Kategori
Uncategorized

Rrefime per Diktatorët, burra të pangopur me gra.

Hija e rëndë, e ish- burrave të pushtetshëm, është çjerrur nga rrëfimi i grave, që ata përdorën në shtrat për të kënaqur veset e tyre.

Ato e kanë treguar të vërtetën në ditare, në intervista, në libra
Del qartë në ato rrëfime se ish- diktatorët e shek XX, janë çmitizuar nën këmbët e këtyre grave.

Del qartë në ato rrëfime se ish- burrat e gjithëpushtetshëm, ish- burrat më të dhunshëm të kohës, veç shpirtit të dhunës, kishin dhe diçka tjetër të përbashkët, perversitetin.

Në marrëdhëniet me gratë ata ishin të çuditshëm, kompleksivë, të shthurur, të dhunshëm, xhelozë e perversë. Ata kanë pasur lidhje me femra 20 vjet më të reja. Ata kanë pasur fëmijë të jashligjshëm, përveç martesave dhe bashkëjetesave. Disa prej tyre janë burgosur për përdhunime e jo për arsye politike (siç e kanë justifikuar veten ata).
Gratë (dhe të dashurat e shumta) e Leninit, Stalinit, Hitlerit, Titos, Mao Ce Dunit, Milosheviçit, Hitlerit e Musolinit kanë ndihmuar me rrëfimet e tyre historianët, biografët që të ndërtojnë historinë e vërtetë të jetës intime të diktatorëve të shek XX. Brenda kësaj historie tregohet se Lenini jetoi për më shumë se një dekadë, në shtëpi me bashkëshorten dhe të dashurën e tij. E detyroi gruan të bëhej shërbëtorja e të dashurës së tij.

Stalini kishte një kompleks të madh për pamjen e tij të shëmtuar.

Këtë e kompensonte me këngëtaret e operës së Moskës të cilat ia çonte në shtrat sigurimi dhe ai i trajtonte me një dhunë çnjerëzore.

Mao Ce duni u fiksua pas vajzave 15- vjeçare, të virgjëra të cilat i mblidhnin anekënd Kinës për t’ia çuar atij në shtrat. Sepse vetëm kështu ai mund “të luftonte” pleqërinë që i avitej gjithnjë e më shumë.

Musolini s’është gjë tjetër brenda kësaj historie, veçse një manjak që seleksionin femrat.

Ndërsa Hitleri ka rreth vetes ende shumë mistere…ishte apo nuk ishte homoseksual, pse ndihej inferior për disa veçori fizike.
Të gjitha këto dëshmi grash, që zbulojnë lakuriqësinë e diktatorëve janë mbledhur nga Rajna Kovaçi në librin “Diktatorët, burra të pangopur me gra”. Është ky një libër që ka dalë së fundmi nga shtëpia botuese “Ora”.

Për të realizuar këtë libër Rajana Kovaçi ka gërmuar në literaturën e gjërë botërore për të marrë gjithë ç’i nevojitej për të treguar pakëz jetë intime për këta burra, edhe në shqip. Gjithçka që nis nga fëmijëria e tyre me probleme, me vuajtje, me prindër të shthurur, të divorcuar, të dhunshëm…rrëfehet ndër faqet e këtij libri.

Stalini, me dy gra në një shtëpi
E quanin të degjeneruar, të pështirë, tinzar dhe impotent. Bashkëkohësit tregojnë se në rininë e tij ai ishte i infektuar nga sëmundja e sifilizit. Gruaja legjitime e Leninit ishte Nadezhda Krupskaja. Veç saj në jetën e tij ka ekzistuar dhe Inesa Armand, një dashuri shumë e zjarrtë e Leninit. Inesa, Lenini dhe Krupskaja jetonin nën një strehë, të tre së bashku. Inesa u bë sekretarja e Leninit, përkthyesja e tij dhe zonja e shtëpisë. Për shumë kohë Lenini u mundua ta mbante të fshehtë dashurinë e tij me Inesën. Në fillim dhe Krupskaja nuk kishte kuptuar gjë, e mendonte Inesën si ortaken më të besuar revulocionare të të shoqit. Të tre së bashku, ata bashkëjetuan pesë vjet me radhë. Më pas Krupskaja do ta mësonte dashurinë e tyre përmes një letre që ia gjeti Leninit në xhep. I propozoi të shoqit divorcin pas kësaj, por ai nuk pranoi. Treshja nuk u nda derisa Inesa vdiq. Më vonë vdiq dhe Lenini. Krupskaja pleqëroi e vetme.

Tito dhe “haremi” i tij
Dashuria e parë e Titos ka qenë një vajzë çeke që quhej Marusha Novakova të cilën e braktisi sa hap e mbyll sytë. Pas kësaj Titon e burgosën në burgun e Novi Sadit. Atëherë u tha se e burgosën për propagandë kundër luftës. Më pas u zbulua e vërteta. Titon e burgosën se përdhunoi një vajzë fshatare serbe. Gruaja e parë me të cilën Tito u martua quhej Pellagija Bellousova dhe gëzuan një djalë nga kjo lidhje. Në fund të viteve 30, u martua sërish me çifuten Harta Has. Këtë çifute e burgosën gjatë fushatës së nazistëve ndaj çifituvë. Për Titon kjo nuk ishte ndonjë humbje e madhe. Gjatë kësaj kohe ai shoqërohej me tre shoqe luftëtare. Pas mbarimit të luftës i ofruan titos një grua serioze, jovankën, për t’i vënë kështu fre degjenerimit të tij. Jovanka mbeti gruaja e tij e ligjshme. Por në të fshehtat e tij ka pasur dhe shumë gra të tjeta. Biografët thonë se një herë Tito ra në dashuri me një këngëtare e nisi dilte hapur me të. Pas saj, pati ndër krah dhe shumë artiste të tjera. I kishte shumë përzemër artistet. Thuhet se ka pasur letërshkëmbime dhe me Elizabet Tejlor dhe me Sofia Loren. Tito ka pasur zyrtarisht katër gra. U martua me të parën dhe të fundit dhe pati marrëdhënie bashkëjetese me të dytën dhe të tretën. Të gjitha gratë e tij kanë qenë shumë më të reja se ai dhe teper të bukura.

Stalini dhe gratë e dhunuara prej tij
I ka vënë femrat nën zgjedhën e tij me mënyrat më mizore. Përjashtim në këtë ka bërë vetëm gruaja e tij e parë Ekaterina Seminova Svanizhe. Që në fillim të verimtarisë së tij revolucionare, Stalini u detyrua të largohej nga një bazë ku strehohej sepse fshatari e kuptoi se Stalini ishte i dashuri i gruas së tij dhe se i kishte përdhunuar motrën e tij 14- vjeçare. Më pas Stalini i martua me fshataren Keke. Pas vdekjes së saj, Stalini u martua me Nadezhda Aliluevën e cila ishte 22 vjet më e re se ai. Nuk do të kalonin shumë kohë dhe Nadezhda do të vriste veten sepse nuk mund të duronte dot sjelljen e egër të të shoqit. Stalini e shpalli atë “Tradhtare të popullit”. Gjatë kohës kur ajo ishte ende gjallë, Stalini ka pasur dhe lidhje të tjera. Me Roza Kaganoviç, pastaj me Evgenia Aleksandrovnan (kjo ishte gruaja e kunatit të Stalinit,vëllatit të Nadjezhdës). U vel shpjet edhe me shtratin e kunatës dhe nis një lidhje të re me Valentina Vasiljevna. Më 1924 Stalini i takua me mexosopranon Vera Aleksandra Davidovan me të cilën pati 19 vjet lidhje të ngushta intime. I shoqi i Verës e kuptoi këtë lidhje por kurrë nuk guxoi të hapte gojë. Vera ishte vetëm 22 vjeç kur shkoi për herë të parë në dhomën e tij, kur u ul për herë të parë e detyruar në kolltukun e tij. Nuk kishte pasur fuqi të luftonte. Kërkesën e saj që të largohej, ai nuk e kishte marrë fare parasysh. Kohë më pas ajo do rrëfente neverinë që kishte ndier përballë asaj bishe të egër me damarë të kuq të eksituar nga prania e një gruaje. Gjatë kësaj kohe ai frekuentonte shumë gra të tjera. Ndodhi që Nazja, gruaja e kryetarit të komitetit të Abakazis, i bëri shumë përshtypje Stalinit. Por ajo nuk iu përgjigj provokimeve të tij. Stalini u hakmorr për këtë. I vrau të shoqin dhe atë e torturoi në burg. Vera e dinte shumë mirë se Stalini shkonte dhe me shumë artiste të tjera, me balerinën Ollga Lepeshinskaja e cila pati një fund të tmerrshëm, me Valeria Barsova, Valeçka, Roza Kaganoviç etj. Në çastet e fundit të jetës Stalini kishte urdhëruar që ta përdhunonin të dashurën e tij Vera me të cilën kishte kaluar plot 19 vjet. Pas vdekjes së tij Vera do të pohonte se kishte qenë e deturar të bënte një jetë të dyfishtë:spektaklet, provat dhe dashurinë histerike të Stalinit

Mao Ce Duni, vampiri i virgjëreshave të njoma 
Kur ishte fare i ri, Mao Ce Duni ishte i ndrojtur, i mbyllur në vetvete dhe kompleks ndoshta nga pamja e tij e shëmtuar. Pastaj kur u rrit i ati vendoi ta martojë me një vajzë fshatare. Thonë se aq i ndorojtur ishte Mao, sa në natën e parë të martesës nuk i është afruar fare nuses së tij. Kohë më pas, nga fundi i jetës së tij, në kompensim të këtij fakti ai do të kërkonte që t’i sillnin për çdo natë në dhomë nga një vajzë të re e të virgjër. Tre gra të ligjshme pati në jetën e tij Mao Ce Duni. Të parës i prenë kokën sepse ajo nuk pranoi ta mohonte burrin e saj. E dyta nuk e përballoi dot kohën e terrorit të tmerrshëm komunist kundër intelektualëve dhe u çmend. Ndërsa të tretën e mbajtën të burgosur deri në fund të jetës së saj. Mao, për të mbushur mbrëmjet e veta pëlqente më shumë lojërat e dashurisë me të dashura të zgjedhura me kujdes sesa me të shoqen e ligjshme. Kërkonte të çvirgjëronte vajzat e vogla sepse kështu mendonte se do të luftonte plakjen e tij. Ishte ky një fiksim që i ishte shkaktuar nga një legjendë e vjetër kineze.

Hitleri…homoseksual apo pasiv!?
Që në rininë tij ka shfaqur interes ndaj grave. Por ishte shumë i ndrojtur përballë tyre ndaj dhe nuk i pëlqentë shumë shoqëria me to. Një qëndrim i tillë krijoi shumë hamendje. E në fund biografët dolën në përfundimin se Hitleri nuk ishte as homoseksual, as biseksual por ishte pasiv.
E dashura e parë e madhe e Hitlerit ishte mbesa e tij Gili, e cila ishte 20 vjet më e vogël se ai. Xhelozia e madhe e Hitlerit ndaj saj e çoi vajzën në vetëvrasje. Hitleri e përjetoi keq këtë ngjarje. Në jetën e tij vetëm katër gra kanë pasur lidhje serioze me të. Dy prej tyre janë të njohura për publikun, Leni Riefenshtal dhe Miss Midford, e treta ishte Gili Rojbal dhe e katërta Eva Braun. Një gjë është e saktë që Eva Braun është quajtur gruaja zyrtare dhe e vërtetë e diktatorit. Nga shënimet e Evës u mësua se Hitleri nuk zhvishej kurrë në sytë e saj, ndihej inferior për disa veçori fizike aq sa mendohet se shumicën e marrëdhënieve me femrat t’i keta pasur platonike për shkak të paaftësisë së tij. Nuk donte që gjymtimi i tij të merrej vesh nga të tjerët. Nuk donte të bëhej qesharak.
Lidhjet e vazhdueshme me femrat e tjera e detyruan Eva Braunin të tentonte vetëvrasjen sepse ai nuk të pranonte ndarjen me të. Kështu Eva Braun jetoi deri në fund pranë Hitlerit, deri në çastin kur u vetëvranë.

Musolini, koleksionisti i femrave
Ishte viti 1910 kur Musolini u martua me Rakelën. Kohë më pas u lidh me një grua tjetër, Ilda Dalser. Ai qe babai i fëmijës së saj të jashtëligjshëm. Shumë shpejt i braktisi dhe i la në mes të katër udhëve. Më vonë, për të mbyllur ndonjë skandal, e mbylli Ildën në një klinikë psiqike. Mikesha e tretë e Musolinit ishte Margarita Salfati. Kjo lidhje zgjati shumë dhe Margarita u quajt rivalja kryesore e bashkëshortes së Musolinit deri në kohën kur ai u dashura marrëzisht pas Klara Petaçit. Të dashurat e tij nuk kanë qenë të bukura, veç Klarës, dhe kjo gusto e Musolinit mbeti mister deri në fund. Në 1913 Musolini u dha pas Leda Rafanelit. Pastaj u dashurua me Romoldën, pastaj dhe me motrën e saj Renatën. Një lidhje serioze pati me Klara Petaçim. Kjo lidhje e acaroi në kulm bashkëshorten e tij Rakelën. Duçja e çoi deri në ekstrem cinizmin e tij duke u përpjekur t’i sajonte një të dashur gruas së tij që të mund të jetonte kështu i qetë me Klarën. E në fund në krahët e saj vdiq.
Por është vënë në dukje se ashtu si dhe me të tjerat, edhe me Klarën, Musolini shfaqi haptazi elemente sadizmi

Kategori
Uncategorized

Kë do të arrestojë Rama për hashashin?!

Kë do të arrestojë Rama për hashashin?!

Kë do të arrestojë Rama për hashashin?!

Shqipëria prej disa kohësh njihet në botë si qendra e kulvimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Kë do të arrestojë Rama për hashashin?!

Shqipëria u damkos në vitin 2016 si vendi kampion i kultivimit dhe qarkullimit kriminal të kanabisit, që furnizoi Europën nga toka, deti dhe ajri. Kryeministri e mohoi për dy vjet rresht. Ai u dorëzua me mbarimin e zgjedhjeve të 25 qershorit, të minuara edhe ato nga paratë dhe mafia e hashashit. Kryeministri vendosi gjoja objektivin “të kapen kokat e kanabisit ilegal” dhe kjo, sipas tij, nuk qenka aspak punë e vështirë pasi kriminelëve, që i njeh gjithë komuniteti, mjafton t’u shikohen automjetet që lëvizin nëpër rrugë. Këtë kontroll ai ua deklaroi një muaj përpara, duke u a bërë me dije atyre të “makinave të zeza” që do të kontrollohen prandaj t’ia mbathin para se të vijë shtatori.

Në një shfaqje plot pompozitet që u transmetua në Facebook, kryeministri u bëri thirrje të gjithë trafikantëve të dorës së tretë e të katërt që të gjejnë një vend tjetër relaksi, pasi nga shtatori e tutje qarkullimi me “makina të zeza” në rrugët e Shqipërisë është i rrezikshëm për ta. Ata që do të bien në burg, në fakt, nuk do të jenë kokat e trafikut, do të jenë punëtorët, bujqit, ata që i dhanë tokat me qera, shoferët e autoboteve që i kanë çuar ujë bimëve etj. Këta do të jenë “kokat” e kryeministrit për t’u arrestuar, njësoj si familjarët e varfër që shkojnë në burg për faturat e papaguara të energjisë. Është praktikë e Rilindjes që të luftojë të dobëtit. Të fortit do të jenë gjithmonë pranë qeverisë.

Harbutërinë e qeverisë me hallexhinjtë që kanë punuar në arat e kanabisit për të fituar bukën e gojës. Rilindja nuk do të mund të fshihet pas shifrave dhe 100 e ca “kokat” e hashashit kriminal që i deklaron, do të jenë bujq e punëtorë me mëditje, hallexhinj ose kriminelë të vegjël të provincave. 

Kupola e mafies së hashashit në Shqipëri përbëhet nga drejtorët dhe shefat e policisë, nga drejtuesit e lartë të ministrisë së brendshme dhe nga zyrtarët më të lartë të shtetit dhe të qeverisë. Të gjithë këta zyrtarë të lartë të shtetit dhe të policisë që planifikuan, lejuan, dokumentuan, drejtuan, kontrolluan dhe tarifuan e taksuan me 1/3 në natyrë dhe mjaft kosto e pagesa të tjera në kesh çdo bimë të mbjellur e trajikuar ilegalisht, ishin emërtesë ekskluzive e Kryeministrit. Asnjë nga këta funksionarë nuk është emëruar në detyrë pa miratimin e tij personal. Të gjithë këta njerëz e tradhëtuan kryeministrin apo vepruan me urdhërin dhe bekimin e tij?!

Sa më shumë ta gërvishtim çështjen e kanabisit ilegal të viteve 2015-2017, aq më shumë do bjerë erë të keqe kjo qeveri. E vërteta do të ndriçohet ligjërisht e formalisht kur të shkojnë përpara drejtësisë zyrtarët e lartë të ministrisë të brendshme, drejtorët e shefat e policisë dhe zyrtarët e lart? të qeverisë!

Me të drejtë shtrohet pyetja: kë do të arrestojë kryeministri për hashashin? Ato që thotë ai janë përpjekje të dëshpëruara për t’u hedhur hi syve partnerëve ndërkombëtarë, ndonjë burokrati në Bruksel apo për t’u dhënë kurajo mbështetësve të tij të paguar brenda vendit dhe ndër diplomatët e huaj në Tiranë, që të shkruajnë raporte e artikuj për vendosmërinë kundër drogës të këtij “Burri të shtetit të Shqipërisë” që do mbahet mend për tumanet, atletet, dëbimin e popullit të tij nga trojet e veta dhe kthimin e ministrisë së brendshme në bordin drejtues të Kartelit Kombëtar të Marijuanës. Në Shqipëri kryeministri nuk gënjen dot më asnjë lopë, jo më njerëzit, sepse edhe fëmijët e dinë të vërtetën e qeverisjes së tij lidhur me hashashin!

Marrë me shkurtime nga…#ZGJIDHJApërPopullin

Kategori
Uncategorized

Droga dhe atletet, dy varësitë e Noriegës

Nga Sali Berisha –  

Edi Rama, piktori dështak, mbylli mandatin e parë duke u bërë vërtet i famshëm por realisht famëzi për Narko-shtetin që ndërtoi këto vite në Shqipëri duke merituar universalisht etiketimin e tij nga mediat më serioze të botës si “Noriega i Europës”. E vërteta është se për Ramën, përdorues dhe addict droge, kjo e fundit nuk është dhe nuk mund të jetë krim por supermarket dhe super vlerë.

Prandaj, ai më shpejtësi rriti me 1250 herë sipërfaqen e mbjellë me kanabis në vend. Ngjiti Shqipërinë në vendin e dytë në botë në konsumin e kokainës dhe shndërroi atë në portën kryesorë të vërshimit të heroinës drejt Europës.

Por Rama është bërë vërtetë i famshëm në Europë dhe në botë për përdhosjen e protokollit të takimeve dhe samiteve ndërkombëtare me atletet e tij të bardha.

Protokolli zyrtar, si etiketë shekullore e veprimtarive politike, bilaterale dhe multilaterale ka gjithnjë momentet zyrtare, në të cilat pjesëmarrësit, në respekt të njëri – tjetrit dhe të aktivitetit detyrohen të paraqiten me një veshje zyrtare, dhe momentet e kohës së lirë në të cilat pjesëmarrësit mund të vishen dhe madje edhe ftohen nga mikpritësi që të vishen kazhual.

Edi Rama, duke u vlerësuar nga mediat më serioze në Europë si lideri më pak i rëndësishëm i kontinentit, i kompleksuar keq, zgjodhi atletet për tu bërë i “rëndësishëm”, të paktën qesharak.

Për shkak të atleteve ai u përzu nga fotoja familjare në Podgoricë dhe mashtroi shqiptaret duke u thënë se u largua me shpejtësi për në aeroport sepse helikopteri i tij nuk fluturonte natën, paçka se fotot familjare bëhen fiks menjëherë në fundin e punimeve të samitit dhe zgjasin maksimumi 4-5 minuta.

Nga ana tjetër, Podgorica është gjithsej 2.5 orë nga Tirana me makinë me eskortë. Mirëpo pavarësisht nga avoketërit dhe atlete-lëpirësit e Ramës, ky i fundit e ndjenë thellë përçmimin qe i bëhet në këto samite. Ky përçmim kulmoi pas ndalimit të tij për të marrë pjesë në foton familjare të samitit me raportimin e New York Times për këtë samit.

Kështu, kjo gazetë sot, pasi njoftoi zhvillimin e punimeve të Samitit të Podgoricës, samit shumë i rëndësishëm për rajonin, pjesëmarrjen dhe takimet e zëvendëspresidentit të SHBA në këtë samit me pjesëmarrësit e tjerë, për Edi Ramën shkruan vetëm se: “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, 53 vjeç, ish-artist dhe lojtar basketbolli, u shfaq në takimin e nivelit të lartë me atlete të bardha.”

Me të drejtë mund të lind pyetja se pse Rama e bën veten lolo me atletet e tij në samitet ndërkombëtare?

E vërteta është se Rama, i ngërthyer nga sindromi i fetishit te atleteve, është bërë addict (i varur) ndaj tyre.

Fetishi, si marrosje pas një objekti apo veprimtarie, është një sindrom nga i cili i ngërthyeri nuk çlirohet dot, mundet për vite te tera ose gjithë jetën. Ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse te urojme që Ramën të mos e zënë fetishe të tjera…!! sb

Kategori
Uncategorized

Si karakter mund te them me plot gojen qe ti Agim Hushi je nje cope m..

Nga Ilir Metalia/
Sot jam me ty vetem pse te lane artist e ti mbete artist, nuk te hoqen skenen, nuk te privuan nga gjeja me e bukur qe din te besh. Pse Ama si karakter mund te them me plot gojen qe ti Agim Hushi je nje cope m..

Ti Agim Hushi si kengetar mund te jesh i mire. Mbase edhe shume i mire.
Nuk mund te jap vleresim te sakte per zerin tend, sepse nuk jam profesionist.
Edhe sepse me pelqen tjeter lloj muzike ne fakt.
Ama si karakter mund te them me plot gojen qe ti Agim Hushi je nje cope m…
Po pse or ti na le ne erresire ne deleve( sic na quan ti) kaq kohe sa ishe ketu, po prite sa te veje ne p…te s’emes, ne Australine e larget qe te na iluminosh e te na besh moral ?
Po pse o derman nuk u zbraze sa ishe ketu, se edhe me afer e helbete do te degjonim me mire e coc do kuptonim edhe ne, pavaresisht se dele.
E di si me dukesh ?
Si dikush qe erdhi ne nje debat dhe nga frika e te debatuarit, gjithe kohen u mbyll ne banje e doli qe andej vetem pasi mbaroi debati.
Tani na tregon dhunen qe ushtrohet mbi ne delet.
Me e keqe se dhuna e te dhunshmeve eshte dhuna e frikacakeve o Agim. Te sojit tend.
Po si mor Gimi thua :
“Lamtumirë Shqipëri!! Faleminderit Australia ime!!”
Shqiperia qenka thjesht Shqiperi, nersa Australine e ndjeke tenden?!
Je krijese e mjere o Gimi. Edhe pse me pasaporte australiane ne xhep.
Po si the tjeter mo, si the :
” Australia, një një shtet që po përgatitet të dërgojë së shpejti 4 banorët e parë të përjetshëm tokësorë në Mars!”
Jo mo jo !
Ah, prandaj e ndjen tenden mo ?
Po ja o edhe ne derguam ty, copen e pare te perjetshme te m… Made in Albania ne Australi.
Urime Gimi ! 🙂

Kategori
Uncategorized

Agim Hushi, si karakter mund te them me plot gojen qe ti je nje cope m..

Nga Ilir Metalia/
Sot jam me ty vetem pse te lane artist e ti mbete artist, nuk te hoqen skenen, nuk te privuan nga gjeja me e bukur qe din te besh. Pse Ama si karakter mund te them me plot gojen qe ti Agim Hushi je nje cope m..

Ti Agim Hushi si kengetar mund te jesh i mire. Mbase edhe shume i mire.
Nuk mund te jap vleresim te sakte per zerin tend, sepse nuk jam profesionist.
Edhe sepse me pelqen tjeter lloj muzike ne fakt.
Ama si karakter mund te them me plot gojen qe ti Agim Hushi je nje cope m…
Po pse or ti na le ne erresire ne deleve( sic na quan ti) kaq kohe sa ishe ketu, po prite sa te veje ne p…te s’emes, ne Australine e larget qe te na iluminosh e te na besh moral ?
Po pse o derman nuk u zbraze sa ishe ketu, se edhe me afer e helbete do te degjonim me mire e coc do kuptonim edhe ne, pavaresisht se dele.
E di si me dukesh ?
Si dikush qe erdhi ne nje debat dhe nga frika e te debatuarit, gjithe kohen u mbyll ne banje e doli qe andej vetem pasi mbaroi debati.
Tani na tregon dhunen qe ushtrohet mbi ne delet.
Me e keqe se dhuna e te dhunshmeve eshte dhuna e frikacakeve o Agim. Te sojit tend.
Po si mor Gimi thua :
“Lamtumirë Shqipëri!! Faleminderit Australia ime!!”
Shqiperia qenka thjesht Shqiperi, nersa Australine e ndjeke tenden?!
Je krijese e mjere o Gimi. Edhe pse me pasaporte australiane ne xhep.
Po si the tjeter mo, si the :
” Australia, një një shtet që po përgatitet të dërgojë së shpejti 4 banorët e parë të përjetshëm tokësorë në Mars!”
Jo mo jo !
Ah, prandaj e ndjen tenden mo ?
Po ja o edhe ne derguam ty, copen e pare te perjetshme te m… Made in Albania ne Australi.
Urime Gimi ! 🙂

Kategori
Uncategorized

Agjenti Islamik i Serbisë Bekir Halimi tregon që edhe 100 njerëz me i vra të falen nga allahu!

Nga Skender Jashari/

Tregon gjoja  një shembull që një vrasës kishte vra 100 veta, dhe se  Allahu  e  ka shkurtu  distancën    me qëllim që të  shpëtojë një  vrasës!

Tregon që  duhet  të ndërrohet  vendi ku jeton me qëllim që të  bëhesh i mirë,  derisa këta   mallkojnë  Atdheun tonë, duke i quajtur  si  mëkatar gjithë njerëzit e vendit tonë, derisa   lëvdon  vendet islamike!

 

 

Kategori
Uncategorized

Nga “LOJA ME TELEFON” I KOZETA MAMAQIT.

Nga “LOJA ME TELEFON” I KOZETA MAMAQIT.

Atё tё dielё do tё shkonim nё Ballsh, nё burg, te babai, pёr ta takuar. Tё shtunёn pёrgatitёm ushqimet. Bёmё byrekun, njё kek, njё pulё tё pjekur dhe ca kurabie. Blemё vaj e sheqer. Cigaret, gjithashtu, qё pёr babanё, ishin mё tё rёndёsishmet.
Ishte gusht dhe fёmijёt, sipas pёrcaktimit tё vendimit gjyqёsor nga ndarja e prindёrve, kishin ardhur te ne nё Selenicё, ku ishim tё internuar.
Ne shkonim nё Ballsh mё kёmbё. Ngarkonim mbi kurriz ushqimet dhe ecnim si alpinistёt. Niseshim herёt fare. Na duheshin katёr orё tё shkonim e katёr e gjysёm tё ktheheshim. Hera- herёs e bёnim edhe tri orё e gjysёm me katёr, varej nga ngarkesa apo edhe nga gjendja fizike. Prisnim edhe njeri- tjetrin. Nё burgun e Ballshit shkonin edhe familje tё tjera tё dёnuarish nё Selenicё, qё kishin tё afёrm nё atё burg. Qёllonte qё shkonim sё bashku, apo edhe vetёm, me vёllain apo motrёn.
Fёmijёt kishin shfaqur dёshirёn tё vinin me ne tё nesёrmen pёr tё takuar gjyshin. E gjykuam dhe dhamё aprovimin. Ishte goxha rrugё, ndaj u thamё tё vegjёlve se duhet ta mendonin mirё. Djali i vogёl ishte nё klasёn e tretё, ndёrsa i madhi nё tё pestёn.
– Do tё vijmё!- thanё.
U tha e u bё. Tё nesёrmen, qё pa gdhirё, i zgjuam fёmijёt dhe i bёmё gati. I vogli mori dhe violinёn me vete. Kishte dёshirё t’i tregonte gjyshit aftёsitё nё veglёn, qё po studionte. Nuk ia prishёm.
U nisёm. Mamaja dhe gjyshja ( stёrgjyshja e fёmijёve tё mij) na pёrcollёn gjer te porta.
Ne, ngarkuar me ushqimet dhe dёshirёn pёr t’u takuar me babanё, qё po vuante nё burg, e lamё qytezёn e minatorёve tё bitumit pas dhe u futёm nё pyll. Ishim vetё i pestё: unё, motra, vёllai dhe dy fёmijёt. Ecnim mespёrmes pyllit, nё drejtim tё lumit, Vjosёs, qё kalonte nё fund tё tij. Atje ishte njё gjemi, qё transportonte njerёzit nga njera anё e lumit nё tjetrёn, apo anasjelltas. Lumi ndante rrethin e Vlorёs me atё tё Fierit. Zbritёm matanё, pasi gjemixhiu, tёrhoqi gjer nё fund kavon e çeliktё.
Kishim pёr tё kaluar disa kodra. “A do tё mundnin dot fёmijёt?”, veç kёtё hall kishim. Ecnim, por, natyrisht, jo si herёt e tjera. Me fёmijёt rruga do tё na zgjaste mё shumё.
Ecnim. Ecnim. Ecnim. Ndalonim, herё pёr t’u shplodhur, herё , qё fёmijёt tё hanin apo pinin diçka, herё qё vёllai tё ndizte ndonjё duhan. Violina e vogёl kalonte sa te dora e njerit, tek e trjetrit djalё. I madhi ndihmonte tё voglin. Ecnim. Ecnim. Ecnim… U futёm mes koçimareve, qё kishin pjekur frytet e bukur. U ndalёm edhe atje e hёngrёm ca prej tyre. Fёmijёt i pёlqenin ato. Ecnim. Puse nafte. Ecnim mes zonёs naftёmbajtёse, ku ishte edhe pika mё e lartё e ecjes. Mё pas filloi njё dishezё e lehtё. Po zbrisnim nё krahun tjetёr tё kodrёs. Ishte kodra e fundit, pas sё cilёs na u shfaq Ballshi. Zbritёm pas spitalit tё qytetit. Ndaluam te çezma nё rrugё, ku freskoheshim zakonisht, sa herё qё shkonim nё takim. Ecёm pёrsёri, duke ndjekur me sy kodrёn pёrballё, ku ishin kapanonet e tё burgosurve. Mespёrmes qytetit, zbritёm poshtё, te uzina e pёrpunimit tё naftёs. E lamё pas edhe atё objekt. U shfaq kampi ( kёshtu i quanin burgjet). Ishim pranё. Njё kodёr e butё dhe postblloku. Njё ushtar me automatik rrinte nё urёn e vrojtimit. Poshtё, trari me ushtarё tё tjerё. Mё tej, vendi ku priteshin nё takim tё afёrmit e tё burgosurve. U ulёm nё stolat e drunjtё. Ishte hera e parё qё vinin fёmijёt me ne. Babai nuk e dinte. Ia bёmё surprizё.
Nё radhё, sa tё na thёrrisnin emrin. Kishte edhe plot pritёs tё tjerё. Fёmijёt e kishin pёrballuar gjithatё rrugё. Mё vinte keq pёr ta, por isha e lumtur qё do tё takoheshin me gjyshin, qё kushedi sa e kishte marё malli pёr nipёrit e vet. Pritje. Ne ishim mёsuar e nuk na bёnte pёrshtypje. Djemtё ndryshe, dukeshin mё tё paduruar. Sidoqoftё, e dinin se duhet tё tregoheshin “tё urtё”. E donte puna dhe vendi.
Na thirrёn. U çuam tё gjithё pёr tё shkuar mё pranё kapanoneve. Mё parё kontrolluan ushqimet, duke i hapur e shpuar me thikё e pirunj. I bёnin tё gjitha fёrtele, nga frika se mos futej ndonjё gjё e ndaluar brenda burgut. Si e mbaruan edhe atё proçedurё, na shoqёruan nё vendin e caktuar. Njё barake e vogёl. Hymё. Pёrtej nesh hekura. Pritёm. Pas pak… erdhi…ai…babai…, gjyshi…S’kish mbetur as gjysma e atij qё kish qenё. Hodha sytё nga djemtё. Pashё qё ishin tronditur. Kishin nё pёrfytyrim njё tjetёr imazh.
– Putheni gjyshin!- i pёrmenda dhe i ndihmova tё afroheshin te kuadrati i çelur mes hekurave. Ata u takuan tё parёt. Pas tyre, ne.
Babai gёzohej shumё, sa herё i shkonim nё takim, por s’u mbajt dot e mjekra iu drodh, kur pa fёmijёt. Dy vite nё hetuesi, pa asnjё lajm nga familja…Kishin kaluar edhe disa vite nё burg. I kishte lёnё tё vegjёl e tani i shikonte goxha tё rritur ata.
Biseda mes nesh zhvillohej nёn vёzhgimin e ushtarit kёndej dhe policit nga krahu tjetёr.
– Gjyshi, unё kam mёsuar t’i bie violinёs. Ja, do tё mё dёgjosh?- tha i vogli dhe filloi tё hapte kapakun e mbajtёses sё instrumentit.
Rregulloi violinёn nё pozicion. Kontrolloi akordimin dhe filloi tё lёshonte tingujt e stinёve tё Vivaldit.
Gjyshi e ndiqte me vёmendje e kёnaqёsi. Vivaldi nё burg. Tingujt pёrhapeshin. I dёgjonte gjyshi. I dёgjonim ne. I dёgjonin vallё edhe tё tjerёt? Barakja e takimeve ishte pranё kapanoneve. Ku ta dish, ndofta edhe tё tjerё tё dёnuar po e shijonin atё muzikё magjike. Mbas pranverёs, verёs, vjeshtёs dhe dimrit, harku i tё voglit u shkёput nga violina. Ai e kishte mbaruar koncertin nё burg. Koncert pёr gjyshin.
Babait i ishin mbushur sytё e kaltёrt si gurё akuamarina.
– Rrofsh, moj bijё!- ma shtove jetёn.
– Bab- i thashё- zemёr, falendero djemtё. Ata ngulёn kёmbё tё vinin sot kёtu. Rrugёn e gjatё e pёrballuan pёr bukuri. I pati marrё malli fort pёr Ariun e madh ( kur lozte gjyshi me nipёrit ai bёhej Ariu i madh, ndёrsa ata bёheshin Arinjtё e vegjёl).
Gjyshi zgjati duart nё tё çarёn e vogёl mes hekurave dhe u tha:
– Hajdeni te Ariu i madh!
Fёmijёt u afruan. Gjyshi i pёrkёdheli mbi krye e u tha:
– Kёtu nuk lozim dot, por unё ju dua shumё dhe ju mendoj pёrherё. Kujtoj edhe lodrat qё kemi bёrё sёbashku. Dua t’iu them edhe diçka…ai heshti njё moment dhe shtoi:- Mbajeni kokёn pёrherё lart! Gjyshi nuk ka bёrё asgjё tё keqe.
Ishte takimi mё i bukur e njёkohёsisht mё i trishtuari nga takimet nё burg.
Gjyshi nuk mundi t’i shikonte mё kurrё nipёrit e tij. Mbas ca kohёsh, ai do tё mbyllte sytё pёrgjithmonё atje, nё burg, nё njerin nga “kampet” e shumtё tё diktaturёs.

Kategori
Uncategorized

Kush ishte Imami, Ali Rizai.

Nga Tarikati Bektashi.

