Kategori
Uncategorized

NENA QE U VARROS ME KAFKEN E TE BIRIT Gjon Marashit NE GJI.

Drande Stakja.

E varrosën bashkë me kafkën e të birit Gjon Marashin.

Kafkën e shpuar nga plumbat e katilëve pa gjyq më 18 maj 1956.

Kafkën qe e nxorri fshehur nga varri dhe e mbajti me vete në një trastë gjthë jetën e saj.

Ja vendosën te zemra e saj, atë që kishte qenë jeta e asaj nane.

Oj Zojë Gjeloshi

A din të më tregosh varrin e djalit tim të dashur?

Sapo ishte liruar ,i kishte ba të plota tetë vitet e burgut.

Nane Dranden e dënuan se guxoi t’ia hiqte pushkën nga dora e policit, që po gjuante në drejtim të nuses së re.

Për këtë veprim e dënuan 8 vjet heqje lirie. Gjyqin ia bënë në Tiranë dhe dënimin e mbaroi në burgun e grave në TIranë.

Po nanë Drane

Une e di vendin ku e varrosën Gjonin tënd.

Qëndrova me turmën deri në mbrëmje dhe u ngulita mirë në kujtesë vendin ku i varrosën, në një përrua.

Ditën e Shenkollit, shkoi natën, e hapi vetë varrin e të birit, I ka marrë kafkën. E gjora grua, në një çantë të vogël kishte future kafkën e të birit dhe një varëse medaljon me fotografinë e tij, I qëndronte në gjoks.

Ecte e ecte nanë shkreta, që njerëz të pashpirt ia shkatërruan jetën, e lanë pa të ardhme, ia vranë shpresën, dritën e jetës.

Ajo ecte, ecte ku e zente nata.

I hapej një derë mikpritëse e njerëzve me zemër të madhe, të dukagjinasve të saj, ato që e deshën aq shumë deri sa u fik në moshëm mbi 80 vjeçare.

E varrosën bashkë me kafkën e të birit, ia vendosën te zemra e saj, atë që kishte qenë jeta e asaj nane.

Autore e shkrimit, “Gruaja qe u varros me kafken e te birit” Eshte ish nusja e djalit te Drande Stakja.

Zoje Gjeloshja banon në Hot të Ri, Shkodër.

“Kalvari i grave në burgjet e komunizmit”,

Një botim që përfshin tre libra nga dëshmitë e rrëfimet e grave që vuajtën kampet dhe burgjet komuniste.

Fatbardha Saraçi (Mulleti) vendos kontributin e jetës së saj në zbardhjen e këtyre dëshmive të fundit në 500 faqe libër. Rrëfime pa angazhim letrar, por me qartësinë e ngjarjeve të vërteta duke u dhënë jetë mijëra vajzave dhe grave që mbajtën të fshehura vuajtjet në kampet e diktaturës.

Saraçi sjell shifra:

10% e ekzekutimeve nga diktatura ishin gra, 308 prej tyre humbën ekuilibrin mendor, 7 mijë gra u dënuan politikisht, dhe mbi 10 mijë të tjera u internuan. Më poshtë kemi shkëputur një nga rrëfimet më tronditëse të librit, bashkë me shijen e dashurisë për mënyrën se si autorja e shihte jetën e saj në diktaturë

Kategori
Uncategorized

Kolonel Krasniqi, dhe dora e zezë e Beogradit.

Nga Gjeneral Hysen Arapi

18 vjet me parë në Tiranë, për turpin e qeverisë së kohës, ne pabesi te plote ekzekutohet nje nga bijte me te devotshem te Kosoves.

Ministri i mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi.

Brenda 10 diteve ne menyre thuajse te sinkronizuar vriten 2 nga burrat me ne ze per kohen. Azem Hajdari dhe Ahmet Krasniqi, duke futur ne gjendje shoku mbare opinionin kombdashes shgiptar.

Arkitekti i marreveshjes se OSLOS kolonel Krasniqi beri cmos per unifikimin e faktorit ushtarak ne Kosove me qellim forcimin e UCK dhe drejtimin e komandimin e saj nga ushtarake profesioniste.

Besnik ndai institucioneve te Kosoves, ne bashkepunim me intelektuale dhe luftetare te kalibrit te Sali Cekut, Agim Ramadanit, Kolonelit trim, Tahir Zemaj etij, ai arriti te krijoje disa njesi te armatosura te cilat u bene tmerr per okupatorin sërb dhe ishin pikerisht ato njesi qe thyen kufirin shqiptaro-shqiptar ne Koshare.

Pikerisht ne momentin kur ky strateg i sprovuar po behei gati te futej ne Kosove me njesi te re te armatosur per ti dhene goditje perfundimtare okupatorit.

Dora e zgjatur e Beogradit ekzekuton pabesisht nen hunden e autoriteteve shqiptare te cilat (ishin kujdesur qe tia carmatosnin rojet).

Kolonel Ahmet Krasniqin I ekzekutuar ne teritorin shgiptar.

Autoritetet shteterore shqiptare kane pergjegjesine ligjore por dhe morale te zbardhin kete vrasje, perndryshe ky do te mbetet nje turp i perjetshem.

Lavdi vepres se birit te shquar te Kosoves, ministrit te mbrojtjes se saj Kolonel Ahmet Krasniqi!

Kategori
Uncategorized

Sajmir Tahiri …edhe Burre edhe Grua…

…edhe i fajshem edhe i pa fajshem…edhe ne burg edhe ne Liri…edhe i Dhjere edhe krenar…

Nga Ali Riza Dosti/

…edhe i fajshem edhe i pa fajshem…edhe ne burg edhe ne Liri…edhe i Dhjere edhe krenar…

Pothuajse e gjithe shpura e gazetaruceve te medias se sotme shqipfolese e shkruarese bythe e sahan lepirese e pushtetit dhunues te Rames… e shpenzoi krejt diten e sotme te se Enjtes se 19 shtatorit 2019 ne dyert e ambientet e Gjykates per te mesuar masen e denimit ndaj ish ministrit kampion te Rames…te akuzuarin per trafik droge e grup te strukturuar kriminal Saimir Tahiri..

Nga ora 4 e pasdites qe duhej te shpallej ky vendim …pasi tre gjykatesit u burgosen e u mbyllen ne ”dhomen e keshillimit” si Oso Kuka …zbardhja e publikimi i tij u be i mundur me 6 ore vonese e vetem diku pas ores 22 te darkes…pra vetem pak para mesnate…

Dhe Sajmja ja hodhi Paq …edhe sikurse flitej e pritej…pra doli ”i fajshem” por edhe i pa -fajshem…doli edhe Burre edhe Grua …

Dhe gazetaruce faqezinj qe nga gezimi qe ju shndriste ne fytyra qe ”shefi” doli i pa fajshem i jepni doren radhazi Sajmes me nje ”qe palla” qe i lumturonte te dyja palet..

O zot ku kemi mberritur e si po katandisemi…

Vendimi i sotem vertetoi kater ciperisht se Drejtesia ne shtet-qeverine e Rames ka vdekur e eshte varrosur perfundimisht,,,

Nga akuzat e renda e denimi me 12 vjet burg qe kerkoi per te Prokuroria ..Gjykata pas ”konsultimeve e keshillimeve” nje zot e di se me ke.[???]…..vendosi ta shpalle Sajmen te pa fajshem per akuzat e trafikut te droges e te grupit te strukturuar kriminal…

Por ta shpalle nderkohe te fajshem per ”shperdorim detyre” ..dhe per efekt te gjykimit te shkurtuar ta denoje me 5 vite burg…te cilat po prej gjykimit te shkurtuar serisht …katandisen ne 3 vjet e 4 muaj…[???]…

Por ne fakt Sajmja nuk do te beje as edhe nje dite te vetme burg dhe do vazhdoje te gezoje e shijoje Lirine e tij … sepse edhe ky denim ju shnderrua ne Sherbim Prove nga po kjo lloj Gjykate qesharake e burracake sa s’ja gjen dot shoqen ne rruzullin tokesor…

Pra nga i akuzuari i madh…Saja del nje i pa fajshem kryelarte…nga person i lidhur me boten e koken e krimit …Saje u paraqit pas vendimit para gazetareve e simpatizanteve te tij te shumte socialiste qe sot kishin rethuar gjykaten si Trim me flete e si Hero…

Tani me siguri Avolkati mbrojtes i tij dhe i te gjithe figurave kriminale te cilat i ka nxjerre 99.99 % te pa fajshem..z.Maks Haxhia do ulet qete – qete te kalkuloje se sa miliona duhet ti ktheje shteti shqiptar mbrapsht klientit te tij per Prishje te Imazhit e cenim te figures publike, per akuza te rreme e fajesi te pa vertetuar etj etj…

Pra Sajmiri shpetoi sot Ramen…e Gjykata e ketij te fundit shpetoi Saimirin … e te gjithe se bashku ”shpetuan ” Shqiperine nga Droga , nga Krimi e nga Habilajt…hahaha …sa shume ironi …. tallje e poshterim ka ne kete palo vendim burracakesh nga kjo palo Gjykate qe me cdo gje mund te kete lidhje por me Drejtesine kurren e kurres…

Dhe Sajmja triumfator ndaj nje lloj Drejtesie te marre fund koke e kembe .. ndaj nje drejtesie te kapur prej fyti nga kryehorri – kryeminister i Sajmes …qe sot u tremb goxha nga ndonje lloj koke-krisje e ish kampionit te tij qe mund ti hapte telashe te tmerreshme me ze e figure…deklaron pa ju dridhur qerpiku kerkundi se …

…Nuk e kuptoj se cfare lloj vendimi ishte ky…ndaj se pari me lini ta pertyp ate….

Gjykata me tha se nuk jam as kriminel e as trafikant droge …por serisht me denoi per shperdorim detyre…ky eshte nje vendim qesharak te cilin une e avokati im sigurisht qe do ta apelojme..

Me denuan thjesht per disa kusherinj idiote qe kam ne fis…ju drejtua ai gazetareve…ndaj ju keshilloj ju tha me pas me ironi atyre qe…edhe ju te ruheni mire nga kusherinjte tuaj…

Ju faleminderit te gjitheve ju njerezve te medias qe prej kaq kohesh keni ndjekur hap pas hapi …Procesin e Shekullit [ ???]……e mbylli perballjen e tij pas vendimit te gjykates … perballe gazetareve ish ministri kampion e deri dje Drogmen e kriminel e nga neser e mbrapa i pa fajshem e hero…Saimir Tahiri…

Cfare fyerje per Shqiperine…cfare perdhosje e drejtesise …cfare ofendimi ndaj ligjit …cfare abuzimi e perqeshje skandaloze per ty o popull…cfare tallje me te gjithe ne shqiptaret …

Dhe pastaj thone …pse ikin te tmerruar nga syte – kembet shqiptaret e gjore prej Atdheut te tyre …

Dhe pastaj …dikush kerkon te na mbushe mendjen per SPAK…per BH…per Gjykate Kushtetuese…per Shtet te se Drejtes…per Reformen ne Drejtesi…per ”seriozitetin” e Opozites ne thirrjen e saj simbol…Rama ik… e deri edhe tek Kushtet e fundit qe Gjermania i vuri Shtet-qeverise se krye-banditit Rama…

Perfundimi i gjyqit ndaj Sajme Tahirit i tha sot te gjitha dhe me mire se sa ai askush tjeter nuk mund te pergjigjej dot me sakte nese Shqiperia do te behet apo jo… e nese Shqiperia do te mund ti plotesoje kushtet gjermane ..e nese Shqiperia e Rames deshiron me te vertete hapje negociatash e integrim te vendit ne BE…

Cfare nuk ben vaki o populli im…ku i dihet edhe mund te behet por me nje kusht ama …qe Saimir Tahiri te jete tashme Kryeminister ose qofte edhe President…e Maks Haxhia te emerohet Minister Drejtesie ose Kryeprokuror …e gjyqtaret qe dhane sot vendimin ta kalojne menjehere Vetingun pa kaluar fare ne testin e bango-proven perkatese…e pse jo te zgjidhen edhe si anetare te SPAK-ut…

Sajmja doli i pa fajshem…doli vete apo e nxorren …me vendim apo me urdher…kjo eshte njesoj si ajo pyetja qe shqiptaret kane 38 vjet qe e bejne pa pushim per ish kryeministrin e tyre te dikurshem….morepo Mehmet Shehu vrau veten apo e vrane…?

Dhe sigurisht si per Mehmetin po ashtu edhe per Sajmen as kane marre e as kane per te marre kurren e kurres pergjigjen qe duhet te marrin…sepse keshtu ka qene e keshtu do te jete Shqiperia e tyre komuniste e socialiste bashke …e kuqe e mavi bashke…Pus e Tunel i erret pa as me te voglen rreze drite…ose thene shqip fare …nje Tmerr pa fund…Llum…fund e krye…

A.R.DOSTI

Kategori
Uncategorized

Qamil te qofte dheu i lehte vëlla.

Qamil te qofte dheu i lehtë vëlla.

Qamil Zela vrau veten ne qeli sepse u burgos per një lidhje te jashteligjshme të energjisë elekrike.

Qamili i shkretë vrau veten nga turpi…ai nuk kishte 3800 leket ti paguante ketij kurvë-shteti.

Qamili u gjykua dhe u denua me burg .

Qamilit ja mori jeten turpi dhe namusi…

Xhemile Pepa mori një vazo me lule dekorative, në dyqanin në pronësi të shtetasit Klaus Bajraktari, dhe u dënua me 1.5 mln lekë gjobë nga Gjykata e Tiranës.

Po pse vazo lulesh dhe jo hashash moj Xhemile… pse???

Saja kanabizoi gjithe vendin, futi dhe kushërinjtë të bënin trasportin dhe shitjen nëpër evropë.

Audi i Sajës i modifikuar me xhepa sekretë në hollandë, u bë i famshëm për kalimet pa kontroll në transportin e drogës shqipëri-greqi-itali…

Saja u bë dhe pilot deti…. me skaf miliona euro….

Sajmiri drejtonte dhe ekipin e drejtuesve të policisë për mbarvajtjen e punëve të kanabisit….

Ja ashtu qënkërka kjo punë…

Bosi i madh (shefi) e mban shtrenguar me lak që këlyshi mos lehi shumë, sepse dhe di shumë për shefin dhe këlyshët e tij….

Dhe mbasi ja shkerdhe…. shkërdhe….shkerdheu …. nënën trafikut të drogës…. dënohet me shërbim prove….

Qamil te qofte dheu i lehte vëlla….ai vend është marrë peng nga bandat e ”rilindasve”… nuk bëhet…

Kategori
Uncategorized

Saimir Tahiri ka në dorë të ndryshojë traditën e majtë të Ministrave të Brendshëm.

Është traditë e të majtës shqiptare besnikëria e Ministrave të Brendshëm ndaj Shefit të Madh. Enver Hoxha do të ishte një hiç pa Koçi Xoxen dhe Mehmet Shehun. Vetëm të majtët shqiptarë janë të aftë që të vrasin kaq brutalisht për t’i shërbyer Shefit të Madh. Dhe vrasin egërsisht, pa pikë mëshire. Kësisoj, posti i Ministrit të Brendshëm në Shqipëri është kthyer në një lloj mallkimi për të majtën shqiptare, një institucion që është përdorur nga padrinot vetëm për punë të ndyra.

Nga Erl Kodra.

Saimir Tahiri është i ndërgjegjshëm se në çfarë humnere e ka zhytur Policinë e Shtetit përgjatë kohës që i shërbeu Edi Ramës. Guximi i tij i çartur prej ushtari trimosh që i hynë detit më këmbë, të lë pa fjalë. Shikojeni me vëmendje teksa flet me gazetarët; ankthi që po e pëmbytë qenien e tij i derdhet portretit të zbehtë, ndërsa sforcohet për të dhënë sinjalet e duhura mes disa metaforave të lodhura të tipit “nuk keni parë gjë akoma”.

Historia e përdorjes së postit zyrtar për interesa kriminale nuk është e re në Shqipëri. Është në traditën e të “majtës” shqiptare për të përdhusur zyrat e shtetit dhe uniformën me krime gjithfare. Pikërisht kjo është arsyeja pse posti i Ministrit të Brendshëm ka një hije të rëndë, të mistershme, gati okulte.

Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Hekuran Isai, Simon Stefani, Gramoz Ruçi, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafa janë Ministrat e Brendshëm të Shqipërisë, të gjithë të majtë, të gjithë në shërbim të një Kumbari, të gjithë të përlyer me gjak dhe krime makabre kundër jetës dhe interesave kombëtare. Dy të fundit e kthyen Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në një bandë kriminale.

Është traditë e të majtës shqiptare besnikëria e Ministrave të Brendshëm ndaj Shefit të Madh. Enver Hoxha do të ishte një hiç pa Koçi Xoxen dhe Mehmet Shehun. Vetëm të majtët shqiptarë janë të aftë që të vrasin kaq brutalisht për t’i shërbyer Shefit të Madh. Dhe vrasin egërsisht, pa pikë mëshire. Kësisoj, posti i Ministrit të Brendshëm në Shqipëri është kthyer në një lloj mallkimi për të majtën shqiptare, një institucion që është përdorur nga padrinot vetëm për punë të ndyra.

Në të vërtetë, me dënimin ose jo të Saimir Tahirit do të kuptohet nëse Shqipëria do t’i mbijetojë plojës së shkatërrimit. Ka diçka interesante në gjithë këtë histori që fillon me makinën private të Ministrit të Brendshëm; sepse në të vërtetë, Saimir Tahiri nuk mund të dënohet me ato që kanë dalë në media. Ky gjyq është fillimi i zbërthimit, sepse pas kësaj, Saimir Tahiri do të fillojë të bilbilosë si gjeraqinë. E sigurtë se ai ka informacione të dorës së parë, duke qenë se ai ishte bashkëpunëtori i parë dhe krahu i djathtë i Kryeministrit Edi Rama. Mbrojtja që Edi Rama i dha Saimir Tahirit tregon frikën se fati i tyre është i lidhur pazgjidhshmërisht. Llogjika elementare e fakteve tregon përtej çdo dyshimi se Kryeministri ka të gjitha informacionet në tavolinë, i informuar nga disa burime njëherësh, dhe se Kryeministri i Shqipërisë ka qenë në dijeni të çdo parcele me hashash të mbjellur në territorin që kontrollohej nga krahu i tij i djathtë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Në këtë kuptim, nuk ka rëndësi nëse Saimir Tahiri shpallet fajtor me akuzat që janë ngritur dergosh më tani nga Prokuroria, por ka shumë rëndësi që Saimir Tahiri të dënohet, qoftë edhe për pak kohë, në mënyrë që të fillojë bilbilosjen, tashmë nga pozitat e të penduarit, bashkëpunëtor i drejtësisë.

Dikur Shefi i Madh (i vjetri) Ministrave të Brendshëm u jepte fuqi absolute për të vrarë dhe prerë, pastaj i zbriste nga froni, i deklasonte, i zhburrëronte, dhe ne fund u fuste një plumb pas koke.

Saimir Tahiri i ka mundësitë ta ndryshojë këtë traditë; ai nuk ka arsye të bëjë burg për Edi Ramën.

Kategori
Uncategorized

Brenda bandës së Moisi Habilajt: Shkëlqimi dhe rënia e kushërinjve të Saimir Tahirit.

Më 16 dhjetor, të dy pasi morën një pagesë 20 mijë euroshe nga shitja e drogës, filluan t’i shpenzonin menjëherë për të blerë rroba të shtrenjta. Moisiu thotë se ka blerë dy byzylykë, një për gruan e Saimirit dhe një për nënën. Sabi pyet se sa kanë kushtuar.

Moisiu thotë: 2 mijë euro. Moisiu thotë se kishte parë një rolex të bukur 6 mijë euro. Në këtë pikë ai del në konkluzionin e trishtueshëm se pavarësisht se sa para shpenzojnë, problemet e tyre nuk përfundojnë kurrë.

Syri.net/

Përgjimet e bandës së Habilajve të kryera nga autoritetet italiane japin grimca nga jeta e trafikantëve, rreziqeve, ulje-ngritjeve të trafikut dhe keqpërdorimet e milionave të fituara brenda natës, si dhe pikëpamjet e tyre mbi politikën shqiptare, përfshirë komentet tashmë të famshme për funksionimin e politikës si një organizatë kriminale. Përgjatë katër viteve të hetimeve Italiane, shteti shqiptar rezulton inekzistent dhe nuk shkaktoi kurrë asnjë shqetësim për trafikantët.

Më 25 tetor 2013, ora 10 e darkës, katër shqiptarë po udhëtonin me dy makina në Itali shumë të mërzitur. Ata e konsideronin veten financiarisht të rrënuar pasi policia u kishte kapur një ngarkesë të stërmadhe droge në Augusta, në bregun jug-perëndimor të Sicilisë, rreth 50 kilometra lag Katanias. Ata nuk e dinin se bisedat e zemëruara në brendësi të dy makinave ishin duke u përgjuar nga policia italiane dhe se pikërisht këto biseda bëjnë provat për lidhjen e tyre me ngarkesën e Augustës.

Sipas transkriptimit të bisedave të tyre të përfshira në dosjen e policisë italiane, ata ishin pjesërisht të lumtur që i patën shpëtuar arrestimit dhe pjesërisht të mërzitur se kishin humbur sasi të mëdha malli dhe gjendeshin efektivisht “në krizë financiare”, se nuk kishin para as për t’u kthyer në Shqipëri dhe se tani i nevojitej “të merrnin borxh për të organizuar një rrugë tjetër”.

Një natë më parë, një tentativë e organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj nga Babica e Vlorës për të dërguar një sasi të stërmadhe kanabisi me një gomone nga Shqipëria për në bregdetin e Sicilisë pati dështuar. Policia italiane thotë se ngarkesa u kap rastësisht, pas një njoftimi në numrin 112 për praninë e një gomoneje të dyshimtë në breg. Karabinierët ndërhynë dhe kapën 65 thasë me një peshë të përgjithshme prej 1,650 kg.

Policia italiane po i përgjonte makinat e tyre për të vërtetuar praninë e tyre në pikën e zbarkimit si dhe lidhjen e tyre me ngarkesën e sekuestruar të drogës.

“Bisedat e përgjuara vërtetojnë praninë e Moisi Habilajt, Sabaudin Çelajt dhe Maridian Sulajt në vendin e zbarkimit, arratisjen e tyre të vështirë nga vendngjarja si dhe lëndimin në këmbë të Sulajt gjatë arratisjes”, shkruhet në dosjen e policisë italiane, dosje e cila u publikua fillimisht në Shqipëri nga kreu i opozitës Lulzim Basha.

“Nuk kemi para as për t’u kthyer [në Shqipëri]” dëgjohet t’i thotë Sabaudin Çelaj Maridian Sulajt, ndërsa të dy falënderojnë Zotin që kanë shpëtuar si dhe diskutojnë dëmet që kanë pësuar. “Kam vetëm 100 euro ndërsa Moisiu ka 200”, vijon Sulaj.

“Mos u bëj merak, do të bëjmë rrugë tjetër, do të marrim para borxh,” thotë Çelaj.

Në makinën tjetër, një anëtar tjetër i organizatës, Mariglen Alimuçaj, i cili më 25 tetor gjendej në një makinë Fiat Brava me Moisi Habilajn, thotë se ka marrë para borxh sepse kishte mbetur edhe pa cigare. Më 26 tetor 2013, me një makinë Mercedes E Class Moisi Habilaj, Mariglen Alimuçaj dhe Sabaudin Çelaj u nisën me traget nga Brindizi për në Vlorë. Sipas policisë italiane, sipas gjasave, ata po ktheheshin në Shqipëri për t’i raportuar një personi të cilit i referohen si “shefi i madh” për humbjen e ngarkesës së drogës.

Edhe disa muaj më vonë, Moisi Habilaj shprehej i mërzitur nga humbja. Duke folur me një të dyshuar tjetër me emrin Eneo Sulaj më 9 janar 2014, ai thotë: “Atë natë mbetëm keq, çfarë kam hequr do t’ia tregoj varrit”.

Trafiku i marijuanës

Trafiku i marijuanës është një aktivitet fitimprurës dhe me rrezik të lartë. Organizimi i transportit të një sasie të madhe prej mbi 1 mijë kilogramë mund të kërkojë gjysmë milioni euro investim ndërsa nëse del me sukses, droga mund të shitet në Itali për 1500-1600 euro për kilogram. Një ngarkesë tipike prej 1 mijë apo 1,500 kg nëse mbërrin në Itali me sukses siguron 1.5 deri në 2 milionë euro të ardhura bruto dhe fitime neto që mund të arrijnë në 1 milionë euro. Megjithatë, çdo kilogram duhet të paguhet së paku 200-300 euro nga prodhuesit në Shqipëri ndërsa skafi, korruptimi i policisë, makinat dhe jeta luksoze e trafikantëve hanë një pjesë të konsiderueshme të fitimeve.

Moisi Habilaj ia shpjegoi pak a shumë gjendjen Sebastiano Greco-s në një bisedë që policia italiane e përgjoi më 20 nëntor 2013. Sipas tij, nëse bën një ‘punë’ me 1 mijë kilogramë, 600 janë të tijat ndërsa 400 janë miqtë dhe nderet.

Ngarkesa të tilla të stërmëdha droge përfshijnë një numër të madh njerëzish. Fillimisht janë kultivuesit, të cilët kanë nevojë për shumë tokë, (për të prodhuar së gjysmë kile kanabis nevojitet së paku 2-4 metra katrorë tokë ndërsa për të prodhuar një ton nevojiten 2-4 dynym). Pastaj nevojiten një ushtri me njerëz që duhet të kujdesen për krasitjen e bimës për ta mbajtur atë të shëndetshme dhe cilësore. Nëse nuk kujdesesh për bimën, marijuana mund të dalë me cilësi të keqe dhe çmimi i saj në treg të ulet në mënyrë dramatike.

Kërkohen minimalisht tre muaj që bima të bëhet gati për t’u vjelë dhe puna nuk mjafton këtu, pasi ajo do të duhet të thahet në hije para se të presohet dhe të bëhet gati për rrugë.

Sipërfaqja e konsiderueshme e tokës, bashkë me infrastrukturën vaditëse dhe imputet bujqësore si dhe numri i lartë i punëtorëve që duhen për krasitje e punime të tjera, e bën kultivimin e drogës një punë që vështirë se mund të mbahet e fshehtë nga sytë e fshatarëve, zyrtarëve vendorë apo policisë. Për këtë arsye, si kultivimi ashtu edhe trafikimi kërkojnë bashkëpunimin apo heshtjen e një numri të madh zyrtarësh.

Viti 2013 besohet se ka qenë një vit veçanërisht ‘i mirë’ për lulëzimin e marijuanës në Shqipëri. Fushata elektorale e tensionuar e atij viti si dhe muajt e ndërmjetëm që kalojnë nga humbja e zgjedhjeve nga një qeveri te krijimi i qeverisë së re, i mundësojnë kultivuesve dhe trafikantëve liri veprimi më të madhe se sa zakonisht. Në muajt e fundit të vitit 2013 dhe në fillim të 2014, sipas përgjimeve, banda e vëllezërve Habilaj qe në gjendje që të organizonte trafikimin e disa ngarkesave me sasi të konsiderueshme.

Përgjimet e policisë italiane sugjerojnë se organizimi i një trafiku në përmasa të tilla kërkon burime financiare që nuk disponohen as edhe nga një organizatë e vjetër trafikimi si ajo e Habilajve. Në një bisedë të përgjuar në shkurt 2014, Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj diskutojnë se atyre u kanë mbi 1.7 milionë euro borxhe dhe kanë nga ana e tyre mbi 600 mijë euro borxhe te një numër i madh shqiptarësh, të cilët supozohet se janë furnizues ose financues të operacioneve të tilla të mëdha të qindra kilogramëve marijuanë njëherësh.

Lulzimi i biznesit të Habilajve

Vetëm pak muaj pasi humbën mallin në Augusta, fati i organizatës kriminale duket se u përmbys, nga financiarisht të falimentuar në njerëz që nuk dinin çfarë t’i bënin paratë. Përgjimet tregojnë se Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorë të tij qenë përgjegjës për shpërndarjen e drogës në Itali dhe rekuperimin e të ardhurave nga shitja e saj ndërsa vëllezërit e tij rezultojnë të angazhuar nga Shqipëria.

Trafikantët përdornin disa makina me të cilat udhëtonin nëpër Itali, më së shumti në segmentet nga Brindizi ose Bari për në ishullin e Siçilisë, në Katania. Policia Italiane duket se arriti të vendosë çimka përgjimi në secilën prej këtyre makinave, gjë që i mundësoi nga njëra anë të dëgjonin të gjitha bisedat e të dyshuarve dhe nga ana tjetër, të ndiqnin përmes sistemit të pozicionimit global lëvizjet e tyre hap pas hapi, përfshirë banesat ku qëndronin dhe mjediset ku shisnin mallin. Përgjatë përgjimeve bëhet e qartë se Moisi Habilaj dhe drejtuesit e tjerë të bandës, ndonëse prisnin shkarkimin e mallit nga gomonet në Itali, nuk merreshin vetë me transportin detar nga Shqipëria në Itali.

Kjo nuk do të thotë se policia italiane kishte nën kontroll të përhershëm dhe tërësor aktivitetin e bandës. Shumica dërrmuese e përgjimeve janë kryer në territorin italian dhe janë përgjime ambientale të realizuara nga çimkat e vendosura në makinat e grupit. Anëtarët e organizatës duken të vetëdijshëm për rrezikun e përgjimit të telefonave dhe vazhdimisht shmangin diskutimet në telefon, përdorin nofka të pakuptueshme për njëri-tjetrin, përdorin numra telefoni të blerë nën emrat e personave të tjerë. Vetëm përgjimet mjedisore, të cilat vijuan përgjatë tre viteve, i mundësuan policisë italiane faktimin e përzjerjes së Moisi Habilajt dhe të të tjerëve në trafikimin e këtyre sasive të drogës si dhe faktimin e funksionimit të këtij grupi si një organizatë kriminale, me një bazë të sigurt në Shqipëri ku gjendej droga dhe financimet e nevojshme për operacione të tilla të kushtueshme dhe rrjeti i blerësve me shumicë në përgjithësi në zonën e Katanias në Siçili.

Në dhjetor 2013, Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj përgjohen në Katania duke u shprehur të lumtur se një rrugë që kishin bërë kishte dalë me sukses dhe se ata tashmë mund t’i lejonin vetes të shpenzonin. Më 16 dhjetor, të dy pasi morën një pagesë 20 mijë euroshe nga shitja e drogës, filluan t’i shpenzonin menjëherë për të blerë rroba të shtrenjta. Moisiu thotë se ka blerë dy byzylykë, një për gruan e Saimirit dhe një për nënën. Sabi pyet se sa kanë kushtuar. Moisiu thotë: 2 mijë euro. Moisiu thotë se kishte parë një rolex të bukur 6 mijë euro. Në këtë pikë ai del në konkluzionin e trishtueshëm se pavarësisht se sa para shpenzojnë, problemet e tyre nuk përfundojnë kurrë.

Moisi Habilaj i thotë Eneas më 11 janar 2014 se një rrugë në Itali i kushton 7 mijë apo 8 mijë euro sepse pesë mijë i harxhon për të blerë rroba. “Po mos bli rroba çdo herë se nuk është se je pa rroba”, i thotë Enea Moisiut. “Jo, po thjeshtë për fiksim”.

Gjatë dhjetorit dhe janarit 2014, paratë e drogës fillojnë të rrjedhin lum. Habilaj dhe Çelaj kur flasin me njëri-tjetrin shpesh ngatërrojnë lekët me eurot. Flitet për porosi 100 deri në 500 kilogramëshe nga shpërndarës të fuqishëm në Katania.

Më 10 janar, Moisi Habilaj dhe Eneo Sulaj komentojnë për veshjet që kanë blerë te Hugo Boss. Moisiu ankohet se një palë çorape i kanë kushtuar 320 euro. Ata flasin për pagesa prej 100 mijë apo 200 mijë euro si dhe komentojnë me njëri-tjetrin për shlyerjen e borxheve që organizata ka marrë në persona të ndryshëm në Shqipëri në rendin e qindramijëra eurove.

Në shtator 2014, banda shqiptare dhe bashkëpunëtorët e blerësit e tyre italianë vendosin të përdorin një peshkarexhë me emrin Fatima për të transportuar një sasi të panjohur droge nga Shqipëria. Gjithsesi, përdorimi i peshkarexhës, e cila duhej të bënte një udhëtim konsiderueshëm të gjatë nga brigjet e Sicilisë deri në brigjet e Shqipërisë, nuk eci mirë. Për shumë muaj me rradhë, nga shtatori 2014 deri në verën e vitit 2015, peshkarexha u nis disa herë dhe e la udhëtimin përgjysmë për shkak të kohës së keqe apo defekteve. Vetëm më 6 maj 2015, peshkarexha arriti të kryejë udhëtimin deri në brigjet shqiptare, ku pasi hyri në ujërat territoriale të Shqipërisë, u prit nga një mjet lundrues i Habilajve për t’i treguar rrugën deri në vendin e takimit.

