gjithnjë e më popullore.

It is obvious that Mr. Bushati’s next move ëill be an ambasadorial reëard position for several servants of his oën appetite as a payoff for the services provided to Mr. Bushati’s family ëhile vacationing in Italy and other metropolitan European capitals.

Është e qartë se lëvizja tjetër Bushati do të jetë shpërblimi ambasadorial per disa shërbyes të orekseve të tij, si një shpagim për shërbimet që ata i kanë bërë familjarëve të Z. Bushati ndërsa ata ishin me pushime në Itali dhe në kryeqytete të tjera të Europës.

Peter Tase 

Eurasia Review

Kategori
Uncategorized

Turp kolosal – nga Edison Ypi.

edison ypi

nga Edison Ypi

Për cilindo që gjatë diktaturës ka ëndërruar, provuar, ose edhe është arratisur, ka qënë e paevitueshme pyetja; Çfarë do më ndodhi pasi ta kaloj kufirin ? Greku, maqedoni, malazezi, serbi, kosovari, italiani, si do më presin ?!

Përgjigja ishte unanime dhe e padyshimtë; Presin mirë, qajnë hallin, ndihmojnë.

Për kapjen para kalimit të kufirit dhe plasjen në burg për gjithë jetën, kujdeseshin shqiptarët që spiunonin shqiptarët. Këtë të gjithë e dinin dhe të gjithë i ruheshin.

Kthimi forcërisht i atyre që kufirin arrinin ta kalonin, kryhej me mirkuptimin reciprok mes policive sekrete të Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Këtë nuk e dinin të gjithë. Kjo vetëm pëshpëritej. Në këtë çark ranë jo pak.

Librat  dhe filmat e kurvit, bashkë me ta dhe të gjithë historiografët konvencionalë, pohojnë të kundërtën, por kjo s’ndryshon asgjë, e vërteta është se sa i përket ikjes, dëshirës për të jetuar i lirë dikund tjetër, që siç doli më vonë ishte dëshirë e ndrydhur e praktikisht të gjithë shqiptarëve, shqiptari e ka penguar shqiptarin, por greku, kosovari, serbi, malazezi, kurrë nuk e kanë penguar shqiptarin të ikte nga skëterra e fukarallëkut, frikës, telave me gjëmba.

Që fqinjëve, dhe në përgjithësi botës, nuk i ka munguar mëshira për ikanakët shqiptarë, është e provuar jo vetëm gjatë përpjekjeve individuale për tu arratisur nga diktatura, por shumë më herët, që nga eksodet masive përtej detit drejt jugut të çizmes rreth pesë shekuj e kusur më parë e deri tek ikjet në masë nga ’90-a e tëhu.

Përveç pak qëndrimeve mosaprovuese sporadike nga ekstremistë të margjinave të politikës, ndaj fatkeqësive të shqiptarëve, të huajt kanë demonstruar vetëm mëshirë, kanë aplikuar gjithmonë mirkuptim dhe ndihmë.

Mikpritja italiane dhe greke ndaj shqiptarëve nuk ka qënë aspak e stisur. Ishte dhe vazhdon të jetë aq evidente dhe autentike sa askush nuk e vë në dyshim, aq normale sa me të askush prej tyre nuk mburret as nuk turpërohet. Një milionë e ca shqiptarët në ato vende, janë prova.

Eksodet mpleksen domosdoshmërisht me politikën, vështirësitë administrative, zvarritjet burokratike, mundësitë logjistike, por gjatë eksodeve masive të kohëve moderne, në këndvështrim më të gjerë se shqiptar dhe ballkanik, nuk ka munguar kurrë ndjeshmëria njerëzore ndaj fatkeqëve të shpërngulur nga halli. Asnjë eksod nuk ndodh pa një shkak madhor. Asnjë qënie njerëzore nuk i shkul rrënjët e veta me duart e veta.

Cili është qëndrimi i shqiptarëve ndaj eksodit të sirianëve, cila është ndjeshmëria, mëshira, vullneti i mirë, gadishmëria për ndihmë, e shqiptarëve ndaj fatkeqëve që kanë braktisur vendin e vet me më tepër mishra njerëzish të shqyer rrugëve se mishra të therura kafshësh nën çengelat e dyqaneve të kasapëve ?

Një hapu dhe’ të futem, një zero e madhe, një turp kolosal.

Më pak se dyqind sirianë në Konicë.

Jo si zhulanjosat fytyrënxirët rreckamanë shqiptarë të ’90-ës. Shumë më ndryshe. Me vëllezër e motra e farefis në Gjermani dhe vende të tjera perëndimore. Pakrahasimisht më të pastër, më të shëndetshëm, më të veshur, më të mbathur, me smartfona në duar duke bërë foto, video, selfie, nëpër drirare.

Sirianët e Konicës as që e imagjinojnë të rrinë në Shqipëri.

Megjithatë shqiptarët e fshatrave kufitare me Greqinë, ata që në ’90-ën j’iu vërsulën Greqisë me kuç e maç e çiç e miç e piç, dhe sot do duhej t’i përfshinte mëshira dhe mikpritja, po thonë para kamerave tmerre dhe turpe që s’i rrok mendja; Se janë të shqetësuar, të preokupuar, madje dhe të frikësuar nga mësymja e sirianëve. Ç’tmerr.

Jo vetëm banorët kufitarë. Asnjë sentiment njerëzor, asnjë ndjeshmëri, asnjë mëshirë, nga askush tjetër. Flasin e bërtasin edhe për gjëra aq të parëndësishme sa të vjen krrupë t’i kujtosh, por asnjë fjalë për qyqarët e ikur që i ka zënë pakashumë i njëjti hall që i bënë të ikin nga sytë këmbët 26 vite më parë të pandjeshmit shqiptarë të sotëm.

Jo pak shqiptarë kanë sot shtëpi gjigande, vila, benza, toyota, por asnjë mëshirë njerëzore, asnjë gadishmëri për ndihmë për të tjerë që i ka zënë i njëjti taksirat si vetë ata vite më parë – pamje halucinante.

Ndjeshmëria dhe mëshira e shqiptarit, ç’është e vërteta, ekzistojnë. Por vetëm nëpër faqe librash, qarje gajdesh, tinguj çiftelish.

Ju që farkëtuat prangat e vetes, spiunuat shokushokun, po vrisni njëritjetrin, dhe tash së fundi spo keni asnjë mëshirë për ca fatkeqë që kanë lënë pas tmerrin e trefishtë të një kurvi, një diktature dhe një lufte, para kësaj llaftarie vetdemaskuese, këtij zhgënjimi të pashembullt, hiç mos hezitoni, nisni grisini librat e mburrjeve, çpojini gajdet e qarjeve, thyejini çiftelitë e ngrefjeve, urgjentisht.

Pse shqiptarët sot janë të ftohtë ndaj fatkeqësive të të tjerëve ?

Përgjigja është e thjeshtë.

Shqiptari nuk është mikpritës.

Po çfarë është shqiptari ?

Shqiptari është një mbijetues i të gjitha mënyrave, zvarritjeve, manovrimeve, mes tjerash edhe duke u hequr si mikpritës.

Nuk spjegohet ndryshe nami i zi që po na përhapet nëpër botë, turpi kolosal sa i neveritshëm dhe i rrezikshëm i vendit të ahengut të pafund të vrasësave qesharakë.

Kategori
Uncategorized

Robert Papa: Ja njerëzit që zhdukën arin nga Shqipëria, sherri mes Ramizit dhe Nexhmijes, roli i Adil Çarçanit dhe Sorosit në grabitjen e 300 milionë USD

Robert Papa: Ja njerëzit që zhdukën arin nga Shqipëria, sherri mes Ramizit dhe Nexhmijes, roli i Adil Çarçanit dhe Sorosit në grabitjen e 300 milionë USD

Publicisti dhe gazetari Robert Papa zbërthen enigmën e zhdukjes së arit të Shqipërisë. Gjatë një interviste për gazetën SOT, Robert Papa, rrëfen rrugën dhe njerëzit e implikuar në zhdukjen e dhjetëra ton ar të shqiptarëve. Papa ngre shumë dyshime dhe pikëpyetje, por lakon edhe emra konkretë, të implikuar në skandalin më të madh në historinë e shtetit shqiptar. Po ashtu, Papa ndalet edhe tek rrëzimet e fundit për vrasjen e Azem Hajdarit dhe bëmat e Sali Berishës, gjatë viteve ’92-‘98. Robert Papa implikon agjenturat e huaja në eliminimin e disa funksionarëve të lartë të Partisë Demokratike. I pyetur rreth drejtimit të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, Robert Papa thotë se Lulzim Basha po realizon ëndrrën e Ramiz Alisë, i cili fillimisht kërkoi që PD të ishte një organizatë studentore.

Ditët e fundit është rikthyer historia misterioze e zhvendosjes së arit nga thesari i shtetit në Zvicër. Çfarë dini ju rreth kësaj ngjarje? Si është zhdukur pasuria e shqiptarëve? 
Që në vitin 1991, në “Fokus” është folur për arin e nxjerrë nga John McGo. Një avion është ngritur nga Rinasi. Sipas dëshmive, avioni transportoi një sasi të madhe arkash të hekurta. Por, në ato arka nuk ka pasur vetëm flori, por kanë qenë edhe arkivat sekrete të Bllokut (të cilat janë depozituar diku në Vjenë). Më 3 korrik 1989 janë transportuar nga Rinasi (me fluturimin 459) 3.1 ton flori. Depozita është pritur nga Sigurimi i Shtetit. Më 5 korrik është zhdoganuar nga kompania MAT Securitas. Vlera e lingotave ishte 19.7 milionë franga. Dërgesa u çua me urdhër në Union de Banque. 4 ton ar kanë ikur drejt Xhenovës. (Sipas informacioneve kur realizoja “Fokus”,  më 1995, ky është shkaku i përplasjes së Ramizit me Nexhmijen. Në shtator 1990, një kamion me rrush ka kaluar për në Xhenova të Italisë 4 ton lingota. Një anije me njeriun e Ministrisë së Brendshme, Qazim, i ka zbritur në Xhenova.
Ku shkoi kjo sasi e madhe për kohën? 
Ramiz Alia në shtator ka qenë në Nju Jork. Dy orë iu ka ikur rojeve bashkë me djalin e tij. Ramizi ka pasur mik një biznesmen të fuqishëm në Argjentinë, biznesi i të cilit sot lulëzon edhe në Amerikë. A iku ari në Argjentinë? Shikoni lëvizjet e Ramizit? A kishte ai një mik të madh në Arabinë Saudite? Në një emision ‘Fokus”, Liljana Hoxha më ka thënë: “Një deputet i PD-së, na ka thënë. “Shikoni se ari i Hoxhës është në Arabinë Saudite”. Kush janë sot biznesmenët shqiptarë të lidhur me Ramiz Alinë? Me cilin ndërtoi pallate ai?! Kush e detyroi Nanon të fuste Ramën në qeveri më 1997?! 3 ton nuk janë asgjë. Në vitin 1922, në një raport të Komisionit Financiar të Lidhjes së Kombeve, Profesor Kalmes, tha se Shqipëria zotëron një stok të rëndësishëm metalesh me vlerë 50 deri në 100 milionë franga ari, pra minimumi rreth 320 ton ar. 60 % e thesarit të arit në bankat italiane u sekuestrua nga gjermanët, rreth 120 milionë franga shqiptare u kthyen në Shqipëri, ndërsa floriri u mor për t’u çuar në Gjermani. Pas largimit të mbretit, në thesarin e shtetit shqiptar mbetën 90 kilogramë flori. Deri në fund të vitit 1948, forcat e shtetit mund të kenë grumbulluar rreth 43 milionë e 816 mijë e 682 monedha ari, ose 283 ton ar. Në deklaratën e 16 janarit të vitit 1992, Blerimi Çela pohoi se në thesar janë futur vetëm 3 ton ar dhe 3.029 kilogramë flori. Ku ka shkuar pjesa tjetër? Rubiku prodhonte çdo vit 120 kg flori. Në depozitat e arit nëpër botë (ato shtetëroret) ishin të kontrolluara dhe nuk mund të them se dikush guxonte të vidhte, por nëse Sigurimi ka grumbulluar rreth 300 ton flori dhe në thesar kanë futur vetëm 3 ton, atëherë marrin shpjegime shumë “biznese” nëpër botë nga ish-sigurimsa të “arratisur”. Halit Bajrami në Zelandën e Re ishte një nga bazat. Australia gjithashtu (në vitin 1998 dy funksionarë të Ministrisë së Brendshme kanë shkuar në Australi, njëri i lidhur me klanin Kapo). Enveri me arin e shqiptarëve bleu pushtetin e tij te anglezët, por mos harroni sasitë e mëdha të arit që janë sekuestruar pas vitit 1944 dhe nuk iu kthyen kurrë. Pushtuesit gjermanë, sipas Agnes Mangerich, kanë paguar 12 milionë franga ari për aleatët e tyre në Shqipëri
Cilët segmente dhe funksionarë janë përfshirë?
Në Bankën e Shqipërisë u hap seksioni i kambizmit. Drejtohej nga Gazhga, i cili kishte akses te Adil Çarçani edhe ishte mik i njërit nga djemtë e Enver Hoxhës. Thuhej se fitonin çdo vit 50 milionë dollarë, por në vitin 1990 thanë se humbën 300 milionë dollarë. Sipas hetimeve, 300 milionë dollarë, por deri në një miliard dollarë i janë dhënë Sorosit. 300 milionë janë dyfishi i 3 ton ar të depozituar në Zvicër. Kush e lidhi Ramizin me Sorosin? A i lidhi miku nga Argjentina? Mos harroni se miku nga Argjentina sajoi një letër për Mehmet Shehun si spiun i huaj. Kjo letër u iniciua nga Alia, por Hoxha nuk e hëngri. Kur kam filmuar për “Fokus” tunelet e arit në Skrapar, isha shumë kurioz, por nuk më lanë të shkoja më thellë. Ramizi kishte njerëz jo vetëm te PS-ja. Kur Tom Lantosh dhe di Guardi takuan Ramiz Alinë, ai iu dha një dosje me çifutët e shpëtuar në Shqipëri. Lantosh ishte hebre. A mjaftoi ky sinjal që hebrenjtë të lidheshin me Alinë? Por, fakti që Soros kontrollon sot Shqipërinë flet qartë. Soros ishte ndër kryesorët e nxitjes së 1997.
Si e vlerësoni rrëfimin e Jaho Salihit për vrasjen e Azem Hajdarit? Sipas jush, çfarë nuk qëndronte në rrëfimin e tij?
Nuk kam as kohë, as interes të dëgjoj të burgosur për vrasje. Nga kanalet shqiptare, shikoj veç lajmet me titra shkurt, kaq, nuk shikoj asnjë emision politik. Lexoj gazetën tuaj dhe kjo më mjafton.
Nëse Fatmir Haklaj dhe grupi i tij nuk ishin nisur për të vrarë Azemin, kush ishte shënjestra e tyre? Kush e nxori në pritë Azemin?
Unë kam qenë në SHBA, asokohe, por dihet se SHIK-u i kohës ishte interesuar për eliminime fizike nga opozita (kjo edhe me lejen e shërbimeve perëndimore). Politika shqiptare është përlyer shumë keq, por unë nuk mund të flas as për prita e as për konspiracione.
Po ka një teori konspirative, sipas të cilës pas vdekjes së eksponentëve dhe liderëve të PD, fshihet e njëjta dorë. Kujtojmë Azem Hajdarin, Pashkon, Olldashin etj. Cili është mendimi juaj?
Tash jam më i ftohtë në ato që shkruaj dhe them. Por, gjithmonë në Shqipëri ndikojnë agjenturat e huaja, sa herë duan destabilizim dhe ato agjentura, natyrisht që kanë lojtarët e tyre kudo, madje edhe në zyra të larta të pushtetit.
Çfarë mendoni për dëshmitë e Izet Haxhisë për vendosje bombash, djegie gazetash, reprezalje, rrahje etj? A i ka bërë gjithë këto punë të zeza Sali Berisha? 
Izetin e njoh, dhe Izeti di shumë gjëra se ka qenë afër qendrës së pushtetit. Janë dëshmi që duhet marrë në konsideratë nga prokuroria. Ai ka guxim dhe flet. Nuk është e lehtë kjo!
Pas një heshtje dhe shpërfillje të gjatë, Edi Rama e ka humbur qetësinë përballë Blushit. Çfarë fshihet pas lëvizjes se Blushit? Rama pretendon për një puç ndaj qeverisë.
Nuk e kam ndjekur kurrë se çfarë ngjet te vazhduesja e PPSH-së, PS-ja e sotme. Blushi nuk bën dot puç. Blushi ka të drejtë të konkurrojë, por kjo nuk ngjet dot te PD-ja e jo te vazhduesja e PPSH-së.
Garda e vjetër e PD, kryesisht ish-ministrat, kanë përshkallëzuar kritikat ndaj Lulzim Bashës. A janë të shqetësuar ish-ministrat për fatin e partisë apo për emrin e tyre në listat e 2017?
Bashës ia dhuruan PD-në dhe ai ka të drejtë të “mbretërojë” siç duan ata që e vunë aty. Basha po shkon drejt asaj që donte Ramiz Alia, që PD të mos krijohej si parti, por si organizatë studentësh. I uroj fat dhe suksese.
Kategori
Uncategorized

The Washington Post. Demokracija në tërheqje.

Untitled

The Washington Post 

Pas Luftës së Ftohtë u duk se demokracia po zgjerohej, diktaturat po binin dhe kapitalizmi po ngjitej. Sot, demokracia ëhstë duke u tërhequr. Vlerat liberale si transparenca, shteti ligjor, përgjegjshmëria dhe respekti për dinjitetin njerëzor po shkelen gjerësisht. Autokratët dhe madje edhe disa politikanë perëndimorë po lëvizin haptazi mes frikës, ksenofobisë dhe paranojës. Armiqtë e demokracisë po forcohen dita ditës. Shtetet e Bashkuara janë pjesërisht përgjegjëse që po e lejojnë këtë që të ndodhë. Ajo duhet të bëjë një hap përpara kundër autokratëve të botës dhe t’iu kundërvihet liberalizmit të tyre të rrezikshëm.

Një valë mbreslënëse ndryshimesh demokratike që nisi në mesin e viteve ’70 arriti pikun e saj pas Luftës së Ftohtë. Sipas një libri të ri, “Autoritarizmi Bëhet Global”, që nga 1990 më 2005, numri i vendeve të identifikuara nga Freedom House si “demokraci elektorale” janë rritur nga 76 në 119. Gjatë së njëjtës periudhë, numri i vendeve të cilësuar si të “lira” është zgjeruar nga 65 në 89. Në një material të janarit të Journal of Democracy, Christopher Walker shkruajti se një hamendësim gjatë këtyre viteve të arta ka qenë se regjimet autoritare do të ndryshonin vetëm nëse do të josheshin nga demokracitë dhe do t’iu tregohej rruga. Por kjo nuk ndodhi. Në vëzhgimine  saj të fundit vjetor, Freedom House zbuloi se 2015-a ka qenë viti i 10-të radhazi i rënies në lirinë globale. “Në vend që ta reformojnë, shumica e këtyre regjimeve shtypëse e kanë thelluar autoritarizmin e tyre”, shkruante Z. Walker.

Tiranët e sotëm janë më të sofistikuar se ata të së shkuarës: në vend të një autoritarizmi të qartë, ata ngrenë një fasadë demokracie dhe e kontrollojnë nga brenda. Ata zhvillojnë zgjedhje që nuk janë konkurruese, përdorin grupe të miratuara nga qeveria për t’i shitur si një shoqëri civile e shëndetshme, miratojnë ligje që e bëjnë të paligjshme lirinë e fjalës dhe të drejtën e protëstës, dhe i detyrojnë mediat e lajmeve që të nënshtrohen duke iu hedhur kthetrat pronarëve dhe botuesve. Ata e konsiderojnë si “agjentë të huaj” çdo grup që merr para nga jashtë. Kohët e fundit, në Moskë, një qendër që për 20 vjet kishte ndihmuar fëmijët refugjatë u mbyll pasi u deklarua si një agjente e huaj.

Në mënyrë edhe më shqetësuese, autoritarët e ringjallur po shtyhen përtej kufijve të tyre. Kina po shtë në dorë një pjesë të madhe të detit nën kontrollin e saj ushtarak , duke i injoruar pretendimet konkurruese të fqinjëve të saj. Gjatë viteve të fundit, Rusia dhe Kina kanë nisur të përsosin teknikat e “fuqisë së butë” që më përpara janë përdorur nga demokracitë, duke përdorur televizione për të përhapur pikëpamjet e tyre anti-demokratike. Edhe Shteti mizor Islamik, ndoshta regjimi më liberal në planet, ka zbuluar se si ta përdorë pushtetin e buutë për të terrorizuar dhe terrorizuar.

Autokratët gjithashtu po e  mbikëqyrin Internetin, por të mos thënë se po e kontrollojnë atë. Ron Deibert, drejtor i Citizen Lab te Munk School of Global Affairs te University of Toronto, shkruante verën e kaluar se “në vend që të dëmtohehsin nga Interneti, regjimt autoritare tani po e përdorin aktivisht hapësirën kibernetike në avantazhin e tyre strategjik”, duke vendosur kontroll dhe duke ndarë teknika me njëri-tjetrin. Blogistët dhe revolucionarët dixhitalë anembanë botës kanë qenë në pararojën e fjalës së lirë, por ata gjithashtu kanë vuajtur arrestime dhe burgosje për gjëra të thjeshta si një tëeet-im. Z. Deibert theksoi se në Egjipt, Presidenti Abdel Fatah al-Sissi i ka mëshuar disidentëve dixhitale. “Pasojat e Pranverës Arabe duken më tepër si një dimër i fohtë”, – shkruan ai, “dhe një shembull i fuqishëm i autoritarizmit të rimëkëmbur në hapësirën kibernetike”.

Edhe në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president Donald Trump e ka përqafuar liberalizmin. Ai po ushqen frikën nga myslimanët; ka kërcënuar me reprezalje ndaj mediave; dhe duke premtuar se do të jetë mishërim i burrave të fortë si Vladimir Putin dhe se do të rikthejë përdorimin e torrturës për të dyshuarit për terrorizëm.

Demokracia ka patur disa momente shkëlqimi. Zgjedhjet e fundit kanë ardhur duke premtuar ndryshime në Burma, Argjentinë dhe Venezuelë dhe një transferim paqësor të pushtetit në Nigeri. Individë të padukshëm kudo vazhdojnë të rrezikojnë jetën dhe gjymtyrët që të ngrihen për vlerat liberale, sikurse gazetarja Khadija Ismayilova, e cila tashmë ka mbi një vit që ndodhet në burg në Azerbajxhan pasi ka bërë gazetari zbuluese.

Përse është në tërheqje demokracia? Recesioni i Madh dhe zhvendosjet ekonomike të viteve të fundit, përfshi rënien e çmimeve të naftës, i tronditën regjimet autoritare dhe sollën masa shtypëse për t’i prerë kokën pakënaqësisë popullore. Pranvera Arabe rrëzoi një rend të kalbur autokratik në Lindjen e Mesme, por me përjashtim të Tunizisë, forcat demokratike nuk ishin gati për ta mbushur vakumin: rezultati i kësaj ishin luftërat civile ose rikthimi i diktaturave. Projektet e trazuara amerikane për ndërtimin e demokracive në Irak dhe Afganistan i shkurajuan përpjekjet gjetkë.

Duket gjithashtu e qartë, në retrospektivë, se nuk është bërë mjaftueshëm për të ndërtuar dhe mbështetur demokracinë në qoshet e gjera të ish bllokut Sovjetik pas 1991-shit. Modeli i Kinës është dukur tërheqës për disa autoritarë, të cilët mendojnë se mund të vendosin represionin politik pa sakrifikuar rritjen ekonomike.

Mungesa e vëmendjes nga Shtetet e Bashkuara ka luajtur gjithashtu një rol. Asnjë tjetër shtet nuk mund t’i bëjë dot ballë fuqisë së Shteteve të Bashkuara  për të përparuar vlerat liberale. Dekada e kaluar është shënjuar nga një krizë besimi, një ndjesi lodhjeje dhe tërheqjeje nga bota. Fatkeqësisht, ka një shans që letargjia amerikane të përkeqësohet – Z. Trump dhe demokrati Berie Sandres po premtojnë një tërheqje të mëtejshme nga angazhimet ndërkombëtare. Ata që shpresojnë për një ringjallje të lirisë anembanë botës mund të shpresojnë vetëm që votuesit të zgjedhin një president që do ta rimëkëmbte lidershipin demokratik amerikan.

Kategori
Uncategorized

Astrit Memia..”Shqiptaret Faqebardhe ne Nato dhe BE”.

2016-03-14 10.07.36

Astrit Memia..”Shqiptaret Faqebardhe ne Nato dhe BE”. E Diel, 30.08.20

Interviste me Drejtorin e Gazetes “Imazhi Shqiptar” Dr. Astrit Memia

Nga Urim Gjata
 
Pas 50 vjet diktature,Shqiperia dhe njerzit e saj te mire as qe mund ta enderronin rrugen e gjate qe kishin bere per te qene ne perendim.Ishte rruga qe ishte nisur qe nga koha e princit,diplomatit te njohur te shqiptareve. Atletit te krishterezimit, Skenderbehut, dhe ashtu si ne mitin e Sizifit nuk kishin mundur te arrinin kurre.Natyrisht qe enderra e viteve 1992 ishte e bukur, por ate rruge qe ata shqiptaret ishin munduar ta benin per gati 5-6 shekuj, nuk mendonin nuk mendonin se do ta benin ne te njezeten apo te tridhjeten here me shpejt.
 
Z. Memia, per here te pare mbas shembjes se diktatures, mbas Natos  syte e shqiptareve jane drejtuar me shprese drejt BEse
 
Vetem 17 vjet kane kaluar kur ne Shqiperi erdhi ne pushtet formacioni politik i djathte dhe per here te pare syte e shqiptareve u drejtuan nga Nato-ja.Kete kohe Prof. Dr. Z. Sali Berisha,ish-Presidenti i Shqiperise, sot Kryeministri i Shqiperise nuk e harron kontaktin e pare dhe logjiken e Shqiperise dhe te Shqiptareve  per tu bere pjese e fuqise se tokes dhe te qiellit.Pra ne momentin me te ndritur te historise se Shqipetareve ne keto vite pas diktatures,Ai i pranimit ne Nato,Prof. Dr. Sali Berisha nuk harron takimin me njeriun e pare te kohes,per kete enderr,Z.Verner,me c’rast ai na konfirmoi vullnetin e madh per te enderruar dhe per te pritur realitetin e koheve te medha.Kohet e mbrapshta na i kishin vrare enderrat dhe ne kerkonim t’i lenim pas.
Sigurisht qe bota e perendimit funksiononte ndryshe.Kode dhe rregulla te hershme,por qytetare dhe perfitues per te gjithe njerzit e tokes,kishte dhene shprese dhe enderr per te gjithe njerezimin.Kohet e perendimit funksiononin diplomatikisht,me nje diplomaci publike te njerezve qe ju sherbenin popujve dhe vendeve te tyre duke i sherbyer gjithe njerezimit.
 
Ne kete qendrim cila ka qene politika dhe diplomacia e forcave te djathta.Vecanarisht e Kryeministrit te vendit, Z Sali Berisha.
 
Forcat e djathta ne Shqiperi te ardhura ne pushtet,kur Shqiperia ishte vendi me i varfer ne te gjithe mundesite ekonomike,politike,sociale dhe per me teper diplomatike,u udhehoq nga “aksioni” diplomatik dhe morali tradicional me te cilin shoqeria e emancipuar nderkombetare mund te komunikonte fare mire dhe te besonte.
Udheheqesit boterore, me burre-shtetet e njohur dhe te fuqishem te globit,e vlereson raportin e qeverise se cdo vendi me popullin e tij.
Pas 50 vjet diktature,Shqiperia dhe njerzit e saj te mire as qe mund ta enderronin rrugen e gjate qe kishin bere per te qene ne perendim.Ishte rruga qe ishte nisur qe nga koha e princit,diplomatit te njohur te shqiptareve. Atletit te krishterezimit, Skenderbeut, dhe ashtu si ne mitin e Sizifit nuk kishin mundur te arrinin kurre. Natyrisht qe enderra e viteve 1992 ishte e bukur,por ate rruge qe ata shqiptaret ishin munduar ta benin per gati 5-6 shekuj,nuk mendonin nuk mendonin se do ta benin ne te njezeten apo te tridhjeten here me shpejt.
Burre-shteti i kohes Prof. Dr. Sali Berisha ju kujtoi shqiptareve se ishte koha per te ecur shpejt. Ai dhe reformacioni i djathte shqiptar,duke e pasur orientimin brilant dhe maksimalisht rendimental, besonin dhe do te mundnin  qe energjite e hershme te shqiptareve,e cila ishte selektuar neper kohe te kethehej ne energji pozitive  dhe progresive per ti sherbyer Shqiperise dhe Shqiptareve.Ne kishim qendruar para shume veshtiresive ne saje te energjive  dhe gjetjeve tona,ne shume raste pa u ndimuar nga kush.Kete radhe realiteti ishte ndryshe.
Kishin kaluar 6 shekuj dhe beslidhja e pare e 1444 atje ne lezhe,ku shqiptaret provuan se c’mund te bente bashkimi i tyre duke qene secili princ i lire ne vendin e vet,ishte nje mesim i ri ne raportet e reja  te shqiptareve  me drejtimin e ri te vendit dhe me boten. Bashkimi i pare i hershem kishte funksionuar.Shqiptaret ishin marre vesh dhe per 25 vjet kishin perballuar pushtuesin,kishin arritur te ishin te lire.Prijesi i tyre ishte nje udheheqes tipik  kohes dhe bashkekohore,i cili e njoftonte tek te gjithe ate qe pritej te ndodhte dhe qe mund te ndodhte.Nje realitet i cuditshem qe sot afron me realitetin e diplomacise publike.
 
Z. Memia cili ka qene roli i diplomacise shqiptare ne kete drejtim nga kohet deri me sot?
 
Diplomacine e bejne diplomatet,por ajo eshte progres i cili vihet ne sherbim dhe kordinata me specifiken e inteligjences se udheheqesve te vendit,rajonit dhe te botes.Pavaresisht  terminologjise dhe gjuhes,diplomacia publike nuk mund ti anashkaloje  realitetit njerezor me te cilin dhe mbi te cilin ajo i ngre angazhimet e veta.Shembulli i hershem dhe efektiv  i Beslidhjes se Lezhes u kethye ne qendersine e mardhenieve qe shqiptaret vendosen me qenesine dhe rezistencen e tyre neper shekuj deri ne vitin 1912, ku u praktikua dhe nje tjeter terminologji,por ne esence kishte te bente me realitetin e hershem skenderbejan.
Te gjithe zhvillimet  parapriheshim me mardheniet e nje lloji diplomacije gjitheperfshirese,brenda vendit dhe me te tjere shtete te kohes,qe perbenin,fuqine e kohes.Shqiptaret i quajten kuvende.Po cishin ato?Ishin vjelje mendimesh,arsyetime,diskutime,vleresime dhe marrje vendimesh me pjesemarrjen e te gjitheve per ti bere balle kundershtarit.Dikur ato i shpallnin kasnecet,ndersa sot medjet e sofistikuara,te cilat ne moment arrijne te informojne njeriun kudo ai qe ndodhet.Ne themelin e tyre kishte te bente fjala e dhene dhe mbajtja e saj.
Diplomacia gjen dhe krijon komunikim aty ku mendohet se s’ka me asnje alternative.Ne dukje kjo eshte si nje befesi por para-leximi i realitetit prej saj eshte pushteti qe ajo posedon.Ne terminologjine moderne dhe ne specifiken e punes diplomatike ka nje term abstrakt,qe thuet me nje togfjalesh”Leximi i hapesirave”dhe kuptohet me ate qe ndodh me vone.C’do te thote kjo?Te gjithe kemimi deshmi te shumta per konfliktet ne Lindjen e Mesme  dhe ne Rusine e larget.Kemi informim per ish Jugosllavine,ne te cilen nje pjese e saj u karakterizua nga lufta.Pikerisht aty ku nuk pritej renia e “sedres”se luftes hyri diplomacia,sa nuk gabohet me te thuash se diplomatet u bene zogjte e shpejte dhe te zgjuar te hapesires.Aty u gjend diplomacia.
 
Ju faleminderit.

Kategori
Uncategorized

Nga fajin e ka Saliu te fajin e kanë shqiptarët.

Nga Andi Bejtja
Për të justifikuar dështimin në premtimet e qeverisë në lidhje me punësimin, Kryeministri Rama arriti deri aty sa ia vuri fajin të ashtuquajturit formim genetik të shqiptarëve dhe sipas tij konkretisht dembelizmit.
Kjo qe jo vetëm një tezë qesharake, kokë e këmbë injorante, që tregon problemet dhe dështimet që Rama ka si kryeministër dhe Edi si person, por në të njëjtën kohë, ky qe ofendimi më i madh që një kryeministër i ka bërë popullit të vet.
Të blasfemosh në shekullin e 21 kategori të tëra, raca, kombe dhe për më tepër racën dhe kombin tënd tregon që shqiptarët në rastin më të mirë kanë për hise një kryeministër injorant, që duke qenë se e ka të pamundur të urrejë dhe të përçmojë vetveten për paaftësinë e vet, është i gatshëm të urrejë gjithë popullin e tij.
Dhe të tillë dhe po kaq injorantë janë dhe ato gazetarë që me emisionet e tyre i bëjnë hyzmet tezës së dembelizmit të shqiptarëve e arrijnë deri aty, sa për të shpëtuar fytyrën e njollosur të Kryeministrit, të nxjerrin sondazhe të tilla sikur shqiptarët në shumicë masive mendojnë për vetën që janë dembelë.
Nuk ja vlen të merremi seriozisht me dështimet e premtimeve të Ramës për punësimin: mjafton të kujtojmë që në 2013 tha se ishin 1 milionë të papunë dhe se do hapte 200 mijë vende pune për katër vjet, pra që këtu rrëzohej premtimi se do ta zhdukte papunësinë brenda një apo dy mandateve. Se me një llogari të thjeshtë me 200 mijë veta të punësuar për çdo mandat do t’i duheshin 5 mandate pra 20 vjet, gjithmonë në qoftë se do i besonim këtij premtimi.
Këtë e dinim që kjo nuk do të ndodhte, po nuk prisnim këtë tjetrën që gati në më shumë se gjysmën e mandatit të mos kishim pothuaj asnjë investim të huaj serioz, të rritej taksa për investimet e huaja, ndërkohë që në rajon ulej, Maqedonia me shkallën e papunësisë më të madhe në rajon në 2013 për dy vjet e gjysmë të thithte mbi 2.5 miliardë investime të huaja duke krijuar me mijëra vende pune dhe Shqipëria zero: nuk prisnim që Crown Agents jo vetëm të dështonte në mbledhjen e të ardhurave, por njëkohësisht dhe të na merrte ca miliona euro ekstra. Dhe meqë ra fjala këta nuk ishin shqiptarë po anglezë.
Nuk prisnim që për Francesko Beketin të nxirrnim po nga lekët tona mbi 3 milionë euro vetëm për t’u përballur me një gjyq, se akoma nuk e dimë sa do shpenzohen për t’u përballur në dhjetë të tjerat për të mos folur për faturën totale që do na vijë pak më vonë, por jo për faktin se jemi dembela. Ndaj, mos u habisni fare kur për shembull në revistën The Economist të gjeni shkrim të paguar nga qeveria shqiptare: “Shqiptarët raca më dembele në botë”.
Por gjithsesi, jo si gazetar por si shqiptar i thjeshtë pas gjithë këtij etiketimi si dembel që kryeministri na bëri jo thjesht si individë, por si racë e si komb, i kam disa pyetje: Ti vetë i nderuar kryeministër çfarë je, je shqiptar apo racë tjetër? Se meqë pretendon që po qeveris shkëlqyeshëm dhe po punon fort i bie të mos jesh shqiptar.
Po gruaja jote, fëmijët e tu çfarë race janë? A ke dalë ndonjëherë herët në mëngjes nga shtëpia të shikosh si gumëzhin Tirana nga njerëzit që shkojnë të punojnë nga 12 orë në ditë në fasoneri dhe call center për 200 euro në muaj? Po policët e tu që rrinë me orë të tëra në shi e në borë çfarë do ti quash norvegjezë, suedezë, apo amerikanë, se shqiptarë nuk kanë si të jenë.
Po deputetin tënd që thua ti e ke më punëtorin, që rri aq shumë orë arave të Lushnjës po aq dhe arave të Facebookut, çfarë e konsideron eskimez, se shqiptar, kaq punëtor sa është normalisht nuk i bie të jetë. Ore fundja fundit, çfarë race është babai yt i ndjerë, që ndryshe nga ty, rrinte me orë të tëra në studio dhe fundja fundit pati një produkt me vlerë. Çfarë race është babai yt se shqiptar s’ka si të jetë aq efikas dhe produktiv sa ishte.
Fundja çfarë do t’i thuash gjithë atij brezi të djegur, që pavarësisht se u dogj thau këneta duke punuar ditë e natë, ndërtoi hidrocentrale, hekurudha dhe mbi të gjitha me punë vullnetare. Si do u kërkosh votën 1 milionë emigrantëve shqiptarë që rropaten nga mëngjesi në lloj-lloj punërash në çdo cep të botës, pasi racën e tyre jua ke etiketuar si dembele. E fillove me fajin e ka Saliu, gjatë gjithë fushatës i ndave prapë shqiptarët në kategori, burrat janë parazitë dhe dembelë, gratë janë punëtore, dhe së fundmi dole në tezën “shqiptarët janë dembela”.
Unë them se në konceptin që ke ti për shqiptarinë dhe dembelzimin shqiptari i vetëm je ti. Por ti nuk ke për të mbaruar këtu: e ke parë veten sa herë ke artikuluar brenda këtyre tre viteve se europianët janë të mërzitshëm: me dhjetra herë. Tani jam i bindur e kanë radhën ata, europianët, me ne shqiptarët mbarove punë./syri.net/
Kategori
Uncategorized

Demokracia, si “historia” e nuses kur rri gjatë mbi kalë!

Demokracia, si “historia" e nuses kur rri gjatë mbi kalë!

 

Batutat kanë rëndësinë e tyre të madhe në jetë.
Janë të frytshme, kur vërtetë duan të tregojnë dhe ndreqin diçka që prish punë.
Një nga ato batuta dhe të thëna që të bëjnë dhe të qeshësh, por kryesisht të bindesh për një gabim e përdorur gjerësisht në Shkodër “u dhi nusja n’kalë” dhe duhet kuptuar mbi kalë! Përdoret kryesisht kur është një eveniment i pritur, i madh, dhe që përfundon për një arsye apo tjetër jo mirë?! Pra e kanë fjalën për një “dasëm” që sigurisht është gëzim i madh, dhe që prishet kur vjen nusja dhe kuptohet se është “dhj..rë e shkreta” mbi kalë! Mundet, dhe sigurisht ka ndodhur që nusja e shkretë të jetë menderosur gjatë udhëtimit të gjatë mbi kalë. E para, se udhëtimi ka zgjatur orë dhe mbase ditë, por dhe në rrugë pa rrugë e nusja e re ka qenë e shoqëruar nga burra dhe pleq kryesisht si krushq-familjarë që nuk njihte shumicën.
Fatkeqja nuse, në ditën më të bukur të saj, ka qenë e mbuluar dhe mbi kalë, e nuk ka mundur as t’ju thotë “më ulni se kam nevoja për të kryer”? Kështu që ka duruar dhe ka duruar gjithë atë udhëtim të gjatë, nuk ka folur, është stërmunduar deri sa dikur është…! E kuptoni vetë se çfarë dua të them! Turpi e “marrja” ka plasur kur ka arritur dhe nuk ka mundur të mbulojë këtë “delikt” i shkaktuar nga vonesa mbi kalë dhe nga ceremoniali apo rituali “kafaz mbyllur” dhe pse me qëllim të mirë sipas tyre!
Në të vërtetë shprehja “u dhje nusja në kalë” do të qëllojë mbi prishjen e diçkaje të mirë të pritshme dhe të kërkuar, por që për një arsye apo një tjetër, sidomos nga koha e gjatë e pritjes – prishet si rast.
Është për të qeshur, por në vitin 1967-të kur PPSH-ja donte të bënte “emancipimin e gruas dhe vajzave” dhe të largonte “mbeturinat” dërgonte një letër aparateve të partisë ku ju kërkonte zëvendësimin e zakoneve prapanike me të reja. Një prej tyre ishte dhe se të mos shpenzohesh kot dhe shumë e përlumë sipas zakoneve dhe “nusja kur ishte larg mund të merresh dhe me kuaj, por tashmë me taksi”?!
Më e qarta dhe “më e bukura” për ne, është tranzicioni ynë i gjatë, rruga e vështirë drejt demokracisë. Sigurisht që na ka ndodhur pak a shumë si nusja në udhëtimin e saj të gjatë mbi kalë?!
Ne nuk duhet të bënin asgjë më speciale dhe të saktë për tu afruar në demokraci përveç faktit që të zbatonim ligje dhe të alternonim pushtetin me rregulla dhe ligje, duke pasur shumicën në pushtet dhe pakicën në opozitë?! Por nusja jonë, apo “demokracia”, ka 25-së vite që është mbi kalë, dhe nuk ka burrë që po e çon në destinacion normalisht. E sorollasin e sorollasin sa jo është e “dhj..rë” e shkreta, por ka përfunduar së qëni – nuse?!
Sot po e interpretojnë gabim edhe si shoqëri, e sulmojnë dhe e shajnë se “i vjen era rrezikes së gjorë”. Kujtojnë se e ka fajin ajo?!
E sollën të dhëndri të lodhur, të këputur, gjysëm të vdekur prej rrugës së gjatë, ritualeve folklorike idiote shqiptare, saqë mirë që është akoma gjallë. Gjithë asaj vajze të bukur dhe të shëndetshme, i doli shpirti në këtë rrugëtim prej aventure malesh, brinjash e monopatesh pa fund. E shoqëruan të shkretën nuse-demokraci disa modele folklorikësh dhe përfituesish si kumbarë, familjarë, krushqi, kushërinj si kodoshë dhe pizevengë lagjesh, që ziheshin me njëri tjetrin se kush di rrugën më të shkurtë dhe më të mirë?!
E nusja e shkretë duronte e duronte mbi kalë e mbuluar dhe me samar në vend të shalës së kalit e cila ja shkatërroi brinjët të gjorës.
E rrëzuan duke kaluar kanale dhe rrëpira, sidomos në vitin 1997, sa u bë copë e ngrata. U zunë për të se kush do ta çonte më mirë dhe më shëndoshë, dhe nga rrahja masive me njëri tjetrin, një pjesë të madhe të hunjve e gurëve të hedhur, i hëngri dhe ajo vetë.
Çfarë nuk provoi rrezikja nuse-demokraci, në këtë rrugë të gjatë, për ta sjellë në derë të burrit? Tani askush nuk e pret dhe nuk e konsideron pothuaj një mrekulli, është e grisur dhe e bërë pis nga rrëzimet, e pa ndërruar dhe e “dhj..rë” se as fliste dot, dhe as u kujtua kush për të.
Sigurisht është për të ardhur keq për një nuse kaq të bukur dhe të mirë, por në dorë të palo shoqëruesve të tillë. Nuk ke se çfarë ti bësh, paska qenë fati i saj i keq dhe paska rënë si në shoqërues “zoti na ruajt” dhe e pritur në një vend shumë larg, ku nuk ka rrugë makine, as fusha të buta për të kaluar, por monopate të rrezikshme, të një natyre të egër edhe pse të bukur me kohë me diell. Po, paska qenë nuse pa fat demokracia për vendin ku atë e çojnë me kalë, në një rrugë të gjatë. Të vjen keq, dhe për dy apo tre krushq dhe familjarë, që dinë ta trajtojnë, ta çojnë shpejt dhe mirë nusen në destinacion. Por jo vetëm që janë pak, por akoma më keq, nuk i beson kush kur kanë mendimin se nuk është e domosdoshme të niset me kalë kjo nuse, e mbuluar dhe me rrugë pa rrugë, në monopatet e rrugës më të vështirë. Jo, nuk i dëgjon, dhe as ka për ti dëgjuar edhe për disa kohë të tillë krushq-familjarë, në këtë vënd folklorik.
Kategori
Uncategorized

Jam Skraparlli – nga Edison Ypi.

edison ypi

Garanci, pasaportë, çertifikatë, formularë, drejt e tek Ambasada e Gjermanisë.

