Kategori
Uncategorized

Rama e dorzoj shtetin në duart e krimit të organizuar.

Saimir Tahiri nuk është një rast i izoluar, por pjesa që doli zbuluar nga një batak i madh ku Rilindja, dhe jo Partia Socialiste, ka notuar duke ndotur të gjithë vendin. Për herë të parë, Kuvendi i Shqipërisë, u bë streha e individëve me rekorde kriminale, dekriminalizimi likuidoi gjithë listën e Rilindjes në Lezhë, kryetarë bashkish (megjithë përalajmërimin e ambasadorit amerikan) u rikandiduan për interesa të ngushta elektorale e financiare, drejtues të lartë në administratë e polici erdhën nga bota e krimit apo bashkëpunuan me të, kontrabanda dhe korrupsioni u kthyen në medalje të qeverisjes dhe banditë me pushtet u bënë të paprekshëm duke terrorizuar biznesmenë, zyrtarë të hipotekave, të zgjedhur lokalë dhe prokurues tenderash e koncensionesh.

Armand Shkullaku: Nëse perëndimorët vazhdojnë të mbështesin Ramën, kjo do ishte tallje për shqiptarët!!

Nga Armand Shkullaku

Po të ndjekësh videoselfie-t apo statuset e Edi Ramës në facebook, të krijohet përshtypja se ky njeri sapo ka trashëguar një pushtet problematik nga një qeveri tjetër dhe tani po angazhohet me të gjitha forcat t’a ndryshojë atë. Kryeministri “i ri” përbetohet se do të luftojë krimin, drogën, korruspsionin… se do të ngrejë task- forca, se do bashkëpunojë me FBI-në, Italinë, Gjermaninë… se më në fund do t’a çlirojë vendin nga pesha e rëndë e kriminalitetit.

Këto që thotë nuk i ka keq, por problemi është se nuk jemi në vitin 2013 dhe se përpara Rama 2, ka qeverisur Rama 1. Kështu që kryeministri, nëse i ka seriozisht ato që thotë, i bie t’a çlirojë vendin nga qeverisja e tij. Por sigurisht, si gjithnjë, ai nuk e ka seriozisht.

Pasi provoi të lëvizë nga gurët e Himarës e deri tek puset e fshatarëve, me shpresë se do të mbulonte në harresë skandalin Tahiri, Edi Rama po e vendos veten si pa të keq në krye të luftës kundër krimit të organizuar. Ai po sillet si dikush që sapo ka marrë pushtetin, duke shmangur çdo përgjegjësi për qeverisjen e kalbur të drejtuar prej tij, që e ka sjellë vendin në pikën kritike ku gjendet sot. Me këtë demek angazhim serioz që premton se ka ndërmarrë, Rama beson se shqiptarët do të harrojnë Rilindjen e parë dhe do të fillojnë të ëndërrojnë për një Rilindje të dytë.

Duke stërpërdorur propagandën e dalë boje të kazanit mediatik dhe baltës opozitare, që sipas tij po e përdorin luftën kundër krimit për qëllime politike (domethënë kundër Edi Ramës), kryeministri po e vizaton veten si të vetmin lider të pastër e të sinqertë që mund t’i garantojë vendit standartet e duhura perëndimore. Sipas tij, të gjithë shpifin e manipulojnë dhe vetëm ai është lideri i besueshëm që do t’i japë fund sundimit të krimit në Shqipëri.

E gjithë kjo bufonadë do të kishte një grimë besueshmëri, nëse vërtet Edi Rama do të kishte ardhur në pushtet për herë të parë në verën e vitit 2017 dhe ministri i tij më i afërt do të ishte përfshirë në skandal në muajt e parë të qeverisjes. Krimi për të cilin kryeministri betohet se do t’a luftojë, është pikërisht ai që u mboll dhe lulëzoi në katër vitet e famshme të Rilindjes. Nëse raportimet e gazetarëve, denoncimet e opozitës, alarmi i ndërkombëtarëve, do të kishin qenë kazan, baltë, llum, shpifje, atëherë pse duhet një Task- Forcë speciale, pse duhen agjentët e FBI dhe ndihma e shërbimeve partnere? Nëse Shqipëria është ajo që ka pikturuar kryeministri- artist për katër vite me radhë, çfarë shqetësimi ka? Me kë duhet të përballet sot mazhoranca socialiste, kur Edi Rama ka bërë shtet, ashtu siç premtoi kur erdhi në pushtet në 2013-ën? Pse e gjithë kjo zhurmë e gjithë ky shqetësim nga SHBA e deri në Bruksel, ndërkohë që lideri global ka realizuar në Shqipëri atë që nuk u bë në 27 vjet nga politikanët e tjerë?

E vërteta është se Edi Rama vërtet ka bërë në Shqipëri diçka që jo vetëm nuk ishte bërë, por as ishte imagjinuar se do të bëhej ndonjëherë. Me vullnet të plotë ai e dorëzoi shtetin në duart e krimit të organizuar dhe sot, sado të mundohet, ai nuk mund të jetë njeriu tek i cili duhet investuar besimi se do t’a luftojë atë. Saimir Tahiri nuk është një rast i izoluar, por pjesa që doli zbuluar nga një batak i madh ku Rilindja, dhe jo Partia Socialiste, ka notuar duke ndotur të gjithë vendin. Për herë të parë, Kuvendi i Shqipërisë, u bë streha e individëve me rekorde kriminale, dekriminalizimi likuidoi gjithë listën e Rilindjes në Lezhë, kryetarë bashkish (megjithë përalajmërimin e ambasadorit amerikan) u rikandiduan për interesa të ngushta elektorale e financiare, drejtues të lartë në administratë e polici erdhën nga bota e krimit apo bashkëpunuan me të, kontrabanda dhe korrupsioni u kthyen në medalje të qeverisjes dhe banditë me pushtet u bënë të paprekshëm duke terrorizuar biznesmenë, zyrtarë të hipotekave, të zgjedhur lokalë dhe prokurues tenderash e koncensionesh.

Këto nuk thuhen sot për herë të parë, janë thënë me mijëra herë gjatë katër viteve të para të Rilindjes. Atëherë Edi Rama i cilësonte shpifje, ndërsa tani betohet se do t’i luftojë, duke dashur jo thjesht të lajë duart nga mëkatet që mbajnë vulën e tij, por duke shpresuar se kështu do t’i shpëtojë drejtësisë dhe gjykimit publik. Kryeminstri e humbi shansin për të qenë pika e kthesës në historinë politike shqiptare. Duke mbuluar e mospranuar përgjegjësinë personale, duke akuzuar kundërshtarin, duke sulmuar mediat dhe duke manipuluar opinionin, ai po merr gjithnjë e më shumë trajtat bajate të liderëve autokratë kur janë në hall. Edi Rama po shndërrohet në zhgënjim tek ata që e kanë besuar dhe në shqetësim për ata që qeverisen prej tij.

Ky shqetësim duhet të preokupojë sot edhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë. Nëse dikush prej tyre mendon vërtet se kryeministri do të luftojë sistemin që ka ndërtuar vetë, kjo do të ishte një shaka e hidhur për shqiptarët. Tek Edi Rama nuk mund të investohet më besim. Qeverisja e tij është dëshmia më e pastër e abuzimit me votën e shqiptarëve dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ai nuk është asgjë më shumë se sa një lider i modelit ballkanik, që për disa kohë u shit si atraksion turistik.

Kategori
Uncategorized

Besnik Mustafaj, Thaçit/ Je në gjëndje të rëndë psiqike. Mashtrues…

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, deklaron se me qëndrimet që Presidenti i Kosovës po mban për korrigjim të kufijve me Serbinë po mbron interesat e Beogradit.

Mustafaj kujton se pretendimin për të korrigjuar kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë e ka dëgjuar që 15 vite më parë, në kohën kur ishte ministër i Jashtëm. Por, sipas Mustafajt, pretendime të tilla kanë ardhur gjithmonë nga zyrtarë të lartë të Beogradit dhe asnjëherë nga përfaqësues të politikës shqiptare.

Ish-ministri i Jashtëm thekson se Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, pas deklaratave për korrigjim të kufijve me Serbinë, duke përfshirë në territorin e Kosovës Luginën e Preshevës, gjendet përballë një presioni shumë të madh politik dhe publik.

Sipas Mustafajt, ka qenë pikërisht kjo gjendje e rënduar psikike që ka shtyrë Thaçin të artikulojë shumë të pavërteta në drejtim të ishKryeministrit Sali Berisha.

Si e vlerësoni propozimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës dhe më konkretisht për Luginën e Preshevës?

Është një propozim që kam të paktën 15 vjet që e dëgjoj. Por më konkretisht gjatë periudhës 2005-2007, kur kam mbajtur detyrën e ministrit të Jashtëm, më është thënë edhe zyrtarisht nga përfaqësues shumë të lartë të shtetit dhe të qeverisë serbe. Në thelbin e tij, ky propozim është përsëritur në mënyrë insistuese gjatë vitit të fundit nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç dhe tani së fundmi edhe nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Pra, nuk është një propozim i ri dhe nuk është një propozim i lindur në mendjen e Presidentit Thaçi dhe kjo e bën edhe më shqetësues propozimin. Sepse nuk ka asnjë mundësi të besohet se mund të vijë nga Serbia një propozim që është në interesin e Kosovës. Nuk mund të vijë nga Beogradi një ide që synon zmadhimin e Kosovës, ndërkohë që e kundërta ka gjasë të ndodhë. Nga ana tjetër, është një propozim që përmban guximin e faktorit sepse ka brenda premisat për të ngjallur ide të tjera edhe te shtete të tjera të Ballkanit që kanë me njëri-tjetrin problematika të ngjashme.

A ka tagër Presidenti i Kosovës të bëjë një propozim për korrigjim kufijsh?

Ky është një propozim që nuk mund të lejohet. Një propozim i tillë nuk mund të vijë nga një njeri i vetëm, qoftë ky edhe Presidenti i Republikës së Kosovës. Nuk mund të vijë nga asnjë njeri sepse nuk ka mandat kushtetues askush në Kosovë të flasë për ndryshim kufijsh, për dhënie apo për marrje territoresh me një shtet tjetër. Kjo e Thaçit është një ide antikushtetuese dhe për më tepër është një sjellje antikushtetuese nga Presidenti i Kosovës. Fakti që ky lloj propozimi ekziston prej kohësh si një zgjidhje përfundimtare nga ana e Serbisë dhe tani vjen si një artikulim nga Presidenti Thaçi, tregon se kreu i shtetit të Kosovës po artikulon diçka që është në interes të Serbisë.

Sipas jush, pas këtyre deklaratave të Thaçit, pritet të ketë një reagim nga ana e Serbisë për të kërkuar territore të banuara nga popullsi serbe, siç është Mitrovica?

Ky është prapamendimi, ndonëse i pathënë në mënyrë të qartë nga ministri i Jashtëm Daçiç apo edhe Presidenti serb Vuçiç. Synimi i tyre është të marrin tri komunat me shumicë të ndjeshme të popullsisë serbe në veri të Kosovës. Sigurisht që kjo do të çojë pastaj në një zvogëlim të Kosovës si territor, në një varfërim të resurseve të saj nëntokësore, përfshirë edhe ujin. Në këtë mënyrë, do të jetë e vështirë, në mos e pamundur mbijetesa funksionale e shtetit të Kosovës. Synimi kryesor i Beogradit në këtë rast është ta bëjë Kosovën jo funksionale dhe të pamundur për të jetuar në sovranitetin e saj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka artikuluar akuza shumë të forta dhe një gjuhë aspak diplomatike ndaj ish-Kryeministrit Berisha, pas qëndrimeve të këtij të fundit kundër ndarjes së Kosovës. Si i komentoni ju deklaratat e Thaçit?

Unë e kam parë reagimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Kam vënë re një gjendje shumë të rënduar psikologjike nga z.Thaçi. Me sa duket, psikologjikisht ai nuk po e përballon dot ngarkesën që i vjen nga reagimet e gjëra të opinionit publik, të klasës politike, të shoqërisë civile, personaliteteve të ndryshme të Kosovës në lidhje me këtë propozim të tijin. Duke qenë se ka reaguar në një gjendje psikike të rënduar, sigurisht artikulon edhe shumë gjëra jo etike. E dyta, në reagimin e Thaçit një pjesë e madhe e deklaratave që lidhen me periudhën ‘92- ‘97 kur Berisha ishte President, janë shpifje tërësisht. Në atë periudhë, Shqipëria është monitoruar në mënyrë shumë strikte nga përfaqësuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sepse lidhej drejtpërdrejt me respektimin e embargos së vendosur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Raportet për atë periudhë ekzistojnë. Në asnjë prej atyre raporteve nuk vënë në dukje thyerje të embargos. Ky është një thashethem dhe një shpifje e përsëritur prej shumë vitesh në mjediset shqiptare dhe që tani përvetësohet për herë të parë nga Presidenti i Kosovës, si një mënyrë për të larguar vëmendjen negative që ka mbi vete brenda dhe jashtë Kosovës. Panorama

Kategori
Uncategorized

PROCESI I ZENICËS KONSPIRACION I UDB-së!

PROCESI I ZENICËS KONSPIRACION I UDB-së!

PROCESI I ZENICËS KONSPIRACION I UDB-së!

PRESIDENTIT TË FBeH

QEVERISË DHE PARLAMENTIT TË FBeH

MINISTRIT TË DREJTËSISË DHE PROKURORIT TË SHTETIT

S A R A J E V Ë ,

Presidentit të Republikës së Maqedonisë

Qeverisë dhe Parlamentit,

Ministrit të Drejtësisë dhe Prokurorit të shtetit,

Gjykatës supreme të Maqedonisë

S H K U P

Anbasadorëve të shteteve demokratike të komunitetit ndërkombëtar,

Parlamentarëve në Këshillin Europian

B R U K S E L

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Unë Nafi Çegrani me adresë në fshatin Çegran,1237 të Gostivarit Maqedoni, nr. amzës:1010946450188.

Ju drejtohem për drejtësi dhe të di të vërtetën, sepse jam viktimë e një procesi apsulutikisht të montuar dhe të inskenuar në saje të akuzave dhe dëshmive të rreme, kinse për “vrasje” sipas nenit 37 të LP të Maqedonisë Socialiste të viteve 1981, e për çka Gjykata e Zenicës më ka dënuar fillimisht me vdekje- pushkatim, e më pas dënimi është shndërruar në 20 vite burg të rëndë.Por, unë nuk jam AKTOR, as që kam lidhje apo në dijeni për ndonjë “vrasje”! U përballa me një mal gënjeshtrash dhe gènjeshtarè të cilët më akuzonin për gjëra të cilat fare nuk i kasha në dijeni dhe nuk isha aktor i ndonjë vepre penale…

Rreptësisht i rrefuzoj akuzat e kurdisura dhe aktvendimet pa bazë dhe pa fakte të Gjykatës së Zenicës, e cila në mënyrë paushalle dhe të turpshme, duke më përdorur mua si VIKTIMË , bën shkeljen e ligjeve në mënyrë flagrante, ashtu siç bënin policia dhe gjykatësi hetues Bodul Nikica madje dhe prokurorët Mutapqiq e Mensur Hoxhiq, duke më vë mua në pranga në bankën e të akuzuarve, ku me një grup shqiptarësh dhe një Boshnjak më dënojnë siç ceka më lartë, e për çfarë do të jap më poshtë sqarime më të thukëta.

Zotërinj të respektuar,

Unë ju vëretëtoj me saktësi dhe në mënyrë reale, jeni të bindur se gjatë hetuesisë duke bërë terror të paparë dhe gjatë gjykimeve janë përdor mjete dhe metoda të cilat janë të kundërligjëshme dhe të dënueshme me ligj, më kanë zgjedhur si dash për kurban, dhe me vite jam viktimë i procesit të montuar në baza nacionale dhe me motive politike, ose edhe me prapavija të tjera, si hakmarrje etj. /, duke më fut brenda qelive skëterë dhe mureve të kazamateve që nga 01.tetor 1981, e që edhe sot e sot vuaj pasojat e tmerrshme nga terrori, ndëshkimet, vuajtjet shpirtërore dhe fizike, duke më shkatëruar çdo gjë dhe familjen dhe vitet më të mira të rinisë sime.ME VITE E DEKADA MBETA PERSONAZHI MË TRAGJIK I PROCESIT ANTILIGJOR TË ZENICËS! Përse kështu vallë?

Gjatë arrestimit dhe hetuesisë me muaj të tërë mbi mua dhe mbi të akuzuarit tjerë dhe ndaj ,,dëshmitarëve,, është ushtruar një dhunë e paparë psikiko fizike dhe presione brutale policore, kur më tërhiqnin zvarë dhe në pranga nga qelitë e burgut hetues në Zenicë , më dërgonin në podrumet e përgjakura të policisë së Bugojnës në Bosne , ku Ante Bërnada dhe kllapa e tij shoviniste e kriminale bënin kërdi mbi mua, duke këkrkuar të shkruaja edhe të ashtuquajtura ,,Letrat e fundit lamtumirës” për familjen, duke ushtruar dajak, kërkonin të nënshkruaja deklarata kinse unë isha ,,fajtor,, për ,,vrasje,,! Këtë, se çfarë po bënin me mua inspektorët xhelat, edhe pas muajsh të tëra pasi më kishin dorëzuar tek gjykatësi hetues, e kishin në dijeni edhe Bodul Nikica si gjykatës hetues edhe prokurori i Qarrkup në Zenicë, por të gjithë kanë hesht dhe janë bërë veshë të shurdhur, ose ndonjëherë thonin se e ,,atillë ishte procedura hetuese!’’ Po, kështu kishin vepruar edhe Temelko Boshkovski, komandiri i milicisë Zdravko, inspektor Haki Fejzullahi etj në SPB në Gostivar ndaj të pandehurve dhe “dëshmitarëve” / ky I fundit duke ia fut revolen në gojë një dëshmitari/, duke bërë terror mbi to, në saje të ARGUMENTUM BACILINUMIT, me qëllim që sa më shumë t’i ngatërronin dhe sajonin deklarata të rreme, e që të niseshin kështu në rrugën e ferrit, atje ku nuk ndriçonte dielli…

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Gjithmonë APELOJMË NË NDËRGJEGJEN Tuaj që të njoftoheni më tej me rastin se si dhe në çfarë mënyre, përse më kanë dënuar në proces të tillë të kurdisur me akuza të rreme fund e krye, me manipulime dhe intriga për diçka që unë personalisht NUK KAM NË DIJENI a vërtetë egziston ndo një krim i bërë. Ju lutem të viheni në mbrojtje të së vërtetës dhe drejtësisë.Kërkoj me lutje nga Ju që të bëni presion në bazë të ligjit , kompetencave dhe autoritetit Tuaj që vendimet e turpshëm dhe të paligjshëm të Gjykatës së Qarrkut në Zenicë K.133/81 të datës 26.07 1982 dhe K.94/83 të datës 16.09.1983, të anulohen ose të shpallen të pavlefshëm, duke më liruar nga akuzat e sajuara ose të kërkohet të mbahet RIGJYKIM pranë kujdo qoftë Gjykate në Europë, duke e patur gjithmonë parasyshë dhe si bazë ligjore Vendimin e Gjykatës Supreme të BeH në Sarajevë, Kzh.139/83 të datës 13.041983, të gjykatësit Mr. Vllajsavleviq Mirko, i cili konkludon se akuzat e hetuesisë janë të pabaza dhe vetë vendimi i Gjykatës së Qarrkut në Zenicë është paushalle dhe pakurfarë faktesh e baze ligjore…Nafi Çegrani nuk ka motiv të bën vrasjen e persones Melihe Deliq të cilën nuk e njeh dhe nuk e ka parë. Në këtë drejtim, edhe Gjykata e Zenicës nuk ka fakte dhe argument NËSE VËRTETË KA NDODHUR ,,vrasje,,! A Ramadani Vahedin dhe Huseini Hajrullah, kanë pas shkaqe përse kanë gënjyer gjatë hetimeve, dhe deklaratat e tyre janë kontradiktore dhe të dyshueshme, sepse nuk e flasin të vërtetën, duke ia hudhur fajin Nafi Çegranit që të lehtësojnë pozicionin e tyre”- konkludon gjykatësi Mr. Vllajsavleviq Mirko.

Mbetem me shpresë se do të viheni në mbrojtje të së vërtetës dhe të zbardhet pafajsia ime shejtë njerëzore, sepse:

Drejtësi është ndarja e drejtë e padrejtësisë. E drejta është e drejtë, akoma dhe nëse të gjithë janë kundër teje.Eshte jashtëzakonisht e vështirë të gjesh të drejtën në botën tonë ashtu siç është e vështirë të gjesh të vërtetën e shejtë njerëzore.Aty ku ka dhunë, nuk ka drejtësi… E mbi mua dhe shatët shqiptarë dhe një Boshnjak dhe një tabor ,, deshmitarësh,, janë rrah me dajak e çufurra hekuri me muaj të tërë, e dhuna dhe gazepi nuk na është hequr qafe me vite në burgjët e tmërrit dhe ferrit.

Inskenime të tilla dhe terror nuk di a ka pas në ,,çistkat,, e Stalinit, nuk di kaq jo human a janë sjellë gestapovcit e Hitlerit… Po, kështu është ! Dhe dinjiteti im ende mbetet i përballur me intrigat e nëntokës kriminale udbashiane dhe të ,,ustallarëve,, të KOS-it jugosllav…

/ … Gati 3 dekada e gjysë jam në kërkim të drejtësisë dhe zbardhjes të së vërtetës, rreth procesit të montuar gjyqësor në Zenicë të Bosnës ku më kurdisën akuza të rreme dhe inskenime për diçka që nuk kam në dije nëse egziston ose jo ! Dhe, sot kur po shkruaj këto reshta, më riktheu në kujtesë, të gjitha ato mashtrime e trillime gjatë hetuesisë, të gjitha ato manipulime e gënjeshtra gjatë mbajtjes së seancave gjyqësore me muaj e me vite të tëra…

Kur më kanë arrestuar mua në banesën time në Shkup, me 01 tetor të vitit 1981, ose më mirë do kisha thënë: kur më kanë KIDNAPUAR disa persona civil dhe një tabor policësh me uniform dhe të armatosur me ,,mashinka,, nuk kam ditur gjë se për çfarë është fjala, nuk kam ditur përse më arrestojnë dhe në ç’ drejtim më çojnë me ajroplan të kompanisë ,, Inex Adria,,! Fillimisht mendova se këta do jenë oficera të UDB-së dhe KOS-it federative jugosllav dhe se sigurisht destinacioni është Beogradi, sepse kasha dyshime për vitet që isha në përplasje me krerët e atyre Shërbimeve famoze, dhe tanimë që isha kthyer nga Amerika, isha i sigurt se këta kërkonin nga unë shumë sqarrime për arratisjen time në SHBA vite më parë…E tanimë, edhe në Kosovë kishin nis që me pranverën demonstrate shqiptare, dhe mendoja:,,kanë shkas dhe kanë gjet moment të volitshëm që të më arrestonin.

Kështu nisi beteja me djallin, në podrumet dhe qelitë me mure përplotë me njolla gjaku sikur gjendesh në kasaphane!

U krijuan shumë mistere e teori konspiracioni. Konspiracioni i parë, i cili nisi të qarkullonte, e që i dëgjoja nga gojët e inspektorëve gjakpirës dhe nga pyetjet që më bënin, kuptova se bëhëj fjalë rreth kërkimit të një personeje , e që më tregonin një fotografi femre / emrin e të cilës e mësova prej tyre, se quhej Meliha Deliq/ dhe se qenka ,,rrëmbyer,, nga Bosna në mënyrë dhe rrethana të çuditshme, të pa besueshme e që të gjitha këtyre tregimeve u vinin erë sajesash.Por, unë nuk dija asgjë, nuk kisha asnjë lidhje apo njohuri. Inspektorët flisnin kinse UNË mund të isha njëri nga ,,rrëmbyesit” e mundshëm, duke kërkuar nga unë që të jepja sqarrime se si ..paskam qënë në Bosnje,, dhe ku gjendej e humbura Melihe, të cilën as nuk e kisha parë ndonjë herë jetë, as nuk e njihja.

,, Unë nuk di asgjë nga këto gjëra që po dëgjoj prej jush! Nuk e kam të njohur një gjë të tillë dhe nuk njoh ndonjë Melihe Deliq. Gabimisht më merrni në pyetje për gjëra që unë as nuk kam nevojë…!,,

Ata niseshin të revoltuar duke u vërsul mbi mua i lidhur në pranga si të ishin shtazë të egra që kërkonin të pinin gjak njeriu… Më fyeni dhe shanin NËNËN SHQIPTARE !

Madje , sipas zhvillimeve dhe përplasjeve me inspektorët, në pyetjet e tyre se si i njihja Vahedin Ramadanin dhe Hajrullah Huseini. U rrëfeja, se e njihja Vahedinin, dhe se nuk ishte njeri fort i mirë dhe se ishte një tip dallaverexhi, i cili tek unë vjente shpesh dhe kërkonte që t’i bëja disa shërbime / sidomos rreth hapjes së një qebatorje në Shkup. Për këtë edhe isha angazhuar. Kurse Hajrullah Huseinin, nuk më kujtohej fillimisht se kush ishte. Por inspektorët pasi më treguan se ky njeri ka një kafene në Gostivar. Atëherë m’ u kujtua personi, të cilin e njihja vetëm si ,,Hajro,, ! U dhash sqarrime, por çdo gjë ishte e kotë, ata silleshin ndaj meje si xhelatë duke përdorë dhunë psikike dhe fizike, duke më provokuar në baza nacionale dhe duke më sharë e ofenduar. Më thanë:,, Ja, e shikon se e njihkje kush është Hajrullah Huseini?,,- dhe sërish më kërcënonin. Po, e di tani kush është ,,Hajro,, pasi më treguat ju, se ndryshe nuk më kujtohej se as mbiemrin nuk ia dija se quhej ,,Hajrullah Huseini,,!…

Ndjehesha tejet i revoltuar, sepse isha njeri me sedër dhe që kisha dinjitetin tim, edukatën dhe kulturën time si njeri…E nuk kisha përse të gënjeja, por e kuptova se ata kishin një qëllim, një plan të caktuar, ishin mjaft tendencioz dhe donin të më ngatërronin e fusnin në ndonjë lojë apo valle që unë nuk kisha njohuri. Pyetjet e tyre shpesh merrnin kahje ,duke kërkuar të jepja sqarrime në ç’ mënyrë u largova nga ,,SDB,, dhe pse u arratisa në Amerikë, pa informuar askend në Shërbim! Unë edhe për këtë u jepja sqarrtime, duke u thënë se nuk dija, në fakt, se cilat ishin akuzat që më kishin arrestuar, duke pohuar sërish se sa i përkiste asaj se a ka ndodhur ndonjë ,,rrëmbim,, dhe cili ishte fati i Meli Deliq, unë nuk kisha ndonjë njohuri. Këto biseda i dëgjoja për herë të parë prej tyre…Sërish niseshin lojërat e djallit nga fillimi…

Konspiracioni i dytë ishte mundësia e ,,kidnapimit,, të persones Meliha Deliq nga një grup shqiptarësh, emrat e të cilëve do i mësoj më vonë gjatë fazave të hetuesisë , dhe as që kisha në dijeni se në paraburgim në qelitë e burgut hetues të Zenicës gjendeshin edhe persona të tjerë siç ishin Nijazi Hasani, Zuhdi Hasani nga fsh. Forinë, e që unë njihja formalisht vetëm Nijazi Hasanin, pasi e kam pas gjeneratë në shkollën fillore, dhe dija se gjendej në Gjermani/ Nuk kam pas në dijeni se në vite qenka kthyer nga Gjermania dhe se gjendeshka me punë në Visoko.Madje Abdurahman Sheshiq, nga Bosnja dhe Mensur Asani, ky i fundit ishte një bashkëfshatar imi, të cilin dikur e kam pas nxënës, e që kishte qebaptore në Travnik, por që nuk e kisha parë apo takuar disa vite e vite me rradhë. U jepja sqarrime inspektorëve ,madje edhe gjykatësit Bodul Nikica, një njeri shovinist dhe pa fije morali njerzor. Çdo gjë që orvatesha , duke fol vetëm drejtë dhe të vërtetën, ishte e kotë…Lojërat e djallit dhe KENTAURËVE vazhdonin, duke ushtruar dhunë e tmerre ferri. Habitesha nga i gjithë ai terror, dhe këtë nuk arrija ta kuptoja se a ishte e mundur një gjë e tillë të ushtrohej nga njerëz normal, apo janë kriminel të çmendur. Unë, në vazhdimësi , pasi ndjehesha i ofenduar, tejet i nënçmuar dhe i fyer, u kundërvihesha me rreptësi, sepse isha në rrugën e drejtë dhe i pafajshëm. Ata shpesh dinin të më thonin:,,Nëse nuk je fajtor për diçka, atëherë fajtorë janë ata të Shërbimeve të Maqedonisë të cilët kanë dhënë verdiktin e tyre që ty të të marrim në burgjet e Bosnës!,,

,,Si ka mundësi kjo, dhe a është e mundur një gjë e tillë”?-mendoja me vete. Habitesha, dhe bëja pyetje : ,,Përse vallë, cilat janë shkaqet…Madje, përsëri në mëndje më binte arratisja ime në Amerikë! Duke menduar me vete thoja: ,, OK për këtë,,! Por nuk i kuptojë çfarë qëllimi kanë dhe me çfarë marrinash duan të më përziejnë këta që po më terorizojnë, siç ishin bisedat rreth ndonjë ..rrëmbimi,, të persones Meliha Deliq. Çfarë do të thotë kjo? Nuk i merrja me mend gjërat që më përgatisnin / ose që kishin përgatit me muaj të tërë/pas shpine dhe kurthet me lloje të ndryshme deklaratash të kota të marra me dajak nga të pandehurit, e që unë nuk isha në dijeni…

Konspiracioni i tretë diskutohej gjatë hetuesisë për kinse një “takim rasti” midis meje dhe Vahedin Ramadanit apo Hajrullah Huseinit, dhe se me to qenka parë e humbura Melihe, herë në kafenenë e Hajrullahit, e herë ,,tek stacioni i autobisave,, … ,,Apo ndoshta , mund të ketë qenë parë edhe tek stacioni i trenit,, !- thujase hulumtonin ata, e në fakt konstruonin skenarin e tyre sipas planit . U thoja se asnjehërë në jetë nuk kam pas ndonjë rast të tillë të takoja tek ndonjë stacion Vahedinin ose dhe Hajrullahin e me to bashkë të paskesh qënë e humbura Melihe. Për të cilën sërish, dhe në mënyrë kategorike pohoja se nuk e kam njohur as dëgjuar ndonjëherë.

Konspiracioni i katërt dhe disa të tjerë me radhë ishin të turpshëm. Kinse unë me Ramadanin dhe Huseinin paskeshim bërë gjëra të pamoralshme dhe ,,prostitucion,, me Melihe Deliq, e cila paskesh qenë e ,,rrëmbyer,, dhe e sjellë nga Bosnja në Gostivar dhe se do të punonka si kamariere në kafenenë e Hajrullah Huseinit. Dhe një sër budallakirash do të dëgjoja prej tyre, e të cilat do të futeshin në përmbajtjen e aktit të akuzës dhe të gjykimit. Çfarë ironie !

Jepja sqarime se unë në kafenenë e ,,Hajros,, kisha kthyer vetëm 2-3 herë në jetën time dhe nuk kam qënë ,,mysafir i përhershëm,, siç insistonin të formulonin deklaratat dhe akuzat e tyre inspektorët Ante Bërnada, Stipe Grabovac, madje Bodul Nikica si gjykatës hetues dhe disa që tërhiqeshin si ,,prokuror,,!

Disa nga këto teori konspiracioni u disejnuan në godinën e SPB në Gostivar / apo ndoshta edhe në Shkup, nga ata të cilët kërkonin kokën time/, dhe madje në vazhdimësi në godinën e SUP Bugojno dhe qelitë skëterë të burgut hetues në Zenicë, ku në vazhdimësi ushtrohej me muaj të tërë terror dhe dhunë. Teoritë konspirative dhe mjegullnajat e Temelko Boshkovskit dhe jaranave të tij nga Bosnja, u disejnuan me qëllim të keq që aktorët e ,,zhdukjes,, së Melihe Deliq të ,,ishim,, : Unë , Ramadani Vahedin, Huseini Hajrullah, kurse emrat e përsonave që e paskan ,,kryer rrëmbimin,, do të rradhiteshkan në veçanti në aktin e akuzës si : Abdurrahman Sheshiq, Zuhdi Asani, Nijazi Asani dhe Mensur Hsani… Ashtu sin ë filmat e Hiçkos.

Por, një gjë dihet e saktë dhe që ka shumë rëndësi për çështjen, e ajo është se, në fazat e gjykimit u konstatua që: Zhdukja e Melihe Deliq do të ketë ndodhur në Bosnje, ose e fshehur, ose e ndërruar me identitet nga vetë Shërbimet secrete jugosllave, ose e vdekur në ndonjë mënyrë që ende MBAHET E FSHEHUR nga organet policore dhe gjyqësore. U tha se ka ndodhur në Bosnje, sepse sipas tërë kësaj drame të sajuar, nuk ka logjik dhe nuk është e mundur në këtë relacion të gjatë me tren nga Bugojna ose Travniku dhe Zenica, në drejtim të Beogradit,Nishit e gjer në Shkup, dhe madje nga aty gjer në Tetovë e Gostivar, dhe ,,nën presion apo kërcënim ,, nga Zuhdi Hasani se nëse bënte ,,ndonjë zhurmë,, do ta vriste!?!,, Po në tërë këtë relacion të gjatë që udhëtohet me tren gati dy ditë e dy nëtë, ka edhe policë edhe njerëz, rrëmujë pasagjerësh e udhëtarësh , dhe nuk ka shanse të ketë ndodhur ndonjë ,,rrëmbim,, siç e kanë sajuar me imagjinatën e tyre kriminale inspektorët në fjalë AKUZËN , e të cilët duhet të përgjigjen për krim… Gjykata për të Drejtat e njeriut dhe Prokuroria Europiane duhet të kërkojnë përgjëgjësi nga ata të cilët e montuan dhe inskenuan me sajesa të rreme dhe tërë këtë proces turpi gjyqësor në Zenicë të Bosnës, duke na dënuar si një ,,grup kriminelësh,, shqiptarë në kryë të të cilëve paskëshëm qënë UNË !

Por, të shkojmë rradhasi :

– Më kujtohet shumë mirë se gjatë fazave të hetuesisë dhe gjatë seancave maratone të gjykimit të montuar u përmëndën edhe disa raste të mundëshme tjera e dyshime rreth të humbërës Malihe Deliq, si psh se ajo paska qënë në vendin e punës së saj në një Ndërmarje ushatarke në Bugojnë ku ka qënë e punësuar si persone e përshtatshëm dhe me pëlqimin e KOS-it dhe UDB-së jugosllave si bijë oficeri të APJ, dhe se Melihe Deliq e ka të shtypur kartonin për hyrje e dalje gjatë orarit të punës në atë Ndërmarrje 2-3 ditë pas datave që paraqet akuza , dmth me 16 dhe 17 e marsit, kurse akuza thotë se me 12 e 13 marsit është kidnapuar, kurse e ,,vrarë,, është ,,strikt,, me 14/15 e marsit. Gjë që nuk është e mundur dhe nuk ka logjikë as thënia e ,,dëshmitarit,, të rejshëm Arif Zeqirit, kinse ,,rasti në kreçanën e tij ka ndodh me 14 ose 15 e marsit, e nëse kësaj ia përballim argumentin e ALIBIT të Vahedin Ramadanit se me 13,14,15 e marsit ka qënë në Novi Beçej, ku ka vajtur për të dhënë provim për Certifikatë për qebaptore, dhe bashkë me dëshmitarin tjetër Bastri Nuredini kanë bujtë në hotel ,,Beograd,, të Novi Beçejt ku janë të evideëntuar me letërnjohtimet e tyre personale. Këto argument gjenden në dosien e çështjes që mban gjykata e Zenicës. Atëherë, vjen pyetja se a ka qënë e mundur Meliha Deliq të jetë,,rrëmbyer,, sepse datat tregojnë ndryshe. Madje rasti që deklaron edhe Sheshiq Abdurahmani se atë kohë qenka gjet një femër e mbytur në Lumin Vërbas, i cili lum kalon afër shtëpisë së Melihe Deliqit ku ka jetuar, dhe se pas zënkës që paskan pas me të dashurën e tij Abdurrahmani, ajo i ka thënë se nëse nuk e marton, do të mbyteshka në Vërbas. Këtë Abdurrahmani e sqaron edhe para gjykatës.Për këtë ka edhe deklaratë me shkrim. Prindërit e saj i kanë dërguar policia për identifikim, por ata nuk kanë mund të thonin diçka më komnkretisht, pos Sheshiqit i cili thotë se ajo kufomë ishte e Melihe Deliqit dhe se e ka njohur nga dhëmbët që në mes i paska pas ,,dhëmb të rrallë,, etj. Apo, pas të gjitha këtyre, fshihen konspiracionet e UDB-së dhe KOS-it të Jugosllavisë titiste, sepse planët e tyre sekrete janë shumë djallëzore dhe tinëzare. Madje edhe disa dyshime të tjera se mund të qenka e gjallë ku e paskan dërguar UDBJA dhe KOS-i jugosllav dikund në Australi me detyra speciale për spiunazh sepse Meliha si një vajzë oficeri të APJ, e përshtatshme për punë agjenturore, ka qënë e zgjedhur, ose mund të jetë në pyetje edhe ndonjë konspiracion tjetër i mundshëm, sepse Shërbimi i kundërzbulimit jugosllav dhe UDBJA paskan bërë plan sekret për martesën e Miro Bareshiqit, kroat i cili më 1971 ka bërë atentatin ndaj amabasadorit jugosllav Roloviq, dhe se dasma e Bareshiqit në vitin 1981 UDB-së i paska kushtuar disa qindra dollar, për çfarë ato vite kanë shkruar edhe disa gazeta të Zagrebit si ,,Zagrebaçki vjesnik,, madje edhe revista ,,Globus,, etj.Por askush asnjëherë nga prokurorët dhe gjykata e Bosnës ose Maqedonisë si organe të cilët zhvilluan Valcerin e Zenicës nuk kanë ndërmar të bënin diçka në lidhje me zbardhjen e të vërtetës …

Nuk di përse vepruan kështu, apo ndoshta nga se më kishin arrestuar mua dhe kishin shkruar të gjitha gazetat e Jugosllavisë titiste se është burgosur ,,vrasësi,, i Melihe Deliq e i cili pritet të dënohet më vdekje –pushkatim! Çfarë turpi dhe punë kriminelësh, më shpallën ,,fajtor,, dhe dënuar me vdekje, me trillime dhe ende pa u mbajt gjyqi…Dmth. Çdo gjë e paskan pas të planifikuar dhe ,,punë të kryer,, sipas apetiteve të policisë që kishin konstruuar këtë ,,dasëm,, dhe të realizoheshin dëshirat e inspektorëve shovinista Ante Bërnadës, Zhivko Mitevskit, Fikret Bradariqit, Sllobodan Stankoviqit,Temelko Boshkovskit, prokurorëve Mitapqiqa e Mensur Hoxhiqa, të gjykatësve kretenë dhe kapadahinj si Sulejman Kapetanoviq apo edhe nacistit Tihomir Baboviq.

UDBJA dhe KOS-i qëndronin mbi të gjitha, edhe mbi gjykatat. Ato bënin edhe shiun edhe diellin , edhe tmërrin edhe vdekjen në jetën e shqiptarit. E unë që kur isha si zyrtar në rradhët e këtij Shërbimi famoz fillova t’i përbuzja, kur shikoja se banda kriminale mbanin shpatën e diktaturës, revoltohesha edhe për këtë që po ndodhte dhe bënin në hetuesi dhe në gjykatën e Zenicës. Isha i bindur se ata bënin krime…

Shpesh dinin të futeshin natën në qelinë time prëj betoni dhe me maska në krye më shqelmonin deri në alivanosje , të rrahurit me shkopinj gome bëheshin në mënyrë shtazarake, madje më hiqnin zvarë të përgjakur dhe më fusnin në të ashtuquajtur ,,qorrkë,, ku nuk dija nëse jasht ishte ditë apo natë, nuk dija nëse kishte ardh pranvera, nuk dija nëse jasht biente shi apo borë… Vehtja më dukej sikur gjendesha brenda ,,Nëntë rrathëve ,, të Fërrit të Dante Aligerit, në strofullë e djallit dhe të gjarpinjve. Kështu ndodhëte kur vinin natën më mërrnin lidhur në pranga Ante Bërnada dhe të tjerët dhe zvarë më çonin të rrahur e të rraskapitur, të lyer me gjak në podrumet e SUP Bugojno. Kush e lejonte këtë kështu, dhe përse më terorizonin në mënyrë fashistoide edhe pas disa muajsh të tërë të dorëzuar në duarët e gjykatësit hetues në burgun e Zenicës, a thua vallë kjo bëhej me dijeninë e gjykatësit hetues Bodul Nikicës? Po, përse për një gjë të tillë nuk informonte as drejtori i këtij burgu famkeq Fahrudin Jarac? Apo të gjitha këto kështu ishin të koordinuara , dhe marrja nga inspektorët kohë e pa kohë, tërë natën ushtrohej dhunë naciste në podrumet e SUP Bugojno, apo ndoshta e tërë kjo është bërë me dijen e gjykatësit hetues dhe me ,,pëlqimin,, e Drejtorit të këtij burgu Jaracit shkurtabiq dhe të komandirit Zahir Skopljak. Në podrumet përplotë me njolla gjaku, më mbanin të lidhur me zinxhir dhe më terrorizonin ditë e natë me rradhë, dhe në fund, ashtu me gjysë shpirti, as i vdekur dhe as i gjallë , sërisht natën më këthenin në qeli të burgut hetues. Aty bëhej një krim i pa pare si kasaphane …

Pastaj, sërisht vjente gjykatësi hetues me syze të trasha Bodul Nikica, duke më pyëtur se ,,çfarë kishte të re,, dhe se a kisha ndonjë ,,vërejtje,, me sjelljen e gardianëve në burg, ose si ishte ushqimi që na jepnin…Unë nuk përgjigjësha kurgjë, vetëm që protestoja përse më mbanin në burg dhe përse më terorizonin dhe se unë nuk isha fajtor! Ai më shikonte i vrejtur dhe në mënyrë cinike nën xhamat e syzeve, duke thënë se hetuesija ende po vazhdonte / edhepse kishin kaluar 4-5 muaj nga burgosja ime/. Edhe ,,gjykatësit,, tjerë , shpesh kur më vizitonin në qeli të burgut, ishin të shoqëruar me nga 2-3 persona civilë të cilët për mua ishin të panjohur, / e ndoshta ishin UDB-a vetë! Thoshin, se ende ishin duke bërë ,,verifikimin dhe vërtetimin,, e ,,akuzës,,! Unë ua përplasja në sy se ,,akuzat,, që duan të më rëndojnë mua, janë vetëm gënjeshtra dhe pjellë e fantazisë së tyre të prishur ose të inspektorëve si Ante Bërnada, Fikret Bradariq, Temelko Boshkovski dhe shefave të tyre… Dhe të gjithë bashkë, ata dhe tabori nga Bosnja në krye me Baboviqat e Mutapqiqat ishin manipulatorë dhe kombinuesit më të paturpshëm që zhvillonin procese hetimore dhe gjyqësore pa kurfarë bazash ligjore dhe në mënyrë tendencioze, sepse vetë më akuzonin dhe të njëjtit më dënonin… Nuk di nëse një gjë të tillë ka njohur ndonjëherë historia e gjykatave dhe jurisprodencës së B e H dhe Maqedonisë.

