Kategori
Uncategorized

Pse të mos bëhem unë grek, kur ti je bërë italian, gjerman…

Nga Abdurrahim Ashiku.

Të dy jemi shqiptarë, nga Veriu apo nga Jugu, nga Perëndimi apo nga Lindja, ku fle e fluturon shqiponja, ku flitet e këndohet shqip, mbi tela lahute e sharkie, mbi kacekë gajdeje e iso Labërie….

Na u desh të ikim, secili duke mbajt në shpinë trastën e mbushur me hallin e vet. Na u desh të hedhim rrënjë, në fillim si gruri kur nxjerrrrënjëzën që bujku e quan të rreme, sa për tu mbajtur në tokë e formuar tufën e rrënjëve të vërteta xhufkore e lartësuar lastarin e nxjerrë kallirin…

Kohë e gjatë përpjekjesh për mbijetesë…

Mua më ra të kaloj maleve…

Ty të ra të kaloje deteve…

Atij i ra të lëkundej në krahë avionësh…

Të gjithë shtrimë duart për një copë letër “të gjelbër”…

Kështu më duket se gjen përkthim në shqip nga të gjitha gjuhët ajo copë letër e dëshirueshme deri në skaje …

Tash, pas një çerek shekulli qëndresë, përballjesh të lodhshme, udhëtimesh “shtigjesh të pashkelura”, pa busull nga vendlindja, mund të them se jemi qetësuar.

Kemi filluar të kërkojmë më shumë.

Të kërkojmë nënshtetësi…

Të bëhemi “grekë”, “italianë”, “gjermanë”, “anglezë”, “amerikanë”…e deri “australianë”.

Unë jetoj në Greqi tash 22 vjet. Kam letra 5-vjeçare që më lejojnë të udhëtoj, madje edhe të punoj në të gjithë Bashkimin Evropian.

Dua të marr nënshtetësi greke, të bëhem “grek”.

E dua po me ato motive që e do ti që jeton në Itali, Gjermani, Angli, Amerikë, Australi…

Mos i radhisim motivet…

Secili i din se i ka kaluar mbi palcën e kurrizit nga qafa në të ndenjurat e në fijet nervore nga truri tek gishtat e këmbëve…

Meditova mbi rreshta sepse Greqia ku jetoj po përmirëson kuadrin ligjor për dhënien e nënshtetësisë, duke nxjerrë rregulla të reja që u japin mundësinë mijëra emigrantëve që ta marrin atë.

“Duam, tha ministrii Brendshëm grek, që me qëndrimin tonë të dërgojmë mesazhet e duhura në të gjithë botën kundër ksenofobisë dhe racizmit.Duam t’i japim shanse të gjithëve, pavarësisht origjinës së tyre. Po përmirësojmë kuadrin ligjor për dhënien e nënshtetësisë.Vendosëm dhënien e mundësisë për fëmijët e lindur në vend, por që për arsye të ndryshme nuk përfitonin, si u jepet mundësia edhe shumë të tjerëve të marrin nënshtetësinë”.

Ministri i Brendshëm tha se po bëhen ndryshimet e duhura ligjore, për të mundësuar dhënien e nënshtetësisë tek:

personat që kanë mbi 12 vite që qëndrojnë në Greqi,

grup moshat mbi 65 vjeç,

personat me aftësi të kufizuar,

pjesëtarët e komunitetit rom të lindur në Greqi…

Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme greke, në Greqi jetojnë 850 mijë emigrantë.

Statistikat tregojnë se 174.394 nënshtetësi janë dhënë në 2011-2017.

93 për qind e përfituesve të nënshtetësisë janë nga Shqipëria.”

Në “të thënë e në të bërë” ka gjithnjë “një det të tërë”.

Këtë e kam përjetuar fort në shpinë si gjithë të tjerët këtu e ma do mendja edhe atje ku mërgimtarët shqiptarë janë shpërndarë sa nuk ka qytet (nuk po e ekzagjeroj e të them fshat) në botë ku nuk flitet shqip.

Vendosa që sapo të miratohet ligji (gjithnjë me demonstrata para parlamentit e grushte brenda tij) të aplikoj edhe unë për nënshtetësi greke.

Pse mos ta bëj kur e ke bërë ti në Itali, Gjermani, Kanada, Australi, Kolumbi…

Një lutje kam për lëçitësit e këtyre radhëve: Mos më quani grek thjesht se do të marr nënshtetësi greke ashtu siç nuk do tu quaj unë italian, gjerman, anglez, amerikan, kanadez…

Jam shqiptar në gjak e gjini, ashtu siç jeni edhe ju shpërndarë si fara e hithrës.

Ama një gjë mesazh dua tu përcjell:

Fëmijëve, nipërve, mbesave u flisni shqip, kudo që jeni, në shtëpi apo në shëtitje. U mësoni të lexojnë, shkruajnë e këndojnë shqip…

Kërkojini me të gjitha mjetet demokratike shtetit që ta shtrijë mësimin e gjuhës shqipe kudo ku jetoni e punoni…

*Abdurahim Ashiku – Gazetar, Greqi

Kategori
Uncategorized

19 mijë shqiptarë aplikuan për azil në BE në 2018-n, të parët në botë në raport me numrin e popullsisë.

Numri i aplikuesve të azilit në vitin 2018 është i krahasueshëm me nivelin e regjistruar në 2014, para se ai të kapte majat në 2015 dhe 2016.

Janë rreth 19 mijë shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2018, sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat.

Shqiptarët renditen në vend të nëntë për nga numri i azilkërkuesve në vlerë absolute, pas Sirisë, Afganistanit, Irakut, Pakistanit, Iranit, Nigerisë, Turqisë, Venezuelës. Në vend të parë në vlerë absolute, është Iraku, me rreth 81 mijë aplikime.

Në raport me vitet e kaluara numri i azilantëve shqiptarë ka rënë. Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n (shiko grafikun).

Por, në raport me popullsinë, shqiptarët vijojnë të duan të ikin më shumë se kushdo tjetër, edhe se vendet që janë në gjendje lufte. Monitor ka përpunuar të dhënat për numrin e azilantëve shqiptarë për 1,000 banorë, ku rezulton se në vitin 2018, për çdo 1,000 banorë aplikuan 6.6 persona, duke u renditur të parët në botë për nga numri i aplikimeve për azilantë në raport me popullsinë.

Në vend të dytë janë gjeorgjianët, me 4.6 aplikime për 1000 banorë, të ndjekur nga sirianët, me 4.4 aplikime.

Në total, sipas Eurostat, në vitin 2018, 580 800 azilkërkues për herë të parë kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian (BE), duke rënë me 11% krahasuar me 2017 (654 600) dhe më pak se gjysma e numrit të regjistruar në vitin e pikut 2015 kur janë regjistruar 125646 aplikantët për azil të parakohshëm. Numri i aplikuesve të azilit në vitin 2018 është i krahasueshëm me nivelin e regjistruar në 2014, para se ai të kapte majat në 2015 dhe 2016.

 

http://www.monitor.al/19-mije-shqiptare-aplikuan-per-azil-ne-be-ne-2018-n-te-paret-ne-bote-ne-raport-me-numrin-e-popullsise/

Kategori
Uncategorized

Azilantët shqiptarë, harta e vendeve europiane ku kanë vërshuar.

Elida Musa aplikoi për herë të parë në dhjetor të vitit 2018 për azil në Francë. Elida ka një diplomë për infermieri. Megjithatë angazhimet që kishte për t’u përkujdesur për fëmijën si nënë beqare që është, nuk e lejuan që të bënte kurs gjuhe për të lidhur kontratë pune me Gjermaninë, duke e detyruar të shihte alternativën e Francës.

Vitet e fundit flukset e kërkesave për azil kanë qenë në rritje, kjo për shkak edhe të shanseve më të larta për tu pranuar kërkesa në Francë, në krahasim me vendet e tjera të BE-së. Vetëm gjatë 2018-s numri i azilkërkuesve në Francë ishte 8,280, nga rreth 19 mijë aplikime që ishin bërë në të gjithë Bashkimin Europian për atë vit, sipas të dhënave të raportuara nga Eurostat. http://www.monitor.al/19-mije-shqiptare-aplikuan-per-azil-ne-be-ne-2018-n-te-paret-ne-bote-ne-raport-me-numrin-e-popullsise/

LEXO EDHE:

Strazimiri ironizon Lleshajn ‘Shiko të kesh mjaftueshëm gaz për fëmijët dhe gratë’

Në total, për periudhën 2009-2018, numri i aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët 178,515 aplikime, duke u renditur vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve, sipas shifrave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor. Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n (shiko grafikun). Në raport me popullsinë Shqipëria renditet e para në botë për numrin më të lartë të aplikimeve për azil në BE, duke kaluar edhe popujt që ikin nga vendet me konflikte.

Të dhënat e Eurostat që prej vitit 2009 tregojnë tre shtetet me flukse më të larta të azilkërkuesve shqiptare janë Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Flukset më të larta kanë qenë fillimisht drejt Gjermanisë, ku sipas të dhënave akumulative prej 2009 kanë aplikuar rreth 84 mijë shqiptarë, ose 47% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Numri më i lartë i aplikimeve ishte në 2015-n, me 54,760 kërkesa për azil. Më pas Gjermania kishte kritere më të forta për pranimin e azilantëve që kërkonin azil ekonomik, duke i dhënë prioritet kryesor të ikurve nga vendet e luftës dhe në vitin 2018-n kishte vetëm 1875 aplikime nga Shqipëria. Ndonëse Gjermania ka pasur kritere më të forta për pranimin e azilantëve, ka ndjekur politika lehtësuese për të tërhequr individët e kualifikuar drejt saj. Fillimisht ishin të diplomuarit në shkencat mjekësore, ndërsa tani po kërkon edhe të diplomuar në informatikë dhe shkenca kompjuterike.

Rreth 41 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Francë që prej 2009-s, duke u renditur vendi i dytë pas Gjermanisë me numrin më të lartë të azilkërkuesve, ose 23% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Aplikimet janë rritur vitet e fundit, duke u bërë dhe vendi më i preferuar për të aplikuar si azilant për shkak të lehtësive që ofronte shteti francez, sidomos për familjet me fëmijë të vegjël.

Aplikimet në Mbretërinë e Bashkuar kanë dukshëm diferencë me Gjermaninë dhe Francën. Prej 2009-s atje aplikuan rreth 13,600 shqiptar, rreth 8% e totalit të aplikimeve.

Greqia është e katërta në renditje, ku në 10 vitet e fundit ka pasur rreth 9,500 aplikime. Pas saj, e ndjekur nga Suedia me rreth 9,245.

Tendenca ka qenë në rritje edhe në vendet e Beneluksit. Në Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg, së bashku, numri i aplikimeve i tejkalon 10 mijë.

Në krahasim me vendet e tjera, azilantët në Itali përbëjnë vetëm 2% të totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Komuniteti i emigrantëve shqiptar në Itali është i dyti më i madh atje dhe të ikur rishtaz  kanë më lehtësi për të gjetur nj vend për të qëndruar dhe për kë të kërkuar punë.

Edhe në vendet e Skandinave azilantët nuk i kalonin 2500 aplikimet.

Të dhënat të tjera po të Eurostat tregojnë se pavarësisht aplikimeve të larta, vendimet për merren për azilkërkuesit shqiptare janë shumë të ulëta, më pak se 1000 në vit. Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt dhe azilantët e saj nuk shihen me shumë prioritet./Monitor

Kategori
Uncategorized

Ambasadorja e Paqes mësuese e gjuhës shqipe në Suedi.

Apo shkollat shqipe në Suedi, dhe mësuesja shqiptare Mirela Kurtesi Bicaku.

Një intelektuale dhe atdhetare me shpirt,që vepron në Suedi.

E ardhur para shumë vitesh si emigrante, ajo dhe familja e saj ka vite që janë qytetare të shtetit Suedez.

Ajo ka ndimuar në binjakëzimin e shkollave suedeze me ato shqiptare, duke ju dhënë edhe ndimë këtyre shkollave në shqipëri.

Mirela nje aktiviste e pa lodhur, gëzon respektin jo vetëm të nxenesve, kolegeve, por dhe qytetareve shqiptare dhe suedeze.

Mirela ka qene dhe është perkrahje per dhjetra familje shqiptare te ardhura rishtas ne suedi, duke i ndimuar ato.

Nje fjale e urte popullire thote.

Ku ka rrjedhur do pikoje.

E ska si tendodhe ndryshe me Mirelen kur ajo vjen nga nje familje patriotike e nderuar shqiptare.

E vecanta e ketyre shkollave në Suedi është se mësimi bëhet rregullisht perkrah gjuhes suedeze, ditën, dhe në ambjentet e shkollave, ku gjithshka paguhet nga shteti suedes, edhe rroga e mësueses.

Librat?

Mesuesi bën vetëm listën dhe gjith materialet shkollore që duhen, blihet nga shteti, duke ja u dhënë gjithshka falas nxënësve shqiptarë, por dhe të të gjithë kombësive të tjera.

Po cila është historia e familjes së Mirela Bicakut.

Gjyshi i mirelës nga e jëma z. Neki Estref Shahu,një nacionalist që lutoj për kombin, armik i betuar i komunizmit, i pushkatuar pa gjyq, 15 tetor 1946 gjetja e eshtrave 1992.

I nderuar nga Presidenti Berisha me medaljen “MARTIR I DEMOKRACISË” ne 21 korrik 1994 me nr dekreti 893.

Me motivacionin :

SAKRIFIKOI JETEN E TIJ NE LUFTE KUNDER FASHIZMIT DHE KOMUNIZMIT PER NJE SHQIPERI TE LIRE DHE DEMOKRATIKE

Po ashtu dhe i gjyshi nga babi Xhelal Xhelali _Kurtesi ,burgosur nga regjimi komunist e shpronesuar pronat e gjithe orendite shtepiake, duke i marrë edhe mullirin e kafese prej floriri,prona te cilat nuk i rimoren me kurrë.

Studente e dhjetorit ’90 e brymosur dhe e etur per liri e demokraci ,anetare nder te parat e PD duke dhene ndihmen e kontributin e saj bashkë me të jatin Pellumb Kurtesi i cili deri diten e fundit nuk u lodh dhe punoi me ndershmeri per rritjen e struktures se PD ne qytetin e Patosit.

Respekt për keta pinjolle nga familjet e medha nacionaliste, atdhetare qe luftuan gjithe jeten ne mbrojtje te trojeve shqiptare dhe kunder komunizmit.

Familje qe me dinjitet asnjehere nuk kerkuan hakmarrje por nje shqiperi demokratike ku te gjithe te munden te jetojne e punojne si qytetare.

Kategori
Uncategorized

Denoncimi: Deputeti Alket Hyseni më grabiti pronën në Dhërmi

Alket Hyseni është një pesomazh i njohur si ish doganjer në Kakavie i cili u pushua nga puna më 2006 për vjedhje, ndërsa sot është njeriu që pretendon të jetë kandidat i PS për Bashkinë e Sarandës.

Një zonjë e quajtur Irini Bua ka denoncuar publikisht deputetin e PS në Vlorë, Alket Hyseni. Ajo tha se përmes dokumenteve të falsifikuara, Hyseni ka përfituar 11 mijë metra tokë në bregdetin e Dhërmiut, ku do të ndërtohet një fshat turistik nga kompania e Papulit. Duke folur në një lidhje të drejpërdrejt për emisionin “Të paekspozuarit” në TCH, zonja Bua u shpreh:

Janë falsifikuar dokumentet e pronësisë nga shtetasi Ilia Taka, një person i arrestuar për falsifikime. Pikërisht tek ky person ka blerë tokën deputeti i PS. Po kështu, Irini Bua tha se ka paditur edhe ish- kreun e Prokurorisë së Vlorës, Ramadan Troçi. “I lutem znj. Marku të vërë dorë në prokurorinë e Vlorës. Vlora ka probleme shumë me pronat”, tha Bua, duke apeluar kryeprokuroren Arta Marku.

Po kështu ajo tha se pasi Alket Hyseni na tjetërsoi pronësinë e tokës, Rama tha leje për fshat turistik. “Alket Hyseni ka bërë marrëveshjen me kompaninë e Mirela Papulit. Nuk mund të ketë Alket Hyseni dhe kompania Papuli pronë në Dhermi, dhe ne të mos kemi asnjë metër katror tokë. Kanë dhënë leje ndërtimi Papulit për ndërtimin e një fshati. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të pezullojë këtë vendim”, theksoi ajo.

Mbi çështjen e pronave në bregdetin e jugut është shkruar edhe më herët.

Më poshtë shkrimi i rrjetit të gazetarëve investigativ BIRN mbi këtë çështje, botuar në nëntor të vitit 2017.

Në Dhërmi, në zonën e quajtur Perivolo, Irini Bua shikon çdo ditë se si në pronën që ajo thotë se e ka trashëguar nga të parët, po ndërtohet me firmën e kryeministrit një resort tjetër turistik i quajur ‘Ionian Olea’ -i vendosur gjithashtu në një zonë për investime strategjike në turizëm.

Edhe pse Bua ka bërë padi në prokurori për pronën dhe ka një urdhër gjykate që ndalon tjetërsimin e saj deri në përfundim të hetimeve, ajo shprehet se shitjet kanë vazhduar.

“Mbas vendimit të gjykatës që bllokon pronën deri në shqyrtimin e çështjes këtu janë bërë shumë shitblerje, prona është tjetërsuar komplet,” tha Bua.

Bua endet prej vitit 2002 dyerve të gjykatave dhe thotë se nuk do të heqë kurrë dorë nga e drejta e saj mbi pronën e trashëguar, ku ka si shpresë të fundit Gjykatën e Strasburgut.

Të pyetur nga BIRN, drejtori i projektit “Green Coast”, Ervin Kajno si dhe investitorët e projektit “Ionian Olea” Mirela Papuli dhe Artan Dumi, thanë se janë në dijeni te pretendimeve për pronësisë e tokës ku ato po ndërtojnë.

Investitorët shtuan se ata nuk janë pronarë të tokës, por kanë nënshkruar kontrata zhvillimore me subjektet që kanë pasur dokumente të certifikuara, të cilat nëse hidhen poshtë nga gjykatat ose institucionet e tjera shtetërore, ata do t’i respektojnë duke i kaluar përqindje të projektit tek personat që do të arrijnë ta argumentojnë ligjërisht pronën e tyre.

“Ne nuk kemi blerë asnjë pronë tashmë, pasi jemi në dijeni të problematikës që ka zona sa i përket çështjeve të pronësisë, qoftë për shkak të mbivendosjeve ashtu dhe të konflikteve që kanë palët me njëri- tjetrin,” tha Ervin Kajno.

“Për këtë arsye ne po nënshkruajmë vetëm kontrata zhvillimore me personat që kanë dokumente të certifikuara. Po kështu, në rast se nesër, personat me të cilët ne po nënshkruajmë kontrata zhvillimore do të atakohen me vendime gjykate apo dhe nga institucionet e tjera shtetërore, ne jemi të hapur që përqindja e interesit t’i kalojë individit që arrin të argumentojë ligjërisht pronën e tij,” shtoi ai.

Investitorët e projektit ‘Ionian Olea’, mbajtën një qëndrim të ngjashëm.

“Jemi më dijeni të konflikteve, ne si kompani nuk kemi blerë prona, ndaj dhe nuk jemi pronarë të tokës, por kemi kontrata zhvillimore, që do të thotë se nga zhvillomi i zonës në bazë të marrëveshjes pronarët do të përfitojnë përqindjet e tyre sapo objekti të vihet në punë,” tha Mirela Papuli për BIRN.

VIDEO/ Denoncimi: Deputeti Alket Hyseni më grabiti pronën në Dhërmi

Kategori
Uncategorized

Si u rrit dhe u zhvillua ushtria më e madhe e mercenarëve të fjalës së lirë.

Biznesi i fjalës

Nga Erl Kodra

Puna me fjalën është një ndër zejet më të vështira. Kështu ka qenë, është dhe do të jetë. Zakonisht kohës i kanë mbijetuar ato fjalë që kanë lindur prej dashurisë për njeriun dhe të vertetën. Njerëzimi njeh si vlera të padiskutueshme ata mjeshtra që, pavarësisht kostove personale dhe jetës plot mungesa, arritën të ndriçojnë shoqërinë njerëzore. Kompromisi për një jetë më të mirë nuk ishte arsye e mjaftueshme për të mohuar të vertetën. Kjo është arsyeja kryesore e progresit njerëzor.

Diçka e tillë nuk ndodh me shoqërinë shqiptare. Me sa duket, Shqipëria vazhdon të mbetet peng i njerëzve të vegjël, demagogëve par exellence, që nuk kanë lidhje me dinjitetin njerëzor, parimet humane ose ndershmërinë njerëzore. Vlera të tilla duket sikur nuk konsiderohen fare, për më tepër, nëse tek ndonjëri ka mbetur ndonjë shenjë e vogël ndershmërie dhe dinjiteti, zaten pikërisht këta demagogë që sot merren me biznesin e fjalës, i mbysin me frymën e çartur të denigrimit.

Çfarë është kjo gjamë që e ka kapë për fyti shoqërinë tonë, që po e pengon të shohë kahë e verteta? Si ka mundësi që mashtrimi, kurvëria, vjedhja, grabitja dhe vrasja të mos ndikojnë më mes nesh, por ato të shikohen si normalitet? Si është e mundur që ata që punojnë me fjalën, të mbajnë përbrenda ndërgjegjes së tyre të verteta llahtarë, ndërkohë që në publik artikulojnë të tjera fjalë, krejt të ndryshme nga llahtaria? Si mundet të kenë stomak aq të fortë, sa të legjitimojnë vjedhjen masive, krimin masiv, braktisjen masive dhe urinë e një populli të tërë? A nuk kanë shqisa njerëzore këta përbindësha?

Po shpjegohem më thjeshtë.

Formalisht, Shqipëria është një demokraci parlamentare, ku po formalisht, jetën politike e domonojnë “e majta” dhe e djathta (ju lutem vini re thonjëzat!). Po çfarë ndodh realisht?

“E majta shqiptare” ka 75 vjet në një agresion sistemik (të pandërprerë) kundër të djathtës shqiptare. Deri në vitin 1990 ishte Neni 55 i Kodit Penal që varroste për së gjalli fjalën e lirë nëpërmjet vrasjes, burgosjes së gjatë, punës së detyruar dhe trajtimit çnjerëzor dhe degradues të çdo zëri që mëtonte të thoshte ndonjë gjysëm të vertete. Këtë fat ka patur edhe autori i këtyre rradhëve.

Rrethanat e reja politike të “demokracisë parlamentare” ndryshuan qasjen e të “majtës” shqiptare. Në kushtet e reja ku formalisht fjala e lirë mbrohet nga Kushtetuta e Republikës, ndryshoi edhe strategjia. Biznesi i fjalës duhej ngritur në një dimension të ri, ku shkruesit do të rekrutoheshin në masë; në shërbim. Strategjia e re ishte kjo: media duhet të jetë gjithmonë “e majtë”, shkruesit po ashtu, duhet të mbrojnë “idetë e majta”, ndërsa çdo talent që mëton të merret me biznesin e fjalës duhet rekrutuar, ku të gjithë në bllok do të sulmojnë Partinë Demokratike. Pandërprerë, papushim, fort dhe brutalisht.

Kështu lindi, u rrit dhe u zhvillua ushtria më e madhe e mercenarëve të fjalës së lirë. Sot kjo ushtri duket gati e pathyeshme, me rekorde të pabesueshme të deformimit moral, ku kanë arritur të infiltrojnë konceptet më të pabesueshme të tjetërsimit. Këtu, përsëri duhet një shpjegim më i detajuar se për çfarë është fjala.

Relativizimi

Në fillim ata përdorin relativizimin. Domethënë; barazojnë diçka shumë të keqe, me diçka që nuk ka ndonjë të keqe. Sillen paksa si naivë, duke u përkundur mes një lloj paanësie të shtirur, sikur ua do profesioni të jenë të tillë, dhe këtë e bëjnë në emër të “standarteve të larta profesionale” që ata ndjekin. Kjo është karakteristikë kryesisht Blend Fevziut, fenomenit televiziv që dominon dhe përpunon opinionin publik shqiptar prej më shumë se 20 vitesh.

Blend Fevziu përkundet në atë lloj gazetarie që në dukje të parë rend pas zotërimit të audiencës, por në fakt nuk është ky qëllimi kryesor. Zotërimi i audiencës nuk ka karakter komercial, sepse Shqipëria nuk është një treg që sjell fitime nga komercializmi. Zotërimi i audiencës ka karakter të theksuar politik, sepse vetëm kështu përpunohet opinioni publik, sipas nevojave të pushtetit politik. Kjo është arsyeja kryesore pse gazetari Blend Fevziu shpërblehet me shuma të tilla sikur Shqipëria është një treg mediaik me 50 milion banorë. Tre reklama gjatë emisionit janë asgjë, janë një hiç.

Por ai ka edhe njëlloj profesionalizmi, më tepër të dhuruar se sa të merituar nga ata që kanë patur interesa të promovohen nga ai. Parimi se “nuk ka reklamë të keqe” në këtë rast vlen.

Blend Fevziu duket sikur mban njëlloj qëndrimi të veçantë; ai nuk ka një mendim të vetin. Përshembull, ai e konsideron normale shpërlarjen nga akuzat publike të prokurorisë të personazheve të krimit dhe të politikës, ku avokatët ftohen live të bëjnë mbrojtjen e tyre. Nuk bën asnjëherë pyetjen e duhur, por gjithmon bën pyetjen që e bllokon prekjen e temës tabu, ndërsa ndërhyn fort me shkopin e gjatë dhe ndërpret çdo ligjërim që mund të çojë në nxjerrjen e ndonjë fakti komprementues. Nuk i bëjnë përshtypje faktet, sado tronditëse të jenë, ndërsa skandalet parakalojnë njëri pas tjetrit në pasarelën e “Opinion”. Në këtë mënyrë, ndodh zhvlerësimi i çdo skandali sado i madh qoftë ai, duke relativizuar gjithçka ndodhë nga e hëna në të dielë, sistematikisht, prej 20 vitesh. Kështu, “Opinion”-i i Blend Fevziut e zhvlerëson fjalën e lirë si mision dhe qëllim fisnik.

Kështu ndodhë, sa kohë që fjala e lirë përfaqësohet nga Blend Fevziu.

Situata alarmante

Biznesi i fjalës në Shqipëri nuk ka kurrfarë lidhje me misionin fisnik. Kjo punë është kthyer në një punë të ndyrë dhe është shpërndarë në mediat më të rëndësishme të vendit. Duket se një dorë e zezë komandon nga platforma, ndërsa kinse gazetarë “të pavarur” me emër të madh luajn në kufinjtë e “llogjikës së lejueshme”. Domethënë; pas fakteve që provojnë skandalin, ata thonë; “okej, por kjo nuk do të thotë shumë, nuk është e mjaftueshme”. Asnjëherë skandali nuk është mjaftueshmërisht i madh, pavarësisht se personazhi kryesor i skandaleve sistemike është lideri i “majtë”, Kryeministri Edi Rama. Se çfarë duhet të mjaftojë, ata nuk e përkufizojnë kurrë. Se harrova, ata i kanë dhënë vetes të drejtën që të definojnë cilësorët e skandaleve të tilla. Për shembull, për ata nuk ka ndonjë problem të madh blerja masive e votave nga Kryeministri Edi Rama, sepse kjo sipas tyre “nuk ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve”. Ama, asnjëri nuk e thotë se pse i bleu votat Edi Rama nëse ato nuk do të ndikonin në rezultatin e zgjedhjeve. Për më shumë, ata nuk e konsiderojnë asnjëherë faktin se Kryeministri Edi Rama është ideatori, përgjegjësi dhe zbatuesi i skandaleve kriminale që kanë mbërthyer vendin.

Biznesi i fjalës është kthyer në një biznes me fitime të mëdha për ata që e praktikojnë. Çdonjëri prej tyre ka një histori intriguese personale se si ka shërbyer gjatë karrierës fantastike. Personazhet mediatik të përditshëm dhe të përnatshëm tashmë kanë pushtuar gjithçka që lëvizë në ekrane, gazeta dhe portale. Për ata, Kryeministri Edi Rama gjithmon ka të drejtë. Ndërsa Opozita është armike e Shqipërisë, është deskrutive, hedh baltë, nuk ka frymë, nuk ka program.

Ata nuk e dallojnë fare gjendjen ku jemi; madje as nuk denjojnë ta dëgjojnë faktin se shqiptarët në shumicë janë në zgrip të ekzistencës, nuk duan t’ia dinë se Shqipëria është në duart e një njeriu që po e përdorë pamëshirë si plaçkë lufte, në kushtet kur jemi pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me një Parlament pa opozitë në duart e Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit, që po e çojnë vendin drejt një Lufte Civile.

