Kategori
Uncategorized

Qytetin e shkel vetëm unë.

Qytetin e shkel vetëm unë
Në jermin e ditës së shkuar
Dhe një ambulancë, që mbledh
Hije njerëzish të munguar

Janë fshehur të gjithë në shtjella perdesh
Ndoshta mbas librave fletëverdhë burgosur
Por dy të rinj i shoh kur thyejnë veten
Me puthje, te cepi rrugicës së trullosur

Epideminë, dashuria e vret
Heshtja e vdes një qytet
Si gjallon një komb, kush e di ?

Albert Avduli.

Kategori
Uncategorized

Koronavirusi po i tregon botës se si është socializmi i vërtetë.

Nga RED VARAKU
Koronavirusi po bën një gjë shumë të mirë.

Ai po na tregon se çdo të thotë të jetosh i izoluar, i abuzuar dhe pa asnjë të drejtë.

Ku shteti ka në dorë gjithçka dhe vendos se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe për ty.

Ku shteti vendos kur duhet të dalësh, çfarë duhet të veshësh, si duhet të ushqehesh, me kë duhet të shoqërohesh.

Ku shteti të detyron të jetosh në ankth dhe panik nga frika e një armiku të jashtëm duke shkatërruar fibrën që na mban bashkë.

Ku shteti na mëson të dyshojmë për këdo ,deri edhe për njerëzit tonë më të afërt.

Ku shteti na dëshmon çdo minutë se ai na do më shumë se sa ne e duam veten.

Ku shteti vendos se kush duhet të vdesë dhe kush duhet të jetojë në emër të të mirës së përbashkët.

Ku gjithçka humb shenjtërinë dhe kthehet në utilitare, deri edhe vdekja.

Ku shteti ndëshkon nga dashuria e madhe që ka për ne, por ne jemi aq injorantë sa nuk e kuptojmë këtë.

Ku shteti ndëshkon në mënyrë shembullore cilindo që e kundërshton.

Ku askush nuk ka asnjë vlerë dhe rëndësi , përveç udhëheqësit suprem.

Koronavirusi po i tregon botës se si është socializmi i vërtetë.

Kategori
Uncategorized

Mësoni se…Çfarë masash duhen marrë?

Koronavirusi.

Mësoni se çfarë masash duhen marrë…


A më nevojitet një maskë?
Si transmetohet virusi?
Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me koronavirus?


A duhet të jemi të shqetësuar tani për tani për Coronavirusin?


Oh, moos – personi afër meje po kollitet. Mos ndoshta është me Coronavirus?


A vlen të bëjmë vaksinën e gripit?
Ku gjendet me së shumti virusi ?
A duhet të kemi frikë ?
E shumë të tjera…

Shpërndaje, dikuj mund t’i bëj dobi 🙂 !

Kategori
Uncategorized

Surrel – Surrealizëm

Surrel – Surrealizëm

A nuk po jetojmë një jetë surreale ?
Surrealizmi !

Nga Alber Avduli/


Kuptimi është mirëfilltas i qartë ; ide, parime, efekte dhe imazhe fantastike, surreale.
Shkoqur; ide dhe veprime jo në përputhje me realitetin .


Shkurt, shkurt, siç e shihni vetë në jetën tuaj.
Kjo është loja pra. . .
Etimologjia(Rrënja) e fjalës surrealizëm, nuk lë pikë dyshimi se i “përket” fondit leksikor të gjuhës shqipe.


Le të mburren me të drejtë shqiptarët e Surrelit.
Ata, ne pra, kemi pasuruar edhe frëngjishten.
Nuk ka linguist(gjuhëtar) francez, që t’më kundërshtojë.
Tej shënim;

Pse më erdhi kjo sarkazëm ?
Po rilexoja poezi nga Paul Elyard (Pol Eluar).
Sikurse dihet, Eluar ishte poet, i cili konsiderohet si i ndikuar nga rryma rebele e ashtuquajtur “surrealiste”.

Kategori
Uncategorized

Une ndes një qiri dhe i lutem Zotit, nuk duartrokas.

UNE I LUTEM ZOTIT, NUK DUARTROKAS!

Nuk do dal ne ballkon edhe si i marre te duartrokas ne ajer!
Une do ndez ne darke nje qiri ne dritaren time edhe do t’i lutem Zotit per mjeket, infermieret, punetoret e pastrimit ne spitale, mirembajtesit, shoferet e ambulancabe dhe gjithkend tjeter qe sherben ne shendetesi apo ne sherbimet e tjera publike!


Une do ndez nje qiri tjeter per familjet, qe jetojne ne çadra nga pasojat e termetit dhe nuk kane uje me se te lahen. Ne nuk i shohim se mediat i kane harruar!


Une do te lutem per familjet ne nevoje, qe nuk kuntohet askush per ta!
Une do lutem per punetoret qe kane humbur vendet e punes!


Une do te lutem per te rinjte dhe femijet, qe te kalojne kete vit te traumatizuar dhe ne mesime por edhe ne jeten e tyre te perditshme!

Une do t’i lutem Zotit per te semuret, familjet e invalideve, te familjeve qe kane femije autike dhe ne keto momente te veshtira per ta askush nuk po iu vjen ne ndihme!
Une i lutem Zotit, nuk duartrokas si ne paradat e 1 majit, me komanden e Gjithologut kokebosh!

Kategori
Uncategorized

Keqkuptimi me kreditë, lekët do t’i paguani kokërr më kokërr… shtyrja e kësteve bëhet vetëm po deshi banka

Banka e Shqipërisë miratoi të enjten disa ndryshime në rregulloret e mbikëqyrjes, që synojnë të lehtësojnë shtyrjen e pagesave të kredive për një periudhë tremujore.Sipas këtyre ndryshimeve, institucionet financiare nuk do të jenë të detyruara të llogarisin fonde rezervë për kreditë që mund të ristrukturohen gjatë këtyre tre muajve, me qëllim shtyrjen e përkohshme të pagesave nga huamarrësit.

 Ky lehtësim përfshin bankat, institucionet jobankare të kredidhënies si edhe shoqëritë e kursim-kreditit dhe nënkupton se ato nuk do të kenë kosto, në formë provigjionesh, nga ristrukturimi i kredive.

Banka e Shqipërisë ka argumentuar se masat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare me qëllim frenimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19, pritet të ndikojnë në vëllimin e aktivitetit të bizneseve dhe për rrjedhojë dhe në uljen e gjenerimit të nivelit të të ardhurave.

Ngadalësimi i aktivitetit të njësive ekonomike mund të ndikojë në aftësinë paguese të këtyre subjekteve për tre muajt në vijim.

Megjithatë, vendimi i Bankës së Shqipërisë nuk duhet kuptuar aspak si një moratorium i pagesës së kredive për një periudhë tremujore.

Banka Qendrore nuk ka kompetenca ligjore për të pezulluar pagesat e kredive dhe as për t’i detyruar bankat ta bëjën një gjë të tillë.

Kredia është marrëdhënie e rregulluar nga Kodi Civil dhe që mbështetet në një kontratë mes palëve.

Në të gjitha rastet, shtyrja e pagesës së kredive mund të bëhet vetëm me miratimin e huadhënësit.

Kjo do të thotë huamarrësit në sistemin financiar nuk janë të çliruar nga detyrimi për të paguar kreditë dhe duhet të vazhdojnë t’i bëjnë pagesat rregullisht.

Ata klientë që kanë vështirësi financiare për shkak të situatës së krijuar nga vurisu Covid 19, duhet të kërkojnë nga banka shtyrjen e përkohshme të pagesave.

Vendimet e Bankës së Shqipërisë i lehtësojnë bankat nga kostot dhe më konkretisht nga fondet rezervë që duhet të llogarisnin në kushte normale; por, sidoqoftë, kjo nuk i detyron automatikisht bankat të pranojnë shtyrjen e pagesave të kredisë nga të gjithë huamarrësit.

Kategori
Uncategorized

Junta ushtarake e Edi Ramës përballë ushtrisë së koronavirusëve dhe Besëlidhja Kuqezi përballë ushtrisë së ramavirusëve

Edhe pak ditë na ndajnë nga 7 prilli i vitit 1939, e premtja e zezë, ku nga toka, deti dhe ajri Ushtria Fashiste e Musolinit sulmoj Atdheun tonë.
Pas 79 vitesh ushtria e koronavirusëve italianë, që siç dëshmojnë shkencëtarët është më e egër se ushtria e koronavirusëve kinezë sulmoj nga toka, deti e ajri Shqipërinë.
Shqiptarët e kanë fituar betejën me fashizmin e Duçes dhe nazifashizmin e Hitlerit, ndaj dhe kësaj radhe do të triumfojnë.
Në këtë betejë biologjike, me një armik të pamëshirshëm, në frontin e parë, të vendosur për të shpëtuar çdo jetë njerëzore janë misionarët, heronjtë e vertetë bluzat e bardha, mjekët, infermerët, sanitarët personeli mjeksorë, të cilëve duhet tu përkulemi me respekt e mirënjohje për sakrificën humanitare dhe të zbatojmë me rigorozitet porositë e tyre.
Edi Rama dhe qeveria e tij në vend që të mbeshtesë këtë armatë të madhe njerëzore e profesionale po përpiqet të përfitojë politikisht nga kjo situatë ashtu siç bëri me termetin e 26 nëntorit.
Në vend që të kërkojë falje për reagimin me vonesë, për akuzat ndaj opozitës për panik pse i kërkuan të merrte masa, për maskat e skaduara, për sulmin që u bëri mjekëve, po ban të kundërtën, po përhap panik vetë nëpërmjet plutokracisë së tij mediatike, me qëllim për ti frustruar e nënshtruar shqiptarët e për të krijuar varësi ndaj tij.
Maltusi ynë, ideatori i shpopullimit të Shqipërisë, Peteni shqipfolës, timonieri i qeverisë simotër të Vishisë, kuislingu që vendosi kufijë të ri mes shqiptarëve, i përfshirë në strukturat mafiozo- politike rajonale e shoqeritë e fshehta u bë pjesë e skenarëve politikë, mafiozë për ndarjen e tokave shqiptare dhe shkembimin e trojeve arbërore.
Despoti ynë u rrembeu e përvetësoj shqiptarëve gjithçka, demosit gracinë, Shqipërisë Kushtetutën e asetet kombëtare, Atdheut integritetin, Kombit dinjitetin, qytetarit votën, lirinë, personalitetin, pasurinë, besimin, Biblen, Kuranin, kultet e besimeve fetare, avenirin e jetës, tani nëpërmjet kompanive celulare po u grabit edhe privatësinë.
Të bëmat e tij mund të ia kalojnë “Arturo Ui” -së të Bertolt Brehtit.
Ai e ktheu Shqipërinë në Kolumbi të Europës, oaz të krimit të organizuar, trampolinë të narkotrafiqeve të organizatave mafioze- kriminale- ndërkombëtare, hambar të mbetjeve toksike.
Për të mbajtur pushtetin e grabitur me vota të vjedhura dhe me paratë e pista të baronëve të drogës dhe organizatave kriminale, Ksenofobi Edi Rama arriti deri aty sa të përdorë ndaj popullit opozitar lënde helmuese luftarake ashtu si Sadam Hyseni, Gedafi dhe Asadi ndaj popujve të tyre dhe me paratë e taksapaguesve shqiptarë të sponsorizojë filma komedi për të shprehur urrejtjen patologjike në mënyrë sarkastike për malësorët e Veriun e Shqipërisë.
Pas termetit të 26 nëntorit na u shfaq një Kryeministër tjetër.
Në studiot televizive të kontrolluara prej tij kuratorët mercenarë u përpoqën ta promovojnë Nastradinin tonë, si humanist, filantrop të madh, si altruist të jashtëzakonshëm.
Sapo ua mori institucioneve ndërkombëtare mbështetjen që kërkonte, në fakt formë kreditimi e butë, për tejkalimin e pasojave të termetit, u krekos si gjeli dhe vazhdoj kurthet, intrigat, shantazhet dhe sponsorizoj skenarin për realizimin e puçit kushtetues, grabitjen e Gjykatës Kushtetuese dhe invadimin e Presidencës, asgjësimin përfundimtar të shtetit të së drejtës, ndërsa rilindasit e dehur nga adrenalina shpërthyen nëpër media e morëm mandatin e tretë, duke u vetëdekonspiruar se e blejnë pushtetin me para e nuk u intersojnë fare fatet e mijëra qytetarëve të mbetur pa strehë.
Organizatat prestigjioze ndërkombëtare, DASH, në raportet vjetore, Besëlidhja Kuqezi e 2 marsit, Komisioni i Venecias, mediat ndërkombëtare, opinioni publik i brendshëm dhe i jashtëm e kanë kryqëzuar Edi Ramën dhe regjimin e partisë artisë shtet të Rilindjes dhe e kanë zënë si dhelprën në çark.
Komisioni i Venecias e rrëzojë krejt
piramidën antikushtetuese.
DASH në raportin vjetor nënvizon.
“Kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit ku shpifja konsiderohet si shkelje kriminale, korrupsioni i kudo ndodhur, në të gjitha degët e qeverisjes, përfshirë institucionet lokale.
Pandeshkueshmëria vazhdon të mbetet problem serioz.
Ndjekja penale dhe veçanarisht denimi i zyrtarëve që kanë kryer shkelje ka qenë sparodik dhe jo konsistent.
Zyrtarë, politikanë, gjykatës dhe persona me interesa të fuqishme biznesi shpesh arritën të shmangin ndjekjen penale”.
Freedom House me seli në SHBA në raportin për Shqipërinë thekson se “Ajo hyn në grupin e vendeve gjysëm të lira”.
“Regjim hibrid që po shket drejt autokracisë” e emërton një organizatë tjetër ndërkombëtare prestigjioze.
Besëlidhja Kuqezi e 2 Marsit e nisi Titanikun Rilindas drejt Trekëndëshit të Bermudës.
Timonieri i Titanikut Edi Rama pas termetit na u shfaq në studiot televizive si profeti i fundit, si engjelli mbrojtës i shqiptarëve.
Kurse këto ditë hipokriti Kryeministër na u shfaq si babai i mjeksisë, Hipokrati që me këshillat e tij po kujdeset për shqiptarët e për ti shpëtuar ata u kërkoj të vetëizolohen, në karantinë apo vetëngujim, për të shmangur përgjegjësisë e qeverisë së tij, pa na thanë se çfarë kushtesh higjenike kanë njerëzit nëpër fshatra, apo nëpër çadra që nuk kanë as ujë brenda.
Strategjia që ka zgjedhur qëveria po e fut vendin në kolaps.
Shout televizivë të Ramës janë njesoj si ata pas termetit të 26 nëntorit.
Ushtria e tij që sot ka dalë në rrugë, pas termetit nuk kishte makineri, vegla pune minimale emergjente, madje as qen, megjithëse e kishte kryer tenderimin e miliarda lekëve për ushqimin e qenëve.
Fundi që ka caktuar Rama për përballimin e situatës së koronavirusit është më shumë se tre here me e vogël se fundi i Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel deklaroj se:
“Nuk me intereson buxheti i shtetit para shëndetit të njerëzve”.
Z Kryeministër Hipokrati, themeluesi i mjeksisë klinikie, i cili e shkëputi shtrigërinë nga mjeksia në betimin e tij thotë:
“Nuk do ti jap bar vdekeprurës askujt që e kërkon atë dhe nuk do të ja sygjeroj kujt këtë gjë”.
Kurse ju z Kryeministër urdhëruat Ali Kimikin tuaj Sandër Lleshin të hedhë mbi qindramijëra protestues të opozitës lendë helmuese luftarake.
Doktorr Adhamulli në delir pa mundur ti përmbajë emocionet e kënaqësisë se erdhi dita tu bëjë shqiptarëve domino me dopiogjashtën që ia kanë zënë në dorë prej kohësh, pra të ngujojë popullin e tij, në fakt u kthye në figurë vertetë grotekse.
Propoganda e shfrenuar e junta ushtarako- policore e regjimit të tij rrugëve të qyteteve të Shqipërisë ngjason me skenat sureale, tragjikomike të veprave të simbolit të absurdit Samuel Beketit.
Edi Rama gjithë këtë teatër komik po e bën gjoja në emër të jetës së shqiptarëve dhe Atdheut.
Kështu ai po instalon regjimin totalitarë.
Para do kohësh pata denoncuar juntën ushtarake të Edi Ramës.
Në 12 qarqe të vendit me firmën dhe vulën e tij emëroj si të plotëfuqishëm, gardën ushtarake si prefektë, 12 ushtarakë.
Prefektë ushtarakë e guvernatorë të këtij lloji kanë vendosur vetëm diktaturat e modelit të Metaksait, Frankos, Pinoçetit dhe perandoritë koloniale në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.
Historia dëshmon se diktatorët i kanë instaluar regjimet e tyre në ëmër të Atdheut.
Ashtu ka vepruar dhe Ati shpirtëror i Edi Ramës, Enver Hoxha me instalimin e diktaturës së proletariatit.
Kështu po vepron sot edhe Edi Rama, ka ngujuar popullin, ka nxjerrë policinë e ushtrinë në rrugë e nëpërmjet telefonit duke shpërdoruar kompanitë celulare drejton regjimin totalitarë që po vendosë.
Me vendosjen e policisë dhe ushtrisë në rrugë Edi Rama ka vendosur të zhveshë kostmet firmato Armani, Versaçe, Pierre Cardin dhe të qeverisë me uniformën ushtarake të timonierit të madh si Mao, Fidel Kastro apo Gedafi.
Mirëpo të gjitha regjimet diktatoriale një përfundim kanë.
Kombi Shqiptar me Besëlidhjen e 2 marsit e ka pagëzuar Edi Ramën rrezikun numër një të demokracisë, të shtetit të së drejtës, Kushtetutës, sigurisë kombëtare, Atdheut, institucioneve kushtetuese, opozitës, shoqërisë civile dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sot janë ballë përballë junta ushtarake e Edi Ramës me tajfunin e Besëlidhjes Kuqezi të Sovranit të 2 marsit në Bulevardin Deshmorët e Kombit.
Zbarkimi i shqipeve dhe dritat e shpresës që u ndezën me dt 2 mars e kanë mbyllur kapitullin e gjatë të tranzicionit dhe kanë hapur një Epokë të re.
Sovrani të cilit ia ktheu verdiktin Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta foli.
Mesazhi i mbi 100 mijë shqiptarëve ishte i qartë.
E vetmja rrugë për zgjedhjen e krizës politike, kushtetuese, institucionale ekonomike, janë zgjedhjet e lira me qeveri kujdestare.
Opozitarizmi shqiptar tashmë është mazhorancë morale.

Kategori
Uncategorized

“Zieni dafinë, limon dhe …” – mjeku popullor tregon çfarë duhet të konsumojmë për të mposhtur koronavirusin: Kryesore është hudhra

Mjeku popullor, Ylli Merja, këshilloi të gjithë qytetarët të bëjnë kujdes me koronavirusin, duke iu treguar dhe çfarë duhet të konsumojnë.

I ftuar në emisionin “Vila 24”, në News24, mjeku tha se kryesore për të mposhtur këtë virus është hudhra dhe vaji i dafinës, i cili sipas Merjas, liron për 3 minuta rrugët respiratore.

Ndërsa për qytetarët që janë në panik dhe ankth nga kjo situatë, mjeku Merja dha këto këshilla “Janë të vlefshme të gjitha këshillat që japin mjekët dhe specialistët, por duke qenë në Shqipëri do iu rekomandoja të marrin dhe të përdorin një çaj, një propolis blete, një vaj dafine, ose të ziejnë gjethet e dafinës dhe të bëjnë çaj, të bëjnë avull, mund të pinë një çaj me sherebel. Këto bimë janë aq të mrekullueshme dhe nuk duhet t’i lëmë mënjanë në këtë luf të biologjike”.

Pjesë nga intervista e Ylli Merjas:

Merja: Çaj ose një raki mund ta marrim si avull. Te rakia e rrushit hedhim pak hudhra, pak piperë, në sasinë 1/10.

Kur ra gripi më 1918 dhe 1929, gjyshi më tregonte dy fakte të çuditshme. Kishin prodhuar shumë hudhra dhe ata e hanin. Ra gripi në 2018, çonin në v arreza 2-3 persona në ditë, shtëpia jonë që hanin hudhër nuk patën asnjë viktimë.

Mamaja ime ishte edukatore e një kopshti, mund të kishte rreth 30 fëmijë, që nuk e dinin çfarë është gripi. Cilat ishin armët e saj? Rakia, hudhra, masazhi me ujë të nxehtë, lëngu i shtogut, etj. vinte fëmija me temperaturë 40 dhe kthehej me 36.

Hudhra ka komponentë, që po të përzihen me njëra-tjetrën mbysin çdo lloj virusi, nuk e lënë atë të zhvillohet. Koronavirusi nuk është i pamposhtur, u shfaq në Kinë dhe ata thonë që po i rikthehen punës. Virusi nuk mund të jetojë përjetë, ka atë ciklin e vet.

Pyetje: Si të krijojmë imunitet të fortë?

Merja: Përveç bimëve mjekësore, duhet të shfrytëzojmë limon, por jo lëngun, se sa lëvoren, që është më e mirë. Duhet lënë 1 minutë të vlojë dhe të pihet. Edhe lëngu i portokallit është shumë i mirë. Këto duhen vënë në shërbim të mbrojtjes së organizmit. Duke ditur që është virus jo i panjohur për shkencën, ka një bazë reale zgjidhjeje. Kush mund të më thotë një nga të sëmurët që ka përdorur vaj dafine. Jo më larg se 3 minuta ai liron komplet rrugët respiratore.

Kur të shkoj te një person i prekur, e para do dezinfektoj duart, ajrin e thith me hundë, që ta çoj dezinfektimin te mushkëritë, pastaj dezinfektoj dhe ambientin. Do pi pak nga propolisi dhe do shkoj tek i infektuari, por nuk do t’i afrohem. Do t’i them të pijë pak vaj dafine.

Kategori
Uncategorized

Maskat e skaduara, mjeku i ‘përvishet’ keq Ramës: Vemje e pështirë, këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti…

Postimi i plotë i mjekut Gëzim Xhepa.

Larg qëndrimeve politike pro apo kundra maskave të skaduara, që na janë vënë në dispozicion, duke e ndjerë veten të mashtruar, poshtëruar dhe të keqtrajtuar në personalitetin dhe shëndetin tim dhe të kolegëve të mi…, po jap një skemë fispatologjike të problematikave të këtij kontigjenti maskash…: Maskat e skaduara prej 11 vitesh kanë kaluar një magazinim të tejzgjatur…

Dihet që malli pasi humbet vlerën, humb dhe peivilegjin e një magazinimi të kujdesshëm… Humbja e kushteve të magazinimit çon në mbivendosje fungesh…, bile në shumë raste dhe pluhrash… Vendosja e një maske të tillë, që identifikohet nga aroma e magazinimit të zgjatur, çon shpejt në myko-konioza…, me pasojë minimale të sindromeve alergjike akute në rrugët respiratore….

Sindroma të tilla çojnë në reaksione inflamatore lokale të këtyre rrugëve…, me pasojë hapjen e rrugëve për infeksione bakteriale, virale, apo mykoide…, përfshirë dhe coronavirusin… Ndaj i nderuar zyrtar, a politikan…, kushdoqofsh ti që ke qenë në dijeni të një akti të tillë të paskrupullt ndaj një rrethi profesional që në çdo rrethanë sakrifikon për jetën dhe shëndetin e të tjerëve…, je një vemje e pështirë që me këtë akt pështirosësh kudo në botë do dēnoheshe për krim ndaj jetës me paramendim dhe përfitim…, por këtu jargavitesh triumfator se qëndron mbi një popull bagëti, të tredhur që në vegjëli…!!

Por si shumë skandale që kanë ndodhur nën qeverisjen e socialistëve, edhe këtë herë Edi Rama tentoi tu hidhte hi syve qytetarëve me këtë çështje, duke u mbajtur në fije të perit pas propagandës, se opozita po bën politikë me armikun që sot e ka emrin koronavirus.

Permes një reagimi në rrjetet sociale kirurgu Gëzim Xhepa shprehet se maskat e përdorura jo vetëm që e kanë humbur vlerën e tyre, por për shkak të shumë viteve të magazinimit, ato janë bërë objekt dhe i një sërë ekspozimesh ndaj pluhurave.

Kategori
Uncategorized

1943/“I dogjëm të gjallë ballistët brenda shtëpive”

Nga Kastriot Dervishi

Morëm vesh se tashti se në Kurtes, në një pjesë të fshatit, kanë hyrë partizanët dhe kanë djegur dy shtëpi, morëm vesh se ca ballista janë djegur brenda në shtëpira.

Në Kurtes do të dalë një punë shumë e mirë, po spastrohen mirë ballistët, se atje janë grumbulluar. Do t’u njoftojmë shpejt.

Sa për ngjarjen e Kaltanjit (kjo sqarohet në letrën e datës 8 nëntor 1943, të Batalionit “Hakmarrje” për qëndrimin rreth Ballit-shënim), ju shkruajta dy herë.

Në Qesarakë u rrethua këshilli komunal dhe ca shokë në teqe të Qerasakës; shokët u bënë gati të luftonin, ballistët u larguan. Forca do ta rregullojë gjendjen. Duhet të dërgoni material se kemi harxhime mjaft. Morali i partizanëve dhe popullit është ngritur lart. Gjendja do të vejë mjaft mirë mbi shpartallimin e Ballit.

Propaganda komuniste, edhe ajo filmave të kinostudios (kujtoni p.sh. flimin “Njeriu me top”) ka përhapur në popull tezën se “partizanët nuk digjnin shtëpi ballistësh”, se gjoja nuk preknin mallin e tjetrit, etj. Sipas dokumenteve që na kanë lënë vetë komunistët, nuk është e vështirë të lexosh sa e qartë është lufta civile në Shqipëri, e cila për njerëzit normalë nuk ka asnjë fije krenarie. Komunistët drejtoheshin në veprimet e tyre me karakter terrorist nga Miladin Popiviçi dhe Dushan Mugosha. Lufta ndaj Ballit Kombëtar drejtohej për dy qëllime: për të plotësuar dëshirat e nacionalizmit jugosllav dhe për të mos lënë pushtet për nacionalistët shqiptarë. Për këtë arsye, komunistët e Shqipërisë luftën e kishin me shqiptarin dhe jo me pushtuesin.

***

17 nëntor 1943, letër e zëvendëskomandantit të Batalionit “Hakmarrje” Hasan Selenica për Shtabin e Qarkut Korçë ku flitet për veprime terrori ndaj familjeve balliste

Morëm vesh se tashti se në Kurtes, në një pjesë të fshatit, kanë hyrë partizanët dhe kanë djegur dy shtëpi, morëm vesh se ca ballista janë djegur brenda në shtëpira. Në Kurtes do të dalë një punë shumë e mirë, po spastrohen mirë ballistët, se atje janë grumbulluar. Do t’u njoftojmë shpejt. Sa për ngjarjen e Kaltanjit (kjo sqarohet në letrën e datës 8 nëntor 1943, të Batalionit “Hakmarrje” për qëndrimin rreth Ballit-shënim), ju shkruajta dy herë. Në Qesarakë u rrethua këshilli komunal dhe ca shokë në teqe të Qerasakës; shokët u bënë gati të luftonin, ballistët u larguan. Forca do ta rregullojë gjendjen. Duhet të dërgoni material se kemi harxhime mjaft. Morali i partizanëve dhe popullit është ngritur lart. Gjendja do të vejë mjaft mirë mbi shpartallimin e Ballit.

