Kategori
Uncategorized

FOTO/VIP-at nën “hapat” e Çanit, ja kush do të largohet nga Shqipëria.

Deklarata e moderatorit të “Zonë e Lirë”, Arjan Çani për largimin nga Shqipëria, më shumë sesa na habiti, na trishtoi. Ja ku flet një njeri i famshëm me rrogë vjetore 10 herë më të lartë se rroga mesatare në Shqipëri, me një vilë në zonën më të lakmuar në Tiranë dhe me 2 fëmijë të cilët shkollohen në një prej shkollave më të shtrenjta në vend.

 

I famshëm, i pasur, dhe i suksesshëm në punën e tij, por sërish i “ngopur” me këtë vend. Ende nuk e dimë nëse ajo deklaratë e bërë në emisionin “Studio e Hapur” është impulsive apo e vërtetë, por e sigurt është se Arjan Çani nuk është as i pari dhe as i fundit që vitet e fundit shpreh publikisht dëshirën për ta braktisur Shqipërinë, madje disa e kanë bërë vërtet.

1-Vedat Ademi – I sapo zhvendosur në New York

Prej kohësh, këngëtari i njohur ka pohuar se për shkak të angazhimeve profesionale i duhet të jetojë mes vendit të tij dhe New York-ut. I pyetur nga gazetari i Top Show Mag, Ervin Kurti, nëse është zvendosur përfundimisht, ai është përgjigjur: “Po, vetëm mos i thuaj njeriu”.

2- Frederik Ndoci – “Për mua, nuk ka ndonjë të ardhme këtu për fëmijët e mi”.

Deklaratën se do të rikthehet përsëri në Amerikë e ka shprehur gjatë një interviste për të përditshmen “Sot”, në janar të vitit që lamë pas.

3- Adrola Dushi -“Do të iki nga shqipëria dhe nuk kthehem më”  

Në maj të vitit 2016, modelja e njohur Adrola Dushi ka rrëfyer për ‘Bluetooth’ se shumë shpejt do të iki nga vendi dhe uron të mos kthehet më. Adrola aktualisht vazhdon karrierën e saj në New York.

4- Luiza Gega- “Shtet indiferent, do të largohem”

Atletja e njohur Luiza Gega, në mars të vitit 2014 është shprehur se pavarësisht krenarisë që ndjen kur përfaqëson me dinjitet vendin tënd, kur nuk të mbështesin, shanset për t’u larguar janë më të mëdha.

5- Hyeda El Saied- “Mezi po pres të iki”

“U ktheva në Tiranë për 2 muaj, por këtu s’jetohet më, mezi po pres të iki.”-shkroi artistja në dhjetor të 2015-ës, në një status në Facebook-un e saj, ku shprehej se përveç problemeve thelbësore, ky vend vuan nga varfëria shpirtërore dhe njerëz fallco e të kompleksuar.

6-Ermal Merdani – “Do largohem nga Shqipëria bashkë me të fejuarën, këtu nuk ka të ardhme”

Ish-banori i “Big Brother 5”, Ermal Merdani i cili aktualisht është përfaqëson një tjetër fushë, deklaroi në janar të 2016-ës për gazetën ‘Panorama’ se po mendon fillimin e një jetë të ri diku larg Shqipërisë duke qenë se këtu s’ka të ardhme.

7- Edlira Gjoni- “Shqipëria është e vogël për të mbajtur të gjithë dhe gjithçka, kjo biletë është One way”.

Kështu ka shkruar gazetarja përmes një statusi në Facebook në shtator të vitit 2015.

360 GRADE.AL

Kategori
Uncategorized

“Ik se po na gjeten do na vrasin”

Ditari i plotë i agjentit të SHIU-t: Vlorë ‘97 Konstandin Koliqi.

Një burrë me një hu të madh në dorë më urdhëron të zbres poshtë. Shikoj 4 trupa të shtrirë. Ishin të shokëve tanë. Një grua i binte njërës kufomë me sopatë, duke e copëtuar në copa të vogla. Një tjetër grua, shumë e shëmtuar në fytyrë ngjyente duart në trupin e Lekë Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja, e shkurtër ngjyente duart në gjakun e Lekës dhe ia tregonte turmës duke u ngërdheshur me histerizëm. Gjaku i përlyente edhe krahët. Shtanga. Të pasnesërmen më vjen informacioni se ajo grua kishte qenë Luiza Hoxha, deputetja e sotme e Kuvendit shqiptar. Ai që kishte hurin më duket se më njeh dhe më thotë të largohem. “Ikni, frikacakë”, – thotë ai. Hyj në Pashaliman. Shoh 14 oficerë dhe kapterë. Takoj oficerin që kishte sjellë aty Besnik Hidrin. Trupi i tij ishte buhavitur krejtësisht, ndërsa gjysmën e krahut dhe syrit të majtë e kishte krejtësisht të shpartalluar. E pyeta: “Besniku je?” Ai më përgjigjet vetëm me një lëvizje qerpikësh. U lutem oficerëve të nxjerrin anijet. Ata më përgjigjen: “Ik edhe ti që këtej, se po të gjetën këtu, do të na vrasin edhe ne.” Lajmëroj për ardhjen e një helikopteri. Ai vjen në orën 4 e 15, por Besniku nuk gjen më shpëtim. Ai vdes gjatë rrugës.
Po në datën 1 mars. Sulmohet pika sinjalo-vrojtuese e Bazës Detare dhe Baza Rezervë e Flotës që shërbente për riparimin e nëndetëseve. Kapterit Fatmir Koka i mbarojnë të 4 karikatorët me fishekë, pasi kishte zbrapsur banditët për 40 orë rresht. Banditët e kapin rob dhe të gjallë i presin kokën dhe i qërrojnë sytë. Për ironi të fatit, do të ishin pikërisht këta politikanë, që më pas do t’i dërgonin jetimëve në shtëpi dekoratën e babait hero. Në tunelin e nëndetëseve 630 metra të gjatë, vidhet gjithçka, me një vlerë qindra milionë dollarë.

Kthimi në shtëpi, isha i vdekur

Pas pak minutash, shkoj për në Sarandë. Në hotelin e Piluriotit ndodhej Gramoz Ruçi me një tufë banditësh. Në zyrën e SHIK-ut mbërrij në orën 9.00. Takoj të parin Alfred Dulen. Marr në telefon Zhulalin dhe pas disa replikash të ashpra ai më thotë të nisem për në Tiranë. Mbërrij në Gjirokastër në orën 11:00. Lidhem me Sheme Kosovën. Rruga Gjirokastër-Tepelenë ishte e bllokuar dhe unë kërkoj të sjellin dy helikopterë. Të 22 vetët sa ishim, nisemi për në Tiranë. Në Ministri të Mbrojtjes paraqitem në orën 5 pasdite. Aty më del sekretari i ministrit, Robert Ligorama, i cili më thotë se “ministri nuk të pret ty”. Pas kaq kohësh kthehem në shtëpi, ku më dinin të vdekur. Të nesërmen në datën 2, të gjithë kishin dhënë dorëheqjen, qeveria dhe Shemja. Për mua u mor vendim që 4 ditë të qëndroja në zyrë në gjendje arresti, madje dhanë urdhër të fillonte çështja penale. Prokurori i çështjes, në fund të hetimeve, më shpall të pafajshëm. Vazhdoj në detyrë, derisa në pushtet vjen si ministër i Mbrojtjes, Sabit Brokaj. Nuk mund të vazhdoja më tej. Lirohem në 20 shtator 1997, pasi kisha shërbyer në këtë detyrë që nga 20 korriku i vitit 1993″.

Kategori
Uncategorized

Masakra e Cërrikut, Gardisti i mbijetuar zbardh skemën kur iu dogjën të gjallë kolegët.

Laureta Rryçi

Petrit Gjoka, për rreth dy orë, rrëfeu dje me mllef para Gjykatës së Krimeve të Rënda duke thënë se nuk do t’i harronte kurrë fytyrat e Roland Xhepexhiut dhe Met Bozit. Petrit Gjoka, nga Fani i Mirditës, aktualisht banues në Kamzë, i tregoi kolegjit penal të Krimeve të Rënda tmerrin që kaloi së bashku me kolegët e forcave speciale, të Gardës së Republikës në Cërrik teksa kishin shkuar për të vënë rregullin dhe grumbulluar armët që ishin përhapur në të gjithë popullsinë. Gardisti që mbijetoi ditën e ngjarjes përshkroi plagosjen e tij, plagosjen e shokëve, vrasjen e disa prej tyre dhe djegien gjallë brenda blindave. Dëshmitari ishte më shumë se i irrituar kur përmendi emrat e dy prej të pandehurve, Roland Xhepexhiu dhe Met Bozi.

Dëshmia
“Në vitin 1997 kam qenë i punësuar në Gardën e Republikës. Isha efektiv i forcave speciale të vendosura në Akademinë e Rendit në Sauk. Mbaj mend që punë kam nisur në shkurt të atij viti. Operacioni i parë ishte më 22 maj. Më urdhëruan për t’u nisur drejt Elbasanit. Bashkë me disa kolegë u nisëm mbrëmjen e 22 majit dhe fillimisht u sistemuam në hotel. Të nesërmen, më 23 maj, në mëngjes, u mblodhëm në Komisariatin e qytetit. Unë kisha shef Arjan Çengën. Na thanë se do të niseshim për në Cërrik sepse kishte ardhur informacioni se grupe të armatosura po terrorizonin popullsinë dhe i vidhnin, ndërkohë që komisariati kishte dalë jashtë kontrollit. Po kështu, na u dha urdhër që të grumbullonim sa më shumë armë. Kemi ikur me transportier (autoblinda). Ishin katër të tilla dhe një makinë e blinduar e Komisariatit të Elbasanit. Kemi qenë rreth 30–35 veta. Aty kam njohur Besnik Sulën, Sali Martinin dhe atë shkodranin që u gjet i vdekur pas tri ditësh në një kanal, në dalje të Cërrikut. Emrin nuk ia mbaj mend. Ishte dhe një tjetër nga Mirdita, që vdiq në transportier. Unë mbaj mend Luan Prengën se kam qenë me të në autoblind. Ne kemi pasur armë të vogla brezi dhe automatik. Por asnjë nga ne nuk qëlloi. U nisëm në Cërrik dhe rrugës, para se të futeshim, bëmë një ndalesë. Kontrolluam disa makina dhe pothuaj në të gjitha kemi gjetur rreth 50-60 automatikë. Më pas shkuam edhe në Papër, se na lajmëruan që ishte një bazë me armë. I morëm të gjitha armët dhe u larguam. Teksa po ktheheshim në hyrje të Cërrikut nga Papri pamë një djalë që kishte një automatik në dorë dhe po qëllonte drejt nesh. Ishte i veshur me bluzë të kuqe. Tre nga shokët tanë zbritën, e morën dhe e futën në transportier. Emrin nuk ia mësova asnjëherë. Ne u futëm në Cërrik, më pas u nisëm drejt sheshit për të shkuar në komisariat me qëllim vendosjen e rregullit sepse nuk funksiononte asgjë. Unë isha te autoblinda e dytë. Para nesh ishte një tjetër blindë që u qëllua dhe më pas ai u tërhoq duke dalë ne të parët”.

Përplasja
“Kur mbërritëm në shesh u përballëm me një breshëri armësh të ndryshme. Më kujtohet që drejt nesh qëllohej me automatik, granata, kundërtanke. Nuk shihej asgjë në ajër përveç plumbave. Të shtënat vinin nga tërë anët e pallateve dhe nga tarracat. Në atë moment u ndal blinda jonë. Një predhë antitanku ra te zinxhirët e blindës dhe e ndau më dysh. I thashë shefit Arjan Prenga se do të dilja. Dola, por u gjenda mes predhave. Isha larg blindës rreth 100 metra. Shefi, mbaj mend që më tha ‘mos dil se të vrasin’. Dola dhe vura re që para meje ishte një mensë punëtorësh. Zura pozicion në një kënd. Në atë moment pashë edhe Arjan Çengën te këmbët e mia. Pashë me sytë e mi Sali Martinin me bluzën e bardhë që ishte ngjyrosur me gjak. Ai mbante një pistoletë në dorë, por asnjëherë nuk qëlloi. Ai erdhi afër meje dhe u rrëzua.
Përjetova ditën e tmerrit. Ata vetëm qëllonin dhe ne nuk dinim si të qëndronim dhe përse e bënin këtë gjë. Sali Martini ishte i gjithi i larë në gjak. Në minutat e fundit të jetës, teksa jepte shpirt, ai më tha: ‘Amanet, m’u ço fjalë robve të shtëpisë se jam i vdekur’. Këto fjalë nuk do të më hiqen kurrë nga mendja. Por fill pas këtij çasti, në mes të sheshit, rreth 50 metra larg blindës, pashë Besnik Sulën. Pa u afruar te tanku atë e kapi plumbi. Unë i bërtita duke i thirrur: ‘Besnik, largohu!’. Por atij i hidhej trupi në hava nga plumbat. Bërtiste teksa i dilte shpirti në mes të sheshit. Dy kolegë të tjerë mbetën të djegur gjallë brenda në blindë, pas goditjes së dytë që ai mori në serbator. Kjo predhë i vuri flakën blindës duke djegur të gjallë dy shokët e tjerë. Ne kthyem kokat dhe pamë që nga lart në një shtëpi po thërriste një grua dhe një djalë. Ata na thoshin ‘kujdes se do t’ju vrasin’ dhe ne u kërkuam ndihmë. Ata s’na ndihmonin dot, pasi kishin frikë mos i vrisnin. Mbaj mend që pranë meje ishte dhe Agron Berisha i plagosur. Unë e mësova më vonë se Agron Berisha ishte shef i Komisariatit të Elbasanit. Mora Berishën dhe e futa në transportier. U mundova të merrja Luan Prengën, që ishte i plagosur në lulishte, rreth 30 metra larg. Unë u hodha nga rrjeta e telit që ishte vendosur dhe në atë moment më kapi një predhë në kofshën e djathtë, nga prapa, duke më dalë përpara. Kofsha ishte komplet e copëtuar. Për momentin nuk e kuptova që u plagosa. Rashë në tokë dhe me ndihmën e automatikut doja të ngrihesha në këmbë, por pashë që gishtat e këmbës m’u kthyen mbrapsht. Aty kuptova që isha plagosur. Rashë dhe eca zvarrë duke u mbështetur në një mur. Ndeza dy cigare për 5 minuta. Familjarët që ndodheshin lart më thoshin ‘kujdes se të vranë’. Isha në cep të pallatit. Pashë një djalë që me armë në dorë kontrollonte të plagosurit dhe viktimat nëpër xhepa. Të shtënat, që zgjatën 30-40 minuta, pushuan. Unë hoqa rrobat e forcave speciale dhe isha me tuta sportive. Policia u tërhoq e gjitha dhe aty mbetëm vetëm ne të plagosurit. Në cep të pallatit qëndrova 20 deri 30 minuta. U thashë familjarëve që më shihnin: ‘Hajde më merrni’. Por gruaja dhe djali i ri më thanë se kishin frikë mos i vrisnin”.

“S’i harroj kurrë torturat që më ka bërë Roland Xhepexhiu”
Mes vuajtjeve pas plagosjes, Petrit Gjoka tregoi edhe momentet e tmerrit kur u mor peng së bashku me Luan Prengën dhe u torturuan për të treguar se kush i urdhëroi. “Pasi pushuan të shtënat, rreth meje erdhën 20-30 persona, të gjithë të armatosur. Na qëllonin me automatikë mua dhe Luanin. Një djalë i bëshëm tha: ‘Mos i qëlloni se është i mbaruar’. Por ata vazhdonin edhe pse grindeshin mes tyre. Djali i shëndoshë thoshte përsëri ‘mos e prekni me dorë’. Aty kam fiksuar dhe nuk më hiqet nga mendja Roland Xhepexhiu. Për momentin emrin s’ia dija, por fytyrën ia fiksova mirë. Ai më ka qëlluar me qytë automatiku dhe më ka lënë sakat edhe sot. Më ka thyer kockën e legenit. Më kanë tërhequr zvarrë edhe pse gruaja dhe djali i ri erdhën dhe nuk donin që ata të më vrisnin. Ata më morën, por të tjerët më goditnin. Personi i shëndoshë përsëriste fjalën të mos më godisnin. Më morën zvarrë dhe më çuan në një familje. Gruaja e familjes ku më futën bërtiste: ‘Unë nuk i lëshoj këta të dy nëse nuk më kthejnë vëllanë’. Më duket se djali që ne shoqëruam kur u futëm në Cërrik ishte vëllai i kësaj gruaje. Por, të them të drejtën, ajo më hapi divanin, shtroi çarçafë dhe më solli jastëk. Aty isha unë dhe Luan Prenga, dy pengjet e kapur nga grupi pasi u plagosëm. Emrin e të zotit të shtëpisë ku na futën nuk e mora vesh asnjëherë. Ata në thanë mos kini problem. Aty ishin dy burra dhe 4-5 gra. Ndërkohë që në dritare rrinin të gjithë të armatosurit duke kërkuar të na vrisnin. Filluan të na shajnë nga familja. Fjalët më të rënda dhe banalet që ekzistojnë. Mbaj mend një trup të shkurtër dhe me një rrip në kokë e një dorë të fashuar. Ai këmbëngulte gjatë gjithë kohës dhe thoshte se do të na vriste që të dyve. Por, të zotët e shtëpisë nuk i lanë të futeshin brenda. Erdhi një burrë i shkurtër, me flokë të shkurtër, pothuaj tullac. Ai filloi të na pyeste. Më tha çfarë pune bëja dhe i thashë që jam polic. Më pas më pyeti përse kisha ardhur dhe i thashë që kam ardhur për bukën e gojës. Me mua nuk u morën shumë në pyetje pasi isha në gjendje të rëndë, por më shumë pyetën Luanin që kishte marrë predha nga këmbët. E pyetën se ku punonte dhe ai i tha: ‘Jam kapter magazinier në Gardë’. Burri tullac i tha: ‘Si ore kapter! Ç’deshe këtu ti?’. Më pas i ka gjuajtur me qyt automatiku. Luani ra nga karrigia. Personi që bënte pyetje kishte në dorë radio policie. Kjo radio ishte e Arjan Cengës, shefit të vrarë. Personi në fjalë është Met Bozi dhe unë fytyrën e tij nuk e harroj asnjëherë. Me radion në dorë ai kontrollonte gjithë lëvizjet e policisë. Në këtë moment kaluan dy helikopterë të NATO-s. Ata thanë: ‘Na rrethuan. Hajde të largohemi’”.

Albania
5 Maj 2010

Kategori
Uncategorized

AVOKATJA KOLAJ : A KE NJË FJALË PËR MUA SOT LINDA ?

Jepni legjendë
Shpërthen avokatja Entela Kolaj me rastin e 8 marsit, një intelektuale e nderuar dhe e respektuar, ashtu si dhe shumë të tjerë të kërcënuar nga banda e qeverisë Rama, ka braktisur familjarisht këtë vend katrahurë për të shpëtuar familjen e saj. Sot, avokatja larg atdheut shpreh me dhimbje indinjatën e saj karshi zonjës së kryeministrit…por edhe…!

 

Kishte përzgjedhur një veshje të shtrenjtë, e kushedi sa kohe kishte humbur te parukjerja. Ky ishte halli më i madh i zonjës së kryeministrit shqiptar, në takimin me zonjat e administratës publike. Nuk ishte ajo Linda më me def e dajre, që u shfaq përkrah Edit kur kërkonte votat e shqiptarëve. Atëherë ishte më e thjeshtë, ndalonte e qante halle nëpër rrugët e Tiranës dhe të Shqipërisë. Fliste në takimet me gra e vajza që i sajonin gratë e PS. Atëherë kishte mësuar frazën e famshme, “kujdes  votën, voto me zgjuarësi për vete, për të ardhmen e femijët e tu”. Dhe ato gra e vajza, të lodhura të zhgënjyera, të destinuara të besojnë për një ditë më të mirë, të braktisura nga çdo pushtet e shtet e votuan.

Sot 8 mars 2017, katër vite qeverisje çfare u bë me to ? Çfarë ndryshoi me to ? Teksa lajnë enët, përgatisin ushqimin, merren me mësimet e fëmijëve, dikush duke fshire lotët e dhimbjes për këtë jetë mizerabel në ekran shfaqesh Ti. Shfaqen zonjat ministre, gra të administratës veshur po aq bukur sa ty, duke ju deklaruar se:

Zaho sot me sinqeritetin e një bebeje më tha diçka që më befasoi, “Ti mama Linda je shumë e bukur.  Aty më çarmatosi dhe më bëri të mendoj që fjalën që kisha përgatitur, ia vlente ta hidhja ne kosh dhe të mendoja që e nesërmja do jetë me diell, e bukur si kjo ditë 8 Marsi”.

Sa shumë letra e fjalime ke në atë kosh Linda! Ndër to mund të gjesh dhe letrën denoncim që i kam dërguar burrit tuaj. Me dëshpërim zonje, bashkshorte, nëne denoncojë terrorin që drejtorët kriminelë të emëruar prej tij më shkatërruan jetën. Më kërcënuan  me dorëheqje me grupe kontrolli, me dhunë psikologjike më larguan nga puna. I kërkova burrit tuaj të më mbronte nga këta banditë drejtorë .

Mirë bëre që e hodhe në kosh. Askujt në atë takim nuk i intereson Ti. Të buzëqeshin e duartrokasin me histeri komuniste, se je gruaja e rradhës e kryetarit të tyre.

Ato nuk të respektojne Ty, ato të qajnë hallin sepse e dinë më mirë se askush se, çfarë heq Ti. Ato e njohin urrejtjen e bashkjetuesit tënd për gruan. Ndofta as Ti vetë nuk doje të dilje në këtë takim. Të detyruan! Të detyroi partia, ose rasti më i keq ka filluar të pëlqejë.

Nëse është kjo e dytë, turp për Ty.Turp për Ty, sepse ka disa gra që po luftojnë me jetën. Ka shumë gra që burri yt i mashtroi, përbuzi, i largoi nga puna, gra që u shkatërroi jetën.

A ke një fjalim për to?

Nëse fjalimin e zonjave të administratës e hodhe në kosh, a ke një fjalim për këto gra, apo të mjaftohemi me faktin se nesër del diell?

Zonja Linda, diellin na e jep Zoti! Uroj mos të hyni në punët e tij. Diellin e kemi falas. Nëse je e egzaltuar nga fjala e Zahos, të sfidoj. Ka zonja të bukura e fisnike që çdo ditë marrin si dhuratë puthjet dhe thënien se, mami i tyre është më e bukura në botë.

Ka zonja shumë të bukura se Ti, jashtë mundësive të tyre, që bëjnë kaq shumë për gra në nevoje. Ka zonja model që po i japin kaq shumë shoqërisë, në fusha të ndryshme.

Ti ku hyn këtu?

Ama si gruaja e kryeministrit e kishe shansin e fundit të kërkojë ndjesë. Ndjesë të fortë për ato zonja që presin shumë nga ju. Ndjesë për të gjitha ato zonja që u shkatërruat jetën, e po ju a shkatërroni nga indiferenca juaj. Ndjesë për ato zonja që nuk mund të dëgjojnë nga fëmijët e tyre, që nuk flasin, sa të bukura janë.

A ke një fjalim për to ?

Të pyes përsëri, sepse Zonja e ish kryeministrit Berisha kujdesej fort për këta fëmijë e nënat e tyre. Për nënat që nuk kanë as ushqim këtë nate, a ke një fjalim zonja Linda ? Ndjese, sa mirë do të ishte të kishe. Ky ishte 8 marsi i fundit që mund ta bëje si gruaja e kryeministrit .

Po lind nje Republike e re, me një kryeministër të ri.

E njoh personalisht zonjën Aurela Basha. Nuk vuan nga deliri i bukurisë. Nuk është zonjë sallonesh. Gjithmonë jam habitur me thjeshtësinë, dhe afrimitetin e saj. Jam e bindur që ka shumë për të bërë, për të gjitha këto zonja anembanë Shqipërisë.

Kategori
Uncategorized

Qeveria teknike dhe teknikat e qeverisë rilindase për ta evituar.

Nga Dr. Albano Zhapaj

Fryma e lirisë tashmë ka pushtuar shpirtrat e të trysnuarve nga pushteti, atyre njëkohë mbështetës së rilindjes dhe të indiferentëve. Në korridoret e pushtetit po ndihet përditë e më shumë era e ndryshimit, erë e cila po shoqërohet me preokupimet e para të atyre të punësuarve nga pushteti rilindas, se si të mbyllin apo rregullojnë shkresat me të cilat janë përlyer në paligjshmëritë rutinë, zbatimit të “urdhrave nga lart”,  apo të përfitimit personal.

Koncepti i frikës nuk është zhdukur, ai thjesht është transportuar nga të shtypurit tek shtypësit. Ora e llogaridhënies po afron dhe çdo bashkëpunëtor i së keqes, çdo keqpërdorues i detyrës, çdo përfitues i pandershëm i lirisë dhe të drejtave të qytetarit, çdo shpërdorues i ekonomisë dhe parave të qytetarit, do të përballet shumë shpejt me drejtësinë qytetare të Republikës së Re. Fryma e lirisë ka marrë vrull aq të furishëm dhe karizma dhe teknikat e qeverisë për ta reduktuar apo asgjësuar nuk kanë prodhuar dot asnjë rezultat deri tani.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të cilat kërkohen me forcë sot, janë themeli i shtetit dhe i një qeverie përfaqësuese të vërtetë të sovranit. Çdo herë që një votë e hedhur manipulohet i hiqet e drejta e zgjedhjes së lirë një qytetari. Shqipëria sot padyshim që ndodhet në një nga kohërat më të errëta në historinë e parlamentit demokratik. Pamë se si shuma të konsiderueshme “parash të pista” u përdorën në zgjedhjet e fundit për të blerë votuesit, ku dritë jeshile i`u dha zgjedhjes së njerëzve me një të shkuar kriminale, dhe do shohim më keq se kaq, do shohim atë që kjo qeveri është e gatshme të ripërsërisë vetveten me të njëjtat teknika e metoda edhe në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.

Teknikat e qeverisë aktuale për të mos shkuar në qeveri teknike

Zhvillimet e fundit tregojnë qartë se manovrat dhe teknikat e qeverisë kanë një synim të vetëm; mos shkuarjen në qeveri teknike. Humbja e moralit për të drejtuar vendin, humbja e mbështetjes qytetare qoftë edhe brenda elektoratit të majte, korrupsioni galopant në çdo qelizë të shtetit, koncesionet abuzivë që kanë vënë në rrezik jo vetëm ekonominë e vendit, por edhe shëndetin dhe të ardhmen e qytetarit, si dhe lumenjtë e drogës e hashashit, janë tashmë faktorë të padiskutueshëm të cilët bëjnë të mundur të kuptojmë se kjo qeveri që ‘de facto’ ka rënë, është një qeveri anti qytetare dhe anti kombëtare.

Katër vjet kanë qenë më se të mjaftueshëm që ky popull të kuptojë, mësojë e paguajë mbi lëkurën e vet se cilët kanë qenë njerëzit që u ka besuar votën, qeverisjen e të ardhurave dhe të vendit të tij. Për t`u besuar përsëri pushtetin të paudhëve është një problem i madh, sepse disponojnë gjithë makinerinë e pushtetit dhe mbështetjet ogurzeza për t`i manipuluar apo vjedhur zgjedhjet, pra me pak fjalë: ta marrin votën edhe kur ti nuk i`ua jep.

Të gjitha shtetet moderne herët apo vonë e kanë kaluar nga një dallgë apo krizë politike, dhe vazhdojnë edhe të kalojnë, por ndryshimi qëndron në faktin se dallgët apo krizat politike atje janë të lidhura me ndryshueshmërinë e vizionit të përmirësimit të jetës qytetare, ekonomisë dhe demokracisë, ndërkohë që në vendin tonë bëhet fjalë për manipulim të vullnetit të lirë të votuesit, të qytetarit, pra bëhet fjalë për vjedhje të lirisë dhe pushtetit. Mbasandaj pasojat janë të imagjinueshme, pushtet absolut, demokraci e munguar, mungesë lirie e të menduarit, shprehurit, vepruarit dhe në fund të të jetuarit. Në cilëndo demokraci funksionale vjen një moment që vendi ka nevojë për drejtim nga njerëz profesionistë dhe teknikë, që t`i japë mundësi çdo force politike të ketë shanset e barabarta në shpalosjen e programit përkatës dhe garimin me rregulla demokratike për përfaqësimin dhe drejtimin e vendit. Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për një qeveri teknike.

Ç`farë nënkupton qeveria teknike?

“Qeveri Teknike” është një shprehje që i përket fjalorit parlamentar të një demokracie funksionale dhe e gjejmë si terminologji dhe si praktikë të përdorur dhe të përdorueshme në shumicën e shteteve perëndimore e botërore.

Me “Qeveri Teknike” nënkuptohet një qeveri me një identitet të padeklaruar politik, që shumë shpesh  mbështetet nga të gjitha forcat politike në situata të jashtëzakonshme (sidomos në situata të veçanta politike dhe ekonomike), kur sistemi i partive fituese, pra mazhoranza, nuk është më në gjendje të demonstrojë se ka një qeveri plotësisht funksionale e në interes të vendit.

Në këto raste, nisur edhe nga përvoja e republikave demokratike perëndimore,  i jepet detyra e formimit të një qeverie të të re, të përkohëshme, personave me aftësi teknike,  të cilat nuk janë pjesë e formacioneve politike, në mënyrë që të udhëheqë vendin dhe të marrë masa, sipas rasteve urgjente, për sigurimin apo plotësimin e kushteve për zgjedhje të reja, të pa ndikuara nga vetot e partive politike në Parlament.

Termi “teknik” ndonjëherë asociohet me konceptin politik të qeverisjes së një shteti, e njohur si teknokraci, çka nënkupton një “qeverisje të teknikëve” si një përpjekje për të zgjidhur problemet e një vendi demokratik, racional dhe rigoroz, përtej konflikteve politike e ideologjike, kësisoj larg logjikës apo llogjikave partiake, të cilat janë zakonisht logjika tipike të interesit të partive. E pra kjo është qeveria teknike dhe për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë në mbështetje të kërkesave opozitare për sigurimin e votës së lirë dhe më tej krijimit të bazave të shëndosha për një zhvillim e mirëqenie qytetare.

Qeveria po tenton të manipulojë ndërkombëtarët.

Zëvendësimi i disa ministrave nuk justifikon apo zëvendëson dot ekzigjencën dhe emergjencën për krijimin e një qeverie teknike. Largimi i disa ministrave nga më problematikët për demokracinë dhe shtetin shqiptar, dhe zëvendësimi i tyre me njerëz gjasme “më të pranueshëm” apo “më teknikë”, jo vetëm që është një tentativë për të zbehur emergjencën e kohës për të bërë një qeveri teknike, por përdoret më së shumti për t`u hedhur “hi syve” ndërkombëtarëve, të cilët këto 25 ditë po ndjekin me vëmendje situatën politike në Shqipëri, po kuptojnë përditë e më mirë fytyrën e vërtetë qeverisëse dhe rrezikun e madh që përbën kjo qeveri jo vetëm për shqiptarët, por edhe për rajonin dhe Evropën, si një qeveri që helmon vendin e vet me plehra dhe të rinjtë e vendeve evropiane me drogën dhe hashashin, i cili për më se katër vjet ka jeshiluar tokën shqiptare dhe mbushur xhepat e krimit.

Nevojë për rindërtimin e një shteti ligjor e demokratik

Në një kohë kur qeveria nuk reagon për interesat e qytetarëve, krijimi i një qeverie teknike do t`i shërbente jo vetëm përmirësimit të menaxhimit dhe ofrimit të shërbimeve më të mira qytetarëve, por edhe do të ndihmonte në rivlerësimin dhe ristrukturimin qeverisës, sepse dihet se qeveritë nga natyra e tyre kanë tendencë që të rriten si në përmasa ashtu edhe në qëllim, duke ngushtuar kështu lirinë dhe interesat e qytetarëve. Qëllimi final i një qeverie të re, apo edhe të një republike të re, siç fuqishëm po kërkohet nga protestuesit dhe opozita në atë që po quhet çadra e lirisë, duhet të jetë krijimi i një rendi kushtetues dhe demokratik që të sigurojë domosdoshmërish mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të qytetarëve, prosperitetit të qëndrueshëm, forcimit të familjes shqiptare dhe rritjes ekonomike të saj, nëpërmjet garantimit të lirisë, dinjitetit, si dhe sipërmarrjes së lirë.

Qeveria e mazhorancës së majtë në këto katër vjet në drejtimin e vendit nuk solli dot asnjë risi, asnjë stimulim për ndryshim thelbësor, asnjë reformë substanciale apo program, përkundrazi po risolli programe të vjetruara të epokës diktaktoriale, duke u nisur nga arsimi, shëndetësia, ekonomia, qeverisja vendore, etj, të provuara si të dështuara dhe të papërshtatshme për t’iu përgjigjur nevojave aktuale dhe të ardhmes.

Parlamenti i ri që do të dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet të jetë vendi i përfaqësuesve të vërtetë të popullit, dhe duhet të shndërrohet në pushtetin bazë të Republikës së Re parlamentare. Parlamenti duhet të fuqizohet dhe të fitojë autoritetin e tij ligjbërës dhe jo të jetë thjesht aprovues i ligjeve të qeverisë, ku nga sa u pa këto katër vjet, deputetët dinë vetëm të rreshtohen me kartonat e tyre për miratim ligjesh e aktesh, të cilat përtej faktit që as i kanë lexuar përpara se t`i miratojnë, shkojnë në dëm të interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe në favor të pasurimit dhe interesave të oligarkëve.

Qeveria e re e dalë nga vullneti i lirë, i votës së lirë, duhet të ndryshojë rrënjësisht këtë sistem apo model të dështuar qeverisës dhe duhet t`i bëjë gjërat në një mënyrë tërësisht të ndryshme për të përmbysur njëherë e mirë centralizimin dhe përqendrimin e pushtetit të qeverisë së Tiranës, në një numër të ngushtë pushtetarësh e oligarkësh, dhe të forcojë dhe t`i jap rol edhe pushtetit lokal, pushtetit që buron direkt nga sovrani, autoritetit të tij financiar dhe kontrollit mbi territorin. Vetëm kështu mund të themi se kemi krijuar Republikën e Re.

Kategori
Uncategorized

Pa pjesëmarrjen e opozitës, procesi zgjedhor konvergjon në një farsë elektorale. Destabilizohet Shqipëria

 

Jakup B. GJOÇA
Gazetar i “Telegraf”

Prof. Dr. Kristaq Kume, ish kryetar i KQZ

Pa pjesëmarrjen e opozitës, procesi zgjedhor konvergjon në një farsë elektorale. Destabilizohet Shqipëria
Pa pjesëmarrjen e opozitës, zgjedhjet nuk janë zgjedhje. Procesi zgjedhor pa opozitën konvergjon në një farsë elektorale. Kjo në asnjë rast nuk duhet të ndodhë pse, pasojat do të jenë të mëdha dhe afatgjata. Vendi dhe shoqëria jonë do të përballet me situata serioze destabiliteti

Prof. Dr. Kristaq Kume, ish kryetari i KQZ në intervistën për gazetën “Telegraf” thotë qartë: Pa opozitën, procesi zgjedhor është farsë elektorale dhe destabilizon vendin. Ndaj duhet arritur konsensusi. Prof. Kume shprehet se kryetari i KQZ i kapërcen kompetencat kur u shpreh se nuk ka kohë për numërimin elektronik. Mospjesëmarrja e Opozitës në Zgjedhje Parlamentare, shprehet Prof. Kume, mund të krijojë edhe krizë kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, në problemin politik se nuk mund të zgjidhet parlament i ri pa opozitën në zgjedhje parlamentare. Prof. Kume thotë se ligji i dekriminalizimit nuk përmban “Vetting” për kandidatët për deputetë. Gjithashtu, Prof. Kume thotë se pa dakortësinë e Opozitës nuk mund të ketë reformë në Drejtësi, sepse shkelet Fryma dhe Germa e Kushtetutës.

-Prof. Kume, a ka kompetencë kushtetuese KQZ, që t’u kërkojë partive politike listë me 5.000 firma për t’u regjistruar si subjekt politik në zgjedhjet parlamentare??
– Diskutimi që parapriu dhe shoqëroi këtë vendim të KQZ, si objekt të tij kishte një çështje, që nuk kishte lidhje me kërkesat, ose interpretimin që mund t`i bëhet nenin 64 të Kodit zgjedhor. Fjala ishte për kërkesat e nenit 68, pika 3, e cila në fakt, duhet thënë se nuk është dispozitë shteruese dhe kërkon interpretim. Dispozita trajton problemin e regjistrimit të listës së kandidateve që paraqesin partitë politike, që janë regjistruar si subjekt zgjedhor. Sipas saj, që një parti politike të përjashtohet nga detyrimi për të shoqëruar listën e kandidatëve me një listë mbështetëse të nënshkruar nga jo më pak se 5000 zgjedhës, në shkallë kombëtare, duhet të dorëzojë në KQZ një vërtetim me shkrim, të nënshkruar nga Kuvendi, ku vërtetohet zotërimi prej saj i të paktën një mandatit, të paktën 6 muajt e fundit. Paqartësia e kësaj dispozite qëndron në faktin se si duhet të llogaritet periudha, që dispozita kërkon me shprehjen e saj “..të paktën 6 muajt e fundit”. Këtë duhet që ta qartësojë KQZ-ja. Këtë kërkoi të bënte KQZ kur në tavolinën e saj u vendos për diskutim kërkesa e partisë LIBRA për t`u regjistruar si subjekt zgjedhor. Qëllimi i KQZ punë e filluar jo në kohë dhe, për më tepër, duke qenë se ky diskutimin mori ngasje dhe u bashkëshoqëruar me shqyrtimin e kërkesës së LIBRA për t`u regjistruar si subjekt zgjedhor, ky angazhim i KQZ u ndesh me reagimin e fortë politik të LIBRA. LIBRA u regjistrua, por problemi ka mbetur pa marrë përgjigje. LIBRA mund të jetë prapë objekt diskutimi në tavolinën e KQZ. Kjo do të ndodh kur kjo parti do të paraqesë për regjistrim listën e kandidatëve të saj. KQZ-ja në këtë rast do t`i referohet kërkesës së nenin 68 dhe LIBRA-se do t`i duhet të vërtetojë se ose është në kushtet kur e plotëson kërkesën në lidhje me zotërimin e mandatit të paktën 6 muajt e fundit, ose do të shoqërojë listën e saj me listën mbështetëse të jo më pak se 5000 zgjedhësve. Për sa kohë që gjykimi në lidhje me plotësimin ose jo të kërkesës së parë, ka të domosdoshëm një vendimmarrje të KQZ-së, që në këtë rast është vendim me shumicë të thjeshtë, për të parandaluar përballjen me çdo të papritur, LIBRA duhet të shkojë në KQZ për të regjistruar listën e kandidatëve të saj, duke e shoqëruar atë me listën mbështetëse të të paktën 5000 zgjedhësve. Pra, ligji zgjedhor është e nevojshme të qartësohet.

– A shkelen afatet për regjistrimin e partive politike në listën zgjedhore? A ka qëllime politike?
Partitë politike kanë të drejtë të regjistrohen në KQZ si subjekte zgjedhore deri jo më vonë se 70 ditë nga dita e zgjedhjeve. Afati përfundon ne 9 prill. Janë partitë politike që dëshirojnë të hynë në garën zgjedhore, që duhet të paraqesin kërkesën për t`u regjistruar.

– Nëse opozita nuk pranon të regjistrohen partitë politike për zgjedhjet parlamentare të 19 qershorit 2017, çfarë mund të ndodhë?
– Pa pjesëmarrjen e opozitës, zgjedhjet nuk janë zgjedhje. Procesi zgjedhor pa opozitën konvergjon në një farse elektorale. Kjo në asnjë rast nuk duhet të ndodhë, pse pasojat do të jenë të mëdha dhe afatgjata. Dhe, nëse i referohemi zhvillimeve të derisotme (jo më larg se dje 26 parti të opozitës i dërguan KQZ një letër, ku e njoftojnë se nuk do të regjistrohen si subjekte elektorale, për sa kohë që nuk do të plotësohet kërkesa për qeverinë teknike), nevoja për dialog, për angazhim të të gjithë palëve politike për të gjetur zgjidhje, është domosdoshmëri. Kundërshtitë përjashtuese, qëndrimet që mbyllin çdo shteg për pika takimi midis mazhorancës dhe opozitës, mungesa e plotë e vullnetit për të dëgjuar dhe konsideruar shqetësimin, mendimin dhe propozimin e njëri tjetrit, duhet me domosdo të kapërcehen, pse kështu e do e mira e këtij vendi. Zgjedhjet në asnjë rast nuk duhet të cenohet dhe aq më shumë nuk duhet të dështojnë. Ndryshe, jo vetëm që për integrimin evropian as që nuk do të mund të bëhet fjalë, por destabiliteti politik do të ulet këmbëkryq ndër ne dhe, me shumë gjasa, vendi dhe shoqëria e jonë do të përballet me situata serioze destabiliteti.

– A mund të shtyhen zgjedhjet vetëm ngaqë nuk pranon Opozita të regjistrohet në Listën Zgjedhore?
– Trajtimi i mundësisë për të shtyrë ditën e zgjedhjeve mund dhe duhet të konsiderohet në rastin kur mazhoranca dhe opozita, nuk do të arrijnë të gjejnë zgjidhjen kompromis, që do të bënte të mundur pjesëmarrjen në zgjedhje të të gjithë palëve. Precedentë të tillë ka. Në zgjedhjet për organet e pushtetit vendor të vitit 2006, dita e zgjedhjeve u shty për të gjetur zgjidhjen që do të bënte që opozita e asaj kohe, të merrte pjesë në zgjedhje. Me angazhimin konstruktiv dhe këmbëngulës të Presidentit të vendit, zgjidhja e problemit të asaj kohe u arrit. Opozita hyri në zgjedhje, që u zhvilluan në shkurt 2007. Në aspektin formal procedural është po e njëjta situatë. Ndryshimi qëndron në faktin se problemi që kërkohet të zgjidhet, kërkesat e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje vetëm nëse dorëhiqet qeveria aktuale dhe vendin e saj e zë një qeveri teknike, është shumë më i madh. Ndaj, dhe energjitë që duhet të konsumohen, aktorët që mund ose duhet të përfshihen në mbështetje të procesit të dialogimit midis palëve, koha që mund të kërkohet deri në gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme për palët, ndryshojnë shumë nga ato të vitit 2006. Problemi është shumë më kompleks. Situata është e ngarkuar dhe rëndohet akoma më shumë, jo vetëm nga efektet e veprimit, afatet dhe detyrat për zbatimin e kërkesave të legjislacionit zgjedhor, por edhe pse e gjithë kjo është e bashkëshoqëruar me procesin për realizimin e reformës në sistemin gjyqësor.

– Kryetari i KQZ zoti Biba ka deklaruar që nuk ka kohë për t’u përgatitur për numërim elektronik. A është në kompetencën kushtetuese të kryetarit të KQZ që të shprehet publikisht për këtë çështje të madhe politike?
– KAZ-ja është organi që ligji e ngarkon me detyrimin për të organizuar dhe administruar procesin zgjedhor. Rregullat dhe procedurat ligjore, në zbatim të të cilave KQZ duhet të organizojë dhe zhvillojë gjithë punën e tij, janë e drejtë dhe detyrim për t`u hartuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Në këtë kuptim, për mendimin tim që KQZ-ja, anëtare të saj, ose edhe Kryetari të shprehen, në këtë cilësi, për mundësinë ose jo të realizimit të një procedure të caktuar cilado qoftë ajo, (numërimi elektronik) është kapërcim i pajustifikuar i të drejtës që ligji ju njeh atyre. Në asnjë rast, kjo mundësi e dhënë, nuk duhet të përdoret për të justifikuar përfshirjen e saj ose të anëtarëve të saj, në diskutime të çështjeve, që përveç aspekteve procedurale që kanë, shoqërohen, ose prodhojnë diskutim politik.