Më sipër unë përmenda emrin e një gazetari emblemë si një biznesmen i fjalës; Blend Fevziut, si përfaqësuesi më tipik i species. Në të vertetë ata janë shumë, të shumtë dhe të mirë organizuar, të gjithë në shërbim të një njeriu; Kryeministrit Edi Rama. Emrat e tyre ju i njihni shumë mirë. Po ashtu, ju i njihni edhe “standartet e larta” të gazetarisë së tyre, që nuk shohin asnjë të keqe tek Kryeministri Edi Rama, asnjë problem tek shoqëria shqiptare, nuk shohin varfërinë, mjerimin, braktisjen e vendit; nuk shohin grabitjen e hapur të Buxhetit të Shtetit dhe ndarjen e tij si plackë lufte. Mbi të gjitha, asnjëherë nuk u ka bërë përshtypje fakti se Sherbimi Informativ i Shtetit ka raportuar periodikisht tek Kryeministri Edi Rama situatën e Sigurisë në vend, përfshirë edhe emrat e mbi 100 zyrtarëve më të lartë të Policisë së Shtetit si kultivues dhe trafikantë droge, ndërkohë, Kryeministri Edi Rama e mohonte faktin, e injoronte faktin, dhe mbronte një Ministër të Brendshëm të përfshirë direkt në trafikun ndërkombëtarë të drogës.

Ajme, këta biznesmen të fjalës nuk merren me gjëra të tilla. Për ata fakti nuk është i tillë sa kohë që ai nuk konsiderohet nga vetë ata.

Puna është se “biznesi i fjalës” nuk është diçka e zakonshme, njësoj si bizneset e tjera. Zakonisht, të shesësh sapunin për djathë është një punë e pisët; por të shesësh shkatërrimin e vendit si “shtetformim” është më shumë se punë e pisët. Se çfarë emri mund t’i vëmë këtij biznesi, mbetet për t’u parë.

Por diçka është e sigurtë; pavarësisht agresionit sistemik të “gazetarëve” të tillë, shqiptarët e kanë tejkaluar retorikën e tyre. Me sa duket, sistemi imunitar i vetëdijes njerëzore, ka prodhuar anticorpet për t’i mbijetuar propagandës më të ndyrë mediatike që është parë ndonjëherë mbi dhe.

Biznesmenët e fjalës po dalin nga tregu, propaganda e tyre nuk ka më efekt. Fakti është se “Opinion”-i i Fevziut mund të lustrojë dhe justifikojë realitetin virtual të Edi Ramës, por nuk mundet të mbushë humnerën në krye të shtetit, as tavolinat bosh në shtëpitë e qytetarëve.

“Faktet nuk pushojnë së ekzistuari për shkak se ato injorohen.” ka thënë Aldous Huxley

Kategori
Uncategorized

Vuaj makthet e kohës së burgut, në ëndërr jam o në Spaç, o në Ballsh, o në Qafë Bari

Shkruan Lekë Frroku:

“Kam 28 vjet që kam dalë nga burgu, dhe e dini se çfarë ndodh me mua? Ditën jam i lirë, kurse natën vazhdoj të jem akoma në burg, sepse vuaj nga makthet e kohës së burgut. Dhe nuk kalojnë dy netë rresht pa m’u shfaqur një ëndërr e tillë: sikur shkoj në zyrën teknike, edhe pyes se edhe sa vjet burg më kanë ngelur. Herë më thonë edhe katër vjet e herë më thonë edhe dy vjet….”

Fytyrat e Kristo Vangjelit, Rrapo Dhimos, Maringlen Rrapit, Thoma Janos, Mark Pëllumbit e Zef Dedës, do të mbeten përjetë në mendjen e Lekë Frrokut. Janë personazhet që i kanë bërë shumë keq në jetën e tij. I kanë bërë aq keq, sa edhe sot pas rreth 50 vitesh, do të pranonte më parë pushkatimin, se sa të binte edhe një herë në dorën e tyre.

Në 4 shtator 1976, Lekë Frroku e pa veten me duar ndër pranga. Ishte vetëm 23 vjeç. Pak momente pas arrestimit, në degën e brendshme të Krujës, hetuesi i thyen dorën. Pak orë më pas, nga torturat dhe rrahjet me mjete të forta, i thyen dy brinjë e në fund, i rithyen dorën që i kishte thyer pak orë më parë. Akuzohej për “përgatitje për arratisje”, por edhe se ndiqte muzikën italiane.

Lekën e pritën në hetuesi, Kristo Vangjeli hetues i Ministrisë së Brendshme; Rrapo Dhimo, hetues i Ministrisë së Brendshme, Maringlen Rrapi, Thoma Jano, të hetuesisë së Krujës. “Kur më arrestuan, gjëja e parë që kanë bërë në hetuesi, është që më thyen dorën me hekura gjermane. Siç e sheh (tregon dorën), dhe sot e kësaj dite, nuk e kam në rregull. Pastaj, duke më shkelur polici, më thyen dy brinjë. Por asgjë nuk ishte thyerja e dorës dhe e brinjëve, krahasuar me rithyerjen e tyre. Dmth, kur e dinte që i ke të thyera, hetuesi t’i thyente për së dyti. Bile, edhe për së treti. Dorën e thyer, nga enjtja, nuk e zinin hekurat;

atëherë ai i zbërthente komplet dhe pastaj i fuste nga lart. Kjo ishte vdekje. Po të më thoshin sot “Pranoji gjithëçfarë të themi, dhe do të pushkatohesh”,  ose “Prano torturat, por mos prano akuzat”,  automatikisht do të kisha thënë: “I pranoj të gjitha dhe më pushkatoni”. Sepse ato tortura, nuk mund t’i duroj më. Durohen kur je i ri me sa duket, saqë sot habitem edhe vetë”, rrëfen Leka në një intervistë për ”Zërat e Kujtesës”.

Gjyqi i Lekë Frrokut kishte zgjatur tri ditë e më pas. Ai u dënua me 17 vjet burg, me akuzën për arratisje dhe atë të shafaqjeve të huaja. Pas gjyqit, ai u dërgua në burgun e  Spaçit. Pas afër 5 vitesh në Spaç, Leka u transferua në burgun e Ballshit, për t’u kthyer sërish në burgun e Qafë Barit, në vitin 1982.

“Në Qafë Bari kam përjetuar edhe përvojat më rrënqethëse. Na hipën në autobus, nuk e dinim se ku po na çonin. Arritëm në Qafë Bari. Drejtor burgu kemi pasur Edmond Cajën, i cili më vonë, u bë nën-kolonel në Ministrinë e Brendshme. Punonim si kafshë, por isha i ri atë kohë… Një minator duhej të bënte një front me bira, me martel. Po të mos i bëje, të fusnin në birucë. Në birucë të mbanin një muaj. Batanijet t’i linin vetëm nga ora 10:00 e darkës deri në 5:00 të mëngjesit. Në ora 5:00 të vinin e t’i merrnin dhe do të duhej të rrije në dysheme. 70 cm e gjerë dhe 170 e gjatë. Në atë birucë, fusnin nganjëherë deri nëntë vetë njëherazi. Stivë, mbi njëri-tjetrin si thasë çimentoje. Kishte vend vetëm për t’u mbështetur te njëri-tjetri, s’kishte vend për t’u shtrirë. Gjatë gjithë ditës, vetëm në çimento. Të linin vetëm 3 cigare në ditë: një në mëngjes, një në drekë dhe një në darkë. Duhanin tonë sigurisht, por komanda ta ndizte vetëm tri herë në ditë.

Revolta e Qafë Barit

Revolta ndodhi në 22 maj 1974. Unë kam pasur një polic roje në punë, që quhej Kujtim Karaj. Ishte dibran dhe një nga policët më të mirë. Pas revoltës, e çuan roje biruce në hetuesinë e Pukës, ku kishin çuar edhe të burgosurit e Revoltës së Qafë Barit, dhe prej tij  mora vesh gjithçka që u bënë të burgosurve. Pra, bëhet fjalë kur arrestuan Tom Ndojën, Sokol Zef Sokolin, Lazër Shkëmbin, Bajram Vuthin e të gjithë të tjerët. Ai tregoi se si Toma, ngaqë i kishin lënë pa ushqim dhe pa ujë për katër ditë rresht, “ka rrëmbyer kovën

ku shtrydhej lecka e dyshemesë dhe i ka pirë ujin.” Ai më tha se Tomës i kishin nxjerrë njërin sy. Sokol Sokolit i kishin nxjerrë njërin sy dhe shpatullën. Të tilla pasoja mizore pati revolta e Qafë Barit.

Aq të rënda kanë qenë torturat, saqë Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli e kanë pritur pushkatimin duke thënë: “Aman na pushkatoni! Mos na torturoni më.” Sandër Sokolin e këputi polici në shpinë. Ndodhi kështu: iu vërsulën dy policë; njëri e kapi Sandrin te koka dhe tjetri te këmbët, dhe e thyen në mes. Pra, i thyen shtyllën kurrizore. E lanë vdekur në vend. Nuk i dihet as varri se ku e ka. Eshtrat e Tomës e të Sokolit janë gjetur, kurse të Sandrit jo. Kjo ka qenë ngjarja më rrënqethëse e të gjitha viteve të mia të burgut.

Si filloi revolta?

Ndue Pisha nuk bëri normën në minierë. E morën policët dhe e lidhën. Ky, ashtu siç ishte,  megjithë hekura, erdhi dhe u fut në kamp. Shokët e tij që ishin nga Tropoja, Lekbibaj a Shkodra, e rrethuan dhe nuk e lanë policinë ta merrte. Ky është momenti kur nisi revolta. I kemi nxjerrë policët dhe oficerët jashtë dhe për 12 orë, kemi qenë pothuajse të lirë. Pas kësaj, ka ardhur me helikopter një i Ministrisë së Brendshme, Agron Tafa besoj se quhej. Ai dha urdhër që për dhjetë minuta, të dorëzohen ata që kanë emrin në listë, “përndryshe, do të hapim zjarr në gjithë kampin!” Dhe që të mos ndodhte kjo, për të mbrojtur të tjerët, kush kishte emrin në listë u dorëzua. Pra, ndryshe nga revolta e Spaçit, kjo qe krejt spontane dhe zgjati vetëm një ditë. Pastaj vinte Edmond Caja në kamp dhe kapte njërin prej nesh, psh Ramiz Memçen që ishte shkrodran dhe shoku im, dhe jepte urdhër: ”Rriheni!”. Policët, ndërkohë që e rrihnin, pyesnin njëri-tjetrin se çfarë ka bërë, pse po e rrihnin. Nuk e dinin as ata vetë se pse po e rrihnin. Dmth, krejt kot, për të krijuar terror.

Një ngjarje tjetër nga Qafë Bari: na zhvishnin në mes e sipër lakuriq, për të na kontrolluar. Kjo punë si dimër, si verë, po njëlloj. Dhe e bukura ishte, se polici, edhe pse unë isha lakuriq, më kontrollonte me duar, a thua se kisha fshehur gjë nën lëkurë. “Ore, – i thashë, jam lakuriq!” Dhe polici i nxehur më tha: “Ju jeni armiq! Ju e futni dinamitin edhe në trup dhe e lëshoni kundër nesh!”

Kam 24 vjet që kam dalë nga burgu, dhe e dini se çfarë ndodh me mua? Ditën jam i lirë, kurse natën vazhdoj të jem akoma në burg, sepse vuaj nga makthet e kohës së burgut. Pra, në një farë mënyre, vazhdoj të jem akoma në burg. Në ëndërr jam o në Spaç, o në Ballsh, o në Qafë Bari. Dhe nuk kalojnë dy netë rresht pa m’u shfaqur një ëndërr e tillë: sikur shkoj në zyrën teknike edhe pyes se edhe sa vjet burg më kanë ngelur. Herë më thonë edhe katër vjet, e herë më thonë edhe dy vjet.

Një dajë të gruas sime, Dodë Gegë Bajraktari quhej, e kisha në burg. Ishte prej Manatie. Kur ndodhi revolta në Qafë Barit, Konstandin Gjordenit i gjuajti policia dhe i ngeci plumbi në sup. Doda e mjekoi. Pas revoltës, Dodën e futën në birucë ngaqë mjekoi Kostandinin. Kur ka dalë, ju betohem se ato pantallonat e kuqërremta të burgut nuk i hiqeshin dhe jam detyruar t’ia pres me gërshërë, bashkë me benevrekët e pambukut që mbante nën to, sepse i kishin ngjitur në mish prej gjakut. Aq fort e kishin torturuar. Mbaj mend Dodën që më tha: “Më janë dhimbsur policët, se po u shkonin djersët çurg duke më rrahur.”

Burgu i Ballshit…

Në Ballsh nuk punohej. Na jepnin 600 gramë bukë dhe gjellën që ishte ujë. Më ka ndodhur që kam gjetur krimbin në spinaq, të zier në të, dhe kur më ra në pjatë, ndava krimbin veçmas, dhe hëngra spinaqin. Por në Ballsh ka pasur dhjetëra që kanë vdekur nga uria. Po të mos kishe ndihma nga shtëpia, ishe i marrë fund.

Një kushëriri im, Nikollë Zefgjoni, në burg thoshte: “Zotit nuk i dua tjetër, vetëm të më nxjerrin e të ha jonxhë e të mbush barkun.” Aq e madhe ishte uria. Kur shkova në Ballsh, Nikollën e gjeta atje. Unë nuk isha mësuar me uri, por atje kuptova se uria ndahet në tri faza: uria, zia, dhe babëzitja. Unë kisha marrë ushqime me bollëk nga Spaçi dhe i thashë Nikollës: “O Nikollë, po ziejmë nja gjysmë kile makarona!” “Çfarë me i ba?! Me i fut në vesh? Nuk më dalin.” – tha Nikolla. “Por po ziejmë një kile atëherë.” – i thashë. “Nuk më dalin,” – tha. Si përfundim ziem dy kile makarona me një litër vaj ulliri në një tenxhere tetëkilëshe. Unë hëngra dy garuzhda ndoshta, kurse pjesën tjetër e hëngri ai. Ju betohem se nuk la më shumë se tri gisht makarona në fund të tenxheres. Bile edhe kur u kthyem nga apeli, e pashë të shkonte prapë te tenxherja. Pas disa ditësh, kur u ngop, nuk mund të hante më shumë se një garuzhdë a dy.

Persekutimi i familjes

Baba më vdiq në vitin 1985, kur unë ndodhesha në burg. Vetëm 13 njerëz i shkuan në varrim. Baba e kishte bërë vetë varrin, dy vjet para se të vdiste; e dinte se unë nuk do të lirohesha sa kohë ai të ishte gjallë. Dhe kur vdiq, shkuan për të porositur arkivolin, dhe kryetari i kooperativës iu është përgjigjur: “Do të shkojmë të presim plepin, do ta sharrojmë, dhe do ta lëmë të thahet.” Pra një punë që donte shtatë a tetë ditë. Shkurt, as arkivol nuk i dhanë. E dyta: Sigurimi i Shtetit regjistronte emrin e gjithkujt që guxonte të vinte në mort. Njerëzit kishin frikë, ndaj edhe shkuan vetëm 13 vetë në varrimin e babës. Kurse para dhjetë vjetësh, në varrimin e nënës, më erdhën 500 vetë.

400 vetë në burg për Çelentanon

Një pjesë e akuzës ndaj meje ishte edhe pse kisha dëgjuar Çelentanon. Janë 400 vetë që janë dënuar në atë kohë me burg, vetëm pse kishin dëgjuar Çelentanon në Shqipëri. Pas vitit 1990 madje kanë krijuar dhe një shoqatë. Kishte raste kur mundeshim të shihnim në televiziorin e dhomës së kulturës ndonjë stacion ialian. Një herë na zuri polici duke parë Celentano-n, Morandi-n e të tjerët, na futi në birucë. “Bëjmë grevë urie,” – i thashë Sherifi Merdanit, sepse po të ishe në birucë e të kishe shpallur grevë urie, nuk të rrihnin, sepse komanda njoftonte me shkrim Ministrinë e Brendshme se “filani dhe filani janë në grevë urie”. Pra, nuk na rrihte kush.

Sa erdhi polici për të sjellë ushqimin, unë i thashë: ”Jam në grevë urie!”. Por Sherifi nuk qe dakord; donte të hante. Unë u përpoqa edhe njëherë dhe i thashë: “Shpall more grevën, se të rrahin!” Ai nuk ndërroi mendje. Në rregull. Hëngri mëngjesin dhe hëpërhë nuk e prekën me dorë. Po kështu edhe drekën. Por në darkë erdhën dhe e rrahën me sa fuqi që kishin. E rrahën me dru stufe. Dhe po ta shihni me kujdes Sherifin sot, ka tre fraktura në kockën e ballit, në tre anë të ndryshme. Këto shenja janë pikërisht prej kësaj rrahjeje për të cilën po ju tregoj. Pastaj e morën dhe e çuan në infermieri dhe nuk e kthyen më në birucë, por frakturat i mbetën. Aq e rëndë qe, sa Sherifi thoshte: ”Unë as kur të lirohem, nuk do t’i dëgjoj më ato këngë!”

Takimi pas 30 vitesh me policin mizor

Nikollë Uka, ishte polici që e këputi në shpinë Sandër Sokolin. Plus që rrahu edhe të tjerët. Për Nikollë Ukën kisha dëgjuar që kishte një goxha klub në Dardhë të Pukës. Ka qenë viti 1996, kur shkova në klubin e tij, i shoqëruar me dy njerëz të tjerë. Pasi biseduam dhe i tregova këtyre dy shoqëruesve se kush ishte i zoti i lokalit, ata më thanë: “A mund t’ia thuash përballë, sy ndër sy?” “Po” – i thashë. Klubi ishte i madh, dykatësh. Hymë brenda. Për fat, atë çast, u ndal një autobus i Shkodrës dhe pasagjerët u ndalën për të pirë ndonjë kafe a ndonjë gjë në lokal. Kur na solli birrat, Nikolla më pa dhe u hodh: “Lekë, jemi shokë, dashamirë..!”

“Kur u bëre shoku im ti?! Ty të ka pjellë Nexhmija prej hundësh.” – i thashë. Ndërkohë po më dëgjonin gjithë pasagjerët e autobusit. Të them të drejtën, edhe frikë pata, se në mos ai, ndonjë shok i veti, mund të vinte dhe t’ma këpuste me levë kokës.

“Ti ke këputur Sandër Sokolin në kurriz. I ke marrë jetën. Ke rrahur me qindra të burgosur. Ti duhesh vrarë; s’e meriton të jetosh!” – i thashë pastaj. Ai s’foli. Deshi të na ofronte birra, por unë nuk pranova në asnjë mënyrë dhe u ngrita e dola.

Intervista është marrë nga cikli “Zërat e Kujtesës”, me autorë Luljeta Lleshanaku dhe Agron Tufa

Kategori
Uncategorized

DOSJA: Kush e spiunonte Aleksandër Kondon dhe a u pagua ai nga UDB-ja jugosllave?

U aksidentua apo e vranë në Nju Jork?

Vdekja e legjendës se peshëngritjes shqiptare, Aleksandër Kondo, vijon të jetë e mbuluar me mister, edhe sot pas më shumë se 3 dekadash. Në vitin 1985, ai shfrytëzoi kampionatin Europian të peshëngritjes në Poloni për t’u arratisur në ish-Jugosllavi, e më pas në Amerikë.

Por, ndërsa familjarët përpiqen që të gjejnë të vërtetën, Top Channel zbulon për herë të parë dhe ekskluzivisht dosjen e përndjekjes së tij nga Sigurimi i shtetit, para dhe pas arratisjes së bujshme.

Gazetari Endi Tufa ka siguruar dosjen me mbi 100 faqe nga informatorë të ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit. Ajo është cilësuar si dosje e kategorisë më të lartë të shërbimit sekret, e klasifikuar si “2A”.

Në emisionin “Exclusive”, mbrëmjen e kësaj të diele patët mundësinë të mësoni anën e panjohur sesi spiunohej Aleksandër Kondo.

“Në qytetin e Titogradit, nga verifikimet e bisedat e bëra deri tani, në përgjithësi në ambiente, lokale tregtie, hotele dhe në stacionin hekurudhor të trenit për mallrat, del se ngjarja e ndodhur nuk është mësuar nga qytetarë dhe punëtorë jugosllavë. Më datën 2.6.1985 spedicioneri i “Jugospetit” në stacionin e trenit të mallrave, midis të tjerave tha: “Më datë 1.6.1985, vëllai im (oficer i UDB-së me punë në Titograd) më tregoi se ditë më parë në Titograd janë zhdukur dy sportistët shqiptarë që vinin nga Polonia. Ekzistojnë rrethana të tilla që Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi të jenë larguar nga grupi, duke realizuar kështu arratisjen e tyre gjatë kthimit për në Atdhe”.

Regjimi komunist e pati konsideruar sportin dhe edukimin fizik të shqiptarëve si një nga shtyllat, ku duhet të mbështeste fort ideologjinë dhe pushtetin e tij. Sportistët, duke qenë se kishin mundësinë për të udhëtuar jashtë vendit, ishin pikërisht ndër figurat më të ndjekura për kontrolle nga Sigurimi, policia sekrete komuniste e regjimit të Enver Hoxhës. Shumë prej tyre thurnin plane arratisje prej vendit ku jetonin. Pothuaj të gjithë, pa përjashtim, e ëndërronin, por pak prej tyre ia dilnin. Një ndër ata të paktët ishte edhe Aleksandër Kondo, djaloshi nga Tirana i rritur në një familje ushtarakësh. Ai e kishte të qartë fatin e tij.

Shumë shpejt Aleksandri kuptoi që regjimi i kohës nuk kishte asgjë të mirë, si për njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe për sportistët e nivelit të tij, që as me trajtime ushqimore nuk përballoheshin. Por ç’thuhet nga informatorët në dokument për mënyrën e arratisjes?

“Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, ditën e arratisjes kanë shkuar me një taksi të Tirogradit në Berane të Ivangradit, ku njëri prej tyre ka njerëzit e tij. Meqenëse nuk kanë pasur parà për të paguar, taksisti i ka dorëzuar në UDB-në e Ivangradit. Tani të dy sportistët ndodhen në Beograd në hotel ‘1000 Ruzha’ dhe presin të shkojnë diku në Perëndim”.

Ky ishte vetëm fillimi i vuajtjeve për shefin e Shtabit të Gardës së Republikës, Vangjel Kondon. Ngjarja kishte pasoja që ai, më mirë se kushdo tjetër i dinte, thjesht priste momentin.

Aleksandër Kondo ishte subjekt përgjimi dhe vëzhgimi nga Sigurimi i shtetit që nga viti 1981, disa vite përpara arratisjes, megjithatë kjo nuk e pengoi që të fillonte punë në Policinë e Shtetit në vitin 1982. Por në një nga udhëtimet e tij jashtë, në Kampionatin Ballkanik në Rumani, solli dyshime të mëdha për shfaqet jokorrekte të kohës. Në raport thuhet se Aleksandri u tregonte shokëve dhe kolegëve të tij se kishte blerë disa veshje atje, duke theksuar se pavarësisht se nuk i kishin dalë paratë, ai i kishte plotësuar shjpenzimet me 200 lei nga një sportist bullgar dhe nga një përkthyes shqiptar.

I pyetur për këtë çështje, peshëngritësi tjetër, shok i Aleksandër Kondos, Mirjan Hakani deklaron:

“Dietën e kishim të vogël për të marrë aq shumë gjëra dhe sesi i ka marrë Aleksandri nuk di gjë, por di vetëm një gjë, që shokët e Ambasadës na porositën të mos shoqëroheshim me përkthyesin, i cili e kishte emrin Ilia dhe s’ma merr mendja që Ilia t’i ketë dhënë parà atij”.

Intervista e SHIK-ut

Më datë 6.6.1985 së bashku me Ili Robjan, shkuam në orën 10:00, në zyrën e Komisariatit të Lartë të OKB për refugjatët ku u pritëm nga Zhivojin Bulat, shef i kësaj zyre, Slivije Kranjovic zëvendësshef, si tha vetë sepse nuk dha kartëvizitë. Të dy me shtetësi jugosllave. Bajram Haliti sic u prezantua, politolog i diplomuar, përkthyes dhe një grua punonjëse teknike jugosllave. Porsa filluam të këmbenim kartëvizitat me ta unë po i thoja shefit të zyrës për të biseduar me të, ata sollën qytetarët Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi.

“Më falni, nuk ua jap dorën kot që u çuat në këmbë. Bile keni bërë gabim që keni ardhur këtu, sepse ne kemi ikur vetë dhe nuk na ka rrëmbyer njeri, siç doni ta paraqitni ju. Të ishte për neve nuk do të kishim ardhur, por çfarë t’u bëjmë këtyre që na thirrën”.

Ne i thamë uluni, ne e ndiejmë shqetësimin dhe nervozizmin tuaj, por na thoni si ju ndodhi, sepse është shqetësuar e gjithë familja, shoqëria, shteti ynë, gjithë kolektivi juaj i sportistëve, të cilët ju presin në gjirin e vet për të vazhduar jetën normale. Në këtë kohë Aleksandri tha “Nuk dua të bisedoj fare me juve. Nuk kemi punë me këta”.

Ne i ftuam me gjakftohtësi që të uleshin duke i vënë në dukje gjendjen jo të mirë shpirtërore, të cilën ne e kuptojmë shumë mirë dhe ajo nuk duhet të bëhet shkak për një sjellje të tillë. Pavarësisht nga rrethanat që u ka ndodhur dhe si ju ka ndodhur, do të ishte mirë që të na tregonit atë që ngjau me ju. Hë more Xhelal si ju ndodhi. Aty ndërhyri sërish Aleksandri, i cili tha lërë se u përgjigjem unë këyre:

“Nëse doni të dini, unë jam djali i shefit të Shtabit të Gardës dhe për shkakun tim se mora dy revista në Spanjë, atë e ulën nga përgjegjësia. Megjithatë njerëzit e dinë se ne jetojmë mirë. Por ju duhet të dini se ne, për javë të tëra nuk kemi pasur bukë në shtëpi. Merreni me mënd si jetojnë të tjerët. Ju flisni kështu se jetoni jashtë dhe i keni ca plaçka. Nuk e din si jeton populli në Shqipëri, të cilin e ka çuar regjimi i Enver Hoxhës në këtë gjendje. Unë e realizova qëllimin tim. Do të iki në fund të botës dhe do të jem kundërshtar deri në fund i atij vendi”.

Aleksandri më pas tha se unë dhe shoku im nuk do të përgjigjen e nuk do të japin asnjë hollësi.

“Ne e dimë se çfarë na gjen po të kthehemim, por edhe po të jetë kështu si thoni ju, ne nuk e duam atë jetë. A e di ti që unë nuk përgjigjem fare dhe do më lësh rehat tani, apo të veproj ndryshe e të të qëlloj me filxhan”.

Ne i thamë se në këtë gjendje që jeni edhe këtë gjë mund ta bëni dhe ne nuk do të kundërpërgjigjemi, sepse e kuptojmë gjendjen tuaj, pavarësisht se jem këtu si përfaqësues shteti. Ne nuk jemi marrë me persona të tjerë, e jo më me ju që nuk ju bëjmë fajtor. Këtu ndërhyri shefi i zyrës i cili thotë “Këtu jam unë dhe për mua ligj është fjala juaj”, tha ai duke ju drejtuar shtetasve tanë dhe duke ja përsëritur disa herë këtë fjali.

Më pas na u kthye neve: “Ju e shikoni se këta nuk duan të bisedojnë me ju. Një njeri i ndërgjegjshëm për aktin që kryen, nuk ka pse të mos thotë ndodhinë si ka rrjedhur, ju e kuptoni fare mirë këtë”. Më pas shefi i zënë ngushtë shtoi se “ne jemi organ humanitar i OKB-së”.

Mbërritja në Amerikë është një nga diskutimet më të mëdha që edhe vet informatorët e Sigurimit të Shtetit hasin në kontradikta të shumta. Gjithsesi, fillimi i vitit ’86 sjell edhe sinjalet e para të Aleksandër Kondos në Shtetet e Bashkuara. Tentativat e tij për të komunikuar me familjarët dhe miqtë nga Shqipëria rezultuan nul, Sigurimi i shtetit filtronte çdo gjë.

“Më datë 10.3.1986 i arratisuri Aleksandër Kondo dërgon një kartolinë me monumentin e “Lirisë” në SHBA, të cilën e ndalëm dhe është informuar udhëheqja e Ministrisë, ku është dhënë urdhër nga shoku Ministër që lidhjet e këtij të arratisuri të verifikohen shpejt dhe me kujdes”.

Burimet të ndryshme në Amerikë hedhin hije dyshimi për kohën e gjatë të qëndrimit të Aleksandër Kondos dhe Xhelal Sukniqit në Jugosllavi. Në një nga informacionet që vinte nga Nju Jorku, informatori thekson:

“Të dy kanë nënshkruar deklaratë bashkëpunimi me UDB-në. Në kohën që janë nisur për këtu ku jemi ne, ata janë porositur që të paraqiten në Konsullatën Jugosllave. Në prani të 7 personave Aleksandri ka thënë se ai vetë ka qenë dy herë në konsulltatën jugosllave dhe prej tyre në të dyja rastet ka marrë të holla”.

Në raportin e datës 2.4.1986, vet informatori thekson bashkëpunimin si dëshmitar të Kondos dhe Sukniqit me UDB për dy vëllezërit e arratisur nga Tropoja. Njëri prej të cilëve ndodhet në burg, ndërsa tjetri ende jo. Ata u akuzuan nga jugosllavët se janë dërguar nga Sigurimi i shtetit shqiptar për eliminimin e Aleksandër Kondos dhe Xhelal Sukniqit.