Koha e gjatë e kalimit nga vendimi për të përdorur pershkarexhën Fatima deri te udhëtimi i saj për në Shqipëri duket se i mundësoi policisë italiane ta vinte këtë mjet lundrues nën përgjim. Kur Fatima mbërriti në Shqipëri, Moisi Habilaj i priti italianët Giuliano dhe Greco në Porto Palermo. Italianët zbulojnë se Habilajt kishin kontroll pothuajse të plotë të territorit dhe të forcave të rendit në Shqipëri. Sipas bisedave të përgjuara, Moisi Habilaj nuk kishte frikë policinë në tërësi, por vetëm ndonjë element policor i cili mund të gjendej i transferuar rishtazh në Vlorë. Për më tepër, Habilaj duket se ka nën kontroll jo vetëm policinë, por ka njerëz të infiltruar në sistemin e monitorimit të detit me radar. Ai dëgjohet duke i dhënë instruksione italianëve që të dalin nga ngushtica e Korfuzit duke përdorur ujërat territoriale shqiptare para se të kalojnë në det të hapur me qëllimin që të shmangin me çdo kusht qëndrimin në ujërat territoriale greke. Sipas informatorit që Moisi Habilaj thotë se kishte te sistemi i radarëve, peshkarexha kishte gabuar gjatë mbërritjes duke qëndruar në ujërat territoriale greke, aludohet duke rrezikuar në këtë mënyrë që autoritetet greke të vepronin. Ata duhej të largoheshin jo më shumë se sa 2 milje nga bregu dhe të vijonin përgjatë bregdetit shqiptar drejt veriut deri sa të dilnin në Karaburun para se të merrnin kthesën drejt perëndimit për në brigjet italiane. Sa për autoritetet shqiptare, ato nuk gjendeshin asgjëkundi atë ditë të majit 2015.

Peshkarexha në fjalë rezulton të jetë ankoruar në brigjet shqiptare në Porto Palermo, policia italiane identifikon koordinatat 40.063083, 19.7926733. Këtu është ekzaktësisht moloja ushtarake në Porto Palermo.

Pershkarexha kur mbërriti në brigjet e Italisë, pritej nga dy varka më të vogla të cilat do të duhej të transportonin drogën nga deti në tokë para se Fatima të hynte normalisht në port e shtirur sikur po kthehej nga një udhëtim i zakonshëm peshkimi. Problemi qe që rrugës së kthimit moti u përkeqësua ndjeshëm dhe peshkarexha nuk arriti të kontaktojë varkat e vogla pritëse. Në pamundësi për të zbarkuar mallin në det, ata u futën në port bashkë me ngarkesën. Policia, e cila priste në port ndërkohë që kishte nën monitorim edhe plazhin e përcaktuar për zbarkim dhe makinat pritëse, konfiskoi 880 kilogramë marijuanë natën e 8 majit 2015. Policia dyshon se një pjesë e drogës qe hedhur sakaq në det.

Në janar 2017, policia italiane nisi një seri të re përgjimesh pasi u vu re se Moisiu dhe të tjerët po punonin për ngarkesë të re nga Shqipëria. Policia dallon kësaj here se Habilajt ia kishin dalë të transferonin drejtpërsëdrejti në Sicili me skafe shqiptare sasi të panjohura marijuane, një operacion i vështirë ky nëse marrim parasysh autonominë e kufizuar në karburant të një skafi tipik. Përgjimet tregojnë se skafet e përdorura në trafik harxhojnë rreth 60 litra karburant oër orë udhëtim dhe se për të vajtur deri në Sicili mund të nevojiten deri në 600 litra.

Arrestimet e shumta të korrierëve dhe kapjet e përsëritura të drogës kanë bindur bandën ndërkohë se përgjimet, veçanërisht ato të telefonit, janë një rrezik i përhershëm. Ata zgjedhin të mbajnë telefonin fikur me bateri të hequr gjatë udhëtimeve, si dhe ndërrojnë numrat e telefonat vazhdimisht. Ata vendosin të përdorin celularë të caktuar vetëm për komunikim me njëri-tjetrin dhe një grua me emrin Brunilda Alikaj rezulton se i ka dhënë këshilla se si të shmangin përgjimet telefonike. Trafikantët fillojnë të mbështeten gjithnjë e më shumë te makinat e marra me qira por policia arrin me lehtësi të vendosë së paku sinjalizues GPS për të pasur mundësi ndjekjen e vendndodhjes së tyre.

Laku për këtë organizatë kriminale u mbyll më 12 tetor 2017. Hetuesit italianë iu drejtuan gjykatës së Katanias për të kërkuar masat e arrestit për 11 të dyshuar, shtatë shqiptarë dhe katër italianë. Mes të akuzuarve janë dy vëllezërit Habilaj, Moisi dhe Florian, 39 dhe 37 vjeç, dy vëllezërit Sulaj, Maridian dhe Armando, 29 dhe 33 vjeç si dhe Sabaudin Çelaj, 49 vjeç e Fatmir Minaj, 55 vjeç.

Roli i Tahirit

Dokumenti i policisë italiane e përmend ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri si gjatë përgjimeve, ashtu edhe gjatë komenteve në tre raste. Në njërin rast, (faqja 100), dy të dyshuarit, Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj diskutojnë me njëri-tjetrin se çfarë ka më shumë se sa ata Saimir Tahiri. Moisiu beson se Saimiri ka bërë 5 milionë euro brenda një muaji ndërsa Çelaj thotë se këto janë para të parëndësishme për të pasi atij 20 milionë nuk i  mjaftojnë në një fushatë elektorale. Në kohën e zhvillimit të kësaj bisede, 16 dhjetor 2013, Tahiri kishte vetëm tre muaj në postin e Ministrit të Brendshëm, por ai pati qenë deputet që nga viti 2009.

Në rastin tjetër,  (f 93) Moisiu thotë se ka blerë dy byzylykë, një për gruan e Saimirit dhe një për nënën. Sabi pyet se sa kanë kushtuar. Moisiu thotë: 2 mijë euro.

Në rastin e tretë, (f. 193-194) policia italiane shënon se më 3 mars 2014, Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj patën mbërritur në Sicili me makinën A8, nën pronësinë e Saimir Tahirit. Ata u kthyen në Shqipëri më datë 24 mars po me makinën e Tahirit.

Në rastin më problematik për Tahirin, ai përmendet si përfitues i mundshëm i një shume parash nga trafiku i drogës./Reporter.al

Kategori
Uncategorized

Dokumenti sekret i SHISH: “Paramilitarët” nga Kosova do të digjnin Kuvendin.

“Informacioni bënte të qartë se persona të caktuar do të përpiqeshin që të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar nga opozita për në datën 8 qershor, ku përveç akteve të tjera edhe djegien e Kuvendit të Shqipërisë”, deklaroi preisenti Ilir Meta.

Në Komisionin Hetimor për Presidentin e Republikës ka mbërritur sot dokumenti zyrtar i Shërbimit Informativ Kombëtar, që tregon se para 30 qershorit kishte informacione për djegien e Kuvendit.

Dokumentin përmban “një informacion të përmbledhur në pak rreshta nga ku SHISH se në protestën e 8 Qershorit,  do të përfshihej  një grup paramilitar i ardhur nga Kosova apo trevat e tjera etnike shqiptare.

Ky grup në përbërje të tij kishte njerëz me formim ushtarak, me misionin final, djegien e Kuvendit të Shqipërisë.

Dokumenti sekret nuk jep të dhëna se kush ishin këta persona, kush i kishte paguar apo financuar mbi të gjitha nëse ishin të armatosur dhe me çfarë mjetesh do të mund të çanin rrethimin policor të Kuvendit”.

Ky informacion sekret ishte në qendër të mbrojtjes së presidentit Ilir Meta përpara Komisionit Hetimor Parlamentar më 9 shtator.

“Informacioni bënte të qartë se persona të caktuar do të përpiqeshin që të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar nga opozita për në datën 8 qershor, ku përveç akteve të tjera edhe djegien e Kuvendit të Shqipërisë”, deklaroi preisenti Ilir Meta.

Ekzistenca e këtij informconi sekret mbërritur në të njëjtën kohë për presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, ka ngjallur kureshtje mbi të gjitha për detajet se si dhe kush do ta digjte tempullin e parlamentarizmit.

Dokumenti fakton se deklaratat e kreut të shtetit dhe anulimi i 30 qershorin ishte akte të bazuara në burime të sigurta të institucioneve shqiptare.

.

Kategori
Uncategorized

Lista e shqiptarëve të Diasporës që u ndalohej hyrja në Shqipëri

Lista me emrat e 380 shqiptarëve me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit komunist dhe u ndalohej hyrja në territorin e Shqipërisë….pjesa më e madhe e tyre nga Amerika

 

Nga Beqir SINA, New York

“Reaksionarët të mos vijnë në Shqipëri dhe asnjë të mos shkojë te ta” është thellbi i këtij materiali thotë Kastriot Dervishi, ish- Drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, pra personi përgjegjës për gjithë këtë material dhe që tre vjet më parë ja dha gazetës tonë

TIRANE : Në vitin 2015 me 84 vota pro, është miratuar një ligji për hapjen e dosjeve të sistemit komunist pas gati pesë orësh debate në seancën parlamentare. Sipas këtij ligji tashmë do të hapen dosjet e sistemit të shkuar, por nuk do të ketë lustracion sikundër ishte kërkuar nga deputetja Mesila Doda që në krye të herës.

Në të njëjtën kohë mazhoranca e athershme rrëzoi nismën ligjore të propozuar nga shoqëria civile, me mbështetjen e dy deputetëve të opozitës, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi.

Lidhur me ligjin për hapjen e dosjeve, ish deputetja Mesila Doda, kishte hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeminsitrit Rama, e qeverisë së tij. Sipas saj ai ligj ishte i paplotë e nuk dënon ata që realisht kanë kryer krime në komunizëm.

Por ku konsiston ligji i hapjes së dosjeve konkretisht, dhe -A janë sot pjesë e dosjeve këto materiale ? Kastriot Dervishi, i përgjigjej një interviste me gazetën tonë duke konkluduar se : “Teknikisht çdo material në dosje administrohet, nuk rri i veçuar”.

Ndërkohë, Ligji i miratuar në seancën e Kuvendit, vitin 2015 do të konsistojë në aksesin e dokumenteve të ish­-Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, për periudhën 29 nëntor 1944, deri 31 mars 1990. Këto dosje dhe dokumente disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, autoritetet publike, persona fizikë dhe personat juridikë privatë.

Ligji parashikon që ky Autoritet të funksionojë si organ kolegjial, i mbështetur në veprimtarinë e tij nga një Sekretariat Teknik.

Kurse, duhet cekur se është miratuar edhe Komisioni me anëtarët e Autoritetit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit shqiptar.

Ku Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, shqyrtoi dhe miratoi kandidaturat e propozuara nga deputetët, për anëtarët e Autoritetit për Informimin me dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit.

Sipas burimeve nga Tirana, ky Autoritet përbëhet nga 5 persona të caktuar sipas ligjit: një e ka propozuar Shoqata e ish të përndjekurve politikë, një nga Shoqëria civile e të drejtave të njeriut, një qeveria dhe dy janë emëruar nga parlamenti.

Komisionit të ligjeve iu paraqiten 11 kandidatura për kosniderim dy prej te cilëve u skalifikuan nga komisioni.

.

Duke marrë shkas nga këto dy lajem që kan të bëjnë, me Dosjet e Sigurimit të Shtetit, ri-sjellim tek lexuesi ynë një bisedë të zhvilluar vite më parë – me zotin Kastriot Dervishi, i cili njëkohësisht ka mbajtur postin Drejtorit të Arkivit të Ministrisë së Brendshme.

Pra personin përgjegjës për gjithë këtë material dhe gazetari i njohur seksionit Dosier të gazetës 55, i cili ka treguar edhe për atë se si janë përpiluar listat e atyre që zoti Dervishi, thotë sipas dosierit, është klasifikuar si “380 shqiptarët me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit” dhe nuk u lejohej hyrja në ish RPSSH.

Ky material që është botuar për herë të parë, prej rënies së diktaturës komuniste, shpërbërjen e strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendeshme dhe nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit, ka eksuzivitetin vetëm të këtij autori – pra të zotit Kastriot Dervishi.

Pra, askush nuk ka të drejt të përdori këtë material pa u konsultuar drejtpërsëdrejti me zotin Dervshi, për shfrytëzimin e çdo të dhënë që gjendet në material.

-Zoti Dervishi dekadën e fundit Ju jeni shquar në shtypin shqiptar për një serë materiale të pasura dhe shumë interesante, të botuara edhe në disa libëra, por edhe në Dosierin e mbajtur nga ju në gazetën 55. Do të ishte me interes mbasi ju keni kaluar shumë materiale të këtilla nëpër duar : Çfarë ju ka tërhequr më shumë në këto materiale dhe si do t’i klasifikonit ju ato?

Kastriot Dervishi : Në mesin e shumë materialve, do të veçoja edhe këtë Materialin më i fundit i cili është publikuar në Dosier – gazeta 55 , “1990/ 380 shqiptarët me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit – “Reaksionarët të mos vijnë në Shqipëri dhe asnjë të mos shkojë te ta” një Dosier dhe tani në gazetën tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-A ka ndonjë dokumet ku tregohet se si sigurohej materiali i survejuar nga elemnetët e dërguar prej Sigurimit të Shtetit apo Misioni i tyre në New York ?

Kastriot Dervishi : Për vitet e regjimit komunist informacioni sigurohej duke pasur si qendër mbledhje të dhënash misionin shqiptar në Nju – Jork. Këtu ishte rezidentura që varej nga Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit. Kjo e fundit ishte drejtori në katin e katërt të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa organikisht varej nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Një kategori oficerësh të Ministrisë së Punëve të Brendshme kamufloheshin me funksione diplomatike për të kryer misionin e tyre agjenturor. Oficeri i Sigurimit në Nju – Jork kishte ngritur rrjetin e tij sekret. Informacioni sigurohej nga “burimet e hapura” (revista, gazeta, që botoheshin në SHBA) dhe “burimet e mbyllura” (me agjenturë).

Qëllim i vetëm ishte vetëm diaspora shqiptare, pasi në asnjë nivel tjetër Sigurimi nuk ka depërtuar me agjenturë. Ky informacion është siguruar më së shumti nga burimet e hapura, pra nga ato që shihte oficeri i ngarkuar në një aktivitet shqiptarësh. Sigurimi nuk ka pasur ndonjë shifër të lartë agjentësh sikurse mund të imagjinohet. P.sh. vetëm për vitin 1959, në SHBA Sigurimi kishte në lidhje vetëm 4 agjentë.

Informacioni i ardhur nga SHBA që nuk ka qenë më shumë se fakti i identifikimit përgjithësisht të elementit që nuk e donte regjimin komunist, përcillej në Tiranë për Drejtorinë e Tretë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Informacioni ndahej pastaj në degët e punëve të brendshme të rretheve të cilat kishin hapur fashikujt e të arratisurve, dokumente ku shënoheshin edhe lidhjet familjare të të arratisurve.

-Ka në listën “380 shqiptarët me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit” që mbas rënies së regjimit komunist, figurojnë ndër personat që kan hyrë e kan dalë si në Shqipëri dhe në ish Jugosllavin e atëhershme ?

Kastriot Dervishi : Kjo shpjegohet me dy arsye: së pari me pasaktësinë e të dhënës dhe përpunimin e saj, një defekt kryesor ky i Sigurimit në shumë vite dhe së dyti në prishjen e marrëdhënieve midis personit dikur vizitor dhe shtetit komunist.

–Zoti Dervishi ka disa emra në këtë listë që ishin shqiptarë me banim në SHBA dhe që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit – por që këtu në SHBA, nijhen se “hynin e dilnin” në zyrat e Misionit të përhershëm pran OKB në New York, ose kishin lidhje të forta me diplomatët e asaj kohe – pra njerëz të dyshimtë. Si e shpjegoni ju këtë fakt në bazë të këtyre materialeve ?

Kastriot Dervishi : Është e njëjta logjikë që funksionon edhe për rastin e mësipërm. Përveç kësaj duhet të kemi parasysh edhe efektin “dopiorol”, aq i përdorshëm në teknikat agjenturore e ku natyrisht i humburi ka qenë gjithnjë Sigurimi.

-Ka dyshime se nëpërmjet një marrëveshje në mes autoriteteve të ish Jugosllavisë së Titos dhe Shqipërisë së Enver Hoxhës prej kohë së miqësisë së tyre (1944 -1948) shkëmbeheshin vazhdimisht informacione për individ të veçantë, të cilët ishin të shpallur të pa -dëshirueshëm si në ish- Jugosllavi po ashtu edhe në Tiranë. Bile një pjesë e mirë e tyre janë në listën e 380 shqiptarëve me banim në SHBA që konsideroheshin kundërshtarë të regjimit –

A ka ndonjë provë faktike se si siguroheshin këto informacione për veprimtarinë e tyre në SHBA ? dhe se si mendoni ju bëhej kombinimi mes Ministrisë së Punëve të Brendeshme të ish Jugosllavisë, UDB-së dhe MPB dhe Sigurimit të Shqipërise për, dokumentacionin fotografitë e tyre dhe të dhënat e indetitetit ?

Kastrio Dervishi : Në vitet 1944 – 1948 nuk është se kishte marrëveshje, Sigurimi ishte nën urdhrat e UDB-së sikurse i gjithë shteti. Madje rezidentura e parë e Sigurimit në SHBA, e ngritur nga Nesti Kopali është hapur në legatën jugosllave në New York në të pestën Avenue.

-A janë sot pjesë e dosjeve këto materiale ?

Kastriot Dervishi : Teknikisht çdo material në dosje administrohet, nuk rri i veçuar.

Tre katër vitet e fundit para vitit 1990 kur ndodhën edhe ato ndryshimet e mëdha, dukej një farë liberalizimi – a ndodhi kjo edhe në sektorin e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ?

Kastriot Dervishi : Megjithëse, kishin ardhur ngjarjet e vitit 1990, regjimi komunist nuk kishte asnjë lloj ndryshimi në trajtimin e emigracionit politik shqiptar të emigruar prej vitesh jashtë vendit-Nuk mjaftonte fakti se një drejtori e posaçme mbahej vetëm për të sjellë informacion (edhe ky sakat) për diasporën shqiptare, por edhe në prag të ndryshimeve, ai vazhdonte të shihej me sy armiqësor duke mos i lejuar të vijnë në Shqipëri, jo vetëm ato, por edhe lidhjet e tyre që kishin mbetur në Shqipëri.

Më 9 korrik 1990 Sektori i Vizave i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme u dërgonte degëve të punëve të brendshme në rreth, anës së Sigurimit, një informacion të Drejtorisë së Tretë të Sigurimit të Shtetit në MPB, në të cilën jepet udhëzimi që personat e listëshënuar të mos kishin mundësi të vinin në Shqipëri pasi ishte “reaksionarë”

Dega e Vizave kërkonte që lista e dërguar nga Drejtoria e Tretë të studiohej dhe të mos lejohej asnjë shtetas shqiptar të shkonte për të vizituar shtetasit që bënin pjesë në këtë listë-Gjithashtu ishte njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme që personave në fjalë të mos u jepej vizë hyrjeje në Shqipëri.

Kur u “përpunua” për herë të fundit lista ?

Kastriot Dervishi : Lista është “përpunuar” në Drejtorinë e Parë, me disa ditë vonesë për shkak të ngjarjeve të 2 korrikut 1990-Më 26 gusht 1990 ajo është plotësuar me shënime nga drejtuesit e MPB-së dhe është dërguar në rrethe.

Në fund dokumeti shkruan :”Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë – Ministria e Punëve të Brendshme Drejtoria e Tretë – Tiranë 22.6.1990 .Informacion drejtuar Drejtorisë së Parë

Ku theksohej se :”Gjatë muajve të fundit emigracioni reaksionar shqiptar me banim në SHBA ka organizuar një sërë demonstratash kundër vendit tonë, të nxitur e manipuluar nga zbulimi jugosllav e të tjerë. Bashkëlidhur po ju dorëzojmë listën e personave pjesëmarrës në këto demonstrata e aktivitete kundër nesh”

Ja 386 emrat e “armiqve”, që ndaloheshin të futeshin në Shqipëri pas vitit 1991

1. Alo Luarasi

2. Azgan Arifi

3. Abdulla Lamaj

4. Anton Syku

5. Novruz Sadiku

6. Nail Xhafa

7. Namik Xhafa

8. Marash Mërnaçaj

9. Pjetër Mërnaçaj

10. Paulin Mërnaçaj

11. Nikoll Mërnaçaj

12. Sefer Luarasi

13. Gjon Buçaj

14. Gjergj Vata (Ndoja)

15. Gjek Gjonlekaj

16. Xhaferr Elezi

17. Gjon Arapi

18. Qemal Lepenica

19. Fren Gjergj Vocrri (Shala)

20. Rrok Nilaj

21. Njao Kol Ndreka

22. Fadil Koçi

23. Prel Ademi

24. Zef Mirakaj

25. Zef Balaj

26. Vesel Osmaj

27. Pashko Camaj

28. Luo Gjonlekaj

29. Mark Lleshi

30. Muzli Çela Mulosmani

31. Zef P. Deda

32. Gjon Kol Lleshi (Rukaj)

33. Rasim Sina

34. Beg Ali Grimci

35. Idriz Lamaj

36. Idriz Hyseni

37. Mazllum Kodra

38. Gjeto Nikaj

39. Vincene Pukri

40. Francesk Dajçi

41. Luigj Kelmendi (Vukaj)

42. Gjelosh Narkaj

43. Pjetër Shala

44. Gjergj Shala

45. Nikoll Nikaj

46. Lekë Nikaj

47. Pjetër Nik Gjergji

48. Luan Nik Gjergji

49. Petrit Hyseni

50. Luan Hyseni

51. Merita Hyseni

52. Afrim Hyseni

53. Curr Gjoni

54. Lush Ndue Cullaj

55. Tom Lekaj

56. Zef Shala

57. Kol Shala

58. Isuf Çela

59. Besnik Metaliaj

60. Bujar Metaliaj

61. Shkëlzen Metaliaj

62. Ismet Hoxha

63. Musa Hoxha

64. Muzli Hoxha

65. Abedin Nezaj

66. Naim Nezaj

67. Bege Nezaj

68. Afrim Kurti

69. Nderim Kupi

70. Jakup Elezi

71. Pashko Grisha

72. Gjergj Grisha

73. Pjetër Vukli

74. Albert Morina

75. Gjovalin Vocaj

76. Simon Preçi

77. Gjon Shtufa

78. Gjok Kelmendi (Selca)

79. Hysni Lita

80. Dali Lita

81. Elez Lita

82. Mysafer Arifi

83. Vehbi Arifi

84. Hazir Zoga

85. Hyre Zogaj

86. Mustafa Sylaj

87. Hysen Mulosmani

88. Isa Nuredini

89. Llesh Nikolla

90. Gjergj Nikolla

91. Gjergj Lleshi

92. Pandeli Andoni

93. Gani Hasani

94. Fejzi Hasani

95. Bashkim Hasani

96. Fatmir Rama

97. Ndriçim Shpuza

98. Ilir Sheqi

99. Bashkim Kulla

100. Sokol Dushaj

101. Dalip Kërluku

102.Ymer Hoxha

103. Luan Isufi

104. Kujtim Kallajxhiu

105. Xhemal Laçi

106. Franc Grisha

107. Rrok Pepaj

108. Gjergj Vata

109. Lazer Vata

110. Ymer Kavaja

111. Gjylistane Camaj

112. Fetah Koçi

113. Ndrec Gjergji

114. Lek Gjergji

115. Ramiz Dani

116. Kanto Nikoll Lulaj

117. Myfit Kullolli

118. Lulzim Murati

119. Xhaferr Ymeri

120. Sahamir Jarani

121. Enver Toska

122. Petrit Uruçi

123. Vehbi Qorri

124. Sulejman Tabaku

125. Sami Mulosmani

126. Mark Mërcanaj

127. Skënder Xhidija

128. Tea Hoxha

129. Tomorr Sina

130. Mustafa Bytyçi

131. Sabit Bytyçi

132. Shaqir Stërmasi

133. Hamit Nelaj

134. Mark Martini

135. Marash Dushaj

136. Xhaferr Bajraktari (Elezi)

137. Gani Elezi (Bajraktari)

138. Nikoll Isufaj

139. Dy vëllezërit Binakaj

140. Gjovalin Gegaj

141. Vesel Deda

142. Petrit Butka

143. Mentor Rama

144. Ndoc Lumaj

145. Prel Gjonal Selca

146. Reshat Çaushi

147. Sokol Ramo

148. Nikoll Jaku

149. Kolec Pikolini

150. Mark Vuçinaj

151. Kol Gjergj Mëhilli

152. Maliq Kapllani

153. Zef Gjergji Vushaj

154. Ibrahim Korça

155. Safet Malushi

156. Pretesh Curranaj

157. Gjok Curranaj

158. Mark Ndue Vuksanaj

159. Fran Marku Junçaj

160. Martin Camaj

161. Kol Vuçetaj

162. Ded Lumaj

163. Rrok Kelmendi

164.Tonin Gjini

165. Nikoll Hysa

166. Vedat Myftiu

167. Manjo Lameni

168. Gjergj Noshi

169. Gjon Kalaj

170. Nik Zadrima

171. Tajar Shaska

172. Vesel Ujkaj

173. Martin Ivezaj

174. Nikoll Qafa

175. Simon Qafa

176. Njazi Bardha

177. Loro Stajka

178. Ndoc Vuçinaj

179. Tajar Hazbia

180. Qazim Beci

181. Aziz Sulejmani

182. Dedë Martini

183. Prelë Kelmendi

184. Pashko Gjelaj

185. Ymer Jaqi

186. Idajet Bushka

187. Myfit Bushka

188. Gani Pasha

189. Pertef Bylykbashi

190. Adbyl Zenuni

191. Ismiha Zenuni

192. Ali Demirali

193. Bujar Demirali

194-Fari Barolli

195. Skënder Limka

196. Arjan Limka

197. Arif Fazo

198. Banush Haxhiu

199. Sami Kulla

200. Ibrahim Kulla

201. Skënder Shehu

202. Shukri Muça

203. Njazi Mullai

204. Halit Mullai

205-Xhevdet Çavri

206. Xhevat Liçolli

207. Rami Çollaku

208. Qazim Çollaku

209. Zenel Fazo

210. Skënder Miha

211. Xheladin Leka

212. Ali Jella

213. Neim Reselica

214. Artur Llanaj

215. Fatmir Muça

216. Abdulla Kaloshi

217. Gruaja e Nderim Kupit

218. Serxho Gjeçi

219. Sejdi Premtja

220. Shyqyri Xhera

221. Seit Kryeziu

222. Ymer Zharka

223. Zeqir Oboku

224. Mehdi Mati

225. Haxhi Mimani (Shpata)

226. Guri Durollari

227. Rustem Margjekaj

228. Hysen Biberaj

229. Sokol Sulejman Aga

230-Nikoll Markagjoni

231. Fran Palushi (Kola)

232. Pjetër Balaj

233. Ndue Ademi

234. Pjetër Smajli

235. Rexhep Krasniqi

236-. Qazim Emro

237. Nihat Rakolli

238. Ramazan Turdiu

239. Kadri Gashi

240. Namik Xhuda

241. Bexhet Gjetollari

242. Halit Musolmani

243-Hamit Laniku

244. Isuf Azemi

245. Vëllezërit Muça

246. Skënder Shuaipi

247. Ejup Xhezo

248. Fejzi Sulejmani (Tepelena)

249-Ramo Idrizi

250. Vëllezërit Betovija

251. Agim Mulosmani

252. Skënder Mulosmani

253. Rasim Sina (gruaja)

254. Fuat Myftia (me vajzën)

255. Gjon Camaj

256. Djali i Fran Kol Palushajt

257. Mark Kola (djali)

258. Mark Zogu (djali)

259. Rexho Çekiç

260-. Bajram Muzia

261. Zef Kadri Ceca

262. Pjetër Ceca

263. Mehali Mati

264. Abdulla Hoxha

265. Elez Aliaj

266-. Mehmet Azgan Arifi

267. Sulejman Arifi

268. Ibrahim Uka

269. Ymer Halili

270. Zenun Nezaj

271. Halit Nezaj

272. Selman Elez Nezaj

273. Fadil Nezaj

274. Rexhep Isuf Nezaj

275. Tahir Rexhep Nezaj

276. Hyre Nezaj

277. Sherif Nezaj

278. Ramë Çela (djali)

279. Ahmet Rexhepi

280. Sejdi Hysenaj

281. Ali Hyseni

282. Agim Alihyseni

283. Ramiz Ali Hysenaj

284. Sllobodanka Pjetri

285. Rakip Hysenaj

286. Isa Halilaj

287.Isuf Hamza

288. Zeqir Halili

289. Ali Gashi

290. Esat Ali Gashi

291. Nezir Meta

292. Mal Mehmeti

293. Ibrahim Margjeka

294. Kadri Hamza

295. Rustem Bajrami

296. Hamza Berisha

297. Skënder Berisha

298 Muharrem N-Berisha

299. Beqir H. Berisha

300. Ali Berisha

301. Bajram Ukperaj

302. Halil Nezaj

303. Mirzak Turdiu

304. Nexhip Dauti

305. Perlat Nolja

306. Rexho Kapaj

307. Kimet Kojtari

308. Adem Mollani

309. Gjok Koleci

310. Nikoll Maçi

311. Gjok Zef Nikçi

312. Nik Vesel Camaj

313. Bajram Arifi

314. Asllan Muja

315. Alfred Përgjini

316. Fred Bibla

317. Shëndet Ferra

318. Petrit Kupi

319. Valentin Zef Balaj

320. Bektesh Sakipi

321. Mustafa Henci

322. Kadri Bajram Gashi

323. Gjon Baftia

324. Muse Xherko

325. Zylfie Zherka

326. Flamur Ukperaj

327. Luan Gashi

328. Agron Gjokaj

329. Hamdi Uruçi

330. Eduard Liço

331. Agim Karagjozi

332. Reis Agai

333. Skënder Meka

334. Abdyl Henci

335. Hysen Dyshku

336. Koço Rizo

337. Nasho Shteto

338. Hiqmet Muça

339. Jahja Manelli

340. Rifat Ndreu

341. Tili Shehu

342. Roland Shehu

343. Marko Pashko

344. Emin Methasani

345. Kasem Mekshi

346. Vuksen Vuksani

347. Idriz Fetahu

348. Kujtim Kosovari

349. Agim Gjoka

350. Milto Kola

351. Anton Malaj

352. Ardian Hamulli

353. Skënder Papdeja

354. Rinak Papdeja

355. Gëzim Muka

356. Harillaq Rizo

357. Ligor Tata

358. Nikolin Pleqi

359. Petro Papa

360. Xhelal Sukniqi

361. Astrit Çela

362. Martin Cara

363. Xhemail Shala

364. Rrok Merkolaj

365. Ndoc Vuçinaj

366. Zef Nikaçi

368. Ndue Markagjoni

369. Haki Ndreu

370-Haki Terpeza

371. Martin Lulgjuraj

372. Nok Lulgjuraj

373. Alfons Pelinxhi

374. Mark Koliqi

375. Nik Kol Cani

376. Gjeto Rukaj

377. Maria Rukaj

378. Jonuz Ndreu

379. Adem Çela (djali)

380. Adebin Nezës

381. Besim Sina

382. Hashim Sina

383. Adebin Neza

384. Sejdi Bytyçi

385. Xhaferr Elezi

386. Abedin Mulosmani

Kategori
Uncategorized

Dita e Presidentëve dhe vargjet e Ndre Mjedës kushtuar George Washington-it.

E hena e trete e muajit shkurt, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festohet si Dita e Presidentëve,(Presidents Day)…Është festë kombëtare e shpallur që në vitin 1885,për nder të Presidentit te parë te SHBA-ve, Xhorxh Uashington… Zyrtarisht, nga ana e qeverise federale kjo feste edhe sot e kesaj dite njihet si “Datelindja e Uashingtonit”,(Washington’s Birthday”… Qeveria federale amerikane tradicionalisht e feston këtë ditë ne daten e sakte te lindjes se Uashingtonit që eshte data 22 shkurt 1732… Ne kalimin e viteve, kjo feste u bë e njohur si Dita e Presidentëve, sidomos pasi u vendos që Dita e Presidenteve te festohej te henen e trete te çdo shkurti. Festimi te henen e trete te Shkurtit u vendos pas miratimit te “Aktit te Uniformitetit” ne vitin 1971,akt që vendosi qe shume festa te festohen diteve te hena ne menyre qe amerikanet te kishin fundjava tre ditëshe… Vendosja e kesaj menyre Festimi e ktheu këtë dite nga Dita e Presidentit Uashington ne Dite te Presidenteve pasi perkon edhe me datelindjen e Presidentit Linkoln që eshte shkurt…Dita e Presidentëve sot njihet gjerësisht si dita kur Amerika nderon të gjithë presidentët e vet, si ata të së shkuares ashtu edhe ata aktuale…

…Xhorxh Uashington eshte figure qendrore e historise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes.Si eshte nje nga Etërit kryesore themelues,Uashingtoni u priu banoreve te 13 kolonive britanike ne Luften Revolucionare per Pavaresi nga monarkia angleze.Me 4 korrik 1776,Kongresi Kontinental shpalli Pavaresine e 13 kolonive por u deshen vite deri ne Paqen e Parisit kur me firmosjen e Traktatit te Versajes Britania njohu Shtetet e Bashkura te Amerikes…Xhorxh Uashingtoni u shpall Presidenti i pare amerikan me 30 prill 1789 dhe qendroi ne ate post dy mandate,deri me 1797… Ishte Presidenti Uashington qe caktoi numrin e mandateve se sa duhet te qëndroje nje president,në vetem dy mandate. Uashingtoni urrente tiraninë,u ngrit dhe luftoi kunder tiranise dhe nuk donte qe ndonje president te qendronte gjate ne pushtet e te shnderrohej ne tiran,prandaj vendosi vetem dy mandate.Fill mbas Luftes Revolucionare bashkeluftetaret e tij ishin te gatshem ta shpallnin edhe mbret Uashingtonin por ai nuk pranoi.Ishte per sistemin demokratik në nje shtet ku qytetaret duhej te ishin te siguruar nga pushteti i fuqishem i qeverise.Ndryshe nga Revolucioni Francez qe u frymezua nga ideologjitë e shnderrimeve shoqerore,Revolucioni amerikan u frymezua nga liritë e individit.Ne kushtetuten e dalë nga Revolucioni Freng shkruhej : -“Shteti garanton liritë e qytetareve …” ndersa ne kushtetunen amerikane shkruhej : – “Shteti nuk ka te drejte te nderhyje ne liritë e qytetareve…” Per rezultatet e dy revolucioneve që ndodhen njeherit ne kohe,kemi historine deshmitare,Franca per dekada u mbulua ne gjak mbreterish e aristokratesh,ne gjak revolucionaresh e jakobinesh,ndersa SHBA fale mesimeve te Eterve,mbas disa dekadash u bë fuqi boterore!

