Kategori
Uncategorized

Këtë domate e bleni çdo ditë me paratë tuaja… dhe vdisni.

domatee2Shikojini mirë këto pamje dhe kini durimin për disa sekonda ta lexoni tekstin…

Kësaj domateje që shitet në të gjitha tregjet dhe rrugët e Tiranës (jo lirë) dhe që konsumatorëve u thuhet se është e serave të myzeqesë, Elbasanit, a Korçës, e që akoma më keq tregtohet për “Bio”, i kanë hedhur aq shumë hormone saqë i kanë mbirë farat nga brenda.

Po, po! Ato filiza që shikoni në foto dhe që ngjasojnë si krimba, nuk janë gjë tjetër veç se filiza që kanë mbirë gjatë një nate, pra vetëm gjatë 12 orëve.

Kjo ka ndodhur pasi domatja është spërkatur me aq shumë pesticid hormonal, sa që ka mbirë brenda një kohe rekord, madje pjekja graduale që merr domatja edhe pasi këputet, ka bërë që perimja jo vetëm të skuqet, por edhe të mbijë duke çelur filiza.

Kjo gjë konsiderohet si diçka tepër e tmershme nga specialistët agronom, pasi jo vetëm që perimja nuk ka asnjë vlerë ushqyese, por është e tejngopur me hormone dhe e toksikuar me pesticide që janë vdekjeprurëse për ata që i konsumojnë.

Fertilizuesit, sipas specialistëve të agronomisë janë tepër të rrezikshëm dhe nuk mund të përdoren tek çdo lloj bime, por në rast se ata përdorem me kaq shumë sasi, ata stimulojnë menjëherë qelizat kancerogjene.

Pra! Këtë domate dhe shumë perime e fruta të tjera që shiten jo lirë në rrugët dhe tregjet e kryeqytetit tonë, janë duke i konsumuar i madh e i vogël vetëm pasi i shpëlajnë me pak ujë çezme, si dhe pasi i kanë blerë me paratë e tyre.

Disa thonë “ku është AKU-ja?”,- asnjë reagim apo kontroll nga kjo e fundit nuk ka pasur gjatë këtyre kohëve kur tregjet glojnë nga produkte si këto.

Vetëm dy ditë ma parë Maqedonia, pasi i kontrollojë produkte të tilla në kufi nga specialistët e saj, u mbulli menjëherë dyert dhe u uli traun e doganës kamionëve shqiptarë, madje e shoqërojë këtë edhe më një deklarim zyrtar të qeverisë së saj duke thënë se “nga Shqipëria u tentuan të futeshin produkte bujqësore me rrezikshmëri të lartë pasi përmbanin një sasi të lartë kontaminimi dhe ishin tepër të rrezikshëm për jetën e njerëzve”.

Po tani, ku do të shkojnë këto produkte që Maqedonia nuk i pranoi? Në shtetet e BE-së as që mund të mendohet… Kosova është e tejngopur nga produktet serbe. Pra…? Të hidhen e të groposen as që bëhet fjalë…

Kujdes! Këto produkte vrasëse po i blini me paratë tuaja të dashur konsumatorë. Po ua vini në pjatë edhe fëmijëve tuaj… dhe mjekët e Onkologjikut ju presin “krahë hapur” pastaj! …por ilaçe nuk ka!

Kategori
Uncategorized

Dosja “sekrete” e Gjykatës, ja si shqiptarët kthehen në grekë.

Ai është vetëm një prej qindra emigrantëve shqiptarë që ka ngjitur shkallët e Gjykatës së Tiranës, fillimisht për të regjistruar të bijën si greke, e më pas për të greqizuar emrat “e papërshtatshëm” të prindërve. Duke shfrytëzuar origjinën e bashkëshortes, H. P. ka ndryshuar në gjykatë kombësinë e vajzës së tij. Por jo vetëm kaq. Është rikthyer një muaj më pas, me pretendimin se në dokumentet greke, emrat e prindërve i kishte Andrea e Anthulla. I kërkonte Gjykatës së Tiranës që ata të rezultonin të tillë edhe në regjistrin shqiptar, e jo më Muharrem e Xhikme, siç quheshin në të vërtetë.

Gjykata e Tiranës s’i ka bërë dysh kërkesat e këtij emigranti, duke shtuar një greke në regjistër e dy gjyshër, tanimë “të denjë” për të. Histori të tilla, në dosjen e shqiptarëve të greqizuar të Gjykatës së Tiranës gjen me qindra. Një ndër konvertimet më të fundit në kohë është ajo e një familjeje çame, që më 24 maj 2010 fitoi në të njëjtën gjykatë kombësinë greke. Në këtë vendim thuhet se paditësit pretenduan se janë me origjine çame nga Greqia dhe se të dy prindërit, Alije Rakipi dhe Halil Rakipi ishin lindur në Greqi, fakt ky që provohet nga certifikatat familjare. Kjo familje kishte përfituar shtetësi shqiptare, me dekretin e vitit 1953 për popullsinë çame, por vite më vonë trashëgimtarët preferuan që në kolonën e kombësisë të rezultonin grekë.

Dosja “greke” në Tiranë

Historitë e mësipërme, të zbuluara përmes dosjes së konvertimeve etnike në Gjykatën e Tiranës, tregojnë se kombësia shqiptare është një mall që shitet lehtë, në dyert e drejtësisë. Mjafton një padi dhe një certifikatë e paraardhësve, e cila në shumë raste mund të jetë e falsifikuar, për t’u kthyer në grek, janë vendimet e Gjykatës së Tiranës për shtetasit që i janë drejtuar kësaj të fundit për ndryshimin e kombësisë, nga shqiptare në greke. Në bazë të këtyre vendimeve, rezulton se nga viti 2004-2010 janë 207 qytetarë shqiptarë që kanë kërkuar ndryshimin e kombësisë në Tiranë. Ky numër bëhet disa herë më i madh, po të llogarisësh dhe kërkesat të cilat janë refuzuar apo rrëzuar nga gjykata. Mes morisë së vendimeve të dhëna gjatë 7 viteve të fundit, përballesh me një sërë pretendimesh të ngritura për ndryshimin e kombësisë, por përqindjen më të madhe e zënë rastet kur paditësit paraqesin certifikata të njërit prej prindërve, të cilat figurojnë me kombësi greke. Duke shfrytëzuar ligjin “Për Gjendjen Civile”, paditësit zgjedhin pa hezitim prindin me kombësi greke, si origjinë për t’u trashëguar.

Harta e konvertimeve

Sipas inspektimeve të fundit të KLD-së, Gjykata e Tiranës rezulton më pak e prekura nga fluksi i qytetarëve shqiptarë që duan të ndërrojnë kombësinë. Kambana e alarmit, e cila është dëgjuar tashmë falë shqetësimit të ngritur nga nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, tregon se Gjirokastra është qarku më problematik, me 1600 raste. Një tjetër evidencë na vjen nga Përmeti, ku gjatë kësaj periudhe kohore ka pasur mbi 600 raste të lënies së kombësisë shqiptare për atë greke, ndërsa problematike rezultojnë rrethe të tjera si Saranda, Korça apo Vlora ( ku përfshihet Himara), qytete këto të njohura për pretendimet e kahershme të qarqeve të caktuara greke. Por ç’i shtyn shqiptarët të heqin dorë në masë nga kombësia e të parëve? Skedari i Gjykatës së Tiranës, por edhe i dy gjykatave të tjera ku janë kryer inspektime, tregon se flukset e kërkesave përkojnë me dy ngjarje në periudha të ndryshme kohore. “Sezoni” i parë është shënuar në vitet 2004-2005, kohë që përkon me premtimin e kryeministrit grek Karamanlis për t’u dhënë shtetësi greke të gjithë atyre që kishin kombësi greke. Muajt e fundit shënojnë dyndjen e dytë të qytetarëve shqiptarë në gjykatë, çka përkon me procesin e shumëdebatuar të regjistrimit të popullsisë, që pritet të fillojë pas 2 muajsh.

 

Xhuvani, padi për kombësinë greke

Mes morisë së qytetarëve që kanë ndryshuar ose korrigjuar kombësinë, është dhe aktorja e mirënjohur dhe deputetja e Parlamentit të Shqipërisë, Luiza Xhuvani. Ajo ka kërkuar në Gjykatën e Tiranës që t’i korrigjohet gabimi i kryer gjatë transferimit të dokumentacionit nga Saranda në Tiranë, ku, sipas pretendimit, kombësia e saj ishte shënuar gabimisht si shqiptare nga Zyra e Gjendjes Civile pranë Njësia Bashkiake Nr. 2 në Tiranë. Xhuvani i është drejtuar Gjykatës së Tiranës në vitin 2008, duke kërkuar që në regjistër t’i shënohej kombësia greke, duke qenë se babai i saj është grek dhe e kishte fituar këtë të drejtë. Në vendimin e Gjykatës, Luiza Xhuvani paraqet argumentin se me transferimin e dokumentacionit nga qyteti i Sarandës në qytetin e Tiranës është bërë edhe gabimi në rubrikën kombësia, prandaj ajo i është drejtuar Gjykatës për korrigjimin e gabimit në aktet e Gjendjes Civile, përsa i përket rubrikës “kombësia”. “Gjykata çmon se Kombësia e foshnjes në regjistrin themeltar shënohet në bazë të vullnetit të të dy prindërve ose kombësinë e njërit prej tyre dhe sipas vullnetit të fëmijës kur ky bëhet madhor.” Paditësja, sipas vullnetit të prindërve, ka marrë kombësi greke, prandaj dhe kërkon që të figurojë me këtë kombësi. Në këto rrethana, Gjykata çmon se kërkesë-padia është e drejtë dhe e bazuar në ligj dhe si e tillë duhet pranuar” – thuhet në vendimin numër 10105 të datës 21.11.2008 të Gjykatës së Tiranës.

Kategori
Uncategorized

Në Shqipëri do merrja 1 milion euro, ja si do trafikoheshin 240 kg kokainë.

  • cezaraugusto

Dëshmia e kolumbianit Cesar Augusto Pelaez Triana para Gjykatës për Krime të Rënda hedh dritë mbi mënyrën se si realizohet trafiku i kokainës nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Ballkanit dhe më tej, në Europën Perëndimore.

Ai rrezikon të dënohet me 15 vjet burgim, si pjesë e një rrjeti që tentoi të sillte rreth 240 kilogramë kokainë në Shqipëri, në një kontenier me banane, i cili u bllokua në portin e Barit, në Malin e Zi.

Deri më tani, hetimet nuk kanë zbuluar se cilët ishin porositësit e kësaj sasie të madhe lënde narkotike, por është arritur të kuptohet mekanizmi se si funksionon rrjeti.

Cezar Triana ka dëshmuar para gjykatës se ishte “punësuar” nga dy bashkëkombas të tij që të merrte në Shqipëri 600.000 deri në 1 milion euro pasi lënda narkotike të mbërrinte në destinacion. Për këtë shërbim, ai do të paguhej 200 mijë euro. Por, duke qenë se kokaina u zbulua në Mal të Zi, trafiku dështoi dhe Triana u dorëzua vetë në policinë shqiptare, nga frika se mund të vritej nga organizatorët e trafikut.

Dëshmia e Cesar Triannas para Gjykatës për Krime të Rënda:

“Kam ardhur më datë 19.05.2014 me Kompaninë Alitalia, me linjën Barcelonë-Romë-Tiranë. Nuk më priti njeri dhe kam ardhur në Tiranë me një taksi, të cilit i kam paguar 20 Euro. Në internet kisha gjetur një hotel, të cilit nuk ia mbaj mend emrin dhe kam pyetur taksistin, i cili më rekomandoi një hotel tjetër në qendër të Tiranës që quhet “Albatros”. Aty kam qëndruar një ditë dhe më pas jam transferuar në një hotel tjetër që ishte pranë qendrës dhe kushtonte rreth 35 euro. Aty kam qëndruar për 4-5 ditë dhe me pas jam transferuar në një hotel më të lirë që ndodhej pranë një bulevardi, ku niseshin autobusa për në Greqi. Përpara hotelit kishte një tabelë që shkruante “10 Euro”. Aty kam qëndruar  deri më datë 09.06.2014, datë të cilën u nisa për në Rinas.

12999469_10208177687455820_250575289_oKam komunikuar me një shtetas shqiptar një ditë pasi kam ardhur në Shqipëri. Bisedën e kam bërë nga telefoni celular i recepsionistes. Ka qenë pasdite dhe ai më tha që të mos rrija tek hotel Albatros, por të shkoja tek një hotel tjetër. Ka ardhur një taksi me një shofer rreth 60 vjeç, i cili më ka marrë dhe më ka çuar tek një hotel diku afër qendrës.

Qëllimi i vizitës sime në Shqipëri ishte që të merrja një sasi parash për një ngarkesë droge që do të vinte me një kontenier me fund të dyfishtë. Unë isha porositur nga dy kolumbianë, njëri me emrin El Chiquetette dhe Perea që të vija në Shqipëri dhe, pasi të kontaktoja me një numër shqiptar, të cilin, siç thashë, e mora nga Hoteli, do të merrja një këst parash që varionte nga 600.000 deri 1 milion euro. Nga kjo punë unë do të fitoja 200 mijë euro.

Jam njohur me Chiquetette në Bogotta, Columbi, të cilit i kam bërë të njëjtën punë. Kam shkuar, kam marrë një sasi parash në Medllin, nga e cila kam fituar 30 mijë euro. Ai fitoi besimin tim dhe më dha këtë detyrë që të merrja këstin e parë të sasisë së parave për drogën që do të vinte. Shtetasi tjetër, që ishte Perea, shoku i Chiquetette, ishte bashkë me të dhe nuk para fliste shumë, vetëm me xheste dhe më la të kuptoja se ishte më i rëndësishëm se Chiquettete.  Ai më tha se do të merrja sasinë e parave në Cash, që siç thashë më lart varionte nga 600.000 Euro deri në 1 Milion. Për këtë, do të komunikoja me një shtetas shqiptar, për të cilin më dhanë numrin e telefonit.

Një ditë më pas, pasi kisha mbërritur, kam komunikuar me shtetasin shqiptar në numrin e telefonit,  të cilin me dha Chiquetette, nga telefoni celular i sportelistit tek hotel “Albatros”. Ka qenë mbas dite, dhe personi që komunikova ishte një shtetas shqiptar, mashkull dhe i cili fliste spanjisht. Ai më tha se “kur të jem gati do të njoftoj”. Më pas më pyeti se ku rrija dhe unë i shpjegova se rrija në hotelin Albatros. Ai më tha se do ikësh që aty dhe do shkosh në një hotel tjetër. Për këtë më dërgoi një taksi, i cili më erdhi dhe më mori dhe më çoi në një hotel tjetër, diku afër qendrës së qytetit. Ky ishte risku, të cilin unë kisha marrë përsipër dhe për të cilën do fitoja 200.000 euro. Për këtë fola me një shok në Barcelonë, Huan Carlos, i cili më ka prezantuar me një person nga Kali dhe i cili kishte njohje dhe lidhje në Bankat në Shqipëri, Greqi dhe Hungari. Këtë person e takova ne Barcelonë dhe ai kishte marrë përsipër që ta ndihmonte. Kur të merrja parate, do t’i bëja telefon atij dhe ai do vinte në Shqipëri.13016798_10208177687415819_955579873_o

Nuk komunikova më dhe më vonë pashë në TV se ishte kapur një sasi e madhe droge në Malin e Zi, me distinacion Shqipërinë. Mendova se ishte ngarkesa që pritej të vinte, për të cilën unë do të merrja sasinë e parave. Pas kësaj, duke menduar se në bazë të telefonatës që bëra, policia mund të më kapte dhe mua, kam gjetur kartëvizita të dy avokatëve, të cilët mendova se mund të më duheshin në një moment. Nuk njoh asnjërin prej tyre, veç sa i kam parë studiot dhe kam marrë kartat. Kam qëndruar në hotel dhe nëpër bare, në pritje të kontaktimit me personin e duhur. Pas njoftimit në televizion, pata frikë dhe doja të ikja, por nuk kisha biletë kthimi dhe doja të komunikoja me personat e shtëpisë që të më blinin bileten. Kam blerë një kartë shqiptarë kartofon dhe kam komunikuar me motrën, që quhet Dora Pelaez, të cilës i kam thënë “jam mirë dhe të mos bëheshin merak”. Nuk mbaj mend, pasi kam konsumuar shumë alkol, dhe mbaj mend që i kam thënë taksistit vetëm me ço në aeroport dhe kaq…”.

 

Kategori
Uncategorized

Bie era tritol nëpër lagje or burrë.

fugaBlog-Autor: Artan Fuga.
Çvendosja me dhune e popullsise urbane si forme internimi duke i hedh miletit me tritol ne toke ndertesat e banimit, italisht, nga tarraca e bashkise, italjonce, i thenkan : cvendosje e te drejtave volumetrike.

Me fjale te tjera : E drejta e bashkise te Tiranes per te te internuar…

Dikur te pakten na internonte komiteti i partise…Kishte me lezet. Dhe shtepine ta merrte kryetari i Frontit. Tani te gjitha t’i ben bashkia.

Ma gezofshi reformen territoriale…

Territor
rrrrrr
terror!
Rrrrrrr.
Horror.
Rrrrrrrrr.

Interviste nga tarraca e bashkise si simbol paanesie e ekspertit nga Italia…

Tingellon gezueshem, nuk te thone “ta kerrejme themeline e shtepise”, por te zhvendosim te drejtat volumetrike.

Na bej selam o Sela Salaria.

Hahaha, cfare cmendurie…

Me kujtove gjeneral gramafonin.

Ritem usta Berati ritem, cicile moj cicile….

Ky arktikekti italian që ka ardhur të urbanizojë Tiranën, Stefano Boeri, na bën për te qeshur, po na shkriu gazit!

Por edhe na kall tmerrin.

Deklaron pa të keq se Tirana ka ndërtesa të degraduara që duhen shëmbur… Dhe banoret te degdisen andej nga Babrruja psh. Ose prapa Dajtit…

E mo ca po ju bej, thjesht po ju cvendos te drejtat volumetrike, ju marr nje qen pelushi dhe ju jap nje ari me lesh…

Mos do edhe te na cvendosi me trena ne Aushvic per emigrim ekonomik?

Ore vërtet e ka ky kur sikur të na tregonte Diellin dhe sikur na thotë: Ky është një trup qiellor rreth të cilit vërtitet Toka.

Trivialitete pa fund. Ore mos na di ky se jemi idiotë ne???

Mos na merr për debila!

Merrini një biletë me tragetin me të parë dhe niseni për në Bari a Trevizo se na nxorri bojën. Deri në Porto po e coj unë si Selam Salaria turistik me lekët e mia me taksi, vetëm hiqeni se na morri në qafë.

Ose mbylleni gjëkundi e mos e lejoni të dalë në media sepse me këto që thotë po dridhet edhe foshnja në bark të nënës !

Bie era tritol nëpër lagje o burrë!

Kategori
Uncategorized

“Tirana Papers” – Gazetari Hoxha: U grabiten vilat e ministrit dhe ish-ministrit. U vodh kasaforta 500 mijë euro.

Gazetari Artan Hoxha bëri një deklaratë të bujshme në emisionin të “Pa Ekspozuarit” të Ylli Rakipit sot në mbrëmje në Ora News, duke theksuar se janë grabitur vilat e një ministri dhe ish-ministri. Sipas gazetarit, eshte grabitur dhe një kasafortë me 500 mijë euro.

Hoxha deklaroi se katër grabitje të bujshme janë kryer 6 muajt e fundit.

Hoxha: Në të gjitha këto raste, grabitjet janë bërë nga grupe kriminale. Kanë grabitur në shuma të mëdha në cash. Në rastin e fundit që është më i freskët është marrë kasaforta me 500 mijë euro.

Unë përmenda katër raste. Parajsa fiskale kemi edhe këtu. Njëri është ish-ministër, rasti tjetër është ministër i mazhornacës aktuale, rasti tjeter është një funksionare e lartë, që ju grabit kasaforta me rreth 500 mijë euro. Çfarë ndodh? Policia ka informacion.

Rasti ministrit, që e kanë grabitur. Policia e ka marrë vesh në rrugë operative nga informatorët e vet që është grabitur shtëpia e ministrit. Inspektori i zonës dhe oficeri  gjyqësor i kanë shkuar ministrit duke i thënë se kemi informacion se është grabitur shtëpia jua. Ministri ka thënë: jo mua nuk më kanë grabitur!

Rakipi: Si është kuptuar që ky kishte 500 mijë euro?

Hoxha: Ministri ka thënë: Jo mua nuk më kanë grabitur.

Policia i thotë se ne kemi informacione të sakta. Unë shpresoj se hetimi të bëhet dhe të merret vesh shifra reale e grabitjes. .Ata kanë goditur dhe kanë marrë para cash dhe problemi për policinë për të hetuar këto çështje eshte se  ka hasur në kundërshtimin e funksionarëve që kanë thënë: unë nuk jam grabitur.

Policia përdor burime të hapura informative dhe burime që janë qytetarë të zakonshëm. Ka raste që informacionet merren edhe nga grupet kriminale.

Katër rastet që përmenda janë raste që po të shkosh në policinë e shtetit ka informacion, procesverbal dhe dosje. Këto janë raste që janë skeduar. Kur i kam pyetur inspektorët se pse nuk keni pasur bashkëpunim tek personat që janë grabitur, më kanë thënë se nuk justifikonin dot paratë.

Rasti më i freskët, deklarata e pasurise e  kryetarit të Njësisë Administrative Roskovec. Ajo thoshte se kam 200 milionë cash

/Ora News/

Kategori
Uncategorized

Letër kryeministrit! Babai im e mbylli sot dyqanin, se njerëzit nuk kishin më para të blinin. Edhe ne nuk kemi më të ardhura

olta beqiri - rama

I dashur kryeministër,

Sot po ju drejtohem, disi në një mënyrë tepër miqësore, sepse ashtu dua ta merrni këtë letër që po ju shkruaj. Edhe pse do të përdor përemrin “ju”.

I dashur mik, vëlla, baba, xhaxha, kushëri, dajë e mbi të gjitha burrë, sot dua t’ju them ose më mirë t’ju rithem disa këshilla që ju nuk i dëgjuat nga vdekjet e njerëzve, nga mbylljet e dyqaneve, nga kasat fiskale, nga reformat.

I dashur kryeministër, të kesh një titull kaq të lartë, është nder. Populli jua fal me besim e nuk duhet ta njollosni atë, sepse është vetë ai që ju rrëzon.

I dashur kryeministër, kur vendosët të kandidonit, na premtuat një qeverisje të madhe, saqë ndonjëherë më dukej sikur shikoja ëndrra me sy hapur dhe në momentin që mbyllja sytë shikoja brenda meje popullin tim të mjerë me gjysmë shpirti të vrarë e me pak ngjyrë të gjelbër në dorën e tyre. Ishte ngjyra e shpresës kryeministër, ngjyra e shpresës, të cilën ju e bëtë të zezë. Aq të zezë sa gjaku nuk lëvizte më nëpër venat e tyre. Dhimbje.

I dashur kryeministër, sot babai im mbylli dyqanin e mishit, me të cilin ushqeheshim sot e njëzet vite më parë. Po, po e mbylli kryeministër. Njerëzit nuk kishin më të blenin dhe jo vetëm mish, por edhe fruta, perime, pula, ëmbëlsira, madje as miell e vaj kryeministri ynë. Dhe pse ndodhi kjo?  Sepse ju na premtuat mirëqenie sociale kryeministër, por kjo mbeti aty, te syri im i hapur i cili shikonte me të vërtetë ëndrra. Nuk di të them me sa është ulur kjo mirëqenie, por shoh shumë kryeministër.

Po mirë, i dashur kryeministër, a nuk premtuat 300.000 vende pune? Ku mbetën ato premtime? Apo ishin thjeshtë për punë gare politike? Po ku të punojë ai vlla imi tani që u mbyll ai dyqan o kryeministër? Të dalë e të rri rrugëve, brenda në shtëpi apo t’i gjëmojë azileve të Gjermanisë e llotarisë amerikane?

Po ne studentëve o kryeministër, ku do të na dërgosh? Apo do të na fusësh pastrues në kryeministri? Ku do t’i gjejmë aq para për të paguar një master shkolle? Apo do t’i kemi falas?

Kryeministër, nuk jam kundër kasave fiskale, nuk jam kundër pagesës së energjisë elektrike, nuk jam kundër parqeve për fëmije, nuk jam kundër reformës në drejtësi, sepse dua që edhe ne të jemi Shqipëria Europiane,por ky popull që ju jep besim ka një shprehje të urtë : Gjërat e mira bëhen ngadalë-ngadalë.  Ndërsa ju i morët shumë shpejt kryeministër, saqë kam frikën e ndonjë aksidenti gjatë rrugës. Jemi pak a shumë në një situatë të tillë si lepuri me breshkën, ku edhe pse kjo e fundit e mori rrugën e saj me ngadalë, arriti të dilte fitimtare. Mirëpo, për fat të keq, në këtë rast ju jeni lepuri.

Kryeminstër, duhet të shihni si fillim mirë mirëqenien tonë. Një pjesë e mirë e popullit shqiptar janë të rrënuar ekonomikisht, një pjesë tjetër janë në gjendje mesatare dhe pjesa më e vogël që mbetet, jeni ju deputët, kryetarët e bashkive dhe ndonjë biznesmen që ka ndërmarrje.

I dashur kryeministër, ndoshta nuk ju duhet aq shumë kjo këshillë, por unë do t’ua jap.

Ndoshta tani kryeministër ju po numëroni paratë e fituara vetëm sot, ndoshta tani kryeministër, ai roja juaj po ju hap derën e makinës, ndoshta tani kryeminstër po blini një orë 50.000 dollarëshe, ndoshta tani kryeministër po shfletoni e po firmosni letra pa i parë, ndoshta tani kryeministër po na shani neve, popullin budalla, ndoshta tani kryeministër, po vendosni se cilën kollare të vini për një mbrëmje, ndoshta tani kryeministër po vendosni të ndërroni makinën. Ka shumë ndoshta që ju përkasin juve kryeministër. Por di që shumë pak shkojnë për shtat me juve.

Kryeministër, i nderuari ynë kryeministër, pasuria më e madhe për ju nuk duhet të jenë paratë, telefonat, makinat. Nesër ndoshta nuk do t’i keni më kryeministër, ndoshta nesër zgjoheni edhe pa pizhamat tuaja të gjumit, sepse ashtu ka thënë, ai aty lart, që na vëzhgon. Ju e keni pasurinë tuaj kryeministër, është familja juaj dhe ne, populli budalla i cili fal aq shumë besim përkundrejt jush, por në fund kthehet në një lolo të mjerë e të papërfillshëm për katër vite.

Olta Beqiri, Shijak 8 prill 2016

Kategori
Uncategorized

“Surreli Papers”

“Panama Papers” ka tërhequr me të drejtë vëmendjen e publikut shqiptar për të mësuar se kush janë shqiptarët që kanë përdorur “parajsat fiskale”?

Sa prejt tyre janë politikanë?
Sa para kanë depozituar?
A ka informacion mbi burimin e krijimit të këtyre parave?
Janë një varg pyetjesh pa fund që vërtet do të ishte mirë t’i dinim përgjigjet. Thjesht, do të na ndihmonte për të kuptuar se kush janë këta rrufjanë politikë, që kanë përdorur këto rrugë të sofistikuara për të fshehur pasurinë e tyre, që besoj se në çdo rast ka patur burim korrupsionin.
Ajo çfarë presim të vijë nga kontinenti amerikan, nuk mund të na trullosë kaq shumë dhe të mos kërkojmë për të njëqindën herë përgjigje mbi pyetjet që dalin nga skandali i “Surreli Papers”. Ka vite që shqiptarët presin që kryeministri Edi Rama të bëjë transparencë për pronat e tij, për Sarajet e Surrelit, për vilat në Durrës, Voskopojë, Vlorë, Sarandë, për “pallatin në pajë”, për 200 milionë eurot që ka transferuar në parajsat fiskale.
Dhe pse jo të mos bëjë transparencë për pronën që ka blerë dy javë më parë në qendër të Tiranës. Për një nga vilat më të vjetra dhe karakteristike të Tiranës, Rama thuhet se ka paguar 5 milionë euro para të thata në dorë.

Pasuritë e Ramës dhe metodat e përdorura prej tij kam frikë se do të turpëronin edhe Putinin. Rama njihet për taksën 20 për qind që i vinte çdo lejeje ndërtimi që dha për ndërtime në Tiranë gjatë 11 viteve që ishte kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit. Rama është denoncuar publikisht nga biznesmenë të njohur në vend për gjobat që i vinte kujtdo që i duhej një firmë apo vulë nga zyra e tij. Këto gjoba të lëshuara nga zyra e Ramës fillonin nga 1 milion euro.
Gjatë tre viteve si kryeministër janë me qindra skandale që kanë mbuluar çdo zyrë të shtetit që është nën kontrollin e tij. Përveç biznesmenëve është buxheti i shtetit që rripet barbarisht çdo ditë prej tij me tendera dhe koncesione korruptive. Një grup i vogël pranë tij të dirigjuar nga vëlla OLSi janë në krye të një operacioni që grabit fonde publike, prona dhe pasuri të shqiptarëve.
Një grup tjetër i dirigjuar nga Sajme qorri grumbullon miliona e miliona euro të tjera për llogari të Ramës, nga prodhimi, shpërndarja dhe trafiku i drogave, që e kanë shndërruar Shqipërinë në një Kolumbi të Europës.
Një grup tjetër i njohur për vrasje dhe krime të tjera të rënda i dirigjuar nga Shullazi mbledh miliona të tjera për llogari të Ramës nga shantazhi dhe terrori që ushtron ndaj komunitetit të biznesit në Shqipëri. 200 milionë eurot që ka transferuar në parajsat fiskale nuk janë asgjë me qindra milionë të tjerë që Rama dhe banda e tij kanë krijuar në Shqipëri vitet e fundit.
Nuk ka dyshim se me të inkriminuar dhe ushtarë që kanë vënë në polici dhe në institucionet e tjera që merren me verifikimin dhe kontrollin e pasurive dhe të pastrimit të parave, Ramës nuk i duhet më të transferojë para dhe të kujdeset që të fshehë luksin dhe pasuritë e tij. Shqipëria e qeverisur prej tij është një parajsë jo vetëm për Ramën, por edhe për të gjithë të korruptuarit dhe kriminelët e këtij vendi. As Panama, as ishujt Virxhin, asnjë nga këto vende të ashtuquajtura parajsa fiskale nuk kanë deputetë vrasës në Parlament dhe anëtarë bandash në qeveri dhe administratë sa ka në Shqipëri. “Surreli Papers” duhen hapur sa më shpejt për të kuptuar edhe pse Shqipëria është sot një parajsë për krimin, por edhe pse është një ferr për qytetarët e thjeshtë.

Kategori
Uncategorized

Pse Edi Rama e sulmoi për herë të pestë Ilir Metën, duke hedhur gurin dhe fshehur dorën?

Pse Edi Rama e sulmoi për herë të pestë Ilir Metën, duke hedhur gurin dhe fshehur dorën?

Nga Kreshnik SPAHIU Dje (të martën) gjatë një debati në TV KLAN, gazetari Artan Hoxha tërthorazi denoncoi një “politikan” të mazhorancës që ka konvertuar floririn e “vjedhur në Krrabë” me 70 milionë paund pasuri të patundshme në Britaninë e Madhe. Sot disa portale pranë qeverisë po publikojnë me sponsorizim lajmin duke e shoqëruar me fotot e Ilir Metës të larë në flori dhe ku drejtpërdrejtë e akuzojnë se ai është i përfshirë në pastrim parash në Londër! Reagimi erdhi menjëherë pasi LSI kërkoi publikisht nga prokuroria që të hetohej Panamaja! Po pse pikërisht dje dhe pse Edi Rama e sulmoi për herë të pestë Ilir Metën duke hedhur gurin dhe fshehur dorën?

1) Edi Rama sponsorizoi dhe negocioi me Top Channel “përgjimin” Meta-Prifti në Janar 2011.
2) Edi Rama me deputetët e tij ndërtuan akuzën për tentativë vrasje ndaj Tom Doshit në 2015.
3) Edi Rama me SOROS publikoi kontratat e DIA me CEZ dhe akuzuan Ilir Metën për 100 milion euro ryshfet.

4) Edi dhe Ina Rama risollën në publik tre muaj më parë përgjimet e Ilir Metës për sponsorizim fushate me Kastriot Ismailajn të bëra që në vitin 2008.
5) Dje (të martën sërish Edi Rama i rinxori një histori 15 vjeçare disi të harruar për vjedhjen e floririt të Krabës duke përhapur informacionin se Ilir Meta zotëron 70 milionë paund pasuri të patundshme në Londër.

Po pse pikërisht dje? Sepse “Panama Papers” dhe shërbimet inteligjente e kanë paralajmëruar Edi Ramën se do i publikohen kontratat e offshoreve dhe pasurive të tij në SHBA, të filtruara nëpërmjet “Paradise Tax” të Panamasë. Tërmeti global i shkaktuar nga publikimi i emaileve të “Panama Paper” paralajmëron revolta popullore dhe revolucione në disa shtete. Populli islandez e ndezi zjarrin i cili do përhapet kudo. Edi Rama kishte vetëm një rrugë që baltën dhe turpin t’ja hidhte partnerit dhe aleatit kryesorë, për të bindur opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar se e keqja e Shqipërisë është Ilir Meta. Duke inskenuar legjendat e floririt të Ilir Metës me blerje hotelesh në Londër ai po synon të spostojë vëmendjen e publikut nga 200 milionë eurot e tij tek historitë e Ilir Metës.

Po deri kur Iliri do e durojë skuthin Edi Rama dhe thikat që ai i ngul sistematikisht pas shpine? Gjithsesi kjo është çështje e Ilir Metës.

Pyetja më saktë që duhet t’u bëhej shqiptarëve: Sa shekuj larg popullit islandez jeni?

Kategori
Uncategorized

Historia e nje spiuni ne perendim.

Historia e nje spiuni ne perendim.

Rastesia ne udhen e veshtire te emigrimit me beri te takohem edhe me nje nga ata, ish te tmerrshmit e (kunderzbulimit. Nga ata qe ndiqnin dhe perndiqnin edhe ne vrime te miut ne te gjithe boten, kundershtaret e regjimit komunist, te arratisurit dhe familjet e tyre

–Eh, jo pak por 60 vjet rrugeve te botes me thote (miku) ne nje kafene.
–Malli, me ka marre malli dhe per guret, malli te djeg, ai te vret pak nga pak.

Po pendimi apo ndergjegjia per ate cfare ke bere, a te vret te pakten sot i them?
Jo:
Une per shtetin punova.

Po per ata qe ndiqje nga pas ne perendim dhe persekutimin e familjeve te tyre ne Shqiperi mbas raportimeve te tua, nuk je penduar?

Hesht.

-Pse nuk shkoni ne Shqiperi?
-Kam frike.

-Jeni ne listen e krimineleve te luftes?
-Jo mo jo,c’lidhje kam une me ta.

-Kini vrare njeri?
-Jo jo.

-Kini qene me Ballin, Zogist, antikomunist?
-Jo,jo.

-Atehere?

—Po ja na hodhi sigurimi i shtetit.

-Kuuuuush?

-Emo sigurimi i shtetit, pse cuditesh, vetem une isha?
Per dy tre vjet me thane.

Nuk desha ne fillim por ai operativi me thirri shume here, pastaj ai mo kryetari i deges, me thane ka vdekur i shkreti por ish burre i mire.
Bene sikur me moren ushtar dhe na cuan diku andej nga Tirana, atje na sterviten disa kohe.
–Eh, me cuan deri ne kufi, me rrobat e ushtarit, atje me thane ik o Llazo ik dhe kujdes.

