Atdhe, me fal qe keto festa nuk do te vi! Do te ri ne heshtje keto festa! Ndoshta duhet te qaje per dhimbjen e viteve, per mallin e mbledhur qe nuk shuhet! Do te qaje per shpirterat e ikur qe nuk u thash lamtumire! Do te qaje per ate prag te prishur ku dikur nena me priste, e tashme eshte e zhdukur! Do te qaje per ate heshtje qe zoteron ato troje dhe per ate gjallerine feminore te vrare nga ikjet!
Atdhe me fal qe keto festa nuk do te vi! Nuk do kete zhurme dhe qeshje gezimi, Jam i vrare ne shpirt nga bastardet kryeneç! Jam goditur nga mashtruesit e tradhtare! Jam plackit nga hajdut e horra! Jam braktis nga gjak e kumbar! Jam lene ne harrese nga troje e vatan!
Jam i lodhur ,por ne shpirt jam ai femije, ai qe mallin se shuan as me vdekje! Jam ai femije jetim neper rruget e botes fjetur! Ai femije qe borra i mbuloi çatine, akoma shpreson te kthehet e te luaj si femije perseri! Jam ai femije me peshen e viteve ecur ne rrugen e botes tjeter, akoma shpreson te vije e kujtimet ti marr si shalle te ngrohet!
Atdhe kete vit, do te qaje dhimbjen e plageve te mergimit, mallin e pakthyeshem ne gezim! Do te qaje per momentet e nisjeve drejt teje, nete pa gjume deri sa kemba shkilte ne token e embel! Do te qaje se nuk kam kraharror te mbeshtetem kur te vije, ai kraharror u tret ne pritjen time!
Atdhe keto festa vendi im do jete bosh, As gota nuk do rrotullisen, as nuk do te thehen! Urime zemre do ti sjell me eren! Por do te qaje per harresen e nje shpirti te vuajtur, kurre nuk u ankua per veten , por gjithmone per ty Atdhe!
Atdhe do te qaje keto festa per brezat qe u harruan , per ato kohera qe drita dhe muzika ishim ne! Tashme Atdhe ke drita dhe muzik, por ske bije dhe bija te te flasin embel cdo dite!
Keto festa do te qaje une! Mbas festash do te qajsh ti o Atdhe!
Bedri Hoxha – Atdheu si frymë, arti si mision
Bedri Hoxha është një nga ata artistë shqiptarë që emigracioni nuk e ka larguar nga rrënjët, por ia ka thelluar edhe më shumë lidhjen me atdheun. I vendosur prej vitesh në Gjermani, ai mbetet një zë i gjallë i kulturës shqiptare, ku fjala artistike dhe ndjenja atdhetare ecin krah për krah, si dy shtylla të së njëjtës ndërtesë shpirtërore.
Krijimtaria e Bedri Hoxhës shtrihet në poezi dhe novela, ku gjuha shqipe merr frymë me ndjeshmëri, revoltë të brendshme dhe mall. Në vargjet dhe prozën e tij, lexuesi gjen njeriun e mërguar që nuk pajtohet me harresën, por zgjedh kujtesën; nuk zgjedh heshtjen, por fjalën. Ai shkruan për identitetin, për plagët e largësisë, për dinjitetin njerëzor dhe për dashurinë ndaj vendit që mbetet gjithmonë brenda tij.
Përtej letërsisë, Bedriu ka dhënë kontribut edhe në skenë, duke interpretuar role në teatrin e Selanikut. Teatri, për të, nuk është thjesht art interpretimi, por një mënyrë për të komunikuar me publikun, për të sjellë përvoja njerëzore universale dhe për të dëshmuar se arti shqiptar ka zë dhe prani kudo ku ka shqiptarë.
Angazhimi i tij kulturor shtrihet edhe në jetën kolektive të diasporës. Si anëtar i klubit poetik “Dega e Blertë” në Selanik, Bedri Hoxha është pjesë e një hapësire ku fjala shqipe kultivohet, mbrohet dhe zhvillohet. Aty, poezia bëhet urë mes brezash dhe vendeve, një degë e gjelbër që nuk thahet as në mërgim.
Veçse artist, Bedriu është edhe aktivist në emigracion. Ai e sheh rolin e krijuesit jo të shkëputur nga realiteti shoqëror, por të lidhur ngushtë me të. Fjala e tij nuk është vetëm estetike, por edhe qytetare; nuk është vetëm personale, por edhe kolektive.
Tek Bedri Hoxha bashkohen atdhetaria dhe krijimtaria në një trup të vetëm. Ai është shembulli i artistit që nuk e harron prej nga vjen dhe që e shndërron artin në një formë shërbimi ndaj identitetit dhe kujtesës kombëtare. Në një kohë kur emigracioni shpesh shihet si humbje, Bedri Hoxha dëshmon se ai mund të jetë edhe burim force, frymëzimi dhe krijimtarie të pjekur.
Ndërsa “djemkat” e llastuar të Bllokut, pinjollë të nomenklaturës së ricikluar, mbetën në hije. Dhe hijeve nuk u pëlqen drita.
Po si i hodhe komunistët nga froni, o Sali? Po a mendove se kjo falet?
Në Shqipëri froni nuk rrëzohet. Froni ruhet. Riciklohet. Dhe kush guxon ta lëkundë, shpallet armik i sistemit — pavarësisht se çfarë ka bërë për vendin.
Shikoje sot Edin, birin e Kristaqit: vjedh – dhe askush nuk flet.
Dëbon shqiptarët, shpopullon vendin – dhe askush nuk flet. Qindra e qindra milionë euro zhduken bashkë me ministrat pinjollë të Bllokut – dhe prapë askush nuk flet.
Po të ishe edhe ti nga aty, o Sali, do të të falnin gjithçka.
Edhe gabimet. Edhe fajet që nuk i ke bërë. Nuk do ju binin bilbilave kundër futjes së Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave, dhe rrugës së kombit, por do të këndonin për ty, këngë me iso labe .
Por ti na e mbushe Tiranën me veriorë o Sali . Njerëz që dikur donin “vizë” për të kaluar urën e Milotit. Njerëz që nuk ishin pjesë e marrëveshjes së heshtjes.
Dhe pastaj ndodhi tradhtia më e ndyrë e tranzicionit: t’u kthyen kundër edhe ata që i nxorre nga frika.
Pseudo të përndjekur, që kishin vuajtur vetëm në rrëfime televizive.
Ish-spiunë sigurimi, të rekrutuar nëpër qelitë e hetuesisë, që pas ’90-ës u zgjuan demokratë më të zjarrtë se vetë demokracia.
Të gjithë të bashkuar,- “viktimat” me ish xhelatët nga një urrejtje e vetme:
“Maloku” ua prishi sistemin.