Kategori
Uncategorized

Kryeministri duhet futur urgjent në ‘ Karantinë’!

Red Varaku/

Dalja jashtë kontrollit e situatës së koronavirusit në një vend kryesisht rural dhe të izoluar si Shqipëria, e cila ka një infrastrukturë të pazhvilluar dhe me një dendësi të vogël banorësh për kilometër katror krahasuar me vendet e tjera, është pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë gati kriminale të shtetit shqiptar.

Një provë e rëndësishme për këtë është vazhdimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve me Italinë jo më larg se deri dje. Mosmarrja e vendimit për ndërprerjen e lëvizjes së lirë me Italinë edhe pasi ky shtet kishte deklaruar përkeqësimin e situatës dhe radikalizim të masave prej dy javësh, është një vendim që ka ndikuar në mënyrë të padiskutueshme në degjenerimin e situatës dhe daljes jashtë kontrollit të epidemisë. Fakti që Kosova dhe Mali i Zi, të cilat janë dy shtete që nuk kanë lidhje të forta me Italinë, kanë deklaruar se nuk kanë asnjë rast të infektuar, dëshmon që ndërprerja e lëvizjes së lirë me Italinë do ta parandalonte goxha epideminë.

Provë tjetër është vendimi për falsifikimin dhe më pas shpërndarjen e maskave të skaduara që në 2011. Vendimi për shpërndarjen e maskave të skaduara fillimisht për mjekët dhe infermierët, dhe më pas të gjithë shqiptarëve është akti më i rëndë kriminal që mund të bëjë një qeveri kundër qytetarëve të saj. Një akt pasojat e të cilit pritet të jenë të fatale sipas specialistëve. Një akt i denjë vetëm për regjime autokratike, ku jeta e qytetarit vlen më pak se jeta e një kafshe.

Por, kulmi i kësaj papërgjegjshmërie shtetërore ndodhi në spitalin e Durrësit, ku njëra nga pacientet vdiq për shkak të infektimit nga koronavirusi është vula e kësaj të vërtete. Sipas burimeve të sigurta, ndër ta edhe vetë djali i një pacienteje, që kishte qëndruar në dhomë me të infektuarën, është e qartë, që rasti dëshmon dështimin spektakolar të qeverisë dhe shërbimit tonë shëndetësor.

Në mos e papërgjegjshme, është kriminale, që në një kohë që Italia ndodhej në shtetrrethim për shkak të kësaj emergjence, në spitalin e qytetit të dytë më të madh në Shqipëri, që njihet për afërsinë me Italinë dhe numrin më të madh të emigrantëve në këtë vend, një qytetare e ardhur pikërisht nga Italia, e cila shfaq simptoma të qarta , të lihet krejt e braktisur, e paizoluar dhe pa vëmendjen e duhur bashkë me pacientë të tjerë.

Mjaftojnë këto raste për të kuptuar që epidemia që shikojmë sot nuk është për shkak të rrethanave të pashmangshme, por është për shkak të paaftësisë së qeverisë. Sepse, ndërkohë që bota ziente dhe fqinji jonë më i rëndësishëm Italia po ndërmerrte masa radikale, qeveria jonë as që e kishte vënë ujin në zjarr, madje vazhdonte të krenohej me faktin që nuk kishim asnjë të infektuar.

Por, çuditërisht në vend që të ulë kokën dhe pranojë përgjegjësitë dhe t’ia lërë skenën mjekëve, heronjve të vërtetë të kësaj tragjedie , kryeministri më i korruptuar në historinë e këtij vendi, nuk pushon së dërdëllituri dhe shfrytëzuari këtë moment për të kuruar imazhin e tij të nxirë dhe për të bërë politikë duke hedhur valle mbi kufoma.

Në vend që të kërkojë ndjesë për këtë kapitullim total të shtetit, për situatën në Durrës apo për maskat e skaduara , njeriu që largoi nga Shqipëria mbi 500 000 shqiptarë, shkatërroi sistemin shëndetësor, degradoi ekonominë dhe kriminalizoi shtetin, shfaqet sikur i pret barku për shëndetin dhe jetën e këtij populli .

Në vend që të kërkojë ndjesë, çmenduria e tij shkon deri aty sa për të fshehur paaftësinë dhe dështimet e tij , shpik rregulla dhe masa drastike me efekt propagandistik , pa asnjë lloj analize dhe bashkërendimi, të cilat mund ta përkeqësojnë edhe më shumë situatën .

Përpjekja e shëmtuar e tij, që në këtë ditë emergjence humanitare botërore të ngërdheshet para ekraneve dhe të flasë me cinizëm kundër Opozitës, në kushtet kur vendi ndodhet në emergjencë humanitare, është shumë shqetësuese dhe alarmante. Kjo sjellje dëshmon edhe njëherë rrezikshmërinë e moralit të këtij njeriu, i cili nëse nuk izolohet dhe futet në ‘ Karantinë’ menjëherë , do të vazhdojë të mbetet virusi më vdekjeprurës i këtij vendi.

Kategori
Uncategorized

SKADIMI I SHTETIT MASKËZullumi keputet prej s’trashi.

Nga: Azgan Haklaj

Termeti i 26 nëntorit dhe koronavirusi e shkërmoqi shtetin parti të Rilindjes si kështjellë rëre.
Pavarësisht propagandës së shfrenuar të industrisë mediatike të qeverisë për një shtet, më të fortin e më të pregatiturin në këto 30 vite, për të përballuar situata të jashëzakonshme, sapo u vu në provë u duk si një ish koperativë bujqësore e zonave të thella malore.
Këshillave të opozitës, të Presidentit për marrjen e masave, pushtetarët u përgjigjeshin me arrogancë dhe propotencë nga adrenalina që të jep pushteti, duke i akuzuar për panik.
Maskat e skaduara jënë dëshmia më autentike e një shteti të skaduar, kufomën e të cilit sovrani e rrezoi në referendumin e 2 marsit, në Bulevardin Deshmorët e Kombit, të thirrurr nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Edi Rama mendon se ashtu siç e tejkaloj Dhjetorin e Dytë të protestave të studentëve, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të termetit të 26 nëntorit, do ta kalojë edhe pranëverën shqiptare, Besëlidhjen Kuqezi të 2 marsit dhe do të gjejë shpetim tek koronavirusi.
Por i ka bërë llogaritë gabim sepse beteja vazhdon..
Besëlidhja Kuqezi e 2 marsit është balsami i sherimit nga Ramavirusi dhe shteti i tij i skaduar i maskave, apo maskave të skaduara, shpetimi nga virusi tumoral metastazat e të cilit kanë kalbëzuar oktapodin e regjimit rilindas dhe po infektojnë krejt shoqërinë shqiptare.
Populli thotë një fjalë të urtë popullore:
“Zullumi keputet prej s’trashi”.
Prej më shumë se 6- të vitesh gibelinët e Rilindjes me në krye Perandorin e tyre Rama asfiksuan demokracinë duke asgjesuar zgjedhjet e lira dhe votën si gurëthemel të saj, paralizuan funksionimin juridiko institucional, ma anë të votave të vjedhura grabitën pushtetin e më pushtetin uzurpuan shtetin e së drejtës.
Sëfundmi nëpërmjet inkubatorit mafioz KED të Dvoranit ideuan puçin kushtetues, skenarin e desantimit të Gjykatës Kushtetuese dhe invadimin e Presidencës, të vetmit istikam që i ka rezistuar ciklonit rilindas.
Të gjitha këto veprime janë ndërmarrë duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën, dokumentin themelor të shtetit të së drejtës, që ka sjellë si pasojë renien e republikës parlamentare dhe krijimin e një republike kryeministrore dhe kthimin e parlamentit zyrë noteriale e qeverisë.
Qeveria Rilindase pasi ka shkatërruar ekonominë e tregut të lirë e konkurencën e lirë ka krijuar një oligarki oborrëtare, një plutokraci mediatike, dhe gjithçka kontrollohet nga kakistokratët e kleptokratët pjellë e saj.
Patriarku rilindas e ka kthyer Shqipërinë në feud të tij dhe shqiptaët i trajton si bujkërobër.
Qeveria vampire ka grabitur të gjitha asetet kombëtare, ka përvetësuar me tjetërsim pronën individuale të shtetasëve të vet.
Ajo e ka kthyer vendin trampolinë të mafies ndërkombëtare, korridor të trafiqeve narkotike, hambar të mbetjeve toksike dhe së fundmi oaz refugjatësh.
Po ndodh kështu transplantimi i rracës arbërore, shkulja me rrënjë e saj, me imponinin e ikjes masive të shqiptarëve, shpopullimin e Shqipërisë, zëvëndësimin e të larguarve me refugjatët aziatikë.
Prej kohësh Kryeministri ynë po adapton teorinë maltusiane të shpopullimit të Shqipërisë.
Shqiptarët po detyrohen të largohen në pamundesi për të duruar zgjedhën e këtij sundimtari zullumqarë, të cilëve nuk u ka lanë asnjë hapsirë, ku nuk mund të flitet më për qytetarë virtuozë e barazi para ligjit.
Nëse u referohemi statistikave të fundit na rezulton se numri i të ikurve dhe të vdekurve është më i madh se ai i të lindurve.
Organizata Freedom House me seli në SHBA, në raportin për Shqipërinë thekson se Shqipëria hyn në grupin e vendeve gjysëm të lira.
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregëtisë Enio Jaço nënvizon problemin serioz që ka biznesi me konkurencën e pandershne.
Regjim hibrid që po shket drejt autokracisë e emërtojnë organizata të tjera prestigjoze.
Qytetarët shqiptarë ngjasojnë me personazhet e Metamorfozës Kafkiane, ku vlera e njeriut matet me valutën e Kafkës, sepse marrëdheniet midis njerëzve i dominion paraja në pushtetin rilindas.
Rama ka ndërtuar një sistem neodiktatorial që siç nënvizon shkrimtari i madh Kafka “Nuk pyet fare për individin”.
Mirëpo Rama deklaron herë pas here se gjithçka e bën në emër të ligjit.
Për të i’u përgjigjur kryeministrit po perifrazoj Didëroin, luftëtarin pakompromis të të gjitha indoktrinimeve dhe formave të tiranisë.
Tek Enciklopedia, vepra kolektive që realizoi me d’Alamber, Rusoin, Volterin dhe Bufonin, e cila u ba frymëzimi i Revolucionit Francez në vitin 1789, filozofi iluminist mallkon despotizmin dhe u thur lavdi lirive dhe të drejtave të njeriut.
“Ligji është liria, por ligjet janë bindje dhe jo kufizim lirishë”.
“Republika barazohet në konceptin liri barazi” nënvizonte filozofi i madh.
Tek Zhak Fatalisti hyjmizon vullnetin e lirë dhe dialektikën mes njeriut dhe Zotit.
Është e domosdoshme të shtrojmë edhe njëherë pyetjet retorike:
Çështë demokracia?
Çështë shteti?
Demokracia është pushtet i popullit.
Populli e ushtron sovranitetin në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo përmes të zgjedhurve të tij.
Dy shtyllat e demokracisë janë mazhoranca dhe opozita.
Niveli i demokracisë së një vendi matet nga respektimi i të drejtave e lirive të individit.
Shteti është marrveshje mes njerëzish.
Ai është një trupë politike që përbëhet nga tre pushtetet e ndara sipas Monteskiesë, legjislativi, ekzekutivi gjygjsori.
Dokumenti themelor i funksionimit të shtetit të së drejtës dhe ballancimit të pushteteve është kushtetuta.
A e rrembeu shtetin me pushtetin Edi Rama.
A i bëri atentat Kushtetutës kryeministri?
A tentoj të rrembente Gjykatën Kushtetuese me puç kushtetues të KED së Dvoranit dhe ministres Gjonaj.
A u përpoqën me fallsifikim e mashtrim, pas puçit kushtetues për të realizuar grushtin e shtetit?
Ky grusht shteti a u sponsorizua nga kryeministri?
A u rrezua republika parlamentare dhe u zëvendësua me republikën kryeministrore?
A u përpoq Edi Rama të eliminojë opozitën reale dhe zëvendësimin e saj me opozitën artificiale parlamentare.
A i shkeli liritë dhe të drejtat e njeriut?
A e shkatërroj konkurencën e lirë Rilindja?
Me ligjin për dividentin a e institucionalizoi oligarkinë e kalifatit të saj?
Paketa antishpifje e Ramës e kundërshtuar fort nga ndërkombëtarët a ishte pushkatim i fjalës së lirë e cila është e drejtë hyjnore?
A ishte kjo tendencë e kalimit nga autokratizmi në totalitarizëm?
Këtyre pyetjeve u dha përgjigje Sovrani dhe Venecia.
Sovrani me Besëlidhjen e 2 marsit delegjetimoj pushtetin e rilindjes me vota të vjedhura, i dha fund autokratizmit të Edi Ramës, i tha stop puçit kushtetues dhe grushtit të shtetit, u ba barrikadë e orvatjeve të Ramës për instalimin e totalitarizmit.
Verdikti i Sovranit legjetimoj Besëlidhjen Kuqezi si gardiane të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, çertifikoj opozitarizmin shqiptar si mazhorancë morale, celebroj si të vetmën rrugëzgjidhje për nxjerrjen e vendit nga kriza shumëdimensionale, politike, kushtetuese, institucionale, ekonomike zgjedhjet e reja, të lira me një qeveri kujdestare pa Ramën kryeministër.
Venecia rrëzoi në mënyrë shterruese piramidën antikushtetuese rilindase.
Edhe vetë ata e kanë pranuar publikisht se mund të kenë gabuar dhe përdorën slloganin e madh të artikuluar vetë mediatikisht:
“Kali i kuq e ka një huq”.
E pranuan keshtu solemnisht se janë treguar politikuaj.
Edi Rama i dëshpëruar dhe në shenjë hakmarrje ndaj BE-së për refuzimin e qeverisë së tij.
Në shënjë urrejtje për Kosovën e barrikadën e pakapërcyeshme Ramush Haradinajn që ndaloj skenarin ogurëzi për ndarjen dhe shkembimin e territoreve të saj dhe i shterroj ëndrrat serbiane për Serbinë e madhe në Samitin e Berlinit, ku Rama ishte përfshirë edhe vetë kokë e këmbë, sëbashku me sivëllaun e tij Vuçiç organizuan miniShengenin Ballkanik.
Ky miniShengen kishte si qëllim aneksimin e Kosovës, krijimin e bajpaseve detare për Serbinë dhe jetësimin e Jugosllavisë së re.
Për shkak të gjitha këtyre zullumeve mbi 100 mijě qytetarë iu përgjigjën thirrjes së Presidentit Ilir Meta me dt 2 mars në Bulevardin Deshmorët e Kombit me Slloganin e qëlluar:
“Për Demokracinë, për Shqipërinë, për Kombin”.
Ky referendum popullor përveçse mbrojti demokracinë, Kushtetutën dhe shtetin e së drejtës ishte mesazhi me i qartë për ti thanë jo ndarjes së Kosovës.
Muaji mars për shqiptarët është i shumë i çmuar jo për faktin që vjen sëbashku me pranëverën por sepse që nga Besëlidhja e Lezhës së Gjergj Kastriotit e deri në ditët e sotme historia e ka pagëzuar si muaji i lirisë dhe demokracisë.
Me dt 4 e 11 mars të vitit 1981, si sot 39 vjet më parë shpërthyen revoltat studentore në Prishtinë, të cilat u pasuan nga demonstratat e punëtorëve që kërkonin lirimin e studentëve të burgosur por armata jugosllave i shtypi me zjarr e hekur.
Ketu filloi definimi i ndarjes përfundimtare të shqiptarëve të Kosovë së robëruar nga ish Jugosllavia.
Në mars të vitit 1989 Presidenti Serb Sllobodan Millosheviçi hartoj një kushtetutë të re dhe filloi kështu fushatën nacionaliste për Serbinë e madhe.
Kosovës që gezonte autonominë e plotë me kushtetutën e vitit 1974 si të gjitha republikat e tjera të Federatës Jugosllave ia hoqi të gjitha pushtetet autonome.
Me 3 mars të vitit 1989 u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe u imponua sundimi i drejtëpërdrejtë nga Beogradi.
Pas 9 vitesh zullumi, dhune e genocidi të paparë dhe pas sulmit jugosllav me dt 28 shkurt të vitit 1998 në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës e deri me 12 qershor të vitit 1999 filloj lufta e armatosur.
Kudo pati beteja të përgjakshme, por do të veçoj Epopenë Legjendare të Jasharajve 5-6-7 marsit 1998 dhe Epopenë e Dukagjinit të prirë nga Haradinajt me dt 24 mars 1998.
Betejat homerike nën moton “Një Komb një qëndrim” u kurorëzuan me çlirimin e Kosovës nga Serbia e kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviçi me 12 qershor të vitit 1999, por Gebëlsi i tij, Vuçiçi me ndihmën e sivëllaut të tij Edi Rama po vazhdon me këmbëngulje për jetësimin e ëndrrës së tij dhe projekteve të karaxhiçëve, garashaninëve, çubriolloviçëve, qosiçëve për Serbinë e madhe.
Edi Rama tashmë i ka harruar dekleratat panternaliste prej patrioti të madh, thirrjet për njohjen e Kosovës, për të drejtat e vëllezërve tanë në Preshevë, apo thenien e tij proverbiale në Parlamentin e Shqipërisë:
“Sot të gjithë jemi çamë”.
Ai tani po ndjek një politikë kryekëput antikombëtare.
Pas zullumeve të një gjysëm shekulli mbi shqiptarët në dhjetor të vitit 90 u rrëzua regjimi diktatorial i Enver Hoxhës.
Partia Demokratike e Shqipërisë ngadhnjeu me 22 mars të vitit 1992.
Por pas tre dekadash Presidenti i Republikës ia ktheu pushtetin Sovranit pikërisht me 2 mars për të mbrojtur demokracinë, shtetin e së drejtës, kombin.
Sovrani foli me bekimin e Zotit.
Ai e dha verdiktin e tij.
Pushteti hyjnor i Sovranit dhe forca e tij mposht regjimet diktatoriale, autokratike, despotike, totalitare sëbashku me zullumet e tyre.
Zullumi këputet prej s’trashi.

Kategori
Uncategorized

Miku dhe kameramani personal i Ramës dhe Veliajt, hajdut xhepash.

I mbytur në një kënetë gjarpërinjsh, bretkocash, dhe pilivesash…ky ankohet se sdi gje, se ështe i pa fajshëm, se të tjerët ja kanë fajin.

A thua është rastësi që dora e këtij kryeministri sa herë futet në thesin plot ku ka dhe intelektualë, njeres te ndershem apo qe e duan shqiperinë, kap vetëm m..

Sdo ishte marre vesh deri sa u arrestua dhe publikua “gabimisht” nga policia se vigjilenti ishte jo dosido, por “rilindas” i punesuari ne kryeministri.

Miku dhe kameramani vip, prej shumë vitesh pjesë e “rilindjes” , mik i Ramës dhe Veliut ishte me disa profesione.

Ai veç mashtruesit dhe kameramanit, ishte edhe specialist në një tjetër profesion, atë të hajdutit të xhepave…profesion që ju bënte gjëmën qytetarëve të shkretë…

Në atë kope të madhe, çakejsh, ai në fakt ishte nje brejtës i vogël, përballë shefave te tij, dy ulkonjave plaka ne kryeministri dhe bashki.

Edhe ata të njejtin profesion kane, veçse me ndryshimin se ulkonjat plaka i fusin duart shume thelle ne xhepat e qytetareve me tenderat, PPP e KÇK.

Minjtë e mbëdhenj vjedhin qindra miliona euro , nga populli. Brejtësi i vogël një si ata vjedh po nga populli, telefona, biçikleta, bluza.

Të dy palet si profesion kanë vjedhjen, ndërsa si baze qëndrimi dhe hapjeje, kanë zyrat e shtetit,

Të dy palët janë hajdutë.

Njoftim i policisë.

Specialistët e Komisaraitit të Policisë Nr 1, kanë kapur para disa kohesh nje hajdut profesionist xhepash.

– Erind Vogli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje.

Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura:

• Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:

Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.

Më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.

• Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:

Më datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huaëei, në pronësi të shtetases H. Q.

Më datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

  1. Një telefon i markës HTC
  2. Një biçikletë e markës Gial
  3. Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

E sa rendesi kane materialet nëse ju dorezuan prokurorisë apo jo, ai brejtësi i vogël, ka të njëjtin profesion me ulkonjën e madhe në kryeministri dhe bashki, ulkonjat ministre, ujqit dhe ulkonjat deputete, ujqerit dhe ulkonjat kryetare bashkish…

Gjithshka vjen nga stani “rilindas”.

Kategori
Uncategorized

Haber akshami:

Rexhep Shahu/


Shqiperia eshte bere anetare e Konferences Islamike me daten 8 dhjetor 1991, me kerkese me shkrim, me firme e vule te shokut Ramiz Alia.
Ne Senegal me 8 dhjetor 1991 ka qene i pranishem ministri i jashtem i Shqiperise shoku Muhamet Kapllani dhe ai i ka dorezuar Konferences Islamike letren kerkese per anetaresimin e Shqiperise e pershendetje te shokut Ramiz Alia.
Kerkesa e Shqiperise per anetaresim ne Konferencen Islamike eshte hartuar e miratuar nga komisioni i jashtem i Kuvendit Popullor dhe kryetari i ketij komisioni shoku Xhelil Gjoni, me miratimin e shokut Ramiz Alia.


Qe nga 8 dhjetori 1991, asnje drejtues ne Shqiperi nuk e largoi vendin nga Konferenca Islamike dhe nuk ka ne plan askush ta largoje nga kjo Konference.
Shoke dhe shoqe kaq ky haber akshami.

Kategori
Uncategorized

Kunder terheqjes nga Kosova jane Kongresi, Senati dhe Presidenti i ShBA-së.

Në 23 janar 2019, Kongresi në ShBA miratoi “projektligjin (H.R. 676) për mbështetjen e NATO-s: me 352 vota PËR dhe 22 KUNDËR . Në nenin 4, prg. 2, të këtij vendimi të Kongresit shkruan:

“Është politikë e ShBA-së të refuzojë çdo përpjekje për tërheqjen e ShBA-së nga NATO, ose për tërheqjen indirekte nga NATO duke kundërshtuar apo zvogëluar kontributet ndaj strukturave, aktiviteteve dhe operacioneve të NATO-s në një mënyrë të tillë që krijon tërheqjen de facto”. Në prg. 4, të po këtij neni, shprehet mbështetja për EDI – Iniciativën ushtarake evropiane (transatlantike) për frenimin e ekspansionit të Rusisë në Evropë. 

Në 11 dhjetor 2019, Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Senatit në ShBA e miratoi unanimisht (Repubikanë dhe Demokratë) këtë projektligj.

Pasi u miratua në Kongres, Presidenti Trump deklaroi: “Do jemi 100% me NATO-n”.

Kujtojmë se KFOR-i, ku bëjnë pjesë rreth 650 trupa amerikane, është mision i NATO-s, nga ku ShBA është zotuar të mos tërhiqet, as indirekt prej aktiviteteve dhe operacioneve të NATO-s. Prandaj, këto presione publike mediatike për tërheqje trupash amerikane nga Kosova me cicërima në “Twitter”, janë së pari në kundërshtim të vetë politikave amerikane, vendimeve të Kongresit, Senatit, dhe deklarimeve publike të Presidentit Trump.

Kategori
Uncategorized

Ka një vaksinë popullore.Studiuesja kineze në Fakultetin e Shkencave, tregon të vërtetën e trishtë për Coronavirusin

Studiuesja kineze në Fakultetin e Shkencave, tregon të vërtetën e trishtë për Coronavirusin

Disa rreshta të shkruara nga një studiuese kineze për të treguar të vërtetën në lidhje me koronavirusin: Tani rrezikon arrestimin nga autoritetet:
Universiteti i Zanjanit ben me dije se Virusi Corona herët a vonë, pa dyshim, do të mbërrijë në shumë shtete dhe se shumë vende nuk kanë pajisje diagnostikuese komplete.
Luteni të përdorni sa më shumë vitaminë C në formë natyrale për të forcuar sistemin imunitar.
Mos u shqetësoni, është një virus i thjeshtë për tu hequr qafe!
Fatkeqësisht, ndaj virusit ende nuk ka vaksina dhe trajtime specifike për shkak të mutacionit gjenetik që e bëri atë shumë të rrezikshëm.
Kjo sëmundje duket se është shkaktuar nga shkrirja e gjenit të një gjarpëri dhe të një lakuqi nate dhe ka fituar aftësinë për të infektuar edhe gjitarët, përfshirë njerëzit.
Është e rëndësishme të mbani qetësinë dhe ta përcillni këtë mesazh.
Profesoresha Chen Horin, Drejtoreshë e Përgjithshme e Spitalit Ushtarak të Pekinit, tha se: “Fetat e limonit në një filxhan me ujë të nxehtë mund të shpëtojnë jetën tuaj”.
Limoni i nxehtë mund të vrasë përhapjen e këtij virusi në trupin tonë!
Priteni limonin në tre pjesë dhe vendoseni në një filxhan, pastaj mbusheni me ujë të nxehtë duke e kthyer atë në ujë alkali. Pirja e ujit të nxehtë me limon çdo ditë me siguri që do të ndihmojë kundër përhapjes së këtij virusi në trupin tuaj.
Limonët e nxehtë mund të kenë të njëjtin efekt të dobishëm si ilaçet që po përdoren kundër këtij virusi, pasi trajtimi me këtë ekstrakt e shkatërron virusin dhe njeriu shërohet nga ky grip.
Përveç kësaj, acidet e tjera dhe sidomos acidi karboksilik në lëngun e limonit mund të rregullojnë edhe hipertensionin, të mbrojnë arteriet e ngushtuara, të rregullojnë qarkullimin e gjakut dhe të zvogëlojnë koagulimin e gjakut.
Profesoresha Chen Horin thotë se kushdo që e merr këtë mesazh të paktën është i garantuar të shpëtojë jetën e dikujt “Unë bëra punën time dhe shpresoj se mund të më ndihmoni gjithashtu që ta transmetoni këtë mesazh të thjeshtë “.
Ky mesazh është publikuar nga grupe universitare të Kinës./

Shpërndaje

Kategori
Uncategorized

Dokumenti/ komunistët,Hajdutët Më Të Mëdhenj Nga Tepelena

Krimet më të zakonshme për të cilat janë proceduar komunistët janë: vjedhje të pasurisë socialiste, dhunim banimi dhe shtrëngimi për martesë, plagosje, shkelje të rregullave të komunikacionit, etj. Për sa i përket vjedhjes së pasurisë socialiste, përqindja e komunistëve përfaqëson 50% të të proceduarve.