Para kangjellave nja dyqint a më tepër shqiptarë kokulur me sy të trishtë, të urtë si pula, të heshtur si peshq.  I njëqindesati në rradhë. Pres mbi një orë duke u mbështetur herë në njërën herë në tjetrën këmbë.
Një gjerman koklakër vjen që brenda ambasadës me një listë me emrat e 20 fatlumëve që mund ta marrin vizën sot. Kushedi kur mund ti mbushet mendja stërnipit të Hitlerit ta vërë emrin tim në atë listë.

Nuk do iki në Gjermani.
Do iki diku këtu brenda, në ndonjë vend të bukur që Shqipëria ka plot.
Pa Vizë, dokumenta, burokracira, pritje poshtëruese nëpër rradha përpara kangjellave si përpara burgjeve, pse jo ku s’kam qënë kurrë, në Skrapar.
Gjyshja ime nga nëna ishte ishte një bejlereshë sa hijerëndë dhe shpirtbutë nga Veleshnja. Aneja, kështu e thirrnim gjyshen, kur ishte fëmijë, i jepte administratorit kaurr të ekonomisë së Beut zahire që i merrte fshehtas në bodrume. Në këmbim, kaurri i mësonte Anesë dhe mikeshave të saj Alfabetin e Kristoforidhit. Aneja dinte përmendësh gjithë çka kishte shkruar Naim Frashëri dhe plot nga Rilindasit e tjerë.
Në ushtri kam pasur dy skraparllinj. Një kapter i keq që mundonte ushtarët në një mijë mënyra, edhe kot. Dhe një ushtar nga tre avgatë që vrau veten se nuk duronte dot orën e edukatës politike.

Në Gjermani u nise, vajte në Skrapar…
Anës rrugës Hotele, Motele, Restorante, Kafenera, Karburante, Vorreza makinash, Gomista, Ofiçina, troje që shiten, lavazhe të shpejtë, ekstra, non stop, special, king, me gjenerator, me ujë të pijshëm, me ujë të bollshëm, number one, amanozot.
Këto vende kanë qënë pothuaj bosh, me ca depo të mjera kooperative, ndonjë traktor që çante arat plot tym e zhurmë, dhe i pamunguari peisazh rural me fshatarë të lodhur të uritur e të rreckosur.
Pata ndalur diku për të pirë ujë, kur një banor lokal mu lut ta merrja se po shkonte për të blerë ilaçe.
-Shtëpia jote është kjo pas këtij gardhit ?
-Po.
-Me dy kate, me oborr, me vreshtë, paske goxha shtëpi.
-Po mor po, por vetë nuk jam mirë.
-Çfarë të dhemb, si quhet sëmundja ?
-Asgjë nuk më dhemb. Nuk e di si quhet sëmundja. Jam i shqetësuar, i dëshpëruar, ndjehem i bezdisur.

I papërshtatur me mënyrën kapitalistike të mbijetesës, ishte thjesht një i sëmurë imagjinar.
Fushat e Myzeqesë nuk janë ende të mbjella si duhet, por janë më të rregullta se disa vite më parë.
Në dalje të Lushnjes zbulova trafik taksish mes fshatrave të Myzeqesë ! Ç’mrekulli !
Në Fiershegan dy të rinj të porsamartuar m’u lutën t’i marr deri tek një fshat rrëzë kodrave pa hyrë ne Berat.
-Si jeni, si ja kaloni, si jetoni, me çfare jetoni ?
-Me emigracion, me Greqi.
-Ah  pse jo me Shqipëri ?

Në hyrje te Beratit, në një vend ku mesa duket njerëzia çon bagëtinë tua therë kasapi, tabelë makabre “Thertore publike”.
Një djalë duke më treguar rrugën për në Skrapar më kujton me të qeshur vargjet,
“Hall i madh me skraparllinë / ka rrezik të hash dhe dru / dy ministra le të rrinë / se na duhen dhe pa tru”.
Tek një urë marr një autostopist. Çfarë fati për tu pasur zili, është Skraparlli. Skraparlliu nuk flet. Por ka gjallëri të brendëshme. Nuk mërzitem duke admiruar vetpërmbajtjen e tij.

Pak më tutje nxjerr dorën një tjetër. E marr. Ku ka rrjedhur do pikojë, pres me ankth të më thotë që është skraparlli. Ah, jo, nuk është skraparlli, është gramshak. Gramshaku ka libra e revista në duar, flet urtë dhe butë, por flet shumë, thotë se është misionar, Krishti, Bibla. Nuk dua ta kundërshtoj, por nuk dua edhe t’ia lë thatë. I them se skraparllinjtë të cilëve ay ka ardhur t’u predikojë, e kanë besimin e tyre, janë bektashinj, e kanë shenjtërine e tyre, e kanë Babanë e tyre mbi Tomorr, kanë histori të besimit, me dëshmorë, kurbanë, ceremonira, poezira që i dinë përmendësh, dhe nuk është mirë me ua përzi muhabetin. Vura re gjallërimin e behtë aprovues të syve të skraparlliut që e mora te ura. Misionari nuk e prish terezinë, vazhdon të japi spjegime, të bëjë qartësime, saktësime, por ndërkohë kemi arritur në Poliçan ku zbret dhe biseda ka marrë fund.
Lugina e Osumit, madheshtore, hyjnore. S’është luginë, është ëndërr. Po udhëtoj nëpër vende ëndërrash, që nuk i kam ditur se ju janë, por ja ku paskan qenë; “Më çdo anë e kërkova / Thashë ku është Perëndia ? / Dhe ja tani e mësova / Qënkej ndaj meje e s’e dija”.
Pyje me pisha dhe lisa.

Pllajat me përrenj në mes duken si libra të hapur me fletët që ua merr era.
Diku mes lisave, në një kthesë konvekse, mbi një breg anës Osumit, kafene. Çezëm dhe verandë e madhe jashtë kafenesë. Në një nga stolat e drurit të verandës, janë ulur një grua e re dhe një e vjetër. Nuse dhe Vjehërr me siguri. Skraparlleshat e palëvizura me vështrimin drejt infinitit duken si në pritje të diçkaje të rëndësishme që duhet të ndodhi.
Flakem nga makina si me katapultë.
Skrapari është vëndi më i bukur në botë – bërtas me sa kam në kokë.
Vjehrra shtatlartë me flokë të bardhë kthen kokën ngadalë, Nusja përkulet pak për të marrë vesh ç’ngjau.
Deklaratën për bukurinë e Skraparit e bërtas për herë të dytë edhe më fort, sa zogjtë u trembën, Osumi u drodh, malet u rrënqethën.
U bëj të ditur shpejteshpejt cili jam, se gjyshja ime ishte nga Veleshnja, se unë i ngjaj nënës, nëna ime i ngjante nënës së vet domethëne gjyshes time, dhe më të rëndësishmen; unë që skraparlli kam qënë dhe skraparlli jam e do të jem, pa e parë Skraparin nuk dua të vdes.
Aty ndodhi mrekullia.

Zonja thotë se edhe ajo është nga Veleshnja. Dhe pa zhurmë, pa potere, pa lëvizje të tepërta, pa të bërtitura, pa ulurima, pa katapulta, pasi më pyet për ca hollësi të tjera, më bën të ditur faktin me rëndësi historike botërore se ajo dhe gjyshja ime janë kusherira të afërta.
Pij dhallë, thith cigare, bëjmë muhabet. Jo për sorollopët që po e shkatërrojnë Shqipërinë për interesin e vet. Për fisnikët që shkrinë pasuritë e veta për Shqipërinë.
Ndahemi me premtimin e dyanshëm se do takohemi përsëri patjetër.
Më tutje të tjerë skraparllinj. Jo aq madhështorë sa kushurira ime fantastike, por gjithsesi interesantë.
Çorovoda pas një kthese. Pallate soc-realiste, lokale të reja me duralumin dhe vetrata. Nuk i shkojnë skraparlliut këto modernizma. Skraparlliu është tjeter gje. Krenaria e ka kokën në Kolonje, gjoksin në Skrapar, këmbët në Vlorë.
Ulem në një kafene “moderne” ku pij kafe, një teke “Raki Skrapari”, dhe bëj muhabet me kafexhiun. Flasim për malin e Tomorrit, Abas Alinë, Teqenë e famshme, ceremoninë e përvitshme, kanionet e Osumit, fshatrat etj. etj.
Sot nuk kam kohë për të parë ujëvara dhe teqera. Keto ëmbëlsira dhe freskira do t’i shijoj pak më vonë herën tjetër kur të vij përsëri këtu. Sot boll me kaq. Jeta është e shkurtër, prandaj duhet ecur ngadalë, thotë një proverb kinez ose nepalez.
Bëj një shëtitje të shkurtër nëpër qytet, dhe kthehem.

Ndal pak në Bogovë. Freskia e ka shtëpine atje. Lisa dhe fllad që futet nëpër trup. Përrua që rredh nga Tomorri. Kanë ardhur me autobuza nga Elbasani, Fieri, Lushnja. Meshkujt janë shtruar në restorante e shqyejnë mish duke bërtitur. Femrat, pasi i kanë kapur sinjalet e shenjtërisë, po marrin kontakt me të, kanë zbritur në përrua ku prekin këmbët dhe fytyrën me ujin e bekuar që rrjedh nga Tomorri.
Kundroj përsëri e përsëri pa u ngopur malet pa fund.
Më raftë pika që nuk kisha qënë më parë në Skraparin që Zoti e ka bërë me dorën e vet. Se jam Shqiptar, jam Skraparlli, jam veleshnjar, dhe jam krenar, dhe e kam për nder…q’ato që vuan çdo njeri, më mbushin plot me helm e vrer.

 

Kategori
Uncategorized

TRISHTIM PAKUFI !

 

bojana fatkojaNga Bojana Fatkoja

Fotoja e publikuar sot në rrjetet sociale e një nëne që gjobitej përse shiste spinaq, përpos revoltës të ngjall një trishtim të pakufi. Ajo foto flet më shumë se aq…
Është një shuplakë ndaj gjithë shoqërisë. Jemi ne ata që nuk reagojmë ndaj padrejtësive, jemi apatikë ndaj asaj që shkel vulnerablit dhe keq reagojmë kur këmbanat bien për ne dhe askush nuk reagon.
Para se të shihja këtë foto më kish neveritur ditën një foto ku shfaqej deputeti Kokëdhima duke nxjerrë gishtin e mesit dhe deputetja krah tij qeshte e ngazëllyer… Më shumë se pêr xhestin vulgar të Koços, neveri ndjeva për eksitimin e deputetes manekinë. Meqë ishte dhe prag 8 marsi dhe u fol për kuota se di pse më kapi një qeshje prej të çmendure… Ja pra çfarë prodhojnë kuotat, arlekino qesharakë. Na e mbushët parlamentin me gra-numra; bandidë; injorantë….prandaj ky vend do prodhojë dhe vulgaritetin e Koços që mbulon grabitjen ndaj këtij vendi dhe plagën e gjobitjes së një të moshuare të varfër që mbijèton në llumin e kësaj shoqërie frikacake e hipokrite….
Po po….frikacake e hipokrite…pa shtyllë kurrizore…
Sa nga ata deputetë e deputete që kanë qenë pjesë e shoqërisë civile e kanë ngritur ndonjëherë zërin kundra reformave që prekin shtresat vulnerabël?
Sa nga ata deputetë apo deputete që çirreshin për lirinë e fjalês dhe mbrojtjen e dinjitetit patën guximin të dênojnë gjestin prej turbulenti që Rama bëri ndaj Blushit? A ka dinjitet një deputet që lejohen të dhunohet e përçudnohet kolegu për mendim ndryshe?
Sa nga ata opozitarë që çirren për dhunën e Ramës në PS, patën guximin të dënojnë dhunën që Sekretari i Përgjithshëm i PD drejtoi ndaj gazetarit Çika? U dhunua media…
Nuk është reagim të sulmosh kundërshtarët. Reagim është të distancohesh e të dënosh çdo fenomen që beson se është i dënueshëm dhe i dëmshëm për shoqërinë, pavarësisht nga kush vepron.
Shoqëria jonë ka nevojë për njerëz të vërtetë e guximtarë, mbi të gjitha për njerëz të lirë e që besojnë në vlera…
Vetëm kështu nuk do ta nisim ditën me vulgaritetin e Koços e s’do ti ngrysim mbrëmiet me keqardhjen për dhunimin që po i bëhet shqiptarëve e Shqipërisë!!!

Kategori
Uncategorized

Ismet Drishti-Ballës: Je krimb, kufomë e pavarrosur ushqyer me mjerimin e bashkëkombësve të mi.

Humoristi Ismet Drishti i ka kushtuar një bejte therëse deputetit librazhdas Taulant Balla. Ai e ka bërë këtë me një shënim në Facebook.

Më poshtë lexoni bejten e Drishtit:

Taulant Ballës!

Ti!

Ti shakllaban i neveritshëm, Ti lëtyrë e jashtëqitje insektesh të pështira, Ti pjellë apendikse e llumit që të ngjizi, Ti qenie amorfe pa kolonë vertebrale, Ti kërpurdhë që jeton nën hijen e të tjerëve, Ti zagar që leh sa herë yt zot të ysht, Ti guxon… Ti?!

Ti që ushqehesh në mbeturinat e tryezës që yt zot lë?

Ti ke kurajo?!

Ti derdimen, eksperiment i dështuar i qenies, Ti?

Fryma jote që nxjerr fjalën është krim!

Ti që zë dhunshëm hisen e qiellit të një vëllait tim refugjat në kamp në Gjermani… Ti?!

Krimb haleje, rrajz sqolli, kufomë e pavarrosur ushqyer me mjerimin e bashkëkombësve të mi qorra… Ti?!

O Ti!

Ti që guxon të cenosh Shqipërinë time për partinë tënde. Ne kafshët e këtij vëndi do të ngulim dhëmbët në fyt.

Kategori
Uncategorized

Zhaklina, francezja “e çmendur” për veriun e Shqipërisë.

Zhaklina1Një dorëshkrim, shtypur me makinë shkrimi, i dorëzuar në ambasadën shqiptare në Francë, kishte mbetur në sirtar, dekada e pabotuar; ishin mbresa udhëtimi nga etnografja franceze Zhaklinë, kur kishte përjetuar jetën e egër në veriun shqiptar, me bashkëshortin e saj Rene Benezech, etnograf i cili ka koleksionuar mbi 700 foto nga Shqipëria. Është shkrimtari Luan Rama që e sjell në shqip këtë udhëtim, bashkë me historinë e koleksionit të famshëm, me sende dhe foto, që ruhen në “Muse de l’Homme” në Paris

 

Nga Violeta Murati

Nuk është e para, që shkel veriun e Shqipërisë dhe “jep shpirtin” për epizmin e tij. Ngjan me udhëtimin nëpër malet shqiptare të konsullit francez në Shkodër, Alexandre Degrand, autori i Souvenirs de la Haute Albanie (Kujtime nga Shqipëria e Epërme), kur priste flokët e një fëmije nga Drishti i Mbishkodrës të zbritur me prindërit e tij në konsullatën franceze, duke bërë kështu ritualin si kumbar që kishte pranuar të bëhej për atë malësor të vogël – por, etnografja franceze Zhaklin Benezech mban një histori të veçantë: Lë dorëshkrim mbresat e një udhëtimi të ashpër në veriun shqiptar, në fundin e viteve ’30-të, e shtypur vetë me makinë shkrimi dhe që mbajnë korrigjimet me dorë si dhe foto të rralla. Në malet e Vermoshit, Zhaklinë u bë nune e një foshnjeje shqiptare, Pashkës; i kishte prerë flokët në mënyrë ceremoniale, kishte dhënë dhuratat e saj, një shami mëndafshi dhe monedha argjendi. Sipas traditës e maleve, familja i lë shenjë një pako llokume Rënese (etnograf, bashkëshortit të Zhaklinës) dhe çorape leshi të punuar nga nëna e foshnjës. Janë histori familjare që do të donte t’i kthehej pas atij udhëtimi. Por nuk ndodhi më.

Një udhëtim pothuaj identik ishte përpjekur ta përshkonte kineasti Luan Rama, me një operator të Kinostudios në vitet ’80-të, nga Shkodra, drejt Leqeve të Hotit, urës së Tamarës dhe rrugës që shkonte drejt Lëpushës e Vermoshit…veçse ktheheshin hipur në një makinë, kujton se çifti i etnografëve francezë, gjysmë shekulli më parë kishte ecur herë me këmbë e herë mbi kuaj mes furtunës, borës e të ftohtit të madh, derisa pas njëzet ditëve ishin kthyer të dërmuar në hotelin e tyre në Shkodër.

Kjo eksperiencë e çiftit francez në veriun e Shqipërisë është transmetuar në“Radio- Francë”, pas kthimit të tyre në vitin 1939, regjistrim që ruhet bashkë me koleksionin e pasur të etnografëve, dhuruar muzeut “Musee de l’Homme”. Ata kanë treguar për pasurinë e kostumeve, zakonet, punimet e qelesheve, zbukurimin e armëve, historitë e Kanunit etj.

Ja çfarë shënojnë për malësorët: “… Sigurisht, vështirë të imagjinoja kostum më hijerëndë dhe njëkohësisht më të jashtëzakonshëm nga bukuria dhe me një prerje aq mjeshtërore, çka e bën xhubletën një përjashtim midis kostumeve më të habitshme fshatare, ku gjithçka duket se qëndron në valëzimin e ngjyrave. Prerja e kostumeve popullore shqiptare çka është një nga konstatimet që më ka bërë më shumë përshtypje, është gjithnjë mjeshtëria e rrallë e punimit të tyre. Kjo të çon gjithnjë drejt krijimeve me një origjinalitet të madh, me silueta veshjesh që nuk e kemi zakon t’i gjejmë diku tjetër. Dhe nuk dyshoj se artistët tanë të modës parisiane do të gjenin aty një burim të madh frymëzimi…”

Për këtë koleksion na dëshmon, shkrimtari Luan Rama, që e ka ndeshur në vitet ’90-të në fondet për Ballkanin në “Musee de l’Homme”, ku ka parë edhe një koleksion objektesh etnografike për Shqipërinë, disa të dhuruar nga senatori Justin Godart, dhe koleksionin e pasur të çiftit francez Benezech, dhuruar muzeut. Vite më parë, kur sapo kishte nisur punën si diplomat në ambasadën shqiptare në Paris, Rama kujton se iu dorëzua një zarf me dorëshkrimin: Ishin mbresat e Zhaklinë Benezech, me të shoqin, Renë, edhe ai etnograf.

“Një histori interesante për të cilën, në vitet ’90 do të shkruaja diçka dhe në shtypin shqiptar, si dhe një kapitull në librin tim të botuar në Paris “Pont entre deux Rives” (Ura mes dy brigjeve). Këtë dorëshkrim të Benezech e rigjeta përsëri kur u ktheva në ambasadë në vitin 1997 dhe një dëshirë më shtynte ta përktheja, por kjo punë do të zgjaste deri më sot, kur më së fundi u ula dhe e përktheva”, tregon Rama në parathënien tashmë në shqip, të mbresave të udhëtimit të çiftit francez, bashkëshoqëruar me foto.

Studiuesi tregon në këtë rast, se nisi të kërkonte më shumë rreth jetës së dy etnografëve francezë Rene dhe Zhaklinë Benezech, pse ky dorëshkrim mbeti për dekada e pabotuar në sirtarët e ambasadës?! René Benezech kishte qenë një personazh mjaft interesant dhe me profesion piktor, i cili gjatë Luftës së Parë Botërore kishte qenë interpret i gjuhës kineze dhe më pas kishte rrahur vendet e Magrebit në Afrikë, veçanërisht në Marok, ku ishte njohur me Jacqueline, ku kishte pikturuar shumë tablo dhe konsiderohej si një “piktor orientalist”.

Në vitin 1929, si etnograf ai kishte udhëtuar nëpër Ballkan dhe në vitin 1938, bashkë me gruan e tij, etnografen e re, Jacqueline Benezech, nga Bordeaux, ai ndërmori një mision për “Muzeun e Njeriut” në Paris (“Musée de l’Homme”) për të zbuluar jetën dhe botën shqiptare. Rama na thotë se ishte ndoshta misioni i parë i etnografëve perëndimorë të ardhur me një mision të caktuar në Shqipëri. Rama shkruan për fotografitë e koleksionit Benezech në muzeun e madh të Parisit, në “Quai Branly”, ku gjenden imazhe të fiksuara në pllaka xhami me nitrat dhe autokrom, si ato që kishin përdorur më parë në Shqipëri gjatë vitit 1913, si fotografi Auguste Léon e gjeografi Jean Bruhnes. Në këto fotografi, nga Tirana ata kanë fotografuar një burrë me jelek, një shtëpi, pazarin e vjetër, një dyqan stofrash, dy gra në rrugë, një grua tiranase me dimitë, një grua me veshje katolike etj. Nga Berati janë tre fotografi; nga Konispoli dy; nga Zadrima disa pamje peizazhi, një grua para një peme, burrë dhe grua me kostume popullore, ambient pazari, brenda një familje etj; nga Shkodra, janë një sërë fotografish ku spikasin veçanërisht ndërtesat e mëdha apo interioret siç janë ato në familjen e Gjon Sumas; në Mirditë dukej “princesha” e familjes Bib Doda, si dhe vajza me kostume popullore; në Pukë, gra myslimane dhe katolike, si dhe fotografi nga Kosova (kostume popullore në mjedise familjare, oborre etj.). Po kështu dhe Malësia e Madhe, veçanërisht vajzat me xhubleta, në sfonde natyrore mjaft interesante, të gjitha këto me ngjyra. Por René Benezech kishte fotografuar dhe shumë imazhe qytetare në film bardh e zi, si në Tiranë, ku dukej pazari i shalqive, pazari i rrushit, i poçerive, bukëpjekësit, farkëtarët, këpucarët, dyqanet dhe punishtet e prodhimit të qelesheve etj., (fotografi gjithashtu në pozitiv xhelatino-bromur argjendi në pllaka xhami). Të tilla ishin dhe fotografi grash me kostume nga Dardha, nga Gjirokastra, nga Elbasani etj.

“Por habia më e madhe ishte se kur u riktheva në Musée du Quai Branly për të seleksionuar fotografitë, pashë se tashmë kisha të bëja me një fond edhe më të madh, prej 706 fotografish dhe pikërisht aty gjeta dhe personazhet që René dhe Jacqueline kishin takuar dhe që ai kishte fotografuar gjatë atij udhëtimi: Preng Calin me gruan e tij të vogël, Kol Petrushin me familjen e tij, Fran Zefi me gruan e tij, pater Antonin e kishës së Thethit, malësorët e rinj që i kishin gjetur një natë stuhie dhe i kishin nxjerrë gjer në shtëpitë e tyre, Frani, Nikolla, Gjergji… Të gjithë ishin aty. Ishte një koleksion i jashtëzakonshëm që meritonte padyshim një ekspozitë të madhe, pasi nuk ishin vetëm personazhet e peizazhet e veriut, por ishin skena të jetës shqiptare në disa qytete të Shqipërisë së vitit 1938”. Rama tregon se ekspozita e parë ku është përfshirë koleksioni i fotove të çiftit francez është hapur në Paris në nëntor të vitit 1965, nga ambasadori shqiptar Kristaq Misha si dhe autoritetet franceze. Zhaklinë Benezech vdiq në moshën 101-vjeçare, në vitin 2004, pa e vizituar më Shqipërinë. “Sidoqoftë, ky libër, ky dorëshkrim i përkthyer tashmë në shqip, do të jetë një pikëtakim imagjinar i etnografes me malet e veriut shqiptar, udhëtim që fillon në 18 tetor të vitit 1938, ashtu siç kishin udhëtuar dikur në vitin 1921 dhe gazetarja amerikane Rose Lane apo ajo franceze Paule Fercoq de Leslay më 1936, e cila kishte botuar dhe një reportazh të gjatë me dy numra në revistën e njohur l’Illustration për udhëtimin e saj gjatë tetë muajve me radhë në malet e veriut dhe të jugut shqiptar”, shkruan Rama, në këtë shërbim në shqip, të mbresave të çiftit francez Zhaklinë dhe Renë Benezech.

Përgatiti: Violeta Murati

 

Duke fjetur si në një muze përrallash, plënc lope për jastëk

Të nesërmen ishte plaka e Petrushit që me shkop në dorë, nëpër dëborë, u printe përpara si një dhi e egër për t’u treguar rrugën drejt Ranza e Shënikut. Shpesh plakës i duhet të ndalojë dhe të presë afrimin e karvanit që ngjitet ngadalë. Etnografes franceze ajo i duket si “një personazh përralle”, siç e shkruan ajo në ditarin e saj. Më pas, pas shkëmbinjsh e kataraktesh, karvani ndalon në një shtëpi tjetër ku jetojnë brenda një dhome të madhe e disi të ndarë 26 persona të së njëjtës familje. Atje pjekin patate dhe rreth zjarrit, siç është zakoni, ai që i bie lahutës ia merr një kënge të gjatë nga eposi kreshnik, duke i kënduar një bote të largët e mitike, heronjve të këtyre maleve. Jacqueline mendon se gjithçka përreth asaj shtëpie, orenditë, veglat e punës, kostumet, instrumentet, objektet e përditshme e të kuzhinës, gjithçka atje është një muze i vërtetë etnografik. Dhe për më tepër në një vend që shpesh ata e krahasojnë me Zvicrën. Pikërisht atje, gjatë natës, të shtrirë midis turmës, ku disa janë ngjeshur anash zjarrit në mes të dhomës, gjatë natës, René ndjen se një “kafshë” e çuditshme i ngjishej prapa veshit. Por vetëm në mëngjes ata pikasën se nuk ishte gjë tjetër veçse gishtat e këmbëve të asaj plake të shtrirë më tej që ishte në agoninë e saj. Jacqueline ishte habitur tek flinte gjatë natës me atë lloj “jastëku” të butë që merrte forma të ndryshme, por ajo vetëm në mëngjes konstatoi se ishte një plënc lope.

 

Ditari i Zhaklinës

E martë, 25 tetor

E kishim lënë kullën e Preng Calit që në orën 8:30 të mëngjesit, pas përshëndetjeve tona prekëse. Qielli ishte pak i mbuluar, por nuk bënte shumë ftohtë. Pjesa e parë e rrugës ishte veçse përgjatë shtratit të lumit, i cili ngjitej gjithnjë. Ishte një shëtitje e këndshme, pasi rruga ngado na shfaqte ca gëmusha përmes të cilave kalonin rrëkeza me ujë të kthjelltë e të bollshëm. Papritur u kthyem në të djathtë përmes një ngjitje të fortë, aq e fortë sa e ngjita gati barkas, duke u kacavjerrë dhe duke u kapur me dhjetë gishtat pas krifës së Cilës. Arritëm në një rrafshnaltë nga ku e humbëm nga sytë luginën e Vermoshit. Tashmë ishte si të thuash Zvicra. Hapësira të mëdha bari të një lugine me një kurorë drurësh të zinj, me lopë e dele. Ndihej një përshtypje e madhe vetmie. Tutje, sa një figurë njeriu, dukej një shtëpi mjaft e vogël, e cila ishte e ulët për t’i shpëtuar erës. Një shtëpi e bërë nga trungje pemësh dhe që ne mundëm të arrinim gjatë ditës, duke trokitur në portën e saj. Njerëzit e shtëpisë dukej se ishin plandosur për t’iu nënshtruar dimrit. Zoti i shtëpisë ishte Kol Petrushi. Ishte atje me gruan e tij dhe nusen e shtëpisë. Zjarri ishte ndezur mes asaj dhome të vetme dhe meqë s’kishte oxhak, tymi qëndronte lart si një re e nderur pothuaj gjer poshtë tokës. Ulur përtokë dhe duke përkulur kokat, mund të merrnim frymë. As që mund të imagjinohej nëse do kishe dëshirë të qaheshe. Ajo çka dalluam përmes atij tymi, ishte se nëpër dërrasa, midis trungjeve ishin të varura objekte etnografike. Aty çdo gjë ishte totalisht etnografi, madje dhe pushka, me një tjetër armë të çuditshme, një lloj pistolete e bërë nga një pushkë, të cilës i kishin hequr qytën dhe ia kishin shkurtuar grykën e gjatë. Sigurisht, kur bëhej fjalë për armë, asnjëherë nuk flitej për armë gjuetie.

Ajo etapë ishte aq e shkurtër sa ne hëngrëm gjatë rrugës. Para një zjarri hëngrëm vezët e ziera, ndërkohë që Asllani ngrohte filxhanët e çajit për t’u dhënë ngrohtësi zemrave të miqve tanë dhe të dy xhandarëve që do të niseshin sërish. Në një qilim të hollë bari ngritëm tendën tonë. Një qen i egër ulërinte e shkumëzonte nga tërbimi sapo na pa, por ai ishte i lidhur pas shtëpisë. Ndërkohë, një djalosh që kishte kohën të gëzonte lirinë dhe që nuk kishte qenë i nevojshëm në rolin e tij social, dukej një njeri i gëzuar dhe i dashur, i cili kishte qejf të lozte. Nuk ndahej nga ne dhe duke pritur, hyri ngadalë në misteret e mrekullueshme të të qytetëruarve përmes “mortadelit”, kores së djathit dhe të lëvozhgës së vezëve të ziera. Vendosja e çadrës sonë aty ishte si një lloj kampingu. Ishte hera e parë që ishim vendosur në një mënyrë kaq të kënaqshme. Dhjetë metra larg nesh ishte një trung peme i gërryer nga ku derdhej ujë i pastër, i ftohtë dhe i shijshëm. Nuk bënte ftohtë edhe pse lart kishte një kurorë dëbore që na rrethonte. Kolë Petrushi ishte i varfër por mikpritja e tij ishte bujare.

Gjithë ajo që mund të na ofronte ishte kafja dhe buka e misrit. Dhe këtë e bënte me një kënaqësi të dukshme. Tutje, larg sa sheh syri, nuk dukej asnjë gjurmë tjetër njerëzore dhe B. na kishte thënë se do të flinim në Lëpushë, një fshat i ngritur në lartësinë e 2500 metrave. Donim të dinim se përse do të flinim atje? Por në fakt ngjante se ishim në lartësinë e 2500 metrave dhe në anën tjetër të Lëpushës. Ajo që dukej e vërtetë ishte se ky fshat përbëhej nga shumë shtëpi. Veçse ato nuk mund të dukeshin që andej. Pasdite u kthyem në shtëpi. Para nisjes sonë, Preng Cali na ofroi një dhuratë princore të këtij vendi, ku pamja hijerëndë e natyrës ishte e paimagjinueshme, pasi pas perëndimit filloi të bëjë një ngricë shumë e madhe. Megjithatë duhej shkuar të mbyllej çadra pneumatike pasi kishte dy derrkucë të vegjël në ngjyrë rozë, disa dele dhe një qen, të cilët ishin bashkuar për ta dhunuar sekretin që përbënte ajo çadër.

Megjithë të ftohtit, të vendosur mirë në çadrën tonë, ne kaluam një natë të shkëlqyer. Nisja në orën tetë të mëngjesit ishte pothuaj një rekord. Që në të aguar binte shi, çka na vonoi të bënim gati bagazhet, të mblidhnim pajisjet etj. Plaka e Petrushit kërkoi të na shoqërojë gjer te Ranza e Shënikut. Me shkopin në dorë ajo u nis përpara drejt atij shpati që ngjitej dhe ku ecja ishte më e vështirë. Kishte pamjen e një gjysheje, që dikush do dyshonte dhe do ta merrte se po bënte ndonjë shëtitje për nja gjysmë ore në pyll. Por, ne, që ishim mbi kuaj mezi e ndiqnim dhe në fakt disa herë detyroheshim të ndalonim, pasi ngjitja ishte e vështirë dhe kuajt nuk mundnin më. Por ajo vazhdonte të ecte dhe ndaloi veç për të na parë nëse po e ndiqnim nga pas. Ndërsa për kalin, ne e lamë atë, pasi edhe pse u ndihmua nga dy qiraxhinjtë tanë, ai s’mundi të na ndiqte. Shiu vazhdonte të binte. Ishte mjegull. U shqetësuam për bagazhet, sepse në mëngjes kur u nisëm, duket se Asllani, i cili duhej të blinte një mushama, nuk kishte veçse një copë cohë të vajisur kohë më parë, e madhe sa një napë. Së fundi pikasëm qafën. Ishim përsëri në dëborë dhe në mjegull. Asllani dhe Ismaili s’po mbërrinin ende me bagazhet dhe B. na njoftoi se do qëllonte nja dy herë me revole që nëse kanë humbur diku mund të na gjejnë. Meqë kundërshtova, ai u largua nja njëzet metra më tutje dhe gjithë dinjitet, në majë të një shkëmbi të ngritur, shënoi për nga qielli dhe shkeli këmbëzën. Mbulova veshët me duar duke parë përreth për të ditur nëse po i jepte fund kësaj skene. E vështrova kur tentoi edhe një herë, dy herë, ashtu me një pamje të inatosur. Por revolveri nuk qëlloi. Lumturisht ai kishte një arsenal të tërë armësh. Nxori një armë tjetër dhe i tërbuar qëlloi pa lajmëruar. Arma bëri zhurmën e një kamxhiku fëmije, por efekti ishte i menjëhershëm. Në mjegull u shfaqën tri kokat e Ismailit, Asllanit dhe të kalit. Të gjithë mbanin bagazhe. Meqë kali nuk mundej më, ata ishin të detyruar të ngarkonin mbi supe njëri një thes dhe tjetri një sënduk .Të treve u merrej fryma.

Nga qielli binte një shi i madh dhe një dëborë e përzierë me të, çka të priste fytyrën. Duart i kisha të ënjtura e të përskuqura. Mushamaja më ishte ngurtësuar si një llamarinë. Plaka, e cila s’mund të ecte ngadalë, kthehej disi mbrapsht. Dukej si një njeri përralle. U rinisëm në një rrafshinë ku rruga nuk dukej aspak. Ajo ecte drejt dhe i vinte keq për ne, duke na treguar kthesat që duheshin marrë, shtigjet që i njihte dhe që ishin tepër të vështira. Madje edhe në ato kthesa të “lehta”, kali i mjerë i bagazheve, Doriu, u dorëzua për herë të parë e po kështu edhe një herë të dytë më pas, akoma më keq. Ai rrëshqiti disa metra drejt një grope në fund të së cilës vështruam një kumbull dhe një pellg të murrëtyer. Por s’duhej të ankoheshim. Vetëm se donim të dinim tani nëse plaka Petrushi, që sapo shkoi drejt një rruge të shkurtër që praktikohej me vështirësi, iku drejt vendit të rrugës së zakonshme apo jo? Ky ishte dhe mendimi i Asllanit, me të cilin René arrinte të kuptohej sepse ai ishte një shqiptar i Jugosllavisë, e po ashtu dhe Ismaili, ku prej disa vitesh vendi i tyre përfshihej brenda kufijve të Shqipërisë. Po kalonim sigurisht në lartësi të mëdha sepse para se të niseshim ishim në 2500 metra. Kohë më kohë kishe përshtypjen se do të bije në ndonjë grackë, sepse kali zhytej papritur në një gropë plot me dëborë. Lumturisht ne arritëm në një vend me drurë, ku era të priste më pak por gjithnjë s’kishte gjurmë rruge. Kur era i zhvendosi disi retë edhe nga ana jonë e majtë, u duk një zbritje që shkonte drejt një lugine që ne nuk e shikonim. Kishte shumë gjurmë ujqish. Ishin gjurmë të mëdha, putra qensh që përvijonin në vijë njëri pas tjetrit, pra në një linjë. Papritur, plaka Petrushi nisi ta marrë të përpjetën përmes shkurreve pa u shqetësuar sesi do të ngjiteshin kuajt që e ndiqnin nga pas. Përveç dhive, më duket se asnjë kafshë tjetër me katër këmbë nuk do mund të ngjitej. Ne vendosëm këmbët në tokë dhe e ndoqëm si mundëm me dëborën dhe gjethet deri në gjunjë, duke lënë pas një degë dhe duke kapur menjëherë një tjetër, ashtu si një majmun në pyll, duke u shmangur të ecim para kuajve, të cilët kohë më kohë rrëshqisnin përgjatë shtegut të mbështetur në vithe. I lamë të ngriheshin vetë duke parë me shqetësim nga kali i bagazheve, i cili ishte disi tepër i trashë për ato kalime të ngushta dhe që hynte drejt si një pykë nëpër gëmusha, duke na flakur herë-herë copa dëbore dhe degëza në fytyrë. Kjo zgjati për një kohë të gjatë, shumë të gjatë e pastaj papritmas, na u shfaq përpara pak jetë: një vend i sheshtë në fund të përroit me disa gurë të grumbulluar, disa trungje druri të shtrira si dhe streha e një bariu. Madje ishin dhe tre-katër fëmijë. Ç’bënin atje? Dukej se ai vend kishte një emër: Jam. Megjithatë, edhe pse nuk e dimë se çfarë na priste, vendosëm të qëndronim. Aty kishte ujë, madje shumë të freskët. Një drekë “alla shqiptarçe”: Patate të pjekura më parë, që nga rrëzimet e kuajve ishin bërë pure në fundin e një torbe, buka e vjetër dhe rakia për ta pirë me pagurë ishin pothuaj një luks.