***

Ende në fazat e hetuesisë, duke filluar disa herë sërisht nga fillimi, dhe nuk dihej se ku e kishin mbarimin, duke më bërë me qindra e mijëra pyetje nga më të ndryshmet, bile edhe nga jeta ime private, nga koha dhe mënyra e arratisjes sime në Amerikë etj. Madje duke ushtruar dhunë hynin në ,,fazat e hetuesisë,, dhe rreth ,,fajsisë ,, sime, duke më komunikuar shpesh se ata më kishin paraparë , sipas planit që më kishin dënuar me vdekje. Dhe se këtu, nuk paska çfarë të kërkohej nga unë !Duke e arsyetuar terrorin që më bënin, sepse ,, qënkam fajtor,,!

Sa turp… Këtë nuk e kanë bërë as fashistat e Pinoçes.

E gjyqi ishte vetëm një komedi me përmasa qesharake dhe turpi, i inskenuar dhe i cili njashtu e ,,justifikonte,, terrorin dhe dhunën e ushtruar mbi të akuzuarit dhe ,,dëshmitarët,, duke pohuar se ndryshe nuk kanë dash të rrëfenin të ,,vërtetën,, pasi paskëshin dhënë BESËN E ,, MADHE,,! Mund të habitet njeriu normal me budallakira të tilla dhe çfarë manipulimesh fyese dhe në baza nacionale që vepronin këta zullumqarë në emër të ligjit dhe të popullit ! Unë orvatesha tua spjegoja domethënien e fjalës BESË ,dhe çfarë do të thotë kjo, sepse besa nuk i jepet çdo kujt, as nuk mund të kërkohet nga çdokush, e si mund të jepet ose të marrë BESË nga këta ,,burra,, të cilët kur janë në zor shesin edhe mamanë e tyre për 5 lekë vetëm që të kenë gjëndjen e tyre më të lehtësuar…E BESA E SHQIPTARIT është institut i veçantë, është FJALË E DHËNË dhe nuk ka lojë me BESËN siç veproni Ju si gjykatë që jeni duke manipuluar edhe me BESËN dhe me të akuzuarit. Të marrësh në besë dikënd, t’i japësh besën dikujt – të gjitha këto shprehje në traditën e shqiptarit, të ftojnë të jesh i paprekshëm e i pathyeshëm para çdo miklimi, para çdo shpërblimi, para çdo premtimi, para çdo kërcënimi, para çdo flijimi, e edhe përpara vdekjes. Besa është virtyt i traditës së shqiptarit e që lidhet ngushtë me DREJTËSINË. A thua vallë këta ,,trima,, qenkan BURRA TË BESËS? Jo, e nderuar gjykatë, këta janë vetëm trillime që dëshironi, e ky është qëllimi i juaj, që të DEVALVONI vlerat pozitive të fjalës BESË që me shekuj e mbajnë shqiptarët, por për gjëra që kanë vlerë, e nuk jepet besa për të bërë krime, ose siç thuani ju me akuzat e konspiracionit, se paskëshin dhënë besën ,,për të mbuluar krimin,,!Ju as që mund ta kuptoni domethënien e institutit BESA, sepse nuk jeni shqiptar. Kjo që ju jeni duke bërë është turp, sepse kjo kështu siç pohoni ju, bie ndesh me rregullat dhe traditën e shqiptarit.Në sy ua plasja të vërtetën, e gjykatësit ,prokurorët dhe porota ulnin kokën. Vetëm reagonte shovinisti T. Baboviq, sepse ai ishte një gjykatës me shpirt egërsire dhe fytyrë KENTAURI !

Sakrifica ime / dhe e qindra e qindra të burgosurve të tjerë që mund të ishin të pafajshëm, e që i njeh historia e viktimologjisë/, u bëja ballë më dinjitet fortunave të djallit brenda mureve të trasha të strofullëkut të tyre gjakatare. Më dukej si një fenomen i lidhur ngushtë me qëniën dhe moralin e popullit shqiptarë të vuajtur, të survejuar e të syrgjynosur, të shtypur e të sakrifikuar në çdo pikëpamje…Dhe, unë ndaja fatin tragjik të kombit që i takoja .

Kështu me dhunë e dinakëri gjatë hetuesisë por edhe gjatë senacave në gjykatë, përpiqëshin me forcë të detyronin qoftë të akuzuarit me njëri-tjetrin apo ,,dëshmitarin,, në ballafaqim me viktimën, dhe duke e trajnuar që të deklaronte rrejshëm për ,,vepër të kryer,, duke u sul herë ndaj njërës viktimë e herë ndaj tjetrës, kështu duke kryer një VDEKJE MORALE me qëllim që të fusnin grindjen e hakmarrjes dhe të vëllavrasjes, në gjykatën famoze të Zenicës bëhej një kërdi dhe komedi… Unë i kuptoja fare mirë intrigat e tyre, me dinjitet insistoja që të më thuhej e vërteta, duke I lutur t viheshin në mbrojtje të vërtetës dhe drejtësisë, lutesha të më thuhej e drejta, nëse dëshironin që të kishin ndërgjegjen e pastër, edhepse ndërgjegja e tyre ishte e përgjakur fare ! Ata, gjykatësit, si Tihomir Baboviq njashtu edhe Sulejman Kapetanoviq, viheshin të gjithë kundër meje, duke insistuar që të më theni e bëni leckë në aspektin moral. Por, nuk ia arrinin dot! Unë isha dhe mbetem NJERI !

***

Ramadani dhe Huseini, madje edhe ,,dëshmitari,, Arif Zeqiri gjer në vdekjen e tyre e ndjenin vehten TË MASHTRUAR dhe I brente ndërgjegja e tyre / nëse mund të thuhet se a kishin vallë, ndonjë fije ndërgjrgjrje/, pohonin se janë keqpërdorur si vegla të kota nga ana e inspektorëve Temelko Boshkovskit, Ante Bërnadës, gjykatësit hetues Bodul Nikicës dhe shumë të tjerëve të cilët me manipulime dhe dallavere kanë ndikuar direk ose indirekt në montimin e akuzave dhe inskenimeve në gjykatën e kurdisur në Zenicë ku asnjeherë askush prej tyre nuk është përmbajtur linjës së drejtës njerëzore dhe të drejtësisë dhe ligjit, por duke u orvatur të degradojnë personalitetin e viktimës, duke bërë një gjykim për vepër penale ,,vrasje,, QË UNË NUK DI NËSE EGZISTON OSE JO . Por, jam tejet i bindur se e gjithë ajo hallakamë çdo gjë ka qënë konspiracion i UDB-së dhe KOS-it jugosllav , duke synyar shkatërrimin e dinjitetit të njeriut të vërtetë dhe duke e treguar atë nën ngjyra të së keqes dhe nën hijen ,,krimit,, vetëm e vetëm për ta nxirë si korrbin dhe për ta shpallë të pafajshmin ,,fajtor,,!

Gjersa unë po u rrëfeja gjykatësve në fjalën time përfundimtare se këto akuza janë të përpiluara nga njerëz ndjellakëqinj të cilët nuk ia duan të mirën as drejtësisë , se nuk janë njerëz të denj e human, por që kanë shpirt egërsire dhe sadiste, kanë bërë krim gjatë të ushtruarit të detyrës dhe duke e këqpërdorë atë , si persona të autorizuar, durë I kanë të lyrta me gjak. Kanë bërë edhe fallsifikime në deklarata me shumë versione e kontradiktore me logjikën dhe të vërtetën, dhe në tërësi është një inskenim, një farse që merret me gjëra paushale dhe të pabaza ligjore…Atëherë, nga rradhët e gjykatësve dhe porota, vërsulet ndaj meje gjykatësi Tihomir Baboviq duke më thënë që të mos ,,filosofoja,, shumë sepse ata që më herët më paskëshin dënuar me vdekje-pushkatim, e unë ende munduheshkam të ,,mbajë ligjërata,, ! U habita plotësisht edhe nga kjo sjellje jo e drejte dhe jo humane, jo njerëzore e gjykatsit, dhe nga kjo nënkuptoja se edhe vetë gjykatësit nuk e duan drejtësinë dhe të vërtetën, por janë tejet të paskurpullt dhe tendencioz, vetëm për të shpall viktimën ,,fajtor,, je ose nuk je ti në të drejtë të Zotit.

***

NË MBROJTJE TË SË VËRTETËS !

… NGJARJE TË INSKENUARA DHE NË MËNYRË CINIKE E KRIMINALE TË PAPARA DHE QË NUK MUND TA MERR ME MEND MËNDJA DHE TA KAP TRURI I LOGJIKËS SË NJERIUT NORMAL…PËRSE KESHTU , DHE KUJT IU DESH E TËRË KJO HALLAKAMË AKUZASH TË KURDISURA PËR ,,VRASJE,, QË UNË NUK KAM NË DIJENI, E DUKE ZHVILLUAR NJË PROCES GJYQËSOR SIPAS NDONJË URDHËRI SEKRET NGA NËNTOKA E ORGANEVE TË CILËT ATO VITE TË RËNUARA ISHIN SHTET, DHE, DUKE SAJUAR NJË MAL ME AKUZA ME SKENAR TË ÇUDITSHËM DHE ASHTU TË MË NXIRRNIN PARA KORDONIT TË PUSHKATIMIT ! PËR TË QINDËN HERË BËJ PYETJE: PËRSE?

APO E GJITHË KJO ËSHTË NJË PADI E MADHE PËR HAKMARRJE NDAJ MEJE DHE NË BAZA NACIONALE SI SHQIPTAR!

/… Kur është vra kryeministri i Suedisë, Olof Palme, në Stokholm, gruaja e kryeministrit, Lisbet Palme, tha që ishte Cristofer Peterson që e ka vra burrin e saj. Gjykata e shkallës së parë e denoi me burg të përjetshëm “vrasësin”, por Gjykata e shkallës së dytë, nuk i besoi dëshmisë së asaj.Edhe mua, asnjë Gjykatë e vendeve perendimore ku mbisundon drejtësia, nuk do më dënoin as me dy ditë burg, e jo me vdekje –pushkatim e më pas 20 vite burg të rëndë. Përkundrazi, do të dënohej “dëshmitari” i rrejshëm, në rastin e procesit të Zenicës, Arif Zeqiri, për dëshmi të rrejshme, bashkë me prokurorin inspeltkorët Temelko Boshkovskin, Ante Bërnadën, gjykatësi hetues Bodul Nikica dhe prokurorët Mutapqiq dhe Mensur Hoxhiq, të cilë e kanë shpjer hetuesinë në rrugë qorre dhe kanë përgaditur dëshmitë shpifse të interpretuar përmes gojës së Arif Zeqirit, apo trillimeve të pa qëna të Vahedin Ramadanit dhe Hajrullah Huseinit, shpirti i tyre vaft në ferr/.

***

Tani, që kanë kaluar gati 35 vjet nga koha kur më kanë arrestuar dhe dënuar në saje të akuzave të rrejshme, pa argumente e fakte, në procesin gjyqësor të Zenicës së Bosnës, siç kam sqaruar më lartë dhe herë të tjera në luftën time që bëj me vite e dekada për drejtësi, kur sot dëgjon njeriu se çfarë dhune dhe terori është bërë, çfarë gjykimi është zhvilluar aq antiligjor, dhe se çfarë është shkruar nëpër gazetat e Jugosllavisë komuniste dhe mediume të tjera, çfarë është folur e thënë në popull, të ndarë në dy tabore, njëra anë që kanë pohuar pafajsinë time, dhe ana tjetër të cilët kanë thënë se ,,gjyqi e ka akuzuar dhe ata e kanë dënuar,, etj. E njeriu normal, mbetet pa mend. Mbetet pa mend njeriu të cilin ai moment e pati gjetur në moshën e viteve të rinisë dhe tani kur del pas vitesh nga burgu, duket i moshuar , i thinjur, i lodhur, i raskapitur dhe me rrudha balli. Kjo të bën të kuptosh se çfarë ka ndodhur gjatë hetuesisë, gjatë procesit gjyqësor dhe gjatë viteve si i dënuar, e ti nuk di se cili ishte ,,faji,, yt. Kjo është tmerr, sepse gjykatësve të tipit Baboviq dhe prokurorëve si Mutapqiq, nuk iu ka interesuar e vërteta.

Kur njeriu i sotëm lexon apo dëgjon këto tregime, rrjedhimisht nis e mendon për protagonistët e saj, për viktimat apo për “heronjtë” e asaj që quhet ,,ndodhi,, gjykate apo ,,aferë, dhe njeriu bëhet kurioz të dijë se cilat ishin palët e “betejës”, çfarë mjetesh, metodash presionesh e dhune përdorën KENTAURËT , gjatë fazave të hetuesisë dhe seansave gjyqësore, sa zgjati beteja dhe cili ishte bilanci i viktimave, njeriu mbetet i shokuar … Mirë do të ishte që të kishim në dorë shumë dokumente e dëshmi, të brendshme e të jashtme, të hapura e të fshehta, në mënyrë që të krijonim një tablo më bindëse për atë që pati ndodhur atë kohë të vitit 1981 me procesin e Zenicës që unë jam i bindur se ka qënë kryekëput një konspiracion i çuditshëm i UDB-së dhe KOS-it jugosllav. Ky, ndoshta, do të jetë privilegj i brezave të ardhshëm,të mendojnë dhe logjikojnë se çfarë mund t’i ndodh njeriut normal nga njerëz ndjellakëqinj dhe që kanë shpirt krimineli e udhëheqin apo përfaqësojnë organe të shtetit dhe gjykata. Dënojnë në mënyrë më çnjerëzore dhe pa kurrëfarë baze ligjore apo argument për ,,vepër të bërë,,! Këta janë njerëz keqbërës, janë e keqja e vehtes së tyre madje dhe e tërë shoqërisë. Unë jam duke shkruar në baza të reales dhe të vërtetës me aq sa di dhe aq sa kam përjetuar, e këto janë të mjaftueshme për një revision të çështjes dhe zbardhjen e së vërtetës njerëzore e humane, pasi fatumi im është mjaft identik me atë të Drajfusit.

E vërteta është se një tip i tillë siç është Temelko Boshkovski, apo edhe ndonjë Ante Bërnada, Bodul Nikica ose Sulejman Kapetanoviq etj. duhej të mbaheshin sa më larg punëve shtetërore, organeve të policisë dhe gjykatës, nëse gabimet janë të tyre e nuk duan të pranojnë, sepse ishin persona kreten,, qejfli pijesh, kumari dhe vesesh të tjera negative dhe jo humane… Andaj puna e tyre është tipike kriminale dhe që duhet dënuar sipas ligjit. Por, kush duhet ta thotë këtë? Organet e BE nuk duhet të heshtin, as prokurorët as Gjykata ndërkombëtare.

***

MJETET E INFORMIMIT DHE GAZETAT JUGOSLLAVE, MADJE EDHE ,,TANJUGU,, I BEOGRADIT, SHPIFNIN KUNDËR TË VËRTETËS, DUKE E MBAJTUR ANËN E AKUZAVE PREJ GËNJESHTRASH, DUKE IPORBOLIZUAR ,,FAJIN,, E TË PANDEHURVE ! ISHTE NJË PROPAGANDË E PLANIFIKUAR DHE E KONVERTUAR…

-Gazeta që shpif, etiketon dhe dezinformon sikurse bënin ato vite shtypi jugosllav dhe “Tanjugu” i Beogradit ,në rastin konkret , sidomos ndaj personalitetit tim si shqiptar i arrestuar, bënin një lloj agjenture të rrezikshme dhe të dëmshme ndaj meje si viktimë që isha dhe mbetem për të vërtetën universale. Gënjeshtra dhe shpifja nuk janë sensacione pozitive gazetareske, por antiprofesionalizëm, amoralitet dhe papërgjegjësi, të dënueshme me ligjet vendore dhe me Konventat evropiane e ndërkombëtare. Por, këtu ishin në pyetje plani i fshehtë dhe konspiracioni i atyre që dirigjonin me hetuesinë dhe gjykatën e Zenicës ato vite.

Ata shkruanin atë që u servohej nga Gjykata e Qarrkut të Zenicës, por që ishin vetëm çështje dezinformuese antishqiptare, në rolin e një agjenture të rrezikshme aktive në Ballkan për shpartallimin e njerëzve që shteti i kishte si therë në sy, ose siç ishte sjellja ime dhe veprimtaria qoft edhe si gazetar me honorary që isha, UDBJA bëntë çdo gjë që mundej, të shantazhonte e shpifte, të spiunonte dhe t’i anatemonte kulturën, poezinë dhe veprimtarinë patriotike shqiptare jo vetëm në Maqedoni, por edhe në të gjitha trojet ku jetojnë etniciteti ynë, në trojet e veta etnike…Bënin hata duke mos zgjedhur mjete dhe metoda për diskreditimin e personalitetit tim në këtë rast që më kishin ndarë ende pa u mbajt gjykimi, dënimin me vdekje-pushkatim.

P.s.

Shumë vite më vonë inspektori Temelko Boshkovski duke thënë se nuk dëshironka të vdiska me ndërgjegje të papastër, ka  bërë një deklaratë me shkrim dhe të vërtetuar në noteri, ku sqaron se si rasti i ashtuquajtur ,,vrasje,, të Meliha Deliqit është i montuar nga inspektorët Ante Bernada , Sllobodan Stankoviq etj. dhe se unë qenkam dënuar me akuza të kurdisura dhe të rreme.

Kategori
Uncategorized

Nga rrëfimet e mia mbi  rrjetin e UDB-së.                            SPIUNI “DOKTOR ZHIVAGA”

SPIUNI  “DOKTOR  ZHIVAGA”

Nga  NAFI  ÇEGRANI

(…Pas Plenumit  në Brione dhe rënies së Rankoviqit më 1966, brenda aparatit për Sigurimin  e shtetit jugosllav të quajtur UDB, u bënë shumë ndryshime rrënjësore të kompetencave dhe mënyrën e të vepruarit. Por, megjithatë, nuk ndryshuan  metodat dhe mjetet gjatë zhvillimeve që ndërmerrte ky Shërbim në hijearkinë e vet ku direktivat jepeshin nga lartë poshtë të nivelit Federativ dhe gjer te ato republikane apo krahinor, siç ishte rasti me Kosovën)!

Por, si vepronin me mënyrat e rekrutimit të informatorëve dhe spiunëve të trajnuar të cilët angazhoheshin për punë spiunazhi jashtë vendit, ose atje do shërbenin si REZIDENTË  në rrjetin e UDB-së, duhet shkruar në saje të reales dhe synimeve për të mirën dhe interesin e opinionit të gjërë … E të rrëfejsh apo të shkruajsh mbi rrjetin e spiunëve  shqiptarë  të  UDB-së  dhe agjenturës jugosllave të viteve të rrënuara komuniste siç i kam njohur unë, të tregoj histori dhe rrëfime mbi jetën apo veprimtarinë e tyre në rrjetet e spiunazhit, nga pozicioni im si ish zyrtar  operativ  apo edhe si specialist në Sektorin  e  analitikës ku isha për disa vite me rradhë, nuk është një çështje e lehtë, janë gjëra sekrete, andaj  është punë shumë e rrezikshme, duke shpalos atë që gjeta dhe kam lexuar nga arkivat e fshehta të atij Shërbimi famoz, që ende mbahen në fonde  si dokumente top secrete në kasaforte çeliku të blinduara (ose mund që shumica prej tyre edhe të jenë zhdukur).Ndoshta… Nga këto fakte herët edhe ishte rrezikuar jeta ime me arratisjen time  në SHBA… Pas shumë përplasjeve që kisha me krerët mafioz dhe të nëntokës kriminale  të atij Shërbimi, e që pas kthimit tim nga Amerika disa vite më mbajtën nën vëzhgim të rreptë, por që me nisjen e demonstratave në Kosovë  më 1981, duke inskenuar një process të paparë fallco dhe  me  synime antishqiptare dhe të kqija ndaj personalitetit tim, duke shkruar akuza të rreme, të bazuara në gënjeshtra, më dëbuan në burgje për pushkatim…                                                              Por, në këtë artikull t’i qasemi  çështjes rreth rregrutimit, veprimtarisë dhe angazhimeve që kishte nga sfera e spiunazhit si informator  i fshehtë disa vite me rradhë në analet  e UDB-së spiuni me nofkën  “Doktor Zhivaga” ! Dhe të nisemi rradhasi: Cili ishte ky, nga vjente dhe me çfarë merrej? Si ishte involvuar me dëshirën e vet dhe kishte marrë hapa që të spiunonte nga rradhët e krerëve të Emigracionit shqiptarë në perëndim sipas  instruksioneve të parashtruar nga krerët e UDB-së  edhe për disa objektiva që do i survejonte  në  Marsej të Francës,  Romë  të Italisë,  Bruksel të Belgjikës, Gjermani dhe  Stamboll të Turqisë e kështu me rradhë! …

Ende si i ri, kishte punuar në një ëmbëltore në Çaçak të Shumadisë , dhe kishte pas disa  të ashtuquajtura ,,biseda informative,, me operativista të UDB-së atje, ku udhëheqësit  u kishin raportuar kolegëve të tyre në Gostivar  duke u dhënë  propozime-direktivë, shpjegime  me ,,hollësira,, për  prirjen, inteligjencën,, e tij dhe si i volitshëm për ta fut në rrjetin e atij Shërbimi si informator, kishin kërkuar një aprovim të mirëfilltë. Resori përkatës bëri grumbullimin dhe verifikimin e të dhënave biografike, të pasioneve të tij, për  vetitë, veset dhe karaktëristika  të tjera njerëzore, duke e regjistruar me dosje të veçantë si informator.

… Vjente nga një fshat i rrethit të Gostivarit. Të gjithë e thirrnin ,,Fadil,, dhe rrallë kush e dinte emrin e tij të vërtetë. Quhej Vahedin Ramadani, nga babai Shefkiu dhe nëna Fatime, i lindur më 1938. UDB-a e kishte rekrutuar që në moshë  20 vjeçare dhe e kishte angazhuar në rrjetët e  agjenturës së saj si informator, duke spiunuar fillimisht miqët, farefisin dhe të afërmit e vetë. Pas demonstrative të vitit 1968, në muajn nëntor, kryeshefi i UDB-së për  Tetovë dhe Gostivar, Stojçe Gjorgjievski e kishte thirrë në bisedë në zyrën e vetë, dhe pas disa orësh dhënje detyrash , udhëzime dhe instuksione për  strukturat e vëzhgimit dhe se si duhej të sillej, kah do të lëvizëte dhe si duhej të grumbullonte informacione operative për atë që do ia përcaktonin nme  misionin i cili  do vazhdonte për disa vite me rradhë, për dokumentim jashta vendit, e ku do të  sjellej  si një emigrant i arratisur maleve dhe pa dokumente.Të sillej dhe të fliste si emigrantët shqiptar, duke folur keq për regjimin komunist në Shqipëri , e sidimos sharrje ndaj regjimit jugosllav dhe rreth çështjes shqiptare dhe Kosovës si të okupuara nga Tito. Të gjitha këto, tanimë ,,Fadili,, i kishte të qarta.Por, në brendi të shpirtit e mundonte edhe fenomeni i ADHURIMIT  të frikshëm kur duhej ta fitonte besimin edhe nga UDBJA edhe nga rradhët e mërgatës shqiptare ku do vendosej dhe vepronte si spiun i fshehtë dhe në rolin e emigrantit shqiptar i cili do fliste fjalë miradie dhe lëvdata për krerët e mërgatës shqiptare, për organizatat, varësisht ku do gjendej me simpatizan të ,,Ballit Kombëtar,, ose ,,Legalitëtit,, të ,,Lidhjes së Prizrenit,, apo ..Lidhjes Kosovare,, duhej të fliste me dashuri për Abaz Kupin, Rexhep Krasniqin, Luan Gashin, hafiz Jusuf Azemin, për Alinafi Hoxhën  dhe ,,Lidhjen e Vardarit,, ku këtë të fundit do e kishte objektiv përpunimi dhe vëzhgimi në Marsej të Francës për disa vite në vazhdim.

E paisin me pasaportë dhe dokumente fallco, edhepse emrin e tij të vërtetë  rrallë kush që  e dinte në anët e Gostivarit ku banonte. Në marrëveshje me Qendrën operative të UDB-së në Shkup, personi në fjalë regjistrohet në kartotekën e informatorëve me pseodonimin “Doktor Zhivaga” dhe fillimisht niset me trenin ,,Ekpsres Athina- Paris,, në ora 22,00 në mbrëmje. Dy burra hijerëndë të Shërbimit të fshehtë dhe të veshur me mantela të gjatë ngjyrë gri, qëndronin në peron  të stacionit të trenit në Shkup ku e përcjellnin për në Marsej.

Treni u nis në kohë të caktuar… Brenda në kopenë e klasit të parë ishte ulur djaloshi me sy të larëm dhe flokë  bjond në të përhimtë. Veshur me pantolane xhinse dhe një xhaketë prej lëkure ngjyrë kafeje. Nga paraqitja e tij tërheqëse ishte e mjaftueshme për të zgjuar pasionin e çdo femre! Dukej i mbushur me gëzim nga fakti që ishte  i zgjedhur nga elita e UDB-së dhe i ngarkuar me mission në rolin e informatorit jashtë  vendit, dhe ku do të fuste në kurthë personat të cilët vepronin në rradhët e emigracionit si antijgugosllav etj.

Por, historia dhe veprimtaria e  ,,Doktor Zhivagës.. si spiun i fshehtë mbetet mjaft misterioze , ose e njohur më detajisht vetëm për qarrqet e ngushta të Qendrës dhe elitës së UDB-së për Maqedoni ose asaj federative të Beogradit.

***

Në ndërkohë, kryeshefi i SDB-së republikane  për Maqedoni Arso Arsovski  i kishte nënshkruar  dy  depesh  me përmbajtje të thukët, të  cila u dërgoheshin , njëri bordit drejtues të SDB-së Federative në Beograd, dhe tjetri  kryeshefit të atij Shërbimi në Kosovë, Mehmet Shoshit, i  cili në Prishtinë udhëhiqte me SDB krahinore. Në depeshet e përmendura  u  bëhej me die se nga Shkupi për në Francë është nisur me detyra të caktuar dhe në mission përkatës informatori i regjistruar me  pseodonimin  ,,Doktor Zhivago,,  nga i cili, sipas planit dhe programit të caktuar, nga i njëjti  do të pranonin raporte me interes për veprimtarinë ,,armiqësore,, të emigrantëve shqiptarë dhe organizatave të cilat i kishin nën vëzhgim dhe përpunim Shërbimi i fshehtë jugosllav.

… I dërguari në këtë mission delikat dhe të posaëëm ,fillimisht në Francë, ishte trajnuar mirë se sit ë maskohej atje, duke u veshur dhe me sjellje siç bënin emigrantët shqiptarë, dhe duke e këshilluar që pistoleta nuk I hynte fare në punë. Për këtë ishte më mirë që të mos binte në sy dhe të dyshohej, nëse hetohej se ishte person që mbante armë në bres, aq më tepër që të mos vinte në konflikt me policinë franceze. Duhej ecur pa hetuar, pa lënë gjurmë, duke fsheh sekretin e veprimtarisë së tij  si person i angazhuar.

Në foto autori dhe Alinafi Hoxha,

kryetar  i ,,Lidhjes së Vardarit,, në Marsej.

Me arrijtjen e tij në Marsej, ,,Doktor Zhivaga,, sipas adresës që posëdonte të dhënë nga Shërbimi në Shkup, pa hezituar e gjeti shtëpinë dy katshë dhe të rrethuar me hekura dhe me portë  të madhe të blinduar çeliku në ball të oborrit. I rra ziljes, dhe për një çast, në ballkon doli njeriu i vëshur me rrobe sportive, por që mbante mustaqe të mëdha. Ky ishte Alinafi Hoxha, nje emigrant shquptar i ikur nga Jugosllavija shumë vite më herët dhe pasi që ishte vendos në lagjen periferike të Marsejit ku nuk kushte shumë zhurmë, jetonte në qetësi larg rrëmujës dhe rrëmetit, por  që kishte një botë të njeriut kryengritës dhe  udhëhiqte  organizatën ,,ekstreme,, me emrin ,,Lidhja e Vardarit,, !

,,Më falni, zotëri! Unë jam një shqiptar nga ana e Gostivarit…Dhe, doja ta takoja z. Alinafiun!”- foli me një frengjishte të kulluar djaloshi i veshur me xhinse.

“ Uau, qenke vendas imi!- bëlbëzoi si me gjysëm zëri dhe tejet i përmalluar për njerëzit e vendlindjes.

“Urdhëro, shtye  portën dhe futu brenda!,,- u dëgjua zëri i Alinafi Hoxhës të cilin , njëkohësisht e kapluan emocione malli dhe nostalgjie.

…Asaj mbrëmje biseduan gjatë e gjatë, edhe për shumë gjëra që e interesonin Alinafiun për jetën dhe shqiptarët në Gostivar e më gjërë, për  zhvillimet shoqërore e politike nën regjimin jugosllav. Nuk munguan, bile, as bisedimet rreth Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi.

,,Doktor Zhivaga,, dinte të mbajë rolin e një artisti të vërtetë, duke  fitur bindjen e nikoqirit të tij, me sjelljet aq me  xhentilesë, duke menduar dhe bërë planet e vetë edhe Alinafi Hoxha që ta fuste ,,Fadilin,, si të tillë, aktiv dhe me ,,prirje”  në rradhët e organizatës ,,Lidhja e Vardarit,, ku do të vepronte në fushën e veprimeve armiqësore ndaj Jugosllavisë.

Zonja e shtëpisë, një francese me kulturë, ua shtrroi darkën në tavolinën e mbushur me fruta pemësh, hëngrën mirë…të servuar edhe mish të pjekur qengji. Pinë edhe lëng të freskët portokalli.

“ Miku im, ju do vendoseni këtu në shtëpinë time, kam një dhomë të lirë ku mund të bëni gjum, dhe  jini si në shtëpinë tuaj… Do ju gjej edhe një punë ku mund të fitoni edhe para!,,- i tha Alinafiu me një seriozitet në fytyrë.

,,Faleminderit, por…kam droje se mos vallë ju bëhem barrë !- u dëgjua ,,Fadili,,.

,, Jo, jo, sa për barrë, këtë mos e diskutoni…Shtëpia është e madhe!,,

Dhe ashtu u bë…

Kaluan ditë e muaj… ,,Doktor Zhivaga,, i cili pos frengjishtes njihte për mrekulli edhe disa gjuhë të tjera si Gjermanishten, Italishten, Spanjolishten etj. shëtiste trotoareve të Marsejit me një entuziazëm të madh, pasi emigrant shqiptar nga Tërnova e Gostivarit, e kishte nderuar dhe pranuar që të banonte në shtëpinë dykatëshe dhe me oborr të rrethuar me lule dhe pemë. Dhe nga ana tjetër, që i ishin krijuar kushte dhe rrethana të volitshme për të grumbulluara informacione të duhura dhe relevante të cilat i duheshin UDB-së për ndjekjen dhe survejimin e veprimtarisë ,,armiqësore,, të grupeve dhe organizatave emigrante shqiptare në Francë dhe më gjërë në Perëndim.

Tanimë, spiuni ,,Doktor Zhivago,, kishte krijuar edhe rrethe dhe qarrqe të veta ku vepronte mes personave të ekspozuar si emigrant të mmrrezikshëm,, dhe për këtë kishte bërë një raport për DB të cilin  do ia dorëzontë personit  zyrtar të diplomacisë jugosllave i cili, sipas marrëveshjes paraprake me Beogradin, kishin vënë kontakte dhe ky mbahej si resident. Bile, në raport kishte shkruar edhe për disa fenomene që ndodhnin në rradhët e mërgatës shqiptare, rreth përçarjeve dhe grindjeve mes tyre, rreth dogmatizmit dhe mungësës së plotë të çdo lloji respekti dhe kordinimi të veprimtarisë politike emigrante që kishte takuar mes  tyre si në Francë, Gjermani, Belgjikë etj. Kuptohet, raporti prej disa dhjetëra faqesh është i shkruar me synime të këqia që kishin për qëllim të dëmtonin çështjen e mërgatës e cila vepronte për çështjen shqiptare edhe në Amerikë, ku si figura të larta paraqiten  edhe emrat e Prof. Luan Gashit, Vasil Andonit, Hasan Dostit, Abaz Kupit, Abaz Ermenit , hafuz Azemit të Dobroshtit në Aurora, të disa personaliteteve të ,,Lidhjes Kosovare,, të ,,Legalitetit,, dhe ,,Ballit Kombëtarë,, në SHBA.

,,Doktor Zhivaga,, shpesh freguentonte  të shikonte filma me përmbajtje  si ato të  Xhems Bondit apo ,,007,, ! Por, ishte  edhe  njeri i qejfeve me  femra  të bukura françeze, duke u ende nëpër locale nate…

***

Pikërisht, spiuni ,,Doktor Zhivago,, më rrëfeu gjatë e gjatë atë ditë vere kur e takova në Shkup, afër Urës së Gurit, pranë restorantit ,,Pirin Pllanina,, duke më dal përpara:

,, Jungjatjeta ! A jeni ju Nafi Çegrani!?,,- u dëgjua zëri i një njeriu të pashëm ,  gjersa kthehesha nga zyra.

,,Po!- i them unë, duke  e vëzhguar rreptë, sepse nuk e njihja.

,,Unë jam ,,Fadili,,! Jam nga Çajla, jemi vendas nga Gostivari!,,

,,Aha…Ti qenke ai !,,-mendova me vete dhe ia këtheva me të shpejtë: ,,Doktor Zhivaga,, apo?

,,Ashtu është, i nderuar! – duke më lëshuar dorën për përshëndetje, më luti që të uleshim në restorantin afër që të pinim nga një kafe. Pranova pa mëdyshje, sepse më interesonte ky njeri, raportet e të cilit i kisha lexuar dhe analizuar në Sektorin e IV ku punoja.

Ky informator  sekret vendosi që gjatë bisedës me mua të flasë dhe të tregojë për herë të parë se çfarë do të thotë të jetosh për shumë vite i maskuar dhe me emër të imagjinuar.Vazhdimi i këtij rrëfimi do t’ju duket një tregim i gjatë, i zhvilluar  asaj pasdite vere të vitit 1971, ku zbulohet një figurë që nuk është as ajo e James Bond, por e personit të rekrutuar në rrjetin e UDB-së dhe i regjistruar si informatory I kamufluar jashtë vendit që mbante pseodonimin: ,,Doktor Zhivago,, !Pak a shumë puna e spiunit është e njëjtë me atë të aktorit. Duhet të dish të recitosh shumë pjesë, duke iu përshtatur roleve të ndryshme, ashtu siç kishte vepruar vite me radhë gjatë qëndrimit të tij në Francë, por që kishte spiunuar edhe  Rifat Kolgjinin në Bruxsel, vlla i Tahir Kolgjinit, emigrant në Stamboll, dhe disa të tjerë të cilët UDB-a e Mqedonisë, ajo Federative dhe ajo e Kosovës i mbanin në përpunim.

… Gjersa më rrëfente ,,Doktor Zhivaga,, për periudha të gjata dhe veprime të fshehta në kryerjen e misionit për të cilin ishte caktur, në moment pas shpinë më preku një dorë dhe u dëgjua zëri metalik i personit që e njihja. Ishte Kiro Fuze, një operativist I SDB me të cilin disa vite kishim punuar bamshkë në sektorin për ndjekje dhe përcjellje të diplomatëve  dhe atasheve të huaj, bile një kohë edhe kishim banuar bashkë në një apartaman të fshehur në afërsi të hotel ,,Jadranit,, !

,,Ulu, Kire !,- i thashë, duke e njohtuar se personi në tavolinë me mua ishte ,,Doktor Zhivago,,! U habitë, duke e vështruar me vëmendje. Kuese ,,Zhivago,, vazhdoi rrëfimin e tij aty ku kishte ngelur.

,, Siç ceka më herët, detyra ime si një njeri i infiltruar në rradhët e organizatës emigrante ,,Lidhja e Vardarit,, në  Marsej, ishte pak e vështirë, pastaj gjërat u lehtësuan disi  sipas ndodhive globaliste dhe të kohën e Luftës së Ftohtë  që zhvillonin CIA, KGB, MOSSADI dhe Shërbime të tjera të forta  dhe të frikshme, edhe mua m’u desh të përshtatesha me globalizmin…Kaloja periudhë të gjatë duke  lexuar  libra e  romane. Lexoja literaturë që botonin Komitete e emigracionit shqiptarë etj,,-rrëfen aid he vazhdon:

,, Nevoja e parë për mua kur arrita në Marsej ishte të gjeja  një strehë ku të futsha kokën. E këtë ma mundësoi vetë Alinafi Hoxha, të cilit edhe i jam mirënjohës, për arritjen e qëllimeve të mia…!,,- përfundoi ,,Zhivago,, .

Spiuni   Vahedin Ramadani alias  Fadili , me pseodonimin “Doktor Zhivago” të cilin UDBJA e  vlerësonte  si një nga informatorët më produktiv  dhe një punë me rezultate shumë të  mira, gjatë viteve 1973, 1974 dhe 1975. Gjatë arratisjes sime për në SHBA, do ta takoj në Romë të Italisë, tanimë me një pseodonim tjetër, si ,,Federiko Amati,,! Ai gjatë qëndrimit në Romë, kishte vë kontakte të mira edhe me diplomatin shqiptar ,,Xhemalin,, në Ambasadën e Shqipërisë, e që njikohësisht kishte informuat SDB në Shkup edhe për disa kontakte  të mia që kisha pas asaj vere me Ernest Koliqin, Mentor Çokun dhe Sabaudin Haznedarin, para se të fluturoja për në SHBA, njëherit duke realizuar misionin për interese të ngushta të UDB-së e cila e kishte angazhuar sërish… për çfarë do të shkruaj një rradhë tjetër.

***

( Pas këthimit tim nga Amerika , ku isha arratis pas disa konflikteve që kisha me krerët – bylykbasha të  UDB-së para dhe pas vdekjes së Titos, me nisjen e demonstratave në Kosovë më 1981, jam arrestuar në mënyrë të çuditshme, nga oficera të panjohur të cilët në bashkëpunim kurdisën Procesin e  Zenicës me akuza të shkruara prej gënjeshtrash dhe të bazuara vetëm në mashtrime dhe trillime të imagjinuara dhe të inskenuara, me çka më dënojnë me vdekje-pushkatim, pavarsisht se unë nuk kisha njohuri se çfarë po ndodhëte aty, ata kishin bërë plane dhe kurdisje të fshehta,me metoda kriminale, duke e përdorur UDB-a, prokuroria dhe gjykatësit ,,Fadilin,, si dëshmitar të ,,mbrojtur,, por që , për fat të mire, këtij mashtruesi iu zbulua alibi, si fakt i pa kontestueshëm, u dënua me 13 vite burg të rëndë… Kjo është një histori e gjatë e cila rrënjët,  në këtë drejtim, i ka brenda në UDB).

Ky, zatën, është rrëfimi për  spiunin ,,Doktor Zhivago,, siç e kam njohur unë.

-vijon-

Nga  NAFI  ÇEGRANI

(…Pas Plenumit  në Brione dhe rënies së Rankoviqit më 1966, brenda aparatit për Sigurimin  e shtetit jugosllav të quajtur UDB, u bënë shumë ndryshime rrënjësore të kompetencave dhe mënyrën e të vepruarit. Por, megjithatë, nuk ndryshuan  metodat dhe mjetet gjatë zhvillimeve që ndërmerrte ky Shërbim në hijearkinë e vet ku direktivat jepeshin nga lartë poshtë të nivelit Federativ dhe gjer te ato republikane apo krahinor, siç ishte rasti me Kosovën)!

Por, si vepronin me mënyrat e rekrutimit të informatorëve dhe spiunëve të trajnuar të cilët angazhoheshin për punë spiunazhi jashtë vendit, ose atje do shërbenin si REZIDENTË  në rrjetin e UDB-së, duhet shkruar në saje të reales dhe synimeve për të mirën dhe interesin e opinionit të gjërë … E të rrëfejsh apo të shkruajsh mbi rrjetin e spiunëve  shqiptarë  të  UDB-së  dhe agjenturës jugosllave të viteve të rrënuara komuniste siç i kam njohur unë, të tregoj histori dhe rrëfime mbi jetën apo veprimtarinë e tyre në rrjetet e spiunazhit, nga pozicioni im si ish zyrtar  operativ  apo edhe si specialist në Sektorin  e  analitikës ku isha për disa vite me rradhë, nuk është një çështje e lehtë, janë gjëra sekrete, andaj  është punë shumë e rrezikshme, duke shpalos atë që gjeta dhe kam lexuar nga arkivat e fshehta të atij Shërbimi famoz, që ende mbahen në fonde  si dokumente top secrete në kasaforte çeliku të blinduara (ose mund që shumica prej tyre edhe të jenë zhdukur).Ndoshta… Nga këto fakte herët edhe ishte rrezikuar jeta ime me arratisjen time  në SHBA… Pas shumë përplasjeve që kisha me krerët mafioz dhe të nëntokës kriminale  të atij Shërbimi, e që pas kthimit tim nga Amerika disa vite më mbajtën nën vëzhgim të rreptë, por që me nisjen e demonstratave në Kosovë  më 1981, duke inskenuar një process të paparë fallco dhe  me  synime antishqiptare dhe të kqija ndaj personalitetit tim, duke shkruar akuza të rreme, të bazuara në gënjeshtra, më dëbuan në burgje për pushkatim…                                                              Por, në këtë artikull t’i qasemi  çështjes rreth rregrutimit, veprimtarisë dhe angazhimeve që kishte nga sfera e spiunazhit si informator  i fshehtë disa vite me rradhë në analet  e UDB-së spiuni me nofkën  “Doktor Zhivaga” ! Dhe të nisemi rradhasi: Cili ishte ky, nga vjente dhe me çfarë merrej? Si ishte involvuar me dëshirën e vet dhe kishte marrë hapa që të spiunonte nga rradhët e krerëve të Emigracionit shqiptarë në perëndim sipas  instruksioneve të parashtruar nga krerët e UDB-së  edhe për disa objektiva që do i survejonte  në  Marsej të Francës,  Romë  të Italisë,  Bruksel të Belgjikës, Gjermani dhe  Stamboll të Turqisë e kështu me rradhë! …

Ende si i ri, kishte punuar në një ëmbëltore në Çaçak të Shumadisë , dhe kishte pas disa  të ashtuquajtura ,,biseda informative,, me operativista të UDB-së atje, ku udhëheqësit  u kishin raportuar kolegëve të tyre në Gostivar  duke u dhënë  propozime-direktivë, shpjegime  me ,,hollësira,, për  prirjen, inteligjencën,, e tij dhe si i volitshëm për ta fut në rrjetin e atij Shërbimi si informator, kishin kërkuar një aprovim të mirëfilltë. Resori përkatës bëri grumbullimin dhe verifikimin e të dhënave biografike, të pasioneve të tij, për  vetitë, veset dhe karaktëristika  të tjera njerëzore, duke e regjistruar me dosje të veçantë si informator.