“Sipas tij (Aleksandër Kondos) për 7-8 vite do të ndryshojë sistemi në Shqipëri, sepse në pushtet do të vijnë të rinj liberalë. Këtë gjë mund ta bënte edhe udhëheqësi i ri (Ramiz Alia), por nuk e la gruaja e udhëheqësit që vdiq (Nexhmija) e cila ka të gjithë pushtetin në dorë. Por më të këqinj janë ata të Sigurimit, që nuk lenë njeri pa kontrolluar. Ka dëshirë të stabilizohet këtu dhe të gjejë punë në ndërtim, pasi është i fortë fizikisht dhe mund të fitojë parà. I vjen keq që humbi sportin. Kondo është shumë i shqetësuar për jetesën e vështirë këtu, por nuk shpreh asnjë pendesë për arratisjen. I vjen keq për familjen që i bëri dëm, por kjo punë mbaroi tani”.

Megjithatë, në raportet e shumta të informatorëve të ndryshëm të Sigurimit të shtetit theksohet gjithnjë e më tepër pakënaqësia e gjendjes së Aleksandër Kondos, i cili ishte vendosur të jetonte në Harlem të Nju Jorkut dhe punonte si roje në një lokal seksi, gjë që i sillte pak të ardhura. Ndërkohë që veprimet e tij dhe shprehjet hapur kundër regjimit gjithnjë e më tepër po rrisnin e Sigurimit. Në një plan të ri të masave në fund të vitit 1986, për 6-mujorin e vitit pasardhës 1987, vit ku edhe peshëngritësi shqiptar humbi jetën, u hartua një plan i ri agresiv masash. Mes të tjerave detyrat ishin të qarta:

“Sipas burimit ‘6402’, Fuat Myftia e Rasim Sina, janë shprehur se Aleksandër Kondo nuk ka pranuar të flasë për radion e Legalitetit, nga frika se mos u ndodh gjë njerëzve që ka këtu. Të shfrytëzohet kjo me qëllim, që nëpërmjet lidhjeve familjare, që Aleksandër Kondo ka këtu, pasi të studiohen, të shikohet mundësia e bërjes një letër presioni prej tyre. Të studiohen kushtet dhe mundësitë, për të shfrytëzuar ndonjë rast të përshtatshëm që ti bëhet një telefonatë anonime për ta frikësuar. Nisur nga të dhënat që bëjnë fjalë për shprehje pakënaqësie nga ana e A. Kondos dhe Xhelal Sukniqit për gjendjen e keqe të jetesës dhe papunësinë, duhet të shfrytëzohet. Agjentura jonë që ka lidhje kontakti me këta të arratisur, të punojë për t’i shtuar dhe thelluar këto pakënaqësi. Mbi këtë bazë, duke shfrytëzuar të dhëna të tjera mbi veset negative dhe pikat e dobëta që dimë për ta, të përpunohet një letër anonime”.

Në raportin e datës 4 prill të viti 1987 thuhet se Aleksandër Kondo është aksidentuar nga një person anonim në datën 20 mars, duke i shpëtuar mrekullisht vdekjes. Sipas vet peshëngritësit shqiptar, siç raporton punonjësi i Sigurimit të shtetit me kodin ‘6110’, aksidenti ishte i rëndë, theu tre brinjë dhe pati një frakturë në qafë, por në spital qëndroi vetëm 3 ditë.

“Ai shprehu për herë të parë dyshimet se dikush po kërkonte ta vriste. Në autostradë një person i paidentifikuar ndaloi makinën përpara tij dhe më pas i dha me shpejtësi, por duke qenë se ka rënë pa ndjenja në tokë nuk ka mundur të japë informacione sesi ka qenë ky person”.

Rreth një muaj më pas, më 2 maj të vitit 1987, Aleksandër Kondo humb jetën. Buletinët informativë në Shtetet e Bashkuara njoftojnë që në moshën 27-vjeçare, peshëngritësi shqiptar humbi jetën në një aksident automobilistik.

Në raportin e datës 15 maj të vitit 1987 shkruhet se kanë qenë dy persona, të cilët e kanë marrë, lëvizur nga padija Aleksandrin, duke e nxjerrë nga makina dhe duke e transportuar në një spital shumë larg, duke i shkaktuar kështu hemorragjinë që i solli humbjen e jetës.

Kategori
Uncategorized

I varrosën për së gjalli në kanal në Vloçisht, unë i pashë me sytë e mi…”

Disa nga shokët që ishin shumë të sëmurë për punë aktualisht varroseshin të gjallë në kanal, midis këtyre ishin Prifti Josif Mihali, Kryetari i Kishës unite (katolike) në Korçë, N/Koloneli Sulejman Vuçiterni, një hoxhë i quajtur Qazim Melçani, n/Kolonel Tefik Hoxha, Riza Qako, Jaçe Zleusha, Luigj Luli, Ali Elezi dhe të tjerë…

Në një raport të Qeverisë Amerikanë të vitit 1955 dërguar në OKB, mbi punën e detyrueshme në Shqipëri dhe kushtet e tmerrshme në kampet burgje të asaj periudhe, jepen veç të tjerash edhe shumë dëshmi të forta të njerëzve që kishin mundur të arratiseshin nga këto kampe dhe kishin mundur të dilnin jashtë Shqipërisë. Ndër ta ishte edhe Skënder Dumja i cituar në këtë raport si më poshtë:

“Midis dekllarimeve të kategoris parë reth Kolonive penale është ajo e dhënë nga Skënder Dumja, i cili kaloj pesë vjet në këto kampe para ikjes së tij për Greqi në Prill 1951.

Simbas Dumes (2) deri n’atë datë kishte 10 burgje politike në Shqipëri në të cilat nja 10.000 njerëz jetonin në Konditat më tmeronjëse. Torturat e tyre dhe trajtimi çnjerëzor ishin përshkruar si të pa-besushme.

Vetë Dumja shërbeu në dy kolonitë penale: në “Kampin e Vdekjes” të katundit Vloçisht afër Korçës, ku nga 1.200 persona, kryesisht njerës të ligjit, doktorë, studentë, ish oficera të naltë, ish nënpunës, klerikë katolikë e Myslimanë dhe tregëtarë, dhe në kampin e Bedenit në Kavajë.

Të burgosurit në kampin e parë punonin në projektin e reklamuar të Maliqit, ndërsa ata të tjerët punonin kanalin kullues Peqin-Kavajë. Në “Kampin e vdekjes” në Vloçisht të burgosurit zgjoheshin n’ora 3,30 dhe fillonin punën në Kanal n’ora 6,00, këtheheshin në kamp n’ora 8 pas dite.

Disa nga shokët që ishin shumë të sëmurë për punë aktualisht varoseshin të gjallë në kanal, midis këtyre ishin Prifti Josif Mihali, Kryetari i Kishës unite (katolike) në Korçë, N/Koloneli Sulejman Vuçiterni, një hoxhë i quajtur Qazim Melçani, n/Kolonel Tefik Hoxha, Riza Qako, Jaçe Zleusha, Luigj Luli, Ali Elezi dhe të tjerë. Për arsye të një thyerje rregulli, një student u lidh nga roja i burgut në një kollonë dhe u la aty për 72 orë…”

k

Kategori
Uncategorized

Gjurmimi i fshehtë i Eqrem Çabejt nga Sigurimi, emrat e operativëve dhe bashkëpunëtorët.

Nga Kastriot Dervishi

Eqrem Çabej (1907-1980) ishte njëri ndër intelektualët e shquar të shkolluar në Perëndim, i cili u ndoq në mënyrë të fshehtë prej Sigurimit të Shtetit për një kohë relativisht të gjatë. Në mënyrë të koncentruar, e të thjeshtësuar, më poshtë një përmbledhje të dhënash që lidhen me gjurmimin e studiuesit të njohur shqiptar.

Arsyet e përndjekjes Çabejt:

1-Arsimimi në Austri. Ndiqej si “agjent i mundshëm gjerman” dhe “aktivitet kundërshtar antipopullor”.

2-Si vëlla i Selaudin Çabejt, ish komandanti i xhandarmërisë dhe nënprefekt, vrarë më 25 janar 1944 në Kosovë.

3-Si vëlla i Xhemiles, gruas së ish prokurorit Selim Damani, një prej drejtuesve të Legalitetit në mërgim.

Kategoritë e gjurmimit

Koha e saktë e kontrollit të parë operativ 2B ndaj Çabejt nuk dihet. Besohet se mund të jetë e viteve 1948-1952. Më parë, mund të ketë qenë pjesë e ndonjë fashikulli informatash. Reparti nr.2011 (ose Dega e 2-të) i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, që merrej me mbrojtjen e pushtetit, organizatat “tradhtare” (Balli e Legaliteti), etj, regjistroi përpunim aktiv 2A më 6.10.1952. U propozua nga operativi TaipRada, u pëlqye nga shefi i seksionit Koli Shuke dhe u miratua nga komandanti i repartit nr.2011, Rasim Dedja. Në arsyetim, shënohej se i përmenduri e urrente shkencën sovjetike, se ishte “një element mjaft inteligjent, me një kulturë të gjerë dhe eksponent i dorës së parë për reaksionin”. Plani përkatës kishte në vëmendje banesën, legatat, Bibliotekën Kombëtare, qendrën e punës, etj. Oficeri i Sigurimit Koli Shuke, me profesion rrobaqepës, drejtonte përpunimin agjenturial-operativ. Për çudi, një tjetër rrobaqepës në profesion Llazar Karafili, vijoi këtë përpunim nga Sigurimi. U hartuan 7 plane masash, shto edhe një të veçantë special. Në vitet 1953-1956 përpunimi vazhdoi nga Dega e 3-të e Sigurimit të Shtetit. Në vitet 1956-1966 përpunimin e ndoqi Dega e 2-të e drejtorisë në fjalë. Pas 6 vitesh, më 25.10.1958, përpunimi u kthye në kontroll operativ 2B.

Në raport thuhej se gjatë përpunimit “nuk ka dalë ndonjë gjë interesante rreth tij me përjashtim të pakënaqësive dhe komentimeve në disa raste të situatës ndërkombëtare që ka bërë në favor të imperialistëve”. Më 24.10.1963 dosja arkivohet në Degën e 4-t të Drejtorisë së Dytë të Sigurimit të Shtetit. Raportimet vijuese kanë çrregullsi. Gjatë kësaj kohe, “Jaku” dhe “Moli” janë dy intelektualët kryesorë që raportojnë për Çabejn. E fundit është e datës 27.6.1978. Çabej ndërroi jetë më 13.8.1980, ndërsa më 16.1.1981 Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë mori vendimin e arkivimit të dosjes si me vlerë historike (mund të kishte marrë edhe vendim asgjësimi). Për “agjentin e mundshëm gjerman” nuk kishte dalë asgjë.

Lista e punëtorëve operativë që kanë drejtuar përpunimin ose kanë marrë pjesë në të:

Taip Rada (1952)

Koli Shuke, (1952)

Laze Dane (1952-1953),

Todo Gusho (1953, 1955)

Raqi Zavalani 1953

Llazar Karafili (1953-1956)

Kosta Goce (1955)

DhimitërLazri (1956-1958)

Koli Sollaku (1957)

Gaqo Pema (1957)

Koli Miti (1958)

Qirjako Prokopi (1960-1961)

Kadri Gojashi (1961-1962)

Mustafa Kondo (1962)

Dhimitër Lazri (1962-1963)

Thanas Bare (1962)

Gaqo Pema (1962)

Qirjako Prokopi (1963)

Shefik Hasku (1969)

Vasil Shiko (1970)

Ropi Postoli (1970-1973)

Miti Teneqexhiu (1971)

Llambi Jano (1973)

Astrit Mataj (1975)

-Lista e kryetarëve të degëve të drejtorisë së kundërzbulimit që ndiqnin përpunimin në periudhën më kryesore: Rasim Dedja 1952 – 1953, Jashar Kasimati 1953 – 1955, Halim Xhelo 1955 – 1956, Filat Muço 1956-1962, Sotiraq Zavalani 1962-1964.

-Lista e bashkëpunëtorëve: “Tisi”, “Prurësja”, “Gjevreku”, “Aeroporti i Tiranës”, “Fasule Korçës”, “Kala”, “Taraboshi”, “Droja”, “Shigjeta”, “Dhelpëria”, “Therepelesi”, “Edija”, “Jaku”, “Çajupi”, “Moli”.

Kategori
Uncategorized

Letra që i dënuari Haxhi Baçinozi i dërgoi Nexhmije Hoxhës: Krimet tuaja s’ka sociolog dhe shkrimtar në botë që t’i përshkruajë

Haxhiu në hetuesi pas revoltës së Qafë Barit në vitin 1984 dhe letra e vitit 1990 dërguar Nexhmije HoxhësHaxhiu në hetuesi pas revoltës së Qafë Barit në vitin 1984 dhe letra e vitit 1990 dërguar Nexhmije Hoxhës

Nga Kastriot Dervishi

Haxhi Shefqet Baçinozi, lindur më 2.7.1957 në Fier, banues në Radostimë të Rrethit Fier, u nda dje nga jeta. Plumbat i morën jetën një prej të dënuarve politikë më qëndrestarë e më të papërkulur ndaj regjimit komunist. Në këtë çast të dhimbshëm për familjen e tij, kam dëshirë të kujtoj burgosjet dhe letrën e jashtëzakonshme drejtuar bashkëshortes së diktatorit komunist të Shqipërisë.

Haxhiu ishte efektiv i repartit ushtarak nr.4832, Poshnjë Berat, kur u arrestua më 11.8.1981. Me vendimin nr.7, datë 30.1.1982 në Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Rrethit Tiranë, u deklarua fajtor kryesisht në bazë të nenit 55 të Kodit Penal dhe u dënua me 10 burgim. Së bashku me të u dënuan edhe Agim Sula nga Tirana dhe Dashamir Lufta nga Elbasani. Gjatë vuajtjes së dënimit, për pjesëmarrje në revoltën e Qafë Barit, me vendimin nr.3, datë 3.6.1984 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, u dënua me 20 vjet burgim.

Më 18.2.1990 ai i dërgon një letër Nexhmije Hoxhës, asokohe drejtore e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste dhe kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë, në të cilët shkruan për krimet e regjimit ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe atyre të Kosovës në veçanti. Nexhmija nuk lë shënim në letër, por Leka Shkurti, ia përcjell më 5.3.1990 zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizit. Ky i fundit kërkon të dhëna prej zëvendëskryetarit të Degës së 8-të (që mbulonte kampet dhe burgjet) të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në MPB, Nazmi Domi. Në përgjigjen e datës 12.3.1990, Domi shkruan se qysh prej datës 17.6.1984, Baçinozi vuante dënimin në Burgun e Burrelit ku mbante “qëndrim shumë negativ”. Në fillim të vitit ishte takuar me të prokurori i përgjithshëm në burg, por edhe para tij kishte mbajtur “qëndrim të keq”. Më 23.2.1990 kishte qenë njëri prej 32 të burgosurve që shpallën grevën e urisë.

U lirua nga burgimi me dekretin nr.7471, datë 12.3.1991 të Presidiumit të Kuvendit Popullor (nr.149 i listës), kur i kishin ngelur edhe 3 vjet nga dënimet e dhëna. Vuajti gjithsej 9 vjet, 7 muaj e 18 ditë. Mbeti gjithnjë i kthjellët si antikomunist.

***

Letra drejtuar Nexhmije Hoxhës

Znj.kryetare!

Një kosovar i dënuar në Shqipëri me burg të përjetshëm kërkon përgjigje. Quhem Haxhi Baçinozi, pinjoll i një familje luftëtarësh që qëndruan në malet e Kosovës 15 vjet me radhë me armë në dorë, më hollësisht shih Enciklopedinë Shqiptare! Jam arrestuar në radhët e ushtrisë në vitin 1981 krimi agjitacion e propagandë, paragrafi nr.55 i Kodit Penal dhe duke vuajtur dënimin në burgun skëterrë të Qaf Barit. Në maj 1984 arrestohem përsëri, por kësaj radhe si pjesëtar i organizatës kundërrevolucionare, fantazia e bandës kriminale të Sigurimit të Shtetit nuk njeh kufi, imagjino organizatë kundërrevolucionare e krijuar brenda telave me gjemba e grykës së mitralozave dhe me këtë mora një dënim të përjetshëm e gjendem në burgun mesjetar të Burrelit, natyrisht mbas një torturimi fizik dhe psikik dhe një gjyqi me dyer të mbyllura dhe në mbarim të gjyqit më merret akt-akuza me dhunë nga inkuizitorët e mi, e të dhjetëra-mijëra të pafajshmëve si unë, këto ishin një e qindta e atyre që unë kam heq, e po heq aktualisht në burgun tuaj shfarosës të Burrelit.

Të përshkruhen krimet e gjenocidit që ushtrohet mbi popullin shqiptar nga regjimi juaj rreth një gjysëm shekulli me radhë, duhen penat e sociologëve e shkrimtarëve të të gjithë botës dhe zor se do të ishin në gjendje me e portretizuar realitetin tragjik të këtij populli të martirizuar. Por desha t’ju pyes ju çfarë i kam bërë unë shtetit konkretisht dhe kush jam unë? Një njeri krejt i thjeshtë me arsim fillor, pra kuptohet edhe aftësia ime për t’ju rrezikuar juve pushtetin. 

Për të tilla “krime” asnjë lloj regjimi diktatorial as që do të merrte mundimin me më pyetur dhe jo më të më merrte rininë dhe krejt jetën time, përveçse regjimi juaj gjakatar.

Ku keni ju gojë të flitni për humanizëm apo për të drejtat e njeriut, kur ju keni 46 vjet që torturoni një popull 3 milionësh që Shqipërinë e keni kthyer në burg 28 mijë km2. Mbasi nuk njeh historia që një vend të quhet shtet e të jetë i rrethuar me tela me gjemba. Ju arritët t’i shpërfytyroni shqiptarët duke i shkaktuar dëme shqiptarëve, si mund të flitni në mbrojtje të kosovarëve kur me qindra kosovarë që erdhën në Shqipërinë e pas luftës vdiqën ose u gjymtuan përjetë në kampet e burgjet shfarosëse të çifligut të burrit tuaj. Kalaja e Gjirokastrës, Maliqi, Tërbufi, Thumana, Bedeni i Kavajas, Zadrima, Bulqiza, Spaçi, Batra dhe maja e ajsbergut të krimeve, Burreli, do të kujtohen brez pas brezi si varrezat e mijëra shqiptarëve të pafajshëm në këto vende pellgje gjaku kufomash e gjymtimesh. Ka arritur të hajë të vjellat e shokut i burgosuri juaj, atëherë me ç’të drejtë flet për kosovarët kur sot e kësaj dite dergjen prej 3 dekadash me dhjetëra kosovarë, një përqindje e vogël e atyre që janë shfarosur nga banda kriminale e sigurimit të shtetit, me sloganin e njohur “agjentë të UDB-së” jugosllave. E atëherë si mund të flitni për kosovarët që jetojnë në Jugosllavi, kur ju s’keni lanë krim as poshtërsi pa ju bërë e që me dhjetëra si unë na mbani hala në burg, kur në Jugosllavi asht demokracia amerikane nëse mund të bëhet krahasim me terrorin që ekziston në burgun tuaj 3 milionësh. Ju, me paturpësi arritët me i bë telegram Nelson Mandelës, duke e ngushëlluar për “vuajtjet” në burgjet raciste, kur ai bën burg me çokollata dhe është politikan i deklaruar dhe kur në burg takon gazetarë e personalitete nga e gjithë bota dhe në rast sëmundje, kurohet në klinika private. Kurse mua, e qindra si unë, njerëz të zakonshëm, nuk lejohet as shokë, as miq as farë e fis, vetëm familja në takim dhe ky takim vetëm 10 minuta në muaj nëpërmjet një sporteli të blinduar ku nënat tona nuk na shohin vetëm 1/3 e fytyrës. Po kufizimi i ushqimit në 2 kg në muaj. A ka krim më çnjerëzor se një trajtim I tillë dhe kundër kujt pa? kundër njerëzve të pafajshëm, a mendon se nënat e motrat shqiptare këtu në Kosovë i ke veshë në të zeza, sa gra i ke lanë të veja dhe sa mijë jetimë. Për këto gjana nuk do të ketë as sociolog, as shkrimtar në glob t’i përshkruajë apo portretizojë realisht një gjenocide të tillë, që nuk njeh asnjë periudhë e historisë njerëzore. Ju kujtoj një thënie shqiptare se “met nana pa djalë, se nuk met gjak pa marrë”! 

Jua drejtoj këtë letër me qëllim përgjigje dhe përgjigjja juaj do të jetë ekzekutimi im. Por jam krenar t’i jap fund këtij poshtërimi dhe asgjësimi të ngadalshëm.

S’kam frikë nga vdekja, se jam pjellë e atyre që veç pushka i ka marrë dhe vdekjen e kanë përbuzë. Natyrisht që ju nuk do të keni kurajo me mekzekutu direkt, por me metoda të stërholluara siç keni bat tash e 46 vjet, por dije se gjithë shqiptarët nuk do t’i shfarosësh.

 

I dënuari politik, Haxhi Baçinozi

18 shkurt 1990

Kategori
Uncategorized

VRASJE E POROSITUR

Nuk i thyen dot me tortura, tani provojne me plumb.

Nga Mona Rusi/

Vritet ne nje priten e ngritur enkas ish i burgosuri politik ne kohen e diktatures, dy here I denuari prej saj Haxhi Binxhozi. .

Tashme eshte bere i njohur fakti qe vrasja e tij eshte bere me porosi dhe per llogari te kriminelit Edmond Caja, ish drejtorit te burgut Qafe Bari ne kohen e diktatures, i cili eshte ndaluar nga organet kompetente gjermane dhe po hetohet lidhur me te shkuaren e tij kriminale kur ishte ne postin e drejtorit te burgjeve.

Nga postime te ndryshme ne portalet e mediave online, jane bere shume here denoncime per qendrimet e tij cnjerzore , per torturat qe ky monster ka bere ndaj te burgosurve te ndergjegjes. Ai eshte cilesuar prej tyre si kriminel potencial, torturat e te cilit u kane shkaktuar deme te renda shendetit dhe fizikut te burgosurve. Prandaj keta kur kane marre vesh qe Edmond Caja ka fituar edhe statusin politik nga emigracioni gjerman jane revoltuar dhe i kane kerkuar ndihme Insitutit te Reabilitimit te viktimave te komunizmit per te paraqitur prane organeve kompetente gjermane materiale qe provojne qendrimet dhe veprimet kriminale te ish drejtorit te burgut Edmond Caja.

Eshte per te ardhur keq qe pjesa me e madhe e media (qe jane licensuar si publike, jane shmangur nga kjo problematike e mprehte. Kjo tregon mungesen e lirise mediatike, zgjatjen e dores kriminale te shefit qeveritar te droges – diktatori i ri Rama.

Policia politike, nga ana tjeter, e udhehequr nga nje ish ushtarak me prirje kriminale, vazhdon ta mbaje ne terr informativ publikun lidhur me autorin e krimit, porositesin e vrasjes, motivin e qartesuar tashme,

Dihet se cila eshte aresyeja qe qeveria e narkotrafikut dhe “media e shternguar prej saj nuk trajtojne rastin e kriminelit Caja, apo te tjere horrave te diktatures, derisa ne maje te kupoles se llapaqenerise ( qe duhej te ishte kuvendi I mendjes!) qendron hartuesi dhe zbatuesi i masakres se 2 Prillit.

Por le te merremi me krimineli Caja. Ai ka besuar se kriminelet ne pushtet do ja mbanin “te ngrohta” krahet dhe nuk do mundesonin zbulimin e te shkuares se Cajes. Por ja qe e verteta i theu te gjitha barrierat dhe u shfaq lakuriqe dhe mashtrimi i kriminelit Caja u kthye ne boomerang dhe shoku kriminel u arrestua.

Por krimineli Caja ka menduar te qeroje hesapet me deshmitaret denoncues, ndaj urdheroi vrasjen e Haxhi Binxhozit.

Beteja me kriminelet e diktatures ka hyre ne nje faze te ashper. Atyre qe nuk u thyen nga torturat me cnjerzore duan ti heshtin me plumb.

Tani eshte radha e te mbijetuarve. Cilet arme do zgjedhin ata ?

Në foto viktima Haxhi Binxhozi.

Kategori
Uncategorized

Kategori
Uncategorized

Edi Rama, atë ditë nuk do t’ia uroja as hasmit. Sepse kam frikë, se lëkurën do ta bëjnë hajmali.

Edi Rama,

Ti do të mbijetosh edhe një muaj; dy muaj; tre muaj. Po ku do të shkosh më tej?!

Shikoni se çfarë ndodhë kur përpiqesh të zësh një popull në çark, sidomos një popull që është i vetëdijësuar se çfarë përbindëshi ka përballë. I vetëdijësuar jo thjesht nga arsyeja, por nga thika që i ke ngulur në palcë.

Popullin armik mundesh ta zhdepësh me gaz të ashpër lotsjellës. Mundesh t’i injorosh 300.000 armiq të brendshëm të pushtetit tënd kriminal që protestojnë paqësisht kundër teje. Mundesh t’i mbysësh armiqtë e tu me propagandë. Mundesh edhe të blesh 50 njerëz dhe t’i quash “opozitë” e re. Para ke pa hesap, sigurisht.

Mediatikisht, ushtria e mercenarëve do vazhdojë mbështetjen pa kushte, sa kohë që ti do t’u hedhësh ushqim. Frroku, Mero, Lorenci, Muchi, Zaloshnja, Vasjari, Minxhozi, Fevzo, Sokoli, Vasili dhe shumë të tjerë do të vazhdojnë ta lehtësojnë dhimbjen. Por dhimbja jote është e pashpresë. Nuk ka shërim.

Të gjitha këto janë favoret e tua, prej të cilave ti po mbijeton, përkohësisht.

Po më pas?!

Më pas, do të fillojë të mblidhet një lëmsh në grykë tek shqiptarët. Çdo armik do të qëndrojë para teje duke të urryer. Çdo ditë e më shumë, deri sa urrejtja do të të kthehet në vullkan.

Atë ditë nuk do t’ia uroja as hasmit. Sepse kam frikë, se lëkurën do ta bëjnë hajmali.

Kategori
Uncategorized

Me gjithë mend e keni, o kurvat e shpirtit?!

Dy fjalë për “mendjendriturit flokëbardhë”

Nga Erl Kodra/

Me siguri që ju i njihni ata. I njihni, sepse janë pjesë e shoqërisë tonë, madje janë shumë më shumë se sa kaq; ata i shohim përnatë nëpër ekrane duke bërë akrobaci spektakolare. Njëzet e tetë vjet që bëjnë të njëjtën gjë, njëlloj kllounade rrotulluese. Po shpjegohem.

Në fillim braktisën në masë gjithçka që kishte lidhje me Partinë e Punës. At’botë askush nuk të gjykonte se nga vije, mjafton që të ngrije dy gishtat lart, duke mallkuar nënën Parti që i hante bijtë e saj si kulçedra me shtatë kokë. Jeta e tyre është krejt interesante; sepse ata kanë njëlloj talenti origjinal; talent në poezi, gazetari dhe reportazhe. Ndonjë syresh, karrierën e ka filluar në shtypin e shkruar të Partisë.

Unë besoj se fillimet i kishin të sinqerta, dhe besonin fort në ato çfarë shkruanin. Këtu qëndron edhe arsyeja pse pena e tyre ngjiste, ndërsa fjalët mbanin peshën të rëndë të lirisë. Dy janë kushtet që lexuesi të besojë fort tek fjala jote; raporti me të vertetën dhe sinqeriteti.

Por për fat të keq, njeriu është qenie e brishtë, i tundueshëm nga mëkati i ëmbël i parasë.

Ne jemi një shoqëri që bëjmë korrupsion me gjithçka. Dikush shet shërbimet e shtetit, dikush tjetër shet drejtësi; ne bëjmë korrupsion me gjëra të mëdha dhe të vogla, sipas takatit, sipas taksidarit, sipas ofiqarit. Shpesh është bërë korrupsion edhe me jetën, sidomos me jetën.

Por nuk ka fëlliqësi më të madhe në faqe të dheut se sa korrupsioni me fjalën. Çfarë neverie!

Sepse fjala thuhet masivisht, përhapet si virusi në eter. Që në krye ajo mendohet me qëllim të keq, për të fshehur të vertetën dhe mbuluar mashtrimin. Në të gjitha rastet për shërbime ndaj pushtetit politik dhe ekonomik, në shkëmbim të shumave të majme. Shpesh herë edhe për interesa të qarta anti shqiptare.

Shikojeni se çfarë ndodh sot e gjithë ditën në ekranet e shitura, gazetat dhe portalet. Vështroni se si gulçojnë duke denigruar hiç më pak se opozitën shqiptare. Dëgjoni pak perversitetet që nxjerrin nga goja personazhet me flokë të bardha, në emër të parasë sigurisht, teksa deklarojnë se kanë “identifikuar bashkëpunëtorët e Rusisë” bash në krye të opozitës shqiptare. Të njëjtët, që akrobacitë e çuditshme me fjalën i kanë kthyer në burim të ardhurash.

A e kuptoni se çfarë gjame po i bani popullit tuej, o mjerana të qelbun në pare të pista?

