Kategori
Uncategorized

Berisha; Një debat në FB, nga ish figura të shtresës së të persekutuarve politikë

Osman Kaceli /

I shumë dashtun miku im mo i vjetër e mo i shtrejtë, B.K.!
Shumë i dashtun mik A.Q.!
Pa’ ma të voglin diskutim respektoj qëndrimet e mendimit e juaja. Por qëllimi i këtij postimi asht t’ju baj të njohun qëndrimin tim:

Të dashun miq, me keqardhje po ju deklaroj se nuk ka pikë rondsie për ju mendimi im. Kurse me sinqeritetin tim mo të modh, po ju deklaroj se un respektoj qëndrimin, apo ndoshta edhe mendimin tuej të lirë.

E këte ko sepse ma rekomandon edhe miku jonë Adriatik.

Por sidoqoftë, me që kam të dhona të sakta për qëndrimin e Prof.Dr. Salì Berishës ndaj shtresës së të përndjekunve politikë, konstatoj se gjithshka që politikanët e post vitit 1990 kanë bo për né, asht në raportin 9 me 1 në favorin e tyre.

Njikohsisht vej në dukje se, me rastin e 74 vjetorit të Masakrës së ashtuquejtun e “Bombës në Legatën Sovjetike”, me 26 shkurt 2025,, personalisht Ai, (Berisha) shpalosi programin e Aleancës për Shqipninë Madhështore, për rivlersimin e të drejtave tona, duke demasku publikisht, Ligjin famkeq nr. 9831 të datës 12 nandor 2007 të Ilir Rusmailit, dhe Ligjin e turpshëm nr 94 datë 24 korrik 2014, të Erion Veliajt.

Praktikisht ishin këto artikuj kryesor që u ndryshuen:

Gjergj Marena /

Sali Berisha,Pjeter Arbnori aprovuen ne Kuvendin e Shqipnis ne Shtator te Vitit 1996 Ligjin Anti Genocid. Se cka permbante ai ligj Kundra spiunve, me poste dhe pa poste e din Mir Mehdi Bushati&CO që iken nga Shqipnia turr e vrap.

Edhe ligji 7501 nuk asht i qeverisë Meksi,ai asht i qeverisë se maparshme Socialiste.
Ai ligj qoj ne Revolucionin kuq te 1997,dhe aspak ceshtja e piramidave.
Jo Pak te ish persukutuem moren asete te ish uzinave e fabrikave falas,apo me letra me vlerê dhe i shiten per Pes Lek.


A mund te bahej ma shumë,patjeter që po,por u ba ma shumë se sa cdo qeveri Nano,Metà,Rama.
Hotel Vollga ne Tiranë e moren Kater ish te perndjekun dhe e shiten per 1 milione dollarë,PSE nuk thon se Ju a dha Qeveria e Berishes?

Osman Kaceli

Gjergj Marena Ju falenderoj përzemërsisht i dashun mik. Shumica e të përndjekunve janë të painformuem në rastin mo të mirë, osè nuk duen të informohen në rastin mo të keq!

Gjergj Marena /

Osmon Kaceli Ceshtje e ndergjegjes se tyne,nuk kam qellim as me i informue,e as me me ju dhan mend.

Un shkruej fakte te pa kontestueshme,aspak me ba polemikë me kerkend,burgun e internimin e Kan vuejt ata,te qohen e ti djegun mrenda qeveritë per mue.


T’uroj shndet Mik i dashtun.
Un per vedi kam privatizue shtëpin ne kohen e qeverisë Meksi,vitin 1993,tue pague vetem 10 000 lekë te reja. Me nji Bylbyl i kam mbledh ndêr vllazen e shokë ato pare.Sot ajo shtepi kushton mbi 60.000 euro.

Osman Kaceli

Gjergj Marena …. ndërsa gati 100% e jona, jemi ende tek avazi “Sala e ka fajin”!….
Turp e faqja e zezë për pjesën tonë dërmuese që vërejmë qimen tek gabimet e qeverisë së Prof.Dr. Salì Berishës, e nuk vërejmë traun tek fajet e qeverisë së Rilindjes Komuniste!

