Kategori
Uncategorized

✨🎂DitĂ«lindja e njĂ« MĂ«sueseje – Enkelejda Veliu âś¨đźŽ‚

Ditëlindja e një Mësueseje – Enkelejda Veliu

Sa vjeç jam unë sot?

Ndoshta mosha ime nuk shënohet në fletë kalendari, por në shikimet e nxënësve që më shohin si dritë, në buzëqeshjet që çelin kur kuptojnë një enigmë, në heshtjen e ëmbël kur një problem matematikor gjen zgjidhjen e tij.

Unë jam në moshën ku vitet nuk maten më me shifra, por me kapituj të jetës, me dëshira që marrin formë, me ëndrra që bëhen shpresë.

Jam në moshën ku dashuria për fëmijët është më e madhe se çdo lodhje, sepse çdo orë mësimi është një dhuratë që mbetet tek ata përjetë.

Sa vjeç jam unë?

Nuk ka rëndësi të numëroj vitet.

Unë i numëroj nxënësit që kalojnë nëpër duart e mia, ëndrrat që i kam parë të rriten, shpresat që i kam mbjellë në mendjet e tyre si fara të dijes.

Nëse jam njëzet, dyzet apo gjashtëdhjetë… ç’rëndësi ka?

Unë jam në moshën kur frika s’ka më vend, kur guximi është mësuesi im më i mirë.

Në këtë moshë, bëj atë që dua dhe ndiej – ndaj dije, ngre ura, ndez dritë në sytë e atyre që më besojnë.

Sa vjeç jam unë?

Kujt i intereson!

Unë jam në moshën e pafundme të dijes, në moshën e bukurisë që lind sa herë një mendje hapet drejt botës.

Lini një koment