… Vjente nga një fshat i rrethit të Gostivarit. Të gjithë e thirrnin ,,Fadil,, dhe rrallë kush e dinte emrin e tij të vërtetë. Quhej Vahedin Ramadani, nga babai Shefkiu dhe nëna Fatime, i lindur më 1938. UDB-a e kishte rekrutuar që në moshë  20 vjeçare dhe e kishte angazhuar në rrjetët e  agjenturës së saj si informator, duke spiunuar fillimisht miqët, farefisin dhe të afërmit e vetë. Pas demonstrative të vitit 1968, në muajn nëntor, kryeshefi i UDB-së për  Tetovë dhe Gostivar, Stojçe Gjorgjievski e kishte thirrë në bisedë në zyrën e vetë, dhe pas disa orësh dhënje detyrash , udhëzime dhe instuksione për  strukturat e vëzhgimit dhe se si duhej të sillej, kah do të lëvizëte dhe si duhej të grumbullonte informacione operative për atë që do ia përcaktonin nme  misionin i cili  do vazhdonte për disa vite me rradhë, për dokumentim jashta vendit, e ku do të  sjellej  si një emigrant i arratisur maleve dhe pa dokumente.Të sillej dhe të fliste si emigrantët shqiptar, duke folur keq për regjimin komunist në Shqipëri , e sidimos sharrje ndaj regjimit jugosllav dhe rreth çështjes shqiptare dhe Kosovës si të okupuara nga Tito. Të gjitha këto, tanimë ,,Fadili,, i kishte të qarta.Por, në brendi të shpirtit e mundonte edhe fenomeni i ADHURIMIT  të frikshëm kur duhej ta fitonte besimin edhe nga UDBJA edhe nga rradhët e mërgatës shqiptare ku do vendosej dhe vepronte si spiun i fshehtë dhe në rolin e emigrantit shqiptar i cili do fliste fjalë miradie dhe lëvdata për krerët e mërgatës shqiptare, për organizatat, varësisht ku do gjendej me simpatizan të ,,Ballit Kombëtar,, ose ,,Legalitëtit,, të ,,Lidhjes së Prizrenit,, apo ..Lidhjes Kosovare,, duhej të fliste me dashuri për Abaz Kupin, Rexhep Krasniqin, Luan Gashin, hafiz Jusuf Azemin, për Alinafi Hoxhën  dhe ,,Lidhjen e Vardarit,, ku këtë të fundit do e kishte objektiv përpunimi dhe vëzhgimi në Marsej të Francës për disa vite në vazhdim.

E paisin me pasaportë dhe dokumente fallco, edhepse emrin e tij të vërtetë  rrallë kush që  e dinte në anët e Gostivarit ku banonte. Në marrëveshje me Qendrën operative të UDB-së në Shkup, personi në fjalë regjistrohet në kartotekën e informatorëve me pseodonimin “Doktor Zhivaga” dhe fillimisht niset me trenin ,,Ekpsres Athina- Paris,, në ora 22,00 në mbrëmje. Dy burra hijerëndë të Shërbimit të fshehtë dhe të veshur me mantela të gjatë ngjyrë gri, qëndronin në peron  të stacionit të trenit në Shkup ku e përcjellnin për në Marsej.

Treni u nis në kohë të caktuar… Brenda në kopenë e klasit të parë ishte ulur djaloshi me sy të larëm dhe flokë  bjond në të përhimtë. Veshur me pantolane xhinse dhe një xhaketë prej lëkure ngjyrë kafeje. Nga paraqitja e tij tërheqëse ishte e mjaftueshme për të zgjuar pasionin e çdo femre! Dukej i mbushur me gëzim nga fakti që ishte  i zgjedhur nga elita e UDB-së dhe i ngarkuar me mission në rolin e informatorit jashtë  vendit, dhe ku do të fuste në kurthë personat të cilët vepronin në rradhët e emigracionit si antijgugosllav etj.

Por, historia dhe veprimtaria e  ,,Doktor Zhivagës.. si spiun i fshehtë mbetet mjaft misterioze , ose e njohur më detajisht vetëm për qarrqet e ngushta të Qendrës dhe elitës së UDB-së për Maqedoni ose asaj federative të Beogradit.

***

Në ndërkohë, kryeshefi i SDB-së republikane  për Maqedoni Arso Arsovski  i kishte nënshkruar  dy  depesh  me përmbajtje të thukët, të  cila u dërgoheshin , njëri bordit drejtues të SDB-së Federative në Beograd, dhe tjetri  kryeshefit të atij Shërbimi në Kosovë, Mehmet Shoshit, i  cili në Prishtinë udhëhiqte me SDB krahinore. Në depeshet e përmendura  u  bëhej me die se nga Shkupi për në Francë është nisur me detyra të caktuar dhe në mission përkatës informatori i regjistruar me  pseodonimin  ,,Doktor Zhivago,,  nga i cili, sipas planit dhe programit të caktuar, nga i njëjti  do të pranonin raporte me interes për veprimtarinë ,,armiqësore,, të emigrantëve shqiptarë dhe organizatave të cilat i kishin nën vëzhgim dhe përpunim Shërbimi i fshehtë jugosllav.

… I dërguari në këtë mission delikat dhe të posaëëm ,fillimisht në Francë, ishte trajnuar mirë se sit ë maskohej atje, duke u veshur dhe me sjellje siç bënin emigrantët shqiptarë, dhe duke e këshilluar që pistoleta nuk I hynte fare në punë. Për këtë ishte më mirë që të mos binte në sy dhe të dyshohej, nëse hetohej se ishte person që mbante armë në bres, aq më tepër që të mos vinte në konflikt me policinë franceze. Duhej ecur pa hetuar, pa lënë gjurmë, duke fsheh sekretin e veprimtarisë së tij  si person i angazhuar.

Në foto autori dhe Alinafi Hoxha,

kryetar  i ,,Lidhjes së Vardarit,, në Marsej.

Me arrijtjen e tij në Marsej, ,,Doktor Zhivaga,, sipas adresës që posëdonte të dhënë nga Shërbimi në Shkup, pa hezituar e gjeti shtëpinë dy katshë dhe të rrethuar me hekura dhe me portë  të madhe të blinduar çeliku në ball të oborrit. I rra ziljes, dhe për një çast, në ballkon doli njeriu i vëshur me rrobe sportive, por që mbante mustaqe të mëdha. Ky ishte Alinafi Hoxha, nje emigrant shquptar i ikur nga Jugosllavija shumë vite më herët dhe pasi që ishte vendos në lagjen periferike të Marsejit ku nuk kushte shumë zhurmë, jetonte në qetësi larg rrëmujës dhe rrëmetit, por  që kishte një botë të njeriut kryengritës dhe  udhëhiqte  organizatën ,,ekstreme,, me emrin ,,Lidhja e Vardarit,, !

,,Më falni, zotëri! Unë jam një shqiptar nga ana e Gostivarit…Dhe, doja ta takoja z. Alinafiun!”- foli me një frengjishte të kulluar djaloshi i veshur me xhinse.

“ Uau, qenke vendas imi!- bëlbëzoi si me gjysëm zëri dhe tejet i përmalluar për njerëzit e vendlindjes.

“Urdhëro, shtye  portën dhe futu brenda!,,- u dëgjua zëri i Alinafi Hoxhës të cilin , njëkohësisht e kapluan emocione malli dhe nostalgjie.

…Asaj mbrëmje biseduan gjatë e gjatë, edhe për shumë gjëra që e interesonin Alinafiun për jetën dhe shqiptarët në Gostivar e më gjërë, për  zhvillimet shoqërore e politike nën regjimin jugosllav. Nuk munguan, bile, as bisedimet rreth Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi.

,,Doktor Zhivaga,, dinte të mbajë rolin e një artisti të vërtetë, duke  fitur bindjen e nikoqirit të tij, me sjelljet aq me  xhentilesë, duke menduar dhe bërë planet e vetë edhe Alinafi Hoxha që ta fuste ,,Fadilin,, si të tillë, aktiv dhe me ,,prirje”  në rradhët e organizatës ,,Lidhja e Vardarit,, ku do të vepronte në fushën e veprimeve armiqësore ndaj Jugosllavisë.

Zonja e shtëpisë, një francese me kulturë, ua shtrroi darkën në tavolinën e mbushur me fruta pemësh, hëngrën mirë…të servuar edhe mish të pjekur qengji. Pinë edhe lëng të freskët portokalli.

“ Miku im, ju do vendoseni këtu në shtëpinë time, kam një dhomë të lirë ku mund të bëni gjum, dhe  jini si në shtëpinë tuaj… Do ju gjej edhe një punë ku mund të fitoni edhe para!,,- i tha Alinafiu me një seriozitet në fytyrë.

,,Faleminderit, por…kam droje se mos vallë ju bëhem barrë !- u dëgjua ,,Fadili,,.

,, Jo, jo, sa për barrë, këtë mos e diskutoni…Shtëpia është e madhe!,,

Dhe ashtu u bë…

Kaluan ditë e muaj… ,,Doktor Zhivaga,, i cili pos frengjishtes njihte për mrekulli edhe disa gjuhë të tjera si Gjermanishten, Italishten, Spanjolishten etj. shëtiste trotoareve të Marsejit me një entuziazëm të madh, pasi emigrant shqiptar nga Tërnova e Gostivarit, e kishte nderuar dhe pranuar që të banonte në shtëpinë dykatëshe dhe me oborr të rrethuar me lule dhe pemë. Dhe nga ana tjetër, që i ishin krijuar kushte dhe rrethana të volitshme për të grumbulluara informacione të duhura dhe relevante të cilat i duheshin UDB-së për ndjekjen dhe survejimin e veprimtarisë ,,armiqësore,, të grupeve dhe organizatave emigrante shqiptare në Francë dhe më gjërë në Perëndim.

Tanimë, spiuni ,,Doktor Zhivago,, kishte krijuar edhe rrethe dhe qarrqe të veta ku vepronte mes personave të ekspozuar si emigrant të mmrrezikshëm,, dhe për këtë kishte bërë një raport për DB të cilin  do ia dorëzontë personit  zyrtar të diplomacisë jugosllave i cili, sipas marrëveshjes paraprake me Beogradin, kishin vënë kontakte dhe ky mbahej si resident. Bile, në raport kishte shkruar edhe për disa fenomene që ndodhnin në rradhët e mërgatës shqiptare, rreth përçarjeve dhe grindjeve mes tyre, rreth dogmatizmit dhe mungësës së plotë të çdo lloji respekti dhe kordinimi të veprimtarisë politike emigrante që kishte takuar mes  tyre si në Francë, Gjermani, Belgjikë etj. Kuptohet, raporti prej disa dhjetëra faqesh është i shkruar me synime të këqia që kishin për qëllim të dëmtonin çështjen e mërgatës e cila vepronte për çështjen shqiptare edhe në Amerikë, ku si figura të larta paraqiten  edhe emrat e Prof. Luan Gashit, Vasil Andonit, Hasan Dostit, Abaz Kupit, Abaz Ermenit , hafuz Azemit të Dobroshtit në Aurora, të disa personaliteteve të ,,Lidhjes Kosovare,, të ,,Legalitetit,, dhe ,,Ballit Kombëtarë,, në SHBA.

,,Doktor Zhivaga,, shpesh freguentonte  të shikonte filma me përmbajtje  si ato të  Xhems Bondit apo ,,007,, ! Por, ishte  edhe  njeri i qejfeve me  femra  të bukura françeze, duke u ende nëpër locale nate…

***

Pikërisht, spiuni ,,Doktor Zhivago,, më rrëfeu gjatë e gjatë atë ditë vere kur e takova në Shkup, afër Urës së Gurit, pranë restorantit ,,Pirin Pllanina,, duke më dal përpara:

,, Jungjatjeta ! A jeni ju Nafi Çegrani!?,,- u dëgjua zëri i një njeriu të pashëm ,  gjersa kthehesha nga zyra.

,,Po!- i them unë, duke  e vëzhguar rreptë, sepse nuk e njihja.

,,Unë jam ,,Fadili,,! Jam nga Çajla, jemi vendas nga Gostivari!,,

,,Aha…Ti qenke ai !,,-mendova me vete dhe ia këtheva me të shpejtë: ,,Doktor Zhivaga,, apo?

,,Ashtu është, i nderuar! – duke më lëshuar dorën për përshëndetje, më luti që të uleshim në restorantin afër që të pinim nga një kafe. Pranova pa mëdyshje, sepse më interesonte ky njeri, raportet e të cilit i kisha lexuar dhe analizuar në Sektorin e IV ku punoja.

Ky informator  sekret vendosi që gjatë bisedës me mua të flasë dhe të tregojë për herë të parë se çfarë do të thotë të jetosh për shumë vite i maskuar dhe me emër të imagjinuar.Vazhdimi i këtij rrëfimi do t’ju duket një tregim i gjatë, i zhvilluar  asaj pasdite vere të vitit 1971, ku zbulohet një figurë që nuk është as ajo e James Bond, por e personit të rekrutuar në rrjetin e UDB-së dhe i regjistruar si informatory I kamufluar jashtë vendit që mbante pseodonimin: ,,Doktor Zhivago,, !Pak a shumë puna e spiunit është e njëjtë me atë të aktorit. Duhet të dish të recitosh shumë pjesë, duke iu përshtatur roleve të ndryshme, ashtu siç kishte vepruar vite me radhë gjatë qëndrimit të tij në Francë, por që kishte spiunuar edhe  Rifat Kolgjinin në Bruxsel, vlla i Tahir Kolgjinit, emigrant në Stamboll, dhe disa të tjerë të cilët UDB-a e Mqedonisë, ajo Federative dhe ajo e Kosovës i mbanin në përpunim.

… Gjersa më rrëfente ,,Doktor Zhivaga,, për periudha të gjata dhe veprime të fshehta në kryerjen e misionit për të cilin ishte caktur, në moment pas shpinë më preku një dorë dhe u dëgjua zëri metalik i personit që e njihja. Ishte Kiro Fuze, një operativist I SDB me të cilin disa vite kishim punuar bamshkë në sektorin për ndjekje dhe përcjellje të diplomatëve  dhe atasheve të huaj, bile një kohë edhe kishim banuar bashkë në një apartaman të fshehur në afërsi të hotel ,,Jadranit,, !

,,Ulu, Kire !,- i thashë, duke e njohtuar se personi në tavolinë me mua ishte ,,Doktor Zhivago,,! U habitë, duke e vështruar me vëmendje. Kuese ,,Zhivago,, vazhdoi rrëfimin e tij aty ku kishte ngelur.

,, Siç ceka më herët, detyra ime si një njeri i infiltruar në rradhët e organizatës emigrante ,,Lidhja e Vardarit,, në  Marsej, ishte pak e vështirë, pastaj gjërat u lehtësuan disi  sipas ndodhive globaliste dhe të kohën e Luftës së Ftohtë  që zhvillonin CIA, KGB, MOSSADI dhe Shërbime të tjera të forta  dhe të frikshme, edhe mua m’u desh të përshtatesha me globalizmin…Kaloja periudhë të gjatë duke  lexuar  libra e  romane. Lexoja literaturë që botonin Komitete e emigracionit shqiptarë etj,,-rrëfen aid he vazhdon:

,, Nevoja e parë për mua kur arrita në Marsej ishte të gjeja  një strehë ku të futsha kokën. E këtë ma mundësoi vetë Alinafi Hoxha, të cilit edhe i jam mirënjohës, për arritjen e qëllimeve të mia…!,,- përfundoi ,,Zhivago,, .

Spiuni   Vahedin Ramadani alias  Fadili , me pseodonimin “Doktor Zhivago” të cilin UDBJA e  vlerësonte  si një nga informatorët më produktiv  dhe një punë me rezultate shumë të  mira, gjatë viteve 1973, 1974 dhe 1975. Gjatë arratisjes sime për në SHBA, do ta takoj në Romë të Italisë, tanimë me një pseodonim tjetër, si ,,Federiko Amati,,! Ai gjatë qëndrimit në Romë, kishte vë kontakte të mira edhe me diplomatin shqiptar ,,Xhemalin,, në Ambasadën e Shqipërisë, e që njikohësisht kishte informuat SDB në Shkup edhe për disa kontakte  të mia që kisha pas asaj vere me Ernest Koliqin, Mentor Çokun dhe Sabaudin Haznedarin, para se të fluturoja për në SHBA, njëherit duke realizuar misionin për interese të ngushta të UDB-së e cila e kishte angazhuar sërish… për çfarë do të shkruaj një rradhë tjetër.

***

( Pas këthimit tim nga Amerika , ku isha arratis pas disa konflikteve që kisha me krerët – bylykbasha të  UDB-së para dhe pas vdekjes së Titos, me nisjen e demonstratave në Kosovë më 1981, jam arrestuar në mënyrë të çuditshme, nga oficera të panjohur të cilët në bashkëpunim kurdisën Procesin e  Zenicës me akuza të shkruara prej gënjeshtrash dhe të bazuara vetëm në mashtrime dhe trillime të imagjinuara dhe të inskenuara, me çka më dënojnë me vdekje-pushkatim, pavarsisht se unë nuk kisha njohuri se çfarë po ndodhëte aty, ata kishin bërë plane dhe kurdisje të fshehta,me metoda kriminale, duke e përdorur UDB-a, prokuroria dhe gjykatësit ,,Fadilin,, si dëshmitar të ,,mbrojtur,, por që , për fat të mire, këtij mashtruesi iu zbulua alibi, si fakt i pa kontestueshëm, u dënua me 13 vite burg të rëndë… Kjo është një histori e gjatë e cila rrënjët,  në këtë drejtim, i ka brenda në UDB).

Ky, zatën, është rrëfimi për  spiunin ,,Doktor Zhivago,, siç e kam njohur unë.

-vijon-

Kategori
Uncategorized

Trim pas lufte dhe te mençur pas kuvendi, jane vetem ata qe kane mbi shpine padrone.

DEKLARATA E THAÇIT,NJELLOJ SI “ TREGIMI” I DASHNORES SE ARKANIT( CECE).

Nga Deputet Myslim Murrizi/

Kur nje president i nje shteti, qofte ky edhe i KOSOVES, flet si shtepiaket e deshperuara , dhe quan te mireqene “ tregimin” e te dashures se arkanit, eshte per te ardhur keq.

Trim pas lufte dhe te mençur pas kuvendi, jane vetem ata qe kane mbi shpine padrone.

Kosova eshte SHTET me vete dhe apsolutisht ka qeverine, parlamentin dhe presidentin e SAJ.

Nese per hir te padrinove te hershem (serbeve) apo padroneve te sotem ( sorrosit) je i detyruar te “ firmosesh” siç te “URDHEROJNE”, kjo eshte puna jote, dhe HALL I QYTETAREVE TE KOSOVES.

Por qe per hater te “ firmes” se detyruar, te quash te mireqene

“ tregimin” e dashnores se arkanit, kjo eshte me shume se TURP.

Nese dhjetera minjera qytetare te KOSOVES, te vrare, te dhunuar, te masakruar e torturuar nga serbet gjate luftes e nder vite, dhe qindra minjera te tjere te larguar nga shtepite e tyre po nga kjo dhune, mund te ta falin qe te firmosesh siç te kane urdheruar, firmose, por kjo nuk justifikohet me shpifje rrugesh.

Lugen e çorbes se gelltitur heret, po e vuajne qytetaret SHQIPTARE ne te dyja pjeset e SHQIPERISE prej 28 vitesh.

E “ vjella” JUAJ qe veteshpalleni si “ heroj” “ lidera” apo “ udheheqes” historik te pa zevendesueshem ka helmuar kete KOMB prej shume kohesh.

I zgjedhur i nje vendi nuk do te thote “ PRONARE TRUALLI” i atij VENDI.

Per te shitur nje pasuri te paluajtesheme, duhet te firmosin tek noteri e gjithe familja ne moshen mbi 18 vjeç ( gruaja, feminjet, prinderit, motrat dhe vellezerit).

Po per ti “ falur” serbise nje pjese te KOSOVES, kush duhet te “ FIRMOSI”??????

Edhe kur noter mund te jete SORROSI apo “ djalka” i Tij, prap e njenjta proçedure ndiqet.

Prandaj para se te besh fajtore

“ komshine” apo “ kusherinjte”,pyet njehere mire NJEREZIT E FAMILJES.

Sa per tanket e per luften, une si ish deputet i parlamantit Shqiptare ne ato vite, Ty te mbaj mend me shume ne konferenca shtypi tek hotel Tirana me z Jakup Krasniqi, sesa ne DEÇAN apo DRENICE.

Por kjo nuk eshte gje e re dhe nuk je as i pari e as i fundit, se gjith heret keshtu ka ndodhur, qe LUFTEN E BEJNE TE TJERE, DHE FITOREN E GEZOJNE TE TJERE.

Prandaj shife mire ate “ firmen” me Vuçiçin se nuk eshte pune basti por shkak LUFTE.019A9D8D-20B3-4209-AA93-EF8811952E35

Kategori
Uncategorized

Ballistët kishin namin, por kërdinë bënin partizanët me mish në hell.

Ballistët kishin namin, por kërdinë bënin partizanët me mish në hell

Nga Erald Kapri.

Legjenda disa vjeçare e luftës, sipas së cilës ballistët hanin pula dhe partizanët luftonin lakuriq e të pa ngrënë, prej vitesh ka zënë vend në “historinë” shqiptare.

Por, gazetari Erald Kapri sjell një panoramë të përmbysur, ndërsa ka publikuar në profilin e tij një foto ku shkruan, “kjo ishte një nga ditët e zakonshme në një çetë partizane. Mish në hell”.

Postimi i plotë i Erald Kaprit

Një nga mitizimet e luftës është se një palë shqiptarësh hanin pula e një palë tjetër luftonin me trastën e bukës thatë të marrë me vete. E në fakt të bësh një luftë guerrile kërkon nevoja të shumta e një ndër to është edhe nevoja e ushqimit.

Oficerët britanikë kanë raportuar “çudira” të mëdha nga lufta e çetave komuniste.

Një ndër to ishte edhe konfiskimi i bagëtisë që u bëhej familjeve të shumta. Kjo ishte një nga ditët e zakonshme në një çetë partizane. Mish në hell.

Kategori
Uncategorized

Gjergji Dushku: KENGA E IKJES DHE E DHIMBJES SE EMIGRANTEVE.

Gjergji Dushku:

KENGA E IKJES DHE E DHIMBJES SE EMIGRANTEVE.

KENGA E TE IKURVE

Thoni jemi te krishtere,

Thoni c’fare tju vije per mbare,

Por mos thoni or te mjere,

Shqiperia ka shqiptare,

Shqiperia ka shqiptare,

Por jane me prejardhje Greke,

Vendalinj gjen fare rralle,

Tek e tuk ndonje,pasdreke.

@______________________________________________________________@

( 1 )

Ne moshen e djaleris,

Kur isha njezet vjet e ca,

Mora rrugen e Greqise,

Mbushur shpresa te medha,

Per nje jete me te mire,

Si njeri te kem te ha,

Si njeri te pi nje birre.

(2 )

Nuk mu dhimsen c’lashe prapa,

Ishte Korce, a nena ime,

Qe kur syte ne jete i hapa,

Isha rritur me therrime…

Isha rritur me therrime,

Dhe me gjize nga qyteti,

Qe e sillte motra ime,

Qe nga Durresi,qe nga deti.

( 3 )

Se ne fshat nuk kishim dhi,

Dhe kuptohet…s’anim gjize,

Po ti leme keto tani,

U pa pune e Shqiperise,

U pa pune e Shqiperise,

Vec te hyjme ne Greqi,

Me cdo cmim na duhet vize,

Me dollar a me flori.

( 4 )

Ku paguhet?Ku te duash,

Dy mafioze ka ne tre veta,

Nuk te le njeri te vuash,

Po ske vize te merr ceta,

Po ske vize te merr ceta,

Vetem thuaj per ku je,

Se nje cmim nuk ka bileta,

Si per Krete dhe Pire.

( 5 )

Dy e nates mbi Poncare,

Mblidhen cetat,nis marshimi,

“Beni kryqin bre Shqiptare,

Te cdo feje qe te jini,

Te cdo feje qe te jeni,

Ne mengjes gedhin tjeter bote,

Nga nje emer Greku vini,

Thoni:Jemi vorioepirjote.

( 6 )

Thoni jemi te krishtere,

Thoni c’fare tju vije per mbare,

Por mos thoni or te mjere,

Shqiperia ka shqiptare,

Shqiperia ka shqiptare,

Por jane me prejardhje Greke,

Vendalinj gjen fare rralle,

Tek e tuk ndonje,pasdreke.

( 7 )

Thoni fleme neper mullare,

Dhe mbulohemi me kashte,

Se nuk kemi rroba fare,

Se nuk kemi rroba fare,

Dhe i mbajme te tera jashte,

Dhe i mbajne te tera jashte,

Turp i madh por duhet thene,

Burre e grua flene bashke,

( 8 )

Dhe sikur mos u besojne,

Do ta zgjidhin lidhurekun,

Keq per tjetrin te degjojne,

Kjo eshte lumturi per Grekun,

Kjo eshte lumturi pe Grekun,

Kur ul koken dhe i lutesh,

Vec atehere ja merr lekun,

Kushedi se si i dukesh.

( 9 )

Dhe s’kuptojme c’ndodh me ne,

I vume zjarrin Shqiperise,

Lame shtepi e lame atdhe,

Fleme bodrumeve te Greqise,

Fleme bodrumeve te Greqise,

S’e them dot dhe me bark bosh,

Turp or djemte e Ilirise,

Turp qe na vune kaq perposh.

( 10 )

Vec durimi yne po shuhet,

Zemra po na behet gur,

Dhe pa ditur cloje luhet,

Shume nga ne ndrruan flamur,

Shume nga ne nrruan flamur,

Me sa duket na dhane hakun,

Keshtu tha nje plak dikur,

Po kush e degjoi plakun.

( 11 )

Turp ju them/na plaste koka,

Se per turp i zbathem breket.

Sot me ne eshte e tere bota.

Vetem ne jemi me Greket,

Vetem ne jemi me Greket,

Sepse na u gjenden miq,

O’e ate dite qe humbem leket,

Dhe sheqer sjellin Maliq.

( 12 )

Sjellin fruta dhe perime,

Zot nga doli tereky fat,

Te hash qepe Follorine,

Tere vitin Bozhigrad,

Tere vitin Bozhigrad,

Djersa mbetet neper ara,

Dhe prodhim nuk hyn ne fshat,

Hyn komshiu me perpara.

( 13 )

Dhe durimi yne po shuhet,

Me sa duket na dhane hakun,

Keshtu tha nje plak dikur,

Po kush e degjoi plakun.

Marre nga libri.

(Gjysma Tjeter) liber me poezi i Gjergji Dushkut.

Gjergji Dushku, lindi në një fshat të Devollit , Ziçisht. Aty kaloi rininë dhe me pas vazhdoi Institutin e Lartë në Elbasan në degën e Gjuhë – Letersisë.

Me pas punoi si profesor letersie në zonen e Devollit.Në kushtet e veshtira që kalonte Shqipëria u detyrua si shumë Shqipëtarë të tjerë të emigronte jashtë viseve të saj.Kaloi një pjesë të mjaftueshme nga rinia te tij në qytetin e Selanikut, por gjithnjë duke ëndërruar kthimin në Atdhe.

Pas disa vjetesh u kthye pergjithmonë në Shqipëri, jeton i lumtur me bashkëshorten dhe dy fëmijet e tij në fshatin e tij të dashur Zicisht.

Vazhdon te jete nje poet i ndjeshem, dhe po aq romantik.

Ka botuar disa vëllime me poezi, por keto poezi që ju do të lexoni, janë dhe do të ngelen për poetin « Poezitë e humbura të rinisë së shkuar»…

Copëza Frymëzimi.

Vargje në letër…

…Ti kot më pyet pse jam i dëshpëruar,

edhe gëzimet nuk i dua më,

përse shëtis përherë i menduar,

dhe s’më dëgjon më t’ëmblin zë!

Ti kot më pyet përse unë vuaj,

dhe s’bëhem më si ai djali që dikur ish,

pse asnjë vajzë të dashur s’e quaj !!!

druri i djegur a ndizet sërrish ???

Kush qe i lumtur, prap a lumturohet???

kur lumturia vec një herë na ndrin???

tani e shkuara me mall kujtohet

dhe breng e thell, shpirtin ma nxin…..

Nga pjesa «Gosti Gazmore»…

Të pi natën kam dëshirë,

kur gëzimi komandon,

dhe të ndjehem krejt i lirë,

sa më shumë nata shkon.

Kur me thonë shokët – gotën ngrije,

këngët s’rreshtin gjer n’agim,

kur shterron e shtrenjta pije,

dhe kitara s’gjen qetësi…

Pa titull…………

Po ku më qe koh e lumturisë???

guxim i çmendurisë,

ëndërr a shpres ku hesht???

O lotë zjarri,

O moshë e dashurisë,

më kthe,

më kthe nje çast atje …

në djalëri…

nga lajkat e lëvdatat,

Kudo ku ti nuk ishe,

gjithçka ishte e kotë.

Me ty nuk më trembn

zhurmat e shtrëngatat….

Nga pjesa “Deshire Lavdie”…….

Kur puthjen e parë,

Në mesnatë ta dhurova,

Mes luleve të Majit,

nën hënën që ndriste,

E dashur,

ti e di q’ahere nuk mendova,

larg teje e pa ty,

Lavdia të më vinte……

Spektator qëndroja,

për gjithçka në botë,

Trishtimi më mbulonte,

nga lajkat e lëvdatat,

Kudo ku ti nuk ishe,

gjithcka ishte e kotë.

Me ty nuk më trembnin

zhurmat e shtrëngatat…..

Pa titull……….

…….S’më mbetet qejfi për vitet e rinisë,

që dashurisë së çilter ju më brengosni,

S’më mbetet qejfi, neteve të vetmisë,

ku lot i hidhur më mbuloi….

Më hoqet ju miq nga kujtesa,

E nuk më ftoni, për t’mirë e të keq,

s’merzitem unë as per ju vajza të pabesa,

nga qejfet, unë vete dorë po heq…….

Pa titull………….

Nuk e kuptoja q’ahere dashurinë,

por Ti ëmbël shihje syt e mi,

shkelqenin ato plot flakerime,

të thoshin fjalë që ti s’i di….

E libra hapa, e njerëz pyeta,

Të mesoja a më do ???

Shumë u lodha, gjere e gjatë,

Të të thoshja S’agapo.

Shpejt u çele si pranverë,

Se lodhur ishe ti si mua,

Ne gjuhën time për të parën herë,

Pëshpërite : DHE UNË TË DUA…..

Nga pjesa « Do vije……. »

Pa ti puthur buzët ende,

e papushtueshme ngrihej keshtjella jote,

ç’bëre vajzë!!! – që mbi mure mbështete,

Shkallët besimkote……

Pa titull…………

Mbrëmja po bie mbi shkëmbinj të hirtë,

Deti zhurmon aty pranë.

Ne zemër c’më përvëlon trishtimi pa dritë,

Nje pikëllim pa fund, pa anë……

Larg teje merzitem…. kjo mërzia ime,

S’dua fare të më hiqet,

Dhe zemra digjet prap në puthje,

Sepse ajo s’mund të mos digjet…..

Nga pjesa «A.P.Kernes…..»

Në pik’ t’hallit kur vajtoja,

Fatin tim pis të zi,

Ngrita syt’ të shikoja,

Kush hyri ne qeli………

Nga pjesa «Pergjerim…»

Ah, sikur të jetë e vërtetë,

kur bredh hëna nëpër retë,

Meri naten kur kalon,

dhe qetësia mbreteron.

Hapet dheu dhe kudo,

Dalin hijet nga ato.

Do të dal dhe unë, pa pasur frikë,

Ti thuash të dashurës Monikë

Për mua – S’po më tret dheu

Ja ku më ke! – kthehu, kthehun

n’ështe e vërtetë, se shpirti i saj,

po jeton i lirë tek retë,

më kot lodhem e po qaj,

që ti shkoj pranë, – po vdes vetë….

Ajo mkate s’bëri në jetë,

Prandaj me engjejt po jeton,

Po unë ??? – e lashë të shkret !!!

A do t’më falë, a do m’pranoj!!!…

O yll prap shpirtit nuk i thashë,

Që tek unë sa jetë e tërë,

Dhe kur të vdekur ty të pashë,

Vdiqa dhe unë! Lumturi o ëngjëll…..

Ti që jetën dhe për mua,

S’prita dot, të ndoqa pas,

Të të them dhe një herë « TE DUA »,

Por të vdekurës si ti flas ???

Pertej vdekjes s’do t’më falësh,

Barrën e rëndë të tradhëtisë,

një dit’ do të takoj, të ti them dy fjalë,

«S’ka fund themel i Dashurise….».

Kategori
Uncategorized

HAJDUTE, Z/PREFEKT, DHE KRYETAR PARTIE.

HAJDUTE, Z/PREFEKT, DHE KRYETAR PARTIE.

Ne foto Kondrabandisti dhe miku i ngushte i Ministrit Bode.

Njeriu qe nuk ka asnje lidhje me Partine Demokratike por me krimin ekonomik te realizuar me ane te vjedhjeve te pa para ne doganen e Kapshtices.

Krye hajduti qe drejtonte kondrabanden me evazionin fiskal ndaj shtetit.

Krye hajduti qe drejtonte kondrabanden e Kafese dhe Naftes ne Kapshtice.

Ish Drejtori i doganes.

Bosi i kondrabandes shteterore ne Kapshtice.Artan Zaimi.

Z/V Prefekt ne qarkun Korce, dhe kryetar i deges se PD_se ne Devoll.

Bastardi që emëronte dhe mbronte miqtë e tij, socialistët e terbuar ne doganë, si krah i djathtë i tij në kondrabanden dhe korrupsionin doganor.

Dhe qershia mbi tortë, kandidat për deputet në këtë qark.

Prandaj dhe Partia Demokratike merr humbjen elektorale, dështimin në reformat e saj, dhe largimin nga pushteti.

Prandaj dhe demokratet ndihen të lënë në harresë dhe të tradhëtuar.

Kategori
Uncategorized

Thonë s‘ditka Krishti shqip Dhe shqip – fjale s‘pret prej nesh,

Një përgjigje për Pirro Dhimën

Nga: Prof. Dr. LLUKA HEQIMI

Pirro ta duash Greqinë, por ne s‘të kemi asnjë borxh, përkundrazi. Në Shqipëri qave e qeshe për herë të parë, u rrite u bëre i famshëm. Mos i hiq vetes pjesën më të bukur të fëmijërisë dhe rinisë. Mos harro! Shqipëria të lau me flori, nuk ishin pak 15 medaljet e arta si peshëngritës, të bëri Mjeshtër Europe.

Ndjehem i detyruar t’i përgjigjem Pirro Dhimës, ndoshta për një arsye të thjeshtë njohjeje, si mjek sportiv, ku ai kaloi disa herë për tu vizituar dhe analizuar si sportist. Prej teje Pirro ruaj kujtime të mira. Ti ishe peshëngritës i madh i Shqipërisë. Kur kohët ndryshuan dhe ti u përpoqe për një jetë më të mirë, u shndërrove si ajo bima që transportohet në kubikë. Pra ishe formuar këtu, në vendlindje. Mos harro se ke marrë 15 medalje ari për Shqipërinë, disa prej të cilave atje në Greqi. Ke zënë vendin e katërt në Europë për të rritur dhe u bëre Mjeshtër i Europës, për peshëngritjen shqiptare.

Në Litohoro (Piereias) 25 km. nga Katerini, në këmbët e malit Olimp u njohe edhe me shoqen e jetës, Anastasinë. Lindët 4 fëmijë, vajzën tani 17 vjeçe, djalin 14, vajzën 12 dhe të voglin e pleqërisë 3 vjeç. Në këtë drejtim je treguar shqiptar i vërtetë.

Ty Pirro nuk të ngatërron asnjë këtu tek ne me minoritarin, sepse ti je himarjot i lindur në Tiranë dhe po të gërmosh historinë, do të gjesh në Himarë emrat e veriut të Shqipërisë, të njëjtat zakone këngë dhe valle. Himarjotët para se të mësonin greqisht dinin shumë mirë latinisht dhe italisht të paktën kështu thotë historia.

Në një shkollë “Lykeio” Litohoro, mundet nga viti 1997, kur ishe kthyer një peshëngritës i famshëm i Greqisë, “si nga fshati i gruas” u përpoqe të nxish çdo realitet tonin.

– “Unë Pirro Dimas nuk kisha të haja në Shqipëri se isha grek” . Kështu pate thënë në atë shkollë, fjalët pezmatuan jo vetëm shqiptarët, arvanitasit por edhe grekët vetë. Unë që njoh mirë mensën e “KS 17 Nëntori”, e di se sa mirë ju kanë mbajtur me ushqime, megjithëse vendi ishte në krizë. Sepse vendet Pirro kalojnë kriza siç po kalon dhe Greqia tani. Ganimetin, “Momën kuzhinjeren” shpirtmirë ti nuk e harrove, i solle një “dhoro” të vogël, të cilën ajo e tregonte me lot në sy, duke kujtuar me shumë mall Pirron e saj, çamarokun.

– Unë Pirro Dimas nuk më jepnin shkollë se isha grek.

Jo mor Pirro, në kohën që kam përfunduar “Fakultetin e Mjekësisë” ka patur disa djem të mrekullueshëm të minoritetit që janë bërë mjek të zotë. Ti personalisht nuk je shquar në mësime, megjithëse po ta them siç e kam thënë kudo, se gabuan me ty, duke mos të pranuar në ILKF “Vojo Kushi”. Ti mund të zemërohesh me disa shqiptarë, por kjo nuk të lejon të zemërohesh me të gjithë Shqipërinë.

Në stacionin televiziv “Mega”, në vitin 1992, të panë shumë shqiptarë, të cilët kuptuan se truku grek kërkonte që trajnerin tënd, Zef Kovaci ta bënte trajner italian. Në vend të vëllait tënd për të përkthyer, kishte ardhur një grek që dinte italisht për ta përforcuar gënjeshtrën. Kaq inat na paskan, sa dhe emrin e Shqipërisë nuk duan ta dëgjojnë? Çudi!!! S`dimë tu kemi bërë ndonjë të keqe kujt.

Pirro ti ke emrin e madh të Pirro Burrit, Pirros tonë të Epirit, Shqiptarit të madh, por ti gabon kur kërkon të bësh histori, sepse ti, kur flet për Epirin flet për atë politik ndërsa në të vërtetë duhet folur për Epirin gjeografik. Edhe Skënderbeu ynë është quajtur Princi i Epirotëve. Shko e shikoje në Vjenë, armaturën e Heroit tonë Kombëtar. Nëse Greqisë ti i kujton Vorio Epirin, që kërkojnë disa qarqe greke ta sjellin në vëmendje, e ke gabim. Po të kujtoj se në kohën e Perikliut të madh, Greqia ka qenë më pak se 1/3 e asaj të sotmes. Ne, fqinjëve tanë grek mund t’i kujtojmë Revolucionin për Pavarësinë dhe filantropët e mëdhenj shqiptarë, Çamërinë tonë, popullin e saj të shumëvuajtur dhe heroik, marrëveshjen e Fanarit, mallkimet e gjuhës shqipe, çkishërimet, helmimet e misionarëve të gjuhës shqipe dhe të kishës sonë etj. Këtë duhet ta dëgjojnë të gjithë, se kështu shtypet e keqja dhe ruhet fqinjësia e mirë që dëshirojmë. Historia e Greqisë është e bukur, por më e shumta është mitike ndërsa ne shqiptarët kemi histori me të vërtetë heroike. Mos të harrojmë Vangjel Zhapën rilindasin e “Lojërave Olimpike”, që grekët e tu e duan shumë, por harrojnë që ai është shqiptari që ka ndërtuar kisha, manastire, xhami e tyrbe. Pa më thuaj Pirro a ka ndonjë grek që bën xhami? Nga ana tjetër çe shtyu këtë njeri të rilindë Lojërat Olimpike? A mos ish thirrja e të parëve tanë ilirë? T’ja lëmë këtë historisë se ka shumë për të thënë për ne shqiptarët.

Kur erdha në Greqi në vitin 1992 me Ylli Shehun për një ndërhyrje kirurgjikale në gju, ti na prite si miq. Më shumë anoje nga ne, se nga grekët të paktën këtë përshtypje më krijove. Kishe vuajtur, na the, në atë shtëpi bodrumi, ku tubat e ujërave të zeza i kishe gati mbi kokë dhe që shkarkoheshin me zhurmë kohë pa kohë. Na fole për punën e rëndë në ndërtim dhe llaçin që gatuaje me shumë mundime. Për të gjitha këto sakrifica dhe atë vendosmëri të palëkundur për të arritur diçka në sport, u krenova me ty, të admirova.

Por për tu habitur, me kalimin e kohës ti njeri kaq i mirë dhe i famshëm, u bëre i çuditshëm dhe i pakuptueshëm. Mendon se duhet të bësh politikë të tillë, që të jesh deputet i mirë për Greqinë? Por ti s’ke qenë kurrë politikan dhe propozimin për deputet duhet ta kuptosh mirë. Në këto momente krize, politikanët grek janë thuajse të urryer nga populli i tyre. Elektorati thotë më mirë Pirron, që megjithëse nuk njeh politikën, do të jetë i drejtë dhe i mirë me ne, Pirron peshëngritësin e shekullit, Pirron që e kujton Londra me një stacion të metros, nga ku do të hyhet në sallën e peshëngritjes, në Olimpiadën, Londër 2012. Edhe Greqia duhet të të bëj monument dhe e meriton, se në fund të fundit nga monumentet e lavdishëm është bërë dhe vetë ajo. Prit Pirro, prit i qetë dhe mos na “vringëlli armët”. A nuk e kupton se të ka ardhur koha e dilemës më të ligë në jetën tënde? Pjesa më e “keqe” e Greqisë, nuk të duan për të ngritur pesha sepse e dinë që ti nuk mundesh dot tani, por të duan që të jesh i besuar në melodinë Vorio-Epiriote sepse ka shumë grekër që nuk e besojnë më këtë propagandë të dalë – boje. Prandaj kur kërkon të flasësh duke u kthyer nga ne, është mirë tu drejtohesh atyre. Ne e dimë se çfarë është Vorio Epiri. Kjo daulle e çarë, e riparuar shumë herë vazhdon të bjerë duke lodhur më kot daullexhinjtë.

Pirro desha të kujtoj se dhe në ato kohë kur nuk kishim shtet dhe Greqia mund të na uzurponte lehtë, ne shqiptarët e kishin nga një pushkë në shtëpi. Kur duhet shqiptari nuk e turpëron veten për trimëri.

Pra të paktit grekë të duan për të turpëruar. Nuk ka as një shpjegim tjetër, duhet t’i kthesh me turp ato që ke marrë me djersë.

Tani meqë ke kohë që je larguar nga Shqipëria po të shkruaj një vjershë të Petro Nini Luarasit, të freskohesh pak, të bësh politika më të mira dhe me minoritarin, të kuptosh më mirë se kush jemi, kemi qenë e do të mbetemi ne shqiptarët.

Thonë s‘ditka Krishti shqip

Dhe shqip – fjale s‘pret prej nesh,

Vetëm në gjuhë greqisht

Të dëgjon e të mban vesh.

Po dhe Krishti ndë na thëntë

Se- “Jam grek, jakni pas meje”,

Do t‘I themi: – Pa mblidh mëntë,

Se Shqiptari s‘vjen pas teje!

Gjuhënë e kemi tënë

Të vjetërë dhe të vlyer

Nga perëndia ish thënë

Që ta ruajm të çkëlqyer.