Kur mbaroi dy mandatet e tij si president Xhorxh Uashington u largu nga detyra duke ja dorezuar postin Presidentit te Dyte Xhon Adams me 1797.Eshte nje nga momentet me te rendesishme ne krejt historine e botes jo vetem te SHBA-ve,e gjithe bota e kane percjelle momentin kur nje drejtues largohet nga posti me i rendesishem i nje vendi me vullnet te lirë!Siç kane deshmuar letrat e ambasadoreve te ndryshem qe kane marre pjese ne ceremonine e largimit nga detyra te Presidentit Uashington,deri ne momentin e fundit ata nuk e kane besuar se mund te ndodhte ajo gje!Ne nje bote te mesuar qe te sundohej vetem nga familje mbreterore,me pushtet te trasheguar nga “gjaku blu”,në nje bote te mesuar që te qeverisjes nga tirane e despote ishte e veshtire te perceptohej kalimi i tille i pushtetit.Mos harrojme ishte viti 1797,dy vjet me vone më 1799,ne France Napoleon Bonoparti do kryente grushtin e shtetit dhe do shkaterronte republiken…me vone do behej edhe perandor. Kurse Xhorxh Uashingtoni qetesisht do largohej pasi kishte uruar presidentin Xhon Adams qe e pasoi ne Shtepine e Bardhe…Per keto virtyte figura e tij u be e famshme dhe mbeti model në historine amerikane dhe ate boterore.Dhe jo vetem në histori -figura e tij gjen vënd edhe në art,artin pamor dhe letersi,muzike,etj.Mes kulturash tjera Presidenti Uashington ka gjetur vend edhe ne kulturen shqiptare …Ne letersine shqipe figura e Uashingtonit eshte e pranishme ne vepren e njerit nga poetet me te medhenj shqiptare,Dom Ndre Mjedes…

…Vetem ata qe jane te apasionuar mbas Letersise e dinë qe Poeti Gjigand Shqiptar Dom Ndre Mjeda i ka kenduar Presidentit te parë te Amerikes,ne poemin “Lirija”… Dom Ndre Mjeda me poemin “Lirija”,1910-1911), i ka kenduar ndjenjes se Lirisë dhe Heroizmit te Djelmnisë Malsore ne kryengritjen malesore kunder pushtuesve Osmane,që kulmoi me ngritjen e Flamurit ne Deçic me 1911… Si model frymezimi per lirine, Dom Ndre Mjeda evokon pikerisht figuren e Xhorxh Uashingtonit …

…Gjate kohes se diktatures komuniste ne shkollat shqipe mesohej nji version i cunguar i kesaj poeme hymn te Mjedes …Pjesa qe i thurte hymn Xhorxh Uashingtonit ishte hequr!

…Vargjet qe kane pasë hequr ne tekstet shkollore janë :

“Neper Fusha ku rrjedh Misisipija

Ushtroj rrokull nji za si bubullima;

Krisi qiell e tokë turbullon duhija.

Çon’ju sherbtorët e tokës, leni te shpija

Shjetnit e vangat; e per gjysë, o trima,

Leni parmendat; rrokni pushkët; vetima

Ju duk per së lergu, e qe po vjen lirija;

Washingtoni na thrret. E djelmve pika

Rrani tui hapun zjarm; hija e morrizit

Mujti këshjellat atnorë, mujti katedren.

E fushë e mal ushtoi: vojt Amerika

Mbas asi zani qi e pat thirrë, e Inglizit

Ja boi luani i Amerikës kulshedren.

III

U t’huej Inglizi: ska me dalë ushtori

Me i grahë bulkut si kaut me sjeçe të bregut;

S’ka m’u fikun nder të mjelluna puntori

Kur merr era per mëner o vapa e zhegut.

U kputne hekrat, e lirim malcori,

Lirim deti kumbon e ja siellë bregut;

Lirim pergjegjin qysh kah Labradori

E Virgjin’ja e New Jorku syni i tregut.

Të lumtë, o Washington! u zhvillat qielli,

E njom toka per mall me brohorië

E mbi flamuj të zotnuem ndejti luani.

Pushoi te drita qi shperdan si dielli

Lirimi, tui britun në Filadelfië:

“Ameriken e zhgon Amerikani”.

IV

Ty të kjosha falë, o dritë, ama e mbrodhsimit,

Ti dave terrin e egersis’, e tine,

E lakmuemja e gjith dhenavet latine,

Ameriken e pshtove prei robnimit.

Porsi vegim u mbuze, e prei nalcimit

E puthe token me ato rreze, e shkrine

Akllin e vjeter qi kish mbet’, e fshine

Vaj e padije e anëmiq të lirimit.

E ndjeu toka njatë shend e u gëzue si fëmija

Qi i qeshet lokes kur ja reshë krahnorit;

E shpirt e zemer neper buz’ i shpraze.

Me nji të njyeme ma të bukur, pa tallaze

Shndriti deti njatë herë; prei katundorit

Nder fush’ e male mungulloi Lirija.

V

Lirin e keni ju; na hekra kemi.

Na terr e niegull deri në ditt ma të vona;

Na pa emen kerkund, pa atdhe; na jemi

Sherbtorët e të huajvet neper vende tona.

Porsi berre qi bleu mishtari vemi

Mbas shkopit, të kalamenduna, ku s’dona.

Ahte t’ankueshme neper buzë polemi,

Vaj e mjerime qet këjo tokë e jona.

E kot duhija e trimenis malcore

Neper fusha të molisuna plandosi

Si kokerr rrefeje prei nji reje lëshue.

Çuditë prei peshes së nji pushtedës mizore,

Kot Dukagjini e Skanderbeg fatosi

Shpupurishin nder vorre eshtna të harrue.”

Nga Ilir Seci/

Kategori
Uncategorized

“Fllaauu..eec, yyshhh ër dreq”

“O Llazi, po ça e rreh kot kalin, s’e sheh që po ngordh nga pa-ngrënia? Ku ka fuqi ai i shkreti..” “Ka, ka. Po ma bën me hile, se s’do të eci.” “O Llazi i kanë dalë brinjët. Mos e rrih, po jepi ndonjë gjë për të ngrënë.” “Ka ngrënë, ka ngënë. Po thjesht po ma bën me hile. Yshshssh..” “Ore, ça ka ngrënë thua ti? Ai mezi mbahet në këmbë. Do të të ngordhë kali fare. Mos i bjer, po jepi për të ngrënë..” “S’e ka tek buka, po është përtac, prandaj s’ecën. Po ma bën me hile.”

Fllaauuu me kamzhik… Kali rrëzohet dhe ngordh. Ashtu siç pritej..

Kjo është analogjia e aksionit anti-informalitet dhe kjo foto që ia vodha me leje me shkrim Urim Bajramit, është mishërimi më i mirë i analogjisë.

Nuk e kuptojnë, ose thjesht janë të ligj me shpirt, saqë s’duan ta pranojnë.

Muaji Gusht ishte muaji i madhërishëm i aksionit anti-informalitet. Pam-pum, bym, bam-bum biribam-biribum. Noizy modh me pak fjalë.

Kap e mbyll, bëj rrezil në media, fut në burg e nxirr nga burgu. Luftë e madhe jo shaka.

Dhe pikërisht, në këtë muaj, kur natyrisht ti pret që të ardhurat e shtetit nga taksat e mbledhura të kene bërë namin, dalin të dhënat e Ministrisë së Financave që thonë që tatimet kanë mbledhur të ardhura nga TVSH 11 milionë USD më pak (ose 1/3 më pak) nga ç’mblodhën në Gusht 2018, kur s’kishte aksion anti-informalitet.

Në Gusht 2018, pa aksion, u mblodhën 33 milionë USD TVSH nga tatimet. Në Gusht 2019, me aksion, u mblodhën 22 milionë USD TVSH nga tatimet.

Po ky paradoks s’përbën më çudi. Gropa më e madhe në mos-realizimin e të ardhurave në buxhet, i takon vitit 2015 me rreth 300 milionë Euro. Dhe e dini çfarë? -Dhe atë vit patëm një super aksion anti-informalitet.

Aksioni anti-informalitet bëhet për të mbledhur të ardhura për buxhetin. S’e kuptojnë që lekët që iu mungojnë në buxhet, kur mungesa kap përmasa të tilla kaq të mëdha tip 32%, nuk mund të vijnë sepse po ua vjedhin këta me dyqane e hotele. Nuk e kuptojnë që kaq shumë devijancë nuk mund të vijë vetëm nga evazioni. Devijim në këto përmasa do të thotë që është ekonomia që po shkon për pambuk.

O Llazi, është ekonomia, o Llazii.

E ke lënë kalin pa ngrënë. Mos i bjer kot me kamzhik, se thjesht sa do ta ngordhësh fare. Jepi ndonjë gjë për të ngrënë.

Bëj ndonjë gjë që njerëzit mos ikin, bizneset mos mbyllen…apo largëqoftë të vijë ndonjë investitor i huaj. Shpenzoji lekët e buxhetit që të rritet ekonomia, jo të të fryhet xhepi ty. Hap ndonjë hapësirë për investim se i kanë bllokuar të gjitha këta shokë e tu. Hap ndonjë vend pune (në Shqipëri, jo në Gjermani).

Uleni çik dozën e korrupsionit se e keni dorën e rëndë, plumb. I mbytët njerëzit. Mos vidhni çdo gjë, leni të hanë ndonjë gjë dhe 3 milionë të tjerët, se po i bie sheqeri ekonomisë, o Llaziii…

Leji këto aksionet, se s’po ndërton brezare, po shkatërron një komb, o Llazii

Kategori
Uncategorized

Shteti ballaboks, Kryeministri cullak!

Ky model i “opozitës së re”, e cila në këto 6 muaj nuk ka qenë e aftë të sjellë një iniciativë në Parlament, është modeli që i përqaset më shumë qeverisjes rilindase.

Deputeti Kujtim Gjuzi sot ne Kuvend

E meqenëse jemi te modeli, pasqyra  më e mirë e Parlamentit të ri është pikërisht “ballaboksi” i deputetit Kujtim Gjuzi, i cili kishte zgjedhur të vinte ndryshe këtë sezon në Kuvend. Një e qethur që të kujton çunakërit e lagjes, deputeti i “opozitës së re” e ka menduar si adapte për profilin e tij.

Dhe në të vërtetë nuk ka faj deputeti, është  ky modeli që vetë Rilindja përcjell te shqiptarët, një “shtet ballaboks” ku nuk zbatohet as Kushtetuta e as ligji por thjesht dëshira e kryeministrit. Mjafton që “artisti” në krye të vendit ta dëshirojë diçka ,sado brutale të jetë kërkesa e tij në raport me ligjin, dhe menjëherë sejmenët e tij të shpërndarë kudo në vend, nga karriget më të larta të pushtetit e deri në media e shoqëri civile, bëjnë çmos që ta paraqesin këtë kërkesë si të domosdoshme për vendin dhe rrugëtimin e tij drejt “Shqipërisë së gjeneratës tjetër”.

Po flasim për një shtet, ku nuk denjohet të zbatohet as norma më e thjeshtë legjislative.  Një shtet që më së shumti i ngjan një xhungle, ku “i forti e ha të dobëtin”. E prandaj Shqipëria në gjithë këto vite është kthyer në një “shtet ballaboks”, ku përfituesit më të mëdhenj janë oligarkët dhe miqtë biznesmenë pranë qeverisë e ndërsa pjesa tjetër e shqiptarëve vuan ende për nevojat bazike.  Është pikërisht ky model ballaboks që përfaqëson më së miri edhe Parlamentin aktual, ku shpërndarja e tij sa më parë përbën nevojën më imediate për të rikthyer vendin në shinat e shtetit ligjor dhe demokratik .

standard.al

Kategori
Uncategorized

MËSIM ME MËSUESIN E FILOZOFISË.

Evriviadhi Goro

MËSIM ME MËSUESIN E FILOZOFISË

(Përkthim nga Greqishtja).

Një mësues i filozofisë, u fut në klasë, duke mbajtur një kuti kartoni të madh.

Pa folur, nxorri nga kutia një vazo qelqi bosh dhe filloi ta mbushi me gurë të vegjël. Nxënësit e vështronin të habitur. Kur vazoja nuk nxente më, pyeti:

-Vazo, është e mbushur?

-Po,-u përgjigjën,-është i mbushur plot.

Ai buzëqeshi dhe, pa folur, morri nga kutia një qeskë me guralecë të vegjël dhe po e zbrazte në vazo. E tundi pak dhe guralecët mbushën boshllëqet midis gurëve. Kur vazo nuk nxente më, pyeti:

-Vazo, është e mbushur?

Nxënësit u përgjigjën:

-Po, është e mbushur.

Ai buzëqeshi dhe, pa folur, morri nga kutia një qeskë me rërë dhe filloi ta zbrazi në vazë. Rëra u derdh dhe mbushi gjithë boshllëqet midis gurëve dhe guralecëve. Kur vazo nuk nxente më, pyeti:

-Vazo, është e mbushur?

-Po, është i mbushur.

Ai buzëqeshi përsëri dhe nxorri, nga kutia, dy shishe birrë dhe po i zbrazte në vazo. Lëngu mbushi gjithë boshllëqet e mbetura. Kur vazo nuk nxente më, pyeti:

-Vazo, është e mbushur?

Nxënësit, në këtë çast, qeshën dhe thanë:

-Po, është e mbushur.

-Tani,-thotë mësuesi,-dua të mendoni se kjo vazo, përfaqëson jetën t’ uaj.

1.-Gurët janë gjëja më e rëndësishme në jetën t’uaj,- familje, shoqja juaj, fëmijët t’ uaj, shëndeti, miqët e mirë. Janë kaq të rëndësishme, që edhe sikur gjithë të tjerat të mungojnë, jeta juaj do të vazhdojë të jetë e mbushur.

2.-Guralecët janë gjërat e tjera, që vijnë në jetë, si studimet, puna jonë, shtëpia jonë, automobili ynë. Në se këto i vini të parat në vazo, nuk do të mbetet hapësirë për gurët, të rëndësishme e jetës.

3.-Rëra është gjithë të tjerat, gjërat më të vogla, të jetës. Në se vini rërën të parën në vazo, nuk do të ngelet hapësirë as për gurët, as për guralecët.

Vazo është jeta juaj.

Në se harxhoni kohë dhe fuqi për gjëra të vogla,- nuk do të gjeni kurrë kohë për më të rëndësishmet. Dalloni cilat janë më të rëndësishmet për lumturinë t’uaj. Bisedoni me prindërit, luani me fëmijët t’ uaj, kënaquni me shoqen t’ uaj, kujdesuni për shëndetin t’ uaj, gëzohuni me miqët t’ uaj. Gjithënjë do të ketë kohë për dije dhe studime, për punë, gjithënjë do të keni kohë të ndreqni shtëpinë, automobilin dhe mjetet stereofonike. Por më parë, kujdesuni për gurët.

Nxënësit kishin mbetur pa zë. Por një prej tyre, pyeti:

-Mirë, por birra, çfarë përfaqëson?

Mësuesi përgjigjet, duke qeshur:

-Gëzohem që pyete. Do t’ iu them. Nuk ka rëndësi sa e mbushur është jeta juaj, nuk ka rëndësi sa i shtrënguar je, sepse duhet të dishë që, gjithëmonë, do të ketë pak hapësirë për dy birra…

Mbledhur nga Dritan Haxhiaj.

Kategori
Uncategorized

Presidenti Meta, raport komisjonit të Venecias. Ministra të qeverisë bashkpunim me bandat famëkeqe kriminale.

“Nga materialet e publikuara, të rrjedhura në mediet shqiptare dhe ndërkombëtare, dilte në pah një skemë e mirëorganizuar, që lidhte zyrtarë të lartë të PS, përfshirë ministra të kabinetit qeveritar, kryetarë bashkish, oficerë të lartë të Policisë së Shtetit dhe nëpunës të tjerë të lartë civilë, të cilët bashkëpunonin me bandat famëkeqe kriminale (përfshirë në trafik ndërkombëtar droge) për manipulimin e rezultatit zgjedhor në favor të PS.

Në raportin e gjerë për Komisionin e Venecias, Presidenti Ilir Meta përmend edhe mos ndëshkimin e atyre që janë përfshirë në krim zgjedhor pjesë e dosjeve 184 dhe 339, përkatësisht në Dibër dhe në Durrës

“Nga materialet e publikuara, të rrjedhura në mediet shqiptare dhe ndërkombëtare, dilte në pah një skemë e mirëorganizuar, që lidhte zyrtarë të lartë të PS, përfshirë ministra të kabinetit qeveritar, kryetarë bashkish, oficerë të lartë të Policisë së Shtetit dhe nëpunës të tjerë të lartë civilë, të cilët bashkëpunonin me bandat famëkeqe kriminale (përfshirë në trafik ndërkombëtar droge) për manipulimin e rezultatit zgjedhor në favor të PS.

Këto të dhëna, edhe pse në dispozicion të Prokurorisë prej më shumë se dy vitesh, nuk i kishin vënë në lëvizje organet hetimore për të kryer veprime të mëtejshme ligjore. Asnjë prej autorëve, përfshirë eksponentë të lartë të mazhorancës socialiste, nuk u dërguan përpara përgjegjësisë penale. Personat e përfshirë në këtë skemë kriminale gëzonin si imunitet politik ashtu edhe pandëshkueshmëri ligjore”, thuhet në raport.

Sipas Metës, publikimi i këtyre skandaleve përforcoi pretendimet e opozitës dhe denoncimet e hershme të saj për bashkëpunim mes mazhorancës socialiste me krimin e organizuar për të marrë pushtetin përmes manipulimit të votave.

Meta thotë se Prokuroria reagoi pas publikimit të skandaleve se kishte nisur hetimet mbi rrjedhën e informacionit hetimore, “ndërkohë që nuk dha asnjë sqarim mbi fatin e të dhënave hetimore të dosjeve 184 dhe 339 në dispozicion të saj” (raport fq 9-10-11)

.

Kategori
Uncategorized

KY SISTEM I DHJERË MË PËRZURI DHE MUA.

Kush kujdeset për ty?!

Shteti i ndyrë këto lavire pushtetarë nuk kanë krijuar asnjë institucion që mbron dhe lehtëson problemet të grave. Këto lavire pushtetar mendojnë të “zbukurojnë” duke shkaterruar qytetin dhe në mes kësaj rrumpalle pastrojnë parate e pista. Mbjellin dy tre pemë bejne ndonjë rrugë pas 30 vjetesh dhe mburren. Laviret pushtetarë e kanë kthyer Shqipërinë në një bordello ku kurvërojnë si tu dojë qejfi. Pse e shkruaj ketë status. Kam dokumenta italiane dhe mund të filloj të jetoj e punoj punë lehtësisht. Po dikush që smund të ikë jashtë per të jetuar e punuar?! Por nëse dikush tjetër të ndahej nga bashkëshorti si do ja bënte?!

Jonida Tahiri

Ti që po e lexon këtë status me siguri je si unë që si ke gjërat në terezi kushedi sa vështirësi ke në jetë. Ndoshta ke një prind, fëmijë apo të afërm që dergjet në spital. Dhe nëse do ishte jashtë do kish më shumë sherbime e ndoshta më shumë shpresa. Ndoshta sapo je ndarë nga bashkëshorti dhe nuk mjafton sikleti por stë lënë rehat dhe gojë liget. Ndoshta sapo ke humbur një të afërm dhe je në mes katër rrugëve. Ndoshta je pa punë dhe nuk shtyn dot muajin. Ose ndoshta je e burgosur në një martesë jo të lumtur dhe e prangosur nga depresioni.

Kush kujdeset për ty?!

Shteti i ndyrë këto lavire pushtetarë nuk kanë krijuar asnjë institucion që mbron dhe lehtëson problemet të grave. Këto lavire pushtetar mendojnë të “zbukurojnë” duke shkaterruar qytetin dhe në mes kësaj rrumpalle pastrojnë parate e pista. Mbjellin dy tre pemë bejne ndonjë rrugë pas 30 vjetesh dhe mburren. Laviret pushtetarë e kanë kthyer Shqipërinë në një bordello ku kurvërojnë si tu dojë qejfi. Pse e shkruaj ketë status. Kam dokumenta italiane dhe mund të filloj të jetoj e punoj punë lehtësisht. Po dikush që smund të ikë jashtë per të jetuar e punuar?! Por nëse dikush tjetër të ndahej nga bashkëshorti si do ja bënte?!

Si mund të filloj jetën nga 0?!

Njerez a jeni në gjendje të reflektoni dhe të rebeloheni kundër këtij sistemi?!

Si mund të kënaqeni me këtë jetë që bëjmë?!

Nuk u kujtova sot për të shprehur indinjaten time per sistemin e vendit tim. Sa herë kthehem kam këtë reagim.

A e dini sa ndryshe mund të jetosh nese sistemi do ishte ndryshe?!

Boll bëre nëpër facebook foto si të ishe njeriu më i lumtur në planet se spo genjeni vec friendsat por veten tënde. Boll e bëre lëkuren shollë  duke u mesuar me ankesat që ke cdo ditë. Boll se po përfundojmë duke i konsideruar të zakonshme normale

Ju sugjeroj një gjë. Kur dilni me pushime tregohuni vigjilent mos u hutoni nga bukuritë e vendit. Vereni menyren e jetesës dhe kur të ktheheni në vendin tonë pretendoni një jetë më të mirë. U dorezova dhe po iki vetëm se sdua të bëhem me depresion. Ky vend ky sistem më bën me depresion. Nuk mjaftojnë krizat familjare por të qepen si muti pas këpuce gjithë kuriozet.

Madje të japin dhe mend.

Mesoni njerez që të jeni më të urtë më të mencur. Mësoni realisht të jeni më pak të djallëzuar. Bëhuni më altruistë. Boll u gëzuat me dështimet e tjetrit. Po me të njëjtën agresivitet që denigroni dhe gjykoni bashkeatdhetaret dilni përpara pushtetarëve dhe pretendoni per një vend më të mirë. Kur unë e miqtë e mi dalim nëpër protesta mos qesh nga kafja. Sepse keta lavire mirë që nuk na mbështesin e të na lehtësojnë dhimbjet na shtypin. DHE TY SI NE

Unë u dorëzova dhe i ktheva kurrizin vendit tim sepse nuk jam aq e fortë sa të duroj këtë situatë +situaten time. Kërkoj paqe. Dhe tani e urrej akoma më shumë sistemin që na përzë cdo ditë me dhjetra njerëz. Ikin ata që janë lodhur duke luftuar e shpresuar. Dua të uleras fort e të them që vendi im mund të bëhet por përpara se të behet duhet të sensibilizoheniiiiiii.

Ca prisni që të plakeni dhe të mbeteni në një shtepi  të plakur të “braktisur” nga fëmijët që largohen per një jetë më të mirë?!

Hiqe këtë djallëzi per gjëra idiote

Trego mencuri dhe behu i dobishëm. Pastroje pasqyren tënde shikohu njihe veten dhe nëse vertet e do mos fli gjumë mos mbijeto por pretendo  të jetosh mirë.

U lodha duke bërë protesta në emër të shumë prej jush që më mirë njihni aktorët e telenovelave sesa ligjet

Cohu dhe protesto bëje për vete.

Protesto protesto protesto

Kategori
Uncategorized

Pse hesht kryebashkiaku i Gjirokastres Flamur Golemi!?

SHËNIM / Një njeri që tenton të verbojë rininë e tij, nuk mund të shikoj kurrë të ardhmen!

Nga Telnis Skuqi

Pas publikimit të pjesës së parë të falsifikimit të dokumentave zytare, kryebashkiaku i vetshpallur i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka preferuar të heshti.

Ai nuk ka asnjë argument për të faktuar: – Pse ai braktisti gjimnazin e Kardhiqit ku e kishte tek porta e shtëpisë dhe përfunduar larg, shumë larg nga vendbanimi i ti?!

Golemi siç e mohon vet, ai ishte «arsimuar» në gjimnazin e Leskovikut dhe në Fier për arsye familjare.

Zero fakt për të provuar me argumenta cila ishin arsyet familjare.

Kishte babain ushtarak? Jo!

Kishte të ardhua të kënaqshme familja e tij? Jo!

Kishte përfituar në vitin 1990 bursë studimi? Jo!

Kishte ndryshuar vendbanim? Jo.

Unë e kuptoj heshtjen e Flamur Golemit.

Ai ka frikë nga e vërteta.

Me publikimin e listës së notave, ai nga padituria publikoj një provë krimi.

Në këtë krim janë përfshirë pjesëtarët e familjes së tij, sepse atëherë Flamur Golemi ka qenë një spordhjak, ndërsa për të menduan të paktën 20 persona, duke nisur nga ish kunati i tij, vëllai i tij, babai i tij, nëna e tij, si dhe shumë falsifikator, sidomos kryefalsifikatori ish drejtori i atëhershëm i Shkollës së Bashkuar «Jani Vreto», sot burri i kryetares së Partisë Socialiste të Leskovikut, njëherazi drejtoreshë aktuale e kësaj shkolle.

Nëse vertetë Flamur Golemi do të ishte në të drejtën e tij, ai nuk mund të publikojë një bakall letër dhe ta hidhte në treg për të verbuar opinionin publik.

Flamur Golemi ende nuk iu është përgjigjur dy pyetjeve që unë i kam bërë qysh në fillim:

1) Pse vitin e parë të gjimnazit të Kardhiqit rezulton me mesatare jo të kënaqshme, ndërsa në Leskovik rezulton gjenial?

2) Pse opinion publik e ke keqinformuar për tri vitet e para të shkollës së mesme?

(Shënim: Një njeri që tenton të verbojë rininë e tij, nuk mund të shikoj kurrë të ardhmen!

Kategori
Uncategorized

“Nëse nuk respektohet drejtësia çfarë janë qeveritë përveçse banda hajdutësh?”

Shqipëria ka sot vetëm një Institucionin legjitim Kushtetues, Presidenti i Republikës, dhe vetëm një Institucion të pastër politik, Opozita e vërtetë jashtë parlamentare dhe çdo shqiptari të ndershëm.

Këto dy institucione janë shpresa dhe e ardhmja e Shqipërisë. Shqiptarët duhet domosdoshmërisht të rrëzojnë uzurpuesit e Pushtetit Qeveritar, të Parlamentit ilegjitim apo të Sistemit të kapur të Drejtësisë.

Artisti shquar Avni Delvina ka ilustruar artistikisht, dhe në mënyrë gjeniale shqetësimin publik të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, shqetësim të cilit i bashkohem pa rezerva, dhe mbështes mesazhin e tij për tu bashkuar dhe shpëtuar Shqipërinë.

Asnjëherë, pas 1919, edhe pasi u pushtua, Shqipëria nuk ka qënë më në rrezik se sa sot kur, shumë aspekte të jetës politike, shoqërore, ekonomike apo kombëtare janë nën thundrën e ilegjitimitetit. PPP kanë shkatërruar deri në palcë buxhetin e shtetit, dhe jo vetëm sot por edhe brezat e ardhshëm do të vuajnë, për ndoshta një shekull, pasojat. Shtypi i lirë ka vdekur, dhe po të mos ishte për rrjetet sociale apo gazetat presticioze perëndimore, BILD, Zëri i Amerikës etj. Shqipëria do të ishte në një terr informativ më të errët se gjatë regjimit komunist.

Me anë të makinacioneve mafioze, korrupsionit, ndaj të cilave kanë mbyllur sytë, në mënyrë të pashpjegueshme, edhe disa përfaqësi perëndimore në Tiranë, apo të disa zyrtarëve të BE, qeveria ka arritur, me efikasitet, të shkatërrojë Rendin Kushtetues (mungesa e Gjykatës Kushtetuese) si dhe ka deligjitimuar të gjithë strukturën shtetërore shqiptare, përveç Presidencës dhe Opozitës.

Shqipëria ka sot vetëm një Institucionin legjitim Kushtetues, Presidenti i Republikës, dhe vetëm një Institucion të pastër politik, Opozita e vërtetë jashtë parlamentare dhe çdo shqiptari të ndershëm.

Këto dy institucione janë shpresa dhe e ardhmja e Shqipërisë. Shqiptarët duhet domosdoshmërisht të rrëzojnë uzurpuesit e Pushtetit Qeveritar, të Parlamentit ilegjitim apo të Sistemit të kapur të Drejtësisë.

Shën Agustini ka shprehur dikur me shumë të drejtë:

“Nëse nuk respektohet drejtësia çfarë janë qeveritë përveçse banda hajdutësh?”

Hajro Çini

Kategori
Uncategorized

Elona ndrroj jetë…Nese shteti do ishte kujtuar qysh ne fillim Elona do ishte ne jete

Shteti u kujtua ne fund per Elonen 15 vjecare 😭😭

Pasi beri buje neper media ku oret i kishte te numeruara ,shendetesia dhe kryeministri mori fryme per Elonen 😥

Nese shteti do ishte kujtuar qysh ne fillim Elona do ishte ne jete.

Na fal Elone nuk mundem dot te mbanim ne jete sepse na rrethojn njerez te ulur neper kolltuqe pa ndjesi humane 😭😭

Elon shpiri jot u prehte ne paqe 🤲🙏🙏

Nga Ervisa Sina.

Kategori
Uncategorized

Zgjidhja nuk është largimi, por zgjimi dhe ndryshimi!

MANIFEST HISTORIK I PRESIDENTIT META

Zgjidhja nuk është tërheqja dhe justifikimet foshnjore, por përballja me të keqen dhe ligësinë!

Të dashur miq, sot është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.

Në themel të demokracisë qëndron vota, e drejta e çdo qytetari për t’u zgjedhur e për të zgjedhur, pluralizmi politik.

Demokraci do të thotë që çdo qytetar të vendosë për të ardhmen e vet. Që çdo qytetar të ketë besim te roli i vet në demokraci. Që çdo qytetar të ketë mundësi për të ndikuar mbi vendimmarrjen. Për ta detyruar atë të jetë transparente, nëpërmjet llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe kombëtar.

Demokraci do të thotë që çdo qytetar të jetë i barabartë para ligjit.

Fatkeqësisht shumë nga këto parime e vlera që janë kolonat dhe zemra e botës demokratike, janë përçudnuar në vendin tonë.

Zhgënjimi është i madh. Jo ndaj demokracisë që sollëm në dhjetor ’90, por ndaj formës së shëmtuar që ajo mori në 30 vite. Shpopullimi dramatik i Shqipërisë dhe humbja e shpresës, veçanërisht tek brezi i ri, është treguesi më i dhimbshëm dhe fatkeq. Shikoni ku jemi sot: të fundit në rajon para dyerve të BE-së. Dhe ende askush nuk mban përgjegjësi, përkundrazi. Ka edhe më shumë thellim në paligjshmëri.

Fenomeni i rrezikshëm i shtetit paralel të propagandës dhe PPP-ve, dhe axhendat e nëndheshme që kanë kapur për fyti Shqipërinë, nuk janë gjë tjetër veçse një komplot kundër demokracisë, çdo vlere e parimi të saj, kundër sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore.

Ndaj ne sot kemi një mision të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jolegjitime!

Koha nuk pret!

Kjo është beteja jonë! E njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë sonë të mrekullueshme! E të gjithëve ne që e duam me shpirt dhe zemër Shqipërinë! Dhe unë jam më i vendosur se kurrë!

Për një Shqipëri demokratike, si gjithë Europa!

Sepse liria, demokracia dhe dinjiteti njerëzor janë të panegociueshme!

Mbrojtja e demokracisë sot është një detyrë patriotike për t’i rikthyer besimin çdo qytetari dhe çdo të riu se e ardhmja më e mirë është vetëm këtu dhe kjo kërkon kontributin e secilit për ndryshim.

Zgjidhja nuk është largimi, por zgjimi dhe ndryshimi!

Largimi u intereson atyre që duan të zbrazin Shqipërinë nga shqiptarët, ndaj prej kohësh kanë planifikuar vrasjen e ngadaltë të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

T’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve dhe vetëm atyre! Sepse të rinjtë tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë që u mungon sot këtu, por kurrë nuk do të gjejnë Atdhe!

Regjimi i bllokmenëve ishte shumë herë më i vështirë se regjimi i oligarkëve për t’u përmbysur!

Zgjidhja nuk është tërheqja dhe justifikimet foshnjore, por përballja me të keqen dhe ligësinë!

O SOT O KURRË!🇦🇱

Kategori
Uncategorized

Më mirë të jetosh, Në bexgat e vendlindjes, Apo në sarajet, Krimet e Rilindjes?!