Sepse ti bëre një gabim që kjo republikë e kapur nuk ta fal: Ua tregove se pushteti nuk është pronë. Se froni mund të bjerë. Se historia nuk pyet për zonë operative.
Ah sikur të ishe nga jugu o Sali… Do të ishe mit. Por ti u bëre precedent.
Dhe precedentët, në këtë vend, sulmohen. Sepse precedentët u kujtojnë shqiptarëve një të vërtetë të rrezikshme:
Se pushteti nuk është i përjetshëm, Se frika nuk është ligj, dhe se Shqipëria nuk është pronë e një kaste.
(Në këtë shkrim nuk bëhet fjalë për qytetarët e ndershëm të jugut, por për ish-bllokmenët, pinjollët e tyre sot në pushtet, grupet kriminale dhe trafikantët e drogës të lidhur ngushtë duke bashkëqeverisur me narkoshtetin socialist.)
If Only You Were from the South, Sali!
Oppositional Manifesto – Dark Political Satire
If only you were from the south, Sali. From that south where power is not earned but inherited. Where theft is called development, silence is called stability, and depopulation is called a national strategy. Today, you would be untouchable: cleansed, justified, pampered by propaganda, and protected by a judiciary that only sees when it is signaled to see.
But no. You came from Gjakova. And that was your unforgivable sin.
The highlander from Gjakova became a doctor. Then president. Then prime minister. Not by Blloku blood, but by work. Not by inheritance, but by struggle.
Meanwhile, the pampered sons of Blloku, scions of the recycled nomenklatura, remained in the shadows. And shadows do not like light.
How did you overthrow the communists from the throne, Sali? Did you ever think they would forgive that?
In Albania, the throne is not toppled. The throne is preserved. It is recycled. And whoever dares to shake it is declared an enemy of the system — regardless of what they have done for the country.
Look at today’s Edi, the son of Kristaq: he steals — and no one speaks. He expels Albanians, depopulates the country — and no one speaks. Hundreds of millions of euros disappear along with the Blloku offspring ministers — and still, no one speaks.
Why? Because they are “ours.” Because they are from the south. Because they are from the first operational zone.
Theft seems normal. Crime seems like a statistic. The exodus of youth seems like reform.
If only you were from there, Sali, they would forgive you everything. Even mistakes. Even sins you never committed. They would sing to you with iso while the country emptied.
But you filled Tirana with northerners. People who once needed a “visa” to cross the Milot bridge. People who were not part of the pact of silence.
And then came the worst betrayal of the transition: even those you helped out of fear turned against you. Pseudo-persecuted, who had suffered only in televised stories. Former Sigurimi spies, recruited in interrogation cells, who after ’90 woke up as democrats fiercer than democracy itself.
All united by a single hatred: “the highlander” ruined the system for them.
Because you made a mistake that this captured republic cannot forgive: you showed them that power is not a property. That the throne can fall. That history does not care about the operational zone.
If only you were from the south, Sali… You would be a myth. But you became a precedent.
And precedents, in this country, are attacked. Because precedents remind Albanians of a dangerous truth:
That power is not eternal, That fear is not law, And that Albania is not the property of a caste.
(In this text, we are not referring to the honest citizens of the south, but to former Blloku members, criminal groups, and drug traffickers closely collaborating in governance with the Socialist “narco-state.”)
Ibrahim Begeja ishte një nga ata burra që qyteti i ndiente më shumë se sa e njihte secili rrugicë e tij.
Diplomuar në Paris për ekonomi tregëtare, ai kthehet në Tiranë i mbushur me ëndrra dhe shije europiane. Hap dyqanin e tij “OU Louvre” në rrugën Mbretnore, një vend që nuk ishte thjesht treg, por një sallon mode ku shkëlqente eleganca franceze.
Vetë Ibrahim Begeja ishte një nga të rinjtë më të sofistikuar të qytetit; çdo detaj në veshjen dhe sjelljen e tij fliste për rafinament dhe krenari.
Por erdhi diktatura, dhe ajo nuk pyeste për ëndrrat dhe stilin e njerëzve.
Komunistët i grabitën gjithë pasurinë, shkatërruan çdo investim, çdo copëz bukurie dhe moderniteti që ai kishte sjellë në zemër të Tiranës.
Dyqani, simbol i ëndrrave të tij, u mbyll, dhe pasuria e tij u shua para syve të qytetit. Megjithatë, Ibrahim Begeja nuk i përkulej askujt.
Nuk e shiste nderin, nuk i uli kokën diktaturës, dhe nuk lejoi që dinjiteti i tij të thyhej.
Në kujtimet e atyre që e panë çdo ditë, qëndron imazhi i një njeriu që edhe kur humbi gjithçka, mbajti një krenari të paprekur.
Poshtë sheshit, pranë policit që drejtonte trafikun, shfaqej çdo ditë një zotni elegant me flokë të zbardhura, me lekure të zbehtë, kostum të kthjellët dhe këpucë të zeza, duke i kujtuar qytetit se eleganca dhe nderi nuk mund të thyhen.
Ishte Ibrahim Begeja, nga një familje me rrënjë të thella tiranase, që kishte kaluar goditjet e diktaturës, por që nuk pranoi t’i humbte vlerat që e bënë të madh.
Tirana e zotërinjve të pa përkulur nuk është thjesht një kujtim i së shkuarës; është një testament i jetës së vërtetë, që tregon se mund të të marrin gjithçka, pasuri, troje, dyqane, madje edhe liri, por nuk mund të të marrin kurrë nderin, dinjitetin dhe shpirtin e papërkulur. Ibrahim Begeja dhe të tjerë si ai janë prova se qyteti mbijeton jo vetëm në beton dhe rrugë, por në kurajon, në elegancën dhe krenarinë e njerëzve të tij.
Ibrahim Begeja was one of those men the city felt more than it knew; every street and corner seemed to carry a trace of him. Graduated in Paris in commercial economics, he returned to Tirana filled with dreams and European taste. He opened his shop, “OU Louvre,” on Mbretnore Street—a place that was more than a store; it was a fashion salon where French elegance shone. Ibrahim Begeja himself was among the most refined young men in the city; every detail of his attire and behavior spoke of sophistication and pride.
But then came the dictatorship, indifferent to people’s dreams and style. The communists seized all his wealth, destroying every investment, every fragment of beauty and modernity he had brought to the heart of Tirana. His shop, a symbol of his dreams, was closed, and his fortune vanished before the eyes of the city. Yet Ibrahim Begeja did not bow to anyone. He did not sell his honor, did not lower his gaze before the regime, and never let his dignity be broken.
In the memories of those who saw him daily, the image remains of a man who, even when he lost everything, kept his pride intact. Below the square, near the policeman directing traffic, each day appeared an elegant gentleman with graying hair, pale skin, a crisp suit, and polished black shoes, silently reminding the city that elegance and honor cannot be crushed. It was Ibrahim Begeja, from a family with deep Tirana roots, who had endured the blows of dictatorship but refused to surrender the values that made him great.