Ironia e Petro Nini Luarasit

në poezinë “Kundër mallkimit

të gjuhës shqipe”

Kategori
Uncategorized

Deklarata e Berishës që trembi Thaçin: Jo, ndarjes së Kosovës, jo tregtisë me territoret shqiptare.

Perse i dogji Thaçit deklarata e Berishës? Sepse ai ja plasi ne fytyre se shqiptaret nuk do te lejojne te behet tregti dhe pazare me trojet shqiptare. Keto dite ish kryeministri Berisha priti ne nje takim delegacionin e Partise Demokratike Shqiptare te Lugines se Presheves, te kryesuar nga zoti Ragmi Mustafa.

Ne kete takim zoti Mustafa e njohu zotin Berisha me gjendjen e rende te shqiptareve ne komunat e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes, shkeljen e lirive dhe te drejtave te tyre njerzore,politikat e reja albanofobe te autoriteteve te Beogradit qe synojne çrrenjosjen e historise se lavdishme te shqiptareve te Lugines dhe kultures se tyre.

Per keto qellime, u shpreh zoti Mustafa, Beogradi ka bere gati ligjin e ri albanofob serb per heqjen e monumenteve dhe permendoreve historike te shqiptareve ne Luginen e Presheves dhe ne Pazarin e Ri ne kuadrin e serbizimit total dhe asimilimit te minoriteteve.

Ai theksoi se PDSH kerkon domosdoshmerine e njohjes te te drejtave qe Serbia kerkon per asosacionin e komunave serbe ne Kosove edhe per asosacionin e komunave shqiptare te Lugines se Presheves.

Nga ana e tij zoti Berisha theksoi se shqiptaret ne Luginen e Presheves jane sot minoriteti me i shtypur dhe me te drejtat me te mohuara ne Europe nga autoritetet serbe, i perjashtuar nga investimet ne infrastrukture dhe ne fushat e tjera.

Serbia, theksoi Berisha, kerkon super te drejta per serbet ne Kosove dhe mohon, ne kundershtim me marreveshjet nderkombetare qe ka firmosur, te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves por edhe ne Pazarin e Ri dhe kudo ne territorin e saj.

Zoti Berisha vleresoi se autoritetet shqiptare te Lugines zbatuan me seriozitet marreveshjen e Konçulit kurse Beogradi nuk zbatoi por zgjodhi te dhunoje kete marreveshje.

Ish kryeministri Berisha u shpreh se eshte i zhgenjyer edhe me qendrimet e auroriteteve te Tiranes dhe Prishtines ndaj problemeve te medha politike, ekonomike, infrastrukturore te banoreve te komunave te Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes.

“Te dy qeverite e nisen ndihmen me nje shume qesharake 100 mije euro dhe ne vend qe te rrisnin ndjeshem nga viti ne vit kete shume, e nderprene fare. Ne shtator,ne do kerkojme qe buxhetit ti shtohet zeri per Komunat e Lugines”, theksoi Berisha.

Ai u shpreh se shqiptaret e komunave te Lugines kane nevoje per garantimin e te drejtave te tyre ne perputhje me konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, investime dhe zhvillim dhe jo qe te perdoren per interesa te Serbise per tregti territoresh.

“Eshte fakt i pamohueshem se Serbia gjithnje ka dashur t’u perdori si plaçke tregu dhe per shkembim territoresh. Personalisht une kam qene dhe jam gjithnje per paprekeshmerine e kufijve te Kosoves dhe çdo lloj coptimi, ndarje apo tregtie me territorin e saj dhe kunder çdo diskutimi per keto çeshtje.

Mendoj se te njohesh te drejten Serbise, fuqise se humbur nga lufta, te paraqese pretendime territoriale ndaj Kosoves eshte gabim i madh dhe historik, eshte ne nje fare menyre nje zhberje e qellimit dhe rezultatit te luftes dhe kapitullimit te Serbise.

Por kjo eshte edhe nje zhberje e Kosoves te çliruar ne vitin 1999, te njohur ne dokumentat nderkombetare dhe nga mbi 115 shtete perfshi ketu 95% te vendeve te lira te botes”, u shpreh Berisha.

Zoti Berisha theksoi ze Republika e Kosoves eshte shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijte e saj aktual nderkombetar ndaj Serbia nuk ka asnje te drejte dhe nuk duhet t’i njihet asnje e drejte per te pretenduar qofte edhe nje pellembe toke te territor te Kosoves.

Duke theksuar se Kosova nuk i ka asnje borxh Serbise dhe se ajo nuk ka asnje pellemb toke te territorit te saj pasi e kunderta eshte e vertete, zoti Berisha u shpreh se te pranosh idene e ndarjes se Kosoves ne nje menyre apo ne nje tjeter mbeshtet idene dhe perpjekjen e Beogradit per Serbine e Madhe ne kurriz te Kosoves. Ne rajonin, tha ai, tone zona me tre komuna minoritare si Mitrovica jane disa dhe hapja e nje precedenti qe kerkojne serbet ne Mitrovice do minonte paqen dhe stabilitetin ne mbare rajonin.

“Minoriteti serb ne Kosove, ne perputhje me Dokumentin e Ahtsarit eshte shpallur superminoritet. Atij i jane dhene dhe garantuar te drejta qe nuk i ka asnje minoritet ne Europe, ndaj, theksoi zoti Berisha, pretendimi i Serbise per tre Komunat e Mitrovices nuk ka te beje aspak me garantimin e lirive dhe te drejtave te serbeve por ka te beje vetem me vazhdimin e ides se serbomadhise dhe eshte pretendim territorial ndaj nje shteti sovran te pavarur me qellim zhberjen e Kosoves!”

Ai theksoi se nuk ka asnje dallim edhe ne rastin e “shkembimit” te territoreve pasi kane qene serbet ata qe kane kerkuar gjithnje dhe me insistim patologjik, edhe para shpalljes se pavaresise se Republikes se Kosoves, ndarjen apo tregtine me territoret e saj. Ai u shpreh se e verteta eshte se ne kete rast Serbia kerkon te beje tregti, te perdore si plaçke tregu territoret shqiptare pasi ajo eshte e shqetesuar nga zgjimi gjithnje e me i madh i vetedijes kombetare tek banoret shqiptar te Pazarit te Ri.

Per te gjitha keto zoti Berisha u shpreh se eshte kategorikisht kunder dhe se ka bindje se keto perpjekje destabilizuese te Serbise do te deshtojne. Ai theksoi se cdo marreveshje dhe çdo zgjidhje duhet te jete nje marreveshje midis dy vendeve te pavarura qe njohin dhe respektojne integritetin territorial te njeri – tjetrit.

“Ju nuk duhet ne asnje menyre te behi shkak per keto pazare. Lugina duhet te jete Lugine paqeje, bastion i pamposhtur i vlerave, botes shqiptare dhe europiane, me qytetare te barabarte para ligjit dhe ne rast se Serbia nuk pranon keto parime vetkuptohet qe ajo nuk kerkon marreveshje por konfliktualitet dhe destabilizim”, theksoi ai.

Kategori
Uncategorized

Kosova nuk do të ndahet pse Thaçi i trembet burgut nga Gjykata Speciale!

Hashim Thaçi duket se në premtim apo panik për arrestimin e tij nga ngritja e Gjykatës Speciale është i gatshëm të provokokojë një luftë të re me pretendimin e korrigjimit të kufijve.

‘Një luftë e re duke promovuar një ide të Vuçiç’ siç e tha edhe ish-zyrtari i SHBA-së Daniel Server, mund të shikohet si shpëtim për Thaçin që prej kohesh në Kosovë po flitet për arrestimin e tij për krime pas lufte ndaj funksionarëve të LDK.

Hashim Thaçi që dikur mburrej lokaleve të Tiranes se si kishte bllokuar vizitën e Sali Berishës në Kosovë duke bindur Kushner se mund ta vrisnin, sot gënjente duke ja atribuuar këtë bllokim vizite në vitin 1999, Presidentit Ibrahim Rugova, kur në fakt ishte ky i fundit që kishte ftuar Sali Berishën.

Thaçi që deri dje ishte dakord të dekoronte Sali Berishën, sot ka folur duke aluduar e duke për të përcjellë akuza që dikur i bënte Sheshel.

Por Hashim Thaçi nuk guxon të thotë asnjë fjalë për kryeministrin e tij që ka thënë:

Një ndarje e re do të thotë luftë, dhe Kosova nuk ka asnjë copë tokë për të dhënë.

Reagimi i Hashim Thaçit sot, përfundimisht i heq maskën.

Dy pyetje që Hashim Thaçi nuk i jep përgjigje:

—Pse nuk e komenton Daniel Server, që thotë se një korrigjim kufijsh do të thotë ndarje e Kosovës, dhe një ndarje tjetër sjell sërish luftë?

—E dyta, çfarë bisedoi me Alex Soros, dhe pse nuk i përgjigjet Ramush Haradinajt?

Më poshtë keni edhe shkrimin e Hashim Thaçit të botuar në Facebook, që më shumë se i tij duket sikur është shkruar në plazhet e Shqipërisë nga Fuga i Edi Ramës dhe dërguar Thaçit me porosi nga Sorosi i vogël.

Jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve, po bashkim të Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në

mënyrë paqësore.

Ky proces, nëse tregohemi të mençur dhe të bashkuar, do të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë – Serbi, dhe Kosova do të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare: në BE, NATO dhe OKB.

Nuk duhet t’i përsërisim gabimet siç na ndodhën me vonesën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës apo dhe me votimin e vonuar të demarkacionit me Malin e Zi.

Për procesin e dialogut dhe marrëveshjen paqësore, Kosova e ka mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë rrugëtim të përbashkët, Kosova nuk do ta ketë asnjë mëdyshje, sepse liria dhe pavarësia e Kosovës, është produkt i sakrificës sonë dhe i mbështetjes euroatlantike.

Institucioneve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike.

Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit.

Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës.

Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste.

Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare.

“HTH”

Kategori
Uncategorized

Ne pritje të përgjigjeve/ 10 pyetje për ‘Gjarprin’ (Hashim Thaçin)

nga Ali Ukaj, ish-zëdhënësi i UÇK-së.

Janë 10 pyetje që presin përgjigje nga ‘Gjarpri’, (Hashim Thaçi), por që ende nuk u ka dhënë.

Bëhet fjalë për atë që Hashim Thaçi thotë se është marrëveshje historike, për ndarjen e Kosovës ku një pjesë do i bashkohet Serbisë.

Këto 10 pyetje që kërkojnë përgjigje i janë bërë Thaçit nga Ali Ukaj, ish-zëdhënësi i UÇK-së.

Më poshtë pyejet:

1. Z Thaci ju thoni jeni per bashkimin me Presheven. Me cilin lidership politik te Presheves, Bujanocit apo te Medvegjes e keni diskutuar kete ceshtje ?

2. Z Thaci para disa muajsh u vra para zyrave te tij ne veri te Mitrovices politikani serb Oliver Ivanovic i cili ishte kunder ndryshimit te kufinjve apo korrektimit sic thoni Ju. Sot pas disa muajsh ajo vrasje eshte pa autor. A dini te na thoni deri ne c’pike jane hetimet dhe a ka lidhje vrasja e Oliver Ivanovicit me ndarjen e Mitrovices ?

3. Z Thaci ju flisni per korrektim te kufinjve dhe per mbeshtetje nderkombetare per nje marreveshje te tille. Nje pyetje a mund te na thoni nese nje nga keta “nderkombetare” eshte z Soros “i riu” qe ju keni takuar para disa kohesh dhe nese mundeni a mund te na thoni nese e dini qe tani e tutje zyrat qendrore te SOROS tani e tutje do te jene pikerisht ne Beograd ?

4. Z Thaci zera koinfideciale por serioze vleresojne se miku dhe lobisti Juaj Tony Podesta kishte krijuar nje marredhenie koinfidenciale mes Jush dhe gjeneralit MC Master ish keshilltar i Sigurise se Presidentit Trump. Pas pak kohesh te takimeve me Ju gjenerali i nderuar u shkarkua nga detyra, a ka lidhje kjo me tema te debatuara pikerisht per ndarjen e Kosoves dhe krijimin e Serbise te madhe me daljen ne detin Adriatik?

5. Z Thaci Presidenti i Serbise ben me dije formalisht dhe informalisht ka mberritur nje marrevshje me Ju per ceshtjen e rishikimit te kufinjve. Ne te njejten kohe edhe Ministri Kotzias thote te njejten gje per marreveshje rishikimi kufinjsh me Shqiperine. A nuk ju duket koincidence qe Serbia dhe Greqia kane te njejten gjatesi vale dhe kohe per ndryshim kufinjsh. Cfare mendoni per kete ceshtje?

6. Z Thaci Ju me vendosmeri po thoni se jeni i gatshem per korrigjim kufinjsh. A jeni konsultuar me zyrtaret dhe lideret e tjere politike ne Shqiperi, Maqedoni dhe Serbi? Nese po me ke ? Dhe nese po cfare ju kane thene ata?

7. Z Thaci ne daten e 10 vjetorit te Pavaresise se Kosoves ju nuk ishit ne Kosove dhe e zhvendoset festen e Pavaresise nje dite me vone sikur te ishte ditelindje e nje katundi ne Drenice, njekoheshisht edhe ne 150 vjetorin e Lidhjes se Prizerenit Ju ishit ne Kanada ne nje axhende te parendesishme a mund te na thoni sa kohe perpara e pergatisni axhenden Tuaj te vizitave zyrtare jashte Kosoves?

8.Z Thaci a eshte e vertete se jeni takuar privatisht ne 2 kryeqytete ne BE me kolegun Tuaj te Serbise z.Vucic?

9.Z Thaci a e keni biseduar kete ceshtje me Kryeministrin e Shqiperise dhe mikun Tuaj Edi Rama nese po cfare Ju k thene ?

10. Z Thaci Miku juaj i kahershem gjeneral brigade Adem Copani nderroi jete para disa kohesh ne Tirane a keni ngushelluar familjen e Tij.

Faleminderit me respekt Ali Ukaj

Kategori
Uncategorized

VIDEO/ Gjyqi i parë politik në Teatrin Kombëtar, kush ishte teneqexhiu që dënoi me vdekje 17 intelektualë

Muajt e parë të pas Luftës sundoheshin nga revanshi i komunistëve për të shtrirë pushtetin në çdo qelizë të jetës në vend. Lajme arrestimesh  dëgjoheshin gjithkund në kryeqytet. Në qendër,  godina elegante e kinema “Kosovës”, dikur “Savoja”, i kishte mbyllur dyer për publikun artdashës.

Data shënonte  1 mars 1945. Pranvera e parë nën regjimin e ri komunist.

Atë ditë dyert e kinema “Kosovës”  do të rihapeshin sërish.  Mbi 1300 vetë do të ishin spektatorë të një  tragjedie, e cila do  të përfundonte vetëm 44 ditë më vonë me 17 intelektualë të pushkatuar.

Në atë  kino-teatër,  të përshtatur si sallë gjyqi, kryeqytetasit do të ishin dëshmitarë të të parit gjyq politik të regjimit komunist në Shqipëri.

Tre muaj pas çlirimit, Shqipëria nuk kishte themeluar ende një Gjykatë, por  Këshilli  Nacional Çlirimtar kishte  firmosur që më 15 dhjetor 1944 ngritjen e të parit Gjyq Special,  i cili nxori në bankën e të akuzuarve 60 nacionalistë, kundërshtarë potencial  të komunizmit, të akuzuar si kriminelë lufte, edhe pse Shqipëria ende nuk kishte ligj për krimet e luftës.

Procesi gjyqësor do zhvillohej në  31 seanca, nga 1 marsi deri në 13 prill 1945.

Në vendet e trupit gjykues ishin ulur 9 drejtues komunistë.

Kryetar i gjyqit ishte emërua Koçi Xoxe (teneqexhi, me 5 klasë shkollë), ndërsa anëtarët e trupit gjykues ishin: Hysni Kapo, Beqir Balluku, Hajdar Aranitasi, Gaqo Boboshtica, Medar Shtylla; Faik Shehu; Halim Budo dhe Gaqo Floqi. Prokuror i Gjyqit ishte  Bedri Spahiu.  Më 10 mars 1945, u emëruan si ndihmësgjyqtarë të Gjyqit Special edhe Bilbil Klosi, Gjon Banushi dhe Haki Toska.

Pas 31 seancave  me 13 prill 1945 u shpall vendimi i këtij gjyqi. Në këtë foto  të Agjencisë telegrafike shqiptare  shafqet Koçi Xoxe në momentin teksa lexon vendimin e gjyqit për 60 të akuzuarit. Në fillim lexon 17 dënime me vdekje:

Aqif Përmeti (politikan, ish-ministër)

Bahri Omari (politikan, ish-ministër)

Beqir Valteri (deputet, antizogist)

Daut Çarçani (prefekt)

Dik Cami (zogist, ushtarak)

Fejzi Alizoti (nënshkrues i Shpalljes së Pavarësisë, disa herë ministër)

Gustav Mirdashi (ish-ushtarak austriak, oficer i lartë i ushtrisë shqiptare)

Hilmi Leka (politikan, ish-ministër)

Ismail Golemi (ushtarak, ballist)

Javer Hurshiti (nëpunës, ish-ministër)

Kolë Tromara (politikan, ish-ministër)

Kostandin Kota (ushtarak, ish-ministër)

Reshit Merlika (deputet, I afërm i Mustafa Merlika Krujës)

Shyqyri Borshni (ushtarak)

Tahsim Bishqemi (ushtarak)

Terenc Toçi (patriot romantik arbëresh, jurist, politikan)

Zef Kadarja (nëpunës karriere, drejtor i Zyrës Sekrete, drejtor i përgjithshëm i Policisë)

Të 17 të dënuarit me vdekje do të shihnin për herë të fundit këtë sallë kinemaje ku regjimi komunist po luante të parën tragjedi të stilit sovjetik për publikun e gjerë. Dy ditë pas këtij vendimi 17 të dënuarit me vdekje do të pushkatoheshin  pranë Kodrës së Priftit në Tiranë.

Të dënuarit e tjerë, pjesa dërrmuese me burgime të gjata do të linin jetën qelive të errëta  e në vuajtje të shumta…

Ky gjyq shënoi veç të tjerash, stacionin e parë të  një serie të gjatë e të pandalur të gjyqeve ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist, që zgjati gati gjysmë shekulli. Kujto.al

Gjyqi i parë politik në Teatrin Kombëtar – Kujto.al | Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit |

An error occurred.

Try watching this video on www.youtube.com, or enable JavaScript if it is disabled in your browser.
Kategori
Uncategorized

Shërbimi sekret Sërb, Kosovën duhet ta bëjmë si Kandaharin.

Në 20 vjet, Kosmet do të duket si Kandahar. Fuqitë perëndimore ngadalë do imisljenje normat për siptareI kështu që nëse ju zgjedhin për kthimin e Kosovës nën kontrollin e Serbisë. Kur kjo është arritur:

Serbia do të ketë një dorë të lirë për të përsëritur veprimin e dëbuar shqiptarët në Turqi këtë herë jo me forcë, por me anë të tërheqjes së udhëheqësit fetarë për një punë, duke premtuar kushte shtesë për të emigrojnë në Turqi.

Për këtë, Serbia ka një dritë jeshile nga shteti turk.

Top shihet kur të arrijmë një marrëveshje me operativët (sherbimi sekret serb) tona poshtë në Kosmet, fondet e mbledhura nga amabsada islame në Beograd mozenmo për të përcjellë poshtë pjesën më të madhe të fondeve duhet të investohen për ndërtimin e xhamive.

Places për ndërtimin e xhamive duhet të gjeni qindra e vend të dukshëm pranë shkollave të autostradës, qendra e qytetit, xhamitë në fshatra të mëdha duhet të jetë dvostruce trostruce xhamia, shkollat ​​islamkse (medrese) nuk duhet të rritet kudo dhe në ato vende ku nuk ka interes që të jetë transferojë fëmijët dhe të rinjtë e qytetit, ku Islami ka një rëndësi më të madhe se të kombit, si dhe pjesë të Mitrovicës, Vushtrrisë, Gjeneral Jankoviq, Kaçanik, Dragash, shtesë Prizren shiptar/

Operativët.

Kontribut i madh do të japin njerëzit tanë nga Maqedonia, Bosnja dhe Sanxhak, do të marrë parasysh Rome l Ciganët të cilët janë të gatshëm të punojnë për ne dhe se RCS aktive në Liderëve islam e bashkësisë islame të Serbisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Metohisë dhe Bosnjën janë nën kontrollin tonë të bëj që njerëzit të më përfshirë që janë të njohura me ndikim në zonat shqiptar e sportit, muzikës , media dhe politikë.

Në disa parti të rëndësishme politike shqiptar tashmë kanë njerëz që punojnë për ne, unë miratojë fort Islamin, janë të lidhur me një shef që përhap Islamin në zonat ku xhamia Islam kam pasur ndonjëherë.

Në vendet perëndimore kanë deleguar njerëzit tanë është orientimi Bashkësia Islame e Kosovës dhe Sanxhak, të cilat janë nën mbikëqyrjen e ambasadave tona të Zvicrës, Gjermanisë, Belgjikës.

Me kalimin e kohës ne do të jetë në gjendje për të ndarë znajcanjno siptare jashtë Svajcarska Njemacka Kryesisht, nuk janë të rëndësishme këtu janë shqiptarët të pasur dhe të fuqishme që mbështetën Rugova.

Dole në Kosovë duhet të jetë një atmosferë që liudi ndjehen si ju jeni duke jetuar në vend të dikujt tjetër, me atë pjesë të të rinjve nuk do të shpëtojnë jashtë vendit. Dhe dikush do të shkojë për Islamin.

Në 20 vjet, Kosmet do të duket si Kandahar. Fuqitë perëndimore ngadalë do imisljenje normat për siptareI kështu që nëse ju zgjedhin për kthimin e Kosovës nën kontrollin e Serbisë. Kur kjo është arritur: Serbia do të ketë një dorë të lirë për të përsëritur veprimin e dëbuar shqiptarët në Turqi këtë herë jo me forcë, por me anë të tërheqjes së udhëheqësit fetarë për një punë, duke premtuar kushte shtesë për të emigrojnë në Turqi.

Për këtë, Serbia ka një dritë jeshile nga shteti turk.

Kategori
Uncategorized

Dëshmia e Petro Markos: E pashë me sytë e mi si e vranë në qeli duke e torturuar…

U hap dera. Hyri një polic trupmadh dhe i bërtiti Zuberit.

– Ç`punë bën ti ?

– Gjeolog që zbulon pasuritë e nëntokës, – iu përgjigj i frikësuar Zuberi.

Roja i këputi një shkelm me sa fuqi pati, prapa veshit duke i thënë, – Tani shko e zbulo pasuritë

 

Prof dr Stanislav Zuber, lindi në Poloni dhe ndërroi jetë në Shqipëri si pasoj e torturave komuniste ,Sipas të dhënave nxjerrë nga dokumenteve arkivore  të dosjes së tij ruajtur në Arkivin e Ministrisë së Brendshme siç e ka cituar edhe studiuesi Kastriot Dervishi:

Stanislav Zuber ka vdekur i vrarë në burgun nr.5 të Tiranës (më vonë 313) në birucën e tretë.

Zuber ishte një nga shkencëtarët e famshëm të rangut europian në industrinë e gjeologjisë dhe naftës. U thirr në vitin 1927 nga një kompani italiane që kishte marrë me koncesion zonën naftëmbajtëse të Kuçovës . Zyber punoi për 20 vjet në këtë zonë duke hartuar hartën gjeologjike të zonës naftëmbajtëse

Deri në vitin 1991 askush nuk dinte diçka për fatin tragjik të vdekjes së tij nën tortura në qelitë e sigurimti të shtetit në shkodër. Atë vit në gazetën e atëhershme “Republika” me 4 prill 1991 botoi artikullin tronditës “Krim kundër kulturës universale” ku fliste për njohjen dhe fundin tragjik të professor Zuber. Më vonë edhe në librin  “Retë dhe gurët”, shkrimtari Petro Marko ka publikuar një dëshmi të fortë.

Petro Marko, i arrestuar, dhe i mbylluar në të njëjtën qeli me të,  e përshkruan kështu njohjen me Stanislav  Zuber:

“Atëhere mu kujtua professor Zuberi, Andrea Xega, edhe ai gjeolog, dhe Nako Spiru, më treguan se cili ishte professor Zuberi:

– Një nga gjeologët më të mëdhenj të botës.

Më pare e mori Lenini për të zbuluar puset e naftës të Bakusë, – ku i kishin ngritur dhe një bust, – pastaj për aftësitë e jashtëzakonshme, e angazhoi Shoqëria Anglo-persiane për të studiuar pellgun e Lindjes së Mesme(Gjirin Persik, Arabinë Saudite, Irakun, Iranin). Ai punoi shumë vite dhe qe i pari që bëri hartën gjeologjike të asaj zone.

Sot, në gjithë botën gjeologët i kanë si udhërrëfyese zbulimet dhe traktatet e tij gjeologjike për atë zone, që doli më e pasura në botë për naftë.

Punoi shumë vite dhe, pasi i kreu të gjitha punët, Shoqëria Anglo-persiane e dërgoi në Shqipëri. Ai erdhi këtu dhe punoi, bëri hartën e pare gjeologjike të Shqipërisë.

Shoqëria në fillim nisi punët në Kuçovë, ku doli nafta e pare, por, pasi ajo naftë përmbante shumë squfur, Shoqëria Anglo-persiane e la dhe ia shiti Italisë së Musolinit, që vuante për karburante.

Filluan nga puna italianët: – Zuberi zbuloi dhe Patosin. Italianët kishin shtrirë një tubacion nga Kuçova e gjer në Ujë të Ftohtë të Vlorës, ku vinin çisternat e “Axhipit”, shoqëri italiane e naftës, dhe e shpinin për ta përpunuar në Itali. Zuberi krijoi dhe muzeun gjeologjik në Kuçovë.

Gjatë Luftës së dytë, nga bombardimet e aviacionit anglo-amerikan u godit dhe Kuçova dhe u vranë shumë njerëz, midis të cilëve dhe e shoqja e Zuberit.

Pas Çlirimit, Zuberi u thirr si këshilltar i gjeologjisë pranë Këshillit të Ministrave . . . Dhe më 1947 e njoha edhe unë. Ai më mbante mend, se e dinte që isha përgjegjës i gazetës “Bashkimi”, dhe kishte tentuar të më shkruante që ta shpëtoja e ta liroja, se e akuzonin për një sabotim në Kuçovë.

Dhe tani ja ku ishim të dy: – ai i katandisur një grusht njeri, unë një skelet i gjallë i ngarkuar me hekura. Me Zuberin shkëmbenim ndonjë fjalë: – ai, i shtrirë përdhe, – unë, i varur.

Ai murmuriste gjithë ditën dhe, pasi e pyesja se ç`murmuriste, thoshte: – Tani jam duke bërë një leksion për shkaqet pse disa zona janë të pasura me naftë, si ato të Lindjes së Mesme . . .

Tani jam duke u lutur, – ai ishte katolik dhe lutej.

E ngacmova dhe i thashë: – Si ka mundësi që një intelektual si ju të besojë ?

– Unë u besoj ideve që jetojnë dhe do të jetojnë për mijëra vite.

Ti i beson marksizëm-leninizmit . . . por a do të jetojë qindra ose mijëra vite kjo ideologji ?

Feja ka një funksion shumë human dhe universal, ajo ka shumë vlerë për njeriun, se e bën më njerëzor, e bën më guximtar ndaj së ligës dhe i zbut plagët e shpirtit.

Ja tani, kur unë i falem Krishtit, i them: – edhe unë do të duroj dhe do të qendroj si ti. Se ti na dhe shembullin për të buzëqeshur edhe para vdekjes.

Pse njerëzimi beson ? Se ka nevojë për burim shprese, për këtë burim humanizmi, për këtë ilaç qetësues, sidomos në rastet si ky yni, në të cilin ndodhemi tani.

Hynë në birucë dy hetues, – njeri e ngriti Zuberin dhe e nxorri jashtë birucës, tjetri ndenji me mua dhe më tha: – Pa pyete këtë armik a ka flori toka shqiptare. Ai ka bërë hartën gjeologjike, por nuk ka shënuar gjëkundi se ku ka flori . . .

Unë qesha me vete dhe i thashë hetuesit kallp:

– Po të kishte flori, për kë e ka fshehur ?

Po të ishte për italianët, do ta kishte shënuar. Për kë e ka fshehur ?

– Këta agjentë . . . janë djallëzorë . . . Po ti pyete, po ta japim si “ detyrë patriotike” se nuk ka mundësi që të mos ketë flori gjithë kjo tokë.

Kur u kthye përsëri në birucë Zuberi, u shtri dhe qeshte.

– Pse qesh, i thashë ? – Më shtrëngojnë të them pse nuk kam shënuar zonat ku ka flori toka shqiptare. Dhe unë u thashë se nuk ka. Ata më shkelmuan dhe më shanë “agjent i shitur”. – Me të vërtetë, a ka flori Shqipëria ?

– Po të kishte, unë patjetër që do ta kisha shënuar, si të gjithë mineralet e rralla. Në të vërtetë, ka në disa zona, por duhet njëzet herë më shumë flori për ta nxjerrë atë sasi. Këta janë injorantë.

Unë, kur kam bërë hartën gjeologjike, e kam bërë si gjeolog dhe jo si agjent ose spiun. Ç`janë këto që po dëgjojmë ?!

. . . Përnatë merreshin e pushkatoheshin intelektualë të shquar, specialistë. – “ A e di ? – më tha një ditë Zuberi. – Këtu, ja Enveri, ja Koçi janë agjentë të huaj, besoj të Jugosllavisë. Se nuk lanë intelektual të gjallë, me qëllim që ata të sjellin të tyret “.

U hap dera. Hyri një polic trupmadh dhe i bërtiti Zuberit. – Ç`punë bën ti ? – Gjeolog që zbulon pasuritë e nëntokës, – iu përgjigj i frikësuar Zuberi. Roja i këputi një shkelm me sa fuqi pati, prapa veshit duke i thënë, – Tani shko e zbulo pasuritë e nëntokës . . . – Kisha mbyllur sytë dhe çudi se si nuk më pushoi zemra. Me frikë, hapa sytë dhe pashë Zuberin të shtrirë, me duar e me këmbë të hapura dhe me një curril gjaku që i buronte nga goja. Bëra të lëvizja, ti vija në ndihmë, por isha i varur në dritare. M`u errën sytë. M`u err mendja. Desha të bërtisja, që të më dëgjonte gjithë bota: – Krim ! Krim universal ! Stanisllav Zuberin e vranë ! Vranë kulturën, vranë shkencën, vranë jetën.

U hap përsëri dera. Hyri ai polici që e goditi, bashkë me dy të tjerë. E panë. – Ngordhi qeni ! – tha ai që e goditi. E kapën nga këmbët, e hoqën zvarrë, e nxorrën jashtë dhe mbyllën derën, duke më lënë mua në birucë fantazmën gjakatare të kohës që vuloste turpin e këtij shekulli “. . . !/ Kujto.alB766650C-B80F-48D0-8CC5-B31D0F2A9621.jpeg

Kategori
Uncategorized

SI SOT 70 VITE MË PARË, PUBLIKOHEN FOTOT RRËNQETHËSE TË DY ISH-DEPUTETËVE QË U PUSHKATUAN NGA SISTEMI KOMUNIST.

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar sot pamjet rrënqethëse të dy viktimave të sistemit komunist.

Bëhet fjalë për dy ish-deputetë shqiptarë të cilët si sot 70 vite më parë u ekzekutuan nga xhelatët e komunizmit.

Bëhet fjalë për Arif Gylin (sipër) dhe Hasan Reçin (poshtë). Këta dy deputetë pavarësisht torturave të rënda nuk i pranuan akuzat që u kishte veshur sistemi i asaj kohe.

Po në të njejtën kohë janë dënuar edhe Arif Gjyli (ish-deputet), Isuf Hysenbegasi, Kostandin Boshnjaku (ish-deputet), Demir Kallaratin, Bexhet Shehu, Adem Beli, Hivzi Kokalari, Mestan Ujaniku, Halit Gjolena, Kamber Jaskollari, Ibrahim Hasani, Nexhmi Ballka.

Kategori
Uncategorized

125 apartamente, 70 makina, 9 miliardë lekë – EMRAT e 21 të shkarkuarve nga VETTINGU.

LISTA E TE SHKARKUARVE NGA VETTINGU

1 Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese-Shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Pjesë e trupës gjykuese që dha vendimin për të mos ekstraduar Almir Rrapon në SHBA)

2 Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

3 Besim Trezhnjeva, gjyqtar në Gjykatës e Apelit në Durrës, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

4 Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

5 Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

6 Artan Laze, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

7 Luan Kaloçi, prokuror i Apelit Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë.

8 Gentian Trenova, prokuror i Apelit Tiranë, shkak mosjustifikimi i pasurisë. (Ka pushuar hetimet për pasurinë për një person të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë. Nuk hetoi prokurorin me inicialet A. K., i përfshirë)

9 Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, shkak mosjustifikimi i pasurisë dhe korrupsioni. (Pjesë e hetimit për dosjen 21 janari dhe të Mark Frrokut për çështjen e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë)

10 Gani Dizdari, gjyqtar ne Gjykatën Kushtetuese, shkak mosjustifikimi i pasurisë, si dhe kontakte me të inkriminuar

11 Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë, shkak lidhjeve me krimin, fshehja e dënimit për vjedhje, fshehje dhe mosjustifikim pasurie. (Ka gjykuar dosjen për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë. Ka dhënë vendime për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Gent Strazimirin).

12 Artan Zeneli, gjyqtar pranë Gjykatës së lartë, shkak mosjustifikimi i pasurisë dhe mosdeklarimi i heqjes së vizës nga ambasada e SHBA.

13 Toma Ndreca, gjyqtar i Gykates se Larte, shkak mosjustifikimi i pasurise, si dhe kontakte me të inkriminuar

14 Rovena Gashi, prokurore në prokurinë e përgjithshme.

15 Shkëlzen Selimi, referuar komponentëve të pastërisë së figurës, lidhje me krimin.

16 Bledar Abdullai, pasi sipas hetimit rezulton se bashkëjetuesja e tij nuk justifikon 400 mijë euro.

17 Elsion Sadiku, Prokuror Korce, probleme në lidhje me deklarimet qe ishin bere nga bashkëshortja e prokurorit.

18 Ervin Metalla, gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Kishte marrë një kredi si i pastrehë për një shtëpi në Durrës.

19 Arben Nela, Prokuror i Tiranës, ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk ka burime të ligjshme.

20  Dritan Rreshka, drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë shkarkohet sepse u konstatua se ka pasur deklarime te rreme dhe fshehje pasurie dhe nuk ka burime të ligjshme për pasurinë.

21 Artan Broci, probleme me pasurinë.

Nëse bën një llogari për çfarë kanë deklaruar këto prokurorë e gjykatës pak a shumë janë  125 apartamente,70 makina, 66 garazhe,  9 miliard leke të reja, raporton faktor.al

Kategori
Uncategorized

Raporti: Mafia është fuqizuar, Shqipëria “lavatriçe” e pastrimit të parave.

“Krimi i organizuar dhe bandat me origjinë nga Shqipëria janë fuqizuar edhe më shumë përgjatë vitit të kaluar”. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur Observatori Europian për Krimin dhe Sigurinë, një konsorcium gazetarësh investigativë që grumbullojnë dhe analizojnë të dhënat e krimit të organizuar së bashku me Interpolin.

Në një artikull të publikuar në faqen e tij online ky rrjet gazetarësh shpreh shqetësimin se mafia shqiptare është  fuqizuar dhe se po kontrollon tregje të konsiderueshme në Europë.

Ai thekson se organizatat kriminale shqiptare kontrollojnë territore, kanë investime të mëdha në ekonomi dhe ndikim të fortë tek politika e vendit.

Më pas ai analizon raportin eDepartamentit të Shtetit, duke shkruar se Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të konsiderueshme marijuanw, veçanërisht në tregun europian dhe është vend tranzit i heroinës dhe kokainës afgane, duke shërbyer si porta kryesore hyrëse e saj në vendet e BE-së.

Raporti i amerikanëve rëndit Shqipërinë edhe në listën e vendeve që shërbejnë si “lavatriçe” të mëdha të pastrimit të parave të pista, duke theksuar se, edhe pse sasia e drogës së sekuestruar është rritur ndjeshëm dhe po ashtu edhe numri i personave që kanë përfunduar në pranga, dyshimet mbesin mbi vullnetin dhe vendosmërinë e qeverisë për të goditur grupet kriminale.

Sipas “EU-OCS”, Shqipëria renditet si vend prodhues dhe se Interpoli ka prova konkrete të përfshirjes së grupeve kriminale shqiptare në rrjetet kryesore të trafikut të heroinës, kokainës dhe kanabisit në Europë.

Rrjeti i gazetarëve investigativë europianë kujtojnë sekuestrimin e 613 kilogramëve kokainë në shkurt të këtij viti. Droga ishte fshehur në bazamentin e kontenierëve të mbushur me banane dhe kishte mbërritur drejtpërdrejtë nga Kolumbia.

Raporti thekson se:

Kjo tregon se grupet shqiptare janë fuqizuar aq shumë saqë kanë vendosur kontakte të drejtpërdrejta me prodhuesin kryesor të kokainës, që është Kolumbia. Këtë lidhje e ka zbuluar më herët agjencitë britanike ligjzbatuese, që thonë se grupet kriminale ballkanike po rrisin gjithnjë e më shumë ndikimin e tyre tek rrjeti i trafikut të kokainës duke vendosur marrëdhënie direkte me prodhuesit e saj në Amerikën Latine, e shpesh duke shmangur grupet tradicionale dhe më të vjetra në këtë veprimtari të paligjshme. Londra është baza kryesore e grupeve shqiptare, por aktiviteti i tyre shtrihet në të gjithë Britaninë e Madhe, Të ardhurat e siguruara nga aktivitetet e paligjshme pastrohen lehtësish. Por si? Ssë pari sektorin e ndërtimit dhe së dyti kumarin, duke përfshirë këtu kazinotë e lojërat e ndryshme të fatit dhe lotaritë sportive. Agjencitë ligjzbatuese njohin domosdoshmërinë për të luftuar pastrimin e parave, por përgjithësisht mbeten të paafta për t’u përballur me këtë fenomen”.

Zgjerimi ndërkombëtar i grupeve kriminale shqiptare pashmangshmërisht prodhon pasoja brenda kufijve të vendit. Raporti thekson se Shqipëria shërben si bazë kryesore e operacioneve, madje edhe për grupet rajonale të trafikut.

Kategori
Uncategorized

Prefekti që provoi kampin e fashizmit dhe vdiq në burgun e komunizmit.

Paria drejtuese e Elbasanit në vitin 1938: Kryetari i Bashkisë Ahmet Dakli, prefekti Sadik Metra, qarkkomandanti i xhandarmërisë Gjush Deda. Pas lufte të tre patën fat të keq. I pari u vetëvra, i dyti vdiq në burg dhe i treti u dënua me vdekje. Në faksimilen tjetër paraqitet vdekja në burg e Sadik Metrës në vitin 1955

Nga Kastriot Dervishi

Sadik Metra është njëri nga prefektët më të njohur të viteve ’30. Midis të tjerash ishte prefekt më  1932-1933 në Dibër; më 1933-1936 në Vlorës; 1936-1939 në Elbasan. Për bindjet e tij antifashiste u internua në Itali në vitet 1940-1942. Megjithëse në moshë të shkuar u arrestua më 29.5.1951. Zëvendëskryetar i Degës së Hetuesisë, Fadil Kapisyzi, relatonte se nuk i kishte pranuar akuzat që i ishin bërë, por meqë kishte qenë në kohë të Zogut prefekt në Vlorë, Metra duhej të ishte rekrutuar njëkohësisht si “agjent” i francezëve, italianëve, belgëve, amerikanëve, etj. Ngaqë kjo akuzë ishte krejt bajate, nuk u përdor në gjyq. Kësisoj u akuzua se në shtëpinë e tij bisedonin elementë të ndryshëm e se duhej të ishte në dijeni të aktivitetit të të arratisurit Hamit Matjani (që as kishte lidhje me të). U mor në pyetje në hetuesi nga nëntoger Riza Tirana. Me vendimin nr.224, datë 24.11.1951 Gjykata Ushtarake e Korçës me veprim në Elbasan, e përbërë nga kapiten II Orhan Hoxha, toger Qemal Karaj, nëntoger Llambi Pazolli, duke pasur pranë prokurorin Pandi Fshati, e deklaroi fajtor për agjitacion e propagandë dhe e dënoi me 7 vjet burgim. U la në fuqi me vendimin nr.82, datë 7.2.1952 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë. Sadik Metra i sëmurë nga TBC-ja, vdiq pa e mbaruar dënimin më 10.7.1955 në spitalin e burgut Tiranë. U varros në varrezat e Bamit në Tiranë, me prishjen e së cilave i humbi varri, si shumë të dënuar të tjerë që vdiqën në kryeqytet.

Kategori
Uncategorized

Osman Taka.

Osman Taka nga familja e madhe e Takajve te Konispolit.

Nga Riza Mançe/

lshte nje djale perifan, me trup elegant, me pamje te bukur dhe burrerore, perfaqesues tipik i familjes aristokratike te Takajve.

Nje nga familjet me patriote te krahines se Camerise.

Ngjarjet zhvillohen ne Konispol ne kohe te pushtimit nga Perandoria Osmane!

Ne Konispol si qender administrative, atehere nga ana ushtarake kontrollohej, nga “karakolli i Qafe-Botes” ne kufij me Sajaden ose posta kufitare turke, nje trupe e perbere me 14 ushtare dhe 2 oficere, te cilet ruanin rendin ne te dyja anet nga Filati deri ne Konispol.

Kjo trupe komandohej nga komanda ushtarake turke ne Janine. Trupa e karakollit turk, nje oficer dhe 5 ushtare, falte te “xhumane” njehere ne xhamine e Konispolit, radhen tjeter ne xhamine e Filatit. Ketu nis rruge edhe historia e bukur e Osman Takes.

Dite e xhuma dy gra nga Takjt, te veshura mire dhe te mbuluar dhe fytiren, nisen nga Shehati per ne Çucat nga rruga e re, per te pajgorisur ne Mullenj, gruaja dhe motra e Osman Takes, duke ecur ne udhen e re, te dy grate, u takuan ne rruge me trupen turke. I pari komandanti turk, u zuri rrugen grave dhe u çoi shamine dhe u pa fytyren, duke thene sa te bukura, “ifrret jalem marshallah”.

Grate u larguan te turperuara, sakaq mbaruan sebepin ne Mullenj dhe u kthyen ne shtepi, si te zena ne faj, se ashtu ishte zakoni, quhej turp te shikohej fytyra e femres nga burra te huaj. Motra menjehere i thot Osmanit, qe trupa ushtarake turke, qe fal te xhumane na zbuluan fytyren.

Kaq duhej dhe Osmani mblodhi burrat tek Oda e Madhe e Takajve dhe u mor vendimi, qe komandanti me gjithe ushtaret do te ruhen kur kane radhen per t’u falur ne xhamine e Konispolit dhe do te vriten.

Dhe u tha dhe u be, u ruajt radha, trupa u fal ne Filat, i erdhi radha per ne Konispol. Osman Taka me 4 djem trima konispolate, u zune pusine ne udhe te re trupes qe vinte nga Karakolli turk, per faljen e radhes te xhumane ne Konispol. Komandanti me pese ushtaret te rene ne priten e trimave konispolate vriten dhe mbetet nje nga ushtaret gjalle, te cilin Osmani e çarmatos dhe i tha: Po te le gjalle, t’i tregosh komandantit tend ne Janine se kush jam une dhe se nuk ka ushtare e oficere te preke femren konispolate, çoji selam nga Osman Taka i Konispolit.

