Nga Agim Nesho Ambasador /

Kjo gjendje e rëndë që vjen nga mosfunksionimi i demokracisë dhe shtetit të së drejtës, të goditjes dhe përpjekjeve për të shkatërruar Opozitën, të arrestimit pa akuzë të liderit të Opozitës, të fuqizimit të interesave të krimit të organizuar për të kontrolluar shtetin, kanë sjellë si rezultat bashkimin e opozitës në një front të vetëm opozitar me një qëllim të vetëm, atë të largimit të këtij regjimi të errët.
This serious situation that comes from the dysfunction of democracy and the rule of law, the attack and attempts to destroy the Opposition, the arrest without charge of the leader of the Opposition, the strengthening of the interests of organized crime to control the state, have brought result is the unification of the opposition in a single opposition front with a single goal, that of removing this dark regime.
Pra, sot strategjia politike e opozitës së bashkuar është e qartë dhe e gjithëpranuar dhe të gjithë luftojnë për të realizuar këtë strategji. Por a është e thjeshtë zbatimi i kësaj strategjie në kushtet e sotme? Sigurisht jo, për disa arsye:
But is it simple to implement this strategy in today’s conditions? Of course not, for several reasons:
Së pari,
kushtet e sotme gjeopolitike pas sulmit kriminal të Rusisë kundër Ukrainës e bëjnë të pamundur investimin e faktorit ndërkombëtar për rikthimin e shtetit të së drejtës dhe promovimin e demokracisë. Interesat e tyre të momentit janë shumë pragmatiste dhe në funksion të një stabiliteti, pavarësisht se ky stabilitet është shumë i thyeshëm, jo realist dhe rrit konfliktet sociale në vend.
today’s geopolitical conditions after Russia’s criminal attack against Ukraine make it impossible to invest the international factor in restoring the rule of law and promoting democracy. Their current interests are very pragmatic and in function of stability, despite the fact that this stability is very fragile, unrealistic and increases social conflicts in the country.
Së dyti,
Autokracitë ballkanike, siç është sot Shqipëria, fshehin karakterin e tyre të vërtetë duke u sjellë në mënyrë klienteliste dhe zbatuar çdo porosi që vjen nga Perëndimi, me moton ‘më lini të bëj cdo gjë në vendin tim se unë ju ofroj zgjidhje për çdo vendim që standartet demokratike të vendeve tuaja nuk e pranojnë’. Klientelizmi dhe favorizimi në baza personale dhe kundër interesave të vendit në shumë raste i mbajnë këta aktorë konjukturalë akoma në këmbë.
Balkan autocracies, such as Albania today, hide their true character by behaving in a clientelistic manner and implementing every order that comes from the West, with the motto ‘let me do everything in my country because I offer you solutions for every decision that the democratic standards of your countries do not accept it’. Clientelism and favoritism on personal grounds and against the interests of the country in many cases keep these conjunctural actors still on their feet.
Së treti,
Niveli i lartë i korrupsionit të regjimit ka sjellë shpenzime marramendëse për lobim të shteteve dhe individëve për të mos kritikuar regjimin e Tiranës. Rasti McGonigal është një rast i pastër korruptimi që tregon veprimtarinë korruptive të Ramës dhe regjimit të tij.
The regime’s high level of corruption has led to staggering expenses for lobbying states and individuals not to criticize the Tirana regime. The McGonigal case is a pure case of corruption that shows the corrupt activity of Rama and his regime.
Sot është e qartë që goditja e liderit të opozitës pa transparencën e nevojshme ka qenë një proces i shtyrë nga interesat dhe lobimi i regjimit autokrat të Rilindjes për të zgjatur pushtetin e tij të pakufizuar.
Ideja për të qenë gjithnjë në pushtete kthen regjimin e Ramës në një ofrues të pasurive të Shqipërisë njerëzve që influencojnë në politikbërjen e shteteve më të fuqishëm të botës, për të bërë të mundur avancimin e projekteve që ai ka me Vuçiç, autokratët arabë dhe kthyer Shqipërinë në një zonë të lirë të interesave të autokracisë botërore.
Marrëveshja e mundshme e Ramës me J. Kushner për zhvillimin e turizmit në zonën e Vlorës nuk është gjë tjetër veçse një provë vërtetësie e Raportit te Kongresit Amerikan të drejtuar nga kongresmeni Raskin, i cili e vendos qeverinë e Ramës në njëzet qeveritë më të korruptuara në botë “që kërkojnë të blejnë influencë në Shtëpinë e Bardhë”.
Së katërti,
Largimi i një milion shqiptarëve në dhjetëvjeçarin e fundit, kapja dhe kontrolli i institucioneve të drejtësisë, ka sjellë që revolta qytetare për të mbrojtur demokracinë të bëhet gjithnjë e më e vështirë.
The departure of one million Albanians in the last ten years, the capture and control of justice institutions, has led to the citizen revolt to protect democracy becoming more and more difficult.
Prandaj aksioni opozitar është gjithmonë e më kompleks, ku strategjia e largimit të regjimit, si element i panegociueshëm, kombinohet me taktika të tjera të betejës opozitare në të gjitha frontet. E tillë duhet të konsiderohet edhe ulja në parlament e dy grupeve parlamentare kryesore që kanë interesa të kundërta.
Partia Demokratike, me aksionin e saj në parlament, arriti të fitojë përfaqësimin e saj si forca kryesore opozitare e njohur tashmë edhe nga komuniteti ndërkombëtar; të shkatërrojë arrogancën e një mazhorance autokratike që mohonte të drejtat kushtetuese të opozitës për krijimin e komisioneve parlamentare; nevojën që opozita kryesore të marrë pjesë në Reformën Zgjedhore; ti djegë Ramës kartën e një qeverisje ‘demokratike’ me një opozitë të kapur.
Kjo lëvizje taktike i mundëson Partisë Demokratike të fitojë betejën morale se kush duhet të përfaqësojë Opozitën, të ketë simbolet dhe vazhdimësinë e Partisë në kushtet e mohimit të plotë të përfaqësimit me procese gjyqësore të komanduara nga regjimi.
Duke parë se sa thellë është shtrirë korrupsioni dhe sa larg kërkohet të blihet influence,ky regjim nuk mund të largohet pa një mosbindje civile, që ta tronditë në themele dhe pa realizuar një qeveri teknike që të sigurojë votën e lirë dhe respektojë vullnetin e sovranit.