Kategori
Uncategorized

Thoma Nini, qytetari, mjeku, drejtuesi, dhe diplomati model !

Thoma Nini, apo …Portretit i intelektualit, dhe qytetarit human Korçar /

-Thoma Nini, mjeku profesionist pneumolog, ishte ai që ngrihej edhe në mes të natës dhe me çantën e mjekut në krah, shpëtoj shumë jetë në gjithë qarkun e korçës.


-Një nga drejtuesit më të mirë të degës së Partisë Demokratike Korçë.

Misjonar paqe, që dinte të respektonte, dhe bashkonte jo vetëm demokratët, drejtuesi që i dha jo vetëm një fytyrë të re kesaj dege, por dhe fitoren Partisë Demokratike në këtë qark në vitin 2005 /


Maqo ishte Konsulli i përgjithshëm shqiptar në Selanik, ai bëri gjithshka mundej për lidhjet dhe miqësinë mes dy vëndeve, por dhe për emigrantët shqiptarë atje …

Reagimi i ish Ambasadorit Shqiptar ne Greqi, Z.Vili Minarolli /
Kam patur fatin e mire qe kam bashkepunuar shume ngushte me Kryekonsullin e Selanikut, zyrtarin e ndershem dhe te perkushtuar ne mbrojtjen e te drejtave dhe mbeshtetjen pa dallim te emigranteve shqiptare,njeriun e urte dhe goje embel, atdhetarin e pakompromis dhe luftetarin e paeour per demokracine ne Shqiperi, familjarin shembullor dhe njeriun e respektuar nga te gjithe ata qe e kane njohur.
Do te ishte ne nderin e qytetarise korcare te vleresonte kete figure qe dha aq shume per qytetin dhe qytetaret e saj.
Largimi i parakohshem nga jeta e Thomait na krijoi nje boshllek ne miqve te tij.Por kujtimi i tij do te mbetet i paharruar.
Me integritetin dhe këmbnguljen e tij, me bashkpunimin dhe përkrahjen e Ambasadorit Shqiptar në Athinë, Z. Vili Minarolli, konsulli i ri i pergjithshëm, largoj jo vetëm sekserët, por dhe zyrat e konsullatës shqiptare nga nje lagje jo e përshtatshme, (vardari me llambushkat e kuqe të shtepive publike) duke ja ngritur dinjitetin ketij institucioni diplomatik shqiptar,dhe duke e çuar atë në qëndër të qytetit,në të njëjtën godinë me Konsullaten Amerikane, Britanike, dhe atë të Maqedonisë së Veriut.

Gjithmonë i qetë dhe i qeshur, Thoma Nini i priste në zyrë dhe takohej çdo ditë me emigrantet.

Konsull Nini në dallim me para ardhësit e tjerë në atë konsullatë, për herë të parë hapi dyert e konsullatës shqiptare pa dallim për të gjithë emigrantët, dhe të gjitha shoqatat shqiptare që vepronin jo vetëm në Selanik, por në gjithë Greqinë e Veriut. (Nga Volos ne Kavalla)

Ne festën e 28 Nëntorit në Selanik /
Megjithse i ndare nga jeta Thoma Nini, apo doktor Maqua siç kishin deshire ta therrisnin jo vetem qytetaret e korçes por dhe emigrantet, mbeti nje intelektual, diplomat dhe qytetar model i respektuar nga të gjithë …

Me pak fjalë, ky ishte intelektuali korçar, mjeku, drejtuesi, dhe ish konsulli shqiptar në Selanik Thoma Nini.

Takim ne prefekturen e korçes.

Takim ne pervjetorin e shoqates “Shqiptarët e Selanikut” /

Korça e kulturës, Korça e qytetarisë, duhet të ketë një vënd nderi dhe për intelektualin, mjekun, dhe diplomatin, birin e saj, Thoma Ninin /

Lini një koment