Më pas u nisëm sërish. Përsëri në ngjitje përmes shtigjeve rrëshqitëse për të arritur në një lloj grope të madhe, për të zbritur pastaj përmes disa imazheve si ato të ferrit apo të përrallave. Dukej se rruga na çonte drejt luginës ku gjendet Ranza e Shënikut. Por ne nuk mund ta shikonim atë, meqë ecnim përmes blloqesh të mëdha shkëmbore, të mbuluara nga likene të jashtëzakonshme ngjyrë rozë, të zeza e jeshile në gri, mbi të cilat zgjateshin si tentakule të mëdha degëza çuditërisht të përdredhura dhe të mbushura me gjethe të verdha. Kishim disi përshtypjen se ishte një udhë në fund të detit. Pas një ore apo dy, peizazhi u bë më i butë. Dalluam një luginë të ngushtë, të thellë por të banueshme. Akoma dhe disa shtëpi të shembura, pastaj diçka që të ngjante me një udhë, ku përmes brymës shquhej një masë e madhe gri dhe katrore e një shtëpie në shkëmb. Biseda me një njeri te hyrja u ndërpre me heshtje të gjata. Kishte pamjen se ishte i bezdisur të na shikonte aty. Dukej se ishte shtëpia e parë në Ranza e Shënikut dhe se shtëpia tjetër ishte një orë e gjysmë më tej. Unë besoja se do të ndalonim në shtëpinë tjetër ku do priteshim nga Fran Zefi. Kështu të paktën na kishte thënë B. si dhe plaka Petrushi, pasi ajo kishte një djalë të martuar me një nga vajzat e Fran Zefit. Por vetëm B. donte të ndalonte me çdo kusht, pasi mesa dukej, ai ishte i dërmuar nga lodhja. Ajo që e shkatërronte dhe e bënte të tërbuar, ishte se shtëpia ku kishim mbërritur ishte e banuar nga myslimanë (edhe pse që nga Shkodra ai na betohej se ndër male nuk kishte as edhe një të pabesë). …

(fragment)

 

E enjte, 27 tetor

Nuk hoqëm keq të ngriheshim para se të agonte, pasi dita nuk po zbardhte. Qielli ishte aq i zënë sa ashtu qorrazi do na duhej të bënim gati bagazhet dhe të gjenim materialet tona të shpërndara nëpër atë grumbull fasulesh. Ishte një nga ato ditë ku e vetmja gjë që mund të bëje, ishte të qëndroje në cep të zjarrit. Atje poshtë, në fushën e vogël të misrit, ku kuajt kishin kaluar natën, Asllani dhe Ismaili, më të ngrysur se vetë koha, vëzhgonin bagazhet pa vendosur të vinin dorë mbi to. Litarët ishin ngurtësuar nga lagështia e natës. Kuajve nuk ua kishin hequr shalët pasi ato ishin të lagura. Indiferent nga porositë e mia, më i zbehtë dhe i pakënaqur se kurrë, Asllani nguli këmbë të vendoste para kohe mbulesën e kuqe mbi shalën time, e cila sigurisht nga ai shi i imët, për disa minuta do të shndërrohej në një lloj sfungjeri. B. ishte i ngrysur në fytyrë më shumë se ndonjëherë tjetër. Ai bisedonte me xhandarin. Kryetari dukej më i ndryshëm dhe më i ngrysur se dje. Në thellësi të vetvetes, B. duhej të kishte shumë frikë të ndërmerrte atë etapë që për herë të parë do ta bënte pa xhandarë dhe në një zonë tjetër të shkretë e të virgjër. Ndërkohë René u bleu miqve të shtëpisë një jelek të mrekullueshëm të qëndisur dhe ishte tepër i gëzuar. Si zakonisht, pasi shtrëngoi qinglat dhe pasi i rregulloi me fije çeliku kapistallin dhe yzengjinë, ai u ngjit mbi kalë duke pritur gëzimin e shoqëruesit tonë të vyer. Më së fundi ishim gati. Tepër të grupuar, madje shumë, në një shteg shumë të ngushtë që gjarpëronte në një gjysmë-shpat të një grumbulli shkëmbinjsh të mëdhenj, ndoqëm gjithë zigzaget e atyre përrenjve. Ende të përgjumur, kuajt kishin veçse një vend për të vendosur këmbët në ato pllaka reshpesh që shkonin vërtik poshtë nesh, drejt një lugine të padukshme nga bryma. Toka bëhej deltinë dhe këmbët e kuajve fundoseshin ndonjëherë në gropa e të çara toke të buta që nuk dalloheshin. Ata hezitonin të ngjiteshin në ato pjerrina të mëdha që ishin transformuar në pista rrëshqitjeje dhe ku nuk kapeshin veçse nga një patkua, duke na shkundur kështu me një goditje, pasi e dinim se kjo udhë ishte tepër e gjatë dhe se të gjitha vështirësitë që hasnim, nuk ishin asgjë para qafës së famshme të Pejës, ku do të mbërrinim veçse pas disa orësh.

Papritur, kali që ecte në krye u përplas me një shkëmb të madh në të majtë të tij. Goditja e zhvendosi disi dhe ai humbi ekuilibrin dhe ra. Meqë në anën e djathtë të shtegut nuk kishte asgjë, pesha e bagazheve e tërhoqi dhe ai rrëshqiti 15 metra më poshtë ku lumturisht një tjetër shkëmb shfaqej duke e ndaluar ashtu me të katër këmbët në ajër, shtrirë mbi bagazhet, si të ishte mbi një djep. René kërceu menjëherë poshtë kalit dhe nxitoi bashkë me Ismailin dhe Asllanin. Ai ulëriti duke thirrur nga B. dhe kryetari, të cilët pranuan të kthehen disa hapa mbrapsht për të qenë disi larg dhe të pranishëm në shpëtimin e kafshës, pa bërë asnjë ndërhyrje. Në sajë të atij shkëmbi shpëtimtar, gjendja e kalit nuk mund të përkeqësohej për sa kohë ai nuk lëvizte. Por që ta nxirrje që andej nuk ishte punë e lehtë. Ai nuk mund të kthehej në këmbë. Por meqë shkëmbi mbante bagazhet dhe bagazhet mbanin kalin me këmbët në ajër, në një pozicion të vështirë dhe në një pjerrësi pothuaj vertikale, në një lloj terreni rrëshqitës si të ishte prej sapuni të zi, ne pyetëm veten se çdo të bënim ndërkohë që kali mund të kthehej për së mbari dhe të çlirohej nga qinglat e tij. Së pari, u desh të lidhnim kapistrën pas një kërcuri. Ismaili, i cili u kap pas rrënjëve dhe përmes baltës, duke u kacavjerrë pas bishtit të kalit ai u çlirua. Pastaj René dhe Asllani arritën ta rrotullojnë dhe këmbët e tij prekën tokën. Në saje të dy litarëve ai nuk e kishte të vështirë të ngrihej në këmbë. Pasi konstatuam se kali nuk kishte thyer ndonjë gjymtyrë, u morën bagazhet që kishin më pak fat nga kjo shembje. Ato kishin marrë formën e fizarmonikës dhe nga kjo, meqë volumi i saj ishte pakësuar përgjysmë, ajo çka ishte brenda kishte bërë të çahej mbulesa: Të mbathura, çorape, shami, objekte tualeti etj., ishin përzierë mes dhe kjo përzierje në një deltinë rrëshqitëse dhe gjethesh të kalbura, i ngjante një lloj kremi të një kutie me pastë rroje, plotësisht të shtypur…

Zhaklina3Zhaklina4

Zhaklina2

Kategori
Uncategorized

Nga krimb te njeri; dhe kthim…

 Nga krimb te njeri; dhe kthim…

 

Nga Frrok Çupi…

Kur dëgjuam që këta thanë se partia është më me vlerë se Shqipëria, pjesa jonë më e madhe u kujtuan se të parët e tyre tiranë, kishin thënë të njëjtën gjë. Ata e kishin formuluar: “Partia mbi të gjitha”, por më duket se moto e këtyre të rinjve nuk ka ndonjë ndryshim.

Ndërsa po kaq shumë mes nesh, që u tromaksëm nga motoja e neveritshme e atyre, bënë pyetjen: “Po si ka mundësi që dikush ta bëjë këtë? Të thotë se Shqipëria është më pak se kacollja e tyre?”. Mes nesh këto kohë po bien, si nga qielli, shumë pyetje; ose e njëjta pyetje për shumë akte. Pyesim: “Si mund të ndodhë?”. Për shembull si mund të ndodhë që kryetari i Partisë Socialiste (ish komuniste) kërkon referendum popullor për zgjedhjen e tij? Udhëheqësi i tmerrshëm dhe njëkohësisht kalama, i Koresë së Veriut, ka ngritur një impakt të tillë me pushtetin. Tjetërkush jo! Pyesim, po si mundet që një ish- kryeministër iu thotë qytetarëve shqiptarë se “ju mund të qeveriseni veç nga një kokëderr”? Pyesin se si mundet që kryeministri bën thirrje publike “të gjithë në partinë time”? Kush nuk vjen damkoset “budalla”… Pyesin si vallë kryeministri deklaron se gazetarët janë gënjeshtarë? Veç brenda një interviste i drejtohet gazetarit  36 herë me akuzën “ti je gënjeshtar”. Bëjnë pyetje, vallë si mund të guxojë një qeveri që ndërsa qytetit në Jug ku është votuar kryeministri, i akordohen 18 përqind të buxhetit, ndërsa Shkodrës në Veri, veç 2 përqind?…

Për njëmijë punë të mbrapshta, njeriu bën të njëjtën pyetje: “Po, si mundet?”….

Siç ka një pyetje të vetme, ka edhe një përgjigje, sigurisht.

Fridrih Niçe, filozofi i njeriut dhe i mbinjeriut, ka shkruar pikërisht për këtë cilësi njeriu. Ai thotë se ky lloj njeriu ka bërë rrugën nga krimb te njeriu, dhe tani më e shumta e tij është të kthehet po krimb.

Asgjë më shumë se kaq nuk po ndodh. Veçse njeriu i ardhur nga krimb, po kthehet në krimb.

1.

Ja ku është lloji i parë.

Lloji i parë është ai që ka ardhur nga hiçi, nga e padukshmja. Zakonisht këtij lloji krimbi njerëzia i thërret “rra”, do me thënë, një krijesë aq e vogël që fshihet më së shumti në zorrë. Në gjuhën angleze të përkthyer për Niçen, është përdorur fjala “worm”. Ja kjo është. Ky është njeriu që në emër të partisë mund të të djegë shtëpinë, t’i vërë zjarrin gjithë kulturës, identitetit, librit dhe etnografisë së kombit. Ky është vetvetja. Ka ardhur nga askushi, prandaj quhet vetvetja… Një qytet si fshat buzë një lumi, ku gratë e fisit e merrnin me vete. kur lanin lëveret, ku thanë se në fëmijëri e kishin thërritur me një fjalë që nuk thuhet,… ja ky e do partinë “më shumë se Shqipërinë”.

Lumi ku i humbte i vetmi sapun i familjes, i është kthyer inat. Ja kjo është Shqipëria për këtë njeri. Por kur e bëjnë deputet ose ministër, ose kryeministër, atëherë ndjehemi të fyer. Të paktën të fyer. Po pse? Sepse nuk na treguan se sa kohë më parë ky njeri kishte qenë “worm” (rra). Në politikën e vendit tonë ai që emëron dikë për ta ngjitur lart, duket se e zgjedh mes njerëzve që sapo ishin krimba. Çfarë do të bëjë ky më shumë se të kthehet te vetja. Mund të ketë vrarë më parë, dhe të njëjtën gjë bën kur bëhet deputet. Mund të ketë trafikuar a plaçkitur… Njeriu i sërës së ulët ngjitet lart…

Këtë e nisi dhe e la trashëgim politika komuniste tiranike. Ajo e mori njeriun e pazhvilluar (ky thërret me guxim partia mbi të gjitha), dhe e vuri në krye të tjerëve që mund të guxonin të ishin edhe Mbinjeriu. Mund të guxonin po të mos kishin mbi krye mos-vlerën. Tirania komuniste i vuri kazmën fisnikërisë. Dhe ja ku jemi. “Krimbi” kthehet te vetja, zgjedh atë që sapo ishte krimb dhe deklaron se për partinë e djeg Shqipërinë.

2.

Ja ku është lloji i dytë.

Lloji i dytë është i dominuar me idenë e moralit të skllavit.

Regjimi komunist i diktaturës u bazua mbi këtë moral. Ja ku i kemi përsëri sot. Jo veç për faktin se këta që janë lart ose qeverisin, kanë lidhje të afërta biologjike me autorët e diktaturës. Por mbi të gjitha, se praktikojnë të njëjtën mënyrë sundimi mbi “skllevërit”. Këta kanë ardhur në pushtet me një palë premtime të tjera dhe po këta sundojnë jashtë atij programi. Këta, duke bërë politika shumë personale financiare, deri më sot, thuajse e kanë vënë gjithë Shqipërinë në ankand.

Nesër nuk do të mjaftojë Shqipëria për të larë borxhet. Mirëpo këta nuk do të jenë atëherë. Këta do të kenë ngarkuar duçet e do të jenë larguar. Këtu do të mbeten skllevërit. Skllevërit po plasen nëpër burgje për pagesa faturash të vogla; skllevërit detyrohen të paguajnë taksa të paligjshme; me skllevërit bëhet eksperiment, nëse pranojnë t’ua pushtosh parkun ku marrin frymë, pastaj edhe shtëpinë…. Të gjitha eksperimetet bëhen me skllevërit që këta i quajnë popull. Sunduesit bazohen në moralin e skllavit, dhe kështu e garantojnë pushtetin e tyre.

A nuk ndodhi po kështu gjysmë shekulli në diktaturë? Fiks kështu. Këtu nuk ka asgjë të re me sunduesin e tanishëm, veç një kthim te krimbi i Niçes.

3.

Ja ku është lloji i tretë:

Vjen pastaj që vetë këta që pësojnë si skllevër, të kenë admiruar kthimin te krimbi i Niçes. Paska plot e plot fakte, sidomos në këtë epokë, kur njerëzit po zgjedhin pa u menduar dy herë. Kanë zgjedhur një kategori  njerëzish që nuk përshtaten aspak me njeriun mesatar, aq më pak me njeriun superior. Këta të zgjedhur,  as duan t’ia dinë pse e varfëruan popullin deri në pikën ekstreme; nuk duan të dijnë se njerëzit po marrin rrugët e ikjes nga vendi për shkak se ndjehen keq me këta në krye; nuk duan t’ia dinë se sa keq po e shpërdorojnë ekonominë e qytetarëve; se sa e rrezikuar është  jeta e njeriut…

Këta, çfarë janë?… Këta janë “mortje”, tha një nga gazetarët më të zëshëm në gazetarinë televizive, para pak ditësh. Ai donte ta gjente çfarë janë këta, a janë të majtë? Jo. Të djathtë? Jo. Në mes? Jo. Të paaftë? Jo. Të fortë? Jo… Atëherë gazetari lëshoi psherëtimën: “Mortje”,… po mortje!, një pexhorativ më i hidhët se të gjithë të tjerët.

Po atëherë, kush e zgjodhi mortjen? Këtë nuk e bën kush me vetëdije normale. Këtë e bëjnë veç ata që nuk dëgjojnë. Veç ata që nuk shikojnë çfarë është ai që po zgjedh! A është sadopak i çmendur? A është arrogant? Si është sjellur me fëmijën dhe prindin e tij?…. Çfarë është ai që zgjedh, njeri që nuk do njeri? Çfarë është ai që po zgjedh, i biri i një prej vrasësve në periudhën e diktaturës?!…

Kë po zgjedh unë…, këtë lloj!?

Atëherë, ata që zgjodhën “mortjen”, ata kanë zgjedhur standardin. Niçe, filozofi i njeriut, thotë se këta, që nga kultura masive, kthehen aty ku ishin. Siç bëri njeriu rrugën nga krrimbi tek njeriu dhe përsëri tek krrimbi.

Kategori
Uncategorized

Mesazhi/ Sot, ditëlindja e Azem Hajdarit. I biri, Kiri Hajdari: Babë, sot më tepër se çdo ditë kam mall me të taku.

Sot është dita e lindjes  së Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, cili po të ishte gjallë do të shënonte 53-vjetorin e tij të lindjes. E në këtë ditë të trishtë për familjen dhe për të gjithë Shqipërinë, kur lideri i Lëvizjes Studentore të Dhejtorit nuk rron më, ai që ka një mesazh tejet prekës për Azemin është pikërisht i biri i tij Kiri Hajdari i cili e ka shoqëruar postimin edhe me një foto. Vlen të theksohet se ditëlindja e 53 e Azemit, shënohet fill një ditë pasi një nga ekzekutorët e tij Jaho Mulosmani i dënuar përjetësisht, doli mbrëmë në një rrëfim për Ylli Rakipin dhe si çdo i dënuar përsëriti refrenin se ai është “i pafajshëm”.

Ja me mesazhi i plotë i Kiri Hajdarit për babin e tij Azemin.

Babe,

Sot më tepër se në cdo ditë të vitit kam kaq shumë mall për të taku e me t’ rrok fort. Është dita jote e  lindjes, esht Marsi ky muaj qe vetem e shton dhe nuk e zbeh aspak ket mall.

Kanë kaluar 17 vite qe ti Babai ,  studenti, deputeti, idealisti, heroi i mungon Shqipërisë dhe Kosoves qe Ti i deshe aq shume.

Gjithmonë e me shum Un bindem se historia te jep vendin qe ty te takon.

Ti nuk jeton me sepse qarqeve anti-shqiptare nuk u pelqeu endrra jote per nji Shqiperi te bashkuar me te gjitha trojet e veta si te gjitha kombet e tjera Europiane,

Une e di qe shpirti yt nuk prehet i qete, deri ate dite qe Shqiperia te bashkohet me trojet e veta te ndara padrejtsisht.

Kategori
Uncategorized

Po japim lajmet – nga Edison Ypi.

edison ypi

nga Edison Ypi

Ta dashur, të mrekullueshëm, të pakrahasueshëm, të hatashëm bashkatdhetarë vllavrasës, thikëngulës, tritolshpërthyes, kaferrufitës, gazetangrënës, internetshetitës, hashishtymosës, drogëtransportues, të ëmbël, të tharët, zemërbardhë, mëlçizinj, shpirtkatranë, ku jeni e ku s’jeni nëpër kafenera, para tavave të dhesë, zjarreve të ftohura, vatrave të fikura, oxhakëve pa tym, pjatave të zbrazëta, garuzhdeve bosh, ndalni muhabetet, llomotitjet, thashethemet, intrigat, dallaveret, kollitjet, teshtitjet, frymat, dëgjoni,

Po japim lajmet.

Sipas të dhënave të shumta për vërtetësinë e të cilave nuk na përket të mbajmë asnjë përgjegjësi sa kohë këto lajme që ne po ua japim juve të tjerë na i kanë dhënë neve, kanë dalë në dritë disa të vërteta me rëndësi madhore për Kombin dhe më gjërë.

Më në fund j’u dha përgjigje kryepyetjes që prej shekujsh torturon dhe tmerron ditë e natë kryemendjet e shqiptarëve, europianëve, amerikanëve, dhe banorëve të mbarë planetit;

Pse shqiptarët vrasin njëritjetrin ?

Ky fenomen ka ndodhur, po ndodh dhe do ndodhi, aspak si është thënë po thuhet e do thuhet me patëdrejtë, për arsye të selektimit natyral darvinian hitlerian, apo për arësye politike, ideologjike, korruptive etj, por për një shkak shumë më të thjeshtë dhe të komplikuar njëkohësisht, që është ky; Mbi truallin e pellazgëve dhe ilirëve, në periudhën kohore nga kastriotët tek proletarët, mpleksja e gravitacioni të tokës, rrezeve kozmike, fushave elektromagnetike, ujrat dhe mineralet e nëntoës, shtoi këtyre faktorëve flladin e lezeçëm, trishtimin e lunës, muzgun deprimues, perëndimin e përgjakur, të gjitha këto pra, mpleksen në sasi dhe cilësi në atë masë dhe atë mënyrë që mendjen e shqiptarit e torollepsin aq tepër dhe aq bukur saqë, ai, pra shqiptari, për shkak të këtij turbullimi të pavetdijshëm, duke ngatërruar lugën që fut në pjatë me sqeparin që ngul në kurrizin e babait, apo pirunin që ngul në sallatë me thikën në zemrën e vëllait, s’po di ç’po ç’bën, s’po di ç’po ç’ther, s’po di ç’po ç’vret.

Kaq për këtë. Tani tjetra pyetje; Pse në disa vende të Shqipërisë lopat lindin viça me 3 koka, gjarpëreshat pjellin gjarpërinj me 5 gjuhë të helmëta dhe të holla si gjilpëra, pulat nxjerrin nga bytha vezë të bardha pa asnjë të verdhë brenda ?

Siç na njofton blogu namqir loqethari.kot u zbulua se shkaku i kësaj mënxyre ndodhet në katundin Varilesht të Komunës Moserruj ku vaginat e femrave si ato humane dhe ato animaleske kanë nga 3 deri në 17 vrima. Hutimi i meshkujve para gjithatyre vrimave, vështirësia e kuptueshme për të zgjedhur në cilën duhet depërtuar, kjo paqartësi dhe pavendosmëri e lemeritshme, është arësyeja e atij ndërlikimi genetik monstruz.

Pyetjen tjetër; Në cilin zgëq të Shqipërisë flitet dhe shkruhet gjuha e pastër shqipe ? e sqaron portali nampanam futjakot.org nga i cili mësojmë se, së pari ai zgëq ekziston, çka është në vetvete një haber i mirë, dhe se vendndodhja e atij zgëqi aq të rëndësishëm më së fundi u zbulua. Zgëqi në fjalë ndodhet ku askush nuk e di, askujt nuk i vlen, askujt nuk i intereson. Në këto kushte ekzistenca e atij zgëqi kudo që mund të ndodhet apo të mos ndodhet s’ka asnjë rëndësi. Për të mësuar nëse zgëqi i uruar i korrektesës së munguar të komunikimit Shqip nuk ekziston sepse nuk ka asnjë rëndësi, apo duke mos pasur asnjë rëndësi as nuk ekziston, pritet ta qartësojë Fiqir Fluturaku në programin e tij televiziv “Sofra e Rrotave” ku llomotitet pafund për këto tema.

Ku ndodhet katundi Liria ? Ai katundi pa Kushtetutë, pa Parlament, pa qeveri, pa ligje, pa Kod Penal pa prokurori, pa gjykatë, si dhe natyrisht pa pare, pa korrupsion, me bakshish zero, me taksa inekzistente, shërbim shëndetësor 100 % falas, korent dhe ujë që nuk paguhen sado të konsumosh. Frika se ai katund kaq interesant nuk ekziston doli e pabazuar. Dilemën për pyetjen madhore për fatet e Kombit lidhur me vendndodhjen e atij katundi e zbardhi sajti tarallaku.lek i cili, për katundin në fjalë jep këto koordinata; Katundi Liria ndodhet prapa disa maleve, në luginën e një lumi, pranë disa ferrave, përballë një ujvare, rrëzë një pellgu ku guakin disa zhaba, pickojnë disa mickonja, helmojnë disa gjarpërinj. Problemi është se, për fat të keq, këtë katund nuk e kap asnjë hartë, për fat të zi nuk e njeh asnjë administratë, për fat të sterrosur nuk mund ta shohi asnjë njeri normal. Por s’është për tu mërzitur. Katundin Liria mund ta nuhasin, mund ta shohin, si dhe mund ta vizitojnë disa njerëz të zgjedhur të Perëndisë, disa njerëz me cilësi mbinatyrore me shqisa të shtata, të teta, të nënta, e të nëntëdhjetenënta, që e kanë shpirtin sa një majë gjilpëre, trurin sa një kokërr orizi, gjoksin sa një mal, mushkërinë sa një pllajë. I vetmi problem me katundin Liria është se të vetmit njerëz në Shqipëri të cilët duke pasur cilësitë e mësipërme në katundin Liria mund të hyjnë e dalin lirisht, janë Kuqo Koburja, Kurv Hajni, Fyt Thika.

I dhamë lajmet.

Faleminderit për vëmendjen e mungua

Kategori
Uncategorized

Imami shqiptar, frikë dhe dëshpërim për Sirinë.

Imami shqiptar, frikë dhe dëshpërim për Sirinë

Gentjan Mara e njeh Sirinë mirë. Imami shqiptar kaloi atje gati nëntë vjet nga jeta e tij duke mësuar teologjinë islamike ndërsa jetonte në kryeqytetin, Damask.

Por marrëdhëniet e tij me këtë vend, i cili është aktualisht në qendër të vëmendjes së botës si pasojë e një lufte civile shumëpalëshe, është më e fortë se kaq. Më 2008, ndërsa ai ende jetonte atje, ai u martua me Hanan, një grua siriane e cila u bë nënë e tri fëmijëve të tyre.

Aliu, djali shtatëvjeçar që qëndron pranë tij një mëngjes të shtune brenda xhamisë në periverinë veriore të Tiranës, lindi në Damask në vitin 2009.

Por në korrik 2011, Mara vendosi të sjellë familjen e tij në Tiranë dhe pak ditë më pas, mori detyrën për të drejtuar një xhami të sapondërtuar në Shish-Tufinë dhe vendosi t’ia përkushtojë jetën përhapjes së fjalës së Allahut mes bashkëkombësve të tij shqiptarë.

Ai nuk e dinte në atë kohë se vendimi i tij për të ikur nga Damasku do të rezultonte vendimi i duhur për familjen e tij. Në atë kohë, protestat e para kundër regjimit të Asad patën filluar, por askush nuk mund të imagjinonte se çfarë do të ndodhte më vonë.

“Ndërsa po ikja nga Siria, nuk e mendoja kurrë katastrofën që do të ndodhte. Ajo që ndodhi qe përtej imagjinatës time dhe të familjes time,” tha Mara për BIRN.

Frikë për Damaskun

Imami dhe bashkëshortja e tij siriane Hanan | Foto: BIRN

Familja Mara jeton në një vilë trekatëshe në lagjen Babrru të Tiranës, pjesë e bashkisë Kamëz, ku dy katet e para janë dhënë me qira për biznese të ndryshme.

Pavarësisht jetës së mirë në Shqipëri, imami dhe bashkëshortja e tij jetojnë me shqetësimin për fatin e Sirisë dhe të afërmve të tyre që kanë mbetur atje.

“Prindërit, motrat dhe vëllezërit e mi jetojnë në pjesën qendrore të Damaskut ku lufta nuk është aq e ashpër sa në qytetet e tjera të Sirisë, megjithëse unë kam frikë për jetët e tyre çdo ditë,” thotë Hanan.

“Në një rast, kur po flisja me nënën time, dëgjova zhurmën e bombave dhe linja e telefonit u ndërpre,” tha ajo, ndërsa sytë i përloten.

Shumë prej të afërmve të Hanan janë plagosur apo vrarë gjatë konfliktit që vijon.

“Zemra më dhemb ndërsa nuk kam mundësi t’i shoh ata ndërsa t’i sjellësh ata këtu [në Shqipëri] është shumë e vështirë,” tha ajo.

“Vetëm shpresat dhe ëndrrat e mija janë gjallë. Ëndërroj që një ditë fëmijët e mi të shkojnë dhe të studiojnë në Damask dhe të kenë mundësi të shohin gjithë ato vende të bukura për të cilat unë i tregoj” shtoi ajo.

Një refugjat i plagosur

Megjithëse Shqipëria nuk është në rrugën kryesore të Ballkanit të përdorur nga refugjatët që po ikin nga Siria dhe Iraku, familja Mara e gjeti një mundësi për të ndihmuar për krizën.

Amal, një 56 vjeçar psikologe nga Siria, u gjet me një këmbë të thyer në një pyll pranë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi ajo u braktis nga trafikantët të cilët i kishin premtuar se do ta çonin në Gjermani.

Ajo u transportua për në spital në Tiranë, ku familja Mara dëgjoi për të përmes disa sirianëve të tjerë që jetojnë në Shqipëri dhe shkuan për ta vizituar.

“Kur Hanan dhe unë pamë situatën e saj, u tronditëm nga vuajtjet përmes të cilave kishte kaluar dhe vendosëm të hapim shtëpinë tonë për të,” tha imami.

Amali qëndroi me familjen Mara për tre muaj në verën e vitit 2015 dhe Hanan u përkujdes për të deri sa këmba e saj e thyer u shërua dhe ajo mund të nisej sërish për rrugë drejt Gjermanisë.

“Ne flasim me të shumë shpesh në telefon, tashmë ajo është shëndoshë e mirë. Ajo dhe bashkëshortja ime janë bërë mikesha gjatë qëndrimit këtu. Besoj që Hanan e pa atë si një nënë,” sugjeroi Mara.

“Kanceri” ISIS

Imami Mara brenda xhamisë së Shishtufinës | Foto: BIRN

Mara ka ndjekur lajmet mbi imamët në Shqipëri, të cilët janë akuzuar se kanë bërë thirrje për t’u bashkuar me militantët islamikë që po luftojnë në Siri dhe Irak.

Rreth 90 shqiptarë deri tani kanë udhëtuar për në Siri dhe janë bashkuar në përgjithësi me Shtetin Islamik.

Mara thotë se besimtarë të ndryshëm e kanë pyetur për opinionin e tij mbi vajtjen për të marrë pjesë në përpjekjen e ISIS për ndërtimin e një kalifati.

“I kam thënë atyre se çdo mysliman i mirë fillimisht duhet të ndërtojë shtëpinë e tij, t’i shërbejë njerëzve të tij dhe bashkësisë së vet dhe të mësojë çdo ditë mbi fenë, Islamin. Kjo është mënyra më e mirë për t’i shërbyer Islamit,” tha ai.

“Myslimanët shqiptarë nuk kanë asnjë arsye për të vajtur dhe për të luftuar në luftën e dikujt tjetër për shkak se ata nuk e dinë realitetin dhe se do të përdoren dhe shfrytëzohen nga elementë kriminalë siç ka ndodhur në Siri dhe Irak,” shtoi ai.

Mendimi i tij për ISIS është i thjeshtë. “ISIS është një kancer për Islamin si dhe për Sirinë.”/BIRN

Kategori
Uncategorized

A ËSHTË DASHAMIR SHEHI NJË PENG I EDI RAMËS? (disa detaje mbi telashet e gruas së deputetit demokrat).

A ËSHTË DASHAMIR SHEHI NJË PENG I EDI RA

Rama-me-Dash-Shehin_1Të dielën, gazeta “Shekulli” në pronësi të deputetit rilindës Koço Kokëdhima hapej me një intervistë të deputetit demokrat Dashamir Shehi.

Ky i fundit jepte në intervistë mesazhin eksplicit se nuk do të respektonte asnjë vendim të PD-së për bojkot dhe se në çdo rast do të ishte në parlament.

Shprehej z.Shehi në intervistë:

Sigurisht që do të jem në Parlament, pavarësisht se çfarë vendos PD-ja. Por deri të enjten e ardhshme mendoj se dhe opozita do të reflektojë dhe do të kthehet në Parlament për të vijuar përballjen. Unë i kam bërë të ditur PD-së qëndrimet e mia për këtë çështje dhe besoj se edhe mund të takohem me zotin Basha deri të enjten për t’i bërë të ditur qëndrimin tim.”

Ky është një qëndrim që mund ta kenë dhe shumë deputetë të tjerë në PD.

E megjithatë z.Shehi është deri më sot, zëri më i avancuar, më i artikuluar publikisht kundër tezës së bojkotit, tezë e hedhur nga Berisha një javë më parë.

Përtej lojës politike, disa zhvillime të ndodhura së fundmi, sugjerojnë se z.Shehi mund të jetë nën presion nga mazhoranca aktuale e rilindjes për shkak të disa verifikimeve që kanë nisur në institucionin që drejton bashkëshortja e tij, znj. Enkeleda Shehi.

Zonja Shehi është kryetare e AMF-së (Autoritet i Mbikëqyrjes Financiare), një ent shtetëror që luan rol kyç në kontrollin e tregut dhe të kompanive të sigurimeve.

KOMISIONI-I-EKONOMISE-Kryetarja-e-Autoritetit-te-Mbikeqyrjes-Financiare-Enkeleda-Shehi-300x214

Të mërkurën e datës 2 Mars, zonja Shehi u thirr në Komisionin e Ekonomisë në një seancë sqaruese me dyer të mbyllura. Ajo replikoi me kryetarin e këtij komisioni, z.Erion Braçe dhe pati debate të ashpra me anëtarin e komisionit Anastas Angeli gjatë seancës.

Aq sa Angjelit i’u desh t’i kujtonte kryetares së AMF-së se ku ishte dhe se duhej të korrektonte tonin e zërit dhe mënyrën si u përgjigjej anëtarëve të komisionit.

Arsyeja që znj.Shehi ishte thirrur në Komisionin e Ekonomisë lidhej me disa zhvillime të ndodhura në institucionin që ajo drejton që prej Dhjetorit 2015.

Dhjetori ishte një muaj ‘i nxehtë’ për AMF-në, sepse Kontrolli i Lartë i Shtetit kopsiti një raport që e bënte përgjegjës këtë institucion për neglizhencë dhe tolerime antiligjore ndaj kompanive të Sigurimeve.

Fabula është e thjeshtë, kompanitë e Sigurimit duhet çdo vit të derdhin detyrime garancie për atë që quhet Fondi i Sigurimeve, AMF-ja rezultonte se kishte zbutur detyrimet e këtyre kompanive dhe kishte trukuar skemën mbledhjes së detyrimeve të prapambetura që kishin kompanitë private.  Detyrimet e kompanive private të sigurimit ishin rreth 13 milionë euro, por AMF-ja ishte mjaftuar me vetëm 5 milionë euro të mbledhura për Fondin.

sigurimet1-768x1057

Institucioni i AMF-së u përball dhe me një raport kritik nga Banka Botërore pikërisht për këtë çështje.

Presionin e krijuar nga raporti i KLSH-së, znj. Enkeleda Shehi duket se e zgjidhi në një mënyrë origjinale. Ajo vendosi të shkarkonte nga detyra drejtoreshën Lyela Rama.

Lyela Rama drejtonte hallkën e AMF-së që përllogariste dhe certifikonte detyrimet e kompanive të Sigurimit për Fondin garantues.

Ajo kishte njoftuar në kohë dhe zyrtarisht bordin e AMF-së për detyrimet e prapambetura të kompanive të sigurimit, e me sa duket, nën presionin e raportit të KLSH-së, Bordi dhe drejtoresha Shehi, vendosën ta ‘bënin shembull’.

Shkarkimi i Lyela Ramës solli një efekt zinxhir, të paktën 5 punonjës së AMF-së dhanë dorëheqjen në mënyrë demonstrative në fund të Dhjetorit, si reagim ndaj shkarkimit të Lyela Ramës.

Mungesa e të ardhurave në Fondin Kompensues, favorizimi i kompanive të sigurimit, kritikat e Bankës Botërore, raporti i KLSH-së, shkarkimi i drejtoreshës Rama dhe furtuna që ndodhi brenda institucionit pas Dhjetorit 2015, duket se sollën rrethana të sikletshme për drejtoreshën Shehi.

Ajo u thirr të mërkurën në Komisionin e Ekonomisë për të sqaruar pikërisht këtë situatë, ndërsa komisioni ka dhe autoritetin për të iniciuar dhe procedurën e shkarkimit të zonjës Shehi.

Pikërisht kjo pozitë delikate e znj.Shehi në këto momente, duket se është faktori që ndikon më së shumti protagonizmin publik të bashkëshortit të saj, deputetit demokrat Dashamir Shehi, i cili është zëri i parë që po përpiqet të relativizojë dhe të neutralizojë sinjalet për një përshkallëzim të aksionit opozitar ndaj qeverisë rilindëse.

Kategori
Uncategorized

Transaksioni fantazmë. Si po zhduken 13 milionë euro borxhe ndaj shtetit.

fushe naftembajtese

Disa nga vendburimet më të rëndësishme të naftës dhe gazit në vend rrezikohet të kalojnë në dorën e një kompanie fantazmë. Transatlantic Petroleum, kompania që ka me koncesion vendburimet e naftës në Cakran Mollaj, Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul dhe fushën e gazit në Delvinë njoftoi se ja ka shitur ato një firme të panjohur me emrin GBC Oil.

Shitja dyshohet se është një operacion përmes të cilit po synohet fshirja e borxheve dhjetëra milionë euro që Transatlantic ka ndaj shtetit shqiptar, përkatësisht Albpetrolit dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për shfrytëzimin e naftës.  Nëse ajo do të finalizohet, atëherë ka thuajse zero shanse që Shqipëria të rikuperojë këto borxhe.

Historiku

Në vitin 2007, qeveria nënshkroi një marrëveshje koncesioni e cila kaloi disa vendburime të rëndësishme nafte dhe gazi tek një kompani kanadeze me emrin strim oil. Marrëveshja përfshinte vendburimin e naftës në Cakran-Mollaj, atë të Ballsh-Hekalit, vendburimin Gorisht-Koculit dhe fushën e Delvinës.

Por në vitin e 2014, Stream u ble tërësisht nga një kompani amerikane e quajtur Transatlantic Petroleum.  Kompania e re, e cila zotërohet nga miliarderi amerikan Malon Mitchell, në fillim ishte entuziaste për investimet në Shqipëri. “Ne shohim potencial domethënës për rritje në Shqipëri dhe presim të rrisim vlerën e këtyre aseteve,”-  deklaroi Mitchell pas blerjes së Stream.

Por vetëm pak ditë më parë, përmes një njoftimi të beftë Transatlantic njoftoi shitjen e të gjitha aseteve të saj në Shqipëri tek një kompani e panjohur me emrin GBC Oil. Sipas marrëveshjes kompania e re GBC oil ka marrë përsipër të paguajë 2.3 milionë euro borxhe tek një bankë private dhe 29.2 milionë euro të tjera borxhe që Transatlantic dhe para saj Stream kanë akumuluar ndaj shtetit shqiptar apo bankave të tjera.

Kompani fantazmë

Albpetrol dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve natyrore pranojnë se kompania e re GBC Oil është një firmë fantazmë. Dyshimi është se përmes shitjes tek kjo firmë po synohet shmangia e borxheve prej 13 milionë euro që Transatlantic ka ndaj shtetit shqiptar.

Drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore thonë se kontrata konçencionare është lënë evazive dhe nuk përcakton qartë nëse shteti mund të bllokojë transaksionin. Por ata bëjnë të ditur se kanë nisur ndërkohë procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare për shkak se si Stream ashtu dhe Transatlantic nuk kanë përmbushur kushtet e saj.

Sipas këtyre burime, kjo është edhe shpresa më e mirë që shteti ka për ta shpallur të paligjshëm transaksionin, i cili nëse do të finalizohet plotësisht do e bënte të pamundur arkëtimin e 13 milionë eurove borxhe që koncesionari ka ndaj shtetit dhe dhjetëra milionë të tjerave ndaj palëve të treta, përfshirë bankat private.

Kategori
Uncategorized

10 sekrete magjepsëse që u morën me vete në varr.

Marrja me vete e sekreteve në vendin e prehjes përfundimtare nuk është një gjë aspak e re dhe ne të gjithë me siguri do të kemi disa sekrete për t’i marrë me vete – ndoshta për të mbrojtur të tjerët, apo ndoshta për të mbrojtur reputacionin dhe trashëgiminë tonë. Disa sekrete, për shkaqe të pasojave historike apo vëmendjes që u është kushtuar atyre me kalimin e viteve, shndërrohen në një lloj misteri. Kjo listë përmban dhjetë sekrete të tillë

1- Axel Erlandson

1884 – 1964

Erlandson e nisi si një fermer alfalfa dhe si hobi nisi të shartojë dhe t’u japë forma trungjeve të pemëve. Më vonë, me kalimin e dekadave ai do të “stërviste” pemët që të rriteshin sipas formave që ai vetë i kish projektuar. Ai eksperimentoi me lloje të ndryshme pemësh, duke bërë forma unazash, zemrash, shkallë në formë spiralesh, zigzage, unaza, kafazë zogjsh, kulla, korniza pikturash dhe shkallë. Erlandson i gjeti si një mënyrë shumë efikase argëtimi pemët e tij dhe vendosi që të krijojë ‘Cirkun e pemëve”. Erlandsoni nuk do t’ia rrëfente askujt sekretin e teknikave të tij dhe ai e vazhdoi në vende të fshehtë shartimin për t’iu fshehur spiunëve. Erlandson vdiq në vitin 1964 bashkë me procedurën e tij sekrete të përdorur për përhapjen e pemëve.

Fakt interesant: Në vitin 1985, kur Cirku i Pemëve përfundoi veprimtarinë, pemët u blenë nga milioneri Michael Bonafante dhe ato u transplantuan në parkun e tij të argëtimit Gilroy Gardens në Gilroy, Kaliforni.

2- “Jerome”

1840 – 1912

Në 8 shtator 1863, një i huaj kokërruar që besohej se ishte në të njëzetat, u gjet nga dy peshkatarë në Sandy Cove në Digby County, Kanada. Të dy këmbët e këtij njeriu sapo kishin qenë prerë dhe një kanë me ujë bashkë me pak bukë ishin vendosur pranë tij. I panjohuri ishte i paaftë apo nuk donte të fliste, dhe thuhet se ai ka belbëzuar jo më shumë se sa dy apo tri fjalë, pasi është gjetur. Një prej fjalëve të belbëzuara prej tij mendohet të ketë qenë “Jerome” dhe atij shumë shpejt iu dha ai emër. Jerome mbushej me zemërim kur dëgjonte të përmendeshin fjalë të caktuara, gjë që bëri shumëkënd të besojë se, Jeromi fshihte një lloj sekreti që nuk lejohej ta thoshte. Jerome sillej me dinjitet dhe kur atij i ofroheshin para, shfaqej i fyer. Ka shumë teori që shpjegojnë se çfarë ishte në të vërtetë Jerome, por asnjë histori prej tyre nuk është vërtetuar. Jerome vdiq në 19 prill 1912.

Fakt interesant: Jerome vazhdon të jetë pjesë e psikikës kolektive të komunitetit ku ai u gjend. Një qendër strehimi për njerëzit me të meta u ngrit me emrin e tij, për të janë shkruajtur dhe kompozuar këngë dhe ai është shfaqur shumë herë në piktura e madje për të është bërë edhe një film.

 

3-E huaja

1793 – 1816

Gjatë vjeshtës së vitit 1816, në Alexandria, Virxhinia, dy njerëz, një burrë dhe bashkëshortja e tij hynë në Hotel Taverna e Gadsby. Gruaja ishte e sëmurë dhe mendohej se ajo vuante nga ethet e tifos. Gjendja e saj shëndetësore vazhdoi të përkeqësohej, pavarësisht se për të po kujdesej një prej doktorëve të Alexandrias. Më pas, bashkëshorti mblodhi doktorin dhe stafin e hotelit e madje edhe bashkëshorten e pronarit në një dhomë dhe u bëri atyre një kërkesë shumë të pazakontë: ai kërkoi që të gjithë të pranishmit të bënin aty një betim se nuk do të zbulonin asnjëherë identitetet e tyre. Të gjithë ranë dakord dhe secili e mori me vete në varr sekretin. Disa ditë pas betimit, e huaja vdiq dhe deri sot e kësaj dite askush nuk e di identitetin e tyre. Përpara se të zhdukej, bashkëshorti i saj kërkoi që në varrin e të huajës të vendosej një gur varri ekstravagant dhe e varrosi në varrezën e St Paulit në Alexandria, Virxhinia.