Eh, ika dhe koka pas me mbeti, ik dhe kethe koken pas, pa dashur lashe gjitheshka.
Nenen,babane,vellane, motrat, kisha dhe nje Cupe qe e doja…

Eh, u dorezova sic me thane ne nje korofillaqi, diku afer Kosturit, atje me more ne dorezim ca korofillakas, lajmeruan dhe erdhen ca nga ata me grada dhe me moren poshte ne qytet.

E c’nuk me pane syte atje.

Tre muaj ne biruce, te zite e ullirit kam hequr, ata pyet, dhe une ic, djale i ri atehere, i duroja dhe torturat por dhe me kishin mesuar se çfare do me priste, dhe cfare duhet te beja per tja u kallur Grekeve dhe me pas….

Tek tuk sillnin dhe shqiptare te tjere dhe ata si une.

Plot 3 muaj.

Erdhen me moren qe aty me cuan poshte ne Athine, 7 muaj te tjere biruce atje, eh mos e provofte njeri, por fat qe erdhi dhe me takoj nje oficer Amerikan, me te sikur rame ne ujdi.
Burre i mire, ai me coj ne kampin e te arratisurve shqiptare ne Lavrio-Athine.

Aty mbi 3000 Shqiptare.
Balliste,zogiste,te gjithe antikomuniste.
Megjithe se aty kish dhe te tjere si puna ime (spiune te derguar) megjithate te them te drejten u tremba ne fillim, thashe tani mbarova.
Burra te gjate me mustaqe, disa dhe me plage ne trup antikomuniste te terbuar, me pyesnin dhe vetem me pyesnin, kerkonin te dinin kush isha, nga isha dhe perse kisha ikur nga shqiperia.
Sherre c’do nate mes tyre, nga te mbaja, me ke grup te bashkohesha.
–Eh,si ju jam dhe une ju thasha sa here binte muabeti..

Ishte Amerikani ai qe me shpetoj perseri.
U bashkova me grupin e zogisteve, dhe u bera zogist, neneshkrova dhe nje deklarate qe i bashkohesha dhe pranoja me deshire partine e tyre, biles me graduan dhe Toger, te tjeret ishin kapitene, majore biles kishte dhe gjenerale.

Ne kapanon flinim 300 veta, kish dhe pleq, stervitje per dite.
Thoshin se beheshim 3000 trupa dhe do i binim Shqiperise, vetem urdheri pritej.

–Eh.
Se si u be dhe urdheri u anullua, shpresat e atyre qe kishin vite ne Lavrio u shuan, ne na shperndane si zoqte e korbit neper europe. Une gjithmone ne mes te zogisteve me graden Toger.

Fshehur atje ku vajta simbas porosise takova dhe sekretarin e pare te ambasades dhe sikur u clirova.

–Eh, kohe e keqe.
Frika se mos merrnin vesh qe une takohesha me ambasaden fshehur me bente te dridhesha i teri, ata te prisnin koken.

Nje shoku i jone u zbulua dhe iku ne shqiperi por atje e arrestuan dhe kur doli nga burgu u (arratis) perseri, na tregonte torturat qe kish hequr ne birucat e policise dhe ne nje burg ku nxirrej krom.

–A s’me thua pyet.

–Cfare i bene ne burg, vertet ishin te verteta ato qe na tregonte?

-Asgje, asgje, nje riciklim njeriut te tyre ne birucat e sigurimit te shtetit.
Lirim-Shtrengim bulonash si duket.
–Po ai erdhi perseri xhanem, u arratis nga Shqiperia dhe na tregoj. Picirin kish hequr.
-Ju ka genjyer, e kane kalur ne prese, e shtrydhen mire e mire, dhe e hodhen perseri matane kufirit.
–Eh, ne shume vende shkuam, deri ne Australi dhe Argjentine,kudo ku kish balliste dhe zogiste, dhe ja tani jemi ketu, u plakem.

–Por dhe ca nga ata qe ishin qe ishim biles me te medhej ne grade se mua, takoheshin fshehur me sekretarin e ambasades si puna ime.

-Si puna tende do te kene qene dhe ata,ndonje kryetar dege do ti kete nisur dhe dhe i ka futur ne mes te tyre i them.

–Ju kini punuar ne shtet.

-Po, po pse pyet ?

–Po ja do pyesja.
“Do hapen dosjet”

-Po c’lidhje kini ju me dosjet?
Ato jane per bashkpuntoret e sigurimit dhe kriminelet ne shqiperi.

–Eh, po ja une u arratisa, u arratisa,,,ata me nisen…

–Me nisi vetem per dy vjet kryetari i deges,por u bene 60 vjet dhe ja…
Ai vdiq ne mbetem ketej si…

Mbas Nentedhjetes kemi mbetur keshtu…cope cope, askush nuk kujdeset me per ne.
Ca i thirren ne ambasade dhe i moren dosjet e tyre ne zyren e sekretarit te pare te ambasades sapo u prish shteti.

Eh.
Te gjithe ata vec ambasadorit ketu jane, kerkuan dhe moren azil politik.

–Po pse jane ne Tirane akoma dosjet?
–Eh.
–Na thane se i kane djegur, por…vetem me numura njiheshim, emrat na i kishin zhdukur.

-Te kane kerkuar me?

–Jo jo, por “Dosjet a do hapen”

-Mos ki problem se dosjet ne shqiperi nuk hapen me, sepse dhe politikanet vete kane dosje, por jo si ju,,,ju kini qene tjeter specie, nga ajo e qofte largut.

–Eh.
Mbetem rrugeve si zoqte e korbi te harruar, na nisen per dy vjet dhe ja…

Mbas Nentedhjetes vec krimineleve te luftes te gjithe u kethyen te pakten nga nje here ne shqiperi.
Ne dhe emrin e nenes e kemi harruar.

-Nuk ju zbuluan ballistet, zogistet dhe nacionalistet kush ishit, i them?

–Eh.
–Jo jo ndryshe nuk do isha gjalle, dhe ketu kaq vite.

–Por ne Shqiperi nuk shkoj dot, kam frike, ku i dihet, le qe asnjeri nuk me njeh me.

–Gjashtedhjet vjet larg shqiperise,jo pak…

–EH.

–Kryetari i deges me nisi per dy vjet, vitet kaluan pastaj erdhi si i thoni ju, Demokracija dhe…

-Te njohin, te njohin or mik te njohin, por dhe ne mos te te njohin ata te njohin viktimat qe ke perndjekur, pse jo dhe zhdukur rrugeve te botes.
Por rri ketu ku je, gjalle jane akoma shefat e tu gjalle dhe ne pushtet.

97_ten kush e beri?
Ata ish shefat e tu, ata brumbujt, ata anonimet e kohes.

–A thua?
–EH……60 Vjet…..

Kategori
Uncategorized

Kuja Profetike.

edison ypi

Në shtëpinë e Eqerem Bej Vlorës kishin mbetur vetëm 15 shërbëtorë. Aq hyzmeqarë mund t’i sillnin Bejlereshës Vjosën. Megjithatë Zonja vuri kujën; Bo-bo si jemi katandisur. S’ka kush na sjell një gotë ujë.

Kaluan 20 e kusur vjet.
S’mbeti hyzmeqar t’i sillte një gotë ujë ndonjë Beu, se hyzmeqarët u bënë të gjithë ministra dhe nëpunësa.
S’mbeti Bej t’i sillte ndonjë hyzmeqari një gotë ujë, se Bejlerët përfunduan të gjithë nëpër burgje dhe pushkatime.
Pa bejlerë, hyzmeqarë, gota, ujë, Shqipëria u shndrrua në shkretëtirë.

Kuja e Bejlereshës kishte qënë profetike.
Megjithatë bejlerët dhe agallarët ende tallen dhe përbuzen. “Bejlerët dhe Agallarët” në veshët e shumicës së shqiptarëve të sotëm tingëllon si “djajtë dhe xhindët”.
Po cilët ishin, në të vërtetë, bejlerët e Shqipërisë ?
Ishin “barinjtë” më të mirë të Historisë së saj.
Të vetmet infrastruktura urbane për së mbari, administratë, rend publik serioz, i bëri një Bej, që ishte edhe Mbret.
I gjithë mendimi iluminist është përpunuar dhe përcjellë prej Bejlerëve.
Pothuaj të gjithë rilindasit shqiptarë ishin Bejlerë.

Poeti më i madh rilindas ishte një Bej.
Eqerem Bej Vlora ishte eruditi dhe atdhetari më i madh i kohës së vet, dhe një nga më të mëdhenjtë e Historisë së Shqipërisë.
Dëshminë historike më të besueshme të periudhës më problematike të Shqipërisë moderne, e ka bërë pikërisht Eqerem Beu.
Konservativi më i ndritur, i biri i Bejlereshës së kujës profetike, deputet i Partisë së Mbretit, pranonte dhe respektonte gjithçka institucionale, edhe harbutërinë në Parlament.
Eqerem Beu, vendin e tij dhe popullin e tij, i donte dhe i sundonte.

Ta sundosh atë që do, dhe ta duash atë që sundon, për shumicën e shqiptarëve të sotëm, është paradoks, nuk bën sens.
Derisa pohimin e mësipërm ta kuptojnë dhe ta pranojnë, shqiptarët do vuajnë.
Shqipëria ka nevojë për barinj të mirë, pra për bejlerë.
Kot lodhen parellinjtë e sotëm t’i konkurrojnë Bejlerët. Nga Eqerem Beu tek gjyshi im që e ka mbushur Shqipërinë me kopilat e tij, janë të pa konkurrueshëm.
Para se ta pushtonte hordhia e komunistave, në raport me popullsinë Shqipëria kishte aq Bejlerë, Agallarë, Zotërinj, fukarenj, hyzmeqarë, sa kishin të gjitha vendet përreth saj.
Pa u rivendosur ky raport, s’bën hajër Shqipëria.

Mund të bëheni të gjithë hyzmeqarë dhe të gjithë bejlerë. I provuat të dyja, dhe përpikmërisht sipas profecisë së Bejlereshës, nuk i dhatë dot asnjë gotë ujë njëritjetrit.
Mos harroni kujën profetike të Zonjës.
Vini në krye Bejlerët.
Pa Bejlerë, ju hedh në erë tritoli, ju grin korrupsioni, ju përpin fukarallëku, krimi në familje ju zhduk nga faqja e dheut. Pa Bejlerë nuk mund të arrini kurrkund. Pa bejlerë nuk bëni dot asnjë hap. Pa Bejlerë do ngordhni.

Kategori
Uncategorized

Rama i “shkruan” popullit tani: Siriano-shakë!

SIRIANO-SHAKË!
– E perse ikni? Sepse s’keni pune?

– Paranojak!! 120.000 vende pune jane hapur keto 30 muaj .

– Po ti si popull s’ke pare gje me sy? – Kush ta ka fajin qe je qorr ti? Ti s’ke nevoje per pune, ti ke nevoje per syze. Qeveria te hap vendet e punes, syzet per t’i gjetur duhet t’i blesh vete.

 

Qysh ne krye te heres kemi dashur si Qeveri te te nisim nje email, po s’ta kemi pasur adresen.

Shyqyr qe ta gjetem..

Nuk mund te rrime pa t’i shkruar dy gisht leter per rrezikun nr.1 qe i kanoset popujve si puna jote qe eshte Paranoja. Paranoja per shpresen qe ka humbur dhe nuk kthehet nga humbetira, ku shpresa vdes e fundit, se nga te humburit s’ka mbetur asnje tjeter gjalle per t’u kthyer. (Lexoje prape! Mos bej sikur e kuptove me te paren..)

Po ti z.Popull duhet ta kuptosh, ne kohet qe jetojme shpresa nuk kthehet aq shpejt. Mos e ngaterro me …… ti, qe kthehet me 4G.

Po ti z.Popull ke filluar je kthyer ne paranojak. Po ta shpjegojme me poshte pse.

Jo pa shqetesim kemi vene re qe entuziazmi dhe lumturia qe ngazellente shpirtin tend ne ditet e para te Rilindjes, ia ka lene vendin sirian-lleqeve, me udhetime drejt Gjermanise.

Aty si siriano-shak me rrobat zhul, me bluza te grisura, rrini kampeve. Njeri kishte dale ne nje TV jepte interviste pa kepuce veshur, si cuni i Hirushes qe ruan traditen e familjes. Turp. Late nam.

– E perse ikni? Sepse s’keni pune?

– Paranojak!! 120.000 vende pune jane hapur keto 30 muaj .

– Po ti si popull s’ke pare gje me sy? – Kush ta ka fajin qe je qorr ti? Ti s’ke nevoje per pune, ti ke nevoje per syze. Qeveria te hap vendet e punes, syzet per t’i gjetur duhet t’i blesh vete.

Dhe mos u anko shume per taksat. Pse ben sikur do te besh namin po te shkurtuam taksat? Ca do te besh he? Kot per leke xhepi do t’i mbash, nga nje kafe ne dite do t’i besh dy. E c’fitove? Sa demtove shendetin kot.

…Aman mos fillo me keto “Me duhen per buke, drita, ilace” se i thoni kaq shume here bashke keto, saqe me duket vetja si pronar furre buke qe me eshte semurur elektricisti. Buke, drita, ilace..na lojtet mendsh. Te llastuar.

Dhe tjetra mos u anko per taksat e reja qe vendosim. Se ne jemi qeveri e majte. Ti e di z.Popull qe ne ua marrim te pasurve e ua japim te varferve. Ja per shembull taksen e Rruges se Kombit, 5 euro. Kuksianet punojne te gjithe ne Gjermani, ca i kane ata 5 Euro per rrugen..

Degjo mua, kur t’i merr Qeveria leket me taksa jane te gjithe te fituar, se edhe qeveria ha ndonje cope buke (Kryeministri, ministrat, deputet, drejtoret etj.etj.), por edhe ti si popull e ndjen qe dicka po leviz. Natyrisht ajo qe do te ndjesh ti nuk eshte dora e Qeverise… se si eshte ajo shprehja “Qe baba duret” (slang;-)), por gjithsesi ti kot ben sikur e ke per here te pare. Tani je bere profesionist ne kete sportin e te ndjerit dicka qe te leviz, vajte 25 vjet, mos thuaj qe s’te lezeton fare. Se si i tha ai “Po me tre here quhesh?”. Keshtu je pak a shume dhe ti o popull.

Prandaj po te themi qe me mire t’i marri shteti ato leke. Bejme qejf te dyja palet bashke.

He, do fillosh prape me kete historine “Mire na merr taksat, po rrogat dhe pensionet pse rrine ne vend?”

E ke vene re qe jeni bere te gjithe si Flutura Maji, i doni te gjitha ne nje dite?

Po keto gjera duan kohen e vet. Ne sapo kaluam 29 muajt e pare te qeverise se re. Madje keshtu me letra 300 dite kemi. Ti prit sa te shkojme 30.000 dite, sac na duhet per te permbushur reformat dhe patjeter qe do t’i rrisim dhe rrogat dhe pensionet.

Por deri atehere… Durim e ka emrin… Derri, mbiemrin.

Prandaj donim te te shkruanim o popull.

Ah se desh harruam. Lejtmotivi i jetes tende me pak fjale z.Popull:

Nese ke ne plan mos paguash dritat – Me mire merru me droge. Ke me shume lehtesira ne gjykim.

Terhiq gjithmone kuponin tatimor – Edhe sikur kjo te te kushtoje 4 brinje te thyera. Dikush do te te falenderoje ate dite.

Kur je i stresuar nga hallet, ndiq telenovelen politike se do kemi seri te reja. Meta, Rama, Basha, Berisha etj do te shfaqen ndryshe nga sa jeni mesuar ti shihni.

Nese semuresh dhe vendos te shkosh ne spital – Ben mire te marresh dhe krevatin me vete, per cdo eventualitet.

Boll I re daulleve per cmimin e naftes. Do hame edhe ne ndonje gje.

Te fala,

Kryeministri

Kategori
Uncategorized

Përse e përgjakën Shkodrën?

25 vjet më parë në 2 Prillin ’91, regjimi kriminal që ishte në grahmat e fundit të tij do të përgatiste masakrën më të rëndë. Katër të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në Shkodrën martire. E gjitha nisi pas një proteste paqësore të gjimnazistëve të qytetit, të cilët u përballën me hakmarrjen e policisë dhe ushtrisë. Vrasjet vinin nga godina e Partisë së Punës në Shkodër.
Po përse u zgjodh Shkodra?
Shkodra ishte qyteti i qëndresës antikomuniste. Ishte qyteti i rezistencës që e kishte luftuar diktaturën në çdo moment dhe në çdo sekondë të saj. Nga Postriba e deri tek barcaletat, Shkodra kurrë nuk ishte pajtuar me diktaturën. Në votimet e 31 marsit, Shkodra ishte në krye të qyteteve së bashku me Tiranën që kishin votuar masivisht për deputetët e Partisë Demokratike.
Manipulimi i atyre votimeve në zonat rurale solli edhe fitoren e PPSH në rang vendi. Pas kësaj fitoreje të manipuluar qytetet u ngritën në këmbë. Fillimisht Tirana. Që në momentet e para të shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve me mijëra qytetarë të kryeqytetit u mblodhën para selisë së PD. Thirrjet ishin të një populli të revoltuar në kufijtë ekstremë. “Edhe me gjak” ishin thirrjet e atyre mijëra e mijëra qytetarëve që rrethuan selinë e Partisë Demokratike që në ato ditë ishte në Rrugën e “Kavajës”. Mesazhi ishte i qartë, qytetarët ishin gati të jepnin edhe jetën për të mos legjitimuar manipulimin e zgjedhjeve nga diktatura.
Kryetari i PD, Berisha u ngjit në ballkonin e selisë së PD në orët e vona të asaj nate përmes ovacioneve të fuqishme të njerëzve të revoltuar. Kërkonin vetëm një shenjë që zemërimi të derdhej drejt aparatit të Komitetit Qendror. Berisha duke e kuptuar se regjimi në ato grahma të fundit mund të sillej si një bishë e plagosur bëri atë që duhej. Si një burrë shteti, ai u deklaroi mijëra e mijëra të pranishmëve se beteja ndaj diktaturës nuk do të ndalej dhe më pas u kërkoi të rinjve që të mos përdorej dhuna. Orët e protestës së qytetarëve të Tiranës të revoltuar vazhduan përgjatë gjithë natës dhe mëngjesit të ditës së nesërme.
Zemërimi qytetar ishte në kufijtë e vetpërmbajtjes në Shkodër. Një protestë paqësore e gjimnazistëve të qytetit u kthye në një masakër. Atë që regjimi nuk mundi ta bënte në Tiranë e bëri në Shkodër një ditë më pas. Bisha e plagosur kishte vendosur të hakmerrej ndaj Shkodrës martire, ndaj qëndresës dhe votës së saj plebishitare për Partinë Demokratike. Pesë të vrarë dhe qindra të plagosur. Mes tyre Arben Broci, student shembullor dhe një nga drejtuesit e parë të Partisë Demokratike, studenti i Dhjetorit, i cili u përball me Alinë në pritjen e studentëve nuk jetonte më. Bashkë me të edhe Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu.
Shkodrën e përgjakën, sepse diktatura donte ta frikësonte dhe përmes asaj masakre edhe të gjithë Shqipërinë. Ai frikësim që nuk kishte ndodhur gjatë diktaturës nuk kishte se si të ndjte në ato ditë. Kortezhi mortor për të nderuar katër martirët ishin shenja më e mirë se Shkodra jo vetëm që nuk ishte gjunjëzuar, por ishte në këmbë, më e fortë dhe e gatshme për përballjen e re me regjimin kriminal.

A.Shahini

2 Prilli, masakra që përgjaku Shkodrën martire

Alfons GRISHAJ

Më 1 prill 1991, demokratët e Shkodrës vërshuan para selisë së PD-së, me lot në sy pyesnin për rezultatet. Dikush ishte dhe i acaruar. “Prapë këta kriminelë!”. U munduam t’i qetësonim. Folën para selisë Kolec Ndoja, Viktor Martini, Azem Hajdari. Azemi ishte shumë i qartë në fjalën e tij… Më kërkuan disa herë që të flisja.
Isha shumë i lodhur, kisha netë pa gjumë. Ngarkesa dhe barra më e madhe binte mbi mua, jo vetëm për njohjen e madhe me të rinjtë e Shkodrës, por dhe si një demokrat që nuk njihja kompromise me ish-kastën e kuqe.
Është e vërtetë që Dilaveri dhe Gjeka erdhën e kërkuan “bashkëpunim”, për të qetësuar situatën. Por, cila ishte arsyeja e vërtetë? Vetë prania e tyre ngjallte neveri tek demonstruesit. Ata nuk shihnin tek Dilaveri dhe Gjeka figurat e rendit kushtetues, por kukullat e metalta të një rendi antikushtetues dhe ilegjitim, të cilët me serumet e trurëve të tyre të lara i shërbenin një kaste gjakpirëse e delirante që, për 47 vjet kishte burgosur, torturuar e vrarë.
Pse duheshin shqetësuar aq shumë këta policë, kur demonstruesit po demonstronin si qytetarë të një bote të lirë? Ata po protestonin për manipulimin e votës së vjedhur dhe ata nuk protestonin për veten e tyre, por për Shqipërinë se, Shkodra nuk ishte Republikë më vete, ashtu siç kërkonin bashibozukët e Sigurimit, që hidhnin parulla serbe: “Shkodra Republikë!”, etj… Pse nuk u shqetësuan këta zotërinj, kur makinat e tyre të policisë dhe të ushtrisë shkonin për të votuar, sa në një zonë në tjetrën për të manipuluar?
Në lagjen “Xhabije”, populli gati sa nuk u konfrontua me këta mjeranë, që për të dytën herë donin të votonin. Vetë Sokol Shazi, përfaqësues i Frontit Demokratik, ky një njeri kurajoz dhe i ndershëm, i tha oficerit mustaqemi: “Ju keni votuar dhe njëherë, çfarë doni këtu!?”.
Devocioni i tepruar i këtyre zanatlive të pafe, që për ta nëna dhe babai ishte PP-ja, ky devocion katetonik do ta çonte në kolaps shtetin komunist.
Gjeka duhet ta dinte se, Shkodra ka qenë fuçi baruti për antikomunizëm.
Atje janë zhvilluar dy lëvizje të mëdha antikomuniste ‘45-‘46. Si i kishte harruar Gjeka të gjithë ata priftërinj e hoxhallarë shkodranë, që ishin burgosur e martirizuar?
Pra, as Dilaveri dhe as Gjeka, nuk e njihnin historinë antikomuniste të Shkodrës. Ata vinin si diletantë për të nakatosur dhe jo për të qetësuar.
Për t’i kujtuar Gjekës, se Dilaveri u plagos më 13 dhjetor, pikërisht se ai nuk e njihte situatën dhe ajo ishte një shenjë e mirë për t’i treguar atij se Shkodra nuk ishte Puka.
Më 1 prill kemi ndenjur deri në 10:30 të natës, duke qetësuar demonstruesit para KPP. Kemi qenë disa përfaqësues të PD-së: Unë, Arben Broci, Eduard Perjaku, Kolec Ndoja, Nikolin Thana, Pjetër Arbnori, Artan Broci dhe Eduard Grishaj. Me ne ishte dhe Dilaver Papare. Dilaveri tha: “Se, nëqoftëse nesër mblidhen demonstrues para KPP-së, ne do të veprojmë ndryshe”. “Cila ishte arsyeja që ky njeri që i dridheshin duart duke dredhur cigaren të ishte në atë ankth? Kush e kishte urdhëruar dhe përse!?”. Dy prilli do të ishte përgjigjja më e mirë. Pas shpërndarjes së demonstruesve, shkuam tek selia jonë. Për të nesërmen u caktuan të hapnin zyrën Arben Broci dhe Eduard Grishaj, me ta u bashkuan dhe Frano Gjergji dhe Fatmir Bërdica, përkatësisht anëtarë të Këshillit të PD-së.
Përpjekjet e zëvendësministrit Hajredin Shyti, për t’u kapur si i mbyturi pas fijes së kashtës, siç tha në gjyq, që gjoja PD e ka çuar Arben Brocin tek KPP-së Shkodër, i duhet një përgjigje e saktë këtij rrufjani. Tek KPP, nuk ka qenë vetëm Arben Broci, por ka qenë dhe Frano Gjergji, Fatmir Bërdica, Eduard Grishaj, Eduard Përjaku, unë dhe më vonë Ali Spahia dhe Pjetër Arbnori. Jam i bindur se Arben Broci, ishte piketuar që në takimin me Ramiz Alinë. Mbase, ishte i vetmi, në atë takim që e injoroi Presidentin komunist.
Shumica e të pranishmëve në atë takim ia dhanë dorën Ramizit, kurse Arben Broci jo.
Si mund të harrohej ky injorim që i bëri Arbeni të paprekshmit Ramiz Alia? Shpeshherë Arbeni shprehej: “Këta kriminelë kanë me u vra!”. Meqë rrinim dhe në një lagje ishim më afër njëri-tjetrit. Unë, Arbeni dhe Kujtim Asllani, bisedonim dhe jashtë mbledhjes për problemet e PD-së.
Të njëjtën shprehje do ta dëgjoja më vonë prej mikut tim, të paharrueshmit Hajdari, i cili një ditë më tha: “Alfons, kriminelët e Nanos janë duke u përpjekë me më vra dhe kan me e ba. Nëse gjaku im ka me i shërby demokracisë dhe Shqipërisë, ja kisha ba hallall, por nëse jo, do më vinte keq!”.

Si nisi

2 prilli filloi me një protestë model të shkollave të mesme “Jordan Misja”, “Oso Kuka” dhe “29 Nëntori”. Kjo protestë mund të krahasohej vetëm me protestat e vendeve të civilizuara botërore. E ardhmja e Shqipërisë kishte zgjedhur një model civilizues për të protestuar. Ishte një krenari dhe habi për këtë organizim ideal. Siç duket këto nxënës kishin menduar ta zbusnin klimën e protestuesve dhe komunistëve. Mbase dora e Zotit po mundohej të çlironte atë atmosferë (megjithëse komunistët nuk besojnë në Zot), të rëndë.
Çdo qytetar shkodran që e ka parë këtë skenë është mallëngjyer.
Por, jo! Engjëjt e lirisë nuk i njihnin mirë skeletonët e komunizmit. Si bisha të tërbuara u hodhën bashibozukët mbi nxënësit e pambrojtur… Pse e gjithë kjo egërsi mbi fëmijët që ishin të ulur mbi çantat e tyre!? Bashibozukët laramanë, shumica ishin pa uniformë policie, praktikë kjo e vendeve diktatoriale. Vetë kjo përzierje tregon për një taktikë dinake të përpunuar mirë nga Çapajev Taçi dhe vartësit e tij…, shkodranët, duke parë këtë skenë, u hodhën për të mbrojtur fëmijët e tyre. Babai për fëmijën, komshiu për komshiun, shoku për shokun dhe kështu reaksion zinxhir si bomba me hidrogjen plasi kjo demonstratë. Demonstrata e 2 prillit ishte e katërta brenda një viti. Nga përmasat ishte demonstrata më e përgjakshme në historinë e pluralizmit politik shqiptar. Hebrejtë kanë një shprehje, “Helkath-Hazurim”, që do të thotë, “fushëbetejë”. U vranë pesë anëtarë të PD-së dhe jo katër. Këtë e kam thënë dhe e kam shkruar në shkrimet e tjera për 2 prillin: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku dhe vdiq më vonë prej plagëve Artur Gila. U plagosën mbi 100 demonstrues, shumica me armë zjarri dhe pjesa tjetër me mjete të forta. Nuk mund të lë pa përmendur Harris Moranën, që mori plumbin në gjoks para Komitetit të PP-së, Shkëlqim Lisin, që nuk ishte më shumë se 12 vjeç, mori plumbin në bark dhe ashtu i plagosur ngrinte dy gishtat lart. Çlirim Bajri, mbeti i paralizuar, nga dy plagë zjarri etj. Mirë se këto ishin trima, po me vajzat çfarë patën ata të panderë e të pafe? Po përmend disa vajza që shkuan deri në humbje ndjenjash: Marsida Bruceti, Suela Basha, Blerina Tuzi, Elida Nika, Sidola Vata, Aida Krroqi, Flora Kurbini. Këto vajza nuk e kalonin moshën 17-vjeçare. Pra, siç shikojmë ishte një verbim total i Sigurimsave me dhe pa uniformë… Pse e gjithë kjo verbëri?!

Ballë për ballë me Çapajev Taçin

Gjatë ngjarjes së 2 prillit Blerim Çela, Kolec Ndoja, Agustin Shqalsi dhe unë, shkuam dy herë për t’i kërkuar Çapajev Taçit, që policia mos të qëllonte më me armë, as në ajër dhe as mbi popull. Kërkuam që forcat e policisë të tërhiqeshin brenda objekteve të tyre. Mbi tavolinën e tij kishte një kallashnikov dhe pesë karikatorë me fishekë. Kolec Ndoja e pyeti në mënyrë të ashpër: “Pse e mban këtë automatik dhe këto krëhëra me fishekë mbi tavolinë, për të vrarë!?”. Hyri menjëherë Agustini, që me qetësi shmangu një debat të pangeshëm. Çapajevit i shpjegova situatën, duke i kërkuar maturi dhe mençuri për kërkesën tonë, se për çdo rëndim të situatës, përgjegjësia do të binte mbi të. Ai me një triumfalizëm tha: “Forca të reja po vijnë nga Tirana, për të marrë situatën në dorë!”. U larguam për të vazhduar detyrën tonë…

Dezinformimi dhe manipulimi, formë dhe mjet i Sigurimit të Shtetit

Kam shkuar shtrat më shtrat tek të plagosurit, duke shënuar emrat e të vrarëve dhe të plagosurve (së bashku me doktor Spahinë dhe doktor Grezdën regjistruam rreth 60 të plagosur që ishin paraqitur për mjekim), të cilët tregonin plagët e tyre. Më vonë lista do të rritej…
Atë pasdreke po u jepja intervistë gazetarëve të huaj. Njëkohësisht po komunikoja direkt me Frrok Çupin, i cili shënonte ato çfarë thoja. Emrat e martirëve ia komunikova të saktë, por një spiun i Sigurimit më gjeti “fjetur”, ose më mirë ma hodhi (e shpjegova më lart kisha netë pa gjumë), më tha për Bujar Bishanakun: “Nuk është emri i tij Bujar, por është Ilir Leshanaku”, duke u përbetuar se ishte i afërm i tij.

Martirët e 2 prillit

Arben Broci
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik
Bujar Bishanaku
Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik
Nazmi Kryeziu
Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik
Besnik Ceka
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër
Motivi: Politik

* * *

Dëshmia e Lije Brocit: Alia më ofroi miliona të mbyll çështjen

Lije Broci, e ëma e Arben Brocit, Dëshmorit të Demokracisë akuzon si vrasës të martirëve të Shkodrës, Ramiz Alinë dhe Gramoz Ruçin. Me plagën e madhe të nënës për humbjen e djalit në moshën më të bukur, rrëfen disa detaje lidhur me atë që ndodhi në atë ditë të zezë të prillit. Sipas nënës së Dëshmorit të Demokracisë, personat që urdhëruan vrasjen e katër të rinjve dhe plagosjen e disa dhjetëra të tjerëve janë Ramiz Alia e Gramoz Ruçi. Ajo thekson se ka njohur në mënyrë të rastësishme edhe personin që ka shtënë mbi të birin. Sipas Lije Brocit, vrasja ka qenë e qëllimshme. “Im bir ishte përcaktuar të vritej. Ai e dinte këtë dhe shpesh më thoshte se do të më vrasin nënë, por t’i duhet të jesh e fortë. Ishte pikasur që në dhjetor të vitit 1990, në takimin që studentët e Dhjetorit, patën me Presidentin e asaj kohe, Ramiz Alinë. Pas fjalëve mashtruese të Alisë, im bir kishte kundërshtuar, duke i kujtuar Presidentit qëllimin e atij takimi, pluralizmin”, kujton nëna e Dëshmorit të Demokracisë. “Kur dolën, shton ajo, Beni më ka treguar se Ramiz Alia i kishte kapur lehtë flokët. Ishte një veprim tipik i Enver Hoxhës, që u rrihte shpatullat atyre që donte t’i eliminonte. Beni e kishte kuptuar këtë dhe e ruajtën rastin më 2 prill”, tregon Lije Broci. Sipas saj, ajo që ka ndodhur më pas ka qenë edhe më e rëndë, kur, dy muaj pas ngjarjes, është thirrur nga Ramiz Alia. “Edhe pse nuk desha në fillim, më pas më shtyu kurioziteti. Ai më është lutur të mbyll çështjen. Ti, më ka thënë Alia, duhet të falësh, ose të dhurosh gjakun e djalit tënd dhe ne mund të të përgjigjemi edhe me lekë sa të duash në miliona. Ndërsa unë i jam përgjigjur se edhe sikur të më shtrojnë në ar të gjithë Shqipërinë nga Vermoshi në Konispol, nuk e fal gjakun e tim biri. Pas kësaj, Alia më pyeti nëse ndokush e dinte që isha aty. I thashë se kam biseduar me doktorin (Berishën) dhe se kanë ardhur me mua të paktën 2000 shkodranë. Edhe një fije floku po të më preket, do të bëhet nami në Tiranë. Kur dola nuk kam folur me askënd deri në Shkodër”, shton me tej Lija. Ajo thekson se është e zhgënjyer nga vendimi i drejtësisë lidhur me masakrën, ndërkohë që është e dukshme se sa dhimbje i shkakton kapardisja e vrasësit të të birit në Parlament si kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste. “Nuk doli asnjë nga të vërtetat. Gjyqi dihet se u shpejtua nga që ne, nënat e dëshmorëve, e kërkuam sa më shpejt. Ata që ishin në bankën e të akuzuarve nuk ishin pa faj. Në radhë të parë, për shkak se pranuan të qëllonin me armë”, thotë Lija, duke shpresuar për një rihapje të gjyqit dhe vënien e drejtësisë në vend. Ajo rrëfen edhe për një moment tronditës, kur ka njohur njeriun që qëlloi mbi të birin. “Një ditë teksa po vija nga varrezat një polic i kohës së regjimit donte të më paguante 20 lekëshin e biletës së urbanit. I thashë të më linte të qetë dhe ai reagoi shumë keq. Nuk desha ta vrisja, më tha. Më urdhëruan. I gjithë autobusi reagoi keq. I thashë se kishte shumë për të paguar dhe për këtë jam e tronditur akoma”, thotë Lije Broci. Ajo mban të njëjtën plagë që duket se nuk ka për t’iu shëruar kurrë. Jeton në Tiranë dhe herë pas here shkon në Shkodër vetëm për të vajtur në varreza për të takuar të birin që tashmë nuk jeton më. “Kam shkuar edhe në mes të plumbave në 1997. Madje, mbaj mend se një djalë i ri më ndaloi dhe më pyeti se ku po shkoja. I thashë tek im bir, Beni. Kur mori vesh se kush isha, u foli me zë të lartë shokëve dhe i urdhëroi që të mos qëllonin, sepse isha nëna e Arben Brocit”, shprehet me lot në sy Lija. Sipas saj, Arbeni që u vra në lule të moshës, nuk është vlerësuar aq sa duhet. Lija si nënë vazhdon të jetë e zhgënjyer po njësoj si pak ditë pas ngjarjes.

