
Si pasardhës i Haxhi Zekës, një prej figurave themelore të Rilindjes Kombëtare, Prof. Memia mbart një trashëgimi të rëndë historike, por ai ka zgjedhur ta përjetësojë atë jo vetëm përmes kujtesës, por përmes veprimit. “Imazhi Shqiptar” është dëshmi e kësaj qasjeje: një platformë ku historia, kultura dhe kontributi bashkëkohor bashkohen për të ndërtuar një narrativë dinjitoze të kombit shqiptar.
Një nga kulmet e këtij misioni ishte kremtimi i 30-vjetorit të Imazh Media Shqiptare, shënuar në kuadër të Festivalit XXII, si dhe promovimi i monografisë enciklopedike “Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë”.
Kjo vepër madhore, mbi 600 faqe, përfaqëson një arkiv të gjallë të kujtesës kombëtare, ku janë përfshirë personalitete që gjatë tri dekadave kanë përfaqësuar me dinjitet vlerat shqiptare në botë.



“Imazhi Shqiptar” është më shumë se një festival;
Ai është një mision patriotik që lidh të kaluarën me të ardhmen, duke treguar se kultura dhe historia janë mjete aktive për të ndërtuar një identitet dinjitoz dhe të njohur globalisht.
Ky forum bashkon intelektualë, figura të shquara të politikës, artit dhe kulturës, si dhe kontributorë të kombit dhe paqes, nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.
Përmes tij, vlerat kombëtare promovohen dhe përjetësohen, duke krijuar një hapësirë të gjallë dialogu dhe bashkëpunimi për brezat e ardhshëm.

Hapja e aktivitetit !
SKENARI
FESTIVALI I XXII NDËRKOMBËTAR I “IMAZHIT SHQIPTAR”
HAPJA:
- Këndohet Hymni Kombëtar
Moderatori Defrim Methasani: Të nderuar pjesmarrës Përshëndetje dhe Faleminderit që jeni këtu bashkë me ne në Festivalin e 22- të, të “Imazhit shqiptar”.
Sot, këtu jemi bashkuar në Festivalin e 22-të Ndërkombëtar që organizon Forumi Imazh & Media në kuadër të jubileut 30- vjetorit për të dëshmuar lavdinë e epokave në të cilat ka ndritur kombi ynë, krenarinë dhe guximin me të cilin ka mbijetuar nëpër shekuj dhe krijimtarinë e punën, me të cilat është përfaqësuar dhe ka dhënë një shembull unik herë pas here , Imazhi Shqiptar në Botë.
Po, të dashur miq e të ftuar, jemi këtu sot, për të dëshmuar gjithashtu edhe kontributin e madh dhe të pamohueshëm që kanë dhënë jo vetëm personalitetet, intelektualët e figurat e këtij kombi ndër vite, por edhe punën e madhe që ka bërë Forumi Imazh & Media për nxjerrjen në pah dhe vlerësimin e tyre. Kështu ky Forum pas një turneu të gjatë, i cili ka zgjatur me aktivitetin e tij artistik gjatë gjithë këtij viti dhe ka përshkuar qytete si: Vjena, Gjilani, Istogu, Klina, Drenica, Prishtina, Gjakova, Durrësi, Korça, Vlora, Elbasani, Tetova, Ulqini, etj vjen sot në kryeqendrën e gjithë shqiptarëve për të kurorëzuar të gjithë punën e tij.
Pa humbur kohë ftojmë Kryetarin e Forumit Imazh & Media- Imazhi Shqiptar në Botë”, Prof. Dr. Astrit Memia për fjalën përshëndetëse në hapjen e Festivalit 22 Ndërkombëtar ” Imazhi Shqiptar”:
….( 5′)

Duke falenderuar, Profesor Meminë për këtë arritje me vlera unike në oqeanin e letrave shqipe, ftojmë reçencentin e monografisë” Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë”, Leksikon Enciklopedik, Prof. Dr. Vullnet Ameti Rektori që ngriti tempullin e dijes kombëtare, Universitetin e Tetovës në nivelet bashkohore me universitetet e rajonit, Europës e SHBA-së: Fjala për Ju, Profesor e atdhetar i nderuar:
(…5′)
Moderatori: Dhe tani për të fol mbi risit e librit, si brend bashkëkohor i Imazhit Shqiptar në Botë, dhe sfidat në përkthim, ftojmë Drejtorin e Departamentit të përkthimeve të Forumit Imazh & Media, Prof. Dr. Isa Spahiu:
Fjala për ju:(5′)
Falenderojmë Profesor, Spahiun.