– A ka problem ligjor në afatet e zgjedhjes së Presidentit, siç e përcakton Kushtetuta e Shqipërisë?
– Leximi i kujdesshëm i kërkesave të Kushtetutës në lidhje me afatet që parashikohen për fillimin e procesit dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës, tregon se ky proces mund të realizohet pa qenë i kërcënuar nga ndonjë ngërç procedural, që mund të shkaktojnë afate kohore. Tjetër gjë janë afatet kohore dhe tjetër është diskutimi nëse Presidenti do të zgjidhet nga Parlamenti aktual ose jo. I pari është i trajtuar, në mënyrë shteruese, në Kushtetutë. I dyti, më shumti ka ngarkesa te diskutimit politik që, në situatën aktuale mund të shumohen edhe prej bojkotit të Kuvendit nga opozita.

– Si mund të zgjidhet ngërçi kushtetues, duke pasur parasysh se kemi njëkohësisht edhe zgjedhje parlamentare? Cilat janë alternativat që kushtëzon Kushtetuta?
– Në vlerësimin tim zgjedhja e Presidentit edhe në kushtet kur në qershor bëhen zgjedhjet parlamentare, nuk përballet me ngërç kushtetues. Kushtetuta parashikon që procesi për zgjedhjen e Presidentit të fillojë jo më vonë e se 60 ditë nga dita e mbarimit të mandatit të presidentit aktual dhe, në rast se mandati i presidentit mbaron në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhje fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit. Kërkesa e parë detyron fillimin e procedurës jo më vonë se data 24 maj dhe kërkesa e dytë, jo më vonë se data 9 korrik. Duke qenë se procedurat për zgjedhjen e presidentit kërkojnë një afat maksimal deri në 5 javë, që ky proces të mos ketë mbivendosje me zgjedhjet, me fushatën elektorale, e cila fillon në 18 maj, është e udhës që ato të fillojnë në dhjetëditëshin e parë të prillit. Ky është aspekti procedural kohor, që si i tillë nuk përballet me ngërç. Problem mund të lind vetëm në rastin kur, opozita do të vazhdojë të bojkotojë pjesëmarrjen në Kuvendi. Në këtë rast, për të filluar procedurat për zgjedhjen e Presidentit, mazhorancës i duhet të sigurojë shumicën e cilësuar, në hapjen e seancave ku kërkohet vendimmarrje me këtë shumicë. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 e kanë lehtësuar procedurën e zgjedhjes së Presidentit edhe nga ngarkesat politike që normalisht ky proces mund të prodhojë. Sipas tyre, procedura fundore parashikon zgjedhjen e Presidentit vetëm me dakortësinë e maxhorancës, kur ajo shprehet pro kandidaturës, me shumicën e thjeshtë të anëtarëve të Kuvendit. Duke qene se vendi ka hyrë në procesin zgjedhor, zgjedhja e Presidentit mbivendoset me zgjedhjet parlamentare. Me gjithë këtë, procedura për zgjedhjen e tij mund të zhvillohet normalisht, edhe pse Kuvendi mund të konsiderohet se nuk është në kushte normale pune. Kështu p.sh. këtij Kuvendi do t`i duhet të mblidhet pas datës 24 korrik, datë kur i mbaron mandati presidentit aktual, për të përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri, betimin e tij. Ndërkohë, zgjedhjet do të kenë prodhuar një përbërje tjetër, deputetë të tjerë, mazhorancë dhe opozitë të re, për Kuvendin. Me gjithë këtë, në aspektin ligjor, kushtetues kjo nuk sjell asnjë pasojë. Kuvendit aktual i përfundon mandati ditën kur mblidhet për herë të parë, në seancë plenare, Kuvendi që do të dalë nga zgjedhjet e qershorit.

– Prof. Kume, a parashikon Kodi Zgjedhor, Vetting për kandidatët për deputetë?
– Kontrolli i figurës së kandidatëve për deputet është detyrim që rrjedh nga kërkesat e ligjit për dekriminalizim. Kandidatet janë të detyruar të bëjnë vetëdeklarimin për çfarë parashikohet në këtë ligj. Në këtë ligj nuk përfshihet termi “Vetting”. Vettingu është proces i cili, sipas Kushtetutës, është i domosdoshëm për t`u kryer për pjesëtarët e trupës së pushtetin gjyqësor.

– Ju prof. Kume, a mendoni se alarmi që dha ambasadori i ri i OSBE në Tiranë, që 2 miliardët euro që qarkullojnë nga trafikimi i Kanabis mund të blejnë votat dhe deputetët në 18 qershor 2017?
– Perceptimi qytetar është se zgjedhjet janë të kërcënuara nga efekti që mund të sjell përdorimi i parave me burime të pakontrolluar. Mjedisi shoqëror është i mbingarkuar me informacione për prodhimin, qarkullimin dhe trafikimin e sasive të konsiderueshme të Kanabisit dhe, për rrjedhojë, edhe të parave të shumta që bota e krimit është duke grumbulluar. Këto janë kërcënim për demokracinë, janë kërcënim për zgjedhjet. Bota e krimit është e pakursyer në përdorimin e parave të pista për të rrëmbyer pushtetin. Kjo është edhe një ndër arsyet pse kërkohet që në ligjin zgjedhor të rishikohen dhe të trajtohen në mënyrë më të plotë dhe sa më shteruese çështjet që kanë të bëjnë me financimin e partive politike me fonde jo publike. Kjo është arsyeja edhe pse është kërkuar që blerja e votës dhe çdo presion tjetër që mund t`i bëhet zgjedhësit, me para, mall ose shërbim, të klasifikohet si figurë krimi “korrupsion zgjedhor”, për ndëshkimin e të cilit të parashikohen masa shumë të forta.

– Me këtë klimë politike, me problemin e madh të Canabizimit të gjithë Shqipërisë, me Trafikimin e tonelatave Kanabis nga Shqipëria nëpër Evropë, a besoni se mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme?
– Unë besoj se, në se të gjithë, partitë politike, administrata zgjedhore, institucionet që ligji i ngarkon me detyra në kuadër të procesit zgjedhor, qytetarët, zgjedhësit, kanë vullnetin për të zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme dhe në standardet e gjithëpranuara, çdo gjë është e mundshme për t`u kapërcyer. Në çdo rast zgjedhjet janë produkt i të gjithë shoqërisë dhe vetëm kur të gjithë bëhen bashkë dhe me vullnet të mirë, ato arrijnë të zhvillohen si procese demokratike. Ndryshe, zgjedhjet mund të shndërrohen në procese që mund të sjellin pasoja shumë të mëdha për të tashme dhe për të ardhmen e zhvillimit të të gjithë vendit dhe shoqërisë.

– PS organizoi proces firmimi (nënshkrimi) të qytetarëve për peticion për të detyruar Parlamentin të votojë Vettingun, Mos duhet organizuar Referendum në shkallë kombëtare për Reformën në Drejtësi, derisa ka zvarritje të qëllimshme politike?
– Kërkesa që qytetaret të shprehen, duke nënshkruar një peticion, për nevojën për zbatimin e vettingut, në aspektin legjislativ nuk prodhon asnjë gjë. Në aspektin moral e shoqëror është një aksion që partitë politike duhet ta konsiderojnë me vëmendje maksimale.

– A ka vlerë politike, kushtetuese, ligjore Reforma në Drejtësi pa konsensusin e Opozitës, edhe nëse kjo Mazhorancë mbledh 95 vota në Parlament?
– Reforma në drejtësi ka filluar si nevojë dhe dakortësi e shprehur nga të dy palët, mazhorancë e opozitë. Ndryshimet kushtetuese u miratuan nga të dy palët, duke realizuar dakortësinë maksimale në votimin në Kuvend. Kushtetuta e përcakton zhvillimin e kësaj reforme si një proces me pjesëmarrje të barabartë opozitë-mazhorancë. Çdo devijim nga ky përcaktim do t’i kundërvihej frymës dhe germës së Kushtetutës.

– A ka kuptim dhe qëllime politike që Vettingu të votohet muajin e fundit të mandatit të këtij Parlamenti, dhe pse nuk votohet nga Parlamenti i ri, ku të jetë elektorati të japë Votëbesimin e ri?
– Për mendimin tim Kuvendi në aktivitetin e tij ligjbërës ka të njëjtën fuqi vendimmarrëse dhe vendimet e tij janë njëlloj të vlefshme e të rëndësishme, në çdo kohë që ato merren, gjate të gjithë periudhës katërvjeçare që Kushtetuta parashikon për mandatin e tij. Nuk ka rëndësi fare fakti se kur merret vendimi. Nuk mund të vendoset asnjë kufizim në të drejtën e Kuvendit për të shqyrtuar dhe vendosur për një çështje të caktuar, nisur nga fakti se në cilin muaj të ushtrimit të mandatit të tij ai është, për sa kohë që një gjë e tillë nuk është e parashikuar në legjislacionin përkatës.

Kategori
Uncategorized

NJË PAKO NGA QIELLI?

Punoi: Valbona Bezati

Nuk kishin kaluar shumë ditë nga fillimi i Janarit të këtij viti, kur në hyrje të oborrit, pranë derës së jashtme, qëndronte një pako kartoni gjysëm e qullur nga shiu. Brenda saj gjendeshin ca qese makarona, pako me pilaf, miell i lagur, rroba për secilin anëtarë të familjes dhe ca detergjente. E cuditshme!!! Nuk kishte asnjë letër, asnjë pusullë asnjë adresë nga ishte nisur.

Duhet thënë së ne nuk kishim bërë asnjë kërkesë për pako. A mos kishim lënë gjë përshtypjen se na duhej ndihmë?! Furnizimi mujor diku te 25 kg qëndroi heshtazi në koridorin e shtëpisë pa dhënë asnjë shenjë nga kish ardhur, e ndërkohë morëm vesh se të gjitha shtëpitë e lagjes kishin marrë të njejtën pako, pra nuk ishim aq të vecant, pakoja jonë nuk ishte e personalizuar.

Pakoja misterioze u kthye në diskutimin e javës, gjyshja mendonte se ishte dhuratë nga komuniteti Sirian që jetonte aty pranë në ish konviktet e një shkolle, duke argumentuar se mund të ishtë një traditë e tyre post festash ose një shënjë mirënjohjëjë. Kurse babai thoshte se do jetë ndonjë fondacion i huaj që mendon se kemi pasur probleme me përmbytjet e të ftohtin ndërkohë nga ana tjeter nëna kishte filluar të përdorte një nga një detergjentët pa e vrarë shumë mendjen. Gjithë ky mister për këtë pako pa adresë nisjeje.
S’kisha marrë asgjë falas në 21 vitet e jetës simë, ndaj ishte e çuditshme se pse pikërisht tani dikush kishte vendour të na dhuronte dicka. Misteri u shua pa u mbyllur java, u morë autorësina e veprimit. Bashkë me misterin mbi pakon u shua dhe mendimi në kokën time se ky ishte një veprim altruist. Pakoja kishte ardhur nga partia K. , partia që me zell mori atributet, eksponetët lokal të partisë me krenari përhapën fjalët se partia në këtë vitë elektoral do t’i ndihmonte konktetisht njërëzit e saj. Po nuk isha e sigurtë që kur ishim kthyer në njërëzit e partisë K.
Pra situata elektorale filloi të nxehej që në të ftohtin e Janarit, menjeherë mu krijua në kokë një mal me pako që po shpërndaheshin natën. Ndërtova po në kokë një skenë filmi aksion a mbase dhe fantashkencë ky ca njerëz ndërronin si me dorë pako kartoni kundrejtë mendjesh njerëzore. Mu ngjeth i gjithë trupi nga ky skenar!

Po po, ashtu ishte, një pako për të blerë një mendje. Pra kërkonin të më blinin të drejtën për të vendosur për të ardhmen time, kërkonin të këmbeja zërin tim, aftësinë për të zgjedhur. Pra ju dukërkam kaq naïve dhe mendojnë se mund të vetëshitem kaq lirë.

Me një pako të qullur nga shiu synojnë të vendosin për të ardhmen e këtij vendi? Ah po, mendoj se po e kuptoj, duan të me shpëlajnë mendjen me detergjent, të me mbyllin gojën me ushqim, të më lidhin trupin me rroba dhe në fund të më lënë në shi, me gojë mbyllur, pa mendje e me gjymtyrë të palëvizshëm dhe kështu mbase do i shërbej më shumë si një ushtar i bindur, si një marionetë. Sa e thjeshtë…

Koncepti im për demokracinë, i ndërtuar nga mendimtarët që nga shekulli 16-17 thyhet nga kjo situatë në shoqërinë ku jetoj. Nuk e di as nëse Roosevelt, Gandhi, Mandela, Martin Luther King e kanë menduar/imagjinuar ndonjëherë se si një pako e qullur dashkërka të vendos për arsimin, për shëndëtësinë për ekonominë, per drejtësinë e një vendi. Pakoja e dikërka edhe se çfarë është më e mirë për mua, për ne. Pakoja paskërka fuqinë të na diktokoj si të votojmë, e ç’është më ironikia pakoja na kërkokërka besim për të qeverisur.

Po me cfarë morarali e kërkojnë besim? Si mund të votoj dikë që më trajton si material që lehtësisht mund të blihet. Si mund të pres unë që këta njerëz që synojnë të marrin pushtetin padrejtësisht, do të mund të qeverisin drejt.

Demokracia më shfaqet përpara si një siluetë që me shkund, që më thotë të kem besim. Silueta e demokracisë rrezaton pozitivitet rrezaton, mirësi, ajo qëndron drejt dhe flet pak. Silueta që unë shoh ka dhe plag, plag të shkaktuar nga mediat e drobitura në një sistem propagande, çalon pak nga njëra këmbë e shkelur nga këta që vrapojnë për të blerë vota, ka dhe sytë e skuqur nga ata që ja mbajnë të shtrënguar fortë për të mos parë se ç’marrëzirash e padrejtësish bëjnë. Po në thelb asnjë nga këto sëmundje nuk është për vdekje, buzëqeshja e siluetës tregon shpresën që ajo ka për t’u shëruar.

Duke besuar në buzeqeshjen e demokracisë unë përsëris dhe njëherë: vota ime është zëri imi dhe të gjithë atyre që luftuan që unë të kisha këtë zë ( Lyinda Obasi ) dhe tani që ju doni të ma blini, si t’ju them se zëri im nuk ka çmim?!

Jo jo, as një pako e lagur nga shiu, e mbushur me mashtrim, as paratë, as një përfitim momental që mund të më ofroni nuk do të mund të më marrë mua të drejtën për t’ju kritikuar ju a këdo tjetër, në katër viten në vijim. Ju s’mund të më mbyllni gojën, s’mund të më merrni mundesinë për t’ju kërkuar llogari duke më thënë se më keni blerë paraprakishtë.

Me fal, po nuk mund të me trajtosh si një send që blihet dhe shitët, unë jam një frymor, jam qytetar i këtij globi dhe meritoj të trajtohem me dinjitet. Meritoj të kem hapësirën time për të menduar , meritoj të jem e lirë nga nxitjet e jashtme për të vendosur, meritoj të kem qëndrimin tim, dua të kem gjykim të pastër për voten time.
Një pako në pragun e derës me ofendon, më bën të tju hidhem e t’ju çjerr, por sdo e bëj se ndryshe nga ju unë kam ndërgjegje qytetare, unë luftoj nëpërmjet demokracisë dhe une besoj se mund të luftoj me votë. Unë do votoj dhe per ata që u blenë nga ju.

Unë do përqafoj siluetën e dërmuar të demokracisë, do e marrë përkrahu dhe do eci përpara, duke besuar se ka shumë të tjerë që do të më bashkohen në këtë rrugë, në rrugën që do të bëjmë për mua, për prindërit e mi, për ty, për atë që u detyrua nga njëqind probleme, presone të shes dhe shpirtin. Kjo rrugë duhet bërë për të gjithë ne…

Kategori
Uncategorized

‘Na keni rruar b… më plasi k…’. Përplasja mes mbesës së martirit Kacelli dhe djalit të diktatorit Enver Hoxha.

‘Na keni rruar b... më plasi k...’. Përplasja mes mbesës së martirit Kacelli dhe djalit të diktatorit Enver Hoxha

Mbesa e martirit, Jonuz Kaceli, Keda Kaceli është përplasur me të birin e diktatorit Enver Hoxha, Ilirin. Keda Kaceli shkruan se ata janë përballuar në aeroportin e Malpensas në Milano ku edhe kanë pasur debatin. Ajo shkruan se i biri i Hoxhës i ka folur pa edukatë duke thënë madje edhe fjalë të pista dhe fjalor rruge për Shqipërinë.

-Jam i biri i heroit të Popullit tha Iiri- e ju na keni rruar by**ën

-Ilir Hoxha, jam Keda Kaceli mbesë e Martirit Jonuz Kaceli dhe eci kryelartë se kam gjak shqiptar dhe Shqypnija do bëhet

-Kur s’u bë deri tani lesh do bëhet

-Jo jo do e bëjmë i thashë, do bëhet dhe ju nuk keni fituar!

-E le të bëhet me plasi by**a!-tha Iliri e largua.

Statusi i Keda Kacelit:

Përballje me të birin e diktatorit Enver Hoxha në Malpensa! Jo s’kanë fitu! Ne do ia dalim! Sa të ketë nipa e mbesa Martiresh që do e duan Shqipërinë, ajo do bëhet! Edukatë zero me fjalor rruge. Jam i biri i heroit të Popullit tha e ju na keni rruar by**ën! Ilir Hoxha, jam Keda Kaceli mbesë e Martirit Jonuz Kaceli dhe eci kryelartë se kam gjak shqiptar dhe Shqypnija do bëhet. Kur s’u bë deri tani lesh do bëhet. Jo jo do e bëjmë i thashë do bëhet dhe ju nuk keni fituar! E le të bëhet me plasi by**a!

Debati i plotë midis Keda Kacelit dhe Ilir Hoxhës:

Keda Kaceli

Përplasje vlerash!  Shkëmbim shikimesh. Ngulitje shikimi, pas disa sekondash sfidë shikimesh, uli sytë. Unë, po uli sytë se sado yt atë vrau, preu, dogji pjesën më të mirë të shqiptarëve, sado jot ëmë në pleniumin e grave komuniste në ‘79 do të bërtiste “ne do t’i persekutojmë armiqtë e popullit deri në brezin e shtatë, madje do i lëmë fëmijët e tyre pa martuar, sado ju akoma e helmoni token dhe sundoni Shqipërinë me të keqen, një ditë Shqypnija do bëhet Ilir Hoxha.

Ai: Ça do moj? Mirë e kanë bërë. Kush je ti s’të njoh.

Unë: Unë jam pjesa e dështuar e familjes tënde kriminale për asgjësimin tonë.

Unë: Jam mbese martiri e sa t’ketë bijë e bija Martirësh nipa e mbesa Martiresh Shqypnija do bëhet.

Ai: E pastaj ç’më duhet. Unë: Ka shqiptarë që e duan Shqypninë. Ju kupolë mafioze nuk e doni dhe sundoni më të keqen prej 70 vjetësh me lloj, lloj krimesh e trafiqesh po nuk keni fituar.

Ai: Jo po keni fituar, ju na keni rruar bythën.

Unë: Jo ne nuk kemi fituar ne kemi mbifituar sepse ne jemi. Një ditë krimet do të dënohen. Vonë po do bëhet.

Ai: E ça do dënoni ju moj, do na hani mutin.

Unë: Do i vijë koha se koha është bujare.

Ai: Ça je ti moj, kush je ti moj.

Unë: Më njeh ti, më njeh. E di ti, e di shumë mirë kush jam unë kush jemi ne. Ilir Hoxha unë jam mbesë Martiri, jam pasardhëse e atyre 6000 njerëzve që yt atë vrau. Jam mbesa e Jonuz Kacelit, Keda Kaceli jam, shënoje emrin tim e thuaja klikes që s’keni fituar.

Ai: E unë jam i biri i heroit të popullit, e ju na keni rruar bythen.

Unë: Ilir Hoxha do i vije koha që do i hiqet titulli po prisni se do i vije koha çdo gjëje se s’mund të vazhdoje të jetë i popullit, ai që popullin e bëri skllavin e tij, e akoma ti e soji jot akoma e shfrytëzoni. Po Shqypnija do bëhet.

Ai: Lesh do bëhet kur s’u bë deri tani, një mut do bëhet.

Unë: Po do bëhet se Shqypninë e do Zoti, ai Zot që yt atë krimineli kombit e përzuri.

Ai: E mirë shumë bëri.

Unë: Shqypnija do bëhet dhe ju nuk keni fituar.

Ai: E le te behet me plasi bytha! Kjo ishte hera e parë që kam pas përballë dikë direkt nga Familja e së Keqes kombëtare. Sfida mbaroi me fjalët e turpshme rrugaçërore të birit të kriminelit që u çua e iku. Dhe llomotiti “më plasi k…” Me kaq mbaroi.

Kategori
Uncategorized

Vdekjet nga rrezatimet, gazetarja: Nëse unë jam viktima e radhës, portalet do thonë “e shkreta e kishte parashikuar”

Kategori
Uncategorized

Tronditëse/ Ish-ushtari serb: Me eshtrat e shqiptarëve shtruam asfalt në Kosovë (Video).

 

Të tjera dëshmi rrëqethëse vinë nga lufta e Kosovës në 1998, e cila shkaktoi mbi 10 mijë persona të vrarë nga paramilitare dhe militare serbe. Tronditëse është dhe fakti që për këto krime nuk u dënua asnjë serb.

Një ish-ushtarit serb ka rrëfyer detaje të pathënë për emisionin Parrotlla të Milaim Zekës, që thellojnë më shumë vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës.

Ish-ushtari flet për mizoritë që u kryen gjatë luftën ndaj popullit të Kosovës, ndërsa tregon se ekziston një varr masiv në Novi Pazar, ku thotë se aty janë varrosur 20 deri në 30 persona. Rrëfimi i tij makabër shkon edhe më tej, ndërsa shton se me eshtrat e shqiptarëve janë shtruar dhe rrugët në Kosovë.

“I kanë vendosur njerëzit aty në acid dhe vetëm eshtrat u kanë mbetur. Këto eshtra i kanë thyer me gurë dhe I kanë bërë material për me shtruar rrugë. Këtë kurrë askush nuk e ka thënë”, pohoi ish-ushtari serb.

Kategori
Uncategorized

Ditar i plotë i shefit të SHIU_ t, per zonen bregdetare te Shqiperise, z.Konstandin Koliqi.

Sulmi vdekjeprurës ndaj godinës së SHIK-ut.

Data 24, nisem për në Fier, tek njerëzit e mi. Në janar më kishte vdekur nëna, dhe mendova që të dilja njëherë andej nga të afërmit e mi. I bie nga rruga e Nartës dhe po atë ditë kthehem në zyrë. Njëri nga “shokët” më sjell një vendim të Komitetit të Shpëtimit Publik me 111 emra. Të gjithë ata ishin të dënuar me vdekje. Në këtë listë dalloj emrin tim. Isha i 17-i. Data 25, në mëngjes. Më vjen informacion se do të goditej godina e SHIK-ut.

Data 26, bie një shi i tmerrshëm dhe bën një kohë shumë e keqe.
Siç duket, plani shtyhet për më pas. Data 27, në mbrëmje vjen gjeneral Bujar Rama. I paraqes situatën. I thashë që të largohemi, duke i treguar edhe dënimin me vdekje që na kishte ardhur tashmë në duar. Gjatë kësaj kohe, shoferi dhe shoqëruesi i Bujarit shkojnë tek të afërmit e tyre në Vlorë, por rrihen barbarisht nga banditët. Shpëtojnë në fije të perit, vetëm kur ndërhyn kunati vlonjat i shoferit të Ramës. Bujari nuk e merr parasysh mendimin tim për t’u larguar. Ai nuk merr asnjë vendim. Besnik Hidri, vartës i Bujarit, një nga oficerët më të shkëlqyer të SHIK-ut, organizon nxjerrjen e nënkryetarit të SHIK-ut nga zona e rrezikshme. Lajmëroj në telefon policinë që të marrë në mbrojtje nënkryetarin e SHIK-ut, por, nga ana tjetër, ne e kishim nxjerrë Ramën me kohë nga një drejtim tjetër nga Vlora. Nuk mund të kishim besim tek ajo polici që kishte zëvendësuar të parën.
Data 27 në darkë, më vjen informacion se tek vila afër SHIK-ut kishte ardhur një nga figurat kryesore të PS-së. Në datën 28 në mëngjes, “titullari” i PS-së largohet nga Vlora. Ora 1 pas mesnate. Data 28 shkurt. Besnik Hidri kthehet në zyrë dhe më thotë se e kishte përcjellë gjeneral Ramën. Data 28 shkurt, ora 18 e 30 minuta. Kisha rreth një gjysmë ore që qëndroja përballë universitetit, në krah të rrugës. Para hyrjes kryesore ndalojnë një makinë dhe një veturë me targa të Lushnjes. Nga vetura zbresin 4 vetë. Ata shkojnë drejt shkallëve të universitetit, atje ku ishte drita më e fortë. Fillojnë të improvizojnë një sherr, i cili zgjat për disa minuta. Nxirret një thikë dhe bëhet sikur goditet. Tjetri që u “sulmua” bie përtokë. Këta të tre i hipin veturës dhe të dyja makinat shkojnë në drejtim të SHIK-ut. Shikoj personin që “ra” përtokë, i cili fillon të ulërasë me sa ka në kokë: “Më vranë shikasit. Tek SHIK-u”- dhe sakaq ai çohet në këmbë dhe zhduket. Ngjitem në Kuz Baba. Lidhem me godinën brenda, ku kishim 16 vetë gjithsej. Përgjegjës turni ata kishin Lekë Qokun. I them: Lekë, turmat po vijnë drejt godinës, më shpjego se çfarë po bëjnë?” Leka më përgjigjet se ata po afronin një makinë vetëshkarkuese riportabël me karrocë të ngritur. Siç dukej, donin ta përdornin si mburojë nga frika e ndonjë goditjeje nga ana e SHIK-ut. Unë raportoj lart për gjendjen. Nga Leka më vjen informacioni se bëhej fjalë për rreth 80 vetë të armatosur me “Tomsonë”, “Zastava”, kallashnikovë, “çifte”, dhe me granatahedhës. Hapet zjarr kundër godinës. Nga vila e Brokajve vjen zjarr thikë, ndërsa nga një shtëpi tjetër, nga ana tjetër e SHIK-ut, qëllohet gjithashtu me zjarr. “Shokët” vazhdojnë të qëllojnë vetëm në ajër. Nga turma është fakt se nuk u vra askush. Zjarri i turmës hapej që nga 20 metra larg. Pyes Lekën se çfarë shihte. Ai më përgjigjet: “Në dhomë shoh vetëm flakë dhe tym. Jashtë shikoj vetëm gra dhe fëmijë. Ata që qëllojnë janë fshehur pas grave dhe ne nuk mund t’i godasim dot. Shikojmë vetëm flakët e armëve të tyre.” Marr në telefon “shokët” që ndodheshin tek Ujët e Ftohtë. Ata më raportojnë se nuk mund të vijnë në ndihmë, sepse gjithçka ishte llahtarë. Një qytet i tërë i armatosur.
Leka më thotë: “Kosta, jam plagosur!” Zëri i tij po vinte duke u shuar. Ai shton: “Këtu është tym e flakë. Shikoj vetëm dy trupa të shtrirë. Më ka hyrë një plumb në krahun e djathtë e më ka dalë matanë.” Efektivi kishte edhe bomba dore, por asnjeri prej tyre nuk dinte t’i përdorte. Si organ informativ, ne asnjëherë nuk kemi patur detyrë për të përdorur armët, por vetëm për të dhënë informacion. Berisha na kishte urdhëruar, që ne të mos hapnim zjarr kundër turmës, por vetëm kundër eksponentëve. “Repartet duhet të ruhen pa vrarë njerëz”, – kishte thënë ai.
Ora 12 e 15. SHIK-u goditet me granatahedhës. Gati tërë kati i dytë shembet. Në këtë çast ndërpritet komunikimi me telefon. Mbeten 6 të vrarë, ndërsa 10 të tjerët shqyejnë një nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavirur kodrës. Atje u dalin disa nga banorët vlonjatë të cilët i strehojnë nëpër shtëpia. Evakuimi i tyre për në Tiranë, një e nga një, do të fillonte vetëm pas dhjetë ditësh.
Nuk kalojnë shumë minuta dhe më vjen një tjetër telefonatë nga jashtë, ku më njoftohej se Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dytë dhe ndodhej tek oborri i shkollës së marinës, e cila është ngjitur me ndërtesën e SHIK-ut. Në të vërtetë Besnikun e kishte hedhur atje presioni i goditjes nga granatahedhësi. Kolegu ynë e kishte gjetur të shtrirë në bar. Marr në telefon komandantin e marinës, një pusht djalë. Ai më përgjigjet se nuk mund ta ndihmonte se kishte hall se mos e vrisnin.
Kolegu im e merr në makinë për ta çuar atje ku i thashë unë, në spital, po rruga ishte plotësisht e bllokuar. Atëherë e urdhëroj ta dërgonte në Pashaliman, ku më pas do të çoja një infermiere. Pas ndërtesës së SHIK-ut u vjen radha depove dhe reparteve afër ndërtesës. Goditet komanda e marinës dhe shkolla e Marinës. Për 2 orë shkatërrohet gjithçka.
Ora 2 e mëngjesit. Rrethohem në Kuz Baba. Nuk sulmohem pasi ndërhyjnë disa oficerë vlonjatë. Numëroj 4 herë tentativë për sulm kundër zyrave që kishim në Kuz Baba. Më në fund, me një makinë të një oficeri vlonjat, largohem fshehurazi në drejtim të fabrikës se çimentos, në Pallatin e Sportit dhe mbërrij tek “Kulaçi”. Sapo arrij atje më ndalon një grup i armatosur, rreth 20 veta gjithsej. Ata kishin ngritur një barrikadë në rrugë dhe kishin lënë vetëm një shteg të vogël për të kaluar. Një burrë me një hu të madh në dorë më urdhëron të zbres poshtë. Shikoj 4 trupa të shtrirë. Ishin të shokëve tanë. Një grua i binte njërës kufomë me sopatë, duke e copëtuar në copa të vogla. Një tjetër grua, shumë e shëmtuar në fytyrë ngjyente duart në trupin e Lekë Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja, e shkurtër ngjyente duart në gjakun e Lekës dhe ia tregonte turmës duke u ngërdheshur me histerizëm. Gjaku i përlyente edhe krahët. Shtanga. Të pasnesërmen më vjen informacioni se ajo grua kishte qenë Luiza Hoxha, deputetja e sotme e Kuvendit shqiptar. Ai që kishte hurin më duket se më njeh dhe më thotë të largohem. “Ikni, frikacakë”, – thotë ai. Hyj në Pashaliman. Shoh 14 oficerë dhe kapterë. Takoj oficerin që kishte sjellë aty Besnik Hidrin. Trupi i tij ishte buhavitur krejtësisht, ndërsa gjysmën e krahut dhe syrit të majtë e kishte krejtësisht të shpartalluar. E pyeta: “Besniku je?” Ai më përgjigjet vetëm me një lëvizje qerpikësh. U lutem oficerëve të nxjerrin anijet. Ata më përgjigjen: “Ik edhe ti që këtej, se po të gjetën këtu, do të na vrasin edhe ne.” Lajmëroj për ardhjen e një helikopteri. Ai vjen në orën 4 e 15, por Besniku nuk gjen më shpëtim. Ai vdes gjatë rrugës.
Po në datën 1 mars. Sulmohet pika sinjalo-vrojtuese e Bazës Detare dhe Baza Rezervë e Flotës që shërbente për riparimin e nëndetëseve. Kapterit Fatmir Koka i mbarojnë të 4 karikatorët me fishekë, pasi kishte zbrapsur banditët për 40 orë rresht. Banditët e kapin rob dhe të gjallë i presin kokën dhe i qërrojnë sytë. Për ironi të fatit, do të ishin pikërisht këta politikanë, që më pas do t’i dërgonin jetimëve në shtëpi dekoratën e babait hero. Në tunelin e nëndetëseve 630 metra të gjatë, vidhet gjithçka, me një vlerë qindra milionë dollarë.

Kategori
Uncategorized

Kush e ngriti flamurin grek në Himarë?

Manipulimi politik i opozitës

Kolonel Koliqi kujton se në datën 18, një grup studentësh nga Universiteti i Vlorës takon kryeparlamentarin, Pjetër Arbnorin. Data 19 studentët takohen me presidentin Berisha. Skafet në këtë datë ishin në kulmin e tyre, duke nxjerrë miliona. Në krye të komisariatit, nga turmat vihet një “shef” me mbiemrin “Kordha.” Rreth orës 11 organizohet një miting tek Prefektura. Skënder Gjinushi i drejtohet ndër të tjera turmës: “Studentët kanë vajtur tek Arbnori, tek ai mefsha. Ata kanë shkuar tek maloku, por ne do ta rrëzojmë atë qoftë edhe me armë. Do ta marrim zvarrë.” Në këtë çast nga turma del një djalë me maskë, i cili imiton Arbnorin: “Le ta bajnë vlonjatët Vlorë-Skelë e Skelë-Vlorë, se mirë u ban!” Aty dëgjohet edhe parrulla “Poshtë parlamenti”! Hartat e Vorioepirit të shpërndara nëpër qytet ndërkaq kishin irrituar popullin, megjithë pakënaqësinë e përgjithshme kundër shtetit për firmat piramidale. Njëri nga turma thërret: “Nuk jemi me grekët. Poshtë Shqipëria. Rroftë Italia. Vlora, qytet italian.” Ky zë nuk përkrahet nga turma. Unë në këtë çast isha tek vendi, ku më parë kishte qenë përmendorja e Hysni Kapos. Çudia më e madhe ishte se këto fjalë u duartrokitën nga Gjinushi, Ceka dhe të tjerët në tribunë. Ndërkaq vendoset, që të hyhet në grevë urie. Hyjnë në sallë, ndërsa të tjerët shpërndahen. Pas kësaj unë shkoj në port. Më kishte ardhur informacion që Komiteti i Shpëtimit Publik ishte drejtuar për atje. Ata urdhërojnë të mbyllet porti. Ia bëj me shenjë oficerit të shërbimit, që ta mbyllë dhe ai zbaton atë, që unë i them me shenjë. Kthehem. Shikoj se në vendin ku ishin futur studentët në grevë kishin dalë 20 persona të armatosur. Në qytet shfaqen fytyra të reja. Ishin të veshur keq dhe të vrarë në fytyrë. Më vijnë të dhëna se shumica e tyre ishin nga fshati Lumë-Vlorë dhe nga fshatrat përreth, të gjithë të armatosur. Ata filluan të flinin nëpër bunkerë dhe shanin qeverinë dhe Berishën për gjendjen në të cilën ndodheshin. Nervat e tyre ishin të tendosura për shkak se ishin të pangrënë, kishin ftohtë dhe flinin jashtë. Drejtohem për në godinën e SHIK-ut. Ngjitur me të ndodhet vila e një politikani të njohur. Aty shoh tre motoskafë të bërë gati për gjendje pune. Në atë vilë po bëheshin mbledhjet e Shtabit të “Luftës.” Plani i Zonës së Parë Operative përpilohet në datën 22. Ai përfshinte “çlirimin” e qyteteve Tepelenë-Gjirokastër-Vlorë-Përmet-Sarandë. Në atë vilë instalohet një radiotransmetuese e blerë me një vlerë prej 26 mijë dollarë. Njëri nga informatorët tanë më tregoi një fotokopje të faturës.
Data 22 shkurt. Në qytet ndihej që po fillonte uria, e cila kishte treguar shenjat e para që në datën 16 dhe 17. Lajmëroj Zhulalin për të hapur portin. Ai në fillim më thotë “po”, pastaj nuk më del më në telefon. Deti ishte 9 ballë. Pavarësisht nga kjo, kapiteni italian i anijes në Brindizi më thotë në shqip se do të nisej. Nuk kalon shumë kohë dhe mua më vjen sinjali se trageti kthehet në Durrës.
Në orën 7 e 30, turma mblidhet përpara prefekturës, por nuk vjen në port. Trageti italian rrinte me motorë ndezur. Shkarkohen 14 trajlerë dhe 6 tragete të tillë.
Po në atë datë, Shefi i Shtabit të përgjithshëm, gjeneral Sheme Kosova, heq gatishmërinë e reparteve ushtarake në të gjithë vendin. Asnjë kapter nuk mund të vepronte kështu, e jo më një gjeneral. Të gjitha repartet ku ushtarakët ikën, digjen dhe vidhen. Në të tjerat, jo.

Kush e ngriti flamurin grek në Himarë?
Në datën 23 shkurt më vjen sinjali se në Himarë ishte ngritur flamuri grek. I hipi makinës dhe shkoj së bashku me shoferin tim atje. Rrugën e bëjmë për afro 2 orë e gjysmë. Mbërrij në Himarë rreth drekës. Në qendër shikoj një shtizë dhe në të të varur një flamur grek. Aty afër ishte një kafene, lokal i ndërtuar me llamarina. Hyj në të dhe pyes gruan që shërbente. E pyes; e paskeni zbukuruar Himarën?!” Gruaja më thotë: “Eh, na e kanë “zbukuruar ata atje! Të ishte për mua nuk e lija atje, jo”. Ajo tregon me gisht në drejtim të një lokali poshtë pallateve. Ajo më pohon se flamurin e ngriti Leksi. Unë i them se nuk është e mundur, pasi ai është nga Vunoi. Gruaja e lokalit më thotë se “nuk merrej më vesh se çfarë ishim.”
Futem në lokal dhe i them Aleksit se ç’donte ai flamur atje. “Ti je nga Vunoi dhe je shqiptar”, – i them atij.

Kategori
Uncategorized

shpartallimi i 750 policëve.

nga Konstadin Koliqi/

Po gdhihej data 10 shkurt. “Dal të shikoj se çfarë po bëhej në qytet. Shkoj në rrugën në drejtim të Sheshit të Flamurit. Në të gjitha anët, madje edhe në akset e rrugëve lidhëse, shikoj grupe të ndryshme me nga 5-6 policë. Banorët, mblidhnin në heshtje gurë, pa bërë as zhurmën më të vogël. Armatosja me gurë dhe sende të tjera të forta zgjati për rreth 45 minuta. Shkoj në rrugën në drejtim të Kuz Babait. Shikoj të goditet grupi i parë i policëve me gurë. Në këtë çast unë isha tek xhamia. Kam qenë pikërisht mbi trotuar, në krahun tjetër të rrugës. Fillon një sulm si rrufe, i cili përhapet deri tek Kali i Trojës. Rrebeshi i goditjeve ishte i pandërprerë për rreth 7 minuta. Policia ishte e armatosur vetëm me shkopinj gome. Vërej policët e parë që gjakosen në kokë, në fytyrë, në trup. Po ai popull që i godiste, i merrte dhe u jepte ndihmën e parë. Pashë disa prej tyre të shoqëruar nga grupe banorësh që dërgoheshin dhe ndihmoheshin të laheshin në një çezmë aty afër. Shkoj pranë Kishës katolike. E njëjta pamje. Turma dukej se nuk ishte krejtësisht armike. Shikoj policët të shpërndahen. Atëherë vendos të shkoj në komisariat. Një grumbull i madh njerëzish qëndronte përballë komisariatit. Plagoset një fëmijë i vogël me gurë. Turma elektrizohet dhe hyn në komisariat. Thërrasin në emër Sokol Mulosmanin, sepse nuk e dinin që ai kishte ikur që para dy ditësh. Dëgjoj të thonë nga turma: “Godina është jona. Paskan ikur qenërit”!
Në darkë, afër xhamisë, marr vesh se ishte vrarë Artur Rustemi. Më vonë doli se “ai gjoja ishte vrarë në orën 8 të mëngjesit.” Unë kam bindje të plotë se deri në orën 9 të mëngjesit nuk ishte vrarë asnjë njeri. Më pas, vrasjen e tij e përdorën si viktimë të protestave. (S’ka si të jetë ndryshe përderisa nuk e hetojnë vrasjen)”.

Kategori
Uncategorized

« Kosta, jam plagosur ». Zëri i tij vinte duke u shuar . Ai shton : « këtu është vetëm tym e flakë.

Ne kujtim te miqve dhe kolegeve, herojve Besnik Hidri dhe Leke Qoku, vrare ne rrebelimin komuniste ne krye te detyres me 28 Shkurte te vitit te zi 1997…E shkeputa kete pjese nga materiali kryesor i atyre ngjarjeve aq te shemtuara dhe po aq shume kriminale…..

Data 28 shkurt, ora 18.30, isha në trotuarin e godinës së grevës, lulishten afër godinës nuk mund ta shkelte askush, që nuk njihej nga rojet . Në këtë moment, në rrugë, afër godinës, ndalojnë një furgon dhe një veturë, me targa të Lushnjes. Nga vetura zbresin 4 veta. Ata shkojnë drejt shkallëve të universitetit, atje ku ishte drita më e fortë. Fillojnë të improvizojnë një grindje. Nxirret një thikë dhe bëhet sikur goditet . Tjetri që u « godit », bie në tokë. Tre të tjerët, i hipin makinave dhe nisen në drejtim të Sh.I.K.ut. Personi që ra në tokë, ngrihet dhe bertët, « me vranë shikasit ». « Tek Sh.I.K ». Unë shpejtoi për në zyrë, në Kuc Baba. Lidhem me godinën, ku ishin, ne sherbim, 16 veta. Lekë Qoku, mu prezantua si pergjegjës. I them se turmat po vijnë drejt godinës, më shpjego se cfarë po bëjnë. Leka më thotë se turma po vëndoste një makinë, riportabël, me kazan të ngritur, në hyrje të portës së oborrit, si duket për tu mbrojtur nga kundërgoditja që mund të merrnin nga godina. Raportoj lart për situatën e krijuar. Nga Leka më vjen informacioni se bëhej fjalë për rreth 80 deri 100 veta të armatosur. Kishin edhe granatahedhës. Hapet zjarr kundër godinës. Nga vila e Brokajve, qëllohet me mitraloz dhe bëhet zjarr thikë. Qëllohej edhe nga një godinë tjetër, në krahun tjetër të godinës së Sh.I.K.ut, njërëzit që ishin brënda, qëllonin në ajër. Nga turma nuk u vra apo plagos asnjë që ishte aty atë natë. Nga turma qëllohej nga 20 metra larg godinës. Pyes Lekën se cfarë shihte dhe a i shihte ata që hapnin zjarr apo jo ? Ai më përgjigjet « Në dhomë shoh vetëm tym e flakë , jashtë shoh vetëm gra dhe fëmijë. Ata që na qëllojnë, janë fshehur pas grave dhe fëmijëve dhe nuk mund ti godasim dot. Shikojmë vetëm flakët e armëve të tyre » . Lidhem, pak me vështirësi me pjesën tjetër të grupit që ndodheshin në Vilat e Ujit të Ftohtë. Ju kërkoj që të kthehen se shokët e tyre janë goditur dhe nëse mund ti ndihmonin dote. Ata mundën të afrohen deri tek porta e Akademisë Detare, sepse, pjesa tjeter ishte mbushur me njërëz.
Nga porta e akademisë, deri te godina e Sh.I.K.ut, është afër 200 m. Nuk mund të jepnin asnjë ndihmë. Gjithcka villte zjarr, ishte llahtarë. Një qytet i armatosur me c’të mundte, hapte zjarr vdekje prurës, kundër një grupi punonjësish të shteti te tyre.
Leka me thotë : « Kosta, jam plagosur ». Zëri i tij vinte duke u shuar . Ai shton : « këtu është vetëm tym e flakë. Shoh afër meje dy trupa të shtrirë. Më ka hyrë një plumb në kraharor dhe më ka dalë prapa, në shpatull ». Efektivi ishte i armatosur për të mbrojtur zyrat e tyre të punës, por nuk mund të vrisnin gra dhe fëmijë. Por edhe si organ informativ, ne asnjëherë nuk kishim detyrë për të hapur zjarr, aq më tepër kundër turmave.