Fakt interesant: Në gurin e madh të varrit janë skalitur këto fjalë:

Në kujtim të NJE TE HUAJE vuajtjet e të cilës morën fund në ditën e 14 të tetorit 1816, në moshën 23 vjeç dhe 8 muaj. Ky gur është vendosur këtu nga bashkëshorti i saj i pangushëllueshëm, në duart e të cilit ajo nxorri frymën e fundit, dhe i cili ka dëshmitar Zotin, se bëri të pamundurën për të zbutur vdekjen e ftohtë

4- Njeriu i lëkurtë

Njeriu i lëkurtë ishte një endacak, i cili udhëtonte në një rreth të pafund 365 milje ndërmjet Konektikatit dhe lumenjve Hadson. Ai fliste rrjedhshëm frëngjishten, por komunikonte në pjesën më të madhe të kohës me hungërima dhe xheste dhe vishej me lëkurë, nga kapelja deri tek këpucët. Ai merrte vazhdimisht cigare rrugës dhe pranonte me mirënjohje duhanin apo cigarët që njerëzit e fshatrave i jepnin teksa përshkonte në heshtje fshatrat e tyre. Kur e pyesnin se nga vinte apo për të kaluarën e tij, ai e ndërpriste në mënyrë të menjëhershme bisedën. Gjithashtu, në bredhjet e tij ai ishte gjithashtu i sigurtë se njerëzit do të kishin ushqim shtesë të gatshëm për të në një kohë të caktuar çdo 34 ditë. Nuk dihet se si i fitonte paratë, ndonëse në një prej dyqaneve mbahej e rregjistruar porosia e tij: “Një copë bukë, një konservë sardele, një kek, dy kafe si dhe një shishe konjak dhe një shishe birrë”. Pas një stuhie dëbore në mars 1889, trupi i Njeriut të Lëkurtë u gjet në shpellën e pyllit të tij në Saw Mill, në zonën e Sing Sing, pranë Nju Jorkut. Ai vdiq nga kanceri në gojë, kryesisht për shkak të konsumit të duhanit. Pranë tij u gjet një çantë, në të cilën kishte vegla për përpunim lëkure, si gërshërë, bizë, pykë, një sëpatë e vogël si dhe një libër i vogël lutjesh në frëngjisht.

Fakt interesant: Në varrin e Njeriut të lëkurtë është shkruar: “Vendi i prehjes përfundimtare të Jules Bourglay nga Lioni, Francë, ‘Njeriu i Lëkurtë”. Megjithatë, lajmi i botuar në gazetë ku pretendohej se dihej emri i tij i vërtetë më vonë u tërhoq. Sipas studiuesve, identiteti i tij mbetet ende i panjohur.

 

5- Arne Beurling

1905 – 1986

Arne Beurling ka qenë një matematicien suedez dhe profesor i matematikës. Në vitin 1940, matematicieni theu kodin gjerman që përdorej për komunikimet strategjike ushtarake. Kjo arritje e tij konsiderohet nga shumëkush si një prej arritjeve më të mëdha në historinë e kriptografisë. Duke përdorur vetëm shirita teleprinteri dhe tekste të koduar, ai arriti të deshifrojë kodin që gjermanët besonin se ishte i pamundur të zbërthehej. Dhe e bëri këtë brenda vetëm dy javëve. Beurling krijoi më pas një pajisje, e cila i mundësoi Suedisë që të deshifronte trafikun gjerman të teleprinterit që kalonte me anë të kabllit nga Norvegjia, përmes Suedisë. Kur Beurlingun e pyetën se si e kishte deshifruar kodin, ai u përgjigj: “Një magjistar nuk i zbulon sekretet e tij”.

Fakt interesant: Deshifrimi i kodeve prej Beurling u mundësoi autoriteteve suedeze që të siguronin njohuri në lidhje me Operacionin Barbarosa (emri i koduar që nazistët përdorën për pushtimin e Bashkimit Sovjetik) që përpara se të ndodhte.

 

6- James Black

1800 – 1872

James Black ishte një farkëtar nga Arkansasi si dhe krijuesi i thikës origjinale Bowie e projektuar nga Jim Bowie. Bowie ishte i famshëm në dyluftimet me thika që nga dueli i tij i famshëm i vitit 1827. Por, vrasja prej tri e tre vrasësve në Teksas si dhe vdekja e tij në Betejën e alamos e bënë atë, bashkë me thikën e farkëtarit, një legjendë. Thikat e Black ishin të famshme se ishin jashtëzakonisht shumë të forta, por njëkohësisht fleksibël. Black i mbante shumë të fshehta metodat e tij në krijimin e thikave dhe të gjithë punën me to ai e kryente prapa një perdeje të lëkurtë. Shumë pretendojnë se, Black rizbuloi sekretin për prodhimin e çelikut të Damaskut i cili ishte një lloj çeliku që përdorej në prodhimin e shpatave në Lindjen e Mesme që nga viti 1100 deri në vitin 1700 dhe që ishte në gjendje të thyente shpatat evropiane të një cilësie më të ulët. Teknikat origjinale për prodhimin e thikës së James Black nuk mund të përsëriten as sot e kësaj dite. Black vdiq në 22 qershor të vitit 1872 në Uashington, Arkansas.

Fakt interesant: Në vitin 1839, shumë pak kohë pas vdekjes së bashkëshortes së tij, Black pothuajse u verbua kur vjehërri i tij dhe një ish- partner i tij hynë me forcë në shtëpinë e tij dhe e sulmuan me mjete të forta, pasi ai kishte kundërshtuar që e bija të martohej me të katër vite më herët. Pas këtij sulmi, Black nuk ishte në gjendje që të vazhdonte më tregtinë e tij.

 

7- Eduard Leedskalnin

1887 – 1951

Edward Leedskalnin ishte një emigrant letonez që kishte ardhur në SHBA dhe me profesion skulptor. Leedskalnin ndërtoi me vetëm një dorë monumentin e njohur si kështjella Korale në Florida dhe ai njihet gjithashtu për teoritë e tij të pazakonta për magnetizmin. Leedskalin ishte një njeri shumë i shkurtër dhe me peshë shumë të vogël dhe shumë prej gurëve të tij ai i rendiste në mënyrë astronomike dhe i integronte në një plan madhor arkitekturor i bazuar i gjithi në të dhëna matematikore dhe astronomike. Leedskalnin përdorte vetëm vegla të thjeshta për të prerë, formësuar dhe më pas montuar 3 milion paundë blloqe të dendur koralë për të ndërtuar kështjellat e tij. Kur e pyetën: “Si e ndërtove kështjellën?” ai u përgjigj: “Nuk është e vështirë, në të vërtetë sekreti është thjeshtë të dish se si”. Kur Leedskalnini zhvendosi Kështjellën e tij Korale dhjetë milje më tutje në Homestead, Florida ai i kërkoi kamionistit që të kthente kokën në anën tjetër kur erdhi koha për të ngarkuar dhe më pas shkarkuar blloqet koralë. Leedskalnin vdiq nga kequshqimi për shkak të kancerit në stomak në vitin 1951 në moshën 64-vjeçare, pa e zbuluar asnjëherë sekretin e tij.

Fakt interesant: Billy Idol e kompozoi dhe rregjistroi këngën e tij “Sweet Sixteen” dhe e filmoi videoklipin në Kështjellën Korale. Kënga ishte frymëzuar nga historia e ish-të dashurës së Leedskalnin, Agnes Scuffs, e cila besohet të jetë arsyeja kryesore përse Leedskalnini ndërtoi kështjellat Korale.

 

8- Johann Bessler

1680 – 1745

Johann Bessler u lind në Zittau, Gjermani dhe ndërtoi një makinë, e cila ai pretendonte se ishte e vetëlëvizshme. Deri në vitin 1717, ai kishte bindur mijëra vetë, që nga më të zakonshmit deri tek më të pushtetshmit se ai në të vërtetë kishte zbuluar sekretin e një mekanizmi që punonte në mënyrë të pavarur. Makineria e tij iu nënshtrua testeve të panumërt dhe kaloi nëpër inspektime shumë rigorozë. Ajo ishte ndërtuar për të kryer punë të rënda për periudha të gjata, dhe në një test zyrtar ajo vazhdoi të punojë në mënyrë të vazhdueshme për 54 ditë me radhë. Projekti i brendshëm i makinës ruhej gjithmonë nga afër prej shpikësit. I pushtuar nga paranoja si dhe një temperament shumë i keq dhe duke mos patur ligje mbi patentën që ta mbronin, Bessler, i shkatërroi makinat e tij në një moment kur e kish mbërthyer zemërimi dhe e mori sekretin me vete në varr. Fuqia e vërtetë lëvizëse që qëndronte prapa demonstrimeve të Bessler si dhe burimi i energjisë që bënte të lëviznin peshat e brendshme të rrotave mbetet ende e pashpjeguar. Eshtë e qartë se një makinë e tillë është në kundërshtim me ligjin e ruajtjes së energjisë, i cili thotë se energjia nuk mundet kurrë të krijohet apo shkatërrohet, por më pas duhet të ngrihet pyetja se si arriti Bessler që t’ua hedhë aq shumë njerëzve për një kohë aq të gjatë?

Fakt interesant: Kohët e fundit, janë zbuluar një seri karakteristikash të koduara mes dokumetave të shumtë të publikuar prej Besslerit. Ai ndërtoi një shumëllojshmëri kodesh që nga ata shumë të thjeshtët, deri tek shumë kompleksët, të cilët me kalimin e kohës mund të bëhen bashkë për të zbuluar sekretin e tij. Shumë prej kodeve tashmë janë zbuluar, ndërkohë që shumë të tjerë mbeten të padeshifrueshëm.

 

9- Benjamin Franklin

1706 – 1790

Benjamin Franklin është një prej baballarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, ai kish edhe talente të tjerë, mes të cilëve: shkrimtar, satirist, teoricien politik, shkencëtar, shikës, aktivist civil, burrë shteti dhe diplomat. Në vitin 1730, Franklin pranoi se kishte një djalë të paligjshëm, të vetmin e tij me emrin William. Ai u rrit nga babai i tij, Ben dhe bashkëshortja e tij, Deborah Rea. Disa prej shumë teorive spekulative nënvizojnë se, arsyeja përse nëna e këtij djali të paligjshëm nuk u zbulua është se çifti nuk qe i martuar kur lindi William dhe se Franklini dëshironte që të merrte ai përsipër të gjithë fajin dhe pasojat dhe për të moslejuar çnderimin e Deborah. Të tjera prova sugjerojnë se, nëna e tij ishte një prostitutë. Identiteti zyrtar i nënës së William mbetet ende i panjohur.

Fakt interesant: në vitin 1752, kur William ishte 21 vjeç, ai ndihmoi babanë e tij në të famshmin eksperiment të balonës. Më vonë, William u bë një lojalist i palëkundur gjatë të gjithë luftës revolucionare, pavarësisht rolit të babait si një prej patriotëve më të spikatur gjatë konfliktit, një dallim ky që i ndau një herë e përgjithmonë.

10- Antonio Stradivari

1644 – 1737

Stradivari ishte një punues italian i instrumentave me tela si violina, kitara e harpe. Për shekuj të tërë, shkencëtarët janë përpjekur të mësojnë sekretin e Stradivarit në prodhimin e instrumentave. Mjetet moderne kërkimore të kohëve të fundit si dhe pajisje si lazerët skanues po ndihmojnë kërkuesit në testimin e teorisë, sipas së cilës formësimi i kujdesshëm i harkut të pjesës së pasme, me qëllim “orientimin” e frekuencave tingëlluese mund të jetë një faktor i rëndësishëm. Edhe zamkat si dhe llaku i përdorur nga Stradivari janë analizuar gjithashtu gjerësisht dhe mund të jenë një faktor i rëndësishëm në tingullin dhe cilësinë e instrumentave të tij. Ekspertët pranojnë se nuk ka tashmë një konsensus për faktin që nuk është një faktor i vetëm që spjegon superioritetin e Stradivarit dhe me shumë gjasa është kombinimi i të gjithë faktorëve, si dhe diçka ende e panjohur.

Fakt interesant: Vlerësohet se, Stradivari ka bërë afërsisht 1100 instrumenta. Sot, mbeten vetëm 650 të tillë, duke përfshirë afërsisht 500 violina.

Kategori
Uncategorized

Besa, vajza e Koço Kokëdhimës bëhet transeksuale / Kandidon për deputete.

Kjo eshte Besa.

Besa ne qershorin e 2013-es donte te behej deputete por ia nderpreu endrren ne mes babi i saj. Besa eshte vajza e madhe e Koco dhe Bexhete Kokedhimes.
Kjo eshte Besa qe babi dhe mami e ngjizen per djale por u doli vajze. Besa e ka zerin te trashe dhe kendon por nuk fiton dot asnje leke.

Kjo eshte Besa qe kendon por nuk ka rendesi nese nuk fiton se leket ia ben babi.
Kjo eshte Besa qe ka ndryshuar rrenjesisht mbi por jo nen lekure.
Kjo eshte Besa qe me leket e ushtareve te babit ne Albetrol ka trashur buzet. Me leket qe nuk paguan babi gazetaret ka fryre me silikon cicat.
Screen Shot 2016-03-05 at 10.51.54 PMKjo eshte Besa. Besa me leket qe kompania e babit Abissnet u zhvat enteve publike ka rregulluar hunden. Edhe bythen e ka rregulluar Besa por jo me leket e babit. Me koncensionet qe babi ua servir sejmeneve te tij ka mundur qe me prokurorim te drejtperdrejte te shembet bytha e vjeter dhe ne vend te saj te ndertohet bytha e re. Eshte pjese e programit te qeverise “Rilindja e qyteteve dhe rilindja e sumës”.
Kjo eshte Besa qe pavaresisht se hiqet artiste idealiste kurre nuk i kerkoi babit llogari pse po kthehet kaq antipatik brenda se majtes.
Kjo eshte Besa qe i jane erresuar syte nga dallaveret e babit dhe nuk shikon dot pertej luksit provizor te familjes.
Kjo eshte Besa
Kur te rritesh trashe edhe zerin trash edhe buzet. Kur te rritesh behu si Besa dhe lundro ne dallget transeksuale te poshtersive te babit…

Kategori
Uncategorized

Parlamenti i kartonëve dhe shitësi ambulant – Nga Silvi Bardhi.

silvi bardhi

Nga Silvi Bardhi

As 100 metra larg selisë së Parlamentit, shoh çdo ditë të njëjtin shitës ambulant, rreth të 50-ave. Shumë nga banorëve të zonës u ka rënë në sy, ai burrë i cili rri heshtur në pritje të klientëve të rrallë. Sigurisht, nuk mund të ketë shitje të kënaqshme, pasi në tezgën e tij modeste, nuk ka asgjë tjetër përveç se duhanit dhe disa varëseve hajmali.

Të vetmet ditë që e shoh plotë shpresë, janë ato me shi pasi nxjerr të shesë disa çadra për gra e burra. I zgjedh me kujdes, pasi ka mësuar se imazhi është shumë i rëndësishëm ditëve të sotme. Mendoj se këto janë ditët e tij me fat.

Qëndron në po të njëjtin vend, prej se kaloj më këmbë në këtë rrugë prej 2 vitesh. Nuk e shqetëson as qarkullimi kaotik i automjeteve, as lëvizja e pakontrolluar e kalimtarëve, as edhe “konkurrenca”, një tjetër kioskë që ka pak metra më tutje.

Qëndron aty, i qetë me punën me të cilën fiton bukën për të mbajtur shpirtin gjallë.

Ah, buka e tij!

Paraditen e së shtunës ishte po aty. Kaosi i makinave ishte disi më i zbehtë, kalimtarët më të pakët. Ishte kërrusur në stolin e kallçuktë dhe diç po gërmonte.

Më mirë vështrimi im mos ishte kthyer sot nga ai. Më mirë vëmendjen ta kisha gjetkë, por jo tek mëngjesi i tij i cili më skanoi vetëtimthi varfërinë në Shqipëri.

Ishte një vakt trishtues.

Ashtu kërrusur ai shijonte diçka të hedhur në një kavanoz të zakonshëm, bashkë me një fije qepe të njomë. Kishte humbur krejtësisht vëmendjen ndaj kalimtarëve, madje hollë-hollë nuk i bënte përshtypje pasi uria nuk e linte të ngrinte kokën.

Kjo ishte një pamje trishtuese, vajtuese deri në ngashërim.

Pasi iu prezantova iu afrova dhe e pyeta se prej sa kohësh shiste në këtë zonë. Prej 3 vjetësh më tha. Kam 5 fëmijë. Pa punë. Rri 12 orë, çdo ditë.

Emrin nuk donte të ma thoshte, kishte frikën e policisë. Përse i thash? – “Të lutem sepse policia mund të më marrë tezgën. E kam të vetmen punë ku nxjerr bukën. Ja tani është ora 2 (14:00), më beson kam bërë vetëm 2 mijë lek? Dal që në 7 të mëngjesit, iki në 7 të darkës”.

Sa të tillë ka në Shqipëri? Me mijëra.

Sa të tillë punojnë me nder, vetëm për atë pjatë supë, e në fund sërish bien të flenë të uritur.

Sa mijëra familje përjetojnë këtë dramë, pasi shteti krekoset se ka arritur reforma të thella.

Sa mijëra të gënjyer e të zhgënjyer po përpëliten e në fund të fundit gënjeshtrat as nuk haen e as nuk pihen.

Sa mijëra kryefamiljarë kthehen në shtëpi kokulur se nuk kanë t’u plotësojnë dëshirat më minimale fëmijëve të tyre.

Sa mijëra nëna ka që vajtojnë përkrahë fëmijëve të sëmurë sepse nuk kanë as edhe kacidhen për t’i blerë një frut të përditshëm.

Sa mijëra fëmijë detyrohen me hir e me pahir të kërkojnë lëmoshë rrugëve?

Është ky pra realiteti sot, jo krekosja e pushtetit. Janë ata njerëz me të cilët je tallur në fushatë, i ke gënjyer, i ke shfrytëzuar, e sot i ke braktisur.

Janë ata të cilët i ke blerë, u ke ulur dinjitetin e sot i ke harruar.

Janë ata të cilët ty të mbajnë mend kur u puthje dorën e sot u gjuan me thupër kokës.

Janë ata pra, të cilët i ke lënë të hanë edhe dheun, përse të besuan ty.

Janë këta njerëz, të cilët dje të panë ty të zhgërryer mbi një pjatë makarona, e sot u del e u thua se ti je shpëtimi i këtij vendi.

Ku është ky shpëtim?

Vendi është i sëmurë rëndë, nga gëlltitja e çorbës së prishur. Sado makineria e propagandës të funksionojë me gjashtë pistona, e vërteta është aty, e gjallë.

Shqiptarët po lëngojnë, ndaj po luftojnë çdo ditë e më shumë sepse kanë humbur shpresën nga gënjeshtarët.

E gënjeshtra më e madhe po jetohet sot, tek mjerimi i barabartë që po shtrin e majta, siç ka thënë Churchill, pasi kjo është filozofia e tyre.

Kategori
Uncategorized

Komunizmi rri pas dere dhe përgjon kriza.

IMG_20151129_104807

Komunizmi rri pas dere dhe përgjon kriza.

Komunizmit është gjallë, edhe pse brohoritëm para 25 vjetësh se “vdiq”. Për ta parë sa i gjallë është, shikoni kur shfaqen kriza; o krizat botërore o krizat lokale. Atëherë komunizmi ngre kokën dhe bën punën e vet… Si të thuash, gjatë kohës rri pas dere dhe pret kriza.o

Nuk e patë si ngriti kokën komunizmi i mposhtur në Poloni? Kur kjo ndodhi në Poloninë me shpirt të thellë anti-komunist, vallë çfarë bën komunizmi në këtë vend ku rrënoi gjithçka për katër dekada? Kishte rrënuar njeriun, të parin dhe të fundit. Kur atje u kthye si papritur!
Dje, pardje e pak ditë më parë, në Poloni kanë sulmuar Leh Valesën, njeriun që krijoi dhe udhëhoqi Solidarnostin, i cili përmbysi komunizmin. Valesën e kanë shpallur “bashkëpunëtor të Sigurimit”, sikur paska qenë që në vitin 1970… Mijëra qytetarë të Polonisë janë ngritur në protesta të fuqishme, nën sloganin: “Për polakët, mbrojtja e demokracisë dhe mbrojtja e Valesës është e njëjta gjë!”. Pardje ishin në shesh 80 mijë; nesër pritet të dalin 150 mijë.
Pse u ngritën kaq shumë njerëz?… Të prekurit nga rënia e komunizmit, gjetën rast të sulmonin ikonën antikomuniste, nobelistin për Paqe, Valesa. Qytetarët kanë kuptuar pse bëhet kjo dhe prandaj u ngritën. Polakët kuptuan se kërkohet hakmarrje kundër antikomunistëve, dhe një arsye tjetër…. Arsyeja tjetër është se qeverisja e Polonisë i ka ngecur rrota në një sërë problemesh të legjislacionit që nuk po i kapërcen dot. Ka një krizë. Atëherë hapin derën dhe kërkojnë antikomunistin Valesa për të mbuluar krizën. Kështu po ndodh.
A nuk shikoni çfarë po ndodh këtu, në vendin tonë? Dje, qeveria socialiste krijoi një krizë parlamentare. Opozita la sallën e Kuvendit. Shkaku pse opozita, e krijuar në vitin 1991 si front antikomunist, la sallën e Kuvendit është cënimi nga qeveria socialiste i thelbit të shtetit. Thelbi i shtetit është që të shërbejë qytetarët kundër krimit e kundër çdo rreziku; ndërsa qeveria i ka prurë vrasësit dhe trafikantët deri në majë të pushtetit. Kjo është kriza e vërtetë. Ndërsa qeveria krijon edhe një krizë tjetër, detyron opozitën që të dalë nga salla e Kuvendit. Vendi kthehet përsëri në një parti të vetme.
… Kush e nisi përsëri luftën kundër Leh Valesës?
Kjo luftë kishte nisur disa vite më parë dhe ishte shuar… Njësoj siç ndodh këtu sa herë pushteti i socialistëve ndjehet keq. Në Poloni e nisi luftën e veja e shefit të shërbimit sekret të periudhës së komunizmit, gjeneral Czeslaw Kiszczak. Ajo tha se mbante një dosje sekrete prej burrit të saj të ndjerë dhe e lëshoi kundër Valesës. Momenti kur u përdor e veja e shefit të sekreteve, është momenti i një krize në Poloni. … A nuk ndodhi njësoj këtu, me një dosje të mbyllur për një vrasje shtetërore që ka ndodhur që në vitin 2001? Një agjent i shërbimit sekret, në vitin 2001 kishte vrarë një nënë dhe të bijën 16-vjeçare. Kishte vrarë me armën e shtetit, dmth., krimi merr autorësi shtetërore. Kishte vrarë me dijeninë e shefit të shërbimit sekret shtetëror. Vrasësi u arratis drejt kontinentin amerikan me një leje dhe pasaportë të mbështetur nga shërbimi sekret shtetëror…
Tani ndjehet kriza. Autori i vrasjes ndodhet në burg përjetë dhe ky duhet përdorur (!). Dikush pret pas dere, me qëllim që të përgjojë krizën. Shoqëria ka ardhur në krizën e frikës nga krimi. Shoqëria ka ardhur në krizën e kuptimit: “Të shpëtoj për vete, nuk më intereson kush vritet”… Prandaj këta këtu aktivizuan median që të socializojë krimin. Dmth., ta bëjë vrasjen e dy njerëzve, (nënë e bijë), sikur nuk ka ndodhur gjë. Kur “nuk ndodh gjë” me vrasjen makabre, atëherë pse të kundërshtojmë papunësinë?, gjobat pa fre?, padrejtësinë sociale?, dhunën shtetërore dhe varfërinë!? Këtë ide shërbeu nomenklatura e majtë e ardhur prej komunizmit, duke e bërë vrasjen “një gjë njerëzore”.
… Njësoj si e veja e shefit të shërbimit sekret të Polonisë komuniste që deklaroi se ishte njerëzore të nxirrte nga sënduku një dosje të vjetër nga komunizmi. Nesër këtu në Tiranë, të vejat e komunizmit do të paraqesin dosje kundër antikomunistëve. Kushedi cilën krizë po presin.
Nuk e keni dëgjuar kryeministrin si fyen njerëzit e frontit antikomunist!? Herë i quan të dobët, herë i quan budallenj, herë të tjera nuk dëgjon çfarë thotë opozita. Njerëzit mendojnë se ky njeri “nuk është në rregull”, dhe kaq. Jo. Ky njeri në majë të pushtetit, me këtë rast, tenton të kapërcejë dy kriza. E para është kriza brenda frontit të majtë. Partia e tij socialiste po ngre krye kundër arrogancës dhe despotizmit të kryetarit. Ky tenton që të qeverisë pa rregulla dhe pa principe. Por Partia ka ngritur krye. Atëherë manifeston forcën e fyerjes për kundërshtarët, kësaj herë kundër antikomunistëve. E dyta, tenton të kapërcejë krizën me vetveten. Fillimisht, sa kohë që ishte i paqartë mbi fatin e demokracisë, ky iu sul babait të tij komunist dhe e prozvali nëpër gazeta, në mitingje, në grupe studentësh, etj. Kriza e personalitetit e kishte çuar në luftë kundër të atit komunist. Kriza e personalitetit e solli aktualisht në mbrojtje të komunizmit, që nga simbolet e diktaturës deri te sjelljet. Dje, gjeti rastin të burgosë liderin e një partie opozitare. Kreshnik Spahiu, kryetar i AK, u pru në sakrilegj si një “Valesë”.
Nesër e pasnesër e përditë do të përjetojmë sjelljet komuniste përballë krizave. Këta po presin krizat europiane për të sulmuar demokracinë perëndimore. Këta po grumbullojnë shuma të mëdha parashë për të blerë zgjedhjet që nuk i fitojnë kurrë më. Këta po mbajnë Kuvendin në krizën e krimit me qëllim që ta përdorin për luftë. Këta po përdorin demagogji për të përballuar krizën e varfërisë…
Jemi në të njëjtën botë, ku e kaluara komuniste pret të përdorë krizat. Polakët anti komunistë, me mijëra e u ngritën dhe thanë se “të mbrosh Valesën është njësoj si të mbrosh demokracinë”.

Kategori
Uncategorized

Dede Ahmeti, historia e rrallë e një shenjtori.

Nga Agron SEJAMINI

Të shkruash për një shenjt është gjëja më e lehtë në botë. Mbarësia dhe lehtësia nuk do të lodhë për të gjetur fjalinë e bukur… Mjafton të përshkruash thjesht e me vërtetësi, atë udhë hyjnore.

Po, po! Hyjnore!
Madje, që në bark të nënës… Ishte shtatzënë, Miroja, gruaja e Myftar Ahmatajt nga Brataj i Vlorës. Cikma e dimrit kishte kohë që kishte filluar dhe nga oxhaku i asaj shtëpie, ende nuk kishte filluar të dilte tym. Kishin mbetur pa një cop dru, pasi i zoti i shtëpisë, punonte larg.
Ndaj një ditë, pa u zbardhur ende, Miroja vendos të ngjitej vetë në mal për të bërë dru. Bashkë me të edhe Baloja, qeni laraman i shtëpisë. Pas gjysëm ore, lëshon përdhe litarët bashkë me sëpatën dhe merr pak frymë. Më pas, çohet dhe i drejtohet një peme disi e vetmuar. Mirëpo sa iu afrua për ta prerë, i pritet fuqia për të ngritur sëpatën.

Nuk po arrinte të kuptonte se ç’po i ndodhte.
Ulet e pafuqishme dhe e mjegulluar. Befas, mendja i shkoi te historia që kishte dëgjuar për një pemë të paprekshme. Në këtë pyll vinte e bënte dru i gjithë fshati, por një nga drurët ishte i veçantë, i kishte shpëtuar sëpatës dhe kishte vite që rrinte krenar mes drurëve të tjerë. Pema i largonte fshatarët nga vetja dhe kurora e saj nxirrte ca lebeti. Vetëm legjenda tregoheshin për të, pasi u mësua se askush nuk mundi ta presë…
Deri në këtë ditë, pasi askushit tani iu gjet emri. Quhej Miro! Këtë ditë, ky dru nuk i shpëtoi dot sëpatës së kësaj shtatzëne. Në këtë dimër të acartë, pas shumë të rënave, ai dru magjik u shemb. Tek përkulej pak nga pak, nuk rreshtën për asnjë çast hungërimat drithëruese të qenit. Për një çast, Miroja shtangu.
Trupi i saj po ndjente drithërima. Një lëmsh iu mblodh në grykë dhe vendi iu errësua. Trupi iu bulëzua në djersë. Që të mos ftohej, nxitoi, bëri gati litarët, ngarkoi drutë dhe u nis për në shtëpi. Ecte dhe më shumë se ajo peshë në shpinë po e lodhte një zë i brendshëm:

“Po, ç’bëre moj korbë, ç’bëre!”. Përplaste edhe më fort hapat, për të shurdhuar atë zë, por ai përsëri e shqetësonte. Ajo lodhje e mundimshme, e vuri shpejt në gjumë. Po aq shpejt, iu shfaq edhe ëndërra… Përsëri ai zë, por tani, më shumë fjalë trishtuese: “Ti preve atë dru e do të ikësh nga kjo botë.

Do të ikësh, pasi nga barku yt do të lindësh evlianë.
Ti në bark po rrit një shenjt! Kur djali të ketë mbushur tre vjeç, ti nuk do jetosh më!”. Vijuan ditët, javët e muajt me halle dhe andralla aq sa Miroja, atë ëndërr edhe mund ta kishte harruar. Por… kur djali mbushi tre vjeç, e djegur dhe e zhuritur nga dashuria për dy djemtë dhe burrin, ajo iku nga kjo jetë!

Jeta vazhdoi.
Gruaja e dytë e Myftar Ahmatajt, jo vetëm që nuk u bë nënë për ata jetimë, por u tregua më e keqja njerkë e kësaj bote.
E pabesueshme ligësia e saj. Një ditë, kur lumi i Shushicës ishte i tërbuar nga shirat që kishin rënë gjithë natën, hedh në të shportën prej xunkthi, brenda së cilës ndodhej një fëmijë. Njerka i kthen kurrizin lumit dhe largohet rrëmbimthi.
Fëmija tjetër, Kadriu, i kthen kurrizin shpirtkeqes dhe gjithë ankth, shoqëron me sy vëllanë që rrjedha e lumit e përpiu me vete, por nuk po e mbyste. Qante dhe thërriste në ndihmë shpirtin e nënës, për të shpëtuar të vëllanë. E ndërsa, lëvizte pa i shkëputur shikimin, për një çast sytë i mjegullohen nga lotët çurk dhe i rrëshqet këmba…
Kur mendoi se u mbyt edhe ai, dora i preku shportën e dëshiruar… Uji i rrëmbyer e flaku vogëlushin me gjithë shportë, te disa degë rrapi. U kap fort, ndali, u tërhoq zvarrë dhe për çudi bashkë me shportën, doli në breg… Nuk ndjente të ftohtë, por zjarr! Pushtoi shportën me puthje dhe lot gëzimi…
Ai e shpëtoi vëllanë apo vëllai i vogël shpëtoi atë?!
Të dy bashkë, i madhi Zot!
Të drobitur dhe të bërë qull, rendën të kapur dorë për dore drejt shtëpisë. Priste një fëmijë, ajo ligësi, por hapet porta dhe hynë… dy!
I shpëtoi lumit, por pas disa muajsh do i shpëtonte edhe pusit. Nuk dihet saktësisht kush e shtyu, për ta mbytur përsëri me ujë, por klithma e bashkëmoshatarëve të tij, kur panë atë skenë rrënqethëse, tronditi mëhallën.
E nxorën nga pusi pa ndjenja prej ujit, që kishte pirë dhe goditjeve që kishte pësuar në trup. Për çudinë e të gjithëve, ai vogëlush u përmend shumë shpejt… Tashmë, ai fëmijë duhej shkëputur një orë e më parë nga kthetrat e asaj njerke, që Zoti nuk e bëri kurrë nënë!
Me interesimin e kryepleqësisë së fshatit, Ahmeti, u dërgua për t’u rritur në jetimoren e Vlorës. Pasi mbaroi shkollën 5-vjeçare, u dërgua në Shkollën Tregtare, në të cilën dalloi për sjelljen shembullore dhe rezultatet e larta në mësime. Mbushi moshën për ushtar dhe Bashkia e qytetit, nisur nga rrethanat e tij, e rregulloi që shërbimin ta kryente në Streblevë të Peshkopisë, me dy napolona flori në muaj.
Mes shokësh ishte më i thjeshti, më i dashuri, më i ëmbli. Por tjetër gjë e bëri të veçantë në këtë shoqëri. Nuk përtonte dhe kishte aftësi, për t’u dhënë zgjidhje të gjitha problemeve që shfaqeshin në atë postë kufitare. Por, ajo që bëri bujë, ishte ndodhia në një familje fshatare.

E shqetësuar vjen në repartin ushtarak, një grua plakë dhe pyet nëse dikush nga ushtarët merr vesh nga veterinaria. Buzëqesh, komandanti për këtë lloj ndihme që ju kërkua, por edhe më shumë e çudit gatishmëria e ushtar Ahmet Ahmatajt, për ta ndihmuar. Pas disa minutash, mbërrijnë te ahuri i kafshëve aty ku lopa e sëmurë ishte e shtrirë dhe rënkonte nga dhimbjet.
– Më sillni një enë me ujë dhe një brisk, ishin fjalët e para të Ahmetit.
– Nëse është puna për ta therur, e therim vetë, ia ktheu plaka.
Nuk u tërhoq në atë që kërkoi dhe me gjakftohtësi ia nisi nga puna. I preu një copë të vogël nga veshi, i ra disa herë me një thupër të vogël për të dalë sa më shumë gjak. Mori tasin me ujë, i këndoi një lutje dhe me atë ujë i fërkoi kokën dhe kurrizin, pastaj ia vuri lopës për ta pirë. Ndodhi mrekullia. Lopa menjëherë u çua në këmbë… Jehona e ndodhisë, u përhap në të gjithë fshatin.

Ditët në vazhdim, ai ushtar fitoi emrin dhe lavdinë e një gjenerali… Dora dhe mendja e tij bënin mrekulli! Shenjat e para që të tjerët e kuptuan se ishte shënjtëri. Tashmë, komandanti e hoqi edhe nga kryerja e shërbimive, duke u lënë i lirë për të zgjidhur të gjitha shqetësimet e familjeve fshatare.

Nuk gatuhej më në atë postë kufitare, por i gjithë reparti ushqehej me dhuratat që i vinin Ahmetit. Ëmbëlsira dhe frutat ishin të përditshme. Dy napolonat flori, ia la repartit, për t’i përdorur për nevojat e brendshme.
Mirësia, bollëku, përgëzimet dhe falenderimet i adresoheshin vetëm atij…
Pas shërbimit ushtarak,

kur të gjithë iu drejtuan me gëzim familjeve të tyre, për Ahmet Ahmetajn, nënë e babë, motër e vëlla u bë teqeja bektashiane e Bllacës. Mes ngrohtësisë dhe përzemërsisë së Baba Zenelit, veshi petkun e klerikut.
Shumë besimtarë, ngarkuar me halle, sëmundje, shqetësime e probleme të ndryshme, për gjëra që pranohen në arsye e praktikohen nga Kurani qerim, kanë marrë qetësinë mistike për hallet që i kanë kumtuar Dede Ahmetit dhe kanë gjetur shërim në sëmundje të ndryshme.
Ja pse tani, merr fund rrëfimi ynë për t’i lënë vend, disa prej qindra rasteve që shpalosin shënjtërinë e Dede Ahmetit…

Shemsi Çela: Ishim të internuar në Drizar të Mallakastrës.
Një natë dimri të trazuar ku errësira, përtypi të gjitha dritëndriçimet, nuk kishim ushqim për të ngrënë.
Unë, Dede Ahmeti, Dervish Reshati, ishim në dhomën që e kishim bërë vetë dhe në dritare, në vend të xhamave, kishim vendosur beze. Po hanim disa krodha të forta bukë misri, thatë, duke i ngjyer me kripë aty, pranë zjarrit. Shkoi ora dhjetë e natës, njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë. Pritnim që Dede Ahmeti të na thoshte që të shkonim për të fjetur. Por, në një çast, m’u drejtua:
– Bir i babës!
– Urdhëro, ejvallah! – i thashë unë. Kurrë s’ia bëja fjalën dysh.
– Ora e pritjes në shtëpinë e hynqarit nuk ka kohë! Merr fenerin, bir, e dil te qafa se kanë humbur njerëzit rrugën e nuk po e gjejnë dot teqenë. Vijnë për herë të parë, janë nga Kruja dhe Tirana. Fjala e Tij, asnjëherë nuk vihej në dyshim. Ndeza fenerin dhe dola menjëherë te Qafa e Drizarit. Pashë disa njerëz, të cilët digjnin gazeta e vinin rrotull. Dëgjova zërat e tyre:
– Për atë Sari Salltëjk, osht knej rruga!
– Por jo, mor jahu! – ia priste tjetri.
Nga dialekti e kuptova që ishin krutanë e tiranas, siç më tha dedei.
– Aty rrini se erdha! – u fola nga lart. Shkova, i mora e i prura në teqe. Kishin sjellë me vete një furnizim të tërë me ushqime, që nga kripa, buka, mishi e çdo gjë që na mungonte.
Ndërkohë dedei na u drejtua, mua dhe Dervish Reshatit: – Më falni, bijtë e mi, që ju lashë të hanit atë bukë të thatë e ju nuk nxorët zë. Më falni!
Gonxhe Mezini: … Fëmija u tremb. Ajo ishte duke luajtur me të vëllanë e nuk po fliste më, vetëm e shikonte në sy. Prindërit u shqetësuan dhe nuk lanë doktor e mjek popullor pa e vizituar vajzën e vetme, por asnjë përmirësim nuk pati për të.
Një ditë, ata morën rrugën për te Dede Ahmeti, t’i qanin hallin që i kishte gjetur. I priti me buzëqeshje dhe shikimi i Tij qe plot dritë.
– Lermëni vetëm me vajzën, tha Ai.
Pas dy orësh, Ai i thirri prindërit dhe u kërkoi që ta pyesnin të bijën si e kishte emrin. E ëma dhe i ati mbetën të shtangur, aq u hutuan. Atëherë Dede Ahmeti iu afrua vajzës dhe e pyeti:
– Si të quajnë, bija ime?
– F.. at… mira, – u përgjigj ajo. Lot gëzimi, përqafime. Ajo rron dhe e tregon këtë si një mrekulli.
***
Dede Ahmeti ishte dhe mbetet thellësi e përkushtimit hyjnor. Këndonte me shpirtin plot, duke afruar Zotin e qiejve. Një jetë plot çudira jeta e Tij. Në shtëpinë tonë do të shtronim një darkë të veçantë. Nuk mbaj mend me çfarë rasti, por kujtoj praninë e Dede Ahmetit në atë darkë. Ishte kohë e të ligut atëherë. Përgjuesit shikonin e dëgjonin. Komshinjtë, që i kishim përreth, e kryenin detyrën shoqërore partiake në masën e duhur, shërbenin me përkushtim. Kishim vërtet frikë se mos na shikonin se çfarë do të bënim, se kush hyri e kush doli. Dedei e nuhati gjendjen dhe i tha tim shoqi, Rizait:
– Vëllaçko, e di që ke një ndjenjë frike në vetvete. Mos m’u mërzit! Zoti do të rregullojë çdo gjë. Më jep mundësinë e më ngjit lart te ballkoni i shtëpisë. Rizai para e dedei pas, u ngjitën lart. Dedei përfshiu gjithçka me shikimin e Tij perëndues e me vellon mistike mbuloi shtëpitë përreth.
– Zbresim poshtë, vëllaçko ! – i foli Rizait.
Sa zbritën ata poshtë, erdhën njerëzit e thirrur prej dedeit.
Askush nuk i pa. Kaluam atë natë një darkë shumë të bukur: me biseda, me nefeze, me urtësi. Kënga e dedeit ishte porsi kënga e vetë Zotit. Zëri i dhembshurisë qante e tretej në versete kuranore.
Në mëngjes, u ngrita herët për të marrë qumështin. Në radhën e asaj kohe, takova dy komshie të miat dhe u them:
– Ju bëmë një çikë zhurmë mbrëmë… Kishim ditëlindjen e djalit të Besnikut.
– Jo moj motër, as kemi dëgjuar e as kemi parë. Meqë na e the, nipi të bëhet 100 vjeç. Rroftë e gëzoftë!
Kur u ktheva në shtëpi, dedei kishte dalë tek oborri bashkë me Rizain. Bisedonin.
– Hë, më tha mua. – Pyete komshinjtë në i shqetësuam apo jo? – dhe nisi të qeshte ashtu siç dinte Ai.
Isuf Guri: Njëherë, babai me gjithë dajë Myrton, Myrto Memon, dhe Dede Ahmetin shkuan në shtëpi të dajë Myrtos për darkë.
Rrugës, kishin biseduar lirshëm. Dedei e kishte kuptuar se si babai im, ashtu edhe dajë Myrtoja s’para besonin shumë, madje edhe ua tha këtë. Myrtoja e mori si me të qeshur, ndërsa babai im, si më i hollë që ishte, i tha dedeit:
– Edhe besojmë, Ahmet vëllai. Po, ne e respektojmë fenë, e duam. E respektojmë me festa e në gjithçka.
Dede Ahmeti, mbasi i shikoi të dy, vuri dorën në një lis të madh qindravjeçar, që ndodhej pranë shtëpisë së dajë Myrtos, atje te bahçja, dhe e përplasi lisin sa në një krah në një krah… Dy-tri herë. Ata të dy ngelën. Babai ngriu. Ndërsa dajë Myrto bërtiste me të madhe:
– Jallah, Perëndi! Jallah, Perëndi! – dhe mbante duart lart në qiell.
Kur dedei e hoqi dorën nga lisi, nuk lëvizi më asgjë, nuk pipëtinte asnjë lloj zhurme. Të tre nuk folën më. Vajtën për ku ishin nisur, në heshtje…
Gani Merlika: U nisa me taksi për në teqenë e Drizarit, për t’u takuar me Dede Ahmetin. Në Vorë, taksia ndali për t’u furnizuar me benzinë. Sipas rregullores, zbritëm nga makina. U ula në një gur kilometrazhi aty pranë, për të pushuar në ajër të pastër. Pasi taksia u furnizua, vazhduam rrugën për në Drizar. Mbërritëm. U takuam me dedein dhe atë natë ndenjëm tek Ai. U kënaqëm. Të nesërmen u bëmë gati për të ikur. Vajta te dedei për t’u përshëndetur. Futa dorën në xhep për të nxjerrë portofolin, nuk kisha gjë. U preka. Dedei më pa drejt në sy, sikur aty do të gjente diçka dhe më tha:
– Ta pashë mërzitjen, biri im ! Mos m’u mërzit. Kur të kthehesh, ndalu tek ai guri, ku ti ishe ulur dhe shiko poshtë te kanali; aty do të gjesh portofolin me të gjithë lekët. Hajt, afrohu të përshëndetemi!
Flisja me vete: Ai nuk dinte gjë se si kishim kaluar rrugës. Kush i tha? Askush! I mora dorën e bashkë me të dhe uratën. Ikja rrugës i trazuar në mendime dhe me pikëpyetjet e mia. Në t’u kthyer, ndala taksinë pikërisht në vendin ku tha Ai shenjt. Kontrollova në kanal, pas gurit të kilometrazhit dhe… gjeta portofolin me gjithë lekë. E mora në dorë, ngrita kokën lart në qiell e nisa ta kërkoja mes reve.
“- Ja, allah! Mrekullia jote te lutësi yt, i vërteti Dede Ah­met! Të qofshim falë, o Zoti ynë, për çka na ke bërë dhuratë në gjirin tonë!
***
Ai, shkoi natën në teqenë e Drizarit të Mallakastrës, atje ku ishte internuar Dede Ahmeti, së bashku me Dervishin e tij, Reshatin. Mendimin e kishte të zi si nata dhe, në mes të errësirës, ngjiste kodrat. Edhe trokitja e derës së teqesë në atë orë të vonë, diçka fshihte.
– Urdhëroni, bujrum! – e ftoi Dede Ahmeti.
Njeriu i natës, i veshur me një xhup lëkure, me këmishë të bardhë dhe kollare, nuk dukej si vizitor i zakonshëm.
– Nga të kemi, more bir? Mos je nga Përmeti? – e pyeti dedei.
– Po, nga Kolonja, – iu përgjigj i panjohuri, tjetër për tjetër, pa e pasur mendjen.
Vështrimi i Dede Ahmetit e shqetësoi vizitorin e sakaq mundohej t’u shmangej pyetjeve.
– Rri i qetë, i tha dedei, qetësohu, hamë darkë dhe fjalosemi.
Dedei buzëqeshi e ndërkohë ravijëzoi portretin e trembur të njeriut. Sjellja, mikpritja, fjala dhe bukuria e pamjes së dedeit e turbulluan të panjohurin.
– Baba Ahmet, unë nuk mundem, nuk mundem! – tha ai me një zë të dridhur. Papritur, nxori dhe vendosi pistoletën në tavolinë.
– Mirë, bir, mirë, të kam falur!
Ai e pa veten si qenie e një dashurie hyjnore, jo si një antidashuri, jo si një urrejtje. Jetën e ushqeu me dashuri…