Ushtari qe i shpetoi vrasjes u kthye ne karakoll dhe tregoi ngjarjen e pesuar, ku menjehere u lajmerua Janina per vrasjen ne prite te trupes ushtarake nga Osman Taka, i cili u shpall menjehere ne kerkim bashke me trimat e tij. Valiu i Janines vurin ne dispozicion te kapjes se vrasesve 5 mije napolona floriri, e cila erdhi me ferman nga Porta e Larte. Trupat turke te ardhura nga Janina e bastisen Konispolin, per te zene te gjalle Osman Taken me shoket e tij. Por me kote, Osmani me trimat e tij, kaluan bogazin e Koskes dhe u fshehen ne gravat e Koskes, nje fshat i Çamerise i mbetur ne kufirin grek, pas ndarjes se vitit 1913.

Aty u strehuan rreth tre muaj, derisa rane ne syrin e spiuneve te perandorise dhe i zuri dimri me bore e ngrica. Per te mos rene ne duart e turqeve, ikin naten dhe strehohen ne Shales, ku priten shume mire nga fshataret e Shalesit, te cilet benin roje me radhe, per t’u mos zbuluar nga ushtaret turq te cilet kerkonin cdo dite Osmanin dhe trimat e tij. Duke qene se trupat turke hyne ne Shales, Osmani me trimat u larguan dhe zbriten tek konopicat matane ures se Bogazit. Naten vone gjeten nje stan perpara, me te cilin njihej Osmani, ky ishte Nasho Gerxhua nje çoban i njohur, ne te gjithe zonen. Nashua e kishte stanin me te tre djemte e tij. Ai e ftoj Osmanin ne kalive, BUJUR ne kalive, eshte nder per mua te me vij Osman Taka ne konak dhe menjehere theri qingjat dhe i vuri ne helle. Askush nuk dyshonte tek Nashua, se mund te strehonte Osman Taken, kur fermani i Portes se Larte thoshte qarte se kush e strehon dhe i jep buke, do te denohet njesoj si Osmani, kush e dorezon do te paguhet me 5 mije napolona flori.

Kete Nashua e dinte dhe mendja djallezore e tij i shkon tek parate dhe per kete, u beri darke te mire me mish helli dhe raki, me te cilen i dehu dhe i vuri ne gjume. Pasi u bind se trimat ishin te lodhur per gjume dhe te dehur, ia hipi mushkes dhe shkoi menjehere tek karakolli turk i Qafe-Botes. Ushtaret e priten, lepe Nasho efendi i thane, ç’e mire te solli. Atehere u tha Osmani une kam Osman Taken e trimat e tij ne stanin tim. Je i sigurt i tha komandanti i Karakollit. Po i tha Nashua edhe i kam dehur. Menjehere lajmeruan Janinen dhe u nisen taboret me ushtare.

Nashua i thote komandantit turk: Dua paret, 5 mije napolonat flori, qe i keni taksur per koken e Osmanit.

Komandanti i tha: Nasho do t’i marresh, por pasi te zeme te gjalle Osman Taken dhe pasi i lidhen duar e kembe e mbajten sa erdhen trupat ushtarake nga Janina. Trupat ushtarake me Nashon te lidhur, ecen me shpejtesi dhe e rrethuan stanin, u folen djemve te Nashos: Dorezo vrasesit te gjalle, ne te kundert do digjeni te gjithe brenda ne kalive.

Osmani me trimat filluan menjehere te qellonin kunder turqve, lufte e madhe! Vazhdimi i historise se valles se Osman Takes, valles se burrave te Konispolit! Gjate luftimeve ndermjet taboreve turq dhe Osman Takes e trimave te tij, u vrane dy djem te Nasho Gerxhos, nje nga shoket e Osman Takes, ne fund pasi u mbaruan fisheket, Osman Taken dhe tre trimat e tjere i kapen te gjalle dhe i çuan ne burgun e Janines, ku pas nje muaji Gjykata e Janines i denon me vdekje me varje ne litar Osman Taken dhe te tre trimat e tij.

Porta e Larte vendosi qe pas nje muaji, te ekzekutohet denimi ne Filat meqenese te denuarit ishin nga krahina e Çamerise.

U lajmerua e gjithe krahina te merrnin pjese ne diten e ekzekutimit te fermanit te dale nga Porta e Larte. Ne keso rastesh Valiu i Janines Hasan beu se bashku me gruan e tij Xhemile Hanemi, te vendosur ne dy kolltuqet e pare, per te ndjekur ekzekutimin qe do te behej nga Kadiu turke Mexhit bej, po shikonin me vemendje te madhe, miletin qe kishte mbushur sheshin kryesor te Filatit.

Valiu kerkonte pjesemarrje sa me te madhe, te arnauteve te Çamerise, te cilet nga kjo varje do te nxirrnin mesim dhe nuk do t’i nxirrnin probleme perandorise turke. Kadiu Mexhit bej po ecte krenar dhe ne podiumin e ngritur per ekzekutimin e fermanit, per varjen e djemve nga Konispolit iu afrua trimave.

I denuar me vdekje me varje ne litar Osman Taka me te denuarit e tjere nga Konispoli, cila eshte kerkesa juaj e fundit ne kete bote?

Fjalen e mori Osmani i cili, pasi shau perandorine, per padrejtesite qe po ben, pasi the qe qe i bindur per hakmarren qe e kishte bere, per te ruajtur nderin e familjes dhe te krahines, iu drejtua Kadiut: I nderuar Mexhit bej, kerkesa ime e fundit ne kete bote, eshte paksa e çuditshme.

Une dua nje sufra dhe sazet e Filatit e Konispolit per te kercyer nje valle qe ne e quajme Vallja e Burrave te Konispolit, dua orkestren e Braho Salametit (te pare). Per pak minuta erdhi sufraj dhe Braho Salameti me shoket e tij.

Brahua i tha:

Osman Aga, çish avaz do ti bije?

Osmani i thote: Dua vallen e burrave te Konispolit. Menjehere Brahua ia shkuli, nje melodi e rralle, cish te shikoje Osmanin nje valltar elegant, me pamje te rralle, burre qe kercente aq bukur, sa qe Hasan bej, me gruan e tij Xhemile Hanemin u cuan ne kembe e cila tha: Ky eshte rrap, nuk kam pare burre si ky, i hijshem, trim, elegant, nuk kam lene vend te perandorise pa shkelur dhe nuk kam pare te tille div, te tille artist, ky eshte lindur per te jetuar, per te argetuar veten dhe ne.

Xhemile Hanemi iu drejtua Mexhit beut: Gjynah te varet ky njeri dhe keta burra.

Une do te ndryshoj fermanin ne Porten e Larte dhe u ngjit ne podiumin e varjes dhe kerkoi vallen te luhej perseri, ku Osmani e kerceu me me krenari dhe me virtuozitet, Vallen e Burrave te Konispolit, ku me vone, per shkak te kesaj historie, qe kjo valle i shpetoi jeten Osmanit dhe trimave te tij, mori emrin Vallja e Osman Takes.

E shkrova kete histori te mesuar nga te paret e mi, i frymezuar nga kjo valle, qe u kercye shume bukur mbreme ne dasem konispolate, ku kjo valle nuk mund te mungoje.

Eshte orgjinale historia!

Kategori
Uncategorized

Vrasësit po vrasës mbeten!

Vrasësit po vrasës mbeten!

Nga Sali Berisha – 31/07/2018

Të dashur miq, më 2 prill të vitit 1991 hanxharët e krimit, me urdhër të Ramiz Aliseë dhe xhelatëve të tjerë bllokmenë, ekzekutuan Arben Brocin, anëtarin e kryesisë së PDSH për fajin e vetëm sepse po protestonte paqësisht kundër vjedhjes se votës nga partia terroriste e Enver Hoxhës.

Sot pas 27 vitesh, me datën 31 korrik, banda kriminale e neo-bllokmeneve me në krye Edvin Kristaq Ramën dhe ish-ministrin e sigurimit të shtetit, autorin direkt të masakrës së 2 prillit 1991, Gramoz Ruçi, ekzekutoi politikisht si armik klase vëllain e Arben Brocit, gjykatësin e mirënjohur, anëtarin e Gjykatës së Lartë, Arben Broci duke përdorur vetingun si hanxhar të luftës së klasave!

Kundër Arben Borcit, me porosi direkt të Edi Ramës u mobilizuan të gjitha levat e narkoshtetit si narkopolicia, narko-DSIK, xhelatët e ish-policisë sekrete te Enver Hoxhës në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Ish-gjykatësit Artan Broci, me urdhër të Ramës iu kontrolluan në selinë e narko-Partisë Siçiliste me dhjetëra e dhjetëra dosje gjyqësore dhe pasi nuk gjeten asnjë defekt, por vetëm zbatim me ndershmëri dhe kompetence te ligjit, atëherë në një akt banditesk ju refuzuan 250 dokumente autentike, me të cilat ai provonte plotësisht të ligjshme çdo qindarkë të pasurive të tij.

Sot Edvin Kristaq Rama dha vendimin e tij kriminal për të ndërprerë karrierën dhe ekzekutuar politikisht një nga gjykatësit më me reputacion dhe më me integritet të drejtësisë shqiptare.

Dukë dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të Edvin Kristaq Rames, që vazhdon qëndrimin prej xhelati të etërve të tij mizorë, shtoj se vrasësit po vrasës mbeten dhe bej thirrje për flakjen e tyre sa më shpejtë nga pushteti.

Kategori
Uncategorized

Jam Hyrie Kupi, vajza e Abaz Kupit kam bërë 51 vjet internim.

ëshmiVideo

Hyrie Kupi rrëfen për kampin e Tepelenës

Share

https://youtu.be/zmxHXny7Uv0

An error occurred.

Try watching this video on www.youtube.com, or enable JavaScript if it is disabled in your browser.

“Kam ngrënë supë me groshën që ka lënë ushtria italiane apo orizin me krimba kazani sipër.. Tani e beson ti? Ne kemi qenë fëmijë edhe jemi rritur në kamp. Unë u martova në kamp.” 

Vajza e Abaz Kupit, Hyrie Kupi, rrëfen 51 vitet që ka kaluar në internim gjatë periudhës komuniste në Shqipëri.

Rrëfimi i plotë

Nuk mund ta them tamam ashtu se më duket sikur nuk e besojn të tjerët. Unë do ta them se atë kam jetuar vetë që kam ngrën sup me groshën që ka lën ushtria Italiane apo orizin me krimba kazani sipër. Tani e beson ti? Ne kemi qënë fëmijë edhe jemi rritur në kamp. Unë u martova në kamp. Unë mbaj mend po nëna na thoshte që ne këmi ikur në Itali, 1941 ishte lufta Italo-Grek.

Na morën nga Himara, se nuk i mjaftonte Himara. Megjithatë internimi i italianëve ka qënë shumë më ndryshe nga ky I shqiptarëve. Kjo ka qënë torturë. Internimi I parë kemi qënë në Spille të internuar, kemi gjetur një familje vetë, atje kemi ndenjur një vitë e gjysëm, 1939- 1940.

Babai pasi bëri rrezistencën në Durrës  që nuk e përmendi asnjëherë, kurr megjithatë rrallë ndonjeherë mund ta kujtonte. Ai u arratis edhe ne pas kësaj arratisjes së babait nga viti 1939, qershor I ’39 e deri në vitin 1944 ne kemi qënë të internuar. Pasi erdhëm nga italia na dërguan në kalanë e Gjirokastrës, atje na futën në burg.

Në vitin 1941 ne në dorqë të italianëv kemi qënë, babai ishte komandat I përgjithshëm I Lëvizjes Nacional Çlirimtare edhe kur vajtën komunistët I thot Bedri Spahiu, hynte dilte tek shtëpia jonë. E mbaj mend unë se kam qënë e vogël në klasë të dytë edhe ai sillte trakte, mbushte çantën edhe më tregonte kujt tja çoja. Erdhi lirimi kohën kur Italia kapitulloi e pastaj babi iku edhe u çlirua pastaj Shqipëria.

Aty pastaj na kapën. Vëllain e futën në burg. Vëllai ka qënë 17-18 vjeç, se babi mori dy vëllezrit me vete mori të madhin edhe të voglin. Ai I mori të tre djemtë para se të ikte edhe I tha kush I del zot dhe kush është më trimi nga ju që të rrij këtu me familjen.  Ama kur të më jap besën që do të rrij me familjen do rrij më nënën dhe me motrat. Doli Bardhi vëllai I dyti, o bab unë do rrijë me këto tha. Ndenji ky dhe babi morri me vete dy vëllezërit e tjerë. Këto shkuan nëpër shkolla  u bën, ky i shkreti prej asaj dite e deri në vitin 1990 ska parë dritën e diellit me sy. Fillimisht ne kemi shkuar drejt e në Tepelenë, ishim tre motrat edhe nëna. Kur shkuam ne në Tepelenë, vëllai ishte në Porto Palermo. Kishte bërë 5 vjet burg edhe e dërguan të internuar në Porto Palermo.  Nga Porto Palermo e sollën atje ku ishim ne, në Tepelenë .  Fillimisht kur kemi parë kampin e Tepelenës të rrethuar me tela se ne po vinim nga internimi. Nuk krahasohej ai internim me këtë. Ndoshta dhe nuk bën të them që ka qënë më i mirë ai internim por na kanë trajtuar më mirë. Na thoshte nëna nuk na kanë trajtuar kështu. Shkuam ne thoshin erdhi familja kriminelit, erdhi familja kriminelit. Emri nënës time ishte si një mbretëresh. Na morën në futën në Kamp, atje ku gjëtëm.. ato ishin baranga ushtrie e merrni me mend vetë. Na futën atje brenda, pasi ndenjëm erdhën njëherë, oj nënë oj nënë si na kanë dërguar në Tepelenë ca kishim veshur. Duke na internuar nga Kruja për në Tepelenë me një valixhe. Tre vajza dhe nëna katër. Unë smbaj mend shumë mirë se prap e re kam qënë. Kampin e Tepelenës e mbaj mend. Kam qënë 17 vjeç edhe kur shkuam atje u tmerruan. I tham nënës çfarë do bëjm ne,  filonim kapnim nënën. Si do jetojm ne ktu? Nëna kishte një gjë që ishte shumë e fortë edhe shumë e zgjuar.  Edhe babin e ka dashur jashtë mase. Që në momentinë e parë që kemi hyrë në kampin e Tepelenës ajo na jepte kurajo dhe na fliste për babain. Si babai juaj ska, ai ka qënë trim edhe ne filluam ta adhuronim babain nga nëna se ne nuk e njihnim. Dita e parë në rashnga kemi shkuar të marrim gjellën e kazanit për të marrë ushqimin të hanim. Kishim ardh pa bukë pa gjë. Na dhanë një tas nja dy tre lugë.

Shkova unë atje deri tek kazani dhe më thonë ajo është gjella që do marrësh. Çfarë është ajo gjellë? Po atë gjellë do marrësh, atë hanë të gjithë. Ne kemi disa ditë që po ham këtë tha. Ai mbushi nja tre katër garuzhde i futi në një tas dhe mbi tas dolën dy gishtë krimbat e vegjël. Se aty ishin kunjtal groshën që kishte ngel nga ushtria. E mora shkova në shtëpi. Sa shkova aty lart se ishin ato barangat, një shtretër poshtë edhe një shtretër lart. Ne ishim lart dhe kishim gjithë secili nga një vend për tu shtrirë. Sa e lash tasin aty, fillova duke qarë. Tha nëna pse qan? Po kjo çfarë është, nëna ishte Shkodrane edhe më thot “po hajde se do ta kalojmë skagjë edhe me këtë llojë gjelle do të jetojmë. Filluam pastaj u mësuam me gjellën e kazanit. Kjo ishte e përditshme ndaç haje ndaç jo, ajo ishte gjella. E do nuk e do, nuk i bëhet vonë askujt. Vdis kur të duash, atë do haje. Kishim 600 gram racionin e bukës. Me ato 60 gram do e ndanim mirë si drekën darkën. Urija kishte mbërritur kulmin.  Unë mbaj mend për veten time, isha e gjatë e gjatë tani më duket vetja sikur jam shkurtuar. Njerzit kujtonin se isha 20 e ca vjeçe. Duke u rritur, urinë e kasha të tmerrshme. Vija në shtëpi edhe thoja sa u ngjisja tek nëna I thoja “ahh sa më ka marrë uria”. Po moj nënë po se të kemi ruajtur bukë, bukë thatë edhe gjellë me kazanin me krimba. Kjo histori vazhdoi 7 vjet. Njerëzit që nuk kanë patur asnjë fëmijë zakonisht me sa mbaj mend në kamp kanë vdekur pleq e plaka edhe fëmijë. Fëmijët qe ishin në gjirin e nënës. Nënat ishin në mal për dru me mua. Ato shkonin përditë në mal për dru, ai rripi që shtrengonin për drut në kurriz, lodhja që sillnin drut nga maja malit dhe e pa ngrën mirë. Ato kur vinin në darkë tek fëmija jo që skishin gji me i dhënë po nuk kishin mundësi për të qënduar në këmbë. Edhe fëmijët gjithë ditën kishin ndenjur aty pa gji pa asnjë gjë, duke I dhënë vetëm nga një pikë ujë , nga një pikë ujë edhe kështu vdisnin. Kush grua ka ardhur atje me fëmijë të vogël gjallë nuk e ka nxjerr nga kampi, biles kishte dhe raste ajo ska ndodhur kurr vetëm shkonin hapnin një gropë në breg të lumit e kanë marrë fëmijën qoftë prind qotë polica e kanë cuar në breg të lumit e kanë futur në një gropë. Përveç ksaj që e kanë futur në atë gropë, fëmijën në prezencën e nënës se babi ishte arratisur nuk e marrë dot me mend se çfarë kanë bërë me atë fëmijë. Nesër pastaj ajo grua vinte me ne në mal për dru. Pastaj shkonin çdo ditë të djelë në breg të lumit, dhe shkonte gjithë secila se i kishin vënë një shenjë varrit të vetë. Këto janë gjëra që kur i kujtoj, them unë i kam jetuar këto? Rri duke u menduar,me aq bukë si kemi jetuar? Vetë që i kam jetuar vetë dhe që e mbaj mend.

I kam disa gjëra tamam para sysh. Jam rrëzuar një ditë nga mali me gjithë dru në kurriz se rruga ishte pingul. Rash në tre katër shkurre. Erdhën shoqet dhe polici më ngriti, këtë e mbaj mend shumë mirë, thoja edhe me vdek sa mirë do ishte për babin. Vajzë e re të thuash… 7 vjet sa ka ndenjur kampi . Tamam, tamam në ’49 është hapur në ’54 është mbyllur nuk i ka takuar tamam 7 vjet. Një herë drutë nuk janë prer asnjë ditë, burrat shkonin në lum sharronin trupat e mëdhenj, i fusnin në ujë. E dija që në lumin e Vjosës që këtu punojnë Bardhi vëllai, Viktori burri im. Unë as e fejuar sisha atëherë po Viktorin e njihja që punonin këtu dhe prisnin ato trupat. Prisnin pllaka guri, nga një pllakë të madhe ato nuk e di se për çfarë i donin edhe nga ato na kanë ngarkuar. Pastaj kemi shkuar në Turanë, kalonim urën e Vjosës matanë ishin disa male që tani nuk po më kujtohen. 4 apo 5 male që unë smund t’i marrë me mend tani. Kur kam shkuar në Tepelenë dhe kam parë malin, thash si ka mundësi  unë kam hypur në majë të atij mali përditë edhe kam mbajtur dru. Përveç se vinim me dru nga mali poshtë, po do i ngarkonim edhe njëhërë poshtë tja çonim degës  puënve të brendëshme.

Jam Hyrie Kupi, vajza e Abaz Kupit kam bërë 51 vjet internim.

Kategori
Uncategorized

Barjam Kamberi 49 vjeç dënohet me vdekje. Sefer Yzeiri 39 vjeç dënohet me vdekje.

1949/Kryengritja e Zhapokikës.

Viktimat:

Bajram Kamberi, Sefer Yzeiri, Shaqo Muçodemaj, Xhemil Asllani, Xhelal Begaj, Mete Kalo Didaj, Balil Ahmetaj Veliu, Xhelal Begaj, Gani Kojdheli, Mehmet Muçodemaj, Hajri Mahmutaj, Selfo Xhemali, Beg Veizi, Nuredin Xhaferri Rrodhaj,Hajredin Alushi, Mehmet Kalemaj, Teme Pajo, Shefqet Didaj, Sehit Çaushaj, Jashar Canaj, Maliq Dervishi, Didaj, Demo Aliu, Riza Çaushi, Myfit Islami, Adem Memaj.

 

Ishte ndër lëvizjet e para të forta antikomuniste në Jug të vendit, me organizim të mirë, ideale të forta, betim para flamurit dhe vendosmëri kundër pushtetit komunist. Frymëzimin nuk e kishin nga elementë të veçantë, por të gjithë anëtarët e çetës rreth 25 persona ishin bujq, me arsim të ulët, e madje të pa arsimuar fare. Dolën kundër sistemit komunist, kur e kuptuan se do u tjetërsohej prona, u nëpërkëmbnin zakonet dhe godisnin besimin. Në vjeshtën e vitit 1948, nisi organizimi dhe sulmi ndaj pushtetit komunist. Pakënaqësitë ishin shtuar disa muaj më parë, kur nga kjo zonë ishin vrarë personalitete të respektuar të krahinës së Zhapokikës. Sistemi komunist kishte pushkatuar Zenel Shehun, ish-komisar batalioni, Veiz Vasjarin, intelektual që kishte studiuar në Francë, babai bektashi Shevqet Mahmutajn, atë Gjergj Sulin, prifti i fshatit Lekël dhe Baba Ali Tomorin. Katër prej tyre u pushkatuan në Gjirokastër më 14 janar 1948.

Të nxitur edhe nga këto krime të hapura, pas disa mbledhjesh në fshehtësi, shtabi e komanda zgjidhen me votim më 28 shtator 1948: komisar politik Xhemal Brahimi, komandant Bajram Kamberi, nënkomandant Mehmet Yzeiri, Salo Kaso anëtar shtabi, Sefer Yzeiri caktohet kryetar i skuadrës së atentatorëve me emrin “Dora e zezë”. Detyra e çetës ishte: “Të luftojë me armë qeverinë, të vihet në lidhje me çeta të tjera derisa në Shqipëri të krijohet një qeveri nacionaliste, demokratike”. Mes luftëtarësh ishin njerëz të njohur me personalitet në zonë, nga familje të shquara. Sikurse pranohet edhe më vonë nga sistemi komunist, kjo çetë antikomuniste nuk kishte frymëzim apo organizim nga jashtë. Ishte një rebelim i brendshëm, kundër pushtetit komunist. Gjithashtu kjo krahinë kishte jetuar gati në “pavarësi” edhe nga qeveritë e mëparshme dhe si “pushtet” kishte organizimin e brendshëm. Të 25 kryengritësit e identifikuar ishin; 13 nga fshati Zhapokikë, 7 nga fshati Luftinjë, 3 nga fshati Kamçisht dhe 2 nga Salaria.

Çeta kryengritëse erdhi duke u rritur, ndërkohë që krijoi një shqetësim të madh në qeveri. Raportet e Sigurimit të Shtetit për Tepelenën, si edhe të dhënat për kryengritësit, e tregojnë këtë shqetësim, por edhe angazhimin e plotë të pushtetit për ta shtypur, në mënyrë të veçantë forcat policore dhe ushtarake të Tepelenës dhe Beratit.

Në datën 2 tetor 1948, çeta ra në luftim në fshatin Kamçisht me forcat e Sigurimit e të policisë, që kishin ndaluar tre nga kryengritësit e këtij fshati. Çeta i liroi të ndaluarit, pasi sprapsi forcat qeveritare, duke qëlluar në ajër. Ndërkohë, çeta kapi dy fshatarët spiunë, që kishin kallëzuar bashkëfshatarët e tyre dhe i kërcënoi me vrasje, por gjithsesi i lanë të lirë, pavarësisht tradhëtisë ndaj bashkëfshatarëve. Çeta ishte gjithnjë në survejimin dhe ndjekjen e Sigurimit dhe të ushtrisë së Tepelenës dhe asaj që kishte ardhur nga rrethi i Beratit. Për t’i shpëtuar asgjësimit, çeta çau rrethimin në Plashnik e Molisht dhe mori drejtimin e Beratit, po në Gllavë u rrethua sërish. Në përpjekjen me armë të datës 8 tetor 1948, u vranë dy policë të forcave qeveritare, nga ana tjetër nënkomandanti i çetës kryengritëse Mehmet Yzeiri, si dhe anëtari i shtabit të saj, Salo Kaso. Në këtë luftim, forcat kryengritëse u shpërbënë. Disa kryengritës u dorëzuan vullnetarisht, disa u arrestuan dhe të tjerë morën arratinë, por u kapën dhe u asgjësuan.

Shaqo Limja dhe Sefer Yzeiri rezistuan më gjatë. I fundit, Bajram Kamberi, u arrestua pas disa rrethimeve në muajin janar 1949. U vra edhe vëllai i tij, Safet Kamberi, njëri ndër organizatorët e kryengritjes.

Në akuzën e prokurorit ushtarak, Mustafa Beqo, dt.4.06.1949, thuhet: “Pjesa më e madhe e kësaj bande ka qenë e inkuadruar në organizatën e Ballit Kombëtar dhe e kanë luftuar Lëvizjen NÇL. Janë prekur nga reformat e pushtetit popullor dhe i kanë kundërshtuar ato. Kanë bërë mbledhje të fshatarëve nën drejtimin e Xhemal Brahimit dhe Bajram Kamberit te Lodha e Madhe në Zhapokikë, në fermën e Zolcit, etj. Për t’u organizuar nën drejtimin e Komitetit Nacional të Mid’hat Frashërit, Abaz Ermenjit… Qëllimi ishte: “të hidheshin në arrati, të formonin çeta dhe të fillonin veprimet kundër pushtetit. Ata krijuan bandën nën drejtimin e Xhemal Brahimit dhe Bajram Kamberit”. Sipas dokumentave të ruajtuara nga arkivi i Ministrisë së Brendshme, Komandanti i çetës rrëfeu në hetuesi se: “Mbledhjen e parë e kemi bërë në Ledhin e Madh, me iniciativën e Mehmet Yzeirit dhe mermin pjesë unë, Bajram Kamberi, Sefer Yzeiri, Shaqo Limja dhe Salo Kasoja.

Të nesërmen u bë mbledhja në malin e Zhapokikës, ku erdhi edhe Xhemal Brahimi, që ishte në arrati… Xhemali në fjalën e tij tha se kishte lidhje me personalitetet e larta të shtetit dhe ato lokale, si edhe me të arratisurit Dilaver Çerogjafin, Abaz Ermenjin etj, në mbledhjen tjetër që bëmë në Kamçisht, morën pjesë edhe kamçishtasit: Bilal Fetahu, Halit Sulo, Sefte Xhemali, Gani Karjolli, Teme Bajrami dhe Qamil Asllani. Edhe këtu foli Xhemali, që e mbylli me fjalët: “Poshtë komunizmi, nga i cili e pësuam të gjithë”.

Sefer Yzeiri, një nga drejtuesit e çetës, dëshmon në hetuesi: “Unë kisha pakënaqësi ndaj pushtetit dhe kam biseduar me Safet Kamberin dhe Xhemal Brahimin, të cilët më folën kundër pushtetit, se ky pushtet na mori tokën, na mori pasuritë dhe na la në të keq. Kemi bërë tri mbledhje, ku foli Xhemal Brahimi. Njerëzit erdhën vullnetarisht. Mua më bindi vëllai im Mehmeti, që kishte 3-4 përgjegjësi në pushtet dhe unë e besova… Në Kamçisht i qëlluam në hava policët që kishin ardhur të na arrestonin, se kishte popull. Policët u kthyen nga kishin ardhur… Në Gllavë na rrethuan ushtria. Unë kam dalë nga rrethimi”.

Thuhet se në këto përpjekje me forcat kryengritëse është vrarë edhe shefi i Sigurimit për Tepelenën, toger Xhezo Makashi. Kjo vrasje është e dyshimtë, sepse nuk përmendet fare gjatë hetuesisë, nuk akuzohet dhe nuk pyetet asnjë i pandehur për vrasjen e togerit, nuk është pjesë e akuzës së prokurorit dhe as në proces-verbalet e Sigurimit të Shtetit. Përmendet vetëm në parashtrimin e gjykimit të gjykatës ushtarake të Gjirokastrës dhe në fjalën e fundit të Bajram Kamberit para pushkatimit, kur ai e mohon vrasjen e Makashit nga ana e çetës. Edhe në gjykimin e çështjes në Gjykatën e Lartë nuk përmendet fare. Dyshohet se Shefi i Sigurimit mund të jetë vrarë në rrethana misterioze, ndoshta edhe i eleminuar se përse nuk arriti të zbulonte në kohë organizimin e kësaj çete.

Kryengritësit dhe mbështetësit e tyre u burgosën dhe u gjykuan nga gjykata ushtarake e qarkut të Gjirokastrës. Prokurori ushtarak Mustafa Beqo i akuzoi në grup (akuzë kolektive) për faje kundër shtetit dhe popullit. Kanë marrë pjesë në bandën kriminale terroriste të Tepelenës. Kanë bërë propagandë kundër pushtetit popullor dhe kanë paraqitur gjendjen e brendshme kritike dhe rrëzimin e shpejtë të saj. Kanë propaganduar ngritjen e një qeverie nacionale me ndihmën e imperializmit anglo-amerikan.

Gjykata ushtarake e qarkut të Gjirokastrës, me kryetar kapitenin Llazi Polena, gjykoi më datën 4.06.1949 disa nga pjesëmarrësit e kryengritjes, duke i akuzuar:

1 Në shtator-tetor 1948 janë arratisur dhe kanë formuar bandën e armatosur për të rrëzuar pushtetin popullor.

2 Kanë marrë pjesë në luftimet ndaj organeve të pushtetit popullor, si në fshatin Kamçisht të Tepelenës, në Gllavë të Beratit dhe gjetkë.

3 Gjatë luftimeve kanë vrarë dy policë dhe shefin e seksionit të Punëve të Brendshme të Tepelenës.

4 Kanë lidhur dhe rrahur fshatarët Shefit Myslimin, Hajredin e Qerim Asllanin, të cilët kanë dashur t’i ekzekutonin.

Gjykata ushtarake vendosi:

1Bajram Kamberi, 49 vjeç, lindur dhe banues në Zhapokikë, bujk, i arrestuar në janar 1949, dënohet me vdekje, si drejtues i kësaj bande, për pjesëmarrjen në gjithë luftimet, për qëndrimin e tij në arrati deri sa është arrestuar, për agjitacion e propagandë kundër pushtetit.

2Sefer Yzeiri, 39 vjeç, nga Zhapokika, bujk, i arrestuar më 10 tetor 1948, dënohet me vdekje.

3Shaqo Muçodemaj, 29 vjeç, nga fshati Luftinjë, bujk, i arrestuar më 16 tetor 1948, dënohet me 20 vjet burg dhe punë të detyruar.

4Xhemil Asllani, 21 vjeç, nga fshati Luftinjë, bujk, i arrestuar më 5 tetor 1948, dënohet me 15 vjet burg dhe punë të detyruar.

5Xhelal Begaj, 35 vjeç, nga Zhapokika, bujk, i arrestuar më 10 tetor 1948, dënohet me 12 vjet burg dhe punë të detyruar.

6Mete Kalo Didaj, 36 vjeç, nga Luftinja, bujk, arrestuar më 19 tetor 1948, dënohet me 15 vjet burg dhe punë të detyruar.

7 Balil Ahmetaj Veliu, 39 vjeç, nga Zhapokika, bujk, arrestuar më 10 tetor 1948, dënohet me 15 vjet burg dhe punë të detyruar.

8Xhelal Begaj, 35 vjeç, nga Zhapokika, bujk, arrestuar më 10 tetor 1948, dënohet me 12 vjet burg dhe punë të detyruar.

9Gani Kojdheli, 36 vjeç, nga Kamçishti, bujk, arrestuar më 16 tetor 1948, dënohet me 12 vjet burg dhe punë të detyruar.

10 Mehmet Muçodemaj, nga Lufinja, bujk, arrestuar më 5 tetor 1948, dënohet me 12 vjet burg dhe punë të detyruar.

11Hajri Mahmutaj, 39 vjeç, nga Zhapokika, bujk, arrestuar më 10 tetor 1948, dënohet me 12 vjet burg dhe punë të detyruar.

12Selfo Xhemali, 49 vjeç, nga Kamçishti, bujk, arrestuar më 16 tetor 1948, dënohet me 4 vjet burg dhe punë të detyruar.

13Beg Veizi, 49 vjeç, nga Zhapokika, bujk, arrestuar më 10 tetor 1948, dënohet me 4 vjet burg dhe punë të detyruar.

14 Nuredin Xhaferri Rrodhaj, 29 vjeç, nga Zhapokika, bujk, arrestuar më 16 tetot 1948, dënohet me 4 vjet burg dhe punë të detyruar.

15Hajredin Alushi, nga Zhapokika, arrestuar më 16 tetor 1948, dënohet me 4 vjet burg dhe punë të detyruar.

16Mehmet Kalemaj, nga Zhapokika, bujk, arrestuar më 16 tetor 1948, dënohet me 4 vjet burg dhe punë të detyruar.

17Teme Pajo, 49 vjeç, nga Zhapokika, arrestuar më 5 tetor 1948, dënohet me 3 vjet burg dhe punë të detyruar.

18Shefqet Didaj, 19 vjeç, nga Luftinja, bujk, arrestuar më 16 tetor 1948, dënohet me 3 vjet burg dhe punë të detyruar.

19Sehit Çaushaj, 34 vjeç, nga Zhapokika, bujk, arrestuar më 10 tetor 1948, dënohet me 3 vjet burg dhe punë të detyruar.

20Jashar Canaj, 44 vjeç, nga Luftinja, bujk, arrestuar më 16 tetot 1948, dënohet me 3 vjet burg dhe punë të detyruar.

21 Maliq Dervishi, Didaj, 57 vjeç, nga Luftinja, bujk, arrestuar më 5 tetor 1948, dënohet me 2 vjet burg dhe punë të detyruar.

22Demo Aliu, nga Salaria, bujk, arrestuar më 16 tetor 1948, dënohet me 2 vjet burg dhe punë të detyruar.

23Riza Çaushi, 49 vjeç, nga Kamçishti, bujk, arrestuar më 10 tetor 1948, dënohet me 2 vjet burg dhe punë të detyruar.

24Myfit Islami, nga fshati Dukaj, bujk, arrestuar më 5 tetor 1948, dënohet me 2 vjet burg dhe punë të detyruar.

25 Adem Memaj, 21 vjeç, nga Salaria, punëtor, arrestuar më 10 tetor, dënohet me 2 vjet burg dhe punë të detyruar.

Të gjithë të dënuarve u sekuestrohet pasuria dhe humbasin të drejtën elektorale.

Kategori
Uncategorized

Një familje një shekull burg në Burrel, Spaç e Qafë-Bari

Historia e dhimbshme e Azem Çokut e tre djemve të tij që kaluan jetën përmes torturave në burgjet dhe kampet e diktaturës.

Azem Çoku dhe të bijtë e tij, Bedri Çoku, Esat Çoku dhe Çaush Çokun kanë kryer rreth një shekull burg në kohën e diktaturës. Është një ndër familjet më të goditura nga sistemi komunist.

Babi dhe tre fëmijët, e kanë kryer dënimin në burgjet famëkeqe të Burrelit, Spaçit, Qafë-Barit dhe nëpër kampet të ndryshme të punës të shpërndara nëpër të gjithë territorin e Shqipërisë.

Bedri Çoku ka kryer 25 vjet burg, dhe po aq kanë kryer edhe babai e dy vëllezërit e tij.

Ja si e rrëfen Bedri Çoku, histroinë e familjes së tij nëpër burgjet e diktaturës, në një intervistë për “Zërat e Kujtesës”:

Quhem Bedri Çoku. Kam lindur në vitin 1949, në fshatin Muçias të rrethit të Lushnjes.

Vij nga një familje e mesme fshatare, e cila është marrë kryesisht me bujqësi dhe me peshkim, për shkak se fshati im ndodhej në breg të kënetës  së Karavastasë, një lagunë shumë e bukur, e cila kufizohet me brezin e pishave të Divjakës. Të parët e mi ishin me origjinë nga Manastiri, dhe nga lufta apo për çështje hasmërie, kishin ardhur aty rreth 150 a 200 vjet më parë. Në Myzeqe gjetën vend të përshtatshëm, gjetën toka të lira por edhe mundësi që të merreshin me peshkim, pasi ishin marrë që më parë, në liqenin e Ohrit. Ishin fis punëtor, por natyrisht shfrytëzuan edhe tokën pjellore dhe peshkimin, dhe gradualisht u bënë një familje e pasur në fshat, bile një nga më të pasurat në pellgun e Myzeqesë.

Gjatë luftës, a u përzie familja juaj me politikë?

Gjatë luftës, babai u bashkua me Ballin Kombëtar; vepronte si tip rreshteri, që kishte një brigadë të vetën, dhe operonte në Fier dhe Lushnje. Po meqë ishte djalë i vetëm, e ëma shkoi dhe iu lut komandantit të Ballit Kombëtar që t’ia kthente djalin në shtëpi, se po të vritej ai, shuhej familja. Ata ranë dakord. Kështu që babai ka ndenjur rreth gjashtë muaj i angazhuar me çetën e Ballit. Më pas, kur hyn komunistët, në fillim nuk e trazuan, por kur filloi fushata kundër kulakëve, babai qe ndër të parët që iu nënshtruan tatimeve të herë pas hershme dhe të rënda, që qeveria komuniste i vendosi qëllimisht, për t’i shkatërruar ekonomikisht.

Më pas, në vitin 1950, e arrestuan dhe e dënuan gjoja për pjesëmarrje me Grupin e Rezistencës. Bashkë me babanë tim, arrestuan edhe kulakë të tjerë, jo të atij fshati, por të krahinës aty përreth.

Babai, në të vërtetë, a kishte të bënte me Grupin e Rezistencës?

Po kishte të bënte me Grupin e Rezistencës; takohej me krerët e tij, që ishin nga Kavaja, Lushnja apo dhe Berati. Nuk kishin arritur akoma të krijonin grupe dhe veprime konkrete, por thjesht e kishin të programuar në mendje që do ta mbështesnin rezistencën dhe do të ishin gati për veprim. Deri këtu kishin arritur ata, siç më ka treguar babai. Por atëhere ishte koha kur do të arrestoheshin Zenel Shehu, Hamit Matjani me të tjerët dhe Sigurimi i Shtetit, ishte forcuar goxha. Kështu që ata fillimisht arrestuan këtë grup njerëzish që konsideroheshin si mbështetës, si kontigjent i gatshëm bashkëveprimi me grupet e diversantëve, grup ku bënte pjesë edhe im atë. Pra babain e dënuan bashkë me një grup prej gati dhjetë vetësh, emrat e të cilëve për fat të keq nuk më kujtohen tani.

Si quhej babai?

Azem Çoku.

Sa vjet e dënuan?

E dënuan 15 vjet.

Dhe aty filloi edhe kalvari i vuajtjeve tona, sepse jo vetëm dënuan babain, por na konfiskuan të gjithë pasurinë, të tundshme e të patundshme. Erdhën ata të Përmbarimit, dhe na nxorën prej shtëpie. Një shtëpi që ishte goxha e madhe: me 8 dhoma dhe me papafingo. Madje shtëpia ishte projektuar nga një arkitekt italian, sepse babai kishte qenë në gjendje të mirë ekonomike, dhe gjatë Luftës me italianët zhvillonte një farë tregëtie peshku, që e zinte në kënetën e Karavastasë. Babai ka qenë ndër të parët në rrethin e Lushnjës, që së bashku me një tregtar tjetër po nga Lushnja, blen makinën e parë shirëse, dhe njëkohësisht solli edhe materiale moderne për peshkim, që nuk ekzistonin në atë kohë, gjë që i solli mbarësi edhe në këtë biznes. Por siç duket, komunistët e morën inat për pasurinë që kishte vënë me djersën e ballit. Dhe nuk u merrte as të tretat e as të dhjetat bujqve, po kishte vetëm dy njerëz si shërbëtorë të cilët i ruanin delet, të cilët ishin pa shtëpi e pa katandi. Në pronësi familja kishte shumë krerë dele, dhi, lopë dhe kuaj; kishte dhe punëtorë që i punonin tokat. Kurse këtyre të dyve që i mbante si ndihmës, megjithëse punonte bashkë me ta, u siguronte ushqim dhe strehim.

Në fokus të këtij Instituti, është edhe çështja e shpronësimit nga reformat komuniste. Meqë jemi në këtë pikë të rrëfimit, a mund të na jepni ndonjë shifër?

Unë kam qenë i vogël, kur u arrestua babai dhe na i morën të gjitha. Pra, bëhet fjalë për vitin 1950. Por, nga ç’më ka treguar vëllai i madh dhe nga gjyqi që kemi bërë vonë për arsye pronësie, del që kemi pasur rreth 100 hektarë e ca tokë, prej të cilave arritëm të rimerrnim vetëm 55 hektarë. Dhe nuk kemi se si i marrim për arsye se edhe sot e kësaj dite, mbasi kanë kaluar 25 vjet prej ndryshimit të regjimit, mbetet akoma në fuqi ligji 7 501, që ia rivodhi pasurinë pronarëve të ligjshëm. Pra, le të themi, kishim një pasuri të konsiderueshme. Dhe më gjithë atë pasuri, na nxorën në mes të rrugës. Një fakt i rëndësishëm që unë duhet ta theksoj është që babai im kishte dy gra njëkohësisht, se ashtu ishte koha, dhe kështu që ishim një familje e madhe: ishim katër vëllezër me nënën tonë e tre motra dhe një vëlla, ai më i madhi, me gruan tjetër.

Jetonit bashkë?

Po, jetonim bashkë dhe në harmoni. Kështu që, kur na nxorën nga shtëpia, vëllai i madh nga babai ishte ushtar. Gjyshja bashkë me këtë gruan e babait, nuk lëvizën nga fshati, sepse ajo ishte e sëmurë dhe ndoshta nga dëshpërimi e nga gjithë ai hall i madh që na ra, vdiq mbas ca ditësh. Kur ajo vdiq, atëherë edhe gjyshja e la fshatin. Kurse nëna jonë na mblodhi të gjithë ne fëmijët, vajza e djem, ku më i madhi vëlla ishte nëntë vjeç dhe motra më e madhe rreth 14-15 vjeç, dhe morëm rrugën për në qytetin e Fierit, ku nëna kishte të motrën.