Orët më të tmerrshme të jetës sime . TV.t, kishin filluar të jepnin lajmin e sulmit të turmave të armatosura kundër Sh.I.K.ut. Lajmet ishin nga më të ndryshmet dhe më të tmerrshmet. Mjet komunikimi ishte vetëm telefoni, të paktën, në ato momente. Me familjen bisedova për herë të fundit, rrëth orës 22 të dt 28 shkurt, pastaj rreth fatit tim, familja dinte vetëm nga ato që thoshte televizori. Tirana kërkonte informacione të hollesishme, me ata që vriteshin dhe piqeshin të gjallë në godinë, duhej të komunikoja në cdo sekondë por isha tepër i pafuqishem të ndihmoja .
Nga komunikimi telefonik me Tiranën, në një moment, vë re habinë e Presidentit për atë që po ndodhte, qe godina e Sh.I.K.ut u sulmua me armë !! Përse kjo habi ?! A mos vallë, Ai nuk i kishte marrë informacionet, të plotë dhe të saktë, gjatë gjithë muajit, te cilan, personalishtë, ja bëja prezent, sipas detyrës që kisha, Ministrit të Mbrojtjes, nëpërmjet shefit tim, por edhe direktë Atij, Ministrit, dhe Ai duhej, patjetër tja bënte prezentë, Presidentit. Kjo ishte detyrë për cdo rastë dhe jo më për ngjarje të tilla aq madhore !!??
U binda për këtë rreth, orës 2.30 të dt 1 Mars, sepse, nga eprori im kryesor, mu kërkua që të merrja një automatik dhe të luftoja kundër një turme prej, 10-15 mijë vetësh, në shumicë, të armatosur…. !?!
Bindja nuk është fakt , lus Zotin që të jem i gabuar…..më vonë më doli se nuk isha shum i gabuar !!! ( Nuk e di se kujt i duhej vdekja ime.. !!)

Dëgjoja, urdhërat e Presidentit, të cilët ishin për të mbrojtur objektet, por pa vrarë asnjëri, kundër turmave të mos qëllohej në asnjë mënyrë, dhe këto urdhëra qenë të tilla nga fillimi deri në fund të detyrës së tij, ndërsa mua më urdhëronte, eprori im që të luftoja kundër turmave, duke e ditur fare mirë se detyra e shërbimeve informative është vetëm dhënia e informacionit dhe jo e të luftuarit……. .Nga specializimet e bëra në disa shtete perëndimore, me shërbimet e tyre informative, si edhe nga eksperienca, di se pa informacion, nuk mund të drejtohet familja dhe jo një shtet i tërë, aq më tepër një shtet si i joni ku gënjeshtra ishta e para dhe e fundit gjatë 45 vjetësh diktatur komuniste. Si përfundim, them se nuk jam gabuar, Presidenti nuk është informuar, realishtë për atë që po ndodhte dhe që situata po agravohej, atje në Vlorë. Ai në shumicën e rasteve, po mashtrohej dhe them se kur e informonin, informacioneve reale u vinin ndonje gjethe përsipër………….

Ora 12.30, SHIK-u goditet me granata hedhës. Gati, tërë kati i i dytë, shëmbet . Në këtë cast ndërpritet komunikimi me telefon. Mbetën, per dijenin time, 6 të vrarë, ndërsa 10 të tjerët, shqyejnë një nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavirur kodrës. Atje u dalin disa nga banorët vlonjatë, të cilët i strehojnë nëpër shtëpit e tyre. Evakuimi i tyre për në Tiranë, një nga një, do të fillonte vetëm pas dhjetë ditësh. Nuk kalojnë shumë minuta dhe më vjen një tjetër telefonatë nga jashtë, që më njoftoi se Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dytë dhe ndodhej tek oborri i shkollës së marinës, e cila është ngjitur me ndërtesën e SHIK.ut. Në të vërtetë, Besnikun e kishte nxjerr atje, presioni i goditjes nga granatahedhësi dhe se, kolegu ynë e kishte gjetur të shtrirë në bar. Marr në telefon komandantin e marinës, një pusht djalë, per ta ndihmuar sepse Besniku ishte i gjalle. Ai më përgjigjet se nuk mund ta ndihmonte se kishte hall se mos e vrisnin rrebelët.
Kolegu im, merr Besnikun në makinë për ta cuar atje ku i thashë unë, në spital, por rruga ishte plotësisht e bllokuar nga rrebelet e armatosur dhe se po ti shikonin, do ti kishin vrare qe te dy. Atëhere, e porosit qe ta dërgonte në Pashaliman, ku më pas do të coja një infermier.
Pas ndërtesës së SHIK-ut, u vjen rradha depove dhe reparteve, afër godines. Goditet komanda e marinës dhe shkolla e Marinës. Për 2 orë shkatërrohet gjithcka. Ora 2 e mëngjesit. Rethohem në Kuz Baba. Nuk sulmohem pasi ndërhyjnë disa oficerë vlonjatë të cilët, pothuajse më marrin në mbrojtje .
Numëroj 4 herë tentativë për sulm kundër zyrave që kishim në Kuz Baba. Më në fund, me makinën e një oficeri vlonjat, largohem fshehurazi në drejtim të fabrikës së cimentos , në Pallatin e Sportit dhe mbërrij tek “Kulaci”, në Skelë.
Sapo arrij atje, më ndalon një grup i armatosur, rreth 2000 veta. Kishin ngritur një barrikadë në rrugë dhe kishin lënë vetëm një shteg të vogël si kalim. Një burrë, me një hu të madh në dorë, më urdhëron të zbres nga makina. Nga makina, duke zbritur, para sheshit te universitetit, fare afer, shikoj 4 trupa të shtrirë. Ishin të shokëve tanë.
Një grua i binte njërës prej kufomave me sopatë, duke e coptuar. Një tjetër, shumë e shëmtuar në fytyrë, ngjyente duart në trupin e Lekë Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja e shkurtër, ngjyente duart në gjakun e Lekës dhe ia tregonte turmës, duke u ngërdheshur me histerizëm. Gjaku i kullonte duke i përlyer edhe krahët.
Shtanga dhe me hipi një tmerr i vërtet për atë që po shikoja por edhe, në një farë mënyre, më ndihmoi se më largoi nga ajo frikë që në këto raste e kap njëriun duke ditur se cfar mund të më ndodhte, kur isha i rrethuar nga njërëz të armatosur që të vrisnin për qejf……
Të pasnesërmen, më vjen lajmi se ajo grua ishte Luiza Hoxha, deputetja e sotme e Kuvendit shqiptar. Ai që kishte hurin, ndoshta në një moment dobësie, më thotë « Ikni, frikacakë » dhe na la të lirë.
Hyj në Pashaliman dhe gjej 14 oficerë dhe kapterë. Takoj aty oficerin që kishte sjellë Besnik Hidrin. Më tregon vëndin se ku e kishte dërguar. Kur hyra atje, pash që trupi i tij ishte fryrë krejtësisht, gjysmën e krahut dhe syrin e djathtë, e kishte të shpartalluar. E pyeta : « Besniku je ? » Ai më përgjigjet vetëm me një lëvizje qepallash. O Zot i madh, si ishte katandisur…. Në ato kushte, ishte e pamundur për të bërë dicka për ta shpëtuar nga vdekja……
U lutem oficerëve të nxjerrin anijet nga baza në det të hapur për mos tu pushtuar nga rebelët. Ndërsa ata më përgjigjen : « Ik që këtej se po të gjetën këtu ty, bandat e Gjinushut dhe të Brokës, do të na vrasin edhe ne » ! Lajmëroj për ardhjen e një helikopteri. Mbërrin në orën 4 e 15, por për Besnikun ishte shumë vonë . Besniku, ky djal i mbrekullueshëm dhe nënpunës i shkëlqyer, vdes gjatë rrugës për në spital, të paktën, mua kështu më thanë…

Kategori
Uncategorized

Të…q…n….,Neritan.Nuk kish më shtet.

Nga Konstadin Koliqi/ ish shef i shërbimit sekret të ushtrisë.

Në datën 10, kreu i zbulimit ushtarak të Vlorës kupton se nuk kishte më shtet. “Funksiononte vetëm SHIK-u”,-vlerëson Konstandini. Të nesërmen ai kërkon të takohet me pushtetarët lokalë, por nuk gjen asnjeri. Në rrugë fillojnë të shfaqen njerëz me prirje kriminale. Në duar kishin armë Zastava, Tomson, çifte. Në mbrëmje, në Gjiun e Vogël të Radhimës, i cili ndodhet rrugës për në Pashaliman, skafistët sulen dhe rrëmbejnë 130 skafe të sekuestruara. Që atë natë fillon trafiku klandestin. Po në datën 11 vritet një polic, i cili u tha se u vra për hakmarrje dhe shfaqet njeriu i parë me maskë i ardhur nga Greqia. Ky ishte Zani Çaushi, i cili ishte i dënuar në Greqi me 101 vjet burg dhe ndodhej në burgun e sigurisë së lartë në Larisa. Atë e kishte sjellë në Vlorë Asfalia greke me detyra dhe EYP-i grek, Shërbimi Informativ grek. Njëri nga shokët e Zanit në burg, i cili shpëtoi nga i njëjti burg në vitin 1994, së bashku me 38 vetë të tjerë, i pyetur nga SHIK-u pohoi se Zani spiunonte shokët e tij në burg tek agjentët e Asfalisë. Zani nuk pranoi të arratisej atëherë së bashku me shqiptarët e tjerë. Arsyeja ishte e qartë, ai ishte i lidhur me agjentët grekë”, – thotë Konstandini. Në datën 12, shfaqet maska e dytë. Ky ishte Albert Shyti, i ardhur po nga Greqia. Po në këtë datë dalin politikanët e parë. Në orën 8 të mëngjesit, Skënder Gjinushi del në Sheshin e Flamurit. Ai i drejtohet turmës: “Do të vazhdojmë protestat në bazë të një plani, i cili do të miratohet nga një komitet, që do të krijohet tani”. Së bashku me të, në tribunë ishin edhe Neritan Ceka, Anastas Angjeli, Paskal Milo, Perikli Teta. Skënder Gjinushi hedh parrullën: “Do të rrëzojmë pushtetin e Berishës, se ai ju ka vjedhur paratë”.
Dikush nga turma pyet: “O Neritan, po të të vëmë ty president, a na i jep paratë?” Neritani i përgjigjet, se ata kërkonin një zgjidhje politike. Atëherë i njëjti zë i përgjigjet: “Të q… n…, Neritan!” Skënder Gjinushi pas tij thotë: “Ne lebërit dhe vlonjatët davetet i fillojmë me këngë dhe i mbarojmë me këngë”. Pas kësaj ai fillon të këndojë; “O djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje, ja liri”. Këtu, për herë të parë, Skënder Gjinushi i drejtohet turmës me shenjën e tre gishtave. Si në çdo miting, tifo bënin vetëm rreshtat e parë. Në rreshtat e parë vërej disa gra, që bënin disa shenja të turpshme me gisht. Gratë filluan të këndojnë një këngë: “Tritan, të keqen nëna, si e mbajte preshin brënda.”
Gjinushi del në krye të turmës dhe së bashku me politikanët e tjerë shkojnë në drejtim të prefekturës. Ata thërrisnin: “Duam paret tona.” Por pjesa dërrmuese e turmës vetëm sa i shoqëronte në heshtje. Dikush më njeh dhe më thotë: “Edhe SHIK-u ka filluar të protestojë?”
Më 13 shkurt fillon djegia e gomave dhe ngritja e barrikadave nëpër rrugë me makina të prishura dhe mjete të tjera. Qytetarët vlonjatë filluan të rralloheshin. Në datën 15 fillojnë letrat poshtë derës dhe vënia e gjobave ndaj familjeve vlonjate. Hidhet parrulla e parë: “Poshtë qeveria”, “Të mbyllen dyqanet”, “Vetëm furrat e bukës hapur”. Filloi të ndihej një varfëri fizike në dollapet ushqimorë. Njerëzit filluan të thonin se “dyqanet i mbylli qeveria dhe maloku”.
“Më vjen informacioni se u krijua Komiteti i Shpëtimit Publik. Përfaqësues të këtij Komiteti shkojnë në port dhe urdhërojnë të ndalohet ankorimi i anijeve. Qëllimi ishte që i tërë qyteti të kalonte në një grevë urie masive”, – vlerëson ish-kreu i SHIU-t për Flotën. Në datën 17, atij i vjen informacion se në Jug është përhapur një hartë e Vorioepirit. “Një hartë e tillë më vjen nga vartësit e mi në dorë po atë ditë. Raportoj lart. Po në këtë datë hidhet ideja e rrëzimit të qeverisë”, – vijon më tej ai rrëfimin e tij.

Kategori
Uncategorized

Në koshin e Linda Ramës

Nga Av.Entela Osmani Kolaj/

Kishte perzgjedhur nje veshje te shtrenjte , e kushedi sa kohe kishte humbur te parukjerja .Ky ishte halli me i madh i zonjes se kryeministrit , ne takimin me zonjat e administrates. Nuk ishte ajo Linda me me def e dajre , qe u shfaq perkrah Edit kur kerkonte votat e shqiptareve . Atehere ishte me e thjeshte , ndalonte e qante halle neper rruget e Tiranes e shqiperise.Fliste ne takimet me gra e vajza qe i sajonin grate e PS . Atehere kishte mesuar frazen e famshme , “kujdes voten , voto me zgjuaresi per vete , per te ardhmen per femijet e tu ” . Dhe ato gra e vajza , te lodhura te zhgenjyera ,te destinuara te besojne per nje dite me te mire , te braktisura nga cdo pushtet e shtet e votuan .
Sot 8 mars 2017 .Gati kater vite qeverisje cfare u be me to ? Cfare ndryshoi me to ?Teksa lajne enet , pergatisin ushqimin , merren me mesimet e femijeve , dikush duke fshire lotet e dhimbjes per kete jete mizerabel ne ekran shfaqesh ti .Shfaqen zojat ministre , gra te administrates veshur po aq bukur sa ty .Deklarata jote se –
Zaho sot me sinqeritetin e një bebeje më tha diçka që më befasoi, “ti mama Linda je shumë e bukur”. Aty më çarmatosi dhe më bëri të mendoj që fjalën që kisha përgatitur, ia vlente ta hidhja ne kosh dhe të mendoja që e nesërmja do jetë me diell, e bukur si kjo ditë 8 Marsi”, .
Mire bere qe e hodhe ne kosh .Askujt ne ate takim nuk i intereson ti .Te buzeqeshin e duartrokasin me histeri komuniste se je gruaja e rradhes e kryetarit te tyre . Ato nuk te respektojne ty , ato te qajne hallin sepse e dine me mire se askush se cfare heq ti , ato e njohin urejtjen e bashkjetuesit tend per gruan . Ndofta as ti vete nuk doje te dilje ne kete takim , te detyruan . Te detyroi partia , ose rasti me i keq ka filluar te pelqeje . Nese eshte kjo e dyte Turp per ty .Turp per ty sepse ka disa gra qe po luftojne me jeten . Ka shume gra qe burri yt I mashtroi , perbuzi, i largoi nga puna , gra qe u shkaterroi jeten . A ke nje fjalim per to ? Nese fjalimin e zonjave te administrates e hodhe ne kosh a ke nje fjalim per keto gra ? Apo te mjaftohemi me faktin se neser del diell? Linda diellin na e jep Zoti , uroj mos te hyni dhe ne punet e tij . Diellin e kemi falas . Nese je e egzaltuar nga fjala e Zahos , te sfidoj .Ka zonja te bukura e fisnike qe cdo dite marrin si dhurate puthjet dhe thenien se mami i tyre eshte me bukura ne bote . Ka zonja shume te bukura se ti, jashte mundesive te tyre, qe bejne kaq shume per gra ne nevoje . Ka zonja model qe po i japin kaq shume shoqerise ,ne fusha te ndryshme . Ti ku hyn ketu ? Ama si gruaja e kryeministrit e kishe shans in e fundit te kerkoje ndjese . Ndjese te forte per ato zonja qe presin shume nga ju . Ndjese per te gjitha ato zonja qe u shkaterruat jeten , e po ju a shkaterroni nga indiferenca juaj . Ndjese per ato zonja qe nuk mund te degjojne nga femijet e tyre qe nuk flasin , sa te bukura jane .A ke nje fjalim per to ? Sepse Zonja e ish kryeministrit Berisha kujdesej fort per keta femije e nenat e tyre .Per nenat qe nuk kane as ushqim kete nate , a ke nje fjalim Linda ?Ndjese , sa mire do te ishte te kishe .Ky ishte 8 marsi i fundit qe mund ta beje si gruaja e kryeministrit .
Po lind nje Republike e re , me nje kryeminisrer te ri . E njoh personalisht zonjen Aurela Basha .Nuk vuan nga deliri i bukurise. Nuk eshte zonje sallonesh ajo .Gjithmone jam habitur me thjeshtesine , dhe afrimitetin e saj . Jam e bindur qe ka shume per te bere,per te gjitha keto zonja anembane Shqiperise .

Kategori
Uncategorized

DITA E 22/ Aty ku kamera nuk “sheh”, foto pikante nga “Çadra e Lirisë”.

Protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” sot bëri 22 ditë nga qëndresa në çadrën e lirisë. Të gjithë e kanë quajtur një protestë historike përsa i përket kohëzgjatjes së saj. Ja disa nga momentet që ndodhën sot në “çadrën e ndryshimit” të Shqipërisë.

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Kategori
Uncategorized

-Komunistët dhe sigurimi i Shtetit festojnë vrasjen e oficerëve të SH.I.K-ut më 28 shkurt 1997 në Vlorë.

Imazh
✍🏽 Nga Qani Hoxha

-Komunistët dhe sigurimi i Shtetit festojnë vrasjen e oficerëve të SH.I.K-ut më 28 shkurt 1997 në Vlorë

-festimi 20 dhe 28 shkurtit 1997, turpi dhe mjerimi i Vlorës

Para 29 qershorit ndofta ishin ende të pakët ata që e kuptonin se në Shqipëri po vinte diktatura komuniste.

Pas 29 qershorit diktaturën komuniste e panë të gjithë, sot e ndjenë të gjithë. E panë nga Qeveria me në krye Fatos Nanon, e panë nga ato që bënë në Vlorë me formimin e Komitetit PPSh me degën e Punëve të Brëndëshme, me politikën penale, me pushkatimin e oficerëve të Policisë dhe të SHIK-ut, e panë në çdo hap të jetës së tyre të përditshme, e panë në thellimin e luftës së klasave, e panë në varfërimin e jetës politike, e panë dhe po e shohin se janë po ata që ishin dje. Po cilët janë disa nga fragmentet e diktaturës komuniste në Vlorë, njësoj në gjithë Shqipërinë?

🔻-Rikrijimi i Komitetit Partisë Punës Shqipërisë.

Ku janë sot instruktorët e Komitetit Partisë Punës Shqipërisë ose besnikët e Enver Hoxhës?

Nën një entuziazëm të papërshkuar, nën thirrjet: Parti Enver jemi gati kurdoherë në Vlorë u riformua Komitet PPSH.

🔻Sekretar i parë u zgjodh një zëri shoku Tare Hamo, ish drejtor ekzekutiv i Gjallicës, ish udhëheqës kryesor në Kryengritjen e Vlorës në pranverë 1997.
Nën mbledhjen e parë të Komitetit PPSH, u ndanë gjithashtu edhe fronat sipas meritave, djegieve dhe vrasjeve gjatë pranverës së përgjakur të vitit 1997.

▪️1-Halil Hasko, ish Sekretar i parë i KPPSH, emrohet Drejtor i Policisë ndërtimore. I dhanë pra detyrën që kish, atë të policit, me emër tjetër.
▪️2.-Petrit Dervishi. Ish Sekretar i KPPSH, emrohet drejtor.
▪️3-Petrit Broka, drejtor i vilave.
▪️4-Bashkim Leli Instruktor dhe Kryetar i Komitetit Qytetit, emrohet drejtor.
▪️5-Fatmir Xhafa, ish Sekretar i KQB Rinisë emrohet K/Sekretar i Fatos Nanos.
▪️6-Njazi tahiri, ish instruktor i KPPSH, emrohet këshilltar i Fatos Nanos.
▪️7-Aleko Prifti, instruktor, emrohet Drejtor i Arsimit.
▪️8-Agron Gjipali, instruktor, emrohet Sekretar Bashkie.
▪️9-Theodhori Shia, ish instruktor dhe Shef i Arsimit, emrohet Sekretar i Këshillit të Rrethit.
▪️10-Kujtim Sulçe, ish instruktor, emrohet Drejtor i Naftës.
▪️11-Luan Abazi, ish instruktor, emrohet Drejtor.
▪️12-Nikollaq Qirko, ish unstruktor, emrohet Shef Kuadri në arsim.
▪️13-Luto Memokondi, ish instruktor, emrohet Drejtor i Qëndrës së Arsimit.
▪️14-Elmas Labaj, ish instruktor me firmë private, emrohet K/inxhinjer.
▪️15-Lulzim Hajnaj, ish instruktor dhe sekretar i Komitetit Ekzekutiv, pushuar nga puna për motive amorale, emrohet shef seksioni në arsim.
▪️16-Dhimitër Sava, ish instruktor, emrohet Zv/drejtor shkolle në A. Demi .
▪️17-Platon Arapi, ish instruktor, emrohet prefekt i Fierit.

Ja pra vlonjatët deshën komunizmin, ja tek e kini Komitetin e Partisë.

Rishfaqet fantazma e Harun Ismailit, me duart që i kullojnë gjak shqiptari, Fatos Ismaili, kryetar i përhershëm i Byrosë së Komitetit të Partisë së Rrethit.
Siç shihet qartë, Komiteti i Partisë u riformua dhe ka filluar të funksionojnë, është po ai Komitet që vlonjatët rrëzuan më 1990 dhe që e rivendosën më 1997.

🔻Përse luftuan vlonjatët?

Përse u vranë djemtë e Vlorës? Për tu kthyer në fron ata që u vranë u burgosën dhe u internuan prindërit e tyre dje?

Përse u dogj Vlora? Për të kthyer në fron ata që u dogjën zemrat nënave të Dukatit e Himarës, të Beratit dhe Gjormit, të Velçës dhe Servasterit? Përse luftoi qytetari i varfër i Vlorës? Që të vijnë në komandë ata që dje u ushqenin me misër foragjere?

Ja pra gjithë Komiteti i PPSH, i Vlorës i viteve 1985-1990 është në fuqi. Por a do të lejojnë vlonjatët të poshtërohen, të përbuzen, të internohen përsëri?

Ditët e fundit Komiteti i Partisë i mbledhur në prani të të deleguarit të KQPPSh, shokut Gramoz Ruçi shpërtheu në klithma histerike naziste: Të lirohet Zani! Zani Hero! Të varet Sali Berisha!
Por nuk kupton e nuk po merret vesh se përse nuk po e varin Sali Berishën, komunistët?
Rikrijohet dega e Punëve të Brëndëshme.

Shpata e përgjakur e fantazmës së Harun Ismailit, Fatos Ismaili vret përsëri.

Fatos Ismaili e Agron Tozaj kishin marrë detyre që me 31 mars 1998, gjithë efektivi i SHIK-ut të zëvendësohej me oficerët e Sigurimit të Shtetit dhe në këtë mënyrë të riformohet Dega e Punëve të Brëndëshme.

Po këta pinjoll të krimit ja kaluan babait.

Më 28 shkurt 1998 ata i raportuan shefit se 100% e oficerëve dhe N/oficerëve të SHIK-ut u nxorrën në lirim dhe u zëvendësuan me oficerët e Sigurimit të Shtetit.
Le t’i kthejmë sytë pak në histori, jemi në vitet 1945-1952: Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës eleminoi oficerët e vjetër në ushtri, në Korçë 27, në Gjirokastër 18, në Vlorë 21, në Tiranë 29, në Elbasan 12 etj. Të gjithë ish oficerët shqiptarë që kishin përfunduar shkollat ushtarake mbretërore dhe akademitë ushtarake në vëndet perëndimore, u burgosën, u internuan, u pushkatuan. të gjithë pa përjashtim dhe ata që luftuan në krah të Enver Hoxhës dhe të komunistëve. Të gjithë u vunë në pranga dhe litar. Të gjithë mbyllën sytë duke thirrur: O Zot (nga historia).

🔻Vlora 1998. Bijtë ja kalojnë babait.

Bandat komuniste nën udhëheqjen e Sabri Xhelilit, Zan Çaushit dhe Fatos Ismailit, të tre nga Gorishti dhe kushërinjtë me njëri tjetrin, Eqerem Osmani, Agron Neshat Tozaj e Refat Nena, masakrojnë dhe coptojnë me sëpatë dy djem shqiptarë, dy oficerë të shtetit shqiptar, pa asnjë faj, pa gjyq, Major Besnik Hidrin dhe Kapiten Lekë Qokun!

Ata ja kalojnë në tortura edhe Harun Ismailit dhe Sazan Alikos, edhe Nuredin Brakës e Besnik Imerit në Kavajë, ata ja kalojnë edhe Kastriot Hashos në Rrëshen, edhe Gramoz Velçanit në burgun e Bënçës. Ata i pinë gjakun oficerëve të shtetit shqiptar!

Ata pushojnë nga puna të gjithë oficerët, jo 21 si Enveri por plot 51 oficerë, djem vlonjatë, nacionalistë, të persekutuar, të specializuar me mësues të vendeve perëndimore, pa menduar se për këto krime kundër Shqipërisë do të përgjigjen nesër.
Edhe një herë ti kthejmë sytë pas në histori:

Në ato vite Enveri taman si një fshesar fshesarak, fshin nga radhët e ushtrisë 15 mijë oficerë, të cilët për çlirimin e Shqipërisë luftuan heroikisht, që nga Konispoli, në Kosovë. Ish luftëtarët e lirisë oficerë i nisi nëpër fshatra. U mori pushkën dhe u dha kazmën dhe parmëndën Në vend që të nderonte dhe ti shpërblente për mundim, plagët dhe gjakun, degdisi si të ishin të internuar (Nga historia)

🔻Vlorë 1998

Afro 100 oficerë e N/oficerë të SHIK-ut Vlorë që me aftësi e kopetencë profesionale, me sakrifica të mëdha me mbi 10 orë punë në ditë, me një pagë qesharake; punuan për 5 vjet rresht për Vlorën dhe Shqipërinë e tyre, me dashuri dhe pasion.

Të gjithë këta më 1 mars 1998 rezultojnë të pushuar nga puna. Fatos Ismaili dhe Agron Tozaj, Zalo Matraku dhe Kushtrim Shabani, më 1992 u nxorrën në lirim duke ju dhënë një pagë mujore më të lartë se çdo pensionist tjetër, shumë të lartë se ndihma sociale, ishte respekti që shteti kish për njerëzit e tij, për oficerët e tij, pavarësisht se këta ishin pjellë dhe mbrojtës të diktaturës, pavarësisht se ishin ekzekutorë të torturës, shtypës të fjalës së lirë.
Po kështu edhe babai i tyre Enver Hoxha, oficerëve të nxjerrë në lirim pavarësisht se i konsideronte armiq të tij u dha pension dhe punë. Ju shoku Agron Tozaj dhe Fatos Ismaili ç’farë u dhatë oficerëve që nxorrët në lirim? Asgjë veç i flakët në mes të katër udhëve! A jeni ju Shqiptar, a ju ka mbetur ndopak ndërgjegje, a mendoni se nesë do u kërkohet llogari për këtë që po bëni kundër Vlorës?

🔻Po cili është faji i oficerëve të ndëshkuar?

Një grumbull sloganësh që lidhet e ngjitet me kulte të tilla si Parti inkriminimin , diktaturë , mos kryerje detyre , dhe me tempuj të tillë të shenjtë si? Populli , Shqipëri , Liri .
Një përzierje të tillë akuzash do ta kishte zili edhe vet diktatori Enver Hoxha, një përzierje e tillë akuzash edhe më të fortin e trullos, çoi në zhdukjen e oficerëve të SHIK-ut. Psh. Një kriptogram të kësaj politike, kemi lexuar në Z.P disa herë po veçanërisht në një shkrim ku Agron Tozaj dhe hallën e tij, Farije Tozaj (Alikaj) i kërkonin oficerët e SHIK-ut shishqebap në Tiranë.

Ja koka e oficerëve të SHIK-ut të Vlorës të prerë ditën që të persekutuarit politik dolën nga greva e urisë duke nënshkruar deklarata me ambasadorin e OSBE-së Evert.
🔹1-Kapiten i parë Arsen Zeka vjeç 35, me arsim të lartë ushtarak, me kurs 6 mujor me specialistë gjermanë. Njeh frengjishten dhe italishten. Me përvojë 10 vjeçare, në kundër zbulim, spiunazh, Vlorë, Gjirokastër.
Me rezultate të shkëlqyera në punë.
🔹2-Toger Lesko Ramosaço, vjeç 30, me arsim të lartë ekonomik, me specializimin pas universitar, me dy kurse 6 mujore në Tiranë dhe specialistë gjermanë. Njeh italishten.
🔹3-N/toger Gazmend Muka, vjeç 26, me arsim të lartë ekonomik. Njeh greqishten dhe italishten. Ka hyrë në SHIK më 1996.
🔹4-Toger Jetnor Hasanaliaj, vjeç 28, me arsim të lartë veteriner me kurs 6 mujor. Njeh anglishten dhe italishten. Me rezultate të larta në punë i persekutuar politik. Vëllain e tij, Edin, e masakruan bandat komuniste në Sarandë.
🔹5-N/toger Moisi Xhelili, vjeç 35, me arsim të lartë ekonomik financier. Njeh italishten dhe anglishten. Me përvojë pune 10 vjeçare Shef finance, me rezultate të larta në punë. Ka hyrë në SHIK më 1996 si financier. Është i persekutuar politik.
🔹6-N/toger Bedri Memaj, vjeç 27, me arsim të lartë inxhinjer. Me kurse 3 mujore. Njeh italishten dhe po përgatitej për anglishten. Ka hyrë në SHIK në vitin 1996.
🔹7-Kap. Tatjana Kokalari, 28 vjeç, me arsim të mesëm, gjimnaz. Njeh gjuhën frënge. Ka kryer kurs kompjuteri dhe sekretarie. Ushtronte detyrën e sekretares. E persekutuar politike vetë dhe burri.

Mbesa e heroinës Musine Kokalari. Agron Tozaj e nxorri zvarrë nga zyra. As babë Enveri nuk e kish bërë këtë vepër makabër me hallën e Tatjanës, Musinën, por ia kalon babait, prandaj ecën përpara!

Shikoni me kujdes. A mund t’i pushoni nga puna djem të tillë, njerëz të pastër, intelektualë që e kishin pasion punën? A mund të pushohet nga puna Arsen Zeka me përvojë 10 vjeçare me luftë me spiunazhin grek? A mund të flaken në rrugë kështu shqiptarët po nga shqiptarë?

Pushimi i këtyre oficerëve ditën që nënshkruhet marrëveshja e të persekutuarve politikë, tregon qartë, se ashtu edhe Harun Ismaili e Agron Tozaj, Josif Gegprifti e Xhovalin Ndoja, Besnik Imeri e Kastriot Hasho, Gramoz Velçini e Kushtrim Shabani, Ylli Meçe e Bert Shamo, Taulla Shenjtolli e Albert Gjondeda, nuk pyesin për asnjë fuqi armike ose koalicioni armiqësh . Veprimi i pushimit të këtyre oficerëve nga Fatos Ismaili e Agron Tozaj është shfaqje e dukshme e diktaturës komuniste, e intolerancës, dhe e dhunës ndaj lirisë.

Të shtatë oficerët e sipërm janë të fundit e oficerëve të demokracisë, pas këtyre në të ashtuquajturën SHIK erdhën vetëm oficerë të Sigurimit të Shtetit dhe në këtë mënyrë riformohet Dega e Punëve të brëndëshme, organi i diktaturës së proletariatit.
Për këtë luftuan vlonjatët, për këtë u vranë vlonjatët, për ti dhënë fron djalit të Harun Ismailit dhe nipit të Neshat Sihat Tozajt.
A e kuptojnë vlonjatët se në qafën e tyre po rëndon zgjedha komuniste.

🔻Ndjekja dhe gjurmimi i opozitës morali i sigurimit të shtetit.

Kur përshkruan në R.D. konferencën e PD-së në Vlorë vetëm sa përmendën se në atë tubim nuk munguan as oficerët e SHIK-ut, ose më drejtë, Sigurimi i Shtetit. Në distancë bëmë disa filmime dhe fotografi dhe me disa të dhëna nga brënda SHIK-ut mundëm të plotësojmë detyrat që kishte Shik-u, atë ditë.
Shoku Agron Tozaj e Harun Ismaili Kryetar e N/kryetar të SHIK-ut kishin marrë urdhër nga Komiteti i Shpëtimit dhe Komiteti i Mbrojtjes që të prishnin e të mos lejonin të zhvillohej konferenca e PD-së sepse Vlora duhej të mbetej e kuqe.

▪️Shokët komunistë, Tozaj e Ismaili duke e gjykuar çështjen me shumë rëndësi, kërkojnë ndihmë nga Tirana.

▪️SH. Fatos Klosi dërgon për ndihmë nipin e sh. Zabit Broka.
Këta thirrën ushtarët e tyre të vjetër; Astrit Piskaj. Djali i enveristit Islam Piskaj, ish shofer e menaxher i Gjallicës .

▪️Pëllumb Koçiu ose Pëllumb Thithja, nxënës i zellshëm i Sigurimit të Shtetit, enverist dërguar disa herë në Tiranë me shërbim sidomos për të kontrolluar selinë e PD-së, se nga cilët vlonjatë frekuentohet.

▪️Eqerem Saliu, nga të pakët çamë komunistë, ish brigadier i tmerrshëm i Enver Hoxhës, dërguar edhe ky bashkë me Pëllumb Koçiun në Tiranë për vlonjatët që mbajnë lidhje me PD-në.
▪️Teki Muhameti, ish shef seksioni në Komitetin Ekzekutiv, pavarësisht se ish me shkollë të mesme, mjeshtër intrigash bashkë me të shoqen, Reuf Dauti, nipi i Kadri Hazbiut e Sokrat Dauti, kapter birucash për të dënuarit politikë.
▪️Llukan Breshani, kunati i të famshmës komuniste Zyra Kolluzi, Kryetare e Komitetit të Qytetit.

👉🏽Këtyre komunistëve ua besoj Partia dhe Sigurimi i Shtetit prishjen e konferencës së P.D-së dhe këta e morën përsipër këtë detyrë, si mjeshtra të prishjes, por me gjithë përvojën e tyre jetën e atyre u ngeci sharra në gozhdë.

🔹Konferenca u zhvillua me sukses të plotë në mes të Vlorës me thirrjet Poshtë komunizmi Poshtë spiunët Rroftë Sali Berisha .

🔻Në ndihmë të tyre ishin dhe gazetarët komunistë grekë Stavri Marko dhe e shoqja, Zenepe Luka.

Detyra e veçantë ju dha Sh. Mihal Sako, kushëririt të parë të shokut Albert Shyti. Mihali, kish detyrë gjithashtu dhe u dërgua me shërbim në Tiranë më 20 shkurt 1998, kur populli i kryeqytetit festonte shëmbjen e diktaturës. Mihali kish marrë detyrën të shikonte pjesëmarrjen e vlonjatëve në këtë tubim. Ai u shfaq me kapele republike dhe me cigare në gojë, por pas dy xhirove dëgjoi nga vlonjatët e ardhur nga Vlora: Fatos, lidh zagarët dhe u largua. Nuk dimë si është vlerësuar puna e tij.

Një njeri i afërt i familjes së Albert Shytit dhe Mihal Sakos, një burrë i nderuar i persekutuar politik, për shkak të djalit të arratisur në Amerikë pat thënë me gjykimin e tij të thjeshtë: Kaq poshtë ka rënë Vlora sa ta komandojë Albert Shyti dhe Mihal Sako?

Puna e Sigurimit të Shtetit për të prishur, për të ndjekur opozitën vazhdon, Aliosha Broka, po bën plane të reja. I kujtojmë shokut Broka se marshimi i demokracisë nuk ndalet me prita dhe vrasje, siç e keni ju në gen.
Shpifja dhe tashethemet janë morali dhe karakteri komunist i Sigurimit të Shtetit diktatorial.

Sigurimi i Shtetit ka thirrur dhe ka instruktuar në bazat e tij dhe u ka dhënë detyrë shokëve komunistë:
-Pëllumb Fakaj, bir oficeri, mësues në Bashki.
-Piro Zguro, mësues kamarjer, enverist.
-Luljeta Zguro, motra e Piros, enveriste.
-Bujar Kapo, për arsye që kuptohen lehtë. Ish sekretari i Partisë Sektorit Pikturës. Në kohën që njerëzit hapën sytë dhe filluan të hidhnin veprat e Enver Hoxhës poshtë, Bujari mblidhte veprat pastronte dhe me lot në sy i shpinte në shtëpi.
-Valter Bazaj, oficer komunist enverist.
Kësaj pesëshe Sigurimi i ka dhënë detyrë që të shumëfishojnë listën emrore të bashkëpunëtorëve të SHIK-ut të Berishës ta shpërndajnë dhe ta propagandojnë. Bashkëpunëtorëve u kanë dhënë edhe grada dhe janë treguar bujar, gradat janë kapiten i lartë. Sa më e madhe urrejtja për personin, aq më e lartë grada.
Kështu po lodhet sh. Kino Teatri, shoqja Luljeta me dosje në duar i ranë këmbët poshtë e lart, shoku Valter Bazaj nga mendja njësoj si nga trupi, të shikon në sy, vë buzën në gaz dhe të pyet: Pse se dije ti këtë?
Nuk e dimë në se Pëllumbi ndihmohet në këtë veprimtari nga baxhana Urani, nga dajo Elmazi dhe nga enverist Elidoni?

Mirëpo a do të ketë njeri në Vlorë që të besojë këta njerëz?

Në të ardhmen ne do t’u vijmë në ndihmë, për arsye humanitare duke e botuar listën në gazetë që edhe këta të mjerë të mos lodhen kot!

🔻Metodat e vjetra përça e sundo vihen në efiçensë

Ditët e fundit Komiteti i Shpëtimit dhe Komiteti Mbrojtjes kanë thirrur juristen e tyre Sh. Ilmie Veliu, dhe pasi e kanë përgëzuar për ndihmesën që ka dhënë në përmbysjen e diktaturës së Berishës se çfarë kanë biseduar nuk dihet por nga brenda familjes së Ilmijes mësojmë se shoqja Ilmije me të mbëritur në shtëpi ka thirrur shokun Zeqir Veliu me të shoqen, se për çështje të rëndësishme Partie ajo i drejtohet atij me fjalën: shok, dhe i ka dhënë disa porosi duke mbyllur bisedën se porosia vjen direkt nga shoku Aranit Çela, që regjimi diktatorial i berishës e dënoi me vdekje, Ilmija është prokurore e Enver Hoxhës specializuar për dënimin e armiqëve të klasës, nxënëse e zellshme e shokut Aranit Çela dhe s bashku me të ka hetuar e zhvilluar disa gjyqe speciale, Ajo ankohet se armoqtë e klasës e kanë azmatike. Zeqiri me një herë ka bërë takim me shokun Nuh Aliu e shoqen Liza Hoxha në hotel Bolonja tek Mehmet Tahiri, atëherë është marrë vesh se shoku Zeqir, paska marrë porosi nga shoqja Ilmije për të formuar Lidhjen Komëtare kjo shoqatë apo Parti paska si qëllim të grumbullojë rreth saj çamët për të mos u kthyer me diktaturën e Berishës .

Mirëpo shoku Zeqir, një ndër udhëheqësit kryesor të Kryengritjes së Vlorës, kur i kanë thënë se çamët janë në shoqatën e tyre dhe se Nuhu bën pjesë në partinë e Unitetit Kombëtar dhe mos vallë ju shoku Zeqir kini marrë porosi nga shokët Agron Tozaj e Fatos Ismaili të përçani çamët si bastonin e demokracisë në Vlorë? Shoku Zeqir paska ikur me bisht nën shalë!

Në mbështetje të shokut Zeqir ka vepruar edhe shoqja Liza Hoxha, që sapo i afrohet Bolonjës turfullon e ulurin se i kujtohet shija e gjakut njerëzor që paska provuar në atë vend më 28 shkurt 1997!

Ja kjo është metada komuniste Perça e sundo mirëpo çamët të japin ujë me bisht të lugës edhe njeriu si Fatos e Agron pjellë e shkollës së mashtrimit e jo më një Zeqojë.
Pas dështimit në Tiranë sh. Zeqir, bashkë me shoqen Ilmije, u pritën përzemërsisht dhe u puthën me shokun Aranit Çela. Nuk dihet se ç’kanë biseduar por pyetjes se kaq shumë e dëgjon Zeqiri të shoqen Ilmijen dikush i qënka përgjigjur:
-Shyqyr që Ilmijës nuk i ka shkuar ndër mend ti thotë Zeqirit të vrasi të jatin dhe vëllezërit demokratë, se nuk do kish përtuar ta bënte!

Vetëm burgu e qetëson Vlorën-thonë ata. Tamam mentalitet enverist. Arjan Salata, kur shokët e tij gjyqtarë Artan Kojdheli me shokë po flijoheshin për fjalën e lirë e demokracinë, ai doli me një dekleratë publike, duke thënë se juristët e grevës së urisë nuk përkrahen nga ata të Vlorës, prandaj le të vdesin! Etja për vdekje!
Pati një burrë të Dukat Dilaver Çeloaliaj i cili denoncoi këtë deklaratë si mashtrim e turp e bërë nga një enverist i inspiruar nga besije Salata e jëma e tij që dhe për burrin e saj Kolonel i ka dhënë informacion Sigurimit të Shtetit. Dilaveri thoshte në denoncimin e tij se ky është kori i korbave enverist. Juristët e tjerë të Vlorës nuk e ndien dhe Dilaveri u këndoi këngën: nashti u njohën vërtetë.
S’u qasët nga instikami.

🔻Frikë pat, apo ç’u gjet?
Mirë të tjerët po i djathti Sovjetik Skënder Skënderi, pse s’u ndie nga frika apo nga detyra që kish marrë?
Mirëpo Arjani, kandidat për Kryetar Gjykate para vitit 1990, kandidat më 1992, kandidat më 1997, kandidat do të jetë edhe kur të vi në fuqi një parti e një qeveri tjetër. Ku i gjen kaq mënd Arjani thonë njerëzit. Pas tij qëndron mjeshtrja Besije Salati e famshmja besije e jëma, mbi 10 vjet shefe kuadri e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit. Para saj dridheshin edhe burra me zemër.
Jo pak aktiv tregohet në këtë punë edhe shoku Sokrat Dauti i cili kujton me mallëngjim se si i dënonte armiqtë e klasës, si rrinin ata para tij, si pula e jo si tani që se merr vesh qeni të zonë.

Në këtë punë fisnike ata kanë mobilizuar shokët Sovjetik Skënderi, Beniamin Grabova, Zenepe Lukën, shoqen e ngushtë të sajë Liljana Gjomema, e cila duhet të përgjigjet për zhdukjen e dosjes të kriminelit Saimir Neshet Merkaj.

A do mundin të vënë pranga me anë të vijës së masave fjalës së lirë?
Mundet dhe ndodh me këtë Qeveri që kemi ne, por frika nuk njihet prej luftëtarëve të fjalës së lirë, liria nuk mund të burgosë idetë.

Politika proletare në plan të parë, baza e gjykimit politika penale

Shoku Enver (shoku Fatos sot) sa qe gjallë aplikonte për të njëjtin faj dy dënime. Armiqtë e klasës ose ballistët dënoheshin pa mëshirë me dënimin më maksimal të ligjit. Bijtë dhe besnikët e partisë merrnin minimumin e dënimit dhe ndodhte si në rastin e shokut Harun Ismaili që edhe pse për vrasje për motive të dobëta, politike bënin një ose dy vjet burg dhe jo vetëm dilnin të lirë, por edhe merrnin poste të larta në organet e diktaturës d.m.th. vazhdonin të vrisnin tashmë të mbrojtur nga shteti.
Politika proletare dhe politika penale është kthyer tashmë në polici, në prokurori dhe në gjykata.

Para 8 muajsh prokurores Liljana Gjomema, shoqe e të djathtit Sovjetik Skënderi, ju zhduk nga kasaforta e hekurt e ruajtur nga tre policë me automatik dosje e kriminelit Saimir Neshat Merkaj. Unë tha ajo e lashë në darkë brënda në kasafortë, në mëngjes se gjeta aty, ç’faj kam unë? Dhe me të vërtetë po të kishte faj të paktën shoku Enerik Haxhiraj duhet formalisht të kish filluar çështjen penale dhe pastaj ta pushonte, për politikë penale se shoqja Liljana, ka qëndrim shumë të mirë politik!