Tirana of the unbowed gentlemen is not merely a memory of the past; it is a testament to true life, showing that they may take everything—wealth, land, shops, even freedom—but they can never take one’s honor, dignity, and unyielding spirit. Ibrahim Begeja and others like him are proof that a city survives not only in concrete and streets but in the courage, elegance, and pride of its people.
Even today, when the old square has been transformed into a pyramid and the city has changed, the roots of the Begeja family remain, untouched by time and tyranny. No one can uproot them. And this is Tirana that will never die: Tirana of the unbowed gentlemen.
Si pasardhës i Haxhi Zekës, një prej figurave themelore të Rilindjes Kombëtare, Prof. Memia mbart një trashëgimi të rëndë historike, por ai ka zgjedhur ta përjetësojë atë jo vetëm përmes kujtesës, por përmes veprimit. “Imazhi Shqiptar” është dëshmi e kësaj qasjeje: një platformë ku historia, kultura dhe kontributi bashkëkohor bashkohen për të ndërtuar një narrativë dinjitoze të kombit shqiptar.
Një nga kulmet e këtij misioni ishte kremtimi i 30-vjetorit të Imazh Media Shqiptare, shënuar në kuadër të Festivalit XXII, si dhe promovimi i monografisë enciklopedike “Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë”.
Kjo vepër madhore, mbi 600 faqe, përfaqëson një arkiv të gjallë të kujtesës kombëtare, ku janë përfshirë personalitete që gjatë tri dekadave kanë përfaqësuar me dinjitet vlerat shqiptare në botë.
“Imazhi Shqiptar” është më shumë se një festival;
Ai është një mision patriotik që lidh të kaluarën me të ardhmen, duke treguar se kultura dhe historia janë mjete aktive për të ndërtuar një identitet dinjitoz dhe të njohur globalisht.
Ky forum bashkon intelektualë, figura të shquara të politikës, artit dhe kulturës, si dhe kontributorë të kombit dhe paqes, nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.
Përmes tij, vlerat kombëtare promovohen dhe përjetësohen, duke krijuar një hapësirë të gjallë dialogu dhe bashkëpunimi për brezat e ardhshëm.
FESTIVALI I XXII NDËRKOMBËTAR I “IMAZHIT SHQIPTAR”
HAPJA:
Këndohet Hymni Kombëtar
Moderatori Defrim Methasani: Të nderuar pjesmarrës Përshëndetje dhe Faleminderit që jeni këtu bashkë me ne në Festivalin e 22- të, të “Imazhit shqiptar”. Sot, këtu jemi bashkuar në Festivalin e 22-të Ndërkombëtar që organizon Forumi Imazh & Media në kuadër të jubileut 30- vjetorit për të dëshmuar lavdinë e epokave në të cilat ka ndritur kombi ynë, krenarinë dhe guximin me të cilin ka mbijetuar nëpër shekuj dhe krijimtarinë e punën, me të cilat është përfaqësuar dhe ka dhënë një shembull unik herë pas here , Imazhi Shqiptar në Botë. Po, të dashur miq e të ftuar, jemi këtu sot, për të dëshmuar gjithashtu edhe kontributin e madh dhe të pamohueshëm që kanë dhënë jo vetëm personalitetet, intelektualët e figurat e këtij kombi ndër vite, por edhe punën e madhe që ka bërë Forumi Imazh & Media për nxjerrjen në pah dhe vlerësimin e tyre. Kështu ky Forum pas një turneu të gjatë, i cili ka zgjatur me aktivitetin e tij artistik gjatë gjithë këtij viti dhe ka përshkuar qytete si: Vjena, Gjilani, Istogu, Klina, Drenica, Prishtina, Gjakova, Durrësi, Korça, Vlora, Elbasani, Tetova, Ulqini, etj vjen sot në kryeqendrën e gjithë shqiptarëve për të kurorëzuar të gjithë punën e tij.
Pa humbur kohë ftojmë Kryetarin e Forumit Imazh & Media- Imazhi Shqiptar në Botë”, Prof. Dr. Astrit Memia për fjalën përshëndetëse në hapjen e Festivalit 22 Ndërkombëtar ” Imazhi Shqiptar”: ….( 5′)
Duke falenderuar, Profesor Meminë për këtë arritje me vlera unike në oqeanin e letrave shqipe, ftojmë reçencentin e monografisë” Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë”, Leksikon Enciklopedik, Prof. Dr. Vullnet Ameti Rektori që ngriti tempullin e dijes kombëtare, Universitetin e Tetovës në nivelet bashkohore me universitetet e rajonit, Europës e SHBA-së: Fjala për Ju, Profesor e atdhetar i nderuar: (…5′) Moderatori: Dhe tani për të fol mbi risit e librit, si brend bashkëkohor i Imazhit Shqiptar në Botë, dhe sfidat në përkthim, ftojmë Drejtorin e Departamentit të përkthimeve të Forumit Imazh & Media, Prof. Dr. Isa Spahiu: Fjala për ju:(5′) Falenderojmë Profesor, Spahiun.
Tani përshëndet me nji fjalë të shkurtër Drejtori i Shtëpisë Botuese” Fast Print”, Zt. Jurgen Haxhiu: Falenderojmë me mirënjohje, Zt. Haxhiu për këtë botim cilësor e profesional.
Në këtë festival Simpoziumi shkencor mban temën: “Imazhi, Diplomacia, Ruajtja e Identitetit Kombëtar në Mërgatë dhe Ringjallja e Neoshqiptarizmit”. Kumtesat e simpoziumit do botohen, por për sot kemi zgjedh dy tema kryesore;
“Imazhi, Diplomacia, Ruajtja e Identitetit Kombëtar në Mërgatë dhe Ringjallja e Neoshqiptarizmit”, në fokus Shqipëria, temë të cilin do e mbajë Dr. Arian Starova, Ministri i jashtë i RSH-së, në kohë të trazirave 1998 në Qeverinë Kombëtare Teknike, fjala për Ju, Profesor, Starova: (7-10′) Faleminderit Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë! ( Imazhi Shqiptar në Diplomaci)
Dhe tani ftojmë Akademik, Prof. Dr. Jusuf Bajraktarin të mbajë temën:
“Imazhi, Diplomacia, Ruajtja e Identitetit Kombëtar në Mërgatë dhe Ringjallja e Neoshqiptarizmit”(në fokus Dardania, 7-10′)
Moderatori: Duke dashur ta bëjmë atmosferën sa ma të këndshme dhe tërheqëse gjithashtu, tani ju ftojmë të ndjekim: ☆Dokumentarin: ” Imazhi Shqiptar në vite dhe “Lufta e Kosovës në masmedian perëndimore”, reportazhe të transmetuara direkt nga fronti i luftës me bashkëautor, Profesor Meminë, që për herë të parë promovohen në Shqipëri dhe që do qarkoi mbarë trevat shqiptare dhe mërgatë gjatë vitit 2026. (premierë) Ju ftojmë ta ndjekim: …
Pas këtyre imazheve rrënqethëse që tregojnë heroizmin e UÇK-së, gjakun e sakrificën në Luftën heroike legjendare të liri-pavarësisë së Kosovës gjatë viteve 1998-‘ 99, dalëngadalë ne kemi mbërritur në pikën kulmore të Festivalit, e cila është ndarja e çmimeve që çdo vit ndan Forumi Imazh & Media për të gjithë ata që kanë kontribuar me veprën dhe krijimjtarinë e tyre në ngritjen, përhapjen, përmirësimin dhe vlerësimin e Imazhit të kombit dhe kulturës shqiptare. Ftojmë kryetarin e Imazhit Shqiptar në Botë, Prof. Astrit Memia të dorëzojë Çmimet e grupit të parë, Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë me motivacionin Imazhi i Luftarit të Lirisë:
ÇMIMET:
….
