Kategori
Uncategorized

🟥 Edi Rama, fasada dhe harrimi i KosovĂ«s

Nga: [#Al in Sweden]

Një lider mes ngjyrave dhe harresës kombëtare

Në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-shqiptare, pak figura politike kanë shkaktuar më shumë përçarje dhe dyshime se Edi Rama. Dikur i paraqitur si “artist i politikës” dhe “vizionar modern”, sot ai shihet nga shumë shqiptarë si njeriu që, me veprimet e tij, ka ndihmuar më shumë Beogradin sesa Prishtinën.

Në kohën kur Kosova përpiqet të konsolidojë shtetësinë e saj, Rama del si “mësuesi moral” i saj – ai që qorton, që imponon, dhe që përmend “detyra europiane” sa herë që Beogradi e vë në presion Kosovën. Por prapa këtij imazhi qëndron një politikë e ndërtuar me kujdes, e mbështetur mbi fasadë dhe lojëra të rrezikshme diplomatike.

“Vëllazëria” me Vuçiçin dhe goditjet ndaj Kosovës

Nëse Edi Rama do ta donte me të vërtetë Kosovën, nuk do ta quante “vëlla” Aleksandar Vuçiçin – njeriun që mohon gjenocidin serb dhe që ende e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë.

Nuk do të ishte ai që i vuri i pari sanksione Kosovës pas kërkesës së BE-së, duke e bërë Shqipërinë të dukej sikur po ndëshkonte kombin e vet. Dhe nuk do të ishte ai që rrëzoi rezolutën kundër Serbisë në Kuvend, në një kohë kur Serbia ende refuzon të kërkojë falje për krimet e luftës.

Në biografinë e Ramës nuk gjendet asnjë reagim publik gjatë vitit 1999, kur Kosova digjej dhe populli shqiptar përjetonte genocidin serb. As një shkrim, as një fjalë, as një qëndrim. Një heshtje që flet më shumë se çdo deklaratë e sotme për “bashkim kombëtar”.

Koncerti i Bregoviçit dhe simbolika e kujtesës së shtrembër

Si kryetar i Tiranës, Rama organizoi koncertin e Goran Bregoviçit – artistit që elektrizoi publikun me këngën “Kalashnikov”, një simbol i luftës që serbët bënin kundër shqiptarëve.

Ndërsa Kosova digjej, Tirana festonte me tingujt e armikut.

Ironia është e rëndë, por domethënëse: për Ramën, pamja e jashtme ka rëndësi më shumë se ndjeshmëria e brendshme.

Njësoj si atëherë, edhe sot ai mbulon realitetin me ngjyra. Flet për “paqen”, ndërsa përkëdhel dorën që mbajti pushkën kundër shqiptarëve. Predikon “Ballkan të Hapur”, ndërsa nënvlerëson pavarësinë e Kosovës.

Haradinaj: “Rama ishte pjesë e planit për ndarjen e Kosovës”

Akuzat ndaj Ramës nuk vijnë vetëm nga opinioni publik. Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në disa dalje publike ka deklaruar se Edi Rama ka qenë pjesë e skenarëve për ndarjen e Kosovës gjatë bisedimeve me Aleksandar Vuçiçin dhe Hashim Thaçin, nën drejtimin e përfaqësueses së BE-së, Federica Mogherini.

“Ka dyshime të bazuara që Rama, Vuçiç dhe Thaçi kanë diskutuar për ndarjen ose shkëmbimin e territoreve të Kosovës. Ai jo vetëm që e ideoi këtë ide, por edhe loboi për të,” – deklaroi Haradinaj më 2019.

Kurti kundrejt Ramës – dy botë politike

Fasadat nuk mbulojnë dot të vërtetën

Edi Rama është mjeshtër i fasadës – i ngjyrave që “zbukurojnë” muret, por nuk mbulojnë tradhëtinë, pabesinë, dhe rrëmujën e brendshme.

Ashtu siç zhgarravit zyrën e tij, apo Tiranën për të fshehur kaosin urban, sot Rama po përpiqet të zhgarravitë historinë e vet politike, duke harruar se kur Kosova digjej, ai krihej.