Nëna e Omerit të vrarë në vitin 1996, për motive të dobëta nga Neshat Merkaj, qan natë e ditë dhe i kërkon drejtësi, shoqes Liljana, dhe shokut Neshat Merkaj, nuk i lëviz as qerpiku!
Mos duhet të kuptojmë këtu se dosja u zhduk në bashkëpunim dhe me urdhër të Komitetit të Shpëtimit për qëndrim politik të mirë të shokut Neshat Merkaj, për pjesëmarrje dhe udhëheqje në kryengritje me armë më 1997 dhe me që shoku Neshat ka qenë anëtar i Komitetit të Shpëtimit , pra thjesht për politikë penale?

Kryetari i Komunës Brataj, Aleks Tahiraj, në prill të 1997, tërhoqi pensionet e pagat e komunës dhe thonë se i zhduku të 7 milion lekët. Akoma nuk ka filluar çështja penale në ngarkim të tij. Edhe këtu është bërë politikë penale. Aleksi gjatë kryengritjes grisi në Shesh të Flamurit teserën e PD-së, dhe tha se diktatura më e egër në histori kish qenë kjo e Berishës që ai mezi e kish duruar, u mundua të krijojë ushtri labe të Vlorës për të sulmuar Tiranën dhe veriun.

Po kështu për politikë penale edhe sot ka denoncime. Prokurori Enrik Haxhiraj nuk ka filluar çështjen penale për, presidentin e firmës Al delon bashkë me nipin e tij, edhe pse i ka gllabëruar mijëra qytetarëve vlonjatë shuma të mëdha. Prokuror Enerik dhe Dukë Abazi bëjnë sot sehir, për politikë penale a proletare! Një tjetër problem i madh është Irfan canaj, president i Arkond pasi doli nga një vit burg kalon ditët të lumtura me paratë e vjedhura të mijërave qytetarëve vlonjatë në Tiranë dhe Itali. Gjyqtarët dhe prokurorët e Vlorës, Drejtuesit e Partisë Socialiste, shitën fshehtas pasurinë e Irfanit në Vlorë dhe

Lezhë dhe ndanë paratë midis tyre. Prokurori Enerik Haxhiraj dhe Zv/ i tij Dukë Abazi s’duan të dinë për vuajtjet e qytetarëve të tyre, a po mos vallë edhe ata kanë marrë pjesën e tyre fshehtas nga Irfani.
Po kështu për arsye politike prokurori Enerik Haxhiraj nuk po fillon proçesin për veprimtarinë antikushtetuese dhe legale të Partisë Komuniste. A ka shtet në Vlorë? A ka ligj në Vlorë? Ne e dimë dhe e ndiejmë se Eneriku do ta ligjërojë Partinë Komuniste po deri atëherë ajo është ligji dhe nuk mund të lejohet të bëjë veprimtari legale.

Po kështu për politikë proletare ose politikë penale shokët e prokurorisë nuk kanë filluar çështje penale për shumë vrasje, për shumë djegie, për shumë grabitje, për vrasjen e Major Besnik Hidrit dhe Kapiten Lekë Qokut, për pushkatimin e 7 oficerëve dhe N/oficerëve të policisë nga bankat komuniste me të cilat Arjan Salati dhe Enerik haxhiraj ha e pi bashkë me ta.

Jo vetëm që nuk ka filluar çështja penale por edhe çështja që janë të kompletuara e të përfunduara si rasti i Saimir Neshat Merkaj, urdhërohet dhe zhduket dosja.
Por ju shokë të drejtësisë po të dini sado pak nga drejtësia duhet ta dini se do të gjykoheni një ditë pa tjetër edhe ju vetë.
Nga Qani Hoxha

Kategori
Uncategorized

FOTO/ Mesazhi i Sheshit të Lirisë: Qëndresë e vendosur deri në krijimin e një qeverie teknike.

FOTO/ Mesazhi i Sheshit të Lirisë: Qëndresë e vendosur deri në krijimin e një qeverie teknike

Pasditen e së shtunës në Sheshin e Lirisë, kryedemokrati Lulzim Basha priti një nga miqtë më të afërt të shtetit Shqiptar dhe një nga personat të cilët kanë kontribuar me intensitet në hapjen dhe demokratizimin e vendit tonë, ish-kryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Volfgang Grossruck.

I shoqëruar nga krerët e partive opozitare, Lulzim Basha tha se qytetarët të cilët kalojnë ditë e netët, plot 22 të tilla tashmë, nuk janë aty për koka turku.

“Sonte jemi mbledhur këtu ndërkohë që qeveria duket se është në grahmat e saj të fundit. Kjo është sot lëvizja më e madhe popullore, qytetare, demokratike dhe kombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj jemi mbledhur për të siguruar për shqiptarët sot e mot dhe për brezat që vijnë standardin europian të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ndaj, çfarëdo thashethemesh e prapaskenash të kurdisin, mesazhi ynë është një dhe i pandryshuar, qëndresa jonë është e vendosur deri në krijimin e një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike që do të bëjë detyrat para shqiptarëve dhe para Europës”.

Lajmin për shkarkimin e ministrit të brendshëm Tahiri, Lulzim Basha edhe pse e sheh si truk politik të kryeministrit, suksesin ia atribuon vetëm qytetarëve qëndrestarë të sheshit të lirisë të cilëve në fund i bëri edhe një thirrje.

“Lajmi se ka shkarkuar Tahirin është një përpjekje mjerane për ti shpëtuar përgjegjësisë që vetë Edi Rama ka për gjendjen ku e ka sjellë vendin, për shkallën e mosbesimit që ka përfshirë çdo shqiptar, të djathtë e të majtë se ai mund të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. E pra, nëse lajmi është i vërtetë kjo është fitorja vetëm e juaja, vetëm e bashkimit qytetar dhe prova e qartë se forca e vetme e ndryshimit në këtë vend është bashkimi qytetar dhe kjo lëvizje popullore. Eshtë koha për një bashkim edhe më të madh, për një realizëm edhe më të qartë, se beteja që kemi përpara mund dhe do të fitohet vetëm përmes kurajës, qëndresës dhe sakrificës”, tha Basha.

Kryedemokrati Basha tha se miqtë e Shqipërisë që vijnë nga jashtë kufijve, i janë bashkuar qytetarëve në qëndresën e tyre për dy arsye. Fillimisht pasi pikëllohen për regresionin e vendit tonë, por edhe sepse kanë shpresë se qytetarët shqiptarë përbëjnë garancinë e vërtetë për Shqipërinë moderne europiane.

Volfgang Grossruk falënderoi kryeopozitarin Basha për mundësinë që i dha të përjetojë atë që e quajti si një moment historik në Tiranë.

“Tashmë e di se çfarë do të them pas e kam vizituar Shqipërinë që para 24 vitesh dhe kam qënë vizitor mbi 60 herë. Ju keni shumë miq në Europë dhe Austri. Zonja dhe Zotërinj, ne jemi të gjithë të interesuar që Shqipëria të luftojë kriminalitetin, korrupsionin dhe padrejtësinë dhe garant i kësaj fitore është kryetari demokrat Lulzim Basha. Të gjithë ne do të punojmë për integrimin europian të Shqipërisë në mënyrë që njerëzit të përfitojnë nga kjo”.

Kategori
Uncategorized

Lajm urgjent, qeveria Rama mund të bie. E thotë …

Lajm urgjent, qeveria Rama mund të bie. E thotë ...

Lajm urgjent, qeveria Rama mund të bie. E thotë …

19:48, 11/03/2017Urgjent qeveria po bie… Gazetari Mero Baze, i cili prej një kohe të gjatë konsiderohet i afërt me kryeministrin Edi Rama, në një editorial të tijin, lë të kuptohet se kreu i qeverisë është lëkundur. Baze e këshillon Ramën që të mos i dorëzojë armët, pa bërë “bam”.

Ndryshimet në qeveri që po bën kryeministri Edi Rama për qëllime elektorale, nuk sjell zgjidhje në raportet brenda koalicionit, dhe as me opozitën e cila proteston prej tri javësh me kërkesën për një qeveri teknike. Mero baze në një analizë të tijën thotë se kryeministri Rama po përpiqet ta kalojë këtë krizë me riformatim të qeverisë socialiste, por kjo, nuk do të konsiderohet zgjidhje për kauzën e çadrës së opozitës.

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama po përgatit formimin e një qeverie teknike socialiste, përmes një sërë ndryshimesh drastike, të cilat pritet t’i bëjë publike ditën e hënë. Ndryshimet synojnë të çlirojnë nga detyra ministrat që do të udhëheqin qarqet kryesore në fushatën elektorale dhe të zëvendësohen nga figura më teknike brenda Partisë Socialiste.

Ndryshimet po përpiqen të frenojnë kërkesat e opozitës për një qeveri teknike dhe të qetësojnë aleatin kryesor brenda qeverisë, që edhe pse jo zyrtarisht, ka udhëhequr silurimet për disa ministra socialistë, në krye të të cilëve ka qenë Saimir Tahiri.

Por sa është fitore e opozitës dhe sa është e dobishme për socialistët kjo lëvizje?

Ashtu siç u përhap lajmi, fillimisht ishte fitore e thellë e opozitës. Lajmi fillimisht doli në shtypin afër Ilir Metës dhe u fokusua vetëm tek Saimir Tahiri. Në mesditë burimet afër qeverisë e konfirmuan atë dhe perceptimi publik është ai që thotë Astrit Patozi, një fitore e çadrës ende pa rënë shi.

Perceptimi se Edi Rama po dorëzonte Saimir Tahirin, nën presionin e Ilir Metës dhe opozitës, ishte një goditje e fortë për të, biles një gjë shumë më e dëmshme, se sa të ikte vetë Edi Rama.

Një lëvizje të tillë naive dhe frikacake, e pat bërë Sali Berisha në 1 mars të 1997, duke shkarkuar qeverinë Meksi për të shpëtuar vetë, por 9 ditë më vonë dorëzoi pushtetin.

Në këtë pikë perceptimi i asaj që po bënte Rama paradite ishte politikisht jo korrekte dhe një dorëzim pa u hedhur ende pushkë e parë.

Këtë duket se e ka ndjerë dhe vetë Edi Rama, i cili filloi të sqarojë shtypn se nuk bëhet fjalë për ndonjë dorëheqje të Saimir Tahirit, apo ndonjë pazar për dorëheqje të tij, por për një skemë politike të Ramës, për ndryshime në qeveri për qëllime elektorale.

Të hënën ne do të mësojmë kush do të ikë e kush do të vijë, por askush nuk ka ndonjë kuriozitet për emra. Politikisht Edi Rama po bën një përpjekje për të konsumuar shanset e kërkesave të opozitës. Meqë opozita është përqendruar tek emrat dhe tek ndryshimet në qeveri, të bindur se Rama nuk do t’i dorëzojë ata, ai po konsumon ndryshime politike në funksion të skemës së tij elektorale, për të mos biseduar me opozitën, por me socialistët.

Këto ndryshime natyrisht që shmangin trazirat brenda PS, pasi paketohen me disa parime elektorale, por nuk zgjidhin gjë në raport me opozitën dhe Ilir Metën. Opozita ndjehet dhe më keq nga ndryshimet, pasi duke qenë se është investuar kundër disa emrave të përveçëm, do ta ketë të vështirë të kundërshtojë zëvendësimin e tyre. Asaj po i ndodh pak a shumë si në atë anektodën kur dikujt i humbi gruaja dhe shkoi ta kërkonte tek zjarrfikësja.

-Po pse e kërkon këtu, i tha shefi, shko tek policia.

-Jo, atje nuk shkoj se kam frikë se ma gjejnë e ma kthejnë, i tha ai.

Opozita në fakt nuk do pikërisht këtë që po bën Edi Rama, një qeveri teknike socialistësh, e cila thjesht promovon disa socialistë të tjerë. Dhe ja kthen opozitës problemin në shtëpi.

Ilir Meta, po ashtu mund të ndjehet mirë, që në listën e të larguarve mund të jetë Saimir Tahiri, por nuk besoj që është i lumtur, pasi nuk është negociuar me të ky ndryshim. Ashtu si ai nuk e pyeti kurrë Edi Ramën, kë do t’i çonte për ministër, duket se edhe Edi Rama e respektoi këtë traditë deri në fund.

Kështu, në finale mos prisni ndonjë gjë të madhe. Çadra do të vazhdojë të qëndrojë në bulevard, të protestojë ndaj qeverisë teknike socialiste, Ilir Meta do të vazhdojë të bëjë thirrje për të qenë negociator për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa Edi Rama do fillojë të flasë për teknikët e qeverisë së re socialiste. Secili në hall të vet!

Kategori
Uncategorized

Shtohen ‘dorëheqjet’/ SPJV.it publikon tekstin e dorëheqjes së Edi Ramës.

Shtohen ‘dorëheqjet’/ SPJV.it publikon tekstin e dorëheqjes së Edi Ramës

Portali spjv.it ka arritur të marrë tekstin e fjalës së dorëheqjes të kryeministrit Edi Rama pas protestave të opozitës dhe vendimit të mos futjes në zgjedhje me Ramën si kryeministër.

Në të vërtetë teksti në fjalë është gjendur në një prej emaileve të këshilltarëve të tij më kryesor në Kryeministri, i cili ia dërgon kryeministrit me shënimin: “Siç ma kërkuat e kam shkruar fjalimin e dorëheqjes. Për më shumë dora juaj është perlë për të mahnitur njërëzimin”.

Teksti i dorëheqjes:

Të dashur shqiptarë kudo që jeni, në Shqipëri apo kudo në botë!

Qëkur kam ardhur në krye të qeverisë me 1 milion vota, pas drurit që populli i dha pushtetit të Saliut në qershor 2013, kam punuar sipas parimit “jo për të bërë pushtet, por për të bërë shtet”, ndaj këtij parimi i kam qëndruar korrekt dhe në mënyrë stoike. Këtij parimi do i qëndroj edhe sonte në këtë vendim të rëndësishëm timin për ruajtjen e shtetit, pavarësisht se opozita ka dalë dhe bërtet përnatë mu pranë zyrës time, në një çadër, gjoja në emër të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk kanë aspak hallin e zgjedhjeve të lira, pasi i kanë humbur para katër viteve, sikurse do ti humbin edhe në këtë 18 qershor. Bile do pësojnë humbje edhe më drastike. Ata, të dy, kanë marrë zvarrë një shtet, një popull ndër vite. Ata kanë hallin e Vettingut, sistemit të ri të drejtësisë që duam të montojmë, ata ruhen si djalli temjanit që të mos funksionojë Vettingu. Berisha edhe pas këtij vendimit tim të sotëm, që do ta them në fund, prapë do të sajojë “kleçka” për të  mos votuar në parlament Vettingun.

Në këto tre vite e kusur muajsh, qeveria ime dhe mazhoranca kanë bërë reforma drastike në të mirë të vendit, reforma të cilat nuk janë bërë në këto 25 vite. Ne luftuam krimin dhe policia e shtetit, për herë të parë, ishte e shtetit dhe jo e bandave siç ka bërë Saliu kur ishte në pushtet. Reformat janë të dhimbshme, por duan forcë, vendosmëri për ti zbatuar. Ne kemi bërë shumë, por përballë kemi një opozitë të shthurur, që kapet me thonjtë e vdekjes që të mos dalë para drejtësisë së re të pas Vettingut.

Preteksti absurd i oborrit të PD-së dhe parcelave të mafias së tyre se nuk futemi në zgjedhje pa qeveri teknike nuk ka shoqe në botë, ku mund të ketë ndodhur. Askund! E sipas kësaj logjike luliste duhet që para çdo përfundim mandati të një qeverie të ngrihet opozita e radhës dhe të thotë se “nuk futemi në zgjedhje me këtë qeveri!?”.

Ka bindur dhe një tufë kryetarësh partish aty në çadër që të nxjerrin vulat nga xhepat, ku i mbajnë përditë dhe të nisin KQZ një peticion-presion. Në atë çadër, këtu përballë meje, jep mend edhe Fatmiri i Gërdecit, dhe Nardi-specialisti i shendetsisë, edhe Vangjeli që nuk e merr gjumi për minoritetin, edhe Dashi që mban inat se Erion Braçe kërkoi ti heqë gruan nga puna, edhe Agroni, që me shumë habitet se ç’bëj unë me këta që me kanë sharë me fis, edhe Kreshniku që shahej pesë herë në ditë me Saliun, edhe Sazani i shqetsuar për ndotjen e mjedisit nga Saliu. Pra një tufë që kanë dash këmbore Saliun, i cili ka filluar të lutet që Edi Rama të mos jap dorëheqjen dhe ai vetë të shpëtojë me këtë rast prej Vettingut që do ta nxjerrë para drejtësisë për krejt bëmat që ai ka bërë në këto 25 vite e kusur.

Por që mos ta lë Saliun dhe salinjtë e tjerë, duke bërtitur dhe shkatërruar shtetin, pasi kur kam ardhur në pushtet kam thënë se ““ jam në krye të qeverisë, jo për të bërë pushtet, por për të bërë shtet”, po u deklaroj:

JAP DORËHEQJEN DHE HAJDENI TË KRIJOJMË QEVERINË TEKNIKE APO SI TA DONI QUAJENI. POR KAM NJË KUSHT: LULI I SALIUT TË VIJË ME VULË NË XHEP DHE TË FIRMOS, DORË PËR DORË; UNË FIRMOS DORËHEQJEN, KURSE LULZIM BASHA FIRMOS VOTIMIN NË PARLAMENT TË VETTINGUT.

Ky është kushti dhe me 19 qershor do të shikojmë se sa mijëra vota do jenë me shumë se një milion votat që mori mazhoranca jonë në qershor 2013!

E fundit, votuesve të Partisë Socialiste: Ne jemi të fortë, bile me të fortë, dhe t’i mundim këtë farë të keqe që kemi përballë që të bëjmë shtet, bile supërshtet pas Vettingut.

Kategori
Uncategorized

Shteti “Burg” qe ndertoi kryeministri Rama ne Shqiperi.

Shteti “BURG” që ndërtoi kryeministri Edi Rama në Shqipëri
Jakup B. GJOÇA
Mbrëmë, në emisionet televizive greke, u trajtua problemi i mospagimit të energjisë elektrike nga mijëra famije, që kanë të ardhura nën nivelin Jetik të Jetesës. Gazetarët grekë sollën shembuj që DEI (korporata shtetërore e Shpërndarjes dhe Prodhimit të Energjisë Elektrike në Greqi) u ka prerë energjinë elektrike edhe atyre familjeve, edhe atyre individëve, që nuk kanë aspak të ardhura, ose që kanë shumë pak të ardhura, janë invalidë, janë shtruar për një kohë të gjatë në spitale, etj.
U përmendën rastet që individë kanë rilidhur pa leje sërish energjinë elektrike, POR DEI dhe Shteti grek nuk kanë reaguar, e ca më pak, nuk i kanë burgosur.
Drejtori i DEI u detyrua të pohojë publikisht, që DEI nuk do të ndërpresë energjinë elektrike asnjë familjeje, individi dhe invalidi që kanë të ardhura financiare deri në nivelin e jetesës. Madje, DEI po zbaton programe të atilla ekonomike, që të gjithë familjeve që kanë të ardhura të pakta, u jep energjinë elektrike me çmim më të diferencuar, natyrisht me çmim më të lirë, se konsumatorët e tjerë familjarë, ndërkohë, që ka ngrirë edhe faturat për një vit, ndërkohë për faturat e papaguara, po zbaton pagime me 36 këste pa asnjë kamatë!!!
Dhe, mos harroni!
Greqia është 8 vjet në progamin ekonomik të TROJKËS (FMN, BQE, BE), për shkak të borxheve!
Ndërsa në Shqipërinë, ku qeveris Rilindja Socialistee ashtuquajtur “Qeveri e Majtë”, kryeministri Rama po zbaton politikën e të bërit shtet, që praktikisht është “SHTETI BURG”!
Kryeministri Rama, me pretendimin se do të detyronte shqiptarët që të “mësonin” të zbatonin ligjin në pagimin e konsumit të energjisë elektrike, zbaton praktikisht politikën e esktremitetit: Ose paguaj, ose BURG!
Për këto familjarë, për këdo individ, pa bërë përjashtim as ekonomik, as social.
Jo vetëm kaq. Kryeministri Edi Rama, jo vetëm që i mashtroi shqiptarët, me premtimin elektoral, se DO TË ULTE ÇMIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE, kur rriti çmimin e energjiosë elektrike që në 2014 me 25 %, nga 77 lekë për kilovator, në 95 lekë për kilovatorë.
Qeveria e Kryeministrit Edi Ram, akoma nuk ka përcaktuar NIVELIN MINIMAL TË JETESËS, për familjet dhe individët.
Kështu, që një familje ( me 4, 5, 6, 7, ose 8 pjesëtarë) mund të mos ketë asnjë lekë të ardhura, ose mund të kenë të ardhura financiare vjetore, psh, 1.000 lekë në muaj për individë, për gjithë familjen, POR qeveria e kryeministrit Edi Rama, u kërkon edhe këtyre familjeve që ta paguajnë energjinë elektrike me të njëjtin çmim, sa e paguan edhe vetë kryeministri Edi Rama!!!
Në Shqipërinë e Gjeneratës së Rilindjes Socialiste janë me mijëra individë me të ardhura financiare mujore dhe vjetore zero, që janë burgosur nga Shteti i Kryeministrit Edi Rama, vetëm e vetëm, sepse “guxuan” dhe rilidhën energjinë elektrike në shtëpi, për të dhënë energji elektrike fëmijës që të mësojë, që të punojë aparatura e oksigjenit për babain dhe nënën e paralizuar në shtëpi!!!
Qindra shqiptarë, janë vetëvrarë në BURGUN e shtetit që ndërtoi kryeministri Edi Rama në këto 4 vjetët e qeverisjes së kryeminsitrit Edi Rama, ngaqë nuk mund të duronin as torturën fizike dhe as torturën morale dhe psikologjike, që u birgosën me “fajin” që rilidhën energjinë elektrike në dimër, që edhe familja e tij t’i mbijetonte të ftohtit!!!
Nëse politika “ E TË BËRIT SHTETI” e kryeministrit SOCIALIST Edi Rama zbatohet duke futur në BURG edhe kryefamiljarin që rilidh vetë, pa leje energjinë elektrike në shtëpi, ndërkohë që FAMILJA E TIJ nuk ka të ardhura as për bukën e fëmijëve, atëhere, ky SHTET që ndërtohet duke BURGOSUR qytetarin e varfër ËSHTË DIKTATURË!!!

Kategori
Uncategorized

Mjekët italianë: Në Tiranë po ju vrasin me kancer. Nga ju vjen ky rrezatim??

Rrëfimi i gazetarit të Top-Channel/ Mjekët italianë: Në Tiranë po ju vrasin me kancer. Nga ju vjen ky rrezatim??

Duke folur për sëmundjen e kancerit dhe problemet e shëndetësisë në Shqipëri, gazetari i Top-Channel Denis Dyrnjaja ka rrëfyer një histori.

Një 40-vjeçar i cili nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen e tmerrshme, kancerin.

Sipas gazetarit mjekët onkologë italianë ndërsa përpiqeshin të ndryshonin fatin e jetës së tij kishin konstatuar se ai kishte rrezatim të lartë radioaktiv në trup.

“Ishte te 40-at. Ndoshta kishte arritur të fitonte betejat më të rëndësishme në jetë, por nuk fitoi dot betejën më të rëndësishme atë për jetën. Jo për fajin dhe shkakun e tij në fakt. Kanceri e mundi. Por ky nuk është më lajm për shqiptarët. Mjekët onkologë italianë ndërsa përpiqeshin të ndryshonin fatin e jetës së tij kishin konstatuar se ai kishte rrezatim të lartë radioaktiv në trup.

Dhe e pyetën: punon në ndonjë fabrikë apo jeton pranë ndonjë zonë me rrezatim dhe pergjigja që morën i habiti. Punoj në një bankë në qendër të Tiranës. Ata thanë se nga Shqipëria po kurojnë raste me lloje të rrallë kanceri. Kush po i vret shqiptarët, pa luftë, por me një bilanc lufte çdo vit? Ushqimet, ajri i ndotur, uji i pijshëm, produktet e tjera të konsumit të përditshëm, ilaçet e dyshimta, materialet që përdoren për ndërtimin e banesave ku jetojmë, antenat celulare që na rrethojnë ngado?! Por derisa s’ka kush t’iu japë një përgjigje të bazuar dhe provuar siç duhet këtyre pyetjeve do vazhdojmë të presim e të shohim njëri tjetrin si vdesim”, shkruan gazetari.

Kategori
Uncategorized

Qeveria me Edi Ramën sot janë lepujt e vërtetë. Shqipëria është ngritur.

VIDEO/ Basha: Qeveria me Edi Ramën sot janë lepujt e vërtetë. Shqipëria është ngritur

Sot bëhen 3 javë të plota që opozita ka nisur protestën e saj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa duke folur në bashkëbisedim për lirinë dhe politikanët e rinj, kreu i PD-së, u shpreh se Shqipëria është ngritur dhe njerëzit e kanë vrarë frikës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Mëngjesi i 22-të i lëvizjes më të madhe popullore demokratike qytetare paqësore për zgjedhje te lira e te ndershme.

Një mëngjes me afër fitores tuaj. Përshëndes te gjithë qytetaret e kësaj lëvizje madhështore qe nisi 3 jave me pare. Ne mënyre te veçante dua te përshëndes te rinjtë dhe te rejat shqiptare qe kanë qene balli i kësaj proteste dhe garancia e vendosmërisë se kësaj proteste dhe do jen kurora e fitores.

Dje ne një bisede me një nga gazetaret me te mire te shtypit te shkruar patëm një reflektim. Njeri pas tjetrit te rejat dhe te rinjtë folën për vendosmërinë e tyre per ndryshim. Mbrëmë ky person shume i njohur tha se ne fakt ndryshimi ka ardhur. Shqipëria pas 18 shkurtit është krejt ndryshe.

Para 18 shkurtit këta bënin hesapet me njeri tjetrin dhe opozitën e bënin para njeri tjetrit duke skualifikuar shumicën dërrmuese te shqiptareve dhe kishin nxjerre nga loja ne kokën e tyre opozitën politike. Sot e tash tre jave janë strukur ne birucat e tyre.

Frika sundonte ne Shqipëri. Sot qeveria me Ramën janë lepujt e vërtete sepse Shqipëria është ngritur.

Garantimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme përmes largimit të Rames dhe një qeverie teknike qe i garanton ato. Vetëm ne këtë mënyre ne do te garantojmë qe mos te kthehemi me ne Shqipërinë e para 18 shkurtit. Sepse ne demokraci jo vetëm për shkak te protestave por prej ditës se pare qe ulet ne karrigen e pushtetit, ne çdo demokraci nuk është populli qe ka frike qeverinë por është dhe duhet te jetë qeveria qe ka frike popullin.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fportali.syri.net%2Fvideos%2F1298966293517990%2F&show_text=0&width=685

Kategori
Uncategorized

Opozita vendos zyrtarisht: Jo regjistrimit në KQZ.

FOTO/ Zbardhet letra e plotë. Opozita vendos zyrtarisht: Jo regjistrimit në KQZ

Partitë e koalicionit opozitar kanë zyrtarizuar sot vendimin se nuk do të lejojnë në Shqipëri zgjedhje fasadë, zgjedhje të kapura nga krimi dhe paratë e drogës.

Me një kërkesë zyrtare dërguar KQZ-së, partitë e koalicionit opozitar kanë vënë në dijeni se nuk do të paraqesin kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore, dhe as si koalicion zgjedhor, deri në arritjen e marrëveshjes politike që siguron zgjedhje të lira e të ndershme, vetëm me një qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike, që do të sigurojë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, luftën efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës, si dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ja dhe njoftimi drejtuar sot KQZ e firmosur dhe vulosur nga partitë e koalicionit opozitar.

Kategori
Uncategorized

“Gazetari” qëka deklaruar Honorare 30 milionë lekë/ vit nga një radio në Elbasan, është kandidat për deputet i PS.

“Gazetari” ka deklaruar Honorare 30 milionë lekë/ vit nga një radio në Elbasan, është kandidat për deputet i PS
Jakup B. GJOÇA

Gazetari kritik ndaj korrupsionit të Kryeministrit Rama dhunohet në mes të Ditës,
në Bulevard të Tiranës.
Ndërkohë, që…..
Gazetari puthëdorë i Ramës shpërblehet me honorare 30 milionë lekë në vit nga një radio lokale në Elbasan.
Aty ku kryebashkiak është “Kandidati” Rama-iat Qazim Sejdini,
që nga Shekulli i kaluar!

Një gazetar, ka (vet)deklaruar të ardhura vjetore 30 milionë lekë, si honorare shpërblimi nga një radio në Elbasan, kur, njëkohësisht, punon dhe merr rrogë të rregullt nga RTSH në Tiranë.
Gazetari është i sinqertë me ligjin. Gazetari është i sinqertë edhe me miletin. Është shpërblyer nga radioja në Elbasan me 30 milionë lekë në vit. Natyrisht, për shërbesën mediatike që i ka bërë.
Vetëm institucioni shtetëror i Luftës kundër Pastrimit të Parave të Zeza, i cili drejtohet nga financieri i Partisë Socialiste, flë gjumin e madh dhe nuk shqetësohet hiç!
Ndoshta Institucioni shtetëror i Luftës kundër Pastrimit të Parave të Zeza, është katandisur si WC, që vetpastron jashtëqitjet e KORRUPSIONIT, është mallëngjyer nga sinqeriteti i madh i gazetarit, që i vetdeklaron 30 milionë lekët e shpërblimit honorare nga radioja në Elbasan. Dhe, në Shqipëri, kur tregohesh i sinqertë, as Ligji nuk të prek.
Sepse, është një rast i rrallë, që dikush në Shqipëri, të vetëdeklarojë milionat lekë, që shpërblehet me honorare.
As deputeti socialist Alfred Peza, nuk ishte KAQ i sinqertë me Ligjin, që nuk i kishte deklaruar miliardat lekë të shpërblyera nga honoratet, kur punonte në Televizion, por në qetësi dhe dashuri për pasurinë, bleu aksione bankare!
Prokuroria në Shqipëri është në luftë të hapur me Institucionin shtetëror të Luftës kundër Pastrimit të Parave të Zeza, ndaj nuk mund të hetojë, sesi mundet që një radio në Elbasan paguan honorare 30 milionë lekë në vit, një gazetari, që, njëkohëshisht, punon dhe merr rrogë nga RTSH!!!
Ju shqiptarë, që jeni të papunë, që jeni të pangrënë, që jeni pa shtëpi, që detyroheni të braktisni familjarisht dhe fshatçe edhe Shqipërinë dhe të katandiseni azilantë urie nëpër rrugët e Europës, mund të çuditeni, sesi në Shqipëri, një radio lokale në Elbasan ka kaq qindra miliona lekë për të paguar 30 milionë lëkë honorare vjetore një gazetari!!!
Ju shqiptarë, që vetëvriteni ngaqë nuk paguani dot as qindarkat e dritave, sepse nuk e duroni dot as turpin e Burgut dhe të Padrejtësisë sociale, ju bie zali dhe gjaku ju shkon në tru, kur mendoni se sa qindra milionë euro përfiton fitime vjetore pronari I një radio në Elbasan, derisa ka dhe paguan 30 milionë lekë si honorare vjetore një gazetar!
Ju, rrogëtarë të Administratës Publike, që keni 4 vjet që qeveria e Rilindjes Socialiste nuk u rrit kurrë rrogat, edhe pse shpërbleheni me 40.00 lekë rrogë mujore, mund të çuditeni, sesi në Shqipëri, një radio lokale në Elbasan ka kaq qindra miliona lekë për të paguar 30 milionë lëkë honorare vjetore një gazetari!!!
Por ju shqiptarë të mjerë, ndoshta e keni harruar, që në Elbasan qeveris dekata të tëra kryebashkiaku socialist, që ka edhe karpuzin, edhe thikën!!!
Familjet e varfëra në Elbasan kanë vite që nuk marrin nga Bashkia ASNJË QINDARKË LEKË ndihmë sociale dhe ekonomike, edhe pse drejton dekada të tëra kryebashkiaku socialist, sepse qindra milionat e lekëve të Bashkisë së Elbasanit furnizojnë depozitat e pronarit të Radios në Elbasan, që ky, paskëtaj, të shpërblejë me qindra milionë lekë honorare vjetore shërbëtorët e lajmit!!!
Të gjitha gazetat dhe televizionet e Europës japin Kryelajm të Ditës, që në Elbasan të Shqipërisë (Ndoshta) janë groposur mijëra tonelatat e Mbjetjeve Kimiko – Bërthamore, që janë importuar në Shqipëri nga Mafia Italiane, mirëpo kryebashkiaku socialist, që qeveris Bashkinë e Elbasanit që nga Shekulli I 20 – hesht dhe nuk mund të përgënjeshtrojë DOT TË VËRTETËN, edhe pse radioja në Elbasan shpërblen me 30 milionë lekë honorare në vit gazetarin e RTSH!!!
Jo më kot, kryeministri Socialist propogandoi me bujë të madhe inagurimin e Landfillit në Elbasan, NDOSHTA, për të groposur në fshehtësi të madhe edhe mijërat tonelata të mbejtjeve Kimiko – Bërthamore, që kishin bërë pazarin me Mafian Italiane!!!
Ndoshta edhe gazetari që transmentoi nëpër Media këtë ceremonI festive inagurimi të Landfillit të Elbasanit nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku socialist i Elbasanit u shpërblye me 30 milionë lekë honorare.
Dje Parlamenti shqiptar nuk mundi votojë dot Vettingun, edhe pse Alfred Peza deputeti socialist, gazetar në profesion, ia dha votën me të dy duart mazhorancës. Deputeti Socialist Alfred Peza i sqaroi shqiptarët, që 1. 2 miliardë lekët që bleu aksione bankare, i ka “fituar” nga honoraret që u shpërblye nga puna si gazetar në Televizion, që nga 2011 deri në 2013.
Pra deputeti socialist Alfred Peza sqaroi publikisht shqiptarët që për 2 vjet, 2011-2013 mori nga televizioni ku punonte si gazetar 1.2 miliardë lekë!!
Sepse deri në 2010 shpërblehej vetëm me 600 euro në muaj, sipas deklaratës që ka bërë në gjykatë, por pas 2013-s është zgjedhur deputet dhe nuk është shpërblyer me honorare nga televizioni!
Dhe prokuroria, u bind nga ky sinqeritet i vetëdeklarimit të 1.2 miliardë lekëve pasuri të deputetit socialist Alfred Peza, ndaj edhe çështja e gjykimit (ndoshta) është pushuar, deri në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017, në mënyrë të tillë, që të mos i griset imazhi politik Alfred Pezës dhe të mos i prishet karriera politike, pasi do të rikandidojë për deputet me Listat e Partisë Socialiste.
Mirëpo, vota e deputetit socialist Alfred Peza nuk mjaftoi që kryeministri Rama të votonte Vettingun me këtë parlament, pasi edhe deputeti tjetër socialist Armando Prenga dha dorëheqjen.
Ndaj gazetari që u shëprblye me 30 milionë lekë nga radioja e Elbasanit, është kandidat për deputet në Listat e Partisë Socialiste! Që me këto vota të gazetarëve, që do të bëhen deputetë, kryeministri Edi Rama, të votojë në parlamentin e ardhshëm Vettingun. Deri atëhere, është harruar edhe sesi gazetarët, që bëhen deputetë, përfitojnë qindra miliona lekë honorare në vit!!

Kategori
Uncategorized

Vlorë’97:Fjalët e fundit të Lekë Qokut.

Dëshmia e oficerit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Kostandin Koliqi: Ja si u vranë oficerët e SHIK-ut në Vlorë, më 28 shkurt 1997

KRIMET E GJINUSHIT ,BROKAJT DHE LUIZA HOXHES QE PI GJAK SHQIPTARI

Dëshmia e rrallë e oficerit të Shërbimit Sekret të Ushtrisë, njeriut që pa me sytë e tij masakrën ndaj oficerëve të SHIK-ut në Vlorë dhe ishte i fundit që mundi të komunikonte me ta. Kostandin Koliqi, oficer karriere i specializuar në shërbimet sekrete amerikane, turke dhe gjermane, rrëfen ditën e 28 shkurtit, tmerrin e përjetuar para dhe gjatë sulmit në godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar, ekzekutimin pa mëshirë të punonjësve të SHIK-ut dhe mënyrën si rrodhën ngjarjet. Në një rrëfim të rrallë dhe kontrovers, Koliqi tregon me gisht edhe njerëzit që ai thotë se janë përgjegjës për ato që ndodhën. Dëshmitari okular i historisë së errët të ‘97-ës, oficeri i Shërbimit Informativ të Ushtrisë rrëfen komunikimin e fundit me Lekë Qokun, oficer i SHIK-ut i masakruar në Vlorë, tentativën e dështuar për të shpëtuar Besnik Hidrin dhe detaje të tjera rrëqethëse për sulmin mbi godinën e SHIK-ut Kostandin Koliqi Të nesërmen, më 28 shkurt, vjen nga Tirana, shefi im, S.K. për të diskutuar me mua për një përplasje informacioni, midis atyre që dërgoja unë dhe atyre që dërgonin oficerët e dërguar nga ministri, me detyrën e marrjes së masave për të mbrojtur Repartet Ushtarake, z. P.L. dhe V.B. Përplasja kishte të bënte me atë që informacionet që dërgoja unë, e paraqisnin të ardhmen shumë të zezë dhe ato që dërgonin ata, e shpjegonin si një gjë që do të kalonte shpejt dhe pa pasoja. Disa orë, pasi S.K. u largua nga Vlora, ndodhi ajo që veç të zezës nuk mund ta quash me ngjyrë tjetër. Më datë 28 shkurt, ora 18:30, isha në trotuarin e godinës së grevës, lulishten afër godinës nuk mund ta shkelte askush, që nuk njihej nga rojet. Në këtë moment, në rrugë, afër godinës, ndalojnë një furgon dhe një veturë, me targa të Lushnjes. Nga vetura zbresin 4 veta. Ata shkojnë drejt shkallëve të universitetit, atje ku ishte drita më e fortë. Fillojnë të improvizojnë një grindje. Nxirret një thikë dhe bëhet sikur goditet. Tjetri që u “godit”, bie në tokë. Tre të tjerët, i hipin makinave dhe nisen në drejtim të SHIK-ut. Personi që ra në tokë, ngrihet dhe bërtet, «me vranë SHIK-asit». «Tek SHIK». Unë shpejtova për në zyrë, në Kuz Baba. Lidhem me godinën, ku ishin në shërbim 16 veta. Lekë Qoku m’u prezantua si përgjegjës. I them se turmat po vijnë drejt godinës, më shpjego se çfarë po bëjnë. Leka më thotë se turma po vendoste një makinë, riportabël, me kazan të ngritur, në hyrje të portës së oborrit, si duket për t’u mbrojtur nga kundërgoditja që mund të merrnin nga godina. Raportoj lart për situatën e krijuar. Nga Leka më vjen informacioni se bëhej fjalë për rreth 80 deri 100 veta të armatosur. Kishin edhe granatahedhës. Hapet zjarr kundër godinës. Nga vila e Brokajve, qëllohet me mitraloz dhe bëhet zjarr thikë. Qëllohej edhe nga një godinë tjetër, në krahun tjetër të godinës së SHIK-ut, njerëzit që ishin brenda, qëllonin në ajër. Nga turma nuk u vra apo plagos asnjë që ishte aty atë natë. Nga turma qëllohej nga 20 metra larg godinës. Pyes Lekën se çfarë shihte dhe a i shihte ata që hapnin zjarr apo jo? Ai më përgjigjet «Në dhomë shoh vetëm tym e flakë, jashtë shoh vetëm gra dhe fëmijë. Ata që na qëllojnë, janë fshehur pas grave dhe fëmijëve dhe nuk mund t’i godasim dot. Shikojmë vetëm flakët e armëve të tyre. Lidhem, pak me vështirësi me pjesën tjetër të grupit që ndodheshin në Vilat e Ujit të Ftohtë. Ju kërkoj që të kthehen se shokët e tyre janë goditur dhe nëse mund t’i ndihmoni dot. Ata mundën të afrohen deri tek porta e Akademisë Detare, sepse, pjesa tjetër ishte mbushur me njerëz. Nga porta e akademisë, deri te godina e SHIK-ut, është afër 200 m. Nuk mund të jepnin asnjë ndihmë. Gjithçka villte zjarr, ishte llahtarë. Një qytet i armatosur me ç’të mundte, hapte zjarr vdekjeprurës, kundër një grupi punonjësish të shtetit të tyre. Leka më thotë: «Kosta, jam plagosur». Zëri i tij vinte duke u shuar. Ai shton: «Këtu është vetëm tym e flakë. Shoh afër meje dy trupa të shtrirë. Më ka hyrë një plumb në kraharor dhe më ka dalë prapa, në shpatull». Efektivi ishte i armatosur për të mbrojtur zyrat e tyre të punës, por nuk mund të vrisnin gra dhe fëmijë. Por edhe si organ informativ, ne asnjëherë nuk kishim detyrë për të hapur zjarr, aq më tepër kundër turmave. Orët më të tmerrshme të jetës sime. TV kishin filluar të jepnin lajmin e sulmit të turmave të armatosura kundër SHIK-ut. Lajmet ishin nga më të ndryshmet dhe më të tmerrshmet. Mjet komunikimi ishte vetëm telefoni, të paktën, në ato momente. Me familjen bisedova për herë të fundit, rreth orës 22 të dt. 28 shkurt, pastaj rreth fatit tim, familja dinte vetëm nga ato që thoshte televizori. Tirana kërkonte informacione të hollësishme, me ata që vriteshin dhe piqeshin të gjallë në godinë, duhej të komunikoja në çdo sekondë, por isha tepër i pafuqishëm të ndihmoja. Nga komunikimi telefonik me Tiranën, në një moment, vë re habinë e Presidentit për atë që po ndodhte, qe godina e SHIK-ut u sulmua me armë! Përse kjo habi?! A mos vallë, ai nuk i kishte marrë informacionet, të plotë dhe të saktë, gjatë gjithë muajit, të cilën personalisht, ja bëja prezent sipas detyrës që kisha ministrit të Mbrojtjes, nëpërmjet shefit tim, por edhe direkt ministrit, dhe ai duhej, patjetër t’ia bënte prezente Presidentit. Kjo ishte detyrë për çdo rast dhe jo më për ngjarje të tilla aq madhore? U binda për këtë rreth, orës 2:30 të datës 1 mars, sepse, nga eprori im kryesor, mu kërkua që të merrja një automatik dhe të luftoja kundër një turme prej 10-15 mijë vetash në shumicë të armatosur?! Bindja nuk është fakt, lus Zotin që të jem i gabuar. Më vonë më doli se nuk isha shumë i gabuar! (Nuk e di se kujt i duhej vdekja ime!) Dëgjoja, urdhrat e Presidentit, të cilët ishin për të mbrojtur objektet, por pa vrarë asnjëri, kundër turmave të mos qëllohej në asnjë mënyrë, dhe këto urdhra qenë të tilla nga fillimi deri në fund të detyrës së tij, ndërsa mua më urdhëronte eprori im që të luftoja kundër turmave, duke e ditur fare mirë se detyra e shërbimeve informative është vetëm dhënia e informacionit dhe jo e të luftuarit. Nga specializimet e bëra në disa shtete perëndimore, me shërbimet e tyre informative, si edhe nga eksperienca, di se pa informacion nuk mund të drejtohet familja dhe jo një shtet i tërë, aq më tepër një shtet si i joni ku gënjeshtra ishte e para dhe e fundit gjatë 45 vjetësh diktaturë komuniste. Si përfundim, them se nuk jam gabuar, Presidenti nuk është informuar, realisht për atë që po ndodhte dhe që situata po agravohej atje në Vlorë. Ora 12:30, SHIK-u goditet me granatahedhës. Gati, tërë kati i dytë shembet. Në këtë çast ndërpritet komunikimi me telefon. Mbetën për dijeninë time 6 të vrarë, ndërsa 10 të tjerët shqyejnë një nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavjerrur kodrës. Atje u dalin disa nga banorët vlonjatë, të cilët i strehojnë nëpër shtëpitë e tyre. Evakuimi i tyre për në Tiranë një nga një do të fillonte vetëm pas dhjetë ditësh. Nuk kalojnë shumë minuta dhe më vjen një tjetër telefonatë nga jashtë, që më njoftoi se Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dytë dhe ndodhej tek oborri i shkollës së marinës, e cila është ngjitur me ndërtesën e SHIK-ut. Në të vërtetë, Besnikun e kishte nxjerr atje presioni i goditjes nga granatahedhësi dhe se kolegu ynë e kishte gjetur të shtrirë në bar. Marr në telefon komandantin e marinës, një pusht djalë, për ta ndihmuar sepse Besniku ishte i gjallë. Ai më përgjigjet se nuk mund ta ndihmonte se kishte hall se mos e vrisnin rebelët. Kolegu im merr Besnikun në makinë për ta çuar atje ku i thashë unë, në spital, por rruga ishte plotësisht e bllokuar nga rebelët e armatosur dhe se po t’i shikonin, do t’i kishin vrarë që të dy. Atëherë e porosit që ta dërgonte në Pashaliman, ku më pas do të çoja një infermier. Pas ndërtesës së SHIK-ut u vjen radha depove dhe reparteve, afër godinës. Goditet komanda e marinës dhe shkolla e marinës. Për 2 orë shkatërrohet gjithçka. Ora 2 e mëngjesit. Rrethohem në Kuz Baba. Nuk sulmohem pasi ndërhyjnë disa oficerë vlonjatë, të cilët pothuajse më marrin në mbrojtje. Numëroj 4 herë tentativë për sulm kundër zyrave që kishim në Kuz Baba. Më në fund, me makinën e një oficeri vlonjat, largohem fshehurazi në drejtim të fabrikës së çimentos, në Pallatin e Sportit dhe mbërrij tek “Kulaçi” në Skelë. Sapo arrij atje, më ndalon një grup i armatosur, rreth 2000 veta. Kishin ngritur një barrikadë në rrugë dhe kishin lënë vetëm një shteg të vogël si kalim. Një burrë, me një hu të madh në dorë, më urdhëron të zbres nga makina. Nga makina, duke zbritur, para sheshit të universitetit fare afër shikoj 4 trupa të shtrirë. Ishin të shokëve tanë. Një grua i binte njërës prej kufomave me sëpatë, duke e copëtuar. Një tjetër, shumë e shëmtuar në fytyrë, ngjyente duart në trupin e Lekë Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja e shkurtër, ngjyente duart në gjakun e Lekës dhe ia tregonte turmës, duke u ngërdheshur me histerizëm. Gjaku i kullonte duke i përlyer edhe krahët. Shtanga dhe me hipi një tmerr i vërtetë për atë që po shikoja, por edhe në një farë mënyre, më ndihmoi se më largoi nga ajo frikë që në këto raste e kap njeriun, duke ditur se çfarë mund të më ndodhte, kur isha i rrethuar nga njerëz të armatosur që të vrisnin për qejf.