Partia e Punës i mësonte anëtarët e vet se duhej të ishin shembull në shoqëri. Këtë e materializonin shpesh herë agjitimin e 10 cilësive të komunistit. Sipas tyre, komunisti duhej të ishte shembull në shoqëri, duhej të ishte i pari në sakrifica e i fundit në pretendime. Megjithëkëtë, raportet e kohës janë të shumta për komunistët që jo vetëm shkelnin disa ose të gjitha parime. Shifrat ishin shqetësuese. Një raport i prokurorit të përgjithshëm, Aranit Çela, thuhej se komunistët ishin të shumtë në vjedhje të pasurisë socialiste, dhunimin e banesave dhe shtrëngimet për martesë, plagosje, shkelje të rregullave të komunikacionit, etj.

Prokuroria e Përgjithshme
Drejtoria e Hetuesisë
Tiranë, 11.9.1958

Ju njoftojmë se nga analiza e kriminalitetit në Rrethin e Tepelenës për periudhën janar-korrik (1958), rezulton që 21.98% të të procedurave të jenë anëtarë dhe kandidatë partie. Krimet më të zakonshme për të cilat janë proceduar komunistët janë: vjedhje të pasurisë socialiste, dhunim banimi dhe shtrëngimi për martesë, plagosje, shkelje të rregullave të komunikacionit, etj. Për sa i përket vjedhjes së pasurisë socialiste, përqindja e komunistëve përfaqëson 50% të të proceduarve. Kështu p.sh. është proceduar në bazë të nenit 85 ish anëtari i partisë Haxhi Q., me detyrë magazinier në NSHFP Memaliaj, i cili qysh prej vitit 1955 përvetësonte në bashkëpunim me Rustem K., bir kulaku dhe shitës po atje. Manxhar M. nga Lekdushi ish kryetar i Komitetit Ekzekutiv të KP të Lokalitetit Memaliaj u procedua për vjedhjen e 7492 lekëve me anë të borderove false. Qani L., ish përgjegjës furre në NSHFP Memaliaj për vjedhjen e 12 thasëve, etj.

Theksojmë se përqindja e komunistëve të proceduar në Rrethin e Tepelenës është më e larta në republikë. Për gjendjen e mësipërme dhe duke e lidhur me faktin se në përgjithësi për periudhën në fjalë në Rrethin e Tepelenës kemi një ngritje të kriminalitetit prej 35.72%, prokuroria e atjeshme këtë problem e ka shtruar në mbledhjen e përbashkët, duke njoftuar edhe në mënyrë të veçantë Komitetin e Partisë. Për gjendjen e mësipërme mendoj se duhet ndërhyrë pranë Komitetit të Partisë së Rrethit të Tepelenës.

Prokurori i përgjithshëm, Aranit Çela

Kategori
Uncategorized

RRËFIMI TRONDITËS I KRIMEVE SERBE, SI U MBYT STUDENTJA VALENTINA MALOKU NGA MJEKËT SERB NË QKU.

Valentina Liman Maloku (1979 – 1998)

PLAGOSJA, KEQTRAJTIMI, RRAHJA DHE VDEKJA E STUDENTES VALENTINA MALOKUT NË QKUK MË 05.09.1998

Shkruan: Dr. Salih Krasniqi

V.M., një vajzë 19 vjeçare nga Drenasi, ishte qëlluar nga një snajper deri sa po qëndronte në oborrin e saj. Pasi kishte kaluar një ditë në një klinikë të improvizuar në afërsi ku kirurgu nuk kishte mundur ta operonte meqenëse nuk kishte anesteziolog, ajo ishte transportuar me një veturë private në spitalin e Prishtinës, gjithashtu të njohur si Qendra Klinike Universitare. Deri sa kishte dhimbje të jashtë zakonshme deri sa po dërgohej në një dhomë të spitalit, një mjek serb i kishte rënë disa herë me shuplakë fytyrës, e kishte goditur me grusht në pjesën e epërme të këmbës në afërsi të plagës dhe e kishte sharë. Deri sa V. M. Ishte vendosur në elevator me një karrige me rrota, mjeku dhe infermierët e goditnin me shuplaka në mënyrë të përsëritur. V. M. Po qante dhe e luste nënën e saj që të mos e linte. Përgjatë dy javëve të ardhshme, nëna e V. M i solli asaj barërat dhe shumë njësi gjaku për çdo ditë, siç e kishin udhëzuar mjekët serbë, si diçka të domosdoshme për kujdesin ndaj vajzës së saj, por V.M më në fund vdiq. Mjeku i cili e kishte pasur nën kujdes i tha familjes se ajo kishte vdekur vetëm për shkak të sepsisit të tepërt përpos vonesës në pranimin e kujdesit mjekësor, e jo prej keqtrajtimit.

Përtej keqtrajtimit fizik të pacientëve individual, autoritetet serbe kërkonin në mënyrë sistematike që të pengonin shqiptarët për të marrë kujdesin mjekësor. Dëshmitarët i kanë treguar PHR-së se policia serbe rregullisht e ka vonuar transferimin e burrave të plagosur në spital me qëllim të marrjes së tyre në pyetje dhe të arrestimit të tyre dhe i kanë penguar mjekët që të kujdeseshin për nevojat e tyre. Dëshmitarët, po ashtu i kanë thënë PHR-së se drejtuesit serbë të spitalit ua kanë ndaluar mjekëve që t’u japin ndihmë pacientëve shqiptarë. Deri sa këto raporte nuk kanë mundur të konfirmohen, konsistenca e raporteve sugjeron se kjo dukuri abuzive ka ekzistuar.

P.s. V.M. është Valentina Maloku dhe është 19 vjeçare. Për këtë paciente kam shkruar te personat e rritur nr.125.

  1. Valentina Maloku, 1979, 18 vjeçare, nga fsh. Plloqicë i Malishevës. Këtë paciente të plagosur në Kujdesin Intensiv e ka sjellë policia serbe. Dg: pranuese ishte: Dg: Vulnus sclopetarium abdominis reg.inguinalis dex penetrans et perforans. Laesio intestine ilei (Nr.III). Laesio recti. Laesio ovary lat.dex. et uteri. Fractura ossis sacri sclopetaria. Peritonitis diff stercoralis et fibropurulenta. Shock endotoxicum. (Plagë me armë zjarri në regjionin e barkut në anën e djathtë të regjionit të gilzës së djathtë shpuese dhe tejshpuese. Lëndim i zorrës së hollë ileumit në 3 vende. Lëndim i rektumit (zorrës së trashë). Lëndim i vezores së djathtë e të mitrës. Thyerje e kockës së legenit nga arma e zjarrit. Shpërndarje e fekaleve në bark. Shok nga helmimi masiv.). Pacientja ka qenë e lidhur me pranga edhe pse ishte në gjendje komatoze dhe është ruajtur nga policia. Ka qenë e keqtrajtuar më shumë nga policia sepse kanë menduar se është e afërme e Naim Malokut. Nga plagët e rënda, edhe përkundër përkujdesjes mjekësore pacientja vdes më 05.09.1998 në ora 23.00.

Perilous Medicine:The Legacy of Oppression and Conflict on Health in Kosovo June 2009; A Report by Physicians for Human Rights, Background-Article: Physicians for Human Rights (PHR) Findings on Kosovo: MEDICAL GROUP DOCUMENTS SYSTEMATIC AND PERVASIVE ABUSES BY SERBS AGAINST ALBANIAN KOSOVAR HEALTH PROFESSIONALS AND ALBANIAN KOSOVAR PATIENTS, Ëed, 23 Dec 1998.

Dëshmia nga Agron Maloku –vëllau i Valentina Malokut që ma dërgoj me email më 20.11.2019 në ora 21 e 3 min.

Valentina ishte studente e fakultetit filozofik dega Histori (Valentina Maloku kishte filluar studimet në vitin 1997/98). Vijimi i Studimit ne vitet e 90-ta ishte mjaft i vështirë per cdo student, por nga pranvera e vitit 1998 ajo u be po thuajse e pamundur, kur forcat serbe kishin filluar nje fushate te eger gjenocidiale kunder popullates shqiptare.

Ne kete kohe dhe keto rrethana, nisur nga pozita gjeografike e fshatit Pllaqice (fsh. i lindjes se Valentines), ky fshat kishte perball Postbllokun e forcave serbe te vendosura ne Kijeve, ne nje distanc 5 km-she. Ky fshat dhe zona qe shtrihej ne brendi te postblloqeve te forcave serbe Kijeve-Komoran-Skenderaj-Kline, jo vetem qe ishin te rrezikuara por edhe levizja ishte bere e pamundur. Fshati Pllaqice i ekspozohej rrezikut nga postbloku i forcave serbe ne Kjieve, situaten e bente edhe me te rrezikshme vendosja e snajperisteve ne nderstesen e mullirit te Kieves (ndertese 5 apo 6 kateshe) qe ne vije ajrore gjndej reth 3,5 km nga fshati Pllaqice (fshati i Valentines). Pozita e fshatit te Valentines qe shtrihej buze nje kodrine, u mundesonte forcave serbe nje pamje te dukshme nga kjo ndertese.

Ishte kjo kohe kur Valentina gjendej ne shtepi se bashku me prinderit dhe vellaun (Agronin). Ne gushte te vitit 1998 forcat serbe kishin marre nje ofansive ne drejtim te fshaterave Cerovike, Pllaqice gjuanin dhe bombardonin shtepi ne kete rrethine. Banoret perpiqeshin te terhiqeshin per te gjetur vende me te sigurt.

Me 19.08.1998 Valentina dhe Sala Maloku plagosen qe te dyjat ne afersi te shtepise se Valentines.

Ne kete Kohe babai (Limani) dhe vellau (Agroni) ndodheshin ne hyrje te fshatit, nga drejtimi nga vinin forcat serbe (Kijeve, Cerovik, Pllaqice) ndersa ne anen tjeter te fshatit terhiqeshin banoret ne drejtim te kodres se Fashtit Pllaqice, qe te shpie tek fshati Gullubovc qe mendohej si vend me i sigurt. Gjate evakuimit ishin plagosur Valentina dhe Sala Maloku (Valentina kishte marre nje plage te rende nga nje plumb i kalibrit 12.7 mm). Ato menjehere ishin derguar ne fshatin Abri e Eperme ne nje qender mjekesore te UCK-se. (Vellau Agroni me te degjuar eshte nisur me nje Makine nepermjet disa udheve te shkurtura e te rrahura ne drejtim te Abrise.)

Atje kishte filluar trajtimi Mjekesor nga Dr. Sami Deliu. Sipas tij Sala Maloku ishte jashte rrezikut ndersa Valentina medoemos duhet te operohej edhe pse plaga eshte ne Kofshe dhe nuk ka prekur Organet Vitale, megjithate plaga ishte e madhe nga nje Plumb 12.7mm dhe ne kete gjendje do te duhej te dergohet ne spitalin ushtarak ne Gradice. Pas dy oreve Valentina eshte derguar ne spitalin ushtarak ne Gradice, nderse rreth ores 23 kan arritur edhe prinderit e saj, qe me pastaj nena qendroj pran Valentines deri ne vdekjen e saj. Pas nje qendrimi ne spitalin ushtarak ne Gradice nen kujdesin e Mjekut Lec Gradica, ne mungese te mjeteve per Operim te nesermen ne mesnat Valentina se bashku me nenen jane percjellur ne drejtim te Prishtines te ndihmuar nga disa njerez te cilet nuk i njohe por dua ti falenderoj. Pastaj per gjendjen e saj informeheshim vetem permes bisedave telefonike te herepas hershme.

Sic jam informuar nga nena, Valentina fillimisht eshte vendosur ne Galaxy nderse nena qendronte tek nje mik i shtepise Imer Desku i cili jetonte ne Prishtine. Me pastaj komunikimi ishte i mundur kur gjenim ndonje Celular per tu lidhur me banesen e Imer Deskut me qe aty qendronte nena mbremjeve.

Sic informoheshim nga nena edhe Galaxy-ja nuk ka mundur te trajtoj rastin e Valentines, pastaj ajo eshte percjellur ne QKUK sipas nenes ka patur ndihmen e disa njerzve te cilet nuk i njohe por dua ti falenderoj. Ne QKUK, Valentina ne vend se ti ofrohej ndihma per sherim, kishte filluar te keqtrajtohej nga stafi spitalor dhe te tjere qe supozohet te ken qene pjestare te forcave serbe.

Siç tregonte nena, Valentina pyetej vazhdimisht si pjesëtare e UÇK-se dhe per perfshirjen e anetareve te tjere te familjes per babain Limanin per vellaun Agronin dhe kusheri te aferm (djemt e axhës Rasimin dhe Halimin, tani qe te dy te ekzukutuar me 26 shtator 1998 siç njihet ne masakren e Gullbovcit).

Porosia e saj ishte qe te lart permundurit te mos vijne ne Prishtine per ndonje vizite eventuale sepse i ishin bere shume pyetje rreth tyre.

Duke e kuptuar situaten kam takuar disa mjek ne perberje nderkombetare qe leviznin ne fshaterat e drenices konkretisht ne afersi te fshatit Abri e Eperme, ku kam kerkuar prej tyre, qe motra ime te terhiqet nga ky spital meqe ajo ishte duke u maltretuar ne QKUK. Ketij ekipi mjeksor u thash nese ju keni mission qe te sheroni njerz atehere punen me te mire do ta beni nese ju mund te shkoni ne QKUK dhe ta nxjerrni jashte motren time Valentinen, qe te mos maltretohet me tej nga stafi spitalor dhe pjestar te tjer te panjohur. Pergjigja e tyre ishte qe ata do shkonin menjehere dhe te interesoheshin reth situates ne QKUK dhe gjendjes se Valentines.

Ne kete situate kur gjendja shendetsore e Valentines rendohej gjithnje e me shume, ajo kishte nevoje per gjak e medikamente, ne ndihme i erdhen disa qytetare te cilet shprehen gatishmerine per te dhuruar gjak, por ata ne dalje maltretoheshin nga pjestar serb. Ne kete kontekst dua te permendi Kontributin te Emrush Pireves dhe Valbon Krasniqit per ndihmen e ofruar ( qe te dyt tani Dr. te mjeksise) te cilet i kisha njohur gjate studimeve.

Me 5 Shtator 1998 Valentina nderron jete por sic informoheshim QKUK nuk e lejonte leshimin e kufomes. Per kete kam kontaktuar permes telefonit celular me Dr Zekeria Canen, i cili me tha se e ka te pamundur te beje naj gje por do te ishte mire ti drejtoheni Dr Flora Brovines.

Duket se Zekeria Cana ka kontaktur me znj Brovina e cila eshte angazhuar ne kete drejtim, me ndihmen e saj Kufoma eshte kthyer me 7 shtator 98, ekipen transportuese e kam takur ne Likoshan rreth ores 14 me pastaj per te vazhduar ne fshatin Terdevc ku me tej nuk mund te afroheshim per shkak te levizjes se Forcave Serbe.

Ne keto rrethana varrimi eshte bere oret vona te mbremjes me pare i ishte dhene lamtumira e fundit ne fshatin Gullubovc nga mijera qytetar. Ne kujtesen time mbeten lotet e shume vajzave moshatere te Valentines. Varrimi eshte bere rreth ores 22 ne te njejten dite (07.09.98) nga nje grup i ngushte duke mos dashur te rrezikojm jeten e qytetareve.

Deshmia nga Agron Maloku –vëllau I Valentina Malokut që ma dërgoj me email më 20.11.2019 në ora 21 e 3 min.

Kategori
Uncategorized

I gjithë pushtetinë dorën e diktatorit.

Narkodiktature!

Nga Sali Berisha/

I gjithe pushteti i droges dhe krimit ne duart e Norieges te Shqiperise!

Pas instalimit te narkoshtetit te vetem ne Europe, Edvin Kristaq Mafia ka ne duart e tij si asnje njeri tjeter perveç Kim Jong Unit 90 perqind te pushtetve te vendit. Ai sot kontrollon te gjitha pushtetet me shume se sa diktatori i fundit komunist shqiptar Ramiz Alia.

Te dashur miq, ky grafik eshte thirrje kushtrim per çdo shqiptar te mos harrojne se diktaturat nuk largohen me vote! Ato permbysen dhe vetem permbysen per ti hapur rrugen votes se lire.

Ky grafik eshte nje apel nje kushtrim te ngrihemi ne lartesine e guximit tone per te permbysur ne shembullin e bolivianebe etj etj, narkodiktaturen e Edvin Kristaq Mafise! Rama ik! Fitore!!! sb

Kategori
Uncategorized

Ambasada e shtrigës. Apo shtriga e Ambasadës.

Shpetim Zinxhiria Athinë/

Shtriga gjithashtu nuk do që të ketë as polic kontakti pasi u prihet puna sekserëve, ku shoferi i kësaj shtrige ben konsullin.

Ambasada e shtrigës!

Komuniteti shqiptar më i madhi në Greqi, që përbën 64% të gjithë emigracionit ne mes të 130 komuniteve.
Komuniteti shqiptar përbën 4.8% të popullsisë në këtë vend, ku ende mungon një zyrë ligjore për t’u ardhur në ndihmë shqiptarve nga ana ligjore, pasi e refuzon kjo shtrigë, edhe pse e ka ligji. Por…ajo qe me tremb me shume eshte fytyra esaj prej shtrige.
Shtriga e Ambasadës nuk ka dëshirë që edhe ky komunitet nga me te medhenjtë të ketë një zyrë ligjore, ashtu siç kanë komunitetet e tjera disa herë më pak në numër.
Shtriga gjithashtu nuk do që të ketë as polic kontakti pasi u prihet puna sekserëve, ku shoferi i kësaj shtrige ben konsullin. Kjo shtrigë në shpirt dhe në fytyrë duhet të ishte para drejtësisë për abuzime te fondeve, per humbjen e pasaportave, për tentative të arrestimeve të gazetareve në detyrë.
Duhet të ishte në hetim qe e ka kthyer këtë institucion ne gestapo…
Deri me sot nuk ka pritur asnje emigrante, as nje kryetar shoqate, asnje intelektual, pasi jane me te mire kjo shtrige.
Në mbyllje kjo shtrigë nuk priti në takim një avokate shqiptare, pasi kjo e fundit mbronte nga ana ligjore padrejtësitë që u bëhen shqiptareve në Greqi.
Te na rroje Bushati që na i bëri dhuratë këtë llojë shtrige …që jeton ne lluksin e parajsës që as e mendonte me vile qera mujore 2200 euro…as rroga mujore ekryeministrit nuk mjafton. Por ta gezojme kete shtrige.
O president i vendit tim lirohe nga detyra kete shtrige dhe coje nderin e ambasades atje ku duhet, boll e mbajte mbi tavoline shkresen e shkarkimin e saj…

Kategori
Uncategorized

Ja çfarë ka ndodhur me gazetarët shqiptarët gjatë vitit 2019

Nga Alice Elizabeth Taylor

Viti 2019 ka qënë një vit i vështirë për gazetarët në Shqipëri. Ata janë kërcënuar fizikisht dhe verbalisht. Kjo u pasqyrua edhe në raportin e Këshillit të Evropës dhe Qendrës Evropiane të Shtypit dhe Lirisë së Medias.

Kërcënimet u bënë edhe në formën e presionit ekonomik, të fushatave të shpifjeve, kërcënimeve adminsitrative dhe gjyqësore dhe përdorimit të diplomatëve shqiptarë për të ushtruar presion tek portalet evropiane të lajmeve.

Më poshtë kemi listuar disa shembuj të dokumentuar kërcënimesh ndaj gazetarëve, gazetarisë dhe lirisë së shprehjes në vend:

Alice Taylor, gazetarja e Exit News u sulmua nga disa portale të qeverisë. Ata e quajtën Taylor spiune ruse dhe gazetare të paguar nga opozita. Ata gjithashtu sulmuan partnerin e saj, duke e quajtur “militant të dhunshëm”, “bodigard të Bashës” dhe thanë se ai është në kërkim nga policia.

Disa ditë pas nisjes së fushatës së shpifjeve — ajo ishte 6 muajsh shtatëzënë — leja e saj e qendrimit nuk u miratua nga Ministria e Brendshme. Taylor paditi dhe fitoi çështjen kundër Policisë Kufitare — gjykatësi vendosi se veprimet e institucionit ishin të paligjshme.

Erion Skendaj, gazetar i News 24 u sulmua pasi raportoi se policia hodhi gaz lotsjellës në drejtim të tij gjatë protestës së opozitës kundër qeverisë më 28 mars. Si pasojë ai pati dëmtime të të dëgjuarit në një vesh. Ai thas se nuk po bënte asgjë dhe kishte të veshur xhaketën me logon e televizionit ku punon dhe kartë të dukshme identifikimi.

Basir Collaku u kërcënua me vdekje në një bisedë telefonike drejtpërsëdrejti në Report Tv. Collakun e lajmëruan të “mbyllte gojën” ose do të “hante një plumb pas koke”, nëse fliste prapë për drogën. Collaku ishte gazetari, i cili publikoi informacionet që lidhnin Ish-Ministrin e Bredshëm Saimir Tahiri me trafikun e drogës.

Më 13 prill 2019, Policia e Shtetit hodhi gaz lotsjellës në drejtim të turmës gjatë një proteste në Tiranë, duke prekur disa gazetarë. Eliza Gjediku, gazetare e televizionit Tema Tv u dërgua në spital.

Gazetari Ylli Rakipi u kërcënua disa herë me vdekje pasi publikoi të dhënat mbi një korrupsion të madh në lidhje me tenderit për ndërtimin e Unazës së Madhe. Kryeministri Edi Rama e paditi Rakipin për shpifje, gjyqi vazhdon ende.

Artur Cani u ndalua të filmonte një aktivitet publik të Kryebashkiakut Veliaj në Parkun e Liqenit në Tiranë. Bodigardët e Kryebashkiakut ndërhynë dhe u përpoqën t’i merrnin telefonin, përpara se ta kërcënonin dhe të thërrisnin policinë.

Nikollë Lesi, pronar dhe kryeredaktor i gazetës “Koha Jonë” u sulmua nga policia dhe u ndalua të kryente punën e tij. Ai deklaroi se gjatë protestave kundër qeverisë policia u përpoq ta arrestonte gjatë rrugës për në redaksi. Policia e ndoqi, e ndaloi dhe u përpoq ta arrestonte, pa i dhënë asnjë arsye.

Ola Xama, gazetare e TV Klan u sulmua verbalisht dhe fizikisht nga Garda e Republikës, jashtë godinës së Kryeministrisë. Ajo po priste të intervistonte dikë. Gardistët e shtynë në rrugë dhe e sulmuan verbalisht.

Dorjana Bezati, gazetare e  News24 iu ndalua me forcë të raportonte mbi përdorimin e gazit lotsjellës nga policia për të nxjerrë jashtë nga shtëpitë e tyre qytetarët e thjeshtë dhe për t’i hapur rrugë ndërtimit të një rrugë. Kamera iu bllokua dhe ajo u kërcënua me arrest me burg nëse do të vazhdonte të raportonte.

Renaldo Salijani u sulmua nga bodigardët e ish-prokurores së Përgjtihshme Arta Marku kur po përpiqej të merrte një deklaratë tësaj. Marku e pa ngjarjen dhe nuk ndërhyri dhe nuk e dënoi sjelljen e punonjësve të saj.

Një punonjëse e Bashkisë së Tiranës e quajti gazetaren Alice Taylor, të Exit News, “karrem” dhe publikoi detaje nga jeta e saj private në median sociale.

Një hetim i Exit News tregoi se ambasadat shqiptare dhe stafi diplomatik shqiptarë në Francë dhe në Austri u përdor nga qeveria për të frikësuar editorët e portaleve evropiane të lajmeve, me qëllim mos raportimin e protestave në vend.

Gazetari i medias gjermane Bild, Peter Tiede publikoi përgjime të prokurorisë ku dëgjohej se si zyrtarë të lartë socialistë në bashkëpunimin me organizatat kriminale vidhnin votat gjatë zgjedhjeve të përgjithshme 2017 dhe zgjedhjeve të pjesshme vendore në 2016 në Dibër. Kryeministri tha se do ta padiste Peter Tiede për shpifje, por kjo nuk ndodhi asnjëherë.

Më 29 qershor 2019, një gazetar dhe një kameraman i televizionit News 24, enver Doçi u sulmuan nga policia ndërsa po regjistronin arrestimin e një protestuesi në Dibër. Policia e rrahu në këmbë dhe në duar. Gjatë sulmit, telefoni i tij u shkatërrua dhe u konfiskua nga policia.

Makina e publicistit Fatos Lubonja u sulmua me një gur. Policia e mohoi aktin e vandalizmit dhe tha se kjo nuk ka lidhje me punën e Lubonjës. Por Lubonja tha se sulmuesi u frymëzua nga gjuha e vazhdueshme denigruese e Kryeministrit në drejtim të gazetarëve.

Në gusht u mbyllën, dy emisone kritike me Kryeministrin Edi Rama — emisioni i gazetarit Ylli Rakipit, “Të Paekspozuarit”, dhe emisioni i gazetari Adi Krasta “Krasta/A Show”. Të dyja emisionet transmetoheshin në News 24.

Në media u raportua se emisionet u mbyllën pasi pronari i News 24 Irfan Hysenbelli u kërcënua nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj. Më 19 korrik 2019, gazetari Artur Cani deklaroi se Kryeministri Edi Rama gjatë një takim me pronarin e News 24 i kërkoi atij mbylljen e emisioneve, dhe heqjen e gazetarit Ylli Rakipi.

Gjithashtu një listë me të gjitha ofendimet e përdorura nga Kryeministri Rama në

drejtim të gazetarëve e gjeni këtu.

Qeveria Rama në “luftë të hapur” me median

Qeveria shpesh herë është përpjekur të shmangë zërat kritikë ndaj saj. Ajo ka ndërmarrë nisma ligjore me qëllim kufizimin e lirisë së shprehjes dhe zyrtarizimin e censurës mbi median, të tilla si:

Nëntor 2015 — Qeveria propozoi një projekt-ligj për kriminalizmin e shpifjes ndaj funksionarëve publikë e të zgjedhurve dhe dënimin e saj me gjobë deri në tre vjet heqje lirie.

Mars 2016 — Ministrja Harito propozoi ndryshime në ligjin e “tregtisë elektronike”, me qëllim ndëshkimin e komenteve online.

Gusht 2016 — Qeveria propozoi dënimin e gazetarëve për “influencë të papërshtatshme” mbi prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, njësi që do të merret me hetimin e dosjeve të korrupsionit.

Tetor 2016 — Projektligji, i propozuar nga deputetja demokrate Majlinda Bregu, propozonte shtimin e një neni në Kodin Civil, i cili i detyronte administratorët e “portaleve elektronike”, të pengonin publikimin e “çdo komenti që cenon nderin, personalitetin apo reputacionin e një personi.”