Tani përshëndet me nji fjalë të shkurtër Drejtori i Shtëpisë Botuese” Fast Print”, Zt. Jurgen Haxhiu:
Falenderojmë me mirënjohje, Zt. Haxhiu për këtë botim cilësor e profesional.
Në këtë festival Simpoziumi shkencor mban temën:
“Imazhi, Diplomacia, Ruajtja e Identitetit Kombëtar në Mërgatë dhe Ringjallja e Neoshqiptarizmit”. Kumtesat e simpoziumit do botohen, por për sot kemi zgjedh dy tema kryesore;

“Imazhi, Diplomacia, Ruajtja e Identitetit Kombëtar në Mërgatë dhe Ringjallja e Neoshqiptarizmit”, në fokus Shqipëria, temë të cilin do e mbajë Dr. Arian Starova, Ministri i jashtë i RSH-së, në kohë të trazirave 1998 në Qeverinë Kombëtare Teknike, fjala për Ju, Profesor, Starova: (7-10′)
Faleminderit Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë! ( Imazhi Shqiptar në Diplomaci)
Dhe tani ftojmë Akademik, Prof. Dr. Jusuf Bajraktarin të mbajë temën:
“Imazhi, Diplomacia, Ruajtja e Identitetit Kombëtar në Mërgatë dhe Ringjallja e Neoshqiptarizmit”(në fokus Dardania, 7-10′)
Moderatori: Duke dashur ta bëjmë atmosferën sa ma të këndshme dhe tërheqëse gjithashtu, tani ju ftojmë të ndjekim:
☆Dokumentarin: ” Imazhi Shqiptar në vite dhe “Lufta e Kosovës në masmedian perëndimore”, reportazhe të transmetuara direkt nga fronti i luftës me bashkëautor, Profesor Meminë, që për herë të parë promovohen në Shqipëri dhe që do qarkoi mbarë trevat shqiptare dhe mërgatë gjatë vitit 2026. (premierë) Ju ftojmë ta ndjekim:
…

Pas këtyre imazheve rrënqethëse që tregojnë heroizmin e UÇK-së, gjakun e sakrificën në Luftën heroike legjendare të liri-pavarësisë së Kosovës gjatë viteve 1998-‘ 99, dalëngadalë ne kemi mbërritur në pikën kulmore të Festivalit, e cila është ndarja e çmimeve që çdo vit ndan Forumi Imazh & Media për të gjithë ata që kanë kontribuar me veprën dhe krijimjtarinë e tyre në ngritjen, përhapjen, përmirësimin dhe vlerësimin e Imazhit të kombit dhe kulturës shqiptare.
Ftojmë kryetarin e Imazhit Shqiptar në Botë, Prof. Astrit Memia të dorëzojë Çmimet e grupit të parë, Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë me motivacionin Imazhi i Luftarit të Lirisë:
ÇMIMET:
….

vazhdojmë më tej këtë mbrëmje të këndshme me nji pikë kërcimi epik të grupit ” Çamëria”. Shqiptari shkonte e kthehej nga lufta me valle e këngë. Presim me nji duartrokitje, koreografin e talentuar…..
Falenderojmë grupin Çameria
Për të vazhduar me një këngë ekskluzive për këtë festival kushtuar gjeniut të letrave shqipe, Homerit e Orfeut shqiptar, At Pater Gjergj Fishta, këndo kreshniku i maleve Agim Picaku…
Sonte e gjithë shqiptaria ka festë ka dasëm, prandaj ikona e këngës popullore dibrane Vera Laçi do na argëtoj si përherë me nji kolazh…
Ju lutem, zonja Laçi qëndroni aty se kemi edhe ne surpriza për Ju:
( Ngjitem persëri në skenë e ua jap çmimet…)
(ÇMIMET Grupi i II “IMAZH & MEDIA”.
….. …
..