(Foto Luiza Hoxha)

Të pasnesërmen, më vjen lajmi se ajo grua ishte Luiza Hoxha, ish-deputetja e Kuvendit shqiptar. Ai që kishte hurin, ndoshta në një moment dobësie, më thotë «Ikni frikacakë» dhe na la të lirë. Hyj në Pashaliman dhe gjej 14 oficerë dhe kapterë. Takoj aty oficerin që kishte sjellë Besnik Hidrin. Më tregon vendin se ku e kishte dërguar. Kur hyra atje, pashë që trupi i tij ishte fryrë krejtësisht, gjysmën e krahut dhe syrin e djathtë, e kishte të shpartalluar. E pyeta: «Besniku je?». Ai më përgjigjet vetëm me një lëvizje qepallash. O Zot i madh, si ishte katandisur. Në ato kushte, ishte e pamundur për të bërë diçka për ta shpëtuar nga vdekja. U lutem oficerëve të nxjerrin anijet nga baza në det të hapur për mos t’u pushtuar nga rebelët. Ndërsa ata më përgjigjen: «Ik që këtej se po të gjetën këtu ty, bandat e Gjinushit dhe të Brokës, do të na vrasin edhe ne!» Lajmëroj për ardhjen e një helikopteri. Mbërrin në orën 4 e 15, por për Besnikun ishte shumë vonë. Besniku, ky djalë i mrekullueshëm dhe nëpunës i shkëlqyer, vdes gjatë rrugës për në spital. Kuadrot që ishin atë natë, ose më mirë ato ore të para të mëngjesit të datës 1 mars 1997 në Pashaliman, u kishte hyrë tmerri nga bandat dhe kreu i tyre që e njihte mirë bazën, pasi kishte punuar aty si ndihmësmjek, me gradën e Kapterit, por tani thirrej Gjeneral. Por më shumë se kjo, më befasoi Komandanti i Divizionit të Fierit, Gjeneral S. Isufi, i cili më kërkon që të largohem se «… po erdhi Zabiti pastaj, mjerë neve, thotë gjenerali». O Zot i madh, çfarë gjenerali kishte ushtria jonë. Gjenerali ishte me banim në Vlorë. Në darkën e 28 shkurtit, merr djalin e tij, del nga shtëpia dhe, për t’u mbrojtur, siç më tha ai vetë, vjen tek zyra ku unë punoja dhe më vjen pas, derisa unë largohem në drejtim të Sarandës. U largua nga shtëpia me një fëmijë, për t’u ruajtur. Se përse, nuk e kuptoja! Nga kush dhe përse trembesh, gjenerali, ai që do të mbronte popullin, shtetin, vendin a ku di unë se kë, por ende nuk e kam të qartë. Ç’mund të prisnin repartet dhe Atdheu, nga këta gjeneralë. Mbas një peripecie të gjatë, nga rruga shumë e keqe për në Sarandë, arrijmë atje, rreth orën 9 e 30 dhe takoj z. Alfred Duka. E vë në dijeni për çfarë ndodhi në Vlorë, si dhe për planin që kishin shtabet e kryengritjes për formimin e zonës së parë operative. Vendin kryesor në planet shkatërruese e zinin, bregu i Himarës me repartet ushtarake dhe institucionet e tjera, Sarandë, Delvinë dhe repartet ushtarake të tyre. Gjykoj se nuk më besoi, pasi u mor më tepër me qetësimin tim. Me sa dukej, pamja ime e jashtme, e detyroi të merrej më tepër me mua sesa të më dëgjonte atë që po i tregoja. Arrita të lidhem në telefon me familjen, e t’u tregoj se isha gjallë e se do të mundohesha të kthehesha sa më shpejt në shtëpi. Gruaja, nga ato që kishte dëgjuar nga televizionet, mezi arriti të besonte se isha unë ai që po i telefonoja dhe se isha gjallë. Pastaj, fola në telefon me z. Safet Zhulali, ministrin tim, i cili edhe ai u habit që isha gjallë.

Kategori
Uncategorized

Për miliarda kureshtarë në botë: ja çfarë ka brenda Qabesë në Mekë (Foto).

1

Quhet Qabe dhe është një godinë katrore rreth së cilës përsillen çdo çast të ekzistencës së kësaj bote me dhjetra e qindra besimtarë, të atyshëm ose si pelegrinë të ardhur nga anekënd botës. Aty nuk del apo hyn kush, dhe kjo e bën atë grishëse të kuriozitetit njerëzor për atë se çfarë ka brenda.
Në një sipërfaqe që nuk i kalon 180 metra katrorë, Qabja përmban tri shtylla prej druri të cilat mbajnë tavanin e saj. Druri i përdorur është i një prej llojeve më të forta, vënë nga një prej shoqëruesve të profetit Muhamed, Abdullah bin Zubejri.

 

image-4-1

Shtyllat janë më shumë se 1.350 vjet të vjetra dhe kanë ngjyrë kafe të errët. Perimetri i çdo shtylle është rreth 150 centimetra, ndërsa diametri është 44 centimetra.

Çdo shtyllë ka një bazë katrore druri. Në mes të këtyre tri shtyllave, ka një shtyllë në të cilin qëndrojnë të varura dhuratat e Qabesë. Kjo shtyllë kalon nëpër të tri shtyllat dhe skajet e saj shtrihen në muret veriore dhe jugore.

Presidenca e dy xhamive të shenjta, thotë se qoshi i Levantit në anën e djathtë të brendshme të Qabesë përfshin shkallë të mbyllura, e cila i ngjan një strukture të mbyllur drejtkëndëshe pa dritare dhe që ka një derë me një dry të veçantë që të çon lart në tavan.

image-2-1

Në derë, ka një perde të bukur mëndafshi me gravura ari dhe argjendi. Presidenca gjithashtu thotë se dyshemeja e Qabesë është punuar nga mermeri. Shumica e mermerit është e bardhë, ndërsa një pjesë e saj është me ngjyrë.

Muret e brendshme të Qabesë janë bërë me mermer me ngjyra dhe të dekoruar. Pjesa e brendshme është e mbuluar me një perde mëndafshi me ngjyrë të kuqe që ka tekst në ngjyrë të bardhë të qëndisur ku janë disa nga emrat e Zotit. Kjo perde mbulon gjithashtu tavanin Qabesë.

image-10

Brenda Qabesë ka tetë gurë të dekoruar me kaligrafi arabe duke përdorur dorëshkrimin Thuluth dhe një gur të dekoruar po me kaligrafi arabe duke përdorur shkrimin kufik. Fjalët mbi gurë janë bërë nga copa të çmuara me ngjyra të mermerit. Këto u shkruan në shekullin e 6-të pas hixhretit.

Në murin lindor dhe në mes të derës së Qabesë dhe të Baabut Taubah (Dera e Pendimit), është dokumenti i Mbretit Fahd bin Abdulaziz Al-Saud i gdhendur në një pllakë mermeri për të treguar datën e rinovimeve që mbreti i fundit ka bërë në strukturën Qabesë. Numri i gurëve të shkruara brenda Qabesë pra është 10 në total, të gjithë të punuara me mermer të bardhë. /tesheshi.com/

image-1-1

Kategori
Uncategorized

Naile Hidri: Kërkoj drejtësi për Besnikun derisa të mbyll sytë

Naile Hidri, nëna e dëshmorit të demokracisë, Besnik Hidri i ka kaluar të 70-at, por ende jeton me shpresën se një ditë Besniku do të trokasë në derë dhe do t’i thotë: “Nënë ku të kam lënë”? Ndërsa flet pa reshtur për djalin e saj, Besnikun, lotët i rrjedhin dhimbshëm nga sytë. Janë lotë nëne, lot që nuk shterrin kurrë për djalin e saj që u shua në lule të rinisë në krye të detyrës.
Naile Hidri ka kaluar shumë vuajtje dhe peripeci në jetë, por vrasja e djalit të saj në mënyrë makabre në krye të detyrës i rëndon në zemër për çdo çast, për çdo ditë… Kjo dhimbje rëndon si një gur në zemrën e nënës që qëndron përherë me sytë nga dera…

Internimi

Naile Hidri është vajzë e fisit Shehu nga Dibra, një nga familjet më të nderuarat dhe më të dëgjuarat në të gjithë Dibrën. Gjyshi i Nailes, njihej si burrë i besës dhe trimërisë, i bujarisë dhe mirësisë. Ka qenë Imam i shtatë fshatrave, kohë në të cilën punoi shumë për çeljen e shkollave shqipe dhe pajtimin e dhjetëra familjeve që kishin rënë në hasmëri. Jo më pak burrëror dhe fisnik se i ati, u bë edhe i biri, Nazmiu. Një punonjës autoritar dhe fjalëdëgjuar në të gjitha krahinat e vendit, ku shërbeu si administrator në mbretërinë e Zogut. Më pas u kthye në fshat dhe iu përkushtua pronës private dhe kujdesit familjar. Çeli edhe dyqan në fshatin e lindjes, Vleshë, duke u shërbyer edhe bashkëfshatarëve në plotësimin e nevojave me ato pak artikuj industrialë, ushqimorë dhe veshmbathjeje që tregtonte. Por, më shumë se për këto, ajo derë shquante për fisnikëri dhe besë. Miqësia dhe respekti i Nazmi Shehut nuk kishte kufi në Malësinë e Dibrës.
Menjëherë pas çlirimit komunistët filluan goditjen ndaj familjes Shehu. Jo vetëm që i shtetëzuan pronat dhe i morën të gjithë pasurinë e vënë me djersë dhe mund, por filluan edhe përndjekjen ndaj tyre. Të gjithë familjen e internuan. Naile Hidri ka qenë fëmijë kur regjimi komunist e internoi në Shtyllas të Fierit.

Lindja e Besnikut

Nailja tregon se lindja e Besnikut ka qenë gëzimi më i madh i jetës. Të gjithë ato vuajtje që kishte kaluar, iu dukën si një ëndërr e keqe, pas lindjes së Besnikut. Ajo thotë se, Besniku ka qenë i dashur që në fëmijëri dhe deri në ditën e fundit të jetës. Besniku kreu shkollën fillore në Shënavlash të Durrësit, 8-vjeçaren në Rrashbull. Të gjithë mësuesit e mbajnë në kujtesë nxënësin e tyre, Besnik Hidri jo vetëm për rezultatet e shkëlqyera në mësime, por edhe për sjelljen e tij shembullore dhe zgjuarsinë e tij. Mësuesi Bajram Gashi i dërgon për çdo përvjetor mesazhe përkujtimi familjes së tij. Edhe në këtë 20-vjetor, ai nuk ka harruar t’i shkruajë dy fjalë familjes së tij. “Me respekt, me nostalgji, me dhimbje e admirim kujtoj ish-nxënësin tim, trimin, heroin, djalin e prindërve model, intelektualin me rrënjë të Kalasë së Dodës, “Heroin e Kombit”, Besnikun besnik”, shkruan mësuesi Gashi në mesazhin dërguar vëllait të Besnik Hidrit në përvjetorin e vrasjes.
Edhe shkollën e mesme Besniku e kreu me rezultate të shkëlqyera. Për shkak të biografisë, ai rrezikohej të mbetj pa vazhduar studimet e larta, por ka qenë drejtori i shkollës dhe disa mësues që kanë trokitur në Komitetin e Partisë, duke kërkuar me këmbëngulje që Besnik Hidrit t’i jepej e drejta e studimit, pasi kishte mbaruar gjimnazin me rezultate të shkëlqyera. Si përfundim atij i jepet e drejta për të vazhduar shkollën e Lartë në Universitetin Bujqësor, të cilën e përfundoi sërish me rezultate të shkëlqyera. Pas përfundimit të shkollës së lartë, ai dërgohet në Kukës për të ushtruar profesionin e tij. Ndonëse larg familjes, ai punon dhe lë gjurmë me punën e tij. Ndërsa në vitin ’90 ishte nga të parët që iu bashkua lëvizjes demokratike në Durrës. “Besniku punoi shumë për demokracinë që në krijimin e PD në Durrës, ku dha një kontribut të çmuar”, thotë Nailja. Ajo thotë se bashkëshorti i saj, Haki Hidri, nuk mundi ta përballojë fatkeqësinë e vrasjes së të birit, Besnikut dhe si pasojë ndërroi jetë para kohe.

Apel ndaj shtetit

Nëna e Besnikut, Naile Hidri i bën apel shtetit që të verë para drejtësisë autorët e vrasjes së të birit. “Kaluan 20 vjet nga vrasja e tij dhe ende nuk është vënë asnjë para drejtësisë. Pse nuk vihen para ligjit vrasësit? Qytetarët e Vlorës janë njerëz mikpritës dhe kanë shprehur dhimbje dhe keqardhje për vrasjen e Besnikut. Ka qenë një grup i vogël që sulmuan institucionet e shtetit dhe e vranë Besnikun e Lekë Çokun”, thotë Naile Hidri.
Ajo thotë se, derisa të mbyllë sytë do të kërkoj nga shteti të verë para ligjit vrasësit. “Prej 20 vjetësh, lotët për Besnikun nuk thahen. Vendi i tij është shumë bosh. Derisa të mbyll sytë, unë kërkoj nga shteti të verë para ligjit vrasësit. Mirë nuk patët mundësi për ta shpëtuar Besnikun, po vrasësit pse nuk i çoni përpara drejtësisë? Dihet se Besniku iku e nuk kthehet më, por nëna e pret me sytë nga dera. Kujtoj fjalët e tij, zërin e tij. Më duket sikur një ditë do të vijë dhe do të më thërrasë: Nënë ku të kam lënë?”, thotë nëna e Besnik Hidrit.

20 vjet nga vrasja makabre e Besnik Hidrit dhe Lekë Çokut, autorët ende të lirë

U mbushën 20 vjet nga vrasja makabre e dy punonjësve të SHIK-ut në Vlorë, Besnik Hidri dhe Lekë Çoku, në kryengritjen e armatosur të organizuar nga eksponentë të PS për të marrë pushtetin me gjak. Makabriteti i njerëzve të etur për pushtet nuk mjaftoi me ekzekutimin e dy punonjësve shtetërorë, por do të shkonte edhe më tej. Të eturit për pushtet, pasi e vranë me granatahedhës Lekë Çokun e morën dhe e dërguan në sheshin para universitetit dhe aty, ish-deputetja e PS, Luiza Hoxha si vampire lyente duart e saj me gjakun e punonjësit të SHIK-ut që po jepte shpirt dhe e pinte atë. Për këtë meritë, Hoxha u shpërblye menjëherë nga PS në zgjedhjet parlamentare të atij viti me mandatin e deputetes.
Megjithëse kanë kaluar 20 vjet nga vrasja makabre e dy punonjësve të SHIK-ut në krye të detyrës, vrasësit ende nuk janë dërguar para drejtësisë. Prokuroria ka patur dhe ka prova mëse të mjaftueshme, si filmime apo edhe dëshmi nga të mbijetuarit për të dërguar prapa hekurave ata që vranë dy punonjësit e shtetit, por nuk ka vullnet për të hetuar kriminelët, pasi pas tyre fshihen elementë që ndodhen në kupolën e PS dhe të qeverisë së sotme.
Dy punonjësit e SHIK-ut në Vlorë, Besnik Hidri dhe Lekë Çoku u vranë barbarisht më 28 shkurt të vitit 1997. Rreth 80 deri 100 veta të armatosur me mitralozë dhe granatahedhës rrethuan godinën e SHIK-ut. Hapën zjarr kundër godinës me mitraloz dhe godina përfshihet nga flakët dhe tymi. Në krahun tjetër të godinës së SHIK-ut, njerëzit që ishin brenda, qëllonin në ajër. Nga turma nuk u vra apo plagos asnjë që ishte aty atë natë. Nga turma qëllohej nga 20 metra larg godinës. Në dhomën ku ndodheshin punonjësit e SHIK-ut kishte vetëm tym e flakë, jashtë kishte gra dhe fëmijë. Ata që qëllonin ishin fshehur pas grave dhe fëmijëve.
SHIK-u u godit me granatahedhës dhe mbetën 2 të vrarë, ndërsa 10 të tjerët shqyejnë një nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavjerrur kodrës. Atje u dalin disa nga banorët vlonjatë, të cilët i strehojnë nëpër shtëpitë e tyre. Evakuimi i tyre për në Tiranë një nga një do të fillonte vetëm pas dhjetë ditësh. Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dytë dhe ndodhej tek oborri i Shkollës së Marinës, e cila është ngjitur me ndërtesën e SHIK-ut. Në të vërtetë, Besnikun e kishte nxjerrë atje presioni i goditjes nga granatahedhësi. Një kolegu i tij, e merr Besnikun në makinë për ta çuar në spital, por rruga ishte plotësisht e bllokuar nga rebelët e armatosur dhe po t’i shikonin, do t’i kishin vrarë që të dy. Atëherë, ai e dërgoi në Pashaliman. Ishte e pamundur për të bërë diçka për ta shpëtuar nga vdekja. Në orën 4 e 15 mbërrin një helikopter për ta dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por për Besnikun ishte shumë vonë. Besniku vdes gjatë rrugës për në spital.

Kush ishin Besnik Hidri dhe Lekë Çoku

Major Besnik Hidri
Lindi më 7 shkurt 1966 në Durrës. Në vitin 1993 futet në shërbimin e fshehtë SHIK të qytetit të Durrësit. Më 1994, transferohet në Tiranë dhe më 1995, emërohet Shefi i Kundërzbulimit për ambasadat e huaja në kryeqytet. Ishte specializuar pranë shërbimeve sekrete italiane, turke dhe CIA-s në SHBA. Fliste në italisht dhe anglisht. Ishte i martuar dhe kishte dy vajza. Më 28 shkurt 1997, kur turma sulmoi SHIK-un në Vlorë mbetet i vrarë.
Kapiten Lekë Çoku
Lindi më 13 prill 1961 në Tropojë. Në shtator 1992 futet në shërbimin e fshehtë të SHIK-ut dhe fillon edhe Fakultetin Juridik. Më 1995, emërohet në detyrën e rëndësishme të shefit të Shërbimit të Brendshëm në Rinas. Ishte i martuar dhe kishte një djalë, i cili kur i vranë babanë ishte vetëm 1 muaj. Ai u vra më 28 shkurt 1997. Turma e tërhoqi zvarrë trupin e tij dhe e çuan tek studentët, të cilët ishin në grevë urie.

Rexhep POLISI

Kategori
Uncategorized

FOTO/ Dosja e zhdukjes së 1300 kontenierëve alarmon qeverinë, Rama ndryshoi strategjinë e tij.

FOTO/ Dosja e zhdukjes së 1300 kontenierëve alarmon qeverinë, Rama ndryshoi strategjinë e tij

nga Sergio di Stasio/

Prokuroria e Durrësit ka vepruar me shpejtësi duke hapur hetime pas zbulimeve të gazetës “Roma” për 1300 kontejnerët me mbetje urbane dhe industriale, “të zhdukura” në territorin shqiptar, gjatë rrugës për në Maqedoni.

Siç del nga vendimi i Këshillit të Ministrave i shtatorit 2016, i cili autorizoi importin dhe tranzitin e mbetjeve kimike e industriale, dëshmon pa diskutim interesimin e fortë e sferave të larta të Tiranës për t’i dhënë hapësirë një biznesi që ishte mohuar dhe që askush nuk e mendonte se mund të autorizohej pikërisht nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Ishte ai që gjatë fushatës elektorale kishte dalë kundër importit të mbetjeve. Një ndryshim kursi kaq i madh duhet justifikuar dhe jo thjesht nga ana politike.

Po hetohet edhe nga ana italiane. Janë të paktën 13 hetime të hapura për trafikun e mbetjeve jashtë vendit, e fundit ajo për kontejnerët e humbur në Shqipëri.

Pas zbulimeve të “Romës”, shumë televizione e gazeta, në Shqipëri, Greqi e Maqedoni, po e ndjekin me vëmendje ngjarjen. Siç u tha edhe më sipër, Prokuroria e Durrësit – qyteti portual nga i cili kontejnerët hynë në Shqipëri, të ardhur me anije nga porti italian i Gioia Tauros – pasi nisi hetimet ka lëvizur me shpejtësi në kërkim të përgjigjeve.

Image

Edhe Ministria e Mjedisit, pas verifikimeve të para, ka siguruar se jo vetëm duhet sqaruar misteri i kontejnerëve, por edhe që as ata dhe as shumë të tjerë nuk kanë kërkuar apo marrë lejen e nevojshme për tranzitin e mbetjeve në territorin e vendit. Në Tiranë janë rritur polemikat e opozitës kundër qeverisë së drejtuar nga Rama.

Shefi i opozitës ka folur për gjenocid ambientalist, duke përdorur një metaforë të fortë, sigurisht, por e përshtatshme për dhjetëra episode helmimi të territorit në më pak se një dekadë.

Ndërkohë, pranë ambasadave italiane në Shkup e Tiranë ka një prani të shtuar të Guardia di Finanza, e cila heton për kontejnerët e humbur dhe për rrugët e trafikut të helmeve.

Nëse 1300 kontejnerë mbetjesh zhduken në një vend si Shqipëria, me siguri që trafikantët duhet të kenë bashkëpunëtorë. Dhe dyshimin që edhe politika mund të jetë, në një farë mënyre, në çështjen e mbetjeve e konfirmon ligji që një “lob” deputetësh kërkoi ta kalonte në parlament për të legalizuar importin ndërkufitar të mbetjeve. Ligj, ndër të tjera, i mbështetur fuqishëm nga kryeministri Edi Rama, i cili hedh poshtë në këtë mënyrë premtimet dhënë zgjedhësve gjatë fushatës elektorale.

“Kurrë më mbetje nga jashtë në Shqipëri”, tha atëherë. Dhe, në një vend pa impiant përpunimi, ku edhe landfilli i Tiranës duket si një kazan në qiell të hapur, arkaik dhe i rrezikshëm për shëndetin, mbetet për t’u pyetur se si kishin menduar të merrnin edhe mbetjet e të tjerëve.

Vendimi i qeverisë ka tërhequr mbi vete shumë kritika. Në Shqipëri, gjatë këtyre viteve, është pjekur një sensibilizim i fortë ambiental: qytetarë, shoqata, parti politike, përpiqen të mbrojnë territorin dhe shëndetin e qytetarëve pikërisht nga “karteli” i interesave.

Rama këta interesa i përdori në fushatën elektorale. Kthimi i pashpjegueshëm prapa trazon ujërat, të turbullt që më parë, të politikës shqiptare.

Marrë nga gazeta më e vjetër në Itali, ‘Roma’ – Përgatiti: SYRI.net

Image

Kategori
Uncategorized

Tragjike: Tmerri i nënës që i vdiq foshnja: S’ma varrosin se s’kam lekë.

https://dailymotion.com/video/x5e9gqf

Rudina Hoxha, një 37 vjeçare po përjeton ditët më të vështira të jetës. Para 5 ditësh ajo ka humbur në rrethana misterioze foshnjën 1 muajshe, e cila ndërroi jetë në kasollen ku ato banonin.Por ngjarja bëhet edhe më tragjike, pasi ajo nuk ka mundësi financiare për të kryer nderimet e fundit të fëmijës.

Trupi i pajetë i foshnjës ndodhet në morgun e Tiranës, por ky institucion nuk ia ka dhënë pa paguar më parë 6 mijë lekët e tarifës për mbajtjen e trupit.Për zgjidhjen e këtij problem, Rudina iu drejtua redaksisë së Report TV, pasi nuk ka mundësi as të paguaj taksën prej 25 mijë lekësh për vendin e varrit të fëmijës në varrezat publike.

Më vdiq goca i thash nuk kam lekë ta varros, merre më tha çoj në shtëpi. Kam 5 ditë resht që vij vërdallë dhe nuk po ma varrosin, kërkojnë lekë për tokën.Tani nuk di se cfarë të bëj, ta marr fëmijën dhe të dal të rri në mes të rrugës, sikur është ashtu i vdekur, ashtu ta marr. Ata kërkojnë lekë, unë nuk kam lekë t’u jap, se po të kem për fëmijën tim nuk më dhimbset gjë” tha ajo.

Kushtet e vështira të jetesës, të ardhurat e pakta që merr vetëm nga mbledhja e kanaçeve, e kanë bërë të pamundur për rudinën që të paguaj tarifat që kërkohen për ti bërë nderimet e fundit foshnjës.

Më kërkuan lekë për ta varrosur, u thashë nuk kam lekë, jam njeri hallexhi. Burrin e kam në burg, prindërit nuk i kam, jam njeri pa njeri, u thashë, jetoj rrugëve.Kërkoj ndihmë nga bashkia, nuk kam ku të shkoj, burrin e kam në burg, prindërit nuk i kam. Kam vetëm një njeriun tim, por edhe ai ka 3 fëmijët e tij, nuk ka se cfarë të më japë i shkreti, edhe ai me kanaçe merret” tha Rudina Hoxha.

Kategori
Uncategorized

Mark Marku: PD nxorri Shqipërinë nga stanjacioni, ‘Republika e Re’ ka dhënë efekte pozitive.

Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Mark Marku i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të News24 tha se rezultatet fillestare të protestës së opozitës dhe idesë së Republikës së Re janë shumë të mira.

Sipas tij, Partia Demokratike përveç se ka transformuar vetveten, ka nxjerrë edhe shoqërinë shqiptare nga stanjacioni.

“ Partia ka shkuar tek shoqëria. Ky është si një lloj laboratori politik i opozitës. Është interesante nëse ndodh në të gjithë Shqipërinë. Nëse realizohet do jetë e suksesshme. Një Republikë e Re nënkupton edhe transformimin e Partisë Demokratike në vetvete. Deri tani më duket se ka ecur mirë. Rezultatet fillestare janë shumë të mira. E ka nxjerrë situatën nga stanjacioni. Basha po shfaqet si një promovues i një rendi të ri, dhe force politike të re, ka futur në diskutim sistemin politik shqiptar. I ka dhënë rezultatet e para, ka dinamizuar shoqërinë shqiptare. Por është një lëvizje që duhet mbajtur nën vëzhgim, duhet kritikuar kur duhet. Por shoqëria shqiptare ka dalë nga një gjendje stanjacioni shumë të rrezikshëm,” tha Marku.

I pyetur nëse i dukej radikal vendimi i partive opozitare për të mos u futur në zgjedhje, analisti Mark Marku u shpreh se një vendim i tillë është marrë pasi edhe vetë situata aktuale është radikale, dhe sipas tij i bëhet parapritë një konflikti post-zgjedhor.

“Është deklaruar që në fillim por me terma politike. Është veprim disi radikal që të mos hysh në zgjedhje. Ndoshta dhe situata është radikale. Mendoj që është një masë që parandalon konflikte të tjera radikale. Të shkohej në zgjedhje në një infrastrukturë kriminale ku zgjedhjet do ishin të manipuluara. I bëhet parapritë një konflikti post-zgjedhor. E shpëton Shqipërinë nga një konflikt i ardhshëm,” tha ai. /Bw/

Kategori
Uncategorized

Ish-drejtuesi i policisë: Si e korruptoi Bare njeriun e Artur Dajës, luajti futboll me kokën e tij.

Ish-drejtuesi i policisë: Si e korruptoi Bare njeriun e Artur Dajës, luajti futboll me kokën e tij

Ish-oficeri i lartë i policisë, Bujar Hoxha ka treguar “sekretet” e bandës së Lushnjes në një rrëfim të gjatë të botuar nga GSH.al. Kemi të bëjmë me një tregim të veçantë, sepse zyrtarët e policisë nuk flasin shpesh për detajet e punës së tyre në publik. Megjithatë, kujtimet e tij Hoxha i ka përmbledhur në librin me titull “Krimi dhe antikrimi, historia e bandave kriminale”.

Në këtë libër, Hoxha tregon se si zona ku vepronte Aldo Bare cilësohej si “komisariati nr. 2” i policisë në Lushnje. Mbretërimi i tij në qytet zgjati për gati 10 vjet, deri në vitin 2006 ku u godit dhe koka e bandës.

Përpos kronologjisë së ngjarjeve, Hoxha ngre pyetjen interesante se si ka mundësi që një grupim kriminal arriti të veprojë për 10 vjet pa u prekur nga shteti. Ishte pafuqi e autoriteteve apo implikim i strukturave të policisë? Kjo pyetje ndoshta do të mbetet përgjithmonë pa përgjigje.

Më poshtë, rrëfimi i shefit të policisë, Bujar Hoxha për ekzekutimet e njëpasnjëshme që nga Klenti Bano e tek zbulimi i minës me sahat në stadiumin e qytetit.

RREFIMI I BUJAR HOXHES

“Në qytetin e Lushnjes gjendja e kriminalitetit paraqitet tepër e rënduar. Që në muajin mars 1997 dhe deri tani krimi jo vetëm nuk ka pushuar, por ka marrë përmasa të mëdha dhe është bërë i organizuar. Banorët e këtij qyteti janë teje të terrorizuar nga skenat makabre që kanë parë dhe dëgjojnë, policia është inferiore ndaj krimit dhe nuk ka inisiativën për ta mposhtur atë. Qytetari lushnjar në asnjë moment nuk ndihet i sigurtë dhe nuk ka besim tek policia. Autoritet të plotë tani kanë organizatat kriminale. Sfida që ata i bëjnë shtetit është e hapur, kryejnë vrasje të hapura, bëjnë demonstrime armësh dhe mjetesh,djegin banesa, hedhin eksploziv në to, gjuajnë me antitank automjetet, presin koka njerëzish dhe ato i ekspozojnë në qytet, u bëjnë presion njerëzve të drejtësisë dhe policisë. Duke kryer këto veprime, të gjitha organet e drejtësisë i janë nënshtruar krimit. Asnjë material në ngarkim të tyre nuk guxon të shkruhet, asnjë person, institucion apo organizëm nuk merret me ta. Pra, gjithçka ata e kanë nënshtruar dhe janë bërë sundues. Punonjësit e policisë janë tepër të terrorizuar dhe nuk guxojnë të flasin dhe me njerëzit më të afërt. Gjithë ky terror dhe krim e ka zanafillën në konfliktin që ka ndodhur ndërmjet dy grupeve rivale: Fredi Idajet Shkurti dhe Artur Ahmet Daja.

Me këtë relacion alarmant, nje punonjës policie (ndoshta dhe shef) i drejtohet aparatit qëndror.dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Frika e tij shkon deri aty sa nuk identifikohet dhe relacioni eshte i pa protokolluar nga Komisariati i policisë Lushnje.

KUSH JANE TUR DAJA DHE FRED SHKURTI

Fredi Idajet Shkurti, i njohur dhe me emrin e ndryshuar Aldo Sotir Bare është banor i qytetit të Lushnje. Banesa e tij ndodhet ngjitur me Komisariatin e policisë Lushnje. Deri në vitin 1992 ka qenë polic në repartin e ndërhyrjes së shpejtë në Durrës. Në vitin 1993 është larguar për në Greqi, për shkak se ka qenë i dyshuar në vrasjen e një shtetasi në këtë qytet, por që nuk u arrit të provohej ligjërisht. Më pas kalon në Itali, deri në vitin 1997, kohë në të cilën kthehet në Lushnje. Momenti i trazirave dhe konflikti me kundërshtarin e tij, Artur Daja, e bën të organizohet dhe banesa e tij me ambientet përreth marrin emrin “Komisariati Nr. 2“.

“Ky njeri është i organizuar dhe ka pushtet te gjithanshëm…Me krimet që ka kryer, ka krijuar mitin e të pamposhturit…” thuhej në relacionin anonim. Arrestimi i tij ishte një prej dhjetëra arrestimeve për krimet e kryera, rast aspak i ekzagjeruar, që kryhen normalisht nga policia që për raste të tilla dhe marrin lavdërime. Duhet theksuar se arrestimi i tij do të bëhej një ngjarje me vlera të pallogaritshme. Ai ishte kreu i bandës, i dinte të gjitha ngjarjet, të vraret, varret e tyre etj. Ky njeri do të shfaqej herë pas here edhe në media.

Deklarimet e tij me përçatjet e një gangsteri maniak krijonin mërzi. Nga ana tjetër, policia arriti të grumbullojë një mal me informacione lidhur me lëvizjet e tij jashtë territorit shqiptar. Artur Ahmet Daja, i regjistruar në gjendjen civile me emrat Altin e Petro është banorë i qytetit Lushnje, i regjistruar nga policia: person me precedent kriminal. Në vitin 1994 ka patur konflikt me MP nga fshati Karbunarë e Madhe dhe në pritën e organizuar nga Arturi, vriten tre djem të rinj. Shpallet në kërkim nga policia, ndërkohë ai kalon kufirin dhe qëndron në Itali dhe kthehet në periudhën e trazirave të marsit ‘97. Edhe ky ishte një rrugaç, një kriminel që kishte vrarë njerëz e thyer koka. Ai përfaqësonte prototipin e një gangsteri të vogël që kërkonte të bënte emër në qytetin e Lushnjes. Do të ishte bërë një bandit profesionist, nëse nuk do të përballej me një kundërshtar si Aldo Bare.

Informacionet e policisë flasin se konflikti mes dy “kapove” kishte lindur herët, para ngjarjeve të ‘97-ës. Dyshohet për pazare të prishura në çështjet e trafiqeve, për të cilën Aldo Bare i kërkonte borxhin Artur Dajës duke e kërkuar në të gjithë Italinë. Pikërisht, në ditët e para të qershorit të vitit 1997, Aldo Bare së bashku me vëllanë e tij, dhe kushërinjtë e tij Ramadanin, Bardhi dhe Enver Rabinë do të sulmonin nga vetura Artur Dajën dhe lidhjet e tij, të cilët po drekonin në një lokal të lagjes “Kadri Qystri”. Nga shkëmbimi i zjarrit, mbetet i plagosur A. Daja dhe vritet shoku i tij Genci Kashari.

Në drejtim të veturës, ka lëshuar breshëri automatiku Arturi, duke vrarë Ramadan Shkurtin dhe plagosur rëndë Bardhi Rabinë. Aldo largohet me shpejtësi në këmbë duke marrë në shpinë Enverin e plagosur në faqe dhe shpatull, ndërkohe që kundërshtari e ndiqte me kallashnikov në dorë. Arturi kthehet tek vetura e përplasur tek një makinë tip “Saurel“ i merr nga dora pistoletën Bardhit dhe e qëllon në kokë.

Njëkohësisht qëllon mbi Ramadanin që ndodhej i shtrirë në sediljen pas shoferit Kjo ngjarje e rëndë do të shërbente si sinjal për beteja të tjera dhe që do të mbante nën terror një qytet të tërë deri në vitin 2005, pikerisht nga grupi kriminal që do të njihej si “Banda e Lushnjes”.

Duke parë rrezikshmërinë e kundërshtarit, Aldo Bare do të planifikonte në detaj planin dhe menjëherë do të niste veprimet hakmarrëse ndaj grupit të Artur Dajës. Goditja e parë do të jepej ndaj Xhevat Demirit, i njohur me nofkën “kosovari”. Ditën e ekzekutimit, i ndjekur gjatë gjithë ditës, do t’i zihej pritë në hyrje të qytetit Lushnje, tek kthesa e lokalit “Blerim” dhe në prani të gruas dhe dy fëmijëve do të qëllohej me breshëri automatiku. Në ikje e sipër, njëri nga autorët e këtij krimi, me pistoletë në dorë e qëllon në kokë. Ngjarja do t’i shkaktonte trauma pjesëtarëve të familjes, veçanërisht, djalit trevjeçar që vazhdon të vuajë pasojat epileptike të sëmundjes.

Ngjarjet do të pasonin njëra-tjetrën. Bilanci do të numëronte rreth njëzetepesë të vrarë apo zhdukur, disa tentativa vrasjeje, dhjetëra raste rrëmbimesh dhe torturash brenda dhe jashtë “Komisariatit Nr.2”, si dhe vendosje me shumicë të lëndëve shpërthyese ndaj banesave apo objekteve ekonomike të lidhjeve të Artur Dajës. Nga ana tjetër, Artur Daja do të qëndronte i fshehur dhe do të sulmonte grupin rival duke vrarë gjashtë pjesëtarë të “Bandës së Lushnjes” si dhe vendosje lëndë shpërthyese në disa shtëpia të kundërshtarëve të tyre.

Artur Daja e kishte kuptuar rrezikun dhe pas vrasjes së shokut të tij, “kosovarit” organizoi planin për goditjen e grupit kundërshtar duke menduar se do t’i lante një herë e mirë hesapet me Aldo Barën. Për të nderuar shokun e vet të vrarë, Tur Daja do të betohej se do t’i merrte hakun, por jo në këtë mënyrë, që do të thoshte se po përgatitej të zgjeronte skenën e hakmarrjes. Atë verë, Artur Daja kërkonte të gjente një mënyrë që t’i bënte kundërshtarët të harronin se me kë kishin të bënin. Mënyra se si do vrisnin Aldon me grupin, do t’ia linte njërit prej pjesëtarëve që mbahej si mjeshtër i armës.

Arturi dhe të tjerët do e paguanin shumë shtrenjtë gabimin e shënjestrës së kundratankut. Pasi siguroi informacionin e duhur, me 22.08.1998, bashkë me pjesëtarët e grupit të tij, në vendin e quajtur kthesa e Shënpremtes të fshatit Sulzotaj, do të qëllojnë me antitank ndaj makinës ku udhëtonin Aldo me njerëzit e tij më të besuar. Pasojat ndaj këtij sulmi ishin të papërfillshme, vetëm dy të plagosur. Fati e deshi që këta persona të udhëtonin me mjetin e blinduar, tip furgon, ngjyrë të bardhë, që në ditët në vazhdim do shoqëronte gati të gjitha krimet e kryera ndaj lidhjeve të Artur Dajës.

Duke ndjerë rrezikun, Aldo Bare krahas kobures, do të hidhte në veprim planin e ideuar me shumë mund dhe kujdes. Arriti të rekrutojë një person të besuar të Artur Dajës duke e joshur, por dhe falur për “mëkatet”. Kështu ndodhi. Artur Daja do të vritej në rrethana misterioze, ndërsa koka do t’i pritej dhe çohej me tepsi shefit të tyre. Më pas koka e tij do të shëtitej në çdo qoshe të qytetit Lushnje duke i dhënë fund rivalitetit banditesk.

Skena makabër do të trondiste banorët e këtij qyteti dhe përfundimisht do të instalonin atë që krimi gjithmonë dëshiron: heshtjen. Një dëshmitar do të tregonte shumë kohë më pas “Unë u ktheva dhe dola jashtë. Disa djem të qytetit po mbanin në dorë një kokë njeriu. Unë kalova matanë rrugës dhe ndalova përballë shatërvanit të qytetit dhe po shikoja se çfarë po bëhej. Pashë që këta djem e hodhën kokën në bulevard dhe filluan të luanin me këmbë me njeri tjetrin, tamam siç luajnë fëmijët futboll me porta të vogla. Të gjithë njerëzit e shokuar nga ngjarja u larguan të tmerruar”.

Në 21.10.1998, në vendin e quajtur “Tre Urat e Tërbufit” gjendet kufoma e Artur Dajës, pa kokë dhe e copëtuar me eksploziv. Duke vepruar në këtë mënyrë, këta kriminelë forconin reputacionin mafioz sepse për ta: “Mafia e ka për zemër të bëjë të qartë se nuk lëshon kurrë pe, dhe se i përndjek kundërshtarët viktima edhe atëherë kur janë në varr”.

Kategori
Uncategorized

Ëngjëll Musai: Çekiçi i ndryshkur i Vettingut të Ramës, ka shkuar për të thyer arrat.