Ka qenë një udhëtim i tmerrshëm. Bëhet fjalë për vitin ’51. Unë kam qenë rreth 3-4 vjeç, dhe nuk kam si e mbaj mend mirë, por disa gjëra më kujtohen. Ishte baltë e madhe. Dilnim nëpër Myzeqe, nëpër fshatra, dhe kërkonim bukë derë më derë, por s’na jepte njeri; s’na afronte njeri. Në fshatin tonë jo e jo, por edhe kur dolëm nga fshati, njerëzit kishin frikë të na ndihmonin për shkak të terrorit psikologjik që kishte krijuar sistemi në popull, sepse në atë periudhë, nuk u arrestuan vetëm nga fshati ynë, por edhe nga fshatrat e tjerë. Domethënë që fushatë arrestimesh, dhe për shkak të propagandës komuniste, cilësimi “kulak” ishte një etiketim i tmerrshëm, që të bënte që në sy të njerëzve të dukeshe si përbindësh. Njerëzit e pushtetit bënin mbledhje natë e ditë, për të demaskuar ata që gjoja kishin grabitur popullin, varfëruar popullin, dhe shfrytëzuar mundin e tyre. Saqë arritën pastaj dhe nxorën edhe barcaleta të tipit që “kur shkonte për gjueti Azem Çoku në kënetën e Karavastasë, merrte fshatarët, u hipte mbi shpinë edhe gjuante për rosa në shpinën e tyre”.

Duke shkuar për në Fier, mbaj mend kur po ngjisnim atë kodrën ku ndodhet Manastiri në Ardenicë. Ishim tetë fëmijë veç me nënën. Ajo e gjora, merrte një pjesë dhe i ngjiste, dhe kthehej e merrte pjesën tjetër, që pastaj dilnim në xhaden kryesore se as rrugën nuk e dinim mirë dhe veç po shkonim me hamendje. Në Manastir ndodheshin disa murgj, të cilët kur na panë ne duke u tërhequr ashtu zvarrë, e të rraskapitur, u turrën dhe na ndihmuan. Na morën në krahë, na zbritën poshtë, por fillimisht na dhanë për të ngrënë aty në Manastir.

Kategori
Uncategorized

“Sekret” 1958/ Të ngremë barraka me baltë për 156 familje të internuara në Savër

Dokumenti zyrtar që dëshmon ngritjen e kampeve të internimit në Lushnje. Sa të internuar kishte  në Savër në vitin 1958 dhe si jetonin ata në mjerim të plotë? “Në një barangë në sektorin e Savrës jetojnë 8 familje me 14 fëmijë edhe 9 beqarë që nuk kanë asnjë lidhje gjinije apo familjare me të parët”….

156 familje ishin grumbulluar në  Savër të Lushnjes në vitin 1958. Mes tyre ishin 124 fëmijë të vegjël, të cilët jetonin në kushte të mjerueshme. Edhe pse i kishte mbledhur aty, si “një vend i sigurt” sipas Ministrit të Brendshëm Kadri Hazbiu, shteti shqiptarë nuk kishte marrë masa për ti strehuar as në barraka.

Një pjesë e madhe e tyre të ndarë në grupe të mëdha ishin futur në kasolle të gjithë bashkë edhe pse nuk kishin asnjë lidhje familjare me njëri-tjetrin e për më tepër mungonin kushtet më minimale për jetesë e higjenë.

Të dhënat zbulohen në dy dokumente zyrtare, njëri i strukturave partiake në Lushnje, të cilat e ngrenë si problem strehimin e këtyre të internuarve që ishin izoluar në Savër të Lushnjes dhe dokumenti tjetër me siglën “sekret”  i firmosur nga Kadri Hasbiu, i cili përveç problemit të të internuarve ngre edhe problemin e largimit të emigrantëve jugosllavë (kryesisht shqiptarë nga Kosova) nga llakatundi i Vlorë po në këtë periudhë dhe strehimin e tyre.

Në të dyja shkresat zyrtare ngrihet problem i sistemimit të këtyre të internuarve dhe emigrantëve, në barraka me baltë,dërrasë e kallam, të cilat për shtetin shqiptar kushtonin para dhe duheshin kaluar disa procedura burokratike deri në miratimin e planit dhe ndërtimti të këtyre barakave për banim.

Të dy këto dokumente “Kujto.al- Arkiva e Viktimave të Komunizmit” i sjell të plota, më poshtë, si një dëshmi zyrtare e ngritjes së kampeve të internimit në Shqipëri dhe kushteve në të cilat jetuan gjatë gjithë viteve të diktaturëstë gjithë kundërshtarët e regjimit komunist .

***

REPUBLIKA POPULLORE SHQIPËRIS

KOMITETI EKZ. KËSH. POPULLOR RRETHIT

Kryesija

Prot. Nr. 217 sek.

Lushnjë, më 11.XII.1958

L a n d a: Mbi gjendjen e strehimit t’internuarëve.

KRYEMINISTRIS

T I R A N Ë

Sikundër dihet në këtë rreth është caktuar qëndrimi i një numri të math familjesh dhe individash t’internuar nga rrethet e tjera të Republikës, numri i të cilëve arrin në 459 persona nga këta 156 familje me 124 fëmijë të vegjël.

Të gjitha këto familje banojnë në sektorin e Fermës të këtij rrethi dhe nga 156 familje janë strehuar vetëm 110; ndërsa 46 të tjera jetojnë në disa baranga të përziera, kështu p.sh. në një barangë në sektorin e Savrës jetojnë 8 familje me 14 fëmijë edhe 9 beqarë që nuk kanë asnjë lidhje gjinije apo familjare me të parët. Raste të tilla ka mjaft të tjera dhe që vijnë për arsye të mungesës së banesave për ti strehuar.

Për të mundur që të plotësojmë nevojat e domosdoshme për strehimin e këtyre personave dhe të tjerëve që mundë të vijnë; propozojmë që të na jepet një fondë prej 6.000.000 Lek duke akorduar edhe materialet e nevojshme: drrasë 162 metrokub, lëndë të treshë 144 metrokub, gozhdë 9 KV., çimento 648 KV.; ndërsa materialet e tjera janë mundësit të sigurohen në vend.

Me këtë fond ne mendojmë të ngrejm rreth 100 dhoma tip i thjesht, me kallam edhe drrasa.

Lutemi merni në shqyrtim këtë problem dhe brenda mundësive na epni aprovimin.

1 KRYETARI

(Uani Hila)

(firma, vula)

1 Pushtetit lokal

Të njoftohet me telefon se plani edhe buxheti u miratuan. T’a kenë parasysh e ta propozojnë vitin e ardhëm kur të bëhet projekt plani si të njëftohen a/a 5.1.59 (firma)

U njoftua Uan Hila (firma)

***

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

MINISTRIJA E P. TË BRENDËSHME

“S E K R E T A R I A T I”

“S E K R E T”

Nr. 01-782, ex.

Tiranë, në 12/I/1959

K R Y E M I N I S T R I S Ë

T I R A N Ë

Sikundër dihet, në Savër të rrethit Lushnje (si vend më i përshtatshëm) janë vendosur rreth 459 të internuar. Veç këtyre kohët e fundit kemi filluar të përqendrojmë edhe emigrantët jugosllavë që kanë qenë vendosur në Llakatund të Vlorës – gjë kjo që ka vështirësuar së tepërmi konditat e jetesës.

Ne do tu lutemi t’aprovonit kërkesën e Komitetit Ekzekutiv të K.P. të rrethit Lushnje, – paraqitur me shkresën e saj Nr. 217 datë 11/XII/1958, – dhe mendojmë se Komiteti Ekzekutiv i Lushnjes s’ka përgjegjësi pse nuk i ka parashikuar me kohë fondet që kërkohen, sepse tani vonë është vendosur për largimin e emigrantëve jugosllavë nga Vlora.

MINISTRI P. TË BRENDËSHME

GJENERAL LEITENANT

(KADRI HAZBIU)

(firma, vula)

Shënim:

U njoftua sh. Kadri se propozimi i Lushnjës nuk  mund të shqyrtohet se: a) ka fare pak kohë që u  aprovua pllani; b) kërkesa nuk ësht e studjuar  (e argumentuar). Mbetëm d’akord që M.P.Br. të dërgojë teknikë të saj ta shohin çështjen në hollësi për ndërtime me qerpiç dhe të paraqesin studimin përkatës. a/a (firma) 16.1.

BURIMI: Fondi i Këshillit të Ministrave, Viti 1959, dosja 1155

Kategori
Uncategorized

Direktivat që përcolli korrieri Aleks Soros nga Beogradi në Tiranë, për ‘Jugosllavinë e Re’

Çfarë po ndodh, që në këto ditë të nxehta vere po rikthehet me shpejtësi projekti i i ashtuquajtur, “Zonë Ekonomike Rajonale”, ose më saktë plani për një “Jugosllavi të Re, plus Shqipëri”?!

Nga Vëzhgim

Pas Beogradit, kryemenaxheri i “Fondacionit për Shoqërinë e Hapur” ka bërë takime të nivelit të lartë, edhe në Prishtinë e në Tiranë (Vlorë më saktë), por ndryshe nga si veproi presidenti serb, shqipot “çuditërisht” temën e këtyre bisedimeve e kanë mbajtur sekret.

Nëse Vuçiç shfaqet i ngazëllyer për rikthimin e axhendës për  “Zonën Ekonomike Rajonale”, liderët shqiptarë të dy vendeve fshihen, sikur po bëjnë ndonjë tradhti ndaj popullit të tyre!

Çfarë po ndodh, që në këto ditë të nxehta vere po rikthehet me shpejtësi projekti i i ashtuquajtur, “Zonë Ekonomike Rajonale”, ose më saktë plani për një “Jugosllavi të Re, plus Shqipëri”?!

Cilat janë direktivat e reja që solli Aleksandri për këtë projekt të lënë përgjysmë nga Tito; të rihedhur si ide nga Vuçiç; të përkrahur nën rrogoz nga Rama dhe të “zyrtarizuar” pjesërisht, në Samitin e Triestes nga list-pagesa e Soros në Bruksel?

Le të kthehemi pak, në kohë.

Gjatë një takimi mes kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe atij të Shqipërisë Edi Rama në pranverën e vitit 2017 në Sarajevë, për herë të parë u fol publikisht për një projekt ekonomik rajonal, sipas të cilit vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtare në BE, do të krijojnë një zonë të lirë ekonomike, bashkim doganor, etj.

Nuk ishin të paktë zërat politik dhe mediatik në atë periudhë, të cilët deklaronin  se ky projekt ishte ideuar nga Xhorxh Soros në bashkëpunim me një pjesë të rëndësishme të burokratëve të Brukselit, si një plan që synonte dhënien e lidershipit ekonomik dhe politik Serbisë në rajon, por edhe si një alternativë politiko-ekonomike, ndaj  sabotimit të zgjerimit të BE-së me këto vende.

“Tregun i Përbashkët Ballkanik” u emërtua ky projekt, por shumë shpejt u zbulua se bëhej fjalë për një “Jugosllavi të Re, plus Shqipërinë”.

Kryeministri i Kosovës në atë periudhë Isa Mustafa dhe pjesa kryesore e klasës politike të Kosovës e hodhën poshtë me forcë këtë ide, madje “kërcënuan” Edi Ramën që të mos përfshihet në projekte dhe të mos flas, në emër të shtetit shqiptar të Kosovës.

Shumë shpejt do të mësohej edhe zyrtarisht, se ky projekt nuk ishte thjesht një ide.

Në datë 6 prill të vitit 2017 Alekasandër Vuçiç, tashmë në postin e presidentit të Serbisë, gjatë një vizite në SHBA shpjegoi edhe me detaje për këtë plan të gatuar në skutat e Soros. Në një intervistë për portalin amerikan “Politico”, ai duke folur për këtë temë përmendi për herë të parë edhe termin “Republika e Re e Jogosllavisë, plus Shqipëria”.

Vuçiç deklaroi atëherë se ideja dhe beteja e hershme që u nis që pas luftës së dytë botërore nga Josif Bros Tito, tashmë ka terrenin e duhur që të realizohet.

Vuçiç sa herë që ka folur për këtë temë, sistematikisht ka lënë për të kuptuar se është marrë vesh me Edi Ramën i cili duket se flet edhe në emër të Kosovës, të cilën Serbia refuzon që ta njohë si shtet.

Ndërkohë tentakulat e Xhorxh Soros në Bruksel, kishin bërë punën e tyre me shpejtësi. Më 12 Korrik të vitit 2017 në Trieste u mbajt samiti i radhës për 6 vendet e Ballkanit Perëndiomor. Në mënyrë të “papritur”, vijë-gjurma që ishte përcaktuar në samitin e Berlinit e cila i çonte vendet e rajonit politikisht dhe ekonomisht drejt BE-së, u harrua.

Ministria e Jashtme Federica Mogherini dhe Komisionieri për Zgjerim, Johannes Hahn, të cilët janë akuzuar sistematikisht edhe nga mediat e Brukselit si persona që kanë lidhje të forta me Soros, atë që dukej si një plan dëshiror i Vuçiç në pranverë, e zyrtarizuan në verë në Trieste.

Në fund të samitit, u nënshkrua një dokument për Bashkëpunimin Rajonal, i cili në fakt nuk ishte ashtu siç ishte bërë plani fillestar, pasi Kosova dhe Mali i Zi, refuzuan bashkimin doganor të këtyre vendeve, duke e argumentuar qartë, se përfituesja e madhe do të ishte vetëm Serbia.

Në ditët e Samitit të Triestes, gazeta prestigjioze gjermane, “Die Welt” botoi një artikull të fortë me nën titullin: “Pse Brukseli do të krijojë, një Jugosllavi të re?!”

Sipas kësaj gazete, një sërë shtetesh në Ballkan duan të jenë pjesë e BE-së, por për shkak se Bashkimi Europian nuk ia del dot aktualisht të bëjë pranime të reja ai kërkon që të fitojë kohë, përmes një ideje të lindur më parë në Ballkan.

“Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka sjellë formulën “Varësi pozitive”, e cila mund të ndikojë në ç`tensionimin e konflikteve etnike në rajon. Por në fakt kjo do të ishte një rilindje e Jugosllavisë së vjetër pa Kroacinë e Slloveninë që janë pjesë e BE. Por këtë herë bashkë me Shqipërinë. Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia -do të kishim pra një union të shteteve pasuese më të varfra të Jugosllavisë. Mund ta kuptosh pse Beogradit i pëlqen një gjë e tillë. Në një konstelacion të tillë, Serbia do të ishte një peshë e rëndë”, zbulon “Die Welt” se çfarë fshihet pas gjithë këtij plani, për të cilin plaku Soros ka investuar jashtëzakonisht shumë.

Edi Rama e quajti këtë investigim të prestigjioses gjermane në atë kohë, “broçkulla”, por vetëm një muaj më vonë, më 26 Gusht, Komisionier Hahn organizoi në Durrës një takim informal, me kryeministrat e 6 vendeve që do të përbëjnë “Jugosllavinë e Re”. Projekti u diskutua në detaje, të cilat më së shumti u mbajtën sekret për publikun.

Tani në vitin 2018, në një panoramë kur Bashkimi Europian është në krizë të thellë politike dhe zgjerimi mund të quhet i bllokuar, plaku Soros duket se po përshpejton axhendën e tij, për një “perandori” të re në zemër të Europës me 20 milion banorë (8 janë serbë”) të udhëhequr nga Serbia. Prandaj edhe e nisi djalin e tij në një mision urgjentë, për ti dhënë direktivat e reja dy ushtarëve të bindur në Beograd dhe Tiranë, Vuçiç e Rama.

Por nëse në gjithë këtë histori, presidenti serb po bën atë që vendi i tij e ka synuar që në kohën e Titos, kryeministri i Shqipërisë për kë po punon faktikisht?!/Po.Ho

Kategori
Uncategorized

“NË EMËR TË POPULLIT”

“NË EMËR TË POPULLIT”

“Ç’më bëre more ushtar, më vrave, m’i le fëmijët rrugëve, kam një qerre me fëmijë.

Oh Zot, pse, pse kështu me mua, mirë që s’më liruat, po pse më vratë?

Ah, fëmijët mbetën jetimë”.

Gjaku dalëngadalë po skuqte rrobat e pista nga piriti, vari kokën mënjanë dhe nuk u ndje më. Polici qëndronte në këmbë, pranë kufomës duke ulëritur:

Rexhepi, disa metra larg këtyre tabelave, po ngarkonte trupat e betonit për t’u futur në galeri. Në këtë kohë u dëgjua ulërima e automatikut, dhe zhurma vdekjeprurëse,

Në qoftë se ushtari vriste një “armik” (të burgosur politik), shpërblimi i parë ishte pesëmbëdhjetë ditë leje dhe patjetër dhe një dekoratë dhe kur do mbaronte ushtrinë, komanda i vishte policë po në kamp.

Gjykata e Rrethit të Tropojës e përbëre nga:

Shefqet Muci Kryetar Imer Sokoli anëtar Kadire Ismailaj anëtar me sekretare Vera Doçin dhe pjesëmarrjen e prokurorit Kristaq Ngjela, shqyrtoi në seancë të hapur gjyqësore të datës 29 e 30 maj 1975 në Ҫerem çështjen penale Nr.69, që u përket të pandehurve; 1– REXHEP GOҪI, i biri i Ukës dhe i Fatimes, i datëlindjes 1937, lindur e banues në Ҫerem, me origjinë shoqërore fshatar i mesëm, dhe me gjendje punëtor, me arsim fillor, pa imunitet, pa parti, i padënuar më parë, i arrestuar më 14.2.1975. Gjykata, pasi përfundoi hetimin gjyqësor, pasi dëgjoi prokurorin që kërkoi deklarimin e të pandehurve fajtorë sipas akuzës dhe të dënohet i pandehuri Rexhep Goçi me 10 vjet heqje të lirisë, ndërsa i pandehuri Ҫelë Goçi me 7 vjet heqje të lirisë, pasi dëgjoi edhe fjalën e mbrojtjes dhe të fundit të të pandehurve në të cilën kërkuan; i pandehuri Rexhep të dënohet sipas ligjit dhe i pandehuri Ҫelë drejtësi.

Kategori
Uncategorized

Nën rendin e Fatmir Xhafajt/ Vrasje, atentate, trafik droge, tritol dhe dhjetëfishim i gjobave.

Pikërisht ditën kur u publikua një studim i Gallup, që e rendit Shqipërinë vendin e fundit në rajon për sigurinë, në shtëpinë e Xhelal Dacit në Tiranë shpërtheu një sasi tritoli që vuri në rrezik jetën e fëmijëve dhe grave të familjes së tij.

Sigurisht, ishte rastësi që pikërisht ditën kur u publikua ky raport, në Tiranë të ndodhte një ngjarje e tillë e rëndë, por shanset që gjatë 24 orëve në Shqipëri të mos ndodhë një atentat, një aksident me vdekje, një vrasje, të mos kapen të rinj duke shitur drogë apo të mos ketë asnjë krim të rëndë, janë thuajse zero.

Edhe për Xhelal Dacin nuk ishte hera e parë që i shpërthente tritoli në derën e shtëpisë. Ai është babai i Gazmir Dacit që ka vrarë një prej vëllezërve Kolaveri.

“Rasti i dytë që më prekin në fëmijë e në gra. Ma ka hedh lokalin dy a tre herë në erë. Mos ta harrojë Saimir Kolaveri. Nuk i kam bo gjë, ça kam me i bo. Kemi kërkuar mbrojtje nga policia. Vijnë dy policë dhe ikin. Nuk marrin asnjë lloj mase”, thënë ai, duke pranuar se e vetmja rrugë që i kishte mbetur ishte vetëgjyqësia.

Shqipëria renditet në vendin e 78 në botë për sigurinë. Ne jemi të fundit në Ballkan, me rezultatin më të ulët sipas studimit të Gallup. Listën e kryeson Serbia e në vendin e 82-ta, Bosnja e Hercegovina e 80-a, Mali i Zi i 79-ti.

Nisur nga ky studim i Gallup dhe nga fakti se po bëhet një vit që Fatmir Xhafaj është në detyrë, Lapsi.al renditi disa nga ngjarjet më të rënda që ndodhën vetëm gjatë muajit korrik në Shqipëri, një seri krimesh që ndodhin jashtë pragut të shtëpisë së secilit prej nesh dhe kërcënojnë ditë pas dite jetën e shqiptarëve.

VRASJA E ÇIFTIT NE SHKODER

Për vrasjen e Boran Berçanës dhe Silvi Ndocit natën e 6 korrikut në Shkodër nuk ka asnjë të dyshuar. Nuk dihet ende asnjë motiv pse u krye vrasja dhe nuk ka asnjë provë domethënëse që mund të çojë tek ekzekutorët. Kjo do të mjaftonte në një vend normal që Ministri i Brendshëm të dorëzonte çelësat dhe të merrej me një punë, për të cilën të ishte i aftë. Eleminimi i çiftit ishte punë profesionistësh. Vrasësi tregoi mëshirë dhe nuk qëlloi mbi djalin e tyre 1 vjeç. Fëmija u gjet 5 orë më vonë në prehërin e nënës së pajetë.

VRASJA E KEJSI HYSES

Vrasja e Kejsi Hysës, një 34 vjecar nga Laci ishte tregues se ka disa qytete në Shqipëri, ku policia është inekzistente. Kejsi Hysa u vra në 3 korrik për një borxh me fajde që ia kishte dhënë disa miqve të tij, por vrasja mund të ishte shmangur nëse në Laç do të kishte shtet.

Kejsi Hysa ishte person në kërkim prej 3 vitesh për një vrasje në Sarandë. Megjithatë siç doli më vonë ai lëvizte i lirë, i pashqetësuar nga uniformat blu. Madje në mes të Laçit kishte bërë një sherr të zhurmshëm për paratë e dhëna borxh. Ngjarja tregoi se ky qytet është jashtë kontrollit të policisë dhe se ligjin, aty e bëjnë personat e shpallur në kërkim.

SHERRI ME ARME NE DHERMI

Natën e 7 korrikut, në klab Havana në Dhërmi të shtënat e armëve kanë tmerruar klientët në lokal. Persona të armatosur u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe nxorrën armët duke qëlluar. Dëshmitarët e krahasuan me një akt terrorist. Pushuesit vrapuan duke lënë pas lokalin e shkatërruar. Policia arrestoi Emiljano Ninën për këtë ngjarje, person me precedent penalë. Pamjet që u panë në media për një nga zonat më të frekuentuara turistike ishin dëshmi e pasigurisë në lokalet e natës dhe paaftësisë së policisë për të mbajtur nën kontroll personat me precedentë penalë.

RASTI I RUSTEM BAJRIT

Safet Bajri nuk ishte personazh i mediave shqiptare deri kur arriti të krijojë telashe për ministrin e emigracionit në Belgjikë, Theo Francken. Edhe pse shkodrani konsiderohej një nga njerëzit më të rrezikshëm të Belgjikës, i dënuar me 20 vjet burg për grabitje, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni etj, ai u kap dhe u deportua në Shqipëri.

Mediat belge akuzuan ministrin e fiksuar me deportimet e të huajve, duke i kujtuar se Safet Bajri është i lirë në Shqipëri dhe vazhdon ta drejtojë organizatën e tij nga Velipoja. Për plazhet e Velipojës thanë se kontrollohet nga 5 familje mafioze, njësoj si jugu i Italisë së dikurshme. Në Ministrinë tonë të Brendshme, tema si kjo e Safet Bajrit janë tabu.

SHPERTHIMET E TRITOLIT

Fiks në datën 1 korrik në derën e shtëpisë së një polici në Bubq shpërtheu një sasi tritoli. Kruja është shpallur prej kohësh kryeqyteti i tritolit dhe as policët nuk janë imunë nga rrezja e shpërthimit. Gjithsesi tritolet nuk munguan as në Tiranë. Veç rastit që u përmend më lart të Xhelal Dacit, një sasi tritoli shpërtheu në 20 korrik në dyqanin e një sipërmarrëseje të quajtur Drita Lulo.

TRAFIKU I DROGES

Guardia di Finanza vazhdon të bëjë goditje herë pas here ndaj trafikantëve të drogës nga Shqipëria në Itali. Një skaf i ngarkuar me 1 ton kanabis në Salento u kap në datën 7 korrik. Ai u pikas rastësisht në brigjet italiane, pasi maja e skafit qëndronte e zhytur në ujë, në mënyrë të pazakontë.

Në 16 korrik policia italiane sekuestroi një gomone tjetër me rreth 300 kilogram kanabis në brigjet e Barit. Një 26 vjeçar nga Brindisi u arrestua. Mediat italiane thanë se droga erdhi nga Shqipëria.

Raporti i Drejtorisë Qëndrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali shkroi se “importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”. Sipas raportit “trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri”.

PRAP ELBASANI, PRAP ÇAPJAT

Në nisje të detyrës së tij si Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u angazhua t’i japë fund njëherë e mirë luftës mes bandave në Elbasan. Madje Xhafaj përmendi me emra Çapjat dhe Çelat, dy familjet që sipas tij janë në konflikt. Këtë muaj, në datë 19 korrik, në Elbasan një makinë u dogj qëllimisht. Mjeti ishte në pronësi të Lavdimir Çapjes. Nuk ka asnjë arrestim për këtë ngjarje. As për histori të tjera më të vjetra nuk ka asnjë arrestim. Eshtë e qartë se Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është pajtuar me këtë qetësi të rreme që ka rënë në Elbasan. Për banorët e qytetit, kjo është një bombë me sahat. Shpërthimi i konfliktit është çështje kohe.

KLEMENT BALILI DHE PESHQIT E MEDHENJ, PAKENAQESI TE AMBASADORET

Ambasadorët, mbështetësit kryesorë të Fatmir Xhafajt në Shqipëri, prisnin më shumë nga Ministri i Brendshëm. Emri i Balilit vazhdon të rëndojë si dështim. “Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht, të dënohen dhe futen në burg. Ky do ishte sukses. Dua të theksoj një dështim të qeverisë dhe policisë, arrestimin e Klement Balilit” u shpreh Donald Lu gjatë një aktiviteti. “Ata peshqit e mëdhenj për të cilët është folur mbeten ende në oqean dhe se anëtarët më të lartë të grupeve kriminale kanë imunitet sa i përket ndjekjes penale dhe kjo duhet të ndryshojë në vitet në vijim dhe ajo rrjeta duhet të mbyllet dhe duhet t’i kapë” i tha ambasadori britanik, Duncan Norman, gjatë të njëjtit aktivitet.

Ngjarjet e renditura më lart janë ato më të rëndësishmet, lajmet me impaktin më të fortë publik, ndërkohë që gjatë muajit korrik janë të shumta aksidentet me vdekje, atentatet, sherret, grabitjet, vjedhjet e shtëpive etj.

Në këtë panoramë të këtyre 30 ditëve, nga Ministria e Brendshme ka ardhur vetëm një propozim dhe ky është: Gjobat për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit duhen dhjetëfishuar.©Lapsi.al

Kategori
Uncategorized

Shqiptarja që u internua në kamp përqendrimi kur ishte vetëm 3 muajshe (Rrëfimi).

Në këto foto përmblidhen 73 vite jetë të Rudina Manes, e bija e Hysni Demës, një ndër 4 kryexhandërët e Ahmet Zogut.

Një jetë e mbushur me  vuajtje, sakrifica por dhe fitore. E damkosur që në bark të nënës për të qenë e persekutuar politike, që prej arratisjes së të atit pas çlirimit, deri në 1990 jeta e Rudinës është zhvilluar si një film nga njëri kamp internimi  në tjetrin.

“Ajo ditë nuk erdhi më kurrë. Babai nuk hyri më në derë kurrë. Nëna më lindi në banjo mua. Unë babain tim nuk e kam njohur fare. 3 muajshe na morën në kamp. Mbasi linda unë erdhën me kamion, morën nënën me fëmijët dhe na cuan në Krujë, Fushë-Krujë, në Berat, Porto Palermo.”thotë Rudina Mane një intervistë për Klan Plus.

Babai i dha vetëm emrin dhe vdiq si i arratisur në Greqi. Varrin ia kërkoi për shumë vite dhe shpreson ta zbulojë nga dosjet e sigurimit të shtetit, të cilat ka kërkuar që të hapen.

“Me thënë të drejtën kur isha vajzë e re e urreja shumë. Nuk e kuptoja gjendjen politike, nuk e kuptoja pse isha atje, pse duhej të isha në internim. Nuk kuptoja asgjë dhe thoja pse duhej të na linte babai rrugëve dhe qaja. Babai u arratis, ngeli në mal dhe iku në Greqi. Rrugën sesi ka ikur do ta zbuloj kur të marr dosjet”.

Që 3 muajshe Rudina u internua në kampin e Krujës, më pas Fushë-Krujës , Beratit, Porto Palermos dhe Tepelenës. Në këtë të fundit, kujtimet janë ende të kthjellta.

“Gratë që mbyteshin në ujë… djemtë e rinj që mbyteshin në ujë dhe nuk dilnin. Vinin në kamp të lodhura nga puna i gjenin fëmijët e pangrënë, të mërdhirë, duke bërtitur bukë, bukë…nuk kërkonin gjë tjetër, nuk kishin ëndrra. Atje kanë vdekur më shumë se 300 fëmijë”.

I kthjellët për Rudinën është dhe kujtimi i torturave të nënës Vasfije Demës, kur i vëllai u arratis nga kampi i Tepelenës. Arratisje që i kushtoi 4 vite burg.

“Duhej torturuar ashtu si Hajrie Mulleti. Edhe atë e lidhën kokëposhtë me kova uji. “O trego florinjtë, o s’ka” Sa u detyrua e shkreta e i tregoi se para fëmijës nuk vijnë florinjtë. E njejta gjë me nënën time. “ Nga kjo derë ka dalë, kur s’e keni parë ju nga ta di unë?” I tha nëna , por e mbajtën 24 orë varur”.

Pas burgut i vëllai, Sazan Dema u arratis në Amerikë, ngjarje që risolli burgun dhe persekutimet në radhët e familjes Dema. Rudina u rrit nga motra madhe dhe që 7 vjeçe i duhej të punonte në arat e Savrës në Lushnje e më pas të Belshit. Më pas u martua në Durrës, por duke mbajtur të fshehtë kush ishin familjarët.

“Kur u martova, u martova si një grua e ve , pas njerëz. Burri im kishte qepur tek një rrobaqepëse një fustan nusesh  dhe e jepte me qIra për të fituar para. E vesha para pasqyrës për të parë veten nuse”.

Hapja e kufijve i dha mundësi Rudinës 47-vjeçare me një fëmije 3 vjeç të largohej drejt Italisë ku edhe jeton.

Komunizmi nga njëra anë dhe kurbeti nga ana tjetër, i larguan Rudina Demës njerëzit më të afërm. tashmë 73-vjeçare teksa rrëmon ndër kujtime, i vetmi shqetësim i saj është ky.

“Ku do vdes unë? Këtu nuk kam njeri, nuk më ka mbetur kush në Shqipëri. Po në Itali? Domethënë kam një varr të humbur…”përfundon Rudina intervistën e saj për Klan Plus.

Kategori
Uncategorized

Rama takim sekret me djalin gay të George Soros.

Nga avokati Altin Goxhaj

ALEX SOROS VJEN NË ZVËRNEC DHE TAKOHET ME RAMËN!

Madje organizohet edhe koncert për nder të tij me paratë e shtetit shqiptar!

Hera e tretë për pak muaj që vërtetohen ardhjet e Alex Sorosit në Shqipëri, i cili është edhe trashëgimtari i Perandorisë Soros!

Po këto mediat e Pushtetit pse e mbajnë sekret ardhjen dhe takimin e djalit gay të George Soros, Alex Soros me Edi Ramën?

Gjths mbetet kuriozitet se si do e kënaqin djalin gay të Soros në pushimet që ka filluar në cifligun e tij në Shqipëri?

Po me Lalin kur do takohet?

Po me Lulin???

Kategori
Uncategorized

Kosova nuk ka asnjë metër katror të sërbisë, e kundërta është e vërtetë.

Nga Sali Berisha/.

“Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka komentuar për Indeksonline idenë e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimin e territoreve me Serbinë në kuadër të bisedimeve mes dy shteteve. Berisha ka thënë se çdo ide e ngjashme është e papranushme dhe se këto përpjekje destabilizuese të Serbisë duhet të dështojnë.

“Kam qenë dhe mbetem kundërshtar i prerë i çdo ideje për ndarjen e Kosovës. Jam kundër çdo diskutimi për një çështje të tillë, apo tregti territoresh. Mendoj se t’i njohesh te drejten Serbise, fuqise se humbur nga lufta, te paraqese pretendime territoriale ndaj Kosovës është në një fare mënyrë një zhbërje e qëllimit dhe rezultatit të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe Natos si dhe kapitullimit të Serbisë në këtë luftë.

Serbia nuk ka asnjë të drejtë për të pretenduar qoftë edhe një metër katror territor të Kosovës. Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë, asnjë metër katror territor të saj. E kundërta është e vërtet. Republika e Kosovës është shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijtë e saj aktual ndërkombetar” ka thënë Berisha.

Ish kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka thënë se Dokumenti i Ahtisarit i garanton minoritetit serb të gjitha të drejtat, andaj Serbija nuk ka të drejt të kërkojë asnjë tregti, shkruan Indeksonline.

“Te pranosh idenë e ndarjes së Kosovës, në një menyrë apo në një tjetër mbështetë idenë dhe përpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe në kurriz të Kosovës. Në rajonin tonë zona me tre komuna minoritare si Mitrovica janë disa dhe hapja e një precedenti që kerkojnë serbët në Mitrovicë do minonte paqen dhe stabilitetin në mbarë rajonin.

Minoritetit serb në Kosovë, në përputhje me Dokumentin e Ahtisarit, i janë garantuar të drejta që nuk i ka asnjë minoritet në Europë. Keshtu që pretendimi i Serbisë për tre Komunat e Mitrovicës nuk ka të bëjë aspak me garantimin e lirive dhe të drejtave të serbëve por ka te bëjë vetëm me vazhdimin e idesë së serbomadhisë dhe është pretendim territorial ndaj një shteti sovran të pavarur me qëllim zhbërjen e Kosovës! Nuk ka asnjë dallim edhe në rastin e “shkembimit” të territoreve. E verteta është se në këtë rast Serbia kërkon të bëjë tregti, të përdorë si plaçk tregu territore shqiptare. Ajo është e shqetësuar nga zgjimi gjithnjë e më i madh i vetëdijes kombëtare tek banorët shqiptar të Pazarit te Ri.

Për të gjitha këto jam kategorikisht kundër dhe kam bindje se këto përpjekje destabilizuese të Serbise do të dështojnë.

Çdo marreveshje dhe çdo zgjidhje duhet të jete një marrëveshje midis dy vendeve të pavarura që njohin dhe respektojnë integritetin territorial të njëri tjetrit. Në rast se Serbia nuk pranon këtë parim vetkuptohet që ajo nuk kërkon marrëveshje por konfliktualitet dhe destabilizim” ka thënë Berisha për Indeksonline”

Kategori
Uncategorized

1949/Dënimi i liceistëve shkodranë dhe prokurori fashist i procesit

Faksimile e procesit. Të pandehurit nuk pranojnë në gjyq aktet e nënshkruara gjatë hetuesisë

Nga Kastriot Dervishi

Të rinj shkodranë dhe një profesor i tyre i liceut u arrestuan nën akuza politike dhe u nxorën në gjyq për t’u dënuar me heqje lirie. Të gjithë në moshë të re, ata ishin me më shumë arsim se gjithë trupa gjykuese, hetuesit e prokurori që mbrojti në gjyq akuzën. Të rinjtë akuzoheshin se “kishin krijuar grupe kundërshtare në lice, kanë bërë propagandë me gojë dhe me shty, kanë folur kudo që u binte rasti kundër pushtetit dhe udhëheqësve, kanë kritikuar reformat, kanë komentuar jo drejt situatën në favor të kampit imperialist, kanë agjituar me studentë për sabotimin e konferencave, punës vullnetare, etj”. Gjykoheshin në bazë të ligjit nr.372, datë 12.12.1946 “Mbi fajet kondra popullit e shtetit”. Përgjithësisht ata nuk i pranuan akuzat, duke thënë se procesi ishte formësuar prej Sigurimit. Me kërkesë të prokurorit, “për interesa të Sigurimit të Shtetit”, gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjykimi filloi më 20.6.1949. Në fillim prokurori ngre çështjen e Kosovës. Prokurori i konsideroi se të kërkoje çështje e Kosovës si të pandehurit ishte “vijë shoviniste”. Shumica e liceistëve ishin arrestuar kur marrëdhëniet me Jugosllavinë ishin të mira. Të tjerë kur ishin keqësuar, e tani që po dënoheshin, regjimi e kishte lëmsh fare këtë çështje.

Çështja u gjykuar nga Gjykata Ushtarake e Tiranës e vendosur në Tiranë e përbërë nga kapiten I Vangjel Kocani, toger AliVadresha dhe kapter Ali Tirana. Prokuror ishte Namik Qemali.

Prokurori Namik QemalAhmetaj i vitlindjes 1922 ishte nga Progonati i Tepelenës, Me 5 klasë fillore, deri në vitin 1943 kishte qenë anëtar i Partisë Fashiste. Më pas ishte bërë anëtar i Partisë Komuniste. Në fazën e hetimit të pranishëm ishin edhe prokurori Qemal Llazani, hetues Ali Xhunga e Vehbi Fishta, asistues Haki Keta.

Me vendimin nr.103, datë 24.6.1949 të Gjykatës Ushtarake të Tiranës me veprim në Shkodër, u dhanë këto dënime me burgim e punë të detyruar:

-Thabit Rusi, 21 vjeç, arrestuar më 20.11.1947, dënuar me 7 vjet

-Remzi Quku, 18 vjeç, arrestuar më 27.12.1947, dënuar me 10 vjet

-Xhevat Quku, 20 vjeç, arrestuar më 28.12.1947, dënuar me 12 vjet

-Ahmet Bushati, 20 vjeç, arrestuar më 20.1.1948, dënuar me 7 vjet

-Ernest Perdoda, 19 vjeç, arrestuar më 20.1.1948, dënuar me 8 vjet

-Tomasin Sheldija, arrestuar më 11.9.1948, dënuar me 7 vjet

-Refit Bushati, 20 vjeç, arrestuar më 13.9.1948, dënuar me 7 vjet

-Ruzhdi Çoba, 27 vjeç, arrestuar më 23.10.1948, dënuar me 10 vjet

U la në fuqi me vendimin nr.104, datë 30.9.1949 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Të gjithë të rinjtë u dërguan për vuajtjen e dënimeve në kampet e punës së detyruar të diktaturës komuniste.

Kategori
Uncategorized

Kursantët e Sigurimit

Nga Kastriot Dervishi

Nëse shohim rrënjët e kuadrit të regjimit komunist, vërejmë me lehtësi se pikësëpari ka qenë regjim injorantësh, kriminelësh e hajdutësh.

Mjafton të ishe element i paditur, mundësisht fshatar në disa breza e nga zona e parë operative që formoi Miladini e Dushani, familje dëshmori po se po, dhe plotësohej gjithë kushtet për të shërbyer në aparatin diktatorial, sigurisht me urrejtje maksimale ndaj “armikut” që nuk ishte tjetër veçse shqiptar.

Nuk gjen kohë tjetër në historinë tonë kur e gjithë inteligjencia ishte në burg, varr ose e arratisur, ndërsa injoranca e gjitha në pushtet.

Fotografia e takon viteve ’50 në kohën kur Sigurimi filloi kurset e para për zhdukjen e analfabetizmit në radhët e veta. Pamja e kuadrit të kurseve është tregues i qartë i formimit të tyre.

Sidomos e femrave që i shërbejnë një çështje që në thelb është urrejtje.

Kategori
Uncategorized

Polic Dushani, torturuesi i Pjetër Arbnorit e zbuluesi i Hysen Shoshorit.

 

Nga Kastriot Dervishi

Makina e diktaturës komuniste ka pasur njerëzit e saj të përkushtuar.

Sa më shumë t’i njohësh ata, aq më shumë njeh karakterin imoral e të degraduar të atij regjimi.

Në kujtimet e tij për jetën e burgut (libri “Martirët”, botuar në vitin 2004), Pjetër Arbnori shkruan se kur vuante paraburgimin në burgun e vjetër të Tiranës, ndër të tjerë ishte edhe një polic me emrin serb Dushan, i cili ishte aq i degraduar saqë vidhte ushqimet e të paraburgosurve.

Kulmin e kishte arritur një ditë kur ishte kapur duke vjedhur vezët e pulave të komandës.

Polic Dushani që më 29.8.1974 ndaloi në flagrancë bashkë me aktivistin e AGBV-së, Hysen Shoshori, ka një histori interesante që lidhet me sa e sa të tjera të këtij lloji.

Profili i polic Dushanit është në fakt ai i një shërbëtori të spikatur të regjimit, krejt i palexuar, por besnik i partisë e cila e mori nga fshati dh e solli në Tiranë.

Dushani, bir i një familje hyzmeqarësh nga Salaria e Tepelenës, lindur më 1933, me arsim 4-vjeçar fillor, me profesion çoban, në vitet 1952-1955 kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Gardë. Plotësonte të kisha kushtet pro regjimit.

Dy vëllezër i kishte me punë në MPB.

Nga familja kishin dalë partizanë (sigurisht vitin e fundit të luftës), as ballistë e as legalistë nuk kishte në fis. Pas një qëndrimi 4-vjeçar në fshat me punë në kooperativën bujqësore, në vitin 1959 Dushani vjen në Tiranë. Emërohet polic në Rajonin nr.3, duke qëndruar këtu deri në vitin 1963.

Kjo është koha kur ai që i ka bërë keq edhe Pjetër Arbnorit. Pas përvojës së treguar kundër “armiqve të popullit” në paraburgimin e Tiranës, në vitet 1963-1968 shërben si polic në kampin e të burgosurve nr.303 në Tiranë, Vlorë dhe Elbasan.

Thellësisht i palexuar, por i devotshëm në kryerjen e detyrave, polic Dushani paralajmërohet disa herë për ngacmime femrash, e sjellje harbute me qytetarë të ndryshëm, derisa më 6.6.1984 kupa e mbushur plot u derdh e ai u përjashtua si i “padenjë” nga policia.

Këtë herë po ngacmonte një studente, e cila për fatin e sak, shpëtoi nga polici ngaqë njihte një oficer të MPB-së. Kështu u mbyll karriera e polic Dushanit, e nisur me besnikëri kur ruante dhentë e dhitë e kooperativës dhe e përfunduar me anë të dobëta të moralit.

Të tillë kuadro kërkonte e gjente partia.

Kategori
Uncategorized

Si manipulonte Enver Hoxha historinë nëpërmjet fotove

Nga Kastriot Dervishi

Një ndër mënyrat më të trasha të manipulimit të historisë gjatë periudhës së komunizmit ishte ajo e paraqitjes së fotove duke hequr në to persona të padëshiruar.

Në atë kohë nuk kishte programe të posaçme kompjuterike siç ka në ditët tona, por përdorej teknika e thjeshtë e prerjes me gërshërë, montimit dhe rifotografimit.

Duhej patjetër që udhëheqësi të ishte me “burra të mirë” të momentit, e jo me persona që partia i kishte shpallur “tradhtarë”, apo nuk i dëshironte.

Duke qenë një metodë thellësisht artizanale, shpeshherë harrohej spastrimi tërësor e fotografisë. Tek-tuk mund të ngeleshin këmbë, duar, etj. Një teknikë tjetër ishte edhe përmendja e kufizuar e emrave me kontribute në historinë e Shqipërisë, në mënyrë që veshi i njeriut të mos mësohej fare me to.

Fillojmë me foton e parë.

Është e vitit 1929. Në liceun e Gjirokastrës Enver Hoxha është gjetur në këtë foto me pedagogë dhe ndonjë nxënës të liceut. Majtas është fotoja origjinale e paraqitur nga Hamit Kokalari dhe djathtas është fotoja e paraqitur në një nga albumet e E.Hoxhës. Fotoja nga 13 persona ka përfunduar në 9 të tillë. Dy të rreshtit të Enverit kanë cofur. Po ashtu edhe një tjetër më poshtë.