VIJOJNË VARGJET E ALDOS;

PËR KOMUNISTIN INTAÇOR…

Agim B Jazaj/

TË JETOSH?…

***

Më mirë të jetosh,

Në bexgat e vendlindjes,

Apo në sarajet,

Krimet e Rilindjes?!

Më mirë të flesh,

Pa bukë për darkë,

Apo me urrejtje,

Maçin në bark?!

Më mirë të jesh,

I varfër dhe i qet,

Apo pasunar,

Hajdut; me pushtet?!

Me mirë të ngrysesh,

Edhe i uritur,

A i kapërdisur,

Me pushtet të grabitur?!

Më mirë të ruash,

Shiritin e qytetarit,

A po të tundesh,

Me spaletat e zyrtarit?!

Mund të jesh polic,

Të vrasësh kriminelët,

Të qëllosh dhe babanë,

A, ta qëllojnë të tjerët?!

Kush është katil,

Nga geni i lindur,

Qëllon dhe bababnë,

Me dorë pa i’u dridhur!

Shpirti barbar,

E ka në gen,

Urren i gjallë,

I vdekur urren!

Ish kreu i Komitetit,

Mbi një gur e shihnin,

Ishte sjell njeri,

Ndaj nuk e pështynin!

Këto postulate,

I ndajmë me miqtë,

Ndonjerin prej tyre,

E kanë zili armiqtë!…

.

Kategori
Uncategorized

Një tjetër akt nga seriali “Të vras natën dhe të qaj ditën”.

Dhe e gjitha kjo ndodh sepse Rudina po ju shërben atyre që të qëndrojnë në pushtet me përulësinë më të madhe.

Nga USA Fehmi Tançi

Nga 21 vite që e vranë Liderin e Dhjetorit, 13 vite kanë qenë ish komunistët në pushtet.

Dhe pas 21 vitesh, simboli i komunistëve, “steka” e tyre, njeriu që qoftë edhe formalisht ka damkën e vrasjes së katër vetave në 2 Prill 1991 në Shkodër, Gramzi pra, organizon për herë të parë homazhe tek varri i Simbolit të Dhjetorit ‘90 dhe të demokracisë, z. Azem Hajdari.

Dhe e gjitha kjo ndodh sepse Rudina po ju shërben atyre që të qëndrojnë në pushtet me përulësinë më të madhe.

Tek i ndjeri Pjetër Arbnori vendose kurorë me lule Gramoz.

Tek simboli i Dhjetorit ‘90 vendose kurorë me lule Gramoz.

Shko dhe vendos kurorë me lule edhe tek katër dëshmorët e parë të votës së lirë në 2 Prillin e ardhshëm dhe i ke vënë kapak kësaj pune.

Dhe si për ironi të fatit, dy nga këto raste kanë lidhje me qytetin simbol të demokracisë dhe qëndresës ndaj komunizmit: #Shkodrën.😥😪

Me këto tre përdorime të simboleve të demokracisë, që kurrë nuk do ti falnit, dhe me ekzekutimin e plotë që i keni bërë demokracisë dhe shtetit ligjorë në vend, nuk ka nevojë që me dekret parlamenti ta shpallni Shqipërinë #diktaturë apo #narkodiktaturë se tingëllon keq me kohën.

Në realitet e keni kryer misionin dhe jeni ne drejtimin e duhur Gramoz.

Paçka se Shqipëria dhe shqipëtarët do t’jua shikojnë akoma dëmin, siç j’ua kanë parë prej 1941-shit dhe deri sot.

Kategori
Uncategorized

Me shume se kurre ndihet mungesa e jote Azem Hajdari.

Idealistet nuk i bejne llogarite me parate!

Se nese llogarit nuk je idealist!

Une mund te besoj se drejtoresha e tatimeve mund te kete patur nje rroge me te madhe dikur ( zyrtarisht, se realisht nuk e besoj se ka futur ne xhep me shume para se sot), por kurrsesi qe eshte idealiste!

* * *

Me shume se kurre ndjehet mungesa jote Azem Hajdari!

* * *

Ne kete bote rolet ishin ndare:

Aktoret lozin ne skene e njerezit ne jete!

Por…sot …ka njerez ne skene dhe aktore ne jete!

* * *

Ripublikim!

PD ka bere opozite me disa njerez dhe ka qeverisur me ca te tjere!

U ka dhene lemoshe (informative) ca mediave ne opozite dhe miliona (leke) ca mediave te tjera ne pushtet!

* * *

Hera e pare qe i besoj nje deputeti (Ndoka) : nese ne parlament do te praktikohej doreheqja e njerezve te denuar nga gjykatat, ne salle do mbeteshin vetem 75 deputete!!! ( I bie qe 65 deputete te jene te denuar nga gjykatat)!!!

* * *

Basha perpara se t’i kerkoje popullit t’i shkoje pas, duhet te kerkoje se pari te braktise injorantet qe e rrethojne (se pas tyre nuk shkon askush) dhe te angazhoje te mencurit e te kulturuarit dhe, se dyti, te investohet ne mediat e djathta, (qe jane per t’u qare hallin nga indiferenca “shekullore” e PD-se ndaj tyre) e jo ne kamaleonet mediatike!

* * *

Lexhendari Enver Hoxha – lexova diku…!

* * *

Grupi me i madh parlamentar do te krijohet se shpejti ne burgjet e vendit! Sikur te kishte “burgje” edhe per injorancen, ne sallen e Parlamentit do mbeteshin apo jo nja 10 deputete…!

* * *

Fjala “dekriminalizim¨” eshte e do mbetet nje metafore politike perderisa deputetet zgjidhen nga Kryetaret e Partive per t’i perfaqesuar ata ne Parlament e jo popullin! Atyre ju duhen numrat, ndaj nuk u interesojne aspak nese njerezit e zgjedhur prej tyre jane kriminele, trafikante apo injorante!

* * *

Po shoh nje deputet te veshur shik, qe ka bere disa selfie perpara godines ku “punon”, (kurre nuk e kam pare e as degjuar ne sallen e Parlamentit te flase)! Mirepo krahas selfie-ve ka marre guximin te shkruaje dicka edhe per diciture, ne nje shqipe qe as nxenesit e klases se trete te fillores nuk e shkruajne aq keq! Por e rendesishme eshte se keshilltari i tij i “luk-ut” ka patur rezultate te shkelqyera ne punen e tij, por mesuesit e tij (te gjuhes shqipe te pakten) duhen pushuar ne vend nga puna sepse i kane vene note kaluese ketij kodoshi te politikes!

* * *

Vazhdoj te besoj tek kjo Kombetare!

Suksese sot!

Eshte e vetmja gje per te cilen duhet te ndjehemi krenare sot : lojtare qe perfaqesojne gjithe gjymtyret e kombit dhe qe po japin me te miren e tyre per kombin!

Kategori
Uncategorized

O kryehajdutë të këtij kombi,lejuat të rritet një racë shtazarake shqiptarësh…

Erion Kristo.

Dy mesazhe dhe nje fshikullim:

 

Për politikanët shqiptarë:

Jju o kryehajdutë të këtij kombi, ndërkohë që i keni zhytur thellë duart në xhepat e shqiptarëve, duke u marrë përditë me mbulimin e fëlliqësive tuaja, keni lejuar që në këtë vend të rritet një racë shtazarake shqiptarësh. Ky është kryekrimi juaj dhe shpresoj tju bjerë në kokë.

Për popullin:

O popull që sdi ça do dhe pse jeton, ndërkohë që ata që kemi në krye kanë shkatërruar gjithë shancet e jetës tonë. Shpresoj ta shikosh shumë shpejt veten në flakë, që ta kuptosh më në fund se përse është krijuar jeta.

Për veten time:

o gomar deti, që beson se ajo që ke në mendje ka ndonjë lidhje me realitetin që të rrethon, Shut the fuck up.

P.S. Keto fjalë me dolën nga thellësia e shpirtit kur mora vesh se sa para janë vjedhur nga ajo skema e famshme e TVSH.
Asnjë taksë nuk do paguaj. Mos prisni më gjë nga unë, mos kërkoni më gjë nga unë. Unë sjom.

Kategori
Uncategorized

Ku shkuan 200 milion dollarë…

Nga Kastriot Dervishi

Gjithnjë ka qenë e pazbardhur tërësisht çështja e depozitimit të valutës jashtë vendit nga regjimi komunist përpara vitit 1990. Në një mbledhje të datës 15.6.1990 ku ishte edhe drejtori i përgjithshëm i Bankës së Shtetit, Qirjako Mihali (drejtor në vitet 1988-1990), i cili vinte nga një takim i ndërkombëtar i bankave në Zvicër.

Atje Mihalit i ishte thënë nga bankierët e huaj se ata e dinin që Shqipëria kish depozituar në bankat e huaja rreth 400 milionë dollarë. Ramiz Alia e ka dëgjuar, por nuk i ka dhënë përgjigje kësaj pjese.

Në këtë mbledhje është diskutuar se Shqipëria mund të luante në valutë për të marrë përqindjes. Një vit më vonë, shtypi denoncoi se nga ky operacion kishin humbur 200 milion dollarë.

Ky veprim e falimentoi tërësisht shtetin komunist, por pjesa kryesore e depozitimit mbeti i panjohur.

Për shkak të ngjarjeve të vitit 1997, hetimi për valutën e depozituar jashtë vendit, nuk u çua më tej. Siç dihet, djali i Ramiz Alisë është marrë gjithnjë me çështje bankash.

Kategori
Uncategorized

“Shkërdhate me lule”.

GRISELDA E KAVAJES, VELIAJ DHE MAJI I VITIT 2011.

Leter urgjente trupit diplomatik ne Tirane, dhe kancelerive te huaja.

Miq:

Një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS.

Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapo-zgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë.

Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën.

Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj. Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kryeqytetit).

Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia.

Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet. Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj, dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve.

Gjatë fushatës elektorale, z.Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë.

Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore…

Duke pasur parasysh rrethanat shumë të rënda të situatës në Kavajë, ky njoftim do të jetë i shkurtër dhe më tepër informacion politik do t’ju japim nesër.

Faleminderit.

Erion Veliaj.

Ju shkruan Veliaj, ambasadave asokohe.

Fiks teksti i një i një bastardi mashtrues.

I një të riu që këtë lloj tipi, arvanitasit e quajnë:

“Shkërdhate me lule”.

Ehe pse funksionar i një force politike sërish nuk i dridhej aspak dora që të shkruante informacione qartësisht të pavërteta trupit diplomatik të akredituar ne Shqipëri.

Por nëse ndonjë blof në opozitë edhe mund të jetë i kuptueshëm, ajo që ndodhi me personazhin në fjalë me ardhjen të majtës në pushtet është e frikshme.

Kategori
Uncategorized

Arratisja e bujshme e dy motrave shqiptare: Nga Ksamili ne Korfuz, mbi 12 orë not

Zamira dhe Isabela Islami janë sot dy qytetare amerikane, pavarësisht se për të arritur këtë nuk kanë pritur fatin përmes lotarisë, apo marrjes së ndonjë vize në ambasadë.

Nuk po flasim për vitet e demokracisë, por atëherë kur Shqipëria ishte ende në diktaturë dhe vetë diktatori Enver Hoxha nuk ishte ndarë nga jeta.

Dy motrat Islami dhe vëllai i tyre Klementi ndërmorën rrugën e vështirë të arratisjes plot 35 vjet më pare

Jo me tokë, sikurse dimë plot raste të atyre kohëve, por me not.

Duket e pabesueshme, por motrat Islami dhe vëllai i tyre morën rrugëtimin pa krye në mes të detit.

Morën rrezikun e madh për jetën, duke e ditur fort mirë se në bregun tjetër të territorit grek edhe mund të mos dilnin më gjallë, ashtu si në fakt ndodhi me vëllain e tyre Klementin në moshë krejt të re.

Kufirin tokësor nuk e njihnin banorët e Shqipërisë gjatë kohës së komunizmit, pasi një pjesë e njerëzve që kishin tentuar të iknin nga kufiri tokësor ose ishin kapur, ose ishin vrarë në kufi, ndaj zgjedhja e tre fëmijëve të familjes ishte ndër më të rrezikshmet.

Në gushtin e vitit 1984 nga Ksamili për në Korfuz, që janë më pak se 2 kilometra distanca e detit, kur është koha e kthjellët Korfuzi duke shumë qartë dhe e afërt dhe kjo i shtyu të tre anëtarët e familjes të arratisen në këtë mënyrë.

Por, distanca e shkurtër nuk ishte edhe aq e lehtë për amatorët e notit, sikurse ishin Zamira, Isabela dhe Klement Islami, të cilave u është dashur më shumë se 12 orë të notojnë.

Ndaj, në mes të rrugëtimit detar mbetën.

Klementi humbi gjurmët dhe sot e kësaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tij, ndërsa Zamira dhe Isabela mundën të shpëtojnë vetëm se pranë tyre kaloi një jaht italian.

I hodhi në Korfuz e prej andej, duket se jeta u mori një tjetër kthesë, sepse pas disa peripecive më tepër proceduriale ikën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku jetojnë dhe punojnë edhe sot.

Të dy motrat dhe i vëllai e kishin bërë me kohë planin për t’u arratisur nga Shqipëria dhe kur u erdhi rasti i volitshëm, kur shkuan në Sarandë për pushime, e vunë në zbatim.

Arratisja e guximshme e Zamirës dhe Isabelës u lajmërua nga Agjensitë dhe gazetat e shumë vendeve të botës. /GSH

Kategori
Uncategorized

Qyqja…

Zgjati doren dhe e mori. Ishte kartmonedha pesedhjeteshe me te cilen e bija do te merrte karamelert apo llokumet per miqte.

-Ku ku moj bije,-kelthiti Luta duke shkulur dhe leshte e kokes.

Qe ate dite fjale tjeter ne goje s’iu degjua. Sillej e vetmuar perreth fshatit e me tej e bente vetem ku,ku ku ku.

Askush se ngacmonte . E shihnin te gjithe me nje dhimbje te thelle duke i thene njeri-tjetrit: -Eh shihni po kalon ajo qyqja Lute.

Nje dite se pane me. E kerkuan dhe e gjeten pikerisht ne pellgun ku vite me pare ishte mbytur e bija.

Nga Bujar Muçaj Selanik/

A e keni degjuar qyqen kur ia mer kenges ne pranvere? Patjeter qe e keni degjuar.Gjithashtu s’do te kete njeri ne bote te mos dije legjenden e hidhur te saj. Por une do t’iu rrefej per nje ”qyqe” qe kam njohur ketu e tridhjete e ca vite te shkuara.

Ne shtepine e Ferit Kordhes qe ngihej ne mes te nje pylli me lisa qca menjane fshatit,ate dite ia behen miq te larget , ndaj Luta e shoqja e Feritit doli dhe i beri nje ze se bijes, Vjollces, e cila po luante kukllash nen hijen e nje kumbulle te eger. -vjollca -itha e ema ,-eja shpejt moj bije se do te vesh deri ne dyqan se na kane ardhur miq e s’kemi nje karamele qe t’iu nxjerrim .

Ama te vesh e ten kthehesh shpejt he cupe e mire. ndonese i mblodhi ca turinjte ,Vjollca iu pergjigj -Erdha mama. -Leket qe kam ne duar me mire t’i fus brenda kanotjeres se mos i humbasn rruges ,-tha me vete.

Rruga ishte ca e gjate dhe gjarperonte ndane nje perroi. Duke rendur anes e anes se perroit u harrua pas luleve qe kishin celur gjithandej. Kue arriti ne dyqan mbeti e hutuar. -C’i bera leket,-foli me vete.

Asgje s’po i kujtohej .Mos i kishin rene rruges ? U kthye serish andej nga kishte ardhur e perseri s’gjeti gje. U nis drejt shtepise me lot ne sy. C’ti thoshte se emes ,ta genjente e ti thoshte e ti thoshte se ja kishin vjedhur rruges? Te ishte babai ne shtepi ndryshe, krejt ndryshe do te kishte qene.

Babai punonte larg e pas dy a tre ditesh do te kthehej. Ngjiti shkallen me koken e ulur , e perlotur . Nderkohe ne dere ia behu e ema qe duke e pare te bijen koke ulur e duarbthate e mori me mend c’do ti kishte ndodhur ndaj i foli me vrazhdesi:

-po c’ke bere moj ditezeze, mos ua gjete vendin lekeve? U mat qe ta qellonte por mbrapa saj ndjeu pranine e njerit prej miqeve. -Mire ,mire shko brenda ne kuzhine se i kam nja dy llafe me ty pastaj.

Nderkohe e ema u fut brenda duke mbajtur nje ne dore nje pule te therur, Vjollca ia dha vrapit ku ta conin kembet. Vetem ne shtepi s’donte te rrinte ne ato caste . u turr aners perroit , u fut pastaj midis rrepeve te larte qe nen rrezet e diellit qe po ulej, hija e tyre krijonte lloj -lloj figurash shpesh te frikshme .

E ngadalsoi hapin se i trembej zhurmes qe linin hapat mbi gjethet e rena dhe per t’iu dukur vetja trime nisi nje kenge qe e kishin mesuar ne shkolle para ca ditesh . Ju kujtua kesulkuqja dhe cdo kacube e erret i dukej si ujk. -Sa gabim bera qe u largova,-mendoi ,-nena edhe te qorton kur gabon edhe nje pellembe do tia durosh. Mori serish rrugen e kthimit.-Vjoooollcaaaa-degjoi ta therresin .

Ishte zeri i nenes.-Ketu jam ,-u pergjigj dhe nxitoi hapin. Filloi te djersitej ,buza po i behej zhur per nje pkie uje.-po ulem deri ne perrua ,tha dhe beri per nga buza e ujit. futi te dyja duart , i mbushi me uje dhe ne castin qe po i afronte tek buzet e thara eshke , kembet i rreshqiten nga lluca qe gjendej poshte gureve,ku kishte vendosur kembet, duke rene ne uje. –

-Ndiiiiiiihme,-thirri nderkaq qev trupi po shkonte drejt fundit te pellgut. U mundua dhe njehere me kembe e duar por me kot. Diku i zune syte nje rrenje bime. E mbertheu me duar , i dha trupit qe te ngjitej larte por rrenjet u keputen se ishin te kalbura dhe serish ra drejt fundit te pellgut.

Fundi i pellgut i turbullt po i behej si nje lendine e blerte me lule nga me te bukurat qe kishte pare ndonjehere. Mbi kete lendine te bleruar sa do te donte te flinte, por nje ze po ia vononte vetem disa caste gjumin. Luta qe kishte ndjere mungesen e se bijes kishte brofur drejt perroit duke thirrur here pas here ne emer te saj.

-Vjoooollcaaaa,-thirri dhe njehere Luta dhe u tremb kur pa qe disa gjurme te vogla, qe duhet te ishin te se bijes, neper kumin e njome te conin drejt pellgut. S’priti me por u zhyt mes ujit qe vinte e behej me i trubullt . Hodhi syte rreth e qark neper trubullire por gjekundi s’pa gje.

U ngjit sa per frymarrje ne siperfaqe , mori fryme thelle e u zhyt perseri. Notoi drejt nje zgavre te erret dhe pa te bijen te mbledhur kruspull pas nje shkembi.-O zot,-u lut,-mos ma merr shpresen e vetme qe kam.

E mbertheu nga floket dhe beri te dale.

E nxori te bijen ne breg ,por ne pamjen e pare nuk mund te dalloje asnje fije shprese. Nderkohe ne breg u dhane nje mori njerezish te prire nga miqte qe kishin bujtur ate dite .

E kthyen permbys, i bene frymarrje goje me goje , por jeta ishte larguar nga ai trup i vogel e i njome. Ndersa rregullonte fustanin e ngjitur pas trupit ne mes te ngasherimeve, Luta vuri re brenda kanotjeres dicka te ngjashme me gethen .

Zgjati doren dhe e mori. Ishte kartmonedha pesedhjeteshe me te cilen e bija do te merrte karamelert apo llokumet per miqte.

-Ku ku moj bije,-kelthiti Luta duke shkulur dhe leshte e kokes.

Qe ate dite fjale tjeter ne goje s’iu degjua. Sillej e vetmuar perreth fshatit e me tej e bente vetem ku,ku ku ku.

Askush se ngacmonte . E shihnin te gjithe me nje dhimbje te thelle duke i thene njeri-tjetrit: -Eh shihni po kalon ajo qyqja Lute.

Nje dite se pane me. E kerkuan dhe e gjeten pikerisht ne pellgun ku vite me pare ishte mbytur e bija. Sa here vjen pranvera dhe degjoj kengen apo vajtimin e qyqes mendja me shkon tek ajo, duke mos e menduar te ikur nga kjo jete ,por duke fluturuar vetmitare mal me mal e lis me lis ne kerkim te se bijes duke klithur pervajshem ku, ku ku, ku ku. maj 2004

Kategori
Uncategorized

“E vari në shtyllë dhe ai aty vdiq… pas rënies së komunizmit togeri punonte drejtor në Ministri”

Atëherë ai urdhëroi që ta lidhnin në një shtyllë telefoni. Që nga ai çast e deri natën vonë, nuk pushuan rënkimet e tij. Ne e dëgjonim mirë se ishte afër kapanonit tonë. Më në fund, nuk u dëgjua më. Kur u ngritëm në mëngjes, e gjetëm të vdekur në shtyllë. Kishte ngrirë i gjithi nga të ftohtit, me urdhër të toger Ademit.

Quhej Pal, ishte 17-vjeç, ende i parritur, i verdhë e shëndetlig. Çdo ditë, hynte e dilte në galeritë e minierës, në ato shpate të thepisura në Spaç. Në vitin 1968, ishte dënuar me burg politik, për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Ishte në burgun e sigurisë së lartë në Spaç, ku ngujoheshin për të vuajtur si skllevër, burra e djem të familjeve kundërshtare të regjimit komunist. Në kampin e Spaçit, të burgosurit punonin në minierë, ku nxirrnin bakër e pirit. Si gjithë të tjerët, edhe Palit i duhej çdo ditë të realizonte normën e caktuar. Por një ditë u sëmur rëndë dhe e kishte të pamundur të realizonte normën. Ky ishte çasti kur u përball me toger Ademin.

Toger Ademi ishte një ndër drejtuesit më të rreptë të kampit. Toger Ademi ishte në kulmin e karrierës së tij për asgjësimin e “armikut të klasës”. Ishte ndër qeniet më të frikshme të kampeve të diktaturës, me të cilin patën fatin e keq të përballeshin shumë të rinj, burra e pleq të pafajshëm, nëpër burgjet komuniste. Pali do ta kishte edhe përballjen e fundit, betejën e fundit në këtë botë. Ndërsa toger Ademi do t’i ngjiste shkallët e karrierës, për të vazhduar madje edhe pas rënies së diktaturës komuniste. Në vitin 1998, tetë vite pas rënies së diktaturës, supozohet në demokraci, Toger Ademi ishte sërish zyrtar në ministrinë e Brendshme.

Ditën e fundit të 17-vjeçarit nga Mirdita, por edhe takimin me vrasësin e tij pas shumë vitesh, e ka rrëfyer Reshat Kripa, në librin “Zërat e kujtesës”.

Rrëfim për ditën e fundit

“Aty pamë një djalë nga Mirdita, që nuk ishte më shumë se 17 vjeç, i cili po dridhej se ishte sëmurë. Pal quhej.

Erdhi toger Ademi dhe iu drejtua me barbarizëm: “Pse nuk e realizove normën?” “Isha sëmurë, zoti toger!” iu përgjigj Pali. Ai e kapi zvarrë, e hoqi që aty, e futi në një vend izolimi, e urdhëroi që mos t’i çohej fare as ushqim. Një shoku i tij mori atë racionin e ushqimit, gjeti një rast dhe vajti e ia çoi Palit në birucë.

Kur po hante, erdhi toger Ademi dhe e zuri me bukë në dorë. E pyeti se kush ia kishte dhënë dhe Pali nuk tregoi. Atëherë ai urdhëroi që ta lidhnin në një shtyllë telefoni. Që nga ai çast e deri natën vonë, nuk pushuan rënkimet e tij. Ne e dëgjonim mirë se ishte afër kapanonit tonë. Më në fund, nuk u dëgjua më. Kur u ngritëm në mëngjes, e gjetëm të vdekur në shtyllë. Kishte ngrirë i gjithi nga të ftohtit, me urdhër të toger Ademit. Vonë, në vitin 1998 e takova rastësisht toger Ademin në Tiranë. Filloi të justifikohej se gjoja ashtu ishte sistemi, ashtu ishte koha dhe nuk ishte faji i tij. Mua m’u ngritën nervat, sepse më dilnin parasysh pikërisht këto skena. Kur erdha në vete nga tronditja, toger Ademi ishte zhdukur, kishte ikur. Dhe në kohën kur unë e takova, ky njeri, për çudi, punonte akoma në Ministri të Brendshme, si drejtor Drejtorie”./kujto.al

Kategori
Uncategorized

1964/Operativi i kampit puthi në ballë ushtarin që vrau të burgosurin.

Nga Kastriot Dervishi

Teksa gjaku i të dënuarit kishte shpërthyer ngado, trutë e tij kishin kapërcyer telat e kampit nga goditja e fortë e kallashnikovit, nën shikimet e turbullta të të burgosurve, operativi i Repartit nr.303 Vlorë, Fehmi Mullai, puthte në ballë ushtarin për vrasjen që kishte bërë. Për këtë, si shpërblim ushtari do nisej me leje. Ngjarja e konfirmuar edhe nga të dënuarit, i takon pikërisht vitit 1964. Mustafa Isuf Alushi nga Margëlliçi i Çamërisë, i vitlindjes 1918, u dënua tre herë nga regjimi komunist.

Dënimi i parë, vitet 1949-1951

Mustafa Alushi arrestohet për herë të parë më 9.5.1949. Pas disa muajsh hetime, prokuroria ushtarake e Tiranë e akuzonte për gjëra të rënda nga lufta, por megjithatë kërkonte që ai të dënohej vetëm me 2 vjet burg. Konkretisht nuk akuzohej për asgjë.

Dënimi i dytë, vitet 1953-1963

U arrestua më 3.8.1953 në përpjekje për arratisje në fshatin Kuç të Devollit. Duke vrojtuar vendin se nga ku do të ikte, pikaset prej dy fshatareve të cilat e pyesin çfarë donte aty. Gjatë zhvillimit të hetuesisë dhe të gjyqit, ai deklaroi se kishte dashur të ikte në Greqi nisur nga jeta e keqe që bëhej në Shqipëri si dhe për të parë pronat e veta në Çamëri. Gjykata në bazë të nenin 64 të Kodit Penal e dënonte për herë të dytë me 10 vjet të tjera heqje të lirisë. Ky vendim ka marrë formë të prerë. Lirohet më 6.6.1963.

Dënimi i tretë dhe vrasja

Pas daljes nga burgu orvatet sërish të arratiset, por arrestohet më 1.9.1963 te vendi i quajtur Ura e Bogesit afër Konispolit. Në hetuesi i ripohon faktin se e urrente të ashtuquajturin “pushtet popullor”. Dënohet me 22 vjet heqje lirie. Dërgohet për të vuajtur dënimin në Repartin nr.303 Vlorë, në kohën kur kampi ndërtonte uzinën e sodës kaustike. Në kushte të tilla jeta i dukej se ishte bërë për të vetëm për të vuajtur. Shkoi me vetëdije drejt vdekjes. Në njoftimin e Repartit nr.303 Vlorë për këtë vrasje, midis të tjerave ka edhe këto fjalë:

“Ju njoftojmë se sot më datë 15.6.1964 në ora 5.00 tentoi për t’u arratisur nga kampi, i dënuarit për krime kundër shtetit Mustafa Alushi…Në orën e sipërme, i dënuari..kur del jashtë nga kaparonin tenton në drejtim të portës së kampit, duke kaluar zonën 16.3 metra duke i thirrur edhe shokët e tij “poshtë komunizmi”. Në këtë kohë, roja ushtar Nue Vuka, viti i parë i shërbimit i thërret të ndalojë, por ky me vrap kap portën e kampit. Në këtë kohë ushtari e qëllon duke e goditur në kokë dhe e lë të vrarë midis portave të kampit, duke i kaluar trutë dhe kockat e kokës jashtë telave. Për këtë u njoftuan organet e prokurorisë të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë këqyrjen e vendit duke pyetur dhe të dënuar të tjerë mbi rrethanat. Nga pyetjet e të dënuarve të tjerë, del se ky kishte dy ditë që rrinte i mërzitur dhe nuk hante ushqim në rregull, por fliste kundër pushtetit popullor duke thënë se nuk trajtoheshin mirë, etj”

Kategori
Uncategorized

Gazetari Telnis Skuqi sfidon kryebashkiakun, e Gjirokastrës,je pa shkollën e mesme.

Unë e sfidoj kryebashkuan.

Jam gati të provoj që ky njeri nuk e ka përfunduar kurrë gjimnazin e Fierit.

Nëse ai provon të kundërtën, atëherë unë do të kërkoj falje publike, si dhe do të tërhiqem nga gazetaria investigative.

Nga Telnis Skuqi Norvegji.

Një njeri që nuk di të saktësoj vitet e gjimnazit dhe që pretendon të drejtoj bashkinë më të madhe të jug të vendit, nuk është as më shumë dhe as më pak sesa një falsifikator.

Ky quhet Flamur Golemi.

Mjafton pak vëmendje të dy deklaratat e tij, për të kuptuar se ai nuk mban mend vitet e rinisë.

Në CV e tij të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, Golemi thotë se gjimnazin e Fierit e ka nisur dhe përfunduar nga viti 1992 deri në 1996.

Deri këtu bukuri.

Ndërsa në deklaratën e tij zyrtare të paraqitur sipas «Ligjit të dekriminalizimit» pranë KQZ, ai thotë se e ka nisur dhe përfunduar gjimnazin e Fierit nga viti 1990-1994.

Nëse vërtetë deklarata e tij e fundit tregon se Golemi ka përfunduar gjimnazin në vitin 1994, atëherë ai ka mashtruar opinion gjirokastritë, si dhe ka bërë deklarim të remë, sepse duhet të përgënjeshtroj CV që është publikuar në Kuvendin e Shqiperisë.

Shkurt fare, kryebashkiaku i Gjirokastrës, 43 vjeç sot, ka harruar ose nuk e ka përjetuar të rininë e tij,

Unë e sfidoj kryebashkuan.

Jam gati të provoj që ky njeri nuk e ka përfunduar kurrë gjimnazin e Fierit.

Nëse ai provon të kundërtën, atëherë unë do të kërkoj falje publike, si dhe do të tërhiqem nga gazetaria investigative.

Por, nëse ai nuk qartëson rininë e tij, urgjentisht të japi dorëheqjen nga mandati i paligjshëm dhe të shkoj në prokurori për falsifikim të dokumentave zyrtare.

Loja fillon.

Kategori
Uncategorized

”Plani i Ramës për një “Rajshtag shqiptar”

Kreu i shtetit ka marrë informacione të klasifikuara se persona të caktuar me axhendë të mirëpërcaktuar do përpiqeshin të shfrytëzonin protestën e opozitës për të kryer akte tejet të dhunshme, deri në djegien e Kuvendit. Pra kreu i shtetit ka pohuar qartë se ky rrezik nuk do vinte nga vetë protesta e opozitës, por nga njerëz që do e shfrytëzonin këtë protestë si trampolinë për ta çuar vendin drejt konflikit civil.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor, Presidenti Meta bëri një deklaratë të fortë ku tha se kishte marrë informacione sekrete se në datën 8 Qershor rrezikohej të digjej Kuvendi i Shqipërisë.  “Në mënyrë të vecantë në datën 7 qershor një ditë para se presidenti të bënte publik vendimin për shfuqizimin e datës 30 qershor ka marrë një informacion që është sekret dhe i klasifikuar, nëse komisioni do të njihet mund të ndodhë, pasi të merrej leja dhe te verifikohen certifikatat e sigurisë të anëtarëve të komisionit. Me pak fjalë, ky informacion bënte të qartë që persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës më 8 qershor, edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë. Ishte informacion i ri por i besueshëm nëse kemi parasysh protestat e mëparshme, ngjarjet para kuvendit të Shqipërisë.”- tha Meta.

E në fakt theksi në deklaratën e Presidentit duhet vendos te fraza “persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës”. Pra kreu i shtetit ka marrë informacione të klasifikuara se persona të caktuar me axhendë të mirëpërcaktuar do përpiqeshin të shfrytëzonin protestën e opozitës për të kryer akte tejet të dhunshme, deri në djegien e Kuvendit. Pra kreu i shtetit ka pohuar qartë se ky rrezik nuk do vinte nga vetë protesta e opozitës, por nga njerëz që do e shfrytëzonin këtë protestë si trampolinë për ta çuar vendin drejt konflikit civil.

Po kush mund të ishin këta njerëz ose më saktë kush fshihet pas tyre?! Partia Demokratike e dha sot një ide duke konfirmuar përmes sekretarit të saj të përgjithshëm Gazmend Bardhi se ka qenë qeveria ajo që është përpjekur për të krijuar një “Rajshtag shqiptar”.

Por cfarë ishte “zjarri i Rajshtagut”? Djegja e ndërtesës së Rajshtagut më 27 shkurt 1933 ishte  një prej stacioneve kryesore të forcimit të diktaturës naziste.  Përmes saj, Hitleri nxorri jashtë loje opozitën e kohës duke vendosur përfundimisht diktaturën naziste në Gjermani. “Në këtë këndvështrim, duhet të lexohet edhe deklarata e Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se “nuk mund të pranonte një Rajshtag në Shqipëri”. Të gjithë e dinë se me djegien e dyshimtë të Parlamentit gjerman, Hitleri çimentoi pushtetin nazist pas ardhjes në pushtet pak kohë para djegies së Rajshtagut.”- deklaroi Bardhi.