Ëngjëll Musai:

Miratimi i ligjit për Vettingun pret vetëm konstituimin e institucioneve, të cilat do të nisin hetimin mbi të gjitha çështjet e mbetura pezull, të mbyllura nga organet e hetimit apo pushuara nga organet gjyqësore. Rastet më skandaloze dhe të shumëpërfolura tashmë janë të evidentuara dhe të piketuara si çështje që do rihapen, pasi suporti politik që këta drejtues institucionesh kanë pasur në rrethana të caktuara, por edhe pagesat e majme që këta drejtues kanë përdorur në gjyqësor kanë bërë që të mbyllen hetimet. Rasti më skandaloz dhe i më i përfolur në këto vitet e fundit ka të bëjë me koncesionet e naftës dhe gazit si dhe kompanitë Armo dhe Albpetrol. Raporti i fundit i KLSH për Albpetrolin në lidhje me babëzinë e këtyre 4 viteve, është një njollë edhe më e zezë se vetë nafta dhe zifti mijëravjeçar që nxirret nga nëntoka jonë. Është e pafalshme kur mendon se abuzimet me naftën dhe gazin e nëntokës shqiptare, si dhe kontrabandën dhe evazionin fiskal të tregtarëve të naftës me akcizën dhe tatim fitimin i kalon të 750 milionë eurot në vit. Pikërisht këto abuzime janë dhe duhet të jenë objekt i ndjekjes, verifikimit dhe ndëshkimit duke filluar nga funksionarët më të lartë të ekzekutivit, organet shtetërore dhe drejtoritë e tyre përkatëse.
01
Vendimet e gjykatave, Kryeministri dhe shteti i së drejtës
Shqipëria, atdheu ynë i dashur ka nevojë për drejtësi dhe kjo drejtësi fillon me mbrojtjen e Kushtetutës, shtetin e së drejtës, të drejtat dhe interesat e ligjshme të shtetasve. Drejtësinë e vërtetë e realizojnë gjykatës, prokurorë, avokatë e juristë me mendim të ri bashkëkohor; politik, juridik e filozofik, me aftësi të larta profesionale, objektivë, të pa korruptueshëm, me figurë të pastër morale e profesionale, të pavarur nga politikat partiake dhe interesat personale të pushtetarëve të lartë, të përkushtuar në zbatimin e ligjit me rreptësi e në bazë të bindjes së ndërgjegjshme juridike. Por politika shqiptare dhe Kryeministri Rama ka ditë që ka nisur një sulm ndaj institucioneve të gjyqësorit dhe prokurorisë dhe, me sa duket, më shumë se sa një preokupim për të vërtetën dhe të drejtën, kreu i shtetit duket se do të justifikojë situatën e rënduar politike në të cilën është zhytur vendi, mungesën e deputetëve opozitarë në Kuvend dhe nxitimin për t’i mbyllur gjërat para zgjedhjeve duke kapur organet e drejtësisë. Me pak fjalë, një sistem drejtësie i lakuar e i përgojuar si mbrojtës i interesave të një krahu politik duhet tashmë të kalojë dhe të vihet në shërbim të krahut tjetër. Në lidhje me këtë, po japim disa argumente, pa pretenduar se janë shteruese, pasi ka edhe të tjera të tilla, pse jo, madje edhe të kundërta si këto.
Së pari: Kryeministri me të drejtë e etiketon gjyqësorin si organi që ka shkelur parimin e barazisë në dhënien e shumë vendimeve. Por do të mendoja dhe gjykoja, se nuk ka vlerë dhe nuk është i besueshëm, nëse vetë z. Rama nuk pranon faktin tjetër se një çështje ka përfunduar në gjykatë, pasi agjencitë e ndryshme; si ajo e kthimit të pronave , hipotekat, sigurimet shëndetësore apo shoqërore, urbanistika etj, kanë kryer me veprimet apo mosveprimet e tyre një shkelje apo padrejtësi, e cila është bërë shkak që palët të përfundojnë në dyert e gjykatave apo prokurorisë. Pikërisht ky argument i kreut të qeverisë do kishte vlerë, nëse do ishte transparent dhe do shigjetonte të dyja palët, si administratën shtetërore ashtu edhe atë gjyqësore.
Së dyti: Mirë vendimet e gjyqësorit dhe prokurorisë kanë problem, njëanshmëri, vonesa etj. Po zbatimi i vendimeve të dhëna, përse nuk ekzekutohet nga institucionet shtetërore?! Kam parasysh, pronën, largimet nga puna, abuzimet e nëpunësve të shërbimeve ujë, drita etj. Po si ka mundësi që Prokuroria e Përgjithshme dërgon materialet me masat përkatëse pranë KQZ dhe kjo fundit hesht për heqjen e imunitetit të deputetëve të inkriminuar, të cilësdo palë qofshin këto?! Po vendimet e KLSH dhe masat për largimet nga puna për abuzimet e ndryshme, përse nuk ekzekutohen nga ministrat e linjës dhe institucionet e tyre nën vartësi?! Këto janë argumente që vlejnë dhe kërkojnë, jo vetëm reflektim, por edhe ndjesë para auditorëve dhe forumeve ku liderët politikë flasin për drejtësinë dhe Vettingun.
Së treti: Flitet për emra gjyqtarësh dhe prokurorësh të lidhur me shtetarë apo politikanë të së djeshmes. Absolutisht që është e vërtetë dhe Kryeministri Rama për të gjithë këta individë, tashmë të bërë publikë me qëndrimet e tyre si dhe me problematikat, vendimmarrjet, pasuritë, integritetin e humbur duhet të kërkojë futjen e tyre në darën e fortë të Vettingut. Por faktet duhen parë dhe analizuar me të njëjtin këndvështrim dhe jo njërin me syrin e nënës dhe tjetrin me të njerkës. Dhe që të ishte i besueshëm deri në fund z.Rama duhej të shpjegonte, se përse Prokurori i përgjithshëm, ai i Kryeqytetit, prokurorë të qarqeve kryesorë, ish- drejtues të gjykatave duke nisur nga ajo e Tiranës dhe në rrethe, zëvendësit e tyre dhe oficerë të organeve të depolitizuar; si garda, burgjet, policia etj, sot zoti Kryeministër i ka në krah dhe jo rastësisht. Ata janë aty, jo për faktin se shquhen si politikanë. Ata janë aty, se i kanë shërbyer atij dhe sot morën shpërblim duke u bërë pjesë e strukturave partiake dhe deputetë. Ja kjo besoj se është e vërteta dhe me e ndershmja për t’u thënë.
02
Vettingu për drejtësinë ! Po për politikën ?
Jam plotësisht dakord që çdo gjyqtar, prokuror, avokat apo përfaqësues të shoqërisë civile që duan të jenë pjesë e organeve të kontrollit të drejtësisë apo të ushtrojnë profesionet përkatëse duhet detyrimisht të tregojnë atë çka përfaqësojnë, si në nivelin profesional, dosjet që kanë shqyrtuar, lidhjet e ndryshme shoqërore, familjare, politike, pasurinë etj. Madje pas vet-deklarimeve është e drejta e këtyre institucioneve, që sapo të konstituohen të fillojnë kontrollin dhe vërtetësinë e atyre çka është deklaruar. Por lind pyetja: Po Vettingun e politikanëve kush do e bëjë ? Kush do e zbatojë dhe a do ketë kurajë ILDKPI, KQZ dhe prokuroria etj, të çojnë deri në fund ekzekutimin e vendimeve të mara? Ja kjo është ajo që kërkojnë shqiptarët, pasi të gjithë e dimë, se të parët janë politikanët dhe, se gjithçka duhet të nisë nga ata. Është e pafalshme, që ne ende kemi deputetë me rekorde kriminale që votojnë për Vettingun. Kjo është edhe hipokrizia më e madhe që ndodh në një vend në mes të Evropës. Kemi Kryebashkiakë të dënuar dhe akuzuar për veprat penale nga më ordineret e deri tek vrasjet.
03
Koncesionet dhe hashashi
Shqipëria dhe shqiptarët humbasin miliarda euro në vit nga koncesionet klienteliste të qeverisë së kaluar dhe asaj të sotme. Koalicioni i Rilindjes deklaroi, se sapo të vijë në pushtet do t’i anulojë koncesionet, qoftë të skanimit, kolaudimit, lotarinë Austriake, spitalin ushtarak, rikthimin e SHQUP-it në identitet, koncesionet e naftës, Bankers, minierat e bakrit, Bulqizën etj. Sot jemi para faktit që asnjë nuk është prekur dhe, se këtyre koncesioneve iu shtua marrëzia në shëndetësi, laboratorët, pajisjet kirurgjikale, hipotekat e shumë e shumë të tjera. Kjo me pak fjalë quhet mashtrim elektoral ose në gjuhën e përditshme, pabesi ndaj atyre që të besuan votën dhe jetën e tyre. Shqipëria u kthye në hambarin e hashashit, sa që Lazarati do të ngjante si një “Lulëkuqe” me atë çka ndodhi në vendin tonë sidomos vitin e fundit.
04
Drejtësia dhe Universitetet Shtetërore
Që të gjithë shqiptarët e duan drejtësinë dhe kjo tashmë përbën një realitet të vonuar, por që të flasësh për drejtësinë, pikërisht në zemër të korrupsionit, kjo, jo vetëm është hipokrizi, por edhe marrëzi e vërtetë. Me të drejtë Kryeministri Rama i konsideronte Universitetet si “Fabrika diplomash”. Por fakti tregoi se ato nga Universitete diplomash janë kthyer na “Fabrika parash” ku çdo student duhet të mendohet mirë përpara se të futet në provim apo mbrojtje diplome. E pra të ankohesh për nxehtësinë e llavës së vullkanit dhe ta kërkosh ftohtësinë në zemër të tij është një paradoks.
05
Grusht shteti apo anashkalim i Presidentit
Shtesat në Kushtetutë kërkojnë që të rinisë nga fillimi dhe organi kushtetues kompetent është Presidenti i Republikës, dhe vetëm kur ai nuk e përmbush brenda afatit, procesi kalon tek Avokati i Popullit. Dhe kjo është shkelja e parë kushtetuese që u krye para dy ditësh dhe që urgjentisht duhet të ndërpritet, pasi shkelja e Kushtetutës e bën “Nul” çdo nismë të marrë nga zyra e Avokatit të Popullit. Kjo shkelje pasohet nga një tjetër shkelje që shumë shpejt do jetë objekt i Gjykatës Kushtetuese dhe që aty në atë ndërkombëtare, pasi edhe mandati i Avokatit të Popullit ka gati 5 muaj që ka mbaruar dhe çdo veprim i tij është i paligjshëm dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Këtë gjë e di edhe vetë z.Rama, i cili nuk e zëvendëson dot Avokatin e Popullit, pasi zgjedhja e tij bëhet me 94 vota.

Kategori
Uncategorized

Graali i Shenjtë, lista e vendeve ku mund të gjendet.

Graali i Shenjtë, lista e vendeve ku mund të gjendet

Në variantin më popullor të rrëfimit, Graali i Shenjtë është kupa e përdorur nga Jezusi gjatë Darkës së Fundit, dhe që më vonë u përdor si një enë për të mbledhur gjakun e tij. Ai mesa duket u kontrabandua nga Toka e Shenjtë dhe përmes Evropës në Britani. Pavarësisht nga një seri kujdestarësh misterioze, duke përfshirë urdhrin ‘Fisher King’ dhe Kalorësit Templarë, në një farë pike kupa u zhduk,” shkruan “Voyager”, transmeton Bota.al

Objekti i shenjtë prej argjenti u përzje me legjendat e tjera, me fuqi mitologjike, dhe u pronësua nga teoricienët e konspiracionit dhe demagogët. Pat Kinsella ndan disa fakte nga fiksionet e bollshme që vazhdojnë të zhvillohen edhe sot e kësaj dite, rreth këtij relikti të pakapshëm…

Lindja e një legjende: Prej nga vjen Kupa e Shenjtë? Dhe çfarë mund të jetë?

Reliket e shenjta, që pretendohet se e kanë origjinën nga jeta tokësore e Jezusit, janë simbolet e përbashkëta në të gjithë botën katolike – me kisha të ndryshme që mëtojnë se ruajnë çdo gjë nga Lafsha e Shenjtë (nga rrethprerja e Jezusit), deri tek gozhdët e përdorur gjatë kryqëzimit të tij. Suveniri më elmbamatik dhe më i kërkuarm mbetet e pagjetshmja Kupa e Shenjtë.

Fiksimi i vazhdueshëm pas saj, është ushqyer nga fakti se format, vendndodhja dhe ekzistenca e saj mbeten një enigmë e plotë. Besohet gjerësisht, se ajo është përdorur gjatë Darkës së Fundit dhe më pas nga Jozefi i Arimateas për të mbledhur gjakun e Krishtit, kur romakët e shpuan me një shtizë gjatë kryqëzimit.

Megjithatë, disa piktura e përshkruajnë enën si një tas apo një pjatë, ose madje edhe si mitrën e Maria Magdalenës – në një skenar, ku ajo mban pasardhësit e Jezusit. Kupa e Shenjtë e Darkës së Fundit, përmendet në Ungjillin e Mateut, Markut dhe Lukës (të cilat historianët besojnë së janë shkruar në vitet 80-100, por duhej të kalonin 1.000 vjet të tjera që përralla e Graal-it të bëhej popullore, kur romantikët mesjetare filluan të shkruanin poezi, duke i ndërthurur me sagat arturiane.

Referenca e parë e njohur për Graalin, është bërë nga poeti francez Kreien de Trua në “Perseval, historia e Gralit”, një poemë e papërfunduar e shkruar diku midis viteve 1181-190. Nga vepra e tij ka mbetur një libër burimor, ndërsa puna origjinale mbetet një mister.

Ai tregonte se Persivali- një prej kalorësve të mbretit Artur – vizitoi mbretërinë e mbretit Fisher (i fundit në një linjë njerëzish të besuar për ruajtjen e Kupës). Atje, ai sheh disa objekte të çmuara, duke përfshirë një Graal – një enë të përpunuar nga e cila Mbreti hante.

Ndërsa për Graalin flitet më shumë se perzonashin kryesor në këtë poemë, ai frymëzoi shkrimtarë të tjerë për të zhvilluar konceptin. Në librin “Jozefi i Arimateas”, shkruar midis viteve 1191-1202, studiuesi francez Robert De Boro pretentonte se Kupa e Shenjtë është përdorur përdorur në Darkën e Fundit, si dhe Graalin e Shenjtë, një enë që përmbante gjakun e Jezusit. Jozefi nga Arimatea konsiderohet si një mbrojtës i Graalit, i pari i një linje të gjatë kujdestarësh, që do të përfshinte edhe Persivalin.

Në fillim të shekullit XIII-të, poeti gjerman Volfram von Ajsenbah e rrëfeu këtë histori në veprën “Parzival”, një poemë epike në të cilën heroi është në kërkim të Kupës së Shenjtë. Romancieri uellsian Peredur e vazhdoi këtë temë, por historia në fakt mori formën Ciklit të Vulgatave, një seri  legjendash arturiane, të shkruara në mënyrë anonime në shekullin XIII-të, publikon infoelbasani.al.

Dy shekuj më vonë, Sër Tomas Malori, i përktheu këto legjenda në anglisht në “Vdekja e Arturit dhe sagat” – veçanërisht për kërkimin e Graalit – kanë gëzuar shumë popullaritetit që në atë kohë, duke u ritreguar përmes një koleksioni ngjyrash nga tregimtarë si Vagner, Tenison apo dhe Monti Piton, Spilberg dhe Den Braun. Por a ka ndonjë fakt në mesin e të gjitha fantazive?

Gjurmët e Graalit: Për shekuj me radhë, hulumtuesit kanë ndjekur hijen e Graalit në të gjithë planetin

Edhe pse shumica e versioneve më të njohura të historisë, theksojnë në fund se kupa u transportua në Angli, gjuetarët e Graalit e kanë kërkuar reliken e shenjtë në të gjithë botën. Çdo element në tekstet e lashta, që është perceptuar si çelsi për zgjidhjen e misterit, është ndjekur me shumë kujdes, ndërsa teori të sforcuara, kanë çuar pasuesit e tyre në disa prej cepave më të vështira të botës, transmeton Infoelbasani.al.

Mbi 200 kisha dhe vende përreth globit pretendojnë se zotërojnë si Kupën ashtu edhe Graalin Shenjtë – me disa që kanë një besueshmëri më të madhe se të tjerët.

Duke pasur një relike gjysmë-bindëse ose një histori të mirë mrekullish, mund të gjenerohet një bum turistik, në të kundërt je jashtë loje. Teksa fiksimi i publikut me përrallën e Graalit tregon pak shenja rënieje, ai është shndërruar në një biznes të madh në të gjithë botën …

Bazilika e Shën Isidorit në Leon të Spanjës

Shtëpi e Kupës së Dona Urrakas, një kupë inoksi e identifikuar si Graali i Shenjtë nga studiuesit Margarita Torres dhe Hose Ortega Del Rio, në librin e tyre të vitit 2014 “Mbretërit e Graalit”. Kupa ka qenë në këtë bazilikë që nga shekulli i XI-të. Në fillim u çua në Kajro nga udhëtarët myslimanë. Më vonë iu dhurua një emiri në bregdetin spanjoll, që kishte ndihmuar viktimat e urisë në Egjipt, dhe në fund i kaloi mbretit Ferdinand I të Leonit, si një ofertë paqeje nga një sundimtar andaluzian. Të dhënat e karbonit, sugjerojnë se kupa është prodhuar midis viteve 200 P.E.S dhe 100 pas lindjes së Krishtit.

Katedralja e Shën Lorencos, Itali

Shtëpia e Kupës së Xhenoas, që dikur mendohej se ishte bërë prej smeraldi të pastër, ishte një konkurrent kryesor për të qenë Graali i Shenjtë, derisa u transportua në Paris pasi Napoleoni pushtoi Italinë, duke u rrikthyer e thyer, çka zbuloi së në fakt ‘smeraldi’ ishte qelq i gjelbër. Ky lajm do të kishte qenë tepër zhgënjues për ushtarët gjenovezë, të cilët dikur e quajtën objektivin e tyre kryesor, kur mposhtën maorët dhe plaçkitën Almerian në Spanjë pas një beteje të ashpër.

Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork

Shtëpia aktuale e Kupës së Antiokisë, një objekt prej argjendi dhe ari i stolisur më një kupë të dyfishtë. Ai u shpall si Kupa e Shenjtë, kur u gjet në Antioki të Turqi, pak para Luftës së Parë Botërore. Muzeu e ka përshkruar gjithnjë këtë pretendim si ‘ambicioz’, dhe relikeja kohët e fundit është cilësuar si një llambë dhe jo një kupë, që është prodhuar në shekullin VI-të  pas Krishtit.

Katedralja e Valencias, Spanjë

Kupa e Valencias, është vendosur në një kishëz të shenjtëruar. Për të është raportuar se u mor nga Shën Pjetri në Romë në shekullin I, dhe pastaj u dërgua në Hueska të Spanjës nga Shën Lorenci në shekullin III-të. Disa arkeologë spanjollë, thonë se kupa u prodhua nga një palestinez apo një egjiptian, ndërmjet shekullit IV P.E.S dhe shekullit I pas Lindjes së Krishtit.

Kupa e Jeruzalemit në Israel

Në shekullin e VII-të pas Krishtit, një murg i quajtur Gaulish Arkulf, tha se kishte parë një objekt, për të cilin ai besonte se ishte Kupa e Shenjtë, që përmbante brenda një qivur në një kishëz pranë Jeruzalemit, ndërmjet bazilikës së Golgotas dhe Martiriumit.

Ky është raporti më i hershëm i dorës së parë i njohur për Graalin pas kryqëzimit të Krishtit, dhe përmendja e vetme për kupën në Tokën e Shenjtë. Fati i kupës që ai e përshkroi,, është i panjohur. Ndërkohë ai pretendoi se Graali është fshehur së bashku me relikte të tjera të shenjta në kompleksin e madh nëntokësor të kanalizimeve të Jeruzalemit, nën Tempullin legjendar të Solomonit.

Mbi Albion: Mitet mbi Graalin janë ndërthurura sa me folklorin britanik por edhe rrëfenjat ndërkombëtare …

Pas kryqëzimit të Jezusit, për arsye që mbeten të paqarta (dhe të cilat mund t’i detyrohen më shumë motiveve politike dhe ekonomike sesa fakteve historike), historia e Graalit të Shenjtë u zhvendos shpejt nga Toka e Shenjtë, në truallin e gjelbër dhe të këndshëm të Anglisë.

Sipas legjendave që kanë qarkulluar për të paktën 800 vitet e fundit, rojtari i kupës, Jozefi nga Arimatea, mbërriti në Angli në shekullin I. Ai kaloi Somerset me varkë për të mbërritur në Glastonbury Tor, një ishull i njohur në mitologjinë arturiane si Avalon.

Nën këmbët e Ëearyall Hill, misionari i lodhur e groposi kupën në tokë, dhe e zuri gjumi. Në mëngjes, thotë historia, ai kishte lëshuar rrënjë dhe u rrit një shkurre orientale me gjemba, e njohur tashmë si Glastonbury Thorn. Jozefi vazhdoi vazhdoi rrugën për të gjetur Glastonbury Abbey, dhe konvertoi vendasit në të krishterë, me një sukses tronditëse.

Duke filluar nga viti 600 e në vijim, Anglia kishte një mbret të krishterë:Etelbertin. Ndërkohë Graali – që sipas disa rrëfimeve u varros në hyrje të botës së nëndheshme në Glastonbury – u ndërthur me mitet rreth Mbetit Artur, dhe kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët.

Të dhënat bashkëkohore nuk përmendin asgjë nga kjo, dhe historia vetëm u bë e famshme pas publikimit të poemës së çuditshme të Robert De Boro “Jozefi i Arimateas” në fund të shekullit XII-të. Zona mund të ketë qenë një vend i rëndësishëm për komunitetet para-kristiane, por Glastonbury Abbey u krijua thuajse me siguri nga britanikët në fillim të shekullit VII-të.

Megjithatë, tregime të tilla ishin pjesë e një marketingu të shkëlqyer për tërheqjen e pelegrinëve. Murgjit lokalë e miratuan me përzemërsisht këtë rrëfim, derisa Abbey u shpërbë në vitin 1539, gjatë Reformacion Anglez. Një shembull i hershëm i kësaj mund të shihet në vitin 1184, kur një zjarr shkatërroi shumicën e ndërtesave të manastirit në Glastonbury.

Disa vjet më vonë, në kohën kur “Jozefi i Arimateas” u botua, varrezat e Mbretit Artur dhe Mbretëreshës Zhinevra u zbuluan paprimtas. Pati një fulks të madh pelegrinësh, dhe për pasojë edhe fondet e nevojshme për të rindërtuar Abbey.

Një histori e mirë:Nga poezitë mesjetare tek filmat moderne aksion, Graali i ka garantuar shekuj argëtimit. Për dy mijëvjeçarë, legjenda e Graalit të Shenjtë, është treguar dhe shtrembëruar nga imagjinata e poetëve, piktorëve, shkrimtarëve, komedianëve dhe rregjizorëve kinemqatografikë- deri në atë masëm saqë numri i vogël i fakteve të njohura, është bërë gjithnjë e më e vështira për t’u analizuar, si pasojë e një mali të madh me spekulime apo ideve thjesht artistike.

Historianët amatorë dhe autorët profesionistë, kanë shkuar jashtë kornizave, duke gjeneruar libra pseudo-historike, të maskuara si studime serioze. Në fakt, një sasi e madhe e dëshmish jobindëse dhe fantastike, janë raportuar si fakte për të mbështetur teoritë e diskutueshme. Për pasojë, historia e Graalit ka patur “jetën” e vet, e cila gjallon vazhdimisht në faqet e librave dhe internetit, dhe në ekranet e  televizioneve dhe kinemave, dhe secili brez konsumon një version të ri të tij.

Rikthim në qendër të vëmendjes: Ringjallja Viktoriane

Gjatë entuziazmit të thellë fetar të epokës viktoriane, mesjetarizmi ishte në qendër të vëmendjes, ndërsa vepra si “Vdekja e Arturit” e Malori, u ribotuan në mënyrë të vazhdueshme si pasojë e një publiku të uritur për tregimet e kalorësve dhe shpëtimin.

Kërkim për Graalin e Shenjtë, ishte një temë e përsëritur në të gjitha artet e epokës, por gjithçka e bazuar më tepër tek mitet mesjetare, sesa mbi faktet dhe ngjarjet historike të njohura. Piktorët filluan të përshkruajnë skena nga legjendat arturiane, veçanërisht anëtarët gjithnjë të sinqertë të Vëllazërisë Para-Rafaelite.

Kur porositi për të dekoruar ndërtesën e re të Universitetit të Oksfordit, themeluesi i Vëllazërisë Dante Gabriel Rosetti e përdori Kupën e Shenjtë si temën e tij qëndrore – duke i përcjelljë ndërgjegjësimin dhe interesin mbi këtë çështje, mendjeve pjellore të gjeneratave të ardhshme të dijetarëve. Kjo ishte një temë, së cilës Roseti do t‘i rikthehet vazhdimisht në pikturat e tij me bojëra uji.

Përgjatë disa dekadave, poeti i shquar i epokës, Alfred Lord Tenison (poet laureat për 40 vjet, gjatë mbretërimit të Viktorias), publikoi epikën “Idilet e Mbretit”, një cikël prej 12 poezish narrative, që ritregojnë legjendën e Mbretit Artur dhe Kalorësve të tij – duke përfshirë, natyrisht kërkimin për Graalin e Shenjtë.

Këto poezi jashtëzakonisht popullore, i ishin dedikuar princit të ndjerë Albert. Uilliam Morris, një prej figurave më të rëndësishme kulturore të epokës, talenti i të cilit shtrihet në çdo gjë, nga poezia në dizenjimi i të brendshmeve, ishte ndërkaq i interesuar tek sagat. Ai shkroi vargje për Kupën e Shenjtë, dhe bashkëpunoi me artistin para-rafaelit Eduard Byrn Xhons, për të prodhuar sixhade të mëdha që përshkruanin kërkimet për Graalin, dhe që ndereshin në muret e biznesmenëve të pasur të epokës industriale.

Stili i shekullit të XX-të: Kërkimi në ekran

Graali ka qenë subjekt i filmave, qëkur teknologjia e bëri të mundur, por shumica e njerëzve do të kujtojnë historinë e të paktën njërës nga tre interpretimet suksesshme kinematografike… “Excalibur” i vitit 1981, u drejtua nga Xhon Borman me protagonistë kryesorë Najxhëll Terri, Helen Mirren, Patrik Stjuart dhe Liam Nizën.

I zhanrit aksion dhe i mbushur me aventura dhe fantazi, filmi rrëfen historinë e Mbretit Artur, nga momenti që ai e tërheq shpatën nga guri, në kërkim të Graalit (nëpërmjet Zhinevrës dhe lidhjes së saj me Lanselotin). Filmi, në kontrast me pjesën dërrmuese të letërsisë mesjetare, ka Persivalin që e rifitoi Gralin për Arturin e sëmurë. Ky i fundit piu disa gllënjka prej tij dhe u shërua.

“Monty Python dhe Graali i Shenjtë” i vitit (1975), ishte përpjekja e parë Python Posse në filmat me metrazh të gjatë, dhe flet për fitoret dhe lavditë e shpejta dhe qesharake përmes sagave arturiane, me Graham Çapmanin në rolin kryesor. Ndërkohë kalorësit e pafat në kërkimin e Graalit të Shenjtë, përballen me sfida dhe rreziqe të ndryshme, madje edhe një lepur vrasës.

“Indiana Xhons dhe Kryqëzata e Fundit” i vitit 1989, i treti në serinë e suksesshme të filmave të Stiven Spielbergut, me protagonist kryesor Herrison Fordin, në rolin e një arkeologu aventurier, e sheh Indin në përpjekje për të shpëtuar të atin (Shon Konerin). Ai pastaj duhet të gjejë Kupën e Shenjtë, para se nazistët ta shtien në dorë, duke e përdorur për të arritur dominimin e botës. Duket një budallallëk? Ju mund befasoheni, sesa afër të vërtetës janë disa nga elementet e komplotit.

Kategori
Uncategorized

Ambasadori i OSBE në Tiranë, bashkëfajtor, apo bashkëpunëtor me (qeveritarët) trafikantë të Canabis?

Jakup B. GJOÇA/
Pardje u kap në Zvërnec një tjetër gomone me 1 ton canabis, e gatshme të trafikohej jashtë Shqipërisë. Nuk mund të pohoj nëse kjo ngjarje kriminale ishte rastërsi, meqë ndodhi vetëm një ditë pas vizitës të kryeministrit Rama në qytetitn e Vlorës. Apo, tjetra, është rastësi, që zona elektorale, ku është zgjedhur deputet kryeministri aktual, Qarku i Vlorës është pikënisja e trafikimit të tonelatave të Canabis në Europë. Derisa rastërsitë përsëriten kaq dendur dhe nga qeveria ende heshtet dhe nuk ka indentifikim të kokave të trafikimit të tonelatave të canabis, vështirë është që të mendojmë dhe gjykojmë se këto ngjarje janë të rastësishme midis tyre. Për më tepër, nuk është aspakt rastësi, edhe fakti, që në Ballkan vetëm në Shqipëri kultivohen dhe trafikohen me tonelata kanabis, ndërkohë që në asnjë vend tjetër, sikurse Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Greqia, Rumania nuk kultivohen masivisht canabis. Kjo të bën të gjykosh, se përgjegjësia dhe fajësia e canabilizimit të gjithë Shqipërisë bëhet vetëm nën përkujdesin e qeverisë aktuale, me veprimin dhe me mosveprimin e saj kundër këtij trafikimi të tonelatave të Canabis.
Ambasadori i ri i OSBE-së në Tiranë ende i referohet 2013-s për Canabis
Të gjitha mediat ndërkombëtare, ato të Europës dhe të SHBA-së, shpeshherë i referohen trafikimit të tonelatave të Canabis nga Shqipëria, duke e cilësuar tashmë Shqipërinë si “Kolumbia e Canabis”. Interpoli përditë ka publikuar fakte të sekuestrimit të tonelatave cannabis, të cilat janë “eksportuar” nga portet dhe doganat e Shqipërisë, pa u prekur çuditërisht, nga kontrollet policore të Shqipërisë. Ky fakt domethënës, i provuar nga Interpoli, është prova që “eksportimi” i tonelatave të Canabis nga Shqipëri drejt Europës bëhet nën përkudesin e qeverisë aktuale shqiptare, qoftë me përgjegjësinë e saj, qoftë edhe me paaftësinë e saj!!!
Çuditërish, vetëm ambasadorët e akredituar në Tiranë, sikurse ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, ambasadorja e BE-së Vllahutin, por edhe ambasadori i OSBE-së Borchardt heshtin dhe nuk flasin për trafikimin e tonelatave të Canabis nga Shqipëria. OSBE-ja në Tiranë, para 3 ditësh dha alarmin se në Shqipëri qarkullojnë 2 miliardë euro nga trafikimi i Canabis, të cilat mund të blejnë edhe votat edhe deputetët në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017. Ishte hera e parë, që OSBE-ja në Tiranë deklaroi publikisht se me miliardat euro të trafikimit të canabis, blihen edhe zgjedhjet në Shqipëri. Edhe OSBE-ja, sikurse edhe shqiptarët e dinë këtë realitet, që u zbatua në zgjedhjet e parakohshme për kryebashkiakët e Peshkopisë dhe të Ersekës, ku votat e elektoratit u blenë me premtimin se do të liheshin të lirë, jashtë çdo kontrolli policor të gjithë ata që duan të kultivojnë canabis, me kusht që votat e tyre dhe të familjes së tyre t’ia japin kandidatit për kryebashkiak të preferuar nga trafikantët e canabis. Kjo akuzë e OSBE-së në Tiranë, se miliardat euro të trafikimit të canabis mund të blejnë rezultatin zgjedhor në 18 qershor 2017 shkaktoi tërmet politik, pikërisht në ngrehinën qeveritare, sepse, pavarësisht se nuk cilësoi cilët drejtojnë trafikimin e canabis në Shqipëri, fotografoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama, për më tepër, që bëri rezonancë edhe me protestën e Opozitës, e cila akuzon, pikërisht qeverinë dhe kryeministrin Rama se me miliardat euro të trafikimit të Canabis, do të blejë rezultatin zgjedhor. Mirëpo, për çudi, kjo deklaratë e OSBE-së në Tiranë, në vend që të shkaktonte fillimin e Katharsit të Politikës nga trafikimi i Canabis në Shqipëri, ndodhi e kundërta. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Borchardt një ditë më vonë përgënjeshtroi jo vetëm vetveten, por u mundua që të lavdërojë Kryeministrin Rama për luftën kundër trafikimit të Canabis dhe fajtorët e trafikimit t’i indentifikojë me kundërshtarët politikë të kryeministrit Rama, duke thënë: “Në vitin 2013-n ka pasur një vlerësim ndërkombëtar të prodhimit të kanabisit këtu në Shqipëri. Ishin rreth 1,000 ton, të cilat kur shiten në rrugët e Berlinit, Romës, apo kudo gjetkë në Evropën Perëndimore, arrijnë në 2 miliardë euro. Vitin e kaluar pamë shkatërrimin e rreth 2,5 milionë bimësh kanabis.”
Heshtja e ambasadorëve në Tiranë, bashkëfaqësi, apo bashkëpunëtorë me trafikantët e Canabis?
Përse ambasadori i ri i OSBE-së Borchardt në Tiranë, u detyrua të përgënjeshtrojë publikisht vetveten, duke fajësuar për trafikimin e tonelatave Canabis vitin 2013? Mos vallë, Borchardt ambasadori i OSBE në Tiranë ka prova, që ne shqiptarët ende nuk i dimë, që tonelatat e Canabis, që sekuestrohen përditë në Shqipëri dhe në Europë, “ të eksportuara” nga Shqipëria, janë të prodhuara në 2013-n dhe jo në 2017? Nëse sot Borchardt ambasadori i OSBE në Tiranë mburr qeverinë dhe kryeministrin që kanë çkulur 2,5 milionë rrënjë Canabis, a di aritmetikë ky ambasador, se sa miliarda rrënjë Canabis, “kanë shpëtuar” nga çkulja e Qeverisë dhe kanë prodhuar këto tonelata Canabis që sekuestrohen përditë? A di aritmetikë zoti Borchardt, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, që sa mijëra tonë Canabis arrijnë të shiten në Europë, ndërkohë që sekuestrohen mijëra ton të tjerë? Së fundi, zoti Borchardt, ambasadori i OSBE-së në Tiranë a kishte veshë që të dëgjonte pardje në Tiranë shefin e AntiMafias Italiane, që deklaroi se Shqipëria po mbyt Italinë me Canabis? Përse heshtin ambasadorët e akredituar në Shqipëri për trafikimin e tonelatave të canabis nga Shqipëria në Europë? Ambasadorët në Tiranë, nuk mundin të dëgjojnë dhe të shikojnë, që nuk duan të shikojnë trafikimin e tonalatave Canabis nga Shqipëria? Mos vallë, këta ambasadorë të akredituar në Tiranë e cilësojnë këtë trafikim të canabis të parëndësishëm? A mund të pretendojnë këta ambasadorë të akredituar në Tiranë, që qeveria aktuale, kryeministri aktual nuk ka fare përgjegjësi që Shqipëria prodhon dhe eksporton në Europë mijëra tonelata Canabis? Paskëtaj, a mund të pretendojnë këta ambasadorë të akredituar në Tiranë, që me një qeveri që ka përgjegjësi (mund të jetë edhe koka e trafikimit të tonelatave të Canabis) mund të bëhet reformë në Drejtësi? Mund të kërkohet Vetting për gjyqtarë dhe prokurorë, kur qeveritarët përfitojnë miliarda euro nga trafikimi i tonelatave Canabis? Kur ambasadorët e akredituar në Tiranë heshtin dhe nuk denoncojnë mijëta tonelatat e “eksportit” të Canabis nga Shqipëria, a janë të paaftë? Apo, këta ambasadorë të akredituar në Tiranë, që heshtin dhe nuk denoncojnë mijëra tonelatat e “eksportit” të Canabis nga Shqipëria janë bashkëfajtorë dhe bashkëpunëtorë me (qeveritarët) trafikanë të Canabis? Miliardat euro që përfitohen nga trafikimi i mijëra tonelatave të Canabis, fare lehtë, mund të blejnë edhe ambasadorë, sikurse me kaq lehtësi blejnë edhe rezultatin zgjedhor në Shqipëri!
Somario
1
Nëse sot Borchardt ambasadori i OSBE në Tiranë mburr qeverinë dhe kryeministrin që kanë çkulur 2,5 milionë rrënjë Canabis, a di aritmetikë ky ambasador, se sa miliarda rrënjë Canabis, “kanë shpëtuar” nga çkulja e Qeverisë dhe kanë prodhuar këto tonelata Canabis që sekuestrohen përditë? A di aritmetikë zoti Borchardt, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, që sa mijëra tonë Canabis arrijnë të shiten në Europë, ndërkohë që sekuestrohen mijëra ton të tjerë?
2
Këta ambasadorë të akredituar në Tiranë, që heshtin dhe nuk denoncojnë mijëra tonelatat e “eksportit” të Canabis nga Shqipëria janë bashkëfajtorë dhe bashkëpunëtorë me (qeveritarët) trafikanë të Canabis? Miliardat euro që përfitohen nga trafikimi i mijëra tonelatave të Canabis, fare lehtë, mund të blejnë edhe ambasadorë, sikurse me kaq lehtësi blejnë edhe rezultatin zgjedhor në Shqipëri!

Kategori
Uncategorized

Qeveri teknike për një Republikë të re.

Prof. dr. Romeo Gurakuqi

Qeveria e koalicionit të PS-LSI ndodhet në katër muajt e fundit të mbylljes së mandatit dhe në këndvështrimin formal konstitucional është një qeveri e ligjshme. Mirëpo, legjitimiteti i qeverisë në parlamentarizëm është i kushtëzuar nga prova e përgjegjësisë së saj para organit sovran, në rrethana krizash e skandalesh (të pasosura në erën e Rilindjes së Qarkut Shoqnor Autoritarist); është e ndërvarur nga ruajtja e paanshmërisë dhe zhvillimi i shpjegueshmërisë transparente para publikut; nga aktiviteti legjitim i Këshillit të Ministrave si organ kolegjial, në aspektin procedural dhe dokumentar; nga plotësimi i standardeve të barazisë në procesin e përgatitjes e financimit të partive për fushatën e zgjedhjeve të lira; nga kontrolli i territorit prej Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme e agjencive të saj; nga vendosja e parasë në qarkullim në vend nën “sovranitetin” ekskluziv bankar; nga garantimi i lirisë së shtypit, shmangia e konfliktit të interesave dhe shkëmbimit të favoreve në ushtrimin e detyrës nga kushdo në rrethin familjar; nga mbyllja e siguria e burgjeve për kriminelët dhe respektimi i lirive të të akuzuarve.

Mirëpo, koha kur unë po i shkruaj këto radhë është një ditë e zezë rekordesh të pangjashme (jo të reja në fakt) për një vend në brigjet e Adriatikut, (që nuk kanë filluar sot, janë sistematike dhe tani të kulmuara), por normal për stepat e Azisë Qendrore, brigjet e Aralit e Kaspikut: Në Tiranë, bashkëshortja e Kryeministrit të qeverisë legjitime, njëlloj si Mehriban Aliyeva e Azerbajxhanit, u vendos në krye të drejtimit të një banke, pronarët e së cilës janë një kompani e regjistruar off shore në Ishujt Cayman; sot është një ditë, kur pas Lalëzave, në Kurorën Rrethuese të Tiranës, nga Dajti drejt Krrabës, qeveritarë, qehajallarë, eunukë ndërmjetësues dhe koketa të ndërtesave qeveritare, kanë porositur dhe prenotuar vilat e tyre në rezervatet e reja me paratë e tenderëve të rregullimit të zyrave (të marra nga taksa progresiste vendosur klasës së mesme: janë 360 milionë euro në tri vitet e para të deklaruara nga ministri aktual i Financave), me paratë e ryshfeteve të lejeve të aktivitetit të klientëve të qeverisë, të cilët ua heqin me dhunë pagave të punonjësve nga përqindjet e shpërblimeve për trafikun e interesave (objekt verifikimesh së paku për organin e hetimit). Fenomeni i përfshirjes së familjarëve, të afërmeve, në afarizmin e madh dhe në ofrimin e shërbimeve lehtësuese duhet të ndalet me ligj për periudhën gjatë dhe pas përfshirjes në detyrë të lartë të drejtuesit politik.

Çdo qytetar i lirë i këtij vendi do të dëshironte që pas katër muajsh të shkonte drejt kutive të votimit, pa tronditje, pa ndryshime qeverish, me një proces të pastër dhe të drejtë të vetingut dhe të ngritjes së institucioneve të drejtësisë së re, me një dekriminalizim të përkryer të politikës, të drejtësisë, të medias, kondicione që do të hapnin vërtet rrugën për çeljen e negociatave me organizmat e institucionet e BE-së.

Mirëpo, qeveria që kishte për detyrë të ruante parametrat e Respublicas, me një diletantizëm reformativ dhe me pikësynime meskine, në fakt bëri të kundërtën: çekuilibroi edhe me tej balancat ndërinstitucionale të vitit 1998: deformoi dhe shkatërroi balancat e drejtimit në një përmasë sa, sipas këndvështrimit tonë, ka humbur arsyen për të qenë në pozicionin e arbitrit e garantit të paanshëm të rendit politik, institucional, social, kulturor dhe krahinor: Kjo qeveri nuk arriti të ndante bazën e pushtetit politik të Republikës së Shqipërisë, që është e të gjithë qytetarëve të regjistruar në Regjistrin Nacional të Gjendjes Civile, nga ushtrimi i qeverisë dhe nga administrimi. Baza e pushtetit u përqendrua në qarkun e tyre të rindërtuar, të mbështetësve të organizuar në brigada politike, ndërsa fati i shtetit u lidh vetëm me mbijetesën e këtij divizioni të dyfishtë politik. Madje, kjo qeveri bëri hapa të sigurt prapa, drejt një modeli që ndërthur ca organe prozhmimi e survejimi të diktaturës së Feçor Shehut me ato të Kolumbisë së kohës së lulëzimit të Escobar-it; njëjtësoi Ministrinë e Brendshme, për të cilën ende nuk ka një ligj organik, me Policinë e Shtetit në Kupolë (të cilën dua ta ndaj nga qindra djem dhe vajza të devotshme, me të cilët qytetarët ndeshen përditë në rrugë); i bashkoi këto dy institucione nën një strukturë politike e krahinore, të cilën e transferoi në Tiranë, duke nxjerrë jashtë këtij shërbimi jetik për Shtetin-Respublica-n, të gjithë të diplomuarit në akademitë policore të vendeve partnere; prishi balancat mes pushteteve dhe ka lejuar të vendosën në qarkullim informal dhe të pakontrollueshëm nga sistemi informatik i financave të shtetit, sipas të dhënave të shpallura nga ambasadori i OSBE-së, rreth 2 miliardë euro para nga droga e klientelës së elementëve privatë. Kësaj shifre iu bashkëngjitën edhe paratë e shpërblimeve për favoret, që gratë e burrat e pushtetarëve marrin përmes përfshirjes gjoja në projekte, në borde, në studime kërkimore budallenjsh, nga fondacioni në fondacion, nga shpk-të drejt “qendrave kërkimore” e organizatave të sajuara rishtazi pas shiut të vjeshtës 2013. Një rrymë e tërë e lëvizjes së parasë kalon nën dhe, jashtë syve të publikut dhe larg vëmendjes së njerëzve të varfër me shumë halle të këtij vendi. E çfarë duhet të bënte më pak ngrehina e Rilindjes që të humbiste legjitimitetin zoti Kryeministër?! Këtu kemi të bëjmë me interes publik të prishur, kemi barazi segmentesh të thyer edhe më tej nga pararëndja që pretendove ta korrigjojë. Dhe kjo u bë nga ju, që institucionalisht dhe në mënyrë programore kishit për detyrë ta respektonit Kushtetutën dhe t’i kthenit në balancë institucionet. Është metamorfoza juaj e shndërrimit nga një liberal i ri guximtar që thyente dikur tabutë, duke rindërtuar estetikisht e thelbësisht polisin, në prijësin antidemokratik të një klike oligarkësh dhe një kopeje të ngushtë kooperativistësh të bindur, që janë në alert permanent për të “retweet” mesazhet tuaja.

Një kuadër institucional i prishur në balanca, një qeveri që nuk i vërteton publikut me mocion besimi se është ende një qeveri legjitime, edhe pas skandaleve të brendshme që nuk kanë të sosur; një maxhorancë e Komisionit Zgjedhor që nuk pranon të zbatojë ligjin e dekriminalizimit deri në fund, as t’u përgjigjet arsyetimeve procedurale të prokurorisë dhe as të regjistrojë një parti liberale sikurse është LIBRA; institucione të kontrollit të pastrimit të parave në duar të Kryeministrit që nuk veprojnë; një sistem vetingu i drejtë- sisë i porositur dhe i dirigjuar nga binomi Kryeministër-Speaker i Parlamentit, përmes koketave të avokaturës së popullit të lënë pa mbrojtje (1. Sekreti i aplikimit për organet e vetingut, KLGJ, KP, i shpartalluar; 2. Anëtarë militantë të PSSH dhe komisionerë të shtabit elektoral të PS-së si aplikantë të përzgjedhur, gjë që bie në kundërshtim me ligjin, që parashikon kandidatë të depolitizuar; 3. Kontroll i plotë nga drejtuesit e Akademisë së Shkencave dhe dekanatit të jurisprudencës së kandidaturave të shoqërisë civile); një mobilizim pothuajse ushtarak i dy partive qeverisë në qendrat e tyre e tyre organizative; një Shqipëri e ndarë administrativisht, që “rëndon” dhe “anon” artificialisht në peshën politike drejt zonat elektorale të deputetëve të maxhorancës aktuale; një fushatë jakobiniste e drejtuar nga ebertistët e Rilindjes, kundër liderëve të opozitës; asnjë garanci për votimin e sigurt të të gjithë shtetasve shqiptarë të regjistrit civil, përmes votimit elektronik, të koduar, të sigurt dhe kudo ku ndodhen.