2 prilli i ’91

Më 2 prill të vitit 1991, në qendër të Shkodrës vriten katër djem të këtij qyteti. Me urdhër të Gramoz Ruçit, në atë kohë ministër i Brendshëm, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu, morën plumbat e “bishës” që përjetonte ditët e fundit të saj. Pak kohë pas ngjarjes, të katër u nderuan me emrin “Dëshmorë të Demokracisë”, ndërsa me një vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit, 2 Prilli do të ishte dita e “Dëshmorëve të Shkodrës”. Për 19 vite me radhë, krimi përkujtohet si një ndër më makabrit, që kishte në sfond motive politike. Festimet e çdo viti mbajnë emrin e përbashkët të shoqatës “2 Prilli”, që së bashku me Bashkinë e Shkodrës, organizojnë në sheshin me të njëjtin emër, ceremoninë përkujtimore, ku nën tingujt e bandës së qytetit, pranë përmendores së ngritur në kujtim të këtyre martirëve, kryhen ritet. Kjo ditë në qytetin verior, njihet edhe si dita e fitores së demokracisë.
Janë me mijëra familjet shqiptare në të cilat daljet publike të Gramoz Ruçit shkaktojnë dhimbje, neveri e përbuzje. Këto janë familjet, të afërmit e të cilëve u vranë me urdhrin e ministrit të fundit të Sigurimit të Shtetit nga falangat e krimit në kufijtë e vendit apo në sheshet ku protestonin kundër diktaturës. Jo vetëm për këto familje, por për shumicën e shqiptarëve fytyra bolshevike e Ruçit është simboli më i goditur i makthit 50-vjeçar që kaloi vendi, të cilin pasardhësja e Partisë së Punës po kërkon ta riciklojë. Me zgjedhjen e tij në krye të Grupit parlamentar të PS-së, duket se daljet publike të Ruçit do të jenë edhe më të shpeshta, çfarë nënkupton se dhimbja për këta qytetarë do të shumëfishohet. Çdo përvjetor, shtëpia e Lije Brocit mbushet plot me njerëz dashamirës, miq dhe të afërm. Por asaj i mungon Arbeni, djali inteligjent dhe një prej të rinjve që në vitin 1991, njihej si potencial për të ardhmen e vendit. Shfaqjet e Gramoz Ruçit dhe sidomos leksionet e tij për demokraci, e pezmatojnë aq shumë Lijen dhe mijëra nëna e baballarë të tjerë shqiptarë, fëmijët e të cilëve u vranë në lulen e rinisë për fajin e vetëm se guxuan të protestojnë kundër diktaturës apo tentuan të kalojnë kufirin për të lënë pas krahëve jetën makabre që u kishte krijuar partia-shtet. Me riciklimin e Gramoz Ruçit në krye të Grupit parlamentar të partisë kryesore të opozitës, Shqipëria shndërrohet në vendin e vetëm të Europës ish-komuniste, që ka në një post kaq të lartë politik një funksionar të Sigurimit të Shtetit. Kjo sigurisht është tepër lënduese për ata mijëra qytetarë që kanë përjetuar mort në familjet e tyre vetëm nga një urdhër që ish-ministri i fundit i Sigurimit ka dhënë për vrasjet e njerëzve të tyre të dashur.

Kategori
Uncategorized

Raporti faktmbledhës i CIA-s: Qeveria dështoi me taksat dhe FMN.

 

Një dokument faktmbledhës i Agjëncisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) bën të ditur se programi i Fondit Monetar në Shqipëri është i riskuar për shkak të dështimit të përmbushjes së detyrave nga ana e qeverisë shqiptare.
Programi i Fondit Monetar në Shqipëri mund të jetë në rrezik për shkak se qeveria nuk ka arritur të grumbullojë të ardhurat e duhura nga taksat e tatimet për të ulur defiçitin buxhetor.
Alarmi kësaj here vjen nga CIA, e cila ka analizuar në faqen e vet zyrtare të dhënat për vitin 2015 për ekonominë shqiptare si dhe zhvillimet kryesore në vend në sektorë si energjetika, transportet apo industria.
“Qeveria është fokusuar në lehtësimin e procedurave të licencimit si dhe ato fiskale, ndërkohë që ka nënshkruar një marrëveshje të re me FMN për mbështetje të reja financiare e teknike. Por programi i FMN mund të gjendet në rrezik, gjithsesi, pasi qeveria nuk ka arritur të mbledhë nga taksat sasinë e duhur të parave për të reduktuar defiçitin buxhetor. Vendi vazhdon të përballet me rritjen e borxhit publik, i cili tashmë ka tejkaluar kufirin e dikurshëm ligjor prej 60% në 2013 dhe duke arritur në 73% në 2015”, thekson CIA në analizën e saj.
Në dokument theksohet gjithashtu se pavarësisht rritjes gjatë viteve të fundit, Shqipëria mbetet një prej shteteve më të varfëra në Evropë. Pengesë janë informaliteti masiv në ekonomi si dhe infrastruktura e dobët energjetike dhe në transport.
Ndërsa analizon Produktin e Brendshëm Bruto për frymë për vitin 2015, CIA e rendit Shqipërinë në vendin e 126 në botë, pas shteteve si Peruja, Jordania apo Mongolia, me vetëm 11.900 dollarë në vitin 2015. Po ashtu, me normën e papunësisë prej 17.3% në vitin 2015, Shqipëria renditet e 159-ta në listën me 207 shtete, pas Mozambikut, Gjeorgjisë apo Irakut.
Ndërkaq, CIA vlerëson se Shqipëria ende rrezikohet nga kriza në Itali e Greqi. Sipas analizës, lidhjet e ngushta në sektorin bankar bashkë me remitancat nga Greqia e Italia, e bëjnë Shqipërinë të prekshme nga efektet e krizave të borxhit në këto vende.

Paralajmërimet e FMN

Kohët e fundit, FMN po paralajmëron në mënyrë të shpehtë gjendjen jo të mirë të ekonomisë në Shqipëri. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar një raport të Vlerësimit të Transparencës Fiskale (FTE) për Shqipërinë, e cila ishte kryer me kërkesë të qeverisë së Shqipërisë nga një ekip nga Departamenti i Çështjeve Fiskale të Fondit në qershor 2015. Në shumë fusha Shqipëria performon sipas standardeve të përcaktuara me Kodin e Transparencës Fiskale të FMN-së. Rreth 10 parime të Kodit nga 36 gjithsej janë renditur si ose “mirë” ose “të avancuar” dhe 14 parime janë vlerësuar si “bazike”. Megjithatë, në tetë fusha kërkesat themelore të Kodit “nuk plotësohen”. Në raport me tri shtyllat e Kodit, FMN konstaton se raportet fiskale mbulojnë pjesën më të madhe të të ardhurave të përgjithshme të qeverisë, shpenzimet, financimin dhe borxhin, por ofrojnë pak informacion në lidhje me elemente të tjerë të bilancit, duke përfshirë një vlerësim rreth 83 për qind të PBB-së në asetet fikse dhe financiare dhe 7 për qind të PBB në detyrimet e partneriteteve publiko-private (PPP). Sektori i korporatave publike të Shqipërisë, me aktivet dhe pasivet që zënë rreth 29 për qind të PBB-së, është gjithashtu jashtë raporteve të konsoliduara fiskale. Raportet fiskale përfshijnë disa, por jo të gjitha kontrollet e integritetit dhe mospërputhjet në fluksin e rrjedhjes së parasë kanë qenë të mëdha (rreth 1 për qind e PBB-së), në vitet e fundit. Parashikimi fiskal dhe buxhetimi rregullohet nga legjislacioni gjithpërfshirës dhe një kornizë fiskale afatmesme. Megjithatë, parashikimet zyrtare kanë mbivlerësuar dukshëm si GDP (me 1.5 për qind) dhe të ardhurat (nga 2 për qind të PBB-së) gjatë dekadës së kaluar. Si rezultat, buxheti i miratuar shpesh është reduktuar ndjeshëm gjatë vitit për shkak të mungesës së të ardhurave, duke minuar besueshmërinë e tij. Raporti rekomandon që të krijohet një këshill i pavarur fiskal për të vlerësuar realizimin e parashikimeve ekonomike dhe fiskale të qeverisë. Shqipëria përballet me një sërë rreziqesh të mëdha fiskale, duke përfshirë pretendimet për kompensim për pronën e shpronësuar deri në 70 për qind të PBB-së dhe një sektor të madh bankar me një përqindje të lartë të kredive me probleme. Zbulimi i këtyre rreziqeve ishte i shpërndarë nëpër një numër dokumentesh dhe misioni rekomandoi që buxheti të përfshijë një diskutim më të plotë të rreziqeve më të rëndësishëm në kuadrin fiskal.

Shqipëria me treg të pazhvilluar financiar

Shqipëria renditet me tregjet me të pazhvilluara financiare në Botë së bashku me 5 vende të tjera Europiane në një renditje të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Të ndara në 6 zona me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson nivelin më të ulët të zhvillimit dhe ngjyra blu nivelin më të lartë, Shqipëria renditet tek ngjyra e kuqe. Në indeksin botëror të zhvillimit financiar Shqipëria zë vendin e 107 në mbi 180 vendet e marra në studim. Disi më mirë paraqitet në indeksin e zhvillimit të institucioneve financiare ku renditet në vendin e 90. Në studimin e FMN zhvillimit financiar përfshin përmirësimet në funksione të tilla të ofruara nga sistemet financiare si: (i) bashkimit të kursimeve; (ii) ndarjes së kapitalit në investime produktive; (iii) monitorimi i këtyre investime; (iv) Risku dhe diversifikimi; dhe (v) shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve. Secila nga këto funksione mund të ndikojë në vendimet për kursim dhe investime dhe efikasitetin me të cilën janë ndarë fondet. Për pasojë zhvillimi i tregjeve financave ndikon në akumulimin e kapitalit fizik dhe njerëzor dhe është një faktor i rëndësishëm i produktivitetit dhe nga tre faktorët që përcaktojnë rritjen ekonomike.

Kategori
Uncategorized

Bëhuni gati për teknologjinë që do ta ndryshojë botën.

Në një të ardhme të afërt, arritjet teknologjike do të jenë ato që ndoshta vetëm i kemi ëndërruar më parë.

Vetura që fluturojnë, veshje që ju bëjnë të padukshëm, mushkonja dronë dhe shumëçka tjetër, do të jenë arritjet e teknologjisë brenda pak viteve.

Në një listë më poshtë, të krijuar nga Gazeta Express, ju do të njiheni me disa prej arritjeve teknologjike që pritet të ndodhin brenda pak viteve.

1. Padukshmëria

2. Vetura fluturuese

3. Leximi i mendjes së kafshëve

4. Mushkonjat dron

5. Dritë e krijuar nga uji

6. Pajisje për shikim – për të verbrit

GAZETAEXPRESS.

Kategori
Uncategorized

Kronologjia historike e Luftës së Ftohtë.

Lufta e Ftohte është një nga ngjarjet më kardinale dhe me më ndikim për rendin ndërkombëtar të kohës, nga origjina e cila daton në fund të Luftës II Botërore dhe deri në përfundimin e saj në vitin 1989. Roli i saj si tensionues për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare e bën tepër të rëndësishme studimin e detajeve, që të kuptojmë mesazhin që ajo solli dhe atë që trashëgoi.
Origjina e Luftës së Ftohtë lidhet drejtpërsëdrejti me vitet 1944 – 1949, sepse menjëherë pas muajve pasardhës së Luftës së II-të Botërore ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, kishte përplasje të fuqisë ideologjike, gjeografike dhe politike. Sovjetikët e bazonin vazhdimësinë e shtetit në arenën ndërkombëtare tek konflikti, ndërsa Amerikanët kishin ideale demokratike prandaj ishin të bindur për një qëndrim dhe koalicion perëndimor kundër BRSS.
Josif Stalini për dominimin territorial në Evropën Lindore kërkonte nga Britania e Madhe dhe SHBA-ja : 1.) Njohjen e pushtimeve territoriale të viteve 1939 – 1940. 2.) Krijimin e një rripi sigurie, me anë të kontrollit të qyteteve të Evropës Lindore. 3.) Kontrollin e së ardhmes së Gjermanisë. Por pas ndarjes së Gjermanisë në zona okupimi u ra dakord për spostimin e kufijve Polakë, për perspektivën e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe për këtë arsye SHBA-ja aplikoi “Bretton Woods”, kjo do të konsolidonte regjimet demokratike dhe do t’i jepte baza solide paqes.
Ideologjia amerikane nënkuptonte një gjendje natyrale të paqes, ndërsa ideologjia sovjetike e quante konfliktin ndërkombëtar si normalitet, pra paqja kërcënohej nga agresiviteti i diktaturave. Vizionet dypalëshe përplaseshin fort, përpara detyrës së ridizajnimit të të gjithë sistemit ndërkombëtar.
Në vitet 1945 – 1947, të gjendur përreth tavolinave të negocimit mosbesimi ndërmjet SHBA-së dhe BRSS-së u rrit jashtëzakonisht. Në fillim të vitit 1947, në Uashington përherë e më tepër po bindeshin për ndryshimin e frymës në Evropë drejt pro-amerikanëve dhe kapitalizmit dhe sa më larg komunizmit dhe BRSS-së. Për këtë SHBA-ja, aplikoi “teorinë e rimëkëmbjes” dhe instrumentin e saj Planin Marshall, kjo do të sillte rënien graduale ose të menjëhershme të fuqisë Sovjetike, pengimin në Europë të përhapjes së “Stalinizmit Sovjetik” dhe do të ndihmonte Evropën Perëndimore. Ishte konfiguruar një situatë që nga njëra anë ushtrohej forcë brutale defensive dhe nga ana tjetër kapacitete dinamike për të ndërtuar konsensuse dhe kompromise.
Problemi qendror i Luftës së Ftohtë ishte Gjermania, Berlini ishte nën okupimin e katër fituesve dhe e rrethuar totalisht nga zona e okupuar nga Sovjetikët nga e cila varej për furnizime dhe shërbime jetësore. Trupat sovjetike kishin bllokuar hyrjet tokësore dhe kishin ndërprerë energjinë elektrike dhe për të mos shkaktuar shpërthimin e luftës, SHBA-ja dhe Britania e Madhe i furnizuan ato nga ajri me ndihmat bazë jetësore. Zgjidhja e përkohshme erdhi me lindjen në zonën perëndimore të Republikës Federale Gjermane nën kujdesin e tre aleatëve e cila ishte parimisht sovrane së brendshmi dhe e çarmatosur, ndërsa Republika Demokratike Gjermane ishte e kontrolluar nga Moska me një regjim komunist.
Më 4 prill 1949, u krijua Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), si një traktat mbrojtje kolektive në rast agresioni të njërit prej shteteve aleate dhe si kundërpërgjigje BRSS-ja krijoi më vonë “Paktin e Varshavës”.
Në vitin 1949, shpërthimi i bombës së parë bërthamore nga Sovjetikët dhe konkludimi i ofensivës finale të luftës civile të Partisë Komuniste Kineze kundër forcave kombëtare ishin ngjarje që alternonin terrenin e konfrontimit bipolare. Dy ngjarje të tjera që rritën tensionet ishin: 1.) Traktati i Aleancës ndërmjet Kinës dhe BRSS-së në vitin 1950. 2.) Autorizimi i operacionit ushtarak nga Stalini kur trupat Koreano Veriore pushtuan Korenë e Jugut. Si kundërpërgjigje globale kundër-komunizmit SHBA-ja në vitin 1953 me anë të CIA-se, organizoi një operacion të fshehtë në Iran për të rrëzuar qeverinë Mossadeq, më pas një tjetër operacion në Guatemala dhe disa të tjerë në përgjatë Luftë së Ftohtë.
Në vitin 1953, menjëherë pas vdekjes së Stalinit u hap një fazë e re në marrëdhëniet ndërkombëtare sepse Nikita Hrushovi pasardhësi i tij, solli një fushatë ndryshimesh dhe idenë e një “Bashkëjetese Paqësore”. Deivid Eisenhowe presidenti i SHBA-së, u shpreh se nëse Sovjetikët dëshironin paqen duhet të lejonin ribashkimin e Koreve, zgjedhje të lira në Evropën Lindore dhe ribashkimin e Gjermanisë, por BRSS-ja nuk ishte gati për këtë ajo nuk donte të humbiste dhe mbi të gjitha nuk donte të përfundonte Luftën e Ftohtë.
Hrushovi, vuri theksin tek Raketat Interkontinentale të armatosura me koka nukleare, kjo e bëri çdo bllok vulnerabël, tashmë lufta ishte një opsion vetëvrasës. Tendenca për të përdorur “Diplomacinë Bërthamore” që të përfitonin fitore simbolike, pozicione më të avantazhuara dhe influencë në vendet e Botës së Tretë çoi në krizat më të rrezikshme të Luftës së Ftohtë.
Më 1 nëntor 1952, Amerikanët kishin shpërthyer bombën e parë termonukleare por edhe Sovjetikët po kryenin eksperimente të shumta në këtë drejtim. Pas prishjes kino-sovjetike, Hrushovi takoi Fidel Kastron që ishte drejt keqësimit të marrëdhënieve me SHBA-në. Duke qenë se SHBA-ja kishte në Turqi dhe Itali raketa me rreze të mesme për të goditur BRSS-në, Hrushovi vendosi si presion armë analoge në Kubë. Situata u bë shumë kritike por pas presioneve Amerikane, më pas Hrushovi pranoi të tërhiqte raketat por vetëm pasi president i SHBA-së Xhon Kenedi pranoi që nuk do ta sulmonte Kubën.
Më 13 gusht 1961, u iniciua ndërtimi i “Murit të Berlinit” që të ndalonte qytetarët e Republikës Demokratike Gjermane të largoheshin nga vendi. Pas revolucionit Kinez, Uashingtoni kishte parë tek Vietnami një front kruçial në Azi, por ishte kjo që e çoi SHBA-në drejt disfatës politike e psikologjike më shumë se ushtarake. Nga viti 1961, SHBA-ja mbështeti Vietnamin e Jugut me furnizime, ndihma, këshilltarë ushtarak por ishte President i SHBA-së Lyndon Johnson që e ktheu Vietnamin në një luftë Amerikane.
Në vitin 1967, Çekosllovakia kishte filluar një moto reformatorësh dhe lidhi një marrëdhënie tregtare me Gjermaninë Perëndimore dhe SHBA-në, si kundërpërgjigje menjëherë Moska e pushtoi ushtarakisht Çekosllovakinë, por e njëjta dëshirë ekzistonte në Romani, Poloni, dhe Hungari. Në vitin 1970, filluan edhe protestat e para të punëtorëve në bllokun komunist, kjo sinjalizonte një pakënaqësi popullore. Në këtë kohë pozita e SHBA-së po forcohej, duke parë konfliktet e brendshme të Kinës me “revolucionin kulturor” dhe prishjen e saj me BRSS-në. Mao Ce Duni, la mënjanë radikalizmin ideologjik dhe i dha sinjale interesi SHBA-së, kjo ishte një kartë diplomatike tepër e fuqishme për SHBA-në kundër BRSS-së. Nga fundi i viteve 1970, SHBA-ja dhe BRSS-ja ishin përfshirë në një spirale antagoniste të armatimit dhe akuzoheshin reciprokisht që të kultivonin strategji të rrezikshme zgjerimi, ekspansioniste.
Në vitin 1979, BRSS-ja pushtoi Afganistanin, ndërsa më 30 prill 1975 pavarësisht veprimeve të presidentit të SHBA-së Richard Nixon, Vietnami i Jugut kapitulloi dhe u ribashkua nën regjimin komunist. Në diplomacinë trekëndore SHBA, BRSS, Kinë ishte Amerika që luante në të dyja tavolinat. Interesante ishte edhe kriza e Lindjes së Mesme në vitin 1973, Izraeli ishte i lidhur me SHBA-në ndërsa Egjipti me BRSS-në.
Në vitin 1975, u nënshkrua “Akti i Helsinkit” nga 37 shtete evropiane së bashku me SHBA-në dhe Kanadanë, akti obligonte respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Një marrëveshje historike ishte edhe ajo e paqes ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit në vitin 1978 e ndërmjetësuar nga presidenti i SHBA-së Jimi Carter.
Ndërsa nga viti 1981, presidenti i SHBA-së Ronald Regan kërkonte të detyronte Sovjetikët për të negociuar në një pozitë më inferiore sepse ideologjia komuniste ishte në rënie. Gjithsesi rreziku qëndronte tek arsenali bërthamor që zotëronin palët dhe që ishin të gatshme të lëshoheshin brenda disa minutave nga të dy shtetet. Viti 1983, shkoi drejt një tensionimi nga frika bërthamore dhe Ronald Regan mendoi të rihapte dialogun me Sovjetikët. Nga ana tjetër Mikail Gorbaçovi e njihte situatën dramatike dhe vështirësitë e sistemit sovjetik dhe ishte i hapur për zgjidhje të reja.
Në vitin 1986, Gorbaçovi publikisht propozoi një plan reduktimi gradual të armatimit bërthamorë, për herë të parë Moska dhe Uashingtoni dialogonin jo për stabilizimin e Luftës së Ftohtë por për të prapësuar mekanizmin e rivalitetit ushtarak që e ushqente. Më pas Gorbaçovi lejoi hapjen e kanaleve radio të huaja dhe të televizioneve. Në nëntor të vitit 1989, u mendua për një hapje të pjesshme të kufijve Gjerman por në rastin e një regjimi në rënie një komunikim në media ndikoi që televizionet të shpallnin hapjen totale të kufijve. Miliona berlinezë shkuan përgjatë pikave të kufirit dhe përgjatë “Murit të Berlinit” dhe rojet pa urdhra ju dorëzuan presioneve dhe hapën kalimet. Perandoria Sovjetike e Stalinit nuk ekzistonte më, kishte marrë fund ndarja e Evropës në dy blloqe të kundërta ku “Muri i Berlinit” ka qenë simboli më solid dhe bashkë me të ra edhe ideologjia politike.
Lufta e Ftohtë i mori njerëzimit një gjysmë shekulli të mbushur me luftë ideologjike ndërmjet sistemit kapitalist dhe atij komunist dhe me një garë armatimi bërthamorë të ashpër por pa i përdorur ato. Zhvillimet dhe inovacionet teknologjike, politike, ekonomike ishin në krahun e duhur përgjatë Luftës së Ftohtë. Kjo luftë mund të kishte shkuar në një përplasje të drejtpërdrejtë, por fati dhe koha ishin përkrah koalicionit perëndimor dhe demokracisë, të cilat me anë të mjeteve diplomatike dhe presioneve ushtarake arritën të ruanin paqen, stabilitetin, sigurinë dhe krijuan Rendin e Ri Ndërkombëtar për mbarë globin.
Kategori
Uncategorized

Fuga i shkruan Ramës: Sandër Frangaj është rrugaç, Mimi kishte pirë pak.

edi_rama_endri_fuga_16110
Shefi e kam urgjente sot o Shefi…

Si duhet t’ia bëjmë me ato deklaratat e kaluara që ka bërë Mimi Kodheli në lidhje me Aleksandër Frangaj?

Shumë kondradiktore kjo Mimi o Shefi o. :(

Deklaratat e Mimi Kodhelit për Frangajn para dhe pas 2014-ës janë njësoj si unë para dhe pas kredisë konsumatore.
I gjithë faji është se Kodheli nuk u konsultua me ndonjë fallxhore për të parashikuar që do bëheshim shokë të ngushtë me Frangajn.

Po pse budalla je ti o Shef që shkon e takon dy herë në vit atë fallxhoren bullgare, që të bëri pis dhe kostumin fringo kur tështiu si lopë? Më raftë pika mua për kostumin tënd al-dente o Shefi:(

Dhe ja çfarë na doli tani. Njerëzit kanë nisur dhe bëjnë thashetheme e thonë:“Po çka kjo Mimi që i ka hyrë në qef Sandri ëëëëëë?”

Shef, të paktën ta bëjmë të duket sikur Mimi ka ndryshuar mendim për Frangaj sepse i vjen keq ngaqë nuk ka bukë të hajë.

Nuk duhet që mileti të mendojë gjëra që as i kemi patur në mendje t’i bëjmë dhe që nuk kemi ndërmend, pra që ne kemi dredhur muhabetin ngaqë na pëlqen çik gili-vili me Sandrin dhe Samirin.

Tani ata kanë filluar të mendojnë se ne kemi bërë shok Frangajn. E kupton sa të vegjël janë njerëzit Shef?

Po a nuk isha unë dhe Lali Eri që pas 21 Janarit u zemëruam dhe bëmë “tuj tuj me sheqer unë me Sandrin jam i prerë”?

A e mban mend kur na erdhi Samir Mane pas 21 janarit që na pagoi ato biletat e avionit dhe ne i thamë që mos rri më me Sandrin se ai është rrugaç që flet llafe turpi?

Duhet t’i themi botës të vërtetën, që Mimi Kodheli nuk e ka vazhduar gjyqin ndaj Frangajt se ka qenë në gjendje të keqe, i kishin ardhur ato…amitat e qershisë dmth, i kishin dalë puçra në fytyrë dhe nuk përballonte dot procese e gjyqe.

Dhe jo vetëm kjo por më kryesorja është që mileti duhet ta marrë vesh që ne si qeveri e mbështesim median edhe nuk jemi si qeveria e Berishës e cila i vuri gjobë Top-Channelit.

Kujtoj këtu dhe rastin e Agon-Channel që ne e ndihmuam të gjente vetveten.

Kemi bërë kaq shumë të mira Shef dhe si mund të mendojnë të tjerët që Mimi është goc e keqe dhe që e dredh muhabetin?

Mimi nuk ka dredhur asgjë, ose më saktë ajo vetëm leshtë dredh por asgjë tjetër veç tyre.

Mimi nuk i fshehu ato kontratat e Aleksandër Frangajt, ajo thjesht atë ditë që rregulloi raftet në shtëpi pas atij koktejlit, u deh pak, kështu që thjesht nuk mbante mend ku i kishte lënë.

Qëndrimi i Mimit nuk lidhet me asgjë tjetër veçse me faktin që qeveria ka vendosur të dashurojë median. Kjo dashuri i justifikon të gjitha.

Të puth me stil transparent o Shefi, komplet-komplet-komplet i joti, Endri.

 

Kategori
Uncategorized

Fuga i shkruan Ramës: Sandër Frangaj është rrugaç, Mimi kishte pirë pak.

edi_rama_endri_fuga_16110
Shefi e kam urgjente sot o Shefi.

Si duhet t’ia bëjmë me ato deklaratat e kaluara që ka bërë Mimi Kodheli në lidhje me Aleksandër Frangaj?

Shumë kondradiktore kjo Mimi o Shefi o. :(

Deklaratat e Mimi Kodhelit për Frangajn para dhe pas 2014-ës janë njësoj si unë para dhe pas kredisë konsumatore.
I gjithë faji është se Kodheli nuk u konsultua me ndonjë fallxhore për të parashikuar që do bëheshim shokë të ngushtë me Frangajn.

Po pse budalla je ti o Shef që shkon e takon dy herë në vit atë fallxhoren bullgare, që të bëri pis dhe kostumin fringo kur tështiu si lopë? Më raftë pika mua për kostumin tënd al-dente o Shefi:(

Dhe ja çfarë na doli tani. Njerëzit kanë nisur dhe bëjnë thashetheme e thonë:“Po çka kjo Mimi që i ka hyrë në qef Sandri ëëëëëë?”

Shef, të paktën ta bëjmë të duket sikur Mimi ka ndryshuar mendim për Frangaj sepse i vjen keq ngaqë nuk ka bukë të hajë.

Nuk duhet që mileti të mendojë gjëra që as i kemi patur në mendje t’i bëjmë dhe që nuk kemi ndërmend, pra që ne kemi dredhur muhabetin ngaqë na pëlqen çik gili-vili me Sandrin dhe Samirin.

Tani ata kanë filluar të mendojnë se ne kemi bërë shok Frangajn. E kupton sa të vegjël janë njerëzit Shef?

Po a nuk isha unë dhe Lali Eri që pas 21 Janarit u zemëruam dhe bëmë “tuj tuj me sheqer unë me Sandrin jam i prerë”?

A e mban mend kur na erdhi Samir Mane pas 21 janarit që na pagoi ato biletat e avionit dhe ne i thamë që mos rri më me Sandrin se ai është rrugaç që flet llafe turpi?

Duhet t’i themi botës të vërtetën, që Mimi Kodheli nuk e ka vazhduar gjyqin ndaj Frangajt se ka qenë në gjendje të keqe, i kishin ardhur ato…amitat e qershisë dmth, i kishin dalë puçra në fytyrë dhe nuk përballonte dot procese e gjyqe.

Dhe jo vetëm kjo por më kryesorja është që mileti duhet ta marrë vesh që ne si qeveri e mbështesim median edhe nuk jemi si qeveria e Berishës e cila i vuri gjobë Top-Channelit.

Kujtoj këtu dhe rastin e Agon-Channel që ne e ndihmuam të gjente vetveten.

Kemi bërë kaq shumë të mira Shef dhe si mund të mendojnë të tjerët që Mimi është goc e keqe dhe që e dredh muhabetin?

Mimi nuk ka dredhur asgjë, ose më saktë ajo vetëm leshtë dredh por asgjë tjetër veç tyre.

Mimi nuk i fshehu ato kontratat e Aleksandër Frangajt, ajo thjesht atë ditë që rregulloi raftet në shtëpi pas atij koktejlit, u deh pak, kështu që thjesht nuk mbante mend ku i kishte lënë.

Qëndrimi i Mimit nuk lidhet me asgjë tjetër veçse me faktin që qeveria ka vendosur të dashurojë median. Kjo dashuri i justifikon të gjitha.

Të puth me stil transparent o Shefi, komplet-komplet-komplet i joti, End

Kategori
Uncategorized

Rama mbledh lule-dele për Bashën dhe luan ‘Më do, S’më do’.

Screenshot 2016-04-01 at 21.45.31

I dashur ditar.

Sot ka qenë një ditë shumë e bukur, nuk kisha si të humbja një piknik në bahçen e shtëpisë. Ngrihem dhe nuk shikoj njeri rreth e rrotull, Linda kishte dalë me Zahon me mendimin se unë isha në punë.

Marr në telefon në zyrë dhe i them që nuk vij sot se nuk po gjeja asnjë kravatë me topa të kuq në garderobë.

Shkoj në kuzhinë me vrap skuq dy vezë, hap frigoriferin marr keçapin e fus tek çanta e piknikut, 2 coca-cola, 1 kokër domate, një sallator, fus vezën e skuqur me gjalpë tek buka intergale, i mbështjell me letëralumin, i fus në çantë së bashku me një mbulesë buke.

Dal nga shtëpia për të ikur në fund të bahçes, në një cep të largët për të qenë vetëm unë me veten, për të menduar i lirshëm për Lulëzim Bashën.

Qëndroj 10 metra më tutje tek një cep i bahçes ku ka shumë lule-dele dhe shtroj mbulesën. Shikoj që kisha haruar kartopecetat dhe thikën.

Nëse kthehesha në shtëpi përsëri do më dukej sikur po bëja piknik afër shtëpisë dhe koncepti i piknikut do humbte magjinë dhe lezetin e vet. :(

Për ta larguar pak mendjen nga kartopeceta marr një lule-dele dhe filloj t’i këpus petalet duke menduar Lulzim Bashën dhe duke përshpëritur me vete:

“Më do, s’më do”, “bën sikur s’më do” “më do po ka frikë të shprehet”, “më do s’më do”, “bën sikur s’më do”, “më do por ka frikë të shprehet”.

Lule-delja e parë doli që më donte, por ka frikë të shprehet. Marr lule-delen e dytë dhe filloj t’i këpus petalet duke përshpëritur me vete: “E ka pranuar ftesën time Lulëzim Basha? E ka pranuar, s’e ka pranuar, e ka pranuar po do të bëjë interesantitn, e ka pranuar s’e ka pranuar, e ka pranuar po do të bëjë interesantin”.

Kësaj radhe më doli: “S’e ka pranuar”.

Më iku zari dhe këpus një lule-dele tjetër. Prapë më doli që nuk e ka pranuar. Këpus edhe një pas asaj. Më zuri paniku, po këpusja lule-delet një pas një, ndërmend më erdhi ajo kënga të këputa si një lule.

Pastaj vjen papritur mami duke më bërtitur: “Mos m’i këput Lule-Delet more bir se kur pi kafe me Pandin këtu në Surrel ai mahnitet dhe u merr erë”.
Për një moment mendova se ishte Eljan Tanini. Po pastaj i thirra mendjes dhe shikoj që ishte mami ime.

E mora me të mira që të mos më spiunonte tek Linda për lule-delet. Jo se Linda më thotë gjë, por do pyeste për kë i ke bërë “më do s’më do”.

Kë t’i thosha unë? Ajo do xhindosej po ta merrte vesh që ishte Luli. Të drejtë ka, Luli është lozonjar, çdo femër do xhelozohej.

Po e kyç ditarin tim për sot me shpresën që nuk ka për ta lexuar askush dhe të mos e marrë vesh Linda.
.

Kategori
Uncategorized

SKANDALI NË KORÇË / Mbetjet spitalore i hanë derrat, shikoni fotot…

 Mbas një kontrolli që Inspektoriati shtetëror i mjedisit ka përfunduar në Qarkun Korçë, ku ka rezultuar një situatë tejet e rëndë dhe shkelje flagrante të detyrimeve ligjore dhe çdo norme mjedisore për menaxhimin e mbetjeve spitalore nga ana e spitalit rajonal Korçë dhe kompanisë së kontraktuar për trajtimin deri në asgjësimin e këtyre mbetjeve.

Derrat po ushqehen me mbetjet spitalore rrezikshme, të pa përpunuara nga kompania që duhet ti përpunojë apo asgjësojë, ç’ka është apo po këthehet në një preçedent shumë të rrezikshëm për jetën e qytetarëve.

Siç dihet mishi i këtyre derrave tregëtohet i pa kontrolluar nga autoritetet, në qytetin dhe  rrethinat e korçës duke i vënë qytetarët në rrezik nga sëmundjet e rënda që shkakton ky produkt në jetën e banorëve.

Paturpësia apo papërgjegjshmëria e lnspektoriatit shtetëror të Mjedisit qëndron në faktin se ai është mjaftuar vetëm me një gjobë ndaj kompanisë së menaxhimit të mbetjeve spitalore, ndërsa pë menaxhimin dhe bllokimin e tyre , infeksionin, sëmundjet që përhapin këto mbeturina por dhe mishin e pa kontrolluar që konsumohet nga qytetarët nuk mban askush përgjegjësi.

Me një fjalë institucionet shtetërore mjaftohen dhe mbyllin problemin me një gjobë ndaj Spitalit Rajonal të Korçës për kundravajte administrative duke e gjobitur në masën 1.500.000 lekë të reja, për moszbatim të rregullores për administrimin e mbetjeve sptitalore, pas konstatimit se kompania ka pasur mbetje të papërpunuara, dhe jo me bllokimin dhe ndalimin e këtij fenomeni të rrezikshëm për jetën e qytetarëve, dhe denoncimin e tij në prokurori.

 

IMG_5524

IMG_5521

IMG_5520

IMG_5518

IMG_5519

Kategori
Uncategorized

Fjalët e fundit në radio të Rambos rus: “Thojini familjes…”

heroiKëto janë fjalët e fundit të Alexander Prokhorenko, 25 vjeç, specnaz-i (trupat speciale të ushtrisë ruse) që drejtoi nga vetja avionët rusë në mënyrë që të shmangte kapjen evet nga forcat armike të Shtetit Islamik që e kishin rrethuar.

Ato po prekin botën dhe vlerësime të shumta janë bërë nga ushtritë e mjaft vendeve të botës.