Kategori
Uncategorized

Matrapazët e Shqipërisë…

Nusja, vëllai, motra/ Të gjithë njerëzit e Ulsiut drejtora.

Rrofte reforma, rroft edvini, rrofte uniteti, rrofshin trushpelaret…

1 Hasan Manja, i vëllaj…Drejtor i Shëndetit Publik Dibër.

2 Roza Manja, nusja e Hasanit në Drejtorinë e Shëndetit Publik Dibër.

3 Far Manja, i vëllaj… Në OSHE Dibër.

4 Klodian Manja, djali i vëllait…Drejtoria e Pyjores Dibër.

5 Ornela Maja, nusja e Klodianit…Spitali Peshkopi.

6 Shaziman Manja, i vëllaj…Drejtor i Trajnimit të Studentëve tek Teknologjiku.

7 Marjet Manja, usja e vëllait… ën Drejtoreshë e Shkollës në Laprakë.

8 Mira Manja, e shoqja… Ekonomiste Albgazi SHA.

9 Ardian Shehu, dhenderri i të vëllait…Drejtor i Hetimit Tatimor të Republikës.

10 Ermir Manja, djali i vëllait… Kthim dhe Kompesim i Pronave.

11 Florian Elezi, djali i motrës… INUKU Tiranë.

12 Qerim Manja, djali i vëllait…Aviacioni Civil.

13 Pranvera Manja, goca e vëllait… e punesuar në Bashkinë Tiranë.

Pasuria

Shtëpi tek Zogu i Zi
Shtëpi plazhi në Durrës
Makinë foristradë e tipit ML Benz Mercedez e blerë vitin e fundit 35.000 Euro. Kjo për deputetin që deklarohej se ishte i vetmi pa makineë.

Aksioner në ndërtimin e një hidricentrali në fshatin e Ulsiut në Duhashisht të Dibrës, pikërisht në zonën e deputetit Ulsi Manja. Aksioner janë: Bert Çupi nga Burreli, Paulin Rajta ish drejtor i Aluiznit Tiranë dhe Flamur Ndreka që përdor lekët e Ulsiut, është shofer i tij për të cilin po të verifikohet thuhet se është dënuar disa herë për grabitje e vjedhje në Itali. Është nga Gryk Noka e Dibrës dhe banon në Tiranë.

Jamarbër Malltezi/

Kategori
Uncategorized

Vargje rrënqethëse të Agim Doçit/ Rrugë pa rrugë në Shqipëri, Benza, k*rva , vijnë e shkojnë.

Rrugë pa rrugë në Shqipëri

Benza, kurva, vijnë e shkojnë

Veç hajduta në Qeveri

pensionista që mallkojnë…

Poeti i njohur Agim Doçi ka publikuar një poezi të tij ku bën në mënyrë humoristike dhe me ironi të thëllë bilancin e aktualiteteit ku ndodhen shqiptarët. Me poshtë po japim të plotë krijimin e tij:

O SHQIPTARË…

Ej, shqiptarë ju thafshin kraht’

Ju shkoj jeta, kot së koti.

Ju që s’vleni as sa gratë

Kush s’ju don, veç ju dashtë Zoti!…

 

E shkutë jetën veç me pshtyma

Tre herë n’ditë kërkoni sherr.

“Bijt e shqipes” rritë me kryma

farën tuej Dreqi s’e merr!…

 

Shkuan shekuj e shkuan mote

endé sot nuk din nga shkon.

Fatkeqsitë e kësaj Bote

Në Shqypni veç i takon.

 

Rrugë pa rrugë në Shqipëri

Benza, kurva, vijnë e shkojnë

Veç hajduta në Qeveri

pensionista që mallkojnë…

 

veteranë me prostat truri

lekët bukës i blejn gazetë(!)

era shurrë vjen pas çdo muri

Era mut posht e përpjetë.

 

Kisha, tyrbe e xhami

Priftër, dhjako e hoxhallarë

Mut me lule Shqipëri!

Mut mbi mut kombi shqiptarë!

 

Ngrihen çmimet, ulen brekët!

Lart, më lart se Mali i Dajtit

Nuk t’u sosën kurr fishekët!

qytetarët’ nën hyqëm t’fshatit(!)

 

vend ku vritet Deputeti

sikur t’ishte qen rrugaç…

Vrasësi merr Medalje Shteti(!)

Sa hap gojën të thonë: – plaç!

 

Vend që s’ka Ligje dhe Norma

(nga Athina erdh’ Kushtetuta)…

Vit për vit shpikin reforma(!)

“Dje m’a fute,…sot t’a futa!…”

 

Futja kot, me bazë hakmarrjen!

Bini Toskë e bini Gegë!

karakurvë ke gazetaren

Bandë me rrogë në çdo gazetë…

 

Vend ku vidhet historija

Origjina e kombit tim!

Vend ku ngrihet qeverija

Të rrëzojë…Shqipërinë(?)

 

Ndër ministra, shtat janë grekër

gjysh stërgjysh e baballarë

Bajnë orgji e hanë si mbretër

Ku një komb rron si lypsarë(!)…

 

Ku pëllcet kërrcet dyfeku

Shkollat plot me… heroinë

Ku hedh valle sërbi e greku

Që “mendojnë” për Shqipërinë(!)…

 

Vend ku çezma e pallatit

Nuk nxjerr ujë por lang fekalesh…

Vend ku vjen hajduti i fshatit

Dhe blegrin me jehon malesh.

 

Vend ku vjen Cjapi me Zile

Dhe mbush rrugët me kakërdhi

Vend ku shitet krimi me kile

Ku nuk thuret një poezi…

 

Ku gjëmojnë kangët jevgjite

Herë me dajre herë me buzuq

“Moj rrospi sa shpejt m’u rrite!

Pse m’i lyve thonjt e kuq?…”

 

Pse je veshun zhele – zhele?

Dhe dyshoj s’do bahesh kurrë!

Prap me gisht në gojë ti ngele,

“Ballëlarta me Flamurë?”

 

Ja kaluan 100 vite

Kur në Vlonë ngritën Flamurin

Sot ku je, dhe ku arrite!?

Là më là po ngre ushkurin…

 

Shtrirë përmbys lëngon mbi glob

Gjakun po t’a thith “shushunja”.

Ke marrë vrapin me galop

Kërmë që qelbesh nëpër plumba…

 

Vend ku gjen baltë e batak

drogë, alkool, Euro, dollarë,…

vend që vritesh veç për Gjak!

Shurragjaksit tanë shqyptarë!

 

Dil e shit dëshmorët e Kombit!

Dil, moho Martirët e tu.

Sot të thonë “putana” e Globit

Dhe “lavire” gjithashtu…

 

Ku asht shpirti i Naimit?

Ku asht fryma e At Fishtës?

Ku janë trimat e çlirimit?

Ku janë mendt e F.Konicës?

 

Janë tek plagët e Kosovës!

Janë tek varret në Çamëri!

Janë tek Fushë e Domosdovës!

Hot e Grudë, Plavë e Guci!

 

Janë tek britmat e Gjo Lulit!

Huta e gjatë e Boletinit!

Salari dhe djemt e Sulit

Janë tek gjoksi i Azem Trimit.

 

Njeqind vite shkunë sa ora.

Kujt t’i them: – Të qofsha falë?

Ku janë djemt që kishte Vlora?

Shqipëri moj rrënjëdalë!?..

 

Zemra ime nis merr vrapin

Don me puth në gjunj Flamurin.

Hajnat rrugën nuk m’a hapin

Hajnat fort shtërngojn ushkurin…

 

Ia hyp Atit të Inatit

Kaloj male si i marrë

Veç të shkoj tek Guri i Cakut

T’a puth Flamurin Shqiptarë!

 

Bubazhelë dhe buburreca

Jargë e qurra atdhetare

Para Flamurit seç ngeca

S’pashë anji fytyrë shqyptare!

 

Hipokritë me dhambë ckërmitur

Njerz që flisnin çuditërisht

Në mes sheshit të uritur

Iso burrash labërisht:

 

“Po ku je Ismail Vlora?

Ngrihu, zgjohu ti nga gjumi!

Ngrihu burrë e bëja fora.

Shqipërinë e morri lumi!…”

 

…Dhe u zgjova i trumhasur

ishte andërr… mos e zgjat!

Mosha plakë m’a kishte rrasur…

Kisha pshurrun në krevat!…

Nga Agim Doçi

Kategori
Uncategorized

Hila gënjeu, nuk ka bërë burg politik. Ka vjedhur ca pare në Itali kur po kthehej dhe e çuan te pularia.

Maks Velo i ashpër ndaj Edi Hilës: Gënjeu, nuk ka bërë burg politik. Ka vjedhur ca pare në Itali kur po kthehej dhe e çuan te pularia

Piktori dhe arkitekti i njohur Maks Velo ishte i ftuari i parë i këtij sezoni të ri të emisionit “Provokacija”. Velo u ndal të fliste për disidentët shqiptarë, të cilët njihen si të tillë edhe pse nuk kanë qenë. Në mënyrë specifike, artisti u ndal tek piktori Edi Hila. Sipas Velos, Hila nuk ka bërë burg politik. Ai tregoi një shkrim të Robert Elsie, ku shfaqej edhe Edi Hila si disident.

“Këtu është darka te kështjella e Varshavës në mbrëmje. Ajo zonja aty ishte përkthyesja nga italishtja. Në këtë moment kjo më thotë mua “Maksi, Edi Hila ka qenë me ju në burg”? Thashë unë “ç’ne, Edi hila nuk ka bërë burg”. Më tha “Maksi e ke gabim”. “Si e kam gabim, i thashë”. “Ja ku është Visari, ja ku jam unë”. Edi Hila nuk ka bërë burg. 

Edi Hila ka vjedhur ca pare në Itali kur po kthehej dhe e çuan te pularia, por Edi Hila burg politik nuk ka bërë. Kjo më tha e ke gabim se e kam të shkruajtur. Sepse ekspozitën e tij në Varshavë ia bëmë jo për punët, por sepse ishte i burgosur politik. Këtu është ajo ku dua të dal unë. 

Edi Hila deri në Tetor të ‘88-s ka qenë shefi i piktorëve te Piramida e Enverit. Në vjeshtë Tetor-Nëntor të ‘90-s vjen tek unë në shtëpi Robert Elsie me Perikli Jorgonin. Unë e takoja për herë të parë Robertin, ia dhashë dokumentet, vendimet e gjyqit, i dhashë edhe një dhuratë. Ikën Roberti dhe vjen në ‘91-shin dhe më sjell një valixhe me rroba dhe më lë mbi tavolinë këtë.

 Ky është një botim i Oklahomës, në pranverë të 91-shit ku është një artikull i Robert Elsies. Ky është i pari që merr në analizë të gjithë disidencën artistike në Shqipëri. Artikulli është i gjatë, çuditërisht fut pleniumin edhe thotë, “artistë dhe piktorë si Maks Velo, Edison Gjergji, Edi Hila u denoncuan në sesionin e plenumit të katërt dhe u dërguan në burg dhe në kampet e përqendrimit dhe në minierat e famshme të Spaçit për agjitacion dhe propagandë”. Kjo është marrë nga akuza ime. 

E shihni, Edi Hila. Ai e mashtroi. Roberti nuk ka shënuar asnjë gjë pa i thënë. Janë dyqind emra. Unë jam i bindur se ai ka vajtur, e ka gjetur dhe ia ka thënë. Edi Hila e kishte për detyrë t’i shkronte një letër, atij “zotëri, unë nuk kam qenë i burgosur politik, nuk kam qenë disident”. Nuk është e para kjo gënjeshtër”, tha Velo.

Sipas Velos, Hila ka gënjyer Robert Elsien. Rasti është i rëndë pasi Elsie ishte shumë i besueshëm për botën anglosaksone, sipas arkitektit.

“Prandaj zuri vend kjo gënjeshtër, kjo poshtërsi e Edi Hilës. Edi Hila ka qenë i Partisë së Punës, ka qenë i realizmit socialist, ka qenë shef në Piramidë. Edi Hila ka dalë 3 herë jashtë shtetit. U çua me bursë në RAI. Të gjithë të dhënat e tij janë pro partisë. 

Nuk ka bërë as sot një deklaratë, as një rresht kundër realizmit socialist, kundër PP dhe është ai që tani i merr të gjitha të mirat”, tha Velo, i cili shtoi se tani ka ikur me një bursë njëvjeçare në Berlin si disident.

“Këtu është një skenar i një regjisori Serxhio Gixhardi, belg, i cili më dërgon katër letra që nga 2001-2004 dhe sinopsin e një dokumentari që donte të bënte për Maks Velon. 

Dokumentari u bë dhe ku shkoi thoni ju, Edi Hila, Edi Rama. U shfaq dokumentari në Paris, dokumentar dedikuar Edi Hilës dhe Edi Ramës me paret që u dhanë për Maks Velon”, shtoi më tej Velo.

Velo tha se nuk kishte pranuar të merrte pjesë në dokumentar pasi regjisori kishte kërkuar që të merrte në intervistë Edi Ramën. Sipas Velos, Rama nuk kishte lidhje me dokumentarin dhe kishte sugjeruar që dokumentari të bëhej për të dhe Edi Hilën.

“E shikon se çfarë bëjnë. Mua më dogjën 250 punë. 10 vjet burg. Babai më vdiq, motra pësoi tronditje u dërgua në psikiatri, vëllain e hoqën nga puna. Si s’kanë mëshirë këta njerëz. Si nuk mendon ai njeri”, tha Velo.

Kategori
Uncategorized

Vjen shqiptari nga plazhi, shan Lulin që nuk ka rrëzuar ende Ramën.

Vjen shqiptari nga plazhi, shan Lulin që nuk ka rrëzuar ende Ramën, meqë nuk ka ujë, edhe pastaj thotë edhe ndonjë llaf të keq për qenin e sulmit, fikun e Tërpanit.

E thotë ndonjë llaf të keq ashtu sa për të kaluar, sepse në fakt zgjidhjen e pret nga udhëheqësi.

Por ky udhëheqësi, njëlloj i ka lënë pa ujë për nja yhaa vjet, që prej vitit të largët shumë 1998, kur Berisha dha dorëheqjen e dytë nga pushteti, pasi mori edhe kryeministrinë.

Kështu që megjithë zhulin e plazhit në shpinë, (me atë lëkurën e zezë si graso që e fërkojnë nëpër kafe ndërsa flasin, edhe e nxjerrin si tul buke e zezë nga ato që ushqenim zogjtë e inkubatorit që dilnin gjithmonë gjela!) shqiptari im, më thotë sapo ulem: çfarë bëhet nga Teatri.

Nga Rudi Erebara

Rasputitsa*

Kam disa javë që pres të çohen të munduarit, turmat e skllevërve anembanë, sepse nuk kanë ujë në shtëpi. Ujë qe e paguajnë më shtrenjtë se në çdo vend ballkanik po e po, por edhe më shumë se në Europë apo Amerikë. Një familje shqiptare në Tiranë, paguan mesatarisht 20 mijë lek të vjetra në muaj për ujin e rrjetit, edhe ble ujin e pijshëm. Ose me “Erdhiselita” thurrje megafon, ose me bidon.

Pas kaq javësh jemi në momentin vari bidonat. Në kuptimin që i ka dhënë folklori popullor, për një diçka dëshpëruese që nuk ecën më. Një lloj dorëzimi, besoj, sepse në fakt sado që jam përpjekur ta lidh, ta materializoj shprehjen vari bidonat, nuk e kam gjetur. Është e thënë për bidonat e qumështit që nuk e pinin vetë dhe ua merrte koperativa me kuaj, pasi sapo e kishin mjelë, mundet, nuk e di. Por mundet të jetë për bidonat e uji që normalisht i kanë varur plastikë pas 1990 e ca e ca, ndoshta 2000 e ca e ca.

Sepse mbaj mend që bidona ne diktaturë kishte llamarine e plastikë për vajgurin. Kishte edhe një tip i bardhë, apo bojë pana me të sotmen, që mbante 2 a 3 litra, me një derdhje tip imitim kanistre. Ky tip bidoni kishte një vegje për dorën, edhe nuk varej kërkund se thyhej nga pesha e vet, kështu që ndoshta, kam dyshuar, se mos vjen shprehja vari bidonat në qafë, meqë mbaheshin në sup. Të mbysësh njeri, nuk e bën dot me bidon me ujë. Pa ujë po. E mbyt.

Edhe e gjitha kjo na nxjerr në të thatë.

Na nxjerr në të thatën politike. Vjen shqiptari nga plazhi, shan Lulin që nuk ka rrëzuar ende Ramën, meqë nuk ka ujë, edhe pastaj thotë edhe ndonjë llaf të keq për qenin e sulmit, fikun e Tërpanit. E thotë ndonjë llaf të keq ashtu sa për të kaluar, sepse në fakt zgjidhjen e pret nga udhëheqësi. Por ky udhëheqësi, njëlloj i ka lënë pa ujë për nja yhaa vjet, që prej vitit të largët shumë 1998, kur Berisha dha dorëheqjen e dytë nga pushteti, pasi mori edhe kryeministrinë. Kështu që megjithë zhulin e plazhit në shpinë, (me atë lëkurën e zezë si graso që e fërkojnë nëpër kafe ndërsa flasin, edhe e nxjerrin si tul buke e zezë nga ato që ushqenim zogjtë e inkubatorit që dilnin gjithmonë gjela!) shqiptari im, më thotë sapo ulem: çfarë bëhet nga Teatri.

Teatri u them është në këmbë, po jepen shfaqje. Ata që po e mbrojnë janë heronj të vërtetë. Si në Stalingrad, si në Moskë. Por të gjithë prej gushtit prisnin të vijë ngrica. (plot politikanë në këtë të gjithë). Të vijë ngrica që do nxjerrë popullin nga qejfi i plazhit në realitet. Por ja që realiteti ishte shumë më shpejt. Ankohen se ata të Astirit u bllokojnë rrugën sepse po mbrojnë shtëpitë e tyre, por nuk i shoh të ankohen pse u ça rruga e sapo shtruar, Rruga e Elbasanit. Sigurisht që doli njëri që tha se ambasada amerikane po bën një tunel shpëtimi për në Lanë. Edhe Ambasada Amerikane ka bërë plane SHPËTIMI!!!

Çfarë bëhet nga Teatri? Do ta shembë ai (Rama) se e ka ndarë mendjen (udhëheqësi)! Po juve bravo! U lumtë atyre heronjve që po e mbrojnë 24 orë u them unë. Por ama Basha ka nënshkruar një pakt me qytetarët. Teatri nuk shembet edhe prej kësaj. Sepse ishim rreth 75 vete përnatë, deri kur erdhi Basha edhe nënshkroi paktin. Tani janë disa qindra përnatë. Edhe përpara se të nënshkruhej pakti me opozitën, në shesh ishin shumica demokratë me Partinë Demokratike, por shumë syresh prej tyre, e donin Bashën si kryetar, por ama shpreheshin hapur se nuk bën Luli. Të ishte një tjetër kishte rënë Rama me kohë. Ky tjetri, sado kam ngulmuar, nuk më del as në hije. Kurrë. Disa syresh, përmendin Kol Olldashin tonë të dashur, me të njëjtën shpresë për shpëtim, siç e kishin kur meritonte të votohej për kryetar, atëherë përpara se të na linte.

Çfarë bëhet nga teatri? Ja u them unë që nuk ka as ujë as drita. Ato që shihni si drita janë me gjenerator. Paguhen nga xhepi i këtyre që ia kanë varur bidonin e benzinës vetes në qafë edhe mbajnë ndezur dritën. Çfarë bëhet andej nga teatri? Andej nuk janë bërë disa kulla që sot do të ishin duke u suvatuar. Andej bëhet që nuk është një gropë e madhe me beton ku nuk do të ngrihej teatri i ri. Andej, shkojnë me ujë me vete. Përdorin banjat e lokaleve të pedonales që nuk do të ishte më shëtitore ku ju rrini sot e pini birra, të palarë, me zhulin e plazhit në lëkurë, edhe mendimet, se bravo u qoftë këtyre që po e mbrojnë, por Rama udhëheqësi e ka ndarë mendjen. Se në fund të fundit nuk është kor udhëheqës ai, një gjë e di.

Tani çfarë bëhet vërtet? Unë di të them se Rama, është i pari e luftoj të jetë i fundit, që bëri krimin bisnes të padënueshëm. Askush mëparë nuk e kishte bërë këtë, përveç Enver Hoxhës, si udhëheqës shteti. Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në Shqipëri diçka e tillë. Nëse doni ta shihni si diktaturë jeni krejt të lirë ta shihni. Por ama brenda ditaturës së Ramës, Teatrot Kombëtare janë në këmbë, prej rreth 75 vetëve që dalin në protestë. Edhe po, shumica e tyre, janë demokratë të Pds së 1990. Me të njëjtat pakënaqësi. Nuk kanë marrë pronën. Ose e kanë marrë me aq halle sa nuk ia ka vlejtur barra qiranë. Vari bidonat. Çfarë bëhet me teatrin? Aty kanë qenë edhe janë të gjithë si opozitë. Koço Kokëdhima vetë vinte me 50 vetë përditë vjet. Sivjet jo. Jo sepse vari bidonat, nuk ka besim askush te Koço, as te Ilir Meta. Por ama aty ata. Ia varën bidonat. Meta e çoi në gjykatë kushtetuese si president, çështjen e teatrit. E rrëzoi dy herë me dekret. Por edhe kjo vari bidonat. Libra, ka njerëz aty që rrinë përditë. Të mos them që edhe vetë Sorosi zi ka njerëz që numërohen protestues edhe në qofshin spiunë. Por edhe kësaj i varim bidonat.

Tani ti shqiptari im qytetar, dem baba dem, lopë baba lop, apo dhi baba dhi, dele baba dele, ti që kruan zhulin e palarë të plazhit me 3000 lek krikon e vogël të birrës, aty te pedonalja apo te blloku, te xhomlliku, apo te medreseja, te pazari i ri, apo te rruga e kavajës, rruga e durrsit, apo kombinati, te univeristeti apo te shpia e Azemit, ti që nuk ke ujë, ku i var bidonat? Kujt po ia var ti bidonat Lulit, mua, heronjve të teatrit? Nuk i mbajmë ne. Kemi ujë. Edhe po nuk patëm, do ta zgjidhim hallin ja si ti me ate erdhiiiiselitaaa, stereo. Por ti pse me pyet? Më pyet se do shpëtim. Njëlloj jemi. Shumë mirë. Për ty nuk bën Luli se nuk e rrëzon dot Ramën. Se është bashkë me Ramën. E ku di unë nga këto. Po ti vetë, me cilin, cilën, cilët, cilat je ti? Ti që nuk ke ujin, që nuk ta solli Luli, as Berisha, as Meksi, ti që e di që nuk kishim ujë ne as në kohë të Ramizit, bile edhe në kohë të Enverit, ti po na var bidonat ne?

Ti nuk del dot edhe kundër Lulit në rradhë të parë meqë nuk ta rrëzon Ramën, edhe na qenka bashkë me Ramën, ti nuk del dot për ujë? Nuk të prek sado pak që ata njerëz heronj të demokracisë që do ti, po janë pa ujë 24 orë te teatri? Po janë edhe pa drita. Po janë edhe pa punë prej një viti e gjysmë. Edhe do të mbeten të tillë derisa të jetë rama edhe veliaj në qeveri.

Por pse ti nuk del për ujin që nuk e ke në rrubinet, ashtu me fekale, të lahesh? Nuk del sepse ia ke varur bidonat vetes. Ia ke varur vetes sepse pret të shpëtosh nga diku. Ikën ngado, Amerike, Gjermani, Europë, Botë. Ikën edhe rri gjithë ditën në FaceBook, se mos të ikën lajmi i shpëtimit. Se mos u bë deti kos edhe ja të mungon luga. Ti çfarë bën? Kërkon llogari ku?

Tek ne të teatrit? Pse vërtet ty të duhet jetike teatri i ri? Kaq të rëndësishme e ke ti teatrin e ri? Ti që ke bërë shtëpinë pa leje, që ke blerë diplomën, që i ke marrë prindit 20 mije lekëshin e fundit të paguash provimin apo të japësh votën për partinë? Ti nga e pret shpëtimin? Ja Saliu e bëri fajin vari bidonat, edhe e hapi europën me viza. Ja shkove e pe. Ja punë ka atje. Çfarë të ka bërë ty Luli aktualisht? Po Berisha? T’i kanë bërë ato që numëron?

Shumë mirë. Shko lahu te bashkia e lali erit se aty ka gjetur ujë Ahmet Zogu edhe Enver Hoxha. Edhe po nuk gjete, vazhdo fërko zhulin e plazhit edhe bëje ndonjë produkt që nuk e kanë në asnjë vend të botës.

Ti ke Ramën model edhe nuk e kupton. Ti mendon se krimi është bisnes. Këtu vari bidonat ke të drejtë. Po. Ky vendi ynë është i mbushur me njerëz që e dinë se meritojnë miliona, edhe pse nuk dinë të ruajnë një bibë. Edhe këtë e kemi të thënë nga e ëma e ministreshës së bujqësisë së qeverisë së Enver Hoxhës.

Ti, lexon si unë sot në mënyrë romantike dhe heroike se si ishte lufta e dytë botërore. Një prej akteve më të urryera të qenies njerëzore, edhe bën politike. U vranë 28 mije partizanë? Jo nuk. Nuk jane vrarë fare. Po ti e thua. PO sikur ja te jene vrarë 2000 apo 200 a quhen po aq heronj sa këta heronj që mbrojnë teatrin? Sigurisht që po. Por ti lexon fejsbukin. Fejsbukën e përditshme na jep o Mark. Edhe ëndërron atë që në fakt ta ka ushqyer me dhunë sistemi që prej 1944. T’ia marrësh tjetrit. Ai peshku i qelqit mbbi televizor, të jetë për të gjithë njëlloj.

Unë di të them se e kam paguar gjithmonë detyrimin tim. Kështu kanë bërë prindërit e mi që ma mësuan. Unë nuk i mbaj bidonat. Ti po deshe mbaji. Teatri nuk ka për të shpëtuar njeri në këtë vend përpos të shpëtuarve. Edhe nëse ti me Ramën e shemb, ne luftën e kemi të fituar.

Jo, Luli, nuk ka për të sjellë ujin në shtëpi. Ka 7 vjet Edvin Rama kryeministër, ka 4 vjet Erjon Veliaj kryetar bashkie. Shko shtrydh palmat te lash zhulin e plazhit.

Trupat hitleriane ngecën ne baltë edhe nuk e morën Moskën. Por ujë nuk kishin.

Kategori
Uncategorized

NGA TUFA ME KRIMINEL, GJENERAL E KOLONEL…

Agim Jazaj/

Me rekorde kriminale,

I zgjodhën për deputet,

Vetëm nga tuf’e “Rilindjes”,

Numërohen shtatë a tetë!

Të dënuar për krim e drogë,

Përzgjidhen kryebashkiak,

I zgjedh “Kupola” me dorë,

Pesë a gjashtë, janë pakë!

Një taborr kryebashkiak,

Me rekorde kriminale,

“Rilindja” i bëri bashkë,

Shqipërinë e kthyen në hale!

Të përjashtur si deputet,

Për fshehje të pasurisë,

Nga kopeja e “Rilindjes”,

Dhe “Rilindjen” e bënë pis!

Në parti-administratë,

Nga kjo tufë, thuhet treqindë,

Përzgjedhur nga ky rasat,

Po, liderin nuk e bind!

Me kriminel në parlament,

Në parti e qeveri,

U vë syn lideri vet,

Vendi po “bën prokopi”!

Të verbërit u shkojnë pas,

Mjeranët prapa të marrit,

Sikur s’kanë një pikë gjak,

Nga venat e shqiptarit!

“Rastësisht” i shket dora,

Nga këto monstëra gjen,

Me pushtet gradon horra,

Ligësinë e kanë në gen?!

Nga kopeja me hajdut,

Dhe tufa me kriminel,

Janë ngritur me katapultë,

Gjeneral e kolonel!….

.

Kategori
Uncategorized

Karma/ U Festonin Para Syve Me Tre Gishta, Ekipi Shqiptar Në Suedi Ka Hakmarrje Të Hidhur.

Pas një viti, do të ishte FC Iliria që do e kthente me të njëjtën monedhë, madje edhe më hidhur. Fitorja do të vinte 4-1, festa e futbollistëve do të ishte me shqiponjë, pas humbjes së pësuar ekipi kundërshtar ka përfunduar në vendin e fundit dhe rrezikon rënien nga liga, ndërsa trajneri grek u shkarkua menjëherë nga detyra. Pastaj pyesin, a ekziston “Karma”…

Ndonjëherë futbolli rezulton shumë i hidhur me emocionet negative që të dhuron pas një humbje, por sigurisht që ndjenja e kënaqësisë së një fitore të aq shumë dëshiruar, nuk ka çmim dhe mbetet e pakrahasueshme.

Këtë përjetuan edhe lojtarët e FC Iliria Stockholm në atë fitore të pastër 1-4 ndaj Sv-Palestinska, atje ku fshihet edhe një histori e veçantë. Por përpara se të flasim për të, çfarë është FC Iliria? E drejtuar nga trajneri Salih Shala, flasim për ekipin shqiptar që është krijuar në Suedi para 4 viteve. Teksa e nisën nga divizioni më i ulët në këtë shtet, nga i 8-i, tashmë ndodhen në divizionin e 5 të Suedisë.

Pra thuajse nga 1 divizion i ngritur në vit. Teksa ndodhen në javën e 17 të kampionatit, vendi i parë është në duart e tyre dhe ka nisur shkëputja për një tjetër ngjitje. Por çfarë ka ndodhur ndaj Sv-Palestinska? Në këtë kundërshtar gjenden shumë lojtarë serb, ndërsa trajneri i tyre ishte grek.

Përpara një viti në finalen e fituar ndaj Ilirisë, do të realizonin 4 gola në 10 minutat e para. Rezultati do të mbyllej 4-1, por sikur të mos mjaftonte humbja për ekipin shqiptar, duhej t’i bënte ballë edhe fyerjeve me simbolet me 3 gishta në festën para syve apo edhe shumë sjellje të tjera jo korrekte.

Pas një viti, do të ishte FC Iliria që do e kthente me të njëjtën monedhë, madje edhe më hidhur. Fitorja do të vinte 4-1, festa e futbollistëve do të ishte me shqiponjë, pas humbjes së pësuar ekipi kundërshtar ka përfunduar në vendin e fundit dhe rrezikon rënien nga liga, ndërsa trajneri grek u shkarkua menjëherë nga detyra. Pastaj pyesin, a ekziston “Karma”…

Kategori
Uncategorized

Mirënjohje dhe respekt për ata që e ndihmuan luftën…

Mirënjohje dhe respekt për ata që e ndihmuan luftën…

Shkruan: 

Major, Nazif RAMABAJA

(Komandant i njësive operative të Lugut të Baranit)

Në organizimin dhe ndihmesën e ushtrisë së rregullt, gjegjësisht njësiteve operative të  UCK-së në Lugun e Baranit dhe  formimin e sektorëve: Informativ, sigurisë, kartografik dhe logjistikë si dhe përkrahje dhe angazhim në luftë defenzivo-ofenzive dhe frontale kontribut të veçantë dhanë këta persona:

Rrok Berisha dhe vëllau i tij Mëhilli dhanë kontribitin e tyre moralisht, materialisht dhe fizikisht. Në kuadër të brigades 131 Rroku ishte kryeshef i sektorit për informim, i autorizuar së bashku me të ndjerin Asim Lokajn, njoftuan dhe mbajtën kontakte të pandërprera me mjetet informative publike të vendit dhe ndërkombëtare. Pastaj si deputet i zgjedhur nga vota e popullit të fshatrave të Lugit të baranit, ka organizuar intelektual të të gjitha fushave që ti dalin në ndihmë ushtrisë së rregullt të UÇK-së, të cilët përmes tri komunikatave, të nënshkruara edhe nga krahu ushtarak e në veqanti ndihmoj popullatën  gjatë grumbullimit në Isniq dhe tërheqjen e sajë pa pasoja për në Rugovë.

Kanë mbështetur, ndihmuar dhe përkrahur vijën dhe institucionet e Republikës së Kosovës pa rezervë. Shtëpia e Mëhillit dhe Rrokut qe shëndrruar në shtab për eprorët e Brigadës 131, e cila pikërisht për këtë qëllim edhe u dogj e u shkatërrua nga forcat barbare serbe, ndërsa Mëhill Berisha shqyhet si bëmirës dhe kontribuesi më i dalluar në grumbullimin, organizimin dhe shpërndarjen e njeteve materiale dhe ndihmë financiare për luftë..

Asim Lokaj si kartograf dhe shef për vëzhgim në brigadën 131, me profesionalizmin dhe dëshirën që kishtë për të shërbyer në njësitet operative të Uck-ë të komanduara nga epror profesionist dhe me përvoj të ministrisë së mbrojtjes së Republikës së Kosovës bëri një punë jashtëzakonisht të madhe dhe ishte i shkëlqyeshëm në vëzhgime dhe përpilimin e hartave me pozicione të armikut të cilat na ndihmuan shumë në realizimin e detyrave ushtarake dhe luftarake.

Nikë Krasniqi dha kontribut të pamohueshëm në ndihmë ushtrisë dhe popullit e në veqanti brigadës 131, përkundër pengesave të herpashershme që i bëheshin. Nika shquhet për informimin e vijës institucionale me rrjedhat dhe rrethanat e zhvillimit të luftës në Lugun e Baranit dhe ishte kordinator në mes subjekteve politike dhe njësive operative të UÇK-së.

