Kategori
Uncategorized

Lista me 150 zyrtarë të inkriminuar, DAP ia dërgon Interpolit.

Tashmë nuk përbën më sekret që një pjesë e administratës rezulton e inkriminuar dhe me precedentë penalë.

Kjo u konfirmua pak kohë më parë nga Departamenti i Administratës Publike, i cili dërgoi në prokurori për hetime një listë prej 150 personash, të cilët në bazë të ligjit për dekriminalizimin rezultojnë me probleme.

Rezulton se një pjesë e listës së DAP kanë precedentë penalë jashtë shtetit. Struktura e Posaçme në Prokurorinë e Përgjithshme i ka filluar hetimet në lidhje me këta persona dhe një pjesë e madhe e tyre i janë dërguar për verifikim Interpolit, por ende nuk ka mbërritur një përgjigje përfundimtare.

Gjithsesi, organi i hetimit nuk pranon të bëjë publike listën me 150 personat e dërguar për hetim të thelluar nga Struktura e Përgjithshme. Edhe DAP i ka mbajtur të fshehtë emrat e personave me probleme në administratë, madje në faqen e internetit të DAP është e pamundur të gjesh edhe formularët e vetëdeklarimit të punonjësve të administratës, edhe pse pretendohet se ata janë në faqen e uebit.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme, deklarojnë se nga verifikimi i formularëve deri tani, rezulton se një pjesë e madhe e listës prej 150 persona rezultojnë me vendime gjyqësore të formës së prerë. Bëhet fjalë për shkelje të cilat janë subjekt i ligjit të dekriminalizmit dhe si rrjedhojë, këta punonjës pritet të largohen nga postet që mbajnë. Ajo që bie në sy është fakti që bëhet fjalë për persona të cilët kanë mbajtur poste shumë delikate në administratën publike, madje edhe drejtorë shkollash në të gjithë vendin, të cilët kanë rezultuar me dënime të formës së prerë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

“Janë verifikuar një pjesë e mirë e formularëve të marrë nga DAP dhe puna vijon edhe për të tjerët. Një pjesë rezultojnë me precedentë jashtë, ndaj lista i është dorëzuar Interpolit për hetime”, saktësojnë burimet. Gjithsesi, fakti më shqetësues është që mes personave me precedentë penalë renditen poste kyçe të administratës. Konkretisht bëhet fjalë për drejtorë shkollash, në të gjithë vendin, staf, punonjës prefekturash në të gjithë vendin, administratorë të njësive të qeverisjes vendore, të cilët janë në varësinë e qeverisë pas hyrjes në fuqi të reformës territoriale.

Hetimet për Rroshin

Paralelisht mësohet se Prokuroria është duke vijuar edhe hetimet për dy kryebashkiakët me probleme, Elvis Rroshi i Kavajës, dhe Artur Bushin e Bashkisë së Krujës. Burimet konfirmojnë se hetimet për Rroshin, i cili dyshohet se ka qenë i dënuar për përdhunime dhe trafik droge në vendet e Bashkimit Evropian, janë drejt fundit tashmë dhe së shpejti pritet të bëhen publike.

Ndërkohë, për Artur Bushin, duket se Interpoli ende nuk ka kthyer një përgjigje. Në fakt ligji për dekriminalizimin, i miratuar me konsensus mes PS-së dhe PD-së mund të konsiderohet i dështuar. Pak ditë më parë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi se nuk do të kishte asnjë penalitet ndaj deputetëve që rezultuan me probleme në bazë të ligjit. Po ashtu, deri tani edhe për kryetarët e bashkive me probleme ende nuk ka pasur ndonjë penalitet konkret apo shkarkim nga detyra, ashtu siç e parashikon ligji i dekriminalizimit.

Kategori
Uncategorized

Aga! Ke mbajtur ndonjëherë këmborë?

Aga! Ke mbajtur ndonjëherë këmborë?
(Tregim humoristik)

Viti 2016 do të mbahet mënd më shumë nga të gjitha vitet e kohës së “Demokracisë” sepse u përhapë në masë të madhe mbjellja e Marijuanës, ose në gjuhën popullore Hashashi!
Përhapja dhe mbjellja e kësaj bime ishte një thikë me dy presa për të gjithë ata që morën guximin dhe e kultivuan, ku mundën dhe ku menduan.
Thuhej dhe flitej lart e poshtë se ishte një “urdhër” nga lart, ose më mirë ishte një orientim….! Por jo ashtu “thatë!”
Kishte disa anë të mira.
1- Punësohej një pjesë e fshatarëve apo qytetarëve.
2- Nuk kishte shumë shpenzime.
3- Shtohej në mënyrë të shpejtë fitimi dhe qarkullimi i “paras së zezë”
4- Ishte gjysëm ilegale…(dashuria gjysëm ilegale është më e shijshme…)
Aq shum përhapje gjeti kjo mënyrë punësimi sa që jua prishi mëndjen edhe disa emigrantëve nga Greqia, të cilët e braktisën punën atje, për një periudhë të caktuar dhe u kthyen dhe prenë ferret, punuan tokat që s’kishin për tu punuar kurrë!
Bashkë me ysmeqarët e thjeshtë u bashkuan edhe disa “Agallarë”, të cilët ishin me punë dhe me prona në Greqi.
Kështu bëri edhe Mazja, (Niko) në Greqi. Maze Kungulli, e kishte, po vërtet që kungull ishte nga mëndja.
Një mëngjes i thotë atij që mbante si puntor të përhershëm në tavernën e tij:
– Jorgo, i flet greqisht, se tjetër për tjetër e kishte në shqip…një cop Petref….sa për bela ja kishin vënë emrin…!
– Avrio tha pame Albania.(Nesër do të shkojmë në Shqipëri)
– Jati afendiko? ( Pse z. pronar?)
– Pira adhia apo megalus qefalia apo ta Tirana…(Kam marrë leje nga koka të mëdha nga Tirana..) …dhe do mbjellim hashash.
Ti do të vish me mua, të paguaj mirë unë dhe do mbjellim. Nuk do jemi vetëm…..
Afendikoi po e sqaronte mirë e bukur puntorin e besuar Jorgo, por atij i zjente mëndja. Më në fundë, pasi mbaroj së sqaruari afendikoi, Jorgua e pyeti?
– Afendiko! Ekis kremasi kamia fora këmbora? (Ke mbajtur ndonjëherë këmborë?)
– Hahahaaaaaaa……Sa humor që ke ti Jorgo…!
– Po, po, po, kam ca! Por mu kujtua një histori në fshatin tim.
Agai i fshatit i thotë një herë ysmeqarit se do shkonin të vidhte nga vatha e një tjetri, dashin përçor. Mirpo dashi mbante këmborën dhe sa herë trëmbeshin dhëntë i zoti i stanit dëgjonte këmborën dhe dilte i shikonte. Atë natë që vodhi dashin Agai, këmborën ja vari ysmeqarit që ta tundëte ca, sa të largoj ai me dashin e të mos kuptohej se mungonte dashi. Por i zoti i stanit ishte më zanatçi dhe shkoj e mbërtheu, edhe këmborën ja vari Agait dhe e nxori përpara fshatit.
Prandaj të pyeta: Aga, ke mbajtur ndonjëherë këmborë zotrote?
Kjo ishte historia që i tregoi Jorgo dhe afendikoi gjithmonë e merrte me të qeshur….
Shpresoj se një ditë do t’ja varin këmborën afendikoit….
@cana

Kategori
Uncategorized

Qeveria “Rama pa Metën”, Kryeministri shton diversionin në kërkim të 71 votave, kreu i LSI i kundërpërgjigjet.

13875025_10210117781090573_130982626_n

Ethet që kanë zënë Edi Ramën për kapjen e numrit magjik “71”, me të cilin do të flakte më në fund LSI-në dhe Ilir Metën nga qeverisja, pasqyrohen më së miri në mediet e urdhëruara prej tij. Përveç takimeve të shumta “kokë më kokë” nëpërmjet sekserëve, Rama ka rritur diversionin ndaj opozitës, aty ku edhe shpreson të sigurojë votat që i duhen për të mbajtur pa Ilir Metën, edhe 1 vit qeverinë. Jo se nuk po punohet me deputetët e LSI-së, por investimi më i madh po bëhet brenda opozitës, herë me oferta dhe herë me anë të përhapjes së lajmeve përçarëse. Këtë mision, më së miri po e kryen Mero Baze.

Ai ka hedhur në eter lajmin, se sipas “burimeve të tija të sigurta” brenda opozitës, janë plot 14 deputetë të cilët në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, nuk do të futen në listat e Partisë Demokratike. Nëpërmjet këtij lajmi lihet të nënkuptohet, se këta deputetë të opozitës janë të informuar për këtë fakt, dhe në shenjë hakmarrje ndaj Lulëzim Bashës, mund të jenë potencial i madh për të bashkuar votat, me një qeveri që nuk do të quhet socialiste, por kryeministër do të ketë sërish Edi Ramën.

“Do të jenë 14 deputetë me gjithë kreun e LZHK Dashamir Shehi ata të cilët nuk do të jenë më pjesë e garës për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhëm. Një pjesë si kundërshtarë të Bashës për reformën në drejtësi, Kastriot Islami në pension politik, ndërsa është në dyshim Jozefina Topalli. Situata në Partinë Demokratike, pavarësisht në dukje e qetë është tepër e trazuar. Lulzim Basha kreu zyrtar i demokratëve po e mban me vështirësi presionin që i vjen nga të gjitha anët për të goditur të gjithë ata deputetë që nuk kanë qënë në të njëjtën “korsi” politike me lidershipin e PD për draftin e reformës në drejtësi, teksa janë deklaruar “pro” para se të arrihej marrëveshja konsensuale për reformën…Deputetët që e deklaruan votën ‘pro’ kanë qënë Eduart Selami, Majlinda Bregu, por pro ka qënë dhe Astrit Patozi dhe deputetë të tjerë të cilët nuk ishin për acarim të marrëdhënieve me SHBA dhe BE. Me sa duket historia do të përsëritet, duke e goditur gjithë këtë grup deputetësh të cilët mendohet se janë afër 14 të tillë që janë vënë nën shënjestrën e shtypit pranë PD, në shënjestrën e eksponentëve të caktuar të PD dhe që do të startojë me lënien jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm të këtij grupi deputetësh që në një formë apo tjetër kanë mbajtur jo vetëm peshën e qeverisjes tetë vjeçare në Shqipëri, peshën e debatit parlamentar në tetë vite e më shumë, por dhe janë palca e PD në tërë këto vite. Dhe nëse është kundërshtuar lidershipi sidomos në situata që kanë qenë në përballje me SHBA dhe BE atëherë largimi i tyre përmes një linçimi më parë është tërësisht i sigurt”, shkruan “Tema e Mero Bazes.

Vini re çfarë diversioni i paturp vetëm e vetëm që Rama të mos lëviz prej karriges kryeministrore!

“Do të startojë me lënien jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm të këtij grupi deputetësh, që në një formë apo tjetër kanë mbajtur jo vetëm peshën e qeverisjes tetë vjeçare në Shqipëri, peshën e debatit parlamentar në tetë vite e më shumë, por dhe janë palca e PD në tërë këto vite…”, mburr, merr në mbrojtje dhe quan “palca e PD” Baze, pikërisht ata deputetë ( Ritvan Bode, Genc Ruli, Majlinda Bregu, Jozefina Topalli, Myqerem Tafaj, Kastriot Islami, Mhill Fufi, Astrit Veliaj, Igli Cara etj), të cilët i ka degjeneruar me shpifje nga më të ulëtat, deri dje, në medien e tij.

Opozita duket se është në pozicion komfort në këtë luftë dhe garë që ka plasur mes Ramës dhe Metës, për numrin “71” të votave, pra “o unë o ti” në qeveri. Prandaj edhe reagimi i menjëhershëm i këtij diversioni ka ardhur pa vonuar me një kundërdiverison, nga Ilir Meta.

Nikoll Lesi te “Koha Jonë” dhe Artur Zheji në portalin e tij “360Gradë”, të cilët shquhen për “respektin” ndaj kreut të LSI, në shkrimin “Ja deputetët socialistë të cilët nuk do jenë në listat e ardhshme të Ramës” zbardhin një listë me plot 28 emra të cilët, edhe këta sipas “burimeve të sigurta” Rama do ti flakë gjatë zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas tyre, nuk do të jenë përfundimisht në listat e Ramës për zgjedhjet e ardhshme:

1-Adelina Rista

2-Anastas Angjeli

3-Andrea Marto

4-Antoneta Dhimo

5-Arben Çuko

6-Ben Blushi

7-Besnika Karaj

8-Bujar Çela

9-Dashamir Kamberi

10-Eduart Bejko

11-Eduart Ndocaj

12-Erjeta Alhysa

13-Fatmir Toçi

14-Ilir Xhakolli

15-Luljeta Arapi

16-Mimoza Hafizi

17-Mira Shehu

18-Ilir Xhakolli

19-Koço Kokëdhima

20-Musa Ulqini

21-Namik Dokle

22-Namik Kopliku

23-Pjerin Ndreu

24-Rakip Suli

25-Shkëlqim Cani

26-Shkelqim Troplini

27-Vladimir Kosta

28-Ylli Ziçishti

 

Kategori
Uncategorized

Ja cilët deputetë do përjashtojë Rama në zgjedhjet e ardhshme.


Lista e deputetëve të PS-së, të cilët nuk do jenë në listat e ardhshme të Ramës

Janë 6 deputetë, deri më tani, të cilët mendohet se nuk do të jenë më pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme. Mungesa e tyre në listat e PS-së vjen pas qëndrimeve që ata kanë mbajtur gjatë këtyre tre viteve ndërsa 2 prej tyre janë përjashtuar nga radhët e grupit parlamentar.

Ja kush janë deputetët të cilët nuk do të jenë në listat e PS-së në zgjedhjet e ardhshme. Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, janë dy deputetë të cilët kanë qenë më kritikët e kryeministrit Rama gjatë këtyre 3 viteve. Ata kanë shprehur kritika të forta jo vetëm për mënyrën e drejtimit të PS-së nga Rama por edhe përsa i përket qeverisjes. Mos përfshirjen në listat e PS-së duket se e kanë kuptuar edhe vetë dy deputetët të cilat janë duke u përgatitur për krijimin e një lëvizjeje të re politike e cila pritet të prezantohet në muajin shtator.

Në listat e kandidatëve të PS-së në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë as deputetët Vladimir Kosta dhe Mira Shehu. Kjo e fundit njihet si një nga njerëzit më të besuar të Koço Kokëdhimës dhe me shumë gjasë për këtë shkak ajo do të jetë jashtë listës së PS-së. Ndërsa deputeti Vladimir Kosta do të mbetet jashtë listës pas akuzave të rënda që adresoi ndaj Ramës disa javë më parë. Do të mungoj gjithashtu edhe deputeti Armando Prenga, shkruan gazeta Tema , e afërt me linjën politike të Edi Ramës. Ndërsa Tom Doshi do të jetë në listën kryesuese të Shkodrës. Takimet e koheve të fundit mes Ramës dhe Doshit flasin për një rol të ri e të fuqishëm të Doshit për të mbuluar Veriun e Shqipërisë.

Burime edhe me te besueshme tregojne së në listat e Ramës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të jenë shumë deputetë të PS-së, pasi ai duhet të fusë në parlament një pjesë të madhe të drejtoreshave të tij në Kryeministri dhe në insitucionet e tjera drejtuese.

Nuk do të jenë përfundimisht në listat e Ramës për zgjedhjet e ardhshme:

1-Adelina Rista

2-Anastas Angjeli

3-Andrea Marto

4-Antoneta Dhimo

5-Arben Çuko

6-Ben Blushi

7-Besnika Karaj

8-Bujar Çela

9-Dashamir Kamberi

10-Eduart Bejko

11-Eduart Ndocaj

12-Erjeta Alhysa

13-Fatmir Toçi

14-Ilir Xhakolli

15-Luljeta Arapi

16-Mimoza Hafizi

17-Mira Shehu

18-Ilir Xhakolli

19-Koço Kokëdhima

20-Musa Ulqini

21-Namik Dokle

22-Namik Kopliku

23-Pjerin Ndreu

24-Rakip Suli

25-Shkelqim Cani

26-Shkelqim Troplini

27-Vladimir Kosta

28-Ylli Ziçishti

Kategori
Uncategorized

Këshilltari i Metës – Ngjelës: Je i çmendur, mitoman e sharlatan…

emiljano aleksi-spartak ngjela

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, Emiljano Aleksi ka shpërthyer ndaj një shkrimi të Spartak Ngjelës që fliste për politikën dhe reformën në drejtësi.

Në reagimin e tij të ashpër, Emiljano Aleksi e quan Ngjelën mitoman dhe sharlatan, duke kërkuar që të heqë dorë nga politika dhe deklaratat që bën në këtë aspekt.

Statusi në Facebook i Emiljano Aleksit, këshilltarit të Ilir Metës:

Po ndodh një dukuri e zakonshme e njohur në histori: mitomania. Ndër më të shquarit prej tyre duket se është Spartak Ngjela, ky dijetar i vetëshpallur anglo-sakson dhe armik i egër i marksizmit. Për dashurinë e tij ndaj pushtetit të vetvetes dhe delirit, Ai është në gjendje të bëjë deklarata që nuk t’i pret mendja e shëndoshë… Është në gjendje që një vend të tërë ta tërheqë e gëlltisë në çmendurinë e tij rrënqethëse.

Pse vallë njerëz të tillë nuk hiqen mënjanë politikës e të dhënurit mend? Sepse janë mësuar me privilegjin e jetën e favorizuar që fëmijë dhe s’mund të heqin dorë prej saj. Ngjela ka një rrugë origjinale për të ruajtur edhe sot privilegjet e fëmijërisë: mitomaninë dhe sharlatanizmin.

Rruga që ka zgjedhur ai është punë e tij mund të thotë dikush. Por në fakt ajo është gjithashtu punë e brezave që vijnë të cilët nuk duhet ta shohin kurrsesi historinë e së kaluarës nëpërmjet lenteve të “historianit” Ngjela, miteve dhe paranojave të tij.

Kjo bëhet edhe më e rëndësishme po të kemi parasysh se ky Ngjela nuk është edhe i vetëm trim në luftë; ai ka shumë të tjerë që mitomaninë e sharlatanizmin i shprehin në forma të përkryera duke trallisur e hutuar në ekrane apo faqe gazetash.

Konsensusi në mesnatën e 21-22 korrikut lindi një dritë shprese për të gjithë shqiptarët, një konsensus i paparë, unanim që përveç të tjerash ka si qëllim frenimin e gojëtarëve delirant dhe shkatërrimtare të kësaj gjuhe konfliktuale.

Deliranti ynë, ka rol të “rëndësishëm” në shoqëri, vret e pret, turbullon ujëra e fate njerëzish vetëm me një fjalë, është i gjithëdijshëm e i gjithëpushtetshëm, është i çmendur në një lloj tjetër çmendurie. Ai është i çmendur pas kultit të vetes. Sepse udhëhiqet nga parimi “më e thjeshtë të sabotosh se sa të ndërtosh”.

Teksa të gjithë ofronin eksperiment, Meta ofronte experiencë. Sepse, në politikë bërjen e tij Ai preferon më shumë lopatën se sa kazmën. Ndaj kjo reformë kushtetuese, historike, e drejtësisë, që u kurorëzua me një konsensus historik, ishte dhe mbetet domosdoshmëri që duhet të vazhdojë me konsensus.

Kategori
Uncategorized

Taksa e Urrejtjes.

Disa po thonë se taksa e re që i vendoset qytetarëve për të kaluar në rrugën e “Kombit” nuk është e drejtë për shkak se ajo është mjaft e lartë. Disa të tjerë po thonë se pas kësaj takse fshihet një aferë e pastër korruptive dhe se Rama do të jetë ortak me 50% me kompaninë turke, e cila do të menaxhojë këtë koncesion që parashikohet t’i kushtojë qytetarëve edhe 600 milionë euro të tjerë në 30 vite.
Përtej këtyre dy grupimeve, një grup i tretë kritikësh thonë se kjo taksë do të izolojë një pjesë të mirë të Veriut të vendit. Të tre këto grupime kritikësh mund të kenë të drejtë, por ajo që duhet ngulitur mirë në mendje është fakti se nuk kemi të bëjmë thjeshtë dhe vetëm me një taksë kalimtare të një qeverie. Ky është një vendim urrejtjeje i kreut të qeverisë. Dhe pasi të kemi pranuar këtë, atëherë mund t’i vendosim edhe emrin, Taksa e Urrejtjes. Ka të paktën tre motive që e nxisin Ramën të vendosë këtë Taksë Urrejtje të pastër.
Motivi i parë ka të bëjë me izolimin e asaj pjese të popullsisë së Veriut të vendit që Rama me urrejtje të hapur publike i ka etiketuar si çeçenë. Vetëm disa vite më parë, kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës ai deklaronte se do të vendoste kufizime për hyrjet në Tiranë të atyre që vinin nga zonat e largëta, duke i dhënë të drejtën e hyrjes në kryeqytet vetëm për dy ose tre ditë në javë. Tani si Kryeministër, ai po realizon një premtim publik, duke zyrtarizuar urrejtjen ndaj Veriut të vendit.
Motivi i dytë lidhet me historinë dhe gjenezën e forcës politike që Rama përfaqëson. Rama është një këlysh politik i Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës. Ai kurrë nuk mund të harrojë amanetin e tyre se Kosova është Serbi. Ai po ringre sërish një mur ndarës me Kosovën. Ky mur do t’i bëjë më të vështira shkëmbimet njerëzore dhe tregtare mes dy pjesëve të kombit. Bashkimit fizik mes Shqipërisë dhe Kosovës që u arrit me rrugën e “Kombit”, tani po i vendoset sërish dogana dhe barriera të reja. Që fatkeqësisht janë politike dhe përfaqësohen pikërisht nga këlyshi i Miladinit dhe Dushanit.
Motivi i tretë ka të bëjë me historinë e kësaj rruge. Kjo rrugë është një histori e një suksesi të paimagjinueshëm të Sali Berishës dhe qeverisë së tij. U ndërtua brenda katër viteve në një reliev të konsideruar si më të vështirët në Europë. Tek kjo rrugë, Rama e shikon veten e tij lakuriq në bilancin e tij qeverisës të këtyre tre viteve.
Berisha me 1 miliard dollarë të taksapaguesve të këtij vendi bashkoi Shqipërinë me Kosovën, ndërsa Rama në vetëm dy viteve në krye të qeverisë, sipas KLSH, jo vetëm që nuk ka bërë një vepër të ngjashme, por i ka grabitur 1 miliardë dollarë taksapaguesve me korrupsionin në dogana, tatime, tendera dhe koncesione. Këto janë arsyet madhore se përse sot kemi Taksën e Urrejtjes ndaj rrugës së “Kombit”. Rama kërkon ta bëjë atë gjithmonë dhe më pak të prekshme për shqiptarët.
Nga Bledi Kasmi.
Kategori
Uncategorized

Historia e rrallë e fëmijëve afrikanë që erdhën në Shqipëri në vitet ’60.

Kategori
Uncategorized

Përdhunonin vajzat, pasi ua arrestonin të dashurit.

Kadri-Hazbiu-433x300
Një dokument sekret i vitit 1958, i Degës së Punëve të Brendshme të qarkut të Elbasanit zbulon një ngjarje të pazakontë për efektivët e Sigurimit të Shtetit.
Kategori
Uncategorized

Denoncimi.E mbanin të shtruar për ti marrë lekët edhe pasi kishte vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013, kohë kur Sami Brahja ka ardhur nga Greqia në Tiranë për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale në zemër (vendosjen e një unaze). Ai zgjodhi Spitalin Amerikan, ku pasi bëri të gjitha analizat e nevojshme për të tilla raste, bisedoi me mjekët edhe për datën e operacionit.

“E futën në sallë dhe familjaret rrinin duke pritur në ankth për rezultatin e operacionit. Pas shumë orësh heshtje del te dera e sallës një infermiere dhe i njofton se operacioni doli mirë por i afërmi i tyre është në gjendje kome sepse operacioni ishte i vështirë”, – shkruan raportuesja ne denoncimin e saj.

Ajo tregon më tej se orët iknin njëra pas tjetrës dhe ankthi shtohej për gjendjen e Samiut. Vetëm një infermiere hynte e dilte herë pas here nga salla ku mbahej i sëmuri dhe thoshte se gjendja e tij ishte kritike por e stabilizuar, ndërsa familjarët dhe të afërmit nuk i linin që të hynin brenda e të shikonin gjendjen e të sëmurit.

Raportuesja tregon se pas tre ditësh lufte me ankthin për gjendjen e pacientit mjeku u tha familjarëve se Samiu kishte pësuar hemorragji cerebrale dhe se për këtë duhej bërë në mënyrë urgjente një ndërhyrje tjetër kirurgjikale.

“Perveç firmës së familjarëve, si garanci duhej të paguanin dhe një detyrim tjetër prej 6000€ (ndërkohë që familjarët kishin paguar 200€ koronare+2000€ operacioni i unazës në zemër dhe 40€ çdo ditë qëndrimi në hotelin me pesë yje të spitalit amerikan të cilin familjarët e paguanin çdo ditë në sportelin në hyrje)”, – tregon mesazhdërguesja.

Ajo vijon rrëfimin me pjesën tronditëse dhe denoncuese ndaj spitalit, ndërsa tregon se si familjarët mësuan që Sami Brahja kishte ndërruar jetë dhe stafi i Spitalit Amerikan e mbante prej ditësh trupin e tij vetëm e vetëm për të rrjepur paratë nga familjarët.

“Në bisedime e sipër nga salla del një infermiere dhe pa dashur lë derën e sallës pa e mbyllur deri në fund dhe një nip i Samiut përfiton nga rasti dhe hyn brenda por kur afrohet pranë dajës së tij shokohet, daja i shtrirë në një barrelë përveç se ishte pa frymë e zë, ishte dhe i ftohtë akull, pra kishte ndërruar jetë e s’dihet se kur”.

Familjarët kanë mësuar më vonë nga burime të brendshme kundrejt disa lekëve se i afërmi i tyre kishte ndërruar jetë gjatë operacionit për vendosjen e unazës. Vetë vajza thotë se familjarët e personit që kishte ndërruar jetë prej disa ditësh vijonin të paguanin paratë për qëndrimin e tij në Spitalin Amerikan si dhe duhej të nisnin të gjenin rreth 6 mijë euro të tjera për të paguar një operacion të supozuar, i cili nuk do t’i bëhej kurrë Samiut, pasi ai tashmë kishte vdekur.

Pas debateve të shumta familjarët i janë drejtuar instancave shtetërore dhe janë munduar ta bëjnë ngjarjen mediatike, por nuk ia kanë dalë dot të fitojnë të drejtën e tyre, sepse siç shprehet vajza ky spital i ka kapur të tërë nga koka. Ajo ka marrë shkas nga skandali i fundit i ndodhur në Spitalin Amerikan për të treguar historinë e dhimbshme të përjetuar në kurrizin e saj./jetaoshqef.al/

mesazhe-JOQ-1.jpgMesazhe-JOQ-4.jpgMesazhe-JOQ-3.jpgMesazhe-JOQ-2.jpg

 

Kategori
Uncategorized

Historia e 5 spiunëve më të mëdhenj të KBG-së (dhe tradhtia shqiptare).

kim-philby-red-ii-e1426883695469-1Në histori, shumë prej spiunëve më të mëdhenj botërorë kanë qenë agjentë të infiltruar për llogari të Rusisë.

Një rast i tillë është ai i pesëshes së Kembrixhit, ku bën pjesë edhe Kim Philby, i famshëm tashmë për shqiptarët. Ky grup spiunësh britanikë, mori këtë emër, sepse u rekrutua nga shërbimet sovjetike, kur pesë anëtarët studionin në Kembrixhit.

Pesëshja e Kembrixhit ishte një rreth spiunësh sovjetikë në Britani, të cilët i kalonin informacione Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në fillimet e viteve ’50.

Brenda një dekade apo më shumë, të diplomuarit Donald Maclean, Guy Burgess, Kim Philby, Anthony Blunt dhe John Cairncross kishin punuar për të arritur deri në poste të rëndësishme të inteligjencës, të cilët ata i përdoren për t’i kaluar sekrete sovjetikëve.

Në sajë të këtyre agjentëve të dyfishtë, të cilët thuhet se ishin të motivuar nga ideologjia, e jo paratë, Bashkimi Sovjetik mësoi në lidhje me një plan të Aleatëve për të dërguar kryengritësit anti-komunistë në Shqipëri, si dhe strategjinë ushtarake të SHBA-Britani gjatë Luftës së Ftohtë.

I pari është Kim Philby, i cili mendohet se ka dëmtuar më shumë inteligjencën britanike dhe amerikane duke i dhënë informacione të vlefshme Bashkimit Sovjetik. Donald Duart Maclean u rekrutua, kur ishte akoma student në Kembrixh dhe u bë kolonel në KGB. Guy Burgess dhe Anthony Blunt (Antoni Bllant) kontribuan në kauzën sovjetike me transmetimin e dokumenteve sekrete të MI5, që përshkruanin strategjinë ushtarake. Anthony Blunt ishte një historian arti dhe marksist i betuar.

Kim Filbi, ose heroi gjeneral i spiunëve

Në krye të seksionit të shërbimit sekret anglez ishte Kim Filbi. Ky seksion merrej me luftën kundër spiunëve të Moskës. Dhe për çudi në krye të këtij seksioni ishte ai që bëri aq emër në historinë e agjentëve botërorë.

Ai lindi në Indi, koloni e Anglisë; djalë kurajoz, pak rebel, mendohej gjatë para se t’i futej një problemi, por mund të përmbyste edhe malet për ta realizuar atë.

Nuk ndërronte mendje kollaj dhe qëndrimin e vet e kishte deklaruar: “Urrej fashizmin deri në vdekje dhe varrin e dua në Rusi”. Më 1929 në Angli erdhën në fuqi laburistët, vit që shënoi edhe vendosjen e marrëdhënieve mes Bashkimit Sovjetik dhe Anglisë dhe ky vit shënoi edhe fillimet e një simpatie te anglezët ndaj revolucionit rus e B.S. Modeli sovjetik po simpatizohej deri aty sa shumë të rinj intelektualë, përfaqësues të shtresave të pasura, kishin nisur të përbuznin jetën e tyre mondane e të shfaqnin shenja rebelimi ndaj klasave të pasura.

I tillë ishte edhe Kim Filbi që, duke u ndjerë afër ideve të komunizmit, u bë anëtar i një shoqërie tepër sekrete ku aderonin mjaftë të rinj të tjerë disa prej të cilëve hynë në listat e KGB-së.

Studioi për histori e ekonomi, vendosi lidhje me simpatizantë të tjerë, madje edhe në Francë e Gjermani me një qëllim të madh: luftë kundër nazistëve gjermanë. Herë nga Anglia e herë nga Austria, vendi ku kishte mjaftë çifutë, por që ishte edhe vendi më antisemit i botës,

Kim Fildi u vu nën shërbimin sovjetik, gjithnjë i vëmendshëm e besnik për çështjen e revolucionit botëror. Në Austri, ku gjermanët ishin ulur këmbëkryq, ai pa me sytë e veta ç’masakra bënin nazistët, imazhi i të cilave la gjurmë të thella në shpirtin e djaloshit. Mjaftë i vëmendshëm e kurajoz ai ndiqte përparimin e nazizmit nëpër Evropë.

Në Austri u njoh me Licin, një vajzë hebreje me të cilën u dashurua dhe ndikimi i saj anti-Hitler ka qenë jo i paktë te agjenti i ri, shpirti i të cilit ishte përmbytur nga idetë komuniste. Për gjashtë vjet rresht çifti i ri forcën, kurajon, energjitë i vuri në shërbim të luftës kundër fashizmit, kësaj murtaje që s’po përmbahej as tej Gjermanisë. Kur Lici ishte në listat e atyre që do të arrestoheshin, ajo iku në Angli, ku mori edhe nënshtetësinë angleze e që edhe në vendin e ri, çifutja e re dhe e shkathët si një zhivë u vu në kontakt me partinë komuniste angleze duke e vënë përfundimisht të shoqin në shërbim të komunizmit sovjetik.

Rekrutit të ri plot talent iu besua detyra e ngritjes së një rrjeti më të gjerë që do të viheshin nën shërbimin rus dhe këtu del Gij Bërgesi, takimi me të cilin u krye në një klub të Londrës ku u fol se nëse gjendeshin elementë fashistë që kishin mundur të filtronin mes rradhëve të komunistëve britanikë.

Por duke patur frikë nga e kaluara e tij si simpatizant i lëvizjes komuniste, mendoi t’i braktiste ato, të fshihte dosjen e vet dhe duke shfrytëzuar diplomat që zotëronte, aftësitë e tij si gazetar, njohjet dhe lidhjet e babait me njerëz të sferave të larta, arriti të krijojë lidhje në shoqatën anglo-gjermane deri atje sa Gebëlsit, atëherë ministër i propagandës në Gjermani, iu propozua që Filbi mund të punonte në Berlin.

Dhe vajtja në Gjermani sigurisht solli njohje të mëdha duke rritur kështu besueshmërinë e rusëve ndaj emrit të tij. Ai mundi të sigurojë disa emra prapa të cilëve ishin elementë nazistë që operonin në klasën politike dhe administratën e lartë britanike. Por Filbi pati synime më të larta: zbuloi se së shpejti në Spanjën e Frankos do të plaste lufta civile e që më pas atij iu besua Spanja duke infiltruar kështu në rrethin e ngushtë rreth Frankos. Sërish ai vuri në shërbim njohjet e babait i cili tashmë pati menduar se i biri e kishte braktisur komunizmin dhe tani i interesonte vetëm gazetaria.

Por arritja në Spanjën e ndezur nga lufta solli një incident që për pak do ta kishte varrosur Filbin; iu gjet në xhep një kod dhe ai shfrytëzoi madhështinë që të jep një çast i vetëm, por i madh. Pak hapësirë, një sekondë dhe ai mundi të gëlltiste një copë letër… Dhe gjithçka më pas në Spanjë foli për të. U plagos në një aksident, ndërsa shkonte si një gazetar në një front lufte e Frankoja e dekoroi. Filbi këtu ishte bërë me krahë. Ai po depërtonte tani në rrethin e ngushtë të Frankos e prania aty i siguronte jo pak të dhëna të cilat fluturonin drejt Moskës. Këtu, siç del më pas nga dokumentet e KGB–së Filbi ka propozuar vrasjen e Frankos, por që s’kishte gjetur miratim në qendrën e vet në Moskë. Të tjera rrugë e afronin me rrethin e Frankos. Gruaja e një baroni anglez, një femër me rëndësi në sferat e larta të shoqërisë u bë e dashura e re e Filbit.

Kjo marrëdhënie rriti mjaft vlerat e tij si agjent, por prishi familjen. Lici tashmë i kishte kuptuar marrëdhëniet e të shoqit me të. Ata nuk u grindën kurrë e gjer në fund mbetën miq të mirë. Qendra sërish kërkonte të tjera prova nga Filbi. Atij i duhej të hynte në shkollën e kodeve e të shifrave ku iu besua detyra e instruktorit, ku ai shpalosi vlerat e një profesionisti ku tharmi e intuita ishin në shkallën më të lartë.

Kështu kandidatura e tij pranohej kudo ku ai mund të trokiste.

Fliste shumë gjuhë, njihte mirë shtetet e Europës që bënin politikën e madhe, inteligjent e profesionist. Lidhja e re martesore i siguroi të drejtën që ai t’i hidhte një sy dosjes së shumë agjentëve që luani i deteve- Anglia- kishte kudo nëpër botë. Kur lista u shfaq në zyrat e KGB-së shumëkush nuk u besoi syve. Atje kishte kode që duhej deshifruar. Çdo agjent kishte pesë shifra ku përfshihej vendqëndrimi dhe kodi i tij. Dhe lëvizjet e tij nëpër Spanjë u sollën agjentëve gjermanë që vepronin në këtë vend dëme të mëdha, ku veprimtaria gjermane anti-Britanike kishte bazën e vet në Spanjë e që lëvizja e fundit e Filbit drejt kësaj të fundit i solli dëme të mëdha Gjermanëve.