Sipas propozimit, nëse administratorët i lejonin dhe nuk i fshinin këto komente, ata ishin përgjegjës për shkaktimin e dëmit jopasuror, sipas parashikimeve të Kodit Civil për këtë vepër.

Dhjetor 2016 — Partia Socialiste i propozoi komisionit të Reformës Zgjedhore që të bëjë regjistrimin e të gjitha portaleve online në Bordin e Monitorimit të Medias. Në rast se portalet nuk regjistrohen brenda afateve, qeveria ka të drejtë t’i mbyllë ata gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

Përveç nismave qeveritare, kryeministri vazhdimisht i ka sulmuar portalet online, analistët dhe gazetarët kritik. Në monologët e së dielës, ai i ka quajtur ato “politikanë të dështuar që janë plot mllef dhe hakmerren për dështimin e tyre studio më studio, portal më portal, duke u shfaqur me maskën e analistit.”

Por, të gjitha përpjekjet kundra medias së lirë kanë dështuar. Nismat ligjore janë harruar ose tërhequr mbrapsht nga qeveria. Ndërsa sharjet dhe fyerjet e kryeministrit ndaj mediave e analistëve duket se nuk kanë trembur askënd.

Ndaj tani, është gjetur një mënyrë tjetër për të shmangur zërat kritikë: pronarët e mediave befas ndryshojnë vijën editoriale dhe pushojnë nga puna papritur gazetarët dhe drejtuesit e tyre.

Kjo metodë filloi të zbatohej në gusht të vitit 2016 me largimin nga puna të gazetares Alida Tota, e vijoi me bllokimin e transmetimit të emisonit Publicus dhe paditjen e regjisorit të tij nga kompania pronare e Vizion+, duke vazhduar deri më sot me largimin e gazetarëve Armand Shkullaku dhe Alfred Lela nga mediat përkatëse.

Të gjitha veprimet e qeverisë dhe kompanive të biznesit pronare të kanaleve televizive janë cenim i demokracisë së vendit për interesa thellësisht kliente

Kategori
Uncategorized

Zylfie Haklaj nuk ju beson as vetë deklaratave të veta që lëshon pa kurrëfarë doganë.

Lereni Tropojën e qetë.

Letra e Hasan Hykës: Top Channel është në shërbim të krimit

Hasan Hyka, vëllai i Përparim Hykës, i cili akuzohet nga familja Haklaj si autori i vrasjeve të Fatmir Haklajt dhe vëllezërve të tij, nëpërmjet një letre publike ka hedhur poshtë akuzat.

Hyka bën thirrje që të lënë “Tropojën të qetë dhe të mos ngacmojnë plagë që ende kullojnë”.

Ky reagim i vëllait të Përparim Hykës vjen pas një dokumentar me tri seri në “Top Story”, në Top Channel me titull “Haklajt e Tropojës”.

Ai thotë se ka gjetur vetëmshtrembërime të së vërtetave dhe se familjarët e tij akuzohen si vrasës së anëtarëve të familjes Haklaj në bazë dyshimeve dhe thashethemeve.

Ndaj Zylfije Haklajt, e cila akuzon drejtpërdrejtë atë dhe vëllain e tij, Përparimin si vrasësit e vëllezërve të saj, Hykaj shprehet se vetë denoncuesja nuk u beson më as vetë deklaratave që lëshon pa kurrëfarë doganë.

Duke dhënë versionin e tij për ngjarjen.

Hasan Hykaj nënvizon se emisionet e gënjeshtra dhe me objekt të caktuar vllavrasjeje të publikuara në “Top Channel” kanë plagosur rëndë me vetëdije zemrat e dhjetëra jetimëve, prindërve e familjareve të viktimave.

Letra e plotë e Hasan Hykës:

Lerëni Tropojën të qetë, njerëz, mos ngacmoni plagë që ënde kullojnë. (Shënime në adresë të dashamirësve tanë që nuk na njohin.) Më shumë se dy dekada pas ngjarjeve të dhimbshme e me të palavdishme në të gjithë historinë e Malësisë së Gjakovës, media sjell në vëmendjen e publikut me shumë bujë e krenari një atmosferë mbytëse që nuk i bën mirë askujt, të paktën në Tropojë. Këtë herë është Top Channel, pra Topi që gjuan në drejtim të Malësisë me dokumentarin pa dokument « Haklajt e Tropojës ». Nisur nga reklama e zhurmeshme me plotë efekte që i parapriu emisionit, shumëkush priste prova e fakte të reja për ngjarjet e asaj kohe, por dhe mesazhe paqëtimi pas një periudhe të gjatë reflektimi e ardhje në vete.

Në fakt nuk u dëgjua as njera, as tjetra. Për fat të keq dëgjuam shtrëmbërim të skajshem të të vërtetave për ngjarje e personazhe, për vrasës e për viktima që në atë kohë njiheshin e diheshin nga i madh e i vogël. Nëse 20 e sa vjet më parë njerëzit vriteshin thjeshtë mbi bazë dyshimesh, në emisionin e Topit u dëgjuan akuza me të njëjtën metodë pra bazuar në dyshime e thashetheme. Të çudit guximi i autorëve e aktoreve të storjes për të trajtuar me kaq lehtësi ngjarje tepër serioze që lidhen me tragjedi personale e familjare, me vrasje njerëzish të pafajshëm, me vuajtje jetimësh e grash veja, me degëdisje familjesh të tëra e tjerë, e tjerë. Nga reagimet e shumta e të menjëherëshme në rrjetet sociale dhe jo vetëm ; me të drejtë ngrihen shumë pikëpyetje ; lidhur me qëllimin, kohën e shfaqjes, synimet e nismëtarëve, të realizuesve a të sponsorëve të këtij emisioni aq të reklamuar ?!

Së pari në pyetje është kanali transmetues i cili me gjuhën e urrejtjes e efekte emocionale bëhet zëdhënës akuzash të shpikura duke ngjallë armiqësi e rihapë plagët që ënde kullojnë. Këta njerëz nuk janë aq të paditur për të mos kuptuar, se po godasin jo një individ a një familje, dy apo tre por një rreth të tërë që nuk dëshiron «të digjet » si në vitet e errëta të fundshekullit të kaluar. Po përse atëhere gjithë ky zell për shfaqje të tilla? Eshtë cinike dhe naive nëse kjo bëhet për të shtuar numrin e klikimeve ne You-tube. Këtë e vërteton fakti i thjeshtë se shumica e shikuesve tropojanë e kanë ndjekur emisionin duke sharë a mallkuar promovuesit e tij si nxitës e përhapës të së keqës.

Për audiencë Topi mund të gatuaj një storje « interesante » p.sh. për betejen e minave aq « në modë » ne B.Currin e viteve të mbrapshta. Po a do të mund të përballonte ai mallkimin e gjithë atyre familjeve të dëmtuara rëndë me këtë metodë çnjerëzore ?

Dy herë familja jonë është bërë objekt i një sulmi të tillë barbar. Pas kafe « Jezerca », herën e dytë me 14 tetor 99 në hyrje të Dubravës duke udhëtuar 9 veta te familjës me tre makina, dy prej të cilave të policisë së rrethit, nga Tirana për në varrimin e vëllait tonë. Me llogjikën e njerëzve që kanë humbur llogjikën, në storje akuzohemi ne si organizatorë te kësaj prite !!! Nuk ia vlen të polemizosh, por mjafton të theksoj se për këto fakte ne nuk do të pranonim kurrë të akuzonim të tjerët qorrazi duke bërë viktimën në storje të çfarëdo lloj « topi » me subjekte të tilla helmuese që Tropoja don e duhet t’i harrojë.

Nëse shfaqje te tilla jipen për interesa financiare, kjo do të përbënte një turp të madh për një TV që shfrytëzon frekuencat kombëtare për të tilla synime. Më në fund nëse Topi gjuan drejt Trpojës për interesa politike do të ishte një mëkat i pafalshëm që përsëritet paturpësisht tash e tridhjetë vjet nga topa e topçinjë te ndryshëm. Eshtë koha, madje ka kaluar shumë, që të mos abuzohet politikisht me ngjarjet e Tropojës. Boll haraç kanë paguar shumica e tropojanëve ndaj politikës e politikanëve. Jam shumë i sinqertë t’iu pohoj se këto që sapo thashë vijnë nga bindjet e mia si bir i këtij trualli dhe jo si i shënjestruar nga akuzuesja përmes Topit. Duke vazhduar metodën e asaj kohe (« vrit para se të të vrasin ») por në kushtet e reja akuzuesja në storjen e «Topit» përmend me « shumë siguri » disa herë P.Hyken. Aq sa krijohet përshtypja që ky person të paktën për 7 vjet që nga maji 1999 e në vjeshtë 2006, nuk ka bërë gjë tjetër veç detyrës se komandantit të një toge forcash speciale veshur me kamuflazh e pajisur me armë automatike, snajper, mina e dylbi speciale në sulm kundër grupit të Haklajve !

Absurdi shkon deri aty sa të akuzohet Përparimi edhe për vrasjen e Cen Haklajt (shokut të mirë të vëllezërve të tij) e të babait të tij plak si dhe për përdhunim varrezash !! Opinioni i Tropojës e dinë mirë se as Përparimi, as familja e tij nuk i përket rracës se vrasësve, të banditëve, as të përdhunuesve për asnjë çast dhe në asnjë rrethanë.Si të tillë nuk na takon të polemizojmë me ata që i nxitin apo i deklarojnë ato, por koha relativisht e gjatë që na ndanë nga ato ngjarje, spekullimet e shumta që janë bërë rreth tyre sipas parimit : « Shpif, shpif, se diçka do të mbetet.» E në respekt të lexuesve që specifikisht u drejtohem, e ndjej detyrim moral për të sjellë në vazhdim disa të vërteta lehtësisht të verifikueshme. -Që në nisje gjuajtja me «Topin» duket tepër keq e orientuar kur në rolin e protoganistit shfaqet personi i dënuar nga drejtësia pasi kishte pushkatuar në mes të qytetit dy veta e plagosur dy të tjerë !

Story hapet me vrasjen e dy vellezërve Demaj në 1992 në Shkëlzen duke mos përmendur vrasësin e vërtetë të tyre, edhe pse jetojnë akoma sot dhjetra persona që kanë parë me sy ngjarjen ! Pra që në fillim humbet besueshmëria e Topit dhe e topçinjëve.Shprehet në vijim keqardhja për vrasjen e dy vëllezërve, por nuk thuhet asnjë fjalë pse u vra 6 vjet më vonë në Kamëz djali i xhaxhait të tyre !? Në një kohë që opinioni e din mirë se, si ky djalosh u vra si shumë të tjerë sipas skenarit ogurzi «Vrite para se të të vrasë.»

Për fatin e keq të shumë familjeve tropojane ky model i eleminimt të të supozuarve si kundershtarë do të vazhdonte gjatë, të paktën deri tek vrasja e Jonuz Hykaj. Eshtë me interes për çështjen të dihet se mbi bazën e çfarë informacioni hartoheshin listat e zeza të kundërshtareve që do të eleminoheshin. Akuzuesja thotë disa herë « kishim informacion… » «Sipas informacioneve tona …». Shumëkush, ndër ta dhe unë, mendonte ne atë kohë të njëten gjë. Por dokumentari në fjalë tregon qartë se ky informacion ose ka munguar ; e në këto raste ekzekutimet janë bërë duke u bazuar në dyshime e opinione. Ose ato kanë qënë qëllimisht të pasakta. Dihet se në jo pak raste individë të caktuar, për të larë hesapet me dikë, e kanë raportuar atë si kundërshtarë të Haklaje dhe puna quhej e kryer !

Mundësia e tretë është që informacioni për interesat e emisionit gatuhet sot dy dekada pas ngjarjeve. Këtu çështje është të kuptohet pse pikërisht tani ndodhë kjo dhe sa i besueshëm është ai ? Përgjigjen ne nuk mund ta dijmë, por për të ndriçuar sadopak këtë çêshjtje dhe gjithënjë në funksion të qëllimit që e deklarova më lart, po jap vetëm pak prova të verifikueshme shumë lehtë dje po dhe sot. Së pari: akuzohen Januz e Përparim Hykaj për dy sulme me mina duke sjellë si shkak grabitjen e makinës se Januzit në B.Curri. Sipas tyre prova na qënka një radio e tërhequr nga ministria për llogari të drejtorisë së Kukësit ! Njohësit e situatës të kohës nuk mund ta besojnë, që të interesuarit të mos e kenë zbuluar të vërtetën që ajo radio nuk kishte asnjë lidhje me drejtorinë e Kukësit. Eshtë rasti të thuhet që ka patur lakénj që merrnin rrogë në ministri por që, me shpërblim apo nga frika, u shërbenin krimineleve.Për të qënë i sinqertë mund të pranoj që ndonjë sherbëtor i tillë mund të ketë dezinformuar për të dëmtuar Januzin. Ndryshe nuk mund të shpjegohet kjo lajthitje e akuzuesës që pretendon se kishte prova e informacione. Shumë e rëndsishme për ata që duan të vërtetën është një detaj që nuk duhet të « ishte harruar » nga topçinjtë akuzues e që lidhet me historinë e makinës. Incidentin me makinën e kam biseduar në zyrën time me Halil Haklajn te cilit i kam kërkuar që ta zgjidhin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Me arsyetimin se « Nuk ia vlen të rrezikohet asgjë për një makinë shteti »ai më premtoi se do ta zgjidhë burrërisht këtë problem. Theksoj këtu se kjo ishte hera e parë dhe e fundit që unë si individ apo si kryetar i PS për 5 vjet në Tropojën e atyre viteve të kërkojë një shërbim nga kjo familje edhe pse ata ma kishin ofruar atë dhe se marrdhëniet tona me ata ishin mëse korrekte, madje miqësore. Por ama për rastin e makinës i kërkova ndihmë, ndamë të njëjtin gjykim, pavarësisht se rezultati për arsyet e njohura nuk u konkretizua. Gjithë kjo për të sqaruar se motivimi me mina i vrasjes së Januzit është krejt i pavertetë, naiv e dashakeq… Në momentin e pritës me mina unë dhe Januzi, përmes meje, ishim në pritje të një përgjigjeje nga Halili për zgjidhjen e problemit te makinës.

Po, pse e vranë atëhere vëllain tonë? Januz Hyka, të dashur lexues, që kishte punën dhe biznesin e tij të suksesshëm në B.Curri, nuk shkoi në polici për t’u pasuraur me paratë e bankave apo të kontrabandës së asaj kohe. Duke mos patur as me të voglën hasmëri me askënd, ai nuk u futë në polici për të vrarë me armët e shtetit. Ai u angazhua në polici me insistimin e Ministrit te Brëndshëm dhe të zyrtarëve tjerë të lartë. Pranoi kështu një rrezik në kaosin ku ishte zhytur Tropoja e asaj kohe që as ne që e kemi jetuar nuk mund ta përshkruajmë, në një kohë që shumë tê tjerë arsyeshëm e refuzuan. Kemi kërkuar disa herë me forcë largimin e Januzit nga Tropoja, çka u realizua duke e emëruar drejtor policie në Kukês, duke renë keshtu « nga shiu ne breshër ». Në detyrën e re ai u paraqit nga fundi i janarit 1999, në fakt pa dëshirën tonë edhe pse iu premtua për një emërim provizor. Dihet çfarë ishte drejtimi i policisë së qarkut të Kukësit në atë kohe kur veç tjerash kishte filluar dhe lufta në Kosovë, çvendosja e refugjateve e pasojat tjera që e shoqëruan atë. Për punën e veprimtarinë e Januzit atëhere Kolonel policie, e sot Dëshmor i Atdheut, në Tropojën dhe Kukësin e asaj kohe, për vullnetin e profesionalizmin e tij, ne familjarët e tij, por dhe ju të nderuar dashamirës, jemi krenarë. Sigurisht në ushtrim të detyrave të tij, si çdo drejtues policie, pa dyshim që krimineleve keqbërësve u ka shkelur në kallo. Por ju garantoj se për mina, a prita nuk kishte as arsye dhe as kohën e nevojshme.

Po, pse u vra atëhere Koloneli i policisë një ditë para se të çvendosej familjarisht në Tiranë ? Ne familjarët e tij, komisar Malushi dhe shumë dashamirës të tij e këshilluam atë të largohej një orë e më parë se « gjithçka mund të pritej… ». Përgjigja e tij e prerë ishte : «Nuk i kam borxh askujt në botë, të tjerët na kanë neve ! » Në fakt këtu është dhe përgjigja e saktë. Pra ai u vra jo se i kishte kujt borxh, por që të mos mund t’u kërkonte hakun borxhlinjeve vrasës. Kaq kushtonte për kriminelet jeta e njeriut në atë kohë. Pavarësisht se ai mund të ishte kolonel e drejtues policie, i dobishm e i denjë për shoqërinë, familjar e baba shëmbullor e mbi të gjitha i pafajshëm si Januzi. Ka dhe një fakt që vërteton se denoncuesja nuk u beson as vetë shumë deklaratave qe lëshon pa kurrëfare dogane. Ndryshe nuk mund të shpjegohet « harresa » e këtij fakti publikisht të njohur : Kur kamikazi i bandës, tashmë i dënuar me burgim të përjetëshëm, njoftoi me 04.08.1999 në spital se vrava vëllezërit (në shumës) e J.Hykes… ; reagimi i vëllezërve Haklaj (-çka keni ba, more !) ishte publikisht mosaprovues. Ata e dinin më mire se motra e tyre sot, se nuk ekzistonte asnjë problem mes dy familjeve. Por prap shtrohet e njëjta pyetje pse denoncjuesja sot pas 21 vjetësh sulmon si e zgjuar nga makthi vëllain e Jonuzit ?! Përse të gjithë sulmuesit i duken të veshur me uniforma të forcave speciale e mbajnë të gjithë emrin e tij ?! Përgjigjen për këtë përveç asaj e Topit, as Zoti nuk mund ta dijë. Ajo që duket qartë është mungesa e plotë e besueshmerise së dokumentarit si dhe respektit jo vetëm për të vërtetën por dhe për të vrarët në të gjitha anët që prej atje ku janë kërkojnë këtë të vërtetë. Lidhur me absurditetin e akuzave ndaj Perparimit, po shtoj një detaj të fundit që lidhet me vendndodhjen e tij me 4 gusht 99.

Në ora 10 e 20’ të kësaj date, i ndodhur për punë në zyrën e Ministrit të informacionit të asaj kohe, M.U. marr vesh për vrasjen në mes të Bajram Currit të vëllait tonë Bislim Hykaj. Me kërkesën time ministri ka telefonuar repartin ku Përparimi ndodhej në stërvitje, dhe pasi jemi bashkuar me anëtarët tjerë të familjes, jemi nisur me dy makina për në B.Curri. Do të më vinte vërtetë rëndë nëse dikush i merr këto shpjegime për justifikim. Kurrësesi jo, të dashurit e mijë ; i pafajshmi s’ka arsye për justifikim. Në këtë kuptim duhet ta interpretoni dhe vendimin tonë sa të dhimbshëm aq dhe të vështirë për t’u larguar familjarisht nga vendi në fillim të vitit 2000. Ne kishim gjithë të drejtën e zotit të mendonim se vrasësit e dy vëllezërve tanë të pafajshëm, në vazhdën e dhjetra vrasjeve tjera të kësaj natyre, meritonin revanshin tonë e ndëshkimin më të rreptë. Por për ta bërë këtë nuk mjafton bindja, duhet dhe geni e talenti i kriminelit vrasës, gjë që Ne fatmirësisht nuk i kishim. Dhe u larguam duke lënë çdo gjë pas, pra dhe vrasësit të cilët për çudinë e shumëkujt vazhdojnë akuzat edhe sot e kësaj dite. Morëm me vete shpresën se shteti do të vepronte tani që i kishte dhe mundësitë.

Shpresën na ushqeu dhe optimizmi i Shefit të Komisariatit të cilit i dorëzuam denoncimin me listën e plotë të vrasësve të kolegut të tij Kolonel Januzit, ngjitur me atë te Vëllait tjetër Bislimit. Lamë gjithçka prapa por morëm me vete bindjën se në mos drejtësia, me dhjetra familje tropojane të dëmtuara rëndë, gjithë rrethi Tropojesi terrorizuar nuk do ta duronte gjatë këtë zullum i cili ishte trashur aq shumë saqë priste veç rastin për t’u këputur. Ekzistonte në ato ditë një fare besimi sipas të cilit : Vrasësit e meleqeve paqësorë si : Bislim Hykaj, daja i tij Musli Qoka, Isuf Bashkurti, vëllezërit Demaj te Varri i mirë…etj,etj.. në fund të fundit duhet t’i vrasë Zoti dhe për së kthjellti. Kisha prirjen për ta besuar këtë bestyteni dhe pse atéist.

Së fundi edhe dy fjalë për t’i rithënë Topit se me Storje të tilla po bën dëme të pallogaritshme. Së pari duke u shtirur sikur po i ndihmonte akuzueses në fakt po e dëmtonte atë. Një shikues neutral e kupton dhe justifikon dhimbjen, zemërimin e vuajtjet e intervistueses, që edhe pse vrasëse e zëdhënëse e vrasësve, është qënie njerëzore.. Por asnjë prej atyre që njohin të vërtetën nuk pranon akuzat e shpikura. Pranohet se është tragjedi humbja e 14 personave nga një familje kushdoqoftë ajo. Po rreth 140 të vrarë të tjerë ; shumica viktima të pafajsme, çfarë mund të quhet ; se tragjedi është shumë pak?! Llogaria këtu është e thjeshtë dhe tregon se akuzuesja, me ligj e me kanun është shumë larg llogjikës se ngjarjeve. Së dyti me storje të tilla po plagosni rëndë e me vetëdije (nëse keni vetëdije ?!) zemrat e dhjetra jetimëve, prindërve e familjareve të viktimave, që as në varre nuk i leni të qetë. Së treti dhe kjo është më e rënda. Ju po kriminalizoni një rreth të tërë. Storja juaj në vazhdim të disa tjerave, bën që shumëkush që nuk e njeh mirë, ta identifikojë Tropojën me bandat, krimin, hakmarrjen, egërsinë, kanunin etj etj. Kjo është jo vetëm poshtëruese por krejtësisht joreale. Vërtetë Tropoja ; më shumë se të tjerët, e ndodhur në kushte specifike kufi me Kosoven ne lufte, kaloi vite shumë të vështira me plot mundime, me krime, vrasje, kontabandë, e dukuri tjera që janë, për t’u harruar e jo promovuar siç bëni ju. Me imazhin që i vishet në këtë mënyrë kësaj treve, nuk është çudi që nesër të dalë një topçi me një film « interesant » për Tropojën, para të cilit ai i Mamaqi të duket lule. Filmi komik do të paraqiste fiset e egra të Tropojës se shekullit XXI në luftë me njëri tjetrin. Njëri fis, i fortë e vrastar pas shumë betejash të fituara, mbyllet në kullë.Të tjerët vazhdojnë ta sulmojnë atë me mjetet më moderne të kohës.Pas disa vitesh kulltarët, të tradhëtuar nga brënda, munden. Por të tjerët, aq të shumte e të egër ishin sa të vazhdojnë të sulmojnë mbeturinat e kullës bile dhe varrezat. » Që të mos realizohet ky skenar i supozuar e dashakeq përTropojën, e që ai të mos mund të mbajë nënshkrimin «Bazuar në ngjarje e personazhe reale » duhen ndërgjegjesuar mediat e kushdo tjetër, por në radhë të parë ne tropojanët.Secili sipas mundësisë, për të mos lejuar përçudnimin e imazhit, për të kaluaren e të sotmen e vendlindjes por sidomos për të mos rrezikuar të ardhmen e saj.

E kjo nuk bëhet me storje që helmojnë që keqedukojnë duke keqinformuar…… E sotmja e sidomos e ardhmja e këtij vendi kërkon promovimin e asaj që është vërtetë e nevojshme dhe përfaqësuese për Tropojën. Dhe të tillë ka shumë që nga bukuria shpirtërore e fizike e banoreve , besa, bujaria, mençuria e tyre ; bukuritë e rralla natyrore të luginës së Drinit, të Valbonës e të kurores së bjeshkëve e deri tek luftetaret patriotë të sojit të Mic Sokolit e Ali Ibres që trimërine e mençurinë e treguan aty ku duhet në fushëbetejat me armikun. Kjo është storja për të cilin kanë nevojë, si për oksigjenin, sidomos brezat e rinj, të Tropojës pavarësisht mbiemrit që ata mbajnë. Prandaj thirrja ime, si mesazh i një te dëmtuari rëndë pa asnjë arësye, por që e do me të vërtetë Tropojën është për kthjellim e qetësi, për më shumë, respekt e humanizem ndaj të ndjerëve e sidomos per t’i lënë të qetë brezat e rinjë të jetojnë jeten e tyre larg ngarkesave të së kaluares. Hasan Hykaj.

Syri.net

Kategori
Uncategorized

8 Mars 1991. Partia Demokratike Mallakastër.

8 Mars 1991

Nga Albert Avduli.