Por historia nuk harron.

Dhe asnjë fasadë, sado e ndritshme, nuk mund ta mbulojë të vërtetën e ftohtë:

Edi Rama nuk ishte dhe nuk është në anën e Kosovës.

🟥 Edi Rama, the Facade and the Forgetting of Kosovo

By: [Al in Sweden]

⸻

A Leader Between Colors and National Amnesia

In the history of Albanian–Albanian relations, few political figures have caused as much division and suspicion as Edi Rama. Once portrayed as an “artist of politics” and a “modern visionary,” today he is seen by many Albanians as a man whose actions have often served Belgrade more than Pristina.

At a time when Kosovo is still striving to consolidate its statehood, Rama often positions himself as its “moral teacher” — the one who lectures, imposes, and speaks of “European obligations” whenever Belgrade pressures Kosovo. Yet behind this image lies a carefully constructed policy, one built on façade and dangerous diplomatic games.

⸻

The “Brotherhood” with Vučić and the Blows Against Kosovo

If Edi Rama truly loved Kosovo, he would not call Aleksandar Vučić — the man who denies the Serbian genocide and still claims Kosovo as part of Serbia — his “brother.”
He would not have been the first to impose sanctions on Kosovo at the request of the EU, making Albania appear as if it were punishing its own kin.
Nor would he have blocked a parliamentary resolution condemning Serbia — a country that has never apologized for its war crimes.

In Rama’s biography, there is no public reaction from 1999 — the year Kosovo burned and Albanians endured genocide. Not a word, not a line, not a stance. A silence louder than any of his current declarations about “national unity.”

⸻

The Bregović Concert and the Symbolism of Twisted Memory

As mayor of Tirana, Rama organized the concert of Goran Bregović — the Serbian musician who energized crowds with the song “Kalashnikov”, a tune that for many Albanians symbolized the war waged against them.
While Kosovo was burning, Tirana was celebrating to the rhythm of the enemy’s music.

The irony is painful but telling: for Rama, outward appearance has always mattered more than inner sensitivity.
Just like then, today he paints over reality with bright colors. He speaks of “peace,” while shaking the hand that once held the gun against Albanians. He preaches about an “Open Balkans,” while undermining Kosovo’s independence.

⸻

Haradinaj: “Rama Was Part of the Plan to Divide Kosovo”

Criticism of Rama does not come only from the public. Former Prime Minister of Kosovo Ramush Haradinaj has repeatedly stated that Edi Rama was part of the plans to divide Kosovo, during talks involving Aleksandar Vučić and Hashim Thaçi, under the supervision of the EU’s Federica Mogherini.

“There are well-founded suspicions that Rama, Vučić and Thaçi discussed the partition or exchange of Kosovo’s territories.
He not only conceived this idea but also lobbied for it,” – Haradinaj declared in 2019.

Rama denied these accusations and sued Haradinaj for defamation, but the fierce public debate that followed revealed a deep-seated distrust among Albanians regarding Rama’s role in matters touching Kosovo’s sovereignty.

⸻

Kurti vs. Rama – Two Political Worlds

At the core of this conflict lies a clear contrast: Albin Kurti represents the idealism and sacrifice of generations who gave everything for freedom, while Edi Rama embodies the politics of image, façade, and compromise.
Kurti raises his voice against Vučić; Rama shakes his hand.
Kurti defends sovereignty; Rama speaks of “regional cooperation.”
Kurti is the voice of a nation that refuses to forget; Rama is the voice of a politics eager to decorate amnesia.

⸻

Conclusion: No Façade Can Cover the Truth

Edi Rama is a master of façade — of colors that decorate the walls but hide the disorder within.
Just as he painted over Tirana’s chaos to make it appear vibrant, today he tries to repaint his own political past, forgetting that when Kosovo burned, he remained silent.

But history does not forget.
And no façade, no matter how bright, can ever conceal the cold truth:
Edi Rama was not — and is not — on Kosovo’s side.

Lini një koment