Kur Gjermania ra, raportet sekrete shkruanin se B.S., pas fitores do të triumfonte duke kërkuar hegjemonizmin saj nëpër Europë. E për të penguar këtë përhapje britanikët duhej të ndërmerrnin hapa konkretë deri te ngritja e një seksioni përkatës. Zyrat e KGB-së i kërkonin Filbit të hidhte në dorë dokumentat e këtij seksioni. Shumëkush s’kishte besim, por ai ia arriti. Sigurisht jo gjithçka rrëshqiste mirë. Një nëpunës i ambasadës sovjetike në Ankara në këmbim të një arratisjeje dhe ca të hollave u dha përfaqësuesve të Anglisë në Turqi emrat e tre spiunëve angleze që punonin për llogari të sovjetikëve. Ishin Filbi, Bërgesi dhe Meklin, por që për fat të treshes posta ra në duart e Filbit i cili njoftoi qendrën. Punonjësi sovjetik “u paralizua” dhe më vonë vdiq.

Gjithçka u mbyll qetësisht dhe tashmë Filbi ishte truri i spiunazhit evropian. Aleanca Atlantike e pa qartë se Hitleri po thyhej e duhej sabotuar komunizmi në Bashkimin Sovjetik. Agjentë të shumtë zbarkuan, por shumica binin në duart e trupave te kuqe. Ishte e qartë; spiunët rusë lajmëronin gjithçka. Ishte viti ’51, kur Kim Filbi ”mësoi” për arratisjen e Meklinit (ai kishte ndihmuar në atë arratisje) dhe që aty ai e kishte fare të qartë se shërbimit të tij po i vinte fundi. Hapi sirtarët e kujtesës së tij duke kërkuar të sistemojë aty gjithçka. Shumë dokumenta i dogji në oxhakun e shtëpisë së tij, të nesërmen edhe aparatet që i kishin shërbyer për fotografimin e dokumentave.

U kthye nga Amerika; u mor në pyetje, por ai ishte i përgatitur për gjithçka dhe u mbrojt mjaft mirë. Amerikanët kanë kërkuar që ai të shkonte në gjyq shumë më herët, por anglezët kanë hezituar, vetëm e mbanin nën survejim. Ai ishte brenda rolit të vet; mjeshtërisht, arriti të bindë qeverinë britanike se ata s’kishin asnjë fakt që të vërtetonte se ai kishte qenë agjent i sovjetikëve.

Shkoi në Bejrut si gazetar dhe që andej më 1963 u vendos në Moskë, ku vitet e fundit i kaloi i vetmuar, por kurrsesi pasiv; përgatiti biografitë e plota për shumë agjentë sekretë, merrej me problemet më specifike të shërbimeve sekrete etj.

I rrethuar nga miqtë e tij të shumtë, më 10 maj të vitit 1988, heroi më emblematik i spiunazhit sovjetik, gjenerali më i famshëm i kundërzbulimit, intelektuali i rangut të lartë, aspiruesi më i devotshëm i idealeve komuniste, vdiq. Varrimi i tij ish madhështor, siç ishte edhe vepra e emri i tij për Rusinë.

****

Tradhtia shqiptare e Kim Filbit

BBC gjatë këtij viti transmetoi një dokumentar ku dha për herë të parë pamjet filmike të një fjalimi të ish-spiunit Kim Filbi. Videoja është gjetur në arkivat e ish-shërbimit sekret gjermano-lindor Stasi dhe në to ai flet për jetën e tij si agjent i dyfishtë. Gjatë fjalimit, Filbi përmend edhe një episod për të ilustruar kostot njerëzore të tradhëtisë së tij.

Në kohën kur ishte me detyrë në Uashington si ndërmjetës mes shërbimeve sekrete britanike dhe atyre amerikane, Filbi tradhtoi operacionin sekret të dërgimit të mijëra shqiptarëve të arratisur në vendin e tyre për të përmbysur regjimin komunist të Enver Hoxhës.

Filbi tregon se informacionet për kohën dhe vendndodhjen e të ashtuquajturve diversantë ia kalonte KGB-së sovjetike dhe kjo e fundit më pas Sigurimit të Shtetit në Tiranë, i cili asgjësoi shumë prej tyre.

Në leksionin e tij, Filbi pretendon se ka ndihmuar për parandalimin e luftës së tretë Botërore. Ai pretendon se, nëse nuk do të kishte kompromentuar operacionin dhe nëse ai do të kishte patur sukses, CIA dhe shërbimi sekret britanik do të tentonin sërish të njëjtën gjë në vende të tjera komuniste si Bullgaria. Sipas tij, kjo do të çonte në ndërhyrjen e ish-Bashkimit Sovjetik, duke çuar në një luftë të vërtetë.

Gaj Berges, spiuni anglez i Stalinit

Rridhte nga një familje perandorësh e shkollën e nisi në marinën detare, por një defekt në të parit e tij e detyroi të vazhdonte për histori e duke qenë aty një nxënës i shkëlqyer siguroi disa çmime.

Babai i vdiq shpejt e ai filloi shkollën në Kembrixh.

Kishte një kulturë të plotë, zotëronte veten plotësisht, ishte i kërkuar në rrethet shoqërore e së bashku me Anton Bllant krijojnë një dyshe të fortë që do të qëndrojë gjatë.

Në fillim ishte veç një student që për komunizmin kishte simpati të veçantë. Dhe kaq. Ndërsa për artin fliste pa pushim, ku njohuritë e tij në këtë fushë, e sidomos për artin Rilindës ishin të plota. Por rrethi shoqëror zgjerohej përditë e parimet e marksizëm-leninizmit po gjenin vend në shpirtin e djaloshit të ri energjik.

U ngrit kundër kolonializmit të Indisë dhe njohja më 1934 me agjentin e shekullit, Kim Filbi bëri që Bergesi të hedhë hapin e parë.

Ishte vënë në rreth të kuq: në emër të luftës kundër fashizmit, ai hyri nën shërbimin agjenturor sovjetik duke u bërë kështu një nga informatorët kryesorë që në atë praglufte materialet e të cilit ishin orientuese për fatin e Europës.

Por ishte një kohë që sionistët po triumfonin nëpër Europë.

Rrothshildët e famshëm e të fuqishëm, bankat e të cilëve përbënin4/5 e prodhimit botëror, Vajshtopët e të tjerë, po tërhiqnin frerët e Europës. Këtë gjë po e ndjenin edhe anglezët, por i trembeshin fërkimit me Izraelin, kur këta të fundit po blinin toka të tëra në Palestinë ku kishin interesa edhe anglezët.

Pas disa misioneve të cilat i kishin dhënë siguri dhe besueshmëri në Moskë, tashmë i fshehur pas petkut të diplomatit Bergesi do të punonte në ambasadën britanike në Moskë, por që për të shkuar atje përshkoi anën tjetër të globit; Amerikë, Japoni, Moskë. Por dy ditë më vonë ai u kthye pas, sepse për këtë emërim nuk ishte marrë mendimi i ambasadorit britanik atashuar në Moskë! Pastaj i erdhi një tjetër emërim; agjent brenda partisë komuniste angleze për të sabotuar aty.

Por Bergesi që ishte një komunist i devotshëm refuzoi.

Një punë e re iu paraqit; instruktor në shkollën e përgatitjes për subversion, por që homoseksualiteti i tij e lëvizi shpejt që andej duke e çuar gazetar pranë BBC, për politikën e madhe ku realizimi i një interviste më Çërçillin i dha krahë të tjerë.

Ishte viti 1943 kur imazhi i Stalinit ishte ai i një agresori dhe që të rregullonte diçka nga ky imazh, vendosi tu hidhte një vështrim marrëdhënieve me perandorët e Evropës e kryesisht me Anglinë. E për këtë Bergesi mbante flamurin i pari.

Kështu Stalini që kishte shpresuar shumë te Lidhja anglo-amerikane u zhgënjye shpejt. Ai kërkoi barut prej tyre. Por Bergesi në raportin e fundit nxitoi të thoshte se baruti do të vonohej: aleatët nuk donin një përparim të shpejtë të rusëve.

Skandali do të plaste në ambasadën angleze në Neë York. Ai duhej të kthehej urgjentisht në atdhe sepse FBI kishte zbuluar se në ambasadën e aleatëve kishte spiun të rusëve! Gjithçka ishte e qartë; amerikanët dyshonin te Bergesi. Ai ishte zbuluar tashmë dhe po e kuptonte se po survejohej. Duhej të kthehej, por ruhej.

Atëherë ai sajoi një ngatërresë të cilën e përsëriti disa herë. Disa herë shkeli rregullat e qarkullimit rrugor duke “e detyruar“ ambasadorin anglez ta kthejë Bergesin në Angli e që andej me një fshehtësi të madhe drejt Moskës, ku së bashku me Filbin dhe me Meklin kaluan dhe vitet e fundit të jetës, por që Moska, për të mos acaruar më tej marrëdhëniet me Anglinë e Amerikën nuk pohoi kurrë që treshja e spiunëve anglezë fshiheshin në Moskë.

Dëshira e tij e madhe për t’u kthyer në atdhe nuk iu realizua kurrë. Anglezët mbanin gati litarin për tre të strehuarit në Moskë. Plani ishte bërë: sa të shkelnin tokën britanike do të arrestoheshin.

Thashethemet shkonin deri në Angli e ktheheshin sërish në Moskë. Gazetat hapnin e rihapnin çështjen e treshes. Vdiq më 1963 e hiri i trupit iu dërgua familjes së tij në atdhe.

Antoni Bllant e donte komunizmin, por jo sa donte Anglinë

Një fytyrë gjatoshe, me linja të hequra, fis me familjen mbretërore, jo nxënës i dalluar, doli nga matematika për të hyrë në gjuhët e huaja ku shkëlqeu, por edhe ky si miku i tij Bërges, shfaqi shenja homoseksualiteti.

Njohja me këtë të fundit zgjoi te djaloshi energji të reja; i pëlqente arti, më pak politika e për çudi ai la gjithçka që kish ëndërruar dhe shkoi ushtar.

Ishte koha kur Europa po vishte marrëveshje të mëdha historike, kur Hitleri nënshkroi aktin e mossulmimit, ç’ka po prishte ekuilibrat e aleatëve për të nxitur dy përbindëshat e mëdhenj të hanin kokat e njeri-tjetrit. Nga ajo luftë të dy do të humbisnin. Agjentët sovjetikë filluan të lëviznin. U bënë debate të mëdha dhe tejet të tensionuara dhe ata duke shfrytëzuar konjukturat nisën të nxitnin për planin e tyre të madh. Të ndesheshin; vetëm lufta do ti dobësonte këto superfuqi.

Bllant ndoqi disa kurse intensive për kundrazbulim çka e largoi atë përfundimisht nga arti. Me Bërgesin jetoi ca kohë në një apartament pronë e Rrothshildëve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u bë ndër më aktivët, dhe i ndihmuar nga Rrothshildët ai hyri në lidhje të ngushta me zv/drejtorin e kundërzbulimit britanik i cili i hapi zemrën shpejt. Po ashtu ai vuri lidhje të mëdha me SIS, po më pas nga fakti se mes anglezëve kishte jetuar aq gjatë një spiun që punonte për llogaritë e sovjetikëve, ata u ndjenë të fyer, të trishtuar dhe ishin gati të hakmerreshin ndaj tij.

Shumë shpejt qendra në Moskë u çudit nga shpejtësia dhe saktësia e informacioneve që vinte nga Bllant sa dyshonin se mos ai bënte lojë të dyfishtë.

Qendra kishte lista të sakta për elementët komunistë që duhej të eliminoheshin, madje deri atje sa të dinin cili ishte roli i shërbimeve angleze në Europë.

Siguria me të cilin penetronte Bllanti ishte shenja më e lartë e besimit që kishte mundur ai të krijonte falë aftësive të tij. Mjaft gjermanë nazistë që vepronin nëpër Europë apo në Linde apo Afrikë, u arrestuan.

Intuita e Bllantit prej artisti dhe saktësia prej matematikani kishin dhënë frytet e veta.

Valixhet diplomatike- siç quhej posta diplomatike ku nga shteti në shtet lëviznin dokumente tepër sekret të vulosura që askush s’mund të hyjë në to – ja objektivi i ri i agjentit me emrin Bllant.

Ai gjeti kodin dhe mundi t’i hapë ato, t’i fotografojë e pastaj t’i niste në destinacion.

Antoni Bllant lozi këtu një rol të dyfishtë i cili i dha siguri e aftësi.

Sillej si diplomat me këdo, me finesë e i ngrohtë. Disa herë qendra sovjetike ka dashur t’i japë para si shpërblim për informacionet e shumta, por ai kurrë nuk i pranoi ato.

Kur më në fund pesëshja u zbulua, për dymbëdhjetë vjet rresht iu nënshtrua pyetjeve e vetëm kur nga prokurori britanik mori përgjigje se ai nuk do të ndiqej penalisht, pra vetëm atëherë foli për të kaluarën e tij.

Siç u tha ai rridhte nga familja mbretërore dhe vetë mbretëresha e Anglisë u interesua për të.

Pranë saj ai fliste plot adhurim për pikturat si një njohës i talentuar i artit. Vdiq në prill të vitit 1983.

Donald Meklin i KGB-së, asi që solli vërdallë FBI-në

Paralel me tri dosjet e para (Guy Burgess, Kim Philby, Anthony Blunt) u hap edhe një tjetër; ajo e Donald Meklin.

I ati kishte qenë ministër, por që me edukimin dhe arsimimin e të birit nuk u mor kurrë e për pasojë ai u rrit i drojtur, i mbyllur, i prekshëm e larg shoqërisë. Më 1931 hyri në Kembrixh për gjuhë të huaj dhe letërsi. Në këtë kohë është një moment vendimtar; njohja me Bergesin solli ndryshime të mëdha në shpirtin e djaloshit.

Ai urrente sistemin shtetëror amerikan dhe gjendja e popullit anglez e bëri atë të afrohet me komunizmin, të bëhet militant e në rrethet shoqërore ku kishte nisur të hynte, s’përtonte të shfaqte, madje haptazi simpatinë e vet për Bashkimin Sovjetik.

Bëri pjesë në një organizatë ilegale, nuk besonte në religjionin që i përkiste origjina e tij, e duke qenë kështu një i majtë, por gjithnjë duke fshehur gjithçka nga babai i vet.

Ka shumë versione rreth rekrutimit të tij, por bindës mbetet ai i lidhjeve me Filbin dhe Bergesin. Dosja e vet e mundoi ca kohë.

Lidhjet me komunistët e penguan që ai të futet në strukturat shtetërore britanike, por një deklaratë e tij i hapi udhë të tjera.

Detyra e parë: të zbulonte listën e anglezëve pro fashistë që vepronin në vend. Ky është edhe testi i parë, por që edhe nuk rezultoi pa sukses. Megjithatë ai tashmë kishte rrugë të hapura.

Më 1938 do të punonte në ambasadën britanike në Paris. I pëlqeu puna e re, aty ai vendosi lidhje të shumta ku informacioni sidomos për luftën në Spanjë, patën vlera të mëdha, por që sot, për fat të keq, në zyrat e KGB-së nuk gjen gjurmë të këtij njeriu.

Gjermanët sulmuan Francën, Meklin ra në dashuri me amerikanen e pasur dhe inteligjente Melinda. Para saj ai u zbulua kush ishte, por vetëdeklarimi nuk ndryshoi asgjë në marrëdhëniet e tyre.

Ambasadën në Paris e kishte zënë paniku, por Meklin që dallohej për qetësi, mori ç’duhej; të tjerat i asgjësoi dhe u kthye në Angli, por një fëmijë i vdekur e pezmatoi së tepërmi çiftin e ri. Mejinda u kthye në Amerikë, ndërsa ai sërish me kartën diplomatike.

Vetë Stalini, ndonëse nuk e njihte Meklinin, interesohej për gjithçka që vinte nga ai dhe gjithçka shkoi në favor të sovjetikëve.

Më 1944 Meklin u emërua sekretar i ambasadës angleze në Amerikë. KGB-ja nuk e fshehu dot ngazëllimin për këtë emërim. Meklin kishte mundur të maskohej mjeshtërisht duke arritur të sigurojë një besueshmëri të madhe te shteti anglez.

Në Uashington ai vendosi sërish lidhje me Melindën. Më mirë s’mund të ndodhte! Zbarkimi i Aleatëve në Brigjet e Normandisë ishte i afërt. Rusëve u duhej gjithçka që lidhej me këtë zbarkim.

Sigurisht pas Filbit, Meklin ishte asi tjetër që ndodhej në duart e KGB-së. Donald Mekli, alias Homeri ishte aty ku telegramet mes dy presidentëve të Anglisë e Amerikës prisnin njeri-tjetrin e gjithçka që deshifrohej aty shkonte në zyrat e KGB-së në Moskë, ndërkohë që problemi më kryesor i tyre ishte ai i prodhimit të bombës atomike. Por informacioni rrodhi dhe lidhja njohu lëkundje të mëdha.

Ishte fjala për daljen e sovjetikëve në Dardanele. Amerikanët iu trembën një vatre të re të luftës dhe sabotuan.

Por askush nuk e kishte parashikuar që një gabim foshnjarak do të përmbyste gjithçka.

Një deshifrim dokumenti ku gabimisht u shënua edhe kodi, do të ishte fatal për agjentin Meklin i cili u zbulua dhe u vu nën një mbikëqyrje të rreptë nga shërbimi anglez dhe ai amerikan. U vu në dijeni qendra në Moskë dhe u organizua arratisja e tij me një anije turistike drejt Bashkimit Sovjetik.

Vitet e fundit i kaloi në Moskë nën një emër tjetër.

Studioi rusisht e merrej me politikë, refuzoi gjithnjë privilegjet, nuk përtonte të shfaqte hapur mosmiratimin e vet ndaj politikës së jashtme të Moskës, jepte leksione politike.

KGB-ja për asnjë çast nuk harroi shërbimin e madh që kishte dhënë Donald Meklin. Vdiq më 6 mars 1983.

Xhon Kernkros, komunisti i varfër që vendosi fatin e një luftë botërore

Agjenti i pestë anglez që vinte nga e njëjta shkollë ishte Xhon Kernkros (John Cairncross).

I lindur më 1913 në Gllazgou, por që dallonte nga katër të tjerët nga origjina e vet, u ndesh me një lloj përbuzje që elita shoqërore shfaqte ndaj tij. Kjo gjë e pajisi me një mekanizëm të veçantë i cili ndikoi gjithë jetën e tij.

Origjina e tij e lidhi së tepërmi me idetë komuniste. Marrja e një burse në Francë, ku do të studionte për letërsi frënge solli një pështjellim në universitet deri afër skandalit. Gjithçka aty ishte kundër marrjes së asaj burse; vetëm rektorin kishte në llogoren e vet.

Në Sorbonë vendosi lidhje me rrethet komuniste ku ekstremistët ndesheshin deri në gjakosje rrugëve të qytetit.

Ishin vitet 1933-34. Hitleri po armatosej e djaloshin e ri po e trembte lufta e re, ku retë e zeza të saj ishin aq të ngarkuara dhe sundonin krejt botën.

Hyrja më Kembrixh i solli kufij të tjerë të cilët ai s’i kishte të lehtë t’i shkelte. Pengesa e parë; origjina nga populli. Ai ishte një komunist nga populli.

Qarqet e KGB-së që vepronin në Londër kërkonin ta rekrutonin djalin e ri, por askush nga të njohurit e vet nuk merrte përsipër ta kryente këtë gjë; por dikush tjetër, një komunist aq fanatik, një student po nga Kembrixhi, mundi ta fusë atë në rreth të kuq.

Pra njeriut që i kishte munguar ndjenja e miqësisë e shoqërisë, por që në studime shkëlqeu, do t’i shkruhej emri në listat top-sekret të KGB-së.

Përgjithësisht nuk çmohej në rrethet shoqërore, ishte mjaft i përgatitur, por i mungonte gjuha e diplomacisë e shumëkush çuditej si mundi të punonte për zbulimin sovjetik.

U njoh me katër kolegët e tjerë të së njëjtës shkollë, por shoqëria e tyre mbeti e ftohtë. Dy vitet e para ai s’arriti dot të konfirmojë veten. Dosja e tij ishte e thatë, por puna e tij në strukturat e larta shoqërore i dha mundësi të mëdha: i siguroi privilegje dhe të dhënat i vinin të gjitha Moskës.

Ishte koha kur Hitleri po ndizte flakët e luftës. Anglia po përgatitej për mbrojtje.

Ishte i pari agjent që solli në Moskë raportin mbi Lidhjen mes amerikanëve dhe anglezëve për prodhimin e bombës atomike. Pra, Kernkrosi, alias Karelani kishte mundësi të lexonte, të kopjonte, por që kurrë nuk mësoi dot të fotografonte dokumenta. Zelli i tij ishte admirues.

Ai gëzoi një fat që askush tjetër nga pesëshja e Kembrixhit s’mundi dot; ai ka punuar aty ku çdo material përbënte një të dhënë tepër të domosdoshme për KGB-në sovjetike. Që nga vitet tridhjetë, një gjerman vënë nën shërbimin francez, u dorëzoi këtyre të fundit një kod për përdorimin e një makinerie deshifrimi mjaft të rëndësishme. Franca dështoi në këtë pajisje, dhe kërkoi ndihmë te anglezët e polakët, por, ndërkohë, gjermani përsosi këtë sistem që së fundi ishte shtrirë në gjithë Europën ndërluftuese. Vetëm në luftën e Stalingradit ushtria e kuqe zuri dhjetëra aparate të tilla, por të shkatërruara.

E pikërisht në Angli, në agjencinë e zbërthimin të kodeve gjermane, nëpërmjet atij aparati të famshëm, u emërua Kernkrosi nga të dhënat e të cilit u shpëtuan dhjetëra ushtarë sovjetikë si dhe u zbuluan dhjetëra spiunë gjermanë që vepronin brenda ushtrisë së kuqe. Nga të dhënat e Kernkrosit u shkatërruan pesëqind avionë nazistë e për më tepër, pas betejës së Kurskut, forca goditëse e nazistëve ra dita-ditës dhe Ushtria e Kuqe fitoi epërsi e cila e ndoqi atë deri në fund.

E në këtë fitore, pa dyshim, roli i agjentit Kernkros është i pamohueshëm.

Arriti të penetrojë në sferat më të larta të shtetit anglez e të rekrutojë aty plot agjentë, pa rrezikuar për asnjë çast jetën e vet apo të rrjetit që vepronte në Londër. Por dikur ai u thye; i lodhur nga shërbimi i gjatë, atë e kishte zënë paniku.

Shumë kohë ishte nën survejim. E larguan nga puna, lëvizi nëpër Amerikë, Azi më vonë në Romë e vitet e fundit i kaloi në Paris.

Kategori
Uncategorized

Prag skandali? Denoncimet e vajzave nxjerrin anën e errët të parukieres Merita.

merita-merja

Merita Merja, është parukierja tek “Rruga e Durrësit” që u procedua nga policia e Tiranës pasi rrahu në mes të rrugës një kliente që refuzonte të paguante, pasi i kishte djegur lëkurën e kokës.

“Parukeri Estetikë Merita” është biznesi që ajo drejton, ndërsa denoncimet e fundit tek faqja online ‘Jeta Osh Qef’ nxjerrin në pah një skandal të vërtetë nëse këto pretendime do të jenë të vërteta.

Sipas këtyre denoncimeve, parukierja Merita shfrytëzon vajzat adoleshente që shkojnë në parukeri, duke i njohur ato me burra të mëdhenj në moshë, të cilët më pas i paguajnë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Janë dhjetra mesazhe të qytetarëve që thonë se kanë rënë pre e mashtrimeve të saj. Disa prej këtyre mesazhe janë bërë publike nga ‘Jeta Osh Qef’ dhe tregojnë bashkëbisedimin e Merita Merjas me adoleshentet, të cilave ajo u thotë se do të fitojnë 500 Euro për të kaluar një natë me burra më të mëdhenj.

Po si pas këtyre denoncimeve të vajzave, gjithçka fillon kur ato shkojnë në parukeri për të krehur flokët, e që e zonja e biznesit Merita Merja miqësohet me to dhe më pas shkëmbejnë numrat e celularit. Pasi u merr numrin adoleshenteve, parukierja ua jep të njohurve të saj dhe më pas gjërat rrjedhin vet./Syri.net/

Më poshtë janë disa prej mesazheve të denoncuara nga disa vajza:

12345678910

Kategori
Uncategorized

Te porta nuk pret më njeri…

Frrok Çupi – Dje nuk kishte njeri para portës së Kuvendit.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë, ose shumë rrallë. Veç një “kasketë”, siç janë quajtur komunistët e hershëm, po vinte duke picërruar sytë për nga porta. Këtë portret sovjetik demode e kisha fiksuar në librarinë “Albania”, kur sapo kishte dalë në treg libri “Kurbani” i Edi Ramës; dhe ky zihej me dikë që i tha se “nuk e blej atë libër”… Dje, përveç këtij tipi që picërronte sytë në drejtim të portës, askush tjetër nuk priste…

Asnjeri … Një gjë ka ndodhur.

Nëse do që të ndjesh sa lëng ka akoma pushteti; atëherë kalo këndej, në rrugën që ndahet nga bulevardi i madh “Dëshmorët e Kombit”, përballë selisë së Qeverisë. Aty harqet e gurtë alias sovjetik të selisë së Kuvendit, herë ngrihen si vetulla gjigande trimëruese, herë bien të ngrysura. Tamam te porta e metaltë, ku bën roje Garda e Republikës dhe hyjnë e dalin deputetë e ministra, aty duket si fuqitë e mëdha të vendit bëjnë paradën e forcës dhe të pa-forcës…

Ka dy shenja që dëshmojnë:

Shenja e parë, nga ana e popullit.

Kur janë të fortë ata në pushtet, këtu ka shumë njerëz, gati si turma që bllokojnë rrugën dhe presin ministrin ose deputetin “e secilit”. “Të secilit” sepse secili pret deputetin e vet. Të krijohet një përshtypje se je në Bursën e Nju Jorkut, ku aktorët bëjnë me duar e me shenja duke vështruar diku. Këta që presin, tërë sy e veshë, presin deputetin apo ministrin e tyre dhe ngrihen në majë të gishtave që ta pikasin. Deputetët e kanë marrë votën e tyre dhe kanë bërë premtime; por edhe këta të popullit presin “haraçin”. Në fillim, kur sapo kanë mbaruar zgjedhjet dhe është formuar qeveria, këtu ka shumë- shumë njerëz. Pastaj pak nga pak rrallohen, deri në fund të qeverisë. Veç në ditën e fundit të qeverisë kjo rrugë mbetet bosh, pa ata njerëzit e “Bursës” që bëjnë me gishta e me sy.

Shenja e dytë, nga ana e qeverisë, manifestohet ndryshe. Sapo është formuar qeveria, deputetë e ministra vijnë me “dum” të madh, përplasin makinat luksoze diku në trotuar, hedhin një sy si kau kur del për kullotë, eliminojnë ndonjë armik që kalon rastësisht dhe hyjnë në turmat e “tanëve”. Këtu duket sa të fuqishëm janë. Afrojnë te veshi gojën e dikujt nga populli, i japin fytyrës një “mirësi” shenjtori dhe belbëzojnë: “Po, po, po!… Kuptova. U mbarua kjo punë!”. Pastaj tjetri, e me radhë, me gojën te veshi i atij që po nxiton se e presin punët e mëdha brenda barkut të selisë së Kuvendit…

Fundi?

Kur thahet lëngu i pushtetit, atëherë këtu dëgjohet veç zukatja e fortë e gjinkallave. As fourojnë makinat luksoze, as njerëz nga populli duken më. Dje nuk kishte më njeri te porta. Veç ai me kasketë që picërronte sytë…

Këtu, në këtë rrugicë bien pushtetet; ose ngrihen kur ngrihen. Kështu ka ndodhur përjetësisht. Këtu bënte paradën glorifikuese diktatori komunist Enver Hoxha; këtu u vra kryeministri komunist Mehmet Shehu; këtu ruante ushtari i Gardës dyzetepesë vjet duke dëshmuar se mes dy botëve kishte Luftë të Ftohtë; këtu u manifestua miqësia me Moskën duke ngritur selinë e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste sipas stilit stalinist; këtu u krye ceremoniali fashist i Perandorisë së Augustit, dhe vetë ceremoniali glorifikues mbretëror… Kur bie një pushtet, atëherë arratisen njerëzit, njësoj siç ndodh me kolonitë e shpendëve kur ndërrojnë stinët.

Ja kështu ndodhi dje: Nuk kishte më njeri te porta.

Të vetmit që nuk e dinë se nuk ka më qeveri, janë pjesëtarët e qeverisë. Kryeministri e di këtë; por po e thotë me fjalë të tjera. “Kasketa” mund të ketë shansin të blejë “Kurbanin” e dytë. Rënia e qeverisë është fshehur po këtu, në këtë rrugë e para kësaj porte, ku edhe është glorifikuar. Në kuptimin më të afërt metaforik, rënia është strukur në tunelet ku strehoheshin komplotet e ndërtuara nga diktatura komuniste. Këtu, nën këmbët tona ndodhen akoma.

Edhe kësaj here rënia u shënua nga komploti. Një shëmtim i historisë, por një përsëritje e keqe e saj. Bash në kohën kur gjysma e fuqisë së pushtetit ndodhej jashtë atdheut, në këto tunele u projektua komploti. Kryetari i Kuvendit, ose numri 2 i pushtetit, ose president i Republikës në rast të papritur, (këto funksione mban Ilir Meta) po vizitonte aleatin Amerikë. Bash në këtë çast, kryeministri i thuri komplotin. Atëherë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u detyrua të lërë Amerikën dhe të niset urgjent për në Tiranë, për t’i shpëtuar komplotit. Ka ndodhur edhe një herë tjetër kështu, në kohën e diktaturës, prill 1956. Lideri kryesor la Moskën dhe me natë e me ditë mbërriti në Tiranë për t’i shpëtuar komplotit. Këtu, pikërisht te këto kolona e dëshmoi fuqinë…

Ilir Meta po kthehet urgjent nga Amerika në Tiranë. Që në momentin kur zyra e shtypit e Partisë së Metës dha lajmin, te porta nuk ka më njeri. Veç “kasketa” që picërrin sytë.

Ilir Meta, jo rastësisht e dha lajmin në mënyrë të bujshme. Edhe dhjetëra herë të tjera ishte thurur komploti brenda dy pjesëve të qeverisë; por kishte kaluar heshturazi. Edhe dhjetëra herë kishte rënë qeveria, po në këto salla sovjetike; por ishte kaluar në heshtje, si në tunel. Ilir Meta nuk kishte dashur që porta para zyrave të tij të mbetej “në diell”. Dje nuk kishte më njeri; sepse dje e shpalli botërisht luftën. Njoftimi se “po vij!” frynte trumpetat e luftës.

Kryeministri, i futur në dëshpërim pse kundërshtarë të tij ishin ftuar nga Amerika, por ky jo; thuri komplotin. Njoftoi se shtatë ligje do të votoheshin në Kuvend pa praninë e aleatit në qeveri dhe pa praninë e opozitës. Shtatë ligje do të hidhnin poshtë cilindo tjetër e do të ngrinin kryeministrin në kult. Kryeministri h hodhi poshtë parimin konsensual dhe ngriti shpresën se do të mblidhte turmat. Turmat do t’i mblidhte në momentin mungesës së kundërshtarit. (Kundërshtari është ftuar në Amerikë). Vetë Kuvendi do të kthehej në një “turmë” për kryeministrin. Ky do të blinte një duzinë deputetësh dhe do të votonte ligjet. Paratë e tregut të drogës dhe të korrupsionit të madh, do të ktheheshin në numra deputetësh dhe në fuqi turmash. Aleati do të ngelej jashtë; por edhe opozita, edhe vetë demokracia. Kryeministri, me këta numra do të bënte sikur do të rrëzonte qeverinë e tij dhe pas saj të ngrinte një qeveri të garantuar, pa aleatë. Paratë e drogës dhe të korrupsionit vlejnë akoma më shumë se për këtë. Njësoj si në taktikat e Erdogan të Turqisë; edhe ai sajoji një grusht shteti për të qëruar kundërshtarët…

Komploti është njësoj. Dallimi duket këtu para portës, në rrugë. Ndërsa në aeroportin e Stambollit u mblodhën mijëra njerëz, të ardhur nga cepat e Anadollit; këtu te porta e “fuqisë dhe mos-fuqisë” nuk ka më njeri. Veç me “kasketën” që picërron sytë nuk mund të thuash se ka më njeri. Ai po pret Kurbanin e dytë.

Porta e selisë së glorifikimeve dhe rënieve, është veç simbolika. Në fakt rënia e qeverisë ka ndodhur kudo, pjesë- pjesë. Kanë rënë premtimet, qysh prej fillimit. Ka rënë besimi dhe popullariteti. Ka rënë siguria e njeriut. Ka rënë shpresa se qeveria mund ta asistojë njeriun e uritur; është shtuar skamja dhe sëmundja. Kujt i kanë mbetur dy lekë, ky po i ruan nën jastëkun e kokës. Është rritur luksi i qeveritarit dhe është polarizuar shoqëria deri në pikë tragjike. Jugu i përkëdhelur është futur në qerthullin e rrezikshëm të përkatësisë së këtij apo të atij. Bregdeti u pronësua nga pak duar. Qeveria, në mbarë vendin, ka ndarë parcelat e drogës për më të besuarit dhe iu vjel haraçin; “për të shitur e shes unë, ti veç mbille dhe korre”, iu thotë qeveria. Është bërë gati një fushatë e përgjakshme zgjedhjesh. Qeveria po e çon vendin në luftë…

.. Po të mos e kishte parë se ka rënë shumë herë, Ilir Meta nuk do të fluturonte për tu ndarë përfundimisht prej saj. Që kurse u njoftua beteja, te porta nuk ka më njeri. Kjo do të ishte rënia më e pa dëme.

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i Romana Vlahutin: ‘Dua që një ditë… t’i bëj flokët si Sabiani’.

Vlahutin Sabiani

I dashur Shef Edi!

Çunat na kanë kërkuar një intervistë me Romanën dhe për t’i pasur gjërat nën kontroll, vendosa ta bëj vetë intervistën dhe më pas t’ua shpërndaj portaleve tona.

Intervista është prekëse, drithëruese dhe flet për aspektin jetësor të Romanës dhe ndjesitë e saj euro-atlantike.

Të lutem lexoje dhe më thuaj nëse është gati për publikim.

Me respekt, Endri Transparenti.

*******
INTERVISTA:

Zonja Vlahutin, na thoni diçka për suksesin tuaj fantastik  në Tiranë. Si nisi?

Po, faleminderit. Çelësi i suksesit tim kanë qenë gjithmonë lesht e kokës. Rricat, hondet, bikutinat dhe gjërat sensejshën si këto.
Shikoni, gjithçka nisi kur më mori në telefon Baronesha Ashton dhe më tha:

-Alo, Romi ku je ti mi?

Unë i thashë që isha në krye të detyrës, si gjithmonë, tek parukierja ime. Baronesha më tha se kishte folur me Tonin, dhe Toni kërkonte një goc të krehur siç duhet për ta nisur në Tiranë.

Më falni, po Toni kush është?

Toni është me flokë të qethur kare’, punoi ca kohë si këshilltar pikturash pranë basketbollistit të mirënjohur, zotit Edi Rama.

Toni në kohën e lirë punonte në dogana me një firmë angleze. Kjo firmë ishte një risi dhe Toni ndihej shumë krenar. Për dy vite rresht, menaxherët e firmës së Tonit, i mbanin bikutinat drejtoreshës së doganave, e cila më pas mbeti shtatzënë dhe u zëvendësua me një tjetër drejtoreshë e cila nuk mban bikutina por përdor llakun.

Si ishte dita e parë e punës në Tiranë znj.Vlahutin?

Ohhhh e mbaj mend kur mbërrita në Rinas, frynte një erë e tmerrshme, më shkoi dëm e gjithë krehja që kisha bërë në Zagreb dhe u mërzita në fakt. U mërzita shumë pz.

Në këtë moment njoha dhe njeriun që m’u ngul në zemër që me krehje të parë, Lali Erin. Ai më tha se njihte një parukiere fantastike në Tiranë dhe që prej asaj dite unë shkoj vetëm tek ajo parukiere.

Zonja Vlahutin a ishin të lodhshme për ju negociatat për reformën në drejtësi?