Ja cili është traskriptimi i komunikimit radio të fjalëve të fundit të ushtarit rus.

Prokhorenko: “Nuk mund të largohem nga pozicioni im. Më kanë rrethuar dhe po afrohen. Ju lutem nxitoni”.

Komandanti: “Procedo drejt vijës së daljes, e përsëris vija e gjelbër, vija e gjelbër. Shko te zona e sigurt”.

Prokhorenko: “Negative, nuk mundem. Janë kudo, mori fund. Mori fund. Mori fund… kërkoj sulm ajror te pozicioni im. Thuajini familjes time se i dua dhe se vdiqa duke luftuar për atdheun tim. Kryeni sulmin, ju lutem”.

Komandanti: “Negative, kthehu te vija e gjelbër, ky është një urdhër”.

Prokhorenko: “Nuk mundem. Momandant, jam i rrethuar. Janë kudo, nuk dua që të më kapin, do të më bëjnë çdo gjë. Ju lutem më lini të vdes me dinjitet dhe t’i marr me vete të gjithë këta kopilë. Ju lutem është dëshira ime e fundit, unë kam vdekur tashmë. Ju lutem, nuk rezistoj dot gjatë”.

Komandanti: ”… Alexander …konfirmojë kërkesën tënde”.

Prokhorenko: “Tashmë po vijnë drejt meje, nuk kam më fishekë. Faleminderit komandant, thuajini familejs time që i dua, që luftova deri në fund. Ju lutem, kujdesuni për familjen time, hakmerruni për vdekjen time, merrni hakun tim. Lamtumirë komandant, thuajini familjes time se i kam dashur gjitnjë”.

Komandanti urdhëron sulmin nga pozicioni i treguar nga oficeri…

Presidenti Vladimir Putin do të marrë pjesë personalisht si në varrimin shtetëror, duke i dorëzuar heroit nderimin më të lartë të Shtetit, ashtu edhe në ceremonin private të bërë ekskluzivisht për specnaz-ët në një vend të fshehtë.

Kategori
Uncategorized

CNN për Shqipërinë: Një vend musliman që dashuron Amerikën..A Muslim country that loves America

Në këtë kohë kryetitujsh të pashpirt, kur terroristët islamikë kishin në shënjestër fëmijët e krishterë dhe nënat e tyre ditën e Pashkëve të dielën në Lahore të Pakistanit, kur një kandidat për president në Amerikë kërkon të ndalojë hyrjen e myslimanëve në SHBA, kur terroristët e ISIS sapo vranë dhjetëra persona në Bruksel, kur mundësia e bashkëekzistencës në paqe duket e pamundur, ekziston një vend që mund të rivendosë besimin tonë për të ardhmen: Mirë se vini në Shqipëri

Kombi i vogël me shumicë myslimanësh në Ballkan, një rajon që deri kohët e funidt ka qenë sinonim i turbulencave politike, është model i bashkë-ekzistencës ndërfetare. Dhe gjithashtu është një nga vende më pro-Amerikane në Tokë.

Por, si ndodhi kjo? Përgjigja mbart leksione të rëndësishme për Amerikën në skenën globale.  Opinionistja Frida Ghitis ka pyetur në rrugët e Tiranës njerëzit se sa e njohin Amerikën, dhe të gjithë kanë dhënë reagime admirimi, respekti dhe mirënjohje. Pothuajse njësoj ishte përgjigja edhe për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku sapo dëgjonin emrin “Trump” buzëqeshnin apo nënqeshnin. Shumë pak prej shqiptarëve njihnin Ted Cruz, por duken entuziast për një fitore të Hillary Clinton, vëren Ghitis.

“Kur vinte puna ke Trump, reagimi ishte një miksim mosbesimi dhe hezitimi”. E pyetur për propozimin e Trump që muslimanët të mos hyjnë në Amerikë, Adelina Bego, doktoreshë, thotë: “Ne në Shqipëri jetojmë të gjithë bashkë, pa dallim feje. Ne e kemi parë Amerikën simbol të demokracisë, si njësi matëse për Shqipërinë. Propozimi i Trump mund të shkatërrojë këtë simbol”.

Politika e jashtme amerikane, që shumë shpesh ka vuajtur nga konflikti mes idealeve dhe praktikës, në këtë vend ka gjetur idealizmin dhe veprimin. Shqiptarët u dashuruan me SHBA-në që në 1919, kur Woodrow Wilson mbështeti Shqipërinë, duke i dhënë fund planeve të fqinjve, Itali, Greqi dhe Serbi që ta copëtojnë. Kjo është dhe arsyeja që sot në Shqipëri ka një statujë të Wilson në sheshin “Wilson”.

Frida thekson më tej se dashuria e shqiptarëve për Amerikën u rrit më tepër në 1999, kur presidenti Clinton i dha dritën jeshile operacioneve të NATO-s në Kosovë.

Megjithatë, opinionistja e CNN vëren se lidhjet e ngushta mes Tiranës dhe Uashingtonit, nuk e kanë penguar SHBA-në të flasë ndershmërisht për problemet që shqetësojnë vendin, duke përfshirë edhe korrupsionin. “Vazhdimësisë së sjelljes së Amerikës, që vë veprat pas fjalëve, i ka dhënë asaj një farë autoriteti moral në popull”, thotë Frida.

“Ju mund të mendoni se vendi me shumicë muslimane është një kandidat jo potencial për tu bërë një nxitëse e mirë, por Shqipëria është i vetmi vend që mund të krahasohet me SHBA. Rreth 2/3 e popullsisë apo më shumë është muslimane, por bashkëjetesa, toleranca dhe patriotizmi janë më të theksuara se sa feja”, vijon shkrimi në CNN.

“Në kohën e fushatës presidenciale ku retorika shumë shpejt flet për frikën dhe duke parë brenda, ky është një mësim që duhet mbajtur mend”, përfundon shkrimi në CNN.

A Muslim country that loves America

Story highlights

  • Frida Ghitis: U.S. foreign policy has found a merger of idealism and action in Albania
  • America’s close ties with Albania have not prevented Washington from speaking honestly to it, she says

Frida Ghitis is a world affairs columnist for The Miami Herald and World Politics Review, and a former CNN producer and correspondent. Follow her @FridaGhitis. The opinions expressed in this commentary are hers.

Tirana, Albania (CNN)In this time of dispiriting headlines — when Islamist terrorists target Christian children and their mothers on an Easter Sunday outing in Lahore, Pakistan; when an American presidential candidate advocates stopping Muslims from coming to the United States; when ISIS terrorists havejust killed dozens in Brussels; when the very possibility of peaceful coexistence sometimes seems remote, there is a place that may just restore our faith in the future: Welcome to Albania.

The small Muslim majority nation in the Balkans, a region that until recently was synonymous with political turbulence, is a model of inter-religious coexistence. And it is also one of the most pro-American countries on Earth.

Frida Ghitis

How did that happen? The answer contains important lessons for America on the global stage.
Walk around the airy streets of the capital Tirana and ask people what they think about the United States, and you will be met with almost uniform responses of admiration, respect and gratitude.
Just as uniform is the reaction to the U.S. presidential election.
Kategori
Uncategorized

Pilotja amerikane që s’u lodh duke bombarduar Serbinë për 200 orë…

Për të gjithë ata shqiptarë të Kosovës që ndoshta e kanë harruar.

Nicole Malachowski (The USA Air Force), është pilotja e parë “bombarduese” amerikane e cila 17 vjet më parë, pikërisht më 24 mars gjunjëzoi Serbinë në fushatën e bombardimeve ajrore në mbrojtje të civilëve në Kosovë.

Ajo ka marrë medalje të ndryshme nderi nga Ushtria e SHBA-ve dhe është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat.

Me gradën “Majore”, pilotja amerikane, Nicole Malachoëski, është dekoruar me medaljet e çmimet më të larta të Ushtrisë Amerikane si “Meritorious Service Medal”, “Air Medal”, “Air Force Commendation Medal”, “Air Force Achievement Medal”, si dhe medaljen “4th Fighter Wing”s”, të cilën e ka marrë si një heroinë e madhe gjatë fushatës së bombardimeve ajrore në Kosovë, për mbrojtjen e civilëve gjatë bombardimeve.

Ajo është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat.

Besohet se Nicole është një grua e guximshme dhe mjaft e aftë, e para femër amerikane në historinë 60-vjeçare të aviacionit që është pjesë e skuadronit bombardues luftarak “Pilotët e vdekjes”.

Ajo hyn kështu edhe në analet e historisë amerikane të fluturakëve, duke u renditur e suksesshme dhe me vlera të spikatura mes pilotëve burra. Deri sot pilotja numëron rreth 200 orë fluturime bombarduese në Kosovë (mars-qershor 1999 – 78 ditë) si dhe 10 ditë në Irak (prill 2003).

Forcat luftarake-ajrore amerikane (The USA Air Force) kanë gjithsej 568 femra pilote. Nga këto vetëm 71 prej tyre shërbejnë me aeroplanët fluturakë. “Unë, thotë Nicole, do të bëj detyrën, pavarësisht se mund të jem vendosur edhe në qendër të debateve, se si ka mundësi që një femër të kryejë këtë detyrë kaq të vështirë dhe me rrezik të madh për jetën”. Pilotja amerikane, Malachoëski, ka kryer shkollën e mesme në vitin 1992 në Las Vegas.

Fëmija i tretë i një familjeje të vjetër amerikane (nëna quhet Cathy dhe babai i saj Robert Ellingwood). Nicole është e martuar me pilot, edhe ai me gradën “Major”, por me origjinë ruse, i quajtur Paul Malachowski. Nicole u rreshtua në radhët e Flotës Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1996, pas diplomimit në Akademinë e Forcave Ushtarake Ajrore, me nivelin B. S. në Management dhe më ulët French.

Më parë se të inkuadrohej në radhët e skuadroneve bombarduese të Flotës Ushtarake Ajrore të SHBA-ve, “Bubullima e zogut” (Thunderbirds), ajo shërbeu si instruktore dhe komandante me avionët luftarakë “F-15E”, në skuadronin “494th Fighter Squadron”, në bazën amerikane në Britaninë e Madhe, “RAF Lakenheath”.

Këtu Nicole mblodhi rreth 1900 orë fluturime, nga këto 1700 orë fluturime me bombarduesit “F-15” dhe “F-16”. Nicole Malachoëski, nga Çikagoja, është e datëlindjes 1974 dhe njihet në SHBA si e para femër amerikane pilote me gradën “Major” dhe e para femër amerikane e seleksionuar për të shërbyer në radhët e fluturimeve luftarake në forcat ajrore “Thunderbrids, që njihen ndryshe si “Pilotët e vdekjes” apo “Bubullima e zogut”.

Fluturimin e parë në qiell të hapur e ka kryer në vitin 1996. Për piloten amerikane kanë shkruar e folur jo vetëm gazetat, revistat ushtarake, por edhe gazeta e televizione të njohura në SHBA si CNN, ABC, NBC, FOXNEWS etj.

Fushata e sulmeve ajrore, e cila vuri në shënjestër caqet ushtarake serbe në territorin e saj dhe në bazat e vendosura në Kosovë zgjati 78 ditë dhe përfundoi me fitoren e NATO-s. Ajo është konsideruar si lufta më e suksesshme e kohëve moderne të Aleancës Atlantiko-Veriore, NATO…

Kategori
Uncategorized

Kush e vërtetoi vrasjen e 500 mijë shqiptarëve nga serbët, si u gjet libri i austriakut?

foto.php

Sipas Leo Freundlih, hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, liber qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njejta ushtri vrau mbi gjysem milion shqiptare

Libri i tij “Akuza që ulërijnë” eshte dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912.
Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja Safete Juka, me banim në Amerikë.
Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. – kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Wien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913.

Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm. Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 8-9).Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”. (L.Freundlich, po aty)

Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë robë, shkruan: “…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. Edhe fushat, ishin mbulur me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.” (Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshmitë se ka hudhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”! (Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu.

Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsulatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegjjen dhe vrasjen e popullatës shqiptare. Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli.” (L.Freundlich, po aty) etj/Gazeta InfoPress

Kategori
Uncategorized

Rama gënjen BE-në dhe SHBA-në.

 

Prime Minister of Albania Rama is interviewed by Reuters at the Kennedy School of Government at Harvard University in Cambridge

 

 

Njeriu që ka ëndërr kapjen e sistemit të drejtësisë dhe shndërrimin në ajatollah të Shqipërisë vijon të mashtrojë ndërkombëtarët dhe të mbajë peng reformat. Ai ka mbetur peng i mandateve të Rakipit e Valentinës dhe shpalli se negociatat me BE-në s’duhet të ngatërrohen me fatin politik të kusarëve të tij. Dialogu politik pa sjellë kushtetutshmërinë në Kuvend, një mashtrim i hapur për ndërkombëtarët dhe një rrezik permanent për destabilizimin e vendit

 

Edi Rama e shfrytëzoi daljen për shtyp me Komisionarin për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn për të rreshtuar disa rrena që tregojnë se vendi përpos krizës ekonomike, po zhytet në një krizë të shtetit ligjor. Për reformën në drejtësi, ai ka gënjyer sy më sy, kancelaren Gjermane Angela Merkel, sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry dhe dje komisionarin Hahn. Kancelares Merkel i tha se reforma në drejtësi do të miratohej vjeshtën e shkuar, ndërsa sekretarit Kerry ashtu si dhe komisionerit Han i tha se do të mbyllet brenda pranverës. Por, çka e bën më të madhe ketë gënjeshtër është se Rama ka folur për një pranverë pa tryezë politike, sa i përket takimeve me Merkelin dhe Kerry-in. Pra, ai ka shkaktuar një kakofoni mbi kinse vullnetin e tij për të miratuar reformën. Madje, ky vrull i gënjeshtërt i Ramës për t’u dukur si dashnori i vetëm i reformës duket se u vu re edhe nga vetë Komisioneri Hahn, i cili u shpreh se ka edhe shumë punë për të bërë dhe se miratimi është gjysma e punës duke vënë kështu theksin tek zbatimi.

Natyrisht, kjo nuk ishte retorike, porse z.Hahn kërkon që reforma në drejtësi të mos ketë të njëjtin fat si dekriminalizimi. Mungesa e zbatimit të dekriminalizimit e ka nxjerrë rrenacak para SHBA-së dhe BE-së, të cilët e mbështetën drejtpërdrejtë këtë reformë, madje duke e ulur përveshi Ramën për të firmosur marrëveshjen e 24 dhjetorit. Kësisoj, ashtu si me dekriminalizimin, po zbardhet se Edi Rama i bën punët sa për sy e faqe, i gjithë vullneti i tij pro reformës në drejtësi është një fasadë me lloj-lloj zbukurimesh. Njëherë angazhohet fuqishëm për një reformë në drejtësi pa tryezë politike, ndërsa sa zbresin ndërkombëtarët ai e lustron vetën si njeriu i konsensusit, i tryezave politike dhe i besës. Ky Edi Rama i konsensusit zgjat sa vizita e zyrtarëve të huaj. Refuzimin ndaj reformës në drejtësi ai po e tregon tek grisja që i ka bërë Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, duke mbrojtur deputetët hajdutë. Sy më sy, ai gënjeu para komisionarit Hahn duke thënë se do të kërkojë interpretim në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me mandatet e deputetëve të tij në një kohë kur sapo ka dalë një vendim i Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se Kuvendi është i detyruar t’i dërgojë në këtë gjykatë rastet e papajtueshmërisë se deputetit me detyrën. Mesa duket, Rama do të vazhdojë të kërkojë interpretim derisa t’i dalë e vetmja. Pra, zbardhet se kryeministri është kapur në 3 vizita të rëndësishme si një kryerrenacak, duke u tallur jo vetëm me ndërkombëtarët, por me shqiptarët dhe vendin. Reformës në drejtësi dhe dekriminalizimit ai po i vë shkelmin duke grisur Kushtetutën për të mbrojtur deputetët hajdutët të licencuar prej tij. S’mund të ketë garanci për zbatimin e reformës në drejtësi që do të ndryshojë pothuajse të gjithë Kushtetutë, kur Rama nuk zbaton thjesht një nen të tij

Kategori
Uncategorized

Lufta në hije e katër grupimeve në PS.

Rama-Ruci-Peleshi_1

E majta ka hyrë tashmë në vitin e fundit të pushtetit dhe në këtë mënyra beteja për ndikim në Partinë Socialiste ka nisur të bëhet mjaft e dukshme.

E ndërsa gjatë viteve të para të pushtetit, lufta zhvillohej me përmasa të vogla, tashmë njerëzit më të rëndësishëm në selinë rozë kanë nisur të bëjnë kalkulimet për katër vitet e ardhshme.

Janë plot katër grupime që luftojnë për pushtet në selinë rozë, të cilët shpeshherë kanë bërë edhe “pakte” me grupimet kundërshtare për të dobësuar grupin tjetër, siç ishte beteja Tahiri-Veliaj kundër Koço Kokëdhimës.

Ruci vs Kokëdhima

 Beteja më e fortë që po zhvillohet në Partinë Socialiste është ajo mes Gramoz Ruçit dhe Koço Kokëdhimës.

Pas Edi Ramës, këta janë dy njerëzit më të fuqishëm të momentit në PS dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryesocialistit.

Beteja mes tyre që u vu në pah edhe gjatë Kongresit të Partisë Socialiste ka nisur shumë kohë më përpara.

Ruçi nuk e ka pëlqyer aspak faktin që në jugun e vendit ku ai pati qenë i plotfuqishëm tashmë duhet t’i bëjë llogaritë më Kokëdhimën. Ky i fundit i cilësuar nga deputëtët socialistë si “pashai i jugut”

ka në dorë të gjitha emërimet në administratën e bashkive të jugut, ku shumica e kryebashkiakëve kandiduan me “bekimin” e tij, por edhe kontrollin e strukturave socialiste.

Por kohët e fundit, Ruçi ka marrë një epërsi të dukshme kundrejt Kokëdhimës, për shkak të aleancës së “papritur” nga Edi Rama. Kryeministri duket i lodhur nga kapriçiot e Kokëdhimës dhe në Kongresin socialist numëroi një numër të madh lëvdatash ndaj Ruçit. Ndërsa mandati i Kokëdhimës përfundoi në Gjykatën Kushtetuese me votat e grupit parlamentar socialist.

Kokëdhima vs Tahiri-Veliaj

Por “beu i jugut” e ka shtrirë konfliktin e tij edhe me “të rinjtë” e Partisë Socialiste. Konflikti i tij me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bëri që këta dy të fundit të bënin një “armëpushim” mes tyre dhe të bashkonin “armët” kundër Kokëdhimës. Viktimë e kësaj lufte ishte drejtori i Ujësjellësit të Tiranës, një njeri i Kokëdhimës që u shkarkua nga posti.

Hakmarrja e Kokëdhimës ishte e menjëhershme duke nisur sulmet ndaj Veliajt me anë të gazetës së tij, “Shekulli”.

Ndërsa Tahiri ka dalë haptazi kundër idesë së Kokëdhimës për legalizimin e hashashit.

Tahiri vs Veliaj

Këtu lufta bëhet për pasardhësin e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste. Dhe dy nga socialistët më të kuotuar për të marrë një ditë drejtimin e partisë më të madhe të së majtës janë Saimir Tahiri dhe socialisti i ri Erion Veliaj.

Lufta e tyre e heshtur kulmoi në Kongresin e PS-së, ku Tahiri arriti një fitore strategjike, pasi shumica e mbështetësve të tij u zgjodhën në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ndërsa pjesa më e madhe e mbështëtsve të Veliajt mbetën jashtë.

Kjo humbje bëri që kryebashkiaku të ankohej te Edi Rama. Kryesocialisti për të zbutur gjakrat mes dy benianimëve të tij zhvilloi dy ditë pas Kongresit një takim me Tahirin dhe Veliajn në selinë rozë.

Blushi kundër të gjithëve

 Dhe në fund, por jo më i parëndësishmi është edhe beteja e Ben Blushit ndaj Edi Ramës. Blushi duke qenë një lojtar i kalibrit të lartë, e ka rritur stekën, duke u përplasur me Edi Ramën.

Blushi prej kohësh kritikon qeverinë e PS-së duke e cilësuar “Rilindjen” si të dështuar dhe kërkoi me kulm që të bëheshin zgjedhje për kryetarin e partisë.

Por edhe pse Kongresi u rreshtua pro Edi Ramës, beteja nuk mbaron këtu./Tirana Observer

Kategori
Uncategorized

NJË DITË TË TËRË PA UDHËHEQËSIN.

Screenshot 2016-03-29 at 22.28.45

Javën që shkoi mediat përcollën një nga ato “lajme” që nuk dihet se kujt ia ngjethin mishtë:

Kryeministri Edi Rama kish anuluar “në mënyrë të papritur” një intervistë të paralajmëruar për gazetaren Ilva Tare, në Ora News; lajm tërhiqte zvarrë pas vetes një tjetër njoftim tronditës: “Gjatë ditës së mërkurë kreu i qeverisë nuk është shfaqur në TV nga mëngjesi në mbrëmje.”

E lexova këtë te Lapsi dhe pastaj te Sot, të formuluar njëlloj, dhe – çfarë duhet vënë në dukje – pa kurrfarë ironie. Me fjalë të tjera, raporti i pushtetit me median televizive në Shqipëri është tejngopur në mënyrë të tillë, sa kur një kryeministër nuk del një ditë të vetme në ekran, kjo përbën lajm.

E kam të lehtë ta kuptoj këtë, nga këndvështrimi i medias, që duke u marrë me Ramën e luan lojën sipas rregullave; por e kam më të vështirë ta kuptoj, nga këndvështrimi i pushtetit dhe i vetë kryeministrit.

Të jetë vallë ekzekutivi sot duke e riprodhuar statusin e vet nëpërmjet intervistash në televizion ose, më gjerë, duke komunikuar me gazetarët? Apo mos televizioni po ofron një rrugëdalje, ose funksionon si valvul shkarkimi, për një trysni të shtuar dhe një ngërç në marrëdhëniet me publikun?

Përndryshe, për nga gramatika narrative, lajmi që një lider politik ka kohë që nuk ka dalë në publik i përket një periudhe tjetër historike; ose kohës kur mekanizmat kriptike të pushtetit në vendet totalitare duheshin lexuar sipas kodesh të tilla të dukjes dhe të zhdukjes, të tipit:
“Kryetari Mao ka katër muaj që nuk është shfaqur gjëkundi në publik”; e kështu me radhë, për Fidel Kastron dhe Brezhnjevin e deri edhe për Chavez-in tani vonë.

Edhe pse tani, me kryeministrin Rama, kohëzgjatja e zhdukjes është tkurrur deri në komedi: një ditë të tërë, logjika pas lajmit mbetet e njëjtë – diçka po ndodh, që ne nuk e dimë; dhe megjithëse ne nuk e dimë, sërish fakti që nuk dimë diçka, meriton të jetë lajm.

 

*Shënim: Shkrimi është pronësi intelektuale e faqes Peizazhe të fjalës,publikohet me lejen e autorit. Titulli i origjinalit: “Një ditë të tërë”

Kategori
Uncategorized

Ish-spiuni grek “Gjithë ç’bëra, e bëra për Greqinë dhe tani, nuk marrin fare parasysh që jam një grek, duke bërë sikur s’më njohin”

Lukas Kristidis

Një i moshuar nga Himara ka ndërruar jetë në Igumenicë në kushte ekstreme varfërie dhe braktisjeje edhe nga shteti grek të cilin ai ëndërronte ta respektonte më së paku duke i dhënë shtetësinë që kërkonte prej dekadash. Lukas Kristidis, 89 vjeçar, i lindur ne Drimadhë të Himarës, ka vuajtur 28 vite burgim në regjimin komunist të Enver Hoxhës. Ai iku në Greqi në fillim të viteve ’90 dhe kërkoi shtetësinë. Autoritetet greke e shpërfillën kërkesën e tij.

Për shumë vite, në daljet e tij për mediat greke, Kristidis thoshte se kishte vetëm një ëndërr krenarie, të merrte shtetësinë greke. Gjithë këto kohë, ai jetoi në një dhomë 2×2 metra në Igumenicë. Pak ditë më parë ai ka ikur nga kjo botë. Dhe pas vdekjes së tij, autoritete lokale në Janinë njoftuan se i ishte pranuar kërkesa për shtetësinë greke.

Shqiptari me origjinë greke që u përdor nga regjimet e dy shteteve Lukas Kristidis, për afro dy dekada e gjysmë nuk u pranua nga autoritetet e Greqisë si shtetas grek.

Kjo u bë e mundur vetëm këto ditë, ndërsa ai ndërroi jetë. Luka para se të vdiste kishte treguar se ai ka qenë spiun i shërbimit inteligjent i shfrytëzuar për mision në Shqipëri.

Dentist në profesion, Luka Kristidi, rrëfeu se si për 28 vjet rresht u dergj në burgjet e regjimit diktatorial shqiptar të Enver Hoxhës. Vetë Luka, sigurisht që i kujtonte shpesh ato afro tre dekada tmerr, por duke u ndalur në ditët e sotme, shpërthente: “Gjithë ç’bëra, e bëra për Greqinë dhe tani, nuk marrin fare parasysh që jam një grek, duke bërë sikur s’më njohin”, shprehej i trishtuar në një intervistë të pak kohëve më parë, 89 vjeçari.

Luka Kristidis ka qenë një spiun i shërbimeve inteligjente greke, pra Sigurimit të Shtetit grek në vitet kur e gjithë bota ishte pllakosur nga “Lufta e Ftohtë”. Luka ka treguar se sigurimi i shtetit (Agjencia Greke e Zbulimit), atëherë, e hodhi “në gojë të ujkut”, duke e dërguar për të marrë informacione në Shqipëri, që të përdoreshin për nevojat e tyre, për llogari të amerikanëve që ua kërkonin. Bëhet fjalë për informacione mbi bazën strategjike të Pashalimanit në Vlorë për të cilën SHBA ishte fort e interesuar, pas prishjes së Shqipërisë me rusët e Hrushovit dhe afrimit menjëherë më pas me kinezët e Mao Ce Dunit. Amerikanët, të cilët përdorën shërbimin inteligjent grek atëherë, ishin të alarmuar nga fakti se edhe pas prishjes së marrëdhënieve mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, në bazën ushtarake të Pashalimanit, gjendeshin disa nëndetëse luftarake të cilat kishte të dhëna se përmbanin lëndë bërthamore. Rrëfimi para vdekjes, si u rekrutua në strukturat e shërbimit inteligjent Luka pohon se ka arritur të dalë i gjallë nga ai tmerr shqiptar siç thekson, por shton se me t’u kthyer në Greqi, i kthyen kurrizin duke e shpërfillur dhe braktisur. Tregon se e rekrutuan në strukturat e shërbimit inteligjent dhe më pas e dërguan në Shqipëri, ku u arrestua pak kohë më vonë, u burgos dhe u torturua vazhdimisht. Tani, siç thotë, është në fund të jetës së tij dhe për më tepër, nuk ka as familje pranë, por e ka një merak të madh: Pret ende që të marrë një letërnjoftim ku të sanksionohet se është shtetas grek. Në fakt, aventura e Kristidit, do të ishte një skenar i denjë filmi. Me origjinë të hershme nga zona greqishtfolëse Drimadhë, e Himarës, në vitin 1944 kur ishte 20 vjeç, mori një varkë dhe me të lundroi deri në Korfuz. Atje, u strehua në Navpakto dhe qëndroi deri në përfundim të Luftës Civile greke dhe më pas u vendos në Igumenicë ku edhe krijoi familje. Ai u martua dhe solli në jetë tre fëmijë. Në Igumenicë, në vitin 1962, u rekrutua nga ana e shërbimeve sekrete greke si agjent për të marrë informacione për nevoja të tyre, në Shqipëri. ***

Agjencia Greke e Zbulimit, ka aktivizuar shpesh agjentë me qëllimin për të marrë informacion mbi gjendjen e minoritetit grek, por edhe lëvizjet ushtarake sidomos në periudhën që nga viti 1959 kur në Vlorë u instaluan nëndetëse sovjetike. Por në atë kohë, informacioni që u duhej ishte thuajse i pamundur të vilej: Enver Hoxha u prish me Hrushovin dhe kishte forcuar lidhjet me Mao Ce Dunin dhe informacioni ishte bërë shumë hermetik. Por sakaq, amerikanëve po u interesonte shumë fati i bazës ushtarake pranë Vlorës, ku gjendeshin nëndetëset sovjetike dhe për këtë, kishin futur në punë, shërbimet inteligjente greke. Duke qenë të qartë se Shqipëria ishte e pakapshme për perëndimorët, mbetej të infiltroheshin shtetas grekë të cilët kishin lidhje të mëhershme me vendin fqinjë, Shqipërinë. Misioni Luka tregon se u regjistrua në sektorin 2 të Ushtrisë dhe me Sigurimin, për të shkuar më pas në Shqipëri, së bashku me dy persona të tjerë, po ashtu nga zona e minoritetit grek, Jorgo Vito dhe Jorgo Daci. “Detyra që na u la, ishte të mblidhnim të dhëna nga fshati Divër i Sarandës. Atje duhet të takonim një minoritar i cili do të na jepte informacione nëse në bazën ushtarake dhe rrotull saj, gjendeshin apo jo, shtetas rusë ose kinezë”, – thotë Luka. “Për këtë mision, secili nga ne do të paguhej me nga pesë mijë dhrahmi” – shtoi ai. Misioni Në batalionin e Thesprotia Filiates të njohur si A2, na u dhanë udhëzime specifike si dhe na armatosën me armë automatike, pistoleta, granata, etj. Natën, e kaluam në territorin shqiptar. Pas pesë ditë ecjeje, arritëm në fshatin Divri dhe u fshehëm në pyll. Një nga ne të tre ishte si kreu që na udhëhiqte dhe komandonte. Ai, u takua me informatorin tonë, mësoi atë që ne donim dhe që të tre, morëm rrugën e kthimit. Në mes të udhës, aty afër mesnatës ndërsa binte dëborë, unë rrëshkita dhe rashë në një greminë shtatë metra poshtë. Bërtita për ndihmë, por dy të tjerët që ishin me mua, si Jorgo Daci dhe Jorgo Vito, u trembën se mos na dëgjonte ndonjë patrullë shqiptare dhe ikën e më braktisën. Qëndrova gjithë natën si i varrosur në dëborë, kurse në mëngjes, qeni i një patrulle ushtarake shqiptare më nuhati dhe ata më zbuluan”. Tmerri i agjentit grek, sapo kishte filluar. Në qelitë e burgut në Tiranë, ai tregon se u mor në pyetje për dy vjet me radhë që të tregonte pse u gjend atje dhe sikundër shprehet, asnjëherë nuk pranoi të flasë. “Unë isha i lidhur këmbë e duar dhe më torturonin vazhdimisht, gjatë gjithë 24 orëshit. Minjtë në qeli ishin më të mëdhenj se mace dhe nuk më linin kurrsesi të flija”, – përshkruan Luka. Me akuza të rënda, e çuan në gjykatën e Tiranës, ku e dënuan me 25 vjet punë të rëndë të detyruar.

Luka tregon edhe kushtet e punës në Spaç: “Kur dilnim mbi tokë, temperatura arrinte në 40 gradë Celsius. Kurse kur futeshim në minierë, temperaturën e kishim 20 gradë nën zero”. Për katërmbëdhjetë vjet me radhë, Luka Kristidi punonte në plasjen e minave derisa një ditë e thërritën në zyrën e drejtorit dhe i tha atij se duhet të largohesha. “Bëra të largohem, kur shoh të më afrohen disa policë të cilët nisën të më rrihnin dhe të më godisnin me shkopinj gome dhe të më shanin rëndë: “Palogrek i ndyrë, ke fyer Enver Hoxhën”. Më arrestuan dhe më burgosën dhe sajuan ndaj meje ca akuza duke më shpënë edhe një herë në gjykatë. Një dëshmitar i rremë doli në gjyq dhe mua më dhanë dhjetë vjet burg, për fyerje të udhëheqësit të PPSH, Enver Hoxha. Ish-agjenti grek tregon se ka kaluar “picirrin e zi” në qelitë e burgjeve sa në Lezhë, sa në Vlorë, më tej në Ballsh dhe kjo histori vazhdoi deri në vitin 1990 kur nisi të shembej regjimi dhe të dilnin të burgosurit. “Unë dola nga burgu në moshën gjashtëdhjetë katër vjeç. Isha i rrënuar fizikisht dhe mendërisht dhe natyrisht, ajo që më mbetej të bëja, isha të merrja rrugën e kthimit në shtëpi, në Igumenicë ku familja ime, prej 28 vjetësh s’dinte asgjë për fatin tim. Agjenti grek, përshkruan se ishte 36 vjeç, i ri dhe i fuqishëm kur u përball me kalbjen në burgje dhe 64 kur doli, por tashmë, “një plak i kërrusur, me kurriz të dalë dhe plot vuajtje, nga barra e skllavërisë”. Refuzim Goditjen më të madhe, thotë se e mori pasi kaloi kufirin. Familja e tij e cila deri atë ditë besonte se ishte vrarë, e braktisi, kurse ata që e futën në atë mesele, i kthyen shpinën. “Mbërrita në shtëpinë time në Igumenicë, si një i huaj. Të gjithë njerëzit atje brenda, gruaja ime dhe tre fëmijët e mi, për mua ishin të panjohur dhe e njëjta gjë dhe unë për ata. Nuk më lanë të qëndroja me ta. Atëherë, u detyrova të strehohem në një kolibe, jo larg shtëpisë ku shihja të jetonin pa mua, gruaja dhe tre fëmijët tanë”.

Pasi e kaloi dhe këtë traumë, Luka Kristidi u drejtua tek autoritetet lokale për të kërkuar ndihmë. Por gjeti vetëm porta që i mbylleshin. Përjashtuar spitalit: “Drejtori Janis Theoridis, mësoi historinë time, u prek shumë dhe më siguroi një strehë për të jetuar në një azil pleqsh”. Ish-agjenti tregon se edhe shërbimet sekrete e injoruan. Nuk i siguruan as dhe një pension të vogël mujor, nuk i dhanë kurrfarë ndihme ekonomike dhe as iu ofrua shpërblim moral. Vetëm 15 vjet më vonë, pra në vitin 2006, tregon se mori një letër falënderimi-mirënjohjeje nga Ministria e Jashtme e Greqisë. Identiteti Në kërkesën e tij për të marrë një kartë identiteti që vërteton se është grek, përgjigjja ishte dhënia e një karte “omogjenis”, si ato të cilat i kanë siguruar dhjetëra mijëra minoritarë grekë. “Unë u bëra një spiun për t’i shërbyer Greqisë. Përpara se të mbyll sytë, le të më japin një letër ku të shkruajnë atë çka unë ndjehem, pra se jam një grek”, thotë 89-vjeçari dhe shpërthen sërish në dënesë.

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi: Unë, spiuni i sigurimit grek që përjetova 28 vjet tmerrin e Enver Hoxhës…

Athinë, 15 Gusht NOA – Një 83-vjeçar me origjinë greke, nuk pranohet nga autoritetet e atjeshme si shtetas grek, ndërsa tregon se ka qenë spiun i shërbimit inteligjent i shfrytëzuar për mision në Shqipëri.

E rëndë dhe e paperceptueshme, drama e dentistit në profesion, Luka Kristidi, i cili rrëfen se si për 28 vjet rresht u dergj në burgjet e regjimit diktatorial shqiptar të Enver Hoxhës.

Vetë Luka, sigurisht që i kujton shpesh ato afro tre dekada tmerr, por duke u ndalur në ditët e sotme, shpërthen:

“Gjithë ç’bëra, e bëra për Greqinë dhe tani, nuk marrin fare parasysh që jam një grek, duke bërë sikur s’më njohin”, thotë i trishtuar.

