Nga Pr.Enver Bytyçi /

E tillë ishte të shtunën në mbrëmje në emisionin e Grida Domës të TV TOP Channel Argita Berisha-Malltezi!
👉🏽E saktë, e prerë në komunikimin publik të saj!
👉🏽E kultivuar dhe e emancipuar deri në perfeksion!
👉🏽Me një logjikë e arsyetim elegant të pazakontë dhe të rrallë për ekranet televizive shqiptare e më gjerë!
👉🏽Konçize dhe strikte në renditjen e mendimeve, të fakteve, të provave dhe argumenteve të saj.
▪️Aq sa me një emision televiziv hodhi poshtë dhe demantoi punën e gjithë prokurorëve dhe hetuesve të shtetit të tri viteve për të ndërtuar alibinë e arrestimit të Jamarbër Malltezit, bashkëshortit të saj.
▪️Të politikanëve gjithashtu!
Mbrëmë publiku pa për herë të parë në ekran njërin prej fëmijëve të Sali Berishës, i cili e ka shoqëruar ekranin prej 33 vitesh. Pra, vajzën e tij, Argitën!
Në fakt në atë ekran të televizionit kombëtar të TOP-it ishte vetë hija e Berishës, por me një performancë akoma më të arrirë se ajo e doktorit.
Megjithëse e pa mësuar me mirazhet televizive.
Megjithëse e pa trajnuar për komunikimin publik, Argita mbrëmë u shfaq jo thjesht si juriste e pakontestuar.
U shfaq edhe si politikane e formuar me principet morale dhe etike të politikës. Shikuesit ndoqën një person që komunikon me pasion me me art.
Me ide dhe forcën e arsyes e të racionalitetit!
Ka kohë, shumë kohë që nuk ishim mësuar të shihnim se si dikush i përplas të vërtetat e mëdha aq guximshëm, aq drejpërdrejt, aq natyrshëm, me aq sinqeritet dhe integritet!
Argita Berisha-Malltezi në mbrëmjen e së shtunës zu shah-mat jo vetëm akuzatorët politikë e ata në prokurorinë dhe gjykatën e SPAK-ut!
Zu shah-mat shumicën dërmuese të atyre që na shfaqen çdo natë në ekranet televizive e nuk na thonë asgjë!
Ata që mbrojnë krimin dhe kriminelët e këtij vendi dhe hiqen “si të virgjër” para publikut!
U bë modeli i asaj që ne e quajmë tribunal të fjalës së lirë.
Moralisht ajo në atë intervistë e liroi bashkëshortin e saj nga çdo akuzë që i është ngritur.
Mbrëmë ranë të gjitha alibitë e sajuara nga Uashingtoni e deri në Tiranë.
Ranë të gjitha akuzat dhe u zhvleftësuan të gjitha përpjekjet politike e të ashquajtura gjyqësore për ta denigruar dhe zhvleftësuar figurën dhe autoritetin politik të Sali Berishës dhe familjes së saj! Dhe këtë e bëri e vetme e shpallura non-grata, Argita Berisha-Malltezi!