Mund të them se në fillim negociatat ishin plotësisht të krehura por më pas u bënë lesh e li.
Faktor ndikues kanë qenë disa partnerët tanë që kanë modele bajate flokësh dhe që ndërhynë në mënyrën e gabuar.
Unë kam respekt për zonjën Nuland, por vizita e saj në Tiranë me ato flokët pa lidhje, prishi punë dhe dëmtoi besimin tek ndërkombëtarët dhe tek qethja në tërësi.

Lëre pastaj kur futi hundët dhe ai komisioneri Hann, ky ishte një zhgënjim i vërtetë. Kam dyshimet e mia se z.Hann mban paruke, por nuk jam plotësisht e bindur.

Po me z.Donald Lu cilat janë marrëdhëniet tuaja?

Brilante, kemi të njëjtën parukiere, pra atë gocën që na ka caktuar Lali Eri dhe që na qeth të dyve aq bukur. Zoti Lu është përpjekur shumë që ky vend të bëhet sa më i mirë dhe për këtë konsultohemi të dy me parukieren tonë çdo javë.

Ne jemi përpjekur që të  dy për këtë gjë. Ambasadori Lu doli dhe në protestë, nëse e keni vënë re në protestën tonë, ishin përzgjedhur të gjithë njerëzit tepër civilë dhe të krehur. Dakord e pranoj që kishte dhe ndonjë qeros aty, por dhe ai një lloj modeli flokësh mund të quhet. Korrekt është në substancë.
Zonja Vlahutin, ju për pak kohë do largoheni nga Shqipëria. Çfarë kujtimi ruani me fanatizëm nga ky vend dhe çfarë do merrni me vete nga ky vend?

Waaaa sa pyetje inkandeshente kjo mo Endrushi. Shiko, moment i paharrueshëm ishte kur shkova tek ajo ndeshja e kalçetos me ministrat shqiptarë. Të gjitha mediat u fokusuan tek ajo fotoja e Ben Ahmetajt që po krruante XhiDiPinë, por unë dua të them që nuk ishte ai momenti më i rëndësishëm i atij eventi.

Kur mbaroi ndeshja ne shkuam të pinim kafe pak më tej, e aty vura re një këngëtare seksi, bionde me kaçurrela, e cila po xhironte një klip.

Më pëlqeu shumë modeli i flokëve të saj, më mahniti. Lali Eri më tha se ajo këngëtare quhej Sabian.

Dua që kur të iki nga Shqipëria, t’i bëj dhe unë flokët si Sabiani. Do t’i lyej bionde dhe rricat do i sajoj më të vockla. Them se do më shkojnë shumë.

Zonja Vlahutin, faleminderit që ju intervistova…

S’ka gjë Endri, sot fola lirshëm me ty, isha komode se dhe flokët i kam kapur, se ndonjëherë të shpërqëndojnë kur janë lëshuar …

Kategori
Uncategorized

“Sindroma e Stokholmit”, ja se çfarë është dhe si manifestohet.

“Sindroma e Stokholmit”, ja se çfarë është dhe si manifestohet

Historia

Në gusht të vitit 1973, një tentativë e dështuar për të grabitur bankën “Kreditbankën” në Stokholm të Suedisë përfundoi në marrjen peng të katër nëpunësve nga grabitësit e armatosur. Pas gjashtë ditë tratativash të policisë suedeze me pengmarrësit, kriza u zgjidh kënaqshëm dhe pengjet u liruan të padëmtuar – po të përjashtojmë sjelljen e tyre të çuditshme në ditët, javët dhe muajt pas këtij  incidenti. Viktimat e këtij akti të rëndomtë terrorist, ndërsa mbaheshin të burgosur në një bodrum të bankës, u lidhën shpirtërisht me kriminelët që i mbanin peng, deri në atë pikë sa të tregonin mirëkuptim për arsyet e këtij akti e më pas, të përpiqeshin të siguronin ndihmë financiare për të paguar mbrojtjen ligjore të ish-xhelatëve të tyre dhe të dilnin në gjyq për të dëshmuar në favor të grabitësve. Psikologët që e studiuan këtë reagim në dukje absurd, e quajtën “sindroma e Stokholmit”. Menjëherë u vu re se kjo sindromë ndeshej rëndom në situata pengmarrjeje, por edhe në situata të tjera ku njëra palë mund të ushtronte lirisht dhunë ekstreme ndaj palës tjetër: në burgje e kampe përqendrimi, në marrëdhëniet midis shfrytëzuesve dhe prostitutave, ose edhe në familje ku burri keqtrajtonte gruan ose fëmijët.

Shfaqja e sindromes

Sipas disa autorëve, sindroma e Stokholmit shfaqet në shumë rrethana të ndryshme:

-Një person kërcënohet se do ta vrasë një person tjetër, dhe duket se është në gjendje që ta bëjë këtë.

-Personi i kërcënuar nuk mund të largohet nga kjo situatë, prandaj e percepton jetën e vet si në duart e abuzuesit.

-Personi i kërcënuar është i izoluar nga mjedisi rrethues, në kuptimin që e vetmja perspektivë që ka lidhet ngushtë me atë të personit kërcënues.

-Personi kërcënues, herë pas here, tregon njëfarë dhemshurie ndaj viktimës.

Sipas disa autorëve, mjaftojnë tre-katër ditë në këtë lloj situate, që viktima të fillojë të ndjejë simpati ose mirëkuptim për xhelatin. Kjo është shpjeguar me adoptimin nga ana e viktimës e një strategjie pothuajse instinktive për të mbijetuar, duke ia bërë qejfin personit që i ka jetën në dorë dhe duke u identifikuar me këndvështrimin e tij ndaj botës. Gjithashtu, në viktimat, frika fillestare nga xhelati shndërrohet gradualisht në mirënjohje, që ky po ua “shpëton” jetën.

Janë bërë shumë studime mbi dëmet psikologjike të dhunës totalitare ndaj të arrestuarve dhe të burgosurve, ose edhe ndaj popullsisë në përgjithësi, që bashkëjetonin me këtë regjim. Është fakt që katër rrethanat e lartpërmendura që gjenerojnë një përgjigje psikologjike të tipit të Sindromës së Stokholmit kanë qenë tipike për jetën nën regjimin policor të diktatorëve dhe kanë ndikuar në masë të madhe në “dashurinë” e popullit për xhelatët totalitarë.

Në mënyrë të veçantë, krijimi i rrethanave të izolimit të plotë nga mjedisi i jashtëm dhe të reduktimit të kontakteve ndërpersonale në një njeri të vetëm: hetuesin, kanë qenë tipike gjatë marrjes në pyetje të personave të arrestuar për motive politike. Siç është vënë në dukje në mënyrë të përsëritur nga të gjithë ata historianë që kanë studiuar dhunën totalitare në Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 30, një pjesë e të arrestuarve për motive politike kanë pranuar të nënshkruajnë deklarata të rreme inkriminuese të shokëve, familjarëve e të afërmve thjesht të bindur për “nevojën” e akteve të tilla, ose “dobinë” e tyre për kauzën e madhe të revolucionit.

Mes të marrëve në pyetje, ka pasur edhe raste qëndrimesh të forta dhe heroike përballë dhunës personale dhe institucionale. Por këto kanë qenë raste të veçanta, përjashtime, në individë psikologjikisht të fortë ndaj presioneve, ose me një profil moral të veçantë, ose me vullnet jashtëzakonisht të fortë, në disa raste edhe psikopatë ose jo të ndërgjegjshëm ndaj rrezikut.

Metodat e torturës psikologjike dhe fizike, të kolauduara prej shekujsh, kanë për synim pikërisht të thyejnë individë psikologjikisht normalë, të cilët përbëjnë shumicën. Në kushtet e terrorit totalitar, të arrestuarit mbërrinin në hetuesi të dëmtuar dhe pothuajse të bindur se ç’i priste; prandaj nuk është për t’u habitur që një pjesë e mirë e tyre nuk u rezistonin dot presioneve të gjithanshme. Në Bashkimin Sovjetik shumica dërrmuese e të hetuarve në gjyqet e mëdha politike të viteve ’30 zbatuan verbërisht vullnetin e hetuesve të tyre, duke u sjellë në mënyrën më absurde dhe më të pabesueshme deri edhe në sallën e gjyqit.

Aktet e heroizmit dhe të sfidës ndaj persekutorëve kanë qenë më tipike në vitet e para të Pasluftës, kur të arrestuarit ndiheshin ende “të garantuar” përballë xhelatëve dhe kujtonin se do të respektoheshin të paktën si njerëz, pa e kuptuar ende mirë cinizmin e skajshëm të komunizmit në pushtet. (Një gjë e tillë pohohet se ka ndodhur në situata të ngjashme, në Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 1917-1930, ose të fazës së parë të terrorit totalitar). Më pas, për fat të keq, populli që ka jetuar në këtë lloj regjimi u gjymtua psikologjikisht – dhe u gjymtua pikërisht, sepse ishte krejt normale që të gjymtohej. Shndërrimi i një pjese të popullatës në spiunë dhe raportues ka të bëjë pikërisht me këtë dukuri: raportimi konsiderohej si akt i riprodhimit të indit social – në kuptimin që shoqëria totalitare ekzistonte në atë masë që elementet e saj raportonin njëri-tjetrin. Duke pasur këtë parasysh, mes gjymtimeve psikologjike të tilla si paranoja, mania e persekutimit, krizat e ankthit e krizat histerike, i duhet bërë vend edhe sindromës së Stokholmit, ose përgjërimit të viktimave ndaj xhelatëve të tyre.

Kategori
Uncategorized

Pranga grupit të Teme Sejkos (Rrëfimi i një ish punonjësi të Sigurimit).

Pranga grupit të Teme Sejkos (Rrëfimi i një ish punonjësi të Sigurimit)

Autori i këtyre rrëfimeve quhet Vasil Th., dhe ka punuar me detyra të ndryshme në Sigurimin e Shtetit. Ai flet për një periudhë dhe disa ngjarje që lidhen me arrestimin e të ashtuquajturit “grupi armiqësor i Teme Sejkos”, në vitin 1960.

Për këtë çështje janë botuar mjaft materiale e dokumente, që hedhin dritë në mënyra të ndryshme mbi vërtetësinë e një akuze që ka bërë bujë të madhe. Jo vetëm në Shqipërinë e kohës, por edhe në vendet e Traktatit të Varshavës, ku Teme Sejko ishte njëri nga 5 kundëradmiralët e flotave anëtare.

Janë botuar deponime e rrëfime të krerëve të më lartë të regjimit komunist pasi janë arrestuar, që e kanë deklaruar si akuzë të rreme dhe lojë dënimin e këtij grupi; nuk kanë munguar dhe pohime se shërbimi grek i zbulimit vërtet kishte hyrë thellë në Shqipëri.

Gjithsesi, pohimet e mëposhtme vijnë nga një këndvështrim tjetër.

Nga ai i pjesëmarrësit në moshë të re, në operacionet e arrestimeve që janë bërë atë periudhë, dhe që ka dijeni për disa detaje interesante dhe për fatet e disa prej personazheve të përmendura.   

Ngjarjet e korrikut 1960

Këto janë ngjarje të jetuara. Kanë ndodhur 56 vite më parë, në korrik të vitit 1960. Në atë vit u bë arrestimi i Teme Sejkos dhe grupit të tij, që na u tha se kishin si qëllim shkaktimin e trazirave në vend, çka do shërbente si pretekst për ndërhyrjen e flotës së 6-të amerikane për të rrëzuar pushtetin popullor, duke nuhatur ftohjen me sovjetikët. Grupi armiqësor përbëhej nga rreth 20 vetë, që ishin agjentë të zbulimit grek.

Po si filloi aksioni për arrestimin e këtij grupi? Unë kam qenë pjesëmarrës në shumë prej momenteve që lidhen me këtë ngjarje. Si kursantë në vitin e II në Shkollën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Sauk, neve, rreth 20 vetë, na mblodhën dhe na thanë se do niseshim për në Sarandë me shërbim. U nisëm, të hipur në një makinë ZIS të mbuluar me mushama. E veçanta e kësaj makine ishte se karroceria e mbuluar ishte e ndarë në kaushë me kompensatë, gjithsej 6 të tilla. Në secilën ndarje rrinte njëri nga ne, të armatosur me automatikë. Në fillim nuk kuptuam asgjë pse po udhëtonim në këtë mënyrë, por më vonë e bëmë lidhjen. Udhëtimi ishte vërtet i vështirë, jo vetëm se rrugët ishin të këqija, por dhe në karroceri nuk kishim ku rrinim, me një hapësirë 1.5 m2 për secilin.

Teme Sejko

Me të mbërritur në Qafë Gjashtë të Sarandës, zbresim dhe shohim se na prisnin disa hetues të Ministrisë së Brendshme. Pas 5 minutash vjen zv.ministri i Brendshëm dhe drejtor i Sigurimit të Shtetit Mihallaq Ziçishti. Tip komunikues dhe i ngrohtë, ai na tha se do të vemi në Konispol për të kryer një aksion të rëndësishëm dhe shumë sekret. “Ju kërkoj të jeni gjakftohtë e të guximshëm, të zbatoni porositë që do ju japin hetuesit”, na tha ai. Për secilin prej nesh u caktua një hetues. Ishte natë, ne u nisëm dhe arritëm rreth orës 3 të mëngjesit në Konispol. Secili prej nesh shkoi me hetuesin e vet dhe pas pak na u bashkua dhe një anëtar i Këshillit Popullor të fshatit ose Frontit. Kuptohet që këta ishin të besuarit e pushtetit dhe e njihnin vendin me imtësi.

Hetuesit kërkonin ndihmën e tyre, që të nxirrnin nga shtëpia filan person me ndonjë pretekst dhe ata të bënin kontroll të befasishëm në shtëpi. “Për këtë kemi vendim nga prokurori i Përgjithshëm”, thanë hetuesit.

Mua të takoi të shkoja te shtëpia e kryetarit të kooperativës së Konispolit, Ali Xhelo Arapi. Pasi ai doli përjashta, u shtang, por ishte shumë vonë. Iu komunikua arrestimi dhe u bë kontrolli i banesës. Në Konispol u bënë edhe arrestime të tjera si Hajri Mane etj, në fshatin Markat u arrestua Haxhi Bilali, në Vagalat Vangjel Buri etj. Këta fshatra janë pranë Konispolit.

 

Mbasi u krye aksioni, të arrestuarit u vunë në makinat me dhoma, të ndarë nga njëri-tjetri. U vumë thes në kokë që të mos shihnin, e as flisnin me shoqi-shoqin. Pasi tre makinat u bashkuan në Qafë Gjashtë, u nisëm drejt Tiranës ku po të mbuluar, u vendosën në biruca të veçanta dhe nga hetuesit iu komunikua se ishin arrestuar si pjesëtarë të një grupi armiqësor si agjentë grekë, me mision rrëzimin e pushtetit popullor.

Pas një dite, mësuam se në Shkodër ishte arrestuar Taho Sejko, vëllai i Temes, ish drejtor i Parkut Automobilistik të Mallrave, Avdul Resuli etj, po kështu në Durrës ishin arrestuar disa të tjerë.

Pas tri ditëve na nisën me shërbim në Librazhd dhe u vendosëm në postën e policisë në Qukës. Me të mbërritur, na thanë se do bllokojmë rrugën kryesore dhe disa rrugë këmbësorësh që ishin në male. “Do kontrolloni personat që kalojnë. Qoftë dhe gjeneral me uniformë apo kryetar komiteti ekzekutiv, do ta ndaloni dhe do njoftoni kryehetuesin”, na thanë. Ky i fundit qe vendosur në postën e policisë. Pas 48 orësh u kthyem në shkollë, dhe aty mësuam se në njërin nga postblloqet ishte arrestuar Teme Sejko, gjeneral, dhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit Tahir Demi, të dy çamë në origjinë.

Arsyen pse këta të dy u arrestuan tre ditë më vonë, unë nuk e di, por është e sigurtë se ata ishin në vëzhgim të rreptë dhe nuk mund të arratiseshin ose të bënin ndonjë veprim tjetër të rrezikshëm.

Të dhënat fillestare të ekzistencës së këtij grupimi ishin të zbehta e jo bindëse, prandaj dhe nuk ishte vepruar më parë. Detajet filluan të kristalizoheshin dhe të krijohej një panorama e gjerë, vetëm pas deponimeve të diversantit të kapur, kapitenit të Asfalias greke Kosta Fili nga fshati Mursi i Sarandës.

Ky fshat kishte rreth 100 vetë të arratisur asokohe, por shumica dërrmuese shikonin hallet e tyre dhe nuk merreshin me spiunime. Po në vitin 1959, në fshatin Çiflik të Konispolit ishte arrestuar një kryetar kooperative, Theodhori Vito, edhe ky agjent grek.

Historia e Kosta Filit është interesante. Ai u kap pasi kishte kaluar kufirin, dhe u vu plotësisht në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Ai dha të dhëna për ekzistencën e këtij grupi me në krye Teme Sejkon, i cili ishte edhe me studime në Bashkimin Sovjetik, por u soll në Shqipëri me kombinacion që të mos dyshonte për 6arsyen e kthimit.

Jo vetëm kaq, por Kosta Fili në vitin 1962 u vesh si oficer kufiri shqiptar dhe i shoqëruar nga dy oficerë të Degës së Brendshme Sarandë, erdhi në Konispol dhe tregoi disa vende sekrete që ai kishte përdorur më parë, për të marrë dhe lënë informacione sekrete. Sipas porosive të Asfalias, këto informacione ishin vendosur në kuti metalike që letra të mos dëmtohej, dhe ne i quajtëm “kuti postare”. Kaq i mirë qe kamuflimi, sa pasi mbaruan punë, Kosta dhe dy oficerët shkuan dhe pinë kafe në klub, duke mos u njohur nga të pranishmit.

 

Në hetuesi, pothuajse të gjithë pranuan se ishin vënë në shërbim të zbulimit grek në kohë të ndryshme, duke filluar nga viti 1947 deri në vitin 1960. Doli se ata ishin vënë nën shërbim nga Haki Rushiti, një konispolat që u arratis në Greqi menjëherë pas çlirimit dhe vazhdoi të hynte si diversant deri në vitin 1955. Po kështu, në hetuesi doli se lidhjet me zbulimin grek, përveç Haki Rushitit dhe Kosta Filit i mbante dhe Izet Osmani, dhe ky nga Konispoli, i cili ka një histori të çuditshme.

Izeti rreth vitit 1957 u vu në shërbim të Sigurimit shqiptar vullnetarisht, dhe herë pas herë kalonte kufirin greko-shqiptar me misione të caktuara. Në Greqi ai qëndronte një ose dy ditë te njerëz të besuar, dhe pastaj hynte ilegalisht në Konispol. Por më vonë ç’ndodhi?

Nga fundi i 1958-s kur kaloi kufirin për të vajtur në Igumenicë, kapet nga organet e kufirit grek dhe mbyllet në një vilë që Asfalia greke e përdorte për të përgatitur e nisur diversantë në Shqipëri. Duket se grekët bënë punë këmbëngulëse dhe arritën të zbulojnë se Izeti ishte i rekrutuar nga Sigurimi shqiptar dhe kishte kryer disa vajtje-ardhje me mision. Izeti tregoi çfarë detyrash kishte zbatuar dhe ku ishte strehuar, si në fshatin Kockë, fshat çam buzë kufirit, si dhe në Sajadhë. Mbasi grekët i verifikuan deponimet e Izetit dhe u bindën në dëshirën e tij, vendosën ta rirekrutonin në favor të tyre. Sigurisht edhe në sajë të presioneve se do t’i zhduknin familjen në Konispol, dhe joshjeve me shumë të mëdha monetare.

Izet Osmani pas 36 orësh u kthye kështu në Konispol dhe u raportoi organeve tona disa të dhëna të servirura nga Asfalia, duke mos lënë të kuptohej se çfarë i kishte ndodhur në Greqi. Nga ky moment Izeti u bë agjent me dopiorol, por realisht, në favor të Asfalias sesa të Sigurimit.

Aty nga fillimi i vitit 1959, me të kaluar kufirin, grekët i komunikuan vendimin për ta mbajtur në Greqi. Pranë postës së Qafë Botës, ku është sot pika kufitare, në anën greke u zbrazën shumë pushkë dhe aty gjoja u vra një shtetas shqiptar, shkelës kufiri. Ky ishte kombinacioni grek që shqiptarët të besonin se ishte vrarë një person në kufi; më vonë u hap lajmi se viktima ishte Izet Osmani. Në të njëjtën kohë u bë dhe një ceremoni modeste varrimi. Në fakt Izeti u transportua në Igumenicë ku u vendos në një bazë sekrete për të mos u parë nga ndokush që mund ta njihte dhe zbulohej e vërteta.

Në këtë kohë, Ministria jonë e Punëve të Brendshme i propozoi presidiumit të Kuvendit Popullor që Izet Osmani të shpallej dëshmor dhe iu lidh një pension familjes së tij në Konispol.

Por Izeti hynte ilegalisht në Shqipëri, takohej në Konispol me familjen e tij dhe me ndonjë pjesëtar të grupit të Teme Sejkos duke dhënë porositë e zbulimit grek. Duhet thënë se hyrjen sekrete në Shqipëri ai e kishte shumë të lehtë se e njihte kufirin shkëlqyeshëm, ndërsa Sigurimi e dinte të vrarë dhe nuk kishte vënë ndonjë vëzhgim mbi familjen e tij, tashmë familje dëshmori.

Ishte gjatë hetuesisë së grupit të Teme Sejkos, që doli se Izet Osmani nuk ishte vrarë por ishte shëndoshë e mirë në Greqi dhe kishte hyrë disa herë si diversant. Paskëtaj, Izeti qëndroi në Greqi derisa vdiq.

 

Teme Sejko, kur u arrestua nuk u dërgua në burgun e Tiranës, por në një bazë sekrete në fshatin Manëz të Durrësit, që e kishte Sigurimi i Shtetit. Hetuesinë e tij e bëri drejtori i përgjithshëm i Hetuesisë Nevzat Haznedari dhe zv.ministri i Punëve të Brendshme Rexhep Kolli. Atëherë u tha se Teme Sejko dhe vëllai i tij Taho u zbërthyen plotësisht dhe dhanë të dhëna të rëndësishme si dhe implikuan disa të tjerë që i shërbenit grekut. Por siç duket Nevzati dhe Rexhepi kërkonin qiqra të hell, dmth që Teme të pranonte gjëra që nuk i dinte ose që i servireshin; ndaj e torturuan derisa vdiq, ose siç thuhet u mbeti në dorë.

Në vitin 1962 vjen në Sarandë Beqir Balluku, ministër i Mbrojtjes, i deleguar nga Komiteti Qëndror për të marrë pjesë në një festë te Ura e Bogazit (5 km para se të shkosh në Konispol) që organizohej çdo vit në gusht. Aty ndodhej dhe gruaja e Izet Osmanit, e cila e takoi dhe iu ankua se ja kishin prerë pensionin dhe nuk e dinte përse. Atë moment ministri zemërohet dhe urdhëroi t’ja largonin që andej. Pasi e larguan gruan, në fjalën e tij që në fillim Balluku tha se Izet Osmani nuk ishte vrarë në kufi, por ishte diversant i grekut, që kishte hyrë disa herë dhe jetonte në Greqi. Bile është takuar dhe me Teme Sejkon e shokë të tij, ndaj familjes i është prerë pensioni i dëshmorit.

Kjo u tha për herë të parë publikisht dhe shkaktoi pështjellim, pasi të gjithë u çuditën sepse e dinin të vrarë dhe dëshmor. Më vonë familja e Izet Osmanit u internua në Savër të Lushnjes.

 

Nga të arrestuarit e grupit të sipërpërmendur, dolën edhe shumë implikime për persona të ndryshëm që kishin dijeni mbi ekzistencën e këtij grupi. Të dhënat u verifikuan dhe me to u veprua rast pas rasti. Ndonjë u arrestua, të tjerë u rekrutuan me material shtrëngues duke pranuar t’i shërbenin Sigurimit të Shtetit. Pasi mbaroi procesi i hetimit, materialet iu dërguan Gjykatës së Lartë e cila zhvilloi gjyqin në Kinema Brigada, që ndodhej ku është godina e PS dhe Kisha e re ortodokse, përballë Shtëpisë me Gjethe. Gjyqi i bë i hapur dhe salla nuk i nxinte të gjithë, ndaj u vendosën edhe altoparlantë përjashta. Dënime e gjyqit tashmë dihen, dënime kapitale për kryesorët e grupit dhe për të tjerët dënime me 20 e 25 vjet heqje lirie.

Kategori
Uncategorized

BËMAT E QEVERISË DHE NJË FABUL E ZEBRËS ME LUANIN.

Blog-Autor: Sonila Meço

Brenda nje kohe rekord:

rritje fyese me 1,6% e pensioneve, pra mesatarisht dy buke ne muaj ne nje kohe qe nuk rimburson asnje barne

– taxa te reja rrugesh mbi taksa te paguara nje, dy e dhjetra here

– taksa te reja mbi blerjet online

– koncensione si dorezim prej paaftesise per te bere nje pune te denje si qeveri

– procedura te paligjshme parlamentare per nje reforme qe duhet te fortifikoje ligjshmerine me ne fund

– lakim te paepur emri ne mediat boterore si te perfshire ne afera te hetuara nga FBI, kur ai emer qeveris nje vend te zhytur ne papunesi, korrupsion e varferi

– blerje e trafik votash sot per te mbajtur ne kembe me nje tub te shkrehur oksigjeni qeverine e vetem 1 milion shuplakave te tre viteve me pare

Dhe e gjitha kjo me kujton:

Luani nuk ka nevoje te marre leje per te ngrene zebren, luani nuk flet dhe zebra nuk degjon

Kategori
Uncategorized

DOKUMENTI/ Kush gënjen? Emaili i Fatmir Xhafës nxjerr zbuluar ambasadorët Lu-Vlahutin.

Nëpërmjet një deklarate për mediat dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin kanë kërkuar miratimin sa më të shpejtë, Brenda afateve kushtetuese të 7 ligjeve dhe të parin ligjin e Vetingut.

 

Por në fund të deklaratës së dy ambasadorëve bie në sy një detaj. Ambasadorët shprehen se deputetët e opozitës janë njohur me draftin që në gjysmën e dytë të muajit qershor.

Shprehen ambasadorët në deklaratë:

Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë. Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor”.

Ky afat i përmendur zyrtarisht nga ambasadorët jep idenë sikur deputetët e opozitës janë njohur me draftin që para një muaji, pra në gjysmë n e dytë  të  muajit Qershor.

Por ka shumë gjasa që dy ambasadorët të kenë përmendur një afat të gënjeshtërt në këtë deklaratë.

Periudha e  përmendur nga ambasadorët bën një kontrast të fortë nëse lexon e-mailin që kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj i ka dërguar anëtarëve të komisionit më datën 26 Korrik.

Në këtë e-mail z.Xhafa shprehet se pikërisht më datën 26 korrik, ekspertët e BE-së sapo i kishin dërguar atij katër shtojcat e reja të draftit.

Për më tepër që drafti në variantin e tij të parë, është publikuar në 1 korrik, në tryezën e debatit me grupet e interesit. Pas tryezës me grupet e interesit ka shkuar në komision.

Çka do të thotë që është e pamundur që PD-ja të jetë njohur me draftin në Qershor.

Nga ana e saj, PD-ja deri tani nuk ka paraqitur ndonjë pretendim publik për përmbajtjen e draftit, por ka kërkuar që të respektohet afati kushtetues për miratimin e ligjeve dhe mbledhjen e Kuvendit. / HashtagAL

Emaili-i-z.Xhafaj

Kategori
Uncategorized

“Koha Jonë zbulon puçin e Ramës ndaj Metës”.

"Koha Jonë zbulon puçin e Ramës ndaj Metës"

Që ditën kur Ilir Meta ia arriti të bindë opozitën që të miratonte Reformën në Drejtësi me 140 deputetët, në zyrat e Kryeministrisë nuk ka patur qetësi nga inati, mllefi dhe dashakeqësia. Kjo pasi donin të nxirrnin PD dhe LSI si shkaktare të mosdakordësisë me SHBA dhe BE. Fakti që u kalua me konsensus të plotë Reforma kryesore rriti kuotat e kryeparlamentarit Meta te ndërkombëtarët, si dhe solli ne hullinë amerikane PD-në me votimin qe beri.

Nuk u arrit skema kryeministrore që edhe të kalonte me 94 vota Reforma, edhe ndante në dy pjesë PD-në, edhe krijonte një PD të re me deputetët anti-Basha e anti-Sali, edhe e vinte në pozite bllokuese LSI, edhe merrte mandat populist Rama se do reformën, se ka amerikanët pas vetes,etj. Natyrisht luftë për pushtet.

Por Reforma kaloi dhe Meta e Basha morën ftesën për në Konventën e Demokratëve Amerikanë. Ndërsa Rama nuk u lejua të hynte për shkak të skandalit me foton e parë me Obamën, skandal që vetëm sa ka filluar.

Konsensusi i arritur natën e 21 Korrikut me 140 vota për Reformën në Drejtësi duket se është në buzë të greminës dhe shkak është bërë ligji për Vetingun. Burime nga Kuvendi i Shqipërisë bëjnë me dije se kryeparlamentari Ilir Meta ka ndërprerë sot vizitën e tij në SHBA ku është ftuar të marrë pjesë konventën e demokratëve dhe është nisur urgjent për në Tiranë.

“Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, ndërpret vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditëve të fundit që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 korrikut për reformën në drejtësi”- njoftoi këshilltari i Kryetari të Kuvendit, Emiljano Aleksi.

Ndërkohë që nga Tirana kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafa e ka ironizuar momentin kur është pyetur për ndërprerjen e vizitës së Metës ndërsa është shprehur: “Më vjen keq që i kanë prishur vizitën z. Meta për të rivendosur konsensusin që nuk ka nevojë për shumë deklarata”.

Duke folur për nxitimin për të kaluar në miratim ligjin e vetingut, Xhafa është shprehur se: “Të gjithë kanë marrë projektligjin për Vetingun. Ata kanë qenë tërësisht në dijeni që në 4 korrik. Nga kjo pikëpamje ky pr/ligj është gati për tu shqyrtuar dhe për të kaluar në seancë plenare. Ky pr/ligj ka të nevojshëm një pëlqim të partnerëve ndërkombëtarë. Ky pr/ligj është trajtuar nga drejtoria e ligjeve në Komisionin Europian. Duke qenë se SHBA do të ,mbështesë më fonde dhe do të trajnojë ata që do të bëjnë vetingun duhet të disburosjnë fondet që janë në limitin kohor. Ky projketligj duhet të kalojë në Komisonin e Reformës në Drejtësi. Për momentin nuk ka vetëm pëlqimin e opozitës pasi z. Petrit Vasili ka qenë pjesëmarrës kur është shqyrtuar ligji. Edhe z. Vasili do të ketë fjalën e tij në fund kur të bëhet diskutimi në komision. Kushtetuta është miratuar mne 140 vota në Kuvend dhe është shpallur nga Presidenti i Republikës, cdo shqyrtim i projektligjit mund të nisë që në momentin e hyrjes në fuqi”- ka deklaruar Xhafa.

Pra u gjet momenti që kryeparlamentari ishte në Konventën e Demokratëve Amerikanë në SHBA ku do të bëhej shpallja zyrtare e Hillary Clinton si kandidate për presidente e SHBA, dhe ku me pas Meta do të qëndronte në disa takime të rëndësishme. Në Tiranë nxituan t’ia prishin festën Metës, duke krijuar sikur PD dhe LSI nuk duan kalimin e ligjit të Vettingut,etj.

Pra imazhin pozitiv konsensual, dikush në Tiranë nxitoi ta shfryjë si tollumbace dhe riktheu skemën e përgatitur para 21 korrikut që të kap PD, bile edhe LSI, se janë “antiamerikane” dhe kundër reformës.

Edi Rama pa u konsultuar me kryeparlamentarin urdhëroi Fatmir Xhafën të përgatisë për në seancë për ditën e enjte projektin e Vettingut, e ku natyrisht pa u diskutuar dhe pa qënë dakord PD nuk ka se si të miratohet, kur u bë gjithë ajo punë e madhe për Reformën. Por hileja është edhe diku tjetër. Se për këtë ligji nuk duhet më 94 vota, por 84 dhe Rama vë LSI para faktit të kryer, që nëse nuk e voton je “antiamerikan!”.

Pra, nuk është çështja se duhet patjetër të enjten ky ligj, pasi nuk shembet Roma të premten dhe as nuk rregullohet Shqipëria për një javë. Synimi është me çdo kusht që të prishet konsensusi i deritanishëm dhe të gjendet çdo mjet, e çdo pretekst për zgjedhje të parakohshme, pasi më vonë mbetet shumë vonë për Ramën!

Ilir Meta e ndërpreu vizitën ne SHBA dhe mbetet të shikohet përplasja Meta-Rama se deri ku ka shkuar.

A ka shkuar thika në palcë mes tyre?!

Kategori
Uncategorized

Në 20 vjetorin e rënies: Mos e harroni Bujar Kaloshin.

2016-07-27 01.24.08

Nga Reshat Kripa.

Në përvjetorin e rënies së martirit  Bujar Kaloshi, nuk e di sepse m’u kujtuan vargjet e një poezie të një poeti anonim, që më ranë në duar disa ditë më parë. Në vargjet e asaj poezie shkruhej:

O Korab, fole kreshnikësh, o çati e Shqipërisë!

Përse e ke ulur kokën, o simbol i trimërisë?

Thellë në zemër më  goditën, më goditën në Tiranë,

Në një ditë të nxehtë korriku, zemrën time dysh e ndanë.

Zemrën time dysh e ndanë, ata plumba të mallkuar,

Kur goditën zemrën djalit, trimit tim të paharruar.

Dhjetë vjet kam që  lëngoj, dhjetë vjet kam që po  pres,

Të vendoset drejtësia, të mos mbetem më me shpresë!

Nuk e di sepse këto vargje e prekën thellë zemrën time. Para syve më doli fytyra e qeshur dhe plot gjallëri e Bujar Kaloshit, në ato ditë të zjarrta të ndërrimit të sistemeve. Djaloshi i lindur dhe rritur baltrave të Plugut dhe Gradishtës, ku ishte internuar familjarisht, nuk kishte si të mos ishte i qeshur dhe plot gjallëri, në ato ditë historike kur zemra e tij vlonte  nga dashuria për lirinë dhe demokracinë e mohuar për gati pesëdhjetë vjet. Më dilte para syve fytyra e këtij trimi, që pa hezituar u bë një nga nismëtarët e shoqatës tonë, duke qëndruar gjithmonë në ball të saj. E shihja atë djalë të lidhur pazgjidhmërisht me Partinë Demokratike, me të cilën u bashkua pasi tek ajo shikonte të mishëruara  të  gjitha  parimet  për  të  cilat kishte luftuar fisi i tij i madh.

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Më kujtohet ajo ditë e zezë e 26 korrikut të vitit 1996, kur duart kriminale të trashëgimtarëve të etërve sadistë komunistë, qëlluan zemrën e këtij djaloshi. Ato plumba nuk goditën vetëm zemrën e Bujarit. Ato goditën zemrat e mijëra të përndjekurve politikë, në të katër anët e atdheut tonë të martirizuar. Goditja ishte preludi i asaj që po përgatitej prej kohësh, përmbysja e fitoreve të demokracisë së porsalindur dhe rivendosja e pushtetit të ish komunistëve. Kjo gjë u realizua një vit më vonë,  nëpërmjet rebelimit të armatosur të vitit 1997.

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Kemi njëzetë vjet që atë nuk e kemi më midis nesh. Kemi njëzetë vjet që presim të ndëshkohen kriminelët që qëlluan mbi të. Dhe ky nuk është rasti i vetëm. Më lejoni të përmend këtu emrat e ndritur të anëtarëve të tjerë të shoqatës sonë që kanë rënë nën breshërinë e plumbave të barbarëve, emrat e Lekë Çokut, Besnik Hidrit, Besim Manolit, Valter Harizajt, Viron Rrapajt, Gëzim Shabanit, Bashkim Shkurtit, Fredi Shehut dhe plot të tjerëve. Të gjithë këta prehen në varr pa gjetur qetësi, pasi fajtorët nuk janë ndëshkuar ende.