Luka Kristidis ka qenë një spiun i shërbimeve inteligjente greke, pra Sigurimit të Shtetit grek në vitet kur e gjithë bota ishte pllakosur nga “Lufta e Ftohtë”.

Luka thotë se sigurimi i shtetit (Agjencia Greke e Zbulimit), atëherë, e hodhi “në gojë të ujkut”, duke e dërguar për të marrë informacione në Shqipëri, që të përdoreshin për nevojat e tyre, për llogari të amerikanëve që ua kërkonin. Bëhet fjalë për informacione mbi bazën strategjike të Pashalimanit në Vlorë për të cilën SHBA ishte fort e interesuar, pas prishjes së Shqipërisë me rusët e Hrushovit dhe afrimit menjëherë më pas me kinezët e Mao Ce Dunit.

Amerikanët, të cilët përdorën shërbimin inteligjent grek atëherë, ishin të alarmuar nga fakti se edhe pas prishjes së marrëdhënieve mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, në bazën ushtarake të Pashalimanit, gjendeshin disa nëndetëse luftarake të cilat kishte të dhëna se përmbanin lëndë bërthamore.

Rrëfimi

Luka pohon se ka arritur të dalë i gjallë nga ai tmerr shqiptar siç thekson, por shton se me t’u kthyer në Greqi, i kthyen kurrizin duke e shpërfillur dhe braktisur.

Tregon se e rekrutuan në strukturat e shërbimit inteligjent dhe më pas e dërguan në Shqipëri, ku u arrestua pak kohë më vonë, u burgos dhe u torturua vazhdimisht.

Tani, siç thotë, është në fund të jetës së tij dhe për më tepër, nuk ka as familje pranë, por e ka një merak të madh: Pret ende që të marrë një letërnjoftim ku të sanksionohet se është shtetas grek.

Në fakt, aventura e Kristidit, do të ishte një skenar i denjë filmi.

Me origjinë të hershme nga zona greqishtfolëse Drimadhë, e Himarës, në vitin 1944 kur ishte 20 vjeç, mori një varkë dhe me të lundroi deri në Korfuz. Atje, u strehua në Navpakto dhe qëndroi deri në përfundim të Luftës Civile greke dhe më pas u vendos në Igumenicë ku edhe krijoi familje. Ai u martua dhe solli në jetë tre fëmijë.

Në Igumenicë, në vitin 1962, u rekrutua nga ana e shërbimeve sekrete greke si agjent për të marrë informacione për nevoja të tyre, në Shqipëri. ***

Agjencia Greke e Zbulimit, ka aktivizuar shpesh agjentë me qëllimin për të marrë informacion mbi gjendjen e minoritetit grek, por edhe lëvizjet ushtarake sidomos në periudhën që nga viti 1959 kur në Vlorë u instaluan nëndetëse sovjetike.

Por në atë kohë, informacioni që u duhej ishte thuajse i pamundur të vilej: Enver Hoxha u prish me Hrushovin dhe kishte forcuar lidhjet me Mao Ce Dunin dhe informacioni ishte bërë shumë hermetik.

Por sakaq, amerikanëve po u interesonte shumë fati i bazës ushtarake pranë Vlorës, ku gjendeshin nëndetëset sovjetike dhe për këtë, kishin futur në punë, shërbimet inteligjente greke.

Duke qenë të qartë se Shqipëria ishte e pakapshme për perëndimorët, mbetej të infiltroheshin shtetas grekë të cilët kishin lidhje të mëhershme me vendin fqinjë, Shqipërinë.

Misioni Luka tregon se u regjistrua në sektorin Α2 të Ushtrisë dhe me Sigurimin, për të shkuar më pas në Shqipëri, së bashku me dy persona të tjerë, po ashtu nga zona e minoritetit grek, Jorgo Vito dhe Jorgo Daci.

“Detyra që na u la, ishte të mblidhnim të dhëna nga fshati Divër i Sarandës. Atje duhet të takonim një minoritar i cili do të na jepte informacione nëse në bazën ushtarake dhe rrotull saj, gjendeshin apo jo, shtetas rusë ose kinezë”, – thotë Luka në intervistën për të përditshmen kryesore greke, “Kathimerini”.

Për këtë mision, secili nga ne do të paguhej me nga pesë mijë dhrahmi.

Misioni Në batalionin e Thesprotia Filiates të njohur si A2, na u dhanë udhëzime specifike si dhe na armatosën me armë automatike, pistoleta, granata, etj. Natën, e kaluam në territorin shqiptar.

Pas pesë ditë ecjeje, arritëm në fshatin Divri dhe u fshehëm në pyll. Një nga ne të tre ishte si kreu që na udhëhiqte dhe komandonte. Ai, u takua me informatorin tonë, mësoi atë që ne donim dhe që të tre, morëm rrugën e kthimit. Në mes të udhës, aty afër mesnatës ndërsa binte dëborë, unë rrëshkita dhe rashë në një greminë shtatë metra poshtë. Bërtita për ndihmë, por dy të tjerët që ishin me mua, si Jorgo Daci dhe Jorgo Vito, u trembën se mos na dëgjonte ndonjë patrullë shqiptare dhe ikën e më braktisën. Qëndrova gjithë natën si i varrosur në dëborë, kurse në mëngjes, qeni i një patrulle ushtarake shqiptare më nuhati dhe ata më zbuluan”.Â

Tmerri i agjentit grek, sapo kishte filluar. Në qelitë e burgut në Tiranë, ai tregon se u mor në pyetje për dy vjet me radhë që të tregonte pse u gjend atje dhe sikundër shprehet, asnjëherë nuk pranoi të flasë.

“Unë isha i lidhur këmbë e duar dhe më torturonin vazhdimisht, gjatë gjithë 24 orëshit. Minjtë në qeli ishin më të mëdhenj se mace dhe nuk më linin kurrsesi të flija”, – përshkruan Luka.

Me akuza të rënda, e çuan në gjykatën e Tiranës, ku e dënuan me 25 vjet punë të rëndë të detyruar.

Në minierë “Më çuan në një minierë, tek Minierat e Bakrit dhe Kromit në Spaç. Kampi i Spaçit, ishte më i keqi që mund të përfytyrohet. Të burgosurit dhe të internuarit e dëshpëruar, përpiqeshin të dilnin nga rrethimi me tela me gjemba dhe shihja si ushtarët i ekzekutonin”.

Luka tregon edhe kushtet e punës në Spaç: “Kur dilnim mbi tokë, temperatura arrinte në 40 gradë Celsius. Kurse kur futeshim në minierë, temperaturën e kishim 20 gradë nën zero”. Për katërmbëdhjetë vjet me radhë, Luka Kristidi punonte në plasjen e minave derisa një ditë e thërritën në zyrën e drejtorit dhe i tha atij se duhet të largohesha. “Bëra të largohem, kur shoh të më afrohen disa policë të cilët nisën të më rrihnin dhe të më godisnin me shkopinj gome dhe të më shanin rëndë: “Palogrek i ndyrë, ke fyer Enver Hoxhën”.

Më arrestuan dhe më burgosën dhe sajuan ndaj meje ca akuza duke më shpënë edhe një herë në gjykatë. Një dëshmitar i rremë doli në gjyq dhe mua më dhanë dhjetë vjet burg, për fyerje të udhëheqësit të PPSH, Enver Hoxha.

Ish-agjenti grek tregon se ka kaluar “picirrin e zi” në qelitë e burgjeve sa në Lezhë, sa në Vlorë, më tej në Ballsh dhe kjo histori vazhdoi deri në vitin 1990 kur nisi të shembej regjimi dhe të dilnin të burgosurit.

“Unë dola nga burgu në moshën gjashtëdhjetë katër vjeç. Isha i rrënuar fizikisht dhe mendërisht dhe natyrisht, ajo që më mbetej të bëja, isha të merrja rrugën e kthimit në shtëpi, në Igumenicë ku familja ime, prej 28 vjetësh s’dinte asgjë për fatin tim.

Agjenti grek, përshkruan se ishte 36 vjeç, i ri dhe i fuqishëm kur u përball me kalbjen në burgje dhe 64 kur doli, por tashmë, “një plak i kërrusur, me kurriz të dalë dhe plot vuajtje, nga barra e skllavërisë”.

Refuzim Goditjen më të madhe, thotë se e mori pasi kaloi kufirin. Familja e tij e cila deri atë ditë besonte se ishte vrarë, e braktisi, kurse ata që e futën në atë mesele, i kthyen shpinën.

“Mbërrita në shtëpinë time në Igumenicë, si një i huaj. Të gjithë njerëzit atje brenda, gruaja ime dhe tre fëmijët e mi, për mua ishin të panjohur dhe e njëjta gjë dhe unë për ata. Nuk më lanë të qëndroja me ta. Atëherë, u detyrova të strehohem në një kolibe, jo larg shtëpisë ku shihja të jetonin pa mua, gruaja dhe tre fëmijët tanë”.

Pasi e kaloi dhe këtë traumë, Luka Kristidi u drejtua tek autoritetet lokale për të kërkuar ndihmë. Por gjeti vetëm porta që i mbylleshin. Përjashtuar spitalit: “Drejtori Janis Theoridis, mësoi historinë time, u prek shumë dhe më siguroi një strehë për të jetuar në një azil pleqsh”.

Ish-agjenti tregon se edhe shërbimet sekrete e injoruan. Nuk i siguruan as dhe një pension të vogël mujor, nuk i dhanë kurrfarë ndihme ekonomike dhe as iu ofrua shpërblim moral. Vetëm 15 vjet më vonë, pra në vitin 2006, tregon se mori një letër falënderimi-mirënjohjeje nga Ministria e Jashtme e Greqisë.

Identiteti

Në kërkesën e tij për të marrë një kartë identiteti që vërteton se është grek, përgjigjja ishte dhënia e një karte “omogjenis”, si ato të cilat i kanë siguruar dhjetëra mijëra minoritarë grekë.

“Unë u bëra një spiun për t’i shërbyer Greqisë. Përpara se të mbyll sytë, le të më japin një letër ku të shkruajnë atë çka unë ndjehem, pra se jam një grek”, thotë 83-vjeçari dhe shpërthen sërish në dënesë.

/n.s/e.l/k.k/NOA/

Kategori
Uncategorized

Koleksion fotosh të femrave të viteve 1900.

Globalizmin nuk ka ndryshuar vetëm mënyrën se si bëhet biznes, por edhe mënyrën se si vishemi, apo edhe çfarë konsiderojmë të bukur.

Televizioni dhe më pas mediat online kanë bërë që të shpërndahet masivisht imazhi në të gjithë botën.

Lista e fotove më poshtë janë kartolina të viteve 1900-1910 të mbledhura nga një koleksionist kartolinash. Pikëpamja mbi femrat seksi në atë kohë ishte pak më ndryshe se tani.

Japan-ww__605vintage-women-beauty-1900-1910-58__605vintage-women-beauty-1900-1910-59__605vintage-women-beauty-1900-1910-61__605vintage-women-beauty-1900-1910-63__605vintage-women-beauty-1900-1910-64__605vintage-women-beauty-1900-1910-65__605vintage-women-beauty-1900-1910-76__605vintage-women-beauty-1900-1910-77__605vintage-women-beauty-1900-1910-80__605vintage-women-beauty-1900-1910-82__605vintage-women-beauty-1900-1910-86__605vintage-women-beauty-1900-1910-93__605vintage-women-beauty-1900-1910-96__605vintage-women-beauty-1900-1910-100__605vintage-women-beauty-1900-1910-103__605vintage-women-beauty-1900-1910-106__605vintage-women-beauty-1900-1910-110__605vintage-women-beauty-1900-1910-112__605vintage-women-beauty-1900-1910-113__605

marre nga Ora News

Kategori
Uncategorized

Erion Veliaj gatuan Imam-Bajëlldi, media botërore pasqyron lajmin…


I dashur Shef Edi.

Arbi Mazniku jam, kam bërë një reportazh sot. Them se është shumë najs dhe dua ta lexosh pak. Nëse do jesh dakord e publikojmë  tekHuffington Post me emrin e Fron Nahzit.

REPORTAZHI I ARBIT:

Sot dita e Lali Erit, ka qenë sa e bukur po aq edhe e trishtuar. E bukur sepse Lali do i shërbente me duart e tij qytetarëve në nevojë drekën, por nga ana  tjetër e dhimbshme sepse i këputej shpirti kur shikone këta qytetarë në një gjendje të mjerueshme.

Sa i përket menusë, Erioni ka kontribuuar vetë për të përzgjedhur ushqimet e duhura.

Që prej orës 6 të mëngjesit në qendrën ku u organizua dreka, Lali përveshi mëngët dhe ju fut punës duke qëruar patate. Si mbaroi patatet, filloi me qepët.

Si mbaroi me qepët, zieu vezët, shtyrdhi limonin tek supa dhe i hodhi kripë pilafit.

Dreka ishte gati dhe emocionet e tij po shtoheshin akoma edhe më shumë, mezi priste që dikush t’i thoshte ‘të lumshin duart’. Ishte i shqetësuar por njëkohësisht i lumtur.

Ndihej në ajër shqetësimi i Lalit se ndoshta dikush mund t’i thoshte: “Sa kripë i paske hedhur more Lali.”

Lali Eri mori frymë thellë dhe pa orën. Duheshin edhe 20 minuta që të fillonte dreka. Lali doli para pasqyrës dhe me përparëse po bënte prova si do shpërndante gjellën dhe si do hidhte pilafin në pjatë.

Pastaj ato 15 minutat e fundit bëri prova se si do dilte në foto, ose si do e stimulonte veten për të dalë në foto që të dukej krejtësisht sikur ishte pa mendje.

Dreka erdhi. Një grumbull njerëzish u afruan dhe Lali e pyeti të parin: “Çkemi shpirti, çfarë po të haet?”.

-Pilaf dhe paçe koke, – u përgjigj djali.

Lali Eri u skuq, nuk kishtë bërë paçe koke. Djali për të mos e vënë në siklet i tha: “Ok s’ka gjë ma bëj paçe plënci”.

Lali Eri u përgjigj: “Të na falësh shpirti, por s’kemi bërë paçe, do Imam-Bajëlldi? Se i kam qëruar vet qepët e gjellës.”

Sa u gëzua djali. Me ngazëllim tha: “Po sille jqj, se na grreu tyrriela”.

Lali Erit i erdhi çehrja në vend, por gjithë njerëzit që po prisnin në radhë filluan të bënin thashetheme për mungesën e paçes së kokës dhe plëncit.

Aty Lali nuk e përmbajti dot veten nga turpi më i madh që i kishte ndodhur ndonjëherë në jetën e tij dhe u shpreh:
“Ky është gabimi më i madh në jetën time, turpi më i madh, ju kërkoj ndjesë. Ju lutem mos i thoni mamit”.

Të ftuarit u ndjenë në siklet dhe dikush u përlot. Të gjithë të tjerët e lanë përzgjedhjen e ushqimit në dorë të Lali Erit. Kjo bëri që Lali të emocionohej keq, gjithë hallet  e tij dukeshin sikur kishin marrë fund, ndihej i rilindur. Qeshte dhe qante njëkohësisht.

Lali shikonte gjithë kohës pabuksat e mencës që hanin e mbllaçiteshin dhe zemra i bëhej mal.

Kur pabuksat e mbaruan ushqimin, Lali u qërroi dhe nga një kokërr mollë dhe në konfidencë gjeti rastin t’u shprehte dhe një sekret.

“Kur isha i vogël dhe shisja fiq, ëndërroja që një ditë të bëhesha me ofiq. Sot që e kam ofiqin, mund të them pa frikë  se nuk është kjo gjëja më e rëndësishme në jetë.
Sot kuptova se çfarë është gjëja më e rëndësishme në jetë, rëndësi ka të ndihesh pranë njerëzve, t’i ndihmosh ata, të gatuash Imam-Bajëlldi për ta.”
, – u shpreh Lali Eri.

Në këtë moment e gjithë menca shpërtheu në duartrokitje dhe të gjithë pabuksat po brohorisnin njëzëri:

“Erion Velia-Imam Bajëlldia”, “Erion Velia-Imam Bajëlldia”, “Erion Velia-Imam Bajëlldia”….

Dy nga pabuksat e pranishëm po shkulnin flokët nga gëzimi dhe emocionet që krijoi ky moment i ngrohtë.

**************************

Ky ishte reportazhi Shef Edi. Jam i sigurt se media botërore do tronditet dhe jehona e punës tonë do marrë dhenë.

Kategori
Uncategorized

DEPUTETI Fidel Ylli hedh poshtë spekulimet: Ja e vërteta se çfarë ndodhi me avionin e Meksit.

Fidel Ylli hedh poshtë spekulimet: Ja e vërteta se çfarë ndodhi me avionin e Meksit

 

Ish-truproja e Aleksandër Meksit në vitin 1992, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, hedh poshtë spekulimet se ka pasur një defekt të qëllimshëm me ndriçimin në Aeroportin e Rinasit, me qëllim eliminimin e Meksit.
Në një intervistë për ‘Panoramën’, ai thotë se përpara se delegacioni shqiptar të nisej me avion nga Roma, ishin informuar se Aeroporti i Rinasit nuk kishte ndriçim.
“Informacioni ishte se fshatarët kishin protestuar për pronat e tyre, që i kishte zënë aeroporti, duke thyer dhe dritat e pistës,” tha Ylli.
Ai shton se Meksi u informua për këtë çështje, por ishte Genc Ruli që këmbëngulte të ktheheshin atë natë në Tiranë.
“Kryeministri nuk tha as po dhe as jo, kurse Genc Ruli këmbënguli dhe u nisëm. Por ne e morëm vesh që para se të niseshim se në pistën e Rinasit nuk kishte ndriçim, nuk na ndodhi e papritur. Kur erdhëm në Rinas, autoritetet e aeroportit kishin nxjerrë në pistë 5-6 makina të Kryeministrisë për të ndriçuar pistën, imagjino se çfarë profesionalizmi. Pilotët, ndoshta të verbuar nga dritat e makinave, nuk u orientuan si duhet me pistën, në vend që të ulnin fillimisht rrotën e pasme të avionit, ulën rrotën e parë. Në goditjen e parë, piloti bëri një tentativë që ta ngrinte avionin përsëri, por nuk mundi, ndërsa avioni bënte kolpo si delfin mbi pirunin e rrotës së parë të këputur. Ishte një situatë tmerri në bord, por na ka ruajtur Zoti. Avioni u zvarrit me pirunin e rrotës së parë deri në fund të pistës, por pilotët arritën ta mbanin në balancë, sepse nëse do të ishte anuar, do kishte goditur depozitat e karburantit. Zoti na ka ruajtur dhe na ka shpëtuar. Ishte fat që avioni ishte një çarter i vogël 8 vendesh dhe nuk pati shumë peshë që të binte me turi përpara”.
Ylli thotë se me informacionin e tij, nuk ka asnjë skenar konspirativ pas kësaj ngjarje.

 

Kategori
Uncategorized

Foreign Policy News/ Adam B. Fairmont : Guximi i Ramës për të dalë në publik me kriminelë është i pashembullt për çdo lider tjetër në demokracitë perëndimore.

edi-rama-kuvend

Kryeministri Edi Rama është konsideruar si politikani më kontravers dhe më i pasur i Evropës. Në një shkrim të analistit Adam B. Fairmont, publikuar në Foreign Policy News, qeverisja e Ramës trajtohet me plot anomali dhe mëkate, kryesisht lidhur me luksin e shfrenuar të anëtarëve të Këshillit të ministrave, kriminalizimin e parlamentit dhe infiltrimin e ISIS në shërbimet inteligjente shqiptare.

Kështu, Fairmont shprehet se Rama ka një guxim të pashembullt për të pranuar në parti kriminelë dhe trafikantë. “Salla e Kongresit të  Ramës është njollosur nga deputetët shqiptarë të parlamentit, ministrat, baronët e pastrimit të parave dhe trafikantët e drogës, arratisja e të cilëve në Partinë Socialiste është bërë më mënyrë që t’i shmangen drejtësisë dhe prokurorisë. Guximi i zotit Rama për të dalë në publik me kriminelë famëkeq të Evropës është i pashembullt për çdo lider tjetër në demokracitë perëndimore dhe më gjerë.” shkruan Fairmont.

Analisti shkon më tej duke e akuzuar ministrin Bushati se përmes skemave korruptive ka pastruar para. “Refuzimi i zotit Rama për të dënuar skemat e pastrimit të parave të Koço Kokëdhimës; për të dëbuar kriminelët e partisë së tij të zakonshëm si Armando Prenga (anëtar i Kuvendit të Shqipërisë që ka akuza penale mbi supet e tij dhe vazhdon t’i shmanget drejtësisë shqiptare për më shumë se gjashtë muaj), dhe të hetojë më tej skemat e pastrimit të  parave që e kanë fillesën nga Z. Ditmir Bushati, Ministër i tij i Punëve të Jashtme, i cili është edhe aksioner në kompaninë më të madhe të Shqipërisë, gjeneruese të ndotjes së ajrit.

Linçimi i deputetit socialist Ben Blushi konsiderohet nga analisti si një situatë e ngjashme me atë në Korenë e Veriut. “Kundërshtari kryesor i zotit Rama, Ben Blushi i cili përfaqëson elitën e anëtarëve të lartë të PS, u kryqëzua; një qëndrim i tillë është përjetuar vetëm në spastrimet politike të Koresë së Veriut.

Ndërkohë në shkrimin në fjalë, Fairmont shprehet edhe për infiltrimin e ISIS në shërbimet inteligjente shqiptare “Qeveria e zotit Edi Ramës është e paaftë dhe pre e një ndikimi të rëndësishëm të shtetit islam; duhet theksuar se Shërbimi Informativ Kombëtar shqiptar është infiltruar nga agjentë të Shtetit Islamik dhe zyrtarët e saj të trajnuar mirë; siguria kombëtare shqiptare dhe integriteti është në rrezik. Tirana duhet të marrë masa të menjëhershme për të forcuar sigurinë e kufirit dhe për të forcuar shërbimet e saj të inteligjencës në Forcat e Armatosura dhe Policisë Kombëtare.

Lidhur me jetën luksoze të ministrave, analisti nuk kursehet me kritika dhe vërejtje “Jeta luksoze e qeverisë së zotit Rama është tepër e shtrenjtë në krahasim me jetën e mbi 1.5 milionë shqiptarëve që jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe fitojnë vetëm pesë euro në ditë. Ministrat e zotit Ramës gëzojnë privilegjet e detyrës publike duke gëzuar një jetë mondane dhe duke përdorur disa automjete shumë luksoze, duke përfshirë: Mercedes-Benz S Class, Audi A7, Audi Q7, Volkswagen Touareg, Porsche Cayenne dhe Jaguar të panumërt.

“Duke iu kthyer vitit 2013, shqiptarët kurrë nuk do të kishin menduar se anëtarët e qeverisë e Edi Ramës do të shkatërronin burimet kombëtare të thesarit dhe të përvetësonin mbi taksapaguesit lokal – thjesht si një jaguar që përgatitet në pritë për të vrarë gjahun e tij – për të blerë Jaguarë të shtrenjtë për të kënaqur së tepërmi stilin e tyre të jetesës.” shkruan ndër të tjera analisti Fairmont.

Kategori
Uncategorized

Bejtja-Ramës: Dil nga frëngjilli i “Twitter-it”, e ke marrë lehtë. Nuk mbaron këtu.

andi bejtja - edi rama

Analisti Andi Bejtja ka vënë në dukje se kryeministri Rama e ka marrë lehtë dhe se çështja e Parkut të Liqenit nuk zgjidhet me dhunë, por me dialog e me tërheqje.

“Them se kryeministri Rama e kam marrë lehtë. Kjo çështje nuk zgjidhet me dhunë, por me dialog, me tërheqje prapa. Besoj Rama se do të zbresë nga frëngjilli i “Twitter-it” dhe do të bëjë detyrën e tij pranë qytetarëve.”- tha Bejtja nga studioja e News24 ku ishte i ftuar.

Ai ka vlerësuar se punimet po vijojnë në mënyrë të paligjshme pa pasur lejen mjedisore, por sipas Bejtjas edhe nëse ndërhyrja te Parku do të kishte qenë me leje, sërish do të kishte vend për diksutim.

“Nëse nuk do të dilja kundër këtij akti, atëherë fëmijët e fëmijëve të mi do të peshtynin ne fytyrë.”-u shpreh Bejtja.

Gjithashtu ai theksoi se i është dukur tepër qesharake situata e sotme ku një pjesë e mediave i kushtoi më tepër rëndësi çështjes nëse kishte armë apo jo deputeti demokrat Genc Strazimiri apo jo se sa Protestës së sotme te Parku i Liqenit ku qartazi pati dhunë policore, madje u shoqëruan edhe disa persona.

“Nuk mund ta mbulojë këtë çështje një armë. Kishte celular apo armë Gent Strazimiri, apo e kishte me leje apo pa leje këtë çështje e zgjidh drejtësia. Mu duk qesharake se si u servir në shumë TV çështja e “armës” së Strazimirit se sa protesta”- tha Bejtja.

Por analisti Andi Bejtja kishte edhe një vërejtje për Partinë Demokratike, pasi sipas tij dalja e sotme në Protestë ka qenë e vonuar. Pasi sipas tij forcat politike duhet të përfaqësojnë interesat qytetarë dhe nuk ka rëndësi nga kush ngrihen këto çështje.

Kategori
Uncategorized

Lulzim Basha: Sot shteti ligjor ka rënë. Policia ka rrëmbyer Ndriçim Babasin…

lulzim basha konference

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli në një konferencë të posaçme për shtyp, ku denoncoi atë që e quajti rrëmbim të kreut të PD për njësinë 5, ish-deputetit Ndriçim Babasi.

Basha deklaroi sot se ka rënë shteti ligjor nëpërmjet ndërtimit të paligjshëm, arrestimit,dhunës arbitrare. Nuk është fjala vetëm për disa mijëra metra katrorë gjelbërim por për dhunën dhe respektimin e shtetit ligjor.

“Ne dënojmë dhunë e sotme ndaj opozitës, prania e policëve me armë në brez, policë pa shenjë identifikues, urdhri për dhunë nga Edi Rama”, deklaroi Basha.

Askush nuk jep llogari për paligjshmëri, tha ai. Qytetari burgoset me njëmijë lekë të vjetra ndërsa vetë ka vjedhur 700 milionë euro.

Kryetari i PD-së i kërkoi prokurorisë të hetojë rastin. “Prokuroria e ka denoncimin që prej një muaji për parkun e paligjshëm por nuk ka nisur procedura cfarë e vë atë në një pozitë të keqe”, tha Basha.

Basha dënoi arrestimin e Ndriçim Babasit duke e konsideruar atë rrëmbim nga ana e policisë.

 

Deklarata e kreut të PD Lulzim Basha

Sot Edi Rama konfirmoi se është personi mbrapa betonizimit të Tiranës, se ai i është rikthyer programit të betonizimit të Tiranës që nisi dhe e vazhdoi për 11 vite me radhë. Për këtë arsye ka emëruar një kukull në krye të bashkisë, për të realizuar projektet e  tij të betonizimit me anë të cilit ka përfituar sipas mediave ndërkombëtare të paktën 200 milion euro. Ai ka vendosur të kriminalizojë shtetin, të kriminalizojë Policinë e Shtetit të ushtrojë dhunë ndaj qytetarëve, ndaj të rinjve, ndaj pleqve, ndaj grave, ndaj burrave, ndaj përfaqësuesve të opozitës, siç bëri sot me një përshkallëzim të qartë të situatës që nuk lë vend për mëdyshje. Kemi të bëjmë me një tirani, me një tirani që e shikon veten mbi Kushtetutën dhe mbi ligjin. Kemi të bëjmë me një kryeministër i cili nuk kufizohet nga ligji dhe Kushtetuta siç e dikton republika parlamentare, por e shikon veten mbi ligjin dhe Kushtetutën për të plotësuar interesat e tij, babëzinë që i ka errur sytë përmes betonizimit të parkut të liqenit, përmes shkeljes së Kushtetutës sa e sa herë me radhë dhe mbrojtjes së deputetëve së tij të  korruptuar përmes goditjes dhe kërbaçit.  Qytetarët  burgosen së  guxojnë të venë një tjegull pa leje në çatitë e tyre, apo po të lyejnë fasadat  pa leje, ndërkohë që ky guxon të futet në Parkun e Liqenit, ta rrëthojë, ta betonizojë, pa leje mjedisore, pa leje ndërtimi dhe me një leje të Këshillit Kombëtar të Territorit qartësisht në kushte fallsifikimi, siç është denoncuar dhe botërisht në media.

Faktet e dala në dritë janë tronditëse. Nuk bëhet fjalë për mijëra katrorë gjelbërim, e vetmja mushkri e kryeqytetit, bëhet fjalë për rënien e shtetit ligjor, garancisë së vetme që qëndron mes dajakut arbitrar dhe arrestimit arbitrar torturës, dhunimit të të drejtave të njeriut, vrasjes shtetërore dhe  një shoqërie civile,  europiane dhe demokratike. Qytetarët  kanë pyetur prej dy muajsh  pse po ndërtohet pa leje mjedisore , pse po ndërtohet pa leje ndërtimi, pse po dhunohet parku i tyre me një leje të fallsifikuar të Këshillit Kombëtar të Territorit.  Kanë dy muaj që qytetarët i bëjnë këto pyetje dhe nuk ka përgjigje. Nuk ka përgjigje, por ka dhunë. Dhuna nuk e ndalon një popull që ngrihet për këto vlera. Dhuna e përdorur sot ndaj opozitës është dëshmi se ky rregjim është në grahmat e tij të fundit. Kriminalizimi i policisë, prania e njerëzve të policisë  me armë në brez në kundërshtim me ligjin, prania e policëve pa shenjën identfikuese të tyre, urdhëri për dhunë, urdhëri për të penguar përmes dhunës shtazarake vendosjen e tendës së shoqërisë civile nga ky njeri që gjithë qytetarët e Tiranës e mbajnë  mend sesi bllokoi bulevardin Dëshmorët e Kombit tre muaj me tendat e tij me pseudokauzën e tij,  dëshmon se shteti ka rënë. Kushtetuta dhunohet, ligji shkelet. ndërtohet pa leje në mes të parkut dhe askush nuk jep llogari.

Qytetari dhunohet, qytetari  merret dhe plaset në burg për 30 mijë lekë të vjetra, ky nga babëzia do të vjedhë vetëm në park 700 milionë, miliona të tjera ka zhvatur sipas vetë statistikave të shtetit të tij vetëm vitin e kaluar. Unë i bëj thirrje Prokurorisë të mos heshtë, ka një muaj që janë bërë kallëzimet. Heshtja komprementon rëndë, heshtja tregon që nuk ka më asnjë shpresë për shtetin ligjor se është koha që qytetarët të marrin në dorë të drejtën e tyre.

Unë i bëj thirrje mediave dhe gazetarëve të mos heshtin! i bëj thirrje pronarëve të mediave të mos ulin kokën nga presioni, as nga llokumi i pushtetit. Përgëzoj punën e gazetarëve sepse punojnë në kushte shumë të vështira, kushte të presionit të jashtëzakonshëm financiar e të drejtpërdrejtë mbi ta e ju them të kenë kurajo. Kjo është linja ku ndahet historia e Shqipërisë. Do të vazhdojë të jetë një demokraci parlamentare që aspiron për një shoqëri të lirë e stilit perëndimor apo do të bjerë demokracia, do të bien edhe një herë të drejtat e njeriut, liritë themelore të individit për të cilat kemi luftuar e sakrifikuar, për të cilat kemi ndenjur 45 vite nën terrorin komunist e të cilat do ti sakrifikojë sot Edi Rama për veten e tij dhe për hesap të oligarkisë që ushqen me milionat që ka fshehur në bankat “off –shore” dhe pasuritë e tij.

Zonja dhe zotërinj, pak momente më parë me një stil banditesk të panjohur, policë me maska kanë rrëmbyer kryetarin e Partisë Demokratike të degës 5 Tiranë, Ndriçim Babasi në mes të një lokali në kryeqytet.

i bëj thirrje çdo qytetari të na bashkohet sot në një protestë jo për një njeri, as për një parti por për ndryshimin e madh midis një regjimi që shkel dhe dhunon qytetarët, që iu merr bukën e gojës, që iu prish vendin e punës ndërkohë që vetë pasurohet dhe një Shqipërie siç e duam ku ligji është mbi këdo, edhe mbi kryeministrin, edhe mbi policinë, ku të gjithë jemi të barabartë para ligjit.

Kjo qeveri është mbi ligjin e jashtë ligjit.

Kjo qeverisje e sheh veten mbi Kushtetutën e mbi ligjin.

Qeverisja mbi Kushtutën e mbi ligjin është tirani. Tiranitë kanë vetëm një fat, ato përmbysen.

Faleminderit!

 

Kategori
Uncategorized

Pronarët e mediave-Bashës: Na e fal Veliajn, kemi interesa me të.

parku-te-liqeni

dokumenti-1-edi-rama

 

Leja për ndërtim te parku nuk siguroi firmën e disa ministrave të kabinetit Rama. Tre ministrat e LSI, Ylli Manjani, Edmond Haxhinasto dhe Lefter Koka nuk kanë firmosur vendimin e KKT. Veliaj ka filluar punimet pa firmën e tre ministrave të LSI-së, por problemi kryesot është dhe pa lejen e mjedisit. Syri.net ditë me pare informoi per mbajtjen peng të Erion Veliajt nga ministri i Ilir Metës, Koka. Duke besuar edhe pretendimet nen ze te kryeministrit se kryeprokurori i bindet vetemIlir Metës, Veliaj duket të jetë në një siklet të madh. Çfare do te ndodh me parkun, tanimë është fakt se punimet kanë filluar kundër ligjit. Edhe gazetarë te njehsuar me mazhorancën por të thirrur për ndihmë nga Veliaj, keto ditë po e këshillojnë opozitën të merret me gjendjen e vështirë ekonomike dhe jo më Veliajn. Madje, këshillat e tyre shkojnë deri në lutje për Lulzim Bashen.

Çfarë po i detyron këta gazetarë ta joshin Bashen me sulme ndaj Ramës dhe paaftesise se qevrise për kaluar krizen ekonomike dhe të lënë betejen për parkun? Në mendjen e tyre, Rama nuk mundet lehtë, Veliaj është kapur në flagrancë edhe me ndihmën e Ilir Metës nga opozita. Të shpëtojmë më të rrezikuarin, kjo duket të jetë qëllimi i mediave që këshillojnë Bashën ta falin Veliajn, pasi dhe me te i kanë interesat. Plot 5 kulla mbi 25 kate thuhet se kanë marrë pronarët e mediave rreth dhe në brendësi të liqenit. Kjo është dhe arsyea e mbylljes së mediave për shoqërinë civile dhe opozitën. Keta pronarë mediash po i lutën Bashës ta falë Erion Veliajn e të merret me Edi Ramën.

 

Aktivstet në mbrojtje të parkut kanë siguruar ndërkaq një projekt të perspektivës për Parkun e Tiranës ku janë shënuar disa pallate që shkojnë nga 25-40 kate, të gjitha të llogaritura të ndertohen përgjatë Parkut që nga diga deri te Fakulteti i Minierave me një cmim që kalon 3000 euro për metër katror.

dokumenti-2

Kategori
Uncategorized

Henry Smith Williams 1904- “…Shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”.