Kategori
Uncategorized

1961/Fletëlavdërimi “përpara për fitore të reja”.

Nga Kastriot Dervishi

Në regjimin e shkuar komunist, stimuli më i përhapur për njerëzit që punonin dallueshëm ishte fletëlavdërimi.

Ky ishte një stimul moral në formën që paraqitet. Stimujt materialë ishin pothuaj të panjohur.

Në raste të tilla, regjimi nuk e ndalte propagandën në formulimin e fletëlavdërimeve.

E niste me yll të kuq shoqëruar me thirrjen revolucionare “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni” dhe e përfundonte me kushtrimin “Përpara për fitore të reja”.

Kategori
Uncategorized

Oficer Sotiri i Sigurimit, ndjekësi i Pjetër Arbnorit.

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1961 kur Pjetër Arbnori u arrestua, oficeri i Sigurimit që u mor me zbulimin e ndjekjen e grupit të tij ishte kapiten Sotiri nga Shtika e Kolonjës.

Karakteristika e tij formulohen nga të dhëna interesante.

Ishte me vetëm 4 klasë fillore.

Me profesion bujk, shofer e marangoz.

Deri në vitin 1942 kishte shërbyer në ushtrinë fashiste.

Në vitin 1945 me ardhjen në fuqi të “pushtetit popullor” nis punën në organet e punëve të brendshme.

Në vitin 1950 gradohet nëntoger.

Në vitet 1956-1962 është shef i seksionit të 3-të në Degën e Punëve të Brendshme Durrës, kohë kur godet Pjetër Arbnorin.

Karrierën e mbyll në vitet 1962-1966 si zëvendësdrejtor i shtëpisë së pushimit të oficerëve.

Kategori
Uncategorized

Oficerët e Sigurimit në Shkodër.

Nga Kastriot Dervishi

Shkodra mbetet zona më e persekutuar e regjimit komunist në 46 vite. Në gjenocidin e pashembullt të ushtruar, Partisë së Punës iu desh të dërgonte kuadro të llojit me 1-4 klasë fillore të ardhur nga zgafellet më të humbura të Shqipërisë. Të kapardisur nga gradat që ua fali partia, ata drejtonin gjenocidin mbi elementin antikomunist të vendit. Fotografia është rreth vitit 1957. Vlera e saj në radhë të parë është antropologjike. Vëreni pamjen e oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që në dukje janë “populli”.

Kategori
Uncategorized

Super vjedhje ne Ministrine e Mbrojtjes.!

nga Edison Hatibi

————————-‘—

(I perfshire ne skandal bashkshorti i ministres,deputeti Qefalia dhe zyrtare te larte te ushtrise).

Qendra e riparimit te mjeteve te FA i njohur si Reparti 4009 eshte perfshire nga nje seri vjedhjes e abuzimesh qe kalojne miliina euro.

Ky institucion drejtohet nga Ilir Kokona,i konvertuar prej disa kohesh ne “rilindas”.

Kjo qender,e vetmja per te mirembajtur dhe riparuar mjetet e FA te nje vendi anetar i NATO-s eshte kthyer ne nje ndermarrje private qe paguhet me fondet e shtetit dhe vjedh e shperdoron ne favor te drejtorit dhe zyrtareve te larte te lidhur me te.Jane me mijera fakte te shoqeruar me foto e dokumente autentike te zbuluara nga reporteri yne investigativ por po permendim disa pasi ojesa tjetef do ti dorezohet Prokirores Arta Marku e cila do te inkurajoje nje hetim kryesisht nisur nga keto indicje te argumentuara.

-Ne repartin 4009 (QRTM te FA)riparohen mjete private ne kembim te perfitimit si arme luftarake te individeve nga jashte me precedent kriminal.Armet qe hyne e dalin ne 90 perqind te rasteve nuk regjistrohen dhe kontrollohen nga oficeret e sherbimit.Mijera ton skrap zhduken si dhe tonelata me nafte faturohen per gjeneratoret te cilet nuk funksionojne.Godinat e institucionit kane nderruar funksion duke bere nderhyrje pa leje.

-Po ashtu ne repart funksionojne bar restorant i palicensuar nga organet tatimore dhe fitimet ndahen mes drejtorit dhe shefit te administrates Perparim Qefalia,vellai i deputetit Xhemal Qefalia.Vete shoferi i deputetit Qefalia paguhet si punonjes i repartit.Armand Dajti merr pagen dhe kurre nuk ka shkelur ne institucin.Sikunder dhe punonjes te tjere si Dorian Ceci kane muaj qe paguhen pa u paraqitur fare.Drejtori Ilir Kokona ka punesuar te aferm e familjare te tij me rroga te majme nderkohe qe ata punojne e sherbene ne resortin e tij privat ndertuar ne afersi te institucionit.Ali e Leonard Kuka si dhe vellezerit Gani e Skender Shime figurojne ne berdorote e institucionit nderkohe qe i sheh te punojne vetem ne asetet private te drejtorit.Shpesh shihet ne Repart bashkeshorti i ministres Xhaçka kryesisht pas ores 18.30 te pasdites ne shoqerine e Kokones.

Ndaj ky i fundit zerave ne repart ju mbyll gojen me presion se e ka lidhur punen me ministren dhe ate “te gjatin”.Punonjes te SHIU-t si ai me emrin Tani ne vend qe te hetojne vijne riparojne makinat e tyre dhe i furnizojne me karburantin e reapartit falas.

Skandali vijon dhe me dhjetera makina ushtarake dhurate e Pentagonit per FA te cilat financohen per tu riparuar dhe ne fakt gjithshka vidhet e shperdorohet deri duke lyer me bojen e tyre automjete private.Ky skandal nuk eshte i vetmi por kur behet fjale per nje ushtri te NATO behet i ndjeshem.

Ka me qindra fakte te tjera abuzimi e korrupsioni kriminal pef te cilat duket se eshte ne dijeni ne mos merr pjesen e tij dhe Kom.i komandes mbeshtetese te FA Gasper Lala!

Jemi te sigurt se prokuroret dhe OPGj si dhe kontrolli i Larte i Shtetit do te zbarkojne dhe do ndalojne kete dore kriminale vjedhje te paskrupullt.

Super vjedhje ne Ministrine e Mbrojtjes.!

Kategori
Uncategorized

Super vjedhje ne Ministrine e Mbrojtjes.!

Super vjedhje ne Ministrine e Mbrojtjes.!

———————————-‘—

(I perfshire ne skandal bashkshorti i ministres,deputeti Qefalia dhe zyrtare te larte te ushtrise).

Qendra e riparimit te mjeteve te FA i njohur si Reparti 4009 eshte perfshire nga nje seri vjedhjes e abuzimesh qe kalojne miliina euro.Ky institucion drejtohet nga Ilir Kokona,ish benjamin i Ilir Metes i konvertuar prej disa kohesh ne “rilindas”.Kjo qender,e vetmja per te mirembajtur dhe riparuar mjetet e FA te nje vendi anetar i NATO-s eshte kthyer ne nje ndermarrje private qe paguhet me fondet e shtetit dhe vjedh e shperdoron ne favor te drejtorit dhe zyrtareve te larte te lidhur me te.Jane me mijera fakte te shoqeruar me foto e dokumente autentike te zbuluara nga reporteri yne investigativ por po permendim disa pasi ojesa tjetef do ti dorezohet Prokirores Arta Marku e cila do te inkurajoje nje hetim kryesisht nisur nga keto indicje te argumentuara.

-Ne repartin 4009 (QRTM te FA)riparohen mjete private ne kembim te perfitimit si arme luftarake te individeve nga jashte me precedent kriminal.Armet qe hyne e dalin ne 90 perqind te rasteve nuk regjistrohen dhe kontrollohen nga oficeret e sherbimit.Mijera ton skrap zhduken si dhe tonelata me nafte faturohen per gjeneratoret te cilet nuk funksionojne.Godinat e institucionit kane nderruar funksion duke bere nderhyrje pa leje.Po ashtu ne repart funksionojne bar restorant i palicensuar nga organet tatimore dhe fitimet ndahen mes drejtorit dhe shefit te administrates Perparim Qefalia,vellai i deputetit Xhemal Qefalia.Vete shoferi i deputetit Qefalia paguhet si punonjes i repartit.Armand Dajti merr pagen dhe kurre nuk ka shkelur ne institucin.Sikunder dhe punonjes te tjere si Dorian Ceci kane muaj qe paguhen pa u paraqitur fare.Drejtori Ilir Kokona ka punesuar te aferm e familjare te tij me rroga te majme nderkohe qe ata punojne e sherbene ne resortin e tij privat ndertuar ne afersi te institucionit.Ali e Leonard Kuka si dhe vellezerit Gani e Skender Shime figurojne ne berdorote e institucionit nderkohe qe i sheh te punojne vetem ne asetet private te drejtorit.Shpesh shihet ne Repart bashkeshorti i ministres Xhaçka kryesisht pas ores 18.30 te pasdites ne shoqerine e Kokones.Ndaj ky i fundit zerave ne repart ju mbyll gojen me presion se e ka lidhur punen me ministren dhe ate “te gjatin”.Punonjes te SHIU-t si ai me emrin Tani ne vend qe te hetojne vijne riparojne makinat e tyre dhe i furnizojne me karburantin e reapartit falas.Skandali vijon dhe me dhjetera makina ushtarake dhurate e Pentagonit per FA te cilat financohen per tu riparuar dhe ne fakt gjithshka vidhet e shperdorohet deri duke lyer me bojen e tyre automjete private.Ky skandal nuk eshte i vetmi por kur behet fjale per nje ushtri te NATO behet i ndjeshem.Ka me qindra fakte te tjera abuzimi e korrupsioni kriminal pef te cilat duket se eshte ne dijeni ne mos merr pjesen e tij dhe Kom.i komandes mbeshtetese te FA Gasper Lala!Jemi te sigurt se prokuroret dhe OPGj si dhe kontrolli i Larte i Shtetit do te zbarkojne dhe do ndalojne kete dore kriminale vjedhje te paskrupullt.

Kategori
Uncategorized

Të gjithë vinë nga stani komunist.

ÇE DUAM SHKOLLEN E MAGJISTRATURES,KUR KEMI HETUESIT E DIKTATURES.

Nga Myslim Murrizi/

Politika gjate 26 viteve eshte tallur me drejtesine Shqiptare.

Gjithnje ka menduar se si ta kap per vete drejtesine, por ne fakt drejtesia ka kapur prej fyti politiken dhe i eshte imponuar asaj ,fale mekateve qe politikanet kane patur nga e kaluara komuniste , por dhe nga babezia per te vjedhur sa ka mundur e çfare ka mundur ne post komunizem.

Asnjehere nuk ka dashur qe te pastroje drejtesine nga llumi apo nga plehrat e diktatures, sepse i jane dashur ti kete llumhane dhe plehra qe te kishin ngjashmeri, e qe te krijonin idene edhe bindjen para kujdo qe jemi te gjithe NJELLOJ.

Ne keto 26 vjet pluralizem, partia socialiste ka patur dy here pushtetin e vetme.

Njehere ne vitin 1997 ku kishte 125 deputet nga 155 qe kishte parlamenti, dhe pas 20 vitesh pra ne vitin 2017 me 74 deputet nga 140 .

Dy here rresht ka bere drejtesine me militante enveriste, socialiste, rilindas, komunist, hetues, prokurore, gjygjtare te diktatures, pa asnje lloj hipokrizie apo kamuflimi por me dhune dhe forcen e kartonit.

Ne vitin 1997 emeroi minister drejtesie Thimio Kondin per te bere spastrimin e atyre pak gjygjtareve qe kishin ardhur jo nga diktatura.

Pasi e kreu me sukses detyren, Thimio Kondi emerohet ne gjykaten e larte madje kryetare i saj.

Nen kryetarin e grupit parlamentare te PS Fehmi Abdiun e emerojne kryetare te gjykates kushtetuese.

Prokurore te pergjitheshem Arben Rakipin.

Bene ligjin qe per te qene gjygjtare apeli duhen 10 vjet vjetersi, pra duhet te kishe punuar detyrimisht nga viti 1988.

Per te qene ne gjykate te larte dhe kushtetuese duhej patjeter 15 vjet pune, pra te kishe qene minimalja hetues prokuror ose gjygjtare nga viti 1983 ne diktature.

Sot kane bere 27 vetingas prezervative shume perdorimesh qe gjoja po “ pastrojne” DREJTESINE.

Dhe “ koiçidence” por shume e shpesht qe dalin te paster vetem ata qe kane qene pjese e organeve te hetuesise, gjykates apo prokurorise gjate diktatures, ose ndonje tek tuk qe eshte sjelle “ mire” me RILINDJEN.

Me erdhi per te Q….eshur kur lexova thenien e kryeministrit se: me mire djepja bosh sesa SHEJTANI brenda.

Po pse ore SHEJTANE paskan qene te gjithe keta ENVERISTE qe prej vitit 1992 kane qene ne gjykaten KUSHTETUESE????

Keta kane qene nga viti 1992 e deri ne korrik te vitit 2018 antare te gjykates KUSHTETUESE:

Manol Konomi, Feti Gjilani, Hilmi Dakli, Rustem Gjata, Franc Jakova, Veli Budo, Thimjo Kondi, Natasha Sheshi, Ylvi Myrtja. Kryetar i Gjykatës Kushtetuese u zgjodh Rustem Gjata për një periudhë 3-vjeçare, mandat i cili u përsërit në vitin 1995.

Alfred Karamuço, Zija Vuci, Metush Saraçi në vendet vakante të krijuara nga dorëheqja e Thimjo Kondit, Natasha Sheshit dhe Ylvi Myrtjes. Gjithashtu u emëruan gjyqtarë Kristofor Peçi dhe Halil Kopani në vendet vakantë të krijuar nga largimi i Metush Saraçi dhe vdekja e Feti Gjilanit. Në mars e prill të vitit 1998 janë emëruar gjyqtarë nga Presidenti i Republikës Kujtim Puto, si edhe janë zgjedhur nga Kuvendi Hajredin Fuga, Sokol Sadushi dhe Fehmi Abdiu në vendet vakantë të krijuar pas largimit të Manol Konomit, Rustem Gjatës, Halil Kopanit dhe Veli Budos. Fehmi Abdiu u zgjodh kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Në nëntor të 1998 jep dorëheqjen Franc Jakova dhe në vend të tij emërohet Bardha Selenica. Sabri Rrapi zuri vendin e Hilmi Daklit pas dorëheqjes së këtij të fundit. Në prill të 2001 mbaroi mandati i gjyqtarëve Hajredin Fuga, Sabri Rrapi dhe Bardha Selenica. Në postet e tyre u emëruan Gjergj Sauli, Tefta Zaka dhe Petrit Plloçi. Në vitin 2002 Tefta Zaka jep dorëheqjen dhe në vendin vakant emërohet Xhezair Zaganjori. Në vitin 2004 përfundon mandati i Zija Vucit dhe në vendin vakant emërohet Vjollca Meçaj. Po në këtë vit Gjergj Sauli emërohet nga Presidenti i Republikës Kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Në vitin 2007 përfundojnë mandatin Vjollca Meçaj, Alfred Karamuço dhe Kristofor Peçi. Në postet e tyre u emëruan Vladimir Kristo, Sokol Berberi dhe Vitore Tusha. Po në këtë vit Vladimir Kristo emërohet nga Presidenti i Republikës Kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Në vitin 2008 përfundon mandati i Gjergji Saulit dhe në vendin vakant emërohet Admir Thanza. Në vitin 2010 mbaron mandati i gjyqtarëve Kujtim Puto, Fehmi Abdiu dhe në vendin e tyre u emëruan Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedja. Në shtator të po këtij viti, Bashkim Dedja emërohet nga Presidenti i Republikës Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Me gjeni nje te PERNDJEKUR POLITIK, ose qe nuk i perket organeve te hetuesise gjykates apo prokurorise se DIKTATURES?????

Me gjeni NJE te vetem qe nuk ka lidhje apo nuk vjen nga STANI KOMUNIST???

Une nuk kuptoj te emeruarit nga shtatori 2005 deri ne qershor 2013, pse duhet te ishin po nga ky STAN KOMUNISTESH????

Pse duhej votuar Sokol Berberi qe eshte vellai i nuses se Fatmir Xhafes( kunati) ne vitin 2007????

Nuk po merem me gjykaten e LARTE se duhet nje nate dimri dhe vjen aq era HALE po ti shikosh edhe ata nga viti 1992, saqe nuk ka “ DREQ E SHEJTAN” qe e duron.

Po si nuk ju kapi dora apo lapsi nje ,jo nga STANI KOMUNIST???

Prandaj lereni moralin predikim apo VETINGUN E LESHIT se jane pallavra qe doni te mbuloni M….. me SHU…..

Edhe JU nderkombetare LESHI a ka mundesi te mos na çani trapin me “ LIGJIN E MAGJISTRATURES” kur keni 28 vjet qe HESHTNI si VEMJE ndaj KELYSHEVE TE DIKTATURES.

Kategori
Uncategorized

CIA paguante me monedha floriri, sigurimi me plumba.

1953

CIA paguante me monedha floriri, sigurimi me plumba.

Kontaktet

Gjatë këtij misioni grupi ka kontaktuar me listën e mëposhtme të personave.

Grupi është përsëri i plotë dhe mund të thirret në veprim brenda 24 orëve njoftim.

Grupi njofton se Rapush Agolli ka rreth 10 pushkë për grupin e tij prej 60 njerëzish.

Dilavet Ali Zvarishti ka 15 pushkë italiane dhe një mitraloz për grupin e tij.

Elmas Raman Sokallari nuk ka kontaktuar këtë vit. Subjekti është liruar kohët e fundit nga burgu dhe raportohet se ka kontaktuar me Taip Tafip Zbogji nga Abogu.

Këta dy njerëz mund të ngrenë një forcë prej rreth 60 vetësh.

Kanë 20 pushkë dhe një mortajë të lehtë italiane.

Bajram Bekteshi nga Tresova është një kontakt i ri. Vitin e kaluar Bektashi ishte anëtar i grupit të Tosuni Manshe, të cilët mund të mbledhin rreth 30 vetë dhe kanë 3-4 pushkë.

Shpenzimet

Gjatë këtij operacioni grupi Fig ka shpenzuar monedha floriri si më poshtë për shërbimet e bëra nga individët: —Nisi Polena ka marrë 2 monedha ari për informacionet dhe bashkëpunimin me grupin.

—Elmas Ramani Sokallari ka marrë 9 monedha ari për furnizimin me ushqim dhe informacion.

—Gruaja e agjentit Airborne ka marrë 5 monedha ari për furnizimin me ushqim dhe veprimin si kontakt.

—Gruaja e Tosum Hoxhës nga Tresova ka marrë 2 monedha ari për punën si kontakt për grupin.

—Rapush Agolli ka marrë 4 monedha ari për blerjen e lekëve shqiptare.

—Agolli ka marrë 5 monedha të tjera për shërbime dhe informacione për grupin mbi udhëtimet.

—Libian Çesma ka marrë 4 monedha ari dhuratë, si udhëheqës i një force prej 200 vetësh.

—Hysen Qerim Spahua ka marrë 3 monedha ari për furnizimin e grupit me bukë dhe duhan.

—Dilaver Ali Zvarishti ka marrë 8 monedha ari për asistencë dhe informacione për grupin.

—Adem Zeneli ka marrë 4 monedha ari për furnizimin e grupit me ushqim dhe lekë.

—Çaush Osmani ka marrë 3 monedha ari dhuratë, ai ka ndihmuar me ushqime në të kaluarën.

—Bajram Bektashi ka marrë 4 monedha ari, si udhëheqës i grupit të rezistencës të sipër-përmendur. —Safer Bekteshi ka marrë 2 monedha ari për të siguruar lek, ai nuk është kontaktuar më pas grackës. —Adem Zeneli ka marrë 6 monedha ari. Anëtarët e grupit nuk e përmendën këtë deri në zhvillimin e llogarive financiare të misionit.

—Shef Shahin ka marrë 4 monedha ari për shërbime të mëparshme për grupin.

—Xhafer Kodheli ka marrë 4 monedha për shërbime të shkuara ndaj grupit.

—Bektash Demir Zbogji ka marrë 10 monedha ari për ushqim edhe kujdesje për agjentin Airbrake gjatë sëmundjes së tij.

Duke marrë gjithçka në konsideratë, grupi Fig ka dhënë informacione të rëndësihme dhe ka krijuar kontakte që janë ende në gatishmëri për të hyrë në veprim brenda 24 orësh nga njoftimi.

Ne shpresojmë që grupi Fig i misionit të 1954 të prodhojë informacione më të mira dhe të jetë në pozitë për të kryer aktivitete më të gjera, nëse qendra e dëshiron këtë.

Fakti se Fig u detyrua të rikthehej jashtë Shqipërisë dhe se gjatë daljes ata kanë shkatërruar shënimet e tyre, duhet të merret në konsideratë dhe të vlerësohet përkundrejt kohës, parave dhe përpjekjeve të grupit. Ne shpresojmë që të kemi mbuluar çdo detaj të rëndësishëm të misionit por në rast se nuk është kështu jemi të gatshëm të plotësojmë çdo boshllëk të raportimeve. Shtojmë se herë pas here anëtarët e grupit Fig raportojnë për detaje që iu kujtohen, të cilat do të kalohen te ju sapo te merre.

Kategori
Uncategorized

CIA, ja si agjentët e infiltruar në territorin shqiptar luftuan me Sigurimin dhe ushtrinë.

Arratisja e agjentit Britanik Airuise.

Airuise hyri thellë në zonën e rrethuar me shpresë të arrinte në pikën më të lartë pa u dalluar, duke i rënë rrotull malit të Kamenicës. Ai raporton se zjarri kishte vazhduar në drejtim të tre agjentëve të tjerë. Airuise u zhvendos në pikën e dëshiruar. Më vonë ai hasi në një bari, me të cilin u hoq si ushtar shqiptar. I kërkoi llogari bariut se përse qentë e tij nuk ishin të lidhur siç kërkonte urdhri, ndërsa më tej i shpjegoi se ishte pjesë e grupit që kishin rrethuar “reaksionarët” kodrat përtej. Bariu i lidhi qentë dhe i tha Airborne se kishte dëgjuar vërtet disa të shtëna por askush nuk kishte ardhur t’i thoshte se duhet t’i mbante qentë lidhur. Airuise më tej i kërko bariut mos kishte nuk, pasi furnizimet nuk kishin ardhur ende. Bariu i dha bukë dhe i tha se kishte parë disa kamionë që kishin ndaluar në rrugë në mëngjes. Airuise i tha bariu të mos e raportonte të ushtarët që i kishte marrë bukë, dhe vazhdoi më tej gjoja në vijim të kërkimit për “reaksionarë”. Rreth 4 km larg kufirit Airuise hasi në një gardh me tela. Pasi qëndroi ca kohë duke observuar, vendosi të kapërcente gardhin dhe të vazhdonte rrugëtimin. Pak pasi kaloi kufirin ai qëlloi dy herë në ajër për të vënë në alarm rojet greke, me të cilët u takua mëngjesin e 21 tetorit (Airuise nuk ishte në gjendje të përcaktonte vendndodhjen e saktë të kalimit të kufirit por ne presim që informacioni të na vijë së shpejti nga njësitë kufitare greke). Kur Airuise i sinjalizoi pjesës tjetër të grupit të avanconin drejt kufirit ata e bënë këtë menjëherë dhe me sa kuptuan nuk u ndoqën nga forcat komuniste. Terreni në të cilën ata lëvizën ishte i mbuluar nga shkurre të dendura, që janë tipike për zonat e thata si për Greqinë dhe Shqipërinë. Gjatë kohës që qëndronin të fshehur, grupi pa një grup prej 13 ushtarësh që lëviznin drejt zonës nga ku ishin larguar. Grupi thotë se ushtarët kaluan shumë pranë tyre dhe disa nga ushtarët i kanë pikasur por nuk kanë treguar për pozicionin e tyre. Më pas tre agjentët avancuan drejt kufirit, të cilin e kaluan natën e 20 tetorit. Në orët e mëngjesit ata u morën nga rojet greke dhe po atë ditë u bashkuan me anëtarët e tjerë të grupit Fig.

Kontaktet

Gjatë këtij misioni grupi ka kontaktuar me listën e mëposhtme të personave. Grupi është përsëri i plotë dhe mund të thirret në veprim brenda 24 orëve njoftim. Grupi njofton se Rapush Agolli ka rreth 10 pushkë për grupin e tij prej 60 njerëzish. Dilavet Ali Zvarishti ka 15 pushkë italiane dhe një mitraloz për grupin e tij. Elmas Raman Sokallari nuk ka kontaktuar këtë vit. Subjekti është liruar kohët e fundit nga burgu dhe raportohet se ka kontaktuar me Taip Tafip Zbogi nga Abogu. Këta dy njerëz mund të ngrenë një forcë prej rreth 60 vetësh. Kanë 20 pushkë dhe një mortajë të lehtë italiane. Bajram Bekteshi nga Tresova është një kontakt i ri. Vitin e kaluar Bektashi ishte anëtar i grupit të Tosuni Manshe, të cilët mund të mbledhin rreth 30 vetë dhe kanë 3-4 pushkë.

Shpenzimet

Gjatë këtij operacioni grupi Fig ka shpenzuar monedha floriri si më poshtë për shërbimet e bëra nga individët: Nisi Polena ka marrë 2 monedha ari për informacionet dhe bashkëpunimin me grupin. Elmas Ramani Sokallari ka marrë 9 monedha ari për furnizimin me ushqim dhe informacion. Gruaja e agjentit Airborne ka marrë 5 monedha ari për furnizimin me ushqim dhe veprimin si kontakt. Gruaja e Tosum Hoxhës nga Tresova ka marrë 2 monedha ari për punën si kontakt për grupin. Rapush Agolli ka marrë 4 monedha ari për blerjen e lekëve shqiptare. Agulli ka marrë 5 monedha të tjera për shërbime dhe informacione për grupin mbi udhëtimet. Libian Çesma ka marrë 4 monedha ari dhuratë, si udhëheqës i një force prej 200 vetësh. Hysen Qerim Spahua ka marrë 3 monedha ari për furnizimin e grupit me bukë dhe duhan. Dilaver Ali Zvarishti ka marrë 8 monedha ari për asistencë dhe informacione për grupin. Adem Zeneli ka marrë 4 monedha ari për furnizimin e grupit me ushqim dhe lekë. Çaush Osmani ka marrë 3 monedha ari dhuratë, ai ka ndihmuar me ushqime në të kaluarën. Bajram Bektashi ka marrë 4 monedha ari, si udhëheqës i grupit të rezistencës të sipër-përmendur. Safer Bekteshi ka marrë 2 monedha ari për të siguruar lek, ai nuk është kontaktuar më pas grackës. Adem Zeneli ka marrë 6 monedha ari. Anëtarët e grupit nuk e përmendën këtë deri në zhvillimin e llogarive financiare të misionit. Shef Shahin ka marrë 4 monedha ari për shërbime të mëparshme për grupin. Xhafer Kodheli ka marrë 4 monedha për shërbime të shkuara ndaj grupit. Bektash Demir Zbogi ka marrë 10 monedha ari për ushqim edhe kujdesje për agjentin Airbrake gjatë sëmundjes së tij. Duke marrë gjithçka në konsideratë, grupi Fig ka dhënë informacione të rëndësihme dhe ka krijuar kontakte që janë ende në gatishmëri për të hyrë në veprim brenda 24 orësh nga njoftimi. Ne shpresojmë që grupi Fig i misionit të 1954 të prodhojë informacione më të mira dhe të jetë në pozitë për të kryer aktivitete më të gjera, nëse qendra e dëshiron këtë. Fakti se Fig u detyrua të rikthehej jashtë Shqipërisë dhe se gjatë daljes ata kanë shkatërruar shënimet e tyre, duhet të merret në konsideratë dhe të vlerësohet përkundrejt kohës, parave dhe përpjekjeve të grupit. Ne shpresojmë që të kemi mbuluar çdo detaj të rëndësishëm të misionit por në rast se nuk është kështu jemi të gatshëm të plotësojmë çdo boshllëk të raportimeve. Shtojmë se herë pas here anëtarët e grupit Fig raportojnë për detaje që iu kujtohen, të cilat do të kalohen te ju sapo te merre.

Kategori
Uncategorized

Gracka e sigurimit, dhe tradhëtia e grupit nga Adem Zeneli.

CIA zbardh rrëfimet e agjentëve!

Grupi Fig kaloi kufirin në pikën N2513 natën e 7-8 shtatorit.

Grupi nisi lëvizjen më 9 shtator, teksa të fshehur në një fushë misri u pikasën nga një dy burra të cilët u dorëzuan pa të shtëna armësh. Dy personat ishin Nise Koço Polena pronar i arës dhe Vasil Koço polena, roja i fshatit, grupi zhveshi Nisen dhe rrobat e tij i veshi agjenti Airborne, i cili shoqëroi Vasilin në detyrat e zakonshme të fushës. Pjesa tjetër e grupit pushoi. Rezultoi se dy personat ishin shumë bashkëpunues. Ata informuan grupin se javën e parë të gushtit ishte zhvilluar një betejë me armë mes forcave komuniste dhe reaksionarëve, por nuk dini mbi përfundimin e betejës apo të pjesmarrësve. Më 11 shtator grupi lëvizi drejt Malit të Gorrës, ku kaloi, por nuk vuri re asgjë të veçantë. Ata qëndruan aty deri në ku u shlodhën dhe bënë planet për kontaktimin e miqve të tyre. Më 14 shtator agjentët e koduar Airëise dhe Airbred u ndanë nga grupi dhe shkuan në takimin me Rapush Agollin, i cili u dha ushqim dhe informacion të raportuar në radio në mesazhin e 3-të. Më 15 shtator dy agjentët u ribashkuan me grupin. Një ditë më vonë grupi kontaktoi me Elmas Ramanin, i cili i dha grupit ushqim dhe informacionin e raportit mbi “burgjet”. Më 18 shtator grupi la agjentin Airbrake në shtëpinë e Bektash Demir Zhbogi, pasi ishte sëmurë dhe nuk mund të qëndronte me grupin. Më 21 shtator grupi kontaktoi me Elmas Sokalarin dhe i kërkoi që të shkonte në Korçë për të mbledhur informacion e të merrte leje për shkuar në Tiranë. Ai e bëri këtë dhe autoritetet i thanë se për të qëndruar një kohë të shkurtër nuk kishte nevojë për leje, or vetëm nëse do të vendosej aty për të punuar. Më 22 shtator Fig kontaktoi me Dilaver Ali Zvarishti, i cili furnizoi grupin me ushqim dhe informacion. Zvarishti informoi se popullata në përgjithësi ishte shumë e demoralizuar. Burimi tha se nga maji deri në gusht të gjithë ishin bërë gati për veprim, për arsye se nuk ndodhi asgjë, njerëzit janë bërë hezitues. Për periudhën nga 22 shtatori deti në 11 tetor grupi ka shkatërruar shënimet prandaj nuk do të mbulohet me aktivitete e çdo dite. Grupi veproi në përgjithësi në zonën e Tresovës dhe rinovuan disa kontakte të vjetra nga operacioni i vitit 1952.

Gracka

Ngjarja e grackës dhe tradhtimit të grupit nga Adem Zeneli nisi më 28 shtator, ditën kur gruaja e agjentit Airborne tha se Zeneli i kishte kërkuar të takohej me drejtuesin e grupit. Agjenti pranoi të takohej me Zenelin dhe e gjeti atë në pikën e paracaktuar. Pasi shkëmbyen përshëndetjet, Zeneli e pyeti nëse gruaja e agjentit Airslack do të shoqëronte grupin drejt Greqisë, por ai i tha se nuk mund të mbante përgjegjësinë nëse asaj i ndodhte gjë. Airuise tha se mund të merrte me vete Zenelin nëse vinte leja përkatëse nga qendra (grupi ishte instruktuar të qartësonte të gjithë emrat me bazën në rast të përfshirjes së personave të tjerë). Pastaj Zeneli pyeti nëse kishin në plan të riktheheshin përsëri këtë sezon, ndërsa Airëise u përgjigj se çështje të tilla vendoseshin nga qendra prandaj nuk mund t’i përgjigjej pyetjes. Zeneli ofroi të mblidhte informacion për grupin ose të ngarkohej për detyra të tjera. Para se të largohej ai tha kishte qenë në kontakt me njëfarë Mihal Furgeu nga Korça, ish-prokuror në qeverinë e Zogut dhe gjatë pushtimit italian. Peneli kërkoi që grupi i agjentëve të ndihmonin Furgeu të arratisej nga Shqipëria. Agjenti Airuise tha se duhet të konsultohej me qendrën dhe se do t’i përgjigjej më vonë, ndërsa i tha Zenelit të rikthehej me ushqim në Moçan në Gore në 11 tetor. Siç është përmendur më parë grupi Fis ka kryer disa kontakte në zonën e Tresovës nga 28 shtatori deri në 11 tetor, përiudhë gjatë së cilës grupi u paralajmërua nga Rapush Agolli për të evituar kontaktet me Zenelin, pasi besonte se kishte lidhje komuniste. Airuise ndryshoi planin e takimit me Zenelin në 11 tetor ddhe dërgoi në takim vetëm Airbred, por Zeneli nuk u paraqit. Më 13 tetor grupi u informua nga gruaja e Airborne se Zeneli kishte kontaktuar dhe dëshironte të takohej atë ditë. Airëise i dërgoi fjalë Zenelit të vinte vetëm pas muzgut në një pikë të caktuar në malin e Tresovës. Gjatë pritjes grupi FIG mori të gjitha masat të mos binte në grackë. Peneli u paraqit sipas planit dhe Airbred e shoqëroi atë drejt vendit ku fshihej grupi. Peneli shpjegoi se nuk kishte arritur të vinte në takimin e mëparshëm pasi kishte pasur vizitorë të papritur në shtëpi. Ai i dha grupit disa informacione dhe tha se do të rikthehej në 15 tetor. Peneli informoi se kishte parë rreth 15 ushtarë që lëviznin në zonë, por tha se nuk duhet të shqetësoheshin pasi e shihte që grupi kishte një pozicion të mirë. Grupi i dha Zenelit 4 monedha ari dhe i kërkoi të kthehej me ushqim dhe lekë shqiptare. Peneli kërkoi më shumë para në mënyrë që të blinte gjithçka grupi po kërkonte, për të cilat duhet të shkonte në Korçë.

Takimi

Mëngjesin e 14 tetorit Zeneli u kthye te pozicioni dhe u takua me agjentin Airbrake, të cilit i tha se do të nisej për në Korcë me makinë prandaj kishte ardhur të shpjegonte se nuk kishte sjellë ushqimet. Zeneli e siguroi Airbrake se grupi ishte i sigurt në pozicionin e tyre dhe kërkoi të dinte se ku mund të kontaktonte me grupin në rast se hasnin në probleme. Agjentët i thanë se do t’i dërgonin fjalë se ku të takoheshin. Pasi tha se do të kthehej pas 3-4 ditësh Zeneli u nis. Rreth orës 1200 e 1400 grupi vërejti 3 kamionë të hapur me ushtarë, civilë e policë. Kamionët dukej se vinin nga Korça e shkonin drejt Zvarrisht. Grupi llogariti se kishte rreth 100 njerëz në të tre automjetet (shifra mund të jetë pak e ekzagjeruar). Mes orës 1400 e 1600 grupi verejti dy kamionë të tjerë dhe një gaz që lëviznin në të njëjtën rrugë, ndërsa në 1630 ata dalluan dy ushtarë të armatosur që po ecnin në këtë rrugë. Në ora 1700 ata panë rreth 90 njerëz që po ecnin në drejtim të Tresovës, të veshur me uniforma të errëta të ngjashme me ato të policisë. Kjo forcë vinte nga të dyja anët e burimit të vogël dhe ishte e shpërndarë në grupe të vogla njerëzish që mbulonin një hapësirë prej rreth 1 km të gjerë. Agjenti Airuise që e njihte më mirë zonën, vendosi që grupi të vendosej në një pikë më të lartë në mal. Rreth orës 1930 nisën të shtënat e armëve nga pozicioni që grupi Fig kishte dashur të zinte, dhe ishte e qartë se ata ishin rrethuar nga 3 anë. Agjentët Airbrake dhe Airborne u instruktuar të avanconin drejt zjarrit të pushkëve nga e djathta dhe të riktheheshin në qendër, për të përcaktuar nëse edhe rruga përpara ishte e mbuluar nga forcat armike. Airborne u godit nga mitralozi duke tentuar të siguronte një pozicion të ri. Tre anëtarët e tjerë të grupit e bënë të heshte mitralozin dhe qëlluan me të gjithë forcën. Airbrake kërceu nga pozicioni i tij dhe lëshoi një granatë dore në pozicionin armik në të djathtë, duke e eliminuar. Airuise deklaron se në atë moment grupi kaloi në kundërsulm dhe nisi të qëllonte dhe të avanconte dejt pozicionit të goditur nga Airbrake. Agjenti Airbred ishte i pari që doli nga pozicioni dhe pasi u nda nga grupi nuk u takua më me ta deri të gjithë u bashkuan në Greqi më 21 tetor.

Arratisja

Pas ndarjes nga grupi Airbred eci nëpër male në kërkim të shokëve, por pasi nuk pati sukses mori drejtimin e kufirit, duke besuar se edhe kolegët do të bënin të njëjtën rrugë daljeje nga Shqipëria. Gjatë rrugës së daljes ai nuk pati probleme dhe kaloi kufirin në 19 tetor. Katër anëtarët e tjerë të grupit vazhduan të lëviznin jashtë zonës së rrethuar pa u ndjekur nga forcat komuniste. Grupi lëvizi gjatë gjithë natës dhe arriti në pikën K 2399 ku kontaktoi me miq në 16 tetor. Ata pyetën nëse kishte informacione mbi betejën e zhvilluar dhe nëse ishin vrarë ose kapur “reaksionarë”. Kontaktet e tyre thanë se të gjithë agjentët i kishin shpëtuar grackës. Ata kërkuan gjithashtu gjurmë për Airbred te të njohurit e tyre por pas dy ditësh nisën rrugën e kthimit drejt kufirit të Greqisë. Pranë kufirit më 20 tetor grupi hasi një bari, i cili nuk i vuri re agjentët. Grupi qëndroi i fshehur gjatë ditës dhe avancoi në errësirë por për të arritur një pozicion të mbrojtur mirë ata duhet të kalonin në një pjesë të hapur toke. Ata vendosën të kalonin të gjithë njëherësh, por sapo njeriu i tretë nisi të vraponte, nisën të shtënat e armëve. Kjo bëri që Airëise të ndahej nga grupi nga njëra anë e zonës së hapur, ndërsa Airborne, Airbred dhe Rndolar të mbeteshin në tjetrën. Treshja u përpoq të mbulonte me zjarr krahun e Airëise por nuk arritën të bashkoheshin me të në anën tjetër. Airëise i sinjalizoi treshes të avanconin pa të, teksa ai do të strehohej më thellë në zonën e rrethuar.

Kategori
Uncategorized

“Lufta” e Lazaratit në 2015, policia u përdor për të bindur Europën se po luftohej kultivimi i drogës, Ibrahim Basha kokë turku e Policisë së Shtetit

Retrospektivë e ngjarjeve të rënda Qershor 2015

Lufta në Lazarat ishte një luftë asimetrike, pasi kemi të bëjmë me organizimin dhe zhvillimin nga shteti të një lufte jo sipas regullave klasike dhe, përveç kësaj, kemi një luftë kundër një kundërshtari jo shtetëror, një luftë që zhvillohet midis shtetit dhe popullsinë së një fshati pjesë integrale e tij, tërësisht shqiptar, por të shpallur armiq nga vetë shteti. Të më falni për krahasimin, pasi jo çdo krahasim është i goditur, por veprimet luftarake të policisë shtetërore kundër popullsisë së Lazaratit i ngjanë Luftës që bëri para një shekulli Turqia në Mashkullorë.

Taborët, Turqia i solli nga qendra e Vilajetit, Janina, edhe qeveria shqiptare i solli po nga qendra e shtetit, nga Tirana. Por e përbashkëta e këtyre dy “luftimeve” është se që të dyja ndodhën në Gjirokastër, e para në Veri-Perëndim të qytetit të saj, e dyta në Jug të tij. E bëra këtë krahasim se edhe kjo luftë dështoi, pasi nuk u kapën organizatorët e vërtetë, as atëherë dhe as sot.

Që do të thotë se Policia e Shtetit shqiptar dështoi, e humbi atë operacion. Këto dy luftra në territorin e rrethit Gjirokastër kanë një ndryshim rrënjësor mes tyre: Turqia e kishte seriozisht, kërkonte t’i asgjësonte kryengritësit dhe një nga trimat e tyre, Hajredin Tremishtin, e vrau, ndërsa lufta e qeverisë në Lazarat ishte fasadë, pasi as u vra ndonjë nga “trimat” e drogës dhe as është kapur ende, përkundrazi vijojnë të merren me “kryengritjen e hashashit”. Por lufta e Lazaratit pati edhe një ndryshim tjetër nga ajo e Mashkullorës, kjo e sotmja pati një epilog edhe më të hidhur: Turqia, kur e pa që dështoi nuk bëri më pas terror duke arrestuar gjithë fshatin Mashkullorë, sikundër bëri shteti shqiptar në Lazarat.

Forcat ushtarake që përdori shteti kundër popullsisë së Lazaratit i dha atij operacioni, njësoj si ajo e Mashkullorës, tiparet e një lufte asimetrike, pasi përdori një forcë të madhe ushtarake, përfshi autoblinda e helikopterë luftarakë, dhe si e tillë, ajo forcë ushtarake nuk ishte e justifikuar dhe as e shkallëzuar. E themi këtë se, bazuar në atë çfarë tregojnë të pandehurit, familjarët dhe dëshmitarët e tyre, forcat e policisë vepruan pa mbrojtur as veten, por as popullsinë e vetë civile në Lazarat, po të kemi parasysh përdorimin e mjeteve të zjarrit dhe shkatërrimet që u bënë në fshat, gjë që na bind fakti se asnjë prej organizatorëve të vërtetë të atij aktiviteti të kundarligjshëm nuk është kapur ende, ndaj dhe veprimet e mëpasme, sikundër është edhe ky gjyq maratonë, nuk tregojnë gjë tjetër, veçse hakmarrje të shtetit si rrjedhojë e dështimit total të operacionit ushtarako-policor me forcat e tij speciale.

Si rrjedhojë, ajo veprimtari ushtarako-policore e shtetit mori pamjen e forcave pushtuese, sikur Lazarati të ishte tokë e huaj.

Është e vërtetë që këto lloj luftrash asimetrike ndodhin zakonisht brenda shtetit, dhe zhvillohen pa ndonjë vijë fronti të caktuar. Dhe këtë tipar kësaj lufte ia plotëson edhe fakti se kishim të bënim me sulm kundër një qendre të banuar, e veçuar nga qendrat e tjera të banimit dhe përsëri nuk pati një rrethim klasik, gjë që tregon se prej fillimit aksioni ishte i destinuar të dështonte si dhe përfundoi.

Lufta në Lazarat, asimetrike

Luftën e policisë në Lazarat mund ta quajmë pa hezitim luftë asimetrike, edhe për faktin, sikundër u shpreha në fillim, se nuk ishte në përputhje të plotë me rregullat klasike të një lufte mes dy forcave kundërshtare afërsisht të barabarta në forca e mjete luftarake.