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Gjaku kërkon gjakun thonë! U ngritën gurët nga varret dhe folën! U ngritën malet dhe thanë dhe më i mbrapmi vrasës u ndëshkua!

Kështu shkruante Shekspiri i madh disa shekuj më parë. Kurse në vendin tonë, në shekullin e XXI-të, ky ligj nuk funksionon. Kriminelët enden lirisht rrugëve Brukselit apo Zurihut, madje edhe atyre të Tiranës, duke kryer krime  të  tjera  dhe  shteti shqiptar  nuk është i zoti t’ia kthejë drejtësisë. Nuk e dimë, nuk është e zoti, apo mos vallë nuk do që t’ia kthejë? Kjo pyetje kërkon përgjigje nga autoritetet shqiptare.

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Ndëshkimin e fajtorëve e kërkon zemra e babait të tij krenar, zemra e nënës së tij të përvuajtur, zemra e gruas së tij të re, zemrat e vajzave që u rritën pa prindin e tyre pranë, zemra e vëllait dhe motrave të tij. Ndëshkimin e fajtorëve e kërkojmë edhe ne, shokët e tij të vuajtjeve dhe halleve. E kërkon edhe shpirti  i  tij  që  nuk  mund  të prehet në paqe deri sa të vendoset drejtësia.

Dhe vargjet e poetit anonim më dalin përsëri përpara syve të mi:

Seç më duket që nga larg, zëri djalit po ushton,

Si një klithëm, si një britëm, nëpër shkrepa uturon,

Uturon sot nëpër shkrepa, zëri i djalit të ri,

Mos më lini në harresë, dua vetëm drejtësi!

S’dua llafe, s’dua përralla, s’dua vargje, s’dua këngë,

Ato le t’i lemë më prapa, ato brezat le t’i nxënë.

Jam këtu mbushur me brengë, nuk po gjej dot  rehati,

Dua vetëm  drejtësi, të prehem në qetësi!

Ngrije kokën mal i lartë, mos qëndro i pezmatuar,

Biri yt ka fluturuar lart në qiellin e amshuar!

Lart në qiellin e amshuar, engjëjt e kanë rrethuar,

Si simbol të burrërisë, për  jetë i paharruar!

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Kategori
Uncategorized

Kur avionë kanadezë përcjellin për në banesën e fundit një aviator të thjeshtë shqiptar

July 24, 2016 12:00

Kur avionë kanadezë përcjellin për në banesën e fundit një aviator të thjeshtë shqiptar                                                                                          Besoj se edhe ata më të vendosurit për të lënë vendin e vet për një jetë më të mirë, banesën e fundit do të donin ta kishin aty ku dheu është më i lehtë, si në urimin tonë të vjetër.

Dallgët e jetës janë aq të paparashikueshme, sa që t’i hap sytë një ditë mijëra e mijëra kilometra larg e përpiqesh të bësh nënë tokën e huaj. Por, si do të të presë ajo, a mund të të njohë ç’njeri je, ç’ke bërë, ç’të mira e të këqija, çfarë ke hequr në jetë, si je rrëzuar dhe ngritur, si ke mbjellë e vjelë frute të ëmbla a të hidhura, sa ke dashur e sa ke ndihmuar të tjerët, e sa e sa mund të ketë një jetë.

Ai ishte një nga njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, ju nuk keni lexuar e as keni dëgjuar për të e as  e keni njohur, përveç shokëve e miqve, shumë më tepër janë ata që kanë dëgjuar në Durrës, vendlindjen e tij për familjen e madhe me emër të mirë, për vëllezërit e ndershëm, të respektuar e talentuar durrsakë Xhixha.

Ëndrrat  për qiellin janë më të bukurat për shumicën e fëmijëve, por për djaloshin biond me sytë si deti i Durrësit, çuditërisht u bënë realitet. Fluturoi për herë të parë në Rusi e më pas në Kinën e largët dhe u kthye kalorës i qiellit, nga i cili nuk u nda kurrë, deri sa mbylli sytë përgjithmonë, të paktën me zemër mbeti atje.

Ndër pilotët e parë shqiptarë, Dalipi fluturoi sa e sa herë mbi atë reliev që thoshte se ishte më i bukuri që kishte parë: malet hijerëndë me qeleshe bore, fushat pranë detit si kopshte ku mund te shihje sythat tek bulëzonin dhe frutat tek ëmbëlsoheshin, fshatrat e qytetet e vegjël, të mbledhur shtrënguar për të qenë pranë ,lumenjtë që gjarpëronin ndritshëm dhe ai, i shtrenjti i tij, deti dhe Durrësi!…

Dalip Xhixha

Ishte një dashuri e madhe aty poshtë, që ai mundohej ta mbante ngrohtë nën krahët e avionit të tij

…Por jeta nuk është një avion që mund ta drejtosh nga të duash, ajo të merr e të çon atje ku mbase nuk e ke menduar kurrë. Me flokët e bardhë, me një pension të vogël në xhep, mbi një avion të cilin do të kish dashur ndofta ta drejtonte, por jo ta ndërronte me “Mig”-un e tij të shkathët si fëmijë çamarrok, ai la atdheun, për të qenë pranë djemve të tij që kishin nisur një jetë të re plot shpresa përtej oqeanit. Gjithmonë pranë shoqja e jetës, Resmija, një grua me zemër të madhe si rrallëkush, ish-mësuesja e përkushtuar e fëmijëve me aftësi të kufizuara që e donin si asnjë tjetër. Gjithmonë të fliste me aq pasion për ta,  për talentet e tyre, për dashurinë e madhe që mbanin në zemra e që e shprehnin me shenjat e më shumë me sytë e tyre. Jo rrallë ata bujtnin tek ajo, jo veç për festa;  nëse do të hynte dikush për herë të parë në apartamentin e tyre të vogël, nuk do t’i dallonte nga fëmijët e shtëpisë!

Kjo familje e thjeshtë vazhdoi jetën në Kanadanë e largët; gjyshërit iu përkushtuan veçanërisht dy mbesave, Viktorias dhe Izabelës. Lidhjet e ardhjet e herëpashershme në vendlindje nuk ishin  veç gëzime, por edhe trishtim e lot për të afërm e shokë të ndarë nga jeta, takime në protestat për pensionet qesharake të ushtarakëve, rropatjet për hipotekimin e shtëpisë, ku kish jetuar prej vitesh. Aty mërzitej e aty çmallej, herë lotonte e herë kujtonte, disa gjëra i dukeshin më të bukura nga ç’i mbante në kujtesë e disa të tjera sikur ishin venitur e tkurrur.

Me gjithë dhimbjen e madhe, nuk di në do t’i kisha shkruar këta rreshta për humbjen e njeriut të mirë Dalip Xhixha, po të mos më kish dërguar Skerdi emocionet e atij funerali, sa të thjeshtë aq edhe të jashtëzakonshëm. Ishte shumë i prekur nga humbja e atit të shokut të tij që e kish mbajtur mbi supe kur ishte i vogël bashkë me Mandin, i kishte mësuar notin e i sillte dhurata modeste për ditëlindje (më shpesh aeroplanë plastikë ose prej druri). Përpjekjet dhe përkujdesjet e jashtëzakonshme të ekipit mjekësor të spitalit, nuk mundën ta mbanin në jetë zemrën e tij. Dhjetë mjekë e infermierë qëndruan për orë e orë të tëra  mbi shtratin e tij, por ….

I mallëngjyen të gjithë fjalët e pastorit të shtëpisë së funeraleve të Bramtonit, Ontario; fjalët e tij kishin veç dhimbjen njerëzore për njeriun e ndershëm, të përkushtuar e të devotshëm, njeriun  e thjeshtë që po varrosej në një tokë që nuk ka pse të jetë dhe nuk është e huaj për të. Ai e vlerësoi shqiptarin e mirë për cilësitë njerëzore, për kontributin e dhënë e djersën e ndershme; edhe pse në një vend të largët, djersa e tij ka pikuar mbi të njëjtën tokë, dashuria e tij ka qenë për njerëzit e kësaj toke. Ai, u shpreh pastori, ishte një prej njerëzve që vijnë nga shumë larg, në Kanada, por i bëjnë nder shoqërisë sonë, e bëjnë atë shpirtërisht më të madhe, më të pasur, me vlerat që sjellin. Për të, shqiptari Dalip Xhixha do të prehet i qetë, i respektuar e i nderuar në ketë tokë si çdo kanadez; ashtu si të gjithë ushtarët e rënë, që nën tokë janë njësoj .

DalipXhixhaNjë oshëtimë avionësh sa vinte e afrohej, ndërkohë që Mandi e Ermali dukeshin të mërzitur që nuk erdhën përfaqësues  të Aeroportit Muze të Hamiltonit, që i kishin lajmëruar. Të gjithë ngritën kokat lart, mbi varrezat e Bramtonit po fluturonin dy avionë. Nga Muzeu i Trashëgimisë të Avionëve Luftarakë ishin dërguar dy avionë të Luftës së Parë Botërore për të nderuar majorin e aviacionit shqiptar, mësuesin e brezave të tërë të aviatorëve të rinj.  Ata bënë pesë fluturime nderimi (Flyby Salute) mbi kortezhin me arkivolin e mbuluar me flamurin kuq e zi. Vetë komandanti i grupit drejtonte njërin prej avionëve. Ai e quajti nder, që t’i bënte në këtë mënyrë  homazh njërit prej pionierëve të aviacionit shqiptar, njërit prej shokëve e kolegëve të nderuar, ndonëse nuk ishin parë e takuar kurrë.

Ishte nderimi që i bëhej njeriut që me modesti, pa lëvdata e pa bujë, ka kryer me nder misionin që i ngarkonte koha kur jetoi; pa kërkuar asgjë, veç duke dhënë gjithçka mundej. Ishte nderimi më i bukur që i bëhet një njeriu të thjeshtë, një emigranti shqiptar flokë e zemërbardhë, që ta ndjejë sa më të lehtë dheun ku ka rënë, si të ishte dheu i Durrësit të tij.

Nën atë uturimë motorësh avionësh, të gjithë shqiptarët u ndjenë krenarë, ndjenë që dheu i huaj u bë më i lehtë, sepse atë e bëjnë njerëzit e mirë, me zemër të madhe, me dashurinë njerëzore që nuk njeh kufij, kombe e raca.

Sa do të doja një mrekulli: që Dalipi të hapte sytë e të shihte qiellin me avionë,vetëm për një çast!…

N Cerga.

Kategori
Uncategorized

Në 20 vjetorin e rënies: Mos e harroni Bujar Kaloshin.

Nga Reshat Kripa.

Në përvjetorin e rënies së martirit  Bujar Kaloshi, nuk e di sepse m’u kujtuan vargjet e një poezie të një poeti anonim, që më ranë në duar disa ditë më parë. Në vargjet e asaj poezie shkruhej:

O Korab, fole kreshnikësh, o çati e Shqipërisë!

Përse e ke ulur kokën, o simbol i trimërisë?

Thellë në zemër më  goditën, më goditën në Tiranë,

Në një ditë të nxehtë korriku, zemrën time dysh e ndanë.

Zemrën time dysh e ndanë, ata plumba të mallkuar,

Kur goditën zemrën djalit, trimit tim të paharruar.

Dhjetë vjet kam që  lëngoj, dhjetë vjet kam që po  pres,

Të vendoset drejtësia, të mos mbetem më me shpresë!

Nuk e di sepse këto vargje e prekën thellë zemrën time. Para syve më doli fytyra e qeshur dhe plot gjallëri e Bujar Kaloshit, në ato ditë të zjarrta të ndërrimit të sistemeve. Djaloshi i lindur dhe rritur baltrave të Plugut dhe Gradishtës, ku ishte internuar familjarisht, nuk kishte si të mos ishte i qeshur dhe plot gjallëri, në ato ditë historike kur zemra e tij vlonte  nga dashuria për lirinë dhe demokracinë e mohuar për gati pesëdhjetë vjet. Më dilte para syve fytyra e këtij trimi, që pa hezituar u bë një nga nismëtarët e shoqatës tonë, duke qëndruar gjithmonë në ball të saj. E shihja atë djalë të lidhur pazgjidhmërisht me Partinë Demokratike, me të cilën u bashkua pasi tek ajo shikonte të mishëruara  të  gjitha  parimet  për  të  cilat kishte luftuar fisi i tij i madh.

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Më kujtohet ajo ditë e zezë e 26 korrikut të vitit 1996, kur duart kriminale të trashëgimtarëve të etërve sadistë komunistë, qëlluan zemrën e këtij djaloshi. Ato plumba nuk goditën vetëm zemrën e Bujarit. Ato goditën zemrat e mijëra të përndjekurve politikë, në të katër anët e atdheut tonë të martirizuar. Goditja ishte preludi i asaj që po përgatitej prej kohësh, përmbysja e fitoreve të demokracisë së porsalindur dhe rivendosja e pushtetit të ish komunistëve. Kjo gjë u realizua një vit më vonë,  nëpërmjet rebelimit të armatosur të vitit 1997.

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Kemi njëzetë vjet që atë nuk e kemi më midis nesh. Kemi njëzetë vjet që presim të ndëshkohen kriminelët që qëlluan mbi të. Dhe ky nuk është rasti i vetëm. Më lejoni të përmend këtu emrat e ndritur të anëtarëve të tjerë të shoqatës sonë që kanë rënë nën breshërinë e plumbave të barbarëve, emrat e Lekë Çokut, Besnik Hidrit, Besim Manolit, Valter Harizajt, Viron Rrapajt, Gëzim Shabanit, Bashkim Shkurtit, Fredi Shehut dhe plot të tjerëve. Të gjithë këta prehen në varr pa gjetur qetësi, pasi fajtorët nuk janë ndëshkuar ende.

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Gjaku kërkon gjakun thonë! U ngritën gurët nga varret dhe folën! U ngritën malet dhe thanë dhe më i mbrapmi vrasës u ndëshkua!

Kështu shkruante Shekspiri i madh disa shekuj më parë. Kurse në vendin tonë, në shekullin e XXI-të, ky ligj nuk funksionon. Kriminelët enden lirisht rrugëve Brukselit apo Zurihut, madje edhe atyre të Tiranës, duke kryer krime  të  tjera  dhe  shteti shqiptar  nuk është i zoti t’ia kthejë drejtësisë. Nuk e dimë, nuk është e zoti, apo mos vallë nuk do që t’ia kthejë? Kjo pyetje kërkon përgjigje nga autoritetet shqiptare.

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Ndëshkimin e fajtorëve e kërkon zemra e babait të tij krenar, zemra e nënës së tij të përvuajtur, zemra e gruas së tij të re, zemrat e vajzave që u rritën pa prindin e tyre pranë, zemra e vëllait dhe motrave të tij. Ndëshkimin e fajtorëve e kërkojmë edhe ne, shokët e tij të vuajtjeve dhe halleve. E kërkon edhe shpirti  i  tij  që  nuk  mund  të prehet në paqe deri sa të vendoset drejtësia.

Dhe vargjet e poetit anonim më dalin përsëri përpara syve të mi:

Seç më duket që nga larg, zëri djalit po ushton,

Si një klithëm, si një britëm, nëpër shkrepa uturon,

Uturon sot nëpër shkrepa, zëri i djalit të ri,

Mos më lini në harresë, dua vetëm drejtësi!

S’dua llafe, s’dua përralla, s’dua vargje, s’dua këngë,

Ato le t’i lemë më prapa, ato brezat le t’i nxënë.

Jam këtu mbushur me brengë, nuk po gjej dot  rehati,

Dua vetëm  drejtësi, të prehem në qetësi!

Ngrije kokën mal i lartë, mos qëndro i pezmatuar,

Biri yt ka fluturuar lart në qiellin e amshuar!

Lart në qiellin e amshuar, engjëjt e kanë rrethuar,

Si simbol të burrërisë, për  jetë i paharruar!

Mos e harroni Bujar Kaloshin!

Kategori
Uncategorized

Skandal i radhes.Arben Llalla shpallet non grada nga sllavo-maqedonsit.

Kategori
Uncategorized

FOTO/ 80 mijë $ për foton e Ramës me Obamën, ja kush është i penduari i dytë i FBI-së në SHBA.

rama-obama-amerikani

Një qytetar amerikan nga Florida ka pranuar organizimin dhe transferimin e një kontributi prej  80.000 dollarësh nga një burim të huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve të fushatës së Presidentit, Barak Obama.

Bëhet fjalë për paratë me burim nga Shqipëria me qëllim që Edi Rama, aktualisht kryeministër i Shqipërisë të bënte një foto me presidentin e SHBA-së, Barack Obama i cili në atë kohë ishte në fushatë për mandatin e dytë të zgjedhjes së tij.

William Argeros pranoi të hënën fajësinë duke deklaruar se kishte lejuar futjen e kontributeve të huaja në zgjedhjet e vitit 2012 dhe kishte gënjyer kështu një juri të madhe.

57-vjeçari, banor i Tampas ka pranuar se ka ndihmuar në lehtësimin e transferimit të parave të një personi nga Neë Jersey, i cili nga ana e tij i ka dhënë edhe një komision.

Qytetarëve të huaj u ndalohet të bëjnë kontribute në fushatat e kandidatëve federale. Zyra e prokurorit të SHBA-së thotë se i huaji i cili mbetet anonim pas kontributit ka kërkuar të marrë pjesë në një eveniment të fushatës në tetor të 2012 në San Françisko. Personi i huaj

Këtë muaj, partia Demokratike opozita kryesore në Shqipëri ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama si burimin e këtij kontributi. Por Zyra e Kryeministrit Rama ka mohuar të gjitha akuzat.

Prokurorët thonë se komiteti për mbledhjen e fondeve nuk është akuzuar, por përkundrazi ka bashkëpunuar me hetuesit.

William Argeros

media shba (2)media shba (3)media shba (4)

Kategori
Uncategorized

Ballkani, sfida e Merkel.

“Ku ra Muri i Berlinit, u rrëzua mbi Jugosllavinë”. Kjo ishte deklarata e Haris Silajdziç, anëtari boshnjak i presidencës së Bosnje-Hercegovinës, duke dashur të demonstrojë se si eventet e Europës gjenerojnë gjithmonë dhunë në Ballkan. Ndoshta më pak e dhunshme, por përsëri e rrezikshme është edhe situata e gjeneruar pas Brexit, e cila kërcënon ta tensionojë gjithashtu rajonin. Dalja e Mbretërisë së Bashkuar në fund të fundit, do ta bëjë akoma më të largët ëndrrën e rajonit për anëtarësim në Bashkimin Europian, për shkak se ka nxjerrë në pah mosfunksionimin brenda Brukselit dhe faktin që BE-ja ka nevojë për reforma.
Nacionalistët në Francë, Holandë dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian po bëjnë thirrje për mbajtjen e referendumeve të ngjashme në vendet e tyre, gjë që dëmton edhe vullnetin brenda Ballkanit për t’u angazhuar në ndryshime demokratike, veçanërisht në rast se çmimi final nuk është më anëtarësimi në Bashkimin Europian. Pa një rrugë të qartë drejt Brukselit, hovi i qeverive të Ballkanit për progres politik rrezikon të ngadalësohet. Në fund, Brexit mund të fuqizojë autokratët, të cilët që tani kanë filluar t’i bëjnë thirrje instinkteve më të këqija të shoqërive të përçara, të dobëta dhe të varfra të rajonit.
Teksa Brukseli merret me pasojat e referendumit të Brexit, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, liderja de fakto e Europës, duhet të ngrihet tashmë për t’u përballur me sfidën historike të drejtimit të kontinentit në periudhën ndoshta më të vështirë që pas luftës. Në këtë rast, nuk mund të ketë sinjal më të mirë të angazhimit të Europës në projektin europian sa zgjerimi i BE-së në Ballkan.
Planet e zgjerimit janë frenuar prej kohësh për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit në Ballkan. Elitat politike në rajon adoptojnë retorikën nacionaliste dhe rihapin plagët e së shkuarës për të shpërqendruar vëmendjen nga akuzat e shpërdorimit të detyrës. Ata nuk nxitohen aspak për ta çuar vendin e tyre drejt anëtarësimit europian, pasi kjo do të thotë të respektojnë rregullin e ligjit, të sigurojnë pavarësinë dhe eficencën e gjyqësorit dhe të respektojnë kërkesat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Një plan i qartë për të ndihmuar Ballkanin jo vetëm që do të fuqizonte Bashkimin Europian, por do ta lejonte Merkelin dhe kolegët e saj në Bruksel të qetësojnë rritjen e ankthit, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në pjesën tjetër të kontinentit lidhur me emigracionin. Qindra mijëra emigrantë kanë hyrë në Europën kontinentale përmes rrugëve të Ballkanit dhe Greqisë. Duke qenë se marrëveshja tepër e debatuar me Turqinë nuk po shkon gjëkundi, i vetmi shans për të implementuar një strategji koherente të Europës për emigracionin është të afrohen vendet Juglindore në gjirin e BE-së.
Nëse Ballkani do të inkorporohej në Bashkimin Europian, Brukseli mund të ndihmonte në ndërtimin e strehimeve të përkohshme të refugjatëve sirianë që hyjnë në Ballkan dhe të lehtësonte procesin e regjistrimit të tyre. Për më tepër, në rast se Ballkani nuk stabilizohet, çështja e imigrantëve vetëm do të përkeqësohet. Qytetarët e rajonit, të cilët nuk shohin asnjë të ardhme në vendet e tyre do të emigrojnë drejt Veriut. Kjo ka filluar të ndodhë që tani pasi dhjetëra mijëra qytetarë kosovarë janë larguar drejt Hungarisë dhe Gjermanisë për të shpëtuar nga qeveria e tyre e korruptuar dhe ekonomia në rënie.
Edhe pse skeptikët e zgjerimit të Bashkimit Europian flasin prej kohësh për “sfilitjen” që po i sjell rajonit ky zgjerim, duke e nxjerrë si arsyen kryesore përse disa vende anëtare po marrin në konsideratë largimin nga Bashkimi, e vërteta është në fakt se Europa, nga Balltiku në Ballkan, nga Iberia në Skandinavi, po vuan nga një shqetësim akoma më i madh dhe i rrezikshëm: kriza. Krizat e Europës janë të shumta, që nga kriza e emigracionit, lufta civile ukrainase e deri tek kriza e euros. Europa nuk është mjaftueshëm e fortë për t’u përballur me një tjetër event kataklizmik. Në ditët e sotme, Ballkani rrezikon ta shtojë dramën.
Në Maqedoni, të njëjtat forca që e shtynë vendin në prag të luftës dhe shpërbërjes 15 vite më parë kanë dalë përsëri në sipërfaqe. Falë vetos së Greqisë mbi anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian dhe aspiratat për NATO, zhvillimi politik i vendit ka ngrirë prej kohësh. Kryeministri Nikola Gruevski u ndihmua nga forcat shoviniste për të nisur fushatën që ai e quante “transformim të imazhit të vendit”.
Fushata i bën thirrje identitetit maqedonas të antikitetit dhe ky projekt nacionalist jo vetëm që e ka distancuar minoritetin shqiptar, por ka krijuar edhe armiqësi të thella ndërmjet vetë maqedonasve. Kundërshtarët janë etiketuar si mercenarë të huaj dhe tradhtarë të kombit nga regjimi i Gruevskit. Ka përçarje edhe për konfliktin e hershëm me Greqinë për emrin e vendit, Republika e Maqedonisë. Athina e akuzon Maqedoninë se këtë emër e ka vjedhur nga një provincë greke. Disa maqedonas janë të hapur për çështjen e ndryshimit të emrit, të tjerë e kundërshtojnë egërsisht.
Në këtë situatë të trazuar, qeveria aktuale ka filluar të bëjë presion mbi mediat, ka përndjekur kundërshtarët politikë dhe ka kapur institucionet shtetërore duke emëruar anëtarë të partisë në rolet kryesore të gjykatave dhe Prokurorisë. Kohët e fundit, një sërë përgjimesh të bëra publike ku ekspozoheshin afera korruptive të rangjeve më të larta të qeverisë e detyruan Gruevskin të jepte dorëheqjen në kushtet e një marrëveshjeje të negociuar nga Bashkimi Europian me opozitën.
Megjithatë, Kryeministri dhe kolegët e partisë së tij, përfshirë edhe Presidentin, i kanë refuzuar kushtet e marrëveshjes për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të drejta, si dhe të pranojnë legjitimitetin e Zyrës Speciale të Prokurorisë, një institucin gjyqësor i krijuar nga marrëveshja për të ndjekur penalisht krimet e ekspozuara nga përgjimet. Kriza e emigracionit ka funksionuar më së miri në favor të Gruevskit, duke lejuar median e kontrolluar nga qeveria që të fajësojë Bashkimin Europian për neglizhencë të situatës së Maqedonisë për shkak të krizës që ka tronditur kontinentin.
Në të njëjtën kohë, Gruevski ka përhapur frikën e rrezikut të “islamizimit” të vendit, i cili ka një popullsi të madhe myslimanësh. Mundësia e shndërrimit të konfrontimeve brenda vendit në një konflikt akoma më të gjerë etnik është real. Krijimi i një plani të qartë të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian dhe heqja e pengesave sipërfaqësore (siç është kundërshtimi i Greqisë dhe Bullgarisë për emrin e Maqedonisë), mund të injektojë në vend inçentivin aq të nevojshëm për të ndjekur reformat dhe të zbusë konfliktet e brendshme lidhur me të ardhmen e vendit.
Kosova është një tjetër vend që ka dëshpërimisht nevojë për premtimin e anëtarësimit në Bashkimin Europian në mënyrë që liderët të shtyhen të kryejnë reforma të dhembshme, por tepër të nevojshme. Njëlloj si në Maqedoni, Kosova vuan nga përçarjet e brendshme etnike. Serbët kontrollojnë Veriun e vendit dhe shqiptarët pjesën Jugore, edhe pse përgjatë gjithë vendit ekzistojnë minoritete të tjera serbe që jetojnë të humbur në enklavat e tyre.
Bashkimi Europian negocioi një marrëveshje për t’u dhënë serbëve më shumë autonomi, por marrëveshja u kundërshtua ashpër nga nacionalistët shqiptarë të opozitës. Figurat opozitare lëshuan shumë e shumë herë gaz lotsjellës në Parlament në fillim të vitit, edhe gjatë sesioneve për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Këto përplasje të ashpra politike po ndodhin në të njëjtën kohë me rritjen e skajshme të papunësisë dhe korrupsionit. Jo çuditërisht, shumë shqiptarë të zhgënjyer kanë vendosur të largohen nga vendi në drejtim të Bashkimit Europian. Pa një rrugë të hapur drejt Bashkimit Europian, pakënaqësia do të rritet duke hapur vatra të reja konfliktesh.
Në fund, Bosnje-Hercegovina ka përjetuar disa nga konfliktet më brutale të rajonit. Londra dhe Berlini kanë punuar shumë që të riparojnë situatën e vendit, duke nisur reforma të reja socio-ekonomike dhe duke e drejtuar Bosnjen në një periudhë konstruktive gjatë një dekade. Për shembull, qeveria e Federatës së Bosnje-Hercegovinës ka filluar të reformojë sektorin e financave publike për të reduktuar deficitin dhe rritur të ardhurat publike. Edhe pse ndodhet në një periudhë tranzicioni, qeveria deri tani ka arritur të stabilizojë buxhetin, të rrisë kursimet afatgjata dhe afatshkurtra me 534 milionë dollarë dhe ka reduktuar borxhin me 1,4 për qind.
Elitat e polarizuara të vendit kanë arritur gjithashtu të miratojnë ligje të reja dhe shërbime civile, por u duhet të bëjnë ndryshime në zona të reja si korrupsioni dhe patronazhi politik, i cili vazhdon të peshojë në ekonominë e vendit, duke shkaktuar protesta të ashpra dy vite më parë. Përveç kësaj, Bosnja përballet me përçarje të mëdha ndërmjet komuniteteve serbe, boshnjake myslimane dhe kroate, madje një pjesë e popullsisë është joshur drejt Sirisë nga Shteti Islamik. Brexit i ka ekzagjeruar edhe më shumë këto probleme, duke qenë se, nëse Britania largohet, ajo nuk do të jetë më prezente në mbledhje për të mbrojtur interesat e vendit siç ka bërë deri tani. Britania mund të vendosë gjithashtu të ndërpresë mbështetjen financiare që kanalizon përmes ambasadës në Sarajevë dhe në varësi të qëndrimit që do të fillojë të mbajë Londra pasi të zgjedhë qeverinë e re, mund të vendosë të mos promovojë më integrimin e Ballkanit në Bashkimin Europian.
Ndërkohë, Milorad Dodik, Presidenti i Republikës Serbe, e ka kundërshtuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociimit dhe Stabilizimit të Bashkimit Europian nga ana e Bosnjes. Kjo marrëveshje është korniza e punës që duhet të ndjekë vendi për procesin e integrimit në BE. Ai pretendon se kjo do ta dëmtonte sektorin bujqësor të Republikës Serbe, që mendohet të humbë deri në 56 milionë dollarë. Por në realitet, refuzimi i Dodik për të bashkëpunuar në procesin e integrimit të BE lidhet me faktin se nëse Brukseli nis të riparojë vendin, ai mund të detyrohet të përballet me realitete që preferon t’i injorojë. Për shembull, një census i publikuar në vitin 2013 sinjalizon një rritje të mundshme të popullsisë boshnjake, edhe pse Dodik pretendon se censusi e ka reduktuar qëllimisht numrin e popullsisë serbe. Mbi të gjitha, Dodik vazhdon të flirtojë me Moskën, si edhe më idenë e pavarësisë serbe, gjë që vetëm mund t’i përkeqësojë konfliktet e hapura.
Ballkani ka qenë vendi ku janë shpalosur dështimet më të mëdha të Bashkimit Europian. Brukseli ka nisur disa përpjekje, veçanërisht përmes anëtarësimit në Bashkimin Europian, për t’i shtyrë liderët e rajonit të pranojnë kompromise të rëndësishme. Brexit tashmë kërcënon t’i shkrumbojë këto përpjekje të vështira. Gjatë kësaj periudhe të vështirë pasigurie, liderët europianë, ndoshta edhe ata të Washington-it, duhet të ideojnë një plan të ri për Europën. Zgjerimi i Bashkimit Europian, duke i shtrirë dorën vendeve të Ballkanit, do të ishte ndoshta pikënisja më e mirë.

Përgatiti:
KLARITA BAJRAKTARI

Kategori
Uncategorized

Fotoja 80 mijë dollarëshe me Obamën, mbërrin deklarata e dytë që “fundos” Edi Ramën, dëshmitari tregon të vërtetën e transferimit të parave.

Fotoja 80 mijë dollarëshe me Obamën, mbërrin deklarata e dytë që "fundos" Edi Ramën, dëshmitari tregon të vërtetën e transferimit të parave

 

Përveç shqiptaro-amerikan që jeton në Nju Xhersi, Bilal Shehu, një tjetër person ka treguar të vërtetën e donacionit 80 mijë Dollarë në fushatën e Presidentin Obama në vitin 2012.
William Argeros 57 vjeç pranoi sot para Gjykatës se kishte gënjyer në vitin 2015 dhe se ai ka patur gishtin në transferimin e 80 mijë Dollarëve. Sipas dëshmisë së tij në Gjykatën Federale në Newark, 57-vjeçari sqaroi se ka ndërhyrë për të lehtësuar transferimin e shumës së parave. Argeros, ka pranuar se u ka treguar nënshtetasve të huajë si të bëjnë transferimin e shumës dhe si të bëjnë pegesën te komiteti.
Më 29 qershor të këtij viti, Bilal Shehu pranoi se kishte dhuruar 80 mijë Dollarët që i kishin shkuar në llogari nga një burim i panjohur. Ky donacion për fushatën e Obamës, mundësoi edhe pjesëmarrjen e Edi Ramës në atë aktivitet, i cili realizoi edhe foton e shumëdebatuar me Presidentin amerikan.
Prokurorët amerikanë nuk e kanë identifikuar në mënyrë specifike burimin e jashtëm të parave. Hetuesit thanë gjithashtu se shtetasit të huaj në këtë rast iu refuzua hyrja në fushatë, por ishte lejuar që të fotografohej me Obamën.
Ligji në Amerikë ndalon shtetasit e huaj që të dhurojnë donacione për fushatat presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kategori
Uncategorized

ANGLEZËT JANË IDIOTË, BËNI SIÇ THOTË SOROS.

Adlej piciBlog-Autor: Adlej Pici

Keta anglezet me te vertete jane nje popull idiot. Une nuk e marr vesh kete pune! Votuan per te dale nga EU qe eshte organizata me e suksesshme, me eficente dhe me e enderruar nga vendet e pazhvilluara.

Kete e bene edhe pasi te gjithe shqiptaret me Sorosin ne krye jua bene te ditur kete gje, ata prape se prape votuan kunder. Kjo nuk eshte gje hic sepse te gjithe kete gjeme jua beri nje gomar dhe i papergjegjshem, Boris Johnson, qe nuk ngeli tutkun shqiptar qe nuk u tall e nuk i corri masken ketij injoranti dhe te paafti qe me gjithe universitetet qe ka Londra arriti te diplomohej vetem ne nje universitet province diku ne Oxford!

Brenda 1 jave keta anglezet idiote bene dhe nje gomarllek tjeter, nderruan te gjithe klasen politike me kuc e me mac dhe e lane vendin ne dore te nje gruaje. Dhe normal qe punet do shkojne mbrapsht se nuk eshte hera e pare qe ja lene vendin nje gruaje. Kjo tutkunja, edhe pse kishte qene pro ndenjes ne EU cfare beri?

Caktoi minister te jashtem ate copen e misht Boris Johnson sa per ti ngritur nervat gjithe shqiptareve. Ky tuhaf tani i bije te shkoje te takoje figurat e medha e te renda si Mogherini, Junkers, etj. Nuk e marr vesh si keta anglezet kane bere perpara ne histori me kaq mend sa kane.

Kategori
Uncategorized

Enver Hoxha, xhelati shqiptar i demaskuar në librin e Blendi Fevziut.

hoxha

Richard Hodges, President i Universitetit Amerikan në Romë dhe autor i disa librave mbi arkeologjinë e Shqipërisë, sjell një përmbledhje dhe këndvështrim tërësisht origjinal, mbi biografinë e diktatorit Enver Hoxha, shkruar nga Blendi Fevziu. Shkrimi më poshtë është publikuar në web site-n e njohur, “History today”.

Nga Richard Hodges
Janë të paktë liderët që kanë publikuar aq shumë libra dhe kanë eleminuar aq shumë njerëz sa Enver Hoxha, diktatori shqiptar, në pushtet prej vitit 1944 – 1985. Hoxha u botua në një shkallë Çërçilliane: 7,000 faqe në 13 vëllime kujtimesh. Ndërkohë, gjatë regjimit të tij mbi popullsinë shqiptare prej 2 milionë banorësh, 5,037 burra dhe 450 gra u vranë; 16,788 burra dhe 7,367 gra u dënuan me burg; më shumë se 70,000 persona u internuan në 39 burgjet dhe 70 kampet. Për më tepër, nën regjimin e Hoxhës, vendi për një kohë të gjatë, ishte më i varfri në Europë.
Nisur nga këto statistika është e çuditshme që askush nuk ka shkruar një biografi opozitare moderne të Hoxhës. Tani, Blendi Fevziu, gazetari i mirënjohur politik shqiptar, ka bërë një përpjekje të fortë për të ekzaminuar këtë monstër.
Përveçse zhbiron në kujtimet e shkruara nga kolegët apo miqtë e Hoxhës, Fevziu përdor intervistat me të mbijetuarit e kampeve po aq sa edhe riorganizon informacionin e arkivave të shtetit.
Nga pikëpamja e Fevziut të shekullit të XXI, tmerret e diktaturës së Hoxhës sot ngjasojnë me inkuzicionin mesjetar dhe jo me makthin e përditshëm të atyre që u mbijetuan disa dekadave më parë.
Hoxha ishte biri i një imami dhe kaloi 5 vite të jetësë së tij duke studiuar në Francë. Ai nuk arriti t’i përfundonte studimet dhe u kthye në Shqipëri në kohën e pushtimit italian të vendit. Ai u bë pronari i një dyqani cigaresh në Tiranë, pikërisht në momentin kur partia komuniste Jugosllave, futi komunzimin në Shqipëri, me mbështetjen e Bashkimit Sovjetik.
Hoxha ishte anonim deri në themelimin e partisë, së krijuar nga komunistët e vjetër partizanë, por i gjendur përballë këtyre fakteve, kumbari jugosllav Miladin Popović e ofroi babaxhanin Hoxha, si një kompromis në konferëncën e partisë në vitin 1943.