Të gjitha këto veprime dhe mosveprime, të cilat në aspektin e respektimit të paanshmërisë së detyrës mund t’i konsideroj si të papërgjegjshme, e kanë vendosur në konditat e anësisë së plotë dhe të ilegjitimitetit me kornizën demokratike parlamentare, vijimin e mëtejshëm të qeverisë aktuale, që nuk siguron dot parametrat funksionalë të Respublica-s. A keni kohë ju të ndryshoni qasje, kur ju nuk e mendoni fare se na keni sjellë ne qytetarëve të thjeshtë një traumë të plotë mosbesimi dhe pasigurie?

Formaliteti i një qeverie legjitime në fund të mandatit nuk mund të justifikojë dhe arsyetojë më, pa fund, sjelljen thelbësore ilegjitime, arrogante ndaj dëgjesës, në kohën kur vendi pret me shpresë një proces zgjedhor të garantuar, të drejtë dhe të ndershëm. Modulet e Dibrës dhe Kolonjës e kanë varrosur këtë shpresë, njëlloj si më 26 maj 1996. Jemi në rrethanat e një krize republikane që duhet të korrigjohet në gjashtë muajt e ardhshëm, paralelisht me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, me procesin e Prigjimit (Vetingut), atë të Dekriminalizimit, zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli. Dhe ky ndryshim thelbësor nuk mbart më marrëveshje përqindjesh mes partive të komprometuara, por veç një skemë të re të Republikës, e ardhur nga konstitucionalistët shkencëtarë dhe jo diletantë të palexuar partiakë. Ky është thelbi i ndryshimit, të cilin pati forcën që në emër të publikut ta sjellë veç lideri i ri i ppozitës së publikut atdhedashës, Lulzim Basha.

Pyetja që bëhet është kjo: a mjaftojnë katër muaj për ta kryer këtë ndryshim? Përgjigjja është: në qoftë se katër muaj janë pak, gjashtë muaj janë mjaftueshëm. Francës së vitit 1958, me 58 milionë banorë, i kanë mjaftuar gjashtë muaj për të realizuar një ndryshim të tillë. Shqipërisë me 2.8 milionë banorë dhe 2 milionë refugjatë në epokën e informatikës, me patjetër do t’i duhet të gjejë mënyrën dhe vullnetin për ta realizuar transformimin rrënjësor institucional drejt një shteti për ligj, liri, të drejtë, nën balancë e kontroll nga sovrani. Partitë politike duhet të lëshojnë pe dhe të merren vesh që Presidenti aktual i Republikës, në marrëveshje me partitë, të ngarkojë një personalitet të paanshëm për të formuar një qeveri të të gjithë talenteve, me mandat të përcaktuar kohor dhe në rrugë të përkohshme. Kësaj qeverie i duhen dhënë pushtete të plota për t’i bërë ballë gjendjes së jashtëzakonshme të zhbalancimit ndërinstitucional dhe mundësia për të proceduar me rishikimin e Kushtetutës së vitit 1998, duke ruajtur thelbin e Reformës së Drejtësisë së re, por duke vendosur në kontroll të dyfishtë nga një organ i zgjedhur prej sovranit (Presidentit të Republikës), përveç Parlamentit, të organeve të reja të drejtësisë dhe hetimit penal. Pra, qeverisë së përkohshme duhet t’i jepet një delegim për të proceduar me rishikimin e Kushtetutës. Qeveria e përkohshme e talenteve mund ta përgatisë vendin njëkohësisht për zgjedhje të reja dhe për referendumin mbi Kushtetutën e Republikës së re, tashmë nën kontroll të sovranit dhe jo të partive politike. Ky proces duhet të përmbyllet brenda shtatorit 2017. Në punën për përgatitjen e ligjit të ri kushtetues, qeverisë së re do të duhet t’i saktësohen disa kritere, nga të cilat ajo duhet të frymëzohet për procesin rindërtues: Kushtetuta e re duhet të parashikojë sërish përgjegjshmërinë e qeverisë përballë Parlamentit, të garantojë ndarjen e pushtetit gjyqësor, të risjellë në mënyrë të shprehur qartë të drejtat dhe liritë e njohura të njeriut. Po ashtu, kreu i shtetit duhet të bëhet konstitucionalisht një figurë qendrore e organizimit të Republikës, mbasi një president me pushtete shumë të kufizuara, sikurse është tani, u jep edhe më tutje mundësinë partive politike të privatizuara të vazhdojnë lojën e tyre të rrjepjes së popullit. Presidenti i Republikës së re duhet të jetë një institucion që do vigjilojë respektimin e Kushtetutës, të sigurojë, përmes pozicionit të tij të arbitrit, funksionimin e rregullt të pushteteve publike, ashtu edhe vazhdimësinë e shtetit. Është koha për të ndjekur shembullin e vendeve më të përparuara dhe më të civilizuara të Europës Lindore postkomuniste, në korrigjimin e njëmendte të sistemit. Është koha për një Republikë të re, jo më të partive politike të korruptuara, por të sovranit. Kjo republikë e re mund të ecë veç në unison me aleatët tanë strategjikë, pa dyshimet e hijeve të së shkuemes.

Kategori
Uncategorized

Vangjel Zhapa, themeluesi i vërtetë i shkollës së parë shqipe.

Nga Albano Zhapaj

 

Emri i filantropit Vangjel Zhapa lidhet ngushtësisht me rilindjen e Lojërave Olimpike të lashtësisë, që nga viti 1859 e vazhdim. Ky shqiptar i madh konsiderohet nga studiuesit e atëhershëm dhe të tanishëm evropianë, si njeriu i lindur në ballkan por me ide dhe mentalitet evropian.  Ka qenë pikërisht falë mbështetjes dhe dhurimeve të Vangjel Zhapës, që i shquari Naum Veqilharxhit solli në dritë dy abetaret e para të gjuhës shqipe, pikërisht “Ëvetari” në vitin 1844 dhe “Fare i ri Ëvetar shqip”, që përveç se u quajtën “abetaret e abetareve” u hodhën hapat e parë të arsimit shqip.

Mësimet e para të gjuhës shqipes, e kanë realisht zanafillën në vitin 1860, në shkollën e Labovës, ku u hapën klasat e para të gjuhës shqipe, e cila njihej edhe si shkolla e Zhapës. Është pikërisht gazeta “Pellazgu”, gazetë shqip e asaj kohe, që në numrin e datës  01.03.1861 bën të ditur se “në shkollën e Labovës nuk mësohet vetëm greqisht por edhe shqip”, dhe kjo sepse gjuha shqipe ndihmonte edhe në mësimin e gjuhës greke. Kjo shkollë përbëhej nga katër cikle, duke filluar nga ajo foshnjore, e duke vazhduar më tej me klasën fillore, tre klasa qytetëse dhe duke përfunduar me dy klasa gjimnaz.

Vangje Zhapa në Shqipëri hapi edhe shumë shkolla të tjera, historianët numërojnë rreth 177, dhe këto sipas modelit të shtetit grek të asaj kohe. Shkollat fillonin nga Labova, në Lekël, në Përmet, në shumë fshatra aty përreth, dhe vazhdonin deri në Delvinë, Filat, Qeparo, .. etj.

Për të gjitha shkollat e ngritura, Vangjel Zhapa, paguante rregullisht çdo vit, shpenzimet për shkollën dhe pagat për mësuesit, ndërkohë që në vitin 1878 , hapi në Labovë edhe shkollën për vajza me konvikt. Mësonjëtorja e Korçës, dhe data 7 mars 1987,  që njihet konvencionalisht si fillimi i shkollës së parë shqipe, janë larg prej 27 vitesh nga shkolla e vërtetë shqipe e vangjel Zhapës. Paradoksi i madh është se Vangjel Zhapa, i cili në veprat e tij të bamirësisë, padyshim mishëron dukshëm vlerat e mëdha shpirtërore që bartin shqiptarët më të mirë, nuk pasqyrohet në asnjë emërtim shkolle apo gjimnazi, edhe pse jo vetëm themelues i vërtetë i shkollës së parë shqipe, por edhe si financues i qindrave milionë dollarë në fushën e arsimit shqip dhe kulturës.  Shkollat shqipe të ndërtuara nga Vangjel Zhapa, akoma 150 vjet të shkuara, dalloheshin aq shumë për nga cilësia dhe akomoditeti që kishin për atë kohë, sa do t`i kishin zili edhe ndërtuesit e shkollave të sotme, që ne të gjithë e dimë se të ç`cilësie janë.

 

Vangjel-Zhape

Po kush është Vangjel  ZHAPA?

Vangjel Zhapa ka lindur më 23 gusht të vitit 1800 në fshatin Labovë e Madhe të Gjirokastrës. Larguar nga Labova aty nga mosha 12-13 vjeçare dhe ka shkuar në Janinë, ku mësoi dhe filloi të ushtronte profesionin e mjekut popullor në Vilajetin e Janinës. Vangjeli shërbeu si ushtar në garnizonin e Ali Pashë Tepelenës, ndërsa viti 1820 e gjen përkrah kryengritësve suliotë të Marko Boçarit. Më tej Vangjel Zhapa u largua drejt Rumanisë ku vazhdoi të ushtronte profesionin e mjekut popullor, të cilin e kishte konsoliduar nga ana e njohurive dhe suksesit qysh I ri, mes banorëve të të Janinës dhe me luftëtarët e plagosur në luftë. Në këtë periudhë u shfaqën prirjet e tij të para të bamirësisë, pasi bënte vizita pa marrë shpërblim nga të sëmurët, dhe kjo gjë bëri që fama e tij të vazhdonte të rritej në një kohë të shkurtër.

Fama e shëronjësit të shquar mori përfundimisht vulën e fatit kur Mbretit të Rumanisë, Maruzi, i ishte paralizuar e bija nga gangrena, dhe gjithë mjekët më të mirë të kohës, nuk i kishin bërë dot derman, dhe u desh vizita e  Vangjel Zhapës, i cili me njohjen e shkëlqyer të vlerave kurative të bimëve mjekësore, arrin që brenda 5 muajve, të shërojë vajzën e mbretit derisa kjo të ngrihet në këmbë përfundimisht. Natyrisht shpërblimi për Vangjelin ishte i majmë, dhe bëri që në vazhdim falë investimeve inteligjente, sidomos në bujqësi, Vangjel Zhapa, të shtonte ndjeshëm pasurinë e tij në të holla dhe në prona të paluajtshme.

Në moshën 35 vjeçare shkoi për studime mjekësore në Paris, të cilat i kurorëzoi mbas tre viteve, ndërkohë që për idetë dhe eksperiencën që gëzonte  në fushën e bujqësisë dhe agrokulturës, shteti rumun i akordon titullin e lartë “Këshilltar i oborrit të Mbretit të Rumanisë”. Në vitin 1856, i kërkon Mbretit të Greqisë që të mbulojë të gjitha shpenzimet financiare për rilindjen në shtetin helen të traditës Olimpike, pikërisht aty ku kishte pasur zanafillën e vet, në Athinë.

Në vitin1859, sipas iniciativës së Vangjel Zhapës dhe miratimit nga ana e Mbretit Othos të reqisë së atyre viteve, u realizua çelja e parë e manifestimeve dhe lojrave olimpike. Përsëri me kërkesë të Vangjel Zhapës qeveria greke në vitin 1869 jep lejen për ndërtimin e një kompleksi modern, i cili ekziston edhe sot, me emrin “Pallati Zappion” dhe që konsiderohet nga grekët, sot e kësaj dite si një stoli e kryeqytetit helen. Kush e ka vizituar “Zappion” me siguri që e ka vënë re se në të majtë të hyrjes së këtij pallati, gjendet një statujë madhështore përjetësimi e Vangjel Zhapës.

 

Vangjel ZHAPA, Nderi i Kombit.

Për t`u vlerësuar dhe falënderuar Presidenti i Republikës Bujar Nishani i cili me dekret të posaçm të datës 9 Shkurt 2015,  i akordoi, pas vdekjes,  Vangjel Zhapës, këtij atdhetari të madh titullin më të lartë “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Si atdhetar dhe bamirës i shquar shqiptar, mbështetës i botimit të dy abetareve shqipe dhe tre abetareve përpiluar nga Naum Veqilharxhi, dha ndihmesë për ngritjen e disa shkollave në jug të Shqipërisë, Greqi, Rumani dhe Turqi”.

Veprat e Vangjel Zhapës, përveç se në vendlindjen e tij dhe Shqipërinë e Jugut, kalojnë ndjeshëm edhe kufijtë jashtë vendit. Në Rumani Vangjel Zhapa ka financuar ndërtimin e Akademisë, Universitetin dhe Teatrin e Bukureshtit, në Broshteni Kishën e Shën Vangjelizmoit dhe disa rrjete të rëndësishëm hekurudhorë, ndihma konkrete për spitalet e këtij vendi etj;

Ndërkohë në Turqi ndërtoi godina publike për bamirësi, në Stamboll, Edrene, Kerkelleri, Firkides, shkollë në truallin e Sulltan Bajazitit etj. Në shtetin helen dihet se ndërtoi Stadiumin Olimpik, duke ringjallur Lojërat Olimpike, pallatin “Zhapion”, rrugë, jetimoren e Amelias (Peloponez) që i jepeshin 100 napolona flori çdo vit, ka financuar ndërtimin e shkollave të shumta (në Kostandinopojë e Adrianopojë).

 

Testamenti  i Vangjel ZHAPËS

Në vitin 1860, Vangjel Zhapa  harton dhe nënshkruan një testament të rëndësishëm, i cili edhe sot e kësaj dite vazhdon të quhet “Testamenti Zhapa”, ku në thelb të ardhurat që siguroheshin nga pasuritë e tij të shumta të shpërndaheshin si në Shqipëri , ashtu edhe në Rumani, Turqi e Greqi, me qëllime të paracaktuara si arsim, shëndetësi dhe zhvillim i krahinës së tij të lindjes, e përreth.

Testamenti i Vangjel Zhapës kategorizohej dhe shpërndahej sipas problemeve dhe veprimtarive njerëzore, gjë që tregon qartë qëllimet e tij për mirësi e filantropi në dobi të njerëzimit. Mirëbërsia e tij në “Testamentin Zhapa” vazhdon në financimin e veprave sociale të vendlindjes e më gjerë deri në vitin 1940, të cilat pastaj u ndërprenë. Testamenti “Zhapa” pas vitit 1940 është bllokuar nga shteti helen, dhe përpjekjet për ta riaktivizuar atë deri tani kanë qenë nul.

Shqiptari Vangjel Zhapa, si njeri me vizion evropian, kishte synime edhe për edukimin e vajzave me virtytet e moralit të shoqërisë moderne, pasi mesjeta i kishte lënë të ndrydhura. Vangjel Zhapa bëri projektet për çeljen e shkollave femërore në Kostandinopojë, Adrianopojë e Labovë të Madhe, sipas modelit të shkollave më të mira të shtetit helen.

Shqipërinë e varfër së asaj kohe nuk i pati munguar kurrë ndihma nga Vangjel Zhapa. Ai do të përkujdesej nëpërmjet testamentit të tij për shkollat e Leklit, Kakozit, Karjanit, Nivanit, Përmetit, Dhrovjanit, Delvinës, Filatit e Qeparoit. Në testament parashikohej që për çdo vit fondi në ndihmë të këtyre shkollave të kapte shifrën e 1200 frangave ari në vit.

Edhe regjimi i Enver Hoxhës në vitin 1957 bëri përpjekje të mëdha ligjore për të mundësuar përfitime për vendin nga testamenti i Vangjel Zhapës, por nuk ja arriti dot qëllimit. Me kalimin e viteve zbehen shpresat se mund të merret parasysh nga Qeveria Greke zbatimi i Testamentit të Vangjel Zhapës, i cili padyshim do të ishte një burim i rëndësishëm zhvillimi i Jugut të vendit dhe atyre krahinave që janë dominuar në këtë testament.

Është e dyshimtë, aq sa dhe e papranueshme, që të paktën një institucion i rëndësishëm arsimor, të mos mbartë emrin e këtij atdhetari të madh. Kujtoj se studiuesi i madh grek Aleksandër Farmaqi, mbasi kishte përfunduar së studiuari veprën e Vangjel Zhapës, duke i`u referuar këtij të fundit ka shkruar se: “Asnjë copë e tokës greke nuk lindi kaq bamirës sa Epiri”.

Njeriu që nderohet ende, duke filluar nga Universiteti i Bukureshtit, e deri në institucionet e Bosforit dhe atenetë e Athinës, duhet të nderohet më tepër dhe duhet të promovohet shkrimi i historisë së tij, bamirësive, dhe pse jo e vërteta e madhe, se Vangjel Zhapa ka qenë themeluesi i vërtetë i shkollës së parë shqipe.

Kategori
Uncategorized

Ardhja e Gorbacovit në Tiranë, si e pritën vetëm dy veta.

 

Nga Shpëtim Nazarko

A ke dëshirë të ftosh në Tiranë Anatoli Karpovin? Apo vetë Mihail Gorbaçovin?

GorbacoviJemi ulur te « Sofra e ariut », në Tiranë, dhe Presidenti i Federatës Botërore të Shahut, Iluzhminov, që ka fytyrën tipike të mongolit, po mundohet të më bëjë qejfin. I intereson të bëjë kampionatin botëror individual të shahut për femra në Tiranë dhe e di që kam një farë influence në këtë vendim, ngaqë e njoh presidentin e federatës sonë…

Anatoli Karpov, bashkë me Hose Raul Kapablankën, janë për mua idhujt më të mëdhenj në fushën e shahut. Librin e Kapës e kam mbajtur kohë të tëra në shkollë nën jastëk dhe shpesh, kur jam i trishtuar, i drejtohem atij. Librin e Karpovit ma ka sjellë Ed Rama dikur në Lushnjë. E kopjova të gjithin me dorë ngaqë nuk të lejonin ta mbaje për kohë të gjatë…

Dua t’i ftoj të dy,- i thashë Presidentit, i cili, pa e zgjatur, propozon si fillim Karpovin. Gjeniu i madh i shahut, që sot, me sa di, ka një funksion të lartë edhe në Dumën ruse, nuk mundi të vinte dhe më duhej ta takoja tre muaj më vonë në Olimpiadën Botërore të Shahut në Norvegji…

Mbetej Gorbaçovi.

I thashë në telefon duke qeshur se na e kishte borxh të vinte në vendin apo « dominonë e fundit » që ra nga koha e komunizimit.

Gorbaçovi qesh, e, po ashtu, thotë se nuk mund të vijë në një vend që i ka rrëmbyer dikur çupat e bukura ruse… -Nuk kisha lindur akoma dhe nuk mbaj ndonjë përgjegjësi për to, ndërsa tani jam ca si plak për të bërë zarare, – u përgjigja po duke qeshur.

Plaku i vjetër që është dhe presidenti i shahut në shkolla për gjithë botën, duket se e ka këtë ofiq të ri dhuratë nga Iluzhminovi apo ndoshta një kthim nderi prej këtij të fundit. Gorbaçovi e bëri atë deputet të BRSS aty nga fundi i karrierës. Siç më thanë pak më vonë, kthimi i nderit ishte gjë e rëndësishme në një plan tjetër për Gorbaçovin, i cili rron me vështirësi dhe me të ardhura shumë modeste…

Plaku më tha që do të vinte, por ndoshta në fundin e kampionatit botëror. Kishte bërë operacion në sy dhe mjekët ia kishin ndaluar fluturimin për disa ditë.

Ardhja dhe pritja komike

Gorbaçovin nuk e pret njeri në aeroport nga shteti.

Njeriu që theu komunizimin, në fakt, është i padëshirueshëm nga palët, pavarësisht se nuk e thonë zyrtarisht këtë gjë… Në Gjermani, megjithatë, kam vënë re që e trajtojnë me respekt dhe këtë, ndoshta në Shqipëri, do të duhet ta bënin ca më shumë. I thashë Berishës dhe Ramës (që në atë kohë ishte vetëm krytar i PS-së)… Interesimi ishte i vakët, por kishte dhe arsye praktike. Unë isha i padëshirueshëm në këto lloj pritjesh, për të djathtët.

Sponsori kryesor i udhëtimit dhe presidenti i federatës, Rezart Taci, ishte interesant për të djathtët për paratë që u jepte apo ia merrnin. Dhe gjysmë i padëshirueshëm për të majtët… Punë dreqi. Berisha i dha një drekë private, më thanë më vonë, e cila për pak u njoftua në shtyp, por vetëm kaq. Po gjithsesi në aeroportin e Rinasit, Gorbacovin e famshëm, e prisnin vetëm dy njerëz…

Plakut të vjetër, që dikur kishte në dorë dhjetë mijë testata nukleare me të cilat mund të zhdukej planeti në pak sekonda, nuk i bën përshtypje kjo indiferencë. Mendova që e kishte humbur fillin, kur pas disa minutash në tavolinën e Rinasit, tha diçka që nuk kishte lidhje, të paktën me personat që e pritën…

-U thashë amerikanëve që kjo nuk punë nuk zgjidhej kështu… Duheshin bërë gjërat bashkërisht… I bënë vetëm dhe, ja tani le të korrin çfarë kanë mbjellë…

Po llogarisja me mend se duhet të ishte i lodhur. Jo vetëm udhëtimi me çarter nga Moska, por dhe diferencat në kohë me orën tonë, duhej ta kishin bërë të vetën…

Pastaj m’u kujtua plaku Balzak, që thotë se edhe mbretërit nuk i lënë vetëm për vetëm më shumë se pesëmbëdhjetë minuta audiencë me dikë, sepse tregojnë sekretet e shtetit…

Ndoshta Gorbaçovi ishte brenda profesionit të tij dhe nuk po na sqaronte neve. Diku kam lexuar se ish-presidenti i Izraelit, që kishte udhëtuar me Ajnshtajnin në një vapor për ditë të tëra, u ankohej miqve të tij për takimin. -Ai nuk është mirë nga trutë, – tha për Ajnshtajnin. – Më foli pesë orë për Teorinë e Relativitetit , deri sa unë u binda që ai e kishte kuptuar».

Më duket se kjo duhej të ishte e vërteta. Plaku nuk kishte punë me ne, por me veten e tij. Për këtë më bindi fare pak më pas. Ca minuta më vonë, duke pirë ujin « Lajthiza », bëri një vërejtje të hollë për të. -Është ujë mali,- tha. – Duhet të jetë nga lartësi mbi njëmijë metra.

Kur në darkë, po prapë te « Strofa e arirut », pas një interviste që thuajse e la përgjysmë ne televizion, nga lodhja e madhe, e po ankohej për shëndetin, i thashë :

-Kot e ke këtë merak (në fakt, i ka kaluar të 80-tat dhe ka bërë nja katër bypass-e ).

-Pse mendon kështu?- thotë.

-Sepse me vërejtjen mbi ujin që pive në mëngjes, tregon që ende ke shqisa të forta të ndjeri, siç i kanë dhe kafshët, çka do të thotë se do jetosh gjatë.

Në fakt, plaku po jeton akoma dhe herëpashere bën edhe komente politike.

Po ndryshe nga ato që bënte kur e takova kohë më parë, kur dukej qartë se kishte një ndjenjë sa bezdie aq edhe frike nga Putini, i cili e ka izoluar dhe e mban nën vëzhgim, së fundmi është pro qëndrimeve të shefit të Kremlinit. Në aeroport po më ngjante me ata pleqtë e frikësuar që kanë frikë se mos u marrin diçka dhe shohin andej-këtej të frikësuar se mos po i përgjon njeri. Kur ia thashë ketë përshtypje Kadaresë, nja dy ditë më vonë, më tha që kjo duhej shkruar.

Është ende vërtet i fortë. Në darkë, te « Sofra e ariut », vazhdon të pijë një koktejl të tmerrshëm, birrë dhe vodka, për tri orë rresht. Dhe, po për tri orë, këndon thuajse pa pushim dhe solo. – Kështu jemi ne rusët,- thotë- pijmë, bëjmë dashuri dhe këndojmë…

Të nesërmen e kthimit

Megjithëse janë ditët e fundit të nëntorit, është shumë ngrohtë ende. Plaku, që nuk ka ndonjë kohë të saktë kthimi për avionin, pasi ky i fundit është në dispozicion të tij, nuk ka qejf të ngrihet. I duket ngrohtë shumë dhe duke i kthyer kurrizin diellit thotë :

-Njëzet e pesë vjet më parë si sot, mora detyrën në Kremlin. Dhe ishte shumë-shumë gradë nën zero…

-Po njëzet e pesë vjet më parë,- i them dhe unë- po të shihja në një qafë mali andej nga Çika e Vlorës, ku kërkonim naftë. Si me biografi të nxirë, nuk më lejohej të hyja në zyrë, ku televizori po të komentonte nëpërmjet dy analistëve, njëri nga lindja e tjetri nga perëndimi. Të dy kishin idenë se të duheshin nja pesë vjet që të merrje realisht frenat në dorë apo të të bindeshin të tëra sustat e sistemit… Në fakt, pas disa vjetësh kishte mbaruar gjithçka dhe sistemi ra i gjithi, bashkë me ty…

Gorbaçovi nuk komenton gjatë për këtë. M’u duk se mund të fillonte prapë me atë idenë se ia kishin hedhur amerikanët etj., etj.

Nuk i thashë gjë…

Në Gjermani ku isha ca kohë refugjat, pas 90-s, dhe po ndiqja fatin e tij, m’u duk se e kishte improvizuar vetë « grushtin e shtetit ». Nuk më dukej çudi e madhe. Pararardhësit e tij nga Ivani i tmerrshëm e deri te Stalini në luftën e dytë, kishin improvizuar shaka të tilla për rifitim të pozicioneve të humbura…

Kufizohem t’i them se e hodhi në erë administrata e tij komuniste që, po ashtu si te ne në Shqipëri, e ndjente që kishte humbur njëherë e mirë privilegjet e sistemit.

Ajo të lë vetëm kur nuk i hyn më në punë dhe t’i bën pluhur e hi të tëra ëndrrat.

Po ndoshta plaku ka të drejtë … Megjithëse perëndimi po e lëvdonte, si demokrat, në thelb e kishte frikë këtë që ai po bënte. Rusia po i flakte gjithë skllevërit e lindjes komuniste, që dikur i kishte shfrytëzuar e tani duhej t’i mbante me bukë se ata nuk punonin më…

Pa ata, Rusia mund të bëhej vërtet më e fuqishme. Dispononte tërë pasuritë e botës dhe zmadhimi i territoreve ishte pa vlerë… Në realitet, shumë prej ish-republikave që i kërkuan pavarësinë, u rihodhën përsëri në gjunjët e Jelcinit, pak kohë pas shkëputjes nga BRSS. Rusia kishte gazin dhe naftën, grurin dhe pyjet etj. Pasardhësi i tij i sotëm e ndjen këtë lloj epërsie. Por, po aq i paaftë si gjithë soji i vjetër i ish-komunistëve të paaftë në ekonomi dhe brenda zanatit të vjetër të ish-spiunit, ka zënë e mendon prapë për territore…

Nuk mund t’ia shpjegoj apo ta bezdis Gorbaçovin me këtë mendim, me rusishten time që është e pamjaftueshme për t’u futur në lojën konceptuale.

Gorbaçovi fillon të flasë për letërsinë dhe për politikanët e vendit tonë… Nuk e njihte politikën tonë të vjetër ashtu si mendohet këtu. Nuk e njihte as Ramiz Alinë, por diku thotë se e shoqja kishte në kurs shqiptarë dhe përmendi, më duket, njëfarë Enver Halili, në mos gaboj, të cilin e kishte njohur në këto kurse.

Pason njëfarë heshtje dhe Iluzhminovi i thotë :

– Shpëtimi, zoti President, është çmendur përfundimisht. Kërkon ta lidhësh me ca mjeshtra nga të fizikës për ta ndihmuar… A do e ftosh në Moskë që t’i takojë atje ? Gorbaçovi më sheh i menduar kur i shpjegoj se çfarë kërkoj dhe thotë :

– Lagunini, që ishte mik i vjetër dhe rektori i universitetit shtetëror, ka vdekur disa muaj më parë nga zemra… Ai kishte bindje analoge me të tuat… Po, mund të vish e të më takosh.

Po pastaj shton i menduar : – Nëse më kap vërtet në Moskë.

-Përse nuk të kap nëse vij? – i them (dhe vërtet, shkoj pas disa kohësh në Moskë dhe e takoj).

-Po, ja, më shëtisin andej-këndej,- thotë duke qeshur me trishtim… -Si nëpër ekspozita. (Tha edhe ca gjera të tjera që nuk dua t’i shkruaj këtu, sepse, më shumë se të trishtojnë, nuk bëjnë gjë tjetër).

Mund të them vetëm se ajo që shtoi për këtë temë më kujtoi një letër që Ajnshtajni ia dërgonte mikut të tij të rinisë, Sollovinit, që e kish përkthyesin e tij deri në vdekje.

“Këtu në Amerikë,- thoshte- jeta është si në Evropë. Duhet të punosh shumë që mos të të arrijë varfëria… Mua ende më respektojnë, po vetëm si një eksponat të vjetër muzeu që ua tregojnë të tjerëve. Ende mund të mendoj, por aftësia për punë më ka rënë… Dhe, tek e fundit, nuk është kaq keq të vdesësh.

Është fati i individëve të mëdhenj a të vegjël. Dikur pas 90-tës, çova në kopshtin e shtëpisë, te dy prindërit e mi të moshuar, një ish-koleg të Gorbaçovit, Ramiz Alinë. -Ky njeri ju ka marrë më qafë për shkollën e djemve tuaj, – u thashë. -Ju i shkruanit letra pa pushim, por ky nuk përgjigjej . Ja ku e keni, vriteni… – dhe qesha.

Pleqtë e shihnin me çudi. Por pas nja dhjetë minutash gjithçka ishte zgjidhur; ime më i mbështolli gjysmë kile raki Skrapari, që ta pinte meqë ishte sëmurë nga zemra.

Punë fatesh njerëzore !

E përcjell përsëri në vetmi Gorbaçovin, duke kujtuar edhe njëherë atë grykën e Malit të Çikës, ku nga dera gjysmë e hapur dëgjoj komentatorët që flasin për sunduesin e ri të gjysmës së botës.

Konica.al

Kategori
Uncategorized

FOTO-GALERI/ DITA 18 – Qëndresa në “Çadrën e Lirisë” vazhdon….

Foto; Hamza Hatika

Sot është dita e 18-të e protestës së opozitës në “Çadrën e Lirisë” përballë kryeministrisë. Gjatë këtyre ditëve kanë ndodhur ngjarje nga më të ndryshmet.

Sot kreu i PD Lulzim Basha ka mbajtur një takim me arsim dashës dhe profesorë ku ka theksuar se me Republikën e Re do të dyfishohen pagat për mësuesit.

Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika

Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika
Foto; Hamza Hatika

 

 

 

Kategori
Uncategorized

Ministri i jashtëm Grek përgënjeshtron Mogherinin: BE e shqetësuar për funksionimin e demokracisë atje.

Kotzias përgënjeshtron Mogherinin: BE e shqetësuar për funksionimin e demokracisë atje

Federicha Mogherini dhe Niko Kotzias kanë qenë të ulur një ditë më parë në të njëjtën tryezë ku ishin mbledhur shefat e diplomacive të Këshilllit Europian, ku pas këtij takimi duke folur për Shqipërinë, Mogherini deklaroi se “informova ministrant për takimet dhe vizitat në Ballkan.

Pati mbështetje unanime për mesazhet që kam dërguar në rajon. Pati angazhim për datën e hapjes së negociatave me Shqipërinë. BE është i gatshëm të hapë negociatat me Shqipërinë kur të nisë zbatimi i reformës në drejtësi dhe procedura e vettingut. Të gjithë ministrat mbështetën mesazhët që dërguam në Shqipëri”.

Por në një intervistë të dhënë për televizionin shtetëror grek, shefi i diplomacisë së Athinës, Niko Kotzias flet për të tjetër atmosferë që nuk pasqyrohet në deklaratat e bëra nga Federica Mogherini nënvizoi se në Këshilli Europian e trajtoi me shumë shqetësim situatën politike të krijuar në Maqedoni dhe në Shqipëri. Sipas tij, problemi kryesor është se Maqedonia dhe Shqipëria e shikojnë BE-në si një sponsor financiar dhe si një mundësi për të qenë pjesë e një qendre të fuqishme, por ata harrojnë se Bashkimi Europian është një sistem vlerash të demokracisë, që i kërkon anëtarëve të vet të sillen sipas tyre dhe ndjekin kulturën e kompromisit.

Dhe në fakt gjatë kohës kur Mogherini ishte në Shqipëri, ajo thjeshtë harroi në dy daljet e saj publike të përmendte fjalën “kompromis” në artikulimet e saj, si nevojë për kryerjen e reformës në drejtësi në kohën kur opozita ka gati 20 ditë që është në protestë dhe kërkon qeveri teknike.

Për të mëshuar më tej tezës së kompromisit Kotzias ka deklarurar më tej se “Nuk është e lejueshme që shtet që ndodhen në veriun tonë, demokracia të mos funksionojë”.

Madje shefi i diplomacisë greke deklaroi se disa nga anëtarët e BE-së kërkojë nga nga Greqia e cila është gjithashtu e shqetësuar për të dy shtetet, të tentojë lehtësimin e këtyre problemeve dhe tensioneve duke u tërhequr nga disa prej qëndrimeve të veta.

Kategori
Uncategorized

“II Giornale”:Policia e paralizuar korrupsioni, Shqipëria si Kolu

“Il Giornale”

“Shqipëria po kthehet në Kolumbinë e Europës”: Deklarata është bërë në nëntor të vitit 2016 nga ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha, që ka qenë President nga viti 1992 deri më 1997 dhe Kryeministër nga 2005-a deri më 2013-ën.
Edhe nëse Shqipëria nuk është e përfshirë në një trafik kokaine të krahasueshëm me atë të vendit amerikanojugor, është e vërtetë se kanabisi ka arritur përmasa të pashoqa në Europë.
Ambasadori i OSBE-së në vend, Berndt Borchardt, së fundmi ka llogaritur se të paktën 2 miliardë euro janë gjeneruar nga prodhimi e eksporti i kësaj lënde narkotike, në një vend që në vitin 2015 kishte një GDP prej nën 11 miliardë.
Dhe bëhet fjalë për një biznes që po rritet shpejt, nëse llogaritet se, nxitur nga rritja e kërkesës, prodhimi i kanabisit është trefishuar gjatë vitit të shkuar, siç shpjegon ekspertja shqiptare e krimit dhe terrorizmit, Aleksandra Bodgani.
Një shifër që gjen konfirmim indirekt në fjalët e kryeministrit aktual, Edi Rama, i cili e vë theksin te rritja e sasisë së kanabisit të sekuestruar në një vit, që në fakt është trefishuar (edhe pse kryeministri harron ta përmendë).

“Kanabisi për vënien e fëmijëve në gjumë”

Por, historia e kësaj droge në Shqipëri është shumë më e vjetër, e daton në kohën e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Në gjysmën e dytë të viteve ‘70, pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën, vendi e gjeti veten të izoluar në të njëjtin bllok komunist dhe me nevojën për të gjetur shpejt burime të reja.
Kështu lindën plantacionet e para të shtetit, të përqendruara kryesisht në rajonet jugore afër kufirit me Greqinë. Kanabisi u bë një produkt i konsumit të rregullt dhe disa banorë të Tiranës ende kujtojnë se si është përdorur në familje për të vënë në gjumë fëmijët më të shqetësuar.
Kultivimet mbijetuan të padëmtuara nga rënia e regjimit dhe për më tepër, jepnin më shumë prodhim pas krizës së viteve ‘90-të.
Malli, për më tepër, dërgohej në Itali dhe nga atje, me ndihmën e organizatave mafioze italiane, trafikohej në gjithë Europën. Me kalimin e kohës, në Shqipëri u krijuan disa zona të lira, ku kultivimi i kanabisit bëhej publikisht dhe forcat e rendit nuk guxonin të ndërhynin.

Bumerangu i Lazaratit

Një situatë për të ardhur keq, të cilën u përpoq t’i jepte fund kryeministri Rama, me një aksion në qendrën më të madhe: fshatin e Lazaratit, i pastruar tërësisht gjatë një operacioni të madh në vitin 2013.
Çuditërisht, kjo lëvizje e diktuar ndoshta edhe nga logjika zgjedhore rezultoi një bumerang i madh. Pasi u shkatërrua qendra e prodhimit në Lazarat, në katër vitet e fundit, plantacionet e kanabisit mbinë si kërpudha në gjithë vendin, fenomen që u zgjerua edhe në rajone deri më tani pak të përfshira, të tilla si disa zona pranë Malit të Zi.
Në rritjen marramendëse të qarkullimit, shpjegon gazetari investigativ Lavdrim Lita, ka kontribuar edhe futja në treg e një fare vietnameze kanabisi, që do shumë më pak kohë për të dhënë prodhim dhe me shpejtësi ka zëvendësuar varietetin vendas.
Kanabisi i prodhuar në këtë mënyrë, sipas llogaritjeve nga “BBC”, po tregtohet me dyqind euro në Shqipëri dhe pastaj rishitet në Itali me një çmim dysheme 7 herë më të lartë.
Një fitim i madh që i jep jetë një xhiroje që në të vërtetë është një copë e madhe e GDP-së, duke llogaritur se së bashku me drogën në gomone që lundron për në Puglia, ngarkohen megjithëse në masë më të vogël se në të shkuarën edhe armë, femra për prostitucion e në disa raste edhe emigrantë.
Në të njëjtën rrugë, në sens të kundërt, vjen kokaina e importuar në Europë përmes Italisë dhe Spanjës dhe më pas transportohet në pjesën lindore të kontinentit. Nuk është e rrallë që trafikantët italianë dhe shqiptarë – ku është e përfshirë kryesisht Ndrageta – shkëmbejnë drogë me njëri-tjetrin.

Policia e paralizuar nga korrupsioni

Në një vend ku tërheqja e shtetit social bën që të ndihen efektet e ashpra, kultivimi i kanabisit është kthyer në një instrument mbijetese edhe për shumë fermerë të vegjël, të cilët u japin me qira tokat e tyre oligarkëve lokalë.
Korrupsioni pengon efektivitetin e thuajse çdo aksioni të policisë: Nuk është e rrallë, shpjegon Lita, që në këmbim të një ryshfeti prej 20% dhënë zyrtarëve lokalë të forcave të rendit, lajmërojnë në kohë fermerët për ardhjen e një kontrolli, duke iu lejuar në këtë mënyrë të fshehin pjesën më të madhe të drogës, ndërsa një pjesë e vogël shkatërrohet nga policia, dhe për të rifreskuar statistikat triumfuese të qeverisë.
Kryeministri Rama, duke folur me “Sytë e Luftës”, ka kërkuar dy vite për zhdukjen e shumë zonave të lira, në të cilat kultivuesit e kanabisit arrijnë t’i shpëtojnë dorës së ligjit, por zgjedhjet e përgjithshme janë te porta (në qershor) dhe rreziku është që grupet kriminale të drogës mund të financojë parti politike. Dhe të ndikojnë në politikat e qeverisë së ardhshme.

Kategori
Uncategorized

FAKSIMILE/ E frikshme! Zbulohet vendimi i fshehtë i qeverisë për importin e tranzitin e lëndëve kimike.

FAKSIMILE/ E frikshme! Zbulohet vendimi i fshehtë i qeverisë për importin e tranzitin e lëndëve kimike

Thellohet edhe më tej skandali ende i pazbardhur plotësisht, i zbuluar nga mediat italiane për groposjen në vendin tonë të mijëra tonelatave mbetje të rrezikshme kimike.

Ndërkohë që opinioni publik “flinte” i qetë pas bllokimit në Kuvend të ligjit të mbetjeve të miratuar por të kthyer nga presidenti, Rama ka bërë në fshehtësi të plotë atë që ka pasur vetë në dorë.

Ai ka firmosur një vendim qeverie, pikërisht për “Lëndët e rrezikshme kimike”, duke dhënë kështu visto dhe ligjshmëri për importin dhe kalimin e tyre transit në vendin tonë. Sipas burimeve të SYRI.net si shumë VKM të tjera, edhe kjo që është firmosur në fund të muajit Shtator të vitit 2016 (periudhë që përkon me dyshimet e zhdukjes së kotenierëve shumë të përfolur) është marrë pa diskutime dhe pa praninë e gjithë ministrave në mbledhje.

Në një intervistë të dhënë ditën e djeshme për gazetën “Shekulli”, ambientalisti Sazan Guri ka deklaruar se gjatë muajit Shtator, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim me firmën e kryeministrit Edi Rama, për tranzitin e mbetjeve radioaktive. Syri.net pas kësaj indicie ka mundur të sigurojë vendimin e plotë qeverisë, i mbajtur i fshehtë për publikun dhe shoqatat e ambientalistëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për VKM e datës 21 Shtator të vitit 2016 (shih foton), “Për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme”.

Materiali i firmosur nga kryeministri Rama është tejet i gjatë dhe mjaft i koklavitur, mes kapitujsh e pikash, konventash ndërkombëtare etj. Por ajo që mund të lexohet qartë është, se vendi ynë për herë të parë lejon importin dhe eksportin e  lëndëve dhe  mbetjeve të rrezikshme të të gjitha llojeve.

Gjithashtu në këtë vendim qeverie, i hapet rrugë edhe kthimit të vendit tonë si vend transit, për këto lëndë të rrezikshme. Pikërisht me “lojën e transitit”, mediat italiane kanë ngritur ditët e fundit dyshime dhe akuza, se Ekomafia italiane ka groposur në vendin tonë gjatë fundvitit të shkuar më shumë se 1300 kontenierë të mbushur me lëndë të rrezikshme kimike.

Në këtë vendim, hartuesit janë kujdesur që për një pjesë të mirë të operacioneve import-eksport të dhjetëra lëndëve të rrezikshme kimike dhe radioaktive të rruhet fshehtësia e plotë nga publiku, media dhe shoqatat ambientaliste të interesuara. Kështu në kreun X të kësaj VKM-je, pika 2, shkruhet; “Autoriteti Kombëtar i Përcaktuar mbron informacionin konfidencial, që merr nga një palë apo shtet tjetër, siç është rënë, reciprocikisht, dakord”.

Pyetja e parë që bëhet është; Përse kryeministri është kujdesur më anë të një VKM-je që për një biznes të rrezikshëm si ai me lëndët e rrezikshme kimike, me ndjeshmëri të lartë për publikun, të vendosen barriera informimi dhe transparence?

Por ajo më e rëndësishmja është; A ka lidhje kjo VKM me skandalin e sapo shpërthyer përtej detit për zhdukjen e 1300 kontenierëve, pikërisht me mbetje të rrezikshme kimike?

Në ditët në vazhdim, Syri. net do japë informacion më të detajuar për këtë Vendim të qeverisë Rama dhe çfarë fshihet në teknikalitetet e tij, në funksion të “ligjërimit” të veprimtarisë miliardëshe në euro, të Ekomafies.

SYRI.net

Kategori
Uncategorized

SHBA: Shqipëria qendra e krimit të organizuar në rajon.