vazhdojmë më tej këtë mbrëmje të këndshme me nji pikë kërcimi epik të grupit ” Çamëria”. Shqiptari shkonte e kthehej nga lufta me valle e këngë. Presim me nji duartrokitje, koreografin e talentuar…..
Falenderojmë grupin Çameria Për të vazhduar me një këngë ekskluzive për këtë festival kushtuar gjeniut të letrave shqipe, Homerit e Orfeut shqiptar, At Pater Gjergj Fishta, këndo kreshniku i maleve Agim Picaku…
Sonte e gjithë shqiptaria ka festë ka dasëm, prandaj ikona e këngës popullore dibrane Vera Laçi do na argëtoj si përherë me nji kolazh…
Ju lutem, zonja Laçi qëndroni aty se kemi edhe ne surpriza për Ju: ( Ngjitem persëri në skenë e ua jap çmimet…)
(ÇMIMET Grupi i II “IMAZH & MEDIA”. ….. … ..
Moderatori, Defrimi: Tani pas këtyre momenteve shumë emocionuese, të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, kalojmë tek nji pjesë po aq të kënaqshme, ju ftojmë të ndiqni një pikë artistike, të cilën do të na e sjellë këngëtarja e mirënjohur në mbarë botën shqiptare, Profesore Besiana Mehmedi:
Në vazhdim enkas për ju në festivalin e Imazhit Shqiptar si përherë Skendërbeu i gjallë, Xheval Limani: Falenderojme artistin e madh me famë botërore Xhevat Limanin dhe arrijmë në pikë kulmore shpalljen e ambasadorëve të imazhit shqiptar në botë për vitin 2025 që do shpërndahet edhe Statuja e lirisë” Jam Shqypni”
Pas këtyre momenteve të gëzueshme, FIM shpërndan mirënjohje për bashkëpunim e partneritet e kontribut në Festivalin XXII Ndërkombëtar” Imazhi Shqiptar”.
MIRËNJOHJE: … ….
Moderatori, Defrimi: Duke ju falenderuar që ishit këtu me ne dhe na shoqëruat në këto momente të rëndësishme feste dhe gëzimin, në Festivalin tonë të 22-të kushtuar kësaj radhe 30 vjetorit të Forumit” Imazh & Media”, Ju lëmë takim për vitin e ardhshëm në Festivalin tjetër të ndarjes së çmimeve që jep Forumi Imazh & Media dhe duke ju uruar Gëzuar festat e fundvitit, ju falenderojmë për pjesmarrjen dhe nderimin që na bëtë me praninë tuaj këtu.
Dhe në fund i ftojmë të gjithë fituesit e çmimeve të afrohen për të bërë fotografitë e rastit.
Jeni të ftuar në një kokteil nga Këshilli Integrues Kombëtar i Kosovës Dardane, me Kryetar Idriz Brahimaj. Jeni të lutur sipas dëshirës të shkruani mbresat e impresionet tuaja e reflektime për këtë Festival në Librin e Bardh:
Mirëupafshim vitin e ardhshëm.
Moderator , Maestër i Madh e Drejtor i Departamentit të, kulturës, artit e sportit, në Forumin” Imazh & Media”, Zt. Defrim Met’hasani!
Tiranë, më 13 Dhjetor 2025
Vëllezër e motra, ambasadorë të Imazhit Shqiptar në Botë,
mirë se erdhët në këtë vatër të shenjtë shqiptare, në odeonin e diplomacisë publike e kombëtare, ku fjala ka peshë, ku besa ka ligj, dhe ku marrëveshjet nuk vulosen me letër, por me sy, me zemër dhe me nder — si dikur motit, në logun e burrave. Këtu, para kartave e nënshkrimeve të botës moderne, para Magna Cartës, Kartës së Madhe të lirive në Mesjete, te 15 qershorit 1215, kishte shekuj që kishte lindi e jetonte marrëveshja xhentëlmene e parë e njerëzimit tek hyjnorët e ADN- së së etnogjenezës shqiptare: “Baj BE” — për Besë.
Mirë se erdhët në kryeqendrën dhe Piemontin e Neoshqiptarizmit, në truallin e Imazhit Shqiptar dhe të Identitetit Kombëtar.
Sot hapim nji festival që nuk është vetëm ngjarje kulturore, por akt kujtese, vetëdijeje dhe qëndrese kombëtare. Promovojmë librin “Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë”, leksikon enciklopedik i 200 personaliteteve të elitës mbarëkombëtare shqiptare dhe filoshqiptare; premierën e dokumentarit “Lufta heroike e Kosovës dhe UÇK 1998–1999 në masmedian perëndimore”; dhe konferencën shkencore për ruajtjen e imazhit dhe identitetit kombëtar në mërgatë, si dhe ringjalljen e Neoshqiptarizmit për rikthimin te rrënjët e atdheut.
Ky festival është homazh dhe betim: homazh për dëshmorët e atdheut, për heronjtë e Luftës së Kosovës 1998–1999, dhe për ambasadorët e Imazhit Shqiptar në Botë që sot prehen në përjetësi, e na buzëqeshin nga qielli; betim se vepra e tyre nuk harrohet, se gjaku nuk tjetërsohet, se identiteti nuk negociohet. Lavdi dhe përjetësi jetës e veprës së tyre!
Leksikonin enciklopedik e kemi pagëzuar si “gojë-mjalti elitar i imazhbardhjes kombëtare”, si gur qoshnjak me vlerë numizmatike prej diamanti, që sa ma shumë koha kalon, aq ma fort ndriçon. Këtë vepër të memorjes historike kombëtare ia dhurojmë moderatorit të Shqiptarisë par excellence, drejtorit të Departamentit të Kulturës, Artit, Rinisë dhe Sporteve të Forumit Imazh & Media, Defrim Methasanit, si gur qoshnjak në themelet e rrënjët Imazhit Shqiptar dhe Identitetit Kombëtar.