 

Iliret_1904_Altini_kocaqiIliria ishte trualli i civilizimit të sotëm europinë

Për të gjithë ata që e njohin historin e Ilirisë para Krishtit edhe historin e Ilirikut pas Krishtit e kanë shumë të qartë këtë hartë të botuar nga Henry Smith Williams në New York në vitin 1904. Kjo është vatra e paraardhësëve tanë të cilet janë edhe pararoja e qytetrimit europian të kohëve tona pasi në këto troje ishte edhe Kryeqendra e vjetër e autoktonëve,Dodona Pellazgjike, po ashtu në këto troje mori jetë edhe Krishterimi I ligjeruar nga iliri Konstandini i Madh.

foto_iliria_01

Në citimin e mëposhtem Henry Smith Williams vendos barazinë mes trakeve edhe rumunëve si pasardhës të latinizuar. Nga përpjekja për të latinizuar ilirikun rrjedhin si rumunet edhe vllehrit por jo Trakët pasi popullsia Trake, edhe sot, në Luginen e lumit Evro flet gjuhen shqipe ne nje shtrirje majaftë të gjerë. Mbetje të popullsis ilire ka kudo në këto treva të prejardhjes së etnisë sonë edhe civilizimit të sotëm europiane.

Henry Smith Williams ne librin ‘The Historians History of the World Poland the Balkans’ New York nga shb ‘The Outlook Company’ ne vitin 1904 shkruan:
“Trakët janë zhdukur tërësisht sot; pasardhës të tyre të latinizuar janë rumunët.
Nga ilirët dhe epirotët, vetëm shqiptarët e egër, ose arnautët, vazhdojnë të ekzistojnë.
Përkrah me baskët, shqiptarët janë popullsia më e vjetër në Europë”

A Kocaqi

Kategori
Uncategorized

Shyqyr Zotit.

Nga Edison Ypi*

Të ishte gjallë kurvi të shihte se Shqipëria nuk futet dot në Europë, do ja shtronte me mish e pilaf nga qefi për efektin e stërzgjatur të rrethimit me tela me gjëmba. Shyqyr Zotit kurvi ka ngordhur dhe s’ka asgjë për tu mërzitur.

Po duan të na bëjnë edhe një herë pjesë të Turqisë së minareve, çallmës, hamamit, haremit, mullirit të kafes, shiltes, shurupit të shegës. Shyqyr Zotit qefin e papërmbajtur për të jetuar të pushtuar me shekuj nën gjysëm hënën po e shprehin ca budallenj të cilëve nuk u beson askush.

Do strehojmë refugjatë sirianë. Shyqyr Zotit nuk do merret vesh se po e bëjmë nga sikleti që na zuri, por ngaqë jemi mikpritësa, nam që na e kanë përhapur kot ca udhëtarë të krisur europerëndimorë të më se një shekulli më parë, aristokratë eksentrikë, entuzistë të çakërrdisur të gjallesave të rralla që kapardisen si të pamposhtur në ca zgëqe të harruara ku ka skuta aq të thella sa pushtuesve nuk u interesojnë aspak.

U kishin thënë se shqiptarët janë Muja dhe Halila, diva bjeshkësh që dashurohen me Zana, ngrenë shkëmbinj, tundin male, vrasin kuçedra me shtatë koka. Falë Zotit tashmë s’ka asnjë dyshim se shqiptarët nuk janë asgjë tjetër përpos ca ngrehalucë groteskë, ca tragjikomikë autodestruktivë.

Sa më larg nga Shqipëria aq më trim me sërbin, grekun, rusin, korrupsionin, keqqeverisjen. Diasporën e kemi plot e përplot me Fan Nola, Faik Konica, Isa Boletina, që vërvisin në ajër penën si shpatën duke dhënë mënt e duke vrarë e prerë armiq imagjinarë, dordoleca inekzistentë ëndërrash donkishoteske. Shqyqyr Zotit që trimat e munguar të arenës, kapadainjtë e mixhlizit virtual, kreshnikët e distancës diasporike, e kanë të shkruar në ballë që janë ca hajvanë me brirë që askush nuk i merr seriozisht.

Nuk kanë pse mërziten me ecurinë e keqe në mësime të kalamajve. Shyqyr Zotit, çfarë kalamajve nuk ua mëson shkolla, nuk ua lë mangut kafeneja.

Uria për të lexuar gazeta rrenacake dhe parë televizione të manipuluara ka avulluar të vërtetën. Shyqyr Zotit shitja e gazetave ka marrë rrokopujën dhe televizionet po shkojnënë të sëmës.

Do ishte mrekulli sikur karikatori i kalashnikovi të mbante nja 10 mijë plumba për ta sharruar me një breshëri të gjithë katundin. Shyqyr Zotit kalashnikovi ka vetëm 72 plumba që mezi mjaftojnë për të vrarë vetëm nënën, babain, dy vëllezër, tri motra, pesë nipër, shtatë komshinj.

Po ta vazhdonin si e filluan, partitë do rrinin në pushtet nga 40 vjet. Shyqyr Zotit ekziston Ilir Meta që me vizion, inteligjencë, diplomaci, vullnet të pamposhtur skraparlliu ja arriti ta bëjë partinë e tretë të shumëpritur dhe vendosi ekuilibrin e duhur të shumëpritur.

Reformën në Drejtësi po e bëjnë me ndihmën e Komisionit të Venecias. Shyqyr Zotit që nga qyteti i qullur shqiptarët njohin vetëm Urën e Psherëtimave dhe ata të Komisionit pranojnë dhurata.

Nuk është ndonjë qamet që e kanë qesharak numurin e pëlqimeve në Fejsbuk. Shyqyr Zotit që Fejsbuku për të mos i lënë përdoruesit e vet me zero pëlqime si zhaba në zall, mundëson pëlqimin e vetvetes, dhe për ta bërë atë numur sa gishtat e dorës mjaftojnë gruaja, çupa, çuni, dhe goca e tezes.

Hyn dimri, u dhembin kockat, humbin shpresën, u duket se do vdesin. Vjen behari, ngroh dielli, u shkrihet gjaku, gjejnë shpresën, ngjallen. Pasi ky cikël përsëritet disa herë, nisin të besojnë se janë të pavdekshëm. As kjo s’përbën problem. Për pamundësinë e pavdekësisë së budallenjve shyqyr Zotit është kujdesur vetë Allahu i cili daljen gjallë nga kjo dynja nuk ja mundëson askujt.

Shyqyr Zotit për kultivimin dhe trafikimin e hashishit ka ca vështirësi klimatike, natyrore, ligjore, policore, doganore, se përndryshe do ta kishin mbjellë hashishin edhe poshtë krevatit.

Shyqyr Zotit Shqipëria nuk ndodhet në Afrikë ku do ta hanin të gjallë njëritjetrin, por në Europë ku njëritjetrin vetëm e vjedhin dhe e vrasin.

Nuk ka asnjë problem pse ja afrojnë vdekjen njëritjetrit. Shqyqyr Zotit në varrim marrin nga një shami me vete për të bërë sikur fshijnë lotët.

Le të mos u shkojnë mirë me mësime kalamajtë. Shyqyr Zotit çfarë nuk mëson shkolla nuk e lë mangut kafeneja.

S’ka problem se çupa në emigracion u është bërë kurvë. Shyqyr Zotit ka mënyra për ta penguar llafosjen.

Pun’ madhe se u janë mërzitur gratë. Shyqyr Zotit ekzistojnë dashnoret.

Është tmerr t’i takosh në rrugë. Shqyqyr Zotit rruga ka dy trotuare, bën sikur s’i sheh dhe hidhesh në tjetrin.

Shyqyr Zotit që uji i detit është i kripur, era nuk kapet, shiu nuk mblidhet, malet nuk tunden, yjet nuk arrihen, se përndryshe do t’i kishin vjedhur.

Shyqyr Zotit që ekziston imagjinata, se nuk ka mënyrë tjetër ta mësosh sa të poshtër janë.

Shyqyr Zotit që ma mësuan se 1 edhe 1 bëjnë 5, se unë e dija që bënin 7.

Kategori
Uncategorized

Ç’FAT PËR SUNDIMTARËT

Nga: VALBONA MEZINI*

Ç’fat për sundimtarët, që njerëzit nuk mendojnë!

Kjoshprehje e një udhëheqësi nga ata që mbahen mend për keq, nga
i cili bota mësoi  sesi nuk duhet udhëhequr, më solli në vëmendje të shkruaj këto rreshta duke e gjetur këtë shprehje më shumë se kurrë koherente për situatën socio-politike që vendi po kalon. Tejendanë qeveria propagandon se është në krye të reformave shtet-formuese, por me gjithë dëshirën e mirë që populli im të jetë përfituesi kryesor i implementimit të këtyre reformave, do t’ia falja edhe gabimin më të madh nëse zelli i punëve të qeverisë, do të ishte po aq i lartë, sa lufta mediatike në funksion të kësaj propagande shterpë, po aq shterpë sa vet dëshira në letër, për të bërë shtetin e rilindjes. Nuk u pa kurrfarë politike e qëndrueshme, për të shpërblyer popullin, i cili i besoi votën për variacion politik, në qershor të 2013, ndaj sot kam gjithë të drejtën të them e shkruaj se Adolf Hitleri pati të drejtë kur tha se, është fat për sundimtarët, që njerëzit nuk mendojnë! Në këtë rast do të mendoja se Rama ka qëlluar me fat, por jo. Unë nuk mendoj se Edi Rama i cili edhe pse po bën ligjin që ti mbyllë gojën çdo mendimi ndryshe që kritikon punët e mbrapshta të qeverisë, ka qëlluar me fat. Ai do të mbahet mend si kryeministri që dështoi në nismat e tij për të bërë shtet, jo se nuk dinte, por nuk donte. Xhon F. Kenedi thotë se padija e një votuesi në një demokraci, e dëmton sigurinë e të gjithëve. Në fakt siguria e shqiptarëve tashmë është dëmtuar rëndë edhe pse nuk ka më njeri të mos e dijë se qeveria e rilindjes, nuk mundi dot të bëjë shtet. Padija e një votuesi në një demokraci, e dëmton sigurinë e të gjithëve, ndaj për çdo shqiptar ka ardhur koha që të informohet çfarë ndodh me taksat, si i përdor paratë qeveria që ka votuar, çfarë angazhimi ka për të rritur rrogat dhe pensionet, sa biznese të reja janë hapur në lagjen e tij, në qytetin e tij, sa shpenzon në fund të muajit krahasuar me të njëjtën periudhe me një vit më parë? Këto janë disa pyetje që shqiptarët duhet t’i ngrenë dhe t’u kërkojnë përgjigje atyre që u besuar votën, qofshin këta drejtues lokalë apo qendrorë. Shqiptarët duhet ta dinë se qeveria që votuan me premtime farse sot e rendit Shqipërinë në shkallët më të ulëta në të gjitha raportet ndërkombëtare dhe indekset globale. Dje Shqipëria u radhit si një nga vendet më të varfra të rajonit duke lënë prapa vetëm Bosnjë Hercegovinën për nga fuqia blerëse. Një indeks i Global Finance që mat nivelin e varfërisë në mbi 180 vende të botës, e që e renditi Shqipërinë në vendin e 95 në rang botëror duke përdorur si njësi matëse paritetin e fuqisë blerëse. Nga ana tjetër Banka Botërorë vë alarmin se në Shqipëri 46.1% e popullsisë jeton me 5 dollarë dita. Risku për të rënë nën nivelin jetik është më shumë se asnjëherë tjetër prezent në shoqërinë shqiptare. Ndërkohë GDP për kapital e vendit tonë është 4450 $ (i katërti vend më i varfër në Europë). Një tjetër rekord që qeveria rilindase shënoi në indekset ndërkombëtare, është ai i pagës minimale e cila sipas Bankës Botërore është 15 herë më e vogël, sesa mesatarja e BE-së. Me këtë buxhet konsumator individi motivohet të kontribuojë në mbijetesë, sesa në bum ekonomik. Rrjedhimisht risku është se konsumi mund të vazhdojë të shfaqet në rënie të qëndrueshme. Pak ditë më parë Shqipëria u rendit e fundit në Europë dhe rajon për nga lumturia. Raporti global i lumturisë evidentoi Shqipërinë si vendin e fundit dhe Shqiptarët si populli më i palumtur. Rekord tjetër negativ i qeverisë rilindëse është ai i dy ditëve më parë, ku Eurostat dëshmoi se numri i kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e BE, ka shënuar rritje të frikshme, duke shkuar në 439 % që përkthehet në 66 mijë, vetëm në vitin 2014 sepse të dhënat e vitit 2015 janë duke u përpunuar nga Eurostat. Këtu janë përfshirë vetëm individët që janë regjistruar si azilkërkues në vendet e BE. Në fakt shqiptarët që u larguan në 6 mujorin e dytë të vitit 2013, menjëherë sapo rilindja u ul në karrigen e pushtetit është regjistruar nga Eurostat të jetë 12.2 mijë. Çfarë dhemb më shumë është fakti se janë të rinjtë ata që po ikin nga Shqipëria. Sipas Eurostatit për Shqipërinë grupmosha nga 18–34 vjeç përbën gati 45 % të totalit të azilkërkuesve ndërkohë që është shumë e lartë edhe përqindja e fëmijëve që ikin me prindërit e tyre teksa grupmosha nga 0 -13 vjeç përbën 26 % të totalit të azilkërkuesve shqiptarë që ikin drejt Bashkimit Europian. Nëse deri pak kohë më parë, shqiptarët ishin të dyzuar mes faktit dhe teorisë se qeveria rilindëse është në rrugën e duhur, sot janë krejt të vetëdijshëm se qeveria dështoi në të bërit reforma dhe shtet. Shqipëria për çdo shtetas europian po qe se do të provonte të jetonte për pak kohë në vendin tonë, do të ishte një mision i pamundur. Në të tilla kushte kur taksat rriten çdo ditë dhe vendet e punës mungojnë, ndërsa rrogat zvogëlohen përkundrejt shtrenjtimit të jetesës, Shqipëria është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që veprojnë si djalli, por për shkak të njerëzve që nuk bëjnë asgjë për këtë”, do të thoshte Albert Ajnshtajn. A ka ringritje, pas dështimit? A munden shqiptarët të qeverisin sikurse nuk kanë qeverisur më parë? Po shqiptarët mund të qeverisin sikurse nuk kanë mundur më parë vetëm nëse do të kishte një burrë shteti. Zhorzh Pompidu thotë se një burrë shteti, është një politikan që e vë veten në shërbim të kombit, ndërsa një politikan është një shtetar që e vë kombin në shërbim të vetes. Kaq mjafton për të kuptuar se çfarë janë ata që u besuam votën 3 vjet më parë, burra shteti apo shtetarë që kombin e vënë në shërbim të vetes? Rritje barrës fiskale të bizneseve 8 herë më e lartë se viti i kaluar për bizneset në Bashkinë e Tiranës, i cili mban peshën e 49% të biznesit vendas. Fryma e ankthit dhe e pasigurisë ekonomike amplifikon riskun e falimentit të bizneseve, në qoftë se ato nuk kanë kapacitete për të mbuluar shpenzimet. Nëse biznesi po tkurret, kush do prodhojë punësim? Atëherë do të mbështetemi tek investimet (investimet në rënie 10% më pak sipas BSH në T3 2015) këtë e pohoi edhe FMN në vizitën e një dite më parë, me autoritet shqiptare. Tomas Xheferson do të thoshte se çdo qeveri degjeneron kur iu besohet vetëm sundimtarëve të popullit dhe populli është i vetmi rrëzues i tyre. Ndaj duket qartë se reformat shtetformuese të qeverisë së rilindjes nuk janë gjë tjetër veç një farsë që përpos propagandës asgjë nuk ka për thelb. Do të doja shumë që t’ia falja edhe gabimin më të madh qeverisë së rilindjes, nëse zelli i punëve të saj, do të ishte po aq i lartë, sa lufta mediatike në funksion të propagandës shterpë, po aq shterpë sa vetë dëshira në letër, për të bërë shtetin e rilindjes. “Ç’fat për sundimtarët, që njerëzit nuk mendojnë!

Kategori
Uncategorized

Donald Tramp i shkruan Edi Ramës: Je lozonjar si Bleona, po marrosem pas teje.

BeFunky Collage

Hellouuu Uini Rama, ose Eduin, ose Surrel-Boy.

Unë jam Donald Trump dhe jam i shokuar. Këshilltarët e mi erdhën në zyrë e më thanë se Uini Rama ka bërë deklaratë kundra teje.
Realisht unë e dija që Uini është një ishull grek në Mesdhe afër Kretës. Habia ime qëndronte në faktin se si mund të fliste një ishull.

Më vonë një nga këshilltarët e mi më qetësoi duke më thënë se Uini Rama është një qytet afër Kaukazit.

Nejse edhe ky këshilltar ja futi kot, por më erdhi në ndihmë mikesha ime shqiptare Bleona Qereti e cila më dha informacione brilante për ty, urrejtja ime ndaj teje papritur u konvertua në dashni platonike.

Kur pashë CV-në tënde o Uini Rama kam mallkuar veten gjysmë ore rresht që nuk e dija që ti ekzistoje.
Oh çfarë kisha humbur…më shumë se gjysma e jetës më paska ikur kot, pa ditur që ti ishe gjallë në anën tjetër të planetit.

Mora vesh që ti ke bërë shumë ekspozita me piktura dhe që jam gati të blej nja dy për t’i vënë në tualetin e stafit tim në një nga zyrat në New York.

U informova që ju keni një vilë me arkitekturë misterioze në Surrel. E cila ta heq zarin. Uini Rama, të lutem a mund ta pyesësh pak kryeplakun e Surrelit nëse ka tokë të lirë, se dua dhe unë të ndërtoj diçka aty.

U bëra pak xheloz kur mora vesh se ju keni një këshilltar të talentuar si Fate Velaj. Po u bëra keq fare që Fate Velaj sot po promovon librin e tij të ri dhe vazhdon të jetë këshilltari juaj dhe jo i imi.

Pastaj u informova që ju keni një dashuri të madhe për gjyshin e një shokut tuaj të ngushtë. Bëhët fjalë për gjyshin e Erion Veliaj, gjyshin Xhoxhi Soros.

Pastaj me Bleonën diskutuam për orë të tëra për kravatat e tua me topa, por më iku zari fare kur mësova për kërpudhën që ke ngulur tek avllia poshtë zyrës ku punon.

Oh Uini Rama…ajo kërpudhë më goditi në zemër si Kupido.

Më pas Bleona më vërtetoi që ti je shumë lozonjar.
Ajo më rrëfeu për një mikun tënd që në mos gaboj quhet Tani-Bunny, ose Tan-Lepri siç i thoshte Bleona.

Bleona ishte e gëzuar që ti dhe Tani-Bunny jeni bërë prapë shokë, pas një periudhe  ku u vërejt mospërputhje karakteri mes jush.

Kur unë e pyeta Bleonën se pse ajo ishte kaq e gëzuar për pajtimin tënd me Tani-Bunnyn, Bleona mu përgjigj se:

“Ne gocat lozonjare ndihemi shumë UAU kur rrimë me të fortët o Trampi”

Kur kuptova se ti Uini ishe dhe lozonjare njësoj si Bleona, oh Uini Rama… ohhh…u bëra gati të prisja biletën e të vija në Tiranë, por Bleona më ndali dhe më tha që të vija njëherë tjetër pasiqë shoku yt Erion Veliaj kishte parashikuar mot të përkeqësuar me stuhi dhe uragan këtë javë.

Por unë do vi një ditë se s’bën të të takoj Uini Rama. E ndiej që po marrosem pas teje.

Kategori
Uncategorized

Mashtrimi i rilindasve ndaj emigrantëve.Pandeli Majko:Emigracioni…, nderi dhe turpi.

 

Emigracioni…, nderi dhe turpi

Nga Pandeli Majko. “Disa muaj para zgjedhjeve parlamentare 2013″…

Shqipëria u bë vendi ku “eksporti” i emigrantëve ka qenë “lënda e parë” me të cilën shqiptarët ju ofruam botës pas përmbysjes së komunizmit. Kjo shtresë popullsie u bë protagoniste e padiskutueshme në mënyrën se si vendi u zhvillua prej 22 vjetësh.

Ky protagonizëm filloi me emigrantët e parë që u futën në ambasadat perëndimore në 2 korrik 1990-të duke i dhënë zemër shoqërisë së tulatur shqiptare për ndryshimet e mëvonëshme.Sot, vendi ynë për frymë popullsie, zë vendin e parë në Europë për emigracionin. Rreth 20-25% e popullatës së vendit tonë është larguar në emigrim.

Sipas të dhënave “statistikore” (ende të paqarta), përllogaritet që popullsia shqiptare (në Shqipëri) të jetë pakësuar me 7.7 për qind në një dekadë. Shifrat janë kontradiktore dhe konfuzioni i tyre është vec pjesa e dukshme e ajsbergut të “ceshtjes” së emigrimit në shoqërinë shqiptare.

Sipas statistikave të Bashkimit Europian, shqiptarët janë të parët për frymë popullsie në nivelin e emigrimit. Pas tyre vinë turqit dhe të tjerët…

Emigrimi i popullsisë në Shqipëri është e dhëna që bie në sy pas publikimit të treguesve të “Censusit”. Instat e deklaron vendin me 2 milionë e 830 mijë banorë i cili përbën një zvogëlim popullsie prej 237 mijë banorësh(!) (Ironikisht, kjo shifër bie në kundërshtim me listat e zgjedhëve të KQZ-së, të cilat konfirmojnë një numër më të madh të popullsisë!)

Në ITALI, numri i emigrantëve shqiptare është mbi 500 mijë, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij shteti.
Gjatë viteve numri i shqiptarëve ka shënuar rritje të vazhdueshme. Ai, sipas statistikës italiane arriti në janar 2011 kuotën 482.627 emigrantësh të rregullt në territorin italian i cili përbënte 10,6% të totalit të emigrantëve në shtetin italian.

Në GREQI saktësia statistika e emigracionit shqiptar është e paqartë. Në këtë vend numri i emigrantëve shqiptarë është më i lartë se në cdo vend tjetër, përfshi edhe Italinë.

Sa është numri i shqiptarëve të cilët kanë lënë vendin e tyre drejt emigrimit? Ky numër zyrtarisht NUK DIHET!

Duke shkruajtur këtë shkrim, mendova se duhet ti kërkoj një mirëkuptim lexuesit. Nuk jam duke bërë opozitarin. Përgjegjësia e shtetit shqiptar nuk fillon sot…

Përafërsisht, duke marrë së bashku Italinë (500 mijë+), Greqine (700-800 mijë+), vendet e tjera te BE-se (100 mijë+) duke shtuar këtij edhe emigracionin në Amerikën e Veriut (SHBA dhe Kanada), Australinë dhe pjesën tjetër të rruzullit shifra e emigracionit shqiptar të pas viteve 90-ët shkon frikshëm diku mbi 1.5 milionë…

Emigrantët janë historia e re e Shqipërisë. Ata ndryshuan raportin me shpresën për të ardhmen, në një shoqëri të dëshpëruar dhe zhgënjyer postkomuniste. Me shqiptarët emigrantë, vendi u ndihmua në rimëkëmbjen financiare dhe ekonomike të tij. Remitancat, (dërgesat financiare) të emigrantëve në drejtim të Shqipërisë, ishin disa herë më të larta se sa ndihmat ekonomike e dhëna në formë grantesh apo programesh nga donatorët ndërkombëtarë për qeveritë e tranzicionit në Tiranë.

Emigracioni shqiptar ndikoi në nivelin e shkollimit. Ai sa vjen e po bëhet edhe më i mirë edhe falë emigracionit. Mentaliteti, mënyra e të menduarit dhe deri e të veshurit kanë pësuar ndryshime të forta falë “hapjes” së emigracionit. Protagonistët e suksesit shqiptar vijnë, shumica e tyre, nga rradhët e emigrantëve, pavarësisht se një pjesë e tyre reklamohet ose me vonesë ose kur shkëlqimi mediatik ndërkombëtar i bën të i pashmangshëm.

Ndërkaq, qindra e mijëra emigrantë vazhdojnë të kenë probleme me lejet e qëndrimit, bashkimin familjar, sigurimet shoqërore, shkollat shqipe, keqtrajtimet, standardin e jetesës apo nivelin e integrimit në shoqëritë e shteteve ku kanë emigruar. Këto dhe të tjera përbëjnë shqetësimin më të madh në marrëdhënien e munguar që shteti i Shqipërisë ofron për emigracionin e vet “jetim”.

Njohja e sigurimeve shoqërore, është nga problemet më të mëdha që shqetësojnë emigracionin tonë, përballë indiferentizmit të institucioneve të shtetit shqiptar. Ky indiferentizëm me të drejtë indinjon çdo emigrant shqiptar i cili ndodhet në këtë “udhëkryq” të së ardhmes së tij. Zgjidhja e këtij problemi kalon edhe nga relizimi i marrëveshjeve shtetërore të cilat do jenë një zgjidhje fundore për pensionet të tyre të pleqërisë.

Fenomeni i mohimit të njohjes së viteve të punës të emigrantëve shqiptarë aktualisht përbën sot një korrupsion të llojit të veçantë. Ky problem social sa vjen dhe do të bëhet çështje e ditës. Pritshmëria e emigrantëve shqiptarë për njohjen e viteve të punës, në kushtet e krizës ekonomike europiane kanë përballë heshtjen dhe mosprofesionalizmin e institucioneve shqiptare.

Për faj të politikës reciproke, vetëm në Greqi, mbi 300 mijë emigrantë rrezikojnë të humbasin pensionet e tyre. Shteti i Greqisë pak kohë më parë bëri marrëveshje reciproke me Australinë për këtë cështje për emigrantët e vet. Qeveria shqiptare, deri tani, nuk është kujtuar për të biseduar për këtë cështje e cila do të sjellë për emigrantët e sotëm pasoja të parikuperueshme.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë ka zgjedhur rrugën më të lehtë dhe në kurriz të emigrantëve. Ai u kërkon emigrantëve të bëjnë sigurimin vullnetar pranë tij. Një praktikë tepër e “cuditëshme”, që i detyron emigrantët të sigurohen edhe në sigurimet shoqërore shqiptare. Duket se u zgjodh rruga më e lehtë në kurriz të emigrantëve shqiptarë dhe jo dialogu për njohjen e pensionit nga homologët grekë.

Shteti shqiptar nuk ka një axhendë për emigracionin e vet. Ky është realiteti i dhimbshëm, të cilin për ta ndryshuar duhet më së pari ta pohosh.
Kjo mungesë fillon me nivelin e shërbimeve në ambasadat tona të cilat nuk kanë personel të mjaftueshëm. Ai është një numër, për nga vogëlsia, frikshëm i turpshëm, (nuk besoj të jetë dyshifror) dhe as që bëhet fjalë të ofrojë shërbimet e kërkuara ndaj një komuniteti emigrantësh që numëron sa banorët e bashkive më të mëdha të Shqipërisë në shtete si Greqia, Italia apo si SHBA, Kanada, Gjermani etj.

Thellimi i krizës ekonomike dhe politike në vendet e Bashkimit Europian dhe sidomos në Greqi dhe Itali, po errëson prespektivën e emigrantëve shqiptarë.
Një pjesë e emigracionit shqiptar po rrezikon të përfundojë atje ku nisi rrugën e emigrimit para 22 vjetësh. Ata po kthehen. Të hutuar, të mallëngjyer dhe shpejt edhe të indinjuar. Kthimi i tyre sot është realitet. Ikja nga Greqia sidomos përbën rendin e ditës. Grupe emigrantësh, të detyruar, po i drejtohen përfundimisht vendit të tyre të lindjes për arsyet nga më të ndryshme ku kushtet e legalizimit, ndërprerja e kontratave të punës dhe gjendja e rëndë ekonomike i kanë lodhur së tepërmi emigrantët shqiptarë. Dikur, ata punonin me ëndrrën për të mbledhur para për një të ardhme sa më të mire, ndërsa sot, jeta e tyre varet nga këto kursime dhe mbi të gjitha duke rrezikuar humbjen e viteve të punës. Kjo është një padrejtësi për të cilën shteti shqiptar bën ende të “paditurin” dhe që duhet konsideruar si papërgjegjëshmëri ndaj qytetarëve të vet.

Politika shqiptare nuk ka raporte me emigracionin. Sot, emigrantët në Shqipëri figurojnë votues në lista por votimin e kanë thuajse një mision të pamundur. Prezenca e tyre në listat e votimit është shpesh arsyeja e manipulimeve industriale në zgjedhjet e rradhës. Edhe kur votojnë si emigrantë, kjo është një superlodhje militantësh që me autobuza udhëtojnë drejt Shqipërisë për të votuar. Vijnë si një “mall” eksporti, dhe pavarësisht se kryejnë një akt të paprecedent për një vend anëtar të NATO-s, janë shtresa më kokulur dhe që do me zemër të ardhmen e atdheut të vet.

Shqipëria dhe politika ja ka “borxh” të drejtën e votës emigrantëve atje ku ata jetojnë. Pse po vonon kjo e drejtë?! – mund të pysë dikush. Përgjigja e thjeshtë është se emigrantët janë votues të frikshëm. Ata nuk blehen dhe shiten, për një vend pune në administratë. Standarti i tyre i të kuptuarit të politikës nuk është naiv. Votat e emigrantëve do të jenë një thuajse “revolucion” për mentalitetin politik shqiptar. Vota e emigrantëve, pa asnjë metaforë optimiste, do të ishte “hapja” e dytë e Shqipërisë pas viteve 90-të.

Emigrantët janë heronjtë tanë të tranzicionit. Ata kanë ditur ti japin atdheut që nuk u dha thuajse asgjë Këta kërkues të ëndrës na kujtojnë cdo moment se NDERI ju takon atyre, dhe TURPI mbetet për mosmirënjohësit pa ëndrra…Duket sikur mitingu idiot në sheshin “Skënderbej”, për “dënimin” e atyre që emigruan nga hyrja në ambasadat perëndimore në 2 korrikun e 1990-ës nuk ka mbaruar akoma. Sigurisht!

http://www.yllpress.com/54888/emigracioni-nderi-dhe-turpi.html

Kategori
Uncategorized

LULI I VOCERR NE SUEDI.

LULI I VOCERR NE SUEDI.
Nje bisede azilantesh shqiptare, ne Suedi.

A e shef mor burre,i flet Prenga-Rifatit. Dy azilantë, dy shqiptare nga veriu, ja na i dhane dhe LMA_të, lejet e qendrimit 3 mujore.
Ani bre Preng, cdo tre muj kane me na dhane tjeter,njashtu sic na thane.
Ai miku që na pruni keshtu na tha, nuk do kini problem.

Hallall gjithshka, hallal leket dhe mundimet, shpetuam nga e keqia thotë Rifati, hallall thotë Prenga duke ulur kokën, por kena ardh me një mal me pare borxh, dhe borxhi or mik eshte me i keq dhe me i rende nga gjaksi, ai duhet kethyer.

Eh jete o jete ku nuk po na perplas, dhe syte e malsorit mbushen me lot, ul koken per te mos e pare kush dhe me cepin e xhaketes mundohet te largoje lotet.
Shtepine larg katundit na e kane dhane, njashtu si ne Dukagjin jena.
Po bre, nji tah  prane kena detin jo gjaksin dhe friken.
Rroba te reja na dha Xheni ne Marma.
Te reja…e çpo me duhen bre, boll i kam dhe keto qe erdha nga rruga e gjate, rruge dhe largim qe po me shtrengon dhe mbyt ketu ne gjoks, me mire i dekun atje se sa njishtu.

Nanen kush na kishte genjy,se Suedia nuk pranon ma refugjate Shqiptare, e thuj shyqyr zotit se vendet e tjera nuk te pranojne,e jo me me te dhane ene shpi,  fliste dhe gezohej tjetri duke tundur nje zarf, pa i pare lotet qe kishin mbushur fytyren e mikut perballe.
Ja dhe karta e bankes, as ne anderr nuk e kisha pa bre.
Hallall.

Hallall gjithshka or burra,vojtem shume por ja arritem dhe shpetuam.
Hi hi hi qeshte dikush aty prane, ene mua na Lushnja ma pranuan kerkesen e azilin bash si ju,hi hi hi.Ishalla do zoti dhe kalojme kete dimer te eger ketu, te pakten femijet, ata te mbushin barkun dhe te ngopen njehere me buke dhe tesha, nuk kisha asgje ne shtepi, binte miu thyente koken vazhdonte biseden lali, rralle kur zija peshk benim sikur ngopeshim, por dhe atehere na mungonte vaji.
Ai Sirjani qe fliste Greqisht si na tha?
Qe me te marre paret nga bankomati po te duam denancojm ne polici qe na ka hum karta e bankes dhe njashtu marrim karte te re dhe pare te tjera.
Hi hi hi qeshte lala.
Deshte me na e fut ai zagari, hihihi shkerdhata,kujton se ne jemi te marre.
Fukarenj po, por jo te marre.

Kujton se jemi si ata qe vene luftojne dhe vriten atje ne Alepu,,dhe keta shkerdhatat (Sirjane) vine dhe bejne qef neper Europe, ja shikoi.
Rrnoft lufta per nafte ne Siri hidhet nje tjeter,se po qe per tu vra ma shum jane vra te na ne Shkoder se atje.
Hihihi qesh perseri lala duke rrufitur kafen, desh me na i fut zagari qysh ne fillim.
Keto ishin fjalet dhe biseda me ze te larte qe degjova sapo u futa ne lokal,rreth dy tavolinave te bashkuara si ne shqiperi ne kafen e (kryqit te kuq) Soderhamn dhjete shqiptaret e ardhur rishtaz si ata rekrutet e ushtrise shqiptare qe hanin se bashku gurabije, kuvendonin te gezuar por dikush dhe me mall dhe hall per ata qe kish lene pas, per lumturine qe me fund kishin arritur ketu ne kete vend te larget, te lagesht dhe te ftohte.
Pa ju thene gje ju pagova kafet,(Kafe ne kryqin e kuq nje kafe 10 korona kushton) dhe ju urova mireseardhjen.
Te habitur por dhe te gezuar qe takuan nje shqiptar me leshuan vend menjehere duke mbytur ne pyetje qe nuk kishin fund.

Tamam si ushtaret e rinj me dautet e vjeter.
Ne syte e tyre, gezimi qe me ne fund kishin arritur ne Suedi, dhe ishin stabilizuar perkohosisht, nuk mund te fshinte hallet dhe dhimbjet pa fund.

Ne syte e tyre kishte vuajtje.
Ata ishin larguar vetem nga e keqia, dikush duke lene femijet,  dikush prinderit, te ngujuar dhe pa mbrojtje.dikush lopen e vetme qe e kishin si pjesetar te shtepise, ajo i mbate gjalle dhe ju rriste femijet.
Ata kishin ikur vetem e vetem se shteti i tyre,jo vetem nuk i mbronte por i kishte lene ne meshire fatit dhe te misionareve te paqes.

