Kategori
Uncategorized

E prezantojnë si përfaqsues të minoritetit grek në Dropull, por nuk ka asnjë lidhje me atë minoritet.

✍🏽 Telnis Skuqi, Oslo –

Pirro Dhima hyn në garën për deputet jo si një figurë me histori politike apo kontribut publik, por si një benjamin politik i kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Një emër i shpikur, një kandidaturë e servirur, jo nga elektorati, por nga tavolina e atyre që duan të mbajnë kontrollin mbi qytetin.

A duhet të pranojnë gjirokastritët që Kuvendi të përdoret si trampolinë për pazaret e ardhshme lokale?

A është kjo përfaqësim i vërtetë apo thjesht një tjetër shembull i politikës së kulluar klienteliste?

Më ironikja?

Përfaqësuesja politike, Mirela Kumbaro, që e prezantoi kandidaturën e Dhimës, mezi po e përmbante entuziazmin për të thënë se Gjirokastra dhe Dropulli është “djepi i biznesmenit”.

Një përpjekje qesharake për t’i dhënë një identitet politik dikujt që nuk ka asnjë lidhje me Dropullin.

Lini një koment