Brenda një viti, me largimin e forcave gjermanë nga Shqipëria, rivalët e Hoxhës e sfiduan atë. Hoxha, në autokritikën e mbajtur në konferencën e partisë, i pranoi disa prej tyre dhe i shtyu diskutimet e tjera deri në momentin që mori drejtimin e vendit në Tiranë, pak ditë më pas. Kjo manovër i dha atij mundësinë të fillonte spastrimin e partisë.
E harruar nga aleatët në Konferencën e Jaltës, fati i Shqipërisë u la në dorë të Partisë Komuniste.
Një supozim i paqartë ishte që Shqipëria duhej të bëhej pjesë e Konfederatës Jugosllave, me të cilën Hoxha po flirtonte, por kjo ide u rrëzua në vitin 1948.

Si Sekretar i Partisë, Hoxha eleminoi thuajse të gjithë themluesit kyç të partisë, ashtu sikurse edhe shokët e fëmijërisë, kundërshtarët dhe liderët e opozitës. E gjithë kjo kulmoi me eleminimin e gjeneralit Mehmet Shehu, shokut të tij të armëve gjatë luftës dhe Kryeministri i tij i parë që nga vitit 1952, që përfundoi i vetvrarë më1981, pasi lejoi që djali i tij të fejohej me një grua të një familjeje disidente. Trajtimi mizor që i bëhet familjes së Shehut, fqinji i Hoxhës në pjesën më të madhe të diktaturës së tij, të lë pa frymë. Fezviu përshkruan një lider që është i fokusuar tek hakmarrja, tek marrëdhëniet e ashpra me mbështetësit e tij të kohës së luftës dhe ish-partnerët në radhë, që nga Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina.

Hoxha kishte një qëndrim donkishoteskt ndaj personazheve të njohur. Një episod në historinë e tij makabër përfshin shkrimtarin Ismail Kadare, që në një farë mënyre arriti të shmangte eleminimin dhe të jetonte mes Parisit dhe Tiranës.
Ata u takuan në vitin 1971 dhe Hoxha u josh nga idea për të qenë personazh në një nga librat e Kadaresë. Kadare me kujdes e përfshiu Hoxhën në librin “Dimri i vetmisë së madhe”, por romani u ndalua në Shqipëri. Papritur Hoxha e mbrojti Kadarenë dhe e inkurajoi ta ripunonte veorën. Natyrisht ai këtë bëri dhe romani u rititullua “Dimri i madh”.

Deri në vdekjen e tij në vitin 1985, Shqipëria – gjoja një parajsë mbi tokë – u izolua dhe u sundua nga terrori. Në këtë biografi ne mësojmë diçka edhe se si Hoxha imitoi modelin e tij, Josef Stalin, në implementimin e një plani 5-vjeçar në sektorin industrial dhe agrikulturë.
Në mënyrë shumë domethënëse, Fevziu thekson rolin e Jugosllavisë në krijimin e Hoxhës si lider.
Në mënyrë të heshtur ai ndoqi modelin nacionalist, të treguar nga vetë Hoxha në librat e tij. Sipas teorive të tilla, Shqipëria kishte vuajtur pushtime të panumërta dhe u kishte rezistuar sulmeve nga jashtë përgjatë historisë, por në fund krijoi fatin e saj.
A do të mundej ndonjë nga rivalët e Hoxhës në Shqipërinë e kohës së luftësa, me apo pa mbështetjen e jashtme, të ishte më i suksesshëm në zhvillimin e këtij vendi të varfër? A do të kishte qenë më pak shtypës ndonjë prej rivalëve të tij nëse do të ishte në pushtet? Këto pyetje mbeten pa përgjigje.
Arritja e fundit politike e Hoxhës ishte dhurata e tij politike për të mbiejtuar, duke mbajtur së bashku pjesët e dëshpëruara të një shteti, i krijuar në vitin 1912, një histori e pamëshirshme që ka lënë plagë të dukshme në Shqipërinë e sotme.

Kategori
Uncategorized

PS shqetësohet për ftesën e Amerikanëve për Metën.


Pse kaq shqetsim në PS përse Meta ftohet për herë të 4-të në SHBA?

Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Pandeli Majko janë ftuar nominalisht në Konventën e Demokratëve Amerikanë që zhvillohet nga data 25 deri me 28 korrik ku do të shpallet kandidatura për Presidente e SHBA zj.Hillary Clinton.

Ftesa që ka krijuar shumë habi në Tiranë është ajo për Lulzim Bashën pasi është lider i një partie të djathtë, ndërsa si rregull ai duhej të kishte marrë pjesë tek Republikanët Amerikanë, pra tek Trump. Kjo e ka ç’orientuar selinë rozë se ç’po ndodh në Departamentin Amerikan të Shtetit, sepse ndonëse Departamenti nuk merret me ftesa politike, por në thelb pa kaluar nëpër sitën e Departamentit në fjalë nuk ka ftesa të këtij niveli e aq me tepër tek prezantimi i Hillary Clinton, e cila ka 90 për qind të shanseve të zgjidhet si e para grua amerikane Presidente.

Vajtja e Pandeli Majkos lidhet me personalitetin e tij të spikatur më proamerikan në raport me Edi Ramën dhe si një kartë rezervë amerikane nëse rrëzohet Rama nga kryeministër. Deri këtu pikëpyetjet janë edhe të zgjidhshme për selinë rozë, ndonëse vajtja e Lulzim Bashës u ka prishur humorin prej ditës së djeshme që u bë publike ftesa nominale për liderin e opozitës.

Por ministrat e PS-së dhe sidomos media të caktuara afër kryeministrit pyesin se pse shkon Ilir Meta në vizitën e katërt zyrtare në SHBA brenda një harku kohor 6 mujor. “Kush ia bën ftesat?”, “Pse shkon prapë Meta?”, “Cilët takon?”, “Pse Meta e jo Rama në Konventën e Demokratëve?”, “Mos ia prishi Ilir Meta ftesën kryeministrit me lobet e tij në Washington?”,” Mos janë miqtë e Metës të dikurshëm që e futën në Shtëpinë e Bardhë tek Xhorxh Bush në vitin 2001?”, etj etj.

Bile për të parë cilin takon Meta në Konventë apo më pas në Washington kanë porositur Majkon të shikojë, porse Pandi u është përgjigjur se “nuk jam spiun të shikojë me cilët rri Meta në SHBA!”. Majko është njeri me karakter të fortë në PS.

Në të vertetë Ilir Meta ka bërë tre vizita brenda 6 muajve në SHBA. Dhe pasi kontribuoi dhe insistoi  derisa arriti konsensusin për 140 deputetë për Reformën në Drejtësi kreu i Kuvendit është njeriu i duhur për në Konventën Amerikane të Demokratëve. Amerikanët nuk i harrojnë miqtë korrektë.

Por burimet thanë se gjatë qendrimit 4 ditor kryetari i Kuvendit pritet të ketë takime edhe me drejtues të tjerë të lartë të SHBA-së.

Edhe Lulzim Basha, natyrisht edhe Pandeli Majko si ish-kryeministër i luftës së Kosovës.

Duhej të ftonin edhe Edi Ramën në Konventë. Këtu kanë bërë gabim amerikanët , pasi një katërshe shqiptare në Konventë do ti bënte mirë edhe të katërtëve politikanë shqiptarë, ndonëse Majko nuk do ta përballonte sfidën e lidershipit me Edi Ramën afër.

Gjithsesi shqiptarët kudo që janë në Amerikanë votojnë për Hillary Clinton, e cila është edhe bashkëshortja e Bill Clinton, presidentit që vendosi fatin e kombit shqiptar gjatë presidencës së tij.

Votoni Hillary Clinton shqiptarë-nënshtetas amerikanë!

Kategori
Uncategorized

Heronjtë e rremë, dhe sikleti i mediave.

img_2918 (1)

 

Nga Habjon Hasani

Fill pas miratimit konsensual në Kuvend të reformës në drejtësi, në mediat pro-qeveritare nisi një valë e përgjithshme artikujsh që glorifikonin dy ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së në Tiranë.

Këto artikuj në mediet pro-qeveritare janë hedhur në treg si me komandë, dikush po nxiton të instruktojë lexuesit dhe të përpunojë opinionin mbi mënyrën se si duhej ta kuptojnë rolin vendimtar dhe historik të këtyre dy ambasadorëve.

Shkrimet kanë të gjitha doza glorifikuese dhe poetike, janë hartime të lezetshme, limonada  që përpiqen të paracaktojnë meritat e një loje shahu politik, duke u bazuar në kriteret e një loje me pafka.

Por ka disa zhvillime të ndodhura në dy javët e fundit, ngjarje të jetuara dhe të njohura botërisht, që jo vetëm nuk i paraqesin këta dy ambasadorë si ‘heronj’, por që realisht ishin një goditje për imazhin e tyre që prej muajsh ishte konsoliduar si imazhi i negociatorëve që do gjenin rrugën e zgjidhjes.

Janë zhvillime që i zbuluan dy ambasadorët si palë e njëanshme, zhvillime që kanë goditur realisht autoritetin e përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-ve në Tiranë.

Nuland-Basha-1E para ishte vizita e znj.Nuland në Tiranë.

Dy ditë para se znj.Nuland të mbërrinte këtu, ambasadori amerikan Lu dhe njëherësh pas tij ambasadorja Vlahutin, kishin shpallur ‘armik të reformës’ kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

z.Lu madje deklaroi se negociatat kishin marrë fund, se me Bashën nuk mund të negociohej më, dhe se drafti që duhej votuar ishte ai i mbështetur nga kryeministri Rama dhe se për të gjetur votat e nevojshme do të përdoreshin të gjitha mjetet.

Por pa mbushur 48 orë, shefja e z.Lu, Victoria Nuland, deklaroi në Tiranë pikërisht të kundërtën e asaj që kishte thënë ambasadori. Ajo tha se pikërisht me Bashën duhej gjetur kompromisi, madje znj. Nuland paraqiti dhe një formulë të vetën për zgjidhje, mbi të cilën duhej të negociohej.

Ka të dhëna se takimi i saj me kryeministrin Rama ka qenë me tone të pazakonta, Nuland i ka thënë hapur Edi Ramës në zyrë se ai kishte abuzuar me emrin e SHBA-ve duke e përdorur politikisht qëndrimin e ambasadës.

Qëndrimi dhe deklarata publike e znj.Nuland, ishte një provë e kulluar se gjithë qëndrimit të deriatëhershëm të ambasadorit Lu, shefat e tij i kishin vënë kryq. E kishin shumëzuar me zero.

Vizita e znj.Nuland ishte një certifikim arbitrar i dështimit të ambasadorit Lu.
Por dhe nisja e ditëve të vështira për të.

Nuland ‘dogji’ indirekt dhe qëndrimin e ambasadores Vlahutin, e cila ishte në të njëjtën gjatësi vale me z.Lu.

Pas vizitës së znj.Nuland, pozicioni dhe besueshmëria ndaj ambasadorit Lu humbi shkëlqimin.
Të gjithë e kuptuan se puna e tij disa mujore mund të anulohej për 3 orë.

 

54bbf9feba7b5dd3eae1b254bdd35436_XLE dyta ishte skema e hedhur në lojë nga Meta.

Ilir Meta krejt papritur doli në një konferencë për shtyp, ku njoftoi qëndrimin e tij absolut pro votimit të reformës.

Mirëpo kishte dy opsione. Ose reforma do votohej me konsensus PD-PS dhe gjithçka do kalonte normalisht, ose do votohej në mënyrë të njëanshme, por në këtë situatë Meta paralajmëroi se do të synonte një qeveri teknike për zbatimin e saj dhe nuk do ja linte në dorë Edi Ramës që dhe ta votonte në mënyrë të njëanshme dhe ta zbatonte po Rama më pas.

Ndërhyrja e Metës trazoi ujërat, dhe palët u ftuan sërish në tryezë. Nuk mund të mungonte ftesa për dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin.

Por një deklaratë e ambasadës amerikane, njoftoi bojkotimin e tryezës, e për këtë, ambasada gjeti si shkak një deklaratë të Lulzim Bashës, sipas tyre Basha kishte kërcënuar me qeveri teknike dhe kishte shmangur formulën Nuland.

Kjo deklaratë e ambasadës kishte doza të forta të mashtrimit publik, sepse Lulzim Basha thjesht sa e komentoi mundësinë e një qeverie teknike të hedhur në treg nga Meta, por Basha nuk njoftoi në asnjë moment daljen nga shinat e formulës Nuland.

Qëndrimi i ambasadës amerikane mbi bojkotin e kësaj tryeze, ishte një akt i paprecedent, ku një negociator që presupozohet i paanshëm, ‘merr flakë’ më keq se palët politike vendase.
Rolet ishin ngatërruar. Vizita Nuland dhe formula e re, kishte bërë që dikush të humbte qetësinë që e karakterizonte, në dukje.

 

downloadE treta ishte letra e komisionerit Hann

Ndërsa tre palët politike ishin ulur me njëra tjetrën në tryezën e bojkotuar nga ambasadorët, çështja më e rëndësishme që po diskutohej ishte roli i ekspertëve ndërkombëtarë në procesin e Vetingut.

Lulzim Basha thoshte se ata duhej të kishin vetëm rol monitorues-këshillues, Edi Rama thoshte se ndërkombëtarët duhej të kishin rol vendimarrës, Meta thoshte se Basha me Ramën duhej të binin dakord. Ambasadorët mbanin mëri ndaj Bashës dhe nuk ishin në tryezë.

Krejt papritur, një letër e mbërritur nga komisionari Johannes Hann, legjitimoi katërcipërisht qëndrimin e Lulzim Bashës. Komisioneri i BE-së, bëri të qartë në letër se roli i ndërkombëtarëve duhej të ishte monitorues dhe jo vendimmarrës.

Mbërritja e letrës, hoqi çdo alibi për pretenduesit e Ramës, barrierat u thyen dhe mesditën e datës 20 Korrik u shpall konsensusi mes palëve dhe arritja e marrëveshjes.

Nga mesdita e deri në mbrëmje, ambasada amerikane nuk e mbështeti këtë konsensus. Nuk bëri asnjë deklaratë përshëndetëse.

Arsyeja u kuptua në mbrëmje, kur ambasada amerikane me një deklaratë-rrufe, ri-akuzoi Lulzim Bashën sikur kishte paraqitur disa kërkesa të reja, të panjohura më parë që sipas ambasadës kishin zeruar çdo arritje  të deriatëhershme të konsensusit.

Ata që nuk e përshëndetën dot konsensusin e paradites, befas në mbrëmje kishin zbuluar një tjetër komplot të Lulzim Bashës.

Por të nesërmen Basha bëri një dalje të posaçme për mediat dhe akuzoi indirekt për mashtrim ambasadorin amerikan, sepse sqaroi se artificat në fakt i kishin nxjerrë negociatorët e PS-së dhe jo ata të PD-së.

Ende sot e kësaj dite, ambasada amerikane nuk ka sqaruar publikisht se cilat ishin këto kërkesa të reja të Lulzim Bashës që ajo i denoncoi mbrëmjen e 20 korrikut.

Zor se do kemi ndonjë sqarim, pasi dëshmitë e negociatorëve zbuluan se Basha nuk kishte vënë ndonjë kusht të ri, por ishin socialistët që kishin hequr dorë nga kushtet e pranuara më herët.

Mbrëmja e 20 Korrikut e kapi sërish gafil ambasadorin amerikan, dukej sikur z.Lu nuk e përtypte dot faktin që një letër e komisionarit Hann mund të bënte atë efekt që puna e tij disa mujore nuk e arriti dot.

Por deklarata e ambasadës acaroi gjendjen mes palëve dhe kështu pasuan 24 orë të tjera tensioni.

Në këto 24 orë, ambasadorët Lu dhe Vlahutin u rifutën në lojë.
Ata që kishin bojkotuar qëllimisht negociatat, kuptuan se kishin vetëm 24 orë kohë për të marrë ndonjë meritë. Përndryshe mund t’u shkonin dëm muaj të tërë sorollatje dhe negociata sa në një derë tek tjetra.

Dhe kështu bënë. Por as kësaj here nuk ishte Basha ai që u tërhoq, por ishte Rama që hoqi dorë nga artificat e futura në 24 orët e fundit.

Tërheqja e Ramës nga artificat bëri që të shpallej marrëveshja më në fund dhe konsensusi i plotë.

Ambasadori-Lu-protestaKonflikti i 24 orëve të fundit, zbehu disi rolin vendimtar të komisionarit Hann dhe i dha mundësi dy ambasadorëve Lu dhe Vlahutin që të dukeshin sikur kishin bërë ndonjë punë.

Kjo dukje ishte e rëndësishme sidomos për ambasadorin amerikan, sepse para këtyre 24 orëve i vetmi kontribut i dokumentuar i tij, ishte pjesëmarrja në një protestë të organizuar nga Musa Ulqini, me anëtarë të organizatës bazë të PS-së dhe pirja e një kafeje mediatike me deputeten Majlinda Bregu.

Në vend të epilogut

Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin e panë veten të shumëzuar me zero në të paktën dy raste në javët e fundit. Vizita e Nuland dhe qëndrimi i komisionarit Hann, i zbuloi ata si negociatorë të njëanshëm por dhe inatçorë dhe me ambicie për të marrë meritat e një zgjidhje që nuk ishin të aftë ta realizonin dot vet.

Nëse do e sillnin ata zgjidhjen, atëherë për çfarë do duhej ndërhyrja diametralisht e kundërt e znj.Nuland dhe e z.Hann?

Por dy ambasadorët me siguri që kanë pasur merita në goditjen politike të Lulzim Bashës personalisht, por dhe të PD-së, goditje që shkon në sinkron me linjën editoriale të medieve proqeveritare që sot i glorifikon dy ambasadorët.

Mediat proqeveritare po përpiqen t’i ndërtojnë këta dy ambasadorë si heronjtë e reformës, ndonëse dy ambasadorët dolën bllof dhe e vetmja arritje që duket në horizont është mirënjohja e pakufishme e Edi Ramës dhe e medieve që ai kontrollon. / HashtagAL

Kategori
Uncategorized

– JETË E ZHVESHUR.

– JETË E ZHVESHUR
Mbi atë që jam ushqyer,
S’mund të kthehem të pështyj!
S’mund t’a falë, edhe t’a dua
Këtë botë të Pafytyrë!

Ktheni kokën rreth e qark,
Shihni njerëz ! Ku jetoni?
Shkojmë pa dashje.., a e zgjodhëm
Këtë jetë? A s’më thoni?

Lindë fëmija duke qarë,
Nuk e di ç’e pret në jetë.
Qoftë vajzë apo djalë
Shumë vështirë do t’a ketë.

O njeri ! Që i jep jetë
Kësaj bote të trazuar!
Bëj durim të lexoshë…,
Një libër të pa lexuar.

Shumë njerëz shoh në jetë,
Shum të tjerë që i dëgjoj…
Zoti, Zoti … thonë të tërë,
Me sytë lartë po i shikoj.

Bëj çudi, se s’është ashtu…
Vetë natyra na mëson…
Dhe kalliri kur është plotë
Koka poshtë i rëndon…

Ai që përpjet e mbanë
Kokën edhe sytë nga qielli,
Harronë se ç’ka në Tokë,
Thua kapërcen Ylberin !

Fallëxhor e Astrologë…
Që çdo orë flasin me yjet,
Nuk shikojnë se në k’të Tokë,
E bardha tenton të nxihet !
O njeri kockë e lëkurë,
Që kalimtar je në jetë…!
Dashuro …mos urre kurrë.
Tjetër jetë s’do të ketë.

Mos e mba’ kokën përpjetë
Të flasësh me perëndinë !
Shiko se i ke në tokë
Të mirën …e ligësinë.

Në ke të mirën në zemër,
Ajo është dhe perëndia,
Na mëson Naimi i Madh.
S’të ndih as kishë, as xhamia !

Shiko njerëzit që ke rrotull,
Edhe fisin edhe farë…
Beso familjen e gjakun,
Edhe ç’janë më të gjallë.

Gjuhë e njerëzve eshtra s’ka,
Por të lidh edhe të bluan,
Me mashtrime, me gënjeshtra,
Për ata që s’e kuptuan!

Danel Cana.

* * *

Kategori
Uncategorized

Rama kthehet në “normalitet” Shpresa e fundit për t’mos rënë Qeveria e tij.

Rama kthehet në "normalitet"  Shpresa e fundit për t'mos rënë Qeveria e tij

Ndoshta Edi Rama sot kuptoi se u krijua një Balancë e Re, e trembur nga rreziku i mbipushtetit që ai po kërkonte përmes Reformës, por e vendosur, për të mos e lejuar, që ko reformë, të bëhej themeli, i një Piramide të re pushteti.

Në të vërtetë Kryeministri i provoi të gjitha skemat, deri në castin e fundit. Mjeshtërisht dhe si një shahist i mirë.

E vuri në një punë të stërmadhe krejt makinerinë e vet energjike politike dhe të lobingut, për të bërë Hapin e Madh përpara.

“Drejtësinë e Reformuar”, nën kontrollin e tij.

Një “Ëndër Obeze” kjo, por tepër e dukshme, tepër bërtitëse, tepër alarmuese.

Që krijoi alarm, rizgjim, panik, dhe një reagim të plotë dhe me sa duket, më në fund me rezultat.

Dhe u krijua kështu një Front laraman, aspak idealist dhe aspak homogjen, një Front nga e keqja më e madhe që buron, nga përqëndrimi i skajshëm i pushteteve, i të gjitha pushteteve në fare pak duar.

Sot kryeministri, është më normal, me një “Ëndër Obeze” më pak, me një super ambicie të stërmadhe, të futur sërish në sirtar, që ndoshta do ta ndihmojë për të bërë një pikturë të bukur, sot ose nesër, por jo një “grusht shteti të kadifenjtë”.

Por gjithësesi, ai nuk ka humbur kohë në përsiatje depresive apo në melankoli.

Një punë e ethshme ka filluar prej ditësh, dhe në mënyrë paralele, për të siguruar me cdo kusht mbajtjen e poltronës kryeministrore.

Krijimin e numurit 71 të votave në Kuvend, në rast se carja, tashmë e pafshehur dot me Ilir Metën, do të thellohet, si edhe pritet, në orët në vijim.

Por, në qëndrimin e tij, në dukje të qetë, ai bluan në vetvete edhe një Shpresë të fundit, për të mos u ndarë nga Meta.

Vërtet, ka vënë njerëz në të majtë e në të djathtë që tu bien burive se e ka numurin 71 në Kuvend, ai e di se si, por ajo nuk do të ishte dot një qeverisje, por një kacavjerrje tejet e mundimshme dhe një shumicë parlamentare shumë e brishteë.

Dhe shumë e kushtueshme. Dhe padyshim aspak eficente.

Një shumicë e hollë dhe e prirë nga “placka” e shpejtë, që do të grryente në një vit, më shumë imazh, më shumë reputacion, se sa gryerrja e natyrshme e tre viteve të qeverisjes që kaluan.

Kjo është një nga Dilemat, që nuk fshihen dot, nën maskën e bukur, të qetësisë së tij.

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i Fatmir Xhafës: ‘Pantallonat terital, janë çelësi i suksesit tim’.

576702ce-abc7-4cc4-92dc-55f5cdb79534 (1)

Të nderuar shqiptarë, vëllezër e motra!

Unë Fatmir Xhafaj si një njeri që fle me kuti valiumi tek koka e krevatit, sepse nuk më zë gjumi për drejtësinë në këtë vend, dua të sqaroj disa gjëra themelore për ju.

Unë e kam nisur herët kokëçarjen për drejtësinë në këtë vend, që kur u bëra Pioner i Enverit në shkollë, e më pas dhe sekretar rinie nën tutelën e shokut Adil Çarçani. Ky i fundit ishte dhe frymëzimi im, sepse mbante një palë pantallona terital me vijë të hekurosur kreko, e që kur shihja vijën e pantallonave të shokut Adil imagjinoja se ashtu duhej të ishte dhe drejtësia.

Pra koncepti im për drejtësinë nuk është as më shumë e as më pak se sa imazhi që kam ende në mendje i pantallonave terital të shokut Adil.

Ky ka qenë sekreti im, që sot në këtë moment të madh për historinë tonë desha ta ndaj dhe me ju.

Unë jam një jurist profesionist. Kur hartoj ligjet kujdesem që paragrafet e neneve të jenë simetrike, dhe të renditura në vijë të drejtë në letër, njësoj si vija e teritalit që s’më shqitet nga mendja.

Paragrafet s’mund të jenë me më shumë se 6 fjali, sepse shtimi i fjalive mund ta fryjë paragrafin dhe kjo mund të bëjë që pantallonat e teritalit të shpërthejnë nga fryrja.

Kur shoh këta juristët e PD-së që bëjnë ca nene me nga 20 fjali, mendoj gjithmonë: “Këta do ja kishin shqyer shokut Adil pantallonat me kaq shumë sa e mbushin”.

Estetikisht më ka ndihmuar  dhe kryetari im Edi Rama. Ai është piktor dhe dhe më ka mësuar që disa paragrafe dhe disa nene që janë më simpatike, t’i bëjmë me ngjyra-ngjyra sepse kështu bëhen më të dallueshme dhe estetikisht më të pranueshme.

Në fillim e kisha pak të vështirë të fusja kaq shumë ngjyra se më dukej sikur po bëja me njolla pantallonat e shokut Adil, por më vonë e kuptova se dhe shoku Adil nëse do ishte gjallë, pantallonat me njolla do i mbante ose do vishte xhinse me thek dhe shapka me gisht.

Unë jam i lumtur që udhëhoqa reformën më të madhe të drejtësisë.

E nisa këtë përpjekje në vitin 2008 me ndryshimet kushtetuese, por atëherë nuk kishim kohë ta mendonim më gjatë.

Na duhej të mbaronim punë brenda natës dhe harruam ta ngjyrosnim siç duhej. Ato ndryshime na dolën bardhë e zi dhe Shef Edi i ra pishmanit më vonë, ndërsa unë i rashë komodinës me grushta, kapërdiva kutinë e valiumit dhe rashë në gjumë.

Gjumi që bëra ishte serioz, i thellë dhe meditues. Por zgjati deri kur disa shokë të Shef Edit dhe nipër të Gjishit Xhoxhi Soros, më erdhën dhe më zgjuan. Më thanë se duhej të bëja dhe një reformë tjetër, kësaj here për drejtësinë.

I thashë çunave që të më jepnin kohë vetëm sa të pija kafen se isha përgjumësh, por ma rrasën draftin surratit dhe më thanë që vetëm duhej ta firmosja.

Kur e lexova draftin shtanga dhe u befasova. Këta djem ndonëse kishin qëllime hyjnore dhe të pastra për drejtësinë, kishin bërë gabime fatale.

Paragrafet e neneve i kishin lënë shumë të fryra dhe ç’është më e rënda, e kishin lënë komplet draftin bardhë e zi.

U thashë që këtë punë do e shihja me kujdes dhe shkova menjëherë tek Shef Edi dhe të dy nisëm t’i krehim nenet dhe të ngjyrosnim me larmi koloritesh ato nene që Shefit i dukeshin më trendy.

Nenin e Vetingut e ngjyrosëm me ngjyrë të kuqerremtë në respekt të kaçurrelave të zonjës Vlahuutin.  Kjo ishte një tjetër risi e kësaj reforme.

Megjithë lodhjen time dhe përkushtimin si jurist profesionist në këtë reformë jetike, më duhet që në fund t’i njoh meritat mikut tonë të çmuar, ambasadorit amerikan Donald Lu.

Ai tregoi se e kupton vlerën e reformës, të ngjyrave dhe të fryrjes së neneve njësoj siç kuptoja unë dikur pantallonat e teritalit të shokut Adil.

Nuk do e kisha imagjinuar kurrë që pantallonat e shokut Adil do kishin ushtruar një ndikim kaq të fortë dhe tek zoti Donald Lu.

Kjo tregon se edhe pse jemi një vend i vogël, kemi vlera dhe jemi frymëzim edhe për shtete e kombe të mëdha.

Jam i lumtur që nenet e reformës që do miratojmë janë simetrike dhe estetike, ndërsa ngjyrat e përdorura në draft kanë marrosur dhe ambasadorët e vendeve mike.

Faleminderit shoku Adil, Faleminderit Shef Edi, Faleminderit Romana Vlahutin, Faleminderit Donald Lu.

Rroftë Reforma, Lavdi pantallonave të teritalit.

I juaji, Fatmir Xhafaj.

Kategori
Uncategorized

Donald Trump, një kandidat presidencial si asnjë tjetër në historinë moderne të Amerikës.

donald trump (6)

 Miliardieri njujorkez pranon kandidaturën, premton se do të vendosë rregull e ligj dhe se do ta bëjë botën që ta respektojë përsëri Amerikën si dikur.

Donald Trump theu mbrëmë rekordin për nga gjatësia e fjalimeve në historinë e Kuvendeve Kombëtare të partive politike amerikane.

Një kritik tha me shpoti se gjithësesi fjalimi nuk ishte më i gjatë se fjalimet e Fidel Kastros, por nga portreti që i bëri Amerikës së sotme ishte më i errët se ai që zakonisht ofron diktatori komunist kuban.

Në fakt, Trump u ndal gjatë në shumë nga problemet që has sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga humbja e miliona vende të punës, te rreziku i terrorizmit, te problemi i miliona emigrantëve të paligjshëm që hyjnë nga një kufi që mbetet i pambrojtur, te vrasjet e shumë nga rrugët amerikane me sulmet kundër policisë dhe problemet e pakicave.

Ai ofro veten e tij si njeriu që do të bënte kthesën e madhe, duke e bërë edhe një herë Amerikën të madhe, siç thotë slogani i tij tashmë shumë i njohur.

Me një batutë të gjetur mirë, ai përmbysi sloganin e klintonistëve për Hillary Clinton: “Jam me atë” (I’m ëith her), Trump i drejtua amerikanëve nga salla e Kuvendit Republikane duke thënë se “unë s’jam me atë, unë jam me ju!”

Ishte mbyllja grandioze e katër ditë kuvendi, me fjalime frymëzuese, por edhe me skandale, përplasje e kontradikta.

Trump është si asnjë kandidat presidencial në kohën modern dhe partia që e ka zgjedhur është ende duke u përshtatur me udhëheqësin e saj të ri.

donald trump (1)Pranimi i kandidaturës

Fjalimi në mbyllje të Kuvendeve Kombëtare në SHBA ka në thelbin e vet pranimin zyrtar të kandidaturës nga partia.

Donald Trump e bëri duke akuzuar rivalen e tij se gjatë viteve në krye të Departamentit të Shtetit i la Amerikës një trashëgimi vdekjesh, shkatërrimi, terrorizmi dhe dobësie.

Në 8 nëntor ai do të përballet me Hillary Clinton, nëse kjo e fundit do të emërohet, ashtu siç pritet javën e ardhshme nga Kuvendi i Demokratëve në Philadelphia.

Në 75 minutat e fjalimit më të rëndësishëm të jetës së tij, Trump e paraqiti veten si kandidati i ligjit dhe rregullit.

donald trump (2)Një parti e përçarë, një komb në mëdyshje

Këto janë vite interesante të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga një anë ajo mbetet fuqia më e madhe ushtarake e botës, nga ana tjetër lloji i rreziqeve ka ndryshuar duke e bërë të vështirë për t’u mbrojtur nga dukuria e terrorizmit. Nga një anë ajo mbetet ekonomia më e fuqishme e botës, nga ana tjetër miliona vetë kanë humbur vendet e punës që kanë ekzistuar prej disa brezash e kanë përfunduar në Kinë, Indi e vende të tjera e mund të mos kthehen më kurrë. Nga një anë ka pasur presidentin e parë afrikano-amerikan në histori si dhe një përparim të paparë të pakicave racore në shkallën shoqërore, nga ana tjetër tensionet ndërracore janë ngritur si asnjëherë në 25 vitet e fundit.

Vendi është shumë i ndarë në dysh se si duhen interpretuar dhe le më pas se si duhen zgjidhur këto kontradikta e shumë të tjera si këto. Kaq kundërshtuese janë pikëpamjet për to sa kombi amerikan duket nganjëherë si i ndarë në dy pjesë që jetojnë në botë të ndryshme.

Donald Trump është ofruar si zgjidhësi i madh i këtyre problemeve dhe është mirëpritur me entuziazëm nga miliona njerëz, por jo vetëm që është larg nga bashkimi i kombit, por do t’i duhet punë dhe kohë për të bashkuar partinë e tij. Dhjetëra figura të shquara republikane munguan në Kuvendin Kombëtar. Senatori Amerikan Ted Cruz mori pjesë dhe mbajti fjalim, por nervozoi turmën e delegatëve kur refuzoi që ta mbështeste kandidatin e partisë.

“Partia te e cila kam bërë pjesë deri tani ka vdekur”, shkroi polemistja Megan McCain, vajza e senatorit të njohur veteran amerikan, John McCain.

Por shumë republikanë janë të vendosur të mos lejojnë një kthim të familjes Clinton në Shtpinë e Bardhë. “Ai mund të ketë shumë të këqia”, tha një prej delegatëve duke folur për median, “por ka një të mirë vendimtare, nuk është Hillary Clinton”.

donald trump (5)A po braktisin republikanët pikëpamjet e tyre tradicionale për këtë kandidat presidencial?

70-vjeçari miliardier u përpoq gjatë fjalimit të djeshëm të pajtonte pikëpamjet e tij të skajshme kundër emigracionit të paligjshëm me nevojën e votuesve të pavarur për të dëgjuar zgjidhje konkrete pa zbukurime, por nuk ishte e lehtë. Trump është ai që është dhe po thotë gjëra që devijojnë shumë nga tradita republikane.

Për të puna është e thjeshte emigrantët po marrin vendet e punës nga amerikanët dhe po kryejnë krime. Vetëm një mur i madh në kufi mund t’i ndalojë. “Dhe ne do t’i ndalojmë”, tha ai.

Ka një lloj beteje mes tij dhe fushatës së tij. Fushata shpesh përpiqet të zbusë qendrimet e tij. Madje është thënë se “muri” është një koncept simbolik dhe jo se do të ndërtohet vërtet në kufi.

Po kishat amerikane, shumë prej të cilave prodhojnë miliona vota për republikanët kanë një traditë akomodimi të emigrantëve të paligjshëm.

Papa Francis nuk foli kot kur gjatë një vizite në Meksikë lëshoi batutën se të krishterët nuk ngrejnë mure por ndërtojnë ura”. Ai u kritikua nga shumë konservatorë e republikanë për ndërhyrje në garën presidenciale amerikane, por fjalët e tij bëjnë jehonë te vota e krishterë e republikanëve. Trump ishte veçanërisht i kujdesshëm me këtë gjatë fjalimit.

Një tjetër devijim nga partia është vendosmëria e tij për të ngritur mure në fushën e tregëtisë së jashtme. Republikanët kanë besuar tradicionalisht teorinë se hapja e kufijve për tregëtinë e lirë sjell përfitime për të gjithë. Po ndërsa nga një anë çmimet janë ulur e çdo gjë është bërë e lirë, industritë e vendeve të tjera kanë shkatërruar ato amerikane me prodhimet e tyre konkurruese.

Trump ka premtuar se do të rinegociojë marrëveshjet e SHBA-së me Kanadanë dhe Meksikën të njohura si NAFTA, por edhe me vende të tjera sidomos me Kinën.

“Nuk do të nënshkruajmë kurrë marrëveshje të këqia”, tha ai. “Amerikan e Para”.

Mirëpo ngritja e tarifave dhe doganave është një kërkesë që zakonisht ka ardhur nga e majta. Çdo kandidat tjetër veç biznesmenit njujorkez do të dëbuar nga skena e konservatorëve tregëti-dashës. Po Trump ka bërë si me magji shumicën dërrmuese republikane, që janë të dashuruar me mesazhin e tij patriotik.

Dhe aty duket se është magjia. Sepse Trump ka mburrur homoseksualët, ka premtuar kujdes shëndetësor për të gjithë, ka premtuar zgjidhje për borxhet e studentëve, fund të ndërhyrjeve ushtarake nëpër botë e shumë tema që janë shumë të dashura për të majtën por jo për republikanët.

