Kategori
Uncategorized

Veturat e pushtetarëve të 2024-s, e ambulancat të 1989-s.

Çobenët dikur mbajnin në sup një trastë të vogël me kripë, herë pas here ata merrnin nga pak kripë nga trasta dhe mbanin në dorë.

Delet ishin mësuar, sapo e shohin dorën e çobanit që del nga trasta (torba) e ndjekin nga pas në turr vrap, shtyjnë dhe shtypin njëra tjetrën në përpjekje për të lëpirë në mos pak kripë, gishtat e pa larë të çobanit .

Veturat e pushtetarëve të 2024-s, e ambulancat të 1989-s ‼️

Vërtet a keni përgjegjësi !

A nuk ju vjen pak turp kur ju të dhjamosur, kostumosur e parfumosur, me veturat e modeleve të fundit (të blera me lekët e qytetarëve) shkëmbeheni nëpër rrugët e qytetit me kamjonët e plerave që ju rrjedh ai …lëngu …me erën e qelbur të mbeturinave rrugëve ?

Skeni faj !

Përderi sa delet nuk ju hedhin në kazanët e plerave, por ju blegërijnë nga pas për të lëpirë pak kripë nga duar tuaja të ndyta të dhjamosura nga korrupsioni, mirë ja u bëni .

– Shtypini –

Vini në punë armatën e re të patronazhistëve, merrjauni votën (me nje thes miell, presion, a politikisht) dhe shtypini që të mos e ngrejnë më kokën kurrë .

Lini një koment