Dhe pretendoni se ne duhet t’i besojmë broçkullat tuaja, ndërsa na i servirni ato nëpër ekrane, të llustruara me fjalor të kuruar, të sheqerosura me portretet tauja flokëbardha, se kinse, ju korifej të fjalës, po mendoni për të mirën tonë, dhe zaten, ju po na ndriçoni që të mos i besojmë opozitës “tradhëtare”?

Me gjithë mend e keni, o kurvat e shpirtit?!

Kaq shumë ju është errur arsyeja prej pares së madhe, sa zhgrryheni si derrat nëpër studio, teksa përpiqeni të na mbushni mendjen me rrena?!

Me rrenat e Edi Ramës, pale!

Kurvëria e grave qoftë bekuar, por kjo e “mendjendriturve” burra është lemeri.

Kategori
Uncategorized

CDU e Merkel/ Ështe fat që në Shqipëri ekziston PD.

Sot përfqasuesi i CDU gjermane Martin Henze tha: “… është fat që në Shqipëri ekziston PD…. “, e cila është jo vetëm themeluesja e pluralizmit në Shqipëri, 28 vjet më parë, por edhe mbrojtësja e vetme perëndimore e demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri, mbrojtësja e vetme e sigurisë dhe stabilitetit në rajon…

Ja çfarë deklaroi ai.

Është fat i madh që CDU gjermane dhe Merkel janë shprehur ndryshe nga ndërkombëtarët e tjerë, kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan…, të cilët kërkon ti hedhë në erë Rama, Vucic dhe Thaci…

Është fat i madh që CDU gjermane e ka të qartë sesi Edi Rama së bashku me Vucic e Thacin duan ti fusin thikën pas shpine stabilitetit të Ballkanit dhe të Europës…

Është fat i madh që CDU gjermane e ka mirë të qartë se PD është partia perëndimore në Shqipëri dhe rama është drejtuesi i një partie që rrënjët i ka të trashëgimia serbo-ruse…

Është fat i madh që përfaqsuesi i CDU gjermane foli sot ndryshe nga të gjithë ndërkombëtarët për krizën politike në Shqipëri…duke mbështetur veprimet e PD…

Është fat i madh që CDU gjermane mbështeti dhe kërkon të shëptojë nga eleminimi partinë 28 vjecare shqiptare, PD…

Partinë nga e cila 28 vjet më parë lindi pluralizmi….

Partinë që kërkon të vrasë Edi Rama, drejtuesi i partisë 78 vjecare të Punës…

Është fat i madh që ekziston CDU gjermane që po shpëton pluralizmin në Shqipëri…

Pluralizmin që lindi 28 vjet më parë me ndihmën e SHBA dhe të Gjermanisë…

Pluralizmin që kërkon të vrasë Edi Rama, drejtuesi i partisë 78 vjecare staliniste…

PSSH që 28 vjet më parë doli nga barku i PPSH…

Është fat i madh që  CDU gjermane e ka kuptuar se Edi Rama ka tjetërsuar të vërtetën…

Të vertetën mbi realitetin e zymtë shqiptar nën drejtimin e Edi Ramës….

Të vërtetën se vëndi është pa Gjykatë Kushtetuese….

Të vërtetën përse PD është detyruar të djegë mandatet…

Të vërtetën e madhe sesi Rama ka blerë votat dhe ka kërcënuar votuesit…

Është fat i madh që ekziston CDU gjermane që e di sesa i lidhur është Edi Rama me krimin…

Sesa i korruptuar është Edi Rama ….

Përse Edi Rama mbron dhe ka frikë nga Sajmir Tahiri…

Sesa i lidhur është Edi Rama më familjet dhe klanet mafioze….

Sesi Edi Rama ka mbushur kuvendin me kriminelë dhe oligarkë…

Sesi ia ka fshehur 200 milion euro në parajsat fiskale….

Sesi Edi Rama komprometon zyrtarët e Brukselit dhe disa ambasadorë në Tiranë…

Sesi Edi Rama i filtron informacionet për bëmat e zullumet tij që përfundojnë në veshët e ndërkombëtarve të zbukuruara dhe të sheqeresura….

Sesi korrupsioni i Edi Ramës po pengon investimet e huaja dhe vecanërisht ato gjermane në Shqipëri…

Sesi Edi Rama duke shkatërruar Gjykatën Kushtetuese po pengon zgjidhjen e krizës që ka krijuar po vetë duke vjedhur mandatet dhe duke synuar të krijojë opozitën fasadë…

Është fat i madh që ekziston CDU gjermane që shkatërroi sot të gjithë tymnajën që u përhap sot për të shuar nesër protestën e qytetarëve të revoltuar nga e gjithë Shqipëria…

Është fat i madh që qytetërët shqiptarë dhe vecanërisht militantët e opozitës kanë  mbështetjen e CDU gjermane dhe drejpërdrejtë të qeverisë gjermane të drejtuar nga Merkel…

Është fat i madh që demokracia shqiptare ka mbështetjen e qeverisë dhe të medias gjermane…

Prandaj qytetërët shqiptarë duhet të jenë nesër masivisht në protestë…

E vërteta që ata kanë në zemër dhe në mëndje njihet dhe mbështetet nga CDU gjermane, nga qeveria dhe media gjermane, pra nga shumica e gjermanëve….

Ky realisht është një fat i madh….prandaj kauza e PD dhe e opozitës do të trimfojnë…

Syri.net

Kategori
Uncategorized

Mos mungo Eja dhe ti.

Nesër eja dhe ti

Nga Gani Murati

Nesër ne zhvillojmë një protestë kombëtare dhe madhështore

Ftojmë cdo qytetarë pa dallim partiak të marrin pjesë për të drejtat që i takojnë dhe na takojnë

Nesër duhet të bëhemi bashkë

Për papunsinë që ka prekur vendin me shifra galopante

Nesër duhet të bashkohemi për

Taksat të larta për rritjen e energjisë elektrike ujin dhe cdo gjë në kurriz të qytetarve

Ti themi sëbashku jo kësaj qeverie uzurpuese dhe kriminale që për 6 vjet po e zhvat këtë popull cdo ditë

Nesër të bashkohemi për të

Ardhmen tonë

Për të nesermen e sigurtë

Protesta premton

Bashkë ja dalim

Nisja nga elbasani ora 08:30

Mos mungo

Eja dhe ti

Kategori
Uncategorized

“rilindja” dhe opozita e re.

Pertro Marko më ka treguar,të njëjtën ngjarje që im atë e kishte mësuar në burg.

1956 konferenca e Tiranës.

Një grup i madh delegatësh ishin kundër E.Hoxhës dhe M.Shehut të cilët ishin me pushime në Vlorë.

Salla brohoriste pro Tuk Jakovës dhe kundër tyre….Beqir Balluku i lajmëron……dhe ata nisen urgjent me helikopter nga Vlora.Hyjnë në sallë M.Shehu nxjerr koburen e vendos mbi tryezë dhe thotë;” Kush guxon të dalë kundër shokut Enver dhe meje të dalë se e pret kjo..

” Nga salla ngrihet Pajo Islami,nxjerr koburen dhe i thotë;

“Hajde trim,hiqe se edhe kjo e imja barut ka nuk ka mut…” U bë rrëmujë..

Ndërhyri Hoxha;”Të qetësohemi,shoku Mehmet gaboi po edhe ti shoku Pajo u nxitove…të vemi në shtëpi të qetësohemi,mblidhemi përsëri dhe nëse nuk na doni mua dhe shokun Mehmet,neve largohemi..

” Ikën në shtëpi të gjithë,thotë Petro…dhe sapo u ula në tryezë ra dera,na morën na ngarkuan në kamionë dhe drejt e në Porto Palermo.

Tuk Jakova dihet,

Pajo Islami 25 vjet burg…ne të tjerët po ashtu dihet.

Në sallë ishte një “opozitë” e re.

Traditë vallë…..

Mga Murat Basha.

Kategori
Uncategorized

Video,si funksionon Soros në Shqipëri.

Altin Goxhaj, avokati dhe aktivisti i shquar i Lëvizjes Antisoros ishte i ftuar në emsionin “Shkruaje në Akull” në Zjarr Televizon.

Ai ka folur për lidhjet e Xhorxh Sorosit me politikën shqiptare, ku ka treguar se në vitin 1993 Rama është prezantuar personalisht, fizikisht me Sorosin, teksa në borin e Sorosit ka qenë themelues, gjë që e ka deklaruar vet Sorosi në Fondacionin e tij tek zyrat që ndodhenin në Tiranë tek piramida.

Goxhaj ka thënë se Sorosi i ka nxjerrë lekët që ka hedhur në Shqipëri, gati 10 apo 20 herë më shumë.

Deklarimet e tij janë shokuese ku tregon përfshirjen e eksponentëve të politkës me Sorosin.

Intervista e avokatit  Altin Goxhaj

Në 1993 është prezantuar personalisht fizikisht Rama me Sorosin, por në bordin e Sorosit ka qenë themelues, e thotë Sorosi këtë gjë në Fondacionin e Sorosit Tiranë, tek zyrat që ka pas tek piramida në 1992.

Me thënë të drejtën, është punuar fort 27 vjet duke llogaritur në 2019 që Sorosi ta ketë këtë tepsi, por Rama ishte ai që do merrësh me thikën që pret tortën.

Sorosi i ka nxjerrë lekët që ka hedhur në Shqipëri, nja 10 deri në 20 herë. Përshembull, një nga dyqanet “Besa”.

Besa ka qenë Fondacion , kur u themelua në vitin 1998, 1 milionë dollarë i hodhi Xhorxh Sorosi, për Fondacionin Besa, dhe 29 milionë dollarë qeveria shqiptare. Por Fondacioni u bë i Sorosit, megjithëse hodhi qeveria shqiptare 29 milionë dollarë, ia dhuroi Besës 29 milionë dollarë.

Në vitin 1998,  Milva Ikonomi bëri raportin dhe tha do themelojmë Fondacionin Besa, 29 milionë dollarë do ti hedhi qeveria shqiptare, dhe 1 milionë dollarë do ti hedhi Xhorxh Sorosi. Dhe ky do quhet Fondi Besa i Fondacionit Soros.

Nga 1998 deri në vitin 2007, Fondacioni Besa i ka sjellë një xhiro 280 milionë dollarë, që nuk ishin më të shtetit shqiptar por të Fondacionit Soros.

Po si i bëri këto para?

Shteti shqiptar i dhuronte vazhdimisht Fondacionit Soros para.

Përshembull, në qeverinë e Nanos i jepeshin pare. Në vitin 2000, Ilir Meta kryeministër i vë gjobë Sorosit 1 milionë dollarë për evazion fiskal Fondacionit Besa, dhe e kundërshtoi në gjykatë fondacionin.

Kur mbaron gjyqi i shkallës së parë, themelohet “Majfti”. Edhe Mjaftin e themeloi Sorosi dhe fiton prap gjyqin. Tani kryeministër ishte Fatos Nano dhe fillon debati i gjykatës midis fondacionit Besa dhe qeverisë shqiptare, në apel dhe bëhen protesta kundër Nanos në janar 2004.

Në 2005 qeveria shqiptare fiton gjyqin kundër Sorosit në Gjykatën e Lartë për evazion fiskal. Këta i jepnin kredi, merrnin pare, hidhnin kredi, merrnin shtetit pare dhe s’paguante asnjë taskë se jemi fondacion jofitimprurës.

Të gjitha bankat paguanin taksat, vetëm këta jo. Shteti shqiptar fitoi gjyqin me kryeministër Fatos Nanon  në Gjykatën e Lartë. Ishin shtuar protestat kundër Nanos. Një ditë të bukur bëhet mbledhja e qeverisë dhe vendos qeveria shqiptare që 1 milionë e gjysëm dollarë që do t’i paguante Besa shtetit shqiptar për evazion fiskal.

Atë kohë Mjafti merr përsipër të bëjë një sondazh, kush do fitojë zgjdhjet, “Gallup” Kjo ndodhi pasi qeveria shqiptare i jep Fondit Besa 2 milionë euro dhuratë. Sondazhi sipas Erion Velisë fitonte PS-ja jo PD-ja. Para se të dilte rezultati i sondazhit, qeveria shqiptare i dhuroi Fondit Besa 2 milionë euro,

Në 2006 bëhet ligji i ri bankar dhe nuk lejohet që fondacionet të mbajnë procedura mikrokredie, të ekzistojnë si fonde mikrokredie. Po çfarë bëri fondacioni Besa?

280 milionë dollarët që qarkullonin, 29 milionë ishin të shtetit dhe 1 milionë të Sorosit, shto dhe ndihmat që jepte vazhdimisht qeveria shqiptare, që ishte fondi kapital. Shkon në gjykatë dhe thotë:  Fondacioni Besa do të ngrejë një fond që quhet Fondi Besa SHA. Pasi bënë këtë gjë, Fondi Besa prezantohet me dokumenta të falsifikuara në bankat e shtetit dhe thotë se Fondacioni Besa tani është Fondi Besa. Gjithë pasurinë e vënë me paret e shtetit shqiptar e ktheu në pronë të shoqërisë aksionere Fondi Besa, që do të thotë, paratë e shtetit shqiptar kur u ndalua me ligj të vazhdonin, duhet të ktheheshin, ku 97 % do ta merrte shteti dhe 3 % Fondi Besa, ky ishte kapitali fillestar.

Për më tepër ndiqni emisionin e plotë

Zjarr Televizion

Shkruaje ne Akull – Altin Goxhaj, shpjegon si funksionon Soros ne Shqiperi (4 Shkurt 2019)

Shkruaje ne Akull – Altin Goxhaj, shpjegon si funksionon Soros ne Shqipe… https://youtu.be/mwSC-xTJdHI via @YouTube

An error occurred.

Try watching this video on www.youtube.com, or enable JavaScript if it is disabled in your browser.

 

 

 

Kategori
Uncategorized

Deputeti i ri Ylli Shehu fsheh dënimin e vitit 2008

Ylli Shehu, deputeti i ri nga listat e LSI-së, i cili u betua në Kuvend më 4 mars, ka fshehur në formularin e dekriminalizimit depozituar në KQZ, një denim për kontrabantë, fallsifikimit të dokumenteve dhe të fallsifikimit të vulave, stampave ose formularëve. Vendimi për dënimin e tij mban datën 18 Nëntor 2008, dhe është dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.

“News 24” ka siguruar vendimin e Gjykatës së Korçës, që e gjen fajtor Shehun, i cili si dënim duhet të paguante 600 mijë lekë të rinj, për të tre vepra penale. Në vendim thuhet se Shehu kishte futur në Shqipëri në muajt tetor-nëntor 2003, një automjet BMË X5, pa paguar detyrimin e saktë doganor dhe kishte dashur ta targonte duke paraqitur në Degën e Koganës Korçë dokumenta të rreme zhdoganimi. Gjykata vleresoi se nëpërmjet këtij veprimi, Ylli Shehu kishte mundur të shmagej nga detyrimi doganor në shumën 1.110.109 lekë, duke paguar vetëm 154.421 lekë.

Gjykata e Korçës, parashtron se dokumentet e parqitura kishin bërë të mundur që Ylli Shehu të merrte deklaratën doganore dhe më pas këtë deklaratë ta ndryshonte në përmbajtje, në vula, shkrime e nënshkrime të Doganës Korçë. Më pas, këtë deklaratë së bashku me dokumentet e tjera të mjetit BMW X5, i kishte dorëzuar në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor Tiranë, ku kishte bërë edhe targimin. Pas këtyre veprimeve, Shehu kishte shitur mjetin në 11 shkurt 2004.

Sipas dokumenteve, avokati mbrojtës Robert Hysa, gjatë procesit kishte pohuar se i pandehuri Ylli Shehu i pranonte akuzat dhe se ndihej i penduar. Madje kishte kërkuar edhe masa lehtësuese për arsye se i mbrojturi prej tij ishte pa precedent penal, në kushte të vështira ekonomike e familjare.

Në fund të gjykimit Gjykata kishte vendosur dënimin me 200 mijë lekë të rinj për secilën vepër penale ndaj Ylli Shehut.

Ky dënim i nëntorit 2008 është fshehur në deklaratën e dekriminalizimit, detyrim ligjor për çdo zyrtar të lartë të zgjedhur.

Në formular, Ylli Shehu ka përmendur vetëm dënimin e marrë në 20 mars 2007, nga Gjykata e Tiranës, po për kontrabandë dhe ku dënohej me gjobë në 200 mijë lekë të rinj. Por edhe këtë vendim, menjëherë pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin në Kuvend në vitin 2015, Shehu e kishte fshehur. Por që bëri plotësimet e nevojshme pak më vonë, e për pasojë nuk u mor asnjë vendim për ndërprerjen e mandatit.

Megjithatë mandatin e deputetit e mori dhe sot është anëtar i kuvendit të Shqipërisë.

Kategori
Uncategorized

Merret 9 orë peng avokati i njohur.

Avokati i njohur..9 ore peng per llogari te trafikanteve te droges…

Premtimi i pambajtur per njeriun qe eshte ne qeli nga Krimet e Renda, ka sjelle reagimin qe ka degraduar ne kete ngjarje.

Nje avokat i njohur qe leviz me shofer, i cili ka administruar poste te rendesishme ne sistemin e drejtesie, merret peng per mashtrim, nga disa persona nga Fushekruja.

E kane futur ne nje bagazh makine dhe e kane trajtuar me konsiderate pa demtime serioze ne fytyre, sjellje qe solli plotesimin e disa kushteve te pengmarresve te perkoheshem. Ai eshte rikthyer ne liri pas nente oresh.

Megjithese eshte e pamundur, ndoshta policia nuk ka mundur ta marre vesh ngjarjen e rende. Avokati ka neper duar nje çeshtje te rendesishme, ne nje dosje te trafikut te droges.

Premtimi i pambajtur per njeriun qe eshte ne qeli nga Krimet e Renda, ka sjelle reagimin qe ka degraduar ne kete ngjarje.

Per te rifituar lirine, avokati ka plotesuar disa ‘kushte’ te kontrates paraprake…

Gazetari Basir Çollaku/

Kategori
Uncategorized

🇺🇸🇦🇱15 mars, ne festojmë përvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë (më 15 mars, 1991).

🇺🇸🇦🇱🇺🇸🇦🇱🇺🇸🇦🇱🇺🇸🇦🇱🇺🇸🇦🇱🇺🇸🇦🇱🇺🇸🇦🇱🇺🇸🇦🇱🇺🇸Ambasada amerikane ne Tirane ka rikujtuar sot diten e shenuar, te pervjetorit te rivendosjes se marredhenieve diplomatike mes SHBA dhe Shqiperise, pas nje nderprerje 52 vjecare. 

Posted by U.S. Embassy-Tirana

Mesazhi i ambasades 

🇺🇸 🇦🇱️ | Çdo vit, më 15 mars, ne festojmë përvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë (më 15 mars, 1991), pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Në ceremoninë historike të vitit 1991 për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili rivendoste marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, Ndihmës Sekretari i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Kanadeze Rejmond G.H. Saitc, tha: “Marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti Udrou Uillson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar. Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare…të cilët mbajtën kontaktet me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.”

🇺🇸️ | Every year, on March 15th, we celebrate the anniversary of the re-establishment of diplomatic relations between the United States and Albania (on March 15, 1991), after a break of 52 years. At the historic signing ceremony of the Memorandum of Understanding, then Assistant Secretary of State Raymond G.H. Seitz said that “The relationship between our countries dates back to the early years of this century, when President Woodrow Wilson extended American support for the young Albanian state. The relationship was never forgotten by the many thousands of Americans of Albanian origin…who kept contact with their homeland over all these years.”

Kategori
Uncategorized

Lefter Maliqi largohet nga PD/ Arben Vata reagon: Turp për këtë racë politikanësh pa shtyllë kurrizore.

May 31, 2017

Sapo ka lajmëruar largimin nga lista e kandidatëve të PD-së në Berat Lefter Maliqi, ndërsa në të njëjtën kohë ka deklaruar dhe bashkimin e tij me kryeministrin Edi Rama gjë e cila ka sjellë jo pak reagime dhe kritika.

Gazetari Arben Vata, ka qenë një ndër ta është dhe e ka cilësuar Maliqin si një qenie pa shtyllë kurrizore.

Me anë të një postimi në Facebook, Vata ka ironizuar këtë lëvizje të Maliqit duke sjellë ndërmend një film të realizuar në periudhën komuniste.

‘Lefter Lefteri, në emër të popullit…

Imagjinoni një skenë të tillë në bregdetin e Durrësit: Një person që pasi ka ndërruar dy parti, vendos të rikthehet në bazë, tek socialistët.

Ndërsa ky personi është duke medituar duke u kthjelluar nga zhurma e valëve të detit, vjen një i panjohur dhe e prek lehtë në shpatull.

“Lefter Lefteri, në emër të popullit…..do të jesh prapë komunist”.

Për të qeshur dhe për të qarë me këtë soj politikanësh. Flë si demokrat, ëndërron si LSI – st, gdhihet i dyzuar dhe kthjellohet për origjinën që ka, kur kupton se nuk mund të jetë sërish deputet. SA Flë si demokrat, ëndërron si LSI – st, gdhihet i dyzuar dhe kthjellohet për origjinën që ka!’, SA turp për këtë racë pa shtyllë kurrizore!’, shkruan Vata në Facebook.

shkruan Vata në Facebook.

Kategori
Uncategorized

Diktatori tregoi shifrat e tmerrit dhe deklaroi: “U kemi prerë kokat, futur në burg dhe tatuar shumë reaksionarët”

Enver Hoxha:…Për sa u përket feudalëve, këtyre ne ua premë kokën, një pjesë e vogël nga ata u arratis, një pjesë punojnë në bonifikime ose janë burgosur.

1966/Takimi dypalësh shqiptaro-kinez në Tiranë

Nga Kastriot Dervishi

Më 24-28 qershor 1966, kryeministri i Kinës Çu En Lai zhvilloi vizitën e tretë e të fundit në Shqipëri. Në bisedimet zyrtare midis dy delegacioneve u prekën shumë çështje. Ndër të tjera u fol për revolucionin proletar kulturor që kish nisur në Kinë e do vijonte në Shqipëri. Në kuptim të kuptimit të luftës së klasave, Enver Hoxha përmendi disa shifra mbi krimet komuniste në Shqipëri aq sa la të habitur edhe vetë Çu En Lain. Hoxha mburrej se i kish “qëruar”, futur në burg ku punonin me detyrim, ose ishin arratisur. Po ashtu ai thoshte se “feudalëve” u preu kokat. Hoxha deklaronte (përmbledhtas) se:

-Ishin shpronësuar nga reforma agrare gati 5 mijë ekonomi kulake.

-Në vitin 1947 kishin mbetur edhe 2 mijë ekonomi kulake, të tatuar në shifrat 50-100% më lart se i zakonshme.

-Në vitet 1950-1951 ishin shpërngulur nga fshati rreth 500 ekonomi kulakë.

-Në vitin 1955 ekonomia kulakë arriti në 1.7% të gjithë sipërfaqes bujqësore, prodhimi i drithit në 2%, qetë e buajt në 2.200 krerë, lopët në 1.900 kokë, të imëtat më 20 mijë.

-Në vitin 1955 nga rreth 2 mijë ekonomi kulakë, më tepër se 560 e tyre nuk kishin asnjë kafshë. Gjysma e numrit të përgjithshëm dispononin 2-3 hektarë dhe më pak se 10 kokë bagëti të imëta.

-Në vitin 1962 ekzistonin 1362 ekonomi kulakë, që posedonin 2.391 hektarë, 1645 kokë të trasha dhe 12.432 kokë të imëta. Zinin 0.7% të ekonomive fshatare.

Hoxha thoshte se si përfundim, “elementi kapitalist nuk përbënte më një klasë themelore”. “Mbeturina të klasave shfrytëzuesve” vlerësoheshin 0.8 kulakë dhe 0.3 spekulantë në qytete.

Një gjenocid i vërtetë mbi shtresën më punëtore që mbante ekonominë e vendit.

Pjesë nga biseda

Enver Hoxha: …Në qytete, për të gjithë tregtarët e mëdhenj, pa përjashtim dhe për tregtarët e mesëm, me përjashtim të atyre që kishin ndihmuar konkretisht luftën politikisht dhe materialisht, u vunë tatimet e luftës.

Çu En Lai: D.m.th. të gjithë tregtarëve të mëdhenj jua konfiskuat plotësisht pasurinë? Po mbasi u vutë tatimet e luftës, ua konfiskuat pasurinë? Ekzistuan tregtarët e mëdhenj?

Mehmet Shehu: Si të thuash, tregtarëve të mëdhenj iu vu kryqi, ata që pas kësaj kohe nuk ekzistojnë më?

Çu En Lai: Nuk e kam fjalën vetëm për tregtarët e mëdhenj, por edhe për tregtarët e mesëm?

Enver Hoxha: U qëruan të gjithë, jo vetëm tregtarët e mëdhenj, por edhe të mesmit që nuk kishin kontribuar në luftë.

Mehmet Shehu: Këtu është fjala për vitet 1944-1945, d.m.th menjëherë pas çlirimit dhe jo për vitin 1966. Sot te ne nuk ekzistojnë më tregtarë, as të vegjël.

Çu En Lai: Po tani ka punë të detyrueshme për ata që janë në burg?

Enver Hoxha: Po, për të burgosurit tani ka punë të detyrueshme.

***

Çu En Lai: Bejlerët dhe çifligarët e fshatit u shpronësuan, megjithatë këta njerëz kanë mbetur fizikisht. Tani, ku ndodhen e ku punojnë këta, në fshatra apo qytete?

Enver Hoxha:…Për sa u përket feudalëve, këtyre ne ua premë kokën, një pjesë e vogël nga ata u arratis, një pjesë punojnë në bonifikime ose janë burgosur.

Çu En Lai: Po pjesëtarët e familjeve të tyre, ku ndodhen?

Enver Hoxha: Pjesëtarët e familjeve të tyre banojnë në fshatra ose në qytete.

Çu En Lai: E kam fjalën për pjesëtarët e familjeve të çifligarëve (bejlerëve dhe agallarëve), ku ndodhen tani ata dhe punojnë apo jo?

Mehmet Shehu: Një pjesë nga tregtarët e mëdhenj, çifligarë dhe agallarë që mundën të arratisen jashtë, morën me vete edhe familjet e tyre, vetëm një pakicë e pjesëtarëve të familjeve të tyre ndodhen në Shqipëri.

Kategori
Uncategorized

Barbaret e dosjes 339

Oert Bylykbashi/

Tre vite te shkuara Durresi filloi‎ betejen e tij kunder Velieres se Vangjush Dakos, i cili kudo qe shkel, le gjurmen e tij prej betoni, duke varrosur memorien dhe trashegimine e qytetit.

Kur them Durresi, e kam fjalen per qytetin, ate antik, mesjetar dhe modern, por jo domosdoshmerisht per banoret e tij. Sepse pak qytetare te Durresit, te denje per kete “titull” u ngriten, ngriten zerin dhe protestuan. Madje as 6000 firmat e peticionit te shatrivanit te qendres te vitit 1929 nuk u mblodhen dot. As aq nuk u mblodhen per te mbrojtur rrenojat qe u gjeten aty ku dikur ka qene Porta Aurea e Durresit antik. A thua se rrenojat e lashta vlenin me pak. Ndaj Durresi e kishte te humbur betejen kunder Velieres prej betoni, kunder Dakos.

Ne tre vite vetingu i ‎Rames beri te mundur qe Dako te fitonte gjyqet dhe te heshtte shoqerine civile qe protestoi. Nuk pati gjykates qe guxoi t’i dilte perpara. Praktikisht Dako arriti te vriste Durresin antik, mesjetar dhe ate modern qe krenohet per te shkuaren e vet. Triumfoi moderniteti i betonit.

Ne nje vit, Prokurorja e Pergjitheshme e Rames beri te mundur qe ta mbaje pezull hetimin e Dosjes 339 dhe barbareve te asaj dosje me Dakon ne krye. Barbare qe blejne vota qe me pas te betonizojne Durresin dhe Shqiperine.‎ Nese keta barbare te votes se lire do te ishin sot pas hekurave, projekti kriminal i Velieres do ishte varrosur. Por sot eshte Veliera qe po varros nen beton te kaluaren antike te Durresit, nderkohe qe Torra Veneciane rri menjane si e rrahur ne cep.

Respekt per Sazan Gurin e Av. Mirela Jorgon, dy aktiviste te shoqerise civile qe edhe pse nuk jane nga Durresi, meritojne titullin Qytetar Nderi te Durresit, por jo nga ata titujt qe shperndan Dako shpesh me lista partie e qoka banale. ‎Titull mirenjohje te vertete. Respekt edhe per cdo durrsak qe iu bashkua asaj kauze, edhe pse te pamjaftueshem ne numer, nderkohe qe “intelektuale” te tjere benin sehir, komente e thashetheme nga vetrinat e kafeneve perreth, ndersa shumica heshti dhe vazhdoi punet e perjaveshme.

Sot Durresi e ka ende nje shans, nese durrsaket ngrihen pertej politikes, si studentet apo banoret e Unazes se Madhe. Ama, te mbrosh antikitetin kerkon me shume ndergjegjesim sesa thjesht interesi per pronen qe po te prishin, apo pagesen e shkolles qe e rriten. Kerkon pasion per Identitetin Kombetar, Kulturen dhe Trashegimine e Brezave. Kjo eshte sfida per ta merituar titullin Qytetar Nderi i Durresit‎. Deri sa te ndahet kjo dileme mes vetes, Veliera e ka varrosur Durresin nen beton.