Moderatori, Defrimi: Tani pas këtyre momenteve shumë emocionuese, të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, kalojmë tek nji pjesë po aq të kënaqshme, ju ftojmë të ndiqni një pikë artistike, të cilën do të na e sjellë këngëtarja e mirënjohur në mbarë botën shqiptare, Profesore Besiana Mehmedi:
Në vazhdim enkas për ju në festivalin e Imazhit Shqiptar si përherë Skendërbeu i gjallë, Xheval Limani:
Falenderojme artistin e madh me famë botërore Xhevat Limanin dhe arrijmë në pikë kulmore shpalljen e ambasadorëve të imazhit shqiptar në botë për vitin 2025 që do shpërndahet edhe Statuja e lirisë” Jam Shqypni”
Pas këtyre momenteve të gëzueshme, FIM shpërndan mirënjohje për bashkëpunim e partneritet e kontribut në Festivalin XXII Ndërkombëtar” Imazhi Shqiptar”.
MIRËNJOHJE:
… ….

Moderatori, Defrimi: Duke ju falenderuar që ishit këtu me ne dhe na shoqëruat në këto momente të rëndësishme feste dhe gëzimin, në Festivalin tonë të 22-të kushtuar kësaj radhe 30 vjetorit të Forumit” Imazh & Media”, Ju lëmë takim për vitin e ardhshëm në Festivalin tjetër të ndarjes së çmimeve që jep Forumi Imazh & Media dhe duke ju uruar Gëzuar festat e fundvitit, ju falenderojmë për pjesmarrjen dhe nderimin që na bëtë me praninë tuaj këtu.
Dhe në fund i ftojmë të gjithë fituesit e çmimeve të afrohen për të bërë fotografitë e rastit.
Jeni të ftuar në një kokteil nga Këshilli Integrues Kombëtar i Kosovës Dardane, me Kryetar Idriz Brahimaj.
Jeni të lutur sipas dëshirës të shkruani mbresat e impresionet tuaja e reflektime për këtë Festival në Librin e Bardh:
Mirëupafshim vitin e ardhshëm.
Moderator , Maestër i Madh e Drejtor i Departamentit të, kulturës, artit e sportit, në Forumin” Imazh & Media”, Zt. Defrim Met’hasani!
Tiranë, më 13 Dhjetor 2025
Vëllezër e motra,
ambasadorë të Imazhit Shqiptar në Botë,mirë se erdhët në këtë vatër të shenjtë shqiptare, në odeonin e diplomacisë publike e kombëtare, ku fjala ka peshë, ku besa ka ligj, dhe ku marrëveshjet nuk vulosen me letër, por me sy, me zemër dhe me nder — si dikur motit, në logun e burrave.
Këtu, para kartave e nënshkrimeve të botës moderne, para Magna Cartës, Kartës së Madhe të lirive në Mesjete, te 15 qershorit 1215, kishte shekuj që kishte lindi e jetonte marrëveshja xhentëlmene e parë e njerëzimit tek hyjnorët e ADN- së së etnogjenezës shqiptare: “Baj BE” — për Besë.Mirë se erdhët në kryeqendrën dhe Piemontin e Neoshqiptarizmit, në truallin e Imazhit Shqiptar dhe të Identitetit Kombëtar.
Sot hapim nji festival që nuk është vetëm ngjarje kulturore, por akt kujtese, vetëdijeje dhe qëndrese kombëtare.
Promovojmë librin “Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë”, leksikon enciklopedik i 200 personaliteteve të elitës mbarëkombëtare shqiptare dhe filoshqiptare; premierën e dokumentarit “Lufta heroike e Kosovës dhe UÇK 1998–1999 në masmedian perëndimore”; dhe konferencën shkencore për ruajtjen e imazhit dhe identitetit kombëtar në mërgatë, si dhe ringjalljen e Neoshqiptarizmit për rikthimin te rrënjët e atdheut.Ky festival është homazh dhe betim:
homazh për dëshmorët e atdheut, për heronjtë e Luftës së Kosovës 1998–1999, dhe për ambasadorët e Imazhit Shqiptar në Botë që sot prehen në përjetësi, e na buzëqeshin nga qielli;
betim se vepra e tyre nuk harrohet, se gjaku nuk tjetërsohet, se identiteti nuk negociohet.
Lavdi dhe përjetësi jetës e veprës së tyre!Leksikonin enciklopedik e kemi pagëzuar si “gojë-mjalti elitar i imazhbardhjes kombëtare”, si gur qoshnjak me vlerë numizmatike prej diamanti, që sa ma shumë koha kalon, aq ma fort ndriçon.