Imami Ali Riza ishte i biri i Imamit të shtatë dhe sipas të dhënave u lind në vitin 148/765 dhe vdiq më 203/817. Imami i tetë e arriti imamllëkun pas vdekjes së babait, përmes Urdhrit Hyjnor dhe dekretit të stërgjyshve të tij. Periudha e imamllëkut të tij përputhet me halifatin e Harunit dhe të bijve të tij Aminit dhe Mamunit. Pas vdekjes të të atit, Mamuni ra në konflikt me të vëllain Aminin gjë që shpuri në luftëra të përgjakshme dhe në fund në vrasjen e Aminit, pas së cilës Mamuni u bë halif. Deri në atë ditë politika e halifatit abasid ndaj shiitëve kishte qenë duke u bërë gjithnjë më e ashpër dhe më brutale. Nuk kalonte shumë e dikush nga përkrahësit e Aliut (‘alavis) ngrinte krye duke shkaktuar luftëra të përgjakshme dhe kryengritje të cilat i
shkaktonin vështirësi dhe pasoja të mëdha halifatit.
Vazhdimi i një gjendjeje të tillë ishte i rrezikshëm për strukturën e halifatit dhe ishte kërcënim serioz i tij. Mamuni mendoi për të gjetur një zgjidhje tjetër të këtyre vështirësive, të cilat politika shtatëdhjetëvjeçare e paraardhësve abasidë nuk kishte qenë në gjendje të zgjidhte. Për ta përmbushur këtë qëllim ai e zgjodhi Imamin e tetë si zëvendës të tij, duke shpresuar në këtë mënyrë për t’i kapërcyar dy vështirësi: para së gjithash t’i pengonte pasardhësit e Pejgamberit të ngrihnin krye kundër qeverisë meqenëse ata do të përziheshin vetë në qeveri, dhe së dyti, të shkaktonte që njerëzit të humbnin besimin e tyre shpirtëror dhe lidhjen e brendshme me imamët. Kjo do të përmbushej duke i bërë imamët të tërhiqeshin pas çështjeve botërore dhe politikës së vetë halifatit, e cila gjithmonë ishte konsideruar nga shiitët se ishte e ligë dhe e ndyer. Në këtë mënyrë, organizimi i tyre fetar do të dërrmohej dhe ata nuk do të paraqitnin më kurrfarë rreziku për halifatin. Pa dyshim, pas përmbushjes së këtyre qëllimeve, heqja e imamit nuk do të paraqiste kurrfarë vështirësie për abasidët.
Për ta vënë këtë vendim në veprim, Mamuni e luti Imamin të vinte nga Medina në Marv. Posa kishte arritur aty, Mamuni i ofroi atij së pari halifatin dhe pastaj trashëgimin e halifatit. Imami kërkoi falje dhe e refuzoi propozimin, por më në fund qe shtyrë të pranonte trashëgiminë, me kusht që ai nuk do të përzihej në çështjet qeveritare ose në caktimin dhe në shkarkimin e përfaqësuesve të qeverisë.
Kjo ngjarje ndodhi në vitin 200/814. Por së shpejti Mamuni e kuptoi se kishte bërë një gabim, sepse shiizmi përhapej shpejt, u shtua lidhja e popullatës me Imamin dhe Imamit iu bë një pritje mahnitëse nga njerëzit e madje edhe nga armata dhe përfaqësuesit e qeverisë. Mamuni u përpoq të gjente zgjidhje për këtë vështirësi dhe organizoi që të helmohej dhe të martirizohej Imami. Pas vdekjes Imami u varros në qytetin Tus të Iranit, i cili tani quhet Mashhad.
Mamuni i kushtoi interesim të madh përkthimit të veprave mbi shkencat intelektuale në gjuhën arabe. Ai organizoi tubime në të cilat shkollarët e religjioneve dhe sekteve të ndryshme tuboheshin dhe zhvillonin biseda shkencore dhe shkollare. Edhe Imami i tetë merrte pjesë në këto tubime dhe merrte pjesë në bisedat me shkollarët e religjioneve të tjera.

Kategori
Uncategorized

Jo anëtarësimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

30 vjet për të hyrë në BE?

Nuk duken shumë po të krahasosh periudhën e diktaturave në Ballkanin Perëndimor. Kaq vite caktoi zyrtari amerikan Brian Hoyt Yee për anëtarësimin e vendeve si Shqipëria, ndonëse ky afata do të thotë edhe një brez njerëzish. Do të thotë që ata që e ëndërruan Europën të mos e shohin dot atë, ndërkohë që ata që mund ta prekin, ndoshta nuk e kanë parë atë si ëndërr.

Kjo distancë sigurie për Ballkanin, duket se është bindje e përhapur dhe vetëm vendimet politike mund ta ndryshojnë. Në një intervistë për Politico, presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, shprehet se është kundër anëtarësimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Nuk jam në favor të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE së shpejti. Por nëse ua heq perspektivën europiane, atëherë do të përjetojmë atë që përjtuam në vitet ’90. Për këtë arsye, stabiliteti I BE-së është prerekuizitë që Ballkani të mos jetë më në luftë. Shpresoj që Trump ta ketë kuptuar këtë”, shprehet ai.

Një pohim që duket se i bën vend logjikës, por që u kujton në bllok të gjithë ballkanasve se nuk shihen dot ndryshe veçse si vrasës të njëri-tjetrit nëse dikush nuk u mban në kokë shkopin e gomës.

Jean-Claude Juncker, upbeat and ready for a fight

European Commission president weighs in on Brexit, Donald Trump’s management style and his own record in office.

By

8/3/17, 4:15 AM CET

Updated8/3/17, 12:20 PM CET

 

European Commission President Jean-Claude Juncker | Sander de Wilde/ID Photo Agency

 

The European Union is in good shape, and that’s in part down to Jean-Claude Juncker, according to … Jean-Claude Juncker.

The European Commission president, one of the few people left in the Commission this week before he heads off on a summer break, told POLITICO that despite a challenging year, the bloc is in the mood to tackle any problems that come its way — including Brexit and Donald Trump.

“There is really nothing to complain about,” he said in his office on the 13th floor of the Commission’s Berlaymont headquarters. With recent figures showing economic growth and falling unemployment, and with the budget deficits of member countries decreasing, “there is something better to report than a year ago” and that’s “not dependent on my mood, but on facts.”

How big a share of the credit does the Commission get for that? It should be sizable, Juncker said, but in reality it’s “relatively small,” adding that he’s “too old, too experienced” to be bothered by national capitals claiming the credit and Brussels getting the blame.

That’s a pattern likely to be seen in the Brexit talks, and Juncker said he had every reason to believe that would be the case.

Brexit won’t be just an annoyance, he said, more of a headache. “People will become more and more conscious of the density of problems on a daily basis, without always being able to provide a coherent answer to these problems.”

“We are better organized than the Trump administration … if there are any internal difficulties, those difficulties are fixed in a direct conversation instead of by firing people” — Jean-Claude Juncker

But Juncker showed little support for the idea that the Brexit process could be reversed as the talks become fractious.

The Commission’s “working hypothesis” is that Brexit will happen, eventually. “I don’t go as far as the Maltese prime minister[Joseph Muscat] who has not ruled out that it will not come to Brexit,” Juncker said. “My working hypothesis is that it will come to Brexit.”

Speaking in German late on Tuesday afternoon, Juncker repeated what has become a mantra for EU leaders: that Brexit talks are in good hands with Michel Barnier, the bloc’s chief negotiator. That means Juncker only spends “as much time as it needs” on Brexit, without specifying a time, he said; his chief of staff Martin Selmayr in May said the Commission boss wouldn’t devote more than half an hour a week dealing with Brexit. Instead, Juncker said, he’s focused on “the EU’s positive agenda” such as “economic growth and investments, migration and security, the development of a common defense policy, and strengthening our trade relationships with Japan, Canada and Latin America.”

Juncker vs. Trump

The Commission president didn’t hold back when it came to Donald Trump, saying that he had already “explained” to the U.S. president that he “should stop wishing for others to imitate the British” by leaving the bloc.

He also mocked Trump for the disorganized way in which he oversees the White House.

“It’s stunning,” Juncker said when asked about recent events in Washington, culminating in the firing of Anthony Scaramucci as comms director after just 10 days in the role.

“We are better organized than the Trump administration. That is because if there are any internal difficulties, those difficulties are fixed in a direct conversation instead of by firing people,” Juncker said, noting that he had no reason to fire anyone.

If the EU was falling to pieces, as Trump has claimed, “the western Balkans would lose the European perspective,” Juncker said in the interview.

Kategori
Uncategorized

Fenomeni i martesave të shqiptarëve me serbët duket se po kthehet në trend në Shqipërinë e Veriut. Pikërisht për këtë fenomen pak të përshtypshëm për historinë tonë që prej vitesh ka vuajtur nga bashkëjetesën me këtë fqinj të rrezikshëm e kanë përkthyer si një fenomen të turpshëm mediat e Kosovës, por dhe të Shqipërisë.

Për të folur për këtë fenomen kemi gjetur një prej shkuesve shqiptarë që ka sajuar deri më tash 7 martesa të shqiptareve me serbët. Ai dëshiron të mbetet anonim por ndërkohë është i hapur për të na folur rreth këtij fenomeni. Kontigjenti i femrave që pranojnë të martohen në këto martesa janë kryesisht vajza që e kanë kaluar moshën e rinisë, pra ato që ne i quajmë beqare të stazhionuara, por dhe vajza që kanë pasur fatkeqësi të ndryshme dhe që kanë mbetur në shtëpitë e prindërve. Pra vajza që kryesisht fati nuk i ka ecur dhe që ëndërrojnë të krijojnë një familje serioze.

Duke qenë se një pjesë e madhe e vajzave e dinë që martesa përveçëse dashuri është një marrëdhënie interesi, këtë të fundit ato e kanë prioritet. Shkuesi, një nga burrat me presligj në Fushëkrujë tregon se pjesa më e madhe e këtyre vajzave kanë shkuar në Novi Pazar. Sigurisht që ato nuk e njohin serbishten, por muajt e parë marrin ndonjë fjalor dhe për 6 muaj mësohen dhe flasin gjuhën e burrave të tyre.

Profesionet që kanë këta dhëndërushë janë kryesisht ato të bujqësisë dhe të pyjores. Gratë nuk punojnë jashtë shtëpisë, por interesi i tyre është të bëjnë fëmijë dhe të kujdesen për punët e shtëpisë.

Interesit si gazetare se ne kemi pasur gjithnjë marrëdhënie lufte me serbët për shkak të historisë së dhunshme , mblesi i përgjigjet se serbët urrejnë shqiptarët e Kosovës, por jo ato të Shqipërisë.

Sipas tij vajzat shqiptare janë shumë të preferuara për serbët, sepse nëse vajzat serbe janë të hazdisura pas modës, shoqërisë e kafeneve, vajzat shqiptare janë më të prirura për të rritur fëmijë dhe për tu kujdesur për familjen. Dhe kjo ide kryesisht ka lindur pas vajzave të para që kanë mbërritur atje dhe opinionit të mirë që është krijuar. Pasi kanë ikur dallëndyshet e para ato kanë tërhequr njëra-tjetrën duke dhënë shembullin e një bashkëjetese pak të çuditshme.

Sigurisht që martesën me një burrë serb, në fillim vajzat shqiptare e marrin me frikë. Por më pas janë të kënaqura. Mund të kthehen në familjen e tyre kur duan dhe të afërmit e tyre mund të shkojnë në Serbi, gjithashtu.

Serbët janë të fiksuar për familjet e grave të tyre. Interesohen shumë nëse janë soj i mirë. Por ndonjëherë nuk kanë pretendime, mund të marrin dhe gra të divorcuara, mjafton që të kenë moral të padiskutueshëm.

Edhe për gratë fshatare shqiptare janë raste të mira, sepse serbët kanë shtëpi e katandi dhe kanë një gjendje ekonomike të mirë që mund t’i sigurojë një jetesë të qetë.

Pyetjes nëse këta dhënëdër “armiq” japin dhe para në këmbim të këtyre mblesërive, shkesi ynë anonim i përgjigjet me një buzëqeshje. “Sigurisht”, thotë ai, nuk bëhen pa asnjë lloj interesi.

Pra, këto martesa kanë kthyer në Shqipërinë moderne zakonin e vjetër shqiptar ku vajzat shiteshin me para, pra një lloj skllavërimi që të lë pa fjalë.

Po dashuria? Duket se ajo mbetet veç një ëndërr e largët për këto vajza. Ndoshta lind. Po si? Pikëpyetje që nuk marrin përgjigje.

Për të lehtësuar këto lidhje prej vitesh funksionojnë dhe disa agjenci martesore në Shqipëri ku më e njohura është “Maruel 2008 & CO” në Shkodër, që mundëson martesat mes vajzave shqiptare dhe vendeve ballkanike. Vetëm kjo agjenci deri më sot ka realizuar 200 martesa të tilla dhe numri i aplikimeve është 9 mijë. Nga këto martesa kanë lindur rreth 50 fëmijë.

A duhet ta pranojmë këtë fenomen? Booh. Një pyetje që të lë pa fjalë….

Kategori
Uncategorized

Letër Aleksandër Vuçiqit: Ushtarët tuaj ia nxorën foshnjën 8 muajshe nënës, Natyrën 7 dhe Fisnikun 10 vjeçar i masakruan dhe i zhdukën.

Sedati i kishte vetëm 8 pranvera kur ia morët të drejtën për ta shijuar jetën, gëzimet e fëmijërisë dhe ëndrrat e rinisë së bashku me të vëllanë Arbenin 15 vjeçar dhe babain Shyqriun 51 vjeçar. Çfarë mëkati bëri Blerta e mençur dhe e bukur 13 vjeçare që asnjëherë nuk ndahej nga buzëqeshja lozonjare si cicërima e bilbilit dhe motra e dashur Lumturija 14 vjeçare?

Zotëri Vuçiq, ju shumë ngadalë dhe me zemër të thyer po e ndërroni qimen, ndërsa veset e vjetra ende po ua ndalin në gjysmë dorën e zgjatur të pajtimit, sikurse të një lypsari të turpëruar, që e mban krahun gjysmë të shtrirë e dorën gjysmë të hapur, për ta pranuar lëmoshën e ndonjërit prej engjëjve qiellor që kujdesen për mirëqenien dhe mbarëvajtjen e pjesës së popullit tuaj të ngritur lartë në kupë të qiellit, ashtu siç kujdeseni ju për mirëqenien e pjesës së mbetur në tokë .

Ju i nderuar Aleksandër, me këtë krah gjysmë të hapur e dorë gjysmë të shtrirë të pajtimit, po ma qoni mallin e një lypsari të ndrojtur që kërkon mëshire nga engjëjt e pamëshirshëm (që e ruajnë popullin tij në qiell) për mëkatin e pafalshëm që e paska bërë vetëm pse e paska pranuar mos e bër Zot, një të dhjetën e fajit dhe të së vërtetës për barbarinë e shfrenuar serbomadhe në çdo cep të ish shtetit dikur të përbashkët.

Se çka lypi populli yt në qiell, kush e dërgoi atje lartë, kush ia dhuroi atë teknologji aq të përsosur për ta ngjitur aq lartë e pa u hamendur dhe brengosur fare për qafë-thyerjen e mundshme , për këtë mrekulli të mbinatyrshme të shkallës më të lartë, as që dëshiron të mendoj ndokush nga elita politike dhe intelektuale serbe e lëre më të flasë.

Por kjo nuk do të thotë qe edhe ne të tjerët, pjesëtarët e popujve tokësor kemi të drejtë heshtjeje, sikurse ju zotëri Vuçiq dhe pjesa më e madhe e popullit tuaj.
E edhe më pakë kemi të drejtë që të mos e ngrisim zërin tonë deri në kupë të qiellit, sa herë na bie ndërmend dhe trishton e vërteta e llahtarshme , ngaqë ne përveç që nuk i shpallëm fqinjët tanë shekullor ‘jashtëtokësor’, e nuk i trajtuam si të tillë, ne nuk i ngritëm as në ajër e lërë ma në qiell, e edhe më pakë dëshiruam që të bëhemi temë e bisedimeve mes tyre dhe Zotit mitologjik Vido, ngaqë i parandienim pasojat.

Rastësisht më ra në sy letra e juaj delikate dhe e formuluar për mrekulli të cilën ia kishit kushtuar publikut vendas dhe nuk i besoja syve të mi, që ju “mega hardcore radikali’ i deridjeshëm, jeni autor i këtij shkrimi të teleisur si nusja ditën e parë të nusërisë.

Nuk mund të besoja përveç tjerash ngaqë dikush nga zyrtarët tanë të lartë, ashtu i shkrirë nga zjarri i euforisë për tingujt tuaj të zbutur dhe miqësor ishte përkujdesur pa një pa dy, që letra të përkthehet në gjuhën shqipe, edhe atë jo prej ndonjë amatori të zakonshëm i cili mund të peshkohet lehtë në shkallët e ndonjë ambasadë duke pritur për vizë, por prej një profesionisti të rryer të cilit po i njëjti ia kishte ngarkuar barrën e ,,shenjtë fisnike dhe bujare” që rreshtat tuaj mëshirues e shëruese, të përkthehen me aq përkushtim, përpikëri e dashuri në gjuhën shqipe, sa që nga mallëngjimi për mesazhin e tyre human të dashurohen në juve përveç serbëve edhe shqiptarët.

E pse ju bamirësi i sotëm deri dje ishit njëri ndër nxitësit më të mëdhenj të makinerisë shkatërruese dhe gjakpirëse serbo-madhe, që ua mori jetën fqinjëve në qindra mijëra ekzemplarë, askujt asgjë.

Mua personalisht nuk më bëhet vonë pse Serbinë e udhëheqin trashëgimtarët e drejtpërdrejtë të makinerisë së pamëshirshme shkatërruese e tmerruese dhe pasardhësit e modifikuar të vampirëve gjakpirës, ngaqë edhe ata kanë të drejtë për pendim të sinqertë, së paku për hir të paqes, por unë neveritem e dëshpërohem pafundësisht, kur e vërej tentimin tuaj qyqar, që përmes manipulimit të fakteve ta bagatellizoni dimensionin shkatërrues të agresionit ndaj fqinjëve, në mënyrë që ta pastroni më lehtë përmes vetë-mashtrimit dhe vetë-gënjeshtrës, ndërgjegjen tuaj të ndotur e të pa pastruar asnjëherë sinqerisht së bashku me zemrën, nga helmi i urrejtjes.

Shkaqet pse s’më bëhet vonë që Serbinë e udhëheqin trashëgimtarët e turpit dhe tmerrit, sikurse që jeni ju z. Vuçiq, janë të shumta, por shkaku kryesor është sepse populli im dhe unë nuk i kemi sjellë në pushtet, por vullneti politik i qytetarëve të Serbisë përmes votës së lirë, të cilin ne e respektojmë maksimalisht .

Mirëpo nëse ju s’keni qare pa u shërbyer me vetë-gënjeshtra dhe vetë-mashtrime për ta mëshiruar dhe ridefinuar vullnetin e popullit tuaj ndaj fqinjëve, unë vetëm pa vdekur s’kam qare.

Por z. Vuqiqit dorën në zemër, edhe sikur të doja nga thellësia e zemrës që të besojë sinqerisht në synimet tuaja të mira dhe në realizimin e tyre, do të ishte e pamundur që ta bëjë këtë , ngaqë besimin tim e rrënojnë tmerrësisht tetë kufoma të masakruara fëmijësh, nga gjithsejtë njëzetë e tre anëtarë të masakruar të familjes sonë , e në mesin e tyre trembëdhjetë kufoma të zhdukura dhe menjëherë pas përfundimit të luftës të gdhira mbi sipërfaqen e Danubit, së bashku me rimorkio-frigoriferët që zakonisht në kohën e paqes shërbejnë për transportin e kafshëve të therura dhe ruajtjen e produkteve ushqimore nga prishja.

Përderisa shteti dhe populli të cilin ju e përfaqësoni , nuk e ka problem që ta ndërtojë jetën, lumturinë dhe mirëqenien e fëmijëve të tij mbi kufomat e masakruara të fëmijëve tanë, fjala paqe sa herë që del nga fyti yt jehonë si tallje dhe dëfrim me vuajtjet e viktimave dhe si një farsë e ndotur që e dërgon ujkun me dele bar për t’ kullotur.
Përderisa 13 kufomat e zhdukura të familjes dhe farefisit tim dhe mijëra kufoma të zhdukura të popullit tim, nuk ia ktheni familjeve të tyre për tu përshëndetur, së paku nga eshtrat e më të dashurve, e për t’ua thënë me sytë e shtjerrur nga lotët e shpirtit lamtumirën e fundit dhe për t’ua kthyer një copë respekti e dinjiteti për vuajtjet e pamëshirshme dhe ankthin e paimagjinueshëm që ua shkaktuat fëmijëve, prindërve, motrave, e vëllezërve të tyre dhe përderisa familjarëve të tyre të vdekur për së gjalli nuk ua jepni mundësinë më të vogël për tu përshëndetur nga më të dashurit e tyre dhe dhimbja e katarsa e shpirtit ashtu siç e meritojnë , kurrë nuk do të jetë e mundur bashkëjetesa mbi themelet e qëndrueshme të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Natyra i kishte vetëm 7 pranvera kur e masakruan bestialisht dhe e zhdukën së bashku me të vëllanë Fisnikun 10 vjeçar dhe të ëmën 31 vjeçare Habiben, të cilës ia nxorën me dhunë fetusin tetë mujor nga barku, kanibalët nekrofil në uniformat e armatës së rregullt serbosllave.

Sedati i kishte vetëm 8 pranvera kur ia morët të drejtën për ta shijuar jetën, gëzimet e fëmijërisë dhe ëndrrat e rinisë së bashku me të vëllanë Arbenin 15 vjeçar dhe babain Shyqriun 51 vjeçar.

Çfarë mëkati bëri Blerta e mençur dhe e bukur 13 vjeçare që asnjëherë nuk ndahej nga buzëqeshja lozonjare si cicërima e bilbilit dhe motra e dashur Lumturija 14 vjeçare? Po Lulja e fisit në kuptimin e plotë të fjalës e quajtur Luljeta rreth së cilës tuboheshin si zogjtë, vëllezërit, motrat dhe fëmijët e farefisit për ta ndier ngrohtësinë e shpirtit të saj të pastër si filigran e të ngrohtë si dielli? Çfarë mëkati bëri nëna Hyrë kjo grua jashtëzakonisht e mençur, edukuar dhe bujare të cilën e vranë, masakruan dhe zhduken pamëshirshëm gjakpirësit kanibal së bashku me të katër bijat, njëra prej të cilave ishte Selvetja 29 vjeçare një thesar në vete me të gjitha tiparet që e karakterizojnë natyrën e mrekullueshme të femrës shqiptare.

Çfarë faji bëri Besarta e dashur 12 vjeçare me ata sy të ëmbël si qershi që e masakruat bestialisht së bashku me babanë Shabanin 40 vjeçar, po xhaxhanë Hamziun 38 vjeçar, hallën Ajmanen 29 vjeçare dhe gjyshen Bahrijen 70 vjeçare.

Po Shemsije heroike 45 vjeçare derisa po tentonte që ta mbulojë dhe mbrojë me trupin e saj nga plumbat dhe granata Besmirin e vogël 3 vjeçar djalin e kunatit çfarë rreziku paraqiste për bishat në uniformë?

Po xhaxhanë ynë i dashur dhe gjithnjë human Hakiu 70 vjeçar që e parandjeu në shpirt tragjedinë që po na kanosej një vit më herët dhe i cili i la shumë anekdota satirike mbrapa ngaqë imagjinata dhe sensi i tij për humor ishte i pashtershëm, pse masakruat dhe zhduket? A vetëm pse ju tha më vrisni ju lutem mua që kam vdekur për së gjalli por keni së paku mëshirë për këta engjëj të vegjël?!

Po pse e vranë dhe masakruan në mënyrën më mizore të mundshme xhaxhanë e dashur Musliun 72 vjeçar dhe bashkëshorten e tij Shefijen 70 vjeçare që menzi lëviznin nga pleqëria dhe mësuesin tim të parë e të paharruar Refkiun të cilit do t’ia kushtoja një roman 📖 të tërë aq shumë që ka merita për formim tim njerëzor dhe profesional???

Se rreziku paraqisnin këta fëmijë të dashur e lozonjarë ( dritë shpirti iu pastë ) për sigurinë e serbëve në Kosovë e Serbi, që një kriminel fashist si Sllobodan Millosheviqi ta mbrojë Serbinë me një brigadë të tërë prej tyre, e dinë vetëm ai dhe ata që e përkrahën me plot përkushtim.
E njëri ndër përkrahësit e tij më të devotshëm ishe ti Aleksandër.
Sikur sot më kujtohet momenti kur e lexove letrën e kasapit tjetër përbindësh Vojislav Sheshelit nga burgu hotel 🏩 i Hagës para arkivolit të Millosheviqit ( shpirti n’ xhiriz t’ferrit i past shku) me lotë në sy.
Me plotë sinqeritet po ta them : Askujt në botë nuk ia dëshiroj atë që e përjetuam prej jush, por në momentin kur fillove pa kurrfarë turpi e morali të flisje për kasapin më të të madh që e njeh historia e pas luftës së dytë botërore, si për heroin më të madh të popullit serb pas car . Llazarit të imagjinova me shumë dëshirë pranë tij të shtrirë.

E ç’kërkuan kufomat e masakruara të familjarëve tanë nën dhe mbi Danub e dinë ti Aleksandër po aq mirë sa mentori yt Slobodani, por ty sipas të gjitha gjasave të intereson e vërteta po aq sa Pinokit.

Nëse shovinizmi në kuptimin burimor është formë agresive e nacionalizmit dhe nëse shovinistët , përbrenda ndjenjës së superioritetit ndaj popujve tjerë, me tanke i shkelin trupat e tyre dhe dinjitetin, me thikë ua amputoinë gjymtyrët e trupit dhe organet , seksualisht i dhunojnë femrat, gratë dhe fëmijët e gjallë dhe të vdekur dhe pa asnjë pikë mëshire i masakrojnë, ndërsa grave shtatzëna ua nxjerrin me dhunë foshnjat e dëshmon pa lindura prej barku, e pasta i largojnë kufomat nga vendi i ngjarjes, për ti humbur gjurmët e krimit, por edhe gjurmët e vendngjarjes dhe e gjithë kjo ndodh në fundin e shekullit të njëzet në mes të Evropës, para syve të botës së civilizuar e me bekimin e Kishës Ortodokse Serbe dhe Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (luftarake) , ndërsa populli serb jo vetëm që hesht, por s’ka punë më të mençur se sa të garojë barabar me Sheshelin për zbulimin e metodës më perfide për vrasjen e viktimave dhe zhdukjen e gjurmëve të krimeve, për hesapin tim bëhet fjalë për një çmenduri të përmasave gjithëpërfshirëse kombëtare dhe për një nekrofili kanibaliste dhe fashiste të shkallës më të lartë.

Zotit shyqyr që pas 18 vitesh nga gjenocidi në Kosovë dhe rajon, së paku një politikan serb të rangut më të të lartë u kujtua që të kërkojë falje nga populli i tij, për mëshirën që po pretendon ta dëshmojë ndaj shqiptarëve, thuajse shqiptarët ishin shkaktarët e dhunës se përmasave më të mëdha në Evropën e pas luftës së dytë botërore e jo serbët. A mos vallë duhet të kërkojmë falje ne shqiptaret pse nuk e keni arritur qëllimin final, zhdukjen tonë totale nga këto troje??!!

I nderuar Alexander gjatë, shumë gjatë politika zyrtare dhe elita intelektuale serbe e ka nënçmuar potencën mendore, kreative dhe organizative të shqiptarëve e sidomos frymën e tyre liridashëse, por këtë gabim fatal nuk e ka paguar Serbia në asnjë mënyrë, ngaqë Kosova përveç në mitet serbe gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet e shqiptarëve por edhe e pakicave të privilegjuara etnike që jetojnë në Kosovë dhe që i gëzojnë të drejtat më të mëdha në botë.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për mëshirën e askujt, e sidomos jo për mëshirën e serbëve. Ndërsa serbët nuk kanë nevojë për vetë-vajtim e as për vetëvrasje pse Kosova tashmë as de jure nuk është pjesë e Serbisë, por për turpërim dhe pendim të sinqertë, ngaqë e kanë humbur një territor që de facto kurrë nuk ka qenë i tyre, por të cilin e kanë okupuar me forcë dhe kanë mbajtur me dhunë represive mbi një shekull nën kontroll.
Andaj mos shpresoni që shqiptarët do të kërcejnë si karcyllat në ajër nga ngazëllimi për mëshirën tuaj , sepse ata meritojnë shumë më tepër se sa një dozë cinike respekti, e sidomos duke i pasur parasysh vuajtjet që ua shkaktoi politika hegjemoninë e fashiste serbe, më tepër se një shekull.

Përderisa politika zyrtare dhe intelektuale serbe nuk e merr si shembull formulën gjermane të pendimit të sinqertë dhe pietetit ndaj viktimave inklusive dëmshpërblimin si dhe njohjen e statusit të veçantë për viktimat e në harmoni me parimet e humanizmit modern dhe vlerave universale kurrë nuk do të jetë i mundur ndërtimi i fqinjësisë së mirë dhe paqes së qëndrueshme në rajon.

Mjafton për fillim që ta merrni si shembull Vuk Drashkoviqin për ta kuptuar se si celebrohet në fjalë dhe vepër pendimi i sinqertë.
E sa i përket njerëzve që e meritojnë epitetin njeri në kuptimin e vërtetë të fjalës siç janë Natasha Kandiq, Sonja Biserko, Nenad Çanak, Dimitrije Tucoviq, Çedomir Jovanoviq, Bogdan Bogdanoviq etj… ata jo vetëm që s’kanë nevojë për pendim (ngaqë asnjëherë s’kanë mëkatuar) por e meritojnë një vend të veçantë në zemrat e shqiptarëve ngaqë ishin, mbetën dhe do të jenë humanistë të lindur e shpirtbardhë të cilët e meritojnë respektin e serbëve dhe shqiptarëve njësoj.
Pikërisht këta të fundit janë ato shkëndijat e shndritshme që shpresës për një fqinjësi më të mirë e të bazuar në respektin e ndërsjellë i japin kuptim e jo premtimet boshe të politikës.

Kategori
Uncategorized

CIA: Ja si funksiononte Sigurimi i Shtetit, agjentë sekretë në çdo organizatë dhe ndërmarrje, përçarjet që lindën në Partinë Komuniste.       

Shërbimi Informativ Amerikan ka pasur detaje të sakta se si funksiononte Sigurimi i Shtetit në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente të vitit 1952 tregohen detaje mbi infiltrimet e agjentëve shqiptarë. Sipas dokumentit, spiunët ndodheshin në çdo organizatë, dikaster e ndërmarrje. Ata ishin sytë e veshët e partisë dhe kushdo që identifikohej si jo i rregullt, arrestohej. Po ashtu tregohet se kush mund të bëhej pjesë. Një tjetër detaj është se tregohen përçarjet që lindën brenda Partisë Komuniste.

Siguria dhe kontrollet në Shqipëri, qershor 1952

Policia dhe agjentët e sigurimit

Në Lezhë ka rreth 30 policë dhe agjentë të Sigurimit, që drejtohen nga Qamil Daçi nga Shkodra. Roja civile e Lezhës ka rreth 14 burra. Në zonën e Lezhës ka stacione policie në zonat e Dajç, Kallmet, Shëngjin e Krioneri. Çdo organizatë bazë ka agjentë të sigurimit që formojnë policinë sekrete të partisë. Këta agjentë infiltrohen në organizata të ndryshme të punëtorëve, me detyra si ruajtja e mbikëqyrjes së anëtarëve të kolektivit apo anëtarëve të Partisë së Punës. Ata mbikëqyrin gjithashtu organizatat dhe vetë forcat e sigurisë së regjimit për elemente diversive. Gjatë takimeve të partisë, këta elementë janë iniciatorë të kritikave të ashpra ndaj elementëve që shkelin vijën e Partisë Komuniste dhe çdo i dyshuar prej tyre raportohet te Sigurimi. Agjentët e Sigurimit mund të jenë drejtues të organizatës bazë ose dhe anëtarë të thjeshtë partie. Ashtu si në pjesën jugore të Shqipërisë, edhe në kufirin verior ka një zonë të ndaluar me thellësi rreth 1500 metra.

Kampet e përqendrimit

Në Shkodër u dërguan katër të burgosur, tre për krime politike dhe një për krime të tjera. Rreth 200 persona po mbahen aty për shkelje politike dhe rreth 400 për krime të zakonshme. Në Burrel gjendet kampi i atyre që vuajnë dënime politike të gjata. Gjatë qëndrimit të burgosurit janë të detyruar të punojnë në minierat e kromit pranë Burrelit. Në Lezhë ka burgje për të ndjekurit për krime politike dhe ato ordinere, por pas gjyqeve të dënuarit dërgohen në burgun e Shkodrës për të vuajtur dënimin. Në pjesën veriore të Fierit, në kazermat e vjetra italiane janë futur familjet e të arratisurve. Një informator tha se e kishte parë kampin në gusht 1950 teksa kalonte aty pranë me një mjet ushtarak. Një tjetër kamp përqendrimi është vendosur në Lushnje, në kazermat e vjetra italiane në perëndim të qytetit. Informatori ynë ka parë atje rreth 250 të burgosur kur kaloi me mjetin ushtarak. Rreth 30 nga të burgosurit ishin burra të vjetër, ndërsa pjesa tjetër ishin gra. Të gjithë po ktheheshin nga puna e detyruar. Gjatë të njëjtit udhëtim në një rrugë në Jug të Kavajës, informatori ynë pa të arratisur ose familjarë të tyre që po ktheheshin nga puna e detyruar. Rreth 200 burra të vjetër dhe gra të të gjitha moshave, po shoqëroheshin nga gjashtë policë. Informatori nuk e dinte se ku ndodhej kampi i tyre. Nga veshjet e të burgosurve, informatori gjykoi se ata vinin nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, përfshi edhe jugun. Informatori dëgjoi nga një ushtar nga Kosova se kishte një kamp për të burgosurit politikë dhe në Kosovë.

Informatori beson se në Fier ka një kamp për refugjatët jugosllavë simpatizantë të Kominform. Në lidhje me këtë, informatori deklaroi se një nga të afërmi e tij, qytetar jugosllav, i larguar drejt Shqipërisë dhe tani ndodhet në Fier. Ky i afërm kishte kërkuar leje të jetonte me njerëzit e tij në fshatin e informatorit, por autoritetet nuk kishin pranuar.

Guerilët grekë

Informatori nuk ka dalluar lëvizje të guerrilëve grekë në Shqipëri. Ai e dinte se disa guerrilas kishin shprehur dëshirën të qëndronin në Shqipëri dhe të bëheshin qytetarë shqiptarë. Por gjithsesi numri i tyre ishte shumë i vogël. Qeveria i vendos ata në rajonet e Elbasanit dhe Fierit dhe u dha ngastra toke, kështu që ata shpërndahen dhe nuk janë të kufizuar vetëm në kamp.

Lejet dhe kartat e identitetit

Personat e autorizuar të mbajnë armë, kanë një leje që duhet ta mbajnë me vete. Ajo lëshohet nga dega e tyre lokale e Sigurimit. Për të udhëtuar kërkohet vetëm pasaporta civile.

Kur një person nuk është më anëtar i Partisë së Punës, tesera e partisë merret nga oficeri përgjegjës i organizatës bazë dhe i dorëzohet zyrës politike të punëtorëve të partisë, në zonën e tij. Çdo qytetar shqiptar duhet të ketë dokumentet e mëposhtme: Dokumentin e identifikimit, librezën e lirimit nga ushtria, pas kryerjes së shërbimit në forcat e armatosura. Dokumentin e partisë, nëse është anëtar partie, të lëshuar nga zyra politike e të rinjve.

Aktivitetet e misionit sovjetik të naftës (vitet 1950)

Mes disa misioneve sovjetike që operojnë në Shqipëri, më i madhi prej tyre jo-ushtarak është ai për naftën, që fillimisht ishte pjesë e misionit teknik nën drejtimin e profesor Tarkovin. Në nëntor 1948, ministri sovjetik Çuvashin njoftoi qeverinë shqiptare se misionet e ardhshme të naftës dhe karburanteve do të kryheshin nga grupe të pavarura. Kreu i këtij misioni është inxhinieri Veselovod Kurakin, zyrtar i lartë i kompanisë Neftprom në Moskë. I nisur fillimisht me nëntë veta, misioni nisi të rritej pas vitit 1949 duke arritur në 69 teknikë nga Bashkimi Sovjetik, Bullgari dhe zonat sovjetike të Gjermanisë dhe Austrisë. Nga kjo e fundit erdhën 17 specialistë me avion të veçantë. Misioni ka zyrat e tij në rrugën e Elbasanit dhe selinë kryesore në rrugën Skënderbeg. Ai ka gjithashtu zyra rajonale në Kuçovë, Durrës dhe Shkodër. Degët e Durrësit dhe Kuçovës janë kryesisht të angazhuara për ngritjen e depozitave të naftës. Grupi i mbikqyrësve është i ndarë në dy grupe. I pari drejtohet nga Vasiutin dhe kryen vëzhgime në zonën Murriz-Salce në veriperëndim të puseve të Kuçovës, kurse i dyti i drejtuar nga Nikitenko ndodhet në Elbasan për hetimin e fushave të gazit natyror (të cilat llogariten me përmbajtje rreth 18 600 kalori për metër kub). Nëse hetimet rezultojnë të frytshme dhe të lehtësisht të shfrytëzueshme, Elbasani do të bëhet qendra e Shqipërisë për prodhimin e gazit metan, ndërsa Shkodra, sipas misioneve, do të bëhet qendra e industrisë së karburanteve sintetik si qymyri. Në lidhje me këtë, planifikohet instalimi i impiantit sovjetik PLE-47, i përshtatur nga inxhinieri sovjetik Fleshnikov, sipas modelit të sistemit amerikan “Hydrokol”. Sipas llogaritjeve sovjetike, 18 000 ton në vit vajgur sintetik mund të përftohen që në fazat e para të prodhimit. Negociatat janë ende në zhvillim dhe ende asnjë vendim final nuk është marrë nga palët. Misioni sovjetik ka refuzuar planet shqiptare për krijimin e një porti të vajgurit në Vlorë, të lidhur me tubacione me puset e naftës në Kuçovë. Sipas opinionit të sovjetikëve, vajguri shqiptar nevojitet për konsum lokal, prandaj nuk është nevoja për ndërtimin e një porti të tillë në Vlorë, që mund të rezultonte shumë i ekspozuar dhe i kushtueshëm në rast të një sulmi të armikut.