A do te vazhdojne te ngadhnjejne Barbaret e Dosjes 339 mbi Durresin dhe durrsaket? Durrsaket e kane ende nje shans. Me 16 mars protestohet per te qeruar keta barbare qe ne krye kane Edi Ramen.

Kategori
Uncategorized

Dokumenti i vitit 1949/ Lista me torturat e tmerrshme që përdorte Sigurimi

Lista me torturat e tmerrshme që përdorte Sigurimi i Shtetit në kohën e diktaturës, të pohuara nga vetë drejtuesit e tij.

Kujto.al boton deklaratën e Naum Berhamit, një prej drejtuesve të Sigurimit të Shtetit, në kohën e dënimit të Koçi Xoxes. Kjo deklaratë vërteton disa prej llojeve më të tmerrshme të torturave që bëheshin në qelitë e degëve të brendshme, për nënshtrimin e të arrestuarve.

Berhami e bën këtë deklaratë për t’u përdorur në gjyqin e Koçi Xoxes, por përtej këtij fakti, ai ka lënë në këtë dokument një dëshmi të fortë për përdorjen e torturave nga më të tmerrshmet, edhe pse me ligj tortura ndalohej. Madje vetë Berhami në këtë deklaratë të tijën, pohon se ishin dërguar dy telegrame, ku thuhej se ndalohej druri, por njëkohësisht me këto porosi punonjësit e Sigurimit në Degët e Brendshme udhëzoheshin gojarisht, se si të përdornin torturat për t’i thyer të arrestuarit e për t’i detyruar të nënshkruanin gjithçka ju kërkohej.

Lista e këtyre torturave, sipas këtij dokumenti autentik, vijon si më poshtë:

Llojet e torturave

Deklaratë:

Unë i nënshkruari Naum Berhami deklaroj sa më poshtë:

Po rrjeshtoj më poshtë torturat e ndryshme, që u janë bërë të burgosurvet sidomos gjatë  vitit 1947-1948. Për të gjitha këto Koçi Xoxe, Vaskë Koleci dhe të tjerët kanë pasur dijeni dhe s’kanë marrë asnjëherë ndonjë masë kundra atyre që i bënin, bile këta vetë na inspironin dhe mësonin  të vepronim kështu megjithëse në dukje tregoheshin disa herë  kundra (nja dy telegrame që kishin bërë se ndalohesh druri).

Janë përdorur këto formë torturash:

• Jeleku, tortura më e tmerrshme.

• Kamxhiku dhe druri.

• Të lënë pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe në këmbë me ditë të tëra.

• Korenti elektrik, sa i binte tjetrit të fikët.

• Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë.

• Lidhja me duar pas në dritare ose në ndonjë dru, varur gjersa t’i preknin majat e gishtërinjve.

• Thyerja e kockavet dhe ndukja e mishit me darrë (kjo është përdorur sidomos pas dënimit me vdekje të Shefqet Bejës dhe kundra tyre)

• Kripë në gojë

• Shpiheshin gjoja sikur do t’i ekzekutonin ose do t’i varnin dhe u shtihet në ajër, ose shpiheshin afër litarit.

• Tortura morale në lidhje me familjen: do të ta burgosim, do të t’i vrasim, bile në Shkodër për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur djem dhe bënë gjoja sikur ato ishin vajzat e tij dhe i kishin prurë aty për t’i ç’nderuar.

• Futja kokëposhtë në vozë plot me ujë

• Njëherë Myftar Tarja i futi Toptanit një nevojë në gojë dhe çorape të palara.

• Djegije e mishit me cigare. Në fund kundra një provokatori të Kukësit i është hedhur alkol në duar ose në leshra dhe i vihesh shpyrtua (flaka)

Këto që rrjeshtova më lart, janë ato më të rëndësishmet.

Berhami..

– Gjellë e kripë për të shtënë et(je) dhe lënien pa ujë

– Futja në ujë dhe lënie me tesha të lagura në dimër

– Pakësim i ushqimit gradual për vdekur rëndë 1 ose 2 vjetë.

– Lënia pa gjumë në këmbë

Kategori
Uncategorized

Themelohet grupi anti-Rama në PS me 11 deputetë, ja nga kush drejtohet!

Faktikisht prej kohësh, veçanërisht që pas ndryshimeve të fundit në qeveri të cilat Edi Rama i bëri pa pyetur asnjë forum, ka pasur zëra për një grupim në formim e sipër, anti-Ramë në PS.

Këto pakënaqësi duket se janë shtuar edhe më shumë pas hapit radikal të opozitës për të braktisur parlamentit dhe mënyrës, se si po e menaxhon këtë krizë Edi Rama.

Ky i fundit, ditë pas dite, po tregon që edhe për vendime madhore pas të cilave qëndron fati i të ardhmes së vendit dhe të partisë që drejton, me një arrogancë të shtuar nuk pyet për askënd brenda PS-së.

Madje ai ka arritur së fundmi deri aty, sa që ti trajtojë eksponentët dhe deputetët e partisë ‘si dele’, të cilat i urdhëron ai ‘si çoban’ se çfarë të bëjnë. Ka qenë e pagëlltitshme për mjaftë figura politike të PS-së të cilat janë formuar vetë dhe nuk janë katapultuar nga Rama në udhëheqjen e  partisë, urdhri i tij që i detyron se kur dhe me kë të dalin nëpër studio televizive.

Por, jo vetëm kjo. Duket se situata brenda kësaj force politike po zien dhe pikërisht për këtë, sipas një shkrimi të ‘Koha Jonë’ bazuar në burime të brendshme, tashmë emra të njohur po grupohen kundër Ramës. Deri më tani ky fraksion ka në përbërje (sipas kësaj media) 11 deputetë dhe udhëhiqet në hije nga Pandeli Majko, Ditmir Bushati e Fatmir Xhafaj.

Ja shkrimi i plotë me titull:

‘Grup antiRama në Partinë Socialiste. E kryeson ministri Pandeli Majko’

PS-ja po fillon çarjen brenda vetes qëkur Edi Rama ndryshoi qeverinë e fundit dhe emëroi emra që nuk kanë lidhje me socialistët. Largimi i tre ministrave VIP si Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati, Ditmir Bushati si dhe kriza e madhe ku është futur sot politika shqiptare për shkak të dorëzimit të mandatëve të deputetit nga ana e opozitës, ka sjellë pështjellime në kupolën e PS.

Pakënaqësia nga radhët e socialistëve të cilët janë papunë apo që nuk po shikojnë rritjen e mirëqënies së tyre, premtuar me bujë nga Rama, si dhe frika në radhët e deputetëve se mund të humbasin pushtetin për shkak të kokëfortësisë së kryeministrit në përplasjen për jetë a vdekje me PD dhe LSI; po konturon një grupim krejtësisht socialist që po forcohet në PS. Ministri Pandeli Majko, i cili ka eksperiencë dy herë si kryeministër, e ku menaxhoi kriza të forta politike në vend, por edhe krizën e Kosovës, tashmë po kthehet në një lidership antipod i Edi Ramës. Shpresat nga PS, por jo nga Rilindja që ka pushtuar PS-në, janë grumbulluar përreth Majkos.

Por Majko nuk është vetëm!

Janë disa deputetë, të cilët kanë dinjitet dhe nuk janë përzier në tenderime apo pazare me pushtetin, ata duan stabilitet politik të vendit. Ata po kërkojnë kryeministrit që të jap dorëheqjen dhe të shkohet në zgjedhje me një qeveri të gjithëpranuar nga pozita dhe opozita. Ky grup deputetës shpresojnë se nëse kjo bëhet shpejt dhe pa përplasje me popullin protestues, mund ti fitojnë zgjedhjet. Por sa më shumë Edi Rama vonon dhe nuk pranon asnjë zgjidhje, sepse nuk don të lëshojë karriken e kryeministrit, PS-ja do të marrë humbjen e sigurtë.

Edhe Fatos Nano veproi me konfliktualitet me partnerët, rriti korrupsionin e mafien e organizuar. Nuk pyeste njeri si një diktator provincial nga Gjirokastra, tamam siç e perifrazoi këtë të dielë mjaft bukur ‘Portokalli’. Dhe humbi pushtetin. Realisht socialistët humbën, nuk humbi asnjë privilegj kryeministri Nano.

Edhe tani Edi Rama nuk do humb asgjë, kur ta rrënojë PS-në dhe pushtetin e tyre. Ai do ikë me rrëmujë e dhunë, por baza socialiste do ta vuajë.

Ndaj Pandeli Majko me afro 11 deputetë po luftojnë brenda kupolës së PS-së për ta bindur Edi Ramën të hap udhë që Shqipëria të mos përfundojë në destabilitet.

Kategori
Uncategorized

Tronditet Antimafia e Katanias, prokurori i Habilajve dhe Tahirit hetohet për korrupsion!

Një zhvillim interesant ka ndodhur ditën e djeshme në Katania, me gjyqin ndaj organizatës ‘Habilaj’ në të cilën është i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas mediave vendase organizata e ‘Habilajve’ ka dalë para gjykatës së Katanias, për të zhvilluar mbrojtjen ndaj pretencës së prokurorit të çështjes, Tommaso Buonanno.

Por me shumë gjasa trupi gjykues nuk do ta pranojë këtë pretencë, pasi një prej prokurorëve të kësaj dosje ku është i përfshirë edhe emri i Saimir Tahirit, është përfshirë në një skandal të rëndë korrupsioni.

Është për tu theksuar se ky prokuror ka qenë pjesë e grupit hetimor që doli në konkluzionin, se ish-ministri Saimir Tahiri nuk rezulton të ketë kryer veprimtari kriminale në Itali  në bashkëpunim me kushërinjtë e tij të prangosur Habilaj. Dhe për këtë ju kërkua gjykatës, që të mbyllë hetimin në Itali ndaj Tahirit.

Sipas dokumentit të nxjerrë në media në atë kohë, rezultonte se Tahiri është vënë nën hetim nga Prokuroria e Antimafias së Katanias në dt. 27.10.2017, vetëm 3 ditë pasi doli në konferencën për shtyp ku nxori dokumentin zyrtar, sipas të cilit nuk ishte në hetim në Itali e ku njëkohësisht deklaroi se ai vetë do të kërkonte përmes avokatëve të tij, që krahas hetimit të hapur ndaj tij në Shqipëri, të hetohej edhe në Itali.

Por në dt 15.03.2018, në përfundim të hetimeve që zgjatën thuajse 5 muaj, Prokuroria e Antimafies i ka kërkuar Gjykatës Italiane të mbyllë hetimet me arsyetimin, se ‘nuk ka prova dhe fakte’ që implikojnë ish – ministrin Tahiri.

‘Për sa më sipër, megjithëse nuk ka dyshim për citimet e bëra nga Moisi Habilaj gjatë bisedave të përgjuara, veçanërisht ku përmend se ka për t’i dhënë 30.000 Euro SAIMIR –it, ose në pjesët ku flet për blerjen e bizhuterive për bashkëshorten dhe nënë e Saimir Tahirit, në vlerësimin e prokurorisë, në mungesë të provave të vlefshme nuk rezulton të ketë elementë të përshtatshëm për të mbështetur akuzën në fjalë.  Në bazë nenit 408 të Kodit të Procedurës Penale -125 të dekretit legjislativ 217/1989, kërkon që gjyqtari i hetimeve paraprake në këtë rast të vendosë për arkivimin e këtij procedimi dhe për rrjedhojë të urdhërojë kthimin e akteve të kësaj zyre’, shkruhet në atë dokument.

Pas kësaj më 19.03.2018, Prokurori i Republikës Carmelo Petralia ka konfirmuar kërkesën e një prej prokurorëve të çështjes, Andrea Bonomo, për mbylljen e hetimeve ndaj Tahirit duke i hapur rrugë kështu vendimit të Gjykatës. Në dt. 5.10.2018, Gjykata Italiane e Katanias, me gjyqtare Loredana Pezzino, bazuar në kërkesën e Prokurorëve të Antimafias, ka marrë vendim për mbylljen e hetimit në Itali për ish-ministrin Tahiri.

Por si qëndron çështja korruptive e prokurorit të grupit Habilaj, Buonanno?

Prokuroria e Brescias ka filluar një hetim për Prokurorin e Katanias Tommaso Buonanno dhe është marrë në hetim nga hetuesit e Bergamos dhe karabinierët, pasi që nga muaji prill i vitit të kaluar ai hetohet mbi menaxhimin e burgut në Bergamo, në veçanti mbi sjelljet e ish-drejtorit Antonino Porcino dhe nga disa agjentë të policisë së burgjeve, duke përfshirë edhe komandantin Antonio Riçiardelli, i cili përfundoi në arrest shtëpie. Ai u njoftua për një urdhër kujdesi parandalues nga ana e zyrës së prokurorit të Bergamos. Prokurori Tommaso Buonanno nuk do të mund të hetojë në çështjen e zëvendës prokurorëve të Bergamos, Maria Cristina Rota dhe Emanuele Marchisio. Ai akuzohet për thirrjen telefonike të bërë nga Riçiardelli, i cili ishte nën përgjimin. Dhe thirrja vjen pas arrestimit të djalit të tij, Gianmarco Buonanno, i cili ndodhet në burg për një grabitje të armatosur të kryer në pasditen e 31 janarit të vitit 2018, së bashku me dy bashkëpunëtorë, në një supermarket në Zogno, gjithashtu në zonën e Bergamos, citon media italiane ‘Brescia Corriere. It’.

 Faktet e fundit të raportuara nga shtypi, të cilat nuk janë mohuar, mund të konkludohet se i biri i Prokurorit të Republikës së Brescia është gjithashtu nën hetim në zyrën gjyqësore drejtuar nga babai i tij. Kjo do të mund të ndikojë në kredibilitetin e brendshëm dhe të jashtëm të një detyre veçanërisht delikate si ajo e prokurorit të rrethit anti-mafia dhe anti-terroriste, duke rrezikuar paragjykimin e autonomisë dhe pavarësisë së organeve hetuese të gjykimit.

Pikërisht për arsye të reputacionin e shkërmoqur të prokurorit Buonanno, gjyqi i Habilajve është shtyrë përsëri. Ai pritet të vazhdoi gjatë sepse edhe grupi i përfshirë në të është i madh. Kjo për faktin, se në këtë strukturë të krimit të organizuar është përfshirë edhe ish-Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri.

Seanca e radhës kundër bandës së Habilajve është zhvilluar dje, paradite me dyer të mbyllura në Gjykatën e Katanias.

Ashtu siç ishte parashikuar, në seancën e djeshme kanë marrë fjalën para trupit gjykues  tre avokatë mbrojtës, mes të cilëve avokati i italianit të arrestuar Antonio Riella, bashkëpunëtor me vëllezërit Habilaj si dhe avokati i shqiptarit Nezar Seitit i konsideruar financieri i bandës së Habilajve. Seanca e radhës pritet të zhvillohet në muajin maj ku do të paraqesë mbrojtjen dhe avokatja e Moisi Habilaj.

Grupi i të akuzuarve shqiptarë, Habilajt akuzohen për trafik droge në drejtim të Italisë. Seanca e fundit gjyqësore ndaj tyre është zhvilluar më datë 10 dhjetor të vitit të shkuar, ku prokurori Tommaso Bonono kërkoi dënimin më të lartë për Moisi Habilaj me 18 vite e 8 muaj burg. Për Meridian Sulaj 12 vite e 4 muaj burg;

Për Nezar Seitaj i konsideruar financieri i këtij grupi trafikantësh, u kërkua dënimi me 6 vite burg. Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak, i cili monitorohet me anë të një byzylyku elektronik. Ndërsa ndaj Fatmir Minaj është pezulluar gjykimi dhe është lënë në gjendje të lirë. Ndaj Antonio Riela është kërkuar dënimi me 15 vite burg; Angelo Busaça 8 vite burg; Gianluca Passavanti 4 vjet e 20 mijë euro detyrim ndaj shtetit; Gianluca Spampinato 10 vite e 4 muaj burg; Ëilliam Patane, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolino, Enrico Maria Gianquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco, e Rosario Giualiani 2 vite e 4 muaj burg e 6 mijë euro detyrim ndaj shtetit.

Në urdhër arrestimin e firmosur nga prokurorja Loredana Pezzini, në kuadër të operacionit ‘Rosa dei venti’, ekzekutuar në tetor të 2017, shprehet qarte se kjo bandë trafikantësh droge ishte ndërtuar mbi një organizim të strukturuar kriminal ku çdo anëtar i saj kishte një rol të caktuar.

Koka e kësaj bande ishte shqiptari Moisi Habilaj i ndihmuar nga vëllai i tij Florian Habilaj i thirrur me nofkën Lolo, i cili është shpallur person në kërkim, si dhe nga kushërinjtë Meridan e Armando Sulaj, nga Nezar Seiti e Fatmir Minaj e nga shtetasit italianë Vincenzo Spampinato, Antonio Riela, Angelo Busaca, e Gianluca Passavanti. Sipas hetimeve 5-vjeçare të Antidrogës së Katanias, banda e Habilajve trafikonte nga Shqipëria në Itali sasi të mëdha droge në rrugë detare përmes automjeteve që tranzitonin me tragete përmes portit të Barit e Brindizit, si dhe me anë të gomoneve apo barkave të peshkimit.

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Katanias përmendet disa herë emri i ish-ministrit të Brendshëm shqiptar Sajmir Tahiri, kushëri me vëllezërit Habilaj, me automjetin  e të cilit tip Audi 8 rezulton të kenë mbërritur në Siçili Moisi Habilaj e Sabaudin Celaj.

Kategori
Uncategorized

Gjermani:Merret i pandehur për krime dhe torture në burgjet e diktaturës,ish drejori i burgjeve Edmond Caja.

Nga Mira Dine.

Ju jap lajmin e mirë, se se fundi pas 28 vjetësh të drejtimit të një drejtësie fallco në Shqipëri, është akuzuar krimineli komunist shqiptar, Edmond Caja, nga drejtësia gjermane….

Falenderoj të gjitha ata që më mbështetën, me aq sa kishin në dorë, që së fundi kriminelët, të mund të quhen kriminel e të dënohen, siç e meritojnë.

Kjo luftë sapo ka filluar..

Ndihem me ndërgjegje të lehtësuar,

para gjyshit, kushërinjve, e gjithë atyre njerëzve, të cilët akoma nuk dimë ku janë groposur nga pushtuesit komuniste, pushtuesit më i egër që shkelën Shqipërinë ndër shekuj….

Fola për ata që,

zë më s’kanë

e midis nesh nuk janë.

Fola për ata që,

na dalin në ëndrra të paqetsuar….

Fola që

kriminelët të denohen

të gjallë apo të vdekur….

Të gjallët le të flasin vetë…

Ju lutem mos hezitoni, të akuzoni kriminelët, kudo qofshin…

Luftoni, për drejtësinë, po deshtët, të mos ju mallkojnë pasardhësit….

http://www.radiandradi.com/qafa-e-barit-porta-e-ferrit-nga-urim-gjata/

Kategori
Uncategorized

Peticioni i diasporës shqiptare: Qeveria dështoi me samitin; 5 pikat që duhet të realizojë.

Një peticion ‘online’ është hapur nga shqiptarë të diasporës, të cilët kërkojnë angazhim konkret të Qeverisë së Edi Ramës për të mundësuar bashkëpunimin.

Në deklaratën e Komunitetit Global Shqiptar thuhet se qeveria e Ramës dështoi në samitin e organizuar së fundmi, i cili i shërbeu më shumë interesave politike sesa diasporës.

Në peticionin që mund të nënshkruhet ‘online’, jepen pesë rekomandime sesi mund të angazhohet konkretisht diaspora shqiptare për të bashkunuar me Tiranën, Prishtinën dhe hapësirat e tjera ku jetojnë shqiptarët.

1-Ministri i Shtetit për Diasporën t’u përgjigjet me shkrim letrave dhe kërkesave të dërguara nëpërmjet postës elektronike nga përfaqësues të ndryshëm të diasporës, dhe mos t’i injorojë përgjithësisht ato siç ka bërë deri tani.

2-Çdo Samit i ardhshëm i diasporës duhet të jetë mbarëshqiptar dhe duhet të organizohet nga Bashkësia Shqiptare Globale me mbështetjen e qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi.

3-Një grup pune prej 15-20 personash, të zgjedhet nga organizatat udhëheqëse të diasporës së bashku me Ministrinë e Shtetit për Diasporën, Agjensinë Kombëtare të Diasporës dhe Ministrinë për Diasporën në Kosovë.

*Ky grup pune të përbëhet nga udhëheqës dhe ekspertë të diasporës për të punuar së bashku me institucionet qeveritare sipas kushteve të paracaktuara për të garantuar përfshirjen e mendimeve të diasporës në politikat e qeverisë.

*Ky grup pune duhet të ketë një përbërje të barabartë midis përfaqësuesve të qeverisë dhe diasporës dhe të përfshijë përfaqësues të qeverive të Kosovës, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi të angazhuar në çështjet e diasporës.

*Çështjet kryesore që rekomandojmë të trajtohen, përfshijnë: (i) Të drejtën e votimit për diasporën; (ii) Zhvillimin e rrjeteve të ndryshme profesionale për të lidhur diasporën shqiptare me Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e tjera në rajon; (iii) Zhvillimin e një politike të qartë për nxitjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.

4-Deri më sot, qeveria shqiptare nuk është përpjekur zyrtarisht të marrë mendimin e diasporës rreth zbatimit apo rishikimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën dhe Planin e Veprimit. Ne rekomandojmë që konsultimet me grupin e punës dhe mbledhjet me diasporën të bëhen pjesë e pandashme e zbatimit dhe strategjisë.  Në të ardhmen ne duhet të kemi vetëm një strategji të përbashkët për të gjitha vendet e rajonit për të pasqyruar faktin se ne jemi një diasporë shqiptare, dhe të krijohen institucione të përbashkëta për të arritur këtë qëllim, sipas nevojës.

5-Këshilli Koordinues i Diasporës, siç është propozuar aktualisht në legjislacionin shqiptar, është vetëm për Shqipërinë dhe duhet të rishikohet. Ne rekomandojmë krijimin e një Këshilli Global të Diasporës mbarëshqiptare, duke përfaqësuar të gjitha vendet e origjinës në Ballkan (Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë Veriore, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanovcin). Krijimi i Këshillit Koordinues të Diasporës duhet të shtyhet, derisa grupi i lartpërmendur i punës të mund t’i shqyrtojë tërësisht të gjitha alternativat në mënyrë  gjithëpërfshirëse.

PETICIONI

Tags: Komuniteti Global ShqiptarpeticioniSamiti i Diaspores

Kategori
Uncategorized

Dje mbrojti pronën, sot u pezullua nga puna si efektive e policisë.

Pezullohet përkohësisht nga detyra Blerta Dervishi, nëna e dy djemve e cila dje së bashku me familjarët e tjerë, ishin në betejë me përmbaruesit por dhe efektivët e policisë për të mos lejuar shembjen e shtëpisë.

Blerta punon në patrullën e posaçme të Shqiponjave në policinë e shtetit dhe dje eprori i saj e ka marrë në telefon për të njoftuar pezullimin e përkohshëm.

Por Blerta thotë se dje, ajo ishte thjesht një qytetarë që po mbronte pronën e vet dhe fëmijët e saj.

Blerta Dervishi: “Unë kam qenë banore. Jam qytetare e thjeshtë e lirë për të mbrojtur pronën time dhe fëmijët e mi sepse nuk kam ku të shkoj tjetër”

Kategori
Uncategorized

Sedilja 32 e avionit, për ku udhëtonte Moisi Habilaj me babanë dhe bashkëshorten e Tahirit?

Bashkëshortja e Saimir Tahirit, babai i tij dhe Moisi Habilaj, kanë udhëtuar së bashku drejt Italisë dhe janë rikthyer po së bashku pas dy ditësh.

Ka prova dhe fakte shkresore që provojnë atë çka ministri me paë kishte mohuar. Me 8 korrik 2014, Bashkim Tahiri, Fatlinda Tahiri dhe Moisi Habilaj kanë udhëtuar nga Rinasi drejt Romës dhe janë kthyer me datë 10 korrik po të tre së bashku.

Madje biletat dhe lista e udhëtarëve të kompanisë së fluturimeve konfirmon faktin se të tre udhëtaret ndodheshin në ndenjëset 32 A, 32 B, dhe 32 C. Por ajo që Prokuroria ka në dosje, ka të bëjë me faktin se të afërmit e ish-ministrit nuk janë të regjistruar në sistemin TIMS, por thjeshtë janë vulosur pasaportat si në Rinas dhe në anën italiane.

Faktet janë zbuluar pasi akuza ka sekuestruar edhe pasaportat edhe librat e duhur të udhëtimeve, duke konfirmuar faktet që më pareë kundërshtoheshin nga i akuzuari. Prokuroia ka prova dhe fakte, të cilat nuk i ka bërë prezent ende, për Sajmir Tahirin, tashmë zyrtarisht i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Hetuesit pohojnë se ka së paku 8 letërporosi të ardhura nga Mali i Zi si dhe një numër të konsiderueshëm faktesh që provojnë lidhjet Habilaj-Tahiri dhe shërbejnë për të provuar akuzën e ngritur.

Saimir Tahiri është i bashkëakuzuar në këtë çështje me ish-vartësit e tij, drejtues policie, Jaeld Cela, Gjergj Kohilas dhe Sokol Bode. Ndonëse akuza që rëndon ndaj Tahirit, është e rëndë dhe parashikon një dënim nga 10 në 20 vite burg, i akuzuari gjendet pa masë sigurie, duke qenë rasti unik në historikun 30 vjeçar të drejtësisë.

Kategori
Uncategorized

Ulsi Manja vetem qenin e shtepise nuk e ka rrogtar shtetit!

Nga Sali Berisha.

Lexoni mesazhin e dibranit dixhital. sb

Përshendetje Doktor Berisha, ju lutem publikoni kte informacjon qe poplli ta marre vesh se cila eshte “bashkeqeverisja me qytetarët” dhe “konkurset” e Edi Rames ne administrate. Ulsi Manja vec qenin e shpise e ka pa pune! Ju faleminderit, te lutem anonim

Të punësuarti e Ulsi Manes nga familja e tije, pasi është bërë deputet

1.Drejtori Shendetit Publik Dibër

Hasan Manja i vëllai

2.Në Drejtorinë e Shendetit Publik Dibër

Roza Manja nusja e Hasanit

3. Në OSHE Dibër

Fari Manja i vëllai

4.Drejtoria e Pyores Dibër

Klodian Manja djali i vëllait

5.Spitali Peshkopi

Ornela Manja nusja e Klodianit

6.Drejtori i Trajtimit të Studentëve tek Teknologjiku

Shaziman Manja i vëllai

7.Nëndrejtoresh shkolle në Laprakë

Marjeta Manja nusja e vëllait

8. Albgazi SHA

Mira Manja e shoqja ekonomiste

9.Drejtor i Hetimit Tatimore te Republikës

Ardian Shehu dhëndri i vëllait ( i kapur ne flagrance nga pergjimet e prokurorise Durrës në rrugë procedurjale dhe për shkak të influencës e ndërhyrjeve të Ulsiut vazhdon detyren dhe pse duhet të jetë në burg.

10.Kthimi dhe kompensimi i pronave

Emri Manja djali i vëllait

11.INUKU Tiranë

Florian Elezi djali i motrës

12. Aviacioni civil

Qerim Manja djali i vëllait.

13. Në Bashkinë Tiranë punësuar

Pranvera Manja goca e vellait të deputetit dhe nusja e Ardian Shehut drejtorit te hetimit tatimore.

Shtepi tek Zogu i Zi

Shtepi plazhi ne Durres

Makine foristradë e tipit ML Benz Mercedez e blere vitin e fundit 35.000 Euro. Kjo për deputetin që deklarohej se ishte i vetmi pa makine.

Aksioner ne ndertimin e nje hidricentrali ne fshatin e Ulsiut në Duhashisht te Dibres, pikërisht ne zonen e deputetit Ulsi Manja. Aksioner jane: Bert Çupi nga Burreli, Paulin Rajta ish drejtor i Aluiznit Tirane dhe Flamur Ndreka qe perdore leket e Ulsiut, eshte shofer i tij për të cilin pot ë verefikohet thuhet se denuar disa here për grabitje e vjedhje ne Itali. Është nga Gryk Noka e Dibrës dhe banon në Tiranë.

Kategori
Uncategorized

Djathtas dhe Drejt, alternativa e Partisë Demokratike për të shpëtuar vendin

A është e mundur që Partia Demokratike të rrëzoj qeverinë e Kryeministrit Edi Rama dhe të fitojë besimin e shqiptarve?

Nga Erl Kodra/

Unë them se po, mundet. Por, për të arritur këtë objektiv, ajo më parë duhet të fitojë mbështetjen e madhe të dy grupeve shoqërore që janë:

1. 400.000 deri 500.000 shqiptarë që mbijetojnë në kushtet ekstreme ekonomike. dhe

2. Elektorati indiferent që nuk voton, shtresa më skeptike por edhe fodulle e shoqërisë shqiptare.

Si mund të fitohet mbështetja e këtyre dy grupeve të mëdha shoqërore, që për hirë të së vërtetës, pikërisht këto grupe do të jenë edhe çelësi i suksesit ekonomik të Shqipërisë?