22 shkurt 1916. Lindi në Brataj të Vlorës.
1924-1929. Kreu Shkollën Qytetëse.
25 mars 1937, shkoi ushtar në rrethin e Dibrës dhe pasi u lirua, veshi petkun e klerikut bektashi, për t’u bërë dervish në teqen bektashiane të Bllacës, te baba Zeneli, ku qëndroi deri në vitin 1939. Më pas, shërbeu në disa teqe të tjera, si në atë të baba Muharremit në Elbasan, në Turan të Tepelenës dhe në Vlorë.
1942-1944. Luftoi në radhët e Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare. Rreshtohet në Brigadën XVIII, në batalionet partizane të Martaneshit,  Kavajës, Elbasanit, të Pezës.
Në batalionin e Pezës emërohet me detyrën e komisarit të batalionit.
1943. Internohet në Porto Romano të Durrësit. Pas internimit, kaloi në çetën partizane të Shijakut, ku edhe plagoset rëndë.
1945 – 1948. Shërbeu në teqenë e Kuzum Babait në Vlorë, me titullin e babait. Në këtë teqe, Ai afroi shumë dashuri dhe respekt ndër njerëz e besimtarë, jo vetëm nga Vlora, por nga e gjithë Shqipëria, duke i shërbyer popullit të Tij e mbi të gjitha Atdheut. Periudha për ndërtimin e vendit do ta gjente në ballë të punës, në aksionet për ndërtimin e pyllëzimin me ullinj të kodrave të Vlorës.
1948 – 1958. Emërohet në postin më të lartë: Kryegjysh Botëror, në Selinë e Shenjtë të Bektashinjve në Tiranë. Nën udhëheqjen e Tij, bektashizmi në Shqipëri mori një zhvillim shumë të madh dhe njëherazi, paraqitja e tij në arenën ndërkombëtare ishte me dinjitet.
1958-1967. Internohet në teqen e Drizarit në Mallakastër.
Zgjuarsia, oratoria, sjellja e thjeshtësia e Tij, fuqia drejtuese dhe organizuese afruan në të gjitha teqetë bekashiane respekt e dashuri. Zotërues i gjuhës arabe dhe turke, ai udhëhoqi grupe pune me stafe të specializuara në teologji dhe në histori – gjuhësi, duke përkthyer shumë literaturë në dobi të bektashizmit. 1967-1980 (vit në të cilin kaloi nga jeta), megjithëse i sëmurë me plagë lufte ende të pambyllura, Dede Ahmet Ahmataj me thjeshtësi e dashuri, jetoi në familjen e vëllait të tij, Kadri Ahmataj, në Tiranë, mes besimtarëve e dashamirësve, të cilët e deshën me forcën e zemrës, duke mos iu ndarë kurrë, derisa mbylli ciklin jetësor.
Për merita të veçanta në Luftën Nacionalçlirimtare dhe në periudhën e rindërtimit të vendit, i janë akorduar një sërë dekoratash dhe urdhrash.
16 korrik 1993. Presidenti i Republikës, Sali Berisha i akordon “URDHËRIN PËR VEPRIMTARI PATRIOTIKE TË KLASIT I”

Kategori
Uncategorized

Komunizmi rri pas dere dhe përgjon kriza.

Komunizmit është gjallë, edhe pse brohoritëm para 25 vjetësh se “vdiq”. Për ta parë sa i gjallë është, shikoni kur shfaqen kriza; o krizat botërore o krizat lokale. Atëherë komunizmi ngre kokën dhe bën punën e vet… Si të thuash, gjatë kohës rri pas dere dhe pret kriza.o

Nuk e patë si ngriti kokën komunizmi i mposhtur në Poloni? Kur kjo ndodhi në Poloninë me shpirt të thellë anti-komunist, vallë çfarë bën komunizmi në këtë vend ku rrënoi gjithçka për katër dekada? Kishte rrënuar njeriun, të parin dhe të fundit. Kur atje u kthye si papritur!
Dje, pardje e pak ditë më parë, në Poloni kanë sulmuar Leh Valesën, njeriun që krijoi dhe udhëhoqi Solidarnostin, i cili përmbysi komunizmin. Valesën e kanë shpallur “bashkëpunëtor të Sigurimit”, sikur paska qenë që në vitin 1970… Mijëra qytetarë të Polonisë janë ngritur në protesta të fuqishme, nën sloganin: “Për polakët, mbrojtja e demokracisë dhe mbrojtja e Valesës është e njëjta gjë!”. Pardje ishin në shesh 80 mijë; nesër pritet të dalin 150 mijë.
Pse u ngritën kaq shumë njerëz?… Të prekurit nga rënia e komunizmit, gjetën rast të sulmonin ikonën antikomuniste, nobelistin për Paqe, Valesa. Qytetarët kanë kuptuar pse bëhet kjo dhe prandaj u ngritën. Polakët kuptuan se kërkohet hakmarrje kundër antikomunistëve, dhe një arsye tjetër…. Arsyeja tjetër është se qeverisja e Polonisë i ka ngecur rrota në një sërë problemesh të legjislacionit që nuk po i kapërcen dot. Ka një krizë. Atëherë hapin derën dhe kërkojnë antikomunistin Valesa për të mbuluar krizën. Kështu po ndodh.
A nuk shikoni çfarë po ndodh këtu, në vendin tonë? Dje, qeveria socialiste krijoi një krizë parlamentare. Opozita la sallën e Kuvendit. Shkaku pse opozita, e krijuar në vitin 1991 si front antikomunist, la sallën e Kuvendit është cënimi nga qeveria socialiste i thelbit të shtetit. Thelbi i shtetit është që të shërbejë qytetarët kundër krimit e kundër çdo rreziku; ndërsa qeveria i ka prurë vrasësit dhe trafikantët deri në majë të pushtetit. Kjo është kriza e vërtetë. Ndërsa qeveria krijon edhe një krizë tjetër, detyron opozitën që të dalë nga salla e Kuvendit. Vendi kthehet përsëri në një parti të vetme.
… Kush e nisi përsëri luftën kundër Leh Valesës?
Kjo luftë kishte nisur disa vite më parë dhe ishte shuar… Njësoj siç ndodh këtu sa herë pushteti i socialistëve ndjehet keq. Në Poloni e nisi luftën e veja e shefit të shërbimit sekret të periudhës së komunizmit, gjeneral Czeslaw Kiszczak. Ajo tha se mbante një dosje sekrete prej burrit të saj të ndjerë dhe e lëshoi kundër Valesës. Momenti kur u përdor e veja e shefit të sekreteve, është momenti i një krize në Poloni. … A nuk ndodhi njësoj këtu, me një dosje të mbyllur për një vrasje shtetërore që ka ndodhur që në vitin 2001? Një agjent i shërbimit sekret, në vitin 2001 kishte vrarë një nënë dhe të bijën 16-vjeçare. Kishte vrarë me armën e shtetit, dmth., krimi merr autorësi shtetërore. Kishte vrarë me dijeninë e shefit të shërbimit sekret shtetëror. Vrasësi u arratis drejt kontinentin amerikan me një leje dhe pasaportë të mbështetur nga shërbimi sekret shtetëror…
Tani ndjehet kriza. Autori i vrasjes ndodhet në burg përjetë dhe ky duhet përdorur (!). Dikush pret pas dere, me qëllim që të përgjojë krizën. Shoqëria ka ardhur në krizën e frikës nga krimi. Shoqëria ka ardhur në krizën e kuptimit: “Të shpëtoj për vete, nuk më intereson kush vritet”… Prandaj këta këtu aktivizuan median që të socializojë krimin. Dmth., ta bëjë vrasjen e dy njerëzve, (nënë e bijë), sikur nuk ka ndodhur gjë. Kur “nuk ndodh gjë” me vrasjen makabre, atëherë pse të kundërshtojmë papunësinë?, gjobat pa fre?, padrejtësinë sociale?, dhunën shtetërore dhe varfërinë!? Këtë ide shërbeu nomenklatura e majtë e ardhur prej komunizmit, duke e bërë vrasjen “një gjë njerëzore”.
… Njësoj si e veja e shefit të shërbimit sekret të Polonisë komuniste që deklaroi se ishte njerëzore të nxirrte nga sënduku një dosje të vjetër nga komunizmi. Nesër këtu në Tiranë, të vejat e komunizmit do të paraqesin dosje kundër antikomunistëve. Kushedi cilën krizë po presin.
Nuk e keni dëgjuar kryeministrin si fyen njerëzit e frontit antikomunist!? Herë i quan të dobët, herë i quan budallenj, herë të tjera nuk dëgjon çfarë thotë opozita. Njerëzit mendojnë se ky njeri “nuk është në rregull”, dhe kaq. Jo. Ky njeri në majë të pushtetit, me këtë rast, tenton të kapërcejë dy kriza. E para është kriza brenda frontit të majtë. Partia e tij socialiste po ngre krye kundër arrogancës dhe despotizmit të kryetarit. Ky tenton që të qeverisë pa rregulla dhe pa principe. Por Partia ka ngritur krye. Atëherë manifeston forcën e fyerjes për kundërshtarët, kësaj herë kundër antikomunistëve. E dyta, tenton të kapërcejë krizën me vetveten. Fillimisht, sa kohë që ishte i paqartë mbi fatin e demokracisë, ky iu sul babait të tij komunist dhe e prozvali nëpër gazeta, në mitingje, në grupe studentësh, etj. Kriza e personalitetit e kishte çuar në luftë kundër të atit komunist. Kriza e personalitetit e solli aktualisht në mbrojtje të komunizmit, që nga simbolet e diktaturës deri te sjelljet. Dje, gjeti rastin të burgosë liderin e një partie opozitare. Kreshnik Spahiu, kryetar i AK, u pru në sakrilegj si një “Valesë”.
Nesër e pasnesër e përditë do të përjetojmë sjelljet komuniste përballë krizave. Këta po presin krizat europiane për të sulmuar demokracinë perëndimore. Këta po grumbullojnë shuma të mëdha parashë për të blerë zgjedhjet që nuk i fitojnë kurrë më. Këta po mbajnë Kuvendin në krizën e krimit me qëllim që ta përdorin për luftë. Këta po përdorin demagogji për të përballuar krizën e varfërisë…
Jemi në të njëjtën botë, ku e kaluara komuniste pret të përdorë krizat. Polakët anti komunistë, me mijëra e u ngritën dhe thanë se “të mbrosh Valesën është njësoj si të mbrosh demokracinë”.

Kategori
Uncategorized

Ja si rekrutoheshin spiunët nga Sigurimi i Shtetit.

Nuk përjashtohet fakti që shumë nga këta sot, janë pikërisht ata që shesin moral, megjithëse në shpatullat e tyre, nën maskën e një pseudonimi, nuk përjashtohet shkatërrimi i jetëve të pafajshme

Nga Armand Maho

Ata ishin kudo. Pavarësisht se rekrutoheshin në mënyrën më injorante të mundshme, mund të ishin kudo mes nesh, në punë, gëzime, lindje, hidhërime dhe vdekje.

Kudo ku ziente biseda, kudo ku njeriu në një moment sinqeriteti, i lodhur nga hallet dhe vuajtjet e një shteti kriminel, mund të hidhte ndonjë fjalë kundër sistemit.

Dosja që po botojmë sot, nuk ka të bëjë me ndonjë emër të njohur të politikës apo shoqërisë, por është vetëm një shembull sa tragjik, aq edhe komik sesi është mbajtur në këmbë një sistem i kalbur, që s’kishte asgjë të përbashkët me njerëzoren. Ky ishte thjesht një fshatar i robtuar nga një fshat i humbur i Elbasanit, që u rekrutua në vitin 1990 dhe akoma s’po e kuptonte që bishës po i vinte fundi.

Vetëm se ky është një shembull, është një hallkë mes qindra e mijërave të atij mekanizmi vrastar që përdorte shteti i asaj kohe për të mbajtur në këmbë një ideologji që i shërbente për qëllimet e veta kriminale.

Nuk përjashtohet fakti që shumë nga këta sot, janë pikërisht ata që shesin moral, megjithëse në shpatullat e tyre, nën maskën e një pseudonimi, nuk përjashtohet shkatërrimi i jetëve të pafajshme.

Rekrutimi

Emrat e personazheve janë realë, por janë vënë me iniciale për të mos trazuar jetët e tyre. Në fillim, informatori studiohej në lidhje me përbërjen familjare dhe më pas testohej gatishmëria e tij për të bashkëpunuar.

Më pas, informatorit i merrej një deklaratë, ku shprehte vullnetin e tij të lirë për të bashkëpunuar me organet e Sigurimit të Shtetit dhe në rast se nuk pranohej, ai sërish lihej i lirë, por mbahej nën kontroll.

Detyra kryesisht ishte të spiunonte ata që kishte më afër, miqtë e tij më të ngushtë, por që nuk shiheshin me sy të mirë nga regjimi.Pas përfundimit dhe dërgimit në burg të tyre, informatorit i ngarkohej detyrë tjetër, pastaj një tjetër e kështu me radhë.

Nga këto lloj informatorësh në 50 vjet u burgosën, vranë dhe u persekutuan me mijëra shqiptarë të ndershëm, për fajin e vetëm se kishin lindur në një regjim që ata nuk e pranonin.

Vërtetim biografik për agjentin L.M

L.M është i biri i SH. dhe i K., i datëlindjes 1963, lindur dhe banues në fshatin C. të rrethit Elbasan, me arsim 10 klasë, i paorganizuar në parti, i padënuar, i pamartuar, me origjinë fshatar i pasur e gjendje shoqërore punëtor, me kombësi e shtetësi shqiptare.

Qëndrimi politik i të afërmve të tij gjatë regjimit antipopullor të Zogut ka qenë indiferent, janë marrë me bujqësi e blegtori në fshat. Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, familja dhe të afërmit e tij nuk kanë mbajtur qëndrim të mirë politik. Kushëriri i tij A.L, ka qenë i dënuar me 10 vjet vjet heqje lirie për bashkëpunim me bandat, aktualisht banon në fshatin L., ndërsa pjesëtarët e familjes së tij mbajnë qëndrim të mirë politik.

Babai i tij, Sh.L., ka punuar në kooperativë, aktualisht ka vdekur, ka mbajtur qëndrim të mirë.

Nëna e tij, K., është e bija e G.P., mban qëndrim të mirë.

  1. ka hallo V., pensioniste e martuar me B.B., në fshatin D., me qëndrim të mirë politik. B. ka vdekur, dhe ka lënë dy fëmijë, të cilët mbajnë qëndrim të mirë politik
  2. ka dajë:- M.B. i martuar me L., e cila është vajzë e D.Sh. nga fshati Z.. D. ka qenë komandat balli dhe është dënuar me 5 vjet heqje lirie për veprimtari armiqësore, aktualisht ka vdekur. M. dhe
  3. janë pensionistë, mbajnë qëndrim të mirë. Kanë dy djem J. dhe N. dhe katër vajza, të cilët mbajnë qëndrim të mirë politik;

– Daja tjetër, Xh.B., është martuar me E. nga fshati G., punojnë në NB, mbajnë qëndrim të mirë politik. Kanë fëmijë M. i cili punon në NT, A. i cili punon në uzinën mekanike, Sh. i cili punon në Ndërmarrjen Bujqësore, mbajnë një qëndrim të mirë politik. Ka dhe një vajzë N., martuar në B., nuk njihet nga ana jonë.

  1. ka dhe dy teze, njëra e martuar në P. dhe tjetra në B., nuk njihen nga ana jonë.
  2. ka vëllezër:- A, i martuar me M., punojnë në NT dhe banojnë në fshatin C. M. është vajza e N.B., vëllai i të cilit P.B. ka qenë me Ballin e është dënuar me vdekje.
  3. ka tre fëmijë të vegjël. Vëllai tjetër i L. është R., i martuar me N. nga fshati G., mbajnë qëndrim të mirë, punon murator. Vëllai tjetër është Y., me punë në NB, i martuar me N. nga K., punon në UM, kanë 3 fëmijë dhe mbajnë qëndrim të mirë politik. Vetë L. ka kryer shkollën 8-vjeçare dhe vazhdon shkollën pa shkëputje nga puna. Punon roje në NB dhe mban qëndrim të mirë politik.

Në punë e fshat njihet si djalë i zgjuar, i shkathët dhe i futur në shoqëri, shoqërohet me mosha të reja si R.B, Sh.T etj., të cilët janë evidentuar kontigjent dhe duke pasur parasysh interesin operativ që kemi, është i përshtatshëm të futet në rrjetin sekret informativ të Organeve të Sigurimi i Shtetit (OSSH).

Nga familja e të afërmit e tij nuk ka njeri të dënuar, internuar apo të arratisur jashtë shtetit, përveç personave të lartpërmendur. Ky vërtetim biografik u përpilua nga unë, punëtori operativ L.K, me të dhënat e marra nga qytetarët H.D, J.G dhe agjenti ynë në terren.

Vendim: Për tërheqjen në bashkëpunim sekret me OSSH të kandidatit L.M. në kategorinë e informatorit

Në fshatin C. të rrethit Elbasan, banojnë, R.B, Sh.T. e S.B, persona këta të evidentuar kontigjent, të cilët aktualisht nuk janë të mbuluar me rrjetin sekret informativ, të nevojshëm për kontrollin e tyre.

Me qëllim për t’i mbajtur nën kontroll, për të zbuluar, dokumentuar e ndërprerë në kohë veprimtarinë e mundshme armiqësore, të zhvilluar nga personat e mësipërm, është e domosdoshme tërheqja e një kandidati në bashkëpunim sekret me Organet e Sigurimit të Shtetit, në kategorinë e informatorit e me baza vullnetare. Nga studimi i bërë, më i përshtatshmi është L.M.

Kandidati që propozojmë për tërheqje, është i përshtatshëm për t’u futur në rrjetin sekret informativ të organeve tona, pasi ka nivel, moshë dhe arsim të përafërt me kontigjentët që do të kontrollojë, është tip i zgjuar, i shkathët dhe i futur në shoqëri. Nuk vuan nga ndonjë sëmundje mendore a fizike dhe nuk ka manifestuar vese negative si pijanec, llafazan, gënjeshtar, provokator etj., që dëmtojnë punën tonë.

Garanci që kandidati do të punojë ndershmërisht me OSSH është se rrethi i tij familjar familjar aktualisht mban qëndrim të mirë moralo- politik, sjelljet dhe qëndrimi i mirë moralo- politik i vetë kandidatit, si dhe respekti dhe dashuria që ka ai për organet tona.

Mundësitë e pranimit të bashkëpunimit me organet tona të kandidatit ekzistojnë, pasi ai ka simpati për këto organe, gjithashtu nga ana jonë jonë mundësitë për të realizuar tërheqjen, si dhe ekzistojnë mundësitë që kandidati t’i kryejë detyrat në të ardhmen, pasi banon në një fshat me kontigjentët që do të kontrollojë. Është më një nivel të mirë ideopolitik, të përafërt me këta persona, si dhe nuk ka ndonjë preokupacion familjar që ta pengojë për të ardhur në takime me punëtorin operativ.

Plani i tërheqjes në bashkëpunim sekret të kandidatit

Kandidati L.M. do të tërhiqet në bashkëpunim sekret me Organet e Sigurimit të Shtetit, në kategorinë e informatorit, me baza vullnetare, nga unë punëtori operativ L.K dhe zv/kryetari i degës E.O, rreth datës 28.2.1990, te pishat që janë mbi fshat.

Nga studimi i bërë kandidatit, mësuam se ai mbaron shkollën rreth orës 17-18.00, shkon në shtëpi duke kaluar nga vendi ku ne mendojmë se do të bëjmë tërheqjen e tij, ku kemi mundësi të fshihemi e të ruajmë sekretin e punës, duke legjenduar dhe takimin me kandidatin si takim të rastit.

Pasi të vëzhgohet kandidati dhe të sigurohemi se në shtëpi kthehet i pashoqëruar, do t’i dilet te vendi i studiuar më parë sikur po kthehemi nga fshati C., për në qytet dhe, pasi ta takojmë e të përshëndetemi me të, do t’i themi të ulemi mbi rrugë, te pishat e të ndezim nga një cingare. Pasi të shkohet në vendin e caktuar, do të fillohet nga procesi i tërheqjes.

Fillimisht, me kandidatin do të zhvillohen biseda të përgjithshme, duke e pyetur për shëndetin e tij e të familjes, për probleme të punës e të shkollës e gradualisht do të kalohet në një bisedë me karakter politik, ku do të flitet për sukesest e arritura në vendin tonë, për rëndësinë e Pleniumit të 9-të K.Q të Partisë, për gjendjen e shëndoshë moralo- politike në të gjithë vendin, për ngjarjet e fundit në vendet e Lindjes, e shtetet fqinje, për synimet e reaksionit botëror ndaj vendit tonë e socializmit si sistem, duke thelluar më tej njohjen me kandidatin, me botëkuptimin e tij dhe ngritjen që ka.

Në përshtatje me reagimet e tij, biseda do të thellohet më tej, duke e lidhur atë jo vetëm me synimet e armiqve të jashtëm, por edhe me përpjekjet e elementit armik të brendshëm për të dëmtuar e sabotuar sukseset e arritura nën udhëheqjen e Partisë, për punën që bëhet për zbulimin e goditjen e këtyre elementëve, duke i thënë se për zbulimin e tyre një ndihmesë të madhe jep populli, i cili është burimi e forca kryesore e organeve tona.

Gjatë bisedës kandidatit do t’i lihet kohë të shprehë dhe ai lirshëm mendimet e tij dhe në përshtatje me gatishmërinë që ka për të ndihmuar organet tona, do t’i dilet hapur në propozimin për të bashkëpunuar sekret me Organin e Sigurimit të Shtetit. Në rast se kandidati tregohet i gatshëm për të ndihmuar organet tona, do të kalohet në lidhje me detyrat që do të kryejë në të ardhmen, për mënyrën e bashkëpunimit, të ruajtjes së sekretit e të takimit me punëtorin operativ.

Në vazhdim do të merret deklarata e bashkëpunimit, do të zgjedhë pseudonimin që do të mbajë, do pyetet për lidhjet e tij shoqërore, do t’i jepet parulla dhe kundërparulla, si dhe do t’i caktohet data dhe ora e takimit të ardhshëm e më pas do të lihet i lirë.

Në rast se kandidati nuk do të pranojë bashkëpunimin me organet tona, do të porositet që të ruajë sekretin e bisedës së zhvilluar, pasi përbën sekret shtetëror dhe nxjerrja e tij dënohet me ligj, do të lihet i lirë dhe nga ana jonë do të hapet një kartelë e zakonshme Mod-2, si dhe të merren masa për kontrollin e tij.

Punëtori operativ L.K

Miratohet nga kryetari i degës së Punëve të Brendshme, H.C

Relacion përfundimtar mbi tërheqjen në bashkëpunim sekret me OSSH të L.M

Më datë 10.3.1990, u bë tërheqja në bashkëpunim sekret me Organet e Sigurimit të Shtetit, në kategorinë e informatorit, me baza vullnetare e në princip drejtimi të L.M tërheqja e tij në bashkëpunim sekret me Organet e Sigurimit të Shtetit u bë nga zv/kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, A.O dhe punëtori operativ L.M, duke vepruar sipas planit të miratuar për këtë qëllim.

Pasi kandidati u takua, nga ana jonë u çua në vendin e caktuar dhe u fillua nga procesi i tërheqjes. Fillimisht, me kandidatin e studiuar për bashkëpunëtor u bisedua për probleme të përgjithshme, rreth shëndetit e familjes, për probleme të punës së tij e të shkollës e gradualisht u kalua në bisedë me karakter politik, ku kandidatit i folëm për sukeset e arritura në ndërtimin e socializmit në vendin tonë, për vendimet e rëndësishme të Pleniumit të 9-të të K.Q Partisë, për gjendjen e reaksionit botëror ndaj vendit tonë e të elementëve armiq e keqbërës të brendshëm e të jashtëm për të dëmtuar e sabotuar sukseset e arritura etj.

Gjatë bisedës kandidati reagoi pozitivisht dhe u shpreh se duhet të jemi të gjithë vigjilentë ndaj armiqve dhe keqbërësve si dhe shprehte simpati për Organet e Sigurimit të Shtetit.

Duke parë gatishmërinë e kandidatit për të ndihmuar organet tona, nga ana jonë ju duall në propozim direkt për të bashkëpunuar me OSSH, propozim të cilin e priti mirë dhe e quajti si nder e besim i madh që i bëhet. U zotua se do t’i kryejë mirë detyrat që do t’i ngarkohen nga ana jonë. Më tej iu bënë të qarta detyrat që do të kryejë, u porosit për ruajtjen e sekretit të bashkëpunimit, ju muar deklarata e bashkëpunimit, zgjodhi pseudonimin “Kokoshi”, ju dha parulla dhe kundërparulla e marrjes në lidhje, si dhe data dhe ora e takimit tjetër dhe u la i lirë.

Deklarata e rekrutimit të bashkëpunëtorit, datë 10.3.1990

Unë i nënshkruari L.M i biri i SH. dhe i K. i datëlindjes 1963, lindur dhe banues në C. të rrethit Elbasan, i paorganizuar dhe i padënuar. Me arsim në vitin e II në gjimnaz, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, deklaroj nën përgjegjësinë time personale si më poshtë vijon:

Thirrja që më bëhet sot nga Sigurimi i Shtetit është një nder i madh për mua dhe familjen time. Për këtë besim që më jepet, unë premtova në mënyrë vullnetare që do të bashkëpunoj e ndihmoj me sinqeritet e ndershmëri organet e Sigurimit. Për këtë nder që më bëhet, unë pranova në mënyrë vullnetare të bashkëpunoj me organet e Sigurimit.

Për këtë nder që më bëhet, unë për interesat e partisë, s’do të kursej as jetën time, do të jem korrekt në takim me punëtorin e Sigurimit dhe do të raportoj në kohë çdo gjë që është armiqësore dhe keqbërëse. Për të komunikuar me Sigurimin zgjodha pseudonimin “Kokoshi”.

Ju premtoj se do të punoj me mish e me shpirt për interesat e partisë dhe popullit.

Deklaruesi

L.M

Rrethi i çështjeve për bashkëpunëtorin me pseudonim “Kokoshi”, i kategorisë informator

Bashkëpunëtori me pseudonimin “Kokoshi”, në kategorinë e informatorit mbi baza vullnetare, është tërhequr në bashkëpunim sekret me OSSH, më datë 10.03.1990, për kontrollin e kontigjentëve R.B, Sh.T. e S.B, të cilët banojnë në fshatin C. Në drejtim të kontigjentëve të mësipërm, bashkëpunëtorit “kokoshi” do t’i jepet ky rreth çështjesh.

– Të sqarojë në kohë për reagimet e tyre për ngjarjet në vendet e Lindjes si në Poloni, Hungari, Çekosllovaki, Rumani, Gjermani etj.

– Për ngjarjet në Kosovë e marrëdhëniet e vendit tonë me shtetet fqinjë, Jugosllavinë, Greqinë, Italinë.

– Për gjendjen ekonomike të vendit tonë e fuqinë mbrojtëse të tij, nëse ka krahasime me vendet e tjera për këtë problem.

– Për reagimet e personave të mësipërm në lidhje me materialet e rëndësishme të Pleniumit të 9-të të K.Q të Partisë e për vendimin e Këshillit të Ministrave për shpejtimin e furnizimit të popullit me mish etj.

– Të informojë për raste vjedhjesh, dëmtimesh e shpërdorimesh të pronës socialiste, në vendin e punës e të banimit të tij.

– Gjatë ditëve të stërvitjes ushtarake të njoftojë për mangësitë në zhvillimin e tyre, për dëmtime e shpërdorime të pasurisë ushtarake.

– Të informojë për persona të ndryshëm që kërkojnë të grumbullojnë të dhëna me karakter sekret ushtarak, si dhe për vjedhje apo zhveshje të teknikës luftarake.

– Për të dhëna që bëjnë fjalë për përgatitjen për kryerje të akteve të mprehta si terror, diversion, sabotim, arratisje jashtë shtetit, dëmtime me dashje e shkatërrim të teknikës luftarake etj., të njoftojë menjëherë punëtorin operativ dhe në pamundësi për t’u takuar me të, të ndërhyjë vetë si të gjithë qytetarët e tjerë për të parandaluar ngjarje të tilla.

– Herëpashere, këtij bashkëpunëtori do t’i jepen detyra të tjera, sipas situatës operative që do të krijohet./Illyria

Kategori
Uncategorized

Kastriot Myftaraj: Veliaj, nga “balona” e “Mjaft-it” tek sponosorizimi i Soros për trashëgiminë e PS.

 

kastriot myftaraj

 

“Pa mbështetjen e Sorosit, Erion Veliaj sot do të shiste vërtet fiq në rrugë. Si në rastin e zëvendësimit të Nanos nga Rama, zëvendësim i këtij të fundit nga Veliaj pritet të ndodhë kur PS të humbë në zgjedhjet parlamentare dhe të dalë në opozitë”

Cili është mendimi juaj për karrierën e Erjon Veliajt, duke nisur nga angazhimet e tij të para tek “Mjaft” e deri tani me marrjen e detyrës së kryebashkiakut?

Lëvizja “Mjaft” u konceptua si një balonë që do të shërbente për ta ngritur anonimin Erion Veliaj në lartësitë e njohjes publike, që të gjithë të shikonin te ai një figurë publike. Qëllimi përfundimtar ishte që Erion Veliaj të ngrihej në lartësitë e qiellit të politikës shqiptare, si një lider i ri me frymë perëndimore. Kjo “balonë” u fry me një kosto të lartë. Vërtet që në dukje këtë kosto e përballuan ambasadat kryesore perëndimore, fondacionet perëndimore dhe veçanërisht ai i Sorosit, por vetëm në dukje ama. Sepse në fakt e gjithë kostoja prej shumë miliona euro dhe dollarë e fryrjes së “balonës” iu faturua shqiptarëve si asistencë teknike për shoqërinë civile në vendin tonë. Erion Veliaj e ndjen se ka një të metë të madhe, ai ka një gap, nëse shprehem në termat që i pëlqen të përdorë ai, apo një hendek, madje një greminë, midis detyrës që ka marrë përsipër dhe përvojës në punë, në çfarëdolloj pune, që duhet të ketë një njeri që merr përsipër detyra të tilla shumë serioze si qeverisja e një qyteti si Tirana bashkë me rrethinat e tij. Që nga përvoja e dyshimtë për t’ u besuar e shitësit 14 vjeçar të fiqve, e deri te marrja e postit të ministrit si e para punë e njohur që ka bërë, ka një greminë që nuk mund të mbushet me aktivitetin e Erionit për shoqërinë civile. Dhe kur një njeri që ka rekorde të tilla merr një detyrë shumë serioze siç është qeverisja e një qyteti me shumë probleme, nga ai nuk mund të presim veçse që t’ i krijojë qytetit probleme nga më të çuditshmet. Koha do ta tregojë këtë gjë. Sigurisht që ai do të përpiqet që këto problem t’ i mbulojë metodën e krijimit të fasadave të çdo lloji në qytet. Fasadë pastërtie, në një zonë të vogël të kufizuar të qytetit, fasadë gjelbërimi, fasadë hapësirash publike ku luajnë fëmijët në kënde lojërash etj.  Sigurisht që Erion Veliaj ka një vision për Tiranën, por pyetja është se cila është kostoja që do të paguajnë qytetarët e Tiranës për vizionin e tij dhe sa përqind e qytetarëve të Tiranës përfitojnë nga realizimi i vizionit të tij. Ne nuk kemi nevojë për një kryebashkiak me një vizion nga i cili përfiton një popullsi elitare urbane, ndërsa koston e paguan më së shumti pjesa tjetër e popullsisë të territorit të bashkisë. Kjo do të thotë që ta qeverisësh qytetin me mendësinë e balonës së fryrë, ku disa pak kanë vend në koshin e balonës, ndërsa të tjerët shikojnë nga poshtë. Në fakt Veliaj nuk di metodë tjetër.

Pak kohë më parë në një intervistë televizive, kryebashkiaku i Tiranës e cilësoi George Sorosin, si një burrë të respektuar e ndërsa tha se ndihej krenar që e cilësonin si “njeriun e tij”. Si i komentoni këto deklarata?

Sigurisht që Erion Veliaj ka shumë arsye për t’ i qenë mirënjohës Sorosit sepse i detyrohet atij për karrierën që ka bërë në shoqërinë civile dhe në politikë. Pa mbështetjen e Sorosit Erion Veliaj sot do të shiste vërtet fiq në rrugë. Fondacioni “Soros” në Shqipëri gjatë më shumë se 20 vjetëve që ekziston ka qenë në shërbim të dy njerëzve, Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të karrierës politike të tyre. Në një vend të vogël si Shqipëria kjo mbështetje financiare, diplomatike, mediatike etj., do të thotë se ai që e ka atë ka një superioritet të madh ndaj rivalëve politikë. Si dhe përse Soros e mbështet Veliajn kjo kërkon një analizë që nuk mund të bëhet në formatin e intervistës.

A besoni se Erjon Veliaj është katapultuar deri më tani në jetën politike nga mbështetja e Soros?

Nuk besoj se ka ndonjë njeri që nuk e ka kuptuar se nëse Edi Rama, njeriu i Sorosit nuk do të ishte bërë kryetar i Partisë Socialiste, Erion Veliaj nuk do ta shikonte në ëndërr që të bënte në këtë parti atë karrierë përrallore që ka bërë dhe të cilën nuk kanë mundur dot ta bëjnë shumë njerëz të cilët kanë kontribuar shumë në këtë parti. Dhe këtë gjë Edi Rama nuk e ka bërë se e simpatizon Erion Veliajn, por se këtë gjë ia ka kërkuar Sorosi.

Cili është mendimi juaj lidhur me “pëshpërimat” brenda selisë së PS-së se Veliaj do jetë pasardhësi i Ramës?

Në fakt kështu është skenari i Sorosit, që Veliaj të zëvendësojë Ramën në krye të PS-së. Kur Soros ndihmoi Ramën që të hyjë në politikë, ai përgatiti dhe Erion si princin trashëgimtar, si të thuash. Unë këtë gjë e kam thënë me zë dhe figurë, dua të them në televizion, që pesë vjet më parë. Edhe sot i qëndroj këtij parashikimi. Sinqerisht, nuk e quaj si ndonjë parashikim të madh që kam bërë.

Mendoni se në të ardhmen mund të ketë rivalitet mes kryeministrit aktual dhe kryebashkiakut të Tiranës pikërisht për aspiratat e mundshme për kryetar PS-je. Sa besoni se mund të ripërsëritet skenari si në rastin Nano-Rama?

Sa kohë që Rama është në krye të partisë dhe në pushtet, Erion Veliaj nuk do të bëjë asnjë lëvizje kundër tij, sepse kjo është e panevojshme. Veliaj kujdeset më tepër që të luftojë kundër rivalëve të tij të mundshëm në parti dhe këtu vihet re një rivalitet i qartë mes tij dhe Saimir Tahirit. Rama i nxit këto rivalitete për t’ i mbajtur më mirë nën kontroll vartësit e tij. Është një gjë logjike që Rama të ketë një pasardhës. Këtë e di edhe vetë Rama. Pyetja është se kur do të ndodhë ky zëvendësim në krye të partisë. Kuptohet se ashtu si në rastin e zëvendësimit të Nanos nga Rama, ky zëvendësim pritet të ndodhë atëherë kur PS të humbë në zgjedhjet parlamentare dhe të dalë në opozitë. Nëse kjo gjë do të ndodhë në 2017, 2021, apo 2025 këtë gjë do ta tregojë koha. Nuk besoj se do të ndodhë shpejt. A do të jetë Erion Veliaj ai që do ta zëvendësojë Ramën kur të vijë ky moment? Nëse Erion Veliaj do të jetë kryetar i bashkisë së Tiranës në atë kohë, do të ketë një bazë fuqie për të mbështetur këtë aspiratë të tij, ashtu si Rama në 2005. Nëse jo do ta ketë shumë më të vështirë.

Besoni se në rast të një konflikti Rama-Veliaj, kryebashkiaku aktual mund të nisë bashkëpunimin me kritizierin kryesor aktual në PS, Ben Blushi?

Konflikt Rama-Veliaj mund të ketë vetëm nëse sherrin e nis Rama, gjë që nuk ka gjasa të ndodhë sa kohë që Veliaj nuk lëviz kundër tij. Dhe Veliaj nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë, siç shpjegova më lart. Bashkëpunim Veliaj-Blushi nuk mund të ketë në asnjë rrethanë sepse të dy aspirojnë kreun e partisë. As Veliaj nuk ka ndërmend të ndihmojë Blushin që të bëhet kryetar i partisë dhe as Blushi nuk ka ndërmend ta ndihmojë Veliajn për të arritur këtë objektiv. Bisedoi: G. Saliu

Kategori
Uncategorized

Amnesty International: Goditja e spitaleve në Siri është krim lufte.

 

56d837716f10d

Amnesty International në një raport për Sirinë thotë se spitalet përreth Alepit po merren qëllimisht në shënjestër nga forcat e regjimit sirian dhe ato ruse.

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (ose Amnesty International) deklaroi se Rusia dhe forcat e regjimit sirian në sulmet që kanë kryer në rrethinat e qytetit të Halepit në Siri i kanë marrë qëllimisht në shënjestër spitalet që ndodhen këtu.