Sovjetikët sugjerojnë se impiantet portuale për sasinë e naftës për eksport është më mirë të ndërtohen në Durrës, që është më pak i ekspozuar ndaj sulmeve dhe më pranë kryeqytetit, i cili gjithashtu është i mbrojtur mirë. Sovjetikët kanë sugjeruar gjithashtu ngritjen e sistemit të depozitave të naftës në Durrës, ndërtimi i të cilave tashmë ka nisur. Depozitat do të ndërtohen pranë rrugëve kryesore dhe do të lidhen me hekurudhën Durrës-Kavajë, të cilat mbulohen nga kodrat e fshatit peshkatar të Arapaj (tridhjetë e pesë për qind e depozitave do të jenë nëntokësore). Gjatë vitit 1949 do të merret dhe vendimi për ndërtimin e dy rafinerive të naftës, për të cilat Shqipëria do të japë forcën punëtore, ndërsa BRSS do të japë materialet dhe personalin teknik. Sipas raportimeve, qëllimi kryesor i aktivitetit të misionit të naftës dhe karburanteve është sigurimi i rezervave të karburantit për avionët sovjetikë dhe forcat detare sovjetike që veprojnë në ujërat shqiptare në rast lufte.

Megjithëse sjellja e popullatës shqiptare në qytete dhe porte është korrekte ndaj oficerëve sovjetikë, ajo nganjëherë është armiqësore në zonat rurale, në të cilat sovjetikët shoqërohen nga roje të armatosura gjatë vizitave të tyre. I gjithë personeli sovjetik merr furnizimet ushqimore me avionë të veçantë nga Bullgaria apo Rumania. Përveç këtyre, nënte restorante private janë organizuar për shërbimin ndaj zyrtarëve sovjetikë në Tiranë, dhe nuk kanë lidhje me restorantin e madh në ambasadën sovjetike. Për arsye të shtimit të numrit të sovjetikëve edhe strehimi i tyre po bëhet problem për autoritetet shqiptare.

Shënim: Theksohet fakti se planet sovjetike për qendrën e prodhimit në Shkodër nuk kanë lidhje me projektet e mëparshme jugosllave për ndërtimin e një impianti të ngjashëm në Virpazer.

Rezistenca ndaj regjimit aktual

Pakënaqësia mes popullit shqiptar vazhdon të jetë e gjerë dhe në vitet e fundit ka pasur disa raste të rezistencës së hapur ndaj regjimit. Edhe vetë regjimi ka pranuar ekzistencën e elementëve “diversantë” dhe sulmeve ndaj ushtrisë dhe karvaneve civile të furnizimeve. Incidenti më i rëndë i rezistencës ishte bomba në ambasadën sovjetike në shkurt 1951, por vrasjet lokale dhe sabotimet kanë qenë gjithashtu një sfidë për autoritetet komuniste. Deri tani regjimi i Hoxhës ka ditur të përballet me lëvizjet kundërshtare, duke zbatuar masa të shumta represive. Për shembull, ministri Shehu ka krijuar disa batalione të veçanta ndjekjeje që operojnë në zonat malore kundër grupeve individuale të rezistencës. Refugjatët anti-komunistë kanë raportuar për ekzistencën e disa grupeve të rezistencës me emra si “Lidhja Kombëtare e Maleve”, “Liria”, “Skënderbeu”, “Thirrja”, por nuk ka informacion specifik mbi to. Nuk duket se ka bashkëpunim mes grupeve të disidentëve megjithë dëshirën e tyre të përbashkët për largimin e regjimit të Hoxhës. Mes grupeve shqiptare në emigracion, më i rëndësishmi duket se është Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë, me selinë evropiane në Romë, i cili përbëhet nga tre grupe: 1) Partia Demokratike Agrare/Balli Kombëtar të cilët kanë më shumë ndjekës në Jug të Shqipërisë, 2) Partia e Legalitetit (pro-Mbretit Zog) e cila është më e fortë në qendër të Shqipërisë, dhe 3) Lidhja e fshatarëve e katundarëve që mbështetet në veri të vendit dhe në provincat jugosllave ku jetojnë shqiptarë. Të gjitha grupet kanë si qëllim krijimin e Shqipërisë së lirë e të pavarur, por kanë dallime mes njëri-tjetrit për llojin e qeverisë së re. Aktivitetet e Komitetit brenda Shqipërisë kanë qenë vetëm shpërndarje propagande dhe disa përpjekje subversive nga agjentët e tij. Operacioni i tyre më efektiv ka qenë lëshimi i fletëve të propagandës, që ka shkaktuar mjaft eksitim brenda vendit, dhe ka nxitur nota proteste ndaj zyrtarëve italianë apo dhe largim të njerëzve nga Shqipëria.

Rebelimet

Shumica e komunistëve duket se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me çdo organizatë që ka në plan përmbysjen e regjimit për arsye të zhgënjimit me qeverinë, besimit se BRSS nuk do të rrezikojë të futet në luftë për shkakun e Shqipërisë apo sepse besojnë se pushteti i Hoxhës do të bjerë së shpejti dhe presin t’i japin llogari qeverisë tjetër që do të vijë më pas. Qeveria nuk i beson më as policisë dhe raportohet se më shumë se një e katërta e policisë janë në favor të revolucionit. Raportohet se nëntëdhjetë për qind e njerëzve janë gati të veprojnë kundër qeverisë, por kërkojnë siguri se nuk do të ketë lëshime territoriale ndaj Greqisë, Jugosllavisë e Italisë. Popullata është konfuze prej sponsorizimeve të ndryshme që kanë grupet e huaja që hyjnë në vend fshehtësisht, prandaj besojnë se nëse këto grupe nuk bashkohen, vendit mund t’i shkaktohet më shumë dëm sesa favor. Qeveria ka bërë shumë propagandë gjatë kësaj kohe, duke akuzuar se Komiteti për Shqipërinë e Lirë  punon për Greqinë dhe ka ndërmend t’i kthejë asaj Epirin e Veriut. Gjithashtu, ajo propagandon se grupet italiane do të kthejnë në vend influencën italiane dhe ato jugosllave do t’i japin rajonin e Kosovës Jugosllavisë. Meqenëse anëtarët e arrestuar të grupeve të mëparshme të agjentëve kanë treguar te hetuesit për ata që i kanë ndihmuar brenda vendit, qytetarët kanë frikë të ndihmojnë grupet e ndryshme të agjentëve dhe i kanë raportuar ato te autoritetet. Grupet jugosllave nuk kanë influencën e pretenduar në zonat veriore dhe as ato të dërguara nga grekët nuk konsiderohen të favorizuar.

Përçarjet mes komunistëve

Partia Komuniste shqiptare si rezultat i debateve është e përçarë. Grupe të vogla partizanësh prej 15-20 vetësh janë vendosur në male. Ka terror dhe uri, asnjë nuk është i sigurt për jetën e tij. Ushtria e vendit përbëhet nga 25 mijë njerëz por qeveria nuk ka shumë besim te trupat e saj, prandaj gjatë zhvendosjeve nga një vendndodhje në tjetrën ushtarët nuk i kanë armët e mbushura.

Numri i specialistëve rusë në vend ka arritur në 1000. Siç shihet nga më sipër, Shqipëria drejtohet nga një klikë e vogël komunistësh që nuk ka lidhje me popullin e saj. Ky grup ka gjithashtu debate mes vetes. Pakënaqësia e popullit rritet dita-ditës. Sapo sinjali i revoltës të jepet, populli shqiptar do t’i japë fund komunistëve brenda disa ditëve. Tito nuk do të lëvizë sepse Shqipëria e Enver Hoxhës përfaqëson për të armikun kryesor. Duhet të supozojmë që Tito do të ndihmojë fshehtësisht largimin e regjimit të Hoxhës dhe kompanisë së tij. Por kushtet e mëposhtme janë absolutisht të nevojshme: Greqia, nëse është e mundur, duhet të deklarojë solemnisht që njeh kufijtë e Shqipërisë së vitit 1913, domethënë ato përpara pushtimit italian të vitit 1939, duke hequr dorë nga pretendimet e saj për Epirin e Veriut (provincat pjellore të Korçës e Gjirokastrës, dhe të nisë një politikë të re miqësie me Shqipërinë e re demokratike. Një deklaratë e tillë ka shumë rëndësi pasi populli shqiptar preferon më mirë të vuajë nën thundrën komuniste nga frika e pushtimit grek të jugut të vendit. Deklarata të njoftohet me radio dhe nga shtypi, duke inkurajuar popullin shqiptar të krijojë kushtet e nevojshme për revolucionin.

Kjo iniciativë duhet të kryhet nga forcat shqiptare jashtë vendit (në Itali, Greqi, Turqi, Egjipt e Siri) numri i të cilave të jetë 1500 deri në 2000 njerëz. Kontakti direkt duhet të vendoset me liderët e kualifikuar të rezistencës, brenda dhe jashtë vendit. Në çdo rajon të Shqipërisë ka njerëz që zotërojnë autoritetet absolut mbi provincat e tyre. Armatimet, municionet dhe furnizimet e tjera do të sigurohen nga Aleatët. Pasojat e një grushti shteti të suksesshëm është: Goditje e rëndë ndaj imperializmit rus dhe një shembull i shkëlqyer për vende të tjera që vuajnë nën thundrën sovjetike; Fundi i luftës civile në Greqi; Kapja e bazës së rëndësishme në ishullin e Sazanit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Kategori
Uncategorized

Deklaratat e Kadrie Kadaresë kundër regjimit komunist.

Nga Kastriot Dervishi.

Të dhënat operative rezultonte se Kadrie Kadare zhvillonte agjitacion e propagandë kundër regjimit. Në informacionin e datës 1.11.1978 për sekretarin e parë vendor të PPSH-së, Simon Stefani, midis të tjerash thuhej:
“Nga të dhënat e katër bashkëpunëtorëve dilte se: “Kadria u ka propaganduar atyre për jetën gjoja të mirë që bëhet në vendet kapitalisto-revizioniste, për privilegjet që ka punëtori atje, etj. Po kështu u ka folur edhe për librat e ndryshëm me përmbajtje dekadente dhe armiqësore që ka lexuar si p.sh. libri që ka shkruar vajza e Stalinit, dhe Kadria, duke folur me gjuhën e saj, e nxjerr Stalinit si diktator dhe vrasës. Po kështu ka folur për gjendjen gjoja të mirë të gruas në vendet e Perëndimit, për muzikën, letërsinë dhe artin e tyre, duke i ngritur lart ato dhe në të njëjtën kohë ka nënvlerësuar dhe ka përçmuar muzikën dhe letërsinë tonë se këtu te ne nuk ka realitet, duhet të gënjesh, etj”.
Në mënyrë të shpërndarë jepen disa nga deklaratat e Kadries.
Disa nga shprehjet e saj, të cilësuara agjitacion e propagandë ishin:

-E ku pyet bota jashtë për veprat e Enver Hoxhës. Unë me veprat e tij nuk shkoj as në hale.

-Vëllai im është aq i zgjuar saqë në romanin “Dimri i vetmisë së madhe”, diti t’ia hedhë Enver Hoxhës dhe i gjeti pikën më të dobët. Vëllai dhe pas një ndryshimi të sistemit do të mbretërojë përsëri pasi është tepër i aftë.

-Është varfëruar jeta e secilit aq shumë saqë t’i kot mërzitesh për djalin (i drejtohet bashkëbiseduesit-shënim) që të kanë arrestuar, ai atje në burg ka me siguri një copë bukë dhe një vend për të fjetur dhe po aq kanë tërë ata që janë jashtë. Ne jemi matufosur.

-Sistemi socialist dhe komunizmi është një doktrinë që mbështetet në baza jo reale përderisa njeriu që fëmijë kur mban diçka në dorë dhe e shtrëngon fort e nuk e lë t’ia marrësh, si mund të besosh se kur të bëhet i madh nuk do të rritet në porcione akoma më të mëdha se interesi i tij personal. Është absurde të besosh se mund të ekzistojë një shoqëri e tillë kur vetë njeriu është me të meta. Si mund të besosh atëherë se u dashka vënë interesi i përgjithshëm mbi atë personal?

-Stalini ka bërë krime të rënda. Në fillim vrau shokët e tij dhe prapë kohë pas kohe eliminoi të tjerë me radhë. Stalinit i kishte hyrë frika në palcë dhe 15 vjetët e fundit jetoi në një dhomë pa dritare.

-Një sistem i tillë nuk mund të ndërtohet në asnjë mënyrë dhe në asnjë vend se s’ka asgjë njerëzore. Sot ka diferenca në mënyrën e të jetuarit, ato nuk eliminohen po sa vijnë e thellohen. Ç’janë ato gjepura që trumbetohen se gjoja u vënka interesoi i përgjithshëm mbi atë personal, këtë nuk e ha as bufi.

-Sa të pashpirt janë këta. Pse nuk u prononcuan zyrtarisht për vrasjen e Galip Hatibit. Këtu ka diçka që s’vete. Galipi me siguri do të ketë qenë në dijeni të ndonjë të fshehte të dikujt nga kryesorët, prandaj duhej zhdukur.

Pas arrestimit të Asamblesë, Kadria shprehet:
-Jemi tmerruar të gjithë në Institutin Bujqësor, këtë gjë po diskutonim vazhdimisht, po çmendemi.

-Boll me temat e luftës nacionalçlirimtare, i pamë e i stërpamë, kaq e pati edhe ajo, a ka ndonjë gjë të re? Unë jam kurioze të di çfarë do ndodhi te pas vdekjes së udhëheqësve, pasi edhe të moshuar dhe të sëmurë janë. A do ta mbajnë vallë linjë të tillë apo do të divijonë? Dhe po ta kesh vënë re me vdekjen e njerëzve të mëdhenj ndryshojnë situatat: vdiq Stalini, ndryshoi vija, vdiq Mao Ce Duni, ndryshoi situata.

-Populli popull është, ku merr vesh se ç’bëhet, udhëheqësit i dinë gjërat, të lidhemi me këtë apo të prishemi me atë. Unë mendoj se shtetet e mëdha nuk do të rrinë pa na u afruar se kanë interes për pozitën tonë strategjike. Do të na afrohet ndonjë, do të na bëjë lajka dhe ne do të afrohemi, pastaj prapë do prishemi me ta. Nuk e di, nuk e di, por se si do të bëhet pas vdekjes së udhëheqësve tanë, unë nuk e imagjinoj dot. Pa lëre pastaj për komunizmin që unë nuk besoj fare. Më duket se komunizmi është vetëm një frazë e thjeshtë. Ku arrihet të edukohet ndërgjegjja e njerëzve ashtu siç thuhet.

Nëser: Deklarimet e Asamble Hatibit për jetën e E.Hoxhës dhe dy vrasjet e kryera për të mbuluar vesin e diktatorit.

Kategori
Uncategorized

Vdiq e shqyer nga macja e egër brenda një thesi’ – vdekja tragjike e martires katolike Marie Tuci

Nuk janë të paktë ato shqiptarë që guxuan dhe ngritën kokë kundër diktaturës dhe komunizmit në Shqipëri. Shumë intelektualë dhe fetarë dolën kundër sistemit të egër, por fati i tyre dihej.

Ato masakruan dhe u pushkatuan. Më me fat ishin ata që u burgosen për vite ose u internuan në kampe të ndryshme.

Mbase tortura e tyre ishte më e madhe se atyre që vdiqen, sepse në burgjet e kominizmit u kryenin krime të tmerrshme. Një prej emrave që ngriti kokën kundër komunizmit ishte Marie Tuci.

Marija ishte vajza e re nga Mirdita që sfidoi xhelatët e diktaturës komuniste, në emër të Zotit, përmes besimit katolik. Pas përmbysjes së komunizmit, hitoria e saj e trishtë u njoh në të gjithë vendin dhe më gjërë.

Maria, vdiq masakruar nga torturat e xhelatëve të diktaturës duke dhënë shpirt mes mundimeve të jashtëzakonshme.

Marie Tuçi lindi më 12 mars 1928, në fshatin Ndërfushaz Mirditë, si e bija e Nikollë Mark Tuçit dhe e Dilë Fushës.

Ajo ishte nxënëse e shkollës së mesme të motrave Stigmatine në Shkodër.

Më pas ajo zgjodhi rrugën fetare. Në vitin 1946, abati Frano Gjini e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës. Marie Tuçi u arrestua pas reprezaljeve që u bënë në Mirditë nga qeveria komuniste, me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës, sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë.

Vdiq në spitalin e Shkodrës pas torturave çnjerëzore, më 20 shtator të vitit 1950.

Sakrifica e saj u vlerësua edhe nga Papa dhe nga Vatikani. Ajo renditet ndër 38 martirët e Kishës Katolike.

Për ta torturuar deri në vdekje, xhelatët e zhveshën dhe e futën në një thes bashkë me një mace e egër. Hetuesit e godisnin macen e egër me gjëra të forta duke e ëgërsuar më shumë. Maria vdiq duke u masakruar u shqye nga macja e egër, shkruan konica.al. Historia e saj u bë edhe më shumë e njohur përmes poezisë së Meti Fidanit.

Po vdes nanë, sot po vdes

Nan’ e dashtun, sot po vdes

më kanë futur, në një thes

lakuriq, tok me një mace

më kanë mbyll, në thes linace

N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti

po ma merr nan’, shef Seiti

jashtë thesit, shqip po flasin

më shqelmojn’, e më godasin

ligësia, nuk ka ngjyrë

shqelm në bark, shqelm në fytyrë

Po vdes nanë, sot po vdes

një lëmsh gjaku, brenda n’ thes

nuk ka vend imagjinata

kriminel, shpirtzinj si nata

më kanë ça, bark e zorrë

hajde nan, e ver’ një dorë

Mbaju nan’, mbaju burrneshë

më sill teshat, e m’vish murgeshë

mos qaj nan, jam bij Mirdite

s’na kanë mposht, tash ndër vite

as dhe shkau, as dhe turku

as Enveri, as dhe burgu

as bollshik, e as titista

as hetues, as komunista

Po vdes nanë, moj un’ e zeza

shko më sill, një palë ndresa

njëzet e dy, sapo kam mbush

nuk du’ nan’, me m’qa kurkush

as n’ Orrosh, e as Ndërfush

as në bjeshkë, atje thellë

as në Fan, e as në Kthellë

as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë

as kurkund, nëpër Mirditë

Zoti nan, ka pat’ mëshirë

më ka dërgu, të vdes e lirë

më sill ndresat, po të pres

po vdes nanë, sot po vdes

Kategori
Uncategorized

Pederastia e Enver Hoxhës në problemet e centralizuara “Shtriga” dhe “Krokodili”.

Pederastia e Enver Hoxhës në problemet e centralizuara “Shtriga” dhe “Krokodili”

Nga Kastriot Dervishi.

Letra e datës 2.4.1980 e shkrimtarit Ismail Kadare drejtuar Enver Hoxhës, është pjesë e një historie “me grupe armiqësore” të nisur në vitin 1978, në të cilën implikohet edhe motra e tij, Kadria. Njohja e letrës pa ditur shkakun e saj është një histori e copëzuar dhe pashpjeguar mirë. Shkrimi i kësaj letre është një përpjekje njerëzore për të shpëtuar motrën e vet nga burgosja, thuajse e sigurt. Ajo letër është gati është e njëllojtë për nga përmbajtja dhe qëllimi me qindra letra të tjera të të dënuarve që kërkojnë faljen e dënimit me vdekje.
Kadria ose Kakuka siç e njohin ne, ka qenë një antikomuniste e njohur në vitet 70-80, e sinqertë më shumë nga ç’duhej në atë lloj shoqërie të gatshme për të spiunuar. Në shumë raste, agjitonte kundër regjimit duke pasur për bazë edhe bisedat që bënte në shtëpi. Duke mos menduar asnjëherë për rrezikun që i vinte nga ziliqarët, spiunët e dashakeqët, ajo i deklaronte me një sinqeritet të habitshëm mendimet e veta. Kadria është këshilluar nga zëvendësdrejtori i Punëve të Brendshme të Tiranës, Nusret Dautaj, ndërsa vëllai i saj është thirrur në Komitetin e PPSH-së së Tiranës. Këtu e kanë këshilluar që meqë është prekur emri i Enver Hoxhës, duhej patjetër t’i bënte një letër atij.
Në vitin 1978 Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë, mbi bazë të një denoncimi nisi çeli dy probleme të centralizuara: “Shtrigat” dhe “Krokodili”. Në thelb të këtyre çështjeve ishte emri i Enver Hoxhës, i zënë me gojë në mënyrë të ashpër edhe për pederastinë e tij nga disa prej personave të implikuar. Çështja përfundoi me disa burgosje, këshillime dhe me një vetëvrasje.
Asamble Hatibi kishte pakënaqësi ndaj regjimit sepse në mënyrë mizore komunistët i vranë në mënyrë kriminale bashkëshortin në vitin 1947. Ajo u arrestua shumë shpejt me urdhër të Feçor Shehut sapo përforcoi fjalët për figurën e keqe morale të Enver Hoxhës. Kësisoj organet e punëve të brendshme ishin vigjilente për të mbrojtur kreun e regjimit të Tiranës.
Vendimi për hapjen e dosjes agjenturiale “Shtrigat”, u mor më 27.9.1978. Në të u implikuan:
1-Asamble Hatibi, lindur më 1924 në Tiranë, punëtore në ndërmarrjen artistike “Migjeni”, u vu në përpunim aktiv 2A më 18.7.1978. U arrestua më 10.10.1978. U dënua me 7 vjet burgim në bazë të nenit 55 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë. Ajo kishte thënë:
“Koçi Xoxe me Enver Hoxhën kanë qenë njëlloj, kanë punuar bashkë, por Enveri kur pa se Koçin e donin më shumë dhe ishte rrezik se do ta ulnin atë dhe di të vinin Koçin, atëherë ktheu politikën dhe bëri grusht, nuk sulmoi jugosllavët, por ia vuri të gjitha Koçit, demek se ishte katil…Çdo 10 vjet Enveri bën fushata vrasjesh siç qe rasti i Beqir Ballukut, Kiço Ngjelës, etj. Ky ka qenë shkaktar i (vrasjes) së vëllezërve Kokalari gjatë luftës, burri tim Galip Hatibi e shumë të tjerëve. Ai vret ata që dinë për të, është pederast, pis, “Zeus”, vrasës, diktator si Franko, etj”.

2-Kadrie Kadare, lindur më 1937 në Gjirokastër, pedagoge në ILB Kamëz. U vu në përpunim paraprak më 15.7.1978. Më parë ishte marrë në përpunim aktiv 2A më 3.11.1976, fillimisht si “si agjente e mundshme” në shërbim të zbulimeve të huaja e më pas iu ndryshua tendenca në agjitacion e propagandë më 4.2.1977. U këshillua më 3.8.1978. Megjithatë, vazhdonte të bënte agjitacion e propagandë sepse “flet shumë ashpër kundër udhëheqësve të partisë e të shtetit”. Fjalët e saj ishin ndër të tjera: “Shteti harxhon valutë për të përkthyer veprat e Enver Hoxhës për t’i botuar jashtë, por bota nuk pyet për to. Vëllai im ia ka hedhur Enver Hoxhës dhe ai është i zoti. Po ndërroi situata do mbretërojë me librat e tij”.

3-Eqerem Biba, lindur në Tiranë më 1917, redaktor në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Ka një histori të vitit 1964. U vu në përpunim 2A më 14.9.1978. I përmenden bisedat që ka zhvilluar kur jetës luksoze të udhëheqësve. U arrestua më 20.2.1980. U dënua me 9 vjet heqje lirie në bazë të nenit 55 të Kodit Penal.

4-Lela Petrela, lindur në Tiranë më 1923, muzikant, mësues fizike. U vu në përpunim 2A më 23.9.1978. Ishte këshilluar në vitin 1951. Zhvillonte biseda armiqësore. Citohej se në shtëpinë e tij shiheshin filma të huaj se ai diskutonte keq për Leninin, etj.

5-Durim Hatibi, lindur në Tiranë më 1947, biri i Asamblesë, punëtor në ndërmarrjen gjeologjike. Në kallëzim për të thuhej: “Është tepër korrekt, tepër i mbyllur, por në gjoksin e tij zien një vullkan”. U këshillua.

6-Marilda Veshi, lindur më 1935 në Shkodër, redaktore në shtëpinë e librit shkollor. U vu në përpunim paraprak më 15.9.1978. shënohet se bënte biseda armiqësore me bashkëshortin e saj Lefter Veshi (drejtor i Institutit të Tokave). U këshillua.

7-Tomson Baçi, lindur në Tiranë më 1945, inxhinier pyjesh në Pogradec. Kishte shoqëri me Asamblenë dhe personat e tjerë dhe bënte biseda politike me ta. U tentua të tërhiqej në bashkëpunim, por refuzoi dhe kreu vetëvrasje.

8-Fatbardha Qorri (Deliu), lindur në Tiranë më 1927, nëpunëse në pension. u arrestua më 21.9.1979. Cilësohej “element antiparti”, lidhje e Todi Lubonjës. Shoqe e Asamble Hatibit. U dënua me 5 vjet burgim në bazë të nenit 55 të Kodit Penal.

9-Drita Çaushi, pedagoge në ILB Kamëz. Shoqe me Asamblenë me të cilën ka zhvilluar biseda armiqësore. U këshillua.

Denoncimet nisën pas kallëzimet më 12.8.1978 ndaj Asamblesë dhe shoqeve të saj. Kohë pas kohe, u informua për zhvillimet sekretari i parë i Komitetit të PPSh-së së Tiranës, Simon Stefani.

Në problemin e centralizuar “Krokodili” u implikuan:
1-Eqerem Biba, (nxjerrë nga “grupi” i mësipërm)
2-Hysenil Dume, lindur në Selanik më 1925, nëpunës në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, i përjashtuar nga partia, arrestuar më 5.7.1980. U dënua me 9 vjet burgim sipas nenit 55 të Kodit Penal.
3-Xhelal Ramku, lindur në Tiranë më 1932, i përjashtuar nga partia, nëpunës, arrestuar më 21.3.1980. u dënua së bashku me Eqerem Bibën, me 9 vjet burgim sipas nenit 55 të Kodit Penal.

Nesër:
-Deklarime të Asamble Hatibit mbi moralin e diktatorit.
-Deklarimet e rrezikshme të Kadrie Kadaresë kundër Enver Hoxhës dhe regjimit komunist.

Kategori
Uncategorized

Fundi tragjik i Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve.

Kush është Kryegjyshi i parë shqiptar që bëri histori? Ja fundi tragjik i tij me dy plumba pas shpine.

Kur flasim për besimin një nga ata që bie më shumë në sy në vendin tonë është ai bektashi e një nga ata që ka shënuar historinë jo vetëm të bektashizmit, por edhe atë të vendit është Sali Njazi Dedej, Kryegjyshi i parë botëror shqiptar. Por kush ishte ai dhe cili ishte roli i tij si Kryegjyshi botëror i bektashinjëve?

Misioni i ngarkuar i dha një përvojë të pasur si klerik, organizator dhe drejtues i aftë i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve. Në vitin 1925, Ataturku me ligj, ndaloi dhe mbylli teqet bektashiane në Turqi. Në vitin 1929, Kongresi i tretë bektashian në Korçë vendosi që qendra e Kryegjyshatës Bektashiane të vendosej në Shqipëri (mbasi ishin bërë bisedimet disa vjeçare me Sali Njazi Dede e qeverinë shqiptare të Zogut dhe Turqisë).

Kryegjysh u vendos të ish sërish Sali Njazi Dede, i cili ka vlera të veçanta në privilegjin dhe në respektin e madh që i bëri Shqipërisë dhe shqiptarëve për vendosjen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë. Ai bashkëpunoi me qeverinë e asaj kohe për ligjin mbi fenë. I dha dimension të ri bektashizmit në Shqipëri dhe marrëdhëniet e bashkëpunimin me teqetë në rajon dhe në botë. Ishte krijues i talentuar me mjaftë shkrime.

Sali Dede para se të vinte në Shqipëri si Kryegjysh Botëror, ka një aktivitet të madh si klerik e atdhetar në Turqi, Greqi, Egjipt e vende të tjera…

Dhe një ngjarje shumë e rëndësishme ka ndodhur para se patrioti Sali Njazi Dedej, 74 vite më parë, i vendosën dokumentin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe në cilësitë e Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, i kërkojnë të firmosë këtë akt, ku pushtimi, duhej të quhej ‘ftesë nga vetë shqiptarët’.

Sali Dedej refuzoi duke thënë:

“Ky është pushtim dhe asgjë tjetër! Nuk mund të firmos për robërinë e shqiptarëve, për pushtimin e vendit tim!”. Këto fjalë, të fiksuara dhe në dokumentet e kohës, u pasuan menjëherë me vendimin për ekzekutimin e tij nga pushtuesit e qeveria kuislinge. Kjo ndodhi më 28 nëntor të vitit 1941, në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë, në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore në Tiranë. “Sali Njazi Dede, është krenaria e bektashizmit dhe patriot i çështjes kombëtare shqiptare…”

Por cili ishte fundi i tij?

Mbështetur në dokumente arkivore, nata e 28 nëntorit e vitit 1941 kur u vra Sali Njazi Dede, është parapri me një ditë debatesh të ashpra mes tij dhe përfaqësuesit të mbretit italian në Shqipëri, për të pranuar pushtimin e italianëve si liri, nëpërmjet një shkrimi që ai ta botonte të nesërmen (ditën e 28 nëntorit) në gazetë. Ja si vjen kjo ngjarje në dokumentet e dëshmitë e kohës: “…Sali Njazi Dede ftohet nga përfaqësuesi i mbretit italian i cili i tha: ‘…Edhe drejtuesit e tjerë shpirtërorë kanë thurur lavde për italianët dhe mbretërinë, po ju nuk do të shkruani!’. Sali Njazi Dede iu përgjigj: ‘Unë jam udhëheqës shpirtëror i bektashinjve, nuk jam drejtues i një partie politike, nuk merrem me punë politike’.

Pas debatesh të ashpra, refuzimit të Sali Dede, funksionari i lartë italian i tha:’…Lëreni, mos flisni, do e shohësh këtë…!’”. Po çfarë ndodhi pak orë më vonë? Pa u afruar mesnata, Sali Dede qe banonte në Selinë e Kryegjyshatës, pasi ka qëndruar deri vonë me dervishët e punonjësit, ka shkuar si zakonisht të flejë gjumë në dhomën e tij. Ndërkohë, sipas një skenari të parapërgatitur, disa persona futen në dhomën e tij dhe e ekzekutojnë, bashkë dhe me një dervish që dëgjoi zhurmë e vajti në ndihmë. Pastaj largohen.

Vrasja e Kryegjyshit Botëror Bektashian, bëri bujë të madhe. Menjëherë u arrestuan 17 persona, e zyrtarisht u tha se ‘vrasja ndodhi nga një grup vjedhësish që donin të merrnin një orë shumë të shtrenjtë të Njazi Dede”. Por në fakt, kjo ishte alibi, pasi ora, më vonë u gjet. Janë tre alibi që hidhen, po asnjë prej tyre nuk është vërtetuar.

 

 

Kategori
Uncategorized

Qef o qef, o qerrata.

Miladini, “beu” i luftës

Nga Kastriot Dervishi.

Personi mbi kalë është Miladin Popoviçi.

Në pyjet e bukura të Shqipërisë, kalin e tërheq një shoqe lufte. Kapardisja e tij dhe fotografimi në këtë formë, nuk janë veprime të rastësishme. Tregojnë shumë.

Popoviçi qëndroi pranë komunistëve të Shqipërisë nga tetori 1941 e deri në shtator 1944. Ishte drejtuesi politik i PKSH-së, ndërsa Dushan Mugosha (i cili qëndroi në Shqipëri në shtator 1941 deri në maj 1944) ishte drejtuesi ushtarak.

Te komunistët vihet re një dukuri e çuditshme. Ndërsa flasin në propagandën e tyre për “luftë heroike” në atë kohë, nuk përmendin asnjëherë meritat e dy drejtuesve jugosllavë të partisë së tyre. Thënë ndryshe, është njësoj si të lavdërosh ushtarët e të mos zësh në gojë gjeneralët.

Çfarë bënin pra Miladini e Dushani pasi formuan partinë? Pse qëndronin ende në Shqipëri?
Shiheni foton e vitit 1943. Një vajzë e re udhëheq kalin e jugosllavit Popoviç. Simbolika është e qartë në çfarëdo lloj drejtimi. Miladini ishte në fakt “beu” i komunistëve të Shqipërisë.

Kategori
Uncategorized

Pederastia në Byronë Politike të PPSH-së.

Nga Kastriot Dervishi/

Në një mbledhje të fillimit të viteve ’50, u diskutuan disa figura që do merrnin poste të rëndësishme në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe në rrethe. Ndër të tjerë, u propozua për instruktor në KQ një emër i njohur. Askush nuk diskutoi për të. I vetmi që flet kundër tij është Gogo Nushi. Në procesverbalin përkatës, janë shënuar këto fjalë:
“Gogua thotë se ky është me emër të keq. Para lufte ay ka qenë pederast pasiv dhe kjo nuk shkon. Atëherë pranohet të hiqet”.
Të bën përshtypje mungesa e diskutimit në Byronë Politike. Askush nuk e kritikon kuadrin veç G.Nushit. Çështja është mbyllur si me zamkë dhe është kaluar në emra të tjerë.
Nuk u pranua për instruktor, por kuadri në fjalë u vendos në poste më të larta. Ai është ndër më jetëgjatët e Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte edhe “veteran i nderuar” i luftës dhe mbahej ndër kuadrot më të mirë të partisë. Qysh nga viti 1951 ishte sekretar i parë në disa rrethe si Lushnje, Berat, Fier, Peshkopi, etj. Partia e Punës ia dinte vesin e keq. Megjithatë, nuk bë kurrë pengesë që ai të vazhdonte karrierën gjithnjë të sukseseshme në drejtim.

Kategori
Uncategorized

Shiko “Ndryshimet e Sali Berishes gjate viteve…” në YouTube

Kategori
Uncategorized

Bullgarizimi, 100 mijë duan të ikin drejt si BE si bullgarë.

Asgjë nuk i mban dot më shqiptarët të mos largohen nga vendi. Deportimet masive nga vendet e BE për shkak të kërkesave të larta për azil i kanë bërë shqiptarët të kërkojnë për mënyra të reja për t’u larguar nga vendi. Një mënyrë e nisur para dy vitesh, që kur fenomeni i azilkërkuesve u rrit në masë ishte edhe marrja e pasaportës bullgare, me qëllim përfitimin e të drejtave si qytetar i Bashkimit Europian. Tani që shpresat e shqiptarëve për t’iu drejtuar kryesisht Gjermanisë, Holandës apo Francës përmes kërkesave për azil janë këputur ata kanë nisur të shpresojnë përmes marrjes së pasaportës bullgare.
Trebishti në verilindje të Shqipërisë duket si një fshat fantazmë, i zbrazur nga banorët e saj me nxitim për të marrë pasaportat bullgare që hapin derën për në Bashkimin Evropian. Arman Kadriu ka emrin shqiptar, por ky fëmijë 12-vjeçar e konsideron veten bullgar, transmeton agjencia e lajmeve “INA”. “Nuk dua të qëndroj këtu t’i ruaj lopët. Dua të luaj futball”, thotë ai, i tëri i djersitur derisa luan futboll në një rrugë të paasfaltuar në fshatin e rajonit të Golo Bërdo. “Në Agli me pasarportë bullgare, kjo është e mundur”, thotë ai. Kurse në Shqipëri ku tani po shqyrtohet ligji i pakicave, nuk ka bullgarë në mesin e pakica etnike.
Derisa Maqedonia instiston se banorët e kësaj ane janë maqedonas, agjencia shtetërore “Bullgarët jashtë vendit”, e cila ndihmon banorët e kësaj ane të pajisen me pasaporta bullgare thekson se, këta banorë janë bullgarë dhe se janë vendosur në Shqipëri në shekullin V. Nuk ekzistojnë stastika, por organizatat bullgare në Shqipëri vlerësojnë se ka rreth 100 mijë bullgarë. Parlamenti Evropian në muajin shkurt kërkoi nga Tirana t’i futë në ligj dhe t’i njohë në praktikë të drejtat e personave me origjinë bullgare nga Prespa, Golo Bërda dhe Gora. Kjo porosi “na dha shpresë të re. Për çdo ditë 7 apo 8 persona vijnë dhe interesohen për pasaportat bullgare”, thotë Haxhi Pirushi. Ai e drejton shoqatën “Prosperitet Golloborda”, e cila ju jep vërtetime për origjinën bullgare të shqiptarëve dhe e njëjta është e njohur nga qeveria në Sofje.
Një dëshmi për origjinën gollobordase, bashkë me kartën e anëtarësisë së shoqatës u kushton atyre 150 euro. Tahir Muçina nga Trebishta, një fshat i cili dikur kishte 6 mijë banorë thotë se, më tepër se gjysma e banorëve kanë ikur në Perëndim me një pasaportë bullgare. Edhe banorët e rajonit të Prespës të madhe janë duke u pajisur me pasaporta bullgare, njofton “AFP”. Bullgaria është vendi me nivelin më të ulët të jetesës brenda Bashkimit Europian, por ajo është kthyer në burim shprese për qindra banorë të zonës së Gorës në verilindje të Shqipërisë. Nëntë fshatrat e kësaj zone popullohen nga banorë që kanë trashëguar gjuhën sllave të ngjashme me atë maqedonase, e që mendohet se janë ngulur aty mes shekujve XI dhe XIII, kohë kur Bullgaria u përfshi nga lëvizja bogomile- që banorët e shqipërojnë “të dashurit e Zotit”. Përgjatë dy dekadave të tranzicionit, ky komunitet është tunduar shpesh nga ofertat për nënshtetësi ballkanase. Në vitet ‘90 erdhën serbët që, përmes përpjekjesh të fshehura u munduan ta përgatisin Gorën si minoritet të tyren në Shqipëri. Më pas, edhe maqedonasit synuan një gjë të ngjashme, duke u premtuar edhe pasaporta goranëve. Të tretët ishin bullgarët, të cilët ndryshe nga dy pretendentët e parë ia dolën të shkaktonin valën më të madhe të emigrimit dhe zbrazjen e zonës nga banorët e saj. Në fillim të vitit 2015, fshatrat e Shishtavecit dhe Zapodit u vendosën në fokusin e medias për të ilustruar fluksin e lartë të largimeve nga Shqipëria dhe kërkesave për azil në vendet e BE-së. Në të vërtetë, banorët e këtyre fshatrave përdorën pasaportat e reja bullgare për të nisur një jetë të re në Perëndim, shumë herë më të favorizuar se mijëra shqiptarë që përfunduan në kampet e azilkërkuesve.