Kjo është data e shënuar si lindja e opozitës në Mallakastër.
Në fakt, strukturat e PD – së u krijuan dy muaj më parë.
U la kjo datë përkujtimore, mbasi përkon me shkëputjen e Mallakastrës nga rrethi Fier.
Si një nga drejtuesit e asaj Dege për dy mandate, shpreh vlerësimin dhe respektin më të plotë për ata idealistë, qëndrestar, guximtar e të palodhur.
Në nderim të tyre, të gjallë e të vdekur, do shënoj emrat më të spikatur në vite.
Nëse, harroj ndonjë, jo vetëm kërkoj ndjesë, por e siguroj, që kontributet e tij, nuk i përcakton ky apel.
Renditjen po e bëjë jo mbi klasifikim kontributesh, qyteti, fshati apo moshe, por thjesht si më kujtohen.
Viktor Margile, Nimet Veliaj, Novruz Lamaj, Myrto Brahaj, Agron Çela, Gëzim Salillari, Sokol Murati, Bato, Kastriot e Luan Asllani, Maks Bega, Gëzim Paja, Ruzhdi Shametaj, Gëzim Salillari, Bahri e Ylli Shanaj, Idriz e Rajmonda Lushkaj, Nebi Jahaj, Hamza e Shkëlqim Kapllani, Neim e Fadil Bega, Muhamet e Bilbil Xhaferi, Musa Begaj, Veli Koçi, Agim Rama, Myqerem Pashaj, Bilbil Nuraj, Qerim Shahaj, Jonuz Meta, Kujtim Doko, Eqerem Xhela, Nefail Jaupi, Nezir e Gjysho Shehu, Adem Shehu, Sefedin Liçaj, Rrapo Hamitaj, Ago Agaj, Gëzim Beqiraj, Nurçe Beqiraj, Leonard Brahaj, Asllan Ferzaj, Rezi Ferzaj, Hysen Hamitaj, Ceno Caushi, Iljaz Zeneli, Bujar Lutaj, Muhamet Hoxha, Shaban Velaj, Eqerem e Vali Jaupaj, Njazi Shameti, Njazi Banushi, Kadri Lushkaj, Gëzim Velikaj, Bektash Xhelilaj, Shkëlqim Jahaj, Bujar Jazaj, Artur Shehu, Fred Rama, Neim Nazëraj, Vladimir Harizaj, Albert Mihaj, Zylfo Zanaj, Kujtim Sulaj, Bujar Hodaj, Barjam e Fiqiri Muça, Zylfo Mehmeti, Bilo Hoxha, Bashkim Hoxha, Arben Hoxha, Qerim Shahaj, Halim Myftaraj, Petrit Kapaj, Viktor e Halim Skënderaj, Petrit Pashaj, Xhipe Taullaj, Agron Taullaj, Neim e Shefqet Canaj, Agur Avdulaj Aranitas,Mehdi e Bled Levanaj, Luan e Astrit Balla, Bernard Caushaj, Viktor Agaj, Arbër e Gazmend Hamitaj, Dilaver e Gëzim Aliaj, Xhezmi Beqiraj, Shpëtim Sulaj, Vladimir Dushku, Engjëllush Hamzaj, Ruben Murataj, Ylli Jahaj, Luan e Lena Hamitaj, Pëllumb e Luto Behaj, Luan,Fatos e Selfo Hamitaj, Bujar e Mentor Berhami, Durim Shehaj, Selfo Duraj, Ylli Asimetaj, Ilirjan Manaj, Lavdosh e Kastriot Avdulaj Hekal, Astrit e Agur Jahaj, Pëllumb Saliaj, Zeka Ymeri, Tetem e Myslim Osmënaj, Behar Shehu, Gëzim Mehmeti, Fadil e Faika Aliaj, Idriz Furriku, Luan Gllava, Ardian Demir Isufaj, Qemal, Tarzan Myrseli, Qamil Mane, Agron Shametaj, Bashkim Aliaj, Xhevat Hysenaj, Rushit Sulaj, Astrit Çelaj, Gani dhe Ylli Jaupi, Hetem e Faik Bidaj, Tafil e Petref Velikaj, Rrap e Kastriot Elmazi, Hajredin Hamitaj, Muhamet Shehu, Gëzim, Jetnor e Trifon Murataj, Eqerem Zeneli, Hasan Dine, Fiko e Nuri Koraj, Adil Abazi, Flamur Çela, Migjen Skënderi, Mynyr Sinani, Albanc e Dasho Liçaj, Artur Shanaj, Isuf Qalliu, Faik Qalliu, Bashkim Sulaj, Osman Malkaj, Nazif Zeqiraj, Tahir Murataj, Nuri Hazizi, Kastriot Nazo, Astrit Beqaraj, Dylaver Murataj, Muarrem, Zenel, Mehdi, Tefik, Nazif, Ferjat, Diogjen e Shpëtim Hodaj, Hair e Ajet Skënderi, Përparim, Tetem, Ahmet, Albert e Arben Aliaj, Zihni e Adriatik Çela, Guri e Kastriot Ahmeti, Guri Nazëraj, Azbi e Viron Pashaj, Asim e Ferrik Kapllani, Xhafer, Adil e Sokol Xhafaj, Muhamet e Shuaip Zotaj, Astrit Dine, Abedin e Gramoz Shehaj, Pajtim Sejdini, Agron Osmënaj, Mestan Filaj, Mehdi e Nadire Jahaj, Luftar Zeqaj, Qani e Sabire Hoxha, Zenel Lalaj, Teki Pashaj, Veli Muça, Asqeri Jaupaj, Hyda e Haki Hoxha, Flamur e Baçe Manaj, Bahri Pashaj, Nazif e Ardian Velikaj, Bendo Lamaj, Elmaz Begaj, Agur Jeminaj, Shpëtim e Brahim Demaj, Arshi, Xhevat, Petref e Flor Caushaj, Bashkim, Mynyr e Kujtim Sinanaj, Bujar e Pajtim Jaupaj, Ajet Çela, Liko Lapi, Përparim Xhemali, Gëzim Malkaj, Dif Çela, Hysen Lamaj, Muharrem Yzeiraj, Ferrik Hoxha, Alush e Mevlan Beqa, Hydai Beraj, Behar Tare , Xhevit e Fatmir Braka, Muarrem, Eqerem e Bashkim Zeneli, Hasan Dine, Riza, Qani e Beqir Muçaj, Qani, Pëllumb, Myslim e Sabri Saliaj, Islam e Veledin Shehu, Servet e Sinan Kalemi, Shpëtim Liçi, Muhamet e Bushi Brahimaj, Tetem Aliaj, Shuaip e Avni Meçe, Lefter Zotaj, Xhezmi Skënderaj, Nazif Kapaj, Kamber Canaj, Baftjar Sulaj, Myqerem Shehu, Ilir Sabaj, Qerem Xhafaj, Dervish Beqiri, Shefqet e Sami Kapaj, Ago Agaj, Tetem Xhelaj, Agim Musaraj, Mynever Muhametaj, Xhevit, Flamur, Bujar, Kastriot, Petrit e Agim Nuhaj, Ahmet e Vladimir Lalaj, Sazan Sako, Selam, Bedri e Selfo Seranaj, Shyqo Kasaj, Pëllumb Lamaj, Agim e Novruz Harrunaj, Bato Skënderaj, Shaqo e Reiz Merkaj, Enver e Resmi Resuli, Resmi Shanaj, Ilir Sheme, Asllan Shehaj, Pajtim Gllava, Altin Bregasi, Mysereti në Çyçen, Xhevdet Sinani, Sali Goxhaj, Asqeri Caushaj, Nuredin e Agron Hasanbasha, Pajtim Hoxha, Xhemil, Nestor, Ilir dhe Baki Hoxha, Ilir, Hysen, Fiqo e Sokol Pashaj, Avdul, Agron e Papi Ymeri, Pëllumb e Dano Nazëraj, Dasho Mylkaj, Burhan e Astrit Metaj, Amdi e Agim Mehmetaj. Sefedin Azizaj,
Nazif, Astrit, Isa, Adil, Pajtim e Fred Zeqiraj, Shkëlqim, Ladi e Gramoz Harrunaj, Shyqo, Adem e Qazim Metaj, Enver e Vilson Zotaj, Lefteri Yzeiraj, Pajtim Gllava, Liljana Manaj, Leni Murataj, Naime Çërraga, Shpresa Basha, Mirela Muçaj, Habibe Brakaj, Ëngjëll Ahmataj, Resmi e Ilir Agalliu, Dasho Hyseni, Ali Ibro, Aliko e Lefter Malaj, Rushit, Bilo, Festim e Sokrat Shametaj, Agim Isufi, Gjysho Muçaj, Hekuran Avdia, Ridvan Zeqiraj, Agron Seitaj, Asqeri Ahmetaj, Neim Jançaj, Hekuran Serjanaj, Albert Sejati, Batjar Salaj, Pëllumb Isufaj, Shahin Zaçe, Barjam Ymeraj, Izet, Bedri e Asllan Ferzaj, Festim Toska, Mystehak Saliaj, Petrit Llanaj, Jetnor Caushaj, Sinan Binaj, Edmond Manxhari, Eqerem Shametaj, Gëzim Lalaj, Faik Bidaj, Besnik Murataj, Temo Shehu, Festim Idrizi, Neim Goxhaj, Merko Sulaj, Ajet Malaj, Sokrat Shanaj, Xhevdet Veizi, Petrit, Pëllumb e Bedri Asimetaj, Dilaver, Sami, Bato, Vullnet, Laze, Selman e Lavdosh Harizaj, Shkëlqim Shehu, Gëzim Lamaj, Vladimir Metaj, Haxhi Jazaj, Selaudin Haxhiraj, Agur Myrselaj, Përparim Musaraj, Shezo Bendo, Qazim Metaj, Rexhep Merkaj, Agim Muça, Bato e Astrit Rama, Teki Myftaraj, Fëllëza Çela, Fëllëza Kalemi, Dallandyshe Jahaj, Irena Aliaj, Rovena Osmënaj, Muço Goxhaj, Xhevair, Shezo e Artan Kalemaj, Faik Lamçaj, Demir Murataj, Nard Velikaj, Sokol Muçaj, Erjon Shehu, Roland Shanaj, Shpëtim Kasaj, Pëllumb Seitaj, Dilaver Xhelaj, Qemal, Bardhi e Shkëlqim Pashaj, Avni e Isa Çaçaj, Izet Ferzaj, Xhevdet Veizi, Qerem Agaj, Natasha Myrtaj, Vullnet Agaj, Bujar Lutaj, Gëzim Lamaj, Luftar, Flamur e Altin Paja, Merita Myrseli, Flamur Mahmutaj, Nazif Molishtari, Gëzim Mehmetaj, Xhezmi Tare, Feti dhe Ed Pepa, Pëllumb Sulaj, Barjam Isufi, Mond Mema, Aleksandër Zeneli, Bilo Lalaj, Ramiz Brahimaj, Llazar Hilaj, Vullnet Velaj, Atem Zeqiraj, Muharrem Lamaj, Përparim, Laver e Artan Hadaj, Ferit e Kudret Aliaj, Xhevit Sina, Azbi Asimetaj, Bilo Shameti, Astrit Hajdari, Agim Shameti, Halil Caushi, Arben Merkaj, Qani Shameti, Ali Sulaj, Nazo Caushaj, Tetem Sejataj, Përparim Ajdinaj, Velo Greshica, Bert Brahaj, Astrit Rabiaj, Sadik e Dilaver Mehmeti , Xhemil Hoxha Drenovë, Ylmi Hoxha, Feride Myrseli, Pëllumb dhe Eqerem Shanaj, Pëllumb Elmazi, Petrit Tare, Feta Koroveshi,Babo Çami në Ballsh, Qani Beqiraj, Hajro Azizaj, Lamçe Murati, Neim Doko, Xhelil, Faik Artur e Vladimir Xhelilaj, Dielli Aliaj, Robert Velaj e Hasan Koçiaj, Vojo e Adriatik Avdulaj, Shkëlqim Haxhiaj, Fatmir veizaj, Kastriot Hamitaj e dhjetra qindra të tjerë.
Në veçanti respekte për kryetar e sekretar dege, Maks Bega e Agron Çela, Arben Hoxha e Myqerem Pashaj, Neim Bega, Halim Myftaraj e Leonard Brahaj, Dashnor Paja e Sokol Murati. Për dy mandate, që kam drejtuar degën po mjaftohem duke falënderuar Sekretarin e Degës Afrim Zeqiri, Agron Hasanbasha e Shpresa Basha, Agron Kapllanaj e Mirela Muçaj, Arjan Llanaj e Erjon Zenelaj.
Emrat e paragrafit të fundit, janë kryetar dhe sekretar dege simbas mandateve, që kanë drejtuar apo drejtojnë aktualisht

Kategori
Uncategorized

Shtetet arbërore, Viti Jubilar i 100-vjetorit të Kongresit Lushnjes, Besëlidhja Kuqezi e 2 Marsit – Nga Azgan Haklaj

Referendumi i 2 marsit ndaloj puçin kushtetues, mafioz të Dvoran Mubashit dhe grushtin e shtetit të partisë shtet, Rilindjes.

Venecia rrezoj piramidën antikushtetues dhe çertifikoj vendimin e arsyeshëm të Presidentit për mbrojtjen e shtetit të së drejtës.Organizatat prestigjoze ndërkombëtare e cilësojnë regjimin e Edi Ramës hibrid që anon nga autokracia.Pak më shumë se 800 vjet më parë u themelua Shteti i Arbërit nga Progoni me të bijtë, Gjinin dhe Dhimitrin.Ai shkëlqen në dritën e historisë si një yll i ndritshëm, në organizimin politiko shtetëror dhe orientimin e popullit shqiptar atëkohë, drejt vlerave të qytetërimit përendimor.Në preludin e Shtetit të Arbërit pjesa më e madhe e trojeve shqiptare administrohej nga Perandoria Bizantine.Në fund të shekullit 12-të Progoni i fuqishëm arriti, ndonëse në kushte shumë të veshtira historike, mes dallgëve të ashpra lindje- përendim, në rivalitet ushtarak e fetar të krijonte të parin Shtet Arbëror, në Mesjetën e Hershme, i cili ishte praktikisht shteti i parë nacional me atributet që ka sot ky nocion.Edhe pse nuk arriti të shtrihej në të gjitha territoret ku banonte popullsia arbërore, ky shtet kishte rol të jashtëzakonshm për fatet e tyre në kohën e tijdhe në shekujt që pasuan.Lulëzimin më të madh Shteti i Arbërit e pati nën udhëheqjen e Dhimitrit në vitet 1208-1216.Dhimitri si Kryetar i Shtetit të Arbërit mbante titullin “Arkond i Madh”.

Fillimet e të Drejtës Zakonore Shqiptare duhen kërkuar pikërisht në kohën e Shtetit të Arbërit, tek Progoni dhe Dhimitri, të cilët e zëvendësuan legjislacionin bizantin me normat qeverisëse arbërore.Pas Shtetit të Arbërit dolën në skenën historike dinastitë e fuqishme Balshajt, Kastriotët,Topiajt, Aranitët, Muzakajt, Spanët, Blinishtët, të cilët në zjarrin e luftës së shekullit të 15- të, të prirë nga Heroi Ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) me dt 2 mars të vitit 1444 u besëlidhën dhe themeluan Shtetin e Përqëndruar Arbëror, duke triumfuar për 25 vite mbi Perandorinë Osmane.Epoka e ndritur e Kryezotit të Arbërisë Gjergj Kastrioti u ba burim frymëzimi në të gjitha kohërat, në betejat e mëdha të shqiptarëve për liri e pavarësi në shekujt e pushtimit nga hordhitë turke.Lidhja Shqiptare e Prizërenit ripërteriu Epokën e Lavdishme të Gjergjit të Madh.Për herë të parë pas Epokës së Gjergj Kastriotit shqiptarët startuan në Prizren me platëformë të qartë politike për të çliruar vendin nga robëria dhe për të shpallur mëvetësinë e bashkuar katërt vilajetet në një vilajet të vetëm.Rrugën e saj e vazhduan Etërit e Pavarësisë, të cilët e përsëritën Nëntorin e Gjergjit me 28 Nëntor 1912 në Vlorën historike të Ismail Qemalit.Luftërat ballkanike e Lufta e Parë Botërore e kishin kthyer vendin tonë në sheshe mejdanesh me ushtritë e huaja që kërkonin ta shqyenin edhe Shqipërinë Londineze e të merrnin çfarë të mundënin prej saj.Në këto vite u hartuan traktate, koferenca, protokolle, memorandume, skenare për ndarjen e trojeve shqiptare.Përfundimi i Luftës së Parë Botërore në vitin 1918 u pasua nga Konferenca e Paqes në Paris në vitin 1919.Shqiptarët përsëri duhej të përballeshin fort për të mbrojtur integritetin territorial.Në këto kushte u mblodh Kongresi i Lushnjes 100 vite më parë.Viti 1920 është viti kur shqiptarët i treguan Botës mbarë se çfarë është në gjendje të bëjë një popull i bashkuar dhe i vendosur, të paguaj çdo çmim në emër të lirisë së Atdheut dhe të ardhmes së tij.Kongresi i Lushnjes i hapi rrugën krijimit të shtetit demokratik dhe të një monarkie parlamentare.Parlamenti Shqiptar që mori jetë në vitin 1921, kryetar i të cilit u zgjodh Aqif Pashë Elbasani ishte treguesi i qartë se Shqipëria kishte hyrë tashmë në Epokën e demokracisë, civilizimit e progresit.Tempulli i Demokracisë pati fatin të kishte në auditorin e tij figura të ndritura historike të denja për në Panteonin e lavdisë së perjetëshme, sí Aqif Pashë Elbasani, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Hoxhë Kadri Prishtina, Ndre Mjeda, Fan Noli, Pandeli Evangjeli, Ahmet Zogu, Bajram Curri, Ali Bej Kelcyra, Medi Frashëri etj që do ti kishin zili parlamentet e Francës, Britanisë së Madhe, Austrisë, Italisë apo Kongresi Amerikan.Burrështetasi Ahmet Zogu ideoj e materializoj Shtetin Modern Shqiptar, për rreth 15 vite deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria u pushtua nga fashistet, italianë, gjermanë e pushtues të ndryshëm të tjerë që prisnin në radhën.Në këtë vit jubilar të Kongresit të Lushnjes e të veprës së lavdishme të protagonistëve të tij është momenti të evokojmë kontributin e tyre që sot pas 100 vitesh që na ndan ky eveniment madhështorë na ban me të drejtë krenar para Botës së qytetëruar e demokratike.Sot pas 100 vitesh është momenti të analizojmë në dritën e Diellit historinë, me paanësi e përgjegjësi kombëtare, sagën që ka kaluar shoqëria shqiptare nën diktaturën komuniste, në kthetrat e të cilës ra menjěherë pas çlirimit nga fashizmi.Diktatura komuniste u instalua me dhunë e terror të pashembullt duke huazuar slloganin bolshevik:“Të gjithë pushtetin sovjetëve”, duke e adaptuar në parullën:“Të gjithë pushtetin komunistëve”.Në Kongresin e Permetit 24- 28 maj 1944 ende pa u çliruar Shqipëria komunistët vendosën në mënyrë antikushtetuese çmontimin e shtetit modern shqiptar.Kmerët e kuq u hodhën menjëherë në veprime të tmerrshme kriminale.Në zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese të 2 dhjetorit 1945 ndryshuan formën e regjimit duke e pagëzuar Diktatura e Proletariatit.Për gjysëm shekulli Populli Shqiptar përjetoj një regjim komunist, barbar, gjakatar, çnjerëzor, kanibalesk që kreu krimet me të tmerrshme.Mijëra vetë, kundërsharë politikë u vranë me gjygj të iprovizuar e pa gjygj fare, qindramijëra të tjerë përfunduan nëpër burgje e kampe interrnimi, të cilët u nënshtruan torturave shtazarake që e kalonin fantazinë njerëzore.Në dhjetor të vitit 1990 rinia studentore, qytetaria tiranase, gjithë populli shqiptar me protesta masive rrëzuan diktaturën komuniste e sollën demokracinë, ku lindi forca e parë opozitare Partia Demokratike e Shqipërisë e cila do të triumfonte me fitoren spektakolare me dt 22 mars të vitit 1992.Pas një qeverisje të suksesshme 8 vjeçare ku u kryen një serë reformash që konsoliduan demokracinë, forcuan shtetin e së drejtës e Shqipëria filloj rrugëtimin e integrimit Euroatlantik, kriptokomunistët organizuan kryengritjen e armatosur në pranëverën e vitit 1997 duke venë në pikëpyetje vetëezistencën e Shqipërisë.Në këto kushte PD-ja për hirë të interesave kombëtare e dorëzoj pushtetin dhe pas një qendrimin 8-të vjeçar në opozitë u kthye në pushtet me votë të lirë në vitin 2005, ku për 8-të vite ndërmori dhe finalizoj reforma shumë të rendësishme integruese.Prej 6 vitesh pinjollët e diktaturës që erdhën në pushtet të vetëpagëzuar si rilindas kanë uzurpuar të gjitha pushtetet, legjislativin, ekzekutivin, pushtetin lokal, prokurorinë, gjykatatat, pushtetin mediatik, kanë asgjesuar votën e lirë, fjalën e lirë e konkurencën e lirë, adaptuan ligjin diskriminuas të devidentit.Me këto veprime rilindasit kanë instaluar një regjim autokratiko- ologarkiko- kleptokratiko- kakistokratiko-plutokratik.Aksionet rilindase të kapjes së shtetit me pushtetin nuk kanë të ndalur.Nëpërmjet Dvoran Mubashit e fallsifikatores Gjonaj Despoti Edi Rama, në shkelje flagrante të dokumentit themeltar të shteti të së drejtës, Kushtetutës, sponsorizoj puçin kushtetues për grabitjen e Gjykatës Kushtetuese, që synonte grushtin e shtetit, për invadimin e Presidencës, të vetmin institucion të pamposhtur nga Regjimi Ramian.E kështu Kryeministri ynë do të institucionalizojë Regjimin Totalitar të tij.Kur e përzuri regjimi francez Volterin nga Franca ai tha:“Mund të më përzeni mua nga Franca por s’nund ta përzeni Francën nga unë”.Rilindja e Ramës mendoj se e përzuri nga politika Ilir Meten duke e zgjedhur President.Koha tregoj se Edi Rama nuk e përzuri dot Ilir Metën nga politika, as politikën nga Presidenti.Pas shkeljes flagrante të Kushtetutës nga partia shtet Rilindja, që me anë të puçit kushtetues deshi të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese dhe të realizojnë grushtin e shtetit për të pushtuar Presidencën, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje popullit duke ia kthyer verdiktin Sovranit.Me dt 2 mars në Bulevardin Deshmorët e Kombit mbi 100 mijë qytetarë në ditëlindjen e Kuvendit Arbëror, të Shtetit të Përqendruar Arbëror, në një Besëlidhje Kuqezi i thanë:Stop puçit kushtetues, u banë barrikadë e pakapërcyeshme e grushtit të shtetit, duke mbrojtur shtetin e së drejtës, parlamentarizmin, Kushtetutën, republikën parlamentare, Shqipërinë dhe Kombin.Plebishiti popullor i tha.Jo republikës kryeministrore.Ndal regjimit totalitarist.Jo oligarkisë.Jo plutokracisë.Jo diskriminimit.Po barazisë para ligjit.Ky manifestim i madhërishëm është kremtimi me i mirë i Kongresit të Lushnjes dhe nderimi i veprës së burrave të ndritur të Kombit Shqiptar që 100 vite më parë luftuan në disa fronte, me agresorët e jashtëm e me kollonën e 5- të të separatistëve të modelit Rama.Shqiptarët u ngritën me 2 mars në këmbë si trup i vetëm për të mbrojtur demokracinë.Nëse bëjmë një krahasim shohim se sot në 100- vjetorin e Kongresit të Lushnjes dhe 99- vjetorit të konfigurimit të parlamentit të vitit 1921, Sulltan Rama, dishepull i Esat Pashës ka zënë vendin e Sylejman Delvinës, Gramoz Ruçi të Aqif Pashës.Vendin e korifejëve të parlamentit të vitit 1921 e kanë zanë ca shitës kastravecash e gjize, zonja që nuk dinë të flasin e lexojnë shqip.Sot Shqipëria është në udhëkryq për shkak të kryeministrit tiran që ka uzurpuar të gjitha pushtetet kushtetuese e ka zhytur vendin në një krizë të thellë kushtetuese, politike, ekonomike, institucionale.Pas një shekulli problemi për Shqipërinë nuk janë serbët, grekët, gjermanët, italianët.Problemi është i brendshëm, qartësisht i identifikueshëm.Edi Rama dhe Partia e tij Shtet, mafia kriminale e institucionalizuar që kontrollon politikën, monopoli kriminal ekonomiko- politik, një gangrenë tumorale, metastazat e të cilës kanë pushtuar çdo qelizë të shtetit shqiptar e po e mbështjellin si oktapod shoqërinë shqiptare.Kuislingu shqiptar po ndjek një politikë kryekëput antikombëtare.Shqiptarët e kanë pagëzuar Edi Ramën sivëllau i Petenit dhe Vuçiçit dhe Qeverinë e tij simotër të Qeverisë së Vishisë, satelite e Beogradit, Athinës, Moskës.Këto ishin arsyet që qytetarët shqiptarë iu përgjigjën thirrjes së Presidentit Ilir Meta e dolën në mënyrë të jashtëzakonshme me dt 2 mars në Bulevardin Deshmorët e Kombit.Pas fjalës së sovranit foli edhe Venecia.Ajo rrezoi piramidën antikushtetuese qeveritare dhe i dha të drejtë Presidentit Ilir Meta, e cilësoj të arsyeshëm veprimin për mbrojtjen e Kushtetutës.Organizatat prestigjioze ndërkombëtare e cilësuan Regjimin e Edi Ramës regjim hibrid që po rrëshqet drejt autokracisë.Tashmë çdo gjë është e qartë.E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të parakohëshme me një qeveri kujdestare pa Ramën Kryeministër.Ky është vendimin i Sovranit me dt 2 mars.Opozitarizmi shqiptar u celebrua si mazhorancë morale në Bulevardin Deshmorët e Kombit.Pjesë e tij u bënë edhe disa socialisë që kanë ushqyer krokodilin e Rilindjes e mbështetur atë të uzurpojë shtetin me pushtetin, me shpresën se do ti hajë të fundit ata.Përfaqësuesi më i shquar i romantizmit dhe racionalizmit i letërsisë gjermane, Johan Volfgang Gëte kërkonte vazhdimisht:“Pak dritë”Dritat e 2 marsit u kthyen shpresën shqiptarëve.Please follow and like us:

Kategori
Uncategorized

“KED shpellë e mafies, Dvorani mafioz”/ Berisha “shpërthen” keq: Ky kriminel mafioz nuk njeh Kushtetutë…

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas publikimit të draft-raportit të Komisionit të Venecias, publikuar nga Zëri i Amerikës. Berisha tha se në raport provohet se Ardian Dvorani e “shndërroi KED në shpellë të mafies”.

“Në një seri reagimesh kam denoncuar publikisht kriminelin, mafiozin Ardian Dvorani, i cili për fshehjen e pasurisë duhet të ishte në qeli, por në narkoshtetin shqiptar ai drejton sot sipas ligjeve të shpellave të mafies, institucionin e lartë të KED.

Ky kriminel mafioz nuk njeh Kushtetutë, ligje as dhe parim tjetër të vendit në drejtimin dhe funksionimin e KED përveç atyre të sojit të tij mafioz të fëlliqur që i dikton bosi i tij Edvin Kristaq Mafia. Ai përpiqet të fshehë veprimtarinë e tij mafioze kriminale në KED duke mos mbajtur ose zhdukur procesverbalet e mbledhjeve të organit kushtetues KED”, shkruan Berisha në një postim në rrjet.

Në vijim ai thekson se “në kundërshtim flagrant me ligjin, për të mbajtur të fshehta horrlliqet e tij në mbledhjet e KED, dhe mënyrën se si dikton dhe mashtron dhe vendos në këto mbledhje, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, ligjet dhe vetë rregulloren e miratuar të KED, ai, po në thyerje të ligjit, i mbyll derën përfaqësuesit të Avokatit të Popullit dhe nuk e lejon atë të zbatojë detyrimin ligjor të vëzhgimit të zbatimit të transparencës dhe rregullave dhe ligjeve në diskutimet dhe vendimet e KED”.