Gjergj Marena

Osmon Kaceli po pra ; Harrojn se sa fëmijë te tyne moren bursa falas per studimet edhe jasht Shqipnis.
Sala e Ka fajin edhe per Uren e Zogut që po ju a mbyll Rama, harrojn Zogistat se Bustin e Ahmet Zogut e vendosi Sali Berisha.

Kurrnji prej tyne nuk e luen kamben me dal para Kryeministrisë😂😂😂

Ambrogio Guarneri

Gjergj Marena pershendetje. Po un e shum si une qe bona mbi 25 vjet internim e tortura, car mora?? Dite te mbare Gjegj!

Gjergj Marena

Ambrogio Guarneri
Shkrimi Jem Ka te bajn me ata që rruen sa deshten,dhe pshtyejn mbi ate që ju dha Berisha.
E dyta ti je Ken idealist dhe je i till,nuk e Ke Ke konceptue antikomunizmin si denim personal,por si nji e keqe e gjithë shqiptarve.

Pse paret te kthejn vuejtjet tueja e te Nanës tande,Jo. Ti nuk pyete,ja dole ne Itali ma se Mirit me djersen e ballit.


Edhe mue më detyruen dy vjet rrepart puna me hap toka te reja ne Lukove, Shen Vasile, Piqeras,dhe tunele ne Fushë Krujë. Askush nuk me dha nji cent per punen e bame,PSE cka kisha ndryshim nga te tjeret që vrasin ku Jan paret e punes ne kanale?
Bogi,te perqafoj.

Ambrogio Guarneri

Gjergj Marena nuk e kisha me ty Gjergj, po desha me thon se padrejtesia e komunismi nuk ka fund, te perqafoj e yanti saluti zonjes.

Asllan Leo Togu

Kisha vetem nje pyetje i nderuar z.Osman.Cfare mendon per Salen qe i doni ne mbrojtje Erjonkurves?!

Perikli Papastathi

Asllan Leon Togu Nuk I doli Erionit ne mbrojtje, I doli ligjit ,drejtesise :

– 1) Askush nuk burgoset ,pa u gjykuar !

– 2 ) Sali Berisha ka qene akuzuesi I pare dhe me konseguent ndaj Erion mafioziit ,por ai dhe 2.milion shqiptare e dine mire, qe Erioni dhe askush tjeter qeveritar, apo pushtetar nuk mund te vinin ,as ne hale, pa lejen e Rames.

Ndaj ai ka denoncuar me fakte, qe ka qene firma e Rames e para , pastaj e Erionit.

– 3) Ai ,dhe jo vetem ai kane kerkuar qe gjyqi te behej per inceneratoret, 5D e pastaj ,per bishtat dhe breket e Arjoles .Keto ka kerkuar ai… Kjo eshte mbrojtja e Berishes per Erjon Ramet, rrenuesit e Tiranes dhe shqiperise !

Mirton Mataj

Faleminderit për përmendjen e njeriut tonë të ndjerit Sandër Sokoli.

Koço Strejo

Dakord, por ligjin e 2007-s, që e ka projektuar ministria e Rusmajlit (e qeverisë Berisha), kur kaloi në qeveri si projekt- ligj dhe në parlamentin me shumicë demokrate si ligj, nuk mund ta quajmë më ligji “Rusmajli”! …
Detyrimisht merr emrin ligji “Berisha”.
Të mos e shkarkojmë Berishën nga përgjegjësitë që ka e i takojnë qeverisjes së tij!
Në 13 vjet qeverisje, pushteti i PSSH duhej të kishte mbaruar punë me dëmshpërblimin e ish- të përndjekurve politikë patjetër!

https://www.facebook.com/share/p/18wUaLLYFa/?mibextid=wwXIfr

Lini një koment