Shqiptarët kryesojnë listat e çdo vendi të BE

Zyra europiane për Azilin ka publikuar raportin vjetor, sipas të cilit vendi ynë është një ndër 10 vendet me numrin më të lartë të kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian. Shqipëria për 2016 ka pasur rreth 3 për qind të totalit të aplikacioneve, duke u radhitur pas Sirisë, Afganistanit dhe Irakut, por në krah me Somalinë dhe Eritrean. Megjithatë, Shqipëria është edhe vendi me reduktimin më të lartë të shifrave të azilantëve krahasuar me 2015, por kjo nuk na zbret nga lista e dhjetëshes me numrin më të lartë të aplikimeve për azil. Në krahasim me tre vjet më parë numri i azilkërkuesve në Europë ka pësuar rënie, ndërkohë që Siria mbetet ende vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve. 1.3 milionë kërkesa azili janë paraqitur më 2016 në Bashkimin Europian, ku përfshihet edhe Norvegjia, Zvicra, Islanda dhe Lichtenstein.

Kategori
Uncategorized

40 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi.

 

Më 17 korrik 1977 mbushen 40 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Ata bënin pjesë në radhët e familjeve kundërshtare të regjimit komunist. Për këtë arsye u përfshinë në një proces agjenturialo-operativ të Sigurimit dhe më pas hetimor-gjyqësor të hetuesisë e gjykatës.

-Genc Leka (1941-1977), ishte 36 vjeç kur u ekzekutua. Prej vitit 1959 ishte vënë në përpunim të organeve të Sigurimit të Shtetit. U arrestua më 31.8.1976.

-Vilson Blloshmi (1948-1977), ishte 29 vjeç kur u ekzekutua. Raportimet e para për të nga Sigurimi janë nga viti 1966, ndërsa ndjekja aktive është nga viti 1970. U arrestua më 5.8.1976.

Çështja e trajtimit të tyre në një proces agjenturialo-operativ të centralizuar nis në maj 1975. U implikuan 39 persona. Regjimi kërkoi të lidhte gjoja “sabotimet” në kooperativë me një grup “armiqsh” ishin familje kulakësh, në krye të të cilëve qëndronin intelektualë si poetët Blloshmi e Leka. Për këtë arsye u nxorën në gjykim 8 të pandehur, një pjesë e të cilëve u përdorën për të dënuar të ekzekutuarit (formulë e njohur kjo e proceseve komuniste). Bedri Blloshmi u arrestua më 3.4.1976. Pas një hetuesie të gjatë e barbare, përfshi trajtimin e ekspertizave letrare, gjyqi ndaj tyre në kinemanë e Librazhdit ishte një demonstrim i urrejtjes klasore, një triumf i ligësisë ndaj të drejtës e moralit njerëzor.
Për vite me radhë këtë çështje e ka zbardhur me përkushtim të veçantë, Bedri Blloshmi (i dënuari i tretë i këtij procesi), vëllai i Vilsonit, i cili arriti të zbulojë vendpushkatimin e tyre, si dhe të grumbullojë një dokumentacion të bollshëm, një pjesë të së cilit e ka botuar.
Procesi ndaj poetëve u zhvillua në Librazhd më 6-13 qershor 1977. Me vendimin nr.45, datë 13.6.1977 Gjykata e Rrethit Librazhd, i dënoi poetët me vdekje, pushkatim dhe Bedri Blloshmin me 25 vjet burgim.
U la në fuqi nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.202, datë 2.7.1977. Më 16.7.1977 Presidiumi i Kuvendit Popullor njoftoi refuzimin e faljes së jetës. Një ditë më pas, ministri i Punëve të Brendshme nxjerr urdhërekzekutimin, i cili realizohet më 17.7.1977. Nga kërkimet e bëra, nuk është arritur të gjendet procesverbali i fjalës së fundit të poetëve.

Bashkëlidhur urdhri i ekzekutimit

Kategori
Uncategorized

Lista e pacientit të Doktor Petrelës.

 

Petrela-Ramës: Barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jonë…

Një prej neurokirurgëve më të njohur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, Mentor Petrela ka reaguar dje në lidhje me përfshirjen e emrit të tij në “listën e zezë” të publikuar nga kryeministri, sipas të cilit vetë qytetarët kishin përzgjedhur mes 101 zyrtarëve që kishin eksperienca negative me ta dhe abuzues në detyrë.
Doktor Petrela duke përdorur shprehje të filozofëve të ndryshëm, në një reagim për “panorama on line” kujton edhe historinë e familjes më ’44 ku heq një paralele edhe me “gjyqin” që iu bë nga skuadra e Facebook-ut të Ramës.

Reagimi

Populizmi është një mënyrë cinike për të luajtur me zemërimin e një mase amorfë që e përkëdhelin me emrin popull që jo rrallë është përdorur për të hequr qafe elitën “uzurpatore”.
Shkaku është urrejtja e përjetshme dhe zilia ndaj talentit. Për të evituar gomarllëkun me të cilin ky populizëm ushqehet me mjetet e sotme të komunikimit influencuar dhe nga “Bota është e sheshtë” e Thomas Friedman i kam refuzuar këto mjete.
Sot e gjej veten të korruptuar. “Virgo et incorrupta” paradoks i skuadronit FB. Volteri në letrën drejtuar D’Alembert 18 korrik 1766 shkruan “…barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jonë, nesër ajo do të na therë kur t’i vijë qejfi, madje juridikisht”.
Në historinë e familjes pas ardhjes së komunistëve më ’44 gjyshërit, klasa e përmbysur e përjetuan me etiketa të varura në qafë “gjakpirës të popullit” më pas me gjyqe, deportime, burgje, internime, kështu që kjo e sotmja më duket lule.
Ajo që më shqetësoi është mentaliteti i skuadronit i Saint Just “Mbreti duhet të gjykohet si armik”.
Jetojmë në demokraci, disa “realistë” janë pjesa më antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e plebës, harrojnë se ka padi difamacioni edhe pse Nietszche autokracinë e shtetit e përkufizon “përbindëshi i ftohtë”.
Skuadra FB kurrë nuk do të ketë shansin të dëgjojë korin e së vërtetës që i drejtohet Eteoklit në Shtatë kundër Tebës “Ti nuk do të quhesh një i poshtër sepse jetove me arritje”.

Kartela

A ka lidhje emri i doktor Petrelës në listat e zeza të Ramës me kartelën mjekësore të tij që mendohet se mund të gjendet në spitalin Nr. 5, ku doktor Petrela shërben prej shumë vitesh dhe ku shumë vite më parë Rama është kuruar me diagnozën për skizofreni të thelluar?
Kryeministri aktual Edi Rama ka vuajtur nga sëmundje të rënda psikike dhe është kuruar sistematikisht në pavijonin e neurologjisë pranë spitalit pas viteve 1980. Më pas me rekomandim të komisionit mjekësor është dërguar në Paris për një trajtim më profesional dhe një terapi intensive.
Simptomat e para të sëmundjes së Ramës datojnë që në fillimin të viteve ’80, kohë kur ai nisi të frekuentojë rregullisht spitalet. Sikurse dokumentohet në kartela dhe sikurse pohojnë mjekët, pacienti Rama ka qenë mjaft agresiv jo vetëm në ambiente shoqërore, por edhe me pjesëtarët e familjes. Kjo e detyronte familjen që të kërkonte ndihmë në spital. Në atë kohë, duke njohur pozitat e larta në parti të Kristaq Ramës, Edit i rezervohej një pritje e veçantë në ambientet e spitalit ku kurohej.
Përdorimi i dhunës ndaj nënës së tij dhe gruas së asaj periudhe kishin detyruar autoritetet për t’ia nënshtruar pacientit Edi Rama edhe një kurë të veçantë mjekësore, e cila më pas u vazhdua në Paris. Diagnoza e ekzaminuar edhe nga personeli mjekësor është konsideruar siç shihet edhe nga kartela klinike e pacientit si “skizofreni e thellë” me simptoma përdorimi dhune të shfaqur tek familjarët dhe të afërmit e tij. Skizofrenia pati shkaktuar depresion agresiv dhe luhatje në kujtesë që shfaqeshin me pagjumësi nga ana e pacientit Edi Rama.
Rama është kuruar sistematikisht në Pavijonin e Neurologjisë pranë Spitalit Nr.5. Faksimilet e akteve të ekspertizës mjekoligjore të rrahjeve dhe keqtrajtimeve nga Edi Rama, kartelën klinike të mjekimit për skizofreni të Edi Ramës, paditë gjyqësore të firmosura nga Edi Rama për mohimin e atësisë së djalit të tij, çështja e sëmundjes, u lakua edhe në kohën e divorcit me aktoren e talentuar, viktimë e qëndrimit çnjerëzor të bashkëshortit të saj të çekuilibruar, që bëri akuza, në gjyqin kalvar që zgjati 9 vjet. Kartela e plotë e sëmundjes së Ramës është botuar fillimisht në gazetën “Tema”.

Kartela e Ramës, Dritëroi: Mos i jepni armë atij se…

Simptomat e sëmundjes të skizofrenisë tek Rama të shfaqura që në fillimin e viteve ’80 vijonin të paraqisnin të njëjtën problematikë dhe të njëjtën rrezikshmëri edhe në vitet e mëvonshme. Ata që vuanin më së shumti pasojat e saj kanë qenë familjarët e Ramës.
Ashtu sikurse shihet në kartelën klinike të Ramës, mjekët kërkonin që kontrollet ndaj tij të ishin të vazhdueshme. Ata rekomandonin kontroll sistematik dhe i kërkonin atij që të paraqitej çdo tre muaj përpara mjekëve të spitalit ku shtrohej për mjekim dhe kurohej. Këto vizita bëheshin për të parë se sa kishte avacuar sëmundja dhe nëse kishte pasur rezultate ndërhyrja mjekësore, si dhe për të ripërtërirë kurën e mjekimit.
Janë të shumta episodet që sjellin ngjarje vërtet dramatike në sjelljet e Ramës. Në të njëjtën kohë edhe dëshmitarët që i kujtojnë ato ngjarje nuk janë të paktë. Një nga ngjarjet që ka mbetur në kujtesën e shumë njerëzve të asaj kohe për vetë problematikën që përmbante ka qenë ajo e vitit 1985, në Repartin Ushtarak të Burrelit, ku Rama do të duhej të kryente shërbimin e zborit ushtarak.
Zbori ka qenë një nga stërvitjet imagjinare që diktatura bënte me të gjithë shqiptarët. Të gjithë ishin të detyruar që të shkonin në zbor të paktën dy herë në vit. Periudha e zborit ishte nga 7 deri 9-ditore deri në tremujore. Kjo varej nga situata e rrezikshmërisë që paraqitej përpara vendit nga armiqtë tanë të betuar që kërkonin të na pushtonin kurdoherë.
Burra dhe gra dërgoheshin nëpër reparte të ndryshme, ku i nënshtroheshin një stërvitjeje ushtarake për të qenë gjithmonë të gatshëm për të luftuar armikun imagjinar, kryesisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të armatosur zboristët i ngjanin një çete qesharake që futej nëpër bunkerë vrojtonte qiellin, futej në bodrumë, bënte qitje dhe gjithfarë veprimesh të tjera që për kohën konsideroheshin si detyrë mbi detyrat.
Më ’85, Rama dërgohet të kryejë zborin ushtarak në Repartin Ushtarak të Burrelit. Thirrja e tij në zbor shkaktoi një shqetësim të madh tek familjarët e Ramës, të cilët kishin frikë nga veprimet që ai mund të kryente atje, ndërsa ishte nën efektin e kurimit të vazhdueshëm.
Mjaft njerëz të tij të afërt, kanë bërë të pamundurën, duke ndërhyrë tek eprorët e Repartit Ushtarak, ku kryente zborin që Edi Rama të mos pajisej me armë, sepse rrezikonte jetën e të tjerëve. Kristaqi dhe bashkëshortja e tij, Aneta, kanë shkuar pas disa ditësh në Burrel dhe u janë lutur drejtuesve të repartit, që të mos i jepnin armë Edit se mund të vrasë njerëz.
Një anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të degës Burrel tregon se në shtator, tetor dhe nëntor të vitit 1985, Edi Rama kishte shkuar në garnizonin e Burrelit për të bërë zborin ushtarak tremujor. Njëri nga ata që kanë ndërhyrë ka qenë edhe Dritëro Agolli, i cili në atë kohë ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Ai kujton se, Dritëroi ka shkuar posaçërisht në Burrel dhe u ka kërkuar drejtuesve të degës së Lidhjes së Shkrimtarëve të Burrelit, që të ndërmjetësonin tek Komandanti i Repartit Ushtarak, që të mos i jepnin armë Edit, pasi paraqiste rrezik për shkak të problemeve mendore.
Ka qenë pikërisht ndërhyrja në atë kohë e Dritëroit, si dhe ndërhyrja e vazhdueshme e prindërve të Ramës që të bënin që atij përgjatë kohës që kryente zborin ushtarak ndryshe nga të tjerët të mos i jepej arma.
Kjo ka qetësuar në atë kohë familjarët, të cilët ishin më të qetë për të birin që të mos bënte ndonjë veprim të papërgjegjshëm. E gjithë frika sikurse dëshmonte anëtari i Lidhjes së Burrelit ishte se mos Rama vriste ndonjë nga zboristët e tjerë, duke qenë se në atë kohë krizat i kishte më të shumta. Kujtojmë se bëhet fjalë vetëm për tre vite pas lëshimit të kartelës nga pavijoni neurologjik i Spitalit Nr. 5.

Kategori
Uncategorized

Tredhja e Gjyqësorit nga kryeministri Rama.

nga Jakup Gjocaj/

Gjykata e Krimeve të Rënda, tani pas fitores elektorale të kryeministrit Rama, i hoqi edhe sekuestron e pasurisë Alfred Pezës, deputetit të kryeministrit Rama.
Domethënë, me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, deputeti socialist Alfred Peza, aksionet bankare në vlerën e 1,2 miliardë lekëve, i ka blerë me …paratë e djersës së Ballit.
Vetëm Gjykata e Krimeve të Rënda u bind se deputeti Socialist, me rrogën e deputetllëkut në 2 vjet. 2013-2015, arriti të blejë aksione bankare 1.2 miliardë lekë.
Sepse, zyrtarisht, vetë deputeti socialist Alfred Peza ka deklaruar në Gjykatën e Tiranës, që është i varfër ekonomikisht, ka deklaruar po në këtë gjykatë, që rrogën mujore e ka vetëm 600 euro!
Kryeministri Edi Rama, para zgjedhjeve elektorale të 2017-s, e hoqi nga lista për deputet Alfred Pezën, pikërisht nënë trysninë e skandalit korruptiv të Alfred Pezës për blerjen e aksioneve bankare.
Gjykata e Krimeve të Rënda, nëse vërtet beson që deputeti Socialist Alfred Peza 1.2 miliardë lekë aksionet bankare i bleu me djersën e Ballit, përse nuk e hoqi sekuestron përpara zgjedhjeve elektorale?
Kush beson se tani, pas fitores elektorale të kryeministrit Edi Rama, Gjykata e Krimeve të Rënda nuk është nën trysninë politike të kryeministrit Rama, për gjykimin e korrupsionit të deputetit socialist Alfred Peza?
Sepse, Gjykata e Krimeve të Rënda, nuk ka bërë dot argumentin financiar, se si deputeti socialist Alfred Peza i ka bërë 1.2 miliardë lekë me rrogën e deputetllëkut?
A hetoi Gjykata e Krimeve të Rënda shpërblimet dhe honararet e deputetit socialist Alfred Peza, në kohën kur ky punonte si gazetar?
Cila Media në Shqipëri, shpërblen gazetarin e saj me qindra miliona lekë? A janë deklaruar këto shpërblime në Tatime?
Nuk ka ndodhur kurrë në asnjë vend të Botës, që një deputet, por as edhe ndonjë gazetar, me rrogën e tyre, të bëhen milionerë (në dollarë dhe euro) brenda 2 viteve.
A vërtetoi Gjykata e Krimeve të Rënda, që Media ku punonte deputeti Socialist Alfred Peza i ka deklaruar në Taksa qindra milionë lëkë honararet dhe shpërblimet që i ka bërë Alfred Pezës? Për hir të Transparencës, përse Gjykata e Krimeve të Rënda nuk publikon këto fatura financiare, për të argumentuar vendimin e saj gjyqësor?
Deputeti Socialist Alfred Peza, gjatë këtyre 2 viteve që ka blerë aksione bankare 1.2 miliardë lekë, edhe ka blerë pasuri të tjera të patundshme në vlera dhjetëra milionë lekë, edhe ka shpenzuar dhjetëra milionë lekë për “halle” të tjera familjare, private, argëtime, etj.
Këto shpenzime të tjera të deputetit socialist Alfred Peza, në qindra milionë lekë, a i ka mbledhë Gjykata e Krimeve të Rënda, për të llogaritur shumën përfundimtare të fitimeve dhe shpenzimeve të deputetit Socialist Alfred Peza?
Dhe, paskëtaj, Gjykata e Krimeve të Rënda, sërish gjykon, që deputeti socialist Alfred Peza i ka të justifikuara këto (për)fitime dhjetëra miliardë lekë, me rrogën dhe honararet që i kanë dhënë?
Apo, Gjykata e Krimeve të Rënda kopjoi teksin që i dërguan nga Kryeministria, për të dhënë vendimin gjyqësor për heqjen e sekuestros ndaj pasurisë të deputetit socialist Alfred Peza?
Nëse në një rast kaq flagrant të korrupsionit nga deputeti socialist Alfred Peza, edhe Gjykata e Krimeve të Rënda jep të tilla vendime, atëhere është e imagjinueshme, sesi dhe sa është kapur nga kryeministri Rama vetë Gjyqësori, sidomos pas Reformës në Drejtësi.
Më shkoqur, siç thotë troç populli, Gjykata e Krimeve të Rënda, duke dhënë vendimin për heqjen e sekuestros ndaj pasurisë të deputetit socialist Alfred Peza, menjëherë pas fitores elektorale të Kryeministrit Rama, pa publikuar njëkohësisht ARGUMENTAT, dëshmon qartazi tredhjen politike të Gjyqësorit nga kryeministri Rama.
Për më shumë,
Me vendime të tilla të Gjyqësorit, sikurse edhe vendimi i tanishëm i Gjykatës të Krimeve të Rënda, për heqjen e sekuestros ndaj pasurisë së deputetit socialist Alfred Peza, çdo shqiptar e imagjinon si do të sillet dhe si do të gjykojë Gjyqësori në Gjeneratën e Rilindjes Socialiste. Çdo vendim i Gjyqësorit, paskëtaj e tutje, do të jetë i tredhur (politikisht) nga Ekzekutivi dhe Qeveriu!
Kjo është Shqipëria që Duam

Kategori
Uncategorized

LISTA/ Ja 118 “kriminelët shqiptarë” të gjallë e të vdekur që ndaloheshin të hynin në Shqipëri në shtator 1991.

 

Nga Kastriot Dervishi/
Me dekretin nr. 3005, datë 23. 11. 1959 të Presidiumit të Kuvendit Popullor regjimi komunist pat shpallur një amnisti për të arratisurit politike, prej së cilës u amnistuan 7.003 persona dhe u cilësuan “kriminelë lufte” 208 të tjerë. Nga kjo amnisti u riatdhesuan në Shqipëri vetëm 60 persona, një pjesë e të cilëve edhe u burgosën pas një farë kohe. Nga 208 personat, jetonin në fundin e vitit 1990, rreth 104 persona.
Në vitin 1991 në kushtet e reja, trashëgimtarët e regjimit komunist kërkuan “aktualizimin” e dekretit të vitit 1959. Një informacion nr. 959, datës 4. 9. 1991 i Ministrisë së Rendit Publik, listoi 118 persona si “kriminelë”. Formulimi i listës u bë në mënyrë naive dhe qesharake nga Ministria e Rendit Politik, në bazë të dekretit të amnistisë së vitit 1959. Nuk ishte kurrfarë akti ligjor në përcaktimin e saj.
Autoritetet e ministrisë në fjalë, bënë një interpretim idiot të dekretit të vitit 1959, pa marrë parasysh rrethanat e reja në të cilat ndodhej Shqipëria. Kryegafa e kësaj liste me “kriminelë” ishte zëvendësimi i Mbretit Zog me Leka Zogun. Pra hartuesit e listës i njihnin të drejtën vetes të vendosnin për “trashëgiminë” e “kriminelëve”. Dhe meqë Leka Zogu ishte 5 vjeç kur mbaroi lufta, ai ishte bërë “kriminel”.
Ky dokument me fjalinë shoqëruese “Lista emërore e kriminelëve të arratisur jashtë shtetit që nuk përfitojnë nga amnistia e bërë me dekretin nr. 3005, datë 23.11.1959”, nuk njihet deri sot. Atë e hartuan oficerë Sigurimi që punonin në atë kohë në Ministrinë e Rendit Publik. Çdo pikë e kalimit kufitar kishte urdhër t’i ndalonte personat e kësaj liste të hynin në Shqipëri.
Por, sikurse e përmenda, kjo listë përbëhej nga të vdekur e të gjallë, duke e paraqitur kështu si një listë qesharake. Listë nuk pati fuqi. Të arratisurit u amnistuan me nenin 2 të ligjit nr. 7514, datë 30. 9. 1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”.
Lista e “kriminelëve të luftës” e datës 4. 9. 1991

1 – Leka Zogu
2 – Azem Mustafa Shehu
3 – Avdul (Aqif) Emin Kadiu
4 – Alo Muke Luarasi
5 – Asllan Zenel Cenaj
6 – Ajdin Qazim Mete
7 – Abulla MuratKaloshi
8 – Ali Kajmak Tubova
9 – Ago Sherif Agaj
10 – Asim Shefqet Jakova
11 – Abaz Fejzo Ermenji
12 – Bajrush Azem Kosova
13 – Bardhok Shkurt Markaj
14 – Dodë Bardhok Gjini
15 – Ditar Ibrahim Kurtesi
16 – Dilaver HasanKacuqi (u dogj dhjetor 1951)
17 – Dilaver Dino Begu
18 – Dhimitër Miho Maksakuli
19 – Enver Mehmet Shaska
20 – Enver Selman Dangëllia
21 – Eqrem Hysen Peshkëpia
22 – Enver Halim Peshkëpia
23 – Eqrem Mahmet Telhaj
24 – Ndue Frrok Dushi
25 – Gjon Mark Jaku
26 – Gjon Marka Çupi
27 – Gjon GjetoVokrri
28 – Gjon Marka Ndou
29 – Hysen Osman Vërçani
30 – Hetem HamitXhera
31 – Haki Shefik Shehu
32 – Hafuz Selman Hasa
33 – Hiqmet Elmaz Meçe
34 – Hasan Elmaz Dosti (kishte vdekur)
35 – Ishan AbdiToptani
36 – Isuf Maksut Baruti
37 – Islam Sali Dobra
38 – Isa Haziz Manastirliu
39 – Isuf Mehmet Luzaj
40 – Jorgji Refael Ruço
41 – Jonuz HysenNdreu
42 – Kujtim Bektash Cakrani
43 – Kadri Hysen Morina
44 – Kolë Ndue Frroku
45 – Kolë PrendëDoda
46 – Kajo Maksut Tresova
47 – Kosta Harallamb Karajani
48 – Kalem Ibrahim Xhepaxhiu (u dogj i gjallë dhjetor 1951 në Rrajcë)
49 – Limoz Vehip Runa
50 – Llesh Marka Doda
51 – Miftar Zenel Spahiu
52 – Meto Fetah Kalliri
53 – Mubereq MuratToptani
54 – Mark FranoTraboini
55 – Mark Pash Pëllumbaj
56 – Mehmet HasanXherahi
57 – Mustafa Ismail Doko
58 – Mark Bib Vokrri
59 – Mark Tunxh Myftari
60 – Mark ZefNdreca
61 – Musa RexhHasani
62 – Mato Murat Myftaraj
63 – Ndue Mark Lala
64 – Nikoll DodPrenga
65 – Ndue Jak Zefi
66 – Ndue Jak Bajraktari
67 – Ndue Lush Martini (Prela, Miraka)
68 – Ndrec NdueTuçi
69 – Nikoll Mark Gjon Markaj
70 – Ndue Gjon Markaj
71 – Nesti JosifKopali
72 – Pal Mark Lala
73 – Prend NdueKaziu
74 – Qemal Mustafa Siqeca
75 – Qazim Azem Çakërri
76 – Qazim Neki Libohova
77 – Qani Emin Lesko
78 – Reis SheroAgaj
79 – Ramiz Faslli Gjilani
80 – Ramiz MehmetKoçaj
81 – Ramadan Ismail Koçaj
82 – Rexhep Musli Krasniqi
83 – Ruhi Veip Runa
84 – Reshat Dervishi Biçaku
85 – Rexhep Refat Beqiri (Dervish Rexhep)
86 – Skënder Muço Metohu
87 – Sulo Banush Pipa
88 – Syrja Shefik Shehu
89 – Sabaudin Shefqet Haxhiu
90 – Sait QazimDemneri
91 – Selaudin Hysen Sula
92 – Selman BanushZhurka
93 – Sami Ali Çaushaj
94 – Stavro KristoKokali
95 – Subi IdrizTopulli (ishte vrarë në vitin 1944)
96 – Seit beg Kryeziu
97 – Sadik FeçorPremtaj (kishte vdekur)
98 – Shaban Fetah Peshtani
99 – Shyqyri Dervish Biçaku
100 – Tajar Mehmet Shaska
101 – Tahir Hajdar Vata
102 – Turan Vesel Aliko
103 – Teki Isuf Xhindi
104 – Tahir Avdulla Hoxha
105 – Theodhor Refail Ruço
106 – Vasil KolëAndoni
107 – Vasil Dhimitër Alarupi
108 – Vehbi Mehdi Frashëri (kishte vdekur më 1988)
109 – Xhemil Hysen Dino (kishte vdekur më 1972)
110 – Xhafer Zenel Meçe
111 – Ymer Jakup Çakallozi
112 – Zef Zog Zogu
113 – Zef Marka Gjoka
114 – Zeqir Jashar Hoshi
115 – Zyber Mahmut Musaraj
116 – Zef Marka Çupi
117 – Zef Preng Gjoka
118 – Zenel Sali Kellolli

Kategori
Uncategorized

Hodo Habibi: Toger “Baba”, bastardi që përdhunonte gratë dhe terrorizonte Mirditën

E sa për gratë…mjerë ajo grua që ia vinte syrin Toger Baba, se nuk dilte nga duart e tij pa u përdhunuar.

▪️Kur hynte nëpër pyje në ndjekje të të arratisurve merrte me veta gra (jo burra) që t’i tregonin rrugën.
▪️Toger Baba, që Mehmet Shehu e solli në Mirditë për të nënshtruar mirditorët ka qenë faqja e zezë e partisë komuniste, e filloi gjyshi tregimin e tij.

Plaku ktheu gotën e vogël të rakisë dhe nguli pirunin mbi një kokërr ulliri, të cilin e bashkoi me një copë djathë.
-Ai i vuri emrin vetes ‘babë’, a thua se Mirdita kishte nevojë për ’baba’. Emrin që i kish vu e ama e kishte Hodo Habibi dhe ishte prej Kurveleshi.
▪️Ishte një njeri mizor, imoral, pa nder e pa princip. Erdhi me karta bjankë në Mirditë me shtru në hu djemtë e burrat e me çnderu femnat.

Kishte me vete 200 partizanë dhe dorën të lirë me pushkatu kë të donte ai, pa gjyq fare. Në atë kohë, viti-‘46, në malet e Mirditës ishin rreth 500 burra, të shpërndarë në çeta të vogla. I kishin lanë shtëpitë e tyre pasi nuk e donin regjimin e Enver Hoxhës.

Ishin në hall se për t’u hedhur përtej kufirit në Jugosllavi, kishin frikë se Titoja mund t’i dorëzonte tek qeveria e Tiranës.
▪️Toger Baba kishte për qëllim gjetjen e arrestimin e tyre. E filloi misionin e tij me terror në popull, pa dallim. E nisi fillimisht në Fanë. Dha urdhër që katundarët të mos i mbyllshin shtëpitë e as ditën e as natën, se ishin për kontroll.

Burrat i mblodhi dhe dha urdhër t’i shtronin në hu, pasi t’i zhvishnin.

Të çburrëruar e të lidhur dorë për dorë i shtynin pranë një zjarri të madh të ndezur, ndërsa i rrihnin.
E sa për gratë…mjerë ajo grua që ia vinte syrin Toger Baba, se nuk dilte nga duart e tij pa u përdhunuar. Kur hynte nëpër pyje në ndjekje të të arratisurve merrte me veta gra (jo burra) që t’i tregonin rrugën. Pasi mbaronin misionin ato të shkretat ktheheshin në shtëpitë e tyre të turpëruara e pa guxuar të thoshin një fjalë. Populli jetonte në panik.
Qeverisë i shkuan raporte për punët e tij të zeza, por mbeten nëpër sirtarët e zyrave deri sa i erdhi fundi kësaj pune. Në tetor të vitit 1946, ai mbërriti në Kodrën e Spaçit dhe arrestoi krejt burrat e katundit, 40 vetë. Të lidhur dorë për dorë ata i detyruan të ecin tre orë në këmbë, të zhveshur. Në katundin Mushtë të Bjeshkës së Munellës përdori si burg për ta një stallë lopësh, ku balta kishte shkuar deri në gju. Të nesërmen burrat i vunë përsëri përpara deri në Kimëz. Atje kishte mbledhur burra e gra nga katundet e tjera.
Aty i ra në sy gruaja e Preng Gjon Markut. Quhej Dilë. Ai e arrestoi dhe pastaj dha urdhër që ta zhvishnin. Gruaja kundërshtoi me fjalë të rënda dhe atëherë togeri urdhëroi të bëhej një zjarr me dëllinja të thata dhe ta hidhnin gruan në zjarr. Burri i saj duke mos duruar më, shpërtheu lidhjen e duarve dhe arratiset nëpër mal ashtu siç ishte, i paarmatosur. Policia dhe partizanët e Toger Babës iu vunë pas dhe e vranë. Një kushëri të tij, që atë kohë studionte në Moskë, Pal Nikoll Prendit, i shkoi fjala se ç’po ndodh në Mirditë Ai mori dy javë leje e kthehet prej andej dhe raportoi gjendjen në qeveri.
Raporti i Pal Nikoll Prendit i shkon në dorë ministrit të Brendshëm në atë kohë, Koxi Xoxes.
Toger Baba e lë Mirditën e shkon në Zadrimë. Mendoi se me Zadrimën do ta kishte më lehtë, duke mos e ditur se zadrimasit përbëheshin më shumë nga mirditorë. Në Hajmel vendosi qendrën e tij. I ra në sy një vajzë e bukur. Ishte e motra e Kol Simonit, Luçia. Për ta pasur lehtë me e shti në dorë të motrën, Luçien, arreston të vëllain nën preteksin se ky ka strehuar çetat e malit. E torturoi djalin me pyetje, por nuk nxorri gja prej tij. E vërteta ishte që Kola s’ishte marrë me këtë punë.
Atëherë arrestoi Luçien, dhe i kërkon të bjerë në shtrat me të. Kur ajo nuk pranoi atëherë ai i u hodh për ta përdhunuar. Vajza rezistoi me gjithë fuqinë e saj, duke ia çjerrë fytyrën me thonj togerit, dhe i shpëtoi nga duart. Iku me vrap dhe u fsheh në një shtëpi në katund. Aty priti sa të dilte drita dhe u nis për në Shkodër. Ndërkohë togeri kishte dhënë urdhër që katundi të dorëzonte vajzën ose përndryshe do t’i vriste të vëllain, Kolën. Dhe ashtu bëri. Porositi që ta dërgonin djalin në burgun e Lezhës e rrugës ta vrisnin nën pretekstin se u kishte ikur nga duart rrugës.
Luçia me të mbërritur në Shkodër shkoi drejt e tek familja e Tuk Jakovës me të cilën familja e saj kishin miqësi. Prova se çfarë i kishte ndodhur ishte ajo vetë, boll që ta shikoje të shkyme rrobash e të rrahun. Tuku e këshillloi të shkojë në Tiranë dhe i dha vajzës një letër për t’ja dhënë në dorë Koçi Xoxes.
Koçi Xoxe kur e pa vajzën në atë gjendje dhe lexoi letrën dha urdhër që të shkohej në Hajmel e të vërtetoheshin në vend gjitha sa ishin raportuar për Hodo Habibin, të ashtuquajturin “Toger Baba”. Gjykata e Shkodrës kishte marrë informacionet për veprimet terroriste të togerit ne Mirditë. Toger “Baba” u var në konop. Më kanë thanë se ma vonë, pasi Enveri e dënoi Koçi Xoxen, “babën” e bani hero..
(Shkëputur nga libri ‘Yjet nuk janë të kuq’ i shkrimtares shqiptaro-amerikane Albana Melyshi Lifschin)

Kategori
Uncategorized

Shote Galica, heroina që zgjodhi armën, në vend të diplomacisë me serbët.

Sot, 90-vjetori i vdekjes së Shote Galicës, “Heroinë e Popullit”. Eshtë koincidencë fatale sepse, pikërisht, ditën që ajo mbylli sytë, e dëshpëruar e në mjerim në Fushë – Krujë, atë ditë, më 3 korrik 1927, me ndërhyrjen e diplomacisë angleze dhe asaj franceze, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë, kur Shota kishte luftuar për lirinë e kosovës kundër serbëve.

Në fillim e përgojuan, pastaj e shanë, më vonë e uruan, e nderuan, e harruan dhe tani krenohen me të. Kjo është “Heroina e popullit” Shote Galica, gruaja simbol e Kosovës që luftoi në rradhët e luftëtarëve të Çetës së Drenicës, 12 vjet, me armë në dorë për lirinë e Kosovës.

Emri i vërtetë i saj ishte Qerime (Halil) Radisheva, (1895 – 1927). Më 1916, në moshën 29-vjeçare, u vesh si burrë dhe u rreshtua në rradhët e luftëtarëve për çlirimin e Kosovës nga serbët, përkrah të shoqit Azem Galica. 12 vjet, luftoi me armë në dorë për lirinë e Kosovës. Pas vdekjes së Azemit, ajo zuri vendin e tij në krye të çetës. 22 vetë nga njerëzit e familjes së saj, kanë dhënë jetën për liri dhe pavarësi. Mbas çlirimit, asaj iu dha titulli i lartë, “Heroinë e Popullit” dhe u ngrit një varr monumental, i cili u dhunua më vonë.

Shota mbante gjithmonë veshje meshkujsh dhe mbante në kokë një qeleshe të bardhë, poshtë saj gërshetin dhe pjesën tjetër e mbulonte me shall, u përball me  mentalitetin kosovar. Atë e quajtën herë si të përdalë e herë si acaruese. Kjo për faktin se Shota, merrte pjesë shpeshherë në kuvendin e burrave, aty ku bëhej plani i luftës dhe ku pihej duhani me llullë. Burrnesha shqiptare quhej e përdalë sepse ajo shoqërohej gjithmonë vetëm me trimat e Azemit dhe shoqërohej rrallë me femra.

Gruaja dhe nëna shqiptare, në vend të parfumeve europiane, përdori barotin. Stolitë e saj ishin koburja dhe gjerdani me fishekë. E tillë ishte Shota dhe si e tillë vazhdoi këto rrugë pa u luhatur, edhe pas vdekjes së burrit e shokut të jetës së saj Azem Galicës.