Këtë vepër të memorjes historike kombëtare ia dhurojmë moderatorit të Shqiptarisë par excellence, drejtorit të Departamentit të Kulturës, Artit, Rinisë dhe Sporteve të Forumit Imazh & Media, Defrim Methasanit, si gur qoshnjak në themelet e rrënjët Imazhit Shqiptar dhe Identitetit Kombëtar.Rroftë Shqipnia e Bashkueme, etnike, reale e vertet natyrale, në hapësirën e saj jetike të Gadishullit Ilirike, ku na bashkojnë gjuha, gjaku dhe gjeografia; ku buks i thon buk e ujit uj.
Me këtë frymë, me këtë besë dhe me këtë përgjegjësi historike e përkushtim,
e shpall të hapur Festivalin XXII Ndërkombëtar “Imazhi Shqiptar”.
Lavdi Kombit providencialo- hyjnor Shqiptar!
🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻
Grupi IV( i katërt, falenderimet):
1.
Forumi Imazh & Media
Çertifikatë Mirënjohjeje
I akordohet
Prorektorit, Prof. Dr. Agon Memeti
Motivacioni:
“Për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në organizimin e Festivalit XXII Ndërkombëtar ‘Imazhi Shqiptar’, mbajtur në FPU, në Tiranë.”
2.
Forumi Imazh & Media
Çertifikatë Mirënjohjeje
I akordohet Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Zvicër, me Kryetar Prof. Adnan Imeri.
Motivacioni:
“Për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në organizimin e Festivalit XXII Ndërkombëtar ‘Imazhi Shqiptar’, mbajtur në FPU, në Tiranë.”
3.
Forumi Imazh & Media
Çertifikatë Mirënjohjeje
Këshillit Integrues Kombëtar të Kosovës “Dardane”, me Kryetar veprimtarin atdhetar, Zt. Idriz Brahimaj
Motivacioni:
“Për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në organizimin e Festivalit XXII Ndërkombëtar ‘Imazhi Shqiptar’, mbajtur në FPU, në Tiranë.”
4.
Forumi Imazh & Media
Çertifikatë Mirënjohjeje
I akordohet
Shoqatës Bamirëse Humanitare “Mërgimtari”,
me kryetar Zt. Agim Antoni
Motivacioni:
“Për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në organizimin e Festivalit XXII Ndërkombëtar ‘Imazhi Shqiptar’, mbajtur në FPU, në Tiranë.”
5.
Çertifikatë Mirënjohjeje
I akordohet
Shoqatës së Miqësisë Shqipëri–Izrael, me Kryetar, Prof. Dr. Petrit Zorba
Motivacioni:
“Për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në organizimin e Festivalit XXII Ndërkombëtar ‘Imazhi Shqiptar’, mbajtur në FPU, në Tiranë.”
6. 4.
Forumi Imazh & Media
Çertifikatë Mirënjohjeje
I akordohet
Drejtorit të RTSH-së Kukës, gazetarit Jonuz Hallaci
Motivacioni:
“Për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në organizimin e Festivalit XXII Ndërkombëtar ‘Imazhi Shqiptar’, mbajtur në FPU, në Tiranë.”
----0--

Grupi i III( i tretë)
1.
Çmimi
Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Talat Xhaferi
“Imazhi Shqiptar i Politikanit Shtetndërtues”
Motivacioni: Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin institucional, politik dhe ndërkombëtar të shqiptarëve, në MV, si dhe për përfaqësimin me dinjitet të identitetit politik shqiptar në arenën ndërkombëtare".
2. Akademik, Prof. Dr. Arsim Bajrami
“Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë”
Imazhi Shqiptar në Jurisprudencë
Motivacioni:
“Për kontributin e jashtëzakonshëm në hartimin dhe zhvillimin e kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës; për veprimtarinë e tij të shquar akademike në fushën e së drejtës kushtetuese dhe shkencës juridike; si dhe për vlerat e larta kombëtare e ndërkombëtare të përfaqësuara me integritet, profesionalizëm dhe dije.”
3.
Çmimi
Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar në Studimet Arkeologjike
Akademik Adem Bunguri
Motivacioni: Për kontributin e vyer dhe unik, mbi tri dekada në arkeologjinë shqiptare, duke ndriçuar rrënjët e identitetit dhe trashëgimisë sonë kombëtare në mbarë Botën.
4.
