Kategori
Uncategorized

“Deti serb”, një ambicie e shfrenuar e popullit “qiellor”!

Adriatiku shqiptar u bë “deti i serbëve”:

Kur trupat serbe pushtuan Durrësin në nëntor 1912 dhe futën nën kontroll portin e qytetit, ekzaltimi serb nuk kishte kufij, që është afishuar edhe në artikullin e gazetës “Politika” të datës 24 nëntor 1912, në të cilin populli i vetëm qiellor deklaronte se Adriatiku shqiptar u bë “deti i serbëve”:

Një ëndërr e parealizuar, edhe pse Beogradi asnjëherë nuk hoqi dorë nga ky synim.

Që nga krijimi si shtet me 1878,Serbia asnjëherë nuk e ka gjetur rehatinë e saj brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, madje edhe kur territorin i saj është zgjeruar më së shumti në Ballkan.

Brenda vetëm disa viteve,Serbia arriti të serbizonte territoret shqiptare në Toplicë,si dhe në dekadat e ardhshme edhe territoret tjera në Novi Pazar dhe Vojvodinë duke u bërë një fuqi vendimtare rajonale.

Pushtimi sërb i Durrsit dhe dalja në Adriatik, synonte ngritjen e një flote detare sërbe dhe hapjen e shtegut për dominimin rus në Ballkan.

Furia e entuziazmit kombëtar i fitoreve në Luftën e Parë Ballkanike 1912, ishte ideja e elitës politike dhe ushtarake serbe për pushtimin e Durrësit dhe daljes në Adriatik me qëllim që në të ardhmen të ndërtonte një flotë detare dhe të hapte shtegun e dominimit rus në Ballkan.

Një ëndërr e parealizuar, edhe pse Beogradi asnjëherë nuk hoqi dorë nga ky synim.

Kur trupat serbe pushtuan Durrësin në nëntor 1912 dhe futën nën kontroll portin e qytetit, ekzaltimi serb nuk kishte kufij, që është afishuar edhe në artikullin e gazetës “Politika” të datës 24 nëntor 1912, në të cilin populli i vetëm qiellor deklaronte se;

Adriatiku shqiptar u bë “deti i serbëve”:

Një ëndërr e parealizuar, edhe pse Beogradi asnjëherë nuk hoqi dorë nga ky synim.

Në Konferencën e Paqes në Paris, ishte presidenti amerikan Woodrow Wilson politikani që prishi planet serbe për dalje në detin Adriatik.


Pas vendimit për krijimin e shtetit të sllavëve të jugut, Mbretërisë Serbe Kroate dhe Sllovene, Wilson u tregua i vëmendshëm ndaj ambicieve të pa frenuara të Serbisë dhe për këtë ai do të paraqiste argumente.

Politika serbe iu rikthye ambicieve për dalje në Adriatik edhe gjatë luftërave të viteve 1990-të.

Sipas dokumentit (Gjashtë Objektivat Strategjike) të miratuar në maj 1992 nga Kuvendi i “Republikës Serbe” serbët kërkonin që “Republikës Srpska”t’i sigurohej një korridor midis Serbisë dhe Krajinës si dhe dala në detin Adriatik.

Një poster propagandues i ushtrise serbe ne qytetin e Durresit ku shkruhet:
Pershendetje nga bregdeti serb-1913.

Përpjekjet serbe për dalje në Adriatik kishin për qëllim të realizonin projektin e një Serbie si një fuqie rajonale, dhe cilësimin e Adriatikut si “territor serb”

Kjo në bazë të rëndësisë strategjike dhe jo të përbërjes etnike, që ky territor jo serb duhej të pushtohej dhe serbizohej me forcë.

Pavarësisht dështimit të kësaj ëndrre, përpjekjet e popullit të vetëm “qiellor” vazhdojnë,

Por është e njohur tashmë se “sa herë që një popull i vogël është përpjekur luaj rolin e një fuqie në Ballkan, kjo ka përfunduar me tragjedinë e vet.”

Prof. Dr. Sylë Ukshini

Lini një koment