Shote Galica, në fundin e dimrit të vitit 1926, të një dimri të ashpër, e lodhur dhe e dërmuar e me zemër të plagosur, e shoqëruar nga Mehmet Deliu e me pak shokë të tjerë, erdhën në Shqipëri, duke e lënë Kosovën nën kthetra të pushtuesit serb, me shpresën se do të ktheheshin me pranverën e parë. Por, për fat të keq, nuk ndodhi ashtu… U shua më 3 korrik 1927 në Fushë – Krujë, në mjerim e dëshpërim të thellë.

Eshtë koincidencë fatale sepse, pikërisht, ditën që ajo mbylli sytë, e dëshpëruar në Fushë – Krujë, atë ditë, më 3 korrik 1927, me ndërhyrjen e diplomacisë angleze dhe asaj franceze, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë, kur Shota kishte luftuar për lirinë e kosovës kundër serbëve.

Gjatë viteve të komunizmit, në vitet 80-të u bë gati një skenar për film artistik për heroinën, në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do ta merrte përsipër regjisori Muharrem Fejzo, por që, për fat të keq, regjimi nuk e pa të arsyeshme ta realizonte. Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës kishte realizuar me sukses një dramë për të, “Gërsheti i luftrave”, dhe sapo kishin ndodhur ngajrjet e Kosovës në 1981, ndaj regjimi një film për Shote Galicën do të ishte i tepërt

Kategori
Uncategorized

DOSJE/ Shqiptarët e larguar me eksodin e 2 korrikut 1990.

Foto, fleta e aplikimit për pasaportë e z. Gëzim Peshkëpia (ish-i dënuar politik) në ambasadën Gjermane, ditët e korrikut 1990
Nga Kastriot Dervishi
Kastriot Dervishi

Qeverisja e Shqipërisë prej komunistëve dhe pasoja e saj, i kanë shkaktuar Shqipërisë eksodet më të mëdha në historinë e vendit. Këto eksode filluan në fundin e vitit 1944 dhe vazhduan në formë të dukshme apo të padukshme në vitet e tjera. Shkak bazë ka qenë persekutimi politik dhe fukarallëku që sjellin regjimet komuniste (bashkë me pasojat dhjetraveçare të tyre).
Sot, në përkujtim të eksodit të 2 korrikut 1990 (u larguan më 13 korrik 1990), ngjarjes që turpëroi regjimin kriminal komunist në sytë e gjithë botës, por bëj të ditura disa informacione.
Evidentimi i shqiptarëve të larguar me ambasadat ka qenë në fillim shumë i vështirë për vetë regjimin komunist. Informacioni u sigurua me vonesë, vetëm pasi u nxorrn pasaportat e atyre që u larguan. Kjo tregonte ndër të tjera punën e dobët të organeve të Sigurimit të Shtetit (fakt që e përmend edhe Ramiz Alia në një mbledhje të atyre ditëve).
Në fillim, në regjistrin përkatës u shënuan 4.691 persona të larguar. Më pas kjo shifër shkoi në 4.764 dhe në fund në 4.785 persona.
Raporti më i saktë gjendet në informacionin që Ministria e Punëve të Brendshme i dërgon Byrosë Politike të KQ të PPSH-së më 20. 11. 1990, tek i cili mbështeten të dhënat e mëposhtme.

Origjina e shqiptarëve të larguar më 13 korrik 1990, sipas rretheve
Tirana, 3.905 persona
Berati, 16
Durrësi, 455
Elbasani, 43
Erseka, 3
Fieri, 40
Gjirokastra, 6
Korça, 16
Kruja, 49
Kukësi, 7
Peshkopia, 14
Përmeti, 2
Pogradeci, 2
Saranda, 5
Skrapari, 2
Shkodra, 139
Tepelena, 2
Tropoja, 3
Vlora, 27

Sipas ambasadave të shteteve
RFGJ: 3.172
Itali: 809
Francë: 547
Greqi: 29
Turqi: 73
Hungari: 40
Çekosllovaki: 51
Jugosllavi: 6
Egjipt: 6
Bullgari: 5
Poloni: 52

Gjendja shoqërore e 4.785 shqiptarëve të futur në ambasada (4.477 nga qyteti dhe 308 nga fshati)
– 1.509 të rinj, nxënës të shkollave 8-vjeçare e të mesme
– 59 studentë
– 123 me arsim të lartë
– 2013 me arsim të mesëm
– 1974 me arsim 8 vjeçar (përfshi fëmijët)
– 230 nëpunës
– 2296 punëtorë

Të dhëna të tjera
– 749 të papunë
– 695 të dënuar (419 një herë; 128 nga dy herë dhe 148 tri herë)
– 855 persona në evidencat e Sigurimit (d.m.th. si kontingjente, përpunim aktiv 2A, kontroll operativ 2B, etj.)

Foto, fleta e aplikimit për pasaportë e z. Gëzim Peshkëpia (ish-i dënuar politik) në ambasadën Gjermane, ditët e korrikut 1990
Kategori
Uncategorized

2 korrik 1990, 27 vjet nga hapja e ambasadave, aty ku nisi fund i regjimit komunist.

2 korrik 1990, 27 vjet nga hapja e ambasadave, aty ku nisi fund i regjimit komunist

Sot është 2 korriku, data që na kujton një nga ngjarjet më të mëdha politike dhe të bujshme në fundin e regjimit komunist, ngjarja që i dha grushtin e fortë diktaturës dhe që çoi me shpejtësi në fundin e saj. Regjimi komunist i Tiranës ishte një regjim i mbyllur, që nuk kishte lidhje me vende perëndimore, por kishte vetëm marrëdhënie formale me vendet komuniste europiane e disa vende të papërfillshme aziatike e afrikane. Edhe pse Shqipëria kishte marrëdhënie me 105 shtete të botës, pesha e Shqipërisë në botë ishte shumë e vogël dhe në shumë raste me nam të keq. Ky nam i keq i kushtohej formatit të regjimit dhe trajtimit kriminal që ai i bënte popullit të vet. Shqiptarët ishin jo pak, por një popull i rreckosur dhe i uritur. Ushqimet e racionuara me tallona, jetesa e keqe në fshat ku nuk njihej as buka e grurit, e kishin bërë shqiptarin të konkurronte për nivelin e jetesës me vende të dorës së tretë në Afrikë.  Ajo që ndodhi në 2 korrik 1990, kur shtetasit shqiptarë u dyndën në ambasadat e huaja kishte të bënte me kundërveprimin e njerëzve më të guximshëm që prisnin ndryshimin e madh.

Në Tiranë, në vitin 1990 ishin të vendosura vetëm 17 përfaqësi diplomatike, 4 përfaqësi tregtare, si dhe 5 rezidenca e 4 pallate banimi, por vetëm 3 prej tyre ishin ambasada perëndimore: RFGJ-ja, Italia, Franca, Greqia, Jugosllavia, Çekosllovakia, Rumania, Turqia, Polonia, RDGJ-ja, Hungaria, Bullgaria, Vietnami, Kuba, Kina, Koreja e Veriut, Algjeria, Ambasadori arab.

Pasi popullsia u dynd në ambasada të huaja dhe regjimi nuk mund ta përballonte fluksin, ato u lanë hapur për disa ditë.  Lëshimi i situatës ndodhi për pak ditë, aq sa mund të krijonte mbushjen e menjëhershme të hapësirave të ambasadave.   Pas dyndjes në ambasadat e huaja, në bisedim me të dërguarin e sekretarit të përgjithshëm të OKBsë, regjimi u detyrua të lejonte grupin e madh të personave të dilte jashtë shtetit me statusin e kërkuesit të strehimit politik.  Nëse zgjateshin ditët më shumë, të mund të kishim shpërthim epidemish, vdekje  të më të dobëtëve, vdekje fëmijësh, etj. Nëse këto do ndodhnin, regjimi nuk kishte ku ka çonte revoltën e pallogaritshme që mund të shpërthente. Për pasojë, Presidiumi i Kuvendit Popullor, nën direktivat e Ramiz Alisë, nxori dekretin përkatës që normonte rregullimin e kësaj gjendjeje. Në zemër të Tiranës ishin afërsisht 5 mijë persona që dashje pa dashje mund të bënin figurë publike qoftë edhe me largim pasiv. Po për të shmangur çdo problem, regjimi përgatiti largimin e tyre në orët e vona të natës. Dhjetëra autobusë me në krye e në fund makina të policisë, i ngjanin një kortezhi mortor. Askush nga ata që ishin brenda atyre autobusëve, në zymtësinë e asaj mbrëmje korriku, priste me ankth fundin e kësaj historie.

Qëndrimi në ambasada zgjati 11 ditë për ata që hynë në datën 2 korrik e diçka më pak për të tjerët që hynë ditët në vijim. Pas bisedimesh midis përfaqësuesve të regjimit dhe të dërguarit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, u vendos largimi i tyre, i pjesës më antikomuniste të vendit, në shtetet perëndimore.

Grupi i parë u largua më 13 korrik 1990. Për këtë qëllim u ngrit një grup pune i kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme Zylyftar Ramizi.

Gjithsej të larguar më 13  korrik 1990 janë 4.691 persona, të ndarë si më poshtë:

-550 vetë në ambasadën franceze. Drejtimi i largimit, Vorë – Shijak te Porti i Durrësit.

-3300 vetë në ambasadën gjermane. Drejtimi i largimit, rruga e Kavajës te Porti i Durrësit. Sipas informacionit këta janë larguar në anijet “Greccia”, “Appia”, “Chepallonian Sky”.

-812 vetë në ambasadën italiane Drejtimi i largimit, rruga e Kavajës, te Porti i Durrësit.

-29 vetë në ambasadën greke. Drejtimi i largimit, rruga e Kavajës, te Porti i Durrësit.

Regjistri i të ikurve të 2 korrikut përfshin gjithsej 4.764 persona. Por nga këto janë hequr 9 vetë (mundet të kenë dalë para ikjes) duke mbetur 4.755 vetë. Nga lista janë kthyer në Shqipëri 17 persona kryesisht nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Përveç persona në ambasadat kryesore, ia vlen të bëjmë të njohur edhe personat e futur në ambasadat e tjera.

Për të rregulluar paksa imazhin e prishur keqas nga ngjarjet e ambasadave, më 13 korrik 1990, regjimi organizoi një miting masiv, të cilin e zotëronte heshtja, e ku fjalën kryesore e mbajti Xhelil Gjoni, e pas tij përfaqësuesi i veteranëve, intelektualëve dhe përfaqësuesi i rinisë. Ruajtjes së regjimit, autoritetet komuniste, filluan t’i japin ngjyrime patriotike duke thënë se vetëm regjimi i tyre i kishte siguruar vendit lirinë e pavarësi.

2 korriku është datë symbol, sepse me këtë akt, shqiptarët i dhanë një goditje te rëndësishme politike regjimit ne fuqi, kur shqiptarët e nisën vetë përmbysjen e diktaturës komuniste.

Kategori
Uncategorized

DESADA METAJ/ Cilët janë milionerët e pasuruar nga pushteti që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës.

Vetëm më një sy të shpejtë konstaton fare thjesht se firmëtarët kundër Bashës në fakt, që kanë firmosur për 8 a më shume vite vetëm në bordero shtetërore, po të bashkojnë pasuritë e deklaruara dhe ato të fshehura mund të rrisin GDP-në e Shqipërisë.
Ajo listë me ish ministra milionerë (në euro), ish deputetë që nuk justifkojnë as karburantin që shpenzojnë me rrogat që kanë, ish drejtorë apo këshilltarë që në 2005 e nisën karrierën duke tërhequr overdraftin e rrogës në bankë dhe sot jetojnë në luks, janë treguesi më i qartë i inatit dhe mllefit njerëzor. Dhe aspak i një sjelljeje politike e atyre që të paktën pretendojnë se janë pjesë e saj.
Këta dezertorë që gjatë fushatës punuan kundër PD, sot kërkojnë përgjegjësi për humbjen. Këta që për 4 vjet me shumë pak përjashtime, jo vetëm nuk folën në parlament, por nuk bënë asnje status në FB për zullumet e Edi Ramës, sot kërkojnë ta tërheqin zvarrë Lulzim Bashën nga zyra e tij.
Por ata ndoshta kanë harruar që ka një gjë që paratë (sado shumë të kesh) nuk e blejnë dot. Dinjitetin dhe personalitetin nuk e gjen dot në tregun çam të rilindjes që blen dhe shet me raste edhe kundërshtarët politikë. As partinë dhe postet nuk mund t’i mbash përherë dhuratë nga ish kryetari apo si meritë e përdorjes që ai të ka bërë. Ka një moment kur të duhet të paguash për këtë.

Kategori
Uncategorized

Pastori i njohur i përgjigjet Genc Rulit: Turma do të vrasë bariun.

 

Pastori i njohur Akil Pano ka reaguar me një status të “Facebooki”, pas sulmeve dhe thirrjeve te forta anatemuese ndaj Bashës, pas humbjes dramatike të zgjedhjeve te 25 qershorit.
Pano në përgjigje te deklaratës se Rulit dhe paralelizmit që ai bëri për nxjerrjen e Bashës nga selia, ashti si Jezusi nxori tregtarët nga tempulli, shkruan se ai nuk sheh këtë rast, por një Jezus tjetër.

Postimi i plotë i pastor Akil Panos

Skena që unë shoh, miq demokratë!
Kryqëzojeni… kryqëzojeni!
Goditeni, mallkojeni… projektoni mbi të gjithë fajin, humbjen, rrëzimin dhe dështimin, për ‘parajsën’ tuaj të humbur tashmë dy herë.
Skena e lashtë e anathemas (mallkimit) publike që i bëhet Krishtit prej turmës, erdhi e gjallë tek unë, pasi dëgjova thirrjet mallkuese, fyese, poshtëruese, denigruese, të bëra prej një grupi jo të vogël, kryesisht ish-senatorëve deputetë, të partisë më të madhe opozitare në vend.
Këtyre zërave, me një shpejtësi të beftë iu bashkua kori i zërave të disa analistëve, pronarëve të medias, aksionerëve të politikës, kryesisht përfitues jo të vegjël të pushtetit, të cilët derdhën gjithë kupën e zemërimit, hidhërimit, gjykimit, fajit dhe ndëshkimit të tyre mbi njeriun të cilin duan ta shohin mbi kryq.
Thërrasin të rrëzojnë, kryqëzojnë, ndëshkojnë e largojnë, pasi kanë vendosur mbi kryqin e drunjtë të caktuar për kryetarin e tyre, mbishkrimin; Mbreti i Fajit.
Kjo skenë ishte e përgatitur prej kohësh, çarku ishte ngrehur për prenë kilometra të tëra rrugëtimi, përpara tendës së mbledhjes së demokratëve. Dikush duhet të paguajë për humbjen, dështimin, rrëzimin dhe pafuqinë e familjes e cila, shtegton, ndeshet, fiton dhe humb një, dy a më shumë beteja në historinë e saj.
Skenë e cila ka shkelmuar duke shkallmuar moralin, etikën, kulturën dhe gjithçka të dëlirë që lidhet me parimet konservatore të djathta në platformën e ndërveprimit politik. Ballkanizim copëzues që rend të riprodhojë armiqësi, ndarje, rigrupime, e më së tepërmi vrasjen politike të liderit. Ky është problemi ynë kryesor, lideri. Kur ai është dobët, s’mund të na udhëheqë, kur është i fortë themi se është diktator!
Cili është në të vërtetë lideri që duam!?
Përgjatë 25 viteve të rrugëtimit tonë post-komunist, jemi treguar të paaftë dhe shumë të kursyer të lartësojmë vlerat në jetën e liderit, por kemi qenë të zellshëm të amplifikojmë dobësitë e tij.
Por cili është lideri që duam!?
Oh, kjo është e lehtë;
natyrisht, liderin që na vlerëson duke na dhënë një pozitë në formacionin tonë politik, liderin i cili na çon në fitore.
Por rruga e liderit që çon në fitore, natyrshëm kalon përmes shtegut të dhimbshëm të humbjes.
Miq të mi demokratë!
Lideri nuk prodhohet brenda ditës, e as një dekade. Ruajeni liderin, kultivoni vlerat e tij, rrituni së bashku me të, bëjuni mburojë shigjetave të ndezura që tani kanë zënë diellin mbi kryet e tij. Kujtoni vlerat e familjes e cila qëndron dhe lufton për të vetët. Në të kundërt, e ndarë ndër vete, ajo s’mund të qëndrojë.
Skena që unë shoh, nuk është skena të cilën z. Ruli përmend në statusin e tij publik. Unë nuk shoh ‘Jezusin i Cili me kamxhik nxjerr tregtarët jashtë Tempullit,’
Unë shoh një Jezus tjetër! Shoh Jezusin përballë turmës së akuzuesve të cilët duan të vrasin bariun duke projektuar mbi të, pafuqinë e tyre.
Shoh burrin, i cili merr përsipër të paguajë çmimin e fajit të pafuqisë së familjes! Të gjithë familjes, në veçanti pjesës së saj më të brishtë. Vëllezërve që zgjodhën të mos ndeshen, jo prej drobitjes nga betejat e së shkuarës, por prej ambicies për pushtetin brenda familjes. Motrave të cilat nisën ankesat se u ndjenë të padëgjuara, e se harruan atë që prej natyre e japin pa u kursyer në familjen e tyre prindërore; dashurinë dhe përkushtimin. Shoh ‘miqtë’ të cilët në orën më të vështirë, braktisin bariun më një puthje.
Por gjithashtu, shoh morinë e vëllezërve, motrat dhe miqtë, të cilët duan familjen dhe bariun. Shoh realitetin e politikës dhe strukturave shoqërore në Shqipëri. Shoh nevojën në parlamentin e ri për opozitarizëm të fortë dhe konstruktiv. Shoh një kastë të re e cila duhet të çojë përpara reformat e rëndësishme për progresin e Shqipërisë.
Miq të mi demokratë! Lutem që Zoti t’ju japë urtësi të dalloni stinën politike në të cilën ndodhet vendi dhe të ndërmerrni hapat e nevojshëm drejt ringritjes të familjes tuaj e cila ka peshë historike në demokracinë e Shqipërisë.

Përzemërsisht, Rev. Akil Pano

Kategori
Uncategorized

Erdhët me pantallona të grisura e u larguat me vila.

U habita kur shoh njerez qe ju kan dale deshmitare shokeve te gjimnazit ne kohen e diktatures, njerez ish spiune te sigurimit, ish ministra e funksionare te PD qe erdhen me pantallona te grisura e pas 8 vitesh u larguan me vila tek Zamiri, individe qe ne rrethet nga jane i njohin si ” sende” pa vlere njerezore morale, te pangopur qe kur u larguan nga zyrat e ministrive vodhen edhe oren e murit te ministrise me derrase arre, ish keshilltare qe shisnin konçensione , ish deputet qe ne 2013 kane deklaruar se kete here edhe mund ta votonin PD meqenese ishin ne liste,” shkruan ai

 

Statusi i plotë

Kjo liste firmetaresh paska kerkuar largimin e BASHES????????

Ftoj çdo DEMOKRAT ne te gjithe Shqiperine qe u perball ne keto 30 dite me fushaten me te piste dhe te blere nga paraja e pushteti qe ti lexoj me vemendje dhe te me thote se per ke kane punuar e votuar keta????

A i keni pare keta ne fushate????

A nuk ishin po keta qe ne vitin 2013 punuan qe te humbiste PD dhe lart e poshte si te strukur thonin te perzeme “PLAKUN”?????

U habita kur shoh njerez qe ju kan dale deshmitare shokeve te gjimnazit ne kohen e diktatures, njerez ish spiune te sigurimit, ish ministra e funksionare te PD qe erdhen me pantallona te grisura e pas 8 vitesh u larguan me vila tek Zamiri, individe qe ne rrethet nga jane i njohin si ” sende” pa vlere njerezore morale, te pangopur qe kur u larguan nga zyrat e ministrive vodhen edhe oren e murit te ministrise me derrase arre, ish keshilltare qe shisnin konçensione , ish deputet qe ne 2013 kane deklaruar se kete here edhe mund ta votonin PD meqenese ishin ne liste.

U habita kur pashe dhe disa vemje per te cilet z Basha eshte fajtore qe i futi ne keshille kombetare dhe i degjoj ne ndarjen e degeve dhe prishjen e strukturave duke larguar nga drejtimi i degeve kryetar punetore partie si Osman Stafa, Moisi Meminaj etj.

Dhe ajo qe me habiti ishin disa njerez qe nuk i njeh njeri per demokrat apo faktore por si motorriste e puntore.

Perpelitjet e fundit per te ndare shapin nga sheqeri.

Mos derdellisni neper media por nxirrni kandidatin ose kandidaten perballe BASHES dhe me kete rast tentoni te takoni ndonje DEMOKRAT ne kete fushate se keni qysh ne vitin 2005 qe nuk i jepni doren nje NJERIU te vetem.

Ishalla nuk ju ngaterrojne DEMOKRATET ,se nje pjes e juaja ju vuri tankun dikur atyre dhe nje pjese ju njeh per rilindas se keni tre pale zgjedhje 2013,2015,2017 qe beni fushate kunder PD dhe DEMOKRATEVE.

 

Kategori
Uncategorized

Ministria e Arsimit e rrethuar, flet Karabina:

Ministria e Arsimit e rrethuar Plarent Ndreca i shkarkuar, lëviz me njerëz të armatosur

11:18, 28/06/2017
Konflikti ndërmjet ministres teknike të Arsiimit, Mirela Karabina dhe Sekretarit të Përgjithshëm të MAS, Plarent Ndreca, ka marrë përmasa të mëdha.

Karabina është detyruar të dalë sot para medias për të deklaruar se Ndreca përbën një rrezik të madh me shkeljet e tij ligjore në dëm të institucionit: “Ndërhyrja e njerëzve të paautorizuar në Protokollin e institucionit dhe marrja në administrim e Serverave dhe të gjitha dokumentacionit arkivor e shkresor përbën një rrezik shumë të madh. Lëvizja e këtij shtetasi në mjediset e Ministrisë, me persona të armatosur, të paautorizuar është një skandal shtetëror që tregon uzurpimin”.

Për këto arsye, Karabina ka kërkuar sot mbështetjen e të gjithë strukturave shtetërore, Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit dhe të gjithë Trupit Diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë, për të marrë në konsideratë dhe për të ndërhyrë në normalizimin e kësaj situate tejet të rënduar e cila vjen ne kontekstin e zhvillimeve të reja politike në vend dhe gjatë proceseve të pranimeve në shkollat e larta.”

DEKLARATA E PLOTE E KARABINES

Jam këtu përpara jush si Ministre e Arsimit dhe Sportit për të bërë publike gjendjen e rëndë të krijuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si rezultat i shkeljeve të renda dhe të një pas njëshme të realizuar nga shtetasi Plarent Ndreca, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Si rezultat i veprimeve dhe ushtrimit të presionit të vazhdueshëm mbi të gjithë administratën kam hasur në bllokim të qëllimshëm të punës në të gjithë aspektet.

Kam ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara ligjore duke garantuar respektimin e ligjit dhe të drejtave kushtetuese në bashkëpunim me të gjithë institucionet pantere.

Me Urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit të datë 13. 06.2017 shtetasi Plarent Ndreca është pezulluar nga detyra dhe sipas Kallëzimin Penal te datës 12.06.2017 është në ndjekje penale për dyshime të arsyeshme në përfshirjen e tij në dëm të Maturës Shtetërore.

Në kundërshtim me aktet ligjore shtetasi Plarent Ndreca ka firmosur dje, me datë 27.06.2017 një Kontratë e Shërbimit me një Kompaninë Kontraktore duke krijuar situate të paprecedentë në një institucion shtetëror. Aktualisht në MAS ka dy kompani private, njëra e ligjshme dhe tjera e kontraktuar nga z. Ndreca pas pezullimit nga detyra. Ky person ne vazhdimësi ka nënshkruar kontrata shërbimi dhe korrespondencë zyrtare pas aktit te pezullimit në kundërshtim flagrant me të gjitha dispozitat ligjore.

Titullari i Institucionit e ka bërë prezent situatën në të gjithë strukturat shtetërore dhe vijon të kërkojë ndërhyrjen urgjente për normalizimin e punës dhe marrjen e institucionit në ruajtje. Gjatë ditës së djeshme dhe gjatë gjithë ditës së sotme, Policia e Shtetit nuk është përgjigjur asnjë thirrje për të ndërhyrë dhe normalizuar situatën e rrezikshme dhe të tensionuar që është krijuar në këtë institucion.

Ky demonstrim force dhe arrogance i këtyre njerëzve të paligjshëm, të përfshire në çështje të dyshimta nuk ka asgjë të përbashkët me ligjin. Ndërhyrja e tyre në Protokollin e Institucionit dhe marrja në administrim e Serverave dhe të gjitha dokumentacionit arkivor e shkresor përbën një rrezik shumë të madh. Lëvizja e këtij shtetasi në mjediset e Ministrisë, me persona të armatosur, të paautorizuar është një skandal shtetëror që tregon uzurpimin e paligjshëm të institucioneve si manifestim i forcës përkundrejt ligjshmërisë, që nuk lejon vijimësinë e punës normale në këtë institucion. Ky nuk është standardi demokratik i shtetit ligjor që është aspirata jonë e përbashkët.

Po ju bëj thirrje institucionale të gjithë strukturave shtetërore, Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit dhe të gjithë TrupitDiplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë, për të marrë në konsideratë dhe për të ndërhyrë në normalizimin e kësaj situate tejet të rënduar e cila vjen ne kontekstin e zhvillimeve të reja politike në vend dhe gjatë proceseve të pranimeve në shkollat e larta.

Garantoj përkushtim tim maksimal në zbatim të Kushtetutës, ligjit dhe standardeve qytetare dhe demokratike.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

MIRELA KARABINA

MINISTËR

Kategori
Uncategorized

Artan Fuga: Bëzhdila pa shtyllë kurrizore…dje i fusnin thikën Bashës, sot i lëpijnë plagët.

Akademiku Artan Fuga bën një analizë të humbjes së PD-së në këto zgjedhje, por më shumë të reagimeve dhe mos reagimeve nga ana e opozitës.

Fuga thotë se ca bëzhdila pa shtyllë kurrizore, grabitës të parave të publikut, që deri dje hidhnin anatema në emër të dihet se pse kundër Lulzim Bashës, sot i dalin me hipokrizi në mbrojtje atij. “Dje i fusnin thikën sot i lëpijnë plagët”, shkruan ai.

Nga Artan Fuga
Opozita e hutuar
Kandidatët e opozitës që kanë humbur thonë se elektorati u ka ikur sepse është paguar dhe e ka shitur votën. Por nuk japin asnjë rast, asnjë emër, kush bleu kë?
Ata që nuk u kandiduan kërkojnë revansh dhe lënë të nënkuptojnë se opozita humbi dhe u fundos sepse nuk ishin ata në listë.

Por nuk na sjellin asnjë njësi matëse për ta vërtetuar se elektoratit i digjej zemra vetëm për ta dhe nën këtë Qiell e mbi këtë Tokë nuk ka tjetër veç tyre.
Elektorati opozitar nëpër kafe është i trishtuar, deprimuar dhe bën hamendje se të dhëna nuk ka. Ndjehet i tradhtuar.

Ca bëzhdila pa shtyllë kurrizore, kalorës të xhepit të tyre, grabitës të parave të publikut, që deri dje hidhnin anatema në emër të dihet se pse kundër Lulzim Bashës, sot i dalin me hipokrizi në mbrojtje atij. Dje i fusnin thikën sot i lëpijnë plagët.

Vetë zoti Lulzim Basha deklaron se komentet do t’i bëjë pasi të dali rezultati, a thua se rezultati nuk ka dalë tashmë dhe se prej tij priten thjesht komente. Pasivitet i pakuptueshëm diskursiv dhe braktisje e hapësirës publike pa u kuptuar se përse.

Ata që kanë siguruar vendin në Kuvend heshtin dhe nuk deklarojnë humbjen e partisë dhe fitoren e tyre personale duke marrë përsipër opozitën. Ca mprehin “thikat” për të ekzekutuar fajtorin që e personalizojnë duke mos parë nga vetja se çfarë mëkatesh kanë!

Sa thjesht t’ia veshësh vetëm një njeriu mëkatin kolektiv, pa ia hequr askujt mëkatet personale!
Gjendet fajtori si në situata psikozash kolektive dhe pasi “vritet” ai ndërgjegjja e lënduar e turmës qetësohet. Thjesht iluzion. Inati nuk të çon kurrkund!

Dikush mund të thotë se janë çaste hutimi. Pse more çfarë është politika? Bast personal? Po keni mbi shpatulla përgjegjësi publike që nuk mund ta dorëzoni. Jeni fëmijë të hutuar që keni rrëshqitur mbi një lëkurë bananeje mbi trotuar? Nuk kishit një plan B, apo nuk e kishit kuptuar se po shkonit drejt disfatës elektorale!

Krejt e habitshme, e pakuptueshme kjo gjendje!
Qindra mijëra njerëz të trullosur politikisht në transmetimin absurd live të numërimit të votave.

Artikulli i Meparshem
Dëshironi që sot të gatuani diçka nga kuzhina italiane?
Artikull tjeter
Kim nevrikos të gjithë nënat me këtë foto (FOTO)

Kategori
Uncategorized

MASAKRA E QAFË GJASHTËS: VRASJA DHE PENGMARRJA E EFEKTIVËVE TE POLICISË 20 VJET MË PARË.

Mëngjesi i 4 marsit i vitit 1997 e gjeti qytetin e Vlorës para një realiteti tronditës. Anarkia mbizotëronte kudo pas rënies së institucioneve shtetërore dhe shpërndarjes së forcave policore.

Tashmë armët kishin rënë jo vetëm në dorën e qytetarëve të thjeshtë por edhe të disa prej personave më të rrezikshëm që më pas do të formonin bandat famëkeqe, përgjegjëse për një sërë krimesh të rënda si vrasje, grabitje, pengmarrje dhe deri te ato më çnjerëzoret.

Po këtë mëngjes Sokol Bizhga, shefi i policisë kriminale në Komisariatin e Vlorës, mori përsipër një detyrë sa të rëndësishme aq edhe të vështirë; rimëkëmbjen e Komisariatit të Sarandës. Pas një bisede telefonike me zv/ministrin e Brendshëm, Agim Shehu, shefi i krimeve të Vlorës, Sokol Biozhga, Myzafer Blushi, efektiv i Komisariatit të Vlorës, Eduart Alia, inspektor i Policisë së Rendit dhe Gjergj Mehmeti, komandanti i togës në Repartin e Policisë së Vlorës vendosën të udhëtonin drejt Sarandës, ku do të mbetej i vrarë në Qafën e Gjashtës Kapiteni Gjergj Mehmeti dhe tre të tjerët do përballeshin me një nga ditët më të tmerrshme të jetës së tyre.

Ja si e kujton inspektori Eduart Alia këtë moment:

“…. takoi shefi i krimeve te Komisariatit Sokol Bizhga. Ai po fliste ne telefon nga zyra e informacionit dhe me tha te behesha gati pasi do ikja me te ne Sarandë. Sokoli me tha se kishte marre detyre nga Ministria qe te shkonte ne Sarandë per te ringritur Komisariatin e Policisë atje qe kishte dale jashte funksionit.”

Rënia e Komisariatit të Sarandës

Në datën 1 mars të vitit 1997 turma e revoltuar e sarandjotëve, një pjesë e madhe e të cilëve kishin humbur paratë në firmat piramidale, iu drejtuan Komisariatit të qytetit duke e shkatërruar plotësisht. Efektivat u shpërndanë duke lënë pas godinën e zbrazët që pas grabitjes iu vu zjarri dhe u shkatërrua plotësisht.

Nëse katër efektivat e policisë së Vlorës do të kishin informacion më të saktë rreth gjendjes së Komisariatit të Sarandës, tashmë një godinë të shkretuar pa dyer e dritare, ndoshta nuk do të kishin tentuar rimëkëmbjen, që dukej një mision i pamundur.

Qafa e Gjashtës

Shumë pranë fshatit Gjashtë të Sarandës, kalon rruga hyrëse për në qytetin bregdetar të përfshirë nga kaosi dhe anarkia. Kjo ishte e vetmja rrugë nga ku mund të hyje dhe të dilje nga qyteti, pasi rruga dytësore, ajo nga fshati Metoq drejt fshatit Çukë ishte e bllokuar.

Bllokimi i rrugës dytësore ka gjasa të ishte kryer nga të njëjtët persona që prej ditësh formonin postbllokun e Qafë Gjashtës, mes tyre edhe 10 autorët e ngjarjes së rëndë që mori emrin e vendit ku ndodhi. Asnjë makinë nuk kalonte përmes Qafës së Gjashtës pa u përballur me rebelët e armatosur rëndë, disa prej tyre ishin pjesë e Komitetit të Shpëtimit Kombëtar për Sarandën.

Ora 07:00 – Efektivat e Komisariatit të Vlorës, Sokol Bizhga, Gjergj Mehmeti, Eduart Alia dhe Myzafer Blushi u nisën nga Vlora. Me mjetin tip “Benz 240”, ngjyrë jeshile dhe targa të Vlorës, ata vendosën të përshkojnë rrugën e bregdetit (Vlorë- Himarë- Sarandë). Gjatë disa minutave pushim në Llogara, ata u takuan rastësisht me Genci Blushin dhe Lefter Blushin, të afëmr të efektivit Myzafer Blushi, të cilët po udhëtonin me një mjet tjetër me targa të Vlorës.

Të dyja automjetet vijuan rrugën njëri pas tjetrit drejt Sarandës.

Ora 11:00 – Dy automjetet mbërrijnë në Sarandë. Të afërmit e efektivit Myzafer Blushi, nisen me makinën e tyre dret Gjirokastrës ndërsa katër efektivat hyjnë në qytet dhe shkojnë fillimisht drejt Komisariatit ku përballen me godinën e shkatërruar, jashtë kontrollit dhe pa asnjë efektiv policie. Në pamundësi për ta rimëkëmbur ata kanë telefonuar zv/ministrin e Brendshëm, Agim Shehu, dhe i kanë raportuar për situatën.

Sokol Bizhga, Gjergj Mehmeti, Eduart Alia dhe Myzafer Blushi, përpara se të largoheshin nga Saranda vendosën të udhëtojnë në nëpër qytet, duke shpresuar se mund të takonin ndojnë efektiv policie dhe të informoheshin rreth gjendjes. Gjatë qënrimit në qytet ata u ritakuan me familjarët e efektivit Myzafer Blushi, të cilët ishin kthyer për shkak të bllokimit të rrugës. Ata vendosën të dalin nga Saranda me dy makinat njëra pas tjetrës. Ora shkoi rreth 14:00 dhe dy makinat u nisën drejt daljes së qytetit përmes Qafës së Gjashtës.

Përballja në postbllok

Sipas dëshmitarëve të shumtë, në Qafën e Gjashtës ishte ngritur postblloku. Persona të armatosur me pushkë, automatik dhe granata ndodheshin pranë ambienteve të një karburanti në pronësi të Stefan dhe Nikolla Vasos. Ndër ta ishin autorët e masakrës, Vladimir Sinani i njohur si “Ladi i Fajkasë” dhe vëllai i tij, Nestor Sinani i njohur si “Gici”. Personat e tjerë ishin Eduart Çipa, Alqi Paguni, Mikel dhe Arben Këndezi, Agron Qurku, Aleksandër Bala dhe Ristan Lapa. Ndërsa Edmond Sejko do të mbërrinte aty së bashku me katër efektivat e policisë.

Një “Benz 190” me targa “SR 3070 A” parakaloi makinën e efektivave pranë nënstacionit elektrik, në dalje të qytetit dhe i preu rrugën duke i detyruar të ndalojën.

Brenda kësaj veture ndodheshin tre persona; Armando Hysi, drejtues i mjetit, Edmond Sejko i njohur si “Bubeqi” dhe dëshmitari Fatos Mahmutaj.

Më pas, prej tij ka zbritur Edmond Sejko, i cili në dorë ka pasur dhe një armë zjarri tip automatik kallashnikov. Sejko, kur është afruar tek automjeti i punonjësve të policisë ka komunikuar me ta dhe i ka pyetur se kush ishin dhe ku do shkonin. Me të ka folur Sokol Bizhga, shefi i krimeve të Vlorës, i cili ka kryer edhe çarmatosjen e tij.

Ndërkohë, nga automjeti i mësipërm, me qëllim për të parë se ç`farë po ndodhte me shokun e tyre, kanë dalur dhe dy personat e tjerë konkretisht pasagjeri i sediljes së pasme dhe drejtuesi i automjetit. Në këtë moment janë dëgjuar dhe disa të shtëna me armë zjarri, e si rezultat i të cilave pretendohet se është plagosur pasagjeri i sediljes së pasme, Fatos Mahmutaj, ndërsa drejtuesi i saj është futur në brendësi të automjetit dhe është larguar me shpejtësi për në dalje të qytetit të Sarandës, rrugë e cila të shpie edhe për në Gjirokastër, destinacion në të cilin do venin fillimisht efektivat e Policisë.