Te ndjekur nga gjaksi, te pa mbrojtur nga shteti dhe ligji ata nuk kishin tjeter  rruge zgjidhje.
Ndaj per te shpetuar veten dhe femijet,kishin shitur gjithshka, kishin paguar shume, ndoshta edhe borxh.
Dikush kishte shitur dhe shtepine,bageti dhe gjitheshka kishin nga pas.Seksere mbas sekseri,polic mbas polici,dokument mbas dokumenti,te gjitha me leke ne dore.Vetem e vetem per te shpetuar qofte dhe duke u gremisur ne fund te botes.
Por kush do i besonte?
Ata nuk e dinin qe askush nuk do merrej me problemet e tyre, askush nuk do i besonte, askush nuk do i degjonte, askush nuk do i ndimonte ne zgjidhjen e halleve te tyre pa fund.
Thjesht per ta do zbatohej nje procedure rutine, si gjithe shqiptaret e tjere dhe keta do i ndiqte e njejta rruge zeze,ajo e mos aprovimit dhe e kethimit perseri ne vendin e tyre.
Ketu besojne shtetin qe na genjen dhe vjedh jo vetem ne por dhe keta te huajt.
Shqiperia nje vend i sigurte.
Ku fatkeqesisht e verteta eshte krejt ndryshe.Rendi,siguria dhe tritoli, vrasjet,  jane kafja e mengjezit dhe ushqimi i perditshem i shtypit, mediave dhe qytetareve shqiptare.
Keta te mjere te ardhur me shprese e mbrojtjes kaq larg,nuk e dinin cfare do ndodhte me ta.
Ata nuk po i gezoheshin dot nje karte banke bosh me 1800 kr ne muaj,dhe nje leje qendrimi tre,apo disa here nga tre muaj, deri sa te mbaronin procedurat, per tu kethyer perseri mbrapsh si te gjithe bashkeatdhetaret e tyre te ardhur me pare ne Suedi pa perjashtim.
I degjoja dhe nuk i kundershtova, nuk desha te behesha une ai qe do jau thyente zemren qe ne fillim,me te verteten e hidhur te procedurave dhe fundin qe i prisnin.
Ishte fillimi i nje enderrimi te genjeshter te tyre si i gjithe te tjereve pa perjadhtim. I lashe te kenaqeshin ne boten dhe enderrat e tyre.
Ata mendonin se kishin prekur parajsen. Por me kot, ata pa ditur po genjenin veteveten,familjen dhe femijet, ky fillim i (embel ) nuk do zgjasi shume,hidherimi dhe e verteta do tju vije pak me vone disa muaj me pas.
Atehere kur pritja dhe buzeqeshja e punonjesve dhe avokatit te emigracionit dhe kerkest e tyre per takime shume shpejt do ju kethehen ne nje morg per ta.
I lashe te flasin dhe te gezohen me ditet e lumtura te tyre ne Suedi.

Te gjithe kane te drejte te enderrojne, te gjithe kane te drejte te kerkojne te ardhmen dhe fatin e tyre dhe ketu ne nje vend nga me te miret, me te rregullt, me socialet, me te sigurte, por te ftohte dhe te genjeshtert per ne shqiptaret, vetem per shqiptaret e shqiperise.
Jo per Arabet dhe Afrikanet.
Ata jane pjesa me e dashur e ketij vendi,jo se ata jane me punetore dhe me te civilizuar se ne (Te gjithe keta sapo marrin dokumentat me asistence jetojne)
Por ndoshta kjo vjen nga qe ata politika nuk i cileson si azilante te vendeve te “sigurta” sic na etiketojne ne, kur vet kryeministri i sotem ka lene dikur zyren dhe me çorape ja ka marre vrapit neper vrimat si minjte e galerive apo pse dhe grate Suedeze martohen me ta,dhe burrat vene deri ne Filipine te marrin gra.

Me pyeten dhe u interesuan per nje emer qe simbas tyre ishte i vetmi Shqiptar i cili kishte fituar azil, e ata  e kishin degjuar nga mediat shqiptare, dhe ketu neper kampet apo zonat e emigranteve, me thane se jeton ne kete zone.

Megjithe se ju thashe se nuk e njihja,por nuk ishte vetem ai qe kish fituar statusin e azilantit nga shqiperia, ka dhe te tjere ka, kjo per tju rritir shpresat e tyre te venitura.

Por fatkeqesisht une nuk e njihja me ate njeri.
Nuk e njihja pavaresisht se ai emer isha une,une qe e kisha harruar tani dhe vete emrin tim,hallet dhe problemet e mija. Une qe kisha dy vjet lufte dhe perpjekje me entin e emigracionit.
Lufte dhe perpjekje ne mbrojtje te te drejtes sime nga nje institucion i shtetit demokratik perendimor, por me ne fund nje e drejte e fituar, dhe e dhene po nga gjykata e ketij vendi Mbreteror, nen perkujdesjen dhe mbeshtetien e Amnisty international dhe Human Rigs.
Shume shpejt mendova se edhe keta te mjere do e ndjejne ftohtesine, buzeqeshien e shtire dhe genjeshtren per nje jete me te mire.
Shume shpejt dhe keta do te kuptojne se cfare fshihej mbas atij dokumenti qe je i detyruar ta firmosesh para se te fillosh procedurat me entin e emigracionit.

(Do te bashkepunoj, gjithmone dhe per cdo gje me emigracionin).

Ky bashkepunim nuk ishte dhe nuk eshte per ta ,familjet dhe femijet e tyre ashtu sic e reklamojne, ky bashkpunim nuk ishte mundesi per te fituar qofte dhe nje leje qendrimi,ky bashkunim dhe ky dokument ishte:
As me shume dhe as me pak, nje “Zbatim detyrimi” per tu kethyer me deshire apo me force ne vendin e origjines ne momentin e pare qe emigracioni dhe shkallet e tjera te procedurave ligjore, nuk do ju pranonte kerkesen e tyre te drejte apo jo,per leje qendrimi dhe azil ne Suedi,ata do te ishin te detyruar te largohen nga Suedija duke marre padrejtesisht dhe dy vjet ekspuls ne vendet e bashkimit europian.
Ata flisnin e flisnin per hallet dhe problemet e tyre te verteta, gjakmarrjen, varferine, krimin, korrupsionin dhe keq qeverisjen.
Por ata harronin qe vinin nga nje shtet, qe europa e quan

“Vend te sigurte demokratik”
Ku vete ministri rendit i shoqeruar nga mediat e tij e quan fitore,dhe del per te pritur ne Rinas nje avion me 50 leckamane te mbledhur rrugeve te europes.
Deklarimet e genjeshtra per shtetin ligjor,sigurine e qytetareve shqiptare,mbushin faqet e gazetave apo te emisioneve televizive.
Por me ironike eshte kur keta 50 fakire, leckamane te mbledhur rrugeve i shoqeron dhe nje minister i brendeshem i nje shteti te madh demokratik.

Kjo eshte demokracija.
Diplomatet e huaj bertasin;
Shqiperia “Vend i sigurte demokratik” Kur vete ata qe ne shtetet e tyre levizin me bishikleta, ndersa ne kete “Vend te sigurte” levizin me makina te blinduara apo te shoqeruar makina dhe sirena policije.
E cfare dallimi ka shqiperija (demokratike) nga Kabuli, apo Siria? Asgje vetem se ne ndodhemi si harte ne Europe dhe ata jo.
Shqiptaret po vidhen, grabiten dhe vriten cdo dite.
Tritoli ju eshte bere ushqim i dites, krimi  dhe varferia ekstreme eshte kethyer dhe ulur kembekryq ne cdo cep te shqiperise, shteti fle gjume apo eshte i pa afte perballe krimineleve te lidhur me politiken, komisiariatet e policise po hidhen ne ere.

Ndersa Shqiptaret te mashtruar apo te paguar po vene te luftojne dhe vriten ne Siri per xihad, kur vete Sirianet,ikin nga vendi i tyre apo vende te tjera ku kishin emigruar me pare si Greqia,duke perfituar menjehere azil politik dhe pashaporta ne Suedi.
Ky nuk eshte ligji i demokracise per azil kerkuesit,por lufta per (Arin e zi) ne Siri dhe vende te tjera arabe.
U ndava me bashkakatdhetaret e mij duke i lene ne enderrimet dhe shpresat e tyre.

Ashtu si Lulin e vocerr me doren e shtrire, duke e ditur se shume shpejt enderrimet e tyre do te kethehen ne vuajtje, makth dhe debim te radhes.
Ashtu si qindra e qindra shqiptareve te tjere,qe erdhen, kerkuan me shprese azil  dhe mbrojtje ne Suedi, pa e ditur se cfare do te ndodhte me ta ne kete shtet demokratik perendimor.
Por ketu te cudit fakti,se ne dy-tre vjet rreth 5_6 mije  shqiptare, te dorezuar dhe regjistuar si kerkues te rregullt ne zyrat e entit te emigracionit.
Asnjeri prej tyre ( vec dy tre familjeve) nuk i permbushi rregullat per te perfituar azil ne kete shtet.
Kur ambasadori gjerman ne shqiperi deklaron se ne 100 shqiptare 1 merr azil politik dhe perfiton dokumentat ne Gjermani.
Duke mos folur per ata qe mashtrojne dhe qe nuk jane pak, me kerkesat dhe dokumentat e tyre te blera ne pazar, per te fituar azil, dhe pse kete e bejne thjesht nga hallet dhe varferia ekstreme.

–Mos valle ne Suedi kane gjetur te vine dhe te kerkojne mbrojtje,vetem (mashtruesit) Dhe jo azil kerkuesit e rregullt? (Simbas ketyre ketu)
–Mos valle racizmi qe flitet nen ze, eshte eshte dominues ne vendimet e entit te emigracionit?
–Mos valle fati i azil kerkuesve shqiptare, eshte i para shkruar (Me Jo) perpara se ata te praqiten apo te depozitojne kerkesen e tyre per mbrojtje dhe azil ne Evrope ?
–Mos valle perkethyesit si pjese e emigracionit nuk njohin gjuhen letrare shqipe,dhe nuk munden te perkethejne ate cka thuhet dhe deponohet nga azil kerkuesit e shqiperise, duke deformuar keshtu gjithe procesin e kerkeses dhe azilit ne entin e emigracionit?
–Mos valle per ti shpetuar kethimit,dhe ate cka te pret ne Shqiperi,duhet gjetur strehim neper manastiret e vendit,(Duke i vleresuar si te vetmit ne ndihmen ndaj shqiptareve) Si e vetmja mundesi e qendrimit, mos perndjekjes dhe debimit nga shteti Suedez?
Sigurisht qe shteti Suedez eshte pjese e Europes.
Ai dhe gjithe shtetet ne fjale perdor fondet e tyre por dhe te Be_se dhe te OKB_se, per mbajtjen e nje administrate jo te vogel dhe burrokratike ne zyrat e shtetit.
Enti i emigrimit, gjykatat, juristet, perkethyesit, banesat e qendrimit.

Gjithshka, per ceshtiet e emigranteve te ligjshem dhe te pa ligjshem shqiptare apo te kombesive te tjera,nga dikush paguhen.
Por ndersa per kombet dhe kombesite e tjera qofshin keto arabe, afrikane apo dhe europiane ka standarte te tjera,si ne pritje, trajtim,shkollim apo dhe ne dhenien e dokumentave te qendrimit.
Per shqiptaret punohet me dy standarte.
Te gjithe pa perjashtim pavaresisht se kush jane ata,problemeve qe kane dhe rreziku i kethimit te tyre ne shqiperi.
Debohen dhe forcerisht nga policija e emigracionit, mbas nje kohe te gjate qendrimi, duke zgjatur procedurat.
Por a ka institucione te tjera qe mund tju drejtohesh ne shtetin demokratik Suedez apo dhe shtetet e tjera te Evropes?
Sigurisht qe ka.
Por askush nuk merr mundimin te te degjoje apo te ketheje pergjigje, aq me teper kur je shqiptar, nga “Nje vend i sigurte” i krimit dhe krimineleve,i vrasesve dhe viktimave, i mafies dhe mafiozeve te lidhur dhe bashkepuntore me pushtetin dhe pushtetaret.
Institucini me i vjeter dhe me i rendesishem ne Europe dhe ketu ne Suedi eshte ai i Avokatit te Popullit,por dhe sikur ti shkruash per ndime ne shkeljen e zbatimit te ligjshmerise,nga institucionet e shtetit.
Ai te pergjigjet:
Institucionet ne Evrope dhe Suedi jane te pa varura.
Po atehere perse eshte ky institucion si “Avokati i Popullit” per te na treguar se institucionet jane te pa varura,apo per te mbrojtur ligjshmerine dhe shkeljet me te dyja kembet e te drejtave te njeriut qe keto institucione kane kohe qe i bejne vetem me ne shqiptaret.

Lind Pyetja.

Mos valle shqiptaret jane qytetare te pa pranueshem dhe te pa deshiruar.

MARS 2014

Kategori
Uncategorized

SHQIPËRIA NË RREZIK: Terroristë të ISIS janë infiltruar në shërbimet sekrete Shqiptare. Nga Foreign Policy News.

Foreign Policy News: Ministrat e Ramës, pastrim parash dhe trafik droge

 

Nga Adam B. Fairmont.  
SHQIPËRIA ËSHTË NË RREZIK.

Qeveria e Ramës është e paaftë dhe një pre e lehtë e influencës së Shtetit Islamik.
Duhet theksuar se Shteti Islamik ka infiltruar agjentë të tij të mirëtrajnuar në Shërbimet sekrete shqiptare.

Siguria Kombëtare e Shqipërisë është në rrezik. Tirana duhet të ndërmarrë nisma konkrete dhe immediate për të përforcuar kufijtë e saj dhe të forcojë shërbimet e saj të inteligjencës në forcat e armatosura dhe në polici.

Ministrat e tij, të cilët shquhen për pastrim parash, trafik droge dhe që e shohin PS-në si strehëz për t’i shpëtuar Prokurorisë dhe Drejtësisë. Guximi i Ramës për të dalë në publik me kriminelët më famëkeq të Europës është i pakrahasueshëm me asnjë lider tjetër në vendet e demokracisë perëndimore.

Gjithashtu projektimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës si një lider i ardhshëm i PS-së, pritet të shkaktojë një tronditje të madhe në partinë e Sheikëve të Shqipërisë, por gjithashtu pritet të përkeqësojë nivelin e varfërisë në vend.

Refuzimi i përhershëm i zotit Rama për të dënuar skemat e pastrimit të parave të Koço Kokëdhimës; refuzimi për të mos përjashtuar nga partia kriminelë ordinerë si Arben Ndoka dhe Armando Prenga, (tashmë ish anëtarë të parlamentit) i cili prej gjashtë muajsh vazhdon t’i fshihet drejtësisë; dhe refuzon investigimin e skemës së pastrimit të parave nga ministri i tij i jashtëm Ditmir Bushati që është ndotësi më i madh i ajrit në Shqipëri.

Në vitin 1946, regjimi komunist në Shqipëri miratoi reformën agrare; 70 vjet më pas zoti Rama dhe qeveria e tij e braktisën sektorin agrikulturor dhe atë të prodhimit të ushqimeve, pavarësisht punës se rekomandueshme që kishte bërë ministri i tij i Bujqësisë, megjithëse ai i mëparshme gjithmonë është margjinalizuar nga kryeministri Rama dhe skuadra e tij.

Në kongresin e tij socialist kryeministri përsëriti edhe njëherë gjithë mbështetjen e tij ndaj zotit Erion Veliaj, një njeri i George Soros, si një lider i ri të PS-së gjë që ka shkaktuar shumë pakënaqësi në klubin e Rilindjes të zotit Kokëdhima, i cili ka rrëmbyer partinë e zotit Rama.

Është alarmante kur sheh se mbështetësit e zotit Veliaj kanë zënë kryesisht shumicën e vendeve në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, ndërsa Saimir Tahiri kryetar i degës së PS-së së Tiranës është parë si delja e zezë e tufës.

Kundërshtari kryesor i zotit Rama, Ben Blushi i cili përfaqëson elitën e anëtarëve të vjetër të PS-së u kryeqëzua përmes një sjellje të ngjashme me atë të politikanëve të Koresë së Veriut. Qeveria e Ramës është e paaftë dhe një pre e lehtë e influencës së Shtetit Islamik; duhet theksuar se Shteti Islamik ka infiltruar agjentë të tij të mirëtrajnuar në Shërbimet sekrete shqiptare. Siguria Kombëtare e Shqipërisë është në rrezik. Tirana duhet të ndërmarrë nisma konkrete dhe immediate për të përforcuar kufijtë e saj dhe të forcojë shërbimet e saj të inteligjencës në forcat e armatosura dhe në polici.

Më 19 Mars të 2016-ës Partia Socialiste e Shqipërisë zhvilloi Kongresin e saj sipas stilit komunist, mu në zemër të Tiranës, në po të njëjtin pallat ku partia e saj totalitare i mbante Kongreset e stilit Marksist rreth 30 vite më parë.

Ndërkohë pas skene, gjatë planifikimit të Kongresit të fundit Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Socialiste pati në kontroll të plotë të gjithë listën e pjesëmarrësve dhe atyre që do të mbanin fjalime në media e cila ishte e gatshme të regjistronte fjalimet më të spikatura të oligarkisë socialiste.

Auditori i kongresit të Ramës u njollos nga ministrat e tij, të cilët shquhen për pastrim parash, trafik droge dhe që e shohin PS-në si strehëz për t’i shpëtuar Prokurorisë dhe Drejtësisë. Guximi i Ramës për të dalë në publik me kriminelët më famëkeq të Europës është i pakrahasueshëm me asnjë lider tjetër në vendet e demokracisë perëndimore.

Gjithashtu projektimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës si një lider i ardhshëm i PS-së, pritet të shkaktojë një tronditje të madhe në partinë e Sheikëve të Shqipërisë, por gjithashtu pritet të përkeqësojë nivelin e varfërisë në vend.

Refuzimi i përhershëm i zotit Rama për të dënuar skemat e pastrimit të parave të Koço Kokëdhimës; refuzimi për të mos përjashtuar nga partia kriminelë ordinerë si Arben Ndoka dhe Armando Prenga, (tashmë ish anëtarë të parlamentit) i cili prej gjashtë muajsh vazhdon t’i fshihet drejtësisë; dhe refuzon investigimin e skemës së pastrimit të parave nga ministri i tij i jashtëm Ditmir Bushati që është ndotësi më i madh i ajrit në Shqipëri.

Në vitin 1946, regjimi komunist në Shqipëri miratoi reformën agrare; 70 vjet më pas zoti Rama dhe qeveria e tij e braktisën sektorin agrikulturor dhe atë të prodhimit të ushqimeve, pavarësisht punës se rekomandueshme që kishte bërë ministri i tij i Bujqësisë, megjithëse ai i mëparshme gjithmonë është margjinalizuar nga kryeministri Rama dhe skuadra e tij.

Në kongresin e tij socialist kryeministri përsëriti edhe njëherë gjithë mbështetjen e tij ndaj zotit Erion Veliaj, një njeri i George Soros, si një lider i ri të PS-së gjë që ka shkaktuar shumë pakënaqësi në klubin e Rilindjes të zotit Kokëdhima, i cili ka rrëmbyer partinë e zotit Rama.

Është alarmante kur sheh se mbështetësit e zotit Veliaj kanë zënë kryesisht shumicën e vendeve në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, ndërsa Saimir Tahiri kryetar i degës së PS-së së Tiranës është parë si delja e zezë e tufës.

Kundërshtari kryesor i zotit Rama, Ben Blushi i cili përfaqëson elitën e anëtarëve të vjetër të PS-së u kryeqëzua përmes një sjellje të ngjashme me atë të politikanëve të Koresë së Veriut. Qeveria e Ramës është e paaftë dhe një pre e lehtë e influencës së Shtetit Islamik; duhet theksuar se Shteti Islamik ka infiltruar agjentë të tij të mirëtrajnuar në Shërbimet sekrete shqiptare. Siguria Kombëtare e Shqipërisë është në rrezik. Tirana duhet të ndërmarrë nisma konkrete dhe immediate për të përforcuar kufijtë e saj dhe të forcojë shërbimet e saj të inteligjencës në forcat e armatosura dhe në polici.

Gjithashtu vazhdojnë të qëndrojnë si një tumor malinj figurat komuniste në PS. Siç janë Pandeli Majko, Ditmir Bushati, Taulant Balla dhe Sajmir Tahiri të cilët kërkojnë forcimin e interesave të partisë mbi ato të Shqipërisë. Dhe si rezultat zoti Arben Ahmetaj (një udhëtar pasionant me jet, avion privat) i cili së fundi është bërë dhe ministër i Financave dhe kolegët e tij synojnë që të mbrojnë skemat e tyre të pastrimit të parave të cilat shtrihen që nga plazhet e Panamasë dhe deri në oqeanin Indian, duke pasur fillimisht si prioritet zgjatjen e qëndrimit në pushtet të partisë së tyre dhe jo që të shikojnë mundësitë e zhvillimit ekonomikë të vendit dhe përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në botë.

Jeta e anëtarëve të qeverisë së Ramës është mjaft luksoze krahasuar me jetën e 1.5 milion shqioptarëve që jetojnë nën limitet e varfërisë me 5 euro në ditë. Ministrat e zotit Rama kanë privilegje në zyrat publike, ndërsa përdorin makinat më luksoze në treg, si: Mercedes-Benz S Class, Audi A7, Audi Q7, Volkswagen Touareg, Porsche Cayenne dhe Jaguars.

Pavarësisht mbështetjes së fortë të SHBA-së për të promovuar dhe miratuar reformën e dekriminalizimit, që synon të fusë në burg të gjithë politikanët me rekorde kriminale; e gjithë kjo qartë se zoti Rama është pengesa kryesore e realizimit të kësaj reforme.

Në vitin 2013 shqiptarët nuk do të kishin menduar kurrë se anëtarët e qeverisë së Ramës do të copëtonin burimet e thesarit dhe do të vendosnin taksa të larta mbi supet e shqiptarëve në mënyrë që ata vetë të blinin jaguarë dhe të bëninj një jetë lukzose.

Gjithnjë e më shumë borxhi publik ka kapërcyer çdo limit që brezat e ardhshëm të shqiptarëve do të duhet të paguajnë.

 

Një legjislacion i kompromentuar i cili fatmirësisht nuk u mbështet nga LSI-ja, ishte një skemë e pastër korrupsioni e shpikur nga zoti Rama dhe synonte të rrezikonte asetet kombëtare të Shqipërisë të cilat kontrollohen nga një grup oligarkësh që i përkasin sektit të tij.

 

Kategori
Uncategorized

SOROS: “DONALD TRUMP ËSHTË TURP I MADH, ËSHTË FATKEQËSI”.

 

Rama Trump Soros

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë dje disa deklarata të pazakonta (në dukje), në emisionin ‘Zululand’ të Mustafa Nanos.
Duke trajtuar garën elektorale në SHBA, Rama u ndal dhe tek kandidati potencial Donald Trump, Rama e etiketoi atë si një ‘turp i madh’ dhe‘fatkeqësi për Amerikën’.

Shprehet Rama:

Unë flas për për një gjë që është e qartë dhe për vetë amerikanët. Nuk jam unë që e them. Ju u referuat tek kolegët tuaj në median evropiane, po t’i referohemi kolegëve tuaj në median amerikane thonë shumë e shumë më tepër se kaq për këtë qasje të një kandidati që është një turp i madh për Amerikën dhe që është një pikëpyetje e madhe për gjithë qytetërimin tonë.

Dhe pak më tej:

Nëqoftëse bëhet President i Amerikës është fatkeqësi e amerikanëve jo fatkeqësia ime”.

Në pamje të parë kjo është një deklaratë e guximshme dhe antikonformiste e z.Rama.
A nuk duket ai si një ‘shpirt i lirë’ që e shpreh mendimin e tij pa të keq dhe lirshëm?

Mund të jetë dhe diçka më tepër se kaq. Sepse Rama në fakt nuk ka shprehur thjesht një opinion të vetin por ka artikuluar(në nivel Shqipërie) një linjë politike anti-Trump, kjo linjë udhëhiqet në SHBA nga financieri  kontrovers George Soros.

Më 21 Janar 2016, në forumin ekonomik të Davosit, finanancieri George Soros hoqi paralele mes Donald Trump-it dhe organizatës terroriste ISIS.

“Donald Trump po bën lojën e ISIS-it”, –  u shpreh financieri Soros.

Soros është i angazhuar në një luftë të hapur dhe frontale kundër kandidatit republikan Trump.

Ai akuzohet nga republikanët se po shfrytëzon një rrjet të gjerë mediatik dhe organizatash jo qeveritare për të diskretituar figurën e Trump.

Së fundi, një nga OJF-të më aktive kundër Trump, shoqata “Black Lives Matters”, rezultoi se kishte përfituar rreth 33 milionë dollarë nga një rrjet OJF-sh partnere të themeluara nga Soros.

Fryma anti-Trump është përcjellë dhe në mediat Evropiane, madje dhe në ato shqiptare.
Edhe Blendi Fevziu bëri një emision për Trump-in, ku të ftuarit e tij ishin po të njëjtët që flasin zakonisht për modën dhe gatimin.

Deviza anti-Trump që propagandohet nga disa OJF dhe disa media në SHBA përqendrohet kryesisht tek minoritetet etnike dhe muslimanët.

Në disa raste, deklaratat e Trump-it janë deformuar dhe keqinterpretuar si rraciste apo islamofobe. Në këtë linjë u paraqit dje dhe Edi Rama.

Lexojeni si u shpreh Rama:

Donald Trump është një biznesmen që vjen në fushatën amerikane pas një studimi të tregut dhe do të ‘blejë’ të gjithë ato pjesë të kapitalit njerëzor që i duhen. Nëse duhet të thojë se ‘të gjithë muslimanët janë terroristë’, s’ka problem, ai e thotë. Mirëpo kjo mund të alienojë shumë njerëz që as nuk u shkon mendja asnjëherë në botë se mund të simpatizojnë me terroristët”

Ky është një spekulim flagrant i z.Rama, është zgjatim i korridorit spekulues Media-OJF, pasi në asnjë rast nuk rezulton që Trump të ketë njehësuar muslimanët me terrorizmin.

Shprehja e përdorur nga Trump  mbi muslimanët dhe që u debatua gjerësisht në Maj 2015 është kjo:

‘Mendoj se Islami na urren. Është shumë e vështirë për t’i ndarë. Asnjëherë nuk mund ta dini se kush është fetar e kush është terrorist islamik’,- është shprehur Trump.

Pra Trump nuk ka thënë se të gjithë muslimanët janë terroristë. Nuk ka ndodhur. Rama mashtron, spekulon.

Në intervistë kryeministri Rama e konsideron Trump-in si një biznesmen që do të blejë gjithçka i nevojitet në treg.

auto_ramapikturat21442178687

E thënë nga Rama duket pakëz paradoksale, pasi vetë Rama është piktor me profesion dhe është i vetmi kryeministër në Evropë që ka shfrytëzuar postin publik dhe influencën si qeveritar, për të tregtuar pikturat e veta.

Rama ka hapur galeri edhe në Hong Kong, kur shkoi atje për një vizitë zyrtare.
Madje nuk rezulton që pikturat e z.Rama të jenë blerë nga ndokush përpara se ai të bëhej kryeministër.

Dhe kur gazetari Nano i kujton Ramës se Donald Trump mund të jetë President i SHBA-ve nesër dhe se këto deklarata të Ramës mund të kishin pasojë, Rama shprehet:

“Nuk ka problem, tipa si ai i kapërcejnë këto, janë gjëra të vogla.”

Epo shyqyr. Duket si muhabet pikturash, gjëra të vogla.  / HashtagAL

Kategori
Uncategorized

Kush e dekonspiroi takimin mes Edi Ramës dhe Viktor Pontës?

Edi Rama ka marrë një mesazh nga ish-kryeministri rumun, Viktor Ponta, se nëse do të ngrejë Byronë do të shkojë në burg.

Pavarësisht deklaratave politike, të gjitha palët nuk e duan reformën në drejtësi, apo dhe Byronë Kombëtare të Hetimit dhe po tentojnë bllokimin e tyre. Gazeta “Sot” deklaroi pak ditë më parë se kryeministri Edi Rama ka marrë një mesazh nga ish-kryeministri rumun, Viktor Ponta, se nëse do të ngrejë Byronë do të shkojë në burg. Kjo bëri që ai të kërkojë bllokimin e saj. Mirëpo ish-kryeministri Sali Berisha shkoi më tej, pasi u shpreh se Edi Rama, i shoqëruar nga Taulant Balla, takuan në qeli Viktor Pontën. Por nëse ka ndodhur kështu, pyetja që lind është: Kush e dekonspiroi takimin mes tyre? Në takim kanë qenë tre persona, Ponta, Rama dhe Taulant Balla, sigurisht që Rama nuk do e bënte një gjë të tillë, dhe vetë Ponta e ka shumë të vështirë sepse është në burg dhe i vetmi person ku ka dyshime është Taulant Balla. Ish-kryeministri tha dje se të gjitha mediat e dinë këtë gjë, por kanë frikë të shprehen. Lind pyetja nëse ishte Taulant Balla ai që tregoi të vërtetën dhe lajmëroi Berishën? Nga ana tjetër, një çështje që lind është dhe mundësia e përgjimit nga shërbimet sekrete. Nëse Taulant Balla nuk ka nxjerrë asnjë informacion, atëherë kryeministri është në përgjim nga shërbimet vendase ose të huaja. Por tashmë dihet se pas mesazhit të Viktor Pontës qeveria ka ndryshuar qëndrim total. Ish-kryeministri rumun në mesazhin drejtuar Ramës, ka thënë se Byronë do e marrin amerikanët dhe do i dërgojnë të gjithë në burg. Kjo gjë u konfirmua dje. Nga njëra anë, qeveria u tërhoq dhe ra dakord që Byroja e Hetimit të jetë në varësi të Prokurorisë Speciale, teksa nga ana tjetër ambasadori amerikan Donald Lu bëri dje një deklaratë të fuqishme. Ai tha se kjo strukturë do të jetë nën monitorimin e FBI dhe ajo do të investojë nga ana financiare e do të vendosë pajisje të ndryshme. Madje u shpreh se çdo agjent që do futet aty duhet të kalojë testin e të vërtetës. Po ashtu deklaroi se të korruptuarit do të kenë fatin e Al Kapones. Ky ishte një mesazh i fuqishëm për të gjithë pjesëtarët e politikës shqiptare.

Kategori
Uncategorized

SHBA: Nuk ka më të paprekshëm, “Al Kapone” do dalë para drejtësisë.

“U kërkoj atyre të bien dakord për modelin antikorrupsion që diskutova sot, një institucion të mbështetur nga FBI amerikane: i pavarur dhe llogaridhënës para popullit shqiptar. U kërkoj atyre që të dallojnë se ky institucion duhet të krijohet në të njëjtën kohë me Reformën në Drejtësi”. “Një agjent i FBI-së do të caktohet në Tiranë për të mbështetur krijimin e kësaj organizate dhe të gjithë policët e BKH-së do të kalojnë përmes testeve të dallimit të gënjeshtrave, njohur ndryshe si testi i poligrafit”.
Të sigurohemi që Shqipëria të miratojë ligjin e duhur për një njësi antikorrupsion të pavarur dhe të paepur

Nuk ka më të paprekshëm

Donald LU

Partneriteti për qeverisjen e hapur ka lidhje me bërjen e qeverisjes më përgjegjëse dhe më transparente përmes hedhjes dritë mbi korrupsionin, mashtrimin dhe paaftësinë. Kur ju në këtë sallë e dini se këto përpjekje të rëndësishme do të ishin boshe pa policë hetimorë të pavarur që nuk kanë frikë të ndjekin çunat e këqinj.
Kur ishin në universitet Hollywood nxori filmin e titulluar “The untouchables” ose në gjuhën shqipe “Të paprekshmit”. Aktori i famshëm shqiptaro-amerikan Robert de Niro luante rolin e gangsterit Al Capone. Historia zhvillohej mbi njësinë elitare hetimore të quajtur “Të paprekshmit”. Ata nuk ishin quajtur të tillë për shkak se qenë mbi ligjin, por sepse ishin të imunizuar prej korrupsionit dhe frikësimit. Në një kohë kur Chicago ishte e mirënjohur për korrupsionin në nivele të larta dhe kontrollin e mafias të ngulitur thellë kjo njësi e pakorruptueshme e pavarur qe në gjendje të arrestonte Al Capone-n e famshëm. Kjo është ajo që ne shpresojmë se do të krijohet në Shqipëri. Një njësi e pavarur hetimore për të luftuar korrupsionin dhe krimet e kryera nga zyrtarë të lartë.
Ka një propozim që kjo do të jetë pjesë e funksioneve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ose BKH-së, e bërë sipas modelit të FBI-së amerikane. Po pse duhet të besojnë shqiptarët e zakonshëm se këta policë të posaçëm do të jenë përtej ndikimeve dhe korrupsionit? Për shkak se SHBA do të investojnë që ajo të jetë e tillë. Ne kemi vënë mënjanë miliona dollarë për të paguar pajisjet dhe trajnimet e këtyre policëve, trajnimi i tyre do të zhvillohet në akademinë e FBI-së.
Një agjent i FBI-së do të caktohet në Tiranë për të mbështetur krijimin e kësaj organizate dhe të gjithë policët e BKH-së do të kalojnë përmes testeve të dallimit të gënjeshtrave, njohur ndryshe si testi i poligrafit. Llogaritë e tyre bankare do të mbikëqyren për t’u siguruar që ata nuk po marrin ryshfet ose që nuk po punojnë për krimin e organizuar.
Në shënimin 13 në fund të faqes të opinionit përfundimtar Komisioni i Venecias mirëpret funksionet antikorrupsion të BKH-së që do të vendoset nga një prokuror i posaçëm të pavarur nga të dy, si nga prokurori i Përgjithshëm ashtu dhe nga Policia e Shtetit shqiptar. Hetuesit e BKH-së do të përbëhen nga policë të gjyqësuar. Drejtori i saj për antikorrupsionin do të jetë një oficer i Policisë Gjyqësore, i cili do t’i raportojë një prokurori të posaçëm të pavarur. Ky prokuror do të japë llogari përpara popullit shqiptar.
Udhëheqësit politikë po përpiqen ta përdorin debatin për BKH-në për arsye politike. Të gjithë ata bien dakord se korrupsioni dhe ndikimet politike pengojnë bërjen e drejtësisë në Shqipëri. U kërkoj atyre në të djathtë dhe në të majtë që të bien dakord se BKH është një institucion jetik për antikorrupsionin në Shqipëri. U kërkoj atyre të bien dakord për modelin antikorrupsion që diskutova sot, një institucion të mbështetur nga FBI amerikane: i pavarur dhe llogaridhënës para popullit shqiptar. U kërkoj atyre që të dallojnë se ky institucion duhet të krijohet në të njëjtën kohë me Reformën në Drejtësi. Në fund të fundit Reforma në Drejtësi do të krijojë zyrën e prokurorit të posaçëm së paku që do të drejtojnë përpjekjet antikorrupsion të BKH-së.
Më lejoni ta përfundoj me një citim nga filmi “Të paprekshmit”. Njëri prej policëve elitarë i luajtur nga aktori i famshëm Sean Connery e pyet prokurorin që është kreu i “Të paprekshmëve”: Ju më thatë se doni të kapni Capone-n, a doni ta kapni atë me të vërtetë? A e kuptoni se ajo që po them është, çfarë jeni të përgatitur të bëni?” dhe prokurori i përgjigjet: “Gjithçka brenda ligjit”.
Të sigurohemi që Shqipëria të miratojë ligjin e duhur për një njësi antikorrupsion të pavarur dhe të paepur.

