Kategori
Uncategorized

Atdhe keto festa vendi im do jete bosh

Bedri Hoxha,- Gjermani .

Atdhe

Atdhe, me fal qe keto festa nuk do te vi!
Do te ri ne heshtje keto festa!
Ndoshta duhet te qaje per dhimbjen e viteve, per mallin e mbledhur qe nuk shuhet!
Do te qaje per shpirterat e ikur qe nuk u thash lamtumire!
Do te qaje per ate prag te prishur ku dikur nena me priste, e tashme eshte e zhdukur! Do te qaje per ate heshtje qe zoteron ato troje dhe per ate gjallerine feminore te vrare nga ikjet!

Atdhe me fal qe keto festa nuk do te vi!
Nuk do kete zhurme dhe qeshje gezimi,
Jam i vrare ne shpirt nga bastardet kryeneç!
Jam goditur nga mashtruesit e tradhtare!
Jam plackit nga hajdut e horra!
Jam braktis nga gjak e kumbar!
Jam lene ne harrese nga troje e vatan!

Jam i lodhur ,por ne shpirt jam ai femije,
ai qe mallin se shuan as me vdekje!
Jam ai femije jetim neper rruget e botes fjetur!
Ai femije qe borra i mbuloi çatine,
akoma shpreson te kthehet e te luaj si femije perseri!
Jam ai femije me peshen e viteve ecur ne rrugen e botes tjeter, akoma shpreson te vije e kujtimet ti marr si shalle te ngrohet!

Atdhe kete vit, do te qaje dhimbjen e plageve te mergimit, mallin e pakthyeshem ne gezim!
Do te qaje per momentet e nisjeve drejt teje, nete pa gjume deri sa kemba shkilte ne token e embel!
Do te qaje se nuk kam kraharror te mbeshtetem kur te vije, ai kraharror u tret ne pritjen time!

Atdhe keto festa vendi im do jete bosh,
As gota nuk do rrotullisen, as nuk do te thehen!
Urime zemre do ti sjell me eren!
Por do te qaje per harresen e nje shpirti te vuajtur, kurre nuk u ankua per veten , por gjithmone per ty Atdhe!

Atdhe do te qaje keto festa per brezat qe u harruan , per ato kohera qe drita dhe muzika ishim ne!
Tashme Atdhe ke drita dhe muzik, por ske bije dhe bija te te flasin embel cdo dite!

Keto festa do te qaje une!
Mbas festash do te qajsh ti o Atdhe!

Bedri Hoxha – Atdheu si frymë, arti si mision

Bedri Hoxha është një nga ata artistë shqiptarë që emigracioni nuk e ka larguar nga rrënjët, por ia ka thelluar edhe më shumë lidhjen me atdheun. I vendosur prej vitesh në Gjermani, ai mbetet një zë i gjallë i kulturës shqiptare, ku fjala artistike dhe ndjenja atdhetare ecin krah për krah, si dy shtylla të së njëjtës ndërtesë shpirtërore.

Krijimtaria e Bedri Hoxhës shtrihet në poezi dhe novela, ku gjuha shqipe merr frymë me ndjeshmëri, revoltë të brendshme dhe mall. Në vargjet dhe prozën e tij, lexuesi gjen njeriun e mërguar që nuk pajtohet me harresën, por zgjedh kujtesën; nuk zgjedh heshtjen, por fjalën. Ai shkruan për identitetin, për plagët e largësisë, për dinjitetin njerëzor dhe për dashurinë ndaj vendit që mbetet gjithmonë brenda tij.

Përtej letërsisë, Bedriu ka dhënë kontribut edhe në skenë, duke interpretuar role në teatrin e Selanikut. Teatri, për të, nuk është thjesht art interpretimi, por një mënyrë për të komunikuar me publikun, për të sjellë përvoja njerëzore universale dhe për të dëshmuar se arti shqiptar ka zë dhe prani kudo ku ka shqiptarë.

Angazhimi i tij kulturor shtrihet edhe në jetën kolektive të diasporës. Si anëtar i klubit poetik “Dega e Blertë” në Selanik, Bedri Hoxha është pjesë e një hapësire ku fjala shqipe kultivohet, mbrohet dhe zhvillohet. Aty, poezia bëhet urë mes brezash dhe vendeve, një degë e gjelbër që nuk thahet as në mërgim.

Veçse artist, Bedriu është edhe aktivist në emigracion. Ai e sheh rolin e krijuesit jo të shkëputur nga realiteti shoqëror, por të lidhur ngushtë me të. Fjala e tij nuk është vetëm estetike, por edhe qytetare; nuk është vetëm personale, por edhe kolektive.

Tek Bedri Hoxha bashkohen atdhetaria dhe krijimtaria në një trup të vetëm. Ai është shembulli i artistit që nuk e harron prej nga vjen dhe që e shndërron artin në një formë shërbimi ndaj identitetit dhe kujtesës kombëtare. Në një kohë kur emigracioni shpesh shihet si humbje, Bedri Hoxha dëshmon se ai mund të jetë edhe burim force, frymëzimi dhe krijimtarie të pjekur.

Lini një koment