Çmimi
Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar në Bashkëjetesën dhe Harmoninë Fetare
Sheh Hysen Ali Hormova
Motivacioni: Për kontributin në promovimin e imazhit shqiptar përmes bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, duke kultivuar respektin, dialogun dhe mirëkuptimin ndërmjet komuniteteve e besimeve, në shërbim të vlerave njerëzore dhe kombëtare.
5.
Çmimi
Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar në Studimet Historiografike
Akademik Jusuf Bajraktari
Motivacioni: Për kontributin unik në dokumentimin shkencor të ngjarjeve dhe figurave kryesore shqiptare, duke forcuar identitetin dhe trashëgiminë kulturore kombëtare në Botë.
6.
Çmimi
Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar në Diplomaci
Dr. Arian Starova
Motivacioni: Për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në diplomacinë shqiptare, në forcimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe promovimin e vlerave të identitetit kombëtar në Botë.
7.
Çmimi
Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar në Biznes dhe Veprimtari Kombëtare”
Xhelal Memeti
Motivacioni: Për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të shqiptarëve në mërgatë dhe në Luginën e Preshevës, si dhe për shembullin e nji afaristi që bashkon profesionalizmin, inovacionin dhe përgjegjësinë shoqërore me atdhedashuri dhe mbështetje për komunitetin shqiptar.
8.
Çmimi
Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar në Shkencë dhe Teknologji.
Franko Sara
Motivacion: “Për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e inxhinierisë hidrogjeologjike shqiptare dhe në themelimin e strukturave moderne të menaxhimit të ujërave kombëtare, duke qenë shembull i përkushtimit profesional, ndershmërisë intelektuale dhe qëndresës qytetare.
9.
Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Dr. Mehmet Prishtina
Motivacioni:
“Imazhi Shqiptar i Politikanit të Ri Vizionar”.
Dr. Mehmet Prishtina, pinjoll i denjë i Heroit Kombëtar dhe ish-Kryeministrit shqiptar Hasan Prishtina, përfaqëson trashëgiminë e ndritur të mendimit kombëtar dhe vizionit europian të shqiptarisë. Si Kryetar i Fondacionit “Hasan Prishtina”, ai ka dhënë kontribut unik në promovimin e vlerave kombëtare, në botimet elitare dhe në lidhjen shpirtërore të Atdheut me mërgatën. Me veprimtarinë e tij intelektuale, politike e humane prej mbi tre dekadash, Dr. Mehmet Prishtina shndrit si model i politikanit të ri vizionar dhe humanistit imazhbardh, që ngre lart figurën dhe dinjitetin shqiptar në botë.
10. Çmimi
Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar në Humanizëm
Skënder Destanit
Motivacioni:
Përkushtimin e tij shumëvjeçar për të ndihmuar bashkëkombësit në vendlindje dhe për të ruajtur ndjenjën e bashkësisë shqiptare në mërgatë. Humanizmi është gjenetik te shqiptarët dhe Skënder Destani është shembulli i gjallë i kësaj trashëgimie shpirtërore, që e bën kombin tonë të dallueshëm për solidaritet, përkushtim dhe nder.
11.
Çmimi
Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar i Patriotit dhe Atdhetarit
Shyqeri Bytyqi
Motivacioni:
Për kontributin e vazhdueshëm në shërbim të kombit, për veprimtarinë atdhetare, organizimin e mërgatës dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit ekonomik e kulturor ndërshqiptar, si shembull i patriotizmit modern në mërgatë e diasporë.
12.
Çmimi
Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar në Biznes dhe Humanizëm
Dul Krasniqi
Motivacion: “Për modelin shembullor të suksesit në mërgatë dhe për kontributin e pandërprerë humanitar në shërbim të kombit shqiptar, duke qenë Dul Krasniqi simbol i punës me nder, ndihmës me zemër dhe frymëzimit për brezat e rinj kudo që jetojnë shqiptarët.”
13.
Çmimi
Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar në Gazetari
Ervin Baku
Motivacioni:
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e gazetarisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit, për përfaqësimin dinjitoz të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare të medias.
14.
Çmimi
Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar në Sport
Kreshnik Çipi
Motivacioni:
“Për arritjet e tij të jashtëzakonshme në futboll, si kampion dhe mjeshtër i madh, i cili me talentin dhe përkushtimin e tij ka krenuar shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, duke përfaqësuar dinjitetshëm imazhin shqiptar në arenën ndërkombëtare sportive.