“Zëri i Amerikës, i cili ka parë raportin konfidencial të Komisionit të Venecias, i cili është raport paraprak dhe jo përfundimtar, informon se: “Sipas Komisionit të Venecias, një nga elementët më të rëndësishëm të KED është transparenca, për të pasur besimin e publikut për procesin e emërimeve. Por me miratimin e një rregulloreje të brendshme, KED përjashtoi nga pjesëmarrja në procesin e vlerësimit te kandidatëve Avokatin e Popullit. Sipas Venecias, ky nen i rregullores së KED, duhet ndryshuar. Po ashtu, Venecia konstaton shkelje, edhe për mos publikimin e proces-verbaleve të mbledhjeve të KED, që kërkohet me ligj””, shkruan Berisha.

Kategori
Uncategorized

Kombëtar – Kobëtar !Beteja është për Kombin !

Albert Avduli


Lulzim Bashës i mbeti detyra historike, që betejën mos ta bëjë për partinë, për pushtetin, por për Kombin.
Jo kombin, por për Shqipërinë, mund t’më gjejë gabim dikush.
Një vënd mëmë i fortë, nënkupton çdo pjesë të atij kombi të ndihet mirë, pavarësisht ku ndodhet .
Nëse do luftonte vetëm për pushtet nuk do ta kishte vështirë.
Partia Demokratike është grupim idealesh. U krijua si e tillë, ka mbetur po ashtu. Ajo është forcë e madhe, e cila gjeneron ide, burime njerëzore, alternativa, besim e shpresë.
Si çdo organizëm, ka gushtin e saj, që e tkurr, por nuk e than.
Është forca politike e gjysmës së shqiptarëve si aderim, por shumicës së tyre si mundësi të prekura.
Ballafaqimi i radhës, duket se do shqelmoj shumë piketa politike, për hatër të shtyllave kombëtare.


Betejat e një kryetari partie, si rregull, janë luftë elektorale dhe alternativash për pushtet.
Një parti ikën nga qeverisja dhe tjetra vjen duke konkuruar idetë dhe platformat qeverisëse.
Gjetja më optimale në shoqëritë e lira dhe pluraliste.
Në Shqipëri, prej 7 vitesh, rrëmbimi i gjithë pushteteteve ka krijuar despotizëm. Kjo tepri pushteti, tashmë ka rënë si tuf leshi mbi syrin e despotit dhe ai ecën verbas në kaosin, që po duket në horizont. Të gjithë e shohin, vetëm syleshi jo.
Opozita si kundërpushtet, apo si digë, për të thyer këtë dallgë të zezë ngjarjesh, nuk u kuptua nga të gjithë.
Lulzim Basha ka denoncuar këtë rrezik në çdo forum, por plot aktor të tjerë politik, mediatik, akademikë nuk ju bashkangjitën. E kuptuan vonë, apo indiferenca e tyre buronte nga gurra të turbullta, kjo është tjetër temë.
Shumë prej tyre, tashmë i janë bashkëngjitur kauzës së opozitës dhe kanë lëshuar sinjalin SOS.


Vonë, por çdo moment vlen dhe duhet reaguar.
Kombet kanë momentet e tyre vezulluese, letargjike, kritike, por edhe ekzistenciale.
Historia njeh plot shëmbuj.
Rasti i Anglisë dhe Çurçillit gjatë luftës së dytë botërore, është ndoshta më i spikaturi. Madhëria e Saj e thirri Uinston Çurçill, në ditët më të vështira për Britaninë, Evropën dhe botën.
Kaq të lidhur janë emrat Angli dhe Çurçill, sa vijnë natyrshëm si një binom i pandashëm.
Po dal pak nga konteksti i së tërës sepse fjalia e mësipërme, ngacmon mëndjet e mykura komuniste. Atyre menjëherë ju kujtohet Majakovski me vargjet
Ne themi Lenini dhe nënkuptojmë partia dhe anasjelltas ( Mi govorim Lenin i padrazumivajem partja).
Ndryshimi midis dy të thënave ( Çurçill -Lenin) është thelbësor.
Kur Atdheu rrezikohet, ideologjitë nuk duhet të përbëjnë më barriera.


Basha, ka fatin e keq, që në luftën politike ka atë kamp, i cili publikisht ka deklaruar se :” Më shumë duam partinë se Shqipërinë”.
Nuk po shtoj asgjë në fjalinë e kufizuar me thonjëza. Nëse dikush dyshon në autencitetin e saj, mjafton vetëm të trokas në tastierë dhe bindet.
Janë pikërisht këta “rilindës”, autorët e kësaj gjëndjeje alarmante.
Varrmihësit e ngratë të qyteteve, mbartin mbi lëkurën e tyre profesionale, gjithëherët, paragjykim, pushtet dhe mister të çuditshëm.
Është parandjenja se nesër mund të jetë duke hapur gropën e secilit.
Varrmihësit e kombit të tyre, nuk mbartin asnjë mister. Thjesht kobëtar . . .
Janë qartësisht varrmihës të Atdheut. E kjo nuk është parandjenjë, por fakt sa Everesti.
Dy janë palët në këtë dyluftim, kombëtarët përballë kobëtarëve.
Faktet janë të renditura çdo ditë në raporte ndërkombëtare, media, në komunikimet e pareshtura të Lulzim Bashës.


Kur i flet Ai, një pjesë e vëshëshpuarve i quajnë shpifje.
Po citoj të tjera burime.
Ja disa :
Lutfi Dervishi gazetar ì TVSH-së
“Çdo 24 orë në Shqipëri, 90 bebe i presim në maternitete, 64 njerëz i përcjellim në varreza dhe 38 shqiptarë i përcjellim në kufi. Aritmetika nuk lë vend për debat. Çdo ditë janë 12 shqiptarë më pak… “
Tjetër citim :
“Sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), Shqipëria renditet e para për aplikime për azil në BE.

Me 59 aplikime për çdo 10 mijë banorë, vendi jonë lë pas me një diferencë të konsiderueshme Sirinë (39 aplikime), Afganistanin (17 aplikime), Irakun (9 aplikime) apo Nigerinë (1 aplikim)”.
Shifrat janë këto. Lexohen njëlloj si nga të djathtë e si nga të majtë.

Nuk kam çfarë të shtoj tjetër, por dhe një mijë gjëra duhet të shtoj.
Lulzim Basha, në këtë stinë nuk perceptohet më si Kryetar i PD- së, por si shpresë që atdheu duhet të jetoj.
Lajtmotivi kryesor po artikulohet qartazi , ” Mos ta shbëjmë Shqipërinë !”
Në diskursin e Tij, dallohet lehtësisht se po mbizotërojnë terma dhe ide, që mbartin rrezikun e asaj çfarë i kanoset vendit.
Ai po ju drejtohet gjithë shtresave shoqërore, çdo njeriu me arsye të shëndoshë dhe atdhedashuri.


Mesazhet ju drejtohen idealistëve, patriotëve, të zhgënjyerve, mosbesuesve, kritikëve, por edhe fraksioneve.
Ai po kapërcen barrierat ideologjike të kampeve politike.
Po ju drejtohet shqiptarëve, jo në retorikë shpirtërore, as patetike, por pragmatiste.
Ka një postulatë, që njerëzit, midis lirisë dhe bukës, zgjedhin bukën. Kjo gjëndje ka qenë deri

Kategori
Uncategorized

Ruajuni Edi Ramës kur deklaron se po bën diçka pozitive

Nga Robert Kore, SHBA.

Ruajuni Edi Rames kur deklaron se po ben diçka pozitive.
Me mbas vjen menjehere nje korrupsion gjigand për Shqiperine.
Edi Rama gjithmone ka funksionuar sipas parimit te Lazaratit.
1-Te luftojme drogen ne Lazarat dhe mbas saj të mbushim gjithe Shqiperine me droge.

2-Të themi se po bejme shtet duke futur ne burg ca pleq e plaka per majdanoz, apo kush nuk paguan dritat, dhe me pas nxjerrim nga burgu gjithe kriminelet qe ishin denuar me 20-25 vjet.
3-Te bertasim se po bejme reforme ne drejtesi dhe me pas t’i shkaterrojme te gjitha institucionet e drejtesise.


4-Te riparojme bodrumet e kryeministrise dhe pastaj te prishim gjithe veprat e artit per te ndertuar pallate.
Keshtu ka funksionuar qe nga dita e pare qe erdhi ne pushtet dhe per 7 vjet te tera.
Perveçse kjo eshte për të qare, tha edhe diçka qe me beri te qesh, kur argumentoi per veshtiresite qe heqin emigrantet per depozitat e tyre.
Nje vuajtje kaq e madhe per ne, ç’te te them.
Po heqim te zite e ullirit ne emigracion me depozitat e parave ne banke.
Sa per dijeni te Edi Rames,harxhoj 2 minuta ne muaj te bej gjithe veprimet bankare te muajit ne celular.
Keto veprime bankare mund t’i besh edhe po te jesh me pushime ne cepin tjeter te botes.


Me kapi frika kur tha , do t’ja u gjejme parate emigranteve kudo qe t’i kene futur.
Po mendohem t’i fsheh leket ne dyshek apo t’i depozitoj leket tek ajo banka qe nja dy here ja kane vjedh leket brenda ne aeroport.
Kaloj viti dhe akoma nuk po ndodh vjedhja e trete.
Me sa duket po presin ta bejne para mandatit te trete.

Kategori
Uncategorized

Marrëveshja e Ramës me refugjatët:

Marrëveshja e Ramës me refugjatët:

Keshilltari i CDU denoncon planin e zi te Rames për të pritur rreth 30 000 refugjate sirjane kur vete europa po ju ben bllok duke ndimuar greqine që ata te mos lejohen me te futen ne europe.

Po cili eshte qellimi i Rames thote Henze.

Buxheti i shtetit eshte bosh, dhe me futjen e refugjateve ai pret ndima financiare per pritjen e tyre, ne kete menyre ai duke i vjedhur apo shperdoruar keto ndima do mundohet te zgjasi edhe pak jeten e tij ne pushtet.

Me poshte Henze shkruan se populli shqiptar duhet te zhvilloje zgjedhe te reja sa me pare per ta larguar njehere e pergjithmone nga pushteti kete klike kriminale.

Henze gjithashtu akuzon edhe ambasadoret e huaj se po mashtrojne me te verteten e hidhur ne shqiperi, ata nga mbrojtës të demokracisë, jane kethyer ne paterica te Rames. Kur Rama vete eshte paterice e krimit te organizuar ne shqiperi.

Droga shqiptare po mbush vendet e ambasadoreve te cilen nuk shqtrsohen per kete fenomen te rrezikshem.

Ambassador,what does the Swedish nation say about the fact that, as Sweden’s ambassador to Albania, they are not denouncing the lack of democracy, the abolition of the rule of law by the autocratic regime, the political responsibility for the growing drug trade from al to Sweden?

Ambasadori, çfarë thotë kombi suedez për faktin se, si ambasadori i Suedisë në Shqipëri, ata nuk po e mohojnë mungesën e demokracisë, heqjen e shtetit të së drejtës nga regjimi autokratik, përgjegjësinë politike për rritjen e tregtisë së drogës nga al në Suedi?

Martin Henze/

Thesari i Shtetit në Shqipëri bosh, amnisti tatimore për fisin familjar Mustafa Rama dhe tani kampi i refugjatëve, i financuar mirë, i mirë për familjen Mustafa Rama.

Populli shqiptar duhet të zhvillojë zgjedhje të reja.

Ramas’ deal with the refugees:

State treasury in Albania empty, tax amnesty for the family clan Mustafa Rama and now refugee camp, well financed, good for the family Mustafa Rama. The Albanian people should hold new elections

Kategori
Uncategorized

PS Maliq.E dënuara për mashtrim,zgjidhet në Asamblenë Kombëtare të PS!

Jona Vina,ish-kryetarja e FRESH për Pojanin,nuk është një emër i panjohur as për publikun,as për drejtësinë.
Në fushatën elektorale të vitit 2017,Jona Vina u pa teksa shoqëronte në takimet elektorale Niko Peleshin. Në kulmin e fushatês mediat investiguan dhe zbuluan se e reja aktive e PS ishte nje e dënuar për mashtrim dy vite më parë.
Në vitin 2015 Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë ka deklaruar fajtore për vepren penale të mashtrimit Jona Vina,duke e dënuar me 1.6 vite burg. Vina ka përfituar uljen e 1/3 së dënimit,për shkak të gjykimit të shkurtuat dhe i shpëtoi burgut pasi gjykata,në aplikim të nenit 59 të KP,pezulloi ekzelutimin e vendimit duke e vënë Vinen nê shërbim prove, për një periudhë 2 vjeçare. Sipas vendimit të gjykatës Vina duhet të kryente 240 orë pune pa shpërblim,në interes publik.

Siç shihet edhe në fund tê vendimit,Jona Vina nuk e ka apeluar vendimin e Shkallës sê Parë,i cili ka marrë formë të prerë.
Disa ditë më parë,Jona Vina,zgjidhet anëtare e Asamblesë Kombëtare të PS si përfaqësuese e PS të Maliqit.
Qē PS e ka kriter të panegociueshëm domosdoshmërinë e të qënit me preçedentë krininalë,kjo tashmë nuk çudit askënd,sepse është kthyer në normë. Midis dhjetra e qindra vajzave dhe djemve të talentuar,shkolluar ,tê aftë dhe me integritet,PS e Maliqit,zgjodhi të pêrfaqësojë të majtët e kësaj zone me një të dënuar me vendim gjykate të formês së prerë,për mashtrim.
Më keq akoma,nëse do jetë e vërtetë ajo që Jona Vina shkruan në fb e saj se është e punësuar pranë OSBE.
Si mund të kete depërtuar deri në një organizatë ndërkombëtare Vina,kjo kuptohet dhe as që arrihet pa mbështetje politike.
Por se si një organizatë ndërkombëtare mund të punësojë individë me.preçedentë penale,kjo vetëm në Shqipëri mund të ndodhê dhe ky standart aplikohet vetëm nê një vend si ky i yni.

https://albaniaagency.wordpress.com/2020/03/05/skandal-e-denuara-per-mashtrimzgjidhet-ne-asamblene-kombetare-te-ps-foto/

Kategori
Uncategorized

Edi Rama humb gjyqin me Sali Berishën, a do të dorëhiqet siç premtoi?

Pak kohë më parë, në një deklaratë të paprecedentë dhe kërcënuese ndaj gjyqtarëve, kryeministri Rama, deklaroi se do t’i fitojë të gjithë gjyqet që ka hapur ndaj politilkanëve dhe gazetarëve dhe në rast të kundërt do të dorëhiqet nga posti që mban.

“Diku nga fundi i dhjetorit, kur kapardisej ne Kuvend qe do i fitonte te gjitha gjyqet per shpifje, Rama tha se po te humbte nje gjyq do ikte nga skena.

Ja pra qe ndodhi.

Humbi gjyqin me Berishen, pasi nuk bindi dot nje gjyqtare qe e ka kaluar ventingun.

Te ishte burre do jepte doreheqjen, por meqe eshte legen po pres te beje justifikimet e zakonshme apo heshtjen sikur nuk ka ndodhur asgje.

Kategori
Uncategorized

Ambasadores amerikane me origjinë koreane në Shqipëri i urojmë të mos habitet që në çdo vatër e tavolinë ne mbajmë dhe flamurin amerikan.

Klevis Bitro/

Ambasadores amerikane me origjinë koreane në Shqipëri i urojmë të mos habitet që në çdo vatër e tavolinë ne mbajmë dhe flamurin amerikan.

Ndoshta zonja ambasadore vërtet habitet me ne sepse ndoshta aty ku ka shërbyer flamurin amerikan e shkelnin apo e digjnin, por ja që ka edhe kështu, si puna jonë.

Nuk i kemi marë leje, por do zoti na i bën “hallall” se as nuk kemi ndërmend të marrim leje…

Kategori
Uncategorized

Une dje protestova !

Te dashur miq dhe dashamires

Nga Edmond Dyrmishaj/

Une dje protestova !
Per shume arsye , qe po i citoj !
Protestova :
Per miqte e mi qe emigruan keto vite nga qeverisjet e keqia te vendit tone !
Per miqte e mi qe nuk munden te ishin aty nga largesia dhe pamundesia financiare !
Per ata pak miq te mi qe punojne ndershmerisht ne shtet te neperkembur !
Per miqte e mi te semure qe renkojne spitaleve ne mungese te medikamenteve !
Per femijet e mi qe te mos largohen nga vendi pa shprese dhe ankth per te ardhmen !
Per ata qe flejne perjashta akoma !
Per ata qe nuk ushqejne dot femijet e tyre !
Une nuk isha atje per Presidentin apo per Ilirin , isha atje per te gjithe ata qe kuptojme dhe nuk kuptojne kercitjen e varferine ne cdo shtepi e vater !
Kisha shume e shume arsye te tjera !
Por nga prezenca ime konstatova qe dikujt i pelqeu , dikujt jo , dikush ne heshtje ishte pro , por per arsye te tjera nuk ishte prezent , dikush edhe me dha mendje me te drejten e tij duke mos i kujtuar arsyet e siperpermendura !
Te dashur miq , kisha menduar qe lufta e klasave kishte thyer qafen qe ne vitet 90 por paskam qene i gabuar !
Dje konstatova se frika dhe inati i shqiptarit , keto dy elemente negative qenkan ringjallur perseri ne ditet tona !
Kjo vertete eshte nje tragjikomedi qe do te na ndjeke si fantazme kudo dhe per shume vite !
Politikes i intereson qe neve te jemi ne gjume , dhe atehere kur te cohemi te ecim si sonambul !
Po cfare do te thote te protestosh mor vella a moter kritik i heshtur apo aktiv ?
Une e kuptoj keshtu or lum miku :
Duhet te protestosh kur ti ndjehesh i vjedhur , i varferuar , i pashprese , i percmuar , i pergojuar , i paragjykuar , pa dinjitet dhe i skllaveruar nga nje pjese qe vecse qytetar nuk mund ti quash pale ti etiketosh si intelektuale qe te qeverisin !
Te dashur miqte e mi qe sebashku shpesh here komunikojme jashte fb-ut !
Te dalesh te protestosh do te thote te kerkosh , te tentosh te fitosh ate qe ty ta kane vjedhur , qe ta kane mare , apo te pakten te ndalojme doren e hajdutit pa ardhur radha deri tek ty miku apo mikja ime !
Sot eshte kthyer ne mode te perbaltesh kollaj nga telefoni , te te bejme biografine prej 400 brezash njesoj si ne diktature !
Shqiptare , vellezer e motra lind pyetja ku po shkojme keshtu , dhe kujt i sherben kjo !
Mire qe na kane zaptuar gjithcka , na kane burgosur perseri lirine e fjales ne media duke na ushqyer vetem me propagande , dhe tani po tentojne allashqiptarce pa ditur se cfare po thone , te na mohojne dhe te drejten e protestes ?


I degjuat emisionet mbas protestes ?
Te gjithe moderatoret e emisioneve kryefjale kishin fitoi Presidenti apo Kryeministri , Meta apo Rama !
Sa turp dhe tallje e rende !
Kjo eshte nje cmenduri dhe djallezi e politikes qe ka blere keta “gazetare” dhe “televizione” te felliqura !
Asnje fjale per popullin , perse u ngrit ky popull , perse ky pushtetar nuk ka punuar per interesin e popullin etj etj !
Asgje !
Asnje pergjegjesi !
Mjere ju qe me udhezoni se cfare duhet te bej ! Mjere me keto mendime qe keni dhe qe po na merni edhe neve te tjereve ne gropen qe keni zgjedhur per te na hedhur ne humnere te gjitheve !
Mbajeni fort Njeshin o njerez qe me karamelen DO TE , DO TE qe po ju servir i mbushi gati 7 vjet duke mos ju dhene asgje nga taksat tona !
Ne qofte se ndjehemi te kenaqur me DO TE-ne dhe vjedhjen e politikes , atehere :
Perpara per FITORJE te reja drejt Lindjes dhe me Njeshin ne krye !

Kategori
Uncategorized

Sekretari i “veteranëve”, hetues i Sigurimit

Në fakt kanë qenë persekutorë që mbrojnë krimet e regjimit të djeshëm komunist. Organizata e “veteranëve” është vetëm kamuflimi i veprimtarisë enveriste të këtij grupimi

Kastriot Dervishi/

Kapardisen sot sikur çoç luftë kanë bërë. Duan vazhdimisht privilegje, pensione, etj. Promovojnë luftën e klasave vazhdimisht. Sipas porosisë së partisë organizojnë propagandën monumentale për të mbajtur gjallë të keqen komuniste të Shqipërisë, regjimin më kriminal e terrorist që ka njohur ndonjëherë vendi.

Kanë hyrë nëpër shkolla të mesme tani sepse edhe në pleqëri nuk mund të rrinë pa lëshuar helm. Por në fakt e fshehin çfarë kanë qenë gjatë diktaturës.

Në fakt kanë qenë persekutorë që mbrojnë krimet e regjimit të djeshëm komunist. Organizata e “veteranëve” është vetëm kamuflimi i veprimtarisë enveriste të këtij grupimi. Në foto është odise porodini, sekretar i përgjithshëm i organizatës së “veteranëve”.

Në fakt këta e meritojnë të quhen “veteranët e punëve të brendshme” se nazistë vetëm nëpër filmat e kinostudios kanë parë (dhe nga gjermani i filmit kanë frikë).

Karriera e tij: në vitet 1951-1956 ka qenë hetues në Gjirokastër; më 1957-1961 hetues në degën e hetuesisë së Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit.

Më 1963-1969 hetues e kryehetues në DPB Korçë. Më 1974-1982 zëvendëskryetar dege në Drejtorinë e Hetuesisë në MPB dhe më 1982-1983 hetues në DPB Tiranë.

Prej vitit 1983, për këtë veprimtari që vetëm njerëzore nuk është, i rëndon buxhetit të shtetit.

Kategori
Uncategorized

ZBARKIMI I SHQIPONJAVE SHTEROJ CICËRIMAT E PAPAGAJËVE.

Nga Azgan Haklaj –

Mbi njeqindmijë qytetarë pushtuan Bulevardin Deshmorët e Kombit, si aleatët në Normandi.

Me 6 qershor të vitit 1944 zbarkuan aleatët në Normandi, me operacionin “Overlod”, kundër ushtrisë fashiste të Adolf Hitlerit.

Komandanti i Përgjithshëm, Gjenerali Amerikan Aizenhauer u shpreh në atë kohë se “Në operacionin në fjalë nuk pranohet asgjë veçse fitores”.

Në fakt ashtu ndodhi.

Aty nisi fillimi i fundit të Fuhrerit dhe Regjimit të tij Nazifashist.

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët të ballafaquar në beteja spartane, dhëmb për dhëmb me pushtesit gjermanë të Fuhrerit, në luftën për çlirimin e vendit u rreshtuan në krah të Koalicionit Fitues Antifashist.

Pas 76 vitesh ata u detyruan të ballafaqohen në mejdan me një Fuhrer që nuk është i huaj por po sillet si i tillë, me një regjim fashist ekuivalent, të instaluar me të njëjtën strategji, grusht shteti, me Edi Ramën e shpurën e tij.

Presidenti Ilir Meta i ktheu sovranitetin e grabitur popullit dhe zgjodhi për sheshmejdan me Sulltanin e Kalifatin e tij Bulevardin Deshmorët e Kombit, që mban emrin e bijëve dhe bijave shqiptare që dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën për lirinë e Atdheut. 

Ai zgjodhi ditën simbolike të Kuvendit të madh, të Besëlidhjes së fisnikëve arbërorë, në Lezhë 576 vite më parë, me 2 Mars 1444.

Mbi 100 mijë shqiptarë sëbashku me lidershqipin e opozitës ju përgjigjën thirrjes së Presidentit, erdhën dhe themeluan Besëlidhjen Kuqezi, në ditëlindjen e Shtetit të Përqendruar Arbëror.

Referendumi popullorë demonstroj solemnisht:

Vdekje grushtit të shtetit.

Vdekje puçit kushtetues që synonte grabitjen e Gjykatës Kushtetuese dhe pushtimin e Presidencës, të vetmin institucion legjitim dhe të pathyeshëm nga Lugati dhe Rilindja kulçedër.

Plebishiti Kuqezi i tha:

Po Kushtetutës.

Po Shqipërisë e Kombit Shqiptar.

Jo republikës kryeministrore.

Po republikës parlamentare.

Jo parlamentit zyrë noteriale të qeverisë.

Jo shpopullimit të Shqipërisë. 

Po demokracisë

Po sovranitetit të institucioneve.

Jo krizës kushtetuese, politike, ekonomike institucionale.

Jo oligarkisë.

Po konkurencës së lirë.

Jo diskriminimit e ksenofobisë.

Po barazisë para ligjit.

Jo grabitjes së pushtetit e asgjësimit të zgjedhjeve të lira.

Po votës së lirë.

Jo totalitarizmit.

Kampioni i demokracisë Çurçilli ka thënë se:

“Gënjeshtra e ka bërë gjysëm e rrugës rreth e qark Botës kur e verteta sapo është nisur.

Prej 6 vitesh Rama dhe sekti i tij, me gënjeshtra, fallsifikime dhe mashtrime nëpërmjet kibernetikës rilindase, papagajëve, tellallëve, plutokratëve mediatikë, oborrtarë e idealizuan shtetin parti dhe në emër të drejtësisë se tyre hyjnore, në fakt të padrejtësisë mbrojtën puçin kushtetues e grushtin e shtetit.

Por kësaj here nga Bulevardi Deshmorët e Kombit, nëpërmjet mediave ndërkombëtare e atyre të pa hipotekuara në oborrin qeveritar e verteta startoj me shpejtësinë e dritës e triumfoj.

Bota demokratike mësoj se çfarë ka ndodhur në të vertetë.

E mori vesh se Edi Rama me pushtetin e grabitur ka uzurpuar shtetin, të gjitha institucionet kushtetuese të tij, ka invaduar pushtetin lokal me zgjedhje të njëanëshme, mbërthej Prokurorinë e Përgjithshme pa votat e mjaftueshme në parlament, asgjesoj pushtetin gjygjsorë,

me ligjin për dividentin dhe teoritë neoliberale shkatërroj konkurencën e lirë, gllabëroj të gjitha asetet kombëtare, të gjitha këto veprime në shkelje flagrante të Kushtetutës, duke e zhytur vendin një krizë të thellë shumëdimensionale.

Çështjen Kombëtare e trojet shqiptare me panternalizmin e tij megalloman e utilitar e nxori në poker amazonash.

Arriti deri aty sa ti kërkojë Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit të heqë taksën e Serbisë së sivëllaut të tij, Gebëlsit të Millosheviçit Vuçiçit e të deklarojë në studiot televizive se kosovarët e paguajnë me krenari taksën e Rrugës së Kombit.

I inatosur deri në urrejtje me Ramush Haradinajn për shkak se ia asgjesoj planin për ndarjen e Kosovës dhe ja shterroj endërrat për Serbinë e madhe, organizoj miniShengenin Ballkanik me qëllim aneksimin e Kosovës, krijimin e bajpaseve detare për Serbinë dhe krijimin e Jugosllavisë së re.

E duke mos u mjaftuar me kaq e paditi Degolin Shqiptar, gjoja për shpifje.