Edmond Sejko (Bubeqi) dhe kunati i tij, Fatos Mahmutaj, u gjendën përballë katër efektivave të policisë, në momentin që shoferi i “Benz”-it me targa të Sarandës, Armando Hysi u largua me shpejtësi për të njoftuar personat që ndodheshin në postbllokun rreth 1 kilometër më sipër.

Efektivat kanë diskutuar me Edmond Sejkon, i cili ka marrë përsipër t’i shoqëronte ata drejt postbllokut ku do negocionte me personat e tjetë për t’i lënë të vazhhdonin rrugën.

Pasi kanë rënë dakort, Sejko dhe Mahmutaj kanë hipur në makinën e efektivave dhe janë nisur drejt postbllokut. Por aty më parë kishte mbërritur Armando Hysi, i cili i kishte alarmuar për ngjarjen e ndodhr te nënstacioni.

Armando Hysi do ta rrëfente këtë moment duke thënë:

“…Në atë moment, në përpjekje për të mbyllur portat kam parë njerëz në karburant. Dikush më pyeti se çfarë kishte ndodhur dhe i thashë se një makinë pa targa më ka qëlluar me Bubeqin dhe me Fatosin dhe se ata i kanë ndalur. Me personin që kontaktova ishte Vladimir Sinani. Unë pa zbritur nga makina pashë që mu afrua me automatik kallashnikov në dorë Vladimir Sinani, i cili së bashku me disa persona ishin të armatosur dhe nuk i kujtoj dot si emra tani por, jam i sigurtë se ata ishin Sarandiotë…”.

Por Vladimir Sinani do të deklaronte se:

“Na tërhoqi vëmendjen se fishkëlluan gomat e tij në kthesë por, nuk e dinim se pse vinte. Naloi rreth 15 metra larg karburantit, doli nga makina ishte Armando Hysi. Nuk bisedoi me mua por, doli nga makina dhe tha çuna dy makina pa targa na kanë gjuajtur dhe kanë marrë Fatosin dhe Bubeqin peng dhe u largua menjëhere në drejtim të fshatit Metoq.”

Vrasja e Gjergj Mehmetit, komandant toge në repartin e policisë së rendit të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Thirrja e Armando Hysit duket se nxiti personat që ndodheshin në pikën e karburantit që të mobilizoheshin dhe të vendoseshin në pritë.

Ndërsa katër efektivat po vinin drejt postbllokut të sigurtë se kalimi i tyre do sigurohej nga Edmond Sejko (Bubeqi), u ndaluan përballë postbllokut.

Në këtë moment, siç kishin diskutuar më parë, Edmond Sejko dhe kunati i tij Fatos Mahmutaj zbritën nga automjeti i parkuar pas një kamionçine buzë rrugës.

“O çuna, unë quhem Sokol Bizhga jam shef i Policisë kriminale te Vlorës, jemi Lebër, jemi vëllezër, mos qëlloni”, kanë qenë fjalët e Sokol Bizhgës drejtuar personave të armatosur.

Por kjo nuk e ndaloi Edmond Sejkon, i cili u drejtua nga personat e armatosur që ndodheshin në pikën e karburantit por në vend të negocionte ai thirri “Tufjani” duke bërë me shenjë nga makina e efektivave.

“Tufjani” ishte fjala e përdorur për të nisur të shtënat me armë në drejtim të tyre, dhe ndryshe do të thotë “Futjani”.

Një breshëri e madhe plumbash u lëshuan këtë moment drejt makinës së efektivave. Më pas një shpërthim granate u dëgjua, granatë që siç deklaroi edhe vetë, u hodh nga Nestor Sinani.

7 plumba fatal goditën në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokë efektivin Gjergj Mehmeti, i cili ndodhej në sediljen e pasme të makinës. Tre efektivat e tjerë u munduan të largohen. Gjergj Mehmeti humbi jetën në vend, ndërsa makina shpërtheu në flakë që dogjën edhe trupin e viktimës.

Sipas deklaratës së Vladimir Sinanit fjalët e fundit të efektivit të vrarë ishin “Mirë na e bënë”, por kjo deklaratë dyshohet të jetë bërë prej Sinanit për të shfajësuar vrasjen.

Ja si e kujton Vladimir Sinani këtë moment:

“…unë pashë një person tjetër të plagosur dhe unë i afrohem, u çua dhe ul në sediljen e pasme, ishte tek benzi i dytë. Më thote se jam Gjergj Mehmeti nga Tepelena. Unë i them se : – Nuk më intereson se kush je dhe i them hajde në spital të mjekohesh dhe do të pyesin ata të shtabit se pse ke arrdhur në Sarandë, gjithmonë duke u bazuar tek fjalet e Armandos. Jo më tha, për ato që kemi bërë mirë na e bënë, dhe u shtri ne sedilje dhe nuk foli më. Plagët i kishte në gjoks dhe në kofshë se nuk dalloheshin mirë nga njollat e gjakut.”

Evektivi tjetër, Eduart Alia nuk arriti të largohej. Ai u kap peng nga personat që ndodheshin në pritë dhe u torturua për disa orë në mënyrë barbare.

Ai rrëfen momentin para se Gjergj Mehmeti të ndërronte jetë dhe para se të merrej peng:

“…Në këtë kohë unë kam dëgjuar Gjergjin që thërriste : – U plagosa, më dërgoni në spital, ai ishte brenda në makinë. Unë në këto momente isha tek makina e dytë mbrapa nga krahu i pasagjerit. Gjatë gjithë kësaj kohe, qëllohej nga të gjitha drejtimet. Kam dëgjuar Gjergjin që vazhdonte të thërriste se ishte plagosur dhe kërkonte ndihmë.”

Pengmarrja dhe torturimi i efektivit Eduart Aliaj

Pasi makina kishte shpërthyer në flakë, e brenda saj digjej trupi i pajetë i të ndjerit Gjergj Mehmeti, efektivi i policisë, Eduart Aliaj, u mundua të largohej nga vendi i ngjarjes por u kap nga personat që i sulmuan në pritë.

Sesi ka arritur t’i mbijetojë torturave çnjerëzore dhe fakti që nuk u vra pasi u dërgua në Spitalin e Sarandës, është ende e paqartë.

Dëshmitari Garip Terzia kujton momentin se si e gjeti Eduart Aliajn të lidhur në një shtyllë teksa torturohej nga turma e personave që e kishin kapur peng.

“…Kur vajta unë tek lokali im pashë aty të mbledhur rreth 40 persona, si dhe lidhur me tele me gjemba në një pishë vura re një person i cili ishte civil (më vonë mora vesh se ishte polic) të cilin po e godisnin. Aty ishin të gjithë të armatosur me armë kallashnikov por unë nuk kam njohur njeri… unë aty pashë dhe një person që më vonë mësova se ishte Ristan Lapa.”

Po të njëjtët autorë të dënuar për vrasjen e komanantit Gjergj Mehmeti, qëndronin roje në dhomën e spitalit të Sarandës ku u dërgua Eduart Aliaj.

Dëshmitari Pëllumb Kolonja i cili e vizitoi Aliajn në spital tregon sesi i kërkoi personave të armatosur që e ruanin, të mos e dhunonin. Ndër personat që e ruanin ishte Vladimir Sinani i njohur si Ladi i Fajkasë.

“… Di se në spital ka qenë Ladi që e ruante. Ka qenë Vladimir Sinani që rrinte tek porta dhe ka thënë të mos lejojë të hynte njeri. Ndonjë armë kallash mund të ketë pasur. I sëmuri ishte i lidhur me njëren dorë me pranga. Tek dhoma e të sëmurëve dhe nuk linte Vladimiri të hynte njeri brenda, edhe unë i thashë të mos linte njeri. Në dhomën e policit nuk hynte lirisht çdo person. Nuk i linte Ladi. Polici (Eduart Aliaj), kishte dëmtime në fytyre dhe vinte mjekja ta mjekonte….Unë i thashë lëreni mos e ngacmoni. Vladimir Sinani më tha lëre se e dimë ne këtë punë.”

Modifikuar më Saturday, 04 Mars 2017 17:58

Kategori
Uncategorized

Mediat zvicerane: Edi Rama, ky zog me ngjyra që rriti biznesin e drogërave ilegale.

Socialistët e shefit të qeverisë, Edi Rama kanë fituar zgjedhjet parlamentare me pak mbështetje. Pjesëmarrja në zgjedhje ra në një rekord historik prej vetëm 45 për qind. Vetëm një e katërta e popullsisë e mbështet Ramën

Nga Rudolf Gruber
Luzerner Zeitung

Kur ai hyri në politikë, Edi Rama konsiderohej si zogu me ngjyra, që premtonte një të ardhme të begatë për Shqipërinë. Por thuajse njëzet vjet më pas- në poste të ndryshme, piktori dhe aktivisti është mpleksur me sistemin e shtetit mafioz dhe ka gjetur kënaqësi në pushtetin politik.
Gjithsesi, deri më tani nuk është treguar ndonjë reformator i madh. Tani shqiptarët i kanë dhënë 53-vjeçarit Rama një mandat të dytë: Partia e tij Socialiste arriti shumicën absolute të dielën dhe mund të qeverisë e vetme në katër vitet e ardhshme.
Sfidanti i zgjuar, 43-vjeçari Lulzim Basha i Partisë Demokratike, ishte larg pritshmërive të tij. Qëllimi kryesor i Ramës është që të udhëheqë shtetin bregdetar drejt BE në katër vitet e ardhshme. Ai kërkon të nisë negociatat me BE përpara vitit 2020.
Shqipëria, që i ka nisur negociatat që në vitin 2014, konsiderohet prej kohësh një vend i pashpresë në shtetet e reformës. Rama arriti megjithatë të nisë disa reforma në fushën ekonomike dhe financiare.
Por Shqipëria nuk po shpëton nga reputacioni si vendi më i korruptuar në Evropë.
Madje e kundërta. Zor të ketë një vend tjetër ku lidhjet mes politikës dhe krimit të organizuar janë kaq të ndërthurura sa në Shqipëri.
E tëra kasta politike përfiton nga mafia. Prandaj ishte një komedi kur gjatë fushatës, të gjitha partitë akuzonin njëra-tjetrën për lidhje me trafikun e drogës dhe kontrabandën.
Reformat në shtet dhe drejtësi janë thuajse iluzion në këto rrethana, prandaj edhe zelli i Ramës ishte i kufizuar. Në vitin 2013 ai u shpalli luftë kultivuesve të kanabisit, por katër vite më vonë, biznesi i drogës ka lulëzuar si kurrë më parë.
Sipas raportit të fundit të OKB për drogën, Shqipëria është furnizuesi kryesor i kanabisit në Europë. Nën qeverisjen e Ramës, biznesi i drogërave ilegale u rrit në 2.6 për qind të prodhimit ekonomik kombëtar.
Megjithatë ka disa aksione policore, të cilat shërbejnë më së shumti për të qetësuar Komisionin Europian. Jo rrallë dështon suksesi ndaj zyrtarëve të korruptuar, të cilët mbulohen nga politikanët e korruptuar.
Nuk është habi që shqiptarët, që jetojnë me një pagë mesatare prej 350 eurosh në muaj, kanë frustrimet e tyre, siç tregohet në zgjedhjet e fundit. Pjesëmarrja në votime ra në një rekord të ulët prej 45 për qind, pavarësisht zgjatjes së kohës së votimit.
Edhe Rama gëzon pak simpati në linja partiake: Duke pasur parasysh ushtrinë e atyre që nuk votuan, ai e bazon shumicën e tij absolute për fat të keq tek vetëm një e katërta e elektoratit.

Kategori
Uncategorized

Crimes of Communism in Albania “VALLJA GJIGANDE E VDEKJES”

 

DY DJEM TE VRARE, USHQIM PER DERRAT—-DHE MANI I LALE NDREUT NE FUSHE-LUMTH.

Prinderit u detyruan te shihnin femijet e vrare kur ja u copetonin trupin derrat e uritur.

Mëhill Preng Kola dhe Preng Ruçi kur u vranë nga forcat e ndjekjes i cuan zvarrë në Shën Palë të Mirditës.

Aty u hodhën si për gjellë dhe ia vunë përpara Derrave, që i kishin lënë pa ngrënë prej disa ditësh.

C’farë tmerri!
Dy djemt e shkretë u asgjësuan në qast nga Derrat e uritur, përpara popullit që asistonte i terrorizuar.
Dy prindërit e të afërmit u detyruan të merrnin pjesë në këtë shfaqje makabre.

–MANI I LALE NDREUT, NE FUSHE-LUMTH.
Mani i Lalë Ndreut, në Fushë-Lumth buzë lumit Zme, na kujton tragjedinë Mirditore me shumë akte.
Tek ky man ogurzi pushkatoheshin e vareshin burrat më në zë të Mirditës, veprim i cili kryhej në të errur (muzg), e gjithë natën dhelprat, korbat e thitë (derrat), pinin gjak e hanin tru njeriu !!!

Me 17 Gusht 1949
Aty poshtë Qafës së Valmerit, buzë një prroske ishte hapur një gropë e madhe, e buzë saj ishin rreshtuar 10-të burra të lidhur njëri me tjetrin me duar pas shpine e kur krisën pushkët e mitralozët mbi ta,
Ata përnjëherë ranë në gropë duke tërhequr njëri-tjetrin pa u dalë ende shpirti. E atje nga gropa dëgjoheshin thirrjet e burrave që jepnin shpirt.
“Aman qëlloni se jemi gjallë e mos na lini të na dalë shpirti me zor, he katila!”.
Dhe si rrufe që bie nga qielli ranë mbi ta plumbat e armëve të rënda, atje në fundin e gropës së zezë.
E prej andej copat e mishit fluturonin e binin në prroskë.
Ndërsa 4 të tjerët i varën në litar në katër lisat rreth gropës së zezë, aty ku jepnin shpirt 10 të pushkatuarit”.

Viktimat e kësaj masakre ishin:

Të varur në litar:
–Preng Dedë Gjomarkaj, (Orosh), Pjetër Dedë Vila, (Kaçinar), Dodë Marka Biba, (Tenë-Kthellë), Pjetër Paloka, (Kaçinar).

Të pushkatuar:
–Nikoll Bardhok Bajraktari, (Rrëshen-Kthellë), Llesh Gjon Melyshi, (Malaj-Kthellë), Ndrec Mark Ndoj, (Kaçinar), Nikoll Llesh Bajarktari, (Orosh), Gjokë Gjin Kaçi, (Bukmirë), Ndoc Gjetë Çupi, (Pshqesh-Blinisht), Bardhok Dodë Gjini, (Prosek-Kthellë), Gjergj Keç Beleshi, (Kthellë-Epër), Preng Shkurt Nikolli, (Orosh), Frrok Gjetë Mata, (Kaçinar).

–U burgosen afro 500 burra dhe u internuan mbi 300 familje.

MANI I LALE NDREUT, NE FUSHE-LUMTH.

Mani i Lalë Ndreut, në Fushë-Lumth buzë lumit Zme, na kujton tragjedinë Mirditore me shumë akte.
Tek ky man ogurzi pushkatoheshin e vareshin burrat më në zë të Mirditës, veprim i cili kryhej në të errur (muzg), e gjithë natën dhelprat, korbat e thitë (derrat), pinin gjak e hanin tru njeriu !!!
Shkaqet e kësaj masakre kolektive qenë të thella, mllefe të vjetra të rregjimit komunist kundër popullit kreshnik të Mirditës.

Preteksi qe i thjeshtë:
-Vrasja e Bardhok Bibës, më 7 Gusht 1949, me vendim të “Komitetit të Maleve”.

Masakrën e Qafës së Valmirit e drejtuan kriminelët. e Mehmet Shehut si:
Shefqet Peçi, Kadri Hazbiu, Sulejman ku, Zija Kombo, Medin Bilbili, prokurorët Siri Çarçani, Arianit Çela e plot të tjerë si kjo shpurë, që të gjithë kriminelë me gjene të lindura.

DY TE VRARE, USHQIM PER DERRAT:
Mëhill Preng Kola dhe Preng Ruçi kurë u vranë nga forcat e ndjekjes i quan zvarrë në Shën Palë të Mirditës, u hodhën si për gjellë dhe ia vunë përpara Derrave, që i kishin lënë pa ngrënë prej disa ditësh.

C’farë tmerri!
Dy djemt e shkretë u asgjësuan në qast nga Derrat e uritur, përpara popullit që asistonte i terrorizuar.
Dy prindërit e të afërmit u detyruan të merrnin pjesë në këtë shfaqje makabre.

Kështu i vajtoi Mirdita bijt e saj ditën e 17 Gushtit 1949.
N’Qaf t’Valmirit të Mirditës. Fort po vriten krah’t e Shqipes!! Shkallës Madhe kush po zbret? T’lidh me tela vajmedet. Jo ma pak se katërmbdhetë…. …Shtatë ditë burg e jo ma shumë, Ditën e tetë n’litar e n’plumb…

Kategori
Uncategorized

Kontrolli mbi fukarallëkun quhet rimëkëmbje e ekonomisë.

Një nga kritikat që i adresohen qeverisë është se nuk ka bërë asnjë bilanc të politikave ekonomike dhe se i ikën këtij diskutimi me vetëdije të plotë. U desh shpërbërja e koalicionit që në publik të dalin shifra dhe bilance të pjesshme mbi situatën ekonomike të vendit. Shifrat janë dhe këto i di shumë mirë kryeministri, ministri i Financave por edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Ndonëse pjesën më të madhe në diskutimet publike e zënë intrigat politike shkarazi përmenden edhe shifra që tregojnë se realiteti nuk është ai që na përcillet për një rimëkëmbje të Ekonomisë. Ilir Meta zbuloi në intervistën për Opinion të dhëna lidhur me borxhin publik dhe investimet e huaja.
“Një fakt do t’ju them, është shtuar borxhi me një miliardë euro në katër vet dhe rritja ekonomike e akumuluar është 900 milionë euro, që do të thotë që për një euro borxh rritja ekonomike është 0.9 euro. Pse? Sepse ka qenë vizioni i munguar i Kryeministrit, por vizioni ende i një kryetari bashkie që merr borxh dhe harxhon energjitë më të mëdha dhe buxhetin më të madh për lulishte pr fasada për palma, për kullën e Korçës”- theksoi Meta duke shtuar se investimet e huaja direkte do të ishin në nivelin më të ulët historik nëse nuk do të llogariteshin projekti Tap dhe Hidropoëer Devolli, që konsiderohen investime të tërhequra nga qeveria e kaluar. Sipas Metës pa këto investime shifra e investimeve të huaja direkte nuk do t’i kalonte të 400 mln eurot. Vetë kryeministri është shprehur se me ekonominë do merret këto katër vjet dhe se nga pikëpamja e tij borxhi publik është ulur në 69%. Por ne nuk dimë sa është informaliteti në ekonomi, sa e gjeti dhe sa e ka qeveria aktuale, ministri i Financave të së cilës nuk bëri asnjë analizë serioze të situatës ekonomike dhe përgjegjësive të qeverisë në këtë drejtim.

Kategori
Uncategorized

Shqiptarë, mos e votoni Edi Ramën për Kryeministër.

Shqiptarë, mos e votoni Edi Ramën për Kryeministër

Shqiptarët, të dielën, duhet ta ndalin Edi Ramën, i cili është në kërkim të një pushteti të plotë. Është hera e parë që një politikan e kërkon kaq zëshëm një votë të tillë. Ma jepni timonin vetëm mua, sepse nuk do ta njihni Shqipërinë. Fraza të tilla të forta, në kërkim të pushtetit të pakontrolluar, para Ramës i kanë thënë edhe politikanë të tjerë. Historia botërore është e mbushur me kërkesa të tilla nga diktatorë megalomanë.
Nga Berat Buzhala t- 23/06/2017

Nga distanca duket sikur të gjitha mediat e ‘kazanit’ janë kundër Ramës; se ai si një Don Kishot i vërtetë po lufton kundër plehrave, se ai është uji i bekuar e të tjerët djalli, sepse Edi është i prekur nga dora e Zotit dhe është afër t’ia hedhë pastër edhe kësaj here, e bashkë me të edhe populli shqiptar, e pse jo edhe rajoni e kontinenti. E vërteta është deformuar.

Gjatë 12 muajve të fundit, sikurse gjatë gjithë jetës sime, mora anë të ndryshme politike, për zhvillime kudo në botë. Nga Filipinet – kundër Dutertes, deri në SHBA – kundër Donald Trump.

Bota sot është përplot zhvillime interesante. Duhet të mos jesh fare i interesuar për jetën që të kesh qëndrim neutral, se a zgjidhet Trump a Clinton, Macron a Le Pen, se a do të dilte Britania nga Evropa a do të qëndronte, se kush do të fitonte në Holandë e Austri, etj.

Në të gjitha këto përleshje, që i numërova më sipër, mora anë. Sigurisht ndikimi im në to ishte baras me zero. Kush e dëgjon një zë nga Kosova? As këta në Kosovë. Tekefundit, edhe kush qenkam unë që të më dëgjojnë? Një gazetar që ka qenë në politikë, që kohë pas kohë është komprometuar, por që ka provuar të ringritet – me plot vështirësi.

Mirëpo, le te sqarohemi: unë nuk pozicionohem për një problem, me shpresën që do ta ndryshoj realitetin, ose që ajo çfarë them unë është e vërtetë. Këtë gjë e bëj më shumë për bindje personale, e edhe nga besimi se ajo që them është gjëja e duhur. Pastaj, nëse dikush më beson në ato që them, kjo është një e arritur shumë e madhe, edhe pse kohë pas kohe kam frikë që ndikimi im është negativ. Por, as ky nuk është faji im.

I persekutuari Rama

Le të kthehemi tash te tema për të cilën edhe e nisa këtë shkrim: Zgjedhjet në Shqipëri, që do të mbahen këtë të diel. Edi Rama përballë të tjerëve.

Në shikim të parë, duket një betejë epike. Rama kundër të gjithëve. Nëse nuk thellohesh veç edhe pak më shumë te problemi, nëse atë e sheh nga një distancë pak më e largët, duket sikur i miri është Rama, kurse të tjerët janë forcat e errësirës që po duan ta ndalin Edin në rrugën e tij të shpëtimit kombëtar. Edi është drita në fund të tunelit. Edi po lufton për t’i këputur hekurat ku është lidhur Shqipëria, kurse të tjerët për ta prangosur edhe më shumë.

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Është iluzion optik, i orkestruar me dinakëri nga ekipi i Ramës dhe Rama vetë. Është krejtësisht e kundërta.

Në garë, këtë të diel, janë: në njërën anë Edi, i mbështetur prej 90 për qind të fuqisë ekonomike shqiptare, kurse në territorin tjetër janë të tjerët.

Në garë, këtë të diel, janë: në njërën anë Edi, i mbështetur nga 100 për qind e mediave tradicionale, televizionet, si Topi, Klani, Vizioni, Ora etj… dhe në anën tjetër partitë tjera politike që hapësirën mediale e gjejnë me vështirësi të mëdha.

Mos të ngatërrohemi. Edhe në mesin e këtyre mediave, aty-këtu, si ndonjë oazë në shkretëtirë, gjendet ndonjë emision i mirë televiziv, që mban balancën e duhur politike. Këtyre ua heq kapelën, si bie fjala Fevziu, Rakipi, e ndonjë tjetër. Mirëpo, unë po flas për qëndrimet editoriale, për politikat editoriale që orientohen për katër vjet me radhë, për t’i vënë në spikamë të arriturat kulmore të Republikës së Shqipërisë. Për të vënë në spikamë lavdinë e sypatremburit, Kryeministrit Rama.

E them prapë: nga distanca duket sikur të gjitha mediat e ‘kazanit’ janë kundër Ramës; se ai si një Don Kishot i vërtetë po lufton kundër plehrave, se ai është uji i bekuar e të tjerët djalli, sepse Edi është i prekur nga dora e Zotit dhe është afër t’ia hedhë pastër edhe kësaj here, e bashkë me të edhe populli shqiptar, e pse jo edhe rajoni e kontinenti.

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Janë vetëm disa gazetarë që po rezistojnë nga margjinat e mediave, duke i pasur kundër tyre personat më të fuqishëm në vend. Duke i pasur kundër tyre ata që i kanë miliarda euro në dispozicion, e që këtë të diel ka mundësi që t’i shkrijnë ndonjë prej miliardave. E si u mundka pastaj që një editorial, një paraqitje në një studio televizive, plot zhurmë e shkumë, të luftojë kundër 1 miliard eurove investime elektorale?

Pra, fotografia se Rama është i vetëm, kundër të gjithëve, është e deformuar. Rama është aktor i mirë, prandaj edhe kjo qasje deri diku mbizotëron në rrjete sociale, te rinia, e cila e sheh te Rama një rebel, një viktimë, një titan.

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Të tjerët janë të vetëm. Rama, ose ekipi i Ramës, janë të vetëm në ndarjen e përfitimeve marramendëse. Ose, mund ta themi edhe kështu: në rastin e Shqipërisë, shumica është më e vetmuar sesa pakica. Disa janë më shumë se shumica. Pastaj, atij i bëjnë hije edhe gazetarët, ose pjesëtarët e shoqërisë civile, që në forma të ndryshme janë të lidhur me suksesin e Ramës. Ata që i bënë hije edhe Berishës, por vetëm për sa kohë Berisha ishte Kryeministër. E kur ai humbi, këta e lanë Bashën në një diell përcëllues dhe të pamëshirshëm.

Të arriturat e Ramës: Respektimi i semaforëve prej kalimtarëve

Ndonëse jam shtetas i Shqipërisë, shtetësi e dhënë nga Presidenti Nishani (për ç’gjë e falënderoj edhe tash), ndonëse vij në Shqipëri çdo javë – dorën në zemër pothuajse vetëm në Tiranë – unë edhe më tutje, në vija të holla, nuk e njoh këtu gjendjen në arsim, në shëndetësi, në politika sociale, e në segmente të tjera të rëndësishme, që janë kritike për ta vlerësuar performansën e një qeverie. Por, di ta dalloj se çka është spektakël e çka është përmbajtje, se çka është cirk e çka është qeverisje, se çka është kloun e çka është politikan.

Por, për këto tema, në javën e fundit, e pashë Ramën të djersitet përballë pyetjeve të vërteta. Jo pyetjeve argëtuese te Ermal Mamaqit, që qëllim parësor kanë gajasjen, por pyetje që i bëhen nga Armand Shkullaku, Blendi Fevziu, ose Ylli Rakipi. E pashë Edi Ramën duke belbëzuar, e pastaj duke ofenduar, kur nuk diti ta numëronte asnjë investim të huaj të jashtëm që është më i madh se 5 milionë euro, e që është bërë gjatë qeverisjes së tij. Në vend të kësaj, filloi ta bënte atë që di më së miri: të ofendojë tjetrin se nuk kupton gjë nga ekonomia, të viktimizohet se askush nuk po e kupton, përveç tij, procesin e komplikuar të kulturimit të Shqipërisë që e paska filluar ai, e që ka kulmuar me respektimin e semaforëve nga kalimtarët, e në raste të caktuara edhe ndalimin e duhanit në baret dhe restorantet e Shqipërisë. Ndonëse komike edhe të përmenden, as këto nuk janë plotësisht të vërteta. E edhe po të ishin të vërteta, a vërtet beson dikush që një person që pret në semaforë në pishë të diellit në Tiranë e bën këtë ngase i ka në mendje këshillat iluminuese të Edit? Një pjekuri e tillë ka arritur gradualisht, pas kontaktit me botën, falë lëvizjes së lirë të shqiptarëve, gjë e cila ka ndodhur në qeverinë e kaluar. Pastaj, është trillim i pastër se cigarja nuk pihet në Tiranë, pse kështu e ka vendosur Rama. Cigarja nuk pihet, ta zëmë në Plaza, sepse kjo është politikë e pronarit të hotelit, nuk pihet në restorantet fantastike të Tiranës, sepse pronarët kanë vendosur t’i respektojnë standardet evropiane.

ama, nëse dëshiron ta zgjerojë edhe më shumë harkun e meritave të tij për ta kulturuar popullin shqiptar, mund edhe të thotë se tash shqiptarët nuk u bijnë borive, siç i kanë rënë në të kaluarën, se nuk e kruajnë barkun si në të kaluarën, se nuk i rrisin flokët si në të kaluarën, se nuk i pastrojnë as veshët me çelësin e makinës, se nuk po masakrohen brenda familjes si në të kaluarën. Ky edhe mund të thotë se është profeti që e solli ndryshimin, por këto janë, duke e cituar Ramën, që e citoi Fishtën, në debat me panelistët nga Kosova, “dokrra hini”. Shqiptarët janë rritur avash-avash, ndonëse mori shumë më shumë kohë seç do të duhej. Sigurisht që do të rriteshin shumë më shpejt, po të kishin një klasë tjetër politike. Por, klasën politike e nxjerr populli.

Ekonomia e egër kapitaliste, nën majtistin Rama

Rritja ekonomike, në statistika duket në njëfarë mase e pranueshme. Nëse i marrim këto të dhëna e i lexojmë në ndonjë ishull të largët, pa pasur të drejtë të bëjmë pyetje shtesë, gjendja nuk do të ishte shumë e keqe. Por, edhe ky është një mashtrim optik.

Paul Krugman, nobelist i ekonomisë, njeriu që mua më përfaqëson në ekonomi, në librin e tij Ndërgjegjja e Liberalit, e shpërfaq këtë mashtrim, pre e të cilit sot janë edhe shqiptarët. Ai tregon se si Amerika e viteve ’80 dhe ’90 është e fuqishme ekonomikisht vetëm në planin e përgjithshëm. Ja shembulli që e jep Krugman: Në një restorant qëndrojnë 10 amerikanë me të hyra mesatare vjetore prej 200 mijë eurove. Në ndërkohë atyre u bashkohen për një kafe edhe Bill Gates me dy-tre shokë të tjerë që i kanë miliardat. Tash (vazhdon Krugman) në rrafshin teorik, nga përtej derës, të hyrat mesatare të banorëve të atij restoranti janë shumëfishuar, tash teorikisht aty janë të gjithë milionerë, nëse jo edhe miliarderë. Por, kjo merr fund sapo Gates dhe shokët e tij dalin jashtë.

Me fjalë të tjerë, çfarë do të ndodhte me ekonominë e Shqipërisë, nëse i largojmë për në Itali Zaimir Manen, Grigor Jotin, Vilma Nushin, e të tjerë njerëz të pasur, të cilët sigurisht kanë të hyra vjetore sa e gjithë pjesa e banorëve të tjerë të Shqipërisë. E këta njerëz gjatë qeverisjes së Ramës nuk u varfëruan. Këta u pasuruan. Është e vështirë ta imagjinosh një gjë të tillë në një vend tjetër të qeverisur nga një i majtë. Nuk do të ishte e ndershme as t’i fajësonim këta për pasurinë që kanë krijuar. Qeveria do t’i krijonte disa të tjerë, po të mos ishin këta. Këto janë praktika të njohura ballkanike.

Si përfundim

Shqiptarët, të dielën, duhet ta ndalin Edi Ramën, i cili është në kërkim të një pushteti të plotë. Është hera e parë që një politikan e kërkon kaq zëshëm një votë të tillë. Ma jepni timonin vetëm mua, sepse nuk do ta njihni Shqipërinë. Fraza të tilla të forta, në kërkim të pushtetit të pakontrolluar, para Ramës i kanë thënë edhe politikanë të tjerë. Historia botërore është e mbushur me kërkesa të tilla nga diktatorë megalomanë.

Në zgjedhjet e vitit 1936, Hitleri u kishte thënë gjermanëve “nëse më votoni mua, pas 10 vjetësh nuk do ta njihni Gjermaninë”. Sigurisht që në vitin 1945 ka qenë shumë e vështirë ta njihje Gjermaninë. Nuk dëshiroj këtu të bëj kurrfarë krahasimi mes Gjermanisë naziste dhe Shqipërisë. As në mes të Ramës dhe Hitlerit. Janë shumë larg, si krahasime. Mirëpo, mund të krahasohen dëshirat. I dua të gjitha, ose asgjë. Një kërkesë për të realizuar një revolucion kulturor, politik dhe ekonomik. Sepse, ai i di të gjitha. Është i pagabueshëm. Të tjerët janë kazan. Plehra. Nën-qenie. Të paditur. Shpellorë.

Shqiptarët duhet ta fusin egon e Edi Ramës nën kontroll. Atë e bëjnë me votën e tyre. Të dielën ata mund të votojnë edhe majtas, edhe në qendër, e edhe djathtas. Mjafton që Edit të mos i plotësohet dëshira përfundimtare. Politika është kompromis dhe marrëveshje.

Gjermania e madhe që disa mandate qeveriset bashkërisht. Merkel e ndan pushtetin me rivalët, por kjo nuk e pengon ekonominë që të mos zhvillohet. Gjërat e mëdha në një shoqëri ndodhin edhe pa bërë bujë. Edhe pa rritur thonjtë, edhe pa dalë në publik me Air Jordan, edhe pa bluza të zbërthyera, e sidomos edhe pa i ofenduar të gjithë kundërshtarët.

Edi Rama, në fund, nuk e di kur do të jetë ai fund, do ta ketë fatin e Jose Mourinhos. Kur një ditë nuk do të shkëlqejë më, të gjithë do të qeshin me sjelljet e tij. Për arrogancën e Mourinhos, në raport me gjithë botën, pas rezultateve të tij të dobëta, The Guardian shkruante: Duhet të sillesh mirë me njerëz kur ngjitesh lart, sepse kur të zbresësh poshtë, do t’i takosh të gjitha ata në rrugë e sipër.

Rama do të takohet një ditë me të gjithë ata

Kategori
Uncategorized

Boll: PD nuk është Lopë për ta mjelë.

Avatari i @gjata.comAL in Sweden.

PD_është_aset_ideal_është_shpresa_e_vetme_e_shqiptareve!!!

…heshtje totale nga ish drejtoret, drejtoreshat e Bashkise Tiranes, nga ish drejtoret dhe drejtoreshat e ministrive ish keshilltaret ne kryeministri e ministri.
Asnje rrjesht te shkruar as per ligjin e plehrave, as per samitin e diaspores, as per Shqiperine e mbuluar ne droge ,as per vendosjen e rregjimit te vizave, as per ikjen e dritave orar e pa orar , as per papunesine varferine qe ka pllakosur vendin, as per te rinjte qe po largohen nga Shqiperia.
Ku jane po ngrohin vezet ??????!!!!
Ku jane ata qe deri dije mundoheshin kush e kush te rrinte prane kryetarit per te dale foto ???
Ku jane ata qe dije na beheshin me katolik se Papa???
Me te ndershem jane ata qe deklarojne dhe ikin po ju pse fshiheni ne skuta , ndoshta po beni avokatin e djallit ???
Ju jeni frikacake, sahanlepires e per te mos thene b…lepires.
Tash ja u…

Shihni postimin origjinal 17 fjalë më tepër

Kategori
Uncategorized

MOS U TREMB BIJ E BABAJT SE KE MUA PRANE.

”AI ZE PRAP ME THERET”
KUSHTUAR BABAIT TIM (Aferdita Tartari Cipa)

Jasteku ishte lagur plotesisht, ne mengjez kur u cova une prap ate e mora e filloja te ferkoja syte, buzet,e ta shtrengoja fort mbas gjoksit tim, ashtu si dikur ti i shtrenjti Ati im.

Ati im ti qe me merje para duare me puthje fort e me perkeledhje kacurelet e mia, e ne fund gjoja sikur me qortoje me nje shuplake ledhatuse largoje ,syrin e keq.
Megjithese vitet e monizmit ishin teper te veshtira si gjith te tjeret, dimri ishte teper i ashper, ju prap u munduat te dashur prinderit e mi, ti i shtrenjti BABA, te na i largonit sa me shume urine e asaj kohe dhe dimrin e ftohte.

Kur isha e vogel na duhej nje ore me kembe per te ardhur ne shkolle, ne shi ne bore me diell e me suferine, por une nga natyra vija e frikesuar dhe sa here qe gjemonte e vetetinte, por streha e ime ishe ti,  une strehosha prane BABAIT tim, dhe shpesh here mbremje vone prane oxhakut na tregoje trimerite e krahines, te fshatit tone, e sidomos ma permendje shume here kengen e MIRO TERBACES.

Thuhet se Miroja e ka vrare pashane dhe ia ka djegur kullat me teper se njeqind e ca vjet me pare.

E zeza Miro Terbaçe,
moj Miro e qaj moj Mire,*
Moj e rritura bonjake
me lakera burdullake,*
te berberi u ngrite vajte,
the:-Berber a sha * vellane,
preme floket si djale,
te marr hake per vellane!

Nena cohej heret ne mengjez per te bere mengjezin, ndersa BABAI e ngarkonte oxhakun me dru te trasha dhe shpesh here na thosh ,, nje i ngrohte i mire i mengjezit ta largon shume urine,, e keshtu na percillte mengjezeve per ne shkolle,, duke me thene MOS U TREMB BIJ E BABAT SE KE MUA PRANE,, e keshtu ai ze mua me percillte deri sa une largohesha shume prej syrit te tij ,, por une ate ze prap e degjoj.

Mos u tremb bij e babait,,
Ai skaliti ne mendjen dhe zemren tone vyrtitet me te mira si dashurine, drejtesine , ndershmerine e krenarine per venlindjen tone BOLENEN, per atdheun tone.

