Kategori
Uncategorized

Shqipëria është e të gjithëve, e të gjallëve dhe e të vdekurve

Fjala e Baba Ali Tomorit para pushkatimit.

Fjala e Baba Ali Tomorit para pushkatimit: Shqipëria është e të gjithëve, e të gjallëve dhe e të vdekurve


Ja si iu drejtua ai ushtarit të togës së pushkatimit që i ra të fikët pasi nuk donte të qëllonte mbi të, më 14 janar 1948:


“Nrehu bir! Qëllo bir! Zoti qoftë me ty!… Ngrehu biri im! Po s’qëllove ti, do të qëllojë dikush tjetër.

Po s’më vrave ti, do të më vrasë dikush tjetër.

Gjak, gjak, gjak sa të zbuten djajtë në shpirtin e njeriut.

Do të të heq taçin Baba,
Eshtë dervish Resuli.

-Hiqe bir!
Dervishi u ul, I puthi këmbët.

Falmë Baba!
-Të kam falur bir!

U shoftë Shqipëria me këtë farë të keqe që ka ardhur!

Mos e mbush gojën bir, mos e rëndo shpirtin!

Se Shqipëria është e të gjithëve, e të gjallëve dhe e të vdekurve.

Dhe sikur të mos e duan të gjallët, nuk e lënë të vdekurit.

Mos e ngarko shpirtin!

Shqipëria duhet. Shqipërinë e ka bërë Zoti të jetojë!“

Lini një koment