Rroftë Shqipnia e Bashkueme, etnike, reale e vertet natyrale, në hapësirën e saj jetike të Gadishullit Ilirike, ku na bashkojnë gjuha, gjaku dhe gjeografia; ku buks i thon buk e ujit uj.
Me këtë frymë, me këtë besë dhe me këtë përgjegjësi historike e përkushtim, e shpall të hapur Festivalin XXII Ndërkombëtar “Imazhi Shqiptar”. Lavdi Kombit providencialo- hyjnor Shqiptar! 🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻
Grupi IV( i katërt, falenderimet):
1. Forumi Imazh & Media Çertifikatë Mirënjohjeje
I akordohet Prorektorit, Prof. Dr. Agon Memeti
Motivacioni: “Për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në organizimin e Festivalit XXII Ndërkombëtar ‘Imazhi Shqiptar’, mbajtur në FPU, në Tiranë.”
2. Forumi Imazh & Media Çertifikatë Mirënjohjeje
I akordohet Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Zvicër, me Kryetar Prof. Adnan Imeri.
Motivacioni: “Për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në organizimin e Festivalit XXII Ndërkombëtar ‘Imazhi Shqiptar’, mbajtur në FPU, në Tiranë.”
3. Forumi Imazh & Media Çertifikatë Mirënjohjeje
Këshillit Integrues Kombëtar të Kosovës “Dardane”, me Kryetar veprimtarin atdhetar, Zt. Idriz Brahimaj
Motivacioni: “Për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në organizimin e Festivalit XXII Ndërkombëtar ‘Imazhi Shqiptar’, mbajtur në FPU, në Tiranë.”
4. Forumi Imazh & Media Çertifikatë Mirënjohjeje
I akordohet Shoqatës Bamirëse Humanitare “Mërgimtari”, me kryetar Zt. Agim Antoni
Motivacioni: “Për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në organizimin e Festivalit XXII Ndërkombëtar ‘Imazhi Shqiptar’, mbajtur në FPU, në Tiranë.”
5. Çertifikatë Mirënjohjeje
I akordohet Shoqatës së Miqësisë Shqipëri–Izrael, me Kryetar, Prof. Dr. Petrit Zorba
Motivacioni: “Për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në organizimin e Festivalit XXII Ndërkombëtar ‘Imazhi Shqiptar’, mbajtur në FPU, në Tiranë.”
6. 4. Forumi Imazh & Media Çertifikatë Mirënjohjeje
I akordohet Drejtorit të RTSH-së Kukës, gazetarit Jonuz Hallaci
Motivacioni: “Për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në organizimin e Festivalit XXII Ndërkombëtar ‘Imazhi Shqiptar’, mbajtur në FPU, në Tiranë.” ----0--
Grupi i III( i tretë)
1. Çmimi Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Talat Xhaferi “Imazhi Shqiptar i Politikanit Shtetndërtues”
Motivacioni: Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin institucional, politik dhe ndërkombëtar të shqiptarëve, në MV, si dhe për përfaqësimin me dinjitet të identitetit politik shqiptar në arenën ndërkombëtare".
2. Akademik, Prof. Dr. Arsim Bajrami “Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë” Imazhi Shqiptar në Jurisprudencë
Motivacioni: “Për kontributin e jashtëzakonshëm në hartimin dhe zhvillimin e kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës; për veprimtarinë e tij të shquar akademike në fushën e së drejtës kushtetuese dhe shkencës juridike; si dhe për vlerat e larta kombëtare e ndërkombëtare të përfaqësuara me integritet, profesionalizëm dhe dije.”
3. Çmimi Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar në Studimet Arkeologjike Akademik Adem Bunguri Motivacioni: Për kontributin e vyer dhe unik, mbi tri dekada në arkeologjinë shqiptare, duke ndriçuar rrënjët e identitetit dhe trashëgimisë sonë kombëtare në mbarë Botën.
4. Çmimi Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar në Bashkëjetesën dhe Harmoninë Fetare Sheh Hysen Ali Hormova Motivacioni: Për kontributin në promovimin e imazhit shqiptar përmes bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, duke kultivuar respektin, dialogun dhe mirëkuptimin ndërmjet komuniteteve e besimeve, në shërbim të vlerave njerëzore dhe kombëtare.
5. Çmimi Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar në Studimet Historiografike Akademik Jusuf Bajraktari Motivacioni: Për kontributin unik në dokumentimin shkencor të ngjarjeve dhe figurave kryesore shqiptare, duke forcuar identitetin dhe trashëgiminë kulturore kombëtare në Botë.
6. Çmimi Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar në Diplomaci Dr. Arian Starova Motivacioni: Për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në diplomacinë shqiptare, në forcimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe promovimin e vlerave të identitetit kombëtar në Botë.
7. Çmimi Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar në Biznes dhe Veprimtari Kombëtare” Xhelal Memeti
Motivacioni: Për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të shqiptarëve në mërgatë dhe në Luginën e Preshevës, si dhe për shembullin e nji afaristi që bashkon profesionalizmin, inovacionin dhe përgjegjësinë shoqërore me atdhedashuri dhe mbështetje për komunitetin shqiptar.
8. Çmimi Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar në Shkencë dhe Teknologji. Franko Sara Motivacion: “Për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e inxhinierisë hidrogjeologjike shqiptare dhe në themelimin e strukturave moderne të menaxhimit të ujërave kombëtare, duke qenë shembull i përkushtimit profesional, ndershmërisë intelektuale dhe qëndresës qytetare.
9. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Dr. Mehmet Prishtina
Motivacioni: “Imazhi Shqiptar i Politikanit të Ri Vizionar”. Dr. Mehmet Prishtina, pinjoll i denjë i Heroit Kombëtar dhe ish-Kryeministrit shqiptar Hasan Prishtina, përfaqëson trashëgiminë e ndritur të mendimit kombëtar dhe vizionit europian të shqiptarisë. Si Kryetar i Fondacionit “Hasan Prishtina”, ai ka dhënë kontribut unik në promovimin e vlerave kombëtare, në botimet elitare dhe në lidhjen shpirtërore të Atdheut me mërgatën. Me veprimtarinë e tij intelektuale, politike e humane prej mbi tre dekadash, Dr. Mehmet Prishtina shndrit si model i politikanit të ri vizionar dhe humanistit imazhbardh, që ngre lart figurën dhe dinjitetin shqiptar në botë.