FILE – In this Friday, March 27, 2015 file photo, ExxonMobil CEO Rex Tillerson delivers remarks on the release of a report by the National Petroleum Council on oil drilling in the Arctic, in Washington. On Saturday, Dec. 10, 2016, President-elect Donald Trump moved closer to nominating Tillerson as his secretary of state, meeting privately with the business leader for the second time in a week. (AP Photo/Evan Vucci, File)

Departamenti amerikan i Shtetit ka hartuar një nga raportet më të ashpra ndaj qeverisë Rama, duke evidentuar të gjithë fenomenet kriminale që e shoqërojnë atë. Raporti është i prerë dhe e konsideron Shqipërinë si qendrën rajonale të krimit të organizuar. Kurrë më parë Departamenti amerikan i Shtetit nuk kishte arritur në një përfundim të tillë gjatë këtyre 26 viteve. “Shqipëria shërben si qendër rajonale nga organizatat e krimit të organizuar. Të ardhurat e paligjshme pastrohen shumë lehtë”, thuhet në raportin e Deparamentit amerikan të Shtetit. Konsiderimi si qendër rajonale e krimit të organizuar nënkupton instalimin e mafies në pushtet. Deklaratat e Departamentit të Shtetit nuk janë të rastësishme. Ato vijnë pas konstatimeve dhe deklaratave publike të Shteteve të Bashkuara drejtuar Ramës dhe qeverisë për të luftuar krimin e organizuar, dhe rasti më kuptimplotë është mos arrestimi i baronit të drogës, Klement Balili për të cilin agjensia DEA amerikane dhe ambasadori i saj në Tiranë në mënyrë të përsëritur kërkuan arrestimin nga policia.
Raporti është një paralajmërim i qartë i një ndarje të thellë dhe të plotë të Shteteve të Bashkuara me bandën e krimit në pushtet. “Të ardhura të konsiderueshme përfitohen edhe nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafikimi i qenieve njerëzore. Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të mëdha të marijuanës, kryesisht në vendet evropiane, si dhe është vend tranzit për transportin e heroinës afgane dhe kokainës, duke shërbyer si portë kryesore për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Europën”, thuhet në raport.
Në raportin që hartohet për të gjitha shtetet, Shqipëria paraqitet si një vend me probleme të theksuara të korrupsionit dhe kultivimit e trafikimit të drogës. Sipas DASH, një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave në Shqipëri përfitohen në mënyrë të paligjshme nga pastrimi i parave dhe nga droga. Kjo e fundit zë një vend të rëndësishëm në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, duke rënduar akoma më tej pozitën e qeverisë që thotë se lufta ndaj trafikut të drogës është rritur. Tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për kultivimin dhe shitjen e kanabisit, por edhe për drogëra më të forta siç janë kokaina dhe heroina. Vendi ynë është shndërruar në një pikë kyçe për grumbullimin e këtyre drogërave, për t’u trafikuar më pas në Evropën Perëndimore. “Vendi vazhdon të jetë në rrezik të lartë për shkak të pastrimit të parave dhe korrupsionit të shfrenuar. Pjesa më e madhe e ekonomisë së Shqipërisë është informale, me prurje të mëdha të parave nga reminitancat”, thekson raporti i DASH, duke i kushtuar rëndësi trafikut të heroinës dhe kokainës, përveç kanabisit. Po kështu, DASH flet edhe për korrupsionin në qeveri e institucione të tjera. Edhe pse janë miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore, mbetet i ulët numri i procedimeve penale ndaj zyrtarëve, si dhe referimet për rastet e pastrimit të parave. Në raport janë bërë kritika edhe ndaj sistemit të drejtësisë, duke u bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë Reformën në Drejtësi në mënyrë që të luftojnë korrupsionin, krimin ekonomik dhe pastrimin e parave që vijnë nga aktivitetet e jashtëligjshme.

Kategori
Uncategorized

Kontenierë me helme në tunelet e Pukës, Librazhdit e Përrenjasit?

Kontenierë me helme në tunelet e Pukës, Librazhdit e Përrenjasit? Ja ç'thotë Sazan Guri

Një nga ambientalistët e njohur Sazan Guri, në një intervistë thekson se ka informacione për depozitimin e mbetjeve kimike në disa zona. Madje ai nënvizon se dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave për kalimin transit të mbetjeve, është miratuar qëllimisht në këtë kohë. Janë hedhur dyshime të forta se në territorin shqiptar janë zhdukur disa kontejnerë me lëndë të rrezikshme që vinin nga Italia dhe destinacionin e kishin në Maqedoni, citon Shekulli.

Sa të vërteta mund të jenë këto dyshime sipas jush?

Tani mund të flitet vetëm për dyshime. Ka gjasa por nuk është vërtetuar akoma, edhe pse për mua është e vërtetë, ato lëndë janë groposur në Shqipëri. Është një Vendim i shtatorit 2016 që kujdeset, një VKM që bën fjalë se si bëhet i mundshëm transiti i mbetjeve radioaktive. Fakti është që aktivizohet ky lloj vendimi tani, ndërsa ka qenë i fjetur për 10 apo 15 vjet. Problemi është se ne, në Shqipëri nuk prodhojmë lëndë radioaktive, nuk kemi fabrika, uzina që prodhojnë lëndë radioaktive.

Ky lloj kujdesi që të kalojë një vendim i tillë për mbetjet radioaktive me shpejtësi dhe fshehtësi, do të thotë që ti bëhesh objekt i një prurje të mundshme të lëndëve radioaktive, e cila do të shkojë nga një vend Perëndimor në një vend Lindor ose e kundërta. Mirëpo, duke qenë një vend me demokraci të ulët, me politika jo stabël, me ekonomi të dobët, me ligje mjedisore të dobëta, ne nuk jemi garant për transit mbetjesh radioaktive. Pra, lë dyshim shumë të madh sepse një transit i mbetjeve radioaktive është baras me një fabrikë radioaktive.

Në shtete të tjera kur ka kalime të tilla, ata bëjnë protesta, demonstrata sikur të ishte një fabrikë, sepse një aksident i një transiti në një vend si i joni, që nuk kemi rrugë dytësore, nuk kemi infrastrukturë, atëherë si mund të ndodh një gjë e tillë?! Për çfarë mund të nevojiteshin vendime të tilla?

Ne nuk duhet të kemi fare një ligj për transit për mbetje radioaktive sepse nuk jemi shtet i gatitur për të pritur dhe përcjellë armë. Kjo është e para. Dyshimi tjetër është insistimi i pakuptimit për sjelljen e mbetjeve të importit.

Ky insistim kur ne thoshim se ti ke 10-fishin e mbetjeve dhe nuk ke pse kërkon me kaq ngulm që të importojmë lëndë nga jashtë, nuk ke pse kërkon të bësh ligj, insistimi i tyre i pakuptimtë lë pak vend për dyshime kur dëgjon këto fakte. E treta është që, gazetat italiane, mediat italiane kanë muaj që ziejnë që kanë nisur 2400 kontejnerë të futur në Portin e Durrësit dhe kanë dalë 1100 dhe 1300 kanë humbur. Ky është një dyshim shumë i rëndë. Edhe sikur të ishin me ushqime, sërish do të ishte e rrezikshme se mund të jetë prishur. E katërta është se të gjithë zërat e oficerëve, që nuk e tregojnë identitetin e tyre, mua më kanë thënë me dhjetëra prej tyre, se në tunelet e Pukës, tunelet e minierave të Librazhdit dhe të Prrenjasit janë mbushur plotë me mbetje. Në Pukë ata kanë thënë që janë parë maune me simbolin e vdekjes që është shenja se janë lëndë të rrezikshme.

Këtë informacion ju e ke marrë nga oficerët e policisë së Pukës?

Po, nga oficerët e policisë dhe unë e besoj këtë dhe u kam kërkuar fakte, një fotografi, një të dhënë, por ata refuzojnë për shkak të betimit si ushtarak.

Dyshimet tuaja janë që ka një lidhje mes miratimit të VKM-ve që lejojnë kalimin transit të mbetjeve të rrezikshme me zhdukjen e kontejnerëve?

Asnjë institucion nuk jep sqarim, dogana e Durrësit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave apo qeveria nuk qartëson lidhur me të dhënat që kanë dalë deri më tani. Kjo më jep të drejtën mua të dyshoj. Unë e konsideroj të vërtetë këtë skandal. Faktet flasin për vërtetësinë e asaj që ende është dyshim. Ne kemi një ligj që nuk kishim arsye ta bënim sepse ne nuk kemi mundësi të presim lëndë nga jashtë, nuk kemi kapacitete.

Pse kaq insistim për të importuar mbetje? Çfarë janë mbetjet e importit? 

Kjo do të thotë që të sjellim mbetje normale dhe të fusim edhe dy ton lëndë të rrezikshme ose radioaktive. Kjo është frika se nuk e kontrollojmë dot. Janë zërat e oficerëve dhe fakti tjetër janë raportimet e Italisë. E pesta është se ne si popull nuk dimë asnjë për atë çfarë raportohet dhe asnjë institucion nuk e sqaron. Pra, bëhen disa fakte së bashku. Ka edhe një fakt tjetër. VKM që lejon kalimin transit të mbetjeve radioaktive duhet të ishte diskutuar, të bëhej edhe një referendum për të aprovuar një vendim i tillë. Insistimi i kompanive të riciklimit për të sjell mbetje nga jashtë në një kohë që këtu ka 10-fishin e tyre, do të thotë se diçka fshihet.

Ju mendoni se ka një marrëveshje mes qeverisë dhe kompanive që kanë kërkuar import mbetjesh për riciklim në vend? 

Ka shumë lidhje sepse është një biznes shumë i madh. Unë nuk mund them shumë për lidhjet e tyre por nga interpretimi i fakteve del një rezultat. Qeveria kërkon të sjellë mbetje riciklimi në një kohë që nuk ka nevojë për ato.

LAVDOSH FERRUNI: PROKURORIA TA ZBARDHE SHPEJT TE VERTETEN

Lavdosh Ferruni, kërkon nga prokuroria zgjidhjen e çështjes së mbetjeve të nisura nga Italia drejt Maqedonisë, por që kanë mbetur në territorin shqiptar. Sipas tij, rasti është i ndryshëm më importin e plehrave me qëllim riciklimi në vend.

Në mediat italiane janë publikuar disa dokumente që ngrenë dys hime se në territorin shqiptar ja në zhdukur ose groposur mbetje të rrezikshme. Ndërkohë, po në të njëjtën kohë qeveria ka miratuar dy VKM që lejojnë kalimin transit të mbetjeve të radioaktive. A i shihni të lidhura këto dy fakte?

Për këtë shqetësim ne i jemi drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Minis trisë së Financave. Ministria e Mjedisit na ka kthyer një përgjigje dhe thotë se nuk bëhet fjalë për kamion me mbetje të rrezikshme. Ministria e Financave nuk ka kthyer ende një përg jigje. Megjithatë, mund të kenë hyrë edhe mbetje të rrezikshme, nuk përjashtohet mundësia, por sipas ligjit janë mbetje jo të rrezikshme dhe shkresa e Ministrisë së Mjedisit thotë se janë mbetje jo të rrezik shme, që transitimi i tyre lejohet me ligj. Qeveria ka nxjerr dy VKM që thotë se lejohet kalimi transit i mbetjeve të rrezikshme. Edhe në ligjin e 2012 është lejuar transitimi i mbetjeve jo të rrezikshme. VKM-ja, sipas interpretimit tim, nuk thotë për mbetje të rrezikshme. VKM për mbetje të rrezik shme nuk thotë për transit, thotë për lëvizje të mbetjeve të rrezikshme. Me sa informacione kam unë, e kam lexuar këtë VKM, nuk thotë për transitim mbetjesh të rrezikshme, është VKM për lëvizje, transport të mbetjeve të rrezikshme, që transporti është brenda për brenda vendit. Në Shqipëri nuk ka fabrika që prodhojnë mbetje të rrezikshme… Jo, nuk ka. Sipas interpretimit tim, lëndë të rrezikshme në territorin e vendit ka nëpërmjet disa proceseve që këto lëndë janë prezente, për shembull në shëndetësi. Dihet që aparaturat punojnë me lëndë radio aktive. Ndërkohë që ne kemi një Institut të Kërkimeve Bërthamore ku duhen depozituar, ka një vendim të posaçëm dhe ka një vend ku depozitohen lëndë të rrezikshme, radioaktive.

Çfarë komenti keni për dyshimet që janë ngritur kohët e fundit nga mediat italiane për zhdukjen e disa kontejnerëve me lëndë të rrezikshme, ndërkohë që ka nisur një hetim nga organet e vendit lidhur me dyshimet për futjen e lëndëve të rrezikshme në vend?

Nuk bëhet fjalë për mbetje të rrezik shme por edhe kjo është kriminale, edhe vendosja e mbetjeve jo të rrezik shme, vendosja e tyre në territorin sh qiptar është kriminale, kjo nuk diskutohet. Komenti ynë është që, fakti që Prokuroria e Durrësit ka filluar hetimin dhe sa kemi parë është publikuar ed he një deklarim i tyre që po vazhdojnë hetimet, kjo tregon që ka të dhëna të mjaftueshme që këto kontejnerë, që nuk dihet saktësisht sa janë dhe ku kanë kaluar, sipas Prokurorisë së Durrësit kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe kjo është një indicie që Prokuroria duhet të vazhdojë hetimin për të zbardhur çështjen dhe për të arritur në një konkluzion përfundimtar lidhur me dyshimet e ngritura nga mediat italiane.

Kategori
Uncategorized

Si të punësohen dhe të merrni lejë qëndrimi në Suedi.

Në Suedi duhen 4 vite punë për të marrë vizën e përhershme, por duke mos pasur asnjë shkelje ligjore ( as edhe një kapje pa biletë në metro).

Nëse doni që të punoni në Suedi dhe vini nga një vend që nuk është anëtar i BE-së, duhet të keni një leje pune. Nëse keni ndërmend të punoni në Suedi për më shumë se 3 muaj ju gjithashtu duhet të keni një leje qëndrimi. Kjo faqe përfshinë rregulloret që zbatohen në qoftë se ju dëshironi të punoni, ose të filloni një biznes në Suedi. Kushtet për Shqipërinë Kushtet themelore për ta marrë një leje pune janë:

Ju keni një pasaportë të vlefshme; ju mund ta siguroni jetesën tuaj nga të ardhurat e punës që ju kanë ofruar; të ardhurat minimale për një person në muaj duhen të jenë 13 000 korona (rreth 1500 €).

Përveç kësaj punëdhënësi juaj duhet të: ketë lajmëruar vendin e punës në Suedi dhe vendet e BEsë për së paku 10 ditë (për rekrutimin e ri); ofrojnë kushtet e punësimit që janë të barabarta me ato të një marrëveshjeve kolektive në Suedi apo çfarë është e zakonshme në kuadër të profesionit ose sektorit; japin sindikatave mundësinë për të shprehur një opinion mbi kushtet e punësimit në ofertën e punës. Ata që marrin lejen e qëndrimit do tu jepet një kartelë si dëshmi e lejes së qëndrimit.

Kur ju hyni në Suedi, ju duhet të tregoni kartelën tuaj së bashku me një  pasaportë të vlefshme. aplikimi për leje pune Nëse doni që të punoni në Suedi ju duhet, në shumicën e rasteve, të aplikoni për leje pune në vendin tuaj të lindjes apo një vend tjetër jashtë Suedisë ku jeni banues. Megjithatë, në disa raste ju mund të aplikoni për një leje pune në Suedi përmes faqes zyrtare të emigrimit. aplikimi Dokumenetet që nevojiten për aplikimin janë: oferta e punës (ka një formë të veçantë për oferta pune të cilat punëdhënësi në Suedi mund t’i shkarkojë nëpërmjet faqes së internetit http://www.migrationsverket.se); kopja e pasaportës, afati i vlefshmërisë së pasaportës dhe nëse keni leje qëndrimi në një vend tjetër, kopjen e saj; dëshmia që keni paguar tarifën e aplikimit. Duhet të keni parasysh se aplikimin për një leje pune mund të bëni edhe përmes internetit te faqja zyrtare e migrimit dhe nëse ju përdorni këtë metodë, atëherë vendimin do e merreni më shpejt duke siguruar se zyra e migracionit nuk ka nevojë të kërkojë më shumë informacione.

Në Suedi Ju duhet të vizitoni njërën prej zyrave të migrimit, seksionin e lejeve për t’i dhënë shenjat e gishtërinjve dhe të fotografohuni. Këtë zakonisht mund ta bëni edhe kur ta paraqitni kërkesën personalisht por gjithashtu zyra e migrimit mund t’ju thirri edhe në një datë të mëvonshme. Keni parasysh se këto procedura duhet t’i bëni edhe nëse aplikoni online përmes internetit apo përmes postës. Nëse ju jepet një leje qëndrimi, kartela e lejes së qëndrimit do të dërgohet te adresa juaj e regjistruar. Vlefshmëria e lejes së qëndrimit Ju do të merrni një leje qëndrimi dhe pune që mbulon periudhën përkatëse, periudha maksimale e vlefshmërisë për lejen tuaj është 2 vjet. Kjo do të thotë që ju do të merrni një leje për dy vjet, edhe nëse punësimi zgjat deri në një periudhë të mëtejshme. Ju do të merrni një leje të shkurtër në qoftë se është e vështirë të vendosë për sa kohë zgjat koha e punësimit, për shembull nëse puna juaj është dhënë në një ndërmarrje të re. Kur leja juaj e vjetër skadon ju mund të aplikoni për një zgjatje.

Pas 4 viteve ju mund të merreni një leje qëndrimi të përhershme. Ndryshimi i punëdhënësit Për dy vitet e para të qëndrimit, leja e punës është e
kufizuar vetëm të një punëdhënës dhe një profesion të caktuar.

Kategori
Uncategorized

Kur fjala e mjekes vret më shumë se plumbi i hasmit. Nga Ditari i Dhimbjes Jakup B. GJOÇA

Kur fjala e mjekes vret më shumë se plumbi i hasmit
Ngjarje e jetuar me mamanë dhe vëllain tim, Petron
Nga Ditari i Dhimbjes
Jakup B. GJOÇA
7 maj 2004
Edhe pse tërë natën e kalova në spital me mamanë pranë vëllait Petros, në punë mbërrita herët, sepse kisha shumë material, të cilat duhet t’i dorëzoja deri në drekë, ngaqë ishin porositur nga klienti.
Petrua kishte disa ditë, që nuk i ulej temperature, mirëpo dje mbasdite gjëndja u rëndua edhe më shumë, ndaj nuk u largova fare nga klinika private ku e kishin shtruar. Mjeku më tha se i kishin dhënë antibiotikë shumë të fuqishëm, mirëpo organizmi i dobësuar edhe nga qëndrimi gjatë në gjendje kome i vëllait, e kishte të pamundur të përballonte edhe mikrobin më të dobët.
Mamaja ishte ngurtësuar dhe në sytë e saj nuk i ndahej loti, sado që unë mundohesha të shprehja në çerdhen time shpresë se gjëndja shëndetësore e Petros nuk është edhe kaq shqetësuese. Mjeku grek i kinikës greke në Pire, i turnit të natës vinte shpesh në dhomën e Petros, më shumë të qetesonte mamanë, që sëmundjen e kishim në mbikqyrje.
Në mëngjez unë shkova drejt e në punë dhe nuk u ktheva fare në shtëpi.
Në fakt, fillova punën, por lodhje nuk ndjeva nga pagjumësia. Mirëpo mendimi më kishte ngecë te imazhi i Petros dhe, edhe pse ndiqja me sy makinerinë që punonte, nuk pashë një gjëlpërë që nuk qepte fare, edhe pse kishin kaluar shumë metra. Ndalova makinën, u mundova të riparoja gabimin, më shumë ta fshihja, ngaqë e dija që nga çasti në çast mund të vinte pronari dhe, sigurisht dhe me të drejtë, do të më kërkonte llogari.
Rivura sërish makinën të punonte, duke u munduar të përqëndrohesha te makineria, të mos më ikte sërish asnjë rresht pa qepur, nga 100 gjëlpërat që kishte makineria.
Zhurma e makinerisë ishte kaq e madhe, saqë nuk ndjeja asgjë tjetër. Një çast pashë telefonin. Kisha një thirrje të humbur. Shikoj numrin. Ishte mamaja.
U drodha. Mamaja më telefononte vetëm kur kishte shumë nevojë, ose kur gjendja e Petros ishte shumë shqetësuese.
Gjeta telefonin e mjekut të klinikës dhe bëra thirrjen.
Nuk doja të pyesja drejpërdrejt mamanë.
Mjeku ma hapi telefonin menjëherë. Akoma nuk kishte ikur nga shërbimi. E pyeta nëse ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore e Petros. Mjeku më tha, që asgjë nuk ka ndryshuar.
U qetësova disi dhe i bëra thirrje mamasë, që të mësoja për çfarë halli më mori telefon, derisa unë nuk kisha më shumë se 2 orë që isha me mamanë tërë natën në dhomën e Petros.
-Mama, ke ndonjë hall? – e pyeta, sa dëgjova “Alo” të mamasë.
– Po ty, more Jakup, përse më gënjen mua? – më pyeti mamaja, por zëri i ishte i mbytur nga gulçima e të qarëve.
– Si është Petrua? Sapo pyeta doktorin dhe më tha që iu ul pak temperature. – I thashë mamasë, si për ta mohuar për fjalët që më tha.
– Po Petrua nuk shërohet më! Mua pse më gënjen ty përditë, kur më thua që Petrua do shërohet? – mamaja e ngriti zërin, edhe pse fjalët I mbartën të qarët me zë.
– Çfarë thua, mama? Kush të tha që Petrua nuk shërohet? Nuk e shikon ty përditë si e përkujdesojnë mjekët?
– Ty më gënjen mua. Ty. Petrua nuk shërohet më. Ty më gënjen… Mamaja e kishte ngritur zërin, edhe pse qante.
Ngriva. Mornica të ftohta më çpuan gjithë trupin. Sytë m’u errën.
Mezi fika makinerinë.
-Mama, dëgjo! Unë nuk të gënjej kurrë. A nuk i hap sytë tani Petrua? A nuk reagon tani, kur dëgjon zhurmë. Petrua na dëgjon, nuk është më në komë.
– Akoma më gënjen? Akoma?- mamaja më kundërshtoi fort, edhe pse në zërin e saj dëgjoja më shumë nguçimën e të qarëve, sesa tingujt e fjalëve.
– Mama, të lutem, mos më torturo. Kush të ka thënë, që Petrua nuk shërohet? – iu luta mamasë, sepse e kuptova që dikush i kishte folur. Nuk mund të ndryshonte mamaja kaq shumë, për 2 orë, që u largova unë andej.
– Sapo ma tha doktoresha shqiptare. – më tha mamaja.
– Cila?
– Ajo doktoresha shqiptare, që punon këtu te klinika.
– Si ta tha?
– Erdhi në katin tonë, por nuk erdhi te dhoma e Petros. Unë iu luta të vinte edhe te Petrua dhe të shikonte temperaturën. Por ajo më tha, që nuk ka pse vjen, derisa Petrua nuk shërohet më. Kaq më tha, dhe iku!
– Kaq të tha? Si guxoi! – munda të belbëzoja, ngaqë një ngulç m’u ngjit nga trupi drejt grykës.
Gishtërinjtë i mblodha fort grusht, saqë ndjeva dhimbje. I rashë fort edhe tavolinës, duke përplasur edhe telefonin!
Pastaj ia dhashë të qarët. Nga inati. Nga zemërimi.
Nuk kontrolloja dot vetveten.
Mora telefonin dhe me duart që më dridheshin nga zemërimi gjeta numrin e mjekes shqiptare, që punonte në klinikën private, ku ishte Petrua shtruar.
Sa dëgjova zërin e saj, i thirra, jashtë kontrollit të vetvetes.
-Cila jeni ju, madam, që i thoni mamasë time, që djali i saj nuk shërohet më?
– Të vërtetën i thashë, dëgjova zërin e saj të ftohtë, sajo krisma e xhamit, kur qëllohet me gurë.
– Cilën të vërtetë? – ftohtësia e zërit të saj, më shtoi edhe më shumë zemërimin, por tashmë u mundova unë të mblidhja vetveten, që të kontrolloja fjalët.
– Unë jam mjeke.
– Cili mjek i thotë nënës, që djali i saj nuk ka më shpresë që do jetojë, edhe pse është në koma?
– Nuk keni pse bërtitni.- më erdhi nga telefoni në zë shpërfillës.
– Ju jeni nënë?
– Po, por çdoni të më thoni me këtë?
– Po, si nënë, sikur unë t’ju them që djali juaj 26 vjeç nuk do jetojë më, ju do të ma falni?
– Nuk dua më të flasë me ju.- ma preu mjekja fjalën dhe më mbylli telefonin.
Unë përplasa sërish grushtin mbi tavolinën e punës, aq sa sendet që ishin përmbi tavolinë, ranë të gjitha në shesh.
Kur hodha sytë në dysheme, të shikoja sendet e rëna, pashë, që përballë meje të qëndronte pronari.
Nuk e kisha ndjerë praninë e tij.
-Me kë fole në telefon? – më pyeti i habitur pronari.
– Me mjeken e klinikës ku është Petrua, – them, por sërish unë isha i ngrirë.
– Folët shqip. Është shqiptare?
– Po, është mjeke shqiptare, e punësuar në klinikën në Pire.
– Çfarë thatë, nuk të kuptova, sepse folët shqip. – më pyeti sërish pronari, por me një ton miqësor.
Pronari tërë muajt që Petrua ishte në gjendje kome, pas aksidentit automobilistik në Artë, më kishte ndihmuar. Petrua kishte punuar 2 vjet këtu, te fabrika në Metamorfosi të Athinës dhe kjo ndikoi që pronari të më ndihmonte për Petron, me gjithë mënyrat.
-Ajo mjekja shqiptare, i kishte thënë mamasë sot në mëngjez, që Petrua nuk shërohet më. – sa mbarova fjalinë, u mbyta në të qarë.
– Si mundet? Si mundet mjekja t’i thotë nënës të Petros, që djali nuk shërohet më, edhe pse është në koma? Aq më tepër, që edhe mjekja është shqiptare? – më tha me habi edhe pronari grek.
Unë ktheva shpinën, dhe qaja. Nuk mundesha të përgjigjesha.
Qëndruam në heshje një kohë të gjatë. Unë shpinëkthyer nga pronari, ngaqë nuk doja të më shikonte lotë në sy.
-Jani, qetësohu,- dëgjova dikur zërin e pronarit. Më kapi nga supet.
U ktheva nga ai.
-Ka shumë pacientë, që kanë qëndruar në koma për vite të tëra. Ti vetë më thua, që tani Petrua ka hapur sytë, që reagon ndaj zhurmave. Ju mos e humbni besimin te Zoti.
– Këtë frikë kisha. Që mamaja të mos mësonte të vërtetën. Përditë unë mundohem ta qetësojë mamanë, që Petrua do shërohet. Ia thonë aty edhe mjekët grekë, që vijnë përditë dhe e vizitojnë, edhe pse gjëndja shëndetësore e Petros është e qëndrueshme, pa kthim.
– Qetësohu edhe ty. Dhe beso edhe ty, që Petrua mund të shërohet.
– Ajo mjekja vrau shpresën e mamasë se Petrua do të shërohet. Si mundet tani mamaja ta përballojë këtë, derisa qëndron 24 orë mbi kokë Petros dhe e përkujdeson, duke shrpesuar se një ditë Petrua do t’i flasë, se Petrua do ta përqafojë.
– Hajde, të rrimë në zyrë. Qetësohu edhe ty. Hajde.
– Jo, unë do vazhdoj punën. – kundërshtova unë. Asnjë ditë nuk e kisha ndërprerë punën, sa kthehesha nga Petrua. Më shumë kohën e kaloja në punë dhe në spital te Petrua, sesa në shtëpi, në këto 9 muaj, që kishim Petron në komë.
Doja të qëndroja në vetminë time. Dhimbjen ta përjetoja në vetminë timë.
Në fakt, kur isha i vetëm në punë, veç të tjerave, edhe qaja në vetmi, sepse në sytë e mi lundronin imazhet e përkujtimeve me Petron, si për të mohuar realitetin e hidhur të aksidentit!!!
Nuk mund të pranoja kurrë, që Petron mund ta humbisja!!!
Në praninë e të tjerëve, asnjëherë nuk qaja, ose mundohesha që dhimbjen ta përmbaja, të mos e shfaqja kurrë, si për të mos pranuar …fatalitetin!
-Hajde, qetësohu. Punën e lëmë për nesër. Nuk prish ndonjë punë. Pastaj ty, asnjëherë nuk e ke braktisur punën. Sot, ik shko pranë mamasë. Të ka nevojën tënde. – këmëbnguli pronari.
Mbylla makinën dhe kokëulur pranova të shkoja me të te zyra e tij, që është në katin e parë.
U ula në një kënd të zyrës.
Pronari më bëri një shenjë të afrohesha pranë tavolinës së punës së tij.
-Merre telefon pronarin e klinikës. Thuaja atij. Kërkoi të ndjekë nga puna mjeken. Ka shkelur betimin e Hipokratit! E meriton të flaket nga puna! Me sjelljen e saj, ajo nuk e meriton të jetë mjeke, derisa braktisi të sëmurin. Mjekja nuk ia pret shpresat kurrë pacientit, deri në frymën e fundit! – më ftoi pronari te telefoni.
U afrova. Gjeta në telefonin tim numrin e pronarit të klinikës greke.
Kur dëgjova përtej receptorit, zërin e tij, i fola.
-Zoti Jango, mirëmëngjez.
-Mirëmëngjez, Jani. – Pronari i klinikës më njihte tashmë.
– Para ca ditësh, kur zëvendësministri grek i Punës, ( i përmenda edhe emrin, që mbulonte sigurimin shoqëror të Petros në klinikën private), urdhëroi IKA-n (institucioni shtetëror i Sigurimit shtetëror Shëndetësor i Greqisë) që të mbulonte shërbimin shëndetëesor të Petros në klinikën tuaj private, edhe pse ka mbaruar marrëveshja, besoj këtë e bëri ngaqë të sëmurit i duhet dhënë ndihma shëndetësore, apo jo?
– Po, po dhe shumë mirë bëri.
– Domethënë, Petrua, edhe pse është në gjendje kome, ka nevojë për shërbim të specializuar shëndetësor?
– Po, po, ndaj edhe ne në klinikë përpiqemi që t’i shërbejmë sa më mirë.
– Po, a ka të drejtë ndonjë mjek i klinikës t’i mohojë Petros të drejtën e shërbimit, ngaqë i sëmuri është në gjendje kome?
– Jani, nuk të kuptoj! Thuama drejt.- më thotë me ton shqetësimi pronari i klinikës, ku është shtruar Petrua.
– Po ju flas hapur. Sot mjekja shqiptare, që ju keni punësuar në klinikën tuaj nuk pranoi të vizitonte Petron, edhe pse e luti mamaja.
– Si ka mundësi kjo që më thoni?
– Po, po. Ju jemi ankuar ne, ndonjëherë, këto 5 muaj, që ju i shërbeni Petron?
– Jo, por edhe ne, siç e shikoni edhe ju, i shërbejmë të gjithë Petros, që ta shërojmë.
– Por, mjekja juaja, jo vetëm që nuk pranoi ta vizitonte Petron, por i tha mamasë, që Petrua nuk shërohet më, prandaj, nuk humbet kohën e saj ta vizitojë.
– Si? Çfarë? E tha këtë? Është e mundur, që mjekja t’i thotë mamasë tuaj këtë për Petron? – pronari i klinikës më pyeste , ndoshta i habitur ngaqë nuk mund ta besonte…
Unë nuk mundesha më të përgjigjesha, ngaqë e qara më mbyste edhe zërin.
Pronari më mori receptorin nga dora dhe e uli mbi telefon.
Në afroi një gotë me ujë. Mbylli edhe derën një klienti, që i erdhi në zyrë. Pas pak, doli edhe vetë nga zyra e tij, duke më lënë vetëm mua.
Dikur dola nga zyra. Ika edhe nga fabrika. Nuk mundesha më të punoja.
Mora makinën. U drejtova nga rruga që të shkoja në klinikë, të takoja mamanë. Por, nuk e di pse në mes të rrugës, ndalova. Qëndrova gjatë, në heshtje. Vetvetiu, dikur ktheva makinën nga rruga dhe, pa ditur pse, u drejtova nga shtëpia. Mua më dukej sikur tani në timonin e makinës time ishte Petrua që drejtonte, jo unë. Ose unë drejtova makinën instiktivisht.
Kur, po futesha te rrugica e shtëpisë, sërish qëndrova.
Nuk doja të shkoja në shtëpi, në këtë orë.
Gruaja do të më bombadonte në pyetje, përse kisha lënë punën. Do ta shqetësoja më shumë, për më tepër, që kishte të përkujdeste edhe vajzën tonë të dytë 13 muajshe.
Ktheva sërish makinën nga rruga. Shkova në rrugën që të çonte te shkolla e Anxhit, vajzës së Petros.
Anxhi është në klasën e dytë fillore. Asnjëherë nuk e kisha marrë nga shkolla. Nora, vajza ime e madhe, e merrte ato ditë,që mamaja e Anxhit punonte.
Qëndrova në një stol dhe prisja të mbaronte Anxhi shkollën, edhe pse donte akoma 3 orë.
Dje, meqë ishte e dielë, kishim shkuar te Petrua familjarisht.
Kisha marrë për herë të parë edhe vajzën e vogël. Rafa, që i gëzohej hapave të parë që hidhte, si 13 muajshe, vite nëpër dhomën ku ishte shtuar Petrua, dhe herë herë qeshte dhe afrohej me interesim te koka e Petron. Ne e shikonim, me lotët që na mjegullonin të parët.
Petrua, nuk e di, nëse dëgjonte, që të mësonte që në Jetë, në ndërkohën e 21 muajve që ishte në koma, kishte ardhur edhe vajza ime e dytë dhe tani, për herë të parë, ka ardhur vajza me këmbët e saj pranë tij?
Unë qaja më shumë, sepse shikoja që një jetë më fikej në zemrën time dhe një jetë tjetër kishte ardhur në zemrën time.
Anxhi 7 vjeçare, e ndiqte Rafën çdo hap në dhomën ku ishte shtruar Petrua.
Një moment, që Rafa iu afrua Petros dhe zgjati dorën në kokën e tij dhe mundohen ta prekte në fytyrë, Anxhi iu afrua, duke e tërhequr. Rafa kundërshtoi dhe filloi të qante.
Mamaja i shikonte, dhe filloi të qante, pa thënë asnjë fjalë.
-Mos e hiq Rafën nga krevati i Petros, Anxhi, – I them unë me të mirë Anxhit.
-Jo, nuk dua ta prekë babin. Është babi im. Nuk dua ta lëndojë! –më kundërshton Anxhi me një ton qortues, ndërsa sytë I ishin ndezur nga vendosmëria e saj.
– Nuk i lëndon Rafa, babin tënd. Edhe Rafa e do, se e ka xhaxhin e saj, – I them Anxhit, sërish me të mirë, duke u munduar të mbaj të qarët.
– Jo, nuk dua ta prekë babin tim. Është babi im!!!
“Është babi im. Është babi Im”, – akoma më buçonin në veshët e mi klithma e Anxhit. Hodha sytë nga shkolla.
Oborri u mbush me fëmijë. Kishte mbaruar mësimi për atë ditë.
Nxitova të shkoja e të marr unë Anxhin.
Anxhi sa më pa në oborr, erdhi me vrap drejt meje.
U hodh në krahët e mi.
E putha dhe e shtrëngova, ndërkohë në veshët e mi, akoma buçitnin fjalët e saj: “Është babi im, është babi im”.
-Xhaxhi përse ty qan? – më pyeti Anxhi dhe më vuri dorën në sy, duke më fshirë lotët.
-Jo, zemra ime, nuk qaj, por u gëzova që të pashë ty.
– Po pse erdhe tit ë më marrësh nga shkolla?
– Po nuk do ti?
– Ja erdhi dhe Nora, – më tha Anxhi dhe u shkëput nga unë dhe u drejtua me vrap nga Nora. Iu hodh edhe asaj në krahë!!!

Kategori
Uncategorized

VIDEO/ Basha: Edi Rama erdhi në pushtet me krimin. Ja 15 ‘kriminelët’ e qeverisë

VIDEO/ Basha: Edi Rama erdhi në pushtet me krimin. Ja 15 'kriminelët' e qeverisë

Lulzim Basha, kreu i opozitës, ka publikuar një video sot në rrjetet sociale, e cila shfaq listën e deputetëve të inkriminuar të mazhorancës, listën problematike që rezultoi pas hyrjes në fuqi të ligjit të dekriminalizimit.

“Edi Rama erdhi në pushtet së bashku me krimin dhe po kërkon ta mbajë pushtetin së bashku me krimin,” është diçitura që Basha i ka vendosur kësaj videoje.  Dhe, pas një prezantimi me emër dhe figurë të deputetëve dhe pushtetarëve të kapur nga ligji i dekriminalizimit, videoja jep konkluzionin:”Edi Rama i futi me vetëdije në listat e PD-së. Edi Rama do pushtet dhe para. Vetëm krimi ia siguron votat dhe paratë. Duam zgjedhje pa kriminelë!”

NDIQ VIDEON E MEPOSHTME:

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flulzimbasha.al%2Fvideos%2F1430858343632009%2F&show_text=1&width=560

Kategori
Uncategorized

FOTO LAJM/ Ja fshati i Zonjës Liri Berisha dhe historia shqiptare e tij.

Nga ky fshat etno-historik-turistik shqiptar, Martinaj, në mes dy qyteteve Plavë dhe Guci, e ka origjinën e saj Liri Berisha (Liri rexhep Rama Balidemaj), ish-Zonja e Parë e Shqipërisë.
“Ky fshat flet shqip, ka luftue shqiptarisht, jeton shqiptarisht…”, shkruan studiuesi Ramiz Lushaj, ndërsa publikon edhe foto nga ky fshat.
liri berisha autizmi Sipas tij, në lartësitë alpine të “Bjeshkëve të Bekuara” ka tre fshatra të mëdhenj me popullsi shqiptare: Vuthaj në Guci me 648 banorë nga të cilët 644 shqiptarë; Martinaj me 172 shtëpi dhe 532 banorë nga të cilët 501 shqiptarë dhe 13 “muslimanë” (ish-shqiptarë) e 7 “boshnjakë” (ish-shqiptarë), etj.,; Dacaj në komunën Rrozhajë me 364 banorë, nga të cilët 362 shqiptarë (sipas regjistrimit zyrtar te Malit te Zi te vitit 2011).
martinaj1“Në Martinaj, në këtë truall epik e lirik, me legjenda e realitete, edhe çikat kanë luftue për komb të vet, si Jerina 22 vjeçare, ‘shumë e bukur, e re, e gjatë, e guximshme’ (‘Nju Jork Times’, 21 maj 1911), çika e bajraktarit të Martinajt që i prini trimërisht bajrakut në luftëra kundër otomanëve e sllavëve derisa iu rritën vllaznit e vet, biles gazeta franceze ‘Le Petit Journal’ e 28 majit 1911 e ka quajt atë ‘Zhan D’Arka shqiptare’ (e krahason me këtë heroinë kombëtare të Francës, luftëtare e shek. XV, Shenjtore e Krishtërimit)…”, sjell më tej pjesë nga historia e fshatit Martinaj, studiuesi Ramiz Lushaj.
Marrë nga DRONI.AL
Kategori
Uncategorized

Walker: Rama, një mashtrues, do te shkoj në Tiranë, por nuk e takoj.

Dr. Fatmir Terziu

Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William G. Walker, i cili njihet për qëndrimet e tij shumë kritike ndaj ecurive politike të pasluftës në Kosovë, drejtoi kritika të ashpra nga Londra në drejtim të Kryeministrit Rama, duke theksuar se “Rama e keqpërdori diasporën në interes të politikave të tij”. Ambasadori Walker, i njohur si miku i shqiptarëve, ishte për të promovuar një projekt të quajtur “Unifikimi i diasporës shqiptare”. Gjatë promovimit të projektit të tij theksoi se “Diaspora mbetet faktor ndryshimi në të gjitha mjediset shqiptare”. “Unë kam këtë mision të bashkoj diasporën dhe jo ta parcelizoj atë sikurse bëri Kryeministri i Shqipërisë, Rama”, theksoi ambasadori Walker, ndërsa zhvilloi një bisedë të përzemërt me një grup të ftuarish në mjediset e restorantit “Poem” të pronarit nga Peja, Ilir Beqiri.
Ish-ambasadori amerikan, William Walker është një figurë e respektuar dhe tepër popullore ndër shqiptarët, në përgjithësi. Reagimi i tij ishte i guximshëm dhe parimor pas masakrës së Reçakut, më 15 janar 1999, të cilën ai e quajti “krim kundër njerëzimit”. Nga bartësi i postit të shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ai u shndërrua në njeri me merita të jashtëzakonshme për Kosovën dhe për shqiptarët. Kështu, Walker, jo vetëm që fitoi besimin e dashurinë e shqiptarëve. Ai u bë edhe personi që ndikoi në mënyrë të qartë në përcaktimin e rrjedhave që do të merrte historia më e re e Kosovës. Ai u bë para së gjithash dhe një zëdhënës i ndryshimit që bashkësia ndërkombëtare do të bënte në qasjen ndaj Kosovës. Sulmet e NATO-s mbi caqet militaro-ushtarake serbe do të bëheshin kërcënime mëse të besueshme, duke pasur si mbështetje edhe denoncimin që Walker i bëri makinerisë së dhunës së Millosheviçit. Për këto merita ai, më 15 janar 2009, në 10-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka marrë nga kryeministri i Kosovës “Medaljen e Artë të Lirisë”, ndërsa është nderuar edhe nga shteti shqiptar: më 24 tetor 2008 është shpallur “Qytetar Nderi i Shqipërisë”. Edhe pas çlirimit të Kosovës, William Walker ka vazhduar lidhjet me Kosovën dhe me shqiptarët. Në vazhdimësi të fjalës e tij, të paanshme, dashamirëse, të ashpër, por edhe të drejtë, ai ka qenë thuajse zë i qartë për realitetin që pas luftës në Kosovë nuk mori rrjedhën e dëshiruar.
Të gjitha këto ishin në mesin e bisedës dhe po kështu në pyetjet e shumta që iu drejtuan atij nga pjesëmarrësit. Duke folur për situatën dhe trajtimin e diasporës, ambasadori ishte mjaft kritik me Samitin e organizuar kohë më parë në Tiranë. Ai tha se, “Samiti ishte organizuar nga z. Rama për benefite politike, sidomos në prag të zgjedhjeve. Unë e kundërshtova Ramën dhe Samitin dhe e refuzova, madje, se e ndjeva që kishte qëllim të tillë, ndarës dhe jo bashkues”. Ambasadori Walker tha se do të udhëtonte në Maqedoni, pastaj dhe në Tiranë, por nuk do të kishte dëshirë të takonte Kryeministrin Rama. Gjithnjë ambasadori Walker dhe në vazhdimësi ka thënë fjalën e tij, të paanshme, dashamirëse, të ashpër, por edhe të drejtë, për realitetin shqiptar. Duhet shtuar se William Graham Walker është një veteran i shërbimit të jashtëm të Amerikës, diplomat, i cili ka shërbyer si ambasador amerikan në El Salvador dhe si kreu i Misionit Verifikues në Kosovë.

Kush është William Walker

Walker është ambasadori amerikan i OSBE që hyri i pari në Kosovë në vitin 1998 dhe zbuloi genocidin serb kundër popullsisë civile shqiptare si dhe ndërkombëtarizoi kauzën e drejt të Kosovës në botë. William Walker bën pjesë në ata diplomatë botëror që është misionar i përjetshëm. Walker dëshmon se diplomacia nuk është biznes sezonal. Diplomacia nuk është një punë kalimtare. Diplomacia nuk është profesion interesash konjukturale. Diplomacia nuk është pjesë e grupeve të motivuara politikisht. Diplomacia nuk është e lidhur me grupet e interesit. Diplomacia është mision. Eshtë një mision i dedikuar për paqen dhe sigurinë në botë. Eshtë mision i përkushtuar për demokracinë. Eshtë misioni i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut. Eshtë misioni i përpjekjeve për prosperitetin dhe zhvillimin social-ekonomik të popujve. Eshtë misioni i mirëqeverisjes kundër korrupsionit, krimit dhe terrorizmit. William Walker është një nga diplomatët me ndikimin më të madh edhe në SHBA. Walker është një lobues i pashoq. Ndikimi i tij në Qeverinë e SHBA, në korpusin diplomatik të Departamentit të Shtetit, në Kongres dhe Senat, në qarqe publike, mediatike, akademike është shumë i fuqishëm. William Walker bën pjesë në ato që quhen diplomatë universal dhe të përjetshëm. Kosova dhe populli shqiptar dhe liderët e tyre lypet t’i dëgjojnë dhe konsiderojnë shumë seriozisht mesazhet e ambasadorit William Walker. William Walker është ambasador i përjetshëm. Ai mbetet mik i madh i kombit shqiptar. Ai do të ngelet modeli i diplomatit të përkryer. Profesionist, i motivuar, i dedikuar, i vullnetshëm, principal dhe trim deri në sakrificë për arritjen e misionit të tij