Kategori
Uncategorized

Përgjigje shpifësit Karlo Bollino, grabitësit të tokës së gjimnazit të Tiranës

Sali Berisha : Për interesin e publikut sqaroj sa më poshtë.

Së pari; Sali Berisha nuk ka ndryshuar asnjë destinacion, të asnjë zone, të madhe apo të vogël, sepse ky është tagër i Bashkisë Tiranë, ndërsa KRRTRSH bën njohjen e vendimit, njëlloj si një formë noterizimi.

Këtë kufizim të kompetencave të KRRTRSH ndaj vendimeve të KRRT-ve të bashkive e ka sanksionuar Gjykata Kushtetuese, e cila në vendimin 29/06, datë 21.12.2006, përcaktoi se KRRTRSH jo vetëm që nuk mund të ndërhynte në planet urbanistike të qyteteve dhe se këto ishin prerogative e bashkive, por edhe se KRRTRSH nuk kishte tagër as të anulonte vendimet e PALIGJSHME të KRRT-ve bashkiake, pasi këtë tagër e kishte vetëm gjykata.

Ne vitin 2006/ Edi Rama miratoi ndryshimin e destinacionit të zonës, duke ndryshuar plani urbanistik për këtë qëllim.

Ky vendim iu dërgua KRRTRSH së bashku me vendimet e 4-5 zonave të tjera të Tiranes dhe u miratua në bllok nga KRRTRSH. Pra ky vendim i KRRTRSH preku jo një person apo një familje, dhe jo vetëm 300 familjet pronare të zonës së klubit shume-sportësh, por dhjetëra familje në 4-5 zona të Tiranës.
Në vitin 2013, Bashkia Tiranë miratoi planin e ri urbanistik i cili e përcaktonte të gjithë zonën si zonë urbane. 
KRRTRSH në këtë rast nuk miratoi ndryshimin e destinacionit të një zone, pra zonës se Klubit Partizani, por planin urbanistik të të gjithë qytetit të Tiranes, i cili përsëri ishte prerogative ekskluzive e pushtetit vendor dhe të cilin KRRTRSH nuk mund t’a ndryshonte apo anulonte.

Së dyti;

Në zonën e Klubit Partizani, nuk u ndërtuan kurrë kulla, si ç’mashtron lëpirësi i neveritshëm i Edi Ramës që shpif çdo ditë për të mbuluar grabitjen e 5 mijë metrave tokë të dhuruara bashkisë nga pronarët, por u ndërtuan pallate normale banimi, sipas planit të një prej emrave më të njohura të arkitekturës botërore, Daniel Libeskind.

Shtoj këtu se gjatë 8 viteve në pushtet të Sali Berishës nuk u ndërtua asnjë kullë në Tiranë as dhe në Shqipëri.

Këto janë faktet e zhvillimit të pronës private nga pronarët e ligjshëm të tokës, ndërsa Bollino mesa duket është duke peshkuar për koncesionin e radhës me 1 euro nga pasuritë publike të shqiptarëve.

Lini një koment