Por, parë në këtë kënd, nuk duam të themi se bëhet fjalë për një koncept të ri nga ana e luftës kundër grupeve terroriste e kondrabandiste, sepse historia e aksioneve policore në Shqipëri, sidomos në këto tre dekadat e fundit, është dëshmitare e kësaj lloj lufte të zhvilluara shumë herë, e që, për fat të keq, kanë përfunduar edhe me viktima nga të dy palët ose vetëm nga ana e policisë.

Kjo dukuri e luftës asimetrike që ndodhi edhe në Lazarat, vjen si shkak i mospërputhjes së modeleve të kësaj lloj lufte me asnjë rregull juridik apo strategjik tradicional të vendit tonë pas Luftës së Dytë Botërore. Si rrjedhojë, ky fenomen e ka zanafillën në Shqipëri në dukurinë e zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe zhvillimeve të kontrabandës, prodhimit të narkotikëve e shpërndarjes së tyre e të fenomeneve të ngjashme me to.

Ky kontekst i ri bën të mundur zgjimin e kërkesave nga ana e policisë së shtetit për ripërcaktimin e metodave të aksioneve mundësisht pa pasur viktima.

Si rrjedhojë kjo lloj lufte duket e vështirë për t’u kuptuar dhe për t’u ballafaquar, ngaqë gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, vëmendja e mendimit ushtarako-policor ka qenë në mënyrë ekskluzive e fokusuar në “luftën simetrike”, gjë që sot kemi të bëjmë me luftë asimetrike. Në këtë lloj lufte, kuptohet që njëra pale, në rastin tonë shteti, është shumë më e fortë politikisht dhe ushtarakisht se pala tjetër.

Sa herë që është ndeshur policia me këto grupe, shteti ka qenë më i fortë në të dy aspektet, politik dhe ushtarak, por ka ndodhur që teknikisht pala kundërshtare ndaj policisë të ketë qenë edhe më fortë, nëse do t’u besojmë deklaratave zyrtare të policisë, pasi praktikisht në media nuk janë pasqyruar raste që grupet kontrabandiste të kenë qenë më të forta se policia, pavarësisht se kanë qenë më të organizuara dhe më konspirative se policia dhe shërbimet inteligjente të saj.

Mirëpo, luftimi në Lazarat, edhe pse ishte një luftim asimetrik, përsëri ai luftim bëri përjashtime nga të qenit plotësisht asimetrik. E themi këtë sepse luftimet asimetrike brenda shtetit kundër grupeve të ndryshme, (prodhuesve dhe shpërndarësve të drogës sikundër kishim të bënim me Lazaratin), ku ideja kryesore e policisë së shtetit, në vend që të qe frenimi dhe bllokimi i kundërshtarit, policia shkoi me idenë e mposhtjes së kundërshtarit.

Me këtë duam të themi se policia, e armatosur me mjete luftarake që zakonisht i përdor ushtria në konflikte ushtarake, ajo e kaloi kufirin e luftës asimetrike, duke e trajtuar kundërshtarin të barabartë me vetveten. Mirëpo, në luftrat asimetrike, brenda shtetit, qëllimi final është dhe duhet të jetë stabilizimi i situatës, rivendosja e sigurisë në një nivel të pranueshëm, arritja e mundësisë së pajtimit të kundërshtarit dhe mosdëmtimi i objekteve social-kulturore e atyre private e familjare.

Pra, policia jonë në këtë rast doli nga lufta asimetrike, sepse për zgjidhje përdori, apo thënë më mirë, anoi jashtëzakonisht shumë, në zgjidhjen me mënyra ushtarake dhe jo në zgjidhjen me mënyra politike, sikundër duhet të jetë strategjia e saj dhe që kështu e përcakton edhe Kushtetuta si dhe ligji për Policinë.

Dështimi i policisë

Ngaqë policia përdori më së shumti aksionin ushtarak, ky është shkaku kryesor pse policia nuk e zgjidhi përfundimisht problematikën e konfliktit me fshatin Lazarat, por përkundrazi, e ka acaruar edhe më shumë atë konflikt përmes arrestimeve të shumta dhe dënimeve shumë të rënda të shumë qytetarëve të fajshëm e të pafajshëm, gati 700 vite burg! Nuk mund të zgjidhej situata me forca ushtarake, por duhej të përdoreshin kryesisht zgjidhjet me forca politike, gjë që në rastin tonë aspekti i predominimit të politikës nuk është përfillur fare. Madje politika ishte ajo që, me deklaratat e saj para se të kryente atë aksion asimetrik, e nxiti policinë që të mbështetej totalisht te zgjidhja ushtarake.

Si rrjedhim, në këtë ansambël aktorësh në Lazarat, mjeti i vetëm për të vendosur zgjidhjen e konfliktit, nëse do ta quajmë të tillë, ishte forca ushtarake deri në fund të asaj “lufte”, nëse do të shprehemi sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe atij të Drejtorisë së Policisë Shtetërore.

Këto lloj operacione kanë të domosdoshme ndërveprueshmërinë e fenomeneve që kanë impakt direkt në konflikt. Në një konflikt të tillë, si ai i Lazaratit, forcat ushtarake nuk duhet të përbëjnë një ndër aktorët kryesorë të zgjidhjes. Nëse përdorim fuqishëm forcën ushtarake, është e detyrueshme të bëhet koordinimi me të gjithë instrumentat politikë, diplomatikë, ekonomikë, juridikë dhe shoqërorë për të arritur ekzekutimin e një operacioni, apo për të arritur zgjidhjen e mundshme.

Nuk pamë që në atë operacion të ishte aktivizuar më herët ndonjë lloj veprimtarie nga Bashkia e Qarkut të Gjirokastrës; nuk pamë që para kryerjes së aksionit ushtarako-policor Qeveria të kishte kërkuar edhe ndihmën e opozitës, meqenëse në të gjitha akuzat e saj anatemohej opozita si nxitëse e mëhershme e atij prodhimi të jashtëligjshëm; nuk pamë që të përdoreshin organizata të ndryshme shoqërore apo forca të ndryshme politike të koalicionit në pushtet apo forca politike jashtë koalicioneve pozitë-opozitë; nuk pamë angazhimin e asnjë lloj OJF që të ndërhynte për zgjidhjen e atij konflikti Lazarat-Qeveri; nuk pamë asnjë lloj veprimi të Qeverisë për të kërkuar ndihmën qoftë edhe të një ambasade të vetme nga shtetet e BE-së apo atë Amerikane; nuk pamë asnjë plan konkret nga ana e Qeverisë për t’u afruar banorëve të atij fshati ndonjë zgjidhje ekonomike nëse ata do bindeshin ta ndalonin ata vetë prodhimin e drogës si dhe dorëzimin e drogës së grumbulluar; nuk pamë asnjë lloj oferte punësimi nga Qeveria apo pushteti lokal për banorët e atij fshati pasi të ndërpritej ai prodhim i paligjshëm.

Lazaratit iu tha: Dorëzim pa kushte

Me një fjalë, fshatit Lazarat nuk iu hap asnjë lloj drite jeshile, përveç: Dorëzim pa kushte!

Ja pra që nuk kemi të bëjmë as me luftë asimetrike, por thjeshtë me tiparet e një lufte simetrike, edhe pse pala kundërshtare, (nëse do ta quajmë të tillë Lazaratin, sikundër i pëlqente të fliste ministri i Rendit), nuk kishte forcën ushtarake që kishte shteti shqiptar. Kështu që për zgjidhjen e konfliktit midis Shtetit dhe Lazaratit u hap një hendek midis zgjidhjes me mjete ushtarake dhe zgjidhjes me mjete politike. Kjo e fundit pothuajse nuk funksionoi fare. Këto bënë që të hapet edhe një hendek midis banorëve të fshatit Lazarat dhe shtetit të tyre.

Nga ana tjetër mund të themi se operacioni i Policisë së Shtetit i ngjante një luftë tipike të rregullt, simetrike, edhe për vetë faktin se pala kundërshtare, Lazarati, nuk praktikoi luftën guerile që të mund të themi se ajo luftë i kishte plotësisht tiparet e një lufte asimetrike; “rebelët” e Lazaratit nuk i shpërndanë forcat e tyre e t’i godisnin në shpinë forcat e policisë, që të bëhej plotësisht luftë asimetrike, por e gjithë popullsia qëndroi në vend. Prandaj nuk kemi plotësisht një luftë asimetrike. Dhe, për fat të keq, çdo qytetar i Lazaratit u shpall terrorist. Gjithashtu, pala e akuzuar për terrorist nuk përdori ndonjë teknologji moderne, si për armë zjarri ashtu edhe për komunikim që të ishte më e sofistikuar se ato të policisë e që t’i jepte asaj lufte tiparet e plota të luftës asimetrike. Përfundimisht mund të themi, se ishte policia që përdori forma barbare dhe jo fshatarët e Lazaratit.

I vetmi element që mund t’i japi atij konflikti Qeveri-Lazarat ndonjë përafrim me luftën asimetrike, është fakti që kapot kryesorë të organizimit të atij aktiviteti prodhues e shpërndarës të paligjshëm të narkotikëve, nuk u kapën, por ikën. Dhe këtë e deklaroi vetë policia.

Pak më lart thashë se ishte policia që përdori forma barbare; dhe këtë e ilustroj me faktin se, policia, edhe pse deklaroi se kapot ishin larguar, shkoi me forca edhe më të shumta në Lazarat duke bërë kontrolle në çdo orë të ditës dhe të natës në çdo familje, duke i marrë me rradhë, edhe pse një përqindje e konsiderueshme e familjeve të Lazaratit rezultoi se nuk ishin marrë me atë aktivitet të paligjshëm.

Dhe ajo që e bën edhe më të dyshimtë atë terror shtetëror të dështuar në qëllimin e tij, ishte fakti se Shteti ridërgoi në Lazarat policë të tjerë, por jo me mjete të mbrojtura nga plumbat blindshpues, edhe pse kishte thënë dhe thotë se kishte snajpera. Kjo na bind të mendojmë se Policia e bëri këtë veprim për të justifikuar dështimin e saj në atë operacion tërësisht ushtarak, duke u vrarë një polic. Pra, për të justifikuar dështimin total të saj, Policisë, thënë më ndryshe, Shtetit, i duhej një kokë turku. Madje vrasja e policit bëhet edhe më e dyshimte edhe për faktin se mjeti në të cilin ndodhej polici që u vra, nuk pati as edhe një gjurmë tjetër goditjesh që të themi se polici u godit nga “terroristët” e Lazaratit.

Nëse qeveria do ta kishte dëshirën e mirë ta zgjidhte problemin e lindur prej vitesh në Lazarat, qoftë edhe duke përdorur vetëm forcën ushtarake, moment më i mundshëm për një zgjidhje të tillë me violencë ekstreme do të ishte përdorimi i saj në një moment qetësie relative, meqenëse kishim të bënim me një qendër të vetme të banuar.

Gjithashtu, për ta përballuar këtë situatë, nga policia kërkohej një parashikim i saktë i përdorimit të forcës ushtarake si për të gjitha forcat që do të angazhonte ashtu edhe nga një polic të vetëm, apo një agjent të shërbimit publik. Por Qeveria dhe partitë në pushtet bënë të kundërtën, pasi kishin gat një viti që kërcënonin publikisht popullsinë e Lazaratit me të gjitha format dhe mjetet e propagandës. Në këtë mënyrë gjithë populli e kishte të vështirë të dallonte se kush ishte armiku dhe kush ishte kundërshtari.

Si u përdor policia

Por, me keqardhje themi, se përdorimi i drejtpërdrejtë i forcës nga ana e Policisë së Shtetit rezultoi se nuk ishte në funksion të ngjarjes që ajo zhvilloi në terren, por në funksion të zhurmës së madhe, për të bindur Evropën se Qeveria Shqiptare e kishte seriozisht eleminimin e kultivimit të drogës, me prapaskenën dhe qëllimin që atë kultivim ta organizonte vetë me gjithë policinë e shtetit, sikundër tashmë është bërë e qartë.

Policia e shtetit, e nxitur nga qeveria dhe partitë në pushtet, përmes ushtrimit të asaj force ushtarake të gjithanshme bëri të mundur që të shkaktonte dëme të papranueshme për popullsinë e atij fshati, ndërkohë që një ushtrim i moderuar i saj mund ta detyronte kundërshtarin, (pjesën e popullsisë që ishte marrë me atë aktivitet joligjor), që të pranonte zgjidhjen paqësore.

Por një gjë e tillë nuk është kuptuar as sot, jo vetëm nga të gjitha instancat politike e qeveritare, por as edhe nga prokuroria dhe gjykatat e vendit. Kjo përbën edhe dëmin më të madh që i bëhet demokracisë dhe drejtësisë në vendin tonë, si dhe qetësimit të jetës së brendshme. Rrjedhimisht kjo sjell mungesën e njohjes së dimensionit politik të luftës asimetrike, e cila ka impaktet e saj në të gjitha nivelet.

Konfliktet e parregullta, luftrat asimetrike, nuk mund të kenë zgjidhje në mënyrën si veproi policia jonë në Lazarat. Këto lloj konflikte zgjidhen nëpërmjet zgjidhjes politike. Por për fat të keq kjo lloj zgjidhje as u mendua fare nga Qeveria jonë. Kështu që fitorja e Policisë së Shtetit rezultoi e paarritshme, madje edhe në këndvështrimin klasik dhe ushtarak, duke ditur se objektivi final, zbulimi dhe kapja e kapove të atij aktiviteti, ende nuk është realizuar, po të gjykojmë edhe me logjikën e luftës së rregullt, luftës simetrike.

Policia trumbetoi me të madhe se do të bënte një betejë vendimtare, por u pa se u mbars mali e më në fund polli një mi. Dhe, për të justifikuar atë humbje të madhe, u arrestua gjysma e fshatit Lazarat. Policia nuk pati as fitore taktike, as fitore lokale dhe as fitore strategjike, sikundër deklaronte para se ta niste atë luftë.

Madje Qeveria, për inat të dështimit të saj, edhe pse kanë kaluar gati 5 vite, nuk ka marrë asnjë veprim për të vendosur stabilitetin në Lazarat dhe për të bërë qetësimin psikologjik të banorëve të atij fshati, por përkundrazi, me gjyqet e pafundme e të montuara po e trajton atë fshat si një tokë të huaj, si një tokë armike.

Si konkluzion, nisur nga ecuria e deritashme juridike por edhe shtetërore, gjykoj se aplikimi i një operacioni ushtarako-policor, si ky që u përdor kundër popullsisë së Lazaratit, nuk mund të bëjë të mundur arritjen e objektivit final politik, arritjen e një niveli stabiliteti, pasi nuk po përdoren kompromiset midis palëve kundërshtare. Vetëm përmes kompromiseve politike dhe kujdesit në përdorimin sa më pak të forcës ushtarake, dhe mosdhënia e dënimeve juridike me urdhër të politikës do të mund të stabilizohet jeta në fshatin Lazarat si dhe në gjithë vendit tonë në një kohë sa më të shkurtër.

Gjyq asimetrik

Asimetria e mësipërme ka sjellë një proces gjyqësor “asimetrik” për arsye se:

– Dosja hetimore “Lazarati” rezulton e pahetuar penalisht si nga prokuroria ashtu edhe nga hetimi gjyqësor penal.

– Nuk rezulton të jetë evidentuar drejt lidhja klauzole shkak – pasojë.

– Ka munguar vullneti për të hedhur dritë mbi të vërtetën.

– Pas 3 vjetësh hetimesh akuza dhe gjykata nuk vërtetojnë ende edhe sot se kush është vrasësi i vërtetë i punonjësit të policisë Ibrahim Basha.

– Cili është raporti i të vërtetës pas përdorimit të çomanges së shtetit dhe të vërtetës së Radio Popullit?!

Të gjitha këto që sollëm më lart me dëshirën e mirë për të hedhur dritë mbi të vërtetën dhe vetëm të vërtetën përbëjnë shkak të përligjur që Lazarati dhe lazaratasit të mos shikohen si delja e zezë e këtij vendi.

Ai dhe banorët e tij janë shtetas dinjitoz të këtij vendi dhe nuk pranojnë gjyqe farsë politike.

Jepni Çezarit atë që i takon.

– Një dosje e pahetuar si nga hetimi penal dhe nga ai hetim gjyqësor penal.

– Nga lufta e Lazaratit që mund të tërheqim disa Konkluzione:

E para

Ajo mund të shmangej –lidhja shkaku pasoja.

E dyta

Mungoi vullneti për të zbuluar të vërtetën, të tregonte kush ishin autorët e vërtetë të vrasjes së Ibrahim Bashës, ende edhe sot që çështja penale është në shqyrtim në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda s’është vërtetuar se jemi përpara një grupi të strukturuar kriminal.

– Për rëndim të pozitave juridike, pa adresuar e provuar përkatësinë e armëmbajtjes është cituar 3 herë dispozita pa i dhënë përgjigje pyetjes;

– Cili ishte snajperi?!

– Cili kush ishin të interesuar që të krijonte precedentin e dëshmorit të panevojshëm për nxitjen e konfliktit?!

– Ç’ndodhi pas Lazaratit dhe pse “Lazarat” u bë gjithë Shqipëria?!

– Po nëse pas 20 vjetësh del autori i vërtetë i veprës penale a mund të ecim sipas proverbës; “Kali që kapet shin lëmën”?!

– Si janë respektuar të drejtat e të miturve në lidhje me normat Kombëtare dhe Konventat Ndërkombëtare?!

– Cili ishte konteksti i vërtetë i ngjarjes?!

– Cili ishte plani i veprimeve të të arrestuarve nga Tirana?! Pse mbetet ende sekret?!

– A ka paragjykime, ngjyrime politike ky proces gjyqësor penal?

– Pse tremben gjyqtarët të japin drejtësi?!

– Cilat janë Plagët social- ekonomike që la pas lufta e Lazaratit?!

– A janë të tjerë të lirë që u janë konstatuar edhe gjurmët e armëve?!

Konkluzione

Të hapet një folder “dosja penale” ku të ftohen të gjithë ata që kanë dijeni për ngjarjen dhe deklarojnë se:

– Çfarë dini për atë ngjarje?

– Nëse di familja “Basha” kush është autori i krimit?

– Pse u lejua abrogovimi i problemit?

– Kush e paguan koston e ngjarjes të vitit 2015?

– Traumat e shkaktuara,

– Si e mendon shteti a duhet të vazhdojë armiqësinë me këtë fshat?!

– Mirë Gjyqësori që ka procedurën e vet; po Ekzekutivi?!

– Po Shishi?! a di më shumë se shërbimet policore se si është e vërteta?!

Kategori
Uncategorized

1945/E dënuara e parë me vdekje nga komunistët ishte një çame.

Nga Kastriot Dervishi

 

Ende nuk ka një statistikë të plotë të grave që humbën jetën apo u burgosën për arsye politike gjatë regjimit.

Por çuditërisht, listën e të ekzekutuarave femra e nis një çame në vitin 1945.

Krejt pa asnjë akuzë pushkatohet. Hanife Ramadan Karkuli, lindur në Pargë më 1902, banuese në Tiranë, nënë e një djali, u arrestua në dhjetor 1944 teksa ishte me banim të përkohshëm në Shkodër.

Ajo kishte ardhur në Shqipëri në moshën 13 vjeçare në vitin 1915. Shpjegimin për jetën e saj e bën para komisionit hetimor të Prefekturës së Tiranës, më 6.2.1945.

Në kohën e Zogut kishte qenë punonjëse në burgjet e Durrës it dhe Vlorës. Me ardhjen e regjimit fashist në fuqi në vitin 1939, me gjithë ndërhyrjet e shumta pranë institucioneve, pushohet nga puna.

E gjendur në vështirësi ekonomike rikthehet në Çamëri në fshatin Volo.

Vjen sërish në Shqipëri në prill 1943.

Qëndron 6 muaj në Tiranë, kohë kur kërkon të punësohet në burgun e grave. Pas refuzimit të punësimit shkon me shumë mundime në Shkodër. Këtu komiteti për ndihmë të të mjeruarve e ka sistemuar përkohësisht.

Akuzohej se kishte qenë “informatore e Qazim Mulletit” duke bërë “mjaft shërbime” dhe “dhënë informata mbi veprimtarinë e njerëzve të lëvizjes nacionalçlirimtare”.

Ajo ishte arrestuar disa orë në vitin 1943, kohë që pretendohej se kishte zhvilluar “aktivitet spiunazhi”. Por, ish sekretari i dytë i Prefekturës së Tiranës, Qemal Bimbashi, duke qenë i burgosur, lëshon deklaratë më 20.6.1945 ku thotë se në listën e informatorëve të kësaj prefekture nuk ka figuruar asnjëherë e përmendura.

Në seancën gjyqësore, e pandehura mohoi çdo akuzë. Edhe avokati Totozani deklaroi se nuk kishte asnjë provë për të përligjur këtë proces, madje mbrojtja paraqiti prova të forta.

Gjykata Ushtarake e Korpusit I Tiranë e përbërë nga Bilbil Klosi me anëtarë Ramazan Krujën dhe Argjir Lipivianin me prokuror Ismail Çaushin, me vendimin nr.159, datë 23.6.1945, në bazë të ligjit nr.41, e deklaroi fajtore dhe e dënoi me vdekje.

U la në fundi me vendimin nr.145, datë 25.6.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake e përbërë nga nënkolonel Gaqo Floqi, major Frederik Nosi dhe kapiten I Veledin Zeneli, duke pasur pranë prokurorin major Myftar Tare.

(Pjesë e studimit “Çamët dhe kosovarët e dënuar dhe ekzekutuar nga diktatura komuniste”)

Kategori
Uncategorized

Pa dardanë turizmin shqiptar e merr djalli.

Nga Gani Mehmetaj

Si televizionet shqiptare që dinë ta godasin industrinë e turizmit shqiptarë, s ‘ka konkurrent a shtet armiqësor ta bëjë më me efikasitet. Kur shqiptarët e Dardanisë bëheshin gati të kalonin pushimet nga Velipoja e Shëngjini në Ksamil, televizionet shqiptare i transmetonin fyerjet denigruese prej rrugaçi të skizofrenit Mustafa Nano, Olsi Jasexhi, që nuk do t’ i bënte as çmenduraku kriminel, Shesheli serb.

Sikur nuk mjaftonte  kjo marrëzi idiotësh kundër interesave të industrisë së turizmit e të shtetit shqiptar, dalin analistët që thonë se po nuk erdhën turistët nga Dardania do t’i plotësojmë me turistë nga Serbia!

Ata gomarë mëtojnë se e gjetën zgjidhjen, ndërsa si të pa kokë që janë nuk e dinë se nuk është ashtu.

E para, pos disa grupeve turistike serbe të financuara nga shërbimi sekret i tyre me agjencitë  turistike JAT-i, Putnik etj, pjesa dërmuese e serbëve as falas nuk do të vinin në Shqipëri.

Kanë paragjykime të tmerrshme (sado t’u përgjërohen nikoqirët se i duan, se ata nuk janë si “kosovarët”).

E dyta, serbët e kanë Malin e Zi të gjuhës së tyre, ku kanë pushuar mbi 70 vjet, kanë lidhje familjare e emocionale.

E treta, serbët e kamur vdesin për bregdetin turk, meqë edhe turqit vdesin për serbë.

Njerëzit e industrisë turistike shqiptare duhej ta kuptonin se 95 për qind e shqiptarëve të Dardanisë ende bëjnë turizëm patriotik, sepse shërbimet turistike lënë shumë për të dëshiruar. Autori i këtij shkrimi në 20 vjetet e fundit në bregdetin shqiptar i kalon pushimet vetëm për shkaqe patriotike, ndërsa më parë mbi 20 vjetet i ka kaluar në bregdetin kroat.

Nikoqirët shqiptarë të turizmit duhet të zgjedhin në mes të ” kosovarëve” dhe serbëve. Sepse të dy palët kurrë nuk do t’i kenë.

Kroacia është shembulli më i mirë për këtë. Nuk kanë serbë në bregdet, ndërsa dikur i kishin shumicën e pushuesve serbë, por e kanë turizmin më të zhvilluar, mbase në tërë Evropën jugore. Dhe kanë shumë dardanë: pronarë restorantesh e turistë që i çmojnë shumë.

Pa dardanë turizmin shqiptar do ta merr djalli. Sivjet dy skizofrenë me disa kanale televizive shqiptare e shkatërruan turizmin me fyerjet e denigrimet ndaj dardanëve që e mbajtën gjallë  bregdetin shqiptar, vitin e ardhshëm është mirë që këta tipa t’i hidhni në ujëra të zeza.

Nuk ia këshilloj asnjë dardani që bregdetin shqiptar ta zëvendësoj me bregdetin turk a grek, ndërsa sivjet fatkeqësisht të zemëruar, mijëra turistë e bënë.

Kategori
Uncategorized

CIA zbardh emrat, ja kush ishin agjentët shqiptarë që bashkëpunuan me amerikanët për rrëzimin e regjimit komunist, shumica mbaheshin në Greqi.

CIA ka zbardhur emrat e shqiptarëve që bashkëpunuan me të për rrëzimin e regjimit komunist. Në një dokument të deklasifikuar, tregohen të dhënat e secilit emër. Ajo që bie në sy është se shumica janë shqiptarë që kanë emigruar në Greqi. Pas kontakteve me CIA shumë prej tyre kanë filluar procedurat e emigrimit në SHBA.

Gusht 1956

Tre agjentët shqiptarë të nënoperacionit Obtest, AIPOET, AIRBLOWN, RNADUANA do vazhdojnë të mbeten në borderonë tonë.

Ata janë të tre të regjistruar në emigracion por vetëm dy të parët janë kualifikuar për t’u vendosur në SHBA. Pas kthimit ata do të dërgohen në Greqi. Gjatë gjithë kohës vetëm një prej tyre do të jetë në SHBA, që dy të tjerë të mbeten në shërbim në Athinë.

Agjenti GADUNCE është regjistruar në emigracion por dëshiron të qëndrojë në Athinë për sa kohë të kemi nevojë për shërbime atje.

AIBEAT ka qytetari greke nga lindja dhe besojmë se nuk kualifikohet për emigracion. Për gjashtë agjentët e tjerë të nën-operacionit OBHUNT, tre kanë emigruar tashmë në SHBA dhe të tjerët do të kenë përfunduar procedurat deri në tetor 1956.

Dy prej tyre nuk e kërkojnë me ngulm emigrimin dhe mund të qëndrojnë në Greqi.

Xhelatin Sakollari,

i njohur si AIRËISE është punësuar me ne që prej korrikut 1952 dhe drejtues grupi në operacionet e kalimeve kufitare. Ai ka marrë trajnim të zgjeruar për operacione klandestine dhe ka eksperiencë operacionale pasi ka marrë jesh në disa misione. Aktualisht është një agjent në gatishmëri në Athinë të Greqisë, dhe po shqyrtohet për emigracion në SHBA. Është martuar me një qytetare greke në maj 1956.

Seit Bariqi, është me ne që prej tetorit 1954 si agjent i kalimeve kufitare. Ka marrë njëfarë trajnimi për operacione klandestine dhe ka pak eksperiencë operacionale pasi ka marrë pjesë në dy operacione të degës KUBARK. Subjekti ka marrë pjesë gjithashtu në disa misione ndërkufitare para se të vinte me KUBARK. Është agjent në gatishmëri në zonën e Athinës dhe po procedohet për emigracion në SHBA. Shpresojmë që të jetë gati për nisje në tetor 1956. Është martuar me një qytetare greke në korrik 1956.

Rushit Plaku,

i punësuar që prej tetorit 1950 si agjent kalimi ndërkufitar. Ka trajnim të zgjeruar dhe e ka provuar veten në misione si operator radio dhe drejtues grupi. Është agjent në gatishmëri në Athinë dhe po procedohet për emigracion në SHBA. Është martuar me qytetare greke në prill 1956.

Luka Alia,

i punësuar me ne që prej shtatorit 1952 si agjent ndërkufitar dhe operator radio. Subjekti ka marrë trajnim si agjent dhe operator dhe ka marrë pjesë në dy misione ndërkufitare. Është agjent në gatishmëri në zonën e Athinës dhe po procedohet për emigracion në SHBA.

Skënder Blaca

është punësuar që prej prillit 1952 si agjent ndërkufitar dhe drejtues grupi. Ka trajnim të plotë operacional dhe ka marrë pjesë në sida operacione depërtimi ndërkufitar. Po procedohet për emigracion dhe pritet të vijë në SHBA në tetor 1956.

Bari Pane, i punësuar prej shtatorit 1952 si agjent kufitar. Ka eksperiencë operacionale pasi ka marrë pjesë në disa operacione në vend. Është agjent i gatshëm në Athinë dhe pritet të emigrojë në SHBA në tetor 1956, kur dhe do të mbyllet kontrata me ne.

Kemi mbyllur kontratat tashmë me agjentët Qerci Kulla, Avni Agastri e Xhemal Hoxha, që kanë emigruar tashmë në SHBA, si dhe me Agron Selnica që është në Greqi.

John Drossos

është agjenti ynë mbështetës, i punësuar në janar 1955 për punë dytësore dhe gjithashtu si përkthyes. Ai është qytetar grek dhe nuk ka probleme për emigracionin.

Personel dytësor

Meto Liasi është punësuar me kohë të pjesshme si përkthyes në maj 1953 dhe është trajnuar për marrjet në pyetje. Puna e tij më kohë të plotë nisi prej prillit 1954. Ka punuar gjithashtu si vullnetar në mars 1956 dhe ka shprehur vullnet të marrë detyra si informator. Është regjistruar në bordero si përkthyes/ marrës në pyetje. Nuk është regjistruar për emigracion. Është qytetar grek dhe shqiptar, jeton me gruan një fëmijë dhe vjehrrën.

Mihal Prifti, i punësuar si marrës në pyetje (në shqip e serbo-kroatisht) në dhjetor 1951. Me ndihmën tonë po studion anglishten prej një viti, dhe tashmë mund të kryejë përkthime mesatare. Gjatë punës së tij ka kryer detyra të tipit të informatorit. E kemi të regjistruar në bordero si përkthyes/informator. Me kërkesën tonë është regjistruar për emigracion në mars 1956. Është i martuar me qytetare greke, e cila është kunata e kreut të degës sonë jugosllave.

Komente mbi Shqipërinë

Ne kemi informuar se në këtë pikë programi i Shqipërisë në këtë pikë duhet të vazhdojë me transmetimet radio dhe në varësi të konsideratave dhe programin e fletushkave. Në të njëjtën kohë nga ana pozitive, duhet të forcohen marrjet në pyetje. Aktualisht njësia e Shqipërisë po drejtohet nga katër agjentët tanë bashkë me 6 agjentët shqiptarë. Çështja e vazhdimit të operacioneve në shkallë të reduktuar është diskutuar gjatë dhe duket se mund të vazhdojë me mbështetjen e dy hetuesve vendas dhe mbledhësve të inteligjencës. Kohët e fundit fluksi i refugjatëve nga Shqipëria është shtuar dhe duket se mund të rekrutojmë agjentë të kalibrit më të lartë nga më parë. Ne besojmë se dhe liria e lëvizjes brenda Shqipërisë është shtuar, duke parë faktin se vetëm në prill kanë ardhur në Greqi 22 refugjatë shqiptare, krahasuar me 50 për të gjithë vitin 1955. Transmetimet radio kanë konsistuar në 4 programe të përditshme në 2 frekuenca, me ndryshime tematike 2 herë në javë. Edhe në Jugosllavi pritet që programet tona të kapen mirë nga aparatet. Në transmetimet kemi 3 agjentë vendas, 2 prej të cilave së shpejti do të emigrojnë në SHBA. Njëri dëshiron të qëndrojë.

Kategori
Uncategorized

CIA zbardh rrugën që ndiqnin shqiptarët për t’u arratisur gjatë sistemit komunist, askush nuk i zinte besë Athinës, ja kush ishin agjentët e Sigurimit në Juglindje.

CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një dokument të deklasifikuar thuhet se kishte arratisje drejt Greqisë, por asnjë nuk u zinte besë grekëve. Po ashtu ka dhënë detaje mbi agjentët e Sigurimit në Juglindje të vendit.

Gusht 1952

Marrje në pyetje e refugjatëve

Më 1 qershor 1952 Safet Nazarka, bir i të ndjerëve Muharrem e Fatime, arriti në selinë e Greqisë. Ai ka lindur në 1914 në fshatin Helmes të Kolonjës. Kaloi kufirin në 16 prill 1952. Subjekti ka qenë i burgosur nga viti 1945 deri në 1950 si anti-komunist Nazarka bëri deklaratën e mëposhtme për gjendjen në Shqipëri:

Situata politike

Banorët në Kolonjë kanë shpresë për çlirim të Komitetit i Shqipërisë së Lirë. Populli ka simpati për fuqitë perëndimore, veçanërisht për Britaninë dhe SHBA, nga të cilat presin çlirim e tyre prej zgjedhës komuniste. Në lidhje me Greqinë, njerëzit i tremben pretendimeve të saj territoriale dhe nuk i zënë besë hapjeve miqësore të Athinës. Njerëzit në përgjithësi i urrejnë rusët dhe i konsiderojnë si burrin e vuajtjeve të tyre ekonomike. Italia nuk merret në konsideratë për çlirimin e ardhshëm të Shqipërisë. Populli shqiptar dëshiron një qeveri demokratike ku secili të jetojë pa u shfrytëzuar.

Rezistenca

Familjet e besuara në Kolonjë janë: në fshatin Helmes, Arif Koçi, Nesim Nazarko, në fshatin Qafzez, Haki Nuri, Safet Avdyli Avdyl Hisa e Sadik Shabani. Në fshatin Kozel janë Xhevat Bakiu, Maliq Estrefi, Ilmi Bakiu, Hamit Hamiti, Bejce Boshanji. Në fshatin Psari i Ri, Zylfo Estrefi. Kohët e fundit janë përhapur fjalë se Qafzezi dhe Faik Bato janë arrestuar në spital. autoritetet kanë përhapur fjalë se Vaiti ka hubur dhe se një oficer ka gjetur një kokë dhe një krah njeriu në pyjet e fshatit Vakush. Në shtator 1952 gjatë kalimit nga Korça në malin Qari, gjeta disa pako me gazetën e Komitetit Shqipëria e Lirë, “Shqipëria”. Unë i mora ato dhe kur arrita në fshat ua shpërndava miqve që u besoja. Gazetat ishin hedhur nga avionët. Informatorët e Sigurimit në zonë janë Skënder Ismaili sekretari i organizatës bazë në Helmes, postieri Azem Bajrami, sekretari i partisë Tefik Sabri, dhe sekretari i këshillit të fshatit Qafzez, Vangjo Miti. Në Kolonjë komandanti i Sigurimit është kapiteni Arif Selenica ndërsa kreu i policisë Marko Tasi nga Korça (ish-drejtor i burgut të Korçës dhe i kampit të përqendrimit të Vlloçishtit). Në lidhje me ushtrinë, Ilmi Baki më ka thënë se në Korçë ka një divizion prej 30 000 ushtarësh (shënim i agjentit: Shifër me siguri i gabuar). Ilmiu më ka thënë gjithashtu se ushtra në Korçë po ngre fortifikime në malin e Moravës dhe të Boboshticës.

Rruga e arratisjes

Më 16 prill 1952 në mesditë u nisa nga shtëpia në fshatin Helmes duke ecur përgjatë lumit Kozeli dhe ndalova në pyllin e këtij fshati deri në ora 9 të darkës. Më pas eca në drejtim të lumit Has në fshatin e Shtikës, drejt Kubellës e Gramozit dhe kalova linjën e kufirit në mesnatë. Eca përgjatë lumit Gramoz derinë fshatin grek të Janotope, ku në mëngjesin tjetër u dorëzova te autoritetet ushtarake greke. Ata më shoqëruan në Manaq, ku qëndrova tre ditë dhe më pas më çuan në Kolloqith. Aty qëndrova rreth 10 do të e më pas më çuan në Kostur dhe më tej më dërguan ën Selanik, ku u mora në pyetje nga amerikanët. Dy javë më vonë erdha në kampin e refugjatëve në Lavrion.

Ibrahim Rushani

Subjekti nga Korça, është marrë në pyetje nga dega jonë në Athinë dhe dyshohet si agjent komunist. Mes të tjerave i ka dhënë informacionin e mëposhtëm: Shifrat e publikuara nga komunistët për realizimin e planeve ekonomike janë të rreme pasi punonjësit asnjëherë nuk i plotësojnë normat. Kur Rushani në ndërmarrjen e ndërtimit, u fliste punëtorëve për rëndësinë e plotësimit të normës. Një ditë kandidati i partisë Vangjel Vangjeli e pyeti: “Shoku Ibrahim, sipas urdhrave që vijnë nga lart, ju insistoni për realizimin e normës dhe të planit, por si mund të plotësojmë planin pa mbushur më parë barkun? A nuk e shikoni se nuk mund ta plotësojmë plani? Nuk është se nuk duam të punojmë por duam edhe të hamë. Pastaj të punojmë sipas kushtetutës për 8 orë dhe jo 10 orë e me kaq norma të larta”. Gratë lejohen të punojnë në regjimin komunist por zyrtarët komunistë ofendojnë nderin e tyre. Për shembull zyrtari i tregtisë në Korçë, Raqi Katro kërcënon gratë dhe vajzat duke i shkarkuar nga puna ose duke i rritur në përgjegjësi, sipas dëshirës. Kreu i zyrës së punës në Korçë, Qani Nevruzi nuk merr në punë asnjë grua apo vajzë nëse nuk ka interes personal, dhe si rezultat i kësaj zyra në fjalë është kthyer në një qendër imoraliteti. Mijëra punëtorë në Shqipëri janë në spitale me tuberkuloz.

Lavrion, 12 qershor 1952

Më poshtë kemi disa deklarata të përgjithshme të bëra nga refugjatët e sapoardhur në kamp: Safet Nazarko nga fshati Holmes i Kolonjës deklaron se në qershor të vitit të kaluar Baba Ilmi Shembërdheja u dënua me 15 vjet burg por tashmë ka vdekur prej keqtrajtimeve. Ai ishte një nga nacionalistët kryesorë të klerit bektashi në zonën e Elbasanit, njihej pë ndjenjat anti-komuniste si gjatë luftës ashtu dhe pas ardhjes së tyre në pushtet. Qani Pepellashi, një refugjat shqiptar aktualisht në kampin e Lavrionit, ka marrë një letër nga Mynevere Orhani që jeton në SHBA, e cila brenda i kishte vendosur një letër nga babai i saj Mehmet Rapo nga fshati Holmes i Kolonjës. Në letër thuhej: “Vere, nuk jemi mirë ekonomikisht, nuk kemi bukë”. Në një tjetër fjali shkruhej: “Nuk duam shumë, një gjysmë dollari në ditë nga ty”. Mehmet Rapo është një nacionalist që ka qenë në kampin famëkeq të Vlloçishtit dhe disa vjet në burgun e Korçës. Familja e tij ka më shumë se 20 anëtarë. Muftar Godo deklaron se në 1951 ministria e drejtësisë prej mungesës së stafit, thirri në Tiranë, Anastas Karane, avokat nga Berati, dhe i ofroi post në ministri. Ai fillimish pranoi prej frikës por më vonë nisi të dyshonte, dhe më pas vrau veten. Para se të vdiste në spital i kishte thënë doktorëve se posti në ministri e njolloste dhe se fëmijët e tij nuk duhet të mendonin se kishte tradhtuar atdheun duke i shërbyer Stalinit dhe shërbëtorëve të tij.

Kategori
Uncategorized

CIA. Informacion biografik mbi kapitenin,Çome Pashko Vodice.

Come Pashko Vodice 42 vjeç, është nga Vodice e Kolonjës, nip i kryepeshkopit Paisi Vodice, kushëri i zv. ministrit Josif Pashko.

Ai ka kryer shkollën elementare katër-vjeçcare në qytetin e lindjes Vodice, ka qenë spiun në Ersekë, dhe ka kaluar kohë me këpucarin Cale Pashko, si dhe me Jorgji Nico në Shtike të Kolonjës.

Ai konsiderohet nga të gjithë në qytezë si imoral dhe hajdut.

Është kapur disa duke vjedhur pula e rroba nga shtëpitë e fshatarëve.

Autoritetet e xhandarmërisë në kohën e Italisë e mbanin në vëzhgim si kriminel e vagabond. Gjatë pushtimit fashist ai dhe miku i tij Jorgji Nico bashkëpunonin me një kaporal të Guardia di Financa të Ersekës, kërcënonin e merrnin ryshfet nga fshatarët, duke u gënjyer atyre se pas rindërtimit do të shpërbleheshin nga italianët.

Kushëriri tij Josif Pashko është përpjekur të përmirësojë kushtet në këtë fshat gjatë kohës komuniste, por pa sukses, për arsye se gjatë luftës nuk kishte luftuar kundër pushtuesve.

Kur erdhi regjimi komunist, Come Vodice u emërua kryetar komiteti i Kolonjës dhe mori gradën major. Qëndroi në këtë post deri në 1948 kur u transferua në Berat si njeri i Koçi Xoxe.

Në 1945 ai u zgjodh si prokurori i gjyqit ushtarak në Kolonjë dhe me kërkesë të tij 55 njerëz në Kolonjë u dënuan me vdekje, ndërsa rreth 150 u dënuan me burgime të ndryshme.

Gjatë seancave gjyqësore, me urdhër të Josif Pashkos ai parandaloi shumë njerëz që të paraqiteshin si dëshmitarë të mbrojtjes.

Për shembull në rastin e Naim Shasho, një 70 vjeçar që u burgos pasi nuk pati provat e duhura nga dëshmitarët.

Me mbështetjen e agjentëve të tij, Serafin Kristo nga Rehova, Cale Pashko nga Vodice dhe Jani Shalsi nga Shala, ai ka marrë qindra monedha ari nga familjet fshatare të të dënuarve, me premtime të rreme se do i shpëtonte nga vdekja ose burgu.

Është e pamundur të harrosh padrejtësinë që i ka bërë një familjeje tregtare, të cilës i mori 375 paund ari për të shpëtuar jetën e një tregtari të arrestuar, por në vend që ta lironte ai bëri që të ekzekutohej. Përveç të tjerave ai tani mban ende orën e tregtarit të vdekur. Vodice ka urdhëruar gjithashtu se pas ekzekutimeve trupat të mos varrosen thellë, siç ka ndodhur me patriotët Qani Tarjo, Burim Qemali, 20 vjeçarin Riza Gostivishti dhe shumë të tjerë, gjymtyrët e të cuëlve zbuloheshin nga qentë në rrugët e Kolonjës.

Një vajzë e re gjeti krahun e babait të saj të vdekur dhe i kërkoi autoriteteve të varrosej thellë, por Vodice refuzoi. Në 1949 Vodice u transferua përsëri në Kolonjë, deri në shkurt 1951, kur u nis në shkollën ushtarake në Moskë. U kthye pas një viti dhe tani punon me ministrinë e Brendshme.

Përveç tre agjentëve të përmendur më sipër, rrjeti i spiunëve u shtua dhe me Shasho Kodrasi, Hasan Selenica, Xhafer Hasimi dhe Bektash Sulo. Vodice i përdorte këta njerëz për të dëmtuar njerëzit e ndershëm dhe patriotët e zonës. Të gjithë autoritetet lokale mbikëqyreshin dhe emëroheshin prej tij. Të gjitha paratë e vjedhura e të marra nga ryshfetet, ai i ndante me Josif Pashkon dhe Paisi Vodice që është xhaxhai i tij. Lavrion 27 qershor, 1952