Ramush Haradinaj ka ndryshim katërcipëror me Edi Ramën por po theksoj vetëm një thelbësor.

Ai vuni disa herë jetën e vet në rrezik në betejat homerike me bishen gjakatare serbe dhe la në mejdanet ma ushtrinë vrastare të Millosheviçit tre vellezër për çlirimin e Kosovës dhe heqjen e kufirit mes shqiptarëve, kurse Edi Rama vendosi kufirin e ri, traun pa alternativë në Rrugën e Kombit.

Veprën sublime të shembjes së kufirit për Luan Haradinaj në sjellin vargjet e këngeve të virtuozëve Shaqiri:

“Gjoksi i Luanit një qiell me fortuna

Bahen bashkë e rrjedhin dy drinat e Buna

Gurin e kufirit e shkulë si dhemballën 

Mbi krater  t’vullkanit

Trimi e hedh vallen”.

Apo Cervadiku :

“Tek ai gur i mallkuar 

Që na vuni hasmi në mes

Pushoj trupi i Luanit

Porse vepra e tij nuk vdes”.

Martin Luteri nënvizon se:

“Gjithçka që është bërë në këtë Botë është bërë nga shpresa”.

Nga Bulevardi Deshmorët e Kombit zgalemët e shpresës u besatuan dhe i thanë stop grushtit të shtetit- ndal puçit kushtetues, ngjallën besimin, çertifikuan epilogun e autokratizmit e tranzicionit të gjatë, celebruan pushtetin absolut hyjnorë të sovranit, çelën Epokën e Re që do të institucionalizojë votën e lirë si gurë themel i shtetit të së drejtës.

Shqiponjat Kuqezi u banë barrikadë njerëzore e pushtetit absolut të uzurpatorit Edi Rama dhe mbeshtetën njëzëri kerkesën legjitime të Presidentit Meta për kthimin e sovranitetit të institucioneve.

Operacioni “Overlod” i Presidentit dhe Sovranit mbështetur dhe nga opozita përveçse demontoj puçin kushtetues dhe grushtin e shtetit asgjesoj që në ngjizje lëvizjen fluide të vetëvendosjes në Shqipëri.

Edi Rama pasi deshtoj në përpjekjen për asgjësimin e opozitës reale me një opozitë parlamentare artificiale kishte sponsorizuar një levizje të re, të fshehtë të kontrolluar prej tij, lëvizjen vetëvendosje, me qëllim të dëmtimit të aksionit apozitar duke sjellë gjoja fytyrë të re opozitare. 

Pas manifestimit madhështor të 2 Marsit papagajtë që për një moment i ndalën cicerimat ndryshuan strategji dhe u përpoqën në studiot televizive të përçajnë opozitën.

Të dashur papagajë heshtni.

Mos u merakosni për opozitën.

Ajo tashmë është mazhorancë morale

Fjala është urdhër i Zotit. 

Sovrani ka four me bekimin e tij.

Plutokratëve të industrisë mediatike, oborrtarëve të qeverisë dua të ju kujtoj Rene Marcisin filozof, publicist austriak i cili thekson se mbartësi i vetëm legjitim i “pushtetit të katërt” kushtetues është publiku, tërësia e të gjithë qytetarëve, e formuar nëpërmjet një proçesi të përhershëm informimi dhe komunikimi, i cili funksionon si një organ kontrollues, investigativ.

Në fakt në vend që të kontrolloni ju qeverinë, u kontrollon ajo ju dhe po u mban nën thundër të hekurt për shkak se e keni humbur pavarësinë për shkak të groshëve, apo tagjisë që merrni prej saj.

Shkurt dhe shkoqur ju jeni bërë skllevër të Patriarkut Edi Rama.

Si mund të mbroni lirinë e qytetarëve që dhunohen çdo ditë kur ju e keni humbur tuajën?

Presidenti Meta dhe Sovrani morën përgjegjësi historike me dt 2 Mars.

Të gjitha gjërat e mëdha perifrazohen me një fjalë të vetme çurçilliane liri, demokraci, drejtësi, barazi, mision, besimi, shpresë.

Çmimi i madhështisë është përgjegjësia.

Shkrimtari i madh Viktor Hygo na ka lënë një postulat lapidar:

“Dua të bëj një vepër në sherbim të Atdheut dhe pastaj të bëhet çfarë to dojë”.

Presidenti Meta e beri veprën, i ktheu sovranitetin Sovranit, dinjitetin Kushtetutës, dhe integritetin institucioneve.

Qytetarët virtuozë iu përgjigjën thirrjes për besëlidhje.

Besëlidhja Kuqezi, nuk ka nevojë të noterizohet sepse ka bekimin e Zotit.

Tashmë është e qartë se vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e reja, të lira dhe të ndershme me një qeveri kujdestare.

Kategori
Uncategorized

Thuhet se njeriu lind dy herë:

“Thuhet se njeriu lind dy herë:

herën e parë e lindë nëna, e herën e dytë gjuha në të cilën flet dhe e cila ia mundëson të rrëfejë për të tjerët dhe për vetveten! Por, siç duket, njeriu edhe vdesë dy herë: herën e parë kur e ngulfatë frika që t’i thotë të vërtetat për atë që ia bëjnë të fortët e të pushtetshmit dhe herën e dytë, kur shpirti ia braktisë trupin!

Ku ta dish, shqiptarët e Maqedonisë mbase do përjetojnë edhe lindjen e tretë: lindjen nga vetëdija se është vetëtradhti dhe vetëpërbuzje, të qëndrosh i përkulur dhe t’i përkrahësh politikisht ata që të kanë çuar nga ‘Sopoti’ në ‘Brodec’, nga likuidimi i Harun Aliut me shokët deri te ‘Monstra’, nga ‘Encliklopedia’ maqedonase që ofendoi tërë popullin shqiptar deri te ‘Shkupi 2014”…, pra nga një tragjedi në tjetrën, për të arritur deri te nata e përgjakur e Kumanovës, deri te nata kur regjimi DPMNE-BDI bëri diçka të paimagjinueshme për rrethana paqeje: bëri krim mbi njerëzimin dhe, para syve të tërë shqiptarisë dhe të tërë botës, ushtroi terror shtetëror mbi shqiptarët e tërë një lagjeje!” (Kim Mehmeti)

Kategori
Uncategorized

Çfarë do të amnistojë qeveria? Paratë dhe pasuritë e padeklaruara të emigrantëve? Ato janë deklaruar në vëndin ku jetojnë…

Një emigrant legal në Europë e ka thuajse të pamundur të mos deklarojë paratë që ka, pasi në momentin që do të depozitojë në bankë më shumë sesa ka nga puna, do të kalojë në sitën e organeve të atij vendi.

Nuk ka në Europë asnjë mundësi që të kryesh transaksione pasurie pa u deklaruar pranë organeve shtetërore. Asnjë të vetme. Shëribmet publike janë të kushtëzuara me legalitetin dhe jo më kot identiteti kryesor i një shtetasi në raport me shtetin në Europë është numri social.

Fjala e kreut të qeverisë paraqet disa probleme serioze për atë që quhet funksionim i shtetit të së drejtës dhe ligjit.

Së pari z. Rama ka dhënë premtimin solemn se “ligji do miratohet me 84 vota” duke siguruar kështu idenë e vet se amnistia është e pakthyeshme. 

Së dyti, z. Rama thotë se pasuritë e krimit dhe të politikës janë të paamnistueshme. Madje ai premtoi se koha e drejtësisë së madhe po afron. Diçka që nuk i takon një kryeministri ta thotë, sa kohë që flet për një pushtet që me Kushtetutë është i pavarur dhe i ndarë nga Ekzekutivi.

Së treti është objekti i kësaj amnistie që është shumë i paqartë dhe që nuk bind. Ka thënë sot z. Rama ndër të tjera:

Amnistia e përgjithshme penale e fiskale është një masë bipartizane që nuk duhet të ndajë partitë, pasi është në interes të gjithë qytetarëve në emigracion apo atyre që merren me biznes të vogël apo të mesëm në Shqipëri dhe nuk është në interes të askujt prej nesh politikanëve. Amnistia e përgjithshme fiskale dhe penale, do të ketë mbështetje pa dallim ngjyrash, pasi është domosdoshmëri për t’i dhënë të gjithë shqiptarëve që prej 30 vitesh kanë punuar në emigracion apo në vendin tonë, mundësinë që të formalizojnë të ardhurat e tyre nga puna, duke formalizuar ato që nuk i kanë deklaruar dhe duke i futur në bankat e vendit, si dhe të formalizojnë gjithë asetet e tyre

Çfarë do të amnistojë këtu qeveria? Paratë dhe pasuritë e padeklaruara të emigrantëve? Por në momentin që këto do të jenë produkt i punës dhe do të deklarohen, do të kërkohet burimi. Dhe burimi është një dokument nga shteti përkatës, në raport me të cilin një emigrant legal ka detyrime të qarta. Kjo që thotë z. Rama e vendos një emigrant përpara një zgjedhjeje që nuk ekziston, pasi nuk mund të legalizosh një pasuri të caktuar dhe shteti ku një njeri jeton dhe banon të mos veprojë.

Nga ana tjetër, nuk dihet nëse z. Rama flet në emër të ndonjë statistike, baze të dhënash, apo ka parasysh atë që mund t’i kenë servirur ata që lobojnë për këtë amnisti. Një emigrant legal në Europë e ka thuajse të pamundur të mos deklarojë paratë që ka, pasi në momentin që do të depozitojë në bankë më shumë sesa ka nga puna, do të kalojë në sitën e organeve të atij vendi. Nuk ka në Europë asnjë mundësi që të kryesh transaksione pasurie pa u deklaruar pranë organeve shtetërore. Asnjë të vetme. Shëribmet publike janë të kushtëzuara me legalitetin dhe jo më kot identiteti kryesor i një shtetasi në raport me shtetin në Europë është numri social.

Kur vjen puna tek amnistia për biznesin e vogël dhe të mesëm, këtu ne kuptojmë në të vërtetë një ndër arsyet e kësaj amnistie. Zoti Rama po fal ata që janë evadorë fiskalë në vite, që nuk kanë deklaruar të ardhurat e tyre për shkak të taksave. E bën këtë ndoshta qoftë për të fituar një fotografi më të mirë të pasurisë që qarkullon, fluksit monetar jashtë sistemit, por edhe për të rritur në fakt marzhin e të ardhurave në një çast të caktuar. Kjo bëhet për nevoja financiare nuk diskutohet, por edhe për të rritur teorikisht shkëmbimin formal në ekonomi.

Por nga ana tjetër, z. Rama pranon këtu publikisht dhe hapur se filozofia e taksës progresive që u mbrojt me pathos gati ideologjik dhe nga pozitat e një qeverie që sillet si Robin Hudi, pra ua merr të pasurve dhe ua jep të varfërve, DËSHTOI. Sepse përndryshe nëse kjo politikë fiskale do të kishte funksionuar, nuk do të kishim sot nevojë që të kalonim në amnisti.

Zoti Rama shtyhet më tej në pretendimet e veta kur thotë se në një fazë të dytë do të kërkohet që të raportohen edhe pasuri të shqiptarëve jashtë vendit. Nuk dihet si mund të rregullohet një gjë e tillë nga e drejta kushtetuese, por pasuria ka vlerë legale përmes një transaksioni zyrtar në vendin që e merr dhe mosdeklarimi I saj në vendin e origjinës nuk mund të përbëjë kurrfarë shkeljeje. Kur kemi të bëjmë me pasuri legale. Zoti Rama këtu nuk përmend parajsat fiskale sepse hetimi i pasurisë në to do të hapte një kapitull problematik në vend. Por kjo lloj amnistie është pikërisht për këtë pasuri, të cilën z. Rama dhe qeveria e tij nuk ka asnjë mundësi reale ta provojë se nga vjen.

Po përgatitemi dhe për një tjetër nivel që lidhet me nevojën që ka vendi që do të kërkohet të regjistrohen dhe të deklarohen në Shqipëri të gjitha asetet dhe të ardhurat që kanë jashtë vendit. Shteti shqiptar do të ketë detyrimin dhe kapacitetin për të kontrolluar asetet jashtë vendit. Ndaj biznesmenët duhet t’i deklarojnë duke përfituar nga amnistia dhe të mos bëjnë shakara që do t’i kushtojnë shumë shtrenjtë pas amnistisë. Amnistia do të vijë në parlament shumë shpejt, do të konsultohet me grupet e interesit por jo shumë gjatë

tha ai.

A po amnistohen pasuri të vëna nga korrupsioni në administratë? Pasuri të përfituara nga kontrata me shtetin dhe evadime të ndryshme? Nuk dihet. Me gjasë vetëm z. Rama e di se për çfarë po flet, ndërkohë që shumëkush merret me amnistinë në tërësi që mund të jetë në thelb mbulim për një operacion të caktuar financiar.

Kategori
Uncategorized

Kjo pranverë kuqezi nuk ndalet më.

“Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit,

unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit.

Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi, jemi populli që vuajtëm më shumë se kushdo komunizmin, jemi një popull që jetën e japim, demokracinë jo.

Shumë prej jush mund të kenë pasur ndonjëherë vërejtje për tonin tim, por duhet të dini që unë në publik për hir të disa interesave shtetërore, nuk kam treguar as 10% të krimeve që kanë ndodhur kundër sovranitetit tuaj dhe reformës në drejtësi.

Prandaj, ju siguroj se kjo pranverë kuqezi nuk ndalet më, deri në rivendosjen e plotë të sovranitetit tuaj. Tani do iu lutesha shumë, me qetësi dhe drejtësi, tani kam një lutje për të gjithë ju”, -tha Meta.

Kategori
Uncategorized

E kam takuar Presidentin Tramp.

Albert Avduli.

U ndodha në kohën e duhur, në hapësirën e duhur dhe me personin më të fuqishëm të botës.
Për kureshtarët po e rrëfej :
Kordat e verdha të gjumit, m’i kish paralizuar një ëndërr diplomatike. Ecja në tjetër dimension mendor dhe kohor. Ai, dimensioni i tretë, ishte tokësor.


Ndala në Londër, te restoranti “Oda e Çarls Beut”. Sapo më kishin shërbyer paçe e pilaf.
Kamarierët vrapuan e hapën dyert. Në odë u fut gjithë turfullimë, ai pra, Donaldi. Të bëftë mirë Albert ! Ku ma di emrin ky ? Aha, po kot nuk është atje ku duhet, di gjithëçka.
Bujrëm ! – e ftova dhe hoqa lugën nga goja.
Je turk ? – më pyeti dhe vazhdoj – ha paçe, thua ” bujrëm”, sepse nga emri Albert dhe fytyra kuqalashe mendova se je i evropit.
Ja ashtu, Zotni, nga rraca e gjuha evropian jam, prej Shqipërie.

Nga besimi jam bektash, trurin ma ka shplarë komunizmi dhe propoganda e Tiranës.
Amalgamënjeri- tha – po ulem dhe vazhdoj.
Kam dëgjuar për rracën tuaj.
Jeni të çuditshëm. Bëni si krenar e kryeneç, por nënshtroheni ndaj çdo fuqie.
Këtë s’mund ta pranoja, jo Zoti Tramp, të ishte ky, por vetë Zoti i Madh.
Jo, i thash prerë. Populli, të cilit i përkas, është trim, durimtar e i paepur. Ne luftuam 500 vite kundra turkut e u bëmë si ata. Ne e çliruam vëndin nga ju, gjermanët dhe 50 vite qëndruam ballëpërballë juve, amerikanëve.
Ende sot, kur duam ju shajmë e kur na do qejfi ju mburrim.
Haahaaa, qeshi fort ai, sa paçja ime filloj të zjente në tas.
E kam dëgjuar këtë, foli dhe rregulloj baluket.
Paskeni dhe humor ju, vazhdoj me zë të ulët.
Më trego një barcaletë.
Nuk mund t’ja prishja dëshirën.
Nga mospajtimet e mëdha, ndonjëherë, lindin miqësi të forta.
I tregova këtë :
Një pule, klloçkë a kllokë si i thonë disa,i vunë për të ngrohur vezët e rosës. U maturua embrioni e çelën vezët. Zogjtë sa dolën, u lëshuan drejt kanalit të ujit.

U habit pula, u trishtua deri sa i ra të fikët.
Tramp, heshti një minutë, më pa drejt në sy e pati kurajon t’më thoshte; fabulën e dëgjova, moralin s’po e kuptoj.
Po ja, Zotni, ligjërova unë. Secili ka mjedisin e vet, dashuritë apo urrejtjet e tij, disa janë gjenetike e disa patologjike. Janë dhe reflekset, instiktet, veset apo virtytet.
Kështu na ka ndodh dhe neve, si rosat e vogla, që rendën drejt ujit edhe pse nuk e kishin parë kurrë më parë.


Tek ne, një pjesë, e do Amerikën sa lind dhe pa kushte. Pjesa tjetër e urren pa lindur, nuk e do as kur e mbush me dollar.
Gjithësesi, jo të gjitha dashuritë janë të ndërsjellta. Ajo zonja.Sindroma e Stokholmit varet kë kap.
U çua pa më përshëndetur.
Sa zgjata dorën të kap lugën e paçes, ndjeva duart e time shoqe mbi ballë.
Çfarë ke, që përpëlitesh më pyeti ?
Eh, ç’ëndërr ishte ajo . . .

Kategori
Uncategorized

Qytetaria shqiptare dje fitoi betejën e parë me barbarinë antishtet!

Nga Aleksandër Biberaj

Qytetaria shqiptare dje fitoi betejën e parë me barbarinë antishtet!

Tani është koha e sovranit!

Koha për qeveri të besimit popullor nga elita e kombit!

Koha për zgjedhje të parakohshme politike dhe vendore!

Të dashur miq,

Ishte kënaqësi e veçante pjesëmarrja në manifestimin e djeshëm të qytetarisë shqiptare të ardhur nga gjithë Shqipëria, nga gjithë brezat dhe grupet shoqërore, që nga brezi i studenteve të dhjetorit ‘90, intelektuale të shquar, të punë dhe të papunë, të majtë e të djathte, pa asnjë dallim.

Qytetarët shqiptarë të tej-lodhur, të tej-varfëruar dhe të shkelur me këmbë nga barbaria antishtet, nga qeveria më e urryer, më e korruptuar, më e inkriminuar dhe më anti-popullore në Europën e 30 viteve të fundit, manifestuan dje më shumë civilizim njësoj si qytetarët amerikanë, anglezë, gjermanë, francezë apo italianë.

Ata manifestuan dje për të mbrojtur Kushtetutën dhe Republikën, demokracinë, pluralizmin, shtetin e së drejtës, liritë dhe të drejtat tona themelore, manifestimi i parë i këtij lloji në Shqipërinë e pas vitit 1990.

Qytetarët shqiptarë meritojnë falënderim dhe përgëzim të veçantë, respekt dhe mirënjohje pa kufij. Tani është koha që populli të ushtroje sovranitetin e vet të mohuar, në mbrojtje të interesave tona civile dhe kombëtare, si e vetmja rruge-zgjidhje, dhe kur sovrani bën zgjidhjen, të tjerët heshtin.

Është koha që sovrani të largojë një herë e mire regjimin, klikën kriminale në minorancë që rri në pushtet me votat e vjedhura, me paratë e krimit dhe të drogës. Është koha për zgjedhje të parakohshme politike dhe përsëritje të zgjedhjeve vendore, me një qeveri popullore të besueshme, të formuar nga elita e kombit, nga intelektualet dhe profesionistët më të mirë dhe patriotë që kemi, që fatmirësisht i kemi të shumtë!

Kategori
Uncategorized

Mos u “mërzit” z.Ambasadore. Ne atë flamur e kemi respektuar, dashur, mbrojtur,edhe kur të tjerët e kanë…

Flamuri i SHBA, është i shenjtë për shqiptarët.

Mos u “mërzit” z.Ambasadore. Ne atë flamur e kemi respektuar, dashur, mbrojtur,edhe kur të tjerët e kanë…dhunuar…

Kështu që mos u mërzit kur ne me atë flamur protestojmë për të mbrojtur demokracinë

Mos u mërzit kur ai flamur në duart jo vetëm të Presidentit, por dhe mijra e mijra protestuesve shqiptarë,valvitet përkrah flamurit tonë kombëtar.

Vërtet…pse u ”mërzite” dhe pse u ”shqetësove sot zonja ambasadore!?

Ne flamurin Amerikan se keqpërdorim për asnjë interes, sepse ne atë flamur e kemi të shenjtë, një si flamurin e kombit tonë.

Ne tek ai flamur shohim lirinë e çdo kujt, shohim Presidentin Wilson dhe rolin e tij në pamvarsinë e Shqipërisë, duke e mbrojtur dhe mos lejuar copetimin e saj.

Ne tek ai flamur shohim, ndimen e pa kursyer të SHBA, për ardhjen e demokracisë se brishtë shqiptare.

Presidentin Bush i cili deklaroj se Kosova do jetë e lirë, e pa varur duke u çliruar nga vargojtë e pushtimit, vrasjeve dhe zhdukjeve masive te qytetareve të saj, tmerreve te masakrave nga ajo e Tivarit,Rankiviç Millosheviç.


Atje shohim Presidentin Klinton, që dha urdhërin për të ndalur masakrat makabre ndaj popullsisë së pafajshme dhe çlirimin e kosovës.

Atje shohim lirinë e kombeve të nenshtruara dhe marra peng jo vetem nga diktaturat komuniste, por nga banditet, dhe krimi i organizuar sot i veshur me kostume partie dhe pushteti.

Ju z.ambasadore duhet të mërziteni kur gruaja e Bilalit paguan qindra mijra euro per nje foto me Obamen duke mashtruar.

Ju zonja ambasadore duhet të ofendoheni kur trafikanti kryeminister ofendon presidentin e vëndit tuaj, Z.Trump. ku dhe zgjedhjen e tij e cileson si një turp…

Ju zonja ambasadore duhet të protestojë, jo ti bëni fresk një të sëmuri mendor që ja u hedh si rreckë nga tavolina flamurin e saj kombëtar.

Ju zonja ambasadore duhet ti kërkojë llogari dhe ta ndaloni dështak piktorin kur ai nga zyra e kryeministrisë, bën zdhënsin e DASH.

Zonja Kim…dil ndonjëherë në Dajt, në Moravê, Tomorr, Valbonë, në alpet shqiptare, shihe lindjen dhe perëndimin e djellit Iliro-Dardan me sytë e tu, pa “syze dielli”…

ajri i mëngjesit vërtet të bën mirë…

Kategori
Uncategorized

Andi Bushati, ambasadores Kim: Shqtësohesh kur dalin me flamur, por jo kur flasin në emër të SHBA

“Shqetësohen se njëra palë manifeston me flamurin amerikan dhe nuk shqetësohen kur kryeministri flet në emër të SHBA, se ata që i prishin zgjedhjet monopartiake, do i ndalohet hyrja në Amerike…..vazhdoni besoni tek arbitri i pavarur”, shkruan Bushati në një postim të tijin në Facebook.

Dalja në moment e presidentit Ilir Meta me flamurin amerikan solli reagimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila shkruante se, nuk kishin asnjë lidhje me tubimin në bulevard.

Por nuk kanë munguar as reagimet e analistëve. Pas Andi Bejtjes, reagon edhe Andi Bushati.

Ket punen e Juri Kim për punën e Flamurit Amerikan të valëvitur në manifestimin për Kushtetutën kur e Meta e bëri të qartë që po përshëndeste shqiptarët e ardhur nga USA vështirë ta shpjegosh….

Madje ka ngatërruar dhe shumë popull: duke filluar që nga ata që e mbajnë flamurin amerikan në ballkone dhe në ditën e hashures si dhe ato femra që i kanë rrobat e banjos me flamurin amerikan….

Kategori
Uncategorized

1971/Letra e të burgosurit: Çfarë kërkoni prej meje, kështu i trajtoni vëllezërit kosovarë?

Nga Kastriot Dervishi

Hashim Toplica (1914-1996), lindur e vdekur në Tetovë, është shqiptari i ish Jugosllavisë që ka vuajtur më shumë burg në regjimin antikombëtar të Enver Hoxhës. “Rekordi” i tij i zi, e rendit atë tretin në listën e të burgosurve politikë. As në regjimin shtypës e pushtues jugosllav nuk gjenden njerëz të kenë vuajtur kaq shumë burgim dhe krejt pa asnjë faj, vetëm nga urrejtja ndaj kosovarëve në Shqipëri. Katër vjet më vonë, ai u ridënua sërish.

Toplica vuajti burgimin në vitet 1950-1966 dhe 1968-1987.

***

Letra

Deri kur ma!?

Jam emigrant kosovar i dënuar dy herë me burgim. Herën e parë u dënova me 20 vjet, nga të cilat, bëra 17 vjet dhe u lirova i sëmurë dhe i rraskapitur. Kërkova riatdhesim dhe në vend të tij, mbas 17 muajsh e 13 ditësh pritjeje, arrestohem dhe dënohem me 10 vjet privim lirie për gjoja agjitacion e propagandë!!

Jam i sëmurë dhe i vjetër në moshë. Mbusha 21 vjet burg pa vra, pa pre, pa djegë, pa vjedhë e pa çnderue, pa i shkaktue asnjë lek dëm Republikës Popullore të Shqipërisë dhe vazhdoj të vuaj në burg pa asnjë kuptim. Deri kur më do të vazhdohet kështu me ne, nga një anë flisni për “vllaznit kosovarë”, nga ana tjetër, bijtë kosovarë i trajtoni në mënyrë të drejtë, bile edhe në burg nuk trajtohemi barabar me vendasit.

Ç’është kjo o shqiptarë? Deri kur do të vazhdoni kështu me ne? Neve kemi arritur në atë gjendje sa që e kemi të padurueshme jetesën tonë të mëtejshme në këto kondita. Prandaj shqyrtojeni ju lutem çështjen tonë dhe na riatdhesoni sa më parë sepse pasojat do të jenë katastrofale për ne dhe jo të pëlqyera për ju.

Me lutjen përgjigjuni,

Me nderime, Hashim Refat Toplica

Spaç, Rrëshen, 3.9.1971

Kategori
Uncategorized

Gishtat dhe flamuri, pasuria e patundshme e shqiptarëve

Nënshkrimi i marrëveshjes mes SHBA dhe Talebanëve ka bërë lajm në mbarë botën. Është kurioze të shohësh shkërmoqjen e autoritetit të asaj që vetëquhet si Superfuqia e vetme, teksa ulet në tryezë, firmos një marrëveshje dhe premton kontakte të nivelit më të lartë me përfaqësues të një lëvizjeje radikale, islamike, të cilën e ka akuzuar se ka qenë pjesë e sulmeve terroriste në territorin e vet.


Ky është patjetër një dështim spektakolar që do të ketë patjetër shumë pasoja.
Talebanët janë një lëvizje e militarizuar e cila ka dekada që lufton për të marrë pushtetin. Ata janë mbështetur në mënyrë ciklike nga disa vende të mëdha kundër të tjerave, për të mbërritur në fund në krye të vendit.

