
Dita e Kujtesës/ Vrasësit !
1944-Shkurt-2024, 80 vite dhimbje
Albert Avduli /

Ata plumba ende vrasin. Ato plagë dhembin nën e mbi tokë.
Tre breza plagë hapur.
Para 80 vitesh, shkurt i vitit 1944, fshati Çorrush – Mallakastër, komunistët pushkatuan pa gjyq, vetëm pse ishin deklaruar kundër bolshevizmës; Sami Xhelili, Adem Avduli, Mino Hamza nga Çorrushi dhe Mehmet Xhaferi nga Kalivaçi i Tepelenës.
Samiu ishte bir i Rrapo Lelos (pushkatuar edhe ky në 1945) pasanik dhe eksponent antikomunist. Djalosh i virtytshëm ishte Samiu.
Mino, pinjoll i një familje të madhe, i cili në fillim përkrahu komunizmin, por kuptoj çfarë ishte ajo bishë dhe ì braktisi.Ademi dhe Mehmeti ish ushtarak të monarkisë. Kaq mjaftonte.