Kategori
Uncategorized

I poshtri jeton me poshtërsira dhe mbijeton deri në vetshkatrrim me urrejtje. Rama i tillë është, padyshim.

Për Ramën e turmën e tij, jo për Metën…

Pak, janë gjërat që mund të shkatërrojnë një popull më shumë se zakoni për të urryer. Kjo sepse, urrejtja është deformim i rëndë shpirtnor. Jo vetëm njerëzit me njëri-tjetrin, por edhe sistemet, edhe kombet madje, të ushqyer apo ngritur mbi urrejtjen nuk përparojnë, vetpengohen.

Ne jemi një shoqëri e ngarkuar me urrejtje.

Na e kanë ushqyer pushtuesit, e më pas fatkeqsisht na është kthyer në mënyrë jetese.

Urrejmë vëllain që ka, të pasurin, të diturin, të suksesshmin, konkurentin, rivalin, kundërshtarin politik.

Nga ana tjetër i lëpihemi të fortit, që dallon vetëm për se nuk le gjë pa bërë në shpinë të tokës, i servilisemi horrit, gangsterit, trafikantit.

Por kulmin e urrejtjes e shfaqim në politikë. Ky është një problem shumë i madh psikosocial i shoqërisë tonë, sidomos në të majtën shqiptare. Duket në unitet, por në fakt qëndron e bashkuar për inatë të kundërshtarit, jo nga respekti për njëri-tjetrin.

Komunizmi, lufta e klasave, e cila, si është zhvilluar në Shqipëri, ka qënë një genocid shtetror që ka lënë gjurmë të thella në marrdhënjet njerzore.

Më sëpari ka shkatrruar strukturën mentale të shoqërisë, mënyrën e të menduarit e të vepruarit dhe të qëndrimit ndaj moralit shoqëror.

Është kultivuar kaq shumë urrejtja sa ka prodhuar e prodhon në çdo veprimtari ligësi shpirtnore me shumicë.

E patë si shpërthej urrejtja në rastin e arrestimit të z. Ilir Meta?

Jo. Ka lidhje me sëmundjen e tmerrshme të urrejtjes dhe shpirtligësisë për kundërshtarin, armikun politik.

Të gjitha akuzat ndaj Ilir Metës janë bërë që në 2011 kur u organizua protesta e dhunëshme. Por, pavarësisht nga urrejtja ndaj të korruptuarit Ilir Meta sipas tyre, Edi Rama me 1 Prill 2013 bëri marrveshje me të, dhe siguroi pushtetin.

Lini një koment