Kategori
Uncategorized

Vendimi për Berishën “non grata” është hequr nga faqja e DASH .

Sipas Papës një veprim i tillë mund të tregojë se diçka po luhet. Lidhur me çështjen McGonigal, Papa vë në dukje se në SHBA s’mund të dënohesh për një krim dy herë, por rasti mund të hapet për spiunazh. Sipas tij nëse ndryshon pushteti në Shqipëri, dhe ndryshon ministri i Drejtësisë, do jetë më e lehtë për marrjen e dosjes McGonigal nga SHBA. 

“Teknikisht SPAK-u ka të drejtë të kërkojë dosjen në gjykatë në SHBA. SPAK mund ta ketë hapur dosjen sepse McGonigal dëmin më të madh ekonomik e ka bërë në Shqipëri, flitet për miliona dollar nga Veliaj, biznesmenë pranë Ramës. Por në Amerikë s’mund të dënohesh dy herë për të njëjtin krim, vetëm nëse nisin hetimet për spiunazh.

Berisha ka të drejtë ta ngrejë si çështje, por janë shqiptarët që do vendosin padiskutim. Teknikisht drejtësia shqiptare ka të drejtë të kërkojë dosjen në gjykatë, dosja është 8 mijë faqe, janë 8 përgjime të Ramës. Në Amerikë mund të hapet dosja vetëm me dosjen ruse. S’po realizohet ende urdhri ekzekutiv i Trump. S’është e lehtë.

Problemi më i madh i FBI-së është te njësia e Kundër-inteligjencës ku ishte McGonigal. FBI ka një kulturë që kushdo që të vijë drejtor s’e kontrollon dot. Është bërë një deal ku ai do bëjë 5-8 vjet burg, pra u mbyll. Te lista e armiqve të Turmp pas Soros, McGonigal është me emër. Nëse ndryshon pushteti, nëse ka një ministër drejtësie nga krahu tjetër, do kërkohet dosja. Nëse Rama rri në pushtet një nga të këqijat e tjera është edhe mbyllja e dosjes së korrupsionit".

I pyetur a ka komunikim opozita shqiptare me administratën amerikane, Papa tha:

Lini një koment