Shqipëria është një vend i varfër. Në fakt është disi e vështirë për të dhënë një definicion përfundimtar se çfarë është saktësisht Shqipëria, në kuptimin e resurseve dhe potencialit ekonomik, pasurive të saj përfshirë edhe ato natyrore, tokësore dhe mbitokësore, klimës dhe pozicionit gjeografik. Të gjitha elementët e përmendura më sipër të çojnë në përfundimin se Shqipëria nuk duhej të ishte në këtë gjendje ekonomike, sepse Zoti na ka vendosur në këtë pjesë të botës ku gjithçka është me bollëk; male, fusha, lumenjë, liqene, kodra, diell dhe det, pa harruar nëntokën e pasur me naftë dhe minerale. Një Parajsë e tillë ka qenë dhe mbetet edhe ëndërra e fqinjëve tanë në shekuj.

Por jo, Shqipëria është vendi të cilin e kanë braktisur afërsisht dy milion shqiptar që prej vitit 1990 e deri më sot. Edhe autori i këtyre rradhëve është njëri prej tyre. Braktisja e vendit ka ardhur saktësisht për arsye llogjike; në Shqipëri nuk ka patur dhe nuk ka një politikë të tillë shtetërore, që t’i mbaj njerëzit të lidhur me vendin e tyre. Për më tepër, politika shqiptare ka ndërtuar apriori një “politikë në funksion të vetvetes”, pra ajo ka operuar në mënyrën më idiote dhe të pacipë; politikë në funksion të kontribuesve të saj.

*) Që të kuptohet ideja e asaj çfarë dua të them, ju lutem përpiquni të shikoni “ngrehinën” që është ngritur dhe bënë hije mbi këtë dhe: Partia shikohet si pjesa më e ndritur e shoqërisë, që i meriton dhe i takojnë të gjitha; asaj i takon pushteti, asaj i takon forca, asaj i takon lavdia,

Partia është ajo që të bën dikushin në jetë, ajo ka të drejtë të të punësoj, të shpërndajë fonde dhe ofiqe, partia të bën ministër e deputet, dhe ti pas kësaj ke të drejtën e përjetshme të mbetesh aty, të mos shkulesh prej karriges dhe pozitës që ke patur tash e 27 vjet “demokraci”. Shkurt, partia (nënkupto eksponentët e partisë) shikohet gjithmonë si diçka sipër teje, që e meriton të qëndroj diku lart sipër qafës tënde në jetë të jetëve, dhe ti, individi që e voton atë, duhet të jesh gjithmonë ai që i lutesh asaj (nënkupto figurat e partisë) për të të gjetur një punë, që për ty përkthehet në dilemën më të madhe të jetës; të jetosh në Shqipëri, apo ta braktishësh atë.

Shënim:

Saktësisht, paragrafi i shënuar me këtë simbol – *)-, ka qenë arsyeja kryesore pse Partia Demokratike humbi zgjedhjet e vitit 2013. Të gjithëve u kujtohet “nuri” hijerëndë i kamjes dhe i vetkënaqësisë që i kishte kapluar ish ministrat e Partisë Demokratike dhe “kastën e drejtorëve” të gjithëpushtetshëm, që të dërrmonin vetëm me madhështi boshe, pa e kuptuar se në të vërtetë, ata janë kurrkushi. Kurrkushi, mes të tjerash do të thotë, kur ti nuk je në gjendje të artikulosh asnjë ide tënden politike dhe ekonomike, ide e cila do të mund të merret nga partia jote për t’u implementuar në programin e saj politik dhe ekonomik, me qëllimin e vetëm ngritjen e vendit, nxjerrjen e tij nga varfëria ekstreme, dhe “globalzimin” e Shqipërisë me pjesën tjetër të Europës.

Partia (kjo është karakteristika thelemore e të majtës shqiptare) ka edhe një aftësi speciale për të krijuar lidhje të veçanta, të dallueshme edhe me sy të lirë, me dy “kasta” të fuqishme shoqërore, të cilat në vetvete pothuajse janë të shkrira në një; biznesi dhe krimi i organizuar. Në këtë mënyrë, tashmë është krijuar lloji i lidhjes që pothuaj e asgjëson krejtësisht nevojën për të patur programe politike dhe ekonomike, për të cilat një forcë politike pretendon se ekziston.

Kështu krijohet shoqëria “kastave”, ku, dy janë “kastat” që nuk munden ose nuk duan të përzihen me partinë; 1. Shtresa e varfanjakëve dhe e të mjerëve, dhe 2. Shtresa e indiferentëve fodull, që e përçmojnë në bllok politikën e partive shqiptare.

Si mundet Partia Demokratike që të fitojë vëmendjen dhe mbështetjen e këtyre dy “kastave” shoqërore?

Në të vërtetë, kjo nuk është aspak e vështirë. Madje, mund të thuhet me bindje të plotë, se nuk ka një vend të botës ku njerëzit gënjehen dhe ushqehen me lugë bosh nga politikanët e saj, ashtu si në Shqipëri. Ndaj, nuk është aspak çudi, që nëse Partia Demokratike fillon hartimin e një programi serioz politik dhe ekonomik, por kësaj here të mbështetur në shifra dhe fakte reale, për “kastën” e të mjerëve të Shqipërisë, me siguri që ajo do të fitojë vëmendjen e thellë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të 500.000 shqiptarve që jetojnë në zgrip të ekzistencës fizike. Nuk ka forcë më të madhe njerëzore se sa kur u jep shpresë ëndrrave të nënave dhe baballarëve, se fëmijët e tyre do të mund të shkëputen nga kthetrat e varfërisë.

Ky program politik dhe ekonomik për të varfërit e Shqipërisë, në të vërtetë është i thjeshtë, efikas, i realizuashëm dhe i zbatueshëm, dhe do të sigurojë një rritje ekonomike të fortë dhe të menjëhershme, duke gjallëruar konsumin e brendshëm dhe prodhimin, bujqesinë dhe turizmin, gjithashtu do të ulë menjëherë numrin e shqiptarve që braktisin vendin. Ky program nuk ka nevojë për ndonjë ekspertizë të jashtëzakonshme ekonomike, por thjeshtë për një vullnet politik të Partisë Demokratike, për të adapttuar përvojat më të mira të Partive Popullore europiane në funksion të qytetarve shqiptar në nevojë dhe jo vetëm.

Zakonisht, po të vëzhgosh fushatat elektorale të partive politike në BE, bie në sy se i gjithë diskursi politik i tyre përqëndrohet në projekte konkrete, siç është përshembull politika që propozon Partia X në favor të zhvillimit të sektorit të prodhuesve të makinave, të industrisë, politikave mjedisore, politikave sociale, apo të zhvillimit të arsimit. Përshëmbull, të ndërtosh një fushatë elektorale me propozime të tilla se “ne do të rrisim fondet për arsimin dhe shëndetësinë me X milion euro, në mënyrë që të sigurojmë një të ardhme më të mirë për të rinjtë e këtij vendi” është një shembull konkret se pse ekzistonë Partia X në një vend të BE-së. Në Shqipëri, Partia Demokratike duhet të ndërtojë diskursin e saj politik duke filluar me këtë sllogan;

“Ne do të përpiqemi të zhdukim varfërinë nga ky vend, duke u miratuar me ligj:

1) Minimumin Jetik Ligjor, bazuar në çmime reale dhe analiza shkencore,

2) Sigurimin me Ligj të këtij minimumi jetik nga shteti, për të gjithë shtetasit shqiptar”.

Sepse, nëse e keni vënë re, varfëria në këtë vend është bërë një lloj pandemie, e shtrirë nga Veriu në Jug, fakt ky që po e mban peng jo vetëm zhvillimin e vendit, por po e shtynë Shqipërinë perherë e më shumë drejt braktisjes dhe shpërbërjes strukturore të popullsisë. Kjo do të thotë se, nëse nuk ndërhyhet me forcë dhe në kohën e duhur, Shqipëria do të zhytet në një kaos të atillë, që unë do ta quaja ‘kaos social strukturor’, të përmasave katastrofike, prej të cilit rrezikohet seriozisht siguria kombëtare dhe ekzistenca e gjithësejcilit.

Në këtë rast, ata që kanë dy pare mend në kokë, duhet të shohin seriozisht dhe ta kuptojnë përfundimisht, se qeverisja e Kryeministrit Edi Rama në të vertetë nuk ka si qellim qeverisjen e askujt, as sigurinë e vendit, as të ardhmen e të rinjëve, as zhvillimin ekonomik, as arsimin dhe shëndetsinë. Qeverisja e Kryeministrit Edi Rama që në krye të herës ka patur dhe ka një qëllim të qartë; të përdor gjithçka në funksion të Rilindjes ekonomike dhe politike të një “kaste” që e humbi eksluzivitetin e pushtetit politik në vitin 1990. Në këtë kuptim, Kryeministri Edi Rama zhvillon një luftë të ndyrë dhe të jashtëzakonshme politike, duke mos kursyer asgjë, madje duke rrezikuar edhe sigurinë kombëtare dhe integritetin e vendit. Faktet janë këtu mes nesh, por edhe rezultatet; drogë, krim, konçensione, shpopullim masiv i vendit, ekonomi në kolaps. Historianët flasin shpesh për shpërngulje masive (dëbime) të popullsive shqiptare nga trojet e tyre në Kosovë dhe Çamëri. Këtë e kanë bërë regjimet antishqiptare të fqinjëve tanë. Në Serbi këtë e ka bërë Nikolla Pashiq, në Greqi këtë e ka bërë Napoleon Zervas. Në Shqipëri këtë po e bën qeveria e Kryeministrit Edi Rama, që i detyron shqitarët nën kërcënimin e urisë, të braktisin masivisht vendin e tyre në kërkim të mbijetesës. Ose i detyron që, po masivisht, të merren me kultivimin dhe trafikimin e drogave. Në të vërtetë kjo është e vetmja arritje reale e qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama.

*)

Shënim:

*) Në të vërtetë, organet ligjzbatuese të vendit i kanë të gjitha provat se Kryeministri Edi Rama ka shkelur një sërë ligjesh penale dhe kushtetuese, duke konsumuar plotësisht elemente të tradhëtisë kombëtare, siç është ‘fshehja e faktit’, domethënë e Raporteve Zyrtare të Shërbimit Informativ për kultivimin, trafikimin dhe përfshirjen e Policisë së Shtetit në këtë aktivitet kriminal. Partia Demokratike i ka të gjitha mundësitë, mekanizmat dhe informacionet e nevojshme, për ta paditur penalisht Kryeministrin Edi Rama. Kjo padi mund të ngrihet nëpërmjet një grupi avokatësh profesionistë, të cilët më e pakta do të qartësojnë opinionin publik se kush është dhe çfarë interesash përfaqëson në të vërtetë Kryeministri Edi Rama.

Shënim 2:

Ky tekst është shkruar një vit më parë, ndërkohë që situata politike dhe kriza e rëndë që ka përfshirë vendin është në zenitin e saj. Unë besoj fort se shumica e qytetarëve shqiptar kërkojnë rrëzimin e qeverisë kriminale të Kumbarit Edi Rama, ndërsa shembja e Shtetit të Mafias do të çlirojë përfundimisht energji të mëdha për të mëkëmbur ekonominë kombëtare dhe do të ndalojë zhbërjen strukturore të popullsisë; rreziku më i madh që i kanoset kombit tonë.

Kategori
Uncategorized

Tre herë i dënuar, vuajti 28 vjet dhe vdiq në kampin e Ballshit.

Procesverbali i vdekjes në kampin nr.309 Ballsh

Nga Kastriot Dervishi

Historia e Nesmi Ismail Shehut, lindur në Karbunarë të Lushnjës në vitin 1915, i cilësuar kulak prej regjimit. Vuajti tre dënime, duke regjistruar kohën e 28 vjetëve dhe 16 ditëve. E mbylli këtë jetë në ditët e fundit të burgimit të fundit dhe u varros në varrezën e Panahorit të kampit nr.303 Ballsh.

-Periudha e vuajtjes së burgimit, sipas viteve:

1946-1949: 2 vjet, 11 muaj, 5 ditë

1951-1968: 17 vjet, 5 muaj, 16 ditë

1975-1982: 7 vjet, 25 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 31 vjeç

-Mosha në vdekje gjatë dënimit: 67 vjeç

Dënimi i parë

U dënua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës me veprim në Durrës së bashku me 18 persona të tjerë. Vendimi nuk është i plotë, por mësohet se prokurori ka kërkuar 10 vjet burgim. Është dënuar në bazë të ligjit nr.21, në gusht 1946. Ka vuajtur 2 vjet, 11 muaj, 5 ditë.

Dënimi i dytë

Herë e dytë u arrestua më 30.6.1951 me një grup të madh kulakësh në Lushnje në vitin e egër të goditjeve. Bashkë me të u dënuan edhe 16 të tjerë. Akuzoheshin për pjesëmarrje në “grup terroristo-kulakësh” (fjalë e padëgjuar në raste të tjera), bazuar në “vijën armike kundër pushtetit popullor, të nxitur nga reaksioni i jashtëm imperialistët amerikano-anglez”, duke “luftuar me tërbim vijën e drejtë të partisë e qeverisë”, “me veprime kriminale dhe akte terroriste”. Thuhej se kishin dështuar nga “vigjilenca e fshatarëve”. Mjetet e tyre konsideroheshin agjitacioni e propaganda, arratisja, shkëputja e fshatarësisë nga procesi i kolektivizimit.

Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, i vendosur në Lushnje, me vendimin nr.407, datë 20.8.1951, i deklaroi fajorë, duke dhënë vendimet e mëposhtme:

Fuat Kurti me vdekje në litar. Demir Gubera, Hysen Baho, Mitro Vula, HamdiSefa, VeizKurti, RapQereti, Naun Daja, Jorgji Daja, me vdekje, pushkatim. Isuf Çela me burg të përjetshëm. Nesmi Shehu, Skënder Çela, Zenel Çela me 20 vjet burgim. Abdyl Shkurti, MustafaTafa me 10 vjet burgim. Ismail Mujo me 7 vjet, File Gubera me 3 vjet. Të gjithëve ju konfiskohej pasuria. Interesant është fakti se nga vendimi Nesmi Shehut nuk i del ndonjë përgjegjësi penale, përveç faktit se ishte i pakënaqur si kulak. U lirua nga burgimi më 16.12.1968 kur ishte duke e vuajtur në repartin nr.309 Vlorë.

Dënimi i dytë, vdekja në burg

U arrestua sërish si kulak më 6.4.1975. Akuzohej për agjitacion e propagandë në bazë të nenit 73 të Kodit Penal. Sipas vendimit, qysh nga lirimi nga burgu, kishte vazhduar “punën armiqësore”, por sidomos pas vitit 1973 e kishte shtuar këtë veprimtari. Gjykata e Rrethit Lushnjë me vendimin nr.87, datë 20.6.1975 e deklaroi fajtor duke e dënuar me 8 vjet burgim. Nuk mundi ta përfundojë këtë dënim pasi vdiq më 1.5.1982 në repartin nr.309 Ballsh.

Kategori
Uncategorized

1953/U dënua me 10 vjet burg se u tall me vdekjen e Stalinit

Gazeta e kohës në ditën e varrimit të Stalinit, si dhe vendimi i gjykatës për dënimin e personit në fjalë

Nga Kastriot Dervishi

Mbarë bota antikomuniste e priti me gëzim të madh më 5 mars 1953 vdekjen e një prej terroristëve ndërkombëtarë më të famshëm, diktatorit sovjetik, antishqiptarit të spikatur Josif Visarionaviç-Stalinit. Regjimi kukull i Enver Hoxhës në atë kohë zhvilloi disa procese nderuese ndaj “veprës” së Stalinit, aq sa dukej sikur ky kishte qenë shumë i lidhur me popullin shqiptar. Por kishte plot shqiptarë që talleshin me në kulmin e një serioziteti komunist. Njëri prej tyre, nëntoger Bektash Arif Muhameti, lindur në vitin 1927 Kajcë të Ballabanit në Përmet, efektiv i repartit nr.2591, u arrestua më 24.4.1953.Me vendimin nr.77, datë 24.8.1953 Gjykata Ushtarake Territoriale Gjirokastër, e deklaroi fajtor dhe në bazë të nenit 72 të Kodit Penal, e dënoi me 10 vjet burgim, duke i hequr edhe dekoratat që mbante. Vuajti 4 vjet, 10 muaj, 25 ditë vetëm pse ishte tallur me Stalinin.

***

Pjesë nga vendimi i gjykatës:

I pandehuri…pjellë e një familjeje kundërshtare e regjimit popullor, anëtar të gjinisë së tij, dje me Ballin Kombëtar dhe sot të cilësuara kulakë. I pandehuri i frymëzuar në ndjenja kundër sistemit socialist, që në vitin 1948 shfaq hapur armiqësinë në takim me aspirant Bektash Sefedinin, bisedojnë se me këtë pushtet, populli është armiqësuar, mbasi i bëhen shumë padrejtësi. I pandehuri gjatë 6 vjetëve, prej vitit 1948, deri ditën e arrestimit në prill 1953, kudo, me këdo element të pakënaqur ose të kapitulluar e frikës, ka vjellë vrer kundra pushtetit popullor, kampit socialist e veçanërisht kundër Bashkimit Sovjetik.

I pandehuri ka patur antipati karshi shpëtimtarit të mbarë njerëzimit, personit më të shtrenjtë të epokës sonë, mikut më të dashur të popullit tonë, të paharruarit Stalinit. Këtë figurë, ky e ka urryer. Në një rast në mencë, kur po hante bukën që ia kishte dërguar Stalini, me një pjesë të saj që i mbeti (mbasi e mbushi stomakun), godet fotografinë e të madhit Stalin, shoku që ishte shoqëruar gris në prani të tij pjesën e syrit të fotografisë. Në ceremoninë e varrimit të shokut Stalin, kur i gjithë populli me lot në sy, i gjunjëzuar po i jepte lamtumirën e fundit njeriut më të dashur, i pandehuri së bashku me disa nga shokët e tij, ka qeshur dhe është tallur, janë ankuar për nderimin formal të tyre, kur u mbajt 5 minuta zi, duke thënën se na ngeli dora në kokë dhe na u lodh…

Kategori
Uncategorized

Dekoratat e Ramës për Diasporën si tableta infektuese

Nga Arben Vata.

Pse është “virus ” dekorata e Ramës?

E para, nuk është parë apo dëgjuar që tituj të tillë vlerësimi ti japë qeveria. Zakonisht vlerësime të tilla i bëjnë Presidenti i Republikës apo shoqata të ndryshme. Nëse kryeministri ka menduar ti marrë kompetencat Presidentit, pa dashje është kthyer në qesharak duke u shndrruar në profilin e një shoqate.

Këto ditë ka pasur shumë diskutime rreth “Samitit të Diasporës ” dhe show-t të qeverisë nëpërmjet shpalljes së Ambasadorëve të Kombit.

Pavarësisht respektit personal ndaj disa prej personazheve që u nderuan me këtë titull, (shumë të tjerë nuk i njoh), dhe kontributit të tyre në shërbim të komunitetit apo kombit, nuk mund të rri pa thënë se me të nderu sot Edi Rama është njësoj si me të prek sëmundja e verdhëzës (sarillëkut i kemi pas thënë dikur).

Këtë krahasim e kam për ata që janë dyshues në atë që nëse bënë mirë apo keq që pranuan një vlerësim të tillë. Kurse atyre që janë të lumtur për titullin dhe nuk kanë asnjë dilemë, e gëzofshin dhe suksese më tej në punën e misionin e tyre.

Pse është “virus ” dekorata e Ramës?

–E para, nuk është parë apo dëgjuar që tituj të tillë vlerësimi ti japë qeveria. Zakonisht vlerësime të tilla i bëjnë Presidenti i Republikës apo shoqata të ndryshme. Nëse kryeministri ka menduar ti marrë kompetencat Presidentit, pa dashje është kthyer në qesharak duke u shndrruar në profilin e një shoqate.

–E dyta, takimin me shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë, kryeministri u përpoq ta kthejë në një akt mbështetje ndaj tij dhe qeverisë. Një përpjekje kjo e dështuar për shkak se narkoqeveria nuk mund të mbulohet me “gjethen e ambasadorëve të Kombit “. Rrallëkush mund të pranojë të bëhet pis apo të marrë virusin “e verdhëzës “. Dhe sado u përpoq qeveria duke nderuar shqiptarë nëpēr botë, e gjithë bota po sheh dhe lexon perditë në mediat e vendeve respektive se cilët janë ata që qeverisin sot Tiranën. Një grumbull dekorimesh nuk e përmirëson dot imazhin e qeverisë as në Shqiperi, as në Europë, SHBA apo Kanada.

–E treta, e kundërta është e vërtetë. Shpenzimet marramendëse për këtë takim, vetëm sa bindin edhe skeptikët se “vendi digjet e qeveria krihet “.

–E katërta, qeveria e Tiranës shfaqet sërish si një klikë përçarëse e kombit dhe e shqiptarëve kudo ku janë. Si mund të përcaktojë ambasadorë të Kombit, vetëm njëra pjesë e tij, vetëm Tirana? Pse nuk qëndron emri i zyrtarëve të Prishtinës në këto vlerësime? Kush i përcaktoi emrat që u nderuan dhe a ka persona të tjerë që me të vërtetë nderojnë shqiptarët me emrin, punën dhe kontributin e tyre? Sigurisht që ka shumë por zakonisht nuk trokasin në dyer ambasadash. Ata i gjen përditë mes njerëzve, mes halleve e problemeve të tyre. Një FALEMINDERIT prej tyre është vlerësimi më i madh sesa çdo letër e firmosur nga cilado qeveri.

–E pesta, herë tjetër kurseni shfaqje të tilla megallomanie dhe turpi. Takoni ambasadorët e vërtetë të Kombit, ata që nderojnë vlerat tona dhe jo që u bëjnë fresk qeverive të radhës. (Për ata që kanë pasur durim te lexojnë deri në këto rreshta, dua të sqaroj se nuk kam as kontribut dhe as konflikt interesi në lidhje me këtë vlerësim. Vetëm se e quaj detyrim moral, shoqëror dhe profesional të shpreh mendimin tim.

–Dhe e fundit; kur ta bëni herë tjetër, ju lutem mos e quani SAMIT. Ju që merrni pjesë në këto takime, gjeni guximin e shpjegoni qeverisë se çfarë do të thotë kjo fjalë.

Po patët edhe më shumë guxim, pyesni qeveritë në Tiranë e Prishtinë se pse shqiptarët nuk kthehen në vendlindje? Pse nuk votojnë dot? Pse…? Po pyetët shumë do ju marrin dekoratat. Më mirë mos pyesni.

Kategori
Uncategorized

Komandant Haradinaj me dy lëvizje rrufe. Shah mat Serbisë, Soros, Thaçistëve dhe Ediçëve.

Në Kosovë Haradinaj bëri 2 super lëvizje brenda javës:

1. Miratoi Ligj në Parlament që i preu duart Thaçit, duke i heq të drejtën me ligj që të negociojë prekjen e kufijve.

2. Trepçen e regjistroi si kompani me kapital 100% të shtetit të Kosovës me ligj dhe me QKB.

Shkurt:

Haradinaj ua dogji letrat të gjithëve. I vuri të gjithë para faktit dhe Fatit të kryer!

Tradhëtarët sorosiano-serb të Kosovës s’kanë të drejtë ligjore me firmos as kufijtë e as Trepçen.

Rames gjithashtu i ngeli preshi ne dore, dhe teadhetia ne gryke.

Kategori
Uncategorized

Sevasti Qiriazi, mësuesja e parë që regjimi komunist i vrau djemtë.

Sevasti Qiriazi dhe motra e saj Parashqevi Qiriazi, dy motrat kurajoze që luftuan për arsimin shqip në atë kohë kur në vendin tonë analfabetizmi ishte sundues në shumicën e popullsisë.

Por cili ishte shpërblimi që mori Sevasti Qiriazi për kontributin  saj të pazëvëndësueshëm në fushën e arsimit?!

Si shumë të tjerë, mendje të ndritura të Shqipërisë, ajo mori si “shpërblim” vuajtjet e pashoqe nën dhunën komuniste.

Themeluese e Shkollës së Vashave në Korçë

Sevasti Dako (Qiriazi), lindi në vitin 1871 dhe  ishte atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra. Ishte e para grua shqiptare që studioi në institucionin amerikan, kolegjin me emër “Robert College” në Konstandinopojë (Stamboll), të cilin e kreu në qershor 1891.  Pas përfundimit të studimeve, ajo u kthye në Shqipëri dhe mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891.

Bashkë me motrën e saj Parashqevi Qiriazi, ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë, nga ku dolën shumë emra të njohur të femrave, të cilat kontribuan në fushën e arsimit. Sevasti Qiriazi mbahet mend për shumë veprimtari patriotike, por kryesisht si nismëtare e arsimit dhe emancipimit shoqëror të femrës shqiptare.

“Mësonjëtorja”, është një ndër filmat më të bukur shqiptarë të realizuar në kohën e diktaturës komuniste. Ai film është mishërim i personazheve të shquar të arsimit shqiptar, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi dhe vëllait të tyre Gjerasim Qiriazi. Sevastia e Gjerasimi vijnë në këtë film përmes personazheve kryesorë Dafina e Stefan Bardhi. Ai film i kushtohej Sevastisë, por në asnjë rast nuk identifikohej ky fakt, sepse Sevasti Qiriazi dhe familja e saj pësuan dhunën më të tmerrshme të sistemit komunist, me vrasje, burgosje e internime. Nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse ishte një ndër familjet më të kulturuara në Shqipëri. Sevasti Qiriazi bashkë me vëllain e motrën e saj, hapën shkollën e parë shqipe në Korçë dhe kaq mjafton.

Ja çfarë shkruante Edit Durham, pas vizitës në Korçë në vitin 1903. Ajo e përshkruante kështu shkollën e Vashave: “Zonjusha Kyrias (Sevasti Qiriazi), një grua shumë e përgatitur dhe kurajoze, pati shkuar në Amerikë me ndihmën e misionarëve amerikanë, qe trajnuar atje dhe kur u kthye në Korçë qe emëruar drejtoreshë e një shkolle femërore nën patronazhin e Misionit Amerikan. Sevasti përdorte tekste shkollorë amerikanë dhe jepte mësim në gjuhën shqipe. Mbas mbylljes së shkollës mashkullore të Korçës, kjo mbeti e vetmja shkollë në Shqipërinë Jugore, ku mund të mësohej shkrim e këndim në gjuhën shqipe. Edhe pse frekuentimi i asaj shkolle sillte rrezikun që vajzat dhe prindërit të ishin persekutuar nga autoritetet turke, klasat ishin gjithmonë plot.

Vajzat krishtere dhe muslimane mësonin të shkruanin dhe të lexonin në shqip dhe i mësonin edhe vëllezërve të tyre. Shkolla e Vashave ishte kaq moderne sa që më dukej se isha kthyer papritur në Europë”.

Ajo që do të përballej me të njëjtin mallkim që u përballën mijëra shqiptarë të arsimuar. Dijet e tyre ishin armiku kryesor i diktatorit Enver Hoxha. Sevasti Qiriazi përjetoi zemërplasur humbjen e Gjergjit, djalit të saj, e trupin e munguar të tij për ta përcjellë në banesën e fundit. Komunistët nuk ia kanë dhënë as këtë mundësi. Sevasti Qiriazi përjetoi burgosjen e djalit tjetër, Aleksandrit si dhe vrasjen e përdhosjen e kufomës së bashkëshortit të saj, patriotit të madh, Kristo Dakos. Ajo iku nga kjo botë, pasi pa të shkatërruar familjen, por edhe atdheun, për të cilin kishte punuar me mish e shpirt, gjithë jetën e saj./kujto.al

Kategori
Uncategorized

Qytetarët duhet të dalin në protestë zgjedhje me Edi Ramën nuk ka!

intervista me aktivistin Gani Muratin!

Gani opozita po vazhdon të protestojë dogji mandatet Dhe pritet një protestë kombëtare më datë 16 cfarë Mendoni për këtë situatë!

Së pari mendoj se protestat janë të vonuar duhet të kishin filluar më parë së dyti protestat do vazhdojnë fuqishëm pasi kauza jonë është qeveri tranzizstore

Pa Edi Ramën kryeministër në fakt nuk ka njëri që

Mos ta dijë se Edi Rama është i vetmi kryeministër

Që i blen votat dhe nuk ka njëri që mos e kuptoj

Se zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka dhe as

Ska për të pasur këtë duhet ta kuptoni të gjithë!

Për ju ah është zgjidhje negociata dhe bëri mirë

Opozita që dogji mandatet!

Cfarë negociatash do bëj opozita bëhët negociata

Me Edi Ramën jo dhe jo negociata e vetme e opozitës

Dhe partisë demokratike është populli dhe sa për

Mandatet është prefekte nuk mund të quhet parlament ai që është mbushur me kriminela të ardhur me blerje votash apsolotisht që jo për mendimin tim nga dita që opozita vendosi te djeki

Mandatet ai parlament ra dhe sot quhet parlament

Ligjetim

Cfarë mendimi jepni për deputetët kandidat nga opozita që pranuan mandatin dhe e tradhtuan kauzën e opozitës plus edhe për deputetë që nuk pranuan të dorzojnë mandatin!