10. Çmimi Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar në Humanizëm Skënder Destanit Motivacioni:
Përkushtimin e tij shumëvjeçar për të ndihmuar bashkëkombësit në vendlindje dhe për të ruajtur ndjenjën e bashkësisë shqiptare në mërgatë. Humanizmi është gjenetik te shqiptarët dhe Skënder Destani është shembulli i gjallë i kësaj trashëgimie shpirtërore, që e bën kombin tonë të dallueshëm për solidaritet, përkushtim dhe nder.
11. Çmimi Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar i Patriotit dhe Atdhetarit Shyqeri Bytyqi Motivacioni:
Për kontributin e vazhdueshëm në shërbim të kombit, për veprimtarinë atdhetare, organizimin e mërgatës dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit ekonomik e kulturor ndërshqiptar, si shembull i patriotizmit modern në mërgatë e diasporë.
12. Çmimi Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar në Biznes dhe Humanizëm Dul Krasniqi Motivacion: “Për modelin shembullor të suksesit në mërgatë dhe për kontributin e pandërprerë humanitar në shërbim të kombit shqiptar, duke qenë Dul Krasniqi simbol i punës me nder, ndihmës me zemër dhe frymëzimit për brezat e rinj kudo që jetojnë shqiptarët.”
13. Çmimi Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar në Gazetari Ervin Baku Motivacioni:
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e gazetarisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit, për përfaqësimin dinjitoz të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare të medias.
14. Çmimi Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar në Sport Kreshnik Çipi
Motivacioni: “Për arritjet e tij të jashtëzakonshme në futboll, si kampion dhe mjeshtër i madh, i cili me talentin dhe përkushtimin e tij ka krenuar shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, duke përfaqësuar dinjitetshëm imazhin shqiptar në arenën ndërkombëtare sportive. ....---0----'
Grupi I ÇMIMET e UÇK-së:
1. Çmimi Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi i Luftëtarit të Lirisë( Post Mortum) Ahmet Krasniqi kolonel Ministër i parë i Luftës dhe Komandant i Shtabit Suprem të FARK
Motivacioni: Për kontributin e jashtëzakonshëm në organizimin dhe drejtimin e strukturave të para mbrojtëse të RK-së për vizionin dhe sakrificën për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
2. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë “Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë” Brigada 138 “Agim Ramadani”
Motivacioni: Për kontributin e veçantë, unik dhe vendimtar, veçanërisht në betejat e Kosharës, të dhënë gjatë Luftës së Kosovës (1998–1999), duke u bërë simbol i qëndresës, heroizmit dhe triumfit të idealit për liri.
3. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë “Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë"( Post Mortum) Kolonel Agim Ramadani Komandant
Motivacioni: Për kontributin e jashtëzakonshëm si komandant, për heroizmin, udhëheqjen strategjike dhe sakrificën e tij të lartë gjatë Luftës së Kosovës (1998–1999), në mbrojtje të lirisë dhe identitetit kombëtar.
4. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë “Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë”( Post Mortum) Gjeneral Sali Çekaj
Motivacioni: Në vlerësim të kontributit të veçantë, trimërisë dhe udhëheqjes së tij si komandant gjatë Luftës së Kosovës (1998–1999), duke dhënë shembull të lartë atdhetarie, sakrifice dhe përkushtimi në shërbim të lirisë së popullit shqiptar.
5. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë
Rrustem Berisha
Motivacioni: Për kontributin e tij të veçantë si strateg i Betejës së Koshares dhe komandant fitimtar gjatë Luftës së Kosovës (1998–1999), duke treguar trimëri, guxim dhe përkushtim të lartë atdhetar.
6. Çmimi “Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë”
Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë.
Nënkolonel Skënder Hasangjekaj
Motivacioni: Për heroizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij në luftën e Kosovës 1998- 99, stërvitje dhe komandim, duke u shndërruar në nji simbol të denjë të trimërisë e guximit.
7. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë
Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë Sabahate Tolaj( Sebi) oficere e policisë( Post Mortum)
Motivacioni: Për kontributin e dhënë në Luftën e Kosovës (1998–1999), për Liri dhe Pavarësi. Ftojmë vëllain e dëshmores, Zt. Miftar Tolaj nga Deçani për të tërheq çmimin...
8. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë Adem Dahri Kolonel( Post Mortum)
Motivacioni: Për kontributin e dhënë në Luftën e Kosovës (1998–1999), për Liri dhe Pavarësi. Ftojmë familjarin e tij Zt..... të tërheq çmimin...
9. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë Afrim Beka( Puço)Kolonel( Post Mortum)
Motivacioni: Për kontributin e dhënë në Luftën e Kosovës (1998–1999), për Liri dhe Pavarësi. Ftojmë për të tërheq çmimin përfaqësuesin e dëshorit...
10. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë Isuf Haklaj Kom. I policisë( Post Mortum)
Motivacioni: Për kontributin e dhënë në Luftën e Kosovës (1998–1999), për Liri dhe Pavarësi. Ftojmë familjarin e dëshmorit për të tërheq çmimin....
11. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë Milazim Maraj
Motivacioni: Për kontributin e dhënë në Luftën e Kosovës (1998–1999), për Liri dhe Pavarësi.
12. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë Afrim Sylejmani, Mjek
Motivacioni: Për kontributin e dhënë në Luftën e Kosovës (1998–1999), për Liri dhe Pavarësi.
13.Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë Nënkolonel Feriz Treshnjeva
Motivacioni: Për kontributin e dhënë me përkushtim e trimëri të rrallë në Luftën e Kosovës 1998–1999, për Liri dhe Pavarësi.
14. Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë Nënkolonel Ragip Sadiku
Motivacioni: Për kontributin e dhënë në Luftën e Kosovës (1998–1999), për Liri dhe Pavarësi.
“Mikpritje e ngrohtë”—shkruan ti. Por mikpritja e Jasharëve nuk është thjesht ngrohtësi shtëpie; është ngrohtësia e zemrës që ka dhënë gjithçka për Atdheun. E zemrës që ende rreh për liri, për dinjitet, për flamur. Dhurata që ke marrë, simbolikë e heroizmit të tyre, nuk është një send: është amanet, është kujtesë, është histori.
Familja Jashari nuk është vetëm histori e Kosovës; është histori e kombit.
Janë shembulli i guximit që nuk njeh frikë, i dashurisë për tokën që nuk bën kompromis, i qëndresës që frymëzon brez pas brezi.
Prandaj themi me plot zë: kush bie për Atdhe, nuk ka dekë — ka le! Sepse gjaku i tyre çliron, frymëzon, ringjall.
Ajo që ai la pas nuk është thjesht një inventar prej qindra fjalësh popullore. Është diçka më e thellë: një bindje se gjuha e popullit përbën shtresën më të pastër të identitetit. Dhe askush nuk e mblodhi atë me aq kujdes dhe përulësi sa ai.