Rrustem Shala dhe vëllau i tij Xhema ishin figurat më markante në fshatrat e Lugut të Baranit, të cilët nuk kursyen asgjë, ata u morën me logjistikën e brigadës duke mos i lën në asnji moment ushtarët të uritur, organizuan ndërtimin e furrës së bukës që kishte kapacitet për të ushqyer me bukë jo vetëm ushtrinë por edhe banorët e fshatrave përreth Baranit. Ndihmoi popullatën në qaste më të vështira gjatë strehimit në fabrikën e kodradiqit , e cila ishte renovuar me vetëkontributin e popullatës së kësaj rrethine, dhe ishte shëndrruar në kazerm-repart të tipit modern për njësitet operative të UÇK-së. Kontribut të veqant dhanë edhe Gjon Balaj dhe Nimani.

Kontribut të veqant dhanë po ashtu edhe Zymer Faku, vozitës dhe përcjellës gjatë tër kohës së zhvillimit të operacioneve së bashku me Sinan Shalën nga Duboviku i cili ishte edhe pjesëmarrës në luftën e Loxhës dhe ishte plagosur, pastaj Burimi-përcjellës siguri, Hasani, Riza dhe Demë Gashi e Sadri Selca-shef për siguri nga Barani, Naimi, Maxhuni e Nimoni nga Kodradiqi Naim, Agim, Cufë e Xhevdet Krasniqi nga Vranoci, Adem Zeka nga Raushiqi, eprori Skender Rexhahmetaj, Sylë Bruqi, Xhevdet Sinani e Mahmut Mulaj nga Isniqi ku shtëpija e Mahmut Mulajt ishte lëshuar për strehim të të ikurve dhe një kohë edhe të shtabit të brigadës në raste urgjente siq ishin ( dehidrimi i trupit ) dhe shërimin e komandantit të brigadës 131 nëpërmes marrjes së infuzioneve, Shemsije Shala nga Loxha krenare, Eprori Gani Gjukaj nga Strelci i ulët, Agim Zeneli nga Këpuzi, Nezir Gashi nga Graboci dhe të gjithë komandantët e shtabeve të fshatrave: Rashiq, Kryshec, Turjakë Kodradiq, Raushiq, Loxhë, Graboc, Lugmir, Baran i Epërm, Baran, Qallopek, Kosuriq, Llugagji, Buqan, Kamenicë, Gllogjan, Nepole, këpuz,Qeskovë dhe Bokshiq. 

Komandanti i njësiteve operative të UÇK-ës në Lugun e Baranit

Majori: Nazif Ramabaja 

.   .   .

Bartësit e mirënjohjeve

Personat të cilëve iu ndanë mirënjohje nga komandanti i njësiteve operative në Lugun e Baranit, major Nazif Ramabaja janë: Kolonel Tahir Zemaj, Sali Çekaj, Agim Ramadani, Mëhill Berisha, Rrok Berisha, Smajl Hajdaraj, Rrustem Shala, Xhemë Shala, Sinan Shala, Nikë Krasniqi, Asim Lokaj, Ramiz Muriqi, Skender Rexhahmetaj, Rrustem Bruçi, Sylë Bruçi, Lumni Surdulli, Enver Alaj, Faruk Xhemajli, Hasan Zemaj, Rexhë Osaj, Skender Çeku, Gani Gjukaj, Bota sot Zvicër, Bota sot Prishtinë, Bota sot New York, Xhemë Berisha, Fehmi Berisha, Ramiz Berisha, Dritan Gashi, Imer Ahmetaj, Hajdar Bajraktari, Rrustem Geci, Qaush Shala, Mustafë Krasniqi, Esat Ademaj, Astrit Ademaj, Fak Sefaj, Zymer Sefaj, Sadri Vishaj, Farush Thaçi, Gjon Krasniqi, Hysen Krasniqi, Agim Krasniqi, Resmije Ademaj, Shehrije Sadrijaj, Bashkim Bala, Burim Gashi, Idriz Osdautaj, Faton Krasniqi, Agim Zeneli, Nezir Gashim, Sebahate Tolaj, Fadil Haderxhonaj, Sadri Selca, Ibrahim Gashi, Musa Gjakova, Musa Dtragaj, Shaban Dragaj, Naim Krasniqi, Magjun Hysenaj, Lah Zhuti, Bajram Stojkaj, Besim Gashi, Demë Gashi, Esat Berisha, Naim Hysenaj, Isuf Haklaj, Sadik Muriçi, Ismet Çeku, Petrit Lokaj, Azem Gashi, Shemsije Shala, Xhavit Thaçi, Bekim Kastrati, Bajrami, Agim Jonuzaj, Cufë Kurtalaj, Rasim Bojku, Haxhi Gashi, Lulzim Gashi, Besim Gërvalla, Sadik Berisha, Bekim Kadrijaj, Xhevdet Imeraj, Bashkim Ahmetaj, Shpetim Bali, Reshat Beqiraj, Milaim Berisha, Zenun Lulaj,  Lokaj, Imer Elezaj, Halit Shala, Bekim Berisha, Fatmir Zekaj, Bekim Ahmetaj, Atdhe Bekaj, Sheremet Bujari, Valdet Dukaj, Safet Bytyçi, Bekim Hasani, Rrahim Beka, Zymer Kryeziu, Skender Ahmetaj, Shpetim Bobi, Ramë Berisha, Muharrem Gashi, Muhamet Vishaj, Izet Beqiraj, Bajram Ahmeti, Ahmet Kukalaj, Agim Gagica, Abedin Rrustemaj, Valon Gashi, Agush Gjoci, Cufë Krasniqi, Tahir Malushaj, Shpend krasniqi, Shefqet Gjoci, Qazim Gashi, Mujë Dervishaj, Gjelil Krasniqi, Gazmend Gjoci, Elmi Krasniqi, Arsim Hysenaj, Arianit Krasniqi, Ahmet Isufi, Ahmet Thaçi, Shyqeri Spahiu, Armend Agolli, Agron Salihaj, Albert Hyseni, Bekim Krasniqi, Gani Morina, Gjemë Dervishaj, Imer Gashi, Halil Margataj, Mujë Berisha, Nazmi Gashi, Ragip Kastrati, Ramadan Gashi, Sadik Krasniqi, Tal Ibrahim Krasniqi, Osman Jasiqi, Halil Rexhahmetaj, Enver  Cakolli, Bejtush Maliqi, Shtabi lokal ”Iliria” Sverkë, Binak Rexha, Ryve Loshaj, Naser Vllasi dhe Shoqata Nënë Tereza Prishtinë.

Me mirënjohje u nderuan edhe anëtarët e brigadës “Mërgimi” dhe pjesëmarrësit në homazhe dhe në Akademinë përkujtimore për kolonel Tahir Zemajn, mbajtur në Prishtinë më 4 janar 2004: Muhamet Sadikaj, Valdet Sinanaj, Enver Kurtulaj, Hamit Binakaj, Bashkim Tahiraj, Arben Shala, Vëllaznim Nitaj, Mustafë Shala, Elez Bacaj, Astrit Zemaj, Ardian Baraj, Bekim Rabushaj, Sanush Hylaj, Nebih Binakaj, Demë Shala, Bekim Berisha, Mehdi Berisha, Riad Shala, Islam Tetaj, Sadik Berisha, Petrit Bajraj, Sami Berisha, Valdet Dukaj, Enver Kapitaj, Fatmir Hasanmetaj, Rasim Bojkaj, Astrit Shabanhaxhaj, Cufë Kurtulaj, Muahmet Bruçi, Zenun Lulaj, Besnik Çekaj, Shpend Kurmehaj, ismet Gërvalla, Imer Elezaj, Sajmir Idrizaj, Selman Gecaj, Avdyl Bruçi, Brahim Berisha, Ahmet Kapitaj, Agim Bajramaj, Elbasan Ukaj, Halit Shala, Gon Ukaj, Fehmi Shala, Azem Ukaj, Reshat Beqiraj dhe Fatmir Zekaj.

Kategori
Uncategorized

Intervista me Nënë Terezën që nuk u transmetua kurrë

 

Entela Resuli – DITA

Me një zë kumbues, të pangatërrueshëm, artikulim të qartë dhe çdo fjalie i jep peshën e duhur. Tefta Radi, zonja me flokë të bardha sot nuk është më spikerja kryesore e edicionit informativ në TVSh, por nuk është larguar nga ky institucion, ku vazhdon të punojë në fushën e dokumentarëve.

Sot, 65-vjeçarja, e cila nuk e ka problem ta përmendë moshën, pasi për të është fisnikëri dhe çdo moshë ka bukurinë e vet, është një gjyshe e lumtur.

E kujdesshme për pamjen, e thjeshtë në komunikim të jep përshtypjen e një gruaje zonjë, ashtu siç shumë e kanë njohur nëpërmjet ekranit.

Në këto ditë, kur e gjithë bota ka folur për Nënë Terezën, edhe Tefta Radi ka një moment të rëndësishëm për të kujtuar në marrëdhënie me të.

Në gushtin e vitit 1989 kur Nënë Tereza vizitoi Shqipërinë për herë të parë, Radi u caktua gazetarja që do i bënte intervistën, gruas që në ato momente, njihej si bamirëse dhe kishte marrë çmimin Nobel për paqe në botë, por që deri atëherë kishte patur një marrëdhënie të komplikuar me Tiranën zyrtare, thënë ndryshe shtetin e parë atetist në botë.

Gazetarja ikonë e Televizionit Shqiptar më kënaqësi pranon ftesën e Dita-s për të rrëfyer për ne vizitën e Nënë Terezës në vendin tonë dhe intervistën që realizoi me të, një intervistë që nuk u transmetua kurrë.

 

-Zonja Radi, këto ditë Nënë Tereza është shpallur e shenjtë, dhe ky lajm ka pushtuar botën, por dua të kthehem 27 vite pas, kur Nënë Tereza vizitoi për herë të parë Shqipërinë. Ju atëherë keni qenë gazetare e rëndësishme e Televizionit Shqiptar, na tregoni, si e pritët këtë lajm dhe çfarë thuhej në korridoret e televizionit?

Në kohën e diktaturës nuk ishte e lehtë që gjërat të fliteshin apo përfliteshin korridoreve. Edhe muret kanë vesh – thotë populli. Aq me tepër për një figurë si Nënë Tereza, sot Shën Tereza, që na ka bërë ne shqiptarëve të ndihemi krenarë për misionin e saj të madh, të përbotshëm, postulatet e arta sërish të saj, prej të cilave kemi vend të tërë për të mësuar e vepruar në dobi të paqes e të dashurisë njerëzore. Në veçanti ne shqiptarët, edhe pse patëm fatin t’i japim globit një figurë kaq të madhe bamirësie. Ndoshta shkollimi i saj jashtë trojeve tona, zemra e saj e çelur deri në infinit ndaj dhembjes dhe skamjes, jetëve njerëzore i dha Nënë Terezës përmasat e shenjtit, përmasat e gruas më në zë në botë.

-E mbani mend atë ditë, mund të na e përshkruani?

Natyrisht që po, më shumë emocion dhe pse historia e vizitës së nobelistes, Shën Terezës në vitet e diktaturës, gjatë këtyre viteve është anashkaluar për arsye nga më të ndryshmet. Ishe mesgushti i 1989-s. Data 15, një ditë e nxehtë vere. Një mbrëmje më parë na thirrën në drejtori, ne gazetarët e operatorët që do të mbulonim vizitën e saj. Si operatorë u caktuan Gazmir Shtino e Bujar Kore. Për herë të parë ne gazetarët morëm informacion për bamirësen e madhe. Ishte një vizitë 7 ditore, një vizitë krejt private e Nënë Terezës për të kujtuar e për të vënë përmallshëm një buqetë me lule në varrin e nënës dhe motrës së saj të dashur, për të folur me to e për t’u thënë atyre ato që nuk mundi t’ua thoshte dot kur ishin gjallë. Dhe jo për faj të saj, por të regjimit. Ka dhe nga ata që sot dalin heronj, por të mos harrojmë se çdo gjë është e dokumentuar në foto e imazh televiziv. Mandej dhe në një sërë ekspozitash muzeale apo albume kushtuar shenjtores, me aq sa unë kam parë, çuditërisht asnjë nga ato foto nuk figuron. Me sa duket dhe në 26 vjet demokraci kemi frikë dhe historinë e shohim bardh e zi. Ky është misioni i gazetarisë. E kam pohuar dhe herë të tjera, por sërish e vërteta e vizitës së Shën Terezës në diktaturë vazhdon të mos e gjejë pasqyrimin e vërtetë.

 

Tefta Radi. (Foto nga Fadil Berisha)

-E kujtoni konkretisht apo në vija të përgjithshme se çfarë ka thënë Nënë Tereza në atë mini-intervistë?

27 vjet mbrapa unë nuk mund të pretendoj të mbaj mend çdo fjalë të cituar prej saj në intervistë. Në vija të përgjithshme në anglisht Nënë Tereza falënderonte Zotin që ëndrrën e saj për të vizituar Shqipërinë tashmë e kishte bërë realitet. Bamirësja e madhe ndihej e gëzuar që vizitonte këtë vend të paqtë e të bukur, vendin ku jetuan familjarët e saj. Ajo ju lut Zotit që popullit të saj, popullit shqiptar, t’i dhuronte mirësi e begati.

-Ju çfarë dinit deri në ato momente për Nënë Terezën?

Natyrisht në një Shqipëri të mbyllur e me një media të fortkontrolluar ne nuk dinim asgjë. Të paktë ishin prej nesh ata që shfletonin ndonjëherë atë që quhej “buletin i verdhë”.

-Fakti që pushteti i asaj kohe nuk e kishte pranuar atë, sa ndikoi te ju, për t’u treguar më e përmbajtur? Sa në siklet ishit dhe sa frikë kishit?

Këto janë fakte që dolën në kohën e demokracisë. Në diktaturën komuniste nuk kishte media të hapur ku të publikoheshin të tilla informacione, pra kërkesat e bëra nga Nënë Tereza për të vizituar Shqipërinë, apo përgjigjet e qeverisë ndaj këtyre kërkesave. Nuk kishim frikë, përkundrazi u ndjemë të privilegjuar që do të bëheshim pjesë e pasqyrimit të këtij aktiviteti.

-Si u caktuat ju gazetarja që do të priste dhe intervistonte Nënë Terezën? Sa keni qëndruar me të dhe çfarë biseduat?

Tefta Radi duke intervistuar Nënë Terezën në Vilën 31. Intervista nuk u transmetua kurrë

Unë nuk isha e vetmja gazetare që do të mbuloja vizitën e Nënë Terezës. Pjesa ime ishte intervista e cila u realizua në një nga mjediset e vilës 31 në Tiranë, me kamerën e mjeshtrit Gazmir Shtino, për të cilin shfrytëzoj rastin t’i përcjell përshëndetje në Amerikën e largët ku ai jeton për mbi 2 dekada. Ishin momente vërtet emocionuese. Përballë thjeshtësisë së saj, u ndjeva e penduar për veshjen e asaj dite. Një fustan krem, me ngjyrë rozë në lejla të lehtë, një fustan luks për kohën e që e jepja borxh për këdo nga shoqet e mia që mund të kishin ndonjë eveniment. Ndoshta edhe me grimin e kisha tepruar pak. Diçka kjo jashtë natyrës sime si gazetare terreni. Ajo shoqërohej nga motër Maria dhe shkrimtarja australiane Xheni, e cila e shoqëronte në çdo aktivitet e vizitë të saj kudo në botë, pasi shkruante biografinë e Shën Terezës, shqiptares së madhe. Ajo qëndroi në krahun tim të majtë. Duken në foto çanta e vendosur në tokë dhe pjesë e fustanit të saj. Ishte ajo që fliste dhe jepte informacion për misionarët, motrat e nënë Terezës dhe punën e tyre me të vobektit, të sëmurët me lebrozë në Kalkutë të Indisë e më gjerë. Ishte një intervistë e shkurtër. Jo më shumë se 4-5 fjali. Shën Tereza foli në anglisht duke iu falur Zotit që ja mundësoi më në fund vizitën në Shqipëri. Sërish iu lut Zotit për mirëqenie të popullit shqiptar. Duke qenë se gjatë gjithë fjalës së saj shenjtorja i drejtohej Zotit, intervista nuk u transmetua. Ne ishim shtet laik. Diktatura prishi kisha e xhamia e masakroi krerët e besimeve fetare. Në këto kushte dhe pse ishte fundi i sistemit, qeveritarët tanë, nuk patën guximin ta transmetonin atë. U bë një përpjekje për ta hequr fjalën Zot, por ishte e pamundur, pasi u përdor shpesh prej njeriut të Zotit, e fjalia nuk qëndronte. E kam vuajtur shumë mostransmetimin e intervistës dhe jam ndjerë në faj.

-A gjendet intervista sot në arkivat e TVSH, a është ruajtur si material?

Nga kërkimet që kam bërë unë, nuk është. Ndoshta është e paskeduar, në ato materialet që nuk transmetoheshin. Në to, është gati e pamundur të gjendet.

-Më shumë se sa fjalë, çfarë ndjesie morët nga qëndrimi me të dhe biseda?

Sikurse e shihni edhe në fotografi, jam befasuar prej portretit të qetë që shprehte veç mirësi me buzëqeshjen që nuk iu nda gjatë gjithë kohës që ne realizuam intervistën apo bisedës paraprake. Me thjeshtësinë e saj, shtatin e mpakët e këmbët e zbathura në sandalet tipike të motrave, këmbë që nuk u lodhën kurrë gjatë tërë jetës së saj e që shpërfillën makinat luksoze. Dora e saj vendosur së fundmi mbi ballin tona përcolli bekim, një dorë e lehtë, e ngrohtë. Jam e lumtur që kam qëndruar aq pranë saj e që në kujtim kam këtë foto të mrekullueshme.

-E mbani mend itinerarin e asaj vizite, çfarë bëri Nënë Tereza, ku shkoi?

Mbërritja e Nënë Terezës në aeroportin e Rinasit u përcoll nga kameramani i mirënjohur Bujar Kore. Për ta pritur kishin dalë e ndjera artiste Marie Kraja, personaliteti i mjekësisë në fushën e onkologjisë dr. Adelina Mazreku, Natasha Haznedari si përkthyese dhe i ati i saj, mos gaboj prokuror në atë kohë. Po ashtu nga përkthyesja tjetër Diana Kristo, kryetari i marrëdhënieve me jashtë në KQ të partisë, emrin e të cilit s’e kujtoj e ndonjë tjetër. Shoqërohej nga motër Maria, një tjetër motër kosovare dhe shkrimtarja Xheni. Gjatë qëndrimit në Shqipëri me sa kujtoj nga transmetimi lajmeve, si folëse që isha, u prit nga kryetarja e Frontit Demokratik, Nexhmije Hoxha dhe e bija, Pranvera, në vilën e tyre. Shkoi në shtëpinë ku jetuan nëna dhe motra. Vizitoi dhe vendosi buqeta me lule veç varrezave ku preheshin njerëzit e saj në Sharrë, edhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe në varrin e diktatorit Hoxha. Vizitoi një kopsht fëmije, ku drejtoreshë ishte znj. Gambeta, vizitoi spitalin onkologjik, ku drejtoreshë ishte dr. Adelina Mazreku, sanatoriumin, një shtëpi fëmijësh, një azil pleqsh, sot shtëpi e të moshuarve. Por gjithsesi nga kjo vizitë ajo nuk mundi të marrë atë që edhe e kërkoi në një farë mënyre, ngritjen e një misioni të motrave të saj. Gjithsesi ekziston dokumentacioni i kohës për të qenë ju më të saktë. Nënë Tereza u akomodua në vilën përballë godinës së informatikës atëherë.

-Gjëja që të ka lënë më shumë mbresa nga ajo ditë?

Portreti dhe qetësia e saj e jashtëzakonshme. Dëgjonte dhe fliste pak, por buzëqeshja e saj fliste më shumë se sa fjalët.

-Sa i rëndësishëm ka qenë për ju ai moment në karrierën tuaj?

Nuk e kam matur asnjëherë karrierën time me intervistat e realizuara me shumë personalitete, por me faktin se sa kam arritur me punën time, të krijoj individualitetin tim të besueshëm si gazetare e folëse njëherazi, përballë teleshikuesve, sa e vërtetë kam qenë në atë që kam transmetuar.

-Meqë ju kemi në këtë bisedë, zonja Tefta, me çfarë po merreni tani? Ju mungon televizioni?

Aspak nuk më mungon. Jam atje pothuajse çdo ditë. Punoj me dokumentarin. Tashmë kam në proces dy njëherazi, kushtuar kritikut të mirënjohur Prof. Adratik Kallulli si dhe një tjetër kushtuar intelektualëve të viteve 1930, cilësuar edhe si periudhë e artë e intelektualëve shqiptarë.

Nënë Tereza në aeroportin e Rinasit

-Teksa shihni tani spikeret e reja, çfarë mendoni?

Çdo kohë ka prurjet e veta. Ndryshojnë rrethanat historike, ndryshojnë kohët, mentalitetet e brezave, teknologjitë e bashkë me to si në çdo fushë edhe në gazetari ka risi. Ka edhe sot gazetarë shumë të zotë e po ashtu edhe folëse.

-Sa e vështirë ka qenë puna atëherë duke e krahasuar më këtë tani?

Ka qenë më e lodhshme. Çdo ditë përpara televizionit uturinin zhurmat e motorëve e të makinave që niseshin me grupet e xhirimit në të gjithë Shqipërinë. Sot vërtitet pjesa më e madhe e informacionit vetëm brenda unazës së Kryeqytetit. Por gjithsesi informacioni nuk mungon, pasi teknologjia e zgjidh problemin tashmë në kohë e në hapësirë.

-Ruani miqësi me kolegët apo koleget tuaja të atëhershme?

Natyrisht, dhe është një miqësi e fortë, e vlerësuar edhe nga të rinjtë e sotëm. Shumë herë ata nuk ngurrojnë të na e vënë në dukje këtë fakt.

-E ndjeni dashurinë e njerëzve, kur ecni rrugës, në aktivitet, udhëtime?

Tefta Radi duke dhënë edicionin informativ në TVSH

Me modesti do të thosha po, mandej dhe nga të rinjtë që ndoshta nuk më kanë arritur, por kanë dëgjuar nga familjarët e tyre.

-Ju jeni nënë apo jo, zonja Tefta, dhe mesa di jeni edhe gjyshe, na tregoni pak më shumë për këtë ndjesi? Si i kaloni ditët?

Ditët e mia janë të ngjeshura me punë. Punoj jo vetëm me dokumentarin, por edhe administratore në një aktivitet. Veç kësaj jam një gjyshe e lumtur me mbesë e nip që flasin shqip edhe pse jetojnë në Gjermani. I marr çdo verë në Tiranë, e së bashku me bashkëshortin, Françeskun, rrethuar prej dashurisë së tyre e marrëzisë sonë, i shëtisim në plazhet e vendet më të bukura. Ata e adhurojnë Tiranën e mezi presin pushimet që të vijnë.

Kategori
Uncategorized

Korbat.

Nga Agron Tufa/

Prej nji kodër-dheu të freskët ngrihet torsi i nji burri me mustaqe, me zgavra të daluna, golle, prej të cilave ende kullojnë rruvaja të holla gjaku. Burri lëviz me tahmin vetëm dorën e djathtë, ashu si bajnë t’verbuemit. Tjetrën e ka të kallun në dhé. Na sheh drejt, me zgavrat e ngrana. Ngjishem mbas Gacit. Zbrapsemi të dy. Kadalë.

Vërtitet një tufë e madhe korbash. Mbi vorret e Rrmajit… Asht mëngjes i irrun e i lagësht maji i vjetit 1945. Korbat ngrihen me “krra-krra” të potershme, shkapeten n’ajri e mandej ulen prapë. Si me komandë. Në të njajtin vend.

– Hajde Lec, – më thotë Gaci, – shkojmë me pa, ça po ban vaki njatjé.

Jam i vogël. Ndjej frikë. Po Gaci më tërhjek me përdhunë.

– Ish, ish! – i tremb Gaci korbat, si me kenë pula.

Ato janë t’pabindun. Mezi zhvendosen pak metra me krrokama therëse, të pakënaquna. Pamja që na zbulohet para sysh më shtang.

Prej nji kodër-dheu të freskët ngrihet torsi i nji burri me mustaqe, me zgavra të daluna, golle, prej të cilave ende kullojnë rruvaja të holla gjaku. Burri lëviz me tahmin vetëm dorën e djathtë, ashu si bajnë t’verbuemit. Tjetrën e ka të kallun në dhé. Na sheh drejt, me zgavrat e ngrana. Ngjishem mbas Gacit. Zbrapsemi të dy. Kadalë.

– Kenka oficer i ushtrisë Komtare të Mbretnisë, – më thotë Gaci në vesh, tue më kallëzue me gisht xhaketën e uniformës së zbulueme prej dheut, deri në xhepat e epërm.

E ndalëm frymën në zyrën e Kryetarit të Këshillit të lagjes. Na priti i veshur partizançe.

– Asht bash njaj oficeri, qi pushkatume padje, – u thotë dy të tjerëve në zyrë, gjithashtu të veshun partizançe. – Shkojmë, – u thotë, Dhe duelën jashtë të tre.

I hipën xhipit ushtarak, ndërsa unë e Gaci ia premë shkurt për te vorret e Rrmajit.

Kur u shfaq pamja, ata kishin mbërri para nesh. Korbat qenë ngritë hava. Krrokama e tyne inatçore përhapej gjithkah.

Madej fill buçitën tre krisma revolje.

– Dreqin…! – shau napër dhambë Gaci. – Na nuk i thirrëm me…, – i ra kofshës me shuplakë ai.

Dëgjohej gjithë e ma e dobët, gjithë e ma largët krrokama e korbave n’largim…

@agron tufa, 2016

Kategori
Uncategorized

At Zef Pllumi, frymëzimi për të triumfuar ndaj të keqes

Nga Lulzim Basha/

28 gushti i sivjetëm është përvjetori i 95-të i lindjes së françeskanit të madh, shkrimtarit të pazakontë dhe prijësit shpirtëror që aq shumë iu desh shqiptarëve At Zef Pllumit. Në 45 vitet e diktaturës si rojtari i kujtesës, dhe pas vitit 1990, si kleriku këmbëngulës ai bashkë me kolegët e tjerë mbijetues kreu rimëkëmbjen madhështore të Kishës, dhe si mësuesi i mirë ndihmoi qindra të rinj të gjenin rrugën e tyre drejt dijes në ato vite të trazuara, kur rruga dhe keqbërja ishin një joshje fatale e tranzicionit.

At Zef Pllumi mori nga plejada e shquar e patriotëve klerikë që në vitin 1945 u ndeshën me diktaturën e egër orientale, antikatolike e antikombëtare, amanetin për të qëndruar, për të jetuar e për të dëshmuar epopenë e qëndresës dhe të ringjalljes. Nxënësi i Gjergj Fishtës, Anton Harapit, Gjon Shllakut e Martin Gjokës e mori këtë detyrë, shumë herët, së bashku me shugurimin e tij meshtar, në atë kohë të zezë, kur shumëkush largohej nga Kisha për të mos u shndërruar shënjestër e diktaturës.

Duke marrë në sy çmimin e gjakut e të martirizimit, ai u mbijetoi 25 viteve të burgut komunist dhe doli më 1990-n, për t’i udhëhequr shqiptarët në rrugën e kujtesës, dijes, moralit e ringjalljes. Qëndresa e At Zef Pllumit në diktaturë ishte madhështore. Për të kanë rrëfyer bashkëkohës e dëshmitarë të vuajtjeve në gulagët e diktaturës. Por puna dhe aktiviteti i At Zef Pllumit në liri, pas ’90, ishte frymëzues dhe i pashoq.

Kontributi për ringritjen e Kishës, rinxjerrja e Hyllit të Dritës, si një rojtare e kulturës kombëtare, e denjë për historinë që trashëgonte para 1944-s, por edhe prijëse në hullitë e vështira të tranzicionit, ndihma ndaj qindra të rinjve për të marrë rrugën e dijes, duke i dërguar veçanërisht në universitetet më të mira të Italisë e Austrisë, si dhe kontributi personal për publikimin e gjithë korpusit të veprave të françeskanëve të mëdhenj, janë shembulli si një klerik i sapodalë nga burgjet komuniste tregon rrugën si duhet të jetë një patriot i mirë, një qytetar i angazhuar dhe një mësues i devotshëm.

Kurora e kontributit frymëzues të At Zef Pllumit në tranzicionin shqiptar janë kujtimet e tij, të përmbledhura në veprën “Rrno vetëm për me tregue”. Si të gjitha punët e padër Zefit, edhe këtu ai eci në një rrugë të pashkelur, pa shembuj e pa sprova të regjistruara, duke na lënë një kryevepër të dëshmisë, të shkrimit, të gjuhës, të historisë e të moralit.

Nuk shtoj diçka të re, kur përsëris se në çdo shkollë të mesme duhet lexuar vepra e padër Zefit. Ajo rizgjoi nevojën ulëritëse të shoqërisë tonë për të reflektuar, për t’u penduar e për të bërë drejtësi.

Ato dëshmi të guximshme na dhanë shembullin se e keqja duhet nxjerrë nga institucionet e shtetit, nga politika, drejtësia e shkollat, pasi bashkëjetesa me të vetëm na pengon në rrugën tonë, e shndërron demokracinë tonë në një monstër që s’ka as drejtësi e as moral.

Këtë leksion s’e kemi nxënë mirë, politika sidomos s’e ka nxënë, sepse ajo për 30 vjet, u end mes marrëveshjeve që kanë sjellë një qeverisje korruptive, rritje të varfërisë dhe rikthim në linjën e parë të politikës, ekonomisë e të njerëzve të suksesshëm të hajdutit, dallkaukut, të paaftit dhe këto vitet e fundit edhe në një emulacion të kriminelit, si një njeri i zoti e që vetëm ai bën hajër në këtë vend.

Në 95-vjetorin e Padër Zefit e ndjej me vend të përsëris se nuk do të heshtim dhe nuk do të pranojmë kurrfarë kompromisi me të keqen. E keqja po e shkatërron shoqërinë dhe ne nuk do të reshtim duke e kundërshtuar atë.

Duke analizuar dallimet mes komunizmit dhe katolicizmit, Padër Zefi shkruan: “Janë dy doktrina krejtësisht të kundërta komunizmi dhe katolicizmi. Ne nuk pranojmë dhunë, baza asht dashunija. Gjithçka me e ba me dashuni, me vullnet, me të mbushun mendjet, me ndërgjegje, ndërsa baza e komunizmit asht dhuna, lufta e klasave dhe tanë marrinat”.

Është pikërisht kjo mendësi e marrëzive, e luftës së klasave ndaj punëtorit, ndaj të ndershmit dhe ndaj të drejtit, që po ringjallet sot më shumë se kurrë dhe po rrënon të gjitha arritjet e 30 viteve tranzicion.

Ky regjim që dekoron torturuesin e Padër Zefit, nuk e quan për gjë të nxjerrë nga zyrat shtetërore edhe të fundit përfaqësues të shtresës së të përndjekurve politikë, të inkurajojë mësymjen drejt pushtetit të bijve të etërve xhelatë si dhe të vjedhë vullnetin e shqiptarëve, në mënyrë që të vrasë rotacionin dhe demokracinë.

Këtë mësymje antidemokratike nuk kemi për ta pranuar kurrë. Beteja në mbrojtje të aspiratave shqiptare për demokraci dhe integrim në Europë prej dekadash ka dëshmorët e saj, por ka tek Padër Zef Pllumi apostullin e vet.

Është një betejë që ka vetëm një përfundim, fitoren. Është një betejë që duhet fituar, që fëmijët tanë, të rinjtë tanë të mos e braktisin vendin, por të rrinë këtu, për të treguar triumfin mbi një të keqe që i pat zënë pritë Shqipërisë në stacionin final të tranzicionit.

Çdo 28 gusht duhet të jetë një ditë që shqiptarët të ndalin e të mendojnë a kanë bërë sa duhet për të nderuar dëshminë dhe kontributin e Padër Zef Pllumit. Nëse gjenden keq, le të lexojnë “Rrno vetëm për me tregue”. Më pas, do të jetë më i thjeshtë orientimi, e keqja do të duket sheshit dhe ushtria e së mirës do të ketë në anën e vet edhe kontributin e një tjetër shqiptari të mirë.

Kategori
Uncategorized

1954/Arratisja nga Kampi nr.4 dhe pushkatimi i katër të dënuarve.

Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.189, datë 17.7.1954, në një seancë të mbyllur i vlerësoi fajtorë të akuzuarit duke dënuar me pushkatim Isuf Agolli, Mark Zef Pali, Zyhdi Mancaku, Abdulla Bajrami, Niko Malo, Besim Latifi, Nasuf Gjilaj. Dënimet e dhëna:

Kastriot Dervishi…

Fotografia e hyrjes së tunelit

Nga Kastriot Dervishi

Kampi numër 4 ishte një ndër repartet e vuajtjes së dënimit të burgosurve.

Shumë apartamente në qytetin e Tiranës, u ndërtuan pikërisht nga ky kamp.

Jeta e kampit ka filluar në shtator 1953 dhe është mbyllur në vitin 1967 kur ishte në Rubik duke pasur numrin 307. Në Tiranë, qendra e kampit ishte vendosur afër pallateve “Agimi” në Tiranë.