Fjala ime është se ato që morë mandatet do e kenë

Turpin me bukë për gjithë jetën ai mandat do ti kthejë

Në tufë mizerje ajo nuk quhet opozitë ajo quhet opozitë e blerë nga Rama opozita e vërtetë është jashtë duke protestuar opozita e vërtetë është përkrah qytetarve për një objektiv zgjedhje të parakoheshme dhe pa Edi Ramën kryeministër

Në fakt shikoj cdo ditë nëpër mediat analistë kazanë të blerë nga qeveria që e bëjnë qershinë për kumbull

Lulzim Basha dhe opozita e bashkuar nuk kërkojnë

Pushtet në tavolinë opozita thjeshtë po kërkon thjeshtë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kaq!!!

Sa i përket atyrve që nuk dorzuan mandatin fjala ime

Është turp për ju që ju bleu Edi Rama turp për ju që shitët demokratët dhe qytetarët shqiptarë për një

Mandat që nuk vlen asgjë para interesave të qytetarve që po dalin në protestë ato janë turpi dhe

Njolla e zezë e opozitës kaq kam!

Opozita ka paralajmëruar një protestë kombëtare më

16 Mars mendoni për një pjesmarrje të shumtë

Po dhe besoj se 16 Marsi do jetë një protestë madhështore dhe sipas të dhënave do ketë një pjesmarrje shumë masive si anjhëherë tjetër në këto 28 vite do jetë super protestë ky më shumë do ketë qytetarë jo partiak do ketë qindra socialist eh shumë qytetarë që sot nuk kanë asnjë mundësi punësimi dhe zhvillimi nga kjo qeveri dhe apeli im nëprmejt jush është ejani qytetarë miq ejani bashkohuni më

16 Mars ejani për të ardhmen e juaj për të ardhmen e fëmijve të juaj!

Kategori
Uncategorized

Çlirim i votës së lirë nga kthetrat e partive.

Çlirim i votës së lirë nga kthetrat e partive.

Rrëzimin total të sistemit duke mbajtur si themele-tabu vetëm pluralizmin dhe të drejtat themelore të njeriut.

Shembia e këtij sistemi duke përfshirë këtu edhe disa probleme të lindura që në vitin 2008 me ndryshimet kushtetuese që zhbalancuan kontrollin dhe balancën e pushteteve, që me qëllimin e mirë për të larguar kriminelët kandidatë për deputetë nga zonat maxhoritare, përqendrimi i pushtetit në duart e kryetarëve të partisë, të cilat pastaj çuan në vitin 2013 e 2017 në numrin më të lartë të kriminelëve në parlament.

Nndryshimin e sistemit zgjedhor, ndryshimin e sistemit kushtetues, forcimin e institucioneve që kontrollojnë njëra-tjetrën dhe më e rëndësishmja, forcimin e rolit të njerëzve, të qytetarëve, në raport me qeverisjen.

Kjo është oferta me ekspertë të njohur gjermanë BE-së dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës. që Lulzim Basha e artikuloi publikisht, menjëherë pas takimit me Drejtorin për Zgjerim të BE-së Christian Danielsson. 

Kategori
Uncategorized

Baton Haxhiu no grada?

Lajm i fundit!

Nga Guxim Alimani.

——————–

Presidenti i Republikes SH.T. Ilir Meta behet e ditur se po i jep doren e fundit nje dekreti presidencial per revokimin e shtetesise ndaj Baton Haxhiut.Jo vetem kaq por pritet se ne cilesine e Komandantit Suprem te Forcave te Armatosura z.Meta te urdheroje organet kompetente per shpalljen non-gratta te z.Haxhiu me motivacionin e padetajuar“I ndalohet hyrja ne Republiken e Shqiperise si person qe rrezikon integritetin e shtetit dhe la dyshime te aresyeshme qe bashkepunon me sherbime inteligjente qe nuk jane dashamirese te vendit tone”.

Pritet ekzekutimi dhe ndoshta nje perballje politike shtese mes presidentit dhe autoriteteve ligjore dhe shteterore.GA

@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@

Autobiografia që i bën analisti politik, Reshat Badallaj-Zhuriani.

Babagjyshi i tij ka qenë mik i ngushtë i krajlkevines serbe dhe më vonë me kasapin Aleksandër Rankoviqin, Ministër i Brendshëm të asaj kohe serbe, që kishte lëshuar kosën e vdekjes në kokat shqiptare.

Babai i tij Fazli Haxhiu, që në popull njihet si Fazli Qeli, ka qenë anëtar i OZNA-s dhe ka marrur shumë shqiptar në qafë?

Fazli Qelin ne OZNA e ka anëtarësuar spiuni Tafil Zena dhe sa shqiptarë kanë humbur pa shejë e pa dok, a di populli se Fazli Haxhiu në dhomën e tij ka mbajtur në mur portretin e Rankoviqit!.

A e dini ju se këlyshi serb Baton Haxhiu, ka ndejtur në Beograd si në shtëpinë e tij dhe zyrat e UDB-së i ka shëtitur më shumë se dhomat e tij?!

Badallaj, thotë se Baton Haxhiu bashkëpunonte me kryekriminelin Jovica Stanishiqin dhe me Zoran Stijeviqin.

‘A e dini ju se ky këlysh dhe ky bir kurve, Baton Haxhiu, ky pushtet, se sa paratë i ka marrë dhe i merrë nga Serbia kur në Kosovë zbarkuan 720 spiunë dhe ndër ta ishte edhe langoi Baton Haxhiu?

A e dini ju se ky bashkepunetor i serbis, në kohën e luftës kur derdhej gjaku lum, kur digjej Kosova, kur vritesh me mijëra njerëz, kur dhunoheshin mijëra femra nga paramilitaret dhe Çetniket Serb, ky qen bashkëpunonte me kryekriminelin Jovica Stanishiqin dhe me Zoran Stijeviqin dhe më shumë gjakësorë tjerë që priteshin shqiptarët me hanxhar e sakicë dhe të mos flasim me pushkaxhinj e duke i shkelur me zinxhir tankesh dhe ky qen bënte dyzen ahengu ne Brezovicë, me def e me violinë?!.

A e dini ju se ky langua i Serbisë i ka njoftuar serbianët dhe shtabet e tyre ku ishin istikamet e UÇK-së?

Kur Shtabit të Përgjithshëm te UÇK-s i ra në sy tradhtia e tij dhe u dha urdhër që të kapet ky spiun dhe të vritet, dhe ai urdher ishte marrë në Likoc të Drenicës, pikërisht nga ky pis, Hashim Thaçi, që tani e ka bërë mikun më të ngushtë sepse e lidhi me serbianët….me Vuçiqin dhe i premtuan që të dal i palagur nga Gjykata Speciale?

A e di populli se në kohen e luftës ky spiun, i UDB-së nuk ka ikur me popullin në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër, por ka ndejtur në hotelin ‘GRAND’, bashkë me Veton Sorrosin?

A e di populli se ky për t´i shpëtuar vrasjes nga shqiptaret bashkë me Stanishiqn e bëjnë një sajim kinse; ” është vrarë Baton qeni” dhe pastaj e fusin te veshur si nuse në Maqedoni me veturën e MUP-it!

Si mund të flas ky spiun i UDB-së serbe, ky langu i Zoranit, ky zagar i Stanishiqit, ky njeri që ishte dënuar me pushkatim nga UÇK-ja e komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe sot na ka marr përsiper te ndryshoj kufijt e Kosoves sipas oreksit te Serbise?!

Baton Haxhiu me televizionin e tij paguhen dhe financohen nga Serbia.

‘Po a e dini ju se shkërdhatat e këtij soji nuk kanë fytyrë, nuk kanë nder, nuk kanë moral, janë të pashpirt, janë të poshtër, që këtyre vetëm qentë do ja vizitojnë varrin dhe do ja pshurrin me lezet,

A e dini se ky langua nuk do të ketë vend për varre në tokat shqiptare, a e dini se ky spiun edhe tani me këtë grup tradhtarësh është duke punuar për t´ia dhënë 1/3 e tokës së Kosovës Serbisë?

A e di populli se ky spiun që paguhet nga Serbia deshtën t´i helmojnë shqiptarët me ushqime kancerogjene nga Serbia duke qene aksioner ne kete tregtin e miellit me Serbin, ushqime keto me permbajtje helmesh, me toksina kancerogjene qe t´i vrasin ngadalë Shqiptaret dhe ti bejne steril që të mos shtohen, bashkë me bandën serbiane Devolli; A di populli se me kanalin “Klan Kosova” që financohet nga Serbia dhe mafia ekonomike e lidhir me Serbine propagandojnë për vëllvarasje, përçarje dhe njëmijë e njëqind të zeza!,

A di poupulli se ky këlysh i bie këmbanave të mortit kundër kombit tonë. A di populli se ky është marimanga, kolera dhe murtaja e zezë kombëtare?

Po ky fol se i ka afër vetes kuislingët, spiunët, langonjt e Serbisë fashiste dhe shumë ndër ta shqipfolës… Dhe, si mund të flas ky për heronjtë kombëtar e sidomos për kryekomandantin Adem Shaban Jasharin dhe të tjerët.

A di ky langua, ky zagar, ky shkerdhatë se shpirti i dëshmorëve të kombit nuk i duron tradhtarët as të flasin dhe as të sillen rreth varreve të tyre sepse i trazon.

A di populli se kjo familje dhe ky qen i Stanishiqit, i Stijeviqit, Vuqiqit, UDB-së, Baton Fazli Haxhiu apo si njihet tani në serbi Hadzic, shumë borxh i ka Kosovës dhe kombit në përgjithësi!?

Ky qen dhe langua e ka të ndaluar për se gjalli dhe për së vdekuri të fol për shpirtrat e dëshmorëve të kombit dhe jo vetëm ky… ‘, përfundon për ‘Kosova Sot’, (analisti politik, Reshat Badallaj-Zhuriani).

Kategori
Uncategorized

SHPJEGIMI LIGJOR/ Pse deputetët e rinj nuk konsiderohen opozitë parlamentare. Pas Kinës e Kubës, Shqipëria…

 2 SHPJEGIME LIGJORE:

1. Pse deputetët “e pavarur” nuk mund të konsiderohen në asnjë rast si Opozitë Parlamentare!

2. Pse Shqipëria është Rasti i Tretë në Botë i një Parlamenti Monopartiak (Rasti 1. Korea e Veriut; Rasti 2. Kuba; Rasti 3. Shqipëria)

Nga Avokati Altin Goxhaj

Sipas Ligjit aktual Elektoral Partitë kandidojnë me lista kandidatësh të partisë! Votuesin votojnë Partinë dhe jo kandidatin. Kandidati që përfshihet në përqindjen fituese merr mandatin e deputetit.

Ligjërisht vetëm 2 parti kanë marrë vendim për të dorëzuar mandatet (partitë aleate ligjërisht nuk ekzistojnë si fituese pasi janë kandiduar me logon e PD ose LSI).

2 partitë PD dhe LSI përbënin Opozitën parlamentare qysh prej 2017 dhe ato kanë marrë vendimin për dorëzim mandatesh dhe deputetët e tyre kanë dorëzuar mandatet.

Pra nëse Partia merr vendim ligjor dhe politik për dorëzim mandatesh dhe kjo shoqërohet me dorëzim mandatesh nga deputetët e listës, ata që i pranojnë nuk përfaqësojnë më as partinë që i kandidoi dhe as elektoratin që votoi partinë pra janë deputetë që përfaqësojnë vetëm veten e tyre, ndryshe quhen ligjërisht “të pavarur”!

Pra Parlamenti ka vetëm 1 parti:

Partinë Socialiste (ish PPSH e diktaturës komuniste monopartiake, e cila ishte PKSH e krijuar nga Partia Komuniste Jugosllave në 1941) dhe ka disa deputetë “të pavarur” (nuk përfaqësojnë ligjërisht asnjë parti pasi PD dhe LSI kanë marrë vendim për dorëzim mandatesh) dhe ligjërisht dhe teknikisht nuk përfaqësojnë as elektorat, pasi elektorati ka votuar vetëm për 2 logot e partive përkatëse që nuk i njohin as ata as vetë Parlamentin (PD dhe LSI).

Konkluzion 1:

DEPUTETËT “E PAVARUR” NUK MUND TË KONSIDEROHEN NË ASNJË RAST SI OPOZITË PARLAMENTARE!

Konkluzion 2:

NË SHQIPËRI KEMI PARLAMENTIN E TRETË MONOPARTIAK NË BOTË: 1. Korea Veriut, 2. Kuba, 3. Shqipëria:

Rasti 1.

Parlamenti Monopartiak në Republikën Demokratike të Koresë së Veriut: Asambleja Supreme e Popullit që përbëhet vetëm nga Koalicion i Partisë Punës, Partisë SocialDemoratike dhe Frontit Demokratik dhe 13 deputetë të pavarur (në 1990)

Rasti 2.

Parlamenti Monopartiak në Republikën e Kubës: Asambleja Kombëtare e Pushtetit të Popullit që përbëhet vetëm nga Partia Komuniste e Kubës.

Rasti 3.

Parlamenti Monopartiak në Republikën e Shqipërisë: Kuvendi Popullor që përbëhet vetëm nga Partia Socialiste (ish PPSH e cila ishte ish PKSH) dhe 8 deputetë të pavarur.

Kaq mjafton për të gjithë ndërkombëtarët që nuk janë dakort as me regjimin e Koresë së Veriut dhe as me regjimin e Kubës por janë dakort me regjimin e Tiranës!

Kjo nuk vlen fare për shqiptarët pasi kanë neveri për të gjithë klasën politike që është autore bashkëfajtore e përbashkët e krijimit të Rastit të Tretë në botë të një Parlamenti Monopartiak dhe e instalimit të Diktaturës së Tretë në Planet!

Kategori
Uncategorized

”Fuqia e Zezë”

Edi Rama zotëron një lloj imuniteti prej gjërave të ndyra; domethënë, tashmë bëmat e tij skandaloze kanë fituar “qytetarinë”. Ka vite që skandalet e tij pasojnë njëri tjetrin, në të gjitha planet, në të gjitha fushat. Qeverisja e tij është e mbushur me hajdutëri të pastër, me korrupsion të ftohtë. Krimi ekonomik, dhe krimi penal ka pushtuar qeverisjen e tij. Policia e Shtetit është kthyer në një polici mafioze, ku krerët e saj bashkëpunojnë me mafian kombëtare dhe ndërkombëtare. Dy Ministra të Brendshëm kanë lidhje të qarta me trafikun ndërkombëtar të drogës, i pari si anëtar i një organizate mafioze, ndërsa i dyti me vëllanë të dënuar si trafikant ndërkombëtar droge.

Buxheti i Shtetit ndahet njëlloj siç ndahet plaçka nga një bandë grabitësish të dhunshëm, ku pjesën e luanit e merr gjithmonë kapobanda. Këtë e bën në mënyrën më të drejtëpërdrejtë, pa skrupuj, pa teklif, pa iu dridhur qerpiku.

Trim më të madh nuk kanë parë sytë e shqiptarve!

Edi Rama themelon një Prokurori Personale, asgjëson Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, kapë Shërbimin Informativ, ndërsa Parlamentin e Shqipërisë e kthen në një harem me eunukë pa koqe.

Për të plotësuar tablonë, Edi Rama shembë përdhe gjithçka që i del përpara, përfshirë edhe shtëpitë e qytetarëve, ndërsa të pamundurit fare, i plasë në burgje, në kundërshtim me çdo normë njerëzore, por edhe ligjore; përfshirë Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut, ku thuhet qartësisht se “Ndalohet burgosja e individëve për pamundësi në përmbushjen e kontratës” (KEDNJ, Protokolli 4, Artikulli 1).

Kështu, Kumbari Edi Rama ndërtoi përfundimisht Shtetin e Mafias në Shqipëri, karikaturën më të neveritshme që mund të ketë ekzistuar ndonjëherë në faqe të dheut, shtet të cilin po e braktisin shtetasit, masivisht.

Po ku e merr këtë fuqi Edi Rama? Nga i buron kjo ligësi e pashoqe, që nuk pyet për asgjë dhe askënd që i del përpara, në turravrapin e tij haluçinant, duke shembur përdhe një komb?!

Më ndiqni në ciklin e shkrimeve “Fuqia e Zezë”, me emra dhe mbiemra të përveçem, se si Shqipëria ra pre e fuqisë më djallëzore që ka njohur ndonjëherë ky vend.

Nga Erl Kodra/

Kategori
Uncategorized

Dëbohet nga qeveria gazetarja britanike, Alice Taylor: Më sulmojnë për shkak të…

Shtet FASHIST!”, ka deklaruar Taylor.

“Nuk e kuptoj si mund të jetë kaq cipëhollë qeveria shqiptare!

Nuk e kuptoj si mund të sfidohet kaq hapur liria e fjalës.

Nuk e kuptoj si mundet që pas akuzave e sulmeve të padrejta ku atë e quajtën spiune ruse tani ti mohojnë qëndrimin.

Shtet FASHIST!”, ka deklaruar Taylor.

Gazetares britanike Alice Elizabeth Taylor i mohohet leja për të qëndruar në Shqipëri pas artikujve kritikë që ajo shkroi ndaj situatës politike në Shqipëri.

Kjo ndodhi ndërkohë që asaj i ishte thënë fillimisht se rezidenca i ishte pranuar e kjo ndodh ndërkohë që ajo është shtatzanë dhe është në pritje të një fëmije shqiptar.

Mos harrojmë se përveç kritikës me fakte në media ajo po ashtu ka kontribuar në imazhin e Shqipërisë me anë të artikujve në faqen e saj Balkanista.

Po ashtu ajo ka marrë pjesë si qytetare aktive në shumë kauza civile e veçanërisht në atë që kanë të bëjnë me dhunën ndaj grave.

“Nuk e kuptoj si mund të jetë kaq cipëhollë qeveria shqiptare! Nuk e kuptoj si mund të sfidohet kaq hapur liria e fjalës. Nuk e kuptoj si mundet që pas akuzave e sulmeve të padrejta ku atë e quajtën spiune ruse tani ti mohojnë qëndrimin. Shtet FASHIST!”, ka deklaruar Taylor.

Kategori
Uncategorized

ËNDRRA IME !

Cikël poezish nga Nafi Çegrani

 

ËNDRRA IME !

Të kujtohet sa vjeç ke qenë
kur ike, të rrëmbyen horrat,
të shanë e të vranë,
gjymtyrë sakatosur,
dhe me shpirt syrgjinosur,
të akuzuan dhe dënuan –
në burgje të dëbuan !

Të kujtohet sa vjeç ke qenë
apo i ke harruar
gjithë ato vite që shkuan,
si lumi në detë,
horrat nuk të linin të qetë…
I pafajshëm i përmalluar,
edhe vargje ti ke shkruar!

Dhe tani që je plakur,
edhe jeta nxitoi hapin
vite të trembura nga vrrapi,
flokë të thinjura prore –
si kaçule dëbore ,
ëndrra ime burrërore !

Të kujtohet sa vjeç ke qenë
edhe ëndrrat ikën me erën
gjethe vjeshte ranë eskime,
ikën vitet andej pas shpine,
e ti erdhe me kokë të thime,
i ri shkove në behar,
plak u ktheve mjekër bardhë,
ashtu i krrusur del te dera
dhe pyet: vallë ka ardh pranvera?!

TE MOLLA E KUQE !

Një shekull në pritje kaluan
sllavët mizor
Danubin donin me kaluar
me bajoneta e hanxharr në dorë
me vdekjen erdhën akull e dëborë
Ballkanit iu vërsulën të tërbuar
me bandat e tyre si bisha,
dogjën xhamia e kisha…

Te Molla e Kuqe u vëndosën,
çdo gjë të gjallë gjakosën,
themele e varre groposën,
nga andej shqiptarë dëbuan,
na dogjën vatra e kulla,
n’ato troje vdekjen derdhën,
sllavët tatar këtej erdhën,
edhe zogut ia dogjën çerrdhen,
dogjën kasolla e shtëpi
vranë e plaçkitën kope e bagëti,
dogjën stane, e varret i bënë hi…

Heej, Molla e Kuqe është jona,
këtë e di historia dhe bota,
e di Amerika dhe Europa,
e dinë Franca dhe Gjermania,
Belgjika dhe Turqia,
e di edhe Anglia,
e dinë bota mbarë
se tek Molla e Kuqe
që nga lashtësia –
këtu, kanë jetuar shqiptarë…

Përtej kohërash të shkuara
erdhën sllavët e na dëbuan,
edhe arrat mbetën djerrinë
na i grabitën kopshte dhe shtëpi,
mbetën gjurmë themele e varre
lotë në sy nga vdekjet mizore,
plagët tona shekullore !

TE GURI I JORGOVANIT

Gjithandej në Çamëri
nga Arta në Prevezë
ndjej aromë dhe nostalgji

Nga Janina e Alisë
kërkoj gjurmët e historisë
gjethe bliri dhe ullinj ,
gjeta këngët e pakënduara
luledielli mall i mrekullisë
gjeta vragët e përvëluara
varre të djegura të shqiptarisë
atje te Guri i Jorgovanit
janë perlat e Çamërisë
në Janinë është vatani,
tokë e larë me gjak shqiptari !

PËR NJERIUN

-Kushtuar Bilal Xhaferrit-

Cili burrë është si Bilal Xhaferri,
miqte e mi..?
Cili burrë është si Hekuran Halili,
miqtë e mi..?
pse klith njeriu, miqtë e mi,
për Kosovë e Çamëri..?

Po ngjyrën e njeriut e dini, miqtë e mi..?
Unë, poeti them.
Është njerëzore të jesh NJERI.!

BALADË PËR GJYSHIN

Gjyshi im martuar me kujtimet maleve,
me pranga kremtoi vitet e ikur.
Dhe priti pushkatimin .. me syrin aspak te frikur,

Jetës i tha , s`ka dhimbje
se vdekja për liri e ftoi. I përulem hijes së tij..
forcën e tij kurrë nuk harroj.

Gjyshi mbolli farën në majë guri, nuk ëndërroi pallate të ngritur. Grunjëra mugulluan në tokat,livadhe me bar të kositur.

SHIU I LULEVE

Vasha harron hijen e vet,
nën urë mbeti akuareli pa bojë..
Nga libri i poetit nxjerr vargje,
për dashurinë nesër të lexojë..

Të lexojë dhe fytyra të qeshë
si shiu mbi lule lë vlagë.
Si era flokët përkëdhel
edhe dashuria mbetet në varg..

ËNDRRA IME !

Të kujtohet sa vjeç ke qenë
kur ike, të rrëmbyen horrat,
të shanë e të vranë,
gjymtyrë sakatosur,
dhe me shpirt syrgjinosur,
të akuzuan dhe dënuan –
në burgje të dëbuan !

Të kujtohet sa vjeç ke qenë
apo i ke harruar
gjithë ato vite që shkuan,
si lumi në detë,
horrat nuk të linin të qetë…
I pafajshëm i përmalluar,
edhe vargje ti ke shkruar!

Dhe tani që je plakur,
edhe jeta nxitoi hapin
vite të trembura nga vrrapi,
flokë të thinjura prore –
si kaçule dëbore ,
ëndrra ime burrërore !

Të kujtohet sa vjeç ke qenë
edhe ëndrrat ikën me erën
gjethe vjeshte ranë eskime,
ikën vitet andej pas shpine,
e ti erdhe me kokë të thime,
i ri shkove në behar,
plak u ktheve mjekër bardhë,
ashtu i krrusur del te dera
dhe pyet: vallë ka ardh pranvera?!

FATI I ZHURITUR !

(Për fatumin tragjik të NJERIUT)

Ç’ është fati i njeriut në jetë
një ëndërr e largët
apo mejtim –
gjethe portokalli mbeten kujtim !
I ikur me stinët e bukura
degëza jorgovani
shkuan shumë vite shqim
e ballin plotë rrudha
që në vite t’i lagu shiu
e në dej të dogji malli
si prrush zjarri –
në krahror akull acari…

Ç’ është fatumi dhe tragjika
kur njeriu flijon vitet
dhe sonatën e rinisë,
me rritmet e valles që hiqet
sa një shekull,
e jeta nuk duket fare
as në horizontin e portokalleve
ëndërrimet dhe kujtimet t’ i vodhën
hajnat e natës…!

Por, jeta duhet të ketë një KUPTIM
si pranvera kur nis me dalë,
si stinët kur nisin në agim –
me lule të bardha e të kuqe në ballë!

Fati i NJERIUT akull dhe acar…

LULEDIELLI…

Luledielli ka Çamëria
përplotë nektar
vreshta me kalavesha zvarë
ara të mbjellura në çdo anë,
aty rriten luledielli
me sy kah qielli,
çdo gjë duket madhështore
në tokat tona pjellore !

Bukë grunjerash ka Kosova ,
pemët piqen nis agu me dalë,
kurrora malesh sa u gëzova,
kemi detin valë-valë !

Tokën tone e pjek dielli,
plotë pemë dhe perime,
zemrat tona i ngroh dielli
kemi mall dhe shumë kujtime.

Të bardhat tona begatore,
edhe Pollogu i ka plotë,
piqen frutat me ëmbëlsi
rriten bjeshkët barritore
një pikë loti mbajm në sy
për Kosovë dhe Çamëri…!

KUR DOLA NGA BURGU

Tani që dola nga burgu
me vite të kërusura e stinë të thinjura.
Të heshtura pa fjalë me një dorë në zemër,
do t`më tharrasin vallë të gjithë në emer..?

Vallë, nënën a do ta kem gjallë, një brengë nuk duhet ta harroj.! Dhe tani që dola nga burgu i zi,
vite tmerri pa emër, nuk dua ti kujtoj,

Jam i përvuajturi njeri… ruajta dinjitetin tim të dlirë. Me një këngë të thyer në gji,
edhe pse hoqa të zitë e ullirit njëmijë.

Unë Feniksi i përlindur ushqim, dhe përsëri mbeta Njeri.
Që pash vdekjen me sy..
i vuajtur i përbuzur në pafajësi…
***
Shpirti venitej e venitej si qiri,
në skëterrë e në vetmi..qendroja.
I hastretuar për një rreze dielli,
i përmalluar për një copë qielli.

itët mu dukën të gjata lum,
netët të thella si pusi në verë.. Duke ëndërruar një pritje të gjatë..
do ti doja stinët të ishin veç pranverë.

Rininë burgjet e dashuruan,
e rrëmbyen në lule te saj…
Unë jam njeri e kam një emër, të pastër krenarinë dua ta ruaj..

KRROI NË DEJTË E MI…

Në skaj të kopshtit kam një arrë,
më andej një hije bliri,
në skaj të fshatit një ujëvarë
rriten grunjerat ngjyrë floriri.

Në mbrëmje vere gjer vonë
në mua krroi shushuritë
buzë malesh gurguron
edhe shpirtin ma shndëritë!

Natën pinë ujë Zanat,
e kreshnikët rendin në male
defatorja po heq valle
dhe bareshat po këndojnë.

Me agimet vijnë të bardha,
edhe fylli po jehon,
në skaj të kopshtit po çel dardha
një shqipe mali larg fluturon !

Në skaj të fshatit një ujëvarë
derdhen shikimet nga ata sy ,
mallë për verën që ka me ardhë,
gurguron krroi në dejtë e mi…!

Shkodër, 22.09.2016

DIELLI NË SHUPLAKË

I rrethuar në çdo anë me maje malesh,
Edhe bjeshka mbetet lehonë
Midis sheshit në luadhe barri
Ka plotë aromë trëndafili

Mbi suka shkëmbi çel tërfili
Ajo ec këmbë zbathur brigjeve
Dhe gishtërinjt marrin lulëzimin
Në këtë ditë të bardhë
Dielli ka dal në maja
Mrekullitë e shpirtit përbirohen
Si një rreze që mban rrethimin
E vasha shikimet derdh si luledielli Dielli i zbret në shuplakë
E në faqe të saj bulon trëndafili
Aromë e përflakë aty përbirohen me shikimet e mia
Të rrethuara në gjinjt e saj
Të gufuara si dy toptha zjarri –
E diellin e merr trishtimin !

POETIT TË MJERIMIT 
(Kushtuar Migjenit)

Këndove poet, këndove
për bijtë e shekullit të ri
drejtësi kërkove –
ligjërove me zjarrin në sy!

Këngët tua ndërgjegje njerëzimi
e ureje skllavërimin,
vargjet tua frrymëzim ngadhnjimi,
poet mjerimi :
legjendën për misër thurre
-Perëndi i vërtetë,
misër i dëshiruar
vuajtje e mallkuar:
kafshatë që nuk kapërdihet
gjaku acar në dejtë tkurret…
akull ngrihet !

Si kandili u bëre fli,
u dogje prrush dhe hi
për kohën e ,,shekullit te ri,,
Një grrusht të fortë kërkove
t’i bije malit m’u në zemër
si vigan thirrjet lëshove
Ti shkruajte Vargjet e lira,
këngët e ringjalljes shqim,
u dënese pa përtim –
Ooo poeti im,
për laviret dhe lypsat u përgjërove
për lagjen e të varfërve u mejtove,
për dendisjen dhe mjerimin
për jetën dhe vdekjen
u bëre pre –
këngët e fundit këndove,
lajmtar i jetës dhe kohës së re !