Karvani i njerezise ate dite s’kishin te mbaruar, une ate dite BABAIN E KEROJA MIDIS LULEVE,,,, ndersa  nje ze me vinte nga larg.

Mos u tremb bije e babajt, me ke mua prane.

Ji  kryelarte qe jini BOLENASE…

Ti me ike o Ati im
more rrugen e moskthimit,
vecse thelle ne zemren time
mbolle lulen e kujtimit

dy muaj prane tu ndodha
te ktheja si cilimi,
por ce do dot ste shpetova
sdi shte beja me per ty

dhe jeten te ma kerkoje
do ta falja o Ati im,
doren fort ti ma shtrengoje
mbahu fort o biri im

djale shpirti me pate thene
mos me ler ne vend te huaj,
te me cosh ne vendin tim
sa me shpejt te lutem luaj

amanetin ne vend ta cova
bashke me Nenen e vellane,
nga Greqia rrugen mora
ishe etur per vatane

syri shume te lotoi
po dhe fryme more thelle,
thash se semundja te shkoi
sikur leve dhe njehere

filloje te me kshilloje
flisje me nje ze te shtruar,
dhe te sertine duroje
ne jete te jesh i duruar

mos largo njeri ne jete
te me kesh zemer bujare,
dhe te kene nga nje mete
mos u mba meri fare

oi dhembshuri per te gjithe
niper mbesa shume i doje,
se ti vete i kishe ritur
dhe me dashuri i koje

ata erdhen nuk pertuan
dashuria i theriti,
lule shume te dhuruan
po dot gjyshi nuk i priti

te putha per te fundit here
jo dot syve su besoja,
lulet mal te ishin mbledhur
midis tire te kerkoja

ndersa Nena thelle renkoi
te qante me ligjrime,
duart mbi ball ti leshoi
dhe filloi me ledhatime

ndersa motrat nuk pushuan
gjithe natene te qane,
permbi koke te qendruan
edhe me lot sec te lane

varg i madh i njerezise
thua skishin te mbaruar,
me respekt prej dashurise
qe te gjithe te nderuan

zemra jone sa te punoje
edhe syri hapur te jete,
jo BABA sdo te harojme
se te kishim lys me dege

ate dite koha qau
deti thelle sec gjemoi,
me ne fund rete i shperndau
ZOTI PARAJS te dhuroi.

Nga biri it POLO CIPA dt 13 , 2 2017

Kategori
Uncategorized

Le Petit Parisien (1921): Deklarata ekskluzive e Imzot Fan Nolit, delegat i parë i Shqipërisë në Lidhjen e Kombëve, mbi konfliktin serbo–shqiptar

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  19 Qershor 2017

Gazeta franceze, « Le Petit Parisien », ka botuar, të enjten e 22 shtatorit 1921, në faqen n°3, deklaratën ekskluzive të Fan Nolit, në lidhje me konfliktin serbo-shqiptar.

Atdhetari shqiptar, i shqetësuar nga hordhitë serbe, përfaqësonte asokohe Shqipërinë në Lidhjen e Kombëve (Gjenevë) me qëllim për të mbrojtur interesat tona kombëtare.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

« Gjenevë, 21 Shtator (Dep. Petit Parisien)

Imzot Fan Noli, delegat i parë i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, ka paraqitur një protestë (shkresë) kundër veprimeve të ushtrisë serbe, e cila ka pushtuar rajone të reja shqiptare dhe ka bombarduar disa fshatra. Ai na ka shprehur deklaratat në vijim :

Serbët, duke sulmuar, kanë dashur të parandalojnë vendimin e Konferencës së ambasadorëve dhe të Lidhjes së Kombeve. Prandaj, grusht shteti i tyre është një sfidë e hedhur ndaj dy organeve që janë aktualisht të angazhuara për çështjen tonë. Unë mezi besoj se qeveria në Beograd, duke vepruar kështu, është bazuar në premtime të fshehta që ajo mund të ketë marrë. Unë thjesht mendoj se ajo ka dashur të përfitojë nga pavendosmëria e përgjithshme. Megjithatë, shkatërrimi brutal i fshatrave paqësore do t’u kujtojë në mënyrë efektive liderve të politikës evropiane ndjenjën e realitetit.

Tani, është e kuptueshme, se problemi shqiptar është diçka që nuk mund të vonohet. Objektivi ushtarak i kësaj ofensive është pushtimi i malit të Lurës, në perëndim të Dibrës. Ky mal ka një pozitë shumë të fortë strategjike, i cili komandon fushën e Tiranës dhe tregjet jugore të Mirditës. Trupat, që do të instalohen aty, do të mbajnë vendin nën një kërcënim të vazhdueshëm dhe do të mund të pushtojnë kryeqytetin tonë kur të duan. Prandaj, ushtria shqiptare nuk mund të pranojë këtë zotërim pa u përpjekur për ta kundërshtuar atë. Lufta është e pashmangshme nëse nuk do të ketë një ndërhyrje.

Operacionet aktuale të shtabit serb kanë qenë të lehta për shkak se trupat e tyre, në pikënisje, pushtuan linjën e famshme të demarkacionit, e vendosur në mënyrë abritrare gjatë kohës së armëpushimit dhe se tashmë na marrin pjesën e gjashtë të territorit të caktuar Shqipërisë nga ana e Konferencës së Londrës në 1913.

Serbët, që prej tre muajsh, organizonin bandat e armatosura të artilerisë dhe të mitralozëve, të komanduara rregullisht nga oficerë, të cilët vepronin në krye të ushtrisë me qëllim për të përgatitur rrugën për pushtimin. Këto grupe kanë pikën e tyre të mbledhjes në territorin serb, Prizren, ku gjendet pseudo-qeveria mirditore e Marka Gjonit dhe në Dibër. Por ata u zmbrapsën kudo. Kështu, serbëve u ra maska dhe tani ata do të sjellin trupa të rregullta.

Unë nuk dua të hap këtu një debat mbi statusin territorial të Shqipërisë apo mbi kontradiktat e politikës serbe. Pas shpalljes së paqes, Serbia pranoi, zyrtarisht dhe disa herë, vlefshmërinë e kufijve të 1913, por ajo tani refuzon t’i njohë. Gjithsesi, asgjë nuk justifikon masat brutale që ajo ka  ndërmarrë. Serbët pohojnë se ata kanë të drejtë. Në qoftë se ata janë të bindur për drejtësinë e kauzës së tyre, mjaftonte të prisnin thjesht verdiktin e Lidhjes së Kombëve, i cili tashmë nuk do të vonojë. Në vend të kësaj dhe pikërisht në momentin kur popujt aspirojnë me gjithë shpirt paqen, ata përdorin dhunën dhe nuk ngurojnë të përdorin armët.

Rastësi domethënëse : ky agresion i ri përsëritet pothuajse një vit më vonë nga shkatërrimi  i 150 fshatrave shqiptare të luginës së Drinit prej trupave serbe. »

Kategori
Uncategorized

Ambasadori Lu: – Fajësohen qytatarët, që nuk mbajtën KondraGaz edhe në Protestën e PD.

 

Ambasadori Lu:
– Fajësohen qytatarët, që nuk mbajtën KondraGaz edhe në Protestën e PD

nga Kakup Gjoca.
Intervista Ekskluzive në EDTV
– Zoti Ambasador Lu, ju pse nuk denoncuat Helmimin nga Gazi, të qytetarëve në Sheshin Skenderbej?
– Së pari, lejomëni t’ju falenderoj, që më dhatë mundësinë të çaj Bllokadën e deritanishme, që më kishte bërë EDTV, ku ma kishte ndaluar kategorikisht të bëja deklarata, se mos KQZ do t’i cilësonte deklaratat e mia në ERTV si propagandë elektorale në favor të Rilindjes. Ah, harrova, përse më pyetët?
– Për gazin helmues, ndaj Protestuesve te sheshi “Skënderbej”?
– Ku ka më tani sheshi “Skënderbej”?
Shqiptarët e riemëruan ” Skënderbeu i Rilindjes Edi Rama”. Ju akoma jeni me Kohën e shkuar.
– Zoti Lu, tribloni që të mos denomconi akoma gazin helmues që u përdor kundër protestuesve?
– Zotëri, unë SHQIP ju flas. Nuk ishte Gaz Luftarak . Ua dha zyrtarisht Prokuroria. Tani ne kemi besim të Madh te Prokuroria e Reformës të Edi Ramës, deriaa atë e financoi I Madhi Xhorxh Soros!
– Zoti Lu, qytetarët u helmuan në Qendër të Tiranës me gaz helmues. Ju nuk u shqetësuat Hiç?
– Fajin e kanë vetë Protestuesit. Nuk përdorën KondraGazin. Ku shkojnë pa KondraGaz? Në Dasëm?

 

 

Where there are now street “Skanderbeg”?
Albanians renamed “Renaissance Skanderbeg Edi Rama”. You’re still

Exclusive Interview on EDTV
– Mr. Ambassador Lu, why do not you report the poisoning by gas, citizens in Skanderbeg Square?
– First, let me thank you, for giving me the opportunity to slash the current blockade, which had made EDTV, which was categorically forbidden me to do statements, the CEC will not qualify my statements as propaganda ERTV election in favor of the Renaissance. Ah, I forgot, why do you ask?
– To poison gas against protesters in the square “Skanderbeg”?
– Where there are now street “Skanderbeg”?
Albanians renamed “Renaissance Skanderbeg Edi Rama”. You’re still the last time.
– Mr. Lu, tribloni not denomconi still poisonous gas was used against the protesters?
– Sir, I speak ENGLISH. There was Gaz Battle. He officially gave the Prosecution. Now we have great faith in the Reform Prosecution Edi Rama, Derian it financed The Great George Soros!
– Mr. Lu, citizens were poisoned in the center of Tirana with poison gas. You were not worried Nothing?
– blame the protesters themselves. There used KondraGazin. Where KondraGaz go free? At the wedding?

Kategori
Uncategorized

Mos shkoni ne Bilisht te gjeni…..

Administrata nepotike
———–

Nga Artan Fuga/
Kater vjet na thane se kishim bere shtet. Dy javet e fundit papritmas po na bindin se ne vend te nje administrate publike ose ne pushtetin lokal paskeshim nje tufe kunetrish, baxhanakesh, cunash daje, krushqish qe familjarisht ndajne poste, punesojne njeri tjetrin, dhe e kane bere administraten shteterore ose bashkiake si obor shtepie ku per nate behet dasem mes krushqish me aheng.

Po ne kemi kater vjet qe u themi dhe ata na vervisin qener e zagare per te lehur : jo,jo,jo.

Po kete e di cdo lypes endacak ne Shqiperi!

E di cdo i ri dhe e re qe ka pasur iluzionin qe te hyje ne ndonje konkurim punesimi.

Nje drame e pafund per ta, sa lote dhe psheretima, mbytur nga te qeshura cinike dhe prapamendime pinjollesh qe gjithcka e gjejne gati!

Se mos sot vetem!

Tani e moren vesh keta???

Nxirrni pra brenda dy ditesh VKM qe shteti nderpret menjehere marredheniet e punes me kedo qe ka lidhje familjarisht brenda ansamblit te ministrive, institucioneve kushtetuese dhe bashkive.

Kaq pra t’ju besojme nje here te vetme.

Mos shkoni ne Bilisht te gjeni nepotizmin. Nuk ka nevoje vec merrni urbanin brenda unazes dhe do te shihni cfare katraure keni!

Perndryshe vazhdoni te beni demagogji, te na genjeni me fjale te medha, te beni gjoja Ce Guevaren me llogje tribunash. Opium.

Meqe jemi ketu, une jam ne gjendje t’u provoj se me perjashtim te nje pakice nepunesish administrate, jo me shume se 11% e tyre, qe jane me merite, nuk do te gjeni nje, po vetem nje, qe te jete i punesuar ne administrate dhe qe te mos jete:
1. Me lidhje familjare me shefat ose njerez prane pushtetin lokal ose qendror.
2. Mos te kete paguar rryshfet.
3. Mos te jete militant partie ose elektorat i partise.
4. Mos te jete nen presion per te ushtruar aktivitet elektoral.
5. Mos jete pjese e trafikut te influencave nepotizmit ose i shkembimeve te sherbimeve midis personave me influence ne pushtet administrativ, mediatik, financiar, etj.

Hapeni thesin dhe do ta shihni se cfare ka brenda.

Ne dollap do te gjeni kadavra!

Kategori
Uncategorized

Eqrem Çabej, një shkrim i panjohur i tij për origjinën e gjuhës shqipe.

MBI TEZËN ILIRE E PELLAZGE

 

Eqrem Çabej.

Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet të zgjidhet më fort nga ana e ruajtjes dhe e vazhdimësisë së gjuhës së tij sesa nga pikëpamja etnike, sepse më shumë se elementet e tjera gjuha është karakteristika që dallon një popull nga të tjerët. Një problem i tillë ndërkaq, për çdo popull, të çdo vendi qoftë e të çdo kohe, paraqitet kompleks, dhe për kushtet shqiptare veçanërisht i komplikuar. Kompleks: sepse në formimin e një populli si një njësi më vete e me tipare vetjake që e dallojnë nga popujt e tjerë, kanë pjesë, sikundër dihet, rrethana të ndryshme të karakterit gjeografik dhe procese të shumëfishta historike, etnike, ekonomike, kulturore e gjuhësore. I komplikuar: në këtë fushë të studimeve shqiptare është shumë e ndjeshme mungesa e burimeve historike e të shkrimit. Megjithatë, dija e re shqiptare, edhe me këtë varfëri burimesh, me mjetet që ka në dorë përpiqet t’i afrohet zgjidhjes së këtij problemi. Dhe ka arritur në këtë lëmë rezultate që mbeten, e që kanë zënë vend dhe në fushën shkencore ndërkombëtare. Për vetë karakterin kompleks të çështjes edhe metoda për t’u zbatuar këtu duhet të jetë komplekse. Aty duhet të bashkëpunojnë disa disiplina shkencore. Sidomos vijnë në vështrim aty gjeografia historike, historia, gjuhësia, etnografia dhe arkeologjia parahistorike. Rezultatet e njërës ndër këto fusha duhet të merren parasysh e të vlerësohen në masën e duhur nga disiplinat e tjera, të kombinohen me rezultatet e tyre, që të përmblidhen faktet e shumëllojshme në disa parime të përgjithshme, në disa fakte më të sigurta, për të arritur kështu disi në një sintezë.

Shqiptarët janë autoktonë ose anas në Gadishullin Ballkanik, duke qenë që rrojnë aty që nga kohët e lashta parahistorike. Ata janë bashkë me grekët populli më i moçëm i kësaj treve, janë trashëgimtarë të situatës etnike të periodës së lashtë në këtë pjesë të Europës Juglindore. Në këto rrethana pyetja se ku e ka burimin populli shqiptar, do të thotë me fjalë të tjera këtë: Stërgjyshët e shqiptarëve, ai popull që ka folur gjuhën nga e cila ka rrjedhur shqipja e sotme, me ç’emër njihej në kohët antike në Ballkan? Prej cilit popull të lashtë të këtij gadishulli rrjedhin pra shqiptarët e sotëm?

Në shekullin e kaluar u përhap shumëkund hipoteza se shqiptarët ishin stërnipët e pellazgëve. Kjo hipotezë a teori, e themeluar në tryezë të dijetarëve të huaj, pati jehonë të gjerë në lagjen e poetëve e shkrimtarëve shqiptarë të Shqipërisë e të Italisë. Ajo gjeti një truall pjellor në idetë e romanizmit, i cili në Europën Juglindore u përhap më vonë, në një kohë kur në Perëndim kishin dalë rryma letrare të tjera. Teoria pellazge ndërkaq më vonë ra poshtë.

Pellazgët në burimet greke e romake përmenden si një shtresë etnike paragreke, jo më ekzistuese në periodën antike. Autorë si Herodoti e Straboni flasin për ta për një kohë më të lashtë dhe i paraqesin si një popullsi barbare, d.m.th. jogreke, e me një gjuhë të ndryshme nga greqishtja. I lokalizojnë në zonën e Detit Egje, kryesisht në Tesali, me përhapje më një anë nga Epiri, më anë tjetër nga Azia e Vogël, nga Kreta e nga ishuj të tjerë të zonës egjeane. Ata paraqiten ndërkaq gjithkund si një popull legjendar, i mbuluar me mjegullën e një miti, popull pa konsistencë historike konkrete. Ndonëse në kohë të reja janë pohuar disa lidhje të tyre me ilirët e me trakasit, duhet thënë se ai element etnik e gjuhësor që mund të quhej, me shumë rezervë, pellazg, për shumë arsye, edhe të karakterit gjeografik, nuk mjafton kurrsesi për të pohuar me një farë baze vërtetësie shkencore një birëri pellazge të popullit shqiptar.

Duke u nisur nga një platformë më reale, për sqarimin e problemit të burimit, do t’i sillemi pikësëpari historisë si vazhdim i situatës parahistorike në Gadishull të Ballkanit. Kjo trevë e Evropës Jugore, në periodën antike ka qenë e banuar prej disa popujsh, popuj të ndryshëm nga ata të sotmit dhe të ndryshëm edhe nga njëri-tjetri. Dihet se në viset perëndimore të Gadishullit kanë banuar ilirët, në viset lindore trakasit, në anët jugore grekët, në qendër makedonët, të cilët kanë qenë të ndryshëm nga grekët edhe me një gjuhë më vete, sipas Herodotit me “gjuhë barbare”, d.m.th. jogreke. Duke lënë mënjanë disa popullsi më të vogla, si fiset iranike në pjesën lindore të Gadishullit dhe disa fise kelte në viset veriperëndimore e qendrore, kjo ka qenë gjendja etnike në epokën greko-romake. Në këtë mes shtrohet pyetja se prej cilit nga këta popuj zbresin shqiptarët, prej cilës nga gjuhët e tyre rrjedh gjuha shqipe. Në këtë problematikë grekët, ose si quheshin në atë kohë, helenët, përjashtohen vetvetiu, si një popull i ndryshëm nga populli shqiptar. Përjashtohen gjithashtu dhe makedonët e vjetër, si një popull relativisht i vogël dhe gjeografikisht më në skaj të truallit gjuhësor të shqipes, ndonëse për punë të afërsisë territoriale disa lidhje nuk mund të mohohen kryekrejet. Në këto rrethanat dy janë popujt që vijnë në vështrim si të parët e shqiptarëve, ilirët dhe trakasit.

Ilirët kanë qenë një ndër popujt e mëdhenj të Europës së lashtë. Duke lënë mënjanë përhapjen e tyre në kohët parahistorike, në periodën historike ata shtriheshin që nga anët e Istrisë afër Triestës në veriperëndim e nga viset afër brigjeve të Danubit në veri gjer në gjirin e Artës së Çamërisë në jug, qytet që aso kohe quhej Ambrakia. Kështu fiset ilire banonin viset e sotme të Shqipërisë me Çamëri, të Malit të Zi, Bosnjes e Hercegovinës, Dalmacisë e Kroacisë, pra gjithë bregdetin lindor të Adriatikut me hinterlandin përkatës. Të fisit ilir kanë qenë pas gjithë gjasësh edhe mesapët e japigët e Apulisë në Itali Jugore.

Në lindje fiset ilire mbërrinin gjer në anët e lumenjvet Vardar e Moravë në Maqedoni Veriore e në Kosovë, një trevë që në lashtësi quhej Dardania, dhe shtriheshin edhe në një pjesë të Serbisë së sotme. Në ato anë ilirët ishin kufi me fiset trake, vise-vise edhe duke u përzier me to. Edhe trakasit kanë qenë një ndër popujt e mëdhenj të Europës së lashtë: Herodoti e quan popullin më të madh pas indasve. Shkonin që prej kufijve të ilirëve në perëndim e gjer në brigjet e Detit të Zi në lindje, prej Detit Egje në jug e gjer në malet e Karpateve në Veri. Përfshinin kështu një pjesë të Greqisë e të Turqisë europiane të sotme, Bullgarinë, Rumaninë e një pjesë të Hungarisë e të Polonisë.

Për fatet historike të këtyre popujve e të fiseve të tyre, nga mungesa e materialit burimor për të cilin u fol më sipër, shumë pak jemi në gjendje të dimë, dhe kjo errësirë njohurish shtohet sa më lart të ngjitemi në lashtësi të kohëve.

Dimë p.sh. që koncepti edhe emri ilir erdhi e u përhap vetëm me kohë, duke dalë prej një popullsie me këtë emër e duke përfshirë edhe fise etnikisht e gjuhësisht të afra.

Ky emër në epopetë e Homerit ende nuk shfaqet. Emri i ndonjë populli të veçantë, si ai i dardanëve dhe ai peonëve, të cilët në kohë historike kanë banuar në veri të makedonëve, del në skenë të historisë shumë më përpara se emri i përgjithshëm i ilirëve. Dihet gjithashtu që këta popuj të lashtë të Ballkanit, nën ndikimin e qytetërimit greko-romak, e sidomos me zotërimin e gjatë të Perandorisë Romake, me kohë pjesërisht u greqizuan, e për një pjesë të madhe u romanizuan.

Me fjalë të tjera këta, pa u zhdukur si popuj, me kohë u asimiluan: lanë gjuhët e veta dhe morën vise-vise greqishten, vise-vise në pjesën më të madhe – latinishten. Kjo ndodhi sidomos nëpër qytete, nëpër qendra administrative e ushtarake ku romakët kishin ngulur garnizonet e tyre. Nëpër vise malore ndërkaq asimilimi nuk arriti të kryhej kryekrejet. Popullsitë vendase ruajtën më gjatë karakterin e tyre etnik dhe gjuhën e tyre. Ndonjëri nga këta popuj bile i shpëtoi gjer në fund romanizimit. Dëshmi e gjallë për këtë është populli shqiptar, i cili duhet të jetë pasardhës i njërit nga këta popuj (a fise) të paromanizuar. Çështja e birërisë, e filacionit, d.m.th. e rrjedhjes së një populli të sotëm prej një të lashti, të një gjuhe të re e të njohur prej një gjuhë të vjetër e të zhdukur, paraqitet mjaft e lehtë kur prej popullit të lashtë e prej gjuhës së tij kemi njohuri relativisht të sakta.

Po në lidhje me shqiptarët e me shqipen, kjo çështje, si u tha, mbetet veçanërisht e vështirë. Gjuhët e lashta të Ballkanit, për mungesë shkrimesh të tyre, mund të thuhet se njihen pak e aspak. Prej gjuhës së trakasve ka disa pak mbishkrime, prej gjuhës së ilirëve të Ballkanit nuk është gjetur gjer më sot asnjë mbishkrim. Mbishkrimet e mesapëve të Italisë Jugore lexohen, porse interpretimi i tyre ka mbetur gjer sot i pasigurtë. Prej të dyja gjuhëvet, ilirishtes dhe trakishtes, kanë mbetur disa të ashtuquajtura glosa, d.m.th. disa fjalë të tyre të dëshmuara prej autorësh grekë e romakë bashkë me kuptimet e tyre të dhëna greqisht a latinisht. Ka edhe një numër mjaft të madh me emra vendesh e personash, të gdhendur nëpër gurë a të dëshmuar nëpër tekste të autorëve klasikë; emra shumica me interpretim gjuhësor-kuptimor të dyshimtë dhe ku dijetarët modernë kanë gjetur prandaj një fushë të lirë për gjykime shpeshherë arbitrare. Kështu dy gjuhët në fjalë mbeten thuajse të panjohura për ne. Ne nuk ua dimë strukturën gjuhësore, as sistemin gramatikor, as fjalorin e tyre. Në këto rrethana mjetet e krahasimit mungojnë: mungon çelësi për të krahasuar materialin e shqipes me atë të dy gjuhëve në fjalë.

Duke qenë gjendja kështu, kriteri i gjuhës duhet të vështrohet së bashku me gjendjen gjeografike e historike. Në pikëpamje të gjeografisë historike dihet se shqiptarët e sotëm banojnë në ato vise ku në kohën antike banonin fise ilire. Në pikëpamje historike është vënë re me të drejtë, që sot e dy shekuj më parë, që nuk ka asnjë të dhënë, asnjë kumt historik që shqiptarët të jenë ardhës, që të kenë zënë vend në këto troje në një periodë historike të caktuar, si bie fjala aty nga mbarimi i kohës antike, ose në mesjetën e hershme. Në këto kushte vetë arsyeja e thjeshtë shtyn të pranohet që populli shqiptar është vendës, autokton në këto anë, në mos qysh prej periodave të mugëta parahistorike, së paku që prej kohës antike e këtej. Këto dy arsye, arsyeja e banimit në teritorin e dikurshëm ilir dhe arsyeja e autoktonisë, shpien vetvetiu në mendimin që shqiptarët e sotëm janë stërnipët e fiseve ilire të jugut dhe që shqipja është vazhdimi i njërit nga dialektet e vjetra ilire.Mund të thuhet bile që barra e argumentimit më fort u bie atyre që mohojnë burimin ilir të popullit shqiptar e të gjuhës së tij se atyre që e pohojnë.

Në lidhje me këto nuk mund të jetë një gjë gand e e rastit edhe kjo, që emri i fisit ilir Albanoi, që përmend astronomi e gjeografi Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit në shekullin e dytë të erës sonë në trevën midis Durrësit e maleve të Kandavisë në Shqipëri të Mesme, vazhdon të rrojë në Arbën Arbër, Arbënesh Arbëresh, emri i Shqipërisë e i shqiptarëve në mesjetë, i gjallë dhe sot e kësaj dite. Në pikëpamje gjuhësore këtyre rrethanave vjen e u shtohet ky fakt, që vazhdimi i emrave të qyteteve, maleve e lumenjve të trevës shqiptare të kohës së lashtë, në trajtat e tyre të sotmet ka rrjedhur në pajtim me rregullat fonetike të gjuhës shqipe. Aty hyjnë barazime të tilla si Scardus: Shar, Scodra: Shkodër, Drivastum : Drisht, Pirustae : Qafa e Prushit, Lissus : Lesh (Lezhë), Isamnus : Ishëm Ishm, Dyrrachium : Durrës, Aulon : Vlonë Vlorë, Thyamis: Çam e të tjera. Edhe kjo dëshmon për autoktoninë ilire të popullit shqiptar: sepse ky zhvillim nga trajtat antike të këtyre emrave në të sotmet nuk gjen spjegim veçse me mjetet e shqipes. Nuk mund të shpjegohet as me mjetet e gjuhëve romane as të gjuhëve sllave, e as nëpërmjet të ndonjë gjuhe tjetër të zonës ballkanike.

Për vazhdimësinë ilire ka dhe të tjera të dhëna nga fusha gjuhësore, si disa barazime që dalin në emra personash ndër ilirët e hershëm e ndër shqiptarët e sotëm. Përveç këtyre, ato të paka fjalë që dihen prej ilirishtes, shpjegohen mirëfilli me anë të shqipes. Edhe mjaft fjalë të mbishkrimeve mesapike zbërthehen me gjuhën tonë. Në këtë mënyrë të dhënat e gjeografisë historike dhe të gjuhës vijnë e plotësojnë njëra-tjetrën. Nuk mungojnë edhe disa paralele të karakterit etnografik, në të cilat nuk po hyhet këtu. Prej lëmit të arkeologjisë meriton vëmendje rrethana që në disa stacione parahistorike të trevës shqiptare vihet re një vazhdimësi e kulturës materiale, një kontinuitet nga epokat e lashta gjer në mesjetën e hershme; kjo rrethanë vjen e u shtohet argumenteve gjeografike, historike e gjuhësore që u shtruan më sipër.

Për sa u përket trakasve dhe gjuhës së tyre, mbi dëshminë e disa të dhënave historike dhe gjuhësore (emra vendesh me tipare trake) është vënë re me kohë një prani elementesh trake në krahun veriperëndimor të Gadishullit Ballkanik e veçanërisht në viset bregdetare të Adriatikut të jugut. Ato duhet të jenë përzier me kohë me elementet ilire, pa mundur të themi se nga ilirët e trakasit kush qe anas e kush i ardhur.

Si përfundim, edhe për arsye historike mund të thuhet se në formimin e etnosit shqiptar në bazë qëndron elementi ilir, porse mund të ketë pasur dhe një komponente trake, me përmasa gjithsesi më të vogla. Si u krye procesi i këtij formimi etnik e gjuhësor, në ç’rrethana territoriale e historike, në gjendjen e sotme të njohurive është vështirë të përcaktohet. Aty shihet më qartë përfundimi, që është populli shqiptar më gjuhën e tij, sesa rruga e zhvillimit që u përshkua gjersa u arrit gjer në gjendjen e sotme.

 

Nga Moikom Zeqo

Brikena Çabej, vajza e nderuar dhe e denjë e Eqrem Çabejit më dërgoi me email, që nga Parisi ku jeton, një shkrim të panjohur, ose shumë pak të njohur të babait të saj, të shkruar mesa duket në vitin 1977. Çabeji, i cili ka qenë edhe profesor i gjuhësisë, lektor, në Universitetin e Prishtinës, e ka shkruar këtë tekst për ta botuar në ndonjë nga organet në gjuhën shqipe të Prishtinës.

Mesa di unë, ky shkrim nuk është i përfshirë në veprat në disa vëllime me format të madh, që Prishtina botoi, duke përmbledhur dhe koleksionuar trashëgiminë e paçmuar dhe shumë të rëndësishme të këtij dijetari të madh shqiptar.

 

Moikom Zeqo

Brikena Çabeji më shkruan se padyshim ky shkrim, që merret me origjinën e gjuhës shqipe në rrafshin e dyfishtë historik dhe linguistik, do të përfshihet në libra të tjerë që do të botohen sëbashku me korrespondencën ende të panjohur të Eqrem Çabejit, kryesisht me linguistë dhe albanologë të huaj të botës.

Ajo që të bën përshtypje, gjatë leximit të tekstit të Çabejit është fakti që ai mbështet, pa mëdyshje, origjinën ilire të etnogjenezës së gjuhës shqipe, pa përjashtuar këtu dhe një dimension trak. Çabeji e artikulon këtë subjekt gati të një vështirësie të madhe algjebrike, të ndërlikuar, me pak të njohura brenda të panjohurave të mëdha të shekujve, i bindur se instrumentat mendorë të gjuhës mund të përvijojnë historinë e gjenezës, të formimit, të zhvillimit, të ndryshimit, të identitetit të vijuar dhe të plotësuar deri në ditët tona.

Teza e Çabejit është një tezë e drejtë nga pikëpamja shkencore. Me të drejtë Çabeji nuk e mbështet tezën e origjinës pellazgjike të gjuhës shqipe, e cila në shek.XIX, për shkak të fazës parashkencore të dijes tek shqiptarët, u bë një lloj teze mit, një lloj totemi i paargumentuar i prejardhjes. Teza e origjinës pellazge është rigjallëruar tashmë nga një numër i madh të ashtuquajturish studiues, por që nisen nga rrafshi i diletantizmit dhe nuk e njohin as procesin shkencor, nuk njohin parametrat akribike të linguistikës dhe as procesin e evoluimit sipas ligjeve të brendshme sintaktike dhe morfologjike, të leksikut etj. të gjuhës shqipe.

Por teza e Eqrem Çabejit qe me fat në shkencë dhe për faktin se zbulimet e prehistorisë shqiptare, të ndërmarra nga arkeologu i madh shqiptar siç është Çesk Prendi, vërtetuan se të paktën që nga epoka e bronzit dhe deri në antikitetin e vonë, kur spikat identiteti i arbërorëve, duke përfunduar deri në kohërat moderne, të sotmet, flasin për informim in situs, pra në këtë truall, pa ndërprerje të etnosit ilir, pa dyshim pa mohuar dhe një dimension trak.

Deri më sot shkenca si e arkeologjisë historike ashtu dhe shkenca linguistike në Shqipëri janë komplementare, por dhe tek dijetarët më seriozë në botë, nuk e mohojnë këtë përputhje identitare të gjuhës dhe të etnogjenezës.

Këtë mund ta mohojë vetëm ata që nuk kuptojnë asgjë nga shkenca ose që merren me fantazmagori që nuk i hyjnon ë punë askujt. Është kënaqësi nga ana ime dhe e falënderoj Brikenën, që më dha mundësi ta publikoj këtë shkrim të Eqrem Çabejit, për ta njohur jo vetëm publiku i gjerë, por edhe ata specialistë qëndrimëtarë, të paepur, që e kuptojnë dhe e mbrojnë idenë se shkenca është shkencë dhe s’mund të jetë fantazi.

Kategori
Uncategorized

Klevis Balliu takime intensive me fermerët: Republika e Re, alternativa e vetme për ju.

Klevis Balliu takime intensive me fermerët: Republika e Re, alternativa e vetme për ju

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Pogradec, Klevis Balliu, vijon turin e takimeve intensive me qytetarët dhe banorët e fshatrave të Pogradecit.

Ndalesat e radhës ishin fshatrat Beragozhd, Stropckë dhe Zërvaskë. Banorët ndanë me kandidatin Balliu shqetësimin për investimet e munguara në zonë dhe thanë se ndihen të fyer dhe injoruar nga qeveria Rama. Në të tria këto fshatra, banorët kërkuan që Pogradeci të jetë një prefekturë më vete, sepse për një shërbim të thjeshtë janë të detyruar të shkojnë në Korçë.

Një tjetër shqetësim i tyre janë faturat e larta të energjisë që i kanë detyruar banorët të hyjnë në borxhe dhe që po i presin bukën e gojës.

Papunësia është e lartë sidomos në radhët e të rinjve. Fermerët kërkuan punishte për prodhimet e tyre sepse po shiten me çmime shumë të ulëta ose hidhen në kosh si dhe subvencionime. Kandidati Klevis Balliu theksoi se në fjalimin e tij të parë në Kuvend do të kërkojë që Pogradeci të jetë Prefekturë më vete.

Në vazhdën e bashkëbisedimeve me banorët, Balliu nënvizoi se Republika e Re do të ofrojë zgjidhjen me uljen e çmimit të naftës për fermerët, do t’i mbështesë me subvencione dhe për familjet në nevojë,energjia elektrike deri në 300 kw do të paguhet nga shteti.

Më herët, Klevis Balliu zhvilloi një tur takimesh në fshatrat Rrodokal, Homezh dhe Golik të zonës së Mokrës për të diskutuar mbi problematikat dhe vështirësitë që përballen banorët e zonës. Në takimin me banorët e këtyre fshatrave, Balliu e konsideroi të trishtueshme mungesën e ujit të pijshëm dhe të infrastrukturës rrugore. Balliu theksoi se kjo keq-qeverisje e ka bërë mesjetare jetën e këtyre banorëve. Përgjatë këtyre takimeve, kandidati i djathtë u mirëprit në disa nga shtëpitë e banorëve. Kanatat e vjetruara, muret e rrudhosura nga krisjet dhe çatitë e rrënuara të shtëpive flisnin po aq sa vetë banorët për gjendjen e mjerueshme që ka mbërthyer këtë zonë.

“Qartazi, kjo keqqeverisje socialiste ka future duart tek xhepat dhe shporta ushqimore e pogradecarëve”, theksoi Balliu.Një tjetër ndalesë e Klevis Balliu ishte fshati Vërdovë i njësisë administrative Buçimas, ku u takua me banorët e kësaj zone për t’u njohur me problemet e tyre. Ai i mirëpriti sugjerimet e banorëve për mënyrën sesi mund të punohet së bashku me qytetarët për një Pogradec me ekonomi të fortë e të nesërme të sigurt. “Taksimi progresiv i qeverisë rilindase i ka rritur taksat në 1.5 mld USD në fund të katër viteve; çdo fëmijë sapo lind, të rinjtë, pensionistët dhe çdo shqiptar paguan 500 USD më shumë taksa. Bizneset paguajë 50% më shumë taksa!”, theksoi Balliu./360grade.al/

Kategori
Uncategorized

Rudina Hajdari: Babai im goditi murin diktatorial të komunizmit, unë dhe brezi im do të nxjerrim Shqipërinë nga tranzicioni.

Im atë pati guximin, karakterin dhe inteligjencën të ngrihet kundër diktaturës. Përplasjet e tij si luftëtar i lirisë, pluralizmit dhe demokracisë i dhanë atij një rol historik. Në qoftë se im atë goditi murin diktatorial të komunizmit dhe pati rolin e tij në ardhjen e lirisë, unë kam synimin dhe vizionin të kontribuoj në mbrojtjen dhe avancimin e mëtejshëm të këtyre të drejtave.

Image may contain: 1 person, smiling, sitting, table and indoor

Intervistë me zonjën Rudina Hajdari, e bija e heroit të Demokracisë Azem Hajdari, Kandidate për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë dhënë Kryeredaktorit të Gazetës”Dielli” në SHBA, Dalip Greca…

Çfarë do t’i japë Kuvendit, Rudina Hajdari, e bija e themeluesit të PD-së, parlamentarit më aktiv, heroit të demokracisë, Azem Hajdari?