Po fiksimi i tij me emigrantët e paligjshëm dhe rrezikun islamik duket se është më i rëndësishëm se ideologjia që përfaqësojnë republikanët. E gjitha e mbuluar me një flamur të madh amerikan dhe premtimi për ta bërë Amerikën përsëri të madhe.

Vetëm kjo mund të shpjegojë se si një qejfli njujorkez sallonesh e konkursesh bukurie, i martuar tre herë, që i ka bërë bisht me hile shërbimit ushtarak dhe nuk ka shkuar në kishë një ditë të jetës së tij, është kthyer në idhull të miliona konservatorëve amerikanë, nga zemra e Amerikës, aty ku vlerësohen fjalët e pakta, jetët e thjeshta dhe besnikëria ndaj pushkës, biblës dhe kombit amerikan.

“Unë kam hyrë në arenën politike që të fuqishmit të mos të shtypin më njerëzit që nuk mbrojnë dot veten”, tha ai në fjalimin e djeshëm, me një fjali që zakonisht mund të dëgjohet në Kuvendet e majta demokrate. Dhe për t’i dalë përpara akuzave për kohën që ishte mik familje me Hillary Clinton dhe demokratët: “Askush nuk e njeh më mirë se unë këtë system, prandaj vetëm unë mund ta ndreq atë”.

donald trump (3)Barbarët e ISIS-it dhe heshtja për Rusinë

Rreziku nga terrorizmi është pikë e rëndësishme për Trump, sepse ashtu si në Europën Perëndimore, sulmet terroriste kanë shtuar frikën e njerëzve dhe besimin se një udhëheqës i fortë mund të sjellë shumë siguri.

Shumë amerikanë ashtu si shumë europianë dyshojnë se liberalët dhe socialistët janë shumë të butë e tolerantë ndaj krimit dhe terrorizmit se për ta më e rëndësishme është trajtimi i drejtë i emigrantëve dhe i njerëzve nga kultura e fe të ndryshme.

Trump dënoi pasojat e luftërave në Afganistan dhe Irak por pa e përmendur Presidentin Bush me emër, por u ndal gjatë te Hillary Clinton, të cilën e akuzoi për gjendjen në Irak, Siri, Libi dhe Egjipt. Sidomos për fuqizimin e ISIS-it dhe gatishmërinë e saj për të marrë më shumë refugjatë.

“Pas 15 vite luftrash në Lindjen e Mesme, triliona dollarësh të shpenzuar dhe mijëra jetësh të humbura”, gjendja është më e keqe sesa ndonjëherë më parë”, tha ai. “Kjo është trashëgimia e Hillary Clinton: vdekje, shkatërrim, terrorizëm dhe dobësi”, tha Trump.

Mposhtja “e barbarëve të ISIS-it” është në zemër të premtimeve të tij.

Por ai heshti në lidhje me Rusinë, një heshtje që nuk do ta ndihmojë, pas deklaratave të një dite më parë, kur i pyetur nëse do të mbronte vendet balltike, anëtare të NATO-s nga një sulm ushtarak i Rusisë, ai tha se do të mendohej nëse ndodhte.

Anëtarësimi në NATO nënkupton gatishmëri për të mbrojtur njëri-tjetrin në rast lufte. Edhe republikanët më të skajshëm në marrëdhënie ndërkombëtare, si Ambasadori John Bolton reagoi duke thënë se: Trump duhet t’i marrë mbrapsh ato fjalë.

Në 2012, Mitt Romney me saktësi parashikoi se Rusia do të ishte kërcënimi më i madhi sigurisë për botën e lirë. Dje, kandidati i të njëjtës parti heshti për vendin e Putinit, me të cilin duket se kanë vendosur një raport interesant personal.

Një tullumbace apo një ambicie reale

Kur Trump mbaroi fjalimin e tij, në skenë u ngjitën edhe bashkëshortja e tij Melania dhe fëmijët, nga tri martesat e jetës së tij. U ngjitën në skenë edhe Guvernatori Mike Spence dhe familja tij, sipas traditës së Kuvendeve amerikane.

Ishte momenti i triumfit për kandidatin nga jashtë politikës, të cilin pak më shumë se një vit më parë e nënvleftësuam të gjithë si një konkurrent joserioz. Përballë 16 kandidatëve, shumica e të cilëve emra të njohur në politikë, Trump triumfoi në mënyrë të jashtëzakonshme. Tani përpara një prej dy partive më të fuqishme amerikane, po shihte i rrethuar nga familja se si po mbyllej me triumf njëra fushatë për t’u ngritur sipari i tjetrës.

Nën refrenin “S’mund të arrish gjithshka që dëshiron” të këngës së famshme nga Rolling Stones, filloi rënia e tullumbaceve nga tavani që entuziasmoi delegatët republikanë.

Pavarësisht nga fjalët e refrenit, Donald Trump ka arritur pothuajse gjithshka që ka dashur në jetë. Dhe nëse fati i ecën përsëri kundër të gjitha gjasave dhe parashikimeve, ai mund të arrijë edhe Shtëpinë e Bardhë, në zgjedhjet e 8 nëntorit 2016.

Kategori
Uncategorized

Hap pas hapi/ Si u rrëzua drafti i Edi Ramës për Reformën në Drejtësi në dy vjet negociata.

edi rama

Drafti i Reformës në Drejtësi, i miratuar pas mesit të natës me 140 votat e deputetëve, nuk është asfare ai që hartua në fillim nën të ashtuquajturit “ekspertë të pavarur”. Jo vetëm për shkak të evoluimit me asistencën e dy misioneve të SHBA e BE (OPDAT dhe EURALIUS), por edhe për arsye të kushteve të vendosura nga opozita nën vulën e Komisionit të Venecias, arbitrit të vetëm të ligjshmërisë së Kushtetutës së Re dhe balancimit politik të saj e së fundi edhe nën presionin e aleatit të Ramës, Ilir Meta.

Rrëzimi i variantit të qeverisë nisi me Byronë Kombëtare të Hetimit. Drafti fillestar parashikonte ngritjen e kësaj strukture speciale të hetimit nën Ministrinë e Brendshme, të atashuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Opozita iu drejtua Komisionit të Venecias, i cili në raportin final të shkurtit të këtij viti, rekomandonte se kjo Strukturë nuk mund të ishte kurrësesi nën ndikimin politik të qeverisë, por duhet të ishte pjesë e prokurorisë, si organi i vetëm që përfaqëson hetimin dhe akuzën në Shqipëri, por e pavarur prej saj.

Më 23 shkurt Fatmir Xhafaj, duke e prezantuar në Kuvend, pasi varianti i parë i qeverisë ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2015, thotë se ky variant i dytë i qeverisë është në përputhje me detyrat e lëna nga Gjykata Kushetuese.

Byroja e Hetimit nuk është një projekt i ekspertëve ndërkombëtarë. Duhet të jemi të qartë. Nga pikëpamja e autorisë së idesë ka qenë e qeverisë. Ministria e Brendshme bëri reflektimet e duhura rreth projektit të mëparshëm duke e përputhur me detyrat që la Gjykata Kushtetuese.  Mbetet detyrë e komisionit të posaçëm për ta përputhur këtë projekt të ekspertëev të këtij komisioni me zgjidhjet e reja kushtetuese.

Por Komisioni i Venecias e gjen variantin e qeverisë sërish të papërshtatshëm në Opinionin Final të dërguar 3 ditë më vonë, më 26 shkurt. Byroja Kombëtare e Hetimit nuk duhet të ishte nën Ministrinë e Brendshme apo Policinë e Shtetit.

“Në disa raste prokuroria e posaçme mbetet formalisht pjesë e strukturës së prokurorisë së përgjithshme, por si njësi e pavarur, kështu që nuk mund të marrë udhëzime nga prokurorë të tjerë të lartë apo nga qeveria. Në raste të tjera është krijuar një zyrë tërësisht e pavarur. Qartësimi i pavarësisë së prokurorëve të posaçëm nga Prokurori i Përgjithshëm që përmban projekt ndryshimi i rishikuar (Neni 148 p.3) është dispozitë e mirëpritur në zbatim të rekomandimit të Opinionit të Ndërmjetëm”.

Kjo ishte beteja e parë e humbur e qeverisë në këtë reformë. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm ishte e dyta. Në variantin e qeverisë parashikohej ndërprerja e mandatit të tij pas miratimit të reformës.

Gjykata e Lartë Administrative ishte humbja e radhës. Venecia, në Opinionin e Ndërmjetëm të 4 dhjetorit 2015 shpreh shqetësimin se Shqipëria nuk ka burimet e duhura njerëzore dhe financiare për të ndërtuar një Gjykatë të Dytë paralele me Gjykatën e Lartë ekzistuese dhe paralajmëron rrezikun e një përplasje juridiksionale mes tyre për shkak të kompetencave të njëjta.

“Përveç kësaj, në qoftë se krijohen dy Gjykata të Larta të ndryshme me rang të njëjtë, ekziston rreziku i konflikteve juridiksionale mes tyre”.

Me insistimin e opozitës edhe ky variant i mazhorancës ra.

Bazuar në Opinionin Final të Komisionit të Venecias, opozita nisi betejën për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të 4 institucioneve të dala nga Reforma: Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), Komisioni i Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Dhoma Speciale e Kualifikimit DHSK). Dy të fundit janë komisionet e Vetting-ut. Opozita e ngriti zërin në çdo institucion e dalje publike me variantin se Rama kërkon të kapë sistemin e drejtësisë.

Në variantin e saj, nga mazhoranca, ose më saktë vetëm Partia Socialiste mbështeti zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ e KLP me 3/5 ose me 84 vota të të gjithë anëtarëve të kuvendit. Opozita nisi kundërshtimet, nisur nga 84 votat që ka mazhoranca aktuale. Kjo ishte beteja më e gjatë e të gjithë procesit. Opozita kërkoi që 5 anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ dhe 5 anëtarët jo prokurorë të KLP të emërohen me 2/3 e votave. Komisioni i Venecias, në Opinionin Final i sugjeron opozitës që edhe ky variant nuk ia garanton përfaqësimin në këto komisione dhe 2/3 mund ta çimentonin mazhorancën.

“Në fakt, edhe shumica prej 2/3ash, për të cilën këmbëngul opozita, mund të mos jetë e mjaftueshme për të arritur këtë qëllim (përfaqësimin e saj). Për më tepër, kërkesa për 2/3at pa një mekanizëm të efektshëm zhbllokues mund të rezultojë në një situatë ngërçi dhe të rrezikojë të gjithë procesin e reformës. Komisioni i Venecias thekson që nuk është detyra e tij të propozojë një rregull specifik kushtetues për zgjedhjen e anëtarëve jo gjyqtarë të KLGJ. Në Opinionin e Ndërmjetëm, Komisioni vetëm theksonte nevojën për të siguruar një përbërje pluraliste të KLGJ-së, midis të tjerash, nëpërmjet ligjeve në zbatim të Kushtetutës, me qëllim që KLGJ të përfaqësojë një spektër të gjerë të opinioneve dhe tendencave që ekzistojnë në shoqëri.”

Venecia rekomandon disa variante të tjera për të siguruar përfaqësimin e opozitës në KLGJ e KLP, nga frika e saj se me 3/5 apo tashmë edhe me 2/3 mazhoranca mund t’i zgjidhte e vetme anëtarët, pa patur nevojë për opozitën. Për këtë arsye Venecia thekson se anëtarët e dy institucioneve nuk duhet të jenë vetëm zgjedhje e mazhorancës. Ky ishte neni 88.

“Komisioni i Venecias përsërit që anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ-së nuk duhet të jenë zgjedhje vetëm e shumicës parlamentare, dhe prandaj shumica e cilësuar mund të jetë një zgjidhje e mundshme për të zgjedhur kandidatët që kanë mbështetje ndërpartiake. Megjithatë, përbërja pluraliste mund të sigurohet edhe me mënyra të tjera, jo duke caktuar domosdoshmërisht prag të lartë votash.”

Mes mënyrave të tjera, në shkurt të këtij viti ekspertë të misionit OPDAT i paraqesin opozitës 3 variante: vendet e rezervuara, votën e transferueshme dhe Votimin Kondorse. Opozita përzgjedh vendet e rezervuara, që do të thotë të drejtën e saj për t’u përfaqësuar me dy anëtarë në KLGJ e KLP dhe të mazhorancës për të patur shumicën me 3 anëtarë në secilin nga dy institucionet.

Por ky variant hidhet poshtë nga kryeministri Edi Rama. Ambasada Amerikane përfshihet në debatin politik. Një deklaratë e ambasadorit se opozita nuk tregoi fleksibilitet në negociata, përsa i përket KLGJ dhe KLP e detyroi PD –në të publikonte disa e –maile të këmbyera me ekspertë të OPDAT për të treguar se vendet e rezervuara i ishin sugjeruar nga vetë misionin amerikan pranë ambasadës së SHBA.

Kryeministri Rama u  tërhoq pas pak javësh nga 3/5 duke pranuar 2/3. Por vendet e rezervuara i quajti si “vende të çimentuara”, të papranueshme për atë dhe partnerët.

Beteja e opozitës qe e fortë. Ajo përfshiu në diskutime edhe aleatin e Ramës, Ilir Metën, i cili u pozicionua gjithnjë e më hapur pro variantit të PD-së, duke e quajtur kërkesën e saj, legjitime. Ai zhvilloi takime edhe Bashën e Ramën, Lu e Vlahutin, por nuk e gjeti dot konsensusin. Për këtë arsye, LSI ashpërsoi qëndrimin: Pa konsensus s’ka votë të saj (20 deputetë) dhe nëse reforma miratohet me deputetë të akaparuar, vendi rrezikon destabilitetin.

Edi Rama bëri një tjetër tërheqje. Ai la të hapur mundësinë për të diskutuar mbi përzgjedhjen e KLGJ dhe KLP, por vendosi një vijë të kuqe për dy Komisionet e Vetting-ut, një vijë të kuqe që ai tha se u hoq nga SHBA e BE.

“Deri ditën kur PD-ja do të votojë Reformën në Drejtësi, kjo e vetingut do të jetë vija e kuqe, e pakapërcyeshme, e panegociueshme për ne. O do bëjmë reformën në drejtësi dhe do ta shembim këtë sistem nga themelet, duke pastruar radhët e gjyqësorit nga vrasësit dhe vjedhësit e drejtësisë, ose përndryshe nuk do të votojmë asgjë të ngjashme, që nuk garanton këtë qëllim të madh kombëtar dhe që nuk garanton se në harkun e 10 viteve, kur normalisht kemi ambicien dhe të drejtën legjitime të pretendojmë që Shqipëria të jetë anëtare e Bashkimit Europian, ne kemi një sistem drejtësie, për të cilin nuk jemi të detyruar të ulim kokën, të skuqur nga turpi, kur gjendemi përballë partnerëve dhe miqve tanë në Bashkimin Europian”, deklaronte Rama më 14 qershor.

Nën presionin e aleatit të tij, Edi Rama iu shmang autorësisë së vijës së kuqe dhe përgjegjësisë për vendosjen e saj. Ai i tha opozitës duhet të bindte SHBA e BE për Vetting-un dhe do të pranonte çdo variant të saj të dakordësuar me partnerët. “Një propozim të ri për opozitën. Shkruajeni vetë reformën, dakordësojeni me SHBA e BE dhe ne e votojmë pa asnjë hezitim”,deklaronte Rama.

Opozita nuk e pranoi variantin e Ramës për Vetting-un. Ai u jepte ekspertëve ndërkombëtarë të drejtën që të “fshihin” emra kandidatësh nga lista e konkuruesve dhe u rezervonte të drejtën për të mos dhënë asnjë shpjegim për vendimet e marra në këtë drejtim. Opozita e quajti si cënim të sovranitetit. Edhe LSI u shfaq në të njëjtën linjë. Kryeministri insistoi se kjo ishte kërkesë e ndërkombëtarëve. Por ndërkombëtarët e përfaqësuar në Shqipëri e kishin humbur besushmërinë e opozitës si negociatorë.

Për këtë arsye opozita kërkoi rakordim fillimisht me zëvendësndihmës sekretaren amerikane të shtetit Victoria Nuland. “Propozimi hibrid” i saj u duk zgjidhje, por kur u shkruajt, roli i ndërkombëtarëve ishte përcaktur sërish si vendimmarrës. Opozita nuk e pranoi. Ambasada e SHBA reagoi ashpër. E fajësoi Lulzim Bashën sërish se po e bllokonte procesin me një tjetër “tekë” të tij.

Edi Rama nisi të flasë për grupin anti –amerikan të “sovranistëve” dhe të shpërndante në publik idenë se ata që mbronin gjoja sovranitetin, po kundërshtonin pikërisht ata që na kishin ndihmuar e na ndihmonin të ishim më sovranë.

Lulzim Basha dhe Ilir Meta futën në lojë nivelet më të larta në Bruksel. Një takim i tyre në hotel Rogner javën e kaluar i dha sinjale të forta Edi Ramës se ndërmjetësit mes tyre dhe atij nuk do të ishin më vetëm Lu e Vlahutin. Basha e Meta negociuan direkt me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn. Ai zhvilloi dy ditë telefonata me Ramën, Metën e Bashën. Në fund u nisi një letër. Në të saktësohej se roli i ndërkombëtarëve do të ishte vetëm rekomandues dhe se ky rol duhet të ishte i përcaktuar qartë në Kushtetutën e Re.

Lulzim Basha e pranoi këtë variant. Ai shpalli “fitoren” nga Selia e PD. Edi Rama u shfaq i ngrysur dhe aspak triumfator në selinë e kryeministrisë pak pas deklaratë së Bashës. Kjo ndodhi pardje. Rama, që po shihte t’i ikte nga duart protagonizmi, por edhe plani që mbante autorësinë e tij, më shumë se për fitore foli për “nënshtrim të opozitës ndaj vullnetit të çeliktë të ndërkombëtarëve dhe të popullit” që, ashtu siç foli Rama, dukej këto vullnete përfaqësoheshin vetëm prej tij në Shqipëri.

Marrëveshja u përshëndet menjëherë edhe nga Meta. Selitë e SHBA e BE heshtën. Ata nuk iu përgjigjën as kërkesave të mediave për të patur një koment, si protagonistët e këtij konsensusi të arritur mbi një produkt ku ata kishin thuajse pjesën më të madhe të djersës së derdhur.

S’kaluan shumë orë dhe në mbrëmje “marrëveshja” ra. Ambasada e SHBA njoftoi se Lulzim Basha kishte bërë një propozim të ri të papranueshëm.

“Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme. Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë”.

Meta ndërkohë kishte thirrur Komisionin e Posaçëm të Reformës. PS nuk shkoi, ndërsa anëtarët e PD dhe anëtari i vetëm i LSI pritën deri në mesnatë. Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafa, ishte në Kryesinë e Kuvendit me anëtarët e tjerë të PS, por refuzoi të hynte në Komision. Eksperti i PS dhe ekspertët ndërkombëtarë nuk iu përgjigjën thirrjes së Ylli Manjanit si ekspert i LSI për t’u mbledhur dhe për ta finalizuar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Hahn.

Dje Fatmir Xhafaj fajësoi Ylli Manjanin se nuk ishte dakord me draftin. Ylli Manjani e quajti shpifje të ulët e të fortë. Ai publikoi e –mailet me ambasadoren Vlahutin dhe ekspertët ndërkombëtarë ku shprehej se ekspertët nuk i ishin përgjigjur thirrjes së tij. Xhafaj u përplas fort edhe me Metën, të cilit i kujtoi se “dashuria mes tyre kishte përfunduar”.

Lulzim Basha, ndërkohë, reagoi ashpër ndaj deklaratës së ambasadës së SHBA.

“Eshtë pretenduar dje, se Basha ka prezantuar kushte të reja pasi është arritur marrëveshja. Ky është një mashtrim i turpshëm.”

Në orët e mëpasme tensioni arriti një tjetër pikë kulmore. Ilir Meta vendosi “veton” në një formë tjetër. Ai tha se LSI do t’i jepte votat edhe për një reformë të njëanshme me 94 vota, por paralajmëroi partnerin tashmë formal të koalicionit, shqiptarët dhe ambasadorët, se një votë e tillë e një parlamenti që voton me SMS e nën presion rrezikonte destabilizimin e Shqipërisë. Për këtë ai fajësoi edhe vetë ambasadorët.

“S’mund të rri në këtë parlament që voton me SMS e nën presione. I falenderoj përfaqësuesit ndërkombëtarë, por një pjesë të përgjegjësisë kanë edhe ata, që ne ndodhemi në këtë situatë këtu, pasi disa gjëra duhet të ishin sqaruar më parë”.  

Ky presion vinte nga ambasada e SHBA edhe pse Meta nuk e përmendi. Një deputeti i kishte shkuar një mesazh i tillë nga ambasada (shih rubrikën lajme të lapsi.al).

Meta thirri në takim kreun e opozitës dhe ambasadorët bashkë me negociatorët e Ramës, duke premtuar se seanca nuk do të mbyllej pa u votuar reforma. Më shumë se 7 orë ata qëndruan në zyrën e tij. Edi Rama nuk po ndihej më. Lulzim Basha bëri dy vajtje –ardhje në zyrën e Metës.

Në fund, Edi Rama pranoi të tërhiqej nga vijat e kuqe. Ai pranoi një draft që ndryshon në thelbin e tij nga drafti i parë që ai u paraqiti shqiptarëve dhe Venecias në fund të vitit 2015.

Opozita mori vendet e rezervuara në KLGJ e KLP, që Edi Rama garantonte me siguri se nuk do t’i kishte për asnjë arsye. Ajo do të ketë 2 anëtarë, ndërsa mazhoranca 3. Edi Rama hoqi dorë gjithashtu nga plan ii tij që anëtarët e KLGJ dhe KLP të propozoheshin vetëm nga dhoma e avokatisë, noterisë, avokati i popullit apo shkolla e magjistraturës. Aplikimet do t’i dërgohen Sekretariatit të Kuvendit.

Rama u detyrua të tërhiqej edhe nga vija e kuqe e Vettingut, që përbetohej se nuk do ta shkelte edhe po mos kishte fare reformë. Në vetting, ndërkombëtarët do të kenë vetëm rol monitorues dhe jo vendimmarrës. Kështu, Edi Rama e pa humbjen në sy mbrëmë, e preku në votën e tij. Nuk foli më për fitore, por tentoi t’i hiqte entusiazmin opozitës, për t’i thënë me një zë jo më kumbues e pa artikulimin e tij të veçantë, se as ajo nuk kishte fituar. “Duke i uruar Partisë Demokratike sa më shumë fitore si ajo e djeshmja, ju ftoj të votoni Reformën”, tha ai teksa u ul në vendin e tij të kryeministrit, shumë larg atij të protagonistit të ref

Kategori
Uncategorized

Ja formula e konsensusit! Ka rënë vija e kuqe e Ramës?

Ja formula e konsensusit! Ka rënë vija e kuqe e Ramës?

Zbardhet formula që solli konsensusin mes palëve politike për miratimin e reformës në drejtësi.

Është bërë me dije se shumica ka pranuar propozimin e PD-së, për miratimin me konsensus të anëtarëve të KLGJ dhe KLP.

Por çfarë përmban në vetvete drafti i ri, që arriti të marrë konsensusin mes palëve?

Formula për zgjedhjen e anëtarëve të KLGj dhe KLP, parashikon vetingun përmes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të gjithë anëtarëve të KLGj dhe KLP. OMN do të jetë një organ rekomandues dhe jo vendimmarrës.

Gjithashtu formula e re parashikon edhe hedhjen e shortit në rast se gjatë dy raundeve të para të votimit, Parlamenti nuk i zgjedh dot anëtaret e këtyre dy trupave.

Kështu, 5 nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të përzgjidhen nga një komision prej 5 anëtarësh në Parlament, 3 nga mazhoranca dhe dy nga opozita. Kandidati duhet të marrë 4 vota. Në qoftë se krijohet ngërç, atëherë përzgjedhja bëhet me short.

Me kete rast duhet pyetur a ka rene Vija e Kuqe e kryeministrit Edi Rama?

Kategori
Uncategorized

Sukseset e shumta të Ramës dhe një dështim.

Sukseset e shumta të Ramës dhe një dështim

Rama ja doli të krijojë, me ndihmën e pakursyer tëmediave të shumta që kontrollon, një Kauzë Politike, që gradualisht u bë gjithëpërfshirëse dhe gjithëkombëtare.

Tani duket sikur Reforma në Drejtësi, është vetëm reforma e Ramës dhe e ndërkombëtarëve, ndërsa gjithë të tjerët, janë pjesa retrograde e shoqërisë, pjesa e Keqe, pjesa e Kalbur apo pjesa e Qelbur e kësaj shoqërie.

Edhe nëse nesër Reforma kalon, korrektësisht sepse u korigjua, u filtrua, u bë e parrezikshme si pisqollë politike në duart e kryeministrit, Rama dhe burizanët e vet, do të thonë se kjo është fitorja e madhe e Ramës.

Por e vërteta është se kjo Reformë, edhe është, por edhe nuk është një fitore e tij.

Votimi i saj, është padyshim fitore i reflektimit të klasës politike shqiptare, nën shtrëngesën popullore dhe nën shtrëngesën e pjesës progresive të ndërkombëtarëve. Sepse sistemi i Drejtësisë Shqiptare është i kalbur realisht.

Askush dhe asnjëherë, nga Opinioni Publik, nuk ka qenë kundër Reformës në Drejtësi.

Por mediat e kryeministrit, të bollshme dhe të rafinuara, të dirizhuara me art të hollë dhe të lëvdueshëm, ja hodhën popullit në sahan, si një “kockë” të artë, simbas recetës së thjeshtë, se kjo Reformë e kryeministrit, do të shpëtojë Shqipërinë.

Krejt të vetëdijshëm që nuk ishte kështu!

Rama, ka shfrytëzuar gjithmonë dhe mjeshtërisht, naivitetin dhe atë pjesë të mirë, që kanë njerëzit apo partnerët që e kanë shoqëruar, që e kanë mbështetur apo e kanë dashur, në të gjithë jetën e tij të trazuar.

Janë të shumtë ata që e pandehin Ilir Metën, dinak dhe të stërholluar. Ndoshta edhe Meta vetë, për veten e tij, ka këtë vlerësim.

Por në thelb dhe në aksionin politik, Meta është krejt naiv dhe krejt i parashikueshëm, në krahasim me Ramën. Rama ja kaloi ujin nën rrogoz të paktën edhe dy herë më parë, tani është e treta.

Edhe Koço Kokëdhima, gjithmonë kish menduar se Rama, ishte dhe do të jetë delfini i tij i përjetshëm, krijesa e tij, në kacavirrjen drejt pushtetit, plot kurthe dhe prapaskena, herë kundër Fatos Nanos që e futi në politikë, herë kundër Ilir Metës, që e mbrojti nga Nano dhe e lartësoi në karrierë, herë kundër Majkos, që vinte mediat ta tallnin dhe kundër çdokujt tjetër…

Por Rama, është krijues. Kjo ska dyshim. Ai del dhe kërcen jashtë çdo skeme, ku të tjerët nuk e ndjekin dot se janë thjesht linearë…

Ai krijon gjithmonë skema të reja dhe nuk shikon kurrë mbrapa. Dhe ja ka arritur të bëjë kështu kryeveprën e vet më të mirë:

Në Shqipëri sot, të gjithë merren me të. Dhe prodhojnë Adrenalinën e përditshme për të.

Dje përshembull, Dritan Prifti e akuzonte se e kish parë Edi Ramën, duke përdorur kokainë në zyrë, sot, Prifti është shoku i tij më i mirë. Rama nuk e ka problem këtë. Por Prifti nuk duhet të habitet, kur ndonjë e keqe ti vijë nga kryeministri dhe jo nga Meta, që ai Prifti, tentoi dhjetëra herë ta vriste politikisht.

Unë personalisht nuk e besoj se Rama, përdor kokainë. Madje besoj se Dritan Prifti ka shpifur, por është mahnitëse se si Rama, rekrtuton pas qerres së tij të luftës, ata që e kanë turpëruar publikisht në cdo detaj të jetës së tij.

Po kështu edhe me ndonjë gazetar që e nxorri cullak sa e sa herë. Apo që e mori po aq herë nëpër gojë, dhe sajoi trillime nga jeta e tij private, duke i çuar ato në nivele të neveritshme.

Rama, tani e ka njeriun e tij të besuar dhe arkitekt mediatik që i terrorizon kundërshtarët e vet politikë.

Ka patur një dashuri të vjetër edhe të madhe me manjatin e mediave Aleksandër Frangaj. Ja duroi 8 vjet, kur ishte në Opozitë, sulmet dhe denigrimet e mediave të tij, me një “Të fala Sandrit!”

Sot Sandri është, në “stafin” e tij, me shpinën kthyer ndaj Lulëzim Bashës dhe ruan vetëm një kortezi formale me Doktor Bërishën, por asgjë më tepër. Topat dhe topçinjtë e tij mediatikë, janë në krah të kryeministrit.

Ai, me pushtetin kryeministror nuk humbi kohë dhe ka krijuar sot, një armatë të madhe mediatike dhe nuk ka sot, pranë PD, as edhe një Televizion si TVShijaku i dikurshëm, që ta ndihë opozitën.

Mirëpo Rama, “me të drejtë”, donte më së fundi, edhe zotërimin e vet, mbi krejt Kupolën Gjygjësore Shqiptare dhe ta shndërronte atë në një Ministri të Dytë të Brendshme. Dhe mund të themi se është fare afër një Ambicieje të tillë!

E ka gati edhe një Ministër Drejtësie në rezervë, mikun tim Ngjela, që kërkon edhe ai, Gjurmën e vet në Histori, duke ideuar dhe fantazuar, një batërdi spastruese, që një Zot e di, se ku përfundon!

Për të shpëtuar Shqipërinë?

A nuk e dimë se kush po i mbledh votat për Reformën?

Apo votat për numurin 71, në rast të tërheqjes së Metës nga Qeveria Rama?

Hipokrizia që po aplikohet për një Mbipushtet të një Grupi të Ri, është sot, proporcionale me Rrezikshmërinë që do të vijë më pas, nëse një gjë e tillë lejohet të ndodhë.

Por ka një Dështim të thellë në tërë këtë sipërmarrje të admirueshme, në këtë pikturë murale virtuoze të Ramës, po aq piktor i talentuar sa edhe politikan i 1001 sukseseve, mjerisht bizantine!

Shqipëria, kjo plaçkë e grabitur kaq herë, më shumë nga shqiptarët se sa nga pushtuesit e huaj, nuk do të jetë dot mbaskëtaj kryqëzate, një Vend më i Mirë.

Por një Gubernë e disiplinuar, më një Gubernator si Rama dhe me fijet të luajtura nga larg dhe me telekomandë, si në një teatër kukullash.

Dhe kur drejtori i Teatrit të Kukullave, të vendosë që marjonetën me nofkën e personazhit: Pashai i Shqipërisë, ta ndrrojë si të konsumuar kukullën, nëse Rama i shkon deri në fund kësaj Aventure, ai do të varroset në Varrezën e Marjonetave, në vetmi të plotë.

Diku afër miqve dhe shokëve politikë, që ka vrarë politikisht apo njerëzisht më parë, në një luftë absurde që u ka shpallur të gjithëve, pamvarësisht se aplikohet me art të mrekullueshëm, por nga një mendje konfuze.

Kategori
Uncategorized

Lu….Mos e digjni më Shqipērinë.

“Ulëret” Andi Bejtja: Mjerë Amerika.

donald lu - andi bejtja

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja ka reaguar ashpër ndaj situatës që po ndodh dhe veçanërisht ndaj ambasadorit të SHBA Donald Lu.

Në një status në Facebook, Bejtja shkruan se është mëse e qartë loja që po bën Edi Rama.

“MJERE AMERIKA! Ambasadori Lu, po nuk e kuptove dhe tani qe Rama nuk do reforme ne drejtesi po thjesht do te shtype opoziten dhe te eleminoje Ilir Meten, dhe pastaj te mare Erdoganin pasagjer dhe ti jape makines vete, mjere Amerika per ty ose dhe mjere Amerika per veten”, shkruan Andi Bejtja.

Kategori
Uncategorized

Rama refuzon BE dhe rekomandimin e Nuland.

Fatmir Xhafa deklaroi mbrëmë se drafti që do të kalojë për miratim sot në Parlament nuk përfshin kërkesën e bërë nga Komisioneri pëer Zgjerim i BE, Johanes Hahn sipas të cilit monitoruesit ndërkombëtarë do të kenë vetëm rol rekomandues por jo vendimmarrës. Sipas Xhafës, me projektin e dorëzuar në Parlament, monitoruesit ndërkombëtarë do të kenë mundësi që të përjashtojnë nga procesi i Vetingut, prokurorë dhe gjyqtarë që nuk plotësojnë kushtet.

Po ashtu, Xhafa ka shpalllur edhe rrëzimin e rekomandimit të Ndihmë/Sekretares amerikane, Nuland sipas të cilit, formula hibride e propozuar prej saj do të shtrihet në katër institucionet e reja të drejtësisë, ndërsa Xhafa tha mbrëmë se ajo do të aplikohet vetëm për dy nga këto institucione. Deklarata e Xhafës hedh poshtë çdo kompromis të përshëndetur dje nga Kancelarja Merkel dhe Bashkimi Europian dhe injoron SHBA.

Reagimi i PD

Partia Demokratike e Shqipërisë hodhi mbrëmë  poshtë çdo pretendim se bllokimi i Reformës në Drejtësi ndodhur orët e fundit vjen prej saj. Partia Demokratike rikonfirmoi se negociatorët Bylykbashi, Agaçi dhe Manjani të hënën mbrëma kanë rënë dakord që formula e propozimit hibrid për institucionet e vetingut do të përdoret edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë Prokurorial.
Kjo është një formulë në përputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tillë nga komuniteti ndërkombëtar dhe së fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe ditën e sotme edhe nga Edi Rama.
Hapi mbrapa i përfaqësuesve të PS në Komision, kërkesa për t’u kthyer në formulën e votës së vetme të transferueshme të refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi për të zbatuar marrëveshjen është një zhvillim dramatik.
Kur pritej implementimi i Reformës në Drejtësi sikurse e ka përcaktuar Komisioneri për Zgjerimin në BE, Hahan, Rama ka hedhur poshtë “vijën e kuqe” të BE sipas të cilës roli i ndërkombëtarëve duhet të jetë vetëm rekomandues dhe jo vendimmarrës. Ajo çfarë po ndodh është se PD në bazë të përcaktimit të fundit të BE, roli i procesit të kontrollit në të gjitha instancat e gjyqësorit dhe Prokurorisë të jetë i njëjtë.
Rama dhe dy ambasadorët LU e Vlahutin po thonë se roli këshillues i ndërkombëtarëve duhet të jetë vetëm për një pjesë të këtyre institucioneve, ndërsa për Këshillin e Prokurorisë dhe Këshillin Gjyqësor, refuzohet konsensusi mbi bazën e deklaratës së bërë nga Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Nuland. Kjo ka sjellë edhe bllokimin nga Rama të punës në Komisionin e Reformës në Drejtësi.
Ky është një skandal, sepse nuk mund të ketë kurrësesi dy standarde në vlerësimin e rolit të ndërkombëtarëve dhe sipas interesave të Ramës. Ose ata do të kenë rol vendimmarrës ose këshillues në të gjithë hierarkinë e drejtësisë. Në të vërtetë ambasadorja e BE po refuzon autoritetin e Bashkimit Europian dhe ky është një skanal i padëgjuar këto vite në BE.

Kategori
Uncategorized

Edi mbeti pa Vizën e vet.

Dritan_Shano

Nga Dritan Shano..

Edi dhe Partia Socialiste qe dje nuk ka më slogan për fushatën elektorale. Shpresa, përpjekjet, përsiatjet dhe përpëlitjet e Kryeministrit, i cili ka tre vjet që i rri shqiptarëve si telenovelë në TV, me nga 2 orë paradite dhe 2 orë pasdite, dhe është 24 orë papushim në rrjetet sociale, ishte që jo vetëm të kapte drejtësinë por dhe të akuzonte Partinë Demokratike se nuk e donte reformën në drejtësi me çdo çmim.

