Above all, this Albania has a bloodthirsty man who speaks like a god, who paints like a devil, who commands like a beast with a flaming mouth.
He does not govern. He eats souls! He sits on the fear of the hallelujah like a raven on a corpse and feeds on the pain of his people … Every human silence gives him life. Every hand that does not rise, gives him strength. Every bowing of the head is happiness for him …
A nation lying on the ground, stripped of everything human.
A country that has lost its sense of shame and pain.
A country that breathes only its own poison.
A hell that we have allowed with our silence!
“A.F (Arben Fejzolli) 🇦🇱 Selanik🇬🇷
Ferri ...
Shqipëria nuk është më vend i shqiponjave .
Ajo është një trup i shtrirë në mes të Europës, mes mbijetesës dhe vdekjes ! 12 vjet Rilindje, nuk sollën qeverisje , sollën një kalbëzim kolektiv. Një shtet që nuk funksionon më si organizëm, por si bishë në përçartje.
Në këtë vend nuk digjesh më me flakë. Digjesh ngadalë, pa bërtitur, pa tym. Një ferr pa zjarr, pa britma, por me shpirtra që thahen në pritje, në heshtje, në varfëri ekstreme!.
Rilindja e Ramës , solli një qelbëzim të ngadaltë të kombit . Aq sa , njerëzit ecin në rrugë si hije, me sytë bosh, barkun bosh, zemrën bosh, shpirt në arrati !.
Qytetet janë kthyer në morgje të hapura me erë varri , sepse jeta njerëzore ka humbur !
Institucionet janë kazerma të krimbura, ku burokratët janë vetëm larva që ushqehen me shpirtin e popullit.
Në këto vite, ky vend , është kthyer në një kazan ku zien mish njeriu .
Ëndrrat e rinisë digjen pa filluar mirë , në krematoriumin rindas. Vlera e njeriut është zero .
Ndërsa pushteti ha si derri në banketin e Djallit dhe pi me etjen e Luciferit, me gota kristali gjak e djersë , pa ndalim , pa mëshirë...
Mbi të gjitha kjo Shqipëri , ka një gjakatar që flet si perëndi, që pikturon djaj, që komandon si bishë me gojë të flakëruar.
Ai nuk qeveris. Ai ha shpirtra !
Rri mbi frikën e hallexhiut si një korb mbi kufomë dhe ushqehet me dhimbjen e popullit të vet ...
Çdo heshtje njerëzore i jep jetë. Çdo dorë që nuk ngrihet, i jep fuqi. Çdo ulje koke është lumturi për të ...
Ky është ferri ,pa zjarr ! Ka lagështi, myk, tmerr të heshtur .
Ka përdhunim të shpirtit në emër të normalitetit. Në emër të rilindjes. Në emër të dreqit.
Kjo është Shqipëria sot ... Një komb i shtrirë përdhe, i zhveshur nga çdo gjë njerëzore. Një vend që ka humbur ndjesinë e turpit dhe dhimbjes. Një vend që frymon veç helmin e vet. Një ferr që e kemi lejuar me heshtjen tonë !