Është zakon i shumëkujt që vendimet e Amerikës t’i shohë si pjesë e një strategjie të mençur, afatgjatë, të pakonkurueshme dhe që zbatohet pa asnjë dyshim. Me siguri këta njerëz që mendojnë kështu do ta kenë të vështirë të gjejnë diçka strategjike në dështimin e SHBA në Afganistan dhe në vetëposhtërimin e tyre duke u ulur në një tryezë me talebanët. 

Ky shembull është ilustrim I qartë dhe që konfirmon mësimin historik se kombi, shteti dhe njeriu mund nënshtrohen, por se dinjiteti nuk është i lidhur organikisht me humbjen. 
Talebanët mund të jenë çdo gjë, por janë edhe prova se këmbëngulja të çon drejt suksesit, kur ke bindje në ide të tuat. 
La ta marrim këtë shembull dhe ta ballafaqojmë me sjelljen e politikës në Shqipëri dhe mënyrës sesi ne si shoqëri u qasemi të huajve. Përveç naivitetit dhe nevojave që ka njeriu, mënyra sesi merren vendimet në vendin tonë, provon se prezenca e të huajve dhe nënshtrimi formal ndaj tyre është garanci vetëm për politikën. Asnjë prej vendimeve që gjeneron apo mbështet një stabilitet fals, i cili vihet në provë çdo dy vjet nuk i përgjigjet interesave të qytetarëve shqiptarë. 

Në këtë kuptim psikoza poshtëruese “e ka thënë Amerika” është shndërruar padashur në të vetmin pikë ku ankorohet logjika politike e shqiptarit mesatar që i kapur peng nga një shtet që dominohet nga krimi, shpreson se të huajt janë ndryshe dhe e duan vendin tonë. 

Koha po provon të vërtetën e madhe se çdokush duhet të kujdeset për shtëpinë e vet. Pa pretendime dhe krekosje të kota, as konflikte dhe përplasje me të mëdhenjtë, por ama duke bërë të qartë se ka kufij fizikë, por edhe politikë e moralë.

Kërkesa e vazhdueshme e politikës shqiptare për të marketuar mbështetjen amerikane dhe europiane, është ndër të tjera një lojë tinzare që na bëhet të gjithëve ne. Duke bërë shpëlarjen e trurit me idenë se pa Perëndimin Shqipëria dështon në të vërtetë fshihet axhenda e kësaj politike që ka uzurpuar dhe po ndan pasurinë kombëtare. Të huajt, më saktë Perëndimi po përdoren si garanci për gjoja rendin liberal dhe demokratik të Shqipërisë, në mënyrë që nesër askush të mos cenojë pasurinë e vënë sot e që do t’u trashëgohet fëmijëve të këtyre që sot janë ministra dhe deputetë. 

Nuk ka askush këtu axhendë demokratike, por vetëm projekte kleptokratike, të cilat mund të mbrohen vetëm duke qenë kanakarë të Perëndimit që nuk do të lejojë goditje në themel të kësaj klase që sot po i shërben kaq shumë dhe po e sajdis me të gjitha format. Këtu ngre peshë edhe irrelevanca e Shqipërisë, një vend që zgjon interesa të kufizuara në Itali, Greqi dhe në ndonjë zyrë të Komisionit Europian.

Kështu kemi parë se luhej politika edhe në vitet ’30 nga baballarët e kombit që zinin radhë për t’u shërbyer të huajve vetëm e vetëm për të siguruar perspektivën e tyre. 

Shqiptarëve të zakonshëm u është lënë të bërtasin me dëshirë: o sa mirë me qenë shqiptar, që në kushtet kur vidhen, dëbohen pa kuptuar nga vendi i tyre, kur pasaporta që mbajnë u griset në fytyrë dhe asnjë konsullatë apo ambasadë shqiptare nuk kujtohet për ta, kur trajtohen në mediat e perëndimit si trafikantët më të mëdhenj, kur gënjejnë veten se janë integruar në shoqëritë ku kanë vajtur, por në fakt janë vetëm e vetëm nënperiferia e tyre, kjo devizë e shndërron vetiu kuptimin në: o sa mirë me qenë gomar! Megjithë respektin për kafshën në fjalë, që kaq shumë është stigmatizuar.

Skerdilajd Zaimi

Kategori
Uncategorized

KUVENDIT TË BESËLIDHJES SË LEZHËS 2 mars 1444 – 202️0

Aleksander I Shqipatrëve, Kryepeshkop – Bir I Shqiponjës

“Gjergj Kastrioti i kishte kushtue vehten lirisë dhe mirëqënies së popullit, me vetmohim të plotë. Qëllimi i tij ishte jo vetëm ta mbronte nga sulmet e armikut të hue,j por edhe t’i bashkonte në një komb të pamvarur”.
Tajar Zavalani, gazetar i BBC, studiues, (Histori e Shqipnis faqe 128)

Urime të gjithëve ju Vëllezër dhe Motra Shqiptarë, Gëzuar 2 – Marsin, 576° Vjetorin e Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës dhe Bashkimit të parë politik, ushtarak, ekonomik dhe Kombëtar të Popullit Shqiptar me në krye Gjergj Kastriotin – Skënderbeu: Emri yt në historinë tonë është i shkruar me shkronja të arta,ndërsa bota të njeh si trimin më të madh që mbrojti trojet e veta!!! Bashkimi i Kombit nuk është dëshirë, por detyrim për të gjithë ata që Shqiptar, vetëm Bashkimi i Popullit dhe i Kombit do të na shpëtojë nga copëtimi dhe asimilimi i mëtejshëm!!! Populli i Bashkuar kurrë nuk do të mposhtet!!! Qellimi im i vetem eshte te shohe Shqiperin e Bashkuar!!!

Sot ne festojmë që princat Princat Shqiptarë me Skenderbeu në krye lidhën besën për të mbrojtur Atdheun, eshte me mire dalja nga roberia ose Skllaveria dhe themelimi i nje shteti te Ri te Ilirise dhe Epirit, gjigandë të tillë lindin për të mos u harruar kurrë dhe për t’u bërë busull udhërrëfyese për mbarë Popullin!!! Skënderbeu, e Heroin Kombëtar të Shqiptarëve, 2 marsi, i të cilit, falë Lidhjes së Lezhës, u bë pararendësi i paqtimit, solidaritetit dhe shtetformimit mes Shqiptarëve. Zanafilla e Kombit Shqyptar!!! Skënderbeu është pjesë e identitetit tonë dhe qënie Shqiptare, është pjesë e gjeneve tona. Lavdi per jete heroit tone Gjergj Kastriotit, lavdi beselidhjes se Lezhes, edhe tani Shqiptaret kane nevoje per nje beslidhje te re duam nje Shqiperi te Bashkuar!!! Urime Dita Besë !!! Gjergj Kastrioti, Skenderbeu, Kryeheroi i Kombit Shqiptar që turpëroi një Perandori të fuqishme dhe mbrojti Kombin e tij prej pushtuesve dhe tradhëtarëve Arbëror: Lavdi dhe Shume Respekt për Veprën e Sakrificën e tyre!!! Lavdi Kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit, Skenderbeu dhe gjithe princave që luftuan për Shqipërinë!!! Urime Legjendë e pavdekshme! Krenaria e Kombit Shqiptar, Gjergj Kastrioti, Skenderbeu!!! Urime Gjergj Kastrioti, Skenderbeu , Krenaria Shqiptare !!!

Urime Gjergj Kastrioti, Skenderbeu për Shqiptarinë !!! Gjergj Kastrioti, Skenderbeu, gjithmonë i gjallë në gjdo zemër Shqiptare !!! Lavdi Kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit, Skenderbeut dhe gjithe princave që luftuan për Shqipërinë !!! Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për Atdheun tonë !!! Lavdi per ty Skenderbeut pa ty skishim Atdhe !!! Rrofte perjete Shqiperia !!! Rroft Kombi Shqiptare !!! Në lavdinë e Kombit tonë Shqiptar përgjithmonë !!! Rroftë Shqipëria Etnike !!! Ne jete te jeteve, Rrofte Shqipëria dhe ata qe e duan ate!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! I Liris se Iliris!!! Autoctonus!!! Zoti e Bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët ngado qofshi posaacerisht!!! Shërbëtor i përulur i Zot dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot

  • Aleksander I Shqipatrëve, Kryepeshkop – Bir I Shqiponjës
Kategori
Uncategorized

Emigranti i përgjigjet kryeministrit për deklarimin e pasurisë, por ka dhe një pyetje

Kjo eshte pasuria ime.
Une 30 vite ne emigrim me zore bera nje shtepi.

Po ju o barkderra me vila, me miliona € neper banka, me makina luksoze qe i beret brenda pak vitesh, si i justifikoni?

Deklarimi i pasurise time, meqenese u kerkohet emigrantve te deklarojne pasurit e tyre.

Jam arratisur mes plumbave qe ne moshen 16 vjeç.
Shkova ne nje shtet tjeter per nje jete me te mire ku ndjeva vetmine ( pak rracizem) , derdha lot udheve kudo qe shkelja.
Banoja ne mes te arave neper kasollet e qenve mes lageshtires dhe te ftohtit.
Punoja nga mengjesi deri ne darke per te mbijetuar.


Nje pale kepuce i mbaja 5 vjet, nje pale rroba laja-thaja.
Lahesha here me uje te ftohte dhe here me kanaçe qe nxehja ujin ne zjarre.
Bleva nje makine rrangall me kredi.
Me vone u martova dhe krijova familje ku bashke me bashkeshorten dhe femijte e vegjel jetonim ne nje shtepi qe kur binte shi, tjegullat ishin te thyera dhe vendosnim kova ne mes te shtepise qe binte nga tavani.
Me shume sakrifica bashke me bashkeshorten pas shume vitesh bleme nje shtepi ku gjysmat e lekeve i morem kredi dhe derdhem gjak deri sa ta shlyenim kredine.

Kjo eshte pasuria ime.
Une 30 vite ne emigrim me zore bera nje shtepi.

Po ju o barkderra me vila, me miliona € neper banka, me makina luksoze qe i beret brenda pak vitesh, si i justifikoni?

Mihal Beruka

Kategori
Uncategorized

Atmosferë fushate në kongres nën hijen e tre maktheve

Red Varaku.

Fjalimi i Edi Ramës ishte një përrua psiqik që kishte dalë jashtë kontrollit. Në vend që të jepte llogari për krizën e rëndë ku ndodhet vendi, ai e ka klasifikuar si komplot të Opozitës, Zërit të Amerikës dhe BILD për ta rrëzuar nga pushteti të gjithë ofensivën e Opozitës, që kulmoi me djegjen e mandateve.

Ndërkohë, nuk dha asnjë llogari për braktisjen që i bënë shqiptarët në 30 qershor, për bllokimin e integrimit, nëntë kushtet e Bundestagut dhe dështimin spektakolar të qeverisjes.

Gjysëm me ngërdheshje, pak me gjestikulacione , e pak me lëvizje të pakontrolluara që i burojnë nga degradimi, në fjalimin e tij Rama nuk i fshehu dot makthet e mëdha që po e torturojnë brenda subkoshiencës.

Jo rastësisht, retorika e tij për një mandat të tretë me 800 000 vota, ideja e Jugosllavisë dhe amnistia fiskale, u kthyen në tre kolonat, ku e mbështeti të gjithë fjalimin e tij, që ishte në të vërtetë një shfrim i koshiencës së tij.

Të tre këto premtime bëhen me synimin për të restauruar imazhin e tij të rënë përtokë gjatë këtij viti të vështirë nga ofensiva e Opozitës, me publikimin e përgjimeve, protestave masive dhe djegjen e mandateve. Të treja lidhen me qetësimin e mbështetësve dhe maktheve të tij të brendshme .

Makthi i parë është makthi i përgjimeve dhe radiografia e ashpër e tyre për qeverisjen e tij si dhe zgjedhjet pa Opozitën në 30 qershor. Thellë-thellë ai e di që përgjimet zbuluan mekanizmin me anë të të cilit ai ka vjedhur votat e shqiptarëve.

Ai e di që kjo e ka dërrmuar përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme legjitimitetin e tij, ndaj për të fshehur këtë makth në vend që të jepte llogari për parakalimin e elitës së PS në përgjime , kërkoi 800 000 vota.

Kjo vetëm për të shmangur përgjegjësinë , sepse dihet që ai dhe struktura e tij e lodhur nga korrupsioni dhe krimi mezi morën 200 000 në zgjedhje ku garonte i vetëm pa kundërshtar, por për të spostuar debatin.

Makthi i dytë. Ai po kërkon në mënyrë dëshpëruese të shpëtojë nga damka e tradhtarit dhe njeriut që po na mban larg Europës. Ai po tenton të mbulojë mesazhin e prerë të Europës dhe Bundestagut që nëpërmjet bllokimit të integrimit për të katërtën herë rradhazi , po i kërkojnë të largohet.

Me paturpësi, ai deklaroi që nuk na duhet Europa për sa kohë ne do të udhëheqim Jugosllavinë dhe këtë e bën pasi edhe vetë Putin refuzoi ta takonte. Ndërkohë, nuk harroi të vendosej në krah të Albin Kurtit dhe të sulmonte Haradinajn me shpresë se do të mund ta pastrojë zhulin e tradhtisë nga fytyra.

Së treti, për shkak të makthit të pafuqisë për të luftuar krimin, me Vangjush Dakon në krah ,shpalli dorëzimin para tij nëpërmjet aministisë fiskale, që nuk është gjë tjetër vetëm se një mekanizëm i ri për të rilidhur një kontratë të re me të.

Gjithsesi, ai e di që tani gjithçka është e kotë dhe po shkon drejt fundit. Ai e ka të qartë që nuk do t’i marrë kurrë 800 000 vota dhe që nuk do të ketë integrim pa largimin e tij. Ai e ka të qartë që amnistinë fiskale nuk do ta lejojnë kurrë ta implementojë institucionet ndërkombëtare.

Por, ai flet për to thjesht për të eksituar dhe qetësuar mbështetësit e trembur dhe dekujaruar nga ajo që kanë parë gjatë vitit që shkoi dhe po shohin tani, sepse atë vetë nuk mund ta qetësojë më askush.

Kategori
Uncategorized

AtdheuEshteNeRrezik #TeBashkuarIaDalim.

Ja pse do jem neser ne shesh! 🇦🇱🇦🇱

Nga Ana Genta

DO MBROJ KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me
përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale,
me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare,
me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për
prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar,
me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet
kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit,
VENDOSIM KËTË KUSHTETUTË:
Parime themelore:
Neni 1

  1. Shqipëria është Republikë parlamentare.
  • Parlamenti shqiptar perbehet nga 140 deputete, aktualisht perbehet nga 122 deputete!
    Pa i hyre detajeve se si u plotesua ky nr.nderkohe qe opozita la mandatet!
  1. Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.
  • Krm dhe shpura e tij ne mos de juro, de fakto me maniera nga me te ndryshmet deri dhe ne ato fyese, e ndajne Shqiperine ne ne dhe ata, ne jugore dhe maloke, pa i hyre ndarjes se fondeve apo parave.
  1. Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike.

-Po dosjet 339 & 184 cfare na treguan?!
Po 30 Qershori 2019 si shkoi?!

Neni 2

  1. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
  2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.
  • Kush jane perfaqesuesit e popullit?
    Dako, Kajmaku, Veliaj, Alla, Bushi, Suli, Babani, Pjetri etj etj apo plot pseudodeputete?!
    A jane vertete keta individe te lidhur me krimin ne menyra te ndryshme perfaqesues te ketij populli?
    Nje populli nga i cili vetem 15 % votoi, qe eshte ne kushte ekstreme varferie, e qe po shenon kuotat me te larta te kerkesave per azil?!

Neni 3
Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia
kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.

A ndjehen sot shqiptaret te pavarur teksa ne kurriz te tij nga krm i vendit behen lloj lloj pazaresh?!
A e ndjeni veten se po iu respektohet dinjiteti?!
Po liria?
A ekziston drejtesia shoqerore?
A keni siguri per jeten dhe pronen teksa kushtetuta jua siguron rendin kushtetues?!
Identitetin kombetar a e gjeni me gjekundi?!
Po ndonje trashegimi kombetare a ka mbet pa u perdhosur, pa u shperfytyruar, pa u shembur, pa u kthyer ne “prone” shteteroro-oligarke a pa u kullezuar?!

A keni gjetur te drejtat tuaja ne gjykatat e ketij shteti? Sa kane zgjatur proceset e juaja civile, administrative? A sorollateni se nuk gjeni te drejten e nuk ndiqni dot gjithe shkallet e gjyqesorit sepse fale krm ato nuk ekzistojne?
Po drejtesia ndaj vrasesve e grabitesve?
A nuk i shihni rrugeve vrasesit pjese te bandave, a nuk i shihni se si dalin rrugeve pas krimeve te kryera ata qe kane leke? A mbajti ndonje pergjegjesi per vjedhjet shteterore?
Po ata qe kalben birucave per mungesen e lekeve per te paguar uje e drita, i kujtoni? Apo per nje doze veteperdorimi hashashi, nderkohe qe kalojne tonelatat pa teklif?
Po ata qe fitojne gjyqet po nuk e marrin kurre te drejten?! Qofte dhe ate vendin e punes!
Pa harruar qe paguhen 3 administrata me leket tona!
E sa e sa e sa te tjera, se halli hallit nuk i ngjan dmth…

Epo per keto dhe per te gjitha qe nuk i shkruaj dot, se mbaruan netet e gjata te dimrit, une neser do jem ne shesh!

Kaq di! E nese dhe ty te pikon diku catia!
Cohu rregulloje! Para se te te zere brenda per fare!

AtdheuEshteNeRrezik #TeBashkuarIaDalim

Kategori
Uncategorized

Rama-emigrantëve: Deklaroni pasurinë, do gjurmoheni deri në fund të botës

Kur çmenduria snjeh kufij.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të gjithë emigrantët duhet të deklarojnë pasuritë që kanë, në asete apo në para edhe në vëndet ku jetojnë

Mbasi vodhi e vodhi me PPP e KÇK, Rama tanimë ju është turrur kursimeve te emigrantëve, per tja u grobitur me forcën e ligjit te makutërisë.

I pa fytyri deklaron:

Në punë të zezë kanë punuar shqiptarët kur emigruan se nuk i prit njeri me krahë hapur, por produktet e asaj pune nuk janë kriminale ndaj do lançojmë një amnisti të përgjithshme, ku të gjithë shqiptarët me një afat të kufizuar, që të gjitha paratë dhe asetet t’i deklarojnë, dhe jo një a dy organizata të ngrihen, por bota mbarë, kjo do bëhet!

Emigrantët shqiptarë nuk mund të mbajnë para në bankat andej me një mijë e një vështirësi, as nuk mund të tmerrohen për të sjellë lekë në familje apo të blejnë shtëpi….

Të tjerët me një afat kohor të kenë mundësi të sjellin paratë në Shqipëri, të fusin në banka me një interes minimal, që në do t’i çojmë për arsim dhe shëndetësi në shërbim të publikut.

Kur mbaron afati je tek OFL, nuk ka më i ke djersë apo para krimi. Kush i ka gjërat e padeklaruar, se do fusim elementin tjetër, që të gjitha pasuritë e shqiptarëve jashtë, do deklarohen këtu, shteti duhet t’i dije, dhe ka të drejtë të gjëmojë deri në fund të botës nëse ke një shtëpi që se ke deklaruar”.

Ju që u gënjyet, por dhe ju që e votuat me dëshirën për një mdryshim më të mirë, tani prisni pasojat e asaj vote të pa menduar. Bishs e plagosur tani mbas votës ja u ka vënë syrin kursimeve tuaja të vëna me me djerse e gjak në emigracion, përndryshe do ju përndjeki këmba këmbës kudo që të jeni…

Mos u gënjeni leket tuaja jane 100 here me te sigurta nen jastek apo bankat europiane sesa tja u grabiti ky i pafytyre per te mbushur gropen bosh te buxhetit te shtetit, pse jo me kursimet tuaja te pasuroje oligarket me vjedhjet dhe koncensionet e tyre.

Rames dhe qeverise se tij te krimit vertet i duhet dhene dicka, dhe ajo qe i duhet dhene eshte grushti perfundimtar per ta shporrur kete kaste kriminale nga pushteti dhe shteti, ndaj bashkohuni dhe luftoni per te drejtat tuaja, jo per ti dhene gjakun tuaj ketij te pafytyri kryeminister.

Kategori
Uncategorized

Hapini sytë o trutharë.

Hapni sytë…
Morracakë të paguar, zvarranikë, mashtrues ordinerë, shushunja, qorrë, ish bashkpuntorë… dhe trutharë…

Hapini sytë edhe ju…
Ju që na bëni të zgjuarin, të diturin dhe antikomunistin.

Ja e vërteta e gjyqeve të “kafesë”…

E shtunë 25 Maj 1996…

Denim me vdekje për…
Aranit Çelën, Zylyftar Ramizin, Rrapi Minon.

Burgim i përjetshëm për…
Haxhi Lleshin e Manush Myftiun.

U desh revolucioni sllavo komunist i tre gishtave 1997, dhe shkatërrimi i shtetit ligjor, ( ku mes tre gishtave të Çaushit dhe Gjinushit, dalloheshin dhe gishtat “e të djathtëve” si Kurt Kolës dhe kryetarit te bashkisë shkoder Boriçit dhe ca të tjerëve ) që ndaj këtyre shushunjave, jo vetëm të mos ekxekutohej vendimi i gjykatës, por të dilnin nga burgu, edhe te merrnin dëmshpërblim…

Morracakë të paguar, lexoheni dhe mësoheni të vërtetën.

Kategori
Uncategorized

Partia për të cilën kontribuova nuk ekziston më.Rilindja ka kohë që ka vdekur.

Le të dalim më 2 Mars në mbrojtje të Shqipërisë! – Nga Taulant Dedja

Kam 12 vjet që jam larguar nga politika aktive dhe po aq që jetoj larg Shqipërisë. Distanca nuk ma ka zbehur në asnjë rast interesin për çfarë ndodh në atdhe, edhe pse kur shprehem publikisht ndodh të stigmatizohem, si shumë emigrantë të tjerë me komente sipas të cilave ne s’kemi të drejtë të flasim për sa kohë kemi vendosur të mos jetojmë në Shqipëri. Por ndryshe nga shumë që jetojnë në atdhe, angazhimi im publik në raport me Shqipërinë nuk ka lidhje me ndonjë axhendë politike.

Partia për të cilën kontribuova nuk ekziston më, kështu që çka mbetur prej saj nuk më intereson fare. Rilindja ka kohë që ka vdekur, por meqënëse anëtarëve të saj nuk u pëlqejnë as traditat, as zakonet e asgjë që i përket kulturës e trashëgimisë kombëtare ajo nuk di as të njohë e as të mbajë zi. Prandaj na mbetet ne qytetarëve t’u tregojmë rilindasve se Rilindja ka vdekur.

Le t’ua tregojmë këtë më 2 Mars në manifestimin që Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thërritur në emër të mbrojtjes së Kushtetutës, themelit të shtetit.

Mos kujtoni se po mbështes Ilir Metën. Nuk mendoj se i duhet mbështetja ime. Aq më tepër që në planin personal unë kam dhe kam patur rezervat e mia me të qëkur ai mbështeti kandidaturën e Ramës për në bashkinë e Tiranës kundrejt emrit tim. Por unë mbështes institucionin e Presidentit, dhe në këtë rast presidenti, që ka qëlluar të quhet Ilir Meta është veç një instrument që qytetarët duhet ta përdorin për të arritur qëllimin që zëri i brendshëm prej vitesh ua pëshpërit brenda vetes. «Kjo qeveri është e korruptuar. Ky parlament është ilegjitim. Meritojmë më shumë. Meritojmë demokracinë që e kërkuam dhe e fituam 29 vite më parë».

Le ta përdorimin pushtetin e presidentit dhe aftësitë e tij organizative për të arritur atë që duam edhe ne. Të shpëtojmë nga qeverisja e një dore banditësh e kusarësh që e kanë shitur vendin për disa dollarë më shumë në llogaritë e tyre të pallogaritura. E dëgjuat që do ia falin vetes të gjitha allishverishet fiskale? Natyrisht, për të dalë me duar të pastra e të jetojnë në Karaibe të lumtur. Ndërsa të ndershmit e të drejtët, të varfrit e të papërlyerit le të mbyten në varfëri apo të surdisen e surgjynosen nëpër botë.

E pra, pse të mos dalim në 2 Mars e të kërkojmë vendosjen e rendit të ri? Vendosjen e rendit të së drejtës, duke hedhur poshtë shtetin e policisë së Leshit dhe bandave kriminale që qeverisin vendin.

Le të dalim të gjithë më 2 Mars në mbrojtje të Kushtetutës së miratuar në vitin 1998.

Personalisht si zyrtari i drejtpërdrejt i ngarkuar për organizimin e referendumit të Kushtetutës në 1998, njëherazi dhe pjesëtar i njërit prej grupeve të punës që u mor me pjesën që lidhej me pushtetin lokal, ndjej moralisht përgjegjësinë për ta mbrojtur atë.

Kushtetuta e vitit 1998, e hartuar nga Komisioni i Venecias, me kalimin e kohës u pranua nga të gjithë dhe falë sistemit krejt te balancuar që vendoste, Shqipëria kapërceu krizën e pas 1997, realizoi në mënyre model këmbimin e pushtetit në vitin 2005 pasi zgjodhi edhe presidentin me konsensus (pikërisht falë balancës që ofronte Kushtetuta), u anëtarësua në NATO dhe iu hapën përfundimisht dyert e integrimit për në Bashkimin Europian.

Kushtetuta e vitit 1998, është më e mira në gjithë historinë e shtetit shqiptar, por edhe ndër më të ekulibruarat sa i takon raporteve mes tre pushteteve dhe sistemit zgjedhor miks që parashikonte. Prekja e saj në vitin 2008 e këtej u provua se ishte fatale. Ndërgjegjen e kam të qetë, sepse po në atë vit kam votuar hapur në Parlament kundër ndryshimit që iu bë pjesës së sistemit zgjedhor. Vazhdimi dihet… «Përfituesi» kryesor ishte kryeministri aktual, i cili me listat personale që hartoi mbushi radhët e legjislativit me kriminelë, analfabetë funksionale dhe injorantë par excellence.

Dhe ky është vetëm fillimi-ka thënë ai. Nëse ne nuk dalim më 2 Mars të manifestojmë ai do vazhdojë t’i bëjë Shqipërisë atë që s’ka mundur asnjë pushtues t’ia bëjë ndër shekuj. Shpopullimin! Shfarosjen e kombit shqiptar. Ky njeri është qënia më antikombëtare që ka parë historia e Shqipërisë. Ai nuk e do Shqipërinë, as rregullin, as sigurinë, as shtetin e as drejtësinë. Ai njeh vetëm paranë, krimin, dhe anarkinë.

Le të dalim më 2 Mars në mbrojtje të Shqipërisë!

©FlasShqip.ca