Kjo do ishte parrulla, slogani elektoral i tij, që të mbulonte asgjënë e tij për shqiptarët. Kjo shpresë nuk arriti të plotësohej. Sepse ai, dhe të gjithë miqtë e tij, mbështetësit e tij, kudo që ndodhen dhe çfarëdo përfaqësojnë, e kanë analizuar keq PD-në, Lulzim Bashën dhe arsyen e tyre.

Slogani i tij, se ai, Edi Rama është Drejtësia dhe se PD është Padrejtësia u shkrumbos dje, kur Lulzim Basha ia fshiu me gomën e vullnetit, qëndrueshmërisë dhe vizionit atë vizën aq të dashur të kuqe. Vizën e kuqe pas të cilës ai mbrohej dhe zgërdhihej sepse e shihte si shpëtimin e vet politik, qeverises, dhe elektoral. Viza e Kuqe e Edi Ramës ishte si një bunker atomik ku ai ishte i mbrojtur nga shkatërrimi që i ka bërë të tashmes dhe të ardhmes së gjithë shqiptarëve.

I fshehur pas saj, ai nuk e donte votimin e reformës në drejtësi si te vetmen mundësi që ka për të komanduar mendjen e shqiptarit dhe mbajtur larg atë nga rrënimi ekonomik dhe shoqëror që i ka sjellë Shqipërisë. Tashmë, asgjë nuk mund ta mbrojë Kryeministrin më të pa-aftë që ka patur ndonjëherë Shqipëria. Ai tha dje në drekë se Reforma ne drejtesi “o do votohet, o do votohet” por nuk i la njerëzit e tij të shkonin dje në darke ta përmbyllnin përgatitjen për votim të Reformës në Drejtësi. Nuk i dërgoi ata, por klithi me të madhe. Por dhe klithma e tij mashtruese, që kërkonte ndihmë dje në mes të natës u shua sot në mëngjes. Po tani? No Vizë, no party?!

Kategori
Uncategorized

DUEL SHBA-BE për Shqipërinë.


Duel SHBA-BE për Shqipërinë

Paradite konsensus, në darkë krizë e thellë! Reforma në drejtësi ka sjellë zhvillime të paprecedentë në politikën shqiptare. Në orën 14:00 gjithçka dukej se ishte vendosur dhe konsensusi PD-PS u duartrokit. Kreu i PD-së deklaroi votat pro reformës. Kryeministri Edi Rama gjithashtu deklaroi qëndrimin e tij pro marrëveshjes së fundit. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta e quajti një zhvillim historik konsensusin dhe kërkoi nisjen e procedurave për votimin e sotëm. Jehona e “tymit të bardhë” në Tiranë si rrallë herë mori mbështetjen e Brukselit dhe kancelarive më të rëndësishme të vendeve kryesore të Bashkimit Europian.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, personalisht i telefonoi kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe e vlerësoi për konsensusin e dhënë. Garantues i negociatave ishte një tjetër zyrtarë i lartë i BE-së, Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahhn. Eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Finkelstein, që janë dhe raportuesit për Shqipërinë në Parlamentit Europian, vlerësuan arritjen e konsensusit si një hap cilësorë në procesin e integrimit. Edhe zyrtarë të tjerë të BE-së shprehën bindjen se reforma do të kalojë me 140 vota. Vetëm ambasada amerikane në Tiranë nuk foli. Të gjithë pyetën pse nuk doli ti përgëzonte për konsensusin e arritur dhe të deklaruar. Pikëpyetje të mëdha filluan. Diçka nuk kishte shkuar mirë për amerikanët.

Të gjitha palët deri në orën 20:30 ishin të kënaqura dhe debati i vetëm ishte se kush duhet të merrte meritat e konsensusit, Basha apo Rama. Por në kohën kur negociatorët e PS-së, PD dhe LSI u mblodhën në mbrëmje për të bërë ndryshimet e fundit në draftin e reformës sipas konsensusit të arritur, gjithçka nisi nga fillimi. Palët kanë nisur sherrin për detaje procedurale që e kanë vënë në pikëpyetje serioze gjithë konsensusin që u arrit. Partia Demokratike ka kërkuar që në bazë të konsensusit të arritur disa ditë më parëtë zbatohet formula Nuland edhe për vendet e tjetra për të gjitha institucionet e reja të drejtësisë.

Kjo kërkesë e Partisë Demokratike ka bërë që reforma të bllokohet nga Partia Socialiste. Negociatorët e saj janë larguar nga mbledhje dhe nuk kanë pranuar të nënshkruajnë draftin. Pas kësaj, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një deklaratë të ashpër ka sulmuar personalisht kreun e Partisë Demokratike për bllokimin e reformës. “Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme. Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë”,- thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA. Nga ana tjetër, SHBA fton deputetët që sot të votojnë në mënyrë individuale për kalimin e reformës.

Kjo deklaratë e Ambasadës së SHBA për veç notave kritike ndaj kreut të PD-së për bllokimin e konsensusit nxjerrë në dukje dhe një tjetër konflikt apo mungesë koordinimi. Një konflikt që nuk është vetëm mes SHBA dhe PD, por edhe mes SHBA dhe BE. Kjo pasi, Ambasada e SHBA nuk komentoi gjatë gjithë ditës së djeshme arritjen e konsensusit të paradites, por vetëm vonë në mbrëmjen kritikoi qëndrimin e Partisë Demokratike. Marrëveshja e paradites u arrit më ndërmjetësimin direkt të zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Europian. BE ra dakort në mesditë, kurse në SHBA akoma ishte natë! Ndaj me zbardhjen e ditës në SHBA është zbardhur edhe formula e BE.

Në emailin e konsensusit që komisioneri Johanes Hahnn u dërgonte krerëve të partive mungonte adresa zyrtare e ndonjë përfaqësuesi të Ambasadës së SHBA-ve. A mos ky anashkalim i SHBA-ve nga negociatat ka sjellë dhe reagimin e ambasadës në mbrëmje duke kërkuar respektimin e draftit të saj?

Pra a është duel PD-PS apo SHBA-BE?  Rivaliteti mes SHBA dhe BE duket se ka zbritur në Tiranë.

Kategori
Uncategorized

Turqi, Ja pse janë acaruar raportet me SHBA-në.

-Një çisternë në bazën amerikane të Incirlik në Turqi, ka furnizuar avionet F-16 të rebelëve-

Mbeten të acaruara marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Uashingtonit.
Siç shkruhet në një artikull të “La repubblica”, shumë nga besnikët e Presidentit Erdogan janë të bindur se Pentagoni ishte në dijeni të planeve të gjeneralëve rebelë, në bazën Incirlik në Turqi, e cila përdoret për fushatën kundër shtetit islamik. Ndërkohë, ka zëra për përdorimin e rrjetit të komunikacionit të Natos për lëvizjen e puçisteve, për ti shpëtuar mbikeqyrjes së qeverise turke. Por, përtej këtyre zërave që vështirë të provohen, qeveria turke duket se, ka në dorë një pikë të fortë kundër amerikanëve.
Kjo është lëvizja e të paktën një avioni çisternë nga pista e Incirlik. Eshtë avioni që ka furnizuar me karburant F-16, të përfshire në sulmet ndaj selisë qeveritare dhe praktikisht në tentativën për të eleminuar Erdogan në rezidencën e tij verore.
Por, në bazën e Incirlik ka shumë furnizues amerikanë dhe turq, identik me modellin KC-135 Stratotanker, Të gjithë në varesinë e “Decimo Tanker Group”, të general Bekir Ercan Van, i arrestuar të dielën se bashku me shume ushtarakë të tjere nën akuzën e grushtit të shtetit.
Por, Pentagoni menjëherë ka berë të ditur se çisterna e dyshuar është nisur nga zona turke e bazës. Situata në bazën ushtarake është me e komplikuar se kaq, pasi repartet amerikane janë të integruara në komandën turke. duke punuar krah njera tjetrës. Eshte pikerisht ky detaj mbi të cilin besnikët e Erdoganit, zbarkuan në bazë për hetime. Shtatë hetues kanë sekuestruar regjistrimet e kullës së kontrollit si dhe arrestuan 8 zyrtarë.
Por, në të njejtën kohë në faqen elektronike të “Star and Stripes”, revistës amerikane të ushtrise ështe ripublikuar një foto e dhjetorit të kaluar e gjenralit Bekir Ercan Van që shtrëngon duart me sekretarin e mbrojtjes Ashton Carter.Incirlik është një bazë e rëndëshishme për prezencen amerikane në lindjen e mesme, aktive që prej 1943 e tashme trampolinë për sulmet ndaj shtetit islamik.
Të shtunën baza ishte rrethuar nga policia që i hoqi energjine elektrike dhe vetem dje në mëngjes janë rrimarë sulmet ndaj Kalifatit.
Tashme është e qartë se dominimi i qiellit ishte deçiziv për dështimin e puçit. Lëvizjet e ushtarakëve rebelë ishin shoqëruar me fluturime mbi Ankara dhe Stamboll me mjetet F-16. Nderkohe që lPresidenti Erdogan arrati në brigjet e Bosforit dhe me pas ka fluturuar per në aeroportin e Bandirma-s. Sipas informacioneve, ishin pikërisht pilotët e kësaj baze që vendosen t’i qëndrojnë besnike Erdogan: me avionët e tyre F-16 mundën të godasin një helikopter te rebeleve dhe me pas sulmuan tanket qe kishin rrethuar parlamentin. Hyrja në skenë e këtyre avioneve detyroi avionët e rebelëve të qëndronin larg, duke mundësuar kthimin triumfues të Presidentit në Stamboll.

Sakaq, Turqia bën të ditur se I ka dërguar në Uashington dosjen me prova për ekstradimin e predikuesi Fethullah Gylen, qe akuzohet nga Erdogan për tentativën e grushtit të shtetit në Turqi .Kryeministri Binali Yildirim ka thënë: Ne kërkojmë ekstradimin e Gylenit.
Gyleni është simbol i përçarjes diplomatike mes dy vendeve, dhe presidenti Rexhep Tajip Erdogan nuk ka ndërmend të zbutë tonin. Në të vërtetë, ai e krahason predikuesin Gylen me Bin Laden

Kategori
Uncategorized

Ambasadori Lu, proteste me rrogtaret e Sorosit, Shqiperia ishull luksi per nderkombetaret..

Ambasadori Lu, proteste me rrogtaret e Sorosit, Shqiperia ishull luksi per nderkombetaret..
nga Basir Collaku.

Ambasador Donalt Lu, me kete kercenim, per votimin e reformes nuk po na sjell nje model ne BOTE ku ambasadoret kercenojne kaq dashamiresisht, nderkohe qe kane qene ketu 25 vjet dhe eshte bere gjithmone si kane dashur ata dhe jo ne. Te mbeshtesesh Edi Ramen, qe ka bere katrahure droge Shqiperine, te protestosh ne grupin e rrogtareve te Soros, kjo nuk sjell paanshmeri askund ne Shqiperi. Perdite e me shume nderkombetaret me sa shihet e duan Shqiperine ishull eksperimental dhe financiar. Uashingtoni transparencen e ka dhene se kush jane politikanet tane dhe te nxjerrin dosjet e secilit, te majteve dhe te djathteve, dhe pastaj te behet votimi. Kjo do ta sherbente gjithe qytetareve. Ka ku shkon me keq ky vend, ku bandat jane ortake te qeverise se mbeshtetur nga nderkombetaret?!!! Ku ortaket kineze dhe ruse te qeverise sa vine dhe shtohen, ku porte dhe aeroporte te nje vendi te NATO, qeveria e mbeshtetur fort nga zoti Lu, ua ka kaluar kinezeve dhe ruseve. Ky eshte proamerikanizem qeveritar, te ndjekesh parane, ndryshe nga proamerikanizmi qytetar qe eshte shpirteror. Do na i dergoje ne burg ministrat dhe ish ministrat e korruptuar reforma z ambasador. Jo as behet fjale. Atehere, Tirana diplomatike dhe Uashingtoni, duket se nuk mpo shfaqen ne nje mendje si edhe here te tjera.. Nderkombetaret e kane ndare mendjen ta lene Shqiperine si nje ishull luksi per jo pak pune..

Kategori
Uncategorized

Qeveria Turke leter ne Tirane. Ministri D.B politikani A.M. gazetari A.C te sponsorizuar nga terroristet.

Një letër zyrtare nga Ankaraja për depërtimin e gylenistëve në struktura të fshehta financiare shoqërore dhe politike në Shqipëri, ka mbërritur edhe në Tiranë, një ditë pas grushtit-shtetit ushtarak në Turqi.

Nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, mësohet se me anë të një komunikimi zyrtar kanë mbërritur në Tiranë listat që zotëron Turqia për financime e organizatës FETO, të cilat mësohet se prej kohësh zotërohen nga organet turke, por që janë sjellë për një verifikim edhe më të imët.

Burimet bëjnë të ditur se kemi të bëjmë me një material të hollësishëm, i cili është shumë i gjatë dhe ka ardhur në rrugë zyrtare shumë konfidenciale. Materiali flet për influencën e FETO-s në sistemin e shoqërisë civile dhe media, por edhe futjen në industrinë shqiptare, madje dhe në politikë.

Mësohet se janë dy materiale, një shumë konfidencial që Turqia kërkon të hetojë për llogari të puçit e që flet në përfshirjen e mundshme të gylenistëve në strukturat turke në Shqipëri; dhe një tjetër që është memo, sa për kujtesë, dhe që ka fuqi këshillimore, i cili tregon përhapjen e strukturave paralele në shoqërinë shqiptare.

Shumë shpejt do të vijnë edhe listëpagesat periodike të Gylenit në Tiranë, të cilat janë aktivizuar shumë ditët e fundit. Janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë që janë vënë në krye të opinionit publik për të sulmuar presidentin turk, por që e bëjnë vetëm për një qëllim: marrin para me grushte nga FETO.

Ditët e fundit këto para janë ndarë cash nga një person shumë i rëndësishëm në Shqipëri që financon një numër të madh portalesh online, dhe që njihet si eksponent opozitar, por pa staturë politike. Ndërkaq, në materialin konfidencial përmendet një listë zyrtarësh tepër të rëndësishëm që rezultojnë në listëpagesat e gylenistëve.

Në një shkrim të djeshëm në Javanews, ish-kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Ermir Gjinishi, përmendte deri dhe struktura qeveritare ku gylenistët kanë depërtuar. Madje, një fakt i tillë mund t`i sjellë kokëçarje kryeministrit Rama, i cili, në njërën anë ka raporte tejet të afërta me presidentin Erdogan, e nga ana tjetër, në krah, një nga ministrat më të rëndësishëm në kabinet, e ka pjesë të strukturave gyleniste.

B. ka qenë partner me organizatat gyleniste përpara se të bëhej zyrtar, dhe ka marrë fonde për të organizuar think-tanke që të krijojnë një opinion publik anti-Erdogan prej vitesh.

Sakaq, duhet sqaruar se për të qenë i lidhur me strukturat gyleniste, jo domosdoshmërisht ka rol identiteti fetar. Si D.B. nga politika e si M.K. nga media, njihen si ateistë; po ashtu, nga media është dhe A.Ç. që i përket besimit ortodoks, por kjo nuk i pengon të jenë pjesë e strukturave dhe politikave të Gylenit në Shqipëri. Në radhë më pas vijnë: analistët L.D. dhe I.K., njeriu i letrave A.T., si dhe politikani i majtë, por jo aktiv për momentin, A.M. Dhe lista vazhdon… /

E në listën e bërë publike nga mediat në Tiranë, mësohet se janë emrat e disa personazheve të njohur, njëri prej të cilëve është edhe ministër.

Ditmir Bushati
D. B. ka qenë partner me organizatat gyleniste përpara se të bëhej zyrtar, dhe ka marrë fonde për të organizuar think-tanke që të krijojnë një opinion publik anti-Erdogan prej vitesh.

A është iniciali D. B., ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati?

Arben Malaj.
Sipas medias së Tiranës në listë është edhe një politikan tjetër që nuk është aktiv aktualisht.

Është ai me inicialet, A. M. A është ky ish-ministri socialist, Arben Malaj?

Në fakt Malaj pak kohë më parë ka qenë i pranishëm në një aktivitet të Fetullah Gylenit.

Në listën e sjellë në Tiranë mësohet se është edhe emri i një gazetari, M. K.

A është M. K., gazetari i njohur dhe drejtuesi i Top Channel, Mentor Kikia?

Por lista vazhdon edhe më tej. A. Ç.

A është ky njeri gazetari dhe drejtuesi i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa?

Agron Tufa.
Në mes tyre është edhe një njeri i letrave, njëkohësisht edhe gazetar me inicialet A. T. A është ky person, gazetari dhe shkrimtari Agron Tufa?

Nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, mësohet se me anë të një komunikimi zyrtar kanë mbërritur në Tiranë listat që zotëron Turqia për financime e organizatës FETO, të cilat mësohet se prej kohësh zotërohen nga organet turke, por që janë sjellë për një verifikim edhe më të imët.

Materiali flet për influencën e FETO-s në sistemin e shoqërisë civile dhe media, por edhe futjen në industrinë shqiptare, madje dhe në politikë.

Mësohet se janë dy materiale, një shumë konfidencial që Turqia kërkon të hetojë për llogari të puçit e që flet në përfshirjen e mundshme të gylenistëve në strukturat turke në Shqipëri; dhe një tjetër që është memo, sa për kujtesë, dhe që ka fuqi këshillimore, i cili tregon përhapjen e strukturave paralele në shoqërinë shqiptare.

Kategori
Uncategorized

Planeti Nibiru, përse Putin kërcënoi Obamëm.

Planeti Nibiru, përse Putin kërcënoi Obamën

Ditët e fundit Presidenti rus, Vladimir Putin i bëri një ultimatum shokues Presidentit amerikan, Barack Obama. Gjatë një bisede private në telefon, Presidenti rus e akuzoi homologun e tij amerikan se po fshihte fakte të rëndësishme për planetin Nibiru dhe i kërkoi Presidentit që të tregojë gjithçka fsheh për këtë çështje dhe të paralajmërojë botën për mbërritjen e shpejtë të Nibirusë, gjë që do të sjellë pasoja shkatërrimtare për planetin Tokë.
Dy javë më parë, u raportua se ish-oficeri i KGB-së, Strelnikov Isaak Stepanovich ka deklaruar se liderët amerikanë kanë përdorur kërcënimin e sulmit bërthamor për t’i mbyllur gojën liderëve rusë përsa i përket kërcënimit të planetit Nibiru. Deklarata e Putinit jo vetëm që vërteton këtë informacion të ish-oficerit, por konfirmon gjithashtu se Kremlini ka vendosur të distancohet nga fshehja 30-vjeçare e këtyre fakteve të rëndësishme dhe është tashmë i gatshëm të bëjë publike teorinë e konspiracionit, pavarësisht kërcënimit të Amerikës se do të sulmojë Moskën.
Sipas burimeve konfidenciale, të cilët e kanë marrë informacionin nga agjentë të inteligjencës britanike, biseda ndërmjet Putinit dhe Obamës zgjati vetëm shtatë minuta dhe e la Obamën të irrituar, të mërzitur dhe të nervozuar përpara kërkesave të Putinit. Për dekada me radhë, liderët rusë kanë kërkuar me ngulm të bëjnë publike faktet që njihen për planetin famëkeq dhe planetet e tjerë që orbitojnë përreth tij, por një sërë zyrtarësh të kujdesshëm të Shtëpisë së Bardhë thuhet se i kanë kërcënuar me sulme bërthamore në rast se bëhen publike këto informacione të klasifikuara.
Tani duket se Putini ka marrë në dorë të gjithë informacionin dhe është i gatshëm t’i bëjë ballë edhe kërcënimeve të Perëndimit. Raportet e përftuara nga burime të fshehta në Moskë thonë se Putini ka zbuluar se Amerika ka gënjyer kur tregonte se ishte e gatshme të niste një luftë atomike për çështjen e Nibirusë. Kjo gënjeshtër në fakt ka funksionuar mirë për liderët e tjerë si Gorbachev, Yeltsin dhe Medvedev. Megjithatë, gënjeshtra duket doli në pah kur specialistët e sigurisë së Kremlinit përgjuan dhe dëshifruan një e-mail zyrtar të fshehtë nga Presidenti Obama drejtuar ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, të nxjerrë nga serveri i saj problematik i postës elektronike private.
“Deri tani i kemi mashtruar”, shkruan Obama. “Ata besojnë vërtet se do të vëmë në rrezik shtetet tona për këtë çështje. Kush do ta mendonte se një gënjeshtër do të funksiononte aq mirë. Duhet të luaj më shumë poker”. Pasi zbuloi përmbajtjen e diskutueshme të e-mail-it, Vladimir Putin, në tërbim e sipër, i telefonoi menjëherë Shtëpisë së Bardhë dhe kërkoi të fliste me Obamën, i cili në atë kohë ishte duke luajtur golf me David Cameron. Me tensionet e larta, këshilltarja e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe Sigurisë Kombëtare, Susan Rice, e lajmëroi Obamën për situatën në të cilën ndodheshin dhe helikopteri privat i Presidentit “Marine One” e dërgoi atë menjëherë në Shtëpinë e Bardhë me masa të shtuara të sigurisë.
Një transkript i verifikuar i bisedës telefonike citon deklaratën më tronditëse të Putinit, i cili thotë: “Nuk kemi për ta mbuluar më fytyrën tonë me kërcënimet false të Shteteve të Bashkuara. E keni mbajtur të vërtetën të fshehtë për shumë kohë. Ju dhe paraardhësit tuaj jeni kundërshtarë të së vërtetës dhe të shpëtimit të racës njerëzore. Duke qenë se syri juaj ka shtrirje dhe impakt më të gjerë, ju jap edhe një shans të fundit për t’i treguar botës çfarë dini për Nibirunë, përndryshe do t’i tregoj unë të gjitha”.
Edhe figura të tjera perëndimore si Paul Cox, Eugene Ricks dhe Dr. Ronald Shimschuck kanë nxjerrë kohët e fundit fakte të ndryshme sekrete në kurriz të sigurisë së jetës së tyre. Fizikanti rus dhe astronomi Dyomin Damir Zakharovich kohët e fundi është shfaqur në një televizion gjerman për të folur rreth kërcënimeve që sjell Nibiru. Studimet e tij përputhen më së miri me atë të homologëve të tij perëndimorë. Duket se kjo trimëri është pjesërisht e nxitur nga zhvillimet e fundit dhe nga biseda tronditëse telefonike e liderit rus me atë amerikan.
Zhvillimet e fundit nxjerrin në pah të paktën një siguri të vetme: Nibiru ekziston dhe qeveritë tashmë nuk kanë më mundësi të fshehin fakte të rëndësishme për të cilat kanë luftuar kaq gjatë, për të paktën 30 vitet e fundit. Apokalipsi i Nibiru pretendohet të jetë takimi shkatërrimtar ndërmjet Tokës dhe një objekti tepër të madh planetar që një grup i madh shkencëtarësh besojnë se do të ndodhë gjatë shekullit 21. Shkencëtarët që mbështesin këtë teori zakonisht i referohen me emërtimin Planeti X ose Nibiru. Ideja se një objekt me madhësinë e një planeti do të përplaset ose do të kalojë shumë pranë Tokës në të ardhmen e afërt nuk mbështetet nga asnjë provë shkencore deri më sot dhe është refuzuar duke u quajtur pseudoshkencë ose mashtrim interneti nga astronomë dhe shkencëtarë planetarë të ndryshëm.

Nibiru po i afrohet Tokës

Një planet katër herë më i madh se Toka, mund të gjendet në kufi të sistemit tonë diellor, përtej Plutonit sipas një studimi të ri. Planeti ndodhet shumë larg dhe është e pamundur të diktohet nga teleskopët e zakonshëm. Ky planet i “padukshëm” do të mund të tërhiqte me gravitetin e tij objektet dhe trupat e ngrirë që ndodhen përtej Neptunit dhe nëse kjo qëndron, mund të ndihmojë në shpjegimin e orbitave misterioze të këtyre trupave qiellorë.
Ky pretendim vjen nga Rodney Gomes, astronom në Observatorin Kombëtar të Brazilit, që ndodhet në Rio de Janerio. Gomes dhe ekipi i tij prezantuan pak kohë më parë një raport të plotë ku përfshiheshin dhe llogaritjet e tyre, si dhe disa modele të tjera llogaritjesh që përftonin ekzistencën e planetit të largët.
Sipas “ntv.ru”: Shkencëtarët e NASA-s, interesohen shumë vitet e fundit për planetin Nibiru, i cili, sipas specialistëve të astronomisë, në të ardhmen e afërt do të mund të ndryshonte në mënyrë drastike jetën në Tokë.
Planeti mitik Nibiru/Planet-X, i cili sipas traditës së sumerëve të lashtë, dalëngadalë i afrohet Tokës, ky referim prej tyre, nxiti interesin e madh të shkencëtarëve dhe astronomëve në gjithë botën, sidomos së vetë NASA-s.
Shkencëtarët e NASA-s vërtetuan zyrtarisht ekzistencën e tij qysh në vitin 1983 dhe që prej asaj kohe filluan një studim më të specifikuar me teleskop të posaçëm, me shpresën se do të diktonin objektin misterioz në hapësirë.
Madje, sipas disa inspektorëve të astronomisë, graviteti i Nibiru, ishte përgjegjës për Kataklizmin e Madh, për zhdukjen e Atlantidës dhe për shumë përmbytje të tjera të ndodhura në botën bashkëkohore, ndërkohë graviteti i tij ka ndryshuar dhe orbitën e disa planetëve të sistemit tonë diellor.
Fillimin e vitit të shkuar, shkencëtarë të Universiteteve të Cornell dhe të Lorenzo Iorio zbuluan se orbita e Hënës rreth Tokës kishte pësuar një ndryshim drastik.
Ekzistenca e planetit Nibiru, tashmë refuzohet nga NASA. Ndërkohë, vëzhgimi i këtij planti (Nibiru) në vitin 2008, që u krye nga teleskopi i Polit të Jugut, u zhduk nga arkivat e saj. Ndërkohë, nëse dikush, një specialist për shembull, “lundron” me Google Sky, në disa koordinata të parapërcaktuara, do të ndeshë një hapësirë të zezë. Sipas Google: “Fushat e zeza shkaktohen nga një ‘gabim’ i programit të kompjuterit!”.
Por, më 29 shtator të vitit 2011, thuajse gati gabimisht NASA vërtetoi ekzistencën e Nibiru/Planet-X, në simpoziumin e NEOWISE. Gjatë këtij simpoziumi Amy Mainzer, në referencën e saj nuk pohoi se: “Planeti X nuk ekziston”; por tha: “Planeti X, nuk vjen të na marrë!”.

Përgatiti:
KLARITA BAJRAKTARI

Kategori
Uncategorized

‘Po shesim serrat për të shpëtuar të fejuarin që po verbohet’.

Në Këmishtaj arrijmë në orët e para të paradites, pikërisht atëherë kur dielli përzhitës ka nisur të bëhet agresiv me njerëzit që gjallojnë poshtë tij. Në rrugët kryesore të fshatit duket se janë bërë ndryshime të mbara. Në anë të tyre janë vendosur trotuare dhe kosha. Si një vend bujqësor, gumëzhimat e njerëzve dëgjohen tek bisedojnë me njëri-tjetrin duke tentuar të dominojnë me volumin e tyre mbi traktorët që do të punojnë të mbjellat. Jo shumë larg qendrës së fshatit, marim një kthesë drejt shtëpisë së familjes Maka. Aty do të takojmë Elenin, vajzën 22-vjeçare, e cila na uron mirëseardhjen. “Urdhëroni, hyni brenda së bën vapë”, thotë në zë të imët. Një shtëpi që mbahet nga një dërrasë. Kjo është gjëja e parë që të bie në sy, teksa vijon mendimin se muri prej dërrasash dhe balte rrezikon të bjerë.

“Shtëpia është ndërtuar që në vitin 1982. E ka ndërtuar gjyshi im”, thotë Armeli, djali më i vogël i familjes, duke na treguar një histori të dhimbshme të saj. “Prindërit nuk kishin para të siguroje një tullë apo një gur për murin. Kështu i kam dëgjuar të thonë. Arritëm të vendosnim vetëm dërrasën që shihni. Një ditë muri është rrëzuar dhe më ka zënë poshtë. Po unë shpëtova. Ia hodha paq”, kujton Armeli me buzëqeshje. Në familjen Maka orientimi kryesor dhe i vetëm për sigurimin e të ardhurave ka qenë bujqësia. Dikur, para 5 vitesh prindërit e dy djemve kanë punuar në serrat e banorëve të fshatit. Më vonë, pas fejesës së Elenit me djalin e tyre, vajza iu jep tokën e të ëmës dhe aty ndërtojnë serrat për të siguruar të hollat. “Unë jam jetime. Nëna ime ka ndërruar jetë që kur isha 4 vjeçe. Jam rritur me gjyshërit. E vetmja trashëgimi që kam patur nga ime më është toka. Janë rreth 3 dynymë. Gjyshërit nuk mund të punonin më në ara sepse janë në moshë të thyer. Kështu, që prej fejesës me Klaidin filluam të investonim sadopak në këtë tokë duke ndërtuar serrat”, thotë Eleni Tomani, ndërsa vijon të na tregojë për prodhimet bujqësore që kanë patur.

“Kemi mbjellë përgjithësisht kultura me perime. Nuk ishim në nivelet më të mira, por kishim të ardhura, të paktën. Kishte ditë që edhe dilnim në tregun e grumbullimit në Lushnjë. Atje në shumicën e rasteve binim edhe pre e tregtarëve, të cilët premtonin se do të blinin dhe nuk vinin kurrë. Mirëpo, unë nuk kam motër ose vëlla. Babai më ka braktisur. Kështu që, familja e Klaidit u bë familja ime”, tregon Eleni e përlotur. Ndërkaq, pavarësisht tentativave për të ringritur ekonominë duket se fati nuk ka qenë shumë në anën e tyre. Në ditët e ftohta të dimrit, era e fortë e stinës ka shkatërruar çdo ndërtim të ngritur me mund në serra. Në vështrimin e parë rreth tokës, sytë të zënë vetëm hekurat, pasi serrat janë tashmë të “zhdukura” për shkak të erës së fortë që i dëmtoi gjithë prodhimin. “Ne i kishim krijuar pajisjet me aq kushte sa kishim mundësi. Nuk kishim gjërat më të mira dhe as materialet më të forta, por nuk e prisnim kurrsesi që diçka e tillë të ndodhte. Kur era e fortë rrëzoi plastmasët, ishte goditja më e madhe për ne. Punësimi dhe ushqimi ynë, varej aty. Tani, që prej vitit të kaluar nuk është më”, vijon Eleni. Ndërkaq, ajo na tregon ndër të tjera sesi janë duke u përballur me vështirësinë më të madhe deri më sot, e cila nuk përfshin më as mbijetesën dhe as ushqimin. Dhimbja që ka pllakosur familjen Maka është së- mundja e djalit të tyre, Klaidit, i fejuari i Elenit, i cili prej disa muajsh ndodhet në shtrat, pasi rrezikon të humbasë shikimin në të dy sytë. “Kur unë dhe Klaidi jemi lidhur në fejesë ai punonte si punëtor ndërtimi. Merrej dhe me saldime. Punë krahu, ç’të dilte. Për të nuk ishte problem puna dhe vështirësia e saj. Mirëpo, para 3 muajsh ai na tregoi shqetësimin me shikimin e tij. Kur e pashë për herë të parë, syri i djathtë kishte marë pak skuqje dhe menduam se do të ishte diçka kalimtare, ndonjë lodhje e shkaktuar prej punës”, tregon e fejuara e Klaidit, ndërsa me lot në sy shpreh pendimin për neglizhencën që të gjithë treguan ndaj shqetësimit të djalit të madh të familjes Maka.

“E nënvlerësuam. Menduam se do të ishte një gjë e lehtë. Dita-ditës vështirësia për shikimin e tij u shtua. Sot, ai nuk më sheh dot më mua”. Ndërkaq, të ndodhur përballë kësaj plage të madhe prej së cilës nuk po gjejnë dot zgjidhje, gjithë familja vendosi të nxjerrë në shitje serrën e dikurshme, në mënyrë që të sigurojë paratë për operacionin e Klaidit, ku i kanë dhënë shpresë për shikimin. Megjithatë, ende sot, asnjë i interesuar nuk i ka rënë telefonit. “Nuk merr askush për të blerë serrën. U bënë dy muaj. Kam frikë se po e humbasim këtë sfidë. Nuk dimë ku të gjejmë një mundësi, një borxh, një hua. Kemi kërkuar gjithandej, por askush nuk na përgjigjet”, shprehet Eleni Tomani, e dëshpëruar.

Prindërit: Nuk kemi para për një grusht miell

Të shpresosh apo të kërkosh. Kjo është dilema më e madhe në familjen Maka, për të cilën ndihen edhe në faj. Prindërit e Klaidit shprehen të dëshpëruar në lidhje me situatën në të cilën ndodhen dhe thonë se vështirësia ekonomike që kanë, i ka sjellë edhe problemet e shikimit me djalin e tyre. “Po bën 3 muaj që djali është shumë sëmurë nga sytë. Ne nuk donim kurrsesi që situata të arrinte në këtë pikë, por vetëm nga ekonomia e dobët e lamë deri sot. Doktori kërkoi ta bënim operim. Thonë që ka një sëmundje të keqe që prek të dy sytë”, tregon e ëma e Klaidit, Lindita Maka duke na rrëfyer më tej se shpresat e tyre janë të varura te shitja e serrave.” Ne jemi marrë vetëm me bujqësi. Nuk kemi pasuri dhe as gjëra me vlerë. Kemi nxjerrë serrat në shitje si të vetmen mënyrë për të siguruar të ardhura. Patëm goxha probleme. Falë nuses tonë Elenit, dikur fituam diçka. Kishim serrat që i mbillnim me tranguj dhe me domate. Shisnim dhe ushqeheshim të gjithë në familje. Mirëpo, era e fortë na mori gjithë investimin. Mbetën vetëm hekurat. Mora para borxh dhe kredi në bankë duke venë në kolateral banesën që kemi. Rreth dy milionë lekë hua. E njëjta situatë klimaterike u përsërit. Askush nuk na ndihmoi. Ku nuk shkova. Djali im është 25 vjeç. Unë dua vetëm që të më shohë sërish. “, përfundon Lindita me lot në sy. Ndërkaq, edhe babai i Klaidit, Arben Maka, tregon se ndihet i pafuqishëm përballë një vështirësie të tillë. “A mund të quhem baba? Nuk ndihmoj dot fëmijën tim. Po më ikën nga duart dhe unë nuk mund të bëj asgjë. Ku nuk po kërkoj. Smë jep kush. Jam paraqitur në komunë për një mundësi punësimi, por smë jep askush ndihmë. As asistencë sociale nuk kemi. As tokë. Do i jepja djalit sytë e mi po të mundesha. Dhe ajo kushton”, tregon Arbeni me dëshpërim.

Operacioni

Vështirësia për të rikthyer shikimin e Klaidit përballet me shumë e 1400 eurove. Kështu, mjekët kanë informuar pjesëtarët e familjes Maka se mund të rikthejnë dritën në sytë e Klaidit vetëm me anën e një operacioni. Megjithatë për familjen Maka, ky operacion është i papërballueshëm. Gjendja ekonomike e tyre paraqitet në vështirësi. Rrëfimet për këtë shumë tregojnë se nëse ndokush nuk paraqet interes që t’i ndihmojë, atëherë djali i tyre do të mbetet i verbër për gjithë jetën.

Kategori
Uncategorized

Zbulohen SMS-të e politikanëve pas deklaratës së Metës.

Në foto: Tre nga djemtë që do kyçen në dhomë me znj.Vlahutin

I dashur Karokarlo.

Saimir Tahiri jam. Vetëm ti më kupton mua Karokarlo. Edhe unë njësoj si ty nuk dua që të shembet qeveria. Tani e gjetën këta? Në kulmin e sezonit të korrjes së jeshiles? Lanë nam.

Shiko, meqenëse ai miku jonë i përbashkët na solli nga Italia dy copë Imsi-Catcher, këtë që e mbaj fshehur e vura sot në punë dhe interceptova disa sms. Përdori për ndonjë shkrim nesër Karokarlo, veç ne të dy mund ta mbajmë këtë qeveri në këmbë.

