Teqeja e Sarandës dhe Baba Sadiku një oaz qetësie, besimi dhe shprese.
Shkruan Bislim Ahmetaj /
Saranda prej dekadash për mua dhe familjen time është shndërruar në një atraksion të pashmangshëm vakancash, siç edhe vizita në Teqenë “Reshat Dede Baba” të këtij qyteti. (Kjo teqe mban emrin e të ndritshmit Reshat Bardhi, që i dha dritë dhe ndriçim besimit bektashi pas viteve të ’90-a)
Një burrë i qetë, i shtruar, i qeshur, në pamjen e të cilit fshihet misticiteti i besimit, dashuria për fenë dhe atdheun, që në besimin bektashi nuk ka një kufi ndarës, por edhe butësia dhe ëmbëlsia e një njeriu të zakonshëm.
Kësaj radhe qetësia mistike që e rrethon gjithmonë teqenë e Sarandës ishte prishur, kishte punime ndërtimi në çdo cep të kompleksit. Po rinovohej rrethimi dhe disa pjesë brenda saj. Zhurmat dhe pluhurin e punimeve e mbuloi dhe i zhduku si me magji biseda me babain e teqesë.
Ju prezantova shkurt, si besimtar tradicional dhe poet.
E komplimetova për pozicionin unik dhe cilësinë e jashtëzakonshme të punimeve në çdo detaj.
-Druaj që përceç besimit të thellë dhe durimit, duhet edhe shumë dashuri për të mbaruar punë të mira, me standarte dhe cilësi të lartë që ti sheh syri kudo në këtë vend të shenjtë.
Teqeja e Sarandës aq sa të jep imazhin e një objekti të lashtë, po ashtu të duket sikur sapo është përfunduar. Gjithçka është në vendin e vet, gjithçka shkelqen, shndrit, të mbush me besim dhe shpresë.
Gjithçka është në vendin e vet, gjithçka shkelqen, shndrit, të mbush me besim dhe shpresë.
-Çdo gjë që të sheh syri në të gjithë kompleksin e teqesë tonë është ndërtuar me të ardhurat që vinë nga dhuratat e besimtarëve,
ndaj unë përpiqem që ta shperblej në mënyrën më të mirë të mundshme djersën dhe sakrificën e tyre.- ju përgjigj butësisht arsyetimit tim Babai i Teqesë.
Kur e nisëm aq kishim, aq mundëm, por mi vriste sytë ai mur rrethues me blloqe betoni, tani po e riparojmë këtë handikap të kohës. Kemi një projekt të ri edhe për rrugën e re, me ndihmën e Zotit do ta përfundojmë shpejt.- më shpjegonte me shumë përkushtim Baba Sadiku.
Ndërsa unë nisa ti flas për Dervish Luzhën dhe Rexhep Belin, dy baballar të besimit bektashi në Malësinë e Gjakovës që sfiduan diktaturën komuniste në kulmin e egërsisë së saj.
Dy shënjtorët e malsisë Gjakovës (Tropojë) Dervish Luzha, Rexhep Beli
Ai po më thoshte që tropojanët në shumicë janë të besimit bektashi edhe për shkak të këtyre baballarëve.
Ndërsa një meso burrë ulur në poltronat luksoz dhe të rehatshëm të kubesë priste që ta takonte Baba Sadikun, unë u shkëputa prej tij me shumë konsideratë dhe respekt drejt në skrivanie që shërben për të lënë shënime përshtypjesh, që besimtarët dhe vizitorët lënë pas shërbesave rituale dhe vizitave…