Organizata me seli në Londër në raportin që ka përgatitur mbi zhvillimet e fundit në Siri thotë se është konstatuar që trupat ruse dhe ato të varura nga regjimi sirian me qëllim për të justifikuar ofensivën e Alepit gjatë 3 muajve të fundit kanë marrë në shënjestër në mënyrë sistematike dhe të qëllimshme spitalet dhe qendrat e tjera shëndetësore.

Organizata (Amnesty International) ka mbledhur prova bindëse se gjatë 12 muajve të fundit në veri të Halepit janë goditur të paktën 6 spitale, qendra shëndetësore dhe klinika, vijon raporti.

-“Forcat e regjimit sirian bashkë me aleatët e tyre sulmet kundër objekteve shëndetësore i kanë intensifikuar madje edhe në kohën kur në këtë rajon vazhdonin punimet për vendosjen dhe zbatimin e armëpushimit aktual të brishtë. Në operacionet që janë kryer në prag të fillimit të ofensivës së Halepit janë shkatërruar madje edhe spitalet nëntokësore si masë përgatitore për ta boshatisur të gjithë provincës”, bën të ditur raporti i Amnesty International.

“Spitalet janë kthyer në vijë paraprake të frontit të luftës”, shkruan raporti për spitalet që merren në shënjestër nga sulmet ajrore, dhe i vlerëson ato si krime lufte.

Punonjësit e Amnesty International kanë kontaktuar me dëshmitarë okularë në terren, të cilët kanë thënë se “në momentin që janë bombarduar spitalet dhe qendrat shëndetësore, përreth tyre nuk ka pasur ndonjë mjet ushtarak, postbllok apo luftëtar dhe këto spitale kanë punuar vetëm në aspektin humanitar”./TRT

Kategori
Uncategorized

Blendi Fevziu: Hapni kufijtë për refugjatët.

blendi-fevziu

A do të presë Shqipëria refugjatë dhe a duhet të presë Shqipëria refugjatë?! Këto dy pyetje në dukje identike, prekin një problem me të cilin vendi do të përballet në realitet, por të cilit duhet t’i japë edhe një përgjigje parimore. Ku dallojnë të dyja pyetjet?

E para ka lidhje me situatën reale. Në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë janë grumbulluar disa mijëra refugjatë sirianë që po tentojnë të kalojnë tranzit drejt Europës Perëndimore. Ata nuk duan të vendosen as në Greqi, as në Maqedoni, as në Serbi e as në Shqipëri, por në rrugëtimin e tyre, ndalimi në një nga këto destinacione mund të jetë i gjatë, mbase edhe me muaj. Bllokimi i kufirit Serb dhe tani edhe Maqedonas, mund të orientojë një fluks refugjatësh drejt Shqipërisë. Asnjë s’di ta thotë se sa mund të jetë numri i tyre dhe askush s’di të thotë se cila do jetë rruga që ata do të përdorin drejt perëndimit. Shqipëria nuk ka as rrugë hekurudhore dhe as transport publik të lidhur me vendet europiane. Por Shqipëria ka eksperiencë në trafikimin e qenieve njerëzore përmes ngushticës së Otrantos drejt Italisë dhe kjo mund të shfrytëzohet nga trafikantët.

Përveç frikës së trafikantëve dhe fuqizimit të tyre, Shqipëria nuk ka infrastrukturë dhe mjete për pritjen e refugjatëve. Strukturat tona të ndihmës janë thuajse inekzistente dhe vetëm një ndërhyrje nga institucionet e specializuara ndërkombëtare mund të zgjidhë një pjesë të problemit.

Pyetja e dytë ka lidhje me parimin. Shqipëria është një vend emigratësh. 1/3 e popullsisë së saj jeton jashtë e larguar në 25 vitet e fundit. Emigracioni ka qenë një prej dhimbjeve tona dhe padyshim, ne jemi populli më përfaqëësues i kësaj drame në Europë. Imazhet e anijeve të mbushura plot me njerëz të dëshpëruar që lundronin drejt Italisë janë një pamje e pashlyer për të gjithë. Shqipëria ka luftuar për një çerek shekulli paragjykimet ndaj emigrantëve. Ka luftuar kundër Lega Nord dhe ekstremistëve grekë.

Nëse sot Shqipëria do vendosë mundësinë mbi parimin, ajo do bëjë një gabim jo të vogël. Nëse ajo do t’ju thoshte refugjatëve sirianë STOP; nëse ne do fillonim të justifikoheshim me pamundësinë apo gjendjen e vështirë ekonomike; nëse ne do të mbyllim kufijtë siç deklaroi Kryeministri, nuk do bëjmë asgjë tjetër veç do të shkelim mbi gjithë atë që kemi thënë për 25 vjet me rradhë. Do shkelim mbi të drejtën e çdo njeriu të globit për një jetë më të mirë; do shkelim mbi lirinë. Nuk do bëjmë asgjë tjetër, veç do ju japim të drejtë deklaratave ekstremiste që kemi përbuzur për vite me rradhë. Do ju japim të drejtë atyre që thoshin: shqiptarët t’i mbysim në det, ose atyre që thoshin t’i ndjekim me qen nëpër shtigjet e kufirit.

Dhe e fundit, nëse ne mbyllim kufijtë për ata njerëz në nevojë, shkelim mbi ata 1.5 milion shqiptarë, që në rrethana të ngjashme ikën këto vite nga Shqipëria. Kur drama e tjetrit ka qenë për shumë vite drama jote, të fyesh atë, do të thotë të fyesh vetveten! (Opinion.al)

Kategori
Uncategorized

Opozita shqiptare sipas meje.

Luftën e bëjnë heronjtë, qeverisin maskarenjtë dhe përfitojnë horrat – Victor Hygo.

Opozita shqiptare sipas meje

Nga Bojana Fatkoja.

Të bërit opozitë nuk është e thjeshtë, përkundrazi do guxim, sakrificë e mbi të gjitha ta duash e të besosh forcën politike ku aderon. Sa i përket gjykimit të formës opozita nuk e ka luksin të gjykojë mbi të, sepse është e përqëndruar në përmbajtje. Opozita kërkon dinamikë, jo të llastuar që nuk ju ka dalë ende gjumi i pushtetit.

Ata “zonja dhe zotërinj” ku një pjesë vinin nga hiçi , e të tjerë po nga pushteti ku kishin bashkë qeverisur me Nanon, ngrohën për tetë vite rradhazi kolltukët e ministrave , ku falë këtyre “kolltukëve magjikë ” u pasuruan në mënyrë të tillë që as në ëndrrat më të bukura nuk e kishin ëndërruar. Mbase kjo është arsyeja sepse ende vazhdon gjumi letargjik tek to dhe e kanë të vështirë të reagojnë në parlament apo në aksione të tjera opozitare.

Përpos që çuan në mënyrën më të turpshme në opozitë PD, me 1.000.000 shqiptarë kundra, as që mbajtën barrën e përgjegjësisë përsipër. Sot kapardisen e flasin për forma etike, ata që etikën se kanë veçse fallsitet. Intuita nuk i gënjen kur nuhasin se po i shket nga duart dhe ai pak pushtet që të jep opozita, siç është përfaqsimi i kauzave opozitare, sepse sido që të shkojnë punët pushteti është fjala kyçe.

Janë dhe të “zënë me punë” duke bërë plane e kulisa për përçarje në PD, në atë Parti ju dha shumë, dhe pse nuk kishin dhënë asnjë kontribut. Teksa shoh çdo të enjte një teatër meskin , nuk di çfarë ndiej teksa shoh apatinë e këtyre pseudo elitave , përballë atyre që vërtet përpiqen që opozita të ketë zë.

Luftën e bëjnë heronjtë, qeverisin maskarenjtë dhe përfitojnë horrat – Victor Hygo.

Foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Shpërthejnë deputetët socialistë: Shteti është mbushur me spiunë, këtu të vrasin.

komisioni-i-sigurise

Gjatë diskutimit në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Sigurisë Kombëtare ku diskutohej për pr/ligjin për ‘mbrojtjen e sinjalizuesve’, deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu tha se administrata shtetërore është e mbushur me servilë, spiunë dhe dezinformatorë. Sipas tij, në Shqipëri këta janë të parët e vendit dhe më pas vjen pjesë tjetër e popullsisë. Në të njëjtën linjë foli edhe deputeti tjetër i PS Paulin Stërkaj.

Pjerin Ndreu: Duhet të mbyllen hapësirat për njerëzit që dezinformojnë, mbajnë vendin e punës me spiunllëqe, mbajnë vendin e punës me dezinformacione, me intriga. Sepse intrigantët, dezinformuesit, spiunët, servilët janë të parët e vendit në Shqipëri. Pastaj vijnë të tjerët. Kjo është e konfirmuar. Shteti shqiptar është shteti i servilëve, dezinformuesve, i hajdutëve që kanë marrë frenat dhe kanë nxjerrë tym dhe nuk lënë kënd pa bërë me baltë dhe vetë dalin të larë dhe s’bëjnë asgjë. Nëse kjo nuk do të frenohet…

Spartak Braho: Jo aq në mënyrë absolute zoti Ndreu. Shteti shqiptar të jetë kështu? Kot që rrimë dhe ne këtu!

Pjerin Ndreu: Unë nuk e thashë në mënyrë absolute, por thashë që në shumicën e rasteve këta njerëz janë të parët e vendit. Në qoftë se nuk i pëlqen ndonjërit, por kjo është realitet.

Spartak Braho: Dezinformuesit do të vazhdojnë punën edhe me ketë ligj.

Pjerin Ndreu: Po ta konfirmoj edhe një herë, në shtetin shqiptar të parët më të përkrahurit janë servilët, spiunët, dezinformuesit dhe njerëzit që janë pa karakter…

Spartak Braho: Një çik emocionale është… Pjerin Ndreu: Ta konfirmova dhe një herë.

Spartak Braho: Dakord, mbyllet mbledhja. Po ça ke thënë mo burrë?

Pjerin Ndreu: Po desha ta them këtë gjë. Ashtu është… Ti e di më mirë se unë që ashtu është.

Spartak Braho: E di, po nuk thuhet ajo..

Erisa Proko, (Ministria e Pushtetit Vendor):Disa raste të suksesshme të sinjalizuesve, në janar të 2014, Bosnje Hercegovina miratoi ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve të korrupsionit dhe ligji ka mbrojtur me suksese zonjën Vishnja Mariloviç, ish-llogaritare e një prej institucioneve publike në Hercegovinë dhe ajo zbuloi dhe dënoi korrupsionin e eprorit. Vishnja Mariloviç është një person, një sinjalizues i mbrojtur.

Spartak Braho: Këtu s’të mbron njeri, këtu të vrasin…

Paulin Sterkaj: Njerëzit që sinjalizojnë, janë njerëzit që kërkojnë të përfitojnë hap pas hapi në punën e tyre. Detyrën e tyre nuk e kanë kryer dhe janë marrë me shokun. A mendoni se ky ligj mund të kthehet në një problem real ndaj grupimeve të ndryshme në sektorëve të ndryshme. Unë e shikoj me shumë merak këtë pjesë. Njerëz që shqetësohen për thyerjen e ligjit ka plot në Shqipëri dhe këta nuk kanë munguar asnjëherë. Unë me bindjen time si deputet mendoj se nuk ka për të funksionuar si ligj në kohën e duhur në momentin e duhur. Apo është një ligj që duhet plotësuar për të pasur legjislacionin e BE.

Idlir Peçi (zv.ministër i Drejtësisë): Po është një nga ligjet që do të na ndihmojë ne për anëtarësimin në BE. Është një nga ligjet që është raportuar në BE dhe KE, dhe është futur në ato masat dhe planet e veprimit që ka hartuar qeveria për procesin e integrimit. Por nuk është vetëm përqasje formale, s’po bëjmë ligj sa për të kaluar radhën…

Kategori
Uncategorized

Ornela Canaj: Më rivranë motrën dhe nënën.

 

Ornela Canaj, motra e Alda Canajt, vajza e cila më 29 mars 2001 u vra nga Marjan Rroku deklaron publikisht se emisioni i “Klan” me intervistën e Gjebresë për vrasësin e motrës dhe nënës së saj ishte një rivrasje për dy familjarët e saj të dashur.


Ajo tregon të vërtetën e saj, një ditë pas intervistës së këtij të fundit në televizion në një postim në Facebook, të cilin thotë se e ka hapur vetëm për këtë reagim ndaj intervistës së Gjebresë.
Në një mesazh drejtuar Ardit Gjebresë ajo thekson ai nuk e meriton titullin gazetar. “Dua t’i them Ardit Gjebresë që nuk e meriton titullin gazetar. Një emision shalaban pa fakte, thjesht i bazuar në fjalët e një krimineli mashtrues që vazhdon të manipulojë publikun shqiptar!”, shprehet ajo.
Për Ornelën vrasja ka qenë e paramenduar se, Marjan Rroku kishte përndjekur Aldën para se ta vriste, por jo vetëm kaq. Ornela përmes një profili në Facebook që ka hapur pikërisht për të nderuar kujtimin e të motrës dhe të nënës së saj thotë se edhe pas vrasjes familja e saj është përndjekur nga ish-punonjësi i SHISH.
Ornela thotë Alda dhe Mbarimja gjetën vdekjen duke mbrojtur njëra-tjetrën dhe se “ky monstër” i ka kushtuar vetëm vuajtje e lotë familjes së saj.
“Marjan Rroku vendosi të thotë versionin e shpikur të ngjarjeve dhe harroi të përmendte se si çdo mëngjes ai priste motrën time të vogël te dera e jashtme e shtëpisë dhe e përndiqte. Ai e ndalonte çdo ditë atë, rrugës për në shkollë dhe kur kthehej nga shkolla, për t’i treguar që ajo ishte e tija dhe ajo nuk duhet t’i drejtonte sytë nga asnjë mashkull tjetër. Në moshën 27-vjeçare, Rroku, nën shënjestrën e armës, e ndaloi Aldën e pambrojtur, 16 vjeç duke e detyruar atë me forcë të vendoste që ose të shkonte me të, ose do të vdiste.
Rroku nuk ndaloi me kaq, po qëlloi dhe babanë tim dhe na vuri në shënjestër të gjithëve si familje, edhe pse ne ndërruam dy shtëpi brenda dy muajsh. Rroku i mori çdo grimcë të jetës sime motre para se ta vriste. Për muaj me radhë familja jonë u përndoq dhe torturua fizikisht dhe mentalisht nga ky kriminel që fshihej nën titullin e tij zyrtar si punonjës i ISHKNG-së.
Denoncim pas denoncimi në Rajonin nr. 1 e Rajonin nr. 2 të policisë në Tiranë. Gjashtë denoncime të depozituara që pasqyronin 6 episode të ashpra dhune.
Më 29 mars 2001, Marjan Rroku gjakftohtësisht qëlloi shtatë plumbat që vranë mamanë dhe motrën time.
‘Ishte një skenë e tmerrshme’, i tha një dëshmitar i policisë. Mami që mundohej të mbronte Aldën duke përdorur trupin e saj si mburojë dhe Alda që përpiqej t’i dilte para mamit që ta mbronte nga plumbat. Pasi jua mori jetën dhe i la të shtrira njëra mbi tjetrën në mes të Pallatit të Sportit, u zhduk paburrërisht dhe u fsheh në Amerikë, duke u përpjekur t’i shmangej dënimit për krimin e pamëshirshëm që kreu.
U bënë pothuaj 15 vjet që nga dita që i pashë mamin e Aldën për herën e fundit. Ky monstër i ka kushtuar vetëm vuajtje e lotë familjes sime. U munduam me ç’kishim të gjejmë drejtësi. Pasi pashë emisionin në ‘Klan’ ndihem se mami dhe motra ime u vranë, sërish, për herë të dytë”, shkruante ajo në një nga reagimet e saj.
Më herët, Ornela, motra e Aldës ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, duke e rrëfyer edhe ajo ngjarjen sipas versionit të saj. Ajo thotë se e hapi profilin në Facebook për të treguar ato që nuk tha autori i krimit në intervistën me Ardit Gjebrenë. Jo pa mllef ndaj emisionit, Ornela rikujton edhe një herë ngjarjen e rëndë, ku humbi motrën Aldën dhe nënën Mbarime.
“E hapa këtë faqe për të nderuar kujtimin e motrës dhe nënës sime. Pasi pashë intervisten tek ‘E diela shqiptare’ që u dha në ‘TV Klan’ më 28 shkurt 2016, vendosa të hap këtë faqe të tregoj faktet dhe të informoj publikun për të vërtetën e vetme që qëndron pas vrasjes së pamëshirë të Mbarime dhe Alda Canaj. Dua t’ju bëj të ditur njerëzve, se kush është në të vërtetë Marjan Rroku; ai nuk është vetëm një vrasës, por një psikopat sadist që i paramendoi dhe në mënyrë metodike i arkitektoi këto vepra të ulëta. Marjan Rroku vendosi të thotë versionin e shpikur të ngjarjeve dhe harroi të përmendte se si çdo mëngjes ai priste motrën time të vogël te dera e jashtme e shtëpisë dhe e përndiqte”, ka thënë ajo.

“Në SHBA emigrova për të gjetur Rrokun”

Motra e Alda Canës, Ornela Canaj ka folur në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës për vrasjen e motrës dhe të ëmës së saj, nga Marjan Rroku, ish-agjenti i SHIK-ut. Plot 15 vjet pasi ka ndodhur ngjarja, Ornela Canaj, e cila bashkëpunoi me drejtësinë amerikane për prangosjen e Marjan Rrokut, tregon për ditën kur ndodhi ngjarja. Ajo ka akuzuar rëndë Rrokun se ka gënjyer dhe se ka qenë ai personi që i kërcënonte familjarisht. “Ditën që mora vesh, nuk e di si ishte ajo ditë, se si kaloi. Sapo e mora vesh e dija se kush ishte ai. U ndjeva keq. Mendova se po ta kisha marrë Aldën më herët nuk do të kishte ndodhur ajo”, u shpreh Ornela Canaj gjatë intervistës me Rudina Xhungën. Ajo tregon se si shkoi në SHBA për të gjetur vrasësin e së ëmës dhe të motrës së saj. “Unë shkova në Amerikë sepse e dija që ai ishte atje. E dija që ai fshihej pas një kompanie amerikane dhe mund të ishte atje. Ka disa arsye që ishte një dalje e tij. Kije parasysh që kjo nuk është hera e parë që shikoj veprime manipuluese të Marjan Rrokut. Në çdo vend ku kemi qenë ka dalë një histori e ndryshme. Kur dëgjova intervistën, dëgjova për pendimin e Marjanit. Nuk e besoj se ai është penduar. Nëse pendohesh, atëherë pse nuk dërgove një letër, por dole në televizion. Pashë që shumë njerëz shkruanin që ai duhej të kërkonte falje. Ishte një emision mediokër, që nuk është bazuar në fakte, por në pretendimet e një krimineli. Ardit Gjebrea e lakoi emrin tim”, thotë ajo.

Kategori
Uncategorized

Të gjithë ministrat me charter, ja udhëtimet e Tahirit, Gjiknurit, Beqajt, Klosit, Ahmetajt dhe Ballës, anëtarët e kabinetit më shumë jashtë se në detyrë.

Të gjithë ministrat me charter, ja udhëtimet e Tahirit, Gjiknurit, Beqajt, Klosit, Ahmetajt dhe Ballës, anëtarët e kabinetit më shumë jashtë se në detyrë
E gjithë qeveria në charter. Të gjithë ministrat në fluturim, ku një udhëtim kushton 50 mijë euro.
Kryefinancieri i ri Arben Ahmetaj mund të jetë një rekordmen i fluturimeve luksoze me paratë e shqiptarëve apo të biznesmenëve gjysmë të padukshëm, por nuk është kurrsesi anëtari i vetëm i qeverisë “Rama”, që ka fluturuar me charter.
Sipas të dhënave të sistemit TIMS, përpos kryefinancierit Arben Ahmetaj, pas fluturimeve me charter (një udhëtim kushton rreth 50 mijë euro), kanë rendur edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri etj. Rastësi apo jo, sipas dokumenteve, rezulton se ministrat që kanë udhëtuar me charter, janë anëtarët e kabinetit më të lakuar për abuzim me pushtetin. Sigurisht që numri i udhëtimeve me charter të ministrave në fjalë është modest krahasuar me intensitetin e fluturimeve të kolegut të tyre Ahmetaj. Megjithatë, konstatohet një trajektore e çuditshme në udhëtimet e tyre.
–Për shembull, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, para se të bëhej ministër rezulton se ka udhëtuar edhe me furgon apo kamion, ndërsa pas shtatorit të 2013, kohë në të cilën u emërua në krye të një prej degëve më të rëndësishme të qeverisjes, Gjiknuri udhëton me charter, por edhe me linjat e zakonshme. Përpos ministrave, me charter kanë udhëtuar edhe deputetë të Partisë Socialiste.
–Taulant Balla, deputeti i vetëm socialist që mori në mbrojtje ministrin Ahmetaj, rezulton të ketë fluturuar 15 herë me charter që nga viti 2004.
Vetëm gjatë vitit 2004, pak para se Nano të rrëzohej nga pushteti, deputeti Balla ka udhëtuar gjashtë herë me charter.
Një ministër mbi 150 udhëtime në dy vjet 
E përbashkëta e të gjithë ministrave është se ata kanë qëndruar më shumë në ajër se sa në detyrë.
Një ministër, në harkun kohor prej dy vitesh, ka udhëtuar mbi 150 herë jashtë vendit, me linja të zakonshme, me charter apo me makinë.
Sipas dokumenteve, në çdo udhëtim ministrat kanë qëndruar nga dy deri në tre ditë jashtë vendit. Ka edhe nga ata që kanë qëndruar 10 ditë apo më shumë. Nëse ish-ministri i Ekonomisë ka gjetur një alibi për të justifikuar intensitetin e udhëtimeve, duke thënë se ka shkuar për të thithur investimet, mbetet për t’u parë se si do t’i justifikojnë udhëtimet e shpeshta Ilir Beqaj apo Saimir Tahiri.
Tahiri dhe Beqaj 
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, rezulton se ka udhëtuar pesë herë me charter, tre herë gjatë detyrës si ministër dhe dy herë gjatë vitit 2009. Ministri i Brendshëm është larguar nga Rinasi me charter në datën 12.04.2015, ora 11:02,  me numër pasaporte DR0530226-Al. Po ashtu, ministri është kthyer me charter në Shqipëri në datat 14.04.2015, ora 14:20 dhe datë 10.06.2014, ora 20:11. Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka udhëtuar dy herë me charter dhe dhjetëra herë me linja të zakonshme.
Gjiknuri, nga furgoni në charter 
Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, gjatë dy viteve të fundit, ka udhëtuar 4 herë me charter dhe dhjetëra herë me linja të tjera. Në datën 20.12.2015, ora 15:46, me numër pasaporte DC8725979-AL, Gjiknuri është larguar nga Rinasi me charter, ndërsa është kthyer po me charter në Rinas në 22.12.2015, ora 22:03. Po ashtu, ministri ka udhëtuar edhe tre herë të tjera me charter. Ndërkaq, Damian Gjiknuri, në vitin 2007, rezulton se ka kaluar kufirin me furgon, ndërsa disa vite më pas, nga furgoni ministri hipën në charter. Konkretisht në datën 27.03.2007, 14:15, Gjiknuri ka kaluar në pikën kufitare të Qaf thanës me furgon pasagjerësh.
Kategori
Uncategorized

Unë, muxhahedini i penduar dhe 2 mijë të tjerët si unë që po vijnë tek ju…

Unë, muxhahedini i penduar dhe 2 mijë të tjerët si unë që po vijnë tek ju…

Nga Entela Resuli…

Ehsan Bidi ka tre vite që jeton në Shqipëri. Ai është 38 vjeç. Kur shkeli për herë të parë në këtë vend, në vitin 2013 qyteti i parë ku u vendos ishte Elbasani.

Për disa kohë ai ka qenë pjesë e organizatës së muxhahedinëve, por tashmë është i shkëputur prej saj. Qeveria e quan pjesë të organizatës ndërsa organizata spiun të qeverisë së Iranit.

38-vjeçari me profesion inxhinier mekanik, jetoi për disa muaj në qendër të Shqipërisë (Elbasan) dhe më pas u zhvendos në Lushnje.

Prej më shumë se një viti ai jeton në kryeqytet në një zonë periferike, në një banesë me qira.

Ne e takuam Ehsanin pranë lagjes ku ai banon dhe bëmë një bisedë më të, jo vetëm për jetesën këtu, por mësuam më shumë nga ai për atdheun e tij Iranin, arsyet e ardhjes në Shqipëri dhe çfarë mendon ai për situatën e muxhahedinëve që pritet të vijnë në Shqipëri.

Pas shumë përpjekjesh erdha në Shqipëri. Në fillim u mendua që unë do të shkoja pas shokëve të mi këtu, por organizata shkroi një artikull për mua duke pohuar se unë jam spiun i qeverisë iraniane. UNCHR pati frikë për jetën time dhe më dërgoi në Elbasan për të jetuar atje. Qëndrova 3-4 muaj atje. Organizata nuk më lejonte që unë të takohesha me shokët, madje u dha urdhër dhe të tjerëve që mos të kontaktonin me mua. Pas disa muajsh më dërguan në Lushnje, dhe pas disa kohësh qëndrimi atje, erdha në Tiranë’-tregon Ehsani për Dita-n. Më poshtë, intervista e tij.

 

Çfarë ka ndodhur me ju dhe familjen tuaj në Iran?

Irani është nën diktaturë. E gjithë familja ime ka qenë mbështetëse e organizatës së muxhahedinëve. Një nga dajallarët e mi është varur nga regjimi iranian. Kjo ka lënë shenja në familjen time, pasi edhe dy dajallarë të tjerë u arrestuan dhe më pas u varën. Që nga ajo kohë unë që u bëra pjesë e organizatës së muxhahedinëve, por tashmë jam i shkëputur. U bashkova me organizatën, pasi në të njëjtën formë do të përfundoja edhe unë, si të afërmit dhe nëna ime.

 

Gazetarja Entela Resuli duke intervistuar Ehsan Bidi

Ju momentalisht jeni në Shqipëri, por a janë shtuar problemet familjes suaj për shkak të largimit tuaj nga Irani?

Nëna ime ka dy vite që ka vdekur. Vetëm babanë dhe motrën kam. Me ta bëj biseda të vazhdueshme me anë të internetit. Ata janë shumë të lumtur që unë kam ardhur në Shqipëri. Më parë kanë patur probleme, ndërsa tani, jo. Kur ata (qeveria e Iranit) e kuptuan që unë u bashkova me organizatën e muxhahedinëve, arrestuan prindërit, por edhe motrën time. Qysh nga momenti kur unë kam deklaruar që jam shkëputur nga organizata, nuk i kanë ngacmuar më. Por jam i bindur që komunikimet në telefon janë të kontrolluara.

 

Ju keni dalë kundra regjimit të Iranit për shkak të përndjekjes që i është bërë familjes suaj, apo ju vetë nuk e doni diktaturën?

Kushtet e dajallarëve të mi kanë lenë shenjë. Por mënyra e jetesës, mungesa e lirisë dhe varjeve që bëhen atje, të gjitha këto kanë ndikuar te reagimi im. Unë kam qenë 12 vjeç kur kam parë katër varje. Kam kaluar tortura. Fillimisht jam rrahur, vetëm se kam dal me të dashurën time në rrugë. E gjithë familja ime ka qenë nën presionin e regjimit. Nëna ime nuk shkonte dot të shihte nënën dhe motrat e saj. Vetë diktatura që paraqiste qeveria iraniane bëri që unë të kaloja në krahun politik.

 

E dini ju që edhe Shqipëria ka kaluar gati 50 vite diktaturë?

Ju nuk keni patur një udhëheqës shpirtëror siç e kemi ne. Në Iran është një diktaturë fetare. Kur diktatura është fetare dhe ideologjike është shumë e vështirë për ta rrëzuar. Janë disa vende të tjera që e kanë sjell këtë lloj pushteti në Iran dhe janë ata që vendosin se kur mund të largohet ky pushtet. Edhe sikur miliona njerëz të derdhin gjak aty, përsëri diktatura nuk bie, nëse nuk duan këto shtete. Nuk jam i sigurt, por besoj për 10 apo 20 vitet e ardhshme është e vështirë të ndodh kjo lloj ngjarjeje.

 

Si ndiheni në Shqipëri, ndiheni i sigurt?

Deri tani, me ndihmën e policisë dhe me ndihmën që na ka dhënë Ministria e Brendshme këtu, ndihem disi i sigurt, edhe pse, herë pas here, ndjej një lloj frike që mund të ndodh diçka. Është organizata, e cila luan një lloj politike që mua më bllokojnë nga të gjitha anët.

Sipas meje organizata e muxhahedinëve është më diktaturë se sa vetë qeveria iraniane. Përpara 8 muajsh, organizata ka firmosur një peticion që unë të dëbohesha nga Shqipëria. Jam përpjekur që të evitoja largimin tim nga këtu.

 

Ehsan Bidi

Dmth ju keni kundër edhe organizatën, dhe qeverinë e IranitKë urren më shumë në këto momente?

Organizatën e muxhahedinëve. Janë më të rrezikshëm se sa qeveria iraniane. Kam qenë mbështetës i tyre, kam jetuar me ta, dhe kam parë tortura të tmerrshme që janë bërë nga këta. Shokët e mi janë vrarë nga këta. Pafytyrësia e tyre nuk njeh kufij. Nuk kam problemet me vetë muxhahedinët , por me drejtuesit e tyre, ata janë njerëz si unë, ndërsa drejtuesit janë problematikë. Janë bërë shumë padrejtësi në emër të lirisë dhe demokracisë.

 

Çfarë mendon për muxhahedinët e tjerë do të vijnë në Shqipëri…?

Kam dëgjuar që rreth 2 mijë persona të tjerë do të vijnë. Ishte marrëveshja që këta do të shkonin në Rumani, por për në Rumani u mbyll nga presioni i qeverisë së Irakut.

Këta persona tani do vijnë në Shqipëri. Këtyre dy mijë personave që do të vijnë nuk u duhet dhënë shumë liri… E rëndësishme është që të mos u jepet mundësia e aktiviteteve që kanë bërë në Irak. Të jeni të sigurt që organizata e muxhahedinëve nuk është opozita e Iranit. Ata po përpiqen që të mblidhen të gjithë në Shqipëri. Nëse 2 mijë persona vijnë këtu dhe nuk mbahen nën kontroll, Shqipëria ka humbur. Imagjinoni, do bëhen 3 mijë njerëz këtu, gati një qytet.

Ju shqiptarët, jeni njerëz shumë të mirë dhe mikpritës, por ju nuk i njihni qëllimet e tyre. Ju kujtoni se ata janë thjeshtë kundër Iranit? Nuk e dini që poshtë fytyrës njerëzore të tyre janë fshehur disa ujqër.

 

Pse duhet t’ju besojmë ju për këto që thoni?

Me mua nuk keni punë, mos më besoni. Jemi në shekullin e XXI dhe ekzistojnë forma të tjera për ta kuptuar, veprimet dhe aktivitetet e organizatës mund t’i shihni në vendet e Evropës dhe Arabi.

 

Gjatë qëndrimit dhe jetesës këtu, keni njohur shqiptarë, si ju duken njerëzit?

Janë popull shumë i mirë, të ngrohtë, janë njerëz të pastër dhe i respektoj shumë. Kur isha në Lushnjë, mora lajmin që nëna ime vdiq dhe një shqiptar qau, bashkë me mua. Kjo gjë më emocionoi. Deri tani nuk kam patur të keqe nga Shqipëria, sa herë që marrin vesh që jam i huaj, më ndihmojnë. Të keqen më të madhe e kam parë nga drejtuesi i organizatës së muxhahedinëve.

 

Organizatës suaj nuk i lejohen martesat. Ju vetë duke qenë se jeni përjashtuar, keni krijuar lidhje në Shqipëri?

Unë me një vajzë shqiptare do martohesha pa e menduar gjatë. Kam patur një të dashur në Lushnje, dhe për shkaqe që nuk varen nga ne, u ndamë. Gratë shqiptare përveç bukurisë fizike që kanë, janë edhe shumë besnike. Bukuria ikën, por besnikëria mbetet.

 

Besoni ju në Zot?

Pa diskutim. Mos të kishte qenë Zoti unë nuk do të kisha arritur deri këtu. Me ndihmën e tij ia kam dal. Por nuk jam ai fanatiku që mund të mendoni. Kam shumë respekt për njeriun dhe më pas për fenë e tij.

muxhahid

Kategori
Uncategorized

Adriatik – Alpe Konstelacioni i “Arushes se Yjeve”.

thMe Dr. Astrit Memia, lobistin dhe ideatorin e Koridorit Adriatik-Alpe
Nga Urim Gjata.

Adriatik-Alpe duket se i njgjan nje dore te shtrire nga vete krijimi i hershem qe natyra ka bere per njerezit. Ajo eshte rruge drite, si vete konstelacioni i “Arushes se yjeve” te cilen astronomet e njohin mire.Shkencetaret e drites njoftojne se neper kete magjistrat,se vetem neper degezimin e rruges neper lumin e Shales mund te ndertohen 4 hidrocentrale.
Adriatik-Alpe here ju shkon per krah dhe here ju bie per mesi maleve dhe masivit druvore te pa mbarim ne bjeshket epike te veriut.

Z. Memia, c’perfaqson Koridori Adriatik-Alpe dhe ideja per te realizuar nje enderr shekullore te mbare trevave Shqiptare.

Nje gazetari i duhet gjithmone te kaloje mundesine e vet per te qene i vlefshem dhe i domosdoshem per njerezit,per te gjithe ata qe e lexojne dhe qe kane nevoje te mesojne fillimisht te verteten,pastaj ate qe eshte e domosdoshme.
E verteta eshte domosdoshme,ndersa kalimi i mundesise se vet,qe i kerkohet jo pak here gazetarit,eshte pjese e “heroizmit”te tij.Ne kete mardhenie disa planesh,ndoshta mua njeriu intelektual,i lindur dhe rritur ne Tropoje,diku ne mes apo afer “Alpeve” (ku malesoret e ketyre aneve ju pelqen shume bjeshka),dhe ku fjala “Alpet”shpreh thelbin real te fjales Bukur-tingelluese bjeshke,me eshte dashur te jetoj dhe te hamendesohem gjate,qekur profesioni i njeriut te medjes u shfaq si nje mundesi dhe si nje detyre njeheresh ne rrugen e jetes dhe te karieres time.
Ne pikpamjen e fisnikerise te njerezve te aneve te mija,e ka ushqyer mire mardhenien e njeriut me treven e tij,jo vetem si perjetim por dhe si ushqim i pa shmangshem,ashtu si ushqimi i nevojshem per organizmin. E gjithe etnologjia e ketyre trevave,ka ne themelin e vet formimin briland te ndihmuar,dhe te formuar dhe te bere efektive ne zhvillimet e veshtira,qe nga koha e Eposit te kreshnikeve e deri ne vragen e fundit te zhvillimeve te shoqerise moderrne.
Sepse pavaresisht asaj me cfare njera apo tjetra treve apo krahine e pergjaterimit te rruges Adriatik-Alpe i ka realizuar lidhjet dhe levizjet e saj,Pavaresisht se me cfare ajo i ka marre zhvillimet shoqerore nga poshte lart,formimi autokton etnologjik dhe ne te gjithe prurjet kohore e ka ruajtur dhe per me teper vazhdon ta kete aktive dhe ne zhvillimet e sotme.
Por sa i befasuar ne dhimbje dhe ne nenvleftesim,sa pa komunikim dhe mundesi te tilla jane lene lartesite dhe jeta e ketyre trevave
.Asnje rruge nuk te con ne Alpe.Asnje rruge nuk te con ne bjeshke dhe pse njerezit atje shkojne sur ne cdo stine,per cdo rast.
Miti i ujit te pijshem ne shkretetire eshte me po ate intesitet te pritjes.
Duket si nje histori lakadredhash.Fjale e bukur veriore ne treven e malesise se Gjakoves,qe te mbush me kumt.Askush ska nge te ngreje alibi per ate qe ka ndodhur.
Ne “shkretetire”kerkohet uji. Ne beteja njerezit e luftetareve presin lajmin e fitores, ne kohet moderrne zhvillimi matet me sa rruge bejne qeverrite e njerezve qe i votojne ato. Ne Alpet shqiptare mes permes tyre,ane e me ane ku ka jete e resurte te pa fundem duhet te shkoje rruga.Duhet te shkoje lajmetari i se ardhmes.
Deti dhe mali jane afer ne Shqiperi.Njeri per tjetrin,njeri me tjetrin.Aty ku mungon njeri eshte tjetri dhe anasjelltas. Keshtu kane qene dhe duhet te jene shqiptaret.
Koridori Adriatik-Alpe e thirrur ndryshe “lugina e zhvillimit” ka nje destinacion dhe komunikim te perminutshem neper pergjaterimin ne te shkuar dhe ne te ardhur Shenjgjin-Lezhe,Krye Bushat (ne portat e qytetit Shkoder),Mjede-degezim Koman-Hidrocentrali Koman-Tetaj-Bregu i Lumit-Dushaj (Fierze) -Degezim per ne Bajram Curri-Qafe Morine per te pergjatuar per te percielle e marre ne te gjithe ne te gjithe hapesiren e Kosoves dhe resurset e tjera Ballkaniko-Europiane,jo me shume se 160 km.A ka rruge me te shkurter,ku fusha takohet me malin,bjeshka me dtin,me qindra mijera banore ne hapesiren urbane,madje me pergjatim drejt Europes.

Z. Memia c’perfitim do ketne trevat shqiptare ne rrafshin ekonomik dhe kulturor ne te ardhmen nga Prishtina ne Shengjin.

Koridori Adriatik-Alpe eksploron dhe eficon vleren qe prodhon levizja e njerezve ne pjesen me te madhe te zones verilindore.Rruga permes udhetimit detar te ketij konsumi njerezor eshte me afer per ne Shngjin se sa per ne Durres dhe gjetke
.Ne kushtet e nje zhvillimi dhe komunikimi per te gjithe stinet dhe gjeresine e tyre arrihet te shfrytezohet ne maksimumin e vet vija bregdetare turizmi i virgjer dhe komunikimi neper udheperkimin me Mlin e Zi,Ulqini deri ne kufijte Dalmat.Kjo nenkupton krijim dhe prodhim vlerash dhe performance tjeter,qytetare dhe te angazhuar te gjithe faktoreve,jo vetem shqiptare por dhe fqinjeve.Thene qarte,eshte nje hapesire zhvillimi qe i bashkon njerezit,si premise e nevojshme dhe e Rendit te Ri Boteror.
Koridori Adriatik-Alpe arterizon ne bashkeperkim mardheniesh lumenjte e shales nga Leshnica deri ne Theth,perroin e Nikajve ne nje udhe pergjaterim neper lumin e mbrekullushem Valbones deri ne Alpe,cka do te thote turizem,natyror,me shume pune dhe me shume mardhenie ne te gjithe nivelet.
Ne kete ballkon te dukshem,ku si nga dritarja e zotit shihen fushat,kodrat, rruget,jeta,jane Thethi,Boka,Bjeshket e Valbones dhe Vermoshi.Adriatik -Alpe i ngjan nje arteri me gjak qe mban jeten gjalle.Dhe nuk ka se si te ndodhe ndryshe.Kohet,historite dhe shkencetaret e ekonomose boterore neper kohe na kane njoftuar se nje vend eshte i pasur sa minerale ka ne gjirin e vet,sa energji mund te prodhoje ai,sa pyje ka ai vend.
Adriatik-Alpe do te udhetoje permes floririt qe kane keto treva.Eshte flori per te gjithe.Eshte rruga e te gjitheve.

Qe ne kohen e Austro-Hungarezeve eshte folur per nje hekurudhe kombetare.Si eshte e verteta dhe a ka ndonje projektide.

A e kemi ditur se c’kane menduar qe heret te tjeret per ate qe ka mundesi Adriatik-Alpe.Qe heret na njoftohet nje kumt i tille.Jo shume larg,por ne momentin real,neper Ballkan,madje dhe brenda shqiptareve ka qene nje projekt,kumtet per te cilin na i kane dhene Austro-Hungarezet,te cilet e konsideronin shqiperine nje mrekulli e harmonive,me cfare ishte mundur qe nje rruge e hekurt, e cila nisej nga Shengjini drejt alpeve,harkoej,gjarperohej,depertonte merrte dhe jepte ate qe i duhen njerezimit ne kohen e tyre,po ashtu sic ishte dhe zgjatimi i ture drejt Europes
Hekurudha “Porta e Adriatikut” pergjaton koridorin Adriatik-Alpe qe ve ne eficence nje opus te madh projektesh.Vizionistet e kesaj hekurudhe, e cila pret driten e njohjes nga qeveria shqiptare me se pari,pastaj dhe konvergjentet e tjere te bqallkanit,konsideron se hekurudha “Porta e Adriatikut”shnerrohet ne nje shtylle strategjike te nje gjeneratori zhvillimi afatgjate.
Motivi dhe vizioni i angazhimit intelektual dhe shkencor i “Portes se Adriatikut”eshte konsideruar te thirret “Lidhja Globale,me cfare nenkuptohet gjithe perfshirja njerezore dhe te gjithe mardheniet qe sjellkjo “autostrade” lidhjesh.
Kosova dhe gjithe nevojat e saj nga Prishtina,i gjithe rrafshi i Dukagjinit i drejtohet Shengjinit.
Vizionistet e “Portes se Adriatikut”mendojne se hekurudha,e cila ka nje histori te hershme ( ne arkiva eshte gjetur nje projekt i vitit 1947)ne te cilen percaktohet gjithshka,e cila e harkuar dhe gjithe perfshirese deri ne Diber,eksploron luginat e Drinit te Bardhe dhe te Drinit te Zi,mendojne se ajo e prodhon vetveten ne nje kohe rekord.Ne duhet ti japim ne fillim doren asaj,pastaj ajo ne menyre te perjeteshme do na japi doren ne te gjithe shqiptareve.