Është kjo një nga pyetjet që i drejtuam Rudina Hajdarit, kandidate për deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e 25 Qershorit. Përgjigja e saj është e sigurtë:”Do të luftojë fort duke nxjerrë në pah të gjithë cilësitë më të mira të babait, por në mënyrën time”.
Rudina synon që të jetë një politikane e ndershme dhe me këtë nënkupton besimin se: të gjithë jemi të lirë, lindim të barabartë dhe se të gjithë duhet të jemi në gjendje të përparojmë bazuar në aftësitë dhe pasionet tona, dhe se do të flasë hapur dhe do mbrojë të vërtetën, edhe nëse ajo bie ndesh me më të fuqishmit e shoqërisë. Moto e saj është: Interesat e Shqipërisë para çdo interesi tjetër!
Rudina i ka të gjitha kualifikimet për të qenë një përfaqësuese e denjë e qytetarëve shqiptarë në Parlament: Ka kryer studimet universitare Bachelor në Shkencat Politike në SHBA, ka vijuar studimet e nivelit Master Shkencor në Gjeopolitikë, Territor dhe Siguri në Londër për të përfunduar me studimet e nivelit Master Shkencor në Të Drejtat e Njeriut po në SHBA. Vec kësaj ajo ka trashëgiminë dhe vizionin për të ardhmen e Shqipërisë Evropiane. Le ta ndjekim intervistën:

Gazeta Dielli:-Si ndihet Rudina në garën elektorale si kandidate për deputete e PD-së?

-Rudina Hajdari:-
Ndjesia e parë nuk është thjesht kënaqësi personale. Ajo është përkatësia ime reale, realizimi i një rruge të gjatë, jo vetëm e imja, por i një rrugëtimi krenar pasi i përket forcës politike së cilës i përkas çdo orë e sekondë të jetës sime.
Nuk ka rëndësi fakti i renditjes time në listën e Tiranës dhe nuk e bën këtë betejë më të lehtë. Ajo që e bën garën e fortë, konkurrimin të vërtetë dhe real, ajo që i jep përmasën e natyrshme kësaj fushate, më të veçantës nga të gjitha të tjerat, është fakti i ndërthurjes së natyrshme të trashëgimisë, forcës, vërtetësisë së Partisë Demokratike dhe vizionit të së ardhmes, vizionit të Republikës së Re. Jam e sigurt që me vullnetin e duhur do hyjmë në një etapë të re për Shqipërinë që i ofron shqiptarëve një politikë frytdhënëse dhe një demokraci të drejtpërdrejtë dhe gjithëpërfshirëse.

-Dielli:- A ishte një surprizë për ju përfshirja në listën e kryetarit të Partisë Demokratike,z. Lulzim Basha?

-Rudina Hajdari:-Personalisht, i jam mirënjohëse Kryetarit te Partisë Demokratike z. Lulzim Basha që vlerësoi prezencën time në ekipin e tij. Për mua është një privilegj dhe një përgjegjësi e madhe të garojë si nën siglën e PD-së, të një partie që përfaqëson frymën e parë të demokracisë dhe vlerat euro-atlantike, si një prirje e natyrshme e shqiptarëve.

-Dielli:- Çfarë do t’i japë Kuvendit, Rudina, e bija e themeluesit të PD-së, parlamentarit më aktiv, heroit të demokracisë, Azem Hajdari?

-Rudina Hajdari:-Dua të nxjerr në pah të gjithë cilësitë më të mira të babait tim, por në mënyrën time. Këtu, më lejoni të veçoj disa. Dua të jem një politikane e ndershme dhe me këtë nënkuptoj besimin se të gjithë jemi të lirë, lindim të barabartë dhe se të gjithë duhet të jemi në gjendje të përparojmë bazuar në aftësitë dhe pasionet tona. Unë dua të flas hapur dhe do mbroj të vërtetën, edhe nëse kjo bien ndesh me më të fuqishmit në shoqëri. Gjithashtu, dua të vendos interesat e Shqipërisë para çdo interesi tjetër.

-Dielli:- Besoni që brezi juaj me të vërtetë do të integrojë Shqipërinë në BE, Çfarë nuk është arritur në këtë tranzicion të zgjatur?

-Rudina Hajdari:-Në këto 26 vite tranzicion Shqipëria ka pasur përparime të mëdha. Sot, Shqipëria ka një sistem politik të gjallë, është anëtare e NATO-s dhe është në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Shqiptarët udhëtojnë lirisht në Europë dhe kemi në krah aleatë të fortë perëndimorë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të Europës. Por s’duhet harruar që Shqipëria ka përjetuar një tirani komuniste të pashembullt në Europë dhe se tranzicioni është me i ndërlikuar sesa mund ta kemi perceptuar. Deri tani, ka qenë qeverisja e djathtë ajo që ka dhënë kontributin më të madh në plotësimin e kushteve të Bashkimit Europian, në kuadër të çeljes së negociatave të anëtarësimit. Kemi akoma shumë punë për të bërë përsa i përket zbatimit të ligjit të dekriminalizimit në Parlament dhe reformës në drejtësi, por jam e lumtur që këto hapa po ndërmerren në mënyrën e duhur, duke përfshirë kontributin e padiskutueshëm të Opozitës. Krizat politike dhe institucionet e dobëta e kanë lodhur procesin e anëtarësimit. Gjithsesi mendoj se përfshirja e të rinjve në politikë është një shenjë pozitive për sa i përket përfundimit të tranzicionit në vend dhe integrimit të Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike.

Image may contain: 2 people, people on stage

-Dielli:- Sipas mendimit tuaj, duke qenë se keni jetuar për një kohë të gjatë në SHBA, çfarë duhet të bëhet ndryshe në Shqipëri?

-Rudina Hajdari:-Eksperienca ime në Amerikë ka qenë e vlefshme për të fituar një kulturë perëndimore, por kjo s’do të thotë që vendi im nuk ka qenë pjesë e kultivimit të karakterit tim. Mendoj se demokracia e drejtpërdrejtë është një nga gjërat që akoma i mungon Shqipërisë si dhe gjithëpërfshirja e te gjithë faktorëve shoqërorë në vendimmarrjet publike. Gjithashtu mendoj se sipërmarrja private duhet të operojë në mënyrë më të pavarur dhe bizneset duhet të jenë më pak të ndikuara nga rrethanat politike në vend.

-Dielli:- Ju keni përfunduar studimet universitare Bachelor në Shkencat Politike në SHBA. Më tej keni vijuar studimet e nivelit Master Shkencor në Gjeopolitikë, Territor dhe Siguri në Londër për të përfunduar me studimet e nivelit Master Shkencor në Të Drejtat e Njeriut po në SHBA? Si e shikoni politikën shqiptare, nga këndvështrimi juaj me këtë background të pasur arsimor?

-Rudina Hajdari:-Partneriteti strategjik i Shqipërisë me aleatët euroatlantikë, veçanërisht me SHBA-në, është shpresa dhe rruga e vetme e së ardhmes, e cila jo vetëm shëron çdo plagë të së shkuarës, por e bën të qartë dhe të vërtetë vizionin e saj për këtë ardhmëri. Shqipëria dhe faktori shqiptar në Ballkan, pavarësisht rrethanave, sfidave dhe përpjekjeve të të gjithë atyre që nuk e duan të ardhmen e këtij kombi, kanë një aleat të natyrshëm të ngulitur thellë në ndërgjegjen e këtij kombi, vokacionin perëndimor. Të gjitha përpjekjet e politikës shqiptare duhet të jenë në koherencë të plotë me këtë vokacion. Çdo lloj deviacioni është në dëm të kombit shqiptar dhe të ardhmes së tij.

-Dielli:- A mendoni se Shqipëria mund të dalë nga gjendja e rënduar e kultivimit, trafikut të drogës dhe korrupsionit të nivelit të lartë?

-Rudina Hajdari:-Absolutisht po. E gjithë përpjekja e Partisë Demokratike, jo vetëm në 90 ditët e çadrës, por dhe në më tej ka qenë ndërgjegjësimi i këtij fenomeni të shëmtuar dhe ndalimi sa më parë i trafikut të drogës dhe kultivimit të saj në vend. Lufta e të gjithë institucioneve shqiptare të papërfshira në këtë trafik, përpjekjet e mijëra punonjësve të Policisë, të paimplikuar, të njerëzve të ndershëm, të shërbimeve të inteligjencës, në bashkëpunim me aleatët perëndimorë, sigurisht, që e bëjnë të mundur.
Është e dhimbshme që ne, një shtet me bukuritë e mrekullitë e natyrës, vendi me moshën më të re në Europë, të etiketohemi si Kolombi e Europës dhe qindra mijëra të rinj të braktisin këtë vend për të kërkuar të ardhmen diku tjetër.

-Dielli:-A e shihni përfshirjen tuaj në politikë si vazhdim të punës së atit tuaj, ose më shumë se kaq?

-Rudina Hajdari:-Im atë pati guximin, karakterin dhe inteligjencën të ngrihet kundër diktaturës. Përplasjet e tij si luftëtar i lirisë, pluralizmit dhe demokracisë i dhanë atij një rol historik. Në qoftë se im atë goditi murin diktatorial të komunizmit dhe pati rolin e tij në ardhjen e lirisë, unë kam synimin dhe vizionin të kontribuoj në mbrojtjen dhe avancimin e mëtejshëm të këtyre të drejtave.

-Dielli:– Ndërkohë, ju jeni larguar nga SHBA! A mendoni se do të pendoheni për këtë vendim që keni marrë?

-Rudina Hajdari:-
S’do pendohem kurrë për këtë vendim që kam marrë. Amerika është aty dhe nuk pret për mua, kurse Shqipëria është vendi im dhe pret të rinj e të reja që gjallërojnë jetën politike, ekonomike dhe kulturore me ide inovative, bazuar në eksperiencën më të mirë Perëndimore. Për mua, largimi nga Shqipëria krahasohet me atë ndjesinë kur nëna të jep lirinë të ikësh në momentin që ti kërkon pak pavarësi, për t’u kthyer sërish tek ajo në momentin që ka nevojë për ty, për mbrojtjen tënde.

-Dielli:-Çfarë mesazhi do t’u jepnit mijëra të rinjve shqiptarë që janë arsimuar në SHBA apo Europë?

-Rudina Hajdari:-
Demokracitë e zhvilluara nuk janë të përsosura. Fakti që Shqipëria është akoma duke ndryshuar, u ofron më shumë hapësirë të gjithëve për t’u bërë pjesë e këtij ndryshimi. Besoj se kjo do të ishte më e çmuar se sa një gjurmë e vogël në një vend të zhvilluar. Këtu të rinjtë dhe të rejat kanë mundësinë të japin kontributin e tyre dhe të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e Shqipërisë. Ne nuk duhet të shohim Shqipërinë si inferiore ndaj shteteve që janë më të zhvilluara, sepse kemi shumë arsye për t’u krenuar me vendin tonë. Sa më shpejt të rinjtë të na bashkohen aq më shpejt do t’i arrijmë objektivat për një Shqipëri me një demokraci dhe ekonomi të zhvilluar, sikurse e meriton vendi ynë i mrekullueshëm.
-Dielli:-Rudina, faleminderit për Intervistën dhe urime në zgjedhje!
Rudina: Faleminderit Diellit!

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and outdoorImage may contain: 2 people, people smilingImage may contain: 9 people, people sitting and people standing

Kategori
Uncategorized

PD si një femër e përdorur nga Rama.

PD si një femër e përdorur nga Rama

Rama po kthehet në një atraksion elektoral për demokratët, të cilët presin me kureshtje batutat e Ramës për ta në mitingun e radhës, për të thyer sadopak monotoninë e kësaj fushate. Në fillim kureshtja, pastaj argëtimi dhe në fund transformimi i pandjeshëm, gati si në një lojë, nga një “armik” në një politikan të pranueshëm.

Nga Armand Shkullaku

 

Mes gjërave të pazakonta që po ndodhin në këtë fushatë, një fenomen i ri po bie gjithnjë e më shumë në sy. Për herë të parë ngjan sikur ka një flirtim në distancë mes liderit të një partie dhe elektoratit të partisë tjetër kundërshtare. Një flirtim i kujdesshëm, pa e kaluar masën, që nuk shkon në provokim si herët e tjera, por që mbetet në kufijtë e një shakaje që si fillim synon të mos refuzohet dhe më pas, pse jo, edhe të pranohet.

Edi Rama duket që ka ndjerë në ajër disa sinjale se klima elektorale pas nxjerrjes së opozitës nga çadra, çelektrizimi i votuesve të PD dhe qetësia e papërballueshme e fushatës, mund ta bëjë atë në mos të pranueshëm, të paktën të afrueshëm me votuesit e djathtë. Efekti i çuditshëm i raportit dashuri- urrejtje dhe vis versa, nuk i ka shpëtuar kryeministrit, i cili me hap tepër të matur po tenton t’i qaset një zone, deri dje, të ndaluar për të.

Ndryshe nga fushatat e tjera dhe ligjërimet publike, ku Rama i provokonte demokratët, i fyente për besimin e tyre tek Berisha apo Basha, u përqeshte Shqupin dhe i trajtonte si njerëz të humbur, në këto zgjedhje ai po manifeston një lloj dëshire për të qenë më i afërt me ta. Po e bën herë me humor e herë me seriozitet, por po e bën çdo ditë dhe sa herë i jepet rasti. Më shumë flet për ta se sa për socialistët e tij. Bën kujdes të mos i lëndojë në bindjet e tyre dhe të tregojë se dora e zgjatur për Bashën në natën e marrëveshjes, është një dorë e hapur edhe për ata.

Pa asnjë kompleks ai përdori një poster me dy gishtat (simbol i PD) duke u vënë në mes trëndafilin e PS, shenjë e qartë e një ftese për të qenë bashkë. Përshëndet me dy gishta, i pëlqen përhapja e një videoje ku në kufje duket sikur dëgjon zërin e Berishës dhe këngën elektorale të PD në 2013, përshëndet demokratët në mitingjet e PS, zgjedh të flasë për Shqipërinë dhe jo për partinë, duke avancuar kështu shumë kujdesshëm, centimetër pas centimetri, në tokën e “armikut”.

Kjo strategji e matur, ky flirtim i butë, për çudi, nuk po shkakton reagim refuzues në kampin tjetër. Disa e marrin me humor, disave u pëlqen si lojë argëtuese, disa habiten, por komentet përjashtuese apo armiqësore janë tepër të rralla. Rama po kthehet në një atraksion elektoral për demokratët, të cilët presin me kureshtje batutat e Ramës për ta në mitingun e radhës, për të thyer sadopak monotoninë e kësaj fushate. Në fillim kureshtja, pastaj argëtimi dhe në fund transformimi i pandjeshëm, gati si në një lojë, nga një “armik” në një politikan të pranueshëm.

Rama shihet qartë se po punon në këtë drejtim. Dhe ky nuk është një trill për t’u bërë i lezeçem për demokratët dhe për t’i dhënë ngjyra fushatës. Eshtë një strategji e menduar mirë. Për këtë arsye, kryeminstri po synon të bëhet i pranueshëm për demokratët jo vetëm me batuta apo përshëndetje me dy gishta. Përsëri me lëvizje shumë të kujdesshme, jo në mënyrë deklarative, ai po ia heq brirët e djallit Bashës dhe po ia vizaton ato çdo ditë në kokë Ilir Metës. Basha është pak dembel, por nuk është djalë i keq, madje për të ai ngre dolli dhe e përshëndet si mik të ri nëpër tubime. Problemi paska qenë LSI, që nuk i ka lënë të qeverisin siç duhet dy partitë e mëdha, por edhe i ka larguar ato. Rama i mëshon fort LSI duke shpresuar që kështu do jetë edhe më i pëlqyeshëm nga demokratët që u ndjenë të përdorur si në prillin e vitit 2013 ashtu edhe ditën kur panë nga çadra se si Meta u zgjodh president.

Kryeministri nuk ka munguar gjithashtu të shprehë keqardhje edhe për ata përfaqësues të PD që nuk u përfshinë në lista, duke dashur të mos lërë pa iu afruar në distancë asnjë sensibiliteti të votuesve opozitarë.

Pra, sjellja e Ramës në këtë fushatë nuk është thjesht një tundim për të qenë në qendër të vëmendjes mediatike, por një lëvizje e menduar mirë politike për të marrë vota edhe aty ku deri dje mendohej e pamundur. Shfaqjet atraktive, goditjet ndaj LSI, trajtimi i Bashës si një mik i ri që ai e shpëtoi nga çadra dhe do ta marri në qeveri apo keqardhja për listat e PD, përbëjnë një strategji të mirfilltë për të akaparuar vota edhe nga kampi tjetër.

Kjo strategji mëton të ngjizë idenë se pas marrëveshjes, pas realitetit të ri politik, vota e një demokrati për Edi Ramën nuk është një sakrilegj, nuk është më një tradhëti. Eshtë diçka që mund të ndodhë, madje që nuk do ta mërziste as vetë Bashën se fundi fundit nesër bashkë pritet të jenë në qeveri.

Një PD me busull të ndryshuar në fushatë, me kursin e drejtuar befasisht kundër LSI, me paragjykimin e një marrëveshjeje bashkëqeverisje me Ramën nesër dhe me probleme të brendshme që presin orën të shpërthejnë, është terreni më i mirë për të peshkuar. Dhe Rama nuk e bën me rrjetë për t’i trembur peshqit, por me durim po përdor grepin për të kapur çdo ditë maksimumin në ujërat e turbullta të PD. Me këtë skemë elektorale, do të mjaftonin dhe një grusht votash në një qark për t’i dhënë një mandat më shumë. Diferenca e madhe mund të behët edhe me pak vota dhe Ramës i duhet maksimumi i mandateve që aleatin e ri në qeveri ta pranojë jo si të barabartë, por si të nënshtruar. Nëse e arrin këtë, flirti i tij e ka arritur qëllimin dhe PD mund të ndihet si një grua e përdorur, që vështirë ta rigjejë besimin për ta nisur jetën nga e para.

Kategori
Uncategorized

XHUBLETA, MADHESHTORJA E FINESES DHE ELEGANCES SE GRUAS MALESORE, SIMBOLIKA VIJUESE ILIRO-SHQIPTARE.

Xhubleta, kjo veshje madhështore, ruan përveç bukurisë edhe një linjë trashëgimie të simboleve të moçme ilire, të cilat u konservuan deri ditët e sotme prej shqiptarëve.
Veshje tipike e grave ne Shqiperine Veriore, mbi lumin Drin, Dukagjin, Nikaj-Merturi e Rugova, Malesi e Madhe dhe shqiptar te Malit te Zi. Xhubleta eshte nje fund ne trajte kembane, qe vjen i valezuar perfundi, sidomos ne pjesen e mbrapme. Behej nga nje numer i madh copash e rripash te ngushte shajaku, te vene horizontalisht dhe te nderthurrura me breza gajtanesh. Mbahet e varur ne supe me dy rripa te gjere. Ne shek. XVIII, xhubleta behej me shume ngjyra, por ngjyrat qe kane arritur ne ditet e sotme jane: te zeza per grate dhe bardh e zi per vajzat. Pjese te tjera te kostumit me xhublete jane: kraholine, xhoka, kerdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj. 

18952789_1947889861903951_8576335432796883842_n
Xhubleta eshte me prejardhje te lashte. Paraqet ngjashmeri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura ne Bosnje, por edhe ne vise te tjera te mesdheut, qe i perkasin mijevjecarit te dyte para eres sone dhe lidhen me qyteterimet e vjetera mesdhetare..
Ne xhublete verehen simbole pagane qe demonstrojne lidhjen e popullsise me perendite ilire te kohes, si Mikon gjarpri dhe binjaku I tij Zeau, perendise paqesore Eu si dhe simbole krijesash mitologjike qe mendohet se banojne edhe sot alpet e Malesise se Madhe, ne majat e Shkrelit, Kastratit, Kelmendit, si dhe disa shtepi te vjetra te ndricuara nga zanat ne Gruemire, Malesi e Madhe.

 Albert VATAJ
Kategori
Uncategorized

Tragjedia e Gërdecit ngjarje terroriste. Dalin detajet mjekoligjore, ja si u shmang sulmi ndaj anijes me armatime në Durrës.

Por rasti më i rëndë, me dyshime të mëdha për një akt terrorist, për të dëmtuar imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë për t’u anëtarësuar në NATO, ngjarje kjo që është shoqëruar me një debat të fuqishëm politik dhe mediatik, që prej shumë vitesh, padyshim është shpërthimi më datën 15.03.2008, rreth orës 12.05, në fshatin Gërdec (bashkia Vorë), në një fabrikë që shërbente për çmontimin e municioneve luftarake. Nga ky shpërthim i fuqishëm, që krijoi një krater gjigant shumë të thellë, i ngjashëm me atë një bombe atomike në miniaturë, humbën jetën 26 persona, u plagosën rëndë 11 të tjerë, 31 të tjerë me plagosje të lehta dhe 260 të tjerë – dëmtime më të lehta si dhe lëndime të shëndetit mendor dhe emocional të një numri të konsiderueshëm personash të tjerë; u dëmtuan 5413 banesa dhe objekte private dhe 32 biznese private.

Nga hetimet e kryera, si shkak i tij ka mundësi të kenë qenë shkëndijat e krijuara gjatë saldimit brenda ambientit të çmontimit të një karroce metalike të dëmtuar që shërbente për transportin e barutit që i kanë dhënë flakë grumbullit me barut dhe shpërthimit në tre kohë.

Trupat e 19 viktimave të para (ndërsa 7 viktima të tjera vdiqën më vonë në spitale) u ekzaminuan menjëherë në morgun e IML Tiranë, ku u konstatua se dëmtimet e tyre ishin shkaktuar kryesisht me mekanizmin e shpërthimit dhe djegies së drejtpërdrejtë nga ky shpërthim, të shoqëruara këto me copëtim dhe karbonizim të disa prej viktimave të kësaj ngjarjeje.

Nga këto viktima, 12 rezultuan të seksit mashkull dhe 7 të seksit femër.

Për 10 kufoma me dëmtime më të pakta, identifikimi u krye me lehtësi, kryesisht nëpërmjet njohjes nga të afërmit e tyre. Ndërsa për 4 viktima, identifikimi i tyre u arrit duke përdorur metodat e antropologjisë dhe odontologjisë mjekoligjore. Më në fund, për 5 viktimat e fundit të vdekura menjëherë pas kësaj ngjarjeje, të karbonizuara plotësisht dhe të ndara secila në disa pjesë, u përdor me sukses metoda gjenetike krahasuese e ADN-së.
Dyshimet që kjo tragjedi e rëndë në vendin tonë të ketë qenë një akt terrorist janë shumë të mëdha. Në radhë të parë, fuqia shumë e madhe e këtij shpërthimi me viktima të shumta dhe shkatërrime të panumërta, e bëjnë atë të ngjashëm me aktet e rënda terroriste që ndodhin sot në vende të tjera të botës.

Nga ana tjetër, vetë prokuroria që ka hetuar këtë ngjarje nuk e ka përcaktuar me saktësi shkencore shkakun e shpërthimit. Sipas saj, eksplozioni mund të ketë ndodhur për shkak të shkëndijave të saldimit të karrocës së dëmtuar, por sipas ekspertëve të kësaj ngjarjeje kjo është vetëm një dyshim, duke lënë kështu të hapur mundësinë e një shkaku tjetër të paparashikuar, pra lihet i nënkuptuar që ky shpërthim mund të ketë qenë kriminal.

Përveç kësaj, në hetimin e kësaj çështjeje janë paraqitur edhe disa informacione të tjera që i shtojnë këto dyshime: sasia tepër e madhe e barutit që mbahej në fabrikë, një sasi e afërt kjo me gjysmën e asaj të përdorur për bombën atomike të Hiroshimës, pra me shkelje flagrante të sigurimit teknik; pushimi i drekës ditën e ngjarjes ishte bërë një orë përpara në krahasim me ditët e tjera; fabrika ndodhej pranë një vendi të banuar dhe jo në një zonë periferike etj.

Por këto dyshime bëhen edhe më të mëdha prej disa të dhënave që kanë dalë në atë kohë nga specialistë të sigurisë kombëtare, sipas të cilave në atë periudhë po përgatitej një sulm terrorist në vendin tonë, epiqendra e të cilit ishte porti i Durrësit. Ky sulm do të realizohej nëpërmjet shpërthimit të një anieje në këtë port që shërbente për transportimin e barutit dhe municioneve që demontoheshin në fabrikën e Gërdecit. Anija e sinjalizuar për rrezikun e sulmit ndaj saj, e ngarkuar pjesërisht me materialet luftarake të Gërdecit, u largua menjëherë nga porti, duke u vendosur jashtë tij në një distancë sigurie. Kjo ngjarje ka ndodhur më datat 7 – 10 Mars 2008, d.m.th. disa ditë para tragjedisë së Gërdecit. Gjithashtu, në atë kohë ka pasur edhe disa sinjale që disa shërbime sekrete të vendeve të Lindjes mund të kryenin një akt terrorist me qëllim që të cënohej besueshmëria e vendit tonë për t’u pranuar si vend anëtar i NATO.

Të gjitha këto argumente e forcojnë dyshimin që ngjarja e rëndë e Gërdecit, e cila e dëmtoi me të vërtetë imazhin e vendit tonë, të ketë qenë një akt terrorist me qëllim për të cënuar besueshmërinë dhe penguar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Në vendin tonë, ky përdorim i tyre, ku përfshihen edhe aktet terroriste, është favorizuar nga hapja e depove ushtarake në vitin 1997, shpërbërja e ushtrisë ish-jugosllave, kalimi i rrugëve të trafikut të lëndëve apo pajisjeve eksplozive nëpër Ballkan.

Kështu në Shqipëri, në kohën e sotme janë zbuluar dhe dënuar disa grupe kriminale, të cilat merreshin me prodhimin apo trafikimin e pajisjeve eksplozive, si ngarkesa eksplozive të komanduara me anë të telefonave celularë, përdorimi i predhave reaktive (raketa) etj.

Në ngjarjet me shpërthime të karakterit terrorist me shumë viktima, ka rëndësi në fillim këqyrja e vendit të ngjarjes, nga e cila mund të përcaktohet nëse viktima ka qenë ose jo autori i krimit. P.sh. në literaturën mjekoligjore përshkruhet rasti i një shpërthimi të ndodhur në një automjet, ku shoferi e kishte pjesën e djathtë të trupit të shkatërruar plotësisht, ndërsa pasagjeri në sediljen e parë – kishte të destruktuar anën e majtë të trupit. Nga ky konstatim u mendua se bomba ishte vendosur midis tyre në sediljen e parë dhe se ata ishin duke e çuar atë në destinacionin e caktuar. Pra kjo e dhënë përforcoi dyshimin se të dy ata ishin terroristë dhe jo viktima të pafajshme, në automjetin e të cilëve ishte fshehur një bombë.

Përveç kësaj, në këqyrjen e vendit të ngjarjes së këtyre rasteve ka rëndësi të përcaktohet lloji i lëndës eksplozive të përdorur, ka qenë shpërthim kriminal apo aksidental, kush janë të dyshuarit për përgatitjen e kësaj lënde etj.

Në vendin tonë ka pasur edhe mjaft raste të terrorizmit individual, apo të organizuar me vendosje bombash në shtyllat e tensionit të lartë në rrethe të ndryshme të vendit, apo vrasje me anën e shpërthimeve të armëve plasëse në banesa dhe automjete etj.

Një rast tipik i shpërthimeve ka qenë ai i bombës në supermarketin VEFA në qendër të Tiranës, më 26 shkurt 1996, akt terrorist për kryerjen e të cilit janë akuzuar ish agjentë të shërbimeve sekrete komuniste shqiptare. Nga ky shpërthim u vranë katër persona dhe u plagosën 26 të tjerë. Shpërthimi ndodhi në orën 9.15, disa metra larg hyrjes në supermarket, disa minuta pas hapjes së tij. Në këtë rast u përdor një automjet brenda të cilit ishte vendosur lënda shpërthyese, i parkuar nga autorët e këtij akti terrorist ngjitur me murin e supermarketit. Lënda eksplozive e vendosur në automjet ishte në sasi të madhe pasi kishte si synim të dëmtonte objektin që ndodhej jashtë automjetit, siç ishte edhe supermarketi. Momenti i shpërthimit mund të ketë qenë i komanduar saktësisht, p.sh. me telefon celular, biper etj.), por mund të ketë qenë dhe i paracaktuar (koha e djegies së fitilit sipas gjatësisë, mekanizëm i djegies me orë).

Njëra prej viktimave, e seksit femër, me moshë 38 vjeçe, e punësuar si shitëse në supermarket, paraqitej në një gjendje krejtësisht të karbonizuar. Në vendin e ngjarjes, trupi i saj u gjet në një largësi rreth 15 metra nga muri që i korrespondonte vatrës së shpërthimit ku ishte mbështetur automjeti bombë, e mbuluar nga pjesët e rrëzuara të rafteve ku ishin ekspozuar mallrat, midis të cilave produkte kozmetike me lëndë detergjente.

Pra në këtë rast djegia deri në një karbonizim të thellë të trupit të saj, që përbën një prej dëmtimeve nga shpërthimet, ka qenë më shumë një djegie indirekte. Kjo, jo aq nga energjia termike që ka shoqëruar shpërthimin, sepse vatra e tij gjendej mjaft larg prej viktimës, sesa nga djegia e lëndëve detergjente të produkteve kozmetike prej shpërthimit, që ndodheshin në raftet që ishin rrëzuar dhe kishin qëndruar një farë kohe sipër viktimës.

Një rast tjetër i një krimi terrorist ka qenë ai i vrasjes të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, me anën e lëndës eksplozive të vendosur brenda automjetit, më datë 9.09.2011 rreth orës 9.30, në kohën që po udhëtonte në bulevardin e qytetit të Vlorës, për të vajtur në zyrën e tij në gjykatë. Lënda plasëse ishte vendosur brenda në makinë dhe momenti i shpërthimit duhet të ketë qenë i komanduar me telekomandë. Pas shpërthimit, automjeti mori zjarr dhe viktima që u nxor prej tij ende i gjallë, me dëmtime të rënda nga shpërthimi dhe djegia e automjetit ku kishte qëndruar një farë kohe pas shpërthimit, dha shpirt në spital. Automjeti që shpërtheu, ishte i tipit Benz, por mjaft i vjetër dhe i përkiste gruas së viktimës. Autorët e këtij krimi të rëndë terrorist, që nuk janë zbuluar ende, siç duket e kanë zgjedhur atë, sepse hapej më kollaj. Por më parë ata kanë dëmtuar gomat e makinës dhe pastaj kanë vendosur bombën brenda saj. Ky krim i rëndë terrorist kundër këtij gjyqtari është konsideruar si një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në vendin tonë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Kategori
Uncategorized

Gjithkush ka faj, vetëm kryeministri në detyrë, Rama, s’paska faj!

Nga Dr. Mine BALLIU*

U deshën katër vjet që Edi Rama të kuptojë se fajin nuk e paska pasur z. Berisha, por dikush tjetër! Në fillimet e mandatit të tij për dy vjet me radhë ngeli duke akuzuar në çdo fjalim ish liderin demokrat, e më pas vitin e tretë të mandatit fajin do t’ia atashonte z. Basha kreut të ri të selisë blu. Vetëm së fundmi ndërsa ka startuar fushata elektorale dhe ka mbaruar mandati i tij katër vjeçar në krye të qeverisë, Rama jo vetëm që nuk e merr mundimin ta drejtojë gishtin e përgjegjësisë nga vetja, por shumë lehtësisht e drejton atë nga aleati i tij kryesor në këtë qeverisje. Sikur ta kishte kuptuar pak më herët Rama këtë gjë ndoshta do kishte dhënë dorëheqjen nga qeverisja, e t’u tregonte shqiptarëve që një qeverisje e tillë me LSI-në aleate nuk mund të funksionojë. Sa kurajo e përgjegjshmëri do duhej për ta bërë këtë gjë, e sigurisht që Rama nuk karakterizohet nga kjo gjë. Ai zgjedh rrugën më të lehtë, qëndron në karrigen e kryeministrit për një mandat të tërë dhe në fund thotë që nuk paska pasur nën kontroll qeverinë, se dikush tjetër paska drejtuar vendin e se Rama paska qënë një pasagjer në taksi (që mesa duket ato shëtitjet me taksi natën nuk paskan qënë edhe aq të rralla, madje paska shëtitur për katër vjet pa pasur mundësi të zbresë).

Aleanca e PD-së dhe LSI-së në vitin 2009 nënkuptonte ndoshta të njëjtën vështirësi në bashkëqeverisje e megjithatë në zgjedhjet e 2013, z. Berisha ish kryeministri i vendit, mori gjithë përgjegjësinë mbi vete para shqiptarëve e nuk hodhi baltë mbi forcat e tjera të aleancës e as u përpoq të justifikonte veten apo qeverinë e tij. Përgjegjshmëria është virtyt dhe këtë gjë nuk mund ta gëzojë gjithkush!

Politika e Ramës duket se është tjetër gjë, arroganca shëmbëllen shumë qartë në çdo dalje publike. Le të lëmë mënjanë arrogancën e pakursyer që përdor ndaj medias, por mjafton të ndjekësh qoftë edhe një takim me qytetarët dhe kupton që ai dëshiron të ketë pranë vetes njerëz që vetëm e duartrokasin e buzëqeshin me pseudobatutat e tij. Në përballjen e parë që mund të hasë me ndonjë qytetar që është pjesë e këtyre takimeve, e duhet kuptuar fakti që më tepër sesa kritika ato vijnë në formë sugjerimesh e lutjesh për ndonjë hall ekonomik e ligjor që mund të kenë, me shpresën se do marrin një përgjigje pozitive e shpresëdhënëse nga kryeminsitri, por të shkretët qytetarë thjesht bëhen objekt batutash e talljeje nga Rama. Sa e trshtë! Kush do donte të ishte në vendin e atyre qytetarëve në ato çaste e të përjetonte ato poshtërime?! Ska asnjë mëdyshje që këto batuta marrin aprovim dhe buzëqeshje nga pjesa e ngushtë që rrethon Ramën sepse ata janë pjesë e administratës, kanë një buxhet që lehtësisht përballojnë nevojat ekonomike të familjeve të tyre, por ata persona që qajnë hallet para kryeministrit e që thumbohen prej tij me tallje nuk kanë mundësi t’a mirëkuptojnë e të buzëqeshin me sarkazmat e tij. I vetmi ngushëllim e shpresë për ata është ndihma konkrete që mund t’u ofrohet familjeve të tyre në këtë varfëri ekstreme dhe jo tallja e menefregizmi kryeministror, sado i rafinuar të jetë ai.

Përballja me të vërtetën, me realitetin duket se e tremb Ramën, ai krijon një realitet trillues dhe kërkon me imponim që gjithkush ta besojë atë, fenomen ky që ndodh vetëm në regjimet totalitare dhe jo në një shtet demokratik. Fjalimet e tij politike të stërgjatura, nuk kanë gjë tjetër veçse tone imponuese, batuta ironizuese kundrejt më të pambrojturve, fajësime kundrejt forcave të tjera politike, e së fundmi një agresivitet kundrejt elektoratit të 25 qershorit. Rama kërkon një mandat, por nga mënyra se si ai shprehet duket se kërkon një mandat të parë dhe jo një tjetër katër vjeçar të dytë. Fjalimet e tij para elektoratit nuk kanë asnjë lidhje me programin e 2013 me të cilin Rama fitoi, duke premtuar shëndetësi falas, pasi çdo njeri që ka provuar gjatë këtyre katër viteve të shkelë njëherë në spital e ka kuptuar që ishte një nga gënjeshtrat më të pastra të këtij programi me të cilin mashtroi qytetarët.

Sot Rama tund pishtarin për disa reforma siç i quan ai, ndaj le të ndalemi tek njëra prej tyre ajo e arsimit. Mjafton të pyesësh një mësues që ka provuar portalin “Mësues për Shqipërinë”, me shpresën se do mund të zinte një vend pune në arsimin shqiptar, por që shpejt ka dëgjuar e kuptuar se listat e punësimit si mësues vijnë të gatshme prej partisë dhe nuk ka rëndësi nëse je i pari apo i fundit i renditur sipas pikëzimit në këtë portal. Mjafton të pyesësh një student që u orvat gjithë vjeshtën për t’u regjistruar në një nga degët në universitete dhe ajo sipas “shorteut të telebingos” që hodhi Lindita Nikolla. Mjafton të pyesësh një prind që derisa i pajisi fëmijët me tekste iu desh një muaj, e kështu me radhë ti kupton që reforma ka qënë një dështim, por Rama këtë gjë nuk ka se si ta dijë pasi e parë nga lart, me syrin e një piktori realiteti i tij është kaq perfekt. Programi i 2013 i partisë socialiste sot nuk vihet në qëndër të fjalimeve të Ramës sepse ai e di që asgjë prej tyre nuk është arritur, e qeverisja e tij nuk ka sjellë gjë tjetër veçse ka thelluar varfërinë dhe ka thyer çdo shpresë të shqiptarëve për të jetuar në këtë vend.

Ai shkon në çdo cep të Shqipërisë me parrullat e tij se vetëm partia socialiste mund të bëjë shtet, sikur shqiptarët të kenë qënë në gjumë këto katër vite dhe mos të kenë parë lulëzimin e kanabisit në çdo skaj të Shqipërisë si asnjëherë më parë. Ndoshta syri i piktorit nuk e sheh me aq negativitet këtë fakt, mbase për të mund të ketë qënë diçka pozitive, pasi Shqipëria u gjelbërua si asnjëherë më parë!

* Autorja është pedagoge në Universitetin e Tiranës