
Shfaqen si magjistarë, shpëtimtarë, liderë të rinj… por në të vërtetë janë të njëjtët që dje heshtën, që u fshehën, që bënë pazare dhe shitën kauzën.
Sot gjejnë kurajo vetëm duke sulmuar doktorin, duke ia hedhur fajin atij për çdo pengesë, madje edhe për pazotësinë e tyre.
E njëjta këngë i njëjti turp që dëgjohet prej vitesh: “fajin e ka Saliu”.
Tashmë kjo frazë nuk është vetëm alibi e qeverisë, por edhe e atyre që duan të duken “revolucionarë” brenda PD-së.
Ata që për vite të tëra janë fshehur nën hijen e Doktorit, duke jetuar me emrin e tij, ndërsa pazotësinë e tyre e mbuluan me shpatullat e tij.
Sot, këta janë po ata që i fryjnë zjarrit nën zë, duke bërë sikur kërkojnë “ndryshim”, por në të vërtetë vetëm fshihen pas të njëjtit justifikim….Më të rrezikshmit s’janë ata që sulmojnë me statuse , por ata që struken nën hijen e Doktorit… dhe ia shesin pazotësinë si “besnikëri”.
E vërteta është kjo: Doktori nuk ua ka zënë rrugën, por ju ka mbajtur ne kurriz
Ju ia keni zënë rrugën vetes, me dështimet, me vegjetimet, me pazaret, me heshtjen tuaj.
Dhe sot kërkoni të justifikoheni me të njëjtin refren të lodhur.Hajde, pyesim demokratët: kush ua ka zënë vërtet rrugën?
Dilni para demokratëve e mateni veten sa vleni..nese keni këllqe!
Jo me artefice statuore , por me votë!!
Boll baltë e vrer.. ulni “armët” prej kartoni e hajde mblidhemi të analizojmë veten, duke filluar secili nga vetja
Ja kemi borxh nje përgjigje e një zgjidhje demokratëve e gjithë shqiptarëve që na votuan.
@highlight
✍🏽 Eda Grimci