Kategori
Uncategorized

Himarioti që u zgjodh kryetar i Argjentinës.

2 (1)Nga Arben LLALLA

Shqiptarët historikisht kanë bërë karrierë personale në shumë vende të botës, ata ishin të parët më Egjipt, kryetar shteti të Rumanisë, Italisë, Greqisë, Turqisë etj. Gjatë kërkimeve historike rreth shqiptarëve në Greqi ndesha në disa të dhëna se kryetari i Parë i Republikës Demokratike të Argjentinës ishte Bartolomeo Mitre Martinezi, i cili ishte politikan, ushtarak, shkrimtar, gazetar, ish-Guvernator i Buenos-Aires dhe një nga burrat shteti më të njohur në Amerikën Latine.

1 (1)Sipas të disa të dhënave familja Mitre kishte ardhur në Argjentinë nga Venecia dhe kishte origjine greke, por nga kërkimet e mia mësova se në të vërtetë origjina e familjes Mitre ishte nga Himara dhe stërgjyshi i tij quhej Dhimitër Mitropulos. Shumë familje shqiptare të besimit ortodoks para shek XX nga mungesa e një kishe ortodokse shqiptare shkonin për lutje në kishën ortodokse greke e fëmijët e tyre ndiqnin shkollat greke deklaroheshin me origjinë greke në emigracion. Raste të tilla kemi plotë gjatë shekujve të mëparshëm, por edhe sot. Ne do të sjellim të dhëna se familja e Bartolome Mitre Martinezi ishin nga Himara.

Familja Mitru ose Dhimitriu u larguan nga Himara rreth vitit 1670 dhe emigroi si fillim në Venecia. Kjo familje himariote kishte lidhje të ngushta me shqiptarin nga Labova, humanistin e madh Vangjel Zhapën.

Bartolomeo Mitre ka lindur në Qershor të 1821 në Buenos-Aires. Që në fëmijëri dallohej për shpirtin e tij kryengritës, kryelart dhe mospërfillës ndaj sfidave të jetës. Në moshën 15 vjeçare u largua nga Buenos-Aires për në disa vende të tjera të Amerikës Latine.

 

Nga viti 1836-1839 studoi në shkollën ushtarake-dega artileri dhe mori gradën toger. Gjatë kësaj periudhe botoi shumë vjersha dhe shkrime në gazetat e ndryshme të Amerikës Latine.

3 4Në janar të 1841 u martua me Delfina Maria Luisa De Vedia py Perez, nga kjo martesë ata patën gjashtë fëmijë, dy vajza dhe katër djem.

Nga mosmarrëveshjet e shumta politike që pati u detyrua disa herë të ndryshojë vendbanimet duke jetuar në Kili, Peru, Uruguaj, Bolivi. Udhëhoqi shumë beteja luftarake dhe u zgjodh disa herë ministër i mbrojtjes dhe i jashtëm i provincave Amerikane Latine. Gjatë viteve 1840 Bartolomeo u takua me arbëreshin Xhuzepe Garibaldin të cilin e adhuronte shumë.

Gjatë viteve 1850 Mitren e shohim ministër të jashtëm dhe të mbrojtjes së qeverive provinciale të Buenos-Aires dhe më tej në vitin 1860 Guvernator i provincës të Buenos-Aires deri më 1862. Në 12 Tetor të vitit 1862 u zgjodh kryetar i parë i Republikës Demokratike të Argjentinës dhe e mbajti këtë post deri më 12 Tetor 1868. Ai për vitet që udhëhoqi Argjentinën është vlerësuar si Kryetari i Unitetit të Vendit dhe zhvillimit ekonomik. Kandidojë disa herë të tjera për kryetar të Argjentinës si më 1874 dhe 1891, por humbi.

Bartolomeo Mitre ka dhënë një kontribut të madh në fushën e kulturës së Argjentinës, ai në vitin 1870 themeloj gazetën “La Nacion”, është themeluesi i Akademisë së Historisë së Argjentinës, shkroi shumë poezi dhe botoj dy libra historike “Historia de Belgrano” dhe “Historia de San Martin”.

Në vitin 1893 Bartolomeo Mitre mori titullin Grand Master i Lozhës së madhe të Masonerisë në Argjentinë, dhe më 1901 u emërua Anëtar Nderi i kësaj Lozhe. Vdiq në 1906, shtëpia ku jetoi që nga viti 1860 e deri sa vdiq u kthye në Muze Mitre, ku në të ka pjesë nga historia e Argjentinës, gazeta që ai themeloj “La Nacion” udhëhiqet ende nga trashëgimtarët e Bartolomeo Mitre.

Për fat të keq deri më sot nuk është shkruar asnjëherë që Bartolomeo Mitre ka origjinë shqiptare, por bibliografët shkruajnë se ai ka origjinë greke, por siç dihet Himara s’ka qenë kurrë Greqi, s’ka patur kurrë grekë. Prandaj është mirë që studiuesit shqiptar që merren me diasporën shqiptare të bëjnë studime edhe për origjinën shqiptare të Bartolomeo Mitres.

Kategori
Uncategorized

Na mashtruan!?

2016-02-28 11.19.22
Nga Blendi Fevziu –

Na thanë që ligji do t’i lërë jashtë!

Na thanë që pas miratimit të tij shumë prej atyre që vijnë nga bota e krimit, prostitucionit, drogës apo vrasjeve nuk do të jenë më në parlament.

Na thanë që politika është penduar për vrasësit, hajdutët dhe kriminelët që ka futur në gjirin e saj.

Na thanë se sot e tutje as në administratë nuk do ketë njerëz me precendentë penalë.

Në fakt nuk ka ndodhur asnjë nga këto. Një muaj më parë, në opinion.al e ngritëm këtë shqetësim. Frikën që ligji nuk do zbatohet dhe frikën që ligji është bërë që mos prekë askënd.

Që asnjë të mos dalë nga Parlamenti dhe asnjë të mos ikë nga administrata.

As ata që i kanë parë të gjithë pas hekurave dhe që akuzohen deri për vrasje.

Sot, dy muaj e ca pas miratimit të ligjit jemi rikthyer sërish aty ku ishim. Tek debati për dekriminalizimin që e kërkojnë të gjithë e që deri më sot, nuk ka nxjerrë askush nga vendet ku kanë hyrë e që s’i meritojnë. Dhe me gjasë nuk do ta bëjë asnjë. Thuhet që nuk janë miratuar ende aktet nënligjore; thuhet që nuk është hartuar ende formulari; thuhet që po gjehet forma më e mirë e verifikimit, por gjithçka që thuhet ka vetëm një përfundim: dekriminalizim s’ka.

Në fakt, më shumë se sa çështje ligji, dekriminalizimi është çështje vullneti politik. Eshtë vendim për t’i mbyllur derën e politikës çdo njeriu që ka qenë pjesë e botës së krimit; çdo njeriu që vjen nga biznesi dhe e ble politikën që të nxjerrë më pas përfitime prej saj; pra që e kthen atë në biznes. Shihni kush akuzohet për korrupsion: ata që janë pasanikët më të mëdhenj të parlamentit dhe që aty kanë hyrë jo për t’i shërbyer publikut, por për të mbrojtur, garantuar e shtuar pasurinë e tyre. Shihni kush hyn në parlament, ata që kanë shkelur ligjin, që kanë frikë prej tij dhe që politika ju jep imunitet.

Kjo nuk është vetëm çështje ligjore.

Edi Rama duhet të ndalojë angazhimin e këtyre njerëzve dhe përfshirjen e tyre në politikë. Nëse dikush ikën nga Parlamenti për këtë gjë dhe bëhet star i mbledhjeve të PS sërish ky është një akt kriminal.

Nëse dikush akuzohet për plagosje dhe Prokuroria me gjykatën ja ndryshon masën e sigurisë dhe akuzën 5 herë, ky është një akt kriminal. Edhe Prokurori e Gjykata duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë. Janë njësoj të kriminalizuar edhe ata.

Lulzim Basha duhet të bëjë publik emrat e 19 deputetëve që, siç ka thënë, i prek ligji i dekriminalizimit. Nëse nuk e bën, sërish është fajtor sepse e ka përdorur një çështje madhore politikisht. Opozita nuk duhet të lejojë asnjë seancë pa filluar funksionimi i ligjit. Dekriminalizimi nuk është politikë, por një aksion jetik.

Ilir Meta duhet të heqë dorë nga praktika e biznesizimit të politikës. Nga ideja që në çdo qark zgjidhet një biznesmen për deputet dhe ai e kthe më pas politikën në një lloj biznesi. Personal apo partiak. Politika e biznesi në Europë janë të ndara. Në ato raste që janë bërë bashkë ka rezultuar një dështim fatal.

Por të tre këta bashkë, duhet ta dinë që kjo nuk është çështje thjeshtë e tyre, por një problem i të gjithë shoqërisë. Eshtë edhe e ardhmja e fëmijëve të tyre, që pretendojnë nga prindërit një Shqipëri më të mirë. Më të mirë se sa Shqipëria që po projektojnë këta sot!

Mbi këto reklama

Disa nga vizitorët tuaj, me raste, mund të shohin këtu një reklamë

Kategori
Uncategorized

Ku shkuan 44 milionë monedha ari të plaçkitura nga sigurimi i shtetit! Sa shkuan në Rusi?

Ka hapur një polemikë jo të vogël në vitet e tranzicionit një artikull i botuar vite më parë në revistën “Në shërbim të popullit” (organ i dikurshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme), nga Nuri Mehmeti me titull “Kur hidheshin themelet ekonomike të pushtetit popullor”. Ky shkrim është botuar në faqet 14 – 15 të numrit të gushtit 1984 në revistën në fjalë me okelion “40 vjet çlirim, rrugë lufte e fitoresh”.

Shkruan: Kastriot Myftaraj

Polemikat e mëvonshme në lidhje me këtë artikull lindën pasi shifra prej 43.816.682 monedhash ari që përmendej në artikull, e grabitur nga Sigurimi i Shtetit ishte një shifër zyrtare. Ndër të tjera autori Nuri Mehmeti në shkrimin e tij thotë:

“….Pushteti i ri i vendosur menjëherë pas çlirimit të atdheut, që nisi të kryente funksionet e tij si diktaturë e proletariatit, kërkonte patjetër edhe bazën ekonomike……..Në janar të vitit 1945 doli ligji i mbi konfiskimin e pasurisë së shtetasve italianë e gjermanë. Gjithashtu në janar doli ligji i tatimit të jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës. Ky ligj godiste veçanërisht atë pjesë të borgjezisë që kishte grumbulluar pasuri të mëdha…….Në shumë raste elementët e tatuar nuk pranonin të paguanin shumën e caktur, me preteksin se nuk e kishin atë….disa u përpoqën të nxirrnin ar e sende të tjera jashtë shtetit……Veprime edhe më të vështira iu deshën të bënin organeve të punëve të brendshme, veçanërisht atyre të policisë për të zbuluar arin që kishin fshehur kapitalistët e tregëtarët. Përvoja ishte e paktë, por ndihma e popullit qe e madhe. Ndihmuan puntorët e specialistët që kishin marrë pjesë në ndërtimin e depove të kasafortave dhe që kishin bërë fshehjen në vende të panjohura, ndihmuan ata që kishin shërbyer si shegertë e argatë pranë kapitalistëve të kaluar etj. Kështu u arrit të zbulohen depo të nëndheshme në parcelat e oborret e kapitalistëve, bejlerëve e tregëtarëve. U gjetën qypa me flori jo vetëm në betonime të thella të nëndheshme e në muret e shtëpive, por edhe nën rrënjët e pemëve e nën sipërfaqet e puseve me ujë të pijshëm si në Durrës, Tiranë, etj.

Në Elbasan u zbulua një sasi e madhe mallrash të tregtarit H.B. në një depo të nëndheshme, përsipër së cilës ishin mbjellë presh e perime të ndryshme. Zbulime të tilla u bënë edhe në Shkodër, Durrës, Korçë. Deri në fund të vitit 1948 u zbuluan 43.816.682 monedha ari, pa përmendur shufrat e stolitë e florinjta. Organet e punëve të brendshme ndoqën gjithë zhvillimet e ngjarjeve duke bërë një luftë këmbëngulëse kundër elementëve spekulativë e matrapazë…….”.

Por ndërsa nga komunistët pranohet një shifër e tillë sekuestrimesh, të dhënat e tjera zyrtare janë krejt kontradiktore. Kështu sipas një shkrese sekret të nënshkruar nga drejtori i Thesarit, Fahri Hoxha më 16 janar 1992, merret vesh se sasia e arit të hyrë në Thesar nga sekuestrimet në periudhën 1 dhjetor 1944 – 31 dhjetor 1990 është vetëm 3.029 kg.

Ndërsa në periudhën 1 dhjetor 1944 deri në 31 dhjetor 1990 në Thesarin e Shtetit kanë hyrë gjithsej 8.749 kg ar dhe kanë dalë 7.600 kg ar. Mirëpo shifra e 43.816.682 copë monedhave nuk është baraz me 3.029 kg ar, por me minimumi 320 ton ar. Atëherë vetiu lind një pyetje që do përgjigje: ku shkoi gjithë kjo sasi ari? Kush e mori? Pse ka diferenca të mëdha midis shumave.

Tregtarët e grabitur të Korçës

Një ndër autorët e parë që u mor në fillesat e pluralizmit politik në Shqipëri me çështjen e thesarit të grabitur në shtypin shqiptar me disa shkrime në gazetën “Rilindja Demokratike” ishte i ndjeri Teodor Keko.

Në shkrimin “Arkivat rreth enigmës së floririt”, datë 15 qershor 1991, Keko është bazuar në të dhënat e arkivit të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Korçës. Sipas dosjes nr 34 të seksionit të Financës, në bazë të relacionit të datës 15 maj 1945, mësohet se tregëtarëve korçarë iu ishte caktuar një “tatim” (lexo grabitje) prej 86.685.968 frangash ari, nga cila deri në këtë periudhë ishte vjelë rreth gjysma e saj. Sipas historikut lokal të policisë së Korçës mësohet se vetëm në këtë qytet ishin grabitur 400 kg ar dhe 48 mijë napolona flori pa përmendur stolitë e tjera të vjedhura nga banditët. Për të ilustruar “masakrën e verdhë”, Teodor Keko paraqet edhe një listë të 32 familjeve korçare të cilave ju grabitën përveç dyqaneve dhe shtëpive edhe një sasi e konsiderueshme florinjsh. Ndër emrat më kryesorë këtu mund të përmendim familjet Qirjako, Abeshi, Cingu, Plasati, Katro, Gjezi, Samara, Qirinxhi, Çekani, Pepo, Lako, Turtulli, Jani, Stase, Mborja, Bino, Terova, Mulla, Nora, Pilika, Ballauri, Peço, Serani, Katundi, Zahara, Pllaha, Bicolli, Thomo, Barçe etj. Ndër të grabiturit kryesorë është Kristaq Cingo me 9.002.500 franga ari.

Po në numrin e sipërpërmendur të gazetës, dëshmitari Paskal Andoni, ish punonjës në degën e tretë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dëshmon së kur ishte dashur të hapej, kasaforta e Hysni Kapos kishte qenë e mbushur plot me flori.

Lista e familjeve më të grabitura në Korçë është kjo:

1-Vëllazëria Qirjako

2-Vëllazëria Abeshi

3-Vëllazëria Stase

4-Kristaq Cingo

5-Thoma Plasati

6-Vëllazëria Katro

7-Hari Kristo Samara

8-Vëllazëria Gjezi

9-Vëllezërit Qirinxhi

10-Ligor Jani

11-Vëllazëria Plasa

12-Vëllazëria Lako

13-Vangjel e Gaqo Turtulli

14-Vëllazëria Balli

15-Vasil Pepo

16-Jankulla Çekani

17-Sotir Mborja

18-Dhimitër Bino

19-Refail Terova

20-Pandi Mulla

21-Pandeli Nora

22-Anastas Pilika & Angjeli Stavraq Ballauri

23-Dhimitër Peço

24-Vangjo Serani

25-Vëllezërit Katundi

26-Llambi Kiço Zahara

28-Vëllezërit Pllaha

29-Sotir Bicolli

30-Vëllezërit Terova

31-Thoma Thomo

32-Vëllazëria Barçe

Këtu mund të shtojmë se vetëm Rexhep Merdanit i janë marrë 450 kg ar, nga të cilat arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka të shënuar vetëm 29 kg. Të tjera familje të grabitura nga Korça janë familjet Ypi, Ziko, Bopi, Fundo, Kondi, Opari, etj.

-Të grabiturit në Elbasan

Edhe Elbasani mbahet si një ndër qytetet më të grabitura nga banda kriminale që erdhi në pushtet në vitin 1944. Përveç sekuestrimeve të shumta, komunistët ashtu si në mbarë Shqipërinë nuk harruan të përdorin format e tjera që kishin të bënin me dhunën dhe torturën.

Një praktikë e njohur për njerëzit e Sigurimit të Shtetit për të nxjerrë sasinë e duhur të floririt ishte arrestimi dhe tortura. Kështu shumë tregëtare iu nënshtruan burgosjeve dhe torturave nga më ç’njerëzore. Në Elbasan të vdekur në burg për shkak të floririt janë disa. Sulejman Domi, Xhaferr Çelirama, Mateo Papajani, Refik Myftiu etj, vdiqën në burgjet e komunizmit për shkak të mosdorëzimit të floririt të kërkuar prej banditëve komunistë.

Për t’u kujtuar është se floriri i Refik Myftiut u zbulua krejt rastësisht kur në Ebasan u ndërtua shkolla e muzikës. Sasia jo e vogël e floririt ishte e groposur në rrënjët e një shege.

Natyrisht shembulli më tipik i dhunës së ushtruar ndaj tregëtarëve, ishte vdekja nga torturat e rënda të njërit prej tregëtarëve më të njohur të Elbasanit si Sulejman Domi, i cili vdiq në qelinë e improvizuar të “Grand Hotelit” në Elbasan më 11 prill 1948 pas 11 ditësh tortura. Ndonëse kishte dorëzuar dy herë “tatimin” që i kishin caktuar, grabitqarët nuk u mjaftuan me kaq por i rrëmbyen dhe atë sasi ari që ai kishte në shtëpi. Është për t’u theksuar se në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk gjendet asnjë lloj dokumenti në lidhje me marrjen e arit të të ndjerit Sulejman Domi, ndaj të cilit janë ushtruar torturat më ç`njerëzore si ato të futjes në dimër deri në fyt në ujë të ftohtë, ato të hedhjes nga një lartësi e madhe në tokë, të shkuljes së thonjve të duarve apo të këmbëve etj, etj. Për shkak të këtyre tortuarave trupi i tregëtarit të ndershëm Sulejman Domi nuk duroi dot. Ai vdiq në moshën 58 vjeçare. Edhe sot e kësaj dite atij nuk i dihet varri. Persekutorët kurrë nuk e treguan atë. Fotoja e Sulejman Domit që po botojmë është marrë nga dosjet e sigurimit, dhe e tregon atë një ditë para vdekjes. Sa të tillë në mbarë Shqipërinë kanë pësuar fatin e tij?

Të treguar me gisht si persekutorë në Elbasan janë emrat e Petrit Hakanit, Haki Mahmutajt (që njihet edhe me mbiemrin Tepelena dhe ishte përgjegjës i Seksionit të Financës në Elbasan), Mehmet Tepelenës, Riza Tiranës, Adem Demirit, Thanas Cakut, e shumë e shumë të tjerë. Natyrisht këtu shquhej edhe prokurori Josif Taja. Për të mësuar më tepër për floririn e Sulë Domit, Sigurimi i Shtetit hartoi edhe një plan sipas të cilit një person u maskua si djali i Sulë Domit, Mahiri. Ky person qëndroi tek shkallët e qelisë në distancë nga Sulë Domi duke u lutur nga larg që ky i fundit të dorëzonte floririn. Sipas dosjeve të Sigurimit, personi që “imitoi” të ndjerin profesor Mahir Domi, ishte i urryeri Thanas Caku.

Në procesin e vjedhjes së floririt në Elbasan vend të rëndësishëm zinin vëllezërit Mahmutaj, të cilët për shkak të ngatërrimit të mbiemrit të tyre me produktin jashtqitës të njeriut, e ndryshuan atë (mbiemrin) nga M… në “Tepelena”. Të dy vëllezërit ishin nga Rabija e Tepelenës. Ndërsa sot në Kuvendin e Shqipërisë deputetja socialiste me mbiemrin Tepelena është nuse në shtëpinë e të lartpërmendurve. Me sa duket “tradita” vazhdon.

-Familjet e tjera kryesore të grabitura në mbarë Shqipërinë

Procesi sekuestrivo-grabitqar natyrisht që ishte masiv në të gjithë Shqipërinë. Barra më e rëndë në këtë proces rëndoi mbi familjet tregëtare të qyteteve kryesore të vendit. Nëse do të bënim një renditje të përgjithshme të familjeve më të sekuestruara ato do të ishin:

Në Berat: Hoxha, Hushi, Çullaku, Dardha, Konicoti, Kuçi, Vrioni etj.

Në Durrës: Dovana, Shijaku, Dibra, Dushi, Hamdija, Zagoridha, Mushketa, Leka, Dakoli, Manushi, Nushi, Vangjeli, Beshiri, etj.

Në Elbasan: Domi, Kazazi, Bakalli, Mehja, Velencja, Miraku, Hastopalli, Kopili, Bebi, Kulla, Dodbiba, Shkodra, Shiku, etj,

Në Gjirokastër: Liti, Mezini, Omari, Toila, Tushe, Selfo, Çoçoli, Xhiko, Totozani, etj.

Në Vlorë: Bisholli, Bezani, Bitri, Busheka, Çili, Hoxha, Shuka, Sorra, Levi, Jakseli, Strati, Jonuzi, Gurabardhi, Qazimi, etj.

Në Shkodër: Pistuli, Topalli, Muka, Kaçulini, Vjerdha, Rroji, Anamali, Bakalli, Bushati, Kraja, Dabërdaku, Koka, Hoti, Gjoka, Luka, Mati, Sokoli, Karehamni, Pogu, Tahiri, Tepelia, Serreqi, Luka, Mati, Pogu etj, etj.

Në Sarandë: Çelo, Harito, Llambro, Rushiti, Muzina, etj.

Në Ministrinë Punëve të Brendshme ishte ngritur një degë e posaçme që merrej me arin e që drejtohej në atë kohë nga Maqo Çomo (që u bë pak më vonë edhe zv/ministër i Punëve të Brendshme). Mbas grabitjes së arit në një rreth të caktuar pranë kësaj dege sillej një proces – verbal i posaçëm, përveç dy të tjerëve që shkonin në bankë dhe degën lokale të Punëve të Brendshme.

Ndër grabitjet më të mëdha mund të veçojmë vëllezërit Jonuz dhe Nexh Shijaku nga Durrësi, të cilëve ju janë grabitur 45 mijë napolona flori, një kamion i ngarkuar me flori dhe disa diamantë të çmuar. Aristidh Lekës nga Durrësi i janë grabitur 45 mijë napolona flori dhe disa kunjtal të tjerë ar dhe stoli. E thënë ndryshe, Aristidh Leka dorëzoi 432 kg flori, ndërsa në arkivin e MPB, atë të Shtetit, dhe atë të Thesarit shënohet përafërsisht shifra e 17 kg. Nuk mjaftoi vetëm kjo por Aristidh Leka përballoi edhe vuajtjet e qelisë deri në vdekje.

Pepe Levit dhe Refael Jakselli nga Vlora i janë grabitur 42 milionë franga ari duke paguar rreth 100 mijë napolona. Madje Levi pas daljes nga burgu ju mor edhe 38 kg flori.

Për të gjitha këto raste dokumentacioni në Ministrinë e Punëve të Brendhsme është mjaft i copëzuar dhe jo i plotë.

Kështu për shembull Alfons Dovanës nga Durrësi i janë marrë 516 kg ar, ndërsa në arkiva është regjistruar 58 kg.

Abdulla Kazazit nga Elbasani i janë marrë 42 kg ar ndërsa në arkiva është regjistruar shifra 12 – 14 kg.

Ibrahim Velences nga Elbasani i janë marrë 39 kg ar, ndërsa në arkiva janë regjitruar vetëm 0.3 kg. Për më tepër sipas dokumentit të Bankës së Shtetit të Elbasanit datë 2 maj 1949, Ibrahim Velences gjoja i janë kthyer 6 monedha të dëmtuara, a thua se organet e sekuestrimit kishin ndonjë ndjenjë mirësjelljeje ndaj personave që grabisnin.

Mihal Dilos nga Gjirokastra i janë rrëmbyer 100 kg ar, ndërsa në arkiva është regjistruar vetëm 0.013 kg.

Ndër tregtarët e tjerë që ju është marrë një sasi e madhe floriri dhe që nuk iu është regjistruar asgjë, është edhe Harallamb Papa me 258 kg ar.

Vala e sekuestrimeve dhe grabitjeve skandaloze nuk kurseu as atë pjesë të popullsisë që nuk prekej nga i ashtuquajturi “tatim i jashtëzakonshëm”. Ka mjaft raste që vërtetojnë se vala e grabitjes është përhapur edhe mbi qytetarë që kishin një sasi simbolike floriri. Edhe në këto raste dokumentacioni është i mangët apo me ndryshime të mëdha.

-Ja cilat familje u grabitën të parat në Tiranë

Ndër qytetet që pati numrin më madh të familjeve të grabitura ishte edhe Tirana. Brenda pak ditësh nga dalja e “ligjit të tatimit të jashtëzakonshëm”, Komisioni Tatimor i Tiranës hartoi listat me viktimat e tij. Në gazetën “Bashkimi” të datës 22 mars 1945, botohet lista e familjeve që ishin caktuar për t`u grabitur nga regjimi komunist. Kjo listë shoqërohej me disa të dhëna në lidhje me “fitimin gjatë luftës”, shumën për t`u tatuar si dhe me tatimin e vërtetuar. Më poshtë po botojmë listën e familjeve si dhe “tatimin e vërtetuar”.

1-Vllazën Kazazi……………………….16.430.000

2-Vllazën Çoka………………………….14.990.000

3-Murat Begeja & vëllezërit…………5.774.000

4-Hysen Ali Mehmeti……………………3.902.000

5-Osman Vaqarri…………………………..1.440.000

6-Besnik Tugu…………………………………614.000

7-Ramazan Konçi………………………….1.946.268

8-Ymer & Sali Beqiri……………………….614.000

9-Sadik Kazazi………………………………..398.00 0

10-Abdulla Turkeshi……………………..2.433.200

11-Ismail Fortuzi…………………………….224.000

12-Qamil Dibra…………………………….1.870.290

13-Bijtë e Gaqi Oparit…………………….371.000

14-Manol Kume……………………………6.832.400

15-Vllazën Tase…………………………..3.974.000

16-Jusuf Kruja………………………………3.830.000

17-Vllaznia Mehmeti………………………..126.000

18-Ramazan Zdrava………………………….130.850

19-Halit Mani………………………………….143.00 0

20-Vath Baroni………………………………..130.85 0

21-Abdulla Alliu & nipat………………….163.250

22-Mehmet Tugu…………………………..2.750.000

23-Mezini & Kasmi………………………….126.800

24-Qamil Hoti………………………………….264.50 0

25-Hysen Drishti……………………………..143.000

26-Filip Korra……………………………….2.259.00 0

27-Fetah Kasmi………………………………..126.800

28-Mustafa Kasmi……………………………224.250

29-Vllazën Loxha…………………………….749.000

30-Ramazan Berberolli……………………..622.100

31-Mersin Konçi……………………………..668.000

32-Sefedin Zhubi……………………………..159.200

33-Qamil Zhubi……………………………….203.750

34-A.Qoshja & I.Deliu…………………..1.566.000

35-Mehmet Kasmi & vëllezërit……….830.000

36-Vëllezërit Dushi……………………..1.606.320

37-Gjon Laca…………………………………..884.0 00

38-Vllazën Spahija………………………….325.250

39-Kasmi & Ferra…………………………….252.250

40-Iliaz Dajçi…………………………………..126. 800

41-Xhevat Gabeci…………………………….830.000

42-Xhundi Sheko & bijtë…………….27.950.000

43-Pashuk Bib Mirakaj………………….1.755.000

44-Xhemal Begeja……………………………143.000

45-Ibrahim Begeja…………………………1.440.000

46-Qamil Shtiza………………………………126.000

Shuma gjithsej e “tatimit të vërtetuar” 112.469.828 franga ari

Pse shkoi ari në Bashkimin Sovjetik

Një tjetër problem që ka të bëjë me arin shqiptar është edhe sasia e arit që ka shkuar në Bashkimn Sovjetik në vitin 1954 në shkëmbim të një sasie gruri. Një praktikë e tillë, që mbase mund të ketë ndodhur edhe herë të tjera me Bashkimn Sovjetik, thuajse nuk ka ndodhur kurrë për blerje marrrash ushqimorë. Kështu sipas vendimit nr 144, datë 2 shkurt 1954 “Mbi imporitim mallrash për tregun special”, të Këshillit të Ministrave, në Bashkimin Sovjetik ka shkuar një sasi prej 224,4 kg ar. Vlen të theksohet se e gjithë procedura e kalimit të arit në Bashkimin Sovjetik ka qenë tejet sekrete. Pse duhej të ishte sekrete, nga kush ruheshin udhëheqësit komunistë?

Në vendimin në fjalë thuhet:

“1-Ministria e Tregëtisë dhe Komunikacioneve të importojë mallra nga BRSS për tregun special për një vleftë prej 1.000.000 (një milion rubla).

2-Ministria e Financave ngarkohet të bëjë likujdimin e shumës së sipërme në kundravlerë me monedha ari.

3-Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Relacioni sekret i bankës së shtetit shqiptar me 27 dhjetor 1954

Në lidhje me ketë Banka e Shtetit Shqiptar, në relacionin tepër sekret dërguar Këshillit të Ministrave thotë:

“Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr 144, datë 2 shkurt 1954, është vendosur që të importohen nga BRSS mallna për tregun special për një shumë rreth 1.000.000 rubla. Vlefta e mallnave do të likuidohet me monedha ari. Sipas të dhënave kontabël, vlefta e mallnave të mbërritura kapin shumën prej 945.615,58. Nga ana jonë para se të bëhej likuidimi i vleftës së mallnave të mbërritura për tregun special, i kemi kërkuar Bankës së BRSS-së çmimin e blerjes së arit, e cila njofton me letrën e saj datë 10 prill 1954, nr 75001 se 1 gram ar 1000/000 është 4.45 rubla.

Në bazë të çmimit të ofruar nga Banka e BRSS-së është llogaritur vlefta e 1.000.000 rublave. Për likuidimin me çmimin 4.45 rubla 1 gram ar fino, nevojiteshin 38.701.75 napolona ari me peshë nominale bruto 6.4516 gr baraz me gram ar 1000/000; 5.80645.

Në bazë të urdhrit tuaj është përgatitur një fuçi e cila përmbante 39 qese, prej të cilave 38 qese përmbanin 1000 copë napolona dhe qesja nr 39 përmbante napolona copë 701.75 me një peshë kompesive bruto 250.679 gr dhe me peshë neto nominale 249.691 fuçia ka qenë e vulosur në rregull.

Sipas marrëveshjes që kemi patur me përfaqësinë tregëtare të BRSS-së, ja dorëzuam personalisht kapitenit të vaporit Chiaturi, i cili na dorëzoi konoshamenton të firmosur rregullisht për marrjen në dorëzim. Banka e BRSS-së na konfirmon marrjen në rregull të fuçisë me telegramin e saj datë 6 tetor 1954.

Banka e BRSS-së me letrën e saj datë 3 dhjetor 1954, na njofton marrjen e fuçisë si dhe gjetjen në rregull të sasisë së arit të dërguar me këto diferenca.

a-Përsa i përket qeseve ishin në rregull me përmbajtjen e tyre si copë, dmth se ka marrë në dorëzim copë napolona 38.700, 75 me të vetmin ndryshim se nuk ka marrë për bazë peshën nominale por peshën efektive, kështu që ka rezultuar një diferencë ma pak gram ar bruto 850.907 (me përmbajtje 900/1000) baraz me ar 1000/1000 gram 765.81. Nënkuptohet se prej përdorimit napolonat kanë një konsumim, rregullisht duhet të merret pesha e tyre efektive dhe jo një nominale, kështu që çdo napolon ar ka një konsum peshe prej 0.022 me përmbajtje 900/100.

b-Kalkulimi i arit të marrë në dorëzim nga Banka e BRSS-së nuk e ka llogaritur me çmimin që na ka ofruar bazë letrës së saj datë 10 prill, dmth i gram ar 1000/1000 rubla 4.45, por 4.50.

Banka e BRSS-së për 38.701,75 napolona ar duke u bazuar në peshën efektive, nxjerr si përfundim 223.956 gram ar 1000/1000 me çmimin rubla 4.50 grami baraz rubla 1.007.803,98.

Vlefta e mallnave të importuara është 945.615,98

Kemi për të marrë rubla………………….. 62.188,40

Por si përfundim i këtij veprimi kemi këto rezultate:

Napolona 38.701,75 x 326 lek = 12.616.770,50 lekë.

Konvertimi në rubla 1.007.803,98 = 12.597.500.

Diferenca në disfavor tonë 19.220,50 lekë

Sigurimi i arit $ 282 x 50…..lekë 14.100.

Diferenca dhe shpenzime totale lekë…..33.320,50

Si konkluzion i zbatimit të marrëveshjes dhe të likujdimit kemi këto rezultate:

a-Sasia e arit u përllogarit me çmim 4.50 grami dhe jo 4.45.

b-U likujdua detyrimi kundrejt BRSS-së dhe mbetet në favorin tonë një sasi rublash prej 62.188,40 për të cilën ju lutemi na njoftoni që t`i mbajmë në rubla të lira apo t`i kërkojmë Moskës konvertim në dollarë.

c-Midis çmimit tonë të blerjes së napolonave ari dhe çmimit të shitjes kemi një humbje prej lek 19.220,50 në gjithë sasiën e shitur.

ç-Për likujdimin e detyrimit jemi ngarkuar edhe me shpenzime sigurimi të arit deri në destinacion, mbasi shitja ishte dorëzim Moskë.

d-Llogaria e Ministrisë së Financave paraqitet me një tepricë kreditore rubla prej 62.188,40. Në rast përdorimi do të kreditohet me kundërvlerën në lekë, ose në rast shitje (konvertim në dollarë ose franga zvicerane) në këtë mënyrë mbyllet llogaria në fjalë.

e-Përsa i përket shpenzimeve të sigurimit si dhe diferenca e peshës, kemi debituar llogarinë e Ministrisë së Financave (Llogari provizore në lekë)

BANKA E SHTETIT SHQIPTAR

Drejtoria e Përgjithshme

Tiranë më 27 dhjetor 1954.

– A është depozituar një pjesë e arit në Bashkimin Sovjetik

Ish z/drejtori i Bankës së Shtetit në vitet 1947 – 1950, Pjetër Deda, në vitin 1991 ka botuar disa artikuj në gazetën “Republika”. Në njërin nga këto artikuj, atë të datës 12 maj 1991, ai hedh dyshime rreth sasisë së arit të ndodhur në Thesarin e Shtetit në vitin 1949. Sipas tij, sasia që ai ka parë këtë vit ka shumë herë më e vogël se sa mund të ishte apo mund të mendohej. Vetë zoti Deda shtron pyetjen se ku ka qenë depozituar gjithë ajo sasi floriri të sekustruar. Sipas tij enigma zgjidhet nga vetë Banka e Shtetit Shqiptar po të verifikohen të gjitha hyrje – daljet e Thesarit.

Po ashtu ai thotë se në vitin 1948 ka pasur fjalë se thesari ishte depozituar në Bashkimin Sovjetik për shkak të sigurisë dhe pozicionit gjeografik të Shqipërisë. Si argument shtesë z.Deda pyet se pse u tregua aq i mirë Hrushovi me Shqipërinë në vitin 1959 kur i fali të gjitha borxhet.

-A ia fali Hrushovi vërtetë borxhet Shqipërisë

Më 25 maj – 4 qershor 1959, sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe kryeministër i këtij vendi, Nikita Sergejeviç Hrushov, në krye të një delegacioni partiak dhe qeveritar sovjetik bëri një vizitë në Shqipëri. Në këtë vizitë Hrushov u shoqërua nga Muhitdinov (anëtar i Presidiumit dhe sekretar i KQ të PKBS-së), R. Malinovski (ministër i Mbrojtjes), N. Firjubin (zv/ministër i Punëve të Jashtme), A. Bulgarov (sekretar i KQ të Bashkimeve Profesionale), F. Dumbatze (sekretare e KQ të PK të Gjeorgjisë), D. Rasulov (sekretar i KQ të Taxhikistanit), S. Vizarov (zv/kryeministër i Azerbaxhanit) dhe I. Vinogradov (zv/drejtor drejtorie në MPJ).

Para ardhjes së delegacionit të lartë sovjetik, kishte qenë në Bashkimin Sovjetik edhe një delegacion i lartë partiak dhe qeveritar nga Shqipëria. Pikërisht me rastin e vitit të ri 1959, Enver Hoxha e përmend këtë fakt në përshëndetjen që ai i drejtoi popullit shqiptar. Në lidhje me këtë dhe me sasinë e rublabve të kredituara nga Bashkimi Sovjetik, ndër të tjera Enver Hoxha thotë në përshëndetjen e tij:

“….Javët e fundit një delegacion i partisë dhe i qeverisë sonë ishte në Moskë. Ai u prit kurdoherë me një dashuri të jashtëzakonshme nga Komitetit Qendror i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe qeveria sovjetike. Më lejoni t’ju komunikoj se u desh vetëm gjysëm ore bisedim në mes të delegacionit tonë dhe të shokëve sovjetikë me në krye shokun tonë të shtrenjtë Nikita Sergejeviç Hrushovin, që të gjitha kërkësat tona shumë të mëdha për ndihmë nga ana e Bashkimit Sovjetik për 5-vjeçarin e tretë të zgjidheshin plotësisht dhe në mënyrë të kënaqshme. Bashkimi Sovjetik përveç ndihmave kolosale që i ka dhënë vendit tonë në të kaluarën, për të cilat ju jeni plotësisht në dijeni, na dha një kredi të re prej 300 milion rublash për 5-vjeçarin e tretë, ai na akordoi edhe 35 milion rubla të tjera vetëm për zhvillimin e naftës gjatë këtyre dy vjetëve të fundit të 5-vjeçarit të dytë si dhe një seri dhuratash për zhvillimin e ekonomisë dhe të kulturës që vlerësohen në 10 milionë rubla. Kjo ndihmë kolosale, bujare, internacionaliste, nuk mund të jepet veçse frymëzuar nga ndjenja e lartë internacionaliste dhe nga dashuria e zjarrtë që ushqejnë populli sovjetik dhe Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik për popullin dhe për partinë tonë. Kjo ndihmë është garanci jashtëzakonisht e madhe për zhvillimin në një shkallë të gjerë të ekonomisë dhe të kulturës së vendit tonë, ashtu siç ka thënë shoku Hrushov, një kopësht të lulëzuar. I gjithë populli ynë me mirënjohje të pakufishme, i drejton sot falenderimet më të zjarrta Bashkimit të lavdishëm Sovjetik, partinë mëmë komuniste të Bashkimit Sovjetik, Komitetit Qendror të saj dhe shokut Nikita Hrushov. Ne i sigurojmë popujt vëllezër se me ta jemi të lidhur përjetë me një miqësi dhe besnikëri që nuk do të ketë mortje kurrë….” (marrë me shkurtime nga gazeta “Zëri i Popullit”-së e datës 1 janar 1959).

Pikërisht në një atmosferë të tillë pritej të zhvillohej vizita e Hrushovit në Shqipëri. Ajo që të çudit në këtë rast është deklarimi nga ana e Enver Hoxhës e një shumë kreditimi prej 300 milion rublash për 5-vjeçarin e tretë teorikisht fillonte në vitit 1961. Përsa i takon “faljes” e borxheve Shqipërisë nga Hrushovi gjatë vizitës së fundit në Shqipëri duket që është fjala për shumat e tjera që përmend Enver Hoxha.

Këtu kemi parasysh faktin se për 1 milion rubla, nga Thesari i Shtetit shqiptar dolën 224,4 kg ar. Po të vazhdojmë me të njetën logjikë i bie që për 35 milion rubla të paguhen 7.854 kg ar. Po të shtojmë këtu edhe 10 milion rublat e tjera që thotë Enver Hoxha, atëhere i bie që për këto dy “kredi”, Bashkimi Sovjetik t`i ketë marrë Shqipërisë rreth 10 ton ar. Mund të duket shumë një sasi e tillë ari, por gjithsesi në raport me minimumi 320 ton ar të grabitur nga komunistët pas lufte, ajo është vërtet e vogël.

Qysh ditën kur erdhi Hrushovi në Aeroportin e Rinasit Enver Hoxha deklaroi:

“Miqësinë me Bashkimin Sovjetik populli shqiptar e çmon si thesarin më të shtrenjtë….Miqësia jonë është e fortë si graniti dhe e përjetshme si malet tona…..”. (gazeta “Zëri i Popullit” 26 maj 1959).

Sikurse shihet për Enver Hoxhën nuk ka më rëndësi thesari i vërtetë sepse thesar për të na qenka “miqësia e përjetshme” me Bashkimin Sovjetik. Dhe kjo përjetësi u pa shpejt.

