
Lideri demokrat Sali Berisha, ish Presidenti i Republikës.
Ngjarjet e fundit janë prova apo dëshmia më e re e instalimit në Shqipëri, të një regjimi të bazuar në krimin drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve, për të cilin nuk ekzistojnë Kushtetutë, ligje të drejta njerëzore, por vetëm interesa, dufe urrejtje të njeriut që mban të gjitha pushtetet në duart e tij sot.
Këto ngjarje janë një rikthim në ditët më të zeza të diktaturës, kur ia ati i Edi Ramës, Kristaq Rama, një skulptor xhelat, ish-zëdhënësi i Nexhmie Hoxhës, firmoste varjen publike të kundërshtarit politik, poetit disident, Havzi Nela.
Edhe dje Edi Rama urdhëroi rrëmbimin publik në mes të rrugës, keqtrajtimin goditjen, e njeriut që ka mbajtur gjatë 32 viteve postet më të larta që ka ky shtet dhe e gjitha kjo për urrejtjen e papërmbajtur të Edi Ramës, i cili pasi dështoi me çdo metodë tjetër të asgjësonte politikisht atë dhe PL, urdhëroi aktin e pashembullt në historinë as edhe të diktaturave ideologjike, por ‘mobokracitë’ apo ‘diktatura e bandave’ është diktaturë që nuk ka ligje nuk ka rregulla nuk ka Kushtetutë, ka vetëm interesa dhe ndjenja të narko-diktatorit.
Në këtë kontekst shpresoj dhe uroj të jetë një kushtrim për mbarë shqiptarët për tu përballur sa më shpejtë dhe sa më fuqishëm me këtë regjim.