Fjala si strehë dhe si mision
Në vitet kur Genc Leka mblidhte fjalë fshatrash, rrëfime të vjetra, toponime të ardhura nga thellësitë e shekujve, Shqipëria zyrtare përpiqej ta shkruante veten ndryshe nga ajo që ishte.
Në sfondin e një realiteti të ashpër, Leka ndiqte një rrugë të qetë: udhëtonte, dëgjonte, shënonte. Në librin e tij të vogël të terrenit, fjalët hyrnin me durim, njëra pas tjetrës, si të kërkonin strehë.
Ai nuk ishte studiues me tituj akademikë, por punonte si i tillë. Nuk ishte poet i botuar gjerësisht, por jetonte me poezinë si me një frymë të brendshme.
Nuk ishte njeri me pushtet, por kishte një autoritet moral që sot, pas kaq dekadash, na detyron të ulemi e të dëgjojmë.
Një jetë e prerë mes fjalës dhe heshtjes
Kur Genc Leka u pushkatua natën e korrikut 1977, bashkë me Vilson Blloshmin, u pushkatua edhe iluzioni se dija dhe kultura mbronin nga arbitrariteti.
Vdekja e tyre kaloi pa parullat e zakonshme të propagandës; ishte një zhurmë e mbytur, një lajm që njerëzit e pëshpëritën si të ishte diçka e ndaluar ta shprehje me zë.
Por ajo natë nuk arriti ta shuante atë që Genci kishte mbledhur: fjalët nuk pushkatohen. Ato mbijetojnë, si dëshmi e njeriut, si provë se një jetë e shkurtër mund të ketë më shumë peshë se një jetë e gjatë.
Trashëgimia që flet ndryshe sot
Vepra e Genc Lekës, e mbledhur pas vdekjes së tij, nuk është një fjalor i thjeshtë.
Është gjeografia shpirtërore e një treve, e një populli, e një kujtese që rrezikonte të humbiste. Secila fjalë që ai solli në kartotekat e instituteve ka një histori: është zë i një plaku, këngë e një dasme, mallkim i një nëne, batutë e një bariu.
Ai solli gjuhën që nuk shkruhet askund, por që mbahet mend – gjuhën e njerëzve.
Genci si shenjë: njeriu që e mbrojti gjuhën me jetën
Në fund, Genc Leka nuk është vetëm figurë e një kohe represioni.
Ai është edhe shenjë e një morali të lartë profesional e njerëzor: të punosh me përkushtim edhe kur askush nuk të sheh, të mbledhësh fjalë edhe kur askush nuk pyet për to, të duash gjuhën edhe kur jeta jote varet prej heshtjes.
Sot, kur e lexojmë, na duket sikur po shfletojmë jo vetëm një vëllim fjalësh, por një jetë të ringritur prej tyre.
Ai na mëson se, në fund, gjuhët nuk njihen vetëm në tryezat shkencore, por edhe në duart e njerëzve të thjeshtë që ua dedikojnë jetën.
Dhe kjo është arsyeja pse Genc Leka, ndonëse ra si viktimë e një kohe të gabuar, mbeti si dëshmor i një gjuhë të drejtë.
Genc Leka: The Word That Survived After the Voice Was Silenced
In the history of Albanian culture, there are figures whose significance is not measured by the length of their lives, but by the depth of the traces they leave behind. Among these quiet and painful presences stands Genc Leka — the young teacher, the unrecognized linguist, the discreet poet, a man who served the Albanian language with a devotion that asked for nothing in return. He belongs to that rare group of people for whom language is not a tool, but a moral compass — a way to remain loyal to one’s nation even in the harshest of times.
What he left behind was not merely a collection of dialectal words. It was something more enduring: a conviction that the spoken language of the people carries the clearest imprint of identity. And few gathered that language with the same humility and care as he did.
⸻
Language as refuge and mission
During the years when Genc Leka traveled from village to village, collecting forgotten expressions, ancient place-names, and words shaped by centuries of oral tradition, official Albania was trying to rewrite itself in a different image. Against this rigid and often oppressive atmosphere, Leka followed a quieter path: he listened, recorded, observed. In his small field notebooks, words entered one after another as if seeking shelter.
He was not a scholar with academic titles, yet he worked like one. He was not widely published as a poet, yet he lived with poetry as with an inner breath. He held no power, but possessed a moral authority that today — decades later — still compels us to pause and pay attention.
⸻
A life cut between the word and silence
When Genc Leka was executed on a July night in 1977, together with his friend Vilson Blloshmi, the illusion that knowledge or culture could protect the innocent collapsed. Their deaths were not accompanied by loud propaganda or orchestrated public “unmaskings.” Instead, news of that night spread as a hushed rumor, a whisper of something too unjust to say aloud.
Yet that night failed to destroy what Genc had gathered: words cannot be executed. They survive as testimony — proof that even a short life can weigh more than a long one.
⸻
A legacy that speaks differently today
The posthumously published work of Genc Leka is more than a simple lexical inventory. It is a spiritual geography — a map of voices, memories, and meanings that might have vanished had he not written them down. Every word he collected carries a story: the voice of an elder, a wedding song, a mother’s curse, a shepherd’s joke. He documented the language that is rarely written but always remembered: the language of ordinary people.
In another time, he might have become a respected researcher, a scholar presenting at conferences and publishing academic studies. But history often chooses people not for what they might accomplish, but for what they come to symbolize.
⸻
Genc as a symbol: the man who protected language with his life
Ultimately, Genc Leka is not only a victim of a repressive era. He is also a symbol of professional and moral integrity — of working diligently when no one is watching, of collecting words when few cared, of loving a language even when one’s life depended on silence.
Today, reading his work feels like opening not just a book of words, but a life reconstructed from them. He teaches us that languages are not preserved only in academic halls, but also — and perhaps more profoundly — in the quiet hands of people who dedicate their lives to them.
And this is why Genc Leka, though taken by the injustices of his time, remains a martyr of a language that deserved to be spoken freely.
Një idil i këputur në mes
Ka histori që nuk mbyllen kurrë. Ka plagë që nuk shërohen, edhe kur koha duket se i ka mbuluar me pluhurin e harresës. Ka njerëz që nuk jetojnë më, por mbeten si dritë e brishtë mes errësirës sonë. E tillë është historia e Genc Lekës, poetit të pushkatuar, dhe e djalit të tij Petrikës, mikut tim të ndjerë, që mbajti mbi supe barrën e një tragjedie që nuk ishte vetëm e familjes së tij, por e një kombi të plagosur.
Ndërsa Vilson Blloshmi kishte një familje të madhe ku dhimbja mund të shpërndahej si rrufeja nëpër degë, Genci ishte bir i vetëm, një zë i vetëm, një pemë e vetmuar që iu pre jeta në lulëzim. Ai la pas një nënë të thyer dhe dy fëmijë të vegjël që u rritën mes vuajtjesh, provokimeve, ndalimeve, fyerjeve të heshtura dhe syve që i gjykonin pa mëshirë.