....---0----'
Grupi I ÇMIMET e UÇK-së:
1.
Çmimi
Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi i Luftëtarit të Lirisë( Post Mortum)
Ahmet Krasniqi kolonel
Ministër i parë i Luftës dhe Komandant i Shtabit Suprem të FARK
Motivacioni:
Për kontributin e jashtëzakonshëm në organizimin dhe drejtimin e strukturave të para mbrojtëse të RK-së për vizionin dhe sakrificën për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
2. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
“Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë”
Brigada 138 “Agim Ramadani”
Motivacioni:
Për kontributin e veçantë, unik dhe vendimtar, veçanërisht në betejat e Kosharës, të dhënë gjatë Luftës së Kosovës (1998–1999), duke u bërë simbol i qëndresës, heroizmit dhe triumfit të idealit për liri.
3. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
“Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë"( Post Mortum)
Kolonel Agim Ramadani
Komandant
Motivacioni:
Për kontributin e jashtëzakonshëm si komandant, për heroizmin, udhëheqjen strategjike dhe sakrificën e tij të lartë gjatë Luftës së Kosovës (1998–1999), në mbrojtje të lirisë dhe identitetit kombëtar.
4. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
“Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë”( Post Mortum)
Gjeneral Sali Çekaj
Motivacioni:
Në vlerësim të kontributit të veçantë, trimërisë dhe udhëheqjes së tij si komandant gjatë Luftës së Kosovës (1998–1999), duke dhënë shembull të lartë atdhetarie, sakrifice dhe përkushtimi në shërbim të lirisë së popullit shqiptar.
5. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë
Rrustem Berisha
Motivacioni:
Për kontributin e tij të veçantë si strateg i Betejës së Koshares dhe komandant fitimtar gjatë Luftës së Kosovës (1998–1999), duke treguar trimëri, guxim dhe përkushtim të lartë atdhetar.
6. Çmimi “Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë”
Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë.
Nënkolonel Skënder Hasangjekaj
Motivacioni:
Për heroizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij në luftën e Kosovës 1998- 99, stërvitje dhe komandim, duke u shndërruar në nji simbol të denjë të trimërisë e guximit.
7.
Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë
Sabahate Tolaj( Sebi) oficere e policisë( Post Mortum)
Motivacioni:
Për kontributin e dhënë në Luftën e Kosovës (1998–1999), për Liri dhe Pavarësi.
Ftojmë vëllain e dëshmores, Zt. Miftar Tolaj nga Deçani për të tërheq çmimin...
8. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë
Adem Dahri Kolonel( Post Mortum)
Motivacioni:
Për kontributin e dhënë në Luftën e Kosovës (1998–1999), për Liri dhe Pavarësi.
Ftojmë familjarin e tij Zt.....
të tërheq çmimin...
9. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë
Afrim Beka( Puço)Kolonel( Post Mortum)
Motivacioni:
Për kontributin e dhënë në Luftën e Kosovës (1998–1999), për Liri dhe Pavarësi.
Ftojmë për të tërheq çmimin përfaqësuesin e dëshorit...
10. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë
Isuf Haklaj Kom. I policisë( Post Mortum)
Motivacioni:
Për kontributin e dhënë në Luftën e Kosovës (1998–1999), për Liri dhe Pavarësi.
Ftojmë familjarin e dëshmorit për të tërheq çmimin....
11. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë
Milazim Maraj
Motivacioni:
Për kontributin e dhënë në Luftën e Kosovës (1998–1999), për Liri dhe Pavarësi.
12.
Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë
Afrim Sylejmani, Mjek
Motivacioni:
Për kontributin e dhënë në Luftën e Kosovës (1998–1999), për Liri dhe Pavarësi.
13.Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë
Nënkolonel Feriz Treshnjeva
Motivacioni:
Për kontributin e dhënë me përkushtim e trimëri të rrallë në Luftën e Kosovës 1998–1999, për Liri dhe Pavarësi.
14. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë
Nënkolonel Ragip Sadiku
Motivacioni:
Për kontributin e dhënë në Luftën e Kosovës (1998–1999), për Liri dhe Pavarësi.
https://www.swisstransfer.com/d/35bf3846-b849-4ae8-94b4-42f05ab63001
https://www.swisstransfer.com/d/d296987b-29db-4f70-aaa2-8106f9085b83