Kategori
Uncategorized

🇬🇷Panagiotis Spyrou Kardiokirurgi i famshëm grek, mjeku i zemrave ❤tona!

✍🏽Anila Rezhda ; 🇬🇷Panagiotis Spyrou Kardiokirurgi i famshëm grek, mjeku i zemrave ❤tona!

Hyra në klinikë dhe trokita në derën e Tij, dera u hap dhe kur u ngrit në këmbë pashë një burrë madhështor, fisnik por dhe aq i thjeshtë.
Kisha vajtur me mik për një rënie të theksuar peshe që pata në atë kohë dhe nuk ma gjente kush përse.
Mënyra e shikimit ishte e një prindi tënd, aq ngjashmëri kishin.
Sapo i thashë që jam nga Tirana, Shqipëria, Ai plot entuziazëm më përmendi emrat e disa mjekëve të shquar shqiptarë dhe foli me aq konsideratë për Ta, por unë fiksova atë të kardiokirgut tonë dhe mikut tim familjar të dashur z. Ali Alushani, të cilin ai e quajti koleg të denjë dhe mikun e Tij të mirë.
Isha studente, shumë e re dhe shqetësimi për shëndetin ishte llogjik.

Është thjesht një lëmsh i mbledhur në grykë nga vështirësitë e kaluara. Harroji të gjitha se bëre gjithë këtë hap gjigand, ndrrove shtet, shijoje përzgjedhjen tënde. Larg ilaçeve dhe afër natyrës, duaje veten dhe ushqimin. Nuk më the se si e vlerëson situatën e zëmrës miku im i shkëlqyer Ali, pasi nga dobësia që ke ajo merr pak oksigjen. I’u përgjigja se: “xhaxhi Aliu thotë se zëmra ime është e dashuruar ndaj rreh kaq shpesh”.

Qeshëm të dy me shpirt.😍
“Epo meqë diagnoza e z. Alushani është kjo fillo të hash nga dashuria për vehten dhe mos harro se këtu me ke sa herë të duash”.

Mendova se nuk do e takoja më por, fama e Tij në mbarë Evropën arriti edhe në Shqipëri.

Shumë pacientë nga Shqipëria filluan ta kërkojnë dhe të operohen nga duart e tij. Jo pak prej tyre u lidhën me mua për intervistë me mjekun në gjuhën shqipe.

Edhe mjekët tanë nuk nguruan fare të promovonin vlerat e Tij të rralla ndaj u propozonin pacientëve një vizitë tek kardiokirurgu i shquar grek në Selanik.


Pra nga duart e Tij të arta kanë kaluar edhe shumë shtetas tanë që sot zemra e tyre rreh më fiziologjikisht se kurrë.

Panagiotis Spyrou lindi në vitin 1936 në një fshat jashtë Follorinës. Studjoi mjekësi në Selanik dhe u nis për studime pasuniversitare në SHBA ku mësoi gjithçka rreth kirurgjisë torakale, për t’u rikthyer në vitin 1983, në moshën 47 vjeç dhe për t’u bërë një nga personalitetet më të shquara në qytet.
Një gjë që dihet pak për kirurgun e madh kardiak ishte dashuria e tij për detin dhe lundrimin.
Shumë e njihnin me nofkën “Kapiten Panagiotis”, por pak e dinin se dy vjet para se të kthehej në Greqi, Ai kishte tentuar me sukses të kalonte Atlantikun.

I njohur skajshëm brenda dhe jashtë shtetit të Tij, Panagiotis Spyrou do presë me dashuri dhe ngrohtësi shumë e shumë pacientë, me nivele të ndyshme ekonomike të cilët Ai me madhështinë e Tij i trajtoi njëjtazi me të kamurit, pa asnjë dallim fare dhe jo rrallë por shpesh, ka bërë operacione falas, ose hiqte nga shpenzimet e pacientit ndaj klinikës përfitimin e Tij si mjek.


Ëndrra e një të sëmuri me zemër në Greqi ishte të merrte të paktën një opinion nga mjeku i famshëm kardiokirurg.

Por jeta ka planet e saj për ne sado mirë, bukur e saktë që t'i sillemi, ka diçka të shkruar që na e jep si stërprovë të dhimbshme.

Pas tre vjetësh e ritakoj të më shohë dhe u gëzua aq shumë që unë tashmë kisha vënë kile, haja normal duke ndjekur edhe këshillat e Tij të arta.
Dëgjuam zëmrën dhe …në shikimin e Tij pashë një dëshpërim skajshëm të thellë: "vajzat, eeeh sa duhen vajzat…thuaj mamit dhe babait tënd të mos shqetësohet më…do qeshësh për shumë vite akoma"

"Mami im iku përgjithmonë e mërzitur nga situata ime…"🥲

Ai kollos njeri ngriu, ngriu sepse edhe Ai vetë po vuante shpirtërisht shumë për vajzën e tij të shtrenjtë, të vyer, të çmuar.

Më përqafoi ngrohtë, gulçoi dhe nuk e pashë më Kurrë!
Vajza e Tij, Sofia vetëvritet në vitin 2006.😪

Vdekja e vajzës së tij 26-vjeçare, Sofias, e shtyu atë vitet e fundit drejt absurditetit të fatit dhe e largoi nga mjekësia dhe jeta.


Ai pësoi një seri goditjesh në tru dhe qëndroi i shtruar në spital për një kohë të gjatë në një klinikë private në Selanik.
Ndrron jetë në vitit 2012 në moshën 76 vjeç.
Vdiq mjeku i shquar që e kishte lidhur emrin me transplantet në Greqi.


Selaniku humbi mjekun duarartë, humbi Mjekun e Zemrës së Tij.

Dalja e fundit publike e Panagiotis Spyros ka qënë në Tetor të vitit 2008 kur miqtë e tij organizuan një aktivitet për të nderuar pionierin e kirurgjisë kardiake në Greqi.

Këto fjalë demonstrojnë etosin e njeriut, një “legjendë” e shkencës greke, i cili shumë herë u përplas me sistemin e vendosur shëndetësor duke zbuluar shumë mangësi të tij. Qindra pacientë që u shpëtuan nga duart e tij të mrekullueshme, miqtë e tij dhe Selaniku i tij i dashur nuk do e harrojnë kurrë!


Në ditën e përcjelljes së Tij për në banesën e fundit, gjithë qyteti i Selaniku ishte atje prezent.

Dua të dëgjoj vetëm për jetën e njerëzve të mirë në këtë botë…

Lini një koment