
Edi Rama, Oltën e mban në parlament.
Natyrisht është aksioner në investimin stratetegjik të burrit të saj dhe asaj.
Dhe për këtë na bind duke arrestuar Goron se ka regjistruar pronat e saj.
Tani për shkak të qëndrimeve të tij ç’njerëzore, antikushtetuese, antieuropiane ngre një valë të pafavorshme për emigrantët tanë.
Edhe njëherë ju theksoj, çështja Beleri është para së gjithash çështje e shqiptarëve, sepse këtu nuk respektohen parimet universale të të drejtave të njeriut.
Sepse këtu respektohet prezumimi i pafajësisë.
Sepse këtu respektohet manipulimi i fakteve, sepse këtu dënohet vetëm e vetëm për të mbuluar krimet monstruoze dhe mafioze, që Edi Rama dhe klani i tij ka kryer në tokat e himariotëve, duke shitur brigjet e detit.
Berisha ;
Çdo ditë është një apel për të përmbysur këtë regjim dhe ecur drejt zgjedhjeve të lira me qeveri teknike
Dhe se përmbysja e këtij regjimi vjen duke ecur drejt zgjedhjeve të lira me qeveri teknike.
Asnjë shqiptar nuk duhet të pranojë të mashtrohet.
Me Edi Ramën nuk zgjedhje.
Me Edi Ramën ka vjedhje të votës.
Me Edi Ramën nuk ka rotacion.
Me Edi Ramën ka bllokim dhe shkelmin të vullnetit tuaj, ndaj ju ftoj sonte kudo që jeni, të bashkohemi në betejë, në mosbindje civile, për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.
Edhe një herë ju falënderoj nga zemra për qëndresën tuaj të pamposhtur dhe ju garantoj se Rruga e Shpresës është rruga e fitores, rruga e ngadhënjimit, rruga e të ardhmes.