Kategori
Uncategorized

Bijtë e atdheut janë ata që nuk mburren për atë çka i dhanë atij .

Sot ne ” Diten e Veteranit “, dy fjale per ty te shtrenjtin tim !

Shkruan Muharrem Meko

Te vetmet pasuri që më la Ati im i shtrenjtë, per të cilin ndjehem krenar si pasardhesi i tij , jane nje”Deshmi ” e dy medalje; – ”

Deshmia si pjestar i forcave partizane “, “Medalja e Trimerise ” dhe ” Medalja e Çlirimit ” !

I ruaj si gjera te vyera, sepse ne to gjej kontributin e tij si atdhetar e patriot ,i rreshtuar se bashku me mijra e mijra bashkëmoshatarë të tij ,ne anen e duhur te historise !


  • 18 vjeçar i rreshtuar në ” Komandën e Vendit “, më pas në Br lV S, pas çlirimit ne Divizionin e Mbrojtjes ku edhe qe plagosur në Sarandë…e më tej në forcat e Policisë së shtetit deri në 1954, ne Sevaster te Vlores !
  • Pikerisht ne kete vit , nis saga e mohimit te gjithe atij kontributi te nje djali idealist , biri i nje ish Luftetari te çetes se Patriotit Sali Butka .
  • Fillimisht perjashtohet nga partia, me alibine se “… ne dokumentat e pranimit ne PK , nuk kishte refyer se paskish qene 2 jave me Ballin…” (!)
  • Lirohet nga Policia e kthehet ne fshat , ku perballet me një tjetër “mase ndëshkuese” prej pushtetit per te cilin kishte luftuar ;- shpalljen Kulak të familjes Meko !
  • Pas rreth 3 vjetesh me ” damken “e kulakllekut mbi shpine , nderhyrja e Hysni Kapos, Komandant i Br se V S, i cili kishte ngrënë bukë gjatë luftës në atë shtëpi , kishte qene vendimtare !

Vonë, kur erdha nderment e mia , jo pa dhimbje, shpesh e pyesja se perse kjo sjellje ndaj tij ; nga Partia e tij…(??? !!! ) …por ai thjesht pasi bente nje pauze , mbushej me fryme e me pergjigjej qete, qete ; – ” hasete ” e cinizma te vogla fshati, te keqen babaj…!
… por qe ne te vertete, ato “cikerima fshati”, nje jete te terë e kishin dermuar shpirterisht! !

Dhe ashtu i deshperuar, edhe pse asnjehere nuk e demonstronte, vazhdonte me keshillat e Tij , qe s’i haroj kurre ;- ty s kane c te duhen keto , biri i Babajt ; ti vazhdo t’i duash e respektosh te gjithe, sikur s ka ndodhur asgje !

Aty nga viti 1993, nga Komiteti i Veteraneve te Kolonjes i kishte ardhur nje njoftim , ku e vinin ne dijeni se duhet te shkonte ne Tirane , prane Ministrise se Mbrojtjes, sepse ;

” …i ishin njohur te gjitha kontributet e tij gjate Luftes Nc- Çl , si dhe te gjitha te drejtat qe buronin nga njohja edhe si Veteran i saj ” !

Fluturonte nga gezimi, …edhe pse nje jete te tere, i mohuar !!

Bindjet e tij i mori me vete për të mos i tradhëtuar kurrë , nderkohe qe nje dite teksa bisedonim te dy si dy shoke te mire, me tha;- dikur edhe une si gjithe njerzit, do te iki nga kjo bote, por me shpirtin plote – sepse ti nuk shkele mbi bindjet e Babait tend !

Mirenjohje i shtrenjti yne !

Lini një koment