Kampi ishte rrethuar në tela me gjemba. Të burgosuri flinin në baraka të ngulura drejt e në tokë. Të burgosurit ordinerë e politikë ishin të ndarë nga njëri – tjetri. Duke përfituar nga fakti se vendi ku flinin të dënuarit ishte drejtpërdrejt në tokë dhe afërsia e lumit “Lana” me kampin, i dënuari Isuf Velçani mendoi të hapnin një kanal prej rreth 8 metrash i cili do mundësonte arratisjen nga kampi. Kishte ndikuar në këtë kohë si ngjarje pozitive një arratisje që kishte ndodhur në kampin nr.1 në Rinas.

Më 30 tetor 1953, të burgosurit Abaz Korçari, Ago Çela, Shefqet Islami dhe Nexhip Dauti, mundën të arratisen nëpërmjet një tuneli të nëndheshëm 11 metra të gjatë. Duke u nisur nga banja ata kanë kapërcyer telat dhe janë diktuar nga roja kur ishin 50 metra larg. Kjo arratisje e suksesshme kishte alarmuar regjimin si dhe kishte nxitur të burgosurit e kampeve të tjera të ndërmerrnin veprime të ngjashme për të fituar lirinë.

Besohet se rasti i kampit nr.4 të ketë lidhje e frymëzim pikërisht këtë ngjarje. Të burgosurit e kishin quajtur “tuneli i lirisë”. Sipas të dhënave edhe kontradiktore, puna për hapjen e kampit ka filluar në muajin maj 1954. Duke u nisur nga mbarimi i kohës së shirave dhe afrimi i verës, ideatori i tunelit Isuf Velçani kishte zgjedhur këtë kohë pasi dhe gërmohej lehtë e transporti bëhej më i mirë.

Isufi së bashku me Haki Zeqirin kishin nisur punën për hapjen e tunelit që do zgjaste 8 metra. Niko Malo kishte qenë roje në fillimin e punimeve. Pas Isufit, Mark Zef Pali, Zyhdi Mancaku, Abdulla Bajrami, kishin qenë ndër mbështetësit kryesore të hapjes së kanalit. Në kampin nr.4 ishte grumbulluar një element i fortë antikomunist që vinte kryesisht nga dënimet e organizatave antikomuniste si Mark Zef Pali, persona që kishin dashur të arratiseshin, etj.

Kampi ishte shumë afër vendit ku banonte udhëheqja e lartë komuniste, gjë e cila nuk ka ndikuar edhe aq në ruajtjen e fortë të tij.

Për të hapur tunelin ishte zgjedhur vendi poshtë krevatit të një të dënuari. Sa herë mbaronte puna, ky vend mbulohej dhe nuk krijonte asnjë dyshim për çarjen e tij. Tuneli ndihmohej edhe nga një dritë elektrike e sajuar nga të burgosurit e shkolluar që sigurisht ishin shumë më lart se niveli i komandës. 

Isuf Agolli pranonte se kishte qenë ai organizatori i hapjes së tunelit.

Ai pohonte se puna në tunel kishte zgjatur rreth 40 ditë. Punohej me shumë kujdes natën ose nga të burgosur që bëheshin sikur ishin të sëmurë. Për një kohë të shkurtër u hap rreth 8 metra e ca. Pritej vetëm dita kur të dënuarit do iknin prej andej. Pikërisht këtë ditë kampi i zbulua. Pak kohë para se të kryhej arratisja e kur praktikisht kishte mbaruar hapja e tunelit, një grup prej disa të dënuarish zhvendosen në kampin nr.1 të Bulqizës që ishte hapur në mars 1954.

Besohet se një prej të dënuarve me karakter të lëkundshëm për të fituar lehtësi dënimi ka çuar fjalë për gjendjen e hapjes së tunelit. Mirëpo për të mos u kuptuar e për të krijuar çoroditje, disa ditë përpara arrestimeve masive, u arrestuan Mark Zef Pali, Kolë Pepa dhe Zyhdi Mancaku u arrestuan kohë përpara se të zbulohej tuneli. Mundet që lajmi i ardhur nga Bulqiza të kishte pasur shoqëri apo të ketë dëgjuar diçka nga këto tre të dënuar. Më 23 qershor 1954 kanali i hapur ka qenë gati. Arrestimet e tjera u bënë më 24 qershor 1954. Komanda rrethoi gjithë kampin e filloi një kontroll të imtë. Ky kontroll dështoi pasi kampi tuneli ishte maskuar mirë. Atëherë u bë një kontroll nga ana e jashtme dhe tuneli u zbulua. Interesant është rasti i Mark Zef Palit. I njohur si antikomunist i vendosur, ai nuk ka pranuar asnjë akuzë të bërë ndaj tij duke bërë të paditurin për gjithçka.  

Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.189, datë 17.7.1954, në një seancë të mbyllur i vlerësoi fajtorë të akuzuarit duke dënuar me pushkatim Isuf Agolli, Mark Zef Pali, Zyhdi Mancaku, Abdulla Bajrami, Niko Malo, Besim Latifi, Nasuf Gjilaj. Dënimet e dhëna:

-Me vdekje: Isuf Agolli, Zydi Mancaku, Abdulla Bajrami, Mark Zef Pali, Besim Latifi, Niko Malo, Nasuf Gjilaj

-Me 25 vjet burgim: Emin Bakalli, Xhemal Limani, Haziz Xhika, Abdyl Kërluku

-Me 20 vjet burgim: Qani Mulita, Ali Çollaku, Xhemal Suta, Haki Kaso, Kolë Pepa

-Me 15 vjet: Stefan Gjora

-Me 17 vjet: Haki Ismaili

-Me 8 vjet: Feim Imeri

Vendimi me vdekje u zbatua vetëm për të dënuarit Isuf Agolli, Zydi Mancaku, Abdulla Bajrami, Mark Zef Pali. Të tjerëve iu kthyer me burgim.

Kategori
Uncategorized

LUFTA E FSHATARSISË VLONJATE DHE E DUSHKARAKUT PËR ÇLIRIMINE VLORËS, MË 1920

Agim B Jazaj

***

Edhe pas “Traktatit të Londrës” trupat fashisto- pushtuese nuk pranuan të tërhiqeshin nga rrethet e Vlorës, dhe Tepelenës. Ky qëndrim, ndoshta konvergonte dhe me qëndrimin e tregëtarëvë të mëdhenj, bejlerëve dhe agallarëve, fajdexhinjve, sepse pasuroheshin në kurriz të popullit fukara. Në këto kushte të rënda ekonomike shoqërore dhe politike patrioti Ismail Qemali, ngriti zërin dhe bëri thirrje kundër qëndrimit të ushtrisë pushtuese në Vlorë, duke e parë rrezikun që po kanoset ende për Pavarësinë Kombëtare. Në këto kohë, në krye të djalërisë vlonjate në qytet dhe në fshatrat vlonjate u ngritën më këmbë dhe në krye patriotët e shquar; Avni Rustemi, Halim Xhelo, Jani Minga, etj.

Avni Rustemi së bashku me patriotët e tjerë vlonjat; Halim Xhelo e Jani Minga në vitin 1918 udhëheqin organizatën e “Mbrojtjes Kombëtare” duke organizuar demonstratën e madhe të 28 Nëntorit, të vitit 1919, me rastine 7 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare!

Nga djalëria vlonjatë e qytetit dhe e fshatit, u shënua një moblizim dhe organizim për të luftuar pushtuesin. Demonstruesit hidhnin parrulla: “Vlora është e jona” dhe valvitnin flamujt gjatë zhvillimit të demonstratës.

Në vitin 1919, nën drejtimin e patriotit Halim Xhelo, u formua shoqëria kulturore: “Shtiza e Qytetrimit”, e cila nën hundët e pushtuesit i dha impulse të reja lëvizjes kombëtare dhe detyroi imperialistët të përqëndronin vëmëndjen për të ruajtur zotrimin mbi Vlorën, duke e parë si qëndrën më të rëndësishme, strategjike për të siguruar Adriatikun, duke e quajtur gjirin e Vlorës siatë të Gjiblartarit.

Gjithë këto evenimete të pasuara nga Lëvizje të fuqishme patriotike në Vlorë kishin ndjeshmërinë dhe përfshinte në veprimtaritë patriotike edhe fshatarët e Dushkarakut, qysh nga “Kongresi i Lushnjes”, “Kuvendi i Barçallasë”.

Nga gjithë këto reagime, patriotike; gjeneral Piaçentini, kryekmandant i forcave italiane të Vlorës, më 16 Maj të vitit 1920 shpalli “Gjëndjen e Jashëzakonshme” dhe urdhëroi zbatimin e saj, ndaloi mbledhjet e qytetarëve pa leje, si dhe mbajtjen e dyerëve të shtëpive të hapura, pas orës 22.oo.

Në këto kushte, më 20 maj të vitit 1920, u krijua “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare”. Dhe më 3 Qershor 1920 ky komitet lajmëroi dhe zhvilloi mbledhjen e “Beunit”, e shënuar në histori si; “Kuvendi i Beunit”.

Kuvendi vendosi të merrenin pjesë në luftën për çlirimin e Vlorës nga një person për çdo familje. Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare i dërgoi ultimatumin komandantit të forcave pushtuese italiane:

“Ultimatum te Piaçentini,

E çoi Mehmet Selimi”…

Në ultimatumin formulohej:”Sot populli shqiptar, i bashkuar më shumë se kurrë, duke mos mundur të durojë të shitet si bagëti nëpër pazaret e Evropës, si shpërblim i Italo-Grekëve-Serbëve”.Dhe vendosi të marë armët. Ultimatumi kërkonte përgjigjen, po brenda datës 4 Qershor të vitit 1920.

Në mbarim të kohës së Ultimatumit, më 3 Qershor 1920, trupat vullnetare u ndan sipas planit të Komisionit të Luftës.

Duke u gdhirë e dielë, 5 Qeshor i vitit 1920, nisi lufta e popullite vegjëlisë, lufta e shënjtë patriotoke, kundër qëndrave ushtarake në Kotë, Gjorm, Drashovicë, Llogora, Jonufër.

Si rezultat i këtyre betejave, repartet xheniere dhe postat e karabinierisë, u spastruan në fshatrat; Sevaster, Dushkarak, Vajzë, etj.

Më pastaj u kalua në sulme, në qëndrat e tjera të fortifikuara.

Atë kohë populli e përejtsoi në këngë:

“Andej armë e maqina,

Këtej spata e martina,

Andej rreth e rreth me hekur,

Ha e pi e vish e ngjish,

Këtej kur dhe për të vdekur,

Fshinin gjakun me këmishë”…

Në luftën anti-imperialiste, si gjithë populli i Vlorës edhe ai i Dushkarakut dha një kontribut të dukshëm në këtë epope të skalitur në vargjet e këngës:

“Sevaster e Dushkarak,

Ç’u shkulën si një bajrak,

U hodhën mbi Vlorën Plakë,

E ndezën tym e flakë,

Ik në Romë, këtu s’ke hak,

Se ka zot ky toprak,

Të bëjmë synet me biçak.

Dushkarak e Sevaster,

Tokë me fshatra të tjerë,

Shumë lartë e çuan nderë,

Zaptuesin e hodhën në erë”…

Në këtë epope edhe populli i Dushkarakut ka dhënë kontributin e tij.

Çeta e Dushkarakut u inkuadrua në batalionin e Kudhësit, e përbërë me afro 50 luftëtarë, me komanadantin e çetës së tyre; Mehmet Fegë Xhelilaj, luftuan me trimëri të rrallë për shpartallimin e postave të avancuara të pushtuesit si në Dushkarak, Sevaster, Ploçë, Vajzë, Kotë, Mavrovë, Drashovicë, Sherishtë, e deri në Qafën e Koçiut.

Në këto luftime të ashpëra dhe të pa barabarta si nga numri i luftëtarve dhe mjetet, teknika e armatimi, dhanë jetën e gjakun, ranë me heroizmin e pashoq edhe bijtë e fshatit Dushkarak:

1- Zyber Bjeto Bejtaj

2-Deliko Ymer Jaupaj

3-Qerim Mane Manaj

4-Qëndro Fegë Xhelilaj

5-Selim Demir Hamazaraj,

Ndërsa u plagosën në ato beteja bijtë vullnetarë të Dushkarakut:

1-Mehmet Fegë Xhelilaj

2-Haxhi Ismail Bushaj

3-Musa Ahmet Musaraj

4-Myslym, Merko Merkaj

5-Rustem Vero Veraj

Legjendës së Zyber Bejto (Kudhësioti) për heroizmin e tij, të pa shoq, në Kotë, i cili rrëzoi për tokë 3 të vdekur me shkopin në dorë, kënga e ka skalitur dhe e ruan:

“Zyber Bejto Kudhësioti,

Një shkop kish vetëm në dorë,

I pari i shokëve shkoi,

Tre italian i ka ngordh,

Trimëria jote e pa çmuar,

Një histori për të shkruar”…

Në luftën e Vlorës, dhe për çlirimin e saj dha jetën edhe biri i Dushkarakut, Qëndro Fegë Xhelilaj, i cili ka mbetur i gjallë në vargjet e këngës:

“Qëndro Fega është vrarë,

Sheshtazi duke luftuar,

Gjithë Kudhësi ka qarë,

Për trimin e kulluar”…

Por, edhe trimi Selim Hamzaraj, djalë i ri, bir i Dushkarakut dha jetën heroikisht, duke u hedhur mbi telat me gjëmba në pozicionet armike, i thurur në këngët e popullit:

“Selimi një djalë i ri,

Shkoi në luftë dhe s’u kthye,

Luftoi me trimëri,

Për të shtrënjtin Atdhe”…

Grupet e vogëla të luftëtarëve në operacionet e tyre goditën rajonet e fortifikuara ku ishin dislokuar forcat pushtuese si në Llogora, Ullishten e Vlorës, ku luftëtarët e njohur Selam Musai, Sheme Lepenica, Reshit Birçe nga Sevasteri dhe Mehmet Fega nga Dushkaraku, u përleshën me pushtuesit në Llogora.

Kënga e thurur për oficerin Mehmet Fega ka mbetur në përjetësi:

“Atje te ulliri me dega,

U plagos trimi Mehmet Fega,

Kur pa që u plagos Mehmeti,

U hodh pa rreshtur mbi ta,

Reshit Birçe Sevasteri,

Po dhe ky trim na u vra”….

Në këtë luftë nga bijtë e Dushkarakut, ranë 3 bijë, të vrarë dhe 5 të plagosur.

Viti 1920 i quajtur dhe në në atë kohë si viti i Rilindjes. Nëse Greqia kishte Kretën, Spartën, Shqipëria kishte Vlorën. Labërinë, Kotën, Drashovicën…Për të cilat vargjet e rapsodit mbeten në përjetësi:

“Obobo se ç’qënka Kota,

Bytym Mitroloz e topa,

Më e bukur se Evropa,

U plagos Kanani nga Shkoza,

Vallë cilin pati pranë,

Që i zbërthehu gjerdanë,

Me këmishë i lidhi plagnë,

Pati Ismail Hekuranë”…

Laitmotivi i shqiptarit në shekuj ka qënë: “Më e ëmbël vdekja, kur i huaji vjen, dhe në mes të vatrës, bën si i pëlqen”. Në këto beteja titanike bijtë e Dushkarakut dhanë kontributin, po edhe gjakun, jetën e tyre për vatanin.

Në epopenë e Luftës së Vlorës më 1920, si gjithë popullsia e qarkut të Vlorës edhe bijtë e fshatit të Dushkarakut kanë qënë të organizuar në dy grupe. Njeri merte pjesë në lufë dhe grupi tjetër qëndronte në rezervë dhe do të merte pjesë në luftime vetëm me urdhër të “Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare”.

Në grupin e parë të bijvë të Dushakarkut, kanë marë pjesë këta bij:

1-Mehmet Fegë Xhelilaj komandant çete

2-Elmaz Sinan Sinani vullnetar

3-Ismail Hekuran Xhelilaj

4-Mexhit Selfo Gjonaj

5-Alush Sulejmën Veizaj

6-Bino Xhafer Xhaferaj

7-Sadik Laze Tafilaj

8-Haxhi Ismail Bushaj

9-Hasim Mëno Deraj

10-Dan Feta Dëraj

11-Shaskë Rustem Kapaj

12-Selam Ormën Alliraj

13-Qerim Ismail Haxhaj

14-Rrapo Hyso Malaj

15-Tartar Jaup Llanaj

16-Nuredin Elmaz Meçaj

17-Zyber Bejto Bejtaj

18-Selim Demir Hamzaraj

19-Qerim Mane Manaj

20-Qëndro Fegë Xhelilaj

21-Veliko Ymer Jaupaj

22-Ahmet Musa Zeqo

23-Banush Hasan Pashaj

24-Hajri Sulejmën Veizaj

25-Musa Tartar Tartaraj

26-Alem Merko Gjonaj

27-Myslym Merko Merkaj

28-Musa Ahmet Musaraj

29-Rustem Vero Veraj

30-Osmën Malo Malaj

31-Murat Hekuran Xhelilaj

32-Sadedin Selfo Gjonaj

33-Mahmut Selman Gjonaj

34-Muço Fako Pashaj

35-Sheme Hadër Hadëraj

36-Shaban Hysen Bushaj

37-Jemin Jonuz Shanaj

38-Sheme Balil Haxhaj

39-Myftar Abaz Shanaj

40-Rexhep Shako Barjami

41-Lilo Demir Hamzaraj

42-Alush Meço Meçaj

43-Likë Sinan Sinani

44-Mahmut Sadedin Kaçaj

-Materialet burimore: Revista “Për Mbrojtjen e Atdheut” nr 9, viti 1977 fq. 75

Në majin e vitit 1924, u mblodhën në Vlorë përfaqsuses të shumë krahinave, ku Kuvendi lëshoi ultimatumin për Kryengritjen e Armatosur dhe ngriti Komisionin nën drejtimin e Fan Nolit.

Në këtë kryengritje popullore të armatosur u përshinë edhe vullnetar nga gjithë krahina e Kudhësit dhe bashkë më ta edhe vullnetarë nga fshati Dushkarak, nën komandën e patriotëve Rrapo Çelo Beqiraj dhe Mehmet Fegë Xhelilaj, të cilët në atë kohë ishin edhe oficerë fanolistë, me gradën e togerit, të ndjekur nga dushkarakasit e tjerë si:

1-Ismail Hekuran Xhelilaj

2-Musa Tartar Tartaraj

3-Lilo Demir Hamzaraj

4-Hajro Sulejmën Veizaj

5-Rexhep Shako Barjami

luftuan kundër ekspeditave antipopullore.

Pas dështimit të “Revolucionit Demokratiko- Borgjez të Qershorit”.

Qeveria e Zogut nxori urdhër izolimi për gjithë pjesëmarësit në atë revolucion, edhe për ata nga Dushkaraku. Masat e qeverisë, antipopullore ishte ajo për çarmatimin e popullsisë, me synimin për t’u hakëmarrë dhe për t’u nënështruar popullsia, veçanrisht vegjëlia në qëndrat kryesore-kryengritëse të armatosura, të Revolucionit të Qershorit të Vlorës, të vitit 1924.

Ekspeditat dhe bashibozukët u dërguan në gjithë krahinat.

Në Krahinën e Kudhësit u istalua ekspedita nën komandën e Taf Kaziut, agjen i besuar i qeverisë së Zogut! As me këto masa nuk mundën të mposhtënin shpirtin patriotik dhe atdhetar të njerëzve të këtyre anëve dhe të bijve të Dushkarakut!

Urrejtja dhe shpirti patriotik, kishte lindur në shpirtin e njerëzve dhe shpërthente në aksionet e ditve të bijve të Dushkarakut, duke ngritur në revoltë pleq, grat, burrat, të rinjtë dhe të reja.

Nga Libri: “DUSHKARAKU YNË”

Kategori
Uncategorized

Përbindëshat.

Nga Erl Kodra.

Përbindëshat

Çka jemi dhe pse po zhytemi çdo ditë e më shumë në vorbullën e zezë të imoralitetit njerëzor, ku veset e përziera me instinkte dominojnë, ndërsa po shkojmë triumfalisht drejt degradimit?

Çfarë e ktheu një pjesë të shoqërisë në hajdut dhe mashtrues, në trafikant dhe mafioz? Cila është ajo substancë që i tjetërsoi shqiptarët në vrasës të pashpirtë, të paaftë të ndjejnë ndonjë drithërimë ndërgjegjeje, ndërsa marrin jetën e shoshoqit?

Labirinthet e një shoqërie me nivel të ulët zhvillimi nuk përmbajnë shpjegime të arsyeshme sipas përvojave të moralit njerëzor, ato përkthehen lehtë në nevoja parësore të ekzistencës fizike, që nuk ndjejnë keqardhje humane kur krimi kthehet në mënyrë jetese. Shqiptarët nuk kanë patur mundësi që të sigurojnë jetesën me mjete normale, njësoj si shoqëritë e tjera; ata kanë lindur në varfëri ekstreme dhe janë rritur si të tillë. Në kohën e maturimit, pikërisht atëherë kur synon të përmbushësh vetveten dhe qëllimin, kur gjendesh para murit të pamundësisë absolute, gjithkush do kërkojë t’i mbijetojë sfidave të ekzistencës. Këtu duhet kërkuar çelësi që shpjegon në mënyrë të arsyeshme shkaqet e degradimit tonë të thellë.

Ky arsyetim të kthen tek përgjegjshmëria e politikës, si shprehja e vullnetit të një shoqërie për t’u qeverisur. Por çfarë tjetër është politika, përpos përzgjedhjes nëpërmjet një sistemi të gjithpranuar të atyre individëve, që me gjasë kanë ide dhe programe të mira, moral të lartë dhe vullnet për të ushtruar me ndershmëri qeverisjen? A është i njëmendtë ky përcaktim, domethënë, çfarë janë individët që gjenden në krye të punëve, të ngarkuar për të qeverisur me rregulla të qarta procedure, mënyrën tonë të jetesës?

Pyetje të tilla të dekurarojnë dëshirën të vazhdosh më tej me sfidën e mendimit. Sepse, parimisht ne kemi rënë dakort të jetojmë në Shqipëri, e kemi pranuar idenë të kemi një shtet shqiptar, një Kushtetutë dhe një Parlament, ndërsa Qeveria të zgjidhet njëherë në katër vjet, me votë të fshehtë, të lirë dhe të ndershme. Të gjitha këto dakortësi janë thellësisht parimore dhe të gjithpranuara nga të gjithë shqiptarët.

Por përpara se të shohim se çfarë ndodhë realisht me politikën, është e nevojshme të shohim alkiminë e moralit shoqëror; domethënë, të moralit atyre individëve që përkufizojnë, ose që mëtojnë të përkufizojnë rregullat e procedurave sipas të cilave ndahet e mira nga e keqja.

Awdhesh Singh, një shkrimtar bashkëkohorë indian, në librin e tij “Mitet janë reale, realiteti është mit”, thotë:

“Ndërsa burrat e mençur krijojnë ide të ndryshme për një shoqëri ideale, të njëjtat ide degjenerojnë kur njerëzit e “zgjuar” mësojnë se si t’i manipulojnë ato”.

Ne shqiptarët vertetë kemi rënë dakort të kemi një Kushtetutë, një Parlament dhe një Qeveri; kemi rënë dakort të kemi një sistem gjyqësor të pavarur, një Prokurori të pavarur, institucione të pavarura që mbrojnë sigurinë publike, ekonomi të lirë tregu dhe një Buxhet Shteti nëpërmjet të cilit përfiton e gjithë shoqëria.

Përgjithësisht ne shqiptarët kemi ligje shumë të mira.

Përfundimisht, korpusi ligjor i Republikës së Shqipërisë mund të përkufizohet si një IDE shumë e mirë shtetformuese, por që fatkeqësisht, këto ide kanë degjeneruar, ekzaktësisht siç thotë Awdhesh Singh; nga njerëzit “e zgjuar”.

Aty ku ndahet e mira nga e keqja ndodhet një zonë gri, që mbulon pjesën më të madhe të shoqërisë. Pamja është pak a shumë e tillë; në njërin krah është e keqja e tmerrshme, në mes zona gri dhe në anën tjetër e mira. Nuk është e lehtë të shpjegosh me fjalë një fotografi si kjo, ku e keqja dukshëm dominon mbi të mirën, ndërsa zona gri noton në një lloj indiference cinike, herë herë duke u përzier me pjesën e zezë, por asnjëherë duke mos dalë në anë të së mirës.

Arsyetimi në fakt është më i thjeshtë nga ç’duket, sepse e keqja, domethënë, duke përfshirë hajdutët dhe mashtruesit publik, mafiozët dhe kriminelët kanë pushtuar qeverisjen e vendit. Në këto rrethana të pazakonta për një shoqëri njerëzore, është pothuaj e pamundur të zbatohen rregullat e procedurës, domemthënë Kushtetuta dhe Ligjet. Përbindëshat nuk ndjejnë keqardhje kur gllabërojnë, ata thjesht marrin gjithçka u del përpara.

Shtresat e së keqes kanë zënë njëra tjetrën palë-palë, për të krijuar një mjedis të pashpresë, toksik dhe të pamundur për njerëzit normal, i padeportueshëm me mjete të zakonshme. Ne shesim çdo gjë, përfshirë edhe gjërat më të thjeshta në botë. Gjithçka shkëmbehet, shitet, blihet, jepet me fajde, merret peng, hipotekohet, trafikohet për t’u rihedhur në një treg gjigand pa asnjë fije morali. Me gjasë, ndonjë ditë mund kemi Tregtarët e Ajrit që do të shesin frymën tonë.

Do jetë biznes i fortë, me siguri!

***

Në vend të mbylljes

Në një analizë elementare për numrin e personave në kërkim ndërkombëtar nga Interpol (Red Notices) del se Shqipëria zë vendin e parë në botë në raport me numrin e popullsisë, madje ia kalojmë edhe Kinës! Të dhënat e mëposhtme janë të frikshme, ato janë turpi ynë kombëtar.

Interpol

Numri total i personave në kërkim (Red Notices) 7052

USA 138

UK 15

Gjermani 15

Itali 10

Greqi 15

Franë 28

Serbi 25

Shqipëri 115

Kina 68

Unë do t’u kursej nga komentet e mia mbi këto shifra.

Vijon

Kategori
Uncategorized

Territori i Kosovës është i patjetërsueshëm, individët shkojnë e vijnë, ndësa toka stërgjyshore mbetet e shenjtë për jetë e mot.

Major Nazif Ramabaja

Deklaratat e fundit për këmbim teritoresh, apo ndarjen e Kosovës i konsideroj tendencioze, të pa menduara mirë të cilat kanë dalë nga individë për shkaqe të politikes ditore dhe personale.

Këto deklarata i bëjnë dëm Kosovës dhe rrisin edhe më shumë apetitet e nacional-shovinistëve serb për mitin e shpikur se gjoja: “Kosova është djepi i Serbise”.

Idetë e tilla janë të kahershme të inicuara nga “Babai i kombit serb”, siç e quanin ata vetë, Dobrica Qosiqi, mandee madje janë lansuar edhe nga një ”akademik” i yni Rexhep Qosja i cili pas mbarimit të luftës në Kosovë, në vend që të angazhohet për pavaresinë e saj e cila me mund dhe sakrificë të madhe i realizojë aspiratat e shumë gjeneratave të mëparëshme që të jetë ilirë dhe pjesë e botës demokratike.

Ky ”akademikui ynë” tentoi për ta shti në agjendë të rendit të ditëse  ndarjen e saj në vija etnike,  duke e përvetësuar të njëjten, pra Kosovën, sikure të ishte mall i tijë për ta plasuar në treg tëlirë dhe dhënë çmimin sipas vlerësimit të tij, pasi që  këto ide janë te kahëmotshme dhe te vjetruara, ju ka dalë boja siç thotë një fjalë e urtë popullore, zbatimi i këtyre ideve në kohën e tanishme është i parealizueshëm, tendencioz dhe do të klasifikohet si përpjekje individuale e jo mendim i shoqërisë kosovare.

Tentimi për ta inkorporuar në agjendë te bisedimeve opcionin e ndarjes së Kosovës për shkak te naj “kompromisi te dhimshem” sipas Hashim Thaçit dhe ridefinu statusin saje do të mbetet vetëm tentim dhe një fontanë dëshirash i cili në realitet s´do mund të mirret me mend e asesi të diskutohet një gjë e tillë.

Shkëmbim i territorit  dhënia e 4 komunave në veri-përtej lumit Ibër: Zubin Potokut, Leposaviqit, Zveqanit dhe komunën veriore të Mitrovicës me sipërfaqe teritoriale 1002 km2 në këmbim me  Luginën e Preshevës me sipërfaqe 434,6 km2, i cili ndryshim ndodhi në v.1956 si plan i shovinistëve serb për ndryshimin e strukturës demogratike dhe për asnjë qëllim tjetër, është dhe do të mbetet mendim dhe ide personale dhe individuale të cilat s’do të kenë mbeshtetje dhe as përkrahje nga shoqëria kosovare, shpresoj edhe nga faktorë relevantë ndërkomëtarë në rend të parë SHBA-së dhe si të tilla do të dështojnë, ndërsa idelansuesve të këtilla ju them, duke ua përkujtuar se:

 Për Kosovë është Legjislativi ai i cili do ta ketë fjalën e fundit për të marrë në shqyrtim dhe vendosur një gjë të tillë si dhe zgjedhur kryenegociatorin i cili do e përfaqësojë vendin dhe negocion në bazë të mandatit, ndërsa sa u përket deklaratave dhe mendimeve individuale të Lutfi Hazirit individit të subjektit politike, janë organet e LDK-së të cilat dalin me propozime dhe marrin vendime konform statusit dhe normave tjera juridike e kushtetuese dhe se deklaratat e tija do mbesin si mendime individuale dhe asgjë tjetër.

Tkurrja e teritorit nën siperfaqen përafërsisht 10 800 km2 sa i kishte Kosova në “ish federatën” dhe e cila kishte të drejtën e vetos sipas kushtetutës së 1974-ës,  është një presedan dhe gabim që s’do t’i falet askujt, pa marë parasysh se kush do të jetë ai, akterët e tillë ”pseudopatriotat” duhet të mendojnë mirë se negociata për organizim të mbrendshëm teritorial, formim të një etnititeti të ri me kompetenca egzekutive do të mallkohen tash nga shoqëria kosovare dhe gjeneratat e ardhshme.

Tentimi i Hashim Thaçit për ta mandatuar vet-veten si kryenegociator, duke e anashkaluar Kuvendin dhe të zgjedhurit e Popullit të cilët duhet t’i japin llogari zgjedhesve te tyre, s`është asgje tjeter vetëm nje tentim si në kohën e luftës së fundit i cili shau e perqau dhe s’la gurë pa lëvizur vetëm e vetëm për ta pamundësuar unifikimin e forcave institucionale për një luftë te përbashkët ku do të faktorizoheshim dhe do rriteshin përojekjet për çlirimin e vendit me forca tona, kuptohet në koordinim, bashkëveprim dhe ndihmë të aleatëve ndërkombëtarë, në rend të parë SHBA-së.

Deklarata e tij, pra e Thaçit “S’do të lë gurë as bjeshkë pa lëvizur, për ta arrijtur një marrëveshje përfundimtare obligative” e cila nënkupton shtruarje në tavolinë të bisedimeve dhe rikthimin e negociatave për statusin e Kosovës është e pa pranueshme,  skandaloze, tendencioze të një kryeneqi dhe si të tilla hudhen poshtë dhe janë të pa pranueshme.

 Hashimi ka vetëm si mbulesë dhe kamufllim thirrjet për bashkangjitjen e opozitës grupit negociator, por që nënkupton thënien: Ejani me mua mundësomani që unë ta luajë rolin e mbretit në tavolinën e bisedimeve, e ju jeni dhe do të mbeteni piuna të mi të cilët do i përdori dhe lëvizi siç më bëhet qejfi dhe sipas dëshirës sime.

Spektri politik në rend të parë pozita, opozita, shoqeria civile, mediat si shtylle e katërt në radhë pas legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit kanë përgjegjësinë historike për ndalimin e Thaçit i cili me veprimet e tija të një të dashuruari në vet-vete, thyen kushtetutën e vendit, pa dhënë llogari, politike, morale dhe as juridike.

Nëse nuk ndalet hovi i “vetëshpallurit kryenegociator” nga instancat e lartëpërmendura është detyrë e opozitës  ta kryejë obligimin e vet duke i shfrytëzuar të gjitha mjetet demokratike që i ka në disponim e në këtë drejtim LDK-ja e cila ka përgjegjësi pranë elektoratit, sepse e kishte instaluar në krye të shtetit me pëlqimin e vet, të tregojë fuqinë e saj në rend të parë politike, si subjekt politik dhe grup parlamentar opozitar më i madhi në kuvend,  ta pamundesojë një gjë të tillë në koordinim me grupet tjera parlamentare dhe pse jo edhe të pakënaqurit në pozitë, në të kundërtën do jetë bashkë- pjesëmarrëse e një të keqeje që i kanoset vendit me pasoja të pa parashikueshme për shoqërinë tonë në veçanti dhe tërë teritorin të Kosovës në përgjithësi.

.

Kategori
Uncategorized

Komunizmi/ Dosja “Shtriga”, gratë e përndjekura nga sigurimi.

Dosja “Shtriga”

Personat e përmendurnë dosjen agjenturore me pseudonimin “Shtriga”zhvillojnë aktivitet tëpërbashkët armiqësor, agjitacion propagandë në formë të organizuar, të cilëtjanë:

Asamble Hatibi, -Kadrie Kadare, -Eqerem Biba, -Islam Petrela, në përpunim aktiv 2/A , si dhe personave të tjerë, në përpunim paraprak, -Durim hatibi, -Marilda Veshi, -Lefter Veshi, -Tomson Baci, -Fatbardha Qorri etj.

