Kategori
Uncategorized

Nuk mund te jetoje me ne ankth nje popull qe jetoi mbi 100 vjet nen pushtim e roberi.

Nga Gjeneral Hysen Arapi /

Sa herë bëhet një akt apo veprim ne mbrojtje te sovranitetit të Kosoves , Vuçiçi ve menjehere ne levizje ushtrine drejt kufirit duke provokuar tensione e duke krijuar situata te rrezikshme.
Ne kundershtim me marreveshjen e Kumanoves te 9 Qershorit 1999(qe ne fakt eshte e tejkaluar sepse ajo njihte palë Jugosllavine tashmë të cofur dhe jo Serbine), ku forcat ushtarake serbe nuk lejohet te afrohen ne distance 5km nga kufiri shteteror dhe 25 km ne hapesiren ajrore, 

Serbia ka thyer cdo rregull nen hunden dhe veshtrimin e KFOR it.

Vuçiç ndihet komod me lutjet e nderkombetareve qe te mos afroje ushtrine ne kufi dhe e shet shtrenjte"terheqjen “si me demek eshte njeri qe nuk do destabilizimin e dokrra te tjera.

Ka vetem nje rrugë per te ndalur kete bandit ne aventurat dhe enderrat e tij :

-E dyta jo me pak e rendesishme: Te kryhet sa me shpejt transformimi i FSK ne ushtri te Republikes se Kosoves duke afruar afatet dhe te revokohet marreveshja e demshme Thaçi -KFOR ,e cila ndalon disllokimin ne veri të reparteve te FSK.

Vuçiçi duhet urdheruar dhe jo lutur, duhet goditur dhe jo perkedhelur dhe kjo eshte detyre morale dhe ligjore e nderkombetareve ne se vërtetë duan paqe dhe stabilitet ne rajon.

Serbia na ka shpallur lufte ,ne duhet te armatosemi ,Shqiperi e Kosove per ta fituar kete lufte. Dhe kjo duhet bere shpejt. Neser do te jete vone.


Foto: Vuçiç ne homazhe per nder te kasapit te Ballkanit kriminelit Millosheviç.

Lini një koment