
E vërteta e ditës së Çlirimit !
Nga kolonel,-Kostadin Koliqi /
Edhe vet diktatori ne fillim e uronte diten e çlirimit më 28 Nëntor, mbasandaj e njesoj me Jugosllavinë e Titos …
28 NENTOR 1944
Ne nje ditë të shënuar si kjo, me 1912, pas aqe lindi Shqiperia indipendente.
Kur vëndi ynë kercënohej nga te kater anet nga armiqte e jashtemku per popullin tone po farketoheshin dhe zinxhire te rinj robërie, Plaku Ismail Qemali me një grusht trima e patriote e ngriti flamurin e lirisë ne Vlore dhe populli shqipêtar mori fryme Ne duallmë fitimtarë, po vala t'egëra kaluan mi popuilin tone:
Ay flamur i lirisë u muar nëpër këmbễ, u shpërdorua, u bë lecke tregu prej njerezve të regjimit të kaluar.
Ay shêrbente për të mbuluar turpesita hajdutllëget që bëheshin në kurris të popullit tonë. Po ay ishte flamu i regjimit të satrapëve.
Flamuri i popullit, flamuri i Ismail Qemali gendronte i panjollosur në shpirtërat e patriotëve shqipëtare, e ai u mur u ngrit lart, u mbajt nga duart e çelnikta te luftêtarëve tê popullit dhe kaloi nëpër mes rrebeshesh dhe furtunash i pathyer, i papërkulur. simbol i lirisë dhe i indipendencës.
Pas kagë luftrash heroike kundër fashismit, flamuri i Kug i Vlorês, i lyer me gjakun e herojve të popullit, të rëne në këtë lufte anti fashiste, valon sot krenar në qiellin e Shqipërisë së Lirë; pesë vjet kanë kaluar nga robëria e rëndë fashiste, pesë herë nëper rrugêt e qyteteve të Shqipërisë, në çdo Njezetetetë Nëntor eshtë derdhur gjak i bijve heroikë që përleshin me bajonetat e okupatorit e të trathetoreve.
GJEN.-KOL, ENVER HOXHA