AMANET VËLLAUT

Kudo që të jesh vëllau im
në burg ose në mërgim
i përndjekur ose përmbysur
i pranguar dhe i përbuzur,
i ndaluar dhe i dëbuar –
Ti vëllau im,
je si shkëmb i patundur.
qëndrro i pathyer
edhe nëse të kryqëzojnë
si Prometheun,
e sorrat t’i shkyejn mëlqinë,
Ti qëndrro
dhe ruaje pikën e fundit të gjakut
në dejt tua të molisura,
ruaje UNIN tënd,
i vuajturi vëllau im,
i dergjur-
në stuhitë e jetës shqim…!

KOHË TË LIGA

Kohët ndrrohen edhe njerëzit
si stinët e motit
venë e vijnë vërdallë
herë me erë e stuhi,
herë si deti me valë
vijnë e shkojnë stinët e motit
dhe pranvera s’ do me dalë !

Gjatë periudhave shekullore
Fise nomade erdhën në Ballkan
erdhën keltët e grekët,
romakët e lashtë dhe gotët,
avarët dhe pellazgët,
ilirët dhe arbëri aty ishin
… erdhën sllavët,
bizantët Cara e kralja,
erdhën dhe ikën regjime e pushtetarë,
sulltana e pashallarë –
u ndrruan shekuj e mote,
luftërat kapluan në çdo anë,
beteja për Ballkanin u bënë
u derdh gjaku si prej kurbani,
fëmijë mbetën me gjymtyrë të thyer,
kush pa baba e kush pa nënë,
u dogjën shtëpia dhe vatani,
njerëz të vrarë nuk ju dihen varret,
pa çka se ,,demokracia,, ka ardhë ?!

Kohët ndrrohen edhe njerëzit,
venë e vijnë brezat dhe fise
si stinët e motit që ikin
vrragët ende nuk janë tharrë
aromë gjaku plagët myken
edhe gjethet e ahut bien
si vjeshtë që fundi nuk i dihet,
edhe malli i djegur si zjarr ,
si eshkë,
vallë pranvera ka me ardhë,
dielli plagët a do i rreshkë…!?!

KUSH E VRAU GJENERALIN ?

Në kaltëritë e qiellit të hapur dielli vezullonte me rrezet pingull.
Një shqiponjë fluturonte ngadalë dhe me aq krenari mbi sukat e Karadakut,
duke bërë disa rrethe qarrkore madje mbi kreshtat plotë kurora të Sharrit,
dhe me një madhështi të veçantë nisi fluturimin në drejtim, përtej horizontit
kah perëndimi, drejtë LUGJEVE TË VERDHA,
atje ku zhvillohej beteja…

Atë ditë, a thua vallë ka ndodhur tradhëtia?

KUSH E VRAU GJENERALIN ?!? Kush? Pse e vranë?
Por, Ai mbetet i gjallë… !

Nafi ÇEGRANI

Kategori
Uncategorized

Ministri Majko: Deputetët e opozitës, që pranuan mandatin, i kemi blerë!

Ai tha se nuk mund të zëvëndësohet opozita tradicionale me “ca deputetë që mund ti kemi blerë” .

Pandeli Majko është personazh i veçantë i politikes shqiptare. I ftuar nga A2 news ai foli hapur se situata politike është e paprecedentë e nuk mund të sillemi si PS sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ai tha se nuk mund të zëvëndësohet opozita tradicionale me “ca deputetë që mund ti kemi blerë” (!).

“Parashikimi sot nuk ekziston, sepse nuk ka ekzistuar në një vend evropian diçka e tillë. Jemi në atë momentin kur çifti ndahet dhe njëri nga prej tyre thotë se do t’i vej flakën gjysmës së shtëpisë”- tha Majko.

Ministri Majko kundërshtoi kryeministrin Rama kur flitet për deputetët që kanë pranuar të hyjnë në Kuvend, pas djegies së mandatëve prej atyre që ishin në parlament. Rama tha këtë të martë se “PS do të negociojë me opozitën e re” për bërjen e Kodit Zgjedhor. Por ministri Majko nuk ndan të njëjtin mendim me kryeministrin. Bile e kundërshton fort. Majko tha se “nëse do të negociojmë, nuk do të negociojmë me të rinjtë , por me liderët e partive”.

I pyetur për termin e përdorur nga kryeministri “opozitë e re”, pra për deputetët që pranuan të marrin mandatin e deputetit nga lista e LSI dhe PD, ish-kryeministrit shtoi me humor se “ata nuk janë opozitë, se ne i kemi blerë”!

Togfjalëshi “i kemi blerë”, ndonëse i thënë si me humor, por mbarte një të vertetë të madhe. Flitet se këto ditë që të marrin mandatin e deputetit, PS-ja me anë njerëzve të biznesit, paguan deri në 300 mijë euro në dorë.

Ndaj ministri Majko e theksoi fort togfjalëshin duke lenë të kuptohet, me anë të ironisë së tij, se mazhoranca nuk mund të negociojë me deputetët e futur si “deputetë tradhtarë”, sepse nuk kanë mandat politik.

Kategori
Uncategorized

Mesnatë para pushkatimit/ Sokol Sejko, togës së pushkatimit: Afrohuni dhe shtini!

Sot, 45 vjet nga pushkatimi i djaloshit 24 vjeçar Sokol Sejko/ Akti burrëror para togës së pushkatimit. Si ishin çastet e fundit të jetës së djalit të Teme Sejkos, një prej familjeve çame të masakruara nga komunizmi…

Mesnatën e 6 marsit 1974, në një vend sekret që nuk u mësua kurrë, diku në Berat, para një toge puashkatimi, kishin nxjerrë një djalë të ri 24-vjeçar për ta ekzekutuar. E kishin dënuar me vdekje. Të gjithë instancat më të larta, deri tek presidiumi i Kuvendit Popullor, e kishin miratuar dënimin e tij me vdekje. Ishte një prej gjyqeve të montuara të diktaturës. Duket se arsyeja e vërtetë e dënimit të tij me vdekje ishte hakmarrja që vijonte mbi familjen Sejko, që nga pushkatimi i dy vëllezërve çamë Teme dhe Taho Sejko e më tej, një varg tragjedish nuk do të reshtnin.

Por ky dokument i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i siguruar nga familja Sejko, dëshmon se edhe pse në një valë të gjatë e të pambarimtë të masakrave të regjimit mbi këtë familje, Sokol Sejko në çastet e fundit të jetës, dëshmoi se ishte një djalosh trim, krenar e i papërkulur. Ai kishte përjetuar vdekjen e të atit Teme Sejko, pa mundur ta takojë e ti mësojë as varrin, më tej zhdukjen e xhaxhait Taho Sejko edhe ai pa varr, vdekjen e xhaxhait tjetër Sulo Sejko, po nën presionin e dhunës së diktaturës, apo edhe të gjyshes së tij zemërshkrumbuar me tre djem të sakrifikuar…

Atë mesnatë para pushkatimit, siç e dëshmon edhe ky procesverbal Sokol Sejko, pa iu dridhur qerpiku në fjalët e tij të fundit, do i drejtohej togës së pushaktimit në formë sfiduese: “Afrohuni edhe pak dhe shtini!”…

Detajet e këtij procesverbali janë të dhimbshme. I zbardhur i plotë sipas origjinalit, ai publikohet sot nga “Kujto.al”, për të sjellë në vëmendje aktin guximtar të këtij djaloshi që e pa vdekjen në sy e nuk ju tremb regjimit komunist.

Process-Verbal

Mbi ekzekutimin e Sokol Teme Sejko

Në qytetin Berat, sot në orën 24:00 të datës 6 mars 1974, unë Orhan  Frashëri, prokurori i rrethit Berat, në prezencë të zv/kryetarit të Degës P.Brendshme Berat, Refat  Nenaj dhe të mjekut ligjor Andon  Koka komunikova të dënuarit Sokol Teme Sejko se kërkesa e tij për faljen e jetës i është refuzuar dhe Presidiumi i Kuvendit Popullor të R.P.Sh. me vendim nr.166/1 datë 1 mars 1974 të Gjykatës rrethit Berat që është lënë në fuqi me vendim nr.176 datë 9 shkurt 1974 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për dënim me vdekje (pushkatim). Për këtë ju pyes juve Sokol Teme Sejko se cila është fjala juaj e fundit. I dënuari me vdekje Sokol Teme Sejko tha: “Nuk kam shumë gjëra për të thënë, ashtu siç nuk më takuat kur unë isha 9 vjeç me babain tim kur u ekzekutua, po ashtu nuk më takuat edhe mua me njerëzit e familjes time.”

Dhe i dënuari Sokol Teme Sejko duke ju drejtuar skuadrës së ekzekutimit tha: “Afrohuni dhe pak dhe shtini!”……..

Më datë 6 mars 1974 në ora 24 në vendin e caktuar u bë ekzekutimi me pushkatim i Sokol Teme Sejkos dhe mjeku anatomo-patholog Andon Koka mbasi ekzaminoi kufomën e Sokol Teme Sejkos vërtetoi vdekjen……………

Zv.Kryetari i Punëve të Brendshme Berat

Refat  Nanaj

Firma

Prokurori i rrethit Berat

Orhan  Frashëri

firma

Mjeku ligjor

Andon  Koka

Firma

Kategori
Uncategorized

Enver Hoxha: Si i pushkatuam para reparteve partizane 14 ballista e legalista.

Qarkorja e 25 qershorit 1945/ Emrat e të pushkatuarve dhe të dënuarve me burgim nga gjyqet ushtarake, në qershor ’45, me akuzën “nxitje të dezertimeve dhe përhapje të parullave disfatiste…”

Një qarkore e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, e firmosur nga Enver Hoxha dhe e shpërndarë në gjithë repartet ushtarake, më 25 qershor 1945, lajmëronte një varg ekzekutimesh që ishin bërë përmes gjyqit ushtarak, të disa pjesëtarëve të kësaj ushtrie, të cilët vinin nga rradhët e Ballit, Legalitetit apo Xhandarmërisë e Milicisë.

Me akuzën se ata kishin mbetur përgjithmonë “tradhëtarë” që nuk kishin ndërruar rrugë dhe duke i fajësuar se kishin bërë agjitacion e propagandë kundër regjimit të ri “Demokratik”, siç e quante Enver Hoxha. 12 pjesëtarë të ushtrisë partizane ishin pushkatuar para reparteve të tyre, pasi ishin dënuar me vdekje nga gjyqi ushtarak. Po ashtu, ishin ekzekutuar edhe dy civilë të dënuar po ashtu me vdekje, me të njëjtën akuzë.

Qarkorja e shpërndarë nga Enver Hoxha, rendit edhe një varg të dënuarish të tjerë me burgime të përjetshme, 30 vjet, 20 vjet, 10 vjet e deri në 2 vjet burgim, duke cilësuar se ata do të vuanin dënimin në kampet-burgje, me punë të detyrueshme.

Një prej këtyre të dënuarve është Avni Bejkova, i dënuar me burgim të përjetshëm. I ndarë nga jeta vetëm një vit me parë, Avni Bejkova vuajti dënimin me burg për shumë vite e më tej, vijoi sërish dënimin me internim, derisa ra regjimi komunist.

Ajo që bie në sy në këtë qarkore, është gjuha e urrejtjes e përzgjedhur me kujdes nga Enver Hoxha, për kundërshtarët politikë, duke dashur të përcjellë në radhët e ushtrisë ku do të lexohej qarkorja, sa më tepër urrejtje për armiqtë e pushtetit të Hoxhës e për t’i frymëzuar të ishin të pamëshirshëm ndaj tyre.

Më poshtë, e sjellim të plotë këtë dokument mjaft domethënës, për faktet tragjike që përcjell, metodat e dhunshme me të cilat erdhi në pushtet regjimi komunist dhe e mbajti këtë pushtet për 45 vjet.

***

Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare

Seksioni Juridik

Tiranë 25.VI.1945

Qarkore

Gjithë reparteve ushtarake

Disa ushtarakë që gjer dje kanë qenë në rradhët e organizatave tradhtare të Ballit, Legalitetit, në Milici, e Xhandarmëri kanë luftuar me tërbim deri në fund kundra popullit dhe Ushtrisë Heroike Nacional Çlirimtare, krah për krah me okupatorët fashistë, vazhduan rrugën e tradhëtisë edhe në gjirin e ushtrisë tonë.

Duke përfituar nga zemërgjërësia që karakterizon ushtrinë tonë dhe pushtetin demokratik dhe nga shpallja e amnistisë datë 28 Nëntor 1944 renegatët e poshtëshënuar kanë vazhduar me koshiencë të plotë tradhëtinë e tyre duke bërë agjitacion e propagandë disfatise, për të përçarë unitetin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, kanë përhapur parrulla disfatiste për të zbritur moralin e lartë ushtarak, kanë bërë mbledhje të fshehta në formë grupesh të vogla në lidhje dhe me civilë. Kanë projektuar e tentuar me u arratis në mënyrë të organizuar duke marrë edhe armë me vete. Kanë bërë plane sabotazhi kundër stabilimentave ushtarake e kanë patur qëllime terroriste kundër oficerave e mandej të kapërcenin kufirin për në Greqi, për t’u bashkuar si mercenarë në shërbim të reaksionit grek, kundra interesave të nalta t’atdheut, kundra integritetit tokësor dhe indipendencës së Shqipërisë.

Vepra e tyre tradhtare e kriminale është akoma më e shëmtuet për shkak se ushtrija jonë heroike, si gjithnjë duke dhënë shembull për vllazërimin e plotë të popullit shqiptar, ju shtriu dorën, i nxorri nga tradhtija ku ishin zhytur, ju fali veprat e tyre kriminale e tradhtare që kishin kryer, duke i konsideruar si të gabuar, i barazoj me bijtë më të denjë, më të ndershëm e më trima të popullit shqiptar, i quajti partizanë; Oficerat Ushtarak e Politik, me anë konferencash të shpeshta, me këshillime biseda vëllazërore e me gazetat e murit ju kanë treguar rrugën e drejtë, ju dhanë mundësinë të rehabilitohen, t’edukohen, të skjarohen politikisht dhe të shkëputen njëherë e mirë nga rruga e gabuar e dallavereve dhe e tradhëtisë, pa mos bërë asnjë dallim midis partizanit të vjetër ose të rinj.

Porse gjithë këto përpjekje shkuan kot. Këta renegatë me vetëdije e shpirt reaksionari të pakorrigjueshëm kanë vazhduar tradhëtinë e tyre duke mohuar gjakun e dëshmorëve të rënun për liri dhe sakrificat e panumërta të popullit shqiptar. Porse shpirtgjerësi nuk do të thotë dobësi dhe për këtë gjë shpata e Drejtësisë me vënd ra mbi këta tradhtarë duke dënuar:

ME VDEKJE: Enver Meka, Hajdar Teki, Sefedin Faslli, Harun Hysenaj, Syrja Zoto, Estref Mustafaraj, Nexhip Canka, Mehdi Lamçe, Faik Tartari, Lec Ndreca, Zef Sadrija, Gjon Cufi, – partizanë të brigadës së I-rë dhe civilat Faredin Angoni e Myrteza Sleusha.

ME BURGIM TË PËRJETSHËM: Avni Bejkova

ME 30 VJET BURGIM: Luigj Camuku

ME 20 VJET BURGIM: Mehmet Shere, Luto Mustafa, Hysejn Seiti, Can Dedoshi, Luigj Cepi e Tef Nika.

ME 10 VJET BURGIM: Samit Muço, Hajro Zyberi, Shyqri Shasho, Safet Seiti, Baki Jonuzi.

ME 5 VJET BURGIM: Riza Iljazi, Osman Mail

ME 6 VJET BURGIM: Jashar Aliu

ME 2 VJET BURGIM: Muharem Saliu.

Të dënuarit me vdekje u ekzekutuan para reparteve, ku bënin pjesë edhe të dënuarit e tjerë do të vuajnë ndëshkimin me punë të detyrueshme.

Kjo qarkore të këndohet e të komentohet gjerë e gjatë në të gjithë repartet me anë konferencash.

Vdekje Fashizmit Liri Popullit

Komandant i Përgjithshëm

Gjeneral Kolonel

Enver Hoxha

(firma, vula )

Kategori
Uncategorized

Kujtimet e Bajram Herenit: Çfarë më tha Hafiz Ali Kraja në burg.

Bajram Hereni nga Kukësi, ishte djalë i ri kur u arrestua dhe u dënua me 20 vjet burg për “agjitacion e propagandë”. Ai u burgos vetëm një muaj pas martesës dhe vetëm një vit pasi vëllai i kishte vdekur në burgun e Shkodrës. Në 11 vitet e tij të burgut, u bë dëshmitar i kampeve më çnjerëzore komuniste nga Zadrima në Bubullimë të Lushnjes e në kampet e punës së ndërtimit të pallateve Shallvare e uzinës së Laçit.

Historinë e Bajramit dhe familjes së tij e tregon eskluzivisht për Kujto.al djali i tij, Shpëtim Hereni, i rritur që fëmijë me historitë e babait, që i tregonte pranë sofrës netëve të vona kur miqtë e burgut i mblidheshin në shtëpinë e tij, në fshatin Bicaj.

Cila është historia e familjes tuaj?

Historinë e familjes e kam dëgjuar prej babait tim sa ishte gjallë. Ai është ndarë nga jeta në vitin 2007, por para se të vdiste, na tregoi me hollësi çdo ditë të vuajtjeve të tij në burgjet e diktaturës komuniste. Kur ishte djalosh vetëm 17 vjeç, ai besoi tek ideali i luftës kundër pushtuesve dhe iu bashkua partizanëve në luftë, por pas luftës nisën peripecitë, fillimisht me xhaxhain e më pas për babain tim. Xhaxhai im i madh, Rexhepi, mbaroi shkollën në Kukës, më pas shkon në Itali dhe mbaron shkollën si karabinier. Kthehet në Shqipëri dhe fillon punë postkomdandat, në Kavajë. Aty rri një vit, pastaj nga Kavaja, transferohet në Tetovë, nga Tetova shkon në Prishtinë dhe në fund të ’44, kthehet në Kukës. Tërhiqet nga jeta politike, ndërkohë babai im del partizan me brigadën 24. Në lidhje me këtë, xhaxhai kishte kundërshti me babain. Në moshën 17 vjeçare, babai im del partizan edhe kur u çlirua Shqipëria, e fusin në Shkollën e Bashkuar. Në vitin ‘48 xhaxhai vjen në Tiranë të takojë babain. Babai im e kishte parë që gjendja po shtrëngohej edhe i thotë: Ik nga Shqipëria, arratisu, merr dhe familjen edhe ik. Por ai arrestohet para se të bëjë ndonjë plan arratisjeje. Në shtator të ’49-ës, e arrestojnë dhe babain e përjashtojnë nga shkolla. Xhaxhai u arrestua me akuzën “agjitacion e propagandë, bashkëpunim me diversantë dhe tentativë për krijimin e një partie indipendente”. Kjo ishte një sajesë, e vetmja e vërtetë këtu ishte se xhaxhai kishte pritur në shtëpi një mikun e tij që e kishte si vëlla ose byrazer siç i themi ne, i cili ishte kundërshtar i regjimit dhe ishte arratisur në Prizren.

Në vitin 1953, xhaxhai vdes në burgun e Shkodrës, pasi ishte i sëmurë nga turbekulozi. Askush nuk e lajmëroi familjen për vdekjen e tij. Edhe pse babai u lut që ta linin të vdiste në shtëpi, ata nuk e lejuan. Kur babai bashkë me nënën shkuan për të parë si ishte në gusht, me ushqime me vete, ata i thanë: Ai ka vdekur që në prill. Edhe sot e kësaj dite nuk i dihet varri.

Çfarë ndodhi me babain tuaj, u godit nga regjimi direkt pas vdekjes së vëllait?

Babai im ishte bërë komunist në luftë dhe e emërojnë drejtor të biblotekës në Kukës, në

fund të vitit 1950. Në fund të 1954, babai martohet me nënën time dhe në 22 shkurt të 1955, e arrestojnë. Në Kukës, në atë kohë, shef i degës së Brendshme ishte Lilo Zeneli, një kriminel. Shef hetuesie ishte Abedin Tajari, nga Vlora dhe sekretari parë i partisë, në Kukës, ishte Todi  Lubonja. Atë ditë ishte e enjte. Vijnë nga Kuksi në shtëpi, por kur vjen në shtëpi, i kishin sjellë një telegram: Urgjentisht mbledhje në Tiranë, në Ministrinë e Arsimit. Ky telegram nuk vinte nga ministria e Arsimit, por nga ministra e Brendshme, sepse donin ta arrestonin jashtë Kuksit, se dyshonin mos ka grup dhe po ikën me këta. Kur shkon në Shkodër, sepse nuk kishte autobus direkt për në Tiranë, sa zbret tek Kafja e Madhe, sheh Nazmi Krajën dhe Tahir Vukën, me të cilët u përshëndet dhe me shumë dinakëri i thonë:

-Për ku je nis o Bajram?

-Për Tiranë, – u them – se kam një mbledhje në Ministri të Arsimit.

-Ouuu… po edhe ne për në Tiranë jemi. Po deshe, hajde me ne.

-A keni vend? – i pyet babai, pa të keq.

-Po more, – i thonë, – hajde hyp në Gazin e Degës!

Nazmi Kraja në vend të parë, kurse Tahir Vuka ngjitur me babain.

Kur afrojnë te Ura e Bunës, makina ndalon dhe Nazmi Kraja thotë fjalinë e famshme të asaj kohe: “Në emër të popullit, je i arrestuar!” Në moment, Tahir Vuka i vë hekurat në duar!

“Kur kemi ardh në Kukës ishte natë, tregon babai. Ata i kanë fikë dritat e makinës derisa hymë në Degën e Brendshme. Pas një ore, vjen Lilo Zeneli, Abedin Tajare dhe Todi Lubonja”.

-Lilo i thotë: Ti je kriminel.

-Pse jam kriminel? -i thotë babai.

-Një muaj martesë dhe shiko ku përfundove.

-Ju jeni kriminelë, – i thotë babai – se ta dija se do më arrestonit, nuk isha martuar.

Ndërsa Todi Lubonja i kërkoi teserën e partisë dhe i nuk i foli fare.

Çfarë torturash kanë përdorur ndaj tij në burg?

Për torturat në burg babai im ndjesë pastë, nuk tregonte shumë, kur takohej me shokët e tij aty mund të shprehej. Prej shokëve të tij i kam marrë vesh torturat me vezë të zjera poshtë sqetullave dhe atë që ai e quante torturën më të tmerrshme me pikën e ujit. E merrnin dhe e lidhnin nga pas edhe i qethnin kokën zero. Mbushnin një kovë me ujë, e shponin kovën sa të pikonte edhe ato pikat e ujit i binin sipër kokës vazhdimisht në të njëjtin vend për orë të tëra, 6 ose 8 orë. Imagjinoni dot çfarë torture. Ishte torturë psikologjike. Babai im ka bërë gjashtë muaj hetuesi. Hetues ka patur Isuf Kullollin. Pas gjashtë muajsh hetuesi, dënohet nga gjykata Ushtarake e Shkodrës, kryetar gjyqi ishte Shuait Shazi. E dënojnë 20 vjet burg. E dënojnë në kampet e punës, si fillim në Tërbuf, në Zadrimë, në Laç, këtu tek Sanatoriumi në Tiranë, pallatet Shallvare, në Bubullimë, Lushnje dhe në Rubik tek uzina e bakrit. Pasi e dënuan babain me 20 vjet, ai bën kërkesën për apel për zbutje dënimi, por vjen vendimi nga Gjykata e Lartë ku thuhej: “I tërheqim vëmendje Gjykatës së Shkodrës se janë treguar të butë në rastin në fjalë, sepse ky person paraqet rrezikshmëri shumë të lartë dhe dënimi duhej të ishte më i lartë.”

Cilat janë kujtimet e tij nga kampet e punës? Si i trajtonin të burgosurit politikë?

Në fundin e vitit ‘55 fillimi i ’56-ës, ai dërgohet në kampin për tharjen e Zadrimës. Binte borë dhe shi bashkë, tregonte. Ndërkohë gjyshja vdes dhe në shtëpi ngelet mamaja ime vetëm me dy xhaxhallarët e mij binjakë të mitur dhe vajzën 5-vjeçare të xhaxhait, pasi gruaja e tij pas vdekjes ishte larguar tek prindërit e saj. Nëna ime ishte 17 vjeçe, kurse

xhaxhallarët ishin 11 vjeç. Ai ishte momenti më i keq për të, më thoshte babai. Erdhën e pyetën çfarë të bëjmë me familjen; ta çojmë nusen tek babai i saj dhe fëmijët tek të afërmit? Ai s’dinte çfarë përgjigje të kthente. Bëni ç’të doni, u tha. Por nëna ime qëndroi në shtëpi dhe rriti e vetme dy xhaxhallarët e mi dhe mbesën e burrit të saj.

Në kampin e Zadrimës, ka ndjenjur një vit dhe tregon se kushtet në të cilat punonin, ishin ekstreme. Në temperatura shumë të ftohta, ata nuk nxirrnin dot lopatën nga balta. Ka parë me sytë e tij si policët e mbytën të gjallë një djalë të ri nga Kaçinari i Mirditës, vetëm pse nuk realizoi normën e punës. E mbytën dhe e lanë trupin e tij aty në kanal.

Pas dimrit të tmerrshëm në Zadrimë e trasferuan në Bubullimë, në Lushnje. “Atë ditë që na kanë trasferuar në Bubullinë na kanë lidhur duart me tela dhe për 5 minuta, na u nxinë duart nga ftohti. Na vunë në një makinë stivë mbi njëri tjetrin, të rinjtë poshtë, pleqtë lart”- tregonte ai.

Si e ka përshkruar kampin e Bubullimës babai juaj?

Më tregonte se vuanin urie dhe më tregonte se në të gjithë kampin, dy të burgosur politik rrinin gjithmonë veçmas të tjerëve. Ata ishin hoxha Hafiz Ali Kraja dhe Patër Anton Meshkalla.

“Por një ditë, tregonte babai, kur isha mërzit në shpirt vjen Hafiz Ali Kraja edhe më pyet çfarë ke? Të ka ndodhur diçka nga shtëpia?

– Çfarë të ndodhë më tepër, shiko ku përfunduam.

Më ngriti në këmbë dhe më tha –“Ne jemi më mirë se këta që po na ruajnë, sepse ne kemi

trupin e burgosur, por jo shpirtin, shpirtin e kemi të lirë. Ata kanë shpirtin e burgosur edhe trupin e lirë. Një ditë, trupi jonë do të lirohet, kurse shpirti i atyre nuk do të lirohet asnjëherë”.

Por në Bubullimë të Lushnjes ndodhi një ngjarje shumë e çuditshme, që kujt ia kam treguar, mbase nuk e beson. Por përveç babait tim, edhe shokët e tij të burgut e tregojnë njësoj. Lejlekët dhe pelikanët shkonin gjuanin peshq, ngjala e bretkosa në Luginën e Karavastasë dhe vinin i zbraznin mbi kampin e të burgosurve politik që ishte në Bubullimë. Për të burgosurit, ky ushqim ishte shpëtim i jetës, pasi uria ishte e përhershme. “Kjo është të shikosh zotin në tokë”, thoshte babai.

Në cilët kampe pune të tjerë ka qenë Bajrami?

Pas Bubullimës, e trasferojnë tek pallatet Shallvare, në kampin e të burgosurve. Më pas, në Rubik. ”Hera e parë dhe e fundit që e humba shpresën se do të dal nga burgu”- tha babai, ishte në Rubik. Një djalë nga Kurbneshi, vetëm 28 vjeç, zihet me rojen e brendshme. E lidh roja nga duart me tel dhe kur e lirojnë, atij i ngeli dora e krrusur, si duket i kanë prekur një nerv. Por nga torturat, kishte pësuar dhe një krizë nervore, ishte si i çmendur dhe thoshte si

do i vete nanës në shtëpi me këtë dorë kështu. Ai kishte edhe gjashtë muaj edhe do lirohej. Një ditë, me atë çmendurinë e tij, turret për tek telat edhe ushtari që ishte në komandë, e vret me automatik pa paralajmërim. E vranë dhe e varrosën jashtë kampit. Pas dy javësh, i vjen e ëma në takim. Nuk dinte gjë që ia kishin vrarë të birin. Del polici dhe i thotë: Ta kemi vrarë atë qenin tënd. “Vajtimi i asaj nëne- tregonte babai, kur e kam dëgjuar vajtimin e asaj nëne, kam thënë merrma shpirtin sot o Zot. Gjithë kampi dëgjonte vajtimin e saj”.

Kur doli nga burgu?

Babai doli nga burgu në 8 maj të 1965. Ishin shkurtuar vitet e dënimit për shkak të normave që kishte realizuar me punën e tij në kampe. Çdo normë më tepër i ulte një ditë burg dhe një herë, ai tregon se bashkë me dy shokë, kishin lëvizur nga vendi 66 metër kub dhe vetëm për 8 orë.

Kur del babai nga burgu thoshte: “E kisha harruar çfarë do të thoshte të ishe një njeri i lirë”./kujto.al