
Kur Rama punëson opozitarët, ai në fakt nuk po i bashkon shqiptarët, por po blen çfarë ka mbetur nga një opozitë e degraduar!
1️⃣ Rama nuk lë institucion pa kapur, dhe kjo listë është dëshmia se ka kaluar nga kapja e drejtësisë, ekonomisë dhe mediave… tek kapja e individëve.
Çdo njeri ka një çmim në këtë treg, për sa kohë s’ka vlerë që s’blihet dhe parti që s’ndëshkon.
2️⃣ A e bleu Rama Lulzim Bashën?
Po. E kapi nga koka.
Prandaj s’ka asnjë habi që sot po blehen edhe gjymtyrët.
Modeli u testua dhe funksionoi – si gjithçka që korruptohet nga lart-poshtë.
3️⃣ Në këtë mes, nuk mungojnë as emrat me integritet dhe profesionistë që, në mungesë alternative, zgjedhin të mos mbesin peng të një partie pa dinjitet.
Në këtë vend, moralin ta ha buka. Kur je 12 vite në opozitë me njerëz që rrinë për selfie, jo për fitore, të përzë vetë heshtja.
4️⃣ Kjo nuk ndodh për faj të Edi Ramës.
Ai po bën atë që di: po shet pushtet dhe po blen përfaqësues.
Faji është i një partie që nuk ka më autoritet, nuk ka moral, dhe nuk ka lider.
Sepse kjo ndodh kur ti vendos dhe voton një kukull si Lulzim Basha.
Kur i shkel dinjitozët dhe ngrit “klanin e kulisave”, atëherë njerëzit largohen… ose shiten.
5️⃣ Dhe më e dhimbshmja?
✍🏽 Albert Zadrima /