Ata mbartën mbi shpinë emrin e babait të pushkatuar si një gur të rëndë, një plagë që nuk iu dha të zbutet.
Petrika mbante këtë plagë brenda si një zjarr të heshtur. Dikur punoi në polici, me ndershmëri, por sa herë e vishte uniformën, dridhej nga kujtimet,-arrestimi, torturimi, dhe pushkatimi i babait, gjyshja që dridhej çdo herë kur e thërrisnin në polici, fëmijëria e tij e frikësuar dhe kërcënimet e të plotfuqishmit të zonës.
Çdo uniformë ishte një kujtesë e gjallë e së kaluarës, një kontrast i hidhur mes detyrës për të shërbyer me ndershmëri dhe plagëve të pa mbyllura po së të kaluarës.
Me Tikën (Petrika Lekën)
Petrika Leka, ishte një idil i këputur në mes, një si poezia e ndaluar e të atit, si jeta e poetëve të pushkatuar, si ëndrrat që iu prenë pa mëshirë. Por në atë këputje fshihej një fisnikëri e madhe: qëndresa e heshtur e atyre që nuk dorëzohen, dashuria për jetën dhe besimi se e vërteta, edhe pse vonon, do të vijë.
Historia e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit nuk është vetëm histori dënimesh, është histori dashurie për poezinë, për lirinë, për jetën që iu mohua. Ata nuk u dorëzuan kur iu morën zërat dhe jetën.
Por ironia më e hidhur është se disa nga ata që dje u “persekutuan”, sot mburren, sulmojnë jo narkoshtetin, por “pa e ditur” i vënë stërkëmbëza demokracisë së brishtë. Pa e kuptuar se kështu po i bëjnë fresk narkoshtetit, hijes së vjetër të diktaturës së kaluarës që i përgjoj, arrestoj, përpunoj, tmerroj dhe i shtypi brutalisht .
Kush ka provuar terrin nuk duhet të ushqejë errësirë. Rëndësi ka ringritja, jo mbyllja e syve përpara xhelatëve, jo vazhdimësia e sharjeve që ende na ndajnë.
Tani që Petrika nuk është më, dhimbja e tij bëhet thirrje: Mos harroni. Kujtoni. Falni por mos lejoni që e kaluara të përsëritet. Liria nuk jepet si dhuratë, as dinjiteti nuk merret falas. Ata që ikën mbeten në kujtesë, por të vërtetat që mbartin nuk vdesin. Ato jetojnë përtej nesh, duke kërkuar dritën që do të mbajë gjallë shpresën, drejtësinë dhe nderin e brezave të ardhshëm.
Me Tikën dhe Fidelin (Fidel Krekën)
Një idil i këputur në mes nuk është vetëm një jetë e prishur; është paralajmërim, është thirrje dhe është dëshmi se vetëm kujtesa e pastër dhe guximi mund të mbajnë gjallë atë liri që dikur u mohua dhe që sot duhet të ruhet me çdo çmim.
Në orët më të errëta që njohu Kosova në fundin e shekullit XX, kur makineria e dhunës synonte jo vetëm trupin e popullit tonë, por edhe zemrën e tij, u krye një akt barbar që shënoi thelbin e tragjedisë së kombit: marrja peng e Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Në atë kohë kur liria e Kosovës endet si një fije drite mbi pianurën e flakëve, disa bij e bija të këtij kombi, gazetarë të guximshëm e luftëtarë të përkushtuar, u bënë zëri i të vërtetës.
Astrit Memia dhe Caroline Sinz, depërtuan mes krismave, tymit e pluhurit të betejës, duke sjellë para botës fytyrën e luftës sonë çlirimtare, ashtu të zhveshur, të vërtetë dhe të dhimbshme.
Mes atij zëri, që tingëllonte si thirrja e një shteti në lindje, ishte edhe deklarimi im, si oficer i Republikës:
UÇK-ja e njihte Ibrahim Rugovën si Komandant Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.
Ky ishte akti ynë shtetformues.
Ishte vula që ia vendosëm historisë.
RRËMBIMI: KUR SHTETI U GODIT NË TRUP
Presidenti Rugova, i cili mishëronte vullnetin politik të Republikës dhe personalizonte idealin e pavarësisë së saj, u mbajt nën arrest shtëpiak e më pas u mor dhunshëm dhe u dërgua peng në Beograd për një takim të inskenuar me Slobodan Millosheviqin.
Ky ishte një akt i rëndë jo vetëm kundër Rugovës si individ, por kundër Institucionit të Presidentit të Kosovës, kundër vetë personalitetit juridik të Republikës.
Në atë moment kritik, siç e dëshmon historia, brenda bazës sonë u mblodhën personalitete që i qëndronin besnikë legjitimitetit shtetëror.
Midis tyre i dërguar direkt nga Sali Berisha ishte edhe ish ministri Jemin Gjana, i cili solli mesazhin e qartë se Tirana zyrtare – me Sali Berishën në krye – mbronte integritetin dhe dinjitetin e Presidentit të Kosovës kundër valës së propagandës që kërkonte ta poshtëronte dhe ta zhdukte politikisht.
Ky ishte solidariteti i parë institucional shqiptar në mbrojtje të simbolit të shtetit të Kosovës.
FJALA QË U BË AKT SHTETI
Në Bicaj të Kuksit, në prani të intelektualëve shqiptarë të dëbuar nga dhuna serbe, dhashë deklaratën që u bë akt shtetëror:
Presidenti i Republikës së Kosovës ishte marrë peng.
Nuk ishte i lirë.
Nuk vepronte me vullnetin e tij.
Ajo fjalë u bë dritë në errësirën e asaj kohe.
U bë akt zyrtar i qëndresës së Kosovës.
U bë thirrja që delegjitimoi agresorin dhe i ktheu dinjitetin institucioneve tona.
KOHA SI NOTAR I SHTETIT: VËRTETIMI HISTORIK
Sot, pas më shumë se dy dekadash, faktet dhe dokumentet e reja po vulosin atë që unë deklarova në pranverën e vitit 1998:
Ibrahim Rugova u dërgua në Beograd me forcë.
Ai ishte peng i regjimit të Millosheviqit.
Dhe ai nuk e tradhtoi shtetin e tij.
Të gjitha trillimet, manipulimet dhe shpifjet e hedhura më vonë nuk i shërbenin as popullit, as shtetit, as historisë. Ato ishin vetëm hije të rënda që s’ia dolën të errësonin simbolet tona kombëtare.
Presidenti Rugova nuk u thye.
Nuk u përkul.
Nuk u nënshtrua.
Ai ishte – dhe mbetet – figura shtetërore më e qëndrueshme, më civilizuese dhe më dinjitoze e historisë moderne të shqiptarëve.