************************************

-SMS-1
(Këmbime ndërmjet Edi Ramës dhe Ilir Metës)

Rama për Metën: Paske njoftuar konferencë për shtyp? Ça ka?

Meta për Ramën: Gjëra teknike i kam. Pa problem.

Rama për Metën: Xml ❤

-SMS-2:
(Këmbime ndërmjet Edi Ramës dhe Endri Fugës)

Fuga-Ramës: O Shef, ky thotë qeveri teknike. E zezaaaa.

Rama-Fugës: Mua atë tekniken ma tha, por nuk më përmendi gjë qeverinë.

Fuga-Ramës: O Shef. Ua, o ma, iku ky. Ua, më thuaj ça po ndodh Shef se u çmenda. 🙁

Rama-Fugës: Pak më vonë Endri, nuk të them dot pa u konsultuar me Qifin.

-SMS-3
(Këmbime ndërmjet Edi Ramës dhe Aqif Rakipit)

Rama-Qifit: Çpb zmr?

Qifi-Ramës: Ça ka me?

Rama-Qifit: Si e lexon Ilirin?

Qifi-Ramës: Me Ilirin kreu punë Olsi. U ujdis ene Albstari.

Rama-Qifit: E kam fjalën për Ilir Metën jo për Lirin tonë.

Qifi-Ramës: Pyt Narin për kto, se më zë koka mu.

Rama-Qifit: Nari s’më ngre telefonin. 🙁

Qifi-Ramës: Çoi sms kush je se ta hap.

-SMS-4
(Këmbime ndërmjet Grida Dumës dhe Lulzim Bashës)

Grida-Bashës: Ilir Meta foli për një takim në një dhomë të mbyllur, katër burra dhe Romana Vlahutin. Po ne dhe sa kohë do durojmë duke bërë mbledhje të hapura, a mund ta di?

Basha-Gridës: Të lutem Grida fol me Ennon për këto gjëra, jam i ngarkuar me reformën.

Grida-Bashës: E kam zili atë Vlahutinin, ne laj-thaj ato dy ‘N’-të e Ennos kemi.

-SMS-5
(Këmbime ndërmjet Spartak Brahos dhe Koço Kokëdhimës)

Baba Taku-Koços: Hë mo kapedan, mirë?

Koço-Baba Takut: Mirë shumë. I duhej kujtuar shija e ngjalës, se ja ka marrë mendjen Ngjela.

-SMS-6
(Këmbime ndërmjet Romana Vlahutin dhe Donald Lu)

Vlahutin për Lu: Si ishte ai muhabeti me ju të katërt në një dhomë?

Lu për Vlahutin: Romana të lutem, rri e qetë. Sido që të vijë puna, asgjë nuk mund të ndodhë pa konsensusin e të gjitha palëve.

Vlahutin për Lu: Ou? Konsensus? Fusni Nulandin në dhomë atëherë, se unë kam çunat e kalçetos po qe puna për konsensus.
-SMS-7
(Këmbime ndërmjet Bamir Topit dhe Edi Ramës)

Topi për Ramën: Jam i shqetësuar për Majlindën.

Rama për Topin: Me Majlindën ka folur Donald Lu, nuk është ajo problemi.

Topi për Ramën: Gabohesh vlla. Ishte Withers ambasador kur e emërova gjyqtare. Më ka respektuar ajo. Nuk la kapar, ma dha komplet 500-en paradhënie.

Rama për Topin: Ti e ke në terezi o mik. Për njëçik respekt rron.

-SMS-8
(Këmbime ndërmjet Sali Berishës dhe Lulzim Bashës)

Berisha për Bashën: Si duket?

Basha për Berishën: Ata të Sorosit njoftuan protestë o ba, mos na djegin SHQUP-in? 🙁

Berisha për Bashën: Do protestojë Sorosi apo Sali Lusha?

Basha për Berishën: Sorosi o ba.

Berisha për Bashën: Ëhë. Mirë shumë.

–SMS-9
(Këmbime ndërmjet Emiljano Aleksit dhe Edi Ramës)

Aleksi për Ramën: Nëse do zgjidhem unë kryetar i qeverisë teknike premtoj se nuk do t’i heq ato kërpudhat që ke ngulur tek avllia e kryeministrisë.

Rama për Aleksin: Po koshin e basketbollit? Po pikturat? Po sallën e Falmës?

Aleksi për Ramën: Flasim.

–SMS-10
(Këmbime ndërmjet Gramoz Ruçit dhe Edi Ramës)

Ruçi për Ramën: Çbënet?

Rama për Ruçin: Duan të na e hedhin në erë ëndrrën tonë për një Shqipëri për së mbari.

Ruçi për Ramën: S’ka gjë, mos u shqetëso. Shiko anën pozitive. Kemi bërë përparime. E nisëm me ‘një pallat një votë’ dhe po e bitisim me ‘një ngjalë, një reformë’.

Kategori
Uncategorized

Transformimi tragjiko-komik i Ramës nën panikun për të siguruar 71 vota.

Ajo që po ndodh me kryeministrin Edi Rama, menjëherë pas rrëzimit të qeverisë nga Meta është tragjiko-komike. Pozicionimi i ri i ish-bashkëkryetarit, e ka bërë që të harrojë Reformën në Drejtësi dhe të mendojë dhe punojë vetëm për fatin e karriges së tij si kryeministër. Është tragjike dhe qesharake njëkohësisht kjo situatë, sepse “kryeministri” që shfaqej 24 orë më përpara arrogant, cinik dhe i plot pushtetshëm, papritur e ka gjetur veten të rrëzuar duke u kthyer nga një “kalorës reformash”, në një llogaritar të vockël.

Duke mos e imagjinuar dot veten jashtë selisë së kryeministrisë (të cilën e ka areduar dhe pikturuar, sikur do të plakej aty) që në ditët e para të muajit gusht, nga fodullëku ka kaluar në përulësi. Sipas njerëzve pranë tij, që mbrëmë, xhepat i ka të mbushur me copa letrash, ku janë të shkruar me laps emra deputetësh. Disa kanë në krah një “ok”, ca janë të rrethuar me të kuqe, të tjerë kanë pikëpyetje përbri…

Çfarë po ndodh kështu me njeriun që herën e fundit, gati duke qarë, lëvizi vetëm pas 9 vitesh nga një karrike e plotëfuqishme?

Ndërkohë që lëvizja e fundit e Metës, ka rindezur një shpresë te ambasadorët Lu dhe Vlahutin, për gjetjen e një formule jo vetëm për kalimin e Reformës në Drejtësi, por edhe krijimin e një Kushtetute të Re, Rama nga pozicioni pasiv, (“bashkë takohemi në 21 korrik”), papritur është shndëruar edhe më aktiv se ambasadorët. Njësoj si ata edhe ai po vrapon sa andej këtej për të siguruar vota, por me synim krejtësisht tjetër.

Nëse ndërkombëtarët po negociojnë me të gjitha palët e rikonfiguruara për të dakortësuar teknikalitet e fundit, Rama po negocion vetë dhe nëpërmjet shtabit që krijoi mbrëmë në Durrës, për të siguruar 71 votat që shpresojnë se do ti riparojnë sa të jetë e mundur, këmbët e thyera të karriges kryeministrore.

Është tragjike kjo gjendje e Ramës, sepse tashmë të gjithë e kuptuan që halli nuk paska qenë Reforma që kërkon 94 vota, por rikonfirmimi i tij si kryeministër që kërkon vetëm 71 vota.

Është qesharak ky pozicion, kur sheh sot Ramën që vetëm pak ditë më parë nuk denjonte as tu fliste me gojë dhe as tu kthente sms-të shumicës së deputetëve të PS-së, tani i lajkaton e i mbush me premtime, personalisht apo duke u dërguar emisarë.

Nuk mund të mos qeshësh, por edhe të mos ndiesh keqardhje, kur mendon Ramën në gjunjtë e Dules të cilin e flaku kur nuk i duhej më, duke përgjuar Idrizin dhe deputetët e PDIU, nëse takohen me Metën apo njerëzit e tij, si ka ngelur në dorë të Mira Shehut që nuk ka denjuar ta takojë asnjëherë në tre vjet rresht, apo si i fshin nga fytyra të pështyrat e Vladimir Kostës dhe i kërkon pajtim “për hir të ditëve të vështira që po kalon partia!”.

Dhe po aq sa Rama, në panik janë hedhur në aksion intesiv edhe minstrat e tij. Ata minstra që me tangërllikun dhe arogancën e tyre, e kanë bërë këto 3 vjet “lesh e li” grupin parlamentar të PS, janë udhëruar që secili sipas zonave elektorale, të zgjidhë me shpejtësi hallet e deputetëve. Personalet dhe të militantëve.

Janë përmbysur sirtarët dhe koshat e letrave, nuk pushojnë telefonat. Është shpallur kushtrimi në parti. Nuk bëhet më fjalë për Rilindjen, ajo ekzistonte vetëm me një grusht njerëzish ministra e drejtorë që talleshin me “militantët”. Tani është në “rrezik pushteti i partisë”…

Çfarë situate!

Nuk di çfarë të bësh më parë, të qeshësh apo të trishtohesh?!

Kategori
Uncategorized

“Biznesi i ndërmjetësit” nga rruga e Elbasanit tek godina e LSI-së.

Nga Çim Peka..

Ilir Meta në këto 25 vjet aktive në politikën pluraliste, ka treguar se është edhe më pluralist se pluralizmi. Është politikani që urrehet më së shumti nga grupimet militanteske të dy partive kryesore, por që njëkohësisht prej një dekade shihet edhe si shpresë për ta në momentet e tyre të pashpresa.

Ilir Meta është politikani i kapërcimeve të mëdha që më pragmatizmin e tij është njëkohësisht edhe i urryer edhe i pranueshëm në rast nevoje, për të ngjyrosur me pak qetësi polarizimin maksimal te jetës politike të vendit nga dy partitë e mëdha. Por ky “status” nuk ka vetëm benefice, ka edhe kostot e veta.

Nga viti 2005 e në vazhdim, shprehja “ma thanë ata të rrugës së Elbasanit” është zëvendësuar gradualisht me shprehjen: “ma thanë këta te LSI-së”.

Ky është kulmi politik dhe njëkohësisht problemi për Ilir Metën. Duket se ju ka hyrë ndërkombëtarëve në biznesin e ndërmjetësit, qetësuesit, përfituesit, etj. Quajeni si të doni, por problemi i Ilir Metës është s’postimi i vëmendjes nga këshillat e “Rrugës së Elbasanit” tek pragmatizmi i “Godinës lëvizëse të LSI-së”.

Dhe ky duket të jetë “krimi” që ka bërë më shumë se homologët e tij Ilir Meta. Është bërë faktor ndërmjetës, pse jo dhe përcaktues. E ky që nga fillimi i pluralizmit, ka qenë biznesi i ndërkombëtarëve. Është më mirë apo më keq, këtë nuk di ta them. Por mund të them se ne vazhdimisht flasim për të mirat e produkteve “Bio”. Dhe ja tek kemi një “ndërmjetës bio”. Tipik shqiptar, më të mirat dhe veset e veta.

Po ndërmjetësit ndërkombëtar? Kanë avantazhet e tyre, por duhet të pranojmë se që të gjithë falë “dashurisë” shqiptare, janë shqiptarizuar shumë shpejt. Madje ka prej tyre që kanë pohuar se po lënë Shqipërinë me kokën nga të ftuarat e studios së Arian Çanit, ashtu siç mund të ketë të tjerë që kur të ikin do ju ngel koka pas nga studio e Ballës.

Po çfarë ndodhi dje dhe sot?

Edi Rama pasi i bëri të qartë para dy ditësh Ilir Metës se detyra e tij nuk ishte të gjente konsensusin por të provokonte opozitën, dje ka tentuar të josh nga Durrësi Agron Dukën e “PAA” nëpërmjet Tom Doshit. Ky fakt duket e ka qartësuar përfundimisht Ilir Metën se Edi Rama e ka seriozisht jo vetëm me provokimin e opozitës por edhe atë të “LSI-së”.

Sot Ilir Meta vendosi të flasë vetë, jo nëpërmjet Petrit Vasilit.

“Miratimi i kësaj reforme është i domosdoshëm dhe duke e parë se mosbesimi është kaq shqetësues dhe i lodhshëm e i rrezikshëm për të ardhshmen dua të them se rruga më e mirë do të jetë rruga e miratimit të një qeverie ekspertësh për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme. Unë jam gati të jap dorëheqjen nga kryetar parlamenti nëse kjo shërben, ministrat e LSI të heqin dorë nga qeveria” tha Ilir Meta duke sfiduar së pari “rrugën e Elbasanit” e më pas dy partitë e mëdha. “Rrugën e Elbasanit” si ndërmjetëse dhe PS-PD duke i paralajmëruar se do të futet e vetme në zgjedhje. Më pas rezultati i sovranit do vendos për koalicionin e ri. Dhe kësaj radhe as socialistët e as demokratët nuk mund ta akuzojnë se e gënjeu bazën e tyre duke ju marrë vota. Sot socialistë e demokratë e dinë se godina e LSI-së është lëvizëse. Nuk është stoike. Emri vërjani si të doni, “ndërmjetësuese”, “qetësuese”, “përfituese” apo “pragmatiste”.

Ata që e kanë akuzuar si pragmatist pa parime, janë përfituesit më të mëdhenjë të pragmatizmit të tij prej tre vitesh.

“Unë i kam dhënë fjalën ndihmës-sekretarit amerikan të shtetit se do të bëj çdo përpjekje për ta realizuar reformën sipas Venecias dhe ai më ka kërkuar të bëj gjithçka në këtë drejtim. Jemi në një situatë kritike për vendin dhe vendi ka rrëshqitur në destabilitet për hiç gjë. Rama, Basha, bashkë me ta unë si kryetari i Kuvendit dhe me ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin, duhet të mbyllemi në kuvend për ta zgjidhur këtë çështje. Nëse mbyllemi dhe nuk gjejmë zgjidhje duhet të ikim ne nga politika dhe ata nga diplomacia” pohoi më poshtë Ilir Meta duke u vetë-përfshirë në përgjegjësi, i gatshëm të marrë kostot e dështimit. Por duke i ftuar në kostomarrje edhe konkurrentët në biznesin e ndërmjetësimit, ndërkombëtarët. Sikundër është e qartë se nuk ka ndërmend të kalojë një reformë që i kthen ambasadorët nga diplomatë në gjyqtarë e prokurorë dhe as ti lejojë Ramës llokma të tjera pushteti pas abuzimeve që ka bërë me ato që posedon aktualisht.

Në fund Ilir Meta pasi gjeti “rilindjen” e tij si faktor politik, kujtojmë që prej tre vjetësh ishte kthyer në patericë politike duke deleguar fuqinë e tij politike tek Edi Rama, bëri një propozim për një lojë të ndershme duke ju vetëofruar gjykimit:

“Nuk ka kompromis nëse shkohet në takime duke thënë se me këtë reformë do të shkosh ti në burg. Kompromisi fillon duke thënë; jam unë i pari që do shkoj në burg nëse kam shkelur ligjet. Reforma nuk mund të jepet me koncesion”.

Por si arsye e fundit nga radha, por ndoshta e para nga rëndësia për këtë rebelim të Ilir Metës, janë sondazhet e fundit.

Ilir Meta duke parë rënien drastike mbi vlerësimin e qeverisë “Rama”, duket se ka vendosur të dal nga një varkë që po mbytet e që prej tre vjetësh po lundron falë marinarëve të LSI-së, por gjithmonë me timonier Edi Ramën.

Ilir Meta me qëndrimet e sotme pohoi se nuk ka ndërmend të ndajë kostot e dështimeve të vendimeve ekskluzive të Edi Ramës.

Prandaj sot foli Meta dhe jo Petrit Vasili me Luan Ramën.

Kategori
Uncategorized

Pse ra Edi Rama?

Rama ra !

Me shpresë se mund të kthehet ai që ka qenë, dikur. Ka nevojë për largim e freskim të mendjes. Nuk është mirë edhe nga shendeti i mendjes.

Nuk e besonim se do rrëshqiste kaq keq e kaq shpejt. Por rrëshqiti, për fajin e tij.

Pas tre vjet qeverisje Edi Rama u rrëzua.

Erdhi me hov, foli bukur si orator, bëri qeveri kalamajsh në pjesën dërmuese, na mashtroi me elokuencë, nuk këshillohej me asnjëri, filloi të mendonte si Erdogani, projektoi shkatërrimin e çdo elementi progresiv në të majtën, kujtoi se kaloi “ylberin”, ra në pushtet që prodhonte miliona euro, bëri disa punë, degjeneroi si mënyrë qeverisje, filloi të ëndërronte si lider europian që drejton BE dhe mahniste Merkel dhe Hollande me barcoleta.
U bë i dhunshëm në administrimin e pushtetit, despot me administratën, i pabesë me partnerin në koalicion, përulës ndaj deputetëve kriminelë, miklues ndaj së bukurës pa mend në administratë, sportiv kur duhej serioz për hallet e shtetit, tundues përpara lekut, pagues nën dorë për të mbajtur imazhin ndërkombëtar si një lider ballkanik, acarues kur dilte përditë në çdo media aqsa njërëzit filluan të shikonin telenovela nga halli se u dilte Rama në çdo kanal, shpotitës kur duhej të ishte Burrë Shteti, symbyllës përballë drogës nëpër Shqipëri, lakmitar kur votat i merrnin të tjerët që rrinin pranë halleve të njerëzve, indiferent përballë socialistëve të thjeshtë, masakrues ndaj atyre që e kundërshtonin edhe nga “vatha” e tij, pazarxhi me media të caktuara mafioze dhe kriminale.

Një Edi Ramë tjetër nga ai që ishte para qershorit 2013. I ndryshuar, i tjetërsuar dhe mosmirënjohës ndaj njerëzve dhe fatit që e bëri kryeministër.

Rama ra !

Me shpresë se mund të kthehet ai që ka qenë, dikur. Ka nevojë për largim e freskim të mendjes. Nuk është mirë edhe nga shendeti i mendjes.

Nuk e besonim se do rrëshqiste kaq keq e kaq shpejt. Por rrëshqiti, për fajin e tij.
Koha Jone

Kategori
Uncategorized

Dokumenti i CIA zbardh të vërtetën e operacionit BGFIEND kundër regjimit të Enver Hoxhës, si hidheshin agjentët amerikanë dhe britanikë në Shqipëri dhe roli i agjentëve shqiptarë të stërvitur në Gjermani.

Shërbimi inteligjent amerikan (CIA) ka hedhur dritë në një nga dokumentat e saj të deklasifikuara së fundmi mbi operacionin shqiptar të CIA, me emrin e koduar BGFIEND? Ky ishte operacioni i parë para-ushtarak që ndërmerrnin amerikanët për përmbysjen e një regjimi në një vend sovran. Kjo histori vazhdoi jo pak, por për më shumë se pesë vjet. Por dështuan. E vërteta mbi “radiolojën” dhe arsyet e dështimit të këtij operacioni, sipas dokumenteve të CIA-s janë shumë komplekse, por që nuk kanë të bëjnë aspak me ato që janë treguar deri më tani. Ja çfarë thuhet në një raport të 9 janarit 1951 të CIA mbi këtë operacion.

Raport i statusit të operacionit BGFIEND

Projekti BGFIEND, i aprovuar më 22 qershor 1949, autorizon një seri programesh politike, psikologjike e ekonomike, për ta bërë Shqipërinë të pavlefshme për Bashkimin Sovjetik si bazë operacionesh. Në mbështetje të këtij programi janë krijuar disa struktura qëndrimi apo stërvitjeje në disa vende të Evropës Lindore. Përdorimi i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë si mbulim për aktivitetet e fshehta, është bërë nga OPC dhe arritjet e deritanishme janë si më poshtë: OPC ka mbledhur një personel prej 250 shqiptarësh në Gjermani, nga të cilët do të zgjidhen grupe për stërvitje në luftë guerile dhe infiltrim. Më 11 nëntor 1950, pas një periudhe trajnimi në shkollën e fshehtë në Gjermani, grupi i parë prej nëntë shqiptarësh u lëshua nga një avion pa simbole, i drejtuar nga ekuipazh polak, në dy zona të Shqipërisë, siç tregohet në hartë. Misioni i tyre ishte krijimi i një bërthame grupesh rezistence, krijimi i vendeve të sigurta dhe përgatitja e strukturave për lëshimet e mëtejshme të materialeve. Në fushën e luftës psikologjike, në nën-komitetin e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, ka punuar nën mbikëqyrjen e personelit të OPC prej disa muajsh për përgatitjen e materialeve të propagandës. Mbi Shqipëri janë lëshuar materiale propagande prej 500 000 fletësh për çdo lëshim, në qendra kryesore urbane, në datat 16 tetor 1950, 7 nëntor, 27 nëntor dhe 1 janar 1951. Në tre raste fletët u lëshuan nga avioni i fshehtë i OPC, kurse në lëshimin e 1 janarit u përdor një avion i inteligjencës britanike. Si mjete të tjera shtesë të luftës psikologjike janë përdorur transmetime radio në valë të shkurtra e valë të mesme nga transmetues të instaluar në një mjet detar të OPC, nën një flamur të huaj në Mesdhe. Mbulimi për këto aktivitete është një ekspeditë shkencore për biologjinë detare të zonës. Transmetuesi pritet të nisë propagandën negative kundër regjimit të Hoxhës në fund të shkurtit dhe mbështetet nga staf shqiptar në bord dhe nga toka. Agjentët shqiptarë; Dibër: Adem Curraj, lider legalist, Zethan Daçi, legalist, Sali Dalini legalist. Kosovë: Miftar Planeja lider, Balli Kombëtar, Halil Norguti legalist, Ramadan Canaj legalist, Rexhit Berisha, Partia Agrare. Kruja: Ilir Toptani lider legalist, Selim Daci Partia Agrare.

Biseda me Departamentin e Shtetit mbi operacionin BGFIEND

Që prej bisedës së fundit mbi operacionin BGFIEND më 25 tetor, janë marrë informacionet e mëposhtme: Një transmetim i Radio Tiranës më 24 nëntor 1951, që u monitorua nga FBIS, njoftonte për eliminimin e 13 spiunëve të lëshuar me parashutë në territorin e Shqipërisë, nga spiunazhi i Shteteve të Bashkuara. Të shtatë njerëzit e përmendur në lajm ishin anëtarë të grupit të OPC. Ka gjasa që edhe gjashtë të tjerët që nuk u emëruan të jenë anëtarë të grupit të OPC. Më 25 tetor 1952, Radio Tirana lajmëroi për eliminimin e shtatë spiunëve të infiltruar në Shqipëri nga shërbimet sekrete britanike. Shtetet e Bashkuara nuk u përmendën si pjesëmarrëse në infiltrim, por dihet se tre prej njerëzve ishin anëtarë të grupit të OPC nga CIA. Radio Tirana raportoi më 27 tetor se 33 spiunë jugosllavë u kapën ose u vranë nga forcat shtetërore të sigurisë. Asnjë prej tyre nuk ishte agjent i OPC. Këto tre lajmërime tregojnë për suksesin e forcave qeveritare në ndalimin e infiltrimeve nga jashtë. Aktualisht, vetëm dy grupe të OPC janë operativë në Shqipëri, por meqënëse ende nuk është vendosur kontakti radio, statusi i operacioneve nuk njihet.

Politikat

Është marrë informacioni i mëposhtëm mbi politikat britanike në lidhje me Shqipërinë: Ministria e Jashtme britanike favorizon një Shqipëri të lirë e të pavarur, dhe këshillon kështu edhe Departamentin e Shtetit. Ambasadori i ri britanik në Jugosllavi është instruktuar të informojë Titon për qëllimet britanike në Shqipëri, për dëshirën për të ditur më shumë mbi Lidhjen e Prizrenit, dhe nëse bashkëpunimi mes vendeve është i mundshëm kur objektivat janë të përbashkëta. Britanikët mendojnë se prezantimi i pikëpamjeve anglo-amerikane duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar, dhe besojnë se NCFA duhet të ndalojë propagandën që pengon mundësitë e bashkëpunimit me Lidhjen e Prizrenit. Britanikët kanë informuar italianët mbi zhvillimet dhe u gëzuan kur ata shprehën lehtësim se nuk parashikohet një ndarje e Shqipërisë dhe se çështja do të trajtohet nga anglezët e amerikanët. Diskutimet për misionin çuan në konkluzionin se nëse duhet të kryhet një operacion i shkallës së gjerë, ai të mbështetet në tre pika kryesore: Në pozitën miqësore neutrale të Jugosllavisë ose bashkëpunimin e saj aktiv; Në pikëpamjet e krerëve ushtarakë anglezë e amerikanë; Dhe në vlerësimin mbi pozitën jugosllave si miqësore apo neutrale.

Roli i Harri Fultz në Shqipëri

Dukumentat e 1094 të CIA flasin dhe për aktivitetin e Harri Fultz në Shqipëri. Një dokument i CIA thotë se është marrë informacion nga një burimi mirë-vendosur, se këshilltari kryesor i Komitetit Shqiptar për Shqipërinë e Lirë (NCFA) gjatë një vizite të kohëve të fundit në Washington ka qenë Harri Fultz, i njohur për intelektualët shqiptarë pasi ka drejtuar për shumë vjet një shkollë të Kryqit të Kuq në Tiranë (Fultz u detyrua të largohej nga Shqipëria në vitin 1932 kur mbreti Zog mbylli të gjitha institucionet mësimore të huaja, pasi sipas opinionit të ministrit të tij të arsimit, Kol Ivanaj, ishin burime politike të huaja për agjitacion dhe spiunazh. Më vonë, ai u bë këshilltar i Departamentit të Shtetit për çështjet e Ballkanit). Në bisedimet me shqiptarët, Fultz raportohet t’u ketë thënë se do t’i pëlqente ta shite vendin ku kishte kaluar shumë vjet, të çliruar nga komunizmi, dhe u ka premtuar mbështetjen personale dhe të organizatës në të cilën ishte drejtor. Në fund të takimit raportohet se ai u dha çdo anëtari të komitetit një dhuratë prej 5000 dollarësh (Një tjetër raportim mbi çështjen tregon se çdo anëtar i komiteti NCFA ka marrë një dhuratë prej 5000 dollarë nga Departamenti i Shtetit). Gjetja e zëvendësimit të Mithat Frashërit si kryetar i Komitetit Kombëtar për Shqipërinë e Lirë, nuk ka qenë e lehtë. Për momentin është vendosur të zgjidhet Presidenti i Ballit Kombëtar, duke e lënë të lirë vendin e kreut të Komitetit. Pas diskutimeve të zgjatura, Balli Kombëtar zgjodhi Hasan Dostin. Dosti është një ish-gjyqtar e ministër drejtësie gjatë pushtimit italian të Shqipërisë, por edhe pse është shpallur kriminel lufte nga qeveria aktuale e Shqipërisë, nuk konsiderohet si një nga kolaboracionistët më të këqij. Ai është një njeri i zakonshëm, rreth 50 vjeç, që jeton në Via Kalabria nr. 32 në Romë. Ka shumë miq italianë, duke përfshirë dhe ata me influencë. Ai ka punuar vazhdimisht gjatë viteve në emigracion për të luftuar kundër ndjenjës tradicionale anti-italiane të Ballit Kombëtar dhe ka fituar mbështetjen e autoriteteve. Për momentin, Dosti besohet se është ende në Nju Jork, ku ka ardhur në fillim të vitit si përfaqësues i Ballit Kombëtar, me detyrën e vështirë, sipas burimeve, të konvertojë refugjatët pro-komunistë në Shtetet e Bashkuara. Burimet thonë se Dosti nuk vendosur ende nëse do të qëndrojë në SHBA, ku është dhe selia qendrore e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, apo do të kthehet në Romë për të shërbyer me përpjekjet e veprimeve praktike për çlirimin e Shqipërisë. Zgjedhja e Dostit u kundërshtua me forcë nga Abaz Kupi, lideri monarkist shqiptar, dhe kundërshtar politik e personal i Ballit Kombëtar dhe vetë Dostit. Zgjedhja e tij u kundërshtua edhe nga grupi ballist që kishte dashur të zgjidhte në krye Nuredin Vlorën, pinjoll i një prej familjeve më të mëdha shqiptare dhe ish-ministër i Turqisë për Shqipërinë gjatë sundimit të Abdul Hamidit. Burimet thonë se Vlora është një figurë disi piktoreske dhe anakronike që megjithëse është 60 vjeç, jeton në komfort në ishullin italian të Kaprit. Ai është martuar me mbesën e Wodrow Wilson, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, por raportohet të jetë ndarë prej saj. Lidhjet e tij me rrethet kosmopolitane amerikane do të ishin në favor të tij, por u kundërshtua sepse edhe pse është anëtar i spikatur i Ballit, i kishte neglizhuar prej disa kohësh punët e partisë për të jetuar jetën luksoze në Kapri. Arsyeja kryesore për mos-zgjedhjen e tij ishte se shumë anëtarë të Ballit mendonin se Dosti mund të kontrollohej lehtësisht.

Antikomunizmi në Veri

Është marrë përkthimi i parë i një letre të shkruar me bojë nga grupi Pine tree. Letra është shkruar më 5 gusht dhe ishte e dyta nga ky grup, por e para që mundi të arrijë në Athinë. Në letër flitet për lëshimin e furnizimeve të korrikut (i pari nga tre lëshime të suksesshme për këtë grup) dhe raporton se grupi është aktiv dhe i paprekur. Në të përmendet ndjenja e gjerë anti-komuniste në Veri të vendit si dhe një organizatë e njohur si Liria e Shqipërisë dhe Përmbysja e Komunizmit. Nuk jepeshin më shumë detaje përveçse lëvizja përbëhej nga ushtarakë dhe civilë. Letra mbyllej me shprehjen se populli i Shqipërisë së Veriut dëshiron një zonë izolimi të ndarë nga pjesa tjetër. Kreu i projektit beson se kjo letër është një arritje e konsiderueshme në zhvillimin e rrjetit të agjentëve në operacionin BGFIEND. Stabilizimi i këtij grupi i jep operacionit një korridor për kalimin e furnizimeve dhe njerëzve të tjerë në Veri të Shqipërisë. Së shpejti pritet të lëshohet një agjent operator radio me grupin, mundësisht nga mesi i tetorit. Është inkurajues fakti që grupi ka ndjekur të gjitha direktivat e tij dhe vendos besnikërinë ndaj vendit të tyre para asaj të partisë. Është marrë një raport i gjerë mbi grupin Cypress, të cilët dolën nga infiltrimi në Shqipëri në 15 gusht, i cili po studiohet me imtësi. Në raport ka observime të rëndësishme nga agjentët. Ata komentojnë se anëtarët e grupit nuk kishin besim te komiteti NCFA, pasi oficerët e NCFA nuk shoqëronin grupet. Anëtarët e grupit theksonin se megjithëse ishin pritur mirë nga shqiptarët që kontaktuan, ata nuk ishin në pozitë për të kryer detyrat e tyre pa një zyrtar të arsimuar e të respektuar të NCFA. Përveç kësaj, ata ndjenin se “junta” e NCFA kishte thyer marrëveshjen me agjentët e operacionit BGFIEND për caktimin e njerëzve në operacion, dhe se qasja e tyre bazohej mbi anësinë politike dhe jo në besnikërinë ndaj operacionit. Gjithashtu, mungesa e sigurisë dukej qartë nga fakti se familjet e njerëzve që merrnin pjesë në aksion ishin marrë në pyetje nga Sigurimi përpara arritjes së tyre në zonë, si dhe nga fakti se zona e lëshimit ishte e ditur nga autoritetet shqiptare. Grupi i shpëtoi eliminimit të sigurtë duke u lëshuar disa milje larg zonës së planifikuar të lëshimit. Më 13 shtator, NCFA në Nju Jork transmetoi një kabllogram për regjimin e Enver Hoxhës ku ofronte ndihma ushqimore për popullin shqiptar, të cilat të mbikëqyreshin nga një grup i paanshëm. Meqënëse asnjë përgjigje nuk është marrë deri më sot, mesazhi po përsëritet në radio dhe në shtyp, duke përmendur edhe mungesën e bashkëpunimit të regjimit të Hoxhës. Kabllogrami do të jetë edhe pika kryesore e broshurës së ardhshme për lëshim, si dhe hapi i parë për programin e lëshimit të të mirave materiale në Shqipëri.

Memorandum për zotin Wisner

Operacionet shqiptare të degës së OPC po kryhen në baza të përbashkëta me agjencinë përkatëse të qeverisë britanike. Vendimi për të hyrë në këtë marrëveshje të përbashkët u nxit nga shqyrtimi i politikave dhe nga rrethanat aktuale që u zhvilluan gjatë hyrjes së OPC në fazën aktive të operacioneve. Sa i përket politikave, ishte konkluzioni i planifikuesve të operacioneve shqiptare se instrumentet në dorë të SHBA për ekzekutimin e politikës së saj ndaj Shqipërisë nuk mjaftonin në vetvete, prandaj duhej kërkuar dhe marrë mbështetja e plotë e qeverisë britanike. Konkluzioni u mbështet edhe nga Departamenti i Shtetit, që ka thënë se dokumentet e politikave se “qeveria britanike duhet fillimisht informuar mbi zhvillimet, me qëllim kuptimin e mendësisë së britanikëve për problemin shqiptar dhe arritjen e një marrëveshjeje të plotë për programin dhe politikat”. Përveç kësaj, diskutimet paraprake me zyrtarë të stabilimentit ushtarak sollën shqetësimin se Britania po përdor situatën aktuale në Shqipëri për zmadhimin e influencës së tyre në Ballkan, në Itali dhe në Mesdheun lindor, në kurriz të interesave të SHBA dhe gjithashtu në dëm të ndalimit të zgjerimit të influencës sovjetike. Duke marrë në konsideratë këto politika, OPC zbuloi se jo vetëm britanikët ishin përfshirë në përpjekje aktive për rifitimin e prestigjit të tyre në Greqi, por edhe se ishin në fazat e para të një operacioni në Shqipëri, i cili dyshohet se ka si qëllim forcimin e pozitës së tyre në Greqi. Prandaj, për këto arsye, OPC ftoi britanikët të nisnin operacione të përbashkëta në Shqipëri. Ishte e qartë se britanikët po përgatiteshin të vazhdonin me operacionet e tyre sido që të ndodhte, me apo pa pranimin tonë. Operacionet e veçanta amerikane dhe britanike do të krijonin konfuzion të madh në Shqipëri me pasoja negative sigurie, dhe rrjedhimisht do të sillnin konkurrencën mes dy agjencive për të fituar mbështetjen e elementëve shqiptarë dhe zonave gjeografike, çka do të vinte në rrezik të gjithë operacionin, pasi Shqipëria nuk është aq e madhe sa të përballojë përpjekjet e dy fuqive për kontroll të popullsisë dhe territorit. Rrjedhimisht u zbulua se Britania nuk e fshihte identitetin në sponsorizimin e operacioneve të saj, duke treguar se kishte vërtet qëllime të zgjerimit të hapur të influencës në rajon. Përveç kësaj, ishte e qartë se britanikët ishin më të avancuar në operacionet e tyre sesa OPC, prandaj u mendua se duke hyrë në operacione të përbashkëta do të eliminoheshin aspektet e influencës britanike, dhe ata nuk do të mund të merrnin avantazhe të pamerituara nga operacioni. Parashikohet gjithashtu se megjithë marrëveshjet e bashkëpunimit mes nesh, do të ketë njëfarë konkurrence për pozita mes amerikanëve dhe britanikëve dhe ndoshta pasoja pas çlirimit të mundshëm të vendit. OPC mendon se edhe nëse ka konflikte të tilla, do të jetë shumë më mirë nëse ato kufizoheshin në zona ku të mos dallohen nga shqiptarët apo krerët sovjetikë të Shqipërisë, duke mos komplikuar qëllimet e aktiviteteve. Ishte e qartë prej fillimit se vetëm marrëveshjet e ndërlidhjes nuk do të mjaftonin për arritjen e qëllimeve dhe vendosjen graduale të dominimit tonë në operacion .ishte e qartë se duke parë mungesën e zonave të dominuara nga amerikanët në Mesdhe, ne duhet të mbështeteshim në plane alternative, sipas komplikacioneve politike mes grekëve dhe italianëve për Shqipërinë.