Ambasadori amerikan sqaron se si do të funksionojë Byroja

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donad Lu deklaroi dje se forcat politike në vend duhet të bien dakord se Byroja Kombëtare e Hetimit është një institucion jetik për të luftuar korrupsionin. Ai shpjegoi mënyrën se si do të funksionojë kjo Byro, e pavarur nga prokurori i Përgjithshëm dhe nga policia, duke saktësuar se në përbërjen e saj do të jenë persona, të cilët do të duhet të kalojnë më parë testimet dhe kualifikimet që do të kryhen pranë FBI-së amerikane. Po dje, Komisioni i posaçëm i Reformës në Drejtësi ra dakord parimisht që Byroja të jetë nën varësinë e Prokurorisë speciale antikorrupsion. Ambasadori amerikan në Tiranë davariti dje mjegullën që prej shumë muajsh kishte mbështjellë krijimin dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një institucion i cili do të mbështetet mbi modelin e FBI-së amerikane e ndaj të cilit shqiptarët sipas tij duhet të kenë besim “për shkak se SHBA do të investojnë, që ajo të jetë e tillë dhe kemi vënë mënjanë miliona dollarë për të paguar pajisjet dhe trajnimet e këtyre policëve. Trajnimi i tyre do të bëhet në akademinë e FBI-së, në SHBA. Një agjent i FBI-së do të caktohet në Tiranë për të mbështetur krijimin e kësaj organizate dhe të gjithë policët e BKH-së do të kalojnë përmes testit të së vërtetës apo testit të poligrafit dhe llogaritë e tyre bankare do të mbikëqyren për t’u siguruar se ata nuk po marrin ryshfet apo nuk po punojnë për krimin e organizuar”. Duke iu referuar dhe opinionit të Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi, ambasadori amerikan shpjegoi dhe skemën e funksionimit të Byrosë, e cila siç tha ai do të vendoset nën një prokuror të posaçëm të pavarur, si nga prokurori i Përgjithshëm ashtu dhe nga Policia e Shtetit: “Hetuesit e BKH-së do të përbëhen nga policë gjyqësorë. Drejtori i saj për antikorrupsionin do të jetë një oficer i Policisë Gjyqësore, i cili do t’i raportojë një prokurori të posaçëm të pavarur. Ky prokuror do të japë llogari para popullit shqiptar”. Debati për Byronë Kombëtare të Hetimit u rizgjua me publikimin e opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias. Opozita pati kërkesa këmbëngulëse për miratimin e saj sa më shpejt, duke e konsideruar këtë si provë që shumica duhet të jepte për Reformën në Drejtësi. Kjo çështje ishte dje pjesë e debatit të nisur në Komisionin e posaçëm të Reformës, i mbledhur me dyer të mbyllura për të diskutuar rreth 10 pikave për të cilat opozita ka kundërshtime lidhur me projektin e ndryshimeve kushtetuese.

Tërhiqet Rama, Byroja e Hetimit nën varësinë e Prokurorisë

Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë nën varësinë e Prokurorisë Speciale. Pas luftës kundër futjes së të inkriminuarve, opozita fiton një tjetër betejë të rëndësishme, më kryesoren në luftën kundër korrupsionit të niveleve më të larta. Pas zvarritjes për muaj me radhë dhe bllokimit të ngritjes së Byrosë së Hetimit, pasi kërkonte një byro hetimi nën varësinë e tij, Rama është dorëzuar dje përballë presionit të opozitës dhe ndërkombëtarëve. Byroja Kombëtare Hetimore do të jetë në varësinë e Prokurorisë Speciale, e cila nuk do ketë asnjë varësi nga Prokuroria e Përgjithshme. Komisioni për Reformën në Drejtësi u mblodh dje dy herë brenda ditës ku palët diskutuan dhe ranë dakord për ngritjen dhe mënyrën e funksionimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndërkohë që komisioni pritet të mblidhet edhe gjatë ditës së sotme për të diskutuar mbi detajet e fundit. Komisioni për Reformën u mblodh për të gjetur zgjidhje ligjore në draft në bazë të opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias, por duket se këto elementë janë shmangur, pasi PD-ja kërkon që të diskutohet për Byronë dhe jo për gjetjet e bëra në draft nga Komisioni i Venecias dhe më pas të shkruara në opinionin përfundimtar. Sipas PD-së, Komisioni i Venecias ka rekomanduar që Byroja të jetë në varësi në Prokurorisë. Opozita i rikthehet sërish çështjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke kërkuar që ky institucion të jetë në varësi të Prokurorisë. Sipas opozitës, Byroja Kombëtare e Hetimit nuk mund të qëndrojë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme. Pas kësaj kërkese të opozitës, palët kanë rënë dakort, që Byroja Kombëtare Hetimore të kalojë nën varësinë e Prokurorisë Speciale. Ky institucion nuk do ketë asnjë varësi nga Prokuroria e Përgjithshme. Por, kjo strukturë do të vendoset nën varësinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. “Diskutimet ishin të mira, pra pati diskutime racionale nga të gjitha palët. Në dy tre pikat e para që u diskutuan, pati dakordësi në një pjesë të tyre dhe për disa çështje të tjera që u cilësuan si teknike do t’i kalojmë ekspertëve për t’u zgjidhur”, tha Halimi. Pas ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve, palët ranë dakord të ulen e të gjejnë mirëkuptim për çështjet e mbetura hapur në Opinionin Përfundimtar të Komisionit të Venecias për paketën e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese. Më pas, pikat e mbetura pezull parashikohet t’i shtrohen për zgjidhje ekspertëve të misioneve ndërkombëtare të drejtësisë, EURALIUS dhe OPDAT. Thelbi i mosmarrëveshjeve, sipas opozitës, lidhet me Këshillin e Emërimeve, ku ajo kundërshton procesin e emërimit të funksionarëve në sistemin e drejtësisë, që nuk garanton pavarësi. Reforma në drejtësi hyri në ngërç pas mosdakortësive në zbatimin e rekomandimeve të draft opinionit të Venecias. Por, me miratimin përfundimtar nga Komisioni më 11 mars, paketa e ndryshimeve kushtetuese i kaloi Kuvendit të Shqipërisë për miratim, i cili pritet ta kalojë brenda këtij muaji reformën më të rëndësishme për politikën shqiptare, që ështe dhe kushti kryesor për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Kategori
Uncategorized

KË TAKOI DITMIR BUSHATI NË GREQI?

Kategori
Uncategorized

Periudha osmane lakohet per ti zbehur egersine komunizmit.

nurollariNga: Adri NURELLARI

Në një intervistë të historianit të shquar anglez, Noel Malcolm, të marrë para pak ditësh nga gazetarja Jeta Xharra për emisionin “Jeta” në Kosovë, Malcolm foli gjatë e gjerë lidhur me zhvillimet politike në Kosovë. Mirëpo një ndër gjërat më interesante që përmendi ishte fakti që tiparet negative të manifestuara në Ballkan nuk e kanë origjinën tek e kaluara e afërt e komunizmit, si dhe te rrethanat konkrete shoqërore të tanishme si varfëria, institucionet e brishta e të tjera. Sipas tij, “në rastin e ballkanasve, unë do të thosha se 50 vitet e komunizmit janë shumë më të rëndësishme si pjesë e sfondit kulturor, sesa afërsisht 500 vitet e sundimit osman”.

Nuk ka vend ku kjo gjë të jetë më se e vërtetë për vendin tonë, Shqipërinë, e cili e ka përjetuar totalitarizmin komunist në formën e vetë më të rreptë e të kulluar. Një inxhinieri e mirëfilltë sociale e përmasave të skajshme që ndërhyri pa kujdes edhe në pjesët më intime të jetës së individit. Më keq dhe intruziv se edhe vetë nazizmi, i cili kishte korporatizëm në ekonomi, por nuk të zhvishte nga prona private siç ndodhi me kolektivizimin dhe tufëzimin tonë. Nuk eliminoi fenë dhe nuk ndërhynte aq thellë në familje dhe jetën private siç bënte përpjekja komuniste për të krijuar njeriun e ri. Është e vështirë që t’i mvishet faji periudhës osmane të historisë shqiptare kur vetë kalimi nëpër një regjim si ky komunist e lë të kuptohet qartë që ka qenë pothuaj një tabula rasa për traditën shqiptare të deriatëhershme.Pikësëpari ekzistojnë sot shumë disiplina shkencore që kanë shumë më tepër instrumente për të shpjeguar në mënyrë më të thellë dhe më kompetente realitetin e sotshëm sesa historia. Sociologjia, shkencat politike, ekonomia, psikologjia dhe jurisprudenca kanë shumë më tepër për të thënë sesa mendimi fatalist i kultivuar tek ne që çfarë do bëhet është shkruar në të kaluarën. Fillimisht duhet thënë se determinizmi historik në vetvete, pra kjo bindja se zhvillimet janë të parapërcaktuara dhe shkaktuara nga zhvillime apo situata historike të mëhershme, është një përqasje tipike rudimentare marksiste tek ne. Kjo përqasje është një reminishencë e drejtpërdrejtë e determinizmit historik marksist që vinte në formën e materializmit dialektik që e shikonte ecjen e historisë të kornizuar nëpër disa etapa, të karakterizuar kryekëput nga lufta e klasave dhe të mbërthyer nga disa ligje të pandryshueshme që e bënin të pashmangshme një rrjedhë të caktuar të historisë. Me pak fjalë, historia është e përcaktuar si një lëvizje rendesh primitiv, skllavopronar, feudal, kapitalist dhe prej Marksit në mënyrë të pashmangshme historia ishte e parapërcaktuar që do të shkohej në rendin sipëror socialist.Determinizmi historik si përqasje është i dyshimtë në një realitet monoton dhe të pandryshueshëm të shteteve si Zvicra apo Suedia e jo më Shqipëria ku historia karakterizohet nga pavazhdueshmëria. Shqiptarët e shkretë pas ikjes së osmanëve kanë kaluar tre realitete tronditëse, historike që i bën të papërfillshme gjurmët e lëna nga sundimi osman. Shqiptarët jo vetëm që kanë kaluar gjatë shekullit 20 pushtimin fashist dhe regjimin komunist, por edhe një dhunë e kërcënim të vazhdueshëm të dhunës prej fqinjëve shovinistë, kolonizimit dhe pastrimit etnik. Faktikisht asnjë komb tjetër në Evropë nuk ka pasur përjetimin e gjenocidit, shpërnguljes, tkurrjes edhe aparteidit që kanë pasur shqiptarët, duke pasur parasysh përmasat demografike dhe territoriale. Kur u shpall pavarësia jonë prej Perandorisë Osmane, shqiptarët jetonin në rreth 75 mijë kilometra katrorë dhe sot, pothuaj një shekull më pas shqipja flitet vetëm në rreth 45 mijë kilometra katrorë.Traumat e këtyre përvojave e kanë tronditur rëndë shoqërinë shqiptare por komunizmi te shqiptarët e Shqipërisë ka qenë veçanërisht transformuese dhe gjurmëlënëse dhe ka pasojë të drejtpërdrejtë në atë që ndodh tek ne sot. Pra kjo analizë lë të kuptohet që gjithë kjo prani masive e historisë së fillim shekullit 20, si dhe diskutimi lidhur me ndikimin osman në vendin tonë sot është i paarsyeshëm dhe i panevojshëm. Mjafton të shohim mungesën e ringjalljes fetare pas rënies së komunizmit për të kuptuar impaktin e politikës ateiste komuniste. Numri i besimtarëve aktivë sot është i papërfillshëm krahasuar me shtete të tjera lindore. Për këto arsye të duket çudi që në ligjërimin publik flitet kaq dendur për problemet që pretendohen se na lindin nga trashëgimia otomane dhe nuk bëhen analiza aq sa duhet për pasojat e regjimit komunist. Për të mos folur pastaj që periudha e pushtimit fashist në Shqipëri nuk përmendet fare dhe të krijohet përshtypja që ardhja e këtyre forcave perëndimore pushtuese si Italia dhe Gjermania trajtohet sikur të ketë qenë një “aksident pozitiv dhe qytetërues” për Shqipërinë.Në fakt, shpjegimi i gjithë kësaj tendence s’ka aspak të bëjë me dobinë e përkujtimit dhe shqyrtimit të rolit të pesëqindvjeçarit otoman por me nevojën e shumë individëve që të sigurojnë harresën e diktaturës pesëdhjetëvjeçare. Shumë prej personaliteteve që dominojnë jetën publike në Shqipëri kanë pasur lidhje me atë regjim ose kanë qenë pjesë përbërëse e tij, janë lançuar dhe promovuar nga sistemi i dikurshëm, statusin që gëzojnë sot e kanë si inerci të privilegjeve që kanë gëzuar gjatë atij regjimi, kanë pasur lidhje familjare dhe personale me nomenklaturën, janë formuar dhe kalcifikuar intelektualisht nga ai regjim dhe për rrjedhojë ngelen nostalgjikë të tij. Me pak fjalë ne nuk kemi pasur një zëvendësim të mirëfilltë të elitës sonë, por thjesht një riqarkullim brenda të vjetërve, një inerci të elitës së vjetër që sot vjen e rifreskuar me trashëgimtarë të rinj.Individëve të kësaj elite iu leverdis të flasë për otomanizmin e t’ia mveshin fajin sundimit turk për të minimizuar dhe relativizuar përgjegjësinë e komunizmit dhe për rrjedhojë edhe të tyren që shpesh kanë qenë pjesë e sistemit. Këtyre individëve iu konvenon kultivimi i një amnezie sociale, lidhur me tiparet mizore të regjimit komunist në Shqipëri dhe pasojat e shumta që ka lënë sot, sepse përndryshe do të trondisnin themelet e statusit të tyre social të sotshëm. Shumë prej tyre nuk kanë gojë të nxjerrin në shesh fajet e regjimit komunist, sepse kanë qenë pjesë përbërëse e tij. Nuk kanë as kurajën të distancohen nga ai regjim, duke e pranuar me ndershmëri përgjegjësinë e rëndë historike të kastës së atij regjimi, edhe nëse mund të kenë pasur lidhje biologjike, shpirtërore apo nepotike me ta.Prandaj është bërë në modë sot te ne orientalizmi, si një taktikë për të eklipsuar dhe amnistuar rolin që ka luajtur e vazhdon të luajë pesëdhjetëvjeçari i regjimit komunist dhe si një orvatje për të mbrojtur vetë trashëgimtarët e elitës komuniste. Diskutimi mbi pasojat e osmanizmit ishin më se të arsyeshme për elitën shqiptare të viteve ’20-’30, pasi gjurmët ishin ende të freskëta dhe këto diskutime kishin realisht dobi për realitetin aktual. Mirëpo rikthimi në qendër të vëmendjes të të njëjtave tema të diskutimit në periudhën e sotshme, ndërkohë që ne ende nuk i kemi qëruar hesapet siç duhet me komunizmin dhe plagët e hapura të lëna pas prej tij, është padyshim një përpjekje dashakeqe për të revizionuar historinë dhe pasojat e totalitarizmit në Shqipëri.Mbajtja e vëmendjes te diçka që ka ndodhur shumë kohë më parë, dhe largimi i përqendrimit nga ajo që na ka ndodhur pak kohë më para apo vazhdon të na ndodhë, është një sabotim i memories sonë kolektive. Kjo përpjekje për të mohuar dhe retushuar historinë bashkëkohore, duke kanalizuar debatin ekskluzivisht tek trashëgimia otomane, duket që synon të pengojë shoqërinë tonë që të distancohet, pastrohet njëherë e mirë nga totalitarizmi komunist. Pra një instrument i trashëguar prej komunizmit, sikurse është determinizmi historik, është duke u përdorur për të fshehur e minimizuar rolin e trashëgimisë komuniste nëpërmjet një diversioni të bërë në debatin publik. Ky diversion ka për qëllim ekzagjerimin në sytë e opinionit publik të impaktit të sotshëm të asaj që na ka ndodhur mbi 100 vjet më parë dhe minimizimin e rolit të vuajtjeve të pësuara gjatë pesëdhjetë viteve të fundit.

Kategori
Uncategorized

Zelli i një politike demagogjike

bertiNga Albert Vataj

Gushti jo vetëm stinë pushimsh
Iku vallë, vapa me gushtin? Është kjo një pyetje, jo dhe aq tipike, se sa retorike. Sepse në një çorbë retorike e pa vetën teksa përzihej, ndërsa gatuhej, ajo që do ta quanim zatetje e shtetit. Një lojë me miliona euro dhe me nervat e acaruara të shqiptarëve halleshumë, i ngjet më shumë një komedie të zezë se sa një politikëbërje ogurbardhë. Kjo verë e nxehtë, dhe zërash shpuzë të politikës kanë yshtur prejsllimi të sezonit të pushimeve, vullnesën tonë të përfytyrimit, për të pranuar të tashmen e politikës së konsumit, si një demagogji. Zelli i protagonizmit politik, i vënë re kryekëput në radhët e opozitës, (nëse guxojmë të nënkuptojmë me këtë PS-në), qaset të jetë lajmësi, më i pashpresë për një të sotme të zgjidhur nga shpërgenjt e të shkuares. Opozita, duke i besuar më shumë oktavëve të tellallit, se sa brendisë së faktit, më shumë ngasjes se sa qasjes, më shumë demagogjisë se sa betejës pa kompromis ndaj një lëngate, e ka transformuar atë shtjellë në një pështjellim. Duke u zvargur, e gjithë kjo masë e madhe boshësie dhe duke u vërsulur si një ortek i zashëm, na përfund, duke na bërë pjesë të saj, në rrugën përnga duhet të kalojë babëzia e atyre që sot janë akuzatorët, dhe po sot janë ato që akuzohen. Ngasje “hidhe e prit”, nuk merr përsipër të bëhet dëshmitari i një lufte të madhe. Kjo për faktin se besojnë si efikase spariherë bindjen e dynjase, se këto pushtetarë po vjedhin e po na rjepin dhe këtë e ofrojnë si shërbesë politikëbërje.

Gjithnjë para mikrofonit
Përgjatë gjithë këtij sezoni pushimesh, opozita nuk ka reshtur të akuzuari për korrupsion dhe përfshirje në afera të pista shtetarë dhe të afërm të tyre. Me libër shtëpie ka dalë PS-ja e po u bëri xhindin zotëruesve të pushtetit. Të paktën kështu mendon ajo. Dhe ne s’kemi pse t’ia pridhim avenirin gjithë këtij taborri politikanësh njomzakë dhe pozuesish të pushtuar nga Narcizi. Foltorja e Partisë Socialiste gjatë këtyre ditëve ka pritur dhe përcjellë pothuaj të gjithë çfarë hyn dhe del në këtë parti. Kuptohet, ata që kanë pushuar në korrik dhe i janë përveshuar Berishës në gush. Aq tellall doli nga ajo godinë dhe aq pranë u gjend media këtij vullneti për kushtrim, sa përnjimend kujtova se PS-ja ishte shkulur nga trojet e saj të kahershme për tu ngulur para televizioneve dhe gazetave. Por “nuk paska ken kysmet”. Aniqysh de, mikrofonin se lëshuan nga dora përgjatë gjithë këtyre ditëve. Kudo që ngasja mediatike shfaqej me gjithë drobitjen e dhe shterpësinë e saj të lajmit, gjindeshin ata, fillërojtësit e Ramës. Gojtaria dhe ligjërimi, i tonacioneve të ndryshem dhe timbreve të çfarëdoshëm përnga gjinia, feja, krahina dhe ideja, e kulmoi në hit jetën e kësaj partie. Një për të gjithë dhe të gjithë për një, u rreshtuan në një ofensive të pamatë kundër vijës së parë dhe nevralgjikes së qeverisjes Berisha. Miliona euro kanë fluturuar nga një foltore në tjetrën, duke e bërë qiellin adh të këtij gushti, një arenë të përjargshme, akuzasramah dhe kundërakuzash. Sa del një syresh nga PS, flakë për flakë i’a pret i shënjuari, ose nga folturja e partisë, e pse jo dhe nga ajo e digasterit që drejton.

Tragjikomedia e një kohë lëngimi
Banale, e ndyrë dhe fyese mu shpërfaq e gjithë ky masiv i politikëberjes së opozitës, e gjithë kjo ngrehinë ndjellakeqe. Miliona euro, që i ka dhënë njëra palë dhe i ka marrë tjetra (lus Zotin që të mos ketë asnjë të vërtëtë nga kjo piskamë), hidhen dhe priten mbi kokat e shqiptarëve që përballen me një jetë që sa vjen e u’a shtëngon lakun në fyt. Milona euro flakërojnë nga një pod në tjetrin, në trajtë akuzash dhe as se e vret mendjen ndonjëra nga këto palë, se poshtë këtij vërshi të tërbuar parashë luhet fati i mbijetesës së shumë shqiptarëve. As se e ka vënë kush ujin në zjarr për ta kuptuar ndjenjën e poshtrimit që përcjellin ato zgjedhës. Kjo betejë eurosh dhe dollarësh, derimtash i ngjet një tragjikomedie, madje mediokër, ku mungojnë elementet më të domosdoshme estetike dhe artistik të këtij përfaqësimi, anipse po e quajnë politikëbërje. Jeta artistike në këtë sezon rreshkjeje në diell, duke qenë më se e varfër, ka përthithur përnga kjo skenë bajate tërë interesimin e opinionit. Kjo ka bërë që të dalin në pah shumë mangësi profesionale dhe artistike të këtij përfaqësimi të politikës. Gjithqysh nga plateja nuk kanë munguar duartrokitjet. Fakti se në këto radhë zakonisht janë të ftuarit, dhe publiku i zgjedhur, kjo nuk e shpëton komedinë politike nga anatema.

Art për andralla
Ndërsa gushti i përket tashmë të shkuares dhe sytë i kemi lëshuar babëzitshëm të gjithë përnga shtatori, mbetet të shpresojmë që të rikthehet jeta e gjallë artistike dhe njerëzit të kenë mundësi të zgjedhin, nëse do të vazhdojnë të kundrojnë dhe të përcjellëin komedinë e pështirë politike, apo t’i kushtohen një asimilimi më qënsishëm artistik. Por kjo gjithëpoaq, nuk do të dëshmojë se ky teatër absurdi nuk do të ketë shikuest e saj. Aq më tepër kur përvoja na tregon se populizmi në art, duke filluar me politikën, duke vazhduar me atë dhe duke mbetur vetëm tek ajo, si admirues më të zellshëm, ka popullin. Për ironi të fatit, ne si popull shquhemi për instinkte të ndrydhura të perceptimit dhe të ndjesive etiko-estetike të artit politik. I këtij mendimi jam edhe për anatominë e bashkëjetesës së tij edhe me gjallime të tjera të nalta. Vullneti për ta ushqyer mediokritetin me duartrokitje, nuk na ka munguar. Sikundër nuk na ka munguar dhe besimi se duke qenë të mashtruar, të nëpërkëmbur, të përçudnuar, të persekutuar, të fyer, jemi popull, ose siç u pëlqen ta quajë politika në vigjilje të fushatave, sovrani. E drejta e çdo mase për të bërë pjesë në turmë, munet me kenë ushqim i përkohëshëm i vetë politikës për ta parë si të tillë dhe për ta trajtuar përkundër asaj çfarë është njerzia. Por kjo nuk do të thotë se tragjikomedianët politik, duke mbajtur skenën gjithnjë të hapur, do të mund të mbyllin plagët që po gangrenizojnë shtatin shëndetlig të një Shqipërie që shpreson të ndryshojë.

Iku vallë, vapa me gushtin?
Shterpësia ligjore e kamuflon qëllimin dhe vesh me fars gjithë këtë armatë të ngrefosur për turr. Mungesa e një strategjie për të kahur përnga stinë e acartë ekzekutivin e Berishës, tregon mediokritet politik dha amatorizëm. Turravrapi për ta pasuruar dekorin e denoncimeve, tendosja e skajeve akuzë-kundërakuzë, larushia aktoriale e foltoreve, duke e çoroditur, i heq thelbin kësaj lufte. Duke u mjaftuar me gërvishtje në sipërfaqe, opozita i’a heq vetes të drejtën të përftojë ndonjë dobi në favor të mbërritjes tek forcimi i pozitave të saja në pushtet. Gjithë këto tam-tame akuzash, dhe ndryshimi i kursit së politikës së votës, i jep mundësi të favorshme PS-së, të tërhiqet nga paranoja e hapjes së kutive, si nga një betejë e humbur me turp. Por nuk i’a rikthen asaj të drejtën për të rimarrë pozitat e domunimit në pushtetin lokal, fat i cili po parathuhet ditëpërditë, anipse këtë të drejtë e kanë zgjedhjet. Heshtja e Berishë, tregon edhe një pikë të dobët të kësaj ofensive të PS. Nëse ata ende nuk e kanë tërhequr personazhin kryesor në rolin e tyre, tregon se jo gjithçka, më mirë të themi se kurrçka nuk është bërë si duhet, kjo ose nga mosdashja, ose nga padija, por le të besojmë këtë të dytën. Gjithsesi ata diçka po bëjnë. Diku do të dalë, ose më saktë duhet të dalë nga gjithë kjo gurgule. Ndryshe si ta kuptojmë gjithë këtë energji të konsumuar, gjithë këtë minutazh televiziv e terren mediatik të uzurpuar. Një mëndje më thotë se kjo ndoshta do të përshpejtojë dhe do të këtë ndikuesit e vet tek kthimi që do t’i bëjë xhaketës mbrapsht, Berisha në shtator.

koka

 

Kategori
Uncategorized

Kur nipi dhunohet ne emer te hakmarrjes ndaj gjyshit!

koka

vjerdhaHakmarrja e verber godet serish familjen e Ideal Vjerdha. Brenda nje kohe te shkurter, kjo familje goditet per here te dyte. Pardje, me 2 shtator Ideal Vjerdhes i eshte shkaterruar shtepia dhe ajo cfare eshte me e rende, eshte dhunuar nena e tij, Luiza Kadiu. Duke i kerkuar informacion dhe te dhena per te birin Idealin, nena e tij Luiza eshte goditur rende nga persona te panjohur te cilet ishin maskuar. Luiza Kadiu ndodhet ne urgjencen e Spitalit me fraktura te renda. Dergimi i saj ne mjediset spitalore eshte bere i mundur nga komshinjte e saj. Zanafilla e ketij dhunimi, i cili per here pare ka ndodhur me 13 shkurt 2010, ka lidhje me nje histori familjare. Beqir Vjerdha, gjyshi i Ideal Vjerdhes ka persekutuar familje te medha gjate kohes se diktatures komuniste ne Shqiperi. Ai ka punuar ne Ministrine e Brendshme te asaj kohe dhe ne policine e Shkodres, ku ka marre pjese ne persekutimin disa personave te cilet jane denuar nga shteti komunist i para viteve ’90. Ashtu sic kemi raportuar edhe ne rastin e dhunimit te pare, Beqir Vjerdha qe ne vitin 1960 dhe ne vitet ne vijim, ka mbuluar funksione te rendesishme ne Partine Komuniste por edhe ne strukturat e policise e te Ministrise se Brendshme, edhe ne sektorin Sigurimit te Shtetit, policise politike te kohes se diktatures. Ndersa sot hakmarrja dhe shkaqet politike bie mbi Ideal Vjerdhen, i cili eshte i vetmi nip i Beqir Vjerdhes. Edhe policia ka nisur dhe po vijon hetimet per dhunimin e familjes se Ideal Vjerdhes, pasi tashme kemi te bejme me raste te perseritura te kercenimit. Pikerisht si pasoje e ketyre kercenimeve te vazhdueshme dhe dhunimeve sistematike, Ideal Vjerdha, gruaja e tij dhe femijet jane detyruar te largohen qe me rastin e pare ne muajin shkurt 2010, rast i cili eshte denoncuar edhe nga gazeta jone. Hakmarrja e verber, e mbeshtetur edhe ne motive te qarta politike, tashme bie mbi nipin e Beqir Vjerdhes, duke shenuar nje tjeter viktime kur nipi duhet te paguaje per gjyshin dhe kur jeta nuk eshte e sigurte ne vendlindje.

Kategori
Uncategorized

Të jetojmë një vit si Dritan Prifti.

SPNga Sokol Pepushaj

Dje, tek mejhana e bashkise Shkodër, lypësi i perditshëm, pasi nuk po i jepte kush lekë, bërtiste;
Poshtë komunistët, nuk do votoj kurrmë per ta, dhe rendiste emra politikanësh, Skënder Gjinushi, Bashkim Fino, Ilir Meta, Gramoz Ruçi, Sali Berisha…
Ky burrë që flet vërtet rrjedhshëm dhe i njeh nga afër këta e shumë të tjerë, mesohet se ka nëntë vjet që nuk firmos më në bordoro, pasi ne 2001-shin thotë se e larguan politikisht nga puna komunistët e Nanos. Ai është shumë krenar që ka marrë pjesë në vitin 1997 në rrugëzënien e kryeministrit të atëhershëm Bashkim Fino, në Bushat. Ai eshtë shumë krenar që ka fotografi me thuajse gjithë qeveritarët e pushtetarët e sotëm. Por fotografi të para shumë viteve ama, të cilat nuk i japin bukë. Bile edhe Dekoratën e lartë të Urdhërit të Trimërisë, akorduar nga ish presidenti Sali Berisha, ai sot ta ndërron me 100 lekë.
Ky nuk u ngjason lypsarëve të tjerë që shtrijnë shaminë e zgjasin dorën, por ti vajton në cep të shamisë gjithë vitet e tranzicionit të stërgjatur dhe të “mençurit” maje Olimpit. Gjithsesi kësaj, ky burrë, kjo kafe, shumë njerëz, gjithë Shkodra, janë dëshmi kur u thye e u grabit në mes të ditës thesari i Shkodrës, kur këtu në mejhanë hartoheshin lista për të privatizuar tokë në bregdet, sipas meritave partiake, kur mbusheshin me shkrim dore plot gabime ortografike fletë të bardha, për të marrë diploma në Universitetin e qytetit, kur shahej me rop shtëpie ilir Meta e gjuhej me domate e vezë Fatos Nano, kur merrej peng prefekti e detyrohej nën tyta armësh politikani të deklaronte përmes televizionit degjenerimin e partisë së vet, kur në emër të demokracisë shitësve ambulantë u merreshin gazetat e u digjeshin publikisht, kur thyheshin bankat, kur qëllohej gjyqtari se nuk kishte liruar tri orë më parë një kriminel, pasi nuk kishin kohë ta presin shumë se donin të drekojnë peshk në Shirokë…
Këtij lypësi, sot i ka shkuar për lesh edhe dekorata edhe diploma. Por zëmërimi i madh i tij nuk është ky, pasi meqë nuk ka deftesë të shkollës fillore e te mesme, ka fituar aq kulturë në një kurs tek Plepat në Durrës, sa e njeh veten. Atij i vjen për të plasur per shokët e tij me më pak dije e kulturë dhe që thotë se janë në poste drejtuese, madje edhe deputetë. Gjyqtarë e avokatë, policë e këshilltarë bashkie ka shumë asish. Madje edhe me raporta mjekësore si skicofrene që nëse godasin ndokënd, nëse plagosin apo vrasin, nuk i zë ligji.prifti
Tek kjo kafene e bashkisë së Shkodrës dëgjon shumë çudira. Një arkitekt të tregon se edhe godina e bashkisë së Shkodrës është e pa regjistruar në hipoteke. Madje edhe ajo e Prefekturës. Ato para ca muajve bënë një ndërrim portash. Prefektura bëhet bashki e bashkia prefekturë. Ambientet. Punonjësit e bashkisë e këshilltarët e zgjedhur me votë nuk bëzajnë. As ata të prefekturës. Këto dy institucione nuk varen si dikur nga Partia. Ligji përcakton qartë pozicionet. Njera, Bashkia, është në administrim të pushtetit lokal, tjetra, Prefektura, i takon pushtetit qëndror. Edhe këshilltarët e punonjësit nuk janë të një partie. Po ç`i hyn ndokujt në hesap ligji në Shkodër? Si njerëzit, si godinat, duken një, si forcat politike, të majta a djathta, të epërme a të poshtme. Në këtë rast po, në qoftë kështu. Se ligji është i qartë. Ndërrimi i pronësisë kërkon ca dokumenta dhe ca tarifa monetare që duhet të derdhen në arkën e shtetit, sipas vlerës së objektit. Në këtë rast, një zyrtayr i lartë i shtetit, shpjegon privatisht se për këmbim pronash publike, mjafton nje shkresë qeveritare. Kaq.
Në qoftë kështu, atëherë pushteti vëndor, ku e ka pavarësinë nga pushteti qendror, apo politik? Edhe ekonomike, themi.
Por le të kjthehemi tek lypsari, modeli perfekt i politikbërjes në Shkodër. Ai nuk kërkon shumë si merhumët që kanë bërë milionat e eurove nga asgjëja apo grabitja e thesarit dhe bankave. Shtrin dorën për 100 lekë për duhan dhe mallkon fatin për padrejtësi që nuk është pronar i një televizoni, pasi vetëm rrotull kësaj kafeje janë tre copë të tillë. Ai don edhe 50 leke për kafe dhe sërish mallkon fatin e keq qe nuk ka nje hotel të madh me të paktën pesë yje.
Nuk kërkon pra pamundësi, pasi kanë ndodhur paradokse si këto. Shumë madje.
Për të, të gjithë janë lapera, kurse veten e njeh si demokrat i ndershëm. I është mbushur mëndja se komunistët si Ilir Meta i kanë prishur punë me Berishën.
E ky burrë se pse të duket vërtet një hero i politikës në Shkodër, një model i qytetërimit, pasi ka guxim të kërkojë, ndryshe nga ata që ecin si normalë rrugëve të qytetit, të ngushtuara nga pijetoret, pasi ka logjikë të të japë edhe titull shkrimi.
Kur lypësi flet kështu, ti e ke të gatshme temën dhe thua:
Çfarë ka më shumë se të tjeret jo një kapacitet i madh i shkencës, por një Dritan Prift që brënda një viti vetëm në një biznes, pa rrogë e të ardhura të tjera, shton në llogarinë e vet bankare 1 800 000 euro?!
Ai është thjesht një shqiptar si gjithë të tjerët, baba i tre fëmijëve, i ngarkuar me nje përgjegjësi si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës tu shërbejë si sherbetor i mirë shqiptarëve. Askush nuk ka asgjë me pasuritë e tjetrit se jemi në demokraci, në këtë sistem që gjeneza e këtij ministri nuk e honeps askund në fakt.
Njeriu mesatar e lart e di që presidenti i SHBA-së ka një rrogë vjetore 400 000 USD, ose rreth 320 000 euro. Zbritu këtyre parave atë që parasheh ligji në banka apo ca shpenzime të tjera dhe në fund të vitit ka të ardhura dhjetë herë më pak se Dritan Prifti në një biznes të vetëm.
Po ç`është Barack Obama, George Bush, Bill Clinton, apo ç`ishin John Fitzgerald Cennedy, Abraham Lincoln, George Washington, para një ministri si Dritan Prifti?!
Prandaj ky lypësi në Shkodër është model i politikës dhe qeverisjes tek ne, jo vetëm në kryeqëndrën e veriut, por deri në Konispol, prandaj ky lypësi ka të drejtë në pretendime, për stacione televizive, hotele me shumë yje, ndertime e tendera. Thjeshtë fillimisht kërkon të mbushë barkun me bukë, pas pak minutash të kujtojë kohë të ndritura dhe pas pak kohe të ketë ca pasuri, si ata që e bënë nga askundi.
Kur Dritan Prifti ti lë në bisht të rrugëtimit ekonomik edhe baballarët e kombit amerikan, George Washington-in po se po, por edhe këta të sotmit, shqiptarët të gjithë mund të kenë pretendime, të paktën sa dhjetë fishi i amerikanëve. Vetëm një vit të vetëm pergjatë gjithë jetës të jetonin si Dritan Prifti, duhet të shumzojmë 1 800 000 euro me 4 200 000 shqiptarët dhe të matet pastaj me ne Amerika po deshi. Këtë mund ta bëjnë të gjithë ata që dinë të shumëzojnë. Normalisht atëherë edhe lypësi do i kishte televizorët e pallatet, hotelet dhe pishinat.
Një vit pra, vetëm një vit, të jetonin shqiptarët si Dritan Prifti, pa pretenduar si më të medhenjtë se ai.
Dritani është i vockël përballë me të tjerët. Thjesht maja e Ajsbergut.