Del në dritë dosja e sigurimit të shtetit ku përndiqeshin disa gra nga sigurimi i shtetit. Nga kjo dosje u dënua vetëm objekti kryesor i saj,Asamble Hatibi. Një prej mikeshavetë saj, Kadrie Kadare, e cila po ashtu figuron e përgjuar nga e njëjta agjente e sigurimit të shtetit, shpëtoi nga burgu. Në atë kohë u desh ndërhyrja e vëllait të saj, Ismail Kadare, shkrimtar i njohur,i cili me anë të një letre drejtuar diktatorit, ku edhe e etiketonte motrën “tëçekuilibruar mendërisht” tentoi ta shpëtonte atë nga dënimi.
Sigurimi kishte hapur dosjen për një grup të organizuar, ku ishin emrat e më shumë se 10 personave, por ata shpëtuan nga dënimi. Në vendimin e arkivimit të dosjes thuhet se “dy nga të implikuarit u tërhoqën në bashkëpunim sekret me material shtrëngues, ndërsa të tjerët u këshilluan nga organet tona, mbasi përbërja e tyre politike e rrethit familjar të tyre ishte e mirë”.

Në këtë dosje, të hapur në vitin 1978, emri i bashkëpunëtores së sigurimit të shtetit është kodifikuar me emrin “Shigjeta”, por jepen plot të dhëna që mund tëçojnë në identifikimin e saj. “Objekti që denonconte për Asamble Hatibin njihet me të që gjatë luftës, kishte qenë në një shkollë dhe kishte vazhduar shoqërinë edhe mbas çlirimit”, thuhet në dosje.
Dosja e cilësuar sekrete u hap tëenjten në Belsh në kuadër të aktiviteteve “Dinjiteti përballë Totalitarizmit”, që iu kushtua grave të dënuara në diktaturë.
Skënder Vrioni, sekretar i Përgjithshëm i AIDSSH-së, citoi disa pjesë nga kjo dosje, e cila kishte si objekt kryesor Asamble Hatibin, një intelektuale, e cila ishte vënë në shënjestër për shkak se komunistët i kishin vrarë bashkëshortin në vitin 1947.

Dosja “Shtriga”
Personat e përmendurnë dosjen agjenturore me pseudonimin “Shtriga”zhvillojnë aktivitet tëpërbashkët armiqësor, agjitacion propagandë në formë të organizuar, tëcilëtjanë:Asamble Hatibi, Kadrie Kadare, Eqerem Biba, Islam Petrela,në përpunim aktiv 2/A , si dhe personave të tjerë, në përpunim paraprak, Durim hatibi, Marilda Veshi, Lefter Veshi, TomsonBaci, Fatbardha Qorri etj.

Informim pjesor mbi përmbajtjen e kësaj dosjeje:

Dosja ka 72 fletë, ku në listën e dokumenteve përfshihen: lista e P.op. që njihen, vendime, informacione, plan masash, skica e shtrirjes sëveprimtarisëarmiqësore, plan kombinacioni, shënime operative, vije sjellje, raport –agjenturor, shtese plan masash etj.
Me konkretisht në vija të përgjithshme informim përmbajtësor mbi këtë dosje kryesisht për personat që kanë qenë të internuar dhe të burgosur në Kosovë, Belsh:

Më datë 27shtator 1978 , merret vendim, “mbi çeljen e dosjes agjenturiale me pseudonimin Shtriga” miratuar nga Zv.drejtori i P.Brendshme Tiranë (Lahedin Bardhi).
Nëkëtë vendim, mbi bazë e të dhënave të agjentit “Shigjeta”, rezulton se,
1.Asamble Hatibi është marrë në përpunim aktiv 2/A për veprimtari armiqësore nëformën e agjitacionit dhe propagandës, nga ku del se Asambleja është shprehur shumë ashpër për udhëheqësit e partisë.

2.Fatbardha Qorri (Deliu), lindur në Gjirokastër dhe banuese në Tiranë, e cila është marrë në përpunim aktiv 2/A, si element antiparti, lidhje e ngushtë e armikut Todi Lubonja, nëngarkim të saj del dhe një e dhënë, ku bëhet fjalëpër aktivitet tëpërbashkët armiqësor me Asamble Hatibin.

Pak biografi për Asamble Hatibin, e cila ka mbaruar Institutin femëror në Tiranë, dhe gjatë luftës ka ndihmuar dhe përkrahur LëvizjenNacionalçlirimtare. Për këtë arsye është arrestuar nga fashistet italianë. Mbas çlirimit Asambleja ka punuar ne Bashkimin e Grave te Shqipërisë, nëMinistrinë e Bujqësisë, në Institutin e Lartë Bujqësor dhe më vonë pas vitit 1974 nëNdërmarrjen Artistike Migjeni. Asamblejaështë femër e zgjuar, me kulturëzotëron dy gjuhë të huaja frëngjisht dhe italisht dhe ka një rreth të gjerëshoqëror që i bën për vete. Në vitin 1946 është martuar me GalipHatibin,nga Dibra e Madhe, i cili ka studiuar në Itali, ka dalë partizan gjatëluftës, e mbas çlirimit ka punuar në organet e punëve të Brendshme, në vitin 1947 është arrestuar dhe dënuar me pushkatim,për veprimtari armiqësorekundër pushtetit popullor.

Objekti që denonconte për Asamble Hatibin njihet me të që gjatë luftës, kishte qenë në një shkollë dhe kishte vazhduar shoqërinë edhe mbas çlirimit.

Nga të dhënat e bashkëpunëtores ‘Shigjeta’, të pasqyruara këto nënjë raport, tëdatës 26 Tetor1981, “Përgjithësim mbi ndjekjen, zbulimin dhe Goditjen e Grupit Armiqësor me pseudonimin, “Shtriga”, Asamble Hatibi e zhvillon aktivitetin e vet armiqësor në këto drejtime kryesore:

1. Në drejtim tëudhëheqësit kryesor të Partisë,

“Udhëheqësin kryesor të Partisë e cilësonvrasës, kriminel, fajtor për të gjitha vrasjet qëjanë bërë nëShqipëri, Sipas Asamblesë ai zhduk dhe vret tëgjithë ata që dinë sekrete për të, njëkohësisht ajo bën analogji dhe e quan udhëheqësin kryesor pede….si Hitleri dhe si njëkryeministër polak që vrisnin personat me tëcilët kishin marrëdhëniepër të mos u hapur fjalë”.Ismail Kadare diti t’ia hedhëudhëheqësit kryesor dhe ia gjeti pikën e tij tëdobët. (atij udhëheqësit kryesor i pëlqen ta ngresh në qiell, siç ndodhi me kapitullin e qëndrimit te tij nëMoskë, në romanin “Dimri i Madh”, ku në roman autori paraqet tërëmizerjen e jetëssone. Vaniteti(kotësia) e tij(udhëheqësit kryesor) arrin deri aty sa të mos i bëjëpërshtypje se vepra e tij është e zezë. Autori është i madh se bën Armen e Sigurimit zhele…”

2. Në lidhje me jetën e Rinisë

Sipas saj rinia nëvendin tonëështë edukuar keq, është pa karakter, spiunojnë njëri-tjetrin,dhe kjo vjen nga që jeta e tyre është plot vuajtje, ndryshe edukohet rinia në vendet e tjera, ajo ështëme personalitet,e afte për të jetuar nëmënyrë të pavarur,e lirë në zgjedhjen e profesionit,e të aspiratave të saj etj.Lidhur me shthurjen e liberalizimin, Asambleja thotë: unë nuk i them shthurje atyre qëmbajnëflokë të gjata apo pantallona të gjata, ajo ështëgusto e njeriut. Shthurje i them të spiunosh prindërit qëshikojnë televizor tek Italia.

Këto ishin disa nga pikëpamjet armiqësore jo vetëm tëAsamblesë, por dhe tegrupi që ajo ndikonte dhe drejtonte.

Më 19 tetor 1978 me miratim të Prokurorit tëPërgjithshëmështë arrestuar Asamble Hatibi, për krimin e agjitacion propagandës në drejtim tëudhëheqjes sëPartisë.

Më datë 22 tetor 1978, miratohet planimasash, hetimor agjenturor për tëpandehurën Asamble Hatibi, i cili u zbatua nga një grup operativ hetimor prej 7 punonjësve të strukturave të ish-sigurimit të shtetit.

Mjaft nga personat e implikuar u konsumua si dëshmitare dhe pyetja e tyre si dëshmitare ishte e domosdoshme sepse Asamble Hatibi ishte arrestuar vetëm në bazëtë T.O. dhe pa asnjë provë legale.

Dy nga tëimplikuarit u tërhoqën në bashkëpunim sekret nga sektori operativ, ku njëri prej tyre i tërhequr nëbashkëpunim me material shtrëngues pasi u la i lirë vrau veten.

Përfundimisht e pandehura Asamble Hatibi e marrë në përpunim aktiv 2/A nga T.O dilte se kishte mendime shumë të mprehta armiqësore kundërudhëheqjes së Partisë dhe vijës politike të saj, dhe nëkëtë kontekst ajo ju dërgua gjyqit për krimin e parashikuar nga neni 55/1k.p dhe u dënua me 8 vjet heqje lirie.

Vlen të theksohet se në gjyqin e zhvilluar kundërAsamblesë dhe tëtjerëve u bënjë demaskim i forte i këtyrepikëpamjeve me dëshmitarë, me personalitete serioze dhe nga pjesëtarët e qendrave të punës të këtyre të pandehurve.

Më Datë 31 Tetor 1981 merret vendim përarshivimin e dosjes agjenturore me pseudonimin “Shtriga”, për arsye se veprimtaria armiqësore e këtij grupi nëpërgjithësi u vërtetua dhe u dokumentua plotësisht dhe përçdo person u muarën masat konkrete, dy nga tëimplikuarit u tërhoqën nëbashkëpunim sekret me material shtrëngues, ndërsa tëtjerët u këshilluan nga organet tona, mbasi përbërja e tyre politike e rrethit familjar të tyre ishte e mirë.

Kategori
Uncategorized

Intervista për median italiane, Berisha: Shqipëria është shndërruar në narko-shtet

Nga Francesco Giubilei/

Babai i fisshëm i politikës shqiptare, Sali Berisha, President i Republikës nga viti 1992-1997 dhe Kryeministër nga 2005 deri në 2013-ën, na mirëpret në zyrën e tij në një ndërtesë të lartë prej xhami, të ndërtuar së fundmi në qendër të Tiranës. Në të njëjtën ndërtesë, dy kate janë zënë nga delegacioni i Bashkimit Europian. Nga zyra e tij mund të admirohet lehtësisht panorama e qytetit që po ndryshon vitet e fundit, me rrokaqiejve të rinj dhe apartamenteve luksoze. Vetëm disa metra larg ndërtesës në të cilën gjendemi, qendron stadiumi i ri i lidhur me një rrokaqiell me zyra dhe apartamente ekskluzive.

Dekori klasik i zyrës së Berishës bie ndesh me modernitetin e ndërtesës. Pas tryezës së tij- ku së bashku me një grumbull letrash dhe dokumentesh është një libër nga Seneca-pikaset edhe një flamur i Shqipërisë dhe i NATO-s. Falë Berishës, Shqipëria u bë pjesë e NATO-s dhe atij iu dha një rol qendror në procesin e pavarësisë së Kosovës. Dhe, kontributi i tij përmendet këndshëm në një relike që mbart të vijëzuar kufijtë kosovarë e që është pozicionuar mjaft mirë në bibliotekë.

Çfarë mendoni për vendimin e kryeministrit Edi Rama për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, pavarësisht se dekreti i Presidentit Ilir Meta konsistonte në shtyrjen e tyre në muajin tetor?

Zgjedhja e Presidentit Ilir Meta bazohet në Kushtetutë dhe është një vendim i marrë në të kaluarën nga parardhësit e tij në pesë raste të tjera. Për herë të parë, Kryeministri ka hedhur poshtë dekretin, dhe ky mund të quhet ‘një grusht shteti i vërtetë’.

Një grusht shteti? Është një deklaratë shumë e rëndë…

Kështu është! Ai mbajti zgjedhje kundër ligjit dhe kushtetutës, duke krijuar kaos dhe duke ushqyer një klimë konfrontimi që ekzistonte. Zgjedhjet u mbajtën në qershor me një ngjyrë të vetme dhe sipas Konventës për të Drejtat e Njeriut, nuk mund të cilësohen aspak si demokratike. Në 57% të bashkive, u prezantua vetëm një kandidat nga Partia Socialiste e Ramës, duke shënuar kështu një shkelje të rëndë të të drejtave ndërkombëtare. Shqipëria është shndërruar në një vend diktatorial që bazohet në trafikun e drogës; është me të vërtetë një narko-shtet.

Këto janë akuza të një shkalle të lartë…

Që nga viti 2016, Shqipëria është kultivuar e tëra në Kanabis. Shumë sipërmarrës të paguar nga trafikantë kanë mbyllur bizneset e tyre për të liruar tokën e për t’i lënë terren krimit të organizuar, dhe punëtorët e tyre kanë filluar të punojnë në plantacione të mbrojtura nga roje të armatosura.

Padyshim që është një situatë shqetësuese, por çfarë lidhje ka politika me gjithë këtë?

Nomenklatura e Partisë Socialiste, të cilën unë e përkufizoj si “Parti Kanabiste”, administron dhe qeveris territoret individuale dhe në vend që të monitorojë dhe të luftojë ilegalitetin, nuk bën asgjë. Në Shqipëri lind çdo vit një fond prej miliarda dollarësh, për të ricikluar paratë e drogës, kjo edhe falë një bashkëpunimi shumë të ngushtë me kartelet e Amerikës së Jugut. Janë tonelata droge të eksportuara në Itali dhe Evropë, mendoni thjesht se si për antimafian italiane trafiku i heroinës është pothuajse ekskluzivitet i mafias shqiptare. Një narko-shtet nuk mund të krijohet pa bashkëpunimin e politikës.

Në çfarë mënyre ka ardhur ky lloj bashkëpunimi që po përmendni?

Do t’ju jap disa shembuj. Qeveria ime kishte realizuar një masë për të ndaluar kontrabandistët nga Shqipëria në Itali, duke ndaluar lundrimin me varkat e tyre në detin Adriatik. Kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, e la dekretin e moratoriumit të skadonte, pa e përtërirë atë. Një nga rastet më të habitshme është ai i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë Rama deri në vitin 2017. Emri i tij doli gjatë hetimeve të Guardia di Finanza, pasi u arrestuan gjatë një operacioni një grup trafikantësh shqiptarë, përfshirë kushëririn e tij Moisi Habilaj. Parlamenti ndaloi urdhërin e prokurorisë, duke mos lejuar arrestimin, ndërkohë Tahiri jep në atë kohë dorëheqjen si ministër. Fatmir Xhafaj, vëllai i Agron Xhafajt, i dënuar në Itali për trafik droge për shtatë vjet, zë vendin e tij dhe për shkak të një skandali të ri, edhe ky ministër detyrohet të japë dorëheqjen, duke i lënë kështu rrugën ish-gjeneralit Sandër Lleshaj.

A nuk rrezikojnë këto skandale kompromentimin e rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

Pa dyshim që po! Por, Bashkimi Evropian nuk përjashtohet nga gabimet. Në raportin evropian të vitit 2016 për Shqipërinë, nuk u përmend asnjë nevojë urgjente për të luftuar drogën. Dukej si të ish shkruar në zyrën e Kryeministrit. Për më tepër, ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, ishte implikuar në një skandal për blerjen e vendbanimit të saj zyrtar në rezidencën luksoze Rolling Hills. Vila e saj kushtoi 1.6 milionë euro, 4.700 euro për metër katror, ndërkohë që çmimet e tregut luhaten midis 1000 dhe 2000 euro për metër katro. Kjo ishte një blerje e dyshimtë që solli një hetim të brendshëm të Komitetit të Kontrollit të Buxhetit në BE.

Në çfarë pike janë negociatat për anëtarësim, në këto momente që po flasim?

Çdo vit që kalon, Shqipëria largohet nga hyrja në Bashkimin Evropian. Kushtet e përcaktuara për anëtarësim nuk janë respektuar pothuajse asnjëherë. E vërteta është se Rama nuk ka asnjë interes që Shqipëria të anëtarësohet në BE, sepse është i vetëdijshëm se nëse kjo gjë ndodh sistemi që ka ndërtuar do të dështojë dhe fuqia e tij do të vendoset në rrezik.

Çfarë mendoni për politikat e imigracionit të zbatuara nga Salvini në Itali?

Projekti për të destabilizuar shoqërinë evropiane përmes imigracionit është i papranueshëm. Emigracioni i organizuar nga vendet më të varfëra është një krim kryesisht ndaj njerëzve që përdoren për qëllime politike. Ne duhet t’i ndalojmë kontrabandistët për të shmangur në të ardhmen atë çka ndodhi vite më parë në kanalin e Otrantos. Në të njëjtën kohë është e nevojshme që organizata si “Shoqëria e Hapur e Soros” të mos ndërhyjnë duke u përpjekur të ndikojnë në politikat shtetërore. Unë nuk e njoh Salvinin personalisht. Politikani italian me të cilin kam kontaktuar në çdo rast është miku im Silvio Berlusconi. /Burimi: Ilgiornale.it/

 

Kategori
Uncategorized

ATA ERDHEN DHE DO TE IKIN…

Zoti kryeminister taksen rrugore merre, Burrat e Kosovës s’ ka problem e paguajnë, ama me këtë takse rregullo kanalizimet e gjerat tjera, që sa here të vijnë Kosovaret të pushojnë të qetë aty ku vendosen , më ato mundesitë e tyre qe kanë, e mos ti vije era m….Shqiperise, qe aq shumë e duan dhe se ndrrojne me asgjë.

.Nga Lejla Hoti/

Shqiperia është si nje enderr e bukur….

Kosova është pjesë e kësaj endrre, sepse Zoti kështu e bëri, Kështu deshi Ai, por gabimisht , solli edhe shumë çelbesira, pos mrekullive qe solli në këtë vend, dhe fatkeqesisht nuk mund t:i gëzohemi , nuk munde ta përjetojmë bukur këte mrekulli që quhet:Kosovë+Shqipëri..

.

Zoti kryeminister taksen rrugore merre, Burrat e Kosovës s’ ka problem e paguajnë, ama me këtë takse rregullo kanalizimet e gjerat tjera, që sa here të vijnë Kosovaret të pushojnë të qetë aty ku vendosen , më ato mundesitë e tyre qe kanë, e mos ti vije era m….Shqiperise, qe aq shumë e duan dhe se ndrrojne me asgjë.

Mos t’u krijohet dhembja e kokës, por të vijnë për t’u relaksuar e kënaqë me familjet e tyre. Beje kete të mirë edhe për qytetaret e tu qe balafaqohen çdo ditë me kete aroëe të keqe qe krijon ankth e tmerr..

.

KOSOVARET le të konsiderohen të njejtë me popullaten tënde, mos të zhgenjehen, mos të konsiderohen si budallenjë sepse nuk janë budallenjë që të zhgenjehen çdo çast, e t’ ua hedhni në çdo çmim,qofte edhe tri domate kur i blejnë…Edhe djemt e Kosoves kanë ndjenja duan dhe e dallojnë të miren…Nuk jane budallenje besojeni kete

ani pse ata nuk duan qe djersa e tyre të thithet pameshire nga të huajt .

..Le të derdhet kjo djersë për të mirën e Shqipërisë… Ne vend te ferrit të gjithë se bashku ta bejmë parajsen, kjo do të ishte e mirë për ju dhe ne….është e vertetë se nese zhgenjehen burrat e Kosoves si erdhen edhe do të ikin , do të ikin të deshpëruar nga zhgenjimi

Ata nese do ikin, s do të jetë faji i tyre….

Budallenjet kanë vdeke..

Dashuria kthehet vetem me dashuri..

Ata e ndjejnë dhe e dallojne nënçmimin…

Ata dinë të duan, dinë të respektojnë, te respektuarin, por s do ta shkelin as veten e tyre nëse kështu vazhdojnë trajtimet….

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i tmerrshëm/ Agron Tufa: Si ia dhunuan seksualisht gruan dhe vajzën para syve të inxhinierit në diktaturë

I dashur Agron!

Në çastin që po të shkruaj këto radhë kam pirë lëngun vdekjeprurës.

Fuqitë po më lenë.

Në momentet e fundit dua të tregoj shkaqet e veprimit tim.

A e mban mend natën e Sigurimit?

Ajo nuk mbaroi atje ku e le ti.

Akti i fundit u luajt pasi na hoqën nga ajo dhomë.

Ne u bëmë pre e akteve shtazarake t’atyre dy banditëve.

Kur u kthyem në shtëpi Irida ishte çmendur, ndërsa un isha e çoroditur.

Vajzën u detyruam t’a shtrojmë në spitalin psikiatrik, ku i dha fund jetës së saj të njomë.

Pas disa ditësh vura re se në barkun tim po rritej fëmija e një krimineli. Ky fakt dhe turpi që ndiej për të dalë para syve të tu më detyruan të marr vendimin e vetëvr.asjes.

Të puth me mall për vete dhe për Iridën. E jotja Lumturia”.

Agron Tufa, foto ilustruese

Agron Tufa, drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka publikuar dje një ngjarje të tmerrshme të ndodhur në vitin 1974.

Kjo histori e vërtetë lidhet me krimet makabre që janë bërë në komunizëm, fushë kjo të cilën Tufa e ka për objekt studimi në Institutin që ai drejton aktualisht.

NJË RRËFIM I TMERRSHËM I VËRTETË:

Agron Canaj, një inxhinier elektrik me interesa për librat, një mesnatë tetori 1974 arrestohet nga Sigurimi, që kërkon prej tij një deklaratë bashkëpunimi me të …  Bashkëshortja 42-vjeçare dhe vajza 15 vjeçe dhunohen seksualisht nga dy hetuesit para syve të tij që është i lidhur e nuk mund të lëvizë. Thirrjes për ndihmë të vajzës nuk mundet t’i qëndrojë më: “N’atë çast nuk durova më. Logjika nuk kishte më forcë”. Pranon të bëjë kompromisin…

Pasojat janë të menjëhershme, shokët arrestohen, zhvillohet gjyqi, njëri ekzekutohet, tjetri merr 12 vjet burg, ndërsa Agroni dhjetë të tillë.

Mbas gjashtë muajsh nëna, e plakur shumë, i vjen në takim, për t’i thënë se gruaja dhe vajza ‘ndodheshin në qiell’.

E vërteta është e shkruar në një copë letër të Lumturisë, bashkëshortes fatkeqe:

“I dashur Agron!

Në çastin që po të shkruaj këto radhë kam pirë lëngun vdekjeprurës. Fuqitë po më lenë. Në momentet e fundit dua të tregoj shkaqet e veprimit tim. A e mban mend natën e Sigurimit? Ajo nuk mbaroi atje ku e le ti. Akti i fundit u luajt pasi na hoqën nga ajo dhomë. Ne u bëmë pre e akteve shtazarake t’atyre dy banditëve. Kur u kthyem në shtëpi Irida ishte çmendur, ndërsa un isha e çoroditur. Vajzën u detyruam t’a shtrojmë në spitalin psikiatrik, ku i dha fund jetës së saj të njomë.

Pas disa ditësh vura re se në barkun tim po rritej fëmija e një krimineli. Ky fakt dhe turpi që ndiej për të dalë para syve të tu më detyruan të marr vendimin e vetëvr.asjes.

Të puth me mall për vete dhe për Iridën. E jotja Lumturia”.

Kategori
Uncategorized

Seks me marinarët grekë për çamçakëzë dhe damkosja në vendet intime/ Historia e pazakontë e 2 vajzave durrsake.

Një histori e denjë për filma ka ndodhur në Portin e Durrësit në 1969, ku dy vajza të cilat punonin në sektorin e spontimit u damkosën në vendet intime nga marinarët e një anije greke.

Vajzat me inicialet F. A, dhe D. S të cilat punonin në këtë port, u ofronin marinarëve grekë marrëdhënie seksuale, dhe në këmbim kërkonin çamçakëzë, syze dielli, golfe, ora etj, gjëra që në Shqipërinë e atyre viteve ishin të ndaluara.

Kjo ngjarje ka tronditur gjithë opinionin publik në atë kohë duke shqetësuar edhe pushtetin. Kjo pasi në momentin që të rejat, të cilat llogarisnin mallrat e përpunuara nga anija, vendosën të shkëpusnin marrëdhënien me marinarët grekë ata u lanë një shenjë të pashlyeshme.

Në raportin e fundit seksual marinarët grekë u vendosën vulat e anijes pranë vendeve intime dy vajzave.

Njëri prej marinarëve të asaj kohe, Ramadan L. ka treguar për ngjarjen e dy vajzave shqiptare që nga banorët e qytetit thirreshin më vonë me nofkën “vula”.

Kur ka ndodhur kjo ngjarje?

Me sa më kujtohet kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1969. Unë isha marinar i ri dhe sapo kisha nisur punë në barkat e drurit në flotën tregtare. Dua të sqaroj se këto anije kryenin vetëm transport të brendshëm mallrash nëpër portet e Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit. Në atë kohë qeveria jonë pati bërë një kontratë ekonomike me një kompani lundrimi greke për transport malli nga vende të ndryshme.

Më kujtohet se kjo kompani angazhoi një anije të tonazhit të rëndë që quhej që “Maria ” e që punoi për një kohë të gjatë për llogari të vendit tonë. Ajo kishte ekuipazh grek të përzier me marinarë aziatikë, kryesisht filipinas. Anija greke për muaj me radhë transportonte sheqer për llogari tonën dhe për këtë qëllim kryente lundrime në Brazil dhe Kubë, pra rrugë shumë të gjata.

Si e kujtoni këtë histori?

Siç thashë më parë, marinarët e anijes greke bënin rrugë të gjata dhe kur mbërrinin në Durrës ndjenin uri seksuale. Ata ishin mësuar në portet e huaja në të cilat kur zbrisnin në tokë bënin qejf me të gjithë kuptimin e fjalës duke llogaritur pa dyshim femrat dhe lokalet e natës. Por te ne ata nuk i linte kush të ndjeheshin të lirë.

Për të dalë nëpër qytet duhej të merrnin leje me shkrim e me vulë te autoriteti portual dhe duhej që të lëviznin në grup dhe me orar të caktuar. Përveç kësaj, ata ndiqeshin në çdo hap të tyre nga njerëzit e sigurimit të shtetit që quheshin survejuesa.

Në port ishin nja 10 të tillë që kishin në dispozicion autovetura për të ndjekur marinarët e huaj. Por edhe pse në këto kondita ata arritën që të shtinin në dorë dy vajza që ishin punonjëse porti në sektorin e spontimit.

Si e realizuan këtë lidhje detarët grekë?

Të vetmet që mund të ngjiteshin në anije në atë kohë ishin vetëm spontatoret. Ato kishin për detyrë të regjistronin nëpër blloqet e tyre mallrat që ngarkoheshin apo shkarkoheshin nga anijet. Meqenëse personazhet e kësaj historie janë në jetë do të përdor vetëm inicialet e tyre. Në port kishin filluar punë vajzat F. A. dhe D. S., në atë kohë fare të reja dhe mjaft simpatike.

Që të dyja u caktuan me punë në anijen greke. Kapiteni dhe oficeri i parë nisën t’i gjuanin me takt vajzat pa rënë në sy të kufitarëve që ruanin anijen “ non stop”. Dhe si e kanë këto punë, vajzat u joshën dhe nisën bisedat me marinarët grekë pa rënë në sy të kurrkujt. Prej tyre morën dhuratat e para simbolike sikurse ishin çamçakëzët dhe sapunë aromatikë, shkurt nisi lidhja mes tyre. Gjërat u trashën dhe mes tyre nisën edhe marrëdhëniet intime.

Në çfarë pjese të anijes kontaktonin?

Atëherë u tha se kontaktet i kryenin në hambarët e anijes, por unë isha i mendimit se duhet të ishin përdorur edhe kabinat e marinarëve. Gjendej koha kur duhej të punohej brenda hambarëve të anijes. Njëra punonte tjetra shkonte në kabinë dhe anasjelltas.

Po më pas çfarë ndodhi me këtë lidhje të rrezikshme?

Duket se kur kontratës se anijes po i vinte fundi, por ndoshta edhe se vajzave ju kishte hyrë frika se mos kishin rënë në sy të njerëzve të sigurimit apo të bashkëpunëtorëve të tyre, ato vendosën që të kontaktonin edhe një herë me marinarët grekë dhe më pas t’i jepnin fund kësaj historie. Grekët pasi mbaruan punë me vajzat kishin marrë me vete vulën e anijes, të cilën e përdorën duke vulosur vajzat në rrëzë të kofshëve.

Si u zbulua historia e dy vajzave të portit me marinarët grekë?

Një ditë teksa bënin plazh në Currila me disa shoqe, njërës prej vajzave që punonte në port, i vunë re vulën rrëzë kofshëve. Por ndërkaq ato kishin rënë në sy të partisë dhe të pushtetit pasi visheshin bukur, parfumoheshin dhe mbllaçitnin çamçakëzë. Pra historia e tyre u zbulua dhe më pas atë e mori vesh i gjithë Durrësi.

Si përfundim ato u përjashtuan nga porti detar përgjithmonë dhe u dërguan të punonin në fermë, atëherë ajo quhej punë edukuese. Ndërsa për shumë vjet këtyre vajzave ju vendos nofka ” Vula”. Që nga ajo ditë e deri në vitin 1991, vajzat që punonin si spontatore në port ishin të detyruara të qëndronin në krye të shkallëve të anijes apo buzë hambarëve në mënyrë që të ishin nën vëzhgimin e kufitarëve.

Kategori
Uncategorized

Turp e marre per ju…dhe jazek ju qofte.. Burra Leshi…meshkuj te tredhur …

Burra Leshi…..

Nga A. R. Dosti.

Kam patur, kam e do te kem gjithe jetes time respekt, konsiderate, mirenjohje e debulese per nje qytet si Shkodra e per qytetaret e saj shkodranet e llojit unikal ne Shqiperi qe aq fort i kam per zemer… bartes te kultures, qyteterimit e civilizimit, patriotiizmit e atdhetarise, mencurise e bujarise …percues brilante te Artit e Sportit etj etj… por sic thote populli s’ka Pyll pa Derra e nga Trendafili del edhe Gjembi… sot mu prish qejfi goxha prej teje o qytet i bekuar.,..edhe pse e di qe s’eshte komplet faji yt e ata Derrat e Gjembat nuk mund te perfaqesojne kurren e kurres as Shkodren e as shkodranet…

Plot 10 a me shume Drejtore japin menjehere Doreheqjen sa shohin qe ne sallen e mbledhjeve te Partise hyjne ne Dere e zene vend ne presidium Edvini e Toma…

Si ka mundesi ore palaco e sharlatane njerez qe gabimisht jetoni ne Shkoder e turperisht pretendoni se jeni shkodrane……te vije aty tek ju Tom Doshi komplet injorant…tu vije debili i lindur Rama me Atlete e Brekushet e Haxhi Qamilit e t;ju vene ne radhe per nje si Delet para Kasapit …e tu fusin ne Kotec si Pulat ne mbremje …e tu detyroje te jepni doreheqjen nje e nga nje si puna e asaj lojes se fameshme me Dominote kineze…

Besoj fort ne ate se me kete qe keni bere duhet te jeni shkodran te ardhun e jabanxhinj ne Shkoder… ose sic thone vete me humor shkodranet e vertete e vendalinj per ju…duhet te jeni shkodran prej Puke….

Po a jeni Burra a cfare mutin jeni…. a keni ndopak seder Burri e Mashkulli… apo shpirt e mendje trup e shpirt ja keni shitur Partise dhe Liderit te saj…

Po a keni ndopak dinjitet, personalitet,seder, karakter, integritet …a keni ndopak moral e fytyre apo para Partise e Liderit zbathni edhe breket …

A keni familje , fare e fis, te aferm e te njohur, miq e shoke…gra, prinder, femije , niper e mbesa…

A dini te skuqeni, te zbardheni a te nxiheni e te zverdheni apo jeni thjesht te pa fytyre, te pa ngjyre e Kameleoner…

A keni gja aty ”poshte shaleve” …aty nga dallohet Mashkulli nga nje Femer apo jeni te tredhur e s’ju punon me asgje as nga koka lart e as nga koka poshte….

Po si ka mundesi ore karagjozer e lapanjozer Drejtore te jepni doreheqjen vetem me nje te ngritur te zerit te Tom Doshit e vetem me nje kercenim Partie te Rames …

Si ka mundesi te pranoni te talli bythen me ju katundari provincial prej Cermenikes se Librazhdit …Tualet Balla e t’ju ironizoje ju aq banalisht nje Sorre fytyre shperfytyruar si Elisa e Laprakes….

Po si more jeziter e burracake e lini Shkodren ne duart e banditeve Rama – Doshi…

Turp e marre per ju…dhe jazek ju qofte..

Burra Leshi…meshkuj te tredhur …

Sinqerisht per ju sot ndjeva neveri e perbuzje jo per perkatesine tuaj partiake e ngjyrimin tuaj politik joooo por thjesht per Pa – Burrnine tuaj e faktin qe pranuat qe nje Injorant e nje Psikopat tu vene ne resht e tu marrin me shpulla radhazi e nje e nga nje…

A.R.DOSTI.