
Sjellja e Ed Ramës sot ndaj gazetares Ambrozia Meta nuk është as e para dhe me siguri as e fundit.
I kryekorruptuari i shtetit shqiptar ka një zinxhir të gjatë historish me shkelje ligjore, administrative, morale dhe etike;këto datojnë që në rininë e tij …
Si Ministër i Kulturës, Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe Kryeministër – se për ata që se dinë apo nuk e pranojnë e s’u bën përshtypje, shefi i tyre i blinduar është njeriu që ka më shumë kohë në pushtet se kushdo tjetër në këto 34 vite “demokraci”.
Ky njeri ka instaluar diktaturën në vend dhe këtë fakt nuk e luan topi.
Rrugëtimi i këtij individi ka injektuar, pa dyshim, në trurin dhe karakterin e shqiptarëve edhe Sindromën e Stokolmit.
Mënyra se si ai sillet me gazetarët, me vartësit, me gjithë shoqërinë, është kthyer tanime në mënyrë të punuari dhe jetuari, në një vend ku modeler më të mira janë leku i shpejtë, prepotenca urdhëruese dhe frika.
Shqipëria po shpopullohet dhe po pushtohet nga interesat e ngushta të kryetarit të madh pasuar nga kryetarët e vegjël.

I përfshirë vetë , drejtpërsëdrejti, në afera korruptive edhe me funksionarë të lartë përtej oqeanit, dhe prapë nuk mban asnjë përgjegjësi, por vazhdon bën ç’të dojë duke qeverisur vendin drejt ferrave por që me propagandë të gjithanshme e bën të duket me xixa e lule.
Këtë gjë ia lejojnë shqiptarët, askush tjetër!
Një rrjetë e stërmadhe merimangash drejton vendin ku ai që flet të vërtetën, ai që ngre zërin, ai që përpiqet të denoncojë dhe çjerrë maskën e hajdutëve, injorantëve dhe imoralëve, cënohet çdo ditë, i cënohet profesioni, dinjiteti dhe personaliteti – i kërcënohet buka e gojës ndërsa ushtarët thjesht lagen e lahen sa në llum aq edhe shampanjë.

Sjellja agresive dhe arrogante ndaj Ambrozias sot është ndaj çdo gazetari në shqipëri, turp për çdo gazetar që do zgjedhë të heshtë.

Vladimir Putin i fitoi përsëri zgjedhjet presidenciale në Rusi!
✍🏽 nga Haris Vongli /