Në atë kohë kur Hrushovi vizitoi Tiranën pala shqiptare në bisedime përbëhej nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Gogo Nushi, Spiro Koleka, Liri Belishova, Manush Myftiu, Koço Theodhosi, Abdyl Këllezi, Adil Çarçani, Maqo Çomo, Behar Shtylla dhe nga ambasadori shqiptar në BS, Nesti Nase.

Pas bisedimeve dhe viztave të ndryshme në mbarë Shqipërinë, më 30 maj 1959 Hrushovi u shpall qytetar nderi i Tiranës dhe më 3 qershor 1959 vuri gurin e parë në Pallatin e Kulturës në Tiranë ku u vendos dhe një pllakatë me fjalët: “Këtu më 3 qershr 1959, udhëheqësi i madh i popullit sovjetik dhe miku i shtrenjtë i popullit shqiptar, shoku Nikita Sergejeviç Hrushov, vuri gurin e parë në themelet e Pallatit të Kulturës, simbol i përjetshëm i miqësisë së pathyeshme e të përjetshme shqiptaro-sovjetike”.

Marrja e një sasie të sipërpërmendur të arit nga ana e Bashkimit Sovjetik është edhe një tregues tjetër që tregon nga njera anë mungesën e solidaritetit në kampin socialist dhe nga ana tjetër dijeninë që kanë pasur sovjetikët për arin shqiptar. Gjithashtu është për t’u kujtuar që fill pas prishjes së madhe shqiptaro-sovjetike, nuk u pa ndonjë presion i madh për të kërkuar “borxhet” nga ana e Bashkimit Sovjetik. Ndonësë publikisht u tha se ato u falën në vitin 1959, prap mund të ishte ndonjë sasi tjetër e marrë pas këtij viti duke pasur arin në mes. Duket që të dy palët nuk kanë dashur të bëhet publike çështja e arit pasi ishte e dëmshme për të dyja palët. Për palën shqiptare merrej vesh dërgimi i arit në Bashkimin Sovjetik dhe për palën sovjetike dilte në pah pazari për të marrë arin shqiptar.

-Ku shkuan 8 tonë ar dhe argjend në vitin 1968

Në vitin 1968 ka qenë i vetmi moment kur regjimi komunist preu monedhat përkujtimore prej ari dhe argjendi në kuadër (siç u tha) të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Në lidhje me këtë Presidiumi i Kuvendit Popullor nxorri një dekret të posaçëm më 16 janar 1968.

Në lidhje me këtë pikë u bë ky diskutim në Presidiumin e Kuvendit Popullor:

Haxhi Lleshi:……Mendoj që si pikë të parë të fillojmë me shqyrtimin e projektdekretit për prerjen e monedhave përkujtimore prej ari dhe argjendi, mbasi kemi edhe Aleks Verlin (në atë kohë ministër i Financave – shënim).

Tonin Jakova: Ky italiani që e merrr përsipër këtë (prerjen – shënim) sa fiton? A është në marrëveshje se sa do të fitojë? Cili është çmimi i arit monedhë në drejtim me monedhën e zakonshme? A do të bëhen edhe medalione të tjera përkujtimore apo vetëm në këtë rast? Pastaj kush do t`i shesë, do t`i shesë ai nën kontrollin tonë?

Gogo Nushi: Ky propozim për shembull që bën ai, a janë të lidhura si numur e si vlerë? A është sugjerim i yni apo i atij? Ata janë ekspertë, janë specialistë për këto punëra, prandaj një gjë duhet ta dijmë që të jemi të ndërgjegjshëm se nuk i hyjnë kësaj pune për të popullarizuar Skënderbeun. Për shembull ata i lidh interesi i fitimit.

Aleks Verli: Kësaj pune i hyjmë për herë të parë. Duke parë që shpesh herë të huajt na kanë kërkuar të tilla monedha përkujtimore, jo vetëm prej ari por edhe prej argjendi e bakri na nxiti që t`i hyjmë një pune të tillë. Nga propozimi i bërë nga ky pamë mundësinë që mund t`i hynim një pune të tillë. Nga propozimi i bërë nga ky pamë mundësinë që mund t`i hynim dhe çdo gjë dhe se kjo mund të jetë me leverdi për ne. Ky i merr të gjitha përsipër, ndërsa nga ne kërkohet autorizim zyrtar. Tani e kujt është leverdia më e madhe? – Kuptohet e atij, këtë e dimë dhe jemi koshientë sepse ai niset nga qëllimi i fitimit, pasi këto monedha shiten dyfishin e vlerës apo më shumë. Për shembull 10 lekëshi në qoftëse e ka vlerën 1 dollar, ai do ta shesë 4 dollarë. Këta bëjnë katalogon e monedhave të ndryshme që i shpallin me vleftën për seicilën monedhë. E mbajnë vlerën e monedhës sipas kursit zyrtar. Leku jonë është 0.177 të mijtat e gramit ar, dmth me kursin ligjor kështu llogaritet, por që këtu nuk e kemi shpallur se pse monedha ari në para nuk kemi. Po këshu edhe vendet socialiste nuk e kanë…..

Haxhi Lleshi: Po vendet e tjera socialiste kanë nxjerrë të tilla?

Aleks Verli: Nuk na del që të kenë nxjerrë. Na del që të ketë nxjerrë Mao Ce Dunin, por në medalion është ndryshe, nuk i japin llogari askujt. Ndërsa për të nxjerrë para nuk mund të bëjnë shtypjen në qoftëse nuk marrin autorizimin nga vendi përkatës. Sipas llogaritjeve del që 30% të fitimeve ai na i jep neve, 20% i ka shpenzime, pastaj bankat, rushfetet që kanë etj.

A mund të bëjmë monedha të tjera përveç këtyre? Mund të bëjmë. Tani për tani këto menduam. Në lidhje me afatin e shitjes ai na kërkon afat 4 – 5 vjet, ndërsa ne i thamë deri në 3 vjet. Mendojmë se brenda 3 vjetëve mund të shiten.

Tonin Jakova: Sa është gjithsej sasia e arit?

Aleks Verli: Është rreth 80 – 82 kv ar. Tani nga ana teknike a i kemi mundësitë që të mos abuzojmë? Në në marrëveshje kemi arritur që këto monedha të dalin nga 5 shtëpi të njohura, dy në Itali, një në Francë, një në Zvicër dhe një në Gjermaninë Perëndimore. Të drejtën e kontrollit e kemi, por ka një gjë tjetër se këto ruhen shumë nga komprementimi.

Tonin Jakova: Në qoftë se i kemi mundësitë, a nuk mund t`i bëjmë vetë këto monedha?

Aleks Verli: Vetë nuk i kemi mundësitë. E kemi të zorshmë se është hera e parë që bëhet, pastaj këto janë shoqëri që njihen, kanë degët e tyre, kanë agjentët e tyre, njihen me gjithë bankat e botës.

Haxhi Lleshi: Shpjegimet më duket janë të qarta. Këta të financës e kanë parë, qeveria e ka parë, interes siç paraqitet kemi. Prandaj mendoj që duhet ta aprovojmë dekretin…”.

Në lidhje me këtë kemi shfletuar edhe “Gazetën Zyrtare” të vitin 1968, e cila qysh në numrin 1 të saj në faqet 2 dhe 3 të saj përmban dekretin nr 4358 “Mbi prerjen e monedhave përkujtimore prej ari dhe argjendi”. Sipa neni 1 të këtij dekreti autorizohej Banka e Shtetit Shqiptar të priste një seri të jashtëzakonshme monedhat përkujtimore prej ari dhe argjendi. Sipas nenin 2 këto monedha kishin “kurs ligjor dhe fuqi çliruese për rregullimin e të gjitha detyrimeve, obligacioneve dhe transaksioneve publike e private. Në nenin 3 të dekretit, monedhat prej ari do të priteshin me përmbajtje ari të thjeshtë 900/1000 dhe lidhje argjendi e bakri 100/1000. Këto prerje do të ishin 20, 50, 100, 200 dhe 500 lekë. Nga ana tjetër monedhat prej argjendi me përmbajtje argjendi të thjeshtë 1000/1000 ishin të prerjeve 5, 10 dhe 25 lekë.

Nga pesha bruto në gram e monedhave vihet re se më tepër peshon monedha 500 lekëshe me 98.74 gram dhe me diametër 55 milimetra. Për këto monedha neni nr 5 i dekretit në fjalë parashikonte numrin progresiv nga 1 – 12.000.

I gjithë procesi i prerjes së monedhave dhe më pas i shitjes së tyre ka kaluar nëpërmjet një labirinthi aspak tranparent. Të bën përshtypje fakti që për një ngjarje të tillë simbolike nuk shpenzohet një sasi simbolike ari por një sasi e tillë që afërsisht është sa e gjithë sasia e arit që ka hyrë në thesar nga viti 1944 e deri në fund të viti 1990. Kështu duhet të pohojmë që shuma totale e arit të futur (zyrtarisht) në thesar është 8.839 kg, nga e cila më 31 dhjetor 1990 kishin ngelur 1.239 kg.

Në asnjë vend të botës nuk është parë shpenzimi total i thesarit për të prerë monedha në një rast të caktuar festiv. Aq më tepër që monedha në fjalë i është shmangur tërësisht qarkullimit të brendshëm.

-Kush e ka depozituar arin në perëndim

Vlerat monetare të familjes Hoxha i ka qarkulluar në perëndim dhe më tutje një njeri i afërt i djalit të Enver Hoxhës, Sokolit. Ky njeri quhej Shkëlzen Doçi. Ai brodhi për shumë vjet në Francë, Kanada dhe Amerikën e Jugut për të qarkulluar dhe depozituar vlerate thesarit shqiptar në emër të famijles Hoxha. Në vitin 1983, Shkëlzen Doçi arrestohet së bashku me dirigjentin Gaspër Çurçia si “falsifikator i biletave të trenit”. Shkëlzen Doçi në gjyq nuk foli thuajse fare. Në përfundim ai dhe Gaspër Çurçia u dënuan me vdekje. Pikërisht zbulimi më i madh rreth personit të Shkëlzen Doçit do të hedhë më tepër informacion rreth vendit se ku ndodhet një pjesë jo e vogël e floririt të grabirur të shqiptar. Po ashtu nuk janë të pakta informacionet që qarkullojnë se për Amerikën e Jugut një rol jo pa rëndësi ka edhe komunisti veteran Zhoao Amazonas, njeriu që ishte i pranishëm më shumë se kushdo në kongreset e Partisë së Punës.

Në Zvicër ndodhet vetëm një sasi e caktuar e arit shqiptar. Ajo me e madhja ka kapërcyer oqeanin.

-KUSH E KA KONTROLLUAR KAMBIZMIN? A MUND TE ISHTE KJO FORMA PER TE SIGURUAR LLOGARI TE TJERA BANKARE NE PRAG TE FALIMENTIMIT TE REGJIMIT KOMUNIST

Me anë të vendimeve nr 5, 430 dhe 84 të datave 7 janar 1988, 7 dhjetor 1988, dhe 8 mars 1989, janë transferuar jashtë shteti për qëllime kambizmi 4.072 dhe 13.193 kg argjend. Një shumë e tillë e justifikuar për kambizëm është pamundur të ketë shkuar e gjitha në destinacionin që thuhet. Për skandalin në fjalë ka shkruar më 26 qershor 1991 edhe gazeta “RD”. Sipas gazetës, specialistët e Fondit Monetar Ndërkombëtar kishin zbuluar se llogaritë e bilancit valutor nuk rakordonin. Gazeta kritikon gjithashtu heshtjen e drejtorit të Bankës së Shtetit Niko Gjyzari dhe të drejtorit për marrëdhënie me jashtë Kamber Myftari. Po në këtë artikull bëhet fjalë se njeriu që është marrë me “kambizmin” është Dhimitër Gazhda, i cili sipas gazetës kishte dy muaj që jetonte në Greqi. Humbjet që kishte pasur shteti shqiptar në një rast të tillë sipa gazetës ishin rreth 200 milion dollarë.

Padyshim që i ashtuquajturi “kambizëm” në prag të kapitullimit të regjimit komunist nuk ka qenë gjë tjetër veçse maskim i kalimit të llogarive në favor të udhëheqësve të lartë komunistë.

Me anë të një shkrese sekret të datës 6 tetor 1987, ministri i Financave Andra Nako, njofton Ramiz Alinë dhe Adil Çarçanin sa më poshtë:

“Njoftimi mbi llogarinë bankare 01 më 30 shtator 1987, arriti rreth 17 milionë dollarë. Gjatë tremujorit të 4-t të vitit 1987, para shikohen në këtë llogari edhe shumat që vijojnë:

-Nga interesat bankare për llogaritë në valutë që mbahen pranë bankave të huaja – 200 mijë dollarë.

-Nga shkëmbimet valutore duke shfrytëzuar konjukturat, parashikimi është për 5 milionë dollarë, por do të përdoren rreth 1.4 milion dollarë për blerje të ndryshme sipas vendimit të Këshillit të Ministrave …. 3.6 milionë dollarë.

-Nga shoqëritë komisionere 400 mijë dollarë”.

Nga shikimi i gjithë procesit të “kambizmit”vërehet se autoritetet komuniste kanë dashur të humbin me dëshirë. Edhe ashtuquajtura “humbje” nuk është gjë tjetër veçse forma më ideale për të justifikuar depozitimin e një sasie të caktuar ari.

Nga ana tjetër sipas një dëshmie që ka dalë edhe në shtyp 11 vjet më parë, Banka e Shtetit Shqiptar për periudhën 1983 – 1987 ka porositur 396 copë arka që shërbejnë për transportimin e arit. Nga këto vetëm në vitin 1983 janë porositur 196 copë, ndërsa pjesa tjetër në vitin 1987. Kjo sasi arkash sipas specialistëve mund të shërbente vetëm për një sasi prej 180 ton ar.

-TË HETOHEN EDHE INVESTIMET NË NDËRMARRJET ME HUMBJE NË FUND TË VITEVE 80-TË

Një tjetër formë e përdorur për kalimin e sasive të arit ose e të ardhurave valutore në perëndim, është ajo e përdorur në fund të viteve 80-të nëpërmjet firmave të ashtuquajtuara “perëndimore”, në uzina apo kombinate që tradicionalisht kishin dalë me humbje. Një investimi tillë është vënë re edhe Kombinatin Metalurgjik “Çeliku i Partisë” në Elbasan, në vitin 1990 ku në Uzinën 12 dhe atë të Nikel – Kobaltit janë “investuar” 40 milionë dollarë në bashkëpunim me një firmë gjermane krejtësisht të panjohur si ajo “Salsiger”. Ky skandal është denoncuar qysh më 11 maj 1991 në sallën e Kuvendit të Shqipërisë nga deputeti i Elbasanit Argjir Panariti (shih për këtë “Punime të Kuvendit, viti 1991”, nr 1, faqe 529). Një shumë e tillë maramendëse nuk mund të jetë kurrsesi e investuar në një shifër të tillë. Firma në fjalë duke qenë anonime në këtë fushë, si duket ka luajtuar rolin e pastruesit të parasë. Këtu ia vlen të thuhet se dhe një firmë tjetër anonime si ajo “Rukert” në periudhën në fjalë është marrë me kambizëm dhe ka konvertuar një shumë prej 45 dollarësh në dojçmarka. Nuk dihet a mund të ketë apo jo një lidhje midis shumës së “investuar” në metalurgjik me shumën e përdorur nga firma “Rukert” për llogari të udhëheqjes komuniste.

Po ashtu mundt të kujtojmë se një firmë e njohur për lidhjet e saj të ngushta me klanin Hoxha ishte edhe ajo që drejtohej nga Hajdin Sejdia me emrin “Iliria Holding”.

Sigurisht jashtë vëmëndjes nuk duhet lënë as borxhi i jashtëm që krijuan komunistët (në kundërshtim me kushtetutën e tyre) në fund të viteve 80-të dhe që arriti në rreth 500 milion dollarë.

-Ku ka shkuar ari i Rubikut

Përveç grabitjes masive së arit tek qytetarët shqiptarë një grabitje e përmasave të padukshme ëshë edhe ajo e ndodhur në uzinën e Rubikut ku prodhohej një sasi jo e vogël ari. Ndërsa në Tiranë funksiononte një sektor i posaçëm i pranimit të arit të Rubikut që në një kohë të konsiderueshme dhe delikate drejtohej nga Reshat Alia, që ishte xhaxhai i Ramiz Alisë dhe babai i Teuta Hoxhës, që ishte gruaja e djalit të madh të Enver Hoxhës, Ilirit.

Në mungesën e plotë të çdo lloj transparence, vit pas vit është arritur të përfitohet një sasi e madhe ari në Rubik, në një kohë që Thesari i Shtetit ka përfituar një sasi krejt të papërfillshme të tij. Ish ministri i Financave Andrea Nako, me anë të një njoftimi sekret të datës 9 tetor 1987, njoftonte kryeministrin se nga prodhimi i Rubikut sigurohen rreth 120 – 130 kg ar në vit. Për vitet 1968 – 1990 duke marrë si prodhim minimal shifrën e 120 kilogramëve në vit, janë siguruar rreth 2.640 kg ar. Ndërsa sipas dokumentave shtetërore figuron që të jenë dorëzuar në thesar vetëm 1.777 kg ar. Largësia midis dy sasise është 873 kg ar. Mirëpo këto duhet të kemi parasysh se për të tillë sektorë komunistët kishin një mobilizim të paparë që nuk njihte as turne, e as çdo gjë. Kjo të çon në përfundimin që sasia e arit të Rubikut mund të jetë edhe më e madhe.

 -Hapin e parë e hodhi Komisioni i përkohshëm parlamentar i vitit 1992

Pas shumë shkrimeve në shtypin e opozitës, në vitin 1991 u pa e rëndësishme që ky proces të shkonte më tej.

Për të verifikuar Thesarit e Shtetit nga vitit 1938 – 1990 si dhe procesin e sekuestrimeve në vitet e para të regjimit komunist, në fund të vitit 1991, me nismën e Partisë Demokratike u ngrit një komision i përkohshëm parlamentar i cili kishte këtë përmbërje:

1-Blerim Çela PD – deputet i Shkodrës (kryetar i komisionit)

2-Gëzim Luli PD – deputet i Shkodrës

3-Behadin Bakalli PD – deputet i Shkodrës

4-Vehbi Gruda PD – deputet i Shkodrës

5-Teodor Keko PD – deputet i Tiranës

6-Qemal Disha PS – deputet i Matit

7-Sami Kushta PS – deputet i Librazhdit

8-Shkëlqim Cani PS – deputet i Ersekës

9-Thoma Miço “Omonia” – deputet i Sarandës

Pas një pune jo të vogël, deputeti Blerim Çela lexoi më 22 janar raportin në emër të komisionit. Pas një argumentimi të hollësishëm, deputeti Çela në emër të komisonit parashtroi këto përfundime:

“1-Në Shqipëri ka pasur disa dhjetëra tonelata ar në qarkullim dhe të thesarizuara nga popullata para datës 28 nëntor 1944.

2-Ish Mbreti Zog ka marrë me firmë 183 kg ar si të ardhura personale të oborrit nga diferencat e këmbimeve valutore me doganat.

3-Ministria e Punëve të Brendshme ka sekuestruar forcërisht sipas ligjeve të luftës, arin e popullit, por pa mbajtur dokumentacion të dyanshëm në momentin e sekuestrimit. Këto sasira janë mbajtur një herë në degët e Punëve të Brendshme, pastaj në Ministrinë e Punëve të Brendshme e më pas janë dorëzuar në thesar siç argumentuam më lart dhe shtojmë se këto diferenca tregojnë vetëm majën e ajsbergut sepse ngelen mbi 650 persona të paidentifikuar që kanë dorëzuar ar, të cilit nuk i është bërë hyrje në thesar.

4-Në dokumentat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (“Historiku i Armës së Policisë”), pohohet me shkrim se janë sekuestruar 43.816.682 monedha të arta pa futur shufrat dhe bizhutë e arta. Vetëm ato bëjnë 283 ton flori. Në fakt në thesar janë futur nga sekuestrimet vetëm 3.029 kg ar….Mungojnë 280 ton ar.

5-Gjatë kohës së diktaturës komuniste janë bërë dalje 7.600 kg ar.. Kjo sipas të dhënave të mara nga drejtori i thesarit të shtetit…dhe janë përdorur për të blerë grurë 224 kg; janë përdorur për dikasteret e ndryshme 37 kg; janë humbur në kambizëm 4.072 kg; janë dhënë për tregëtinë e jashtme 3.200 kg për blerje mallrash. Asnjë përgjegjësi nuk është mbajtur për humbjet në kambizëm për 4 ton ar me vlerë 60 milion dollarë. Thesari i Shtetit është i shenjtë, me të nuk mund të luhet, ndryshe kushdo që e prek duhet të përgjigjet me kokë. Se si është përdorur 3.200 kg për blerje mallrash, kjo kërkon një kontroll të dytë nga organe të specializuara me autorizim të paramentit.

6-Duhet të ngrihen grupe hetuesish me specialistë të aftë për të nxjerrë se ku shkon ari në sasi prej 280 ton duke ballafaquar fatkeqët e grabitur me grabitësit e veshur me rrobën e shtetit……

7-Duhet bërë kontroll në uzinën e Rubikut me mandat parlamentar e të qeverisë për të kontrolluar sasinë e arit të prodhuar në se përputhet me atë të futur në thesar.

8-Të kontrollohet i gjithë dokumentacioni dhe thesari në ruajtje kudo qoftë nga specialistë të Bankës së Shtetit duke nxjerrë gjendjet e lëvizjet e arit në thesar, në Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe atë të dërguar jashtë shtetit”.

Pse u pa me frikë Xhon Mekgou

Më 24 shkurt 1992, TVSH në emisionin e lajmeve trensmetoi një intervistë të një qytetari të huaj që quhej Xhon Mekgoi, intervistë që ishte marrë 4 ditë më parë. Mekgoi në këtë intervistë deklaroi se në fund të vitit 1990 e në fillim të vitit 1991 kishte qenë dëshmitar i transferimit nga Shqipëria në Zvicër i 10 tonëve ar. Ai theksonte se vetëm në nëntor – dhjetor 1990 janë dërguar në Zvicër nga Tirana dy avionë të posaçëm dërgesa e të cilëve, ari, ka përfunduar në bankën “Strase”. Sipas tij një pjesë e këtij ari përbënte edhe kapitalin bazë të një banke shqiptaro-zvicerane që ekzistonte në Tiranë. Banka në fjalë ishte “Iliria Suisse Bank”. Perveç kësaj Mekgoi shfaqi dyshimet e tij për firmën “Iliria Holding” e cila edhe në mjedise politike të kohës përflitej si e lidhur me familjen Hoxha, për të mos thënë që menaxhonte të ardhurat e kësaj familje.

Këto deklarime të Mekgoit shkaktuan një përshtjellim të madh tek politika e majtë në Tiranë. I pari reagoi presidenti komunist Ramiz Alia, i cili siç dihet ka qenë një ndër njerëzit më të afërt të klanit Hoxha. Vetëm një ditë më pas, Ramiz Alia i kërkoi kryeprokurorit të përgjithshëm Petrit Serjani “verifikimin e fakteve të mësipërme” dhe procedimin penal të Mekgoit “nëse lajmi është i rremë”. Si kuptohet nga deklaratat e rastit, Xhon Mekgoi kishte vizituar edhe me personalitete të tjera të shtetit duke përfshirë këtu edhe kryeministrin Vilson Ahmeti. Ky i fundit sipas “ZP”-së i është drejtuar Mekgoit me këto fjalë: “Mos lëshoni tullumbace të tilla”. Nga ana e tij drejtori i Thesarit të Shtetit, Fahri Hoxha, i pyetur për këtë problem nga “ZP” më 26 shkurt 1992 ndër të tjera deklaron:

“Ne nuk dimë asgjë për sasinë e arit të përmendur në intervistën e transmetuar në televizion. Nga Thesari i Shtetit ka dalë ar në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave. Pa këto vendime nuk del asnjë gram ar nga Thesari. Ari ka filluar të dalë nga Thesari duke filluar nga viti 1988. Më parë nuk ishte e nevojshme me ndonjë përjashtim të rrallë, sepse nevojat tona mbuloheshin nga eksportet. Që nga viti 1988 ka dalë gjithsej 7.2 ton ar. Nga këto 4.07 ton ka qenë për kambizëm, 1.8 ton për tregëtinë e jashtme dhe 1.3 ton për nevojat e shtetit. Në vitin 1988 kemi marrë një avion të posaçëm jashtë linje me të cilin kemi nxjerrë jashtë shtetit 2 ton ar. Sasira të tjera më të vogla janë dërguar me avionët e linjës….. Ne në Thesar nuk kemi pasur kurrë 10 ton ar”.

Askush nuk donte në atë kohë të merrej me thelbin e problemit por vetëm me mbulimin e tij. Kështu shtypi socialist filloi hapur fushatën antiamerikane të tij. Gazeta socialiste “24 orë”, në vazhdë të solidaritetit komunist dhe duke u mbështetut mbi parrullën “Vjetnami do fitojë”, botoi një foto të Xhon Megkoit në kohën kur ky luftonte kundër komunistëve në Vjetnam. Më larg akoma shkoi gazetari i “ZP”së L.R. (sot ministër), i cili e konsideroi Mekgoin “mercenar amerikan” (shih “ZP” 26 shkurt 1992). Askush nga këta nuk pa tek Mekgoi një dëshmitar të vlefshëm për zbardhjen e enigmave të arit, por pa vetëm një kundërshtar politik, apo më keq akoma një armik të Vjetnamit. Askush nga këta nuk donte zbardhjen e të vërtetës.

Ditë më vonë më 19 mars 1992, gjatë një interviste në TVSH, presidenti Ramiz Alia hodhi dyshime mbi qytetarin zviceran Xhon Mekgoi. Ndërsa pranoi daljen e 3.2 tonëve ar “për qëllime shtetërore”, Alia u tall me humbjen e 270 tonëve ar. Si edhe herë të tjera ai mbrojti “pikpamjen” se nuk ka ekzistuar kurrë një shifër e tillë.

Sikurse dihet Ramiz Alia është person kuç në të gjitha zhvillimet polike të Partisë së Punës. Aktualisht ai është personi që ka më tepër dijeni se kushdo për arin e grabitur shqiptar. Përgjigjet e tij në rastin konkret të bindin akoma më tepër për përzierjen e tij në çështjen e floririt.

 -Cilat kanë qenë lëvizjet e Haki Toskes, çelësit të depozitave të Enver Hoxhes në perëndim

Siç kemi shkruar edhe më parë, depoziatat më të rëndësishme të udhëheqjes komuniste në perëndim i kishin tre persona. Ata ishin:

-Enver Hoxha

-Hysni Kapo

-Mehmet Shehu

Pas goditjes së Mehmet Shehut dhe marrjes së depozitave të tij, vendin e tij e zuri pasardhësi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia. Ky i fundit është edhe njeriu që drejtoi lëvizjet e arit në vitet e fundit të regjimit komunist.

Depozitat e udhëheqjes së lartë komuniste ishin justifikuar në rangjet sekrete si depozita të partisë për nevojat e shërbimit sekret, për nevoja të financimit të lëvizjes marksiste – leniniste në botë dhe për nevojat e partisë në rast luftë në Shqipëri.

Çelësi i depozitave të Enver Hoxhës në perëndim ishte Haki Toska. Ndër detyrat ekzekutive më të rëndësishme të Toskës ka qenë ajo e zv/kryeministrit në periudhën 16 shtator 1966 – 18 nëntor 1970 dhe ajo e ministrit të Financave në qeverinë e fundit të Mehmet Shehut.

Ministra të tjerë të Financave që kanë pasur informacion për arin kanë qenë:

-Ramadan Çitaku (ministër nga viti 1944 e deri më 5 shkurt 1948).

-Abdyl Këllezi (23 korrik 1948 – 16 korrik 1962).

-Aleks Verli (17 korrik 1962 – 27 tetor 1974).

-Lefter Goga (28 tetor 1974 – 26 dhjetor 1978).

-Haki Toska (27 dhjetor 1978 – 14 janar 1982).

-Qirjako Mihali (15 janar 1982 – 19 shkurt 1987).

-Andrea Nako (20 shkut 1987 – 22 shkurt 1991).

Sot me përjashtim të Qirjako Mihalit të tjerët kanë vdekur të gjithë. Sidomos dëshmitarë të rëndësishëm për arin kanë qenë Ramadan Çitaku që vdiq i denigruar nga Enver Hoxha dhe Abdyl Këllezi që u pushkatua nga ai si “tradhëtar” dhe “sabotator” në vitin 1976. Sipas të gjitha mundësive Këllezi u zhduk më tepër si një njeri i rrezikshëm që kishte dijeni për floririn e fshehur.

Por mendohet gjithashtu se mandat ministerial jo pak i rëndësishëm ka qenë ai i Haki Toskës në kohën e ngjarjeve që përfunduan me vrasjen e Mehmet Shehut dhe “konfiskimin” e llogarisë së tij bankare në perëndim.

Sipas dëshmitarëve, edhe në vitet 60-të, 70-të apo 80-të të shekullit të kaluar, ka pasur kalim të sasive të arit nga porti i Durrësit. Kjo ka ndodhur në kohën kur kryetarë të degëve të Punëve të Brendshme në këtë rreth kanë qenë Lilo Zeneli, Kopi Niko (burri i tezes së Fatos Nanos, i njohur si persekutor profesionist) dhe Kapllan Shehu.

-Sasitë e fundit të arit të nxjerrur jashtë Shqipërisë

Në prag të kapitullimit të regjimit komunist, Ramiz Alia ndoqi edhe një taktikë që kishte të bënte me sigurimin e dytë financiar të klasës së tij politike. Në periudhën 1988 – 1990 kanë lënë Shqipërinë sasi të tjera ari që kanë ikur kryesisht nga aeroporti i Rinasit. Më 7 qershor 1992, presidenti Berisha me anë të një letre i kërkoi autoriteteve zvicerane ndihmesën e tyre në lidhje me arin shqiptar që ndodhej në Zvicër. Për këtë qëllim guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ilir Hoti, autorizoi më 1 mars 1993, firmën ligjore “Poncet Varluzer” dhe partnerët anëtarë të Avokaturës së Gjenevës, që të vepronin në emër të autorizuesit për të zbardhur llogaritë e hapura nga Banka e Shqipërisë në Zvicër.

Avokatët e marrë me këtë çështje ishin Charles Poncet, Dominique Varluzel, Ereic Alves De Souza, oliver Peclard, Didier Bottge, Alan Levy, Izabel Hagman dhe Gisele Stanislas.

-Raporti i policisë së shtetit të Cyrihut në lidhje me arin e transferuar nga Shqipëria në vitin 1989

Policia e aeroportit të Zyrihut, divizioni kriminal, më 11 mars 1993 kanë hartuar raportin për Jann Corrodi-n me lëndë “Ndriçime në lidhje me dhëniet e arit me prejardhje nga Shqipëria me fluturimet e Svissair SR 459 të 3 korrikut 1989 dhe 19 shkurtit 1991”. Ky raport ndër të tjera ka këtë përmbajtje:

“Hetimet në lidhje me çështjen e përmendur më sipër pranë Shërbimit të Sigurimit të Aeroporit kanë dhënë rezultatet e mëposhtme:

-Më 3 korrik 1989 me fluturimin SR 459 nga Tirana kanë mbërritur 3.100 kg ar. Kjo dërgesë ishte pritur dhe depozituar nga Shërbimi i Sigurimit.

-Më 5 korrik 1989, kjo dërgesë u transportua në MAT SE CURITAS dhe u zhdoganua nga kjo e fundit. Hetimet pranë MAT kanë treguar se dërgesa ishte zhdoganuar duke përmbajtur lingotat e arit dhe të argjendit si monedhat me një vlerë prej 19,7 milion frangash. Gjithë dërgesa u çua me urdhër të “Union De Banque” Zvicër në Edelmetallschmelzerei në Mendrision/TI.

Dispozita finale: e 11 marsit 1993……”.

Në lidhje me datën 19 mars 1991, Policia e Shtetit të Zyrihut deklaroi se nuk pasur fluturime nga Tirana në Zyrih. Në dy data e tjera të fluturimeve, 18 dhe 21 shkurt 1991, nuk kishte të dhëna për depozitim ari.

Më 23 mars 1993, me anë të një letre dërguar në Tiranë, Charles Poncet (doktor në drejtësi në Avokaturën e Gjenevës), njoftoi autoritetin më të lartë të shtetit shqiptar se pas një korrespondence me gjyqtarin Dieter Jann Corradi, disa sasi ari kanë kaluar tranzit nga Zvicra.

Anëtari tjetër i firmës ligjore “Poncet Varluzer” Oliver Peclard (avokat i Kolegjit të Gjenevës) me anë të një korrespondencë të njejtës datë (23 shkurt 1993), pasi ka grumbulluar të dhënat nga Policia e Shtetit të Zyrihut, i drejtohet kështu gjyqtarit të sipërpërmendur:

“Rezultati i hetimeve paraprake të Policisë së Shtetit të Zyrihut në lidhje me dhënien e arit me prejardhje nga Shqipëria mbi fluturimet e Svissair RS 459 të 3 korrikut 1989 dhe të 19 shkurtit është tepër intereant. Të dhënat dhe dokumentat që kanë qenë të mundur të mblidhen nga Shqipëria dhe për të cilat bëhej fjalë në kuadrin e hetimit, në fakt nxjerrin në pah trasferime të shumta ari nga Tirana në Zyrih ndërmjet viteve 1988 – 1991. Pra duket se del qartë nga hetimi zviceran se sasi të konsiderushme ari të cilat dukej se kishin lënë Tiranën, në fakt asnjëherë nuk kishin arritur në Zyrih…..”.

-ÇFARE TREGUAN KETO HETIME

Ndonëse hetimet nuk u çuan si duhet deri në fund për shkak të kohës së gjatë që kërkohet në raste të tilla dhe për shkak të ndryshimit të pushtetit në Shqipëri, ato provuan se nga Shqipëria kanë lëvizuar sasi jo të pakta ari në fund të viteve 80-të, kur po dukej akoma më qartë falimentimi i regjimin komunist në mbarë lindjen dhe veçmas në Shqipëri. Ajo që ia vlen të theksohet është fakti se nuk është vetëm Zvicra foleja e fundit e një pjese të arit shqiptar. Ajo ka qenë edhe vend tranzit i këtij ari. Në vendet e Amerikës latine apo në Kanada ndodhet një sasi jo e vogël ari, e cila ka bërë “borgjezë” pinjollët e grabitqarëve të dikurshëm, pinjollët e shtresës më ordinere që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Ç’nxjerrim si përfundim

Në fund të këtij cikli arrijmë në përfundime përfundimet e mëposhtme:

1-Ari i shqiptarëve i grabitur nga komunistë përgjithësisht nuk është përdorur për qëllime shtetërore, por:

a-Është vjedhur nga ata që kanë marrë drejtpërdrejt në grabitje.

b-Ka shkuar për llogari të udhëheqjes së lartë komuniste si në Zvicër apo Amerikën e Jugut apo të Veriut. Ndër njerëzit më të pasuruar me arin shqiptar janë klani Hoxha, klani Kapo dhe klani Alia (si degë autonome e klanit Hoxha).

c-Është transportuar në vende të tjera si në BS dhe gjetkë.

2-Për arin që është prodhuar në Rubik rezulton të mos ketë hyrë në thesar një pjesë e mirë e tij.

3-Në vitet e fundit të regjimit komunist ka kaluar kufirin një pjesë jo e vogël ari e cila është depozituar në perëndim si pjesa tjetër

4-Një pjesë e parave të ardhura nga ari shqiptar kanë ardhur në Shqipëri në formën e OJQ-ve apo atë të investimeve që duket se nuk janë fitimprurëse.

Kategori
Uncategorized

Venecia zbyth Ramën përsëri.

2016-02-27 23.56.19

Venecia zbyth Ramën përsëri.

Komisioni i Venecias ka faktuar edhe njeherë tentativën e Edi Ramës për të kapur sistemin e drejtesisë duke rrëzuar për herë të dytë draftin qeveritar për reformën në drejtësi dhe duke dëshmuar se drafti shkel rende Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, si dhe duke i qëndruar parimeve të shprehura në Opinionin e Ndërmjetëm të 21 Dhjetorit 2015, të cilat shprehin shqetësimin për kapjen politike të sistemit të drejtësisë nga mazhoranca aktuale.

Komisioni i Venecias ka gjetur të drejta shqetësimet e ngritura nga opozita, dhe e ka vlerësuar atë për kontributin konstruktiv të dhënë në proces. Komisioni i Venecias ka vlerësuar se cështjet që trajtojnë amendamentet kushtetuese, janë cështje politike që kërkojnë zgjidhje politike, që arrihet nëpërmjet një dialogu konstruktiv politik midis grupimeve politike kryesore në vend.

Më konkretisht:
1. Komisioni i Venecias ka riperseritur kerkesen per konsensus politik mes mazhorances dhe opozites, per te shmangur kapjen politike te sistemit te drejtesise (parag. 13 dhe 88).
2. Perfshirja e opozites konsiderohet e domosdoshme nga Komisioni i Venecias per perzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe te Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Komisioni i Venecias thekson se kjo nuk mund të jetë zgjedhja vetëm e shumicës parlamentare, por edhe e oposites, duke perdorur shumice te cilesuar apo metode tjeter (parag. 14 dhe 17).
3. Komisioni i Venecias kerkon perfshirjen e opozitës per zgjedhjen e antareve te Gjykates Kushtetuese duke rrëzuar variantin e kryeministrit Rama qe kerkon qe antaret te zgjidhen nga shumica aktuale. Duke pasur parasysh faktin se vendet e lira shtesë në Gjykatën Kushtetuese mund të hapen, Komisioni i Venecias rekomandon futjen e një rregull që kërkon një shumicë të cilësuar dhe mbështetje ndërpartiake për tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët zgjidhen nga Kuvendi (parag. 39).
4. Komsioni i Venecias ka rrëzuar tentativën e mazhorancës për të emëruar e vetme Prokurorin e Pergjithshem dhe Inspektorin e Larte te Drejtesise duke kerkuar perfshirjen e opozites. Në situatën aktuale politike, duhet një rregull i përkohshëm që mundëson zgjedhjen e këtyre dy funksionarëve me një shumicë më të lartë se 3/5. (parag. 25)
5. Komisioni i Venecias ka ripërsëritur qëndrimin e mbajtur në Opinionin e Ndërmjetëm të 21 Dhejtorit, që Njesia Hetimore Antikorrupsion, e njohur si Byroja Kombëtare e Hetimit, duhet të jetë pjesë e sistemit të prokurorisë dhe nuk mund të ketë asnjë vartësi tjetër përvec prokurorise. Komisioni i Venecias ka kerkuar qe te parashikohet mënyra e emërimit të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme anti-korrupsion dhe mekanizmin e llogaridhënies, të cilat ne draftin e propozuar nga qeveria nuk përcaktohen. (parag. 48-50)
6. Komisioni i Venecias është shprehur kundër ndërprerjes para kohe të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm. (parag. 81)
7. Komisioni i Venecias e konsideron ndërhyrje në veprimtarinë e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë dhe gjyqësorit, dhenien e kompetencës Ministrit të Drejtësisë për të inspektuar veprimtarinë e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Komisioni shprehet se qeveria duhet të mbajë distancë në cështje që lidhen me përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve. (parag. 35)
8. Komisioni i Venecias ka rrëzuar tentativën e mazhorancës për të patur e vetme kontrollin mbi procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Komisioni shprehet se opozita duhet të jete pjesë në emërimin e anëtarëve të Komsionit të Pavarur të Kualifikimit apo Kolegjit të Posacëm të Kualifikimit pranë Gykatës së Lartë. Modeli i adoptuar duhet të sigurojnë një proces transparent verifikimi, për të mbrojtur organet verifikuese nga emërimet politike vetëm nga shumica në pushtet. (parag. 61)
9. Komisioni i Venecias ka rrëzuar tentativën për të mbajtur nën presion sistemin gjyqësor për 11 vite, nëpërmjet kontrollit të sistemit të rivlerësimit. Sipas Komisionit të Venecias, kohëzgjatja e procesit të vlerësimit është shumë e gjatë dhe kerkon te reduktohet ndjeshëm. (parag. 55-56)
10. Komisioni i Venecias ndryshe nga c’parashikon drafti i qeverise rekomandon që gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga puna, t’i njihet e drejta për tu ankuar në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e të drejtave themelore të tyre. (parag. 66)
11. Komisioni i Venecias ka rrëzuar qëndrimin e mazhorancës për të shmangur tërësisht rolin e Presidentit të Republikës në emërimet në gjyqësor. Komisioni kërkon qartësimin e kompetencës së Presidentit në procesin e emërimit të gjyqtarëve. (parag. 28)

Që në hyrje të tij, Draft Opinioni thekson se ai nuk do të marrë në analizë të hollësishme propozimet e bëra, por do të përqëndohet vetëm tek cështjet kryesore që kanë përbërë diskutim politik në Shqipëri gjatë fazës së rishikimit të draftit. (parag. 8).

Ky paragraf nënkupton se të gjitha cështjet teknike të ngritura në Opinionin e Ndërmjetëm të datës 21 Dhjetor 2015, plotësojnë shqetësimet e ngritura në Opinionin Final dhe janë tërësisht të zbatueshme. Në këtë mënyrë, shqetësimet lidhur me ekzistëncën dhe funksionet e Këshillit për Emërimet në Drejtësi, apo ngritjen e Gjykatës së Lartë Administrative, janë të vlefshme dhe duhet të merren në konsideratë.